Gani Gashi

Intervistuar nga: Batije Sylejmani

S’kemi hjêkë për bukë; për tjerat po. Për tjerat sene dathë e deshë e mos vet. Mas gjâve e naj... kush naj lopë e nja kush... qisi... dhijê e nja kush-nja kush dhênë

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

05.05.2018

Lokacioni i intervistës

Prishtinë

Vendi i lindjës

Llabjanit, Gjilani

Tranksriptimi

BS: Baca Gani, a po ja nisim? 

GG: Po.

BS: A po m’prezentohesh ma s’pari – emrin; mbiemrin; ku je lindë…

GG: Gani Gashi, fisi jem, emnin Gani, fisin e kom Gash ma s’pari. Nana m’ka…Nuri e ka pâsë emrin.

BS: Po.

GG: Nuri, e rahmet i paçtë shpiriti. E Llabjanit u kânë. 

BS: Llabjanit t’Gilanit a? 

GG: T’Gillanit. U dekë, rahmet i paçtë shpirti... na jemi rritë jetima, skame... bukë kemi pâsë në atë kohë, do tokë, e bukën e bojshmi. S’kemi hjêkë për bukë; për tjerat po. Për tjerat sene dathë e deshë e mos vet. Mas gjâve e naj... kush naj lopë e nja kush... qisi... dhijê e nja kush-nja kush dhênë, i rujshmi me i mjelë ka pak, me hânger.

BS: Po.

GG: Löng, bukë t’elbët, se t’grytit veç njâ, se atëhere s’u bojke edhe s’u hanke. E, tash u rrita, shkollën… pak shkollë kom pâsë… fillore. 

BS: Ku e ke kry? 

GG: Në Mramor. 

BS: Në Mramor?

GG: Po, tana’ um çunë mu, n’atë kohë kur u rritshum. U’m çunë Buro Akademi, domethânë motmot. Ni generall e kem pâsë arsimtar. 

BS: Po.

GG: E kur u krye ajo gjashtë [6] muj, m’ tha, “Kush don me vazhdu shkollën?’’. 

BS: Po.

GG: Akademinë. Ajo ngat katër [4] vjet: “rrini veç kush don me...” n’atë kohë… edhe milic nuk shkojshin moz’alla’ me thirrë, u tranojshin, s’e lajke me shku …i kânë lshu gratë e i kânë lshu çikat, e i lajshin, nuk dojshin. 

BS: Nuk i lejshin me shku polic, a? 

GG: Nuk – nuk lajshin. 

BS: E, pse?

GG: Pse? Ligji i shiptarhânës në atë kohë. 

BS: Po.

GG: Shiptari ngojke shpinë: çka thojke, amin u bojke. 

BS: Ti, s’um kallxove mu sa vetë jeni kânë n’familje... Qysh keni jetu?

GG: Në familje, të kallxova: mixha, baba, une, katër [4] vllâzun. Nana e gjyshen e kemi pasë. U plak gjyshja, diq, nâna diq, metëm na jetima pa nânë, po gruja e mixhes na ka rritë n’atë kohë…u dekë, rahmet i paçtë shpirti... na lajke teshat e na përvlojke, se atëhere s’ka pasë as sodë as sapun as…

BS: Po.

GG: Veç n’ujë të valë qashtu. S’di qysh u kânë, nuk u kânë rrnesë e mirë. U rritem edhe na, do anej e do anej, dulum pej katunit, unë jom ardhë moti, n’43-ten jam pranu si milic, e na çunë në Vojna Akademi. Motmot na majten, e na dhanë... n’atë kohë s’ka pâsë dipllama kur u kry shkolla.

BS: Po.

GG: Qi u kryke shkolla e mesme... po janë kânë diftesa. Na dhanë diftesat, qe qito, tjera s’ka. Tash, kur u bâ për shkolla, tash dipllamat i lypshin. Une e pata diftesen, dy diftesa i pata, e çova, s’ma pranun. Jo – veç dipllâmë. Ku me marrë dipllâmen?  Ku me marrë – s’kish n’atë kohë as rezidencë  kun’, as t’shkrume kun’... ai ‘s’di’; ai ‘s’di’, qishtu. 

BS: E ti, kur ke dalë pej katunit – a ke dalë vetë në Prishtinë, a me krejt familjen jeni ardhë?

GG: Jo, unë vetum jom dalë.

BS: Kush ka metë atje? 

GG: Ka metë bâba, 3 vllâzun, mixha. I ka pâsë 3 djem e ni çikë edhe ata s’kanë livritë, ata vona kanë dalë në Prishtinë.

BS: Tash mâ, kush është atje në katun, pej familjës? 

GG: I kom do djel të vllaut. 

BS: Po. 

GG: Aj u dekë rahmetlija. I kom pâsë katër [4] dekë për motmot: 3 vllâzun, djali 50 vjeçar – 56-7 vjet i ka pâsë, diq. Katra [4]. 

BS: Po.

GG: Shkunë... n’vên se mu’ m’përcjell ata mue; i përcolla unë.

BS: E ti, ma i madhi pej familjes je, a?

GG: Jo, i dyti jom kânë.

BS: A, i dyti... sa vjet i ki qitasht, bac?

GG: Nantdhet’ e dy [92].

BS: 92?

GG: 92 vjet i kom. Dyqin [200] a sa dush thuj. 

BS: Paske jetu koxha mirë. 

GG: Kum…qyre, në atë kohë u kânë ligji qashtu… shtet Jugusllavija, Tita, aj u munojke me i shti gjinen n’parti. Um murën mue n’parti. U bâna si anëtar i partisë. Shkojke puna ma mirë e hesapi ma mirë, e... 

BS: Hajde bac, kallxomë, a e man mên ti Luften e Dytë Botnore? 

GG: E maj. 

BS: Se ti po dokesh qe e man atâ... hajde, kallxom, qysh e keni përjetue atëhere?

GG: Në atë kohë, u kânë shtirë me përjetue luftën, se ma s’pari në atë kohë Gjermonija, Italija, Bugari, dreqi i biri ardhshin’ jo sot kjo’, ‘jo sot kjo’. 

BS: E në katun tôndin, kush u kânë?

GG: Janë kânë gjermont, janë kânë bugart, janë kânë italjont, janë kânë do anglezë a s’di çka ju thojshin në atë kohë.

BS: A ju kanë bâ zullum ata në katun?

GG: Jo.

BS: Jo, a..?

GG: Bugart po. 

BS: A bugart po?

GG: A bugart vrajshin, plaçkitshin, marrshin... a tjertë jo. 

BS: E, në katun t’jujin, a ka pasë serbë e romë, e?

GG: Jo, e kemi pâsë ni [1] katun serb, po u kânë larg nja 10 killometra pej neve. 

BS: Cili është aj?

GG: Novosella. 

BS: Novosella? 

GG: Ku u maru Brana sot, ku është Graçnka që e ka ujtë, qatu janë kânë ata.

BS: Knej ka Badovci, a? 

GG: Ka Badofci. Edhe na’j kanë marrë 3 hekterë tokë, që e kapi aj pllani i branes. Na mur shteti n’atë kohë. Tetë [8] klasë a nantë [9] klasë, a, diçka dhanë. E muren tokën e qiten n’veti. Na meten do far’ shpatinash, do kërshe e do mal... e kemi pâsë ka pak mal, qishtu kemi rrnu. 

BS: E, a e keni shitë atë malin qi’ e keni pasë, a?

GG: Jo, e kemi. 

BS: A e keni pre – me bô dru?

GG: E kemi pre. Kur u... na thirri baba, 4-3 vllazun n’katun. Baba smutë, n’ kauç nejke ratë. Ni kunat e kom pâsë, ni vllâ, i ka pasë dy djel. Thashë hajt me shku me kerr, e marr qit vllaun qe e ka shpinë qitu edhe… “Çka na ke thirrë?’’. Thotë, ’’Dojmë mu’ dâ’’. 

BS: Po.

GG: Thotë, “due me ditë se po vjen porez e po vjen”. Lamë thiu shkojke. Do me ju dâ, mu dalë, me ditë secili venin e vet. Në atë kohë unë isha polic.

BS: Po.

GG: I thashë “Bâbë”. “Hêêê”. Se nuk o’ kollaj me pasë... bâbë e nânë kurrë nuk t’bahet, ktâ dije... e thashë, “me kô do me shkue?”…ratë, dikush u dufke me majtë… tha, “Nâna ma ka lânë amanet me shku me vlla të vogël”. Thashë, “Bâbë, une hisen tême du me ta falë ty, se kur t’des, mas dekes tane, jepja... kush t’man’ – qati’ jepja”. U damë, e do mal e patem nja ni [1] hekter e gjysë. Tha “nuk u lâ” tha, “se edhe juve ju vyjnë drutë, shpijat i keni” i thashë, “Po”. Tha, “shpijat i keni, po për dru jeni lazum”. Idare. Shkum’ me dâ me vllazun atëfar’ cope mal. Une e preva, ka pak marrsha. Aj vllâ... ramet i paç shpirti, u dekë... e qeshtu motra jem n’atë kohë...

BS: E ti, veç qata mal e more a? 

GG: Veç qata mal.

BS: E shpinë, ktu n’Prishtinë, qysh e ke maru? 

GG: Unë e kom marue, veç qyre çka po t’thom, motër: nuk po bojke njeri napër vllaznillak me hi, se kta i kom pâsë nipa, djel të halles, që e kom ble qitu unë.

BS: Po.

GG: “Jo, hajde mere”, se në Dugagjin jom kânë me detyrë unë në atë kohë.

BS: Po.

GG: Hajde, hajde. Erdha, kur e bleva, e kshyra, e dita çka kom ble. Ajo u kânë tridhet [30] santin nërmjet shpijave, me hi e me dalë.  Atëhere as s’kemi pasë ujë qitu, as s’kemi pasë rrugë, as s’kemi pasë, menermethânë, nevejtore. 

BS: Ka’ qikjo mahalla?

GG: Po, qikjo mahallë. Jon’ kânë do (s’kuptohet) … jon kânë ni parë dyrë me hi. Sokakin na e kemi pasë veç; ata veç. Dy shpija veç na, veç.  Po’ n’atë kohë isha n’detyrë, e ja’v marova udhen, ja’v shtrova. Shteti besa na shtroi udhen, na pruni rrymen e na pruni ujët e na pruni... kejt shteti.

BS: Po.

GG: I bike Jugusllavija në atë kohë, sa u kânë Tita gjallë…e qito unë…qikjo o’ shpija jeme, kjo o’ me qerpiç e marume.

BS: Moti e paske marue, a?

GG: Jo-jo, unë e kom ble. 

BS: A, ti e ke ble t’marume? 

GG: T’marume. S’ka pasë... ni sobë që ka flejt ai edhe nifar si shupë, a. Po tanaj une e mora lejen, e marova qit kat, e marova t’dytin kat, treti kat um’ met shprast se tre [3] djem i kom une. Njo’ e kom n’Austri, njo’ um ka dekë, njo’ um ka metë, e qishtu. E, çka të interson tjeter sen?

BS: Hajde, tash, po folim për shpijen n’katun...?

GG: Unë t’kallxova tash. 

BS: E lamë, qat inçizimin e parë e lamë.

GG: Shpija n’katun me qerpiç.

BS: Ëhë...

GG: Atëhere tulla s’u ditë çka o’, blloki s’u ditë çka osht. S’ka pasë. 

BS: Po.

GG: Me qerpiç, do me pallzina të mushne lloq nërmjet, do e zidume me qerpiç, e maroke shpinë e çojke, qyrke (s’kuptohet fjala), tavanin e mlojshin me diçka, atë kohë i kanë mlu edhe me rrasa shpijat. 

BS: Çka janë ato?

GG: Rrasa t’mdha, që mlohen shpijat. Ana e Pejes, atje, Dugagjinit, i mlon shpitë. 

BS: A si gur, a?

GG: Hë, gur-gur. 

BS: E, ku i mershit ato?

GG: A?

BS: Ku i mershit ato rrasat? 

GG: Po’, ka pasë n’atë kohë... nxirrshin, pej toke i nxirrshi tash. E qishtu n’atë kohë, shpija e marume met n’katun. Kur shkova une, met baba, metën tre [3] vllâzun. Dy [2] kanë nejtë bashkë tej sa jun ardhë në Prishtinë, njani u da, i ka pasë pesë [5] thmi, po punojke n’radio stanicë. Shkoi n’burg, e... 

BS: E, pse shkoi n’burg ai?

GG: Se ja gjeten sigurimi shtetnor n’atë kohë qi u kânë… shpihunat… ka pasë shpihuna shumë – ja gjetën syretin e Enver Hoxhes.

BS: Për ni fotografi ka shku në burg?

GG: Po, për ni fotografi pasha Zotin. Nantë [9] vjet e kanë dënue.  M’thirren mu n’atë kohë, sha polic unë, e um thirri ai. 

BS: Naqallniku a?

GG: Po, naqallniku jo, po’ janë kânë për sigurim. Thanë “Gani, hajde nalt qitu”. E kisha t’njofshum, e njofsha. U kânë i Lebanes, qitu përtej Luguviqit.

BS: Shiptar ai, a?

GG: Jo, serb.

BS: A serb...?

GG: Shiptar n’atë kohë s’ka pasë n’udhe, s’ka pasë n’UDB-e, n’atë kohë. Krejt veç serbë, e kur shkova. Unju. Nejse. Po vetë ma s’pari “I kahit je?”. Thashë, “jom i Mramorit”. “Kon ki n’shpi?” I kallxova sikur t’kallxova ty, “E kâm babën e, e ni gjyshe plakë e, nânë s’kena,  mixhen, do djel të mixhes... qata jem”. “Sa vllazun jeni?”, Thashë “jem katër [4]”. “Qysh thirresh? Thashë “unë thirrna Gani Gashi, aj i madhi” thashë, “Shemsi Gashi, qe e gjetën, ky Baki Gashi, Halil Gashi – katër”. Kur e zgati doren pej fiukut, “a e nje” tha “qitâ?”. Ma kallxoi syretin e Enver Hoxhes.  “A pe’ she” tha, “me çka mirret vllau yt? “. Në atë kohë... Në atë kohë të fshike hyqmeti, Zoti na rujtë, o’ kem e tha “qysh ti milic e vllau armik” tha “ça po ta mer menja...”. Thashë, “une jom bâ në bé tash, unë jam bâ bé, kur jam hi në atë kohë kam bâ bé qi për qit shtet kam me punue, s’um intereson politika, hiç as tek as anenaj”, “ajt” tha “te meno’ për veti, e ka grunë, i ka 5 thmi, unë s’di gjâ”... njese, e kisha unë, e kam pasë unë ni shoq, ni kusheri, Nebi Gashi, ai u kânë në pozita të nalta në atë kohë, se sa ni kumitet, e um nimojke... po’ e marrshin emrin, mbiemrin, e muren n’parti e hina në parti, e njo’ ky detyrë, jo ky detyrë, qishtu moter.

BS: Ti paske punu koxha gjatë, a?

GG: Tridhetë e pesë [35] vjet.

BS: Tridhetë e pesë [35] je kânë polic?

GG: Polic. 

BS: A u kanë zor atëhere me kânë polic? 

GG: Boll pasha Zotin, se atëhere s’ke pasë me gjintë e meçum, e me gjin të tokës, qi’ thojnë ni fjalë... s’ke pasë... kejt me hajduka, ka pasë gjeparosha, ka pasë që thejnë dugâj, ka pasë qi thejnë trafika, ka pasë qe vidhen pej xhepave – hajna të xhepave, shkoje, kena... me qata, kemi mrri mi marrë në atë kohë.

BS: E, hajde, a po m’kallxon ti mu çfarë uniforme ka pasë policija atëhere – a e man’ mên?

GG: E maj mên vllahi, se i kom pa të reja dy pare, do i kom, e uniformën e kam pasë të mirë, veç janë kânë... veç u kanë shtirë me kânë, se duhan... sa ishmi në detyrë, jashtë me përdor, duhon me pi s’lashin. 

BS: Po, a?

GG: Të pegllatun teshat, çizme.

BS: E qysh janë kânë pantollat; çfarë ngjyre kânë pasë: a mun me mi kallxu?

GG: Po qi ka pasë, ka dalë ti milicija, në atë kohë jon kônë shteti i dërzhavës, edhe s’po di qysh... me ta janë kânë. 

BS: A janë kânë të kaltërta, a të maviata, a të jeshilta, a...?

GG: T’kaltërta jon’ kônë. Veç ma ngarkesë prej Sllovenije i marrshin, i matshin, i preshin, e i marrshum, qi’ kur dalshe miza u shike në pantolla, do kohë, atëhere milicija u kânë në pupa, se shteti... thonë shtet pa hekë policija, ushtrija s’ka pasë në atë kohë. 

BS: E ty, a të kanë thirrë ushtar atëhere? 

GG: Jo.

BS: A, jo...

GG: Jo.

BS: Atëhere, nuk ju kanë thirrë, a? 

GG: Jo, s’um thirren... unë shkova, urdhni tha ‘Kush don me shku’, shkova, n’Graçanicë jemi kânë në atë kohë, me Graçanicë: ‘A po don me shku?’ – “Po”. 

BS: A po don ujë? [Ndërhyrje me gruan e subjektit]

GG: Eh, um veshën, ma s’pari jam veshë në Jugoviq. Sefte kam nejtë aty, nja dy [2] vjet a tri [3], e u ndrrojshin, e i prushin bum e bum, e qe i veshin, po nuk kemi pasë kerre, kemi pasë... kâmë kejt.

BS: Po, a?

GG: Kejt n’kâmë, pasha Zotin, me kto kâmë e kom shkelë kejt Kosovën. 

BS: E, milicja, motorra a kanë pasë? 

GG: Ja’.

BS: Hiç-hiç?

GG: Ja’, kurgjo s’ka pasë milicja. 

BS: Kejt ên’ kômë.

GG: Kejt kâmë [Pas ndërhyrjes së saj, i bërtet gruas: ‘Hajde shujmë ti tash. Mos fol, shuj bre.’]

BS: E, tash?

GG: He, ça po don ti tash: veç vetum, çka po don?

BS: He, po-po.

GG: Çka të duhet tye?

BS: Kejt kena me folë qitasht.

GG: He. 

BS: Hajde tash folem për polici, hajde kallxomë teshat qysh i keni veshë te shpija; çfarë tesha keni pasë te shpija; nâna jote çka ka veshë; baba çka ka veshë...?

GG: Nâna, rahmet i paçtë shpirti, dimi. 

BS: Dimi.

GG: Qasi pshtjellak, njâ qampar a njâ... s’di bre çka ka pasë, atëhere kur shkojshin të pâs se ferexhen e kanë pasë, e veshin ata e ata, e kanë pasë si me dalne, mos me njoftë kush. 

BS: Dej kur e kanë pasë ferexhen gratë?

GG: Po vet... tani erdh ligji qi u hoq tani. 

BS: Kush e pruni qat ligj?

GG: E pruni shteti.  

BS: Jugosllavia?

GG: Jugusllavija, e pruni: ma pari mu’ hekë ferexha; e dyta – utkupi, në atë kohë që ju marrshin drithin e ju marrshin kallamoqin, s’ka pasë hiç atëhere, se u kânë fukara. Jugusllavia i pruke atëhere. 

BS: E juve, a ju kanë marrë drithin, e kto, a?

GG: A?

BS: A ju kanë marrë juve?

GG: Po, po pasha Zotin me milici, unë e di... ja fshishin koshin e kallamoqit e ata… e, u marrshin.

BS: E pse?

GG: Me hânger, ushtrija, policija... s’ka pasë atëherë. 

BS: Aaa...

GG: S’ka pasë atëherë..., qishtu moter... 

BS: Interesont... e, burrat, qysh janë veshë ka’ shpija? 

GG: Tirqit, shokë, pantollë... s’ka pasë atëhere. 

BS: A jo, a?

GG: Jo-jo-jo-jo... tjerqi me gajtana. 

BS: E ti, kur vishe prej punës, çka vesh’she në shpi?

GG: Unë – unë vesh’sha tesha katunarçe, e heksha uniformën me hekurosë e me ato me i bâ, se u dofke me shku miza me u kshyrë në tesha në atë kohë.

BS: Hajt kallxom qysh keni lujtë, mixhë – çfarë lojna keni bâ?

GG: Kurfarë lojna s’kemi pasë atëhere.

BS: Hiç s’keni lujtë, a?

GG: Jaaa... atëhere jashta unë e di kur jam shkue... në atë kohë kur na diq nana i rujsha  dy  lopë, i lshojsha, i kullotsha, i prusha n’shpi. Masanenja i kam rujtë do dhi, dhitë n’mal edhe ato hankshin, i prushum në shpi... tjetër sen... n’atë kohë me veshë pa apanga dathun, deshun... Zoti na rujtë. 

BS: E ato apangat, a i marojshit, a i blejshit dikun?

GG: I marojshum, jo, t’pllastikës, se s’ka pasë llastik. 

BS: Jo, a? 

GG: Jo, të lkurës, e bajshum dy muj ditë, dy javë ditë... ajo u çkoqke.

BS: E, lkurën e kunja? Lkurën e lopve, a?

GG: Lkurën e lopve, kush prejke në atë kohë, prejshin postjerrma, ka pasë... u shitshin, e qishtu u kânë... 

BS: E, a e manë men, nana jote, a gruja e mixhes, a kanë punu me vek?

GG: Me vek... grunë e mixhes, e di, kur u martu mixha, e di, ka pas punu në vek e ka pas pru ni jânë kur u ardhë nuse.

BS: Po, a?

GG: Qi e ka maru vet me nânën e vet, ata e maj men: “O’ po vjen, e ka pru ni jânë”. 

BS: E qysh u dokë aj jani?

GG: Jâni me lara, larat e mira... në atë kohë me vek e marojshin. 

BS: A e lat... a e vjerrt në muri, a e lat në tokë? 

GG: Jo, në tokë e shtrojshin.

BS: A... në tokë...?

GG: Ja, në tokë.

BS: Se kom ni edhe do ma t’vogël qi i kanë.

GG: Po.

BS: Vjerrë n’oda a?

GG: Në oda valla, a jânin veç kur ardhke naj musafir, që e kishim musafir, ja shtrojshmi jânin, edhe atëhere ka pasë qerga.

BS: Çka janë ato?

GG: Të konopit... i marojshin si… 

BS: Aha.

GG: Qergë.

BS: Qergë, po.

GG: Qergë, në vek e varke qergën, e dhên... n’belek të dhivê u marojke qerga, e shtrojke n’odë aty musafirve.

BS: E, ktynehere, ku jeni ulë kshtu në shpi; a keni pasë kauça?

GG: Mo’zalla’. 

BS: Jo, a?

GG: Kauç: s’e kemi ditë çka osht kauçi.

BS: E qysh – n’çka jeni ulë? 

GG: Në shkâma.

BS: A i marojshi vet shkâmat a? Ksi me tri kamë, a?

GG: Me tri kamë.

BS: Kush i marojke ato? 

GG: I marojke mixha – rahmet i paçtë shpirti – shkama, kanihere në qergë u ulshmi, nejshmi qashtu.

BS: E shilte?

GG: A?

BS: Shilte – a keni pasë?

GG: Mo’zalla’!

BS: A... moti?

GG: Far shilte, a çfarë hamami...! Tre [3] veta flejshmi; ni [1] jargan e kishmi tre [3] vetë, u mlojshmi me tô n’atë kohë. 

BS: E, kur flejshi, në çka keni flejtë? N’tokë, a? 

GG: N’tokë. 

BS: E, a i man mên ata demelat me kashtë? 

GG: Qysh jo... i maj men. 

BS: Qysh janë qata? Kallxomë...

GG: N’atë kohë janë kânë jastakat sikur qyky kauç, ni [1] meter janë kânë gatë, e i mush’shin kashtë e me ra, me qitë krytë n’to. 

BS: E, pse ju kanë thânë ‘demela’? 

GG: Se gjin’ pa shkollë. Ma keq se pa shkollë s’kish, motër. Unë kur kam punue, e kam pasë ni magjar, u kânë për thmi që janë, nuk janë të aftë, a i marrke... e kish pasë shkollen e kryme për qata, e i marrke i msojke, i kallxojke ku duhet me shku, ku, kejt. Ardhshin djelt atë kohë kur kam punu unë, ardhshin djemtë, çfarë djem... dejmtë dy metrra... aj Zoti na rujtë.

BS: Me dhânë gisht? 

GG: E po’ m’vetë aj mue, “Pse be Gani der kta djem, pa shkollë?”. I thashë, “Po’ vâllahi atëhere s’kemi pasë” ...u dike, “shkollë s’kemi pasë, msusa jo, kurgjo jo”. Tha “unë kur e kom... kur janë kânë në shkollë qi ish bâ doktor, i kemi pasë” tha, “i Vojvodines u kânë, 3 hekterë tokë të parin vjet” tha, “u pagujke. N’bifshi Jugusllavinë u pagujke shkolla”, tha, “e shiti baba hekter tokë, ma pagoi t’parin vjet; të dytin vjet” tha, “e shiti... të dytin hekter ma pagou; tretin vjet” tha, “e shiti, të tretin hekter na met shpia edhe trolli,” tha, “të katërtin vjet u dufke me pague”. Thashë, “bâbë bre” tha, “hâ?”, “na le n’sokak bre” tha, “Jo, bir”, po aj i shkollum, tha, “krye t’i qita se ki m’i pasë kejt... pa shkollë s’ka” ... e, shkolla ish punë e madhe. 

BS: E, juve n’katun, s’ju kanë maru shkolla atëhere, a? 

GG: Mo’zalla’... me mejtep, u kânë i marum me qerpiç, shkojshin thmija veç sa me hi qatu.

BS: E çka kanë mësu atu n’mejtep?

GG: Për hoxhë. 

BS: E, aj hoxha qe u kânë aty, a u kânë shqiptar, a?

GG: Turqeli.

BS: A...turqeli.

GG: Turqeli... ka pasë edhe rus.

BS: Hoxhë rus, a?

GG: Pooo, ka pasë... mu m’ka kallxu njeri qitu tu Xhamija e Llapit ku osht… 

BS: Po.

GG: Ish kânë hoxha, ish kânë rus. 

BS: Qy-qy...

GG: Po, tu i msu: jo qishtu feja, jo qishtu feja, shiptartë pa ni ditë shkollë.

BS: Ti, a po thu qe e kanë pru ata me ní? 

GG: A?

BS: Me ni pretekst, a?

GG: E, ta mer menja qysh me bâ.

BS: Me msu mbrapsht.

GG: Mos me pas shkollë, se njeri qorr e then qafen diku, qysh…se unë jom kânë edhe n’Drenicë kum nejtë shumë. Azem Bejta që u kânë... nashta ja ke ni zanin.

BS: Po.

GG: Ish kânë ushtar i Jugosllavisë në atë kohë, po ish kânë i zoti: e kryn ushtrinë, e kur vjen…se Drenica u kânë shtet ni hère. 

BS: Po, a?

GG: Azem Bejta e ka pa’ bô minister i punëve të brendshme të asaj kohe, e kish pas thirrë Azemi, ky ushtar i mirë ish kânë e, “e, a t’ngo populli?” thotë “po, dajë”, “Drenicen” thotë, “bone shtet”. 

BS: Qy-qy...

GG: E mledhin katuni, aty që janë 10-20 katune, ushtria... se s’e kanë lânë ushtrien e Azem Bejtes me hi në Drenicë, e nxajnë njo pej Jugusllavisë n’atë kohë, t’krralit, po njeri i shkollum – oficer mâ... e nxan, i thotë... mâ ata ushtarët e Azem Bejtes, i thotë “na jem ushtri demokrate; nuk vrasum, nuk mysum, nuk t’rrej, veç pa t’çu te kryetari s’kem qare”. Tha “e çunë te kryetari” tha, “te dhoma, e kryetari i tha ‘po ka qef me t’pa, me ta bâ shtetin përhajr’, shkojnë, i thojnë Azemit ‘shko te Galica se qishtu dikush...’” se s’e maj men unë, um’ kanë kallxue.... tha, “thotë aj oficeri ‘Shok kryetar, du me t’vetë diçka,’ tha ‘a ki përkrahje për kit shtet, a t’përkrah dikush?’, ‘Po’ thotë, ‘e kom filan katuni – e kom filan katuni’, nja 20 katune i njeh, thotë, ‘tjerët s’um vyn mue’. Thotë ‘nuk mun e man, se koftë shtet i fortë Anglia, Franca, Gjermania, se shtet t’fortë s’un bon’” edhe hupin, i prejten, i bon batare... e, ka hekë Drenica shumë, veç nuk i... Drenica e kish pas deshtë shkâun, thiun e shkâut nuk e kish deshtë: “kurrë s’kânë guxue” tha, “pa kânë shtatë [7] vetë, tet’ [8] vetë, me hi n’katune”. 

BS: Po a?

GG: Se i vrajshin. U kânë veç vet. Ka hekë populli shumë... unë çka di... se na shiptartë budallë: për ni allti, 20 vetë në burg i çojke. 

BS: Shqiptartë, a? 

GG: Shqiptartë. Unë 35 vjet kom punue, unë n’shiptari jaran s’kom mujtë me nxanë. Pse? T’um falësh, se shiptartë ishin kânë të gojëômel e t’bothaftë: sa e nxajshe, ja’ për ni sen t’mire, ja’ për ni gru t’mire, ja për interes.

BS: Për interes?

GG: Qishtu. 

BS: E, kur ra llafi te gruja... kur je martu, mixhë? 

GG: Unë jom martu qe gjashtdhet’ [60] vjet. 

BS: Qe 60 vjet.

GG: Po, qysh u martova, unë po t’kallxoj.

BS: Kejt kallxomë. 

GG: Na çunë neve... u formu ni... n’atë kohë për hudut t’bugarit, ni ‘odelnje kolincja; me kuaj.

BS: Odlenje – çka u kânë kjo ‘odelenje’?

GG: A?

BS: Çka u kânë kjo ‘odelenje’? 

GG: U kânë me kontrullu udutin... e, um çunë mu n’Zajqar pej Prishtine. Kur shkova atu, unë... nejse, e krytem shkollën n’mejmun, na ra me shku, atje dy [2] vetë ishmi. Bugart e kishin thurr odutin e tyne, i joni çelë, na me kuja ka dy [2], ka tre [3] shkojshmi, e u njofta me qit hallen tême, do kohë... i ri... edhe kjo u kânë kur u kânë e re, po kjo e kish pasë bâbën general.

BS: Bâbën a vllâun?

GG: Vllâun me tô i ka pasë – i ka pasë…(ndërhyrje nga një person i familjes) 4 vllâzun, po’ i diqen, i vllâut e kom pasë punë me. 

BS: E, qysh u njoftut ju? 

GG: A?

BS: Qysh u njoftët?

GG:  Në Zajqace unë dalsha, atëhere milict kânë pasë auturitet të madh... Folum nja dy-tri here, unë s’po di... um thirri aj mue, vllau i sâjna... une tybe ne ditsha kush o’ a qysh o’... kur shkoj, ni shpat teshat e kuqe i kanë pasë ata deri ktu, “I kahit je?” po vetë mu. Pi kallxoj unë, ‘qishtu qishtu’ thotë, “na jem katër [4] vllâzun”.

BS: Edhe ata, a?

GG:  Po, po thotë, “ni motër e kem” thotë... bâba, bâba i kish pas dekë, nâna i kish pas dekë – “u m’ka metë qajo motër, e kanë marrë vesh po hecë me ty...”, “Jo vallahi, jom zatetë nja 3-4 herë”, në atë kohë unë i ri isha, po thotë “tybe po”, met po... gati me zor e kom marrë unë se um hjekshin pej detyre, um hekshin pej pune, pej kumeditë kamë um çojshin ajte, “A pe mer?”, “Pe marr” ajt e qishtu...

BS: E ktu në Kosovë, a e man mên qysh janë bâ dasmat? 

GG: E maj. 

BS: Hajde, kallxomë. 

GG: Ktu, kshtu po t’kallxoj... 

BS: Pej msitit nisja. 

GG: Shpija e madhe, qe kish mâshkuj.

BS: Po.

GG: Me tupana janë bâ, me krùshi, i thirrke pesëdhetë [50] vetë a gjashdhetë [60] vetë me shku me marrë nuse me kerre, se s’ka pasë tjetër sên... a her kerre i thirrke ni [1] muj përpara, i thirrke krùshit filan ditë, e kur dalshin me shku me marrë nusen – e maj mirë, kcejshin, u kapshin me kcye... (ndërhyrje nga familjarët) e kanë marrë ksi qi shkojshin e marrshin nusen, e prujshin. 

BS: Me msit’ a? 

GG: A?

BS: Me msit janë bâ martesat ktynehere, a?

GG: Me msit: jaa, pa msit s’janë bâ kurrë. 

BS: E, prej kur ka nisë?

GG: A?

BS: Pej t’ejtes kallxomë... qysh kanë nisë te djali po..

GG: Po ma s’parti e bojshin t’ejten, natën e dasmes. 

BS: Darsmat e mira u bojshin atëhere a?

GG: Vallahi po, po unë jom kânë në Drenicë, Drenicë ish ven i madh. 

BS: Po, a?

GG: E u kânë njeri si evliâ, nifar Tahir Berisha, po ish kânë i mequm, shuj... aj ish kânë belà, kish pâs me martu ni djalë a nip a niqin [100] krushqi – niqin [100] krushqi i kish pas thirrë aj, “ktu jeni ju”. Kur erdh taj, nejse, tha aj Tahiri, i zoti i shpisë, po, i meçum: “Kur vi”, tha, “s’di ku kesh, pe shoh” tha, “atë hasmin tu u vra nërmjet veti”, se kish pas thirrë, thotë, “Me ma thirrë”; “Ooo s’bon, na prishë dasmun” e kshtu. Thotë, “Veç me thirrë”. E thrret, nejse, shkon e thrret e vjen aj. Kur vjen... tu ardhë kryshit tu i nxanë vetat, a di... shkon miq, i thotë, “Çu, ajde qitu” aj i zoti i shpisë... Nejse, tha, “m’rrokni nërmjet vete” tha, i kish marrë bash aj Tahiri, e ka pasë djalin komandat i Oblastit u kânë... atu njeri i meçum tha, “Po ma prishë dasmen”, tha “u çova heret” tha, “para krushve, 100 krushqi” edhe tha, “edhe hasmi ishmi vra” tha, “me to’”. Dul tha, edhe aj hin. 

BS: Edhe aj ish pas ardhë a?

GG: Po.

BS: Edhe hasmi ish pas ardhë a?

GG: Po – po: “Herë pas here duhet me thirrë” tha, “ish kânë sabah” tha, “tanë kur ja nisen me kcye krushit, ku pe shoh, tha, “Hasmi hini” tha, “me kcye me ta qitu, tha më kapërcej pak, e shkun tha e muren nusen e prunë kejt si e ma mirë e ishin pajtue, tha “mas 3 muj dite” tha, “hajde pajtomi” ka pasë gjinë t’meçum. 

BS: E, knej në Gollak, a ka pasë qisi far gjaqe, qisi?

GG: Ka pasë.

BS: Ka pasë a?  

GG: Se Gollaki... kshyre, daq me ditë ti, Llap e Gollak i thojnë. Gollaku e ka menen Gollaki, se Llap e Gollak e kanë majtë Kosoven, çka di unë, se jom kânë në Llap unë. Pse? N’Shipni n’atë kohë, ishin kon’ vra fisi me fis nërmjet veti, s’kânë pasë antarë po fiset. 

BS: Po.

GG: Secili katun e ka pasë ka ni fis, e i thrrasin nifar katuni Dubrunë ish kânë, shkojnë pej Kosove, Llap e Gollak, e ka pasë në atë kohë, thojnë “jemi ardhë, valla, me nalë pushkën”. 

BS: Këta kanë shku me i pajtu, a?

GG: Me i pajtu 200 gjaqe. “Na pranun nifar katuni ‘Debrunë’ ish kânë. Na pranun” tha, “ata baraktarë e Shipnisë” tha, “e Dugagjin na prunen” tha, “mrena”, tha, “na jem ardhë qishtu, jem fisi...” – si qyky fis, tha, “i pajtum”. Tha “thanë ‘ksaja shpije i ka shku njo, po ksaj njo, ksaj njo e njo’, ish kanë i meçëm nja i Gollakut – tri [3] ditë e tri [3] netë” tha, “e kish pasë gra... e n’atë kohë gjaku ish kânë shtrejtë me pagu.” tha, “Çohet aj Gollaki e thrret at zotin e konakut, i thotë ‘paja ka delë’” tha, “n’oborr shkon te cungi i druve, po ja hekë” tha, “livoren: ‘a e ki ni thes të keq, bima’”.

BS: Ni thes të keq... pâ, pâ...

GG: “Me dhezë zjerrmin” thotë. Tha “Po.”. “I mor ato” tha, i shtini n’thes, ja lidhi gryken, me shkrebzë atje, thotë ‘qyre, sa me ja pre gjakut, veç ky gjak s’bon mu pague, se i kish pas dhânë ati t’fisit njo tepër e s’pagun, se fisi i fortë t’vret kur t’don, e t’pagun’”, e i ka metë menja Gollakut n’atë kohë para niqin [100] vjete – a sa u kânë – Llap e Gollak e kânë majtë Kosovën motra jeme.

BS: E, ktu n’Gollak, a janë vra njërmjet veti gjinja?

GG: Janë vra. 

BS: Po, a?

GG: Eiii...

BS: Për çka ma shumë?

GG: Për kurgjo. Për tokë, për mal, për naj gjâ: Jo e lshove ktu, jo... 

BS: E qysh janë pajtu tani?

GG: I kanë pajtu gjinja. 

BS: Napër oda, napër meshlize, a?

GG. Po, po. A beson ti – unë kur jom kânë, i kam pas zgjedhë odat e mira, se s’jom hi gjithkun, e vet me veti thojsha, kur shkojsha far rreglli, far fjalsh, far rahatllaki, a plakna edhe unë mu bâ qishtu... po qyre sot.

BS: Sot s’ka mâ oda?

GG: A?

BS: Nuk ka mâ oda, sot?

GG: Ja... i kânë mshelë kejt…(ndërhyrje nga një familjar) Shuj bre. 

BS: A ka pasë? 

GG: Shuj bre. 

BS: A ka pasë oda të... nime, ktyneherë me emën: oda e filanit; oda e filanit? 

GG: Ka pasë, ka pasë... veç qyre, në atë kohë une e maj men n’katun, Pudujevë e kom pasë unë, Pudujeven... tri [3] kerlana për ni natë u qitshin. 

BS: Me ni odë, a?

GG: Me ni odë. Oda e mirë... musafirt... s’i kish pas... hiç pa bukë s’i kish pas lshu kurrë... edhe ni musafir – çka me bâ, mule ni krelanë, mule ni krelanë... për ni natë jon qitë, gratë s’kânë guxu me u ni që janë gjallë... veç gatuj. Unë jom kânë n’Dugagjin, niqin e pesë [105] rob shpija, e kom pasë t’njofshum, shkum n’odë t’burrave... ni odë e madhe, s’e di sa ish kânë. “A po ki qef me shku n’shpi të robve?” – ma shumë u gzojsha unë... “Jo be çfarë”,  thotë, “Hajde”, gjashtë [6] gra tu gatue bukë t’kallamojt e tu i pjekë n’furrë, e niqin [100] rob, e pe veti unë atâ e dy gra, e zöja e shpisë mincen e vet e kish... ajo çka urdhnojke, s’kish atu, e pi thotë, unë atina “qyre, unë i kom pesë [5] rob”. 

BS: Po

GG: “Tre [3] djem, e grujen – katër [4], unë i pesti: s’un pi qes n’terezi” thashë. “Pse, a ke atje?” tha, “Ish kânë nata e ejte, a e din, atje që e kanë pasë adet”. 

BS: Po, me bâ tjerët?

GG: Të ejteve, po, t’ejte, edhe ajo e zöja e shpisë: “Veti gratë” tha, “çka po dojnë pej tepsijave me ndrrue, do flija, do krelana do” e zöja minca e saj me to, kur pi thotë “shko shtine ni kazan pasul kush ha let ha, kush s’ha let rrin, e tash thotë le t’i marrin edhe 100 rob”. 

BS: E qysh janë kanë të ndame detyrat në shpi ktynehere, a e man mên?

GG: E maj men, qitashti – qyre, e maj mên edhe linjë e katalikve une. Katalik’s i dekë burri. 

BS: Po?

GG: Aj e kish hisen e vet. 

BS: Gruja a?

GG: Mu martu, s’mujke mu martu. 

BS: E kish hisen te burri, po mu martu mâ jo ...?

GG: Ja – pej që u lé, hisen e vet e kish. E rujke qat hisen e vet edhe e marke, kur u çajshin a qi u djashin, e i kishn pasë (s’kuptohet) t’fortë... e pasha Zotin qishtu.

BS: E, te muslimont, me t’pas dekë burri, ça kishe bô me gru? 

GG: Te vllau.

BS: Grunë, a?

GG: Grunë, se, qyre, unë jom kânë ni ven ku kish deshë me vra vllaun, e, e bojshin mên pleqt e meçum, tha, “Ta merr tokën, ta merr shpinë, ta mer grunë. A ki drejtë me vra? – jo; a ki pse me vra? – jo; a ki drejtë me vra? – jo, s’ki, vllaun. Kur ki drejtë me vra vllaun, kur e ki hasmin, e shkon me hasum tanin, qat’here vraje, se vet... ”, e janë... eee, me ditë ti çka janë kânë odat... kuku. 

BS: E ti ke nejtë napër meshlize, a?

GG: Po vallahi.

BS: E, hajt... a po ma kallxon qysh janë ulë napër oda, qysh e kanë pasë rênin ktyneherë?

GG: Rênin e kanë pasë – po t’kallxoj – rênin e kanë pasë: musafirë t’ranë; musafirë t’letë, ma i pari qi ardhke, e zake venin e parë. Rên... tekterti te dera u mushke musafirë sofra, qashtu sofra e parë, sofra e dytë... me hânger bukë, etjè qi shkojshin gjinja.

BS: E, n’sofër të parë, kush hajke? 

GG: Sofrën e parë hajshin gjinja e meçum, bajraktarë, njerzt e meëum... odat e mira ata. 

BS: Shnet.

GG: E, qishtu motra jeme. 

BS: E sofra e dytë?

GG: Sofra e dytë, po, edhe sofrën e dytë u ungjish me hângër. 

BS: Pak ma t’ungjta, a? Sofra e tretë, thmitë – garant...?

GG: Sofra e tretë s’ka pasë... s’e maj mên unë. 

BS: E tash?

GG: He?

BS: Burrat e gratë, në shpi?

GG: Po.

BS: Gruja, për shembull, kur e kanë marë nusen, a ka hi...? 

GG: Po.

BS: A ka hi meniherë n’magje, a ka pritë pak?

GG: Jo-jo.

BS: Qysh janë kânë k’to adetet e shpisë?

GG: Adetet e moçme... nusja kur ardhke napër shpija t’mdhaja, ni [1] muj ditë s’e lashin me punu kurgjo. 

BS: E çka bojke ajo ni [1] muj ditë?

GG: Me fshi oborrin, me bâ hyzmet bojke, a do punë t’râna s’ja qitshin masi fillimi... e shtishin n’magje, e zöja e shpisë ish, e i kallxojke traditat e burrit, traditat e sofrës... traditat ja msojke: qishtu duhet, qishtu duhet, qishtu duhet...

BS: E, e zoja e shpisë u përkujdesë për k’to puntë e shpisë, a?

GG: Pooo.

BS: Burri nuk u përzi në k’to puntë e shpisë? 

GG: Jo-jo.

BS: Hiç?

GG: I zoti i shpisë hiç, e zöja e shpisë po, s’kanë guxu me i…mozalla’ ni fjalë me ja prishë. 

BS: E, kur ka ardhë – pe’ zajmë – puna, me martu çiken a djalin a... kush ka folë: gruja a burri? Kush u vetë?

GG: Burri. 

BS: Burri, a?

GG: Burri. 

BS: E grunë s’e ka vetë kurkush, a?

GG: Ja, e ka vetë... tash qyre, se e ka pasë mik t’shpisë, jaran të shpisë: kush u kânë mik i shpisë janë marrë vesh mirë. Se ish kânë njani, e kish pasë ni çikë t’mirë – ama çikë bet – po kish pritë me u rritë: thmi, sa ka lindë – e kish pasë, i kish pas metë ni huj me bajtë n’shpinë kur u kânë tuj kajtë... unë i kom – i kom pâ vet: qite pak n’oborr, a me hypë burri drejt n’shpinë.  Shkon e lypin, ja jep aj robin e vet. Kur shkon si nuse, “bajum në shpinë”, aj s’e... e metë vejushkë, e shkon njani me ja lypë, po i meçum: “E ki çikë vejushkë bre” – “Nuk bon” – thotë. 

BS: Pse?

GG: “Qi bon...”, thotë, “nuk bon”.

BS: Pse?

GG: Pse, thotë “E ka hujin: ni huj duhet me bajtë n’shpinë”, shka masi e merr, e lshon: ish kânë i meçum.

BS: Aha. 

GG: I thom “kom ni qe e ki ni çikë, po veç nuk o për tye, për ni muslimon s’osht”, ligji atëhere u kânë i fortë. 

BS: E pse për muslimonë jo?

GG: Se... qyre, i hin n’shpi gruja. 

BS: Aha.

GG: Burrë, për muslimon, thotë “jo,” thotë, s’po m’thotë ani”, po aj i meçum, njeri i mequm... Qi thojnë ni fjalë... “A ô qorr bre?’ – thotë, “jo”; “a ô sakat?” – “jo”, thotë, “po’ nuk bon” thotë, “për muslimon, hiç”. Bâba i vet thotë, “A po ma jep?”, i thotë, “po ta jepi, veç me kusht... me lshue nuk guxon mâ vallahi” – “Ta lshovsha” thotë, “vramë”. Kur shkon... nejse, martohet e i thotë grues “vallahi, m’ka thânë baba yt diçka bre...” thotë “Hê, bre?”, “Me m’hypë n’shpinë” – tybe n’e ki rrenë, thotë, “ani ti pâs, um ka metë pej voglije, si thmi atëhere, me shi n’vaje” – “veç edhe une e kom ni huj”, aj burri: “sa herë t’um thujsh, kom me t’bajtë”. Motmot aj burri e bânë okolla shpije, okolla shpije... i vjen shpirti qitu, lodhet, i thotë... “ti njeri... veç ma s’pari qyre, kur t’vjen huji jem, nuk guxon... ça t’thom ki me bâ”. 

BS: Po.

GG: Miren vesh, miren, e um ka thânë burri “qishtu-qishtu, baba yt...” e ky e mer nifar shtage t’shkurtë, nja ni [1] meter, “oj gru, o dil se um ka ardhë huji”, del ajo “veç duhe me mi qitë hapat jo të mdhaj: 30 santin”. Ajo okolla shpija; aj tap, kur shkojnë n’shpi... edhe aj... ça bajnë... aj me ja hanger fjalt mozalla’ grusë... a e bajmë me bé...

BS: E pse... ky e rré me atë shtagen okolla shpie, a?

GG: Okolla shpije e rrehë. Ky, thotë, “huji jem boll i keq, veç i yti edhe ma i keq” thotë, “pe lâjmë”.

BS:  E... e, e ka harru hujin. 

BS: E, mixhë, ajt kallxomë, ktynehere, a keni kallxu prralla ju: mesele, prralla...? 

GG: Kemi kâllxue vallahi. 

BS: A e din najnjo’ me ma kallxu?

GG: Vallahi jo. 

BS: A ke harru, a?

GG: Prralla s’di se s’jom marrë me to kurrë. 

BS: Po, a?

GG: Unë jom marrë me politikë... po t’kallxoj se kurrë dora jeme s’ka punu: ja shaj lapsi, eee.

BS: Me prralla s’je marrë ti?

GG: S’jom marrë. 

BS: E, ktynehere napër oda, a kanë knu burrat?

GG: Kanë knue.

BS: Qysh kanë knu? Me çka kanë knu?  

GG: Kânë knu... kânë lujtë filxhana, kânë.. lujtë me çerapa, kapuça.

BS: Qysh – me çerapa?

GG: E marrshin koken, e lshojshin, nuseve ju marrshin çerapat e reja, dhet’ [10] çerapa: kush pe gjânë... aj e mshefke tak e tak, hajde... aj e lypke tang e tang, aj... qata qe e gjetshin i knojshin kta tjerët, ka pasë... 

BS: E, qysh a kanë pasë: çytelija e me çka kanë knu? 

GG: Çytelija... po, çytelija, sharkija, kavalla e ato i kanë pasë kejt. 

BS: E ti, a ke knu najherë?

GG: Vallahi jo. 

BS: Jo, a?

GG: S’kom pasë ngê me knu unë, s’kom mujtë me knue.

BS: A veç ke shku i ke ngu?

GG: A?

BS: Veç ke shku i ke ngu?

GG: Po, veç tu i ngue, e jom kânë marakli me i ngue, ka pasë bereli t’mirë, do kohë e kanë... t’mira po’ t’moçme... kejt ça kanë bâ, çka kânë vra e çka kanë mytë, e.

BS: E, hajde kallxomë tash... kur ka dekë dikush, qysh ka shku ajo procedura, qysh e kanë vorrosë... a e kanë vorrosë...?

GG: Po t’kallxoj...

BS: Fetarisht, a? Po... hajde…

GG: N’dekë shkojshim ma s’pari për “kryeshnosh”, pa e shti n’dhé: kojshitë, vllaznillaku, ja shnoshjum krytë, e shtishin n’dhé, e çelshin t’pame dy [2] javë, tri [3] javë, ni [1] muj, qysh ishin shpijat, me shku për “kryeshnosh”... e vorrosshin, u mlodhshin katuni kejt, miq e jarana, nip e shokë e qi ja ngojshin, ardhshin n’vorrim e vorrosshin.

BS: E, qysh e varrojshin; kush e varrojke? 

GG: Hoxha, hoxha e vorroske. Ia knojke ato çka duhet, ato tatin e qysh u dekë... a nâna e bâba e…(ndërhyrje nga familjarët). Shuj be, mos fol. 

BS: E, tash, hajde pe kalojmë kit temën e dekës se pak ma e ndishme, folim diçka për ma mire... Ju jeni kânë muslimanë, a po? 

GG: Muslimanë, shiptarë.

BS: A e keni majtë, a? 

GG: Shiptar, se në atë kohë kur jom kânë polic unë, s’kom guxu me thânë qe jom shiptar: Jugusllaven.

BS: Jugusllaven?

BS: Jugusllaven. E, me pas thçnë “shiptar”, çka të’kishin bâ? 

GG: Poj, kumeditë çka kishin bâ... po’ diçka nuk kishin qef. 

BS: Nuk kishin qef, a?

GG: Po. Kur na vetshin, na bojshin “stoj”, qishtu si me thânë “allbanas” nuk bojke hiç, hiç s’bojke: jugusllaven, jugusllaven, jugusllaven. 

BS: E, kto adetet e fesë, a i keni majtë n’shpi?

GG: Po – netë e dhaja i kemi majtë. 

BS: Qysh i keni majtë netë e mdhaja? Çka keni bâ?

GG: Kur ardhke Bajrami, qitshim si për Bajram nâj trejte, nâj hallve... qesi sêne. 

BS: Bakllavë a keni maru? 

GG: Kemi marue edhe bâkllavâ kush kish, kush dike, po gjysa e grave shpitare s’kânë ditë çka o’ bakllava.

BS: Jo, a? 

GG: Jo, s’kanë ditë... s’kanë ditë çka o’ flija. Unë e kom ni re pej Drenice, e i thashë ni ditë, “qitna për pak para garzhde ni fli”, “Nuk di” tha … qe, s’kanë ditë. 

BS: E kto ditë e tjera: kto Aligjyni, Shingjergji, e, a i keni majtë kto?

GG: Po, për Shingjergj atëherë n’atë kohë, na stërrpikshin me ujë. 

BS: Po.

GG: Po, si u çojshmi heret, gjyshja... si sot e maj mên. 

BS: Po.

GG: Me hitha e me kakureta, e s’di... për shnetë thojke. 

BS: Ju kanë la me hitha, a?

GG: Po.

BS: E, a keni maru naj sên për me hangër?

GG: Kush kish markoje; kush nuk kish, çka qillojke.

BS: Çka qillojke. Çka u kânë si traditë me bô për Shingjergj, çka keni qitë kshtu?

GG: Për Shingjergj... kurgjo valla thujse për Shingjergj, tash, po’ veç do kohë lujshmi, pak u ngucshmi dikun, veç qitash jo... moz’alla’. 

BS: E, Vitin e Ri, kur e keni festu për herë të parë; kur e keni pritë? 

GG: Vitin e Ri herë e pritshmi, herë s’e pritshmi. 

BS: Po, a?

GG: Po.

BS: E pse ashtu?

GG: Se nuk e dishmi kur ô Viti i Ri, çka duhet... Dikush e dike, e pritke, ja bojke përhajr, dikush hiç. Shumë keq kemi rrnu motër, u kânë jeta e zorrshme.

BS: Aha.

GG: Jeta u kânë e zorrshme, n’atë kohë, xhandarmërija e Serbisë.

BS: Aha.

GG: I marrke i rrehke, plaqkitke, e... 

BS: Hajde tash, kallxomë: kur u martu dikush, mixhë, e me pas bâ vaki mu dâ burri e gruja? 

GG: Po.

BS: Qysh i kanë nda: me kanun, a me ligj, a qysh i kanë nda?

GG: N’atë kohë?

BS: Po.

GG: Mu prishë gruja me burrë, shkojke thojke “s’vi ma”, shkojke n’opqinë t’vet, e ky me gjinë aty, u mledhshin gjinja e ja dhashin... dikuj s’ja dhashin hiç... qysh i kishin puntë.

BS: E, kur u nda gruja, a ka marrë kto teshat e veta – a ia kanë dhânë? 

GG: Dukatin jo, dukat çka ka pasë, me t’kallxue... dukat e sene t’mira e çeiz e ato nuk ja dhajshin.

BS: Po, a?

GG: Po.

BS: E me pas bâ vaki burri me lshu grunë, a ja kanë dhânë ato?

GG: Jaaa... se u vrajshin nërmjet veti, me mezhliz gjinja e njekshin. 

BS: Ani mixhë, po folim qitashti diçka për çeizin e grave – a e manë mên?

GG: Ka?

BS: Çka bishin gratë n’çeiz... a folëm për qita, po m’doket... kur janë martu çikat, çka bishin?

GG: Po, gratë n’atë kohë kur, janë martu çikat, e pregaditshin për me... për me shku. 

BS: Po.

GG: U mledhshin do plaka, do t’reja, do kanagjegj e bojshin. Kanagjegj n’atë kohë u kânë mirë, me kcye e me lujtë, me asi... ardhshin e marrshin, shkojshin.

BS: E, ti, kur je martu vet, a ke bâ darsum?

GG: Jo.

BS: Jo, a?

GG: S’kam mujtë.

BS: E pse?

GG: Se nuk guxojsha... se n’atë kohë na kemi pasë drejtë mu martue, po’ na dhanë shteti... e marrshin, e shkrujshe kur dojshe mu martue, kur po don mu bâ kunorë e shkrujshe, me filan grunë qishtu, e ta shkrujke milicija e kahit ish ajo... e ka drejtë, familjen e mirë... kshtu ta lajshin: si thojshin ‘jo’ diçka, s’ta lajshin: “Nuk ban”.

BS: E ti, a ke bâ kunorë?

GG: Po.

BS: Kur ke bâ kunorë?

GG: Aiii... qe gjashdhet’ [60] vjet e kusur. 

BS: Moti kohë, a? 

GG: Moti, ehh... boll kam hjekë motër, kam pasë punën e zorshme... tani me t’madhe mu dufke me shkru raporte, u dufke me shkru me pajtu gjinë, e me shku napër gjinë e me shku napër mevlude.

BS: E, a din tashi me me kallxu diçka për lojnat që janë bâ kynehere: ykdylgjitë? 

GG: A?

BS: Për ykdylgjitë: atâ me kuaj qi kanë dalë... A ka pasë?

GG: Pooo, në atë kohë kur u martojshin janë kânë ata qi me kânë me ygdyl, se dajshin shejë, dhashjin kmisha, dhajshin do’far senesh n’atë kohë. Pej katunit ishin t’caktum ata dy-tre [2-3] vetë, e me shku ata... pe zâmë shembull, ktu e te spitali, mu kthy, cili po vjen i pari... n’atë kohë. 

BS: E, tanaj, ju jepshin qato, a?

GG: Ja dhajke. 

BS: Bakshishin?

GG: Po.

BS: E, a ka pasë ktu te ju... qysh ju thojnë ktyne që janë rrxu ata burrat? 

GG: Po, ka pasë. 

BS: Qasi loje... qysh i thojshin...? Ia harrova emrin tash...

GG: Ka pasë, po’ jo si ana e Dugagjinit, jaaa. 

BS: A jo... a atje ma shumë, a? 

GG: Atje ma shumë lujnë. Khâ ka populli ka hjekë motër, shumë. 

BS: E, n’Dugagjin nuk ka hjekë shumë, po’ thu, a?

GG: Kanë hjekë edhe n’Dugagjin, po Dugagjini u kânë... Mali i Zi e ka pasë atëhere, Mali i Zi e ka pasë ‘Kosovën e Metohi’ që i thojshin, e krral Nikolla kish pas bâ edhe aj zullum shumë në popull. 

BS: E, knej, Serbët e kufinit, a n’atë anë hudutit, a kanë bâ zullum n’shqiptarë knéna?

GG: Knéna... n’atë kohë u kânë Drenica, t’zajshin polict, t’marrshin t’çojshin, i zajshin, i marrshin, i çojshin n’burg, i denojshin.... gjygji i denojke. 

BS: E, a ka pasë edhe ktynehere vjedhje e plaçkitje, si tash – masi ti polic? 

GG: Tash... ka pasë...

BS: Ka pasë, a? 

GG: Ka pasë... veç n’atë kohë janë kânë hajnat... syretin e ka pasë, syretin e ka pasë t’kaftë e t’shkrume me çka miret: a o’ hajn i xhepave; a o’ hajn i dugajave; a o’ hajn i trafikave; a o’ hajn... – kejt i shkrujke t’dhânat që i ka pasë aty, n’atë kohë.

BS: E, a ka pasë ma shumë hajna, me thanë... shiptarë, t’ktyne nacionaliteteve tjera? 

GG: Jo valla, n’Kosovë shiptartë.

BS: Shiptartë, a? 

GG: Shiptartë ma shumë.  

BS: E çka vidhshin ma shumë shiptartë? 

GG: I vidhishin dugajt, plaçkitshin xhepave, i thejshin trafikat e duhanit, e vjedhshin popullin, shkojshin hajnat: qe shitke gjâ, e shitke; që ka pare, e t’ja vjedhshin. s’ju çkoqshin. 

BS: E, bac, qe sa vjet je n’Prishtinë ti ktu? 

GG: Qe pesdhet’ [50] vjet jam qitu. 

BS: Qe pesdhet’ [50] vjet? 

GG: Po

BS: E, ktu në mahallë, a ke pasë turqeli? 

GG: Po. 

BS: Qysh keni kalu me ta?

GG: Mirë, se e kemi pasë... ktu kemi pasë ni hoxhë t’ardhun... ka pasë t’ardhun, ka pasë... e tyrqeli janë kânë njâ dy-tre [2 -3], e halâ janë... nja dy [2] hala janë qitu n’lagje, po janë t’larum pak.

BS: Po, a?

GG: Po.

BS: Pse po thu? 

GG: [s’kuptohet)…tyrqeli qishtu.

BS: E, shkolla, a ka pasë ktu n’Prishtinë masi ke ardhë ti? 

GG: Heret jo. 

BS: Heret jo?

GG: Jo, tani qi nisi universiteti, i marun do shkollla... fillorjam, e mesmja. 

BS: A shkojshin çikat n’universitet? 

GG: Jo, n’atë kohë jo. 

BS: Jo, a?

GG: Jo.

BS: E pse: a nuk i lejshin, a s’dojshin vet?

GG: Nuk i lajshin baballartë.

BS: E pse s’i lejshin?

GG: Pse... qyre, motër, ça pa’ t’thom: unë i përcjelli bukur fort, tashi  ky o shtet i grave. Për çka? Kejt gratë sot i ke udhëheqëse, po flasin, po jepin deklarata, çkamos gratë.

BS: A ma mire, a ma keq?

GG: Tash nuk e di... me qit sistemin e ri, shtetin e ri... nuk e di.

BS: Po’ edhe atëhere, a ish dashtë mi çu çikat n’shkollë? 

GG: Po – pa shköllë kurrë nuk bon njeri me nejtë. Unë i kom pa thminë kur jon’ kânë n’Dugagjin, e kam pasë banesen... n’Pejë e kam shpinë, kam pasë gjithë atë banesë, bash, e rrogen e mirë... e, sherri i fakullteti jam ardhë qitu, se i kisha tre [3] djem bashkë për shkollë. E kam ni djalë... n’atë kohë motmot e kam pague me msu guhën. 

BS: Cilën gjuhë?

GG: Serbishten. Zagrep u kânë ai doktorr i gjâve. Po, me msu guhën, tanaj me nisë fakulltetin.

BS: E, n’Zagrep e ka kry, a? 

GG: N’Zagrep.

BS: E, hajde, mixhë, kallxomë për pazarin n’Prishtinë: qysh u bojke ktynehere? 

GG: Kush? 

BS: Pazari.

GG: Pazari.

BS: A u kânë gjithmonë qitu, a..?

GG: Gjithmonë u kânë qitu pazari i mavit. Ky vend, ky pazari i turqve, veni i turqve qe janë shku n’Turki ja’v kanë marrë. 

BS: Po, a?

GG: U rujshin, ka pasë hajduk t’kqi, vidhshin fort, dallavere, rrejshin me shitë, me ble, me... 

BS: E cila u kânë dita e pazarit n’Prishtinë? 

GG: A?

BS: Cila u kânë ditë pazari n’Prishtinë?

GG: E martja.

BS: Hon-e-don, a?

GG: Hön-e-dön.

BS: E, a vishin prej katuneve me shitë, a?

GG: Qysh jo... po’ neve dejm na ka majtë katuni moj motra jem... prushin djathë, e prushin tâmel, e prushin kos, e prushin vo, e prushin pula, e prushin çkamos... me i shitë. 

BS: E, pazari i gjâve, ku u kânë?

GG: U kânë edhe aj qatu; me ni vên edhe aj u kânë, tani shitshin gjânë.

BS: Te stacioni, a?

GG: A?

BS: Ku u kânë pazari i gjâve? 

GG: U kânë n’kodër t’shehrit qitu. 

BS: Ëhë... n’kodër? 

GG: Po, n’kodër, halâ osht’ qatu.

BS: Po.

GG: Qaty osht’ pazari i gjâve, shitshin hâllki, kije shitshin hâllki, lopë e vjeta shitshin e marrshin kasapt’.

BS: E, a e manë n’mên kur e kanë mshelë rekën ktu n’Prishtinë? 

GG: E maj, po, e maj mên mirë.

BS: Kur e kanë mshelë?

GG: Kur u kânë Nazmi Mustafa kryetar i opshtinës, se qitu qikjo rekë gati na ka pas hi qikhâ, e ujtë e hônke, e u mushke kerre e reka, atëhere s’ka pasë ku mu parkiru me kuaj e me kerre, e zâshin reken, e Nazmi Mustafa kur ke kryetari i hoq magartë, e i hoq kuajt e i hoq do sene, e i shtini n’punë kejt edhe e msheli reken. 

BS: E paska mshelë se reka ka bâ zullúm, a?

GG: Paj, zullum, qysh jo: po’ s’u hike pej borrlogi, pej faqeve t’zeza, sikur sot, kejt çka kanë i gjujshin bum e bum. 

BS: E, hajt kallxomë: n’Prishtinë a ka pasë fabrika, ktynehere, n’vakt tânin?

GG: Ka pasë. 

BS: Cilat janë kânë? 

GG: Fabrika u kânë ma s’pari “Pedionita” ksi që thirrshin...

BS: Tjerrtorja.

GG: ... pamuka. Tjerrtorja u kânë – njo’ [1.]... u kânë fabrika... 

BS: E amortizerave, a?

GG: E amortizerave – dy [2.], u kânë, janë kânë... nja katër-pesë [4-5] fabrika janë kânë ktu.

BS: E, prishtinalitë, napër fabrika kanë punu, a? 

GG: A?

BS: Prishtinalitë, napër fabrika kanë punu?

GG: Napër fabrika. 

BS: E, a ka pasë kurse – zanatgji, nëpër Prishtinë? 

GG: Po’ qysh jo.

BS: Çka punojshin ata? 

GG: Ata kallaitshin, tepsija, saça, shitshin sêne... tjeter sêne për shpija. A... mjeshtër ka pasë pak.

BS: Po a?

GG: Pak ka pasë... tu prishke tash motorri, ujtë e motorrit, tash diçka, s’mujke kush me ta ndreqë... qishtu shumë ka hjekë populli... Zoti na rujtë, çka hek’ke populli, veç kur ardhshin s’u kânë kallàj.

BS: Jo, a?

GG: Vallâhi, jo. Pej Mareci, prej ktuhit, i ktu i ka katërdhet’ [40] killometra: i marrke pesdhet’ [50] killa, blejke speca ktu, n’shpinë i çojke n’Marec, se u dufke me hânger diçka...

BS: E, pse – a s’i punojshin vet?

GG: Po, n’katun atje, n’Marec, s’ka pasë bashçe as gjâ... kjamet. 

BS: E pse? 

GG: Bjeshkë, mal, e...

BS: Bjeshkë... a s’ju’v ka punu tokat? 

GG: Toka s’ju’v ka punu. 

BS: E, toka n’katun tujin, a u kânë tokë pjellore – a u kânë tokë e mirë? 

GG: Elbin.

BS: Qatâ e bojke, a? 

GG: Po, elbin e bojke, kallamoq herë e millshin; herë s’e millshin hiç: nuk u rritke, metke qikaq. 

BS: E, a e manë mên kur u hi rryma e uji? 

GG: E maj men. Rryma, centralla e rrymes u kânë nën mallahë t’magjupve, ku u kânë qitu përpara. 

BS: Po.

GG: Nuk o’ ajo... u kânë...

BS: Tu shku ka Kolovica knej, a? 

GG: Jo, çfarë kolovice... jo, po’ tu shku për Mitrovicë.

BS: Aha, anej. Po.

GG: Aty u kânë ajo centralla. Aty, n’atë kohë... nuk i ka pasë dyqin’ [200] shpi n’atë kohë. 

BS: Po, a?

GG: Jo tybe... rrymen e maj mên.

BS: E, ku janë kanë të vendosuna shpitë ma shumë; cila mahallë ka pasë ma s’shumti shpija? 

GG: Tybe tash... Prishtina s’ka pasë shumë shpija. 

BS: Jo, a...

GG: Jaaa, e maj men Prishtinën unë: kur jam ardhë sefte, jemi kânë shtadhet’ [70] milicë kejt, Prishtina tuj u rritë, tuj u rritë; gjinjâ tuj u rritë: sot pesqin’ [500] edhe jon pak , apo ni mí [1000]... u hap.

BS: E uji, kur ka hi n’Prishtinë? 

GG: Kush?

BS: Uji, mrena: kur e kanë shti ujin? 

GG: Ujin n’atë kohë... bukur moti i ka. Kush kish pare e shtike; kush s’kish pare – s’e shtike. Kur kom ardhë unë qit ven, as s’ka pasë ujë, as s’ka pasë udhè, as s’ka pasë rrymë, as s’ka pasë gjâ n’dyjê t’Zotit, veç shpija me hi po, n’atë kohë u nis shteti rrymen e ujt, e atâ, e atâ, e, e pagujshmi me shtí.

BS: E, kur s’ka pasë rrymë; me çka?

GG: Me gaz.

BS: Me gaz, a?

GG: Me gaz.

BS: Me llâma. 

GG: Me llâma. Halâ i kom unë dy [2] a tri [3], mos ki gajle ti. 

BS: Ani se hala po nalet. 

GG: Po de, po i kam... qatje i kam mshehë. 

BS: E, gazin, ku e mirshi; ku e blejshi? 

GG: Napër dugâj.

BS: Po, a?

GG: Ni killë gaz u m’çojke sa dush, e dhezsha llâmen: herë ja rritsha, herë ja nalsha. 

BS: E, mu nxe, ktynehere, me çka jeni nxé, ktu n’qytet?

GG: Na jemi nxé me dru.

BS: Me shporet – me dru, a?

GG: Me dru.

BS: Drutë, pej kahit i keni marrë? Pej katunit, a? 

GG: Pej katunit. E blejshmi ktu napër shehre e i prushin me shitë, po. 

BS: Ktu n’shehër nuk ke pasë bashçe, a?

GG: Hë?

BS: Ktu në qytet, nuk ke pasë bashçe?

GG: Ja-ja-ja kurgjo... qit oborr e kom qitu. N’atë kohë u kânë problem i madh... prevoz s’ke pasë...

BS: Çka?

GG: Prevoz – autobusa, nuk ke pasë. 

BS: Aha.

GG: Kerre s’ke pasë: kerre s’ka pasë... kejt n’kâmë.

BS: Kejt n’âmë, a?

GG: Pasha Zotin kejt n’kâmë. 

BS: E, kur shkojshe... edhe n’katun shkojshe n’kâmë, a?

GG: N’kâmë. 

BS: A u kânë larg? 

GG: Katuni, a? Po’, i ka pasë nizet e dy [22] killometra kâmë napër mal, udhë, e gjâve... ka’ o’ ma shkurt. 

BS: E, a ka bâ vaki – kta që janë shkollu ktu në Prishtinë, e i kanë pasë shpijat n’katun – edhe ata janë ardhë n’kâmë përditë, a?

GG: Kâmë janë ardhë. Unë kam pasë dy [2] vllâzun, kanë punue n’Graçanicë ku ka punu Ademi... kejt n’kâmë, pej Mramuri n’Graçanicë.

BS: Koxha...

GG: Kur dalshin pej smene e shkojshin natën, e janë kânë tri [3] smena... natën e ditën, kejt kâmë: herë me biciklla, herë kâmë: gjithë natën pa flejtë... pâ llom bre, ejj... 

BS: Jetë e zorshme, a?

GG: A?

BS: Jetë e zorshme...

GG: Shumë me i çu pesdhet [50] killa, nizet [20] killometra... tridhet’ [30] killometra n’shpinë, pesdhet [50] killa me i çu speca, me çu diçka n’katun... u dashke me ardhë me i marrë ktu me i çu: çoj ti sot – jo, motër, pasha Zotin... po’ u kânë qashtu n’atë kohë. 

BS: E, mixhë, hajde kallxomë... kur ka ardhë çaji i rusit ktu te na?

GG: Çaji i rusit ma s’pari u ardhë n’Llap. 

BS: Po, a?

GG: Po, pej Llapi... napër dugâjë vonë u ardhë, e blejshin, s’di ku e marrshin tregtartë e, e shitshin qishtu.

BS: E pse i kena thanë ‘çaj i rusit’? 

GG: A?

BS: Pse i kena thanë ‘i rusit’: a n’Rusi u bâ ai, a?

GG: Nuk e di... veç ka tetë [8] copa, dhetë [10] copa i pìshin. 

BS: Po, a?

GG: Po pasha Zotin, e maj mên unë.

BS: E kur s’ka pasë çaj, çka pìshin?

GG: Nejshin.

BS: A hajshin naj pemë? 

GG: Jo, pemë pak ka pasë.

BS: Po a?

GG: Po valla.

BS: E n’katun tujin, a ka pasë?

GG: A?

BS: Naj mollë, a naj...?

GG: N’katun têm ka pasë do dardha.

BS: E ato, a i bojshi për veti, a i bojshin me i shitë?

GG: Jo, për veti valla.

BS: Po, a?

GG: Na s’i kemi shitë kurrë... s’kemi pasë, ni [1] copë, do trupa... kurgjo hiç. Eee hjeka... kuku çka osht hjeka – çka osht hjeka... me ditë ti... Populli jonë kurrë mên s’mushet. 

BS: Pse bre mixhë? 

GG: Pse, hê pse: tash – tash ju t’ritë nashta muni me mrri diçka; na pleqtë... ti a pè sha bâmë qe nanëmdhet’ [19] vjet, po ku o’ pavarsija... (s’kuptohet), kush... s’ka kush i udhëheqë, n’atë kohë shteti i do njerztë e meçum.

BS: Po.

GG: Njerzt t’shkollum... e qata e majnë shtetin, a din. 

BS: Se ma kujtove, mixhë – demostratat, a i manë mên?

GG: I maj kejt.

BS: Hajde, kallxomi, prej t’parës. 

GG: Pejt të parës, 43-ën... unë jam kânë... n’atë kohë n’detyrë jam ardhë, kur janë ardhë sefte demostrata. Gjujshin me gurë, e mu m’ka pas ra me guri njâni mue, n’krye, e i lamë shapkat aty pak si papregaditë e i nalum mos mi lânë me hi ata... i maj mên.

BS: E pse hinen ata?

GG: Pse lypshin ditën e sotit. 

BS: Pavarsinë, a? 

GG: Pavarsinë. 

BS: E tjerat që u banën t’60-ën... 

GG: 60-ën pa nalë hiç: qyre u mushke Prishtina policë n’atë kohë, t’kejt Jugusllavisë: t’ Zagrepit, t’Lublanës, t’Beogradit... (s’kuptohet) s’mujshe me kalu pej tyne. E atëhere studenta ka pasë pak, i çojshin n’burg. 

BS: E, kshtu... n’Jugusllavi, a e kanë kalu mirë ata nacitë mes veti?

GG: Kush?

BS: Shiptartë e serbët, a kanë pasë ksi probleme gjithë? 

GG: Kanë pasë problem, po; kanë punu bashkë n’fabrikë, bashkë, kejt fushen bashkë... e, ka pasë problem me serbët... nuk janë bâ rahat kurrë, po ata shumica... dalë ligji, qashtu qysh thojke ligji – amin. Veç po t’kallxoj: Tita ish kânë i drejtë shumë.

BS: Po a?

GG: Po vallâhi. 

BS: Pse po thu?

GG: Se kur u hi ai, qi u bâ kryetar i shtetit, u munojke ‘pej lloqit’ qi thojnë, me i maru shqiptartë e mi qitë napër pozita, po s’dojshin shiptartë. 

BS: Koka kânë i mirë për shiptarë, a?

GG: Tash, a u kânë i mirë a i keq... veç i ka menu. Tani e marrshin për thmi rrogën, e marrshe spitalin kur dojshe... veç n’Amerikë s’kemi pasë drejtë me shku.

BS: Po a?

GG: Po vallâhi.

BS: Me pasosh t’Jugusllavisë? 

GG: Po, me t’Jugusllavisë kejt e shkelshum botën. Tash, qe: s’ka...

BS: A u kânë shtet i fortë Jugosllavia?

GG: Po.

BS: A ka pasë ushria, a?

GG: Ka pasë ushtri e ka pasë sténe t’madhe... e ka pasë Maqedoninë, e ka pasë Bosnjën, Serbinë e ka pasë.

BS: Kroacinë e Slloveninë?

GG: Slloveninë e kejt... veç udhëheqsa n’atë kohë, po’ t’zgjedhun – kejt njerz t’meçum. 

BS: E, cila u dâ e para pej Jugusllavisë? 

GG: Ma s’pari u nis lufta n’Zagrep. 

BS: Në Kroaci, a?

GG: Kroaci. Aty u nis, tanja shkoi n’Bosnje: pej Bosnje erdhum na.

BS: E pse u dajtun kroatë – a e manë mên? 

GG: Kroatë nuk e deshtën, se ata e kanë pasë Tuxhmanin kryetar.

BS: Tuxhmanin, a? 

GG: Ai i dav’ n’atë kohë, me Sllobodanin nuk mujtën mu marrë vesh – u dânë... tash ajo u metë veç. 

BS: E çka po thu ti: ma mirë a ma keq qi u dâ?

GG: Kush? 

BS: Jugusllavia? 

GG: Jo, ma keq.

BS: Ma keq?

GG: Se ke pasë çka ke deshtë, e sot s’ki kurgjo. More ka pasë boll... rrogat e mira i kanë pasë puntortë: po don mi marrë ni [1] milion – e, ni [1] milion e gjysë i marrshin puntori. 

BS: A kanë bâ shumë pare, a? 

GG: Pare ka pasë atëhere, pasuni e veshë e madhe, po shkoi... Sllobodani e prishi kejt. 

BS: Po, a?

GG: Po, ai ja nisi. Rankoviqi, e...

BS: E çka ka bâ ky Rankoviqi?

GG: Rankoviqi u kânë ministër i punëve të mbrenshme t’Jugosllavisë n’atë kohë. Ai ka nejtë n’hudut të Shipnisë, t’Jugosllavisë e Kosovës, e ka pasë barakën. Unë jam kânë gjashtë [6] muj, ni barakë u kânë, veç, e ka pasë ni sobë veç aj, e e mshifshin aty... e ka pasë atë venin qi flen, nejshmi na aty, na polict... i përcjellshmi ça dalshin pej Shipninie e hishin, e faqe t’zeza, qaty e kemi pasë ni barakë, qaty dalshmi tuj i prit ka dhet’-pesëmdhet’-nizet [10; 15; 20] ... e dalshin, hishin, dalshin, e u pré ni mal: pesë [5] killometra aj gatë e ni [1] kilometër gjônë – mu dokë kush hin e kush del. 

BS: E, a e manë mên kur ja nisën shipartë me shku n’Turki? 

GG: E maj. 

BS: Qysh u kanë ajo far pune – kush e bôni atë far’...?

GG: Unë po t’kallxoj qysh: ktâ e kanë bâ hoxhollarët, kejt.

BS: Po, a?

GG: Po vallâhi... se u m’thojke... pe marrim shembull, shiptartë për bukë janë kânë ngushtë: N’Turki bukë ka boll: po shkojmë – edhe gjysa e Kosovës shkoi.

BS: Pej kahit kanë shku ma shumë? Pej cilave vêne n’Kosovë?

GG: Po’ s’di valla... pej tona’ shehreve janë shkue... unë i kam do dajë n’Turki. 

BS: Po, a?

GG: Po valla.

BS: E, ku janë ata n’Turki? 

GG: Në Stamboll. 

BS: Ti, a je kanë najherë n’Turki? 

GG: Jam kânë... nja katër-pesë [4-5] herë jam kânë. 

BS: A ju ka çu puna, a je kanë për qef?

GG: Për qef. 

BS: Mirë axhë... unë mos t’lodhi ma shumë ty. 

GG: A?

BS: Pe krymë me qikaç, nëse ki… 

GG: Çka t’interson, çka di – t’kallxoj; çka s’di – s’di.  

BS: Nëse ki me na thânë edhe diçka për fund... 

GG: A?

BS: Diçka, naj mesele... najsen qi t’kujtohet...? 

GG: E, meselet, ato kallxohen odave.

BS: Pè nalim niher.  

GG: Ani.

BS: Faliminderit shumë.

GG: S’ka për se.

BS: Se t’kena mundu...