Bajram Bajrami

Intervistuar nga: Albiona Basha

Datëlindja jême e vërtetë duhet t’jetë nimi e nonqin e tridheta [1930], nashta edhe ma herët, se une e maj men kohën e Jugosllavisë, t’kralit, e xhandart

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

17.05. 2018

Lokacioni i intervistës

Carralevë

Vendi i lindjës

Prishtinë

Tranksriptimi

AB: Baci Bajram, a po na kallxon për veti najsen? Kur ke lind’? Ku ke lind’?

BB: Une kam lind’ n’Carralevë, me nȋ datë jo t’saktë, do thotë nja katër [4] vjet ma i ri.

AB: Ma i ri.

BB: Datëlindja jême e vërtetë duhet t’jetë nimi e nonqin e tridheta [1930], nashta edhe ma herët, se une e maj men kohën e Jugosllavisë, t’kralit, e xhandart, e ushtrinë e asaj kohe krejt. Mandej maj men njerzit. Ishte kohë shumë e vrazhdë. Nâna jeme ishte e Prishtinës e lagjes Muhaxherve, e bâba i ktuhit. Nânën tême e kishte t’katërtën [4] grue (qesh). Shyqyr, me ato tjerat asni f’mi! Na kemi le bukur shumë, po edhe kanë dekë. Atëherë ishte mrapametuni e madhe, n’kohën e Jugosllavisë vjetër. Edhe pleqt’, edhe t’ritë, edhe krejt ishin analfabetë. Mejtepet kanë funksionu, po k’tu ka funksionue… Ma mirë ta ap atë librin “Monografia e Carralevës” edhe e lexon se nashta s’un i qilloj të gjitha gjânat.

AB: Qysh ti man men, qashtu.

BB: Edhe n’kohën e Jugosllavisë k’tu, t’Serbisë kralit se Jugosllavia at’herë s’ô kanë.

AB: Ëhë?

BB: Ka pasë shkollë, shkollë fillore. Edhe kanë… kanë krye disa deri klasën e tretë [3] se klasa parë [1] ô kanë parapërgaditore, ô kanë n’gjuhë t’huj shkollën. E atëhere t’kralit nuk e maj men, ishte para t’tridhetës [30]. Une n’fillim kam… kam qenë edhe çoban (qesh) i bagtive.

AB: Po a po m’kallxon për qita qysh je kanë çoban?

BB: Po atëhere çoban ishin krejt njerzit, po t’ritë… se Carraleva ka qenë vend blegtorial.

AB: Ëhë?

BB: E majshin bagti shumë, majshin dhi, ka niqin [100] copa, tetdhet’ [80] copa dhi, majshin dhên, lôpë nizet [20] frymë. Gjatë dimrit lôpt cofshin, viçat cofshin uni, s’kishin çka me ju qitë, e kshtu. Populli jon’ kanë atëhere… nuk di si me thanë, t’shtrengun pi jetës. Ka pasë… ka pasë viça, ka pasë qingja, ka pasë edha, ka pasë sa dush. Gati se si kanë pre për veti hiç, kurrë, rrallë nakush e dimrit. Dimrit kanë pre si n’shejë posterrme, po me t’regue drejtën atëhere kanë majtë kpucë lkurës, opinga.

AB: Po.

BB: Dikush-dikush ma s’shumti e prejke nȋ [1] lopë për m’u siguru me opinga (qesh).

AB: Po (buzëqesh).

BB: E kshtu, po m’vjen keq po njerzit kanë jetue bashkë me gjâ.

AB: Ëhë?

BB: Me nȋ [1] ven. N’dhoma jo, po kshtu nëpër shpia t’zjarrit kanë nejt’ edhe bagtia, kanë nejt’ pulat, kanë nejt’ sukur jashtë, sukur mrena, sukur…E tash pulat s’hinë mrena (qesh). E kshtu ishte jeta. Me thanë t’vërtetën ishte shumë e keqe ishte, smundjet ishin… ishin t’shpeshta. Edhe unë e maj men që nânat i kanë lindur shumë thmi, as gjysën s’i kanë rritë, kanë dekë prej papastërtisë, prej… Ishin kto smundje imunitive, ishin kolla e keqe, ishte fruthi, lia u kanë ma e rrallë. Une nuk e maj men veç kolla e keqe edhe fruthi janë kanë prezente te çdo thmi n’jetën e vet, derisa dulën k’to… Edhe nuk pshtojshin f’mit prej tyne. Mandej prej… prej smundjeve infektive.

AB: Qysh i tejkalojshin qëto smundje populli?

BB: Po dis’shin! Ardhke hoxha i shtike n’dhe, “Për atë dyjâ”, thojke, “ju vyn.”, (qesh), “Sa ma shumë me dekë atje ua sigurojnë jetën”, hoxha. Ato bestytni janë edhe sot te shumica (qesh), edhe nuk u mërzitshin qaq fort.

AB: Jo a?!

BB: Edhe s’kishin çka me bâ. Veç nânës tême i kanë dekë gjysa. Ka pasun k’tu n’Carralevë qatje me nȋ lagje poshtë, se kishte kumari, e kishte… shkojshin. Nȋ [1] grue i ka pasun, gjâ e jashtëzakonshme, i ka pasun tetmdhet’ [18] f’mi.

AB: Ëhë.

BB: Edhe s’i ka rritë. Nja katra, pesë [4,5] (qesh) kanë dekë.

AB: Katërmbëdhjetë [14] i paska rritë.

BB. Kanë dekë, kanë dekë thmija shumë. Do t’thotë thmia kanë dekun jashtëzakonisht shumë. Jon’ kanun… Për me ardhë n’jetë jon’ kanë t’pasigurt.

AB: Sa f’mi jeni kanë ju?

BB: Na jena kanë valla, nja dy [2] motra jon’ kanën binake, kanë dekë, edhe nȋ [1] djalë ka dekë, para meje ai se u kanë… s’e maj men. Kanë dekë… nja katër [4] a pesë [5] kanë dekë. Kena metun, na kena metun gjallë veç dy [2] vllazën edhe dy [2] motra. Nȋ [1] motër tash ka dekë, ma e reja. E kshtu ishte jeta n’atë kohë. Ishte jetë e keqe, jetë arkaike, jetë… S’kishmi veshmathje, s’kishmi. Njerzit ma shumë m’i shihshin… Me lesh deles, kush kishin dele, majshin delet për qat’ qëllim - me marue pantallâna, tirqi, xhurdia… Gjânat e fabrikume janë kanë shumë t’shtrejta, shumë t’shtrejta jon’ kanë n’atë kohë. Gratë punojshin me vek. N’shpi tonë e kemi pasë nȋ [1] grue, u kanë mjeshtër e vekit, shumë punojke me vek ajo. Po edhe shtresat i bajshin me vek ose me hasra (qesh). Hasra â… Ti e di, kallama e…?

AB: Ëhë.

BB: Po…

AB: Hajt kllxona për hasrën najsen?

BB: A?

AB: Për hasrën kallxona najsen?

BB: Për hallkën?

AB: Hasrën, që po thu i marojshum.

BB: Eee… hasra jon’ ble. Dikun ku u rritë ajo kallama, shkojshin ata mjeshtrit qȋ e thurshin hasrën i marrshin. I kanë pasë kapak fleta, i çelshin. Tanaj me do… me do pej i lidhshin, se ato ishin si thupra, me t’tregue, veç që jon kanë t’lidhne. Zaher tu i shti ren edhe tu i lidhun se jon’ kanë t’rralla ato, u dokë drita, ô hi gishti aty. Edhe ata njerzit që s’kishin i shtrojshin nëpër oda (qesh). Odat ishin atëherë me hy mathë, veç i kanë pasë drunat, i kanë pasë dy [2] k’tu kah… Tokë ishte atëherë e anej shtrojshin kashtë, knej shtrojshin kashtë ose qitshin hasër ose naj dyshek që e marojshin gratë vet te shpia. Po ka pasë raste edhe qylyma kanë pasë, po qylymat jon’ kon t’zorshum m’u marue atëherë. Edhe për t’zotin e shpisë ishte njânën anë nȋ [1] sexhade si shej që i zoti i shpisë k’tu duhet (qesh) m’u ulë. Po kur ardhke naj musafir si i dashun ose i rânë, i zoti i shpisë ja lshojke atë, dalke n’anën tjetër.

AB: N’cilën anë zakonisht u ulke i zoti i shpisë?

BB: N’anën… N’odën tonë kur shkojshe kah… Oxhaki ô kanë n’anë t’majtë, n’anë t’majtë, ô kanë sexhadja n’anë t’djathtë ô kanë qeshtu e shtrume {tregon me dorë nga tepihu}. Kishte prej kashtës pleshta shumë, kishte edhe qimrra që vishin n’mure. Ato t’prishin! Si rriqna, t’buta, t’qelbta shumë. Pleshtat thumbojshin shtirë, po ato t’ftoftit nuk e bâjshin. E morrat ishin kah dush (qesh). Ishin nëpër trup, n’tesha… plot ishin morrat, n’krye e kû kishte qime t’denduna, për shembull, ata ishin. Veç janë kanë pak si t’dallum ata t’teshave edhe ata t’krejës. E morra ka pasë shumë deri mas, mas katërdhet e pestës [45]. Morrat mezi që janë shfarosë.

AB: Qysh i keni shfarosë?

BB: Nashta ka halâ!

AB: Qysh i kalojshi ju qito?

BB: A?

AB: Qysh i kalojshi ju qito? A keni pasë ilaçe, a najsen? 

BB: Jo. Ilaçe nuk kishte atëherë. Atëhere ishin kazânat, kusiat e mdhaja, e i shtishin n’valë, i mytshin me valë. Po ti i mytshe, po ti bash krejt-krejt… n’kto teshat dikun metshin, dikun. Veç, veç pa morra s’ka pasë. Une nimi e nonqin e pesëdhetën [1950] kum punue qatje kah Senica nȋ [1] muj ditë. E atje kemi fjetë n’barakë me, me… kur jom ardhë qaq shumë morra kom pru te shpia sa që jom hi n’mal i kum gjetë do tesha t’kqia m’i veshë, ma t’pastërta, e kum hi jam deshë n’mal edhe jam fshi pak kshtu {e demostron me duar}. Edhe i kum thanë nânës, se atëherë nuk kisha grue, i kum thanë nânës, “Me tërfurk shko merri e shtini përvlojë. Mos i merr me dorë.”. Noshta âsht pak si jashtë…

AB: Jo, shumë e mirë osht.

BB: Edhe aq shumë morra, edhe t’rritun morrat. Po morrat kafshojshin, ta pijshin trupin! Ata janë kanë si morrat, si pleshtat, ata kanë bartë edhe smundje. Morri ka bâjtë smundje t’rana. Kum lexue me nifarë broshure, thotë, “Para dyqin [200] vjete”, thotë, “aq shumë morra ka pasë”, thotë, “qi floktë e njerzve n’krye”, se atyne u thojnë thnija, si veste e morrave a çka janë ato, thotë, “Para dyqin [200] vjete janë dokun që kanë kapele t’bardhë, qaq shumë qȋ ka pasë! Edhe kanë dekun njerzit prej tifos morrit.”. Kanë dekë masovikisht edhe prej tifos morrit. E do t’thotë sa ma fell me hy n’lashtsi del ma keq (qesh).

AB: Pse?

BB: Se gati se… Njerzit ishin gati si t’egër (qesh). Une e pranoj atâ se serbt kanë pasun shtetsi, kanë pasun dikun kah nimi e tetqin e shtadhet e teta [1878], na s’kemi pasë. Neve na ka majtë turki ashtu, e serbt janë kanë… Serbt po edhe shqiptart muhaxherë që kanë ardhun anej pi jugut, sot qȋ â jugu i Serbisë, ai u kanë ven i jonë ô kanë, po janë kanë shumë ma… ma përparimtarë se na, se na k’tu. Nëpër libra thuhet, “Ni [1] popull që jeton nëpër kasolla nëpër… âsht fukara, pa shkollë, pa dije, ka jetë t’keqe. Ai veç quhet si i egër.” (qesh). E na kemi pasë jetën e vështirë e kemi pasë, po kshtu kah inteligjênca mu m’dokët qȋ nuk… Me pas pasë shkollë edhe para pesqin’ [500] vjete nashta ishmi sukur sot që jemi, po s’kemi pasë kurgjâ. Mandej njerzit atëherë s’kanë pasë edhe ushqime t’mjaftueshme, s’kanë pasë bukë. Buka e misrit ô kanë e vetmja bukë ô kanë që ô hangêr deeeri vonë n’këtë kohë tem, e tash nuk â e misrit qysh ô gatu. Atëherë shumë e shishme, shumë e mirë, me fasule, e me tamël, e me asi… m’duket ma e shishme se kjo sot (qesh).

AB: Kur ja kanë nisë me përgatitë bukë të grurit?

BB: Valla, kshtu pjesrisht ka shkue kjo. Dikush ma herët, dikush ma vonë, veç dikun kah gjashdheta [60] qeshtu ka nisë m’u përdorë milli i grytë. K’tu n’Carralevë kanë qenë nân’ [9] mulli qȋ blujshin misër edhe nuk e furnizojshin popullsinë, edhe mulli t’mirë janë kanë, mulli t’mdhaj. Tash asni [1]. Veç njâ [1] i gjinën gjurmat se nuk janë asnjâ. Tash nuk dinë bukën e misrit me përgatitë. Kjo reja e man kaniherë do mill t’misrit e qet si krelana, i thojshin. Atë ditë krelanat jon kanë pej misrit, krelana me mazë i thojshin. Ato jon’ kanë me inyrë shumë edhe e mushin qull tepsinë, tanaj me lugë, e me asi e bojshin vzh…{nënkupton me e shtri qullin}, e qitshin kos, e i qitshin… ajo ô kanë krelana. Dikush i ka thanë hasulle, k’tu i kanë thanë krelanë me duqa, me prishë. Tash as atâ as atâ. S’dinë prej misrit gati kurgjâ me bâ, s’dinë prej misrit kurgjâ me bâ. E ka shumë gjâna t’asaj kohe… Ma e keqe ka qenë jeta, shumë primitive, shumë papastërti. Gratë sapunin me pasë, nȋ [1] sapun me i ra n’dorë e ka shti n’arkë e ka rujtë (buzëqeshë), nuk i ka la durt kurrë me sapun. Ka që s’i kanë pre edhe thojtë, k’tu thojtë {i prekë me dorë} u dokshin zi t’rritën. S’osht e preferueshme me thanë çdo gjâ, veç dora prekë shumë gjâna. Te muslimant tana janë kanë do-do qera sene, janë edhe sot. E s’ka gjâ ma keq… i shtishin durt me da mishin, i shtishin durt, gishtat i shtishin napër gjellë, napër… (qesh).

AB: Çka munësh me kujtu prej fminisë tâne, at’herë kur ke lujtë me f’mi?

BB: Na si çoban kena lujtë. Kena lujtë nëpër male, nëpër rrahe, me nifar thupre i thojshin pidak. E qitshin njâ pak ma larg, tanaj kush e qillon qatâ. Kena lujtë qakrryke, m’u fshefë a mun po m’gjânë e kshtu. Po ato a mun po m’gjanë e kto… i kanë bâ fmija vogël, i kanë bâ. T’mdhajt gati kurgjâ. N’shkollë kur kena ardhë lojnat e shkollës po dihen ato, s’ka pasë shumë lojna atëherë.

AB: N’shkollë çfarë lojna i keni lujtë n’kahasim me ato tjerat?

BB: Valla une Shkollën e Mesme t’Ulët që e kom krye n’Shtime. Na gati si s’kemi patën, gati jo, po nuk kemi pasë na arsimtar t’Edukatës fizike. Dy herë n’vit ardhke nja [1] pej Prishtinës, nȋ [1] Hajdar Jakupi, e na majke ka dy [2] ditë ushtrime gjimnastikore se kurgjâ. Sa jena kanë poshtë khâ s’kemi pasë ku me lujtë se khâ s’kish ven. Na ishmi… n’rrugë e kishmi atë internatin, s’guxojshum as me dalë. Atëherë s’kishte kamiâna, s’kishte kurgjâ edhe nejshum myllun. E kur kena shku…

AB: Pse t’mbyllun?

BB: Pse nuk na lejshin me dalë n’rrugë, po.

AB: Kush?

BB: Arsimtart, edukatori. N’rrugë. Kena pasun, thojshin studim i detyrushëm, ka dy-tri [2-3] orë n’ditë, edhe n’rrugë mos m’u përzi me popull. S’ka pasë se na e kem pasë atëfarë shtëpinë ku nejshmi, e kemi pasë n’rrugë, përskejt rrugës. S’kemi pasë hiç kah lëvizim. E kemi pasë nȋ [1] nevojtore mas nȋ [1] shpie, atje te lumi e kemi pasë. Kena fjetë edhe n’shkollë, kena fjetun nëpër kashtore. Ata thastë e kashtës, po aty nuk u lejojshin kto as morri, pleshti, as nuk na lejojshin edhe me ardhë te shpia m’u la. E kshtu, pothuajse atë shkollë qe e kena krye at’herë, ndoshta me planprogram t’teprum, ndoshta t’mangët. S’kishim… As libra s’kishim.

AB: Qysh msojshi pa libra, pa…?

BB: Me shkrim me laps. Vonë janë dalë tekstet. Kena msue… Nejse, ajo Matematika u msojke me fletore u msojke, po Historia, Gjeografia, Mësimet e natyrës, Biologjia… ô kanë vshtirë ato mu msue, me… Po edhe s’kish njerz t’aftë që t’i dishin. Do t’thotë, gati msim qȋ kish me krye, qat shkollë qȋ kish, qat nivel t’shkollës qȋ kish me krye nȋ [1] nxans, hem msimet i dhashin arsimtart e qati niveli, nuk ka pasë. Jon kanë gjâna… po ma mirë qȋ ishin qashtu se mos me pasë qenë hiç. Edhe dikun u qujtën, shkollat i qujtën Gjimnase t’Ulta e u kanë tet’ [8] vjeçare, e tet’ [8] vjeçarja tanaj i përfshini nxansat me shumicë. Na n’Shtime kemi pasun at’here Gjimnazin e Ultë. Prej Kamaranit, prej Kleqkës, e knej Drenica e deri n’Gadime krejt jena kanë ma tepër se nizet [20], tridhet’ [30] fshatra. Po ishum veç dy-3 [2-3] prej nȋ [1] fshati. E tash f’mia masovikisht… Tani ishte nȋ [1] gjâ edhe karakteristike qȋ ofiqaria nuk ishte n’rregull at’here, do t’thotë dëftesat e mija shyqyr që jon’ kallë, jon’ zhdukë.

AB: Pse?

BB: Se ishin konsideru falsifikat, krejve me emra jo t’vërtetë.

AB: Çfarë emri e ki pasë ti aty?

BB: Bajram e kum pasë, herë Krasniq, herë kshtu, herë… Mbiemrat nuk janë kanë t’rregullun atëhere n’ofiqari, s’jon’ kanë punt me ofiqari t’rregullume hiç. Tanaj s’kish, edhe n’komunë jon’ kanë analfabeta kryetart. Serbia ka ditë me u arsyetu politikisht para botës. Krejt n’Kosovë kryetart e komunave janë shqiptarë, asnjâ s’ka ditë me shkrue emrin e vet, krejt analfabeta. Ishte punë plotësisht e parregullt, u kanë n’at kohë. S’po di nashta sa duhet, s’po m’kujtohen gjânat. Une i kum shkru ato librat “Monografia e Carralevës” e po kthena p’e lexoj apet qysh, qysh pasna ditë me shkru une (qesh), qysh pasna ditë me shkrue kshtu, p’i përkujtoj ato. Veç kam bâ nja tri [3] vjet kum bâ. Kum lexue shumë, shumë matriale, shumë monografi, shumë kum bâ pytje tanaj gjatë jetës tême. Kum shkrue kshtu… edhe atë autobiografinë për vetën tême, se une kam qenë pak edhe n’burg.

AB: Ëhë.

BB: Pej pesdhet e pestës-pesdhet e gjashtës [55-56] serbt i kishin planet e veta. Çdo dhet’ [10] vjet me shqiptarë me krijue nȋ jetë kaotike. Pi qasaj kohe tanaj une… mu s’më pëlqyen ato çka bânë UDB-a e milicia me shqiptarë, i kum kundërshtue.

AB: Çka banën?

BB: I kam kundërshtue haptas. Tanaj erdh paralajmrimi që n’nimi e nonqin e pesdhet e shtatën [1957] n’fillim shtatori ka mu apliku edhe Gjuha serbe n’klasë t’parë e n’klasë t’dytë. Haptas e kum kundërshtue me nȋ grup shokësh edhe qëllimisht kom vepru me shku n’burg.

AB: Pse?

BB: Pse s’mu dashke kurgjâ koha se ishna edhe n’parti.

AB: N’cilën parti je kanë?

BB: Partinë Komuniste t’Serbisë për Kosovë e Metohi (qesh).

AB: A po m’kallxon pak për qito tash, për qët kohë kur je kanë n’parti?

BB: Vallai une, drejtën me t’tregue, mu s’um kanë lanë n’krye se isha edhe në moshë, isha pak si me trup isha i rritun, me krye klasën e katërt [4] t’Gjimnazit t’Ulët. E masi e kreva klasën e tretë [3], nja katër [4] pi shkollës tonë bashkia atëhere arsimore, se qysh u thirrë nuk e di bash mirë, ma caktoi me shkue n’Mitrovicë me msue për metodat msimore. E shumë… Pothujse prej krejt Kosovës kishin pasë. Ne ishim mangut ishim, arsimtart. Ka pasë njeri që ka shkue msus e s’ka ditë as me lexu. Kur e kreva kursin e metodave msimore prej disa pedagogve, për mu n’atë kohë janë kanë t’shkëlqyshem, për shembëll, msimi i abetarës na i ka pas zhvillue nȋ Aziz Basha i Prizrenit n’komentimin e atyne figurave, atyne… Shumë pedagog i mirë. Matematikën na i ka pas dhanë ky i Prishtinës, drejtorin e kena pasën t’Ferizajit. Do t’thotë i kena pasën… Ata që na dhashin msim i kena pasën shumë t’mirë.

AB: Sa vjet i ke pasë n’qët kohë?

BB: Po atëhere une… Nuk e di sa po i bjen, une i tridhetës [30]. E kreva edhe u emnova msus n’katun tem. U emnova me kërkesê tem edhe punova nja dy [2] vjet. Masanej kërkova me u tërhekë se për çdo dy [2] ditë kishte mledhje partiake, me majtë popullin n’grusht, me majtën politika atëherit [Josip Broz] Titiste [Aleksandër] Rankoviqiane. Edhe na msusat detyrimisht u dashke me kanë n’mledhje. Hishin ata, kumeditë çka ishin, komiteti, e UDB-ashë, e… na uuu si bagtia. “Dobro veče. Ivan sluša učite” - a po ju ndigjon msusi, mos ju ndigjoftë, “Uroku dva dana qegaisteramo” - e përzamë meniherë. Ajo ish si me t’shti n’vorr për s’gjalli. Edhe kërkova m’u transferue pi qatyne sjelljeve t’tyne. Kishte problem me vijim t’fmive, kishte gjithmonë. Ajo… Vijimi i f’mive n’shkollë ishte atëherë si obligim usharak, nuk vynë ky kurgjâ. Edhe hoxha thojke, “I prishë f’minë shkolla”. Edhe ma prunën kërkesën, po m’çunë n’Reçak. N’Reçak shumë ma keq edhe m’zuni ai akciâni i armeve. N’fillim me t’tregue t’vërtetën thojsha nashta Serbia i ka ndryshue ato qëllimet e vjetra edhe thojshin ‘vllaznim-bashkim’. More, po kta me rrehë njerz n’turma, aty krejt fshati e kapshin e qitshin n’podrum, ja jashtë a, e m’u gervall njeri sukur lopa. Kjo, kjo kurrë s’u kanë. Ddhe drejtë me t’thanë bile punën e parties nuk e… se n’parti m’patën pranue k’tu mue, po se kum zanë unë kurgjâ. “Kjo s’ô parti e jemja kjo”, kam shâ. I kam shâ shqiptart, nânën ja kam shâ. “Qysh durojnë k’ta me i rrehë kshtu sukur lopën!”, edhe kûm thanë… s’e di qysh m’kanë bajtë! Kom thanë, “Qysh nuk dul njâ [1] me marrë nȋ [1] automatik edhe bash kur t’vinë ata kah dhet’ [10], pesmdhet’ [15] grumull k’tu e me t’i fshi nja disa. E qitash lypni!”. Ô kanë tmerr i madh. Kurgjâ s’ô kanë lufta… Lufta kur ka fillue kum pasë gzimin ma t’madh n’jetë. Atëhere ô kanë shumë ma keq. Nuk u kanë me marrë armë e me lypë armë, ato armë kurgjâ s’ishin, po ishte me i tmerrue e me i frigue shqiptart. N’Maqedoni turqit i hoqën, shqiptart fillun me shku do n’Maqedoni, e fillun me kthy k’tu. Veç mos t’ishte kanë propaganda e Shqypnisë… Se unë Enverin [Hoxha] nuk e due, drejtën me t’kallxue e kom dashtë, po s’e du se Enveri [Hoxha] ô kanë stalinist, ka bâ krime t’mdhaja n’Kosovë e n’asi. Po atëhere ato ishin edhe interesa t’Shqypnisë. Shqypnia - m’u zbrazë Kosova. Çfarë jete ata, çfarë… i kapë panika.

AB: Çfarë parulle u kanë?

BB: Ka bâ Shqypnia tanaj shuuumë. E frenoi shpërnguljen e shqiptarëve prej Kosovës, se ka pasë shpërngulje t’shumta edhe patën me u shpërngulë… me pas majtë krejt pi frigës patën m’u shpërngulë. E une n’qat kohë devijova prej parties e prej… Nja nȋ [1] motmot kom prapagandu shumë valla, nuk di qysh m’kanë tolerue. E kum pasë nȋ [1] rreth t’atyne, po ata t’kqi jon’ kanë. Edhe nuk kanë pru vendime me mytë atëherë, po u dënova me nȋ [1] vjet. Erdha masnej.

AB: Nȋ [1] vjet n’burg je kanë a?

BB: Po, nȋ [1] vjet n’Nish jom kanë.

AB: A po m’kallxon pak për n’burg n’Nish kur je kanë?

BB: Pooo.

AB: Qysh t’murën?

BB: Drejtën me t’kallxue une nuk jam kanë njeri qȋ duroj tortura. Asni shuplakë s’e kum hangër. As n’hetuesi… “Trego”, kum nisë pak me rrejtë. Ai hetuesi m’ka thane, “Bajram, lej se qe nȋ [1] motmot çka ke folë, çka ke propagandue, çka ke bâ krejt i kemi k’tu.”. Ma lan’ veç tentim për me kalu kufinin. “Mos e ço mâ”, edhe m’denun me procedurë t’shpejtune edhe m’çunë n’Nish. N’Nish kom metë shumë i knaqun që kum shkue se jom njoftu me politikanë t’shumtë edhe më kanë respektu fortë. N’Nish ka pasë… Ajo diciplina e burgut u kanë qysh u kanë, për shembull, na kanë detyru n’punë, tet’ [8] orë n’punë, nuk na kanë shaên.

AB: Çka ju shtishin me punu?

BB: Nuk na kanë torturue. Gardianët me armë mrena nuk kanë hi. Ka pasë raste se une jam kanë i ri n’pesëdhet e shtatën [57], jom kanë edhe pak ma i bukur e ju dhimshna. M’kanë pas thanë njerzit, “S’ki m’u plakë kurrë”, une ishna pesdhet’ [50] e kusur vjeçar. Ka ndodhë m’kanë thanë, “U koju si sobe”, se ata i dinë me dhoma. U kom thane, “U dvanaest”. N’oborr m’kanë pytë, bap-bap {demostron prekjen e krahrorit}, brovo t’koftëë ti nuk je për turp. Se ishna e nimdhet’ [11], e dymdheta [12] edhe e tremdheta [13] ishin krahu politik, političko krilo. Ata i dishin ato. nȋ kohë kum punue edhe atje nja katër, pesë [4,5] muj se u smu nȋ [1] msus. Kum punue msus, se pezdhet’ [50] vjeçart a ma t’ritë jon kanë t’detyrun me kry shkollën fillore. Kum punue me Ali Bajram Haskën qȋ e kum pasë profesor t’gjuhës, patriot i jashtëzakonshëm. Me Shaban Dërgutin, me Nusret Nabaghazin e Prishtinës, dhe une, se u smu nȋ [1] msus. Kum kalu mirë. Kur jom ardhë prej burgu, e kam t’shënume, edhe m’ka thirrë qaj hetusi qȋ kum kalu mirë me tâ. Besa n’Shtime, se ai çdo t’premte n’Shtime niherë ardhke me marrë informata n’stacion t’milicisë, tanaj dalke n’kafe m’i kallxu shpiunat, lajmet e veta me i kallxue. Po m’thotë, “Për çka ti shëtitësh rrugëve? Shollat e juve kanë nevojë për msusa.”. I kum thanë, “Nuk m’pranojnë.”. Sukur m’u pas kanë me mue vlla, “Hajde n’Prishtinë bisedojmë. t’hanën.”. Nuk e di a jam n’rregull a jo?!

AB: Ëhë. Shumë mirë.

BB: Eh. Drejtën me t’kallxue u çova n’kâmë e shkova n’Prishtinë. Kur shkova ai njeri ô bâ tjetër, n’sekretariat n’UDB, tha, “Po qe smo razgovarali tajdan”, tha, “Çka kena bisedue atë ditë n’Shtime?”, thashë, “Për punë”, tha, “Ndigjo Bajram, ti je ma i miri njeri tash për neve. Tu ti njerzit bisedojnë, besojnë çdo gjâ, e ti me ardhë me na tregu neve kush janë armiqtëë.”. Aaauuu qysh po dojka, une s’kom ditë çka â shpiunazhi. Qysh-qysh… po dojkan kta me t’burgosun. Aty nërsy nuk mujta m’i thanë, s’guxova t’drejtën me t’kallxu, thashë, “A ban nja katër [4] ditë m’u kthy n’shpi me menue e me ardhë me t’kallxue?”, tha, “Po, bân”. Dola pi derës aty, mo n’ardhsha mâ… (qesh). Edhe une mâ s’shkova, po edhe ai mâ s’më lypi hiç, po m’shtinën n’burg shtëpiak. Kum pasë nȋ [1] borxh n’bankë qȋ s’ka bâ pa e la hiç. Ishna ekonomikisht isha shumë n’halle t’kqia, e hoqa zahmet. Thojsha, veç bukën ta siguroj! Edhe policia m’prunën n’gjendje gati çmenduri. Ardhshin edhe natën rreth shpies ksajde {tregon me dorë}, ardhshin, kalojshin, unë s’u tutshna pej tyne, u përlajsha me ta, thojsha, “Ju po kujtoni që unë jom bâ tjetër, une qaj jom. Pse jom kanë n’burg, ju po doni me m’bâ shpiun a? Kurrë s’bâna shpiun!”. Edhe e hoqën atë shpresë pej vetvetës. Dikur prap m’lirun m’u en’. Pata rë n’gjendje t’ranë ekonomike. Drejtën me kallxu minxi qȋ e sigurojsha bukën e gojës. E lajta, e pagova bankën, s’um metë… s’kisha as kâ, as kali, as kurgjâ s’kisha. Toka s’u punojke me thoj’ se tokën e kishna une, m’epke bukë sa dush. Edhe erdha me nȋ gjendje kshtu t’ftyrës, veç njeri m’u pâ. Jom kanë tu dekë, smut. E pisha edhe alkool, drejtën me t’kallxue, ma bajke pak rrafsh. Bajsha lutje, po ato lutjet ishin kanun. Ishin kanë t’kota ato lutjet, pa thanun UDB-a ‘pranone’ s’kish guxu kërkush.

AB: Çfarë lutje bajshe ti?

BB: Me shku dikun n’punë msus. E n’nimi’ e nonqin e gjashdhetën [1960 bâna lutje n’Shtërpc, edhe shkova nja shtat’-tet’ [7-8] ditë a dhet’ [10] ditë para vitit shkollor. Une s’e dishna kû â Shtërpca. Kurrë s’isha kanë atje n’Sharr. Shkova me marrë vesh a m’kanë pranue. Menxi që shkova me nȋ [1] autobus, zhdrypa n’Shtërrpc me imyt që flej dikun aty, se shkova n’kohë n’terr edhe kqyra nëpër Shtërrpc, “S’ka”, tha, “k’tu ven me fjetë kërkun.”, çka bâj more une, ata krejt serbë. “Idi u Brezovici”, Brezovica i kish edhe katër [4] killometra. Kuuuku une natën napër male, çka me bâ! U nisa rrugës, kur u nisa rrugës t’ja lshoi nȋ shi, Lepênci gurgullojke arll-lla-lla, auuuu vetima, murmurima, kodrat u përputhshin me qiell (qesh). Kur mrrina n’Brezovicë p’e shoh atë oborrin e hotelit me mija njerz, dritë krejt, kallet flakë, mor’ çka u bâ k’tu, kush â n’këtë mal?! Depërtova nëpër ta qashtu, ngat derës ish kanë nȋ [1] karrikë edhe nȋ [1] tavolinë e vogël, e u ula. Erdh ajo, “Šta češ da piješ?”, e lypa nifarë shishe veç me majtë qaty, gjeth dtën s’kisha ngranë. Kur po kqyri, ata njerzit po rrinë n’kamë krejt, çka do t’bâhet ktu, p’e shoh nifarë monopati tu i shtru n’gur, p’i mushë kshtu. Pak si teposhtë po vinë nja gjashtë [6] a shtatë [7], tu çunë ba, ba, ba {demonstron duartrokitjet}. Nȋ [1] tavolinë e madhe aty ngat meje e gjânë gjint ren aty, kur p’e kqyri [Aleksandër] Rankoviqi! Kuuu qysh u gjeta n’këto situata une k’tu! Rankoviqi tash… Une erdha me marrë vesh çka u bâ me mue, une mâ s’po kthena n’shpi, kanë me thanë ‘ky u ardhë me tentue n’Rankoviqin’, mu kanë me m’vra sânte. E tu m’hini nifarë lemerie. Ata sa u ungjën prejshin bostan. Prej shqiptarve veç Fadil [Hoxha], muti, u kanë aty. Fadil Hoxha, po, ‘hahaah, hihuha’. Te une nejshin vazhdimisht, “Šta češ”, “Ô du me shku me fjetë dikun.”, se gjith ditën s’un e gjajshin atâ që i ka çelsat, dikur e gjetën, pshtova. E Rankoviqin, une anmik i Rankoviqit, une aty përskejt. T’nesrit u çova kamë erdha n’Shterpc. U kryjshin punt shpejtë. “Çka ke ardhë?”, thashë, “A m’kini prenue?”, e kqyren, tha, “Je pranue n’Brod. N’Brod je pranue me punue.”. Ishte dhet’ [10] kilometra ma afër Ferizajit. Mas tri-katër  [3-4] dite shkova aty n’punë, e gjeta nja [1] t’Suharekës, nȋ [1] Hazir Bajraktarin. Se une me kta Bajraktart kum pasë, kum pasë… E Haziri ka punu k’tu. U gzova që e gjeta n’Brod, po ai shkojke me bujtë napër asi, dikur se çka i banën Hazirit, se ka e çunë, tybe n’e disha, se me Sefën une jom kanë n’burg. Me Sefë Bajraktarin atje kum nejt’ n’Nish, ma t’mirin njeri. Edhe politikisht s’kena pasë msheftën njâni me tjetrin kurgjâ. E shkova. Tanaj metsha une me fjetë me nȋ [1] shkollë pa xhama, pa kurgjâ, me hartë e mshelshna. Metsha vet. Ai prroni pej Liboteni me çfarë krisma, me çfarë… ta shtike tmerrin. Drejtën me t’kallxue, kanë ardhë nja dy here natën n’dritare m’kanë tmerrue. E pashë që dojnë… me inskenime dojnë me m’mytë. Shkova te komandiri n’Shtërpc ai tha, “E kqyrmi këtë punë”. Pi komandirit u çova e shkova te kreyetari thashë, “Qeshtu, qeshtu filan natën…”. Edhe s’jom kanë qaq frikacak, po drejtën me t’kallxue m’kanë pas shti frikë t’madhe. Kryetari urdhnoi shoferin edhe atâ t’arsimit, erdh n’Brod i tha shërbtorit, “Shko thirrmi tre [3] vetë”, t’atyhit t’Brodit. Ai shkoi, erdhën meniherë ata. Tha, “Kush â tu ardhë natën”, tha, “me frigue k’tu msusin?”, ata, “S’e dime.”, “Ndigjoni”, tha, “edhe nihere n’qoftë se ndodhë, ky le t’shkon n’shpi t’vet. Shkollën e juve kam me mbyllë sa t’jam une kryetar.”. Mirëpo mâ une s’kom fjet aty. I kallxova edhe drejtorit, edhe drejtori tana m’thirri m’çoi n’Ferizaj. Aty ishin nȋ kolektiv ma i asi… Kum kalu nja dy [2] vjet t’mira. Mas dy [2] vjete puna e t’burgosurve u mur n’shyrtim, edhe anej-knej, e lshova punën kshtu veç kurrë n’jetën tem natën që m’kanë ardhë njerzit mue, kalli vet ishna aty, edhe atë ven kërkush s’e dike, as nuk e harroj atâ. E qishtu përfundoi jeta atje. Masnej meta pa punë. UDB-a u ndryshue, hinën do tjerë. Shkova, s’u m’pranojshin kërkun. Shkova n’Ferizaj, ish shef nȋ [1] msus. Përpara u nifshim me tâ, thashë, “A do me m’kundërshtue”, thashë, “Ni sen kallxom se s’rri mâ n’Jugosllavi kurrë”, “Pse Bajram?”, thashë, “M’keni kapë shumë me t’keq.”. E drejtën me t’kallxue m’pranun k’tu n’shkollë si puntor, po e kisha leverdi k’tu, nȋ [1] orë nejsha.

AB: N’Carralevë a?

BB: Po n’Carralevë. N’punë tjera veç u ensha qashtu, m’kanë respektu shumë.

AB: N’cilin vit t’pranun k’tu?

BB: M’pranunë n’shtadhetën [70], deri n’pension.

AB: A t’kanë pagu n’punë k’tu tani?

BB: Msusit m’kanë respektu shumë, bac, m’kanë thanë krejt. Po besa ishin do t’ri e do asi, m’thojshin, “Ô hajde, allahile, n’klasa!”, “Jo bre, se s’osht e moralshme.”. Veç ma s’mrami m’thanë, “A po shkon n’Racë?”, thashë, “Jo bre, n’Racë. Ku heci une me shku n’Racë!”. Edhe qishtu jeta jême ishte. Edhe n’Ferizaj kur e lshova atje, m’thirrën. Ai UDB-ashi që e kishke terrenin m’tha, “E kishe lshu punën”, thashë, “Po. Jom lodhë.”, thashë une, tha, “Munesh me shku me punu n’Petrovë.”. N’Petrovë ishte si cjapi te kasapi. Ai djalin e kishna n’Petrovë tuj punue, djalin tem s’e lashin rahat Petrova. Katun ma i keq se Petrova s’ka pasë n’komunë t’Shtimes. “Hiç”, thashë, “s’du kërkun.”. M’thirri mas nȋ [1] javë dite tha, “Rešio si da staneš nepriatel.”, po. Edhe drejtën me t’kallxue s’um la bre gjâ pa m’shâ, nânën, e atâ, e atâ… sa që m’dulën gati ment. Edhe m’tha, “Najkračem roku imaš da budeš ubien” - N’kohën ma t’shkurtë ki me kanë i vranë, menon ti që t’lejojmë na ti anmik. E drejtën me t’kallxue, për me m’vra s’isha fort… le t’u m’vrasin. Po çka m’ka torturue ai mue atë ditë, tri [3] ditë kum nejt’ ratë, mos me lujtë venit trajtën anej-knej. E erdhën k’tu n’Carralevë, i lypën k’ta kshillat me nënshkrue, “A ta vrasum?”. Me tahmin nuk kanë nënshkrue, veç mramje për mramje Mariza me gjasht’-shtat’ [6-7] UDB-ash qȋ kishin me ardhën, me shkue mos po m’zanë mue nakun vet e me m’mytë. Tanaj me thanë, “Jo valla, ka deshtë me ikë, e kanë vra n’kufi.”. I dishna une ato se kisha lexue une libra kriminlistike shumë. I dishna krejt ato prralla. Une me ato metodat e mia, ata me t’vetat meta gjallë, pshtova. Nuk e kishna gajlen pse po m’vrasin, po thojshna m’i nxierrin sytë për s’gjalli, ma presin mishin, m’djegin me cigare. K’ta kanë… Forma tulifare kanë pasë. Atyne ju kum frigu fort, po kallxoj. Edhe noshta fola shumë.

AB: Jo, jo.

BB: Jeta jême ishte kjo. Eh edhe nȋ [1] gjâ. Une kishna krye semimaturën n’Mitrovicë vitin tjetër, se qeshtu na çojshin neve. E kishna kry edhe kursin e ulët, po i kishna edhe dy [2] kurse une, kursi i mesëm edhe kursi i naltë ishte. Shkova n’Prishtinë. Ô kanë nȋ [1] Sylejman Morina referent aty, m’tha, “Bajram, mos shko nëpër kurse. Hajde epe provimin k’tu edhe filloj studimet e gjuhës.”. E i dhashë provimet unë aty n’katedër që e kum kry shkollën e mesme. Fillova po isha i smutë shumë. Kum shkue kshtu n’ushtrime drejtëshkrimore kajherë, me korrespodêncë ishna. S’mu dok qaq… Për mu s’ô kanë qaq kjamet i madh me kry fakultetin e gjuhësisë, po ishna i smutë fort edhe meta.

AB: Çfarë gjuhe e ke kry?

BB: T’Gjuhës shipe.

AB: T’Gjuhës shipe.

BB: T’Gjuhës shipe. Edhe une n’gjuhë s’kum pasë… n’Gjuhë shipe s’kum pasë problem. Qeshtu, deri qetu jeta jême ishte kshtu.

AB: Kur je kanë n’shkollë ti si nxans, a jeni kanë t’ndamë n’bazë t’nacionaltetit, a jeni kanë krejt bashkë?

BB: A?

AB: N’shkollë kur je kanë ti si f’mi, a jeni kanë veç shqiptarë që keni majtë msim, a jeni kanë t’përzim?

BB: Ja, ja. Une n’Shqipri s’jam kanë.

AB: K’tu… K’tu n’shkollë kur je kanë f’mi, a keni majtë msim veç shqiptart, a jeni kanë t’përzim?

BB: Jaaa, une kum pasun… Për krejt klast e kum pasun nȋ [1] msus, Nazif Salihun e Lloshkobares, edhe ai m’ka… Unë jom kanë si me kanë kolegë me tâ, e kum pasë. Serbishtja u kanë n’klasë tretë edhe n’klasë t’katër. Qetër gjuhë gjuha shqipe u kanën.

AB: E nxansat a jeni kanë veç shqiptarë a ka pasë edhe serbë n’klasë t’juj?

BB: Ja, n’shkollë tonë serbë s’ka pasë kurrë.

AB: Jo a?

BB: Ja, s’ka pasë as tu jetu serbë, veç kur janë kanë xhanart. Atëhere, po.

AB: E n’venet tjera?

BB: N’venet tjera po.

AB: Kur ke shku me msu ti?

BB: Shife ka pasë n’Shtime. Për shembull, na me nȋ [1] shkollë ishim, po ata i kishin klast… serbt i kishin klast e veta, na shqiptart tonat. Mirëpo kur n’gjashdhet e tretën [63] u shue ajo, shkolla e mesme e ulët, e u kthye n’… se u përcullën ata nxansat çka ishin gjimnazista, tanaj u kthye n’tetëvjeçare n’Shtime, e at’here rë nën nȋ [1] drejtori. Sava Qanoviqin e caktun drejtor. a përpara ishin… drejtor ish i shkollës mesme t’ultë, drejtor ish i klasave t’fillores, drejtor ish ai i serbve. Ishin tre-katër [3-4] drejtora. 

AB: E tani ju përzijtën nxansat a?

BB: Ja, ja.

AB: Halâ jo a?

BB: M’u përzi s’janë përzi kurrë.

AB: Jo a?

BB: Ja, ja. Nuk janë përzi nxansat. Kshtu bashkë nëpër oborr kanë…

AB: Po.

BB: Po, po.

AB: N’klasa jo.

BB: Nëpër klasa jo. Nëpër klasa kanë msu shqptart me msusin shqiptar, ata serbë. Ata serbt kishin pasë ma mungesë gati se na, kishin pasën n’arsim. E nuk jon bashku…

AB: Sa janë shkollu vajzat at’herë?

BB: Para meje, n’shkollën e mesme t’ultë jon kanë Nebahate Hoxha dhe Drita Hoxha. Edhe e kanë marue ato, do t’thotë, semimaturën e kanë krye. E kanë pasë msusin e parë Ndue Reçin e Shiprisë, se atëhere ishin mardhanjet e mira me Shipri. Ato dyja nxanse. Ma vonë shyptarë ka ardhë njâ [1] n’klasë t’parë, nâna e nȋ doktorreshës, â k’tu, ajo ka ardhë e vogël n’klasë t’parë, e vetmja ajo e asni vajzë. “Aaa erdh Bahria, erdh Bahria…”. E vogël, e veshne me t’kuqe, e kapshmi krejt e qitshmi n’krahë {prekë me dorë cepin e krahut}, e ênshmi… napër oborr e ênshmi. E vogël ô kanë, shumë e vogël, qe qikaq {e tregon me duar}, po e ênshmi napër oborr. Qajo ka ardhë e para masnej kanë ardhë shumë, se sa jom kanë unë s’ka pasë.

AB: N’cilin vit ja kanë nisë ma shumë m’u shkollu vajzat?

BB: Po ku, n’Shtime, a k’tu?

AB: N’përgjithsi, po n’Shtime ma shumë.

BB: Valla, k’tu n’Shtime n’gjashdhet e dytën [62], asi n’pesëdhet e tretën [53] e para ka ardhë qajo Bahria, e qato dya [2] që e patën krye, po. E k’tu n’Carralevë i kum pasë, përfshi une… Po veç qashtu i rrejshim popullin, “Bire n’shkollë djalin, bire vajzën…”, s’kishum. I regjistrojshum qysh na thojshin ata vet. Une i kum pas përfshi edhe vajzat e [s’kuptohet], te une n’Reçak dy [2] vjet vajzat kanë ardhë n’Carralevë, kanë ardhë edhe s’kanë ardhë qysh kanë deshtë. Kshtu â kanë… laramoni a kânë puna. Qishtu â kanë. 

AB: Sa msusa jeni kanë n’anë t’juj n’kohë tâne, përveç teje?

BB: Une… N’Carralevë k’tu gjithmonë dy [2] msusa ishin, n’Reçak dy [2], vetëm ka dy [2] se ishim… E n’Zborc kum punue veç vet . N’Zborc kum punue me t’gjitha klast, kum punue tanë ditën. Paradite kum punue me dy [2] klasë, masdite me dy [2], tanë ditën kum punue n’Zborc, n’Reçak e atje. E n’Brod jena kanë katër [4], po ata ishin vendosë.

AB: Po.

BB: Tanaj mue s’u m’lan, veç nȋ [1] semestër m’lan n’Brod. Drejtori m’murr mue n’Firajë. E shkova n’Firajë. Aty m’kanë angazhue me dy [2] cikle me klasë t’parë [1] edhe t’tretë [3]. Edhe kum dhanë gjuhë se kishte arritë deri te klasa e shtatë [7] s’i kishin pas msu kurgjâ hiç. S’kishin pas ditë si njâ me tetëvjeçare. Nxansat n’klasë t’shtatë [7] mos me ditë me lexue, nxansat n’klasë t’tretë [3] mos me ditë me lexue! E une kum pasë, me thanë t’vërtetën nashta keq osht, po n’Firajë kum pasë autoritet t’madh n’punë. Nxansat… Me nxansa kum punue ma s’shumti, kum punue me t’shtatën [7], me t’gjashtën [6], me t’pestën [5]… Kum punue me gjuhë, met i lishin nxansat mas meje. S’kishin ditë çka âsht emri, as mbiemri, as përemri, as pjesët e ligjeratës, as hiç s’kishin pas ditë as me shkrue, as me lexue, as… Po ka pasë nxansa shumë t’interesum për msim n’Firajë. Masnej janë bâ arsimtarë, a janë bâ… po kanë punue edhe n’sekretariat. Jon’ ardhën e m’kanë pâ, m’kanë vizitue. M’thojnë edhe sot, deri vjet u kanë nȋ [1] nxans që gjashtdhet’ [60] e kusur vjet, tha, “A din kush jam?”, “Jo bre, s’po t’njoh.”, tha, “Une jam ai që ta kum prishë bicikllën.”. E kapa përqafe, e tap shpinës, e e shtina mrena hangrum drekë. “Kurrë”, tha, “nxansat nuk t’harrojnë ty.” (qanë). Ka pasë n’Firajë, nja dy-tre [2-3] jon kanë edhe me normale t’kryme, po une jom kanë i nivelit pak ma t’ulët, po s’e kanë marrë gjuhën ata. E qishtu.

AB: Ma herët keni msu napër shpia. Shkollat kur ja kanë nisë me u ndërtu?

BB: Nëpër shpia nuk e di. N’Carralevë kemi msu n’xhami. E ka pasë nifarë aneksi xhamia ku kanë msue nxansat me hoxhën, e kemi msu grumëll qashtu. Po n’Carralevë kemi msu n’xhami, e masnej kena shku n’stacion t’xhandarmërisë. Atje ai ô kanë lokal i mirë, i ka pasën dy [2] dhoma t’vogla edhe tri [3] klasë. Do i kum pas ndërtue une, do i kum pas rregullue, e do katuni, veç n’Carralevë s’ka pasë problem puna e msimit, se tri [3] dhoma jon’ kanë t’mdhaja, jon’ kanë për msim edhe dy [2] t’vogla. Njâ [1] u kon zyre, njâ [1] msojshin nȋ [1] klasë n’Carralevë. N’Reçak, n’xhami kena msu n’aneks t’xhamisë.

AB: Po.

BB: N’Reçak çka kena vujtë na. Kom fjet, dy [2] vjet kom fjet n’trapazan t’xhamisë, n’ftoftë, me nȋ [1] thes t’kashtës. Dy [2], me atë shokun tem, kena fjetë n’trapazan. Kur u çojshum n’sabah kah kena marrë frymë ish bâ brymë.

AB: Ftoftë!

BB: Qaq s’kishmi qysh dilshmi. Nifarë jargani e kishin mushë me panla e me, me… qashtu e kom gjetë. Edhe neve nuk na mjaftojshin rrogat, nuk na mjaftojshin për tesha. Nȋ [1] shok që ka dekë k’tu… N’Mitrovicë jena kanë, ja kum dhanë gjysën e rrogës une, edhe t’vetën, e menxi që e ka pre nȋ [1] setër. Kum shkue, edhe me opinga t’llastikit, kum shku n’msim. S’kena pasë. Dikush i gjajke kpucë me shku n’pazarë n’Ferizaj, n’gjetsh magjupt çka po shesin qasi.

AB: Helmimi i nxansve a t’kujtohet, n’nimi e nonqin e nodhetën [1990]?

BB: A po. Pooo, helmimi k’tu.

AB: Qysh e man men?

BB: Shife, helmimi a bâ edhe n’shkollë tonë.

AB: Ëhë. Qysh ka ndodhë?

BB: I kam une t’shkrum krejt nxansat që janë helmue, i kam aty. Ô kanë shumë… tinzisht ô punue ajo punë. Ishte k’tu nȋ [1] msus i Ferizjit, nȋ Skender, edhe e ka pas marrë nȋ [1] msuse k’tu, e ka pas marrë grue, tonën. E dy [2] vetë ishin n’punë edhe rrogat e mira. Ai u ankojke, “S’po na dalin”, “Qysh bre, dy [2] vetë! Une me nȋ [1] rrogë po i maj familjen!”, “Jooo…”. Kur u bâ mas nȋ kohe blejti mobilje t’shtrejta qaj Skenderi, “Skender, ti thojshe s’po kam me hangër bukë. Tash?!”, “I pruni Zoti”, “Ja, Zoti s’bjen kurgjâ…”. Edhe… Arsimtari i histories, qaj i ka helmue tu na nxansat. Une jom kanë n’shpi se jom kanë masdite n’punë, kur shkova nxansat ishin helmue, ishin lshue, i gjetëm. Apet u helmu edhe nȋ [1] arsimtare e nȋ [1] arsimtarë, dytë. Nuk e di n’femna kish pas ndiku shumë ai helmi, edhe ajo arsimtarja sa kem na n’kolektiv aty tuj nejt’ ke n’gjendje t’mirë. Po bisedojmë kur ja nisi arlla-lla-lla u prish n’ftyrë u bâ… “Ou diqa, ou diqa”, e e kapën, e çunë me kerr. Ish pak si rrezik, po une për veti thashë, “Do t’formojmë komision me gjetë helmusin”. Aty n’kolektiv ishin nizet [20] a tridhet’ [30] veta, po. Edhe une vetveten e propozoj me kanë kryetar i komisionit edhe katër [4] tjerë, edhe shkum në konstatim. Qaj, qati Skenderit i kanë dhanë, se ai edhe milic. Tanaj atë ditë që u bâ helmimi n’Carralevë. Ai s’ô munue me i ndihmue nxansat, po sa ka mujtë tuj shtypë, e tuj pshty, e tuj fy. Edhe Skenderi i ka helmu, e tjetër kû… Me pare i kanë helmu. Krejt serbt kanë dhanë pare, e sen. A qaj… Edhe e kena konstatue qysh u kanë aifarë matriali helmues. E kanë qitun n’bira t’nevojtores, e kanë qitë. E ka pasë nihere erën shumë t’mirë e masnej a bâ si mjegull, si… Une s’kum nie vështirsi, a din, veç e die qysh u kanë krejt. A n’bira t’nevojtores, kemi konstatu, e kanë lshu. Se orën e parë [1] nxansat niherë kanë shkue, orën e dytë [2] kur jon’ kthye jon’ kthye… nëpër nevojtore, orën e dytë janë helmu nja shtatmdhetë [17] me ata dy [2] arsimtart janë helmue. Ata e dinë qysh u kanë kjo punë. Ernat i kum nie, po n’mu s’kanë ndiku.

AB: Po revista shkencore a ka pasë n’atë kohë shqiptare?

BB: Po, revistat u botojshin. Te na k’tu fort s’kanë…

AB: N’Prishtinë a ka pasë?

BB: N’Prishtinë, po.

AB: Cilat janë kanë?

BB: N’Prishtinë ka qenë “Shëndeti”, “Zani i rinisë”. “Zanin e rinisë”, “Shëndetin” gjithmonë i merrshum.

AB: A janë kanë t’lirë me botu shqip? A janë pengu a?

BB: Aj… i kanë botu ata se ata, shife kryeredaktort jon’ kanë njerz t’partisë, si t’gazets, si… E gazeta ô kanë veç “Rilindja” edhe “Komunisti”. Jon’ kanë njerz t’komitetit, drejtort jon’ kanë. Kanë kalue nëpër, nëpër…

AB: E ju tjert a keni mujtë me botu aty?

BB: A?

AB: Ju tjert a keni mujtë me botu aty naj shkrim t’jujin?

BB: Po. Librat janë botue rrallë atëhere. Ju kanë dorzue… Niherë komisiâni i ka pasë ato, i ka lexu mirë, i ka asi… S’e di.

AB: A ka pasë raste që i kanë pengu me botu najsen?

BB: Valla, poezi kanë botue edhe atëhere.

AB: A t’kujtohet naj poezi ty?

BB: Po. Adem Shkreli e do namin jon kanë. Edhe u botojke edhe dy [2] revista, po ato jon’ kanë si libra. Ô kanë “Përparimi” edhe “Jeta e Re” që i përmblidhshin ato. “Jeta e re” i përmblidhke k’to çka janë letrare.

AB: Ëhë.

BB: Po. E “Përparimi” ka botue gjâna historike, shkencore. A kanë interesant “Përparimi”, jon’ kanë shkrime interesante ato. Janë botue atëherë, nuk i ka pengu kërkush. Tanaj nȋ kohë t’shkurtër kur u banën mardhaniet pak t’mira, atëhere s’kqyrke kërkush, veç ka pasë revista. Kshtu nuk e di bash mire… Ato dy [2] revistat e mdhaja, “Jeta e re” edhe “Përparimi”, m’dokët mujore jon’ kanë. E “Zani i Rinisë” s’po m’kujtohet a ishte javore a mujore… M’duket që janë kanë javore.  

AB: Lufta e fundit n’Kosovë a t’kjtohet?

BB: Po (buzëqesh). M’kujtohet bash mirë.

AB: A po m’kallxon qysh e ke përjetu ti?

BB: Na… Mu ma kanë kallë shpien meniherë. Kum jetue pak n’Drenicë, masnej n’Godânc kom jetue me familje. Dy [2] djemt, njani [1] ke n’luftë, dezertoi qaj ma i vogli. Dy [2] me gra t’veta ikën, dy [2] metum na k’tu. Drejtën me t’kallxue nuk kum pasë frikë kurgjâ. Me vujtë kena vujtë, une s’kam vujtun se kum pasë pare, e dikush ka vujtë për bukë. Une kum nejt’ te nȋ [1] mik, e kum pasë nȋ [1] odë t’lshume, e djali i martum e ka pasë gjysën n’atë anë. Une e kishna gruen gjallë. Nejshum te shporeti qaty, po mill kishim, tanat i kishim. I kishna t’mshefta, i kishna, s’e dishin kërkush. I kishna shtat’ mij’ [7000] markë, po s’kisha frikë. Edhe do nipa m’kanë nimue, m’kanë pru miell, e m’kanë… Kum pasë millë une boll kum pasë, gjâna ushqimore kum pasë. M’vjen keq që kum pâ njerz tu vujtë shumë, me f’mi shumë, s’kanë pasë çka me hangër, m’dhimën. E une s’kum vujtë. M’u frigu s’jam frigue kurgjâ. Une e kum ditun, e kum ditun edhe pi personave nga jashtë qȋ Jugosllavia mas [Josip Broz] Titos ka m’u shkatrru, e popujt e Jugosllavisë secili. Kum bisedu edhe me t’jashtum, me hungarezë, e me asi… po e kum ditë se m’kanë premtue. Bima dorën se mas [Josip Broz] Titos Jugosllavi mâ s’ka me pasë edhe e kum ditë që ka m’u shkatrrue. Po e kum ditë edhe vetëvetiu kshtu se dymillion [2.000.000] shqiptarë Serbia s’do ti man kurrë nën veti. E a e shoh me sy t’mi nuk e kum ditë, kum veprue simas punës. Kur u keqsojke, u tensjonojke gjendja, une pak u urtojsha (qesh). E kur niske m’u zbutë une u… (qesh) Kum punu me popull kum punu. S’kanë pasë faj se UDB-a m’kanë thanë, “Anmik je, anmik i pastër je.”, po edhe jom kanë i shënum n’sekretariat, “âsht ekstremist.”. Milicisë i kanë lajmrue, “Ju me ta mos u asi. Na kemi me të punë”, po qe (qesh).

AB: Une nȋ [1] djalë e kum pasë n’Belgjikë, ai m’ka thanë, “Nuk um kanë lshue”. Qiky ma i vogli u kanë n’Zvicërr, po ky ka pasë bâ ndeshje, ky âsht me nȋ [1] dorë, edhe n’luftë menxi që ka pshtue. E nja [1] tjetër që ka dekë ai ka marrë pjesë n’demostrata, e n’tana ka marrë pjesë. Djalë i mirë ô kanë shumë, asi djali s’ka pasë. “Ô le tu m’thojnë çka dojnë bre, jom tutë, jom tutë se m’kishin vra.”, (qesh), “Edhe le t’thojnë çka dojnë për mu s’idhnohna.”, qeshtu u deklaru ai vet. Une ju kom thanë, “N’dashi po vi”, po une jom kanë i smutë prej kame, “N’dashi po vi, po ju ndoshta për nȋ [1] natë prej Bretênci duhet me shku n’Jezerc, une nȋ [1] javë ditë s’un shkoj atje.”, “Hajt baci Bajram, se ti s’ki nevojë mâ kurgjâ. Ke punu ti kur e ke pasë kohën.”, m’kanë thanë qeshtu. Tradhtar i kombit pej f’minisë, betohna n’tre [3] djem që m’kanë dekë, s’jom kanë, po jom kanën për çlirimin e Kosovës, po jom kanë për bashkim me Shipni. Po politika e ka bâ t’vetën. Edhe qitashti kom thanë na t’bashkum jemi, populli âsht i bashkum, ishalla parlamentet nuk bashkohen nërmjet veti. Me nisën çka po bâjnë k’ta nërmjet veti, e bâjnë… edhe popullin e bâjnë anmik t’Kosovës, po s’bâhet populli nërmjet veti. Une Shiprinë… Une mas partive s’kum ngajtë, s’um interesojnë mu. Mu m’ka interesue çështja e kombit. Partitë për mue kurgjâ s’janë kanë hiç. Jom kanë n’LDK edhe udhëheqes pak, ju kom thanë, “Qysh jeni konfrontue ju nërveti une s’jom as me juve.”. Une me shokë që kum punue, a â i Parties Demokratike, a âsht i LDK-ës, a âsht i ksaj… s’um intereson mue. Na kemi punu shumë me Ali Sadriën, s’e di a e njeh.

AB: Ëhë.

BB: Aj Ali Sadria ku t’më sheh m’kapë për qafe. M’njofin mue, m’njofin. M’kanë njoftë edhe atëherë edhe tash, se s’ô qaq me ransi, s’jom kanë kumeditë çka.

AB: Carraleva e ka edhe grykën k’tu?

BB: Po.

AB: Cili ka qenë qëndrimi ose kontributi i Grykës Carralevës përkrah ofenzivave n’luftë?

BB: Shife, Carraleva n’luftë e ka pasë bllokue Grykën, edhe ma shumë se dy [2] muj ditë ksajde forcat serbe nuk kanë mujtë me kalue, as s’kanë msy me kalue.]. Po u grumullun forca tepër t’shumta te Pishat e Shtimës me dhet’mi [10.000] ushtarë, a kumeditë sa kanë pasë, po me mjete luftarake t’cilat i kanë pasë, edhe e pushtoi Grykën nëpër Zborc. Edhe ke tu na dalë me na zanë, po katunartë ikën pak ma përpara, se tri [3] ditë âsht granatue prej pishave.

AB: Ëhë.

BB: Pej ores tre [3] t’mëngjesit ô granatue katuni. S’kem pasë qysh rrimë na k’tu, e ata qështu sistematikisht punojshin, e granatojshin nja dy [2] ditë, tri [3] ditë… Tanaj e dishin që kanë ikë edhe hyshin mrena. E na jena kanë k’tu, une jom kanë me familje, edhe drejtën me t’kallxue e kena shtru mëngjesin me hangër n’shpi, edhe s’un e kena shti lugën n’supë hiç, ka metë në sofër me krejt se ken tu na dalë përmi. Mâ s’kemi pasë ka shkojmë se knej i hinën dej dikun edhe knej na hypën {e tregon anën me duar}. I kum pasë nja dy [2] vetura une, nja dy [2] llada, familjen, djemtë i qitën gratë e veta n’ato lladat e ikën, kalun knej pej Drenice. E une kum ikë kamë kum shku. Tanaj me UÇK kum nejt’ unë gati, bashkë. Po m’kanë dashtë forte. Kqyrshin naj sugjerim prej meje, naj diçka ma asi… me ju dhanë pak vullnet, “Ô djem s’po marrum vesh kurgjâ pej ksâj, ju jeni çu me luftue”, vetëm nȋ gjâ ju kom thanë, “Ja preferoj”, qȋ po thonë, “Do t’i shlirojmë trojet shiptare. Pretendimet edhe patërnalizmi nuk shitën sot n’politikë, nuk shitën sot. K’to mos i përmeni. Jena çu me liftue kundër zullumit t’terrorit serb edhe n’mujshum do ta shkorrmi.”. I kom thane, “Rrugë mos maroni se rrugt…”, “Po po na vyjnë neve…”, “Po sa po t’vyjn tye për nȋ [1] veturë a për nȋ [1] diçka, duhet me ditë sa po i vyjnë atina.”. Kom thanë… Serbia sa jon’ kanë tu nreq k’ta rrugë, Serbia e ka bâ nȋ [1] hap kunraj UÇK-ës, kur i nreqi rrugt, kom thanë, “Duhet me ditë”. Kur u sulmue Bashkimi Sovjetik pi [Adolf] Hitlerit i kum thanë, “Rust nimi [1000] kilometra kanë marue humnerë kah po sulmon Gjermania edhe ja kanë nalë turrin, ju duhet me prishë edhe mos rrini grumuj t’mdhaj.”, “Jo po, po t’bi bukë une, po t’bi me sahâna ti me hangër nëpër mal. Merre n’çantë k’tu {tregon me dorë kah shpina}, tre [3] a katër [4] qaty, bane krejt venin bane edhe studioni pozitat sa me mujtë me sulmue.”, ju kom thanë, “Po edhe me pshtue kokën. Me ikë, mos me mujtë me t’mytë.”, se ka mytë shumë ushtarë. Jom kanë une n’ekspozitë t’ushtarëve, shumë ka t’mytën, po s’kum ditë qetër sen, ata kishin qef. Jon’ ardhë m’kanë marrë me kerr, kum fjetë me ta, kum bujtë. “A keni roje? A po mani roje t’mira?”, “Po, po. Kemi”, “Djem partizantë kur janë kanë tre [3] vetë, njâ [1] rujke, dy [2] flejshin, s’keni roje t’mira.”. Eh qikq.

AB: A t’ka ra me nejt’ shumë n’Drenicë?

BB: N’Drenicë?

AB: A ke shku tani edhe me naj ven tjetër tani pej Drenicës a qysh?

BB: Jaaa, ma s’shumti kom nê n’Godanc se at’here Tahir Zema ai i bâni ato t’vetat.  Kom nê edhe me oficirë une. Thanë, “Qaty n’Loxhë”, tha, “Tahir Zema e ka bâ nȋ luftë t’mirë edhe u ka thanë t’vetve ‘shpërndanu se me Serbi nuk luftohet’.”. Edhe u çrregullue puna n’UÇK, u çrregullue po i qitën n’terezi. Kom nie, çka mos kom nie.

AB: N’kolona a t’ka ra me hecë?

BB: Ata kanë pasë qef me… Ardhshin krejt se s’e di, nja nizet [20] e s’di sa, janë kanë k’tu t’Carralevës, krejt ardhshin. Ata tjert do m’kanë njoftë, do s’um kanë njoftë. E m’u kanë dhimtë, drejtën me t’kallxue, kum kajtë për ta, djem t’ri. N’Shipri, n’ushtim, jom konfrontue tu ardhë me disa, “Ju i keni çue djemtë n’Gjermani, e po ja’v mushin xhepat pare, e djemtë e tanë me ardhë me derdhë gjakin aty!”. I kom thanë, “Nuk jemi n’zor për djem t’juve.”.

AB: A ke dalë n’Shipri n’luftë a?

BB: Jo mar. Kum thanë, “Na kemi djem”, para luftës, “Djem sa dush, po s’kemi arme, po arme s’kemi.”. Kom nejt’ para luftës, kum nejt’ edhe me SHIK-un e Shipnies.

AB: Populli shqiptar u kanë… Shpesh nën studim t’hujve ka râ. A t’kujtohet naj kangë që u knu si rezistencë ose mosnënshtrim?

BB: Nuk maj men kangë.

AB: Naj poezi, a naj…?

BB: Kâ.

AB: A t’kujtohet naj njâ?

BB: Nuk maj men. Lufta, shife, u kanë nȋ [1] planifkim. Na Serbisë s’kemi mujtë me mujtë pa u pas krijue UÇK-ja, na s’kemi pasë kurgjâ. E unë jom prishë me LDK-në pse m’u çue UÇK-ja. Nuk ka bâ pa u çue, e kemi kushzue.

AB: Kur je kanë i vogël ti, f’mi, a t’kujtohet naj prrallë që ta kanë kallxu?

BB: Haiii… (buzëqesh). I kum harru valla. Se na atëhere sa nejshum masdarke kemi pasun nȋ [1] plakë, osht edhe n’libër, e kom une aty, ajo na tregojke për shtriga, për lugetë, e...

AB: Çka ju tregojke?

BB: Me na frigue me fjalë.

AB: Çka ju tregojke ajo? A t’kujtohet naj çka?

BB: E na u frigojshmi. Kujtojshmi që qashtu qysh po thotë ajo qashtu âsht. Krejt i kum shenue ato gjâna. I kam t’shenume n’libër.

AB: Hajt kallxomi edhe k’tu naj njâ.

BB: Nânës tême… Edhe ajo i kallxojke qeshtu kapak djemve t’mi. I kum thanë, “Nânë, thmive mos ju kallxo ksi gjânash. Ngom ti mue se k’ta i marrin pernime. Thmive prralla… Mos i thirrë e me ju kallxu qishtu u kanë lugati, qishtu u kanë shtriga, u kanë nȋ hallë plakë…”. E qishtu janë aty, i gjanë krejt.

AB: Hajt kallxoma qitash, se po du me nȋ prej teje njâ qitash, që ta ka kallxu ajo gjyshja ty, për shembull?

BB: Shife, ajo plaka jonë që e kemi pasë, atëherë kur isha f’mi thojke, “Shtriga âsht grue, âsht femën, po plakë e tmerrshme. S’ka derë që e pret atâ. I han njerzit, e sidomos i han f’minë që bajnë zhurmë.”. “Kulshedra”, thojshin, “â nȋ qenie gjigande. Kryt e man n’vransi kur bjen shi e asi, e bishti i prekë n’tokë, murmuron e veton. Duhet me dalë me bërtitë, ‘le t’ikë, le t’largohet’ se e man aty shiun e breshnin”, k’shtu (qesh).

AB: E naj kangë, a t’kujtohet naj kangë?

BB: Vallai, une kangt…

AB: Hajt tregona njâ që po t’kujtohet qitash. Cilën e keni knu ma shumë?

BB: Gati që për muzkë s’jena kanë na msusat.

AB: Si f’mi që e keni knu, si f’mi t’vegjël kur jeni kanë.

BB: Ja, nuk m’kujtohet. Knojshum n’mal.

AB: Çka knojshi n’mal?

BB: Dikush knojke, dikush i rake fyllt, dikush mizhincës… E tash m’ke shti mu, m’ke futë n’dofarë… m’i prishë ato krejt.

AB: Jaaa, po kur je kanë f’mi. S’i prishë k’to, veç i plotson.

BB: Une f’mi maj men shumë, po maj men ngjarje që m’kanë lanë përshtypje. Pej pes’ [5] vjete maj men, gjyshja jême ka dekë dikun kah t’tridhet e gjashtën [36]. E kûm pasë une nȋ [1] moshatar t’familjes tonë, ai s’lake gjâ pa beterue. Nȋ kusherinë, ma e vjetër shumë, ja kish pas dhanë nȋ [1] shuplakë, une s’e kum pâ. E ai u kanë hakmarrës i madh edhe i vogël, e gjujke me gur, e gjujke atë kusherinë. Ajo ishte jetime. Bâba ja kishte marue nânës vet kshtu me druna n’oborr, n’freski, a di, le t’rri. Ô kanë shumë e shtirë ajo, shumë e vjetër. E ajo nejke me atë gjyshen, ajo Azemine e ka pasë emrin, shkoi, e hini, e râ me gjyshën kshtu bashkë, tana aj s’guxojke me gjujtë me gur se gjyshja ish aty. Po m’thotë mue, “Bajram”, “He?”, “A e kapum lesten ja’v qesum përmi?”, “Xhemë, kjo gjyshja dokët shumë e lodht e asi veç, a e di, që çohet kjo na prishë.”, “Hajde, hajde kape lesten.”. Ato gratë e qitshin plehin pej ahrit, ajo ô kanë e ranë, edhe na s’di n’atë moshë qysh kena mujtë me çu atâ. I ka pasë dy [2] për anash me kapë, anej e knej dy [2] vetë. “Kape-kape lesten”. E kapum veç, a di çka kem me hanger? E kapum e ja çumë, ato ishin ratë kshtu {e tregon pozitën ratë në shpinë}, na po ja majmë k’tu përmi bark. Ajo, “Me na lshu lesten a di çka ju gjanë?”, e qeshtu ajo po na i tërhekë vrejtjen. “Lsho Bajram”, bllup ja’v lshum n’bark dyjave [2] e kena ikë tani kena hi n’shpi te nânat tona. Dalshin do hitha nȋ [1] qyshk t’shpisë ka nȋ [1] metër u bajshin, e t’ish kanë çue, e ta kish pas bâe sikur fshisë nȋ [1] tubë hitha. Na atëherë n’do beza t’veshën me do… A khuuu çka na ka marueee qafes e bethve bâm e bum, a na kalli na kalli, flakë, kce përpjet na deri u ngi. Tanaj s’vonoi shumë, s’e di mas sa kohe, diq ajo gjyshja. Kur diq shkun me marrë tabutin. N’xhami ô kanë tabuti, me marrë e me çue. S’e kum ditë une, se ai nuk bajke do sene pa m’kallxu mu… e e kishin lanë atje kur t’bahën gati me qitë n’tabut e me çu te vorri. Ai ish çu e kish kry nevojën n’tabut. Kur janë shkue gratë, “Kuku çka paska marue!”, “Kush?”, “Xhema!”. E mâ Xhemën s’e pâshna une, e mshifke nâna e vet. “Xhemë, pse bâne ashtu n’tabut?”, “Mirë ja kum bâ, Bajram. A dish çka na ka maru me hitha…”, (qesh), “gjyshja çka na ka maru?”, “Ei Xhemë!”. Po edhe nȋ [1] gjâ ma e keqe âsht, ai vllavi jem e majke janxhikin që merrke bukë m’i ru lopt ditën, e lâke n’odë, e tanaj kur i lshojke lopt, e marrke bukën, e shtike. Ai pak para se me shku me marrë e kish ngrehë janxhikin, e qeshtu kish bâ sukur n’tabut edhe n’janxhik (qesh), ai vllau. Sa gazin e kena bâ na au, au, au (qesh). S’kena lanë gjâ pa bâ kur jena kanë [të vegjël]. Une veç si manare i shkojshna, se une… s’mu kujtojshin kto sene.

AB: Festat a t’kujtohen? Cilat festa, a qysh i festojshi?

BB: Po. Jon’ kanë festat e parties, bre.

AB: E kshtu Shëngjergjin?

BB: Jo, po festat popullore. Bajrami ô festu ma nrysh, po edhe Shingjergji.

AB: Qysh e festojshi Bajramin?

BB: Shingjergjin e festojshin ma shumë vajzat.

AB: E ju djemt qysh e festojshi?

BB: Mlidhshin lule, knojshin kangë, kshtu me ushqime nuk e… përshesh me tamël. Amâ u tubojshin vajzat prej nȋ [1] lagje n’tjetrën shkojshin.

AB: Çka knojshin?

BB: Po kangë vajzash.

AB: E ju djemt qysh e festojshi?

BB: Une i kum pas tubu ato kangë se ja kum pas dërgu ati n’fakultet aty, po s’um kujtohën valla. Menxi qȋ i kum tubuën, namin do nȋ [1] fletore. E vajzat për Bajram… Bajrami u festojke me ushqime.

AB: Çfarë ushqime bajshi?

BB: Aaa pitja u kanë, pa pite Bajrami s’ô festu. E dyta [2] u kanë reseniki. Petë i qitshin n’oxhak kû kish flakë e përmi me sagj i piqshin petë. Niherë i bajshin petë, tana përmi sagj i piqshin. E pitja u qitke ren, petë, ren ynyrë, e t’zake… Me qetër sen ose me t’lynë ose me… Voja atëhere s’ô ditë. Reseniki ô qitë, qashtu ô qitë po ren peta, ren i kanë qitë laknat t’grime, t’tharpta. Ai t’knaqke veç e bajshin tepsin rrash. Tanaj pite me rrathë, kollpite… qito janë kanë. Pulë me pre, e qiso.

AB: Fejesa jote e martesa a t’kujtohen? Hajt tregomi qysh i kujton?

BB: Une jom fejue, m’kanë feju prindt. E pra, keq po m’vjen me thanë atâ, po e kanë pas bâ kombinim me motrën tême.

AB: Aha, po. Ndrrimin.

BB: Motra, ô gjallë… E motra ka pas shku ma përpara. Jom kanë atëherë msus, e tetë [8] vjet mas meje ô kanë shoqja jême, me nȋ [1] shkollë fillore t’kryme. I ka pasun, qysh e di une, katërmdhet’ [14] vjet e gjysë.

AB: Kur jeni martu!

BB: Kur jena martu.

AB: T’fejum a keni nejt’ naj trohë?

BB: Ajo m’ka dashtë mu fort, po u rrudhke. Nuk u kanë kshtu për veshje, s’i dike kto sene. Une kishna qef m’u veshë, ajo e bukur, e mu ly me t’bardhë, e… i ka pasë pritesë ato sene. Po m’ka nejt’… shumë m’ka nejt’ gati. E kum ditë une shpirtnisht që mu m’ka dashtë fort, une e kum dashtë nifarë... Mas nȋ [1] vjeti, a nȋ [1] vjet e gjysë qashtu, na ka pas lind’ nȋ [1] djalë edhe mas katër [4] vjete u mytë n’ujë, u mytë. Kurrë n’jetë tême… Sot, kaj për atë djalë që u mytë. Ka pas msu me folë, e ka pas msu me asi…

AB: N’çfarë uji u mytë?

BB: E kemi pasë nȋ [1] krue k’tu si bunar, tash e kemi mshelë. Kuku, qysh u kanë! Shumë djalë i… që u mytë. E me grue, drejtën me t’kallxue, me mujtë me ngjallë ju kishna përulë, “A po ma ban’ bre grue hallall?”. S’e kum respektu qaq nashta, edhe m’ka pshtue dora. Kur ka dekë fort m’u ka dhimtë. Ô kanë pak si naive kshtu, a di, nuk u kanë e shokllume asi, po u kanë shumë… Pezdhet’ e pes’ [55] vjet une s’kum hangër bukë me kërkan. N’ora nimdhetë [11:00] ajo ma bojke bukën, çajin, krejt m’i bajke gati. Ô kanë shumë e zoja, shumë. Edhe kurrë pa dy-tri [2-3] pijata s’um ka qitë përpara.

AB: Sa f’mi i keni bâ bashkë?

BB: Shumë, shumë. Tet’ [8] djem. Krejt… Gjysa gati kanë dekë. Tetë [8]. Njâ [1] që âsht ma i vogli, ja kum pas ngjitë emnin Tomor une për shak t’malit.

  Bâba Tomor kishë e Shiprisë,

Mal i lartë fron i Perendisë.

Ajo si me shegari m’ka thanë, “Ka pas vytën me ja ngjitë emnin pahiri” (qesh). Nime, dojshum dyqysh me ju dhanë fun, se na u dokshin shumë, po a rrihet gjethë natën (qesh)! E kshtu thojke, “Pahiri ka vytë me ja ngjitë”, e u shegarke. Gjysën e kohës t’jetës me tâ kah funi se s’e kum… nuk e kum shâ, as asi, as…. Ô kanë besnike shumë. Ardhshin shokt… Atëhere ô kanë shumë vshtirë. Kurrë fjalt nuk i interesojke, “Çka tha ky, çka tha ai?”, “S’i di.”. Ajo i dike mire, po thojke, “S’i di.”.

AB: A t’kujtohet kur ka ardhë nuse? Qajo ditë kur ka zbritë k’tu a t’kujtohet?

BB: Po (buzëqesh).

AB: Hajt kallxona qysh e man men? Qysh e ke përjetu ti?

BB: Poj… shife bre, kur ka ardhën kena pasë shpi t’keqe, shumë kanë ardhën gra pi katunit edhe u kanë kohë e keqe, me t’reshuna. Shumë kanë ardhun me pâ, shumë. U kanë pak e re, po çka me i bâ. U bâ ajo punë (qesh).

AB: A t’kom lodhë? T’kom shti me folë shumë.

BB: Jo.

AB: Faleminderit prej teje që ke pranu.

BB: Shumë faleminerës n’vizitë.

AB: Faleminderit ty!