Emine Tupella - Haxhimehmeti

Intervistuar nga: Lekë Shala

Une kom lindë - thojshin k’tyneherë n’Bozhiqe - po s’pi di k’to datat (qesh), veç nodhet’ [90] vjet tash i kom bô

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

10.01.2018

Lokacioni i intervistës

Mitrovicë

Vendi i lindjës

Mitrovicë

Tranksriptimi

LSh: Jena me datën 10 janar, ora 11 e gjysë, n’shpinë e Emine Tupella-Haxhimehmetit, në kuadër të projektit “Niqin [100] pleq e plaka t’Kosovës” që e organizon Bibloteka Kombëtare. Kallzona pak: kur ke lindë; ku ke lindë; sa vjet i ki?

ET: Une kom lindë - thojshin k’tyneherë n’Bozhiqe - po s’pi di k’to datat (qesh), veç nodhet’ [90] vjet tash i kom bô, n’ato Bozhiqet e shkijeve që jom lindë.

LSh: I ki nâdhet’ [90] vjet…

ET: Po…

LSh: Ku ke lindë?

ET: Kom lindë n’Mitrovicë, masanena jena dalë n’katun, n’Kçiq - n’Kçiq t’vogël. U dalë bâba te kojshitë - aty qipqitë i kanë pasë. Tani kur u hi Sërbia, qat’herë kur u hi Sërbia iu ka thân: “Tash, kush e keni punu tokën pesëdhet’ [50] vjet nër mret, toka e juve...”. Kur e ka marrë vesh bâba jem tokën që pe marrin, u çu: u dalë prej Mitrovice e n’Kçiq t’vogël...ai edhe vjen... babgjyshi niqin e dhet’ [110] vjet ka rrnu, gjallë u kânë atëhere. Tani, bâba jem o’ kan’ dalë me babgjyshin. Babgjyshi s’kish pasë qef me dalë - ka thân: “S’po du, se aty veni i huj.”. Jena ardhë prej Rashani, jena ra k’tu n’Mitrovicë - se na jena prej Mirdite, prej Shipnie - i pari jonë e ka pasë Ali Meta emrin, Ali Meta, e nana, qysh e ka pasë emrin... ooo... (nuk i kujtohet).

LSH: Prej Mirdite u ardhë k’tu. Kur u ardhëëë n’Kçiq t’vogël, domethân n’tri [3] katune, i pari i Shipnisë - Ali Meta u kânë  kryetari i qatij veni - edhe i ka thân “Qëto shtatë katune jon tuat, njo osht’ Kçiqi i Vogël, Akrashtica…ufaa...” (nuk i kujtohen). S’ka pasë qytet atëherë, k’tu veç u kânë  fushë, bari u kânë , tokë...Ai u ardhë, nuk ka mujt me nxôn ven k’tu se ka thân “Valla koka kërsh, e keq, e asi...” - u ardhë me gjâ, me gjin’, me kallabllak...u shku n’Akrashticë, baltë, ka thân atina njerit: “A po ma ep’ ni kali, se po ta jepi krejt kit’ katun me pas kânë i Vushtrisë, se koka keq, asi...treti nuk po lejka, po bojka zhurëm, s’koka vên i mire”. U dalë tani …po i harroj katunet…

LSh: Qysh e man n’men ti fmininë tône - me çka jeni merrë; a jeni dalë; me çka jon merrë gratë?

ET: …qashtu... Tani, qato katune, prej qatyhit shkoi ai i pari jonë …e Vllahinë - qështu i thojnë - u dal n’Rrashan, ka thân “Vallain qëto koka mirë, k’tu me vendosë me gjô, me krejt, se koka mirë me nêjt me sanë e me gjô”, se ka pru gjò shumë prej atjehit. Kah vjen e zatetë...e ka gjetë ni çikë - boshnjake ajo, nxon ven’ atje n’Rashan, rrin tash atje n’Rrashan, tha, “Vallain, k’tu veni i mirë koka, veç, ka përfuni Trepça t’pasën, unë për veti s’e kisha çelë kurrë, veç kur u kânë  përpara ma pastër e kanë çelë - mretnia e kish pas çelë...u mshel dera, mo’ kurgjo. K’tu te Dudikërshi e ka pasë derën Trepça, tash e ka knej nalt. Tash tjert e kanë çelë anena - atje u kânë  Sërbia ma zi. Po thotë, “K’tu kush len, len t’shnosh...po, kur nisen mu plakë, mashkujt dredhaven: femnat jo, veç mashkujt”. Ata: “Nashtë valla. Koka veni i mirë për gjô”, rrinë aty -  rrinë aty me gru t’vet. Shpinë e kanë maru khâ n’mal, ngjit’. Kur po bohën netë e mdhaja po bon bukë, hallve, diçka, tha, “Çfarë nate osht’ që m’ke pru”, tha, “Nata e madhe”, tha, “Nuk koke shqiptar ti”, - “Jo bre po tu nejt n’mal jom habitë”, ty nejt n’mal me gjô, edhe i’a merr mét, tri [3] herë qashtu, tri [3] parë qira po bôhën, kur bôhën tri [3] parë qira. (nuk kuptohet) Qe’, Mustafa që e ka emnin e ka prej, qashtu n’emën t’Mustafës, njôni Mustafë e ka emrin, Ibra, Qela, Mulla Mustafa. Ajo thotë, “Jo, veç kallzom qysh osht’ feja muslimane” - ai katoliku, e kjo muslimane, po edhe gruja katolike - gruja e tina e para; kjo muslimane, tash bohët musliman. Tani qaty bâba jem, ndahën ni pjesë te vllaznia, po’...plaken e desin: njo n’Tërstenë, do jesin n’Rrashan aty. Gjyshi jem shtatë [7] vjet, u dalë ka thân “Pse me nejt n’Rrashan, tu kânë  me shku n’Kçiq t’vogël”. U shku aty, ka asì tokë boll, livadhe t’mira. Masi vjen aty qysh i’a çon Zoti egjelin - desin ka njo, ka njo, ka njo, ka njo - jesin veç babgjyshi jem edhe vllau i tina ma i madhi. Tash i jet’ babgjyshit non’ [9] mujsh me këtë djalin, me babgjyshin tem t’vogël. E at’ djalë pak ma t’madh, djalin e madh: “Jo valla, s’po rri k’tu - veni i huj, kërkush s’po m’don - du me dalë n’Mitrovicë”. Jon ikë at’herë n’Mitrovicë e ku osht’ ai, nuk osht’ shkallë-shkallë, po osht veni jonë, veni i shiptarve u kânë , katalik u kânë. Tash kur vjen babgjyshi k’tu, bâba i tina, se babgjyshi non’ [9] mujsh u ardhë, se jo bâba jem, po babgjyshi, kur vjen, muhaxher n’mahallë i thojshin, n’Bajr, qaty ku o’ vllaznit Mihajlovic, shpija n’tokë, shpija veç t’fukarreve, edhe tri [3] shpi përte urës t’Ibrit, tjetër s’ka pasë, veç ledina u kânë, mal, fushë.

LSh: Kjo osht’ kur u dal gjyshi yt n’Mitrovicë - që t’ka kallzu?

ET: Gjyshi jem kur u dekë, i ka pasë niqin e dhet’ [110] vjet, jo valla: nòdhet’ [90] vjet - se gabova, edhe thojke “e mâj n’men bre çka kanë thânë para dyqin [200] vjete”, thojke, “e maj n’men çka kanë thân para dyqin [200] vjete t’moçmit qysh jon ardhë”, e tash babgjyshi qe’ nodhet’ [90] vjet u dekë: qe dyqin [200] vjet k’tu jon’.

LSh: Kur u ardhë k’tu, qysh e ka gjetë Mitrovicën?

ET: Kur u aaardhë.. Mitrovicën veç shtatë [7] shpija: katër i ka gjetë përte’ ure, anena n’Bajër, tri [3] përte urës t’Ibrit. Krejt k’tu fushë, pa njerz, pa kurgjo, tani tu u plotsu, tu u plotsu, a din, tu ardhë qështu njerz t’ri, tu ikë prej lufte, nër mret - a din - nër mret, edhe tani tu u bô shpi. Ma s’pari k’to mas babe tem ishin ardhë Vitakt m’dokët, vallai s’po di a Vitakt. 

LSh: Prekazt’, a?

ET: Jo, Prekazt’ vonë jon’ ardhë ata.

LSh: Vehapt?

ET: S’po di a Vehapt, a qata prej tyne.

LSh: Po, njâni prej tyne.

ET: Tani u ardhë ai Qazim Deva, prej Gjakove...ai u ardhë, tetë djem, Qazim Deva, Xhafer Deva, e plot, plot djemt e tina, po mas babgjyshit tem që jon ardhë qata, që mu kânë  k’tu shtet. Qipqitë atje tokë shumë, mos ma bjer at’ mallin kurgju, veç pare, livadhet e arat, çka ka qit toka, veç me lira - ky pak pare, tashti k’ta gjakovalit t’meçëm – p’i thotë babgjyshit tem, “Pse nuk pe çelë ni vén, dugojë diçka, e me ia nisë midis qytetit...”, tha “Jo, po - pare kom, po nuk dita që vjen najkush k’tu”, jo po, kadal kadal, babgjyshi jem e çel.

LSh: Çka çel?

ET: Tetë [8] dugôj’ e katër [4] furra.

LSh: A e man n’men ku jon kânë ?

ET: Ato jon kânë dugojt tona. Osht’ njo hanes’ prej piacit si t’dalin - se i kanë hjekë...ato jon hjekë mo krejt. Edhe ia nis. Tu ardhë hallku, tu u bo shteti, tu u bo shteti n’veti, rrugtë jon çelë, po munojnë qashtu, ma s’shumti si gjakovalitë që jon ardhë, edhe bôhët k’tu shtet. Mô babgjyshi jem, krejt k’tu bôhët veni i tina; qato dugôj’ tina. Po vinë gjinja qashtu, po ecë puna, hajt, hajt, hajt - tash babgjyshi bohët mô...ai nuk rrin te shpija: si bohët saba’, del n’kafe me nejt me zotni. N’kafe aty, edhe gjinja, po punojnë për tô, nëpër dugoj’ tina, nëpër asi’. Kqyre qysh po m’dridhën durt, oj nane. E ka pasë… ai kushedi sa u kânë  i musht’ dukat ai...Ai muhaxher ish kânë, shoq i tina: i kanë çpu k’tyneherë gishtat, e kanë bô gjakun: “jena vllázni”. Ai vjen...pi thotë babgjyshit: “Fazli, ama se po du mi marrë t’dhetat e Kosovës, tashti niqin [100] tufë mi qitë qajo arë.”, Ni tufë ia ka lân mretit – “ndâç me ardhë mreti, gjinja e vet me marrë; mos dashtë...” - u kalb ata, dyqin [200] dujë, dy [2], qashtu t’dhetën e kanë marrë. Edhe mixha ja jep atina, u kânë ktu. Unazën e hjek prej dore, ja jep shoqit t’vet - ai edhe shkânë ja jep mretit, - “Ami se du mi marrë t’dhetat e Kosovës, aty kush e din - s’di sa milliardë jon kânë”. Hajt, hajt, u ardhëdita me shku...me shku mi çu qato paret që i ka marrë, që i ka dhânë, qe pe lom ni ditë, sa pe majn ata tokën. Kur u shku, ky su shku mu hiç, veç ka hôngër pare, ato. Ky s’po di kurgju. Ni ditë prej ditë po rreh telefoni, ajo jo me çu me letra po …krejt lirë e kanë dhânë. Jon’ shku gjinja me kerre me marrë drithin, pesë hangarë me drith, k’tu n’Mitrovicë. Tash i kanë çu kerret m’i marrë drithin, m’i marrë mallin, krejt, me marrë tokën, çka ka n’shpi mrena, e t’ja ngjit “meshnet e bojsh”, n’qarshi, “hajde kush doni me ble”, kur dikush që o’ qillue i njofshëm, e ka pa, u … e Tupellës po shitën, u ardhë tu ngâ, se ky n’kafe po rrin me zotninë gjithë, s’po punon, s’ka çka punon, kur po thotë njo “Fazli, pse po rrin ûngjun - t’shkoi malli”, “pse?” thotë, “kuj ja ke dhânë n’hyb”, “Ooo vallain shoqit tem”, shoqi u hup, tha, “N’paç diçka, se t’shkoi malli krejt, edhe shpijat t’i marrin qëtash”. Met tani babgjyshi, e i jep s’di sa, kush di çka ka jep, pare, edhe i nalë krejt shpijat t’i marrin qetash, i mlun krejt, qaty babgjyshi hup, bâba jem tani ish kânë...

LSh: Une kom ni që e ki pasë babën hoxhë...

ET: Po, hoxhë e kom pasë.

LSh: A din me na kallzu pak - qysh u bô hoxhë ai: pse shkoi mu bô hoxhë?

ET: Babi jem jet’ dymdhet’ [12] vjeç, edhe krejt ia len qati djalit dymdhet’ vjet [12], tha “S’kom ditë me punu, s’pasna ditë...”, u shku tani n’Qabe, as s’punojke, tani kallzojke - thojke “Jo, jom shku n’Qabe, e kom lân tonat, s’po du me punu, as djem s’pasna, kurgjo”, tani bâba jem ka punu mirë, e ka majt pasha Zotin mirë, kanë pasë mall e gjâ, kanë pasë lira mô – sikur kur u kânë gjallë ai mixha që u dekë qëtash. Tubojke pare bâba jem, k’shtu grumbull, tha “Mu mshefë mas tyne nuk u dok’ke prej asaj” - prej pareve që i kanë marrë prej qasaj toke që i kanë punu qiraxhitë. Veç me lira qashtu kanë punu, atje s’ka pasë.

LSh: E bâba, a t’ka kallzu qysh ka vendosë mu bô hoxhë?

ET: Veç babgjyshi e ka çu n’shkollë - n’medrese.

LSh: Ku u kânë medresja?

ET: At’herë u kânë  medresja k’tu n’Mitrovicë, u kânë  k’tu që osht’...te Fortesa, pâra që u kânë  ai veni i rrethûm, qaty u kânë  medresja edhe xhamia.

LSh: Edhe jon’ shkollu aty, a?

ET: Kanë msu edhe shkijet. Kur u bo...bâba jem që u bo mu shkollu – “njëjtë” - tha - “msojshin si shkijet - si na, dersin, veç te bismilahi kur shkojshim, thojshin kostrup.”

LSh: Çka osht’?

ET: Veç pe lojmë kët’ fe po himi n’fe tonë. Aty që jon kânë veç dy [2] shpi jon kânë shkije, a kjo mahallë knena jon kânë dy[2]- tre[3] shkije - n’kit anë ku osht’ kisha tash...po, masi që e kanë maru kishën shkijet, tu ardhë shkijet tu u mushë, tu u bo mahallat. Po hjekët mreti, po hin Sërbija. Atëherë bâba jem, shoktë ma t’meçëm, e ka kry shkollën me shkije bashkë - ata që jon kânë  n’qat mahallë, asi. Ata bre, kur vjen vakti me asì, çka bojn ata, ha’, e marojnë kishë. Tash, k’ta shqiptart qysh me na maru...dy[2]-tri[3] shpi shkije me na maru kishën n’mahallë tonë. U kânë  njo i knushëm që u kânë me shku me thirrë ezanin aty natën, prishët kisha. Jo, nër mret koka kânë, se s’koka kânë nër Sërbi. Tani bâba jem që i ka pasë shokë, jau ka ditë fillin: çohët e thrret ezan, po kurgju - nja dy[2]-tri[3] ditë - apet ishin çu e kishin bo kishë. Herë kishë; herë xhamia, qashty ka dy[2]- tri [3] herë i kishin pas’ ndrue. Njojtin, qatâ. Tani mô nuk jon dalë. U rritë bâba jem, u plakë...tani n’qytet t’lemë e t’ritun krejt. Veç une jom kânë  ma e mramja prej fmive që jon dalë n’atë ânë.

LSH:  Ti ke lindë n’katun - jo n’Mitrovicë, a?

ET: K’tu n’Mitrovicë - qat natë jom lé une që jom dalë, k’ta tjert tân, edhe krejt i kena ata t’shkrume, k’tu n’Mitrovicë. Çka ish diçka, masi bâba jem apet bojke si komuna e vet që osht’.

LSh: N’luftën e dytë botnore, sa vjet i ke pasë?

ET: N’luftën e dytë botnore i kom pasë...dymdhet’ [12] vjet.

LSh: A mân n’men diçka?

ET: Vallahin, mâj n’men veç shkijet çka na kanë bô zullum’, që i mytën ushtart – ma s’pari që u nis lufta, ushtart i mytshin... na s’dishim fmia... veç thojshin “Po bôhët lufta, po bôhët lufta!”; “O vallain e ka mytë ni ushtar – o’, e ka mytë ni ushtar”, i mytshin n’ushtri. E prunë t’dektë atâ, tani hini Sërbia... çka kena hjekë...

LSh: Gjermant a e shlirun k’tu?

ET: Gjermani na shliroi...veç gjermani kurgju nuk na bôni neve zullum - ka bô n’tjera shtete: a, k’tu n’shtet tonë nuk ka pas’ bâ, veç “me ngucë - mos m’ngucni: ni ushtar me m’shku, dyqin [200] kanë me t’shku” - gjermani.

LSh: A i man n’men ushtart gjerman k’tu ka’ sillën nëpër Mitrovicë?

ET: Po, tri [3] vjet e gjysë kanë nejtë. Jon ardhë Shën Gjergjin, taj’ deri n’fund t’vjeshte. Tri vjet e gjashtë muj’ kanë nejtë.

LSh: Kur u kry lufta mandej, erdhën sërbt, a?

ET: Kur u kry lufta, taj u çun shkun, se i marrshin atje boshnjakt n’Bosnje - i mytshin boshnjakt e zullum’ ju bojshin. K’tu isha...kallzojshin krejt, e maj n’men. Kanë thânë “Për Bajram” valla, “kena me ja’u qitë fminë me ja’u virrë” - kallzojnë ata boshnjakt prej atjehit. Boshnjakë jo’, veç edhe ata shqiptarë - shiptarë tân jon’ kânë. Sarajeva e ata - tjetër jon’ k’ta. K’ta ton’t u çun tani shkun luftun - luftun me shkije: i mytshin edhe gjermant, shiptart. I mytshin qashtu, luftojshin e u dekshin...Atje u ndreq kjo Sërbia, gjermani shkoi, u kthyn e niqën edhe gjermanin: le qi’ shkijet bojshin zullum n’boshnjak - k’ta u kthyn, luftojshin me gjermanë. Gjermant jon’ kon’ mytë atje shumë n’Pazar: luftunë, e s’kishin ka’ dalin.

LSh: Kom ni që e keni pasë ni kullë..?

ET: E kena kullën k’tu hanez’.

LSh: Ku osht’ ajo?

ET: Hapsna u kânë - kulla e Tupellve, osht’ qëtu te stacioni, pa dalë te stacioni i trenit atje.

LSh: Te stacioni i trenit...e, mandej, a u bô burg ajo, a çka u bo me tâ?

ET: Po, burg u bô.

LSh: Kur ashtu?

ET: He, qe shtadhet’ [70] vjet a shtadhet’ e tri [73] vjet i ka valla. Masi që u hi gjermani, u hi partizani, e murr qëky, na murr n’qafë - ma zì na ka bô se Sërbia: ky ka mytë gjin’ hala ma shumë.

LSh: Kjo domethân u bô burg mas Luftës Dytë Botnore..?

ET: Mas Luftës t’Dytë Botnore.

LSh: Qysh, a jau murrën kullën, a qysh ke puna?

ET: Po’ kulla u marue, mandena bâba jem...u hjek mreti e që u hi Sërbia, se di sa masi që u hi Sërbia , nja dy [2]- tri [3] vjet a qështu.Veç kulla u maru, ngat niqin [100] vjet i ka kulla.

L.SJ: Mandej, kur u kry Lufta e Dytë Botnore, hinën aty sërbt a?

ET: K’ta partizont.

LSh: A shiptartë e kanë marrë atâ?

ET: Shiptartë, qëta kapedanë, edhe shkije - bashkë. N’katun tani nejti bâba jem deri i përcjelli ata qipqitë. Bâba jem, si u hi Sërbia n’Beograd, u shku për me nxjerrë tokën...u g’zu valla boll se aty u shku n’Beograd, ka dhânë pare t’madhe. U hi aty ku u kânë aj shkau, ma i madhi që u hi, e ka rreh shkaun, e ka sha sërbisht – “majko to jebenka” - shan sërbisht: nânën k’shtu, k’shtu ja bofsha. Tha,  “Hala shqiptar n’Beograd nuk u hi si ti”. Me shalla u kânë gjithë; me kapuç t’kuq - e ka qitë kapuçin e bardhë, mi thân vetit që jom shqiptar.

LSh: Plisin a?

ET: Plisin, plisin e bardhë.

LSh: Po, a..?

ET: “Çka je ardhë?” - Ka thânë, “Une jom ardhë me folë me ty se qështu, pesëdhet [50] hektarë tokë i kom pasë, e mi murrën qipqitë, tash jom ardhë me nalë. Une jom...pesëdhet’ tokë i kom. M’kqyr ai, ia jep lira t’at’hershit, e shkrun atë letër, thotë: “Merre qët letër, çoja atina qiragjisë, jepja n’dorë. Ti s’ki fjalë hiç”. Aj e shkrun tash, ky, thotë “Toka jeme osht’, s’ka ky Tupella kurgju tokë” – thotë, “toka jeme osht’.” - shkau. Bâba jem e çon n’komunë atë letër. Komuna ja çon atina nirit, aj niri: “Tash s’kom ku me shku - tash jom...”, tetë [8] vjet qiragjija që ka nejtë. Po veç boshnjakt që jon, që kanë ardhë me shkije prej Sanxhakut - muhaxherë. Hala me boshnjake u martojshin.Tetë [8] djel aj i zoti i shpisë. Thotë: “Me hôngër bukë te une mô mos hajde: toka jeme”. Thotë babgjyshi, “Mâ bre, qysh po thush ashtu, zoti t’vraftë me pushkë t’vet: une me nejt me fmi t’mi pa idâre - ti me nejt n’tokë teme! Boll ke nejt - pesëdhet’ [50] vjet”. Çohët, nuk han bukë babgjyshi, me ardhë te shpija. Kur del prej shpisë, n’atë rrugë poshtë del, veç shpinë larg, aty ai i zoti shpisë me tetë [8] djem t’lidht’, lshohët reja, dy [2] djem i’a myt n’qat ven, i jesin gjashtë [6] tash atina. Kur Kçiqi i madh, prej ballkanit pi’ thojnë “O Tupellë, kthehu se ia myti Haxhës - dy djem ia myti reja”. “|Hajt se s’di çka po thuni, unë po shkoj n’shpi teme”, ky apet s’po merr vesh. “O, Haxhës ia myti reja dy djel”, thotë: “s’kom çka me bô..”. Shkon dogri n’shpi t’vet. Kur shkon, tash po nin’: dy djemt shkun’. Tash shkojnë i shtinë n’dhé ata dy djemt, edhe k’ta ty nejt, hala pa shku, kur pi sheh tjert, i pihët menja edhe atina. Shkojnë i marrin teshat, dalin prej shpisë. Shtatë vjet rrinë qashtu bashkë. Ai pe punon tokën apet, gjithë qashtu pe punon, se qaty jon rritë me fmi e me nânë. Kur bôhën shtatë vjet, qysh jon kânë  tu nejt, ish hi boshnjaku, bâba e po i thotë, “A po merrëm vesh, boma hallall, çka të m’dhôjsh, na po dalim, se mo’ nuk po rri k’tu” - boshnjaku. Thotë  “Po bre”, i jep pare, tash sa ka lypë, se tokë s’i ka dhânë, pare, se mi dhânë tokë, jet’ ai qaty. “Shko” tha, “qaty n’ven t’hyqymetit, qaty n’mal”. Sot i kanë shpijat hala qaty. Tani njôni vllâ e kish pa bô diçka, e kish pa’ gjetë dekën. Tash osht’ dikush prej tyne, po s’pe di emrin, se po shtohën, jon dalë fare krejt boshnjakt. K’tu shpijat, shpijat e reja si kanë maru, krejt jon kânë bre burrë t’gdhenun: ni lirë, tha, punojke puntori n’ditë - ni guri e gdhenke, veç. Krejt me dâna k’shtu me dan’ t’hekrit e me çekiç ty i rreh, ty i asi, që mu bo rrafsh ai guri sa kjo. Qatâ ka bô gjithë ditën...e ka marrë ni lirë. Kush e di sa u kânë  ajo shpi: u kânë  tridhet’ e pesë metra për s’gati, tremdhet’ metra per s’gjâni, oborri i madh u kânë, s’po di sa me t’thânë, nja tedhet’, po tasht u pakue, kur jon maru hapsânet e kan shti veç ni zid e kanë maru - kojshive rreth e rreth, asi - e tash u metë qaj’ zid i hapsâneve që u maru. E, e çon bâba jem, n’katun atje, tokën me punu, me asi, apet, hajde flejt, u rrit, u, kur bohët që hin qëky partizani, herën e Xhavit Nimani i thojshin, u kânë aj gjakovali, n’Odglas ka punu aj kryetar diçka...ai i thotë babës tem, ishim ty nejt, une isha valla...dymdhet’ [12] vjeç jom kânë, kur u hi.

LSh: Partizant, a?

ET: Po, partizant, kur jon hi, edhe k’ta t’babës tém, me pajton vjen ai prej Prishtine, sa s’u maru hapsâne, drejt me hapsâne: “A po na lshon shpinë?”. “Valla...” thotë, “jom me rob’ tu nejtë, shpija e madhe, k’tu vllaznia për gjysë, gjysa tetë [8] copa - gjysa tetë copa, katra poshtë - katra nalt”.Tha, “A po na lshon shpinë?”, tha: “Jo vallain - une me lshu nuk e lshoj...”, se e ka pasë djalin e mixhes, e ka marrë; i ka pasë dy vllazni - qaj mixha plak qe u dekë e merr me t’mirë tash bâbën tem, thotë, “Për tri vjet - besën po ta dhâ - a po ma jep për tri vjet?”, thotë, “S’ka për tri vjet”, po nënshkrun bâba jem për tri vjet. Ai kthehët...asi...ia ka falë tokën - ia ka falë hyqymetit, për tri vjet, e ka mashtru, kur bôhët tri vjet, shkon bâba jem. 

LSh: A e mân n’men kur jeni dalë?

ET: Po, kur jena dalë prej shpije k’tu, po. Shkon i thotë atina, “Jo, ti e ke dhânë shpinë”. “Mâ more - qysh une kom thân, une kom jep që pe jepi shpinë për tri [3] vjet”. “Jo - ke thân ‘une e kom falë’”. E ka mashtru....tona shkoi n’Begorad, te Tita n’pranverë, vetë shpija met. Tash tôn i kanë marrë shpijat e veta, ata tontë...vllau diq – vllau dek, nja katër vjeç a pesë - s’di sa i bôni vallain...u munu asi, s’u bâ, tash që u bô e jona kishe, pasha Zotin kish pas thânë…

LSh: Kur dulët prej atyshit, ku shkut’?

ET: U duft me shku apet n’katun - apet n’Kçiq.

LSh: K’ta jau kanë kthy qëtash ma vonë dikur, kur u ra komunizmi jo, veç para shtadhet’ e dy [72] vjete.

ET: Se kanë kthy hiç, tani po marohet hapsânja, jo - nuk e jepin, munohët, edhe s’ka kurgjo, vakti i partizanit. Sot osht’ njâni qiragji. Njâni, shpija...mixha jem s’e murr’ hiç. Djemt e tina thanë “Jo vallain s’po himë, s’ka çka na vynë”, aty e nxânën, po gjâ mi veti s’kanë, jon hupë dokumentat...s’ka dokumenta se i kanë çu n’Beograd ato dokumenta.

LSh: Tezja Minë, e ni vlla që kallzojnë që ta kanë vra austrohungarezt, n’Luftë Dytë Botnore..?

ET: Po, njâ ma kanë vra, k’ta gjerma…, jo valla – at’ t’voglin u vra prej egjeli. E qëtâ t’dytin e kanë vra qëta nër gjerman, Sërbia.

LSh: Pse, a u dalë me luftu, a qysh?

ET: Jo valla...veç ka ikë prej shpije. Na hìn qëta partizont, hìn me na...gjermani, hike ky thì partizani, atâ e nxìnë te Sitnica dikun, i thanë “nalu, nalu” - s’nalët: i binë pushkë. Ai des, e lâjn stom’ uji...na ikim tani, n’Rashan ikum, unë isha e vogël, ishim t’ri. Ai ka nejt tre ditë, tani qaty n’stom’ t’ujit k’shtu i dekt’, tani e gjìjnë dikush...shkojnë me nxân peshqi, k’ta far partizant, kur e gjìjnë: “uu tek’ osht’ e kush osht’” - e thrrasin babën tem, thojnë “hajde merre se e kanë vra Hysenin”. Nizet e shtatë [27] vjeç u kânë  ai, ai tjetri që u vra n’Lushtë...kojshia e vrajti vllaun që lujshin qështu me armë, me fishekë, ai dymdhet’ [12] vjeç ke, veç jon kânë  t’rritshëm, t’shnoshë, jon kânë  tânë. Vjen tash ky vllau i madh edhe vjen ky tjetri pesëmdhet vjeç [15], ai des’ qashtu n’vjeshtë, mas Shën Gjergji - pesëmdhet’ [15] vjeç. Ai shkon n’Zasellë, s’ka pasë atëherë as shkolla, as kurgjo...partizani e çeli, se shkijet me shkollë t’vetën e majshin: ‘Ruzhdija’ ju thojshin n’Mitrovicë, ‘Ruzhdija’, tani masanena tjetër emër e qitën.

LSh: E ti s’je shku n’shkollë, a? Çikat, a i kanë çu?

ET: Jo, veç motra jeme që u kânë  n’Zhabar, Sabrija, edhe vllau jem e kanë kry shkollën turqisht, tani Sërbia - jon’ hi sërbisht. Po tani e lam’- m’erdh kjo motra, Muhameti, une, qata dy vllaznija e vogël, me shku n’shkollë, veç tani ata dy f’mija e vogël shkun kur hini partizani. Tri [3] vjeç, tani diqën te dytë.

LSh: K’shtu nuk ju kanë msu me shkru, a me lexu, a - n’shpi a ka ditë najkush?

ET: Vllau e motra kanë shkollu, familja që u kânë  n’Zhabar, edhe vllau jem, qaj që u dekë qëtash, ata veç turqishtën e kanë krye, edhe sërbishtën me knue, mandena jena dalë n’katun na. Manena, erdh kjo nâna e Muhametit, qata dy [2] vllaznia e vogël jon shku n’shkollë: ata shkun’ kur hini partizani, qëky far. Po tri vjet kanë knu tani diqën te dyt’ edhe ata.

LSh: K’shtu, s’ju kanë msu me shkru a me lexu - n’shpi, a ka ditë najkush?

ET: Vllau e motra jon kânë  t’shkollum: Sabrija që u kânë  n’Zhabar edhe vllau që u dekë qëtash, ata edhe turqishtën e kanë krye, edhe sërbishtën. I knushëm u kânë shumë po’, na tjert asnjô, se mô atje, n’katun, nuk na ka çu bâba jem, se veç shkolla e shkijeve u kânë - s’ka pasë mô: kush don u dashtë sërbisht - s’na ka çu hiç. Murseli, vjehrri jem, ai kallzojke për vén t’vetin, kur, edhe k’ta prej vogjlie kanë dy [2] vllazni: jon ardhë, tani njô ka nejt n’Stantërg, njô osht’ n’Rahovë e n’Boletinë e n’Zhazhë, krejt jon’ ni vllau, veç tani m’i nxân venet, jon nda vllaznia nërmjet veti. Kur jon shku k’ta ma s’pari, nuk ka pasë Trepçe, nuk ka pasë. Nër Sërbi u çelë Trepça...kur u hi Sërbia, sa i ka Sërbia që u hi: nja niqin [100] vjet i ka, nôdhetë [90]. Babgjyshi jem që t’thashë u shku n’Qabe, mô nuk...s’ka punu, ka thân ‘e hupa mallin, une mâ s’du me punu kurgjo’. Dhêt’ i ka ru, veç: u shku n’mal me dhê, me asi. K’ta tontë n’Stantërg tu nejt, hala n’shpi t’vet atje, jon ardhë tre [3] shkije, e njo’ tu folë, “Tugmat” i kanë thân sërbisht atina që ka përkthye, njo pe përcjell edhe dy [2] shkije tjerë, e kanë zatetë, tha: “Sa vjet i kie?”, ka thân “afër niqin [100] vjet i kom”, - “a din diçka me kallzue?”, - “vallain kurgjo, veç dhént i ruj”, tha “ku o’ Trepça?”, “gjâ nuk di une për Trepcën, mos m’vet, une nuk jom i knushëm, une veç turqisht, qat shkollë turqisht, që jon metë qashtu prej mretit”. Kan dhôn xhevap, apet jon shku n’dytën ditë: “A din diçka me kallzu?”, - “Kurgju’, veç qëto dhén i ruj, kurgjo tjetër”. – “Ku ka Trepça derën?”, - “Jo, valla, s’di ku ka Trepça derën”. A, e ka ditë, po s’ka dashtë me kallzu se ata shkije. Qëllon ni tjetër, tjetër kush, i thotë “po more’, n’filon’ ven osht’ Trepça”. Shkojnë shkijet, e gjôjnë venin ku me çelë derën, e kanë çelë derën mi shpija tyne, nalt n’kodër, n’Stantërg. Ata e çelin përfuni, shkojnë tashti te kta tontë, vjehrri jem që u kânë  me familje t’vet. Thanë: “Na tash kena me çelë Trepçën nër juve, s’bon me nejt k’tu”- tha, “jo, veç ju mos me nejt, me lshu, se na kena me ia nisë me punu”. N’shtatë katune, n’tokë tyne, t’rrethit tyne që kanë maru shpija, mal mô...Kanë thânë dy [2] vllazni jon kânë: Haxhi Smaili edhe Haxhi Bajrami. Haxhi Bajrami osht’ bâba i Mehmetit; Haxhi Smaili - bâba i k’tyne tonve. Kanë thânë i kanë pasë kuajt: “Hajde, bre, pe lshojmë tokën tonë, se po vinë prej tjerave vêne, po marojnë shpija, e...e nxojmë ka ni cope tokë. E, tash, te ndajmë tokën tone.” Prej gjysë dite që jau kanë dhânë at’ vên, asi, edhe çka bojnë: “ti n’kali njânit”, edhe e marrim diçka me sakicë, me copëtu qat ven, që me ditë ku jon kânë: “ti shko n’at ânë - e une n’k’to ânë: ku bâhëm dytë bashkë, qaj ven osht’ i joni. Mirpo...k’ta dy vllazni. Ni ditë, gjithë ditën udhtojnë, qaq e madhe ai ven që e kanë pasë, kur po vinë  k’ta që po lypin me shti përfuni tyne Trepçën, po don me bâ venin e vet, e Muhameti m’ka thânë “Tete, nuk e kanë bâ mi veti, s’kanë mujtë me qit mi veti, e bâjnë ata tash, kur bâhën dy [2] vllaznia bashkë: ky n’kit anë, ai n’tjetrën anë”. Kur bâhën bashkë del n’akshom - prej sabahit deri n’akshom, kryhët, edhe shkojnë te shpija tash me lshu venin e vet. “Për pak ju ka metë pa ju shkru, qata nuk ju ka pague Trepça shumë, se me pas’....pasë krejt mi veti, kushedi sa ish pagu”. Edhe tashti ata po vinë dit’ për dit’: “Hajde me nënshkrue, që po dilni, se na po dojmë me nisë me punu”. Pa ia nisë me punu, k’ta jon’ dalë - i kanë qitë me zor, qashtu tu i marrë me t’mirë, tu i asi. - “Pare” - thotë - “sa pi’ lypni?”, po thotë: “Nuk dimë”. Jon rritë n’mal, s’pi dinë as paret at’herë, u ikë mreti, u hi Sërbia. At’herë çka bon, tash, çohët ni mashkull i atyhit e vjen e vétë k’tâ, ky Devalia, babgjyshin tem, që u kânë shok’ me bâbën e Xhafer Devës, u kânë Qazim Deva: vjen e vétë tash atâ, thotë: “Kërkush ma i meçëm nuk osht’, ata jon gjakovali, kanë dugôjë, didin’”, shkoi te veti, qështu na kanë qitë tokën me na marrë krejt, thotë “Sa keni mal?”, thotë, “Nuk dimë, s’e ka skejin hiç, kërkun. Ni ditë kena ushtue dy vllaznia me kuaj, jena përpjekë n’akshôm nërmjet veti, qaq veni i madh osht’: mal e tokë - kiamet,” – thojke, “Mehmet, deri n’dyqin’ [200] metra u kânë  lisi nalt, tre vetë ke mujt me përthekue, sa u kânë  i gjônë, domethân krejt mali që u kânë , krejt e ka marrë… Ky tashti po i thotëë, ky Devalia, “ti paske ma shumë që, ma ngjeh hiç pare, s’po di sa...sa t’jenë”. Ky tash me qat hesap kur shkon, vinë shkijet tash, apet e vesin: “A je kujtue?”, thotë , “Valla...sa po mi ep?”. Bé bojke vjehrri jem, “dy korpa t’vogla, qato dyja na kanë mushë pare. S’kena ditë as sa pare po i marr”, se vjehri u kânë tridhet [30] vjeç a pesëdhet’ [50] vjeç, ata tjert tani ma t’moçëm. Sërbia që e ka marrë, ja kanë dhânë qato pare, i kanë marrë do gjâ, do i kanë lânë, do i kanë marrë me veti, qashtu si fukarê jon’ dalë prej venit t’vet, jon ardhë n’Mitrovicë khâ: “Ju zgjidhni, na po jau blejmë shpijat vet”, k’ta: “kena pare boll, hargji... çka me bô”, tu mos ditë çka u bô me ta hiç”. Kur e sheh Sërbia, tu maru, tu ble shpija, tu bô kurgjo, veç po rrinë - po hân t’gatshëm, thanë “Hajde po jau blejna shpijat”, tani shkijet ia kanë ble shpijat me paret e veta, se k’ta paret e veta po harxhitin, po hanë. Gatshëm k’ta dy vllaznia, po kujton që ju vjen malli atij...valla, at’herë nuk dojnë dy vllaznia: njônit ja blejnë k’tu, njônit n’qendër. At’herë jon kânë shpijat e mdhâ, u kânë  oborri i madh, k’tu veni i madh mô, veni i Isës, shpijat e Isës [Boletinit]. Ja blejnë k’tyne ktu, tash, qysh jon shpijat tona - qëtu jon kânë - k’tu krejt u kânë lama e burrav’. Isa që ka punu k’tu, prej majdanit ka pru gurë k’tu, gurë t’mullinit. Atje kanë maru puntort, k’tu veç u kânë me kallzu, gurt e majdanit, lana e gurve, prej k’tuhit e deri te ura e Ibrit, krejt e Isës, k’ta, tokë e gjallë - se jo me gjin, e krejt te komuna, e përte’ shpijave tona deri khâ - krejt e jona. Kur i kqyrë Osmani qëtash para pesë-gjashtë vjete n’komunë, krejt i kallzojke kah u kânë  e Isës. Tha ai i komunës “Munëni me marrë diçka”, - “Hajt more, kena boll - s’jena ngusht’”. Hinë tani kta vllaznia, k’ta dy: njôni e thirrë njônin k’tu - përpara kena rrnu shumë mire - plaku tridhet’ [30] vjeç, tha “Une me gjâ shkojsha, me gjâ, çoban, veç a kishim gjâ.

LSh: Ai thojke “Ma mirë kom rrnu atje, se k’tu”, a?

ET: Po, tha kur jena kthy dymdhet’ [12] lopë kishin pa’ pjellë, dymdhet’ [12] nânat e veta tha “honkshin, kullotshin”. K’ta ktu, ata gjâjën e kishin lôn atje, tani i kanë marrë, i kanë shitë e i kanë hupë. Do i kanë marrë, s’kanë mujtë krejt, Zot i madh çka kishin pasë - krejt bjeshka e tyne. Kur jau merr hyqymeti, që jau merr, k’ta shkrujnë “E jona osht’”, lypin veç çka t’ju jepin. Ata shkojnë, Vocollt, prej Melenice, edhe Melenica osht’ me k’ta n’atë ven. Shkojnë ata tontë: “E jona - për gjysë e kena” - ma shumë kanë marrë pare tani Vocollt, se k’ta tontë. T’Sherif Vocës. Te kishin bô tapinë, me lshu mi veti....po’ vonë ju ka ra n’men k’tyne, me pasë shkru menihere ata, me qitë mi veti, po nuk e kanë qitë. Për qata tani, ma shumë kanë marrë pare Vocollt se që kanë marrë k’ta, se ata ma t’meçëm. A, Isa i kish pas’ çu djemt atje n’Cerna Gore. I ka vetë k’ta udhëtart’, edhe k’tyne ju ka thân “Mashkujt kena me jau shti n’punë, çka jon për punë, n’Trepçe me punue: çka jon për mu’ shkollu, krejt kena mi çu n’ven tonë atje me i shkollu”. E k’tu shkolla s’kanë pasë, po k’tâ se kanë çu kërkun: njônin e kanë vra shkijet, tre [3] vllazni i ka shti n’punë n’Zveçan, kanë punu tre [3] mujë, jon dalë jon ardhë te shpija...jo. Masi që jom ardhë une, i kanë pasëdhet’ [10] vjeç që jon ardhë k’tu. “Hajdeni me hi n’punë ka’ gjashtë muj, jau jepim rrogën që keni punue gjithë, ka me ju dal penzia”. Nuk shkun. “Po...jena ngusht...”, eh valla mos t’jeni ngusht, rrini tash... As djemt nuk i çojnë me shkollu, djemt i çojnë musaf me k’nu, qe Mehmeti, Nahjna, jon kânë t’knushëm... Brahimi, Muharremi, Ademi, k’ta tontë jon hi veç asi, musaf. A ky që t’thashë, Boletini, ky e ka çu f’minë e vet n’Cërna Gorë, i ka çu fminë me shkollu. A k’ta tontë se kanë çu asnjô, veç i kanë çu n’shkollë turqisht.

LSh: Tash du me t’vet për ty...qysh e man n’men - qysh e ke kalu f’mininë?

ET: Vallain e kena çu jetën bre nâne...s’dishim as mu’ mërzitë...tash po dinë mu mërzit gjethçka, tash edhe fmija i vogël po kanë dert. Na s’dishim - kujtojshim që jena n’dyjè, kush si na s’osht’, mirë, me gjâ, a me dalë, a me lujtë...krejt normal për neve, sa shkojsha atje, kishin gjâ, kishin tokë, kur ardhsha k’tu shkojsha me çika t’hallës, çikat e kunatit t’saj, gjithë ditë nejshmi n’fushë tu lu, me shota bashkë, (qesh)... po, a shkojnë me shota bashkë? - po çfart, n’Suhodoll k’tu jon kânë . Tri [3] motra nuk ishin martu hiç, n’Suhodoll jetojshin, nânës tem i thojshin, mi kish ble nâna do nalle t’vogla, i thojshin ‘takërdia’. Kur shkojsha aty te shotat mu lâ, me shota u lajshim. Ato ma t’mdhaja, mi’ marrshin ato nallet, dalshin kcejshin n’sokak, kcejshin me ato nalle, mi marshin. Shkojsha tu kâjt te halla jeme: “suhodollkat po m’ngucin”. – “Po çka po t’bôjnë?”, - “m’i kanë marrë nallet”, - “ani, ani se ti bin’ apet”, e qashtu lujshim, s’kena ditë me thân, mu mërzitë, për kurgjo hiç. A, tashti, edhe f’mia e vogël kanë dert. Sërbia u kânë, veç qi’ urtue qato ditë pak, s’na kanë ngucë, i ka ngucë nashta pak mashkujt, veç, kena rrnu na fmija e vogël, kena rrnu, mirë jena kânë. Kur jom rritë e maj n’men, n’kohë t’Sërbisë çka na kanë bô.

LSh: Çfarë lojnash keni lu, a t’kujtohët?

ET: Paj vallain, (qesh), lojzmi qashtu, thojshmi ‘me kliçka’, tylifare. (Mendohet gjatë) Njôni ja mytë qenin kojshisë, e kanë mledhë prej shtatë [7] katuneve ka ni njeri, ça te bojnë qatâ, qashtu o’ qajo punë. Tashti ata gjinja mledhën shtatë katuneve ka ni njeri, ni odë t’ktyne, se k’ta odën me musafirë gjithë, se t’pasun. Hajt, hajt, ajo nusja që u kânë magjatore, po i thotë vjehrrës: “Oj nâne, çka po rrinë qata qe tri [3] ditë e tri [3] netë n’odë, pa dalë hiç?”. Tha “po, moj bijë, po pleqnojnë, jon shtatë [7] fise, jon bô bashkë, po pleqnojnë se k’ti kojshisë i ka shku qeni”. – “Ù more nâne, une me pa’ kânë e kisha kry at’ pleqni për ni dakik” - kjo nusja e shpisë po thotë. “Jo moj bijë, k’ta burrat po rrinë qe tri [3] ditë e tri netë. – “Jo valla, mu kânë unë, për tri netë e kisha ndreqë...” - se ajo malsore e Shipnisë, Myrze e ka pasë emrin, vjehrri jem e kallzojke. Ajo tash... vjen vjehrri me marrë bukën....edhe s’e kanë çu bukën, veç deri te dera - burrat jon dalë e kanë marrë. Ka thân burrit t’vet ajo zoja e shpisë: “Nal, nal t’kallzoj: k’jo gruja që po gatun, réja, po thotë ‘une e kisha ndreqë për ni’ dakik, po qysh ata me nejt rrafsh...’”. – “Hajde bre bijë, kallzomë”, thotë, “S’po t’kallzoj”, - “Jo’, hajde atje n’odë te burrat”, se malsore, ajo, e Shipnisë. E çojnë mrena n’odë. – “A din diçka me thân?, kjo thotë, “Qysh jo...kjo krejt kallaj osht’, “e ka vra qenin, e ka vra nirin, apet nirin, apet nirin, tash jon bâ ni [1] qen e ni[1] niri: anena dy [2] gjin.

ET: Tha, “gjâ gjaku i qatina njeri me qat qen. E grun, e myt burri, burrin” – tha, “shkon krye për krye, tha dy gjake duhët m’ia pague për ni gru”. Edhe i jet fjala asajna grues se gjinja shkojnë, u pajtue puna, krye për kry, u shku ai njeri me qen, që ja ka myt qenin. Gjaku për grue - dy gjaka; për ni njeri - ni gjak. 

LSh: A e man n’men përpara, a ju kanë lân grave hise?

ET: Jo valla, oj nâne, s’ju kanë lôn. Boshnjakt ju kanë lon, e shiptart nuk ju kanë lôn kurrë. T’mahallës teme, kur e kanë ndâ tokën, tri hise e kanë ndâ. Ni mahallë e kena pasë, veç bâba jem o’ kânë, edhe djalin e mixhës e ka marrë, djalin e vllaut....ai babgjyshi e ka bô si djalë t’vetin, e i thojshin vlla, se s’e ka pasë vlla. K’ta vllaznia, dy vllaznia tokën qysh’se kanë n’da n’gjysë, ja kanë dhânë motrës, k’ta që kanë pasë boll, se kush ja ka dhânë hisën motrës...

LSh: Veç kush ka pasë qështu boll, a?

ET: Jo, veç babgjyshi jem që ka boll, jo, jo, jo, veç boshnjakt - po. Thojshin “boshnjakt deri lugt jau jepin, qinijat jau jepin’’, boshnjakt po, e k’ta shiptart tonë, jo.

LSh: Pse ashtu?

ET: K’ta ishin kânë xhahila vallain për femna (qesh), mos me jau dhôn hisën. Qashtu edhe n’Shipni - qashtu edhe te na.

LSh: K’to, kur i keni pasë k’to festat, Shën Gjergjin, çka keni bô për Shën Gjergj, a t’kujtohët?

ET: Për Shën Gjergj i bojshmi, ni fije t’kuq, njo t’bardhë, i çojshim, i ngjitshim, ni kasë. Tanashi, n’saba’ shkojshim e mushim’ me ujë, tonashi e dershmi kishe për shnetë. E marshim ata, e qitshim prej atyhi n’dorë.Për shnetë, s’kena ditë.

LSh: Flija a marojshit?

ET: Flija marojshim se kishe mu’ shtu gjâja: sikur flija që bôhët rena - qashtu mu’ shtu gjâja.

LSh: Veç ju femnat bojshit flia, a - gratë?

ET: Jo, na nejshmi, veç ato zojat e shpisë. Na i kqyrshmi fliat, për Shën Gjergj, edhe tômël vlojshim, pishim. Para Shën Gjergji marojshin pite, zojat e shpisë, me hitha, thojshim “për shnetë”, përpara i keshim thojshim “po çfarë shneti hithat”, a tash po thonë që nime kokan ilaç ata. Na bôhët miza e duhët me hongër, përpara, qësi adeti.

LSh: Burrat me çka u mershin? Ju, gratë, gatujshit...çka gatujshit?

ET: Po qysh jo, vallain nâna jeme gatujshim, që bukën që e kena hôngër, vallain marre osht’ me hôngër tash ni bukë. (Qesh)

LSh: Qysh e bojshit?

ET: Ani na jena kânë tri shpi ni oborr - na vllaznillaku, se qat shoqën e vetshin “Qysh tu kanë bô sot ty buktë”, a “çka don me qitë?”, - “Qitâ, qitâ, valla...u bô mirë, u bô mirë”. Tash çfaart... tash me dalë me marrë prej çarshie bukë, pa hôngër bukë, m’dokët kurrë bukë nuk ngina, a thirret ajo bukë bre nâne. “Munësh me gatu edhe ni her’”, pi’ thom une çikës tem. - “Oj nâne...po, kesh n’punë, vallai bre nâne - n’punë...”. Po gjô s’ish bô edhe me gatu. Fatmirja, çika jem e vogla n’Gjermoni osht’, punon n’Gjermoni, inzhiniere, e ka kry shkollën, valla boll mirë, po kurgju, nuk i dul nafaka heret mu martu, a din – jo’, deri te kryn shkollën...sa e kryjti shkollën, ajo met tani, shkoi, u shku, vonë u shku, s’ka... Çikë e djalë i ka: djali ju ka bô nizet e dy-tri [22-23]vjeç, çika u bô nizet [20] vjeç. Punon n’punë edhe vjen prej shpije, gatun, e han bukë t’shpisë, jo veç bukë gatun, po qet drekë, e qet ômëlsina, e qet sene, kurgju nuk blen. Qëtashti ni ditë tha “E kom marrë punën veç me punu prej akshamit, e deri n’dhetë t’natës”, tha, “Moti e kom pas’ qitë, veç s’ma bojshin, tash ma kan dhânë, ma mirë”, m’tha “m’bjen: shkoj, punoj, rri te shpija, boj ni gjumë, çohna punoj për shpi, se jo veç njejt me hôngër prej çarshisë”, tha, “Jo valla, bukën e blej prej çarshisë, tjerat apet kom mi gatu, me maru jemekun, me maru ômëlsina, çka t’maroj, i maroj vetë, e qata bukë nuk muna”, e punon, punon, nuk e ka punën fort t’rânë, tash tetë [8] sahat gjethkush i ka punë, po ajo njâ a dy pushim i ka. Tri [3] ditë punon, katër [4] ditë punon, tri [3] ditë pushon. Ato diele e t’shtune, ato s’ja ngjehin hiç, veç k’to tjera ditë. Rrogën e merr tamon, tashti edhe për ato pushimet e merr rrogën, njojt sikur me pas’ punue. Shumë e ka punën e mire, ni fabrikë atje, ma e madhja fabrikë osht’ n’Zvicër - o vallain s’pe maj n’men. Punon edhe biri, edhe ai qashtu punon, qat shkollë e ka kry, edhe djali, djali qëtash e ka dipllomën, ty e kry...e ka dipllomën, edhe qe dy [2] vjet e ka shti n’punë, vet. Ka thân “valla kena maru shpi tash, jena fikë”, i ka thân atina shefit: “Bre, a bon me çu djalin, edhe osht’ i shkollum edhe me çu me punu...”, - “Po more, bon, qysh jo”, tash edhe po punon djali, edhe dipllomën pe kryn, rrogën e madhe djali...

LSh: Veç ti e paske msu me maru sene...?

ET: Vallain tash, mos ma merr për asi, veç, a gjashqin’, a shtaqin,’ a gjashtmi, a shtatmi rrogë që e ka...

LSh: Po, k’to bukë e gjella, a e ke msu ti çikën me maru?

ET: Jo vallahin, vet u msu, po burri i vet e kish pasë restoranin e vet, e ka pa qysh qesin jemekut, i qesin  krypë, e krejt tu msu ai, se vallain k’tu kur u pa’ kânë s’e kom msu hiç. Unë, si dojke mu afru s’e lejsha me prekë: “jo, jo, jo”. Marre osht’ me thân: nuk i ka ra Fllânzës, masi që u ardhë Fllonza me pa qysh kom punu - o vallain kush e ka hongër bukën teme, e ka përmen gjithmonë. A, tash, jo...kurfare, vallain, s’po muj e ha bukën. Aj dhôndri parëz, kur erdhe ti, pak përpara erdh m’veti, “Nâna, a ta bi do bukë, se i pruna do pitalka?”,  thashë “Jo vallain”, erdh çika prej pune, tha “Hajde, nâne”, thashë, “jo bre, s’muna me hôngër”. 

LSh: Çfarë gjella keni bô at’herë?

ET: At’herë, gjellat, djali jem, dimrit veç me mish t’thatë. Verës kur jom kânë  te bâba, bâba u kânë  i pasun, a k’ta jon kânë t’pasun po jon ra, s’kanë ditë, veç kanë hôngër. Te bâba jem kena hôngër ynyrë me krushq....edhe k’tu kena hongër, veç mishi u kânë hèja.

LSh: A majshit k’shtu...kafshë?

ET: Qysh jo, edhe k’tu kena majt bollica: tri [3] bollica i kena pasë, dy [2] lopë, e dy [2]- tri [3] dhênë. Te Mehmeti qashtu...s’di sa bollica i ka pasë.

LSh: Tjetër çka - a keni majt pula?

ET: Pula... oborri i madh, oborri i madh u kânë - tri [3[ oborre jon kânë rên deri te bashqja, deri te reka u kânë bashçja e tyne. Qashtu u kânë  oborri i madh: millshim, vallain millshim edhe k’tu, millshim do zéle, diçka n’oborr, se e kishim tokën, jon kân do, se mal aty - nuk kanë ditë.

LSh: Qysh u martove ti - a u martove me msit’?

ET: (Qesh) Bâba m’ka dhânë. Mehmeti u kânë msit’.

LSh: Kush o’ Mehmeti?

ET: Bâba i Muhametit, ati që e ka pasë motrën tem, ai u ardhë m’ka lypë, m’ka pru k’tu, o’ Lekë. 

LSh: Qysh e prite ti atâ - kur t’thanë mu martu - çka menove që po bôhët?

ET: (Qesh) Qysh e prita, veç jom ardhë... ty kajtë (qesh), ty kajtë, thojsha ‘qysh me shku te gjinja e huj vetë’, as me pa, as me ditë kush osht’, veç me fjalë..

LSh: S’e ke pa para se mu’ martu?

ET: Po çfart, vetke Fisniku, djali i djalit: “oj nâne, sa s’e ke pa babën?”, - “Vallain, dy [2] vjet kom nejt, ma kanë dhânë fjalën dy [2] vjet, u dufke me nejt me punue me asi... Tha: “Qysh rrishe dy [2] vjet pa e pa?”, thash “s’u kânë adet me folë” (qesh) – “Veç kur e kom pasë m’ka hi n’sobë, as s’e kom ditë kush osht’”.

LSh: Ani, a t’pëlqei?

ET: (qesh) Pasha Zotin, o djali jem, as s’ëm pëleqej, as s’disha gjô, veç kur shkova për s’pari që shkova te bâba, po m’vet djali i mixhës tem, “Qysh t’u dok aj niri’, a o’ niri’ i mire, asi?”, - “Vallain...” thashë – “s’di...qaj që osht’”. Kur erdhën me m’marrë, po m’thojnë “hajde, kallzona cili osht dhândri’” - at’herë dy-tremdhet’ [12-13] vet’ shkojshin me marrë. “Jo, vallain, s’pe njoh” (të qeshura). Kur po shkojna, ai ish kânë  ma i madhi, ma i madhi ish kânë , po thojnë “a o’ qaj, a o’ qaj?”. Ata po shkojnë ren, ren - tremdhet’ [13] vet, po hinë n’odë, kur ka bô “vallai qaj osht’.

LSh: Tani kur erdhe k’tu, n’fillim, a ja nisi me t’pëlqy, a folshe me tô?

ET: Pasha Zotin, djali jem, jo, kunata jeme para meje u kânë, m’tha “Merja dorën tônve edhe tani lajau kâmtë”. Ata ishin ungjë, te ton’ k’shtu, ni krevet i nânës t’vet, k’tu. Jon kânë katër [4] vllazni, i kishin shtrê kômt me i lâ. Kur hi une, ajo: “Mere legenin e ibrikun, e qiti, lajau kômt”. Thashë - “a din çka: lajau, bô çka t’dush, vallai, s’ja preku kômt”. As ajo s’jau ka lâ kômt. Jo more, me jau prek kômt, me thân ata “na cigloi nusja kômt” - jo pasha Zotin. Jon kânë ato adetet qysh jon kânë, tani u ndrrun. Tash jon gdhên, mirë, se burrat s’u dathshin, mathun hishin: a o’ mirë, a jo; ka’ je hi; çka u bo’, qysh çka u bô. Tu u gdhên, tu u gdhên, tu u gdhên...

LSh: Masi që je martu, a u shku burri n’ushtri ma heret, a para se mu’ martu?

ET: Jo masi jom ardhë, mas ni [1] vjete u shku, e nejti dy [2] vjet.

LSh: Sa...dy vjet, e ti rrishe me vjehrri k’tu..?

ET: Po, me vjehrri risha...e pata tani çikën – Nazinë, at’ çikën e madhe. Po, ai shkoi nihere, une erdha, ton vera, tani shkoi n’vjeshtë, mas motmotit. E kishin kthy valla, u mush numri tash, mas motmoti me ardhë prej ushtrije - u kthy, mas dy [2]- tri [3] dite u kthy. U kthy, ka nejt edhe motmot, mas motmoti shkoi.

LSh: Sa? Dy [2] vjet?

ET: Shkoi dy vjet, tani mâ hiç.

LSh: Ti s’kishe fmi a - para se me shku n’ushtri?

ET: E pata çikën, dytën here shkoi. Shkoi niher’, e kthynë, u mush numri, qysh u mush numri...masi shkoi ushtar, me kthye, e kthyn.... mas motmoti “hajde”. Mas motmoti shkoi, m’u bô çika edhe mu. Une e kisha çikën - ai shkoi, nejti dy [2] vjet, atje që shkoi. Erdh vllau jem me përcjellë: “Valla” – tha, “nuk kom ditë hiç, vet qashtu jom kânë , shkollë s’kom pasë: me pasë shkollë, nashta kisha ditë”. Ai vllau jem pe përcjell, e qitën deri te dera, e përcillën, po thonë “hajde përcille, gratë” – “Jo,” – thashë, “çka me përcillë? Po shkon ushtar...” - s’isha ngusht, pi thom vllaut tem. Ai po thotë “po shkoj une tash te shpija”. “Hajde nesra merëm” - s’kom ditë gjâ, marre hiç: “hajde nestra merëm” – thashë – “çka me nejt k’tu vetëm...”.

LSh: Menove ti me shku atje, [te bâba], deri sa t’vjen ai, a?

ET: (qesh) Po, deri sa t’vjen ai. Ai shkoi, kjo vjehra jeme - ish vjehra gjallë: “qysh s’t’erdh marre me thân ‘hajde merëm’ - djali u shku sot ushtar”. U thashë “me kon me nejt unë vet k’tu?”, - “po...me neve”, thashë, “jo valla, shkoj te bâba jeme, te vllau jem”. Vjen vllau t’nesrit m’merr.

LSh: Dy [2] vjet je kthy te bâba, a?

ET: Po de, s’deshta me nejtë (qesh). Kur, t’nesrit, po vjen ai me kerr m’merr - as s’kom nejt dy [2] netë a tri [3], veç kur u ardhë Bislimi, kunati i vogël: “Hajde, vallain Rrahimi u ardhë”, “Çfarë Rrahimi - qe dy [2], tri [3] ditë u shku ushtar?!”, “Valla, u mushë numri, u shku për motmot. Une t’çona tani, u ktheva. Nejta apet motmot, tani ai shkoi apet dy [2] vjet.

LSh: E ti, a u ktheve apet te t’shpisë, a nèjte?

ET: Po, tani u ktheva, nejta, ni motmot. Mas motmoti, shkoi ai, shkojsha te bâba jem, veç u ktheva: nejta ni motmot - mas motmoti, shkoi ai. Tani, ma shumë nejsha te bâba jem, veç asnjôni me pa, me ja bô “valla, hajde merrëmni”. Kerr, se s’kena pasë: ja pajton, ja kerr - tjetër s’ka pasë, kerr me kije...jon kânë n’qutet, me pajton m’marshin. Udha e keqe, shkojsha risha tani, herë k’tu - herë atje, hiç si vetsha, veç “po shkoj” - ju thojsha, “u ardhë bâba”, ja’ vllau, shkojsha dy [2] vjet. Mas dy [2] vjete erdh.

LSh: Ti, dy [2] vjet se pê burrin?

ET: Jo, dy [2] vjet hiç, more as letrat s’ëm vin’ me i knue.

LSh: Ai s’t’ka çu naj letër?

ET: Po çfart, i ka çu nashta k’tyne, po, jo - edhe te vllaznia e mi, kur çojshin letër, n’komunë e çojshin naj letër, najher’ n’vjet, ushtria e Sërbisë  u kânë , faqja e zezë u kânë.

LSh: Dy vjet s’e pê burrin, ani - kur erdh - a ia marove naj bakllavë? (qesh)

ET: Kur erdh, une n’Kçiq apet, kur kesh n’parën herë, shkova me nejt tu’ nâna, thojke vjehrra  “Qysh s’po t’vjen marre, me shku te nâna...me nejt k’tu...”  –  “Une për qat burrë jom ardhë - tash ai burri u shku - nuk kom me nejtë.

LSh: Kur u kthy, qysh e prite? A u g’zove?

ET: Vallahin...as s’u g’zova as kurgju, nuk disha, s’disha, vallain, nuk dishim bre. Jena kânë  krejt budallë - krejt budallë jena kânë. Aj... harrova me t’kallzu: kur u shku n’dytën herë ushtar, kur shkoi me nejt dy [2] vjet, “vallai, kom qef me shku te nâna...” - “ani hajde shkojmë”. Shkum na. Kur shkum, nejtëm ni [1] natë...nejse, u çum’ me kerr, une kah hypi n’kerr, ajo nâna “O’ more loke, hiç s’nejte - s’t’kom pa hiç”, une ‘tap’, prej kerri e n’tokë: “qe po vi, nâne, apet”. Ai kish me shku nesra ushtar (të qeshura), ai s’ka bô zô hiç, i ka ardhë marre, veç kur u shku n’shpi t’vet, nâna e vet, “Ku osht’?”, - “Te nâna e vet”, - “pse e ke lânë?”,  - “Ka me pa kur t’vjen ajo” - i ka thân nanës t’vet, a din’, e ka thirrë k’tâ gjeth ditën, at’ ditë, e n’akshôm thotë “oj nâne, shkova, se ai plaku osht’ n’bashçe”. Shkoj dogri’ n’bashqe t’plakut, aty dajtë i ka pasë, Halimin n’Shupkofc, edhe daja i vet u kânë  n’Sitnicë aty. E ka pasë plaku bashçën, millke plaku lakna. Tha...shkoi n’aksham te plaku, i shkoi te shpija, se ju jet’ hatri. U çova n’akshom, shkoj aty te dajt e k’tyne me shku te plaku, thotë ajo gruja e dajës, Halimi e ka pasë hallë atë grunë e dajës, motrën e babës, po thotë “Vallain, qëtash ke Murseli për djalin tem, veti mos u ardhë Eminja k’tu”, thanë “jo, u shku te shpija”, çka me bë...tashti ai daja i vllaut i hyp kerrit. E, çka me bô oj nâne...thashë “hajt po shkoj, bashkë”, tha “hajde, natën, natën...”. Nuk o’ ditë po natë, u bô terr, dul’ me marrë, kogja larg prej shpisë t’bâbës tem, nâna prej at’jehit kthehët, shkon te shpija, une me at’ dajë, dy veta, dogri te shpija. Kur vi k’tu...kur vi, jon shymë dritat, i kanë...shumë...atu’ poshtë, soba e vjehrrës, ata tu nejt, kur osht’ vakti i darkës, une shko, shko poshtë, tash shym drita, te marr qibritin, te dhezi, e te dhezi tjetrën, k’tâ e shymi, tash e pashë shpuzën. At’herë i ngjitshim qashtu. “Mule, se ka me pa Halimi kush jom une që ka nejtë, e myti”. Pe rrehë, mu as që m’ka ra n’men që po ma hin dikush, kur vjen ajo e çel derën, une qibritin. Na, kishe e myti Halimi tu e rreh, “Pse? Vallain...” - thashë “çka i kom bô?” – “Po’ more, që ke nejt gjithë ditën atje, e ke thân me shku”. “Ani de, ai edhe me shku shkon n’ven t’vet”.Me pa’ pasë mên, isha tutë pasha Zotin, po s’disha at’herë...

LSh: S’t’rrehi Halimi ty...?

ET: (qesh) Kur shkoj, jo valla gjô s’kish - shkoj, erdh Halimi, u ungjëm: llaf, muhabet, ajo gjithë tu u tutë vjehrra që m’rrehë. As s’jom tutë....çka ki mu tutë? (qesh), as s’ëm ka thân kurgju, vallain. Shkoi ushtar: “hajde merëm, hajde merëm se vallain s’rri k’tu, me nejt te nâna”, i riu budall ish, i riu: s’po dike njeri, i ri. Na që jena kânë pa shkollë, djali jem...se ju që keni shkollë – ju, jo. Na pa shkollë s’kena ditë kurgju, qashtu - veç me hôngër bukë e me nejtë.

LSh: E kur u kthy prej ushtrisë, a t’ka kallzu - çka ka bô?

ET: (qesh) Tôn thojshin “u kânë verziz”, s’po di, po harroj qysh u kânë. Folke me telefon, Muharremi, e tash nuk u bô me shku te shpija, se kallzon çka ka ni, k’ta kryesia e ushtrisë, tha “cka kan thân, krejt e nijshëm”, për qata s’u duft me shku aj, dy [2] vjet - mos me ardhë te shpija hiç, se bân fjalët e kallzon qysh i ka puntë Sërbia, qysh po shkon puna e tyne. E, tash, me pasë kânë , i kisha thân “ti, qyqan, s’je kânë dy vjet, s’je ardhë - tôn jon’ ardhë”. S’i kom thân hiç - kurrë, se s’disha qysh po shkon hesapi, thojsha hajt, qashtu ne t’shkon.

LSh: Tani, kur u kthy, cka punojke burri yt?

ET: Kurgju’ valla, djali jeme. Kur erdha une, Xhaferi e G’zimi, kunet’ e vogël: Xhaferi u kânë shtatëmdhet’ [17] vjec, s’di sa, G’zimi u kânë  dymdhet’ vjeç, n’stâlla tyne, s’msojshin, s’di çka m’thojshin. Kur tani, Halimi kish shku n’shkollë, e kish hjekë bâba i vet. Bajrushi, Muhameti, jon kânë, vallai m’dokët saraç, Muhameti - saraç, Mustafa me i hidisë kerret, për zanat’, se s’kish kurfart shkolle halâ. Tani i bon shkollat gjermani, që me hi n’shkolla shqiptartë...krejt gjermani që hini, edhe sa u kânë  Sërbia, se masi hini gjermani, ia nisën m’u asi shkollat. Halimin tani e kish pas hjekë bâba i vet prej shkolle. Masi që erdha une, punojke, arat i livrojke me kerr, edhe punojke sugar, punojshin drasa, punojshin sugart, tash u mshel sugaraj. 

LSh: Diçka...naj punë t’shtetit, nuk ka punu, a?

ET: Jo, jo, jo, asnjo. K’ta dy n’shkollë, kurgju, me ka dy fletore. K’ta t’mdhejt kurgju: veç tokën edhe me nejt te shpija. Edhe tokë pak kishin...

LSh: Ti, me punë t’shpisë?

ET: Po, me puntë e shpisë - veç puntë e shpisë.

LSh: Sa f’mi u bonën qat’herë?

ET: Une e bona ni çikë, tani e pata djalin mas dy [2] vjete t’çikës. Mas dy [2] vjete t’atina djalit e pata tjetër djalë, m’rrnoi dymdhet’ [12] vjet edhe m’diq. Mas atina djalë, m’lejti Bahrija, kjo Bahrija që osht’ k’tu, mas Bahrije apet m’lindi ni djalë - m’diq, mas asajna m’lejti çika - ajo çika e vogël që osht’ n’Gjermoni. Tash tri [3] çikat m’u rritën, e veç ni djalë: dy [2] djem, ni [1] çikë.

LSh: Pse - s’kish spitale t’mira?

ET: Jo, nâna jem, vet s’jom shku - as për f’mi as kurgju hiç - deri qëtash që jom plakë...edhe mu smu at’herë, nuk ka pasë mjek, s’ka pasë. Jon kânë dy [2] mjekë: Vuk Danovici u kânë  edhe Vik Tanoviqi përte urës s’Ibrit u kânë . N’Bajër e kanë pasë shpinë k’ta dy [2], jon kânë  t’ushtrisë, e, kush ka pasë njerz, e kanë çu te njerzt e ushtrisë. Kush s’ka pasë t’njofshëm - ka nejt qashtu: smut’ e shnosh’ - qashtu u duftë me nejt.

LSh: Tani, f’mitë nëpër shkolla, i çove krejt?

ET: Po, nëpër shkolla. Tani ky, burri jem, ai mjeku përte urës Ibrit me shku që u kânë  para shpije, kush po punon me kerr. Shkojke, deri e maroi shpinë, tu bajtë dhè, me maru tuba t’dheut. Meniher’ ura e Ibrit, n’at’ ôn anena u kôn Bozovici, ni mjek. E thrret, punon tu e maru ai shpinë, tu punu me kerr: “Çka me t’bô diçka, që je kânë puntorë i mire - çka ki diçka?”, “Vallai...” – thotë, “veç ni vlla e kom pa shkollë, pa punë”. “A ka shkollë?”, “O’ kânë n’shkollë, veç s’ka...s’e ka kry shkollën, as kurgju...” - për Xhaferin. Ai edhe n’Zveçan, lidhët ai me shkijet e Zveçanit, i thotë: “Nesra çoma n’Zveçan, përpiqna, ne t’rrin te dera e ne t’ëm thotë ‘jom filani’”. E marrin, e shtinë edhe n’shkollë, edhe mu shkollue - edhe me punue, dravar me punue. Hajt, hajt, hajt, edhe Bislimi qështu, tu punu, tash me kerr qashtu punojka. Terzi thotë: “A ki dikon me ta marrë n’punë?” - “Valla e kom ni v’lla dymdhet’ [12] vjeç, kisha pasë qef, se, n’shkollë po shkon po s’ka kurfar...” Edhe ai, te dyt’, ia gjen punën qashtu, vet: hajt, hajt, hajt. Kur diqën pleqt e u asihën k’ta, vllaznia e gjethkush, ai vllau i madh tani hini kurril, atje, përte’ urës t’Ibrit, n’spital, veç kurir, qatje.

LSh: Tani a u ndanë - a i ndanë shpijat?

ET: Masi që diqën pleqt u ndanë tôn: punojshin vetëm, hajshin vetën, secili n’dhomë t’vet, mandena vonë jena ndâ. Kur vjen bâba jem, ky po rrin, “Pse po rrin te shpija?”, ky, “vallain, nuk po kom me çka me punu, vllaznia u ndanë tôn, bâba e nana diqën, s’kom çka me punu...pak tokë, asi”. “Po’ hajde, hi najkun, n’punë dikun”, “Po s’kom tash kërkun”. Ngat dymdhet’ [12] vjete i ka pasë, nja dhet’ [10] vjet a dymdhet’ [12] masi qi’ jom ardhë une. Bâba jem shkon, i gjen t’njofshëm, shkon te drejtori - ai u kânë  drejtor i Rasadnikut. Rasadniku u kânë krej’ i Xhafer Devës që t’thashë une, krejt u kânë , shpijave t’juve e nalt’, deri anena prej Zhabari e rreth e rreth, deri te magjupt - krejt u kânë e Xhafer Devës. Ibrahim Deva - e ka pasë bâba i tij, krejt e tyne: bashçe, molla, dardhë, sene, arë, tokë e punume, krejt. Kur erdh drejtori aty, ai, tashti e ka marrë Sërbia anën e tyne, që...kur hini partizani i mytën ata krejt, tash i murr Sërbia, i murr’ tokën e tyne, mô s’u përmen emri i Devalive. I murrën, i hiqën ato: pemtë me rrôj i kanë nxirë edhe asi...jon kânë  tokë t’punume, kishe, e millin n’Rasadnik pemë, millshin molla e dardha, e me shitë tani ato.

LSh: Ato për shtetin krejt, a?

ET: Po, për shtetin. Mô s’ka...masi që jon ardhë, e murr’... ai shkau, drejtor i qatyne. Masanej, tani i hiqën pemtë e u kthynë, pe’ shesin për tokë. Se, krejt u kânë: deri te Xheladini atje ku e ka shpinë. Krejt, krejt, krejt: prej asfallti që duhët me shku n’Shipol a n’Zhabar - krejt u kânë e Devalive, deri n’Ibër. Çka kesh tu t’thân...qè - harrova.

LSh: Për...që i ka shti n’punë k’ta.

ET: Ai tash, i thotë bâba jem atina: “E kom ni dhânër bre...” - n’emër pi thotë shkaut. – “Thuj nesra ne t’vjen k’tu se i gjâj punë’. S’e di a shkon, a s’shkon ky, hiç s’shkon. Kur vjen bâba jem, thotë: “Halim, pse s’je shku?”, - “Jo valla, s’ëm ka thirrë kush”. Shkon bâba jem: “Pse s’e ke thirrë?”, - “Nuk ka valla ven t’punës, nuk ka ven t’punës. Thuj ne t’vjen”. “Qè, paret” - bâba jem. S’po di sa ia jep. Edhe e thirrë, ia jep paret...ai mô s’e thrret hiç... 

LSh: Për burrin ton’ - ai i merr paret, e s’e thrret hiç...?

ET: Kur vjen, thotë, “A je shku n’punë, Halim?”, -  “Jo, s’ëm ka thirrë kërkush”. “Çka...hajt, atâ une e thrras - ia dhashë: “Qe paret, veç thirre”. Qashtu thotë: “S’e ke thirrë dhândrin tem që t’i kom dhânë”. Thotë:  “Vallai...qe paret, po t’i jepi, se nuk ka punë niher. S’ka punë.”. I merr paret bâba jem. Kur ky, çka me bô, punojke tokën, tokën. Pe puno’ tokën, ka’ shkon n’ara, me punu, ai shkon atje, puntort’ me punu. E ka lôn matorin n’vadë, aty vadën që pe’ qet. Ky afrohët i nimon, pe kqyr, pi thotë: “Kush ké ti?”, thotë “Jom filani”, “U...ai bâba yt që m’ka thân për ty, për punë...a je hi dikun n’punë?”. “Jo vallah, unë kom pritë prej teje” asi: -“Hajde nesra n’punë”. Ai tash, kish shku n’shpi t’vet, edhe, veç sa ish çel puna khâ: Trepça veçsa kish maru, kish pas’ maru Bajrushi, poshtë përte urs’ t’Ibrit. Veç sa u kânë çel atje, ia kanë nisë me maru shpija. I ka qe gjashdhet’ [60] vjet a ma shumë.

LSh: Tani, ai hini n’punë aty, a?

ET: Po, po. Shkon ai, lajmrohet, nesrit te ai i çon n’punë. Kur vjen n’punë, i thotë: “A ki shkollë”,  - “Jo vallah’, tetë-vjeçaren jom shkollue, kur, bâba mô s’em ka lôn”. Kshtu’ u kânë i zgjut’, po’ se kanë lanë me shku kur u kanë vakti, tani mo’, masi i ka pasë nja’ 30, i ka pasë.

LSh: Tani ka punu qashtu, për shtetin?

ET: Po, tani ka punu aty.

LSh: Deri kur?

ET: Rrogen e madhe e ka pasë.

LSh: Deri kur u dal n’pension, a po?

ET: Po, qaty u kânë ai.

LSh: Vitet e nâdheta, a i mân mên? A e man n’men kur ia nisën me i qitë shqiptart’ prej pune? Qysh t’kujtohet qajo periudhë?

ET: Kur ia nisën me i hjekë prej pune, qetash, a?

LSh: T’nôdhetën, që jon’ kânë demonstratat e para, qysh i man n’men?

ET: Tân i hjekshin prej pune - vishin te shpija.

LSh: Burri yt, a punojke, qat kohë?

ET: Ai qat’herë u kânë n’penzí.

LSh: N’pension u kânë?

ET: Se ke ai smutë, prej i’thatit u bâ operací. N’Beograd u pas’ kon’ shkue. At’herë mjekt jon’ kânë t’mirë. Vet kta dojshin me shku n’Beograd, qaty u bâ operací, e prej qaty ai vet i shtini letrat me dalë n’penzi. Po, n’penzi u kanë kur jon’ bô qëto masakrat, veç Bahria u kânë n’punë at’herë.

LSh: Bahria, çika jote a? Çika edhe djali - a i qitën ata prej pune?

ET: Po: ishin dalë, po shkojnë n’punë n’sabah - kur erdh n’tre ditës. P’i thom: “Çka u bô, nâne, që erdhe tash?”. “Na qitën, nanë, prej pune”, p’i thom, “Pse?”, “Se, Sërbia po don me marë krejt, vallah”. E dike ai, po une s’disha: “Po don me marrë Sërbia, krejt” – tha, “na kanë qitë prej pune, krejt çka jena shqiptarë.” Nejti tani do ditë Osmani te shpija, kthehën, shoktë e vet shkije i thanë: “Vallain po bon propogandë, po i mledh shokt e vet, po man’ fjalim” - për djalin tem: s’ka ditë qysh me hjek prej pune. E kishin qitë puntort, a, ky, shef i qati pogoni u kânë, qatje dikun te Ibri - ajo sipërmarrja e tina. E, rrejtën, kishe po bon propaganda, edhe e hjekën prej pune. Ky hiç: “Dil prej pune, se s’je për punë”. Ai e ka hjekë k’tâ...e hjeku. Kur vjen te shpija, tash, shokt, rrej shkije, plot’: “Valla qështu ka bô Osi, duhët me shku me marrë, me hjekë, se ky ka bô propaganda shqiptarve, ju ka thân ‘mos punoni’”. I’a kish nisë Sërbia luftën, a, na nuk dishim. I’a kish nisë luftën, që po i hjek prej pune...

LSh: Mandej, a nejtën k’tu, a dulën jashtë?

ET: Tani, djali vjen aty, tri [3] ditë – s’i bjen me nejtë ma shumë. Shokt’ e vet i kallzojnë: “Osman, dojn me ardhë me t’marrë milicia, se t’kanë lajmru”, a din – shqiptart, shqiptart tonë. Çka me bô ky...del, thotë: “Vallain, duhët me ikë” – thotë: “me dalë me ikë”. Vjen ni shoq i veti, thotë atina shoqit: “Po hypi n’kerr ton’, e ti n’kerr tem, e po iku” - ikë. Nafia, përte urës t’Ibrit, shkoi te motra vet: ku me ikë... ku me shku... Ky del e ikë, ata jon ardhë, me tenka e kanë rrethue aty - venin tonë, mahallën. Ky shoqi i vet n’kerr, n’kerr tina, ku e nxjer kerrin, te’ kapin k’ta, ata t’panjofshëm. S’dinë as me vetë kush osht’- “kerri i tina” - se po kallzon që qaj kerr i tina. “Osmani Haxhimehmeti, kush o’?”, se po kallzon që kerri i tina. Te kapin e te rrehin e te çojnë n’milici. “Valla gjô s’kom bô une” – thotë. “A je Haxhimehmeti?”, “Jo”, “e, kerrin e tina?”, “Kerrin e tina, se jom kânë n’kerr tina, veç une nuk jom. Veç e rrehin ni herë. Ky ikë, del anena. Shkojnë tash, s’po gjinët kerri. Çka me bô...atë natë flen te Muharremi, te djemtë e mixhs’ vet. “S’guxojna me ardhë te shpija hiç, mos pe nxânë natën”. Nesër, çohet, e po hip n’kerr tân fmit’. Nisen ata t’vegjlit veç vetun, e sot m’mërthen vaji, si m’dhimet jeta jeme, e m’thotë “Unë po dal, po iki prej shpije”, e, i thashë, “O djali jem, kalofsh mirë... ”. Me kerr po del. Kur pe shohin ata, “Osman, çka u bâ kshtu?”, tha “O, vallain...veç po dal, po hupi”, masi m’thanë që ‘e majna apet’. Kthehet e shkon me kerr n’stacion. I bâhen tânë: “Mos e mer kerrin - shko me drampë t’madhe”. Çohet e shkon me drampë t’madhe, e len kerrin te shpija, se e kena pasë mirë. Po shkon, m’kish pas’ thirrë mu, sen’ s’kom ditë...kurgjo...kur jon dalë speciallskat. E kish marrë Sërbia, ia kish nisë luftën n’qet kah. Veç i marke ushtart, ata argat’, i niqke prej pune. Pe’ rrotullojnë drampën milicia e Sërbisë. E t’i majnë gjithë ditën e gatë pshtetun për zidi kshtu, ni ven n’Zveçan, e tu i majtë me pushkë, me i vra - çka jon kanë n’qat drampë, qi u kanë plot drampa. K’ta fmia ishin kon’ shashtrisë, pasha Allahin, po’h... Mas gjashtë muje shkova, se u ftiga prej mërzijes...s’kom ditë për çka jeni, veç tu’ shku, a t’ishum shku me kerr nashta po, se s’i kish dalë. 

LSh: Ani, a mujke me dalë tani?

ET: E, tani, thojshin fmija e vogel, ky djali i vogel dul pesë vjeç, ky i madhi - gjashte vjeç. 

LSh: Nipat e tu, a?

ET: Po, t’vogel dulen fmia, tetë vjeç çika, Vlora u kanë gjashtë vjeç, Kreshniku u kanë shtatë vjeç, Nalldani u kanë pesë vjeç. Krejt i kanë pasë ka’ ni vjet nërmjet - t’vogel te tân. Tani, masi shkova un’, ky i vogli thirrke, kallxojke, “Oj nane, qështu babi na ka majtë mshelë, na kena nejt n’kerr aty, kena kajtë, kena britë”. Une s’kom ditë, dej sa’ kena shku e jom zatetë me ta.

LSh: E, veç...mrijtën me dal jashtë?

ET: Po, tani kishin mri, veç, gjithë ditën i kishin pas’ majtë atë ditë.

LSh: E mandej, luftën, qysh e man mên - luftën e fundit?

ET: Po, lufta e fundit...masi që m’shkoi djali, nja gjashtë vjet dikun pa luftë, e që i hoqën prej pune, dojshim me dekë tan uni’, djali jem...

LSh: S’punojshit?

ET: Po, tân jena kanë tu punu argatë nëpër puna t’shtetit - u bâ...haj mo’zo’ma’keq, çka u bô. Me ligj i vjen kunatit tem, thojnë: “Haxhi Mehmeti, ku osht’?”, tha :“S’di...”, “Qysh s’din? Çka e ki ti atâ?”, thom: “Djalin e vllaut”, “Ani, qysh s’din ti?”, “Vallai, s’di, dajtë i kom...o’ hupë dikah”, thotë:  “Veç kallxona pushken”. Vinë edhe tjetër ditë, e vesin, i thotë:  “Mos m’vetni hiç, se gjô s’di une për tâ” -  edhe nime s’dishin - ai n’Suedi u kon’ shku. Qilloi, tha: “Po t’lyp shoki”, n’t’martën, tha. Ky s’o’ kërkun, mâ s’erdh, asi...a din...nuk na ngucën, veç te’ kishin gjetë grunë, e kishin marrë me gjith’ f’mi...

LSh: E, mandej kur ja nisi lufta, ku ké ti?

ET: Kur ja nisi lufta, tani Osmani gjashtë [6] vjet, a din, s’erdh hiç. Me ia dhôn letrat, s’e lejshin me ardhë n’pushim. Tani, kur i dulën letrat - që e pranun’ azil, mas gjashtë [6] vjete, erdh. Ai erdh n’verë, ajo tani...n’dytën verë nisi lufta.

LSh: E ti, ku je kânë n’luftë: a je kânë  n’Mitrovicë? A e ke kalu luftën n’Kosovë, a je dalë dikun?

ET: Jo, ma s’pari kem n’shpi tonë, tani kur e pamë që ton’ dulën, u çum edhe na ikëm, dulëm, shkum dy [2] nat’: hallën e kom pasë me burrë. Halla...shkova natën, erdhën shkijet - apet erdhëm, u zhdirgjëm n’Zhabar, te Rifati - djali i motrës tème. Shkum me nejt aty ni [1] javë a dy [2], s’po di qysh...Prej atyhit, halla: “po vinë çetnikt apet”. Prej Zhabari, ikën krejt Zhabari, hinë mrena n’shehër: çka ki me ikë... prej shkaut, n’shka. Edhe tona’ te Mustafa k’tu, nejtëm na, ardhën edhe Bjarushi edhe Fllânza, nâna jote shkojke te nâna e vet, a din...nejke, s’kish ku... punë, me nxe bukën a diçka; zjerrmin s’guxojshin me dhezë, se u shihshin... kiamet. Na deshtëm me dalë, taman’ deshtëm me dalë prej Mitrovice. Ajo pi thotë, Fllânza, nânës tône: “Hajt, shko te nâna jote, laje djalin, se s’kena ujë t’nxetë”, “Ani, qe, une shkoj me Bekimin”. Bekimi, edhe ty edhe nânën tône, shkojnë te gjyshja atje, na jesim n’shpi. S’u vonum, veç kur jon ardhë shkijet me na mytë. Qaty kanë pasë me mytë Bajrushin. Jon’ kânë t’njofshëm, që e kanë n’njoftë Bjrushin, po...ka pasë ymër. Dyrt s’guxojshim m’i mshelë, se, m’i mshelë dyrt - i thejshin. Veç kur e kena pâ: u mush oborri shkije. N’atë tutë, Bajrushi po thotë:  “Ikni, ikni!”. Ka’ me ikë...ku me shku....s’dishim kah’. Fllanza: “O’ metë djali me nuse”, “Shuj bre, se na marrin”. Çohëm, dalim na, ata jon hi atje, te dera e Muhametit. Muhametin e kishin pas’ marrë, atje n’banesë t’vet. S’kena ditë...veç masanej kallzojshin. E, kena hi ni derë t’vogël, ka’ Prekazt aty, e bashçe, e t’i lôjna shkijet për oborr qashtu. Shkijet tu rrehë derën e juve anena: “O’ Bajrush Shala, dil khâ”, “O’ Bajrush Shala, dil khâ”. Ata jon dalë me na mytë, e dalim e t’ikum na, e bashçeve, dalim, e ikum, e shkojmë. Shkoj n’Vinavc, prej Vinavci natën, që une rri n’Zhabar, prej Zhabari shkepëm nâ: kah’mos shkojmë, me shku kishe atje n’Shipni. Kur dulëm, ata djemt e motrës teme, prej granimit Nexhmija, ajo Nexhmija e kish marrë...fjala po bjen, se edhe atâ çikë t’motrës e kom, s’kom fjalë.... po e kish marrë çikën, vjehrrin, e vjehrri e kish marrë tjetrën ré me tre [3] djem, kjo Afeti me ni djalë, e, vjehrri – vet’ e katërta ajo, vjehrri - pesë [5], e Afeti - gjashtë [6], vjehrri i Afetit - [7], shtatë. Shtatë [7] veta...u mush kerri, ni kamion i vogël, me Halimin... Halimi smutë, burri jem. Tjetër natë tani vjen Bajrushi, Fllânza...kur hin’ ata, “hajde, hyp, Bajrush”. Vinë njo’ ka njo’, vjen Nexhmija...vjen, Mustafa nuk vjen.

LSh: Burri i Nexhmisë.

ET: Vjen Nexhmija me çikë t’vet. E, ai vjehri - sot e ka vjehrin halè gjallë - s’e di as vet, u hônksha me tâ ka’ shkojsha, kallabllak (qesh), ma bojke: “A t’kom teze, a t’kom diçka?”, “Kurgju s’t’kom”, kâmt i rudhshum k’shtu, se kallabllak – njo’ mi njo’.

LSh: E, ju çun’ juve për Shqipni, a?

ET: Shkojmë na tash, me qat kamion, kukù – niqin’ [100] vetë. Ajo reja e tina vet e katërta: tre [3] djelt, edhe vet - katër [4], vjehri - pesë [5], Afeti - gjashtë [6], me gjithë djalë – shtatë [7], Nexha - tetë [8]. Tetë vetë. Tani vjen edhe djali i vllaut tem, me Halimin, une djalin e vllaut e kom, me grue, me çikë: edhe ai - tri [3] vetë. Tetë [8] ken aty: po bôjnë nimdhet’ [11]. Vjen ni baxhanak i Rifatit. Motra e grues, motra e Shefies, edhe ai dy [2] djel e dy [2] çika, e nânën e vet, e gruen, edhe ata - shtatë [7], bôhën nizet’ [20].

LSh: Kallabllak...e, ka’ u nisët?

ET: Po t’kallzoj që menxi jena hi n’qat kamion t’vogël: tân njo’ mi njo’, prej Zhabari te Rifati. Çikën e zateti rrugës vjehrri i vet, “O’ amon bre, nale, se une po heci” – iu kishin ajë kâmt, iu kishin bô qëkaq tu ecë [tregon me duar përmasat]. E kishin nalë, krejt n’kâm tina ungjun, tani kush e ka asì me pllakë, krejt, kush e ka asì n’Shipni, krejt qivita kômt e sajna, mo’ s’mujti mu’ çu n’kâm...u dekë. Tani masanej n’Shipol, tu shku për Shipni, tu e qitë ka’ ni njeri tonin n’kerr. Po t’kallzoj që, gati niqin [100] (hiperbolizon), s’po muna me ngjeh, deri nizet [20] t’i ngjeha, s’po muna me ngjeh. Shkum tani, qysh shkum, gjeth ditën udhto me kerr. Tu na ra shi...kuku çka ka râ shi, tani kur jon mytë, dy kerre, kshtu ... kshtu kerresh, autobusash, t’mdhaja, thojshin ‘dyqind vet jon kanë se njo’ anej i ka’... krejt shqiptarë, shiptarë, shiptarë, qaty dikun te Gjakova. Nuk u...nuk jena kanë ngat tyne na, veç që kallxojshin... ata kujtojnë qi’ ata jon nalë qaty se kallabllak, jon nalë qaty me nejtë ... ata kanë kujtu që shkijet, e t’jau qesin bumet Amerika, e t’i bon rrafsh krejt ... A neve, joh’, na ngucshin boll. Do ardhshin para kerrit, ta nalke kerrin: “Nalu” - t’ka thirrë, “kush o’ aty? - u dufke me u përkulë burrat, mos mu’ dokë, a din, veç na femnat qashty, për faqe t›zezë, asi...po’, ky drejtori i postes ktu, e ka ngjoftë Hakinë, djalin e motres tem n’Zhabar - e ka ngjoftë shqiptar që është, edhe i thotë: “Çele xhamin” e, don me i ra. Ky s’e çel xhamin:  pushkë ktina n’ftyrë. Gati i bjen n’ftyrë me ia thy, e ky t’i grahë kerrit e t’i kapërcen ... e kanë thy xhamin, e kanë bâ përshesh.

LSh: E, kur dulët n’Shipni, qysh - a mrijtët me dal prej Shipnie?

ET: Aty po...

LSh: Kur mrijtët, mas sa dite mrijtet atje, n’Shipni?

ET: N’Shipni mritëm...n’sabah ktu u nisëm, prej sabahi dekterna n’akshom...n’akshom na ka nxanë terri n’kufi aty, jon dalë kta djemtë te kufini...

LSh: Te kufini me ju pritë juve, a - qysh ju pritën?

ET: Poo, ata na i prunë do far’ basash sheqer, shiqer ... s’di çka ish ata, shiqer ish, t’omel ish, pak - ka qekaq, ata far’ basash, edhe çaj...sa mujshin me qitë çaj.

LSh: Për me u nxe...?

ET: Çaj t›lulave. Ata ça ishin shiptarë, që dijshin ship, thojshin “Hajde more vllaznit’ tonë shiptarë ...”.

LSh: A u vendosët atje n’naj familje?

ET: Çfarë t›vendosti, gjithë natën aty tu u enë nepër katune...

LSh: Po a? Po, a ju priti najkush, a ju shtini... konak, a ju bôni?

ET: Tani diku ni shpi, ni shpi pa bâ meremet, ni shpi pa’ bâ meremet ish kânë, qaty himë, nejtëm dej’ n’sabah. Aty, tani, ata na prunë jargana e qebe mu mlu kishe, se veç shpija ish hi nër kulëm, asi. Do drrasa, do asi dej n’sabah. N’sabah, çka me bâ...: “Dilni” - na thanë, “dilni dikah, lypni ven”. Dalshun tani burrat: lyp aty; lyp aty; katun’ u’n’katun, shkun’ natën, thojshin: “ktu s’ka vend, shkoni ma anena, nalt - ktu s’ka ven, shkoni ma anej, nalt”. T’i rrokë tash tugu e barku: gra, e burra, e krejt: zaher prej s’ftofti, pa hanger, e...se shi rajke, shi, shi, shi, shumë u kânë, shumë u kânë...kijamet.

LSh: Mandej, sa nejtet n’Shipni?

ET: Tre muj.

LSh: Mandej, e bombardunë?

ET: Tanshi, Fllanza u kanë me neve, po edhe djali i vllaut tem me gru e me çikë, edhe qata që t’kallxova une ty tulifare...Soba ish kânë sallë e ushtrisë që i kan’ lanë teshat, ish kânë gjon’ e gat’ - prej ktuhit e atje - e madhe. Niqin’ [100] vetë qaty na kanë hi, n’dy antë veç syngjera.

LSh: Tre muj qashtu, a?

ET: Po qaty, qaty, tre muj kena nejt.

LSh: E, qysh, a ju kallxun juve kur u shliru Kosova? Kush ju kallxoi?

ET: Po, po, se u kanë, komuna u kanë, si me postë u kanë komuna e tyne, e qi’ ish bâ tani...që ishin ardhë mjekt me punu aty, që t’smutit tash khâ prej lufte, me ju nimu. Gjermani e ka pasë aty atë ven’, edhe italjant... e na nimojshin. Shpija e gjermanit e italijanve...vallain na dhôjshin bukë, italjant na kanë ndihmu - bukë s’di a kanë pru, veç na kanë nimu.  Gjermant kanë pru , ka’ nizet [20] ka bô vaki. Ka ndodhë ka’ nizet tona me bukë e me tesha e me sene, me...si ardhshin rèn t’Gjermonisë: gjermani ka punu shumë - gjermani, gjermani edhe Italia - ata na kanë majtë, nashta edhe Shipnia ka...boll ata qi’ n’ven t’vet...boll, veç tân na kanë nimu neve.

LSh: E, tani, kur ju kallxun që u shliru Kosova - a u g’zutë?

ET: Aty, tani, aty qi’ po thom...mirë...kurgjo, po’ une qi’, qi’, ni televizor sa ktuu - jo more, ma i madh u kanë, për beter u kanë - televizor i thojshin. Nana jeme, e qitsha aty para sajna shpije, n’mbramje, e lshojshim, krejt luften e pajshim. 

LSh: A po, a? E përcjellshit krejt çka u bojke...?

ET: Po, krejt çka u bojke. Kuku, kukuu çka bojshin. Po tanaj, tu nejt, jena kanë: Bajrushi me vlla, qi t’kallxova kallabllak, ata n’kit anë syngjerat - na n’atë anë, kta n’kit anë - n’dy anë, nërmjet tyne shalla u kanë: gjin’ niqin’ [100] vetë jena kanë qaty, n’qat ven - për ni dere me hi edhe me dalë. O vallain qaty gjarpnin  e kom pa ka’ del prej...nërmjet atyne po shkon, prej dere po del. Vada ka’ dera, vada me ujë zaher ... kur u bâ zhegu, veç dalshin kryma n’ta, e tani kta gjermont ia qiten do far ilaçi, bardhëë si mill, i qiti krejt, me pastru. Ata mujshin me hi edhe mrena, kryma t’qenefit: qenefet rên i kanë maru aty për neve, aty stamit. Kush qi’ lahet s’ka...o’ çka kena hjekë, çka kena hjekë...kur dul...kur ardhke Bajrushi. Tani çohet tani Fllanza, shkojnë Nexha me çikë t’vet, shkon te dikush, te ni hoxhë, dikush, n’banesë, me na bô konak. I thojnë: “Hajde dikush”, shkon me çikë t’vet Nexha. Ky niri apet me fmi t’vet, e me re e me tjetrën re, me djel e me...jet’ me neve. Ai Zasellci, aj njeri, vjehrri i Rafetit, kur edhe djali i vllaut tem, edhe ai qashtu del, vizë i gjân edhe atina me gjithë grue me shkue, çika shkoi te dajtë e vet, n’Zvicër. Erdhën, i murën, iu gjetën konak. Çka me bâ Bajrushi e vllaut t’ati: “Hajde, vallah, edhe na t’dalum, se s’po munum” se natën diqysh na ka qitë qështu, ja qitshin që me pastru, thojshin “dilni ju tân jashtë, e na pe qesmi”. Qitshin ata, i ardhke era, dalshin kishe pak jashtë, rishim qaty, rajshim si qyqet. Bajrushi Fllanzës “hajde dalim lypim banesë” - gjajnë banesë, ardhke Bajrushi e Fllanza. A Bajrushi a Fllanza, dej te dera, “Tezja Minë, hajde po dalim qaty”, fiqat, ish ni bashçe me fiqa”, dikun, jon kon’ dal fiqat. A, me shku na n’at ven, qat’here halâ s’ishin hânger, hala s’ishin bô mollë, se aty tri [3] herë po u bojshin për ni verë fiqat. “Hajde po dalim qaty te fiqat” - thojke Bajrushi, “Tezja Minë, ti po man n’men, a po thotë dikush diçka”, “O’ Bajrush, Osmani foli me telefon, tha ‘oj nâne’, s’e di sa ditë m’ka thân, “kur t’bôhën gjashtë [6] muj që s’bohët lirë, ju keni me metë qaty, deri qat ditë e keni, lufta osht’ deri qat ditë”. Kur pi’ kallzoj, tha Osmani “Ja keni me metë krejt n’Kosovë, ja qat ditë ka mu shliru Kosova” - qashtu m’pat thân...U g’zu Bjarushi, thashë, “Valla, Osmani qashtu m’ka thân”. Ai, nime, kur u bô qaj vakt, se i kishin kallzu.

LSh: Edhe, e bombardunë Sërbinë qat’herë, a?

ET: Po, e kqyrshmi për natë, e lshojshim televizorin, na shkojshim te fiqat u ulshim n’kodër, deri u terrojke, veç une, Bajrushi, Fllanza, ato tjerat gjethkush shkojke me familje t’vet gjethka. I kisha valla djelt e motrës e ato. Me Bajrushin atje shkojshim, e pajshim filmin, krejt çka po bôhët, kur jena kânë  tu nejt, u kânë  tu bô akshom, veç kur, a Fllanza a Bajrushi, nuk e di cilat jon kânë. Thotë “Tezja Minë, hajde, po dalim” , aty, nër hije nejshim, po’ t’soske dilli - t’kallke. Thojshin: “ky ven, kur osht dimri, bjen ni borë ni ditë, kur çohëm nesër - u qkri, s’ka borë mô, dy [2] herë e millim tokën.

LSh: Qysh e ka pasë emrin ai veni?

ET: Komuna Elbasanit. Ty nejt na, kur pe shohim k’ta t’hujt, po lshoën me podobranca, po lshoen prej…Po rrehin shuplakë, tu e kqyrë televizorin, thotë ‘u bô e jona’, haj Zot, desh u fikëm, tu çun, ton shqiptatë tonë u çun, me armë e me shku. Ata gjermant aty “nuk bon me shku nihere, osht’ rrezik veni, nuk bon me shku”. Krejt bumet i kanë shti Sërbia, rrimë deri n’saba’, nesrit n’kamion, vimë edhe erdhëm. Po’ nja’ tedhet [80] vetë jena kânë . Kanë pagu aty tont’ tremij’ [3000] marka m’dokët, kanë pagu, e ton shoqnija, ton ka’ pak pare... erdhëm. Kur erdhëm, thojshin, “Vallain, si u hi ni kerr, n’derë, e ka çu n’havá bumën. S’guxojmë, nuk guxojmë me hi mrena n’qytet...”, veç na çunë deri n’skejt, na prunë deri n’Shipol qitu. Gjithë ditën udhtum, e atje n’akshom u nisëm. Na çunë ni ven, u nalëm “valla po pushojmë...se s’guxojmë natën mu’ nisë, se qështu po thonë: krejt bume kanë qitë atje, kanë lôn n’tokë, n’Kosovë. Deri bôhët saba’ na s’guxojmë me lu. Kur u bô saba’, gjithë ditën u lodhëm, zheg, e asi, u nalëm ni ven e nejtëm, dikun te Gjakova m’dokët u kânë,  n’Gjakovë.

LSh: Kur erdhët k’tu, qysh ish veni? A ish shkatrru?

ET: Kur erdhëm na, u shkatru, po s’di qysh jena tutë, vallai bre teze ish...insani ish budallë, ish. Krejt tela, krejt telat përtokë, ka mujt krejt mu’ mytë....z’di qysh na ka pshtu Zoti, banderat përtokë krejt, shtrèt, kerret, llom tona’ ânt rrugve kish.

LSh: Tani, mas lufte, ia nisët me ndërtu?

ET: Ja nisëm mas lufte, kena dalë me Fllanzën edhe Bajrushin, kur s’jon kânë hale shkijet, a din’ kur...a, shkijet e kishin ngjoftë. ‘Hajde me shku me marrë bukë’, s’kishim as bukë me hongër, se me dhez zjermin s’guxojshim.Me qitë timin, meniherë t’gjojshin që ka shqiptarë aty, me dhezë, s’kish ku, s’kishe çka me hongër: “Hajde shkojmë me kqyrë bukë me ble”. Po mrijmë ni furrë, k’tu dugojë, ajo gruja për Vocoll u kânë , ajo gruja shkinë, tani u ndâ prej k’tyne, punojke n’furrë at’herë. Shkojmë na, “Çka po pritni? Mos pritni, nuk ka bukë”, halá atje, prej Sërbie thojke. Kthehëm te Mustafa, ‘hajde shkojmë përte’ urës t’Ibrit’, edhe Fllanza, ka’ avitet te dugôja, para komune, ajo familja, pi thotë magjupja, “A po doni me ble cigare?”. Jon hi me shitë cigare, kjo Fatmirja ju thotë “hajde bre magjupe, i keni vidh ato cigaret, për dugôjë t’shqiptarve, e na shitni neve”, e ti kapin magjupt. Vet me veti thashë, “çka boj para komune, shkije krejt, qëta magjupt as s’guxojnë me nimue as kurgjo”, e dahën diqysh, dahën. Kur hypi k’tu, Fllanza thotë, “valla une kishe po shkoj n’shkollë, që ka punu n’shkollë Fllanza, po murr aty, ndahët, shkon n’shkollë kishe... Thotë, “Ku po shkon?”, Bajrushi, “kthehu” – “Po shkoj n’shkollë”, Bajrushi “kthehu”, mi thân po ‘shkoj me marrë bukë’ - s’ka, kthehem na. Çka me bô tash... Bajrushi shkon, kthehet prej shpije, une nuk kthena, veç prej ure shkoj dogri me shku n’dugôjë, me lyp bukë. Kur shkoj aty me lyp bukë, cfart...po thotë ajo shkina aty: “Çka po pret?”, thashë: “Bukë me marrë”, tha, “Buka, n’Kralevë osht’, hala s’ka ardhë”, thashë “ani, tômël pra”, “as tomël” – tha, “s’ka”. N’Kralevë, po vjen ajo prej Kraleve k’tu, veç qashtu. E t’kthena une, natë, prej shpije, do shqiptarë atu: “ik more, se na nalën do shki përpara”. E t’iku une, kur vi k’tu te ura, aty shkijet e mdhej qaty jon kânë . Para... o qysh t’kqyrshin me sy, thojshe ‘k’ta na ngjohin që jena shqiptarë, na ngucin’, ata dojshin me t’mytë, thojnë do shkije aty... 

LSh: Për bukë qashtu hjekshit, a?

ET: Po, jooo çfart: as bukë as kurgjo, na jena nisë nelt’, ata erdhën shkijet, që jena bô tubë.

LSh: Po m’intereson kjo pjesa mas lufte pak...tani, pavarsia e Kosovës - a u g’zove?

ET: Ikëm na tani, erdhëm na. Tu u kthy prej atjehit, ka thân Bajrushi, “Teta Minë, shko te shpija, edhe thuj’ atina, Maliqit, me na marrë. Ka me ardhë me kerr”. Kur vi, shkoj n’saba’, kur shkoj, Bekimi flejtën, ti koke n’gjumë, “Tezja Minë, a jeni ardhëëë a?”, “Jena ardhë” - m’tha Bajrushi me ardhë me marrë me kerr, Maliqin”, tha “jo valla, Maliqi nuk o’ k’tu, u shku me kerr, te Teuta, n’Prishtinë, kerrin ia kanë thy e ja kan prishë, e ka lân aty”. Ata tani e kishin nxânë tjetër kerr, erdhën masanena, tani erdhën me ni kerr tjetër se s’na nxuni kerri, se kallabllak...

LSh: E Pavarsinë e Kosoveës, qysh e prite - a u g’zove, kur u bô pavarsia, n’2008-tën?

ET: Po vallain, (qesh), jom g’zu kur i kom pa tu zhdrypë ata t’hujt, atë natë kur jon zhdrypë prej ajroplani, jom g’zu boll. (qesh)

LSh: Ma shumë se për pavarsi...s’je g’zu hiç - s’ta ka ni shumë.

ET: Po çfart...

LSh: Pse – s’e dishe çka po bôhët...

ET: S’e disha çka po bôhët. Nashta ishalla bôhët mirë, tân...

LSh: Ishalla, ishalla... Ani, tezja Minë, shumë faleminderit, se na e kena kalu edhe kohën.

ET: Kuku, e kena kalu. A bon me fshi tash atâ?

LSh: (Qesh) Hiç s’o problem, krejt kena me lônë. Faleminderit shumë. Na ke knaqë që na ke kallzu gjethçka.

ET: Faleminderit.

LSh: Faleminderit shumë.