Emine Idrizi

Intervistuar nga: Egzona Azemi

Po n’Trepçe tani kur jom ardhë nuse ktu ma m’kishin pa çkru ma nalt, e une tetëmdhet [18] vjet jom ardhë qitu, töka m’lshöft n’anë t’dyjês.

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

28.05.2018

Lokacioni i intervistës

Beçiq, Komuna e Vushtrrisë

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

EA: Sot me datën 28.05.2018 jemi në Beçiq, në shtëpinë e zonjës Emine Idrizi. Zoja Emine, a po na tregon kur keni lind, sa vjet i ki...

EI: Tetdhet e pesë [85], qiky Shmitër, se na nuk jena kanë n’shköllë me ditë veç kush u kanë pej menve e kfjellt edhe qiky Shmitër qi’ t’vjen i boj tetdhet e gjashtë [86], po edhe m’kanë qkru gabimisht e u shkue ai mjeku n’Trepçe e ka marrë ditlindjen teme e tash e kom.

EA: N’Trepçe je kanë e shkrume, a qysh?

EI: Po n’Trepçe tani kur jom ardhë nuse ktu ma m’kishin pa çkru ma nalt, e une tetëmdhet [18] vjet jom ardhë qitu, töka m’lshöft n’anë t’dyjês.

EA: E n’cilin vend ke lind - prej cilit vend je ti?

EI: Pasömë, Pasoma, tridhetë [30] rob jena kanë ni shpi, tridhetë [30] rob kallabllak marë mirë, kena metë gjallë me gjâ e me, e kur m’kanë lyp mu ma s’pari baba jem zarap ka qitë: “S’e jepi n’Drenicë për jetë”... hajt, hajt, kysmeti i Zötit edhe m’dha, gjâ keq s’ô kânë, tana jon kânë dâsh’ me punu valla, mos ndash - tona me ti dhânë, s’kanë çka t’vyjn. Tani, (rënkon) vllau tri vjet m’hupi, mas tri vjete u gjin, erdh e hini n’Rud, e nxani Rudi e myti, qishtu... veç mu m’kanë ra dekë shumë valla, t’vllaznive, e, se për nanë e babë si mos mi’ pasë kurgju, tâna khâ hjekt... a e ki lshuet?

EA: Po. 

EI: Përime?

EA: E, atje kur keni jetu te baba “tridhetë rob” që po thu, ju familja juj: sa çika jeni kanë; sa djem jeni kanë?

EI: Çika jena kânë pesë [5], pesë n’qat familje, e djel valla ma shumë, ma shumë, katër vllazni jon kanë ata e ni mixhë nuk ka pasë hiç djalë, kurrë: tri gra i ka marrë e djalë ska pasë, veç çika... e baba jem, pö, ka pasë djel e çika, e dy çika veç jena... edhe ajo u shku jashtë, mos koft’... Qishtu dyjallaku, tash pi’ marrin burrat vet, s’pe kanë gajle, atëherë kuku, ni xhumaje qi’ u kânë e premte, e u mshefsha mos pi nij qi’ e kanë pa najkon pej khâhit, mos po nij... as s’e kom ditë qysh e ka emrin burri, as vjehrra, as hiç, as hiç, as...

EA: Je kanë e fejume, a?

EI: Po, e fejune. Tri vjet kom nejtë, a din - nër unazë, mas tri vjete jum ardhë, krye jave u shku burri ushtar, dy vjet s’ô ardhë hiç, mas dy vjet u ardhë: me i pasë mêt e çikave t’sotit, a? - tyben isha ardhë.

EA: Tri vjet e ke përgatitë qejzin, a po?

EI: Po, tri vjet.

EA: Qysh çka ka pasë n’qejz çka e përgatitshit?

EI: Krejt vekun, me kmisha, ktynehere u thojshum tlina pixhameve, me krejt, me çerapë, me krejt, pej durve krejt: çerapa t’leshta, zavjaqa krejt me dur’... me ble s’ka pasë, pos kur jon nxirr’ teshat, se jo, me marue me vek, dyshek, jan, qitö i kena, jastaka, krejt për tri vjet me i bâ gati. 

EA: A t’nimojshin nana, motrat, a..?

EI: Jo volla, kunata. E kum pasë ni kunatë - n’dy dyjêt nanë m’daltë – aja’ krejt me mue, edhe une i kum nimue gjithë n’râng: bashkë anej, bashkë anej.

EA: Ti ke punu n’vek a po? Ke punu vet n’vek, atëhere, a kunata?

EI: Pö, jo, herë une - herë ajo, tash jânin duhet dy veta, dy veta duhet me kânë, e dy kunata i kum pasë, ato u nrrojshin... une ja’a, kurrë veç me njanen, gjithë... eh, tash kallaj, tash...

EA: Jâni osht kjo si tepia... e, sa kohë bojshit me maru ni qasi jâni?

EI: Vallahi tri javë. Tri javë ditë bojshum me marue, veç i mirë boll... ato na i sosi shkau krejt, krejt u kanë shkrum, krejt, veç Allahi djelt, e ma i vogli o’ i ksajna [e ka fjalën për nusen], ma ka marrë.

EA: Përveç janit, çka keni, se po m’inetereson ma shumë te qeizi aty - çka keni bâ tjetër?

EI: Kmisha, pilhura, niherë me i ênë, tana’ i mlojshum, n’shula e n’kto, tana’ me i maru ding e ding e ding, i prejshum, i kepshum me rruza ksajde, ksajde me rruza, tana’ e kanë lidhë kryt kshtu sökma, une ja’a, se babën e kom pasë höxhë.

EA: Qysh e kanë lidh kryt’?

EI: Sokma qi’ thojnë - a i ke pâ?

EA: A, sokma, po, po.

EI: Une kurrë, hiç, kurrë. Gjithë qishtu... se, thojke “osht shumë gjynah” e ai nuk ka lanë me e ngjitë, jo. Mu vesh flokt për shpinë, flokë shumë, çikaq, i kom hjekë, apet çikaq mu kanë bâ, kjo ma lanë kryet, gjithë mi nxen flokt, e veç...

EA: Tani u martove, erdh dasma...

EI: Po, tana’ darsma, tana’ erdh darsma, veç baba jem, me t’kallxue, edhe kom thanë nuk i’a boj hallall se nuk m’ka kallxue si po m’nreq, a din, e u kanë Bajram, ditën e Bajramit jom çue heret për me fshi aborrin atje, edhe kur m’ka pa ni kojshi ka thanë, “O tybe n’pe dika Eminja”. Kur jon ardhë shoqet e mija mas sílle me dalë - se dalshum e lujshum e, për Bajram, ka thanë baba jem, “Vallahi, nestra vin’ me marrë”, m’u ka nalë qaty, pa dije, pa dije...

EA: E kur kanë ardhë me t’marrë tani, a kanë ardhë me shumë krushq?

EI: Qysh jo: krushqi, e kerre, e...

EA: A po na tregon pak qysh u shku ajo puna e dasmës?

EI: Darsma, a? Darsmën e kanë nisë, ma s’pari e kanë nisë, t’dytën ditë tanishi i kanë t’hallue petë, se kanë thirrë shumë... tash kallaj darsmat: po iu gatuen tjeterkush. Atëhere na... edhe i thirrshin magjetoret, t’hallojshin, t’nestrit u mlidhshin krushqit. Tek masnestrit me shku me marrë. Shyhret ka pasë boll, vallahi bilahi na jena metë gjallë, na skena pasë me ble sikur tash me gajbe tona senet, tash, pej kaftjelli veç ngjeh, tjeter ku s’ka... Atëhere u duft me tlyn’, me mazë, me krejt, për darsëm m’i kry vet.

EA: E, çfarë ushqimesh tjera bojshit n’dasëm, përveç tlynit, mazës?

EI: Mish e lakna, mish e ariz, mish e kumpira edhe kso vroqina jo, veç pite, pite prujshin shöqet, ajo qi’ ardhke n’darsëm, ajo prujke gjithë. Mirë u kanë, boll u kanë, çikaq t’mira nuk ka pasë, po lezetllak ka pasë. Tash nuk kthehet sofra, se sofër s’ka, po’ tavolina: nuk din cillën me marrë përpara edhe s’e bo’ kush hesap bile: ktâ s’ma kâna, ktâ sma kâna, pasha Zoti’ po.

EA: Kur erdhe ktu mandej, sa anëtarë jon kanë kta ni shpi - sa jetojshin?

EI: Pak valla, pak ishin kanë: dy [2] vllazni, e ai i kish pasë dy [2] djel e ni çikë, e vjehrren veç e kûm gjetë, grue, e vjehrrin jo, e vjehrra m’ka dekë krye motmoti. Burri ushtar, vjehrra m’diq, une meta jetim, po...

EA: Tani ti ke jetu veç me burrin edhe me kunatën, domethanë?

EI: Po, tekteri vonë jena kanë bashkë. Masi jom ardhë une, i kanë lindë shumë fmi edhe asaj edhe mu tana’, e mu m’kanë dekë fmija... t’part’ m’kanë dekë... gjashtë [6] t’gjallë i kom e gjashtë [6] t’dektë - dymdhetë [12]. Dymdhetë [12] n’shpi i kom pasë, kurrë te mjeku s’jom shkue, jo, veç kena pasë munim... shumë tokë e madhe, me korrë me drapën e me... tash selamet.

EA: Qysh i ndajshit punët - ju kokni kanë veç dy kunata, qysh i organizojshit; qysh i ndajshit punët n’shpi, ktu?

EI: Une magjetore, ajo baqicë, une me fshi me ldirë, me fshi odë, e odë e madhe, u kanë oda e para n’Drenicë qikjo e jöna, milict i kom ni me vesh kah thönë, “veç tu haxhi Beqiqi ka odë”, se tjeter kun pluhun shumë... atëherë nuk ka pasë kshtu marifet, veç me kânë fort. Anë e anë shtratin plot musafirë, t’ejteve vishin Drenica ktu mu zhdjergë n’sheher, bujshin, se larg Vushtrria, tanashi apet ktu kur u kthejshin me shku n’shpi... e tash s’ka musafirë, jo.

EA: Musafirve iu kthejshit bukë..?

EI: Uuu, me bukë e me çaj e me krejt, po pasha Zoti.

EA: A e bojshit sofrën ma ndryshe kur keni pasë musafir, kshtu, t’odave?

EI: Po’ qysh jo, t’xhumave e kena pasë dé t’vje kush dönë: pasul; n’paç mish - mish e pasul, ose preje naj pulë, ose... po, e ktyne ditve tjera jo’ piqshum flija, jo’ përpeqa, jo krelanë, veç qi’... veç shpija jonë e ka pasë bukën e gryt’ se krejt t’kallamojt, a shpija jonë t’grytë.

EA: Me pasë bukë t’gryt’ u kanë ma mirë, a?

EI: Qysh jo.

EA: Se mjellin u kânë ma zor me...

EI: Aaa, u dufke rrafsh ma shumë, une e shoh kta kajher kur t’çohna, bukt’ i pjekë, mielli i situn, na u dufke me e sitë ding e ding e ding, po me t’ri po shkojshin tona. E n’ara u dufke me marrë djepin me veti, fmin’ e vögël.

EA: N’ara, a dilshit me punu krejt shpia, a qysh punojshit n’ara?

EI: Kena punue, tek njo’ u metë me gatu qajo baqica se krejt dalshum, e dikur thashë jo vollahi dojmë mu ba ortë, a din çka o’ orta?

EA: Jo. Çka osht orta?

EI: Eh, mu bâ bashkë: ni ditë te une - ni ditë te kunet’, se ishin kânë dy parë kunet’ edhe kena korrë ni ditë n’arë tonë, ni ditë t’atyne.... qasaj vere, se gjithë vetë, vetë me qat burrë...

EA: Me çka korrshit?

EI: Me drapën, jo, deri vönë tërrshanën e korrshin me drapën, tërrshanën, kur i’a nisën me kösë, selamet. Tash as kösë as kurgju.

EA: E përveç që keni korrë, çfarë punë tjera keni bâ verës jashtë arave? A keni bâ ju gratë diçka tjetër?

EI: Arave tânë kanë herrë, a din çka o’ t’herrtit?

EA: Po.

EI: E une jö, po t’kallxoj dogri, se une kom pasë marak me la xhama, e funat e ders, e pregj, e qiso, e thojsha “nuk di me herrë une”, disha po s’dojsha... edhe niherë me herrë tana’ kur e lidhke nénin drithi tej u piqke u dufke me korrë, e pej t’korrave n’livadhe, veç kurrë pa u nalë hiç hiç, hiç, kurrë hiç, deri qi’ e marrshum, edhe tej n’tetë mijë [8000] killa grunë burri jem i çojke vishak, ndash blej ndash bô çka dush, çikaq i ki m’i pru - shumë zor u kânë.

EA: N’cilin ven i çojke ato?

EI: Khâ n’Skenderaj, n’Skenderaj valla, qishtu... (ndërhyrje nga nusja: “qysh i keni rritë fminë?”) Fmin’, a? Fmin’ veç Zoti i ka rritë, toka ma shumë, tash u marr lakmi, me plasë fmija n’djep burri s’e ka shtrê kamën me përkunë “se po m’sheh kush” - qyre ti çfarë budallaku. E tash û marr lakmi, i qesin n’prehën, e i donë e, mozalla’. Ardhke m’marrke n’Pasömë, n’kerr, n’Pasomë, ku o’ Pasoma, gjashtë [6] sahat udhë, eh, edhe kurrë s’e kthejke kryt’ me i folun ni fmije, hiç, jo mozalla’... e, vallahi tash për do sene ma mirë.

EA: E pse u kânë ashtu?

EI: Pse budallak, budallak. E, qe mozalla’, mu’ ungjë, tash mu’ ungjë tân robt, e mu’ ungjë gruja ngat burri ajo s’u kanë hiç, edhe tekteri e marrsha, i shtrojsha vênat e kunatit nihere, se ai u kânë zotni, hoxhë u kânë, zotni, me dyshek me lesh me krejt, edhe kurrë sjom hi n’sobë me thanë t’bij e te msheli deren pa râ ata, se marre.

EA: Marre me hi me râ.

EI: Po, marre une me hi n’sobë e ata, tash sa herë i dojn e sa, po nashtë ma mirë, nafakë, a me burrë e kum çue mirë gjithë, gjithë, gjithë, veç qi’ e kishin pasë zanat me shâ k’ta, atâ s’ja u bâjsha hiç, jaaa, qishtu.

EA: Ju nuk e paskit pasë vjehrren.... tash, e madhja a je kânë ti, a u kânë kunata?

EA: Kunata u kanë e madhja.... tash, kur s’u kanë vjehrra, a, u dashtë me u vetë kunata për puntë e shpisë, a qysh i’a keni bâ?

EI: Kunata pra, ma e madhja, ajo ma e madhe, yyy Zoti na rujt, kurrë nêma nuk u dalë pej goj’s teme, kurrë, a me i rrehë i kom sakatue, iu kom thanë “qikjo bahet”, “qikjo s’bahet”: n’vakt merrjau anën fmive se me ta marrë anën fmija, nuk dinë a o’ jabanxhi a çka o’ a, veç kurrë hala, pesë djel i kom e ni çikë, kurrë nuk e di qi’ ma kanë kthye ni llaf. E tash vallahi fmija ma nrysh jon, ma pa edukim ka... mirë boll. Për gratë mirë shumë, hala, pesë i kom marrë, hala ni llaf t’keq me asnjô s’e kom, hiç, veç qikjo ma lânë kryt e m’fërkon e m’veshë e krejt, pej saj nuk ngushtohna si me pasë evlad, jom msu me tô.

EA: Brenda familjes, kush e ka majtë tynehere pasuninë e familjes? Për shembull, te ju, kush e ka majtë pasuninë?

EI: Po.

EA: Kur u kânë baba, e ka majtë baba.... po’ te ju s’koka kânë baba - kush e ka majtë?

EI: Ma i madhi djalë e ka majtë pasuninë, e ktu n’Beqiq kunati, se vjehrrin s’e kom gjetë hiç, kunati e kish pasë, i zoti i shpisë. Po atëhere u duft’ me vetë t’zotin e shpisë ku me shkue, çka me punue... tash s’e vetë kush ku po shkon, a ku po rrin, a.

EA: E, a e keni vetë për çdo ditë “çka me punu sot?”, a e keni ditë? A jeni mledhë, e ai iu ka tregu, a qysh?

EI: Jo e kena ditë, e kena ditë, se na kena tokë shumë, shumë, pa hesap, e kena ditë ku e qysh e krejt, e burrin e kom pasë punëtorë t’tokës, veç Bajrami osht (djali i saj) tani ai u kanë, ai Zoti na rujt me i’a pa kti bashqen pa men jet, e qysh e kom pasë kta smut a t’ka kallxue, kuku se qohet qiky, o Bajram thojsha djali jem jom lodh po për mue so’ gajle i kom ba edhe vjet, pasha Zotin kena pasë munim shumë, edhe tash qi’ don me lindë fmija e dinë edhe kojshia, atëhere edhe prezoret i mshilshum mos me ditë i zoti i shpisë qi’ po don me lindë.

EA: E çka keni punu n’bashçe atëhere?

EI: Kena punue speca, çka duhet, krejt, pej vjeshte lakna, kso lakna t’rasoji kena mjellë edhe grûn, elb, kallamoq edhe tona qito... na kurrë bukë s’kena ble qitu qikjo shpi, jo valla, ish kânë shpi e madhe boll, po qat t’shane s’ja u bâjsha hiç, m’thojke nana jem “oj Minë, a shajnë me rrajë?”, “jo moj nanë”, a mi’ thanë valla nja dhetë herë shilohesh ti n’ditje.

EA: E, n’shkollë, zoja Emine, a ju kanë çu hiç n’shkollë?

EI: Jo.

EA: Hiç - asni’ vit?

EI: Jo. Ja, ja, baba jem ka thanë “qi’ e çoj qikën n’shkollë... natën e çoj te burri e s’e çoj n’shkollë”, për menë, veç masi jom ardhë ktu jena shku pak n’kurs qi’ thojshin, a e din?

EA: Çfarë kursi? Qysh u kanë ai kurs, a munesh me na kallxu pak?

EI: Kurs u kanë... kurgjâ valla, ato i kom ditë une krejt: qysh me fshi n’sabah, qysh me ranisë... ato i kom ditë krejt, kurgju hiç.

EA: A n’kurs iu kanë msu për me gatu, me fshi e qisi...

EI: Jo, kto germat ‘A’ e tej, me i msue, nejse emnin, emnin tem me qkrue, dikujna e, se jo...

EA: E sa jeni shku n’atë kurs?

EI: Ni muj qitu n’shköllë.

EA: Veç ni muj?

EI: Tek ni muj, a n’kurs je shku masi je ardhë te burri. Masi jom ardhë, masi jom ardhë, bile burrin s’e kom pasë hiç ktu.

EA: Sa vjet the s’e ke pasë burrin ktu? Dy vjet, a?

EI: Dy vjet, dy vjet.

EA: E ti ke nejtë ktu, burri u kânë atje.

EI: Dy vjet s’u ardhë hiç se larg, ja, hiç... e, kur u ardhë tani, une jom kânë tu’ shtrê teshat, e ka vet ai vllavi i vet, “Kush ish n’aborr?”, nuk m’ka ngjoftë.

EA: Kur je martu, ti nuk je taku ti hiç me burrin që nuk t’ka ngjoftë?

EI: Jo, po. 

EA: Veç t’ka harru tani.

EI: Ni javë de, ni javë, sa jom kthye s’pari qi’ thonë, a e din, sa me i ngjoftë ai miqt e vet edhe krejt. 

EA: Domethanë, masi qi’ u martojshit, u kthejshit s’pari mas ni jave... e, sa rrishit tani te bâba?

EI: Mas dy jave u kthejshum, po une qi’ kish me shku ushtar - krye jave.

EA: Sa ke nejtë tani te bâba?

EI: Dy netë. Ni javë rrishim, a din kshtu, veç qi’ kish me shku ky dy netë, veç jo valla, me thanë qi’ kena pasë nërmjeveti, qi’ dikun qi’ kanë fjalë t’kqija, hâhen a, ven ma i paqë se ktu nuk ka kërkun, ndaq bile, se vjehrra m’diq... me kon me flejt tani... pasha Zotin n’gji e shtisha se plakë. E kur m’diq ajo, u mërzita boll... kunati flejke n’odë e mu m’prujke me grue t’vet me flejtë, e s’kom ditë me u tut’ hiç kurrë, kurrë, as kurrë ska ba lazëm me thânë u tuta pej dikujna a, tha dikush, vallahi nizet e dy [22] argatë n’arë, pesë flija i kum pjekë n’qit dìll... e qitshe qishtu ni tepsi, e kranet knej edhe njô përmi, ka dy tepsia ua çojsha argatve, po tash u dalë ma marifet, mi la me shampon, e, mi’ la... atëherë jo vallahi.

EA: Qysh i lajshit atëherë?

EI: Atëherë do ujë t’vokt edhe u kryjke, veç paq kjo shpi ish kanë hon e don, kurrë s’kom pa shpi me kso prezoresh t’mdhaja deri ktu... ish kânë hoxha marakli shumë. Tana’ ke kysmet e u damë, i ka marrë dy reja, me dy rejat e hoxhës kom gatu une n’rên, kurrë n’jetë na ni fjalë t’keqe s’e kena pasë, jo, jo tybe.

EA: Zoja Emine, a ka pasë mrena familjes, pasunisë t’familjes që e keni pasë krejt bashkallak - a ka pasë gjâna personale që jon kanë veç tuat: a din, u kanë pasuri e jotja?

EI: Ja’a, hiç, krejt bashkë, krejt, krejt, me veshë me mathë me krejt bashkë. A, tri [3] çika jena kanë mocanika, na la ai i zoti i shpisë për mi’ kqyrë na kingjat, dhêt e kingjat, a di?

EA: Po.

EI: E na i kqyrshum, tjeterkush jo. I lshojshum dhêtë e i rujshum teri n’megèz... atëhere e matshum hijen, me kshtu ju tash nuk dini... e pesë kamë e ni t’thore me i çu n’megèz, n’megèz se sahat na s’kena pasë.

EA: E, qysh u kanë mengezi?

EI: Mengezi, me shku n’vakt t’sills’, i milke baqica dhêtë, i lshojke kingjat edhe e honkshum bukë edhe apet i lshojshum dej n’akshom dhêtë veç lezetllak ka pasë.

EA: E, prej sa vjet dalshit me i ru kingjat?

EI: Vallahi, masi jom kânë e dhanë qitu, bile me t’kallxue, kem tu’ i prue dhêtë, e kallxuen qi u ardhë ky kunati jem, a e di, e une nuk shkojsha n’shpi me hi tani, jo se mos pe’ din qi’ jom ktu, kur m’kanë pru pare mas pari, ni delme e kanë ble, dej u hongër ata mish... une n’shpi t’babs’ tême s’kûm hangër, veç tu mixha, mos te ha ata mish. Tej u pi ata çaj ata shiqer qi’ e kanë pru une s’kum pi çaj kurrë, te shpia jonë hon e don kanë pi çaj, e kur jom ardhë ktu, jö, s’kish pasë.

EA: Ktu s’kanë pi çaj?

EI: Jo, tani masi erdha une, me çaj e me krejt u bânë.

EA: E pse nuk i pishe e nuk i hajshe ti ato?

EI: Po’ pej marres, se thanë jôn t’atyne, pej budallaku, pej budallaku, haj Zoti mos e dhashtë, mozalla’... jo, po t’thom de, me dhênë jom kânë, tani me atë kunatën tem, tani mâ s’jom shku me hi n’shpi hiç, te mixha.

EA: Veç te mixha ke nejtë?

EI: Veç tu’ mixha kom nejtë, mozalla’, e tash, poj pasha Zoti po t’kallxoj dogri, lakmi po iu marr çikave: nuk jon t’lidhne, jon t’zgidhne, po me pasë mên çika kurrë ma mirë s’u kânë, veç qikjo hin e dil, allahile s’ja bon qashtu... se çika jeme, o kuku... ma ka çu çika syretin, çika jeme t’çiks’ t’vet, ktu burri, ktu vjehrri, ktu vjehrra, ktu bâba - m’kanë lânë mêt, po apet ma mirë.

EA: Tash ka ndryshu koha.

EI: Po, pasha Zoti. N’at köhë bâba jem ka thanë “Hallall osht”, n’at köhë, thojke “kjo nuk osht farz pej jete, kjo s’osht me kanë i egër njeri, ajo qafk”, jo, jo, jo, se t’bojshin hor’.

EA: Baba yt - çka u kânë ai? Çka ka punu ai?

EI: Höxhë.

EA: I katunit, a?

EI: Höxhë i katunit edhe bile e kanë pa’ qitë n’gazetë... ka bâ vaki qishtu, e kanë pru grunë t’lidhne pej menve, ka nejtë aty, u shliru rrêp.

EA: Ka knu diçka, a qysh?

EI: Po, po, qysh jo, kurrë s’ja dajke, se ish dita ai n’Kuran tu knue, se ish dita... kur m’ka qitë mue me ardhë khâ, e ka thirrë rén’ e vet, qatâ qi’ po’ thom kom punu bashkë, “Oj Feride”, tha, “Çka o’, hoxhë?”, “na zamaver”, a e din çka o zamaveri?

EA: Jo. Çka osht?

EI: E, jo de, ai për çaj, “Vlo’ zemaverin”, se Hoxhë i kanë thanë, “veç nuk po t’thom me vlu me pi çaj po përvlomë, delmi m’u hoq Mina pej shpie”, “Jo Hoxhë, pse po thu ashtu...”, “Jolla’ po”, shumë m’ka dashtë edhe e kom dashtë, e gjithë i thom ksaj Ujvesës (mbesës) “dushe babën”... budallaki ish... I ra qishtu Bajrami grus’ t’vet desh u tranu, thash le budallakun, thashë u kanë budallaki. Ardhke me m’marrë burri mue, tekteri sot e kom nryshk qi’ m’thirri bâba “Hajde pije ni çaj”, teri dul ai me i ngjitë kualt, se ai aty, une mos t’hie, se me i thanë “qysh je” ajo u kanë e dekt’, jo, jo, jo... eh, budallak boll, tash vallahi kush o e meçme boll mirë, e kush s’ô çka mi bâ... E, une e kom pasë burrin tridhet e tri [33] vjet me varrë n’buzë, a di, ajo smujë nuk e di qysh o’, çikaq qe, jo ma shumë. Iu nis n’buzë, e i thojsha çka ke bâ, her m’thojke “e kom pre me zhiletë” herë “e kom sosë me cigare”, kur e murr Safeti e kqyri, e çoi n’Prishtinë: “Jo” kish thanë, “kjo smujë nuk ka qi’ hiqet, veç ka mu’ rritë, veç, a pe shtin” tha, “n’aperaci”, tha “Jö”. E ka çu tri [3] herë n’Shqipni, “Vallahi duhanin le te’ len se nuk e ka pej duhani po bile i letohet pak”, ai s’e la kurrë hiç, hiç, kurrë. Tridhetë e tri [33] vjet kurrë ni çerap’ s’i kom lanë gratë me ma la, mu bâ marak - vet i kom la krejt, gjithë, gjithë. Edhe nejti ai Baba Hoxhë, qi’ po t’thom - kunat e kom pasë, po’ “Baba Hoxhë” i kom thanë, edhe une me kta, tânë jon dalë.

EA: Jeni dalë n’luftën e fundit me ikë prej ktuhit?

EI: Krejt jon ikë, na u kthyem apet, ai u kthy edhe nana e ni resë t’kunatit nejti me neve edhe une me atë burrin tem... u ktheva, bukë, kaftjell, kur u ktheva bukë i ka ra... po m’thotë kunati, “hajde bre Emine, ha”, thash “Jo, hani ju se une hâ”, kur jom dalë e i kom ngjehë non [9] tenka t’shkijeve qanej.

EA: Jon kanë qiknej?

EI: Po, shkojshin pej Skenderaji, thashë, “pasha Zoti jo”, “ani rri qitu”. U ardhë shkau, i ka ra shkelëm der’s, thashë e bâni kerrsh: “Dilni!”, e jena dalë, e kena lanë bukën qashtu, kur na ka qitë, e mi la Safeti ilaçet e tensionit, nuk ma dha mantillin shkau me vra, ai dul, burri jem dul dathun krejt, atij i’a pruni apângt, u math, edhe “Dorzonu” - sdi sa herë na tha, une edhe hiç s’u tuta, thashë “Ju kena dorzu Zotit, ti s’na ke falë, po’ Zoti na ka falë”, thashë, “ai na e ka dhanë shpirtin, ai ka me na marrë”, thashë, “si te harxhojsh ni plum, tybe gjâ n’bâhet”, e ti’ erdh shtirë, e qiti përpjetë vrrr: “Hajde,” tha, “dogrile n’Qiqavicë”. U nisëm me dalë n’Qiqavicë, kah shköjmë, ni shpi... ish kânë ni qebe, erdha, e kom kapë qatë qebe t’kojshisë, e kom shti nër sjetull, thojsha i bje kti’ tlig’, smutë, n’tokë qysh me ra... hajt, hajt, hajt, hajt tej te muhaxhert, kur tha Baba Hoxhë, “rrini bre babë qitu, t’kqyri e him qitu te muhaxhirt’, kur u hi, tha “qysh ish kanë sofra kthyet ish metë, pej shkijeve”, edhe ata, ty ec u nalem, tha, “oj Emine”, thashë, “hoj?”, “A shkojm n’odë tönë?”, thashë, “o Baba Hoxhë, po’ n’odë kem po nuk na lanë shkijet”. Ai e ka pasë zanat - se gjynah o’ me folë, tash u dekë - shajti, nânë m’nânë m’shajti, thashë i’a pafsh hajrin qiti veni, e kapa burrin tem për dore, thashë “hajde”, ai u metë qaty pip n’kamë, tha, “ta bâfsha ty edhe shkijeve kshtu e kshtu se s’kanë çka m’bajn”, thash i’a pafsh hajrin qiti veni, edhe na kena tfillue.

EA: Ai u metë tani.

EI: Ai u metë pip n’kamë qaty, u metë, na jena shkue, ni njeri e zateten, bile m’erdh koxha merzi qi’ nuk i tha “o Dan” po “oj Emine”, a di - mue, masi ish ai, tha “ku po shkoni?”, “Valla”, thashë “qishtu qishtu, ku t’munum”. “Hajdi”, tha, “n’shpi t’Shaip Rexhës” tha, “se jon dyqin [200] vet’, se anej krejt flakë u kallë”. Qaty jena hi, dy netë kena bujt, t’treten natë na kanë qitë pej... taj’ jena shku nëpër bjeshkë e jena dalë n’at’ânë anej, ata kurrë mâ s’u kthye, s’e di kush ku o’, kurrë, kurrë, kurrë, ai u hjek, eh qishtu... Katër [4] i kom pasë n’mal, katër [4], tanë Zoti i pshtoi, na tani jena dalë n’Shallc e n’Reznik e hajt hajt, e hajt hajt e Allah, Allah na qiten, n’Shallc jena kanë kur gjujten n’Pejë... Bajska atje e bonën ni ven si bunar n’oborr e na qiten, tej n’akshom na majten, n’akshom na lshun, sahati dymdhetë [12] t’nat’s, une jom kanë me burrë tu ecë nëpër Vushtrri, veç me tô qaty përdore, ni shpi hina, tha ai, “A po guxon me hi a”, thash, “Po guxoj. Ni dekë e kom: ku e ka qkru Zoti kom me dekë”. Kur hie, s’ish kânë kërkush rob shpije, pos ni dritë dhezun, qaty kena bujt at natë tej n’sabah, n’sabah jena dalë, na ka qitë n’Smrekonicë, qi’ i qitën krejt, tana’ jom shku për Kçiq, e, hajt, hajt, hajt, tej’ na çun n’Shqipni. N’Shqipni dy muj kena nejtë, qat’here jom merzitë ma s’forti, thojsha tânë n’luftë, une po pshtoj, ai i lumi Zot i pshtoi tânë, veç une burrit s’iu kom dâ kurrë hiç, hiç, as natë as ditë, se une te vllaznija jom kanë, thojsha une egjelin nuk muj me i’a pshtue po, thojsha, des uni, e u lodhë e... njeri i smutë, tekteri qi’ u kry lufta khô, tani erdh djali na murr, qishtu dyjallaku, dyjallaku, e tash mirë u bâ boll... a e pe’ qit Vesen: e merr nusja e shkon te nana e vet, rrin e vjen e knaqet, ooo qysh u kanë...

EA: Edhe atëherë te bâba kur je kânë, edhe ktu qysh jon thirrë mes veti anëtarët e familjes, qysh i keni thanë kunatës, kunatit, atje, për shembull vllaut t’madh, motrës, qysh i keni thanë?

EI: Uuu, vallahi me t’kallxu na pus e gjiri, na babs n’êmën - Adem.

EA: E pse n’êmën?

EI: E pse de, se s’na ka thânë hajde te baba, e kena pasë babgjyshin gjallë, a din, e ai, hajde te baba, mixha i madh, hajde te Baci: atina “Bac”; atina “babë”, kti n’êmën, kur erdha n’Beçiq m’thojshin “E pse, çka e ki?”, thojsha, “kojshi e kom” (buzëqesh)... eh, qishtu u kânë, e po kunatit une i kom thânë, hoxhës “agë” bajagi, qysh thonë “agë; aga dathun” (buzëqesh), po, “Idriz Âga” i kom thânë, e ktyne tjerve n’êmen se dajtë ni ven i kena pasë, veç qi’ jon ênë e jon ep’ e, mue njôna kunatë “Emine kâdri” njana “hanum kâdri” - shih ti... tash ma s’miri... e, qe, t’mit’ asnjo s’e kanë lânë nusen me i thanë, hiç, hiç, hiç, tona n’emën u thonë, pö.

EA: E a t’kujtohen tynejhere çfarë loja keni bâ me çika?

EI: Po, qysh jo.

EA: A na kallxon pak për lojat?

EI: Po qysh jo, po, tona vallai i di loçka jem... valla lujshum, e nanën e kom pasë me fmi shumë e deshme, e shkojsha lujsha, e thojke, “Hajt bre Emine, veç mos u vano, çika jem”. Lujshum, na i kena thânë kshtu, ktu i kishin pa’ thânë shtaga a e di, pitak, na koz i thojshum, lujshum gjithë ditën edhe guracek, pesë-gurshi, u knaqshum edhe lujshum me pulla, nashta pak i din?

EA: Jo, a po na kallxon, se une nuk i di kto loja.

EI: E qasi marojshum, kshtu, mirë, mirë, e bojshum ni birë e pej atjehi cilla po i’a qillon, bojke vakí i’a hiqshum krejt pullat njana tjeteres tej â nxanë (buzëqesh), e u knaqshum gjithë ditën, knojshum me dhênë, tash jö, s’ka... pak hjeshi.

EA: E çka knojshit? Ku i msojshit ato kangë?

EI: Knojshum, dhêtë tona... o m’ka dalë pej fiqiri...

EA: A s’po t’kujtohet naj kangë që e keni knu me çikat, a?

EI: Jo vallahi (buzëqesh), jon kanë ata Vocollt, ata jon kanë hyqymet e jon ardhë n’tokë tonë me zor, pej... jon kânë pej Melenice, jon ardhë aty, e ata nuk na lojshin me knu me vrâ.

EA: Pse nuk iu lejshin ata me knu?

EI: Jaaa hiç, hiç, hiç, e na tanaj tinëz shkojshum larg hajt, hajt te Bajska e Bajska o’ shkije, eh atje, na me shkina i rujshum dhêtë...

EA: Qysh keni kalu me...

EI: Veç kurr ni llaf t’keq nuk ua kena ditë kurr, kurr, mozalla’.

EA: A lujshit me to, a knojshit..?

EI: Ato marojshin me krrabëz.

EA: Ato marojshin me krrabza, a?

EI: Po, a na jo me kërrabz, veç qysh po t’kallxoj lujshum edhe knojshmi, i knojshum dhet tona’ i knojshum shpijat tona, eh, se jö, jo’lla kurrë... e qashtu jon metë, asnjô s’u dalë pej Bajske, tânë qashtu jon.

EA: Po a...

EI: Po pasha Zoti, se kurrë nuk ua dimë ni t’keqe... kur ish, qi’ ish Velikdani, a din, qysh i ngjyjn votë, na prujshin atje neve, qi’ gjetë fmi, se tash a e kisha hangër at vo a, kurrë, jo tybe.

EA: E ju, a iu çojshit diçka atyne për festat e juja?

EI: Hiç, hiç, kurrë, jooo, u kânë baba jem...

EA: A nuk iu kanë lanë, a çka?

EI: S’na lejke ai, ej kuku, ai për fe u ftigë krejt, “jo” thojke. Erdh ni here ni shkinë me shkrue edhe shkoi, po i thom, “O Adem, e pse s’i çkruve? tha “Jo, shkoi n’Mitrovicë”, thashë “e për çka?”, tha, “me hjekë ni fmi pej barku” - qaty kom nie qi’ hiqet fmija pej barku, tash u bâ edhe shqiptartë... kuku “eee bab’o, nuk kanë fe kta, a e di qi’ nuk kanë fe...”.

EA: E, çfarë festa keni pasë, përveç ktyne Bajramit, e tjeter çka keni pasë festa?

EI: Bajramin e kena pasë, Shingjergjin, Shingjergjin nuk pe’ livdojnë tash, e atëherë po.

EA: E atëhere, qysh u kânë?

EI: E, atëhere u çojshum heret, kush ish ma e kfjellta, ma e zoja, edhe marrshnum hithna edhe do rrêma t’mölles ose t’ftonit e me i sterpikë robt’ e shpisë e gjânë e krejt, tana’ e qitshum atë hithin n’ujë, e vokshum ujt’ me i lâ ren fminë, nejse, fmi a motër a vlla a çka e ki, valla i kom sosë fmin’ me hitha vap e vap e vap (buzëqesh), hej dyjê hej, shumë, e tash jo pasha Zoti.

EA: Tani mas hithash, çka bojshit tjeter për Shëngjergj?

EI: Tani dalshum u hulatshum, se ish dita e gzune, u bojshum krejt çikat e ni mahalle u hulatshum se o’ dita n’hulaq’, ni kanop e qitshum e u hulatshum e qishtu.

EA: Çka keni gatu për Shëngjergj?

EI: Veç bukë t’kallamojta edhe përshesh, tjeter hiç, a për Bajram mâ... tash ka ndryshue, po qesin... e na kena qitë u thojshum tespishte, atëherë tjeter omolsina ska pasë.

EA: Veç tespishte.

EI: Veç tespishte.

EA: Qysh e marojshi tespishten, me çka e marojshit?

EI: Tespishtja si hallvja, me shiqer me nisë e me qitë, tani dikur pak sodë, krejt pak, e e qitshum n’tepsi, e prejshum grosha-grosha, mas dikur i’a marojshum sherbetin, ja qitshum, u kanë hè e mirë shumë, edhe tash t’mira i qesin shumë, bile kjo [nusja] i qet qpesh herë .

EA: E përveç Shëngjergjit e Bajramit, a keni pasë tjera festa?

EI: Jo tybe... kena pasë kur e kryjshum krejt, qi’ u kryjke jashtja’ a pe din, e marrshum yshqimin e krejt e qi’ i qethshin dhêtë, edhe ni kazan e zijshin mazë me t’kallamojt, qata’, edhe hashuret... a i din çka jon hashuret?

EA: Po. 

EI: Eh, i zijshum hashuret edhe shpi për shpi i qkepshum, kjo shpia jonë e madhja, se ka pasë fukare shumë, me kofe, gjithkush na e qitke ka ni vo n’atë kofe, atu u bojshin sdisa’ vo.

EA: Ju iu qojshit hashuret: ata iu jepshin ka ni vo.

EI: Po, gjithë ato i kanë da, gjithë, tash edhe na i dajna. A po i dani ju?

EA: Ashuret?

EI: È?

EA: Po.

EI: Eh, edhe na i dajna hashuret, a për Shingjergj nuk po le’ Rushiti, hiç hiç hiç: nuk o’ festë e jona.

EA: E përmene qethjen e dhênve... e, kur i keni qethë dhêtë, a i keni qethë secila shpi për veti, a i kanë bâ kshtu krejt katuni ni ven, a qysh?

EI: Jo valla, secila për veti: secila shpi dhêt e veta i ka qethë edhe e ka bâ darkën për veti.

EA: U bâ darka atë natë?

EI: Po, u bâ darka, u qethën dhêtë, tash s’ka dhênë, as s’ka... e kena hjekë edhe lopën.

EA: Darka - a u bojke me mishin e qengjit, a qysh?

EI: Tek me qata, tek.

EA: A thirrshit musafir, a veç shpija juj?

EI: Jo jo jo, veç n’ardhtë kush gon’ se jo jo, veç për bajrama e për ktö. E tash... Ramazanin e kena majtë na gjithë, me marrë hoxhën ka s’disa’ vetë qi i thirrshum, tash vallahi s’i thrret kush... boll pak, ma pak veç hiç... Magjupe me def kish pasë ktu për darsum edhe terri i sabahit, ja nisi magjupja me rreh, a di, me u çue, u çova u vesha – jo, une nuk jom veshë bash si nuset, as t’kuqë n’buzë as...

EA: Pse?

EI: Jo, gjynah.

EA: E qysh je shku ti?

EI: Veç pak, bile po m’thot ni grue qitash “Çka ke ngjitë kur je kanë e re, se s’je plakë”, thashë, qy “çka ke ngjitë” - une s’kom pasë kurgju... edhe u hi vjehrra, kunata - dy kunata i kom pasë - a di, motra t’burrit, edhe ua kom kallxu çka u kom pru kti e ktí, ktí, rên.

EA: Krejtve iu ke pru ti diçka?

EI: Krejt, krejt qi’ u kom pru, rên, e tàna jena dalë n’shpi, nejse, kena hangër bukë, e u mush aborri gra plot, plot... e a do mi marrë me veti?

EA: Po, po s’m’kallxove qysh je veshë nuse: qysh je veshë; qysh je ndreqë...?

EI: Qysh t’kallxova, bistek për shpine.

EA: Flokt bistek i ke pasë?

EI: Veç bistek, e shaminë qisajde.

EA: Shamija, a u kânë e punume?

EI: Po.

EA: Qysh u kânë e punume - me çka?

EI: Çikaq shiriti i kept me gjilpanë, se plot kom e kom edhe kurrë kshtu s’e kom lidhë sokma, as s’kom ngjitë... se mozalla’, ani mi lye qerpikt: koftë larg e liga: as vetull as qerpik as hiç.

EA: As flokt si ke ly kur je ardhë nuse?

EI: Jo, i kom pasë t’mira shumë, e qitash valla m’u kanë zbardhë krejt (buzëqesh).

EA: E kmisha, çfarë kmishe u kanë?

EI: Kmishë t’vnasht, e kepne me gjilpanë, qi’ ma dojshe me pa se qi’ diçka, edhe vesha e mirë, krejt komplet.

EA: E, nalt e ke pasë kmishën, a deri n’fund t’kamve u kanë kmisha – a, qysh u kanë?

EI: Jo, sikur qikjo...

EA: E shkurtë.

EI: Durt’ deri ktu edhe jelekun, ata jelekat e mirë, mi kmishë.

EA: Jelekat çfare jon kânë, jeleka ksi..

EI: T’dimive t’mira, t’prene.

EA: E poshtë je ardhë me dimija... a jon kânë dimija, a çka jon kânë?

EI: Dymdhet [12] metra dimi, teri vjet une fiston skom veshë kurrë - s’ka pasë kush qi’ m’shtin, po jom kanë smut’, kom pasë sulum n’krye, tani ma mur Zoti kamën edhe dorën e nuk mujsha mi veshë, a e din, dimitë, e m’bertiti Safeti “Oj nanë nuk o gjynah fistani, tutu qi o’ gjynah...”, e tash ma kallaj, a e din, ma let’. Shtatë [7] parë i kom qaty.

EA: Shtatë parë dimija... a i ki prej atëhershit moti, kur je ardhë nuse, a?

EI: Jo, jo valla, ma s’shumti çika, çka ka: me perde, me k’to, me tepi, me krejt, me armon, me... qe atâ ma ka pru djali pej atjehi për me shtrê veres, edhe ma ka pru atë kerrin, po qatâ nuk po muj me marrë, me vra... po m’vjen mërzi, veç çika, e djali, e...

EA: Kur i ke pru teshat ktu, qi’ je ardhë nuse, a u dashtë me i pru krejt teshat për kur je bâ gru, tani për plakë, për krejt?

EI: Krejt, krejt, tòna u duft, ma s’pari me i’a kallxu burrit kuj i kom pru, e kuj s’i kom prue, se na... s’e kom ngjoftë, as s’ja kom ditë emnin.

EA: Hiç, s’ja ke ditë emnin?

EI: Jo, ku me i’a ditë...

EA: Tani i kallxove çka ju ke pru?

EI: Po, ktí, e ktí, e ktí.

EA: Secilit ti... për shembull, çka i ke pru vjehrrës?

EI: Vjehrrës i kom pru kmishë, i kom pru zavjaç, edhe ni shami, tjeter kurgju.

EA: Tani krejt anëtarve t’familjes.

EI: Po, dikuj kmishë e dikuj çerapa, e dikuj... veç tânve ka’ pak.

EA: Ato kmisha, e ato... krejt i ke punu vet.

EI: Po, krejt n’vek, e t’kepne me rruza ksajde, ksajde, e krejt, e qato’ gjithë kom pasë marak n’tö, jon kanë magbull... Tash a pe sheh bre, qyre ti, me kapë ni hithën une me ta regjë ksajde... e kom rrehë çikën e Bajramit e kom sosë. Dul’ ni ditë çikaq ni fiston - hiç ma t’gatë, thashë djalit “tri [3] euro [€] i ki n’dorë, veç bjermi tre hitha”, e t’ia hi vap e vap e vap e mâ kurrë s’guxon... mâni, mâni, a din çfarë feje kena na... me çikë hâhna gjithë.

EA: Çikën tâne... qysh i ke eduku fmin’? A ju ke folë atëhere? A ke kalu kohë me fmi?

EI: Po volla’, une po, se bâba i vet hiç, për qi’ i ka msu baba i vet... bile kish pas thânë ktu ni kojshi, “qysh u bâ bali Dan i pashkollun e me iu bâ der’ k’ta djelsh...”, a po din, ka thânë, “E, s’e dini ju dadën Minë”, kuku qysh e kom nie, thojsha... i lshojshin gjânë, thojsha me ardhë me thânë kush m’ka sha, mos m’hajde n’shpi ose po i vjedh naj kuj pemë a diçka. Qiky Bajrami ish shku n’Prellofc e i kish marrë do dardha pejanke. Kur erdh me mi’ pru mue, tha, “Qe nanë, qito dardha”, thashë, “E, ku i more?”, “N’Prellofc” tha, “derdhi aty, shkeli me kamë”: “E para e mrama si u’ m’bjen t’venit t’huj, se nuk due!”. Tash kurrë, kurrë nuk thotë dikush ka marrë nej’ fmi i Minës kûn: n’vakt, n’vakt merrjau - edhe nuses i kom thânë, thashë, “Me ta marrë fmija anën” thashë, “nuk e din a o’ jabanxhi a cili o’”. N’t’ûngjun njeri dihet, pasha Zoti po, na e kena pasë babën sunqar shumë, dhêtë s’kena guxu me i lshu kah i kanë lshue djelt: “ata i lshuen nalt - ju poshtë”, tash lojn’ e madhe çikat, se u ardhë koha mi çelë sytë - çili sytë mirë se nanën e sakaton...

EA: Ti the se bâba nuk ju ka lânë me shku n’shkollë... e, çikat e kojshive tjerë, a kanë shku n’shkollë ato?

EI: Boll pak... pak e hiç. A, motra po... kur e ka nâlë baba jem motrën tani pej shkolle, gjashtë [6] javë ka dert, se i ka shku shumë mirë po’ nuk e la: Jo, thojke “s’e lâ n’shkollë se s’ka mâ, i hiçet perdja”.

EA: E ti, a ke pasë qef me shku n’shkollë? Atëhere, a kishe qef me shku - edhe që s’t’ka lânë baba - ti a kishe qef?

EI: Me pa’ shku sikur me dhênë ishum knaqë... me dhênë jena shku bashkë jena knaqë, veç qi’ hiç hiç hiç s’ke guxu me përmen, veç ma s’pari e kom pasë kusherin, n’hyqymet ni kusheri, e kanë thirrë me i’a hjekë grues tina kit ispeqen... a e man n’men ispeqen?

EA: Jo, veç e di.

EI: Çarrshafin e zi, e tani ai e ka pasë ni [tregon që e ka pasë të hapur tek sytë], edhe u kânë baba jem, kur erdh at natë, “Heu, maroi feja jonë”, “Pse?”, “Kahrimani e qiti grun’, i’a hiçi ispeqen”, me i thânë “ki me i pa deshë krejt se.... ajo ispeqja s’ish kanë kurgju...”

EA: E ju a i keni pasë ato - nâna jote, gratë tjera...?

EI: Po, une, vet une e kom pasë.

EA: E tani, qysh e ke hjekë?

EI: E hoqa, e hoq shkau, me t’nxanë me tô veshun... ose qe, aja’ koka hjekë, po ni çarrshaf t’bardhë e bonum, a di, qarrshafin e bardhë e poshtë atâ t’ziun, e me meter e matke: qi’ osht’ ma shumë se ni metër, u dufke me lâ pare... edhe ajo u hoq, edhe krejt, krejt mâ, qysh pi’ sheh vet... e une për veti jo - une e kom mantillin qashtu.

EA: E ki hala.

EI: Po vallahi, nuk dal pa mantill me m’vrâ: de t’m’ vret... tash s’thotë kush... jo volla’, selamet.

EA: Zoja Emine, çka po ta merr menja - çka ruhet prej tradites sot? A u rujt diçka?

EI: Ë-ë... jo, jo, jo, kurgju.