Kujtesa e Kosovës: Histori gojore është nismë e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë “Pjetër Bogdani”, që ka për qëllim të dokumentojë, të ruajë dhe të promovojë historinë e vendit, duke mbledhur rrëfime të përjetuara të njerëzve të Kosovës, të cilët kanë jetuar një kohë të mbushur me ngjarje dhe kanë dëgjuar realitete e dëshmi për t’ua përcjellë sërish gjeneratave nga koha në kohë e nga brezi në brez.

Për të shprehur interes të ndani rrëfimet tuaja, të mësoni ose të përfshiheni në Projekte të Kujtesës së Kosovës: Histori gojore, ju lutemi të na shkruani në info.bkk@rks-gov.net

Eksploroni qindra rrëfime

Transkriptoni rrëfimet duke i bërë ato të kërkueshme

Rrefime të veçuara
Arzie Beqiri

Kur u hi Lufta e Parë jam kânë e vogël, tri [3] vjeç, veç ça m’ka kallxue nâna. Tha, “Erdhën shkiet, ty t’kishna ngryk”

Ahmet Selimi

Une kam lind’ me gjashtë prill njimijë e nônqind e tridhetë e shtatë [06.04.1937] e me gjashtë prill dymijë e tetmdhetë [06.04.2018] i kom mush’ tedhetë e nji [81] vjet...

Fatime Haziri

A nona jeme e ka pasë përpara ni çikë, tani mas asaj çikës kum lindë une. Edhe... n’shpi krejt kanë lindë ata

Zgjedheni projektin

Rrëfime të 100 pleqve e plakave të Kosovës
Rrëfime të 100 pleqve e plakave të Kosovës

Histori gojore - rrëfime të 100 pleqve e plakave të Kosovës

Hisja e gruas
Hisja e gruas

Dhjetë rrëfime të grave të Kosovës