Banush Banushi

Intervistuar nga: Andoneta Selimi

Prej 1950-ës jena marrë mePrej 1950-ës jena marrë me kultivimin e duhanit, prej duhanit kemi pasë shumë t’ardhuna personale, edhe kemi ble tani tokë, e kemi ble atâ

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

19.04.2018

Lokacioni i intervistës

Llashticë, Gjilan

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

AS: Jemi k’tu në shtëpinë e Zotri Banush Banushi nga fshati Llashticë i komunës së Gjilanit, me t’cilin do t’flasim për çkado që ai ka me na tregu... 

BB: Gjithçka. Po.

AS: ... nga jeta e tij deri n’këtë moshë, domethonë tedhetë e tri [83] vjeçare. 

BB: o.

AS: A po na tregon diçka për jetën tâne?

BB: Për jetën teme, a? Për jeten teme... une kum punu ma s’shumti n’bujq’si, po kum punu edhe n’tekstill, kom punu edhe n’Kfalitet. Qushtu. Edhe shitore kom majtë, e, tònat i kom bâ, po me bujq’si ma s’shumti jemi marrë. Prej 1950-ës jena marrë mePrej 1950-ës jena marrë me kultivimin e duhanit, prej duhanit kemi pasë shumë t’ardhuna personale, edhe kemi ble tani tokë, e kemi ble atâ, e.... kemi punu me lopë e me bullica e me kuaj, e, qet kohën e fundit kom dalë n’Gjermoni. N’Gjermoni, sì jom dalë kom ble traktor, kom ble kombâj, edhe kom punue. E kom n’shu Gjermonijën, vetëm pesë vjet kom nejtë n’Gjermoni. 

AS: Sa vjet i ke pasë kur ke dalë n’Gjermani? 

BB: N’Gjermani, a? Po’, tybe, po harroj, mori. Po, i kom lanë tre f’mi te shpija, e grunë, e... po du me thanë tridhetë e pesë [35] vjeçar, tridhetë e pesë [35] vjeçar jom kânë. Edhe kur u ktheva pej Gjermonisë, apet ja nisa bujqsisë, se mâ n’tekstil s’mujshna me hi... meta n’bujqsi. Edhe qeshtu... jom tu u marrë me bujqsi deri tash. Qetashti tre gjem i kom t’martum, ata té tre. Njani punon me bahçe, perime, tòna senet. Qetri ôsht ndërtimtari, i dyti ôsht… ban qumshtë. Qumshtë mledh n’Kamenicë, Rogoqicë, Gilan, Llashticë edhe çon n’Fushë Kosovë e N’Ferizaj. Qushtu. Ma shumë, për mu, shka me kallxu ma shumë...?

AS: A ke jetu gjithmonë, k’tu, n’Llashticë?

BB: Gjithmonë n’Llashticë, ja... gjithmonë n’Llashticë. Veç pesë vjet jom kanë n’Gjermoni edhe jam kôn ushtar, qashtu. Qashtu, m’ka hupë kejt... s’po di çka me folë (qesh). 

AS: Kallxona diçka kur je kôn i ri... prej sa vjeçe i’a ke nisë me punu?

BB: Paj, prej dhetë [10] vjete i’a kemi nisë me punue. N’46-tën jom shku n’shkollë. Koha e parë që u çel shkolla n’Lashticë, n’ 46-tën ô çelë, katërvjeçare. E, bone hesap, at’here as karrika, as tabëll t’zezë, as kurgjo s’kemi pasë. Edhe d’rrasen e kemi pasë. U ungjshmi n’d’rrasë, as fletore, as laps as kurgjo s’kena pasë at’here. E kena pasë ni tabëll t’zezë, t’vogël, e marshmi, shkrujshmi n’tâ e fshijshmi. Njà dy vjet qashtu i kemi kalue me d’rrasë t’zezë. Jon kanë ato me shkru me... si me shkum’s, u kânë ni guri, si... tebeshir i thojshmi. E, si e kum krye klasën e... katër klasë k’tu n’Llashticë jom shku, katër vjet n’Zhegër. E kum kry klasën e tetë [8] - i thojshmi at’here “semimatura”. Prej atyhit tonì, komuna na dha bursë edhe na çunë n’Prishtinë, n’shkollë normale. Aty... nanën e kom pasë shumë fetare... e atë ditë qi’ po shkojshna, “Kuku more bir, ki mu prishë, ki mu bâ k’shtu, ki mu bâ shkâ”. At’here feja u kanë shumë e ndikume, e kur shkova n’Prishtinë, n’Gërmi ô kanë shkolla normale. Aty dy javë si shkova, aty veni me fjetë mirë. Sukur qetu që jemi ungjëm qashtu ô kânë. Hâja e mirë shumë. N’pastë vjam thivi, vjam thivi. Mas dy jave e kom marrë edhe shkova te sekretari, pi’ thom, thashë, “Une du me shku n’shpi” edhe thashë, “s’muj me m’su k’tu”. “Pse?” Thashë qeshtu, qeshtu... i kall’xova. “Rri” tha, “mirë ô k’tu. Rri, rri”. Ja’a. E, jom nisë pi’ Prishtinës n’kamë. N’kamë, s’ka pasë at’here... veç treni deri n’Ferizaj. Pi’ Prishtinës i kom ra për shkurti, kur jom ardhën k’tu n’Llabjan, pe shoh ni njeri po vjen, tu u avytë... tu u avytë... kur pe kshyri: bâba jem. “Ku po shkon?”. Tha, “Po vi te ti me kshyrë qysh je tuj rr’nu, shka je tuj bâ. E ku po shkon ti?” Thashë, “Une po du me ardhë n’Gillan”, se u çel gjimnazi at’herë. E, si hina n’gjimnaz aty, n’kamë u deshke Llashticë-Gilan me hecë. Banojshna te halla, i kishna n’Gilan. Aty banojshna, po, po’ s’un msojsha, f’mi shumë. E hupa vitin e parë aty n’gjimnaz, edhe meta, mô s’shkova hiç. Tani u mirshna me bujq’si e, qysh thashë, n’tekstill, e aty, e aty e n’Gjermoni, gazepin e kemi pa... dajma me bujqsi ô kôn ron.

AS: Çfarë punë keni punu ma s’shumti?

BB: Ma s’shumti... tòna: duhan kultivojshmi, grûnë, misër, bahçe jo fort... s’jemi marë at’here me bahçellak. Jo valla...

AS: Pse s’jeni marrë me bashçe at’herë?

BB: S’u përdorë speci, as patlixhani at’here, rrallë dikun. Te miqtë e tanë, po. Me ni katun u përdorke patlixhani, mjellshin...

AS: Cili katun ôsht?

BB: Sikmetoc, e, Pogragjë, e... a, na jo valla k’tu. E tòni prej atyhit, dola n’Gjermoni. Edhe n’Gjermoni s’un’ e majta. E shkojshna me lypë punë... masi e kryta tetëvjeçaren, paten hi at’here...u deshshin m’simdhân’sa me dhanë, se s’kishke at’herë arsimtarë. Shkova n’komitet... a bon me kallxu edhe k’tâ?

AS: Po.

BB: Ô kânë ni serb i Zhegres, aj ô kanë aty kryetar komiteti. “Mirëdita!”, “Mirëdita!” Tha, “I kahit je?” Thashë, “i Llashticës”. “Sha po kërkon?”, thashë, “Po...” thashë… patën krejt msus, at’here u lypshin. Thashë, “edhe une me hi n’punë dikun”. “I cillës mahallë je?”, thashë “i Ramushovíqe jom. “Ja”, tha, “ti s’mun me hi, se ju Llashtica t’kqi jeni, shumë”. E patën rré hem shkijet, edhe shqiptar’t, se k’tu jemi kânë... ma shumë shki ka pasë - sërbë, se shqiptarë, n’Llashticë. E, qetash, asnjo nuk ôsht hiç, krejt jôo çu. Edhe mâ aty kërkun hiç, me bujqsi, tekstill, si thashë, n’Kvalitet sun’, e así... edhe shkova n’Gjermoni. Nejta pesë vjet edhe s’mu nêjke. Gruja, fmija... u çova me marue darken me hângër, ishmi tre vetë, tre kusherì. Pe kshyri veten... bardhë, ftyra bardhë krejt. E pata bâ at’here me kombâj, e me traktor, e krejt, i pata bâ mjetet, tokë blejtëm. Si e kom pasë lugën n’dorë, e t’i kom m’shu derës, daaang, edhe bâna bé, thashë, vallah, si t’shkoj edhe nihere n’shpi, mâ qetu s’kom mu kthy. U çunë ata, lujshin shah n’qetrën sobë. “He” tha, “sha ki, a je trenu, a?”. “Jo valla” i thashë, “s’jom trenu, po e vendosa”. “Qysh more e vendose?” Thashë “sì t’shkoj n’shpi, mô n’Gjermoni s’kom mu kthy”. Edhe e l’shova... e, qekaq.

AS: Çka ke punu n’Gjermani?

BB: N’Gjermoni kemi punue ndërtimtari, e kemi punue kanalla, e shka’mas kemi punue. Elektrifikimin e trenit e bojshmi prej Frankfurtit e deri n’Lluksemburg , me ecë treni me rrymë... at’here s’kishke, veç dizelli. Edhe e nshova, erdha n’shpi. 

AS: Tani - kur u ktheve k’tu, me çka ?

BB: Apet me bujqsi.

AS: Me bujqsi.

BB: Me bujqsi. Me bujqsi... at’here i bonëm mjetet krejt, me traktor e me kumbâj e me freza t’kultivatorit e t’traktorit me imtú token, me ndreqë, edhe punojshmi n’bujqsi. Qishtu kena punu teri...teri qetashti n’ket luftën e fundit.

AS: A i bjen pishmon qi’ je k’thy pi’ Gjermanisë?

BB: Jo, kurrë jo... jo valla. Apet, boll bâna, po’, po... p’e shoh qi’ s’po ta di kërkush. Po’... për qatá s’i bi pishmon hiç. 

AS: Djemtë, a i ke pasë t’mdhaj, a?

BB: Jo, at’here jon kanë kejt...

AS: S’ke mujtë me i marrë....?

BB: Kejt jon kânën... çika e madhe ô kânën dhetë [10] vjet, qertë krejt ma t’vogjël. Tri çika, e tre gjem. Gjashtë [6] i kom pasë.

AS: Tani, mâ, s’ke dashtë kurrë me shku?

BB: Ja, s’kom dashtë. S’kom dashtë mô kurrë me shku. Njani kusherì, aj shkoi n’Zvicër edhe aj ka nejtë téri... téri frik ka nejtë, a une nuk shkova mô hiç. Po...ça mi bâ? 

AS: A keni pasë fitim me punën qi’ e bojshi k’tu, me bujqsi?

BB: Me bujqsi - ‘rrnesë... veç me errnue... me përparu dishka shumë, jo. E qetashti pi’ luftes, qek’saj lufte e teknena, shumë kanë përparu. Ndërtim e nam esht’ aj e ajo e ajo, veç s’ka pare. Bile pârza u përlava pak (qesh). Thashë, ju thashë, puno, pun... s’ka kurgjo. Po valla, qeshtu. 

AS: Nuk mujte me hi n’punë dikun, me shkollën që e ke kry, a?

BB: Ja’a, jaaa, jaaa. Shkitë s’lashin. Jaa, s’lashin shkitë at’herë me hi kurrë, veç mu’ jù përshtatë shka thojke aj - pranojke, a kurrë s’ju kum përshtatë. Jo valla. Zhegra krejt hinën valla shok’t e mi... Sabri Kadriu dekan ô kânë. Aj e ka çikën e hallës teme, Sabriu. E sod aj ka dalë n’penzí, po apet s’i ka puntë ma mirë se une (qesh).

AS: Pse menon qi’... pse i kanë marë ata krejtë t’Zhegrës, n’punë?

BB: Se jon kânë Zhegra... ma s’shumti n’punë n’Gilan jon kânë, Zhegra. Edhe shkitë edhe shqiptartë. I marshin vetë t’Zhegres. A neve jo... t’ Llashticës. 

AS: Pse s’ju kanë marrë juve?

BB: Paj... e kanë pas’ nisë me rrehë qatë Dush Krestiq edhe ket’ Jonuz Halitin. Ata dy jon kânë si ushtrus detyre me kontrollue se n’katërdhetë e pestën e gjashtën u lypke tepricë. Tepricë, grûn, kallamoq, lesh, vo. Kejt i marrshin, i mldhshin, e mi’ çu për Rusi. N’46-tën ajo ô kânë. E kanë ardhë ata n’kontroll me kshyr aty, n’Llashticë, qata dy (nuk kuptohet) Dushki edhe Januzi...n’komunë. Komuna u kânë përmi xhami, qaty, me ni ven, me ni shpi. “Sa keni dhânë?” – “Qekaq”. “Ooo” thotë, “na Zhegra pasul kena dhânë sa ju kallamoq. Pasul kena dhânë ju sa keni dhânë kallamoq”. E t’rrokën aty tòni, edhe shkitë edhe shiptartë, e t’ju pikën m’i rrehë ata. Ikin. I kanë pas’ denú ka tetë [8] muj dy vetë: ni shiptar, edhe ni shkà. Po valla. Qetër sen shka me thânë? Për ket luftë, për atë luftë t’kalume... une dy lufta i kom kapërcy.

AS: A po na kallxon cila u kân ma e shtirë për ty?

BB: Për mue? N’kohë t’luftes? N’kohë t’luftes valla n’te dyja, si n’k’tâ; si n’atâ. Veç n’atâ jom kânë ma i ri, tetë [8] vjeçar jom kânë, n’atë kohën e... 45-tën, edhe... a qetashti keq ô kanë shumë. Qetash ja nisi bombardojke NATO, na dulëm n’mal. Mòsi... pat bombardu NATO. Jalla, mehesap me nizet e katër [24] mars ja ka nisë me bombardu, a na me nizet e shtatë [27] mars kena dalë n’mal. Kena nejtë teri me tremdhetë [13] prill n’mal. Edhe kur kanë hie paramilitartë me kërsitë nepër katun, e erdhën n’mal. Une e kishna plakën me paralizë edhe pi’ ju thom...dy gjem i pata aty, edhe ni ré e kishna at’here.... thashë, “Ju hecni, se plaka me paralizë, qysh me shku, me dalë kodrës përpjetë n’mal”. Edhe ata shkun përpjetë, une meta aty n’mal, po rri. Traktori met me nì ven, u bâ akshom, i nisën për Preshevë mi’ çue. Edhe u nalën, traktora mô s’po shkojnë. Jom ra te traktori, se u mshefa me nì ven me plakën, nejshmi, edhe pe kshyri... traktori aty: e kishin shpërthy rezervarin e naftit, rredhke nafta. Shka mi bâ? E kishin qitë me nì rovinë. Po. Edhe plaka thojke, “hypmi me ni qeter traktor, shkojna kah t’shkojnë krejt”. Une thashë “Jo, nuk shkojmë me ta, se ajo me paralizë... jò me kry nevojë, jò dishka, s’mujke. Edhe meta teri n’mramje aty. Zuni mu terrue e shkun për Preshevë traktorat krejt, edhe jemi nisë n’kamë qashtu... kadalë kadalë, jemi kânë n’mal larg, larg ô kanë pej shpije. Jemi ardhë n’shpi, edhe râmë me fjetë. I zatetshna plot njerz. “Ku po shkon?” Thashë, “N’shpi”. “Po’, po t’mysin shkijet”. “Hô bre, po s’ka shkije, o budall” thashë, “kejt n’Pisjan jon, kejt jon n’Pisjan tu nejtë”. Po valla. Edhe jena ardhë n’shpi, fjeta teri n’shtatë valla. Na dul gjumi. I kishna tri bullica e dy lopë edhe dy bika t’m’dhaj, i l’shova. Ja l’shova ujin n’çeshme, edhe e morra ni kultivator, hypa me plakën n’kultivator, e drejt e n’Gillan. Kur shkum n’Gillan aty te ni çikë, nejtëm nja dhetë ditë. Edhe tani njani m’vetke për mixhën, “A e ke pa mixhën? A di për tâ?”, tjetri vetke për ata, për filanin... “Jo, ja kanë pre filanit krytë, ja kanë ngulë n’hû”. Edhe e çova plakën te qetra çikë. Ajo dyrë nuk kish, me hi n’aborr kultivatori... ajo zhdrypi, hini mrena. Une kap kultivatorin edhe jom nisë me ardhë n’mal me kshyrë sa vetë jon mytë. Edhe erdha teeeri n’fund t’Pisjanit - ky katun osht serb kejt - aty m’nalën. “Ku po shkon?” Thashë, “Po shkoj n’Llashticë”, thashë, me marrë dishka me hângër, s’po kem shka me hangër”. Po, hini e veti komandirin mrena, “Hajt” tha, “nè t’shkojnë”. Aqe n’fund t’Pisjanit. Kur jum nisë me dalë knena kà udha jonë, kà Llashtica, qetri dùl: “Ku po shkon?”, thashë “qushtu, qushtu: Po shkoj n’Llashticë me marrë dishka”. Tha “S’mun” tha, “me shku, se ka ushtri aqe, t’mysin”. “Ho, bè” thashë, “nè t’um mysin” se ishna pa rrú hiç. Thashë “Ne t’um mysin, m’kurtalisin, ni plak”. “Ja, une” tha, “po t’thom ‘s’mun me shku’”. E u ktheva teposhtë. Kur u ktheva n’atë venin e parë qi’ m’lshun ata t’ja nisën: “Jo, ti...” tha, “je kanë veç me kshyrë sa armatim ka k’tu n’Pisjan, e sa ushtri ka, anej knej... Ke ardhë me marrë informata”. Qashtu njâ... s’di sa. Aaa, thashë, do t’um mysin – po’ jo. Njani tha, “L’shoje le t’shkojnë bre (bërtet) – hiçu tína”. Shkova n’Gillan edhe hajt, qeshtu. Tani kur u kthymë, shpijat e kallta. Niqin e tridhetë [130] shpija jon kallë n’Llashticë, nizet e gjashtë [26] vetë jon mytë. Me tremdhetë [13] prill jon mytë katër vetë - tre burra, edhe ni fmi ô kânë dhetë vjet... pesmdhetë... s’e di qi’ i ka pâsë. Edhe, po... 

Nër shpi tême ô kanë ni kojshi... aty, sha ka metë n’Llashticë, kejt i kanë mledhë edhe i kanë shti me nì shpi. Ajo ô kanë e marume kejt me llamperí, me k’si... me d’rrasa llamperí, edhe i kanë shti aty, i kan mytë, i kanë mytë... tremdhetë [13] vetë. Ma s’mrami e kanë shêmë, ô kanë shpija me qërpiq, me qerpiq e marume. E kanë shêmë. E tòni une mora vesh qi’ u bâ dishka n’Llashticë. Jom çu, jom dalë n’Gillan, hângra kafjell.... komuna ku... ti s’pe dishe, koke e Prishtinës nashti. Komuna, k’tu qi’ ô kânë n’Gillan, para hotelit - a pe di? 

AS: Po.

BB: Aty, tre: dy milic edhe ni civil, te tre i njofshna. Komandiri ô kanën i Kmetocvit n’Zheger, edhe qetri shka ô kânë i Zhegrës... edhe aj milic. A ky civili ô kânë... i regjistrojke kerret. Une at’here e kishna ni ‘fíqë’, mòti kohë, e njofshna atâ mirë. “Mir’dita!”, “Mir’dita” - po ju thom – “Qysh jeni, e shka ò bôni?”. Tha, “I kâhit je?”, thashë “i Llashticës jom”. Thashë “i Llashticës jom”... “Po n’Llashticë” tha, “UÇK-ja ô lajmëru. UÇK-ja ô lajmëru”. Thashë, “N’kofsha une UÇK qutù para juve...” asni njeri atypari, asni njeri, hiç.... thashë, “n’kofsha une UÇK” thashë, edhe n’Llashticë ka, po n’Llashticë kejt kanë metë do pleq, do f’mi edhe qetër kush s’ô metë” thashë. K’cej njani, po s’po di a komandiri a ky qetri ô kanë soobraçaj, tha, “Kena me shku me kshyrë shka ô bâ aqe”. Thashë, “shka doni, boni”. Une hajt poshtë, udhës teme. A s’jom nalë hiç napër Gillan tu’ hecë. Qetër?

AS: Sa ke nejtë n’Gilan? Gjatë kohës luftës, non-stop ke nejtë, a?

BB: Deri ka hie KFOR-i kom nejtë n’Gilan. Te ni çikë, te ni çikë, te ni motër. I kum pasë edhe dy motra a tri, jon kanë n’Gillan, edhe dy çika… her aty, her aty... qishtu me kalu kohën. E si pata shku nihere te... s’kishmi míll. Silloshlli punojke, mlini. E, njani ka pasë grûnë. Thashë, “Ngarkomna kultivatorin, une i çoj” thashë, “mi’ blu”. Kur e çova aty, plot shkije. P’e kshyri ni milic, ô kanë i Llashticës, e kish mushë ni kultivator me grûnë thastë... bardhë si bora, kejt thâstë e ri. Pi’ kshyrë, kumeditë... Thashë “A be...” – qe, ja pasna harru emnin valla. Nejse, tybe s’pi ja di. Thashë “a munum me shku be edhe une n’Llashticë? Shkoj ta mar do grûnë...” thashë, “kom grûnë...? “Jaaa” tha, “s’bon me shku!”. A kejt ish kânë gruni jem, se thastë i pata lânë se t’kombâjit i lashë me ni ven. Kur erdha: s’jon thastë. Aj i kish marrë. E qeshtu, hupën me gjâ e me shpija, me krejt. Zarár ka bâ shumë te na. Shumë ka bâ zarár te na. Qeter, shka?

AS: Mas luftës, a ke pasë...?

BB: A?

AS: A ke mâjtë lopë... ose...?

BB: Jo. Po! Kemi majtë nja dy vjet, masanej po u dashke me çu te kabi n’Rogoqicë, aj e pagujke lirë, edhe i shitem ato. E qetash, djali jem, qyky qi’ jom me tô, mledh n’Hodonovc e n’Kamenicë e kah’mos e e çon n’Fushë Kosovë, e, n’Ferizaj. Po, po, n’Ferizaj tremdhetë mi [13.000] euro [€] i ka metë borxh. Qumshtorja. Qetash osht me gjyq tu u shty. S’ôsht sigurtë puna kërkun: as me punu, as me nejtë. Qeshtu valla. Shka t’i bajsh... kjo dynjâ qeshtu ish kânë.

AS: Juve... a ja u kanë djegë shpijën, a keni pshtu?

BB: Jo valla, shpijën jo, s’naj kishin gjegë, jo, shpijën jo. Veç e kishin shkatrru valla pak. Me friz e me televizor, me krejt i kanë marrë. Me kosë, sha kosit bari, me taniraqë e me vllaqë, e me kejt. Traktorin mâ e gjeta n’mal, n’rovinë, menxi qi’ e kom nxerrë masanej, mòsi erdh KFOR-i. Po valla, mo qashtu... Edhe s’ka kurgjâ.

AS: Tani, me çka punojshi?

BB: E ndrequm traktorin, tòni na dhanë ndihma. Na’j dhanë gumat e na’j dhanë... se ja kishin pà shpërthy me automat... krejt gumat ja kanë shpërthy. Po valla. E tòni me traktor punojshmi. Po tòni si u dajtën gjemtë, traktori i met gjalit vogël.

AS: A po punon aj me traktor?

BB: Jooo, vallahi. Ka hí kredi, e hupi edhe traktorin, e ja ka ble ky gjali dytë, ky e ka nd’rru me ni kerr ‘Fiestë’, e ka marrë ni kerr, e nd’rroi me traktor, se traktori mô s’... Qetasht edhe s’ka pì bujqsijës kurgjâ... hiç, hiç. Tremdhetë [13] cent killa e grunit, s’po ka hesap as me punu, as me... mos me punu. Jo valla. Qeshtu...

AS: Duhanin, qe sa e pini - se po e shoh që...?

BB: Une a? Duhanin e pie qe gjashthetë e dy- tri [62-63] vjet. Si e kum kry ushtrijën... edhe para... anej e kum pije msheft, po si erdha pi ushtrijes e qita ashiqare, mô s’e kum shty... dajma me duhon. Qashtu. Për lufta; për t’tashmen? Luftën e dytë mô e kalúm, a? 

AS: A ki diçka tjetër që t’bjen n’men... me kall’xu...?

BB: Për luftë a? Kom. Po kallxoj bugari... bugari ka liftue kundraj kralit at’herë k’tu, edhe e ka marrë për... për Moravë. Morava osht... e jonja Morava, teri n’Bujanovc, e teri n’Ferizaj gati. Glibushka reka. Anéna ô kanë Shipnia, Shqipnia me Itali. Kjo ô kanë katërdhetë e njishin... dyshin, treshin. Po. Edhe tani ishke bugari k’tu. Na dajtë i kemi pasë n’Cërrnicë. Murrum edhe... u ndreq pak udha me kapërcye, me dalë, te dajtë me shkue... kur shkum aqe...nejtëm nja dy javë, e kur erdhëm teknéna, e kalum Moravën napër ujë e erdhëm n’shpi. N’katërdhetë e katrën, me datë nuk e di, ni ditë me ni mramje u çunë shkijet, u çunë bugartë... ikën. Anena Shipnia, shiptartë e tânë jon kânë do, e... anena, edhe erdhën. Kur erdhën, une ishna at’here tetë vjet, kur e kanë qitë ni bumë, e kishin qitë... na ishmi... hinëm n’rrushin e shkijëv, me hângër rrush, na f’mija. Po. E shkoi bugari, tani u kânë Ymer Muqibaba, ô kanë kryetar n’komunë t’Pisjanit. Bâba jem sekretar, se baba jem ka pas’ ditë me shkrue n’katërdhetë e pestën, se ô kânë libra e parë shqipe kur ka dalë, te dajtë i kanë m’su germat shqip me folë, mi lexu... bâba jem... edhe i kanë m’su aty. E n’katërdhetë e pestën, gjashtën, ja nisën njerzt, t’pashkollum krejt, vetëm aj që i ka ditë germat shqip. U çel ‘Teqaj’ i thojshmi k’tyneherë, mu’ msue. Na msojshmi, mô hinëm, u çel shkolla shqipe, po, edhe pleqtë shkojshin... 

AS: Teqaj?

BB: Teqaj.

AS: U kânë si lloj shkolle?

BB: Për pleq. N’mramje shkojshin pleqtë. A na n’katërdhetë e gjashtën msojshmi n’shkollë t’rregullt, a pleqtë teqaj i thojshin... s’e di qysh mi thânë shqip, nuk e di. Po. Edhe nejti katër [4] muj, ka nejtë kryetar n’Pisjan. Veç do plaka, do asi... krejt shkitë ikën. Tani t’katërdhetë e katrën, n’fund t’katërdhetë e katrës, ditën e Bajramit, erdh lajmi. Ooo, po dojnë me hi shkijet apet, bugari pò do mu kthye...qi’ o’ kânë përpara, pò do mu’ kthye. E u çunë... dikush me sakica, dikush me tërfurk, e, dikush... ka pasë dikush naj armatim t’vogël... e jon dalë n’Preshevë. Babgjyshi jem ô kânë at’here i ri , nuk o’ kânë... pesthetë [50] vjet, me thânë... gjashthetë [60]. Ô kanë ni Mulla Kadri, Ymer Muqibaba e k’ta, e fillun luftën me bugarë e me shkije n’Preshevë. E i kanë zânën gjasht’mdhetë [16] serb, t’Llashticës krejt, edhe i kanë mytë. Edhe i kanë mytë, po, po, forca pe’ mún skamjen, se armatim jo qaq, komandën e mirë jo, edhe hini apet. Mô at’herë u formu kjo Tita, partizantë. Edhe... hinën. Tovòni erdhën babgjyshin tem me zânë shkijet. Na e kemi pasë, gardh ô kânën, kumeditë sa metra gardh ô kânë... gjyshja plakë ka dalë aqe nalt kur jemi kânë. Kur e ka pa, hinën shkiet nalt. “O plak”, aj tu marrë avdes me falë sabahin, k’mishë e n’done. “Plak”, thotë, “u mushë aborri shkíje”. Aj si ô kanë, veç ka k’cye, ka hypë n’tavan. Pi’ tavanit... se ô kanë shpija me dy hymje, e mixhës tína, e pi’ shpijës tonë, e, ka dalë n’shpi t’atina, e, ka dalë n’qetër vên, e ô hie, i thojshmi trapaza - ô kanë i marum me d’rrasa, e ka hi përfuni, sùkur k’tu. Edhe e ka ngrehë dêngin e fshisav... fshisav sha fshinë aborrin, a po di? Edhe shkiet lyp anej, lyp anej, s’ôsht. Edhe u çu tòni ka ikë, ka shku n’Preshevë. Kur hinen n’sobë, baba jem ô kanë n’burg , gjashtë [6] javë, as pa lâ, as pa shpërlâ, as kurgjo hiç... t’ish mushë morra krejt. Kur erdh i smutë, shtritë n’sobë, hini ni shkâ i Llashticës, edhe ktina i kish ra t’fikt. E po e she’, ni halla tina, gruja e mixhës, “kuku thotë e myte Isakin. -Jo nuse jo, une s’e myta, vetë diç vetë, vetë diç.- Ja thotë, ti e myte ti. - Jo jo une jo.” Iki shkavi vallai. Qeshtu. Qeto, qekaq, ma s’di. Eee tani mas luftës, frik, frik mara para katërdhetë vjete ô kanë ni shka, Senta e qat’here n’qatë luftë i myten gjash’mdhetë vetë t’Lllashticës, i murën shkijet, qata parrizontë. E i kanë mytë përte shkollës, i kanë mytë. E masanena qyky shkavi Llashticës po thot, “e be mulla Isuf... mulla Isuf thotë gjasht’mdhetë na i keni mytë n’Preshevë. -Sento, a ô kanë luftë a ô kanë... a t’i kom marrë napër shpija? Ajo luftë a ô kanë? -Valla luftë ô kanë po i keni mytë”... A thotë “ti mi ke marrë napër shpija mi keni marrë gjashtmdhetë vetë i keni mytë, gjashtmdhetë vetë i keni mytë”. At’herë mosi u liru a di koha... po valla, e qeshtu valla... A bab’gjyshi ô kanë politikan i fort ô kanë. Ish kanë nihere mixha jem, se edhe mixhën e kom gjallë, i ka nodhetë e gjashtë vjet, valla nadhetë e tetë.

AS: Ku jeton mixha?

BB: N’Llashticë jeton, edhe gruja e tina edhe aj, te dy jôn gjallë. Po aj, me t’thânë me shku te aj, po aj fort... diqysh... s’mun me t’kallxu dishka. Po’, bon me shkue. Qeshtu valla, n’dy lufta kom hjekë, a di qysh... nizet e gjashtë [26] n’ket luftë, edhe n’atâ jon mytë, edhe k’shtu jon mytë masanej. E kan zânë njò, ni t’mahallës tonë, ni Rexhep e kanë gjujt me pushkë, kah Velekinca dikun qaty, e, e kanë plagu. Aj ka ikë, ka ikë, ka ikë, ka shkue përte Uglarit, s’e di Uglarin ti... n’Capar, ka hi me ni dushk, n’mal dru shà kanë pre, e ka hi, u mshefë aty. Shkavi i Velekincës, ata jon kanë kejt cërnagor, shà i ka pru krali, krali i ka pas prue, e për trak t’gjakit, për trak, për trak ô shku e ka gjetë n’mal t’Caparit. E, e ka marrë, e ka pre kryet, edhe e ka shti n’strajcë, e ka pru n’shpi. Qeshtu. Ni daj i jem s’dihet hiç, n’luftë, n’qet katërdhetë e pestën, aj hupi kejt, i la fmijën...

AS: Sun’ e keni gjetë mâ?

BB: Jaaa, kumeditë ku e kanë mytë, edhe.... Sukur qetasht, a pe sheh, sa jon hupë, s’po gjinen hiç. Hiç as tantë s’po dinë me i lypë, as s’po dinë mi tuzhitë, mi denue n’gjyq t’Hages, a ku duhet. Me hupë nimí [1000] e kusúr vetë. S’jon. Aty ka femna, ka... une po thom, edhe shumicën e femnave i kan marrë, sot i kanë shkijet n’Serbi. Se ana e Pejës ka pasë femna, femna t’mdhaja. Po valla. Valla une s’di mô.

AS: Deri kur ka pasë... kanë jetu shkijet, n’Llashticë?

BB: Aaa, k’tu, a? Teri n’nodhetë e tetën jon kânë pesë [5] shpi. Pesë shpi jôn kanë.

AS: E, para nadhetë e tetës - a ka pasë ma shumë?

BB: Mas nôdhetë e tetës, nôdhetë e nandën s’ka metë asnjâ. E, qaj milici qi’ t’thashë, aj e ka pasë grunë pej Pisjanit. Tér qetash e ka pasë shpijën pa shitë, qetash s’e di a e kanë shitë, a e kanë marrë k’ta dikush... s’e di. A pesë [5] shpi jon kânë.

AS: Para nodhetë e tetës, a ka pasë?

BB: Pò n’nodhetë e tetën, katërdhetë e pestën, ma shumë shkíje jon kânë shpijat se shqiptarë. I pari aborr qi’ mu bleje pì shkive, pì cërrnagorve... udha osht, shkon për Lladovë e për Zhegër, i pari aborr, e kemi ble na... Une edhe mixha, çikhâ janë tu jetu valla. Qeter s’po di valla. S’po di shà me...

AS: Tokën e parë që tha, që e kanë ble…

BB: Aborrin, pì shkave, pì shkavit, i pari aborr... Krejt cërrnagorë jon kânë. Aj’ bash krali qi’ i ka pru, pesthetë e gjashtën e kemi bléje, pì shkavit e kena ble. I pari shqiptar ka hie... n’ato dy mahallë jon kejt shkije: i pari shiptar, na kena hi. Une edhe mixha, at’here jemi kânë bashkë, a qetash jemi dâ edhe pej gjemve, edhe pej kejtve. At’here kur e kena ble, shkitë u trenojshin. Toni si ja kanë nisë, toni dalshin gjinja n’Gjermoni, bojshmi pare... blej, blej pì shkive. Pò jon rrasë pare, oj bi. Kanë ndreqë vena tash n’Sitozarevë e n’Nish, krejt kanë shku qanena shkitë e Lashtices. Po valla, jaaa...

AS: A i keni pasë marrëdhanjet e mira - a e keni çu mirë, nërmjet veti?

BB: Po, e çojshmi, veç teri dikun. Si thojnë ni fjalë, si uki e dhija. Si uki e dhija: uki veç e kshyrë me ja ngjitë, a dhija veç tutet. Edhe na qashtu, veç, jon tutë ata pej neve. Ô kanë ni kusheri i babës tem, ni Muharrem, aj e ka rrehë ni shkâ, ni bajloz, a di qysh... e ka rrehë shkavin, e ka bâ k’shtu... Po, po s’patën shka me bâ hiç. Ajo ô kanë herët, ô kanë n’katërdhetë e pestën e gjashtën, para luftës pak, para Luftës Dytë Botnore. Po valla. Tù ju así, e tù ju así, u çunë... qe, tash s’ka asnjo - krejt shqiptarë jon k’tu. Ni [1] aborr, valla dy [2]... ja’lla njô [1], njani e ka ble, pe di sigurisht, a njô ô metë pa e shitë, pa e shitë. Aj s’ka metë. N’Gjermoni e kom pa ni gjalë t’tina kur jom kânë, aj edhe aj ô plakë, aj ish kânë plak... ma i plak se une shumë. Edhe niher e kom pa gjalin e tina aqe n’Gjermoni, njani ô kanë n’Beograd, e k’tu pat metë veç ni motër pa martu hiç, e sajna. Po valla. E, ajo teri n’luftë ô kanë, qajo serbja, pa martu. Po valla.

AS: Tash, a po na kallxon diçka... qysh ke punu arat... kur u kanë koha duhanit, grunit? 

BB: Po. Po kallxoj bre. Pò na ja patëm nisë at’here, kombinati i duhanit e marrke e pagujke mirë, jon kânë dhetë banka, do banka t’kuqe jon kanë, ti s’i ke m’rri ato. Dhetë banka killën e pagujke, e at’herë kishmi kuvalë... kuvalë, i ngjitshmi me punu me ta. Edhe ni... ni kusheri i bab’gjyshit, u çojke pì Llashticës e shkojke n’Gillan. Aj i kishke dy hekterë me ni ven mì shitë, edhe e bonën pazar. E bonun ni miljon e gjashthetë e pesëmì banka pazar, dy hekter. T’i mjellum niqin e gjazhdhetëmì fije duhon, fije. Aj prodhimi i duhanit... e bonëm pazar po, po, mu’ mjellë duhani, me shkue mu’ shitë, tani me pagu. Kur e çum duhanin, e pagujtëm, edhe qashtu valla. Po duhanin u kanë zor me punu oj bi, shumë valla... a me ngjitë, a me dâ... po’ bone hesap, prej rasadit e teri t’shkon duhani n’mars a n’prill na zake, se shumë...

AS: Rasadin, kur e mjellshi?

BB: E mjellshmi n’ara, n’bahçe tonë.

AS: N’cilën kohë?

BB: E mjellshmi n’mars. Pej marsit e n’mars, me punë. Jo me mjellën rasadin, jo me bí, jo me vaditë, jo me herrë, edhe tani kur ardhke koha me thye, po at’herë kishmi argatë. I kishna tri motra, baba, nana, edhe une edhe vllavi - te dyt t’martum. Mixha veç ni gru edhe ni çikë, gjali i vogël ô kanë. Po qashtu. Tòni masanej dulen kultivatori, e prashitshmi ma kalláj. Aj kultivatori me rêna veç e prashitke, ma kalláj shumë. Qetash s’ka punë, pak, po edhe s’po punojnë jo, jo valla. S’po kanë shka me punu. Duhôni s’po millet, jo. Veç me bujq’si qushtu me grun’ e me kallamoq, me bashçe. Hallbuqe edhe bashçe papun’si e madhe. Papun’si e madhe, kejt po shkojnë n’rasad, me mjellë rasad, t’patlixhana, specav’ a...po, po, krejt, sicilli pa punë. Del n’pazar gjeth ditën e gatë rri, sun’ e shet, kurgjo hiç. I kapërcen koha, rritet mâ, s’bon aj kurgjo. Jaaa, s’ka... Ra UÇK-ja valla, na fiki e hajt, e hongër krejt. Mas... nodhetë e nandën, e kum pasë kultivatorin, ishmi aqe nalt se k’tu arë ô kanë kjo. Aqe nalt ishni edhe ma kishin marrë kultivatorin - me freza me krejt ô kanë, kur hini KFOR-i, ni ditë pa hi KFOR-i valla m’doket, me qet gjalin, “Hajde” thashë, “dalmi”. A kerre, a, traktora, ka pasë me ni ven aty, plot, plot, n’tòna an’t: bâj shkijet, le qaty. Jena hi pe kshyrmi, kur e kemi pas k’putë dorzat, aty sha i grahi kultivatorit. Eh, “Qe” thashë, “Zeqirija. I joni qyky ôsht, e e murrum na. Kur erdhëm te kapía, shkâvi s’po do me na lânë. Edhe qat ditë ka nejtë aj shkâ, edhe hini KFOR-i, u hjek aj. Po, po, krejt i kanë marrë i kanë çue kah Drenica, aqe ka krisë lufta... K’tu tonat jon, pse pi’ çon aqe? UÇK-ja s’ka vetë hiç, toni qetashti... a vjedhje, a hânë pare, a shka s’bôjnë... as s’ka gjyq, as s’ka kurgjo hiç, kurgjo s’ka, hiç. Hin kryeminister Ramushi, kumeditë a i ka dy ditë shkollë. Thaçi qi’ me naj bâ... na fiki krejt. Pi’ Rambujesë Thaçi na ka fikë. Ibrahim Rugova u kânë aty, ky… mjekrra bre... akademik edhe aj ôsht... Ibrahim Rugova, e… qe sun’ pò jav’ gjâj emnat, krejt jon kânë aty... Thaçi e nenshkrujti, e mô... sha ka nënshkru. Ajo u nënshkru, po, po, me kânë armatimi i rând, nizet e pesë killometra pi’ kufinit tonë, armatimi lehtë, tri killometra. Aj qetash qy, qy, kufini qaty ôsht meniren, s’e di ti. Te Zekbashtë ju thojmë, kufini ôsht qaty, kurgjo s’jon tuj bâ hiç, ja’a. “E kena shliru na venin”: Sha ke shliru ven? - kurgjo s’ke bâ. As t’dekt s’po t’i lè mi’ marrë, as dâmet qi’ t’i ka bâ... niqin e katërdhetë shpija jôn kallë n’Llashticë... jôn kallë. 

AS: Nuk jav kanë kompenzu kurrë, a?

BB: Jo bre bí, jo bre bí, jo. Po’ as s’i kanë lypë k’ta tântë oj bi, as k’ta s’pi lypin hiç, hiç. Xhamijën e kanë kallë krejt shtadhetë e katrën, shtadhetë e pestën e kana maru. Po qetashti ô maru edhe ma e mirë, e kàna prishë atâ. Kanë investu pi’ jashtit shtetet arabe. Po valla. Sa gjâja ka hupë... hishna te motra e madhe n’shtatë korrik, n’Gillan ishna, e dola n’terasë po kshyri kah fusha, kah Malisheva asht Shillova shkive, asht, Malisheva k’néna... Ni bylyk gjâ, kumeditë sa lopë i kanë marrë e i çunë kah Shillova. Pesmdhetë frymë i kemi pasë na, vllavi qashtu. Dom, dom, sa t’dush. Parza kesh tu t’kallxu, me ni ven ku bluva te zhdobromerki, ata kishin kujtu që s’kthemi na mo hiç, shkijet. Ni shqiptar edhe ni serb po bôjnë llaf. Une ishna mas tyne, pi’ ngoj. Pi ngoj, pi ngoj, pi ngoj, kur ka thânë aj shkavi, tha, “Ovi shto se i zashli vani, nikad nemaj da se vrati”. “U skori” thashë, “imajo da si vrati”: Frik kanë shku: kanë mu’ kthy frik” - thashë. Veç t’ma ka kthy shpinën, thash shkoj kumeditë n’milici thashë qetasht, vín t’um marin, veç qi mo hiç. Kejt shkije jon kânë. Pak shyptarë paten [mbetë], magjup ma shumë.

AS: N’shkollë kur ke shku k’tu, katërvjeçaren, n’Llashticë.... m’susat, a i ke pasë krejt shqiptarë?

BB: Po, ô kanë ni m’sus, aj ô kanë Syla i Ramush Sfircës, qushtu thojshin, po. At’herë edhe rusisht na shtishin me m’su k’tu n’shkollë fillore. I thojshmi na shkollë fillore, katërvjeçare. Edhe kur e bitisa k’tu, shkum n’Zhegër, atje u çel klasa e tetë mu bâ. Aty ô kanë ni Shefqet Kaçaniki, ni Mulla Ferid ô kanë, Mulla Feridi i Desivojce ô kanë m’doket, edhe Reshat…. mbiemnin sun’ pi’ ja gjâj. Reshat ô kânë i Perlepnicës, edhe aj pak si hoxhë ô kanë. S’ka pasë arsimtar oj bi, gjenerata e parë për me dalë me m’su n’shkollë, e jona ka dalë, katërdhetë e pestën, pi’ anena... asi more, pesthetë e pestën - gjashten, para... anej kejt jon kânë sha kanë m’su vetë dishka - dishka. Po as libra s’kemi pasë, as fletore, as kurgjo, hiç. Po valla, jaaa. 

E tôni aty n’Zhegër besa u forcu ajo, klasë e tetë ajo ishke. 

AS: Edhe aty i ke pasë msusat shiptarë?

BB: Shqiptarë, po edhe njò serb, serbisht na dhake me m’su - serbisht edhe rusisht... rusi at’herë ô kanë... se anglishtja e gjermonishtja k’to s’jon përmên kurrë, as frangjisht as...jà, rus. Veç edhe qetash rusi ô tu u sillë bejagi keq. Po ma merr menja pi... pi Amerikës s’ka sha ban. Qushtu vallah, vet dishka sa t’di [përgjigjem] se vallai mô s’po di.

AS: Kallxona për bujq’si... po m’intereson me ditë diçka.

BB: Po s’po di bre bí qysh me t’kall’xu...

AS: Speca e patlixhana k’tu s’... [s’keni punu]?

BB: Gjali i madh mirret me speca, patlixhana, rasad mjell qetashti. Edhe e çon n’Gillan me shitë. Ka kepë kumeditë sa ari, keptë kanë bí qekaq, jon t’mdhaja (tregon me dorë), rasadi i ka m’rri... po shkon, s’po shiten, pse? Kejt prodhojnë qetashti, kanë maru sfera plot me dalë ma herët, ma asi, e... edhe qashtu ajo... ni teshë qi’ shitet mirë ôsht, po kur nuk shitet, prodhoje badihava.

AS: Ti tha s’ke punu me ato, a?

BB: A?

AS: Ti, me speca e patlixhona, s’je marrë?

BB: Ja, ja. Ja’a une...Qetash, para... s’i ka pesë [5] vjet gjashtë [6] qi’ ja kanë nisë me perime mu’ marrë, po kurgja. Vjet i ka pasë dy [2] ari e tepër, ni furrë e ka, patlixhana. Patlixhana... po shumë s’po shiten. Aj prodho, aj prodho, aj prodho edhe... Tòni edhe qetra, pej jashtit e marrin, e binë k’tu e shesin. K’ta krejt udhheq’sia ô tu e bâ. E bjen mishin e tejkalum, i kumeditë sa vjete, kanë zânë mish, ka pru pi’ Suedisë, a pi Norvegjijës a... tybe po harroj edhe une. I prisht krejt. Pi’ patlixhanave qe, kompirat Shypnia ni vjet s’i ka marrë tântë hiç. Aj Shypnia si shkitë gati jôn, a thojnë m’u bashku me ta... Po valla, me bujq’si qushtu. I kanë... sicilli e ka ka ni hekter e tepër tokë... gjemtë e mi po thom.

AS: Ti a ke pasë tokë shumë?

BB: Po, i kum pas bâ valla tre hekter e tepër. Po qetash si jon da gjemtë, ka ni hekter. Po, po edhe qatá s’pe mjellin. Pse? - s’po ka shitje. 

AS: Ti, a i ke mjellë krejt ato?

BB: Krejt i mjellshna, krejt i mjellshna. Une at’herë majshna gjâ e ju qitshna gjâve, a k’ta qetash gjâ s’po majnë: lopë e bullica e...

AS: Sa lopë e bullica i ke pasë? Sa bullica?

BB: Po, at’here n’luftë i kom pasë tri bullica e dy lopë e nja tre vjeta, katër... e qetash jo. Gruni s’po shitet, kallamoqi diçka pak, nuk po ka blegtori shumë. A përpara kejt kanë majtë gjâ, me dhên e me blegtori e me tòna jon kânë. 

AS: A keni punu krejt familja n’ara?

BB: Kejt, aaa... Përpara gruja jeme, e thmija jem veç n’shkollë kur ô shku, ose detyra qi’ ka… se kejt n’fushë, a qetash s’del kërkush hiç. Ja... s’e di as arën as bashçen... as njâ, ja, qetash s’punojnë. Ja valla, çikat e mija i grahshin traktorit, a di qysh...

AS: Kan ditë m’i grahë traktorit, a?

BB: Po valla, po.

AS: A i ke msu ti?

BB: Pi gjashthetë e nantës, pej shtathetës e teknej, traktor kom pasë, pi’ shtat’thetës. Teri at’herë kemi pasë kuaj. Edhe une dola n’Gjermoni n’gjazhdhetë e nandën edhe tòni i shitën kuajt khâ, baba edhe vllavi, edhe une dishka pare edhe as... e tòni e murrëm kredi... me kredi e murrëm traktorin. Tòni, at’here ka pasë punë shumë, punojke natë e ditë traktori, pse s’ka pasë traktora kur e kum bâ une, nuk ka pasë, a qetash sicilli...

 AS: A ta kanë marrë tjertë traktorin me ta shfryt’zu?

BB: Ku, n’luftë a?

AS: N’mahallë.

BB: A? Jo, po’ une ja’u kom livru me pare, ja kum punu me pare kejt at’here. Jo, aj me pare se... jo, me ja dhânë s’e ka marrë kërkush. Qetasht nafta shtrejtë, at’here ma lirë ô kânë. Tòni edhe jon bâ shumë traktora, mâ s’po ka punë.

AS: A ke pasë najher rrezik prej traktorit - se mu gjyshi m’ka dekë... e ka zânë traktori përfuni...

BB: Jo, more?! Allahi me iman e past’ kurtalisë... Ku u kânë ashtu - n’mal a n’shpi?

AS: Arën u kânë tu e livru.

BB: Arën? Ara përpjetë...

AS: Rrota i ka hi n’lumë...

BB: N’lumë?

AS: Po, edhe...

BB: Qy qy qy...

AS: A ke pasë naj rrezik ti k’shtu najherë me traktor?

BB: Jo. Jaaa me traktor kurrë s’kemi pasë rrezik, ja’a. Ja, me traktor kurrë s’kemi pasë rrezik, i ka grahë vllavi, une ishna n’Gjermoni, aj lejen sun’ e marrke... edhe une tòni e morra lejen aqe, edhe e l’shova Gjermoninë.

AS: A ô dashtë me marrë lejen e traktorit?

BB: Po, po.

AS: A u kânë v’shtirë?

BB: Edhe aty s’ô kanë qaq shtirë, po’ vonë dul ajo. “Ef” [F] i thojshin ni... kategoria “ef” [F]. Ja, une e kum marrë n’Gjermoni lejen, edhe për kerr edhe për traktor, edhe për krejt. E vllavi s’un e marrke. E zashin milicija.

AS: Pse s’un e ka marrë?

BB: Po s’ka pasë qaq shkollë, s’un e ka msu tekstin me marrë me rregull. Dikur vonë e murr po vonë, kur hinën k’ta shqiptartë me dhânë lejen. Ô kânë njò i Zhegrës, aj diti; s’dike, ja dhâke, hajdeee (qesh). Po tybe, rametlia, se ka dekë m’doket. E shkitë k’tyneherë kanë…O mori bi, po une kur jom shku... n’rekrutim i thojnë... për m’u... për me shku ushtar, tha... “Sha ki qef me shku” – tha. Thashë, “Kom qef me shkue n’autojedinicë, domethânë me kamjâna m’u msue, se shkojshin at’here, po, po, veç shkive jav’ dhâke qatë asìhe, ata tani u bojshin shofera, na jo. Po valla.

Ja valla, s’ma dhanë hiç bile. 

AS: A ke provu me marrë a?

BB: Provova po s’u m’nshûn, ja’a. Peshadi, po du me thanë, me punue shkado nëpër ushtri, me hecë, mu’ bâ ushtar.

AS: Sa vjet ke nejtë ushtar?

BB: Nizet e katër muj. Dy vjet. Po valla.

AS: Sa vjet i ke pasë at’herë?

BB: At’here jom kanë nonmdhetë [19] vjet – nizet [20]. Qashtu.

AS: A je kânë i martum at’herë, a jo?

BB: Ushtar, po. Po, po, pa shku ushtar jom martu. U, shka thashë párza. Martesa ôsht teri dikun, a qetash kaniher pe teprojnë, larg. K’tynehere tetmdhetë vjet, nizet, u martojshmi.

AS: A po na kallxon edhe dishka?

BB: Shka me t’kallxu?

AS: Çka t’kujtohët...

BB: Vallahi bre s’po die. Jo tybe, s’po di sha me t’kallëzu hiç. Hiç s’po di mô... s’di ku ja nisi hiç.

AS: Gratë, a kanë punu at’herë?

BB: Qysh jooo! Ti mô koke e Bresalcit: a e di Lladova ku ôsht? Lladova?

AS: Po.

BB: Përte Lladoves, gruja jeme ka shkue me dy çika, i kom pasë at’here, t’punës teri dikun, edhe qyky gjali, me traktor kanë shku përte’ Lladovës, kanë mushë kallamoq, kanë punu kallamoq. E kallamoqi duhet m’u prashitë, e m’u mushë, e m’u asi, ka punë ajo. Aqe valla ka shku. Aqe kemi na përte’ Lladovës, tokë, kemi krejt. Edhe k’tu ner katun, e qeshtu. 

AS: Kush i kqyrë ato toka atje? S’i punon kërkush?

BB: Ja, qetash po. I punojnë, i punojnë, po’ grûnë s’pi mjellin, pakica, pakica... A k’tynehere aj, kur u punojke gruni e kishna kombâjin, shtadhetë e dyshin e kom ble kombâjën e parë... gjeth ditën e gatë korrke, korrke, zh’tobrometi... e çojshmi aty, me pare, jo, me grunë ja korrshmi. Gjash’ thasë ja lashmi atina qi’ e korrke, njô e marrke kombâji, kejt e çojshmi aty. Edhe qetasht s’ka, pak po mjellet, s’po mjellet hiç. Qy gjemtë e mi asnjâ... te tre, asnjani s’ka mjellë grun hiç sivjet, bash hiç. Jo valla. S’po ka hesap. Plehi, traktori, vllaqa, ajo, ajo... edhe kur ta bojsh hesap s’jet kurgja. Ni kille grûnë tremdhetë cent, kurgja hiç, a veç me livrue tremdhetë cent shkojnë. Asi, ni hekter me livru... ni hekter niqin’ e nizet [120] euro. Veç me livru, tani aty fara...

AS: Ti kur e ke livru arat e tjerve...

BB: Po...

AS: Qysh kanë shku me pare?

BB: Po’ varet k’tynehere qysh ô kânë nafti. Nafti qysh ô kânë, qashtu me naft. E bojshmi hesap: qekaq litra i han nafti, me ni hekter traktori, qekaq lavra u bojke... Qashtu ajo.

AS: A kanë ndryshu çmimet e naftës shpesh, a?

BB: Qysh jo be... Qetash po, a përpara jo. Ja - përpara nuk ndryshojshin, ja’a. Jo, përpara jo valla. A qetash po ndryshojnë, a i qesin uj a asi a... E qetash qyky gjali qi’ thashë po ban tamël, po çon aqe, dyqin killometra n’dite i hecë: t’shkum e t’ardhun, dyqin killometra. Ni ditë tha “tuj shkue”... “boshpumpa” i thojnë, shka ja çon naftin, ju ka k’putë osogina e asajna, ka metë n’udhe. Treqin euro qetash ju ka bâ qajo boshpumpë me ndreqë. S’un e nxerrë kumeditë sa ditë. Shka m’i bâ...

AS: Me i pas mjellë tokat, a kishe mujtë me ju nimu ti tash?

BB: Ja, jalla mori bi jo, ja’a, s’muj mô. S’ka, tedhetë e tri [83] vjet a katra... me kohë po shkojke. A kur jom kânë i ri, kur e rrokshna thesin me grûnë kap, hop n’traktor e qitshna vum. A qetasht s’muj. Qetash qaty i kom do pula, kapak dalë ju qes [ushqim], i kshyri, se qeter punë s’un po boj valla.

AS: Me ecë, a del?

BB: A?

AS: Me ecë?

BB: Po’ dal valla, po, po’ hiç s’po m’nimon. E... po’ moti... ka qe, qe pesëmdhetë vjet qi’ ma kanë nisë kâmtë. Pi sufata, brufen, i nd’rroj: her asi, her asi - asnjô s’um nimon. Jo, jo valla.

AS: Mjektë çka t’kanë thônë për...?

BB: Tybe te mjeki fort s’... nuk shkoj. Nuk jom shku.

AS: Pse?

BB: S’e di. Sha me m’dhanë, aj sufata jep. Po thojnë “vjetët i ke bâ”. Ni ditë m’ka hypë shtypja nalt, dyqin e nizet e pesë e kishna pasë... e tuj ngâ, shkum n’Zhegër, osht’ ni doktor. Edhe ma mati shtypjen: dyqin e nizet e pesë. Edhe e murr kishe ma dha ni inikci n’kukë me zhdrypë shtypjen, kur ma ka dhânë qëtu njo. Kur e ka nxerrë inekcijen, gjaki, tap tap tap tap. E u mush, teri qetasht, hala zih osht’ ka pak. Kejt zih ô kânë me gjak. Po valla. N’vena... s’e qilloi n’vena a kumeditë...

 AS: N’kohë t’luftës, po thu që e keni l’shu k’tu?

BB: Po.

AS: Krejt?

BB: Krejt.

AS: Me çka jetojshi? A kishi me hangër?

BB: Kishmi, kishmi. Po e marshmi pi’ shpijës, e marshmi millin e bukën, e gatujshmi n’mal. Kena nejtë nja’... nizet e shtatë mars, teri n’tremdhetë prill, n’mal kena nejtë. Me tremdhetë prill na kanë ardhë paramilitartë, ushtria n’Muqibabë, n’Zegbash ô kanë. Na murrën ushtrija... jo’ - une meta n’mal, vetë me plakën, meta n’mal... E n’akshom jom zdjergë n’shpi, jom ardhë, kom fjetë teri n’tetë me katërmdhetë prill, e jom çu kom shku n’Gillan, te çikat. Hypa n’kultivator plakën edhe vetë, edhe shkum, n’Gillan nejta. Aty kena nejtë tre muj e dishka, s’pe di sa u bânë. Qetër, s’... 

AS: A mujshi me nejtë pa punu?

BB: Ooo, qysh jooo?! Kur t’ken me nejtë, badihava, pa çare duhet, kur s’ki... Kur erdhëm k’tu i kishin... i kishin kositë detelinat, e i kishin marrë maqinën shka kositë e shka mledhë e shka asi... krejt i kishin marrë. 

AS: Krej ato qi’ i ke pru prej Zvicrrës, t’i kanë marrë? Prej Gjermanisë...

BB: Ja, i kum ble, k’tu i kum ble. K’tu i kum ble, po me pare t’Gjermonijës, kejt k’tu i kum ble. I murrën valla, po apet tòni mas luftës i bonum, i bonum apet po’... Si u dajtën gjemtë mô kurgjo hiç.

AS: Qe sa vjet je k’shtu, qi’ s’po munesh me punu?

BB: Vallahi qe... qe dy vjet, bash hiç. Përpara mujshna kapak me hjekë naj bari, me prashitë napër bashçe, napër asi, po’ jaaa... qetash mô s’po muj hiç, as n’kamë sun’ po rri. Jo valla.

AS: A pe ki mërzi qi’ po rrin me ni vên?

BB: Shumë, shumë. As s’u m’rrihet, as s’un heci, as s’un punoj. Jo valla, ja’a.

AS: A ki dikon k’tu me bô llaf me tô?

BB: Vallae jo.

AS: Shoqni?

BB: Hiç. Me t’ri s’un po bon njeri llaf, me pleq... edhe pleqtë jon’ rrallu. Mixhen e kom gjallë, me tô teri frik hishmi - dalshmi, qetash qe njò s’di sa edhe aj ô largu, edhe une s’un po shkoj. S’ka pleq n’Llashticë. Une jom, qaj Ramadani, aj e kish thy edhe kamen, qaj Salihi qi’ tha, Sali Veseli, edhe aj osht’ i plak. Edhe mixha Musa Banushi, edhe mixha osht’ i plak. Qetër plak tet’thetë vjet s’ka asnjâ, kejt shtadhetë e teposhtë. Familja jonë ka errnue... gjithë gat’ kanë errnu. Babgjyshi... babgjyshi jem ka errnue nâdhetë e gjashtë vjet. Baba ka errnue tedhetë e katra, qashtu... Mixha edhe aj tedhetë e tetë, aj ma shumë se... se unë osht’, gjashtë vjet para mu osht, mixha. Qer’ pleq n’Llashticë s’ka valla. Jon’ metë tre t’thyme, njo pa fun. (qesh). Aj kur pu plak’ka njeri... kurgjo hiç.

AS: A po t’doket diçka... tash... koha ma e mirë?

BB: Për?

AS: Se përpara?

BB: Qetashti a? Kjo errnesë kurrë s’u kanë përpara. Pse? - Qyr, veç del pi k’saj dere, hi n’vecé [WC], a përpara vecéja ô kanë n’skej t’aborrit aqé. Për shembull, te ajo shpi ô kanë, ô deshtë me shku açe. Borë, shi, lagtë. Ujë s’ka pasë aty. Lashin nifarë ene, për pastrim, lashin ujë kapak. Po po, ndryshi ô qetasht uji. Ky xhali dy killometra e ka pru ujin pi’ malit, qyqky’ qi’ jom une. Edhe perpara e kena pas pru, po gjalit madh i ka ra aqé, edhe i vogli e ka pasë aqé, e ka, e qeshtu. Ha? S’po di ku me ja nisë hiç. Vet’ ti dishka, e une nashti di dishka, (s’kuptohet) qi’ jo - kejt i kemi bitisë. Luftën e bugarit po, e Titës po, e të... k’ti t’Milloshit po. Tri lufta, tri lufta une i kom kapërcy. S’di mô sha t’tregoj hiç.

AS: Ani, falemnderit shumë! 

BB: Me nér kofsh. Gjashthetë fletë i kish, i kshyra detyrat e k’saj mesës teme, hiç s’ma mushke synin kërkun, a beson? Gjeth ajo fletore, pak msim.

AS: Pse s’ta mushke synin?

BB: Hiç s’mu dokshin mirë, jo valla, jo tybe. E kishmi ni shitore aqé, n’qetrën mahallë aqe, erdhën dy çika t’mahallës tonë, në... qysh pi’ thojnë... n’praksë, për tregti. Erdhën, une ishna atë ditë n’atë shitore, e Kfalitetit ô kanë. “Hajde axhës, merre”, thashë... merre ni shtapiq, merre ni asi, merre ni asi, merre ni asi, boni hesap sa bojnë ato, merja paret, ktheja kusurin, qi diti, hiç jo. N’praktikë po shkon, n’praksë, s’mujti. E sod une pe shoh qi me shku po shkojnë po me msu jo. 

AS: Ju sa... sa orë keni shku n’shkollë? Sa orë keni nejtë?

BB: Po s’.... Ishin katër orë, pesë orë, ma shumë jo. 

AS: Qito qi’ i m’sojna na, s’i kini m’su ju a? 

BB: A?

AS: Gjeografi, k’to... histori.

BB: Qysh jo moj... gjeografi, histori, fizikë, botanikë, krejt i kemi m’su na, krejt. Serbisht, rusisht...

AS: Tash a di rusisht, a e man mên?

BB: Jo valla, jo.

AS: E sërbisht?

BB: Serbisht, pooo. Serbisht foli, a di qysh... po valla. 

AS: Me shkru, a din, serbisht?

BB: Di valla, po i kum harrue. Di me shkru. I kish pas çu ni n’tekstil kur jena kanë tuj punu, hike njani me marrë kredi, edhe une hina mi’ nimú atina, edhe e shkrujta serbisht nënëshkrimin. Aj iki, shkoj n’Amerikë, e anej anej, tòni i ardhke koha për me... aj s’e ka pagu kredinë hiç. Dhandrri jem ishke drejtor n’Kfalitet, edhe erdhen k’ta vllaznija tina, ni kusheri i qatij qi’ asi... Tha, “N’bankë” tha, “me ardhë”. “Për shka be?”, tha, “Ni kredi” tha, “e ka çu Nazmija” tha, “edhe asi...Po’ “... duhet” tha “me pagu”. Kur p’e kshyri, thashë “Une serbisht” thashë “nuk kom dhânë nenshkrim kërkun”. Ship. Ama ajo ô kanë mas tri-katërdhetë vjete, pesthetë vjete gati. “Ja” thashë, “s’kom dhânë une nëshkrim k’tu serbisht”. Po valla. Qeshtu valla. 

AS: Falemnderit shumë për intervistën!

BB: Me nér kofsh!