Fatime Haziri

Intervistuar nga: Andoneta Selimi

A nona jeme e ka pasë përpara ni çikë, tani mas asaj çikës kum lindë une. Edhe... n’shpi krejt kanë lindë ata

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

28.05.2018

Lokacioni i intervistës

Cërnicë, Gjilan

Vendi i lindjës

Kmetofc

Tranksriptimi

AS: Jemi këtu me zonjën Fatime Haziri, me…tedhetë e katër vjeçare, nga fshati Cërnicë e komunës të Gjilanit, me të cilën do të bëjmë intervistën e radhës. A po m’kallxon ku ke lindë?

FH: N’shpi.

AS: N’shpi, a?

FH: N’shpi at’herë ô kanë me lindë, nana.

AS: Cilin ven?

FH: Kmetofc.

AS: Kmetofc... 

FH: Po…n’shpi po du me thanë kum lindë, n’shpi. A nona jeme e ka pasë përpara ni çikë, tani mas asaj çikës kum lindë une. Edhe... n’shpi krejt kanë lindë ata, edhe i kom pasë dy v’llazni. V’llaznia…njoni m’ka dekë nond vjet, njoni m’ka dekë pesë vjet. Po du me thanën ata jon kânë para meje, ata…jo’ - mas meje, se u habita. Edhe qe qashtu. Tani hajt, hajt, masanena masi qi’ bâba u shku n’luftë n’Drenicë, edhe unë jom kanë dhjetë vjet…baba... v’llavin qi t’thashë, ma ka lanë gjashtë mujsh - qeto qi’ e kom sot. Hu v’lla e motër jena na. Baba shkoi në luftë, nihere shkoi, tani u kthy, u kthy, për Bajram erdh…natën e Bajramit erdh. Kur erdh natën e Bajramit -tezen e kum pasë për mixhë - tezja n’ahër ishke aty te gjâja, tu mjelë gjânë…nata  Bajramit qysh ôsht... po, po, ai natë Bajramit oj bi…po’ jo, qejfli, se misi s’e kishmi bâbën te shpija... a me mixhallarë jom kôn une... Misi s’ishke baba ishke pak... vllavi, a t’kallxova, i vogël, gjashtë mujsh, jo fort ashtu sevdâ t’Bajramit. Po, po apet si thmi [gëzoheshim], dhet vjet mo, qaq merr vesh. Edhe n’akshom baba erdh pi aqehit, pi Drenices a ku u kânë nuk e di. Erdh atë natë, bujti. Mo nejse, bujti atë natë, u g’zum qi’ erdh e u bonen truç, se tre vllazni k’ta jon kanë. Nâna bile mixhën e vogël e ka pas lanë t’vogël hala ma shumë se vllavin tem. E qashtu, atë natë hongrum darkë, nejtum, sabale u çun shkun, e falën Bajramin, bâba jem nuk shkoi. Nuk shkoi, se s’guxojke me shku se e lypshin, a pe di, për luftë, nuk shkoi hiç. U bâ silla gati, erdhën ata pi xhamijës, erdhën mahalla... se nashte k’to s’duhet m’i kallxu... 

AS: Po, po. Po, po.

FH: A duhet? A?

AS: Çkado që... ty t’bje n’men. 

FH: A ô mirë? 

AS: Po po, mirë ôsht, mirë. Mos ta nin. Po.

FH: Përnime? Kallxo drejt, ku jom gabim thuj s’bon. 

AS: Hiç s’jeni gabim ju. Krejt mirë.

FH: Eh qe qashtu. Tana hongrëm sillë t’Bajramit edhe bâba tha: “Une mô nuk rri, duna me shku, për qekaq kum ardhën”. Edhe dulën burrat apet me shku me kerku napër shpija edhe gratë, tezja jeme shkoi, gruja mixhës shkoi, nâna edhe une nuk shkum. Erdhën mu me m’thirrë shoqet e mija, hajde me dalë a din qi dalin çikat, lujnë e dit Bajrami për qef. Une edhe thashë... si thmi mô... nime bâba shkojke, po a ke ni tu thanë, “Hala po i ki mentë fllad”. E nime fllad. Nôna dul,  tha, “Jooo!”, “Pse une jo?” – tha: “Pse jo!” - baba tha – “Po t’shkon ti po del po lun”. Ouu hanez... [më ra ndërmend], nime e re amo, po, ma rroki pak, qi mirë e paska kjo. Kur baba ishke tu bô gati, at’here qysh i kanë pasë apangat me toja, t’lidhta, po vishet… ato kundrat qi jon me toja, se apângat... po vishet edhe, “Pse” - tha – “p’i thu jo?” – “Jo” - tha “s’ka shka lypë me shku kjo” - tha “me kërku”. Baba p’i del, tha: “Motra i ka dekë, kjo po m’shkon” - tha “me lujtë për Bajram”. Nôna k’to llafe. “Ne t’shkon” tha “edhe ne t’del edhe ne t’lun, se sa ta kenë jetën” - tha “ka me kajtë” - baba [tha]. Edhe p’i lidhë ato tojat e kundrave t’ushtrijës fill. A kjo tha, “Sha ke kshtu?” Edhe u vesh, u ndreq, si sot qi p’i bani k’to strajcat qi po shkoni n’shkollë... i shtini dy krahtë qeshtu... e kemi pasë nifar molle qutu n’skejt si kah dyrtë, hej ma larg. Me kanë ajo mollë, ishke plot, rrush, molla. Ner atë mollë përskej kapërcei edhe dul. As ai s’u m’tha ‘ejvalla’, qaq qi u kanë marre m’i folë fmijës mori bi. Po budallaki u kôn. A u kôn? Evlad, po foli, e merre... edhe fmija s’ka guxu mu afru mi thanën. Veç e kqyrum une edhe nôna ka dul pi shpijës. Ai dul shkoi, mu m’la dhjetë vjet, vllavin ma la gjashtë mujsh…tana une jom rritë me mixhallarë - para babës m’dalshin. Babën…për dhjetë vjet nuk e di qysh u kanë. Qishti s’muj me thanën as keq, as mirë për to’. Edhe toni nuk ka shku me thanën... se di a ka shku pesë-gjashtë muj, jo nuk u shku valla, tre katër muj ka shku, veç kur na kanë kallxu qi u dekë. A nuk e dimë as ku ka dekë, as ku u vorrosë…Masanena e kena lypë, amo, kush nuk din me dhanë përgjegje dishka për to’, shoqnia e tina - asnjo. A n’Drenicë ôsht i vorrosun, a kush e ka vorrosë - as atâ s’e dimë hiç. E na tani... une…jena kanë shpianik i madh, pesëmdhetë hekterë tokë u kon. Punë kena pasë shumë, vllavin e kisha t’vogël, nana... une tani u desht... u rrita, i bana mo pesmdhetë vjet e për gjashmdhetë, barabar me mixhallarë kom punu. Kom shku a me prashitë, a me korrë, a me kreeejt ato punë i kom bô. Pse qishti ajo toka kur u rritke, vllavi... u dajke për gjyst. A për fjalë t’kqija [s’më kanë thanë], as pi grave, as pi mixhallarve, para babës m’dalshin n’xhenet, n’ahret si thojna. Pse? Se kurrë fjalë t’keqe jo. Jom martu, sefte mu ma ka pru kerrin, ani jav ka çu çikave t’veta. Mu kanë rritë thmija, katër i kum pasë, tre xhem, e qet…ni çikë e kom veç, edhe une... Edhe kur jom shkue une n’t’panë, si t’thashë kerrin, mu m’ka ardhë përpara, tani jav ka çu çikave t’veta. Rrenë e ze, pasha qet ditë t’sodit une e kum pasë pi mixhallarve venin n’krye t’venit. Pi grave, pi krejtve. Pi krejtve bijave... Çikat e veta i ka pasë tri mixha i madh, ky i vogli s’ka pasë thmi, tani mas dy vjete, mas s’disa vjete, gjashtmdhetë vjete, ô martu për s’dyt. E murr njâ pi Perlepnicës. Ajo ia fali Zoti rên kur deshti: gjasht xhem, edhe ni çikë - shtatë. Çika diq, xhemtë jon sot teton’, e aj ô dekë. U qashtu që e kum pa. Edhe fmija mi sot, jon martu, jon rritë, me çikë, me xhem t’dallum jon aty n’Kmetoc. Leje t’shpijës që i kanë sjellë sa edhe t’kojshive i kanë sjellë. A une pi kërkuj as... si thojnë…ni fjalë... s’po di qysh me thanë as vet. Kurrë nuk kum pasë dishka. A babën nuk e di se ku m’ka metë n’luftë. Qato llafe... A jeta jonë qysh u kanë sot për sot, elham pi Perenies ma mirë ôsht, une s’po thom qi ô keq, po k’naq nuk ka. A jeni tu e pa ju t’ritë?

AS: E pse po menon qi nuk ka...? 

FH: Nuk ka k’naqë. Nuk jon t’knaqun k’ta t’ritë. Qyre une pi thom edhe rejave t’mija, përpara mi pas pasë unë qeto kushtet e ktyne sot, kurrë s’isha plakë. Po na s’i kena pasë kushtet oj bi kshtu.

AS: N’çfarë kushte ki jetu ti?

FH: Une kum jetu n’kushte... aqe kur jum kânë te baba, po t’thom kushte t’mira kum pasë. Me hanger e me pi e me punu e mu veshë e mu mathë e mu... po. Shkolla... 

AS: A keni pasë shpi?

FH: Pooo, i kena pasë dy shpija. Mosi... vonë, vonë e kanë prishë tani shpijën. Hajt, hajt, aj u rrit vllavi, deshti Perenija gxume me rritë sikush. Edhe nôna jeme nuk ka pasë gji, u kanë pi shnetes k’shtu e shnoshë po nuk ka pasë për me yshy xhalin. Ardhke qushtu sikur qikjo kodra qi ôsht, e me kôn reka poshtë. Reka jonë qysh ô. E kcejke dhija reken, edhe dalke ardhke te vllavi jem, khâ me shti, ja lajshin gjitë. Nôna edhe gruja e mixhës, ma  shtishin vllavin ner dhi me thithë se nôna s’kishke gji. Aj e thithke. A dhija ardhke pi rekës, e k’cejke rekën. Piskatke n’kup t’qillës, ardhke khâ, thithke, edhe tani dalke... shkojke sukur njeri, hajt. A ky u ngike khâ. Edhe... 

AS: Qysh e dike... ? A ka ardhë gjith n’t njejtin vakt a?

FH: N’atë vakt e dike ajo.Vaktin a po t’thom, sikur si njeri bre bajagi. Aj kur e rrok’ke gjivi, qi ju mush’shin gjitë ajo tu ngâ... piskama ju nike qe qekhâ... qe qeshtu osht kodra. Pi kodrës tu piskatë edhe hyxhym teposhtë me ardhë, qi ka ardhë. Edhe e marrshmi... tana u rrit ky. Kanë punu ata. Une mo tana u rrita i bona nanmdhetë vjet, m’martun. Erdha k’tu…kur erdha k’tu i gjeta vjehrrinë... plak…burri, edhe ky shkoi ushtar, tama’ dy vjet nejti. Une meta me vjehrrinë, me ket kunatin e vogël edhe ni kunatë bijë e kum pasë. Ata... duhon tana kena mjellë k’tu. Duhani shpyrtin na’j ka nxerrë. Krejt u deshtë... 

AS: Pse?

FH: Me punue duhon. U deshke me shku me vir, asi, me thy.

AS: A m’kallxon pak qysh e keni punu duhanin? 

FH: Duhanin? Po qe po t’kallxoj. E kena punu duhanin, sefte dajm me mjellë rasadin niher o deshtë.

AS: N’cilin muj?

FH: Po mujin para Shingjergjit, para majit ô deshtë mi mjellë ata. Ato lehë i mjellshmi, tani i vaditshmi, mishin... u deshke mi hjerr e mi... niher i kena pasë nondhetë lehë. Ti e di, a di shka jon lehtë?

AS: Jo.

FH: Lehtë qeshtu... qeshtu sa qikjo tavolinë, edhe pak ma gjon, a gat pej shtatë-tetë metra t’gata. Ato rasad i duhonit, me mjellë qetu n’aborr. A, jemi kon me kunatin bashkë at’here edhe kunaten bi e kum pasë, bashkë na. Une barabar me ta, edhe me burrin bashkë, qy me kit plakin. E vaditëm, pi qati rasadit duhonit kontrolla na’j pagujti neve shtatqin banka t’at’herit. Bankat i ke ni nashti qysh jon kanë.

AS: Po.

FH: Ehhh, na i dhanë. Pllus aj na i dha paret truq, ktu tani sha u shitke duhani, sicilli ardhke me letra, sod sukur qi p’i marmi letrat. Qaj qi me ardhë, me ardhë me marrë rasadin me shkulë. Ardhke filan lehen, qeto jepja atina, na - ja dhake ky shoqi. E nxerrke rasadin, me shku me mjellë n’arë t’vet. E hajt, hajt, aj u bô, aj duhon shumë i mirë, neve na tha kontrolla “Ju zgidhni krejt lehet, zgidhni, millni ju…t’parin ju niher, tovona çetri shka t’jet, shite”. A neve na kesh’shin qi pse ato lehë: ‘Na tri lehë, katra, sun’ p’i punojmë, e k’ta p’i punojnë gjeth k’ta’. Se at’herë u kanë me vaditë me gjygyma pi rekës, s’ke pasë kah qetër kah. Pi bunarit s’ke mujtë me nxerrë ujë. Nuk jon kanë [pak], nadhetë lehë, heeej, ka tetë metra gat. Edhe qashtu hajt, hajt, mo e millum na tonin krejt, e nxurrum për tri-katër ditë. Tetë mi [8000] fije duhon i kom mjellë me shoqin për ni ditë. A i din shka jon tetë mi? (qesh). A? Te dy bashkë i kena mjellë, për ni ditë. Ma s’mrami mo, qaq qi erdh fundi, u lodha - për nandë rrajë, e lashë vijën pa e mjellë. U lodha mô…amo te dy bashkë na mjellshmi, edhe ky edhe une. Jep zor, jep zor, jep zor, i kena dhanë zor me duhon me bô... tana ko’ me shku sod... hajde, kur ardhke dimni  me bo kallap m’i çu n’monapoll. E, qat vjet i kena marrë tet’thetë mi banka pi duhanit. Kishna me përcjellë kunatën, hem m’i ja bô qezin, me ja bô darsmën, edhe i nxerrum dy lira e gjysë bakshish. Qat’ kunatë [e kam pasë]. Edhe krejt qejzin u desht me ja maru asajna çikës, m’i qendisë marhama, m’i maru pshallak, e ajo ka punu kshtu punë dorës, shumë ka punu, se jo pak. Edhe nejse mo, e çum si t’thash tet’thet mi banka i murrëm, kejt ato i krytum, e gjeth dimnin e lum u deshke... ky ngrike me havan... s’e din shka ôsht aj havani tybe, me gri. Edhe u deshke përmi shporet, qi thojnë sot ‘hiqe, hiqe, hiqe thmijën se p’i hin timi i duhanit’... une i kum rritë katër qaty. Me qitë përmi shporet koritën e thmive edhe me shkunë atë duhon krejt u deshke. E m’i nimu shoqit bashkë. Aj përmi shporet, unë u deshke m’i qitë n’letra ktu me ja shtru letrat e mi marrë pi atyhit e mi qitë n’letra, bashkë, n’sobë mrenda. Tana aj e dojke me shitë, dimën, ftoft a e zôshin policia, a s’e zôshin, dalke aj, shkojke, i marrke. Tridhetë killa, katërdhetë killa m’i çu, naten shkojshin, n’Prishtinë m’i çu m’i shitë. Niher i kishin pas zôn…kur erdhen, than ‘na zunen’, apet tana i kishin lishu. Ku me ditë sha kanë bô, edhe erdhen te shpija. Kur dalke vera apet qetër qi po t’thom ty, apet u deshke qashtu ato lehë m’i punu. Edhe shkoi dy vjet ushtar, u desht une vetë, sa u kanë edhe ktu qekjo shpi ôsht…sot kur t’kujtona, me vnu shkallën me hyp nalt aqe vargjit, thom s’e di qysh s’jom rrxu me ra. Edhe punt e shpijës pllus khâ, me gatu, me fshi, me la, vjerren e kum pasë, u deshke mi nimu vjerrës, teri tu nga... m’i bô ato punë, ajo... une e fshishna aborrin, ajo dalke i qitke bërllogjit, unë i rajsha t’pinit. Tej t’bôna une... bukën me marrë me  veti me dalë me shku me prashitë. Qashtu ô kanë hjekat e tona… Edhe qe, qashtu. Kemi shku n’kamë n’fushë, gjeth ditën, a me korrë, a me prashitë a me... se aj vjehrri u plak, s’mujke mô, edhe vjehrra jo. Une tani ngá te shpija, ngá te ara, ngá te shpija, ngá te ara…E martova kunatin, kunati... ajo thojke s’kum dalë n’fushë kurrë, pi Ogoshtit e kum pasë. A ka dale, a s’ka dale, une s’muj me ditë qishti. Nashta edhe ka dalë, nashta edhe s’ka dalë kurrë…s’di. Ni ditë met shtatzanë, “Po vi edhe unë”, thashë, “Hajde... mosi po t’jet marak, hajde”. Erdh, pasha rizanë e Zotit, nandë rrajë i mjelli, nandë rrajë u thajten, nuk zunen hiç, se ajo kur e ka marrë me mjellë e ka trusë e ka thy…aj nuk zihet duhani ashtu. Ajo gjys vije u thâ: nandë rrajë. Tana une... kishmi gjâ, kishmi pula, kishmi... krejt i kum pasë. Për kurgjo nuk kum hjekë po du me thanë, a për me dalë me shku dikun nuk ke pasë munsi jashta, se n’t’panë veç qi u kanë. A lamë, ktu kur jum ardhë, kom gjetë, kanë fshi me maçinë. A për te baba aqe qi jom kanë, nizet e dy ditë kena fshi me gjâ.

AS: Me çka?

FH: Me lopë, me gjâ, me kuval. I shtishmi tetë frymë gjâ edhe dy kual, e dy vetë: njo mi ngre gjôjën, njô mi grahë përmas, katër. Ata kuvalt shkojshin vetë u sillshin, na u deshke me ungjë krytë qeshtu, edhe me dalë kuvalt, pi neve, sa shpesh u sjellshin, ka dy-tri dur u deshke m’i asi, m’i shtru kashtën, m’i hjekë, m’i hjerrë, krejt, te baba. A, ktu kur erdha, mu dokke dranafill për ni orë, dy orë u fshishin lomtë, me maqina. A kur i kanë bitisë ato lame, qi i kanë bitisë aqe te baba, babën s’e kom pasë, mixhallart masi kanë maru kërrqmat ju thojshmi na... kurrë ata pa mu nuk i kanë hôngër kërrqmat, e pa vjehrren tem.

AS: Çka jon kërrqmat?

FH: Po du me thôn zjafet. At’herë ju kan thon kërrqma, qaty deshta me thanë une, tani me t’kallxue. Zjafet me marue qi u kryten lamtë e motmotit. Eh mu ardhke mixha, ata, edhe i thojke vjehrrit n’Gillan, filan ditën qeshtu, qeshtu. E ndreqke kerrin, i ngjitke kijet klap n’kerr, e une shkojshna. M’çojke, na i honkshmi atë zjafetet, u deshke... a çikat e veta jo. Se nuk muj me thanën, se gjynah ôsht, kurrë, a po thom, pi mixhallarve, po thom... a babë rejave t’mija... njâ m’kanë lutë për Nijazijën n’Pozharan, pa babë, kom thanë “Jo”. Pse e madhja e ka pasë babën ô kanë e knaqtë, veç na lakmon, kom lakmu vetë qi s’kum pasë babë. Sod lakmoj, teeeri vooonë, vonë, vonë... .kur thirrke dikush shpejtë te dyrtë, mu dokke qi po thot dikush, u, po vjen baba. Aj s’u kanë ajo fije hiç, po menja e t’rivit, qy, qashtu qi une kom lakmu. E ktyne ju thojshna, kur ardhshin babat rejave, me kanë si ju nuk flej gjeth natën sante. Pseee? Baba ka ardhë!  Heeej, sha do me thanë! A mixhallart um kanë ardhë, po…po malli i babës nuk hiqet, ne t’thotë kush t’thotë. A mirë kshtu boll, a po t’thom: m’kanë kqyrë me f’mi e me vetë e me... amo ndryshe ish ajo. E ku ke llafi qi po thu ti për m’u knaqë... k’to t’trejat po thom une shti, at’herë ma pak kanë pasë pasuni amo knaqë u kanë. Ka ardhë musafiri, me qat’ qi e ke pasë je knaqë, edhe kujna nuk i ka ardhë merzi pse ka ardhë aj musafir. Ka ardhë aj, une vet jom kôn, ramazan ô kôn, për syfyr unë kum qitë flija. Për syfyr, hej, qeky vakt u kanë qeshtu, qe... po na hahen flijat për syfyr... edhe mi nejtë qatu musafiri teri t’bohet vakti me lanë, me shku te bunari m’i mushë ujë, ujë t‘ftoftë qi pe lanë, se pishin duhon. U deshke me shku, une përveti nuk kom dit me thôn qi pse ka ardhë… po ne ta pinë qat’ ujë, a s’un’ pe rrasë a? [ndokush do të thoshte]. Hiç, po dogri te bunari me shku me ja qitë aty. Ty shka t’pëlqejnë, i shkrun, shka s’t’pëlqejnë ty, mos i shkruj.

AS: Po, po, mos ta nin se krejt... 

FH: A jon t’vërteta, përnime?

AS: Po, mirë. Po. 

FH: Nime kallxo dogri, mos... 

AS: Po po, mirë ôsht, mos ta nin, une t’kallxova, çkado qi... 

FH: Hiç mos u ngushto. 

AS: Jo, jo, mos ta nin, edhe une t’kallxova, as ti s’ki nevojë mu ngushtu... 

FH: Po. Jo po, une... mos jon do qi s’bon. Qata, nashte po ngushtohesh. 

AS: Ja-jaa, mirë ô shumë.

FH: Përnime?

AS: Shumë.

FH: Kallxom dogri, pâsh Zotin, pâsh Allahin.

AS: Po, po, vallai. Mos ta nin.

FH: Ti mos u ngushto pi meje, me thanë qi... 

AS: Jooo, jo, jo. S’po ngushtona, mos ta nin.

FH: E, qe qashtu. I kom bô qato punë, sot qyre krejt me papuçe, krejt me... lezet i dynjallakit. ‘Po shkoj qetu’, kush nuk t’thot ‘ku po shkon’, a ‘shka po bon’, a ‘pse po shkon’ a... del, shkon, vjen, une qe, rè e kom, s’i thom... “po shkoj n’Gillan”. Heee, s’e pengoj, pse s’kom dalë une... Ka…une kum ni plot qi’ kanë thanë ‘une s’kom dalë, edhe ajo pse me dalë’. Le t’del more, pse u kanë, ma s’pari, niher u kanë koha, e dyta: fati yt e i jemi, e... qashtu u kanë, ne t’knaqen. Pse s’jom knaqë une, demek k’to mos t’knaqen, shkaku jem, a? Jo, pasha ni Zot qi m’ka falë, ne t’knaqen. As çikave, kurrë. Qe qeto vjet i kanë bô, t’madhen e kena përcjellë, as qeshtu flakaresh qi me thanë m’i ra, se o’ halitë, kurrë, kurrë, kurrë. Gjashtë jon rritë, te t’gjashtat. Edhe qishti qe, motmot qi jom smu çka m’kanë kqyr k’to, e nusja…mô mos t’himë n’at’anë... si fmi m’ka…m’ka shpërla - s’i ka ardhë mërzi. Çikat ni javë ditë me mu kanë nejtë n’spital, m’kanë rujtë, unë shti me thanë ‘jo vallaaa, s’po m’kqyrin’ nuk bon. Sod, qe zejtinin s’e ha, bukën teme ma maron veç kjo.

AS: Me çka e han ti bukën?

FH: Me ksi t’lyn t’bimve, e ha. Me t’lyn t’gjâve me pasë po, se un jom msu aqe kena pasë gjâ shumë. 

AS: Sa i keni pasë?

FH: Aqe a? I kena pasë pesë-gjashtë bullica, tridhetë frymë, (s’kuptohet) dhên, dhi... shka s’kena pasë. Ka tetë teneqe t’lyn gratë i shkrijshin, i çojshin mi shitë burrat. Pasuni kemi [pasë]. Unë  k’tu kur jom ardhë i kom gjetë ma ligsht, jo bash... po’, po’, a i ke ni tu thanë, ‘dy dilla nuk nxejnë: ja te burri, ja te baba (qesh). E mu, qashtu... u kônën. Sha me bô qeshti... Qesi fjalsh ty, s’po di sha me t’kallxu.

AS: Nana a t’ka... 

FH: Nana tani ka rrnu?

AS: A t’ka rrnu?

FH: Ka rrnu masanena nôna, po edhe nôna ô mërzitë, po nërsy neve s’ka kajtë kurrë. Kurrë s’e kena pa tu kajtë, teeeri atë ditë qi e kemi përcjellë vllavin ushtar. Qi shkoi, qat’ ditë ja nisi me kajt e ja nisi me vajtu, e ato gratë qi’ u mledhën, se at’herë ô kânë kush ka shku ushtar, kojshija m’u mledhë m’i thanë ‘udha marë’. Se sod shkon e vjen, s’e di a u kânë. Edhe p’i thojnë ‘Shuj’. “Lene,” - thashë, “jon mledhë ato t’moçmet, le t’shfryhet sot, ne t’i bitisë krejt”. Edhe e vajtoj edhe vetvetën edhe sha ka hjekë edhe krejt, te tona. Une k’shtu kajshna me lotë, a atyne grave, “lene” – thashë, “né t’kânë, mos e ngucni”. Aj vllavi toni shkoi e kryti dy vjet, erdh pi’ ushtrijës… “Po dâmi mixhallart” - u dajtën. Aj u martu vllavi, ja fali Zoti ni gjalë, edhe e la nanën edhe gruën veç me qat’ gjalë, se k’ta tani u dajtën mô pi’ atyhit. Ati shti ja ka dhanë Zoti, i lumi Allah, edhe atina i kanë dekë dy gjem. Qishti dy i ka, edhe ni çikë e ka, me t’parën gru, edhe ka firmë t’aftobusav’. Gjalin e madh e ka jashtë n’Gjermoni, aj e ka hu ni çikë, gjalë s’ka hiç, qeter f’mi…veç qat’ çikë e ka. Asaj çike i ka maru shpi n’Kmetoc. Se ja mi ble banesë, se shtu ata herdo-kurdo nuk kanë... motren e ka marrë për kunat, motra i ka katër thmi, dy gjem e dy çika. Amo shti nonen nuk pe dojnë, se niher për niher, une venin ven qi e kom nuk e ka kushi, te vllavi. Per mesa po thom une, rejat e vllavit. A nesra nashta si çikat duhet me marë, me kqyrë babën, pa çare, mosi s’ka gjalë. Edhe qashtu… 

AS: Kur je martu ti, a keni bâ dasëm?

FH: Pooo, kanë bô k’ta darsëm t’madhe, edhe aqe darsëm t’madhe, po bezbeli ktu, a t’kallxova une, nuk jon kanë ashtu pasunikë, edhe at’herë ô kanë ma skame. Petka t’mira s’kanë pasë, me ni parë... kumashin pe di qysh ôsht: t’vjetra i kishin pas ble, tana m’i prunën. Jo tani une e madhe, e gatë, për sherr, u rrita (qesh) edhe s’u m’bojshin, t’shkurta. E e kum pasë ket mixhen e vogël, ja mur gruës vet dimijat, e mi mur mu t’mijat, m’i ja dhanë grujës vet, se ajo u kanë e vogël. Thojke “E ke ditë qi u kanë e madhe, une sod me çu kshtu çiken e vllavit. Me pas ditë qi’ s’ja binë, une ja kisha ble”, edhe tani ni bi e ktyne ktu, kusherinë ishke, ajo ditën e grave shkoi m’i marë, kumashet e veta, e m’i veshë, se thojke “Po m’vjen inati”, ato sukur kulet e sodit, qashtu. Se e madhe, e gatë. Ni motër e vjehrrit, ô kanë e martume n’Malishevë, ma bojke “Zgatu, zgatu”... e vet me veti, toka t’lnoftë, po ku m’u zgatë, ku me shku une mô... (qesh). Ma e madhe [kam qenë], se jom voglu, përnime. E qysh, ku m’u zgatë, thojshna une, u s’po di qysh m’u zgatë, vetmeveti, se nusja kishe s’bon me folë. Eh qeshtu. Tana niher s’po tu dokke, po tu’ msu, tu’  msu, tu’ msu, p’u msojke... 

AS: S’tu ka dokë veni, a?

FH: Po de. Amo pi kuhit une [pata ardhë]... a ke ni tu thonë “si bylbyli n’kafez”. Ku jom kon aqe... e kur erdha ktu, n’ket ven nuk jena kôn. Mesi jom ardhë une,  n’ket ven kena dalë, qaqé  poshtë jemi kanë. Çelë, ooo, pa duvar, pa kurgjô hiç, thojshna niher ktu t’hanë qentë a uqtë a... po, vallai. Si e çelshe derën e sobës shkallve teposhtë... kuku për mu t’zezen, qetu me jetu, Allah. Pi kuhit kom dalë une, po, po kurrë s’kom thanë, as s’i kom thanë nanës, as s’i kom thanë kërkujna, kurrë edhe kurrë edhe kurrë. Jum rritë jetim... thojshna s’... pse t’thu sha bon? Kurgja, s’ish aty punë qi’... po du me thanë si sot qi po hiqen, shti ajo pi’ qet behane veti. Kshtu ma mirë, qaty Zoti ta ka shkru me nejtë edhe me pi ujë, edhe qaty ki me nejtë. Edhe marre me thânën, m’jav marrë ftyrën mixhallarve n’ven t’babës, vorrin e babës me koritë s’ka bâ.

AS: Kush ta ka gjetë kët vên?

FH: Ket vên... e kum pasë gruen e mixhes, ky burri e ka pasë çikë t’mixhes, po. Tani e ka çu msit mixhën tem për qetër kon aqe teposhtë ka Morava e poshter n’Hodonovc, e kur u kthy pi’ aqehit... aj s’i ka gjetë behône, po ka thônë ‘larg’. Tre vêna aftobusi, s’muj me dhânë vallai, se ajo u kanë me ni darsum, e kum pasë une ni hallë açe, edhe... ju ka dokë, ajo çika edhe e ka çu me lypë. Kur vjen pi aqehit thotë “Pse ti po lypë” thotë “nëpër hallk, t’u pasë qy ku e ki n’shpi?” E ajo ka thanën, “Une s’kum guxu, se une aqe s’isha shku kurrë, po nuk kum guxu me permên, se a ma jepni, a s’ma jepni…”. Qaty u vendosë, ajo ô ardhë, i ka thanë vjehrrit... edhe kush e ka mendu kurrë e perjetë... sa vdekjen, ani dekën e mendon... [s’e kom besu] se bôhet n’ket vên. Po at’herë nuk ô kôn si qishti me shku me nejtë e me... sicilli ka... qashtu. A ken t’mira, a ken t’kqija? Kall’xomë drejt, pâsh vllavin? 

AS: T’mira shumë.

FH: Pâsh vllavin? 

AS: T’mira shumë.

FH: Pernimê?

AS: Ktu, tani, çka keni punu ma shumë?

FH: Duhon, duhon.

AS: Duhon edhe ktu, a?

FH: Edhe ktu tana, si erdha, duhon. Me korrë, tana duhon…ma s’shumti duhani na’j ka nxerrë shpyrtin. Sod mjell qetu ni kojshi, kur t’i shoh vargjit m’doket qi p’i binë te na. Qaq qi m’ka metë diqysh si... 

AS: A ka punë ky... ?

FH: Duhôni, a?

AS: Ky kojshia, me duhon?

FH: Ka, po kush e din mo qishti, na s’jemi, a ktyne... une misi ka shku burri n’Zvicer kum mjellë duhon. 

AS: Vet e mjellshe, a?

FH: Me gjem, me çiken, mos t’i lô gjemt rrugve. Thojshna m’shkojnë, m’dalin bohën harama, nuk shkojnë n’shkollë. Teri e mjellshum, u bojke rasadi... ter’ e mjellshum, ter’ u rritke... hajdi me vaditë, jo hajde me prashitë nihere, hajde prashit... hajde me thy, hajde me ngjitë, hajde me virë, u bojke akshom, gjemtë okòlla vetit. Edhe tani i çova gjemtë shkun n’Zagrep dytë: i madhi edhe i dyti; e i vogli n’Prishtinë. I krytën shkollat si ô ma mirë. Edhe babën ktu, jo thojshna ata s’pe ngojnë babën, pe ngojnë mixhën, dikush s’e ngon hiç, p’e ngojnë... po Perënija lume, edhe vetë i kom angazhu. A sod m’dhimen se i kum çu heret shumë me shku me vaditë duhanin. Çikën jo, s’t’rrej. K’ta nuk um lojshin me çu çiken.

AS: A u dashke herët m’u çu me vaditë, a?

FH: Herët me shku, mu çu n’katër, n’pesë me shku, n’pesë n’ara me kanë me vaditë, nirthshin durt, e kallshmi ni zjerm e u nxejshim, e ka ni xhygym n’dorë. U veshshin mirë, edhe me shku me vaditë. E qaty m’dhimën, e shti’ qyri mesat e mija teri nantë, teri n’asi flejnë, knaqen. E po t’u dhimshin, s’t’rrêj. Shti po m’dhimen qi i kom malltretu, shpesh ju thom, po, po prapë po kthena shti apet…nashtë…s’bon me thanë...  po, po’ thom. S’po m’... apet m’hiqet ajo vesvese, boll qi’ s’i kom lônë me m’u bô harâma. A ôsht e vertetë kjo fjalë? Po, po jon... i kanë ngu mixhën sa shtatë herë babë me pas’ pasë. Kreeejt qyky katun qi ôsht, kush sa maje gjilpanës për ta s’thotë. Jo qi jon t’mitë, po po du me thôn  jon t’afër, nuk jon belagji, nuk jon dilingji, nuk jon me lujtë kumorgji, jon n’udhe t’Zotit. Qe, i madhi i ka bo gjashthetë vjet, ky pesthetë e pesë a gjashtë, aj qetri qashtu, kurrë fjalë t’kqija për ta kush s’thotë. U rritën, aj e kryti n’Zagrep, u kôn n’tekstil tu punu, po e qitën per inati, e prunën nifar lôngi. Aj u kôn rojtar, baba i ati gjali, po, po, aj me ni gjermon ka punu për rrogë t’mirë, teri sa e msoi nifar çike e re. “Ajo” - tha… “une” tha “kishe p’e msojna bashkë po punojmë... ”, kur u msu ajo çika, k’ta e përjashtun edhe u mshel tekstili trrak, kejt e kanë shitë. Se ky kah... qat’ profesion e ka pasë, qi’ u prishë maqina ky e ka kqyrë, e ka  punu, e ka... ka maru qeto tepija jon maru qaty kur ô kanë gjali jem tu punu. E qe sa vjet mas luftës qi’ i kena ble. Bile k’to po thojnë jon moçmu. Jo thashë nuk jon... sha kanë? Kërkun s’po ju dhêm (qesh). A ô qushtu? 

AS: Burri sa vjet ka nêjt n’Zvicërr?

FH: N’Zvicërr, burri ka nejtën, dy vjet n’Austri, dy vjet ka nejtë n’ushtar, nizet vjet ka nêjt n’Austri, asi... n’Zvicërr. Unë kum nêjt te shpija me fmi.

AS: A e ki pasë shtirë, m’i rritë fminë vet?

FH: Po, shtirë e kum pasë edhe nuk e kum pasë, ti... s’po ta di emnin. Po, pse?  Për dru s’e kum bajtë gajle, për mìll s’e kum bajtë gajle, veç e kum bajtë gajle fmija mos t’um’ b nêjt hën harâma, a t’thashë. Edhe punë…me punue marak kum pasë për punë shumë. Sod um ka metë…qe, për bashqe, për krejt kom marak, sod... 

AS: A, at’herë, bashqe, a keni mjellë?

FH: Po, misi jom ardhë une, po, bashqe, bashqe kum mjellë n’Gumnisht i thojna, nifarë veni ôsht, e kom mjellë veç me burrin. 

AS: A e ke pasë larg, a..?

FH: Larg ô kanë me shku n’kamë, po shkojshmi me kerr, pes’mdhetë mi copa qerpiq, a e di shka ô qerpiqi? Burri kallapin, une lloçin mi ja bajtë, a e marojshmi bashkë, unë ja qitsha ujin, aj e rrehke lloçin. Edhe e marum ni pleme, edhe e millum bashqen, e me qata pare t’bashqes m’shkoi kunati ushtar. Na... bashqja sha u shit, duhoni qi u shit, plemja u maru, na i prejtum vetë qerpiqt, vetë, pa i dhanë pa asni dinar hiç, te dy, burrë e gru, se u dashke mi dhôn zor. Une sot po ju thom mesave t’mija, “Kur jom kôn si ju, eee... s’kom deshtë me ditë punën hiç, gjashtja n’shtrum s’um’ ka zôn kurrë. N’pesë jom çu, i kom t’hollu buktë, t’u e bo kafjallin, i kom pjekë, çorben... se e kum ditë qi kom me shku qetërkund. Kom hanger drekë, i kom pjekë buktë, kena hangër kafjall, jom dalë e kom shkulë rasadin, e kom qitë napër korita, jemi ardhë, kemi hangër drake, jemi hypë n’kerr, kemi shku me mjellë. Kunatin…tani e martova kunatin, ajo [kunata] met te shpija. Asajna, asajna i metshin do bardakë e do sha pishmi çaj mas dreke, qi’ honkshmi drekë tana pishmi çaj, metshin... ajo ô knaqë tuj’ maru oja, kush s’i ka thanë as qeshtu as... shtatmdhetë vjet kom nejtë me tô, as ni gjysë fjale s’kom bô, as pse... Ajo e kish burrin n’punë n’Gillan, k’tu e ka pasë, i jemi mô shkoi jashtë... thojsha keshin hallki me neve thojnë qe qysh po përlahen kunatat, une kurrë, hiç edhe hiç. Jon rritë fmija, qe, sod t’sajna, tre i ka, dy gjem e ni çikë, nanë m’thojnë, nuk e di une qysh... bashkë i kena rritë, edhe t’sajna me tâ bashkë. A me thanë thmija s’e... .a s’e dojmë, a naj fjalë t’rônd [nuk ka ndodhë]... .edhe me kunat, kurrë. Qe po des, fjalë t’keqe nuk e di qi boj takarrak me tâ, hiç. Qe une po sho’ plotë kunatat ner veti, une po habitna. Nuk jon pak shtat’mdhetë vjet. Kum mujtë unë me xhelozu me thanë pse ti, s’del edhe ti n’fushë, si unë? Po, po, e kom burrin n’punë, ky kishke rrogë, ama aj pi aqehit pruke rrogë ma shumë, me paret e Zvicrres, qikjo shpi u maru, ajo shpi u maru, ajo shpi aqe qetri gjalë... u maru. Krejt qikjo far qi’ ôsht, krejt me pare t’Zvicrres u maru. Kur ardhke, ju pruke sa bakshishin, sa naming, sa kukukuku... Qe qashtu, a une s’i kum thanë kurrë pse po ju bjen, ani une... 

AS: Qashtu t’shkojke dita... 

FH: Napër punë.

AS: N’bashqe, a..?

FH: N’bashqe m’shkojke dita, ter e prashitsha, ter e vaditsha, ter i lidhsha ata speca, ter... anena, knena. Bajat ôsht me thanë, nuk um ka ra n’men mu shkaki f’misë per burrin qi’ ku ôsht. Pse e ditshna qi aj nuk ôsht i gabushëm për kurgjo. F’mija, ila fmija, m’hinen, qetu m’u bojke, mu bâ n’bark f’mija, po tutna do t’um bahen harama, dalin thojshna rrihën me dikond, mixha duhet me thirrë me nga  për ta. Po jo, as me kerkon hiç, u rriten, u shkollun e u martun, e fjalë t’keqe kurrë, as me mixhallarë, as me kunat, as me ni rè t’mixhes e kemi qaty, kurrë, kurrë, hiç. Jo qi’ pe livdoj veten, kurrë. S’e di, s’e kum pasë atë zanat. A osht mire, a osht keq, nuk e di…

AS: Shyqyr. 

FH: Shyqyr bofsh. Xhelozi s’kum pasë, kunatën e kum marrë e kum veshë, e kum ndreqë, e kum qitë qaty, s’mu ka dokë, e kum prishë. Se at’herë u kon me shamija... jo s’um’ ka thanë, muj me thanë une, qi a di edhe ajo ka mujtë me m’thanë shka o niqin’ herë qi po m’... S’kum deshtë me qitë [keq], ja e kum qitë qysh kum pasë qef, ja hiç: ja, s’po shkojna, po rrimë te shpija, ditav’ t’grave, se s’e kum qitë. Edhe petkat, asnjo qetu pari n’mahallë nuk ka pasë petka si ajo. Kisha mujtë... une s’kum pasë, kisha mujtë me xhelozi m’i thanë pse k’sajna, edhe une kum pasë qef, po koha nuk u kanë, fatin tond kurkush s’un’ ta merr, une atâ asajna... Çfarë petka ka pasë kjo n’atë kohë, çfarë fistana ka pasë n’atë kohë... i kum kepë, kum kepë edhe me maqinë.

AS: Ke punu edhe me maqinë, a? 

FH: Edhe maqinë kum punu. Ditën n’fushë, n’shpi, natën  n’maqinë, se i lypshin hallki petkat. Filan diten vimë, ti ndash mujte, n’dash s’mujte, nga’.

AS: Ke maru, për njer’zve ju ke maru? 

FH: A?

AS: Njerz’ve ju ke maru petka, a?

FH: Po, petka, petka, me kepë për nuse. Fistona, e mitona, e jeleka... 

AS: Edhe i ke shitë me pare, a?

FH: Ja, ja, s’i kum shitë, po i ka pru erifi qeto: filan datën e kom darsmën, ti m’i kepë. Se jo me pare kshtu m’i shitë…A, tani ai m’i ka pagu mu qi’ i kum kepë une. Ato pare u n’shpi i kum shti. Po. Qushtu, qesu punë kena bô na. E t’sodit vallahi... jon, une nuk po thom, qyre k’to sene po duhen m’u fshie, t’pluhnavta e... po t’leta jon, ner hije jon…mirë osht. A sot, qy qy, dilli po t’kallë, trutë t’i qitke dilli n’tokë, ti s’e ke pasë çare. S’ke mujtë me thanë jo. Çika... non’ vargji duhon i kum ngjitë misi m’ka lindë çika. M’ka lindë n’vakt t’xhumaës, ô shku me falë xhumaën, ni truç duhon ô kanë qaty... jom hypë nalt, ka lindë çika, vjehrra m’i ka pru me koritë, bum e bum e bum m’i ka përplasë qetu, s’i ka pasë ni orë qi ka lindë çika. Nond vargji, ka qikaq duhoni i vogël ishke, veç pruke, pruke. A sod, a? Paj pasha rizanë e Zotit, me koritë e me vjehërr, pi shkallve n’tokë t’qet m’i ja çu qata. A t’qet? A e qet? (qesh). Ja po... dihet e ajo... a une s’i kum thanë... u kall thojke oj Fatmie, u kall (nuk kuptohet).

AS: Deri kur keni mjellë duhon?

FH: Duhon kena mjellë misi u shku ky, katër vjet a pesë i ka pasë… n’Zvicërr. Se nizet vjet ka nejtë. Tana’ mô e lamë. Mô edhe çika mu rrit edhe u martu, shkoi. Gjemtë u shkepen napër shkolla, napër, dulën jashtë,  n’Zagreb e kanë kry dy, i madhi edhe burri i ksaj nusës n’Zagrep. Ky i vogli n’Prishtinë e ka kry. Tani mô s’kishmi kush, duhanin e lam’. (Pjesë për kunatën, që ka kërkuar të mos publikohet).

AS: Me çka e bâjshi [dunanin]?

FH: Me trak’tor. Tani nusen e pata marrë, k’tâ. Kjo i bojke puntë te shpija, une ardhsha ktu nejsha, kur dojsha toni, shkojsha aqe ju nimojsha thmive, tre… njo tre-katër vargji m’i qitë. Ata s’u m’kanë thanë, amo une vetë se m’u dhimshin…t’ri f’mija meten. Me ta [punoja], e jo sukur dikush me thanën a di, epo, qysh... E shti qikjo behônja jeme, qet viron zejtini qi s’pe ha , po m’dhimet boll nusja, po, po, jo për qetër sen, veç bôhna me shku te mjeki.

AS: Pse?

FH: Ligna, si ta ha ligna meniher, ligna, m’rrokë tugi, m’rrokë barki, m’rrokë... booohna me dekë, thu ti po des. E misi ashtu, ma mirë... 

AS: A e ke provu najher, a?

FH: Po qysh jo, s’di sa her e kum provu. Ja’, tana’ mô thashë bukë e krypë ha e s’e du, se qishti ka t’shkojsh ket dreq pe hanë. Shti a ma mirë ô m’u ligë, a ma mirë mos me hôngër? Cilla ô ma e mirë?

AS: Ja, mos me hongër.

FH: Eh, qe qashtu.

AS: E ku pe merrni t’lynin?

FH: Po t’bimve ka plotë, pse a s’po ka aty a…sa t’dush. E zejtinin p’e blejnë, po unë gërditna pi tina, nusja ke p’e maron, pe kthen shishën (qesh). Ju me shka po hani?

AS: Jo, na zejtin, valla.

FH: Po de, po, edhe k’ta zejtin po hanë krejt. 

AS: Edhe gjyshes nuk i... nuk i bon zarar.

FH: P’e han? 

AS: Po…jo, s’e ka problem.

FH: Ja, une, m’bon zarar se mos me hanger, mos me bô zarar a? - kurrë s’e lô. Amo s’guxoj. A, e kum pas hanger vjet edhe, ta thom t’drejten, me qëllim e hangra. Pat gatu nusja, e hangra. Ti do shka s’tpëlqejnë, hiqi.

AS: Jo jo, mos ta nin.

FH: Pâsh Zotin, qe Zot une po t’boj bè.

AS: Ani, ani, mos ta nin. 

FH: Edhe thashë ta hâ, ndâsht, ta k’qyri. Përnime po m’vjen zor pi’ nusës. Jom shku te bashqja me prashitë e m’i lidhë do speca... kukuuu shka me m’rrokë tugi, shka me m’rrokë barki, menxi qi’ erdha para asaj shpije, meta n’kamë qashtu, trrap edhe hajt. “Sha ki morí?”, po thotë... thashë: “Shuj, mos bon zâ, u bô nami i zi... o qyqja une shka m’ka gjetë”. Aty, aty kum thanë mô bukë krypë, ngjy ha, kurgjo s’du, atô s’e du. S’kom sha boj. Ma keq se për mu, për kërkon jo. E, ajo shti u msu, n’atë fillim pak ma rond i ardhke, qishti u msu. Keptë i grinë truq aty, tana pe qet me ni tenxhere do kepë per mu, anena për veti, ato qerat, atë t’lynin p’e danë, laknorin mô veç me at’far t’bimve p’e lyn’.

 AS: A e bleni t’lynin, a?

FH: Po, po, po qysh jo, shka me bô, e u msu shti, jo’ shti s’e ka gajle hiç. I qet dy tepsija anena, mu ma qet njô t’vogël, qekaq. Une tani ha n’tô dy herë, se k’ta s’pe hanë, a di, asnjo s’e han tani atë sha e qet për mu. Qashtu, ta kom da krytë…

AS: E përpara, shka keni maru ma shumë?

FH: Përpara... 

AS: Me hangër?

FH: Me hangër kena maru ma shumë përpara, kena pasë lopë e bullica edhe ktu. Edhe  ktu kena pasë bullica kur erdha. Me t’lynë t’bullicës t’lopve kena qitë kompira e pasul e mish, e postërrma përvjet kena pre, kurrë pa postërrëm s’kena nejtë, kurrë pa mish terun s’kena nejtë. Qe tri vjet a katër qi’ i kemi lanë, s’e dajmë, e kena terë po qeshti na s’po mujna, k’ta edhe s’po kanë vakt. Se pa postërrëm s’kena nejtë kurrë: as te baba, e as ktu ku kum ardhë.

AS: Pse, a e keni pasë si adet, a?

FH: A, atâ nonstop, përvjet. Adet, atâ e prejshmi n’shmitrit qi’ i thojnë, a di mas... dimni qi’ fillon, edhe at’herë e prejshmi a kâ, a lopë, a bullicë a bull’... e rrxojshin, e rrypojshin, e ndreqshin, tana’ e tershmi me shporet, e kallshmi shporetin, u terke, e mledhshmi gjeth dimnin e lum’, mish e lakna, mish e pasul, kumpira... vnojke mazë valla pasuli, t’knoqke…a me maru, s’e kena maru kurrë, se ja hupke shijen e mishit. Mish, o pasha Zotin e lum’, mish i thatë, i kuq t’knaqke. Kush ka ardhë dikush, mulu’ me marrë me çaj, me ja shtypë, me pjekë me shtypë, me hânger, me jau qitë përpara me hanger musafiri.

AS: Qysh i shtypshi?

FH: Me sakicë: ding, ding, ding…ni teshë t’paqtë tmirë, e mushsha tepsijën, tóni shkojsha te cungi aqe, e shtypsha me sakicë, i rajshna tap, tap, tap, aj bojke kejt péj, péj... Khâ u knaqshin llaf, muhabet, jena knaqë (qesh). Qeshtu u kôn. Tana kena pasë kumpira, kena pasë hutina e kungi, edhe ata i kena zi e i kena pru, musafiri, musafir e për veti e për krejt.

AS: A keni pasë najsen qi e keni rujtë veç për musafirë? A keni hangër edhe ju edhe... ?

FH: Jo, jo, kejt kena hangër. S’ka pasë lazëm, po du me thanën, qi’ me rujtë fill për musafir kurgjo. Pemë, tonat i kena pasë…shti jo’ tonat, pó duhet m’i ble, a at’herë tonat i kena pasë, qaj aborri te ajo shpija ô kanë plot. Nizet copa, tridhetë copa, i kemi pasë pemë tonat, te baba kena pasë n’fushë, po i kanë ble, se tri herë n’javtë nepër pazare kanë shku. S’kena hjekë [keq], mixhallart t’shtunen n’Gillan, t’xhumanë n’Kamenicë, t’hônen n’Bujanovc. Ata tej u bitiske thesi qi e blejke shembull n’Gillan a ktu n’Kamenicë, qetri pazarllak. Tani edhe aqe s’jena kanë kallabllak, se njoni mixhë s’ka pasë, a t’thashë, thmi hiç. E shti, na jena kanë dy, motër e vlla, edhe aj mixha i ka pasë dy gjem e tri çika. Edhe tani nanat, motra, a p’e di?  E nuk ka pasë, kurrë s’i kena da. Po, veç i derdhshmi, i lajshmi, i qitshmi përpara me hangër. 

Bija kur shkojshmi qashtu, unë jom kanë s’t’rrej hajgaregjike, me bija, me gjem e me krejt... Ha - hu ha - hu ha hu, e kemi çu kshtu atmosferen e mirë shumë. Nime’ bâba pat dekë, po a t’kallxova - njeri i ri, e ka jetën përpara (qesh). Qashtu.

AS: E dasmat, qysh i keni bô ktyneher?

FH: Darsmat i kena bô te shpija. Darsmen, ô ditë pi t’xhumaes ô nisë darsmja teri t’hanen.

AS: Katër ditë rên, a?

FH: Katër ditë rên, edhe krejt m’i thirrë, gratë e mahallës n’darkë, burrat, mô dihen…musafirtë, dihen mikeshat qi’ vinë. Gratë i kena thirrë t’xhumaen, t’shtunen kanë ardhë musafireshat edhe burrat. Edhe t’hanen sillë kanë hanger, ani jon shkepë. Nusja sabale kur jon çu krejt, me bija me…sa atmosfera, sa nômi, sa... .Allah. Qi’ po thom ô kan’ knaqë, sot me radì: kajkë nuk nìn kun, def nuk nìn kun... 

AS: Çfarë kangë knojshi ju ktyneher?

FH: Na kena knu kangë t’ktyneherit.

AS: A e man mên najnjo?

FH: Po, ti, i maj mên do, e do s’i maj, lloj-lloje. Mir’po ato sod keshin m’i knu ato kajkë, nuk i dojnë.

AS: Hajt najnjo, kallxoma?

FH: Jo, shuj, (qesh) ja, nuk muj. Se ktu tani aqe m’i ni gjinja, shuj…bajat osht.

AS: Pse?

FH: Ja-a, nuk bon. Qeshtu.

AS: Ani ani, qysh t’dush.

FH: Jo, marre osht. A osht marre? 

AS: Tani, t’shtunën? Dasmën... ditën e dasmës - cilën e keni pasë?

FH: T’shtunën natën e dasmës e kena pasë, e shtunë qi’ jon mledhë me miq e me mikesha, me krejt. Tani atë natë gjymyshi u kanë te burrat veç… mô te gratë edhe aty sa loja, sa gjymyshi, sa muhabeti sa... tána i kanë lidhë kshtu me bô atmosferë. Tána kena qitë omëlzim, kena qitë pemë, kena qitë…e krejt k’to, tetóna. Se sevdà me marrë nuse, e sod s’po ka sevdà, ajo nusja po rri ktu. At’herë ô kanë sevdà kur ka ardhë kerri me dalë përpara, po vjen nusja, s’e ke pa. Kejt gjinja gxushëm…edhe sod jon gxushëm, amo ajo nusja hala’ pa ardhë p’i di sa lugë n’kroshnje, sa... at’herë s’e ka ditë, as me burrin s’je pa, qat’ natë. Musafirtë kanë nejtë teri t’honën, kan hongër sillë, tana jon shku - dy netë. E ‘shti për ni natë po bitisët krejt, i ke pasë mikeshat, i ke pasë krejt. E qajo magjetore qi’ u kanë, me gatu u deshtë bukë t’shpijës, s’ka pasë buk me ble. Une vetë, krejt qeta kusherit e burrit qi jon martu, une magjetore jom kanë. Ka dy herë n’ditë, tri, shtishmi bukë, pse s’dalke, kallaballak i madh, familje e madhe… edhe shka ardhshin musafirtë te burrat, te gratë u deshke, a po t’thom: pi t’xhumaës teri t’hanën sabale, kejt mi bâ ato punë, m’i la ato enë, me tfillu atë shpi, me fshi, me ndreqë, m’ja lanë asaj zojës shpijës, edhe ditën e mirë. Nuk t’ka vetë kush a je lodhë, a s’je lodhë. Ka b jôn vaki qi’ edhe n’ditë t’grave nuk ke mujtë me shku, se shpyrt. Kemi shku, po edhe nuk kemi shku edhe bash qysh duhet  me shku, se jo për qeter sen, veç qi’ u lodhshum, se na ishmi dy veta a tri veta, qashtu, magjetore. Njo pjek’, njo shtin’, njo... 

AS: N’çka i pjekshi?

FH: Me saç - me shka m’i pjekë? Me shporet ti s’ke mujtë me tfillu aty.  Seçna, dy-tre, vup. S’po del bukë: mule pogaqa me qitë. Tu nga u deshke m’i qitë ka dy, m’i shti, dy seçna bashkë, mi qitë ata pogaqa, me bô bukë boll, se kallaballak i madh. Veç kur ardhshin: u bitis buka, u bitis. Kukuuu. Gjeth ajo bukë qi’ shkojke, u bitis. Pse gjinja t’ri, t’shnoshë, tana th’mija qi’ u mledhshin, se qishti mô u bitisën, p’i marrin nepër restoranta, nepër, krejt. Dikur tani dul e marrshin... Une për t’mit’ valla, për burra, ta thom t’drejtën edhe për gra, kum pas marrë ksi qi’ punojnë, se po ja’v harroj emrin qysh e patën... çovarë. Se darsmet e mdhaja tani na nuk mujshmi m’i dhôn hall. Për t’madhin kom pasë njo’ dy gra t’Gilanit, e për k’ta dy, valla, burra kena marrën se mô nuk mujtum, për t’voglin edhe për t’dytin. Marojshmi me kazan, ma let’, u bitiske ma let’.

AS: Çka marojshi aty n’kazan?

FH: Po, n’kazan shtishin mish e lakna, marojshin pasul, marojshin havëll, pasulin me mish, qeto.  Kumpira nojherë si rrallë, se jo’ fort’ kumpira s’kanë maru. Veç mish e lakna edhe mish e pasul edhe havëll. Edhe atyne ju ardhke ma let’ m’i maru ato sene, burrnimit. Tana edhe për te gratë ardhke qashtu. A sod, sod... po bôhet darsmja, po bôhët krejt... .E thirrshmi hoxhën n’iftar, u bojshin nizet vetë, u bojshin ktu si darsum. U deshke me bô bukë, me maru çorba, tri-katër jemeqe, me maru çorbë, me maru oriz, me maru... sod s’di m’i kallxu ato sha kom bô vetë, edhe vet i kom bô, edhe kom harru mu... Se, kur u mush’shin burra plot n’ramazan për itfar, me qitë ni pogaçë, me përzhitë vo, me maru havëll me ju qitë para iftarit, tani darka henez. Qeshtu ô kanë: mujte, s’mujte - s’e ke pasë çare. Qeto, qeto, qeto, qeto pi du, edhe u bitisë. Qeshtu ô kânë.

AS: E flijat, qysh i qitshe për syfyr?

FH: Flijat për syfyr... drutë hazër i bojsha midis t’aborrit, qetu mas shpijave qaty. Drutë i bojsha ditën, i lejsha hazër, tana’ ja nissha, kur ardhshin pi’ taravive i nissha ato flija. 

AS: A vetë rrishe jashtë, a?

FH: Po vetë, sha me ba ‘shti aj... s’kom ditë m’u tutë. A vjehrra, ajo rahmet, shumë e kum pasë vjehrrën t’zojën, “Kafsha” – thojke, “i hanktë”, edhe me durë qeshtu... “po qysh s’po ju vjen gjynah me qitë flija, për syfyr me lypë, kukuuu... kuku për k’ta t’zit’, kukuuu”. “Oj none, po t’nin’… ” [i thoja]. “Po le t’um nin mori, ani shka - ne tum’ nin, po a qitet mori flija naten”. Kur u ungjshin me hangër hazër, “Aaa çfarë flija... Jaaa, gratë e tona s’dinë” [thonin]. Vet me veti: p’e di krejt ku jini, po mshoni (qesh). Ça m’i bô… qeshtu.

AS: A keni pasë musafirë shumë, a? Edhe për syfyr?

FH: T’ardhum, a? Kurrë, ni muj ramazan, ni natë, a e kom bô pa musafirë a s’e kom bô. Ni muj ramazan, beso. E ‘shti p’i thirrin, rend, po bje llafi katër-pesë net p’i bje, tana mô vetë. Edhe per veti qi’ kena pasë ramazan, na kena gatu, ti çiko, k’tyneherë. A kena qitë katmir, a kena qitë mantija, a kena qitë përpeqa, a kena qitë laknur me lakna. I kena ndrru përnat’ për syfyr, ni natë ashtu ni; natë ashtu; ni natë... ka dy tepsija me gatu. Se kur u bonen tani qeshti, syfyrin p’e boj...  E sha p’e bon syfyrin? - une po t’veti, Hajt, hâ? Pi përrzhiti do speca, do voe, suxhuk, p’e boj syfyr. Jo, kjo mu për veti s’po m’pëlqen, s’t rrej. Cila ô ma zor? A? 

AS: Un’ nuk e di,  nuk e kum provu me qitë flija për syfyr (qesh). 

FH: A edhe ti e paske?

AS: Ja, s’e kum provu, me qitë flija, nc. Ditën po, e për syfyr - jo.

FH: E, po, nejse ajo prodhimi qaj osht: si i ditës, si i natit. 

AS: Jo, natën ma shtirë (qesh).

FH: Ma shtirë osht, po flija - po thom - për me qitë, a di?

AS: Po, po, flija shtirë, po.

AH: Shtirë osht, si ditën, si natën.

AS: Rrallë qesmi.

AH: Po, edhe na rrallë qesmi. A vallai k’tyneherë, a t’kallxova qi’... a po t’thom une, ni muj ramazan, a e ke bô ni natë  pa ni musafir, pa, u kôn përnat’. Ajo, ô deshtë m’u ndrru ajo far’ buke, e ajo far’, krejt... Ma shume ke pasë… po du me thane… rônsi. Sod - a po thom - kanë dalë me enë, me... shka osht ni punë, veç mosi qi’ kena hanger truç, po. Jo, si sod, sicilli n’veti, me pjata n’veti, po bôhen…po bôhen shumë, përnime. Po, po elham pi Perenisë, si kanë dalë maqinat m’i la entë, nuk duhet m’u mërzitë hiç. Na kena dalë përjashna, i kena lâ, u deshke me ardhë pi’ përjashtit, për s’dyt me nxe ujin, se t’u ngrishin durtë, edhe u ngrike yndyra. Çare s’e ke pasë pa ardhë edhe niher me nxé, e me dalë m’i la aqe, s’ke pasë ven mrena ku... N’ôborr, te bunari, qaqé, amo f’tohtë, amo, ke qysh ke…qashtu. E ‘shti ramatizi, ramatizi pra, se s’kena ditë, s’kena pasë nashti çorapa, s’kena pasë nashti papuqe. K’to jon kanë, qeshtu ô kanë at’here. Sod... Petka kur kena lâ, kena lâ përjashta, ngrike aklli n’pshallak; pshallak kena bajt qeshtu, si gishtat e dores u bojke, n’pshallak t’u ngrike. U deshke mi thy, tani me hi mrenda. Qeshtu…

AS: Ku i lajshi te...?

FH: N’koritë, e paten ble ni koritë t’gurit n’Busavatë, pat shku e pruni atë koritë, edhe m’u ka dhimtë  kur e kanë thy. Korita e gurit, e madhe, me mushë, me maru fi, m’i lâ ato... qeto u bojshin krejt gjak pika-pika, tu  fërku k’mishat. E marshe sapunin, amo pak...a fija e lâjke mirë, mi jav’ la teshat. Jeta u kanë shumë e shtirë, shuuumë, se jo pak. A knaqë u kanë ma shumë, knaqë për musafirë, për ata gjin’ qi’ kanë ardhë, pritja qi’ u kanë... edhe sod i pritin, unë s’po thom, po ma letë, se edhe sot i pritin, nuk jom tu thanë s’pi pritin. Po ungjet ajo zonja e shpijës, po vjen musafiri, barabar me ta, kafet po marohen, po pihen, edhe ajo p’e pi ni kafe. Niherë sefte po ju folë, a je qysh je, po shkon n’friz, p’e nxerrë atë kesen e mishit, edhe ter’ p’e pi kafen, ter p’e asi... aj po shkrihet. Po çohet, p’e merr, pe grin ni gjys kepe a ni kepë,  ni mish, oriz, ni supë, edhe... a na u deshtë me ngâ nepër aborr, pulat m’i zânë.  

AS: Pse?

FH: Mi’ jav’ pré... sha m’i bô ati pa mish? Pllus mish, pulen me pre, laknur me qitë. Se mi ja kthy fill qata, ajo s’ka bo, edhe laknur u deshtë me qitë.

AS: Kush u ardhë qashtu, i keni pre pula, e, i keni pre... 

FH: Qashtu, qashtu u deshtë. Edhe u kanë aborri i madh, pulat e egra, Zot i lum’. Edhe dajm i kum pre t’shkretat, une vetë misi erdha, se vjehrra s’guxojke m’i pre, m’i la mu krejt. Qushtu...

AS: Qashtu i prejshe... 

FH: I prejsha n’aborr edhe ja nxerrsha zorrtë, gushën, bum me ni tenxhere mi përvlu, mi nukë, mi coptu, mi maru... sha mi bô, për bajrama e për krejt... Për bajrama bakllava e omëlsina, rovân e k’to senet krejt. Qishti ju çikat keni msu, po marojna... teri e kom lôn vetë, i kom qitë ato krejt. U deshke, çare s’e ke pasë. Qashtu. Ta kom da krytë.

AS: Ja falemnderit se... m’ke knaqë. 

FH: Pash Zotin qi’... 

AS: Po valla.

FH: A jon t’vërteta, a mos jon dishka...kallxo, prishe, prishi.

AS: Ja shumë mirë. Kallxona edhe najsên.

FH: Po s’po di shka me t’kallxu, vet’ ti... une nuk po di mô.

AS: Për bashqe, për... 

FH: Për bashqe, a po t’kallxoj, n’bashqe jum shku kum vaditë, kom prashitë, i kom mledhë... Pi si e kom lônë mô une re s’... jum shku sabale jum çu, e kum mushë kofen, ja kom pru specat përpara shporetit, ajo [reja] s’ka shku, une vetë kum shku. Pse... s’kum pasë qef me m’i marrë, me hi edhe me m’i thy krrup, krrup, krrup specat. Unë i kum zgedhë vetë. Qeto i kini hem për asi, kafjall, edhe për darkë. “Jooo qyqe, s’dalin”... Nime nuk dalshin, amo une qashtu i kum thanë, se e ditsha une, aqe plot. Apet sabale tani u çojsha qashtu... aj nime s’dalshin po une qashtu ju kom thanë, e ditshna une, aqe plot. Apet sabale tana u çojshna qashtu. Qi’ jon bitisë, apet vetë kum shku, ka ardhë dikush, s’u m’ka thon shko, une kum shku vetë, s’e kom lanë ata me shku mu vanu. Une jom shku, ja kom nû, ja kom pru, edhe i ka así, as s’kum pritu, as... valla jo. Se pi vjetit  mô qi’ u liga, t’kallxova, sivjet gjalit, veç, i kum nimu: ja prejsha ato me thikë, ungjun n’karrikë, edhe i marrke edhe i mjellke. A rond ish, shumë, se jo pak, po tu dokke qi s’po t’do. A di, mi nimu, hiç, ajo nuk ôsht e vërtetë po qe, aj person po u mërzitke shumë. Se e msume jom kanë, edhe te baba kom pasë bashqe shumë. (pjesë që s’ka dashur të publikohet)

AS: Tani mô, a ke mjellë bashqe?

FH: Pi aqehit mô u dajtëm, tana’ ktu n’oborr, aqe mô jo. Se shkoi ky tani n’Zvicërr mô, tana’ e qita e lashë, vetë s’mujsha une, aj kunati ishke n’punë, f’mija u shkepën napër shkolla... Mô bashqën ktu te shpija po, ktu n’aborr ngat e kishmi... ujë si sod nuk kishmi, po u deshke... reken e kena pasë t’mirë shumë, a sod n’rekë nuk bon me marrë hiç. Me gjygyma u deshke me bajtë pi’ rekes me vaditë. Se sod me pa qysh e ka ndreqë gjali, sod... qatô po m’dhimet jeta... t’isha kon ma e re me punu, ku me ditë... s’um kish dalë qikjo, krejt bashqen e kisha punu. Qysh po vaditet sod e qysh po ndreqet, e ka mjellë me najllon, e ka mjellë me... uji me l’shu, qekaq gat ôsht: sa te prezori. Ajo ka shti zorrtë nermjet, ner najllon, qeshti khâ rri ungjum, aqe vaditet vetë ato, krejt vaditet, lehtë, dunjallak. Qata po thom edhe knaqë, e me kânë t’isha kânë ma e re, po shkova mô... shkova mô... (qesh)

AS: Ke pasë qef me punu neper ara, a?

FH: Aaa, sod kom qef. Qe qishti ni dit jom kan me gjalin me kerr me kshyr grunin...çfarë gruni ôsht, a di: ymri me t’u rritë. K’to krejt kesh’shin, thojshin qy, sa... a  di, qysh, interesant... Interesant, kum punu te baba, edhe ktu kur erdha. A beson te Zoti qi’ n’ta rrejsha gjys fjale, vjehrrit ja kom ly kerrin sa ka pasë gjalin ushtar. Kerr me druna, kerri qi’ bahet, ja kom ly kerrin, ja kom ngjitë  kitë, edhe shtagën n’dorë, hec. Plak: nuk mujke me ly: une ja kom ly.

AS: Me çka e lyjshe?

FH: Katran blejshin, at’herë i thojshin me katran: ving, ving, ving, krrap, hajt, ja ngjitsha kijet, dalke shkojke. Me gatu kena gatu ka dy herë n’dite, une durtë n’brum mi pas’ pasë tu gatu, tu i sjellë une i kom lanë, si e kum ni qi’ po vjen aj. Veç i kum fshi durtë ving ving ving edhe i kum dalë përpara, ja kom l’shu kijet, ja kom lidhë n’ahër, [sepse] ô lodhë. T’kallxova, babë s’kom pasë, para babës m’daltë edhe vjehrri. Shumë, shumë, shumë m’ka kqyrë, edhe shumë um ka deshtë. A po t’thom, veç qi’ e kum ni qi’ po vjen, me kanë ka’ me kanë,  kuuurrë t’xhumave une nuk jom ungjë me hangër bukë me gjin’, pse aj punojke, kur ardhke... .at’herë na rrymen s’e kena pasë. U dashke me ja v’nu ni... edhe e ka pasë gruen, mi ja vnu kusijen, kur t’vjen aj me kanë hazer, me ja çu, krejt hazer mi ja bô, edhe me kundra, apânga ka pasë... kundrat mi ja bâ gati, me çerapa, me sha ka pasë. Misi shkojke aj n’xhumâl une u ungjsha me hanger bukë, se nuk kishke vakt ata, mu ungjë une me hanger bukë, aj me m’pritë mu, mos me ja bâ une ato hyzmete, s’mu ka dokë. Aaa a po t’thom, para babes edhe aj m’daltë me mixhallart, kurrë, kurrrë fjalë t’keqe. Ka jetu dhetë vjet misi jam ardhë une, nuk e di, sa maja gjylpanes, hiç edhe hiç. Kur ka thanë aj me shku, n’qat’ minut, me kanë sha me kanë, ô deshtë me shku, i ngjitke kijet edhe “Hajde, po shkojna”. U ungjshmi n’kerr, llaf, taj shkojshim n’Kmetofc, u knaqshum tuj bô llaf. Gruja i thojke, “Po mo more  n’ket vakt se akshom more, ku je tu shku”... “Ti rri, shuj [i thoshte]. E di vetë une”. E ma kanë deshtë mixhallart fort, vjehrrin, shumë se jo pak. Edhe shkojshmi, m’i msojke do far’ sene do far’, thojke kur t’hish qushtu thuj, qushtu thuj... rahmet i pastë shpirti.

AS: Çfarë sene?

FH: Po qushtu me folë, me bô hajgare, me... une tani kur hisha keshsha, bojsha hajgare. Ata, “a nime a?” Nime, nime thojshna. “Me ko’ erdhe, a qysh a, tek a?” Vetë thojshna, s’po du me shku mô edhe hajt. Me bô hajgare (qesh). 

AS: Falemnderit shumë!

FH: Me ner’ kofsh, ta kom da krytë, edhe ti me ma bô hallall.

AS: Jo. Valla na ke knaqë muhabet. 

FH: A?

AS: Po valla.

FH: S’â kurgja ky muhabet po thuj...ti po vetë e s’po di sha me t’thanë. 

AS: A po na kallxon edhe dishka, a... ?

FH: Po s’po di shka me t’kallxu. 

AS: Ani pra, pe... 

FH: Po ti n’ditsh shka me vetë... po edhe une s’po di sha me vetë, boll mâ, u mush numri.

AS: Falemnderit shumë! N’kohë t’luftës a e ke pasë burrin ktu, a jo?

FH: Ja’a, burrin s’e kum pasë ktu, gjalin e madh e kum pasë n’Prishtinë, aj u ikë, u shku n’Gjermoni, aqe n’Stankovec. Gjali madh, une nuk e kum ditë, tri javë a s’e di sa, a osht i gjallë, a osht i dekt. Me k’ta dy kom nejtë, ky i madhi, qiky burri ksaj nuses, jum kanë me k’ta, ktu. Aj qetri... qat’ shpijen aqe poshtë, i dyti, i treti gjali. Aj e murr nusen, shkoi n’Gillan, edhe k’ta e morra, thashë edhe ti merri th’mijen hec shko. Shkoj qetu n’Gumnishtë ky me th’mi, bujti ni natë edhe u kthy. Na erdhen neve paramilitart, une jum kanë me kunat e me xhalin e mixhes ktu te shpija. A tri shpitë qi jena, kena fjetë qetu n’qet sobë veç. Gratë, burrat dalshin n’mal qetu, n’kodër. U kanë mali, ma i asi, ma i mlut po du me thanë mos mu pa burrnimi naten. Na ktu. Edhe njo s’di sa ditë ata, na hajde na erdhen mu çu pi shpije. Dulum pi shpijave, e morra une, i përzhita do mish, e patum pre ni viç edhe mish t’thatë qi thae ti parzit. Friz kisha, e kom marrë me ju ba atë bukë xhemve pak, se po thojnë me dalë mi l’shu shpijat krejt. Kjo vetë e gjashta, ajo ô kanë vetë e treta, nusja ati t’voglit. I madhi mo anena shkoj, e ditsha qi ka shku, s’e ditsha valla, po e ditshmi veç qi u dalë, a ku ô nuk e ditshum, ta thom t’drejten. Edhe e kom marrë, i kum përzhit do zemer, edhe bybrekt, a di qi jon t’gjave, xhemve, e i kum da kuleçtë, hem kunatit, i kum ça qeshtu, edhe sot m’kahet, i kum shti ato n’midis. Me gjeth sinije t’madhe, hajdeni hani. “Jo thanë nuk po hajna se po thojnë sa ma shpejtë”. Veç e murren, e kafshun qeshtu ka ni herë, a di kulaqin edhe apete, kap e kum marrë, e kum lanë qutu te koridori, te dera banjos, tepsijen me atë bukë qashtu. A bukë me veti murrum. E murrim saçin e e murrum... s’ditshmi ku po na qojnë.  E jena dalë n’kolonë. Dulëm n’kolonë, hecshin paramilitart, i hallakatshin gratë, haj kuku për neve sha na ka gjetë, qishti kumedit shka do t’na bojn. Edhe nejse mo, u kthym atë natë, erdhëm. Kur erdhëm te shpija, ishin kanë do far pak,  kurgjo s’kishin bo hiç. A gjeth ditën e lume, nejtëm, tetë orë kena nejtë n’sokak. Qaqe poshtë, te vorret, nëpër trak’tora, nepër kerre, nepër kamas. Edhe... atë natë mo u kthym, bujtum,  hajde t’nesrit mo me dalë për krejt. U çum, u bonum gati, dulum, shkum, u hupum, i lam shpijat, e lam krejt. U mërzitum boll, a ky shoqi n’Zvicërr, me te dy xhemtë, k’ta i madhi mo qi t’thash aj ish kon dalë, ish kon shku edhe ku me shku, n’Bujanovc. 

Bujtum at nate n’Terrnovc, pi atyhit tani u çum sabale ato qi bujtum te ai  shok i xhalit vogel. U çunë sabale ato, e marun për kafjall ni tepsi t’madhe llokuma edhe pesë laknorë me veti me naj qitë me na i dhanë, ato gratë e asaj shpije. Edhe i hongrëm kishe ka dy voe qasi, po kujna ju honkke buka. Edhe ata laknorë valë t’nxetë, na’j pshtjellen m’i marrë me veti, edhe ky xhali i dyti, ardhke me thmi, mas neve, t’nesrit. Vaji qi u ba, pi atyhit kur dulum, pi aty n’Tërrnovc. Ku po shkoni, e hallall, qi s’kini ven kurkun qi nuk zini, m’u kthy apet ktu te na. Na dulum, shkum, kur dulum n’hudut aty po priti me dalë, i pritshin gjinen, dalshin, ko kishin qef ata me qitë, me ren a di, i zgedhshin. Mu mi muren xhemtë te dytë, me gra e me f’mi, shkun, unë meta me kunat e me kunatë edhe me ni çikën e kunatit, fill na metum. Haj medet haj, m’shkun xhemtë, ku me ditë ku mi çojnë, ku me ditë ku po jes une me k’ta, amo xhemtë thojshna. Edhe... ata dulën shkun une kha me ket kunatin. Hajde me hi mi hallakatë, burrat veç i hallakatshin, gratë i hallakatshin ni çikë e re, veç. Besa une kisha pak pare me veti, i pat çu pi açehit se s’e ditshmi ku po shkojna, s’kisha shumë, po qato thojshna mi marrin. Thojshin kujna pi jav gjojn pi marrin, a vet me veti, qyqja une shka m’gjet, shka hanë gjeth ata f’mi... Kjo gjashtë, ajo dy, çiken ma nalën n’Bujanovc, s’ma lanë me ardhë, met edhe kjo me thmi, une u bâna llugë, si thojnë, vetë e katërdheta. Kur na erdh vakti me shku, hajde, hajde, me hi  me nifar japie, qeshtu si n’tokë ish kôn ajo e pasoshat rên, qekaq, qe, rendi - na i murrën pasoshat. I thirrshin me rên  gjinën, fak e fak e fak e fak... sha met kon, i shkreti i jemi n’fund, n’fund t’fundit, i ati’ kunatit e i asaj kunates, e i çikes e... i jemi n’fund. Une do t’jes. Hajde ‘shti, aj kunati ni killë duhon me veti, e pike dunanin, far duhani i mirë, kuveti Zotit, atyne ja qiti përpara, trrap aty. Tha “Ti pe pishe duhônin, a? Tha “Po”. – “E qysh pi...po ku e more?” – “Po e kum ble”, tha, “valla, se nuk ôsht i jemi, po e kum ble” – “Me ko’ je?” - tha “Jom,” tha, “qe k’to, kunaten” – tha, “edhe me ket grue, me çiken” – tha, “e kom. Veç” - tha, “a pe do” – tha, “do?” - ky kunati atina, makedon. “Jo, po...” - tha, “ti, shka pi?” Ish kanë i mirë, se aj e fshike, po... Po “Ani” tha, “po ta daj” – tha, “ty gjysen, e une” – tha, “p’e marr gjysen, bohet çarja” – tha, “dishka”. E murr aj, ky ja qiti fak, fak, a na qeshtu nejshmi n’kamë, ati makedonit, aj kur e pa duhônin, veç e thirri atâ makedançe, atë çiken... se na tani kishmi me hi, ata dalshin, na tani te trijat me hi rên, me na kontrollu. Pi’ thotë asaj çikes, makedançe, tha, “Qeshtu, qeshtu” tha, me dorë, a di, na e pajshmi qi k’to... amo me dorë na, po na thotë: Ne t’hinë mrena...kapërcej, mos gabo m’i kontrollu hiç. Duhôni ra, neve s’na kontrollun hiç, dulëm. Kur dalë, sha me dalë une, xhenaze, kllap, e sarit’, pi’ tutes qi’ po m’i marin paret, edhe pi’ tutes qi’ po jes, po dâna pi gjemve... se paret...ato shkojnë e vinë, sha kom mi bâ, s’kisha shumë une, po qato kashore. Edhe po shkoj tenaton, ish nal kerri me arma... asi armonikë, aj avtobuzi. Qaq plot, qeshtu, qe, si gishtat e dores, gjemtë e kishin qitë kryt për dritare, edhe po thojnë, “Oooj nônë”. Kur thanë oj nônë, po’ fort u gxova qi’ kokan ktu dikun ngat. “Sha kiii?”, thashë, “Kurgjo s’kom”. Vet me veti, misi jav’ nita zanin juve a - kurgjo s’kom. I harrova ato sha u bonen. Edhe hinem autobus, e morra une t’ati gjalit, oh, gjalin qeshtu e kum vnu n’prehen me fjetë, kjo i murr çikat t’vetat, ajo kunata e murr ni f’mi, ni çikë t’ksaj kunat... t’resë, edhe qe qashtu shkum n’Radushë, kur shkum mas darke. N’Radushë sha me shku, spicë, as vên, as kurgjo, t’na dulen perpara me na pritë. Aaaa tybistikfarë, sa konzervja, sa nami, i prunen do qebe, do... shkamás, na çunë neper asine, k’to qysh p’i thojnë, p’i jav harroj virônev, shatora... neper shatora me ra, ku me ra, s’kishe ku me ra, e sha me shku na gjeth k’ta vetë, me ni shator me hi. Kah me ra fjetë? S’disa ditë qashtu nejtum. Tani u banen gati ni muj, ohoo, qi’ dulum. Tani u dajtem, do aqe; do aqe, po s’kishke, ky ishke vetë i gjashti edhe na, tani ky erdh u nshu, e pat bitisë, aj. Edhe erdh aqe n’Radushë na, erdh te na, edhe ky, veç t’u mushëm, tu bonum tetë vetë a nondë me ni shator. Ata edhe si qeshtu teposhtë, rrshitshmi ka rashmi me fjetë krejt. Çfarë gjumi bojshe ti aty?! Buken jav’ prushin hazer.

AS: Sa ditë keni nejtë aty? 

FH: Ni muj’ gati, qaty  kena nejtë. Ni muj ditë.  Une me long kum hangër bukë, fill bukë e long. A nuk po bojke pa yndyrë, hiç, ato ne t’thotë kush t’thotë, ne t’rren, yndyra po t’majke.Une edhe pak t’pat zgatë, pata me dekë, veç bukë e long. K’ta honkshin mish, ju prushin plot kazanat ardhshin, vo e shkamas... 

AS: E ti pse s’hajshe mish?

FH: A po t’thom qi s’e hanksha zejtinin? Une e zeza e kres teme... E k’ta honkshin, shka s’ju prushin, shka s’honkshin, kukuuu tybistikfarë.

AS: Tani?

FH: Tana... 

AS: Mas ni muji?

FH: Mas nji muji, tani u lirun. Ooo u liru, u liru, u thy kufini, ballanat ja nisën me ardhë. Kurrë s’e harroj, ungjt, ungjt, ungjt, e bojke shoferi kshtu me dorë, edhe na ja bojshmi me dorë n’Radushë, qi’ u lirum’ ma. Shyqyr pi Zotit u lirum. E na tani, qat’ natë qi’ u lirum, u çum erdhum me qet burrin e ksaj nusës edhe me shoqin tem bashkë pi’ aqehit. Shka me ardhë ktu te shpija? - s’kishe sha sheh. M’i kallë s’e kishin kallë shpijën, a lânë kurgja hiç, kejt mârrë. Bari ish kan’ bâ ni bojë njeri, sharrojshmi n’tâ. Nimi e pesqin killa millë i kena pasë, as ni... me fshisë qi’ ka thanë ajo, me fshisë [me mledhë] nuk kena pasë millë me gatu. Ni i kojshive na’j kish çu njo’ tre kuleçë, ka ni kulaç: s’ka bukë as s’ka kurgja. Tana e kositen barin, s’guxojshmi me hi n’sobë, thojshna mos kanë shti naj bumbë, a naj dishka. Gjaaali, se për neve dyve kurgja. Aj thojke, “Ju mos hini”. “Shuuuj more ti, mos um thuj ‘ju mos hini’”... Shpija ati’ gjalit qashtu, e kunatit qashtu. Minxi qi e tfillum’, me hi, edhe s’kishe ku me ra: krejt pa lâ, krejt qitë përjashta, krejt... ka pasë fotografija, ka pasë, shka s’ka pasë... krejt i kom gjetë: syretin e babes tem, ner hamar e kom gjetë...mas ni jave a dhetë dite, me fshi, me tfillu, kur pe sho’... edhe erdhum, hanez me ja nisë s’risht, me ble sêne me krejt, kurgjo s’jet, hiç. Qe qeshtu kena hjekë.

AS: Shumë falemnderit!

FH: Qeto hjeka, t’kom rrasë muhabet (qesh).

AS: Jo, falemnderit se m’ke knaqë.