Ajet Kajtazi

Intervistuar nga: Anduena Halilaj

Unë jam Ajet Kajtazi, kom lind’ me nëntëmdhetë dhetor nimijë e nënqind e tridhetë e tetë [19.12.1938] n’Kllodërnicë.

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

25.01.2018

Lokacioni i intervistës

Runik

Vendi i lindjës

Kllodërnicë

Tranksriptimi

AH: Sot, me datë 25 janar, jemi në shtëpinë e Ajet Kajtazit.

AK: Ajet Kajtazi. Unë jam Ajet Kajtazi, kom lind’ me nëntëmdhetë dhetor nimijë e nënqind e tridhetë e tetë [19.12.1938] n’Kllodërnicë.

AH: Po…

AK: Ni fshat që u merrë ma shumë me bujqësi, blegtori. Rrjedhi prej ni familje punëtore. Mesatarisht gjendja ekonomike edhe at’herë ka qenë, mirëpo tash kanë ndërru raportet. Jeta e ime si f’mi ka qenë vërtetë me plot peripeti, me plot ngjarje, sepse qashtu ka qenë edhe koha. At’herë kem jetu pak ma ndryshe, ma n’mënyrë primitive, jeta ka qenë ma e vështirë. Ushqimi ka qenë jo i mjaftushëm sa duhet. Na jena marrë si f’mi me lodra primitive. S’kemi pasë as top, s’kemi pasë asgjë që vlen, vetëm lojna t’thjeshta.

AH: Po…

AK: Lojna me shokë, me çobanë, me bagëti. Dikur fillum... kur u bâ n’moshën... u hapën shkollat n’katërdhetë e gjashtën [46], se unë jam tridhetë e tetsh [38], n’katërdhetë e gjashtën [46] u hapë shkolla e parë. Atu kemi fillu mësimin. Fatbardhësisht e kom pasëni [1] mixhë, na ka sjellë ni [1] abetare n’mënyrë t’msheftë. Atâ e kena... kena fillu aty me m’su shkronjat e pâra, alfabetin. Shkum n’shkollë. Kena fillu... që t’kom tregu edhe ma parë…

AH: Po…

AK: Me ni [1]mulli, me ni [1] dhomë t’mullinit. Mullini blunte poshtë, na mësojshum nalt. Shumë ka qenë... vërtetë diçka atraktive për neve at’here.

AH: Po…

AK: Eh, s’kem pasë mjete t’bollshme...at’herë fillimi i shkollës. I kemi pasë do sene shumë t’mangëta. Ni [1] d’rrasë t’vogël, t’zezë, na e patën pru. Do fletore na i dânë përgjystë, lapsat përgjystë, kah ni [1] gomë. Qaty fillum. Megjithëse ka qenë fillimi, entuziazmi i madh për m’sim. Kanë qenë gjeneratat... kanë pasë aty t’moshave t’ndryshme se fillimi…

AH: Po…

AK: Jon’ regjistru edhe njerëzit, jo vetëm ato që e ofron shkolla po edhe ata qi jon’ kânë ma t’vjetër, kanë pasë dëshirë, m’susi i ka regjistru të gjithë. Fillimi ka qenë bukur i vështirë.

AH: Kush u kânë m’sus?

AK: M’susi i parë Nystret Begolli.

AH: Po…

AK: I Pejës. Ai ka jetu aty, ka banu n’fshatin tonë. Ni [1] kullë, i qujtun... ai i zoti i shpisë Zet Sejdija.

AH: Po.

AK: Ja ka l’shu odën.

AH: Ëhë…

AK: Atu ka banu m’susi. Bukën na e kanë caktu, secili ja kemi çu nga ni [1] ditë. Prindërit e kanë organizu ato edhe i kanë çu m’susit. M’susit ja kemi çu bukën, çka kemi pasë për veti.

AH: E a e kanë pasë problem prindët e tu për m’u shkollu ti?

AK: Jo, nuk ka... Jo, nuk ka... Ata na kanë çu me dëshirë.

AH: Ëhë…

AK: Me dëshirë na kanë çu n’atë kohë. K’shtu qi kom qenë unë edhe ni [1] djalë i axhës.

AH: Po…

AK: Hamit ja ka pasë emrin. Ai ka vdekë. Edhe v’llau Tahiri. Ai ma i madh se unë, po edhe ai... kemi fillu së bashku, gjithë. K’shtuqi me t’thanë t’drejtën masi i bâm’ disa hapa e fillum e... dikur pak u përmirësu, edhe do shoqata humanitare na ndihmojshin at’herë, na furnizun me tekste, fletore, me... me lapsa. Pak u përmirësu gjendja. Për ni [1] kohë t’shkurtër, ni [1] vjet e gjysë kem nej n’qat... aty, masandej jena dalë në ni [1] kullë t’fshatit. 

AH: Po…

AK: Na e l’shoi ai, Tahir Zeqiri. I zoti i shpisëna e l’shoi ni [1] kullë. I ka pasë tri [3] dhoma nalt edhe njâ [1] përdhesë k’shtu. Atu kena m’su katër [4] vite, deri e kem kry klasën e katër [4] fillore. Mandej kemi shku prej klasës katër [4] fillore, kemi shku në Runik k’tu. K’tu ka qenë ni [1] mejtep. At’here e qunin mejtep. Ma shumë m’sim fetarë ka qenë.

AH: Po, po.

AK: Mejtepi. Mandej u kthym. Nejse, na atu u vendosum si nxanës n’klasën e pestë [5]. Gjitha këto fshatra: Kllodërnicë, Runik, Kostorrc, e...

AH: A ka pasë shumë nxansa?

AK: Leçinë e... Ka pasë bukur shumë. N’atë fillim ka pasë. 

AH: E çka mësojshit ma shumë, çfarë landësh?

AK: Mësojshum matematikë, gjuhë shqipe, matematikë, gjeografi, histori, biologji. Botanika at’here u kânë. Botanika. T’gjitha landët. T’gjitha landët. Vizatim, edukatë fizike... T’gjitha qito çka m’sohet edhe tash gati edhe at’herë. Megjithëse me ni [1] plan ma t’reduktum, ni [1] plan ma t’shkurtum. U deshke, ish fillimi ish…

AH: Po…

AK: Eh, ajo ish gjendja e tanishme. Unë Luftën e Dytë [2] Botnore e maj n’men, jom kânë... katërdhetë e katërsh [44], dy [2] vjet... gjashtë[6] vjeçar jom kânë.

AH: Ëhë. A man n’men najsen?

AK: Maj n’men. E maj n’men... E maj n’men kur jon’ hi partizont.

AH: Po.

AK: ‘Partizon’ u thojshin atyne qi e shlirun vendin prej gjermonve, italjanëve, bullgarve. K’shtuqi at’herë u kânë... edhe k’ta ishin, edhe brigadat e Shqipnisë erdhën.

AH: Po…

AK: Se k’ta u murrën vesh, Jugosllavia me brigadat e Shqipnisë, qi me shliru venin bashkë.

AH: Po…

AK: E mandej Kosova me ju bashkangjitë Shqipnisë. Mirëpo ajo nuk ju doli. Ajo kur u shliru vendi, kur u kry lufta atyne u thanë, “Shkoni ju n’Shqipni se na merrum vesh.”. K’shtuqi ajo nuk ndodhi.

AH: Po.

AK: E banë ni [1]... e banë kta jugosllavët, e banë ni [1] mbledhje n’Prizren. I thirrën parinë. Kur i thirrën parinë, se unë tani u rrita, tani i kum... edhe ma mirë.

AH: I ke kuptu.

AK: I kom kuptu. Kur i kanë thirrë parinë, at’herë paria i kanë rrethu me tenka, me tenka me krejt, edhe kanë thanë qi s’jon’ ni [1] gisht, m’ju bashkangjitë Jugosllavisë.

AH: Aha.

AK: T’gjithë kemi me shku. K’shtuqi atu ju... ju ka imponu me dhunë.

AH: M’ju bashkangjitë.

AK: Dhe me, me... Edhe kanë dhanë si mendim bajagi me metë me… Mirëpo gjithë osht’ punu n’atë drejtimin komtar. Edhepse k’tu kanë pasë, na u ka dhânë ni [1] shkollë, po ajo shkollë gjithmonë ka qenë e percjellne, n’cenzurë. Besa nuk kem pasë fort t’drejtë n’punësime, nuk kem pasë t’drejtë n’pozita. Dikur u avansu Kushtetuta e shtadhetë e katërtës [74], u dhan’ pak do t’drejta ma shumë. Aty e kemi pasë ni [1] gjendje t’mirë. Tani edhe shkollimin. U çel fakullteti. At’herë veç lindi, lindi shkolla.... e bâni t’vetën.

AH: Po.

AK: Shkolla e bâni t’vetën. Megjithëse kemi pasë edhe at’herë udhëheqës, edhe ata kanë punu për çashtjet komtare ma shumë. Mirëpo erdh momenti tash... Prita, fatbardhësisht qi e prita edhe lirinë.

AH: Po.

AK: N’penzion. Gjitha qito ça… eh.

AH: E qysh u kânë sistemi i Jugosllavisë?

AK: Sistemi i Jugosllavisë me t’thânë t’drejtën, ai ka qenë ni [1] sistem... për ata qi kanë pasë lirinë e plotë nuk u kânë keq.

AH: Po…

AK: Po, na s’e kena pasë lirinë e plotë. Nuk i kem pasë t’drejtat tamon. S’kem pasë t’drejtë me... me përdorë flamurin komtar, s’ke pasë t’drejtë. Gjuha shqipe nuk u përdorë. Ma shumë serbisht ni kohë n’fillim.

AH: Ju keni m’su serbisht?

AK: Jo. Jo, na shqip kemi m’su, po administrata.

AH: Po.

AK: Ku u punu ma shumë, u punu n’gjuhën serbishte dej vonë. Po dikur u lirun do sene edhe hyni edhe gjuha shqipe n’administratën ku kish shqiptarë.

AH: Po.

AK: Shembull n’Kosovë e kom fjalën. E k’shtuqi kem pasë... kem pasë drejtat jo t’plota si popujt tjerë. Mirëpo gradualisht shkolla e bâni t’vetën, fakulltetet, puna e intelektualëve, puna e patriotëve, puna e udhëheqësisë, puna e gjitha gjeneratave qi kanë punu qe niqind [100] vjet m’u shlirue prej Serbie.

AH: Po.

AK: Ja arritën që... me luftën e mrâmë UÇK-ja ngriti zërin. Populli u bâ unik. Na qitën prej pune. Na erdhën na thanë ‘me nënshkru për Serbi ose me dalë prej pune’. Punëtorët gjithë nizëri, askush s’ka nënshkru për Serbinë. Aty-k’tu naj’o’, t’rrallë, edhe ata t’rrallë janë edhe u likuidu n’ni [1] formë.

AH: Po.

AK: N’ni [1] formë. Eh. K’shtuqi gjithë jon’ kânë t’përgatitun-ose vdekje ose liri.

AH: Po.

AK: U arrit kjo çka u arrit.

AH: Ëhë.

AK: Tash e kemi gjendjen n’dorë tona. Krejt varet prej neve.

AH: Po.

AK: Prej neve varet sa jem’ t’përgaditun si popull. Sa jem’ t’vetëdisum, sa po punojmë. Duhet m’u nisë prej familjes, secila familje me kontribu n’punën e vet, n’aftësitë e veta, n’ekonomi t’zhvillume, me mbajtë familjën. Ajo osht’ ndihmë e shtetit me i pagu tatimet shtetit, me pagu rrymën me kohë... tanat ato janë ndihmë e shtetit. Shteti menon për neve, po na duhet... edhe na jem pjesë qi e përmbajmë shtetin.

AH: E vërtetë.

AK: Me t’thanë t’drejtën une si penzioner e ní vetën t’knaqun edhe pse nashta me rrogë qaq t’mirë jo, po liria ôsht. Shkoj ku du, rri ku du. Me familje me tona. Nuk ndrroj diçka prej kërkujt. F’mitë jon’ t’lirë m’u shkollu, m’u punësu. Megjithëse, punë po shihet qi nuk ka punë t’mjaftueshme, po duhet m’u gjind’ edhe n’qito kushte çfare i kem’.

 AH: E at’herë punë a ka pasë kur ka kry dikush shkollë? 

AK: At’herë ka pasë punë. Kanë pasë punë se at’herë jon’ kânë ma pak t’kualifikum. K’shtuqi unë kur e kom kry shkollën... unë si e kom kry shkollën e kom pasë venin e punës se ka pasë nevojë n’arsim edhe meniherë jemi inkuadru.

AH: En’cilin vit e ki kry ti shkollën?

AK: Unë e kom kry n’vitin nimijë e nënqind e gjashtëdhetë e dy [1962].

AH: Po.

AK: E n’gjashtëdhetë e tretën-gjashtëdhetë e katërtën [63-64] jom hi n’punë.

AH: Po. Ku ja ke fillu ma s’pari?

AK: Ma s’pari punën ja kom fillu n’Dobrojë t’Madhe, n’komunën e Lipjanit.

AH: Po.

AK: Sepse na... N’atë kohë sistemi do familje i kishte si shënjestër.

AH: Po…

AK: Nuk i kishte n’sy për t’mirë. Si t’përjashtum prej sistemit pak a shumë. K’shtuqi une gjeta punë qatje se k’tu n’afërsi s’na lashin, e atje pata gjetë punë gati si n’mënyrë ilegale.

AH: Ëhë. Pse qysh u kânë?

AK: A?

A:H: Qysh u kânë ilegale?

AK: Ilegale se nuk... K’ta k’tu s’e dishin ku jam t’u punu. K’shtuqi dej u murr vesh ajo dikur ndërrun pak raportet. Erdhën do njerëz k’tu ma t’shkollun, k’tu.

AH: Po.

AK: N’komunën tonë. E ata tani i banë do lëshime.

AH: Po.

AK: At’herë nuk na k’qyrshin n’atë prizmën e t’përjashtumit, po na k’qyrshin si qytetarë.

AH: Po, si t’shkollum.

AK: Si t’shkollum, si intelektualë. Edhe fillova tani me punu n’Vojnikë. Prej Vojnikut, nji [1] vit e gjysë, prej Vojnikut kom ardhë n’fshatin tim n’Kllodërnicë. Aty kom punu nja tetë [8] vite. Shkolla u pavarësu se ka qenë paralele e ndâme e Turicevsit.

AH: Po.

AK: U pavarësu. At’herë kolektivi m’zgjodhën si krys detyre.

AH: Po.

AK: Eh. Aty kom udhëheq tetë [8] vite. Kena pasë suksese n’atë shkollë, kemi marrë pjesë n’gara, kemi marrë merita për nxansat tonë, kanë tregu sukses n’kuize t’ndryshme si n’gjuhë, matematikë, n’histori... n’tona këto kena marrë pjesë aktive. N’sport...

AH: Po.

AK: Gjitha këto.

AH: A u kânë kolektivi i madh? Sa ka pasë?

AK: Kolektivi i madh u kânë, dikun nja dy-tremdhetë [12-13] punëtorë.

AH: Po.

AK: Kur u bâ e pavarur dy-tremdhetë [12-13] puntorë, a n’fillim nuk u kânë... prej pesë-gjashtë [5-6] m’sus.

AH: E nxansa a ka pasë?

AK: Nxansa ka pasë...shtatëqind e pesëdhetë [750] n’atë kohë. Shtatëqind e pesëdhjetë [750] 

 nxansa aty ku kom punu si udhëheqës kanë qenë.

AH: Ëhë. E tani mas Kllodërnice?

AK: Mas Kllodërnices, me detyrë t’Bashkësisë t’Arsimit, at’herë m’patën... na dhanë për detyrë me ardhë n’Rudnik. Sepse ishte kolektivi i madh, ishte dygjuhësi.

AH: N’gjuhën shqipe edhe serbe.

AK: Po, n’gjuhën shqipe edhe serbe.

AH: Edhe serbë ka pasë?

AK: Edhe serbë ka pasë, po kur jom ardhë unë ka pasë ma pak serbë.

AH: Probleme s’ka pasë.

AK: Ah, kur jom shku… Jo, nuk ka pasë problem. Ka pasë aty k’tu probleme t’vogla, po ato u deshke me menquri me i zgjedhë.

AH: Tejkalu.

AK: Ishte koha e bukur, e nishme.

AH: Po.

AK: Eh. Se at’herë... K’tu kom kalu... Edhe k’tu tani tetë [8] vite k’tu si udhëheqës. Dy [2] mandate i kom... i kom majtë. Me t’thanë t’drejtën osht’ punu, osht’ punu. Edhe n’Kllodërnicë, edhe k’tu osht’ punu. Ka qenë kuadër i bukur, i mirë, ni [1] kuadër i pjekun. At’herë kem punu çka kem ditë e kem mujtë. Jena munu nxansin me m’su. Ju ka dhâ randësi t’madhe edukatës, ju ka dhâ randësi t’madhe përfshirjës t’femrave n’shkollë. N’fillim me vështirësi prindërit i kanë dërgu vajzat.

AH: Po.

AK: N’shkollë. Vetëdija ka qenë qaq e ultë edhe (s’kuptohet) masi s’kem pasë shtet tonin e... shkolla moti e k’shtuqi ajo ka ndiku. Mirëpo ma n’fund kanë qenë t’gjithë, si femra si mashkulli. Kush ka dashtë me m’su e me u shkollu...

AH: Po.

AK: E ka kry shkollën edhe... Eh...

AH: E mas Runikut?

AK: Mas Runikut kom shku n’çerdhe t’f’mive, n’çerdhe t’f’mive, “Drita” n’Skenderaj. Aty kom punu. Aty kom pasë pesë [5] edukatore, pesë-gjashtë [5-6] grupe t’nxansave, prej ni [1] viti deri gjashtë [6] vjeçar.

AH: Ëhë. Sa vjet je kânë aty?

AK: Aty kom qenë pesë [5] vjet para lufte edhe katër [4] vjet mas lufte. Prej atuhit kom dalë n’penzion.

AH: Po. N’cilin vit ke dalë n’penzion?

AK: N’dymijë e katërtën [2004]. N’dymijë e katërtën [2004] n’penzion jom dalë. Me thânë t’drejtën, a din, dikush mërzitet për me dalë n’penzion, po unë e kom ní si kënaqësi qi e kom mrri penzionin.

AH: Po.

AK: Edhe e dyta, kur jom kthy pak mrapa e kom pâ që puna ime ka pasë sukses ku kom qenë, edhe ajo m’ka mbajtë. Kom... kom plot fletë falenderimi prej Bashkësisë t’Arsimit. Edhe ata qi kanë pasë me m’kontrollu kom mirënjohje si punëtor i dalluar, si udhëheqës, edhe n’punë edhe n’arsim. K’shtuqi me t’thânë t’drejtën jom i kënaqun qi jom dalë ballëhapun e kom kry punë ashtu sa kom mujtë e kom ditë, me nder... edhe kit’ drejtim. Tash e gëzoj penzionin pedê dej kur po na lajnë (qesh).

AH: (Qesh) E n’cilën shkollë ke pasë ma me qef... k’shtu që e ke kry punën?

AK: Me thânë t’drejtën n’vendlindje gjithmonë osht’ ma... vendlindja osht’... t’obligon shumë ma shumë se bytin. Edhe gjithkun njeri profesionin e vet duhet me ushtru ku t’jenë. Po n’vendlindje kom pasë ma shumë angazhime se drejtorin e kanë pâ edhe si drejtor edhe si arsimtar edhe si udhëheqës politik.

AH: Po.

AK: Edhe gjithë e kanë pâ drejtorin si... si formë ni shteti t’vogël. Katuni e ka pasë vetëm shkollën at’herë.

AH: Po.

AK: Eh, k’shtu qi n’shkollë i kanë pasë sytë t’gjithë. Prindët, populli, t’gjithë. K’tu kena pasë valla, kena pasë me t’thanë t’drejtën angazhime t’mëdha. Harrova me t’tregu se masi dulum, n’detyrë kem, kanë punu m’susët e vjetër edhe me kurset analfabetike. N’kurset analfabetike kanë qenë at’herë k’ta t’rriturit.

AH: Po.

AK: Për me i aftësu shkrim-leximin u desht me i përfshi nëpër lagje. E m’susi mas pune u detyronte me shku lagje n’lagje e me i tubu ata kush ish i interesum. E bojshim regjistrimin. Vishin ni [1] javë ni [1] lagje, ni [1] javë ni [1] lagje, nëntë [9] lagje i kem pasë.

AH: A ka pasë interesim?

AK: Ka pasë interesim edhe i kem aftësu me ditë me shkru e me lexu gati t’gjithë qi kanë ardhë.

AH: N’Kllodërnicë?

AK: N’Kllodërnicë. M’kujtohët shumë mirë.

AH: E ti a ke shku?

AK: A?

AH: A ke shku ti?

AK: Po, edhe une kom shku. Edhe une. Po, po. Tânë, tânë kem pas’...

AH: Po.

AK: Detyrë... K’shtu detyrë, jo detyrë me na urdhënu dikush.

AH: Ju vet qi e keni bâ.

AK: Veç vet e kem organizu me bâ atë punë që mos me lânë askon qi osht’ i interesum analfabet.

AH: Po.

AK: K’shtuqi kem pasë edhe aty sukses n’atë drejtim. Dikur tani veç filloi gjonsisht puna. U banë do vite, u vetëdijsun njerëzit, shkojshim, i çojshim n’mënyrë t’rregullt nxansat edhe na s’kishim problem.

AH: Po.

AK: Eh.

AH: E k’tu n’Runik jeni dalë mas luftës?

AK: Jo, para lufte. K’tu jena dalë nja shtatë-tetë [7-8] vite para lufte, qashtu. E kem pasë si shpi. Na kanë... Na patën... N’luftë e patën kallë. Na patën kallë shpinë. Si gjithkund, po megjithë ja dulëm. Na nimun do shoqata qi erdhën k’tu, do vetë... E k’shtuqi i kemi bâ tash shpijat, ndërtim e tonat ato. Eh.

AH: Po. E naj rast k’shtu me ma tregu, najsen interesant me nxansa?

AK: Me nxansa ni [1] rast m’kujtohët qi m’ka metë k’shtu n’kujtesë.

AH: Po.

AK: Kur kom punu me ditarë n’dorë, atje n’Dobrajë t’Madhe, ni [1]nxanës e kish pasë epilepsinë, kjo t’fikt qi i bjen.

AH: Po, po.

AK: Epilepsi m’dokët quhet. E gjatë pushimit t’gjatë, kumeditë atje në f’mi edhe e kishin idhnu dikush prej f’mive edhe une hina n’klasë. Masi ja kom nisë me shenu orën... Ja kom nisë me shenu n’drrasë t’zezë edhe i kom njoftu çka kem për sot, atina i ka râ t’fiktë.

AH: Po.

AK: E une... Shkumonte nxansi. Râ ai n’pozitë t’keqe. E mora nxansin e qita n’tavolinë, e kërkova ujë shpejtë e shpejtë, ja lâva qafën, kryt pak. Mirëpo unë s’e kom ditë. Megjithëse për qata prindi duhet kur te çon f’minë duhet me i tregu t’gjitha t’metat edhe ato çka ka fëmiu. A e don’ me... a don’ me i bërtitë, a e don’ me i folë me t’mirë, si â, që ka qit’ mangësi f’mija qi me ditë. Eh, k’shtuqi aty e kom ni [1] kujtim t’fortë, k’shtu kesh prekë. Masi u këndell, m’tregun ata nxansat, jo tha, “Shok m’sus mos u mërzit”, tha, “se ky e ka... shpesh i bjen k’shtu.”, tha, “Kur te idhnon dikush, ky... meniherë i bjen.”. Shkumonte djali. Ja lâva aty e tonat aty, e murrum me ata nxansat, edhe ja dhash kuririn e dy nxansa, e çova n’shpi.

AH: Po. E tani prindët a t’kanë thânë najsen?

AK: Prindët, prindët m’falenderun. Erdhën t’nestrit m’falenderun. Thanë... për mbikëqyrje m’falenderun, “Për kujdesin qi e ke ndaj nxansit, ndaj fëmiut tonë. Na kanë tregu çfarë përpjekjesh ke bâ...”, gjitha ato.

AH: Po.

AK: Ky rast m’kujtohët, a dî, si rast.

AH: Po, që t’ka metë n’kujtesë.

AK: M’ka metë n’kujtesë edhe jom prekë shumë.

AH: Po.

AK: Masandej kem punu edhe n’aktivitete.

AH: Çfarë aktivitete?

AK: Nxansa, drama, kem përgaditë drama. N’atë kohë drama kem pergaditë. Kem përgaditë, e shfaqshum para prindëve. Prindëve u vike interesant, s’kishin pâ. Interesant kur u shfaqshin f’mija sa troha, për shembull, recitojke dramën, folke, recitojke n’formë dialogjësh mes veti. I zgjedhshum do skeqe interesante edhe ato i paraqitshim para prindëve. K’shtuqi për naj ditë t’shkollës, për naj solemnitet, për naj… I kishum do data t’caktune qi ishin për aktivitete. Mandej marrshum pjesë n’gara sportive. Lujshim futboll, volejboll... Gjitha këto i bojshum me nxons.

AH: Po. E gjatë luftës?

AK: Gjatë luftës...

AH: Shkolla qysh u kânë?

AK: Gjatë luftës na qitën. Gjatë luftës dej vonë e kem majtë shkollat nëpër oda. Nëpër oda, nëpër fshatra. Ku i kanë qitë prej shkolle, i kanë majtë nëpër fshatra, ku s’i kanë qitë, e i kanë majtë aty, po pa pagesë.

AH: Po.

AK: Pa pagesë. Se na dhanë... Definitivisht arsimi ke kundër planeve, programeve t’Serbisë. Edhe na i patëm planet tona, patëm vulat tona. Kosova Republikë edhe n’atë kohë. K’shtuqi kem punu n’mënyrë ilegale, dëftesat i kemi l’shu, se me na rr’xu na... na bojshin llom.

AH: Po.

AK: K’shtuqi kem punu n’qit formë, n’qit formë. Masandej kur kërsiti lufta n’kohë t’funit, at’herë u shpërndanë me nxansa me krejt. Gjatë kohës s’kem punu, jem’ largu. Si u kry lufta prapë e kena organizu. Domethanë arsimi e ka majtë gjallë shtetin e Kosovës edhe ka merita t’mëdha. Ka merita t’mëdha se nuk i ka shu gjeneratat. Se mos me punu, mos me punu pesë-gjashtë [5-6] vjet ni [1] komb osht’ humbje e madhe. Edhe jashta lufta kur ka kërsitë e madhe qi s’kena mujtë, se na... Edhe lufta ka fillu, na halâ kem punu me nxons. Jena kânë t’rrezikum.

AH: Po.

AK: Shpeshherë na kanë maltretu. I kanë maltretu arsimtarët shpeshherë.

AH: E çka ju bojshin?

AK: Po, i thirrshin n’pytje... I thirrshin n’pytje, “Pse s’po punoni me plane tona? Po punoni me plane t’Shqipnisë”, at’herë na thojshin, “S’pi pranoni shtetin serb.”. Po na prapseprapë, edhe gjithë ato vështirësi, na... na tonët kena punu me plane tonat. Na e ka marrë menja qi jon’ plane që e çojnë kombin tonë përpara.

AH: Po. E gjatë luftës ju?

AK: Gjatë luftës... Filloi lufta, u desht familja m’u shpërngulë, se ma s’pari ke qitu. Erdhën forcat prej tona anëve. Runiku, ku i sulmun, ken forca t’mëdha. Na u detyrum me l’shu, m’u largu atje ku kom qenë ma përpara, n’Terrnovë.

AH: Po.

AK: Te djali i vllaut atje kem nejt ni [1] kohë. Prej atuhi... Kem nejt disa ditë, mas disa ditve kemi shku se u bâ e pamundshme jeta ksajde, edhe u munum m’u strehu, shkum për Mitrovicë. Dikun me gjetë ven’ m’u strehu. Atje na orientun me shku n’Kçiq. Kena nejt tri [3] javë ditë. N’Kçiq kem nejt. Na kanë pritë mirë ata t’Kçiqit, na kanë l’shu venin me flejt, çka kishin përveti edhe për ne. Po na... Megjithëse na n’traktor, kishum marrë çka kishim mujt me marrë.

AH: Po.

AK: Eh. Masanej u kthym prapë k’tu. Prapë filloi ofenziva. Na ranë, na sulmun, na granatun. U desht prapë familjën me largu, m’i çu n’Izbicë. Na pat’ râ ni [1] granatë, kom kallxu edhe ma përpara, aty n’atë venin ku ishum. Po shpëtum. Fati, ymri...

AH: Po.

AK: Shkum n’Izbicë. N’Izbicë. Aty bujtum. Na lajmrun që k’tu do t’ketë ofenzivë t’nestrit aty. Ikum edhe shkum. Thanë me shku n’Tushilë, se n’Tushilë ô popullatë e madhe. U vendos. Shkum edhe qatu.

AH: Me familje tâne?

AK: Me familje. Me traktora. Na, e t’lagjes, e t’katunit... kush t’mujtum shkum. Do... do nuk shkun. Thanë, “N’Tushilë s’po lujna. Qitu.”. E qata tani... Kon e nxunën, t’nestrit i bonën masakër.

AH: Po.

AK: Eh. Masakra.

AH: E Izbicës.

AK: E Izbicës.

AH: Po. E ju tani n’Tushilë keni vazhdu?

AK: Na n’Tushilë kena nejt nja tri-katër [3-4] ditë. E aty mas nja tri-katër [3-4] dite jon’ ardhë forcat Serbe na kanë rrethu. E atë popullatë krejt e kanë përzenë prej Tushile. 

AH: E kah ju kanë çu?

AK: Traktorat... Na kanë tfillu... Rob e f’mi na kanë tfillu për Turiçevs, e burrat na kanë nda. Burrat na kanë nda ni [1] livadh. Aty kish pasë plot. I kishin pas’ nxanë do t’ri, i kishin pas’ lidhë me shamia t’kuqe përmas. Tragjedi e vërtetë. Eh... K’tu ka pasë edhe ushtri, edhe milici pej’ ktyne serbve. Aty kem... me thânë nja shtatëmdhetë [17] pleq. Na kanë lshu, kanë thanë, “Shkoni mas familjës.”. Jena ardhë. Familja jonë ish shku, n’Kllodërnicë ish vendosë. Te shpija s’kishin guxu nalt m’u ngjitë se kishin lajmëru si aty halâ janë forcat. Dikun ishin kon terhjekë, po ata ishin kâ halâ atu, forcat. Atë natë kem bujt n’shkollë, mas shkolle, tham’ qi ‘nuk ka ma tjerë forca.’. Jena shku n’shpi. Kem nej n’nifarë pozllami t’keq. Kish p’shtu do kashtë e do... n’mënyrë veç sa mos me kânë jashtë krejt. Atu kem nej nja katër-pesë [4-5] ditë. Prapë na kanë... Forcat serbe na kanë sulmu fshatin. Me na përzânë prej atuhi.

AH: Po.

AK: Edhe jena shku n’shkollë, n’Kllodërnicë. Ka pasë atu tana fshatrat t’tubum n’atë shkollë. Edhe mrena edhe jashtë, n’oborr. Dikush me traktora, dikush pa traktora, veç qatu kemi... jemi strehu. Jem ardhë tu... tu granatu, tu gju me pushkë, asi... Na kanë rrethu. Kur na kanë rrethu aty, na u kanë drejtu, “Kush ô udhëheqësi i këtij…”.

AH: Grupi…

AK: “… këtij poplli k’tu?”

AH: Po.

AK: Une kom çu qishtu dorën (e ngritë dorën), thashë, “Une jom udhëheqës.”, thashë, “Për kta krejt përgjegjna.”, tha, “Ni [1] fishek me ja gjetë tânve kém m’ju bâ batâre.”, thashë, “Na k’tu jem’ me familje, s’kem’ fishekë.”, thashë, “Për tânë garantoj që s’ka.”, “Ani kthev thuju pra...”, serbisht ai po m’thotë, “Kthev thuju gra, f’mi dê t’nisën për Turiçevc. Burrat le t’nalën n’oborr. Traktoristat te traktorat.”. U ktheva. E kryva atë porosi t’tyne edhe fillun rob e f’mi t’u qajtë për me dalë me shku. Burrat u danë. Une si kesh pi tina u ktheva qitu, ata... pej ktyne burrave ma ka bâ, “Ti çka po pret?”, thashë, “Une me kta”, tha, “Jo, me kta jo. Po hajt masi tek je udhëheqës i këtij katuni ti me dalë n’kry t’kolonës edhe me shku m’u paraqitë puntit Turiçevcit.”. Shkova dola n’krye kolonës kadaldalë. Tu shku kajshin th’mija, gratë. Burrat i nalën shumicën. Do pleq i l’shun, me thâ nja tre-katërmdhetë [3-14] t’atij grupit çka ishin fort pleq i l’shun me robnim. 

AH: E atyne burrave çka ju ka ndodhë?

AK: E aty... I kanë nalë aty tani i kanë marrë i kanë çu n’Turiçevc, prej Turiçevci i kanë çu n’Skenderaj, e n’Skenderaj i kanë majtë tri [3] ditë e i kanë rrehë. Rrehë i kanë përqefi. E kur i kanë l’shu... i kanë l’shu prej shpije, a din, me shku me dalë. Do çka jon’ shku për Polac, tu betoni i Polacit i kanë pushkatu.

AH: Po.

AK: Do n’rrugë tjera jun’ shpëtu. Atu ka pasë shumë... ka pasë bukur shumë. Na tani kemi shku n’Turiçevc. Kur kem mrri n’Turiçevc, ni [1] oficer me dy [2] ushtarë m’ka dalë përpara, “Prej kah po vini?”, thashë, “Jemi prej shkollës Kllodernicës.”. Ata e dishin... “E masi tek jini prej atjehi ju drejt për Shqipni keni me shku, me ecë.”. Unë ju kom thanë, serbisht thash, “Ku për Shqipni?”, “A din ku osht’ Shqipnia? Dyqind [200] kilometra i ka prej ktuhi.”, “Kem’ gra shtatzâna, kem’ f’mi, kem’ pleq, kem’ n’kolicë, t’paralizum. Masi e keni sosë me na qitë... keni mjete gjuna dej n’kufi.”. Kemi me shku edhe a ka mâ... E m’i kanë dhanë dy ushtarë. Kanë fillu me na qitë n’atë rrugën kryesore, atje kah mullini, kah Thaçt’ atu nifarë... Ti p’e din se e ke pasë trallën atu, ajo rruga qi shkon ka mahâlla e Thaçit.

AH: Po, po.

AK: Eh, kah xhamia atu hin, del te mullini. Atje kur jem shku me kolonë, kena kalu, ishin kâ kta paramilitart tu kallë e tu thy n’mahallë t’Thaçve. Kur e kanë pâ Kolonën kena kalu me thanë nja nizet [20] metra, nuk na kanë ngucë se i panë ushtart. E une gjithmonë tu e vrejtë çka po... qysh po sillën, mos po del najnjâ khâ. At’here jon’ zhdjergë dy [2]... dy [2] paramilitarë. Ja kanë nisë po i dajnë mashkujt, djemt dymdhetë [12] vjeç, tremdhetë [13]... pej dajnë. E une i kom thanë atina, thash, “A ki th’mi?”, tha, “Po.”, “Pashë th’minë...”, thashë,“kqyre tânë na kanë l’shu, kqyre ata pi’ nalin th’minë sa troha.”, thashë, “Une ma anej nuk eci pa u marrë vesh ti.”. E u shku ai ushtari. Vjen ni [1] ushtar prej tyne… njâni ka nej atu, njani u shku i ka hjekë ata th’mi prej dorës tyne, njâ tre-katërmdhetë [13-14] veç i ‘danë. I ka hjekë, i ka shti n’kolonë edhe u ka thanë, “Na jem’ përgjegjës, s’bon me’j prekë!”. Na kanë qitë dej n’xhade kryesore edhe na kanë thanë, “Drejt për Klinë me vazhdu atje tani na... Edhe njâ qi e l’shoni zhvagonin prej xhadje, jeni t’vramë!”. Çdo dyqind [200] metra ishte roja n’dy [2]... N’tana anët e tyne tu na përcjellë.

AH: Po…

AK: Kur shkum n’Klinë na dulën policia e Klinës. Me ta jena... tânë ata na kanë pri deri n’Volliagë, atje qi shkohët për... qi niset për Gjakovë. E na kanë thanë, “Atu ku tú nxan nata, qatu buni. Qitu nalnu. Mos ecni natën.”. Kemi nejt aty n’Valliagë, e kemi bâ ni [1] natë. Ftoftë. Dikush kish ni [1] qebe, dikush s’kish kurgjâ, dikush kallke naj zjerm. Krysore atë natë e kem kalu ftoftë... dej qëtu. Eh qishtu. Mandej t’nestrit u çum u nisum për Gjakovë. Na me traktora, bile mu ni [1] shoq m’hypi me gjithë th’minë, se i kisha tre [3] th’mi t’djalit, me plakën, me ni [1] re, dhe me qit’ çikë qitu. Na hipi n’traktor. Atje n’prokolicë e kish mushë pesëdhjetë e gjashtë [56] a shtatë [7], tha, “S’kom ku, viq qitu n’hekra n’mujshi me nej, n’llâstra.”. Qatu kemi nej. Jemi hipë atu me ta edhe jemi nisë për Gjakovë, e tuj e pritë kolonën. Shkojshum, shkojshum... e tu e pritë kolonën. Kur u afrum afër Gjakovës, dulën policia e Gjakovës, thanë, “Çka po pritni?”, “P’e presum kolonën. E kem mrapa.”, “Ecni...”, bile edhe na shajtën, “Ecni, çfarë kolone!”. Aty na kanë nisë për Prizren. Kur jena shku n’Landovicë, aty na ka nxâ prapë nata. Aty kem bâ edhe ni [1] natë, n’t’ftoftë. Bike… ftoftë... Nër ni [1] najllon u pshtollum kishe. Sa era... Pak me na rrokë... T’nesrit jena çue n’mëngjes. Traktoristat qi ken’ kanë pasë kapak mill, saça, tepsija... Qatu kemi pjekë, kanë pjekë kush ka mujtë kah ni [1] bukë.

AH: Po.

AK: Bukë nore, qi s’e harroj atë bukë, e nxehtë. Qitash me pasë ma kisha dashtë (qesh).

AH: (Qesh).

AK: At’herë edhe untë besa.

AH: Po…

AK: Me qat’ bukë kena... Na kanë nisë... Jon’ardhë e na kanë nisë për Shqipni. Qashtu hajt, hajt... Kur shkum n’kufi na e kanë nalë dokumentacionin. Kush kish dokumentacion, ‘qiti letërnjoftim, e qiti...’, krejt t’i nalshin. Dulum n’at’ anë, kur dulum n’at’ anë u gëzum. Ata na pritën mirë. K’tu t’Shqipnisë na pritën mirë. “Kah po vini? Ô erdhën Drenica, erdhën Drenica.”. K’shtu kishum nifarë përparësije si... si regjion i Kosovës.

AH: E pse?

AK: Sigurisht se Drenica ka luftu gjithmonë.

AH: Po (Qesh).

AK: E gjithmonë (qesh) u ní zâni i pushkës, gjithmonë n’Drenicë ka kërsitë. Qi kurrë armikut nuk i ka bâ ven’ t’rahatshum. Eh përqata. “Ô erdhën Drenica, erdhën Drenica...”. Na dulën shoqatat. Kish pasë atu shoqata t’jashtme, e t’Shqipnisë, e... Na kanë dhanë bukë e na kanë dhanë tana.

AH: Po.

AK: Edhe na kanë çu n’Kuks. N’Kuks e kishin bâ atu venin me shatora, me na vendosë n’shatora. N’shatora. U vendosum n’shatora shumë. Po une vendosa... Se ni [1] çikë t’djalit, e vogël, gjashtë [6] mujsh, ajo ish veç ka êp shpirt. Dishum kapak qi osht’ gjallë. Me kapak tamël, kapak... E murrum n’rrugë bile. Na dha ni... hinum tu ni [1] shpi na dha pak tamël. Me qat tamël qatu tu e majtë shpirtin. Une qat’ natë e bâna atu. Bile ni [1] i Suharekës ish kânë atu. E atu kena bujtë. T’nestrit jom shku për Tiranë. N’Tiranë na kanë vendosë. Edhe çikën e kanë marrë meniherë mjekt. Jon’ ardh t’Shqipnisë, e italian, e kanë kqyrë e na kanë pru ato krejt çka i duhen për f’mi t’vogël. Me atë djepin, e me ato rrobat e thmisë, e me krejt i kanë pru... edhe ushqim, e mbikqyrje, e ni [1] javë ditë i kanë nej gati. Pshtoi çika. Bile dikur e marrshin ato mjeket e Shqipnisë, e marrshin ngryk, e na kontrollojshin, thojshin, “A doni me na e falë qit’ çikë?”.

AH: (Qesh).

AK: Thashë, “Qy vete nânën e vet!”.

AH: (Qesh).

AK: “Une nuk vetna.”, (qesh), “Qy nâna e vet.”. Eh k’shtu qi atje patëm nejt. Dikur hini NATO-ja, u liru veni. Na thanë m’u kthy. Jom kthy vet se ata thojshin, “Mos shko nihere se osht’ veni i minum, bini n’mina.”. Po na me padurim pritshum m’u kthy qatu. E dishum qi t’kallun e shkrum e tona, po thojshum veç me shku n’aborr qatu ku jena kâ... nashtë.

AH: Ëhë.

AK: K’shtuqi erdhum.

AH: E sa ju ka ra me nejtë n’Shipni?

AK: Valla m’dokët... A kena nej tre [3]muj?

AH: Po.

AK: Tre [3] muj kena nej n’Shqipni. Atu erdhën gazetart... Se ishum ni [1] ndërtesë si kolektive, viç e ndame k’shtu sa për familje, as... Ishum nja gjashtëmdhetë [16] a tetëmdhetë [18] familje jena kânë n’ni fabrikë t’moçme, po qi e kishin adaptu ata pak. E atu... atu tani na kanë zgjedhë si familje se ishum na dy [2] pleq, ishin th’mija vogël, edhe ish çika. K’shtuqi si familje me tana gjeneratat. Do gazetarë gjermon na patën bâ ni [1] intervistë. Tha, “A bon me bâ ni[1] intervistë me ju bâ?”, “Po more, pse jo!”. Na vetën për khâ. Thashë, “Na çka jena ardhë khâ nihere pshtum, po atje kush u metë jon’ t’rrezikun edhe pej’ armikut, po edhe për bukë.”. Se nime veç u sos. Shumë kohë, gati dy [2] vite. Na dy [2] vite. Lufta ksajde ka zgjatë!

AH: Po.

AK: Eh k’shtuqi atje na pritën mirë. Na sigurun ushqimin, me hangër çka dojshum, tona t’mirat. Mjeku na kontrollonte. Gjitha ato t’mira. Na kanë pritë mirë. Jemi falenderus ndaj tyne, qi na kanë strehu ma s’pari.

AH: Po.

AK: Po edhe n’atë mundësinë e vet na kanë ndihmu.

AH: E tani kur u kthyt k’tu?

AK: Kur u kthym k’tu... çka m’u kthy! Krejt kallun! Shpijat e kallne! Ni [1] kohë pata nejt te ni [1] vlla n’Skenderaj, nuk i kish pa djegë shpija, pak po... Po tani erdhum e vendosum ni [1] shator qitu ku osht’ shpija. E vendosum ni [1] shator edhe nifarë âhri qatu e kum pasë t’bagëtive. Edhe ajo... ish pas kallë kulmi e këto, veç ish met zidi. Qatu e shtim’ ni [1] shporet sa me bâ do bukë gati, me bâ... (nuk kuptohet) k’tu n’shator. Na shumica n’shator kemi nejt, veç ajo reja me f’mi t’vegjël ka nejt qatu me f’mi t’vet. Edhe plaka me kit’ çikën. Na tjerët kush i pat mashkujt u dufke me flejt n’shator. At’here na erdhën ndihmat na nimun. Na dhanë bukën, ndihma k’shtu material ndërtimor, material ndërtimor. Mirëpo unë i pata n’atë kohë fatbardhësisht edhe djemt jashtë. Na nimun edhe atu ja nisum e kom maru qit’ shpi qitu qishtu. Tani u vendosum, e vazhdum jetën. Une tani u ktheva n’punë atje ku jom kânë.

AH: Po, n’çerdhe.

AK: N’çerdhe prapë deri n’dymijë e katrën [2004].

AH: E qysh ke gjendja n’çerdhe tani?

AK: Gjendja çerdhes? Çerdhja ish kâ e shkatrrume totalisht. Krejt i kishin marrë, me ato orenditë e me krejt e shkatrrume. E pa... e pa... e shkatrrume totalisht. E besa e kallne ni [1] pjesë. Mandej këto shoqatat e jashtme erdhën u konsulltun me mu se une... une si u ktheva çdohere aktiv atje për me bâ diçka për çerdhe. Ata na thanë, “A muni me fillu punën n’shator n’oborr t’çerdhës?”. Na prunën shatorin, na i prunën mjetet, na i prunën bukur do lojna t’thmive, do ditën, ato për natën i marrrshin th’mitë, veç ditën. E organizum punën si me kânë n’çerdhe.

AH: Po…

AK: A din, ato mundësitë tona. Secili grupin e vet. Me lodra, me tona ato. Atu kena nej nja tri-katër [3-4] javë ditë. Mirëpo ajo na ndihmoi se na e shpejtoi me na rregullu çerdhën. Mandej hymë n’objekt n’mënyrë solemne. E bâm ni [1]... Erdhën f’mitë, dham ni [1] program atu, besa para çerdhës, si gym. U gëzum gjithë punëtorët, th’mitë... Ken’ përfaqsus t’komunës, ken’ shoqatave, ken’ edhe ata [përfaqësues të shoqatave]. I falenderojmë se shoqatat na kanë nimu. Na kanë nimu, shumë na kanë nimu për th’mi. Na kanë pru, k’shtu përveç asaj, ata plus me hangër e me tonat, lojnat e... Tonat na i bishin për th’mi.

AH: Po…

AK: Eh bile kanë qenë do daneze, m’kujtohet do daneze kanë qenë. Dy daneze, ato na kanë nejt gati n’atë kohë, na kanë ndihmu.

AH: E k’tu shkolla n’Runik a nuk u kallë?

AK: Jo, shkolla n’Runik nuk u kallë. Shkolla n’Runik nuk ish kallë, po e kishin pa bâ râb. Kishin hy atu paramilitart, e ushtria, e... Edhe k’tu e kanë shkatrru, po masandej me pak punë k’tu u bâ nifarë meremeti i vogël. Masandej u maru qikjo shkollë, shkolla e re, veç ma vonë. Kjo shkolla e re u maru ma vonë. Edhe k’tu mas lufte menihere ka fillu mësimi normal.

AH: A ka pasë nxansa mas luftës?

AK: Po, po. Po, po jon’ kanë pak ma t’shpërndamë, po megjithatë po. Erdhën, u kthyn njerëzit. Qashtu me shpija e pa shpija qysh kanë mujt. Viç u kthyn njerëzit, ju kapën jetës edhe fillun... filloi jeta normale. Tash osht’... I kem punë qysh i kemi, mirë.

AH: E qysh tu dokke puna? Ma mirë n’çerdhe a si ishe drejtor k’shtu?

AK: Po shiqo, k’tu ka qenë angazhimi ma i madh. 

AH: Po.

AK: Se kena pasë shumë nxons k’tu. I kena pasë nimi e dy-treqin [1200-1300] nxons at’herë. Kolektivi ka qenë shtat’-tedhet’ [70-80] punëtorë.

AH: Ëhë.

AK: Angazhimi ka qenë tërëditor. Ka qenë punë e madhe. Kur kom qenë drejtor gati qi une kom udhëtu prej ktushi ni [1] orë e njëzet [20] minuta ni [1] drejtim, n’Terrnovë kur kom qenë përpara. K’shtuqi ka qenë mundim i madh, punë e madhe, angazhim i madh. U dashke për çdo problem me kânë aty, m’u gjind’, me përcjellë besa mësimin, me përcjellë punën. Kish kërkesa prej prindëve, kish kërkesa prej arsimtarëve, kish kërkesa prej nxanësve. U deshke ato m’i zgjedhë, m’ju... ashtu qysh ma marrke menja qi osht’ ma drejt e ma mirë. Megjithëse nuk kem pasë probleme t’mëdha. S’kem pasë. N’atë kohën e tedhetë e nishit [81], e kohën e demostratave, qatu kena pasë ma s’shumti probleme se…

AH: Çfarë problemesh? 

AK: Po probleme se na përcillshin, na përcillshin. Besa ish k’tu dygjuhësi. Serbët veç e panë që... e panë qi hini, hini pak atu u bâ ndâmja kolektivit, ndâmja nxanësve. Çdo problem ish i nishum.

AH: Po.

AK: Pikëpamje nacionale.

AH: Po.

AK: K’shtuqi, veç tu ju falenderu kolektivit, shqiptarve veçanërisht, edhe punës sime si me ni [1] përvojë t’gjatë, ja kena dalë me kalu edhe atë kohë t’vështirë edhe pa probleme t’mëdha.

AH: Ëhë. Tjetër najsen?

AK: S’po di edhe çka (qesh).

AH: Naj rast trego. Kur je kthy mas lufte kurgjo s’ke pasë, krejt u kon djegë?

AK: Jo, krejt, krejt. Beli valla, me libra, me…

AH: A ke pasë libra shumë?

AK: Kem pasë... Ni [1] blibliotekë bukur t’mirë e kom pasë se kom qenë arsimtar i gjuhës. M’ka interesu me lexu. I kom pasë ato librat qi e kom kry shkollën me to. E kom pasë historiat e kombit shqiptar, pjesa e parë, e dyta, fjalorin shqip-shqip. Kom pasë libra t’llojllojshme. Këto e kompletet e Naimit, Stero Spassen, Ndre Mjedës. Këto i kom pasë të gjitha kompletet. Po at’herë na rroku lufta, s’na bike edhe fort n’men edhe s’kishe ku me i çu, s’kishum. M’i bâjtë me vete s’mujshum. T’gjitha, me dokumentacione t’f’mive, t’mijat... krejt na u patën djegë. Po maslufte fatbardhësisht u gjinën. U gjinën nëpër arhiva, nëpër dikun... Ditart ishin pshtu pa u damtu, pa u djegë. E n’qato tani i kom kompletu dokumentacionin. U regjistrum. E k’shtuqi vazhdum punën.

AH: Po. E k’shtu çfarë jete bojshit përpara?

AK: Ma herët? Me t’thanë t’drejtën at’herë shumica e popullatës t’fshatrave jon’ marrë me bujqësi, me blegtori. Qito i kanë pasë xehet krysore. Vetëm ata që kanë qenë n’punë se tjerët... shumica e popullatës, nja shtadhetë për qind [70%], tedhetë për qind [80%] fshatrat ksajde edhe fshati im edhe përreth jon’ kânë me bujqësi, me blegtori. E kanë punu tokën, kanë mjellë misrin, grunin. Kanë punu, kanë majtë bagëtinë. Jon’ marrë me bagëti. Ushqimi ka qenë i thjeshtë, po ka qenë ushqim i…

AH: I shëndetshëm.

AK: Tamon si duhet…

AH: Po. I shëndetshëm.

AK: I shëndetshëm.

AH: Po.

AK: I ke pasë tâmlin, e ke pasë kosin, e ke pasë vetë e pulave, pulat. Tona me qito jena marrë. K’shtuqi at’herë bash qito smundje si tash nuk kanë qenë. Nashta ka pasë, po jo bash qishtu.

AH: E mjete për me punu tokën a keni pasë?

AK: Mjete për me punu? Mjete primitive, mjete. Dej vonë u kânë permena. Parmena. S’di n’qoftë se…

AH: Po, po.

AK: Parmena. Dikur dul pllugu me kije, me kuaj, qerre. A përpara kanë qenë qerret e drunit…

AH: Ëhë.

AK: … t’marune. Dikur dulën qerret e hekrit. Shkoi. Veç kapak, kapak, kohë mas kohe tu... tu përmirësu jeta, tu u bâ mjetet ma t’forta. Dikur u bâ edhe u zavensu... kuajt u zavensun me traktora.

AH: Po.

AK: Me pllugj, me prokolica. At’herë veç bujku e pat’ ma lehtë, ma lehtë. E përmirësoi gjendjen.

AH: K’shtu a e man n’men qysh e festojshit Shëngjergjin a naj festë?

AK: Eh, po. E festat e Bozhiqit. Festat e Bozhiqit edhe t’Shëngjergjit kanë qenë shumë interesante.

AH: Po. Qysh i keni festu?

AK: Festën e Bozhiqit... ma s’pari këto plakat na zishin grunë, na zishin kallamoq. Na bishin mas darke, besa e bojshum atë zjarrin e ngucshum, i qitshum dru n’oxhak edhe e ngucshum me ni [1] shtagë, thojshum, “Sa gaca qaq kanica t’dridhit.’, t’drithnit. E mandej na bishin arra mas darke, molla. Ka qenë ni... Fantastike ajo far’ kohe.

AH: E n’cilin muj e keni festu Bozhiqin?

AK: Bozhiqin n’janar. N’janar, n’janar e kena festu. Tani Shëngjergjin... Kur dalke Shëngjergji ka qenë shumë fantastike. Shëngjergji. E përgaditshum, i çojshum gjanë herët...

AH: Po.

AK: Lujshum. Mandej kur vishum gratë, nânat tona na bojshin sillën gati, flija. Atë ditë e dâjshin t’posaqme, si ditë Shingjergji. Mandej ngjitshum shelqe nëpër muri.

AH: Po.

AK: Përveç atyne bojshum... dalshum f’mija lujshum. Çikat n’atë t’vetën, na djemtë lujshum lojnat tona. K’shtuqi ish ditë madhështore. Sigurisht asaj i kanë dhânë rëndësi se u nxe koha, pak ma e mirë.

AH: Po, si fillimvit.

AK: Si fillimvit.

AH: Po.

AK: Edhe k’shtuqi u kânë Shingjergji shumë i… e kanë majtë, e kena majtë.

AH: E tash, sot?

AK: Tash pak jon’ zbehë, pak jon’ zbehë këto sene. Megjithëse ruhën halâ traditat, po pak jon’ zbehë. E ka bâ t’vetën teknologjia, e kanë bâ t’vetën do sene tjera. Jon’ rrokë njerëzit mas pune, mas shkolle, mas jete, mas... K’shtuqi jon’ zbehë ato. Megjithëse shënohen, shënohen.

AH: E tjera festa përveç ktyne dyjave?

AK: Festat e Bajramit, Bajramit. Këto festat fetare.

AH: Çka bojshi për Bajram?

AK: Për Bajram? Për Bajram pleqtë, kush shkojke n’xhami, shkojshum qat’ ditë me falë…

AH: Bajramin.

AK: Bajramin. Vishum... Atë ditë për Bajram qitshin tanat t’mirat. Tu fillu prej gjellnav t’ndryshme, mish, pite, omëlsina. Ma përpara kena shti bukë simite. Bukë simite. Ato i shtishin plakat se vallahi i vike era n’derë t’oborrit me hi i vike era bukë simite.

AH: (Qesh).

AK: (Qesh) Ato qinrojshin bukur, tri-katër ditë [3-4] ditë hankshum veç bukë simite. Qishtu. Ka qenë jetë... jetë e mirë. Edhe ajo ka qenë jetë e mirë. Kanë qenë njerëzit t’knaqun se kanë qenë tânë gati, përafërsisht, ni [1] gjendje t’njejtë. Ajo ka qenë... dashuria ka qenë ma e madhe se tani për njâni-tjetrin. Humanizmi ka qenë ma i madh. Se n’qoftë se dikush e niske ni [1] shpi n’katun, gjithë shkojshin i nimojshin. Dikush ja bojke argâtin, dikush ja bajke qeremidet, dikush i nimojke me zidu, dikush... Domethanë qi humanizmi ka qenë n’nivelin e duhur atje për njëri-tjetrin.

AH: Ty a t’kanë nimu për shpi? (qesh)

AK: Për shpi? M’kanë nimu, qysh jo. Edhe mu atje n’katun m’kanë nimu për shpi.

AH: A po? (qesh)

AK: Po, po. Dikush, naj kojshi, e naj mik, e naj qishtu. Qysh jo. Tanë e kem përjetu atë nihmë.

AH: E dasmat qysh i bojshit at’herë?

AK: Dasmat? Me t’thanë t’drejtën une kom mrri dasmën... Ma s’pari me kali…

AH: A po?

AK: …i kanë marrë nuset. Po. Grun e mixhës, mixha e ka marrë me kali. Ni [1] duvak mlutë, n’kali.

AH: E n’çfarë veshje?

AK: N’veshë, n’veshë t’nusisë. N’atë kohë n’veshë t’Drenicës.

AH: Po.

AK: N’veshë t’Drenicës.

AH: Ëhë.

AK: N’veshë t’Drenicës, veç duvakun e qitën edhe qashtu me duvak e kanë pru. Dikur e lan kalin ja nisën me kerre. Kerret e mlume me qylyma, me sexhâda. Atu pâja e nusës qi e kish maru, tash i qitke mi kerr m’i pâ, m’i hidisë, m’i dekuru kerrin. Edhe ka qenë shumë interesant. Shkojshim me marrë nusën, shkojshin dy-tre [2-3] bulla, jo si tash pesëdhjetë [50] gra. Po at’here dy-tre [2-3] bulla edhe ni [1] djalosh. Veç une bile jom kânë n’dy-tre [2-3] vena, na kanë çu kur jom kânë i vogël. E maj n’men si sot, si bullak. Bullak na qujshin. Po na knojshin, çikat na knojshin. Kur shkojshum na knojshin. I knojshin bullaqinat, e i knojshin atë djalin, bullin qi shkojke. Eh k’shtuqi, m’kujtohet. Ka qenë vallahi ni [1] jetë bukur, e lezetshme. Edhe pse ka qenë k’shtu e thjeshtë, po ka qenë k’shtu e mirë.

AH: E tani mas…

AK: Masandej.... Dulën tash kerret, dul ma moderne tash. Çikat po njoftohen vet, po e zgjedhin fatin e juv’ vet. Edhe ma mirë, veç me mujtë ju sa ma me qillu me mujtë shumë mirë. Mos m’u gut’, me kry ma s’pari shkollën. Me zgjedhë atâ qi ta merr menja qi munësh me jetu me to, me zgjedhë akrânin e vet njeri se gjithmonë pasqyra osht’ e mirë se duhet me kqyrë n’dy ant’. Me kqyrë vetën edhe me kqyrë për atâ qi shkon.

AH: Ëhë (qesh).

AK: (Qesh) N’dy ant’. K’shtuqi, tash osht’ pak ma ndryshe. N’daqt ma mirë, e ma moderne, me kerre, e me...

AH: E ty cila t’pëlqen ma shumë? A at’herë qysh jon’ bâ a tash?

AK: Vallahi, at’herë ka qenë ma mirë për mu. Zahere jom m’su n’atë kohë se unë e kom kalu... shumicën e viteve i kom kalu n’atë kohë. Edhe tash ô mirë, po tash po. Po edhe tash edhe at’herë jon’ kânë standartet e ndryshme. At’herë ma pak e tash ka shumë. Shembull, tash dikush e bon dasmën, i thërret pesqin’ [500] vetë, i çon n’hotel. Kâ mundësi, kâ mundësi, kâ pare boll, edhe e bon dasmën. E ky tjetri duhet m’i planifiku sa munet me mrri. E bon qatu me familje t’vet. Dikush besa thërret pak ma gjon, dikush e kufizon sa i ka mundsitë. Eh, edhe ajo osht’ n’rregull.

AH: E sa je kânë n’shkollë tu punu a u martojshin t’ri, çikat?

AK: Sa jena kânë at’herë deri vonë e kanë dhâ prindët.

AH: Po.

AK: Dej vonë. Po dikur ja nisën, veç ja nisën m’u shkollue, me kontaktue. Ma t’lira femnat e ma mirë, ma mirë. Se tash e zgjedhë, e sheh fatin e vet, e zgjedhë. S’munesh me fajsu as bâbën as nânën. E ke zgjedhë për qefi, n’rregull osht’. Edhe bâba e nâna po duhet m’u pajtu, edhe pajtojnë. Eh at’herë valla, at’herë ka qenë pak nryshe. Ta ka nxâ bâba, t’ka thâ familja. I ka pëlqy miku, e kanë... Çikën mesiguri e ka pâ dikush.

AH: Po.

AK: K’shtuqi ose naj i njofshum ose dikush. Eh qishtu.

AH: E a ka ndodhë masi u martu me shku n’shkollë çika?

AK: Masi u martu?

AH: Po.

AK: Ka pasë raste, veç t’rralla. Ka pasë qi e kanë lanë n’gjysë, ka pasë raste e ka vazhdu shkollën e mesme, a fakulltetin, a. Ka pasë raste veç t’ralla jon’ ato, ato raste jon’ t’rralla.

AH: Po.

AK: T’rralla. Eh... m’u kujtun do përjetime! Pesëdhjetë e gjashtën [56] sistemi i atëhershëm jugosllav, e veçmas Aleksandër Rankoviqi, ka qenë përmi si ministër i mrenshëm. Ai qiti urdhën qi m’i mledhë armët n’Kosovë, veçmas n’Kosovë. Veçanarisht na dâjti veç neve n’Kosovë. K’shtuqi u bâ aksioni i pushkve. Na i thirrshin prindët, axhallarët, t’rriturit edhe i kërkojshin armë. Dikujt i kërkojshin pushkë, dikujt i kërkojshin pistole, dikujt diçka tjetër veç krysore t’gjithë i përfshijshin n’atë akcion.

AH: Po.

AK: K’shtuqi edhe mu m’i murrën dy [2] mixhallart edhe vllaun. Vllaun mas ni [1] nate e lshun, kurse dy [2] mixhallart i nalën tri [3] ditë. Natën tuj qitë n’t’ftoftë, ishte dimën, borë, n’ftoftë edhe tuj rrehë. E ditën i shtishin n’podrum mos m’i pâ tjert. K’shtuqi unë u detyrova... Nâna m’porositi m’ju çu do bukë. Tri [3] ditë pa ngrânë! Shkova, si i ri. Ishin kânë dy [2] policë para dere. U afrova. “Çka po don?”, thashë, “Du me ardhë...”, une shqip ata serbisht, thashë, “Jom ardhë me ja pru bukën.”. E zgata çantën qi me ditë. E u afru njâni. Kom mendu... Mendova qi po ma merr bukën m’ja dhanë, ma dha ni [1] shpullë t’mirë qi kurrë s’e harroj. Edhe unë si i ri e përjetova atë akcion.

AH: E çka ndodhi tani?

AK: Masandej u afrova rrêj... Ata shkun hinën mrena, unë u afrova rrêj dritarës podrumit, e thirra n’emën, dhe ja l’shova…

AH: Bukën.

AK: … bukën atu edhe eca n’shpi. Shkova. Nâna m’tha, “Çka ki n’faqe?”, thashë, “Vallahi, ma kanë dhânë ni [1] shpullë”, thashë, “ni [1] polic, se krejt m’u ka zdritë kah jom ardhë. Dritë sytë m’kanë qitë.”. E kâjti nâna kur m’pâ ashtu. Kâjti, vallaj.

AH: E sa i kanë majtë ata aty?

AK: I kanë majtë tri [3] ditë a katër [4]. Masandej jom shku edhe niherë për s’dytë me ja’u çu bukën. E kanë lshu njânin mixhë. Njâni ka dalë përpara se tha... shkoj ja bi... Ai iku, s’u râ n’dorë hiç.

AH: Ëhë…

AK: E njâni met atu. Shkova m’ja çu bukën mas tri-katër [3-4] ditë tjera. Kur shkova atâ e lshun. E lshun. Z’bâni lazum atu, po kah erdha u nal për nevojë edhe une ktheva kryt p’i shiqoj, kopâqa vred, krejt zi!

AH: Ëhë, e kanë rrehë.

AK: E kanë... qi e kanë rrehë. Thashë, “Mixhë, çka u bâ ashtu?!” – thashë. Tha... Bile, ma shploi, shpalosi kopaqën tha, “Qe na kanë rrehë, na kanë sos.”. Pleh i zi e kishin pa bâ! Ka qenë akcion vërtetë i hatashëm, i trishtushum. Ju shtinën frikë njerëzve. Dikush besa ka pasë raste qi jon’ ikë edhe për shtete t’jashtme. N’Shqipni. Na zakonisht e kishum Shqipninë me gjetë shpëtim.

AH: Po.

AK: Kanë ikë dy-tre [2-3] vetë prej Kllodernice, pej Kostorrci, qi i di unë qi i kom njoftë. Edhe sot e atë ditë e kanë edhe familjen. Ata dikush u dekë, e dikush osht’ gjallë. K’shtuqi, prej torturave tyne... domethanë se ai pushtet ka qenë i instalum edhe na kanë pasë n’shënjestër si shqiptarë. Çdo gjâ me na bâ, çka osht’ e mundun, vetëm e vetëm me na shpërngulë prej Kosove, edhe me pru kolonë qysh i kanë pru. Se kta krejt kta çka jon’ n’Kosovë, serbët, kta jon’ t’ardhun. Asnjâ nuk janë vendas t’ktuhit. Gjithë i kanë pru pi… E kanë popullzu k’tu qi me bâ atë barazpeshë, se k’tu u kanë niqind përqind [100%] gati shiptarë, nodhetë e nânë për qind [99%] shiptarë ka qenë Kosova. Po ata për me popullu e kanë, ju ka dhâ krali at’here u ka dhâ toka, u ka dhânë... shpija ju ka maru. Shpijat i ka shti... shiptart i ka shti m’ja maru shpijat kolonve. K’shtuqi ka qenë vërtetë. M’kujtohet. Këto jon’ t’pashlyshme për mu.

AH: E naj tjetër rast?

AK: Rasti tjetër osht’ no’dhetë e tretën [93] kur veç filloi Jugosllavia m’u prishë. K’tu tash murrën pretekst që me na çarmatosë. Edhe ni [1] rast, niherë erdhën, nodhetë e tretën[93], kah dhetë [10] ora, ni [1] ekspeditë pej niqin [100] policëve serbë. Jon’ ardhë na kanë hi nëpër familje kah shtatë-tetë [7-8] milicë e dhetë [10], e qysh jon’... kon e kanë gjetë do i kanë rrehë, nja katër [4] a pesë [5] i kanë rrehë qaty për qaty. I kanë rrehë. Dovê na kanë marrë me veti. Mu, e mixhën, e ni [1] djalë t’vllaut, e... na kanë marrë me veti. Na i kanë rrehë do djem t’ri. Bile kur i kanë pru te tenkat ishin shkumu tu i rrehë, ishin çartë th’mija pi tute. E kom kërku atâ qi ô udhëheqës i atina. I kom thânë, “Kqyre bre lshoni th’minë se na i tranut th’minë. Qe na po vimë. Ju na murrt, qe na po vimë. K’ta çka po ju bâjnë? Kta armë s’kanë, gjâ jo. F’mi jon’, lshoni!”. Megjithëse m’ka râ me ni [1]... atë shlemin e kresë, ni [1] polic. Po megjithatë jom i lumtur qi mujta me folë edhe me pshtu qata f’mi. Neve na çunë atje. Kur na çunë atje…

AH: Ku ju kanë çu juve?

AK: Na kanë çu n’Mitrovicë, n’sekretariat. N’sekretariat edhe n’gjyq mejherë.

AH: Po.

AK: N’sekretariat atje na i murën deklaratat treve [3]. Une, mixha, edhe ni [1] djalë i vllaut. Mixha e ka pasë emrin Halit, ky tjetri e ka Fetah, unë Ajet. Mixha jem, e ai nipi, nip i jem. K’shtu qi na çunë atje na murën deklaratat. Na vetën për thmi. I kallxoi ai djali i vllaut qi i ka dhetë [10] thmi. Ky tjetri tetëmdhetë [18], mixha i kish me tri [3] gra.

AH: Po.

AK: Kur hyna unë ma s’pari m’pyti për..., “A i kanë qita thmi kta a veç e kanë deklaru?”, thashë, “Jo, i kanë se ky i ka pasë tri [3] gra”, ai djali, “t’ri e kanë martu.”. E kena pasë farën e familjës, jon’ martu me kohë si i ri edhe i ka dhetë [10] th’mi. Ton gjallë i ka. “Ti sa i ki?”, thashë, “Une nân’ [9].”. Ata u habitën edhe p’i thotë asaj daktolografes, “Kqyr, kqyr... shkolla e Zubin Potokut s’i kâ, e k’ta veç tre [3], thmi ni [1] paralele thmi e kanë vetun!”.

AH: (Qesh)

AK: K’shtuqi edhe ata pak pi... pi urrejtjës. Edhe ajo i vrante. Edhe ajo i vinte ron. Kur i rrëfenin se i kem kaq thmi.

AH: E çka ndodhi tani?

AK: Ndodhi... Na denun. Dikon me pare, dikon me kusht, e na denun.

AH: E ty sa t’denun?

AK: Qato armë qi naj gjetën, na denun (kollitet) me kusht ni [1] vjet mos me bâ gjâ, po na denun me pare. Dikush pesëqin [500] euro, dikush pesëqind [500]...

AH: Marka.

AK: Marka. Dikush treqin [300], e qashtu na denun. Varet prej atu çka na kishin gjetë. Na i gjetën do llovaçka, do pishtole, do qiso (kollitet). Na lshun, erdhum n’shpi. Veç ajo ka qenë vërtetë trazim i krejt lagjes, jo veç i familjës sime, mirëpo i krejt lagjës. Do na i patën rrehë... ni [1] plak, e na patën rrehë do t’ri. I patën sakatu. Do t’ri ikën. Do t’ri si e gjetun, ikën. Besa ju flugën m’i nxanë, po nom hinën n’mal.

AH: Nuk i nxanën.

AK: Nuk mujtën m’i nxânë.

AH: E tani a jon’ kthy?

AK: Po, po. Masi jon’ shku ekspedita…

AH: Po.

AK: … jon’ terhjekë pî lagje, ata jon’ kthy n’shpi. Këto kanë qenë ngjarjet qi i kom përjetu, qi kurrë s’um hekën pej menve. Kur m’bjen n’men çfarë situatash kem përjetu, trupi tash m’rrënqethet për at’herë.

AH: Po. E k’shtu, gjuhën serbishte ku e ke m’su?

AK: Gjuhën serbishte edhe n’shkollë e kena pasë si landë. Po atu kem m’su ma shumë teori se k’shtu me folë. E kom ditë kapak, po kapak. Kur kem shku at’herë u kânë shërbimi ushtarak i detyrushum. Nizet [20] vjet, si i bojshe nizet [20] vjet ta çojshin thirrjen, u dashke me shku. Jemi shku ushtarë, aty s’kem... aty s’kem pasë, veç me nej me shqiptarë qi je taku, se s’ke pasë t’drejtë as me folë besa kur jena kânë n’detyra. As shqip s’ke pasë drejtë, veç serbisht. Atu tani tu na m’su ata eprorët. U deshke me m’su qysh i thojnë bukës, qysh atu, e qysh atu, ushtrimet e pushkës e shtishin ata vet. K’shtuqi, gradualisht e pata m’su sa m’u marrë vesh. Jo qaq mirë, po me marrë vesh po. K’shtuqi edhe atu kena pasë probleme. Edhe atu jena kânë... n’shënjestër si shqiptarë jena kânë. Do çka jon’ kânë t’shkollun jena kânë t’përcjellun.

AH: Ëhë.

AK: … t’përcjellun. S’na kanë besu. Aspak s’na kanë besu. Epror kena pasë shqiptar veç naj rezervist, naj desetar, nuk ki pasë oficera. Oficerat e shumtë jon’ kânë serb. Tetëdhetë përqind [80%] n’Jugosllavi kanë qenë serbë, sllovenë, kroatë, pak malazezë, maqedonë, qashtu veç shumica jon’ kânë oficera serbë. Po na kanë urrejtë, u pajke ajo urrejtja, sjelljet e tyne, n’bisedë me ta.

AH: E n’çfarë veni je kânë ushtar?

AK: Ushtar n’Benkofc, n’Dalmaci tre [3]muj’ ditë. Atu kena kry kit’ parapërgatitjen pak si fillestar. Ushtrimet e para t’i qujm’.

AH: Po.

AK: E masanej na kanë çu, na kanë dâ sipas njisive. Mu m’kanë çu n’njësinë e topgjive. Atu na qitshin ushtrime, na msojshin. Atu kom pasë fat qi vërtetë disha, disha shumë sene. K’shtuqi, m’patën caktu edhe si krysorë atu me gju me shejë, me top si ‘nishangji’ i thojshin ata. Kom pasë edhe zavensin, e kom pasë tre-katër [3-4] vetë se ata u deshke topi me qitë, m’i kurdisë, m’i hidisë. K’shtuqi edhe atu, n’qat drejtim kom qenë... Po megjithatë atu ish ni [1] përvojë, ni [1] përvojë bukur e madhe e jetës. Edhe ushtar ish nifarë rregulli, ish nifarë disipline. Ishin do sene qi mujke njeri m’i pa qi... pak jon’ t’nevojshme, jon’ t’nevojshme edhe për çdo njerin. Je ma i përgaditun për jetë. K’shtuqi na ka vy, edhe gjatë luftës ajo na ka shërby. Na ka shërby edhe gjatë luftës se kemi ditë pak ni [1] strategji pak, sadokudo e kemi ditë ka munet me t’ardhë armiku, kah munet me t’sulmu armiku, ku munet... qysh munësh me pshtu, cili ven’, cili drejtim osht’ i... (nuk kuptohet) qi me ikë popullata, mos m’i qitë n’pritë. K’shtuqi, edhe ato na kanë shërby se kena pasë edhe djem tânë qi jon’ m’su atje për oficera. T’rrallë kanë qenë, po kanë qenë do edhe ata tani i kanë... Jon’ kânë t’inkuadrum n’UÇK, n’UÇK. Edhe ata kanë udhëheqë me UÇK n’disa vena. K’shtuqi kanë dhanë kontributin e vet n’atë drejtim.

AH: Ëhë. E sa ke nejt n’ushtri ti?

AK: Nizet [20] muj kom nejt, kom nejt n’ushtri. Nizet e dy [22] muj u kânë, po pa u kry zbriti nizet [20] muj’. Nizet e dy [22] muj i kena pasë me nej, nizet [20] muj kena qenë, niherë jom kânë n’pushim.

AH: Sa u kânë pushimi?

AK: Pesëmdhetë [15] ditë. Dy [2] javë ditë i ke pasë me udhë e me krejt.

AH: A je kânë i martum ti at’herë?

AK: At’herë, jo. Jo, at’herë s’jom kânë i martum, veç jom ardhë. E kom pasë nânën, i kom pasë vllaznit…

AH: Po.

AK: … axhallart. Jena kânë nizet e pesë [25] familje, jena kânë bashkë n’atë kohë.

AH: Po.

AK: Eh.

AH: E naj rast n’ushtri?

AK: Naj rast n’ushtri? Me t’thânë drejtën atu kemi pasë raste, kemi pasë raste se na shqiptarët jemi kânë pak t’përcjellun edhe t’njekun. Besa ata pak do, do oficerë e kishin atë mllefin e urrejtjes. Tash çka mujke, kish mundësi me t’... pak me t’dhanë ma shumë punë, e pak me t’shti me punu ma shumë, e pak me t’qitë n’roje ma shumë. I kish ato mundësitë e veta. Megjithëse dikurna u mësum. Dikur i mësum do t’drejta çka i kishim, qi thojshin qi i kem t’drejta, po i anashkalojshin ato t’drejta. Ata kur t’kishin qef me t’grahë…

AH: Po.

AK: … t’grashin n’atë formën e vet. Pa u hetu. Qi ka tendencë, a din, u munojshin, po ajo u pajke. Shembull, i angazhojke veç shqiptarët kur vishin t’ri qi s’e dike asni fjalë serbisht. Ni [1] javë ditë a dhetë [10] ditë me ribâtë mas darke. Edhe e kryjke atje, gjithë ditën i angazhun, edhe vike dej n’dymdhetë [12] s’e lâshin me flejt tu i pastru pasânet.

AH: Po.

AK: E megjithëse ai... Aty ishte reni, radha, qysh vike radha. U deshke m’i qitë tre [3] ushtarë, katër [4] ushtarë atje. T’lajmrojke, “Filani ô sot”.

AH: Tu fshi, tu la.

AK: Tu fshi, tu la. Aty e ka për detyrë. Ajo ish n’rregull për tânë. Po tu na atë rregull s’e përfillshin diku-diku, megjithëse dikur u detyrum. Unë isha... Si ushtar i vjetër u detyrova ta marr ni [1] përgjegjësi. Me thânë drejtën edhe me hi ni [1]... ni [1] përgjegjësi kogja t’madhe se s’disha qysh po m’del, po m’u dhimsën ata shqiptarë. Ni [1] javë ditë tu i pâ tu ribâtë. “Çka po boni k’tu për ditë?”, “Vallahi, po na çojnë.”. At’herë jom shku te oficeri bashkë me atë desetar që ish…

AH: Ëhë…

AK: … qi i caktonte ata. E atu kena... ju kom spjegu. “Pse je ardhë?”, “Jom ardhë për qita, për qita. Ky m’ka shkru n’raport për qita, po une vet kom dashtë me ardhë tu ti edhe me ta spjegu qishtu osht’ gjendja. Une kom menu qi n’ushtri osht’ drejtë, po ju k’tu s’pi përfillshit t’drejtat për tânë. K’tu po çaloni. A viç qi s’po dinë serbisht a?”. K’shtuqi, atu ndikoi valla pozitivisht tu ata. Mâ nuk i kanë qitë. Megjithëse nashta naj rast tjetër, viç unë çka i kom pâ qatu, qit rast kom intervenu, po atu kom pasë sukses. Megjithëse tani na prunën, na i çunë teshat. Kur erdh vakti m’u lshu ish gzim i madh me ardhë prej shpije. Na i çunë teshat familjet. Tu na pak ma dobët, tesha ma t’dobta. Ata vishin me tesha ma t’mira. Pak ma t’dallum valla ishim me thânë drejtën. Po kur vishum prej shpisë s’ishum... s’isha ngusht.

AH: Po.

AK: (Qesh) Çfarëdo. K’shtu erdhum n’shpi, na pritën familja mirë, edhe e krym qat obligim që u deshke. Ish e detyrushme, s’kishe qare.

AH: A u kânë edhe najkush tjetër i familjës tâne ushtar?

AK: Po, u kânë mixha qi kallxojke se unë s’e... s’e maj n’men kur u kânë ai. Kallxojke qi u kânë ushtar. Vllaznia jon’ kânë, dy [2] ushtarë, e njâni u kânë n’Sarajevë, njani n’Malibor. Une jom kânë ushtar n’Bosnje, n’Banjellugë shumicën e kohës. Qishtu me radhë te tânë. Tanë e kanë përjetu kit gjendje çka po t’tregoj une, tânë e kanë përjetu.

AH: Po.

AK: Eh.

AH: E tash çka bon? Kohën e lirë qysh e kalon?

AK: Kohën e lirë? Me t’thânë drejtën une dal, kapak rri me shokë se e kom pak si orar. Mas mëngjesit dal pak freskohna, bisedoj me shokë, rri me shokë, edhe lexoj libra. Gazetën e marr kajher’ kur kom mundësi se k’tu s’po na vjen tash... se s’pe binë k’tu. K’shtuqi, kom libra t’llojllojshme. Libra që dalin t’reja i marr, i lexoj, i shfletoj. Qe bile ni [1] arsimtar qi ka qenë k’tu tu punu e ka shkru për Runik. Ka shkru për fshatra, Kostorrc, Kllodërnicë, Leçinë, për kit’ regjion. Edhe e përshkrun Runikun qi osht’ shumë i vjetër. Runiku osht’ shumë i vjetër, e ka ni [1] alfabet, alfabet t’vetin at’herë qi u shkru.

AH: Po a?

AK: Qi jon’ gjin’ nëpër... se k’tu arkeologët kanë gjurmu, këto artifaktet, ti e din çka jon’.

AH: Po, po.

AK: Plotë jon’ gjetë n’Runik qi i kanë... i kanë çu.

AH: A e man n’men ti najher’?

AK: Po qysh jo! Po qysh jo! I maj n’men qi kanë punu arkeologët k’tu me javë të tëra.

AH: Ani?

AK: Kanë gërmu. I kanë marrë ato pjesët çka kanë gjetë.

AH: A jon’ kânë shqiptarë?

AK: Jo, jo veç t’jashtum. Serbë, sllovenë...

AH: Po.

AK: Veç ka pasë. K’shtu qi osht’ Runiku... osht’ me ni [1] traditë t’vjetër. Ka pasë shkollën shqipe t’parë. Ka pasë edhe n’kohë t’Serbisë shkollë tonë. N’kohë t’Serbisë t’vjetër. Pa u çelë shkolla shqipe k’tu, viç at’herë kanë qenë t’detyrum me m’su veç serbisht. Ki plot. Babgjyshi yt e ka kry shkollën serbisht.

AH: Po.

AK: N’kohë t’Jugosllavisë qysh e di unë.

AH: Ëhë.

AK: Mixha jem e shumë tjerë t’Kllodërnicës e kanë kry shkollën n’Turiçevc veç n’gjuhën serbishte. At’herë s’ka pasë shqip. Eh.