Hajkune Ahmeti

Intervistuar nga: Edita Qerimi

I kom pasë tridhetë [30] copa dhi, dhênë nizet [20] ... tridhetë [30], me lopë me… fill vet i kom rujtë qato edhe me qato kemi metë gjallë

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

26.04.2018

Lokacioni i intervistës

Pasjak

Vendi i lindjës

Bajrali

Tranksriptimi

EQ: Jemi në shtëpinë e Hajkune Ahmetit në Pasjak. Nisja pra ti me folë. Kur je kon’ e vogël…

HA: Eh... kur jom kânë e vogël, kur i kom pasë dymdhetë [12] vjet, kemi pasë gjâ shumë. Me lopë, me dhi, me dhên, me…i kom rujtë vetën. 

EQ: Ku keni jetu? 

HA: Kemi jetu përte’ Kamenice, Bajrali u kânë aj katun,‘Bajrali’, i thojshin. P’ej kâhit kanë ardhë nuk e di, veç jon’ vendosë aty. Jemi kânë shtatë [7] shpi, tre [3] vllazni jon’ kânë. Prej qatyne jon’ bâ qato shpija. Shtatë [7] shpija. Prej atyne te na, tash nuk muj me ditë sa nieri u bâ.  Une i kom pasë [5] vllazni, ni [1] motër. Motra u kânë ma e madhja, tana vllaznia, tana une, tana edhe njo [1] mas meje. Gjâ kena pasë, marak i kom pasë dêjm. Edhe natën u çojsha i kqyrsha mos ka lind’ naj njo, naj kingj, a naj êdh… Edhe i kom pasë marak gjânë dêjm. E n’atë kohë kena miellë me grûn, me kollomoq me… At’herë s’ka pasë kompâja se edhe krejt ato âra çka jon’  kânë ka ni [1] hekter krejt me drapën, me grusht i kena korrë. Tana i kemi pru e i kemi shti lopt a kija a çka kishke, ka katra-pesë [4-5]. Njo [1] i ngreke, tjetri ju grake. Qato. Tana me nxerrë drithin p’ej tyne. Kompâja at’herë s’ka pasë... mozotalla. Edhe qështu. 

EQ: Ti qashtu kur je kon’ e vogël ?  

HA: Kur jom kânë tahmina dymdhetë [12] vjet, ma shumë s’kom pasë, edhe dymdhetë [12] vjet kom shku me gjâ. I kom pasë tridhetë [30] copa dhi, dhênë nizet [20] ... tridhetë [30], me lopë me… fill vet i kom rujtë qato edhe me qato kemi metë gjallë. Tana tokën e punojshëm. Qyr’ ti se edhe bukën s’e kena blé... edhe qështu. E sot i kom tetëdhetë e katër [84] vjet edhe i maj men sikuuur me i pas punue dje qato. Qashtu i maj men. Qysh me thânë… jom mirë, s’kom far’ dhimte n’trup. Pesë [5] djem, tri [3] çika i kom - krejt i kom gjallë. Zoti i madh pa ma marrë shpirtin mue mos pâfsha gjâ t’keqe kurkun, as t’mitë. Djem i kom pesë [5], kanë maru shpija,  secili t’vetat. Çikat i kom mirë... edhe ato qashtu me burra me fmi edhe ato jon’ mirë shumë…tri [3] i kom e qështu. 

EQ: E at’here te shpija jote kur ki jetu, kur i ke pasë dymdhetë [12] vjet që po kallxon që ke punu te shpija mrena, punt e shpijës kush i ka bo? 

HA: Punt e shpisë... vllavi ma i madhi mâ që u martu, nânën e kom pasë t’fortë edhe u kânë marakli, tani ma i madhi vlla që u martue... ajo tana nânën s’e ka lânë me gatue, nusja. Masi ka ardhë tana nâna mâ dorën n’brum s’e ka shti. U kânë gru e mirë shumë. Edhe ma i pari thmi i nânës u kânë motra, mas motrës - vllavi... edhe tashti prej pesë [5] vllaznive edhe ni [1] motër. Motra që u kânë ma e pâra ka dekë, tana ka dekë vllavi ma i madhi që u kânë. Edhe motra tana n’atë kohë i ka pasë fminë e vogël,  i pat dekë burri. Merre me men, vllavi jêm... tanan’atë kohë,  n’qat skamje që i diq burri asaj mêt me thmi, me dy [2] djem e ni [1] çikë... edhe vllavi jêm para mejê që osht’dy [2] vjet, aj me magarë e ka marrë edhe jon’ dalë e kanë lypë. E qashtu motra jemê i ka rritë fmit’... çka ka dalë me lypë me vllavin tem. Dikush i ka qitë mill’... i ka kallxu rastin se çfarë shkreti n’atë kohë. Edhe ato i kom n’men sikur me kânë dje... a qe sa vjet! Merre me menu dekë me motër e i kanë dekë edhe thmija a une tahmina dymdhetë [12] vjet... s’e di a i kom pasë ma shumë a sikur m’i pasë t’shkrume qashtu i di se i kom përjetu, a po din...  N’shkollë s’jom kânë hiç se n’atë kohë kur u kânë vâkti me shku n’shkollë na…unë i lshojsha gjânë. Kemi pasë dhên tridhetë [30] copa a katërdhetë [40], dhi qashtu... krejt vetën qashtu i qitsha n’mal edhe i kom rujtë. E ata që po thom ‘jon’  kânë shkíje - motër e vlla’...  se jemi kânën shtatë [7] shpi shqiptarë,  ni [1] shpi shkâ,  mirëpo tana qaj shkâu që u kânë qashtu ka pasë tokë sa krejt shpijat tona. 

EQ: Qysh keni kalu me ta?  

HA: Me shkavin a? Po shkâ mâ! Shkâ-shkâ, veç qato shtat’ [7] shpi ujë mrena s’kena pasë kërkush, aj e ka pasë ni [1] krue... edhe pse ô shka tash nuk ja ngjes, krejt kur jemi nisë na prej shpijave tona që jemi kânë aty,  mâ vllaznia nërmjet veti,  qi’ nër shpi t’tina jemi shkue,  kronin e ka pasë... krejt qato shtat’ [7] shpi n’kru t’qati shkâu kena marrë. Apo niên?  Edhe nejse mâ hajt,  hajt, hajt…tana u bâ i Serbisë edhe aj. Mozot... që po thom sa krejt shpijat na ka pasë tokë. Njo me hi,  ni [1] gjâ me hi n’arë t’tij... se ku ish, se çka bojke, se qysh pâke veç kish me britë edhe me shâ. Amâ i Serbisë, apo din? 

EQ: Toka a? 

HA: Jo, jo. Toka, jo. Amâ qe sikur qit’ herë që jemi t’shlirë, at’here ata jon’ kânë, shkijet. Mir’po tej qat’here ujin s’na kanë nalë. Qê shkojshëm... qysh me thânë, krejt nëpër arë t’tij edhe kroni i tij edhe s’na ka nalë, a beson? Mir’po, dikur tana kur u bâ i Serbisë a-a. Se jemi kânë... ma t’shlirë jemi kânë. Edhe jon’ çu kanë shku n’malmixha edhe vllavi jem ma i madhi, n’mal... s’po di sa me t’thânë - sa ktu e n’Malishevë u kânë mali për dru, me pré dru. Edhe jon’ shku kta n’mal e kanë ngarku kerrin me kije. Ktynehere s’ka pasë as traktor as…e kanë ngarkue kerrin. Kur jon’   ardhë sa n’gjysë t’udhës t’Gillanit, te shpija ju ka dalë qaj shkâu se u bâ i Serbisë... edhe i ka dalë aj shkau, i thotë, “Ku i keni marrë drutë?”, k’ta i thojnë, “Ku i marum dajm - n’Gmicë i kena blé.”, edhe i ka marë aj. K’ta s’kanë guxu se k’ta e kishin hângër papjekë, po s’kanë guxu se i Serbisë... se Serbia e bojke lâkna…edhe s’kanë guxue. “Sa i keni blé? ”,  i thotë,  “I kemi blé qëkaq”...  sa i kanë blé kumeditë! Edhe e ka marë jav ka thy ziellën, shkâvi. K’ta e kishin marrë e kishin hângër papjekë,  po i Serbisë…e tana k’ta i kishin marrë i kishin gri, “Qysh e ke rrehë ti shkâvin?!”.  

Edhe ta marrin e ta bâjnë mâââ... k’shtu, “Amom kojshije”, thotë, “Amon po…”,  amâ masi u bâ e Shipnisë…a po din? I kanë dalë n’udhe dikun edhe e nxorën hâkin këta, e nxorën hâkin. E kishin pas bâ mâââ...  k’shtu. “Aaamon”, thotë, “Jo,  amon s’kâ!  Po kush t’shtini ty me na e thye ziellën pa u kânë drutë e tua? I kena blé.  Për çka? Aveç që je shkâ e ki mujtën? ”, masi u bâ i Shipnis’. Edhe t’i dalin n’udhe me gjithë mixhën edhe ta zânë e ta bâjnë mâââ… qysh kanë pasë...  qysh ka bâ rahmet ai n’kta, qashtu k’ta n’atâ. Qato i maj n’men, qato t’moqmet. Jom kânë tahmin a dymdhetë [12] vjet, a sot i kom tet’dhetë e katër [84] vjet.  

EQ: E ti që s’paske shku n’shkollë, vllaznia tu a kanë shku?  

HA: Asnjo, asnjo, asnjo. Vllavi i madh u shku ushtar e ushtar i kanë shti me qkru sikur n’klasë t’parë kur hynin... ushtar, asnjo shkollë s’ka pasë. A t’kallxova që qaj shkâi ka pasë... qysh me thânë… e ajo shkina u kânë pak përmas meje, ai shkavi mocë me ni [1] vlla që e kam pasë ma t’voglin…edhe shkojshin. Une i lshojsha gjânë, ata n’shkollë. Une ja bojsha nënës teme, “Oj nâne, ku shkojnë tash k’ta n’kit saba?”, “Po,  n’shkollë oj çika jeme.”,  “Po çka osht’ ajo,  shkolla? ”. Pesë [5] vllazni - shkollë asnjo s’ka pasë. Krejt ushtarë kur jon’ shkue i kanë msue me kânë...  sikur n’klasë t’parë, se s’ka pasë shkollë t’shqiptarve at’here, jo veç…po kërkun. Tona Zoti i madh, masi hini Tita, tona i thirri edhe thminë…edhe shkojshin edhe u përmirsun.  A vllaznia e mi pesë [5], asnjo shkollë s’ka pasë. Krejt ushtarë jon’ msue sikur n’shkollë kur osht’,  a po din?  Êh, qëto i kom përjetue shumë. Kemi pasë dhên, kemi pasë dhi, kemi pasë lopë,  te tri [3] pârt vetë i kom rujtë... s’i përziêsha me kërkan’. Mirëpo, qe qato njo me shku me hi…

EQ: A mujshe vetë me i rujtë krejt a? 

HA: Aaa…jo veç une. Ka pasë edhe çika t’kojshive, t’kojshive çka jemi kânë... po kusheri krejt qato jemi kânë.  P’ej tre [3] vetve jon’  bâ shtat’ [7] shpija, a pe din?  Krejt na që i lshojshum -m’i përzi me kërkan. Mozotalla... se bâhën kallbllak e tona nuk hanë boll gjâja... edhe vetën. 

EQ: E tani kur i keni mjellë arën, grunin kur e keni mledhë e… e k’to me tomël, a i ki bo ti k’to sene te shpija? A ki maru djathë, kos, bukë? A ke ditë m’i bo krejta? 

HA: Krejt. Kuku... a je n’men?!  More me bukë e more me mjelë e me tûn’. Nâna shumë…qysh me thânë...  punë ka pasë shumë. Âra m’u prashitë krejt me shâti... pak me prashitë ani sa punë kâ, po âra sa e madhe! Krejt sa hekter me prashitë, krejt u kânë me drapën, tona m’i lidhë dujtë,  tona m’i pru te shpija, tona m’i shti lopt me fshi, me shtypë at’ kashtën me râ drithi, tona... u bojke gruni sa p’ej qituhi e qishtu. Tana e qitshin me ter plote k’shtu... njâ tona i fshijke ato kashtat çka i râshin edhe qata…qata po i di sikur m’i pas bâ dje, se i kum përjetue.  A po din?  Hah!  

EQ: E musafirë a keni pasë shumë? 

HA: Po, musafirë kemi pasë. Amâ vieshtë e pronverë u kânë e caktume,  sikuuur qitash që e kanë t’caktume me shku n’punë, qashtu ato…n’vieshtë e n’pranverë bijat i kena marrë. Shkojke bâba jem i marrke, bile ni [1] hallë u kânë… Dazhnicë emnin ai vên,  larg… s’po di, shkojke me kali.  I ka pasë ni [1] parë binâk-çikë e djalë. Qashtu i hypke n’kali, njânin përpara e njânin përmas k’tu. Bâba t’u e ngre kâlin edhe shkojke i marke vieshtë e pronverë, se halla i kom pasë kâtra [4],  po tjerat jon’ kânë ma ngat. E qishtu. Qishtu me hiekë at’here kanë hiekë grâââtë, s’po di çka met’ thânë…se burri nuk u nisë me t’shku te âra pa gru, mozotalla!  Tu t’pritë, “Hajde ma qpejt’, boni pun’t ma qpejt’. ”,  a krejt pun’t me i bâ te shpija (qesh... s’kuptohet). Êêê...  qishtu loçka jem. Veç hieka sa duesh, e moçme sa duesh.  Sot, Allahi i madh, qito vjet, tet’thetë e katër [84] vjet i kom bâ, far dhimte n’trup têm nuk kom që me thânë, “Kuku, s’muj m’u çu, a s’muj m’u veshë vet,  a s’muj me hecë, a me m’kapë dikush përdore…”. Qitashti m’u nisë me ni [1] t’re,  une përpara shkoj atje ku jom kânë me shpi, qishtu. Atje t’kallxova për te bâba jem mâ… hiekatêêê... s’po hi mâ nêj se... Shpijat me kashtë- se qatâ harrova. Shpijat me kashtë i kena pasë atje edhe kur râke shi u dufke siç ishum râtë, fmija,  m’u çu,  m’u mledhë qitu truq, n’mjedis, se ckurrojshin stént’ ujë, atje ku jemi kânë përte’ Kamenice. Qasi vironin’ atë kohë u kânë… jo veç shpija jon’ ,  po krejt qashtu jon’  kânë,  krejt qashtu jon’ kânë. Râmë n’Gillan edhe zi e ma zi.  Ujë tana…p’ej Varoshi e n’Balec me shku me bâjtë ujë. A edhe atje qi’ po thom ‘shkojshmi te kroni shkavit’,  edhe atje edhe khâ qështu… dek teeertiii...  s’e di satën. A ni [1] bunar ish kânë atje ku e blejtëm shpinë n’Gillan, aty dy [2] herë m’i lâ teshat sikur kur i shtypë qeremidet. A diqysh jon’ qeremidet e kuqe? Qashtu u bojshin teshat! U dufke tana te reka, te ni [1] rekë... po at’here nuk ka pasë se tana dikur u rrit’ Gillani u bâ…qitshin çkamos n’rekë, s’kishe qysh.  Mir’po tana u bonën,  nxurrën bunâra, dulën…edhe qat vjet që jemi râ n’Gillan veç çka s’kemi dekë, skamje. 

EQ: E sa vjet i ke pasë ti?  

HA: Po i kom pasë dymdhetë [12] vjet. E mlodh Tita drithin krejt, kush ka pasë...  krejt! Vllavi jem,  ka dekë, aj dalke shkojke p’ej ku jemi kânë aty, me hecë me kaliii i ka gjashtë [6] sahatë,  kah Lipjani…kah…shkojke me lypëse e mlodh Tita drithin, tak-tak. E pritshum hasret tana kur vjen,  kur vjen me pru…Qat vjet që jena râ n’Gillan u kânë qajo skâme, qajo shkrete qajo tybe istikfâr. 

EQ: E veç vllavin e pritshit me pru bukën a?  S’keni pasë tjetër? 

HA: Jo,  jooo…s’ke pasë kah ja man’ ti! S’ka pasë... s’ke pasë ti se râmë n’Gillan. N’Gillan s’kishum blé tokë halê. Tana hini shkâvi e mlodh drithnin. Tita e mlodh drithin - me çka kâ e çoi n’Rusi. Jo veç tu na, po krejt... krejt komplet. Edhe qashtu dha Zoti tana hajt, hajt... tu u ngjallue, tu u ngjallue, tana blejtën tokë ê tashti jon’  bâ...  kanë maru shpija me tokë e me... me tokë jo,  po e kanë shitë edhe tokën.  Mâ s’ka punue n’tokë,  p’ej shemull qëtyne t’moçmive se u bânë fmija hinë n’punëedhe…s’kiê. 

EQ: E tani n’Gilan s’keni punu mo tokë? 

HA: Jo, kemi punue. Tana e blejtëm ni [1] ârë, s’e di sa hekter i ka pasë. E blejtëm atâ me mjellë kallamoq,  e bojke kallamoqin ooo Zot…grûn, qashtu. Tana u ngjallum na edhe qashtu korrëm e tana e mûr bâba e çoi me blu e“Qitash”,  i thojke rejës, ma t’madhës, “Qitash gjithë ditën gatuj e mushi k’ta râfta”, ishin rafta k’tu, “mushikrejt bukë. Kush t’donë - natën e ditën let’hanë. ”, qaq merre me men. Tana mâ p’ej qatyhi mâ s’kena hjekë. Poboll, boll. Qaj vllau që u kânë mas meje,  pasha Zotin, kur râke me fjetë... a beso qishtu u qapitke {Ilustron},  kishe po ha bukë,  qishtu u dridhke {Ilustron}. Nâna, “Qî,  qî...  po duro!  ”,  se e mlodh nëpër krejt shiptarhanën,  e mlodh Tita n’atë kohë.  E qishtu oj motra jem… hjeka sa duesh edhe qe sot -e gjallë halê.  

EQ: Edhe e fortë. Hjeka po... e k’shtu ju fmija a keni lujtë diçka? A kini knu naj kangë a kur jini mledhë me hongër bukë, mas bukës tani…çka keni bo?   

HA: Jo, mas bukës jo. K’shtu Bajram, Shingjergj... kur jon’ bâ jemi mledhë se katuni kur jom martu une jon kânë gjashtmdhet’ [16] shpi. Gjashtmdhet’ [16] shpi jon’  kânë, po sikur me pas kânë ni [1] vlla e m’i bâ qato gjashtmdhet’ [16] shpija. Qashtu jemi thirrë nëpër darsma, qashtu jemi nerue, qashtu s’kemi pasë t’fshet, qashtu s’kemi pasë far pengese. A tashti jon’  bâ gjashqin’ [600] ... thuj sa t’thujsh,  p’ej qatyne. Krejt tashti k’to âra qi’ i kanë pasë për… xhâdja qi’ vjen prej Gillani,  krejt Pasjakit jon’ kânë përfuni e mëntepër edhe qe jûn metë. Krejt ato jon’   punue me drapën me korrë... n’koft’ kânë gruni se s’ka pasë kompâja atëherë. Me drapën m’u korrë, me shâti m’u prashitë qato âra krejt…e tash përfuni muntepër i kanë hi. Gillani mâ gati u përzi me Pasjak. Qishtu loçka jem. 

EQ: E kur je martu ti? Sa vjet i ki pasë, a kush ta gjeti burrin a?  (Qeshin)

HA: Po ti leje që s’ma gjetën,  po n’atë kohë ô shpirti jem e zuna nusën për vlla n’Verbicë.  Ai na i hongër gjashtmijë [6000] bânka. Gjashtmijë [6000] bânka, merre me men, t’at’herit!   Met’thânë, pesqin’ [500] bânka ni [1] lopë u kânë, pogjashtmij’ [6000] tana kah m’i bâ? !   (Ndërhyrje) Êh, e zuna. Naj hongër aj gjashtmij’ [6000] me martu vllavin. Tashti kah m’ja majtë?  Djemtë ishin shkue me punue, vllavi jem, k’ta që i patën gratë...  tre [3] vllazni shkun k’ta kah Kumanova,  kah…me kositë, argatë,  me marrë pâre. Aj... tash që e zumë nusën për vlla,  bâba i vet i Verbicës, pej Verbice nusën, kunatën. Aj vike deeeri n’kapixhik e u kânë duvâri, “Jom ardhë m’i lypë qato pare”, “Ooo pasha Zotin”, bâba jem, “kanë shku djemt në punë,  sit’ vinë, bismila qi’ t’i binë n’dorë tâne kanë me asi.”, “Une e kum shitë çikën qi’ jom kânë n’zor,  jom kânën’zor edhe e kum shitë çikën edhe une paret i due. Jo, jo ú e êpi n’gjeti”. A po niên?  

ED: Po, po, po. 

HA: “Ú e jepi n’gjeti!”. Çka me bâ bâba tana…? !  Ê paska pasë vllavi jem ni [1] dost edhe i paska pas njoftë k’ta ku jam qitasht (qesh) edhe paska pasë diçka e vjen aj i thotë, “Qishtu,  qishtu une p’jav gjâj ni [1] vên.”,  e ka pasë shok vllavi jemi madhi edhe “p’jav gjâj ni [1] vên.”.  Thotë, “Osht’ aj djali pa martue, osht’ djalë i zoti, kanë tokë, kanë gjâ...”.  At’here a ki tokë, a ki gjâ, haj medet haj. A çka me pasë ky…tokën po edhe gjâ po, po i shkreti pa shpi! A e din shkreti me shkret çka â…që as kolibe!  Ktynehere kur mjellshum boston e marojshum ni [1] kolibë...  êh, qasi far shkreti kur erdha! Zi e ma zi atje, kur erdha k’tu halê ma shkret…e shkret. Edhe qishtu kishin pas mjellë qit arën çka e kemi përmi shpi, tek’teeerti atje nalt e kishin pas miellë lul’dilli. Atë lul’dillin tana me çue a n’zadrug a khâku u asike duhani…edhe atje m’i çue ato farat,  tana edhe zejtini p’u marojke pî tyne. Krejt qit arë qi’ e kishin pas miell e krejt t’u i shtypë ato e krejt t’u i ndreq e m’i çu m’i shitë,  me metë gjallë. Meta dy [2] vjet a tri [3] meta…s’kishin me çka!  Knena aj qi’ e zu kunatën i lypke paret,  njâ [1] mas njânit (qesh)…edhe qashtu tani i kanë bâ paret k’ta edhe ja kanë dhânë atij edhe qashtu dorë mas dore. 

EQ: E ti a e ki pa burrin a veç t’kanë pru qështu? 

HA: E kom pâ at nat’ qi’ jom shkue (qesh)!  Çfarti, loçka jeme!  Aj...  lejê ti qi’ s’e kom pâ,  po aj shkojke n’Prishtinë me ble tesha ku kanë shitë tesha t’vjetra me i harrnu edhe m’i qitë n’pazarë m’i shitë. E tashti m’i çue xhades Varoshit... me zânë ja marrshin qato tesha, ja marrshin. I râke përfuni shpisë tonë,  përfuni gardhi udha...   p’ej Pasjaki qi’ kapërcejke me shku tana te Baleci qasajde edhe kapërcejke. Vllavi jem thojke, “Nuk shkon xhadës, po vjen ksajde- veç nashta e shoh dikun.” -për mue. Qasi xhelozi u kânë. At’herë mozotalla… e leje me pâ burrin!  Hej Zoti na ruêjt! U kânë ai vakt... u kânë jo veç për mu, po për krejt. E hajt, hajt,  hajt… ju bonën çikat e veta, ja prunë dhonurt n’shpi, pasha Zotin… se jon’ çikat… jon’   t’martume. Se vishiiin… qysh me thânë,  s’po di qysh me thânë, vishin tu u urtu gjinja… se mâ tash a guxon m’i thânë çikës, “Ti qaty ki me shkue? ”. Hej Zoti na ruêjt. Nashta edhe sakat u kanë,  me kâmë e me duêr,  ti qaty ku t’ka çu - qaty je metë. 

EQ: E qysh t’u dokë ty burri kur e pâ?  (qeshin)

HA: Jo, burri u kânë çitak… për marak.  Pasha Zotin, po. U kânë njeri i mirë, nuk u kânë xheloz n’kërkan’,  nuk u kânë xhavgâr me dikan’ mu… qysh me thânë,  m’u rrokë për çkado,  ja-a. Veç me hiekë, ka hieeeekë. U bonën thmija tani njâni mas njânit. Po m’vjen keq,  ktyneheri s’kanë ditë… na s’kena ditë, tej jun bitis thmija. Tash nja dy [2] p’ibâjn, ka njo [1], ka dy [2],  a na s’kena ditë deri… i Lumi Allahi i ka nalë vet. Po qe shpirti jem, hajde njâ [1] e dy [2] e kumeditë… qe sot une me pesë [5] djem edhe vllaznia qashtu jon’  kânë pesë... e aj Allah që e nisë qat fmi,  aj Allah ja bon edhe rrnesën se qysh e kâ. Po jo, tash s’po donë qashtu. Veç mirë. Une për veti sa jom kânë që jemi râ n’Gillan, me hjekë kena hjekë boll,  po jom knaqë me vllazni me kunata…m’kanë dekë kunatat, tash s’di a e kom naj njo [1] a jo. Njo [1] m’ka dekë frik qetashti… edhe ajo qashtu.  I lumi Allah...  veç që me dertë kshtu s’ka dertë… edhe ka dekë frik. Qishtu motra jeme. 

EQ: E luftat a i mânë men?  

HA: Po qysh si maj men, ô shpierti jem!  Po qysh s’i maj men? A t’kallxova qi’ hinë taljont kur jon’ kânë? Tana edhe qit luftën, mat’ mrâmtën, edhe k’tâ mâââ,  hajmedet… kah me shkue, kah me ikë? Qikjo ma e mrâmta kemaaa... dikun se te na, Zoti i madh, kemi pshtue me vllazni, me kunata, me krejt. Qikjo ma e mrâmja qi’ u kânë… a k’to tjerat jon’  kânë ma t’shtira, ma viron,  ma shkret ma… e n’ktâ jo. N’ktâ veç qi’ na qitën p’ej shpijave krejt. 

EQ: Ku keni shku?  

HA: Kërkun. Ku me shkue?! Dulëm pî atyhit, dulëm n’Varosh qatje nalt...  tana ata ishin kon ikë,  ishin shku dikun. Tana e kom pasë ni [1] dajë aty, “Shkoni”, tha, “hini n’qat shpi, e kom baxhanak atâ. Ma ka lânë shpinë qi’ n’dash hin ti vet, jo qi’ osht’ n’zor dikush e i kiê ti t’njofshëm, sebêp, shtini. ”, edhe na çoi,  na shtini qaty. Mir’po, tona qikjo lufta, ma e mrâmja,  kjo tona duel ligji qi’ kush u dalë p’ej shpijave me shku m’u lajmrue… u kânë m’u lajmrue Varoshit teposhtë,  me dalë n’xhade.  Aty ish kânë me do shkallë,  me hypë naltë edhe me shkue m’u lajmrue aty… edhe shkûm na himë e u lajmrum aty.  Kah erdhëm përpietë na xhades,  qishtu ata me automata përtê’ udhës ishin ulë n’stom edhe pushk’t k’shtu (Ilustron me gjeste). Na me thmi,  me djem, me grue me… qi’ na thirrën me shkue atje poshtë qi’ me ditë ‘sa vetë îni’. U dufke pa çâre. Edhe tre [3] shkíje, jo po katër [4] jon’  kânë me automata n’dorë, qishtu (Ilustron me gjeste). Na po hecum qiknej, ata ungjun anej xhadës. “Ku ini kânë? ”, djali p’i thotë, “Jemi kânë…na kanë thirrë me shku m’u lajmru khâ. ”.  Edhe ata automatat kshtu (Ilustron me gjeste).  Çikat i kisha t’vogla, t’djalit, veç u dridhshin.  Edhe... “Stoj”,  ata, “Stoj”, u nalëm edhe metëm qashtu. Ai tu e vetë tana, “Ku jeni kânë? Çka keni bâ? ”, jo anena, knena… serbisht mâ. Edhe njâni pî te treve ish kânë maaa n’zemër e p’i thotë serbisht, “Nemojte bre vidi…”,  tha,  “T’vogël thmija e boll mos u fol mâ.”,  e na lshuen. Veç pritshum kur t’kërsasin e ta vrasin djalin se veç aj… na me fmi edhe gra. Dha i lumi Allah e na pshtum,  pshtum pî atyhit. Mâ tanaaa… Allahiii mos e lshoftë shkavin mâ me pâ nëpër Jugosllavi. Veç me hiekë, me hiekë mâââ…nuk di çka t’thom. Po apet masi pshtum komplet… me vllazni, me nânë, me bâbë e s’e pâmë. Dikun kanë bâ adalet e zi more. N’Zhegër kanë bâ adalet t’ziii, e kanë kallë. Çikën e kom n’Zhegër... kur dalshum tana shpijën ku e kem pasë, dalshum n’oborr, krejt u doke flaka ka ja’u shtishin flakën n’Zhegër. E p’ej atyhit tanaj, çika jeme me burrë, tha, “Valla qitash edhe tonës i duêl flaka!  ”.  Masi u bitis,  tana patëm shkue t’u e marrë, t’u elirë, siç u kânë... çka ka pasë,  mâ nuse,  si teshat e ktyneherit,  copat e fistanave, çfarë fistâna more Zot, “Oj çikë, mos ma përmen fustanin. A kini pshtu ju komplet me burrë me fmi... teshat - teshat blehen me pare, nieri s’blehet me kurgjâ! Se për tesha... le ti at’ punë.”, e qishtu motra jem. Veç hieka, hieka boll. 

EQ: E naj luftë ma përpara ksâjna ? 

HA: Po, po edhe ma përpâra. A t’kallxova qi’ natën u duft m’u çue me ikë? Ku me ikë? Ku me shkue natën? Ma t’voglin e ka pâsë n’lulak nâna e u nisëm hajt, hajt, hajt... râmë n’Hubovc, u kânë shkíje krejt. P’ej Hubovci e nëpër Grizime, shkíje krejt. P’ej atyhi e Kamenica, shkíje krejt... edhe ku me shkue na?! N’Koretin nâna e ka pâsë ni [1] çikë t’mixhës, bash kusherinë t’ngâtë, edhe qaty - s’kishim ku shkojmë na, ja me dalë diku n’mal. N’mal... ishum t’vogël na,  dy a tre [2-3] t’vocërr,  nâna ni [1] n’lulak edhe shkum hinëm. Ajo tezja u kânë pak pej menve, a e din... ham folke shumë edhe jo me majtë men shumë. Kur shkum, hinëm n’oborr t’sâjna edhe duel, “Ooh, lumja une luuumja për ditën e sodit, kush hini ktu! Moreee... ooooh Allaaah, shyqyr që ju paskan njekë shkijet!” (qesh). A na shkret e lam shpinë, s’e dishmi a kthemi mâ n’shpi a...   ajo lum bojke, lum ‘qi’ ju kanë njekë shkijet’, se nuk u kânë bash e kfjellt sa duhet. A po din?  Aty tybe istikfar... jom kânë e vogël, sikuuur soooot ham m’rrin nër sy, ham m’rrin aj zâ k’shtu.  E qato. Mas asaj mâ... Tita kur hini. Po, Tita. Jo’lla edhe aj boll ka bâ adalet. Dej u shliru, u nreq e u rrafshit, se edhe at’here kanë mytë gjin e kanë marrë gra e kanë marrë... adalet, adalet,  adalet... Kanë bâ adalet n’çika n’Zhegër, hajmedet... qikjo ma e mrâmja. Apo niên? Adalet kanë bâ. E jo, na... qato shtat’ [7] shpi qi’ jena kânë n’mahâllë, p’ej tre [3] vllazni shtat’ [7] shpi,  qato...   k’shtu s’na ka prekë. Jo valla, na ka prekë boll... se kta t’mitë ikën, vllaznia e bâba krejt.  Aaa nâna e ka pasë kusherinën, ajo dy [2] djem edhe burrin edhe nuk ikën! -A k’ta tont ikën,  natën shkuen kah Gollaku, atje kah Sfirca kah... kumeditë ku. Uh... edhe kanë ardhë ata edhe po lehin qêt’... edhe ka thânë ajo tezja, “Çka kanë kta qên’ qi’ gjithë natën s’u nalën? ”, ka thânë, “Trimat po ikin. ”. Po qysh nuk ikin?  Ku ka trim... aj me armë e ti durt grusht, pa çare!  Edhe metni [1] vlla çka e kom dy [2] vjet para meje, veç aj edhe une jemi metë tash p’ej vllaznive,  motër njâ [1] e kom pâsë veç a vllazni pesë [5] ... edhe aj u kânë, qi’ u kânë i Shqipnisë, për hak t’shkijeve i ka pas sakatue. Aj s’i ka duru hiç... edhe tash p’e shohum brigadën,  po vjen edhe p’i thotë nâna, “Ik. N’shpi mos um rri. Vinë shkijet çka i kini pasë gjânë bashkë, jini ngucë,  t’kapin,  t’mysin qitu,  nërsy meje.  Po ik,  mos t’shoh. ”. U çu,  u shku ka hi n’pleme. Kur u hi n’pleme,  ata erdhën... sa qitu e n’xhade u afruen, veç u kânë kshtu teposhtë. A pe din?  Ka thânë, “Po me kânë n’pleme unë kallna qitu,  s’kom ka dal edhe u çu u ikë. ”, edhe i thotë, “Oj nânë, vallai nuk guxoj n’plemë”, “Kuku... mjera une, po ata hinën, erdhën. Hup, veç mos t’shoh! ”. Edhe ka mârrë tana... përtej shpijave e kemi pasë malin, tana n’fund t’malit atje u kânë reka e aj qaty ka râ. U râ te reka e tana ku ka shkue... dy [2] sahati thojshum‘ Rupishtë’ ati far vêni. Veç vllaznia e mi komplet pshtuen, pa e mytë asnjo. E k’ta qi’ s’ikën, qi’ pot’thom ata kusherit, ata dy [2] djem edhe bâba... tana ku t’kallzova qi’ nâna e ka pasë kushërinë atâ, ajo tezja, ka thânë, “Çka kanë k’ta qên’ qi’ po lehin?”. Ai ka thânë, “Trimat po ikin!”. Trimat... po qysh s’ikë trimi pî plumit?  Masi s’kije n’dorë ti kurgjâ, se me pâsë n’dorë ti nuk ikë… edhe nuk ikën ata. Hini shkavi qi’ t’kallxova... po vjen brigada përpietë. Bâba i qatyne dy [2] djemve e ka pas zânë dyqanin e shkíve. Aty punojke vet edhe s’ka guxue kush…. plus kalin... vike me kali, vike khâ nalt te na, a kali i shkavit... edhe ajo shitorja e shkavit edhe ka punu aty. Edhe kur ka thânë, “Jo, na s’kena bâ kurgjâ, pse me ikë? ”, “Jo, qysh s’ki bâ kurgjâ?  Je shku ja ke marrë dyqanin,  ja ke marrë kalin...   ma shumë ti... me mytë s’e ke mytë!”, edhe kanë nisë me ikë. Erdh djali i sâjna edhe p’i thotë nânës tem, “Teze, çka me bâ? ”, “Kuku për juve!  Po ikni tezës, ikni k’tu teposhtë e bini te reka,  e rekës përpiet, ikni e mos asi…”. Kush  me dekë për ta?  U duel aj përpara... nâna e ngratë e ka pâsë zânin si burrë, edhe p’e thirrë, “Ooo Selmon âga”, e ka pasë emrin, “Oooo Selmon âga”,  durt përmasaj, “Çka kie bre? Hin mrena... çka kie? ”, “Ktheu t’plaqin sytë... ku po i del përpâra brigadës?!”, “Hin mrena, hin mrena.”. 

Ato ikën. Qi’... vllavin qi’ e kom qi’ jemi tash veç, motër e vllâ, qi’ t’kallzova, nâna i ka thânë: “Ik te reka, rekës përpiet kâ atje dalin n’mal.”. Ky u shku u hi n’pleme... vetmeveti ka thânë, “Po me kallë shpinë... une kallna qitu!”, edhe ka ikë e ka dalë tona. U kânë... ku dalshe tana pej shpije u kânë ngul teposhte e n’mal e n’rekë e hajt rekës përpiet, edhe pshtoi edhe aj. Veç tont’ na pshtuem komplet pa... qysh me thânë pej shkavit pa, pa u... Edhe erdhën, “Ku jon’ burrat? ”,  “Nuk i dimë. A i kanë mârrëa... nuk e dimë”, ka t’jiên. Aj komandieri qi’ u kânë i ushtrisë t’shkíeve erdh aty. Ni [1] kali tybistifar... ymri jem qasi kali pâ s’kom. S’di bre sa gatë, sa i madh sa... edhe po thotë, “Me m’i qitë kalit tagji”- nânës. “Ani”,  thotë. Edhe hypa une n’tavan, e musha shoshën, aj qêni pritke t’u dera e shpisë, shkavi. “Jo”,  tha, “ti m’i qitë”, a pushkën hazdër me vra nânën. A po nin’?  Se nâna e ka pâsë dâjn e dâja n’shkíe ka pas bâ adalet. E tashti motra e Bejt Pirevës, kjo... e kanë shti ata çka i kishum ngat, shkíjet, ata e kanë shti, “Shko se motra e atina osht’ ajo.”. Edhe jom hypë une n’tavan e kom zhdrypë at’ shoshë me grunë edhe e ka mârrë nâna edhe del. Mir’po kjo emnin ja kish pas ditë shkavit, nâna, “Kojshi”, thotë, “qe”,  thotë, “Jo,  tib merre qitja.”. A pushkën t’musht qi’ me çitë aty edhe nânën me vra n’qat vên.  

Thotë, “Qyre çka t’kallxoj”, i thotë, “Une i qes edhe ni [1] shpirt kom me dhânë. I ke bâ gjinën hazër mem’vra, dije miiiirë, dije qi’ ti,  jo ata,  po ti po m’vret... edhe njâ n’pshtoft hâki ka m’u mârrëe mâ pot’ thom se jemi kânë kojshi edhe s’t’kemi bâ kurgjâ, e mâ po t’thom.”. Edhe e ka kâpë tona i biri i pesqin’[500] thive edhe e qiti shoshën edhe pshtoi nâna. Qasi prite, qasi tërnahie p’ej tute p’ej... natën jemi çue, jemi shkue n’kâmë ktue n’Koretin. E ka pâsë me shkue... Me kali për dy [2] sahat s’un je shkue. Na qashtu nâtën... E hjekat, hjekat qito po t’i kallxoj. Krejt jon’ t’nime, e si m’i pâsë t’shkrume, se unë shkollë s’kom amâ i kom... n’tru i kom ato. Shumëherë natën kur um del gjumi, mue m’shkojnë ment qi’ qysh... qysh pshtuem. Hmm... pasha Zotin. Set’shurdhova... (qeshet). 

EQ: Jo, jo çfarti. Diçka tjetër a pot’kujtohet? 

HA: Vallahi s’e di. Qato m’kujtohen mirë shumë e k’to tona masi qi’ u bâmë, qysh me thânë...  qi’skamje e viron e shkret e... masi u bâmë tana mirë krejt, mâ s’kena pâsë p’ej qat’herit qi’ t’i kallxova qito krejt... skamje, skamje kena pâsë, po. Skamje kena pâsë... shpija t’ktyneherit kur jon’ marue me qerpiq e meee... subhonalla. Mir’po, qe u bânë djemt, qi’ i rujti Allahi, s’na burgoi me familje, a po din. Tre [3] vetë,  kusheri...   edhe nâna kusherinë at’ grunë, burri edhe dy [2] djem, qi’ pot’thom nuk ikën, i kanë çue te reka, “Hajde msona udhën te reka.”, reka u dike se ku ô... edhe i kanë vra. I ka vra te tre [3] . E tjetri u kânë, ma i madh, tu i rujtë dhitë... edhe ky shkavi qi’ a kânë bajagi kojshi me neve, i kanë vra ata... edhe ky hajt përpietë atje... ka thânë,  “Po qy edhe aj ku â”,  k’ta brigâda kanë thânë, “Jo bre, se thmi”,  “Joooo, thmi jo, po ma i madh se ata”, edhe e kanë vra. Tri [3] ditë e tri [3] netë, bora tekteeerti k’tuu kânë at’here {deri te gjunjtë}, tri [3] ditë e tri [3] netë ka nejtë n’mal aj. A bâbë e djâlë tëna, tjetrin, djali qi’ u kânë mas kti t’madhit, te reka i kanë çue. Te reka e kena pâsë mullinin... tri [3] ditë e tri [3] netë kanë nejtë n’rekë ata, t’dekt. Çka i kanë mytë edhe i kanë lânën’ stom t’rekës... qat’here qajo brigada qi’ hini e qi’ po thom n’tokën tonë. Aj me dhi atjeee a ni [1] shka qi’ e kena pâsë kojshi, aj i ka thânë...  me brigadë aj... i ka thânë...  a di, “Osht’ tu i rujtë dhitë” e asi. Thotë, “Po aj ma i madh se ata qi i vrajtit”, e kanë vra te dhitë,  n’mal. N’mal, ni [1] javë dit’ ka nejtë n’mal.  Bora deri k’tu{i prekë gjunjët}...  nuk e kem ditë ka shkoi, a çka u bâ, a çka u marue. Tash shtatë [7] shpi shqiptarë na jemi kânë, ni [1] shpi u kânë shkâ, amâ...  u kânë jo ma larg halêsi n’xhade ktu,  po qysh ma larg... e aj tana, aj qi’ m’u bâ sebet aj qi’ ka thânë, “Po juuu... ata bâbë e djalë i vratë e ky ma i madh... ”,  te dhitë e kanë vrâ edhe atâ. Hajt,  hajt... metën tri [3] ditë. Shkoi brigada mâ... qysh me thânë, ka u shkue mâ kah Gollaku e ka faqja e zezë.  Edhe erdh ni [1] shkinë qi’ e ka pasë atë shkavin djalë,  aj i ka kallxu nânës vet qi’ filanin e kanë vra,  a di. “ Qysh? ”, thotë,  “e kanë... ”, edhe erdh ajo shkina, po i thotë, “qashtu,  qashtu”,  nânës teme.  

Thotë, “A jon’ ardhë kta t’Selmanit? ”

“Jo”, thotë, “hiç. ”

“T’juvt ku jon’ ? ” - thotë. 

“Nuk e dimë na. T’mitë kanë ikë qe dy-tri [2-3] ditë. S’di ku jon’ , a i ka mytë nakush, a...  s’di. ”

“Epo k’ta t’Selmanit? ”

Edhe “K’ta”, thotë, “i ka mârrë brigada at’ ditë edhe nuk e dimë”. 

A djali i sâjna me brigâdë i ka mytë, djali i qasâj shkine!  Edhe tashti shkina po thotë, “S’jeni râ kah reka ju e me kqyrë, bo vaki qi’ i kanë mytë. ”, a djali i sâj me ta. Edhe erdhën çikat edhe po thojnë, “Oj teze... qishtu, qishtu. ”, thotë,  “Qysh me shkue na? ”, “Merrni”,  thotë,  “gjânë edhe lopt  e çoni kishe p’i çojmë për ujë. ” U kânë valla... hej larg... po  subhonallah i kanë mârrë çikat e haaajt. Thotë,  “Edhe jo veç me pi me ni [1] vend,  po hecni nëpër rekë herë anej e herë knej,  po çoni deri te aj mullini... ”, ktyneherë qi’ kanë blu me mulli, edhe ata pak ma nalt n’rekë aty i kanë mytë bâbë e djâlë. Edhe erdhën çikat e tezës edhe pej thojnë nânës, “Çka me bâ oj teze...  qishtu qishtu”, “Ani”,  thotë,  “Nuk guxojmë na me shku vet” - thotë... se çika, asni burrë te shpija. Edhe i kanë mârrë çikat lopt,  ktyneherë i majshum ka pesë a gjashtë [5-6],  shtatë a tetë [7-8] lopë...  i kanë mârrë çikat , a ato çika vllazni edhe bâbë aty...  motrat bajagi. Edhe kur shkojnë atje tu i así... t’u pi ujë gjâja, kur kqyrin bâbë e djâlë n’rekë. Oo pashaaa kit’ ditë t’sodit,  a beson ô shpirti jem... ku jemi kânë qi’ i kena pasë shpijat n’kodër e ku u kânë reka atje fell’ e malet tana, unë nuk e di qysh ka ardhë aj zâ ashtu sikur me kânë qaty. Zâni i tyne t’u briiitë n’kuupë t’qiellës... “Kuku çka u bâ, çka u marue! ”, hec e guxo dil. Erdhën. I kanë lânë qashtu edhe erdhën. Jo, ajo shkina qi’ po t’thom qi’ e ka pâsë djâlin me brigâdë ajo erdh, “Ku jon”, tha,  “t’Selmanit?  A jon’ kthye ? ”,  “Jo,  jo”,  thotë, “s’jon kthye”, “E t’juvt ku jon’? ”, thotë,  “Tontsi jon’  dalë atë ditë mâââ...”,  edhe përnime s’i dishum se tont kanë ikë larg, i thojshum ‘Gmnicë’, tre [3] sahatë n’kâmë u kânë me shkue atje se mali i madh. Edhe pshtun tont,  s’u naqet... Zoooti i maaadh, asnjo. Qi’ pasha Zotin qashtu i kishin bâ krejt. Edhe tashti mâ... ku kesh tu t’kallxue... çka me bâ, çka me marue, erdhën çikat t’u britë e t’u piskatë edhe p’i thojnë nânës, “Oj teze,  i kishin mytë!  Bâba edhe me gjithë vlla t’vogël ishin a aj tjetri s’osht’ kërkun”, ma i madh aj,  thotë, “Tashti çka bâjmë, çka marojmë, çka...”, kush asni burr n’shpi jo. 

Nâna jeme edhe çikat e asaj tezes, se tezja u hup, ajo... ajo s’ditke tjetër qikaq shkuma (tregon me gjeste) t’u britë, t’u piskatë qi’ e diti qi’ t’myt’t.  Edhe nëna jeme u çue me ato dy [2] çika, tri [3] ... sa jon’ kânë...  për dy [2] mâ pe di, po tri [3] nashta... e ktyneher’ sejat, se jo me kerr me rrotë se borë, e sejat... edhe kijet e jon’ çue e  jon’ shkue edhe i kanë ngarkue edhe i kanë pru.  Mas dy [2 [ dite tanaj ka ardhë vllavi i asaj tezes e jon’ dalë tana e kanë lypë atâ qi’ t’thashë u kânë tu i rujtë dhitë, qi’ e kanë asi, mas dy [2] dite tana e kanë marrë edhe atâ. Ato gjenâze tri [3] ditë e tri [3] netë kanë nejt, s’ka pas kush i shtin n’dhé. Ka kapërcy ni [1] hoxhë sokâkit, u dalë nëna jem i ka thânë, “Ô pashë Allahin”,  thotë, “Qishtu,  qashtu” ,  thotë, “Tre [3] vetë pîni [1] shpije i kanë mytë, na kanë metë mrena... asni burrë,  s’pe dimë ku i kemi”,  se s’guxojshin ata...  kush ka pshtue s’guxojke m’u kthye menihere. “Jo valla,  nuk muj une. Hajt... po qitni përjâshta se i hajnë qêt.” - hoxha. Qata shkije qi’ i kanë mytë... se s’ka pâsë asni burrë shqiptar, s’ka pasë rrethit kërkun... qata shkije qi’ i kanë mytë,  qatajon’  ardhë i kanë shti n’dhé, kishe si kojshi ata.  Qatâ qi’ ja marrke kalin ky e u shetitke me kali t’tyne... eh qaj tana me familje t’vet jon’ ardhë edhe i kanë shti n’dhé se s’ka pasë kush i shtin n’dhé - tont ikën.