Dudije Sejdiu

Intervistuar nga: Edita Qerimi

Teshat n’dorë m’i la. As s’ka pasë maqinë, as s’ka pasë fshisë t’rrymës. Millshmi duhooon... n’katër [4] u çojshna me burrin

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

09.09.2018

Lokacioni i intervistës

Gjilan

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

DS: Vllazni s’kena pasë. Gjashtë [6] motra. Shko njo [1], shko njo [1], shko njo [1]… met... bâba, nona metën vet. Nejtën njo s’di sa vjet, u çun pi atyhit erdhën ti une.

EQ: Ti e sata motër je kon?

DS: E sata? E pesta [5] une. A qerat s’e murrën se plaki zahmêt ô me kshyrë, oj bi. E me fmi... pesë [5] vet’... edhe ata dy [2], shtatë [7] vet’. Teshat n’dorë m’i la. As s’ka pasë maqinë, as s’ka pasë fshisë t’rrymës. Millshmi duhooon... n’katër [4] u çojshna me burrin, shkojshna n’Kufc, aqe i matshmi arat. Kur vishna te shpijaaa... ka m’ja ngjiiitë? Kur e shprazshmi duhonin... sa kjo sobë, sikur kashtën kur e shprazë. Aj shkojke n’punë... une hênez m’i çu teshat, hênez me bo kafjall, hênez me la fmijën - fmijën n’krah, thesin me duhon n’kry edhe hênez me bo nȋ trohë kafjallt me hângër... se era t’mytke, e duhanit, t’pegellojke n’lukth. Me sy me pâ hatallëk, jo flet’ për flete me ngjitë. Hajt, hajt... mu bonën fmija.

EQ: Ti a vet e bojshe duhonin a?

DS: Vet... me burrin. Vet!

EQ: E kunatat?

DS: Ato u dânë krejt. Jooo... u dânë, ato u dajtën, krejt u dajtën. Asnjo gratë e tyne n’fushë s’jon’ dalë, pos une.

EQ: E pse?

DS: Se s’kom pasë. S’kishin pasë idare... a po nin’? As shtrojë, as viron, as... Edhe ja nisa tani duhon me mjellë e me punu. Atëherë shkojke shtrejtë. E bojshmi kallâpin... qështu (E ilustron me duar) - qibrit. U pagujke mirë. Edhe mora shtrojë e mora maqinë t’lamjes e i bona krejta çka duhet. Me qëta krah... a po nin’? Tani kunatat morrën hunë... “Po punoni mori, kush p’ju man’?”. Une s’jom msu me nejtën, se te bâba edhe fushë kena pasë, edhe livadhe kena pasë, apet duhon kena mjellë. E qështu tani hajt, hajt... u dajtën. N’veti ish ma mirë shumë. Njeri i damë ma mirë po rrnojke, a po nin’? E vjehrrën e vjehrrin i pata gjetë, po ata tri [3] vjet, ma shumë nuk rrnun. Vjehrri përpara diq. E vjehrra... pata metë me bark, me t’madhin, gjalin. Krejt gjemt e vet përokolla e tri [3] reja qera e unë shkojshna. E kisha shpijën heeej... gati sa te Gjyla (Shtëpia që e ka më afër), se ô kon aborri i madh. Vike aj kunati m’rrehke n’xham tak-tak... “Uh qyqe” – thojsha, “A diq nona a?”, “Jo, jo mos u tut” - thojke ,“Nuk u dekë, po po t’thirrë”. Po m’thirrë me majtë! Ata s’po dinë me majtë qysh e majsha une! Ajo kur m’u pshtetke për bârki, se aj... ishke gjysa e dimrit, gjashtë javë mas Shingjergjit, m’lindi gjali. E kom lâ. E dâme u kon me qetrin; e kom lâ, e kom shpërlâ, ja kom lâ teshat, ja kom palu e ja kom çu. Qështu. Tani kush ka ardhë, me gatu - sot e përmenin bukën teme. Shtatë [7] bukë t’i kom shti e shtatë [7] trejta i kom qitë. Sod i thu, “Moj, qështu...”, “Ani. E di une.”, “Mori, unë se kom ditë që e din, që je aq e mençme!”. Na jo, na s’kena gatu inxhës. Na nuk kena gatu çika... teri jena martu, se s’kena pasë vakt. Dhetë [10] bullica i kena pasë. Ato sabâle u deshke nona jeme m’u çu herët m’i mjelë se vike çobâni i pritke m’i rujtë. Dimrit une edhe motra jeme, na jena kon krejt ka dy [2] - ka dy [2], si binake. Bunarin... atëherë mo qeshme s’ka pasë, kto s’jon kon atëhere. Pasha nȋ Zot, bunarin m’ja lishu nuk u ngijshin, se hajshin. Na dathën teri ktu kamt (Nën gjunj), bora teri ktu (Tek gjunjtë), mâth’ nallane, me t’laku koma t’hishin nër kom’... (S’kuptohet) Dathën, si nishe komt’ që i ki tuat pi s’ftofti. A po nin’? Qe sot m’ka hi reumi... a p’e sheh? E sot kur po kahën, po thom, “Heeej, me kon si... si aj burrë, gojës ja mshoj!”. Me fshisë t’strujës, veç me majtë fshisën edhe i rrasë teshat, i nxjerrë, veç m’i shtri. Une kur i bâjsha gramâdin me tesha, shtatë [7] vet... ka nȋ mangë me fërku...! E kena pasë bunariiiin... u kon i fellë, uji s’ju doke. Te na osh’ uji i mirë shumë. Aqe’, nona jeme qitke... 

EQ: N’Hodonovc, a po?

DS: Po, nëna jem e qitke hinin n’kazan t’terëm, tani ja qitke ujin e ftoft, ajo u kullojke... kur e marsha... ti me shti dorën si shampon dora rrshitke. A khâ u deshke me zi hinin me ujë, me zi... t’parën mongë e fërkojshna t’kmishës, gjaki khâ m’rridhke. Krejt likura u qeroke se uji i keq. Me shti n’gojë atë ujë, ti ma mirë nȋ shishe gaz shtine, ja benzin nȋ bardak shtine n’gojë pije sa atë ujë. Eh, qishtu. Tani i pata pas’ lâ... e vjehrrën teme, rametlia, e thirra, s’mujta mo m’i shti n’ujë m’i shpërla se m’gjigshin, “Hajde oj nonë, lum nona eja, veç shpërlami. Une p’i shtri, ti veç shpërlami”. Po, po vjê java n’dakik, vike, m’i lâ.... . Hjek te bâba, hjek te nona... aqe nga me prashitë, nga me korrë, n’Ramazan... qe s’e di sa ramazana i kom pritë une n’alixhyn. 

EQ: Ku?

DS: N’alixhyn.

EQ: Shka osht’ ajo?

DS: N’korra. Shkojshna me motrën teme n’akshom... edhe i kena pasë ârat gati sa ktu e te Xhamija e Madhe, larg... kur shkojshna, pshtyjsha n’shuplakë t’dorës copa t’gjakit pi s’eshti. Bâba jeme, rahmetlia, shkojke përpara prejke boston, “Po kush po ta ha more gjëth atë boston?”, une, “Ujë. Flaka po m’del, ti boston po m’prenë!”. E majsha kofën... qështu. M’u doke që p’e pi atë ujë. E pritsha hoxhën deri thirrke. Tana t’nesrit... kukuuu qysh me shkelë? As opanga, as kundra, as kurgjo hiç s’hishin. Shkojke copa e mishit khâ... s’un shkelshmi n’tokë. S’mujshmi me shkelë se na dhimshin kâmt’. Qështu kena hjekë. E sot qysh jon râ, po pshurrin përpjetë t’sodit, a p’e sheh? Eeh, qeshtu.

EQ: E sa vjet je martu?

DS: Po, pasha Zotin... me t’rrejt inxhja. ‘Shti po harroj a i kom pasë nizet e dy [22] a nizet e tri [23] a... tybe ne ditsha. Qaty pari se n’qershor sivjet i bâna tetdhetë e dy (82), e jom hi për tetdhetë e tri (83). Poo... veç trupi jem kurrë s’u nalë, kurrë, kurrë, kurrë... 

Qe harrova me t’i kallxu shfarë oja kom maru! (Çohet e i merr) Edhe apet e... nuk po muj mo, e kom sobën n’veti, e kemi shpijën me nxemje... mozalla nuk po muj. Jom msu pi vogjlimit me punëdore, s’jom msu... s’un po rri, nuk po muj me nejt’.

EQ: Ti krejt i ki bo, a?

DS: Turli boje ka. Po, po krejt. 

EQ: Sa t’mira!

DS: K’to veç i ngjet n’pyshir. Po jonë çuditë bre gratë n’Uglar... shka kesh njo katër ditë, jon’ çuditë. Pi dorës t’i rrokshin! 

EQ: Shumë të mira! Qetash i ki bo qëto krejt, a?

DS: Po qysh mori... une përditë maroj. Ki t’mavita, ki pembe, ki... shfare dush’ ki. 

EQ: E qysh je msu m’i bo kto?

DS: Me gjylpon’, bre.

EQ: Kur je kon e re shumë, a ?

DS: Kur jom kon e vogël, une e vogël, si ju qeshtu... une kmisha për veti. Kto për pishira i maroj m’i fshi ent’. Ja kom maru rejes teme se del n’banesë t’re ajo. Une pi kur jom kon çikë kom maru për shami... katërdhetë [40] shamija me oja, krejt ka dy [2] katmera. Kom maru oja t’kmishav... ojë s’kom lon pa e maru. Kom qëndisë sha ma kanë pa sytë... a postava a jasteqi. Shti’ qëto pi punoj, qëto p’i përdorin shti’. Se ma s’pari nȋ bakshish... ato ani vet pse po begenisën, po nȋ bakshish kur p’e çojnë, po vjen llafi nȋ kuti meshovin me kton p’e m’lon edhe p’e çon. 

EQ: E veç i ki maru kto, ja ki dhon qishtu njerzve bakshish, a? A i ki shitë... ktyneherë ?

DS: Ja i kom shitë, ja i kom shitë. Po oj loçkë për nȋ sofatë a për nȋ [1]... Pasha nȋ Zot, ti nuk e di... qe tri vjet bybreki që po m’dhem. Kur po m’rrooookë... ani nuk bi, se s’um le ratë me nejt. Po, gjithë qështu... qështu pshtetna n’krah, heeej... nji copë t’mirë tani m’nalët. Po... 

EQ: E n’shkollë a ki shku?

DS: Ja-a. Na kur jena hi n’shkollë... ishmi t’vogla, na râ bugari atëhere. Une qe tri [3] lufta që pi mrri: bugari, gjermani edhe qe lufta e mramë mo, qëkjo që ke. Na i mshelën shkollën edhe mâ shkollë nuk u çelë. A kshtu çmimet i di krejt. Kur dal me ble diçka, i di krejt sa jon... a kshtu shkollë jo. 

Qishtu i ka marrë një gru me i ngjitë në kmishë t’pamukt, në dy [2] anët, deri k’tu. (I tregon punëdoret e saj) 

EQ: E luftat që po thu që i ke mrri... a keni nejt ju n’shpi, n’Hodonovc, a keni ikë ?

DS: Na n’Hodonovc s’jena kon qëkjo lufta kur krisi, qëkjo e mrama, ktuuu n’Gilan jena kon. Jo, jo... te shpija. Na s’jena largu pi ktuhit hiç... ja-a. Ehh, a bugari kur na ka râ jena kon t’vogla. Atëherë kena ikë n’Përlepnicë, kena ardhë... bora deri ktu. (Deri në gjunj) Tani “haaa u çu, u çu bugari”... u çum’ me shku te shpija. Kur u çum’ me shku n’shpi, n’Ropotovë, ishin kon thitë, nëpër çuba ishin mshefë. Nȋ qen i huji, kumeditë i kujna... me kerre - kerret ren’ me fmi e gra e jargona, dyshekë e mo krejt. N’Përlepnicë krejt me farë t’brumit kamt’ i mshtillshim se u patën bo qekaq pi s’ftofti. Edhe aj... mixha jem, ishke me neve... aj qeni me kerr tonin, kumedit i kujna aj qen, aj i vikati... shkavi e vrajti qenin bam... fmija desh u trenun t’u piskatë. Une desh u trenova se sa për mixhën tem e myti apet... aj gjujti ashtu si kaproll e myti qenin. Rri, rri, rri... dikur hajt naj boni me dorë m’u nisë. U nisëm e shkum. Veç sa shkum atje, nȋ natë nuk e bonëm, kur t’krisi thojnë, “N’Ballovodë”... kodra, ajo kodër osht’, ktynehere n’kom shkojshin n’Bujanovc m’i shitë gjon’ n’pazarë... apet pi atyhit n’Rogoqicë. Kaniher’ thom, “Kukuuu shka kena hjekë!”, po m’dokët ni’mi’ [1000] vjet i kom, pasha nȋ Zot. Tani hajde kur erdhën... erdhën tani gjermont, e t’hinën gjermont... mas bugarit erdhën, e t’hinën mori bi nëpër shpija, e n’aborr t’bâbës tem ta marun gropën për ibret, e shko nëpër katun merr vjeta, prej... e i coptojshin. E kena pasë nȋ kazan t’madh, qashtu pa lâ hiç i shtishin n’kazan. Edhe i pat mlu bâba jem, ja pat ndreçë ujin, kuj n’atë onë njo n’këtë on’, tani dru... n’midis kazânin, kallshin zjerm e zishin mishin, mishin e zishin. E aj tana drutë i bitisi, rahmetlia... murr me shplu koshin, hamarin me shplu e m’jav zi mishin, n’mes t’i mshon gishtit t’komës, përgjystë e dajti gishtin e madh. Ata tani desh u trenun qȋ e prejti aj gishtin. Na’j shtrun sobat me kashta, qashtu bishin flejshin. Do rujshin me pushka n’krah do... e une e kom pasë tezën, si kjo nusja te kjo shpija, qështu te Kadrija. Nona jem edhe ajo shka mujshin me shti bukë, m’ju gatu atyne, m’i zonë bukë... edhe me t’rrejt valla tashti, se sa kanë nejt nuk e di. Tani u bajtën, u çukun, shkun. Tani hec’ e ftillo, hec e hiqe kashtën, hec e bone inson atë shpi... ku me râ... qështu. Ehh... hjekat e insonit, sha me bo? Edhe kjo virone jetë koka me nȋ on’ e shkretë. Kërkun... ku me dalë, s’ki ku shkon kërkun. (Qan) Katër motra m’kanë dekë, njo veç ka metë, po ajo s’ka kërkon... s’e ka burrin, gjemt i ka martu. Une gjëth ditën qaty maroj, maroj, maroj... me hjekë mërzi. (Qan) 

Ee-ehh nuse, nuse - puse. S’e di që jom kon nuse, kurrë. Po, pasha nȋ Zot, se e kom pasë bâbën me veti. N’paqa lidhë, inxhja, shami nër’sy tina, me ngjitë nȋ trohë t’bardhë ja nȋ trohë t’kuq ja... kurrë e përjetë. E i kish pas’ thon nënës teme, “Oo bre qysh s’po vishet nî here... ta sho’ t’veshme. Ma çon mallin e rejës nashta”. Une kurrë. M’ka ardh marre nër’sy tina me ngjitë t’kuq, e me ngjitë... Diqën e shkun - une shamijën rreth bâllit. Ata ‘diqën, shkun... lidh shami përditë. Dis’ nȋ kunatë, dis’ edhe njo [1], dis’ edhe njo [1], katër [4] jon dekë hiç pa u kon t’ligj. Edhe kunata, tri. M’ka shku jeta t’u majtë zi. E kjo s’i thohet rrnesë, ja knaqne, ja... me m’thon’ dikush, “A je kënaqë?”, “Hiç. Kurrë, kurrë...”. Shfar’ knaqne... kurrë. Ja-a. 

EQ: As kur je kon e re... a keni lujtë me motra, a shka keni bo kur jeni kon t’vogla? A t’kujtohet?

DS: Mu a? Kena punu n’fushë. Si jena bo me ditë, na n’fushë. N’fushë gjithë verën, gjithë dimnin, punët e shpijës... kqyr gjallni, ahër, gjâ... mule m’ja qitë plehin ka shtatë-tetë [7-8] lese pleh... dhêt... m’ju dhon ujë, m’ja mushë koshat me kashtë. Dita shkurt, akshomi vike n’dakik. Oja marojshmi me llampë. Atëherë rrymë s’ka pasë, e afrojshmi llampën qështu poshtë, marojshmi... marojshmi oja me gjilponë. Jo, oj loçkë... pi se kena bâ me ditë na, t’vogla, ja me gjo shkojshmi ja shkojshmi n’fushë. Kur vike vakti me kooorrë, po t’rajke kâlli ftyrës... krejt na u boke ftyra sikur fruthi kur t’bjen, pi zhegit. Ani me fshi me gjâtën... n’Ramazan bike syfyri, ai lamnâjat... i grahsha gjave me bullica, jo me kual’ po me bullica. Teeeri n’syfyr, n’syfyr hajshmi. N’syfyr shkojshmi bishmi. Shka t’bike aty me râ me fjetë, n’katër u zdritke?! Hajde tani m’u çu herët, me mledhë kashtën e me shtri qetrën lamë, qështu gazepi. A une për veti që jom kon e pesta, une vet drutë... m’i nimu bâbës, m’ja dhonë bâbës n’kerr m’i ngarku. Marre me thânë, shurra t’pshtojke pi s’râni! Se mâ kallamoqi qysh u boke ka dy-tre [2-3] tamâkë... kukuuu s’un e çojshna drunin me dekë. Mozotalla’... nuk mujshna m’i çuën. 

EQ: E ti veç vet i bojshe a?

DS: Vet mori. Une... n’livadhe shkum’ me mledhë sânë, bâba jem po m’thot, “Hajt shko me...”, me motrën teme... u kon n’Tërrnovc ajo e martume, po tani pat râ n’Prishtinë... “Shkoni”- tha, “te dyjat mlidhni sanën”. Livadhet shumë larg i kena pasë, gati n’Marovc. Ajo nuk po vjen e une e lash ato, shkova. Yyyy... gati gjysën e livadhit e mlodha kur p’e sho, po vjen! Erdh e shtroi pshallâkin, nër hije râ. E mlodha me tërfurk, e bona k’shtu kâpza, e mlodha me grebujë, e ndreqa edhe u nisa shkova te shpija. Ajo se preki bile... m’u çu me rrokë tërfurkin e me mledhë, ja-a. Aj... marre ô me thon... unë bâbë e kom pasë, qe edhe pesë qera, aj mas meje ment e kanë lanë. Nevojtore kofsha hi me derdhë ujë, aj, “Dudooo”. Une me dimija nëpër kom’, “He ô âg”, sha kishke mo me thon! Kuku! Kanihere i thojsha nonës teme, “Moj, ky s’po m’len përjashta me shkue! Halâ pa... pa u ungjë mirë, thirrë”. E niherë fshishna, m’i lâ kuvalt... aj pa râ ditën se ka lon kurrë, me fjetë. Lamnâjat... une tre kuvalt n’dorë... edhe m’i la, ma dha kamxhijën, tha, “Graji bâbës veç pak” – tha, “t’bi”. Une p’i grahi... kur erdhëm te aj druni m’i kthy tani te nalt, kur ta ka ngjitë pela gaaaup... ktu te bryli i krahit, ktu... aaa ke t’um râ t’lig. Ajo, nona, ja hoq kryt’ n’dakik se me pas’ shtrëngu shumë ktu pat me ma hjekë copë, qaq bone hesâp zemra ngruç. I lash n’lamë, hajshin grunë... le t’hânë. Nona jeme, ajo... shumë ju dhimbshmi asajna, “Çuuu bre bâri t’biftë përfuni se çiiikën e kashoi kali! Çuuu grahi kuvalve!”. U çu bâba, “Nal ta kshyri”, shka me kshyr, ajo u bâ pleh, pleh u bâ. Eeeh... 

E shti te âra me kerr! Qaty ku osht’ zadruga me kerr.

EQ: E shpijën n’Hodonovc... kujna i ka metë shpija?

DS: E ka shitë. Shpija, âra, toka, livadhe... e ka shitë.

EQ: A s’ju ka lon hise çikav a?

DS: Jo. Oooj bi, me na pas’ lon neve veç shpijën, s’kena pasë shpi t’mirë, ajo e re u kon po dy dhoma i ka pasë, nȋ koridor, nȋ ballkan... se gjalë jo - çika. Kujna m’i maru shpi? Aj vet u kon majstor. E qat shpi me na pas’ lon, aq’je ka bija shumë... a di kur t’shkojnë n’panë, ishmi mledhë... me kânë ishmi pâ nër veti. Une sot m’i pâ qe sha jonë kon qato vërsniket e mija, une nuk i njoh... s’jonë shumë k’ta pi aqehit. Nona m’i ka bo tridhetë e nji (31) vjet qȋ m’ka dekë, burri m’i ka bo tridhetë vjet, bâba i ka bo... mos i past’ bo katërdhetë qȋ o dekë... edhe mo pi atëherit, mo n’Hodonovc... Kur po m ‘vetë dikush, “A e njeh qëto?”, “Mos um vetni se s’i njo”. Jom dalë pi atyhit e s’i njo, masi s’i njo s’muj me thon që i njoh, as emnat s’jav di... edhe mo ku me shku. Kanihere po shkoj... nëna jeme nȋ çikë t’vllavit e ka pasë aty... se i ka hupë asajna bâba, ja kanë zon jesirë, edhe mo kurrë nuk u gjetë aj njeri... gjali i gjalit t’sajna nuk um danë pi motrav’ t’veta... edhe nȋ hallë e ka... kurrë. Shingjergj’m’Shingjergj aj me telifon na thirrë, “Hajdeni se bijat nesër m’vinë”. Kom thon, “Allahi ja boft qysh e don zemra, veç që po t’nxerrë pi hynit edhe që p’e shef katunin tond, ku je le e ku je rritë, e..”. Eeh, qashtu, se t’shurdhova.

EQ: Jo, jo.

DS: Po vallahi...

EQ: Jo se për qeto kom ardhë une, me bo muhabet.

DS: Qështu.

EQ: E për Shëngjergj çka keni bo? A keni bo diçka?

DS: Për Shingjergj qitshin flija. Nëna jem marojke maaazë, kishke t’lynë boll, t’bullicës, mill’ t’kallamojt, i zashmi kocelat me kungëll t’egër. Haaajt... na çikat u mledhshmi ku o pema e madhe, te cilla osht’, shkojshmi u hulatshmi aqe, po... Shkojshmi n’akshom marshmi ujë te mullini... (S’kuptohet), e marshmi qësi... çelin do lula t’sarita, na ju thojmë ‘cica t’lopve’, mledhshim asina. U çojshmi herët n’sabâhle, na lagshin. Me kon ratë, “A p’e dini që Shëngjergj? Çunu!”. Yhyyy... tana gjith’ verën s’çohën. Kaniherë na zoke gjumi, sha me bo... Po, po. E tani une kur jom martu tri [3] vjet fmi nuk kom pasë. Isha kânë e ftoft... edhe pi duhonit. Qëkjo kunata jem me çikë, ajo po thotë, “Oj Dudë”, se une emrin Dudije, ‘Dudë’ po m’thojnë, “hajde moj” – thotë, “shkojmë n’Uglar, n’bâj”. 

Amo, ti nuk beson... gjëth’ natën qȋ une kraht qështu, gjith’ natën hiç pa râ. N’katër [4] n’duhon u deshke me shku... kur me fjetë?! Edhe u çum na me nȋ sabah, n’katër [4] shkum’. Ooo pasha Zotin, n’t’rrejsha inxhja... t’parën ditë si jom shku përmeniherë atë natë kom bo gjumë. Pesë [5] ditë shkum’ na Gillan-Uglar na, n’kâmë se s’ka pasë ksi kerre atëhere... as me kuval’, as ksina as... na n’kâmë. Duhani s’pritke, u ngjitke. Ka pesë praga duhon, dy vetë. Kuuurrë ma kraht’ e mi nuk um kanë dhimtë... edhe qat’here meta shtatzanë. Se i bona une dy [2] vjet, hina për tri [3]... kur i bâna tri [3] vjet, rrafsh që i bâna, gjali m’lejti... meta une. Allahi sebêp edhe bâja se sot ishna une pa fmi... edhe mâ nuk shkum n’bâjë. E prunën nȋ njeri pi Shkupiiit... minxi që e shtinën dy vllaznia n’ujë. Ô une u tuta, pse me rrejt! Tybistikfa, gjenaze - veç likurën e âshti i mshtjellt. Kur shkum t’nesrit, pi’ thom asaj kunatës teme, thashë, “More, a osht’ qaj që e pâmë gjê?”. Ata aty bujshin... me kerr, me gjâ a me kuvalë, e... Tha, “Po, po qaj’”. N’kamë t’veta hini. Mere me mên’ shfar bâje edhe shfar uji - n’kamë t’veta hini. Tani mâ... kurrë kraht e mi ma s’um kanë dhimtë, ja-a. E s’mujshna... n’gjumë, kajshna, kajshna ‘bistikfar. E nȋ plakë na thojke kur shkojshmi, “Oj bi, kur s’kini fmi...”, i ka pasë do gurë, veç pak, bâja për okolla se e ka pasë Moravën ngat aty, “Qyre halla sha p’ju thom ‘kush s’kini thmi hypni ktu n’guri e kceni n’ujë’”. Une hop, klap e buuum... e ato, “Eee pse po na lagë?”, thash, “Po ju t’lagta mori jeni, qysh m’ju lagë ma mirë, me shka po doni m’ju lagë? Ju n’ujë jeni! T’lagta!”. Edhe mâ tana aty ato teshat s’um erdhën. Meta shtatzënë, edhe njo [1]. Po, i kom pasë rrallë: dy [2] gjemt e mdhaj pesë [5] vjet nërmjet, çika madhe me gjalin e dytë katër [4] vjet, qetri katra [4], qetri katra [4]. Allahi mos um shtift n’gjyna se s’mu kanë desht gjith’ ata, po t’i falë Zoti, s’pe din njeri... se shti po t’knaqin a?! Qe shti n’spital jom kon’ sivjet, njo katër [4] net. Shumë kesh e ligë. Edhe n’televizor e pashë atë gru, te Selami Koci... ti e din nashta ku... e kish shpijën ajo. Edhe nȋ qetër ish kon aty n’spital. Ajo vike qështu te komt’ e mia m’u ungjke me bâ llaf... e zaaajft, e thaaatë, fukarallëëk. E p’e veti, a di posetk kishke, thash, “A ken gjemt me t’pa?”, “Keeen, keeen oj ingje... keeen.”, “A t’prunën mori puse naj sen?” - thash, “Jo”. E ju thash gjemve, “Merrni nonës ato pare t’mija”, a di që p’i marrim shtatëthetë [70] euro, “e shkoni krejt mill’ merrni.”, se s’kish pasë. E paska rrokë nȋ gru e re, ajo sigurisht u kon’ (S’kuptohet), qështu... e paska shku, e paska pâ ato edhe kur erdh, tha, “Qëkaq”, tha, “poqin”. Krejt n’zadrugë”, tha, “ô ardhë m’ka deshë, ma ka hekë me xhaketë, me kule, me përfuni maicën, me done... me krejt m’i ka hekë, me krejt”, tha, “m’i ka veshë t’reja. A m’kish ble”, tha, “kule, a m’kish ble pizhame, a m’kish ble xhaketë, a m’kish ble kundra, qerasa.”. Ka bâ sevapë. Edhe p’e veti për atë grujën, “Pashë Zotin”, thash, “e kom pa nȋ gru, kërkun kryt nuk ju doke moj pi zavooojs!”, eh tha, “Moj loçkë, me nȋ duvarë e kom”, a di ngat, “Reja e vet”, tha, “e ka pasë motrën aty... e jon çu”, tha, “reja edhe motra ja kanë bâ kryt orâshk’, orâshk’ ”, tha , “ja kanë bo ty e rre. Le mo sa ja kanë bâ kryt,”, tha, “njâna ja ka shti drunin n’gojë e ja ka nxjerrë guhën edhe e ka marë atë vilushkën, dikush pirun, dikush... veeen’ nuk i kanë lanë”, tha, “pa ja shpu guhën.”. ‘Shti, tha ajo, “Tybistikfarë, gjaki p’i rr’edhë”, as s’un po përbihet. Ajo kuçkë, ajo kuçkë, ajo rrëspi... ajo gruja e ka marë”, tha, “ajo t’u u përpjekë, e ka marë gjalin... ajo ka ikë, se ka shku... nȋ Zot e din!”. A p’e she njeri shka bon, inxhës... me nȋ grusht plakë?! 

Eh... tani po bohët mirë. Po s’ka m’u bo mirë kurrë, kurrë... Qështu. Shka me bâ? Ehh shti t’rejat po sunojnë. Shko ktu, shko aty... Shka po lypë aty? Shka po lypë ktu? Vet qytetin e rrokin n’sy, veç kur t’umtohen vinë me hângër. Sha me bo... Qështu valla.