Arzie Beqiri

Intervistuar nga: Arsim Canolli

Kur u hi Lufta e Parë jam kânë e vogël, tri [3] vjeç, veç ça m’ka kallxue nâna. Tha, “Erdhën shkiet, ty t’kishna ngryk”

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

05.01.2018

Lokacioni i intervistës

Prishtinë

Vendi i lindjës

Prishtinë

Tranksriptimi

AB: Kur u hi Lufta e Parë jam kânë e vogël, tri [3] vjeç, veç ça m’ka kallxue nâna. Tha, “Erdhën shkiet, ty t’kishna ngryk”, tha, “Thojke, ‘Qit pare, a po t’prej! A po na qet pare, a po t’prej?”, (s’kuptohet), “S’kom, s’kom”. “E kom pasë”, tha, “ni lirë...”, t’nânës vet, “e kom pa shti n’ni kuti, e shti nȋ zgorr t’ni shelnje. Jam shku...”, tha , “e kom marrë atë kuti e ja’u kom dhânë. Kur e kanë çelë e kanë pâ lirën aty, um lan’ mu”, tha, “s’um prekën.”. E janë tekë poshtë, k’tu te nȋ tjetër kusheri i bâbs’. Aty janë shku aty, “Qit pare!”, ren grave, “Qit, qit!”, “S’kom, s’kom!”. E çika e bacit, dy [2] çika t’bacit, e reja, ato jon’ kânë e, “S’kom, s’kom, s’kom...”, e i kanë pre. E nȋ motër e jemja, ma e madhja, tha, “Ish kânë”, tha, “qishtu n’prag. Jam hi nirmjet kâmve t’tina, e jam dalë, e jam hi poshtë n’prru”, tha, “aty pshtova.”. Ajo u pshtu. E nȋ tjetër çikë, e renë i kanë pre aty, tânë. Nâna tha,“Tani dulën, shkuen shkiet. Masi nejtën ata aty, shkuen. E me ty ngryk...”, tha, “jam shku aty, e t’kom lânë tu dera, e s’mujsha...”, tha, “me hi p’ej timi, p’ej gazepi. T’kum lânë tu dera, e jam shkue, e i rrotullojshna se s’i ishin râ”, tha, “e njâ ish kânë gjallë”, e tha, “m’tha, ‘Ô kthena marë, oj hallë’, e i rrotullova, e i rrotullova...”. nȋ çikë e ktina Ilazit tha,“E kishin pas zânë gjenâzet përfuni”, ajo ish kânë gjâllë, ajo ish kon pshtu pa kurgjâ. Ajo tani ka rrnu s’di sâ. Tani tha, “Janë metë qaty.”. Kur osht’ ardhë bâba ku u kânë ajo,“Hajde t’e marr atë çikën”, se bâba jem i ka pasë dy [2] gra. E nâna e vet, “Po e çoj te vjehrra”, se nâna e bâbs tem smutë, ratë. E ka marrë me çue atje, e tu nejt aty, “Erdhën”, tha, “macat”, se e kishin pre. “Ajo erdh”, tha, “maca me ja nisë me hângër n’tâ, ô Zot!”, tani tha,“Kemi hjekë me i thânë...”. Ajo nâna e bâbs ratë, tani ju ka thânë, “Çonu, ikni, shkoni kahmos... une qitu po rri se unë s’muj me shku kërkun.”. “E tanaj”, tha, “jam çue”. Ajo njerka nȋ [1]çikë t’vogël, tri [3] ditsh, nâna jeme mu, edhe nȋ vlla, e nȋ [1]motër tjetër... e mâ e ka marrë nȋ jargan. Tha, “E shtina nȋ thes e ty e t’qita n’shpinë.”. Ajo njerka me çikë t’vogël qishtu n’borë, tu shkue nëpër borë, tu shkue... asâjna [njerkës] tha, “E tum i râjke ajo e thmisë n’tokë. ‘N’dorë dy-tri [2-3] herë e mora’, tha [njerka], ‘dikur e lash, e lash qaty...”. Kur shkon coll qatje. Nâna e jeme i thotë, “Ku e le çikën?”, thotë, “Vallahi, e lash n’borë qaty se s’mujta mâ...!”, “Po qysh e ke lânë t’plaqin sytë?!”. Kthehet nâna e jeme e merr, e shkojnë, e bujnë n’ni mal, i thojshin‘n’Lug t’Arushs. E kanë nejt qatje. Tha, “Veç e shkela borën tëp e tëp e... e e mora”, tha,“atë jargan, e e qita qaty, e ju qita juve qaty”, edhe ajo njerka qaty. “Qaty”, tha, “e kemi bâ sabâh n’borë, n’atë lume.”. T’nestret kur u bâ... Dikur ish kon’ shkue bâci për fërkême, bâba jêm u shkue, e nȋ qen i kish pas shkue përmas, tha, “Lehke qeni”, tha, “Thojshëm, ‘Kuku qitashti vinë shkíet! Për vi t’qenit vinë khâ’.”. Kur vjen ai, tha, “Ishëm tu nejt... ai qeni”, tha, “e ka hetue bâbën tem kah shkon e ja nisi po lehë. I ka pritë bâci”, ai tha, “tani e njofti e u nal.”. E vjen, e bâhet sabah qaty, e na merr, e del te kta Gêct, te Brah Geci, e kanë bujtë nȋ nat’ qaty, e janë çue tani janë shkue n’Mramur. Edhe atje kanë nejt ça kanë nejt janë zhdjerg’ khâ, n’Prishtinë. E ka pasë bâba nȋ [1]motër, janë ardhë khâ. Tani ai me nânë teme shkuen n’Prapashticë. Kur janë shkue atje e kishin bâ hallakamë, e derdhë koshin e kallamoqit... e krejt ish kânë kallamoqi nëpër tokë. E nâna e vet qaty ratë, smutë. E ka ngâ qysh ka mujtë, e kanë marrë, i ka bâ dofar’ drumsha qysh ka mujtë, e e ka qitë. E ka marrë e ka çue n’Koliq nânën. E ka çue n’Koliq. Tani vet apet u shkue khâ te robt kishe. Tani ajo u dekë atje n’Koliq, u dekë atje n’Koliq. E u shkue tha, “U bâ vâkti me i shti n’dhe.”. E u shku i ka thânë hoxhs, “Hajde a po vjen me shti nânën n’dhe?”, i ka thânë, “A ki pare me m’dhanë?”, ka thânë, “Jo tybe, pare nuk kom veç ti me shti n’dhe, ti qi’ je hoxhë.”, “Jo, kiê! Qe tek e kiê sahâtin!”.

AC: Ja merr sahâtin!

AB: Po, hoxha. I ka thanë bâci, jo ai bâba, “Sahâtin po ta êpi”. E ka dhânë sahâtin. Qat’herë e ka shti n’dhe. 

AC: E kjo loke ka ndodhë kur i ke pasë tri [3] vjet, a po? Nimijë e nanqind e nizet e nitën [1921]? N’atë kohë kur u kânë Masakra e Prapashticës e Keqekollës.

AB: Po, po.

AC: Sot jemi... për me fillu... n’familjen Beqiri dhe do ta bâjmë nȋ intervistë me lokën Arzihe Beqiri, e cila i ka mushë niqind [100] vjet para katër-pesë [4-5] dite. Sot, jemi me datën pesë [5] janar dymi’ e tetëmdhetë (2018). Loke, a po na tregon çka man men prej moshës tâne t’re? Ti m’tregove qysh kanë tregu kur i ke pasë tri [3] vjet, për familjen tâne... qysh jeni metë n’borë, e qysh janë metë gjatë asaj kohe t’masakrës. Pastaj çka ka ndodhë? Ju jeni vendosë n’Prapashticë, a ku keni rrnue si fëmijë kur je kânë masanenaj?

AB: Nihere kemi nejt qaty... tu ata Gect kemi nejt. S’di sa kemi nejt, tybe n’e disha... tu ata Brah Geci. Tanaj jemi shkue qatje khâ te... n’katun t’bâbs, i thojshin ‘Therra e...

AC: Te Gêct. Te nȋ mahallë tjetër e Prapashticës, a po? 

AB: ‘... Ahmetit’. S’di qysh i thojshin. 

AC: ‘Therra e Ahmetit’, n’Zllashë?

AB: Po. Jemi... jemi shku qatje. Kemi nejt edhe atje do ditë, tani jemi kthye jemi shkue tu Buzhgêgt’. 

AC: Te Buzhgêgt’, n’Prapashticë?

AB: Tu Buzhgêgt’, n’ Prapashticë. Kemi nejt qaty. E ka maru bâci qaty, bâba, nȋ shpi qaty ku jemi kânë, n’Gjehême. Qaty e ka maru nȋ shpi, e ka bâ hazdër veç me mlu, e ja kanë rrxue. 

AC: Kush ja ka rrxue?

AB: Tybe n’e disha kush ja ka rrxue. Shkít’ e s’e di çka veç ja ka rrxu dikush. U kthye tekrâr e ka marue edhe niherë aty... e ka marue. Qysh me marue? Me pallzina - do pallzina knej, do knej, dyreq, e janë mushë lloç nërmjet, qishtu për gazepi. E me mlue e ka mlue me kashtë. E jemi hi qaty kemi nejt teri qi’ dul... qi’ shkôi shkâu, që hini tjetri. Qaty kemi nejt. Qaty jom rritë. 

AC: E sa motra e vllazni? Sa jeni kânë?

AB: Jemi kânë katër [4] motra e pesë [5] vllazun. 

AC: Katër [4] motra e pesë [5] vllazni. E sâta je kânë ti?

AB: Unë jam kânë... E nâns teme jam kânë e katërta [4] e t’njerkës janë kânë përpara, ai Hiseni u kânë përpara e ajo çika u kânë mas meje. 

AC: E mas Bushgêgve kur jeni kthye masanej? Mas Bushgêgve ku jeni shku?

AB: Qatâ n’Gjehême, e maroi bâba nȋ shpi, qaty qi’ ja rrzun. E maroi apet për s’dytë [2]. Qaty kemi rrnu, qaty. Prej qatyhit jam martue. Tani kemi nejt, e shkojshëm me çobanë, me gjâ... me t’juvt atje krejt. 

AC: I man men ato kohë krejt?

AB: Po. Krejt ato. 

AC: Si çobaneshë, a man n’men najsen? A keni knu, a keni bâ lojna, a keni...?

AB: Poj tybe, lujshëm kapak, e jo shkojshëm me gjâ... Ajo, nâna e Lamit, halla Hafize u kânë... Lami i ka pasë dy [2] çika, njâna Ramize, e njâna Sherife, e shkojshëm [me bagëti]. E ajo halla Ramize, halla Sherife, e nuk i thirrke oj Sherife ja oj Ramize, po ô Sherif e ô Ramiz! 

AC: Si djalë i ka thirrë? 

AB: Si djalë bajegi. E shkojshëm me gjâ me ta, thojke, “Mos u halitni se vallahi une u rrehi”, naj bajke ajo. Hej dyjâ e zezë... Tani Tafa, shkojshëm me gjâ, gjithë ditën na shtike me ja ruejt gjânë e ai veç nejke qaty se “Unë jam i trent”! I trent thojke jam se “Non’ [9] muj”, thojke, “kom nejt n’burg edhe dy [2] vjet kom nejt ma shumë lidhun se... herë lidhë, e herë xgidhun, e herë... Jam i trent vallahi! Kthemni gjânë se u myti!”.

AC: Ju friksojke. Ju tutke. 

AB: Shumë [frikësoheshim] prej tina. Gjithë ditën ja rujshëm gjânë. 

AC: E sa vjeç je martue, oj loke?

AB: Nizet e dy [22]. 

AC: E je martu n’Koliq?

AB: N’Koliq. Sivjet i kom bâ shtadhetë e tetë [78] vjet qi’ jam martu. 

AC: Çka man n’men prej dasmës? A keni bâ dasëm?

AB: Jo. S’e di atje. 

AC: A e man men diçka qysh jeni... Qysh t’kanë marrë? Qysh janë ardhë me krushq?

AB: M’kanë marrë me do kije, me kerr... me kerr e me kije. U kânë si borë e fellë e menxi dalshëm përpjetë.U kânë nifar’ vêni që shkum atje. S’kishin pasë shumë darsëm, s’kishin pa bâ fort. E kom pasë vjehrrinë, e tre [3] kunetë, njerkën... Tani qashtu. Tani... 

AC: N’Koliq?

AB: N’Koliq, tu Ramovit’. 

AC: Te Ramovit’. E masanenaj, masi që u martove sa fmijë i ke pasë?

AB: I kom pasë shtatë [7]. Dy [2] m’kanë dekë, çikë e djalë m’kanë dekë. Qita pesë [5] i kom: tri [3] çika e dy [2] djel. 

AC: Qysh i ke rritë at’herë? Qysh i keni rritë?

AB: Eh, qysh i kemi rritë... për gazêp i kemi rritë! At’herë as s’ka pasë... Tash turli pampersi, turli yshymi, turli... at’herë qysh kemi mujtë. Do struka t’leshta i marojshëm n’vek . 

AC: Vet i marojshi?

AB: Vet i marojshëm do struka, krejt n’vek, asi t’leshta. Kur s’kishëm i qitshëm thminë aty thojshëm... I grrithshin aty (s’kuptohet pjesa tjetër), e çka mujshëm najfar’ shamie, a nêjfar’ me ja qitë përfuni qi’ mos me i grrithë ato strukat e leshta. 

AC: Se i kanë grrithë kapak. 

AB: Qashtu i kemi rritë për gazep e s’kishim me i yshye, qitash turli yshymi. Tybe kurrë s’i kom yshqye, veç n’gji. Tej u bâ me hangër veç n’gji çka i kom majtë. 

AC: E vek a keni pasë ju n’shpi, po? Vekun e keni pasë t’juvin?

AB: Po, po. Vekin e kemi pasë. Vek, e lugj, e shpatë, e turli ato... tana ato. Marojshëm. 

AC: E kallxom diçka për kit’ kohën që t’ka kallxu ty nâna e për qat’ ndodhinë që ka ndodhë kur je kânë ti tri [3] vjet? Që janë ardhë shkíet. A kallxojnë, a t’kanë kallxu pse kanë ardhë, a qysh kanë ardhë, a qysh ka ndodhë që janë ardhë shkíet ashtu, n’atë kohë dimni?

AB: Nuk di, veç qi’ janë ardhë. Qashtu na kanë... Do i kanë pre, do kush u pshtu kanë mujt... Tanaj pak kur u bâ rahat kishe, shkíet mâ ja’u zânë shpiat, kta metën qashtu. Tani u dufke me punu tokën tonë përgjystë me shkâ. 

AC: Përgjystë me shkâ?

AB: Përgjysë me shkâ. 

AC: Kur ka ndodhë kjo? Mas qasaj kohe a?

AB: Po. Masi qi’... lufta qi’ u krye e tani shkíet nejtën. I zun’ shpiat e nejtën aty n’shpia. Tokat i zunë. Na okolla ku kemi mujt kemi nejt qashtu. Tani u duftë me punue tokën e shkâut... tokën tonë me punue përgjystë me shkâ. 

AC: Sa vjeç je kânë ti qi’ e man n’men ktâ, kit’ kohë?

AB: At’herë jam kânë tri [3]vjeç, qaty nja shtat-tetë [7-8] vjet a dhetë [10] a?

AC: Qashtu diçka i ke pasë?

AB: E shkojshëm me punue. Kur ish drith t’bardhë u dufke me fshie, e me qirue... me bâ krejt hazdër. Gjysën me ja çue, me ja qitë bukë. Kur qitke ai shâku me ja qitë aty, gjysën me marrë vet. Kur ish qi’ ish kallamboq kur dalshin kallamoqi, e dalshin kungujt, e dalshin, e dufke me vetë, “A e marr nȋ kungull, a e marr nȋ shtalb, a e marr...?”.

AC: N’tokë t’juv’?

AB: N’tokë tonë. 

AC: A kanë zapu tokë ata? Çka ndodhi? Qysh ja’u morën tokat ata... mas luftës i morën tokat e juve?

AB: I mur’ tokat tona, i mur’. Shkíet i murën, e i zapunë, e ju rrini ku t’doni! Tani qashtu përgjystë. 

AC: E shpiat a i marun ata t’reja? A ja’u murën edhe shpijat?

AB: Jo, valla. Shpiat krejt qysh ken’ i murën shkíet. 

AC: E ku rrishi ju?

AB: E na qashtu, ku kemi mujtë! Niherë qashtu kemi nejt. Tej e ka maru bâba qat shpi qaty n’Gjehêm ku kemi mujtë kemi nejt. 

AC: Ajo nuk u kânë tokë e juve veç e ka maru... si tokë e kërkujna?

AB: E ka ble pak p’ej dikujna, p’ej dikujna e ka ble. 

AC: E qysh ja’u jepshi shkíve? Ata hisen që e lypshin? E lypshin domethânë çka punojshi me ja’u dhânë?

AB: Po. Kur e lypke bâba,“A e marr nȋ [1]shtalb a nȋ kallamoq?”, “Merre”, thojke, “mixha Latif, merre”. Ajo... nȋ shkinë u kânë, ô Zot, çfarë thiu! Vên qaty, u dufke me râ përskej, përskej, e kurrë s’ke guxu me marrë nȋ pemë pa e vetë, “A e marr nȋ pemë, a e marr naj diçka?”.

AC: Edhe pse u kânë e juvja?

AB: E tokës u kânë, e jona. Me marrë... Me vetë, u dufke me vetë, “A e marr nȋ dardhë, a nȋ [1]mollë?”, a naj diçka se s’guxojshëm me marrë kurgjâ n’tokë tonë.

AC: E ujtë a e keni pasë te kroni, a ku e keni pasë?

AB: Te kroni e kemi pasë. 

AC: Aty ju lejshin me marrë ujë?

AB: Po. Shkojshim te kroni. Shkojshëm valla, marrshëm ujë. 

AC: E me fmijë tyne loke... a u shoqnojshi me fmijë tyne? Me fmi t’shkíve a jeni shoqnue, a keni pasë llafe kshtu, a veç mërzi?

AB: Me nȋ shkinë gjithë jam shku me gjâ me tâ. 

AC: E kallxom qysh?

AB: E thojke... Bile, u kânë ajo... na jemi kânë qatje karrshi, e kah u ngjitke thirrke, “Oj Arzi, hajde lshojë gjânë se une i lshova.”, e i çojsha edhe une gjânë. Dalshëm n’Fluer, i thojshëm. 

AC: Fluer?

AB: Po. Dalshëm me atë shkinën.

AC: Çka u kânë Flori? Najfar’ livadhi i madh?

AB: Po. Nifar’ livadhi i madh, nȋ fushë e madhe. Qashtu na i çojshëm gjânë e dalshëm atje e ajo shkinë hiç fort nuk shkojke me shkíe veç me mue ardhke. Shkojshëm me atë shkinë me gjâ gjithë. 

AC: A folshi kshtu nërmje’ veti? A mujshi me u marrë vesh?

AB: Ajo ditke shqip, tanaj m’kallxojke shumë, a e din, ‘qishtu qisaj, qishtu qisaj...’. 

AC: Ta msojke edhe ty gjuhën?

AB: Koxho shumë i kom pas msue. 

AC: Serbishtën?

AB: Serbishten. 

AC: Prej saj a?

AB: Prej sâjna. 

AC: A man men naj fjalë prej asaj kohe?

AB: Pak. 

AC: Thuma naj fjalë që e man n’men qi’ ta ka msu?

AB: Për qysh i thojnë qisajna, qysh i thojnë qisaj... qishtu. 

AC: Po. Dhênve, dhive... e kshtu?

AB: Dhênve - ovca; dhive- koza, tani...

AC: A po i dishe, po i dishe shumë mirë!

AB: (Qesh) Ruka - dorë; trsha- tërshanë; nogo - kâms; osta e zub - nȋ dhom’; (s’kuptohet); usha - kosa. 

AC: Krejt i paske msu! Edhe për trup, edhe për... shumë fjalë paske msu!

AB: Msojshëm. M’msojke ajo far’ shkine. E e ka pasë nânën pos me kânë shiptârkë, nânën, ajo shkinë. Tani me tâ shkojshëm gjithë, me tâ me gjâ. Tani ajo gjithçka m’dhajke, ajo far’ shkine. 

AC: Tani ajo ka dalë prej atyhit, a ka nejt, a çka ka ndodhë?

AB: Jo. Tani kur u bâ qi’ hini tjetra luftë tani qi’ ikën shkíet... i lshun tokat shkun. Tani kta u kthyn e shkun n’toka t’veta. 

AC: N’toka t’veta k’ta t’familjes tâne, t’bâbs, e u kthyt? E ti je kânë n’Koliq at’herë?

AB: At’herë n’Koliq jam kânë e janë kânë... kur janë shku k’ta n’toka t’veta unë jam kânë n’Koliq. Janë shkue n’toka t’veta, e tu xhamia janë kânë, e atje hiç fort s’mu dokke qi’ jam... se jam msue atje, atje s’mu dokke qi’ osht’ e jona. 

AC: Masanej te toka ku jeni kânë, s’ju doke që â e juvja se jeni msu te Gjehêmi khâ?

AB: Masaneni kur ishin shkíet aty, njâ [1]... se si kanë nejt n’shpi tonë që u kânë, têj e maruem nȋ shpi tjetër... ai shkâu. E jom kon’ shkue nihere e jom kon’ hi n’atë shpinë tonë, na që jemi kanë n’tâ. Ish kânë nȋ shkâ , nȋ [1]shkâ i smutë e kâmën e preme e kish pasë, ish kânë qatje. Unë hina tu dera e ishin kânë... ajo shpi qishtu ish kânë, qanej ishin kânë dy [2] soba, njâqanej, njâ qiknej... se s’i kom majtë n’men fort at’herë. 

AC: E kallxom pak për... Ju përpara e keni majtë loke Shingjergjin?

AB: Po. 

AC: E qysh u majtë Shingjergji?

AB: Po. Shingjergjin e majshëm, qitshëm pite, qitshëm për Shingjergj. Dita e Shingjergjit, e Shmarkut... 

AC: E Shmarku kur u kânë? Shmarku?

AB: Nja tri-katër [3-4] ditë mas Shingjergji. Për Shingjergj qitshëm pite, tani n’Shmark piqshëm flia. 

AC: Piqshi flia a? Pse e bajshi kit’ Shingjergjin, kit’ festë?

AB: Po tybe, qashtu gjithë... qashtu ja kishin pas bâ gjithë. 

AC: E çka u bajke tjetër?

AB: Natën e Shingjergjit qitshin laknor, ditën e Shingjergjit, n’sabah, përshesh me tâmël. 

AC: Përshesh me tâmël? E a ka pasë lula?Thojnë qi’ khâ i keni lulisë shpinë me lula me... A ka ndodhë kjo?

AB: Jo. At’herë hiç s’ka pasë lula fort. Jo, ma pak. 

AC: E për Shmitër a ka pasë najsen... a ju kanë bâ najsen? Për Shmitër ?

AB: Jo‘llah, për Shmitër jo. 

AC: Shmitri veç u majtë men a po?

AB: Shmitri veç u majtë men. Shmitri, dita e Shmitrit, Bozhiqet. 

AC: Bozhiqet? E për Bozhiqe çka u bâ se ktâ s’e pasna...?

AB: Për Bozhiq shtishëm pasul, ashav zijshëm, do kunguj i rujshëm, i pjekshëm... do vidima i pjekshëm për Bozhiqe. 

AC: Kjo u majtë... kur? Mas Vitit t’Ri, a? 

AB: Mas Vitit t’Ri.

AC: Kshtu a keni bâ naj ceremoni, a keni dhezë naj qiri për Bozhiq, a jo?

AB: Jo. S’kemi dhezë. Jo, at’here jo. 

AC: Për shkrim-lexim a ke msu loke? Shkrim e lexim a ke msu? Shkronjat e kshtu... Nuk je shku n’shkollë.

AB: Jo, kurrë. As sot para shkolle kurrë s’janë hi. 

AC: S’ka pasë at’herë shkollë a çka ka ndodhë?

AB: Ka pasë shkollë, po at’herë e bajshin gazêp me shkue çikat n’shkollë. E,“Jo, çikat s’i çojmë n’shkollë.”. E nuk na kanë lânë. Jo, s’na ka lânë bâba me shkue n’shkollë hiç. 

AC: E ku u kânë shkolla ma e afërt?

AB: U kânë shkolla qaty ku a tashti... qi’ osht’ tu xhamia, qaty u kânë shkolla. Veç qi’ s’na kanë lânë me shkue. S’jemi shkue n’shkollë. E folsha kaniherë... kum pa thânë, “S’na kanë lânë me shkue n’shkôllë e jam metë... s’di tash... s’di me shkrue emnin têm!”.

AC: A pushojmë pak?

AB: Qysh t’duesh. 

(pushim)

AC: Kit’ Luftën e Dytë [2] e man n’men koxha mirë?

AB: Po, kit’ Luftën e Dytë [2] po se unë jam shkue n’vjeshtë. Lufta e dytë [2] për n’verë u bâ tani. 

AC: Lufta e Dytë ja ka nisë n’pranverë? E qysh e man n’men? Qysh ja ka nisë? Ku je kânë ti? Je kânë nuse n’atë kohë.

AB: Po, nuse jam kânë. Gjashtë [6] muj martesë i kom pasë. Tani at’herë as nuk jemi dalë prej atyhit as... veç qysh janë ardhë... janë ardhë, janë hi. S’kanë nejt... nȋ [1] natë. E brigada e shkíve n’atë vên t’atyne mixhallarve kanë bujtë e mrena n’shpi nuk na kanë ardhë. Niherë jam kânë ungjun poshtë n’shpi edhe vjehrri i kish pas pâsë dy [2] grâ, e n’njerkë jum kânë ... e veç ish ardhë dej n’derë, u hi e ka kqyrë njâ, u kthy, u shku. Mrena nuk u hi. 

AC: Zullum s’ka bâ?

AB: Jo, nuk u hi mrena. E n’oborr t’atyne mixhallarve kanë nejt, e kanë bujtë, e kanë nejt nȋ ditë gjithë ditën, tani janë shkue dikah. E nȋ i Hajdareviqe qat’ natë e ka pasë me u martue, u shkue tani me marrë do miell a s’di çka. Ata janë shkue me marrë nusën n’Sharban. E janë shku e kanë marrë nusën. E ka pasë ajo çikë veç qat’ vlla e i ka thânë... e kanë marrë nusën e kah janë ardhë, “Hajt knona ti naj kangë te di qi’ po e martoj vllaun.”. Ata e kishin niê qi’ e kanë mytë atë djalin, veç hajt sebêt asaj motrës... nusës s’i kallxojnë e e kanë knu nȋ kângë. Kur janë shkue te shpia, nusja u hi n’këtë anë, tjetra... xhenâzja e atina n’tjetrën anë. “O Zot”, tha, “sa brima, sa piskâma, sa gazepi.”, ajo nusja. Se u kânë n’Sharban, e ka pasë plaku nȋ [1]teze qatje, e tani shkojsha atje e pajshna, thojke,“Veç um kanë shti n’sobë e jam metë qaty. S’kom ditë, jam metë qashtu. E kom hjekë atë duvak, e kom çelë sanâkun, e kom marrë nȋ shami e kom vnue. E kom vesh nȋ zavjaq e kom nêjt qaty. E kta...”, tha, “brit’ e piskat, gazêp. Hej Zot, hej Zot! E kom nejt tej t’nestrêt qashtu, n’sabah t’nestrêt...”, tha, “e janë shkue ata t’vet me marrë. O Zot, sa brima e sa piskâma. Ajo çikë...”, tha,“kâj, brit’, kâj, brit’... dikur”, tha, “i râjke t’lig’. Metke n’tokë qaty”. E tha, “M’thojke sen n’dyjêt mos um lê, sen n’dyjêt ktu qi’ ke pru ti. Hiç s’ëm la”, tha, “kurgjâ me i lânë. Do shejê ja çova asâjna”, at’herë qysh u kânë shtrutë me asi, “veç e kom çue dyshekun”, tha, “ja kom qitë çka ja kom çu asaj... ja kom lânë qaty.”. E u shku (s’kuptohet)... Gazêp!

AC: E gjatë Luftës Dytë Botrore qi’ e përmene loke... a ka pasë ushtarë n’Koliq, n’katun? A ka pasë tollovi, a ka pasë luftë a? Çka man n’men prej asaj kohe?

AB: Jo, ka pasë... Jo ushtarë veç ardhshin qishtu se jo. Veç janë ardhë qasajde.

AC: E n’Koliq a keni pasë tokë? A e keni punu?

AB: E kemi punue, e kemi pasë. Po tavâni niherë masi... kur u qit, nȋ luftë diçka s’di qysh u bâ, na e shitëm masi u bânë krejt hazër, se e fshimë, e qitëm drithin n’hamarë, e krejt u duft me dhânun fijë’m’fije, se thojshin “vishak” a s’di çka. 

AC: Vishaku a?

AB: Vishaki. E krejt na u duft me ja’u dhânë drithin. 

AC: Kujna?

AB: Dikush, kurrë s’e di kush e marrke. Tybe n’e disha. 

AC: Veç ardhshin e marrshin?

AB: Po. U dufke me ja’u dhâ! E tani leshin e dhêne e marrshin, vot’ e pulat... vot’ e pulave i marrshin. Krejt na marrshin, sen n’dyjê s’na lajshin! 

AC: E sa ka zgjatë kjo? Sa?

AB: Qaty nuk ka zgatë shumë. S’e di sa ka zgatë. Qat vjet qashtu me drith, e me lesh t’dhêne, e me vo t’pulave, e me çka ish qi’ u dufke me ja’u dhânë. 

AC: E me çka i ushqejshi fminë?

AB: Po qysh me çka? Qysh mujshëm! A naj kumpir’, naj shkret... Qysh kemi mujtë. As bukë s’kishëm. Bile me pasë do bukë. I mledhshim do hitha, e do çka mujshim me bâ ka nȋ laknur, nêj trohë. A merak kishin me ja’u qitë naj petë, po s’kishe. Shtirë u kânë, gazêp. 

AC: E lôpt e kshtu... Edhe lôpt ja’u marrshin? Lôpt e dhêtë kshtu s’i marrshin...

AB: Jo kshtu s’i marrshin, veç qata leshin, ‘vishak’, thojshin. 

AC: A t’ka râ ty me punu n’arë, e a t’ka râ me bâ punë t’fushës, e t’arës, e k’shtu me shku n’arë me prashitë, e me korrë... a t’ka râ?

AB: Me shku n’arë me prashitë e me... atje n’Koliq. Veç qat vjet qi’ na murën qashtu bukën e na murën krejt nuk kishin me çka fshijnë argatë. Veç qat vjet jemi dalë me prashitë se n’Koliq me prashitë... [në kuptimin se gratë s’kanë prashitë]. A me korrë, e me mledhë sânë po. 

AC: A me prashitë argat’t kanë prashitë. Veç qat vjet [jo]?

AB: Qat vjet s’kemi pasë bukë... me shti argatë! Vet e qysh mujshëm. Vallahi, u kânë Ramazani, s’kishëm syfyr me hângër, e ninojshëm gjithë ditën qashtu, pa syfyr hiç. 

AC: Do thojnë që kanë... Maj men prej tjerve pleq që thojnë që kanë hangër edhe dushk ahu. Dushkun e ahut e kanë hangër! A e man ti n’men ktâ? A e man ti n’men, a u folë n’atë kohë ashtu?

AB: Jo, atâ s’um ka râ me ní. A khâ n’Prapashticë kur jam kânë e maj’ n’men nâna nȋ mokën, thojshin ‘mokna’, blujshin pak do kallamoqa qi’ i qitshin, tani boçat i llomitshin, i blujshëm qaty me qata kallamoq, edhe qata e hangshëm. 

AC: Edhe boçat?

AB: Edhe boçat. E me qitë nȋ petë laknori.

AC: A u folë shumë për ato vrasjet e shkive që i kanë bâ kur je kânë ti e vogël? A kanë folë tani n’familje shumë për to? A keni folë? A i kini majtë n’men? A i kini përkujtu gjithmonë kur janë hi shkíet qi’ i kanë bâ ato masakrat?

AB: Po, i bajshëm valla. I bajshëm, qysh jo!

AC: E prej familjes tâne sa janë vra?

AB: Janë vra qaty t’familjes, krejt tremdhetë [13]. 

AC: Tremdhetë [13]?

AB: Tremdhetë [13]. 

AC: E ti the me motër ke pshtu?

AB: Po. Une jam pshtu. U kânë nȋ motër edhe nȋ vlla përpara, tani t’asaj njerkës nȋ vlla e nȋ motër. 

AC: Ju kokni pshtu te tânë?

AB: Po, jemi pshtu.

AC: E ata tjert’? Tremdhetë [13] janë kânë t’familjes gjânë, a po?

AB: Po. Ata janë kânë bâba i bâbs, e djali i bâbs, e nusja e qati djali, e nȋ [1]motër, tani t’asaj tjetrës shpi... veç tremdhetë [13]. 

AC: E ku i keni shti n’vorre ata? Te vorret e Gjehêmit a tjetër kun’?

AB: Te vorret e Gjehêmit janë bâba i bâbs edhe djali. E k’ta tjert tybê n’e di ku i kanë shti. E kta tjert s’di ku i kanë shti!

AC: E ti vet kshtu nuk e man n’men se je kânë tri [3] vjeç? Ti vet a e man n’men atë kohë? Tri [3] vjeç je kânë...

AB: Jo, tri [3] vjeç. Veç çka m’ka kallxu nâna se jo, s’e maj n’men. 

AC: E k’shtu u folë, nëpër familje keni folë për kit’ punë, keni kallxue, keni majtë n’men?

AB: Po, qysh jo! Gjithë m’kallxojke nâna, e bâba, e... Aj, niherë i kishin pas marrë burrat krejt, e i kanë çue i kanë ngujue nȋ shpi. Ish kânë ajo shpi n’dy [2] kat te Çarrovit dikun.

AC: Te Çorrovit. 

AB: E grâtë i kanë çue nȋ tjetër shpi e burrat n’qat shpi. Bâba jêm u ka thânë atyne shokve, “Dishni shokat, e lemni lidhun, e lshomni për prezore.”. E i kanë deshë shokat, e i kanë lidhë, e kanë lshu bâbën têm për prezore e khâ poshtë. U shkue bâba jêm atje te gratë si i kanë marrë e sicillës... do gurë i kanë marrë e i ka râ xhamave e xhamat kanë krisë grrrr... “Ikën”, tha, “shkíet”. E janë pshtue gratë qaty. 

AC: P’ej qasaj? 

AB: P’ej qasaj. Thojke nâna, “Kurrë mos me pas bâ sevâpë bâba yt, veç qat’herë ça ka bâ sevâpë boll.”, se tha, “I marrshin grâtë ka njâ, ka njâ i çojshin...”. Shtirë. Haj, ça kallxojshin, po i kom harrue (Qesh).

AC: Jo, boll mirë po i man n’men. Po thminë qi’ i ke rritë, kallxom pak për qysh i ke rritë, e qysh keni hjekë, e... A u kânë shtirë për ujë, e për buk’, e për krejt kto? 

AB: Jo, për ujë valla u kânë shtirë. E jo masi i kom pasë fminë as për bukë s’u kânë shtirë. Veç i kemi rritë qashtu. E valla qit’ Jetullahin, qasi hov s’kisha, nuk kemi pasë, e ja dhajsha do kumpira... e i piqsha do kumpira, e ja dhajsha, e i hanke. E m’thojke vjehrri,“Qysh... po far’ kumpira djalit?”, “Po ça me i dhânë...?!”. S’kisha ça i jepi tjetër sen!

AC: Po. Kallxom loke për Bajram, e për Ramazan, e për kto... A i keni majtë gjithë, a po?

AB: Po. Ramazanin e majshëm. Ramazanin. E kurrë s’e kemi hângër bukën e ftoftë n’syfyr, veç t’nxetë. Gjithë e kemi gatue. N’syfyr kemi gatue gjithë. Aj, ish vera... i râjke n’verë Ramazani, e ardhshëm gjithë ditën punojshëm. N’aksham, qajo qi’ ish n’mâgje, u çojshëm, marojshëm, bajshëm iftarë me hângër... bajshëm iftarë e hangshëm. E ata burrat shkojshin n’taravi, na hangshëm iftarë, e i shtishëm bukt qat’herë. Bukt e gryta i shtrishëm, e i lejshim n’magje kur vishin ata prej taravive. Si vishin ata prej taravive na u çojshëm me i dâ ato bukë, e me i pjekë, e me i... ardhke vakti me u çu n’syfyr. U çojshëm n’syfyr e hangshëm syfyr. 

AC: E për Bajram a shkojshi te kojshia a nëpër katune tjera?

AB: Shkojshëm te kojshia, ardhshin kojshia, e nejshëm, e... Po qysh jo!

AC: E kallxom pak për teshat qysh i keni bâ? N’vek i keni bâ krejt. Teshat a i ke bâ edhe për thmi me vek a i keni ble?

AB: Jo, çfarë t’blemi! Tona u duft me i marue vet. Me marue qerâpa, me marue gjithçkâfin. Se marojshëm pëlhura n’vek, e marojshëm... qato me i pre kmishat, dânet, e me i pre tona, me i marue se sen s’ka pasë t’bleme, veç çka i ke marue vet. 

AC: Prej leshi?

AB: Prej leshi. 

AC: E burrat a ju kanë pru najherë najsen prej shehri?

AB: Jo’lla, boll hiç. Boll hiç.

AC: E shtrojën qysh e keni... Kur keni flejt, shtroja qysh u kânë?

AB: Shtroja u kânë... E shtrojshëm do shtruem, nȋ dru e qitshëm qitu, tani e qitshëm shtruem, têj atje sânë qitshëm. Tani i qitshëm do tesha ma’n’tepër, qashtu rajshëm. Dikur i marojshëm dofar’ shtretnash, e i mushëm sânë qaty, e i shtrojshëm (qesh). E kur jam martue une s’ka pasë as... kurgjâ, veç qashtu soba. Kur bojshëm me râ, nȋ trohë shtrume e shtrojshëm qaty si pula (qesh).Tani kur u çojshëm me marrë ata kashtë aty qi’ ish shtrum. 

AC: Po. A ke qitë nêjherë nêj sen, nêj sexhâde a nêj diçka mi kashtë, jo?

AB: S’ka pasë. 

AC: A ma shumë veç n’kashtë keni flejt?

AB: Jo, i marojshëm do dysheka. Vet i marojshëm n’vêk dyshekat, qata i shtrojshëm.

AC: A ke pasë dyshek ti kur je martu?

AB: Po, kom pasë. Po, kom pasë dyshek, e kom pasë sexhâde, qylym... I kom marue vet. Vet i kom marue sexhâde, e qylym, e dyshek, jestak... tana vet i kom marue. 

AC: A i ki maru me vêk kur je kânë n’Koliq a n’Prapashticë?

AB: Jo, n’Prapashticë i kom marue. Kur jam shkue i kom çue tanaj n’Koliq. 

AC: E kush t’i ka dhânë ato me i marue? A bâba a t’i ka pru burri?

AB: Jo, m’i ka pru vjehrri. Ma ka pru leshin tani u duft me lnur’, e me tjerrë, e me marue, e me...

AC: I ke ditë ti krejt vet a t’ka msue nâna?

AB: Po, krejt.Tana vet. 

AC: E kshtu shêj’ a ju ke çue? Kur je martue a ju ke çu atyne shêj’?

AB: Krejt. 

AC: Çka ju ke çu? A man n’men?

AB: E mâj, valla. Vjehrrit ja kom çue dy [2] kmisha, dy [2] parë dâne, dy [2] shoka, dy [2] marhâma - vjehrrit. Kunêtve qashtu ju kom çue kmishë, dâne, e shoka, e qerâpa - tre [3] kunêtve. Burrit i kom çue pak ma shumë. Vjehrrës qashtu i kom çue dimi, e kmishë, e zavjâq, e qerâpë. Edhe njerka u kânë, edhe asâjna qashtu. Sikur vjehrrës si njerkës. Tani mixhallarve... atyne u kom çu kmisha. E nȋ nâna e vjehrrit ish kânë, edhe asaj qashtu i kom çue kmishë e qerâpë. E dikujna marhâma, e dikujna... Tânve ka nȋ shêj’ diçka. Tona me i marue vet. 

AC: E qysh i keni thânë ksâj’... Qysh i keni thânë ktyne shêjave që i keni çu? A kanë pasë naj emër a veç shêja ju keni thânë?

AB: Jo, shêja. Me çu shêj. 

AC: A ka bâ vaki qi’ nëse nusja s’ka çue shêj? Çka i kanë thanë? A u kânë zakon me çue gjithmonë shêja, a ka pasë qi’ s’ka çu?

AB: Ka pasë qi’ s’ka çue. S’ka pasë! Ai s’ka pasë, s’ka çue. Edhe ashtu ka pasë. E unë i kom çue se prujke vjehrri, tani khâ marojshëm. Ishna une, nâna, edhe njerka tani m’nimojke me i tíerrë, e me i marue... me i tíerr e têj i qitshe n’vêk i marojsha vet.

AC: E me i ngjyrosë, a i keni ngjyrosë?

AB: Po... me i ngjyrosë. 

AC: Me çka?

AB: Po blejshin bojë. E blejshin e i ngjyrojshëm. 

AC: Bojën ku e blejshin?

AB: N’Prishtinë. 

AC: Pazaret i keni bâ n’Prishtinë ma shumë, a po? Kur je kânë ti n’Prishtinë për herë t’parë, a t’kujtohet?

AB: Nuk e di. Jam kânë... s’e di sa jam kânë se e ka pasë bâba nȋ motër e shkojshëm te motra e bâbs. Pa martue, çikë jam kânë. 

AC: Veç motra e bâbs e martume n’Prishtinë?

AB: Motra e bâbs e martume n’Prishtinë, tani shkojshëm te hâlla. 

AC: Qysh tu dok’ke Prishtina at’herë?

AB: Po... at’herë s’ka pasë shpia. At’herë rrallë janë kânë, s’ka pasë shpia shumë. S’ka pasë shpia, pak se janë kânë. Ata janë kânë qaty te Hani i Dilit, pak ma mrêna qatje, e anej s’ka pasë shpia kërkun. Krejt qysh u kânë pa shpia e mâj n’men. Tash qysh u mushë shpia plot...! Jo, at’herë s’ka pasë. 

AC: E me shitë a keni shitë najsen n’Prishtinë? Naj zavjaq, a naj kshtu diçka... s’keni shitë?

AB: Jo vallahi, jo. Zavjâqa s’kemi shitë na. Bâba i marojke do tfurqi, e do grabuja, e do... e i çojke e s’kish me ça i çon, ma shumë n’krah. Edhe ka pasë thmi, jemi kanë thmi kallabllâk, për Bajram, e për... kqyrke me na ble diçka. Tânve s’kish me ça me ble veç diçka... diçka na dhajke. Diçka me na ble, diçka kapak se jemi kânë katër [4] motra, tre [3] vllazni... tani s’ja mrrijke, s’kish me çka. At’herë n’punë... S’ka pasë kërkush n’punë. 

AC: E k’shtu, kur jeni kânë te bâba ktu, te Lugu i Arushs’, qi’ the ma herët se e man n’men qi’ jam kânë me çobanesha’, me çika tjera qi’ i keni rujtë gjânë... e a i kanë çue edhe çikat me i rujtë gjânë?

AB: Jo, edhe çikat janë shku me gjâ. 

AC: E kshtu, domethânë grun e çikën s’ka guxu kërkush m’i prekë?

AB: Jo. 

AC: Se te shiptart u kânë me rëndësi gruja. Edhe me hi n’gjak mes burrave e kanë nalë. E ka nalë problemin, a po?

AB: Po. Aha. 

AC: A man n’men loke, hise a ka marrë naj kush prej grave n’kohë tâne? Hise te bâba... hise te bâba a kanë marrë n’kohë tâne?

AB: Jo, prej shpisë tonë jo. 

AC: S’kanë marrë. As ti s’ke marrë?

AB: Jo, bre... vallahi. 

AC: Pse? 

AB: Jo, s’kena marrë kurgjâ. 

AC: A s’ka marrë kërkush a?

AB: Jo, s’ka marrë kërkush. 

AC: Pse? S’u kânë mirë a për çka?

AB: Po tybe, s’e di. 

AC: E tash po marrin hise. Tash ka ndrru.

AB: Tash po marrin hise. Jo valla, at’herë jo. 

AC: Nuk e dî qi’ dikush, qi’ man n’men, n’tjera katune a dikun qi’ ka marrë hise... prej grâve?

AB: Dikun-dikun kanë mârrë, a na jo. 

AC: E kur jeni râ n’Prishtinë, loke?

AB: Po qitashti, qikjo lufta qi’ ke qitashti. Une nȋ muj për pa hi lufta jam ardhë khâ te Jetullahi. Se thanë... Erdh Jetullahi atje se e kom khâ n’punë, e ja dhanë banesën, e erdh khâ ky. Tani erdh tha, Jetullahi e Avdullahi t’dy [2], “Hajt ti atje n’Prishtinë te Jetullahi se pa ikë s’kemi qare. E, a ikum natën, a ikum ditën, a kumeditë, e ti ma mirë shko atje.”. Tani une erdha nȋ muj përpara te Jetullahi. Edhe Besa ish n’shkollë e thojke, “Khâ, te Jetullahi”. Tani edhe ai djali i vogël u tutke atje me nejt erdh edhe ai khâ, e nejshëm te Jetullahi. Nejtëm. Tani kur erdhën khâ te banesa me na qitë prej banese... E dalim me shkue. Jetullahi ish n’punë, thojshëm, “Kur t’vjen s’na gjânë k’tu, kushedi ku shkôn!”. Na tu dalë qi’ na qitën prej banese, ai erdh prej pune. E îmi dalë, e îmi shkue drejt te stanica, e vozitë qatje dikun. Kemi nejt qatje teri n’dymdhetë [12] a s’e di... nâts. E u mush aty plot. Ish kânë nifar’... e mâdhe, e qiknej s’kish pasë kurgjâ, veç... veç qiknej ish kânë, e qishtu e rrethume n’qit anë, qaty u mush plot e plot. E nejtëm qaty tej erdh niherë nȋ tren, e shkoi e s’mujtëm me hi n’tâ. Kur erdh i dyti [1], për gazêp, menxi himë. E hypëm e shkum. Kah shkojshëm u nalke treni. Thojshëm, “S’di çka po nalët?”, ardhshin ata shkíe a kumeditë. E shkum. N’sabah... Kur u bâ sabah mrrimë qatje n’Bllacë. Mrrim’ qaty, e ishëm lodhë. E zhdrypëm qaty, e dhezëm nȋ [1]zjerm. Po Jetullahi shkoi... Dikun qatje qkepshin do bukë, a do s’di çka, tha, “Po shkoj une qatje nashta e marr dobukë.”. Shkoi. Mêt s’di sa qaty. Na dalshëm... kur rajke nȋ rreze e dillit dalshëm qatje. Tani shkum’... ish kânë çika e jeme qi’ është tu kta Marect, ish kânë ma poshtë e erdh. Thotë, “Hajde shkojmë qatje te ku jemi edhe na.”. Qatje shkum. Qatje nejtëm gjithë ditën. Erdh Jetullahi - s’kish mujtë me marrë kurgjâ. E nejshëm qaty, pa hangër, pa pi, pa... e na s’murëm sen n’dyjê me veti. E râjke shi, e râjke betêr’... E nejtëm aty. Kemi nejt pesë [5] netë... shi, gazêp. E do e dhezshin do zjerm, kishe... u munojshin. Ku me u nxe?! Knej rajke shi, knej me u nxe! Dikush i marojke do llastika e hishin nër ata llastika. Dikur... nȋ nat’ a dy [2] nejtëm qashtu tanaj himë nër nȋ llastik nja tri [3] netë, po u mërdhishe s’ftofti. E nejtëm qaty pesë [5] netë, tani na çuen qatje Stankovc a s’e di ku. Edhe qatje kemi nejt pesë [5] netë. Ditën nuk nirthshëm, natën n’dêsh u mërdhishëm. Mas pesë [5] nete... Xhaviti edhe nȋ djalë i atij kunatit gjithë natën kqyrshin, shkojshin diku me u munu me dalë prej atyhit. Mas pesë [5] nete thojnë, “Hajde se ki me shkue”. E shkum. Na çunë për Gjermani. Kur shkova atje, n’Shkup, hypëm n’ropllan. Thojsha, ô Zot, qysh po guxojnë me hypë gjinja atje me shku për havâ?! Kur hypa s’um râ n’men, s’um ra n’men me u tutë hiç (qesh). E shkuem. Kur shkojmë atje na zhdrypën p’ej ropllani na qitën nȋ [1]... s’e di çka na qitën valla... e hypëm, e na çuen atje ku ish ai far ’vêni. Ish kânë e madhe, na qaty shkum. E djalin e Jetullahit, e ky i vogli i Avdullahit e munoi e vjellke. E na shtinë qaty krejt e na dhanë diçka, najfar’... tanë ato, astalla. Dej atje u ungjshin krejt e hangshin krejt. Do bukë kishe na qitën, e na i qitën ka nȋ çaj, e ka î banâne, e s’di çka, qaty na i dhanë. Tani hajde na marrshin... familje-familje i marrshin me i çue dikun. Tani na murën me na çue qatje dikun n’Gjermani, s’di qysh i thonë atij vêni. Na çuen atje. Aty i kemi pasë dy [2] soba edhe nifar’ koridori. E nejtëm qaty dy [2] javë. Kemi nejt qaty, mas dy [2] jave na çuen nȋ tjetër vên na prunë, i thoshin, “Biskalec”, a s’di qysh i thojshin. E tani kemi nejt qaty nȋ shpi t’ni gjermani. Ish kânë ajo shpi e madhe, e mirë, e shumë soba. Aty kemi nejt mirë. Kemi nejt... tetë [8] muj’kom nejt une atje e kemi nejt aty mirë. Ajo shpi e madhe, e mirë, me tana. E atë ditë kur shkum aty na pruni drekë ai gjermani me mish e me bukë... e mish na pruni, hangrëm. Tani marrshim qishtu bukë, nejshëm qaty. Mas tetë [8] mujve une me thmi t’Avdullahit, me çikë e me djalë, u ktheva se k’ta ishin n’shkollë e thojshin, “Hajt kthehmi...”. U kthyem na. Erdhëm. Jetullahi me shoqën met atje, na erdhëm khâ. Kur erdhëm Avdullahi ish kânë tu nȋ djalë i mixhës, e ish kon’ hi ai n’do shpia t’shkíve. Nȋ shpi e kish pasë t’vetën, e nȋ djalë i tina... E kta ishin hi n’shkâut, edhe nȋ tjetër përmi shkâ, e shkâut edhe ajo. Ishin dalë shkíet tani na himë aty e nejtëm. Dy [2] vjet kemi nejt qaty. Mas dy [2] vjete... Kemi nejt qaty, mas dy [2] vjete erdh, “Hajde...”, jo dulëm te Hani i Dilit, nejtëm me qirê. Tani e maroi qit’ shpi. E ka pasë podrumin qitu t’marum e naltë veç kit’ plloqën e ka pasë. Tani e marum edhe qat’ kat, e mluen, e qitën... tani erdha unë me hi qitu. 

AC: Veç po i man n’men tri [3] lufta? 

AB: Tash tri [3] lufta. Tri [3] lufta. 

AC: E bâba a ka folë për Prapashticë kur je kânë e vogël? A ma shumë nâna t’ka kallxue a bâba?

AB: Nâna m’kallxojke ma shumë. 

AC: A po? Bâba ma jo?

AB: Bâba ma jo. Nâna m’kallxojke. 

AC: E tjert, a i mân n’men, a kanë kallxue edhe tjert, t’mahallave tjera t’Prapashticës, e a kanë kallxu për këtë ngjarje?

AB: E valla, jo. Për ato s’um ka râ, jo. 

AC: Se ka pasë shumë n’mahallë që i kanë ndodhë?

AB: Ka pasë, po. Ka pasë, qysh jo. 

AC: Shumë njerz nuk e dinë Shmarkun. Shumë njerz n’Kosovë s’e dinë çka osht’ Shmarku! Kanë harru krejt. Me ju thânë t’rive sot, “Çka osht’ Shmarku?”, kërkush s’e din! Çuditën! Edhe gjyshja jem kallxojke. Gjyshja jem u kânë... poashtu e ka majtë n’men Prapashticën. E Çorroviqe u kânë, Mihrija. Ajo me motër t’vêt u pshtu. Janë kânë nër kufoma e e ka pasë t’çpume qitu me bajonetë, me thikë qi’ i kanë râ. E motra i ka shku n’Turqi u martu... e janë shku n’Turqi at’herë si dalshin. E kjo u metë ktu. 

AB: E qajo çika që u metë nër xhenâze e gjallë edhe ajo u kon’shkue n’Turki. E tej vonë u kânë. 

AC: E cilës mahallë u kânë ajo?

AB: Po qajo qi’ u metë nër gjenâze...

AC: E Çorroviqe. 

AB: E Çorroviqe, jo e jona. 

AC: E juvja edhe ajo u shku... koka shku?

AB: Ajo u pshtu qi’ kah i ka rrotullue mârë gjenâzet... Ajo ish kânë nër xhenâze, e kanë nxânë gjenâzet, e u pshtu gjallë. Ajo tani u shku n’Turki. 

[Pushim]

AB: N’qat’ mulli bluejke. I çojshin shkiet kah m’kqyrshin aty me blue... tani çka marrke qata ujem qi’ hangshëm bukë. 

AC: Mas Luftës s’Dytë Botrore?

AB: Po. 

AC: Mas Luftës s’Dytë Botrore, bâba e maron nȋ mulli. Ku e maron?

AB: Qikhâ poshtë, nër rekë. Dikun n’Prapashticë...

AC: Ngat Lugut t’Arushs, a ?

AB: Po, ngat Lugit t’Arushs. N’fund t’Lugit t’Arushs’. 

AC: E marrke blujke aty?

AB: Blujke tani çka... marke do ujem qi’ blujke me qata. Tani dalke atje te shpia me hângër. Kaniherë ja çojshëm bukën atje poshtë. Kaniherë kur dalsha atje... E niherë masdarksh’... dej e rrok’ke ma herët e masdarksh, “Po shkoj se e kom lânë mullinin tu blue.”. E pat do drith’... E murrë nȋ breme n’krah e me shkue, e une nȋ fener n’dorë, ai me atëfar’ bremje, e îmi shku te mullini. Halê ish kânë mullini tu blue. E himë. Aty e ka pasë oxhâkin. Aty n’mulli e dhezi zjêrmin, e do shtruen aty, e e dhezi atë zjêrm, e nejtëm, e râmë qaty. Mu m’qiti knej prej oxhakit, vet aneni. Qaty bujtum, n’mulli. 

AC: Sa ka zgatë ky mulli?

AB: Jo, aty ka blue... koxho do vjet i ka bâ aty n’mulli. 

AC: A e keni pasë edhe kur jeni dalë te shpia e vjetër, masi janë shku shkíet a u kânë mullini halê? Masi jeni dalë prej Gjenêmit e îni shku ku janë kânë shpiat e vjetra?

AB: Jo, e kanë prishë. U pat’ prishë mullini. 

AC: E kush, cillat mahallë e man n’men qi’ janë ardhë aty, qi’ ka kallxu bâba... tu blu... prej kâhit janë ardhë me blu? Cilat mahallë, a Prapashtica?

AB: Shkíet janë kânë at’herë krejt n’Prapashticë. Shkíet blujshin se krejt Prapashtica shkíe u kânë. Shiptarë s’ka pasë, pak, se krejt shkíe u kânë, plot. 

AC: Edhe a mujke me ja’u marrë bâba ujemin? A e dhajshin?

AB: Jo, ja’u dhajshin ujemin, edhe nuk shkojshin kun’ tjetër kun’ shkíet me blue, veç qaty. Po ma ngat aty, se aty shkiet gjithë blujshin aty. 

AC: A ma shumë ka blu grunë a kollomoq?

AB: Jo, grunë. Grunë e kallamoq. E i shkojke... janë kânë shkíet ren’, shpiat e shkíve, e bâci kah... bâba kah shkon me ardhë khâ te shpiat e qi’ e punojshëm tokën, kah shkon atje i dalin do qên t’shkíve, tre [3]. Tani tha... Shkíet ren’ janë kânë e ai bâba... tash shkíet njâ Llavup, njâ Gollub, njâ Millosh... e, “Pas Golluba, pas Golluba, kuçka Bllagojca... gati m’hangrën.”. Kishe po i thotë qeni i Llavuds, qeni i Gollubs, e kudra e Bllagojc qaj qên Golluba... (qesh). Keshin tani. Ai u munojke me ditë, po s’e ditke veç thojke qashtu. 

AC: E ti e ke ditë ma mirë se ai serbishten, se m’kallxove qi’ ta ka msu ajo?

AB: Shkina. 

AC: A ja man n’men emnin?

AB: Po, Darinkë. 

AC: Darinkë. Au kânë ma e madhe se ti a ma e vogël? 

AB: Jo, si njejt jemi kânë.

AC: A kanë pasë ata diçka ma nryshe se na, qi’ ti e ke hetue n’atë kohë? Kshtu qysh i kanë bâ senet, traditat...? A ka pasë naj kângë a, kur jeni shku me gjâ?

AB: Jo, shkojshëm me gjâ. Po ata tani... ajo... gjithë shkojshëm me gjâ. E kur e kish qi’... Ata majshin thi, kur kishin mish t’thiut me hangër ik’ke n’tjetër vên shkojke, s’e hanke ngat meje. A kur s’marrke mish t’thive marrke me djath e me... gjithë ardhke, “Hajde hamë bukë bashkë.”, se e dike që unë s’e hâ. E ata e kanë pasë nifarë ‘krezhme’, e thoshin, “Edhe na kemi Ramazan.”. Nja gjashtë javë s’hangshin bylmet, sen n’dyjêt. 

AC: Qysh i thojshin?

AB: Krezhme, se s’hangshin bylmet veç s’e di ça diçka tjetër s’hangshin. 

AB: Po. I kanë pasë kumllat... Ata i kanë pasë kumllat tona, e shkojsha i kqyrshna kah marojshin raki atje. Shkojsha tej ngat, e marojshin diçka qashtu, s’di çka bajshin. 

AC: I kqyrshe ti kur je kânë e vogël?

AB: I kqyrsha kur jam kânë e vogël. 

AC: Du me t’vet edhe diçka, famulli a e din çka osht? A e mâni n’men famullinë? Me marrë famull kingjin a viçin...? A keni marrë famulla at’herë?

AB: Po, kemi marrë.

AC: Qysh u kânë famulli? A po m’kallxon?

AB: Po. Veç qi’ lejke kingji a viqi a... shkojshëm cilli ma i pari, cilli e prekë e ka marrë famull qatâ. 

AC: E qysh e prekshi? N’ballë?

AB: Po, n’ballë.

AC: Sa herë? 

AB: Po veç e prekshëm n’ballë {Tregon në ballë me gisht tregues}: e kemi marrë nȋ famull! 

AC: A kanë marrë tânë famull? A e keni marrë ma i riu, ma... Kush ka pasë ma s’shumti famulla te ju?

AB: Kush ish... Kush... Dikush prej asajde, “Une po marr sot.”. E dhêtë, ato kur pjellshin, njâna nȋ famull, ai tjetri e marrke t’nestrit nȋ famull, e i marrshëm qashtu, “Edhe unë e mora nȋ famull, edhe unë nȋ famull...!”. 

AC: A dihet pse loke? A kanë kallxu pse e kanë bâ k’tâ?

AB: Jo, s’kanë thânë, veç, “E mora nȋ famull!”. Se s’e di pse. 

AC: Tjetër sen jo. Veç e kanë prekë?

AB: Jo, veç e kanë prekë. 

AC: A kanë thânë naj fjalë, a najsen?

AB: Jo, kurgjâ. Veç e prekshëm qashtu. Qaj qi’ e prekë ma i pari e ka mârrë famull (qesh).

AC: Kur janë bâ t’korrat?

AB: T’korrat? Tybê s’e di sa janë kânë mas Shingjergji, veç te gjysa e verës u korrshin krejt. 

AC: A u përgaditshi para se me shku n’fushë? Qysh u përgaditshi para se me shku n’t’korra?

AB: Po. Si u çojshëm veç u vesh’shëm, shkojshëm korrshëm. U bajshëm me do argatë, me qata t’atyne Gecve, do t’Zymeroviqe... korrshëm. Nȋ ditë korrshëm te ata, nȋ ditë e korrshëm te na. Korrshëm gra e burra bashkë qaty. U prejshin gratë... I prejshin gishtat e ngâjshin te burri i vet, “ Ooo...”, njâna, “Ooo Osman, e preva dorën!”. Ai mulê e qkyjke kmishën, qitu me ja lidhë dorën. Tjetra apet, “Ooo”, e ka pasë emnin Isuf, edhe ajo shkoi, “Ô Isuf, e preva dorën!”. Ai m’thojke, “Arzi, krejt gratë na i preve!”, “Jo tybê, po prehën vet se une s’po i prej - po prehën vet!”, “Vallahi, ti po na i prenë gratë”, “Jo tybê, une nuk po ja’u prejë durt’, veç vet po i prejnë!”. Korrshëm qishtu gjithë ditën.    

AC: E bukën kush ja’u prujke? Bukën a shkojshi n’shpi me hângër a ja’u prujshin?

AB: Jo. Kaftjâllin e hangshëm te shpia, a drekën na prushin te âra.

AC: E n’sa u çojshi herët me shku me korrë?

AB: Po shumë herët valla u çojshëm. N’shtatë [7] hishëm n’punë têj n’aksham. Niherë hangshëm drekë tani dikur kur u kryjke apet hangshëm bukë edhe nî here n’âksham. Tri herë hangshëm. 

AC: E mas t’korrave i fshijshi, a po?

AB: Po, i fshijshëm. Fshijsha valla. Argatë s’kishëm... at’herë s’ka pasë kurgjâ e i fshijshëm me gjâ. I ngjitshin dy [2] kíe n’zjellë, nȋ lopë e shtishin nërmjet kíeve e hajde me i ngrehë tani... e sharrojshin nëpër dujë e shkelshin kíet e gazepi. Qashtu u dufke me i ngrehë ata kíet nëpër... shkelshin e sharrojshin nëpër dujë. Tani masi qi’ u shkelke pak apet ma kallaj. Tani, mule meniherë me rrotullue kur... si u shkelke me rrotullue ata. Tani me i shkelë edhe niherë vu e vu, tani e shkunshin me atë terfurk vu e vu teri qi’ u qirojke, llom krejt. Tani mule me hjekë ata kâshtën, e me mledhë ata me bâ grumull, tani me hedhë me tërplote. E mêt n’to e tani u bykun me fshisë... tu mushke shpina plot byk. U dufke me hjekë ata, byki râjke, me hjekë ata byk me fshisë me bâ grumull.    

AC: E kur u kryjshin t’fshimet a bajshi naj darkë a naj... qi’ me i thirrë argatinë e me...?

AB: Jo valla, jo. Dikush e bajke, dikush jo, dikush... dikush e bajke, thojke, “Darkë t’ârave”. 

AC: E i thirrshin argatë e? A thirrshin edhe tjetër kan’ ?

AB: Po. Qitshin, prejshin pula, i qitshin pite, i qitshin qishtu diçka... diçka. At’herë prejshin pula, pulat i prejshëm vet. 

AC: E du me t’vetë, masi e përmene me pre pulën, a u kânë ma e rëndsishme pula, a pitja, a flia për musafirin?

AB: Jo, pula. 

AC: Pse pula?

AB: Ka qitë pulë me pite. Qitshëm pulë e pite. 

AC: Pite e pulë janë shku bashkë. Po pula u kânë ma e... për çka? Qi’ s’ka pasë a?

AB: Po.

AC: Se pitën ma lêt e kanë bâ?

AB: Po, ma lêt. 

AC: E flia a u kânë shumë e rëndësishme?

AB: Po, edhe flia po. 

AC: A keni qitë flia t’kollomojta najherë?

AB: Po, valla po. Kemi qitë. Po tybe. 

AC: Keni qitë a? A u kânë shtirë me i qitë?

AB: Jo, s’u kânë shtirë. Valla, boll t’mirat janë kânë. Dalshin t’mira. I qitshëm ato petlla rrumullak, tak e tak... 

AC: A rrumullak i qitshi e jo kshtu me rêna?

AB: Jo, kshtu s’i qitshëm t’kallamojtat. K’to e qitshëm kshtu ren tak e tak nihere, tani t’dytin ren nërmjêt ktyne e qitshëm... t’kallamojtat. 

AC: E me çfarë mâze i qitshi?

AB: Me mazë t’gjâve. 

AC: Ma shumë t’dhêne a t’lôpve? 

AB: T’dhêne e t’lôpve bashkë. Me t’dhêne e me t’lôpve bashkë. Qat’herë s’ka pasë as zejtin, as kurgjâ, veç me t’gjâve. Çka e ke punu vet, vet e ke mjellë, vet e ke... 

AC: A po m’kallxon... Pak ma herët m’fole për teshat, për teshat n’vek qi’ i ke maru, kur je shku nuse qi’ i ke çu. E the qi’ bojën ja’u kanë pru prej shehri, e kanë ble, e i kini ngjyrosë, ngjye vet. E çfarë yrrneqêsh keni pasë? A i kini marrë dikun, a i kini maru prej veti yrrneqêt?

AB: Jo, i marrshëm dikun. 

AC: Ku i marrshi?

AB: I marrke dikush. Dikush i marojke. Dikush i kanë marue përpara tani te qajo i marrshëm na, tani te na marrke dikush, qashtu ren’. 

AC: E prej veti a keni qitë najsen?

AB: Jo, prej veti kajherë qitshëm diçka, kajherë jo, veç qashtu tani qi’ i marrshëm. Ajo marrke te... unë kom marrë dikun, dikush i marrke te une. Tani ajo qi’ i ka marrë te une i ka marrë dikush pej saj, edhe qashtu ren’, ren’... u shkue. 

AC: E çfarë lloj lulash keni pasë n’atëfarë jelek, nëpër zavjaq, e nëpër... a ma shumë lula, a keni pasë edhe naj figurë tjetër?

AB: Jo, s’kemi pasë. 

AC: Naj vi, naj...?

AB: Po, naj vi qashtu. 

AC: E kshtu loke, gratë at’herë a e kanë ly ftyrën? A kanë pasë nêj mehlêm për ftyrë, nêj diçka për veti sikur sot që po kanë gjithçka?

AB: Jo. Kanë pasë kapak, veç jo... veç do kapak kanë pasë. Se si tashti me t’vetllave, me asi... Ktyneherë qi’ i ngjitshin vetllat e marrshin nȋ shtagë, e dhezshin, e majshin nȋ sakicë, qishtu, ajo u djegke, e lshojke ata cikin qitu. Tani qata cik e marrshin me i lyê vetllat. Me qata.  

AC: A kshtu, për ftyrë pomadë a k’shtu s’ka pasë?

AB: Jo, s’ka pasë. Do t’bardhë e marrshin prej magjupeve a p’ej dikuja. E blejshin kapak naj njâ se s’ka pasë qi’ po kanë tash t’kuq e turli fare. Jo, s’ka pasë at’herë. Jo, at’herë s’ka pasë. 

AC: E kshtu a ka pasë, qi’ e përmene, magjupe? A janë ardhë nëpër katune ato? A n’shehër janë kânë ma shumë?

AB: Jo, nëpër katune vishin magjupet me shitë diçka. E shitshin do t’bardhë, e shitshin do diçka magjupet. E blejshin. 

AC: E falltore, a ka pasë at’herë falltore? A t’ka râ ty me pâ falltore?

AB: Jo, s’kom pâ. I kom nije qi’ thojshin veç une jo s’kom... 

AC: Me qitë fall e kshtu qi’ kanë thânë?

AB: Jo, s’kom qitë kurrë. A me i nije i kom nije qi’ thojshin, “I kish qitë njâna filxhânin”, a e din, “Fall, kish qitë fall.”. A unë vet s’e kom pâ. 

AC: Po nrikull e kumarë a keni pasë?

AB: Po, kemi pasë. N’Prapashticë. 

AC: Kush u kânë nrikull për ty?

AB: E nuk e di, nuk e mâj n’men. 

AC: E çka man n’men ti prej nrikullave? Çka man n’men a qysh u kânë?

AB: E vallahi, qashtu. K’to nrikllat... nâna e jeme i ka pasë, dilshin para meje, unë e treta e kâ e ka pasë nrikull nuk e di. A kur tani nȋ vlla masanej qi’ u le, ai u kon’ le tu qata Zymerovit qi’ po thom qi’ janë shkue, Bahri Gecit. Ai tani... shoqja e qatina Bahri Gecit ja ka pre kthizën atij vllaut. U kânë nrikull. Tani edhe atje te Rrahmani kur u le, ai u le te tjetër kush atje, do Sekiraq janë kânë... jemi kânë qatje, e osht’ ardhë qajo, e ajo osht’ ardhë, e ja ka pre kthizën ktina, Rrahmanit. Qato dyja. Tani kur jemi ardhë khâ n’Gjehêm si jemi ardhë u le Ramadani e nȋ çikë, dy [2] çika. U kânë nifarë Sherifja e Qeseviqe nrikull. Vike ajo nrikull.  

AC: E çka ka bâ nriklla? Veç kthizën e ka pre a çka?

AB: E ka pre kthizën, e ka veshë me tesha. Ja ka pru do tesha e ka veshë. Tani kur u rritke bajke vaki ardhke e ja prujke nȋ kat tesha, e veshke. E khâ e bajshëm drekën, e bajshëm drekën t’mirë, “Po vjen nriklla me e veshë djalin a, çikën a...”. Nejse, ajo tani e veshke, me krejt teshat e veshke. Hangshin drekë, e bajshum muhabet, shkojshin. 

AC: E kumârë? Edhe kumarë ka pasë, burra. 

AB: Ka pasë. Po kumâra... ai s’vike. Ai jo, me grâ nuk vike.

AC: Po kshtu flokt’ a diçka, a i ka pre? Çka ka bâ kumâra, a e man n’men?

AB: Jo, kumâra hiç kurgjâ. Veç qi’ ardhke nriklla, tani i dhajshëm, i çojshëm i çerâpa, i çojshëm diçka edhe atij kumârs, po. 

AC: Emnin kush ja’u ka lânë fmive ma shumë? A nriklla, a nâna, a dikush prej shpie?

AB: Jo. K’ta prej shpije qysh kanë desht se nriklla jo. Jo, nriklla s’ja’u ka lânë. Veç ka thânë, “Qysh po ja lên emnin?”, qysh kanë thânë qashtu, ‘qyky’, se jo... 

AC: E kallxom loke edhe diçka. E përmenin qpesh t’vjetrit që unë e kom pasë rastin me folë me ta, âhtin, me t’nxanë âhti, thojnë. Çka do me thânë kjo ‘me t’nxanë âhti’? Shpeshherë thojnë, s’ban me i râ tokës me stupc se t’nxen âhti, s’ban me mytë mizën se t’zên âhti...’.

AB: Po. Ke bâ diçka tani t’ka zânë âhti. T’ka zânë qi’ ke bâ nȋ sherr diçka, qi’ ke bâ diçka tani t’ka bâ diçka lazëm diçka ty edhe t’ka zânë âhti, “Ty t’ka zanë âhti se qishtu ke bâ!”. 

AC: A man n’men qi’ u folë, kur je kânë ti e vogël, për magji e për t’bâme? Për mgjitoret a u folë ktyneherë? 

AB: Po. Kanë thânë... gjithherë kanë thânë, “Qikjo grue ish mgjitore.” (Qesh).

AC: E për çka kanë thânë ashtu? A t’ka kallxu nâna? A e man n’men qysh?

AB: Poj, tybe n’e disha. U smujke dikush diçka e s’un dalke e “I ka bâ mgji, qajo filânja i ka bâ mgji.”. Unë nuk e di çka kanë bâ, ajo ça ka ditë me bâ s’di, veç thojshin qashtu. 

AC: E qysh thojshin qi’ bâhet mgjia? Qysh e përmenshin naj kush? A thojshin... Unë kom ní thojnë jo “lamsha” e do sene?

AB: Poj, qashtu thojshin, veç tybe n’e disha qysh thojnë. Unë nuk e di. 

AC: Qysh u folë at’herë? Qysh i ke nije a?

AB: Qysh i kom nije, thojshin, “E filânja i kish bâ mgji qisâjna, filânja qisâjna”. Unë nuk e di. 

AC: E mgjitore, ju thojshin?

AB: Mgjitore. 

AC: A kanë thânë edhe për burra mgjitur?

AB: Jo, për burra s’kanë thânë. Për burra s’e di qi’ i kanë thânë kush, veç për grâ. A për grâ, po. Gratë, për grâtë kanë thânë, “Ajo mgjitôrja, qajo mgjitôre ish!”. S’di çka ka bâ ajo, qysh e ka bâ ata mgji tybê n’e di. 

AC: Kshtu, nuk kanë folë gratë qi’ i man n’men prej nâne, a qysh kanë mujtë me bâ mgjinë?

AB: Jo. Qajo motra e jeme, e madhja, ‘zhivën’, thojshin, ‘zhiva’ ktyneherë, e dikush po e porositka. Ajo, qajo qi’ osht’ mgjitore po e porositka e p’e çojka zhivën me i râ asâjna. E ajo [motra] i ka pi tri herë zhivat qi’ ja ka qitë dikush. Kush ja ka qitë, kumeditë. Tani nifarë hoxhe u kânë, hoxha i Mahmutit, i thojshin. Ai ja knojke nȋ tjetër zhivë e pike kjo khâ qi’ me qitë atâ, me qitë atë tjetrën. E ajo tani e pike atâ, e e qitke atâ, e ato t’dyja i hjekke. 

AC: A kanë shkrue shumë te hoxha? Te hoxha a kanë shkrue hajmali?

AB: Ktyneherë qkrujshin se ktyneherë s’ka pasë mjekë, veç te hoxha. Veç te hoxha shkojshin qkrujshin.

AC: Çka i thojshin hoxhës?

AB: Po i thojshin qishtu qysh osht’ smutë, qishtu, qishtu... Qkrujke, e qkrujke hoxha nȋ hajmali, e ja dhâjke me pi ujë, e me u timu qashtu me tâ. 

AC: E me bajtë n’trup, a e kanë bajtë edhe n’trup hajmalinë?

AB: Edhe n’trup e kanë bajtë. Njâ e ka bajtë n’trup, njâ u timue, njâ e ka qitë n’ujë e ka pi ujë qashtu. 

AC: Ty a t’ka râ me bâ me shkru najherë te hoxha?

AB: Po, vallahi. 

AC: A t’ka bâ hajr?

AB: Po, m’ka bâ valla. Po, tybê. 

AC: Ma shumë te hoxha e te hoxhenica?

AB: Hoxhenica s’ka qkru, jo. Hoxhenica s’ka qkru, veç hoxha.

AC: E k’ta shkiet e Prapashticës qi’ i përmene, a kanë pasë kishë aty?

AB: Kishë jo. Kishë nuk kanë pasë. Jo, s’kanë maru kishë jo. 

AC: E ku i kanë krye ato punt e veta ata?

AB: E nuk e di a janë shku dikun ma larg, se n’Prapashticë nuk ka pasë kishë. 

AC: A je kânë ti najherë n’kishë?

AB: Jo. 

AC: E ata a janë shku n’xhami najherë, shkiet?

AB: Shkiet, jo. N’xhami s’janë hi. 

AC: Po kshtu, masi qi’ u kry ajo luftë, ajo masakër, tani shkiet kanë nejt aty koxho nȋ kohë t’gatë n’shpia t’juve. K’shtu s’keni pasë naj problem?

AB: Kanë nejt nizet [20] vjet aty. 

AC: Probleme s’keni pasë kshtu masanej?

AB: Jo, s’kemi pasë probleme me ta, s’kemi pasë kurgjâ. Veç qi’ shkojshëm, e punojshëm tokën tonë përgjyst’ me ta. 

AC: A përgjyst’ u kânë, a ma shumë s’ju kanë dhânë?

AB: Jo. Gjysën na, gjysën ata. 

AC: A punojshin ata hiç?

AB: Jo, ata veç kishin me marrë hazdër çka ish e me ja’u qitë ku e kish vênin, e me ja vnue n’koftë kashtën me vnu, n’koftë tallën me vnu. 

AC: E a ka pasë xhanarë a qysh? A jeni tutë ju prej najkuj’ a pse e keni bâ ata?

AB: Ka pasë xhanarë, ka pasë. Po s’kishe qare se s’kishe ça han mos me punue tokën tâne. Ata e kanë marrë tokën. Ti s’kishe tokë, ti s’kishe ku punon, u dufke me shkue tokën tâne me punue përgjyst’ me shkâ. 

AC: E a ka ndodhë qi’ dikush prej katunarve aty u hi n’luftë, a e ka vra naj shkâ? A ka bâ diçka gjatë atyre nizet [20] viteve? A s’ka pasë naj problem?

AB: Jo, s’ka pasë. Jo, s’ka pasë problem me shkíe hiç. Veç qi’ shkojshëm... verës shkojshëm me i mjellë do lakna, do nëpër livadhe t’shkieve. Ato tokat tona ishin veç qi’ s’kishin lânë shkíet. Kaniherë na britshin, “Mos hi n’livadh”. 

AC: E drutë, ku i marrshi drutë? A ja’u kanë marrë edhe malin? Drutë ku i marrshi?

AB: Drutë i marrshëm n’mal. 

AC: Malin s’ja’u kanë marrë?

AB: Ja-a. 

AC: Veç tokën e punume, t’punushme?

AB: Tokën e punume, po. Tani hishëm (s’kuptohet)... nuk kishëm hall, s’kishim as... Ai u dufke lôpt gjithë dimnin me i çue n’mal me ju pre me hangër krâne lôpt. Shkojsha n’mal gjithë ditën. Bâba jem e prejke ata dushkat, e i bajshëm n’krah, e i çojshëm e bajshëm nȋ ven’ tubë gjithë ditën. Tani e vnojshëm qaty lis e dydegshe, e herë nifarë druni, krah i lisit, e qaty e vnojshëm dushkin vap e vap... si sânë e dimnit me shku me marrë për dhênë.  

AC: Ti vet a ke bâ dushk?

AB: Po, vallahi. Po tybê gjithë ditën jam shku me dhênë e kemi bâ dushk, e kemi bâ... E jam shkue dimnit e i kom ngjitë kíet, e jam shkue atje ku e kemi vnu dushkin, e kom mushë sânë, e kom pru tu shpia ja’u kom qitë dhêne.  

AC: Ti vet?

AB: Po, tybe. Ja’u qitshëm dhêne, e hangshin ata dushk se u bajke dushki i verdhë, t’mirë, e hangshin dhêtë. Tani ato krâne i marrshëm e i djegshëm. 

AC: Ujtë a e keni pasë larg? A ja’u kanë ndalue ujtë shkíet?

AB: Jo. 

AC: Ku e keni pasë kronin ma t’afërt?

AB: Kronin nuk e kemi pasë na khâ ku jemi kanë. Nȋ bunarë e ka pas çelë bâba jem. 

AC: Ku khâ?

AB: Te Gjehêmi. Nȋ bunar e ka pas çelë edhe u kânë fell valla. Hej Zot, e ka pas marue nifarë druni e te nguli khâ, e dydegsh aty, tani nȋ tjetër dru, e ja lidhke konopin atje drunit. E ngrehshëm kshtu, ajo u ungjke k’shtu, e mushëm kofën atje, tani atij drunit ja ngjitke khâ nȋ asi... ai u nreqke kshtu, na veç e ngrehshëm kanopin, qishtu, ajo u nreqke, kofja, e dalke. 

AC: A kanë marrë edhe tjert ujë aty a veç ju?

AB: Jo, valla. Aty veç na. Jo, s’kanë marrë shkíet. 

AC: E masi shkove n’Koliq, masi u martove, qysh u bâ për ty jeta? Qysh? A e pâte vshtirë shumë fmi me i rritë? A e ke pasë vshtirë me i rritë? Koxha shumë fmi e n’Koliq... 

AB: N’Koliq? Paj tybe, kemi pasë. Veç at’herë s’ka pasë kurgjâ. As s’ka pasë dofarë pampersa, as s’ka pasë kurgjâ, as s’ka pasë t’bleme kurgjâ, veç n’vek me marue do struka me i lidhë thminë. 

AC: Po, m’kallxove. Qi’ the, “Kaniherë ja’u kemi shtru naj shami mos me u grrithë shumë.”. E kshtu, n’pânë a je shku? A ju kanë lânë me shku n’pânë? Sa herë n’vit jeni shku?

AB: Jemi shkue Shingjergjit, e jemi shkue n’gjyst t’verës, e jemi shkue te Shmitri, tri herë. 

AC: Ka sa keni nejt?

AB: Po tybe, kemi nejt ka dy [2] javë, e tri [3] javë, e... kemi nejt. 

AC: N’Shingjergj dy-tri [2-3] javë? E n’gjyst t’vers’ a keni nejt ma pak a ma shumë?

AB: Jo, n’gjyst t’vers ma pak. 

AC: Sa ma pak?

AB: Kajherë ka nȋ javë, e kajherë dhetë [10] ditë, e kajherë... 

AC: E te Shmitri?

AB: Te Shmitri rrishëm ma shumë se punt u kryjshin, e nejshëm ka dy [2] javë e tri [3]. 

AC: A jeni shku përvjet qishtu?

AB: Përvjet. Reni u kânë qashtu. 

AC: A ardhshin me ju marrë a shkojshi vet?

AB: Jo. Shingjergjit e n’gjyst t’verës na marrshin. A nërmjet me shkue... najherë shkojshëm bujshëm nȋ nat’, e u kthejshëm.

AC: Edhe n’Shmitër ju marrshin?

AB: Edhe n’Shmitër na marrshin. 

AC: E çka bajshi te bâba atje, atje te opqina, a punojshi punëdore a çka?

AB: Punëdore. I rrishëm gati për dimën. Çerâpa, e dorza, e qiso... Qishtu.

AC: U bajshi gati për dimën?

AB: U bajshëm gati për dimën, marojshëm për fmi. E marrshëm leshin, u dufke me tjerrë, e tani me marue. Qashtu. 

AC: E te burri kur keni punu bashkë, te burri a i keni dâ punt me kunâta?

AB: Po, punt i kemi dâ. 

AC: Qysh janë dâ?

AB: Tashti, ishëm dy [2] kunata a tri [3] qi’ gatujshëm. Gatujshëm njâna tri [3] ditë, njâna tri [3] ditë. Njâna qi’ ish n’magje e gatujke bukën, tjetra qi’ ish përjashta fshijke, lirke. Qe, qishtu. 

AC: E kto djathë, e k’to... baqica?

AB: Baqica i milke gjânë, e bajke hyzmetin atje, bylmetin... krejt. 

AC: E kush ja’u dâjke k’to punë? Nâna e burrit a? Vjehrra? A kush u kânë e zoja e shpisë?

AB: Qashtu i dâjshëm. 

AC: E punt e dorës që i keni maru a janë kânë t’bashkallakut a janë kânë tuat qi’ i ke maru vêt? Për shembull nëse i ke maru me krrâbza niparë çerâpa, a me vek naj zavjaq, a u kânë e jotja? 

AB: E jemja. 

AC: Vet qi’ e ke maru. Edhe n’e paqe maru gjatë ditës, kurdo qi’ e ke maru, e jotja u kânë. Po me bâ me kânë leshi i dhêne t’përbashkt, ashtu t’familjes?

AB: Jo, me kânë bashkë i dâjshëm gjithë. 

AC: E leshi i dhêne u dâjke për secilën kunatë?

AB: Po, për secillën. Për sa familje i kishe ti qaq i qitke, sa fmi i kishe qaq t’i qitshin. 

AC: E domethânë u dâ për persona, sa fmi i ke pasë, sa jeni kanë, tani me qata ti ke bâ çka ke dashtë. S’ke pasë nevojë me ja dhânë ma kërkujna. 

AB: S’ka pasë nevojë. Çka ke dashtë ke punu, e ke pasë tant. Qysh... Nash maro, nash puno, nash mos e puno, tant e kíe, ba çka t’dush. 

AC: E du me t’vetë edhe për diçka. Ty a t’ka râ kshtu... Është nȋ pytje nashta e vshtirë, po nashta m’përgjigjesh. Kshtu, kur janë le fmia kon’ e keni thirrë me ju nimu? Se mjekë... at’herë spital s’ka pasë. 

AB: Jo, at’herë jo. Qato qi’ i kisha kunata, vjehrra. Kush s’e ka pasë vjehrrën, kunata.

AC: I kanë ditë ato punë, secila gru u dashtë me i ditë...? A ju kanë msu kur jeni kânë çikë, a qysh jeni msu?

AB: Jo. 

AC: Ti, a i ke nimu najkujt ti? Nêj kunate kur ka le naj fmi?

AB: Po, jam shku. Kom nejt qaty. Qaty nejshëm, veç kqyrshëm. E nejshëm pak, herë te kryet ja mâjshëm... 

AC: Koxha ran’ se pa mjek, pa kurgjâ n’atë kohë?

AB: E mjek s’ka pasë, kurgjâ.

AC: Ani loke. Për sot p’e kryjna se kena fol kogjo gat’. Faleminderit!

AB: E qitu kemi bâ llâfe. 

AC: Kallxom edhe diçka. Edhe nȋ pytje. Qysh po t’dokët tash... tash, kjo koha e re? Prej kur e kujton ti qi’ je kânë e re n’Prapashticë, si çikë te Gjehêmi aty, te Lugi i Arushs, ndryshe u kânë krejt jeta. E tash je n’Prishtinë k’tu me nipa, mesa... qysh ka ndryshu? A ka ndryshu shumë, a ka ndryshu pak? Qysh t’dokët ty, personalisht? 

AB: Valla, shumë ka ndryshu. 

AC: Për shembull çka ka ndryshu ma s’shumti qi’ menon ti qi’ qikjo ka ndryshu koxha shumë?

AB: Gjithçka. Gjithçka, valla. Valla, tashti krejt ndrysh u bâ, me tana nrysh asht’. 

AC: Kurxhâ s’të kujton si t’atëherit. Kshtu, a je kânë n’Koliq a n’Prapashticë ma frik?

AB: Jo’lla, n’Koliq jam kânë nȋ dit’. N’Prapashticë jam kânë. Nȋ ditë është ardhë nȋ nip i ktyne e m’ka marrë e imi shkue te qata Gect, te qata jemi kânë. Niherë erdh sivjet qitu, tha... qi’ e ka pasë nî kusheri t’Avdullahit, ai, tani djali i sajna, “A po vjen inxhja Arzi shkojmë n’Prapashticë?”, thash, “Valla, n’kofsha mirë vi.”. Tani hajt, hajt... s’erdh. Kishe ka harrue! Kur nȋ ditë erdh me grue e me thmi, e erdh, “Valla inxhja Arzi, jam ardhë me t’marrë me shkue atje n’Prapashticë,”, thash, “Vallahi jam diçka lodhshëm nuk muj...”, “Jo’lla, po vjen se edhe Elfatën p’e marrum.”. Veç jo, ishna si pa qef. E shkum. Se kur u kânë i vogël si vike atje te dajtë e vet, e ka pasë dajn e vet si fukare, e ardhke, se veç nȋ gardh e kêm pasë nërmjêt. E ardhke. Bajshin pulat vo, a n’âhër, a nër nȋ hamarë, a diku, shkojke i marrke vot’. E i marrke. Tani thojke, “A e din inxhja Arzi kur t’i marrsha, a t’i vidhsha vot’? E i mârrsha e s’um ke rrehë kurrë, e për qata jam ardhë e t’kom marrë, se nuk m’ke rrehë qi’ t’i kom vjedhë vot’.”, “Nip je, me t’rrehë s’kom mujt.”. 

AC: E paska majtë n’men?

AB: Po. Tani ja ka pas marrë Avdullahit nȋ brisk, “A e din inxhja Arzi kur ja mora dajs’ Avdullah nȋ brisk e nuk ja dhajsha, me dekë s’ja dhajsha?”, thash, “E di mirë, valla.”. Tani shkum atje, e nejtëm. U kthyem, e, “Hajde se po shkojmë edhe n’Koliq, po dalum.”. Tani dulum n’Koliq, e nejtum edhe atje pak, e erdhum p’ej shpie. Ai shkojke n’punë, mue m’pruni dej ktu.

AC: A kish ndryshu? A t’u dokt njejtë Prapashtica e Koliqi?

AB: Vallahi, jo. Qaj ven’ qaty, qaj lug qaty. 

AC: E kur e keni... Se metëm pa t’vetë diçka. Kur je kânë n’Prapashticë qato nizet [20] vjet që ja’u kanë majtë tokat shkíet, a ju keni majtë ju n’men [fytyrat], se ju keni jetu qaty bashkë me ta, a janë kânë ata qi’ i kanë bâ ato punë, a janë kânë veç t’ardhun? Nuk janë kânë qata qi’ i kanë bâ qato vrasje?

AB: E, nuk e di. Për ashtu nuk e di. Qy! Qata valla, se tjerë s’ka pasë. Veç qata e kanë nxânë tokën. 

AC: E kshtu, a i keni pasë koxho mërzi, a inati, a kshtu?

AB: Po, ju kemi pasë po s’kishe ça ban. Ça kishe me bâ?! 

AC: Xhanarë a ka pasë aty tu i rujtë ata, a veç janë ardhë najherë?

AB: Jo, veç najherë janë ardhë se jo, nuk ka pasë, veç çka vishin nêjherë. 

AC: Faleminers.