Fehim Mehmeti

Intervistuar nga: Lekë Shala

T’kallzoj more prej fmi, qe po t’i kallzoj...po’ edhe hjekët e mdhâja jon kân’, Lek’oo...a e pate Lekë, a jom dallash?

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

23.06.2016

Lokacioni i intervistës

Zapluzhë, Opojë

Vendi i lindjës

Zapluzhë

Tranksriptimi

LSh: Jena me datën 23 qeshor, n’shpinë e bacës Fehim. A munesh me na u prezentu nihere?

FM: Çka po thush me t’livru...çka po thush me t’thânë?

LSh: Po kom qef me ditë...ma s’pari: qysh e ki emrin, mbiemrin, i kahit je...

FM: Fehim Mehmeti.

LSh: Fehim Mehmedi.

FM: Mehmeti. Zaplluxhë, qito...

LSh: Sa vjet i ki?

FM: I kom, 1929-s, me t’parin t’parit.

LSh: Ke lindë?

FM: Po, i bjen qeshtu nja’ 87-8 vjet qashtu, po...Lek’o...qështu.

LSh: E, a po na kallzon pak...kur je kon fmi, qysh e man n’men – ma s’herti që e man n’men, katunin?

FM: T’kallzoj more prej fmi, qe po t’i kallzoj...po’ edhe hjekët e mdhâja jon kân’, Lek’oo...a e pate Lekë, a jom dallash?

LSh: Lekë.

FM: M’fâl. Kshtu, jemi kân’ na dy [2] partë, qysh me thânë...jetima: mixha – vet i katërti , edhe une – vet i katërti. Kena hjekë sa t’thuush...

LSh: Keni hjekë, a...?

FM: Boll. Po...vorfni e madhe u kânë, vorfni e madhe Lek’o u kânë, tána s’ta merke menja vallain bilahin – shumë shtirë u kânë jeta, auuu...

LSh: Qysh e man n’men k’tu katunin?

FM: Zaplluxhee k’tu i thojnë, fshatit...Zapluzhë, e fshati që me t’thonë...n’daç po dalim te fshati, n’daç hala po foli.

LSh: Hajde, hiç s’o problem – çka t’kujtohet.

FM: Fshati u kânë at’herë, axha, me t’kallzu dogri...u kânë vorfni...n’përgjethsi u kânë: krejt Zaplluxha, qeky katuni qe o’ kanë. Nja katër-pesë [4-5] shpi – ma t’hajrit jon kânë, a, tjert – dopt, dopt, krejt t’rân, po jemi majtë qashtu ka pak: jo me gjâ ka pak, jo’ ka pak...kemi rrnue, se shtrejt senet shumë...s’kishe me çka. A po m’kupton, a jo? S’kishe me çka me jetue, s’kishe me çka me jetue, me çka me lâ, veni rrugë – jo, sen jo, kurgjâ jo – hiç: i k’putun, i k’putun, qysh me thonë...k’putne, qito sene jon kânë. Qe...hjekë e madhe u kânë, edhe nihere po thom. Fol.

LSh: Çka t’kanë punu nâna e bâba n’atë kohë?

FM: Nâna e bâba, e, po ta kallzoj, qe, t’drejtën: bâba u kânë n’Turkie, ka rrnue atje, tridhet [30] vjet...u kânë qatje. Nâna ka met’ pa tâ hiç, a po marësh vesh?

LSh: Po...pse u shku atje?

FM: Po, u shku prej vorfnisë, ka ikë me shku atje, i ka bâ k’tu do dhéna...- a i thuni dhéna?

LSh: Dhén, po.

FM: Dhén, axh, a? I ka bâ ato dhénë, ka hi n’dimer me ato dhénë. Ato dhént’ dojnë yshqym, e kuptojsh...Po...zahire dojnë ato, dojnë me hanger bari, ki përgaditje për to. I ka bâ ato, edhe ka hi, qysh me t’thon’...si palidhje me atë punë ai ka hi. Pse palidhje: se s’ki kapitallc...mi qit’ ato, ato dojnë me ngrânë...Te na u kânë dimri gjashtë [6] muj’, u kânë.

LSh: Gjashtë [6] muj’ u kânë dimri, a...?

FM: Gjashtë  [6]  muj’ osht’ dimën – s’o krejt gjashtë  [6] mujë, po s’ka kurgjâ deri gjashtë [6] muj’. Po, edhe qashtu shkon. Vonë vjen k’tu vera, kullosa e k’to sene, qeshtu...qeto po t’i thom.

LSh: Edhe ai, shkoi, domethon’...n’Turqi?

FM: N’Turkie shkoi, na la. Na jemi kânë dy [2] parë jetima, a po kuptosh? Une, vllavi edhe motra edhe nâna jeme – katër [4]. Edhe mixha vet’ i katërti – qeshtu sikur na. Tetë [8] metëm, kemi hjekë sa t’thush’...

LSh: Me çka u mershit? Çka punojshit?

FM: Çka punojsha, na majshin dajtë...i kom pasë dajtë n’Nashiq, khâ poshtë.

LSh: Ku – ma poshtë?

FM: Nashiq, përte’ Prizreni.

LSh: Përte’ Prizreni.

FM: A e din Nashiqin?

LSh: Po, po, e di.

FM: E, qatje dajtë i kom pasë. Ata dajtë na bishin me ngranë kollomoq, jo tjetër sen – kollomoq.

LSh: Dajtë, çka punojshin atje?

FM: Ata ma t’fortë, tokën ma t’mirë: prodhojshin, e punojshin tokën...

LSh: A shkojshe ti anej hiç? 

FM: Shkojsha, shkojsha te daja, i kemi dimnue edhe do dhén at’herë, do herë, at’herë te daja. Po’ s’kisha çka me ju qit’, i patëm bâ nja tridhet [30] copa dhén...ka pak ai vllavi – ma i madhi u kânë, shkojke me to, dimrit i dimnojke atje. Qeto sene jon kon’...fol, qi’ t’dush, fol.

LSh: Kur u kânë koha me shku n’shkollë – a ke shku n’shkollë?

FM: N’shkollë, po ta kallzoj ni sen: Bifshën, Jugosllavi, ‘Bifsha Jugosllavia’ u kânë, une jom kânë n’shkollë, i kom bâ nja tre [3] vjet – tri [3] vjet i kom bâ.

LSh: Ku e keni pasë shkollën? 

FM: Danillo Jovanoviqi  u kânë, n’Blaq qaty....shkojna...çka me shku...

LSh: Çka keni msu – a t’kujtohët?

FM: Sërbisht kemi msu.

LSh: Sërbisht?

FM: Sërbisht kemi msu, m’kujtohet mu...i ka pasë programet e veta ai...msojshmi edhe aty ka pak: mos me pa’ msue – thupra kriske durve.

LSh: Krejt msusat – sërbë?

FM: “Pruži ruku” thojke, “pruži ruku” – problemave ju thojke – qata problemat qi’ bojshin, se une s’bojsha asi punë t’kqija, po qata’ lujshin (qesh), bojshin hajgare, bojshin tollovi, qetsinë hupshin, e qasi gjâna...

LSh: Mandej, kur i kryve k’to vjet, a e vazhdove?

FM: Mandena jo, s’e vazhdova...ka shpija qetu’, po thom...me qat varfninë tonë jena majtë qetu. Ka pak me dajtë...na kanë majt’ dajtë, se s’kem pasë çka me hânger o bir – buka u kânë n’pytje...Fol.

LSh: Me t’vetë: qysh e man n’men ti, çka keni bâ per Shën Gjergj, a t’kujtohet Shën Gjergji?

FM: Po qysh joo...po. Qe çka po kujtoj, çka po’m...une...për Shën Gjergjin, u kânë g’zim i madh. Per Shën Gjergj e pritshna ni troh’ tâmël me bâ, prej gjâve tana’ ka pak...pershesh – a i thojnë?

LSh: Pershesh.

FM: Edhe qato përgaditjet, edhe bojsha diçka tjetër për drekë, me hongër, ‘kaqamak’ i thojshin, a pe dish, a jo...ke pa...E, qasi...u g’zojshna shumë, shkojshna, mlidhsha qasi lula, hala s’dilshin lulat, po na...mlidhshna.

LSh: Po, shkojshit dikun tjetër me mledhë.

FM: Shkojshim qetu, qësajde...qëtu venit tonë, une visha tu’ piskatë: “Oj e zoja e shpisë, a ki djathë edhe gjizë? A ki morra, pleshta?”, “Kom, kom” – ajo thojke – “mlidhi me thes e çoji n’Buzezë” – Buzezë qëtu ni fshat, qasi bojshna, tollovi bojshna.

LSh: Qysh i keni thirrë ato lulet? Qysh e kanë pasë emrin ato lulet?

FM: Ato lulet qi’ me t’thâ bre...u bojshin ma herët, dilshin ato...therra jon kânë – jo najfarë lule, ma therra dilshin ato, e i bisha nepër dyrë, i virsha ka pak, për shnetë...qëto...

LSh: A e man n’men – a ju rrehshin me hithna n’saba’?

FM: Po, ka bâ vaki, po...tyrli nâne.

LSh: Jo – për Shën Gjergj.

FM: Aha...po’ jon’ kânë bre do adete...i prujshin do thuprra – çka ju thoni ju, kto...?

LSh: Po.

FM: N’midis i lidhshin. ‘Për shnetë’ – thojshin. (qesh)

LSh: Çka keni pasë festa tjera k’shtu – përpos Shën Gjergjit – çka keni festu? Shën Kollin?

FM: Po, Shën Kollin e kena festu, Bajramat i kena festu, dy Bajramat po’ se po’...

LSh: Qysh u kon’ Shën Kolli, a e man n’men?

FM: Vike ma nxet’, ma mirë dita ishte, ma marë vike, ma nxet....tjetër sen...qëto, qështu, do’ far kangë i bojshin k’to cucat ka’ pak. 

 LSh: A e man n’men naj kangë?

FM: Po...knojshin, knojshin, qasi tollovina bojshin ka pak...g’zim ishte Shën Gjergji. Bile do tonat, Lek’o...se do...qeta çka jon do tonat, thojshin: “Shën Gjergji s’ka vlerë” – po’ ka more vlerë, se po g’zohesh, po del vera, po nxehesh, po hash, po pish...qeshtu valla. Qaty do hajvana po thojnë “e keni festu Shën Gjergjin” – po’ e kena festu, se gjithë dimnin gjashtë [6] muj: dimni po t’mytë k’tu...po t’mytë bre: me zor i çilshna rrugët me kacia.

LSh: Krejt borë, a...?

FM: Borë, shumë borë bjen k’tu, shumë borë. Qëto vjet e mrâma – jo shumë, ma pak po bjen, ma pak, hajt luje...

LSh: Bora e madhe!

FM: Bora e madhe...s’po shtyhet.

LSh: E, kur u rrite, me çka u mershe tani?

FM: Me çka u mersha? Qe po t’kallzoj: me bujqsi, s’kemi na shumë...a po m’kupton, a jo? Toka e dobët, po’ me qato jemi majtë, me do gjâ, me do dhén, ka pak i majshmi.

LSh: I ke pasë ti tujat k’shtu, i ke majtë.

FM: Kemi pasë ka pak...i kemi majtë qato.

LSh: E n’ushtri, ti, s’ke shku?

FM: Kom shku tri [3] vjet, “Narodna Odbrana

LSh: A po na kallzon, cilat vjet je shku – a po t’kujtohet?

FM: ‘52-tën.

LSh: ‘52-tën, qysh e man n’men – kur shkove n’ushtri?

FM: E maj n’men, shumë shtirë u kânë, po t’kallzoj edhe k’ta: e kom bâ atje ushtrinë tri [3] vjet, ‘tre godina’ , narodna od brana jem kânë...fshatart tonë, se ata tjert jo. Po ky tha, ‘trojica braqa’ – futja tri [3] vjet k’ti. Kanë hjekë bre, Lek’o, po ç’me t’thânë o axh’o, po kufini a ruhet bre, po kufinin e kemi rujt, me grekin. Kufinin e kemi rujt, ta bojsh hesap, gjashtë [6] orë, shkoi gjashtë  [6] orë: natën e rujshna, edhe ditën. Po ditën ajo u kânë reonski, ai ushtari i reanit e mbrojke, kqyrke mos po livrit najnjâ, mos po del knej. Osman Trashincen e kanë pasë n’listë atje. Ka pasë me drasa ku strehohen aty, me shkallë, hypke nalt, edhe te karaullet edhe njâ [1] u kânë, dyjat, e majshin bajrakat, dyjat: njo’ t’kuq, njo’ t’bardhë: kur ishte dikush, at t’kuqin e sillke. Kur ishte qetsi, i ngrehke te dy [2]...qeshtu...

LSh: E n’ushtri, aty, a ke pasë shqiptar tjerë – a t’kujtohet?

FM: Ja valla, qe po t’kallzoj unë ty: m’kujtohet shumë mirë edhe aty. Lum’ e shyqyr, u g’zova, ma çun’ ni shqiptar, aty ku po thush ti...u g’zova, bile ni Xhemon Zeka u pa’ kânë, që emrin s’ja harroj...Ai e ka pasë atë Titovken e madhe, e lyme...nifar zotnie, thu ti ky pale’ çka... (qesh). Ngo’ more t’kallzoj, se po boj llaf me ty, po t’kallzoj pa rrenë, se une....s’ka rreeenë te une.

LSh: Po t’besoj.

FM: Ama s’ka rren as ni fille. He bre, Xhemal Zeka, ai ish kân tuxak, a i thoni ju, a jo – frigosh, a unë u g’zova shumë qe m’merdh ai (qesh). Ai, ni natë tana’, çka me bâ, qysh mu tërhekë prej kufinit – qetu e shpoi kâmën, tej-për-tej, me pushkë.

LSh: Vetë – me qëllim, a?

FM: Vetë, me qëllim. Ma vonë, ata ushtart, ata sërbt, “aaa tuxak, ai kolega yt”, asi, e k’shtu, “osht tuxak” – thashë: “Jo, po’ i paska bâ vakì ajo punë”.

LSh: Ti e mbrojte atâ?

FM: Pernime ai vetë e plagoi kâmen, e mbrojta unë, mandej e une atje, n’Posadin atje – i thojnë, edhe mandej s’e prunen.

LSh: Mo’ s’e prunën?

FM: Ja-a! 

LSh: Mandej, veç vetë je kon prej shqiptarve?

FM: Veç vetë – prej shqiptarve.

LSh: E, qysh kalojshe me tjertë, çka ke pasë tjetër: sërbë, boshnjakë?

FM: Sërbë jon kânë.

LSh: Sërbë krejt, a?

FM: Sërbë.

LSh: Nja 12-13 jon kânë, ka’ 13 nëpër karaulla i kem pasë -ajo s’m’harrohet deri at’ ditë që t’des – ka tremdhet [13] vet’ jemi kânë.

FM: Terr nata, nata terr...shumë. Ajo zaseda u shtru për toke, po prit...çka po livrit?! Pooo, tani kadale patrolla vike, edhe unë shkojsha deri n’patrollë kur m’bike reni. Ato u shtrijshin aty me do ‘shelgje’ – na ju thojna, edhe na jepshin znakin, n’Beograd, bomba...na, e disha ata, po’ s’po guxosh, po frikohesh, po tutesh. Po, Beograd bomba, bitola bomba, e qeto...k’to...rreziku u kânë aj ‘znaki’, ta jepshin atâ, ti e dishe, edhe ja kthejshe, edhe mo u sigurojke puna, se po t’vret, e qeshtu...fol, fol.

LSh: E, a ki...a t’kanë ngucë aty sërbt diçka, ose pse je kânë shqiptar...?

FM: Ja-a, ja, mirë...ja’.

LSh: Mirë keni kalu, a?

FM: Mirë shumë kom kalu.

LSh: E me kta t’shpisë, a je ni najherë?

FM: Me kân?

LSh: Me kta t’shpisë ktu, a je ni najherë me letra, a me telefon?

F FM: Me letra, jo telefon s’ka pasë, me letra.

LSh: Me letra, i ke shkru, a?

FM: Pa’, ka tri [3] javë, qashtu letra u rrotullojke prap, katër [4] a qashtu, me letra, me letra.

LSh: Çka ju shkrujshe, çka t’shkrujshin? 

FM: Ju kallzojsha ka pak, ju kallzojsha qysh je...u mërzitshin edhe k’ta!

LSh: U mërzitshin, a?

FM: Po, bre bir.

LSh: E kur je kon n’ushtri, a je kânë i martum?

FM: Ja-a...mrapa kom ardhë, jom martu.

LSh: Masi qe e ke kry?

FM: Masi qe e kom kry, po –  triii [3] vjet, ‘Narodna Odbrana’ u kânë, ajo, mbrojtja e popullit. 

LSh: E, kur e ki kry ushtrinë, sa vjet i ke pasë? 

FM: I kom pasë...n’53-tën kom dalë anej...i kom pasë nja nizet e nan’ [29] vjet qashtu.

LSh: E kur erdhe ktu, mandej, ta gjetën nusën, a?

FM: Po. 

LSh: A po na kallzon pak, qysh....qysh ta gjetën nusën? 

FM: Po t’kallzoj, pse jo. E kom pasë une...ajo plaka jeme e ka pasë ni djalë, u kânë...Aliu u kânë, qysh e ka pas ai...vlla i nânës... 

LSh: Vlla t’nânës.

FM: Qëtu Koklebek, ku t’thashë, përte’ Bresane, edhe ajo ka hecë aty, ajo at’herë u kânë, ajo adeti jonë, na kan’ ngjoft aty, edhe..me msit’.

LSh: A po na kallzon – qysh e murët, a shkut me krushqi?

FM: Po, krejt t’kallzoj, axha...krejt, Lek’o. Babën e kom pasë n’Turkije që po t’thom, ka ikë prej zorit, prej mos pasjes t’madhe, e për nafak une qat’herë kur jom martu, ka ardhë pak. Aj e mur ni...qasi, e murr ni femën, t’keqe qaty, ni bollicë t’keqe edhe qat’herë ka ardhë, kur u martu ka ardhë...n’dasëm ka ardhë.

LSh: Me t’neru k’shtu...?

FM: Po, poo...u mlodhën do gjin, krushqi – na ju thojna. Krushqi.

LSh: Kushëri, k’tu, vllazni, e...

FM: Po, po, krejt qëky rrethi (qesh), çka me bâ bre Lekë...qështu...

LSh: Edhe mandej shkut’ e murrt. Me çka? Me kuaj a me qerre, a...? 

FM: Me kuaj. I qitëm ato qilimat n’kerr, i mlumë aty, shkum e murëm, e prumë. E ree, e rrumja, shtatëmdhet [17] vjet. 

LSh: Shtatëmdhet [17] vjet?

FM: Po, shoqja jeme, qashtu i ka pasë.

LSh: E ti, s’e kishe pa ma herët ata, a?

FM: Jo. Miqt e mi – po, motrat e mia – po, ama une – jo (qesh).

LSh: S’e ke pa. E, mandej, sa fmi i ke bâ?

FM: Fmi plot kom bâ, jom kânë…(nuk kuptohet) na shiptaret për fmi... (qesh).

LSh: Sa i ke bâ?

FM: Po...i kom bâ pesë [5]. 

LSh: Sa djem? Sa çika?

FM: Ni [1] djalë ma s’pari, ai m’ka dekë...u bâ edhe ni tjetër, edhe katër [4] çikat.

LSh: Pesë [5]: ni djalë [1], katër [4] çika. E k’ta a jon shkollu, a kanë shku n’shkolla? 

FM: Po..ç’me t’thânë bre, ka pak, jo shumë – qato shkollat fillore.

LSh: E, une po du me t’vetë k’shtu...se e di qe knej keni goranë. 

FM: Kemi, po, fol bre bir, ti.

LSh: Qysh i keni pasë puntë k’shtu me goranë?

FM: Me ta kallzu ni punë: gorant, vllâzen jon me ata tjerët. Po nejse, nihere po t’kallzoj për ushtri, mandej po vi edhe knej. Ata kan pasë me marrë komunen krejt - ata gorant. Tonat jon’ kânë pak aty, edhe s’kanë lujt rol tonat - gorant jon kânë, edhe që me t’thonë...ata...me ta s’u bojshe kërqysh.

LSh: Pse ashtu? 

FM: Po se ashtu, se jon braqa me ata t’mdhejt tjerë.

LSh: E kshtu, a jeni ènë? A e din k’tu, najkush që u martu për goran, ose, që e ka marrë najkon?

FM: Jo, te na jo.

LSh: Te ju jo, a?

FM: Jo te na, veç njo’ [1] a dy [2], qashtu po, jo s’kem pasë punë...qëto po t’i kallzoj, krejt t’i kallzoj – çka di, t’i thom qato Lek’o...

LSh: E me t’vetë – dikush, a ka punu si bukëpjeks’?

FM: Jo, tu na s’ka, poshtë ka: n’Prizren e k’tu.

LSh: Po menoj, që jon dalë.

FM: Jo, s’jon dalë t’k’tuhit.

LSh: E, qysh e man n’men kit kohën e Luftës t’Dytë Botëror-kohën e gjermanit?

FM: Po, fshtirë u kânë, auu, shumë, shumë, shumë...Ee...si Shipni u bâ pak për ne, a po marish vesh a jo, po s’kishte kërqysh përparim  – hiç, jaaa, përparim – hiç. U shlirum pak, ma asi, po me thânë...vorfni, vorfni, o bir. Lek’oo, vorfni e madhe.

LSh: E, kit kohën e Rankoviçt?

FM: Rankoviçi, mytë e kâ popullin: ka pas shpijuna prej tânve aty, shpijuna, prej katunit jon kânë.

LSh: N’qat kohë, a keni hjekë hiç?

FM: Une jo, une jom kânë i ri..s’jom kânë shumë i ri po, po nafaka – nuk m’kan rrokë. Vike ajo, t’qitke përjashta: ‘Hajde!’.

LSh: E, kur i’a niset m’i mar kâmt? Kur ja nisët me përparu?

FM: Ma vonë.

LSh: Gjatë 70-80-ave, qysh u kânë puna?

FM: Po çka me t’thon’...hala fillimi i dobët u kânë, s’ke pasë përparim pale sa: je kân pak ma i shlirë, po’ varfni e madhe, shumë varfni, qashtu...

LSh: Mu m’tregun që i keni pasë shpijat k’tu dikun...u kânë ni varrezë.

FM: Kadal – shpijat ku jon kânë...varrezë u kânë, a?

LSh: A osht’ qashtu? Se m’tregun që keni pasë shpinë ma nalt, e keni shit, jeni ardhë k’tu.

FM: A po...jo’, për vorrezë s’e kemi shitë, máje shpije qëkjo, kemi ra poshtë, qaty jemi kânë, jemi kânë gjashtë-shtatë  [6-7] lagje – a i thoni lagje? Mahalla aty, e aty me ni oborr, oborri i madh u kânë, ama’ me ni oborr...e bleva qët venin qëtu, edhe jena dalë qëtu.

LSh: E k’tu, a keni pasë naj ven qe e keni...te kisha...te tuma, a po na kallzon pak për qeto?

FM: Kisha...qe po t’thom: kisha...k’tu spo dokët (kthehet nga dritarja), jo, s’duket k’tu. Qe qitu osht’, mas qasaj kodrës t’vogël – qaty osht’ kisha, aty kisha u kânë. Bile, i ka metë temeli edhe ata gurzit aty, une bile kom bajtë gurz aty, qi’ kom ndreq ka’ shpija k’tu, kom bajtë gurë.

LSh: Çka kanë thânë pleqt për qat kishë? E kujna osht’? A osht’ e juvja?

FM: Ajo, e Shipnisë u kânë.

LSh: E shiptarve, a?

FM: Po, e shiptarve u kânë. Ata shqiptarët at’herë katalikë janë kânë, katalikë janë kânë, kisha e tyne u kânë aty. Edhe bile thojshin at’ komunën e kanë pasë krejt, e rrike, n’saba’, shkojke ai që e ka pasë.

LSh: E k’to tumat ktu, çka i keni thânë ju tumës?

FM: ‘Tuma’ i kemi thânë atyne t’Shipnisë, t’ardhun prej Shipnisë, qëta shiptarët k’tu.

LSh: K’tu gjatë viteve 90-ta, kur i qitën njerzt prej pune, qysh e man n’men katunin n’qat kohë?

FM: I vorfun bre djalë, t’vorfun...vorfni, o Lek’o. Shumë, jo pak: s’kishe punë bre, s’kishe me çka mu majtë, hiç. Me gjâ jon majtë, qëto sene. 

LSh: E luftën e fundit, qysh e përjetut’?

FM: Luftën e fundit – boll keq, boll keq.

LSh: A ju qiten prej shpijave?

FM: Po. 

LSh: Ku shkut?

FM: U largum e ikëm.

LSh: N’Shipni, a?

FM: N’Shipni, ikëm, ka’ mali dulëm teposhtë.

LSh: A ju kan’ djegë k’tu shpijat?

FM: Jo, krejt qi’ i kom pasë qëtu, i kanë vjedhë kojshitë ma’ pâra, çka kanë ardh. I kanë marrë do sene ktu nëpër shpi, jo shumë edhe ato, po naj çka, nja dy [2] thasë pasula – thasë t’mdhej: k’ta t’kqi jon, nja dy [2] lagje, t’ardhun qëtu, erdhen para nesh...i kan’ marrë.

LSh: Kshtu nuk kanë prekë najsen, po menoj – nuk u djegë shpija prej sërbve?

FM: Jo, jo, jo,jo!

LSh: A veç e juvja, a krejt katuni?

FM: Krejt katuni. Jo – ka pshtu – jo, jo.

LSh: E, a ka pasë najkush qe ka nejtë k’tu?

FM: Valla qesi invalida, qesi t’smutë, pleq e qasi t’lodhun që jon kânë, qe, po t’kallzoj, edhe k’ta.

LSh: Ju tjertë, krejt jeni dalë?

FM: Kem ikë.

LSh: Ka’ dulët për Shqipni – ka i ratë?

FM: Qësajde, ka’ kufini...po. 

LSh: Qysh ju priten atje?

FM: Po ç’me t’thonë bre bir, atje, ‘Kodra e Lumës’ i thojnë, nifar veni atje, qatje populli kanë hjekë, kanë hjekë.

LSh: Kodra e Lumës, a..?

FM: Po, Kodra e Lumës, qe sa mirë po thush, Kodra e Lumes, ai veni, veni, ftoftë...Aty ka pak jemi strehue, nëpër shpija na kanë marrë ka pak, e i bâm’ do ditë aty, i bâm’ ka dy [2] muj e gjysë, qashtu.

LSh: Ju murën nëpër shpija?

FM: Po, na murën.

LSh: A i runi hala kontaktet me ta atje?

FM: Jo, unë jo.

LSh: Pse ashtu?

FM: Jo, kqyre, ka që i rujn halâ kontaktet ka’ pak, sun’ e çojsh gat’ at’ punë, o bir, sun’ e çojsh gat’, o Lek’oo...

LSh: Pse – se s’t’lidh puna me ta, a..?

FM: Po’ s’t’lidh puna me ta, e ma ndryshe jon atje, sun’ e majsh familjen tâne qetu, a, qeta tut’ s’un pi bâjsh...joo...qito sene jon.

LSh: M’tregove që ke punu 20 vjet n’Austri.

FM: Po.

LSh: Se qaty s’u nalëm – a po m’kallzon pak – qysh, pse shkove, kur je shku?

FM: 52-tën.

LSh: 52-tën?

FM: Po. 

LSh: Kjo, masi që u martove e e kryve ushtrinë, a po?

FM: Po. Jo, jo, i martut’ jom kânë.

LSh: I martum je kon, a..? 

FM: Po, po, po.

LSh: Grunë, a e more me veti, jo?

FM: Jo, kta k’tu kanë nejt.

LSh: Veç vet je dal, a?

FM: Veç vet jom dal, me shoktë..do....

LSh: Pse vendosët me dalë?

FM: Po’, vendosëm me dalë, kqyrshmi na...mu punsu. Ndonjë punë mos pe gjojm’. Atje ata ma t’varfun se na.

LSh: Kur dulët – qysh dulët, ka’ dulët?

FM: Dulëm ka’ kufini nalt qaty.

LSh: Ka’ kufini. E, çka bâne si mrijte atje, n’Austri? A e dijshe gjuhën?

FM: A, për Austri po folësh?

LSh: Po de. Për Austri.

FM: A – n’Austri, qe po t’kallzoj: jon kânë do tonat k’tu, na kanë tradhtue neve. U çu ni kojshi, “hâ bre” – Milahim emrin e ka pas, tha: “po k’shtu, k’shtu, daja Remsi po na çon ka ni garanci” a po ngojsh pak, a jo?

LSh: Po t’ngoj, po t’ngoj, fol ti lirisht, po t’ngoj unë ty.

FM: Daja Remsi…pshtetu bre mos hiç zamit.

LSh: Qe se mirë jom.

FM: Pshtetu aty. “He, Femo”, “Hâ bre Milahim, fol?”. Unë ishna tu punu diçka te shpija – ni shpi tjetër jemi kânë na, me ni koder qanej, tani ma vonë k’tu kem ardhë. Thash “po’ mirë”, une u g’zova shumë, u g’zova, “daja Remzi” thanë “na ka çu ka’ ni garanci me shku për Austri”, haa, shumë u g’zova (qesh), “Mâ bre” – thashë “kush t’vjen me t’lut ty qi’...po ta boj qat punë?”, edhe Lek’o, kqyre axhi çka po t’thom: u g’zova shumë, garanciat...ahh poplli, more bir, aa more bir: poplli jonë osht’ i dobët, more bir, spo di me t’thonë, bre. Garancijat i ka qitë fallc.

LSh: Fallc?

FM: Fallc. I ka shtypë, i ka ndreqë, garancioni n’fund (qesh). Pasha Zotin nuk t’rrej, ngo’ Lek’o çka po t’thom, bè po ta boj n’Zot, u gzova mââ...spo di sa.

LSh: Qe po shkon atje?

FM: Që po shkoj, po punsohem, po shkoj diçka me punu, rregullue...he bre nânën e nânës! Kur kemi shkue n’Beograd, kqyri qëta gishta qështu qysh jon {i bashkon gishtat e duarve me njeri- tjetrin}, qështu populli i madh, para ambasadës, hin e dil, e hin e dil populli, he’ bre nânën (qesh). Tu e sjell, tu e sjell, tu e sjell – m’erdh reni edhe mue. Kur shkova lart – sikur sot – kur shkova lart, ajo shefja aty, bre nânën, kur pi kqyrin ato, pasoshat që pi kqyrin, ja qita pasoshat: “fallc” – tha, “niks” – tha, “fallc”.

LSh: Fallc?

FM: Poooo, aj garancioni fallc. Haj bre nânën – “largohu” – tha “zhdryp teposhtë, hajt”.

LSh: T’largoi prej atyshit?

FM: Po, m’largoi. Po zhdrypi shkallve teposhtë, n’koridor bre bir, s’e harroj at’ magjupin, ni magjup, se magjupt, ma t’sâmës’ nuk kish se magjupt. Po blejnë garancia, po shkojnë po marrin atje, jo qe po blejnë, po’ po vinë pi shesin k’tu: dupllo ato...po.

LSh: Çka ndodhi?

FM: Dola, ni magjup tapall bre bir, se ty n’ven t’fmisë t’kom. Sheshirin e ka bâ thivi…si grumllash...te dera e ambasadës aty pe shet garancionin, he’ nânën e nânës, po shitshin garancion. Magjupt ma t’somes, magjupt, ne te marin n’men kta, a din, rrenë – as ni grimë t’rrenes s’e kie. Çka me bo’ more masnej, po kujtohem une, ajo na dul fallc, dolëm aty. “Pyte magjupin, ne ta blen ni garancion”, ani do, ni kusherin që ka dekë, i joni, u kân qëtu, njâni u kanë, ni djalë ka rrnu n’Beograd, edhe i rujke paret ai, fort djal i mirë u kânë...Xhelil emrin e ka pasë: “O Xhelil bre”. “Hâ”, une s’kisha pare, thashë: “mos ki bre pare – te blej ni garancion, bre”, “po” – tha. Mi dha valla nimi’ [1000], kom harrue...dyqin  [200] a treqin [300] qashtu jon kânë ato pare.

LSh: Mark, n’atë kohë...

FM: Marka t’mdhâja jon kânë. Dinaaari ishte!

LSh: Dinari?

FM: Dinari, axhi, at’herë ishte. Dola e bleva garancinë prej magjupit – s’dyti herë, hina borxh. Hina borxh. Sikur sot (qesh), kur ia qova ambasadorit aty, tha, “Ku e more ti k’tâ?” – shumë shpejt ajo punë – “ku e more” – tha “ti, k’tâ?”, po’ shumë nuk m’gushtoi, nuk m’ngushtoi, jo, shumë jo, se ia përziva, “Skopne, anej-knej” – i’a përziva, i’a pshtolla pak ato senet, ia qitën vulen, deeng...ha nânën...

LSh: Ta qitën vulen, ta jepën, a?

FM: Po, ma dhanë.

LSh: Vendose mu nisë atje?

FM: Mu punsu.

LSh: Mu punsu, shkove.

FM: Po, shkova aty.

LSh: Me çka shkut? Kush t’priti atje, a...?

FM: Ah Drini i zi bre, u punsum bre atje, po fort’ zamit u kânë, zamit u kânë. Une i pata thânë, nifar shoferi ishte, me kerr, kombin e ka pas, mu qaty m’ra shorti. Ai s’nejti, ai kojshia – ni [1] vit edhe iki prap.

LSh: U kthy knej, a..?

FM: Ktu u kthye, tha “jau kâj nânen, nânën pe jau kâj, une s’rri ktu”, “Rri bre Milaim”, pi’ thom, “rri” – pi’ thom, “kemi dalë...”, “jo bre, jau kaj mu nonën” – tha, edhe erdh te shpija, une meta atje.

LSh: Mete atje. Çka punojshe?

FM: Punojsha, qyre, po t’thom Lek’o, transport jom kânë, transport i thojnë, çka mos: bâjshna harq, i qojshna mjeshtërve cement, zall, qireq, qasi sene, i bajshna, po mu m’pat râ nafaka me shoferin. Ai e kishte at’ kerrin e madh, kerrin e kishte, e bajshna me tâ aty: i mirrsha ka’ dy -[2], tre- [3], katër- [4] thasë,  ma gjallë puna, ma gjallë, ajo ishte gjithë punë n’terren, a pe din, ungjun ka pak, e, po shkon dita ma mirë...qashtu.

LSh: Sa vjet punove atje?

FM: N’Austri, a?

LSh: N’Austri.

FM: Po, n’Austri bajagi kom punu. Nja tre-katërmdhet [13-14] vjet qashtu.

LSH Tre katërmdhet [13-14] vjet. A vishe k’tu gjatë vitit najherë?

FM: K’tu, a?

LSh: Sa shpesh vishe?

FM: Po..hiç sun’ kom ardh, po’ kom ardhë – kom ardhë, ma rallë...ndonjëherë, shumë ma rallë.

LSh: Kur vishe k’tu – fmija, gruja...?

FM: Po, gruja, k’tu ishte, carrokat ktu’ i kishte: katër [4] djem – katër [4] vasha, se ni [1] djalë e kom pasë, t’pestin.

LSh: Pse vendose mu kthy?

FM: K’tu, a?

LSh: Po, kur u ktheve?

FM: Po’ u ktheva...u ktheva, pa qare mu kthye k’tu: ishte gruja...ku mi lânë k’ta k’tu, s’kishe ku mi lânë...

LSh: T’u dhimshin.

FM: Për ni shpirt temin, po rri n’gurzi atje, po k’tu vorfni, o bir.

LSh: Po...E, kur u ktheve, çka punojshe?

FM: Qeto kapak, me tomël, me qito...

LSh: Apet ja nise me qëto? 

FM: Apet, mu majtë ka pak, me qëto sene valla, me qëto...

LSh: E, mas luftës t’fundit – kur u kthyt ktu prej Shipnisë – qysh e gjetët k’tu?

FM: Mirë, mirë e gjetëm, jo keq. Munëm me thânë, shpijat nuk na e kan’ djegë, ka pas’ vjedh ndonjë sen qaty, s’kanë pasë as çka me vjedhë...nuk vidhshin...jo bre bir, jo.

LSh: Çka punojshit mas luftës k’tu? Fmija, k’ta: a dulën dikun, a punojshin k’tu, a qysh i keni pasë lidhjet me Prizren...a shkojshit me punu dikush n’Prizren?

FM: Jo bre, n’Prizren s’ka pasë punë, hiç, kurgjâ.

LSh: Krejt k’tu kanë punu?

FM: Krejt ksajde jon kânë.

LSh: Hala k’tu jon, a..?

FM: K’to çikat i kom pasë, jon martu ato çikat. Ai djali...ai djali, osht’ n’Austri.

LSh: N’Austri u dal, a..?

FM: Ni [1] djalë e kom, po, jashtë o’, edhe dy [2] djem i ka t’vetit atje. Une kom punu atje, edhe ai erdh ni ditë iki prej shpisë, “Po shkoj edhe une” – tha “atje”, (të qeshura) tybe.

LSh: Çka po punon aty?

FM: Po punon çkamos, çkamos, po’ punë t’kqija – jo shumë, po edhe t’râna – jo shumë, po kryesorja t’punosh atje. 

LSh: Edhe po ju nimon k’tu, a..?

FM: Po, po. Unë kom shkue, grun ktu e kom pasë, ai i ka me veti fmit’. Qeto Lek’o, kofsh shnosh, dada, e jeta ishalla marë e mirë t’shkon...jeta, jote, ishalla mirë t’shkon, t’thom – shnetin.

LSh: Faleminderit shumë.

FM: Qishtu...Qeto sene, dynjâ, dynjâ, bre bir, e rrume o’ kjo, t’len n’lloq ni ditë – s’ka gjâ, e rrejshme domethonë â’  – na qeshtu i thojna, e rrejshme â’...s’e dish vetën tond ku je.

LSh: Qashtu osht’.

FM: Çka dita t’kallzova.

LSh: Faleminderit shumë. K’tu n’katun, krejt muslimanë jon, a?

FM: Po, po.

LSh: S’keni pasë k’shtu naj krishter?

FM: Nuk kemi pas, jo...katuni o’ qëtu. Probleme t’mdhaja s’kemi mes veti. T’vrame, asi sene, me bâ asi punë t’kqija – jo, mirë â’. Ajri i paster, uji i paster prej bjeshkve vjen k’tu, uji i bjeshkës prej naltit.

LSh: Atje dikun rrjedhë, a? Vjen knej...

FM: Plot ka aty ujna, plot ujna ka.

LSh: A po ka hala që po mjellin fushat?

FM: Ka pak, ma shumë livadhe i kanë lanë...a i thuni ‘livadhe’? 

LSh: Pse – për dhè, e për...?

FM: Qashtu, ma shumë i kan’ lanë...s’jon’ tu i punu qetash shumë, kositin ka pak do bar, do sanë, qështu...

LSh: K’ta t’ritë, ma shumë a po punojnë dika’ tjetër, a knej?

FM: Ç’me t’thânë bre bir, bre Lekë, bre bir. Jon punsu ka pak, po s’kaa, papunsi k’tu osht’ e madhe, papunsi o k’tu – po t’kallzoj. S’ka çka me punue, s’ki ni fabrikë...mu kânë ni fabrikë, krejt qëtu e mledh qët punë, e mledh. A je unt’ për bukë, bre?

LSh: Jo, faleminderit.

FM: Mos u ngushto, axha, se bukë kemi, me t’qitë.

LSh: Jo, faleminderit shumë.

FM: O bre bir, Zoti t’rujt bre bir, Zoti t’rujt. Ishalla Zoti shnetë t’jep.

LSh: Ni herë jom kânë n’Bresanë, pata shku vitin e kalum për kit Ritin e Verzës, e, s’di a e boni ju halâ – a e festoni?

FM: Verzën, a? Qysh jo – e festojmë, qita t’ritë...

LSh: Qysh e ke festu, a t’kujtohet?

FM: Po qysh jo bre...Kemi festu, kemi dalë, do lula çikat, kemi bâ me ngrân diçka ma mirë, qekjo u kânë.

LSh: A keni dhez zjerm, k’shtu?

FM: Zjerme, po – plotë: kanë mledh aty guma, çka po di une, t’vjetra, qasi guma, kanë dhezë  zjermin, qita t’ritë kanë dalë para sabahit, qekjo u kanë...

LSh: E, a jeni shty mes veti – cila pe bon zjermin ma t’madh?

FM: Po, ka pak po, pe di, pe di, qe po thu...po, po. (qesh)

LSh: Edhe ti kur je kânë i vogël – e man n’men k’tâ, a..?

FM: E maj n’men qi’ kanë dhezë qita zjermat, po, po...at’herë ma pak. Ma pak, se i varfun u kânë katuni, s’ka pasë shumë njerëz, po krejt kanë ...po, po bre bir...