Durmish Paqaku

Intervistuar nga: Bjeshka Guri

E, aty, kur ô’ kônë baba jem gjallë... une, baba jem edhe nana jem, mandej me ni kohë, m’martoi, bereqatversen, bâba jem.

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

15.06.2018

Lokacioni i intervistës

Prizren

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

DP: Une jom Durmish Paqaku, rom. Une karrierrën temë kum fillu bahçegji, me babën tem, dekterti’ me ni kohë. Qato kohë kum kry edhe shkollën, tetë-vjeçare, edhe prej k’tuhit nisna, shkolla e Bajram Currit - aty kum kry une. N’atë kohë kemi pasë gjendjen pak vshtirë, po’ kemi kalu.

BG: Sa anëtarë jeni kônë n’shpi?

DP: E, aty, kur ô’ kônë baba jem gjallë... une, baba jem edhe nana jem, mandej me ni kohë, m’martoi, bereqatversen, bâba jem. At’here me pesdhet’, e me pesdhetin shkova ushtar. Pesdhetedytin u ktheva prej ushtrisë.

BG: Qysh ke kalu n’ushtri?

DP: A po, besa n’ushtri kum kalu mirë se generacia e parë, qysh ke generacia... gjenerata e parë, përpara metaj. Une jam kônë gjenerata e dytë, qysh me t’thânë tash, nejse, kur dy vjet kum bâ ushtar, n’ushtri, po tash kemi kalu mirë. Kemi hangër me ni kazan at’here, henez mandej u përmirsu. Mas meje, ata, u përmirsu, u banën mirë, nejse... mos ta zgati, kur u ktheva une prej ushtrisë, se m’diq baba, bahçegjillakin e lanë, kemi mjellë speca, patlixhana, kumpira, gjithçka qi’... (ndërhyrje). Me babën tem kemi punu bashkë bahçegjillak, vet kemi... Kemi punu tekteri qi’ m’diq baba, çka kemi pât’ ne qat qi’ i themi na pleqt sermaje.

BG: Sermaj?

DP: Domethanë, qysh e thanë, shka kon’ metë ata kumpira, kejt dishka k’tu, tekteri kemi pasë... ata atyne i thojnë sermaj domethanë, po.

BG: E, e keni shitë atô?

DP: Po, ô shitë, patëm shka, shkova ushtar, dy vjet i bonëm. Kur u ktheva prej ushtrisë, e lashë une nji djalë, shoqen, po edhe nanën tem plakë. O kônë besa, njo’ shtadhet’ [70] vjet ka pasë nana at’here, sot neser, sot neser n’ushtar e kum patë ni shok me ato, ushtar, edhe n’ushtri jam kónë vezniq qi’ i thojnë. Vezniq, e tash liniar, telefonat me cel kemi pasë at’here, thojn’ central, m’10 a m’30. Aty e lidhshim ato telat, edhe me qato folshmi atje me tjetër kón’ ushtria. Nejse, mos ta përzij, kur erdha k’tu me atë shok, aj u punsu, përpara thojshin birorad, e tash enti, e ajo qi’ thojn’ birorad ô kônë te Kshilli i Vedit, opshtinë përpara e thirrin - kumuna qi’ jon tash e vjetër, kumuna e vjetër, ô kônë e vjetër, hala osht aty, o kônë... ajo, qaj shoki qi’ punojke n’zyre. Ai si drejtor, e ky shoki jem nënpunës, edhe po m’thirrë mu, “Durmish,” po m’thot’, “hajde niherë te unë”. Thashë shka po m’thirrë ky, thashë, me punu privat naj dishka... edhe aty, aty drejtor at’here, ata, aj aty edhe qaj drejtor e, po thot’, “qeky osht shoki jem qi’ jemi kônë ushtarë veqzist, lini me ja gjet ni punë”. “Po, more” tha, “po kqyri”, e qetasht ai drejtor, e n’postën e vjetër ô kônë Farmakos, a din, Farmakos ku ô kônë... Posta e vjetër ô kônë aty, e n’at’ postën e vjetër qeky shef, ky drejtori i biroradës edhe aj – vllazën, edhe ky drejtori e shkrun ni letër, e mshel n’kofer, zarf. Thot’, “shko atje n’postë, çoje filanit”, edhe une e marri, shkoj aty postën, trokiti derën, “Hyn” po tham. Domethanë, filani kush ô, me emën thot’ “une jom”. Aty jon kônë edhe vjetër shokt. Katër veta jon kônë, aj i pesti, edhe e merr edhe e çon at’ letrën edhe po lexon, edhe po keshë qi’ ja ka shkrujt vllavi, vllavit. E shkrun letrën, e knon, thot’ “kqyr knena, nashta pranohesh, po shumë, shumë delikat k’tu te na me punu osht, puna e rônd’... “Ki me gropu gropa, ki me çelë kanallat, ki me...”, domethanë, ma bâni... Thashë, “More krejt ka me bâ, veç t’pranona n’punë”. Nejse, aj e shkrun ni lutje vetë, edhe sipërmarrje kemi pasë at’here me Beograd, nuk e di n’cilën vjet atje, jo me Beograd, edhe e çon aj at’ letrën, at’..., lutjen e çon n’Beograd edhe Beogradi e vonon besa dy-tre muj tekteri e kqyrin. Kur Beogradi kish pranu me qat lutje, edhe ni shok ka ní, po m’thot’ mu, “je pranu n’punë”. “Jo more”, “Po, po, je pranu, qetashtu hajde nesër k’tu n’Prishtinë”. Une po shkoj, po thot’ aj shefi “je pranu, po veç edhe duhët me gjet tash qi’ thojnë dokumenta, qysh kthehët shqip dokumenta”. E me bô certifikatën e mjekut e diftesën e shkollës, masanena qysh thojnë, shka kum punu, deklaratën.

BG: Deklaratën qi’ ke punu?

DP: Deklaratën time të shka kum punu. Une kejt n’at’ deklaratë po shkruj shka kum punu, tek kum punu, sa vjet jam kônë n’shkollë, sa ushtar, shka kum punu n’ushtri, kejt. E përgaditi atô edhe ky k’tu e çon prapë n’Beograd qi’ ma lypin ata. Edhe m’pranun. Erdh ajo letër, u pranova aty n’punë qi’... po nuk e di n’cilin vjet valla, nejse, une karrierrën teme katërdhët vjet e dhet ditë kum punu aty, kur ô kónë posta e vjetër...

BG: Çka ke bô tamon?

DP: Aty, qi’ thojnë, kum çelë gropa, kum ngjitë tela tekterti kur u smuva une. Njo’ shtatë vjet pata punu, u smuva prej ni kamës, masanena deshtën me m’qitë n’penzí me shtatë vjet. Njôni qi’ punojke n’ambullantë tha, “Durmish, mos gabo me dalë n’penzí, se pak penzí... shtatë vjet punë”, edhe do vjet kesh pushim mjekor, e u forcova pak, nejse, prapë punova une. Qe, nëpër k’ta telefonat qi’ ngjitshin nëpër shpija, hypshin nëpër tavana, hypshim nëpër tavana, hypshmi nëpër shtylla, e lshojshim telat, jo sikur qetasht.

BG: Ku i ke ngjitë telefonat?

DP: Edhe n’Prizren, edhe n’masanej nëpër katun.

BG: Qysh e pritshin telefonin njerzit?

DP: Kur e ngjitsha nëpër shpija, qysh me thânë... sikur me ja lânë dukat. Qashtu të gzuta jon kônë k’tu. Masanej, kur pi’ Beogradit u ndrru sipërmarrja, u lidhëm me Nish. Aty n’Nish jam kônë gjashtë muj, si mu aftu për... Gjashtë muj jam kônë n’Nish, edhe aty kum pasë edhe shkollë, edhe praktikën.

BG: E ty, qysh tu dokke telefoni?

DP: Po, krejt s’parën herë kur e nisha, kur nisha n’shtyllë, na i thojm kamelcit e ata thojn’ penjalicit. Prej shtyllës m’rrshitshin, u mushin, prej shtyllës më ngjitshin… (Ndërhyrje) spirrat, bone hesap, ni ka shpjerrë qi’ jom kônë n’shtyllë tu lidhë telin n’Gjakovë, mu ndrrojke, une qysh jam kônë n’shtyllë, edhe n’atë shtyllë e qitshin ka ni qysh thojnë... gromobranit, qekaq, n’tokë, une i preka ato telat, hekri, edhe tu kônë aty n’shtyllë ka dridhë, prej Gjakovës m’u ndrrojke, nejse. Kur u bô, masanena qi’ nissha une at’ punën. Po punoj, ani se jam kônë smutë, mâ pshtova, e nisa une apet me punu qat punën. Jo’ nëpër shpija lidhshim, jo’ nëpër qi’ shkojshin nëpër katune...

(Ndërhyrje)

Masanena dulën telefonat, k’tu, kur hinën n’kët postën e re, se mas ni vjete u ndërtu kjo posta e re, aty hinën. Aty patëm telefonat me dy numra m’dokët, me cell.

BG: Me sjellë.

DP: Ma s’pari dulën telefonat me cell, i thojshin, korrak. Korrak... nuk e di... kum harru... masanena u bô posta, u rrit, u bô me tre numra, me katër numra...

BG: E, a u dashtë me pasë pare me shti telefonin n’shpi?

DP: Po, at’here e bojshmi na, po, me kica, me pare ô kônë, me qitë telefonin n’shpi. Po, e bajshin me kece edhe kur e çojshmi, e kemi pasë edhe urdhnesën qi’ i qitshin ata, edhe na jepshin edhe... plus kontratën e kemi patë. Kontratën, edhe ja jipshim edhe atina ni kontratë, edhe k’tu e majshmi ni kontratë, m’dokët qi’ ô kônë për ni vjet me pagu. Kum harru, nejse at’here...

BG: E, a e din për çka e kanë përdorë telefonin?

DP: Po, kqyre, at’here tekteri kur o’ kônë, kur o’ kônë me at’ dorzën, se ma s’pari kemi qitë me dorzë.

BG: E, qysh ô kônë me dorzë?

DP: Thojshin induktorrski telefon, induktorrski telefon, po masanena ata e lidhshin poshta ja jipshin linjen edhe aj folke, nuk zgatke shumë, masanej u bâ qekjo me cell. At’here vet e cillshe telefonin e thirrshin. Parapagujshin, domethanë, qi’ folshin... k’tu n’mahallë sefte une qita telefona n’shpi. Vishin natën n’dymdhet [12] sahati, “O smutë jam, thirrni doktorrin. Mùle, thirrni doktorrin e...”

BG: E me ato, me induktorë, qysh keni mujtë, me kontaktu ju mes veti, a?

DP: Me centrallë, centralla na lidhke po ajo ô kônë shumë pak kohë. Tekteri kur u bâ me qato me cill. Tekteri me ni kohë une apet isha me punu qishtu. E tjetrin vjet masanena, na erdh ni ndihmë prej k’tu, me t’thânë me na ndihmu, qi’ me punu... ata ni ditë punun me thônë... me ni mahallë qaty, punun ata krejt. Kemi pât’ do hekrat edhe ka pesë filxhanat, ata ma s’paktit 10 killa vike njô, punun ata, kurgjo. Shkova une me punu me qitë ni linjë, nafaka jeme, aty ni mahallë te ai lypke telefon, si banëm fjalë, ai lypke telefon, “aman bre, aman bre...”. E me përgadit atina telefonin, e lshun ni kabëll, shka n’xhade ô kônë ndërtesa, prej asaj ndërtesës dekterti te shpija e Seferit qatje.  (Ndërhyrje)

Po, e lshum telin edhe me ni shok bashkë, e lshum thashë “boll bre, boll, mos e ngreh mâ” - edhe niherë me ngre. Kur e ngrehti edhe ni herë, na dy veta me shty, u, e zunëm gjadën, qet gjadën kryesore, e rzum gjadën. Une rash me ket krah, ket krah e k’ta e kam ma lehtë, edhe aj metëm n’xhade. N’atë moment vike nji me kerr, jo ksi kerrat e mdhej - qish ô kônë aj kerri i madh... aj mrrini prej tjetër mahallës, e nali aty, Lama qilloi. Ai heki kamalecat, gruja Raifit ajo, marre me thânë, prej kish pasë ujë e na qiti ujë neve mu kfillë. U kfillëm na, edhe ai qitashti qi’ erdh me kerr, na qiti n’kerr, na çunë n’spital. Shoqja jeme punojke n’spital. Kur na pa çka u bâ, na râtë, une ket’ krahi, ket’ kama e çava qekaq, edhe ktô e çava, edhe une aty katër-pesë netë qashtu meta n’spital. Erdhën dy mjekë, njoni, njoni gjenekolog punojke, aj njani s’e di kush ke - dy mjek erdhën e une qashtu. Ma qitën ni kurz qafe, po m’thot’ ai, ai mjeku, “Durmish, a po dush mu’ pastërti? A po dush mu shnoshë?”. “Hajt qetashti kallxonmi ju shka osht kjo fjalë – ‘pastërti’” po thojn’ ata mjekt, “pastërti - me shku n’spital të ushtriës, aty vojna”. “Po du mu’ shnoshë” thashë, e mu um çoi me kerrin e spitalit, urgjent më çojnë atje n’spital. Ma s’pari shpërlajnë, e bôjnë e m’qesin n’krevet besa. Disa ditë um’ majtën qashtu, une rrafsh nisën bubrrekt me m’dhimtë edhe s’po m’bâjnë as operacion, as qashtu. E thirrin internistin, kur vjen internisti thot’, “y bre se dashtët me smu njerin”, mu dhimtën bubrrekt rat trak qashtu. Ma dhânë do gjilpana qi t’djegin dhimtë, vike, vike ni mashkull ma qitke gjylpanën, nuk um dhimke... more, vike ni motër, kur ma jepke ajo gjyplanën... dhimtën e madhe, djegsinë e madhe. Qashtu do ditë, ni ditë kujdestar ke edhe ajo, thashë, “Hiqma, mos um qitë”, “Qish?” – bërtiti. Thashë “mos um’ qit”, e thirrin kujdestarin natën, “s’po don ky gjyplanën me ja dhânë...”, “Jo” thashë, “doktorr, kur po m’jep kjo, po kam gjegsi edhe dhimtën, e kur po vjen ni mashkull dhimtën...” as qi’ ma dha. Nejse mos ta zgati ma teper. Sigurisht, ajo zjarmi e ‘hajde’ - murrën e m’çun n’sallë. Gipsin prej k’tuhit tekteri qëtu, vetëm me u piën, po me u piun ma prunën prapë n’krevet tem, ku jam kônë: jo me m’çu qatje n’intenzivë. Une dikur erdha n’veti... bubrreki. “Shka jam more?”, ata shoktë po m’thojn’ “Shuj, shuj, je n’gips”, hiç s’kum livritë, me ju rât’. Njô ni [1] muj ditë qashtu ratë, kur vishin k’ta me m’pa, s’po livriti, veç e mbaj mend... s’po du emnin me ja qitë më’ m’pa, a, tha “pi’ Durmishit s’ka hajr”, cili aj qi’ ô kônë me ata... Tha “Kush? - ka m’u çu ky,” tha, “edhe ka me ecë. Une vetmeveti thashë, ishalla ka me dalë. Nejse, ma jepte njô ni muj ditë n’qat gipsin e, kur kônë qitë fotografi, kur erdhën mjekt ô kônë femnat mashkullt. Kushedi qish i kish ra ajo fotografia asaj femnës n’dorë, une n’stob qaty. Ajo femna te dera qaty veç kur ka thânë “Durmish, çok güzel”, - turqe, a po kupton?

BG: Jo, nuk kuptoj... ?

DP: “Durmush, shumë mirë”, shka u bâ thashë qikjo qi’ po m’thot’ ‘shumë mirë’. I ka pa fotografitë qi’ k’ta për ni muj ditë kanë nisë mu’ mushë, nejse, ata mjekt qi’ jon kônë aty, katër-pesë mjekt, e aj mjeki jem dul me ato, hini mrena, besoni, besoni, veç kur m’ka ardhë “puthëm, puthëm”. Durmishe, qekjo puna jeme, e para te ti qi’ u bô: “Prvi slučaj”. (Ndërhyrje)

Qekjo “Puthem knena jo Durmishu, ti si imao srecu, ja sam imao srecu” – qi’ me m’bâ operacion. Nejse, bajagi majta, kur më majtën ja ditsha e m’çun, prej krevetit m’çun qi’ po hekin gipsin, tha... tash, aj mjeki jem po thotë “Kena me ta hekë, kena me ta qitë shkurta knena, shkurta kemi me ta qitë”, dhe vërtetë shkova aty ku po ma qesin gipsin. Me heki gipsin, po tutna thashë mos po’ prenë. Gipsi, ma hoqën gipsin, ma qitën qato të shkurtat, edhe ato të shkurtat më lshun n’shpi qat ditë, majat, edhe më prunë n’shpi, edhe ma dhanë shtagën. Po s’po muj... ky Nusreti, aj m’çojke edhe ktyne n’kamë me ecë me shtaga. Me shtaga, nuk e di, sa nejta n’shpi e më çun prapë n’spital me kqyr me ma hekë gipsin, edhe gipsin, edhe kto e kto ma kanë bâ operacion, ma kanë bâ operacion edhe ma kanë qitë shtrêmt, qe qëtu n’brryl, edhe jo... më çojnë n’intenzivë, veçantë, a din... Veçantë, edhe nuk e di sa e majta atô n’gips, po krej, krejt, njo’ dy-tre muj po... zgatshin ata masanena, kur erdha une, edhe apeta n’punë teme, edhe n’atë punë teme ndrroi njo’ dy-tre vêna. Kishe ma lehtë, kum shku nëpër katune me bicikëll, jo more, thashë, s’po muj. Me telegrama, jo more thashë, s’muj... hajt, hajt, hajt, m’lanë kishe me ma ndrru tash ma t’lehtë.

BG: E, a ke shku me telegrama?

DP: Pak.

BG: E qysh ke kalu... a t’ kujtohët... at’here?

DP: I çojsha telegramët nëpër shpija, po’ pak kohë. Pak kohë... nejse, at’here po kqyri veten mirë, ma ndrun’, ma dhanë izën, zyre edhe magaza si kontabilitet...kontabilitet, edhe magazën për me ble une nëpër dyqana: çka duhët me ble, une postës nëpër qytet. Postës material... edhe une shkojshna nëpër dugaja, blejsha shka na duhët për postën. Karrieri jem qashtu edhe katërdhet [40], hala pa u bâ lufta, penzí. Penzí edhe at’here e kemi pât’ na rroga të mira. Dulën marak at’here, pak u ndryshu, bile shoqja jeme - se edhe ajo ka punu, ja morra penzinë edhe shkova e morra ni kos: “qe” thashë, “penzia jote - ni kos”. Ni penzi - ni kos... Nejse, ra infllacija edhe une dola n’penzí edhe penzia hupën, shkun’ penziat qi’ ma dhanë k’ta 150 a sa, a... At’here penziat shkun’, s’mun me ra n’fije me kusur a me marrë, se u smuva, po’ me qata penzia tash po kthena k’tu.  Shumë, shumë keq me 150: a me marrë barnat, a me marrë mjekt, a me hangër, mjekt shumë, shumë keq, shumë... Po shkojsh n’spital, po t’jepin ata barna, po shkojsh me marrë barnat... po me shka me marrë ni infuzion? Beso, 5 euro, ka po bon, as pesë minuta me kônë, ani qi’ po jepish pesë [5] euro, po, me nejt me ty me kqyrë... me kqyrë qish po shkon ajo infuzioni, tek po shkon kallaj, ti merri pesë euro e hajt. Nashta n’at’ moment nuk i shkon uji, beso, me k’ta mjekt vshtirë pak, shumë, shumë, m’u përmirsu pak. E po kthena prak kumuna qe k’tu, kumuna te na, asni rom nuk ô n’parlament, kumuna asni rom. Pse... edhe pak edhe na kemi faj për qi’ s’po nimojmë njani-tjetrit me dalë n’fakultet... edhe fakulteti i fortë, sikur qi’ ô kônë fakulteti i fortë.

BG: E, a po m’kallxon pak për grun tane... qysh ô kônë ajo me punu, n’atë kohë?

DP: E, tash, po kthena n’fabrika kur o’ kônë perllanga. Besa, at’here kanë punu thmija e vogël, nëpër fabrika, kemi pasë tuk tuk, qi’ po thojn’ shipillara, perllônka ku qish thojn’. (Ndërhyrje) Filigran, kumuna tash Farmakosi qish o’ kônë, ajo perllonka kanë punu, qesi aman magjupë, aman serbë, aman katolikë, aman... kurfarë dallimi a qetasht pak valla. Shka po thojnë, kemi pasë rroga të mira, kemi pât’ qish’ thojnë deci, për fmi, deri n’shtatë [7] vjet kemi marrë pare për ata. Mas shtatë vjete në qoftë se shkon n’shkollë, vazhdon n’fakultet, e merrshin pare për ato, n’pushim po shkoj, kemi pâtë rrogat, kur vishmi... rrogat gati.

BG: Qysh ka hi n’punë gruja?

DP: Eh, për gru... masi po pyet. Jo, jo, ka punu nëpër puna... une për veti e di, kum deshtë me qitë n’punë familjen se marre me thônë... kum pâtë përvojë. Se une Prizrenin, marre me thânë... e kum sjellë n’gisht. Jo mu’ livdu, bone hesap’, kur shkojna me qitë telefonin: qe çelësi, shko vet’, çele shpinë, qitma telefonin. Qaq besim kum pasë, s’duhet une mu’ livdu... po’ duhët tjetër kush me m’livdu. Nejse, për shoqën tem, ajo nisi mu’ lajmru, qi thojnë birorad tinëz prej meje, mos me ditë une...

BG: E çka osht Biroradi?

DP: Enti i enkuadrimit. Bile, Enti i Enkuadrimit o’ kônë  tërgjmahallë... (ndërhyrje) tërgjmahallë, te shkolla, po, aty o’ kônë qëky inkuadrimi... shkojke tinëz. Bon hesap, m’kallxojke moti qet bajrak, kjo me bajraka e gjet ni shoqe, me bajrak. (Ndërhyrje) E, i thot’ “hin ti lajmrohu”, nejse, ajo pa dit une, pa dit kur u bâ, ma s’pari hini fabrikë.

B.G: E qysh e morre ti lajmin qi’ ka me punu gruja?

DP: Masanej e thirrin n’punë prej byrovit, e duhan kanë bô qishtu. E shumë keq ka ardhë, shumë keq, po shka ka me bâ. Hini aty, nuk e dishke a punon, masanena prej atyhit kur u bâ spitali i ri... Kur u bâ spitali i ri, hini n’spitalin e ri. Ka ardhë ni motër, sllovenish, a nuk e di prej kahit o’ kônë ajo, kryesorja motër n’spitalit. Edhe shoqën e pranun aty n’pranim, se ka pat’ katër klasë fillore edhe pranojke të smutit. E shkrujke qi’ lypshin teshat, at’here spitalit ka pasë teshat, kur shtrohësh ke pasë pizhama, peshkiri, krejt spitalët jon kônë. Ajo, kur shkojke, ja jepke ni letër asaj, ni letër e majke për veti, tekteri me ni kohë, masanena e ndrrun, e qitën, po m’vjen marre, gjenekologshki... e atje kur e qitën o’ kônë  ni krye, kryemotër e keqe, ja banën 24 sahat me punu. Ja bajshna “O bre gru, lem të shkoj...”, o kónë ni Refki kumune, aj o kônë për kto punë, me mbrojtë puntorin. Ky tjetër o’ kônë, e aj punojke n’kumunë, bash me mbrojtë puntorin. “Lé be’ të shkoj te aj se kum pasë muhabet me tô, ja qita telefonin n’shpi. Ti m’u bône - une ty, lem të shkoj të lajmroj se s’kanë të drejtë 24 orë me t’majtë se osht ligji tetë [8] orë. Jo, jo, jo, edhe ajo u smu at’here, 24 orë punojke ni ditë, n’shpi, nesër apet mule masanej nëpër doktorra. Masanej i’a ndrrun’ punën, e qitën n’transfuzí, qi’ e marrin gjakin aty, edhe prej atyhit dul n’penzí.

BG: Kojshitë e njerzt tjerë, çka thojshin për grun’ qi’ po punon?

DP: Po’ shka me thânë... po’ u msunë ata, a po t’thom... U msunë poplli qi’ fabrikat u çelën, ton po shkojnë, s’ka pât’ kurnifar dallimi. A, une kum xhelozu, edhe sot e sot e xhelozoj nusen tem, qe, a po t’thom ty - une kum pa, domethanë: spital - kërkun mos shko. Spital ajo marrke tu hecë anena, barem barem ka me t’prekë, mu m’vike zor, veç po msohet njeri. Thonë ni fjalë ata pleqtë qish ô moti... (s’kuptohet). Veç prapë po kthena, për tash, shyqyr k’ta qi’ jon jashta, qi’ jon tu punu, se t’ishin kôn k’tu mos’vet. Për shkollë shumë pak, shumë pak po japin për neve, po tham. Shumë pak po japin, jo poplli, po k’ta tonat, po k’ta për veti. Jo me dhanë krah, mule edhe atina, mule edhe atina. Une për vetin time, kur jam kônë ma i ri, kum dhânë vrejtje. Vike njani k’tu, thojshna mlidhe prindt, mlidhe fmit’ edhe mu’ mledh, mu angazhu, në t’shkojnë fmija n’shkollë, në t’marrin fmija shkollë. Se marre me t’thônë... unë u shkollova, po’ vonë. Ka pât’ vet qi’ mas meje mu çu me dhanë krah. Mu bô nashta me kônë najnjoni kumun e sekretar, me kônë   kryetar shka s’po japin njoni-tjetrit, shpinë, mu çu me fakullteta... se kemi me fakullteta, po punë s’kanë. Duhet me gjetë punë atyne, qe, tash po kthena prapë: na, spitala kemi, roma, po pse me ju dhânë edhe atyne pak forcë, ne t’bahën kryemotër, n’ta krynë fakultetin, ne t’bahën kryemotër.

BG: E me shqiptarë, ma herët, qysh i keni pasë puntë?

DP: Po, une, përvetin time, po tham, na e kemi çu mirë. S’kemi pasë dallime... une n’postë vetëm une jam kônë rom, po s’ka pâtë dallim. E, tash, pak po xhelozojnë. Nuk o’ mirë... qat gjakin e kuq e ke, edhe une e kam qat gjakin e kuq. Po shka me bâ... koha... koha e lyp vet.

BG: E, prej fminisë, çka të kujtohet tjetër?

DP: Une po t’tham, de, une qi’ kum punu me babën teme n’bahçe. N’bahçe, kur u bojke koha e shkollës, s’kemi pasë na çanta sikur qetashti, k’ta, modern. Kemi pât’ si bezit çantën. Unë punojsha me babën teme qi’ thojnë larg, kemi pasë, qe k’tu, vorra. Atje e kemi pât’ ni stadium qi’ lujshin fmija me top të poqavres, kushedi, vremqi a bylbyli, ka shku babës tem n’vesh ka knu, “Shpejt - Durmishi po lun’ me top, s’ka shku n’shkollë”. Veç kur ka ardhë prej fushës, m’ka zatetë tu lujtë me top qaty, s’e pashë kur ka ardhë. Ka ardhë, m’ka mshu ni shuplakë: “Shpejt n’shkollë me shku!”, edhe prej k’tuhit n’shkollë, “Bajram Curr” i thojshin, te kisha katolike aty ô kônë shkolla. Po, une kum kalu si nxans aty, s’ka pasë dallim, a je rom, aty, a shka je. Aty i kum kry katër klasë fillore. Une e kam tetë-vjeçarën, domethanë si fmi, masanena qi’...

BG: E, a ka pasë shumë fmi qi’ kanë shku n’shkollë?

DP: At’here besa jo, jo, bile k’tu vike njôni me… me shku n’shkollë, u tutshin.

BG: E pse?

DP: U rrejshin, se shkolla, u çilshin. Nisën mu’ çelë edhe boshnjak, jo, se at’here sërbisht. (Ndërhyrje)

BG: E pse dy klasë?

DP: Edhe serbisht, edhe shqip nisën mu’ çelë shkollat. E jo, po rrejnë, po rrejnë - ata nisën mu’ tutë. Msusat... e, nisën mu’ tutë. E une tetëvjeçarën qi’ e kum kry, nashta s’e kum kry… 

BG: Shqip, a?

DP: Po… me pesqe, po, 2-3-4 kum pâtë. Une kishna pât’ me thanë prind të forta, të forta me vazhdu shkollën n’Tiranë n’atë kohë. Po s’kum patë prind, diq baba. A qit djalin tem Rexhepin, kur e krevi gjimnazin, kur e krevi gjimnazin... “Hajt bâba, qe parët, shko n’Beograd, shko regjistroje fakultetin e mjekut”. Këtu dul ni mjek, Branki, dul ni mjek, une (s’kuptohet) kur e qitke ktô k’tu, kur e qitke kshtu, mu m’u hidhke e thasha “ço Rexhepin, ço Rexhepin n’Beograd mu regjistru për mjek”, po at’here une ka pât’ veq me shku edhe une nashta. Shkoi ai edhe ka dy shkojshin, vdiq ai Neziri, kojshi, e ai met e Rexhepi u kthy. E gjôn nëpër podruma, flejke, kishe me regjistru naj shkollë... e murr smujën, u smu. E, Rexhepi u kthy, e metën pa fakultet. A k’ta tjert’ masanej me Rexhepin, me çikën tem, rametlin’, merre k’ta, merre k’ta: krejt shkollat, marre me thônë, i kanë kry. Çika, ajo ma ka kry fakultetin Mitrovicë, Zoti dashti, e murrën. Qe, edhe k’ta k’tu kët djalin magjistër. Kujtimi magjistër, tash ishalla ka m’i mytë qi’ k’ta m’i zavendsu babën e vet, veç mi pât’ nip ndi. Ta kqyrëm shka do t’bajnë k’ta të mdhajt për k’ta, ka metë tash barra te ata me qitë përpjetë, de ta zavendsojn’ babën e vet. Se, nuk ô kallaj me ja dhânë dorën babës vet midis... sa jon kônë n’parlament, nuk o’ kollaj me ja zgatë dorën. Qe Kujtim dorën, edhe duhët me ja pasë hatrin atina, k’ta mu çu edhe mi’ thanë edhe ktyna najkush, “Brravo ju koftë, e keni zanë venin e babës juj”. A e keni pasë gjendjen e mirë at’here - jo m’u livdu. Jo m’u livdu, po thom apet, s’po du vetën me livdu. Nejse, nuk e di n’cilin vjet shkova, e morra ni kerr prej fabrikës direkt, bile ai shok, a, çka po t’tham, une kum pasë, bereqatversen, shumë nderime kum pasë. Thirren me telefon “Durmish, hajde shko merre kerrin”. “A u bô, a?” “Po, me kica këste. Hajde merre kerrin.” (Ndërhyrje) 

K’tu n’mahallë, marre me thanë, apet e apet, veç une kum pasë kerr, n’mahallë bile njani k’tu tha “Ti e ke pât’ kerrin ma s’pari n’mahallë. Nejse, më thirri ai shoki, tha, “Hajde Durmish, merre kerrin”, edhe n’Prishtinë. N’Prishtinë me shku me marrë, nejse, edhe une shkova n’Prishtinë. M’çoi me shku ka’ stacioni i trenit, anena pllac qi’ po thojnë k’ta kerrat, vetëm qaj kerr ka metë. Shkova, tha, “Kqyre, qikjo ka metë. N’dash me marrë, merre, po...” tha, “at’ menjaqin pak”, “More” thashë, “masi kum ardhë, pe’ marr, po qe une s’i kum lejen mi’ grâ... pa leje. Kthena n’stacion autobusave, e gjaj dy shokë të Prizrenit tu nxerrë bileta, ata, thashë, “A keni nxerrë bileta? Tha, “Jo”. “Mos nxerrni bileta, hajdi me marrë kerrin”. E i marri ata dy veta, shkojmë n’pllac, e marum kerrin, more kerri i mirë... çfarë menjaq çfarë, edhe i qes benzin... i qesim benzin. E bimë k’tu te shpija, kerri, ky Rexhepi e grajti kerrin, pa leje qi’ po tham.

BG: E çfarë kerri o’ kônë?

DP: 1300 Fiat, e grajke pa leje, bile kur kesh une tanena bile, qi’ thashë, kur jam kônë smutë, e ka pasë ni shok polic aj, polic, e Rexhepi pa leje, vishin me m’kqyrë n’spital. Nuk e ditsha sa e majti kerrin pa leje, une kesh shkova n’Beograd kontroll, edhe po m’thirrë n’telefon: “Bac, kerrin e shita une”. “Qish more e shite - pa men me shitë kerrin?” “Aaa, e shita”. Erdha n’shpi, kerri nuk ô, shkoi kerri. Prapë qaj shoki qi po thot’ ma bani, e kish pru te shpija vet, kanë porosit kerrin, s’po dojnë me marrë... po m’thirrë me telefon n’punë. “Durmish, hajde n’shpi kqyre ni kerrin: qi’ të pëlqen, merre, nëqoftse nuk t’pëlqen - mos e merr. Kur shkova, hala me tlyn - përpara nuk qitshin najllon, e lyshin me masht, si të ri. Po tham “Mirë bre,” une apet at’ djalin pe’ thirri, “Rexhep, hajde kqyre: qi’ t’pëlqen merre kerrin”. Kur e pa kerrin, ehehe, u gzu edhe e marrim kerrin, shkojmë n’zyre të atyne, e pagujmë, e bajmë, e regjistrojmë. Qeky kerri o’ kônë 1500, masanena un e morra lejën, ai masanej e ka marrë leje. Masanej une e merrshna shoqën, e çojsha n’punë, najherë e bishna, e nana jeme o’ kônë plakë, ka pasë 70 e kusur vjet... e mirrsha, ajo hecke. S’mujke me ecë, po kshtu ecke kadal, kadal... e qitsha n’kerr, e çojsha n’spital me marrë shoqën, e ensha, edhe qashtu.

BG: E gjyshe, a ke pasë?

DP: A, jo, e babës jo, a e nanës po, bile...

BG: E, ku i ke pasë dajtë?

DP: Bile e prunën kur e kemi ble kët shpinë, e pruni k’tu, po, nana jeme nanën e vet e ka pru, e kum patë, o’ kônë nime plakë po meleq, meleq. Tu shku me marrë ujë te gjimnazi aty e pat’ kronin, ata, ajo tu’ shku me marrë ujë me kërqak. Aklli o’ kônë... e rrshit’ kamën, e rrzohët, edhe met qashtu... edhe nana jem qashtu, po, edhe nana jem prej kamës osht smu, bilem e çova n’Prishtinë me qat kerri që po t’tham, e çova me at’ kerr, e çova, e kqyri doktori, tha, “Duhet me bô operacion kokën”. Thojsha, thojshna nanës... “Nanë”... me bô operacion… “Shka me bô? Operacion? Me ma qitë teplo ti mu... a, joo mozollah’ - nëpër spitale me ma qitë teplotin ata? Mozollah – jo, jo. Karierën e kryvi. Bilem i thashë…

BG: E ku ka punu nana jote?

DP: Ajo punojke qashtu privat. Privat punojke nëpër bahçe, ka punu me ne tekterti kur i kem pasë bahçet. Ka punu me ne, e lamë bashqet, diq baba, m’la qashtu.

BG: Për gjyshën, a t’kujtohët, a t’ka kallxu gjyshja qysh o’ kônë  at’here ma herët?

DP: Jo, po une po di, po di vet. At’here o’ kônë koha ish-Jugosllavisë m’dokët, e at’here kur o’ bâ lufta e para, e dyta, k’tu ka pât’ gjermanë. Ka pât’ italianë, ka pât’ fashista...

BG: E, për gjyshën ké t’u m’kallxu..?

DP: E, për gjyshën po tham de. Ajo mâ, qish e rrxu, e thej kamën, met te shpija. Shumë qish thojnë trim...trimneshë. Bile sot, e shoh n’televizor qi’ po lidhin ata pleqt, gratë, mafès. Hoxhollart... përpara edhe k’tu teshat qasi jon kônë, e lidhshin gratë.

BG: E pse po thu trimneshë - çka ka bô ajo?

DP: Ajo trimneshë o’ kônë qi’ s’u tutke prej kërkujna. Qashtu o’ kônë, ata jon kônë at’here... pleq trimnesha jon kônë... jo sikur qetasht. (Ndërhyrje) E at’her’ kanë pasë gratë peshqi gjallë, shoqja jem ka pasë gjarrin edhe peshq.

BG: E n’spital, a e ka hekë atâ?

DP: E, kur kesh une ushtar jepshin ndihmë... ushtritë ndihmë... edhe kur ka shku n’kumunë, mos me ja thânë emnin ati kryetarit, se s’ka kuptim. Ka thânë “Po, po, t’japim ndihmë po hiqe ferexhën (s’kuptohet)... dishka dallavera... kush jon kônë me ferexhe, sikur qetasht qish jon kônë. E, e hoqi ferexhën e, e, n’ven të ferexhës, n’ven të gjarit, mantill edhe shami. Ajo krejt me shami ka hecë.

BG: E, me hangër, çka keni hangër at’here?

DP: Për haje, marre me thânë, marre. Une tekteri jam kônë n’punë, s’kemi hekë zamet. S’kemi hekë, nime, kur u bâ domethanë ajo lufta, gjyshin... Grunë, kallamoq, po s’kemi hekë zamet, jo, masanena na dhanë ato pikat për me marrë bukë, meniherë u çelën fabrikat. Meniherë hinën n’punë, për pesë vjet, sikur ajo qi’ thotë sikur lula kur të çelë - meniheri kemi hi n’rregull.

BG: E zinë e bukës, a e man men?

DP: Po, e maj pak men, po’ vetëm qi’ na dhânë do pika. Na jipshin bonat... te na, shpija jeme s’ka hekë, a shumë veta kanë hekë, kanë hekë. Se na menihere me punë, anena knena, jo, hinëm n’punë, e s’kemi hekë, o’ kônë hekë valla.  Kanë shku nëpër katune, kanë shitë teshat e veta, kanë shitë teshat e veta... nëpër katune, teshat e shpijës, domethanë, ni parë dimja ia jepshin, dy-tri killa grunë ose kallamoq ja jepshin.

BG: E prej kahit ja’ kanë pru at’ bukën…? (Ndërhyrje)

BG: E naj festë, a t’kujtohët?

DP: Na s’kemi përdorë... at’ ‘bibin’ e kemi ni prej kojshive. Masanena, na e nisëm me festu, niherë e blejshin, nuk e di cilin muj o’ kônë. Ajo ‘bibi’, e prejshin knusi, e thirrshin musafirt, e bojshin darkë, e bojshin darkë. E na e festum’, po e lamë nja dy vjet.

BG: E për çka o’ festu ajo?

DP: E, ajo gjithë, po’ tash o’ ndërpre. (Ndërhyrje: Ka, ka, shumica qi’ e majnë msheftë. Ajo për naj mira, ka pasë gra qi’ s’bajnë fmi, për bereqet të shpisë, për shka kanë bâ njerzt.) 

DP: E, m’dokët rametlia o’ kônë n’at’ shehër për shingjergj.

BG: Çka keni bô ni natë përpara?

DP: Ni natë përpara... dilshin n’at’ Karabash qi’ po thojnë - Karabashi, a din ku o’? E, atina i thojshin Karabash. Ni ditë përpara, shkojshin qaty, e ni nat’ qi’ shkojshmi, kur u kthejshmi prej Karabashit dilshim e marrshum lule, rrêma, pemve, e qitshmi nëpër dyrë, zid, dera. At’ natë kallshmi zjarm, ni grup aty, ni grup aty mahallë... ma shumë, ma shumë. Tërrz mahalla ajo festojke, ma shumë, ma... qish me thanë...

BG: Ma shumë atmosferë ka pasë.

DP: Ee, ma shumë...

BG: E pse ma shumë atje?

DP: E, ata ma kallaballëk para dere, kallshin zjarm, blejshin kingjat. Shingjergjit e prishmi kingjin e Shingjergjit. Dilshmi ka vreshtat, atje u qitke ni ujë, rredhke uji. At’ uji shkojshmi n’sabah me dajre, me qallgia, me... merrshmi at’ ujë, e bishmi te shpija edhe i lajshmi thmit’. Qitshmi edhe ket’ ujë, edhe at’ ujë, ditën e dytë të Shingjergjit. Sabah u çojshmi me lule, me betera, e lajke nana vet fmit me qat ujë, masanena... (Ndërhyrje nga një familjare: Ajo koha juj ma shumë ja kanë bô. Tash, koha e kti, e kti, as nuk dojnë mu’ la … At’here votë qi’ i ka pru katoliki, i ka pru shkavi. Me qato vo i kemi qitë n’ujë. Une përveti po, jemi la, pse - se mu’ bô e shnoshë si voja qi’ osht e pastërt. S’kemi kqyrë na aty a i ka kryqu katoliki, a shkavi , kemi kqyrë mu’ la, mu’ bâ si voja e kuqe… edhe me at’ barin qi’ ka metë... )

BG: Çka keni hangër për Shëngjergj?

DP: Kingjin e kemi qitë n’furrë, e kemi pjekë. Natën e Shingjergjit, qi’ po thot’ atje n’Karabash me shku, nana edhe shoqja bajshin pite me spanak, merrshmi bukë, edhe hajshmi, edhe marrshmi mas veti, edhe aty e shtrojshmi.

BG: E atje, çka bojshi tjetër?

DP: Aty me tupana, me defa.

BG: N’tyrbe, a? (Ndërhyrje nga familjarë)

DP: Panagjyr i thojshmi. Shitshin rruza, graqak, krejt.

BG: E sa keni nejtë aty?

DP: Po... dreka dekteri n’aksham. Pishin, bojshin, fmi, gra, s’ka pât’ dallim me shki, me shqiptarë, me magjupë, qi’ thojnë  me gabelë. 

BG: E qysh bâhet Halla Bibi?

(Ndërhyrje nga familjarët: Thirrin musafirin, hajnë, bajnë pite, sikur për Bajram. Për çdo mot i thirrin të njejtit musafirë - as ma pak, as ma shumë. I përgadisin, sikur tí qish ta qesin pijatën, lugën, havllën, kranin, pasqyrën, krejt me ni tepsi, edhe masprami qi’ hajnë musafirt e shkepën nëpër shpija, shprazët shpija. Qat tepsi e lajnë dikun, si me thanë jashtë n’oborr apo me naj kuzhinë, dikun veçantë, edhe tash – me t’nine - se une, gjyshja jeme, e ka majtë këta, n’Vuqitërrna, Prishtina, Vuqitërrna shumë e majnë. E lejke gjyshja, nana e nanës tem e lejke si mutfak, si verë, kuzhinë e veres, e kur u çojshin n’mëngjes, e shishin që kejt senët jon kônë të micrrune. Demek ju ka plotsu dëshira, koka kônë qëtu ajo Halla Bibi. O, kreh ka lânë kime thojshin e krahën pasqyrë. E qato i merrshin, i rujshin me ni venë, u gzojshin, o’ kônë nifar ishareti. Shumicës ju ka shku mirë, shumicës, jo).

DP: Qyre axhës, edhe tashti o’ mirë, s’po tham, edhe tash. Po’, pakëz duhët mu’ angazhu ata të mdhajt për k’ta doktorrt ma shumë, me naj lehtësu pak. Me naj lehtësu se ni privatnik me shku me 50, nër 100 euro nuk jep, qata’ me naj lehtësu pak edhe shkollën, me na forcu shkollën. Me qitë nëpër punë, prapë po kthena: a ka naj shkollë; naj drejtor të romve? A ka naj profesor prej romve n’shkolla? - s’ka kurrë... kurrë. E k’ta të mdhejt duhet pak me dhânë forcë edhe na me pasë, edhe na me pâtë. Po kthena apeta... edhe k’ta tonat qi’ jon k’tu, k’tu me mledhë prindt, me angazhu thmitë me çu n’shkollë, edhe k’ta prindt me angazhu, se edhe k’ta k’tu qi’ jo, po kqyrin për veti, e jo, nuk ô mirë, nuk ô mirë...

BG: E, a po m’kallxon për darsëm - çka të kujtohet?

DP: Nisën me m’feju, jo ktô; jo atô - jo ktô; jo atô. U çun k’ta dajallart të mitë qe zunën, begenisi daja ma i madh... jon kônë kojshi... jo qëtu, po du k’tu. Nejse, më fejun me 47 m’dokët, me 47 m’martun, më fejun. Tash, mos me dallu prej Ferizajit, po’ s’po ja di emrin atyne... a, jo more - po ku shkova? 47-ën m’martun, aty s’ka pât’ me kerra, o’ kônë kerri, po o’ kônë i mlun’ me qylyma, me betera. O’ kônë nifar paliqku, paliqku i thojshin atina, me bujë. At’here me bujë ka pasë, at’here n’47 më martojnë. U martova at’here, qe, ’48 vdiq baba, ma dha zoti këtë Rexhepin, ’48.

BG: E, sa vjet i ke pasë kur je martu?

DP: Shka me t’thanë... valla, 17 vjet, a i kum pât’ a jo.

BG: E gruja?

DP: Edhe ajo qashtu, edhe ajo qashtu. S’kemi pât’ mu’ kqyrë njani-tjetrin, ose me dalë sikur qetasht me ndrru at’ unazën, sene, vetëm kur kemi shku me vnu kunorën. Bâba jem, rametlia, thojke edhe babgjyshi jem pa’ vnu kunorë... ju mu martu, edhee...

BG: E qysh e keni bâ ju?

DP: Kumuna sikur qetasht, kumune, qyre, kur martohësh ki me kqyrë burrin... ki me kqyrë. Kto pleqniën, aj nënpunsi na vetke, edhe atô e vetke, qashtu, me dy dëshmitarë: dy dëshmitarë prej çikës, dy dëshmitarë prej meje. Nëse pa’ vnu kunorë, demek baba çikës, as baba jem nuk dojke pa u martu, se mu pa mozollah, mozollah, hiç: qat nat’.

BG: E tani, qysh shkoi martesa?

DP: E, shkun me marrë, e prunën n’shpi me qat duvak.

BG: Çfarա ngjyre o’ kônë duvaki, a të kujtohët çka ka pasë veshë?

DP: Thjesht, basma ka pasë, thjesht. Me qato qe... qi’ thojnë hinën n’gjyzenki, ja hoqën duvakin, dy reqat namaz, e qashtu osht ligji, po tash kush po kqyr ligj...

BG: E ti, çka ke pasë veshë kur je martu?

DP: Valla setra, pantoll. Krevatë s’kum qitë, ja, setra, pantoll. M’dokët kapuç bardhë... kum harru...