Bajram Shala

Intervistuar nga: Lekë Shala

Unë jam Bajram Shala, kom lindë me 29/10/1938 n’Mitrovicë, përndryshe prej një familjeje mjaft të njoftun n’Shalë.

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

22.05.2018

Lokacioni i intervistës

Mitrovicë

Vendi i lindjës

Mitrovicë

Tranksriptimi

LSh: Jena me datën 1 mars 2018 në shpinë e Bajram Shalës, n’kuadër të projektit “Niqin’ [100] pleq edhe plaka të Kosovës”. A munësh me na u prezentu?

BSh: Po si. Unë jam Bajram Shala, kom lindë me 29/10/1938 n’Mitrovicë, përndryshe prej një familjeje mjaft të njoftun n’Shalë. Babgjyshi jem ka qenë, po mendoj, pronar i krejt qatij territorit të cilin e ka posedu mandej firma angleze, e formume për eksploatimin e xeherorës.

LSh: Kur u kânë’ pronar a?... me na kallxu pak për familjën?

BSh: Hulumtimet kanë fillu dikun me 24-tën, 1924, edhe kshtu me ni’ hamendje, k’shtu me nifar supozimi se me 1926 i kanë ble shpiat ktu n’Mitrovicë, edhe jena shpërngulë n’Mitrovicë.

LSh: Po, jeni vendosë k’tu, a?

BSh: Jena vendosë n’Mitrovicë. Interesant ka qenë ajo, se si ka qenë raporti i shit-blerjes t’gjithë k’saj pasurie. Natyrisht që është përzi edhe shteti sërb, mandena edhe Sherif Voca si ni faktor - ka qenë edhe deputet i mbretërisë të at’hershme, k’shtu qi’ si autoritet ka qenë si ni ndërmjetsus’. Eee..gjânat kanë rrjedhë k’shtu: nifar pazari nuk është bô krejt i kjartë, mirpo kanë pytë babgjyshin “Me çka doni mu’ marë?”.

LSh: Po.

BSh: “A doni mu’ marë me tregëti; me dyqane n’Mitrovicë; a doni me...Çka është zgjedhja e juj?” Ai ka thônë, “Na jena njerzt e tokës...kena, dojna mu’ marrë me tokë, jo me tregti, e me ksi… ”, se edhe atëherë tregtia s’ka qenë kumeditë çfarë niveli. Krejt ça ka qenë tregti, ka qenë do magazina me krypë e vaj e, sheqer, e... k’shtu qi’ ata kanë thônë, “Atëherë mirë, hajt merni ju tokë, bleni sa doni.”, kta e kanë zgjedhë tokën n’sasi, vend, e çka dij une, ndërsa anglezt e kanë bô pagesën, ja... nuk kanë dhôn k’shtu pare n’dorë.

LSh: Po.

BSh: E, n’fund kanë bô edhe ni pagesë. Tash, nuk dij çka, veç thojnë qi kanë qenë pare mjaft t’mdhaja. Babgjyshi me vllaun e vet, si fetar, me qato pare kanë shku n’Qabe edhe bile i kanë çu edhe dy bedela për bâbë e nânë k’shtu, edhe jon’ vendosë n’Mitrovicë.

LSh: Bedelat jon kur shkon…

BSh: Bedelat - zavendsim i atinaj që shkon. E tash, k’tu, ky babgjyshi jem, emrin e t’cilit e maj edhe une - Bajram, ai e ka marrë i ka ble k’tu prej Haxhiveselit gjegjsisht, nifar Jenuzi, nuk e dij kush është bash.

LSh: Kur jon’ dalë n’Mitrovicë, a?

BSh: Kur jon’ dalë n’Mitrovicë, babgjyshi i k’tyne Gashve, prej tynve e kanë ble, ndërsa për vllaun e vet t’vogël , ma t’vogël, Smajlin, i kanë marë prej shpijave t’Boletinve. Edhe kjo ka qenë vendosja n’Mitrovicë.

LSh: Po.

BSh: Tash, une çka mâj n’mend ma s’hèrshmi, është se gjithë atëherë, kur veç ka nisë Lufta e Dytë Botrore edhe na në ni rast, se atëherë u bojshin do far bombardimesh, me ni rast kena ikë në... i thojshim na ‘ara e Zhabarit’, aty ka qenë ni, ni lumë edhe mu m’kujtohet si fmi...

LSh: Sa vjet i ke pasë?

BSh: Po’...38-tën, 41-tën, nja tre [3] vjet, qashtu diçka. Po diçka, do gjâna k’shtu në inserte m’duken, se n’vazhdimsi, kotinjuitet, ka shk’putje, edhe, me qenë se ka qenë shumë interesant atëherë, kanë qenë me reflektorë, i percjellshin ardhjen e ajroplanve t’cilt dojshin me bombardu, domethônë gjermant kanë qenë ktu edhe anglezt kanë bombardu, sa e dij une. Mandej është bô ni shkputje, edhe unë tash, m’kujtohet n’Bare te dajtë kur, qysh kom mrri atje as vet s’e di, edhe atje m’kujtohen disa detale, shpija, mandejna rrethina, oborri e qështu. Mandej me gjyshën, kur kena shku në Sfaraqak prej Barës, ajo ka pasë nifar boshqe n’krah, e une mas saj. Unë e kom pasë ni shtagë edhe tuj’ ecë i’a kom qitë nër kômë edhe rzohët.

LSh: Gjyshja?

BSh: Gjyshja. E tash, ajo mahet n’mên se ma ka kallxu e masanej mu m’u ka kujtu. N’Sfaraqak ka ardhë mixha, abéja, sepse ndërkohë gjatë luftës kur kanë qenë gjermant’, dikun n’Vushtri, kanë qenë t’organizum’ me do grupe çetniksh, kanë ardhë, k’shtu, edhe kanë bô terror nepër qytet, edhe bâba jem ka qenë te k’ta, Rexhioviqt’, ka pasë shok Idriz Rexhen, edhe aty i kanë befasu. Jon ardhë aty ata çetnikt, edhe ndërkohë kush kah ka mujt me ngajtë. Bâbën tem e kanë plagosë, aj ka ardhë deri te shpija, e ka harru derën çelë - nuk e ka mshelë, ata jon ardhë edhe n’bashçe e kanë vra.

LSh: Po, e kanë vra’ bâben ton’.

BSh: Po...deshta me thôn se heret kena metë pa bâbë. Masanej mas nja dy-tre muje ka dekë edhe nâna, kshtu që, na jena kânë k’shtu jetima..

LSh: Sa fmi jeni kânë’?

BSh: Unë, vllau edhe motra - tre [3]. E tash, t’kthehna n’Sfaraqak. M’u kujtu ajo, se, abéja - mixhës “abéj” i thojshim, mixhë, mixhes i thojshim ‘abéj’ - ka ardhëë n’Sfaraqak, edhe m’ka marrë mu ngryk’ deri në Vushtri. Edhe ajo mu m’kujtohët sepse jena nalë te çeshmja e kalasë, ku është ende ajo çeshmja aty, edhe e vlerësoj që ka qenë ditë e premte, ditë pazari, sepse ka qenë tollovi njerzish, njerzit me kerre, kuaj, e lopë e çka di une. Ato bôhën zakonisht...

LSh: Veç t’premtën, a?

BSh: T’premteve. Edhe, aj detal m’kujtohet edhe mô jo. Mandej, m’kujtohet kur kena qenë n’Prekaz, se dajtë e babës i kom prej Prekazit.

LSh: Gjatë Luftes s’Dytë Botrore?

BSh: Gjatë Luftës s’Dytë Botnore. Edhe, n’Prekaz, m’kujtohet ajo, kur kom qenë si pjesë e asaj, atyne fmive t’katunit. Jena shku me gjô, edhe na kena flejtë në ni odë: rrishin burrat sa rrishin, kur shkojshin, tani na shkojshim me flejtë. Kshtu që, ajo ka qenë koha e luftës, deri sa s’ka ardhë… s’u zhvillu lufta e Shaban Polluzhës.

LSh: Po…

BSh: Mandej, na kena ardhë prej Prekazit, e maj n’mên me kerr e kije, i kena ra kah Vërnica: jo k’saj rrugës kryesore kah Vojteshi, Lushta e Shipoli, po kah Vërnica – Vaganicë, e n’shpi. Po, kur kena ardhë na, shpija jonë ka qenë e bombardume. Tri bomba kanë ra, rresht, se na e kena pasë shpinë e pasuninë prej asfalltit, tash ku e ka Nuri.

LSh: Po.

BSh: Deri, u kânë’ jazi n’fund, krejt u kânë e jona, e kshtu rresht jon ra tri bomba, k’shtu që na s’kena pasë ku me shku, po’ kena qenë ni kohë t’shkurtë te k’ta kojshitë, Prekazt’, e kena pasë ni dhomë qaty edhe…

LSh: Keni flejtë bashkë me kojshi, a?

BSh: …ai na ka lshu, se ata jon’ kusherit’ e dajës t’bâbës, k’shtu që kanë qenë, na kanë pranu edhe na e kena kalu ni kohë, deri sa nuk kena bô diçka, se, diçka prej shpisë t’vjetër u pshtu’, edhe deri sa…

LSh: Deri sa e keni ndreqë?

BSh: …deri sa e kena ndreqë pak. Kjo ka qenë, meqenëse kem’ mrri me vonesë, sa i përket… e kishin fillue shkolla e çka di unë, na me vonesë edhe une klasën e parë e kom ngelë.

LSh: S’je shku hiç n’klasë t’parë, a?

BSh: Jo - jom shku, jom shku, se, interesant ka qenë atëherë, se koha e luftës ka bô çrregullime, k’shtu, shumë gjenerata kanë qenë në ni klasë… ka pasë, ka pasë edhe ma t’rritun, ka pasë edhe ata ma…

LSh: Ma t’vegjel a… me ni klasë?

BSh: …ma t’vegjel, me ni klasë. Shkolla fillore të cilin ma s’pari kom qenë unë nxans’, ka qenë tash ku është qendra e zanatlive te…

LSh: Mitrovicë, a?

BSh: …n’Mitrovicë te kjo, shpia e Luksit, kjo te Jadrani aty. E tash, e maj n’mên… aty kanë qenë n’vazhdimsi do si garazha, si diçka, do far, do objekte përdhese, t’vjetra, t’harxhume. Na si nxans’, atëherë na kanë ndâ ndihma, ndihma kanë qenë atëherë tômli, që vike prej UNICEF-it a Amerikës a çka di une, ka qenë tômli në pluhur, ka ni copë bukë… ai tômli u vlojke, na rresht nxansit ka ni tas edhe shkojshim edhe e mershim tômlin.

LSh: Po.

BSh: Edhe ajo ka qenë per neve shumë gjâ e madhe, po në pergjithsi ka qenë koha e tranzitit, atëherë ende, ka pasë, qysh u qujke ‘pastrimi i terrenit’, prej luftëtarve ballista e çka di une.

LSH: Po, po, po.

BSh: K’shtu që, mirë shumë m’kujtohet, te posta e vjetër ka qenë ni park, deri vonë, edhe tash bile deri vonë ka qenë ai park, edhe kjo, është ni çeshme aty, ende, ni burim që qet ujë, ajo është zavendsim i asaj ma t’vjetrës, edhe ai parku ka qenë i rrethum, e n’trotuar i kanë shtri t’vrâmtë, Bislim Bajgorën edhe ni çetnik. Ata m’kujtohët, ajo ka qenë, shumë, shumë, k’shtu me thônë, bizarre, tmerruse.

LSh: Ti e ke pa atâ me sytë e tu?

BSh: E kom pa, po… na shkojshim, i kqyrshim na ata.

LSh: E çfarë roli ka pasë Bislim Bajgora?

BSh: Bislim Bajgora ka qenë ni prej luftëtarve, po mendoj, ai, pak si historia lidhet tash me levizjën e Kaçakve. Ai ka qenë ni, ni luftëtar mjaft k’shtu i famshëm, n’zô, i Shalës. Përpos tjerve, edhe gjatë kohës sa kanë qenë gjermant k’tu, ai ka qenë si komandat per Koloshin. Po’ mirë, ai ka… ai ka qenë njéri i ndershëm. Deri sa u kânë ai atje, s’ka lônë aty mu’ bô përdhunime, mu’ bô plaçkitje, mu bô… çka dij une, k’shtu që ka qenë ni njeri që u pergjegjë për at’ far…

LSh: Atë pjesë?

BSh: Po… mirë, ma vonë, ai, ai ka lëvizë si luftëtar nëpër Kosovë, anej - knej. Tash, at’here kur ka mbaru lufta, krejt thojnë ashtu, krejt Kosova ka qenë në nifar zgjimi, në nifar… ma s’pari u formu Shqipnia e madhe.

LSh: Gjatë Luftës së Dytë Botrore?

BSh: Gjatë Luftës Dytë Botrore. K’tu u patën hapë edhe shkollat shqipe, u pat’ marrë nifar’ entuzjazmi, në ni kohë shumë t’shkurtë jon bô kthesa t’mdhaja, forcat partizane…

LSh: Po...

BSh: …kanë mrri k’tu, edhe ato t’Shqipnisë. Territori i Kosovës u ndâ, praktikisht. Foract që i përkisnin Shales kanë qenë të Ahmet Selacit, Adem Vocës...Mandej, pavarsisht prej k’tynve u kânë’ Bislim Bajgora, Ukshin Kollaqinca, që nuk jon shku n’grupacion me asnjënin.

LSh: Po, po.

BSh: Tash... e, kjo është qajo, po mendoj, Bislim Bajgorës, Ahmet Selaci me tremijë [3000] vetë i ka pasë me veti, edhe ai ka ra në ni pikë t’keqe prej bullgarv...tash, une s’jom historian, me bô aty përcjelljen, me qenë bash krejt i sigurt, po’ sa e dij une, sa kom nij’, me tremijë [3000] vetë, edhe është thy, e, ka p’su humbje, edhe kanë luftu atëherë natyrisht, mirpo forcat e atyne, tjerve, kanë qenë shumë ma t’mdhaja.

LSh: Edhe mandej, trupin e tij e kanë pru k’tu?

BSh: Jo, trupin e Ahmet Selacit – jo.

LSh: Jo Ahmet Selacit: Bislim Bajgores.

BSh: Bislim Bajgores, mandej t’kallxoj. Pjesa e dytë ka qenë e Adem Vocës. Adem Voca, i kanë pasë partizantë, Ali Shukriu e krejt që kanë qenë me partizanë, kanë bô do bisedime që ata mu’ dorzu edhe mos me pasë gjakderdhje, mos me pasë... çka dij une, mir’po kushti ka qenë që ata qi’ s’i kanë durtë e përgjakne - ata kanë me kânë t’lirë; ata që i kanë durtë e përgjakta - ata kanë me dalë para gjygjit, k’shtu që aty s’kanë mujtë me bô nifar pajtimi. Edhe... Ahmet Selaci ka luftu në Selac, në atë pjesën ma veriore t’Shalës, ndërsa në Posomë ka luftu Adem Voca, i ka pasë, edhe jon’ kânë aty tre Vocovë: Ademi, Hetemi, Jashari edhe dy kushëri t’mitë: Moni [Mon Stantëgu] me Feratin edhe ni’ nip i tyne... k’shtu që u bô ni luftë nja tri [3] ditë e tri netë, shumë e përgjakshme, bile thojnë që aty kanë metë nja niqin e tedhet’ e tre [183] t’vramë partizanë se jon’ kânë aty nja dy brigada që kanë ardhë me luftue, e ma n’fund jon’ vrâ edhe k’ta, përpos Jasharit i cili u p’shtu në ni menyrë mjaft interesante. Tash kthehemi te Bislim Bajgora me Ukshin Kollaqicen. Ata kanë qenë t’panvarun: ata kanë luftu kshtu... si me thanë... vetë. Bislimi...u shkru tash ni libër rreth tinaj, nashta aty ka ma n’detale, tashti... Ai u vra në Gërmovë, Bislimi, ndërsa Ukshin Kollaqica u vra n’Shalë me djalin e vet... kanë luftue deri sa u vra. Domethônë, si nxans m’kujtohen këto. Në aspektin e ekonomisë ka qenë ni varfri e madhe, po, se lufta i ka shterrë të gjitha rezervat, njerzit jon varfrue, kanë qenë shkatrrime t’mdhaja k’shtu. Regjimi i ri komunist që u kânë atëherë si masë, njerzit i ka vlersue që kanë qenë t’detyrum’ me i pru tepricat. Teprica... n’thojza teprica: ku me marë teprica... po ka qenë t’detyrum’ me pru mish, me pru grûnë, me pru qisi senesh.

LSh: Sistemi i ri politik, a?

BSh: Sistemi i ri politik, pa i vlersu se a ka qenë toka e punume; a ka mujt dikush m’i dhânë qato... se për shembull, na i kena pasë gati dhet’[10] hektarë tokë, nuk ki...

LSh: Nuk u punu, a?

BSh: Mirpo ka qenë vetëm mixha, axha, i cili ka mujtë me punu, na tjertë kena qenë krejt fmi, e me do kije t’lodhta... s’ka mujt edhe me punu mirë, k’shtu që ish duft’ me çu teprica.

LSh: N’varfni, a?

BSh: N’varfni... ka qenë mjaft e madhe, prandej edhe shpjegohet ajo, për shembull ndihmat e ndryshme që kanë mrri prej s’jashtmi, e na si nxans’ që kena marrë shojtjen, ushqimin, me tômel e bukë e çka dij une, eee... kjo u kânë’ ajo koha e shkollës.

LSh: Tash, masi jena qëtu...

BSh: Po.

LSh: po du me ditë - masi jena qëtu te ekonomia e kjo... qysh u kânë ambienti i shpisë; familja - qysh keni jetu?

BSh: Ambienti i shpisë u kânë shum interesant. Ambienti i shpisë u kânë krejt e ranume, u kânë... i thojshim n’shpi, ku është gatue, aty ka qenë krejt n’dhé, aty s’ka pasë kurgjo, ka pas’ pshtu ni sobë e vogel e cila ka qenë gjys’ cement, gjys’ ka qenë drrasa, edhe tash ni aneks u bô prej dy dhomash... mixha tash, qysh i ka bô aty, na jena kânë t’vogel, a din, veç edhe nja dy dhoma aneks. Kshtu qi’... qe... qajo ka qenë ambienti i shpisë. 

LSh: E familja, kshtu... sa vetë jeni kânë mrena?

BSh: Jena kânë... tash, për shembull unë, une, Mustafa - vllau, motra... e cila ma vonë ka vdekë. Mixha i ka pasë shtatë [7] fmi veç ato s’kanë qenë krejt perni...kanë ardhë do ma vonë, gjyshja, kshtu qi’ kena qenë koxha do... 

LSh: N’ambient qaq t’vogel? 

BSh: Në qat ambient. N’dhomën e vogël kena flejtë na me gjyshen, nalt mixha me ata fmitë. Diten e kena kalu ma s’shumti ne ku i kena thanë ‘shpi’. Shpija aty u kânë oxhaku, u kânë nifar ‘hallamxhik’ i thojshin, ni, ni guri me dalje t’ujit, a din, ku jena la e çka dij une, u kânë edhe nifar ‘gjerizi’ i thojshin, ku i kanë la ent’ e çka dij une, edhe oxhaku, zakonisht ni kosí e vjerun...masanej me saç’ e tepsia, me çka dij une, mâgje u kânë aty edhe nikohsisht në qoshe u kânë pak e madhe, aty drutë e palume qi’ mi qitë nzjerem, aty - po’ menoj, sofren, aty kena hônger e kena... 

LSh: Zakonisht, gratë jon marrë me bukë, a?

BSh: Zakonisht - jo: po’ krejt gratë me bukë, e tash gjyshja ka qenë mâ qat’here mjaft e lodht’, po’ kjo gruja e mixhes, “xhinxhja” i kena thônë, ajo ka shtatë-tetë bukë qi’ i qitke - jon kânë ato si pitalka n’çerek, edhe zakonisht darka ka qenë kryesorja, sepse gjatë dites kena qenë nëper fusha na, shumë t’ri. Kena fillu me u marrë me sene shumë t’râna. Për shembull, kena pasë gati dhetë [10] hekterë tokë - s’e dij a dhetë a tetë, nejse...krejt... kshtu qi’ mixha e mjellke për shembull kallamoqin. 

LSh: Po 

BSh: Mandenaj, si u bojke rèni ku ka nisë me bî, na shkojshim me prashitë: une, vllau edhe djali i axhes ma i madh, Muhameti, edhe mixha... kur kish mundsi i mershim argat, kur s’kish mundsi...

LSh: ...punojshit veç ju... ? 

BSh: Edhe me argat prapë vetë, edhe k’shtu...kur u kryjke me prashitë, u dufke mi mushë prapë prej fillimit. 

LSh: Po, po.

BSh: Mandenaj, vike me korrë grunin, me fshi, u dufke me bâ lamë mas kuajve, m’i ngâ deri sa u fshike, mandej me korrë kallamoqin, mandej me zhvoshë kallamoqin, mandej me mjellë grunin...kshtu qi’ ka pasë aktivitete t’panderpreme. Plus asajna i kena pasë gjâtë. 

LSh: Çka keni majtë zakonisht?

BSh: Fillimisht kena pasë nja dy bollica, nja dy lopë... a n’fillim t’fillimit kena pasë edhe dhên, se kur u bô lufta, kur kena shku n’Prekaz, gjân e kena marrë me veti. 

LSh: Po.

BSh: E kshtu qi’ shkolla... nikohsisht ka qenë me shku n’shkollë, po krejt koha tjetër ka qenë… 

LSh: Me punu?

BSh: E angazhume. 

LSh: E, a jeni kânë krejt fmit t’angazhum n’shkollë?

BSh: Po, kush ka mbrri me vjet masanej, po.

LSh: Për shembull, a i kanë çu vajzat n’shkollë?

BSh: Po, po, patjeter, krejt.

LSh: Edhe vajzat, a? 

BSh: Mixhen e kom pasë shumë përparimtar – jashtzakonisht. Tash, e, çka ka ndodhë tash...une deri atëherë ka qenë semimatura edhe matura. Semimatura, domethônë gjysëm mature, edhe matura. N’atë kohë, domethônë mas fillores katër vjet, atëherë...

LSh: U kânë qajo gjysëm-matura?

BSh: Gjysëm-matura, edhe mu m’çon mixha te ni saraç shegert. 

LSh: Po, çka është shegërt?

BSh: Shegert është, domethônë, si nxans. 

LSh: A, mirë, nxans i… 

BSh: I saraçit. 

LSh: ...me marrë zanat, a? 

BSh: Po, se atëherë, at’here trend... s’ka qenë n’trend, e trashigum, e shkollë, e çka dij une... po tregtia, zanati. Edhe tash, me qenë zanatli u kânë shumë punë e madhe. E ka pasë gruja e mixhes djalë t’halles atfar’ “Varam Toqani” i kanë thônë, edhe une shkoj aty si nxans. Mirë, nja tri vjet mirë, po aty çka? Ai punojke me ni ortak t’vetin, me nifar’ Farih Dedën, për ushtri: hallka t’kuajve, rrypa t’kuajve... se atëherë ushtria e dalme mas lufte ka pasë edhe kalerinë domethônë, si gjini ushtarake. 

LSh: Po

BSh: Edhe, kaleria...tash, ai punojke për ushtri. Kur i vishin paret, i vishin tubë mi tavolinë, alamet, u kânë çudi. Mirpo’ une s’kisha kurgjo prej asaj pune, e roli jem ka qenë tash me i bô hyzmet atynve, i kanë pasë nja shtatë kallfa. Kallfa i thojnë atynve gjysëm-mjeshtrit. Mjeshtër u kânë aj kryesori Varem Toqani a gjysëm-kallfat jon kânë ata...edhe ata me..

LSh: Si asistenta? 

BSh: Si asistenta. Po, kanë qenë ata puntorë - aty s’ke pasë njeri qi’...administratë e çka dij une. Paret i marke, i jepke vet ustâja, at’here s’ka pasë kerkush tjetër me bô najfar pazari, edhe, tash ata punojshin deri ka n’10 n’mramje...ata shkojshin e une si shegërt, tash, se u dufke qysh se u kânë, i thojshin, n’kali hypke, n’kômë e çelke, e hjekke at’ qi’ u dufke me kepë - e shtrengojke edhe e kepke k’shtu.

LSh: Po, po, po…

BSh: Poo... E, tash ata kur ka n’10 ora u lodhshin, qashtu i leshin’ krejt sènet, shkojshin, tash une u dufke... at’here ka qenë...aa fjalë turke është ‘me aradhaisë’- me aradhaisë domethôn’…

LSh: M’i ndreqë senet. 

BSh: M’i qitë senet n’ven t’vetin, neper rafte, m’i vjerrë, e mi qitë, e krejt, e nuk mrijsha krejt, e nestrit u dufke heret mu çu me shku me fshi, edhe para dyqanit me lagë aty terrenin e me fshi. 

LSh: Po. 

BSh: Atëherë ka qenë nifar edukate e biznisit t’vogel, i zanatlive, qashtu qi’ me qenë pastërti para dyqanit. Edhe dikur...

LSh: Sa vjet ke punu aty? 

BSh: Nja tri vjet. 

LSh: Po. 

BSh: Po, edhe dikur u mërzita, edhe t’em shkoi menja t’thom, thashë, Boll mô!, po une tash thashë, Ça bôhet me mu?! - thashë – kurgjù s’msova, tre vjet i hupa e, thashë more po shkoj n’shkollë une - ma mirë, edhe i thom, “Ustâ”, tha, “Hâ” . Thashë: “Une mô nuk vij.”. “Psee?!”, thashë, “Po du me shku n’shkollë.”. “Jo moree...” - tha “...çfarë shkolle? Une jom marrë vesh me Mehmetin - a t’ka thôn qi’ duhet…” 

LSh: Duhet zanat, po… 

BSh: Thashë, “Ani, tash ti merru vesh me Mehmetin” - thashë.

LSh: Mehmeti, axha yt, a?

BSh: Axha...atâ e kom dashtë edhe m’ka d ashtë: m’ka respektu ma shumë se djemtë e vet, se Mustafen, se t’gjithë. Edheee, t’nestrit unë nuk shkova...po kaloj asajde...po’, a din - na s’kena pasë at’here kumeditë çka, s’ka pasë çanta. Do fletore n’dorë...s’kishim edhe shumë fletore. Ne’ ni anë shkrujshim, mershim shenime për ni landë: në anën tjetër - landën tjetër. 

LSh: Po. 

BSh: Kshtu qi’ veç qysh folke...

LSh: Profesori...

BSh: ... e msusi - na qashtu shenojshim.

LSh: Si diktim.

BSh: Po, si diktim, edhe ka pasë... edhe ka pasë rrallë kshtu atu-ktu naj libër - te shfrytzoj rastin t’thom se gjysa e trupit arsimor ka qenë shqiptarë, gjysa serbë. Me histori kanë qenë serbë, me fiskullturë e me muzikë e çka di une...jom ty fol per semimaturë, për qat pjesën e parë. 

 LSh: Pjesen e parë, po.

BSh: Pjesën e parë...Edhe ai dul tash, ustâji, po m’sheh – “A s’po vjen, a?”, thashë, “Jo, une t’kallxova dje, thashë, ‘un’ po shkoj n’shkollë’ - z’du mô.”. M’kapi me zor kshtu: “Jo, s’ki, ki me ardhë deri sa t’bisedoj me Mehmetin.” Thashë, “Jo bre, s’po vij.”. Ju shk’puta, edhe mô... kur ai mixha, rahmet’ i pastë shpirti, Mehmeti, erdh ni ditë - nja dy-tri ditë s’em veti kurgjo - ni ditë tha “Bajram..” – tha, “po nij” tha, “qi’ mô s’po shkon atje, n’saraç.” Thashë, “Jo bre abéj” thashë, “e lashë”, “Pse” – tha. “Po du me shku n’shkollë.”. Tha: “Mirë ja ke bô...po’, qi’ don me shku për hoxhë, e shes tokën t’çoj Kajro me studiu.”. 

LSh: Tha, “E shes tokën e t’çoj n’Kajro”?

BSh: Po, tha, “e, qi’ ka nevojë e shes token e…” 

LSh: Për hoxhë, a? 

BSh: Për hoxhë. Thashë “jo abéj, unë për hoxhë nuk shkoj”. 

LSh: Po. 

BSh: A, fakt është qi’ na e kena pasë, halla jem për djal t’hoxhes nifar Mlla’ Mustafe, edhe ai na shtini n’rreth fetar, e msojshim te ai - ato elibejt...ato, e alfabetin arab, po, edhe mu’ falë... edhe bile pata k’nu azôn ni kohë, disa here, edhe e lashë une atâ. Tash n’shkollë une, tash, kalum n’gjimnaz edhe, n’gjimnaz, krejt gjimnazi i kish vetëm dy paralele shqip - kjo klasa jem edhe ni klasë tjetër. Edhe ka 22 nxans. Qe, në fotografi i kom. 

LSh: E, nxancat, a jon kânë shqiptarë? Shumica serbë, a? 

BSh: Jo, jo, nxancat shqiptarë, serbë - serbë me shqiptarë.

LSh: Me shqiptarë. 

BSh: Po. Kena qenë në ni objekt. Ata shkojshin klasë t’vet, na këtë klasë knej... edhe... kurgju. E, tash ja nisa mu’ marrë...i’a nisa me shkru poezi, e qyshtu - a din - u bôna kryetar i grupit letrar shqiptar edhe serb. Bile e pata marrë, e pata marrë, ka qenë nifar manifestimi i shkrimtarve t’ri çka dij une, n’Prishtinë. Hera e parë qi’ pata shku n’Prishtinë - me tren atëherë, edhe...e pata nxôn nifar veni...tash - a u kânë i pari a i dyti a i treti... tash nuk e di, veç…

LSh: Për poezi, a? 

BSh: Për poezi. E, tash, përpos asajna, ka qenë ni dinamikë rreth ni organizimit të shfaqjeve të ndryshme për ditë t’çlirimit t’Mitrovicës e çka dij unë, veç...qasi senesh... edhe u kânë atëherë teatri, teatri profesional n’Mitrovicë. Muharrem Qena me grun’ e vet, Melihate Qena, kanë qenë edhe jetojshin qaty, edhe jetojshin qaty në teatër, edhe ka qenë teatri shumë aktiv. Mirë...ata shkun’, erdh Nagjije Deva si vazhdimsi e tyne. 

LSh: E majshin teatrin, a? 

BSh: Teatrin, po, para ksajna në shkollë k’ta familja Qena... kanë qenë shumë ni familje interesante, kreative shumë - gjithkun kanë dhânë kontribut, edhe na... Qena, vllau i Muharremit tash, i organizojke organizimin e shfaqjeve, çka dij une, në gjimnaz, edhe tash, une pata marrë pjesë. Eee...i kom pasë edhe fotografitë, po mô s’i kom se lufta i mur’. Kom pa’ lujt ne, ne “Zonjen Ministreshë” e Nushiqit. 

LSh: Po. 

BSh: Ju t’rit’ nuk e dini, po’...

LSh: Autor, a? 

BSh: Është ni shkrimtar i njoftun sërb. Mandejna në hânin - rrugën kryesore t’Çehovit, edhe masanejna në teatrin e qytetit – “Nita” e Josip Reles - kom qenë aty, edhe me t’thânë drejten... i sukseshëm...unë s’kom menu shumë për k’to, po’, kur jom ardhë e pata regjistru fakulltetin, kur u pashë me Nagjijen ktu n’Mitrovicë, tha, “Bajram, ku je tash? – “Qe valla k’tu”, tha, “Ça ke regjistru?, thashë, “Ekonominë” – “Aa...uu bre, kom pasë plane t’mdhaja me ty... ”. 

LSh: Për aktrim, a? 

BSh: Per aktrim. E... tash, kjo ka qenë puna e gjimnazit. 

LSh: Po, e...tash po du me ditë... ktu’ n’gjimnaz, pak, për profesorat kshtu: a jon kânë shqiptarë a sërb; diciplina; çfarë orë keni majt edhe a ka pasë naj diskriminim ose diçka t’tillë?

BSh: Kshtu... ka qenë ni shkollë qi’ e ka pasë kulmin – çatinë, e përbashkët me sërb 137. 

LSh: Po. 

BSh: Ka qenë n’mënyrë rigoroze e percjellun: raportet me qenë korekte, me qenë t’mira qashtu, se meniher’ mas lufte propaganda ka qenë vllaznim-bashkim e qyshtu, a po kupton? 

LSh: Po, po.. 

BSh: Profesorat kanë qenë, fillimisht, jo krejt shqiptarë - ka pasë edhe serbë. Tash m’kujtohet për shembull histori - ka qenë serb – Sekovlliq. Masanenaj, ka qenë...na kena pasë atëherë edhe latinisht - ka qenë Domnjanovic. Masanenaj, gjermanisht, serbisht – mo’ gjuha serbe ka qenë e obligume.

LSh: Po.

BSh: Mandenaj edhe fiskullturë kena pasë serbisht ni kohë, po ma vonë ty ardhë, masanej, ty u ardhë...

LSh: Po.

BSh: Ty u ardhë...me kohë kanë mri, kanë mri kuadrat. 

LSh: Shqiptarë, a? 

BSh: Shqiptarë. Tash, kur u bô matura, kur u bô matura... na... matura ka qenë ni provim obligativ...pytjet e para... edhe tash u dufke... nese s’e jep...është duftë me dhânë patjeter se…

LSh: Rigoroze.

BSh: Rigoroze...edhe une tash n’maturë u koqita krejt. 

LSh: Pse - a s’kishe msu, a çka?

BSh: Jo’ kisha msu, po u kriju nifar… 

LSh: Nifar atmosfere...

BSh: Atmosfere, se aty s’ka mujtë kush me kopju: ni bankë, tash pauzë, ni bankë tjetër...e qashtut. Edhe u kânë nifar msusi, Sekolliq, u kânë i historisë, edhe po m’vetë “Çka u bô?”, tha, “pe sho’... kurgju”, thashë, “...z’di...jom...”

LSh: Koqitë?

BSh: Jom koqitë krejt, po’ ka pasë ni tjetër intervencë qi’ z’du me kallxu, edhe erdh tha, “qyre – dy, dy...”, matematikë u kânë dy, asi, problem.

LSh: Pytje.

BSh: Pytje. “... sa me qenë kaluse t’i kallxoj une, e tjerat...”

LSh: Tjerat boni vet. 

BSh: “Tjerat boni vet”. Mirë ai... qaq, em’ liroi, sa i bona tonat vet’ tanshi. 

LSh: Po...

BSh: Kur erdh, thashë, “jo, mâ s’ka nevojë...”, tha...se, u kthy, a din? 

LSh: Po. 

BSh: E tash... u bô, u kry edhe ajo, edhe tash menojshim na shoktë se...se ka qenë ni rregull - qysh me thôn... ni...ni adet në Mitrovicë u kânë manifestimi i korzos. Korzo ka qenë prej ka’ gjimnazit deri te Ura e Ibrit. Masa e popullit në ecje: dikush në djathtë... ana djathtë shkojshin; ana e majtë u kthejshin, kshtu që ajo ka qenë ni munsi me pa dikan e me t’pa dikush...

LSh: Po, po.

BSh: Edhe na shoktë bisedojshim kush, çka, don me studiu e çka dij une. Ata pi’ nij...ata kanë marrë krejt stipidia - bursa kanë nxjerrë. E kom pasë une dajen, rahmet i paçë shpirti, edhe ai m’thrret ni ditë, thotë, “Bajram, ta kom dâ ni bursë për ekonomi”...se ai u kânë kryetar i Bashksisë se Koperativave Bujqësisë së Kosovës. 

LSh: Po. Kryetar, a?

LSh: Daja yt, a?

BSh: Daja jem. 

LSh: E ku jetojke ai? Jo n’Mitrovicë, a? 

BSh: Jo - n’Mitrovicë jo. Ai u kânë në Vushtri atë kohë. 

LSh: Po. 

BSh: Po’ u delegojshin kuadrat. Ai u kânë qat’here edhe thotë, “E ki bursin me...prej koperativave, edhe tashti shko regjistrohu”, edhe shkova me shokë atje, u regjistrova. 

LSh: Po. 

BSh: E, kur u regjistrova, ata kishin ka’ dhet’ mijë... dhet’ mijë dinarë.

LSh: Për atë kohë u kânë shumë, a? 

BSh: Shumë. Për dhet’ mijë dinarë e kishin bursen. Une gjasht’ mijë dinarë se koperativa bujqësore s’kanë pasë najfar potenciale kumeditë...

LSh: E për çka more bursë - si nxans i mirë, a?

BSh: Bursë... jo more çfart. Atëherë kriteriumi tjetër, se për kuadër shqiptar nuk u kânë atëherë shumë problem, se s’ka pasë kuadra, e u kânë intense qi’ mu’ bô diçka mi ju mundsue.

LSh: Po, po, po. 

BSh: E mora unë at’farë burse kur shkum në Beograd. Tash, fillimisht, fillimisht i thojshin...ka pasë konvikte studentsi grade.

LSh: Tash, kur u regjistrove për fakulltet, a?

BSh: Po, u regjistrova për fakulltet, po e kisha problem konviktin. Ata krejt u vendosën nëper... une meta pa kurgju...s’kisha. Po’, niva qi’ e kena pasë ni kojshi ktu, Abedin Fajroviq – “Abido” i thojshim - ai kish qenë në kryesinë e lidhjes të studentve për ndarjen e kovikteve.

LSh: Konvikteve?

BSh: Edhe thashë , mirë... Shkoj une e gjâj e thom, “T’u ngatë Abido” - “T’u ngatë. Ça t’qiti k’tu?” thashë, “jom metë pa..”.

LSh: N’rrugë? 

BSh: Thashë, “Jom metë në rrugë” – thashë, “krejt kanë marë kovikte, une meta pa kurgju”, tha, “Jo morè, ta gjej une”. Edhe, ma bôni orarin, konviktin, ma caktoi... mu m’ra me tre malazezë. 

LSh: N’dhomë, a? 

BSh: Po, n’dhomë. 

LSh: E, a e dishe gjuhen atëherë? 

BSh: E, për gjuhë, jo, e disha une si qytetar....mendojsha qi’ e di... 

LSh: Po. 

BSh: Po, po, popullorçe, po...veç, masanenaj, problem tjetër është kur shkova n’ligjerata, çka di une tash, me kta malazezt qi’ kesh....aj’... palidhje po tregoj: ai ka qenë Vojsllav Miniq, ni malazez. Ata ishin t’Bujkovcit - malazez i verbt, i ka krisë bomba dikun ngat...u qorru; iu kanë k’putë gishtat, e dora njo’. E qyshtu, a din – sakat...po’, e kish ni shok, qi’ me t’thânë drejten mu m’ka lônë përshtypje qi’... moz’vet: shoqni qi’ kanë malazeztë, nuk ka kërkush.

LSh: Pse - t’lidht’ mes veti, a?

BSh: Jashtzakonisht. Edhe tash, ai e marrke, e çojke n’fakulltet...aty kanë qenë ato magnetofonat me traka: i inçizojke ligjeratat edhe i msojke. I ka pasë krejt dhetshe, kurrë s’ka marë ai qorri, kurrë s’ka marë... kurrë s’ka marë naj notë tjetër, veç dhetshe. 

LSh: Nuk ka mujtë me shkru, veç ngojke.

BSh: Veç ka ngu, edhe u kânë ni far Milivoj, ni tjetër, po kur shkova ma s’pari “Aa” tha, tha, “shumë” tha “t’ka ra palidhje me malazezë”.

LSh: Kush tha? 

BSh: Ai Miniqi, qaj. 

LSh: Qaj, po.

BSh: Thashë, “Mu s’ma nin’ hiç”, thashë.

LSh: Po. 

BSh: Edhe qysh i erdh puna z’di, thotë, “A po rrokesh me Nikollen”, ai Nikolla ma i madh u kânë. 

LSh: Po... mu’ rré kshtu... mu’ rrxu, a?

BSh: Po, mu’ rrxu. 

LSh: Po.

BSh: Po’ unë kom pasë gjithmonë...ushtrojsha, çka dij unë...te marr e te rrxoj Nikollen. 

LSh: Po.

BSh: Unë e rrxova, ai te’ m’kafshon e thotë... aj, aj Miniqi u kânë shumë ferr njeri, thotë, “Çka u bô?” thotë, “rrxoje”, thashë “e rrxova veç e’m’ kafshoi bre” e t’ja nisi ata me shâ, po e kom çu masanej shumë mirë me tâ, edhe masanej atij i interesojke për at’far Nikollen, atâ po ta kallxoj, po kcej prej ngjarjes në ngjarje, s’ka lidhje...

LSh: S’ô problem.

BSh: U bôn’ demostratat ne Beograt, t’studentve - u bânë demostratat shumë dramatike.

LSh: Cilin vit? 

BSh: Tash, u kânë viti...tash…

LSh: Përafersisht?

BSh: 62 m’doket, 62-3, kom harru tash. 

LSh: Për çka jon bâ - a din?

BSh: Demostratat, për çka.... demostrata i ka organize dikush , kishe standardi i studentve.

LSh: Po, po, po.

BSh: Plot’ do far emërtimesh... çka dij une...dul’ aj Bejko Vllahoviq, difsha diçka... nejse...

LSh: S’ô problem.

BSh: Nejse, ni luftar i famshem i Malit t’Zi i mur, i afroj studentat, u rregullu ajo punë në ni mënyrë, mirpo kit Nikollen, mur pjesë...atje e mshelen, e muren me veti. 

LSh: N’burg e shtinen, a? 

BSh: N’burg e shtinen, po’ ky Voja gjithë naten me shtagë nëper dhomë s’na ka lônë me fjetë, çka u bô me tô... 

LSh: Ky i verbri? 

BSh: I verbri. Po, mirë, malaze,stë kanë pasë shumë njerz t’fortë në Beograd nëper..

LSh: Pozita, a? 

BSh: Pozita. Shkoi aj atje. 

LSh: E nxjerri prej burgut?

BSh: E nxjeri, s’e mur me veti, veç i mur’ premtime. Kur dikur vjen ai Nikolla edhe ky tha, “A mrive?”, ai a ka nis me prekë kshtu pak, kur t’ja ka futë shuplakë - e shajti, tha, “A t’kom thânë ti mos mu’ përzi n’kto punë?”, se Nikolla e ka pasë babën çetnik i ikun në Ameriken e Jugut edhe s’ka guxoftë mu’ përzi n’kto sene, se, ka qenë i, i evidentum’, çka dij une... veç, deshta me t’kallxu sa sa ka qenë njoni për tjetrin. 

LSh: Po, po, po.

BSh: E tash në Beograd, kur, për gjuhë profesorat, e ata s’kanë pasë kurrë...s’kanë tregu najfar, najfar diskriminimi, nifar rezerve për neve shqiptarve, veç, kanihere kanë thânë: “Ju kuptojna qi’ nuk dini bash mirë gjuhen” e çka dij une... 

LSh: Po...

BSh: Niher’ m’ka ndodhë, edhe ajo ka qenë nifar trajnimi paraushtarak, edhe une kom qenë rendin e parë kshtu n’amfiteatër, edhe ni ushtarak i lartë me grada mâjke ligjërata, tha: “...edhe mâne n’men:” – tha, “...mes neve kena edhe armiq”. Edhe kshtu mu’ ka drejtu, thjeshtë...

LSh: Për ty. a? 

BSh: Po, mô s’jom shku aty ligjerata, qi’ pak me m’luhatë ka qenë. Ka qenë lônda Ekonomia Politike, u kânë Vladimir Kolaq, edhe u kânë nifar Tehomir Vaskaviq m’doket, sidomos ky i dyti, se ka qenë ky Vladimir Kolaq: ka qenë si artist, nëper binë ty folë, ty spjegu, e ty manipulue kshtu, a din’... 

LSh: Po. 

BSh: Ky Tihomir Vaskoviq, ky u kânë kshtu si statujë edhe folke me ni fjalor qaq t’naltë sa qi’ n’fund thashë une po... une gjô s’kuptova, thashë, “veç ty mendu” thashë.

LSh: Po. 

BSh: Ça me bô...mu’ kthy tash apet me bujqsi, me lopë, e me gjâ, thashë, Jo – thashë: du me nejtë, e ja nisa me shku heret në biblotekë, heret, n’bibloteken e Kadri Mekdanit, t’fakulltetit. Rrisha deri n’dhetë n’mramje, msojsha non-stop, kshtu që msimin s’e kom lân kurrë. Ka qenë dhe ana tjetër e studime: shkum’ ni herë n’ballo me shoqni kshtu, edhe aty ka qenë nifar atmosfere shumë e mirë.

LSh: Aktivitete rinore, a?

BSh: Aktivitete rinore, ni, edhe tash une me shokë, na u mledhshim, knojshim t’gjithë edhe mu po m’thojnë “Hajt, hajt k’no” – “Jo more.” – thashë, “Çfar’ t’k’numi.” – “Hajde bre, hajde”, edhe shkojnë i thojnë “ky din me knu”. Mire..ata vijnë oopp - m’kapin.

LSh: T’marrin?

BSh: M’marin edhe unë e knova ni kangë. 

LSh: Cilen - a t’kujtohet? 

BSh: “Ti përsëri ke mu’ afru n’kraht e mi moj vashë” 

LSh: A e din qitash me na k’nu pak? 

BSh: “Ti përsëri ke mu afru, përsëri ke me andrru, kraht e mi moj vashë, ti, vetëm ti për mu je shpresë, si mëngjesi me vesë...” e tash, kadal pak...

LSh: Telefoni.

BSh: E kshtu...kshtu qi’ si duket aty ka qenë vallzim, e tash une ty knu, ata vallzojshin. Kjo ka qenë po mendoj valle, ka qenë “English vallcer” i thojshin – “English vallcer” e m’kanë përcjellë aty do shoqnisë kulturore artistike Begogradit - Zikica Ivan Spanac, edhe m’thrrasin “hajde me qenë antari i jonë”, sepse ata n’program e kanë pasë vallen e Rugoves edhe u dufke ni me qenë shqiptar me knu ni kangë...kangë a dy - dy kangë zakonisht, edhe mu’ kompletu ni pikë për shqiptarë sepse atëherë ka pasë n’at’far Zikica Ivan Spanac, e perfshishin krejt Jogusllavinë. Ka pasë valle kroate, ka pasë maqedone, ka pasë rumune, masanenaj shqiptare e kshtu me rradhë, e une u kyça edhe u bôna antar i ksaj Zikica Ivan Spana. E, natyrisht kjo pika shqiptare ka qenë bash krejt shqiptare edhe n’doke, sepse une u vesha me tirqe, me plis e me t’gjitha. Dalsha n’skenë edhe knojsha n’shqip. Kom pasë jashtzakonisht sukses atëherë se gjdo herë ndodhke me shku, edhe ni herë përseritjen ‘n’biz’ qysh i thojshin. Edhe ne, masanej kena pasë shfaqje t’shpeshta, ka qenë shumë aktive, ka gati shumë vene qi’ kena knu nëpër kryeqytete: Beograd, Zagreb... Mandenaj Beograd, n’dom Sinikate Jogusllavia pata marrë pjesë - u kânë atëherë nifar gare “Zuta maica” ose “Maica e verdhë” - e pata zân venin e dytë a tretë se me shqip s’munesh me nxôn bash venin e parë, a...

LSh: Pse, po thu që nese ishe kânë në gjuhë tjetër, e kishe marrë venin e parë, a? 

BSh: Po s’është puna... po’ afirniteti i publikut – atâ... gjdo publik e ka atë preferencen e vet, për shembull ne i dojmë kângt tona ma shumë se t’tjerve. 

LSh: Ju shqip knojshit atje? 

BSh: Shqip une, shqip. Ata tjert kanë knu...kanë qi’ ka pasë kanë, qi’, knu serbisht e kane knu, bile u kânë ni kangtar, masanej u afirmu edhe në internet: munesh me gjetë, u kânë Bilkiq e ka pas emrin, edhe mu m’bon si antar të komisionit për pranim. Po’, Miraj Bilkiq distanojke, a din, edhe kshtu qi’ nuk kaloi. Masanenaj, kur ni ditë po vjen Ismet Maloku, kojshi e kena pasë, tha: “Pashë zotin merre se e lan’ mêt”, a po kupton...

LSh: Po.

BSh: “Merre shtine qaty: a knon mirë a keq - ça po je ngusht”. Edhe une kesh iniciator edhe ata m’ngun edhe ni herë, edhe e pranun atë far Bilkiq, po ai masanenaj u kânë qaq i ngult’ natë e ditë veç knojke edhe harmonikes pak i bike. Dikur u afirmue, e tash ky afirmim m’bôni qi’ kom pasë edhe dy manifestime interesante. Istref Begolli at’here ishte antar i ksaj Teatrit Jogusllav t’Drames. 

LSh: Po.

BSh: Edhe, tash, m’thirri, tha, “A po vjen me marrë pjesë në ni shfaqje ktu, edhe t’pagujm’ pak?”, thashë, “Po vij more”. Ajo shfaqja u kânë “Porklet Avlia” e Ivo Andriqit ose “Avlia e Mallkuar”, qysh i thojnë...

LSh: ...e, Ivo Andriqi - kush është?

BSh: Ivo Andriqi...novelist i serbve është, novelist me vepren e tinaj “Na Drini Cuprijo” ose Mbi Uren e Drinit, ‘cuprija’ është fjalë turke, a po kupton?

LSh: Po, po. 

BSh: E tash, une shkova...ata t’burgosunit gjithkush nifar dertin e vet, çka dij une, po ka pasë aty edhe njerzit fetarë: knon hoxha ezanin edhe ata falen – tash, une isha ai qi’ knojsha. 

LSh: Po.

BSh: Se e dijsha, edhe tash Istrefi e lujke nifar shehi aty, edhe u bô ajo shumë interesante, edhe zgjati nja’ tre muj’ a diçka. Masanenaj siç ndodh zakonisht, ato inçizohen mâ edhe lirohemi prej disa akterve. 

LSh: Po, po. 

BSh: Po çka ke interesante aty - i njofta krejt ata artistë e njoftun: u kânë aj ckala...u kânë...cili ke bre? – pe’ harroj emrin. Nejse ata te...po, edhe Branka Pertc u kânë e fejume e Bekim Fehmiut, edhe tash u njofta me tâ, edhe qashtu qat far’ shoqnie, e t’i çova nja tre muj ditë...e dyta ça u kânë interesant, edhe u kânë te une: e kom pa’ marrë ilegal me flejtë n’dhomë, ia lshojsha krevetin me flejtë në dhomë - Esat Rizvanolli, nifar’ kompozitori u kânë, i njoftun. 

LSh: N’Kosovë, a? 

BSh: Po, ai u dekë m’doket. 

LSh: Ai ka studiu n’Beograd, a? 

BSh: Ai ka studiu muziken n’Beograd, edhe bâhet procushiada e Fakulltetit Filozofik t’Beogradit, thotë, “Bajram, a po vjen ni pikë, të marr?”, edhe une shkova me tâ. Ai gitares i bike, une knojsha...e, e knojsha ktâ, si ke kjo kângë...qitash em’ bjen n’men, po’ ndoshta dikur nuk ishte e shemtume... 

LSh: Po, po. 

BSh: Edhe tash, unë e knova at’far kânge, u kry ajo kângë, edhe u kry manifestimi. Tash u kânë atëherë n’atë kohë, tash vallxojshin, edhe tash vijke ajo pika “Damo biro” ose “Zonjushat” ose çka dij une, aty zgjedhin me kon’ dojn me lujtë...edhe misi qi’ u zgjedh edhe u perkul. Une dola me lujt me tâ...kur ajo u kry - ajo far loje, nisem me folë diçka, masanej, ajo edhe ni herë erdh, edhe masanenaj n’fund tha “A po m’përcjellë deri në shpi?” 

LSh: Po?

BSh: E përcjella une...edhe mas ni kohe erdh vera, çka dij une, halâ s’e kisha njoftë atâ. Kur shkova n’Beograd, ish ajo koha kur hala s’e ki konviktin po e ki... recepsia pagun’ aty.

LSh: Po, me nejt aty. 

BSh: Une u rujsha, u rujsha aty...kur po vjen aty pe kerkon nifar Bajram Shale: a ka qenë aty, thashë, “Un’ jom”, edhe thotë, “po t’thret...” - Lila e ka pasë emrin ajo – “...po t’thret Lila, sonte kena zhurken” a din...

LSh: Si mramje muzikore? 

BSh: Po, mramje muzikore, edhe une shkova, e ajo thotë “qe qitash ju digjej [DJ], qysh pi’ lshoni ato pllakat”. 

LSh: Qi e lshon muziken, po?

BSh: Edhe tha “Qyre...” – tha, “...unë kom vendosë mu’ martu me ty.” 

LSh: Ajo çika? 

BSh: Ajo çika. Thashë: “Qyre, me m’fâl’ po ti nuk je, ti nuk je njoftume - atje prej kahit vij une” – thashë, “s’ka asfallt: ka veç lloq.” 

LSh: “Po... edhe, tani – ça?” tha.

BSh: Unë jom kânë i ngarkum se baben ma kanë vra qe 20 vjet. 

LSh: Po, ajo serbe, a? 

BSh: Ajo serbe, edhe, po mendoj, se dij a kânë qashtu krejt, veç, po menoj, une s’jom kânë i pergatitun kurrfare me ato lidhjesh at’here – ment’ i kisha te studimet.

LSh: S’u martove? 

BSh: Jo more çfart, edhe tash t’vallzoj te Zikica, na veres shkojshim n’dete ni muj ditë. 

LSh: Me studentë, a? 

BSh: U kry viti shkollor, tashi shkojshum n’deti me dhânë nëper qytete t’ndryshme nëper çka dij une, koncerte, edhe tash une, kur shkum’ ni here n’Celce - është ngat Cerkvenicec, kjo motra e ksajna - Zdenka.

LSh: Motra e kujna? 

BSh: Motra e Gjogjes.

LSh: E grus’ tône, a?

BSh: Po de, e grus teme, edhe e rrumullakt, e kuqe e çka dij une, edhe po ia nisim po folim, tha “Qyre, unë e kom ni motër, kom qef me t’njoftë me tâ”. 

LSh: Po?

BSh: Thashë “Hajde”, edhe masanenaj, kur vjen ajo, aty m’njofton me tâ edhe na kshtu ia nisem me kalue me grun’, a qitash qi’ e ki... 

LSh: Ajo kroate.

BSh: Ajo kroate. Masanenaj, n’Beograd ka qenë nifar ekskurzioni i studentve. Kjo vjen me ta’ aty, edhe aty shifemi. Masanej, e patëm pasë ni koncert në qendren e studentve ne Zagreb: une pata knu, pat shkru nifar gazete e maqedonve pesë herë n’biz, po pesë herë s’jom kânë, veç tri herë jom kânë n’biz. A din çka është biz?

LSh: Jo, çka është?

BSh: Biz është: edhe ni herë, edhe ni herë, edhe ni kângë, kshtu qi’ kom kalu aty jashtzakonisht mirë, prap’ e kom forcu lidhjen me… 

LSh: Po

BSh: Me shoqen...e masanenaj, u murem, veç qi’ kur shkojna në deti ksaj here me thirrë edhe me ardhë atje...edhe, kur shkojmë na n’deti, kjo vjen atje ku jom une - ku u kânë Zikica, edhe na bashkangjitet.

LSh: Po. 

BSh: Tash mu m’kujtohet: unë pe pres, kur kjo po zbret prej trenit: i ka pasë do sandalle t’kuqe. U kânë e bukur, jo qyshtu... 

LSh: Po? 

BSh: Edhe tash ata krejt po kqyrin ça u bâ, sa ka zgjatë ajo ni muj’ ditë a sdi diçka, ka qenë ni garë at’here turistike për me k’nu. E zâna vendin e parë edhe gjdo herë marsha lavdata e krejt, edhe merrem vesh qi’... se u morem vesh qi’ mô s’mujshin mu’ nda edhe unë shkova te kjo, shpija e ksaj n’Cerkvenic, edhe unë s’e kom ni atâ, po si duket prej bisedes ajo nana e sajna i ka bâ do fjalë qi’ jom shqiptar.

LSh: Për shqiptarë, a? 

BSh: Për shqiptarë se dij, veç qi’...si’ mi pikë prej qjellit - me ardhë mi hi n’shpi.

LSh: Po, po, po. 

BSh: Edhe kjo...atë biseden e kom ní...edhe e thrret baben e vet e i thotë “Qyre, une...” - thotë, “unë po du mu martu”. Edhe i thotë, “Me atë turkun, a?” 

LSh: Për ty, a?

BSh: Edhe thotë, “Jo more, turk s’është”, edhe masanej thotë, “Hajdeni ju, zotri”. Mirë ȃ, ndërkohë i vjen njôni: “Po t’thret dikush”. Kur dal une, qe Muhameti me Ademin, bâben e Cufes.

LSh: Ça e ke pasë Muhametin?

BSh: Muhametin - djalë t’axhes...

LSh: Po. 

BSh: Po si, si...

LSh: Si vllâ.

BSh: Si vllâ, e me tâ i kom pa gjithë.

LSh: Ke... ke... bashkë ke jetu me tâ? 

BSh: Gjithmonë. Ma shumë muhabetin me tâ se tjertë...Edhe thotë, “Ça u bâ - s’po vjen në shpi?”, thashë, “Edhe pak vij unë se jom ktu”, a din, thotë, “Kena ni qyshtu, qyshtu, qyshtu...”

LSh: Për qi’ po don mu’ martu me kroate? 

BSh: Thashë, “Po valla, qashtu e kom njet’” – thashë. – “A din ti, a je n’veti - qysh? 

LSh: Ça presin?

BSh: Ça je ty bâ e ça... 

LSh: Ti mledhi bétë, a? 

BSh: Jo bétë, veç asi muhabetesh, a din...edhe unë pe shoh qi’ me ta mu çkoqë – problem, a din... Thashë, “A din çka - shkoni ju, unë e ndreqi këtë punë, e vij.” 

LSh: Po. 

BSh: Ata shkojnë.

LSh: E ty, a t’kishin çu fjalë kta t’shpisë, a qysh?

BSh: Jo.

LSh: Se po m’intereson qikjo.

BSh: Kurfar’ fjalsh, veç jon dokë ata ktu, jon ardhë ata fizikisht.

LSh: Po, po, po.

BSh: Se at’here me folë me telefon u kânë pak si problem, me marë telefonin e sene, edhe na shkojna n’Zagreb...qyshtu babi i sajna pranoi, mirë ai - babi i sajna shumë burrë i mirë, edhe m’tha “...diçka” - tha “une ju besoj shqiptarve” edhe se “me kânë tjeter kush s’em kishin guxu me m’hi n’shpi.”. 

LSh: Po. 

BSh: Edhe prej atyhit e mura, e pruna në shpi. 

LSh: E tash qikjo pjesa është interesant me ditë: qysh e kanë pritë ktâ ktu - qysh e kanë pritë kta t›shpisë, e ça kanë thânë...

BSh: Kom harru ni detal. 

LSh: A ka pasë naj problem kshtu, se, po menoj, kur jon ardhë kshtu, po m’intereson qikjo pjesa kur jeni ardhë n’Kosovë... 

BSh: Kur jena ardhë në Kosovë... 

LSh: Qysh e ka pritë qitu rethi?

BSh: Ktu, s’jena ardhë ktu hiç, jena shku te daja n’Prishtinë.

LSh: N’Prishtinë - direkt prej Zagrebi, a?

BSh: Direkt prej Zagrebi – direkt, edhe nja dy javë kena nêjt në Prishtinë. Daja, si daja, na ka pritë mirë e sene e krejt. Ktu, kta dikush dham e dham dham e dham çka dij unë edhe rrijm ni natë - na thiren, shkum’ te Ademi - baba i Cufes, ni natë aty kena bujtë. Tashti erdh ky Mustafa: “Hajdeni tash ktu edhe në shpi”, masanenaj, dikur flejti puna...se tani dikur e kanë dashtë kta ma shumë se mue, se ka pasë sjelljen e mirë, e ka pasë. E...ia çun’ prej Zagrebit televizorin - atëherë s’kish televizor: krejt kojshia vishin, u tubojshin para televizorit. 

LSh: E qikjo po m’intereson - kur ka pru qyshtu mjete, për shembull televizorin, krejt ktu rrethi... 

BSh: Krejt kta Prekazt’, çka dij unë, as pa i thirë hiç - veç kur vishin njâ ka’ njâ. 

LSh: Kojshitë, a?

BSh: Kjoshitë. U ulshin, e kqyrshin televizorin deri sa u kryjke. 

LSh: E çka kqyrshit ma shumë? Lajme?

BSh: S’kena pasë shumë zgjidhje: lajme qaty, Prishtina ni program e ka pasë. 

LSh: U bâ atraksion ktu, a?

BSh: Atraksion, po.

LSh: E n’cilin vit e morët televizorin? Se po m’intereson... 

BSh: Televizorin... 64-en a 63-en. 

LSh: Shumica s’kanë pasë k’shtu, a? 

BSh: Jo more, çfart. Krejt, krejt, ti me kqyrë... n’gishta ke mujtë mi ngjehë kush ka pasë televizor. Masanej kjo, kjo, e ka pasë edhe pianon e vet. Tashi, edhe pianoja na erdh - e qiten e paketun’ edhe pianon ata ktu edhe... 

LSh: Veç me rënsi e pranun, a? 

BSh: E pranun, e pranova une...kish pasë, veç kur dalshim n’rrugë, krejt dalshin me na kqyrë kshtu, a din... 

LSh: Se ju dok’ke interesant.

BSh: Se ju dok’ke shumë interesant. Kom haru ni detal prej Beogradit, s’po dij tash a me thônë, a jo?

LSh: Hajt thuje s’ô problem. 

BSh: N’Beograd, ajo, kom qenë i thirun në biseda informative sub Beogradit Brankova, si te kalon uren e Saves - n’dajthtë aty, jom kânë disa herë edhe m’kanë thirë....qellimi u kânë i tynve me bashkpunu me ta, edhe ktu thjesht ajo u kânë shumë çelë, edhe për shembull, vetshin për shoktë e mi qi’ i kom pasë... m’kanë vetë për Qemal Vitakun, për shembull. 

LSh: Për shqiptarë ktu, a? 

BSh: Për shqiptartë. Thoshin: “Na kena informatë qi’ u formu ni organizatë shqiptare kundra... kundra Jugosllavisë, e me u bashku me Shqipni...”, e qìsi sêne.

LSh: Provokojshin, a?

BSh: Provokojshin, edhe une thashë, “Une s’merna me ato punë - une knoj”, edhe: “çfare është...” për shembull, “....ky Qemal Vitaku?”. Thashë: “Kurgju, ai s’ka lidhje - anon kâ’ për Partizanin, sporti i intereson”. E, për gjdo njânin: “ka diçka”. I thashë: “Z’dij ça me ju thânë”, thashë, “une jom...” thashë, “...jom i vidishëm për kto....me pasë diçka...” thashë, “...unë s’merna me to”. Edhe ni herë, dy herë, tri herë, kur t’fundit qi’ m’kanë thirrë, u paraqit njâni qi’ vike te na gjithë në zyre, aty n’dhomë.

LSh: N’konvikt, a? 

BSh: N’konvikt. Edhe me njënin - s’po du mi i’a përmen emrin - me tâ, e pytën: “ça ki me tâ?” - tha, “Po lujna shah”. Kur po dalim jashtë, a në t’vërtetë ai ish i sup edhe pi thotë atijna se ai ja nisi me shâ, e mu’ kërcënu, e, edhe pi’ thotë ky qi’ vike te na, tha: “Jo, ky, unë e dij – ky, djalë i mirë është” – tha, e qisi senesh, a din – “qe, telefonin, e na thret” e çka dij unë, s’i rashë mâ, edhe mâ s’em’ thiren: thashë, “Une, k’ta... me k’to sêne s’merna”. 

LSh: I heke qafe.

BSh: E tash, i heka qafe, tash, kur erdha ktu - te vazhdoj...

LSh: Po. 

BSh: Tash kjo, natyrisht qi’ z’dike shqip, po veç u interesu, e tash erdh puna me shku ushtar.

LSh: E po m’intereson qikjo te ushtart - e ti, pse s’je shku në...me sa vjet je shku në ushtri?

BSh: Në ushtri jom shku masi i kom kry fakulltetin, ka n’65-tes.

LSh: E, qysh e kanë pasë përpara ushtrinë?

BSh: Përpara ushtria ka qenë: gjdo njeri është i lirum prej ushtrie nese e regjistron fakulltetin - nese studion.

LSh: Po.

BSh: Se atëherë e kanë pasë preferencë me u shkollu dikush.

LSh: Me msu, a? 

BSh: A po kupton... po - a nese për shembull e kryn gjimnazin, edhe nuk shkon me studiue, a’herë ka qenë obligative me shku n’ushtri. Edhe tash, m’erdh meniher’ me shku ushtar edhe une shkova, nihere shkova n’Bileqe - n’shkollen e oficerve. 

LSh: Po.

BSh: Po, atëherë n’shkollen e oficerve m’u lajmru ni venë e madhe. 

LSh: Ku ashtu?

BSh: N’kâmë.

LSh: N’kâmë, a?

BSh: Nihere e kom pasë ni pikë qitu, se aty jon kânë ushtrimet e mundimshme, t’gjata, ça dij une, edhe pe’ vrej s’po muna me ecë mirë. Kur pe’ kqyri: si mu’ m’u kapë ni gjarpën, qyshtu n’kômë vena. E une...edhe ashtu m’u mërzit ajo punë edhe e shkruva ni lutje me lân shkollën, me shku n’trup, trup domethônë - ushtar i rëndomtë, e te kqyri... Tash m’thirren: “Pse ti - pse me shku - ça u bâ?” M’doli edhe njâ ty shku në marsh t’gjatë - m’kersiti ni kapilar n’hûnë.

LSh: Po.

BSh: Edhe ia nisi me m’shku gjaku pa kontroll. Dola prej rreshtit, u shtriva edhe ni kohë t’gjatë, deri sa pak u nal. Masanej, kom qenë n’spital tetë [8] ditë i shtrimë, e ma bânë mrena - ma djegen, ma mshelen, z’dij qysh...

LSh: E ça ke pasë, a e din?

BSh: Kapilari n’hûnë ka krisë, kapilari edhe gjakderdhje. N’ushtri kom pasë disa provokime, se tash edhe...edhe u bâ pak si e dyshimtë qi’ pe lâ ushtrinë, shkollen, e po shkoj, çka dij une...Se ata thojshin “S’ka lidhje. Na i ndreqim k’to punë.”. U kânë ni njeri shumë...ni ushtar, çudi, u kânë me ta, se si m’pajke - si i trênt m’kqyrke edhe ik’ke, ngajke. Thashë, ‘more, me shku ky mu anku n’mu, çka bohet – kumedit çka munet me m’gjetë’. Kshtu qi’, kur lajmrojke aj unë e kthejsha shpinën e i iksha asaj pune.

LSh: Po... u tutshe mos po ndodh diçka...

BSh: Po, mos po ndodh diçka...po’ tjetra: mu afru njâni m’u kërcnojke anenaj-knenaj, edhe mirem vesh, se u kânë atje shkolla, e ka pasë edhe atë hallen e sportit, aty t’ushtrimeve, e çka dij unë: mirem vesh e shkojna me boksu, mu rré kshtu...u kânë problem, a din. Shkojshin n’pergjethsi, po’...i veshem dorzat, po’, une ktu jom kon’ marrë pak, a din, e t’i mshoj direkt: u dorzu, e i lshoi dorzat - me tâ e kryva. Kur shkova në Benkovc, m’çun Benkovc - m’transferun n’Benkovc, atje është ngat Zares, ni, ni, ni... mos me thânë... ni bazë ushtarake e njoftun, edhe atje u kânë puna, rashë me do shqiptarë. Njâni u kânë i Maxhunajve ktu, kusheri i qitij, është nifar avokati ktu, Maxhuni. 

LSh: Po, kusheri i ktynev’.

BSh: A? 

LSh: Qaty afër Vushtrisë.

BSh: Djalë t’axhes e kish ai. E kom vetë me tâ, ‘a djalë t’axhës a axhë?’ - nuk e dij...edhe ai, u kânë nifar Ademi, i Pejes, ni tjetër, une...ai u kânë shofer, ai far’ Maxhuni: “Hajde me t’msu mi grâ kamionit t’ushtrisë”. Hína, gati rashë poshtë atje n’nifar humnere, po s’kisha msu, a din...

LSh: Po. 

BSh: Ai tha: “E kom ni ide”, une thashë, “Çfarë ideje?”. – “Te bôjmë ni organizatë shqiptare kshtu, kshtu..”, thashë, “Jaa...e dita” - une qaq - qaq naiv... masanenaj, kom nì... e kanë burgosë atâ.

LSh: Po.

BSh: Ademin, se ai...

LSh: A pat ndodhë qitu - du me t’vetë - a pat ndodhë naj problem?

BSh: Naj problem ka pasë non-stop. M’qitshin si kujdestar kshtu, edhe mu m’ra n’dymlletë t’nates mu bâ kujdestar i ni repartit, aty ku...une kur vij, pata ni serb, edhe ma shajti nânen kshtu veç hajt, edhe, jom kânë une me nifar Hasanin e Shtimjes, u kân ardhë ktu me m’pa, z’dij a t’kujtohet, edhe... 

LSh: Po.

BSh: Kur te rroku. 

LSh: Atë shkaun, a? 

BSh: Qatâ, serbin, po de, ai... se sì t’i mshoj - krejt u kuq.

LSh: Ça ndodhi masanej - a t›morën? 

BSh: Çudi u kânë... thashë, “U krevetu majku” - thashë “N’krevet”. Amo qysh u kânë aty koridori qitu, dera çelë ku flejshim, u shku, n’krevetin e parë u hi, domethânë u dalë për qat punë, edhe, edhe mâ s’u përmên ajo punë. 

LSh: S’e ka përmên mo’ hiç.

BSh: S’e ka përmen as ai, as unë, se ai vetvetiu qysh u shku, u ra, u mlue, u pajtu me atë far’ pune. Tash, mu nuk em kanë lshu me ardhë kurrë n’shpi pushim, po’, kur e kryva krejt, erdha. Ndërkohë, para se me ardhë ushtar, m’thret baba i ksajna, thotë: “Qyre..” – thotë: “...a munesh mi lshu ktâ, deri sa je n’ushtri... me kânë te na? – se... me t’thân drejten... ka t’drejtë...

LSh: Mu’ kthy n’Zagreb.

BSh: Mu’ kthy n’Zagreb, se ambienti i rôn, Mustafa pe din qysh është Nexhmija, e ksi senesh, edhe thashë “jaaa..” 

LSh: S’e lshove?

BSh: S’e lshova, se edhe na erdh Teuta. 

LSh: Po, çika.

BSh: Po, çika. Thashë “jaa...” – thashë, “kjo është k’tu deri sa t’vij unë”, edhe ashtu u bô. Kur erdha ktu si bursist, kom harru me t’kallzu - kom qenë bursist i Koperativave t’Kosoves – po’ tash, kur daja kaloi n’funksion n’Kshillin Ekzekutiv, ai tash m’qet - m’trasferon si bursist i Kshillit Ekzekutiv....po u dufke...atëherë rregull ka qenë: sa vjet i merr bursë prej ni instutucioni ose sipërmarje - qaq vjet e ki obligim me t’kalu, me punu n’qat instutucion. Edhe, une shkoj tash me punu në Prishtinë si bursist i Prishtinës. 

LSh: Po, po, po’... ça hine n’punë?

BSh: Hina n’punë si...- bash para meje ka qenë n’qat vên, Musa Gashi, e ai tashi shkoi n’fakulltet e bôni punë t’mdhaja atje: referent për hotiljeri dhe turizëm, nikohsisht sekretar i Komisionit për Turizëm Kshillit Ekzekutiv. 

LSh: Po, hine n’punë.

BSh: Po, une hina aty edhe punen e kom pasë mjaft interesante n’Ministri: gjatë gjithë vitit me vizitu krejt objektet interesante turistike, me bô nifar.... 

LSh: Trashigimisë, a? 

BSh: Po, trashigimisë, e kshtu hotelet me zâ, e çka dij une, me bô bilancin e turizmit qi’ kanë vizitu vendas, e çka dij unë, mi ia prezantu si analizë Kshillit Ekzekutiv edhe Odes Ekonomike. K’to i bôna, edhe pa...pa...çka dij une: shkrunë kërkesë, çka dij une, ma jepen ni banesë tri-dhomëshe n’Prishtinë. 

LSh: Vetë, ajo puna, a?

BSh: Po, se aty si sekretar i Sekretariatit për ekonomi, tregti, e çka dij une, erdh Enis Presheva, edhe ai ma dha banesen. Po çka ndodh palidhje...e kom pasë atë dajen e vogel, ai ka pasë probleme me grunë e vet, edhe kush mu’ pajtue... kanë qenë ata n’Vushtri - me kalu n’Prishtinë, po s’kanë banesë. Tash, ajo gjyshja m’tha: “Bre loke, a munesh mi ja jep qat banesë se ti apet merr banesë, apet bôhesh...” - edhe un ia jepi banesen.

LSh: Ia jepe dajes.

BSh: Ia dhashë dajes, edhe kurkush ‘faleminderes’ s’em ka thônë. Edhe mas asaj, une erdha - masi ia dhashë, s’kish mô çfarë kuptimi me nejt atje. Erdha me punu n’Institutin e plumit dhe zinkut Trepçes. 

LSh: Çfarë pozite je kânë? 

BSh: Si analist kshtu, erdha n’institut, edhe aty masanenaj ni kohë e çova...edhe tashi Trepça, për mi ngritë kuadrat e veta, i angazhoi pranë institutit ekonomik t’Jogusllavisë: ni kurs specifik – Ekonomia: Organizimi edhe Menaxhmenti n’Ekonomi – tash, z’dij a thashë mirë qysh duhet. 

LSh: Po. 

BSh: Për kuader t’Trepçes edhe na regjistrohem: mu s’um pranun, se ajo e kish karakterin ma shumë...profilin teknikë, etnologji - une ekonomik, po’ mirë... une at’here i vetmi kesh shqiptar, edhe ia nisa me bô probleme: thashë. “Ça ka lidhje - ” thashë, “po kom qef me...qi’ z’dij - kurgju kërkujna”. Po, u oranizu ni përgaditje me dhôn provim pranus’ për qat shkollë - tri landë: gjuhë, statistikë, edhe njô...z’dij çka. 

BSh: Edhe une ato i...shkojsha rregullisht n’ato ligjerata. Literaturë, edhe kalova - u regjistrova: tridhet’ e gjashtë jon kânë - prej atynve tridhet’ e gjashtve, edhe dy erdhen prej Prishtine, shqiptarë, a, Sherif Kuka u bô masanej drejtor i Institutit - Insitutit Ekonomik t’Kosovës. Edhe nifar Shushka - ai u bô masanej zavends-drejtori general i, i, i Obiliqit....po’ mirë, ata dytë... regjimi ka qenë rigoroz: ni provim me ra...ai me kânë tridhet’ e dy sa maj n’men, ni provim me ra shkon n’komisjen - komisjon shkencor, përmisim, qi’ aty bjen e hupë drejt shkollimin...po me qenë edhe provimi i fundit – jo, do’ me thônë i hup krejt edhe bjen. Ai Sherif Kuka çregjistrohet, shkon Zagreb: atje e kryn, bëhet doktor edhe ligjerus’ n’fakulltet, çka dij une, edhe ai Shushka u shukat...z’dij gjô për tâ, po prej qatyne tridhet e gjashtve [36] meten vetëm nôntë [9], e prej qatynve nôntve - i pari kom magjistru une, me dhetshe. Jena kânë bashkë në Zagreb, Beograd bashkë jena kânë, edhe aty e kena mbrijt...edhe është diçka specifike n’atë far punën time, që është shembulli i vetmi n’Jogusllavi qi’ është marrë, u zgjedhë, edhe qi’ nuk u përseritë: kom pasë modelin ekonomik, pesëmdhet akumllator edhe dy tjerë starter edhe... edhe stacionar me gjetë cila ma optimale për gjithë atynve pesdhet’ e ni t’panjoftuna - qaq ka qenë kapaciteti i kompjuterit t’Beogradit, se atëherë m’ka nimu shumë ai, nifar Matiq Institut i Qendres Elektronike...e, nejse, atâ e kryva mandej. 

LSh: A hine n’punë najkun’?

BSh: Kur u ktheva - kur u ktheva, m’bôn’ zavends-drejtori i kombinatit - nja dy vjet nihere m’paten bô si drejtor me plan....planifikim, e qyshtu, mirpo mas krejt ktyne u zgjedha si drejtor i Parimeve t’Procesit, fabrikë e vogel prej treqin e pesdhet’ [350] njerzve. 

LSh: N’Trepçë, a? 

BSh: N’Trepçe. Masanenaj, une... 

LSh: Po m’intereson...

BSh: Me qito metoda qi i kom msue, e bôna, e non’ vjet isha aty drejtor. E bôna...ajo u majke... ajo u merke me remontet e mdhaja - kto t’shkritores e çka dij une...masanej me prodhimin e pajimeve jostandarde për krejt Trepçen, e mora me treqin e pesdhet’ njerz. Kur shkova në...mas nônt vite shkova drejtor i shtypshkronjës n’kohën e sezones - n’kohen e sezones, kur njerzit ishin n’pushim, e lypa regjistrin - sa puntorë p’i lôjnë: nonqin’ e shtadhet› e katër.

LSh: Prej treqin e... ?

BSh: E pesdhetve.

LSh: E, po du me ditë tash... kjo atmosfera e punës - qysh u kânë: prej kahit kanë punu ma shumë, a ça jon kânë, a jon kânë shqiptarë, a ka pasë naaj...? 

BSh: Kshtu...e, kur e kom marë une me treqin e pesdhet’, u kânë Maqinsa Radionica i kanë thônë, u kânë...minimum tedhet’ përqin [80%] jon kânë serbë, e, kur u kânë e kundërta krejt, po une s’kom bô nifar kumeditë...nuk lypset me bô ni presion e me bô qisi senesh, po ti veç duhet me punu qysh duhet....po ecuritë tjera kanë qenë n’favor qasàjna. 

LSh: Domethônë u vrejtë numri - rritja e shqiptarve, n’puna. 

BSh: Patjeter! 

LSh: A menon qi’ veç n’qat sektorin ton’, a, ka pasë edhe n’krejt sektort’?

BSh: Jo, për krejt sektorin s’muna me thônë kurgju, s’jom i kualifikum, se s’e kom përcjellë - muna me gabu, po veq ni shembull ta jepi: për shembull, ni herë u duftë mi marrë nja katerdhet’ puntorë, po ata transporti....asnjô nuk u lajmru serb n’transport, krejt jon’ lajmru shqiptarë. Ça ki me bô: duhesh mi marrë, po une e kom pasë konkursin e çelt: inxhinjera maqineri elektrikes, pa kufizime - kush t’lajmrohet me marrë. Edhe aty ka pasë, u lajmrojshin...ma shumë shqiptarë ka pasë...Edhe serbë...kurrë s’i kom diskriminu, n’atë kuptimin - s’ka pasë nevojë. Edhe çka është tjetra, që, kshtu i kom pasë n’jetë do shance jashtzakonisht t’favorshme qi’ s’i kom shfrytzu, veç mendoj qi’ edhe nashta kom gabu, për shembull kena pasë... e bân nifar vikendice atje nalt n’Shalë, edhe ni ditë unë nuk shkova se kisha ni far pune, po’ shkoi veç shoqja ime, kjo, edhe i thotë daja që, “është ni propozim për Bajramin, qi’ me qenë drejtor i odave ekonomike t’Jogusllavisë n’Sofje”, edhe... - ça është krejt normale, kjo thotë, “Qyre, kena fmi...”, çka dij une, “duhet na këtë...për kit’ far’ zgjedhje duhet bashkë me mendu, qysh kena mu’ organizu: është pytje fmitë, shkolla...” kjo, ajo, edhe kur, mas ksajna, shifemi, i thotë: “Valla...” – thotë: “Masi z’deshti Bajrami, shkoi Sherafedini Drejta, ni i Vushtrisë”. Po’ daja ka qenë n’kuader t’Vushtrisë edhe unë pe’ marr me mên qi’ ai ka pasë nifar presioni me çu Sherafedinin. Sherafedin Drejta u kânë ni njeri, n’kohë, z’dij a ka pasë shkollë a çfarë shkolle, tek, nuk e dij, po u begatu qi’ u shku atje, se qashtu kanë qenë edhe rethanat, e ajo e dyta ka qenë e njejta gjâ - veç për Libi: me qenë drejtor i odave ekonomike t’Jogusllavisë për Libi. 

LSh: Qysh... për Libi?

BSh: N’Libi, te Gadafi. Mirpo, une z’deshta atje me shku, se thojshin e pa’ majtë nifar – nifar, u kânë ni i Suhodollit, p’ia harroj emrin, ai u kânë kshtu per qisi’ senesh, se çojshin për Libi kuadro, e si ndihms’ medicinal e qisi senesh. Po’...thojshin duhet me pasë kujdes prej arabve sepse me lshu niher arabin me thirrë n’kafe, n’shp - mô kurrë nuk del: per dritare t’hin’: nuk munesh me perzân mo’.

LSh: Se atmosfera kshtu, a?

BSh: Atmosfera. E, masanej, une edhe ashtu nuk kesh i përcaktum. Ni tjetër shancë shumë e mirë e imja ka qenë: ni herë erdh ni njeri prej allmotizatorve t’Prishtinës edhe tha: “Bajram, t’kom përcjellë... ” - çka dij une... “drejtori general i jonë, Lubishav Dedoviq, pi’ kalon mandati”, tha, “jom ardhë me t’thônë: a po don mu bô drejtori Amortizatorve?”. Une thashë, “Valla...nuk e dij bre, s’kom menu.....”, anenaj, knenaj. Tha, “Qyre..” – tha, “S’ka vên ma i mirë n›botë” – tha, “e ki rrogen, e ki ktâ, e ki atâ” – tha. “ Po kush m’garanton mu qi’ po garoj për poziten?”, tha, “Une: une jom sekretar i firmes, une vetna, une krejt vendosi” – tha, “edhe ti s’ki nevojë as mu ardhë, as mu dokë, veç ami do letra qi’ po ti lypi une”. I jepi une, ai i shkrun’ qi’ kom konkuru e krejt. Çka ma bô... far’ situate: votat baraz une me Lubishin. Ça ka ndodhë....ka ndodhë qi’ shqiptartë jon shku n’pushim edhe s’jon ardhë aty.

LSh: Me votu për ty?

BSh: Me votu. Tash vjen aty: “Me shumë keqardhje...s’e kom ditë qi’ ka me ndodhë kjo kshtu, veç i pres une ata kur t’vijn..” a din, edhe daja t’i vjen, daja, thotë: “Bajram, ke konkuru qashtu, po...” – tha, “mu m’kanë ardhë do intervenca...” – tha, “mere kto dokumentat, tërhiqi.”, thashë, “Pse?”, tha, “se do’ mu bô problem nacional” – tha. “Lubishi,” – tha, “me hjekë Lubishin, me ardhë ti - a din çka bôhet? – kërcenohemi...”... çka me bô... tha, “Meri dokumentat, mos na bo’ probleme”. Edhe shkoj i marr dokumentat, e i lô ni tjetër shank - u kânë ni tjetër shank, u kânë mu bô drejtor i Fazites në Prishtinë, edhe vjen ni shumë...profesionale teknologe,thotë: “Bajram, sebep...” – thotë, “kunatë e Kumres t’dajes, gjakovare”, thotë, “qyre”, thotë, “konkurro ti, konkurro”, tha, “bôhesh drejtor i Fazites. Fazita,” – tha, “kurrë s’ka kurfar problemesh; rrogat e mdhaja, s’po munem me ngi tregun. Krejt i ki, veç...” – tha, “e ki ni kusht”. – “Cili, bre?”, tha, “unë mu bô drejtor teknik.”. 

LSh: Po.

BSh: E ma bôni qat kusht edhe mendova...s’menova shumë – thashë, “ja...s’muj”. 

LSh: T’erdh inati, a? 

BSh: Po. “Me m’bô kushte!” - thashë une, edhe e lashë. Po’, bôhet tashi parimet e procesisë ku kesh, ia nisi do dokuri, do levizje t’pavolitshme për mu: ia nisen me shkru gazetat, ka’ pa’ shkru gazeta me politikë, me Ekspres, me Novosti, me Rilindje, me Trepçe - krejt. 

LSh: Për çka, saksisht?

BSh: Saksisht - qi’ Bajrami po i favorizon shqiptartë: po i jep banesa, pi diskriminon serbt - çka dij une...Perndryshe, kom qenë edhe ligjerus’ edhe n’shkollen teknike - shkollen e lartë teknike, edhe n’fakulltetin Xehtaro-metarulgjik t’Mitrovicës për landën Ekonominë dhe Organizimin e Ndërmarjes në të dy gjuhtë: edhe për serbtë edhe për shqiptartë, shqip e serbisht, deri sa nuk nisen raportet mu çregullu, deri meta vetëm ligjërus’ për shqiptartë – kuptohet, ligjërus’ me korrespondencë.

LSh: Pse, ia nisin mu prish raportet, a?

BSh: Po, dihet ajo, krejt ato raportet të cilët e prunën deri te lufta e fundit, shkatrrimi i Jugosllavisë, e krejt domethônë... 

LSh: Po, a e kujton pak-a-shumë qat pjesë - qysh ia nisen ato gjânat e para?

BSh: Po, qe, qato ia nisen: për shembull - propaganda.

LSh: Propaganda.

BSh: Mosknaqesia, shprehja e...çka dij unë – urrejtjeve, qisi sensesh, po’, u shpall botnisht për shembull çka ka ndodhë, mi ia hjekë atë autonominë esenciale t’shtallet e katërts Kosovës. 

LSh: Po.

BSh: Ia nisen mi’ futë masat e dhunshme; ia nisen masanenaj n’arsim, me helmimin e nxansve, studentve - çregullimet ma komplekse qi’ munen mu’ majtë n’men. E, tash, ktu, n’kit rast, ndërkohë, kom qenë si drejtor i shtypshkronjes. 

LSh: T’shtetit, a?

BSh: T’shtetit. E, kuvendi i Republikes Serbisë i pruni masat, m’i shti masat e dhunshme në shtypshkronjë, me arsyetim qi’ jon çregullu raportet ndërnjerzore e organizative, e tjera.

LSh: Po, e...

BSh: Kshtu që 1991, n’kallnor, une jom pushu prej punës në postin e drejtorit, me arsyetim... me kit arsyetim qi pushohet nga puna pa dhânë kurfar shpjegimesh.

LSh: S’ka dhânë kurfar shpjegimesh?

BSh: Kurfar shpjegimi edhe po...bile shkrun aty “pa pëlqimin e tijna” – “bez njego sa glasasti” domethônë. 

LSh: Pa pëlqimin e tinaj? 

BSh: Pa pelqimin e tij. 

LSh: E në puntë e tjera? A, veç në shtypshkronje?

BSh: S’ka mô punë tjera.

LSh: Domethônë me ktâ krejt.

BSh: Ka marrë fund: me ktâ s’ke mujt kërkun. Ke mujtë vetëm me kriju nifar biznisi privat... qi’ edhe ajo bon... e kena... e kena pasë ni arë atje ka’ Zhabari, i blemë do makina, ashtu fillestare, t’pakta, qi’ e çelem ni shtypshkronje private – “Agora”. 

LSh: E ktu, mandej, qysh - a kish diskriminim zakonisht, kshtu, masi t’pushun prej punës? A kish naj... naj ndjekje, naj propaganda a naj gjâ t’tillë?

BSh: Po. Ka pasë...ka pasë ksi dukurish. Ka qenë problem...problem i komunikacionit...djali jem qi’ bashkë e çelem shtypshkronjen, gati sa herë dilke në komunikacion, ka qenë i denûm kshtu qi’...bile e dij ni rast: ni... ni... na, qashtu n’mramje n’tetë, ka’ ora nôn’ a dhet’ u kânë, vishim prej Prishtine me shoqen, kur na nalen aty te pompa e benzines në Vushtri. Aty ishin nja tre-katër policë, e tha: “Çele dritaren, mos dil nihere” – tha, “kush je, çka je...” – tha, “ami ti ato rektimacionin, e patent shoferin; dil jashtë”. Dola une...ia nisi me m’vra kômve, a din, me qellim, me reagu une edhe me pasë naj shkas masanenaj me... me ndërmarë a me m’sulmu fizikisht, a çka dij une... Po mirë...për çudi, atje, mes policve ke ni qi’ m’njifke edhe s’e... s’e... as une s’e njofta se pak si larg edhe terr, tha, “Çka është drejtor? A ki probleme?”, thashë, “Jo, po’ ni kontroll e rëndomtë, kshtu...”. Ky e kuptoi porosinë edhe m’i kthei dokumentat, e vazhdum. Kjo ka ndodhë deri sa ma n’fun nuk ô mô problemi qi’...lufta qi’ ke, Millosheviqi, n’Fushë Kosovë qi’ dha porosi t’kjartë mu’ hjekë autonomia, edhe tash erdh deri te kjo çka krejt e dijna...

LSh: Te lufta. E n’luftë - qysh e pritët luften? 

BSh: N’luftë....lufta ka qenë shumë dramatike. Ka qenë dramatike sepse ma s’pari, djali me shoqen, me djalin, dulen: na u ndanë. Ken dikun n’Shalë, na metem n’shpi, edhe kur ishim vetëm unë e shoqja, dola ktu n’ballkon: po kqyri te kojshia, te kta Prekazt - ni grup policsh ndër tyne, edhe unë po thom ksanaj, thashë shoqes, “Kqyre, duhet na me ikë prej ktuhit se policia”. S’ka vonu shumë: vjen djali, çika e vllaut, tha, “Qyre, axhi,” – tha, “po t’thrasin”. 

LSh: Kush t’thiri?

BSh: Polict, te dera.

LSh: E, a t’ngjifshin, a? 

BSh: Sigurisht - kur m’kanë thirë me emër. Edhe une jom dalë. Tash, e kena pasë kafexhikun me kta kojshitë, ktu t’bashçes, edhe dola: nja, dy, tri: nbashçe, perte’, kjo mas meje. Mandej, hinëm n’kolonë: prej kolone shkum’ te miku i vllaut n’Zhabar. Bujtëm atë natë, nesërmit u ndijshin krizmat, edhe po dalum tash...kishim flejtë nalt n’shkallë, n’asi, n’katin e parë, n’kat, po zhdrypim, Ai Rifat e ka emrin - ai miku i vllaut, unë pi thom “Hajt” me pri shkallve teposhtë, ai thotë, “Hajt ti”, unë thom, “Hajt ti”....jena kânë paralel, kur ka krisë snajperi: t’ja kputë veshin, llapen e veshit. 

LSh: Atinaj?

BSh: Atinaj. E ai, masanenaj, shkoi - te Bajram Rexhepi u kânë i stacionum. 

LSh: N’Mitrovicë, a? 

BSh: N’Mitrovicë, aty, n’qat’far guzhme - aty n’Zhabar.

LSh: N’Zhabar.

BSh: Po, e kâ ia ka pshtejll me fasha, me çka dij une, ajo, masanenaj. 

LSh: Sa nejtët aty?

BSh: Menihere na dulem: hinem n’rresht naten, veç ecshim na n’kolonë. Ata vishin me kerre, me thika t’çume përpjetë, ty na kërcnu...e, kur mrijtem ngat fabrikes t’ujit, atje u nal kolona. Dikush tha, “Dojnë mi ndà gratë prej burrave” - u bô ni tollovi e madhe. Mandej, si duket e moren ata ni signal qi’ po inçizohen prej s›naltit, tha, “Hajde, kthehuni ju mrapa.”. Na kthyn’ apet mrapa. Na s’kishim ku me shku mrapa, veç qaty nëper shpija dikun hinëm.

LSh: N’cilin ven? Apet në Zhabar, a? 

BSh: Jo’ n’Zhabar, po’ n’Shipol.

LSh: N’Shipol. 

BSh: Po. Hinem aty e bujtem atë natë. T’nesermit, ai miku i vllaut me traktor plot aty: gra e fmi e çka dij une, tashi ke çika e vllaut me vjerrin e vet, ke baxhanaku i atij mikut t’Mustafes edhe une kesh me shoqe...edhe, tash, erdh dikush me m’thôn, “Hajde me zhdrypë”, a din - ku me lôn ktâ vetëm...kjo prej Zagrebit e neper traktrora n’Shqipni vetëm me shku - s’ka kuptim, une nuk deshta. Shkum’ bashkë dikun mes Gjakoves, a ku, n’ Gjakovë... mes Gjakoves Prizrenit. 

LSh: Sa ditë mrijtet n’Shipni?

BSh: Gjatë gjithë dites kena udhtu, u desht me kallxu, u nal kollona kur ata paramilitartë - unë isha n’traktor i fundit, n’kanadë kshtu, bile m’shtypke pak...e nxjeri kallashin, ma futi n’gjoks: “Paret” – tha, “qiti”, e unë sa e kasha marrë nifar pensioni - ia dhashë, ia çeli, i mur’ vetë. Kalum’ pak si shkurtimisht, shkum’ gjithë deri natën vonë, mritëm n’kufi: prit...prit...prit, u duft mi dorzu aty letërnjoftimet e çka dij une...Hinem n’Shqipni, metëm pa benzin, pa naftë - u nal traktori. Tash mule’ me shku me gjetë dikun naft, shkoj ai...i dhan do pare, shkoi ai tash, terr – burg... pi’ shohum na: po vijnë prej s’largti, cigaret i kish dhezë, e kshtu po shihet ty ecë. Kur erdhen, tha, “Ç’keni, ore?, thamë, “Qè, jena qyshtu...” a din, po kqyrin, po kqyrin ça me bô, dhomë, gra e fmi. Tha, “Ne do t’ua nxjerrim hakun”. 

LSh: Kta t’Shipnisë, a? 

BSh: Ata t’Shqipnisë – tha: “Ne do t’ua nxjerim hakun”.

LSh: E, ça kishin ata – armë, a?

BSh: Po, kishin ata armë me veti. Mbrimë, mbritem n’Kuks... shiii: po’ si... si, si me hi nër ujvarë, po u duft: se ata fmitë e gratë mrena - u duft me dalë jashtë, se qi’ flen njeri në shi jashtë i pshtetum, n’kamion, veç aty.

LSh: Po a? E ti - flejte?

BSh: Po: une edhe z’dij... u kânë njo’ tjetër prej atyhit. Mbrimë, e kalum’ Durrsin te Shkambi i Kavajes, a z’dij atje... ka qenë ni far, ni far kampi i italianve. “Hâ” – thamë, “boll mirë”. Po hijna në kamp, ata na nalën: tha, “S’ka vèn mo ktu” – tha. “Ku me shku?”. – “Nà” – tha, “shkoni ju në Peqin”, pe ves une, thashë: “Sa kilometra deri n’Peqin?”. Tha, “Jo, s’ka n’Shqipni me kilometra: ktu me orë - dy orë deri atje.”.

LSh: Po.

BSh: E, masanenaj, kena qenë n’ni kamp ushtarak ni kohë. Masanenaj, qyshtu u çkepshin hallku, i marshin nëper shpija t’veta, edhe na shkum’ te njëni.

LSh: Qysh ju pritën atje?

BSh: Mirë na kanë pritë, po na veç sa...veç shkojshim me flejtë, a din, se kishim...diten vishim n’kamp me pa a ka diçka t’re; a u lajmru kush...a qisi senesh. 

LSh: A jepshin ndihma, a? 

BSh: Jepshin ndihma, jepshin ndihma. Ndihmat i çojshim qaty, e... koha masanej mu’ kthy. Kur u kthymë...

LSh: Qysh e pritet këtë çlirimin e Kosoves, mandej, qysh u...? 

BSh: Çlirimin e kena pritë.... a ka ma mirë se çlirimi....po...kur erdhem: shpijat e djegta.

LSh: Po.

BSh: Fije-fije: s’kish kurgju, veç jon metë kto oxheqt, jon metë t’zidum, kshtu e kallun’ tòna antë. Qikjo anë qitu u kânë krejt baltë: bike shi, shtrojshim kartona natën për me flejtë diqysh deri sa diqysh mu gjindë...u dufke me shku n’rên me pritë, me marrë pak bukë, se s’kish kurgjo: u kall shtypshkronja, shpia, vikendica - krejt jon kallë.

LSh: Po m’intereson...a i keni hala - a i runi mardhanjet me ata t’Shipnisë? A folni halâ me ta, a?

BSh: Kanë qenë ata ni herë ktu, tash ata jon shku: në Itali po jetojnë, sa e dij une. Lajmrohen kaniherë. E veçanta e ksaj familje kur ishim në, në Shqipni, ka qenë se ka pasë plot mirëkuptim për ngarkesën qi’ e kena...e kena bartë na deri n’Shipni, sepse krejt familja imja ka qenë e shkepun’: djali i madh ka qenë në Gjermani e s’ja kena pasë fort gajlen, se ka qenë sigurt; djali i vogel me nuse e me djalë t’vogel na ka hupë prej kontrolles - s’kena ditë ku është, ka’ gjindet, e mos është në rrezik...çka don me ndodhë... kshtu qi’ non-stop kena qenë t’ngarkum me ketë far brenge. Gjithashtu, çika ka qenë, edhe ajo, si refugjate n’Maqedoni, edhe kena pasë peripetina shumë t’mdhaja. E kto, n’veçnati ty pasë mirkuptim: e kanë pasë nifar kujdesi jashtzakonisht t’madh, me shfrytzu gjdo rast, qashtu, me thônë, thjesht me na shetitë te motra e vet, te vllaznia n’Orikum... koxha larg. Mandenaj, gjdo herë ka pasë ni program kshtu për neve vizitat te, te akrabatë e kshtu me radhë, edhe na ka dhânë gjdoherë nifar guximi, nifar kurajo, nifar shprese qi’ do t’bôhet mirë - do t’kalon krejt mirë...Kshtu qi’ mos te kishim pasë këtë ngarkesë, atëherë kishim thônë qi’ kena pushu mirë, si me qenë me naj dhomë pushimi kshtu. Nga ana tjetër, ne e kena pasë rastin, shancën, për ni vizitë t’atyne të shkurtë, mu munu me ja kthy me krejt mundësitë tona, edhe mendoj qi’ kanë metë t’knaqun: e kena shëtitë Mitrovicen, rethinen, për sa ka qenë aty. 

LSh: Mas lufte jon ardhë, a po?

BSh: Mas lufte. 

LSh: N’cilin vit? 

BSh: N’vitin gjashte-shtaten... qaty dikun.

LSh: E qysh e kanë pritë - qysh iu ka dokë Kosova?

BSh: Kosova iu ka dokë mirë, interesant. Na...djali jem u shku i ka marrë n’Prizren prej atjehit, edhe kur jon ardhë ktu n’Prishtinë, u çuditë çfarë gjallnie ka: “Une s’kisha guxoft ktu mi grá kerrit”. Përndryshe, ai është taksist simbas profesionit, domethônë ça ju ka dokë, çfarë dinamike e madhe. E, përndryshe, ma mer menja, përshtypje ime është qi’ kanë kalu mirë se vlersimet i kanë pasë t’atilla. Kanë qenë t’knaqun edhe me atâ ça kanë pa, mandej, me njerzit ktu qi’ kanë takue, kanë bisedue, e kanë pa qi’ na kena metë t’falinderushem për krejt ata qi’ kanë bô për neve. Por...ata kanë qenë ni here, veç, kishim pasë qef me ardhë edhe ndonjëherë tjetër. Tash momentalisht ata jon’ në Itali: djali i tynve i madh ka shku para tynve, mandej jon shku mas tynve edhe ata. Momentalisht jon shku në Itali, e në... sa i përket...deshta, në mënyrë të veçantë përmbledhse me thônë për kto pesdhet’ e pesë vjet n’bashkshorti, bashkë me shoqen time, m’ka përcjellë n’krejt situatat e fshtira e t’mira - ka tregu ni mirkuptim, edhe pse kontrast kulturash kena pasë, po’ ajo i ka marrë krejt kto adetet tona i ka respektue, edhe s’kem pasë kurrë problem n’atë drejtim. Edhe si tregus’ është se, kush e ka njoftë prej akrebâve, kusherive, miqve, shokve, kojshive - të gjithë e kanë admirim për të, sepse ka qenë gjithnjë e kujdesshme, sjellshme, krejt kto adetet tona i ka përcjellë. Edhe kur kena pasë gëzim, kur e kena martu djalin - në krejt ato ceremonitë qi’ jon’ te zakonshme te ne, i ka percjellë. Mandej, me aq sa ka pasë dhurata e çka dij une, krejt ato i ka përcjellë. Përndryshe, ka qenë edhe e ka porositë, edhe e ka pasë veshjen tonë kombëtare, e ka veshë kohë pas kohe, në raste.

LSh: T’caktume. 

BSh: T’caktume. Kshtu qi’...gjuhen e ka msu për gjashtë muj ditë - gjuhën shqipe – qi’ është pak për çudi, se ka raste kur me vite, tërë jetën belbzon, e nuk e mson. Po’, përndryshe, e ka msue. Mandej, incjativa e saj është edhe për emrimin e fmive - me ia ngjitë emrat e kshtu... ato jon’ krejt shqip, kshtu që e ka faleminderimin e veçantë për te’. Veç, kom faleminderim te veçantë edhe për axhen edhe grunë e axhes, se ne na ka rritë si me qenë i tyne, edhe bile, sa për mue - kom qenë i favorizum.

LSh: Edhe pse je kânë... edhe pse s’je kânë i tyne? 

BSh: Edhe pse s’jom kânë i tyne. Kshtu qi’...a, kur e kqyrim në tërsi, kshtu, kjo, pas lufte, sigurisht qi’ kena pagu... shumë shtrejt kena pagu: shumë, shumë njerz jon’ vra; shumë njerz me gra tona - ça ka ndodhë, tmerri i vërtetë. Mirpo, ma n’fund jena t’lirë. Gjithë ato objekte t’djegne, sot shihen ni përparim, ni kthim, edhe çka është me rênci: ni start progresiv - jo ni vazhdimsi e së vjetrës, po’ krejt diçka t’re. E, kur e marr për shembull arsimin, ka shumë ankesa...edhe unë jom për ata qi’ arsimi duhet me pasë ma shumë buxhet, mu stimulu ma shumë ligjerusit, profesort, sepse aty edhe është esenca e ni kombi, e krejt fillon prej çerdhes deri sa t’kryhet edukimi, arsimimi i ni personi - ajo është ardhëmëria jonë. Kur em’...kur m’kujtohet mu: pestenônten [‘59] –gjashdheten [‘60] e kom regjistru fakulltetin ekonomik Beograd, n’Prishtinë s’ka pasë fakulltet ekonomik. 

LSh: Sot, ekzisiton?

BSh: Sot ekziston jo vetëm ekonomik, po krejt profilet e, e, edhe shumë universitete... jo vetëm ni, po’ krejt qytetet tona, jo në ni mnyrë, në ni shkallë universitare. E, ma me rancia qi’ është prej krejtve, është qi’ kem ni rini... është e shëndoshë, jashtzakonisht ambicioze. Pâta bash rastin me ní kit’ Ramë Lahen - tenorin e famshëm qi’ u bô tash... e ai, e dha ni konstatim qi’ veç dihet: thuhet gjdo herë qi’ ‘kjo është ni t’re e vogel me potencial shumë t’madh intelektual, sportiv, kulturor’, me t’gjitha anët, edhe faleminderes për të gjitha.

LSh: Faleminderit shumë për intervistën!