Fetije Guri - Nikaj

Intervistuar nga: Bjeshka Guri

Po... u zavytshmi n’borë, u zavytshmi me sâja. Kur ish moti i mirë kallxojshmi prralla, lujshmi me durë, lujshmi kush po ja qet dorën njanit

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

18.05.2018

Lokacioni i intervistës

Nikaj

Vendi i lindjës

Kovaqecit

Tranksriptimi

Në kuadër të projektit “100 pleq e plaka”, sot jemi në fshatin Nikaj. Data është 18 maj dhe do ta intervistojmë Fetije Guri-n, 91 vjeç.

BG: A po m’kallxon prej kahit vjeni?

FG: Pì Kovaqecit jam, bijë e Kovaqecit. Kovaqeci osht qëtu ‘gat, meniherë mas Biqecit.

BG: E qysh keni ardhë - a keni jetu aty gjithë?

FG: Po, gjithmonë, qati’ kum lé une, nizët v’ét [20] i kum bâ, jam martu.

BG: Sa fmi jeni kânë?

FG: A’gjè jena kânë tri çika e tri djem, nana ême i ka pasë... i ka pasë dy [2] parë binakë, na dy [2] çika, edhe ni [1] çikë e ni [1] djalë mas neve. E, ma e mâdhja jam une prej atyne, e ato m’kanë dekë krejt. Veç ni vlla ma t’voglin e kam, edhe une jam ma e madhja: 91 v’ét i kum bâ, për 92 kum hi, mas majit.

BG: E, çka t’kujtohet prej fminisë?

FG: Paj... péj fminisë nuk jena kânë keq, kena pasë mirë... lujshmi, lujshmi gjithë ditën.

BG: Çka lujshi?

FG: Po... u zavytshmi n’borë, u zavytshmi me sâja. Kur ish moti i mirë kallxojshmi prralla, lujshmi me durë, lujshmi kush po ja qet dorën njanit; kush po ja qet dorën tjetrit, shka bajshmi... qështu. Qishit prralle, qishit seni, qishit... u knaqshmi tu lujtë. As s’u ngucshmi, as s’u rreshmi kurrë, as... I lshojshmi loptë, i qitshmi atje - e kena pasë malin ‘gat, ju grahshmi, i qitshmi deri qatje, dikur dalshmi. Kur u ngishin, i qitshmi deri qatje, i pritshmi, ju grashmi, i prushmi mrena, i lidhshum, i qitshmi, i zgidhshmi, i lshojshmi, i kullotshmi loptë, véta, sen, pré dru, bajshmi dru - jo mi bajtë me krahë, po’ me kije i bajshmi, me metokë. ‘Metokë’ i thojshmi asaj...mirë jena kânë. Bâbën e kum pasë... bâba punojke, o’ kanë puntorë, ai punojke me struga, me...

BG: Me çka?

FG: Struga, mi’ strugitë.

BG: Ah, me strugitë.

FG: Me strugitë... marojke dyrë, dollapë, n’Kaçanik e ka pasë shitorën e vét... T’vétën s’e ka pasë... ajo o’ kânë e dërrzhavës po punojke aty ai, qati’ shkojke punojke, me qata na bojke idare neve.

BG: A e keni pasë jetesen najqysh?

FG: E kena pasë diqysh... bash t’mirë jo, po keq me hék’ s’kena hék’ kurrë. Majshmi lopë, bylmet kishmi boll, përrshesh me tâmël, përshesh me d’hallt, përrshesh me pite, sene, laknurë t’kallamojtë, se grûnë qaq jo, po’ mirë jena kânë. As s’u gucshmi, as s’u rreshmi me dalë mi marrë vllaznitë, ato motrat, ato dalshmi lujshmi, ato ma t’vogjël n’shpinë i marrshmi, i bajshmi t’u i shetitë nëpër livadhe. Molla, pemë, qurrshia, ka... shumë pemë ka pasë se qetash n’Kovaqec s’ka mâ. Tash janë qy prej atyhit, gati s’ô kërkush, kanë lanë qashtu venët, e qaty tona jam feju nër Nikaj.

BG: Sa vjet i ke pasë?

FG: Shtatëmdhët [17] v’ét i kum pasë kur jom feju, tana shtatëmdhët v’ét Bugari o’ kânë këtu. Bugari e Gjermani janë kanë n’Kaçanik.

BG: A mânë men najsen?

FG: Po, Bugari e Gjermani janë kânë n’Kaçanik. Gjermani e çeli udhën e frengit, qikjo udha qi’ o’ qëtu... ktu ara janë kanë, e ai e çeli qëtá, e e çoi n’Shtërpc, Firajë e nëpër Lepenc ajo hura e hékrat e knej e anej. Pampuri, tre pampura janë kânë ata, bajshin dru: njô bajke n’sabah, njô bajke n’dymdhet t’ditës edhe njô bajke nëpër aksham, para akshamit, pa u mshelë akshami se b’éshka sot ka ledinë, rogë, shihet prej kahit, e ka pas pré Bugari e Gjermani. A, gjermani i bajke me qat pampur, i çojke n’Gjermani prej b’éshkës tonë. Paj b’éshka e dërrzhavës o’ kânë ajo, po’ qe qëtu pari, qët pampur, e tre pampura i bâjke n’ditë prej atjehit, i pruke, ata i bajshin me rizhë. ‘Rizhë’ i thojshin asaj me ujë... e kanë pas ndreqë qat rizhën sikur qikjo kânë po ma e gjânë, me drrasa knej, drrasa knej e ujin e lshojshin aty. Tana n’atë ujin e qitshin lisin e gjallë, veç e krasitshin, po ata lisa t’mdhoj, edhe e qitshin n’atë lisin aty, pale sa vétë me çu atë lis... at’herë dizalica sene s’ka pasë sikur sot... po, qite lisin, ato e pruke prej b’éshkës së Lybetenit e n’Kamenicë qëtu uji e pruke lisin. Kur ardhke ai lisi, tevona ai uji e qitshin tjetrin, ai e shtyke k’tâ, ki’ qetrin veç rashin bam-bu, bam-bu, bam-bu ... k’ta sa mujshin me largu lisa e me hékë. Kto sharraxhitë i préjshin e i bojshin, metri... ai kur i kish ato lisat e drejtë me metre...ai i marrke me metra, katër metër, pesë metër sa i ka vytë, i matke ai Gjermani edhe i qitke n’pampur edhe... Pampurin e madh ma poshtë, pampuri i vogël, qëta pampurat e vogël si ma naltë e kanë pasë kët’ hékrin, tana prej ktuhit e ka i qitshin e e mushin at vagonin e madh, vagonat, pampurin për natë. Për natë ka ni pampur ai e çojke n’Gjermani, e ka pas bajtë krejt qat b’éshkë e ka pas çu.

BG: E, a ju kallxojshin juve qi’ po shkojnë n’Gjermani, a?

FG: Po, po, na e kena ditë... po na s’kena pasë as motorr mi pre, as sharrë mi sharritë as kurgjo s’ka pasë at’herë. Ai vet’ i prejke, vet’ i çojke ato drutë shka metshin, degat, ato, sa mujshin me bajtë katunët. Aauu Kovaçeci ma larg o’ kanë, po Nikajt me qëto dru metshin gjallë, Malzezt, Tushajt kejt qëtupari. Tevona ato dikush i hék’e ato livorët e lisave kur i prékë qi i lakè ktu, i bajke metër, kto metrit mos i shitke m’dokët ktu, shitke metër e i goditshin gjint. I shtishin ato drutë n’kamë, i çojshin e j’au hék’shin livorët. Mô u bajke grumlli me livore aty qi’ a e din qysh... I largojshin ato livorët me kacia, me tërfurka i largojshin, i hék’shin, ardhshin hallki i mush’shin kerrët me livore. Po shka bajshin prush qato, shka bajshin zjarm qato qi’ marrshin livore mi hék’ë qati’ se na shpinë e kishmi ‘gat qati’ ku o’ katuni.

BG: Sa vjet i ke pasë kur i ke bâ fmitë?

FG: Vallahi nizët v’ét kum ardhë. Ni v’ét e gjys nuk kum pasë, tevona ma n’dy v’ét ka njô. N’tri v’ét , n’tri v’ét , tri v’ét... shtatë [7] djem e ni [1] çikë.

BG: Shtatë djem e ni çikë?

FG: Shtatë djem, tre djem m’kanë dekë, katër i kam.

BG: E qysh i keni lindë fmitë at’herë?

FG: Vétë qati’ te shpija, vallah. Po s’um dhimke kërkun oj bijë, mashallah m’koftë, mashallah qetasht masi... Tug m’çojke n’do ditë, tug m’ardhke, tug, me vjellë jo’ po tug, tu pshty... dil e pshty qa’gjè se ishim kallabllik, se une kum ardhë n’shpi t’madhe. Nizët vétë, tridhët [30] vétë jena kânë.

BG: E, qysh ju ka shku jeta bashkë?

FG: Shumë mirë, qysh na ka shku jeta mirë qi s’e harroj kurrë. Katër kunata edhe njerkën e kum gjetë. Se nana e plakit kish pasë dekë e tani ai plaki ish pas martu, po, ish pas martu mas pesmdhët [15] v’éte qi’ i kish dekë gruja, po na kish metë ni plakë prej Bugarit. Ish kanë e martune dikun e e kish pasë ni çikë e ni djalë qajo plaka, qajo njerka. Tana at çikën e kish feju edhe e kish martu n’Dubravë qe’khâ, bile nër Memaj. Memaj ju thojnë, janë do Memaj qatje. E kish pasë çikën t’martune n’Memaj. Tani djalit i kish ra fruthi, gjashtëmdhët [16] v’ét, po, i kish pasë ra fruthi. Ai t’vogjël i rake fruthi cullë, po ati i kish ra i madh, po’ egjeli... me mytë, me metë nana e vét pa tâ. E, i kish pas ra fruthi, i kish pas dekë asaj tezës djali. ‘Teze’ i thojshmi. Kish pas dekë tona ajo kunata, kunata e vét’ qi’ e ka pasë kunatë aty, i ka thânë, “Shka po rri ti - çikën e martove; djali t’ka dekë - shka po rri ti ktu - po ma merr burrin tem?’’. “Jo moj” thotë, “une burrin tan’ e kum gjetë t’vogël, une nuk e marr’’. Thotë, “Dil prej ktuhit, shko n’opqinë prej kahit je’’. Janë do Topallaj qe’khâ, ‘Topallaj’ i thonë ati’ meniherë përmi udhën e frengit ku o’ maru xhadja, mu përmi janë do shpija qati’ e, e qati’hit o’ kânë ajo halla Fazile. ‘Hallë’, ‘teze’…i thojshmi. Tanà mâ ajo rri aty “s’u m’dhake” tha “as bukë me hângër, as kurgjo’’. Ven te çika, ven n’opqinë, ven te vllaznitë e vétë, vllaznit i kishin dekë, dy i kish pasë: herë njani; herë njani. Bugari o’ kanë kijamet i madh... bukë s’ka pasë me hângër. E pritshin pranverën me qef, kur po del pranvera, me dalë rapuhat, e, me dalë memzat, e me dalë ato ‘rrajkuqe’ ju thojshin. Rapuha mledhshin e grishin kush kish ni lopë, qi’ kish ni lopë me mjelë e gjizë e tâmël me pasë. E gri rapuha e qitju krypë... edhe krypë s’ka pasë. Kryp s’ka pasë Bugari... ni v’ét jena kanë pa kryp. E kena pa gazepin, u vrajshin gjinja n’Granicë n’Ferizaj, tu dalë me marrë krypë, n’Granicë natën.

BG: E pse ashtu s’ka pasë?

FG: Se ato tjetër dërrzhavë Italia edhe Shqipnia janë kanë n’Ferizaj. E n’atë anë... A, prej atyhit e n’atë anë o’ kânë granica, po na dalshin knena, ardhshin… khâ krypë nuk ka pasë, s’ka pru Bugari. Tana dikur mas ni v’ét i pruni krypë.

BG: E qysh ja bajshi pa krypë?

FG: Po’... gazepin e pashmi. U çojshin e shkojshin dy vétë sikur ti e une mu’ çu me shku n’Kaçanik, edhe knena o’ kânë ara, kallamoqi, janë kanë qeki’ veni qi’ o’ qekjo xhadja sot. E u çojshin ata nëpër kollomoqe, s’un kanë shku, po dilë n’xhade ku o xhadja e dy vétë tu shku me marrë krypë për krejt kojshinë qati’, ka ni kille krypë se ma shumë s’un ta dhashin. Ni kille krypë, veç ni troh’ me ja qitë sa emnin n’krypë, se pa krypë i hankshmi rraket se krypë s’kishmi. E shkojshin atje ni njeri bugart, njâ nejke knej, e majke nifar shtage t’gatë sa qekjo tavolinë, dru. Me kapërcy ti ktupari ai ta dhâke veç ni herë vap me atë drunin kur shkojshe...

BG: Qysh?

FG: Dru shtagë, t’ja mshojke ktina. ‘’Ku je tu shku?’’, “n’Kaçanik’’, “për shka?’’, “Me ble krypë’’, dingap me ato, njerit, ai kapërcejke tu i dhimtë e tu shku. Kur shkojke te ai tjetri, ai tu ja mshu, katër a pesë druna i hanke tu shku n’Kaçanik. Po’ tu ardhë n’atë udhën tjetër n’atë anë; ai tjetri n’atë anë. Kur ardhshin, kur u shplojshin, shka me pa: krejt gjallota t’zeza, bugart qi’ i rreshin. Tana mâ, me qat krypë ni kille ktij, ni kille atij, kejt qasaj mahallës ka ni kille krypë, ka ni troh’ qati’, e bajshmi për gazepi. E hankshmi... s’kishmi me hangër bukën, krypë... Tana mâ dul ni krypë e kuqe. E prushin nifar krypë e kuqe o’ kânë si aklli kur t’bâhët aklli, qi e hék’ akllin, po ajo krypë e kuqe, e kuqe qështu, gati si qeki’ pshallaki jem. Tana i marrshmi, ja qitshmi groshës krypën, ai u bajke grosha e kuqe masi qi’ ish me krypë, na knaqke. Kur do gra erdhën thanë, “A mun’ p’e hani krypën, a po j’au ban’ t’kuqe secilin sen?’’. “Po vallahi’’, “A din shka ban? Qitni ujë n’tepsi” thotë, “e dâne ata thène me teslic, thène copa-copa e shtine aty, po’ mos e leni shumë, veç rrutlloe knej, rrutlloe anej, ajo t’kuqën e lshon, jet’ krypa e bardhë’’. E tu msunë gratë, e mush’shin atô plot, e daj copat e akllit, si akëll i qitshin aty. I qitshin anej, i shpërlajshin, i qitshin, i tershin n’díll. Tàna bâmë krypë boll, u knaqshëm. Shiqer pruke bugari me senik. Ju thojshin ‘bâna’ atyne, ‘bâna’... me ‘bâna’: ‘kush don me marrë me bâna”. I çojshin ato bânat ka’ punojshin, qi’ punojke bâba jem, marrke ato letrat... s’po di me t’kallxu... E qashtu kur ardhke baba jem, ja dhashin atô. E marrke kalin me shku me marrë shiqerin ni seneik shiqer me gur. E dajke gjysën knej; gjysën knej e dajke, aty nërmjet marrke najsen me pru prej Kaçanikit. Shiqer boll, krypë jo, po’ dikur edhe krypë bâmë boll e bukë jo. Bereqeti s’u bajke hiç. Pikë e shijut [3] tri v’ét nuk ka ra qëtupari, Bugari kur o’ kânë. Kush e kishmi vadën, qi’ e kishmi vadën, na Nikajt kanë pasë, k’ta kanë bâ bereqet, edhe n’Kovaqec ka pasë vade, i vaditshmi, bajshmi kallamoq e groshë, e...

BG: E, Lepenci, a ju dalke boll?

FG: Po, Lepenci, qato Lepenci... na s’i kishmi kejt arat te Lepenci. Na i kishmi a’gje nalt, a’gje Lepenci edhe te na s’vjen Reka. Reka e Dubravës vjen ka Nikajt e Lepenci shka kanë pasë knena, ktu bajshin. Ktu mjellshin oriz.

BG: Oriz keni mjellë?

FG: Po, oriz, qët fushën rreth Lepencit qëtu, k’ta qysh e bajshin ata llogomat, llogomat, trapat, qe’khâ sa n’tavolinë i çojshin tu i mledhë ato, dhevin tu e mledhë te’ bâ trapa-trapa. Tani e lshojshin ujin, e mush’shin kët’ gropën me ujë, n’atë anë trapat, ajo gropa tjetër. Krejt ara, gropa, gropa, gropa, gropa janë kânë qëtu ka Lepenci me ujë... orizin e qitshin n’ujë, atë farën, sikur farën e grunit.

BG: E kush ja’u dha at’ ide?

FG: Atâ na’j dha... Bugari e pruni. Bugari, Gjermani na pruni. Ata na thanë me mjellë, edhe qashtu mjellëm si mjellëm qata.

BG: E, a u ba orizi?

FG: Shumë, tri v’ét e kena mjellë orizin. Tri v’ét kena mjellë oriz e tevona kur e korrshmi ardhke maqina, e çojshmi n’maqinë, se maqinë s’ka pasë ktu, po ata e prushin ni maqinë dikun. E bajshmi me kerre, e çojshmi e fshishmi n’maqinë, i mushmi thastë. Tevona ardhke ai i marrke, dikush i blejke. Dërzhava i blejke.

BG: E ju a marrshi oriz?

FG: Po qysh jo... na marrshmi boll. Po tani e shitshmi me marr edhe e blejke, sikur vjen e blenë dikush fabrika a ku e di se kush e marrke, ardhshin e marrshin atô, e çojshin ka Makedonia a pàle ka e çojshin atë oriz. Veç farën e nalshmi me mjellë kur vjen vera tjetër.

BG: E pse u nalt? Pse s’keni mjellë mâ?

FG: Paj... masi shkun ata mâ çfarë orizi me mjellë na... kush e shitke. Ku kishmi me shitë mâ atô e marrshin dërzhava.

BG: Po’ për véti?

FG: Për véti - çfarë për véti - ti s’un e mjellë për véti gjithë atë oriz. Ai pa mjellë shumë nuk e lshojke ujin. Kejt uji i Lepencit o’ kan’ nalë tu i zânë qata llagamat kejt me ujë. Tana ja bajshin ni birë atij trapit: për kët’ bire dalke, rake n’kët tjetrën, për këta dalke n’atë tjetrën. Pi’ kti, pi’ atij kejt uuu ujin, baardh u bajke uji.

BG: A ke mjellë ti oriz, a?

FG: Qysh jo... Burrat e mjellshin, une jo po’ veç me korrë, e me errë shkojshmi.

BG: A ish vshtirë?

FG: Qysh jo... n’ujë - nëpër ujë. Gjarpij hecshin nëpër ujë ababababa, ai t’prékë naj bari a naj sen na kujtojshmi qi’ gjarpni, se na i kishmi përvjelë deri ka’ dimijat tu shkulë bari, tu hékë bari aty nëpër atë orizin. Qe’kâ i madh u bajke orizi, qe’khâ qat kallin e bajke, kejt qështu kalavesh, po’ ujë aty pàle qysh e ngrehke ujin.

BG: E, a ju...

FG: S’na ka hângër hiç s’na ka hangër asni gjarpën. Qati ku kena shku me korrë, dim...ver.. vjeshtës e korrshmi, kur u korrke kallamoqi, e korrshmi orizin... qat’herë e korrshmi orizin. Tani nëpër ujë s’kishmi ku me qitë, ata e dajshin ujin po s’u nalke uji, se ai ish i msun uji, aty kish bâ vên. Korri tani i bajshin k’ta dorzat e i qitshin n’trap, atje n’livadh i qitshmi. I lashmi ni ditë, dy ditë, i qitmi dujë, e e mushmi kerrin, e i çojshmi te ajo maqina i fshishin. Tri vét verë’m’verë kena mjellë oriz, e qët hovin e mramt mjellëm pak ma pak, e tani na e fshim’ atje te ajo maqina e prumë, i mushëm dy hamarë. Dy hamarë me oriz e tevona mushe ni thes oriz e çoe n’Ferizaj me shitë, mushe ni thes oriz e çoe n’Kaçanik me shitë. T’xhymanë me shitë, me marrë naj dinar, se punë... s’kish punë të dërrzhavës.

BG: Qysh e keni përgatitë orizin?

FG: O’ kânë nifar maqine, edhe atë maqinën e prushin ata e, e qirojshin.

BG: Ama qysh e keni gatu orizin n’shpi?

FG: Ja’ me gatu jo, veç me hângër oriz. Oriz me mish, oriz me mish, se e çojshmi me shitë na, veç oriz, kshtu qetër sen’jo. Dikush thojshin p’e çojna p’e blujna po dalshin buktë e bardha sikur bora - ma t’bardha se qeki’ milli sotit qi’ po vjen. Prej orizit, po’ për me gatu bukë nuk e lashin atô, e marrshin pàle k’a e çojshin. Gjermani, Bugari e marrshin pàle ka’ e çojshin. E blejshin pollë kejt kur e korrshmi orizin qi’ i mushmi taz’t e i mushmi, ato ardhshin e marrshin qe’khâ ‘i kille te aj, qe’khâ ‘i kille te aj, qe’khâ ‘i kille te aj, te aj, te aj, te aj. E marrshin shpi për shpi, veç shka nalshmi me hangër per véti, deri t’del orizi tjetër.

BG: E, njerzit, qysh i trajtojshin bullgart?

FG: Bullgart vallahi janë kanë shumë t’shtirë. Bullgart tinëz gjermanit i rreshin gjint qashtu. Kish pasë shku njô ku ka shku me marrë krypë qi’ kallxova, tevona shkon te gjermani, pa ata s’kanë ditë me folë as bullgarqe as gjermanqe. E, kanë shku ata... kanë shku bejegi pleq, ata t’ritë kush ka guxu me dalë prej bullgarve. E, kur shkon atje, i ngrehë téshat e ki kallxon, thotë, “shka m’ka mshu’’. “A e njeh?’’. Thotë “e njoh’’, “hajde shkojmë atje’’, shkojnë, thotë, “qeki’”, thotë, “atje n’xhade ka’ kum shku anej, pàle sa druna mi ka dhânë ka’ kum kthy apet n’kët anë’’. Tha “péja ka e thirri tha, i tha, ‘edhe niherë mi rréhë k’ta, une t’vras’’’. Gjermant nuk i ngucshin shqiptartë hiç. Ardhke vjeshta, arra kishmi, arra shumë, molla, pemë, rrush. Ata ja nisën me bajtë materialin, kur shkun luftun, larg kanë pas liftu dikun... tana pampurat i mushin tu kthy prak e shkojshin k’ta a’gje ja dhashin ni setër, e ni fanullë a ni jelek, a k’ta ju dhashin ata llastika - llastik s’ka pasë, me letër, me thesë me arra e ju dhashin tésha, ju dhashin pantollë, se ken’ metë gjinja deshë. Bugari i pruni tésha, çeli shitore nëpër Kaçanik, po ishin kanë tésha t’letrës. E blejshe basmen edhe tu e kepë, ka e kepke nana xhaketën, tu e kepë me shtrëngu fort, u shkoqke... tu e kepë. Blejshmi pa çare se shka me véshë... tana ta kepke nana thojke, “Bija jem, mos u përllomni se qysh me la... Letra si t’lahët shkrihët...”, n’ujë t’letrës ishin kânë. E, qashtu kena hecë.

BG: E me tésha qysh ja bojshi?

FG: Po’, me tésha qashtu, veç i shtishe qashtu, ja shkumojshe sapunin qati’, i lajshin ato... mi fërku s’bajke, binga binga binga n’qindroftë najherë ni t’lame. Masanena mâ n’ujë s’un e shtishe.

BG: E, para Bugarit, me çfarë tésha keni véshë?

FG: A, para Bugarit, kena pasë basma, ka pasë shitore, blejshmi basëm. Blejshmi bezë, beze i vérdhë o’ kon’nifar... ‘bez i vérdhë’ i thojshmi. Bleshmi bezë, préjshmi kmisha t’bardha, t’vérdhë, pantollë, done marojshmi t’leshta cullve, ju marrojshmi me krrabza se dhênë kishmi, lopë kishmi, bullica kishmi, bylmet kishmi boll, dhênë kush ditke me tjerrë e me maru çerapa e shputa e jelekë e sene. Qisi jelekë... na krejt me krrabza i marojshmi kto pshallakt. Qeki’ pshallaki jem o’ maru n’vek.

BG: Ke ditë me maru n’vek, a?

FG: Avavava, ksi shtrojën e matsha, ‘kuti’ i thojshmi, e matshmi atë pénin tak e tak e tak sa o’ atje edhe ka sa o’ edhe për gjani, tana tjerre qite n’atë kutinë, tana i kena ênë. I thojshmi mi enë mi mlu at vekin, nashti sheh najkun. Halâ bajnë vek qeknena, po nuk e dinë se shka o’ aj. Vek i ka knena, ka, ka...

BG: E, me çka i keni ngjyrosë?

FG: Me bojë.

BG: E, ku e marrshi bojën?

FG: Bojën... o kânë bojaxhia. Ka pasë nëpër pazare bojaxhi. Ai e ka pasë te dera t’shkrune aty kush don’ me pru. Me thasë i çojshmi ata tjerrat, e mushmi teshin e ja vnojshe ni péj t’kuq qësi, t’kuq qetà, ni tjetër t’zi, ni tjetër t’jeshilt, ni tjetër... qysh i kishe mi maru ato, ja vnojshe pénin. Ai tana qashtu ta ngjyke, i qitke t’nesrit e i terke ato. Masanej shkojshe i marrshe ti, i lajshe, i tershe e i marojshe ato qylymat, mi’ maru kshtu.

BG: Me çka e keni pagu?

FG: Me banka, banka Sërbia.

BG: E, a o’ kânë shtrejtë - a kanë mujtë krejt me ngjyrosë tésha?

FG: Po’ ata s’kanë ditë, edhe rrallë najnjô qi’ ka ditë. Ni katun o’ kânë, katuni jon’... qati’ qi’ o’ kânë... pale dhetë gra [10] a kanë ditë me maru ashtu, mi tjerrë e me maru, se ata tjerat s’kanë ditë.  S’kanë pasë dhênë kurrë, kanë ardhë prej fukarave. S’kanë pasë dhênë kurrë, s’kanë ditë me tjerrë. ‘Bosht’ i thojshmi atì qi’ e tjerrshmi e, e vek drugëz. Mu’ ka djegë ajo shpija, se drugzat kum pasë qef mi ru, qi’ mu ka djegë shpija Sabrijës pi’ lufte. Kum pasë drugëzat, ato shpatat qi i shtishmi, ato péjtë nëpër shpata mi rréhë kshtu ding ding. E si a’ djegë shpija, mu kanë djegë se kum pasë qéf mi ru, veç mi pa, se ato mâ s’ô tu bâ kush.

BG: E ata që s’kanë pasë, qysh ja kanë bâ për véshë?

FG: Atâ ja dhake dikush qetashi kur i qethshin dhêntë. Qetashti s’kanë dhênë, e qethshin leshin e mushin ni krahë, e ja çojshin, e, e lajshin atë leshin e dhênve, u deshke me la shumë ujë se lshojke shumë llomë, edhe ata qashtu... kush bojke ramét me ja çu. Kush s’kishin, j’au çojshin se na kanë pasë, do fukara bukë s’kanë pasë me hangër.

BG: E ju kanë nimu tjertë?

FG: Po ju nimojshin... tana kíje s’kish dikush. Tokën e kish po’ kíje jo, zgedhë jo, pllug jo, vllaçë jo, kurgjo jo. Vllaça janë kanë me vllaçitë arat, e tana’ mi mjellë kallamoqin e secilin sen’ e qetashti i mjellke ki’ t’vétën e thojke ‘filanit’ qi s’kishke kurgjo: “A ki me mjellë be’ vlla arën? Thojke, “Po, po’ s’kam kíje”. Thotë, “Hajde nimomë ti nesër mue, une vi ta livroj arën”, shkojke ja livrojke, ja vllaçitke, ja ndreqke. Tana me prashitë e prashitshin me gra e me cullë e prashitshin. U bajke kallamoqi barabar me t’ktyne. E, bajshin rahmet....po, ka pasë rahmet. Tevona me tunë thojshmi, me tunë tamlin, kosin, dhalltin, gjathin e bajshmi vét me veksh. Veksh kishmi se s’ka pasë tenxhere at’herë. Veksh - a ja ke ni zanin vekshit? E, e mush’shin ni veksh e ja çojshin atyne se s’kanë. Djathin, kur e marrke, e lajke, e mushke shékën. Do shéka t’drunit janë kânë.

BG: E, qysh janë kânë shékat?

FG: Shékat janë kânë drrasat sikur o’ qekjo, e i çajshin drrasat e t’ngushta ka qe’khaq.

BG: Ni pllamë?

FG: Ja’ bash ni pllamë s’e di janë kânë ata. E tevona i dhénshin dika ma t’ngushta, dikah ma t’gjana, funi i gjânë ju bajke, funi i gjânë. Tevona i marrke ai ustahi ata strugat, qi’ po t’tham, qi’ punojke baba jem, e kushmosi punojke, do puntorë. I strugitshin edhe i bajshin... bile me pasë gâ te dikush i bajke ata drrasat tak qishtu: kët drrasë n’k’tâ; k’tâ n’k’tâ; k’tâ n’k’tâ; k’tâ n’k’tâ. Tu i majtë kejt, ti majë tuat ajo majë, ajo majë, ajo majë trraaak. Tevona ai i lidhke ka’... edhe, ka’ i lidhke, tana e marrke at funin e grryke, i shtike kto drrasat e funit, i shtike n’kët presékin ktu. I rreke me teslic tang, tang, tang, ato rashin aty, ato u ngjitshin sikur mu’ ngjitë me... Tana e marrke rrethin, rretha, kur dulën rrathtë e hekrit... rrethi i hekrit. A ke pa rretha t’hekrit qi’ ka?

BG: Po, po, po.

FG: Kur dulën rrethat e hekrit, ato për marak. Veç e matke at’ hékrin, tana’ e shpojke... e, ka pasë at’ ‘zumë’ i thojshin asajna. E shpojke atâ e ja vnojke baskijën n’ata... n’ata kullën. Biri knej, biri knej; ai knej, u shtypke edhe knej edhe knej tana ting- ting- ting. Ajo o’ kânë... s’e di... shka i thojshin asaj... ‘satë’ mdokët, qi’ ja rreke ato rrathtë tu ja çu ka te funi. Tana edhe dy n’midis, tana edhe dy kâ n’kry, tana mushe atâ me djathë, me gjizë, me patlixhana, speca. Qajo i majke, ajo s’rredhke kurrë... ‘seka’ ju thojshin, kaca, kaca rasojit, ato t’rasojit t’madhe betér e marojshin. Tevona e mushke sekën me djathë, si u mushke ajo hike tevona dalke te bunari. Atje n’Kovaqec e kena pasë kronin n’oborr a ktu bunarë. E qitke shekën te bunari me dikon e nimojke dikush, edhe e hék’e djathin. Dikush e lajke djathin edhe e lajke djathin, u troshitshin ato kashoret. Kjo tjetra e palojke djathin n’shekë tak e tak, e tak e tak. ato copat ka qe’kha që u mushke seka. Shka metshin ato kashorët, ni tepsi e mushke, “ha” cullve ju thojke, çikave, “ha”, e thirrke, “merrni qato qi s’kanë”. E, me djathë t’ktyne hankshin cullt e atyne bukën, e me gjizë na shka... asi ju çojshin. E qat djathin e marojshin, e çojshin lang. Me lang e ngjyshin, e hankshin bukën me atë langin, e ka pasë rahmet... ju çojshin. Tana’ qashtu dhêntë kur u qethshin, ja çojshin leshin. Shtishmi me kositë argatë, qitu o’ kânë livadh, kejt bitevi qeki’ vên’. E kur e hankshin atë bukën me havëll e shkamos, zishin shkamos, qitshin mish, e préjshin kingja, e préjshin, se tu’ kositë. Pa’ pare ardhshin ju nimojshin, sebep qi’ silla e mirë. E, ardhshin pa pare hallki, ju nimojshin me kositë. E kositshin qati’ silla metke. Bukën shka e prushin prej atjéhit, krejt qati’ne fukarave j’au dhashin se s’kanë me qitë ata. Po ja dhake Zoti tana, e kishin tana t’mirat. E sot s’t’ép kush, sot jesin turrshia, jesin patlixhanat. Une kurrë nuk i kum derdhë, e qetahi i marrin gratë, i shtinë n’llastika, i shtnë n’qeto, i çojnë n’xhubre i çojnë atje. Se une kur i marrsha ja marojsha tjetër lang, se na ma s’i hankshmi, se kishmi boll. E, maro lang, e tani kallxoju grave “kam patlixhana”, ardhshin: ajo lyp, ajo lyp - asnjo posht’ kurrë s’e kum qitë. I marrshin i hankshin... j’au dhashna. E, qetashi i shtinë turrshiat e mira me qisit ilaçi, e me qisit asi... shka ju thojnë... s’po ja di as emrin... aj turrshiat e mira boll, po’ po thojnë janë zararli... qi’ po ju qesin uflla, sene. Na at’herë s’ju kena qitë. I lajshmi, i tershmi, i shtishmi, j’au marojshmi langin me krypë, i mushmi, j’au lidhshum grykën, ja vnojshim kapakin t’shék’ës tana u dashke ne’ dy-tri javë me hékë e me ja la ato, n’kryet me ja la, e me ja fshi, e me ndreqë, e me mlu e me lanë. A tash s’vnojn kercina , ma qi’ i ndréqin me qeto ilaçet, s’vnojnë kërsina hiç.

BG: Qysh ke kalu te burri?

FG: A, te burri shumë mirë. As s’e kum pa, as s’um ka pa kurrë (qesh).

BG: Qysh t’u dok kur e pa?

FG: Po, kur e pashë nuk e dishna se cili o’ niher. Erdhën kallabllik burra me pru dhandrrin, tani mâ ku me ditë se cili o’. Kur dul e shkun ata tjert, ki’ met, edhe ni kunatë e kum pasë n’Stagovë, bijë edhe ajo. Ata dulën, ki’ met aty: qeki’ te koka. Ajo tana m’çoi - se marre o’ me kallxu, po’ a din... Tani masi dulën, ajo m’kapi për dore, m’çoi me ja marrë dorën.

BG: Burrit?

FG: Burrit... e ja morra dorën, edhe dola qatje. Tana mâ néjti ajo plaka, ajo bija, ni copë her aty llaf, e bajshin llaf qaty ata dy.

BG: E, sa vjet o’ kânë ma i madh burri?

FG: Katër v’ét para meje. Ai i kish pasë 24 une 20.

BG: Ti a bojshe llaf me ata dy?

FG: Ja, une niher jo, niher ku me folë... T’ardhke marre me folë pa e pa kurrë njerin. Shumë shtirë, po mirë tevona e kena çu. Po tana s’um ka qitë kurrë, o’ kânë i knushëm. Kur ka ardhë atë natë, qi’ dul ajo bija përjashta, u çu e murr avdes, i fali dy reqate. I kum pas pru shtrojë une se néjta shumë. Se ki’, si e murrën ushtar, tri v’ét s’e lshunë. Tri v’ét ushtar, ‘Narodnabranë’ i thojshin asajna ku hinë partizant. Tana k’ta m’prushin kâ qi’ kishin dhênë, qi’ t’kallxova, m’prushin. Kum pru dyshekë t’leshtë, kum pru sexhade, sexhade, a ke ní ‘jarna sexhade’ qi’ thojnë, kum pru kur kum ardhë. E, kur e shtrunë sobën, shpija e re ish kânë. Séfte une kum hi n’atë shpi, k’ta shpinë e v’etër e kishin. Ajo shpija e v’étër i ka pasë katër soba nalt e poshtë, hem’ ari, hem’ dhoma me gatu. Qështu o’ kânë shpija sa qekjo oxhak qati’, oxhakin.

BG: Poshtë o’ kânë me gatu, a?

FG: Po, poshtë o’ kânë me gatu, edhe loptë janë kânë n’atë anë, me zid janë kânë loptë. Derën e kanë pasë n’atë anë loptë. E, kjo shpija e ka pasë derën knej.

BG: E, me çka o’ kânë e ndërtune shpija e vjetër?

FG: Po’ deri n’gjystë ish kânë me gurë, e n’gjystë e përpjetë me qerpiç, qishtu ish kânë.

BG: E, e reja?

FG: E reja me tulla t’kuqe. Kur kum ardhë une, shpija e re me tulla t’kuqe, dy soba i ka pasë poshtë, tri soba i ka pasë naltë. Tana mâ kur u bânë, u martun krejt, une dola prej sobës së poshtër, se qajo ish kanë maru séfte veç për mu. Tana kur i marun nalt, i banën meremet thanë “Dil atje’’, thashë, “Ja valla, une qëtu kum hi’’, qati’ m’u doke mirë. Se ka’ i shtrojsha téshat mu doke qi’ e jeshojshin ato.

BG: E, qysh o’ kânë dhoma - a munësh me ma përshkru pak?

FG: Po, o’ kanën sa prej qëtuhit...prej qati’hit e qëtu, qe qeknéna. Katër metra me katër o’ kânë, derën e ka pasë t’mirë, t’bardhë. E, marun’ dera n’Tetovë, i kishin pasë maru ato dyrë edhe dallapt i kanë pru.

BG: Edhe dallapt t’bardhë, a?

FG: Edhe dallapt t’bardhë. Me drrasa, jo t’lymë me bojë, se kto qi’ pi marojnë qetahi pi lynë me ni far boje. A, at’herë fill drrasat e bardha t’marune. E masanena, tana blejnë bojë t’jeshiltë e i lynë ham dyrtë, ham dallapt mas nja ni véti a dy. E qashtu druni i bardhë. E derën e mirë e ka pasë, dallapin e mirë nëpërmjet nifar gjyzentije poshtë. Shkalltë janë kanë si krrulë kshtu e me hypë naltë. Tri soba janë kanë nalt. Tana’ nalt i marun sobat, i meremtun’, i bânë meremet. Une nuk shkova nalt, une prej sobës teme s’dola. E, dy shkun’ atje, e njâ masanena, kur u martun ata djemtë e kunetve. Po, kur u martun tana djemtë e kunetve, u dânë tana’ mâ, dulën kejt nëpër shpija t’véta. Pesë shpija tana’ kur u damë u bâmë, dymdhëtë [12] vét’ kum néjt une n’qat shpinë e madhe, n’kallabllik.

BG: Qysh keni kalu?

FG: Shumë mirë. Ajo plaka i kqyrke bylmëtin, qajo tezja. Po’ vjehrra kish dekë, tana’ plaki e kish marrë qatâ. Tana’ ajo plaka s’kish pasë kërkan, qi’ t’thashë e kish përzanë ajo. E kish pas metë atje, e tu duru për bukë, ish kan’ lodhë për bukë. E ki’ dhandrri shko’ me pa gjyshën, gjyshja deshë cullak, se ku... me shka me ble... kush mi ble tésha me véshë... edhe e kanë çu me lopë. Mue çomë sot dikun mi rujtë loptë, plakë! Kur vjen ai dhandri, ai tha u pshtellke me ni pshallak se cullak, e me bô llaf me dhandrin. Dhandrri i Dubravës. Ki’ plaki jem pamartu se i ka dekë gruja, po i ka pasë rejat, çikat pamartu, djemtë, une e treta u martova, une e treta. Tani edhe njô e kishmi me martu mas ktyne. Kur vjen ai, qaj dhandrri, qaj dhandrri i qasaj plakës. Vjen i thotë kti agës, ai kunati jem i madh, Zeqë e ka pas emnin, “O Zeqë, ja kum gjetë mixhës Idriz ni plakë’’. Ki’ thotë, “kur ka dekë nana, i kanë thanë ai ‘ta kum gjetë ni nuse’; ai ‘ta kum gjetë’, po ka thanë ‘i kam rejat, i kam çikat e martune - s’martona’’’. Thotë, “Qe dymdhët [12] v’ét nana m’ka dekë e s’martohët baba qetasht’’. Thotë, “O, ja kum gjetë ni plakë’’, “Qysh more ku ja gjete?’’. Thotë “Gjyshën téme’’. “A o’ plakë?’’, thotë, “Valla plakë o’ boll, po’ e fortë o’. E, veç merrne be për bukë, se o’ tu dekë për bukë, ûni o’ tu’ dekë. E çojnë me lopë atô, ja dajnë ka ni kashore cullve ja japin, asajna si dhajnë hiç – o’ tu dekë për bukë’’. Kur i thonë kti plakit, thotë, “Jo, une me pas deshtë mu martu, isha martu n’vakt. Dy-tremdhët [12-13] v’ét mka dekë gruja, marre mu martu mâ’’. Tanej te’knej, tanej te’knej, kur ni ditë shkon i thotë, “Oj gjyshe, a po shkon bre gjyshe se ta kum gjetë ni ven...” thotë, “me hangër bukë?’’. Thotë, “Po marre more, thotë nakush ‘shka u martu kjo?’’’. Thotë “Për marre - pshtoe shpyrtin, ata janë gjìnë t’mirë vallahi, t’kqyrin” thotë, “i ka tri [3] reja, e t’kqyrin, t’bajnë hyzmet... n’mujsh me bâ naj punë... s’mujte - rri me qat plakin tan, sobën tâne e ki”, kur shkon i thotë, “Oj loke, oj gjyshe, a po shkon?’’, thotë, “Vallahi po shkoj... marre boll, po’ po shkoj’’. Edhe ktina i thonë, e t’çohët kjo kunata éme e t’ja lynë sobën, at’ sobën asaj nanës, ajo plaka qi’ e ka pasë sobën e s’ka flejtë kush mâ n’tâ. Ai plaki ka flet’ n’odë. E t’ja lyn’ sobën kjo, te’ martu vjehrin ja lynë sobën, e ja fshin, e ja palon e, e kallë, ja vnon qymetin. Ja vnova, ja kalla. Çohet  ki’ kunati e shkon ja blenë - nal përpara t’kallxoj - i thotë grues vét “E, qysh e marrmi ata more?” thotë. “O njeri” thotë, “shko blej dhetë metre basëm”, thotë, “t’ja pres dy parë dimija edhe dy gjaketa tezës t’ja kepi” edhe thotë, “bleja ni parë jemenija’’. Patën dalë jemeniat qat’herë, se jemenia s’ka pasë, thotë “e, bleja nipar jemenia, çerapat ja maroj une t’leshta’’. E thotë “Ni... ser vete, bleja” thotë, “edhe ni jelek’’, “ja jap jelekin tem, ni jelek t’leshtë’’. E shkon ai e blenë at basmën e rri kjo mas darke, ja kepë dimiat, e xhaketat, e çerapat ja kish maru, e shamiat ja kish kepë, e ni ser véte ja kish ble edhe shkon i kallxon ktina, i thotë, “ka me ardhë nesër me marrë’’. Ajo ish çu kish dalë te dyrtë, ajo plaka, tu e pritë me ardhë me marrë k’ta, deshë, dathë, qashtu, cullak, copë me copë téshat. Kur shkon ki’, del ajo plaka, ja çelë dyrtë, e shti kalin ki’ e lidhë qati’. “Oj teze, a je ti?’’, thotë “Po, po. A je Zeqa ti?’’, thotë “Po - vét’ Zeqa jam’’. “Qysh je? A jeni shnoshë? Qysh jeni?’’, thotë, “Mirë,” thotë, “kum ardhë me t’marrë’’, thotë, “Vallahi mirë, mirë ja pake bâ’’. Thotë “kshyr qati’ duqi’’ -ju thojshin ‘do duqi’ qi’ i shtishin téshat hem’ knej, hem’ knej n’kali... e, ‘duqi’ ju thojshin atyne. E, thotë, “do tésha gratë ti kanë çu”. Thotë, “merri duqit e shko te shpija e vishu, e hajde tani hyp n’kali se une po rri qëtu’’. Ajo kap’ duqit i kqyrë: tésha, xhaketa, sêne, rraket…nuk shkon te shpija hiç: qaq mâ qi’ s’i kanë lânë ven’ me shku mu’ véshë atje, po hin n’ahër t’lopve. Qati’ ish kânë ahri i lopve, te dyrtë hin n’ahër t’lopve, te dyrtë, edhe i véshë ato dône, ato dimija, xhaketë e kmishë e ku-e-di-shka, i ka pru... a di - shka i ka pru... I véshë, i ndreqë, edhe ato t’vétat i merr i ban qashtu lamsh e i shtin qati’, i merr me véti. Kur del, e kapë ága: tak n’krahë, tap n’kali, i çelë dyrtë, e qet përjashta, e bje’. K’ta tu qitë flia për darkë, edhe ajo bija ish kânë ktu qi’ i ka dekë nana, e kanë marrë atâ për bâbë. At’herë tha, “kur erdhën, erdhën... kur dalin përpara n’krahë”, tha, “e zhdrypi aga, kap e kapi, trrak e zhdrypi”. Gratë te’ marrë ngryk: Oj teze, qysh je; a je; qysh je? Hinë mrena k’ta, ni fli qati’; nja qati’ tu i qitë për darkë, ham’ te burrat; ham’ te shpija. Tha “u ungj qati’, djem kallabllik, tu ardhë secili me rên”. E, tha “u çojke: ‘ku je; qysh je ktina; ku je atina, kur ardhke” tha “apet qaj ardhke: ‘oj teze, mos u çu - se qeki’ ke parez?’’. Eh dynjâ e virane, kur kallxojshin qeki’ ke parëz, tana ma qashtu... Mirëpo tana ish kânë plakë e mirë, eh njo’ dy-tri [2-3] javë ditë i kish pas thânë ai kunati, “Oj teze’’, “Hoj’’, “n’kofsh qi’ munësh pak” thotë, “merre bylmetin e kqyre ti, e gratë kanë me t’nimue’’. Thotë, “Ja” thotë, “muj” thotë, “mi kqyrë, sa rri badihâva, mërzitna’’. E, t’kish kthy tana’ ajo plaka tu hangër bukë, tu ngí, edhe e véshët edhe e mathtë për marak... ish kan’ bâ për marak plaka. Po ajo kejt bylmetin, kejt at’ bylemtin, djathin, gjizen... kejt i pruke ajo. E ka pasë fllanikin. Me shku n’fllanik t’sajna... veç policat me ja pa kejt rên ato, se kto punojshin n’b’éshkë.

BG: Çka punojshin?

FG: Punojshin n’ b’éshkë, préjshin dru qashtu. Se, qi’ t’kallxova, se k’ta janë kânë argatë, argatë marrke Gjermani e Bugari. Marrshin argatë me pare... punojshin ata. E tevona kur ardhke muji me kerr bajshin murmelatë. Me kerr prushin oriz me thes, shiqer, grizë, makarruna.

BG: Juve ju prushin?

FG: Qata bonat. Qata bonat ja’v dhashin, qata ja’v dhashin.

BG: E, me qata bona tani ata kanë marrë?

FG: Tana me qata bona me kerr i prushin. Tana’ ajo tezja i renitke tak e tak. Me hi n’sobë, ajo majke me dry, atâ kurrë s’e çelke. Kur i lypke najsen njeri, “Oj teze’’, “Po” thojke, trrak shkojke e çelke, ja pruke.

BG: E qysh i shkojshin puntë me at’ plakun?

FG: Me at’ plakin e vet’ a? Plaki kish pas rrnu katër a pesë v’ét e kish pas dekë, i kish pas dekë plaki. Për marak. Tha “i bajke hyzmet plakit kjo, ja fshike sobën, e ndreqke për marak”. “Ai” tha “nejke n’odë, me burra, gratë rri me tezën qati’. N’odë t’tezës” tha “néjshmi”. “Qimetin e kallke” tha “néjshmi qati’ tu bâ llaf”. Kur ardhke ai”, tha, “na u çojshmi, shkojshmi nëpër sobat tona, i lashim ata dy aty”. Për marak “oj plakë, oj plakë, oj plakë” tha “i vikatke’’. E qashtu tevona ajo tezja e ka pasë shitore atë sobën. Mi hi aty, shka o ni e mirë e Zotit aty e kish, qashtu i majke. Tana’ kur i des plaki çohën e vinë me marrë, ata djemtë e vllaznive t’vétë. Kur vinë me marrë, thirrë ai mixhën - e kena pasë ni Faik o’ kânë, frik’ ka dekë Faiki. Eee, vinë me marrë... ai axha, ish gjallë ai, ai baba Idriz edhe ki’ axha Feriz vllazën janë kânë. Tana ki’ axha Idriz, veç axha Feriz, veç Faikin e ka pasë... tri [3] gra i kish pasë: merre njo’ e dis; merre njo’ e dis, veç njo’ i kish metë, menxi qit djalë e kish bâ... ja kish lânë qit Faikin. E, sot qe, Faiki i ka djemtë e i ka për marak. Eee, vinë me marrë tezën... kur erdh ai axha thotë, “Oj...” - Fazile e ka pasë, thotë, “kanë ardhë ai filani, filani me t’marrë, hajde te oda” i thojnë, “ban llaf me tâ’’. U çu tezja shkoi atje, kur shkon: “Oj hallë,” thotë, “kena ardhë me t’marrë’’. Kjo rri, rri, rri thotë “O vlla’’, “Hoj’’, “mirë qi’ keni ardhë me m’marrë... po’ kur u m’keni pasë, nuk u m’keni majtë - kur u m’keni pasë m’keni martu n’pleqni, m’keni lanë me shku une mu’ martu. Sot, për shka po m’merr? Ku ki me m’çu sot?!’’. Thotë, “po’ ti s’ki ku me néjtë - a t’ka dekë burri?’’. Thotë, “burri m’ka dekë po qeta postërrqi m’kanë majtë’’. Kur qeki’ aga Zeqë çohet, thotë, “Oj teze’’, “Hoj?’’, “A ki qéf me néjtë ktu?’’, thotë, “Po vallahi, bile...” thotë, “sikur shtatë herë djem me ju pasë, ju du juve’’. Thotë “rri qëtu” edhe thotë, “mos u luj prej qëtuhit, se kam me t’kqyrë ma mirë se nanën téme’’. “E paç faqën e bardhë!”, ja ngjet për qafe tezja kti’ agës’’. Thotë “Çunu vlla, shkoni te shpija juve edhe mâ sytë mos ja pafsha se n’pleqni kum dalë. Me pas mujtë me m’majtë, ni kashore bukë me m’dhanë sa ju keni dhanë cullve t’juve, s’kishna dalë une mu martu mas shta’tedhët [70-80] v’ét, e mu martuën halla. Ku shkoj halla... sot mu martu une”. Tana ma ajo néjti pale sa. Opqina vet s’i erdhën kurrë... ardhke n’odë njani, Mustafë e ka pasë emnin. Frik’ ka dekë Mustafa. E thirrke: “Shko thirrma hallën, thuj ‘Mustafa po t’lypë’’’. “Thuj ‘nuk o’ ktu’’’, nuk shkojke me shku, “thuj ‘s’o ktu’’’, “po’ i kum thânë, be Fazile, ‘ktu o’’’. “Thuj ‘s’ish kânë aty, t’kum thanë qi’ o’ ktu po s’ish kânë’... s’shkoj me m’pa ai... jam martu n’pleqni... me m’keshë hallki me mu’’. Mirëpo e kanë kqyrë, e kanë majtë qi’... a din qysh... Tani mâ u lig e diq edhe ajo. E, kur u lig me dekë, e thirri kët plakin tem, tha, “Nuhi-oo’’, “He?’’, tha “a p’e ban ni punë?’’, “He teze?’’, tha “Mos i thirrni Topallajt n’dekë téme’’. Tha, “po’ s’bon oj teze’’, tha “jaa, s’kanë shka m’vyn ata me ma prékë xhenazën n’dhé” tha, “n’tum çon Zeqa edhe Islami,” – dhandrri, ai Islami, edhe Zeqa – “në t’um lshojnë n’tokë ktu... m’kanë majtë gratë, m’kanë kqyrë’’. Çikën ja murrën, k’ta qi’ ke e ligë, ja murrën çikën, çikën e pat aty kur diq, edhe kur i marrshin bijat tona, çikën e saj e çojshmi njerin... e marrshmi çikën, e majshmi me bija ktu. E, e kanë kqyrë atë çikën e kët’ plakën, e kjo tana’ mâ diq e shkoi, e qështu.

BG: E, me kunata, qysh i ke pasë puntë?

FG: Mirë vallahi.

BG: A ju ka ra me punu shumë?

FG: Po, dymdhët [12] v’ét me rên magje. Tani si diq ajo plaka, kjo kunata e madhe e murr bylmetin. Kjo e murr bylemtin e na metën tri renatore: tri ditë ti; tri ditë unë, tri ditë - kjo nanë [9] ditë. E fshisha oborrin, e fshishe odën, mush ujë n’odë, fshi xhama n’odë, fshi odën, ndriq odën, bâje ujin n’odë, mushe llômën me gaz, laje shishën e llômës, laj bardakë t’odës, filxhana, bardakë, sene... Renatorja, qajo n’rên t’nantën, qi’ ish t’tretin rên, qajo i bajke kejt t’atjéhit.

BG: E kur s’e kishe renin - çka ke bô?

FG: Po’ ti s’e kishe renin me fshi odën, po’ e fshishe oborrin. E fshisha oborrin, bajshe punë, sobën tane, bojshe vek - qi’ marojshmi vek, marojshmi zhguna. Ato zhgunat me rên i bajshmi. Si e bajshmi at’ topin me zhguna, e vnojshim aty, tirqe burrat i marojshmi n’vek.

BG: Sa shpesh e bojshi?

FG: V’ét për v’ét . Vjeshtës marojshmi zhgunat, verës i tjerrshmi. Vjeshtës i marojshmi zhgunat, i çojshmi n’Shtërrpc, a s’e di ku i thojshin. ‘Valavicë’ i thojshin asaj edhe i shkelshin ato, ajo qe’kaq gjànë o’ kânë, ajo polla... ato u ngushtojshin qe’khâ qe metshin. Tana’, kur i marrshin t’bardhë qashtu, e i thirrshin ato tezitë. Tezitë ardhshin prej Gotogushe, prej aneshit, ni javë nejshin n’odë tonë deri u préjshin kejtve ka dy parë tirqi, a pantollë, a jeleka, a mitana pleqt, apo qysh u véshin at’herë me mitana pleqt, shkojshin n’ b’éshkë e punojshin, e t’véshët e t’mathtë. Gûjat i préjshin tej kâ pleqt... e, qashtu marojshmi. Tana hishe bajshe vek ti, e kishe tri [3] ditë renin me maru vek, tri [3] ditë me fshi odën, tri [3] ditë me fshi oborrin. Me bâ punë qeknena, qanej, qesi punë... tésha me la. Téshat i lajshmi veç dy véta, qato dy véta shka ishmi ma t’reja. Unë edhe ni kunatë mas meje e kum pasë, na téshat i lajshmi t’hanën edhe t’ejtën, lajshmi tésha... nusët e reja, nusët e reja... na i lajshmi téshat. Kejt téshat, sot e hanë - kejt i qitshin téshat bum, bum me krahë i mledhshmi. Koritën e drunit e kena pasë, n’koritë t’drunit sa qeki’ kauç, sa qaj n’atë anë, n’oborr. Tana’ valën e vlojshmi n’shpi, e i ulshmi téshat, i ulshmi i lajshmi: gjysën n’atë anë, t’rejat i qitshmi përpara, edhe kjo t’vétat jo’ po t’krejtve shka janë t’bardha i qitshmi qeknej. Ato ma t’v’étrat n’midis, tana na i lajshmi t’bardhat, masanej i lajshmi kto t’v’étrat i, qitshmi apet aty n’koritë.

BG: E me çka i lajshi?

FG: Me sapun, e i rreshmi me perajkë tap-tap-tap-tap... o’ kânë nifar’ perajke qekaq e drunit, e lashe n’midis aty, e i fërkojshe për korite ving e ving e ving e ving. E, i vnojshe sapun durve knena edhe jakës e knena, u lajshin për marak, more t’bardha si bora u bojshin.

BG: E, dimrit, qysh ja bojshi?

FG: Edhe dimrit qashtu, verë; dimër t’u mushke shpina me borë, e u gutshmi. Sot te ka’ tu ra borë, nesër qysh mi la: e martë... s’ban t’martën mi la téshat.

BG: E pse s’ban t’marten mi la téshat?

FG: Po’ qështu thojshin plakat. Na qashtu e lashmi... e qetash nuk kqyrë kush as t’marte as t’hanën. Lanë ditë e natë e... veç sa t’munët me la maqina, e qashtu.

BG: E n’opqinë, a t’ka ra me shku?

FG: Po’ qysh jo. Gjemtë... ishin kejt gjemtë e kunetve. I kum pasë vllaznit - a din, moca me k’ta, e a’dje u zavitshin shumë... a’dje sâja ka pasë. E m’thojshin, “A shkojna sot - a shkojna?’’ une kisha qéf me shku, po’ qysh me vétë at’ agën... mi thânë... qysh me shku... Vjehrrin s’e gjeta hiç po veç qat, qat kunatin.

BG: Kunatin?

FG: Po, kunatin, se kto djemtë kishin qef me shku. Djemtë t’mdhoj ka dy-tremdhët v’ét, ka dy, ka tre ardhshin me mu e shkojshmi atje. Gjithë masdarke qi’ u zavytshin e tu’ lagshin tu’ bajshin ujë. E kallke nâna jeme qimetin, e tu ja terë téshat se nesër kishmi me ardhë te shpija. E, u zavytshmi, u knaqshmi... atje molla, dardha, sene hankshin e për qéf... u knaqshmi. E kur shkojshin i thojshin, “O agë,”, “Ha?”, “a t’shkojna bre agë n’Kovaqec sante t’bujna te Bedria, te Shefkia?’’. “Apet, a ju ka çu me m’vét’ a: kush, drejt me kallxu?’’, “Jo vallahi, na po kena qef me shku po ajo ka thânë vétne agën’’. Kur ardhke aga: “Oj Fete”, une, “Oj?”, “a do me shku n’Kovaqec sot, a?’’, une “jo, s’di gjâ’’, “po po, di, mu Faiki m véti, Samia m’ véti, Femia m’ véti, tre vétë ishin tu shku... A ju keni çu fjalë me ja’u bâ darkën?’’. “Ja valla s’ju kena çu po ata bukë e groshë kanë përditë’’. “Hajt, shkoni, po hajdi nesër herët’’. Tu çojshna une tu bajsha gati, tu vésh’sha edhe ata u vesh’shin, edhe atje shkojshmi tu ngâ.

BG: N’kamë, a?

FG: Po, po n’kamë shkojshmi, tu ngâ nëpër borë. Kur shkojshmi atje, tu gzojshin ata djemtë e mi e tu gzojke edhe nana jeme, se ki’ Faiki pa babë. Bâbën e kish at’herë po nanën s’e kish, “O lumja nâna’’ - i marrke ngryk e ju bajke hyzmet e u knaqshin tu zavytë e tu lu, e...

BG: E, çka bojshin n’mbramje?

FG: Lujshin dogërgjik, lujshin kapuç.

BG: A rrishi burrat edhe gratë bashkë?

FG: Ja-a, djemtë nejshin, ardhshin mas atyne. Ardhshin plot djem i thirrshin k’ta, “Hajde se na kanë ardhë t’Nikajve, kunetë e dadës Fetë’’, e tu çojshin djemtë e t’ardhshin. Po, edhe burra ardhshin, tani ata burrat i msojshin k’ta me lujtë, se kto s’kanë ditë, po’ ata i kanë msu. E tana’ lujshin e knojshin. A luj dogërgjik, a lujë kapuça, luj - shka s’bajshin. U rreshin me jastik, kur e mûjke njoni – njonin: bam- bum, bam- bum, bam- bum... Kuku... u knaqshin tu lujtë.

BG: E ju gratë çka bojshi?

FG: Na gratë tu tjerrë, tu maru çerapa, tu maru jelekë... dikush marojke oja, me mikik, po me dritë. Na e vnojshmi atë llômën ktu n’shkam e me maru oja, se na dritat kto s’i kena pasë. E ti s’pashe me maru oja mos me pasë llômën ‘gat. U avytshmi kejt okólla llômës qati’.

BG: Ato a i marojshi për véti, a me i shitë?

FG: Jo vallahi, për véti i marojshmi ma s’forti. Dikush kish qi’ i kish çu çezë, po’ kto tjerat i marojke për véti. A ja marojke naj njo motrës vét’ a... nanës vét’ a... najkujna a... badihava s’nejke kërkush.

BG: E ju, a lujshi najsen?

FG: Ja’, na jo, une kurrë s’kum lujtë dëgërrgjik. As dëgërrgjik, as kapuça, as kurgjo, kurrë. Punë dore dajm kum bâ.

BG: E, a ke pas qéf mu’ msu?

FG: Jaa, kum pasë tullusum bile, ka i nisha ata ka britshin “Ooo” n’kupë t’qillës - shka m’vyshin ato...

BG: A t’ka ra najherë me néjtë n’odë?

FG: N’odë t’miqve a?

BG: Po, n’odën e madhe që e keni pasë?

FG: Ja-a, kurrë, te burrat s’kena shku kurrë na. S’ju kena bâ hyzmet burrave kurrë se ata e bojshin vétë hyzmet. O’ kânë oda e madhe ajo, ardhshin t’kamosit gjinja pi xhadës. Kanihere n’pikë t’mesnatës lypshin bukë, u çojke ajo magjetorja edhe shkojke te shpija, e dike ajo sa bukë ka. Ato e thirrshin, ajo e marrke bukën, shkojke, e thirrke at’ tezën, u çojke, ajo ju gjetke djathë, lakna qitke, lakna natën, n’pikë t’natës. Shkojke e prejke laknën, e qitke laknën n’sahan, copën e djathit, dhalltë, kos, ja çojshin bukën n’odë. Udhtartë ka’ kanë ardhë prej ka’mos-it.

BG: E, a din naj storje, a t’kujtohët që ju ka kallxu najkush interesant prej odës?

FG: Po s’po di... prej odës shkamos kanë kallxu. Ka pasë gjinë t’meçëm nëpër oda, ka pasë qishit llafi, po’ n’oda nuk kum néjtë fortë. S’kum néjtë kurrë n’odë... me burra jo, me gra po.

BG: E fmitë, a ju kanë smu najherë?

FG: Po vallahi, u smujshin kaniherë, po te doktorri s’i kena çu kurrë.

BG: E me çka i keni shnoshë?

FG: Po’ tybe... i çojshmi te hoxha, i fryke hoxha. Hoxhonica... e kishmi hoxhen ‘gat qati’. Ai u shnoshke... ai jo’ qi’ prej t’frymës, po u shnoshke vétë, e doktorr s’ka pasë kërkun.

BG: E, a ka pasë ksi qi’ shkrinë plum, ee...?

FG: Po, ka pasë qesi gra, ka pasë. Napër qëto gratë me çu te plumi, e me çu te hoxha e hoxhonica, e i fryshin... u shnoshke. U shnoshke fmia, u bojke... për marak.

BG: A keni pasë naj njo n’katun qi’ ka shkri plum, ose që ka pré tutë, ose që ka fry?

FG: Po, po, kena pasë. Kena pasë qi’ prejke tutën, qi’ u tutshin cullt.

BG: E qysh e prejke tutën?

FG: S’e di shka i bojke... ajo i matke diqysh at’ cullën, ai ka ditë me fol najsen se mos me ditë kurgjo, qashtu edhe une t’mati ty, po’ kurgjo s’t’ban. Ajo ditke fryke, i fryke, i fryke - ju héke tuta. Çoe te filanja me fry - ja shkrike at’ plumin, n’oxhak qati’ ja qitke ni sên n’krye. Ja qitke qati’ n’ujë xhgrrrr... Kur e marrke, ai, dalke plumi i gatë. “Kurgjo s’paska djali, po t’msysh t’paska marrë. Çoe fryje tash për msysh”. E fryke, fryke, e fryke, kaniher kur e qitke ckrr ato, ai hupke, ai... auu kuku qyqe, ai hupke plumi, hupke kejt, se kriske fort, hupke. Ka ni plum dalka i mirë për marak...i bardhë për marak: “S’paska kurgjo djali. Koka i shnoshë” e qashtu ja bashmi. Shki’mshin thingi gratë, e thirrshmi me ardhë me ja shki’më do thingi.

BG: E qysh o’ shki’më?

FG: E mushke atë tazin me ujë. Ni taz... edhe tani na’j marrke gacat aty, me mashë e marrke, me mashë gazen, e ja sillke okólla, e folke ajo me gacën kshtu ving, e ving, e ving tana e qitke n’at’ tazin n’ujë gjuu. Apet ni tjetër, e ni tjetër, pale sa gaca i qitke, e fryke at’ ujin e ja lajke sytë e ta dhake do me pi, e ta dhake at’ tazin. Thojke, “edhe nesër epja e qitja qénit at’ ujin, ma s’mramit derdhja. Qitja përmi qén buup se i shkon ajo smuja te qéni”, qashtu ja bajshmi provë.

BG: E për çfarë smuja  kanë shku me shki’më thingi?

FG: Po’ qashtu... kur kajshin fmija, kur u ligshin qi’ nuk kthejke fmija, nuk u bojke. Tani meniherë u bojke i shnoshë. Paj shka i ka bâ ajo, nashti i ka bâ... i ka bâ, s’i ka bâ, po’ qashtu ja bajshmi, qashtu ja bajshmi na. Sot bile une kam qéf, shumë herë i tham qi me çu fry fminë, qati’ me çu. Shka i ban moj nane... se une qashtu jam msu mi çu fmitë. T’mitë i çojsha, qe qato plumat, i kum çu cullt me ju shkri pluma. Gratë s’kanë pasë qéf, po s’i kum vétë. Mirëpo, ju ka bâ hajr, ju ka bâ hajr se din me folë ajo dishka... ai qi’ din, din dishka... ai qi s’din, s’din kurgjo: une s’di kurgja.

BG: Çka po menon qi’ din?

FG: Po qetai e ka msu najkush. Ku e di une... a llafe dovës, a llafe t’provës, a... Ai dishka ka ditë, se tybe n’të shkofshin gjinja... plot tu i gjetë aty... i çova me shkri plum. A i ka bâ hajr, a ja ka hékë si me dorë. Krrup- krrup, e qashtu, s’e di... Ai njani i kish pas dekë ni vlla... kjo prrallë osht’.

BG: Hajt kallxoma naj prrallë.

FG: E, i kish pas dekë ni vlla. E kish pas lanë at’ gruën me thmi. Ajo gruja ka metë mi’ rujtë thminë. Ktynehere i kanë marrë, s’i kanë lânë gratë mi rujtë thminë, po i kanë shitë me pare. Me pare i shitshin, me pare. Une s’i maj mên, po’ qi’ thojshin. E, ajo gruja i thotë ati kunatit t’vétë, “Qysh do ti rriti k’ta thmi: do të m’desin për bukë’’. Thotë “jo bre nuse nuk t’desin për bukë nuk ti lajna me dekë për bukë, po pale a do t’le baba yt’’. “Jo” thotë, “une thminë s’i lâ, ka mi kqyrë’’, edhe vjen me marrë... ki’ s’shkon. S’shkon, thotë, a din... “i kqyri thminë’’. Tu i kqyrë thminë, tu ju bâ hyzmet, tu ju asi...ki’ i thotë “A din najsen oj nuse... me fry nakan’ a...?’’. Kjo “Ja valla, s’di kurgjo’’. Thotë “thuj qi’ di,” thotë, “une i tham najkujna kur t’zatetna me nakan’, nakan’. Shka po di... gruja filanit mi shnoshë thminë’’, thotë “po s’di’’. Thotë “po a din me thanë ni edhubilahi mine shejtan’rraxhim, bismilahi rrahmani rrahim’’, thotë “ashtu di’’. Thotë “veç qështu thuj, e kur ta bjen najkush naj thmi”, thotë, “fryje, fryje, fryje, fryje, ai ka me ju shnoshë me izën e Zotit’’. Ki’ del, thotë, “Vallahi i ka thminë për marak. Kish pas ditë me fry e kish pas ditë do provë e pi’ binë hallki dikush mill’, e dikush pare, e dikush kto, e dikush atâ, e o’ ti’ rritë për marak’’. Tu çunë tha gjinja ti çu krejt cullt atje: ço ajo fry; ço, fry, fry. Tu’ hangër bukë, ni ditë, ki’ njeri, ni ditë kërrk i jet ni kore n’fyt. Jep e jep e jep... qysh me ja hék’... thotë, “mule at’ nusën thirrne”, kur e thirrin at’ nusën: “Mule se i ka metë babës buka n’fyt” thotë, “e s’â punë me ja hékë’’. Kur vjen kjo i thotë “fryj’’, avytët mi fry edhe i thotë “po tybe, n’ditsha kurgjo’’. Ai “Po aaaaa?’’ – ti’ del ajo korja prej gojës, ka’ ka keshë qi s’po ditka kurgjo. Kur i del korja thotë, “Oj nuse, shka po lypë, qi m’pshtove” thotë, “qi m’pshtove?’’. Thotë, “Jo, shyqyr qi’ pshtove’’. “Hajr, po une e kom ditë qi’ din, për qata’ t’kum thirrë... e kum ditë që din. Kërkush s’diti me ma nxerrë... ai sprehët fyti me nxerrë, ai si’ t’um pret, s’ndreqët mâ. E kum ditë që ti di. E kum ditë... t’ka vytë dije e madhe. Ti çele derën, maroje ni sobë te dyrtë, edhe qati’ kanë me ardhë gjinja te ti, ki mi rritë cullt si o’ ma e mira”. Thotë “shko i zgidhni kijët” thotë, “me zhgû edhe çonja te shpija lidhja”. Thotë “kijët t’kofshin falë se ma héke korën prej fytit’’. “Poj s’kum ditë kurgjo’’, “Mos i kallxo kërkujt - mos me ditë s’ma kishe hékë atô: ke ditë’’. E qashtu, Zoti ka bô emën, qashtu i kanë thanë, e qata shkri plum, ban hajr dikujna, ban hajr dikujna, ban atâ, e ban atâ… qi’ mi... ai ka boll mi zanë besë Zoti... i kofshin falë, me edhu bismilah, edhu bismilah... nuk o’ ajo e vogël. Kush din me knu dovë e kush din dovtë e... ato janë t’mira, e qashtu.

BG: E Shëngjergj a keni festu najsen... Bajram, a, Shengjergj, a?

FG: Po, Shingjergjin.

BG: Tjetër çfarë feste e keni festu?

FG: Po Shingjergjin e kena majtë. Kena festu vallahi, shelne marrshmi, vnojshmi nëpër soba. Marrshmi, qitshmi nëpër shtrat bari t’Shingjergjit. Shelne, i lajshmi me shelne sabale herët, çikat hypshin nëpër shelne, i krehshin flokt..

BG: N’shelne kanë hypë?

FG: N’shelne kanë hypë, mu’ rritë si shelnja, edhe voe ju zishmi. Mue m’kanë zi, se une çikave t’mija jo, se dul’ ai medeti e hypshmi n’shele i kreshmi floktë. Nana na’j zíke votë, i qirojshmi i hankshmi nëpër shelne e u kreshmi u ndreqshmi n’sabah t’dritës. E nana na stërrpike me ujë se s’na dalke gjumi... me shelne na stërrpike, na çojke prej gjumit, se thojke mi “thirrë s’bon se ja qet gjumin”, e qe shelnën e shtike n’ujë e prr, prr, prr na stërrpike, na çojke prej gjumit. “Oj nanë, a vaktin mu çu a?”. “Çunu, çunu, çunu, çikat tu’ dalë me hypë n’shelne’’. Hypshym, u véshum, u kre’shum, u ndreqshum, i çojshmi floktë teposhtë e qashtu edhe nuset i lshojshin floktë. Edhe nuset shaminë e lidhshin, a flokt i lshojke trrak ktu... floktë, kush i  kish t’gata deri kâ, se Shingjergj. E qetahi pi’ presin krejt flokt... as Shingjergj, as Bajram.

BG: Tani, çka keni bâ tjetër për Shingjergj?

FG: Tana flija qitshum. Tamël - tamël për darkë, tamël për sillë. Flija për sillë... qështu. Për Bajram, mâ Bajrami, Bajram e majmë... edhe sot Bajramët i majmë. Kejt Bajramet. E, për Shingjergj mâ se man kërkush... tybe n’e paça ditë at’ ditë qi’ o’ dita Shingjergjit. Thashë “Mori Shingjergji kur pi bjen?’’, tha “Shingjergji dje o’ kânë’’, “Kuku qyqe... s’u’n e pahëm majtë Shingjergjin asni trohë. Paski metë pa kungi t’egër’’. Tash kanë hupë kungi t’egër, kërkun nuk ka, se ktyneherë kur e pashmi, kuku për Shingjergj kena mi çu cullt me marë, qa’gje i çojshmi qe’khâ qi atë koqanin, e e préjshmi, ju çojshmi atyne se s’kishin ato, e me ja vnu njo n’qafë, njo n’kocel.

BG: E pse vnohët kunglli i egër?

FG: Paj, për Shingjergj. Rritët si kunglli i egër, qashtu thojshin, qashtu e vnojshmi kungllin e egër.

BG: E, djemtë çka bojshin për Shingjergj?

FG: Djemtë lujshin kliçkë. Ata mâ u knaqshin tu lu kliçkë gjithë ditën.

BG: Çka osht kliçka?

FG: Qështu e majshin, tang i mshojshin asaj, ajo shkojke atje, ai e pritke atje.

BG: E kujna i mshojshin kshtu?

FG: Nifar krâne qe’kaq e dhénshin e tanaj ai kuti qe’kha qi o’ kânë i shkurtë.

BG: E çka osht kuti?

FG: Kuti dru, thupër e e dhénshin edhe e marrke ki’ kliçkën edhe e bajke ni gropë. Me qitë ai kliçkën prej atjéhit e mi ra n’atë gropën huqke. Mi’ ra huqke, e ai me ni tjetër i hike.

BG: Qysh, veç pak, osht kjo klicka a po?

FG: Klickën n’dorë e majshin, at’ kranën e ngulshin n’tokë.

BG: N’tokë?

FG: N’tokë edhe ni gropë ja bajshin. Qëtu kranja, qitu e ngulshin, gropa qëtu.

BG: Une kliçkën n’dorë?

FG: Ti klickën n’dorë. Tana tang kliçkës e t’i shkojke atij atje.

BG: Une ja bajsha me dorë klickën k’shtu?

FG: Me thupër, at’ shtagën.

BG: E nxerrsha prej?

FG: Jo jo ti ata e kishe tanën, n’dorë, kuti. Kutit i mshojshe, klickës, tang, e i shkojke atina atje, ai e kapke prej a’gjehit me hecë naj kamë. Mos ec, mos ec, se u avytke e ja qitke n’atë gropën për gat.

BG: E klickën tem ai e marrke, a?

FG: Ai e marrke klickën tane, tana’ i qitke kliçkën huhh, me bâ mi ra ati, kadi, i thojshin ati kujit qi ish i ngult n’tokë.

BG: Kadi?

FG: Po, kadi, mi ra kadis, mi ra n’atë gropën huqke ki’, huq, huq, huq, e lake. Tana’ ardhke, ja marrke kti, ata ishin shumë gjinë. Reni tjetrit e tjetrit, e tjetrit.... qashtu kliçkë lujshin.

BG: E, veç une i kom pasë n’dorë kto... kjo kliçka, kjo kadi, apo?

FG: K’ta e man ktu, k’ta e runë mos t’i bje ajo, ti e runë atô.

BG: Edhe une i mshôj me thupër ksaj kliçkës, a po?

FG: Po, edhe hajt – birë atina.

BG: Ai tjetri e merr kliçkën?

FG: Ai tjetri e merr edhe ta qet kâ.

BG: Edhe e gjunë prej atjéhit, a po...?

FG: Prej atjéhit e gjunë. E, me hecë ni kamë a dy i vikatshin: mos ec se nuk ta za’.

BG: E tash ai duhët me qitë n’gropë?

FG: Me qitë n’gropë, atë... kliçka aty. Ja’, mi mshu ati kadisë juhuu, huq, huq, huq, n’kupë t’qillës britshin. Eh qashtu bajshin djemtë.

BG: Se s’u dashtë me çu klickën n’gropë, a po?

FG: Jo, ai për ato mirë po ki’ tana kur i râke, ajo, ki’ tani e matke me kuti, qat kutin, me kuti e matke, at kutin sa fitova ksi hovi. Tani me fitu niqin [100] rreshin shuplakë, kejt, desh i lashin ment qi’ i bani... niqin’ [100] kuti i ka bô, po, kuti.

BG: Tash, nëse e ka qitë atë klickën n’qat gropën, e ka marrë qat kutin, a po?

FG: Poo.

BG: E, qetasht p’e kuptoj.

FG: Qashtu vallahi ja bajshin djemtë.

BG: A ke lujtë najher ti?

FG: Cullë t’vogjël, kum lujtë ‘kliçka’, lujshmi.

BG: E nana, a t’kujtohët?

FG: Po, nana m’ka dekë e re, 65 v’ét . E une qe: kumeditë kujna i gajta kaq e moçme. E, nana o’ kanë shumë gru e mirë.

BG: Çka t’kujtohët n’fmini me nanën?

FG: Po, nana kurrë s’um ka rréhë, kurrë s’um ka folë. Kur u halitshmi najherë, kur asì, se une ma e madhe, e tana ata cullt e tjert i largojshna, e veç vét’ tu lu me qitë klickën ma larg, e ajo m’truske n’krye qëtu, “mos mi’ nguc” thojke, “fmitë’’. A shapullë kurrë s’um ka dhânë nâna, familenderit prej asajna. Gatujke mirë... çfarë magje bojke. Bukë me prush i qitke, bukë kollomojta n’çerep, ai çerepi o kanë i lloçit, edhe une di me maru, po’ kujna me ja maru... s’vyn ma gjâ. E buktë n’çerep, e i grrithke me atë thikën ving, e ving, e ving tana na’j pshtetke aty n’atë policën, kejt buktë me prush, t’knaqshin ato buktë me prush. Qashtu qitke nana jem bukë me prush.

BG: E çka osht polica?

FG: Polica, qetahi qeta sodoperit që i kena, na at’herë ‘polica’ i thojshin. Veç ni drrasë ja vnojke se at’herë s’janë kanë t’blene k’ta. Po, i ngulke dy druna n’tokë qëtu, sikur zidi me kanë qëtu, sikur qajo qi o qati’, sikur o qati’ qaj tehi i kauçit qati’. E vnojshin at’ drrasën e policës, rên buktë, rên tepsiat, rên sahanat qeknena. Buktë qe’knena i shtishin, e ‘policë’ i thojshin asaj. Sahanat i vnojshin – kalanica se sahana s’ka pasë at’herë...kalanica, e kalanicat n’kët’ anë, n’kët’ anë buktë, n’atë anë tepsiat. Kusiat i lajshin tamlit, asaj i kthejshin përmys, i lashin n’ato policat rên, n’shpi, n’shpi kur nejshum qi gatujshmi, qajo o’ kânë më polica, shpija. Po, nana qashtu i ndreqke, e lajke at’ policën, e fshike at’ policën bajke vek, edhe ajo marojke vek, ditke me bâ vek edhe ajo.

BG: A ju ka bô tésha juve?

FG: Po, na bojke, ksi na marojke... pshallak. Mi kepë ajo i kepke, se kto dy polla i ban. Ni pollë e ka qëtu ku â e kept qëtu, qati’ ni pollë e ka: knej njo’, knej dy. E ajo na’j kepke, une me kepë s’ditshna po edhe me maru s’ditshna, po hisha... më folke nana, “boll se po ma prishë”. E, kur hike tevona i ka pasë ato ‘nërkamca’ ju thojshin, e shkelke n’ato nerkamcat, e e qitke n’kët anë pénin. I mledhke kejt péjtë, i pshtjellke për dore, te prishë qi’ ja prishna une. I lasha tufa, “po’ ma ke prishë be bijë, ma ke prishë, be bijo”. E prishke, e prishke, e prishke deri qi e hiqke at’ têmën e hek’ke kejt, e prishke. Po hishna tinza, kishna qef mu msu.

BG: E kahit o’ kânë nâna?

FG: Prej Komogllave nânën e kum pasë, prej Komogllave.

BG: A keni shku te dajtë?

FG: Shumë. Edhe sot shkoj te dajtë, qekaq plakë qi’ jam, m’thirrin. Rejat, e rejat, e ré mas reje t’dajve m’thirrin mu kur t’qesin flija, kur i marrin bijat. N’telefon, kaniher qëtu jam, cërr-cërr telefoni, “He?’’, “Dadën Fetë jena te thirrë, na kanë ardhë bijat. A p’e bini sante, a nesër, a t’vina ta marrum?’’. “Ja, nesër, se sante jo, po’ nesër’’. Tani m’çon çika se e ka lejën, edhe çika m’çon, edhe kjo nusja e ka lejën, edhe djemtë e kanë lejën, tre mi i ka edhe qat çikë i ka nusja. E m’çojnë herë buj herë vinë e m’marrin.

BG: A janë kanë gjithë qatje?

FG: N’Komogllavë a? Po’, kanë dalë qetahi se daja i ka pasë dy [2] gra. E ka pasë niherë njo’, i ka pasë katër djem e dy çika. E tana ajo i diq, e ai u martu, tana u martu, e murr ni grue tjetër e me atâ... s’e di sa fmi i ka pasë me atâ. E, i ka edhe t’asaj edhe t’asaj. E ata t’grusë s’parë kanë dalë n’Ferizaj, tri shpija janë n’Ferizaj, njo’ n’Komogllavë – katër [4], edhe ki’ i ka dy djem me qët grunë tjetër, ki’ daja. E qetahi hem’ kto vinë e m’marrin, hem’ ata t’dytë, asaj t’grus tjetër. Rejat e asaj, janë nuset e reja se ajo ma vonë i bâni djemtë. Nanën s’e kanë këto, veç gratë, nusët e ktyne vinë e m’marrin pa dâ. S’shkon Bajram as nuk shkon kurrë pa ardhë.

BG: Qysh keni kalu kur jeni kânë t’vogla?

FG: Vallahi u knaqshmi tu lujtë, tu lujtë gjithë ditën me top. Top s’kish at’herë po i shtishmi do ârrna, i lidhshmi qashtu i bajshmi, tu lujtë, e tu ngâ... puf ngajshmi përjashta dyrve, ai m’ra ajo e qati’ lujshmi, u knaqshmi tu lujtë fmitë e bijave. Tri motra – nana o’ kânë kjo e treta, e na thmitë e tonë....a din, motrat e mia e une, e edhe ajo i kishin, po’ ajo... culltë tjerë nuk ngajshin, nuk dishin me lujtë. E khâ n’Kovaqec lujshin, po t’tham kliçkë e shkamos, na ditshmi me lujtë. Na dishmi me lujtë e ata... jo ata ikshin, kur u matshin qat kliçkën, qat topin kur i mshojke dikujt ata kajshin, s’ditke mu rujtë qi pi bjen ai n’krye, e qashtu lujshmi.

BG: Tjetër, shka bajshi te dajtë?

FG: Lujshmi qashtu nga njeki pulat, nga gjaj voe. Kur i gjetshmi truqat: ha – me na lânë ment: “oj gjyshe, oj gjyshe, oj gjyshe, voe’’. “O, lumja nana, hajde nana ja u zi do vo’’. I shtike gjyshja, na’j zíke n’veksh, na’j shtike na’j zíke tak e tak, e vnojke vekshin n’oxhak, vlojshin, kur na’j qitke gjyshja n’oborr, na’j dhake kejtve ka ni voe. E, tash i vnojnë përmi shporet, i vnojnë përmi shporet t’strujës, as s’kallë zjarm as kurgjo, as...

BG: E gjyshja, a ka jetu gjatë?

FG: Ka pas jetu gjyshja... pak pa u martu une. E, ka pas dekë e o’ kânë granica, hiç nuk e kum pa gjyshen, e babgjyshi masi jam martu e kum pasë fmi... ka ardhë babgjysi s’di-sa-herë m’ka marrë mu ktu.

BG: E, gjyshja, a ju ka kallxu naj prrallë ose najsen qysh o’ kânë jeta ma herët?

FG: Po, gjyshja, ma herët, koha e luftës... e kish pasë gjyshja ni motër t’fejune dikun. Serbi a Bullgar ka kallxu, po s’pe di, s’e maj mên me kallxu sot. E tha, “Eçejzin e bani ajo, e, e ngjitke bojin ajo’’. Përpara e ngjitshin ka tri-katër [3-4] ditë përpara bojin, kânë. I ngjitshin kânë çikës n’kry, tana’ mâ sikur sante e sabale mu’ çu herët sabale, me shku nusja. Tha “u çumë herët” tha, me la atë çikën, e me ndreqë’’, at’herë s’ka pasë frizerka: çfarë frizerke – vet’ ja kanë ndreq flokt, ja u çojshin flokët teposhtë nuseve. Nuk bojshin kshtu, hiç, se thojshin osht sevapë, ja lshojshin flokët, ja kreshin teposhtë, ja zake pak nitro kocelin, ja lidhke trrak shaminë, ja lidhke ktupari, po, flokt e lshume. Ni troh’ e zake kocelin deri qati’ ja lshojshin për shpine, shaminë ta lidhshin trrak, “se o’ sevapë me shku”. Flokt nuk bojke mi lidhë kshtu, e qashtu shkojshmi nuse. E tana’ tu e la, tu e kré atë çikën, a kur kishin ra ortia. ‘Orti’ i kishin thânë ata, se qetashi nuk e di qysh i thojnë, shkijët kur t’bajnë turr qi’ kanë ardhë n’lufta, qi’ kanë ardhë te na. “Qysh kanë ardhë bylyk me hi n’luftë, qi na kanë zanë neve n’shpi, na kanë zanë krejt qeto, pa ato, tha ‘kishin ra ordia n’atë katunin’, milicia, ushtria shka janë kanë edhe shka i kanë gjetë djemtë e ri i kishin pré’. E kishin pré edhe burrin e asaj nusës... kur e presin burrën. K’ta sot kanë pasë me shku me marrë nusën. Kishin ardhë” tha, “kishin hypë me ni pémë’’, prej qenve, se kanë majtë qenë shumë at’herë , se ka pasë hajna e sene. E kjo çika hohoho, kajshin at’herë. A din... çikat tu shku nuse e te véshë atô, tu e véshë téshat me dalë mi marrë ngrykë atâ, se me shku ma dikur n’gjystë t’ditës jo, në atë sabah, po ajo ka kajtë qashtu, zanat e ka pasë atâ.”

BG: Para se me shku te burri?

FG: Para se me shku te burri tri [3] ditë kajshe. Huhuhu – t’majke kjo telakja për krahi edhe i marrshe gratë ngrykë n’atë sabah. Ditën tana’, nata dasmës, plot u mushke me gra... mas darke i marrshe ngrykë kejt gratë. Ja u ngjitshe kânën grave, shka kish gra aty. I marrke kjo çika ngrykë, shkojke n’sobë tevona. T’nesrit çu herët e laje at’ çikën, laja kânën qi e ngjitshin, e lajshin, e veshke najsen. Dalke i marrke ngrykë burrat e kojshive, mixhallartë e kejt t’vét. Tana mâ dikur e shtishin, e vésh’shin, ardhke kerri e marrke, hajt. Kur tha “kish ardhë e kish hyp me ni pémë a lis”, a pale çka o’ kânë, tha, e vikatke, “O filan”, shka e ka pasë ai njeri shpisë, ai babgjyshi emrin. Kur del dikush “Shka ka?’’, thotë “vallahi une kum hypë prej qenve qëtu”. Thotë “moti kum ardhë, e kum hypë qëtu”. Thotë “na ka ra ordia n’katun”, thotë, “e na’j ka pré dhandrrin, e...” thotë, “edhe qekaq burra na’j ka pré n’atë mahallë shka i ka gjetë,” e thotë “dhandrri na ka dekë”. Thotë “nusën mos e bani hazër me véshë e me ndreqë, se nusën s’un vina me marrë na. Ma kanë pré mixhen, vllaun, djalin e vllaut k’ta, ato qekaq  gjenaze na u kanë bâ’’. Nana tana’ mâ ajo t’hin t’ja hékën ata tésha, t’ja véshën ato téshat e  çiknisë shka i ka pas metë, ajo... ato i kanë vorrosë atje... kush ka guxu mi varrosë atje... hiç, as çka kanë bâ ata, palè a i kanë vorrosë. Dy-tri [2-3] ditë s’kanë guxu mi marrë prej tyne. Tana hajt, kjo gjyshja kish metë atje, qysh me guxu me dalë prej shkive, “se po na mysin n’udhë tu ardhë prej Rahovice”. O’ kânë gjyshja jem n’Komogllavë e martune. “Kur dul e m’tha me ardhë”, ni muj gjyshja kish néjtë, thanë, gjyshja edhe babgjyshi, tha. Thanë kti babgjyshit tem qi ka shku me marrë grunë, thotë, “a pe merr be çikën me véti, epja najkujt?’’, thotë “Po kujna me ja dhânë? Ku e çoj çikën?’’. Thotë “veç merrma, hék’ma prej ktuhit, mos t’vinë me ma marrë shkijet’’.

BG: Çikën mos me ja marrë shkijet?

FG: Çikën mos me ja marr shkijët se ata qati’ tek jon’ kânë tu bâ namë, tu pré nëpër kejt katunët. Nuk kanë pré, po’ sikur qysh ka bô ktu Serbia te na vena-vena, shumë ka mytë gjin’. A vena-vena, ma jo. Thotë “mos t’ma marrin shkijët’’, kap babgjyshi at balldëskën e hypë n’kerr, e nanën, e gjyshën, e fmitë,  e hypë e vinë kâ. Kur vinë, tu punu aty-ktu babgjyshi nakun. Kur shkon njani, i kish pas dekë gruja. Thotë “kqyr be filan n’mujsh me ma gjetë naj gru najkun, se”  thotë “m’ka dekë gruja, ma ka lânë ni djalë’’. Thotë “ato, p’e kqyrin kunatat e p’e asihin po...’’. “Po, vallahi,” thotë, “po ta gjaj meniherë’’. Ki’ qët motrën e gruës qi’ e ka pru, as nuk e ka çu me pa ktô a’dje, as atô nuk e ka pru me pa, as hiç, as... kur vjen i thotë gjyshës “Oj plakë’’, “Hoj?’’. Thotë “Ja kum gjetë’’ thotë, – shka e pat moj tezja emnin, ja harrova... e maj men po qe e harrova... “ni ven’’, “ku o plak?’’, thotë “n’Begracë’’. “Po’ kush o’ ai?’’, thotë “I kish dekë gruja, e kish ni [1] djalë tri vjeç. E m’tha ‘gjâma naj gru nakun, naj rob’. Pse me dalë me gjetë najkun? – po ja japmi qëtâ’’. Thotë, “çoj fjalë atina, në t’ja blenë naj teshë a najsen, mos t’vjen me marrë, kjo s’ka shka me véshë’’. I çon fjalë atina, vjen e merr, i blenë dishka, vjen e merr, shkon kjo çika atje. Tana shkoi atje kjo, veç ni [1] djalë: ma shumë nuk i kish pas falë Zoti. Tri-katër [3-4] v’ét kish pas néjtë, i kish dekë burri, edhe kjo kish dalë prej atyhit e kish lanë edhe kjo djalin e vétë, qashtu, qajo tezja. Kish shku, ish martu tjetër kun’ e qashtu. Kohë e luftës... qështu o’ kânë lufta.

BG: Goxha gatë n’luftë, a?

FG: Pooo, lufta luftë, luftë. Hangall ka bâ edhe qekjo Sërbi e jona, fara i daltë. Copa na ka bâ edhe neve. A i ke pa kto përmendorët ku janë ktu? A i ke pa – Tahiri e kejt janë aty... A e ke pa djalin tem Qemal Gurin qi’ thirrë? E dynjâ he virane...

BG: E, t’kthehemi pak te gjyshja... najsen tjetër që t’ka kallxu, a e man mên?

FG: Gjyshja, po, une e kom pasë gjyshe edhe nanën e babës, edhe nanën e babës e kum pasë, edhe nanën e nanës... edhe baba jem e kish pasë njerkën se dy [2] gra babgjyshi i kish pasë.

BG: Dy gjyshe i ke pasë, a?

FG: Po. Dy gjyshe. Gjyshe boll: njo’ [1] n’Komogllavë, dy [2] ktu kâ.

BG: E, qysh i ke pasë puntë me to? Me kon i ke pasë ma mirë?

FG: Shka m’kanë desht ato gjyshët mu... Shka m’kanë majtë... m’kanë majtë para dursh. Se kjo lokja jem, ju kish pas kthy ortakja, i kish dekë kunati. Nashta po shkon gat, nashta?

BG: Jo, jo.

FG: E, i kish dekë kunati ksajna. I kish pas dekë kunati ksajna lokës tém. E, kjo nuse ish kanë dy [2] v’ét , dy v’ét e gjysë martesë, e i kish dekë vllau ati babgjyshit. Tana at’herë i kanë kthy gratë e vllavit. Ki’ nusën e re dy v’ét e gjysë, edhe e kish kthy atâ... ajo tre [3] cullë i  kish pasë. E ka marr grunë e vllaut.

BG: A... grunë e vllaut, po, po.

FG: E ka marrë, i thojshin ‘e ka kthy’, e qashtu edhe une pi tham. Tana mâ s’kanë thirrë me shti n’dhé qi ka dekë ai miqasinë, sikur sot qi i thirrin, at’herë ka dekë. Qati’, katuni vet e kanë vorrosë, hajt. Kur ninë ata t’ksaj nusës qi’ ja u ka marrë ortakën ki’, çohën nana i vét’ e baba i vét’, vinë me pa, vinë me pa ktu. Kur vinë me pa, kanë pa qi ka gështaja e arra e ka shkamos n’Kovaqec. Shumë ka Kovaqeci pemë – ka pasë, se qetahi nuk e di, a ka a s’ka... I ka dhet [10] v’ét a pesmdhet [15] qi s’jam kânë se vllaznit i kam... n’Shkup kanë dalë. Do djem t’mixhës i kam, ata kanë dalë, kanë shku te Udha Frengit, te qekjo udhë poshtë qe’khâ, kanë dalë rreth xhadës... s’jam kânë ma atje... nuk e di. E, shumë ka pasë pemë. Kur ajo plaka, nana e asaj nanës loke, ka ardhë me pa çikën qi i ka dekë kunati. Pse e kanë marrë këtë nusën s’e ka ditë, e te nana e vét. Nana vét’, qati’ ungjë, ajo i paha thanën “E moj gjyshe, Kameri m’diq, qetahi grunë e Kamerit ja kena kthy Abdylit”. Thotë, “e ka mi bâ tre [3] muj e kena me shku me marrë’’. E pahan’ pa çu me lanë tre muj atje, tana’ me marrë te ki’.

BG: E pse ashtu?

FG: Qashtu de, me marrë... e qysh me marrë meniherë prej atyhit.... kishe menja me largu pak, po s’o kânë mirë me ja marrë hiç se... Ajo i kish lanë tre cullë, ajo gruja. Kjo plaka fli me k’ta cullët, qikjo lokja, qikjo lokja plakë. Nana babgjyshit thotë, “e ja kena marrë Abdylit, e” thotë, “ni muj e ka bâ,” thotë, “edhe dy muj ka me néjtë, e kena me shku me marrë’’. Thotë “nusës së re me ju kthy zjarmi, ortakja’’. Kjo nana vét’... bâhët xehër... vjen kâ, kjo lokja s’e kish pas ditë kjo, kjo kamkryq s’i kish kallxu kërki’sh qi’ ‘ta ka marrë burri ortakën’ – ajo s’e ka marrë vésh hiç. S’i ka kallxu kërkush kur tha, “une tu pjekë aty gështaja n’oxhak...” tha, “i pjekshna gështaja, ja qirojsha nanës, i qitshna me ni sahan e nana hanke gështaja edhe une” tha, “hankshna”. Tha “nana më tha, ‘oj bijë, hiç mos u mërzit. Hiç mos u mërzit, mos kqyr me kupë me nanën. Je e re, behanë s’ki, punë kie po ishalla t’falë Zoti fmi edhe ty... hiç mos u mërzit’’. “Njo dy-tri herë” tha “më tha. Dikur” tha “i thashë, ‘po, oj nanë une mërzitna, qysh s’mërzitna qi’ tre fmijë mi ka lanë ajo, qysh i kqyri fmin e huj? A muj i maj, a muj i kqyri... jetima pa babë, pa nanë...’’’. “I kqyrë nana e vét, thuj, thuj, thuj’’, tha i thashë “Oj nanë’’, “Hoj?’’. “Ai nana vét’ ka shku pale ku e shesin nakun, ajo s’vjen mi kqyrë fminë. Fminë ka mi kqyrë une, po qysh do ti kqyri jetimat, s’un i maj... qysh i kqyri...’’. Thotë “Po, po ju ardhke nane e vét’’. Thotë “po ajo s’ka shka vjen mâ... ajo ka dalë” thotë, “po’ p’e marrke Avdyli’’. “Përshkaa? Përshka?’’. “Po, ish te’ marrë’’, “Po ku e çon mori?’’, “E çonë n’sobë t’vét, ajo sobën e vét’ e ka qati’’’. “Po’ tana Avdyli me flejtë me tô a?’’. “Po, Avdyli flen me tô’’. “Qysh moj e paha bô? Po’ kur p’e marrka?’’. “Edhe dy muj’’. Tha “mâ i hangrëm ato gështaja, u çu nana ma, u ba sabah, e përcjella nanën. Kur erdha” tha “pi tham vjehrrës téme, ‘Oj nanë’’’, ‘Ha?’ tha, i thashë ‘qikjo Hasimja, a vjen apet a?’. ‘Po, vjen kur t’shkojna me marrë’. Tha ‘po kush shkon me marrë?’. ‘Po... shkon Rama. Rama shkon e e merr’, ‘Po pse vjen ajo mâ? Burri i ka dekë, me kon rri ajo kâ?’. ‘Oo me kon rri a... mori kryesusë, a s’um ke marrë vésh kurgjo, a?’. “Po” thotë, “nana m’ tha ‘mos u ban marak se i kqyrë nana vét’ fminë’, ajo nana vét’ s’vjen’’. “Vjen,” thotë “e merr ki’, flen me tô... rrin me tô’’. “Kuku qyqe, qat’her” tha, “e kum marrë vésh. Shkoj e murr” tha, “cullt plaka... sa rrnoi fletën me plakën. Kur diq plaka, cullt,” tha, “shkova i shtrova me sanë njanën anë bitevi”. Tha “meta me bark” – ja kish falë Zoti ni djalë’’. Babën tem ku ka shku zaher ajo atje, se jo qi ka néjtë me tô, po tha u ba me fmi: “tana mâ e kishna djalin tem. M’lanë ment për to, m’lanë ment... ato tre: ni djalë e dy çika”. E tha “u rritën ato, e u bânë çikat gra. E i kish pas zanë, e i kish pas çezitë e i kish pas así kejt,” tha, “deri o martu djali” tha, “ka flejtë me mu. Edhe djali jem” tha, “m’u rrit... ajo ortakja, ajo” tha, “fletke me tâ... veç kur ka shku n’opqinë ajo, se me atô” tha, “fléke’’.

BG: E pse ashtu?

FG: Po qashtu... shka mi bâ. E ka marr ma... masi e ka marrë, e ka marrë. Eh, qashtu kanë bâ ktyneherë. Poj qetahi u ba mirë tybe... gjithë kjo luftë qi u bâ, s’u martun’ gratë hiç, edhe me njâ kanë néjtë, e e kanë rujtë. Po’ edhe at’herë o kanë mirë, e u kanë keq, e. I kanë pasë burrat e shtirë ktyneherë. S’kanë guxu prej burrave me shku kun as pa e vétë burrin, pa...e une s’e kum pasë burrin e shtirë. N’kohë téme s’o’ kânë i shtirë. S’u m’ka rréhë, kurrë shapullë s’u m’ka dhânë. A, ata at’herë i kanë rréhë me dru, i kanë troshitë gratë edhe apet kanë néjtë qati’ te qaj burrë. Po ai s’o burrë... rréhë, rréhë grunë – tana grue qatâ: çfarë grue mâ... po qashtu kanë bâ, ka pasë gjin t’shtirë, koha, edhe at’herë ka pasë gjin t’urtë. Me robë t’vét kanë shku mirë, e dikush grusë me ja bâ keq... banja keq grusë, banja keq mikit, banja keq atij, banja keq atij... ajo e keqe, e keqe.

BG: Çka ke pasë véshë kur je martu?

FG: Kum pasë dimija e fanullë e mitan t’shkurtë. Mitan t’shkurtë qi janë kanë. Me qata kum ardhë nuse. Shaminë e kum pasë përfuni, tana shami teposhtë, tana duvakin. Duvak t’basmës, qështu teposhtë, ta vnojshin duvakin, jo sikur kto qi... s’ka pasë at’herë.

BG: Me çka kanë ardhë me t’marrë?

FG: Me kerrë, me kerrë e me kual, me tupane, me defe. Darsëm qi’ kur kanë shku qitupari, qitupari, udha u kânë me shku a’gje, u dridhke toka, ka’ rreshin defat. Përpara ato këngtartë me defa tuj knu kajk. Tupanët përmas atyne, kerri përmas atyne. U dridhke katuni prej tupaneve, prej surleve... avava... për marak. Edhe ditën e grave... deri n’gjystë t’ditës nuk shkojshin te shpija. N’sakak, se gjint hankshin edhe sillë, do miq shka janë kanë t’largtë, ju kthejshin edhe sillë ditën e grave. Tana rréh tupanin e luj qati’... knaqu.

BG: E çfarë sille o’ kânë për ditë t’grave edhe martesë?

FG: Paj, qato çorbat qi i ndreqshin. E kishin aty at’ kuvarin, i nreqke qati’ vét’... jo mi marrë sikur pi marrim sot. Ai qati’ e prejke, kazanat i vnojke rên, rên, rên. Dikush lypke mish t’dhénve, dikush lypke mish t’lopve, dikush lypke mish, shka lypshin, kuvart i préjshin i kishin dhént e véta, dhitë e véta. Mish t’thatë shtishin, groshë me mish t’thatë qi tershin, qasi, kejt kazanat vét’ i ndreqke, at’ kuvarin.

BG: Kuvarin e pagujshi?

FG: Po, kuvarin e pagujshmi, ai tri ditë nejke qati’: natën e darsmës, ditën e darsmës edhe t’hanën deri n’sillë. Hankshin sillë e tani ma u derdhshin e shkojshin kejt. Shumë darsëm t’madhe... hem defe, ham’ tupane, hem kangtarë.

BG: E ku i marrshi këngtartë?

FG: Palè ku i kanë marrë. Pale ku i kanë gjetë kah Kosova, t’anehit ka pasë kangtarë, dajm ka pasë ka’ Drenica, ka’... Anej i marrshin këngtartë e defagjitë. E ata defat – qekaq, qe, defat bam, bam, bam i rreshin defat, katër.

BG: A t’kujtohet naj kangë?

FG: Ja’, pi kerrit nuk i kum marrë vésh kâjt.

BG: E, kshtu prej darsmave qi’ janë knu?

FG: Po, nëpër darsma po. Kajk t’darsmave sa dush, qishit kajke. Knojshmi çikat, na bijat, e kejt. Knojshmi nusët shkamos, ka pasë hije myzhdja. Ka pasë hije darsma, kanë pasë kejt hije, për marak.

BG: E qysh o’ kânë ajo mi sha gratë, nusët?

FG: Po, i shajshmi, shkamos.

BG: A e keni bâ?

FG: Po’ qysh jo. Oj lulja sarit, oj lulja sarit, qysh i thojshmi... a i ke pru vjehrrës kmishë t’thiut, thi e bija thiut. Po pse mi thanë nusës ashtu... e qashtu i knojshin qishit kange. Oj lulia jonë me limâna, a ma mirë te na a te nâna...  Po qysh o’ ma mirë n’katun t’huj? Se me kânë te nana dal e luj... Knojshin kangë, po’ do nuse kajshin, dikun kur i knojshin.

BG: Ti, a ke kajtë?

FG: Jo moj, shuj, une s’kum kajtë. S’kum ardhë e re une nizët vét. Ardhshin do t’reja gjashtëmdhët vét, pesmdhetë vét... ajo ku mos me kajtë – cullë. 

T’kish dekë baba yt erdh ni fjalë, 

na ka ardhë ni haber i zi,

 t’kish dekë baba ty, t’kish dekë vllavi ty. 

Ajo t’ja niske me kajtë, “shuni, shuni”, e ti qitshin çikat përjashtna. Ai s’ka dekë përnime, ashtu me t’thanë niqin [100] herë e ditshna qi s’ka dekë, po’ ajo e reja mërzitët.

BG: E pse ashtu?

FG: Qashtu, i knojshin. E, jo tai’ nuk i knon kush, nuk i shanë nusët ashtu. Tej’ frik i kanë sha, qetai me radia knojnë naj def najher për qéf, e re, najkush qi knojnë... se jo. S’i shajnë nusët, tash nusët... p’e sheh burrin e vét e po rri me tâ, ktu kur po vinë barkin qekaq barsa. Shka e shanë ata ti? – mos u ktheftë me t’sha ty pak ma shumë! (qesh).

BG: E, qysh po t’doket qetasht?

FG: Paj vallahi dikun mirë e dikun keq. Ashtu me shku nuk o’ fort mirë. Qi’ mi... kur po vjen nusja, kur po zhdrypë ajo, mirë, niherë me pa. Kur po thonë “a... nusën qi’ e  kish marrë, njanën stenë e kish zanë’’. Ai ku mos me zanë qekaq barkin, qe’kha qe gjyksin, e mirë jo. Nusja si nuse duhët me shku, po qetahi t’vétin e ka... kanë pajtu, shka me bâ... si t’rri me ta, ata s’... kurgjo s’ô. At’herë s’e pashe as s’e ditshe as... qekaq ‘gat jam kânë, s’e kum pa as s’um ka pa kurrë. Hiç kurgjo s’ke folë me tô... ku me folë... Pa e pa, ai ushtar... e kishin pas ardhë ushtartë, ardhshin ushtartë e rujshin katunin, e rujshin. E kur kish ardhë ai te shpija jeme me rujtë, te shpija babës téme qati’ shpijat. I rrethekojshin qato shpijat se kaçak, ka pasë tani me rrethéku bitevi qët shpi okoll ‘ëm okollë se po vinë kaçakt e po hin po marrin bukë. Vishin e marrshin bukë qati’ dikun dikun. E, kur e kishin pru ktâ, e kish pas pru kët burrin tem me rujtë qati’pari. Kur thotë “shka thirrët ki’ ven?’’, qështu qështu. “Po shka janë kto?’’ bash qajo mahalla ku jam kânë une. Thotë “Vallahi, une ktu s’muj me rujtë’’, “Pse?’’, nuk muj me rujtë se e kam nusën t’zant’ qëtu. Me dalë nakush e me vra... qysh e vras? Une i kam miqtë qëtu’’, “Shka me bâ?’’, thotë “Çomni’’... o’ kânë ni krue qa’gje. Si përmi shpija, ni krue uji i fotftë mushmi ujë. Na e kishmi kronin, edhe n’oborr, po te ai tepër ujin e ftoftë e ka pasë. Te kroni i ftoftë o’ kânë ni lis i madh aty, thotë “Shko te qaj lisi, rri’’. “Po’, me kan me néjtë une aty?’’, thotë “vinë ushtartë najherë e qati’ e diën qi’ ti te lisi je, masi s’un po rrin ktu’’. Thotë “me kanë bile me m’leju t’shkoj n’shpi tem, kisha ardhë nër Nikaj’’. Po ata s’e kanë lshu... ai o’ kânë n’punë. E, thojke, “dy herë jam kânë, e kum rujtë atë lisin e kronit, atje e kum rujtë, edhe s’kum guxu me ardhë anena se p’e vras nakàn’’.

BG: E, kaçaktë – a keni pasë kontakt ju me ta?

FG: Po, kanë ardhë, ardhshin, pa da ardhshin kaçaktë, metshin aty-ktu. Tana ardhshin për bukë. U deshke me ju gatu n’qat vakt, e me ja dhânë buktë me véti e mi marrë ato. Me bâ me shku me ju kallxu nakush shkieve, ardhshin na rrethék’ojshin, e t’na rujshin, po ata ma nuk ardhshin. Ai mozollah, mi pasë gjetë qat ditë n’shpi, copa ishin bâ. Po’ jo, ma nuk ardhshin.

BG: E ju i dhashi bukë, a?

FG: Po, i dhashmi bukë. Ata ardhshin për bukë. Buktë ja u gatujshmi n’thes, ja u shtishmi, i marrshin me véti, shkojshin n’ b’éshkë. N’ b’éshkë t’Lybetenit nejshin. Aty ktu, ata kanë néjtë s’di sa... Deldur e Ramë, Bekë e Isuf Gaçka, e Sinan Kaçka.

BG: N’Lybeten kanë nejtë, a?

FG: N’ b’éshkë t’Lybetenit, qa’gje kanë néjtë, n’ b’éshkë t’Lybetenit.

BG: Ju a keni shku n’Lybeten?

FG: Kanë shku k’ta se une jo. Kur kena ikë, qi’ kena ikë prej ktuhit, kto kanë shku n’kamë ka Lybeteni, me ikë prej shkive. E, n’kamë, mas Lybetenit, e me shku n’Tetovë. Gratë e mija e rejat e mija e krejt gratë e katunit. A, une jo me plakin, se plaki, plaki s’mujke me ecë, tha, “Une do t’rri, do të m’mysin shkijët”. Thashë, “ja, edhe une do t’rri me ty. Kum néjtë me tô,  e kena néjtë. K’ta kanë dalë, e, kishin pasë shku n’Vrotnicë... ni ven pi thojshin... ka Tetova, e kur kishin shku n’Vrotnicë, t’ju kishin dalë ata makedont, ishin pas kthye prap. Tana kthyn e erdhën prap, me gra e me cullë, krejt katuni, e erdhën për s’dyti. Tana tretën e ditës k’ta ma ishin kanë lodhë tu hecë, e tretën e ditës na rrethékun shkijët n’shpi. Na rrethékun aty edhe u çum’ e dulëm, une meta nëpër shpi tu lypë kët’ rametliën. Ki’ kish pas ardhë kâ, i kish pa ato gropat qetij shpatit, ato gropat qi’ i kanë pasë tabat, a s’di shka ju thojshin... Istikamët... s’e di se qysh ju thojshin, e qe’kha ish kanë tu flejtë. Kish ardhë, e kish thirrë dikush, thotë, “çu Qemal, se shkijët na kanë rrethéku”. Thotë “n’katun s’un po hinë’’ se ô kanë e minirat’ udha ktu pari. Ishin pas shku ka Malzezt e ka Dubrava e ishin pas nisë me ardhë. Tana na u çumë, qat natë erdhën, na s’jena kanë n’shpi. Qat natë erdhëm, qat natë na zunë shkijët n’shpi. Tana ma trraktora, e kerre, e drama, e n’kamë boll, dulum na n’Govedar qi i thojmë. E kur dulëm aty, ish kan’ nalë traktori, ish kanë plaki aty edhe ajo hoxhonica, aba Fatime, e hoxhës, e rejat e hoxhës e plot kish pasë qati’ edhe une hypa qati’ edhe plaki qati’, edhe dulëm n’xhade te vorrët e Dubravës. Kur dulëm atje, kishin pas kallë shkijët zjarma, mu nxehë hala pa u zdritë mirë. Se, gjithë natën kanë néjtë tu ru ata thi. Ata tu nxé atje, k’ta qështu na’j majshin pushktë... po s’na vranë. Kërkan s’e kanë vra n’udhë e i kanë zânë plot djemtë e ri i kanë shti n’shkollë t’Dubravës. E i kanë rréhë valla... i kanë sosë; po mi’ mytë jo. A te Reka e Kasajve aty kanë bâ masakra shumë, kanë vra at Qorrin, Hajrush Qorrin me djalë e me çikë e kanë vra, e kanë bâ masakër. Tana’ do t’Tushajve i kanë bâ masakra. Dautin, ai qetri s’di shka e pat... dy vllazën, ata qati’ i kanë vra, te mullini i Kasës, ata copa i kishin pas pré, i kishin bô kashore, kashore. Ajo çika, motra, djalin n’krahë dy v’étë... ja kishin plagu djalit dy kamtë. E kanë qitë me vra me gjithë çikë po dy kamtë ja kish rrokë djalit, e tevona e kishin pas marrë hem’ at çikën, hem’ kët djalin, e kishin çu n’Ferizaj. Masanej i kanë gjetë, masi ka ikë Serbia, kur e kanë gjetë at’ djalin, çika pa u plagu hiç. A djalin e plagun... kamtë e lidhta, qe sot o i gjallë ai djali. Nër Qorraj, nër Malzez.

BG: E, ma herët, n’Lybeten a keni shku?

FG: Jo, s’kena shku kurrë, une jo... e përqéf qi kanë shku, k’ta kanë dalë. Une s’jom shku kurrë.

BG: E burrat a kanë shku?

FG: Burrat po, kur ardhke Aligjyni. Qetai edhe ni muj ditë qi’ vjen dalshin n’Lybeten a’gje. Marrshin rrake me véti, ju qitshmi gurabia e sene. Marrshin soka e sene, shkojshin a’gje kallë zjarma. I pashmi zjarmat prej kahit kallë na te Lybeteni.

BG: Për Aligjyn a?

FG: Për Aligjyn, une s’jom kanë kurrë.

FG: E çka keni bo për Aligjyn?

FG: Për Aligjyn nuk bajshmi fort... për Aligjyn veç qitshmi hae, amëlzime qitshmi. Se Aligjynin ata qi shkojshin aqe e majshin, e na gatujshmi te shpija, hankshmi kâ. Po gratë shkojshin dikush, dikush, une nuk kum shku kurrë, shkojshin dikush... Nana jeme – ramet i pastë shpyrti – e ka pasë ni motër n’Firajë. Ajo motra stanët atje n’Golinë. Tana’ ajo kur ardhke Aligjyni, thojke “po shkojke te Feridja’’ ardhshin e marrshin me kali n’Firajë. Tana tha “u çojshna marrshna avdes e me dalë n’Lybeten me falë sabahin’’. “Po’ moj nanë” i thojshna, “po shka t’vyn’ sabahi... po fale n’shpi, po n’gurë’’. “Oj bijë, s’o falë kërkush atje, po’....” tha, “plot kish pasë tu falë. Thirrke azani, atje n’Lybeten” tha, “thirrke azani. Hoxhollart kanë dalë atje tu falë hallki,” tha, “shkojshna me Feridën. Gratë e djemtë,” tha, “e falshna sabahin atje’’.

BG: E, para atyne, a ka shku najkush me falë?

FG: Kumeditë... përpara. Paj i kanë ndreqë udhtë se s’ka mujtë kërkush mu’ ngjitë n’Lybeten. Lybeteni tepër rrezik, po tepër rrezik, po’ tha i kishin ato shka e presin hékrin e gurin, secilin sen. “Si shata si sene” tha, “i bajshin gropa-gropa me hypë përpjetë. Se nuk u hypke bash n’atë rrafshinën atje mu falë gjithë” tha, “ledinë ish, nana m’ka pas thanë, ‘Po’ shka shkon njeri atje mu falë moj – falu n’shpi tâne’’. “Oj bijë” tha, “thojshin ‘sevab’... kum shku’’, thashë “mirë ja ke bâ’’. N’shkofsha atje metsha. Jo valla, s’po jam n’zor... prej kâhit p’e shoh Lybetenin, e po shkoj atje. E kto kanë shku n’luftë, kanë ikë k’ta nëpër Lybeten, janë bâ copa. Kjo çika e motrës së nusës, kjo e vogël – pesë [5] v’ét a gjashtë [6] v’ét a... a ki’ djali qi o kânë... dy [2] v’ét halâ s’i ka pasë qeki’ djali i vogël i ksaj, ki’ ma i madh o’ kânë. A kjo çika ni v’ét ka shku e i çirojke kamtë, qështu, sikur kompira livore qi tu ecë, qeki’ troh cullë. E, Musa njonin djalë e marrke n’krahë. Tha “Oj nanë’’, kallxojke, se une s’jam kânë. “Djalin” tha, “e marrsha n’krahë e çantën n’shpinë e çikën e kapsha për fanulle, verrë qeshtu, me njanën dorë”. Tha, “kur ju hapshin durtë” tha, “tup, rake” tha, “m’u kputke edhe mu krahi kur e zàke gjumi, u ranojke”. Tha, “kur e lshojshna” tha, “n’gjumë”, tha, “për qi e lshojsha n’gjumë...”. Tha, “u ulshmi, pushojshmi pak, apet u çojshmi...’’.Qashtu gazepin e kanë pa...

BG: Ti tjetër luftë, a ke përjetu – përveç t’fundit, n’Kosovë?

FG: Po, qekjo e mramja, tjetër jo. Qekjo qe nizët v’ét ë... Serbinë e Parë.

BG: A t’kujtohët najsen prej Sërbisë s’Parë?

FG: Sërbin e parë... Gjermani ka pas hi at’herë. Gjashtë [6] javë para Shingjergjit, para majit, gjashtë javë. Borë rake halâ, e ballanat, Sërbia e Parë s’ka pasë kerre sikur sot, sikur kto qi kanë pasë, po’ ni top, tri pen kuaj, ni top me ni kerrë, ni pen kuaj qëtu, edhe ni pen kuaj qëtu, edhe ni pen qëtu. Pi ktuhit e deri atje veç kual, me ngrehë ni top. Topi qi gjujshin... e tana plot xhadja o kanë. Qekjo xhadja me kerre ren’. Kerrët ushtarë n’kamë tu ju grahë kualve e topat. Tana me ja’u kthy topat. Ku ai ballani i Rusit ardhke, veç bajke vjuu; kur u kthejke, gagagagag – mitrolozi rrafsh i bajke... i mytke ata kuajt, kanë pas metë ata kuajt tri ditë n’kerre se qi i kanë pasë kaishat. Qashtu t’vramë po n’kerre. S’kanë pasë ka me ra pi kaishave. Ter’ e kanë marrë tana magjupt, i kanë goditë. Ka pasë magjupë shumë ktyneherë Serbia e parë, e i kanë bajtë ata kualt i kanë ngrehë zhag, e i kanë bâ gropa, e i kanë shti nëpër gropa...

BG: Kush i ka shti?

FG: Magjupt, magjupt i kan shti mi hékë prej xhadeve e me ja u lshu tenkave udhën, se ato tenkat ishin t’Gjermanit. Hini Gjermani ktu, po, kerrët mi shti, se kualt i myti ballani, metën kualt nëpër kerre. Kualt i hékin, tana u lshunë xhadja’ tana ka t’shkojshin tenkat e Gjermanit... po’ nuk kanë vra gjin’ ata....

BG: E Sërbia e Parë a ka vra gjin?

FG: Sërbia... qysh jo. Sërbia, Bugari: me zatetë njeri n’ta dan, tap meniherë, ata s’e kishin gajle. A Gjermani jo, veç me shku me vjedhë, t’vrajke. Me shku me vjedhë najsen, qato qi i la Serbia, me shku me vjedhë, qati’ t’ka vra Gjermani. Se kish millë e kish bukë e kish rrake, e me shku aty... qishit fukaraje qishit’ njeri shkojke aty. E, i zashin, ma shumë i zashin, i zashin e i marrshin e mi’ vra najnjo e vrajshin. Qashtu tana’ Serbia... tana’ metën, ikën ata ushtartë, i lanë ata kerrët, kur ja nisi ballâni tu gjujtë, mâ ballâni i vrau k’ta kejt... e ikën ata e hinë bjeshkës përpjetë, dushkajës ikën. E, metën gjithë natën, metën nëpër malë ushtartë t’véshët me guja e me pushkë, t’véshët kejt. Tana’ u lodhën, po’ ka’ me dalë... ka’ me shku... ardhshin e lypshin bukë. Na s’ditshmi... cullë jam kânë at’herë... nuk jamë kânë fort e vogël valla. Nja dy-tremdhetë [12-13] vjet i kam pasë. E kur ardhshin dalshin pi zabelit. Zabelin e kishim qati’, e dalshin daj leba, daj leba (daj hleba) kumeditë shka. “Oj nanë, oj nanë, shkijët’’, ajo ni gru e mixhës tem tha, “bukë tek jonë tu lypë’’, e kish marrë ni copë bukë. Paj bile qitja ni troh’ djathë, po ni copë bukë edhe ni grusht krypë ja kish qitë përmi. Kur e murr ai, “Shka o’ kjo?’’, ku ha ai ushtari bukë me kryp? Nukë t’kallamojt. “Merre, merre” tha, “se nuk e di, kjo s’po hânka’’, kumeditë shka i thojke atij. E, bujtën nëpër zabele, nëpër tana’, ranë n’dorë, i murr ai Gjermani, i shtini atje. Kanë néjtë jesir ata, pale sa kanë néjtë jesir.

BG: Çka osht ‘jesir’?

FG: N’burg, po’ kanë punu n’Gjermani, po, me v’ét i ka majtë. Me v’ét i ka majtë, pesë-gjashtë [5-6] vjet i ka majtë, ushtartë. Ata janë kânë edhe shqiptarë ushtartë, edhe tontë kanë néjtë shumë.

BG: Ku kanë néjtë?

FG: Jesir, qati’ ushtarë qi’ i ka zanë, i ka marrë mi’ vra si vrau. Dërzhava, dërzhava... ushtartë u ja...Qi po tham... gjujshin e kanë ikë e kanë hi nëpër zabele, ai kish mujtë mi’, vra me ja kthy mitrolozin, mi vra kejt. Mirëpo, i ka lanë... kanë ikë. Si kanë ikë atje, kanë metë pa bukë dy-tri [2-3] ditë... dy-tri ditë pa bukë s’rri njeri... kanë ra n’dorë. Kanë shku, janë lajmru qi “kina metë qështu”, i lidhshin konopet, ‘ti ni konop t’gatë atje’ edhe ki’ tjetri atje, i shtishin ata nërmjet ushtartë, e me konop i çojshin edhe i hypke n’pampur, i çojke n’Gjermani. N’Gjermani i ka majtë tri v’ét, katër v’ét , pesë v’ét... po’ tevona i kanë lshu. Mas at’herit i kanë lshu e kanë ardhë. E ‘jesir’ ju thojshin, janë jesir, qati’ne ‘jesir’ ju thojshin.

BG: A ju kanë kallxu prej kahit kanë ardhë t’Nikajve ktu?

FG: Po... prej Shqipnisë duhët me ardhë. Ishin do Nikaj, po’ thirrshin n’Shqipni edhe n’Kosovë kish ni ven ‘Nika’ po thirrke, e tana’ prej qati’hit kishin ardhë n’Kosovë. E, prej Kosove kishin ardhë ktu, e, qashtu thojshin pleqt...plaki thojke... e tana’ janë shumu. T’parën herë nuk kishin pasë bereqet hiç. S’kishin pasë thmi... dikush ni thmi; dikush hiç. Ma shumë kanë metë shpijat... mâ thmi... e merr edhe ni gru; edhe tjetra s’ka pasë, edhe njo’, edhe dy... kurgjo hiç, e tana’, masanéna tana’, plot thmi: dikush katër [4] djem; dikush pesë [5] djem; dikush gjashtë [6] djem; dikush dy [2]; dikush tre [3]; dikush... Qetashti plot kanë thmi shpijat, kanë djem. E përpara... s’ju kish pas ecë hiç përpara.

BG: Kshtu... a folin najsen për katun? A kanë tregu?

FG: Kurgjo nuk thonë. Keq s’kanë bô... kurrniherë Nikajt s’kanë bâ. Shumë katun i mirë. As ngucën nër véti, as s’bâjnë sherr nër véti. Hinë, dalin, duhën, punojnë, shkojnë për qef... po tybe. Thojke Musa – ni Musë e kam, burri qësaj nusës qëtu – tha,  “nuk e di shka erdh llafi... bojke gjin e tu’ asi, e” tha, “nuk i foli”. Kish thânë “nuk i foli... qe katër [4] v’ét s’i kum folë...” me njanin... pale kush i kish kallxu. Kallxojke, tha “me kan ta di qët histori... shka o’ qekjo: mos me folë njeri katër [4] v’ét me katunarin e vet”. “S’ka njeri qi’ jam idhnu me tâ. Kurrë” tha, “e qetai i kum bâ... kurrë s’jam idhnu me kan; as s’mu ka idhnu kush; as s’e kum sha kan; as s’um ka sha kush. Pse s’um shau mu; se s’e kum sha... me gucë dikon nuk t’gucë, me gucë... secili i kqyrë ato hesapet e véta’’.

BG: E zinë e bukës a e man mên?

FG: Qi kanë duru për bukë, a? Po, kanë duru njerzt për bukë...Blej rapuha e zí rapuha e qitju gjizë atyne rapuhave. Do rapuha ishin qi pi xeherojshin loptë e tevona qasi kish qillue njo’: e kanë zí rapuhat, ju kanë qitë krypë kush ka pasë. E o’ ligë çika meniherë o âjë, ka dekë. Qajo rapuha o’ kânë qajo, hajshin rapuha. E na nuk kena duru për bukë, se na e kena tokën e mirë, e kanë vaditë me vadë. Na s’kena duru për bukë kurrë... groshën, se grosha u bajke n’Bugar... grosha e kallamoqi, e. Me hângër bukën e groshës nuk hike n’gojë. Qi shkojshmi nakun’ me bujtë, at’herë e marrshin bukën me véti.

BG: E, qysh osht buka e groshës?

FG: Groshës... tani mi qitë bukë, ai... i ardhke era kur u pêke, nuk u nejke atère... s’u hanke. Buka e kallamoqit t’knaqë, a e groshës nuk po hanke me blu. A din... tash... kush qitke bukë prej groshës, kur ta thejshin bukën, s’u hanke. Ajo metke e thyme, e blujshin groshën qashtu; grosha u bojke, kallamoqi jo.

BG: E, kshtu, grosha – çfarë gjelle keni bâ?

FG: Po, groshën e zíshmi... shumë groshë e mirë o’ kânë. Tana kompira mjellshmi. Kompirat çorbë i ndreqshmi, ujë ju qitshmi; jo sikur sot. E mushmi vekshin me kompira, keptë ja’u kavërdisshin n’fërtere. I gríke keptë, tana’ ja’u qitke tlynin, ja kavërdiske. Ja’u qitke biberin, ja u qitke aty. Ju qitke valë, i zíke n’veksh, i qitshmi nëpër sahâna... me ni sahan. ‘Gjyveç’ bile i thojshmi atij, i botës o’ kanë: e hankshmi kejt me ni vên. Cullve ja qitshmi ka ni kalanicë t’vacërr. Janë kanë do kalanica t’vacrra, cullt, qëtu përpara, edhe n’odë t’miqve n’qat gjyveçin e qitshmi groshën, kompirat. Orizin e ndreqshmi n’tepsi, po, edhe n’veksh e ndreqshmi orizin. N’veksh e nëpër sahâna e qitshmi orizin, edhe n’tepsi e çojshmi n’odë.

BG: Sa herë n’ditë keni hângër bukë?

FG: Kena hangër kafjall, sillë, darkë.

BG: N’sa ora hankshi kafjall?

FG: Kafjallin e hankshmi valla n’sabah, si u çojshmi. Burrat u çojshin me shku n’punë... burrat hangshin herët, pa u çu gratë halâ. Qajo magjetorja ja’u bajke bukën burrave, ajo u çojke herët, e kallke zjarmin n’shpi, e ja’u rreshke bukën e ju qitke djathë, tamlin ja’u vlojke e ju qitke tâmël. Dikush marojke përshesh me tâmël; dikush hanke bukë me djathë e me tâmël; dikush hanke me groshë. Burrat na si gjetshmi n’shpi hiç: kur u çojshmi na gratë – burrat kishin shku n’punë. Magjetorja tani tekrar bukën për neve, na’j kthejke bukën neve. Qashtu bukë me groshë, me djathë, me kosë, me shka ditshmi me hangër, hankshmi.

BG: E drekën kur e hankshi?

FG: Drekën e hankshmi n’dymdhetë. At’herë ‘n’shtatë’ i thojshin sahatit. ‘Sahati shtatë’, a qetashti ‘n’dymdhetë’. At’herë drekën, sillën ‘n’shtatë’ e hankshmi.

BG: Pse i thojshi ‘shtatë’?

FG: Po qashtu: alla turke, alla frânke, a s’e di shka i thojshin sahatit... ashtu i thojshin. Qat’herë hankshmi drekë na gratë. E qitshmi naj laknur t’kallamojt’, e, e ndreqshmi mirë me lakna, i qitshmi lakna shumë e, e kthejshmi tërvezen pesë a gjashtë [5,6] gra, e tri-katër [3-4] cullë, katër-pesë [4-5] cullë: secila i kish ka dy, ka tre, ka njo’... ka ni laknurë e hankshmi kejt... ni laknur, a na knaqke, na knaqke. Na knaqke ai laknur... me dhalltë laknur hankshmi. Mledhshmi qurrshia, hankshmi. Une ju mledhsha qurrshia. Une e kum pasë zanat me mledhë qurrshia: ka ni [1] tepsi qurrshia e hankshmi verës. Për darkë shtishmi groshë, kompira, makaruna – makarunat me bukë i hankshmi, i zishmi n’veksh, po’ zaher Gjermani i ka pru. S’ka pasë përpara makaruna, po bezbeli gjermani i ka pru. Gjermani tani pruni mall, veç e bajti bjeshkën. Deri e bajti bjeshkën néjti: si e bajti bjeshkën, qi ka metë roga sot, b’eshka o’... lisat qi janë kânë t’asaj qi t’lashin mêntë. Kejt i ka bajtë... pampurin e murr, e bâni ktu. Tre [3] pampura t’vogël me lisa u çojshin n’Kaçanik. Lisat t’trashë... nuk i marrshin fort t’trashë. Qështu sa ki’ ma t’gushtë bile, se qekjo qi o’... rrumullak e t’gatë po’ pa dega, pa kurgjo: t’drejtë, t’mirë.

BG: E, a o’ kânë shumë e madhe ajo bjeshka?

FG: Po, qekjo bjeshka Lybetenit, shumë e madhe o’ kânë n’qët anë, qi’ dokët si rogë n’qët anë, qat’herë e ka pré Bugari e Gjermani, qat’herë. Prej qat’herit ka metë rogë qashtu, se e ka pré ter n’tokë qi e maroi at’ rizhën qi t’kallxova. I qitshin n’ujë lisat e ardhshin lisat n’Kamenicë, tana’ i garkojshin tre [3] pampura, shkojshin e mush’shin pampurin e madh për Gjermani. I çojshin ata n’Gjermani, ata lisa, tana’ Madenin e çeli. Gjermani e çeli Madenin n’Shtërpcë.

BG: Çka o’ ‘madeni’?

FG: Madenin, e ja harrum emrin... shka i thonë atí... madenin. Maden, shka nxerrin prej atij madenit – shkamos, at’ pampurin për maden e qiti edhe për kto gurë...

BG: Minierë?

FG: Gur... kur e gjetshmi naj gur... me gjetë thmija n’tokë tu i ru lopt: aau e kum gjetë ni guri t’madenit – ngajshmi kejt: uuu qitke xixa guri, tani e lshojshmi e thejshmi. Sikur gacllima bojshin ato ka rashin copat. Qasi ka pasë, maden, ai Gjermani, tri [3] v’ét.... e ka bajtë maden prej Shtërpcës edhe e ka çu n’Gjermani. Edhe bjéshkën e bajti, edhe madenin, tana’ madeni ju sos mdokët, se mâ s’ka çelë kush maden. Pampuri s’o mâ... po’ mujnë me nxerrë, po’ mâ nuk o’ tu nxerrë maden, zahere ka hupë, se ai alltan a palè çka kish ai... e ka bajtë, e ka çu atje. Madenin, ka tre pampura n’ditë i bajke me maden, ka tre pampura me dru i mush’shin vagonat e mdhoj, i çojshin për Gjermani.