Anonim

Intervistuar nga: Fjolla Thaçi

n’shumë vende t’civilizume e marrin parasysh ket’ punë se fëmijt janë t’barabart si vajzat, si djemt

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

09.12.2016

Lokacioni i intervistës

Prishtinë

Vendi i lindjës

Prishtinë

Tranksriptimi

X: Përshembull une i kam dy vazja e dy djem, djemve ja u kom nda pasurinë kurse vajzave fat’keqësisht nuk ju kom dhanë. [Ndërhyrje nga djali i të intervistuarit]

DJALI i X :N’fakt ato jon deklaru që nuk dojnë, qashtu ka ndodhë.

X:Ato kanë thanë se djemt e kan obligim për mi kqyr pleqt e na shkojmi n’derë t’huj, e na nuk kemi mundësi mu afru e me ju ba shër- bime nanës e babës po i keni djemt afër vetit. Për qato ato janë tërhjek prej asaj pasurie.

FTH: Nëse nuk ishin terheqë vajzat prej pasurisë a ja u kishe nda edhe atyne hisën n’mënyrë t’barabart?

X: Qysh jô, barabar’ ja u kisha nda. Po ato jân’ deklaru se qitashi ata t’njejt jân’, fmij jân’. Une përshembull e kam qet banesë që kushton nja 70.000 euro edhe o’ dasht me jau kompenzu diqysh barabar po ato kan thanë vet’ babin edhe mamin masi e keni ju përsipër për mi kqyr gjithë jetën, na kursesi s’kemi energji me marr pasuri prej juve masi keni mbikqyrje për nanën edhe për babën, se shumë ôsht’ obligim i madh. Se për çdo sen kta kujdesen me na çu n’deti me na çu n’pushim për vikend, krejt senet djemt. E në vendet tjera nâpër fshatra nuk o’ praktiku me dhanë pasuri a e din, po qitashi e praktikojnë shumë njerz edhe e kanë parasysh ket’ punë se ata t’drejtat i kanë t’barabarta.

FTH: Po menon që jon vetëdijësu njerzt?

X: Janë vetëdijsu se n’krejt botën, n’shumë vende t’civilizume e marrin parasysh ket’ punë se fëmijt janë t’barabart si vajzat, si djemt.

FTH: Paj jon edhe rastet kur vajzat nuk i marrin n’konsiderat hiç, a menon qashtu?

X: Po ka raste, po ato raste jan t’gabume ajo ôsht shumë gabim i madh që nuk i marrin n’konsiderat vajzat. Se fmija ôsht fmij edhe pikë. Une për shembull kom pas konsiderat ma shumë për vajzat, e mi shkollu s’kom kursy asgja. Dy vajza i kam njana e ka kry mjeksinë o’ specialiste tjetrën e kom arkitekte. Çka kanë pasë nevojë për shkollim ja u kom kompenzu edhe ja u kom pru asnjiherë si kom lanë me pritë. Menjiherë ja kom pru, krejt paisjet e arkitekturës ja kom përgadit çikës edhe kom pas vullnet t’madh se e ka meritu se ka msu shumë mirë e nuk m’ka shku bosh ajo punë. Se g’zimin ma t’madh e kam që fmijën me pa që nuk e qon kohën bosh po ka msu edhe ka arritë me kry qysh o’ ma s’miri.

FTH: Une t’njoh, po për ata që nuk t’njohin a po na tregon pak për familjen tane.

X: Nana ime edhe babi im i kanë pas 8 djem e asnji vajzë. T’gjithë vllaznit janë qetash pos njani n’moshën 62 vjeçare që ka ndrru jetë e qi- tashi i kam edhe 7 vllazën. Edhe krej vllaznit kena fëmij, krejt fëmijt janë t’mirë nuk kan deviju jan t’urtë nuk kan ba probleme...jam shumë i kn- aqun n’at’ aspekt, se asnji gja, asnji punë n’tokën e zotit nuk ôsht’ ma me randsi se me kanë njerzit e moralshëm edhe t’sinqertë...edhe n’kundërsh- tim me ligjin nuk kanë ardhë asnji here si njerzit që i marrin përshembull për naj përçamje mes veti a naj rrahje, asnjani s’kanë pas probleme me norma ligjore...

[Ndërhyrje nga djali i të intervistuarit]

DJALI I i - X: A e pyte për ndarjën e pasurisë, a u përgjegj? Po se për shembull motrat e mija janë deklaru kategorik që mos me marrë pa­suri. Se na edhe e respektojmë çështjen e ndarjës së pasurisë te gjinija femërore si nga aspekti shtetëror ashtu edhe fetar. E na masi jemi t’fesë islame gjithqysh jemi kanë për me marrë pasurinë si shembull motrat e mija. Po ato kanë thanë jo se i kemi krejt nuk na duhet kurgjo, për shem- bull banesën me nda ska pasë nevojë edhe skanë dasht me marrë. Tokën e kena nda veç me vllaun.

FTH: As tokë nuk kan dashë ato a?

X: Vajzat a?

FTH: Po.

X: Jo nuk kan dasht hiç pasuri. Se e kanë lanë pasurinë veç që e kanë pasë djemt obligim me na kqyr neve. Se ata që merren me përkuj- desjen nuk ôsht bash punë e leht se nëpër botë ka shumë raste që nuk i kqyrin prind. E unë jam i knaqun se për shembull ni banesë ktu jam me djalin e vogël me nusen e djalit edhe me fmij t’djalit, e kaloj tepër mirë. Verës shkojmë n’fshat e kta vijnë n’vikend e kemi nji jetë tepër t’lumtur. E une kur rri n’fshat i kam edhe disa fmij n’thojza, bletët. Bletët i du shumë e përkujdesna për to sikur fmijt që përkujdesen për mu (qesh), identik.

FTH: Ku jeni rritë ju?

X: Une jam rritë n’fshat.

FTH: N’cilin fshat?

X: N’fshatin Begracë. Nana ime ka qenë amvise edhe baba bujk e ata dy kanë pas harmoni t’madhe mes veti na kan kqyr me t’madhe sipas mudsive aso kohe. Jemi rritë t’gjith’ pa asnji t’metë, t’shëndosh, t’shnet- shëm kurr s’kemi pas naj smuj a diçka pos naj ftohje dimrit që o’ kan naj grip a naj sen se naj far’ problemi me shëndet s’kemi pas asnji vlla edhe prindt kan jetu n’moshën babi ka jetu 75/6 vjet nana qasi moshe 72 vjet e.

FTH: E ata a kanë pasë naj pasuri që ja u kanë lanë juve?

X: Na kan lan’ tokë edhe disa gjana shumë t’mira male e dru. Kemi mal për ngrohje edhe tokë t’punushme. Po qetash nuk ôsht populli aq shumë i interesum mu marr me bujqësi. Veç kemi pas sene shumë t’mira deri sa jemi bâ t’zot t’vet’vetit tani kur kemi fillu nëpër puna t’ndryshme kemi pas secili nji jetë mesatare.

FTH: E malin edhe tokën e punushme që ja u kanë lanë juve prindërit a e keni nda ju qat pasuri me fëmij?

X: Po dy djemve.

FTH: A e ke nda n’pjesë t’barabarta?

X: T’barabarta po. Te dytë e kan ka nji banesë n’Prishtinë edhe ka nji shpi n’fshat si vikendicë... Spo di çka me fol ma shumë.

FTH: Cili ka qenë edhe cili ësht’ roli i gruas n’familje te ju?

X: Gruja e ka rolin normal t’barabart. Punt i kemi t’ndame, gruja i ka punt e shpis brenda une i kry punt e jashtme po tash jemi vjetru. E tash nusja e djalit ôsht n’punë edhe djali, fëmijt i lajn me neve qe na kuj- desemi për ata e kta na bijn rrogë edhe kalojmë mirë bashkë.

FTH: Sa ka rëndsi roli i gruas n’këtë rast?

X: Ja n’kohnat e ma hershme gruja ka qenë shumë e nënçmume po qetash krejt jonë t’barabart me ligj se edhe gratë i kryjnë t’njejtat punë sikur meshkujt. Djali thash punon nusja punon rrogat barabart n’shpi i bijn.

[Ndërhyrje nga djali i të intervistuarit]

DJALI i X: Po t’mos kishin drejta grat n’familjen tonë nuk ishin shkollu mas pari çikat e tij, gjithë e ka pas prioritet gjininë femrore.

X: Po valla, prioritet.

FTH: Për çfarë arsye?

X: Tu i krahasu kohnat ma t’hershme shumë jam kan i brengosun që nuk kan pas t’drejta boll femrat e atë brengë e kom pas prej fëmijërisë thojsha qysh ôsht e mundur që gjinia femërore mos me kanë e barabart me mashkujt n’t’drejta. E aty e kom marrë unë atë besim e kom angazhu vetën që kurr nuk do t’baj dallim n’fmijt e mi e unë atë andërr e kom realizu. E vajzat i kom shkollu si djemt kurfar dallim s’kanë për vene t’punës a diçka. Detyrë ja kom shtru vetës se nuk do t’bâj dallime se e kom pa une nëpër vende t’ndryshme që femra ôsht nënçmu...

FTH: A e ndjekin shembullin e njejtë vllezërit e tu?

X: Po e gjithë familja e kanë tretmanin e njejt e nuk kan bo dallime kurrë. Edhe mbesat i kam qashtu edhe nipat secilin e du ma shumë se tjetrin. 5 nipa i kam, 5 mbesa. I kom lyp zotit barabart mi ka dhanë zoti 5 nipa 5 mbesa që mos mu kanë mangu e secili ma i mirë se tjetri, secila ma e mirë se tjetra (qeshë).

FTH: Po fëmijëve tu a jau ke përcjellë t’njejtat virtyte?

X: Thojn nji fjalë popullore: Ka shkojnë rrotat e para shokojnë edhe t’mramat. E edhe fëmijt kan me kan njejtë qeshtu sikur prindërit. E une kto biseda i kam parasysh gjithherë kur jemi me naj mbledhi me vajzat e mija t’rrituna me djemt e mi qe kurr kurfar dallimi mos me bo me fëmij se nuk ka punë ma e rand, ka aspekti fetar e kulturor nuk lejohen kto gjana. Vetëm njerzit e prapambetun i dallojnë gjinit ose fëmijt.

FTH: E kur vjen puna për me nda pasurinë, çka ju thu atyne që i veçojnë djemt prej vajzave?

X: Une kisha me thanë që çdo prind që ka fëmij dy gjini kur ven- dosin mu nda, duhet me qitë aty sikur n’parlament mi vet a jeni t’in- teresum, qysh jeni t’interesum me nda këtë pasuri edhe një zërit me ra dakort t’gjithë, se mos me ra dakort ajo pasuri si vyjn kërkujt se duhet me qenë t’gjithë t’knaqun kur ôsht n’pytje pasuria. Mos mi lânë njerzit me vujt po krejt mu kan t’barabart se ku nuk ka drejtësi e ku nuk ka respekt aty nuk ka bereqet. Ajo punë o’ shumë e ndalushme mos me nda drejtsinë.

FTH: E tash kur e keni nda pasurinë n’mes dy djemve a jeni taku për me u dakordu, a ka shku farë diskutimi aty, a ka shku gat?

X: Nuk ka shku i gatë, shumë shpejt. Djali ma i vogël i ka thân vllaut t’vetë zgjedh.

[Djali i vogël i të intervistuarit ndërhyn]

DJALI i X: Po ta kallxoj ni detaj i kom thân vllaut po ta lshoj banesën po shkoj n’Begracë se qat’herë për momentin e kena pas veç banesën edhe shpinë n’Begracë. Jo ka thân se pe marr une ni banesë e ti maje kto. Tani ktu jena nda aj me nji banesë une me nji banesë po shpinë n’Begracë e kena pas bashk e tani mas ni kohe aj e ka ndreq edhe shpijën e vet’ n’Begracë e ka dalë edhe n’shpi n’veti edhe n’banesë n’veti. Tani ni arë që e kena 50 ari përafërsisht ja ka dhânë aga krejt se masi ka marr’ aj ma pak, se banesa e jon ôsht ma e madhe. Aga ja ka dhân 50 ari, po aj ka thân jo, juve po jau la 15 ari e aj i ka marr 30 tjera se ato sakt jan 45 ari d.m.th., aga ja ka dhanë 50 ari e aj neve tani 15 se i ka ardhë keq. Tani për shembull afër shpijave për shkak se aj o’ dasht me sakrifiku ma shumë që me ndreqë shpijën n’Begracë aga ja ka dhân 20 ari afër shpijave. E qat’ sistem. U munu d.m.th., mos me demtu asnjanin.

FTH: Nuk ka lind asnji konflikt as kurgjo?

X: Jo, jo.

[Djali i të intervistuarit]

DJALI i X: Absolut asnjo. Për shembull, kur ka dal Zena n’banesë t’vet’ kena pas mi nda senet krejt barabart kauqat, senet. Me djemt e axhës p.sh., komoden e televizorit ja kena qu n’banesë, tavolinën ja kena qu atje n’banesë t’tij ka marr shumë pak sene që mos me demtu ket’ banesë që jena na. E ska pas kurfar’ konflikti absolut. E na i kena lutë motrat gjith- qysh me marrë pasuri ato kanë thân jo se shyqyr zotit i kena krejt edhe kan ra dakort gjithqysh edhe pse sidomos unë ju kom thân a jeni t’sigur- ta ato kan thanë 100% që nuk dojmë pasuri se si shembull me pas dashtë ato pasuri ato skishin mujtë me marrë nji, faktikisht 1/4 e banesës se ish’ kan e pashfrytzushme e ish’ dashtë me shitë banesën që mi shfrytzu pa- ret, po ato s’kan’ dasht’. Si shembull, munesh ti mi vetë ato e mu vërtetu.

X: Nji gja ma karakteristike. Ma interesant diçka. Une prej 74-es e kom pas ni pushkë t’gjuetisë që ôsht shumë e mirë e ja kom lanë n’tes- tament, po deri sa jom une gjallë do ta maj atë pushkë kurse kur vdes do t’ja fali djalit t’djalit nipit që ôsht ma i madh. Djalit t’Zenës edhe atë punë e kemi kry. Bilem qetash i kom thanë merre qite mbi veti se une ma jam vjetru i kom 76 vjet nuk po shkoj ma n’gjueti, e ka marr pushkën për kujtim t’gjyshit.

FTH: A ke lanë testament?

X: Jo veç gojor kshtu. Po une e kam nji farë fondi që na kan plaçkit pensionet ku jan’ ndoshta mbi 20 mijë a 30 mijë euro, se afër 17 vite nuk mi kan dhân Serbia paret. E paret nese kthehen e une mos me qenë gjallë ja kom lanë me gojë nipit Trimnorit. Se deri tash nuk ma kan prish naj çka fjalën.