AR

Intervistuar nga: Bjeshka Guri

Kohën kur vllezërit e mi kanë dalë, e kanë shiju jetën, une jom marrë me puntë e shpisë

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

14.12.2016

Lokacioni i intervistës

Ferizaj

Vendi i lindjës

Lipjan

Tranksriptimi

BG: A po m’tregon për fmininë tane pak?

AR: Po unë kom lindë n’vitin 1978, edhe kom qenë vajza e parë n’familje, pas dy vllezërve. Fminija jem ka qenë si fminija e çdo vajze shqiptare, kosovare. Në një familje patriarkale ku gjithmonë vajza ka qenë ajo që o marrë me punët e shpisë. Me i kry puntë e shpisë edhe jo me dalë ose... Normal n’atë kohë s’ka qenë liria me dalë, mirëpo kam pasë t’drejtën me u shkollu t’paktën deri n’moshën pesëmdhetë vjeçare, shkollën fillore për me e përfundu, përndryshe raportet kanë qenë t’mira. Mirëpo si n’çdo familje, edhe ni herë, përparsi ju kanë dhanë meshkujve gjithmonë. Une jom marrë vetëm me ato puntë e shpisë, jo diçka tjetër.

BG: Çka për edukimin e juaj, qysh ka vazhdu ma tutje?

AR: Pasi që e kom kry shkollën fillore, kom vazhdu me t’mesmën, katër vjet. At’herë ka qenë gjimnaz, n’Lipjan. Kom fillu shkollën e mesme, ma shumë nuk kom vazhdu. Kom nejt n’shpi. S’osht që kom ten- tu faktikisht me shku n’fakultet, pasi që “Une jom vajzë edhe nuk duhet me vazhdu studimin ma tutje.”

BG: Domethanë ai ka qenë mentaliteti i at’hershëm?

AR: Po. Pastaj kom nejt domethanëë n’shpi, jom marrë me punë t’shpisë, si çdo vajzë tjetër. Kohën kur vllezërit e mi kanë dalë, e kanë shiju jetën, une jom marrë me puntë e shpisë. Mas ni kohe jom martu.

BG: Si kanë rrjedh ngjarjet e mëtutjeshme?

AR: Une jom martu në nji familje shumëanëtarshe. Burri im ka qenë hala n’shkollim gjatë martesës sime, edhe o dashtë me u kujdes për burrin, me u kujdes per shkollimin. gjatë procesit t’shkollimit t’tij, edhe me u kujdes për anëtart e tjerë t’familjes. Veç tjerash, burri e ka pasë edhe axhën edhe grun e axhës që o dashtë me u kujdes për ta, pasi që nuk kanë pasë fmi ata, edhe burri ka qenë i falt te axha i vet. Domethanë prindt e vet e kanë falë djalin e tyne te axha për me u kujdes për ta. Axha i burrit ka jetu n’fshat, ndërsa burri n’Ferizaj, edhe o dashtë me shku çdo fundjavë atje me u kujdes për ta, pasi që ata nuk kanë dashtë me ardhë n’qytet me jetu. Domethanëë o dashtë me u kujdes për kta ktu, edhe me u kujdes për ata atje, edhe për procesin e shkollimit t’burrit, që me u kujdes për to si çdo grue, normal, me u çu, me u bo gati [nuk kuptohet]. Kemi pasë edhe lopë.

BG: N’Ferizaj a?

AR: N’Ferizaj. Kemi pasë edhe lopë, o dashtë me u kujdes, normal, edhe për to.

BG: A ke jetu me prindt e burrit?

AR: Po, kom jetu me prindt e burrit edhe dy kunet. Dy kunet kanë qenë t’martum, kanë jetu te burri domethanëë.

BG: Me kunet edhe kunata, a po?

AR: Po, kemi jetu ni kohë t’gatë ashtu bashkë, deri n’kohën e luftës. Mandej n’kohën e luftës, kur kemi dalë me u shpërngul prej Kosovës, do- methanëë, mos t’harroj me e përfundu që burri e ka përfundu shkollimin edhe osht mjek, mjek i përgjithshëm. Mandej n’kohë t’luftës, jemi shpërn- gul domethanë. Jemi shku unë edhe burri bashkë me familjen tem, kemi shku n’Itali, ndërsa kunati i madh ka shku m’Francë, mandej prej Italisë. Kur jemi shku n’Itali e kom pasë vetëm djalin, domethanë veç ni fmi, edhe jemi kthy prej Italisë. Nuk kemi nejt, jemi kthy prap n’Kosovë. Masi që jemi kthy prej Italisë kemi jetu vet, pasi që kunati i madh ka jetu n’Francë, edhe nuk o kthy. Kunati tjetër, osht vendosë me grun e vet me ni shpi tjetër, dhe kemi jetu vetëm unë, burri, djali edhe dy prindt e bur- rit. Kshtu kemi vazhdu, domethanë, edhe tu u kujdes normal edhe për axhën e burrit n’fshat. Pas ksaj, pas shtatë viteve t’djalit, une kom lindë edhe ni vajzë, edhe jemi bo me dy fmi. Raportet e mia me burrin kanë qenë shumë t’mira dhe martesa jonë ka qenë shumë e shëndoshë dhe shumë e mirë, përkundër asaj që unë kam qenë shumë e angazhume me punt e shpisë, me u kujdes për familjen, edhe njëkohësisht me u kujdes per axhën e burrit, pasi që burri ka qenë shumë i ngarkum me punë si mjek. Mandej, masi që u rritën fmitë, domethanë mas shtatë vjete t’va- jzës, para ksaj domethanë mas sdi sa viteve, vdiç axha i burrit edhe gruja. Njekohësisht kanë me dikun diference ni javë ose dy javë, nihere njani masnej tjetri. Para se me vdekë kanë qenë shumë t’smutë edhe o dashtë me u kujdes n’ekstrem shumë për ta.

BG: Veç ti e vetme je kujdes për ta?

AR: Vetëm unë edhe me ndihmën e burrit, normal. Po ai ka qenë shumë i angazhum, edhe shumicën e kohës domethanë, osht dashtë une me u kujdes vet. Me ndrru pampersa, si për ni fmi t’vogël me u kujdes, pasi që ata kanë qenë t’paaftë. Edhe vdiqën ata, pastaj metem dometh- anë veç na edhe dy prindt e burrit. Mas shtatë viteve t’vajzës madhe une e kom lindë edhe ni vajzë tjetër. domethanë i kemi bo dy vajza edhe ni djalë. Masi që e kom lindë vajzën, ka qenë n’gusht kur une e kom lindë vajzën edhe masnej kanë fillu problemet me burrin tem, gjithë ka qenë e pabesushme fakti që ni çift qysh kemi qenë na shumë t’lumtur, edhe shuime... kemi pasë dashninë shumë t’shëndoshë, kemi kalu për mrekul- li, kemi shku n’pushime si çdo familje, kemi dalë, ka qenë habi për krejt edhe për mu personalisht, kur neve na u prishën marrëdhaniet, mes burrit edhe meje. Për arsye se burri, domethanë, veq e kish gjetë dikon tjetër, kishte qenë n’lidhje me dikon tjetër. po që une nuk kom pasë di¬jeni për to. Masi që e linda vajzën e vogël kisha probleme me kamën, mu koqitë kama edhe nuk mujsha me ecë. Për këtë arsye vendosa me shku te familja jem, pasi që nuk kishte kush me u kujdes për mu n’shpi. Djali ka qenë dikun 15 vjeç edhe dy vajzat i kisha t’vogla, u dashke dikush me u kujdes edhe për vajzat edhe për mu. Vendosa me shku n’familjen tem deri sa t’m’lirohet kama. Edhe pastaj kom shku n’familje kom nejt dy javë. Une kisha dyshimet e mija qe burri jem ishte n’lidhje pasi që sjell- jet e tina fillun me ndryshu, tanë kohën ishte n’telefon. e ksi gjanash. Mandej pasi që nejta dy javë, burri jem ka ardhë çdo ditë, vazhdimisht pasi që ka pasë me m’dhanë terapi dhe ineksione. Pas dy jave vendosa me u kthy n’shpi pasi që e kisha atë dyshimin, pra, qysh thashë edhe ma herët se diçka po ndodhke. Pas dy jave vendosa me u kthy n’shpi edhe me e marrë vajzën e vllau qe me u kujdes per vajzat n’shpi. Kur u ktheva n’shpi vazhdoja prap me terapitë edhe m’thirri burri me ma dhanë inek- sionin edhe shkum nalt, m’dhomën tonë. Masnej po m’tregon që duhet me u nda edhe smun me vazhdu mo me mu. E kërkoja veç ni arsye se ku kisha gabu, edhe pse po ndodhte. M’dokej ma shumë si andërr se sa realitet. Përndryshe sa ishte e pabesushme për mu, ishte edhe për të tjerët. Vendosa me qajt. Tani erdhi djali edhe po m’pyste se çka u bo, po i tregoja edhe kështu vendosëm përfundimisht me u nda me burrin. Kom vazhdu jetën n’shpi aty edhe ni muj. Domethanë isha e ndame.

BG: Pse vendose me qëndru aty?

AR: Vendosa me qëndru aty se nuk dojsha me i lonë fmijen edhe dojsha ose me nejt aty, n’shpi domethanë, kuptohet jo me u kujdes për prindt e tij mo, që u dashke me u kujdes, edhe nuk kom pasë përkrahje prej prindve t’burrit, asni grimë.

BG: Prej prindve t’burrit ske pasë përkrahje?

AR: Prej kërkujt prej familjes t’burrit s’kom pasë përkrahje.

BG: Pse mendon që ka ndodhë ajo?

AR: Nuk e di. Nuk e di pse. po noshta pse djali osht ma afër se unë. Edhe kom vazhdu ni muj jetën aty, me ata njerz që ma nuk dojsha me i pa as me sy. Po shkaku i fmive, që mos me i lonë fmitë vet, kom vazhdu ni muj aty kom jetu.

BG: A ke dashtë me i marrë fmitë me shku dikun? A ja ke propozu këtë opsion burrit?

AR: Po, i kom thanë burrit une fmitë nuk i la, ka me jetu qoftë ktu n’shpi veç pa ty edhe pa prindt e tu ose dikun qe ti duhet me m’siguru jetesë, vendbanim tjetër, por jo në një kulm me ty. Kemi vazhdu dometh- anë, edhe ni muj aty. Edhe pse e zgjaste procedurën burri, edhe mendo- jke noshta që une ka me hek dorë edhe ka me u kthy te familja jem edhe me i lonë fmitë aty. Gjë që ska pasë me ndodhë kurrë. Masnej ka pasë presion edhe prej vllaznive t’mi që me u vendosë dikun tjetër, dometh- anë mos me jetu mo bashkë me to.

BG: Burri nuk e ka pasë problem nëse edhe ti ke jetu n’atë shpi?

AR: Jo se ai gjatë tonë ditës ka dalë s’o konë n’shpi, me t’dashurën e vet, edhe n’punë normal. Po që nuk m’ka ra me pa gjatë tonë ditës. Në nëntor t’ati viti ma vendosëm me ble ni banesë, me presionin, kuptohet t’vllaznive qe ja bojshin, që na mos me nejt aty, se ishte gjendja shumë e keqe me nejt n’atë ambient ma^ edhe për fmitë edhe për mu. Fillimisht e ka ble ni banesë t’vogël n’qendër n’qytet, për mu edhe për fmitë.

BG: N’Lipjan?

AR: N’Ferizaj, pasi që dojsha me vazhdu shkollimin aty ku e kanë nisë, edhe mos me u largu prej venit t’vet, kom vendosë që n’Ferizaj prap me jetu. Edhe na e ka ble ni banesë. Kemi jetu n’atë banesë dikuin... ni vit, pothuajse, për tu vendosë pastaj me ni banesë tjetër, pasi që ajo ka qenë, kushtet nuk kanë qenë aq t’mira, edhe u kanë. shumë e vogël. ni dhomë edhe ni kuzhinë e ka pasë. Edhe vajza ka qenë shumë e vogël, nuk kishte nxemje, u dashke me u ngrohë, domethanë, me rrymë, edhe kemi pasë nji pagesë n’fillim, prej 150 euro n’muj prej tij, që na osht dashtë unë me tre fmitë, me ni vajzë t’vogël, që ende nuk fliste, kishte nevojë për gjërat elementare me i ble, me 150 euro.

BG: Domethonë ja u ka pagu qeranë, edhe ja u ka dhonë 150 euro?

AR: Jo banesën e ka ble, banesa o konë e bleme. Mandej, banesa o konë e bleme po jo n’emër t’tem ose t’djalit po u kanë n’emer t’tij.

BG: Domethonë prap se prap, banesën e ka marrë ai?

AR: Domethanë u kanë n’emer t’tij. Mandej pas ni viti gati atje, e kemi ble ni banesë tjetër, na e ka ble ni banesë ma t’madhe. O dashtë me shitë banesën ku kemi jetu na edhe me i shtu ai do pare për me e ble ni banesë ma t’madhe për ni ven ma t’përshtatshëm për fmitë edhe mu.

BG: A e ka pasë problem me ja u dhonë fmitë juve? A ka ardhë me i vizitu shpesh?

AR: Jo, fillimisht, menihere mas ndarjes sa jemi kanë n’atë banesën e vogël, po, ka ardhë. Ka ardhë shpesh me i vizitu, manej pasi qe e ka marr, mas dikun ni muji masi që na jemi dalë n’banesë, ai e ka marrë grun tjeter edhe e ka pru n’shpi. Edhe masi e ka marrë at grun tjetër, ma nuik... nuk o interesu shumë per fmi. Edhe jemi dalë domethanë n’ketë banesën tjetër edhe i kemi paraqitë n’gjykatë rastin për me u nda me u shkurorzu. N’gjykatë kur o ardhë puna me pagu për alimentacion, me u vendosë për t’ardhunat e fmive, ai ka thanë që mu nuk munët me m’pagu alimentacion edhe nuk munet me nda as prona as kurgjo, pasi që ato nuk ishin n’emën t’tina, po kanë qenë n’emën t’axhës t’vet edhe babës t’vet. Po. domethanë nuk i ka n’emën t’vet po faktikisht ai ka mujt me i qitë n’emën t’vet edhe me i nda, po për shkak mos me i humbë edhe mos me m’dhanë mu kurgjo, i ka lanë n’emën t’atyne. Gjykata ka vendosë që ai me i qitë 200 euro n’muj. çdo muj për fmi, edhe. kurgjo najsen tjeter. As me m’pagu mu alimentacion as kurgjo, edhe tash dyshoj qe ai e ka korruptu gjykatsin qe gjykata me u konë ma shumë n’favor t’tij. Gjykata poashtu ka vendosë që fmitë ai me i pa dy herë n’mujt, jo ma shumë. Mandej këtë punën e pronës, mo nuk e kemi. nuk e kemi diskutu, pasi qe kom pritë djali me i bo 18 vite edhe me e kërku pasuninë e vet. Mas ksaj.

BG: A nuk e keni iniciu çështjen n’instanca më t’larta? Nuk jeni anku?

AR: Jo pasi që une e kom marrë avokatin tem. Jom kanë me avokat temin. O kanë... e kisha bindjen që ai munët me korruptu gjykatsin, munët me gjetë t’njofshëm, pasi që jetojshim n’atë qytet, mo nuk kom tentu, pasi që i kisha shpresat që kur djali i mbushë 18 vjet, munët me e kërku pasurinë e vet. Isha n’atë presionin ose n’atë gjendje psikologjike jo t’mirë që unë me vazhdu hala pasi që dojsha veq me qenë rehat, mos me qenë n’atë presion edhe. mos. mos me pasë mo asi probleme. Kisha domethanë nevojë për qetsi shpirtrore edhe psikologjike edhe me u rahatu me fmitë e mi.

BG: E kët banesën e dytë që e keni marrë, a ka qenë pronë e tij, a e ka qitë n’emër ton?

AR: Kemi pasë konflikt edhe për këtë punë, pasi që, unë mendojsha që banesën me qitë n’emër t’djalit, nëse jo n’emër tem, që e di që nuk ka shanca, edhe ai nuk e qet kurrë n’emën tem. Domethanë, t’paktën n’emën t’djalit, që me m’ndodhë mu najsen me ditë që e kanë ni strehë, që kanë diçka qe ju përketë. Mas ksaj, kur e kemi bo pagesën e këstit t’fundit, që e ka bo ai Domethanë, t’banesës, e ka qitë banesën n’emrin e vet, çka Domethanë që tash, ajo banesë, osht ende n’emër t’tina. Unë jetoj me frikën që një ditë, ai mundet me ardhë edhe me m’qitë prej asaj banese, edhe unë pa asni... smuj qysh me kundërshtu. Djali i ka bo tash 21 vjet, domethanë. po problemin që e kanë fmija mi osht që ata nuk dojnë me pa babën e vet. Përkunder asaj, pas t’gjithave qe mi ka bo ai, unë prap insistoj që ata me pa babën e vet edhe me shku. Mirëpo me marrëveshjen e gjykatës ai e ka që dy herë n’muj, çdo dy javë me ardhë me i marrë fmitë, gjatë vikendit, edhe me i pasë ai fmitë nëse don me i pa. Por, gjë që nuk ndodhë, muj me shku ndoshta gjashtë muj që ai nuk i sheh fmitë e vet.

BG: Nuk don me i pa?

AR: Sigurisht që nuk don me i pa masi që veç nuk i merr, nuk don me i pa. Edhe mas gjashtë mujve për shembull noshta shkojnë dy muj, tre muj, gjashtë muj që i merr vetëm vajzat, pasi qe djali nuk don me pasë kontakt me to edhe nuk i intereson përkundër insistimit tem që me lyp t’drejtën domethanë, t’drejtën e pronës, t’drejtën e pasurisë, pasi që burri e ka edhe ni djal me atë grun tjetër, domethanë nuk kom qef që fmija mi mos me i taku kurgjo. Edhe, kur i kemi thanë prap që me e nda pronën ai osht arsyetu me atë se “Jo, juve ju kom ble banesë edhe ma u kry me qato”.

BG: Edhe pse nuk osht n’emër t’juj?

AR: Edhe po, as banesa nuk osht n’emër tem ose t’djalit. Kshtuqë, domethanë. puna e pronës edhe e alimentacionit ka mbetë, hala kurgjo hiç nuk o bo n’atë drejtim. Edhe pse mendoj që noshta prap tasht kto kohë duhet me u anku ose me bo diçka. Gjithmonë për hatër t’fmive, që ata me pasë ni t’ardhme ma t’mirë, edhe me pasë diçka t’vetën, normal.

BG: A ju mjafton 200 euro në muaj për fmitë?

AR: 200 euro, nëse folim për kohën e tashme, që osht vshtirë me jetu me 200 euro. Me ni djalë n’fakultet, me një vajzë n’shkollë fillore edhe njo tjetër që tashma osht edhe ajo n’shkollë fillore. Me i shkollu tre fmi, me jetu me ni qytet, ku osht mjaft i zhvillun edhe me kërkesa t’fmive t’mdhaja padyshim që me 200 euro as ni javë nuk munësh me mbijetu. Domethanë me 200 euro osht shumë e pamundur. Por unë duhet me punu dy puna, punoj si kuzhiniere edhe punoj, pastroj ni shpi, ni herë n’javë te ni gru. Gjithmonë per me arritë për me i përmbushë dëshirat edhe me i knaqë tre fmitë e mi, për t’cilt tashma jetoj, janë arsya e vetme që vazhdoj me qenë e fortë edhe me u mundu për ta.

BG: Tregom për familjen tane, pse ske trashëgu diçka?

AR: Vllezrit e mi edhe prindt e mi, m’nimojnë vazhdimisht, pa përkrahjen e tyne une skisha mujt as me qenë ktu ku jam edhe je vazhdu me jetu kaq e fortë, po që ata m’nimojnë vazhdimisht financiarisht, për çdo nevojë t’fmive, pasi që edhe djalin e kam në universitet privat, do- methanë ata m’nimojnë vazhdimisht me pagu fakultetin. Po që për pronë ose diçka nuk m’kanë nimu pasi që skanë as vet.

BG: A menon që ish konë e udhës nese kishin pasë me t’dhanë, a e kishe lypë hisën?

AR: Po patjeter, masi që na jemi kanë pesë fmi, pse mos me u nda ajo hise n’pesë pjesë t’barabarta. Mendoj qe çdo kush, çdo gru duhet me lypë t’drejtat e pronës, edhe me pasë pasurinë e vet, qoftë te prindt e vet, qoftë te burri apo domethanë n’shpi t’burrit me i lypë t’drejtat e pronës, dhe çdo t’drejt tjetër.