Ahmet Selimi

Intervistuar nga: Egzona Azemi

Une kam lind’ me gjashtë prill njimijë e nônqind e tridhetë e shtatë [06.04.1937] e me gjashtë prill dymijë e tetmdhetë [06.04.2018] i kom mush’ tedhetë e nji [81] vjet...

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

31.05.2018

Lokacioni i intervistës

Dumnicë e Llugave

Vendi i lindjës

Dumnicë e Llugave

Tranksriptimi

EA: Sot, me datën tridhetë e një maj dymijë e tetëmbëdhjetë [31 maj 2018], jemi në Dumnicë te shpia e zotri Ahmet Selimi. Zotri Ahmet, a po na tregon sa vjet i ke mush’ tash?

AS: Une kam lind’ me gjashtë prill njimijë e nônqind e tridhetë e shtatë [06.04.1937] e me gjashtë prill dymijë e tetmdhetë [06.04.2018] i kom mush’ tedhetë e nji [81] vjet, e knena jom hi për tedhetë e dy [82]. Pej asaj kohe e deri qitash qȋ jom plakë, tedhetë e dy [82] vjeç gati, veç linë kur e kom pasë se kurrë te mjeku kanë s’jom... e tash po shkoj te mjeku se jom plakë prej syve, qishtu. Qitash familje i kom nja gjashtdhetë e gjashtë [66]. A ô marre me t’thanë, fmi t’djelve t’mi qȋ mu m’kanë... fmija e mi qȋ m’kanë mu bâbë edhe fmija e fmive t’mi qȋ m’kanë gjysh, e tani fmija e djelt jon’ bâ gjysh’ e gjyshe, edhe ata kanë fmi, e me qata tri herë qȋ jon’ t’mitë jon’ gjashtdhetë e gjashtë [66]. Po asnjo s’e kom pa u shkollu, asni fmi t’smutë s’e kom edhe mesatarisht jetojmë, t’punsum jon’, t’shkollum i kom, ma shumë femnat se meshkujt. Djali i madh ôsht’ teknik i maqinerisë, i ka tre [3] djem, tri [3] reja, tôn jon’ n’punë veç nusja e djalit nuk ôsht’ n’punë. Djali i dytë ka punu shtatë [7] vjet n’Shipni, mas shtatë [7] vjete n’Shipni u dalë n’Gjermoni. Pesë [5] fmi i ka pasë ktu, t’pest’ i ka marrë atje, t’pesve iu ka dhânë ka nȋ fakultet. Dy [2] reja i ka marrë, dy [2] i ka marrë me fakultet, njâna profesoreshë e gjermonishtës, e léme ôsht’ n’Drenicë. Me shqiptarë jon’ tôn’ t’martun. Nȋ çikë u martue, e ka burrin master t’drejtësisë, shqiptar i Pasomës, nȋ çikë e kanë. Nipi i madh i ka dy [2] fmi atje, nȋ çikë e nȋ djalë. Ky i vogli veç nȋ çikë e ka, nusën e ka profesoreshë, inxhinier i diplomun, edhe jon’ kontrollë i prodhimeve qȋ i prodhon fabrika BMV a s’di çka ôsht’ ajo. (Dëgjohet zilja e telefonit) Edhe ato, nuset, jon’ me fakultet. Kto rejat e djalit t’madh jon’ me fakultet edhe n’punë. Ky e ka edhe nȋ djalë atje n’Zvicër, dymdhetë [12] a katërmdhetë [14] i kom atje, katër [4] i kom atje n’Shipni, dymdhetë [12] i kom atje n’Mynhen, edhe ktu jemi nja shtatëmdhetë [17] . 

EA: Shumë mirë. Ishâlla kanë jetë t’gjatë t’gjithë. 

AS: Qishtu. 

EA: Baca Ahmet, me u nisë prej fëmijnisë t’juj, ju keni jetu prej fmi ktu n’Dumnicë. 

AS: Gjithë. Po, po. Bâbë e babgjysh. E qashtu. 

EA: Sa e keni pasë familjen e madhe? Sa anëtarë keni qenë me nȋ shpi?

AS: Kur jena dâ na vllaznia kena qenë katërdhetë e dy [42] anëtarë, po une i kom pasë tân’ fminë e martun kur jena dâ se shumë kena nejt’ bashkë. Kena pasë katërmdhetë [14] hekterë tokë me punue, kena majtë bollica, kena majtë lôpë, kena pasë standard, si bujq, t’mirë, fminë i kena shkollue. Asnȋ fmi s’na ka metë pa e kry tetëvjeçaren edhe tej n’fakultet. Kemi edhe magjistra, kemi ekonomik. E qishtu. Me gjallni. Kena fillu dikur ma vonë edhe me maqina me punu tokën, për shembull momentalisht i kom krejt maqinat qȋ e punon bujku tokën, i kom pllug, e traktor, e... me dorë, veç me i grahë. Tôna i kena. 

EA: E n’t’kalumën qysh i keni pasë, qysh e keni punu tokën?

AS: N’t’kalumën e kena pasë... E mâj n’men’ edhe me parmen kur kena livrue. Parmena u kanë e drunit e marune, tani kena ble pllugë me kije. Shumë kohë, déj kur i kena shtu edhe kuajt, qishtu me kafshë kena punu. Para nja katërdhetë, pesdhetë [40,50] vjetve kena ble traktor. 

EA: Katërdhetë e dy [42] anëtarë the që jeni kânë, bashkë me vllaun e bâbs apo qysh ka qenë?

AS: Jo, jo. Veç tre [3] vllaznia me bâbë e me nânë. Edhe na tre [3] vllaznia kena qenë nȋ familje katërdhetë e dy [42] [anëtarë]. 

EA: E qysh e keni bâ organizimin e familjes?

AS: Bâba ka qenë kshtu: edhe ka qenë arkatar edhe ka qenë drejtor i familjes. Ka udhëzue, çka ka thanë kena bâ. Tokën e kena punue pllâm’m’pllâm’, s’kena lanë me demeli hiç, ma shumë e kena punu vét, tjêtrit e kena punu me argatë. Burimi kryesor i jetës ka qenë drithi, me hângër edhe me shitë. Gjân’ çka i majshum i majshum, çka s’i majshum i prejshum, i honkshum, se kallabllak rôb’ me gatu s’u bojke. Qishtu, po. 

EA: Domethân’ kryesisht me bujqësi jeni... 

AS: Me prodhime tona jena metë gjallë, po mâ veç çka e bonën... Krypë s’kena ditë me marue, gaz, edhe teshat i blejshum. Tjetër... 

EA: Brenda pasunisë t’familjes, po flasim për qat’ pjesën kur keni qenë bashkë, bashkallak, halâ pa u dâ vllaznia. Meqenëse paskit qenë shumë anëtarë, a ka pasë brenda pasunisë t’familjes gjâna apo pjesë t’pasunisë që jon’ kânë personale, se dihet që n’bashkallak pasunia ôsht’ e përbashkët. 

AS: Jo, jo. Te na s’ka pasë ashtu. Për shembull vjen nji nuse ‘miraq’ a qysh thonë, te na s’ka pasë, u kânë kolektive. Tôn’ kena qenë pjesëmarrës n’atë pasuni, bâba ka dirigju, na kena punu. Atëherë i shkollum kom qenë veç une se ma i madhi, qashtu. Tani mas meje kush u rritë me shku n’shkollë u shku edhe e ka krye. 

EA: Veç ti je shkollu?

AS: Atëherë moti veç une. Përte’ me shkollë t’mesme, me tetëvjeçare jon’ kânë moti. Pêj t’pesdhetës ja kena nisë me shku n’kalsë t’pestë [5] se déj atëherë s’ka pasë. Shkollimi jem ka fillue njizet e nân’ prill nimi’ e nonqin e katërdhet’ e gjashtë [29.04.1946], atëherë i kom pasë dhet’ [10] vjet e nja dy [2] javë. Jemi shkue n’odë t’Jashar Kodrollit. U kânë e shtrune me... sikur odat qȋ shtrohën. Na ka lutë i zoti i shpisë, “Une odën p’e lëshoj, veç me m’falë sot se m’vinë do miq me pru pâre s’pari për nji çikë, e nestra n’sabah kismet ua boj, e fshij.”. Na u qkepum. Shkum t’nestrit. E kish fshi, po kush... veç n’trapazan jena ungjë nja pesë a gjashtë [5,6] se s’kena pasë as n’çka m’u ulë. Msusi na tha, “Kur shkoni te shpia merrne ka nȋ shkom me veti, me tri [3] kâmë qȋ jon’ marue, edhe kush [mos] m’u ungjë n’trapazan, kush mos m’u ungjë. E ka shkâmin e vet secili.”. Kur dalshim péj shkolle ai, i zoti i shpisë, n’xhezênti t’ods na maroi nifarë sanâku, i gjujshum shkâmat, tani kur shkojshum apet i marrshum, u ungjshum n’atë vênin tonë aty. Drrasë t’zezë s’kena pasë n’klasë t’parë hiç, fletore s’kena pasë, as laps nuk kena pasë. E na kur e kena kry klasën, se na numrat i shkrujshum kshtu e dalshum n’zallë e i shkrujshum me gîsht t’mdhej, edhe kujna ia ka marrë menja, po n’shkollë tonë atëherë s’ka pasë... Isa, rahmêtlia, i dajs Tahir, u kânë pak n’shkollë nër ditë t’gjermanit, Isa i tezës Dinore, péj Vilanci, u kânë pak nër ditë t’Gjermanit n’shkollë, tani na çka e dishin ata ia msojshim shoqi-shojt n’mënyrë komunikative. Msusi u kanë Ferit Mulaku, i pâri, po ai kish me mâjt edhe... komuna u pat bâ ktu, me mâjt edhe administratën e komunës se s’kish kush e man. Dikur e prunën nȋ shkâ, po kta pleqt i thojshin, “Jô hajde Ferit kqyre çka ka shkrue shkau se na s’po dimë çka ka shkrue shkau.”. Tanaj shkollën e kena krye, kshtu me moshë jena kanë katërdhetë e dy [42], e veç tre [3] jena prej qisaj gjenerate qȋ s’jena dekë, ton’ jon’ dekë. Une jom, Brahimi juv’ diq rahmêtilia... Po tôn’ jon’ dekë. N’shkollë, ma s’pari me shkru, aty n’ormon t’shkollës. E kena marrë nȋ karton, sa qikjo qashtu, edhe nȋ laps t’zdrukthtarve na e ka dhân’ nji plak, qitu u kanë ai, e bojke numrin e madh, u doke pêj skêjit t’ods, edhe do t’mdhaj s’i lan’ mâ me ardhë. Une kur jom shku n’klasë jom shku me nȋ shoq, me nȋ kojshi qȋ u kanë non’ [9] vjet para meje, une dhetë [10] ai nânmdhetë [19], edhe veç kush na çojke. Pleqt, kta t’komuns’, kta kshilltart, e kta aktivistat se gjithkon’ s’e lôjshin me shku n’shkollë, për shembull Isa u kanë pa nânë, jetim, me çu, se ata tjert qȋ jon’ kanë me nâna s’i kanë çu kërkah. Tani dytën here kur u bâ me u bâ dy klasë, u bonën çka jon’ kanë t’mdhej, e nânmdhetë [19] vjeç e shtatë-tetmdhetë [17-18] vjeç jon’ shku n’klasë t’dytë, na jena shku n’kalsën e parë. Qishtu. Libra hiç, as n’klasë t’parë as n’klasë t’dytë. N’klasë t’parë e kena pasë nȋ libër, thojshin, “Për këndimin e çunave”, aty msojshim germën N, tani A, M, se jo si abetarja tash. N’klasë tretë kur jom kanë e kom ble nȋ libër, seftê me ditë me marrë librën n’çantë, edhe e kom pru n’shpi edhe e kanë lexu krejt shokët qȋ s’kishin. U bojshum tubë, njô lexojke tjert e përcillshum. Dy, tri [2,3] libra s’kena mujtë m’i ble se s’kish as m’i ble, e n’klasë t’katër i kena pasë nja dy-tri [2-3] libra. Tani u mshel shkolla, s’u mshel, po na s’kishum me çka shkojmë n’qytet, n’katune tetëvjeçare s’kish. Mas klasës t’parë... E pesëdhetë e nji, pesëdhetë e dy [1951,1952] u çel “Gjimnazi i Ult Shqiptar”, serbisht “Niža Albanska Gimnazija”. Shkijet e kishin shtatëvjeçare, na e kishum gjimnaz katërvjeçarë. Mas nȋ vjeti u bonën... klasa e shtata edhe e teta u bonën bashkë shkije e shqiptarë, ata t’voglit shkun pak ma poshtë. Mirë e kena çue edhe me shkije. S’na kanë ngucë as s’i kena ngucë. Pak na, do jena kanë hajlâza, po e kanë pasë nifarë rojtari, s’di sâ herë me pushkë na çojke te milict’, s’di sa herë m’ka çu. Pooo... (qesh). Vidhshum rrush t’shkijeve. Qashtu. E n’Vuçitërn jon’ shkue pêj neve. Pak ka pasë, po shkun, nja katra, pesë [4,5] shkun. S’nejtën mirë, i përzënën pêj internati, po tani i kanë marrë, e i kanë çue n’seminare. Veç kush u kanë i rritshëm, kshtu me musteqê, i kanë çue n’Péjë tre muj. Edhe msojsit i kena pasë qashtu me seminare. Shkollimi boll shkoi zhâgas, po atëherë kena pasë entuziazëm me msu, qȋ nȋ msim ja me msu krejt përmensh ja ment t’lojshin, inati pêj shoqi-shojt. Msojsit... Deri n’vitin njimijë e nônqind e gjashtdhetë e dy [1962] msojsit jon’ kanë qashtu me seminâra, me kursa qashtu. I pari msus qȋ u ardhë, nȋ msus, me normale u kanë, nȋ Musa Imeri i Dumnicës t’Epër. Atëherë Dumnicat s’kanë pasë shkollë, veç na kena pasë n’Llugë t’Dumnicës. Ai u ardhë me shkollë normale, edhe i pari msus, e taj ja nisën me ardhë edhe me fakultet. Ê tash u mushë plot çika shkolla, veç atëherë s’ka pasë. Msust e parë... Se tani u bânë tri [3] shkolla, sa u kanë komuna ktu i kena pasë katër shkolla n’katun, njô n’Dumnicë t’Poshtër, njô ktu n’Llugë t’Dumnicës, njô n’Dumnicë t’Epër, edhe njô n’Zogorishtë. Ajo e Zogorishtës u kanë e shkijeve. Qata katër [4] msojsi na msojshin n’tôna landët. Tani dikur u bâ klasa e pestë [5], e e gjâshta [6]. Tash u bâ edhe e dheta [10], e dymdheta [12], e plot. Tôn’ arsimtart jon’... vendas jon’. Ktynêherê na ardhshin edhe pej jâshtit, tôn’ jon’... Secila klasë ôsht’ e mushne me arsimtarë. Vijimi ka qenë i zahmêtshëm, sidomos për vajza. Na dënojshin kush s’e çojke n’shkollë. Tash s’po ka problem, po shkojnë, e po vinë. E qashtu. Tash mirë ôsht’. Me punu tokën... me bujqësi, me kafshë, tôna me kije me kual... I pari ka ble traktor qitu nȋ Shefqet Isa, tash ka ma shumë limuzina se traktora, veç secila shpi ka limuzinë e traktor’, qishtu. Koha e përparshme për neve ishte shumë e rân’, sidomos atëherë kur ishin kolonistat ktu. Gjânë... nuk guxojshe as n’dimën me ia shkelë borën nëpër âra t’shkaut, ârat na i nxanën. Ti e din, atje... rrezet jon’ kanë krejt t’shkijeve, prapshtijat jon’ kanë t’shkijeve, e tash ku m’i majtë gjânë, qasajde kah oborri! Zor u kanë se edhe s’kishum tani me çka me i veshë rôbt, e gjânë u duft me i shitë e... na bojshin zullum. Ata bojshin nêj problem natën, na e qitshin nêj pushkë e tani na e çojshin xhanarinë e na asishin. Veç masi je péj Dumnicës t’Poshtme nȋ karakteristikë po ta tregoj. 

EA: Po. 

AS: N’Dumnicë t’Poshtme as nuk ka pasë munafika kurrë. As s’ka pasë xhanarë nër ditë t’Serbisë, as s’ka pasë milicë nër ditë t’Tits [Josip Broz Tito], as s’ka pasë n’kohë t’Millosheviqit [Sllobodan Millosheviq]. Kurrë munafikí s’kanë bâ Dumnica e Poshtër nërmjê veti. 

EA: Po. 

AS: Majnë ni’ sistem t’vllaznies, nuk martohen nërmjê veti. Bijat e Dumnicës s’i martojnë fminë nërmjê veti, a po m’kupton?

EA: Po. 

AS: Për shembull, une péj Dumnicës s’bon me marrë nȋ mesë t’Dumnicës se m’thonë ‘nip’, marre! Qito tri karakteristika jon’ t’Dumnicës. N’Turqi s’u shku kërkush. 

EA: N’ Turqi sô’ shku kërkush?

AS: Jo, péj Dumnicës tonë. Ka péj Dumnics’ t’Epërme, ka... Zogoria u shku krejt. Ata jon’ ardhë nihere péj Serbie ktu muhaxherë e i kanë mushë... edhe jon’ shku ata n’Turki. Masi qȋ jon’ shku ata n’Turkio mushë shkije Zogoria, dej qitash kur ikën për punë t’veta, tash Zogoria thatë ôsht’. Kur jon’ shpërngulë shqiptârt’ atje péj Serbie, péj Toplice, Dumnica ka marrë shumë muhaxherë. N’Dumnicë t’Epër jon’ Vrellakt’, jon’ Bellôsht’, jon’ Mërrnict’, jon’ Igrisht’, tu na jon’ Kodrollt, Kunovikt, Preshtez... ... edhe ktu ka Igrisht, kurse n’katun t’juv’ ish ardhë veç nȋ familje. Demir e kish pasë emrin. Xhema i Demirit, ma i madhi djalë i qatina, u ardhë n’familjen e Azem Çukës. Ai i ka dhân’ trúll, ia ka maru shpinë, ia ka maru lamën, ia ka dhân’ gjânë, i ka thanë se, “S’ki ku shko, rri qitu.”. Ai ka nejt’... ai ka nejt’ nja dy-tri [2-3] vjet a pesë-gjashtë [5-6] vjet. Ia ka dhân’ edhe do tokë me punue, sot u thonë ‘Ârat e Xhems’ e qashtu... edhe s’ju ka marrë parê hiç, edhe i ka strehu. Ata jon’ shku n’Turqi, péj Turqie n’Shqipni, péj Shqipnie jon’ ardhë ktu. E... ata muhaxherë jon’ tu Danovit, pa shku tu Zonovit n’djathtë aty qȋ jon’ do muhaxhir’, qajo familje u kanë e atyne. Prapë u soll, u soll... erdh apet. Tjera karekteristika t’veçanta s’kom. Çka deshte me thân’ ‘pse’?

EA: Pse jon’ dalë herën e parë që the, “Ka nejt’ dy-tre vjet edhe u dalë mandej.”?

AS: Pse dalshin? Atëherë shqiptârt’, pak me zor e pak me hilê i niqshin hoxhollârt’ e kta gjinja e mdhej... i qitshin me rrena. “Atje ka tona t’mirat e Zotit”, thojshin... me dalë me ia lshu... “Aty nȋ sepet peshqi përniherë i merr e me hangër gjithë ditën mish peshku, ni’ [1] herë e mjellë tokën-katër [4] herë e korrë”, qashtu e zmadhofshin. E qashtu me shtypje, me zor e me rrén... e tani kanë lakmue. Ktu’ metën pak, veç dy rob, dy burra me dy fmi. Atje shkun, s’ju ka dalë ashtu... diku n’shkretina t’Anadollit. Jon’ ardhë n’Shqipni, mreti iu ka dhanë tokë. Kur ô hallâkatë erdhën ktu n’Sfaraqak n’toka t’shkievê. Tri vjet rrnun si zotni, prapë metën n’sakak. Prapë i ka marrë i biri, nejse Haliti, babgjyshi i bâbs ton’... nejse babgjyshi Syla, i kanë strehu n’fun t’katunit, péj atyhit tanishi dulën qatje. Ata jon’ qȋ jon’ kanë nihere ktu falas, patën me nejt’ po jon’ mashtru e jon’ ikë atje, e tani... péj Shqipnie... jon’ gzu që u lshu Kosova e jon’ metë qashtu. Tash i kanë maru shpijat. A e ke pâ atje?

EA: E knej kah Dumnica e mesme, e Epërmja, a kanë nejt’ edhe knej falas? A iu kanë jep qashtu toka sikur... 

AS: Jo, iu kanë dhân’ zotnitë toka se ktu ka pasë pak njerz’ e zotni shumë. Zotnitë ua kanë dhân’ Kodrollve. Ni’... para Kunovikve ishin kanë do Preshtez e do Mavriq aty, edhe ata jon’ dalë n’Turki, zotnitë ua kanë shitë ktyne qȋ jon’, Kunovikve – Kodrollve. Po Mavriqve na qitu ua kena dhanë do copa. Ê n’Dumnicë t’Epër jon’ Vrellakt’, jon’ Bellusht’, jon’ Muhaxhert’, jon’ Ajvazovit, ata... Mërrnict. Atje ka pasë shumë, ka pasë lokal për m’u vendosë e ktu Dumnica nuk ka pasë se katuni juv’, Dumnica e Poshtme, ‘dahët n’dy pjesë, Çuka edhe Katuni. Kta jon’ kanë n’katun vllazën, bâbën e tyne, s’e di kush u kanë, vllaznia n’Dumnicë t’Epër jon’ kanë. Imeri, ma i madhi, n’shkollë e poshtë krejt jon’ t’Imerit, e n’Çukë jon’ metë Halili, i pari i Azemoviqe, Latifi i Latifve edhe i dajve t’mi, Mehmeti. Kta tre vllaznija e vogël jon’ metë ktu e atina i kanë thân’, “Hajt shko masi s’po rrin’ e ishâlla katun bâhesh.”, e krejt tash mahâlla thonë, “Mahalla” ktu edhe “Katuni”. Përndryshe tân’ jon’ péj katër vllâzënve, veç ai u shtue shumë e ai ma kapak. Ê t’kallxova për karakteristika t’tyne: Hoxhë s’kanë pasë-njo [1]; munafik s’kanë pasë-dy [2]; xhanarë s’kanë pasë-tre; milicë t’Titës [Josip Broz Tito] nuk kanë pasë as nuk kanë pasë milicë t’Millosheviqit [Sllobodan Millosheviq], edhe kurrë kush munafikí... n’Dumnicë s’ka mujtë me gjetë nȋ njeri me bâ munafikí. Edhe pse jon’ kanë keq nërmjê veti, edhe pse e kanë ditë qi’, për shembull, une po përgatitna me t’bâ keq ty ai nuk ka bâ munafikí... me thân’, “Po dô me m’vrâ qiky”, se i ka ardhë inati me shku me bâ munafikí për vllâ, edhe qashtu na thonë vllâ. Nâna u ka thân’ tôn’ Dumnicës t’Poshtme ‘dajë’, une tash iu thom tôn’ Dumnicës ‘dajë’ edhe tôn’ m’thonë ‘nip’, e mâ... Fol. 

EA: Mandej ti vazhdove shkollën e mesme. 

AS: Po, shkollën e mesme. Po t’kallxoj edhe ni’ karakteristikë: N’Llugë Dumnicës u kanë qendra e tri katuneve e shkollës shqipe. Femrat veç s’jon’ ardhë n’shkollë asnjë. Femra e parë qiȋ u ardhë n’klasë t’parë n’Llugë t’Dumnics’ u kanë Shukrija e Veselit t’Kunovikve’. U ardhë nja tri-katër [3-4] ditë edhe s’erdh kërkush. Ai tha, “Msojs’ bre, s’un e lâ çikën vetun!”, “Hajt”, tha, “Merre, njô.”. N’shkollë t’mesme... n’shkollë t’nâlt’ fillore n’Novosellë, u kanë klasa e pestë, u ardhë nȋ Hava e Maliqit e Mavriqve, qatje nalt’, ni’ javë ditë. Mas ni’ javë dite as péj Pestove, as péj Novoselle, as péj dâjve... edhe ajo u nal’. E tani n’tjetrin vjet ia kanë nisë nihere nja pesë a gjashtë [5-6]. Tash qȋ p’e kryn klasën e parë p’e kryn edhe t’mesmën, qishtu. 

EA: Shkollën e mesme n’Vushtrri a ku e kryve ti tani?

AS: Jo, n’Vushtrri s’ka pasë shkollë t’mesme. 

EA: E ku e kryve ti shkollën?

AS: N’Mitrovicë. 

EA: Çka kryve shkollë t’mesme atje?

AS: Gjimnazin e rregullt. Gjimnazin. Dola msus’. U mush’, u bân’ msojsi për vêna t’vet. Thanë, “Gjimnazistat s’bon me shku.”, na çunë n’Prizren. E bâm’ ndryshimin. E bâm’ normalen tani me normale jom dalë n’penzion. E kom krye. Katërdhetë e dy-tri [42-43] vjet kom punu. 

EA: Ke punu si msus’ ktu?

AS: Jo. Kur jena dâ péj Novoselle nja dy vjet kom punu si drejtor, e kom kry punën e drejtorit t’shkollës. Tani jom bâ nizet e tetë [28] vjet sekretar e herët, herët... kom punu nja dy-tremdhetë vjet [12-13], e katërdhetë e dy vjet [42] e do muj’ qetash. Pak msus’ e shumë sekretar e pak drejtor e qashtu... u mushën katërdhetë vjet, dola n’penzi. 

EA: A na tregon pak për sistemin atëhershëm masi veç ke punu?

AS: Sistemin e arsimit?

EA: Po. 

AS: Shiqo, n’katërdhetë e gjashtën [46] ja ka nisë shkollimi n’katun tonë, dikun ma herët, po na qikhâ si mas shpine. Atëherë n’katërdhetë e gjashtën [46] edhe n’katërdhetë e shtatën [47] n’shtator ia kena nisë me pasë ka ni’ laps e ni’ fletore. Lapsin përgjyst’ me shokë, libra hiç, n’shkom edhe klasën e parë edhe t’dytën edhe t’tretën. N’klasë tretë, shtator, na i kanë pru do banka. Po ata pleqt tonë qȋ na s’flasum mirë për ta jon’ kanë shumë largpamës, n’katër katune katër shkolla fillore i kanë maru. Kanë ble... nȋ shpi t’shkaut e kanë pas’ ble e kanë pas’ maru komunë, kanë pas’ ble nȋ shpi t’shkaut e kanë pas’ maru shitore, tani... u organizun e marun nȋ xhami. Ôsht interesont qȋ msusit i kena pasë gjithë t’mirë. Msus’... ka qitash vonë qȋ ja kanë pas’ nisë dikun qatu ka pesdhetë e shtata-teta [1957-1958]... gjashtëdhetë e shtata-teta [1967-1968]... ardhshin do msojsi edhe e kishim t’obligune qi’... na jena kanë shkollë etnike ‘pa nȋ shkâ nuk bon’, ê për me bâ klubin e futbollerve t’shkolls’ tonë u duft me shku dikun qatje te Ibri e kena pa marrë nȋ shkâ t’vogël me bâ anëtarë t’ekipit tonë se s’na marrshin n’gâra komunale pa pasë nȋ shkâ me veti. Bash qishtu u kanë! Ktu kena msu n’klasë t’pestë [5] e t’gjashtë [6] e ia nisum me msu edhe gjuhë t’huj’ kishe si nihmse, po aty u bojke ni’ neglizhencë shumë e keqe. Ni’ gjysëvjetor ja ni’ vit shkollor na msojshin frengjisht, “Jo volla frengjishtja ôsht e shtirë, po p’e marrum gjermonisht.”. Tjetrin vjet gjermonisht, tjetrin vjet jô rusisht... kshtu qȋ katër klasë shkojshum as alfabetin s’e msojshum edhe nuk kena msu gjuhë t’huj hiç. 

EA: Pse a nuk ka pasë kuadra që iu kanë msu?

AS: Jo, kuadrat ishin qishtu t’harrnume, tôna. Po politika ish qasi soji qȋ mos me na lanë me msu as n’shkollë. Politika i bojke ato, komiteti i bojke ato. 

EA: Po. 

AS: Domethanë... dikur anglisht, metum anglisht e frengjisht. Frengjishtja deri vonë u kanë. Qitash masi jom dalë une n’penzion, nȋ profesor e kena pasë ktu e qitën péj pune. U myll’. Frangjisht nuk ka shkolla mâ as n’Vuçitërën as te na n’katun, mâ jo. Ê... ato jon’ kanë t’qëllimshme, me shku n’shkollë me lâ vehten edhe mos me msu kurgju. Përndryshe nxansit’ tonë, msusat i kena pasë t’pjekun. Ferit Mulaku, u kanë hoxhë, e ë n’seminarë u bâ msus’. U kanë shumë autoritativ, edhe para nxonsve edhe para njerëzve, edhe e kryjke administratën ma shumë t’komuns e tonën... edhe kërkush, qata fmi qȋ i marke ai s’ja nalke mâ kërkush, për nja dy-tri [2-3] vjet jo. Kur shkojshum n’Vuçitërën n’shkollë t’mesme, n’seminare kur shkojshin msusit, kta studentat tonë, nxansit tonë, tôn kanë qenë t’shkëlqyeshëm se na e msojshim shoqishojin. Nxansit... na thojke msusi, “Mos me ditë ky ju s’dini, se me ditë ju e msoni edhe ktâ!”. E rrokshum me zôr shoqin ja msojshum vjershën, për shembull, si t’u knue, si t’u lue edhe jena kanë komplet kshtu... s’ka pasë rrâxha n’shkollë, kurrë s’kena pasë rrâxha. Ni’ laps nuk na ka vjedhë shoqi-shoqit nxansit. Po tani u bonëm... qe veç péj Azemve, ishte Azemi, ishte Qazimi ishte Ilazi, ktu Hasenovit ishte Feriti, ishte Dauti, Naipi, gati n’tôna lagjet u bonëm boll msus’ tont’. A din... mos m’i marrë jabanxhi, se ai jabanxhia rrike do ditë e bojke nȋ dinarë, gjâjke tjetërkun punë, pak edhe metshum keq për ta. Tani edhe u bâm kuadri jonë, tash edhe ôsht komplet. Nuk e di dikun para... moti kur kom qenë une sekretar shkolle i kom pasë katërdhetë e tetë [48] profesora, katërdhetë e tetë [48] fakulteti n’Dumnicë t’Poshtme e t’Epër, ktu n’Bashksi lokale, n’atë far’ LDK-ën (Lidhja Demokratike e Kosovës) qȋ jena kanë e kqyrshum kuadrin. Katërdhetë e njo [41] jon’ kanë profesora me fakultete, jon’ kanë dyqin e katërdhetë e shtatë [247] me shkolla t’mesme. Prej tri [3] Dumnicave me bashksi, shumë, shumë... jon’ shkollu njerzit edhe n’kushte t’shtira, po qashtu ua dha Zoti me msu mirë. 

EA: Ti je kanë n’sistem t’arsimit qysh gati krejt jetën tâne edhe a ka pasë shumë dallim? Sot e dina, po n’t’kalumën e kom fjalën. A ka pasë shumë dallim shkolla, për shembull, t’Dumnicës që kanë qenë prej shkollave t’qytetit... për shembull, Vushtrri ose ma larg Mitrovicë?

AS: Tash po t’thom kshtu, n’Vuçiterën ka pasë individ qȋ ua kalon edhe nxonsve tonë, po për shembull, me hi n’klasë, ni’ klasë kudo qoftë te marrsh, pos me serbisht na kena qenë t’dobt se s’kena pasë shki ksajde, se për tjera landë hiç s’kena... asni shkollë s’muj me thanë qȋ u kanë ma e mirë se shkolla jonë. Po. Asni shkollë s’u kanë ma e dijshme ma... kanë msu, kanë pasë entuziazëm për me msu nxonsit, për shembull, mos me msu msimin, u plaske t’u kajtë pse s’po di edhe s’e kena lanë na as n’shoqni as kshtu pse s’din. Hajde ishâlla... a po ta mushi hiç fjalën?

EA: Po, qysh jo. Po kthehna apet te familja se po m’bon përshtypje që keni qenë katërdhetë e dy [42] anëtarë edhe kur vendosët me u ndâ, a na tregon pak për ndarjen qysh ka qenë ndarja?

AS: Po. N’tjera familje... me katërdhetë [40] rôb n’Dumnicë t’Poshtme s’ka pasë hiç. N’Dumnicë t’Epërme u kanë familja Imeri, ata jon’ kanë katërdhetë e tetë [48]. 

EA: N’çfarë viti ka qenë kjo, përafërsisht, që keni qenë ju ktu familje t’mdhaja?

AS: Une qȋ jom kanë regjistrus atëherë e di qȋ katërdhetë e tetë [48] rôb jon’ kanë tu Imerovit, po edhe kemi na komunikime, për shembull, îzet [20] herë une jom kanë tu dajtë qaty, hêr’ tu ai dajë, hêr’ tu ai, tôn i di kshtu. Une s’ta di emnin as s’t’kum ngjoftë, po si t’isha hi e kisha ditë që ti... komunikimi u kanë shumë i mrekullueshëm. Ê pasunia dâhet për krye t’mashkujve. Na ishum tre vllazni e dajtëm n’tre vêna. Krejt çka kena pasun sene i kena dâ n’tre vêna. Po na i bonum do maqina tu shpia, për shembull, e kena pasë nȋ mulli qȋ blujshum jarëm t’gjâve, e kena pasë nȋ maqinë qȋ qiron farë t’grunit, e kena pasë nȋ tjetër... tybe n’disha çfare... qȋ jon’ t’përbashkëta edhe nuk vyjshin me u ndâ. Ia lam’ bâbs, bâba me komanu’ me to. I marrshum senin e bâbs se krejt tjetrit sen u dâjke n’mnyrë t’barabart, si une qȋ i kisha tre djel t’martun si ai qȋ s’e kish asni djalë t’martun. 

EA: Barabart. E senet e vetme ia keni lanë bâba me i... 

AS: Qato tri mjete qȋ ishin t’përbashkta, qȋ s’kishum mundsi me i bâ tre ka njo, bâbs ia kena lanë edhe nja’ dhashtë dikuj ia jep mos ia dhashtë... Traktorin e kom pasë. “Traktorin”, tha bâba, “me ia dhanë Ahmetit se ky i ka djelt e mdhej edhe ky ôsht ma bam’mirës-kur e ka ky kini edhe ju, mos me pasë ky s’ta jep ty.”. Qashtu. 

EA: Veç jeni ndâ pa pleqnarë, veç me shpinë e juj’. 

AS: Jo, jo. Veç bâba qysh thojke. U kanë... do sene i kanë dâ. E kanë vetë edhe grunë teme çka ka t’shpisë diçka. 

EA: E ju jeni ndâ për t’gjallë t’bâbs, domethanë bâba u kanë gjâllë. Me kôn ka shku bâba n’qit rast?

AS: Me vllaun e vogël. 

EA: T’drejtë n’ndarje t’pasunisë keni pasë veç meshkujt. A kanë pasë, për shembull, edhe motrat?

AS: Veç. As motrat as çikat. 

EA: Baca Ahmet, dje ti e përmene edhe Luftën e Dytë Botërore. Ke dashtë me na tregu diçka për Luftën e Dytë Botërore. 

AS: Kshtu... Lufta e Dytë Botërore ne na ka nxanë nȋ kaos shumë t’keq. Shkijet... ata kishin informata ma t’hershme. Mytshin gjîn’ tinëz, bojshin plaçka, u hallakat ajo atmosfera... nuk ish mâ... kërkush mâ kërkujna s’i besojshum. Lufta ka kërsit’ me gjashtë [6] prill. Qat’ ditë qȋ jom lé une, gjermani i ka râ kralit. Për dymdhetë [12] ditë kral s’ka pasë mâ, shkijet ikën, ârat i lshun. Kush i ka pasë ârat e moqme t’vetat i murën, i prishën, shkijet hupën. Po u kapum na, gjâllnum katër-pesë [4-5] vjet. U shtunë gjâja, u shtunë do âra e drithi. Po nër ditë t’gjermanit muj’ me thânë qȋ kena pasë nȋ frymarrje t’madhe. U formue Mitrovica si qendër e Skenderajit, e ktina Albanikut, e Podjevs, e Vuçitërnës. U bâ Xhafer Deva kryetar. Ktu’ me milici me krejt... po ishum nër gjermon, ajo pjesë nër shkije. Kosova u bashku. Atëherë shqiptari gati tôn’, veç qito katër komuna jo. E murën tokën tonë. S’kena pasë rrâxha me i dâ ato megjat e moqme se ishin bâ îzet [20] vjet e kusur qȋ shkijet i kanë, do i kanë punue do i kanë lanë. Kur erdhën shkijet na e hongrun t’zitë e ullinit, “Ky ka prishë, ky s’ka prishë, ky ka marrë, ky s’ka marrë”, na e shtrenë... edhe ka pasë edhe qȋ kanë mytë gjîn’. Shqiptârt u organizojshin me rujtë Llapin péj shkijeve se ata kallaj aty me vrâ, thojshin, “Po vrasin e po ua nxjerrin sytë e po ua presin grave gjitë”, e péj ktuhit u organizojshin do njerz qȋ jon’ kanë si autoritativ me shku me ru kufinin... thojshin rojat e kufinit t’Llapit. 

EA: Prej katuneve t’ktuhit me i mbrojtë atje. 

AS: Vullnetarë jon’ shkue. Kanë shkue me i rujtë kufijtë me pushka t’veta me tesha t’veta. Vullnetarë jon’ shkue, për shembull, për Dumnica jon’ lajmru tu Halit Çuka, ka dikujna qȋ i ka thân’, “Mos shko se s’je për me shkue”. Pse? Se e ka ditë qȋ ôsht najfarë hajni a najfarë diçka. Jon’ lajmru tu hoxhë Brezhnica, jon’ lajmru tu Bajram Miftari... qishtu rên’ kallauza jon’ shkue e jon’ nrru çdo javë, kanë nejt’ atje shqiptârt-qikjo njo [1]. Kur jon’ ardhë shkijet... kur jon’ ikë shkijet péj ktuhit nuk i kanë lân’ m’i ngucë kojshin e vet. Shkijet s’i kena ngucë deri jon’ ikë péj ktuhit, po masi jon’ ikë shpijat i kena keqpërdorë edhe ato i kena pagu shtrejtë se ua kena pagu shpijat apet me mall tonë. Kush ka vidhë, kush u kanë n’zâ... do edhe i kanë pas’ mytë krêjt! Gjatë asaj lufte, gjatë asaj kohe kur u kthyn tani shkijet, shtadhetë e non’ [79] vetë péj tri [3] Dumnicave jon’ vrâ. Veç për ni’ njeri ka dokument qȋ e ka vrâ gjygji me ligj. Krêjt jon’ vrâ, kujna s’i dihet vorri, kujna s’i dihet kush e ka mytë. N’mesin e tyne ôsht’ kanë nȋ migjë i bâbs tem, qajo shpija pa meremet qaty, e kanë marrë te shpia, kurrë s’u kthye mâ. Halit Çukën e Mustafën i kanë marrë te shpia... te dajtë s’i kanë çu qȋ jon’ mytë! S’jon’ ardhë mâ. Tani mas atina, n’Dumnicë t’Epër është organizu Balli Kombëtar, kryetar u kanë Bajram Miftari, e krêjt burrat çka jon’ kanë me musteqe jon’ shkue... atje n’Podjevë jon’ prishë partizont edhe ballistat, jon’ kthye. UDB-a, komiteti, iu ka thanë, “Shkoni te shpia, rrini nëpër shpia t’juve se po vjen Shqipnia edhe po bâhët mirë.”. Kta kanë ngue se s’kanë ditë ma gatë, me pushka n’shpi kanë nêjt... u ardhë uzdî tân’ i ka mledhë sikur i qet n’torishtë, i ka shti n’Vuçitërën, qitash ku ôsht milici i kanë thanë ‘kasaret e ushtrisë t’turkut’, jon’ kanë aty, kôn kanë desht e kanë mytë. Péj katunit tonë jon’ dalë péj Dumnicave, péj tri Dumnicave, katërdhetë e nôn [49] vetë e s’jon’ kthy asnjô. Péj katërdhetë e nânve [49] veç për qatâ dihët qȋ e kanë qitë n’gjygj, nifarë Islam Igrishtën. Péj mahallës t’juve u shku Râma, u vrâ n’Kqiq, u râ n’pritë t’partizonve. Râma, Jahiri i Selimit, Mustâfa me Halitin-katër... Avdullaji i Qamiles u shku ushtarë, u vrâ n’Bari t’Italisë, daja Beqir, nashta... Hamit e Habib nashta, ata t’kujtohen nôjnjâni. 

EA: Nuk i njoh shumë, megjithatë... 

AS: Êh... daja Beqir edhe ni’ daja Ajet jon’ shkue jon’ râ n’Koraç, ai... aty shpia e Maliqit t’Zenelit si himë aty tu ju, a din qȋ ôsht e pâra... u vrâ n’Koraç. Râma i Brahimit, Haziri i Behs’ edhe Alia i Velis’, i atina qaty tu ju qȋ jon’, ata t’zitë, kta jon’ shku ushtarë t’Kralit edhe jon’ nxanë rôb, s’dimë kurgjâ për ta... mas katër-pesë [4-5] vjete jon’ kthye. Veç... dhetë [10] mashkuj n’mahallë t’Çukollve jon’ vrâ edhe kurgjâ për ta s’dimë, veç u kanë qashtu... u kanë qishtu. Tani katuni nalt e poshtë e veç... shtadhetë e nôn [79] emna i kom dikun qatje, veç s’ôsht interesônt. Tani me atë Mehdín jon’ shku tridhetë e tre [33] mas Shaban Polluzhe, tridhetë e tre [33] jon’ vrâ mas Shaban Polluzhe, si ushtarë t’Shaban Polluzhs’... çka jon’ kthye i kanë çu n’banatë, atje i kanë mytë me tifonë e morrave edhe atje jon’ dekë tetëmdhetë [18], veç krejt shtadhetë e nân [79] n’Dumnica [Josip Broz] Tita i ka así me parti t’vet. Milloshi... [Sllobodan Millosheviq] dhetë [10] mashkuj e tri [3] femna jon’ vrâ, djali i Sabitit ôsht’ plagu n’mina, po edhe Sadiku veç sakat s’mêt se edhe Sadiku u kôn gju qaty. Njô u kanë khâ, ai i Danoviqe, ai kongatâri... ai u dekë, u mytë n’mina, u dekë. Tani t’plagum n’mina me kapák ka plot, nëpër demostrata e qishtu, veç ky [Josip Broz] Tita na ka mytë ma pak se Milloshi [Sllobodan Millosheviq]. Edhe... tri çika, tri bija jon’ mytë. Njô qikhô, nȋ bi e atyne Bullakve’ u vrâ veç me ni’ plum. Njô e Hashimit t’Brahimit, u kanë n’Reznik, u vrâ, gjysën e trupit kur u rrzu shpia ja kanë sosë, gjysën ja kanë varrosë, veç eshna qashtu. Po gjin’ t’hupt qȋ s’jon’ gjetë halâ, ôsht e Rexhepit t’Kadrisë e ai nȋ djal e ni... Rexhepin e Kadris’, a p’e din ku jon’ ata, n’kodër tu ai belbâku, veç ata jon’ râ n’Navosellë atje te katër gurt’... Zeqa me dy djelt u hupë halâ s’e kanë gjetë, nȋ djal i Qerimit qysh e ka emnin halâ s’u gjetë, ka qȋ jon’ gjetë e qȋ s’jon’ gjetë e qishtu. 

EA: Po, n’luftën e fundit kto. 

AS: Po, lufta e fundit. Katuni tedhetë për qin [80 %] u sosë, i juvi tu Mërrnict e... neve s’na kishin pa sosë se i kishin pa shti ushtrinë ktu e flliqë shpinë e qishtu. 

EA: Veç katunet jon’ dalë krejt n’luftë, njerzit jon’ dalë prej katunit. 

AS: Krejt... edhe Dumnica e Epër jon’ dalë prej katunit. Na jena shku m’u strehu atu tani jena shku krejt n’kit shpinë e madhe qȋ e kom pasë ktu, u kanë e madhe... i ka pasë katër dhoma nalt, me tulla, e u kanë zidi ma gjon’ se ky, e ngajshum hishim n’podrum se i ka pasë dy podruma edhe ktâ edhe ktâ, po s’bâni me ru se i sosën nalt, i sosën ata. Me i maru shpijat pak na i kanë marue se u gutën thanë, “T’shkijeve”, dikush, “Shko merrnjau shkijeve shpijat”, e tani ua murrën shpijat edhe qishtu u përmeqatum, veç tash s’ôsht kërkush pa shpi, tân shpijat i kanë. Lufta n’tri Dumnicat qata dhetë vetë i ka hupë, Sabitin, mâ djali mêt pa kamë, edhe Sadiku u kôn pa plague, me shtaga u kôn pa shkue kogjâ shumë kohë... s’di sô metë sakat ai. 

EA: M’doket që jo. 

AS: E tjetër?

EA: Kjo për luftën. Po kthehemi prapë n’t kalumën. A mundesh pak me na folë për dasmën... qysh jon’ organizu dasmat ktu n’Dumnicë?

AS: Vallahi po... jom martu vetë une n’qat kohë. Nusën e mirë, vet i mirë (buzëqeshin). Kqyre, martesat jon’ bâ me shkus, pooo me shkus jon’ bâ, çika e djali jon’ pâ kur jon’ ardhë te nusja. Une kur e kum marrë nusën tem m’ka qitë mixha péj oborri se s’duhet me pâ kerrin e nusës. Vallahi n’prru kom nejt’ dekteri u qkallabât kerri. Ȏshtnȋ karakteristikë shumë interesônt që ty t’intereson me t’kallxu, n’Llugë t’Dumnicës edhe Dumnicë t’Poshtme nuk kôm gjetë kurrë qȋ u lshu nȋ çikë me shêrr, qȋ e lshon, “Hajt se s’koke kanë për burrë”, tedhetë vjet e knena niê s’kom edhe s’ka pasë. Morali ôsht n’kulminacion - njo, dy - çikë me ikë me marrë burrin po, veç mâ ajo n’shpi s’u ardhë kurrë. Haliti i Fazlisë, Dushi... e qit’ far’ qȋ e kanë... dugâjn atu nalt, qȋ jon’ vrâ me Azemovit, u kôn ikë nȋ Sofie... jo nuk e diê qysh e ka pasë emrin, u ikë e e ka marrë burrin n’Llap. Burri u kanë mjeshtër, i maron dyrt’ e aborreve... e ka marrë burrin edhe i ka bâ katër fmi edhe u dekë krejt edhe s’u shku kërkush me pâ kurrë, “Pse ike!”. Me lshue... bi e Dumnicës t’Poshtme edhe n’Llugë t’Dumnicës, une tedhetë [80] vjet qȋ i kom e tedhetë vjet [80] péj babgjyshi kurrë nuk m’ka thanë, “Ȏsht lshu ni’ femën... sherr... qȋ u kanë e pisavt’, qishtu. 

EA: Domethanë me ikë çika nuk e keni kthy mâ n’shpi. 

AS: Jo, valla. Une qat’ rast e di qaty te daja Halit se tjetër... vallahi Fahrí e ka pasë emnin m’dokët edhe s’u shku kush me marrë kurrë edhe as s’jon’ hidis me tô as kurgju. E tash kto t’rejat... edhe jon’ bâ shumë katuni tybê, veç për kohën kur une e mâj n’mên e di qȋ as s’jon’ ikë edhe qȋ u lshu s’e di-njo, dy-bijat respektohen shumë, për shembull, nâna e ka pasë Cenin bâb’, veç... te dy jon’ dekë... veç as s’i ka thanë që i kom Latovit’ vllazni as nuk ka thanë si i kom Azemovit’, katunit kush jon’-tont’ jon’, ‘Une e tyne jom’, respektohen. Edhe na si nipa t’Dumnics’ t’Poshtme nuk e di kun’ ku shkoj n’derë e s’um thotë, “Hajde nip, bujrum. Hin n’shpi.”... edhe kta dajtë qȋ vinë tu na, për shembull, Dumnica e Poshtme, jo sâ te une po te vllau e... bija e plot. U kanë ni’ Sofia e Syls’, ajo vonë u dekë... 

EA: Te na që ôsht?

AS: Sofia e dajs’ Sylë. U kanë tu Kunovikt’, a e manë n’mên atâ?

EA: Po, po e mâj n’mên. 

AS: Çka fola une për ata?

EA: Bijat qȋ jon’ respektu. 

AS: Po. Ardhshin me marrë daja Arif me dajn’ Beqir. Ia  nisshin e marrshin Sofinë, Zahën e Lâts’, Hasimën e Halitit t’Fazlisë, têzën Ajetê, motrën e nâns’ teme edhe nânën têm. Ni’ kerr qitu, ai... qai Halit Çuka ua dâjke, thojke, “Ti qiknej, ti qiknej...”, rên m’i marrë bijat, edhe kur i çojshin bijat secila shkojke te shpia e vet. T’nesërmen e kanë pasë obligim me dalë qaty te shpia e Xhems’... atina... u kanë nifarë lâme fukareje, e atina nuk ka pasë kurgju veç... a e din, u tubojshin bijat. Ni’ bijë plakë dalke u prijke, shpi për shpi shkojshin bijat me pâ mahallën, t’madh e t’vogël edhe tôn pleqt çka s’kanë mujtë me shkue. E mâj’ n’mên ajo Sofia u kanë... harkaqore e mirë u kanë... kush s’e ka pasë, na dojke tonve. Ai Velia ish kôn’ plakë... edhe hajde tash me shku me pâ qat’ mixhën Veli. Ajo dalke, qajo Sofia, “Qysh je mixha Veli?”, “Mirë valla, po cila je ti bre?”, “Valla jom...”, si me thanë nans’ teme “Halimja”, “Qysh ô bre ai Selim”, “Vallahi boll keq. Vollha po han keq e po stërpikët e...”, “Mâ bijë, mos na e merr ftyrën se s’ka asi miku” për babgjyshin, plaku pa sherr. Kjo ia lshojke dorën, ardhke edhe nihere, “Po cilla je ti bre?”, “Valla jom Sofia e Syls’”, “Qysh jon’ bre ata Kunovik’? Qysh ôsht ai Brahim?”, “Vallahi ma zî... veç me kanë shkije, err e terr arâve shpirtin na e ka...”, “Ȏ... mâ bre bijë se ty t’kena ma s’miri. Mos fol keq pashë Allahin.”. Bojshin hajgare bijat me tô, rên shkojshin. U kanë lezêt, fukarallak po i lezetshëm fukarallak. Na tubojshin aty n’oborr... se jum kanë qitash ni’ ditë te Smajli e e kum kqyrë oborrin, pasha Zotin lôt’t m’kanë dalë. Ish ni’ oborr i dajs’ Sylë halâ, jo nȋ oborr, po nȋ hamâr i keq, do drrasa skejêv. Qaty u kanë oborri rrafsh e u çojshin Râba e Xhemilja me kazan... me ksi... me përrshesh me tamël t’vlum e ça ishin fmija e tri mahalle tu qkepshin nëpër gjyveça asajde, krejt oborri u mushke fmi, me iu bâ fmive t’bijave t’dine qȋ jeni diçka t’ngatë nërmjê veti. Po tybe. Edhe n’shkollë e kena çu mirë... edhe n’shkollë edhe tash qȋ jum plakë m’merr malli edhe kanihere mërzitna e tôna qashtu. Jum shkue shumë aty tu ju. 

EA: E sâ rrishin bijat kur vishin. 

AS: Vallahi dy jâvja u kanë maksimumi. Dy javë, bija s’ka pasë mundsi me nêjt ma shumë. Dhetë ditë... dy javë, vjeshtë edhe pronverë. E për nërmjêt kto s’jon’ kanë karakteristike. A n’vjeshtë u kanë karakteristike se tani prishët moti. Ai plaku... se s’i mâj’ tôna mên... aty nihere u kanë ajo gjerenikja, bile ni’ bi e ka pasë emnin... tu Qamil Hajdari u kanë e shkume ajo, n’Smrekonicë, motra e Asllanit, ish kon ardhë tu qiky qȋ e zatete... ky... Xhema i Cenit ke ky, edhe ky livdohet, “I kom hidís puntë e shpinë e mirë, e pse s’po vjen me kqyrë?”, “More Xhemë, me ardhë me kqyrë boll qef po kom po edhe n’ardhsha une s’jom ngusht për shpi tâne veç me m’çu te gjerenikja ku jôn tubue vllaznia aty.”, “Erdh”, tha, “U ungj tu gjerenikja, ka kajtë nȋ copë herë”. E ni’ teze e kom n’Strofc, kish pasë thanë, “Amon sa t’jom une gjâllë qat’ cung qasaj gjerenikje... se sa tô kur vi m’dokët i shoh tân’ vllaznillâkun kur u tubojshin qatu.”. Po. Tjetër çka me thanë... ?

EA: Kem te dasma. Sâ zgjatke dasma?

AS: Dasma fillon t’ejtën. T’mërkurën kryhën kush thirrët, lajmrohet i zoti i shpisë ‘qi’ i krym detyrat qȋ na i ke dhanë’, me i thirrë krushqit, miqt n’darsëm. T’ejtën e bâjn’ bilancin, zgidhet nȋ njeri qȋ duhet me ziê, zgidhet ni’ magjetore qȋ duhet atje me ên’ tu bilmeti i grave, ni’ bi’ qȋ o pak si sakicë, hyzmetqarë... kush ka me bâ hyzmét, n’odë kush ka me i ungjë musafirt rên. Ai qȋ e bojke dasmën... njerin qȋ e caktojshin m’i ranisë gjinën n’odë u dufke me i kallxu qȋ péj mejê t’thirrun jon’ ‘filani filani’, tash ky e bojke mên qysh ishin ata me rên... ma plak, ma burrë i mirë edhe kshtu n’mnyrë vizuele ua caktojke vênat qȋ qita kur t’vinë, për shembull, ku duhet m’u ungj edhe ‘Mâ, n’qit vên ka m’u ungj dikush, s’u ardhë ai halâ’, ‘Jo, jo ktu lêma qprazt’, tej u mush’shin qysh jon’ thirrë. N’t’xhumanë e t’ejtën e... kush kishin ngê shkojshin ia bojshin përhajr darsmën edhe ‘Kur po shkojmë, kur po vimë’, si muhabeti i darsmës... ‘A u metë kush pa thirrë, a kini thirrë kon?’, u konsultojshin. T’shtunën u tubojshin ni’ darkë t’majshme, kush ish larg flejshin nëpër kojshi se aty tu darsma me bija me fmi... nashta kish, nashta s’ka pasë vên veç i marrshin kojshia musafirt. T’dillën n’sabah qai qȋ i marrke i nalke për kaftjall, n’sillë i çojshin edhe shkojshin krushq. Krushqi u zgidhshin ma pleqt, ma t’veshnit, ma burrat n’zâ. Flamurtarë u zgidhshin ja nȋ djalë i mahalls’, ja nej djalë i bijave, nêj bije qȋ i ka fminë qisatë, ja naj farë bije qȋ ôsht me zâ, për shembull, jon’ kanë ata nipat e Vocollve, n’darsum shkojshum edhe te Vocollt edhe te Çukollt, po kogjâ kapuçin nalt, qishtu. E tani ardhke nusja... ardhke nusja, tej’ n’gjysë t’nâts’ muhabet e dallaver. N’gjysë t’nâts’ ata u qkepshin, nusja qaty n’xherdêk edhe n’sabah shkojshin... ato u thoshin khâ do telakia, do gra qȋ u zgidhshin edhe tu burri edhe te nusja me i bâ nusës hyzmét. Ȏsht karakteristike qȋ pa kajtë çikat s’e lânë kur shkojnë te burri. Po nuk ia nisë vajit qajo qȋ shkon te burri, po nȋ bi tjetër, qȋ mos... kjo ôsht’ trashëgimi e atyne bestutnivê qȋ mos me nxanë mgjitë... se me shku qajo qȋ shkon nuse shkon mgjija e i kapët, po ni’ tjetër bi qȋ kur t’shkon aty ajo s’ôsht’ qȋ po shkon nuse, me masku pak, mos me pâ shtrigat. Nusja del n’sabah, lajmrohet qȋ dola nuse si ô ma mirë... gzim e lojë bâhët. Ni’ nip e ni’ mik e nalin për sillë t’nusës me thy kulaqin edhe aty u bojke ni’ masraf kogja i mirë. 

EA: Çfarë mastrâfi i mirë u bojke aty?

AS: Poj vollahi... u bojke ni’ sillë e mirë e ardhke nusja e thojshin nifarë... se kur u niske darsma ai i zoti i shpisë e marke do mill e do çika, do djel qȋ ishin me prind’... edhe çiks’ ia qitshin dy-tre [2-3] kapuça, me sillë pak millin për me maru ni’ kulaç t’nusës e me shpresë qȋ nusja me maru djel shumë, kapuça t’burrave. E marojke nȋ bukë, qat’ bukë ardhke nusja e thejke me terbije kshtu tek-tek, rrike n’kamë deri e honkshin qata burra. I qitshin pâre kogja mirë nusës. U kryjke dasma tek t’hanën... t’hanën, t’martën tanishi ni’ trohë, nifarë ceremonie me qitë nusën me fshi oborrin, m’i shku bijat përmas e qishtu... qȋ me shliru ma shpejt pêj shpie. Darsmat jon’ kanë t’shtrejta. Jon’ kanë t’shtrejta sepse na kuzhinë s’kena pasë as n’katun as n’qytet. Dhên’ e vjeta e mzêt e kto s’jon’ kanë kurrë gâjle, ato jon’ kanë shpenzime për darsum veç katër-pesë [4-5] ditë, për shembull, niqin’ vetë m’u bâ aty u bojshin shpenzime t’mdhâ... veç darsum mârre u kanë mos me bâ. “Mos...”, thojshin kojshia, “Mos paq une t’nimoj qitu qikaq, pa darsum mos na lê se s’kem tjera tubime... qito darsma qito kanagjegje.”. Kur shkojshin n’kanagjegj, nuset qȋ shkojshin te burri, bijat t’ia vargisshin do fmi përmas, “Oj fisnike, oj fisnike”... mu m’kanë pas’ shti me i thanë tezës Vahide n’Strofc kur u shku ajo, ma e vogla motër e nâns, e s’i kom pasë pesë-gjâshtë [5-6] vjet, “Oj Vahide bina ni’ kulaç”. Kur jon’ râ tu ura, atu para dyrve, e ka qitë nȋ qelâjk kryet, “Hup magjupi i thiut. Çka po na lypë khâ?”, shkova te shpia, “Çka t’tha?”. Ajo tezja piskâti kur hini boll, po kur e kishin shti n’sanak e kishin ngreh kshtu, s’kajke as kurgju, une, “Bina ni’ kulaç”. E une u avyta ngat’ e e shtini ni’ grue kryt’ e “Hup magjupi i thift”, vallahi t’jet e keqja gjithë, qishtu. Darsmat shpenzime bojshin shumë. Bojke t’fâla nusja shumë, qeiz... “Ktâ vjehrrit, e ktâ kunâts’, e ktâ tezës, e ktâ hâlls’...”, e sâ kish akrabâ dhânrri ‘t’boj diçka’. Tani kta t’shpisë t’çiks, “Jo qitina qishtu, jo qitu...”, veç bojshum shpenzime t’tepërta. Tash çka me m’pru ti mu... për shembull, çizme, qerâpa a qysh me thanë se jo çizme, do shpenzime t’panevojshme jon’ kanë. Darsma ja pa tupana ja pa kangatarë s’u bâ m’u bâ, “Çka po shkô brê, po s’po shkô me marrë vejushë?! Po çfarë nusje, çfarë miku, ku m’i shku pa flamur, ku m’i shku pa krushqi?!”. 

EA: E kangatârt a jon’ kanë, për shembull, t’vendit a i keni marrë ma me zâ qȋ jon’ kanë... a çfarë kangatarë i marrshin ktu n’Dumnicë?

AS: Ktu n’Dumnicë kanë knu kta Danovit’ edhe Shurdhânat. Gjithë kishin pas’ knu. Nâna péj qȋ e mâj n’mên thojke, “I tubojshim gjân’ herët me dalë tu gjerenikja me i ngu kah knojnë Sylë qorrin edhe Dan tapallin.”. Ȏsht edhe nȋ karakteristikë qȋ e kena pasë nrikullinë... kur u martojke djali edhe çika qȋ i kanë bâ... na... po flas për çikën qȋ ardhke nuse ktu n’Dumnicë, kur u bojke ajo nusja shtatzanë u konsulltojshin bâba e nâna, djali e çika nërmjê veti, ‘péj kojshive kôn me zgjedhë me bâ kumarë, qȋ kena t’përbashkta moralisht e ekonomikisht e burrnisht’ e sene... edhe u bojshin kumarë... edhe kur lindke qaj’ fmi ardhshin ato gratë e kumarisë, ato nrikllat, me iu bâ muhabêt dêj n’fyt, do t’fala kogjâ shumë t’shtrejta me ia pru ati bebës qȋ t’lind’. Emnin ja ngjitshin me marveshje e thojshin, “Emnin ia ka ngjitë nriklla”, po u kanë gjithë me marveshje t’familjarve edhe pa ardhë nriklla n’emën s’e thirrshin. Nriklla ia ngjitke qat’ emën edhe ni’ e shkueme u bojke, kshtu pa teklif, m’u enë nriklla te nriklla e nër kumari e i’ farë jaranie ê... 

EA: A ka ardhë nriklla menihere si ka lind’ a mas sâ dite?

AS: Ja, qat’ ditë si lindke fmija mâ, n’qat ditë... t’nestrit... kur kanë mujtë m’u bâ gati se s’jon’ qillue. Po ata e kanë ditë me î tahmîn se me hanë e me qysh kanë matë pleqt, n’hanë t’vet e u duft’ me u përgatitë edhe për nrikëll edhe për fmi t’fâlat... edhe për nrikllën, po edhe ai qȋ ka pasë me ardhë nrikull edhe ai i ka përgatitë t’fâlat. I kanë ndrru t’fâlat. 

EA: A jon’ përgatitë t’fâlat si për djalë si për vajzë njejtë?

AS: Tôna jon’ përgatitë veç për djalë se kërkush s’ka pasë qef me pasë çikë. Po kur u ardhë puna qi’, ‘Volla leu çikë’ i ka pinrrakue dikun, i ka huazue dikun qȋ me bâ për çikë... me hjekë diçka t’djalit e me qitë t’çiks’, e qishtu. 

EA: Aha... Po, po kuptoj. 

AS: Une e kom n’Arhiv Historik n’Vuçitërn atâ qȋ m’ka mlu nâna n’djep, mlojs po thom se s’e di qysh i kanë thanë. Ȏsht e marume me tela t’arit, po qitash, n’qit luftë, e kishin pa gjetë shkít e i kishin pa gju n’balt e i ka hupë ajo ngjyra. S’e ka lân’ nâna n’dill kurrë me nejt’, bile jom kanë atje n’Elbasan, dal thom, “’Qyre burra qai far’ hârrni me qata... me ata péjt... nâna jem e ka maru për mu.”. Ato jon’ kanë peshqeshê kogjâ t’shtrejta, e mâ... 

EA: E veshmbathje tjera... kur ke qenë ti fmi, kur ke qenë i ri... veshmbathjet, rrobat, a i keni bâ n’vêk a qysh i keni maru, a i keni ble a?

AS: Kqyre, për ma pâra... veç une qȋ e mâj’ n’mên, kena marrë pêj e kena ble pamuk, topa t’pamukut. 

EA: Ku i blejshit topat e pamukut?

AS: Vallahi n’Prizren ma s’shumti, se ata kanë lidhje me Turqi. Ato topat e pamukut jon’ kanë dymdhetë [12] pâzma. Pâzma u kanë qysh sillët pêni qishtu, e sa rôn ni’ okë... gati nȋ killë e gjysë, veç dy qasi topa me i marrë dhetë [10] parë tesha t’fmive i marojshe. Veku u kanë... s’ka shpi qȋ s’ka pasë vêk... e ka pasë shpatën për pëlhurë, shpatën për zhgûn, shpatën për qylyma, për ato far’ jânat... u kanë e madhe, u ungjshin dy-tre [2-3] vetë lidhshin. Kto i kena bâ... krejt nâna i ka bâ n’shpi... edhe e jemja edhe e jotja... nejse, u kanë e vogël, veç gjyshja sigurisht nashta i ka zatét. 

EA: Po, gjyshja. 

AS: I kena bâ n’shpi. Qerapë ka marue nâna kurrë pa qkoqë, pantollat e lesht, ‘zhgunat’- iu thojshin, lit edhe qetfor... për fmi marojshin lit, pak ma t’holla. 

EA: Lit u kanë ma e hollë se tjetra... 

AS: Qetforo, katërcepisht, katër fijesh... u bojshin ata t’fortë e i çojshin i rrehshin n’valevicë, u bojshin si drrâsa. Për burrat ardhke terzia n’shpi, për shembull, na i marojshum... pesë-gjashtë [5-6] mashkuj... për shembull, sikur te ju qȋ jeni kanë dhetë mashkuj... shumë zhguna e e thirrshum terzinë. Terzia bojke vaki tri [3] javë, nȋ [1] muj s’mujke me shku n’shpi hiç. Prejke aty tirqi për tôn mashkujt e juv tani kur ardhke puna kto litat për fmi ato jon’ kanë pak ma t’holla, veç n’dorë jon’ marue edhe mi’ tlina edhe nër tlina. Dikur e shtrojshin edhe nifarë... ma i trashë nifarë peni për hjeshi kshtu e kshtu e... {Ilustron anash këmbës}. 

EA: Si gajtâna. 

AS: Si gajtâna, për hjeshi. Po s’pe di atëherë qysh iu kanë thanë... ‘tullup’, ai u kanë ma i trashë e ma i shtrejt’. 

EA: Tullupin... ai u kanë ma i shtrejt’, po thu. A e kanë majtë tani krejt a veç kush ka pasë mundësi me ble tullupin? A jon’ dallu prej tina?

AS: Jo... qysh s’jon’ dallu! Ai qȋ s’ka pasë ia bojke veç dy dizga t’holla, qitu, e ky i bojke dizga ktu {Tregon anash duarve dhe këmbëve}, e tani burushuka, qityne u thonë ‘burushuk’... {Tregon nyjet e dorës}. 

EA: Te dora. 

AS: Qita ôsht burushuk, edhe kjo n’tri vena, veç qikjo ôsht burushuk. Secila kmishë e ka pasë burushukun t’shkrum me péj tyrlifare me pullë edhe ktu e ka pasë, jo kshtu me kta lapecat, po kshtu trrak (Pa jakë, e rrafshët), edhe ksajde tani i ka pasë qatá shirita-shirita. 

EA: Domethanë prej veshjes u dallu cili... 

AS: Pak, pak... Kaqiku i burrit atje... Po, shpijaniku. Edhe i kanë maru do u kanë thanë ‘kallqinë’, se tiêrqit jon’ t’qkyemê... deri qitu (Pak centimetra mbi shputë të këmbës) me kâmca e tanaj tlinat. Kur e ka maru nusja qeizîn, kto tlinat i ka qinisë i ka bâ tylyfar’ qkrolash. E tash qiky ka bâ vaki dhetë [10] parë tlina i ka shtirrë se veç m’u kurumlis’ tirqit e mu pâ ata t’qînîstît edhe kta burushukat edhe qitu kah jakat {Tregon kah jakat}. Tjetërkah kmisha u kanë tôn njôjt, a kto m’u dallue. 

EA: A ka dallu veshja e djemve, e burrave ma t’moshum edhe e atyne t’ri ose e vajzave?

AS: Me stile jo. 

EA: Po, po ndonî element. 

AS: Stili u kanë i njejtë, veç qȋ u kanë ma e vogël kjo. Për shembull, për ty, për trup tôn... gratë nuk kanë maru ksi setra, kanë maru veç ksi ontoria me krahë tej qitu e me pulla, bile me kâmca qishtu, t’hekrit, e kmisha u bojke kshtu péj qituhit e dêj qitu {Tregon deri në gjysmë të dorës). I marojshin do... ‘dorza’ u thojshin, t’qkrume me tylifarë pêni, e ktu kmishën e kthejshin qishtu {Ilustron me duar}, qȋ mos me... kah kositin e kah korrin e kah rongojn mos me e prekë kmishën, mos me zhyt... e kto edhe m’u bâ i kish ato qȋ i bâjke t’u shpia e ato lula-lula kur shkojke dikun. Qita i kanë pasë ndrrim. Qerâpat i kanë pasë burrat nrŷsh’, gratë nrŷsh’. Gratë i qitshin lulat qisajde... {Ilustron me duar kah gishtat e këmbës dhe thembrat}

EA: Kah gishtat edhe thêmrat. 

AS: A burrat veç qitu nî qoshe. 

EA: Veç n’fund t’kamës. 

AS: E jon’ kanë karakteristike mitânat. Mitânat e grave u marojshin me dorë, ata kryesisht u marojshin te terzitë, u marojshin kshtu me katrora t’vogla e mrena u mush’shin pamuk. Ato i kanë pasë dy t’mira... qȋ shumë kohë u bâjke qajo. Po e rujshin gratë atâ... se t’u shpia gratë vonë kanë nisë me maru kshtu me krrâbza e ksi far’ fanullash, masi jena shku n’Novosellë i kom pâ ato fanulla se n’katun s’i kom pâ. Jêlekun e marojke péj zhguni, péj leshit... ai zhgûn ôsht dhetë metra [10], pesëmdhetë [15] metra... edhe tani ni’ tjetër e marojshin për xhepa, për shembull, për përmrêna si vên ostâri-kush kish ju ngjitke ostâr, kush s’kish bilê xhepat. Po, e për ksi me kirifektê... veç kanë pasë shumë gajton ose pak gajton, ata qȋ jon’ kanë shpijanika bilê qikaq e kanë pasë gajtânin tierqit ksajde... {Ilustron me gishta gjerësinë}

EA: Ma t’gjânë. 

AS: Ma t’gjânë se ma shpijanik, ma kurum. E do i kanë pasë... u kthejshin diqyshna qishtu, me kast u kthejshin si me pasë... 

EA: Tirqit te káma u kthejshin, ata jon’ dallu qî jon’ ma pasanika. 

AS: Ma pasanika. Edhe shokën... kta fukarêja që s’kishin e kishin ni’ shokë t’hollë, pak ma gjon’ se kjo, e pshtillshin barkun me tô, a ai shpijaniku e bojke rrotull barkut qitu dej khô poshtë {Ilustron me duar se deri ku është mbështjellë beli me shokë}, sikur qitash qȋ pi’ mâjn pantollt’, pa përmas hiç, e atô... shokën... me lidhë barkun gjithqysh. Kanë pasë qerâpa t’apângave, qerâpa t’xhepit. 

EA: Qysh jon’ ato?

AS: Ato t’holla, t’marune jon’ kanë. T’holla, t’mira... edhe kur t’hin n’odë me i dathë ato apângat qi’prashitshin, me i lâ kâmt, me i mathë qerâpt e lâme t’qergës edhe me nejt’ kamkryq me to-si zotni. Ai qȋ skish, i ngrâti, i qitke kâmt’ te druni qatje. 

EA: Qysh i qitke kâmt?

AS: Te druni qȋ mos me zhyt qergën. 

EA: E vajzat a u dallojshin, për shembull, me naj shami ose diçka? A u dallojke vajza që ôsht e fejume prej asâjna që nuk ôsht? Qysh jon’ dallu ato n’veshje?

AS: Qe po t’kallxoj, po ti s’pi ngjeh mahallën tâne... E mâj’ n’mên ni’ Xhezidja e Metit kur e kanë nalë péj gjâve, se çikat shkojshin me gjâ... po kur ardhke nifar’ kohe, dy-tremdhetë [12-13] vjet, çka po di une kur u kanë koha... e nalshin, e qethshin. 

EA: E qethshin?

AS: Po, krejt e qethshin. Ia vnojshin peshqirin edhe ajo mâ... t’fâlt Zoti-as me gjâ, as me dalë n’sakak pa nân’ t’vet s’dalke, hike nër mlojë t’shpisë. Qatô tôna çikave ua bojshin qashtu kur u rritshin çikat pak ma... mos m’i lân’ me shku me gjâ. I qethshin, ua blejshin ni’ shami edhe e qitke shaminë, jo sikur gratë m’u kurrënumis’, veç qashtu shami. E kur u rritke tani qȋ iu rritshin flokt... flokt i ka majtë si ajo si nâna e vet nër peshqir, jo kshtu. E çikat... kto qȋ jon’ kanë t’dhân’ne kanë pasë ma shumë tesha pilhurë n’trup e kto qȋ jon’ kanë pa dhanë hiç, a din çika, kto kanë pasë qashtu t’holla, veç t’zhgujta. Po... tlina, vonë jon’ dalë kto. E mâj’ n’mên bijat kur jon’ ardhë, për shembull, qȋ i kena pasë nëpër Shalë, ni’ kmishë mi tlina, tlinat jon’ kanë t’zeza si kërrhan t’grrithshin, veç qȋ kmish t’gatë gratë kanë bâjt. Nânën e mâj’ n’mên me tesha kômtâre, ôntoria, bojaleku... bojalêkt jon’ kanë si jelêk veç u kanë e qkrume, m’u hjeshue diçka kmisha se jo nër tlina, po mi tlina qȋ i marojshin vet’. Nuk i çojshin me i rrehë me... n’valevicë i thomë na, si mulli ôsht ai, e ata t’tirqve i rrehshin atje, i pagujshin. Ni’ parë tirqi pesë-gjâshtë [5-6] vjet, dhetë [10] vjet. 

EA: Po. 

AS: Qishtu. 

EA: E sa u përket ktyne lojrave... çfarë lojra i keni bâ n’t kalumën nëpër oda? A keni bâ lojra? Si fmi çfarë lojrash keni lujtë?

AS: Po vallahi, kanë lujtë. Qe bash tu dajtë se ktu tu na jena kanë pak se na nuk jena familje me kta Sokolovit’ as me Rrustovit’, ktu n’shpi têmê pak i mâj’ n’mên. Tu dajtë lujshin filxhânas edhe mshefshin ni’ diçka... ni’ unazë nër ni’ filxhon, lujshim filxhânas e vërr, vërr, vërr... e e gjâjshin e u çojshin e knojshin e s’lôjshin gjâ pa u thanë atyne qȋ hupën. Se u dâjshin n’dy pjesa edhe tani herë knej, herë knej... dêj u lodhshin tuj knue, tuj folë, tuj keshë, tuj u knaqë n’bâshqe t’dajve. Po t’kujtohet aty qȋ ôsht kah oborri i Rrahimit... qaty jon’ kanë do kumlla, lujshin nifar’ loje ‘batebollak’, boll e keqe u kanë. E marrshin ni’ diçka e e mshefshin, u ungjshum tanë qishtu e ai... dikush po... Hakifi i Eminit, u dekë... dytë jon’ dekë edhe Hakifi i Eminit edhe ai i Abazve... Abazi i Eminit me mshefë s’ka pasë qȋ ua gjânë atâ edhe qai qȋ hike aty tej e gjâjke tân e rrehshin shuplakë përmas. Po u hajgaritshin boll, veç vôlla u rrehke qaj qaty... hajmedêt. E kapshum Hakifin se qysh e mshefke niri i gjallë qȋ s’ja gjânë, e me shti naj kun’ naj dhandërr. Si për shembull, burrin e tezës Hatë pej Dobërlluge mê nêr me thân’ e kanë pa rrehë dej u kôn’ pshurrë. Shkojke ai far’ Abazi, “Oj motra Hatë”, “Çka vllau jem”, “A u çut’? A u çu Mahmuti? A u shku a?”, “Moti u shku, moti” edhe ik’ke mrena se tân u çojshin me shku me vetë se ia kanë rrehë burrin. Hajt ai Hakifi, dyt jon’ kanë t’vogël kshtu, “Motra Hatë, a u çut’ a qysh jeni?”, “Po vllau jem u çum, u çum...”, edhe me ikë mrena, “A u çu Mahmuti? A u shku?”, “Po, po valla u shku moti... pa lé dielli se ka me shku dikun.” , se e rrehën pasha Zotin dej u pshurr (qeshin). U knaqshin, u kanë lezet atu. S’po guxoj... ai kishin pas lu te Murati nihere, thotë, “Jo ‘bô tybe n’lujt’ n’sobë têm, veç çu shkoni te lâma e Cenit qatje”, n’aborr me lue se aty u bojke kërrhoj. U kanë me qitë gurapesh’, me gju kshtu gurin me dorë kush p’e qet ma larg. Asllani, rahmêt i pastë shpirti, kuku me nȋ hap ua dajke burrave, tani dikur Ilazi... qitshin gurapesh, u ngrehshin kshtu kâm n’kâm tani kshtu dru nërmjet cili po e çojnë shoqin. U kanë Behxheti i Alisë t’Dibranit shkurtak, ô si Shefqeti, nashta e ngjêh Shefqetin, me kputë se si e çon kush s’kish! U ngrehshin qashtu kush po munet ma shumë m’u ngrehë, gjithë ditën e hupshin. Si u kryjke shâti mâ... t’fâlt Zoti se taj me grunë nja dy-tre [2-3] vet, mâ s’kishe... qato gjâ me i kqyrë. Ku kish odë... i mjeri, çka hiqshin. Po mu përdhunu me fjalë? Mozalla. Jaaa hiç... as s’kanë guxu m’u rraxhavít nërmjê veti. Sâ ke qaj Haliti, rahmêt i pastë shpirti, ai... po une veç pak e mâj’ n’mên atâ se moti u kanë, Mustafa e bâba i Azemit, shumë mashkuj e s’kanë guxoft péj Haliti... kërkush as djelt e vet as vllaznia as... me bâ rrâxh nërmjê veti, po tani u prish, u vranë, u zezun. 

EA: Baca Ahmet, kto lojrat jon’ zhvillu masi që jon’ kry punët e fushës e... 

AS: Jo, jo për loja s’u metë kurgju keq. Loja n’fushë u kanë... edhe me u njekë me sokol. U kanë nifarë shpêni i niqkê zôjt e malit... Daja Cen edhe daja Sherif... a e ke mâjt’ n’mên Sherifin? Jo. 

EA: Jo, une shumë pak i njoh ata. 

AS: Pasha rizên e Zotit... se shkun burrat... u vranë... shkun partizon, diqën, shumë toka pa punu... daja Sylë, rahmêt i pastë shpirti, i ka tubu tri mahallë, qata burra çka jon’ metë, ka thanë, “Ata qȋ jon’ n’gurbet ishalla vinë shnosh, ata qȋ diqën ishalla n’xhênêt. Duhet m’i korrë ârat, duhet me çu bereqetin te shpija.”. Daja Sherif u kanë smutë péj saragjave, daja Cen u kanë zîbidi, ma fukare nirî nuk sheh. N’krejt Kosovën s’un e gjân ma fukare se ai edhe n’shpi edhe n’tesha edhe n’krejt, po burrë i mirë, e dojshin mahâlla, nuk u kanë i keq. Sejdia i Halitit, qaj Hakifi i Eminit, Abazi i Eminit, s’metën mashkuj... do diqën, do n’banâtë. Katërdhetë grâ i marrke daja Sylë i shtike me korrë edhe jo me korrë kit arë, kit arë... qitu mi Latovit e n’shpat qanena kah vorret, u thonë ‘Lugugjurat’, jon’ shku e kanë korrë krejt qat’ pjesë, ‘le t’i çojnë qobant’ gjânë qatje’. Tani nër mal ktu u thojshin ‘Kodrat e Bujakut’, tani jon’ dalë knena Prapshtijave, rrezeve rên tue korrë e me pru bukë, kush ka mujtë. Po... gâti tôna shpijat veç, për shembull, Çama atëherë qȋ u kanë e Isufi, ai kuriri... ata jon’ kanë fukare, kanihere e falshin edhe dâjn tem-s’kanë pasë për veti... honkshin. Katërdhetë grâ... vollâhin rrike daja Sylë, rahmet i pastë shpirti, bile e shegarshum, “Shko o dreq hin mrena”, se për nevojë gratë arave u bojshin rreth. Dy vjet qashtu i ka tubu n’tri mahâllt’, tokën kujna batall s’ja ka lanë qai plak, rahmet Zoti bâft n’shpirt tina. Edhe kur u dekë dâja jem nuk ka pasë as mill’ as drith n’magje. Salihi i Rrahmanit e ka thirrë dajn Sadri, Muharremin e Eminit, Tahirin e Syls’ tha, “Pâni vllazni ktu, mârre péj neve mos me i dhanë bukë qityne xhemâti. Mârre mos me iu dhanë bukë ktyne bijave. Po kajnë fmija!”. Jon’ çue tri mahâllt’ edhe kanë pru bukë me iu dhanë xhemâtit me shku me shti Cenin n’dhé. Kur jon’ çu ata se nëpër aborr, tuba-tuba nëpër lamë, m’ka thanë, “Kape qit sepêt bukë ço bre dâj se fmija po kajnë. Nashta e han’ dikush.”. Tri shkallë jon’ kanë me hip n’shpi t’dâjs, pasha Zotin, e kom lshu para dere, a beson s’kom mujtë me shku me kallxue qȋ e shtina bukën n’shpi-e hongrën! Kur dul xhenâzja kush s’kajke. Kur shkum n’akshom, ai plaku, mixha Behë atu kamkryq, i vocërr u kanë, po i thotë ai Salihi i Rrahmanit, “O mixha Behë mos u mërzit”, “A bre vllâ”, tha, “qi u dekë Ceni s’po mërzitna, po i kom tri dekë.”, “Pse?”, “As s’kanë miell n’mâxhe, as drith n’kosh, as s’kanë mbjellë sen, tokën pa punue, gjâ t’gjâllë s’kanë.”. Aty e murrën vesh. Non [9] hekter e gjysë kallamoq ia kanë mbjellë, tjetrin vjêt ia kanë bâ gjysën grunë gjysën kallamoq, sot si ata-i kanë punët ma s’miri. Vallahi qishtu u kanë se une nuk livdoj, veç kallxoj realitet. Une dajtë i due, edhe me kanë keq i due, po s’po du me t’rrejt se s’kom qef me u ushqy me rrên t’mijat. Qishtu. 

EA: Jo, qashtu ôsht. A je lodhë?

AS: Jo valla. 

EA: Dashta me t’pyet edhe diçka për festat. 

AS: Festa?

EA: Po. Çfarë festa keni pasë ktyneherë kur je kanë ti i ri? Çfarë festa keni festu?

AS: Kena festu Shëngjergjin... 

EA: Qysh e festojshi Shëngjergjin?

AS: Shingjergjin... ma s’pari, natën e Shingjergjit kush kish djel t’mdhej, kush s’kish u shku mas dikuj, dalshim... jon’ kanë do barishta qȋ ju qitshin gjâve krune n’Shingjergj se do bari thojshin, “Me ta qitë dikush gjâve ata bârin e madh ta merr tamlin e lops’ tâne ai e ajo lopa qȋ e ka hângër ata bârin atje, u kanë do kungull t’egër, mos me hangër ata kungllin e egër gjâja, për ditë t’Shëngjergjit bâhën buzt’ varrë”. Kto bestytni jon’ kanë se jon’ shku te hoxha ia kanë knue krypën ‘hyhyh’, me qata kryp qȋ e ka fry hoxha ua kanë qitë tôna gjâve me hangër kryp edhe mi lshu pa lé dielli-njo, dy-dikush péj robve, kush u kanë ma zemrit, e marrke do ujë e ni’ hithi e u çojke e i thirrke robt e i stërpike me u çu qpéjt se qasaj vere kush u lâg u çojke shpejt edhe ish i shnoshë edhe ish i qpejtë. Kto... u kanë festë pagâne qȋ s’u kanë e fesë tonë hiç. Tri [3] parë qira, nȋ [1] parë hashure, katra... dy bajrâma, pesë, kto jon’ kanë t’fesë. Festojshum Darkën e Arâve... u millke gruni u bojke âra tugar, ‘hajde tash nȋ darkë qȋ e shtimë bereqetin mrena’. U thirrshin t’zot e shpisë e t’zojat e shpisë e secila shpi bojke sofër për burra, ni’ sofër për grâ, mahallë n’mahallë qashtu. 

EA: Çka u bojke me hangër n’atë darkë?

AS: Atu po t’kallxoj... veç njo u kanë karakteristike qȋ e marrshin e zijshin grunë. N’qata grun e qitshin nȋ kokërr pasul, nȋ kokërr kallamoq, nȋ kokërr êlb, nȋ kokërr tërrshanë, nȋ farë t’kungllit, nȋ kokërr t’vidimit, t’bostanit, t’pjepnit i gjujshin qaty qȋ me u zi bashkë me grunë se m’u bâ bereqeti ‘se po bâjm duvâ’ për darkën e... honkshin e pishin e tjetër s’ka pasë, veç qita grunë ôsht karakteristikë qȋ u kanë. I kena festu edhe bozhiqet edhe pse s’jena krishterë. I kena festu kshtu: e marrke ni’ niri nȋ sakicë e u pshtillke me i’ peshqir t’zi, shkojke tu kumlla, për shembull, “Oj kumull a po bon sivjet a po t’pres?”, ky tjetri thojke, “O mos m’prej se boj, boj.”. Tôna pemve shkojshum qashtu me sakicë. Mos m’i tutë s’bojshin! Qito i kena pasë festë. Festë t’bozhiqeve e majshin... po e kena majtë edhe atâ. Karakteristikë n’ditën e bozhiqeve, na muslimant as s’kena pre pulë as s’kena pre knus’ as s’kena pre viç as pësterrëm as kurgjô se thojshin, “Kujtojnë fmija qȋ e kena pre për bozhiq.”. Kto i kena pasë t’nalume me i bâ, edhe nash’ t’vjen dikush nash’ mos t’vjê se kur ish bozhiqi... Shkijet nuk prejshin thi, po ia lidhshin kâmt edhe e shtishin n’dru e e sosshin, krejt tu e sillë e u nijke... ata thitë e shkijeve péj Navoselle tu na u nijshin. Qitu i kena pasë nalt, i ardhke mahâlls era mish thiu, i lakmojshum na, e thojshin, “Me pre edhe na n’bozhiq”. E kena pasë t’nalume bozhiçin me caktu, qashtu. Kena bâ festë për syneti edhe ôsht festa ma e madhe qȋ e kanë bâ njerzimi edhe nuk ôsht e fesë tonë as e asaj tjetrës, kjo asht bâ n’Babiloninë e vjetër edhe qê-u përcjellë qashtu. Kena bâ edhe kur u folke nej çikë a e nxojshum nej nuse a. S’bojshum fjalë nusje, veç para se me u bâ fjala e nusës, po valla, ‘kena nxanë nuse’ edhe ardhshin na bojshin përhajr e shkojshum ia bojshum përhajr u bojke aty nifar’ feste. Knojshin, lujshin e... qȋ nxonum nuse a nusja n’katun atje e qashtu. Qishtu. 

EA: Baca Ahmet, ju e keni ni’ lis t’vjetër... e keni qitu. A ka naj histori që lidhet me këtë lis që ka hy tash... 

AS: Po ka. Ky lis ôsht i vjetër, po thonë... se tri [3] herë e kanë konstatu, po thonë se, “Ky lis ôsht i vjetër kah nimijë [1000] vjet”. 

EA: Ȏsht i vjetër nimijë [1000] vjet lisi!

AS: Kanë thanë shkenctârt’ edhe e ka atë pllakën aty. A e pe qi’... Dikush moti para neve, se na jena qitu diku kah niqin’ e pesdhetë vjet [150], se na jena kanë n’Dumnicë t’Epër e ai i pari jon’ u vrâ me do zotni qikhô n’shehër, tani zotnitë kanë marrë vendim mos me na lân’ me maru shpinë n’tokë hiç. E qita tokë u kanë e Mehmet Dumnicës, e ktyne Hasanoviqe, e kena ble péj tyne me ardhë qitu, jena metë. E babgjyshi qȋ ka nije péj pleqve dikush moti e paska krasitë edhe dihet veni aty qȋ e ka krasitë, po kur... n’sabah kur u shkue i ka gjetë dy kije t’coft edhe péj atëherit na kanë thanë, “S’bon kit’ tokë me krasitë kurrë.”. 

EA: Te qiky lisi. 

AS: Te qiky lis, bash. Edhe kur t’shkojsh aty nȋ degë qanena ôsht... po ‘binë nȋ tjetër pip “shkozë”, po thonë. Kshtu... u râ me dhe kogjâ e madhe u bâ, gâti sa shtagat qȋ i marrshum me gjâ ktynêhêrê. Ajo... veç karakteristike po t’kallxoj. Ktu péj si e mâj’ n’mên kush, pos qata cungat dihet qȋ jon’ t’shkurtum moti, i thonë ‘lisi i Mustafs’’ se pronari ma i mramë i tina u kanë Mustafa. Edhe ôsht lis shumë, shumë i vjetër, edhe ôsht karakteristikë se n’Dumnicë tonë veç edhe dy lisa jon’ sikur ky. Qatje njo [1], ôsht ni’ farë qȋ po sosët, po shuhët ky lis, e tash atâ e kanë fuqizu me ligj qȋ mos me... Polenat e tina dalin t’vooogël e kta tre lisat qȋ jon’ qikhâ, po tybe tash s’po kultivo kërkush se m’i mbjellë sa s’ka, qishtu qȋ s’dihet. Ktu ôsht karakteristike e qityne shpateve qitu u thojna ‘arat e Shytânit’. Moti koka kanë nȋ mzat shumë i fortë, s’kanë mujtë me shti mrena, ka flejt ârave, po e paska mytë arusha edhe i kanë thanë, “Qaty ku e ka mytë arusha Shytanin”, tash u thom’ ‘ârat e Shytanit’. N’Dumnicë t’Epër ôsht nȋ tjetër karakteristikë qȋ tash s’ka... paska pasë maca t’egra n’Dumnicë edhe macat paskan bâ... ni’ guri i madh qȋ ôsht ma i madh se kjo shpia... paskan zgora gjoja se aty jon’ strehu macat e egra, i thonë, ‘Te guri i macs’’. Une jom sillë kah ai guri, tash s’ka veç i thonë qashtu. Qishtu. 

EA: A ka tjetër vêna që kanë ksi emërtimesh?

AS: Karakteristike jo... ôsht qitu i thonë... i thonë nifarë veni “prroni i Hasës”. 

EA: Po, pse ‘prroni i Hasës’?

AS: ‘Prroni i Hasës’ gjoja se... atëherë dofar’ sakaqegjishë jon’ dalë me ia vidh e me ia dhunue e çka di une kon, ka thanë, “Po more, urdhno. Menxi s’po pres veç e kom nȋ fmi n’gji, pa pritni.”, ajo e ka lshu fminë e ka kapë pushkën i ka vrâ dyt’ ata. Kush jon’ kanë nuk di edhe kush u kanë ajo Hasë nuk e di veç i thonë qashtu. Karakteristikë ôsht edhe kah shkojmë n’Dumnicë t’Epër... ti i bjen me shku te dajtâ e nâns’?

EA: Po. 

AS: Jon’... I thonë nifarë veni ‘vorret e krushqve’, a e din qȋ i thonë qaty?

EA: Po. 

AS: Ata krushqi kush jon’ kanë nuk e di, pleqt s’um kanë kallxu, moti merrna me kto punë po s’um kanë kallxu... po njôni kerr u kanë shkon kshtu e njôni kerr u kanë kah shkon kshtu, ai ‘Lshoma udhën ti’, ai s’ja ka lshu edhe ‘jon’ vrâ treqin vetë’, thonë. Po ata vorret kryesorë thon’ jon’ kanë kah u kanë asfalti, po kta e kanë shtri udhën, tani kur... jon’ metë veç kerret e nusës dihet halâ se jon’ gurt’ kshtu qysh jon’ kanë njâni kerr kshtu, njâni kshtu. 

EA: E vorret tash kokan kah ôsht asfallti. 

AS: Shumica jon’ hjekë veç kur e kena shtru asfallt kena gjetë drrasa bungu qȋ jon’ kanë t’vorreve. Sigurisht vorre muslimane jon’ kanë se me drrasa, as s’kena gjetë hanë as kryq as kurgju, veç qashtu gurt. Pleqt kanë thanë ‘nuk e dim’ t’kujna jon’ kanë. Qishtu. 

EA: N’tri Dumnicat jon’ veç nȋ parë vorre t’krushqve?

AS: Veç ni’ parë. Te vorret e juve u kanë, jashtë teli, ni’ vorr si kryt e njerit, si me shallë, kah shkojshum për natân’, po kta Danovit’ e çunë ujt’ anena e e avytën kanalin kah vorret e thyn’ qat guri veç e kanë gju mrena se tu vorret e juve veç edhe nȋ vorr ôsht nimijë e treqin’ e tridhetë e pesë [1335] a shtadhetë e pesë [75] a. Qikaq. Arabisht i shkrunë, i kujna u kanë nuk e di. Po thotë Ram’ Sadiku... nihere m’ka thanë dikush qȋ bâba i qatyne katër vetve, qatyne Imerave, Halilave, Latifave e Mehmetave ka qenë Ramë Sadiku, ai vorri shkrun aty Ramë Sadiku, nashta ôsht qai vorr i tyne. Tybe kta dajtë s’e dinë se tân i kanë puntë ma mirë se une, s’interesohen. Ai reni u kanë Qazimi, për shembull, me marrë dikon po s’ka me kon. 

EA: Veç ai ôsht n’varreza... qaj guri?

AS: Ôsht, ôsht... edhe ktu te vorret ku pi’ shtini ju, qitash qȋ diq... kush diq... Brahimi ma i riu... ish ni’ guri me ata kryt kshtu, une thashë, “Po pse bre s’e keni ndreqë?”, “Po s’e dimë i kujna ôsht!”, “Po, veç ndreqne le te dinë qȋ ôsht shej i vorreve t’vjetra.”, se nimijë e katërqin’ [1400] e kom gjetë qȋ ôsht Dumnica n’hartë. Po thonë se... ôsht karakteristik ôsht se kta thonë, Popovt’ qȋ “E kena pasë nȋ vllâ n’Dumnicë”, Marevci thonë... Marefci qȋ ôsht atje n’Gollak, “E kena pasë ni’ vllâ n’Dumnicë, Dërvart’ thonë, “E kena pasë ni’ vllâ n’Dumnicë”, për ata s’kum ni’ veç qishtu. A Dushi i Halitit, ata Hamdijat qȋ jon’ vrâ te shkolla, bâba i tyne... erdh nȋ niri péj Dumnice n’Vilanc qitu, edhe po m’thotë, “Bre dajo, me shku msit”, thotë, “për te qaj Majâci”, p’e lypin për Homdinë, “Po vallahi nuk shkova dajo se po m’marrin hallku për gojë. Po ua ban’ msusi...”, si primitiveo kjo punë. E i thotë mixhës, mixha jem thotë, “Vallahi pa e marrë Ahmetin nuk shkoj”, “Jo, Ahmeti me ty vjen veç vetun s’po vjen.”. Nejse, shkum kur shkum ai na priti mirë. Mixha po i thotë, “Jena ardhë qishtu qishtu... , po une”, tha, “s’di qe Ahmeti.”. Ia nisa une, “Rrahim morê, t’ka bâ kabûll e po ta lypë çikën e djal i mirë e... , “A e kreve?”, thashë, “E kreva.”, “Shko thuj Dushit, Zoti pa t’marru mos t’lasht”, “Pse morê?”, tha, “Une kishe t’ka çu si nip me thanë shko merre edhe qat çikë, qat teze qȋ e kanë n’Popovë, se i kena marrë bijat e po ka qef me u njoftë me bija, se qȋ ma lypë Dushi i Halitit çikën... po une e kom vllâ brê atâ, brê pa e marru Zoti mos e lâsht”, qe edhe kta Popova qashtu po thonë. Nuk e dimë na historinë tonë se s’e kena njekë... qe tash kta vllaznia e di, kom vetë kahmos. Qe Halilin e ngjeh ti, Halilin e Tahirit?

EA: Po. 

AS: Qe, ma shumë din ai. A merr vesh ti... ... Abazt’ nuk e dinë qysh jon’ ngat me Azemovit’. Selimi i Abazit, ky Xhevati i Nezirit, Abdullahi... nuk e di ai edhe ai thirrët Abazi, Bektesht qȋ e kanë dugâjn n’Novosellë aty, edhe ata jon’ kanë qitu n’mahâllë ngat, nuk e dinë valla. Po thonë, “S’jon’ hiç”. Se karakteristikat atje une i di... Dumnica e Poshtme... une kom nisë me lypë ni’ çikë për qit djalë, n’Dumnicë t’Epër. Bâba i çiks’ ish kanë nip i Dumnics’ t’Poshtër, i dêkt moti, tybên nê kom ditë. Kah vjen vllau péj pune, te Zenovit po bon llaf me ni’ qasi t’Zenoviqe, thotë, “Avdullah bre, e kom lypë nȋ çikë n’Dumnicë t’Epër.”, po bâba i çikës ish kanë dhanërr i Homdis’ t’Jetullahit, ata qȋ jon’ para shpisë t’juv aty, “Jom bâ horë pasha Zotin, me ni’ hallku hor’ m’bâjn!”, thotë. Une isha kah e lypi... vjen thotë “Ahmet, pâja qitu. Pasha Zoti,”, thotë ai, “Imeri i Kajtazit ish nip i dajve brê!”, “Kuku!”. Pasha Zoti, jum shku... për qit djalë e lypsha... jum shku i kom thanë, “Mos shko”, edhe u idhnun msiti edhe u idhnun miqt. “Pse s’ka vetë”, tha, “dej qitash? E kem’ pasë njêt me ia dhanë”. E tybe nê kom ditë, s’e kom njoftë atâ veç qishtu e mâjn qitfarë vllazni. S’po dojn halâ me thanë se jemi bâ miq nërmjeveti. 

EA: Po, po. 

AS: E mâ... A t’vyjta gjâ?

EA: Shumë! A po don ti halâ me na tregu, a që ki diqka që ôsht interesant edhe që ôsht n’interes tonin... lirisht. 

AS: Po. T’kallxoj ty. Po t’tregoj veç mos e... se ia kanë pâ sherrin hâllku e u hi n’burg. Le, ti për mu le... le. N’Dumnicë t’Epër ôsht hapë Mejtepi. N’atë Mejtêp jon’ shkue t’zgidhun djelt e filanit e filanit se jo gjithkush. Hoxha i ka msu fminë aty n’Mejtêp, n’odë t’Hazir Balës. Péj asaj shkolle jon’ dalë nja dy, tre, katër, pesë [2,3,4,5]... péj Llugë Dumnice e jon’ shku n’Brezhnicë, se Hoxha u pré me shkije atje, kur luftun me shkije, e s’u ênke khâ. Jon’ shku kta pesë edhe tân’ e kanë pas’ fitue titullin qȋ m’u bâ imom i teravive e i namâzit e qishtu. Po atje kur u kall lufta u mshel aja... 

EA: Mejtepi. 

AS: Po, qata shkollim ka pasë. Tjetër shkollim ka pasë n’Novosellë, u kanë shkolla e shkijeve qȋ ka pranu edhe shqiptarë veç secili shqiptarë qȋ u shku u duft’ me ka ni’ dash bakshish me ia dhanë shkollës. 

EA: Shkollës. 

AS: Shkollës, qatyne qȋ jon’ interesu për shkollë. E qata nxonsi jon’ kshtu: Mustafa i Halitit, Beqiri i Osmanit-vllau i nâns teme, Bajrami i Dibranit, bâba i Feritit, u kanë nifarë Arifi i Rexhë Mehmetit te Bullakt’, e ai ka kry ma shumë. Qita jon’ kanë t’shkollum... Haziri i Behs’... atje. Kur e kanë marrë babgjyshin tem n’shkollë... e kishin pas’ marrë babagjyshin, jo po nȋ çikë, nȋ motër, e ligë... e ku me çu atje?! U shku mixha, qajo shpi... djali i tina... ôsht pa maru tu lisi... e ia ka dhanë doktorrit ni’ dash me lshu atë çikë péj shkolle se “Tybe s’un vjen”, “Ani. A po ma pranon”, thotë, “djalin e vllaut?”, vllau i qisaj qike, “Aaa”, thotë... edhe nȋ dash ia ka dhanë qati niri me ia marrë bâbn tem n’shkollë. E bâba jem ôsht i qatyne gjeneratave, qata jon’ kanë t’shkollum n’Dumnicë. Po Halit Dibrani u kanë i shkollum veç ushtarë, i ka msu germat serbisht, t’shkijeve, se as shqip s’ka ditë; Haziri u kanë haps; Râma u kanë haps; Mustafa u hup, nejse u vrâ a u myt; ai... Rexha i Mehit, i thojshin... atje poshtë... ai e ka pasë grun’ boshnjaki t’Roxhajës, po ajo s’ish kanë boshnjaki veç nejse ka folë serbisht; qai far’... Salih e ka pasë emrin, boshnjaku, e kan pas’ pru ktu n’administratë komune, e ai boshnjaku i ka pru do libra ktu, shqip, i ka pru tri [3] libra t’mdhaja kshtu, ia ka dhanë nȋ msusit prej Brezhnice. 

EA: Boshnjaku ia ka dhanë nȋ msusi... 

AS: Jo. Boshnjaku ia ka dhanë Alisë t’Dibranit, bâbs t’Shefqetit, si kryetar komune, bakshish. 

EA: Libra shqip. 

AS: Po, libra shqip. Aty u kanë... tri libra jon’ kanë. Njâna u kanë “Shqipnia e vërtetë, nâna Kosovë”, njâna u kanë pa kopertina veç qitu e ka pasë t’shkrume “Qinro nano, mos ki frikë se i ki djemt n’Amerikë” e nuk e di çka ka pasë n’tô se erdh puna... , tjetra u kanë “Mirësjellja e çunave”, tash po e bâjn’... ‘Edukatë Qytetare’ po i thonë asâjna, nȋ tjetër u kanë e qkyme, qishtu sikur kjo {Tregon një libër që e ka afër}, une i hapsha sytë... ata, “Hô, gjuja ebô qitâ qitina’, une s’kom ditë me lexu, n’klasë t’dytë jom kanë, e kom pru te shpia. I thom nâns, “Ma kanë dhanë ni’ libër me rue”. Standardi ynë u kanë... sanâku i nâns me tesha, s’kena pasë tjetër sen veç ni’ raft, e ka marrë nâna e ka shti, n’dimi i ka ru... tani i kom marrë i kom lexu u kanë “Biografia e Envër Hoxhës”. Edhe jon’ kanë gjâshtëmdhetë libra si fletore t’vogla ka nȋ kangë e Lahuts t’Malcis, ato ia kanë dhanë msusit Beqir Caka... ato triat i ka marrë Beqri Hoxha i Brezhnicës, ato i ka marrë daja i Feritit. U bân’ politike. Ia kanë pâ sherrin shumë njerëz e gjâ n’to tybe n’ka pasë. E qaty kanë nisë me ardhë librat, ai... i ka pru qai boshnjaku, i kanë marrë qato libra qata njerz-njo. Dy-tani masanena ia nisën me shku n’Turki me kqyrë a ka ven’ me shku shqiptart. Péj atjehi i prujshin do libra t’përkthyne, do mevluda e do lutje do... shqip, do libra péj turkie jon’ kanë. Tani u bâ péj tôna ânve. Ktyneherë, burimet, qȋ me ardhë librat e me majtë n’mên dikush çka ôsht libra qishtu u kanë. Kjo u kanë katërdhetë e teta [1948]. 

EA: E përmêne martesën... veç kshtu po m’intereson... e pëmêne me boshnjake. A janë pëlqy martesat me komunitete tjera?

AS: Tu na... 

EA: Ktu, n’Dumnicë, a jon’ bâ martesa ose me serbë ose me boshnjakë?

AS: Jo, jo’ tu na as s’kena marrë shkinë, as s’kanë marrë boshnjake, as s’kanë marrë kurgju. Jena martu kryesisht me Llap edhe strehës t’Qyqavics’. Qashtu. Shqiptari me shqiptar-me shkus. Po masi u shtrëngu Tita, dikur n’pesdhetë e dy a tre [52-53] për m’i martu boshnjakiat qȋ metën pa burra atje, se atje u bâ luftë e madhe, shkinat, magjupet e krejt, i kanë organizu do akcione vullnetare t’rinisë me përparu Jugosllavinë. Tetëmdhetë [18] boshnjake jon’ ardhë n’tri Dumnicat. Qita djel qȋ jon’ shku atje ua kanë sillë punën qȋ pa e marrë njo s’bâhët, edhe ato jon’ hjekë. Njo n’Dumnicë t’Poshtër... njo u kanë muhaxher e ka marrë atje shkinën, e ka marrë për boshnjaki kur u ardhë ktu shkinë. U shku n’banâtë, dej u dekë qatje ka bâ thi e ka bâ shpi e me qat’ shkinën. Njo u kanë ni’ Arifi i Rexhs’ t’Bullakve, Arif e ka pasë emnin, i poshtër sa dush, edhe ai e ki pa marrë ni’ grue, ni’ qiso ‘çike n’akcion’, po ish kanë hungareze, edhe ai n’banâtë u metë, s’u ardhë. Përndryshe do Zukovit, do fukare, i kanë pa marrë nja tri... triat jon’ dekë. N’Dumnicë t’Epër u kanë njô edhe ajo u dekë... n’Dumnicë t’Epër veç nja katra a pesë [4-5], veç asnjô s’ka pasë lumturi n’martesë. Kshtu raste me ikë çika shumë pak ka. 

EA: Po, tregove edhe një herë. 

AS: Po, m’u lshu s’kom rast. Une dej qitash s’kum mujtë me gjetë kush u kanë çika e filanit ‘u lshu se s’pat ku shkô’. Po bijat jetime ku jon’ metë, kanë pasë përkrahjen e opqins’ t’vet a t’katunit, poshtë a naltë, a ktu a ktu. Asni’ bí qȋ ka... u metë pa burrë, u metë me fmi, nuk u metë pa përkrahje t’vllaznive t’vet, t’opqinës t’vet. Qikjo karakteristikë ôsht. Te shumëkush e ke gjetë, e ke marrë, ia pafsh hajrin. 

EA: Po, qështu baca Ahmet. 

AS: Po, njerzit kur shihen shpesh bâjn llaf ma mirë, kur shihen rrallë s’un e kryjn krejt. 

EA: Po, qashtu ôsht. Faleminderit shumë. 

AS: Jo, edhe tjetër sen. Për shembull, me i lâ teshat e me i lân n’gardh ja n’verig e me t’i nxanë dielli, nâna, gjyshja, plaka t’i kanë qitë mêt, “Mulê se t’i nxani terri”. S’u kanë e munshme kurqysh m’i lân’ atje përjashtë se ‘t’prekë e keqja’! Po me pâ copën e buks’ n’tokë kush do qȋ t’jetë, i madh a i vogël, ata u duft shpejtë e shpejtë me shku me hjekë se ‘na e hjekë Zoti bereqetin’! Qishtu u kanë. Po me marrë me fshi sobën e odën e troshat e buks me i fshi ato e kanë pasë venin n’oborr ku me u shkunë se ‘i hanë zojt e puls’, mos me i shkelë n’tokë, me i shkelë ato s’ka bâ hiç. Po vallahi, gratë... burrat jon’ hi haps për perde. Ke ni’ qȋ për perde jon’ hi burrat haps. 

EA: Qysh ôsht me hi haps?

AS: N’burg. Gratë i kanë pasë teshat e zeza, tash pi sheh s’ôsht interesant... po ni’ harrën dej qitu i rrallë me pâ kapak. Mluêt, me pâ dikun qplut s’u bâ, kanë thanë, “Qe msusi, a e pe nuk u mlue!”. Ata me zor e kanë bâ, si pretekst, se vonë atâ e majë n’mên edhe kur e kanë qitë edhe kur e kanë hjekë, me pretekst. E ‘jo s’pe hjekë e s’du me hjekë e na s’dimë gjâ’, e jon’ rrehë gjinja badihava. Edhe ôsht nȋ karakteristike, kur jena ardhë atëherë na ktu u bonum shumë organizim i fortë. N’Dumnicë na i prunën ushtrinë, n’tridhetë e nânshin [39] u kanë, na i prunë ushtrinë me hi me qky ata far’... jon’ hi tu Latovit’. Nuria e Sejdisë veç e ka pasë nȋ çikë dy-tri [2-3] ditshe edhe u kap me shkije. E ka fluturis ni’ shkâ me rrehë, s’kanë guxoft veç e kanë rrokullis e kanë shâ, e kanë lidhë e thotë, “Ooo bimna çikën”, ia kanë pru çikën qȋ e ka maru dy-tri [2-3] ditë, u dekë n’shpi t’Llapashtics’. Edhe njô ôsht karakteristike, ktu pe pritni ju... nejse, tash ajo tramfo qȋ ôsht tu Latovit’, atu n’shpat ishin kôn râ shqiptart n’pritë t’shkijeve... edhe Rexhepit t’Kadrisë i plagohet nȋ vllâ keq e del Sejdia i Halitit e merr atë Latifin, atje përtê vorreve qȋ jon’ do shpia, bile qitash ish maru n’qat’ vên’ ni’ shpi e re, e merr atë djalë e bjen n’shpi e ia hjekë plisin e ia ngjet plisit mahrâmë peshqirin e grusë e e shtin ngat gruje ktâ rât’ edhe çikën e madhe me flokë ia ngjet ni’ peshqir edhe kur hinë ata me bastisë u thotë, “Qitu bre e kom grunë, e kom nȋ çikë smutë haj medet e haj”. Nuk hiq hiç, tej n’akshom e ka majtë qatu. N’akshom u shku e ka thirrë atë bâbn e vet. Qat t’mirë e ka bâ qai Sejdia, e ka shti nër jargon me gru... u kanë ai me pushkë n’krahë keq i plagun... e qashtu. Shqiptart për shoqi-shojin gjithmonë jon’ sakrifiku, pasha Zotin po. 

EA: Faleminderit shumë, baca Ahmet.