Asan Azizi

Intervistuar nga: Edita Qerimi

Jam i lindun me datën dhetë janar, njimijë e nanqind e tridhetë e nishin (10.01.1931) vit, në fshatin Novosellë... ish Fera, në Malësinë e Vrajës, prej bâbës Sali

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

05.01.2018

Lokacioni i intervistës

Gjilan

Vendi i lindjës

Novosellë

Tranksriptimi

AA: Unë jam, tash... Asani. Jam i lindun me datën dhetë janar, njimijë e nanqind e tridhetë e nishin (10.01.1931) vit, në fshatin Novosellë... ish Fera, në Malësinë e Vrajës, prej bâbës Sali. Salihi ôsht i Azizit, i lindur njimijë e tetqind e nondhetë e nishin (1891), ka vdekë njimijë e nonqind e shtadhetë e tetën (1978), ka ndrru jetë. Pra, po foli... a bon me folë kshtu...? Kasumi ka dalë n’Novosellë, ka dalë prej fshatit Mirosal e… Ferizaj... prej Mirosalës s’Ferizajt’ ka dalë në Novosellë n’atë kohën… shumë… herët. Ôsht interesant me ditën se qysh ka dalë, pse ka dalë. Ish kânë shumë punëtor, kish pasë vllazni t’mirë, i kish pasë punët shumë mirë. E shkon misafir n’atë kohë... nja tri [3] ditë kish pas’ nejtën. Mas tri dite vjen te shpia, kur vjen te shpia p’e kshyrë... s’e njeh shpinë e vet! E t’u kshyrë thotë... vet i treti vllazni ish kânë, thotë, “Vllazni sha keni bâ ju, pse e keni prishë kshtu?”, “Jo valla, s’e kemi prishë. Po, pasha i kish çue atâ...” [s’kuptohet], ju kanë thânë kontratë, “I kish çue me marrë koshin edhe hamârin me kije. Edhe koshin edhe hamârin na kanë marrë, me urdhrin e pashës xhanart e kanë marrë edhe e kanë çu.”, thotë,  “Vllazni pra... unë qëtu s’rri.”, thotë, “Çunu, bonu hazër edhe kemi m’u trozu prej ktuhi.”, m’u transferu. Thotë vllau, “Po na e kemi maru koshin brê! E kemi maru koshin, e kemi maru hamârin… na s’çohum.”, “Jo, mu çu. E marojmë apet, s’ka gajle.”, “Jo.”. Thotë ky, “Sot, ma ka marrë koshin, hamârin, nesër ma merr çikën, ma merr gruen, kta, ata… unë s’rri”, edhe i thotë, “Çunu hajdi”, atô thojnë, “Jo valla, për nȋ kosh nuk e lujm’ venin”, thotë, “Kurrë për mu shpi mos u bâfshi”, se aj domaqin’ i shpisë ish pas’ kânën. Edhe aj i merr fmin’ e vet, nȋ motër i kish pas’ shku përmas edhe gruja edhe nȋ djalë. Edhe ka dalë hajt, hajt, hajt, hajt... ka dalë n’rajonin e pashës çka o kânë n’Vrajë, edhe qëtu n’Novosellë kish pas’ zânë ven’. Babgjyshi Kosumi ka dalë n’Novosellë. E qashtu, i pari jonë ôsht... prejardhjen prej Mirosalës t’Ferizajt. Dulë në fshatin Fera, sot quhet Novosella e Epër nga Vraja. Novosella ôsht nji fshat kodro-malor, mbi gjashtëqind deri shtatëqind [600-700] naltsi bregdetare, domethân’ naltsia bregdetare. Ôsht nji fshat shumë i bukur me katër lagje, katër mahallë. Mahâlla Xhaferit, ôsht ma e madhja, mahâlla Selmanve, mahâlla Isenve, mahâlla Rexhve. Ky fshat ka shumë gjâna t’bukra, domethân’ tokën e ka t’mirë, bereqêt ban t’mirë, ajrin e ka t’pastër. Ky fshat shumë i bukur që ka natyrën shumë t’mirë, domethân’ ajri ôsht shumë i bukur... ka ujë shumë të mirë, burime ka shumë, burime ka qasi lloj... si loti del i ftoft, akëll. 

EQ: Sot, me datën tremdhetë [13] janar, jemi në shtëpinë e Asan Azizit, Gjilan. Mundesh me ia nisë me kallzu krejt çka të kujtohen. 

AA: Po, kshyre brê unë…

EQ: Për lufta qe ke t’u thon’ pârzit…

AA: Për luftë a? Qe… Une e kom mrri luftën gjermani kur e ka bombardu Jugosllavinë e parë, Kerovinën. Bâb’n e kom’ pâsën ushtar. Na jemi kânë t’vogël, thujse unë jam kânë nji vit, babgjyshi jem i ka pasë niqind [100] vjet, kumeditë unë... qashtu i ka pâ’ n’atë’ kohë, se babgjyshi jem me vllavin e vet n’luftë ishin pas’ kânën, n’Nishë... me osmanlitë. Babgjyshi i kish pasë niqind [100] vet’ jusbash, jusbash turqe i bjen përmi niqind [100] vet’, a bymbash vllavi i tina, Bajrami. Azizi - babgjyshi jem, Bajrami - vllavi babgjyshit. N’Nishë kanë luftue n’atë kohën, njimijë e tetqind e shtatdhetën (1870), a qashtu diçka. Bash saktë datat nuk ja’u di, a u kanë mirë m’i ditë. 

EQ: Përafërsisht. Mirë ôsht mirë, s’ka lidhje.

AA: Edhe babgjyshi dy [2] pluma n’trup i ka pasën, a vllavi i babgjyshit shtatë [7] luma...edhe kanë ikë prej Nishit, jon’ ngre kanë ardhën knena, qëtu n’Novosellë... n’Novosellë janë nalën edhe kufini ka metën n’Novosellë pej qasaj kohe, p’i kallxoj edhe kufinat ato... Vraja ka metë nër Serbi, Bujanoci ka metë knena ka Turkia n’atë kohë, e qaj kufi ôsht sot e atë ditë qaty pari. N’qat’ kufi tri lufta janë bâ. Gjashtë herë katuni jonë, Novosella... gjashtë herë ôsht shprazë prej luftave që ka ikë, lufta i ka ikun. Kur gjermani e ka bombardue te na kanë ardhë bugart, n’Novosellë, n’qat’ karollin e shkijeve ku jan kân’ serbt përpara, e kanë nejtën aty. Na kemi ikë prej atyhi edhe kemi dalë knej ka Kosova.  

EQ: Me kond ke ikë?

AA: Me kejt’ ropt. Kejt’ katuni ka ikë... kejt’ kanë ikë, jo veç une vet. Po, une si i vogël me gjâ me asi... kom dalën knena. N’Qarr kemi nejt nja gjashtë muj, n’Qarr kemi nejtën. N’atë kohë shqiptart e mbrojshin katunin. Kufini u kânë natona. Naton partizant ishin, na vishin te knena, te tôn shqiptarë... edhe mas tre mujve, qat’herë kah Shmitri, qysh me thân’ nȋ kohë… n’vjeshtë, edhe u dorzu e bâni (s’kuptohet)... gjermani edhe u shliru (s’kuptohet).... edhe vazhdum n’Novosellë. U pajtuem me shkie, u pajtuem me partizanë. Na thirrën, “Ajdeni te shpijat e juve se s’kemi me ju ngucë hiç”, edhe dulëm na. Aty nejtëm... kemi nejtën. Tana u nisum... mas katërdhetës e katërdhetë e nishit [40-41] që u bombardue, tri vjet ajo lufta me ata, mas tri vjete dulëm na prap vazhdum n’katun. N’katun kemi punue tokën. Qysh e kemi punue? Qysh kemi mujtën! Për mue asht kanë mirë se ma s’pari s’kemi pasë t’kqia nër veti me serbt, e s’kemi hupën. Lufta ô luftë, kanë hupë tre [3] vet’, janë vra aty ku janë kanë bugart, t’Novosellës janë vra, me emra s’ka nevojë m’i kallxu.

EQ: Po... e ju bashkë me serbë keni jetu me nȋ katun?

AA: Jo, serbt n’mexhë i kemi pa’ se atô n’Qysteli janë kânë, na n’Novosellë. Ani, t’kallxova që katuni jonë kufizohet me pesë fshatra. Qështu... jeta a kânë e zorshme. Unë çka kom përjetue...  shumë kom përjetue sene t’zorshme, t’shtira, skamje ka pâ’, ka pâ’ tortura t’mdhaja. Mir’po, deshti Perenia, Allahut i kofshmi falë tôn, qaty mas katërdhetë e katërtës [44], pesë a gjashtë [5-6]... na pak patmi msu aty me shkijet shkrim-lexim, se ata kishin shkollë a na s’kishmi. Shqiptarët i kishin turqe shkollën... Zarbincë... ô kân’ larg pi nesh ajo shkollë turqe, dirmet arabisht a t’folmen tyrqe. E neve pleqt tonë na thojshin, “Me t’vetë dikush çka je, duhesh m’i thân’ ‘turk elhamdulilah’, hiç pa shybê”, e na… qashtu na kanë msu, çka na kanë msu ata bâballart’, mixhallart’, m’tha e t’thash, na i msojshmi. Shumë hjeka t’kqia kemi pasë. Merre me mên dulëm me nȋ kusheri edhe me shku... se kemi pâ’ blegtari, kemi pâ’ dhên, lopë, sene… me nȋ kushëri dulum me shku me i pritë dhênt se bâba i ka pâ’ niqind [100] copa dhên, disa copa lopë... edhe tridhetë [30] lopë i ka pasë, amâ... edhe dulum, kur t’u dalë me shku na... ashtu nȋ bugar, atô ishin te karolli, edhe njo dy ishin kon dalë te pôshtë, hop aty na nalën neve, tha, “Ku po shkoni?”, tham, “Qe na pi’ pritmi dhênt.”. Na s’dishmi, po qashtu me dorë, m’thanë... tha, “Shka janë”, me thânë... na s’dishmi çka me thânë. “Shka jeni ju? A muhamedam a turk a shka?”, neve na patën msu qashtu me thânë, turk. He... si kemi thânë “Turk elamdulilah”, na kanë dhânë ka nȋ shuplakë, a di shumë t’mirë, edhe tha, “Qitni kapuçt”, na edhe kapuçat e kuq i kemi pasë n’kry, “Qitni kapuçat n’tokë”, i qitëm kapuçat tak n’tokë, i hekëm. Na thanë, “Largonu, hecni për pesë dakika, mos t’ju shohum k’tu pâri. Drejt n’Vrajë shko bleje nȋ kaçketë” - tha.  Edhe na ikëm, te poshtë... i bike si te poshtë, na ikëm. Dhetë vetë ikëm. Me nifar’ prruni hinëm, s’na shihshin, u kthym, shkum te shpia. Kur shkojmë te shpia, ai mixha i jem, djali atina shka ish me mu, bâba i ati, i kallxova axhës Sadri, “Qështu, qështu valla, nja dy bugarë ishin kânë e na dulën n’udhë edhe kapuçat naj murën edhe na rrehën”, “Mâ bê”, tha,“Si u bâ ashtu?”, “Valla qashtu” - thash. Aj edhe ka shku atje, ka dalë te kaprolli edhe ju ka thânë, “Po ju bimë me hângër, me pi kos, tâmël, voe, kingja, pula, zogj... Po ju bimë me hângër asi e ju fminë po na’j rrehni! Çka ju kanë bâ fmia, pse me na’j rre fminë?”,  ai ma i madhi i ka thânë, “Hajt mos ki gajle se mâ s’guxojnë. Ka me jav dhânë urdhrin, s’guxojnë.”, jon’ çu, “Se qashtu... na’j ngucni fminë e na’j rrehni, na kemi m’i prishë punt’. Na po ju bimë e po ju rujmë mirë, si ma mirë, e ju qe shka boni!”. Qashtu. Aty metën. Tona masi hupi gjermani, u ngrehën ato, u ngrehën bugart’...  edhe shqiptart’ ton’, krejt thanë, “Kurqysh hiç pa ardhë, mos me nejt, krejt m’u bindë, kho me ardhën... (S’kuptohet) Partizant... si çetnikt edhe kanë me na pre, po na me rujtë kufinin”, edhe u armatosën. Kanë ngâ ata, gjashtë muj’ kanë ngâ ata, motmot ka ngâ lufta. Si jemi  kânë t’u fjetë... masi shkuen bugart, shkuen bugart, shqiptârt e murën kufinin n’atë karollin aty, n’Sitili, shqiptart e murën... Nȋ sabá e digjojmë ushton n’tona ânt’ auauau… t’u fjetë ati. Eh, nâna, rahmetlia, po thotë, “Çunu se na rânë partizant’”- ajo. Na ishmi te shpia t’u fjetë... “Çunu”, shpejt e shpejt jena ikë. “Lshoni gjanë” - m’i lshu gjanë. Njoni t’u fjetë n’kerr, njoni anena - knena, edhe e lshuem shpinë, ikëm. Sa hinëm mas kodrës, plumat veç bishin bu,bu, bu..., mir’po s’u vra kërkush, krejt pshtum. Ikëm. Dulëm me nȋ katun, n’Qarr, n’këtë anë. E n’Qarr kemi nejtën qaty nja dymdhet mu’j. Thujse kemi nejtën si ajo... atëherë kur u bâ qȋ ikëm na, që na rân’ serbt, komunistat, partizant, qajo hjekë ô kanë ma e madhe. Krejt hjekat e mdhaja i kemi pâ’. Na nejshmi n’Qarr, a kto burrnimi... krejt shqiptart e rujshin. Aty do përpara jon’ kânë, patën ardhë n’Gilan do djemt e mixhës tem (s’kuptohet)… xhanarët e Xhafer Devës k’tu n’Kosovë. S’po di a po t’vjen interesant...? 

EQ: Po, po shumë interesant, veç…

AA: Përnime?! Eh, ato patën ardhë kho n’Gilan, patën asi mirë. Po merre ti me mên, masi u dorzuen edhe kâ shqiptart, se n’Qarr janë kânë topat e Xhafer Divës, Mark Krasniqi a kânën kryesori i asaj divizisë me topa sha kânë, Mulla Idrizi po i thotë…une jam kanë aty, ju qojshna ujë… Mulla Idrizi… avdês kur mirshin e kur bojshin ujë me ju çue, se une qaty kom nejtën, n’qarr e aty n’qarr a kânën… n’kodër t’qarrit a kânën divizioni i shqiptarve, i Mark Krasniqit, i Muharrem... s’e di kush a kânën, a kânë edhe Xhavit Podima, do sha i kom majtë n’mên, se s’un i kom majtë krejt n’mên shumë… e Mulla Idrizi po ju thotë, “Pse s’po ja terezitë me qitë purtej kodrës topat, gjylet me râ anena?”, se na shpijat... gjujke nena, aj tha, “Une si dush Vrajën e kalli, pi ktuhit Vrajën e kalli, po s’kam… urdhrin e kam qȋ deri çati m’i çitë, ma te anena jo. E s’guxoj... për qata s›guxoj”, qashtu lufta u bâ ati. Masanena luftës, m’râ… u dorzun. Ata e dinë tana (s’kuptohet). …Na u kthym. Dulëm prap n’Novosellë, e aty vazhduem jetën.  Tona vazhdum jetën hajt, hajt, hajt… qashtu nȋ kohë t’gatë pak hoqëm, se u bâ ashtu... u bâ mirë, po mirë prapë derisa u ndërtu, u bâ rahatimi. Mi’rpo, na çojshin n’Hungari e na lishin me punue e… “Duhni se gjermani na ka shkelë, na ka djegë, krejt na ka prishë dërzhavën, pa çare keni me punue.”.

EQ: Çka punojshe ti?

AA: Po, na gjâjën i shitshmi. E masanena, kur u rahatum, lypshin me ju çu bukë. 

EQ: Kujna m’i çu?

AA: Partizanve bê, komunës…amâ e lypshin vishak m’i çu. Tani ato u kthyen na bishin neve...  kshtu kapak ndihma. Masanena… masanena u kthyen na bishin ndihma. Shka s’na bishin, jo vegsha, jo tepsia, jo... ku ta di unë shka aty. Bile m’rri n’krie, sot... babgjishi po m’thotë, “O Asan”, thash, “Ooj… bâba Aziz, fol”, “Po thuj qati (s’kuptohet) mutit...”, thuj, “çom bukë, çom sheqer, kafe, o burrë! Mos um ço kso se s’hahën kusiat, s’hahën vegshat!”. Si sot m’kujtohet ajo fjalë, s’e harroj deri t’des. Thash, “Po çka me bâ, bâba Aziz? Qështu, s’po jesin...”. Eh qështu. “Qysh ke puna”, m’the, t’thash... tum-rrum u drejtu pak, u rahatun pak. Tani u ndrruen komunat, u ndrruen senet, hajt. Rininë... kush punojke, kush... asi... i rroku, une drejtëpërs’drejti, n’katërdhetë e gjashtën [46], jam prenue skojovac komunskke partije (Komandant i Partisë Komuniste), n’katërdhetë e gjashtën [46] n’fillim... n’katërdhetë e gjashtën [46] në fund.

EQ: Aty n’Novosellë, a po?

AA: N’Novosellë, n’Novosellë. Aty jam pranue tana si komunist me librezë t’kuqe. N’katërdhetë e shtatën [47] kom shkue vullnetarisht n’brigadë, e nizet e shtata [27] brigadë e Vrajës, dva sedma Vraska brigade. Kemi shkue n’punë vullnetarisht n’Beograd, di [2] mu’j ditë kemi punue, axhë, mas di [2] mu’j dite plot shqiptarë kemi pâ’ t’Preshevës. S’jem kânë veç na t’Novosellës, po t’Preshevës ka pasë, pi Bujanoci plot ka pasë…

EQ: E me kon’ ki shku ti?

AA: Me shkie. Une kom shku vet me ato shok’t që... me brigadën e shkive, atje, me punue në Beograd.

EQ: T’Novosellës.

AA: Me punue n’Beograd, prej Novosellës… na pa çare, komuna me shkrim i ka çue. “Asanin me çue axha Salih, se s’e ki çare pa e çue atje”… edhe axho, falemderit, m’dekoruen. Ma dhanë nȋ znaqkë,  “udraniqka znaqka”, u thirrshin. (Medalje për merita)

EQ: Çka i bjen shqip?

AA: A...?

EQ: Çka ôsht shqip? Qysh p’i bjen shqip?

AA: Shqip s’pe di valla... udraniqka zgaqka ajo. Edhe librezën ma dhanë si puntur (s’kuptohet), e kom pasë drejtë me hecë krejt Jugosllavinë, pa pare - as n’autobuz, as n’tren, as hiç s’kom pagu une deeeerti... thujse vonë hesapi. Ato jan’ kânë... (S’kuptohet), e falemderit. Mir’po, si u ktheva pi agjehit, nȋ djalë i mixhës kish pa hi si... se aj ka punu edhe herët, përpara, si thash pa ardhë xhanarka, e kur u prishë qëkjo tani xhanar s’kishke ku m’u bâ, po shkoi n’qat zanatin e përparshëm që e ka pâ’, amortorist. Kish pas shku te nȋ i Gostivarit, aty... t’u punue amortorist.  E une si u ktheva pi omlladinës shkova edhe unë aty, po punoj me ta, tashti ja nisëm punës. Punum me ta, nȋ kohë t’gjatë punum. Mas nȋ kohës e çelëm nȋ dyqan me ta, me atë... (S’kuptohet), punum deeeri pesëthetë e... jo, po tamon, pesëthetë e dytën [52].  N’pesëdhetë e nishin [51] kom shku ushtar tana, e atë djalin e mixhës e lash une n’Vrajë... faleminderit ati. Veç nȋ djalë i mixhës na u ka vra n’qat’ luftë aty, se çdo lufta qȋ janë bâ familja jonë u kanë e damtume. Qasi hovi nȋ djalë i mixhës u vra, basqi i kish pasë râ n’Novosellë. E... masi shkova n’ushtri, shkova për... ‘oficirska shkolla’, i thojshin. (Shkollë për oficerë). Atje m’çun tri [3] vjet me nejt ushtar. Mir’po, aty erdh nȋ urdhën edhe na lshun. As dy vjet si bonëm... borëm qaty nja gjashtë-shtatë [6-7] muj edhe na lshun te shpija. Si erdha pi adjehit ja nisa n’Vrajë me punu, qat’ zanatin. Tana pi atihit shkova n’Shkup, se une pata msu pak shkollë... a di? Edhe n’Vrajë kur ishna... po, shkojsha edhe n’shkollë msojsha. Tona n’Shkup me ndihmën e t’ktina vrajalive m’çun aty se per hatër t’bâbit (S’kuptohet)... e n’Shkup punova, hina n’punë. 

EQ: Vet n’Shkup ki shku a?

AA: N’Shkup kom shkue vet.

EQ: A ki pasë dikon atje, a vet qashtu ki jetu?

AA: Ja, ja... une ati t’u nejtën n’Vrajë... rrishmi me banesa napër shkina, t’shkive, se s’kishmi. M’u çue me hecë n’katun bêgi larg ishke, s’un e mrrishmi, a di... me shku n’akshom, n’atë sabá me ardhë, s’ka pâ’ munci kurqish hiç, e rrishmi me banesa. Po vishin, i zike nata kusheritë, ato-kto, e vishin me nejtën, me fjetën aty - pa çare m’i marrë m’i shti me fjetë n’banesa tona. Sabâle kur u çojshum ato shkinat na bërtitshin, “Pse po bini njerz k’tu? Po na bani bërllok”... ‘po na bani kshtu, po na bani ashtu’. Edhe une m’u mërzitë... drejtëpërs’drejti pi thom, shkova po i thom nȋ krietarit t’komitetit, po i thom... nȋ sabá shkova para shtatve [7], se n’shtatë [7] fillojshin ato punën... para shtatve [7] shkova, p’e ruj derën... kur po vjen. Kur erdh... 

“Shka pritë ktu?” - tha.

Thash, “Valla ti po t’priti.” 

“Ajde hin n’zire. Shka ka?”- tha.

Thash, “Ni’ [1] banesë duhesh me ma dhanë. Duhët me ma dhanë se kërqysh derë me nejtën.” - i thash.

Tha, “Kollaj bê për banesë, s’ka problem. Banesë... ja bâjmë çarën për banesë.” - tha. “Po, ti je i ri bê!” - tha. “Ti duhesh me kriju familje.” - tha.  “Duhesh m’u martu, me kriju familje.” e tha, “N’Vrajë... qe a p’e shef çka po hjekë ti... A do t’hjekin tani edhe fmija tuj? Le brê... prespektivën qetërkun.” - tha. 

Aj sërbisht po m’thotë mu, une shqip p’e thom... se aj serbisht folke... (S’kuptohet) 

Thash, “Po s’kom ku lypi bê... shka lypi!”.

Tha, “N’Jugosllavi ku t’jesh ti - jam unë, ta dish!” - tha. “Une ka me kânë me ti.” - tha. “Fol me bâbin, me âgin Salih, fol çka po t’thotë edhe eja kallxo.”. 

Une i thash bâbës, “Qështu, qështu...”, i kallova drejt qështu, qështu... m’ka thânë. Tha... (S’kuptohet) e po kujtohet. Tha... tha, “S’t’përzina, shka dush bon. Ti...” - tha - “e ke kri ushtrinë,” - tha - “unë mâ... je i vetishëm, shka dush bon!” - tha - “S’t’përziena hiç.”. 

Thash, “Po mirë.”.

Kur shkova t’nesrit, punova... hina n’dyqan, po punoj. Masi e kri’, masdite shkova, nifarë kohe kur ishke aj te shpia, shkova te shpia... jo n’zire, po te shpia, i thash, “Qështu, qështu m’ka thân’ bâba.”,  “Eh po...” - tha - “ani” -  tha - “Ti yshyr, shti je i lirë, kshyr.” 

Mas nȋ kohe une e pëlqeva Shkupin... I thash bâbit qështu, qështu... tha, “S’ka pa vytë bê... se unë s’i du makedont.”

Thash, “Valla bab s’i don...”. Une qaty... m’u dok si qatje kam prespektivë ma mirë. Shkova n’Shkup, i çova dokumentat. I thashë ktina, “Qështu, qështu...”

EQ: E me shka ki shku n’Shkup?

AA: Me tren bê.

EQ: Me tren a?

AA: Po, pa pare e kom pâ’. A ta kallxova? Une qaty kom zhdrypë, t’parën stanicë (Stacion)... t’dytën kom zhdrypë, apet kom hipë, s’kom pagu hiç... e me tren shkojshmi se stacioni i Vrajës drejt n’Shkup shkojshe... treni. E shkova atje e kshira, e pëlqeva Shkupin une. Shkavi m’i murr dokumentat pi Vrajës, m’i pruni n’Shkup, m’i nreqi, m’shtini, m’rregulloi krejt, bâna ven’ edhe vazhdova shkollën. 

EQ: Çfarë shkolle?

AA: M’shtini n’shkollë... shkollë, fakulltet, qashtu. Mir’po ô râ ni’... ato i thoshin ‘pollo pruj edna’, shkolla serbisht, trgovaqka shkolla. (Shkollë e tregtisë) 

EQ: E shqip?

AA: Shkolla e tregtisë, po shkolla e tregtisë... e naltë. N’gjathetë e gashtën [66]  e bitisa shkollën edhe punojshna.

EQ: Shka punojshe?

AA: Po, punojshna ati n’zire, axhë... ku ishin magazinat, ku ishin senet. Ishke ajo fabrika orizit, fabrika e patligjânave... ato. Qati punojshna une, n’zire punojshna me to, rrum-bum, qashtu.

EQ: Edhe banesën e gjete...

AA: Aj... banesën meniherë ma dhanë, n’atë kohë... ai meniherë e drejtoi aty. Ja nisa me punu une aty, tona e bleva nȋ banesë, u martova, m’i fali Zoti tre djem... qatje n’Shkup tu tre jon’. Qe Isa, ky ma i madhi, ky kur a dridhë toka ka lind’n, Isahi... po, u dridhë toka. Ata dy t’mdhejt i pata çu n’Novosellë se bâba ishke n’Novosellë. I pata çue n’pushim, n’verë. A di s’kishin shkollë, s’kishin sene, e i pata çue n’Novosellë... edhe pak a di, ajri i pastër e sene... dolën. Edhe nȋ vlla e kom pas’ marrë unë atje me punu, tana me msu shkollën se aj vllavi ôsht kanë ma i ri edhe katër vjeçaren e bitisi kho... se na... n’qat kohën që t’kallxova kur u bâmë na si me hecë, na rinia, s’kanë ditë n’Novosellë dy vetë me shkrue... edhe ato serbisht a germat shqip asnjo. Krejt Novosella s’kish pas’ ditë. Qe veç qaj kusherini jem çka ô kân’ xhanar i Xhafer Devës, aj kish pa ditën tridhetë e gjashtë [36] germa, krejt shqip. E une me njâ t’mahallës selmanve, nȋ mocnik’, nifarë Ilazi, vishmi prej Novosellës n’Prizren m’i msu qato germat shqip. E i msum na n’atë kohën... se kceva knena shti, jo pi Shkupit.

EQ: Po, po. Pi’ Novosellës.

AA: Po. Pi’ Novosellës.

EQ: E kush ju kallxoi juve për Prizren?

AA: Që me shku...?

EQ: Po, me shku me msu.

AA: Po, s’kishke tjetër kund ku. Shkolla n’Prizren a kânën. Atje që m’i msu ato far’... asi... E shkum nja nȋ [1] verë a dy [2], i msum ato far’... edhe erdhëm tani u organizum n›Novosellë. E murum qat’ shpi... që shkoi mixha n’Turki. Shpinë e atina e bonëm shkollë se ajo shpia s’ke pa prishë halâ. E ndreqëm, e bonëm... ato na thanë, pi’ komunës.

EQ: Ti me kusherinin tond, a po?

AA: Po, po... me kusherinin tem edhe me qat’ kojshinë, Ilazin. Na thanë pi komunës... thanë, “Hini ju tridhetë [30] vetë n’klasën e parë, na jau japmi lejën për shkollë, ndrishe s’bon.” E na i gjetëm tridhetë [30] vetë, i bonëm edhe ma tepër. Katërdhetë [40] a kumeditë sa u bonëm... edhe ja nisëm me punu aty. Po, unë aty s’kom nejtën, n’shkollë m’i msu se... kom bâ punë qera, e qështu. Si t’thashë ajo a kânë pak përpara se kta patëm ni’... nȋ kputje. 

EQ: Po, s’ka lidhje.

AA: Po, po nȋ kputje e patën se u dashke me shku si ren’... po, kcyem pak. Shkova... n’Shkup. Shka u bââ? U bâ tërmet. Tërmeti a kânë shumë i shtirë. T’u fjetën jom kânë, t’u fjetë jemi kânë n’sabáh. Qiky djali u çu... oo Zoot... t’u kajtën. E une p’i thom grus, “Oj Fatime, çu për rizâ t’Zotit rahatoje se une shkoj n’punë... tôn’ kohën... a me shku ag’je m’u dremât a?”, se s’po m’le me fjetë. Ajo u çu. Ish kon’ çu, i kish pas’... e kish pas’ veshë gjalin, e kish pas’ shtrëngu, a di... edhe ja kish bâ nȋ përshêsh me tamël. E kish marrë furkën e po tjerrke... se na kishmi dhên. A di, bâba na ipke lesh e sene... e kish marrë furkun edhe po tjerrke. Veç kur ka bâ nȋ ushtimë ooooooh, ajo ka bërtitë, “Asaaan...”. Mir’po, derën e kish pas’ çelë meniherë e unë si ka dalë kap ato për krahi, gjalit ku ja kom ngjitë nuk e di, edhe kemi dalë n’oborr. Kur kemi dalë n’oborr... o Zot... (S’kuptohet) krejt mjegull n’tana ânt! Shka u bâ! Po rrimë ungjun, po rrimë... edhe n’oborr s’guxojtëm me nejt, po dulëm n’asfallt, n’udhë. Aj... udha e gjanë, po rrimë. I kom pâ do kojshi aty, ato nuk um nin’, pak ma larg... a bash aty ngat, ngjitë me meje çka ishke, a kânë nȋ shkâ. Ajo shkina p’i thom, “O Ivero bê, pse s’po dilni bê? Shka u bâ, pse s’po dilni?”, tha, “Ku me dalë” - tha - “Llazën e ka zânë” - tha - “bërllogi, e ka zânë.”. (S’kuptohet). “Mââ...”, p’i thom asaj grues tem, “Rri ti te gjali, mos livrit, qëtu rri. Veç po t’shkelë... po vjen naj kerr ndoka largov”. E largova ma n’skej, i thash, “Qëtu rri”. “Jo, mos hi, mos hi, mos hi...” - thash - “Po hi valla. Qysh jo? Njeri ka metë aty!”.  Kur hina aty, p’i thom atina vllavit vet, “O Llazo, ka e ka bê kryet”, nȋ shok tha, “Qe qenkej”,  edhe ja shplum bububu... kur e shplum e ngrehëm vërrt pi llomit, pi bërllogit, masi dul, u çue.  Thash, “Po, a je vra brê?”,  “Jo” - tha- “s’kom kurgjâ”. U çue. Shkum na, nejtm... qaty po rrimë. Shka do t’bâhet? Po lajmrojnë tanashi se kush ku munet me shku, ku don me shku, shka don me bâ edhe u organizuem vene ku me shku, me nejt me shatora, me sene, m’tha e t’thash. Une t’u nejtën aty, t’u bâ men, thash, “Une drejt n’Novosellë do t’shkoj”. (S’kuptohet). 

Lajmruen, thanë, “Kush do me shku për Kumanovë e anena dilni n’filan ven’”, po thojnë, “Marrin ushtria, marrin policia, marrin…”. Na dulëm ag’je, n’atë venin atje edhe na hypën n’kamiona t’ushtrive, e m’vetë, “Ku po shkoni?”,  “N’Vrajë.”. Deri n’Vrajë erdhëm. Si erdhëm n’Vrajë, dulëm n’Novosellë. Njo nȋ muj ditë hiç s’u lajmrova agj’je me shku. E lash shpinë qashtu, veç i morëm shka patëm: alltan, sene, pare... shka i patëm i morëm, po i çojmë n’Novosellë. (Qesh) Qështu dolëm n’Novosellë, nejtm. Na’j kthynë tana, e marum shpinë apet aty na se e patëm ble na aty banesën, nȋ tokë... qështu shpi. E tana prej atihit mâ m’u bâ tullusum Shkupi, m’u gërrdit. Po i thom... do kusheri na patën ardhë, do mixhallarë, p’i thom bâbit, “Hajde bê bâbi ktu, mos rri aq’je mâ se s’metë kërkush. Qështu, kismet ish kânë...”, edhe tha, “Jo.”- tha - “Une” - tha - “s’vi. Mozolla” - tha - “n’Shkup kurrë s’vi. Jo veç n’Shkup, po n’Makedoni hiç.”, erdhëm. Qështu. Meniherë s’kom ardhë se isha n’punë ag’je, po une veç nȋ vlla e pruna qaty... e pruna, e çelëm nȋ dyqan qaty te Xhamia e Madhe.

EQ: Po, k’tu n’Gilan!

AA: Po. N’Gilan ja bonëm... edhe aj punojke aty. Une ag’je u ktheva prap, n’Shkup. Mas nȋ kohe, mas njo dy-tri [2-3] vjeti erdhëm krejt khâ. (Qesh). Jeta krahasim atëherë - shti, jemi loçkë. Po, na s’mushmi mên k’tu, vallahi... sidomos rinia sodit nuk ôsht mirë. Duhet me kânë mirë rinia, me ditë shka me bâ, me ja ditë kimetin se shumë mirë jon’, shuuumë... kurrë ma mirë shqiptart s’jon’ kânë... po me mujtë me ditë me rujtë, m’u bâ truq, tap. A e ka inxhizu kjo krejt kto, a jo?

EQ: Po, po krejt.

AA: Qesh.

EQ: Veç, me t’vetë edhe dishka... mu kthy tash te mas, që thâ, “Jom martu n’Shkup”, a po?

AA: Po.

EQ: E qysh je njoftu me grujën?

AA: Me gruen... aj bâba i sâjna ôsht kân’ i Zarbicës, e aj ish shku n’Shkup ma herët... kur kanë hi... se aj a kânë k’tu n’Shkup, bâba i grus teme, aga Met, pi Zarbicës... pi bugarve ka ikë, a e ngove? 

EQ: Po, po.

AA: Që thash na kemi ikë, kemi shku n’Qarr... e aj pi bugarve... edhe k’tu ka ardhë..., (S’kuptohet) ku o Kristalli qatje e ka pasë shpinë. A kânë tregtari ma i madhi k’tu n’Gillan... a kânë Memet Zarbica. Memet Breznica, Sabri Devaja... ishin kânë ato tregtarë t’mdhej k’tu edhe ata e kanë vra rahmetlinë, kto takllakve që jon’... takllakve, ka takllak k’tu. Aj ish kânë... edhe aj tregtar i madh, e kur ja kanë bâ ja ka marrë hiqmeti mallin, ja kanë marrë krejt. Po, ajo gruja e babgjishit, nâna grujes teme, e merr e e thirrë nȋ mjeshtër, e thurrë nȋ duvarë, qështu për midis shpisë e thurrë e e merr e qit’ mall aty mrena edhe e mshelë ata krejt... se aj ka pasë mall, turli malli... bum e bum e kish pa’ mush ata. Tana kur a shitë pak... e ka shitë qat’ mall edhe ja ka lagë për Shkup. E kur kom shku une tona n’Shkup, jom njoftu aty me atë bâbagjyshin... rrum, dum, rrum, dum... me babgjyshin t’u nejt, vet m’ka thân’, “A p’e don çikën?,  a une jam kânën nî herë. Qashtu... (nuk kuptohet).

EQ: Edhe u martut?

AA: Po, u martum. Llaf s’ka. U martum po m’doket (Qesh),  se s’e kom bâ dishka darsëm ag’je a dishka po... pi ag’jehit kemi shku e kemi marrë, e kom bâ nȋ darsëm, e kemi bâ na... qështu. Nȋ vlla n’Shkup e kom sot apet.

EQ: Veç ai a?

AA: Po, po. Qaj vlla met atje se s’erdh aj. Halâ s’un e pat kri shkollën që me ikë me lân’ edhe met... mâ ja nisi, e bitisi shkollën që me ikë me lân’,  ju martun djemt, u martu vet ag’je edhe mâ s.... u martu si shpejt e shpejt si masi dulëm na... s... se mere me men’... se s’kish ardhën...?! Amâ u martu ag’je e ajo... si erdh ajo gruja kho.

EQ: E ju tani kur erdhët n’Gilan... a ke punu diçka? K’tu n’Gilan çka ke bo?

AA: Po, k’tu n’Gilan kom punue. Te Xhamia e Madhe e kom pâ’ omëltorën, omëltorja ma e madhe a kânë, ma e mira, te Xhamia e Madhe, karshi xhamisë. Shtaj Vanilla a kânë... qatje e kom pasë une... se une e pata bli at ven’ aty.

EQ: A po a?

AA: Po, e pata bli at ven’. Po, shtai kur u përzi, jo... pa u përzi, pa u përzi, kur u marun zgradat (Ndërtesë), qëkjo zgrada që u maru aty, ma murën mu ata. A une e pata bli te kisha nȋ ven’... qatje ôsht, sot e kemi ato, vllavit... i ka râ vllavit aj veni, te kisha. Qajo shpija epërm që po bâhet pâzari shkive, a e din?

EQ: Po, po e di.

AA: E qato dyçane shka jon’ ren’, krejt jon’ t’vllavit tem. Ata i pata bli unë e tani kto iqmeti tha, “Na po ta japmi lejen maroje ag’je se k’tu po prishet.”. U prish ag’je, dolëm k’tu. Qëto çka e kemi tash e bleva masanena e ato kur u dâmë me vllavin, ato ja lash atina, une e mora atâ. Ç’këtë shpinë n’tetëthetë e katërtën [84] e kom bitis, q’kët shpi. A qëkjo shpia epërm a kânë e vjetra, deri e kom bitis kta... ajo a kânë, e vjetra. E atë vllavin e kom pas’ pru k’tu ma herët shumë, qaj çka po t’thom që ja kom lonë qat’ dyçanin. Ato e pata pru e unë kom metë edhe s’di sa vjet ag’je se s’e lshojsha punën... e kom pâ’ rrogën e mirë, e kom pâ’... edhe qështu. Qështu jeta. Sot...

EQ: E ëmbëltoren vet e ke çelë a, atje?

AA: Qëto a?

EQ: Atje te Vanilla që po thu... n’fillim, herën e pârë... .

AA: Po, s’e di... ti s’m’paske ngu me vëmendje po m’dokët!

EQ: Po, po t’kom ngu mirë. Amâ qysh e çele? Kah t’erdh ideja? A t’nimoi dikush a?

AA: Jo, jo ydeja e familjes tonë ish kânë qysh moti kohë m’u marrë me qëto omëlsina. N’Vrajë, t’tregova që kemi pasë dyqan me djalin e mixhës, z’bashku... e une tana prej atihit jam dâ me... djalin e mixhës e kom lanë aty e une kom shku n’Shkup, si t’kallxova qysh a kânë puna - na n’Shkup kemi punu. Qysh t’Serbisë kur a kânë krali... s’e di sa munesh, sa ju kanë msu juve... kralovina kur a kânë... a e dini a se dini ju, s’e di!  Kralovina... kur a kânë qaj djali mixhës ka punue n’Vrajë te qaj shkâ, edhe masanena kur kanë ardhën gjermant’ e kanë marrën ktâ me çue sergin me shkie. Kur kanë shku n’Beograd ag’je me i dâ, t’u i dâ... kur ja kshirin atë dokumentin, bexhet, thotë, “Ti shka je bê? Muhamedaist a?”, thotë, “Po, Muhamedaist”. E qet jashtë, thotë, “Kthev...”,  edhe i thojnë, “Kthevu, shko kah ke ardhë!”. Ky s’munët... hip qashtu gjali e vjen deri n’Leskofc. Kur vjen n’Leskofc aty nȋ shkinë... kish pa’ shku ag’je, nejse ke qysh ke, ky veç ka ardhë, u kthie (S’kuptohet)... me ato qert ku i kanë çu... se serbt i ka vra shumë gjermâni... e ka metë aj. Tona si ka metë ag’je kur khâ u push veni, u bâ lufta n›Novosellë, u bâ... sen s’pat kah me ja majtën... n’Novosellë qysh me nejt, iki dul n’Shipni - k’tu ishke Shipnia, Shipnia e Madhe.  U bâ xhanar i Xhafer Devës... edhe vllavi, se me familje me krejt i kem aty, edhe erdhën k’tu n’Gilan. Qajo kohë ôsht... ma herët ôsht, se na u kthyem tash... eeej larg te knena. Qaj mixha jem... s’t’kallxova, treqin’ e pesëthetë [350] vullnetarë i ka mlidhën k’tu për me dalë me luftu n’Novosellë, edhe kur ka dalë n’kodër t’Përlepnicës ju ka thânë, “Nalnu vllazni krejt k’tu!”, janë balun, “A p’e dini ku jemi t’u shku?”, do thojnë, “Pe dimë”, do s’folin hiç. Thotë, “Jemi t‘u shkue me mbrojtë kufinin, me mbrojtë tokën tonë se po na hinë partizant’, po na hinë te knena. Na me shku mos m’i lanë me hi te knena. Ag’je jemi t’u shku, ag’je vritesh, jet’ pa bukë, jet’ pa asi, vritesh. Kush ôsht pishman, serbêz, muni m’u kthye, kush... se s’jemi t’u shku me mledhë dredhze, po jemi t’u shku me liftu! E ag’je kur t’shkojsh, kur ta shifsh se qysh po liftohet, te’mas s’ka, vritesh - vritesh... s’kem shka me bâ!”. Mir’po, ja ka rujtë Zoti, asnjo s’ju ka vra, kejt i ka kthi. A qatij... njo ish pa kthi, njo a dy a... njani kish pa’ shkeptue, kish pa’ thânë, “Vallai unë jom pak si invalid, s’muj.”. E kur erdhën për s’dytë tona, partizant për s’dytë kur erdhën... e qaj çka ka punu n’dyçan e kanë zânën n’Shkup. Kanë shku te Shkupi me marën se aj... po bâhet e madhe tana Gjermania kur u asi (S’kuptohet)... Mos kujto se a bâ për nȋ ditë a dy, mrena vitave ka kalue! E aj a zanë n’Shkup, prej Shkupit e kanë çu n’Prishtinë, prej Prishtinës e kanë lshu ato, s’e kanë pâ kurgjâ e kanë lshue e e erdh tona. Kur erdh, une n’Novosellë... ajo ôsht pak... herët a di? Unë kallxova shumë sene përpara, amâ kjo shti ka metë mas. Na kishmi musafirë, plot oda e bâbit, e... qeni po lehë au, au, au... Bâba tha, “Dil bê nale qenin”, une dola i bërtita, “Muso!”, se qeni Muso e ka pâ’ emrin, “Muso naluu!”, e aj tap, qeni u pushuf. Ô p’e shof nȋ njeri si i zi... ajde bê sha ka! Aj s’po guxon me livritë, tha, “Ja, pa e majtë qenin s’guxoj”. Dul bâbi, “O Asan, shka u bâ bê?”, thash, “Jo bê, nȋ njeri u nalë vallai, qaty u nalë s’po livritë as anej as te knej”. Kur erdh bâba, si doli e njofti meniherë, “Oooo gjali bâbit brê, ohooo...”, gjali vllavit, gjali vllavit t’tina... e na e dishmi si e kanë vra e aj gjallë erdh... qajtën. S’nejti, pak. Aj tana meniherë shkoi te ai gazda i përparshëm. Tana masanena na qat’ zanatë krejt e kimi pas’ msu pej shkive t’Vrajës, vrajalive. Tana edhe babgjyshi kish pas’ punue me to shumë, me ato t’Turkiesn kish pas’ punu shumë. Aj babgjyshi kish pas’ bâ pâre shumë t’mdhaja n’atë kohë, krejt me lira, me... ku ta di unë shka. Me allton kanë punu, me armë...