Akile Rrustemi

Intervistuar nga: Andoneta Selimi

Une kum lindën n’Peçin. Peçini mirret me Preshevën, po. E ma s’shkurti i thojnë Hastë e Kodrës...

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

15.01.2018

Lokacioni i intervistës

Zhegër

Vendi i lindjës

Peçin

Tranksriptimi

AS: Jemi k’tu në shtëpinë e zonjës Hakile Rrustemi, në Zhegër të... fshat afër Gjilanit. Zonja Hakile është tedhetë [80] vjeçare dhe me to do t’bojmë një intervistë. Zonja Hakile, a po na tregon për jetën tâne, ku ke lind’ e ku je rrit’?

HRr: Une kum lindën n’Peçin. Peçini mirret me Preshevën, po. E ma s’shkurti i thojnë Hastë e Kodrës. Qaty kum lindën, kum jetue teri n’pesëmdhetë vjet [15]. Pesëmdhetë [15] vjet jom martue (qesh)! Kur i kum bâ dhetë [10] vjet m’ka dekë nâna. Kur um ka dekë nâna, tani jom metën. Kryet’ni [1] vjetit qika dekë nâna jom hi n’shkollë. Tani, veç sa jom hi n’shkollë, kom msu katër vjet [4]. Kur jom dalë pi’ shkollës m’ka dhânë bâba, m’ka ndrru për grue.

AS: Qysh...?

HRr: Atëhere i nrrojshin...

AS: Po.

HRr: E dhoshin çikën. Marrshin hot për gjalë, hot për asi… bâba mue m’ka dhanë për vllavin e grues vet. Gruja e vet... burri jem e ka pasë motër atâ.

AS: Po.

HRr: A une e kum bâ kunatë, po. Ajo ô ardhë për bâbë, une jom shku për vlla t’sâjna. Qështu. Atëherë i kena pasë dy [2] vjet nërmjet me burrin tem.

AS: Edhe t’kanë ndrru a?

HRr: Edhe m’kanë ndrrue. Ajo ô martu ni’ [1] javë përpara… Une jom dalë pi’ shkollës n’qershor, kur lshohën thmija, jom martu dy [2] javë para Shmitrit. Pesmdhetë [15] vjet e tre-katër [3-4] muj. Qështu. Jom martue.

AS: Edhe shkollën e ke nalë a?

HRr: Ja, katër [4] vjet, ma shumë s’pat arallak me shku. Une kishna qef me shku, po bâba m’martoi. Se ati si i diq gruja tani m’martoi mue… atëherë i ndrrojshin çikat. Edhe une ja nisa po kâj, tha, “Sha ki qi po kânë?”, thashë, “Qysh do t’i bâhna une nânës tême  ortake?”, “Pse”, tha, “ortake?”, thashë, “Po, une po shkoj te burri e p’i bâna ortake.”, “Jo, bre bí…”, tha, “s’i bâhësh ortake. Ti e merr burrin ton, une e marr grujën tême.”. Edhe erdha. Tani m’u hoq aj shtres, erdha. N’krye t’javës qi ô martu bâba mu m’kanë martue. Erdha khâ. Vallai, qashtu (qesh) ish kanë kismet. Njerin e mirë e kum pasë shumë. Jon’ kânë pesë [5] vllazën, katër [4] motra. 

AS: E keni çu mirë nërmjet veti?

HRr: Shumë, shumë mirë. E kena çu mirë. E kum pasë kunatën e madhe, ajo... e kum pasë si n’ven’ t’nânës. Ajo hêm m’msojke edhe m’kqyrke edhe për shka t’jenë, se une ishna shumë e re. Ajo m’ka pas kqyrë shumë, e m’msojke, “Oj Akile”, thojke… qështu për shka t’jenë se une për me gatu e për ato i kum ditën se edhe aqe kum gatu, edhe te bâba jem. At’herë gatujshmi bukë t’kallamojta, po i pjekshmi, jo sikur qetasht. Shporeta s’kena pasën, n’oxhak kallshmi zjarmin e me dru. Vnojshmi qereptë, e qitshmi bukën n’qerep, e nxejshmi qerepin përmi dru, u bojke kuq, e qitshmi aty, tani e qitshmi bukën e kallamojtë n’tâ, e mlojshmi me prush edhe u pjekke buka. Edhe e nxerrshmi e honkshmi për qef. Jon’ kanë shumë at’herë e tash...!

AS: Burri yt prej fillimit ka jetu k’tu n’Zhegër?

HRr: Jo, jo. Kena jetue te Kureçt aqe, te Rrustemi. Ja, ja aqe naltë kena jetue teeeri shtadhetë e pestën [75], po tani jena râ khâ poshtë. Kur jena râ khâ poshtë, jena râ n’mars, kry t’motmotit qi jena râ khâ poshtë. Na jena râ me nizet e dy [22] mars, çika e vogël m’ka le me pesëmdhetë [15] maj, Naimja. Khâ poshtë.

AS: Domethonë fmitë i paske rritë krejt atje gati.

HRr: Jo, po veç dy [2] t’vogjlit i kum rritë khâ poshtë, a aqe naltë i kum rritë qertë. Ajo [vajza e vogël] m’ka le k’tu. 

AS: Edhe aj [fshati] a osht afër k’tu, Zhegrës? Ai...

HRr: Kush?

AS: Aj katuni qi po e përmen?

HRr: Qi ô shku çika a? 

AS: Jo, ku keni jetu përpara. 

HRr: Qyky ku kena jetu përpara? Jo, ma nalt osht. I thojnë Hajdintë t’Kureçve. 

AS: Po.

HRr: Jon’ t’ramë n’Terzijaj.

AS: Ëhë, po.

HRr: Po… Jo, t’Hajdinit t’Kureçve, t’râmë n’Terzijaj. Vjehrri jem e ka pasë emin Shaqë, Shaqir. Aj ka vdekë moti, e kanë pas mytë bugart ata. Aj ka vdekën, tani une jom ardhë për gjalin e tina. E qështu.

AS: A po na kallxon diçka qysh e ke maru atë ilaçin e...?

HRr: Eee atë ilaçin... Kur jena kanë n’shkollë e kena pasë bilogjinë me barna popullore, libër mjeksor kshtu, bile.

AS: Ilaçi për shtatzani, a po?

HRr: Po, për shtatzani e për krejt i ka pasë ajo, për krejt smujat. Atëherë s’ka pasë kshtu mjekë sikur qi ka qitashti. Atëherë e kena pasë... aj marohet pi’ millcit t’bletve, sha yshqehen blet’t. E marrmi e korrmi, kur t’lulojnë e korrmi e termi nër hije, ku s’e rrokë dilli, plus e përzina, kur t’terët e përzina edhe me therrat e magarit ato muqullungat.

AS: Therrat e magarit?

HRr: Veç ato t’trashat me therra qi jon’.

AS: Po, ato qi...

HRr: Ato i kpusmi edhe ato i termi e i përzijmë bashkë me... E qes millcin [me] ni’ [1] dorë, e qes atë millcin aty, tani edhe shtatë-tetë [7-8] qasi therra t’mdhaja t’magarit, t’mdhaja, edhe i zinë ka dymdhetë [12] orë ato përmi shporet, i zimë. Kur ta zimë ata, e lâmë, ajo ftofët tani kthemi e e zimë, e vnojmë ni’ [1] qetër tenxhere, e bojmë valë edhe i qesmi kaça, kaça t’mdhajat’egra, edhe asajna… edhe ato zihen. Tani dy [2]... dy [2] bardakë i qesmi qësi çaji me millc edhe me therra, njo [1] me kaça. Ajo osht për krejt smujat e mrenshme. Si...  ho t’burrav, ho t’grave. Ato e pinë ato shka s’kanë thmi, qi ju thotë mjeki ‘s’kije thmi se i ki cistat, nuk mund t’bojsh, ti rruza n’gjak, nuk mund t’bojsh thmi.’. Tani ato e pî edhe… kur je e smutë edhe rri râtë nja ni’ [1] orë a ni’ [1] gjysë, sa t’kish ren, edhe tani çohësh. E pî pesë [5] ditë a gjashtë [6] ditë, saba - akshom, n’tesëll. N’akshom ha darkën ma herët edhe e pîn kur t’bojsh me râe. 

AS: A e ke pi mas’pari ti?

HRr: Une ma s’pari përveti, se une jom kanë ma s’pari… s’kom pasë fmi katër [4] vjet.

AS: Po a?

HRr: Kur shkova te mjeki m’tha mjeki, “Valla”, tha, “po m’vjen keq, po...”, m’kqyri, “kurrë fmi ti s’bon”, i tha burrit tem. Une i thashë, “Vallahi ti shoq martohu s’ka problem.”.

AS: I ke thanë burrit ton’ martohu? 

HRr: Martohu. Po. Veç e soll kryt e tha, “Pse? Kurrë jo.”, thashë, “Pse?”, tha “S’martohna. Pse t’martohna?”, thashë, “Po mjeki qështu tha…”. Atëherë e kum marrë [librin e biologjisë]. Une e kum pâe se shka kom behâne edhe e kum përdorë qët çajin për veti.

AS: E ke marrë librën? 

HRr: Po. Librin e kum marrë te shpija. E kum lexue edhe i kum mledhë, e kum terë... masi jon’ terë ato, mas dy [2] mujve ja kum nisë e kum përdorën.

AS: Atë librin e ke rujtë domethonë prej shkollës?

HRr: Po, po. Pi’ shkollës e kum rujtë atë libër… edhe e kum përdorë non-stop. E kum lexue edhe e kum mledhë, e kum terë, edhe e kum zí qysh t’kallxova, i kum përzi ato bashkë, e kum përdorën. T’parin muj’ vetë e kum përdorë se atëherë kishna nevojë ni’ [1] javë rresht me përdorë…e e kum përdorë. Dytin [2] muj’ ja kum dhanë edhe burrit katër [4] ditë me piê se aj…  smujën teme muj me ja ngjitë atina, aj ma ngjet mue… se kjo osht infektim i përzim, edhe aj e ka piê. Tretën [3] shishë e kum pi’ vetë apet. Tani qashtu mas n’tretit [3] muj’ edhe njo [1] e kum pi, t’katrin [4] muj’, edhe mâ e kum... e pash qi u paqllaisa, m’u hoqën ato smujat e mrenshme. Atëherë e kum lanën. Kur i kum bâ gjashtë [6] muj’ jom metë shtatzanë edhe m’ka lind’ gjali parë, Sabit Rrustemi. Po mas gjashtë [6] muje. Tani burri jem ma bojke, thojke, “T’shkoj t’i tham mjekit qysh m’ke thanë ti s’bon gruja fmi hiç!”, thojshna, “Hajt se aj mjek osht, aj mirret me ato punt’ e veta. Une pse e kum përdorë ktâ s’ka lidhje.”. Tani vetshin, a di… vetshin shoqet e u përhap kjo, u përhap kjo bajagi shumë, qysh, tek… Tani ardhshin gratë, e zishna paqetër. Ju dhashna… Kush kishke nevojë ju dhoshna edhe metshin shtatzana. Ky dom me t’bâ s’të bon, ky viç shka t’nimon.  Ky osht për t’ftoftë, osht për krejt smujat e mrenshme osht. Me t’bo dom s’të bon, ky veç shka t’nimon. E tashti nuk jom tu e përdorë atâ se jum plakë. Ja kum lanë rejës madhe, e kjo e punon. Vinë marrin njerzit k’tu… pa marrë parasysh.

AS: A po vinë edhe tash?

HRr: Po, po. Po edhe tash vinë. Ju thotë mjeki qi s’bon thmi kurrë e shkojnë kahmos, do edhe martohën. Kur vinë… si ta përdorin katër-pesë [4-5] muj’ edhe s’ka problem (qesh). Ma s’shumti… qashtu edhe si te burrat si te gratë.

AS: A ka pasë burra që kanë ardhë me lypë apo veç gra?

HRr: Gratë vinë, po ata burrat i binë. A une ju kallxoj qi duhet me përdorë te dytë. E qashtu. 

AS: Masanej e përdorin edhe gratë edhe burrat a?

HRr: Po, po. Edhe gratë edhe burrat. Burrat e përdorin t’dytën [2] shishë, jo t’parën [1], po t’dytën [2]. 

AS: A t’kanë besu…

HRr: Po, m’kanë...

AS: … kur ja ke fillu?

HRr: Po, m’kanë besu se une jav kallxova pi’ vetvetës. Tani jav kum dhanë t’afirmve, tani pi’ t’afërmit u përhap kjo, u përhap. E qashtu valla.

AS: A e ke shitë ilaçin apo…?

HRr: Niherë e kum dhânën përveti. Kur e zishna, e dhâshna për veti. Mas do kohe, valla u bânë nja katër-pesë [4-5] vjet, ma bojshin, “Kumeditë çfarë ilaçi osht t’u bâ kjo qȋ e jep kshtu falun?!”. Atëherë u nervozova. Edhe kush me m’thanë, ni gru e vllavit tem! Ajo s’kishke fmi. Edhe qështu, qështu, po m’thotë. Edhe p’i thom une ati vllavit tem, thashë, “Ô vllavi jem”, thashë, “kjo po m’thotë, po gabim e kâe.”. 

AS: T’ka thânë… 

HRr: Po. Kumeditë çfarë ilaçi je tu marue ti! Ajo s’kishke fmi hiç. Une edhe kishna qef me ja dhânë vllavit tem për fmi. Atëherë e morra, e shkrova në libër, asaj nusës, ja dhash vllavit tem, e pijti n’sabah, ishke i ftoft, e piji vllavi jem. S’pasë fmi tetë [8] vjet. E pijti. E t’dytën shishë tani i thashë, “Ô vlla, ne ta pin’ edhe nusja.”, “Po tybe n’e piftë oj motër…”, tha, “se kumeditë çka kujton që i ke bâe.”. Atëhere ja mora, ja shkrova se qysh e maroj, nusës, edhe prej cillës libër e kom marrë. Kur e kish marrë, e kish lexue, edhe e ka pi. Edhe m’ka kërku falje që, “Ta kom thânë at’ fjalë.”. Thashë, “Jo, s’ka për shka.”, thashë, “Po ti u kon’ deshtë me ditë se edhe ti shkollë ke krye, pse s’i ke kuptu s’kom shka t’boj!”. Edhe e ka pije. Mas pes’ [5] mujve ka metë shtatzanë. Dy [2] çika i ka, dy [2] vajza. Mas nôn’ [9] vjete i ka ato dy [2] vajza. Qashtu. Tani ajo u përhap aty, aty, aty… Edhe kanë ardhë njerzit, edhe vinë E tash resë ja kom lanën.

           Tani ni’ [1] çikë m’ka pas metën… ka s’e bajshna. U râ, trrap. Kur e çum te mjeki, mjeki tha, “S’i punojnë eshnat hiç!”, thashë, “Pse?”, tha, “S’e di, e ka lshu takâti.”. Ajo s’mujke m’u çu. As ungjt, as m’u çu n’kamë, as... E kum marrë, e i kum korrë hitha, edhe i kum terën, edhe i kum zie ata hithat. Masi i tera ia kum dhanë. Mas dhetë [10] dite qi ja kum dhanë ata, sabah për sabah n’tesëll ka ni’ [1] gotë çikës, ja qitshna kapak shiqer se s’un e pike…. edhe kur i bâni dhetë [10] ditë u çu çika, u ulë vetë. Thashë, “Oj Nazli!”, tha, “He?”, thashë, “E a po mun m’u çu?”, tha, “Po, oj nanë!”, thashë, “Çu n’kamë çika jeme!”. Kur e kom çu n’kamë… Çika i ka pasë valla dy-tremdhetë [12-13] vjet po kur e kum çu çikën n’kamë... ja valla, i paska pasë nizet [20] vjet… kur e kum çu çikën n’kamë edhe ô nalë po kqyrë. Thashë, “Hec nana”, ja ka nisë me hecën. Mas dy [2] jave çika u shtrëngue, hecke vetë. Edhe qashtu e ka përdorë ajo rrafsh ni’ [1] muj’, mas ni’ [1] muje ô çu ka hecën. Kur e çova te mjeki tha, “Ku ke marrë ilaç qi e ka përfitu kjo hekrin kejt?”. U shtërngu çika edhe s’ka pasë mâ kurrë pengesa, hiç. Edhe thashë,‘qështu’, thashë, “S’po t’kallxoj”, thashë, “ti mjek je!”, tha, “Po me shka?”, thashë, “Une merrna me popullore, nuk mirrna kshtu me mjeksore, me sufata me k’to…”, thashë, “s’mirrna.”,“Po a bon me m’kallxu?”, thashë, “Po, bon me t’kallxu, bon mos me t’kallxue”, thashë, “se ti bon hajgare me mue.”, “Jo tybe”, tha, “nuk boj.”, thashë, “Valla, une jom marrë qështu, qështu…”, thashë, “e kom libër edhe mirrna me popullore.”. Atëherë tha, “Shumë mirë.”. Edhe sod e atë ditë çika osht përqef. I ka tre [3] thmi, e martume, tash m’i bon pesëthetë [50] vjet ajo çikë, qështu. E na qashtu kena jetu përpara mori bí. Edhe kho shyqyr thmin i kom krejt mirë, i kom katër [4] gjem.

AS: Mas fmijës t’parë a e ke pi mo ilaçin apo...?

HRr: Jaaa… Jo, jo. Jo tani mâ jom rregullu, s’kum pi. Ja-a. 

AS: Domethonë veç nî [1] herë e ke përdorë?

HRr: Po, po. Qatëherë n’fillim. Qatëherë n’fillim se mâ s’e kum pi. 

AS: Tash ke fillu me shitë?

HRr: Po tani... niherë e dhoshna falas, tani fillova me shitë, po. E qëtashti maron reja, reja e maron. E vinë prej kamosit… a vinë pi’ jashtit ma shumë, po shumë t’jashtit kur t’vinë e marrin. Po n’pushim ma s’shumti.

AS: A pi ju bon hajr krejtve?

HRr: Dove ju bon shumë hajr. Kush t’jenë për qato punë qi t’thashë ju bon hajr shumë. Edhe kur t’ni’ mas pesë-gjashtë [5-6] mujve, “Valla, met’ shtatzanë”, “Jo valla, ka thmi…”, ja qështu (qesh).

AS: A t’vinë me t’falemnderu?

HRr: Po, po. Po mu tash jo… qe nja tri [3] vjet a katra [4] ja kum lânë resë, te reja vinë. Te reja vinë, se une jo se tash jom plakë. Aj tash plakav s’po ju beson kërkush kurgja (qesh), për shkado, ‘Hajt se plaka, harrojnë.’. Po jo, falemnderi pi’ Zotit, menjën e kom. Ma merr menja qi halâ nuk jom bash shumë e lont’ (qesh). Se edhe vetë jom kânë shumë e smutë. Jom kânë... i kum pasë gurtë e i kum hjekën. N’idhz i kum pasë. I kum hjekë gurtë.

AS: Para sa vjete kjo? 

HRr: Valla, para nizet e katër [24] vjete qështu i kom hjekë gurtë. I kum pasë gurtë, para nizet e katër [24] vjete i kum hjekë gurtë… a pesë [5]… Qështu valla, bash mirë s’pe di.

AS: I ke hekë me operacion, a po?

HRr: Po, po. Me operacion i kum hjekë. 

AS: A ke provu naj ilaç kshtu popullor?

HRr: Kum provu, po badihava. Ata…ishin kon rritë ata, ishin kanë n’idhz. Tani i kum hjekë gurtë. Mirë jam tash shumë, misi i kum hjekë gurtë shumë mirë jam. I kum hjekë bile i kum pasën… para luftës i kum hjekë gurtë. Bili i kum pastru mirë, i kum pa lânë për rekllamë, a di, viç m’i pae (qesh). A di, thojshna... Tani n’luftë m’hupën. Si u gjeg shpija m’hupën ato. Thojshna, “Veç t’i kshyri.”. Veç shumë mirë, shumë mirë tashti jam… i kom hjekën. 

AS: A jav kanë djegë shpijën n’luftë?

HRr: Na’j kanë djegë shpijën n’luftë, krejt. Na kena rrnu tri [3]... tre [3] muj’ kena nejtën n’Tetovë. Dulëm nëpër mal… kena nejt’ n’Tetovë te çika jeme aty, te familja e sâjna se jena kânë familje e madhe, me kunetë e me krejt jena shku anena e kena nejtën aqe. Mas tre [3] mujve tani u kthym (qesh). Kur erdhëm khâ, shpija… [e djegur], tana kena nejt’ ni’ [1] shpi t’mixhs, tej qi e kena maru shpijën. Qështu… qashtu valla, oj bí. Hjekat për inson… po hjekat për inson.

AS: Ato çka i mledhë për ilaç, a i ki k’tu afër apo duhet... a osht dashtë me dalë ma larg me i mledhë apo qysh?

HRr: Jo, ato duhet... jo, ato duhet me dalë m’i mledhë kodrave. E qyky millci, qyky gjinët ma s’shumti… rreth rekav del ma shumë, kah ka ujë ma shumë del millci, po. E k’to...

AS: Millci?

HRr: Po, millci i bletve thirrët, po. Ky del ma shumë aty kah osht ma ujsinë. E korrë ato.  Ky  ô shumë i mirë, ky dom me bo s’të bon, ky veç shka t’nimon. A dom me t’bâ nuk t’bon.

AS: E k’to tjerat?

HRr: Asnjo s’bâjnë. As k’to therrat e magarit qi thashë, as kaçat.

AS: A duhet me i mledhë edhe ato...?

HRr: Po, po kur… se s’ki. Qe tashti po blehet edhe çaji i kaçav’.

AS: A e ka efektin e njejtë a?

HRr: T’njejtë e kâe, amâ kaça ka ma t’mira… edhe kjo t’njejtë e kâe. E qet ni’ [1] kese qasi, çaj t’kaçav’, e zinë me ni’ [1] tenxhere edhe i asih bashkë. Dy [2] hise ksi, ni’ [1] hise t’kaçav. Aj osht qetsus kaça, qi t’dhem krytë a dishka… une veç e pi ni’ çaj t’kaçav edhe bí e flej, pa marak hiç. Aj osht qetsus, ajo dam s’të bon. 

AS: Tash ja ke nisë me ble, a po?

HRr: Po, qëtash.

AS: Përpara e ke maru vetë?

HRr: Po, përpara e kum maru vetë çajin e kaçav’, a tashti p’e blej. A hithi osht për hekër, qi ki... je ligsht s’ki asi... për hekër osht hithi.

AS: Tjera lloje t’barnav kshtu popullore a din?

HRr: Jo. Ja, ja… (qesh). Jo, s’di qera. Aj… kâ, po i kum harru tash se e kum lanë librin mâ s’e kom, e kum harru...

AS: Ku t’ka metë ajo libër?

HRr: Ajo libër? Po ma kanë gjegë n’luftë.

AS: Po a? 

HRr: Po valla.

AS: Bashkë me shpinë? 

HRr: Bashkë me shpi m’u ka gjegë libra. E tasht i dî gjali, i dî reja, i dinë, i dine krejt… se tash po dalin edhe përmes qëtyne internetav, po... po i gjajnë, po i gjajnë k’to populloret krejt. Veç ma t’mira jon’ shumë populloret se mjeksoret. Se edhe mjeksoret…aj Zoti mos na lashtë edhe pa mjekë se mos m’u kanë mjeki… Tani une jom kon metë edhe pagjaksi shumë, kom marrë gjak… dy here kum marrë gjak une. Para katërdhetë e tri [43] vjete kum marrë gjak, po. Se qe katërdhetë [40] e... n’shtadhetë e tetën [78] e kom gjalin e vogël, mas gjalit kom marrë gjak n’tethetën [80]… e n’tetëthetë e tretën [83] kom marrë gjak dy here se meta pagjaksi. Atëherë erdh edhe koha, i bâna afër pesthetë [50]vjet. Qështu moj bí… tash mirë jom shyqyr Zotit. 

AS: A pin tash naj ilaç kshtu popullor?

HRr: Jo, veç qëta çajnat që i përdori. Çaj t’kaçav, po. Kaniherë çaj hithi pi n’mëngjes, po pi…  se jo s’përdori. Popullor po, a ksi s’pi. Mas bukës neskafe pi, çajnat i pi n’mramje… i pi n’sabah tani e… përditë. Po elham pi’ Zotit mirë jam mirë… se përdori sufâta t’gjumit, i përdori qësi.

AS: A ka pasë njer’z që t’kanë thon’ që po bon sehire ose...?

HRr: Po. Për qata une (qesh)… për qata une e publikova qysh e tek marohet. Se thojshna kumeditë sha menojnë njerzit. E râ nusja vllavit tem...

AS: A s’je tutë qi po ta merr dikush zanatin?

HRr: Po une s’e kom gâjle si ta marrin. Hiç. Aj… ne marrt le ta marrin, po pritojnë se ata duhet me zí shumë.

AS: Po a?

HRr: Tani… e mledhin e pritojnë me korrëe duhet me zí. Ato hiç hiç para dymdhetë [12] orve… aj n’shporet bon vaki qi… pi’ sabahit teri n’mramje duhet me zie.

AS: A po na kallxon procedurën qysh...?

HRr: Po qashtu… une t’kallxova. Millcin edhe therrat i bon bashkë, i zin’ ato. E ato e shterrin ujin, apet i qet çetër teri ta lshojnë atë ujin e vetë, qi ta lshojnë atë ngjyrën e vet. Kur ta lshojnë atë ngjyrën e vet, atëherë e lê. E mushë tenxherën me ujë… p’e zâ i ka nizet [20] litraa sa t’dush, e mushë edhe e lê n’veti. Tani ato… kur t’i mushë shishat, ka ni’ [1] shishë dy [2] litra, i mushi i shti n’friz ren, kush ka nevojë vjen e i merr. N’friz qi mos m’u prishën, aj… n’desh lêje motmot ajo rrî. Kur ta shti n’friz e kulloj n’sitë që me ja hjekë ato far shiblat e krejt edhe e qes nëpër shisha. Qështu. Aj… dom me t’bâ s’të bon. Shka osht natyrale kurrë dom nuk t’bon, jaa. E lâ qashtu, tani vinë e marrin. Për vena t’kâmve qi i kanë… Burrat i kanë venat e kâmve a gratë e marrin e e pinë kta edhe i lagin kâmt me ufëll t’mollës. Gjali jem i ka pasën e dy [2] herë ja kanë hjekë me shpric edhe ma s’mrâmi thashë, po pse s’ja jap? Atëherë e kum marrë ja kom dhanë e ja kum lâ kâmt me ufëll t’mollës. Dy [2] muj’ e ka pie edhe mo s’ka bâ vaki, tretin [3] muj’ ju hoqën. E sot e atë ditë, qe katër-pesmdhetë [14-15] vjet, aj s’ka vena. Hiç mo s’ka. Përqef i ka kâmt… se ju bojshin venat i shkun te përpjetë, se ato me shku teri te rrâja e zemrës ato t’mysin. Edhe ju kanë shnoshë kâmt. Ka njerz qi vinë e marrin qët çajin, edhe burrat, për vena edhe i lyjn kâmt me ufëll t’mollës. Ja kum lânë rejës zanâtin, për krejt ju kallxon.

AS: A po priton reja?

HRr: Jo, s’priton. Jo, jo nuk priton valla, ja-a… Kjo edhe kur jena kanë bashkë, une ishna e smutë… kjo ma zike. Edhepse marrshin gratë kjo ma zike. Tani mas sâjna i mora edhe qerat, edhe qerat ma kanë zí valla… krejt. Ma ka zí qe tri-katër [34] vjet nusja e vogël. M’u dhimt se e nisa me çu n’shkollë edhe thminë e vogjël edhe e lash. Tash e zinë e madhja. Se une tash edhe e bâna edhe nifarë kohe, mosha e bon t’vetën. Jo… tash e zinë e madhja, t’voglën tash jom tu e çu edhe kshtu n’shkollë.

AS: A nuk po mundesh me zía po tutësh që pot’...?

HRr: Ja, ja… po... ja, jaas nuk po muj me zí edhe nuk po kena kohë me zí se po ka punë shumë. Jo, nuk po kena kohë. Jo me mledhë jo…gjali n’punë, nusja qashtu edhe ajo osht tu shkue n’shkollë. T’parën klasë e ka marrë, t’dytën tash osht tu shku për ksi… qysh p’i thojnë… n’kurs për thminë… m’i msu thmijën, po.

AS: M’suse?

HRr: Po. Parashkollorë. Po. E tashti kjo e madhja osht ma e pushushme (qesh) se kjo tasht nuk ka punë, fmija ju kanë rritë, i ka martue, rejën e ka. Reja [gruaja e nipit] s’ka pasë qe katër [4] vjet, tri [3] vjet a katra [4] qi ô martu, kah s’o kanë nëpër mjekë reja vet. Thashë, “Oj Saxhide, pse bre nânë p’e çon nëpër mjekë?”, tha, “Po sha me bâ oj nânë?”, thashë, “Pse s’pi ja jep qët çajin?”, tha, “Valla, oj nanë… po s’e di vallahi.”, thashë, “Po edhe ti e di…”. Atëherë e kanë marrë. E ô kanë n’Prishtinë s’di sa herë te mjeki… e e ka marrë e ka pije. T’katrin [4] muj’ e ka pi, tash osht nusja shtatzanë qe katër muj’ [4] e gjysë… pesë [5] muj’ valla i paska bâ e dy javë, ô shtatzanë.

AS: Masi e ka pi ilaçin?

HRr: Masi e ka pi k’to. E ka pi katër [4] muj’ rresht, hêm gjali hêm nusja. Edhe tash osht nusja shtatzanë. Qështu. Bile i kom thânë, “Edhe fiq ha nâna”, se ktyneheresh…“Ha nâna fiq”, se niherë nejshin gratë ratë, ju thojke mjeki me nejt’ ratë se “s’un e manë thminë.”, thojshna,“Qyre shka… duhet me hangër fiq qi me u forcue.”, edhe e hanë fiqin katerdhetë [40] ditë edhe s’kanë problem, hecin kah t’dojnë tani. E fiqi i forcon, e fiqi osht i shnetshëm… edhe atâ n’tesëll duhet me hangër. Qështu.

AS: Ti… kur e ke pi ti ilaçin, a ke nejt’ ratë a ke bo punë?

HRr: Jo. Kum nejt’ râtë. Aj rri râtë nja ni’ [1] orë a... ni’ [1] orë. E pishna herët tani u çojshna i bojshna puntë. Jo valla, s’jum nalë hiç. Jo tybe. As tasht nuk nalën, po atëherë ka pasë punë ma shumë se atëherë jena kanë pak... nuk e kena pasë sikur sod. Ato qashtu… E sod shyqyr Zotit kena shporeta, kena k’to, kena me nxemje me shka kâ. Nuk mirrmi mo me ato punt’ e përparshme. Po shyqyr që ô ardhë kjo kohë se u mytshmi t’u pre dru e t’u kallë zjarma, e t’u...

AS: Çfarë punë ke punu ti? 

HRr: Po qato de sha t’kallxova. I kena... jena marrë me dru me oxhakë me... qashtu valla nizet e tri [23] vjet jena marrë. Tani m’shkoi burri n’Austri me punu e i bonëm krejt. Râm’ pi’ asaj… pi’ kodrës râm’ khâ poshtë, n’rrafsh. Marum katër [4] shpija, katër vllaznija [4], se njo [1] na ka dekë ushtar. I marum, u dajtëm nëpër shpija. Burri jem kejtve jav’ ka maru shpijat, edhe u dajtëm. Fmija e mi u rritën, tani ja nisën fmija shkun n’shkollë krejt.

AS: Ti a s’ke dashtë me shku...?

HRr: Ku?

AS: N’Austri. A s’ka dashtë burri me t’marrë?

HRr: Jalla burri ka dashtë mu m’marrë, po une kum thânë nuk i lâ, nuk vi. Thojke, “Pse nuk vi?”, thojshna, “Me shku une me rrnu, me lanë dhevin tem, venin tem… n’Austri, jo. Se veni huj, i jemi s’bâhët.”. Tani ai hajt… ka nejt’ nizet e non’ [29] vjet. Mas nizet e non’ [29] vjete ka dekën n’Austri. Kur ardhke n’pushim thojke, “Ah moj gru, m’more n’qafë”, thojke ,“s’po vijnë fmija.”, thojshna, “S’i lâ fmijën se s’t’ma veni huj, t’kthe n’ven ton.”. Apet ma mirë se veni jyt s’ka. Edhe s’jom pishmon. Jo valla, nuk jom pishmon qi s’jom shkue. Jo. Jo, jo shyqyr mirë i kom, krejt jon’ t’shkollum, krejt jon’ t’punsum, me vajza me krejt.

AS: Tash sa… Sa fmi i kini masi e ke pi ilaçin?

HRr: Mesi e kum pi ilaçin, dhetë [10] fmi i kom.

AS: Dhetë [10] fmi i ki?

HRr: Po… e njo m’ka dekën. Dhetë [10] fmi i kom. T’parin [1] e kom Sabitin, çikën e madhe e ka pasë emrin Ylbere. Mas Ylberës e kom pasë edhe ni’ [1] çikë, e ka emnin Nexhmije, ajo osht n’Tetovë. Mas Nexhmies kum pasë Kadrien, osht n’Austri… n’ven t’bâbës vetë se ka pas shku te bâba i vet, ka nejt’ te bâba i vet aqe, me bâbën e vet nanë [9] vjet. Tani bâba vet diq… se aj ka pasë sulëm n’zemër niherë tani i murr me veti. Tani ky i dyti ka pas ikë pi’ ushtrisë ka pas shku aqe Xhelili. Edhe aj ka nejtën dhetë [10] vjet, po valla. Mas dhetë [10] vjete tani u kthy edhe ô martu. Tashti osht n’Francë. Qështu moj bí… hjekat për inson. Tani mas Kadrijës, kom qertë krejt ren. E kom njo, e ka emnin Nazli. Ajo e martume. Qajo shka t’thashë qi ô kânë pa hekër, po. Masanena e kom njo, emnin Liri, ajo osht n’Zhegër. E fmija mi krejt kanë fmi.

AS: Fmija tu krejt kanë fmi a? 

HRr: Krejt kanë.

AS: S’kanë pasë nevojë me pi ilaçin?

HRr: Do kanë pasë nevojë, e kanë përdorë, mirë janë. Mirë. Jo, jo krejt kanë f’mi. Janë mirë. E madhja i ka pasën... i ka pesë [5] gjem e dy [2] çika - shtatë [7].  Ajo ka vdekën qe katër [4] vjet, për pesë [5]. I ka pasë dy [2] binakë ma s’mrâmi edhe ka vdekën. Asâjna i pat thanë mjeki me hjekë kamën se ju kish kon dallashitën, e po m’thirrë, “Oj nânë qështu, qështu...”, thashë,“Jo çika jeme”, s’kishke qef ajo me bâ… (s’kuptohet), thashë,“Jo çika jeme”, thashë,“Mos… mos i hiq”, tha,“Pse?”, thashë,“Ma mire osht me bâ ni’ [1] thmi e me hjekë”, se ju kish pas nisë mishi egër, a di qi pi’ nisin qato... Edhe, edhe ô dalë pi’ operacionit. Prejse ô bâ operacion e e ka pi ktâ, mas katër [4] mujve ka metë shtatzanë. Sha m’i le… i kanë le dy [2] binak! I ka sod. Ja kanë ba pesëmdhetë [15] vjet tashti. I lejtën ata binakt’, i lev gjali, i lev çika, tani kur jav’ kanë pre kthizën ja kanë hjekë edhe atâ. Ajo ka rrnu toni edhe katërmdhetë [14] vjet masanena. Mas katërmdhetë[14] vjete ka dekë se ka pasë sulëm n’zemër edhe ka dekën. Fmija janë për’qef. Edhe qashtu valla… Tani krejt për qasi… (nuk kuptohet). Tash po marrin zanât… aj tashti krejt, kush don me lexu, ma mirë po mirren me popullore se me mjeksore. Edhe ma t’shëndetshme po janë, shka t’jenë valla. E qështu… 

AS: A e kanë marrë përpara ma shumë, a tash p’e marrin këtë ilaçin?

HRr: Përpara e kanë marrë ma shumë, tash ma rrallë p’e marrin. Po tashti kur po kallxojnë gjinja qi ‘qështu, qështu’edhe tash p’e marrin boll. Boll e marrin edhe tashti. Vinë vallai e marrin. Edhepse osht ka dhetë ero [10 €] shisha vinë e marrin.

AS: Dhetë euro [10 €] e shet shishën a?

HRr: Valla, dhetë ero [10 €], se me shku te mjeki ti dhetë ero [10 €] kshyrësh edhe sa po t’bâhën ilaçet edhe kurgja hiç. Edhe râ qajo grue, edhe... qajo gruja vllavit edhe e bâna me pare. E tashti me pare. Jo mirë, mirë.

AS: A ju dokët shtrejtë?

HRr: Jo, s’ju dokët shtrejtë. Ja-a, ja, ja… nuk ju dokët shtrejtë se aj misi po ju bon hajr, pse me t’u dokë shtrejtë! Aj te mjeki bâhët ma shtrejtë. Ni’ [1] kontrollë po osht dhetë ero [10 €] edhe s’po t’ban kurgjâ. Jo sufata, jo ato, jo ato… edhe nuk po kanë fat. E pi’ kti po kanë ma shumë fat. E qashtu valla, oj bí. E nâle a? Qashtu. A ki me vetë noj sen?

AS: Kallxona diçka për vetën, për...

HRr: Sha me t’kallxu?

AS: Për jetën tane.

HRr: Po shyqyr mirë. Fminë i kom… krejt mirë janë, krejt. Kur p’i shoh kta mirë, une halâ ma mirë (qesh). Jo, po. Ata përjashtë jon’ mirë, kta mrena jon’ mire, veç Sabitin e kom papunsi, kom qef m’u punsu. Ishalla i gjinet ni’ [1] punë… qatâ po. 

AS: Kur e ke pi ti n’fillim këtëilaçin...

HRr: Po?

AS:  Burri a t’ka besu që ka me t’bâ hajr a jo?

HRr: Po. Po se m’ka besu burri se burri s’ka pasë shkollë. Toni si kum ardhë une, at’herë ô kanë mbrapa shkolla khâ, edhe jon’ msue. Burri s’ka pas ditë me shkru as me lexue, tani ja msojshna une burrit shkronjat krejt, shqip, edhe me numra me krejt… edhe ô kon shku tani me qat msim ô shku e ka marrë katër [4] vjeçaren edhe e ka marrë tetë [8] vjeçaren edhe e lexojke vetë. Tani edhe kunet’t e mi… veç ni’ [1] kunat e kum pas gjetë (s’kuptohet), ati ja bojshna detyrat. Ja nxerrshna kuptimin, i thojshna, “Merre tashti edhe shko te shkolla.”, thojshna, “Lexoje n’veti.”, tani ja kthejke veç atë kuptimin. Kur ardhke, “Oj Hakile”, thojke, “e kom marrë pesçe [5],”, kurrë s’e harroj. “Ani”, thojshna, “mirë.”. Tani… (nuk kuptohet) fminë i kum gjetë… t’kunatit i kum gjetë vonë… t’vogjël. Gjashtë [6] vjet e kum gjetë fminë e parë, tani ata krejt i kum msu une. E kum pasë ni’ [1] kunatë, ajo shumë m’ka besu se ajo e ka bâ musafin hatme te Dunavtë. Vjerra jeme, bâba i vjerrës teme ish kânë hoxhë e tani aj e ka bâ. Tani edhe une ku kum msu n’shkollë, paradite msojshna n’shkollë, masdite hishna n’mejtep edhe une kum pas msue. E ku kum pas msu une aj hoxha e ka pasë emnin mulla Kadrija, i Llashticës, a ky mulla Xhela i Dunav’ve. E kta kishin pas msu me ni’ [1] ven’ e tani kur erdha khâ une pse e msojshna ajo kunata jeme thojke, “Ô”, thojke, “po, edhe mu qaj”, thojke, “Ata t’njojtit m’kanë dhanë.”. A asaj qaj i kish pas dhanë msim edhe ajo e kish pas bâ musafin hatme te bâba i vjehrrrës (qesh). E qashtu, tani ajo… me to jom kon shku shumë mirë. Me krejt valla jom kon shku. Na atëherë s’kena pasë t’përlame, kallabllak jena kânë boll, po shumë mirë e kena çue. Jena kanë tridhetë [30] vetë me ni’ [1] shpi teri kur jena râ khâ poshtë. Kur jena râ khâ poshtë tani qi naj maroi burri jem shpijat, jena dalë sicilli n’shpi t’vet se jena kanë kallabllak i madh. Po elham pi’ Zotit shumë mirë jena kanë, shumë mirë. E qështu valla, veç ni’ [1] kunat e kum pasë pa fmi, qat’ t’dytin, mas t’madhit. 

AS: A s’ka pasë asniherë fmi a?

HRr: Aj s’ka pasë asniherë fmi, hiç.

AS: A e ka provu ilaçin me pi?

HRr: E ka provue. Po s’ka pasë aj fmi as me gruen e parë, tani u martu për s’dytë… as me t’dytën. Hiç s’ka pasë.

AS: A i ka pasë fajet aj apo gruja… gratë?

HRr: Po une… m’ardhke zor me vetë ashtu. Jo, jo aj mesap i ka pasë fajet. Se aj… faji te gratë… Nuk osht shumë faji i madh te gratë ma shumë osht te burrat, ndikimi ma i madh osht. 

AS: A s’un e ke shti me pi?

HRr: Po badihâva… Ti e ke pi… aj... ku e di une... ku e di une ati qysh i ka thânë mjeki. M’ka ardhë zor me vetën.

AS: Edhe s’i ka bâ hajr as ilaçi a?

HRr: Jo, jo s’i ka bâ hajr. Kurgjâ s’i ka bâ hajr. S’ju ka bâ hajr, se e kanë pi, po s’ju ka bâ hajr. Ku e di une ku ô kanë ndikimi...po ma shumë ndikimi osht te mashkujt. Se arën si mos ta mjellsh ajo nuk... e mjellë kallamoq qet kallamoq, e mjell elb - elb, grun’- grun’... Si mos ta punojsh s’ki kurgjâ. Qështu mori bí.

AS: A ka pasë najherë naj moment kur ke thanë s’pe maroj mâ ilaçin. A t’u pat mërzitë?

HRr: Jo masi... Jo, s’mu pat mërzitë. Osht i mundushëm se aj kâ... bon shumë avullim. Po, po mu nuk m’u ka mërzitë. S’e kum lanë për mërzi, po po i bâna do vjet tani kishna qef mi ja lanë nusës. Edhe reja masi ma zíke, ma ka pas zí përpara, e re ja lash ksâjna. Tani kjo p’e maron, p’e asi, se… jo, jo s’mu ka mërzitë, jaaa. Vallai, tej sâ sha t’nimon… nimon njerzve s’osht e mërzitshme ajo, se osht zor valla se po duhet… kur po lulon ajo duhet me korrë e me ndreqën.

AS: N’cilën kohë lulon ajo?

HRr: Po millci lulon kur t’i qet ato lulat e vjetra, qat’herë korrët aj. Aj osht sukur...

AS: N’pranverë a n’verë?

HRr: Jo, n’verë. Ajo osht sikur n’kâjde t’hithit, viç qiosht millc. Qat’herë korrën hithat, qat’herë korret aj. Tani atâ e korrë e del apet se nuk bon aj me shkulë, e korrë tana aj apet qet, apet e korrë për s’dytë, e qashtu. E atâ e korrë… tekteeeri n’fund t’gushtit atâ ki drejtë, po. I qet (s’kuptohet)... ki drejtë me korrë me terë… qashtu si hithat si atâ si krejt. E atëherë kur t’i dalin afati, qi thahët, mer t’ftofti, atëherë nalën krejt k’to natyralet. 

AS: E k’to therrat e magarit?

HRr: Edhe ato qashtu jon’. Edhe ktyneherë se e marrshmi këtë sukur qëtash qi thojnë‘çaj’, çaj blini kena pas pi’ shumë, aj ô shumë i mirë. Kur t’lulon blini i mledhë ato se edhe atyne kur t’ju dalin do qi i qesin ato kokrrat ju kalon afati. Nan’ [9] ditë ka aj afat, blini, kur t’lulon. Edhe e mledhë çajin e blinit e pi’, ajo, aj t’nimon... edhe ata e terë, e qet n’xhygym e e zinë e e pî. Aj t’nimon për gjyks e për bronhit e për shka t’jenë. Qësi… se e ka Sabiti k’tu n’aborr edhe ky e zinë e pî për veti. Kto s’jon asnjo t’domshme… e kto zanâte tash i ka kjo [Gruaja e djalit] i merr me ka krejt. Kush t’kenë qef, jo veç kjo, kush t’kenë qef me përdorën. Kurkujna s’i mshifna me thanë qi mos t’ja kallxoj kti, a kti, a kti...hiç. Kto s’jon’ t’domshme, as s’jon’... kto janë krejt t’natyrës. Qashtu.

AS: A e maroni përpara, a e leni tani kush t’vjen me pasë aty rezervë?

HRr: Po, po, po. Po, po unë thashë e shtimë...

AS: A masi t’vinë?

HRr: Jo, jo. Jo, jo… përpara. Përpara kjo i maron, përpara. I shtî n’friz. Ja, ja… përpara i maron k’to, përpara. Toni kujna t’vjen edhe i kallxon, qi don dikush… Po dikush edhe s’jav di vlerën m’i ndreq e m’i así, pritojnë… e s’jav dinë vlerën se nuk osht i kallajshëm me punue. Jo valla. Ky osht i zahmtshëm, tani po t’merr kohë m e shti n’shporet, n’atë dhomë s’un rrî se avullimi, a di… erë. E po duhet me así ja n’shporet t’rrymës ja aty… ato po t’merr kohë n’veti. E qetash shka janë qëta qi p’i kallin, po ja’v harroj emnat… me çibrit… qysh po ju thojnë?

AS: Plinat a?

HRr: Po, plina. P’i zinë n’plina, tani ni’ [1] plin p’e harxhon aj… edhe s’... bile s’e asih ni’ [1] plin, s’e zinë, qaq qi merr shumë.

AS: Deri n’dymdhetë [12] orë duhet me zí a?

HRr: Po, duhet me zí. Aj plini s’po dajanis dymdhetë [12] orë, po i misht, e qashtu. Kâ… kâ punë, ka shumë. Edhe kâ, edhe... kohë t’merr shumë. Nuk osht… [lehtë]. E për qato gjinja s’besojshin edhe e bâna me pare…po. Se ti hêm harxho edhe jep falë edhe s’ta ditke kërkush për ner. Edhe râ qajo valla, gruja vllavit tem, edhe ja nxâna pak inati. Tani ja pashë hajrin, hêm une asâjna, hêm ajo mu (qesh). Ajo i ka thminë mirë. Qashtu. Tashti gjinja, po asi [përtojnë] ma shumë. Edhe kejtve ju kallxoj qështu po asi… kërkush s’... dikush e përdorë, dikush jo.

AS: A ke ni qi ka fillu najkush me maru, najkush tjetër, a jo? 

HRr: Maron edhe ajo çika n’Tetovë e maron, ju êp natânë. Po. Jo, jo… marojnë, marojnë.

AS: A e marrin atje?

HRr: Qysh jo, se ardhshin prej aqehit e khâ. E tash e marrin. Jo’, po une ju kallxoj kejtve. Kush do me maru… marojnë aqe, marojnë. E kom edhe atë qetrën n’Shipni, i kum thânë, “Oj bí, maroje.”, “Po, valla s’e di oj nânë.”. Po, po pritojnë. I kum thanë edhe rejës n’Zvicërr, aqe n’Francë, kur dola me hecë une e pashë, kish pasë edhe aqe. Thashë, “Pse ti nuk e maron?”, “A bre nânë po pritoj.”, thashë, “Oj nâne, po priton, po bon sevapë mori!”, thashë, “Bon sevapë. Ju jep njerzve.”, thashë, “Ti… aj burri yt venat me qëto i ka hjekën!”, thashë. Nuk e di a e zinë a s’e zinë, s’e die. Se valla pi kahmosit… E tashti si p’i ju kallxoj kejtve, zaher p’e përdorin ma shumë njerzit, gratë... e tasht ma rrallë vinë. Dom s’kanë, veç sha t’kenë hajr pi’ tina. Dom s’ka kurkush, me thane ‘i bani dikuj dom’, ja’a.

AS: A ke ni llafe t’kqija shumë nëpër mahallë?

HRr: Ja, ja. Jo, jo. Jo se e dinë… jo. As nëpër mahâlla, as nëpër miqasi, as kërkun s’kum ni llafe t’kqija. Jo se e kanë pâ edhe ata vetë. Qështu oj bí.