Ajmane Bajraktari

Intervistuar nga: Anduena Halilaj

Nondhetë [90] i kum ba. Nashta kam edhe ma tepër, tybe n’difsha, nja nondhetë [90] vjet po...

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

04.03.2018

Lokacioni i intervistës

Polac

Vendi i lindjës

Polac

Tranksriptimi

AH: Qysh e ki emrin?

AB: Ajmane.

AH: E mbiemrin?

AB: Bajraktari.

AH: Sa vjet i ki?

AB: Nondhetë [90] i kum ba. Nashta kam edhe ma tepër, tybe n’difsha, nja nondhetë [90] vjet po.

AH: E ku ke lind?

AB: Kum lind n’Polac.

AH: Sa motra e sa vllazni a?

AB: Tri [3] motra jena kanë, nȋ [1] vlla.

AH: Po.

AB: Vllau mu ka vra n’luftë.

AH: Po... 

AB: Nânën e bâbën, m’kanë dekë moti. Une jam rritë me qat’ vlla, me qato dy [2] motra.Vllavin ma kanë vra n’luftë.

AH: N’cilën luftë ta kanë vra?

AB: N’qit luftën… qitash qikjo që u kanë.

AH: E fundit?

AB: E fundit.

AH: Po.

AB: Edhe jom rritë çikë, kum hjek boll. N’luftë t’Shabanit çka kena hjekë na… Zoti bâft rahmêt.

AH: Shaban Polluzhës a?

AB: Shaban Polluzhës. Mehmet Gradicën dajë e kum pasë.

AH: Po a?

AB: Po. A ja ke ni zânin?

AH: Po, kum lexu për tâ.

AB: Jena kanë s’di sa rob nȋ [1] shpi, u ardhë ai komandanti dej n’derë… tetmdhetë [18] çika jena kanë qaty. 

AH: Po... 

AB: Vishin ato partizânkat na thojshin, “Hajde, me ju veshë edhe juve, hajde!”.

AH: Çka me ju veshë? Për ushtri a?

AB: Për ushtri. Ta qesim kapuçin, ta qesim k’to...  pushkën. Na ikshim, hyshim mrena. Kur erdh komandanti i madh dej n’derë, i tham’, “Kqyre po dojnë me na marrë… kjo partizânka, me na veshë... ”, tha, “Ja-a, nuk guxojnë se kena hangër bukë shumë k’tu.”. Sa kena mujt me gatu, me dhânë bukë n’dy magje… çika janë kanë.

AH: Po... 

AB: Motra jeme u kanë aty n’atë shpi t’vet tu gatu me motër teme, na tu dhânë bukë. Tha “Jo.” komandanti, “S’guxojnë kush me ju prekë!” Ai dalke, kur vishin partizânkat aty. Kur erdh njo [1] s’ka... thotë “Hajde!”, Ja ngjiti nȋ [1] çikës për krahi me qitë, ja nisi çika po kanë. “Mos kâj”, i tha, “se ta shti alltinë n’fyt.”. Ai komandanti ish kanë n’oborr përjashtë. Kur u kthye i briti ati shkaut, e qiti. Kena nejt gjashtë [6] javë qaty n’qat luftë. Si kriske topi, u dridhke shpia thujse ti shpia po rrxohet. E jon’ ardhë qashtu kanë nêj e na kanë qitë natën… n’pikë nate prej atyhit nëpër borë, nëpër shi e nëpër pluma... 

AH: Po.

AB: Na vishin plumat si kokrrat e kallamoqit. Prej ktuhit e na kanë çue n’tjetër katun, n’pikë nate, nëpër borë, rrxu e çue. Kur jena shku aty, ish kanë nȋ [1] shpi hiç e bâme meremêt, veç kulmin. Sa mujke ai njeri me bajtë dru me naj qit midis shpije me dhezë zjarm, e me na pru do bukë se s’kena pasë me hangër. Tani kur jon’ ardhë do, s’di u kanë njo [1]...  nifarë Asim Lusha, si Mehmet Gradica. Ai u ardhë u râ n’dorë... n’dorë t’ktynve... ktynve partizanve.

AH: Po.

AB: E ju ka thanë, “Hajt bimi ti tut’ sa vetë i kije?”. U shku ai i ka marrë pesëmdhetë [15] shqiptarë n’mal që janë kanë, tont’… a e din ‘ballista’ u thojshin, e i ka pru i ka dorzue aty. N’dymdhetë [12] t’natës i kanë qitë i kanë bâ batâre përreth shpije. Na qaty tânë, veç kur i kanë kërsân vuuu. Kur janë hi k’tu, na kanë qitë neve, u vranë shkijet, u gërvalltshin shkijet. Na kanë kapë, na kanë qitë natën prej atyhit… jena nisë jena shku tjetër katun. Tani kur jena ardhë na, na kanë kthy prej atyhit, krejt xhenâzet i kena gjetë qaty. Vishin e i kqyrshin, ja vnojshin shêj’, dikush djalë e dikush vlla... Allahi bâftë rahmêt çka kena pâe! Kur u vra Mehmet Gradica e Shaban Polluzha, ata janë kanë nȋ [1] kohë... se ata… ai Mehmet Gradica i ka pasë teshat e hekrit krejt edhe shishirin t’hekrit, atij s’ja ka lânë plumi shêj’.

AH: Jo a?

AB: Ja, ja. U kanë n’hallshum, veç asht, edhe me dy [2] dur’ i çilke bumet… me dham’… me dy [2] dur’ i çilke. Sa mujke me qitë bume me e lshue frontin që ja’u kanë qitë k’ta partizant. Tre rêna… kur janë dalë prej atyhit janë hi me nȋ [1] shpi, tana n’qat shpi ja kanë gjujt topin asaj shpije e i ka râ trena, që u k’put... Qaty e kanë vrâ Mehmetin… Shabanin manej e kanë vra. Mehmetin qaty, se Mehmetit s’ja ka lânë shêj’ se i ka pasë teshat e hekrit. Po m’dokët po e shoh prej ktuhit deri k’tu me atë shishirin (tregon me dorë).

AH: A e ke pâ ti a?

AB: Po qysh se kum pâ more!

AH: Me tesha?

AB: Me tesha e me t’veshun, bumet knej e knej e knej krah e qafe…

AH: E Shaban Polluzhën a e ke pâ?

AB: E kum pâ. Ai ma i vogël u kanë, ma i vogël e ma i n’hallshum. Mehmet Gradica… Allahi bâftë rahmêt qysh u kanë. Tani kur jena kthy i kena gjetë xhenâzet aty, vishin e i marrshin dikush t’vet’t. Kena nêj edhe gjashtë [6] javë qaty e janë kthye për ditë partizant… janë ardhë e t’na kanë hi e t’na kanë qitë. Jena ardhë na me nȋ motër teme, n’Tërstenik e kum pasë motrën, prej lufte nëpër prroj e nëpër ujë deri qëtu (tregon me dorë). Kur jena ardhë te bâba jem n’Polac, se kum gjetë as bâbën as nânën, ishin shkue nȋ [1] tjetër shpi me nejt, që jon’ ikë prej lufte. Ai bâba jem tani ju ka thane, “I kum pasë dy [2] çika n’luftë n’Tërstenik, aty mu kanë vra qatje. Nuk i kom gjallë.”.

AH: Për juve a?

AB: Për neve… une me motër teme. Tani dikush na ka pâ që jena ardhë te shpija e bâbës tem, shpija mshelë, veç dy [2] qenë i ka pasë, i kanë kallxue bâbës têm që ‘t’kanë ardhë thmija’… ai… i ka râ t’ligë bâbës tem se ai smutë, e ka nij që luftë n’Tërstenik e janë pre si gjâja ‘e ku janë pshtue çikat e mia?!’. Vllaun e kum pasë non’ [9] vjet me veti, qat vlla. 

AH: E qysh pshtut ju?

AB: Na pshtun. Na pshtoi dê qaj komandanti... 

AH: Po... 

AB: Qaj na pshtoi. Na përcjelli na tha, “Ecni!”. Jena nisë tana na prej Tërstenikut deri n’Polac, nëpër ujë e nëpër borë... 

AH: Te bâba?

AB: Me ardhë te bâba. Kur jena ardhë, shpija mshelë, veç dy qentë ishin kanë. Ai bâba jem tani… si me shku qitasht n’Kuçishtë qatje, e i kanë thane, “T’kanë ardhë thmija.”, “Ku bre?”, thotë, “Po aty lufta qȋ u bâ n’Tërstenik… jon’ mytë gjinja si gjâja e ku janë pshtue f’mijtë?!”, “Vallai po.” [i tregojnë]. Tani neve na ka marrë njâ [1] te opshtina e Polacit, at’here ‘opshtinë’ i thojshim, sikur qitasht qȋ p’i thojmë ambullantë.

AH: Po.

AB: E na ka marrë na ka çue te bâba aty, n’atë katunin atje.

AH: Po.

AB: Kur jena ardhë na, po na vesin, p’i thojmë tanat. Tani jena ardhë prej atyhit n’shpi t’bâbës tem… kur jena ardhë as s’kena gjetë sen n’dyjâ, kurgjo e lumit Zot, veç qata dy qentë lidhun. Tani janë ardhë prej atjehit partizantë jon’ ardhë, e hishin e dilshin… partizani si hyke n’derë ta ngjitke kap për krahi. Sa çikat i kanë marrë… Allahi bâftë rahmêt! 

AH: E çka ju kanë bo atynve çikave? Çka ju kanë bo?

AB: Po i kanë veshë. I kanë marrë me veti.

AH: Për me i çu me luftu?!

AB: Ata partizant, a bollista… k’ta tont’ u thojshin ‘bollista’. E tani neve na pshtoi buka… qi hangrën shumë bukë n’atë shpi. 

AH: Që ju keni bo bukë ju?

AB: Qi’ kena gatue. Sa mujshum me motër teme n’dy [2] magje kena gatue t’grujta e t’kallamojta... Ata hankshin. Aj komandanti tha, “K’to… s’guxojnë me ju prekë...”. 

AH: Po.

AB: “se k’tu kena hangër shumë bukë.”. Na ka pshtu qaty. Mehmet Gradicën valla po m’dokët qȋ po e shoh, oh Zot i gzuem… me rrake knej e knej me tesha t’hekrit, kapuçin, shishirin… (Nuk kuptohet), i çilke bumet me dhamë, me dy dur’ e bum e bum e...  a Shabanin e kanë vra ma përpara. Edhe jena ardhë taj… kena nêj na qaty s’di sa... gjashtë [6] javë. Tani kur jena ardhë k’tu te bâba s’kemi gjetë kurgjo, veç bâbën e nânën… qat vlla non’ [9] vjet me veti… Allahi bâftë rahmêt. Edhe n’kit luftën, n’kët’ mâ pat me na farue krejt. Mehmet Gradica e Shaban Polluzha, tânë... Vallai vishin partizant, oh Zot o Zot! Vallai si ja ngjitshin çikës a grave t’reja, paj t’qitshin fare… t’shtishin me t’hallakât. Si ja kanë ngjitë nȋ [1] grujës, e kish pasë… (nuk kuptohet) pare. Ajo vllavin e kish pasë jashtë… t’ja ka ngjitë asaj gruje ta ka qitë sa atje, britke gruja sa mujke, britke, adaleti qȋ u kanë… Allahi bâftë rahmêt! Veç kena hjekë, qȋ kum thanë ‘kurrë s’harrohet’. Prej lufte, prej kijameti, prej... Vallai si kriske topi n’at’anë si n’qat shpat, vuuu dej n’derë t’shpisë. Vishin… kur u vranë partizant prej fronit (nuk kuptohet), çka po gërvalltshin shkijet, po t’tmerrojshin! E t’i mush’shin, t’i qitshin n’sâje e n’kerre, i ngarkojshin t’gjallë… britshin. Na ikshim hyshim qatje e u mshefshmi, po vishin e na kapshin. Kur jena pshtu qaty na pa na marrë, Allahi bâftë rahmêt! Nja dy [2] a tri [3] i kanë marrë, çika. Neve na pshtoi qaj komandanti, shka ish kanë veç… (nuk kuptohet). Kur erdh komandanti i thamë, “Kqyre, po dojnë me na marrë… me na qitë me na veshë.”, tha, “Ja-a, s’guxon kërkush.”. Rrike n’derë me pushkë, “K’tu s’guxon me ju prekë anjo se kena hângër bukë shumë. Ça kanë gatu k’tu… sa kena mujtë me hangër.”. Qaj na ka pshtu, po thuj ti kur na ka thânë, “Shkoni tash n’mujshi te bâba e te nana…”! Ku me shku… nëpër ujë e nëpër prroje deri k’tu?! [deri në gjunj] Na gjujshin përmas shkijet… ô beso brê vishin plumat, veç u dashke m’u gërrbâv, bojshin fjuuu. U gërrbavshmi. Kur po na rrokin, kur po na rrokin... Tani mas lufte jam martu jam ardhë qitu, mas lufte... 

AH: Sa vjet je martu?

AB: Tetëmdhetë [18] vjet.

AH: A ke bâ dasëm?

AB: Kanë bâ darsëm k’ta. Po, po…

AH: E kanagjegj?

AB: Edhe kanagjegj pak bâba jem se t’vetëm.  

AH: E hajt kallxom qysh e ka bâ kanagjegjin për ty?

AB: Qashtu ka bâ… i ka marrë bijat e tanat, na kanë tubue. Motra m’ka veshë, m’ka bâ gati e... 

AH: Çfarë veshje?

AB: Pshallak. Ktynehere pshallak.

AH: Ku e keni bo pshallakun?

AB: Ku e keni pasë?! Tash e kena hjekë.

AH: Ku e keni bo? N’vek a po?

AB: N’vek. Ça kum marue une n’vek çika jeme... 

AH: Hajt kallxom, çka ke punu?

AB: Ça kum punu n’vek a?

AH: Po.

AB: Kum punue boll. Kum maru pëlhurë... 

AH: Po... 

AB: Kum maru zavjaqa, kum maru pshallakë, kum maru zhguna qetfor, kum marue dysheka qetfor… nuk ka ditë kush qëtu kur jom ardhë, jashta une, me maru qetfor. Ato duhet me katër [4] leq. Qishtu.

AH: Po... 

AB: Kum maru boll. Taj kur jom ardhë k’tu, tetmdhetë [18] vjeç, jom ardhë me dasëm. Kanë bâ dasëm. Edhe bâba jem bâni kanagjegj, i mur bijat e tanat, qishtu. Kur jom ardhë i kum gjetë gjashtëmdhetë [16] rob qitu. Vet i kum majtë, me dur’ t’mia.

AH: Hine n’magje meniherë a?

AB: A?

AH: N’magje je hi meniherë?

AB: U n’magje… n’magje me gatue, me lâe, me shpërlâe… gjashtëmdhetë [16] rob qito dur’ i kanë majtë. Dy [2] plaka i kum gjetë.

AH: Kush janë kanë ato plaka? Vjehrra edhe... 

AB: Vjehrra edhe gruja e mixhës. Qishtu. Kum hjekë boll… Allah Allah! Tani mas lufte, masi u martova, m’diq bâba, mêt nâna veç me vlla. Vllavi i ri, dy [2] vjet tani m’ka nêjt ushtar vllavi, nâna vetëm veç me nȋ [1] çikë t’vllavit tri [3] vjeç. As s’kisha vakt me shkue… se k’tu kallabllak, kush me i majtë e kush me i kqyrë e... Kum hjekë boll. Me punu ça kum punue une...  katër [4] çika i kum qezit me qito dur’ t’mia, qȋ i kum maru vet, me durt e mia.

AH: Çikave tua a?

AB: T’kunatave. Çikë at’herë s’kum pasë, t’kunatave.

AH: E ça ju ke marue?

AB: Ju kum marue pëlhurë, ju kum maru zavjaqa, ju kum maru pshallakë, ju kum maru dyshekë at’herë se u dufke me i maru se s’i ke pasë me i ble. Qështu me i punu vet, me ên pëlhurë e me qitë. Kur e qitsha me ên pëlhurën, katërdhet’ [40] kalema u dufke me i lidhë e me i ngre ato fije qështu me anej me mlue e me anej me mlue, vetëm, pa ma prekë kërkush {Ilustron me duar}. Kurrë s’kum ên as s’kum mlu… kur jom ardhë qitu mu ka duf për kunata.

AH: E pse ato s’punojshin?

AB: Pse s’dishin.Vet me i mlue, vet tanat… krejt... vet me e ngre vekun.

AH: E a u sillshin kunatat mirë me ty? A e çojshe mirë me kunata?

AB: Po, kunatat mirë. Tani u qiezun, u martun e shkuen. T’katra [4] që i kum qeizu vet. Jon’ qeizu… vallai me ka dy [2] seksâna janë shkue… me qito durt e mia. Kqyre kur i marrsha k’tu, se ti s’di qysh merret, nëpër leq me nisë vekun… me burrë têm i marrsha, i thojsha, “Ungju ti qaty”, une ja ndajsha fijet ai mi dhâke, une i shtisha e i marrsha fijet, e nreqsha, e t’nesrit me nisë vekun me lidhë e m’i hi me maru. E çka kum hjekë une çika jeme, ato me t’i kallxu tanat... 

AH: Po une qato po kam qef m’i ditë.

AB: Tanat qështu. Vallai… njo [1] rrenë s’e kije.

AH: E di.

AB: Veç tanat qëto që i kum përdorë une… me qito dur’ t’mija.

AH: E n’tokë a keni punu… k’shtu nëpër ara?

AB: Po qysh s’kena punu!

AH: Hajt kallxom qysh keni punu?

AB: Kena herrë deri na u bajshin durt si rapû, kena korrë me drapën, kena lidhë dúj, kena bajtë me krahë. Tani kur vijke lamit… me fshi n’oborr…. u dufke me e pre bârin e me glirë me e bâ si qito (tregon dyshemenë), me shtrue. Kena fshi me kuaj, kena fshi me kije… u dufke me i ngre kijet, tana u rr’xojshim nëpër duj, na shkelshin kijet e për okolla... tani u dufke me hjekë kashtën e me hjekë grunin e me i bâ tanat qito. Tanat qito që i kum punue n’jetë teme… qȋ veç me dhânë shpirt. Edhe kena korrë, kena lidhë duj, kena fshi, kena majtë gjâ, kena majtë lopë, kena majtë dhênë, kena majtë bullica, kena hjekë pleh sa kena mujtë. Me pasë kolicën qitash...  për dofar’ lesesh… i dhashin dy [2] druna, ja qitsha dy [2] drrâsa, me qato ka s’di sa lese pleh i bâjshim, se s’ka vetë kërkush - u dashtë me punu. Tash tanat… jena ma e mirë. S’ke pasë bre çika jeme… kur u çojshe m’i shti bukt’ u dufke me çprushë oxhakun, qikaq nȋ [1] gashtë zjerm, e hisha nëpër grâzhd t’lopës e gjâjsha nȋ [1] grusht kashtë e tuj frye, fry, fry… me qitë flakën me dhezë e me i shti bukt’. Tash tanat kollaj. Tash ujt’ e vokt, maqina me i lâ teshat, maqina me i lâ entë. U duhke me qata me i fry me dhezë zjermin.

Kur vijke Ramazani na çojshin me korrë. Prej are mu dufke… mâ si qitash qȋ janë gjinushëm, na gatuej, çikat, têt’ [8] bukë, non’ [9] bukë t’gryta a ka tri [3] tepsija për darkë… tu bajke shkrum (nuk kuptohet), se s’ka vetë kërkush. Tani kur jom ardhë k’tu e kum lâe… n’rekë s’na kanë lânë, veç te bunari me nxjerrë me kofe ujë, me lâ me shpërla. Teshat e gjashtëmdhetë [16] robve mu ka duf vet me i lâ se s’mi ka lâ kush. Kur i kom lânë ato tani e kum rrokë edhe gjân e bashqillakun, nȋ [1] âhër e gjâ. Pasha Zotin s’na ka nxjerrë kush verë e dimën, as… durt e mia… tani u ngrike konopi, m’i thejke gishtat mrena. Tash nȋ [1] lopë me pasë prej ktuhi shllâfin mrena. Tash jeta ma e mirë, për lezet. At’herë kena hjekë ma shumë, veç me t’dalë shpirti. Kemi hjekë boll. Për luftë a?! Allahi bâftë rahmêt! U gërvalltshin shkijet, vishin partizânkat t’kapshin kap, “Hajde, hajde!”, tani thojke, “Krisi pushka, krisi petica, po lufton Mehmet Gradica. Hajdi edhe ju me vnu kapuçin, me ta qitë pushkën.”. E na kajshum, britshim, kajshum, veç qaj shka na ka pshtu, qaj komandanti… se neve po me na hupë për pesqin [500] vjet. As s’kish ditë kush, as bâbë as nânë se ku jena… qishtu, tanat. Vallai as s’ke pâ… s’ke pâ njeri t’lem shqiptar kun, jashta shkije. Sikur bubrrecat. Gjujshin përmas, vishin plumat, veç u dufke me u gërrbâv’, ‘ô gërrbavnu, ô gërrbavnu!’. U rrxojshim nëpër borë. Kjo kâmë sharrojke, tanat, kem hjekë boll. Kum hjekë çikë, kum hjekë grue. Dy [2] lufta i zateta, tanat qështu. Edhe me gjâ jena kanë, jena shkue me lopë, me dhên e… nëpër mal e nëpër lluga, na i hank’ke xegrri e na hupshin nëpër male e u dufke me i lypë. Na i nxanke polari, çka kena hjekë… tanat kjo jetë. 

AH: A ti dilshe me lopë a?

AB: A?

AH: A edhe ti dilshe me lopë?

AB: Me lôpë?

AH: Po.

AB: Po. Jam rritë me lôpë.

AH: A edhe k’tu kur je ardhë te burri a?

AB: Jo, jo. Çikë kur jom kanë se jo, kur jom ardhë te burri jo. Kur jom ardhë te burri, fmij ke i rujke. 

AH: E çfarë pun’sh bojshe k’tu?

AB: A?

AH: Kur je ardhë, kur je martu, çfarë pun’sh?

AB: Kum punu a?

AH: Po.

AB: Qitu a?

AH: Po.

AB: I kum majtë gjashtëdhetë [16] rob, kum gatu, kum lâ tesha, kum lâ te bunari se n’rekë s’na lashin me shkue. 

AH: E pse s’ju lashin?

AB: Pse s’na lashin se janë kanë at’herë qashtu gjinja t’mërzim. Tanat i kum punue. Kena korrë, kena herrë, kena fshie... 

AH: E me çka korrshit?

AB: Me drapën. Me drapën kena korrë, kena lidhë dujë, kena bajtë me krahë… (nuk kuptohet). Vishim qitu e bâjshim lamën qitu, dej e hjekshim atë grumëll na nxâke nata. Kâjke f’mija qatje, s’kishe qare pa i punu qito, tana qëto... 

AH: E sa fmij i ki?

AB: Une i kum pasë tri [3] çika e dy [2] djem. M’kanë dekë dy [2]. 

AH: N’luftë a?

AB: Jo brê. Qitash.

AH: Aha.

AB: Djali i madh i ka bâ nimdhetë [11] vjet, qe nimdhetë [11] vjet. Ky tjetri gjashtë [6] vjet i ka bâ. Tri [3] çika i kom, qita dy [2] djem, katër [4] i ka ai djali i madh. Jeta jeme qështu. A po don?!

AH: Po. Qëto po du m’i ditë une.

AB: A?

AH: Qëto po du m’i ditë. 

AB: Eh! Kum hjekë boll. Tash po duhet... Mirë edhe k’ta djemtë, mirë tân’… edhe çikat i kom, mirë tân’ rahat janë. Vet kum hjekë boll, mërziat pa m’u ndâ kurrë. Vllaun e hastretit me gjithë djalë t’madh ma kanë vra n’luftë. Valla n’shpi njo ka njo i kanë qitë i kanë bâ batâre. E ka lânë djali i vllaut nusën shtatë [7] vjet, me nȋ [1] çikë e me nȋ [1] djalë. Tash janë rritë thmija, djali n’fakultet n’Prishtinë edhe n’punë, edhe çika n’fakultet. Vllai i hastretit… ma kanë vra n’luftë. Tanat… kum përcjellë boll. Tana lufta e Shabanit… Allah Allah! Kanë marrë bâbën tem e kanë lidhë m’i qit m’i bâ batare. Tremdhetë [13] vetë i kanë nguju mi kullë... 

AH: N’çfarë kulle?

AB: N’shpi dy [2] kat. 

AH: Po... 

AB: I kanë çue me i bâ batâre. N’dymdhetë [12] t’natës jon’ hi i marrshin ka njo ka njo i qitshin e i vrajshin. Qit njo - vraj, qit njo - vraj... Bâba jem ô met ma i mrami. Kur u hye ai partizani ja ka bo, “Çu n’kamë!”. U çu bâba jem e ka deshë shokën, se kush u çojke e hiqke, nȋ shêj’ e lanke, a setrën a shokën a... ja ka nisë bâba jem me deshë shokën, me lânë shêj’… kur u hi komandanti n’derë ka thanë, “Çka po don?!”, po thotë, “Pe lâ edhe une qët’ shêj’.” – thojke, “Jo, ungju aty se du me t’vetë…”. E vetë bâbën tem, ai e ka ditë guhën shkinisht… s’ka pasë me ditë guhën shkinisht si bâba jem, edhe krejt i vjetër u kanë... 

AH: E ku e ka pasë msu?

AB: A?

AH: Ku e ka msu ai?

AB: U msue kur janë kanë shkijet ktynehere.

AH: E n’shkollë a u shku?

AB: U kanë n’shkollë e u kanë... ka pasë shkije sikur… (nuk kuptohet). E ka vetë ai komandanti, ka thanë, “Du me t’vetë diçka, veç mos me m’rrejt.”, thotë bâba jem, “Une qito e di, qe qito, kanë m’u bâ batare, nȋ [1] fjalë nuk ta rrej... ”, “A kije najkan jashtë… k’ta bollistat, a kije vlla, a kije djalë?”, ky ka bâ bejê ka thanë, “As s’kom djalë, as s’kom vlla. N’u m’besofsh veç me nȋ [1] gruje jam. Tri [3 ] çika i kom, nȋ [1] djalë t’hastretit… edhe ata n’luftë n’Tërstenik jon’ vra gjinja, jon’ mytë. Edhe ato thmija e mi nashta janë mytë, asnjo nuk e di që e kom.”. Edhe ai thojke, “Mirë që... mirë m’kallxove.”, thotë, “Du me t’vetë edhe diçka”, thotë, “A kije... a ke pasë pushkë?”, thotë, “Po, baba jem. E kum pasë, e kum shti n’mal, nër dushkë.”, “Ani, a ja di vênin?”, thotë, “Vallai nuk e di veç nuk guxoj me shku vetëm.”, thotë, “Jo, une ti dhâ dy [2] ushtarë, e me shkue... ”. Tani ja ka dhânë ai komandanti dy [2] ushtarë t’vet e ja ka marrë bâba jem… e u shku sa me shku qitash me hi n’qët mal qikhâ (tregon me dorë) e me lypë. “Ni [1] lis”, tha, “e kum pas’…”, e nër qat lisin n’dushk e ka shti e ka gjetë edhe ja ka pru atij partizanit. Tani ju ka thanë partizani, “Hale nuk um ka râ n’dorë njeri i meçëm si ti, i pametëm çovek [njeri i mençur], ma i meçmi. Halâ s’um ka râ njeri n’dorë ma i meçëm se ti!”. E u pshtu bâba jem prej katërmdhetë [14] vetave. Tremdhetë [13] jon’ bâ batâre, bâba jem u pshtu... (Nuk kuptohet). He mori bí, mori bí… sa njeri u râ aty, sa njeri u metë. Vishin gratë kajshin, dikush djalin e dikush burrin, e dikush... Allah Allah, mênt t’lâshin! Tulifare…

AH: E nâna jote… çka t’kallxojke najsen?

AB: Nâna jeme u metë me bâbën tem qashtu hajt... Prej qëtuhit qaty, prej qëtuhit qaty, dej sa jena kthy na prej lufte qȋ jena ardhë. 

AH: E para luftës… a ka hjekë edhe ajo qështu?

AB: Ka hjekë vallai se t’vetëm janë kanë, veç me bâbën. Vllai vogël, na t’martume… unë ma e vogla prej motrave. Unë ma e mrâma jam martue, ato dyja para meje janë kanë. Ka hjekë edhe nâna me bâbë qashtu. Ma s’mrâmi edhe vllau m’shkoi... 

AH: E kjo lufta e fundit, çka man mên?

AB: Kjo lufta a? Vallai boll... 

AH: Çka?

AB: Kena nêj napër male, napër kahmos... (Nuk kuptohet). Dy [2] muj ditë ish qajo çikë [mbesa e saj], tani u dalë… dalshin e marojshin llastikat n’mal, tani kena nêj n’mal, nër llastik qaty. Ata tontit ishin qanej, k’ta shiptârt’, k’ta bollistat… k’ta shiptârt’, k’ta bollistat s’kishin bukë me hanger. Oh Zot i gzuem… vishin lypshin, ‘ni [1] copë bukë qitu!’. 

AH: Po... 

AB: Tamam e patëm do mill… erdhëm e murëm, erdha me dy djemtë… erdha me dy djemtë e mi e murëm millin, e kena pasë n’hambâr, tani gatujshin gratë atje n’mal. Tani vishin ata tontit prej atjehit, “Oh a kâ bre ni[1] copë buke!”, e marrsha ja’u dhâsha. Ka nȋ [1] bukë ja’u ndajsha përgjysë, m’i dhanë djathë, “Oh veç nȋ [1] trohë kryp”, ja’u dhâsha. Që kena hjekë për bukë… se na patëm mill se erdhëm napër pluma, me dy djemtë e murëm millin, n’hambâr e kena pasë. E mushëm kerrin, nëpër pluma, n’pikë nate, t’u na gjue shkijet përmas, na me traktor… tanat. Valla vishin lypshin, s’ta lshojshin derën. “Ô”, thojshin djemtë, “Ô jipni brê. Gatuni sa t’ka brê… jipni.”. Atje poshtë tani tont’ rrishin n’mal, shtrêt nëpër tokë prej serbve… kur shkojshmi me mor’ ujë, shqiptart’ shtrêt, shtrêt ishin metë prej serbve. Dy [2] lufta valla i përcolla. Oh Zot, o Zot… kur janë ardhë ata, n’luftë t’Shabanit, partizant’, vlojke si bubrrecat… tre [3] rêna qȋ i rrethuen krejt, krejt. Na qatje jena metë, ‘s’kena me pshtu asnjo’… na ka pshtu buka qȋ pat mill shumë. Na gatuj, gatuj, gatuj… pa u nalë kurrë. Gatuj bukë t’gryta a gatuj t’kallamojta… (nuk kuptohet). 

AH: E a jeni ikë prej lufte? A jeni shku najkun prej luftës fundit?

AB: Prej lufte dê jena ikë. Prej Polacit jena shku n’Tërstenik.

AH: E n’Shqipni e k’shtu, jo a?

AB: Ja, une jo. A n’këtë luftën, n’këtë… qito… jon’ ikë, jon’ shku. Na jo. Na n’mal kena nejt, te çika e n’Bervenik, prej atyhit n’mal. E ka maru ai dhandri llastikun e madh, n’mal kena nejt… se tân’ valla, “Ik”, e mërthejke për Shqipni. Neve jo. Ka pasë djali kerrin, me kerr, na mushëm kerrin… na s’jena dalë (Nuk kuptohet). E sâ u kanë dekë f’mija udhve grave, u kanë dekë… u kanë dekë, i kanë lânë qaty. Veç i marrshëm nȋ [1] tërfuk ja marojshum nȋ [1] trohë gropë, i lshojshum n’dhe… që janë ikë prej lufte… tu ecë me shku n’Shqipni, n’kâmë prej ktuhit e n’Shqipni. Tani masi janë kthy prej atjehit, masi ku kry lufta, jon’ shkue. Menxi i kanë gjetë qashtu, kur i kanë gjetë veç eshnat. Sa fmija sa... dekë… sa gruja. Allah Allah! Sa i kanë kallë n’traktor… plotë traktori gra e fmijë, tân’… ja gjujke atë far’ granate t’i bojke pirishan. A na jo, na s’kena nejt n’mal. Boll kena hjekë veç n’mal s’kena nejt.

AH: E sa ju râ me nejt n’mal?

AB: A?

AH: Sa ju râ me nejt?

AB: Na ka râ gjashtë [6] javë ditë, n’qat luftën amâ. Niherë kena nejt te çika n’Bervenik, tani na hoqën prej atyhit, tani n’mal gjashtë [6] javë. Kena mledhë dushk, kena shtru, kena bâ vênin... 

AH: E sa vetë jeni kanë aty?

AB: Jena kanë… aaa… u bâ shumë, disa vetë. Dej atje vêni shtrue... {tregon distancën}. 

AH: E a kishi çka me hangër?

AB: Po, kishim de. Patëm na mill. Qëtu murëm. Sa patëm qata, mâ… kur u harxhit ata, ku me marrë mâ? S’kishe çka me hângër. Tani veç çka mujshe qaty hajt. Tani dashti Zoti u dorëzue ai Milloshi [Sllobodan Millosheviq]. Ngojshin lajmet gjethë natën. N’dymdhetë [12] t’natës u çue ajo reja jeme me shti bukë, e qelë telefonin, e thirrë vllai vet, i thotë, “Oj Sabrije, u dorëzue Milloshi [Sllobodan Millosheviq]”, n’dymdhetë [12] t’natës, veç po thotë, “Ami nidhetë [11] ditë dej te mledhi terrenin!”… se jo NÂTA ja prishi terrenin. 

AH: Po... 

AB: Ja prishke ato... urat ja’u prishën tân’. Tani ja ka dhanë k’ta nidhetë [11] ditë, e ka mledhë terrenin. Ata shkuen u mledhën krejt, tani jon’ ardhë na kanë mor’ me traktor me ardhë k’tu. Kur jena ardhë knej na, dej qikhâ {ilustron gjatësinë e rendit të ushtarëve të NATO-s}, ata t’NATOS ishin kanë me pushka, na bojshin me dorë. Thojke djali jem prej traktorit, “Bonja me dorë!”, “Ô ku na prune? Kqyri shkijet!”, “Po nuk jon’ shkijet k’ta. K’ta janë t’NATOS që na kanë pshtue.”. Na bojshin me dorë… (nuk kuptohet). Kur jena ardhë n’qët shpi teme qëtu, n’qit aborr, nuk ke pasë ku me hi, dej k’tu bâri. Sâ buka, sâ sene… çka kishin bâ shkijet, çka kishin bâ… Allahi bâftë rahmêt! Veç odën e kem pasë qitu, edhe ajo shpia u kanë… po ata e kishin bâ… krejt hjekë senet, veç shpia ish metë. E shtrun, k’tu n’odë rânë. Po ma ban’ reja, “Qitash flej. Sokak dil, flej… mos u tut”, tha, “se u hoq lufta, u hoq. S’ka mâ.”. Ata k’tu, t’NATOS, rrishin, knojshin, qitshin pushkë që u gzuen që erdhëm na, që u hoqën shkijet. Tana valla boll kena hjekë, boll. N’dash çikë, n’dash grue. Kum hjekë, kum punue, kum majtë boll. Kum majtë valla k’tu me durë t’mia, tân’… edhe çikë sa jena kanë kena hjekë boll. Prej e vogël nimdhetë [11] vjeç kur ja kum nisë, kurrë s’mu ka dâ hjeka, dej… jam martu e vogël, se t’vetëm... 

AH: E n’luftë kurgjo nuk ju ka pshtu a?

AB: A?

AH: Kurgjo nuk ju ka pshtu prej luftës?

AB: Sen n’dyjâ, veç qita rob. Njâ qatje, njâ qikho. Me gjâ, me dhênë, me lopë, me kallë shpinë, me krejt... 

AH: Po... 

AB: Po valla. Mehmet Gradicën dajë e kum pasë. O zot, o zot! Po m’dokët p’e shoh n’at’ kali… e ka pasë nȋ [1] kali t’zi, n’atë kali hýpëm… knej e knej e, s’u doke prej bume. I qitke me dy [2] dur’, me dham’ i qilke, bum e bum e bum e... Ai Mehmeti u kanë ma i vogli… (nuk kuptohet), a Mehmeti u kanë i madh i zi e krejt n’tesha t’hekrit, prej kundrave deri kâ t’hekrit [deri në fyt]. Atij plumi s’ja ka lânë shêj’ kurrë!

AH: A vike te ju me nejt?

AB: Po qysh jo… se nâna jeme e ka pasë kushëri.

AH: E çka kallxojke najsen ai?

AB: Ku me pasë vakt me kallxu n’luftë, hi… ku kish vakt?!

AH: E për çka vike? Veç me ju pa a?

AB: Vike qështu terrenin... [me e kontrollu]. Vike. Prej ktuhit atje, t’u hypë, terrenin tu e kqyrë ku po... ku po nalët lufta, ku po krisë e ku po... 

AH: E sa i ka râ me luftu?

AB: Qȋ me luftu pa u nalë kurrë, kurrë, kurrë hiq, gjashtë [6] javë ditë pa u nalë topi, pa u nalë bumet. Kur gjujshin veç u zbrazke bumja n’oborr buuu… (nuk kuptohet). Partizant… kur kriske veç bajke gugugu, thojshe shpinë po ta rrxon. A k’ta tontit, shqiptart, si n’qat mal qanej… ata si gjujshin k’ta shkijet k’tu i vrajshin. Metshin shkijet për s’râti… çka po gërvallshin shkijet, kuku po t’tranojshin! Metshin gjallë metshin, s’kish kush i merr, s’kish, tân’... Vallai veç kur i ka pru qaj far’ Asim Lusha, i ka qitë n’dorë… jon’ hi i kanë marrë, i kanë qitë tân’ i kanë bâ batârë. I pashum qëtu prej prezorje. Rên e rên, rên e rên, tani dilshin gjithcili shkâ përmas e t’ja lshojke vrrrrrr… ata kur u rrxojshin. Tanat qito. Krejt, krejt, krejt. Kum hjekë çikë, kum hjekë gruje, kum hjekë, tanat. Edhe çikë… se t’vetëm bâbën, t’vetëm nânën. Kena punu sa kena mujt. Kena prashit’, kena korrë, kena lidhë duje, kena bajtë. Jom shku n’mal me babe, une e ngarkojsha kerrin dru. Bâba m’i dhâke drut’, une ngarkojsha kerrin. qȋ kena hjekë na… ma tepër s’di çka me t’kallxu. 

AH: E naj ninullë kur i ke knu f’mijtë?!

AB: A?

AH: K’to kangt’ t’djepit… kur i ke rritë f’mijtë, a e di naj njâ?

AB: Ôôô... 

AH: Qysh i ke knu f’mijtë?

AB: Qysh i kum knu a?! Tulifare vallai, tash kum harru... “Nina nâna djep me sanë, ti mu rritsh me bâbë e nânë.”.

AH: Po... 

AB: “Nina nâna djepi yt plot me hi, ti mu rritsh me shumë vllazni”, i kum knu tulifare. I përkunsha edhe i knojsha. 

AH: A kishe kohë edhe m’i përkun edhe m’i bo punt?

AB: A?

AH: A kishe kohë edhe m’i përkun edhe m’i... 

AB: (Nuk kuptohet)… u zgatke dita pak, na dalke rên’ ka nȋ [1] troh. Vallai po… tulifare i kum knu. 

“Nina nana djep me sanë, ti mu rritsh me babë e nanë”;

  “Nina jote plot me hi, ti mu rritsh me shumë vllazni”;

“Nina nâna djali jem, ti mu rritsh me shumë mên. Ti mu rritsh me shumë mên, me shumë mên e me shumë dije, thrrasin hallku, për... ”, jo… nal, “... me shumë mên e me shumë dije, thrrasin hallku me pleqnue”, tanat qito ja kum knu. (Nuk kuptohet)… e i kum rritë mirë boll, e i kum rritë për sefâje boll… me k’to dur’ t’mia. Oh zot i gzuem! 

Ça me t’bâ mâ? 

AH: E Shingjergjin a e ke festu?

AB: Shingjergjin?

AH: Po.

AB: Paj… jo vallai. Ça m’i bâ... 

AH: A hiç se keni festu najherë a?

AB: Kurrë. As se di kur u kanë data.

AH: Me gjashtë [6] maj.

AB: Jo more. Gjashtë [6] maj! As datën tash që po e din ti… p’i kanë, a p’e di?

AH: Po... 

AB: Une nuk i di ato kurrë. As se kum majtë ditëlindjen kurrë.

AH: Jo, jo. Shingjergjin po t’tham.

AB: Po... 

AH: A e festojshit najherë?

AB: Jo. Qështu si gjithë.

AH: Çka bojshit?

AB: Kurgjâ.

AH: A e lajshit shpinë?

AB: Lajshum shpinë, lajshum tesha, shkojshum n’rekë i lajshim me dysheka me sexhâde me qylyma, me... E çojshum t’shtrunit e hallakatshum, i qitshim n’aborr m’i shkun me tërfurk. Odën e kem pasë, u dufke odën qashtu… tu e qitë tân’ t’shtrumit përjashtë me fshi odën, m’i lâ xhamat, m’i lâ ata përmakat e me i lâ qerrgat, me i shtrue, tanat... Kena hjekë boll. Shtypshum kallamoq për gjâ.

AH: Qysh e shtypshit?

AB: Me dru. (Nuk kuptohet) E qitshim… nifarë koshi e marojshim n’gur, na qitshim kallamoq e shtypshmi. U dufke tani me i hjekë n’aksham e me fshi odën e me lâ xhama e me i hjekë krejt, me shtypë me i mushë thâst kallamoq… me blu për veti. Tanat qito. Na u ka duf’ me nxjerrë nȋ [1] kosh kallamoq me shtypë me dru bum e bum e bum... 

AH: Edhe te burri edhe te bâba?

AB: Jo te burri se te bâba ja-a. Te bâba kanë pasë boll. Ja te bâba kurrë. Kena hangër veç t’grytë, t’elbt… rrallë naj njo t’kallamojt najhere. A ktuna u kanë kallabllak… u dufke t’kallamojt. K’tu t’grytit ma pak e kanë përdorë se n’puna s’janë kanë, veç me gjâ u dufke. Majshum lopë, bullica… uuuh çka kena hjekë! 

AH: E a i mjelshe ti?

AB: Po vallai. U dufke me mjelë sa t’munësh. Me mjelë dhênë, me mjelë lopë, me mjelë bullica. Kur i lshojshin çobant’ u dufke dej përtej dyrve me dalë me e fshi aborrin qȋ e mush’shin dhêt kokërdhia… e lopë, tu ja fshi dej tek përtej dyrve. Tanat u duf k’to me i bâ.

AH: E pula a majshit?

AB: Po vallai. Pula e tanat. Pula, dhênë, qingja… veç dhi s’kena majtë.

AH: Pse?

AB: S’di. S’kish kush me i ru… pritojshin nëpër mal me i ru. Tanat. Kena hjekë, kum hjekë boll... 

AH: E çka man mên najsen prej t’kalumës që t’kujtohet gjithë?

AB: A?

AH: Çka man mên prej t’kalumës qȋ t’kujtohet gjithë?

AB: Prej t’kalumes?

AH: Po. At’herë kur je kanë e vogël, çka ke hjekë e qishtu... 

AB: Po ça kum hjekë dê… t’kallxova.

AH: Najsen tjetër?

AB: A?

AH: Najsen tjetër?

AB: Vallai s’di ça me t’kallxu tjetër sen! Kum hjekë boll. E vogël me gjâ nëpër mal, me dhênë, e me lôp, e me... Na metshin napër mal, na hupshin, na u dufke me dalë me i lypë. Tani mâ kur u rritëm taj punë te shpia me punu, e qishtu. 

AH: E kur hishe n’magje çka gatujshe, përveç bukës?

AB: Gatujsha bukë t’kallamojt, bukë t’gryta a bukë t’eltba... 

AH: E trejte k’shtu a qitshi?

AB: Trejte po... 

AH: Ça ke qitë?

AB: Qitshum… pjekshum flija, krelâna me duqa, krelâna me mazë, pite, përpeqa… tanat u dufke tana me i gatue. 

AH: E gjella a bojshe?

AB: Jo vallai. Gjellna ka bâ baçica.

AH: Kush u kanë baçica k’tu?

AB: U kanë gruja e mixhës, baçicë.

AH: E ti çka je kanë?

AB: Une n’magje.

AH: Aha.

AB: Une u dufke me gatue, me lâ enë, me dalë âra me punue... 

AH: E baçica jo?!

AB: Baçica kish baqinë. Kish me mjelë, kish me nxanë, at’here s’ke ble zejtin... 

AH: E qysh e keni bo?

AB: U dufke me tunë mazën… qikaq me i mushë qypat tlyen. 

AH: E për çka e përdorshit?

AB: E përdorshum... u duhke me ja hjekë mazën xhyvekut e me tunë mazën e me bâ bâsin qikaq. E qkrike baqica, e kullojke. Ata qypat janë kanë t’kuq, kapakun… at’here zejtin s’ka ble kërkush, na s’kena ditë çka ô zejtini… me qata qitke trejte, qitke. Edhe kem pasë lopë, dhenë, bullica, po at’here rroga s’ka pasë. Veç me tokë tu punue burrat, gratë, krejt… e me i bâ tanat. 

AH: E tokë a keni pasë shumë?

AB: Kena pasë tokë, kena pasë traktor, kena pasë kuale, kem punu me tanat. Vallai tu korrë jam kanë kur m’ka le djali i madh, ma i pari f’mi. Katër [4] ditë qȋ i kum bâ qȋ m’ka le, m’kanë qitë me korrë. Kush ô tash ajo gru që del e korrë?! Tashti t’i lê… f’mija rrî n’kauç aty, burri shkon e kqyrë! 

AH: E ku ke lind ti?

AB: A?

AH: Ku ke lind’?

AB: Kum lind’ n’shpi.

AH: Vet a?

AB: Vet. Qitu.

AH: E qysh ke mujt’?

AB: Eh, Allahi. Katër [4] ditë e katër [4] netë. 

AH: Po... 

AB: Kum hjekë. I pari djalë që m’ka lind’, ma s’pari. At’here mjek s’ka pasë, as s’t’ka çu kush te mjeku. Qaty, shtreju përtoke, shtreju përtoke... katër [4] ditë, katër [4] net me dhimtë t’fmisë. Ajo gruja e mixhës edhe vjehrra kanë nejt qitu me mue.

AH: A t’kanë nimu ato?

AB: Ça kanë me m’nimu?! Veç m’kqyrshin. Une shtrêj’ përtoke. U ardhë mixha i burrit dej te dera, ka thanë, “Oh çilma derën t’hi te shoh Ajmanin edhe nihere. Pse a po do me dekë?!”, i ka thanë gruja e vet, “Jo more qysh me hi k’tu qȋ janë ardhë gjâja n’mengez...!”. Katër [4] ditë, kur u bâ e katra [4] ditë, gjâja janë hi n’aborr, qat’herë ma ka falë Zoti djalin. Une shtrêna qëtu, s’e ka ditë kush a jom gjallë a dekë. S’ka pasë mjek, tash t’i thirrë ‘mule mjekun’. 

AH: E burri a vike me t’kqyrë?

AB: Ja, ja… burri! Aj Zoti na rujtë... 

AH: Pse?

AB: Se s’jon’… ktynehere me ardhë burri me t’kqyrë atje, ô Zot mos e bo! Vallai kanë thanë dikush do plaka, “Ô thuj atij burrit t’vet le ta qet do ujë n’kundër t’vetën, le t’ja jep le ta pî gruja.”, “Vallai”, ka thanë, “shpirti le t’i del e nuk e dâthi kundrën as s’i çoj ujë. Rrenë t’grave janë k’to!”. Tash vallai rrî burri te kryet. Gruja lind’ aty, burri rrî te kryet. 

AH: E kur linde djalin a u g’zun?

AB: A?

AH: A u g’zun?

AB: Po qysh s’u gzun! U gzun se ai vjehrri jem veç burrin tem t’hastretit e katër [4] çika. Vjehrri jem… e mixha i burrit i ka pasë tre [3] djem e dy [2] çika. U gzuen tani boll. Katër [4] ditë e katër [4] net me dhimtë t’fmisë. Allah Allah...! Tash te mjeku si t’shkojnë, p’ju nimon mjeku… po ja’u rrasë dorën, po ja’u nxjerrë… tana t’zezat.         

AH: E tani u çove napër âra apet tu punu?

AB: Katër [4] ditë se m’ka le djali jom dalë kum korrë. Vallai kur u gërrbafsha najherë m’bajshin sytë xhixha xhixha t’verdha… (nuk kuptohet). 

AH: A s’thojke kërkush ‘ulu pusho’ a?

AB: (Nuk kuptohet)… gjashtëmdhetë [16] sahat dita. Vallai kur visha n’t’prâmjet, e desha jelekun, krejt mu kapke kmisha k’tu… lkura qȋ metke… edhe s’na lâke ai i zoti i shpisë me i hjekë jelekat, a me hjekë qarshâfin. Qarshaf qëtu e k’tu me e shtije, k’tu... 

AH: E pse qarshaf?

AB: Qarshaf i bardhë, i madh. Qëtu me i përthëku k’to e te dy [2] skejat e k’tu edhe jelekun veshun… kur u desha t’prâmit mu kapke lëkura k’tu metke, n’kmishë. 

AH: E me veshje t’Drenicës dilshe me punu a?

AB: N’mnyrë Drenice. N’pshallak. Vonë jena hi na n’kto far’ kulesh. Sela e une, vonë.

AH: Po... 

AB: N’pshallak jena kanë, tlina t’leshta. 

AH: ... qȋ i marojshit n’vek?

AB: N’vek vallai. Tanat...

AH: E burrat n’tirqi?

AB: Burrat… u dufke me maru tirqi. 

AH: Ti ja marojshe burrit a?

AB: Une valla. Burrit e vjehrrit e mixhës… qetfor me katër liq. S’u dalë gruje qëtu me ditë qetfor, jashta une. Pasha Zotin… qështu. 

AH: E f’mive tu a ju ke bo n’vek?

AB: Po. Thmijve ju kum bâ… th’mijve n’vek e ju kum kepë me gjilpanë e. Qysh i kum majtë une k’ta th’mijë… une pej ktuhit dej k’tu ja marojsha mitânat me rrueza, pej ktuhit dej k’tu me rrueza. Kur dalke djali jem, qaj Alia, i madhi, n’sakak, u çuditshin tân’. S’kishe ça me pâ qȋ i kum majtë mirë, i kum kshyrë. Pej ktuhit dej k’tu tri [3] tube me rruza qȋ ja kum maru. Tani pullat k’tu ja kapsha me dill’… kur dojsha e ngjitsha, kur dojsha ja hiqsha. Qysh i kum rritë e i kum rujtë… Tri [3] tubë janë kanë, njâ u kanë e verdhë, e bardha n’midis, edhe kjo e verdhë. Prej ktuhit me rruza, mitânin… prej ktuhit me rruza. Marrsha… se s’kanë pasë apangë me ble, do harrna t’shkult, t’leshit t’vjetër… burrat, vjehrrit... 

AH: Po... 

AB: E i prejsha e ja marojsha apangt’. E ja marojsha atâ me grep, bojxhaket… ta musha me rruza… ma dojshe me ia pâ n’kâm’. Se mâ djepin… vallai kur e qitsha djepin tem n’aborr, qe kah u kanë gardh, qëto shpija qëtu... 

AH: Po... 

AB: Ô vishin per bira t’bârit e kqyrshin djepin tem si seksâne, qȋ i kum majtë mirë. 

AH: Pse ça i ngjitshe djepit?

AB: Marojsha dyshe me t’mira, kaptjellin me rruza, deri ko përmas rruza. Kur e përkundshe djepin, veç rruza, knej e knej e… (nuk kuptohet). Tanat me dur’ t’mia qȋ ja kum punu. Se me pasë si qitash a?!

AH: E kejt f’mijtë i ke rritë n’djep?

AB: Djep vallai se na s’kem pasë me i qitë k’shtu. S’ke pasë vakt! Kujt me ja lânë aty?! Nuk t’ka hangër miza… e n’djep m’i qitë, tu gatu u dufke m’i përkun djepin qitu. 

AH: E ka sa bukë i shtishe?

AB: Ka pasë kur shtishim t’elta ka nizetë [20] bukë, ka dhetë [10] bukë nȋ [1] vên, njo me njo, t’elta. Kur shtishim t’gryta a?! Dhetë [10] bukë, dymdhetë [12] bukë. Ato u dufke me i shti n’mâxhe. I lashum t’ujt me ardhë î herë, tani i t’hollojshim, i qitshum. 

AH: E bukën e elbit qysh e ke bo?

AB: Buka e elbit e mire… qështu sikur e gryta. Ato ma t’holla. Ato tani kur i piqshin u fryjshin bukt’ me hangër, ma t’mira s’ka pasë. T’nxehta i pjekshum, do lang… ungjshim… tuj pjekë, t’nxehta… synin k’tu… tu hangër. Na knaqshin. Tash vallai s’di çka han’! K’to far’ t’bleme, k’to sene. Tanat... tulifare, tulifare. U dufke me u çu n’syfyr, rrehke tupani, m’u çu me i qitë dy [2] bukë t’kallamojta...  

AH: E pse tupani?

AB: Se tupani se... 

AH: T’kallxojke që u ardhë syfyri?!

AB: Me hoxhë. Vijke hoxha, tupani... 

AH: Po... 

AB: Tani rrehke tupani me u çu n’syfyr, e rrehke n’aksham për iftar. Tani e marrshum hoxhën qështu, përnat’… dikush nȋ [1] natë, dikush nȋ [1] natë.

AH: E a ka pasë xhamia at’herë?

AB: A?

AH: Xhami?!

AB: Jo, kjo xhami nuk u kanë, ja-a. Vonë u maru kjo. E marrshin hoxhën rên. Niherë kjo mahallë, tani ajo mahalla tjetër, Tahirovit’, tani n’at’anë rrike. A natën e madhe falshin plemën prej ktuhit deri k’tu. Na thojshin burrat ‘me fshi plemën se natën e madhe vijnë k’to me falë taravitë’, na e fshishim plemën, e shtrojshim n’qylyma. Vishin tri [3] katune, deri n’derë, me e falë taravinë. Taj na thojshin burrat ‘hajdi dej te dera veç mos bani zâ’, e ngojshim ka e falshin taravinë, s’kish ma shyhret. Gjithqysh, gjithqysh. Vallai jam çu n’syfyr me gatue… bre s’kishe nȋ [1] gaz, qikaq, si e l’kunshe derën tu shkymke gazi. Tani i mshojshe për s’kâmi, n’kâm, ding t’kriske kâma, se mu kanë tash dritat tanat dhezun... 

AH: Po... 

AB: (Nuk kuptohet)… mâ s’di çka me t’kallxu. A ô boll? S’di ça me t’kallxu mâ. Ai plaku ça t’kallxojke? Që e ke inqizu, qȋ ka bâ dasëm ma t’madhe… dikush ma pak, tash po i bâjnë nëpër restoranta. Kanë marrë nuse me kerr me kije, me kual… kerre… s’ka pasë at’herë kso kerre. Me kuaj, me qylyma t’mlum’ kerri. Kur vike kerri, vishin me marrë nusën, nifarë duvaku e shtishin n’krye. Vallai s’ke pâ gjâ me ecë! T’kapshin n’gryk t’shtishin n’kerr. Kur shkojshe te burri t’nxirrshin prej kerri, a vjehrri a dikush n’gryk t’kapke t’nxirrke prej kerri.  

AH: E n’çfarë dite u bajshin dasmat at’herë?

AB: A?

AH: Çfarë dite, dasma?

AB: Paj… dikush t’ejtën, dikush t’dillën, tjera ditë jo veç t’ejtën ja t’dilleve u martojshin. A e din, lushin. 

AH: Po... 

AB: Me marrë nusën. Me kije, me kual e me... 

AH: E ti n’çka je shku?

AB: A?

AH: N’çka je shku ti?

AB: Me kije vallai. Me kerr tëkërrëkë-tëkërrëkë... 

AH: E kush t’ka zhdryp?

AB: M’ka zhdryp vjehrri, n’gryk. Kur m’kanë pru k’tu, vjehrri m’ka mor’ n’gryk, m’ka zhdryp, ma ka hjekë atë duvakun. Dikush… naj djalë e shtishin me hjek atë duvakun e ta shtishin n’krye, si macën.

AH: E çfarë ngjyre ka pasë duvaku?

AB: Paj… do zavjaqa i bâjshin bre, veç i bojshin si mâje. I kepshin me ta shti n’krye se as duvak s’ke gjetë. Zavjaq t’dimive. E kepshin pak e ta shtishin n’krye k’tu, dorzat n’dorë. 

AH: A i bajshin dasmat e mdhaja?

AB: Ka qȋ s’i bajke, ka… kush kish mundsi i bajke, kush kish ma pak. Na… kur e kum martu djalin e madh, qëtu mahallën krejt i kena thirrë. Bojshum darsma… edhe Sela kur i ka martu… at’here tân’ kena bâ dasma t’mdhaja. Tani tu i lânë, tu i lânë, i lan’ krejt. Hana kur u ardhë me dasrum qashtu.

AH: E  çka qitshin për bukë n’dasma?

AB: I qitshin… marrshin kazanat... 

AH: E kush e bojke bukën?

AB: Ato çorbat burrat, bukën na gratë. Ka treqin’ [300] petë, katërqin’ [400] petë i t’hollojshum. At’herë qitshum pite... 

AH: Po... 

AB: Tash s’qet pite kërkush, veç çorba, magjitore... Kena gatu me saça, ka nizet [20] saça rên. Kur ja hiqshe saçin vallai t’râfke flaka t’kallke, qȋ gatujshim me saç. Gjithë atë kallabllak… krejt tani me lâ ênë. Kuku ça kena hjekë, trut na u kanë kallë! U dufke dy [2] ditë me shku me t’hollu petë... 

AH: Para dasmës?

AB: Para dasme. Qat ditë që u niske dasma me shku t’nesrit me t’hollue petë, me pije, tani me shku me gatue. Ka dy [2] magje, tri [3] magje... sa mujshum me gatue, tanat. Teprî jena.

AH: E kur dilshit n’ara me punu pse e ngjitshit qarshafin e bardhë?

AB: Po s’na loke i zoti i shpisë.

AH: Pse?

AB: Se jon’ kanë t’mërzim, ‘pse m’u çplu ju tash?”. Që qishtu shkon njeri hypë n’autobus n’Skineraj a n’Mitrovicë. Ai s’ka lânë. ‘Jaa qite çarshafin’, te dy skejet, drapin n’dorë me korrë.

AH: Tani kur vishit n’shpi i hjekshit.

AB: Kur vishum n’shpi i hjekshum, po kur e hiqshe u kapke lkura k’tu për mishi që u hoqke pej... pej njersve pej... .U duftë tana qashtu.

AH: Krejt gratë me i ngjitë?

AB: Krejt gratë. Pej drapi, pej zhegu e pej... Edhe kur i kom pasë une [kur i ka pasë fëmijët e vegjël], kom pasë gji shumë, s’mujke djali me pi. E lidhsha me peshqir qetu e deri khâ se mu derdhke gjini.

AH: Po…

AB: Po mu derdhke. U dufke qetu m’i kapë mos me m’u derdhë n’tokë. E i kishum dhêt’... e i pruni dhêt n’pranverë, a di qi ja lshojnë kingjat me thithë.

AH: Po…

AB: Une kah shkoj te bunari, e kum shti kofën n’bunar, kur u ardhë nȋ [1] delme, kâtra [4] naj bânë bineq. U dâ kingji pej nânës t’vet erdh kadale te une, te bunari. Veç lypke me thithë mjau, mjau. Unë e shtyjsha me kâmë. Uuu... thom’ po ky te ko metë. E kom nxjerrë kofën pej bunari e jom ungjë te bunari. E kom nxjerrë qit’ gji e ja kom dhânë kingjit e ka pi. E thithke kingji, kah e nrihkê khâ m’u shlirojshin damart’. U lodhke e ardhke i bojke barku ncuk e ncuk e ncuk... une e kom rritë atë kingj. Tani niherë i pruna n’akshom, e m’lypke nëpër dhên kingji. Une n’derë t’shpisë e kqyrsha, s’dalsha. Tu lypë nëpër dhên... dikur dal. Si dola ngâjti te une. Jam ungjë 

AH: Po.

AB: E ja dhâsha. Qëta ja dhâsha kingjit, k’tâ ja dhâsha djalit. E thithke. Kah vjen mixha i burrit pej ode tha, “Ajmane çka po bon?”, thashë, “Po mirrna... po qe s’di sa ditë jom tu i dhânë kti kingji.”, “Ani bre mixhë se ô sevap.”. Kingji jem u bâ qikaq e ai tjetri met’ si macë, qȋ e kom rritë me gji têm. Edhe tre [3] th’mi ju kum dhânë gji, që m’i bishin m’i dhanë gji se nâna e vet s’kish.

AH: F’mi t’kojshive a?

AB: A?

AH: T’kusherive a?

AB: Qitu nȋ [1] djalë u kanë, i ka dekë nâna e ka lânë sa troha. Ma bjerke gjyshja vet, “Oj Ajmane, hajde loko me ja falë qitij gjinin.”. M’u dufke. A isha tu i pjekë bukt’ a tu i lâ ênt... m’u dufke me i lânë. E  marrsha qat’ djalë, që sot osht’ gjallë halâ, e i dhâsha gji n’pikë t’nâte. Thojke vjehrri jem e burri, “N’pikë nâte - veç hajde ti. E bjen... gruja jeme me i dhânë gji.” Edhe nȋ [1] tjetër qeknena, i diq nâna, gruja e mixh’s i ka rritë tri [3] parë jetima. Edhe ajo knej sakâku ma bjêrke. E nisha djalin kah kanë, kur dalsha ajo para dursh’ atë djalin qȋ i kom dhânë gji.

AH: A s’t’vike mërzi a?

AB: Jo vallahin, s’um vike... veç m’knaqke, mu shlirojshin gjitë. Deri khâ bijo mu bojshin gândrrat pej gjive... s’mujsha as me korrë, as me punu. Ja dhâsha. Sevâp. I kom rritë tre [3], tre [3] th’mi n’gji têm edhe djalin tem katër [4] që ju kom dhânë gji têm.

AH: E çikat tua?

AB: Ja, çikat e mija jo. F’mija mi kanë pasë boll. As s’um ka bâ lazëm m’i ranitë kurrë, qaq kom pasë gji boll. Tash si t’i lâjnë ja rrasë cucllën fuq, s’e shtin n’gji hiç. Qashtu valla. Kur lejshin f’mija mas dy [2] vjete a tri [3] a…

AH: E ti fmitë e tu a i ke shkru kur kanë lind’?

AB: A?

AH: A i ke shkru kur kanë lind’?

AB: Kur i kena shkru qështu mas... jo, tani t’f’mive po se ndryshe ke tani. A përpara na ka bâ vaki mas dy [2] vjete, masi jena le, n’opshtinë shkojshin i shkrujshin... si me thânë qitash n’ambullântë, n’opshtinë.

AH: Po…

AB: Se atëhere ambullantë s’i kanë thanë, po opshtinë. U dufke me shku e me i shkrue s hkinisht. Aty shkijet kanë punu.

AH: E qysh e çojshit atëhere me shki?

AB: A?

AH: Qysh e çojshit?

AB: Mirë. Shkiet janë kanë... kurrë s’kanë bâ gjâ. Shkijet n’vend t’vet, shqiptart knej…

AH: Po.

AB: A kur u hallakat qȋ u bâ lufta, ata shkijet u hoqën, dulën.

AH: Veç kurrë s’keni pasë probleme?

AB: Aaa... ja-ja kurrë.

AH: A keni pasë naj kojshi?

AB: Po qysh jo more. Qekhâ n’Tomisllav ka po vini prej Mitrovice…

AH: Po.

AB: Qatje jon’ kanë shkijet, shpijat e shkive i kanë pasë. Kurrë problem s’kena pasë. Pej Gazivode jon’ kanë ata shkije tej n’luftë…

AH: Po.

AB: Kur u hallakatën ata ikën e shkuen. Veç kurrë gjâ problem s’kena pasë. Na knej tont’ ata tont’. A gjâja me ju hi vallahi t’i nxajke nuk t’i l’shojke kurrë.

AH: Jo a?

AB: Jaaa... me hi n’ara.

AH: E gjâtë e tyne kur hishin n’ara t’juve?

AB: Jo, tonat... na. Na anej tokë s’kem pasë, veç knej kem pasë. Anena t’shkive jon’ kanë.

AH: Nuk hishin gjâja e shkive te ju?

AB: Ja-ja. Na anej s’kem pasë veç t’shkive.

AH: Po…

AB: Ma knej poshtë, n’mal... i çojshin qeknenaj k’ta çobânat e tyne.

AH: E k’shtu a u ênshit me ta?

AB: Paj... qishtu m’u zatet’ nakun, burrat nakun kanë nêj me ta. Burri jem ka punu n’Tomisllav, s’di sa vjet pemt’ e Tomisllavit ai i ka punu. I marrke. Ka pasë malina e ka pasë dardha e ka pasë kumlla e ka pasë molla. Kur u piqshin ai i mbledhke fminë e shkolls e jav dhâke kapak pare. I merrke, i shtishin, i mush’shin ato gâjbet... i shtishin. Ky i çojke tani n’Skineraj me taksi. Krejt Tomisllavin burri jem i ka punu.

AH: Sa vjet ka punu aty?

AB: Iii... sa ka punu ai... po nja tridhetë [30] vjet po. Ku me ditë sa! Ka punu tokë. Ka punu n’Skineraj e...

AH: E çka ka punu n’Skenderaj?

AB: Qashtu puntor t’Tomisllavit…

AH: Po…

AB: E korrshin me kombâja e...

AH: A ka korrë edhe ai me kombajë?

AB: Po vallahi, ai e vllau jem e. Me kombâja e me maqina e me krejt. Vllau jem, burri jem, tona. Tani dej u hallakat lufta.

AH: E çikat tua?

AB: A?

AH: Çikat tua.

AB: Çka?

AH: Ku janë t’martume?

AB: E madhja u kanë n’Terstenik…

AH: Po…

AB: Ku u bâ lufta e madhe, qatje. E dyta u kanë n’Llaushë, po tani ju kall shpija i qitën i mërthyn për Shipni. Tani kur jon’ kthye n’Mitrovicë kanë marue shpija. E vogla u kanë n’Skineraj, ajo n’Skineraj ô.

AH: Halâ?

AB: Halâ. N’Skineraj osht’. Burrin e ka profesor, katër [4] djem i ka. Ka hjekë edhe ajo boll.

AH: Pse çka ka hjekë ajo?

AB: Ka hjekë n’luftë se kur diq burri jem n’luftë, ma t’madhën, na qitën prej stuhi. Ato bijat ken’ k’tu, edhe ajo ke k’tu. Tani na mërthyn na çunë qekhâ n’Kuçicë. Asaj i metën edhe dy [2] djem te shpija. 

AH: Ëhë…

AB: Ajo me njâ t’vogël me veti ngryk, me gjashtë [6] javë. As s’i ka ditë a i ka gjallë... a e ka burrin a i ka fminë. K’ta khâ. Tani mas lufte, prej se u nalë nȋ [1] trohë, tani u kthye, u shku... u ardhë te shpija vet. I ka pâ tânë aty. Tej u hi mrena se ka ditë kush. Kur e ka pâ nȋ [1] çikë, atë burrin e Ragbisë, çikës teme, ka thânë “Erdh Ragbeti.”. E ti bjen t’pakt burrit vet. I thotë, “Po ku ajo n’atë luftë u hupë. U vra me djalë e me krejt!”. Ka hjekë boll. Na tânë metëm khâ. As s’dijsha a osht’ gjallë a shkoi a çka u bâ. E n’luftë s’disha kush po jet’ as kush po shkon. Allahi bâftë rahmêt.

AH: E burri kur t’ka dekë?

AB: A?

AH: Burri kur t’ka dekë?

AB: Burri bash n’luftë. Qëtu.

AH: T’fundit?

AB: N’qitâ. N’qit’ luftën e fundit. Qitu u dekë, kena metë. Qysh e kanë varrosë... t’u qitë topi, anej kah Tahirovit qitke. Thojshe ti po t’kallë me shpija, me krejt. Menxi e kanë varrosë.

AH: A u mërzite ti?

AB: U mërzita, po kujna i râke n’men m’u mërzitë qȋ qelshin vorrat e f’mive! Tani t’na rrokën neve na qitën prej ktuhi. Tani mu dhimshin djemt…

AH: Djemt tu a?

AB: Po. Djemt e bijat e çikat, ton’... se edhe burri mu dhimt. Edhe ai u kanë i ri po e rroki lufta. Tani u bâ edhe ma e madhe e qështu.

AH: Tani kur u kry lufta qysh ja dole pa burrë?

AB: A?

AH: Kur u kry lufta qysh ja ke bâ pa burrë?

AB: Kum bâ... kum nejt me djem.

AH: Po a?

AB: Me djem. Djalin e madh e kum pasë t’martum. I ka pasë katër [4] djem e tri [3] çika.

AH: Ëhë…

AB: Tre [3] i ka pasë jashtë e njo qëtu qëo drejtor n’Skineraj. Unë me qit’ t’voglin qëtu, i ka dy [2] çika, dy [2] djem. Çikat e mija i kom pasë t’martume.

AH: A po vijnë çikat me t’pâ tash?

AB: Vinë, vinë valla. Po vinë kapak, po tanat t’vetme. Kjo e madhja ô veç me burrë. I ka jashtë tânë. N’Gjermani dy [2] djem e katër [4] çika. Tânë i kanë letrat për pesë [5] vjet. Vijnë rrinë kah tre [3] muj ktu, shkojnë ka tre [3] muj atje. Kanë ble banesë tash n’Mitrovicë. Djali i saj u ardhë ka ble. Atje n’Gjermani kanë ble banesë, kanë ble atë far’... restorante... asi far’ sikur qëta…

AH: Po…

AB: Edhe kjo e dyta e ka djalin, e ka martue. Rejën e djalin n’punë. Edhe kjo shpi t’mirë, vên t’mirë. Mirë janë. Kerret i kanë, vijnë me kerre. Vijnë qështu deri mas darke, pijnë çaj e rrinë. Jom kanë qitash nȋ [1] javë kom nejt te ajo n’Mitrovicë, te kjo e madhja n’Robanicë... te ajo n’Mitrovicë. Edhe kjo k’tu n’Skineraj mirë osht’... me f’mi e me burrë e n’shpi t’mirë e. Nȋ [1] djalë qe tetë [8] vjet e ka n’Itali, dy [2] i ka n’fakulltet. I madhi edhe ai qështu punon kapak... te tânë. 

AH: E ma shumë a po t’pëlqen koha atëherë a tash?

AB: A? 

AH: A ma shumë po t’pëlqen ktyneherë a tash?

AB: Ô ktyneherë kena hjekë, po u kanë lezet.

AH: E çka ka pasë lezet?

AB: Qështu. A u ardhë mysafiri, janë ardhë bijat, ke nejt me to e ke bâ llaf je knaq. Tashti nuk ka bija, s’ka lezet kërku. Pse râ... qito shpija, qito sene... po duhet me i majtë e po duhet me ribâtë e me i bâ tanat. Bijat jon’ largu.

AH: Po edhe atëherë keni ribâtë e …

AB: Na nan’ [9] bija i kena pasë. Qëkjo shpi.

AH: Po…

AB: I marrshum nant’ bijat përnihere.

AH: Kush shkojke me i marrë?

AB: Shkojke djali jem, qeky Ilmia, i vogli. E dhezke traktorin, shkojke i marrke tona përnihere. U bojshin tana, katër [4] parë f’mi t’bijave.

AH: A vishin shpesh?

AB: Po. Vishin rrishin ka dy [2] javë, tri [3] javë t’pâne. Tani vishin... kush dojke vike apet. A m’i marrë i marrshum nihere mi bâ t’pânin. Katër [4] djepa i merrshin bijat. Reja jeme nja [1], bijat rên, katër [4] djepa. Na me qat’ renë e madhe ju kena dhânë bukë. Ka dy [2] here ajo gatuake, shtike bukë. Une e kisha bashqellakun. Ju kena bâ bukë, ja’u kena lâ teshat, ja’u ka lâ pelenat. Jon’ knaqë sa here jon’ ardhë. E tani tana u dânë, u vetmun. Qishtu. Dikush larg e dikush… 

AH: E ka sa rrishin kur vishin?

AB: Dy [2] javë, tri [3] javë. Qysh i kishin punt’. Tani vishin i marrshin. Kush kish rrike dy [2] javë, kush kish rrike tri [3] javë. U knaqshin valla.

AH: E dasma kur kishit a shkojshit m’i marrë?

AB: Po vallai, tônat rên. Kur vishin bijat me f’mi e me... vlojke aborri. Tonat qȋ i kena marrë se na kena pasë bija ma shumë.

AH: A ju nimojshin bijat najsen?

AB: Çka me nimu?

AH: Paj... për punë t’shpisë.

AB: Paj po, qysh mujshin. Ja me fshi naj sobë ja diçka... a teshat m’i lâ jav ka lâ reja. S’ja ka lânë kurrë as pelenat. Une dej çikat ma kanë fshi sobën, me m’i lâ teshat e tana rên qishtu.

AH: E n’çka i lajshit teshat atëhere?

AB: Ee... qysh i kena lâ atëhere. U dufke me i palu n’atë far’ rrethin…

AH: Po…

AB: E me i vlu ka dy [2] kazâna ujë e me jav qitë e me jav pritë ata ujt’ atje. Me i shti n’kazan me i zi e me… Qetash kallaj veç e rrasë n’maqinë, t’i lânë maqina, i hjekë, i shtre. K’shtu kurrë s’isha lodhë. Tani n’bunar nxirr e nxirr me kofa, me i shpërla tre [3], katër [4] ujna.

AH: A keni pasë ujë boll?

AB: Po boll. Qe ku e kem bunarin qëtu.

AH: Po…

AB: Ujë boll, veç me kofe. Tash matorri n’bunar, çeshmja aty, veç trrak e rrasë aty. Me pasë k’shtu kurrë s’isha lodhë.

AH: Atëhere ka pasë lezet a?

AB: A për lezet... vishin bijat, rrishum tek deri dikurna tu bâ hajgare, tu bâ llaf e tu… Tash vallai vjen kush vjen veç me qita telefona. Te krejt. N’dash shko te djali, n’dash te çika tash veç me telefona... si gratë, si qikat, si djemt, si ton’. Cilido veç e nxerrë telefonin. Na s’kem pasë atëhere.

AH: E bajramet, çka bojshi për bajrama?

AB: Për bajrama qitshum pite, tespishte, bakllava rrallëhere.

AH: E tespishtet qysh i qitshit?

AB: Qashtu. U dufke millin, sikur kur e nisë havllën, me ja qitë ata e me t’hollue, me i qkrue. Tulifare qkrujsha.

AH: Çka shkrujshe?

AB: Tulifare. Me nȋ [1] filxhan ja qitsha nȋ [1] birë i qkrujsha turli, tylifare. Ma bojshin pa i çkrue s’un i han. Ma dojshe me pâ t’shkrume se me hangër.

AH: E sa tespishte i qitshe?

AB: Nja [1]. Tepsia madhe. Qat’ tepsi. Atëhere s’kem pasë me qitë bollak si tash. Tash i qesin pesë [5] a gjashtë [6] parë. Ma shumë derdhin se qȋ hahën. Atëhere jo.

AH: A vishin mysafirë për Bajram?

AB: Vishin musafirt e vishin kojshia e vishin... Edhe tash vijnë kojshia, vijnë burrat e vijnë tânë. Vijnë boll. Vijshin kojshia e marrshin hoxhën. Vallahi kur e thirrke ezânin n’oborr, vâji t’mërthejke. Tash knon nifarë hoxhe, ‘Iii... çka din hoxha? Hiçu hoxhe.’.

AH: Tash s’pe thirrni a?

AB: A?

AH: Tash s’pe thirrni hoxhën?

AB: Jaa... se merr kërkush. Valla vike tupanxhia rreth e rreth ktyne shpijav’ dej khâ, toka u dridhke. Ka pasë lezet e ka pasë shyhret.

AH: E nëpër dasma përveç defit, çfarë instrumentesh tjera ka pasë?

AB: Kon?

AH: Nëpër dasma, përveç defit edhe tupanit a ka pasë tjetër çka?

AB: Ka pasë tupana. Jaa, veç def e tupana rrallë qȋ kanë marrë.

AH: E kush i bike defit?

AB: Magjupet i marrshum me def.

AH: A i pagujshit a?

AB: Po vallaj.

AH: Ka sa? 

AB: Po u dufke me i dhânë pare e u dufke me u dhânë harq e bylmet e.

AH: Çka i jepshit?

AB: Ka nȋ [1] pite tani ja t’hollojshum. Magjupit ja dhashim, i dhashum mill e i dhashum bylmet e.

AH: E t’kahit jon’ kanë ato magjupe?

AB: T’Skinerajt.

AH: A ka pasë a?

AB: Ka pasë magjupe boll. Ka dy [2] magjupe i marrshim me def.

AH: E a knojshin ato?

AB: Magjupet knojshin, po. Çikat knojshin, magjupet pak knojshin. Defav me ju râ.

AH: E çikat knojshin a?

AB: Çikat knojshin. Çikat e bijat e...

AH: E tupana s’ka pasë?

AB: Ja, tupana jo. Rrallë valla, rrallë e hiç.

AH: E a u bojshit bashkë burra me gra n’dasma?

AB: Jo more. Burrat açik e marojshin nifarë vêni, diku qatje, gratë khâ. Se jo tash qȋ po përzihën burra e gra. Zot mos e bo. Burrat sa atje. A kerret kur vishin deri khâ, burrat metshin n’sakak. Tash përzihen burra e gra e krejt, turlifare. Boll mâ.

AH: Ani faleminderit.

AB: Hajt... tybê tjetër sen s’di çka t’thom.

AH: M’ke knaqë.

AB: Eee... n’dash beso, n’dash mâ.