Bahire Munipi Hoxha

Intervistuar nga: Lekë Shala

Tedhët e ni [81] vjet, i mushi tash une... n’tetin muj. Familja ime ka ardhëë prej Shales, babgjyshi si fmi, i vogël

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

22.05.2018

Lokacioni i intervistës

Mitrovicë

Vendi i lindjës

Mitrovicë

Tranksriptimi

LSh: Jena me datën 22 maj 2018, n’shpinë e Bahire Hoxha-Munipit në kuadër të projektit “100 pleq e plaka” që e organizon Biblioteka Kombtare, edhe kjo ka me na jep intervistë, për neve.

A munesh pak, nihèr, me na u prezantu?

BM: Une jom Bahire Hoxha Munipi. Kom lindë 37-en, n’Mitrovicë.

LSh: Domethônë i ki tedhët e ni [81] vjet?

BM: Tedhët e ni [81] vjet, i mushi tash une... n’tetin muj.

LSh: Po...a munesh me na tregu pak për familjen...? 

BM: Familja ime ka ardhëë prej Shales, babgjyshi si fmi, i vogël, ka qenë shtatë [7] vjeç, ka ardhëë në Mitrovicë edhe aty n’Mitrovicë u rritë, e ka kry shkollën, e në... në...qysh po thirrët?

LSh: Fesë, a?

BM: Fejës.

LSh: N’medrese?

BM: N’medrese, ka qenë hoxhë. 

LSh: Prej cilit katun u ardhëë n’Shalë? Prej cilit katun? 

BM: Prej Dedinje.

LSh: Po, e k’tu n’Mitrovicë e ka kry medresen. 

BM: E ka kry medresen, n’Mitrovicë u rritë, edhe u martu n’Mitrovicë, edhe jon’’...ka pasë katër [4] fmi: tre [3] djem, ni [1] vajzë. Babi jem u kôn ma i madhi, e ka kry shkollën n’Mitrovicë, e ka kry shkollën edhe ka qenë matiçar, matiçar, s’po dij...

LSh: Babi yt, a?

BM: Babi jem.

LSh: K’shtu që i bon martesat?

BM: Po, martesat, qi’ jon’ kuronizu, edhe e ka kry shkollën e… 

LSh: E fesë?

BM: E fejës. Mandej, babgjyshi jem, babi jem ka pasë tridhetë e dy [32] vjet, babi, babgjyshi jem u smû, edhe ka lôn’ amanet baba jem mos me lôn’ fshatin, gjematin, pa hoxhë. 

LSh: Po, gjyshi i ka thôn’ bâbës, a? 

BM: E ka pasë xhaminë n’Dedinje aty, edhe babi jem e ka lôn’ punen k’tu, edhe u bô hoxhë. 

LSh: Atje, n’fshat?

BM: N’fshat. Kemi pasë shpinë, kemi pasë, babi ka pasë kalin, se përpara s’ka pasë rrugë: ka pasë veç me kuaj, s’ka mujt me shku me kerre. 

LSh: Domethônë, deri n’fshat atje, kanë udhtu me kuaj? 

BM: Veç. Gjithë me kali...edhe babi jem u martu. Na jemi kôn’ gjashtë [6] fmi. Përpara s’ka pasë shkolla, fakulltete, sene, po’ ka kry, ka ditë me shkru e me lexu edhe serbisht, e, a po kupton... edhe arabisht ka shkru, ka lexu, edhe e ka kry shkollën arabisht, edhe u bô...qè, u bô hoxhë. E, babgjyshi jem kur ka dekë, axhen têm ma t’vogël, i ka metë tetë vjeç edhe i ka lôn’ amanet bâba jem. E ka rritë, e ka shkollu, masi e ka kry ktu shkollën n’Mitrovicë e ka çu në Shkup, e ka kry medresen n’Shkup âxha... 

LSh: A... âxha?

BM: Âxha jem. Mandej, kur e ka kry shkollen - qat’herë gjermantë jon’’ kôn’, edhe ka nisë me punu. 

LSh: Si hoxhë?

BM: Jo, jo, jo, n’zyre ka punu âxha jeme, ka kry edhe así, mandej kur jon’ hi partizánt, babi jem u tút’, e qat’herë âxha jem u kôn’... e kanë marrë ushtar, ka shku n’Mostarë, e u tút’ mu’ kthy, për shkak se kush ka punu me gjermanë - i likfidojshin. 

LSh: Kjo po... kur u kry lufta...?

BM: A po kupton... kur hinen partizánt, mas luftes i likfidojshin kush ka punu me gjermant. Ai ka punú vetëm. 

LSh: Si zyrtar.

BM: Punë, k’shtu, zyrtar...s’ka punu diçka... edhe atje u martu, i ka dy djem.

LSh: Domethôn’, familja e tij është atje, a?

BM: Ai atje i ka dy djem, vajzen... krejt jon’ me fakulltete, jon’ martu, kanë fmi. 

LSh: A keni lidhje me ata atje?

BM: Po, po, kemi lidhje. 

LSh: Folni, edhe...? 

BM: Po, po, folim. Mas luftës s’kanë ardhëë valla, edhe atje lufta u bô... atje u bô edhe ma zi se te na, e përpara gjithë kanë ardhëë, jemi shku n’Mostare, asi, e axha i dytë, ma i...para k’tij axhës t’voglit, ai ka qenë zanatli, e ka kry shkollën zanatli - k’puctar u kôn’. Baba jem u kôn’ hoxhë, po’ u kôn’ përparimtar. Ai k’si sene s’ka bô: ... me fry...a din, a po kupton, edhe ai ka pasë xhaminë n’Dedinë, n’fshat, po’ për... për... shkojke... 

LSh: Përditë, a? 

BM: Jo, kajher vike për neve, na bijke sene, me na ble n’shpi...përpara gratë s’jon’ dalë nëpër pijac, nëpër dugôj’, a po kupton? Ai ka ardhëë, premteve, ka shku, kur ka dekë dikush qi’ kanë kry k’to mevlyde sene, baba ka shku, a po kupton?

LSh: Domethôn’ xhymâve? 

BM: Xhumâ... çdo xhymâ ai ka qenë në fshat, se aty kanë ardhëë me falë xhumânë, xhymânë...gjithë ka qenë aty n’fshat edhe ksi: ka bô vrasje, u dekë dikush, e kanë varros, hoxha ish duft’ me k’nu, ka shku, ka shku, dasma është...përpara kanë... hoxhat kanë... përpara edhe jon’ kunorizu në komunë edhe te hoxha, a po kupton? 

LSh: Po..

BM: Se… 

LSh: Fe edhe k’shtu.

BM: Edhe me fe, edhe k’shtu, përpara qashtu u kôn’... e me kali shkojke, vijke. 

LSh: E, familja ka’ nâna?

BM: E, ka’ nôna jeme, babgjyshi i nônës qi’ ka ardhëë, se qat’herë kanë bô kërdi shkijet, kanë vra myslimant në Sarajevë, Bosnje. 

LSh: Se... nânen e ke pasë t’Sarajeves?

BM: Nôna ka lindë në Mitrovicë, po babgjyshi i vet ka pasë motrat edhe vllaznit’, tregojke gjyshja jem qysh kanë vra, qysh kanë pre vajzat, jon’ mledhë ka tridhet [30] vajza e sene, jon’ marrë për dore, edhe jon’ gjujtë në rekë mos me ra n’durë t’shkijeve. (i mbushen sytë me lotë)

LSh: Vetë kanë bô ato?

BM: Vetvrasje kanë bô, mos me ra n’durë t’shkijeve, se kanë pre, kanë bô... çka s’kanë bô... a po kupton? E, babgjyshi i nônës ka qenë argjentar. Katër vllazën jon’ kôn’, ky ka marë familjen e vet, vllaznit...qe, babgjyshi djemt e vet, dy djem edhe dy çika ka pasë, ka ardhëë n’Kosovë, k’tu ka qenë Turqia kur ka ardhëë babgjyshi i nônës, edhe… 

LSh: E, çfarë.... çka u kôn’ ai - a u kôn’ boshnjak; shqiptar?

BM: Boshnjak, boshnjak u kôn’. Kanë ardhëë Tahmiqi - Adem Tahmiqi: Adem e ka pasë emrin, Tahmiqi mbiemrin. Kanë ardhë n’Kosovë k’tu, kanë bô, ka bô te Mitrovica, si te kalon uren, përballë u kôn’ xhamia; përballë xhamisë u kôn’ shpija, hâni, han, ‘han’ kanë thônë përpara - hotel. Aty ka pasë edhe për kuaj, se përpara me kuaj kanë ardhë prej fshatit, prej sene, kanë pasë ku mi lôn’ kuajt edhe ku me flejtë.

LSh: Kjo, xhamia.

BM: Shpia u kôn’ dy kat... shpia me pesë dhoma poshtë; pesë nalt.

LSh: E kjo te xhamia, u kôn’ te Ura e Ibrit.

BM: Te Ura e Ibrit, si dilshe te ura e Ibrit, përballë k’shtu u kôn’ hâni, e mrapa hanit ka qenë shpija e babgjyshit t’nônes, e mbas shpisë ka bô shtypshkrojnë - shtypshkrojna e parë. 

LSh: Shtypshkrojna e parë në Mitrovicë.

BM: Shtypshkronja e parë e Mitrovicës, ai e ka...

LSh: E ka majtë?

BM: E ka majtë, mandej që u martu...e, gjyshja jeme - nôna e nônes tême, babi i vet ka ardhë prej Shqipnisë, ka qenë tregtar. Edhe babgjyshi jem ka qenë tregtar, e jon’... kanë pasë lidhje, kanë shku n’Turqi, e çka po dij unë...kanë marrë mall. 

LSh: Po, si tregtar.

BM: Si tregtar...edhe babgjyshi i nônës u martu, ajo ka qenë shqiptar qi’ ka ardhë prej Shqipnisë, jon’ vendosë n’Pazar. E tash, nôna jeme dajën e ka pasë në Pazar - ai u martu në Pazar, me...ajo Pazar, boshnjak, e ka pasë katër [4] djem, tri [3] vajza - daja e nônës. E, gjyshja jême është nôna e nônës teme, ajo u kôn’ shqiptare prej Shqipnisë. 

LSh: Muslimanë edhe ata, a?

BM: Ata muslimanë, edhe ka qenë... ka pasë nôna jeme... jon’ kôn’ pesë [5] motra, ni [1] vllâ, kur ka hi shkau n’Kosovë…

LSh: Po, mas gjermanve.

BM: Mas gjermanve, jo... mas. 

LSh: Para gjermanve.

BM: Para gjermanve, para gjermanve ai krejt ka shitë, ka shku n’Turqi, s’ka dashtë me nejtë nër shkije se shumë i ka myt’...

LSh: Kjo është periudha kur kanë çu shumë shqiptarë n’Turqi, a?

BM: Po, qat’herë edhe nôna jême...tezja jême ka qenë për djalin e Isë Boletinit e martune. 

LSh: Po, tezja jote për djalin e Isë Boletinit.

BM: Po, tezja jeme, motra e nônes teme, edhe ajo ka pasë katër [4] fmi. Unë kom lindë qat’herë para tedhet’ e ni [81] vjetve, unë kur kom lindë, ata kanë shku në Turqi... a po kupton...

LSh: Po, e n’cilin vit është kjo? N’cilin vit?

BM: Me 37-tën.

LSh: Tridhet’ e shtatën, a?

BM: Edhe nôna, nôna jême s’ka mujtë me na lôn’, baba jem s’ka dashtë me shku, nôna – edhe, vetëm ka’ nôna - veç k’to dy [2] motra kanë met’ në Kosovë: krejt, me halla, me axha, me krejt, kanë shku n’Turqi.

LSh: Krejt familja? 

BM: Krejt familja e nônës teme kanë shku në Turqi, veç k’to dy [2] motra jon’ metë, tani na...qat’herë unë kom lindë.

LSh: Edhe, a i keni rujt me k’ta kontaktet - n’Turqi? 

BM: Po, gjithë kemi pasë, po tash kanë vdekë, kanë vdekë tezet krejt. Daja m’ka vdekë, s’ka pasë fmi, ni teze, s’ka pasë fmi – m’ka vdekë, tezja ka pasë dy djem, ni vajzë: djemt i kanë vdekë veç ni mesë i ka metë tezës, tezës... i ka pasë ni [1] djalë, ni [1] çikë: djali u rritë atje, ka lôn’ dy [2] fmi; vajza s’ka pasë fmi, vetëm ni [1] çikë e tezes m’ka metë n’Stamboll.

LSh: Po, a, sot qi’ është halâ atje? 

BM: Është halâ, kemi kontakt, ka ardhë, edhe na kemi shku te ajo, a po kupton... është e martume edhe s’ka fmi. 

LSh: E, sa fmi jeni kôn’ në familje?

BM: Na...gjashtë [6] fmi jemi kôn’: katër [4] motra jemi kôn’, dy [2] vllazën. Vllaznit i kom pasë ma t’mdhej, unë jom kôn’ e treta e fmijve. 

LSh: Mas dy [2] vllaznive.

BM: Mas dy [2] vllaznive, e, mas meje, edhe tri [3] motra jon’ kôn’. Vllau i madh e ka kry shkollën n’Mitrovicë, gjimnazin, ka shku në Beograd, e ka kry fakulltetin ekonomik, ka punu n’Adriatik, ka qenë drejtor n’Adriatik, ka qenë n’Kosovtrans drejtor, ka punu mirë...u martu, ka pasë dy [2] djem, ni vajzë [1], ka grunë, po’ gjashdhët e tri vjeçe [63] u s’mu - vdiq. Vllau i dytë s’ka pasë fmi, u martu...s’ka pasë fmi. Ai ka punu n’bankë, e motra... un’ jom kôn’ e treta e fmive, kta fmit’ mas meje, ma t’vegjel...mu ka smu nâna, shumë keq ka qenë. Edhe unë vet filloren e kom kry shkollen, edhe kom ndërpre, kom kqyr prind, se babi ka shku, ka pasë kuajt n’shpi, kalin, fmít e vegjël...përpara ka pasë hilne, dalne, akrabâ, sene edhe u dufta me nderpré shkollen. 

LSh: Veç s’e ke nderpré shkollen qi’ ta ka nalë dikush... 

BM: Ja, ja, ja, babi jem ka qenë shumë përparimtar. Vllaznit jon’ shkollu...masi unë e kryva at’... masanej motra mas meje e kryvi gjimnazin, e kryvi, e kryvi normalen n’Prishtinë, msuse ka qenë, masanej e kryvi arsimtare, e kryvi shkollen nâltë. Motra, e treta, ajo e kryvi gjimnazin n’Beograd, e ka kry fakulltetin, biologjinë, ma shumë për mjeke.

LSh: Për mjeke.

BM: Ka qenë drejtoresha e shkollës, qysh pi’ thojnë k’saj medicinës, shkollë medicines ka qenë drejtoresha, masanej ka qenë n’gjimnaz, drejtor gjimnazit, krejt shkollave, mas lufte u bô drejtoresha e çerdhës, mas luftës. 

LSh: T’fundit?

BM: T’fundit. Motra, e katërta, e kryvi gjimnazin edhe shkollën teknike, baba jem na ka shkollu edhe shumë tjerve qi’ kanë dashtë mi nalë fmi prej shkollës, a din, se shkojshin n’xhami, thojshin “çikat s’duhët mi’ shkollu”. Babi jem plotve i ka bô qi’ i kanë çu çikat n’shkollë për me kry shkollen.

LSh: I ka thôn’...i ka bindë, a? 

BM: Ju ka folë, se baba jem si hoxhë, ata mandej, edhe babi i ka tregu çka domethôn’ shkolla, çka domethôn’ dije për njerz, duhet me përparu, me shku përpara, jo mrapa. Gjithë thojke, “Duhet njeri me kqyr përpara, jo mrapa”, edhe k’tâ na thojke, “mos u bòni ma i pari, as ma i mrami: mesi është gjithë ma i miri”, qyshtu na tregojke baba, a po kupton... e tòna motra jeme mas meje, ajo e kryvi, u bô arsimtare, u martu nizet e ni [21] vjeçare, u martu, at’herë ka pas’ kry vetëm shkollën normale, u martu, iu bôn dy [2] fmi, burri iu smu prej kancerit, vdiq, i la... ni, djali i madhi tri [3] vjeçi, vogli ni vjet e gjysë. Ajo mô s’u martu, i rriti ata dy fmi, e kryvi fakulltetin, u kôn’ delegate n’kohën e partizánve, masi kur hinen Drankoviqi, ky Sllobodani kur na murr neve pushtetin tonë.

LSh: Autonominë?

BM: Autonominë na murr’...At’herë delegat’ krejt i njek’ke, ikën delegat’ n’Slloveni, kanë nejt n’Shkup. Shpinë e kena pasë...kemi pasë gati gjashtë [6] ari bashçën e madhe, e mi’ mjellë pemë e perime, kemi pasë pemë e perime... kemi mjellë, krejt kemi pasë: pula, kalin babi gjithqysh, pa tô s’ka mujtë me shku...e, gjashtë [6] fmi jemi kôn’, kalin kemi pasë edhe ni lopë, e qato u dufshin m’u kqyrë.

LSh: E, kush u merke ma shumë?

BM: Unë i kom kqyr prej vogjlije, krejt e vogel jo’, po’ kom pasë tremdhet’ [13] vjet - katermdhet’ [14] vjet. 

LSh: Kur ja ke nisë?

BM: Kur ja kom nis me punu me asi, nôna m’u smu, shumë keq u smu.

LSh: E ça ka pasë?

BM: Prej temperatur’s – s’i ra n’tru po ka ra n’fyt, n’fyt ju aj’ si gushë kshtu, ju rrit fyti, e çojshin, përpara at’herë kanë qenë partizánt, e çojshin, u kôn’ mjeku nifar Gjorceviqi, e ka pasë plot mjekë. Krejt thojshin ‘vetëm mu’ operu’ e babi jem ka pasë ni shok t’ngushtë k’shtu shumë, ka shku, ka ardhë, ka qenë… 

LSh: Mjek popullor?

BM: Zabit, qysh mi thôn’...

LSh: Zabit? Mos mjek popullor?

BM: Jo bre, ushtrisë aj... 

LSh: Mjeku i ushtrisë?

BM: Mjeku i ushtrisë u kôn’, po’ me… 

LSh: A...gjeneral?

BM: Gjeneral. 

LSh: Funksonin me grada t’nâlta.

BM: Me grada t’nâlta, po ka qenë mjek, shumë mjek i fortë ka qenë aj, i tregojke bâbës tem, “Qyre, qi’ bôhët me operu, qi’ e çon te mjeku” thotë “me operu: n’tavolinë ka me t’metë”, se shumë keq ka qenë dy vjet nâna jeme. Ia jep ato, nifar’ me ly edhe tani e lyke nana jeme...thojke “kta dy mujë dit’ ki me ly, kjo t’hjeket, t’kalon âjna, e mas dy [2] vjete” tha, “ajo t’mledh, t’qet kelb edhe mâ kurrë s’t’dhêm”. Shumë i fortë ka qenë aj mjeku i ushtrisë. 

LSh: Ja jepi ata...mandej, a i dul’ qashtu?

BM: Qashtu qysh ka thônë, qashtu, bile i pat metë k’tu shêja, edhe unë që e ndërpreva shkollën, prej katermdhet’ [14] vjetve kom nisë punën, t’shpisë e krejt, mandej babi jem ka pasë ni shok, ka pasë tre-katër vajza, ni djalë: aj si i vogel ka râ prej kumlles, edhe kur u bô me shku ushtar “kâma, kâma”, aj n’fshat, aj ka qenë i Dedinjës, ka qenë shumë aj...përpara, n’fshat, kush ka pasë tokë, kush ka pasë gjâ u kôn’ i pasur, edhe krejt ka shitë, ka çu, at’herë partizánt jon’ kôn’, ka çu në Beograd, e çoi ‘Zagreb. 

LSh: Për me shnoshë? 

BM: Për me shnoshë. E kthyn’....s’mujshin me shnoshë. Baba e thiri këtë mjekun, kit gjeneralin, erdh n’shpi te na, e kqyri, ja dha do barna, sene, kom harru çfarë barna ia ka jep, po’ u shëru, u shëru, Leka. Mandej vllau jem ka qenë drejtor i Adriatikut, e murr’ n’punë si rojtar...s’kishin...krejt e shitën - u shnosh, u martu, nont’ [9] fmi - hala është gjallë. 

LSh: A po? E k’to, pos’ pula, kali, puntë e shpisë , a po na tregon? 

BM: Pula majshim, kemi pasë bashçen e madhe, n’fund kemi pasë atë për pula, atë far venin: majshim pula, bojshin ve, lopën kemi pasë, e majshim lopën... ni mëngjes e bôni viçin. 

LSh: Lopa.

BM: Lopa... po’ me dy [2] kréna. Tash kur e pijke tômlin, i shkojke n’kry.

LSh: Viçi lindi me dy [2] kréna.

BM: Me dy kréna...po s’rrnoi, cofi. 

LSh: E ti, a e ushqejshe? A e majtët atâ?

BM: E, po, jepshim me pi tômel, po i shkojke n’tru, a po kupton? Tash ni kry si normal, tash, njô’ tjetër: çka hajke diqysh shkojke nalt edhe… 

LSh: Shumë shpejt diq... koka kôn’ rast interesant! 

BM: Shumë, a din kur...s’m’ka bô mu, as s’kom pa as asi, veç ajo lopa qi’ lindi dytin viç, e âxha jeme k’puctar, krune përpara n’shpi gatujshim, e sillshim at krunën, e i ka ra gjilpôna, aj e ka përbi, ajo lopa.

LSh: Qajo lopë!

BM: Qajo lopë. Edhe, u çova n’mëngjes, si fmi unë kisha dëshirë...gjithë kom pasë qef me kafshë, mi’ kqyrë, kur po shoh: ajo ish shtri... lopa. Une ngâjta m’i tregu bab’s... lopa u shtri, ashtu krejt, a din, nuk shtrihet ashtu...Kur erdh baba jem, ajo cofi, ajo gjilpôna ja ka çpu atâ plâncin, edhe met viçi. Mandej une viçin…

LSh: Ky, viçi i dytë? 

BM: I dyti. Shkojsha, blejsha ka dhet’ killa qumshtë dhe me cucëll e ushqejsha: ku t’shkojsha une, ajo mrapa m’vike - ku shkojsha, mrapa m’vike...u bô... i madh ke... po’ mashkull.

LSh: Po... kâ? 

BM: Çka me bô me to’... na, na s’kemi pasë me punu me tokë.

LSh: As s’keni mujt me… 

BM: Me pre, une s’e lashë babin me pre, se m’u dhimke, e kom rritë...at’herë e falëm. 

LSh: Për katun.

BM: N’katun, edhe babi i ka thônë… 

LSh: ‘Mos e prej’ ia ka lânë amanet...?

BM: ‘Mos e prej’ – amanet. Bojke bé, zingjirin e ka kputë, qaq u kôn’ i fortë. 

LSh: I fortë qi’ e ke ritë ti? (Të qeshura)

BM: K’to senet qyshtu, babi jem gjithë na mledhke, na tregojke çka osht’ mirë, çka osht’ keq. Ma s’shumti jemi qenë t’lidhun me babin, se me nônën...baba, nôna...mandej, fmi shumë, s’kish kohë, a po kupton - gjithë me babën jemi kôn’: na tregojke çka duhet, çka është mirë mos me bô keq njerzve, mos me kqyrë punen e hallkut...Kur jemi kôn’ t’vogel, kem pasë Ibrin afër, Mitrovicë, ka pasë Ibri, Sitnica edhe Lushta, tri [3] vene uji shkojke, e na Mitrovicë, Ibri, ajo ka qenë edhe fell qaty, tan’ verën u lashim, u rrezitshim, përpara s’kemi shku n’deti...qaty.

LSh: N’Ibër, a? 

BM: N’Ibër u lashim prej mengjesit, u lashim me shoqe, dilshim lujshim, bojshim ato vijat, kcejshim, me top lushim, qato lojna i kemi pasë me tòna. Kur u rritëm, ma t’mdhej u bâm’... përpara s’ka pasë kafiqa, u kôn bioskopi, shkojshim...s’kemi pasë as telivizor, as telefon, vonë dulen ato, e…

LSh: Shkojshit n’bioskop?

BM: N’korzo dilshim, krejt rinia prej Urës Ibrit deri te gjimnazi u kthejshim deri sa u lodhshim, qashtu shetitshim: djem, vajza, shetitshim n’Ibër, u lashim. Kur u rritëm... jo mô’, na s’u lajshim... veç prej fminisë unë disha me notu mirë: nuk shkojsha mu’ la aty ku lahen fmit’ e vegjël, po ku o’ fell, edhe kcejshim...e patën bô ni dru k’shtu edhe kcejshin prej atij drûni n’ujë. Edhe na, kemi pasë ni shoqe kojshi, na kcymë edhe notum: jo qi’ u mytëm, po’ po notojmë, edhe përniher’ jem lshu, kem menu qi’ jena mirë, a din ku është ma… 

LSh: Ma cektë?

BM: Ma cektë...edhe nisen, qysh na ngrehke uji teposhtë dyjave, ngajtën - ishin t’mdhej, ata u lashin veç t’mdhej, jo t’vegjël – edhe na nxirren. Mandej s’em lejke mâ vllau me shku aty mu la. Z’guxojshim: ma pat ndalu, e qat’here kom...nihere kom dashtë mu mytë, mô... Po, pula kemi majtë, shota, mandej ata vet shkojshin n’Ibër, se afër Ibri. 

LSh: Shotat, a?

BM: Shkojshin vet, vishin vet, mandej ni kohë t’gjatë qashtu...mandej, na vjedhën. 

LSh: Shotat? 

BM: Krejt. Mas dy [2] mujve... ata zaher kanë menu qi’ jon’ adoptu n’atë shpi ku i kanë marrë, edhe i kanë lshu ata prapë, erdhen, u kthyn’ te na, kur nana jeme pi’ thotë gjyshës: “mos i lsho mô se prap i marin” a din – jo, masi i ka lshu, ka menu qi’ mô i lshun’, mô s’na erdhen... 

LSh: Se i muren apet.

BM: I muren, po s’po dina kush i ka marë, po’ jon’ nja nimdhet’ [11] shota.

LSh: Ku i lshojshit zakonisht n’Ibër?

BM: Lshojshin n’Ibër, tan’ ditën aty, po’ gjôjnë peshqi, po hajnë, vishin... 

LSh: E k’to votë e shotave, a i keni përdorë për diçka?

BM: Ato vo, po normal, veç jon’ ma t’mdhaja.

LSh: Ktâ Lushten, a e man n’men Lushtën - a ka kalu ka’ qyteti? 

BM: Krejt qytetin, ka kalu qytetit, ku është banka, kjo n’Mitrovicë, Rajfen banka [Reiffeisen Bank], qanej ka kalu, deri te treni, mandej me Ibrin u bashku, edhe Lushta. Lushta është....ka qenë, tash... qysh me tregu... Lushta ka qenë e mlúme k’shtu...

LSh: Kur u kôn’ e mlume - a t’kujtohet?

BM: Lushta ka shku me...Lushta.. Lushta shkojke te banka aty, u bashkojke me Ibrin, a Sitnica vijke anën tjetër, e te treni i…

LSh: Te rruga e trenit?

BM: Treni i… hekurudha atje u bashkojke me Sitnicën, te triat u bashkojshin me ni ven. 

LSh: E tani, kur e mlun’ a t’kujtohet?

BM: E kanë mlu’...tash, taman me tregu cilin...njà dhet [10] vjet para luftës, shumë... 

LSh: Po, para k’saj lufte.

BM: Ni dhet’ vjet para lufte, po, e krejt e mlun’, tash vetëm është ty shku n’Bajër - deri aty vjen Lushta, tani e kanë mlu’ krejt. 

LSh: Qysh... a munesh me na përshkru pak, qysh e mân qytetin n’mên, n’atë kohë? 

BM: Qyteti, po’ e mâj n’mên, ka qenë prej Urës Ibrit tenalt, krejt shpia, gati, s’ka pasë...krejt jon’ kôn’ dy-katshe shpijat, dugôjt jon’ kôn’ poshtë, dugôj... shpiat nalt deri te poleti, prej atjehit ka qenë vetem...ka pasë ‘polet’ e thirrshin, u kôn’ si ni sallë, u mledhshin krejt rinia, atje ka qenë... krejt mledhshin grûn’.

LSh: Domethôn’ fushë ka qenë?

BM: Fushë ka qenë, vorret tona muslimanve jon’ kôn’ atje, u kôn’ edhe si rrush, qysh i thojnë?

LSh: Hardhi, vreshta.

BM: Po, ni pjesë, kjo pjesa u kôn’ ma knej, ka qenë për arrë. 

LSh: Po.

BM: Grûn’ mershin. 

LSh: E permene ma herët kinemanë...?

BM: Po, kinemaja ka qenë k’nej ures.

LSh: N’jug, a po? 

BM: Ngat shpisë tonë aty.

LSh: Ngat qendrës, shpisë t’juv n’jug...e çka zakonisht, çfarë filmash i shfaqshin në kinema... a je kôn’ najherë?

BM: Po’ qysh s’jom kôn’, kta vishin...

LSh: Kur shkojshit ma shpesh – për shembull, cilat ditë, ose qysh e keni pasë, kur shkojshit n’kinema?

BM: N’kinema shkojshim n’mrâmje, n’mrâmje krejt u mush’shin t’ri, rinia...kush ka me m’ra n’mên...t’indianve. 

LSh: Filma t’indianve.

BM: Filma t’indianve na bishin shumë, ka pasë edhe k’to filma t’sërbve, shkojshim i kqyrshim filmat.

LSh: Tash kallxo pak...masi e përmêne qysh keni lu... e, Ibrin, Sitnicen, a po na tregon tash, kto festat e k’to gjanat, për Shën Gjergj, ça keni bô’ ju, vajzat?

BM: E, përpara, vajzat u mledhshim, shkojshim te mullini, mershim ujë - ai mullin kur pe qet atë ujin, kur po rrotullohet, ai po del si shkumë - atë ujin e mledhshim.

LSh: Qat’ shkumën…

BM: N’bokâlla, e mershim shega, sene, i qitshim vet, i bojshim k’to për veti, i ngjyrosishim: t’kuqën e mershim edhe njo’ t’bardhëë, i qitshim n’ujë përfundi nì pemës, edhe n’mëngjës u çojshim heret, se na çojshin me hithna. 

LSh: Ju rrehshin, a? 

BM: Na rrehshin kômve. U çojshim heret edhe shkojshim e lajshim ftyren me ato ve - mu kôn’ e bardhë edhe e kuqe (qesh) për Shin Gjergj...dilshim, jon’ kôn’ parku, ka pasë Dudikërshi aty, dilshim, njerz knojshin, pishin, pritshin Shën Gjergjin, dilshim...Na fmija ngajshim mi kqyrë, ma s’shumti magjupt dilshin, u kôn’... ata njerzt qi’ jon’ ma t’zi, ndâmas jon’ kôn’ ata, dilshin e pritshin Shën Gjergjin, e festojshin, prejshin kingja e sene, na dilshim fmia me kqyrë, ata dilshin kcejshin, dikur u pijshin, u rrehshin, prejshin... (qesh)

LSh: E, a po na tregon pak për punën e martesave - qysh jon’ shku n’atë kohë? Qysh jeni njoftu? 

BM: Para neve, si për shembull nôna jeme e kta, ata prind i kanë dhânë. 

LSh: Me msit.

BM: Tash, nese kanë qenë t’pasun, s’kan dasht’ mi dhônë te t’varfunit, po’ kanë dhônë t’pasunit, kanë kqyrë me familje, sene...a n’kohen tême, jemi martu me dashni: jom njoftu me burrin tem, ka hecë ni kohë, shumë gjatë jo...jemi martu. Mandej ai, at’herë u çelë ajo fabrika e akullmatorave, ai shkoi gjashtë mujë n’Gjermani, u kthy, hini aty n’punë privat si… 

LSh: E, sa vjet...sa vjet i ke pasë kur...? 

BM: Unë jom martu pak ma vonë, se për shkak t’prindërve, mas nizet.... gati nizet e tet’ [28] vjet.

LSh: E vllaznit e motrat, qysh jon’ martu?

BM: Motra e dytë u martu nizet e ni [21] vjeçare.

LSh: Ma e re, a?

BM: Ma e re, mas meje, ajo, katër [4] vjet u martu mas meje...shumë heret po’ qe – met, i diq burri, met me dy [2] fmi, e kjo motra e tretë u martu, e kryvi fakulltetin, e kryvi magjistraturen, u martu edhe ajo...ma vonë u martu. Kjo e vogla u martu nizet e gjashtë [26] vjet, edhe ajo vet u martu. Vllau vet, edhe aj pak ma vonë u martu, po vet e ka gjetë... krejt: s’na u kanë përzi prind’.

LSh: E k’shtu...edhe pse e ke pasë baben hoxhë, ai t’ka këshillu? 

BM: Ai gjithë ka thônë, “Nuk duhet... kon’ e don - me marrë, se ai ka me jetu me tâ. Nese une e dhâ qi’ s’e don...ajo jetë është...” 

LSh: Po, qashtu.

BM: Unë kur jom njoftu, non-stop m’ka nalë, edhe unë kom ditë qi’ ka qenë i martum, ka pasë ni djalë. 

LSh: Ma heret u kôn’? 

BM: Ma heret u kôn’ i martum ai, ka...u kon’ ndâ pesë [5] vjet para se une mu’ martu me tâ, edhe mandej qe - une u dashunova...

LSh: E çka menojshe ti, për shembull, kur e ki marrë vesh qi’ u kon’ i martum, çka t’thojshin motrat, e familja, e... ? 

BM: Kërkush s’mu ka përzi, m’kanë thônë “Je....”... “S’je axhamí, mos me mujt me mendu” edhe une u dashunova n’tô, fmit’ i kom dashtë, gjithë - gjithë i kom dashtë, mu s’em ka pengu ajo, djalë, e kom rritë.

LSh: Ka pasë ni djalë ma herët?

BM: Po, edhe djali ka qenë me mu. 

LSh: Ai u rritë...me ty u rritë, a?

BM: Po, po, deri prej gjashtemdhjet [16] vjet, mandej ka shku te nôna e vet, se nôna e vet s’u martu, po vike - ma shumë ka qenë te na, se te nôna e vet. 

LSh: E k’shtu...çfarë raporte ka pasë? Sa fmi i ke pasë ti?

BM: Unë i kom pasë dy [2] vajza edhe ni [1] djalë.

LSh: E çfarë raporti e ka pasë ky vllau?

BM: Mirë, gjithë bashkë jon’ kon’. 

LSh: S’ka pasë naj diçka...

BM: Jo, jo, kurrë s’ka pasë kurgju. U martova. Mas tri [3] vjet - s’kom pasë fmi, kom pasë qef shumë at’ djalë, e kom rritë – mandej, nejse, shkova te mjeku, sene, m’ka lindë vajza, e para, mandej e dyta: për tri [3] vjet e gjysë, tri [3] fmi i kom lindë. 

LSh: E pse s’ke pasë ma herët -pse s’ke bô?

BM: Po’... s’kom mujtë se kom pasë ftofje, se kom punu shumë me ujë, e n’shpi përpara s’ka pasë...s’kemi pasë maqina me la tesha, s’kemi pasë: krejt i lajshin n’dorë, me ujë t’nxetë e ftoftë e, a po kupton, n’ujë t’nxetë pi’ lan - n’ujë t’ftoftë pi çpërlan, mandej e re...z’disha mu veshë e sene, prej kômve... 

LSh: E, a pate shku te naj mjek popullor, a k’shtu...? 

BM: Jo, t’shtetit. Ka qenë ni mjek shumë i mirë, ka qenë i thmive, ma dha do gjilpôna, sene: mas tre [3] mujve kom metë.

LSh: Po, e fmin’ e parë çka ke pasë – çikë, a?

BM: Çikë, mandej dytën e linda. E madhja ka pasë....dy [2] vjet pa i mushë, m’ka lindë e dyta, e s’ka pasë as gjashtemdhet’ muj kur m’ka lindë djali, edhe mô s’kom pasë...s’kom dashtë mô me bô. Përpara, kur u martojshin, n’shpi i përgaditshin me gjellna, me krejt, i thirshin ata qi’ po knojnë, muzikantat. Kush ka pasë bashçe ose oborr t’madh, nëpër shpia u bojke dasma, kcejshin...edhe ajo ka qenë ni asi’ ma t’afërmt, se n’shpi s’po munesh me thirrë krejt... 

LSh: E, për shembull, qysh e kanë...kur e kanë marrë nusën...?

BM: Nusen shkojshin përpara me pajtona, se s’ka pasë kerre me kuaj...shkojshin, hishin mrena, pritshin ata, na nxjershin nusën, e mershin...vjehrres, aj, vjehrra nuk shkojke - nana e djalit, nuk shkojke, po’ e çojke tjetër kon’, për shembull motrën, kunatën, e çojke n’ven t’saj. Ajo, si ‘vjerra e kerrit’ thojshin, ajo tani ia mershin dorën, qitshin bonbone e sene, kshtu, fmia u mledhshin edhe n’dhomë, edhe jashtë. Kur e mershin n’pajton, i qitshin bonbone plot, ata fmia mledhshin, u mledhshin...

LSh: E sa ditë zgatke darsma? 

BM: Darsma...tash, atë ditë qi’ pe mer nusën, tani t’hânen, pi’ vijn prind e saj, vishin, e pritshin, a din... me drekë e me asì. Mandej, t’shtatën ditë bojshin ‘iqyn gjygjyn’ i thojshin - e tretat e ditës, e bojshin, mledhshin krejt akrabât, aty drekë jo’, po’ kshtu me ëmbëlsina, përpara me defa knojshin. 

LSh: E, a e man n’men naj kangë?

BM: Jo, jo, kom harru....Shkojshe, e fejojshe, shkojshin burrat, tashti âxha, baba, djali edhe ni [1] fmi e marin me veti...po shkojnë me marrë fjalën, tonashin pe’ japin fjalën e pe çojnë k’ta prej djali, po do hedie, nusja po jep boshqallëk atij, ma t’plakut, për shembull daja ose âxha ose baba e djalit - pi jep boshqallëk me qamashir, me kmishë, me...deri te çarapa, tona boshqen ajo, ‘boshqallek’ i thojshin. Mandej, kur po shkon, shkojshim qyshtu me marrë, kur po zhdrypë nusja prej kerrit, n’derë t’hymjes, durt’ me mjalt - dy [2] ânt t’derës. 

LSh: E prek’ke derën me mjalt.

BM: Po, edhe e prek, mu bô... me kalu nusja ômel, po mrena, kur hijke, tani merrke dorë përpara, se tash k’to sene s’po bôhën.

LSh: A ka pasë naj rregull k’shtu, kujt u duft mi marë dorë ma s’pari?

BM: Po, i msojnë n’shpi te prind, e msojnë, e kanë msu përpara qysh me marë dorë: e merr dorën, e apet ni herë doren ia merr, mandej apet temehnâ. U çojke nusja heret, e qitke çajin, e fshijke aty - krejt k’ta po flejnë - kjo krejt: me oborr, me jashtë me fshi, me asi, me qitë çajin, mu’ veshë, tani me pritë me bô... mi’ bô hyzmet familjes. Aty familja ni javë ditë po rrín, ma t’afërt po bujnë aty, nusja duhet mu’ çu herët n’mramje, krejt m’i rahatu, m’i thôn’ ‘natën e mirë’, mi’ marrë dorë, tani me shku me flejt. Ajo përpara ka qenë...a, mas meje, ma ndryshe ka qenë. (qesh)

LSh: E ti, a i ke përjetu qito? 

BM: Jo une ato si kom bô... une, nejse...dorë kom marrë, vjerres tême qaty n’fillim, mandej jo. 

LSh: E, kur je shku, a e ke pasë vjerrën gjithë - a ke jetu n’bashksi, a?

BM: N’bashksi une, vjerra jeme ka qenë me Sherën, qato si ka nejt gruja.

LSh: E mandej, burri - çka t’ka punu ty?

BM: Burri ka kry, tregova, ka pasë shkollën, gjimnazin, se n’Gjermani e ka kry për akumllator, akullmator, po, e gjashtë muj kanë qenë, kanë qenë njo’ tridhet’ [30] veta kur u çelë fabrika e akumllatorve.

LSh: Ku, n’Kosovë?

BM: N’Mitrovicë...ata i çun’... njo’ tridhet’ e kusur vet’ i kanë çu atje.

LSh: A...shteti i ka çu atje?

BM: Po, po, shteti i çoi, n’shkollë.

LSh: Sa kanë nêjt?

BM: Gjashtë muj nêjtën, tani erdhen tri [3] veta, kanë qenë kta shokë - brigadira k’ta qi’ ndrrojshin tri [3] ndrrime, ata veç kqyrshin, mbikqyrshin qysh po punojnë, kur vijnë e ku po dalin.

LSh: Sa punoi atje? 

BM: Ka punu deri n’penzion. 

LSh: E ti, nuk ke punu diçka?

BM: Ja, ja, une… 

LSh: Ti je kôn’ amvise.

BM: Unë s’kom punu kurgjo, kom kqyr fmitë, vjehrrën e kom pasë...shtatë [7] vjet ka qenë gjallë, masanej mas shtatë vjete…

LSh: Masi je martu?

BM: Dy [2] vjet ka qenë e palivizshme. 

LSh: Dy [2] vjet e palëvizshme, ti e ki kqyrë?

BM: Unë e kom kqyrë. 

LSh: E, qysh u kôn’ per ty n’atë kohë mu’ kon’ amvise... me nêjt n’shpi, m’i kqyrë fmitë, mu’ kujdesë për shpinë?

BM: Po’, kqyre tash, nuk u kôn’ edhe lehtë me rritë fmitë, se edhe une katër [4] fmi, vjehrra, krejt puntë, me ushqy, me fshi, mi kqyrë fmitë. Po’ nejse, s’em ka ra...se i kom dashtë fmitë, gjithë i kom dashtë, i kom rritë, i kom shkollu, jon’ shkollu. Po’ çika e madhe, kur i bôni klasën e katërt fakulltet, ai Rankoviqi qat’ herë na murr kushtetuten, i qiti prej punve njerzt, krejt, edhe djali shkojke, ajo pjesa tash është e ndame, Zveqani, aty ka shku n’fakulltet “elektro”, pat’ shku vitin e dytë.

LSh: Cili, djali? 

BM: Alberti. 

LSh: Taman djali yt. 

BM: Djali jem. Ai i madhi ka’ pas’ kry fakulltetin ma herët, se e kom gjetë shtatë [7] vjeç. Ai e kryvi fakulltetin n’Prishtinë, edhe pat’ nisë me punu, ai mandej dul, si e qitën prej pune, sene, dul jashtë, u martu, ka pasë ni [1] vajzë, dul n’Gjermani. 

LSh: Qat’here kur erdh represioni?

BM: Kur u bô? 

LSh: Trazirat?

BM: E, qitshin prej punës njerzt, e sene, e djali jem, u duft me lôn’. Aty ke rrezik, me shku atje, vetëm shkijet kanë qenë, e, e lshoi shkollën, çika mandej ka pasë dashnorin, ata dulen n’Filandë, dyt’, edhe u martun nizet e katër vjeçe. Çika, e dyta, met’ me mu, se edhe ajo u kôn’ e martume, u martu, ka pasë ni [1] djalë, u kôn’ nòn [9] mujsh, po Rankoviqi e murr kushtetuten, i qiti prej punve krejt njerzt shqiptart, i burgoske - e lshoi shkollen.

LSh: Kush? 

BM: Djali, edhe e thirrën për... për ushtri, e mershin e kontrollojshin krejt: a është për ushtri, a jo...

LSh: Cili vjet kè? 

BM: Ajo ka qenë…

LSh: Para 90-ave?

BM: Para 90-ave, gati dhet’ vjet aj i bôni... e qitke prej punës... e merke pushtetin tonë... i ushtart shqiptar i mytshin, thojshin, ka vra vetën; ka bo ndeshje... krejt vishin kufomat shqiptarve prej ushtrisë.

LSh: Kjo prej shtadhet’ e katertës anej, a? 

BM: Po, e djali shkoi, e, e kqyrem, po me ni sy mirë s’po sheh, e ashtu ka lindë e mandej se pranun... 

LSh: N’ushtri.. paska pasë fat domethon’. 

BM: Po, ka pasë fat...na n’Turqi kemi pasë, kom pasë…

LSh: Familjart’? 

BM: Familjarë. E pata çu n’Turqi prap, u tutsha natën, dilke kaniherë halâ pa u bô lufta, e u tutshim, se shkijet çka z’bojshin, e, e çum’ n’Turqi. Ka nêjt ni kohë t’gjatë mandejna... 

LSh: Çka bojke n’Turqi - ka punu?

 BM: Ja ja, s’ka punu, ka nêjt te… 

LSh: A veç e keni çu, për shkak se jeni tút’? 

BM: Po, veç qi’ kemi tút’, jemi tút’ mos p’e mysin shkijet, s’ka punu kurgju, po ish mërzitë...u kthy mandej, dul n’Angli.

LSh: Po... para lufte kjo? 

BM: Para lufte... edhe tan’ luftën ka qenë n’Angli, atje ka punu, mandej, kur kërsiti lufta, dilshin protesta, i rrehshin, gjujshin me sêne...ajo pjesa veriore, krejt njerzt i qitën shqiptart, krejt shpijat ju murën, mandej, kur u bô lufta, krejt shqiptarve shpi...s’ka mét’ ni shpi pa u kallë, po na për fat patëm ni shkinë, ka qenë e martume për magjup. 

LSh: Afër juve? 

BM: Afër neve, kojshi, veç zidi na ndajke... shqiptarë, edhe ajo e kish vllaun polic n’Beograd. Na...n’kohë lufte erdh me vizitu motrën edhe ia la ni letër, mi tregu mos mi’ ngucë, shkijet, se ajo shkinë. 

LSh: I’a la ni letër, diçka t’ushtrisë! 

BM: Po, po, për mos mi’ prek, edhe ajo na ka pshtu shumë. 

LSh: E ju patët fat, se kojshi e patët.

BM: Kojshi e patëm, e shpija na u kall, se tan’ kohën kemi qenë n’shpi. 

LSh: S’keni dalë najkun jashtë? 

BM: S’kemi dalë, se krejt qyteti... ni shqiptar s’u metë n’qytet - krejt n’kolonë për Shqipni, a kanë vdekë rrugës fmia, kanë vdekë, kur jon’ kthy âjne kômt’, buztë... katastrofë. 

LSh: M’kallxove ma herët qi’ e ki pasë k’tâ, motrën, deputete... 

BM: Po, ka qenë, ajo. 

LSh: E cilës parti ka qenë n’atë kohë - Lidhjes Demokratike t’Kosoves, a po?

BM: Po. 

LSh: N’cilin vit - a t’kujtohet? 

BM: Bash cilën vit ka qenë... po’, kur Sllobodani... kur e murr, kur na lshoi!

LSh: Qysh e ka emrin? 

BM: Ajo ka qenë delegate. 

LSh: Qëkjo, a u kôn’ kur e shpallën pavarsinë?

BM: K’ta e shpallën pavarsinë n’Kaqanik, krejt delegatë, msheft’. 

LSh: E ajo, a u kôn’ aty?

BM: Po, u kôn’ aty.

LSh: Qysh e ka pasë emrin?

BM: Selvije Gjina..

LSh: Selvije Gjinaj... E, çka ndodhi ma herët - se e përmêne, a po... ia kan bô do masa kundër sajna - e kanë çu n’Slloveni? 

BM: Po, krejt delegatë ikën, se dojshin mi’ mytë.

LSh: Masi e shpallën pavarsinë?

BM: Masi e shpallën pavarsinë, ikën, krejt delegatë ikën Slloveni; kush ka pasë dikon n’Turqi, a din... kanë ikë, motra ke dy [2] vjet n’Slloveni. 

LSh: Te kush ka shku atje? 

BM: Me qira. 

LSh: A veç k’shtu... me familje, komplet?

BM: Jo jo – vetë. Djemt kanë qenë aty, kanë pasë dugôjën, na e rushim familja, se unë e kom pasë përballë shpisë dugôjën, e kqyrsha, vishin te unë dy [2] djemt, metën, ajo vet ka qenë, mandej prej Sllovenisë dulën n’Maqedoni. 

LSh: Ku - n’cilin qytet? N’Shkup, a? 

BM: N’Shkup. 

LSh: Edhe atje me qira?

BM: Edhe atje me qira, po’ jepshin pak kishe diçka... 

LSh: Shqiptart.

BM: Shqiptart, mandej, edhe aty dy [2] vjet, n’fund, i dorzun maqedont shkijeve, delegatë: jo veç motrën, po krejt ata qi’ kanë qenë n’Shkup, unë qi’ pi dij, dy femna jon’ kôn’ - motra jem, e treta, edhe dy [2] mashkuj. Nashta ka pasë halâ... 

LSh: A s’i man n’men qysh kanë pasë emrat ata tjertë? 

BM: Njon’a Kadrie. 

LSh: Kushi - a e din?

BM: Kushi s’e dij, veç Kadrie e ka pasë emrin, ajo tjetra Feride.

LSh: Po, te triat deputete. 

BM: Te triat deputete, edhe motra jêm. 

LSh: E ai mashkulli, ai burri?

BM: S’po di...s’po di qysh e ka pasë emrin.

LSH: E maqedont’, maqedont’, i nxônën edhe…

BM: Maqedont’ i dorzun shkijeve edhe lidhun i kanë pru me kamion, a çka, n’Mitrovicë: te triat. Motrën, edhe atâ e çun’...Kur e murëm vesh, u tranum, thamë ‘râ n’dur’ t’shkijeve’... edhe e kanë majtë tan’ ditën aty, deri n’mrâmje, tòna i kanë thônë, “a po ju ‘epni?”, qi’ nesër n’mëngjes me ardhë prap, ata ça po di ça kanë vétë... 

LSh: I kanë marë n’pytje?

BM: Po, n’pytje, edhe motra n’mengjes prapë shkoi, dy-tri ditë qashtu i kanë maltretu, mandej mô s’i prekën. 

LSh: S’i ngucën, a?

BM: Po...kur u bô lufta, motra jeme...unë e mora te une, se kom pasë shumë, kom pasë djemtë e vllaut: dy [2] djemtë e vllaut, çikën e vllaut, nusën, te une n’shpi, se ajo... 

LSh: Shpija - ma e sigurtë? 

BM: Po, sigurt a...s’e dishim, po qilloi ajo kojshikja, qi’ na pshtoi, mandej erdh prej Bajrit, prej veriut, krejt i qitën, i kallën shpijat...Mandej, kom pasë gati tridhet’ [30] vet’ n’shpi, rini, te ton’ t’ritë...po’ as neve, as s’na qiten n’kolonë, as s’na ngucën: a dy herë kanë hi: nihere njôni ka hi me maskë, ni herë njôni ka ardhë 

n’derë.

LSh: Çka ndodhi kur hinën? 

BM: Ky qi’ hini me maskë... dul’ bâba, burri jêm dul’, ai, se edhe burri jêm ka ditë, ka qenë...ujësjellsin e qitke, ka ditë ato me punu. 

LSh: Ujësjellsin, a?

BM: Po, ka punu te ai, banjon ia ka ndreqë.

LSh: Atij serbit qi’ hini mrena.

BM: Qatij serbit qi’ hini me maskë, ka pasë shpinë n’Zveqan, e njofti, edhe e ka pasë emrin Sherafedin i thojshin, e tha shkinisht, i tha, e “Shero, tjetër herë mshele derën”... po’ dera mshelë ka qenë, a din, po ai s’diti çka me thôn’, po s’na preki, dul’ - ai vet’ u kôn’. A, ni natë mas asaj ni’ jave, erdhën me dy kérre: krejt ato shpijat kojshi qi’ i kena pasë i kallën, edhe n’derë tonë edhe n’derë t’asaj shkinës, kojshikës, ia mshojshin, edhe neve me...tash na z’guxjoshim as me dalë me mshelë - ikshim, i kena pasë venet k’shtu nëpër shpija qi’ jon’ ndreqë - pa ndreqë, k’shtu karajapi, a din - pa dyrë, pa asi, aty u mshefshin, ikshin k’ta rinia, u fshefshin, kur vishin k’shtu... 

LSh: Pse - shumë veta ka pasë aty?

BM: Te une?

LSh: Po.

BM: A qi’ erdhën?

LSh: Jo, jo. 

BM: N’shpi.

LSh: N’shpi, te ti, rini...

BM: Te unë ka pasë pesëdhetë [50]: dymdhet’ [12] t’ri, veç t’ri.

LSh: Dymdhet’ [12] t’ri.

BM: Tòna’, Sadiku u kôn’ djali i kunatës, gruja e vllaut, motra, vllau.

LSh: Krejt aty. 

BM: Gjyshja e dhôndrit, âxha e dhôndrit me grunë, plot shpia...e kom pasë...edhe ikshin, u mshefshin, po’ ajo dul’ - ajo me letër.

LSh: Ajo sërbja.

BM: Ajo shkina, atynve krejt me maska, me thika, dul’ edhe ju tregoi atë letrën edhe i tha për neve: “K’ta nuk jon’ UÇK-së - k’ta jon qytetarë. K’ta nuk jon’ shqiptarë, po jon’ turq”. 

LSh: I tha ajo? 

BM: Ajo i tha, edhe s’na ngucën – pshtum’. Kemi hjekë, kanë hjekë njerzt shumë, nejse, ata dymdhet’ [12] ditë ken qi’ i qitën, mas dymdhet’ ditve i kthynë, u kthynë....dikush ka vdekë rrugës, fmit’ kanë vdekë....po’ u kthyn’, u kthyn’...shpijat kallne: nëpër rrugë, s’kanë ku me flejtë, s’kanë çka me hônger. Është pjesa jonë, ajo pjesa veriore atje, shkijet bishin prej Beogradit, kishin tònat t’mirat, kishin me ble me bukë, me tômël, me krejt. 

LSh: Ushqim?

BM: Ushqim. Knej urës s’kemi pasë kurgjo hiç, krejt i thynë: dugôjt’ jon’ thy, jon’ kallë shpijat, s’ki pasë kurgju...kush ka pasë shpi diçka qi’ me hônger...Çdo mengjes u dufsha me dalë n’ora shtatë t’mengjesit, me dalë përte’ urës atje, me pritë n’rên. 

LSh: Ti dilshe, a?

BM: Nalt, bajagi ni copë me ecë, e, pritsha me marrë tômël se e kisha nipin e vogël, non-mujsh, edhe, edhe, plot njerz, shpia plot, nejse mu’ ka gjindë, miell n’shpi kom pasë, prapë z’guxojshim, shumë veta, u dufke...edhe kur çojsha me ble bukë, gjôjsha bukë, shitshin ata t’fshatit, ato serbet djathë, ksi...pemë e perime. 

LSh: Blejshit prej sërbve, pa problem...

BM: Blejsha, po une sërbishtën e kom ditë shumë mirë me folë, s’kanë mujt me vrejtë qi’ jom shqiptare, se shumë mirë e kom folë serbishten, e, kur vishin shqiptaret si s’dijshin mirë me fol - s’ju jepshin, thojshin: ‘Hajt, shko, Sllobodani me ta dhôn’ – ai – Klintoni, për Klintonin thojshin, “Hajt, shko te Klintoni, nè t’ju jep me honger”.

LSh: E pse?

BM: Une mersha k’tu.

LSh: E, qysh e dishe ti serbishten mirë? A ke pasë kojshi sërbë?

BM: Kom pasë kojshitë, une kom pasë shumë, lagjja jonë u thirke ‘boshnjaçka mahalla’, aty krejt, ma tepër ka pasë boshnjakë edhe serbë... ka pasë, ka pasë edhe shqiptarë.

LSh: Aty n’‘boshnjaçka mahall’ je rritë kur je kôn’ e vogël?

BM: E vogel, edhe prej fminisë kom lujt edhe me sërbë, edhe me boshnjakë, me shqiptarë...kom ditë sërbishtën shumë mirë me fol, edhe n’shkollë ka ni orë kemi pasë...n’shkollë s’kemi mujt kurgju me msu, po kom msu unë prej…

LSh: Prej rrethit?

BM: Po, prej rrethit. 

LSh: E, n’shpi, k’shtu, çfarë gjuhe keni folë, kshtu, se përpara kanë thôn’ ‘qytetart’ kanë fol turqisht, e…’?

BM: Jo, na n’shpi turqisht kemi folë.

LSh: E pse, a ka...? 

BM: Prej gjyshes tême: gjyshja jême ka folë, se te nana jême kanë fol boshnjakisht, se ata boshnjakë jon’ kôn’, nejse, gjyshja jême ka qenë prej Shqipnisë, shqiptare, po vjerren, vjerrin, burrin - boshnjak e ka pasë. N’shpi jon’ folë boshnjakisht, a te baba jêm turqisht kemi folë... 

LSh: Prej gjyshës, a? 

BM: Prej qi’ e dij vetën. 

LSh: E pse folshit turqisht? A thojshit qi’ ‘jena turqeli’ a - a, veç ka metë qashtu?

BM: Ka metë prej turqve, gjyshës tême.

LSh: Kshtu s’e kanë pasë....s’kanë thôn’ ‘jena turqeli’...?

BM: Jo, prej babës na shqiptarë prej Shalës, a po kupton? Baba shqiptar, baba ka ditë shqipen shumë bukur me folë, krejt, edhe shkollat shqipe nuk kemi shku as serbisht, as…

LSh: Turqisht.

BM: Veç shqip, tòna i çelen shkollat turqe, se i moren fmit’ n’qafë k’ta shqiptart, tòna’ z’dishin me folë, hupshin vitet...shumë kanë bô... ça s’kanë bô për me shkatru shqiptart...

LSh: Po, manipulime k’shtu...domethôn’ - veç ka metë.

BM: Veç ka metë prej gjyshes têm...Gjyshja, ajo gjithë ka qenë n’qytet, edhe kanë folë turqisht përpara kur kanë qenë turqt, edhe qashtu na ka metë neve. Edhe na...edhe te....kur u martova te burri - turqisht. 

LSh: E, burrin, t’kahit e ke pasë? T’kahit e ke pasë burrin, me prejardhëje k’shtu?

BM: Ktâ, prej Vuçiternës.

LSh: Prej Vuçiternës – Vushtrisë, a? 

BM: Vuçiterna u kôn’ qyteti ma i parë, Mitrovica s’ka pasë kur u kôn’ Vuçiterna qytet. 

LSh: E pse dulen ata mandej n’Mitrovicë?

BM: Ata...ça po di...jon’ martu çikat n’Mitrovicë, sene...Ata e kanë shitë shpinë në Vuçitërn, se tash Mitrovica u bô ma e madhja, ma....ajo Vuçiterna u metë pak si fshat, a din, ma e vogël, e jon’ ardhë në Mitrovicë. N’Mitrovicë ka pasë fabrika, ka pasë ku me hi n’punë, sene...N’Vuçitërn s’ka pasë, u kôn’ ni asi...qysh me thôn’, ni si fabrikë diçka, s’ka pasë punë...s’ka pasë...vishin, shumë kanë ardhë prej Vuçitërne n’Mitrovicë: kanë shitë shpinë atje, kanë ble k’tu, pëpara shkollat, gjimnazi, kanë ardhë në Prishtinë me kry, s’ka pasë n’Vuçitërn: filloren e kanë kry, tani kanë ardhë n’Mirtovicë. E, tash po tregoj kur ke lufta…

LSh: Lufta e fundit? 

BM: Po, tòna erdh, e kom motrën, ka pasë... qysh i thojnë shqip... - vikendicë, shpi, atje verës dilshin aty afër – tan’ verën po shkoj aty, ajri i pastërt.

LSh: Ku e ka pasë? 

BM: N’Ribariq. 

LSh: Ribariqi, afër Novi Pazar-it.

BM: Afër Novi Pazar-it, edhe ata boshnjakt aty, krejt e kanë lshu ka ni dhomë, kanë thôn’, “Krejt kon’ e ki, meri, thirri,” se halâ s’kish kërsit lufta e madhe, “bjerni khâ”, për mos...rininë me pshtu e sene, edhe unë, djali, motrat, kjo delegate qi’ ke. Ata: “Jo, na nuk ikim” - ata bojshin si trima. 

LSh: K’shtu, krenari?

BM: Po, krenari: “Po na vjen keq me ikë, s’po dojmë me ikë”, po’ tòna’ çka hjekshin: i njekshin nëpër...shumë kanë hjekë, ty ikë, i lypshin mi mytë djemt e delegatit, edhe une shkova te çika po thom “Qyshtu, merre djalin, merre burrin, edhe merri pleqt, po shkojna n’Ribariq, qyshtu te motra, na kanë lshu, ka sene me ble, dugôj’ aty, sene...”. Ajo pak si fshat, po ka dugôj’, ka... patën bô shqiptart k’to vikendica plot ngat ujit, po vjerri i nusës, “Jo” tha vjerri, “n’Zasellë” kur s’u bô lufta, “aty është sigurt”.

LSh: N’Zasellë.

BM: N’Zasellë, t’Bajgorës. I çun’ atje, dhôndri me djalin e axhës, ai dy [2 ]fmi, grunë, çika jeme me burrin, me djalin e vogël, jon’ shku atje. Unë kurgju z’disha, ata vishin, vjerri edhe vjerra ‘jo’, mirë e kanë ata atje’, po ato plakat, t’shpisë qi’ jon’ shku atje n’Zasellë, vetëm burrat i kqyrke - çika qysh tregojke - gratë s’kishin ça me honger, bukë t’thatë...z’di. Ata, mentaliteti, veç burrat mi’ kqyrë - ata me hôngër, atynve mi qitë...po’, ai djali i axhës t’dhôndrit ka pas marrë tômël me kamion, jon’ shku, po doli... aj...dy [2] fmi ken’, ata u harxhun, kur i ka met’ ni tômel çikës teme për djalë, jon’ vendosë me marrë djalin edhe mu’ nisë me ardhë te unë. 

LSh: N’kâmë.

BM: N’kômë, se une ni herë gjeta ni lidhje me telefon, unë u niva me çikën, po unë dojsha me...z’dijsha as rrugën, se s’kom qenë kurrë n’atë fshat, z’dijsha ka me shku me marë çikën, edhe ajo niset. 

LSh: N’kômë, a?

BM: N’kômë, me djalin e vogël edhe qat tâmël e ka marrë me veti, po tashti ajo bjonde, edhe serbishtën mirë - s’ju ka dokë si shqiptare, po ju ka dokë qi’ është sërbe, kur e kanë pa rrugës, se krejt ushtartë rrugës. 

LSh: Paramilitarë?

BM: Paramilitarë, me pushka, me maska, tha bile vajza, m’tha, ‘Nihere njôni kur m’ka dalë, mu ka dokë tri [3] metra!” - prej tutës’, edhe e kanë nalë: “Ku po shkon?”, ka thôn’ “Po shkoj me çu djalin te mjeku, e kom smutë”. Tri [3] vêne e kanë nalë, edhe i kanë tregu ka’ me shku te mjeku, edhe ambullanten e kom pasë afër shpisë, edhe kur erdh ajo u kôn’ e zbeehtë: me pre, ni pikë gjak s’i del! Kur e kom pa, thashë... (fillon të qajë). N’mal kanë flejtë - ni javë ditë, n’mal me djalin, ni javë ditë krejt ata familja, tha, “shkojshin plumat k’shtu” tha “ na u mshefshim me ni’...do gropa. N’mal” tha “kemi flejtë, po’” tha, “për fat e kom pasë...” - motra ia ka çu ni, si...me patentë, djalin e shtijke mrêna.

LSh: Si thes.

BM: Si thes. Qajo e ka pshtu fmiun qi’ mos mu’ smû’....çika ni muj ditë ka...si drrasën kur e çan, k’shtu u kull’ qi’ u ftofë n’mal... ftoftë, nata, s’kishin ku me çu: n’qat luftë e çova, te shkijet! Kur… 

LSh: Se ajo ke smut’ shumë, a?

BM: Shumë u smu...u tutsha mos ka marrë kalljen e mushknive, edhe ja dhan’ shtatë [7] gjilpôna, gjashtën kur e ka marrë, ni shkinë aty – veç shkina punojshin, s’ka pasë shqiptarë: krejt i kanë hjekë: me mjek, me motra, me krejt... edhe, ajo njona ka thôn’ “Kena me pre shqiptarë si pulat!”, tha, unë po kaloj - shtatën s’guxofti me shku, edhe s’e ka marë. 

LSh: S’e mur?

BM: Ja, s’e mur...po’ qyshtu shkojsha atje mersha limona, merr çaja, qyshtu...

LSh: Po, sa me shnoshë. 

BM: Deri... pak erdh n’veti. Kur hini NATO-ja, shkijet krejt ku kanë mujt me asì: përte urës tremdhet’ [13] shqiptarë t’ritë nëpër shpija, qi’ i murrën e, i mytën. Çka s’kanë bô... masi ...mandej, prapë hishin nëpër shpija, i mytshin: me fmi, me gru, me fmi, me krejt familjën...shumë masi ka hi NATO-ja, krejt ça kanë gjetë nalt, qi’ jon’ kôn’ n’veri, i kanë mytë, shqiptart.

LSh: E, kjo u kôn’...a u kôn’ ma shumë n’Mitrovicë, a n’krejt qytetet?

BM: N’Mitrovicë, Gjakova, n’Vuçitërn....n’Prishtinë jo, s’kanë vra, as s’kanë kallë...paak rreth, aa Mitrovica, Gjakova edhe Vuçitërna - shumë kanë vra, kanë kallë. 

LSh: E ku ishit ju deri sa u çlirut krejt? N’shpi keni nejt...?

BM: Unë, gjithë... tan’ kohën n’shpi kemi qenë, me krejt qata qi’ i kom pasë.

LSh: E, mandej mas luftës qysh – a, u çlirut, a?

BM: Mas lufte mandej kjo ana u çliru, a ajo n’veri deri vonë kanë bô’, kanë vra, po s’metën...ikën. Do boshnjakë kanë metë...s’kaa, atje krejt munesh mi ngje dy [2], tri [3], dhet’ [10], shpija, s’jon’ tash...mas lufte, vonë jon’ kthy, se përpara i qitën krejt, krejt i qiten: asnjo’ s’u metë, e qito ngjarjet tash m’u kujtun’ masi hinën partizant’, mas luftës.

LSh: Tash je ka folë për Luftën e Dytë Botrore...

BM: Dytës, dytës, po’ jo, edhe djali...burri i tezes - djali i Isës [Boletinit] u kôn’... e lypshin, ai me dy [2] djemt e axhës, e axha - non’ [9] veta kanë qenë familjes t’Boletinve edhe e kanë ni plep i madh, e kan çelë ni gropë edhe kanë qitë drrasat, edhe qaty kanë flejt.

LSh: Ni plep, a?

BM: N’gropë, n’dhé, mrena.

LSh: E kush e lypke, partizant’, a?

BM: Partizant e lypshin me asi...a shqiptart i çojshin ushimin, e mshefshin, edhe baba jem si hoxhë u kôn n’xhami ty fâlë, ata i kanë tregu dikush, i ka thôn’ “Ai është Faiku” - Faik e ka pasë emrin burri i tezes. 

LSh: Djali i Isa Boletinit?

BM: Po, djali i Isa Boletinit, edhe e kanë rrethu babën. Baba m’tregojke, unë kom qenë e vogël, unë...atâ, po e di baba qysh tregojke, edhe e kanë rrethu, “kur e kryva, e fala, e mandej e panë qi’ s’jom une” - se e kanë fotografinë e tij. E, mas ni kohe t’gjatë, ka qenë i rrethum’ dikush - a i tregoi a s’po di, po’ i gjetën, edhe ajo m’kujtohet, e maj n’men mirë: e prunën n’qytet, midis qyteti, n’Mitrovicë.

LSh: E vrajtën djalin?

BM: Krejt i kanë vra.

LSh: Sa vet’ jon’ kôn’?

BM: Nônt’ - krejt i kanë vra, edhe i qitën si dru, midis qytetit, n’rrugë, tan’ ditën m’i pa njerzt qi’ i kanë vra, mandej i qitën n’kamion, i çun dikun...z’dihet as vorri as kurgju’, kur luftojshin me gjermant...

LSh: Partizant?

BM: Partizant. Na ikëm n’Rahovë, n’fshat, afër, jo shumë larg...n’fshat nuk bombardojshin gjermant, edhe shumë familja e madhe. Shpija u mush, aty e shtrojshin...dhoma e madhe, e kanë...gjithcilin fshat ka pasë odë, thojshin, “e madhe, për musafirë”... kur vishin. Aty u mledhshin burrat mu’ falë edhe me nejt, nej’ me bô, edhe deri...vetëm ni pjesë kshtu dhé, knej ni dru e... t’madhe e mush’shin me kashtë, edhe e qitshin qebe, sene, mlojshin...Tòna’, përpara jon’ kôn’ ato si shilte i bojshin, për mu ulë aty, e tash, qaty flejshin k’ta qi’ ikën - si sardina. (qesh)

LSh: Njo’ mi njo’. 

BM: S’kanë ku me flejtë... na...mandej prej atyhit dulëm n’Staritërg, ni katun, aty na kanë pritë mirë deri sa u kry lufta, kur u kry lufta e maj n’men qi’ kur u kthymë, baba jem ka ardhë përpara, se afër shpisë tonë kanë ra bombat, shpija...shpija jonë boll u prish, zidna, sene, po s’ka ra krejt...e, baba e ka ndreqë me mjeshter pak, sa me mujtë mu’ kthy n’shpi. Mandej, tòna’, ma vonë e kanë ndreqë, e maj n’men kur u kthymë, e vogël jom kôn’, veç e maj n’men si sot: ato krejt dheu prej bombave, menxi hinëm, gropa, bombat ku jon’ ra... ujë. 

LSh: Po, po, k’shtu, shkatrume?

BM: Krejt qysh u shkatrru vêni e maj n’men, qi’ qato sene m’kanë metë n’kry.

LSh: Prej fminisë, a? 

BM: Prej fminisë. Aj...ka qenë, kur jon’ kôn’ gjermant, Bedri Gjinaj, m’u kujtu, e burri i motrës, kunati i motrës.

LSh: Motra jote e ka pasë kunat?

BM: Kunat...edhe ai ka qenë, ai u kôn’ profesor a msus’, unë tash...po’ ka punu shumë për shqiptart, e ka çelë shkollat shqipe n’Mitrovicë, deri n’pazar ka çelë shkolla shqip, mandej boll kan’ jon’ munu shkijet me…

LSh: E kush... a u shkollu najkush i joti n’shkollat e tinaj? 

BM: Burri jem u kôn’ n’shkollën e tij, t’Bedri Gjines.

LSh: E ka kry shkollen, a?

BM: E ka kry shkollën e mas lufte, masi jon’ hi partizant, ata e kanë marrë, e kanë çu n’spital edhe me gjilpôna e kanë mytë. 

LSh: E k’ta djemtë e k’tij? 

BM: Selvisë? 

LSh: Jo, po’ a kanë pasë djemt e motrës tône diçka t’keqe kshtu, për shkak që e kanë pasë axhë Bedri Gjinen? 

BM: Bedri Gjinën jo, po’ për motren, nôna tònashi...

LSh: Edhe ma vonë, a? 

BM: Jo ma vonë po’ kur… 

LSh: U bô delegate.

BM: Delegate qi’ ke, kur hinën partizant qi’ jon’ kôn’, motra jeme e krevi shkollën, e kryvi asi sene edhe at’herë hishin n’partia, a din, edhe e bônë delegate. U kôn’ e zoja shumë edhe punoi, kur u diq Tito, tani erdh Sllobodani...ai tonashi shqiptart i...na mur kushtetuten, shqiptart i mytke krejt, krejt prej punës i qiti, krejt çka ka qenë, kush s’ka punu përpara i ka qitë, kush ka punu kanë punu deri n’fund, po prapë i ka mytë, edhe asi... edhe ka hjekë motra jeme, ka hjekë shumë, ka hjekë... edhe djemt tònashi kanë hjekë, djemt...i njekshin djemt, u rritën, i njekshin. M’u kujtu tash: baba jem, kur ka punu, ka qenë hoxhë n’atë fshat, n’Dedinë, me vjet, deri qaty ka dalë në pension edhe babgjyshi u kôn’ aty para babës, tash krejt fshati jon’ bô, kanë mledhë, e kanë bô xhami t’re. 

LSh: Qitash vonë?

BM: Atâ t’voglin e kanë así...e kanë bô t’re, edhe na thirën, për babgjyshin na kanë vetë: sa ka punu baba; qysh ka punu, krejt, edhe na thirrën, tash n’emrin e babes tem atë xhami e kanë qitë. 

LSh: Po, qysh e ka emrin?

BM: Mullashaban.

LSh: Mullashaban Hoxha. 

BM: Hoxha.

LSh: E kjo... qitash mas luftës, tash vonë a?

BM: Tash vonë, se tash, sivjet, e kanë ndryshu, na thirrën edhe djemt tonë, me shku me qenë prezent aty kur u lshu xhamia, na ka ardhë mirë shumë. Qi’ po ju tregoj, mas lufte m’u martun çikat, mu bôn’ nipat, mesat, u rriten...edhe mu gjyshja m’tregojke prralla, edhe une i mledhsha edhe iu tregojsha prrallat e gjyshës têm’. (qesh)

LSh: E hajt, a po na tregon naj prallë neve?

BM: [Përrrallë]

“Ka qenë mbreti, e ka pasë ni djalë. E, ka qenë ni vajzë, s’ka pasë prind - babën e ka pasë, po nanën s’e ka pasë, edhe baba ju ka martu... me dy vajza, ajo i ka pru, edhe shumë e kanë maltretu kit’ çikën. Edhe, kjo, ka pasë ni lopë. Ajo lopa, e shtishin me punu k’to njerka, çikat, shumë, kjo s’po munët me mrri. Përpara, leshin e kanë tjerrë e sene, ajo lopa ka thânë “hin n’vesh têm e dil n’ket’ vesh, krejt punt’ kryhën” – lopa. Edhe, kjo qashtu ja ka bô, krejt...ata tash po kqyrin: Qysh?! Tash, njôna ka pasë dy sy, njona ka pasë ni sy, ato, edhe kanë shku, kanë kqyrë, edhe e kanë vrejt qi’ po hin n’vesh t’lopes, po del, e pi’ kryn puntë. “Hajde tash me pre lopën”... kjo çika po kânë, po kânë, po thotë ‘çka boj’ unë tash?!’. Ajo lopa ka thôn’ “mos kaj, ti, mishin mos ma ha, krejt eshnat mledhi edhe mjelli n’bashçe me ni vên”... edhe ata kanë pre, kanë hôngër lopën, edhe ajo ka mledhë ato, i ka qitë, i ka...edhe ajo, prej asaj eshnave, ka bî ni mollë e madhe. Prej eshnave u bô ni mollë e madhe, edhe molla t’miraaa...Ai djali i mbretit tash, po kalon me kali...edhe tash po don me...pi’ thotë atynve çikave “A po ma jepni ni mollë?”. Ato çikat, ato krejt t’kqija qi’ jon’, po dojnë me kapë mollën, ajo molla po ikë nalt edhe spo mujn’ me kapë. Kur u ardhë kjo çika qi’ s’e ka nônën, qi’ është çikë e mirë, ajo molla zhdrypë poshtë. Kjo e kap, ja jep djalit t’mbretit edhe ai thotë “ty kom me t’marrë për gru”... edhe u kôn’ e bukur. Edhe hajde...po dojn’ me marrë nusen, po bôhen gati, krejt... kto tashti, pe mshefin kit çikën, pe qesin ni...përpara jon’ kôn’ ato koritat qi’ kanë ra teshat t’mdhaja - nër’ koritë e kanë mshefë, e kanë veshë kit’ çikën, t’vetën, njônën....po, me dhôn’ djalit t’mbretit. Edhe, këta po vinë, e kanë marrë ktâ t’mlune... këta s’pe shohin, a din, edhe ai knusi po hyp përmi koritë edhe po k’non ‘kikirikuuu, Fata ësht nër’ koritë’. K’nusi po k’non...edhe ai kthehet, thotë...kur e kthejnë e e çojnë, e shohin prej korites, kjo nis me ikë se tutet prej tynve. K’ta e njohin e n’ujë e gjujnë edhe uji e qet me ni... k’shtu, fushë... Kjo aty u metë tash, kërkush s’ka... Del ni plak me mledhë dru, a din, fukarâ... po mledhë drut’, k’shtu, edhe e sheh këtë çiken, e merr, e çon n’shpi, i jep me hôngër, hajt, hajt, aj mreti ty qitë neper asi qi’ pe lypë. Me atë këpucë e lypin. K’saj çikës i ka ra k’puca. Edhe, ky plaku, kur shkon thotë “Valla qyshtu, qyshtu, e kom ni çikë” edhe s’i ka tregu qi’ e ka gjetë at’... a din... Kur e qet kâmën, taman i bjen kâma, edhe tòna’ kjo i tregon qysh u kôn’ puna, e merr edhe plakun, ai plaku u kôn’ fukarâ, menxi bukë ka hôngër... e ka marë edhe plakun edhe ata u martun’... ka bô darsëm t’madhe.”

BM: Njô’ po ju kallzoj:

“U kôn’ dhelpra edhe arusha, edhe ka dalë arusha me shetitë n’mal, edhe dhelpna. Po takohën, “mirdita” – “mirdita” “a po bôhum shokë?,- “ hajde, po bôhum shokë”. Po shkojnë nëpër male, po shetisin, po shetisin, kur pe gjôjnë ni qyp me mjalt. “Hajde tash...” po thotë arusha, “ta mshefim n’mal, tòna kur untohemi vijna marim me hôngër”, edhe e mshefin, shkojnë me flejt. Ajo dhelpna është tinxake edhe, ça me bô’... qysh me hôngër mjaltën... çohët herët n’mengjes. Bërtet “Ooja”, ka thôn’, “Çka po bërtet, bre?”, “Valla, po m’thirrin, ka lindë ni fmi qaty, mi ja ngjitë emrin, e s’po di a me shku a mos me shku” edhe arusha ka thônë, “shko, gjynah, masi po t’thirrin”... “e, spo di çka me çu”, “hajt, bone ni pogaqe e shko”. Ai e merr, e shkon e han pogaqën edhe vjen ia nisë, thotë, “qysh ja ngjite emrin?”, “Nisë, Nisja” - e ka nisë. Hajt kalon dy, tri ditë, apet bërtet “oooja, apet, apet bre po m’thirin”, “po shko” po, apet merr ni pogaqe, e shkon, e han gjysën. Kur vjen, thotë “qysh ja ngjite emrin?”, “Gjysë”. Hajt kalon, kalon, dalin shetisin apet, kur vijnë, mas dy-tri dite apet bërtet “ooohoja”(qesh), (qesh nipi i saj pesë [5] vjeçar pasi ishte aty kur po tregonte përrallën: i pëlqente shumë), del n’oborr, bërtet, edhe aj thotë, aj “jo s’po shkoj”, “jo jo, hajt shko, masi po t’thirrin”. Shkon e han tretën hise, edhe thotë “qysh ja ngjite emrin?” “Tripjesë”. Nejse, kur kalon, apet, dalin shetisin nëpër male, kur apet bërtet ni mengjes, çohet heret bërtet “oooja” (nipi i saj qesh prap), thotë “ça po bërtet?”, “valla po m’thirrin, mô’ m’kanë lodhë”, e “jo, jo, edhe qisaj here shko” edhe shkon ai, e han krejt mjalten...edhe kalon dy, tri ditë edhe arusha thotë “hajde te kqyrim qat’ mjaltë, a po na rrin ai mjalti aty, a jo”, kur shkojnë: s’ka mjaltë. Ai thotë “ti e ki hôngër”, ajo “ti e ki hônger” edhe tash arusha thotë “hajde me shkelë: n’bark kujna i del mjalta - ai e ka hônger”. Ai dhelpna hyp n’bark t’arushes, kcen, kcen, kcen, i del ni asht. Kur hyp arusha dhelpnës, krejt mjalta qpëërr (qesh), edhe e nis arusha me njekë. Njek, njek, njek, ajo hin me ni birë, arusha ja kapë kâmën, edhe e nxjer ni shtagë “qe kâma jeme, s’e ki kapë kâmën teme”- e lshon kâmën, e kap shtagën, e mashtron edhe arusha met’. Tha arusha ‘ça me bô?’, po shkon, po shkon, po vjen...ty shku, rrugës pe zatet’ ni njeri me kerr. Ai njeri ka nxôn peshqi, edhe thotë ky arusha, “ku ki marrë?”, thotë “valla, nër’ mulli e kom qitë bishtin, edhe jon’ mledhë peshqit” - kjo dhelpna i ka thôn’. Ai njeri ka nxôn peshqi, po i ka qitë n’kerr. N’kerr hyp dhelpna, i han, edhe dy i len n’gojë, edhe ty’ shku zatetet me arushën. Ajo arusha e rrên, thotë “e qita bishitin nër’ mulli” edhe kom nxôn’. Ajo u kôn’ dimër, ftoftë, kijamet, ajo e qet bishtin, dhelpna, ajo po pret: “a është boll” “jo jo, shuj, hala” kur e ka nxôn’ ak’lli, e ka shtrengu bishtin: “ngrehe”, ajo s’po munet...akull. Aj thrret ,“oo mullungji, t’ka hi arusha nër mulli”. Ai del me ni dru, t’ja mshon, e then akllin, aj tòna’ nisë me njekë, ajo ikë. Kur zatetet me atë njerin, apet ka nxôn’ peshqi, ka qitë n’kerr edhe ka qitë millin n’kerr, ky shkon mshefet, jo, ty ngajt shtrihet kishe u cofë, dhelpna shtrihet, edhe aj njeri e sheh, thotë: “uu, qyre, edhe dhelpnen e gjeta për lekurë” edhe e qet n’ker, e man, e man n’dorë, i lodhet dora, e qet n’kerr...Ai tonashi i ka marë peshqit edhe senet, aj, shkon n’shpi edhe thotë “oj gru, kom pru dhelpnën, kom pru peshqi, kom pru mill”, as dhelpna, as peshqi. Ai arusha u merdhi... kthehët kadale, aj mullengjia i ka dhezë përpara koftorat edhe e ka marë gjumi, ka flejtë te koftori. Ajo arusha ku t’hin, e sheh ky arushën, ajo arusha afrohet me kqyrë a po merr frymë, ai s’po merrë frymë. Arusha ka kujtu qi’ ka dekë, edhe ty nejt aty e ka marë gjumi arushën. Ky çohët, e qet prush edhe bam, ai niset mu kallë, shkon n’ujë, kcen, pshton njeri prej arushës...” (qesh).