Gjokë Sadik Berisha

Intervistuar nga: Lekë Shala

Babgjyshin e kom pasë... tri [3] vjet kaçak ai u kânë… a, u kânë bash për kryetar i Ballit Kombëtar, u kânë per Rrafsh t’Dukagjinit

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

06.06.2018

Lokacioni i intervistës

Doberdoll

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

LSh: Jena me datën 6 qershor 2018, në shpinë e Gjokë Sadik Berisha.

GjB: Kish pas thânë “Ruje Zot Shqipninë prej shqiptarëve”.

LSh: Po.

GjB: E na tash, s’dij cka me folë... si duhët me fol keq për veti, se, atu prej 42-tës e knenaj, muj me t’kallxu - i harroj do sene. E, me pasë… s’kem pasë shkollë, pooo’, do sene t’vjetra i kem pasë, i kem pas’ qitë n’kângë. Tash, at’herë jon’ knu do kângë që edhe na kanë shajtë, po’ edhe i kem shajtë. (qesh)

LSh: A i man n’men?

GjB: Qata po thom qi’... n’kohë t’Shqipnisë, unë i kom pas’ deshtë shumë, jon’ kânë shum’ t’aftë, jon’ kânë.

LSh: Prind, a? 

GjB: Babgjyshi jem u kânë prej 22-tës, e deri që e ka pas’ hupë shtetin Sërbia ni herë, Austro-Hungaria tash, qat’herë u kânë m’dokët, edhe ka...

LSh: Ça t’ka kallxu ai – qysh e man n’men atë periudhë?

GjB: Unë atâ s’e maj n’men, po’ e maj men që kanë kallxu.

LSh: Që kanë kallxu, po de.

GjB: Babgjyshin e kom pasë... tri [3] vjet kaçak ai u kânë… a, u kânë bash për kryetar i Ballit Kombëtar, u kânë per Rrafsh t’Dukagjinit. Kur hini Partizani, tha, “Jom lodhë”. U kânë ni’ Gjon Sereci, profesor...

LSh: Gjon Serreqi, po, e di.

GjB: Une pak e maj n’men atâ, si i vogël e mâj n’men, msim s’m’ka dhânë, i ka dhanë do shokve t’mi ma t’vjetër se unë. E, e ka pas çue... tash, ai i çojke letra për... u kânë ky i Shqipnisë, u kânë... 

LSh: Ernest Koliqi?

GjB: A pe sheh qi’ kom harue emrin...

LSh: I Shqipnisë... profesor, a?

GjB: Po, po, n’Shqipni ai rrike... e, tani vjen babgjyshi jem, e dorëzoi, Kajtaz Ramadarit ia dorëzoi detyrën.

LSh: Po.

GjB: Kur hini Partizani, e kanë marrë n’burg atâ, edhe babgjyshin. Babgjyshi nuk e pranoi: “Kajtaz”, tha, “E kishe emrin edhe ti aty, veç mos e prano.” – ia ka dhâ besen Shqiptarhanës. “O burrë” tha, “pshto krytë, se me shkâ besë s’ki” tha “po’, pshtoje kryet, e rrejsh”. Edhe mâ, u hi tani politika e…[Këmbanat dëgjohen në prapavijë]

LSh: Po… 

GjB: …e sllavit, nejse tash prej 40 e, prej 50-tës e knejnaj nuk u kânë keq. E kanë shkollën, kemi msu nepër...unë i kom bâ katër [4] vjet shkollë, kemi msu nepër soba; kush ka mujtë ka shku n’fakulltet, mu nuk em’ lan’ me shku n’shollë. Unë deshta me shku po’, shumar – u kânë n’Deçan me shku nifar shkolle... dojshim n’redakti, si koha, e na murr aksioni, u’ m’met bâba, ishim kallabllak, tokë shumë, m’foli, thashë: “Ani, bre burrë, pe lâ”. Gjyshi kish  qef me m’çu, po’ bâba jem jo.

LSh: Me t’vetë...a e dini k’shtu... prejardhjën e familjës, me na kallxu për familjën pak, prejardhja e familjes - prej kashit jeni? Qysh jeni vendosë k’tu, autoktonë - k’tu?

GjB: Jo...na jemi... kosovarë jemi qysh…

LSh: Prej që mahët n’men, a?

GjB: Jo, jo, jon kânë... e tash, pleqt, unë i maj n’men tânë, emrat ja’u maj n’men.

LSh: Gjeneratat para teje, a? 

GjB: Edhe shumë gjenerata para meje... katragjyshi, babgjyshi, e.

LSh: Po, po, po… 

GjB: Edhe, tash kem familjën n’Dorberdol, jon’ ardhë Leka edhe Marku.

LSh: Po, t’partë.

GjB: Ata dy [2] vllazën jon kânë, se kishin pa’ bâ fjalë me zotninë, jon kânë, e... At’herë u kânë fshtirë me rrnue...është turki, ka pasë n’dorë, ai Leka e ka pasë ni djalë bukur t’vshtirë, e paska pas shajtë atâ, jon’ kapë për tesha, e....  

LSh: Për fjalë goje?

GjB: Voksh’ jemi kânë. 

LSh: Voksh’?

GjB: Prej Vokshi jem kânë, bile me vllaun e atij Kolë Berishës , qi’ u kânë kryetar parlamenti, jon’ kânë n’atë katun, (ndërhyn nipi i tij: “qysh je; a je mirë; cka bâne?”), e dola në...tash, Leka e Marku – vllazën. Na tash dy [2] mahallë jem. Paret i kishin pasë bashkë, po jon’ ndâ m’i nxânë dy [2] toka se jon’ shumue, e tha... na n’Siqevë i kem do shokë ma t’ngâtë, rreth i Siqevës – e, i tha, “Bac,” i tha mixhes t’vet, “Baci Ali, a mi jep paret, me shku me ble Doberdulen?”.

LSh: Po. 

GjB: “Ah mor’ bir, Doberdola o’ tu u shitë treqin [300] lira... na s’kem, veç niqin’ [100]” – thotë, “Jo” thotë, “ia kom dhânë ka-paret” thotë, “pa ma qitë dikush plumin n’mish” thotë, “s’hin aty”. “Aaa, kjo po dojka me na bâ telashe, a...”, edhe shkon, e merr Hajdin Racin me veti, aty tu’ zotnia. Zotnia, u kânë ky i Zajmit qitu, emrin ia kom harrue atijna, e ai e ka pasë k’tu katunet, qi’ i ka shitë tokat.

LSh: Po 

GjB: ....perpara. Thotë, “Jom ardhë me ble Doberdolën – t’tretën hise t’Doberdules - sa po shkon?”. “Treqin [300] lira”, “Qe paret”, “E tjerat?”, thotë, “tjerat i lânë qyky” – i ka lâ ai dyqin [200] lira, kurrë s’e ka permên. 

LSh: Po

GjB: Ia ka lânë tokën n’Doberdol. Ehh, ka pasë gjin’ t’fortë, po, e kem çu mirë me ta, tash edhe ata muslimanë, na katolikë, e kem çu shumë mirë me ta...kurrë, tash deri vonë, tash, une që e maj n’men, as postërmat s’i kem hângër pa e thirrë njoni-tjetrin. Nuk e kem çu keq... tash po m’dokët diçka u prishë situata, apet punë politike, po ishalla s’kanë menim t’keq për Kosovën. {E pi kafen}. Tash, Leka, Prèni, Doda – faqe tjera po t’i kallxoj.

LSh: Po, po, po.

GjB: Prèka – dy vllazën jon kânë, edhe Gjoka – unë e kom n’emën tina, emrin sot.

LSh: Qi e keni trashigu?

GjB: Poo, qi’ e kom trashigue. Ata të dy e kanë vra hem’ Preken; hem’ Gjoken... e ka vra tash politika e Turkisë. K’ta jon’ rritë si jetima... babgjyshi e… migjën e babës mâ, që e maj n’men - masi jom martu une, ka dekë. Osht’ historia që nuk kem pasë fort’ asi, po’ tash, unë kom nejt në Doberdol, i Doberdolit jom. Idrizin e kom kojshi aty, se, Marki u kânë i Idrizit; unë jom i Lekës. Idrizi i Markit u kânë; baba i...babgjyshi i Idrizit, e....jon’ kânë dy [2] vllazni, tash jon dy [2] mahâllë. Po, tash shtadhet [70] shpia Doberdolit, po’ pak gjin’ kanë metë n’tâ.

LSh: Pse: jon dalë perj atyshit, a?

GjB: Na jemi kânë tridhetë e gjashtë [36] antarë...jem kânë...bash qysh e maj n’men deri n’63-ten: n’63-ten jemi nda, 62-ten m’doket – tash, qaty, nuk e di bash saktë. Na jemi nda: Bardheci, Tafili, Nika. E, tyni anë, tash u ndava: tash, vllaun e kom pasë n’Zagreb, ai pat dekë, i ka lânë tre [3] djem. Këta djemt e djalit bisedojmë me djalin – djali jem ke qaj’. 

LSh: A keni kontakte me ta atje? 

GjB: A?

LSh: A keni kontakte me ata atje, n’Zagreb?

GjB: T’afërm?

(ndërhyrje nga nipi: “A ki kontakte me ata atje – Zefin e ata …?”)

GjB: Vllaun e kom, kusherinin têm e kom, e, ata jashtë... i dyti, se ata: i madhi edhe i vogli, s’jon kânë hala, prej qe ka dekë vllau. Kom ní që ish kânë ai. Ai djali osht’ n’Rekë...ë...jo’ - n’Opati, këtu n’Zadër. E pat kry ai do shkollë – ai u kânë si kapetan i parës klasë – po’ nejse, u prish situata, u kânë ni general i ushtrisë, Tomë Berisha, i Malit t’Zi, jaranì daja jem me tâ: mish e shpirt. E ata, mas ni kohe ju ka’ pa’ prish, ju ka’ pa’ varru ni shoq, edhe, “mu m’ka pshtu ky” tha “se isha kânë tu shkue”. Qitshin n’strele, kishe po gjuj tjeter kah – t’ia futke, ushtarët i vrajke. 

LSh: Shiptarë, a?

GjB: Po, e thotë baba, thotë “Baca, babës, shko”, “Ani”. “E ke kry qeta shkollë, shkolla t’vyn, du me t’angazhu me shkue, me kry hotelerinë n’Amerikë”, ja mundson ajo ato letrat, ia ndreqë. N’Amerikë, â shku dy [2] vjet, e ka kry shkollën atje, hotilerisë. Kur jem shku na prej ktuhit 99-tën, jemi shkue, na ka ardhë n’Durrës, na ka pâ, nizetekatër [24] antarë jemi kânë t’qesej qetu, mahalles, po m’thotë mu, “S’kom per te’ton’ ven”, thashë, “na vêne kém”, po, tha “e, ti” tha, isha une, ky u kânë i vogel, ni motmot e gjysë, s’ka pasë ma... edhe dy vllaznit e tina e motra, gruja jeme, thashë “Une prej ktyne s’un’ ndahna se s’kam me kon me folë atje”. Bre bâni rexhâ bukur shumë, e met’. Dy [2] herë u kânë, na ka pa atje, po’...na dulen tash, na i çun’ djemtë paret. I kam pasë edhe dy djem n’Zvicerr, e, shkum’ n’Zvicerr – kem nejtë 13 muj. Prej Zvicrre, u bâ liri, u asishen. Kom nejtë te djali une, djali i madh u kânë, katër [4] fmitë, ni shpi aty , patëm gjetë ni banesë, na kanë dhânë ka’ treqin [300] franga n’mujt’, me nejtë qaty. Kur u bâ motmoti, ni motmot e dicka, tha, “u liru Kosova”, sene, thashë “Hajde, dojmë me shku n’Kosove” – jemi kthy n’Kosovë. E, tash, i kom dy djemtë atje; njâ e kom n’Gjermani. 

LSh: Po.

GjB: E tash jon shku edhe dy [2] vllâzën tína, edhe ni djalë i djalit.

LSh: E me t’vetë… prind - cka t’kanë punu? 

GjB: A?

LSh: Prind - cka t’kanë punu; bâba - çka t’ka punu?

GjB: Bujq.

LSh: Bujqi, a?

GjB: Po, po.

LSh: Ti, a i ki punu najherë tokat?

GjB: Une kom punu n’Prishtinë tridhet’ [30] vjet, n’furrë.

LSh: N’Prishtine, n’furrë - n’furrë t’bukës?

GjB: Po.

LSh: Keni maru bukë. A t’kujtohët qysh u kânë procedura, me na spjegu pak...

GjB: O’ more burrë, na kem... une kom punu non’ [9] vjet, kom punu me ni furrë, me tre [3] plota jon kânë bukë, qitke me tre [3] plota, e patëm ble me ni kushëri t’babës tem, po, na aty e murrem furrën, tremí [3000] qese at’here - s’e di a e din qeset çka jon’, çka jon kânë, a jo...

LSh: Ja-a, kallzomi.

GjB: Se tash...

LSh: Si euro-t, a, veç…

GjB: Pare. E morëm gjysën,  gjysën e ka pasë ai miki. Punum’ na shtatë [7] vjet, na mshelen furrën, se na qitën porez. Une tremí [3000] qese e bleva furrën , ai pesëmí [5000] qese...na qitën porez .

LSh: Ai pronari i…

GjB: Jo, jo - shteti... e, tash ku o Zhitopromet, kom punu nizet [20] vjet.

LSh: Zhitoprometi u kânë ajo e qytetit, a po?

GjB: Zhitoprometi i Prishtines. At’here ma vonë, e LShoi njâni: kom pas punu edhe n’Gjirokoc, para se me shku ushtar. Ma lshoi furrën – pesë [5] vjet kom punu n’Gjirokoc. U nal puna, u mshelën shkollat...s’ka punë mâ, tash, bir’o, tash, “çka t’mujmë me bô” asi, se qeky djali i madh shkoi nja katër [4] muj n’Zvicerr, na i pruni nja tetëmi [8000] franga, edhe i dyti, u shku ka punu katër [4] vjet bujk, atje, n’bujqsi .

LSh: N’Zvicër, a? 

GjB: N’Zvicerr, i bâni letrat e osht’ ardhë, e ka marrë grunë prej k’tuhit e n’Mal t’Zi, prej Malit t’Zi ka hypë n’ballan’, e ka çu n’Zvicer - n’t’zezë. (Këmbanat e kishës dëgjohen). K’shtu që pak shperthym’, edhe ai, i dyt – i treti, u shku n’Itali me gomonë, kso’, me gomona t’pllastikës.

LSh: Prej Shqipnisë, a?

GjB: Gati u kânë tu u mytë...

LSh: Prej Shqipnisë?

GjB: Prej Shqipnise: n’Shqipni ka dalë, u shku, tash n’Gjermani.

LSh: A din çka po m’intereson: po m’intereson me na kallzu pak, ato, qysh e keni pas ni ditë n’furrë – n’furrë t’bukës?

GjB: Ahhh.

LSh: Kur jeni çu; n’sa ora jeni çu; cka keni pregaditë, nihere; kur keni... kur ka pasë ma shumë njerz që kanë ardhë me ble; n’sa ora keni flejt; a jeni çu heret per me pergaditë per nesër – qikjo po m’intereson, qysh e man n’men ti qatâ...

GjB: Po, po, n’fabrikë t’bukës na kem punu, nizet [20] vjet kom punu, na jemi kon t’ri smenë. Çdo javë m’râke mu me shkue, me smenë têmën, natën.

LSh: Çka o’ smena?

GjB: Smena domethânë dymdhet’ [12] vetë jemi kânë. 

LSh: Po, si reni yt, a ?

GjB: Dymdhet [12] vetë punojshmi: tetë [8] sahat, dymdhetë [12] tjetri; tetë [8] sahat, dymdhetë [12] tjetri; tetë [8] sahat...

LSh: Turni yt.

GjB: Çdo javë, cdo dy [2] javë na râke natën me punu, nuk kem kalu bash keq, rrogat s’jon’ kânë... po’ nejse, tash punojshmi, asi , nuk e kom çu keq , ma vonë u prish situata. 

LSh: 90-ave, a?

GjB: Edhe dola une, e nxâna qat furrë, n’Gjirokoc, i kom pa’ maru qëtu katër [4] soba, i kom pa’ maru, deshi Zoti...djali e gjeti punën, ja murr njânit ni shpi qekhâ nalt, ia dha ni plloqë e çoi dy [2] kat, hajt, hajt, hajt, hajt, hajt, hajt, shkoi djali i madh, e shko edhe ky i dyti, e marova: qikjo osht’ sot - kulla e burrave.

LSh: A e ki k’tu kullën, a?

GjB: E jemja o’.

LSh: Kullën e ki, a?

GjB: Po, furra poshtë.

LSh: Po menoj, kjo k’tu, a osht’ kullë (tregon me dorë nga kulla).

GjB: Po, po. 

LSh: E pse e bone k’tâ, kur e ke bâ – mas lufte; a para lufte?

GjB: Jo, jo, mas lufte.

LSh: Pse e bâne? Veç per burra, k’shtu?

GjB: Ha’?

LSh: Mledheni burrat.

GjB: Me punu dicka... e ku me hi n’punë...

LSh: Kjo osht’ furra, furra, a po? A osht’ furrë?

GjB: Po.

LSh: Se, menova që the kullë.

GjB: Jo, jo. 

LSh: A po punoni halâ?

GjB: Halâ tash i qet do samuna, ky djali , se nuk osht’ me naj puntorë, po s’ka punë, s’ka çmim: për  pesëmdhet [15] cent, niqin [100] copa – pesëmdhet [15] euro: çka me bâ me to? – po’...duhet me punue: dy-tri [2-3] euro, dhet’ [10] euro – me hângër bukë...

LSh: E, zakonisht, këtu blejnë, kta t’katunit, a?

GjB: Ha?

LSh: K’tu blejnë t’katunit, veç, qëta t’katunit t’blejnë aty...?

GjB: Ka qëtu, po, k’tu ma afër gati... pjesë e shehrit osht’ kjo. E ky i qet samunat, i çon n’qendër, n’qebaptore, me kerr. Nuk  e kem punën fort keq, masi jon ata atje. Jom kânë, kom nejt tre [3] muj’ atje. I kom tash tre [3] nipa,  dy [2] djem, e, djalin n’Gjermani, gjashtë [6] mashkuj i kom t’martum atje.

LSh: E, me t’vetë, k’shtu: Luftën e Dytë Botrore, a e man n’men – po menoj – sa vjet i ke pasë?

GjB: Lufta e Dytë Botrore...e maj n’men, jom kânë tremdhetë [13] vjeç.

LSh: Tremdhet [13] vjet? Qysh e man n’men, a po na kallzon pak?

GjB: Lufta e Dytë Botnore nuk osht’ bâ luftë e dopt’: na kem kujtu, na, kur t’vjen Rusia na e qi’ nânën...po’ kem pshtu mirë. I çeli shkollat Tita, msún’ kush msoi, bukur gat’ shkoi ajo punë...veç deri e hoq Rankoviqin. Rankoviqi ne na ka’ pas’ kajtë majkën, edhe e hoq atâ. Tona e bâni kushtetutën e 74-tës, ajo ligj u kânë, kushtetuta e 74-tës... n’Prishtine jom kânë, veç me qeto dy [2] durë kom gatu per Titën. U kânë ni shef i salles i Hotel  Grandit – Bozhurit – Grandi halâ s’u kon’ maru.  E, i tha Mahmut Bakallit, i tha Tita, tha “ka pa’ vyjtë” tha “me maru naj fabrikë”, tha, “Vallai” tha, “e marum qetâ me na qëllue”. E lujti krytë, tha, “S’ka gjâ prej hotelit”, a din, tash, ai menojke asi, po’ ai dul asi, tash fabrikat jon mshelë. Mas lufte u bâ edhe ma keq: gjashtë [6] fabrika n’Gjakovë jon’ që jon’ mshelë. Tre [3] jon kânë qëtu n’Klinë, u shitën. Se qysh i kanë ble s’di gjâ. E, Amortizeri n’Prishtinë, se kom punu n’Fushë Kosovë, n’Prishtinë, shumë kohë, thojshin dojnë me çelë fabrike për kerre...hupi ajo lidhje krejt, veç kërqysh... ligsht senet. E, tash, na e kemi pasë aty që... do jetesë e kem pasë, me thânë nja dhetë [10] vjet a pesëmdhetë [15] – nuk u kânë fort keq, po’...mas dekës Titës u bâ tani...

LSh: Problem, a?

GjB: Edhe ma keq. Tash po majm imyd: na nimojnë shtetet tjera, tash jemi shtet demokratik... po’ k’ta qe jon n’pushtet, nuk jon tu ecë bash drejt, se qe nizet [20] vjet, mos mu’ çelë asni fabrikë n’Gjakovë; mos mu çelë asni fabrikë n’Prishtinë, mos mu çelë...Trepça...s’di qysh â tu punue ajo, tash..?

LSh: Po, pak.

GjB: Kurfarë përparimi, jo, veç qito dugâja tash, po thojnë “jon tu u pagu k’ta n’parlament”, e çka ta di une, po thojne që “ka vjedhë tash”...s’di gjâ, veç ligsht jon’ hesapet.

LSh: E me t’vet kshtu – po du me t’vetë pak... k’tu n’Klinë: qysh e man n’men perpara... k’shtu popullsia – a jon kânë ma shumë katolikë, a muslimanë, a, a po na kallzon pak – qysh u kânë?

GjB: Jo, k’tu s’ka pasë muslimanë hiç para lufte.

LSh: Hiç s’ka pasë para lufte, a?

GjB: Ja-a.

LSh: A po na spjegon pak n’fillim ti...qysh e man n’men... kur je kânë i vogël – qysh e man n’men k’tu?

GjB: Une k’to... jom kânë edhe ma vonë... u kanë...kjo s’u kânë kurgjâ. Klina u kânë pak qaty...si komunë e vogël. Kom punu n’Ujmirë. S’di a e din Ujmirin...

LSh: Ujmir osht’ për…

GjB: Ujmiri osht’ qajte përte’...knej Kievi, nashta e din Kievin.

LSh: Po, po, po. E, cka ke punu aty?

GjB: Kom punu une... jon kânë ato komonet e mdhaja – e prishën serezin – na jemi kânë me serez t’Rahovecit, tani na qitën me serez t’Rokocit. Ma vonë u prishën serezet, metën komunat, k’tu tani, u ngatrunë k’tu, kanë marrë lopë, kanë ble prej shkive...kanë ble prej asish. E tash, na katalikt’ nuk kem guxoftë me hi fort me ’ta, me fjalë, a di...edhe s’kem pasë t’ardhuna. K’ta i patën nxanë detyrat, po thojnë, tash njerzt po flasin qi’... edhe vjedhë kanë – ia kanë qi nânën, edhe muslimant’, kanë shitë tokat, t’shtetit, edhe...na...me t’kallzu drejt, besimi jonë i ka puntë keq.

LSh: Besimi katolik, a? Pse, po’ menon?

GjB: Se s’ka kurfarë... kerkush s’o n’punë, asni kryetar parllamenti s’e ke pasë k’tu; n’parllament s’e ki pasë, as s’pritët... kryetar komunës s’ke pasë, as k’tu. Klina u kânë pak ma asishe, se mâ për kto komunat e tjera, mos t’flasim, se osht’ shumica muslimanë. Poo, perpara e kemi çu, nuk e kemi çu fort keq, se na jemi kânë... ton’ jemi kânë kundra shkive. Nuk jemi hângër fort nërmjet veti, tash s’guxo’ kush me çelë gojen prej nesh. N’punë s’o kerkush, e tash veç qëto t’dalnat perjashta, kanë përparu edhe k’ta.

LSh: E, para lufte... para lufte, a jeni ênë, per shembull, për festa: kur i keni pasë Krishlindjet, a kanë ardhë me ju pa?

GjB: Para lufte more jemi kânë, po na i kemi kushëri, ni shpi babgjyshi jem ka nejtë, tridhetë e tri [33] vjet me kushëri t’vet – ai u bâ musliman, na jem metë katalikë.

LSh: E, ki naj familjar që osht’ musliman, a?

GjB: Ha?

LSh: Ki familjarë që jon kthy n’muslimanë, a po?

GjB: Familjart?

LSh: Tânin, po menoj, qe jon’ kthy n’muslimanë; a the ashtu?

GjB: Qe jon kthy n’muslimanë? Po, more.

LSh: Kushëri, a?

GjB: Po po, n’shpi tême tash, aty. Une atâ s’e maj n’men, ma vonë  ai u bâ musliman, kusheri i babgjyshit, edhe tash une thirrna Gjokë Sadiki; baba jem – Sadik, se s’ka guxoftë me qitë emrin katalik, e mixha – Tafil; babgjyshi – Bardhec. E, e çova, erdh baba n’Prishtinë, se u ndamë, me ble i’ kerr: “Plak, i kahit je?, “Prej Doberdoli”, tha, “Qysh e ki emrin”, tha, “E kom emrin Sadik”. “A ki leje t’njoftimit?, “Po”. Tha, “Ktu po shkrunë Prénk”, tha, “Jom munu valla me ja bô do dallavere turkit, e dy [2] emra i kom”. E  na e kem çu mirë, se s’jemi kânë me hile me ta: me t’rreha, me ngatresa, me asi...

LSh: Nuk keni pasë asi probleme, a?

GjB: Morën babgjyshin mi rujtë ato, t’komunes t’Kieves, sa jemi kânë me komunë t’Kieves, n’kohë t’Sërbisë t’parë. Veç u kânë i pari kshill i qasaj komune – u kânë i drejtë, u kânë i zoti...ai tash nizetë e tri [23] vjet, nizet e non’ [29] vjet ka nejtë Serbia para Titës. E, çka thojke babgjyshi, e ngojshin tân kshillat tjerë. Nuk kem pasë mardhanie t’dopta. Tash s’po flet kush me kânin, as muslimant; as katolikt – jon qatallu diqysh nërmjet veti, s’di...s’kom çka me t’kallzu.

LSh: E...n’kohen e Gjermanit, per juve, a u kânë ma mirë, a ma keq?

GjB: Ah...koha e Gjermanit u kânë...k’tu u kânë mirë.

LSh: N’kohë t’Gjermanit?

GjB: Po, se k’tu u kânë Italia, e ka pas’ marrë pjesën,  e Gjermani ka pa’ hi n’Sërbi, tani katër [4] vjet, e nuk na ka... ‘liri’ i thojshim, at’here jom kânë i vogel, ‘liri’ i thojshin, e nuk kem pasë fort, aso...

LSh: Problemesh, a?

GjB: Kem punu veç me gjâ, a di, me gjâ e me...tokën e kemi punu me dorë, e qishtu...

LSh: Çka keni pasë pasuni qat kohë, kur je kânë ti i vogël – prej gjâve, çka keni rujtë – çka keni majtë ma shume? 

GjB: Une i maj n’men n’shpi teme, niqin [100] copa dhên, niqin [100] copa dhi, tridhet [30] copa lopë, tetë [8] kuaj.

LSh: Tetë [8] kuaj?

GjB: I LShojshmi, i dhajshmi pelat, e, mazat e asi – me qato kemi rrnu. E, i mershim tash kingjat, qisi vakti edhe pak, i dajshmi prej dhêne, e i shitshmi. Çka kishim njet mi rujt i lajshmi tjetër ven’, cka kishim njet’ mi shitë, me bâ pare – i çojshim n’pazar, i shitshmi n’Perzren, n’Gjakovë, e...n’Rahovec ma s’shumti kem bâ Pazar. E qashtu...jetesa u kânë minimale...e, tash teshat, mo’ s’ka pasë: dy [2] parë setra; pantollt i marojshin n’terzi, vishin kallabllak: qata’ i ke pasë – ruji, mos i shkyj, se mo’ s’ke pasë çka me marrë.

LSh: E, tokën, kush e ka punu zakonisht?

GjB: A?

LSh: Tokën, kush e punojke?

GjB: Na, na vetë, bâba jem, e mixhallarët e…

LSh: Sa fmi jeni kânë?

GjB: A?

LSh: Sa mashkuj jeni kânë krejt?

GjB: Na jemi kânë... nja shtatë [7] jemi kânë t’rritun, une s’jom kânë ma i vogli, po jon kânë dy [2] vllaznit e babës, kusherini i babës, dy [2] kushërit’ e babës, babgjyshit - nejse, veç jemi kânë na...jemi kânë nja tridhet e shtatë [37] robë, jemi kânë bashkë.

LSh: Tridhet e shtatë [37]?

GjB: (Dëgjohen këmbanat e kishës) 49-tën na jemi dâ, jem bâ dy [2] shpija, u dava, ai kushërini - i ka râ hisja pak ma e madhe, hisja e Bardhecit, e tash jemi nda n’64-tën a 5-tën.

LSh: Sa kisha jon’ qëtu? Sa kisha jon qëtu, n’Klinë?

GjB: A?

LSh: Sa kisha janë n’Klinë?

GjB: A ka shki?

LSh: Jo, jo, kisha: sa kisha jon’?

GjB: Njo’ [1].

LSh: Njo’ [1], qekjo’, veç njo’, a?

GjB: Kjo u maru mas lufte.

LSh: A ka që shkojnë?

GjB: Po, shkojnë.

LSh: A ka numër t’madh?

GjB: A?

LSh: Numër t’madh, a ka?

GjB: Ka bukur t’mirë, ka bukur t’mirë.

LSh: Përpara, k’to ritualet fetare – ku i keni majtë?

GjB: N’Zllakuqan.

LSh: U kon naj kishë atje, a? Qysh e ka emrin?

GjB: Zllakuqani u kânë...kisha e Shën Gjonit, ata tash, e ka festën me nizet e katër [24], qët mujë, e na shkojshim prej Doberdolit, Doberdoli i ka nja tremdhet [13] kilometra prej k’tuhit, e prej Gjirokoci, shkojshmi n’Zllakoqan.

LSh: I ngojshit k’shtu – kur – t’dilleve a ?

GjB: Po.

LSh: S’keni shku tjera ditë, veç t’dilleve, a? 

GjB: Edhe kur o’ festa. Ni kerr kali, ni kerr kije, ni kerr... u kânë, me qato u marshmi, me shku n’shehër, e me shku n’asi. N’gusht, tanshi, ‘hajde shkojmë n’Pejë’ me mixhën, i rujsha kijt’ une tani, e rujsha kerrin, e rujsha kualt, e... kem rrnue, kem pas ni hekter e gjysë rrush.

LSh: Vreshta, a? 

GjB: E kqyrke bâba jem – u kânë marakli n’ta, e i kqyrke mirë, e i bojshmi ka’ shtatë-tetqin [700-800] killa vénë.

LSh: Vénë marojshit, a?

GjB: Dy-tre mijë [2000-3000]  killa i bojshmi raki, e kush s’kish, vike i marke raki dy [2] killa: për festa, për asishne, i shitshmi me pare, per me bâ hall tash: u dufke mi martu edhe mashkujt, e qato sene...

T’vujtun jemi kânë, po’ ka pasë edhe ma t’vujtun se s’kan pasë kah mu kapë, aj...edhe toka nuk u kânë qaq pjellore, po..o’ zor me bâ aty. Tash, tân kanë pasë vnesht n’Doberdol, tana’ shpijat, kanë pasë ka pak, nuk u metke rrush me shitë, e na mershim, dy [2] herë a tri [3], jom kânë shtatë-tetë [7-8] vjeç a dhetë [10], u kânë toka që e bojke fort rrushin e âmël, e çojshmi n’Prishtinë, me kerr t’kalit e çojshim n’Prishtine, e shitshim, n’kohë t’Sërbisë. Aj...mixha, se une s’e maj n’men, ato veç dhetë mijë [10000] killa rush i marke, e tash, e qitshim n’kacë, e nxirshmi vénën, mixha i babës me mue, e mushëm Doberdollin gjashqin [600] killa. “E, mor’ bir,” – tha, “n’kohë t’Sërbisë kur kom mushë n’Dobërdoll, kom mujt mi marrë treqin [300] copa dhênë”, pesë [5] banka bojke killa e vénës, niqin [100] dinarë bojke ni dele, e kanë rujtë. As s’ka pasë kafe asi, tash t’ritë – sot shkova qatje – plot t’rít nëpër kafe, s’ka pasë...

LSh: E, çka keni bâ përpara? S’keni nejtë k’shtu, a?

GjB: Me gjâ.

LSh: Me gjâ?

GjB: Pasha Zotin, për shtatë [7] vjeç - tetë [8], rroktari i katunit vike i marke kuajt, i rujke, u kânë fusha sa k’tu e te Drini, e i kullotke verës, e deri vike, e merke bâba ni thupër t’gatë e i rujsha une kuajt e mi, Shën Gjergjet vike i marke, tek-terna Shmitrit, ai roktari i kqyrke.

LSh: Shën Gjergjin e festojshit. Qysh e festojshit Shën Gjergjin?

GjB: Shën Gjinin?

LSh: Shën Gjergjin.

GjB: Shën Gjergjin, po – na e kem me t’24-in, e muslimant e kanë me t’6-in.

LSh: Qysh e festojshit?

GjB: Paj, bukë t’grynë qitshmi, se bukë kallamoqi kem hangër, grunin e shitshin, me i bâ pare.

LSh: Po.

GjB: Prejshmi kingja, prejshmi edha, prejshmi gjâ, vishin mysafirt besa – jemi kânë derë bukur e pasne, nuk kem pasë fukarallak...valla, katuni u kânë dopt’. Ai pe njofke Idrizin, me ni shoq t’vetin kanë ardh me vénë ni ditë për do...tash kur u nis lufta e ballistave.

LSh: Po, a e din këtë histori me na tregu?

GjB: U kânë Nuper Lleshi, u kânë i pari ballist, n’anen k’tu – lug’ Drinit. Ee...për atë Azem Bejten veç fjalë kom ni, se atâ s’e maj n’men. Ai u vra, kur jom kânë i vogël, n’kohë t’Sërbisë. Jon munu me bâ kundërshtim, shteteve t’huja, po s’kem pasë me çka. Jon kânë koçakë, rishin, ‘koçakë’ ju thojshin. Tani dulën Ballistat e Ballit Kombëtar. Babgjyshi jem u kânë, nja nizet e non’ [29] vjet ka nejt Sërbia, para Titës. Ai u kânë për Ballin Kombtar, Gjon Sereqi u kânë profesor, tu ai i merke letrat...borë, shi , teshat n’krye. Drinin me kcy... s’ka pasë as ura. Me çu n’Shipni tash, tinëz me çu letrat, kanë vujtë ata. Shyqyr Zotit nuk na hupi tash, mu’ kânë me ecë tash tân marë – edhe n’Shipni pi níj do fjalë t’dopta...s’bon mu ngatrue. Prifti jonë thojke: me marrë parën e hyqymetit... ma mirë me vjedhë xhaminë e kishen, sesa me vjedhë hyqymetin. Tash po nij niqin [100] milionë i ka bâ filani – po çka i vyn’ atina niqin [100] milionë, o burrë? Po’...me ja nda fukarave e me ju nimu, a. Niqin e nizet [120] milionë i kish ai, pi ja harroj emrin pasha Zotin, qe i ka lajmru, se tjerat s’i ka lajmru hiç.

LSh: E, a ka prift, prifti – përpara?

GjB: A?

LSh: Qysh e man n’men ti priftin përpara - çka ju ka spjegu zakonisht?

GjB: Prifti, përpara, k’ta jon kânë ham’ fetarë edhe atdhetarë. Priftat.

LSh: Pse, çka kanë pasë?

GjB: Une e maj n’men - Don Pjetër Berisha, u kânë. 

LSh: K’tu, prift, a?

GjB: K’tu, ka nejt tetë [8] vjet a nântë [9], ka nejt n’Bigjë, atje u dekë. I BiGjS’ u kânë, shumë u kânë djalë i zoti, atâ ymriiii...ia kanë shpallë alltinë n’gojë UDB-ja: i ka dalë plumi prej k’tuhit e përmas - edhe ka p’shtu.

LSh: Po a? Pse, s’ia ka prekë naj...?

GjB: Po, s’e ka prekë aty hiç. Ka hjekë keq, kom nie, se une at’here s’jom kânë, jom kânë i vogël. Ma vonë osht’ ardhë k’tu n’kishë tonë, e ka nejtë m’doket tetë [8] vjet a dhetë [10], se ishin kânë do prifta shiptarë, k’ta dy [2] jon kânë – krejt n’Kosovën jon’ kânë dy [2] prifta shiptarë: ai Patër Pashka u kânë, i Shipnise, atâ e permenke babgjyshi, u kânë shumë djalë i zoti, djalë i aftë. Ata ma shume kanë folë që na i kem vllazën, i kemi. Na kanë nda shtetet e huja, me ta s’bon me çu keq, po...shyqyr s’kem pasë ngatrresa kurrë ndërmje’ veti , e, ato jon’...

LSh: E, çka kanë folë zakonisht per atdheun - çka ju kanë msu juve?

GjB: Për atdheun, tash, u kânë babgjyshi jem; për Mitrovicë u kânë ky. I përmendshin tash, u majshin, degën e Ballit Kombtar, he, po ja’u harroj emrat, jo’...s’un e maj.

LSh: Spo t’bjen n’men... s’ka lidhje.

GjB: Për Drenicë u kânë njo’ tjetër, e për Mitrovicë u kânë ky…

LSh: E ke harru.

GjB: N’Prishtinë ish kânë qëky Gjon Sereqi, Ferizaj, ai i ka majt k’to drejtimet Kombëtare. Aj...u kânë pa’ p’shtu besa’ – nuk u kon’ masakru, ka dhânë msim edhe n’këtë kohë. Kur hini Tita, ish kânë i drejtë, po’ nuk ka folë me gjethkon ai, për rrafsh t’Dukagjinit u kânë babgjyshi: Pejë, Gjakovë, Prizren, nizet e non’ [29] vjet. Kur hini partizani, e murrën kit Kajtazin, se Kajtazit ia dha detyrën, ky, edhe i tha babgjyshi, “ne ditsh që flet me gjethkon, mos e merr, se e merr n’qafë vetën.”

LSh: E ka ditë sa rrezik osht’...

GjB: Po, e murrën babgjyshin, e kanë majtë pesë [5] javë ditë. Une jom shku i kom çu bukë, n’44-tën, me gjyshen. E LShun, e LShun se ka pasë njo’ n’Prezren, çojke kajhere, sa ka mujtë mi çu ai, se mik e kem pasë, thotë, “M’kanë thânë që masnesri kanë me t’LShue”, at’here u shku bâba jem me kali e ka marrë, prej Prizreni, kanë bujtë ata.

LSh: Çka kallzojke?

GjS:  Ha?

LSh: Cka kallzojke për atje?

GjB: Kajtazin e denun për vdekje, e pranoi ai: “Jom kânë i Ballit Kombtar”. Le bre...rreje hyqymetin e keq: hyqymeti i keq – gjâ s’ka prej tina... tash ai s’e ka deshtë...

LSh: Ai e pranoi atâ, a?

GjB: Ai e pranoi.

LSh: A e vrajtën?

GjB: Marie Shllakën, u kânë e Shipnisë ajo, kjo...Xhafer Deva.

LSh: Xhafer Deva, i Mitrovicës.

GjB: I Mitrovicës, ai u kânë kryetar i Ballit Kombëtar. Ky...edhe njâ u kânë ‘Deva’ po s’un’ e kujtoj. Kanë vujtë, kanë vujtë boll, po jon kânë tinëz k’ta. Babgjyshin e patën deshtë edhe kta t’besimit musliman. Dumdhet [12] copë katune i ka pasë Kieva: çka thojke babgjyshi – tân e ngojshin. Edhe me shkije e kish pasë çu...u kânë ni Milloradi... – pârja, e nuk e ka hupë ai, nuk e ka sunue gjinjën, nuk e ka malltretue. Kish pas’ deshtë me rrehë ni xhanar, thotë, “Bardhec, mos e’ nguc, mos e rreh, se pasha Zotin, le që t’rrehin ty – po ta rrehin edhe familjën!” – e s’e ka ngucë kurrë. E kish pa’ shâjtë xhanari. Ka qitç tangarì për mu bâ kjo udha – Banjavinska udha, ‘udha Banjavinska’ i thojshin, tash at’here, ka qitë tangarì, tash ai ja’u ka prishë metrat. “Mos i prish metrat, se bajmë na dru boll, asi – gurë, boll”, ish vakt pune tash: “ajt mor’ quti, o piqku mater!”. 

LSh: E shânë, a?

GjB: Ky tash, bon yrysh me asi, e ndajnë ata. E ka p’shtu ai edhe babgjyshin, edhe jon kânë nja dy tjerë i Curvikut, u kânë ni (nuk kuptohet) – edhe ai u kânë shumë, shumë i zoti...kanë kalu qishtu.

LSh: E kit’ luftën e fundit, qysh e keni kalu ju – luftën e fundit, k’tâ me Sërbinë?

GjB: K’tâ a? Kët’ luftën tonë, a?

LSh: Ti, personalisht, po, edhe rrethi i Klinës, çka jon’ k’tu t’besimit katolik...

GjB: Vallahi, boll keq kem kalue. Une jom kânë qëtu me familje – te’ ton’. E patën qitë ni strazh te rampa aty, e m’thojke gruja, “shko merr bre dicka”, e, dy [2] herë a tri [3], s’ka guxoftë me kcy rampën, se t’naLShin ata: “gdecesh?” – “ku po shkon”. Anej-knej, kur i shihsha ata, u kthejsha – kur s’i shihsha ata, shkojsha marsha duhan e voj’. 

LSh: Blejshe për shpi?

GjB: Oriz e dicka n’dugâjë, ka pasë dugâja, k’sajde n’qendër. 99-ën jom kânë ty nejt, u kânë ni gru malazeze, u kânë – jo – u kânë shqiptare, po e Malit t’Zi, e ka pasë veshjën ashtu si ato atje, atâ nuk e ngucshin, e, ia dhashë me ble dicka. Ma pruni, tha: “baca Gjokë, ishin...i perzunë” tha, Maruzhgan thirrët ajo pjesa anena, “i përzunë” tha – “Dy [2] kushërit’ tu i pashë n’kolonë”. “Jo bre...po...”. Ehhhhh...dejna ata i kanë perzânë, me 24-tin.

LSh: Kah i çun’ – për Shipni, a?

GjB: Tretin muj: k’ta i kanë përzânë, k’ta i kanë qitë n’Kralal, n’Kralal ishin kânë pesë-gjashtë [5-6] mijë vet. Ata i kanë pasë, UÇK-ja, fajet, se s’kanë mujtë m’i mbrojtë. “Jon’ metë” po thojnë, tash, nodhet e tri [93] prej Klinës jon’... 

LSh: T’vramë?

GjB: Që jon’ vrâ. Ne na kanë pru me t’29-tin, na kanë marrë prej qituhit. U hi ai, une meta n’oborr, ai,“hec”, thojsha ‘Zot, runa’ masnej ka qitë qëtu rafall, “Izadite!” – “Dilni prej shpijave!”, e jemi dalë mandej qëtu, tu kisha u kânë... kisha s’u kon’ marue, po u kânë nifar pjese, asish, ai prifti tha, “Une i kqyri k’ta, s’bon” tha, “edhe ti me ta”. Kur u shku prifti n’Klinë, e kanë kthye, e ne na kanë çu prej k’tuhit, e, n’Durrs’ kokëm kâ.

LSh: N’Durrs... n’kâmë jeni shku, a?

GjB: N’kâmë, tu ura jemi shku na, ata ishin...katër [4] f’mi i kish djali, e vetë, e gruja, unë me gru teme - tetë [8] antarë. E, i kish pasë ai do pare, ia kishin çu atje vllaznit’, e kanë pagu katerqin [400] marka, e na ka çue n’Tiranë. N’Tiranë kem nejtë dy [2] ditë. Ka folë njâni me telefon, që na kanë pâ n’Shipni, tha, “qysh bani...paret ja’u çojmë na – veç...qysh bani me dalë – knejna...”. At’here kem nejt shtatë [7] javë, n’Durrës na’j kanë marrë...na i murrën dokumentat. Une veç jom kânë pensioner i...para lufte, e kom pasë ni letër që e kom marrë penzinë – se gjâ s’ëm’ lanë. Me qatâ jem dalë na n’Itali: ka dymijë e dyqin [2200] marka i kem lâ per ni kry: katërmdhet’ [14] mijë marka i ka lâ djali për me dalë n’Shypni. Edhe, aty kem nejtë shtatë [7] javë. Kur na i maruen letrat, osht’ ardhë djali prej Gjermanie e ka marrë me kerr: une, djali i dytë i ktina, edhe djali i madh, na katër [4] jem metë knena - katër [4] i ka marrë i ka qitë n’kerr. Tetë [8] antarë jemi kânë, e i ka çue. Tash, na dulëm, po’... hongrëm bukë tu’ njâni që ish kânë i njofshëm, na dha darkë bile, edhe shkum’ tu stanica e trrenit, e n’Itali. Ai na luti me nejtë valla n’Itali, ai tha “une jau gjâj hem’ punën, hem djalit punë. Rrini”, po k’ta ishin bâ mollzak për Zvicërr. E, u bô nja pesë-gjashtë [5-6 ] sahat. Kanë mrri ata atje, tash e ka marrë telefonin, “a ku jeni”, na deshtëm me shku për Francë, tha “ja-a” dy [2] vet’ pi nij ty folë, thotë, “pasha Zotin, kesh hypa n’tren, ham m’kthynë edhe mi murën paret”. “Ooo”... pi kallzoj djalit: “qishtu, qishtu”. N’kllupat e stacionit. Hajt tash foli n’telefon t’nesrit, thotë “Rrini, veç hajdeni me tren” nja katër [4] stanica, ia shkrova emrin...ky djali që osht’ n’Gjermoni, aty na gjâni - aty i gjâj une. Jemi shku na aty, vera u kânë, u kânë qëky muj’, u kânë i tremdheti [13] a katërmdheti [14] qashtu, e na prunë besa edhe bukë, edhe ai djali i dytë, që osht’ n’Itali, i treti osht’ n’Gjermoni, ky djali i dytë i Lushit, djalit tem, “U”, tha, “axha Vilson” – Vilson e ka emrin ai djali, i jemi, i treti. E ka kthy kerrin, na ka hypë edhe ne t’katërt [4] n’kerr.

LSh: E, kur u kthyt’ n’Kosovë, k’tu, qysh i gjetët shpijat k’tu – a i kishin kallë?

GjB: Qit copën qitu ma kishin pa’ djegë, po plloçën e kom pa’ çu, ma kishin djegë – kjo ka pshtue, senet mi kanë marrë.

LSh: I kanë vjedhë.

GjB: Do traktorë, kerr e prekolicë, nuk i kem pâ...edhe qaty m’u smu ajo gruja: “o’, lè mi p’shtue djemt” – qija nânën n’bothë... s’i ke pasë, veç i ke bâ. Ajo e murr’ sheqerin e krye dy [2] vjete shkoi, çka me bâ...

LSh: Edhe ni sen po du me t’vetë: Kur jeni martu, a e keni marrë t’naj veni tjeter, a k’tu mrena?

GjB: Jo, une t’Gjakovës, tash, dajtë i kom t’Gjakovës.

LSh: Katolikë edhe ata...?

GjB: Edhe mixha, u martu atje, edhe dajtë. Babgjyshi, kur u martu, Karvasari, s’di a e din, ai e ka pasë grunë prej Karvasarie, vllaun e ka pasë musliman. Shkojshmi na: hëm’, se u pat metë kusherini katalik; ky musliman. Edhe ai tridhet e tri [33] vjet, babgjyshi, kish pas rrnu me kushëri t’vet: ai musliman; na katalikë: s’jemi dâ. E kishin pas çu mirë...tash...po’ i hini ni therrë, n’kohë t’Sërbisë, pak pa u çue, i hin n’guhë e ia xeherlisë guhën, kish pas marrë zjermì e diq. Ai ka pa’ dekë, lânë ka ni çikë...çika sot osht’ k’tu n’Zllakuqan e martume. Dajtë e babgjyshit muslimanë i kom pasë, edhe ata sot jon’: shkojmë e, himë e, dalim e, t’pamet, e... Nuk kem pasë dallime, pa marrë parasysh. Tash, ni çikë e djalit tem e ka krye shkollën me ni çikë t’Prekazit, e tash kur shkon turist vllau i vet (i k’saj çikës t’Prekazit), i thotë kjo çika “çka e ki k’tâ?”, i thotë, “e kom djalin e mixhes” – thotë, “thuj k’ti djalit: ‘a po m’merr?’”. Une isha atje, edhe une si turist, mi dha’ tre [3] mujë dit...femën e mirë osht’... edhe thotë “bab’”- thotë, “babalok, jom bâ marak me marrë qit çikë”, thashë “Ani more, merre”. N’krye t’gjashtë [6] mujve e ka marrë, qe motmot e gjysë atje, tash ai miki ka thânë, “valla po m’keshin katuni jem, se ta kanë grabitë çikën katalikt’, tha: “Du me bâ dasëm”. Thashë “ani more’ – bâjmë”. “Me t’tetin gusht” tha “e kem dasmën. Niqin [100] vetë” tha, “birmi – ma shumë mos m’bjer”, thashë, “Jo, more...”

LSh: E, s’i ka nxjerrë dicka problem asaj çikës; as ju k’ti djalit...?

GjB: Jo, jo, une shkova tu ai miki, i kish kallzu ai babës t’vet, thashë: “More mik, jom ardhë” thashë “me t’pa, me t’kallzu drejt”, se kom qef, që i ka djemt e mirë, që e ka familjën e mirë, që i ka t’dukshëm pak, jo shmoklana disa...thashë “une jom ardhë me t’pa po s’jom tu mujtë me t’shâ” thashë, “.... po mahnitna”. “O” tha “tash...punë për ty”, thashë, “Une jom baba i djalit, djalit tem”, thashë, “Jon’ pajtu çika e djali”, tha: “Kur dush hajde thirri”. I kom marrë tre [3] kerre, katër vetë, nont’ [9] vetë jemi shku e kemi nxânë: na ka pritë mirë ai. S’jemi kânë asi... t’njofshëm. Tash, ma vonë, do kojshi tina, do kusheri t’mi atje n’katun, i kanë njoftë: “Jo” thanë “jon’ familje e mirë”. Thashë “mu m’pelqei – vllaun e mire, djalin e mirë, çikën e mirë, vet’ burrë i aftë”, thashë “une çka kom me shâ atâ...”. U kânë dy-tri [2-3]herë k’tu, tash me tetë [8] gusht, kem me shku me bâ dasëm, e kem goditë hotelin, n’Istog. Nuk kem pasë gjâ...tash, njeri duhët mu kânë i paqë, shpirtnisht, s’kem pasë gjâ t’prekun nërmjet veti, as me muslimanë, as me katalikë...tash ai njâ n’gazetë dul: e ka vra djalin e vllaut pahiri, tu lujtë me alltia... 

LSh: Mirë, faleminderit shumë. 

GjB: Se mete si keq, s’ta pruna ni kafe.

LSh: Jo bre, s’meta si keq hiç, mirë osht’ shumë, shumë faleminderit. M’ke jep informacione shumë.

GjB: Ishalla kalon mirë edhe ti.

LSh: Faleminderit shumë.

GjB: Gjâ s’kom çka me t’thânë tjetër gjâ. Shka dita – fola...

LSh: Jo...shumë mirë.