Arif Bujupi

Intervistuar nga: Iliriana Blakaj

Ma s’pari po t’kallxoj. Une kom lind’ n’Istog t’Vogël. N’Istog. T’Voglin. Mahâlla Dushkajë u thirrë, n’Dushkajë. Edhe jom lind’ n’verë.

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

08.03.2018

Lokacioni i intervistës

Istog

Vendi i lindjës

n’Istog t’Vogël

Tranksriptimi

IB: Në kuadër t’projektit “100 Pleq e Plaka”, sot jemi n’Istog. Data është tetë [8] mars dymijë e tetëmbëdhjetë [2018] dhe do t’intervistojmë Arif Bujupin, i cili është shtatëdhjetë e nëntë [79] vjeçar. Faleminderit shumë që po pranon me bo intervistën! 

AB: Jo, bâbë kurgjâ! N’disha. Çka di - di, çka s’di - s’di. E u krye. Kjo… kjo kollaj osht. 

IB: Po, po. Shumë kollaj. Tregona ma s’pari kur ke lind’, n’cilin vên’ ke lind’?

AB: Ma s’pari po t’kallxoj. Une kom lind’ n’Istog t’Vogël. N’Istog. T’Voglin. Mahâlla Dushkajë u thirrë, n’Dushkajë. Edhe jom lind’ n’verë. N’verë jom lind’. Qikaq. Me nimijë e nonqind e tridhetë e nântën [1939] . Jom qkrue me shtator, me t’parin shtator. Qe leja e njoftimit qitu, qashtu jom i qkrum [e tregon letërnjoftimin] . 

IB: Shumë mirë. A po na tregon diçka për fmininë tâne? Qysh ke kalu si fmi? Tregona kujtimet që i ki. 

AB: E miêr. Si fmi muj me t’kallxue. Na jemi kanë gjashdhetë e tre [63] rob nȋ shpi. Jemi kanë mocanika. Vallain, nja pesë [5] a gjashtë [6] mocanika. Edhe tânë… Po tânë shkojshin n’bjeshkë verës. A nâna mu t’hastretit nuk m’lejke se mos po rrxohna kërrshave, mos po rrxohna atje bjeshkve e m’lejke tu shpija. 

IB: A ti je kanë i hastretit?

AB: I hastretit. S’kom vllâ, veç nȋ motër. Ajo motra u kanë tridhetë e nish’ [31] e lindun a une tridhetë e nansh [39] . E qikaq. 

IB: Tregona pak për familjen e madhe gjashtëdhjet’ e tre [63] antarshe. Qysh e keni çu?

AB: E gjashdhetë e tre [63] antarë! Marifêt… Përpara jemi kanë marifêt. Kem’ hjekë shumë pej shkive. Kem’ hjekë shumë pej shkive. Sytë shkiet i kanë pasë… sikurna tu shpija e jeme khâ, si tu shpija e nânës n’Lubozhdë, tu dajtë e mi. Qishtu. Me nimijë e nonqind e tetëmdhetën [1918] , qitash niqin’ [100] vjet bâhën n’vjeshtë, niqin’ [100] vjet, Austro-Hungaria si u çue, si u çue erdh Serbia. Serbia osht ardhë n’nëndor. Mas Shmitri pak, n’muajin nëndorë. E po mirëpo çka ka nodhë n’qato tri [3] vjet? Përpara... Tashti a t’kallxoj për veti a? Tash hina n’Lubozhdë për dajë t’mij’?

IB: Tregona pak përpara edhe tani kalojmë te ti?

AB: N’kto kom kalue tu Bujupt mirë. N’skame kurrë jo, veç pej shkive kem’ hjekë shumë. Ma s’shumti kanë hjekë kjo shpia e shpisë tonë se na Bujupt, ka boll k’tu, aty, po açik neve, se na... synin n’ne shkiet e kanë pasë. Neve na kanë... Ma kanë vra babgjyshin e bâbës, ma kanë vra babgjyshin têm, ma kanë vrani vllâ t’bâbës. Qishtu rên tu shku shkiet... 

IB: Ti e ke nxanë edhe Luftën e Dytë Botrore, a po?

AB: Po. Lufta e Dytë Botnore... Lufta e Dytë Botnore u kanë katërdhetë e katërtën [44] , katërdhetë e pestën [45] . Une jom kanë i lindën n’tridhetë e nântën [39] . E kom mrri pak atë, po e di mirë. 

IB: E çka t’kujtohet prej asaj periudhe?

AB: M’kujtohet katërdhetë e pestën [45] e i thojnë Kulla e Popit - kom me t’çu edhe me pâ edhe Kullën e Popit ku osht’. Po e kom edhe librën, librën si osht e qkrume aty krejt çka kanë bâ shkiet. E kom se ma kanë pru mu kta, po qita. Librën me krejt: syreti i Kullës s’Popit, syreti i Miliq Kërstës, syreti i Selman Kadrisë si e myti Miliq Kërstën, krejt n’atâ osht’. 

IB: E ty çka t’kujtohet si fëmijë?

AB: E mu m’kujtohet... si fmi bâbën têm ma murën, ma murën e çunë për me çue drith’ n’Mal t’Zi, n’Cërna Gore. Edhe jo coll bâbën têm, po shumë... shumë i murën. E metëm une e motra, e une i vogël e motra ma e madhe, edhe nâna n’shpi t’madhe. Ata... shpia e madhe more bâbë, secilli familjen e vet... se... a e din, secilli familjen e vet. Erdhën shkiet e na rrethun. E çka bâjnë... dulën burrat n’mal. Veç rob e thmi metëm e rreth e rreth zidî, që u kanë zîd. Oborri... Po, gati nȋ hekter oborr e kêm pasë, gati nȋ hekter oborr e na qashtu. Vishin shkiet gjithë natën e gâtë rreth s’mujshin me hi mrena, e bâba n’Cërna Gore. S’dishim gjâ çka u bâ me tâ. Osht ardhë bâba, osht ardhë. A dalë njâni, Sadik Ajku, u kanë i veshun me xhanar, xhanar përpara... me xhanar i veshum, e sheh kíet natën kah osht ardhë, tri [3] pên t’Idriz Âgs edhe t’Aili Hajdarve, edhe kíet tonë. Edhe kanë ni se kur u lshue ortegu n’Rugovë, u lshue ortegu, e thoshin, “Tridhjetë [30] pên kíe e gjin’ si i ka mytë ortegu, i ka lshue n’prrue. Kur u lshue bora pej nalti e u râ n’prrue. Kah i ka çu... teposhtë Bistrica e Pejs’ .”. E kur i ka pâ kiêt, ka ngâ... qysh m’u rrqeth trupi... ka ngâ Sadik Ajku, “Januz, gjallë je a?! Na kêm ni t’ka marrë ortegu!”, “Jo valla, gjallë! Na jemi pshtu për pak përpara, e i ka kapë kta përmas.”, “Mos shko nëpër Istog!”, “Pse?”, “Ton’ vllaznit i ki n’mal. Ton’ burrat çka jon’, n’mal. E kanë marrë nȋ boshnjak edhe e kanë shtie n’shpi t’juve si jon’ ardhë pej Bosne, pej lufte. Ata po i qesin gjânë, ata po i kqyrin gjânë. E ti ku t’dush shko, lej kíet le t’hupin se t’nxanë qitash tu Kulla e Popit.”. Dojm’ me shku kah u kanë udha, edhe tu Kulla e Popit me t’kallxue. Dojm’ me shku qitu n’kamë kadaldal’ . 

IB: Po, po. Shkojmë. 

AB: Ose me kerr shkojmë. 

E tha, “Ani”, tha, “Ti e din!”. U çue Idriz Aga, rrogtarë i Idriz Ags’, se Idriz Aga nuk u shkue atje, po e ka pague rrogtarin. Edhe Ali Hajdart, nȋ tjetër, e Ali Hajdart u qkapën se Ali Hajdart nuk i kanë njekë fort hyqymeti se jon’ kanë me hyqymet ata tanaheret. Ramë Ali Hajdari. E motra e jeme u kanë për vlla t’Ramë Alihajdarit, për Ymer Ali Hajdari. Edhe thotë... Edhe del ai... E çka kesh tu kallxu?

IB: Ke tu tregu qysh i ka thanë mos shko... 

AB: Po. “Mos shko!”. Bâba i ka qitë kíet përpara e flytyrym kíet jon shku mas t’Idriz Agve. Kiêt s’e kanë ditë se jon’ lodhë pej pune atje. Natën nëpër borë, e jon’ shkue atje. E u shkue u rrasë te nȋ teze e veta, tu Blakçort. Kíet i ka shti qaty. Tezja thotë, “Djali i tezës a gjallë je a? Na kêm ni që t’ka marrë!”, “Jo”, tha, “gjallë jom.”, tha, “Përniherë dil n’mal se qyre fërkêmet kah dulën tre [3] djemt e mi. Dulën n’mal qitash se ozna e rrehi kerrin.”, UDB-ja, a qysh po i bjen ajo, e rrehën derën. “Vallahi”, tha, “pa hangër darkë [nuk shkoj] se s’kam hangër pej nâtje, n’sabah. Pa hangër darkë, e at’herë dal kah t’dush. Kíet lidhi miêr, qiti, edhe me m’i çue nestra tu shpia.”. I çojnë kíet. E gjajnë nȋ magjup, ja çon kíet atje. Magjupë se as ata s’kanë guxu me kalu kah Kulla e Popit. Edhe çohët e shkon ai. Po han’ bukë aty, e qêt enë për borë e del nalt e hajt. Kur del, tu dalë nalt me ditë - Rrustë Rugovën me gjithë djalë e pushkatojnë UDB-a! Pooo, natën. N’Bullovan, atje n’mal, veç ka bâ ooooooo ggaaaaaaoooo... edhe ngat i ka pasë bâba, n’terr, ngat. Rrust’ Rugova me t’birin. Babgjyshi i Ibrahim Rugovs. Babgjyshi i Ibrahim Rugovs edhe bâba i Ibrahim Rugovs. Edhe qishtu. Edhe tashti shkon. Kur shkon, del... Atje udha osht, a me shku për bjeshkë...! S’e ka ditë ku i ka burrat, ku i ka vllaznit, s’e ka ditë bâba jem. A me shku knej a anej! E hajde udhës s’bjeshkës e t’del tu Kisha. Kur u shku kadale tu Kisha... mos ka roje, mos ka aty, a e din, natën, mal atje, kah shkon kurkush hiç jô. Edhe shkon udhës Popit, ajo për Sinê, për nifar’ katuni, Sine thirrët. Kur shkon dej n’gjysë e nin derën tonë tu shpia tu rrehë tang tang edhe e njeh n’krizëm derën. Edhe qêt i njeh tu lehë. Po se shkiet jon’ shku me i rrehë, me i gri tânë. E po vëzhgon bâba, “Ô qelna derën, qelna derën!” - shqip. Nuk dishin shqip.”Haaaaa... nime koka fshtirë!”. Qaty e ki marrë vesh bâba si fshtirë. Ô shku e ka lshu udhën, u dalë nja pesdhetë [50] metra mi udhë n’mal. E ka shkunë borën, e ka thy do dushk krrëk krrëk, e ka shtrue edhe u râ. N’çubë e ka marrë gjumi. Nâtje u níe dhitë. Dyqin’ [200] copa dhi i kêm pasë na, dhên, e lôp’, e... dhitë tanga ranga tanga ranga... po vjen. “Uuuu...”, thashë, “uuu dhitë u lshunë me vakt! Tanaheret n’qit vakt lshohën!”- baba i jem, a di. Edhe nisët teposhtë me shku kadale. Tu shku teposhtë dul’ boshnjaku e ata dy [2] bashkë, si t’thashë se boshnjakt jon’ shku i kanë marrë. Dul’ boshnjaku me dhi për me i pru n’mal. Hop, veç kur dul djali i vllaut t’bâbës. Nȋ i biri i mixhës jemi dul pej gabêlve, magjupve, u dalë flytyrym. Po sheh edhe atâ. “Uuu”, bâba.“Çka dul ky?!”. Kur dul, “Januuuz!”, e rrok’ke Binaku bâbën têm. I thotë bâba ktij boshnjakut, “Shko bimi çerapa”, a di, çorapa.“se po narth. Bima nȋ xhemper, bima edhe atë palltën e madhe se n’mal tash po dojnë me u nisë.”. Edhe shkojnë me Binakun ku jon ata burrat. Bukën me veti ai boshnjaku... mos me pâ kush ku po i çon, veç kishe boshnjaku. Bukën dej n’mal e n’mal me ja dhanë Binakut. Binaku me dhi. Niqind [100] metra pa dalë te ajo bira ku u kanë, i delshin Binakut, ja merrshin bukën, nuk e lejshin ngat me avyt e me ditë... Se e nxânë Binakun, e rrehin, e kallxon ku jemi. 

IB: Ai kallxon a?

AB: Jo. Ai s’ka kallxu, veç ata e kanë bâ men. E kanë dalë ja kanë dhanë. E atë ditë tu shku përpjetë, u dalë mixha Avdyl e jon’ rrokë me bâbën têm e jon’ dashtë.”A gjallë je aaa? T’kem’ ditë t’kanë mytë!”. E shkojnë qatje rrinë. S’di sa ditë kanë nejt n’qata kërrsha qaty. 

IB: E ju keni nejt n’shpi?

AB: Po, une n’shpi me thmi e me krejt. E u kryê ajo. Kêm pasë lezet, mahi, shegarim, po po miêrpo n’katërdhetë e gjashtën [46] u dâmë. 

IB: A u dajtët a?

AB: Po, u dâmë. N’katërdhetë e gjashtën [46] u dâmë. E n’katërdhetë e shtatën e tetën vishaku [47-48] krejt na e fshijke kollomoqin, krejt. Krejt me fshisë drithin na e merrke pej hamâri. A din’ çka osht hamâri e koshi?

IB: Po. 

AB: Pej hamâri e pej koshi. E neve na lejshin... Ani açik shpijën tonë, açik na e kanë marrë krejt, krejt. Për gjithë senje, dekterti n’pesdhetën [50] senje se e kish marak me u çu na pej k’tuhit. E Rankoviqi [Aleksandër Rankoviq]... Po, Rankoviqi, m’u çu na pej k’tuhit, krejt m’u çu se Rankoviqi edhe Enver Hoxha qishtu qe (të ngushtë). 

IB: Po thu a?

AB: Po, qysh jo! Enver Hoxha me Rankoviqin jon’ kanë. 

IB: E qysh e kalojshit mandej kohën, masi u ndajtët?

AB: E... Ja tanaj si... qysh... N’pesëdhetën [50] senje u nal vishaku. U nal vishaku. Se du me t’kallxu miêr. Kur u nal vishaku, t’pesëdhetën [50] senje, mule tashti me qitë... gratë m’ja’u hjekë havâlën. Po, me ja u hjekë havâlën, a din, e kur t’ja hjekin havâlën k’ta ikun. E lshojnë Kosovën. E dikush n’Shqipni, e dikush n’Turqi, e e lshojnë venin k’tu, e me ja’u lshu Serbisë krejt. 

IB: Domethanë k’tu vendasit ja nisin me ikë?

AB: Po, po. Ja nisën. Përnihere! Fadil Hoxha e mur’ vêsh. E t’u thânë, e t’u bërtitë, môni, e anena. Po pej Rankoviqi... ish ngusht Fadil Hoxha pej Rankoviqi. Tita edhe Rankoviqi s’jon kanë miêr nërmje veti hiç. Edhe shkoi qashtu. Niherë ma s’pari ja nisi me qatâ, me havâle. Tana ja nisi m’ja n’rru fenë. Po, po fejën. Tani ja nisi çdo anë, dekterni për armë. Ma s’mrami n’pesëdhetë e gjashtën [56] senje... Pesëdhetë e pestën [55] ja ka nisë. Pesdhetë e pestën [55] ja ka nisë. Nimijë e nonqind e pesëdhetë e pestën [1955] , n’gjysë t’verës, ja ka nisë për armë. Ma kanë rrehë bâbën për armë, për pushkë, “Qite pushkën!”. E kanë rrehë bâbën e ma kanë rrehë nimixhë têmin e nȋ t’birin e mixhës... Amon, jarâ bî! Jo soll kta, veç krejt Istogun. Disa a disa ishin me k’ta, disa ishin me Rankun. Po qysh jo...! E përniherë kanë dhânë pare Serbia. Pare. A din’ çka jon paret? Kanë dhânë pare për me i çue n’Turki! 

IB: A shkun shumë pej k’tuhit n’Turqi?

AB: Qe, veç kadale. Rên. Kanë dhânë pare me shkue. Une atëherë jom kanë... Pesdhetë e shtatën [57]... Hej, une jom kanë tetëmdhetë [18] vjet, po i bjen tetëmdhetë [18] vjet. Po une e kom pasë vllaun e nâns n’Turkie. Ja ka pasë emnin Zeqir. Zeqir ja ka pasë emnin. E ajo shpia jonë, gjashdhetë e tre [63] rob’, si u dâmë na, atë ditë tânë me shkue. Une, “Bâbë, s’du me shkue. Une nuk du me shkue!”. Se une e kom pasë profesor Rexhep Podrimën, histori m’kallxojke. Rexhep Podrimën. Edhe une kapak gazeta lexojsha edhe e merrsha vêsh kapak. E t’ma murën inati mue! E le bâba, po edhe mixhallarët e tânë... “Pse s’po vjen ti n’Turkie! ?”, “Po une nuk du me shkue se vêni i jêm Turkia nuk osht. Une turk nuk jom! Une jom shqiptar mysliman!”. A ka pasë njeri pej shpisë tonë, nȋ i biri i mixhs têm, thojke, “Ma i mirë osht Stanoja”, nishka, “Stanoja i Rashoviqe se ai si nuk shkon n’Turkie.”. M’bajke ma t’keq mu se Stanojën e Rashoviqe. Une ja’u bajsha.“Ô rrini rahat se pasha Zotin nuk osht puna me shku n’Turkie.”. Edhe bâba... Une i ri, unë i ri isha, po shkolla m’ka shku fort mu. Aaa shkolla m’ka shku mu fort, jashta serbishtja! Mu kanë dashtë me m’dënu kur jom shku ushtar se tana pes’she [5] a serbisht dysh [2]! Tana pes’she [5], serbisht dysh [2]. Gjermanisht pes’she [5] e kom pasë - kurrë n’Gjermoni kanë s’jom. Qe, vete Beqirin e veti tânë. Kurrë! E di me folë gjermanisht, di me u marrë vêsh gjermanisht pej pesdhetë e tretën [53] si e kom msu gjermonisht. Me njehë sa t’dush: ajnc, cfaj, trraj, fier, fymf, zeks, ziben, aht... sa t’kish qef! Was macht Nada? - Çka po bon Nada?. Mein vater, mein mutter, nichs gut Arbanich... Une po t’thom. Po i kom harru, viç i die shumë. 

IB: E ti s’dojshe me shku n’Turqi?

AB: E nuk du me shku. E u bâ hallakamë. E shtinë pare shkiet. Atëherë merrshin pare me i çue. I kanë çu Sadik Rexht, ma e mira shpi n’Kosovë. Sadik Rexht’. Edhe... Dojmë me shkue, e masi je ardhë për qata dojmë me shku me i pâ ku i kanë pasë Sadik Rexht. Edhe i kanë çue shumë. E kanë çu nȋ t’birin e mixhës têmin. Shkoi. Edhe ata. E po do u nalën se ja’u bajsha une, “Me kanë mirë daja Zeqir m’thotë hajde!”, k’ta, “Hëë, pasha Zotin ka diçka!”, edhe metën. Metën. Bash qaj si thojke.“Ma i mirë Stanoja i Rashoviqe se ai si nuk shkon n’Turkiê”, a e din. Met edhe ai. Ja bajsha une, “Pse s’po shkon?”. Po ja bajsha. Po e kanë pa nxânë tu folë qishtu ata, a din, tu thânë... E kanë pa shti n’burg. Dy [2] vjet e kanë dënue. Po, e pse e kanë shti n’burg? Pse ka folë!”Ma i mirë Stanoja.”. Pse ka folë. Maraku i tina me politikë me na çu, me na hjekë neve pej k’tuhit, a din, me politikë me na hjekë pej k’tuhit. E ajo viç me vurmak. Tashti u krye. Shkova ushtar. . Shkova ushtar. 

IB: Po para se me shku ushtarë je kanë n’shkollë, a po? Hajt tregona pak për kohën n’shkollë se ti koke kanë edhe nxans shumë i mirë! 

AB: Për kohën n’shkollë... Bâbë, ma s’pari bâbë jon’ munue, ma s’pari jon’ munue si mos me na msue shqip, pos gjuhën serbishte. Edhe bash masi u çlirue Jugosllavia, Kosova e k’to. Po shkiet nuk na lshojshin neve. Edhe shkojshin... N’Gjakovë jon’ shkue. Mirë e bânë. Shkojshin n’Gjakovë me bâ nȋ kurs për tre [3] muj ditë, kurs. Për qata tre [3] muj êpke msim klasës së parë deri n’t’katërtën [4] khâ. A po e kupton qysh? Se s’kanë pasë msusa, nuk kanë pasë. E kur jon’ shkue e kanë gjetë njerin, siç e kanë krye pak para shtatorit, pak para shtatorit. Nal, n’cillin vit... Poooo, n’katërdhetë e nântën [49], ai pej Shatroviqe, pej Shatroviqe qitu. Ju ka thanë... Se ka marrë pare ai, po qysh jo! U shku ju ka thanë profesorëve, “Delni. Dojmë me dalë n’Shqipni. Me lshu Jugosllavijen, me dalë n’Shqipni.”. Aaa, po. Ja’u ka mushë menën. Po njâ a dy nuk jon’ dalë. Balajt qaty nuk jon’ dalë. Nȋ kusheri i Balajve u dalë e ai jaaaa. Imer Bala, msus’, edhe msus’ shemull i mirë, ai nuk u dalë. E kah dalin e kanë qitë me Rankoviqin. Rankoviqi ja ka qitë pritën n’kufi kah po shkojnë e gjashtë [6] i ka mytë n’vên, e njâ u varrue, e u metë gjallë... Ma mirë t’ish mytë edhe ky. I ka mytë. E tana si mulê... keq. E nuk ban se ‘shqiptarët seperatista, iredentista...’, e se si çka do me thanë iredentist, as separatist... veç qashtu mô Zô ma keq tu folë. Kur u krye si jon’ dalë... Ata jon’ dalë anena, atâ e kanë bâ t’madh. Ooooo more shoqi jem... qitâ si me Rankoviqin, qysh i tha Sali Shatri. Sali Shatri i madh atje. Lidhjen. N’pesdhetë e tretën [53], mas tri [3] vjete e kanë qitë Sali Shatrin kishe me e njekë k’tu e me ngâ, e kuptimi u kanë me njekë a mos me e nxânë, a din, kuptimin pej shkive. A na... kush po reagon. Dikan e mytshin, dikan e rrehshin, dikan e shtishin n’burg. A familjen e tina e kanë shti n’burg, po tânë me rroga. Me rroga, bâbë! E u krye edhe kjo. U krye edhe kjo. Mozô ma keq... 

IB: E ti, n’cilën shkollë shkojshe ti me msu me lexu?

AB: N’shkollë shqype. N’shkollë shqype. Une serbisht nuk di. Vallahi, sot... Ushtar kur jom shku, ushtar, përniherë kom marrë grada se ma mirë dishna politikën une se ata oficerat aty. Po qysh jo! 

IB: Sa vjet je shku n’shkollë?

AB: N’shkollë jom shkue... kogja i madh jom kanë kur jom shku. M’dokët non’ [9] vjeç a tetë [8] , a nân’ [9] ... se nuk dojshin me m’lanë bâba e nâna me m’çu se t’hastretit, a e din. Po m’kanë ardhë, “Ja me çu, ja t’denojmë!”. Edhe jom shku. Tanashih, i kom pasë msusat e mirë une: Rexhep Podrimën – atâ e merrshin... për çkado e merrshin; Xhemë Blakçorin për matematikë; Abdurrahim Gashin për gjuhën shqype; Myzeqet Begollin për zoologji. A botanikën, ma mirë e disha une botanikën! A din se çka osht botanika? Për bimë. Ma mirë e disha une botanikën se ai si m’jepke msim. Botanikën a? Heeeeee... Ai si m’jepke msim... Shkojsha e i merrsha do rrêma, e do degë e do... n’mal. Asnjo nuk e dike cili osht krêpci, cili osht bagremi, cili osht bungu, cili osht shkêzi. Une! E kesh’shim me tâ e bajshim hajgare. 

IB: E ku e dishe ti?

AB: Pse e njofsha drunin. Se e njofsha drunin. Une edhe zollogji pesë [5] e kom pasë. Po jom deklarue. Qato shtazë, qato insekte, qato çka i kom pâ, qato çka i kom përjetu - pes’she [5] . Ato... Oooooo, ke pasë si s’kam pâ kurrë me sy! Ato krokodila, ato... Për to s’disha as sa rrnojnë, as qysh, e si. Për breshkë qysh nuk die? Për hardhucë, për zhapin, për brevë, për peshk, tona i di! Përnime po t’thom. E qikaq, bâbë. 

IB: E sa klasë i ke kry n’shkollë?

AB: Unë i kom krye katra [4]. Shkollë fillore, katra [4]. Gjimnazi i Ult’, i thojshin atëherë gjimnazit. A tash po i thojnë tetëvjeçare. Paj valla, qashtu po i thojnë. 

IB: Domethanë ti tetë [8] vjetë i ke kry. Shumë mirë. Mandej a ke vazhdu diçka tjetër?

AB: Ja, bâbë. Paj... m’ka pa nalë bâba. Siç i kom bâ pesëmdhetë [15] vjet m’ka nalë pej shkolle, a din. N’klasë shtatë [7] m’ka nalë. E osht ardhë qaj Rexhep Podrimja si e kom pasë kujdestar klase, “Januuuz! Ja ki me ma çu djalin n’shkollë, ja pa t’denu s’kom me lanë!”.“Vallahi, denom se s’e çoj! Se djalë t’hastretit - me mu bâ shka a?”, kujtoj, “A shka jom une a?”. Pasha Zotin, qishtu. Edhe atë senje, n’dytën [2] senje, u ardhë pozifi edhe m’kanë çue me klasë ma t’ultë. Po çka dishna... Itshin ata arsimtarët seri çka dishna unë! Pasha Pereninë, po! Po kom harru se krejt pikë për pikë, tâna, tâna, tâna i di. E qikaq. 

IB: A kishe qef ti me shku n’shkollë?

AB: Kom pasë qef. Kom pasë qef, bâbë. Une kur jom kanë n’klasë, klasë... Ka bâ vaki furraxhia, katolik, Laqen, osht ardhë tapa, tapa, tapa... Une me nȋ çikë jom kanë ungjun, me nȋ çikë, e bâba i asaj çike e “Ungju ti me Arifin”. Edhe une rrisha qishtu, viç rrisha e kqyrsha qashtu. Ai ka pasë marak me ma dhânë mu qatâ, po çka disha une! E tash Laqja u kanë furraxhi, Luzi katalik. Luzi i Prizrenit furraxhi - me pjekë bukë e me qitë bukë. E osht ardhë e i ka thânë drejtorit e i ka thânë kujdestarit t’klasës têm, “Laqen me ulë me Arif Bujupin se p’e din matematikën edhe me msu se po m’duhet nȋ njeri si e din matematikën për bukë.”, sa millë, e sa... çka di une çka ka pasë atje. Edhe e kanë pru e kanë ungjë aty. Ajo tjetra çikë u idhnu. U kon pa bâ problem, po une s’kisha kurgjâ. Bâba i saj, “Pse po e njekë?”- mu, “Pse po e njekë? Po e don ma fort katalikën?”. Une si atâ - si atâ. Viç kjo katalikja... me t’vërtetë ma fort e kom dashtë. E pse? M’bike për gjithë ditë simita. Atëherë simiti ej... ! ! ! Për gjithë ditë m’bike. Mirëpo, une ja bojsha... Shkojsha tu shpia e tyne, e merrshin ato. Kur e ka martu vllaun m’ka thirrë n’dasum. Po, po! Po une kom pshtu si e kanë thirrë edhe Ramë Ali Hajdarin si u kanë msus’ tu na, profesor tu na. E jom pshtu. Edhe Xhemë Blakqorin e kanë thirrë, e tânë ata t mdhejtë t’komunës Istogut i kanë thirrë. Shqiptarë, e shkie, e krejt. E bâba kur i ka pâ edhe ata... se kanë dashtë me m’njekë pej shpie, “Pse tu katalikt me shku n’dasum ti?”. Po, bâbë. Po, bâbë. Po, bâba jem. Qishtu bâbë. 

IB: E tash po kalojmë kur je shku n’ushtri. 

AB: E tashti shkova n’ushtri. Po une e kom lypë motmot para vâkti. Me shku motmot para vâkti se sa te kom nânën gjallë e bâbën gjallë se une gati ma i mrâmi fmi i nâns tême jom kanë, e ma i mrami fmi i bâbs têm jom kanë. E motra u kanë para meje non’ [9] vjet. Po. E për qita. Coll me shkue. S’i bajsha zâ! S’i kom kallxu bâbs se bâba nuk m’kish lânë. E jom shku jom lajmru atje. 

IB: Vet je lajmru?

AB: Po, vet. Du me shku une... Msheftë bâbe e nâne du me shku. Nȋ cërrogor u kanë i Tomocit, “Du me shku.”, “Ani!”, tha, “Me ligj osht ...”. Ai tash shqip po flet mirë, s’e dishna serbishtën, “Me ligj”, tha, “osht, masi po ki qef me shku vullnetar ushtar para kohe, kon t’kish qef njâ me marrë me veti ki t’drejtë. Kon t’kish qef.” - mue. Veç jom kujtue, ma ka rrokë! Nȋ cërogor’ e kom pasë kojshi e lujsha me tâ. Veç ai u kanë motmot para meje... ma shumë se motmot ka pasë para meje, e thashë, “Qalin.”, “Pse po e merr?”, “Une e du Qalin! Kom lujtë me tâ se ton’ mocanikat shkojshin n’bjeshkë, Qala tu shpia, e lujsha me tâ.”. Edhe kur jemi shku atje, kur jemi shku tashti ushtarë… Po i bi ma trup tashti. Kur jemi shku ushtarë... Shkum me tâ e mirë boll e u krye. Kur jemi shkue, tha, “Politiqki ças” - politikë, orë politike aty. Une e merrsha vêsh çka po thotë po s’disha me folë edhe e çojsha [dorën]. E une, “Qale!”, ja bajsha, “Qale!”, tha, “Hë?”, thashë, “Une shqip t’kallxoj, t’i kallxojë serbisht. Po rren ky oficiri se nuk osht qashtu!”. 

IB: Kaq i guximshëm! 

AB: Po, po. Po rren oficiri! Se s’e kom ditë unë a?! Ai, Qala, “Shuj Arif mos thuj ashtu po rren se shkon n’burg!”, “Po vallahi, nuk ô qashtu!”. Se tashti malet e Jugosllavisë,  për shemull, po ta qes malet e Jugosllavisë: Kapelja e Madhe, Kapelja e Vogël, Velebiti, Dinara, Kozara... Ai veç Kapelën e Madhe e gjâjke, Kapelën e Vogël kurrë s’dike me gjetë n’hartë! I thosha, “Qale, kqyre Kapelën e Vogël s’po dinë me gjetë n’hartë! Qyre ku âsht.”, a din. Edhe u kon pa bâ problem, problem, po! Edhe e mur’ vesh ai si na jepke msim, jo kumanânti i jêm, po ai rrugaçi si na i bojke kto, ma i ugjt’ u kanë. E shkon, jo nuk u shku tu kumanânti, tu komaniri jêm, po tu ata t’mdhojtë, se kumaniri i jêm mu um dojke. Se k’ta... Vullnetarë e i hastretit, e mu m’dojke. E jom shkue. E kur u ardhë njâ i shtabit, i madh e i zoti, e po bërtet. E ki marrë nȋ shqiptar t’Prishtins, ja t’Prishtins’ ja, nër Prishtinë, i Ferizajit. E ki marrë. Ushtarë ish kanë n’shtab. Ai me shkollë at’herë, n’atë vakt me shkollë. Pak shkollë me pasë kapërcejshe. E ki marrë. Tha… Hini ai me do letra n’dorë, përpara, tha, “Cilli osht ai si ka bâ problem?” – shqip, “Problem?”, thashë, “Jo, problem ke bâ ti se une s’kam bâ!”, ja bâna, a din.”A ti je a?!” - tha. Thashë, “Une”, tha, “T’vraftë Zoti!”, thashë, “T’vraftë ty me gjithë atâ si t’ka lamru”- une. Ata ushtart folshin shqip, a din, veç s’dishin. Ai Qâla, “Ooo...”, thojke, “osht i mirë”, m’livdojke ai, Qâla, mu tu ai. U rrasën dytë. T’ja ka bâ atina për emën, reqë për reqë. A po e din çka po t’thom? Fjalë mas fjale. Fjalë mas fjale se dojmë me u marrë vesh mirë me tâ. E ja ka nisë ai po m’vetë, ‘qysh e si, e hajt bre birë’ . E aty po m’kallxon e po i kallxoj une, e po bërtet t’madhe. Ai po m’bërtet, po munohet me m’idhnu mu ai. Eeeeu, u matsha... Shumëherë me i râ boks jom matë. Edhe e shihshin se ju avytsha, pasha Pereninë, me i râ! Se palidhje m’bërtitke mu. Se ai oficiri si [shpjegonte për] Malet Korabe, Malet Korabe edhe haber nuk kish. Ai oficer ish, po oficer me luftë se jo me shkollë po me luftë ish bâ. E igbâlli jem... Igbâlli i jem viç kur u rrasë oficir Kosta. Ai oficir Kosta… Une s’e kom ditë se çka osht oficer Kosta, s’e kom ditë se une tre [3] muj halâ s’i kom pasë. U rras oficeri kadââââle, u rras, i lodhun. Kur u hi ai i shtabit si m’bojke... m’zezatke, e ka mshelë gojën pej tute. Po i tutët atij. E ja ka nisë, “Hajde predruzhi.”, tha, “Hajde bani pyetje ti.”- ai po i thotë atina. Po m’bon... Apet ai shqiptari mu po m’vetë çka po m’vetin ata, ai shqiptari mu… përkthys. E une po flas danga, danga... E edhe une kogja problem jom kanë. E pse? Jom kanë sikurna une me ty tu folë qitashti, ja’u kom bâ... atje ushtria, atje ungjun, drrasa e zezë qaty ish, harta qaty, “Qale!”, s’po i vëzhgoj k’ta oficert hiç.“Qale”, thashë, “ Qyr mos p’e rren gjâ qyky shoqi.”. Qaj oficeri si hini t’i ka bërtitë, “Ku je ti Qale?!”. Euuuu tashti, a din, çka po flas une me tâ, tha, “Izvollte druzhe kapetan”, ai ish kanë kapedan me qín’, po une s’e disha.”Izvollte druzhe kapitane”, tha, “Vojnik Kadoviç Qala”, “Kadviç? Kadoviç?”, tha, “Jeste”, tha, “Sta ti je Kadoviq Pera”, e harroi Arifin, tha, “Vlla. Bash vlla t’nâns e t’bâbs.”. E u çu e te rroki e te dashti e m’harrun mu. K’ta dy [2] po kqyrin. U matsha kajher’ me i râ k’tij oficirit, pasha Pereninë po, bâba jêm, ti tezakja jême qishtu. Edhe po rri une po i kqyri, qishtu i kqyrsha se s’kisha bâ gjâ, s’kishin qysh me m’dënu. E “Qale”, thashë, “Çka t’tha ky?”. Vonë dikur, tha, “Ushtarë ma i mirë...”, tha, “jo n’Shkup po n’Jugosllavi ma i mirë se ky”, tha, “ushtar s’ka” - Qâla po i thotë për mu, se ai vllaun UDB-ash, Qâla. E ai... k’ta dy [2] dulën dy UDB-asha, dytë. Tha, “Ai n’Brograd, une jom n’Shkup”. Edhe hini n’atë anë, tu e krye, tu e... Nejse tha, “Lshomani mu tash t’i baj pyetje une.”. E mur’ vesh si s’kom faj une, a din.“Lshomani mu”. Tha, “Ti ki tash me na kufizue Jugosllavijën.”. Aaaaaaa! E kom kapë e kom rrokë une ato, e kom kesh, thashë, “Ô zemra t’u gzoftë”, shqip une.“Zemra t’u gzoftë.”. “Pes’she”, thashë , “e kom pasë n’qit pytje. Pes’she!”, shqip une. Ata, “Govori?”, “Nuk di serbisht”, po ja boj.“Une nuk di serbisht.”. E merrsha vesh kapaaak, po nuk di. Edhe ai keshi. Ja nisa, “E kufizohën rreth e rreth...”, për malet Korabe, m’râ nërmen. “Tashti”, tha, “ki me m’kallxu për malet Korabe. Për çka jon’ t’njoftnê?”, ai, oficiri. Une apet e kom rrokë ato. Qâla po thotë, “Mos bon hajgare Arif!”, “Qe vallahi, Qâlë koka i mirë. Ma i mirë se ti koka!”. Ky e veti.“Çka t’tha?”, tha, “I thashë mos bon hajgare”, ai tha, “Ma i mirë se ti.”. Ka kesh edhe ky pasha Pereninë, ky oficiri. Thashë, “Malet Korabe jon’ për tri [3] sene t’njoftne n’Jugosllavi: osht ma s’pari për kufi - tre [3] milno, tri [3] megja, me Greqi, me Jugosllavi, me Shqipri.”, “Hopaaa…!”, bâni, “Hopa!”, “Njâ. E dyta - me pyje, me pyje e me kullosa.”, përnime me pyje e me kullosa shembull u kanë, malet Korabe, “E e treta: Lufta Nacional Çlirimtare për me marrë hov ma s’pari n’malet Korabe ja kemi mujtë gjermanit e italjanit e qaty i kem fshi përpara e nëpër Bosnje i kemi njekë, n’Slloveni i kemi qitë.”. Veç kur ka bâ, “Dilni përjâshtna. Shkoni n’zanimone e ktâ lemani mu qitu!”. Pej asaj dite e mas mâ kurrë problem ushtar s’kom pasë. 

IB: Ke kalu shumë mirë. Sa vjet ke nejt aty?

AB: E e para parti si jemi lshu tre [3] muj pa i bâ dy vjet, se ka dy [2] vjet u kanë po une nizet e nȋ [21] muj e kom bâ, jom ardhë. Veç non’ [9] herë jom kanë tu shpia, non’ [9] here tu shpia jom kanë. Qe e din Beqiri, e din. Komaniri i jêm me grue, se ka pasë marak me ma dhânë sfastikën komaniri i jêm, se i thojsha, “Nuk jom i martum.”. Une jom kanë i martum po i thojsha,“Ja-a.”. Jun’ kanë tu shpia jeme ma kanë pâ bâbën e nânën, nusën têmê. “E ktâ motër e kom ”, ja bajsha, “Motër e kom ”, se i msova, “Motër e kom.”. 

IB: E ti koke kon’ i martum para se me shku n’ushtri a?

AB: Unë jom martue n’pesdhetë e shtatën [57] . Zenuni u le n’pesdhetë e tetën [58], une jom shku ushtarë n’pesdhetë e nântën [59] . 

IB: E tregona pak qysh e ke njoftu grun’ tâne a qysh u bo puna?

AB: E gruën teme ma kanë dhânë bâba e nâna. As s’e kom njoftë, as s’m’ka njoftë. Hiç. Jo, pasha Pereninë! Qe, vetê Beqirin. Une nuk t’rrêj, bâbë. E nuk e kom njoftë. Po kur jom shkue… Une halâ pa shku n’shkollë ma kanë dhânë. Herët mu se i hastretit e me marrë, a din, herët. E ma kanë pru sfastikën. A t’thashë pâre me njâ u ungjsha n’bankë atje, sfastikën ma kanë pa ungjë, e edhe ajo qatje, a din, rrike. Po s’e dojsha fort, hiç fort nuk ish për qef têm diqysh. Me pâ e mirë, po une kisha... Une kom marak inson me kanë. Femna si ô femën, bâbë, tri [3] sene duhet m’i pasë. Ti tezak m’kiê. Bâba yt tezak m’ka, viç mos u idhno me mu. Mu m’dokët qashtu... aj nashta s’osht. Çdo femën çka s’i ka qito tri [3] sene nuk osht aty. E çka me pasë? Duhet me kanë e shnoshë se e smutë jo. A u kuptum. Njo [1]; Duhet me kanë e meçme, budallë jo; Duhet me kanë e vyme, e demelicë jo. Cillën… Qe hiçja njâ. A osht keq? Qishtu, bâba jêm. Se po idhnohna. Bâbë, qashtu osht bâbë. 

IB: Edhe kur e pê grun për herë t’parë qysh t’u dokt?

AB: E grun për herë t’parë… Se at’herë përpara u dashke me u mshefë e u dashke kur t’vjen nusja… E hajt bre! Une s’jom mshefë hiç. 

IB: E pse u dashke me u mshefë?

AB: Nuk e di as vet. Sod… Qe, vete Beqirin. U dashke dikush me hypë n’tavan me pâ kah zhdrypë pej kerri. A din, aty. Se at’herë me kerr t’kieve, e me kerr... jo, me k’so kerre. S’ka pasë k’so kerre. E u dashtë… Une për veti kur u ardhë... Siç u ardhë une jom shku përskêj sâjna, përime po t’thom, jom shku përskêj sâjna. Nâna, “Kuku more Nimon, more vllau i jêm...” - dajës Nimon, “Nimon, vllau i jêm...”, se e ka dashtë Nimonin fort.“More Nimon, more vllau jêm prrallë na bâni!”, “Hajt mori Vasë, se krejt dyjêja qishtu. Bash mirë ka bâ!”, qishtu folke, “Bash mirë ka bâ”- daja Nimon. Kur u ardhë, “Oj nuse a erdhe? Ooo qe dora.”. Edhe ajo ma dha dorën. U kry. Ata, “Hehehe... !”. Dikush kesh, dikush... Do nuse, “Vallahi, boll mirë bâni!”. Po, qashtu. 

IB: E ke thy rregullën! 

AB: E tanoj... Masanej qashtu ka nodh’ n’tana anët. Pasha Pereninë, po! 

IB: Edhe? I fole nusës, edhe?

AB: Edhe u kry. Me tana jemi shku mirë, se… Edhe dasëm. Dasëm se i hastretit, bâbë! Edhe senet i kemi pasë tanaheret. 

IB: Qysh u kanë dasma? A t’kujtohet?

AB: Po. M’kujtohet, bâbë. M’kujtohet. Dasmja e mirë... me tupâna, me defa, me dâjre, e me krejt! Po nȋ ditë përpara nȋ grue e mixhës têm hini n’dhe! Nȋ ditë përpara, nȋ! Igballi, qe! I hasretit! Po, erdh burri i qasâjna e i tha bâbs têm e nâns têm, se e ktheu bâba defatorën, atâ me defa... ka ngâ vrap, nga e nga, thotë, “Bjeri defit! Bjeri defit!”. Pasha Zotin. E s’guxojke. “Bjeri!”, tha, “Po, ajo e ka pasë vâktin me dekë, ky e ka vâktin m’u martu!”. E t’ja ka nisë apet, veç jo aq fort. Veç, poo.

IB: Sa ditë ka zgjatë dasma?

AB: Ja, dasmja tri [3] ditë. Dy [2] netë e tri [3] ditë. Nata e dasmës, dita e dasmës edhe e treta [3] ditë kur e lidhë nusja kryet. A din’ si e lidhë me hotoz e me mahramë e me krejt. 

IB: E ti qysh... Cila u kanë detyra e jote gjatë dasmës? Çka ke bo? A veç nashta ke nejt?

AB: E n’detyrën teme… se une vllâ s’kom pasë... aty atij kuvarit ja me i çu dru, ja me i çue oriz, a çka ka dashtë. Ja spec, ja kepë, ja hamam, ja ato... Kur um erdh nusja mue, kur m’erdh nusja, ma bâni ai, “Hej, binaj do dru.”, “Po hamamin! Nusja m’ka ardhë edhe s’nij për juve hiç!” (Qesh) Për Zotin, qishtu qê. Hej, çka bojke babgjyshi yt, daja Nimon, tu kallxue, “Budalla”, thojke, “qishtu ka bâ.”. Vallain, po. 

IB: A u gzove ti qȋ t’erdh nusja?

AB: Po, qysh jo! Nusja m’ka ardhë, une mâ... Shkoi, kallxoi atje tu krushqit. E kesh krushqit. 

IB: Edhe mirë u kry dasma?

AB: Mirë. N’rregull. Mirë. A t’shurdhova boll? Veç ti po ndin.

IB: Jo, jo. Une po t’veti se shumë po kom qef qato që po i tregon. Edhe tash e kryve ushtrinë, u ktheve prapë n’shpi.

AB: E kreva ushtrinë bâbë, po kur u ktheva pej ushtrie e pâva si nryshe krejt! E pâva bâbë atje… E pâva atje, ushtar... . se m’vetën, ai oficiri i jêm, ai cërrogori, m’tha, “Kan e don ma s’forti?”, m’ka pâ vet nërsy niqind [100] vetve, ushtarve. Thashë, “Une ma s’forti e du Titën [Josip Broz Tito] . Rankun [Aleksandër Jankoviq] nuk e du!”, “Çuti!” - shuj ma ka bâ. Edhe e hupi atë punë, a din, se ushtart’. Mas nȋ jave a dy [2] … Kadale m’thirrë, “Qysh the Rankun s’e du?”, thashë.“Vallahi, Rankun nuk e du se na ka kajt nânën.”, une apet po i thom. Ai po m’thot, “Shuj!”. Ranku... vishakun, a din…Bâba jêm ka tremijë e pesëqind [3500] killa vishak kollomoq i çojke e porez coll me mujtë me na çu pej k’tuhit. Po, u nxan’ Ranku. Ranku u nxan’ gjashdhetë e gjashtën [66] senje, t’gjashtit [6] muj’, nizet e katërtën [24] - datën. Ranku u nxan’. Pej asaj dite ka nisë me lulu Kosova, me përparu Kosova. Dekteeeri n’tedhetën [80] senje. N’tedhetën [80] senje, shtadhetë e nântën [79] u ardhë Tita t’mramën here... se sa u kanë Rankoviqi Tita s’ka mujtë me ardhë n’Kosovë se u tutshin mos po bâhen urthije e e mysin Titën. Po kur u nxan Ranku erdh Tita. U ardhë tri [3] herë për qato... edhe n’gjashdhetë e gjashtën [66] Tita erdh apet, po jon çue gjashdhetë e tetën [68] n’demonstrata për flamur e për kto jon’ çue. Tita osht ardhë - përniherë u dha flamuri, përniherë u dha Kushtetuta. Mir’po nuk lejojshin Serbia me na dhânë Kushtetutën, veç me fjalë, me vulë jo... dekteeeri n’shtadhetë e katërtën [74] . Shtadhetë e katërtën [74] u kanë Tita edhe e kêm marrë n’shtadhetë e katërtën [74] . 

IB: E qysh ke jetu ti gjatë periudhës n’shtadhetë e katërtën [74]? E mandej qysh u kanë jeta?

AB: A... E qitash, qitash knaqsia e jeme. A don me t’kallxu? Knaqsia e jeme u kanë pej gjashdhetë e tetën [68] . Po, po. Knaqsia e jeme u kanë pej gjashdhetë e tetën [68] se n’tana ânt’ ... Eee… bâba i jêm kah Salih Shatri. Ai Salih Shatri u kanë me Rankoviqin e me i thânë dikujna t’çojshin n’burg, t’mytshin. Po bâbë, qashtu u dashke me durue. N’gjashdhetë e tetën [68] e mas u çliruem, e përparum e... aman jârabi! Përniherë po m’thrrasin n’punë mue. N’punë mue, n’punë. Me hi n’punë! 

IB: Çfarë pune?

AB: E jom hi n’punë për mjeshtër për dyer e dritare. Veç shemull, jom kanë ma i miri. Vallahim po. Qe vete... vete ti Beqirin e t’kallxon. Ma i miri! Shemull, bâbë. Tu punue e u knaqshëm. U knaqa, u knaqa! 

IB: A je punësu n’Istog?

AB: N’Istog. N’Istog. Nânën gjallë, bâba m’diq. N’gjashdhetë e pestën [65] bâba m’ka dekë. A nânën gjallë. E more, bâba jem. E jom shkue te sekretari e i kom thânë, “Qkruma edhe nânën me shkue tu mjeku pa pâre, qysh po shkon gruja e jeme.”. E une si jom hi n’punë, po ai e mur’ vêsh qysh p’e du nânën une... e mur’ vêsh. Tha, “Qyre Bujup...”, nuk m’tha Arif se Bujup jom, a din, mbiemrin Bujupi, “Qyre Bujup”, tha, “ki me pritë. Ti ki me pritë se s’muj me ta qkru nânën”, nuk po m’kallxon ai. Tha, “Dekteri n’shtadhetë e dytën [72] .”, “Mo bre!”, tha, “Po.”. Qe besa nuk u smujke nâna aq fort e hajt. E n’shtadhetë e dytën [72] m’ka çu letër ai... M’thirri ai, sekletari i jem, “Bujup”, tha, “hajde khâ. Hajde! A ke harru?”, “Po vallahi po t’pres ty. Ti m’ke thanë...”, pej Vrelle u kanë, Blakaj u kanë, kusheri i juvi u kanë, tha, “Po t’pres ty”, tha, “Shko nxerrmi ato letrat qysh duhet, lindjën e krejt”, tha, “une ja qkruj krejt.”. Ajo ish kon bâ, jo coll për nânë teme, po për krejt pa pâre. Po se u nxu Ranku, tash u çliru Kosova. Edhe ma knaqsi’ … N’tona ânt mirë, n’tona ânt mirë, veç pasha Zotin une jom kanë i drejtë edhe për cërogorë, edhepse m’dojshin edhe cërogort. 

IB: E sa vjet punove ti?

AB: Nizet [20] kom punu, tanashi... 

IB: Krejt kohën n’Istog a ke dalë?

AB: Jo. N’Istog, jo. M’kanë çu n’terren se i zgedhshin ata. M’kanë çu n’terren kogja shumë. 

IB: E çka t’kujtohet prej terenit diçka?

AB: Jo, edhe n’terren dal. Qitashti du me t’kallxu për babgjysh tânin, për dajë t’bâbës ton’, për Xhavitin. 

IB: Çka don me m’tregu?

AB: Hina vet n’punë. Hina vet n’punë. Nâna m’thojke, “N’daq loke me m’knaqë mu, me ma shti djalin e Nimânit n’punë.”, djalin e vllaut n’punë. Se tanashi une përparova. Pooo, une përparova se e nxunë Rankun. E jom shkue vrap e aty, “Nânë, kom me shti”. Nusja e jeme tha, “Qysh do me shti ti? Qysh do me shti? Ai ô n’Mal t’Zi tu punue atje, n’Mal t’Zi.”, nȋ djalë i hastertit n’Mal t’Zi. Thashë.“E shti.”. Flytyrim e tu motra e jeme unë se bâbë kogja i kom ditë do sene rrast. Tu motra jeme jom shkue, “Motër a ki qef me hi Xhaviti n’punë?”, se Xhavit ja ka pasë emrin daja i bâbës tan’, i hastretit.“A ki marak me hi?”, “Po qysh jo, more vlla!”, “Nâna m’ka thânë shtima n’punë. Motër, me dashtë ti e shtin n’punë.”, “Qysh vlla une me shti n’punë?”, veç une e ajo, “Qysh? Râma po vjen për gjithë shtune e po i pret gjel, e po i pret pulë, e po ja qet pitën, e po ja qet leqenikun, e po ja jep me veti. Me i thanë Ramës Xhavitin me na e shti n’punë se Râma ma i madhi për n’punë n’Kosovë osht.”, edhe nime u kanë. Pasha Zotin, përniherë Râma e shtini. 

IB: Çka e shtini me punu?

AB: N’Trofka. N’Trofka. Bash n’Trofka aty. Po nuk rrike miêr. Nuk rrike miêr more bâbë, po ai duhet me nejt mirë more bâba jem. Hejjj… çka folke e çka bajke se nuk u tutke pej shkive hiç, more bâba jem. Kujtojke si tanaheret osht qashtu.”Mâ bre Xhavit, e mâ bre Xhavit”. I diq bâba, bre. I diq bâba, bre. Daja Nimon. Qishtu. Po níj une n’Rasushë si e ka ble kerrin Xhaviti. E ka ble kerrin. Iuuu… Nâna m’ki dekë mu. E ka ble e ai nȋ djalë i hastretit e ban ndeshje. E qysh flet, e qysh punon, e qashtu edhe kerrin e kaprâpt. Iiiiii! Vetmeveti, çka me bâ? N’punë kom nijê, n’punë kom nijê, n’organizatë. Siç u bâ dy [2] sahâti... Ai punojke n’Trofka deri n’tre [3], une deri n’dy [2] . E aty e n’autobus e n’Lubozhdë. E jom shku. E u hiê.“A ke ble kerr? Përhajr e ishalla ja sheh hajrin, e ishalla…”. Po vjen nusja e tina, Kumri emrin ja ka pasë, “Arif!”, thashë, “Oj, oj urrno”, “Pse? A budallë ô Xhaviti? A nuk din me grahë a?”, “Paj vallahi, nuk osht budallë”, se ma plasi barkun edhe ajo, qita nuk ô mirë me folë, po kom folë, kom thânë, e din ajo, thashë, “Budallë nuk ô Xhaviti, veç ti e ke bâ budallë.”. I kom thânë n’gojë. Fâta ka keshë. U dalë përjashta. Tha, “Pse une?”, “Pse qashtu.”. Edhe shkova... se nȋ sahat para tina shkova une aty. Kur shkoi… kur erdh... e bâni bukën Fâta. E paqt, e mirë, me t’tana t’mirat. E hini Xhaviti. Tu hi Xhaviti, tha, “Patëm me bâ Kosovën Republikë”, n’tedhetë e nitën [81], “Patëm me bâ Kosovën Republikë...”. Jo, n’tedhetë e nitën [81] jo, po n’tedhet’ e dytën-tretën [82-83] u kanë ajo, përmas... “po nuk po na lajnë Bujupt edhe Cerca Kaliqan”, se edhe nȋ nipash e ka pasë tu Kaliqant, n Cercë. Tha, “Nuk po na lânë kta” se i ki hije vetja, po. Edhe une s’po boj zâ. Hajt nashtë, le t’flet çka t’dojnë! Apet po flet ai. Euuuu! Pse jom ardhë bre?! Euuuu! Apet po flet! E pâva si budallë krejt. Na e ka kthy Fâta sininë me çka njâ e mire. A i thoni sini, sofër? Jom ungjë, jom ungjë. A t’ungjna a mos t’ungjna? S’pata kujt me i kallxu, po masi i kallxova Fatës boll mirë. Se u tutsha po ban ndeshje e na jet sakat, qata. Tu hangër bukë... Tu hangër bukë veç kur ka bâ diçka baaauuuu! “Ooo çka kërsiti? Çka u bâ? Çka kërsiti?”. E t’çohët more bâba jêm e lên kerrin n’ulicë, para dyerve atje. Aj oborri teposhze, nuk osht rrafsh si tu shpia jonë, po teposhte, e s’e ka koqitë mirë, e t’lshohët kerri e drejt e dyerve t’Mikanit, se i madhi Zot atë t’drejtin e pshton. Tu i thânë une, e nuk besojke kurgjâ, as nuk marrke vesh, po ja ka lshue kerrin për me i marrë vêsh fjalët e mia çka po i thom. Se une sa herë t’çohna me bismilah çohna. Nâtje sa herë shkoj me bismilah shkoj. E jom çue. E kur çohna une... Dul Fâta, e dul nusja e tina, e dulën... Çohna edhe une kadale. Po shoh. Kur po shoh tu dyert e tina… A je kanë najherë te dyert e Xhavitit? Dola tu dyert, te dera e cërogorit, Mikan ja ka pasë emnin, e ka ble pej shiptarve. Ishin mledhë guzhëm. Veç ja bajke Mikani qishtu Xhavitit me gisht [Ilustron reagimin e Mikanit]. Edhe plot shiptarë, do kesh’shin, do ju dhimke Xhaviti, hâtri i dajës Nimon se Xhaviti s’ju ka dhimtë kërkujna, po hâtri i dajës Nimon. E ish ungjë qishtu, qe. E t’jom shku une fap, fap, fap.“Daja Mikan”, e bâna përvojën n’dajë une, “Daja Mikan”, qe vete Beqirin, thashë, “Daja Mikan”, tha, “Urno nipash.”, “A t’kanë pshtu fmija?”, tha, “Po.”, “A jon pshtu robt krejt?”, tha, “Po”, “Çka t’ka bâ zarâr qyky kerr i dajës têm une t’paguj, une t’përgjegji. Coll idhnim s’kem me pasë.”. Tha, “Phhh! Nipash, edhe me m’i pa mytë gjysën e robve me qito fjalë une t’i fali ty, e hajde te pimë ka ȋ kafe.”, e m’ka rrokë. Mâ s’e kom ni Xhavitin tu folë keq për mu kurrë. A jo, se e panë krejt! Qishtu qe. E jom hi mrena e kom pi kafën, e bukë, thashë. Tu hangër bukë jom kanë, po u rrâsa me ta tu hangër, e tu folë. Qishtu, bâba jem. 

IB: E n’terren tash tregona naj rast, naj kujtim gjatë punës qȋ ke punu n’teren. Çka po t’kujtohet diçka?

AB: N’atë punën, n’atë punën… Diçka po t’kallxoj. Krejt Kosova n’Radushë, n’demostrata për Kosovën Republikë. Krejt Kosova. E njani, nȋ djalë i Fazli Maxharit t’Sudenicës, Fazli Maxhari - komunist i rrezikshëm, e ai djali i mirë qê besa. Ma kanë pa pru tu une me punu. Me marrë msim tu une qaty e kanë pa pru, komunist. Une s’jom kanë komunist. E tha, “Baci Arif”, ai djali, “Baci Arif”, thashë, “Çka bre Isak?”, tha, “A e pâve televizorin?”, thashë, “Po”, tha, “Veç po thojnë le t’i veshin kulet”, Drenica’ kule ju thojnë, e tha, “Organizata e Radushës s’Istogut le t’i veshin kulet”, tha, “veç ajo u metë pa dalë n’demostrata”, a e din, pa bâ demostrata.”Vallahi, bre djalë po tutna pej teje se me dashtë sot e boj se e ki Fazlijën bâbë”, thashë unë, “e ti i kallxon Fazlisë, e Fazlia ma shpiun si osht s’ka.”. Unë e ai po flasim n’nâtje herët. N’gjashtë [6] sahâti nâtje, se n’gjashtë [6] hishim n’punë. Tha, “Me m’kputë pej gishtave t’kamës e përpjetë une ty nuk t’qes.”. Nuk m’qet ai mu se…“Vallahi, sot kom me bâ”, “Qysh e ban?”, thashë, “Veç kqyr seri. Sot kom me bâ, veç ti hajde me mu. Mos fol ti hiç.”. Jom dalë une fap. “Edhe vallahi n’t’njefsha si i kallxon kujt pa t’mytë s’kam me lanë”, n’gojë i thashë. E jom dalë. Atyne po ju thom, “Ruçno s’po punon tu maçina”, ajo maqinë, “Puna e durve nuk po punon, puna e durve nuk po punon.”. Rên tu u folë deri n’fund. Jo tânve, disave. Jo tânve, shqiptarve. Disave. Jom dalë anena ruçno, jom hi me dorë, tashti po ju thom, “Mashinska nuk po punon.”, po ja’u baj atyne, a e din. Edhe kanë shâ ata, si ai s’i punon. E apet e dektertni n’zyre. Kur hina n’zyre ai posllovogja ungjun, thashë, “Mashinska s’osht tu punu edhe kanë shâ ata.”. Ai.“S’kanë shâ as kurgjâ.”. Po qishtu. Veç kur tu çu ai posllovogja tak, po don me lajmru si s’po din me punue. Une... si u çue ai edhe une u çova. U çova. Jom hi. Tashti... Ai si punon, i mjeri ai, pasha Zotin kanë me çkye. Po tash ma shlirë se u mur vêsh kjo. Jom ardhë apet n’zyre t’atij posllovogjës me dorë si punojke, kur po thojnë, “Po vjen Gollubi”, Gollubi, ai ish shka po vjen. Une fap... Ai, nȋ Hasani, ish ungjë n’vend t’Bekës, atje n’ballë n’atë zyre, une kishe po i mathi apângat. Pse me m’vetë mu? Pse me m’vetë mu? Kishe po i mathi apângat. Kur u hi ai për dere. Qitu derën e ka pasë, “Hasan pse s’po punoni?”, tha, “S’po na punohet!”, “Krejt”, tha, “Kosova jon çue! A po e shihni çka po punojnë atje n’Trepçë e çka po bâjnë?”, e tha, “S’po na punohet asnjâve”. Tu dalë ai për dere. At’herë ka ngâ ky djali, ky Isaku, msheft’ e m’ka rrokë e nizet [20] qese m’i dha. Po, qese m’dha. Thashë, “Qe besa n’m’lajmrofsh kun, qito nizet [20] qese ki me ja pâ sherrin.”. Po se apet u tutsha pej tina. E tani mule erdh UDB-a, e erdhën milicia, e xhanarë se s’kish shqiptarë. E erdhën tânë e te majnë n’atë restorantin mledhjen, ton’, ton’. Une po rri, shurdhan isha, po po i niej kapak. E erdh ai Gollubi, “Arif, a po nin gjâ?”, “Aaaaaaa çka po thu?”, kishe s’po nij gjâ, “Nsha njegovoje je radnik”, le ktâ ky osht puntorë’, po ban. Edhe qishtu qe. 

IB: Edhe keni shku tani veç, s’keni punu?

AB: Jo. Tanashi, tanashi na... U krye. E qkrunë atë procesin për çka jemi na n’demostrata, se ai n’Trepçë. 

IB: Po. A shkove ti n’demostrata?

AB: Po, tani jemi kanë na. Jemi kanë. 

IB: Qysh u kon’ situata?

AB: Jo mirë. Na… T’qeta. Jo me thy gjâ, jo me... t’qeta. Edhe aty ka pasë dy [2] parti: Lidhja Demokratike edhe Lidhja Fshatare. 

IB: Ti ke punu edhe n’Prishtinë?

AB: Unë kom punu dyrë edhe dritare. N’montim. Po dikujna edhe me ja marue, me ja podisë, a din, për qef. Po me porosina. Kur t’i porositë për qef, e kom punue. 

IB: E qysh i punojshe dyrt e dritaret? Me çfarë makinerie i punojshe?

AB: Me maqina. Moderno jon’ kanë. Maçina t’gjermanit krejt. 

IB: E për shembull, me punu nȋ dritare qysh ja ke nisë punës?

AB: Ma s’pari, ma s’pari… se jo si kto shpiat s’i kom punue. Ma s’pari u deshke vizatimin me ja bâ dritarës: sa osht e gjânë, sa osht e gâtë, sa osht e madhe, me qkru, me vizatu. Kur e vizatojsha atë mirë, at’herë e merrsha drrâsën e mos me e çue dam. Qikaq e kputshe nȋ cantin ose njâ e gjysë ma tepër, e e strugojshe, e kryjshe. Krejt ja merrshe thinat e kresë e kryjshe, qashtu. Qishtu bâbë, me tona. 

IB: E mas t’tedhetës [80] qysh u kon’ situata?

AB: Mas t’tedhetës [80] bâbë… Se jemi kanë Vllaznim e Bashkim me shkíe, jemi kanë fort, fort... Radusha e Istogut, si aty. A mas tedhetë e nitës [81] jo, n’tedhetë e dytën [82] e përmas jemi kon qkapë shkiet me shqiptarë. Adalet krejt. Përnime po t’thom. 

IB: Çka t’kujtohet ty naj rast?

AB: E çfarë rasti po kupton?

IB: Për shembull, masi u ndatë serbët me shqiptarë?

AB: Jo, bâbë. U dâmë, veç ata... Ku hishim, aty çare pa punu… N’daq me e marrë rrogën u dashke me folë me shka, e me ata, e ma anenaj ai si don se ai nuk ja shkrujke meditjen hiç. 

IB: E ti a folshe a s’folshe me serbë?

AB: Une me porosina jom kanë, kush porositë. Ka bâ vaki s’ish aty hiç. Vike pej jashtit i porositke. Se tridhetë për qin’ [30 %] deri n’pesëdhetë për qin’ [50% ] ma shtrejt e kom pasë punën une. N’koftë se kushton dyqin’ [200] marka, dyqin’ era [200 euro] dritarja, kur e kom punu une ka kushtu treqin’ [300]. 

IB: Se e ke punu ma mirë... 

AB: Po, ma mirë. Ma mirë se kur e merrke atë t’punës teme ai mas tri [3] vjete diçka t’prisht ma kthejke. U dashke me ja kthy paret ose me ja maru tjetrën. Se u dashke kadale, mirë me ja marue. Jo ment n’tavan e luga n’sahan. 

IB: Edhe tash po kalojmë pak te vitet e tedheta [80] , nodheta [90] . Qat’herë situata pak ma keq u kanë?

AB: E viti tedhetë [80] e nodhetë [90] … Viti tedhetë [80], n’tedhetë e tetën [88] u formu Lidhja Demokratike. N’tedhetë e tetën [88], n’tedhetë e nantën [89] qaty u formue, e n’tedhetë e nântën [89] zidi i Berlinit u thye. 

IB: Qysh nive ti që u prish muri i Berlinit n’tedhetë e nântën [89]?

AB: N’tedhetë e nântën [89]. Gazeta, e radionat, e... po. E une përniherë, “Uuuu… zidi i Berlinit, zidi i Berlinit”, se zidi i Berlinit... u bânë bashkë dy [2] Gjermanitë. U bânë bashkë dy [2] Gjermanitë. E qaty e kom pâ… Ma kom’ inistllak nuk ka se për popullin shqiptarë. Ka shumë shqiptarë si mu m’qesin poshtë. Na ja kem pâ hâjrin kom unistllakut, po Rankoviqi tu na shti. E tu na deri n’gjashdhetë e gjashtën [66] t’gjashtit [6] muj, nizet e katër [24] data, u nxan’ Ranku. E deri atë ditë që u hi Tita n’dhe, n’tedhetën [80], se ai u dekë Tita, me tridhetë [30] mars. Me tridhetë [30] mars u dekë a nuk e kanë lajmrue dekteeeri me tetëmdhetë [18] prill. S’e kanë lajmru hiç. Une e kom ditë si u dekë. Bash nȋ UDB-ashi, bash nȋ UDB-ashi, kusheri u kanë… nȋ UDB-ashi ja bâna... po ai ish UDB-ash me shkiê, thashë, “U dekë Tita. U dekë Tita.”, tha, “Ihiuuuu!”. Pasha Zotin, veç jom kanë se bash t’birin e mixhës e kom pasë, edhe u nâla e po e kqyri. Krejt u tranu djali se u tut’ edhe pej meje, u tut. Ai… i hini menja mos po e provokoj une atë çka po thotë, “U dekë Tita”. Ô jom nalë e kom kqyrë, pasha t’madhin Zot si coll pak... po t’i bie. A beson? Edhe bash bâbat vllâzën. “Hajt mos t’i shoh sytë”, ja kom bâ e jom dredhë. Kur jon’ bâ rrafsh nantë [9] ditë, nȋ ditë masi u bâ java, po m’lypë mue. Po m’lypë ai edhe m’kallxun tu shpia, nusja e jeme. Nâna e smutë ish, nâna e jeme, nâna e jeme ish smutë... Edhe po m’lypë ai. Edhe i thashë.“Hë urno? Çka po don?”, tha, “E ku njeve ti si u dekë Tita?”, “Hup mos t’i shoh sytë!”, “More kadale!”, “S’ka kadale. Kur nuk m’ke njoftë deri sot, kurrë s’ke me m’njoftë”, edhe t’madhe une, a e din. Veç kur qpap, met ai, se e nxuna. A po e kupton qysh e nxuna? Veç kur e kom shti dorën, telegrami. Telegrami. “Lexoe! Telegramin lexoe!”, “Arif”, tha, “pse nuk m’kallxove?”, “Po une s’kam pasë besë me t’kallxue ty qishtu, jo se me ta kallxu telegramin!”. 

IB: E ku e more ti telegramin?

AB: Pej Beogradi m’ka ardhë. Mrakoviq David, hërvat. Mrakoviq David, hërvat, se e ka ditë mirë kur m’ka bâ pytje. A ke pâre pytja… se tona dalin k’tu... “Kon’ e don ma s’shumti?”, ai kapetani i jem që m’ka vetë, thashë, “Ma s’forti e du Titën.”. A thashë pâre? Thashë, “E Rankun s’e due.”, a e din, “Rankoviçin s’e du.”. M’ka bërtitë. A po e kupton? E qaj, qaj… Ai. Me tâ jom kanë. Une jom kanë ma i madh se ai, a din, pak. E dik’ke serbishtën, po e dike, po kishe si po e du Titën. Qishtu, bâbë. Ai m’ka çu telegram, “Mos e lê, n’filan datë ka me hi n’dhe”, n’filan datë. Nȋ muj e ma tepër me nejt se me bâ banket shkiet. Heeej, me bâ banket shkiet qȋ u dekë Tita! 

IB: Ti a u mërzite?

AB: Vallahi m’u ka dhimtë. Vallahi, sot m’dhimet. E ma fort m’dhimet pej shiptarit budallë. 

IB: Gjatë luftës... Qysh e ke përjetu luftën e fundit n’Kosovë?

AB: Luftën e fundit. Për t’fundit bâbë, qysh e kom ... Bâbë, moZô ma keq! Dy [2] djel, dy [2] djel i kisha. Njâ e kisha n’Prishtinë, Abedinin, ma t’mirin fakultet n’Prishtinë. Tashti nodhetë e tetën [98], nodhetën [90] n’Prishtinë. E njâ e kisha n’Gjermani, Sherifi n’Gjermani. E hapt punt bâbë n’tona ânt’. As nuk u dike kush po han as kush po pin. E u çu nȋ shka e u ikë pej shkive t’vet. N’fund t’tokave tona gjithë ditën e gâtë ka nejt. Nȋ shka n’fund t’tokave tona, se na tokën krejt me nȋ vên. Katërdhetë [40] hektarë, nȋ vên e kemë. Coll shpija jonë e madhja si ka pasë. E une s’e kom pâ atë shka, s’e kom ditë. Përpara ka pasë shkíe, a din, aty - k’tu. E jo, veç kur u ardhë. Masi u terrue, n’nânë [9] sahâti, osht ardhë nȋ i biri i mixhës me bateri. Ishin mledhë Bujupt krejt. I kanë pâ dy [2] grâ, dyjave [2] ju kanë pa dekë burrat, njâni përpara, njani përmas, dyjat thmitë n’Gjermani, djêlt. Veç ato metën aty. E tashti kanë lajmru ato si nȋ njeri n’fund t’livadhit tonë gjithë ditën e gatë ka nejt nër arrë, aty nër hije. Kur erdh Mustafa, thashë, “Çka?”, tha, “Qishtu...”, “Mo bre!”, tha, “Po”. E t’jom çue opa. Kur jom shkue, thashë, “Hë, çka po ban?”, tha, “Arif, qysh me ja bâ? Qysh me rrethu se ai ka automat, ka mitroloz e na vret ose po pret dikan me na râ natën.”, a din, natën. Kjo u kanë nodhetë e teta [98] se nodhetë e teta [98] anenaj pej Deçanit ja ka pa nisë lufta. N’nodhetë e tetën [98] e anenaj. Tha, “Qishtu”, thashë, “Jo”, thashë, “Ti Mustafë si m’thirre mu me bateri me shku qisaj âne, qisaj megje, qashtu. Qishtu me shku. Mos e dhez... e mos e dhez hiç. E une... me tahmin kur t’mrrij une atje ti ja lshon baterinë.”. Ai e kqyrë baterinë, une me shku stâmit t’Jazit, po niqin [100] metra a ma shumë larg, me shku tu ai çka ka. E une jom shku anenaj, stâmit t’Jazit, kadalkadal… po isha i ri bâbë, isha i shnoshë bâbë. Jom shku atje. Ai ish râ përmys, rrike. Ai me bateri, atë t’madhe, a din, t’madhe… ja kish lshu krejt rrezet. E shihshin ata, e shihsha, e ai mu nuk m’shihke. Jom avyt’ ngat e t’ju kom gjujt atina ëëëëëp! Ai edhe n’pastë gjâ me zapu, mos me mujtë. Veç kur ka bërtitë “Oohh!”. Une kishe u lmeru ai, kur ju kom gjujtë apet. Kanë ngâ edhe ata, e kêm kapë. “Kush je ti?”, tha, “Une Arif, une jom, djali i Venkut.”, i nȋ shkaut. Venkun kojshi. Kurrë t’keqe që s’kishin pasë. “Ani, çka po don?”, eee met. E te kêm kapë. E “Zenun”, djalit têm, qiti profesorit, qiti që osht, “Zenun, Shefqeti e ka kerrin. Hipni n’kerr e shkoni tu shpia e Rakiqit e Venkun bimani”, bâbën e ktij djalit, “vrap qitu edhe le te merr edhe keni me e çu apet atje.”. Jon’ shkue. Edhe kogja rrezik u kanë me u ên’ n’nadhetë e tetën [98] . Jon’ shkue. Kogja larg shpinë. Po djalit têm, se nuk u bajke t’hujtë me i çue, pa e çue edhe nȋ temin. Veç kur jon’ shkue e kanë marrë edhe djalin e Rakiqit, Venkun edhe jon’ ardhë. Kur jon’ ardhë, ky me bateri, veç ishin ungjë. E u dridhke pej tute. Po, po. U tutke ky shkau k’tu. Venkut i thashë, “Une t’kom thirrë.”, tha, “Po, m’than Arif.”, “A po e njeh qitâ?”, veç kur ka bâ, “Iuuuuu”, për emër atij. Tybe ja kom harru emrin. Tha, “Gjithë ditën e gatë t’kemi lypë, bre!”, tha, “Tataaaa!”, a din, bâbë, tata po i thojkan bâbë, “Tata, tata, une qe ku jom”. E ka ngâ e t’i ka râ t’lig atij bâbës tina kllap. A diq - diq. Pasha Pereninë, po. “Mô, mos e prek. Bima do ujë.”, thotë. Ai ka bërtitë, ai djali. Edhe po na des’ aty, na ban dreqi kahre! E shkuen ata. E mur’ e i dulë ajo. E shtinë n’kerr atâ... e n’kerr djalin e tina. 

IB: E pse kish ardh djali i tina n’âra aty?

AB: Fjalt, a din…Une qitash jom tu t’kallxu. Se nuk po kallxojnë. Nuk po kallxojnë, e shkon. Kur t’nestret unë me shâti n’krah... taaap shatin n’krah. Do tokë e kisha me ta, renin e ujit me vaditë me ta. Me ta me vaditë. Edhe e disha si vjen edhe ai djali i Rakiqit, Venku. Jom shkue, thashë, “Për çka osht ardhë?”, “Eee për çka osht ardhë... I kanë thânë me shkue e me luftue me UÇK-në. Me luftue n’Pejë, Deçan e anenaj me luftue e u ikë.”, tha, “E u tutë, e u ikë”, tha, “Ku me u mshefë? U ardhë n’toka t’juve.”, “A osht e vërtetë Venku?”, tha, “Vallahi, po.”, “Aaa”, thashë, “Veeeq u kanë djali yt se ndryshe ki kapërcye ai aty se na jemi tutë për tjetër gjâ - u ardhë me na mytë! A e din Venku se duhet me na rujtë ti neve?”, tha, “Po, bogami”, “A e din Venku si na t’rujmë ty?”. E ta mlodha mirë, n’tana anët. Qishtu bâbë u kanë. Për qita osht ardhë. Si për mos me shku n’UÇK, jo për mos me luftue me UÇK-në, se u tutë, se jon’ vrâ edhe shkiê shumë. Shumë jon’ vrâ... 

IB: E gjatë luftës a ke nejt n’Istog a ke dalë dikun?

AB: E jo. Une gjatë luftës n’nadhetë e tetën [98] kem nejt, t’kallxova. Kur u hi nadhetë e nânta, përniherë si u hi nadhetë e nânta, bâbë kur ja ka mrri NATO-ja… A po e din çka osht NATO-ja? Po. NATO për me bombardue Sllobodan Millosheviqin, me bombardue Jugosllavinë, me bombardue Malin e Zi, me bombardu ktâ… përniherë qaty na jemi mledhë. Osht ardhë urdhni ditën e Bajramit, jo, natën e Bajramit, “Sahat e pâra ikni!”. Shkíet jon’ ardhë e na kanë thânë, “Ikni pej ktuhit se pasha Zotin qatâ si te gjâjnë e mysin!”. Do, a din, jo shumë. Atëherë jemi dalë me traktora e me kerre. I kemi lânë shpinë, lopt e gjânë, krejt… edhe jemi dalë nëpër Mal t’Zi. Për Mal t’Zi jemi dalë, n’nodhetë e nântën [99], n’fund t’muajit mars. 

IB: Do me thânë n’fund t’muajit mars?

AB: E po… Ja ka pa nisë lufta e jemi shkue. Neve edhe na bërtiti njâni si ma plaku, e djalin e ka pasë kryetarë gjygji n’Istog, e ka thânë, “Arif Bujupi me dalë i pari e me ju pri.”, se ma shumë se” treqin’ [300] kerre, ma shumë ka pasë… treqin’ [300] kerre. Përmas traktora, kerre, ka pasë edhe me kuaj. E motra e jeme nȋ traktor Toma Vinkoviq, asi traktor me katër [4] rrotë, t’vocërr, me qasi pasha Zotin motra jeme u kanë. E une me dalë i pari, me ju prie. “E për çka i pari me ju pri?”, “Se kur t’na dalin shkíet dí me folë me ta!”, e u krye. E ju kom thânë, “N’koftë si jom une i pari du me m’ngu ton’ . More edhe prap n’koftë du me m’ngue!”, “More kush s’ta lun’!”. Pasha Zotin, bash do nipa, jo bash t’mitë, po kojshive t’mi u mujojshin me qaprashit, “Jo hin knenaj, jo…”, “Hin ti kah t’dush. Mos fol ti. Hin kah t’dush. Ti mos hajde me mu!”, i bërtitsha. edhe na kanë dalë… Ma s’rreziku na kanë dalë shkíet n’Gjyrakovc, se i njoftë meniherë. Po kur jemi dalë n’Dubovë, Dubovë thirrët nȋ vend qitu, kur jemi dalë n’Dubovë na kanë dalë tre [3] milicë pej Stanice tu ngâ se e kanë pâ kerrin pej atyhit deri n’Dobrushë. Po nja… nja katër [4] kilometra varg kerret, ka dy [2] kerre përniherë. Ka ngâ edhe njâni ka shâ, thashë, “Po qysh po shanë?! Po duhet me m’thânë a po mërzitni, a qysh e si… se na pej Baboviqit...”, po çfarë, s’e kisha pâ Baboviqin se s’di… se ai ish UDB-ash. Baboviqi na ka thânë, “Veç udhës shkoni”, “Pse ku ô Baboviqi?”, “Qe përmas!”, ai përmas. Aiii… me pritë Baboviqin, “Hajt streqan put”, Udha e marë ju koftë. Na me traktor kalum as kush hiç - ata le te presin Baboviqin. Na dulëm gati dekteri n’Pejë e jemi dredhë për Rozhajë e jemi dalë n’Rozhajë e aty pa hi n’Rozhajë na kanë dalë malazezt përpara, oficerë. Une kom thânë, “Unë për veti nuk du me dalë jashta Jugosllavie. Une nuk jom me Shqipni, une jom me Jugosllavinë. Kush t’don’ …”. Ata kush ka dashtë i bishin autobusit për Shipni e për... A nȋ sasi e madhe jemi dale, komuna e Istogut ma s’shumti jemi nalë qaty e jemi shku n’Mal t’Zi. Po, n’Mal t’Zi jemi shkue. E n’Rozhajë, n’fabrikë t’letrave jemi hi e kemi nejt. Po as ujë me pi as me u pastrue as zhileta me u rrue… U bâna si me kanë çetnik, krejt. Edhe pa hangër, pa pi. Pasha Zotin, paska kapërcye dreka, po nashtë s’ka dert. 

Edhe krejt… Po tu nejt me njânin, me kunat t’motrës teme, t’Ali Hajdarve… me vllaun e Ramë Alihajdarit tu nejt aty, jo Imeri po Kameri, thashë, “Kamer!”, tha, “Hë…”, thashë, “Për çdo ditë po vinë do oficira, du m’ju dalë përpara.”, “Për hatër t’Zotit Arif, mo se na mysin.”, “Une me rrnu qishtu s’muj. A rrnohet treqin’ [300] vetë n’fabrikë t’letrave, era stërvinë. Une s’muj me flejt k’tu. Une du me ju lajmru.”, “Po ti vet ke thânë…!”, “Une kom thânë po qyre shumica jon’ dalë nëpër shpia, nëpër banesa… i kanë marrë. Une du me shku n’Ulqin.”. Taman tu folë… a t’dytën [2] ditë a t’tretën [3], qashtu tu folë viç kur po vinë apet ata oficert, po i binë qashtu kodrës. Edhe jom dalë une tap, “Eee zdravo drugi oficir”, domethanë, tungjatjeta shokë oficira ja’u kom bâ. Jon’ nalë.”Qysh nuk po vini ju me na pâ ku po rrnojmë e qysh po rrnojmë?!”, serbisht une ja bâna, po i kisha letrat që jom kanë ushtarë, çka jom kanë. I kisha n’xhep. Ma ka bâ, “Hej dodji vamo”, qyrma jo kshtu, po kshtu, “Dodji vamo”. Une përpjetë e aty e atje, pa rru, as ... as kurgjâ. Ja’u kom marrë patin edhe rên jom hie. Kapetan ish kanë. Thashë, “Shok kapetan”, thashë, “qishtu, qishtu… qitu po flejmë. Une për veti qe tri [3] netë e sonte e katërta [4] qȋ s’kam fjetë hiç. As me hângër bukë s’po muj. Qyre qysh jom bâ! Pse? Pse nuk muj! Jom msu… i hastretit jom kanë. E kom pasë dhomën aqik me flejt e me krejt. E une qitu nuk muj, qishtu nuk muj. Une n’Shipni nuk due. Une komanir e kom pasë Mirkoviq Branko.”, “Koga!”, ka bâ, thashë, “Mirkoviq Branko”. Vap librezën e ushtrisë, “Qyre, qyre syretin!”. Përniherë ja’u ka bâ atyne, “Merrne me veti - dodji sa nama”. Jom shku me ta. Kur jemi avyt pak pa hi n’shehër aty, a din, n’shehër, t’ja ka bâ nȋ vodniku “pa opasaca”, a din, “opasac”. Tha, “Merre e ço për me e rru tu beriberi.”. Ja dha paret, ja dha paret. Une me ta e aty… e po shkoj. Tashti ata shkun e “Hajde kur t’rrujnë, hajde atje”. E une me ta atje. Po e veti, i thashë, “Hej vodniqe”, se une me qina isha ma i madh se qaj si m’mur me shku atje, ma i madh, vallahi po, thashë, “Hej vodniçe, e për çka je ti… s’e ki atâ”. A din opërtac çka do me thane? Pasâqin e thashë, “Për çka? A je i denum gjâ a?”. Une kishe ka vrâ shqiptarë, a ka vrâ dikan, po kom marak me ditë çka ka bâ. Ai tha, “Jo”, tha, “A ke ni…” , tha, “pej kahit je ti? Pej kahit je?”, thashë, “Une jom pej Istogut”, “Bash pej Istogut?”, thashë, “Po”, “Une n’Mitrovicë jom kanë oficer, n’Mitrovicë. Ani a ke ni për ata”, “Po…”, thashë, “Po nȋ oficer, nȋ pod-oficir e tre [3] ushtarë si i ka nxanë UÇK-ja”, tha, “Bash qaty jom kanë unë”. E u nâla une, e n’shkom, e u rrova. E, “Ato paret jepja ktina”, ai musliman ish kanë. Dike kapak shqip e “Jepja ktina”. E u çu ma dha, e sot e kom kutijën për priboll, për çetkë, për zilir, për ato... sapunin, çetkën. Pasha Pereninë, po. Ma dha qaty si qysh jemi dalë, s’kam marrë kurgjâ. Ma dha me veti e aty e fluturim e shkoi. Edhe paret s’ja mur’, as une s’ja mora. Kur shkoj aty e shoh kapetanin, tha, “Paret nuk i mur. Ja, nuk i mur.”, tha, “Edhe ky nuk po don me i marrë”, për mue , “ose jepja ktina”. Kap ato pare edhe qaq m’i dha ai, po edhe dyqin’ [200] qese, a din, m’i dha mue. T’i rrâsa n’xhep une edhe ato e hângra bukë mire. Edhe ma bâni, “Ku po ki qef me dalë?”, thashë, “Une due me shkue n’Ulqin, n’Shipni nuk du.”. Edhe po i kallxoj aty, edhe ato, a din, si ushtartë aty, tha, “Ani. Nestra ja masnestër ka me ardhë autobusi n’nântë [9] sahâti aty edhe… Sot e nestra rrno qysh t’dush. Ti me familje tâne, emër për emër m’kallxove, pa pare e kie. Qe letra.”. Po, po. Pasha Pereninë, pa pare me shku dej atje a ata tjert kush t’don. E jom shku unë, ju kallxova, “Kamer qishtu, qishtu…”, po keshë Kameri, “Haaahaha… gjithmonë problem, gjithmonë me shkíe je kanë”, Kameri, “Po jom kanë se qishtu!”. Tu bâna gati. Erdh autobusi. Siç erdh autobusi… Boshnjakë, muslimanë, boshnjakë… tha, “Arif Jonuz Bujupi me familje t’vet ma s’pari me hypë n’dramp.”, n’dramp po i thojshin, jo autobus, po dramp. Jemi shku, jemi hypë vap. E po mirë, po motra e jeme mêt. Motra e jeme mêt se qashtu ata e kishin venin e mirë, ma larg. Hipëm na edhe shkum n’Ulqin. Atyne ja’u ka marrë paret e neve jo, deri n’Ulqin. Qaty kom nejt n’Ulqin dekteeeri si u shlirue Kosova. Qishtu, bâbë. 

IB: Edhe u kthyt n’Kosovë mas luftës?

AB: Edhe u kthym apet. Une me parti t’parën jom kthy n’Kosovë, me parti t’parën. Kur jom kthy n’Kosovë me ma t’parin… që do Zenun e do tjerë nuk dojshin. A Bashkimi, Sherifi, Abedini n’Amerikë m’shkoi, po… A e patë qaj djali? N’Amerikë m’shkoi. Sherifi u kanë n’Gjermani, Bashkimi me grue t’Sherifit edhe me fmijë t’Sherifit, e me grue t’vetën shkoi n’Gjermani, edhe ky pej... Une n’Ulqin, ata pej Shipnie shkun atje. 

IB: E ti u ktheve n’Kosovë?

AB: Unë u ktheva n’Kosovë. 

IB: Qysh e gjete shpinë?

AB: Krejt t’kallme, t’djegme, rrafsh me tokë. Po une a kom pasë shpijën nizet e katër [24] metra gat’, dy [2] katsh’, po çfarë… Vete Beqirin, ky nashta e din shpijën tem. Nizet e katër metra [24] heeej… gat’. N’dy [2] kat’, për marak t’marum se fukara s’jom kanë kurrë, kom punue rrast. Edhe për shpia punojsha edhe atje. 

IB: Qysh e marove apet shpinë tani? 

AB: E masanej ku me marue? Veç dy [2] lôp’ i gjetëm, tjerat tana hupë. Ju kom lajmrue, ju kom lajmrue, jon’ ardhë me m’marrë për me e marue shkollën. Se erdh vâkti… Se erdhëm vonë, a din, me maru shkollën. Kur t’hinë fmija n’shkollë me pasë ku me hie. E une ja’u kom bâ… se KFOR-i u ardhë, KFOR, a i thojshin KFOR? KFORI osht ardhë e une shqip, “Ku me shku me maru shkollën a une s’kom shpi mi krye?!”. Jom kon hi në k’to shpijat k’tu si ku e kom dorzu kit’ shpijën qitu ku jom tu banue sot, si jom tu banue, si osht Januzi i jem. Une jom ardhë masi m’kanë hjekë pej pune me dorzu qatâ se une jom kanë kogja i madh. A t’thashë? Përnime! E jon’ ardhë. Tha, “Arif pse s’erdhe?”, nȋ cërogorkë, a e din, u kanë drejtore. Thashë, “Vallahi, s’më ngrehke zemra me ardhë. Une vet e kom maru, une vet me dorzu… e banesën mos me ma dhânë!”. Ai Tërziqi ka thânë, ai tjetri si marojke shpia tha, “Zgedhe cilën t’dush.”, “Qitâ”, qatâ si dojshin me dorzue, “Çka?”, “Qitâ po e du. N’t’parin kat n’anë t’djathtë.”, t’parin kat n’anë t’djathtë. E tashti, tha ajo shkina… se ajo ma për dreq, ajo drejtoresha, “Ali da se vratish na poso”- me u kthy n’punë. Me shku une n’Radushë me punu, apet po me shku. E për aty me thânë “S’du” m’hupke, me thânë “Kthehna” e mos me u kthy m’hupke se une krejt budallë, teze, nuk jom kanë. Po thashë, “E veti gruen…”, e deri t’merret vesh a e kom vetë grunë… “Qysh t’thotë gruja edhe ju kallxoj.”. Po hej… ma mirë me lânë krrâbën n’cung! Edhe hajt qashtu. Kur erdha djali i jem dojke tjetër, kah Januzi, “Une du qitâ.”. Ata kur erdhën po i lypin banesat. Thashë, “Qikjo osht e jemja.”. Edhe te tânë kanë pagu, ky hiç se banesa e jeme. Bjere njerin… Banesa jeme qaty, po une s’kam nejt aty se kisha marak tâmël, kisha marak kos. Ma mirë me shku nȋ lopë - nȋ lopë… dy [2] lôp’ atje n’katun e m’kanë nimu. U shku Shemsedini ja kanë dhânë tetëmdhetë [18] shtafne, tetëmdhetë [18] shtafne, pesë [5] me tetë [8] a qysh jon’ ato. Kur i pruni tha, “A për kulëm qito me na dhânë?”, thashë, “Ti a po don veç për sivjet? Coll për sivjet ta maroj une qitu, n’tokë.”, tha, “Qysh ashtu?”. U idhnova. Erdhën me m’thirrë, “Hajde me bâ”, thashë, “Jo. Qy qysh e kom shpijën, qy çka i kanë bâ!”. T’jon’ çu KFORI… përniherë m’i kanë dhânë gjasht’mijë [6000] marka KFORI. Ato letrat, gjasht’mijë marka KFORI m’i ka dhânë edhe “Bleje lânën qysh t’kish qef, qeremidet qysh t’kish qef”. Le mu, po edhe Januzit. Tana thashë… Kjo shpi, krejt e kanë pasë t’dâme, gjysën njâni djalë, e gjysën njâni. Edhe qishtu bâba jem. Po edhe Januzi u gjêt’ mirë… se u kanë njâni, njo pej Bujupve, mi xhâde, tha, “Qy edhe ky u ankue.”. E kanë vetë gjermant atje, ka ankue. Tha, “Une kom ku me nejt, për nja gjashtë [6] muj kom ku me nejt.”. Ai ish n’banesë ktu, “Maroja atij”, “Çka? I pari ti si po thotë maroja atij se tânë jo maroma mue, jo maroma mue… ti i pari!”, tha, “Ti i paske gâ bâbs tân se edhe ai me i bâ rahat krejt.”. Pasha Zotin, qishtu ja kanë qkrue emnin edhe ja kanë maru edhe atij edhe ktyne tânve. Edhe ham banesën, ham atje… Jonuzi sot e ka. 

IB: E për fund çka po ki qef najsen tjetër me na tregu?

AB: Vallahi, paj, bâbë… Ma s’forti po m’bjen n’men, n’gjysë nâte kur po m’del gjumi, se nuk jom une ai si jom kanë. A po m’sheh qȋ nuk po di me folë, me kallxu çka kom ditë! 

IB: Jo, shumë mirë je tu ditë. 

AB: Jo, bâba jem. Heeeeeej… more bâbë! 

IB: Ani. Faleminderit shumë për intervistën. 

AB: Kofsh me nerë e zemra t’u gzoftë! 

IB: Edhe juve. Faleminderit.