Hanife Ademi

Intervistuar nga: Ardian Ademi

Gjânë tu i majtë, tu punue qashtu te shpija, qëso punsh’. Me körrë e me fshi’… me körrë me drapën, me mbledhë sânë

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

30.05.2018

Lokacioni i intervistës

Vushtrri

Vendi i lindjës

Popöv

Tranksriptimi

AA: Sot, me datë njezet e shtatë [27] maj të vitit dymijë e tetëmdhetë [2018], gjendemi në familjen Ademi, ku së bashku me lokën Hanife Ademi, tedhjetë e tre [83] vjeçare, do të realizojmë një intervistë në kuadër të projektit “Kujtesa e Kosovës: Histori gojore - 100 rrëfime nga 100 Pleq e Plaka”, dhe lokja Hanife do t’na japë një rrëfim personal rreth jetës së saj. 

Lokja Hanife, qysh je?

HA: Mirë.

AA: Qysh po nihësh?

HA: Mirë, mirë… Elhamdulillah!

AA: Loke, qysh e man n’men’ ti… prej kahit vjen? 

HA: Pej… pej Popöve, Popov’s.

AA: A po, po. Rajoni i Shalës a?

HA: Po, po.

AA: Shalës t’Bajgorës a Llapit t’Podujevës?

HA: Po’ qashtu si n’nërmjet asht’ ai far’…

AA: Po, mirë Loke. Qysh e man n’men’ kur je kânë thmi ktyneher’? Qysh e man men’ katunin, e vet qysh je rritë?

HA: Po’ tybe, jena rritë qashtu me prȋn’ me… Gjânë tu i majtë, tu punue qashtu te shpija, qëso punsh’. Me körrë e me fshi’… me körrë me drapën, me mbledhë sânë, me te tôna. 

AA: Me tërfurka…

HA: Thmija tu i rujt gjânë përdit’ atje n’bjeshkë.

AA: Qysh e man men’ ti Potokun kur je kânë thmi?

HA: Po qishtu, qysh…

AA: Se ai ven’ goxha nalt m’dokët. Goxha mal ôsht’ atje, krejt mal ôsht’ veni!

HA: Mal e bieshkë e... rrafshina s’ka kërku, veç bieshkë krejt. Qatje jena rritë. Mirë na u dok’ke boll, veç me gjâ’, me rob’… qishtu.

AA: Ju si thmi, a keni dalë hiç me i rujtë gjânë?

HA: A?

AA: Ju si thmi, a keni dalë hiç me i ru lôpt e gjânë… bag’ti e ça i keni pasë?

HA: Po, na thmia i ruejshum.

AA: Qysh e man men’ ti kur i rujshit?

HA: Qashtu, i ruejshum malit, ködrave, livadheve, n’naj cöpë livadh... I ruejshum me thmi, me çoban’ tjerë. Tânë jena kânë nȋ [1] familje e ngushtë, se k’shtu jabanxhi s’ka pasë at’here aty, po me kusheri tonë, me vllaznillak.

AA: E kallxom ma shumë rreth familjes tâne?

HA: A?

AA: Kallxom ma shumë rreth familjes tâne? Sa antarë jeni kânë? Sa veta jeni kânë n’familje?

HA: Jena kânë pesë-gjashtëmdhetë [15-16], po. Gjasht’ [6] vllazni e pesë [5] mötra, tani edhe ça janë martu dy [2] vllazni, dy [2] vllaznia e mdhoj’… [Vajza e HA: “Edhe thmia e tyne”] Po. Edhe tana na ka rrökë shkâu qat’here. Jena kânë n’luftë, jena dalë pej shkau… e qishtu.

AA: Sa vjet i ke pasë kur ju paska rrokë shkâu? Sa vjet i ke pasë?

HA: Vallahi, a i kam pasë nân’ [9] a tetë [8]… a nân’ [9], s’e di. (Vajza e HA: “Shtatë [7] i ka pasë.”). Eh, shtat’ [7] vjet. E di se qashtu ikshum, na qitshin n’kerre. Me ecë s’mujshum krejt udhën, veç n’kerre na qitshin. I shtrojshin armêt niherë e n’kerr, tani ja qitshin do kashtë, najfar’ qebê a najfar’…na mlojshin e rashëm mi tö, apet na mlojshin neve, qashtu shkojshum n’lueft. Ata çobant’ malit t’u u grahë gjâve, përmas dikush me kerre… k’shtu me qata burrat.

Na nalshin, na bastisshin udhës. Si e çplojshin at’ qebën nalt, na veç thmija aty, e mlojshin. S’hallakatshin ma nêj se masi kish thmi... na fije’m’fije armê e kishum kerrin. Eee..

AA: E ju, a u tutshi shumë prej shkive n’qat vakt? 

HA: U tutshum, valla. U tutshum se shki e bugar’ e plot. Na s’e dishum fort ça janë… veç po, bugar’, shkije. Bërtitshin qashtu…

AA: E çka u bâ masanenaj që ju murrën aty n’at’ far’… me kerre ku ju çuen? Qysh e man men’?

HA: E di qȋ bâba na kallxojke qȋ dej’ n’Dërvar, Pestövë… Dërvar na çuen. Nifar’ gazepi aty. Tanaj pej qatyhit na çuen n’Dërvar. Veç shi… gjithë natën tu râ shi, na çpluet n’at’ far’ veni midis fushe. U shkym zjermi se zjerm dhezshin boll, po u shkym. Tani i hoqëm jargânat, ja’u hoçëm postavat… i lam qaty se quell. U nisëm me ardhë pej shpie. Erdhëm pej shpie. S’dishum a u rahatu a jo, veç qashtu ja msym’. Erdhëm n’shpi. Kur erdhëm te shpija kun derë as prezöre as… i kishin hjekë krejt, i kishin çue dikah. Ata burrat shkojshin me i lypë ato dyert me i gjetë me i pru. Shpijat ishin mushë kashtë, kishin shti kuaj a kushedi. Tamon i tfillum pak… e bile Dita e Bajramit kish qillue at’ ditë! Kallxun, tha, “Dita e Bajramit, sot”. Ja nisën gratë me t’hollu do pite, me i qitë kishe për Bajram, qȋ erdhëm n’shpi.

AA: Ditë g’zimi a?

HA: A?

AA: Koki g’zu?

HA: Po. U gzuem se Ditë Bajrami ish kânë e na s’kena ditë hiç. E i qitën ato pite, dhezën zjerm aty, u nxemë, u knaqum, n’shpi tönë mâ… prush thmi. Kallabllak, ô Zot, jena kânë.

AA: Po’ mirë, Loke. E tani masi që u kthyt, qysh e man n’men’ ti kohën e gjermanit? Kur erdh gjermani k’hô n’Kosovë? 

HA: Koha e gjermanit?

AA: Po. Qysh e man men’?

HA: Paj… pasha Zoti, s’di. Unë kishe qat’here u kânë koha e gjermanit!

AA: Po. Qat’her’, qat’her’.

HA: Po, qat’here.

AA: Po’ ti qysh e man n’men’… gjermont kur erdhën taj?

HA: Erdhën tani ata, gjermont. Si hishin... n’söfër t’u hangër bukë, qitshim atö senet me hangër, ata veç hishin qfuut, t’i shtyjshin gratë e kush ish’ aty, “Lshone venin”. E u ulshin e t’hangshin bukë ça pajshin aty, copat… e lugt’ e vang-vang-vang. Hangshin bukë…

AA: Gjermant?

HA: Gjermont! Bâba na thojke, “Mos tutni babo, mos tutni se me k’ta vllazni jena.”. E çka ishin ata s’di, veç “Vllazni”, thojke, “jena me k’ta.”. Zahêr gjermanë a kushedi. K’ta ja’u kapshin grave lugt’ e hangshin vam e vam e vam, hanghin buk’. E çka ishin ata s’di, veç thojshin, “Vllazni jena.”.

AA: E juve qysh ju trajtojshin gjermant?

HA: A?

AA: Qysh ju trajtojshin? A u tutshi prej tyne?

HA: Hiç fort jo. Masi na thojke bâba ‘vllazni i kena’, s’u tutshum. E çka ishin kânë ata s’di, veç thojshin, “Vllazni jena”. Dyqysh folshin, dyqysh… “komoran”, s’di çka bojshin. Qët fjalë e di,  “komoran”, thojshin.

AA: Komoran? 

HA: Kumeditë çfarë fjale ashtu!

AA: Gjermanisht.

HA: Gjermonisht zahêre. Me na ngucë, s’na ngucshin.

AA: E tanaj, mas kohës t’gjermanit, qysh e man n’men’… ku jeni kânë a çka keni bâ?

HA: N’shpi tani jena kânë, veç bojshum meremêt n’shpi. Tanaj hujdisshum ça kishin prishë sene. Köshat e kallamöqit derdhë n’oborr, drithin... ça kishum mledhë gjithë verën e kishin derdhë n’oborr, farë kualve a kushedi. E qaso senesh.

AA: I paski meremêtu taj shpiat a?

HA: Hë?

AA: I paski meremêtu taj shpiat a?

HA: Po, po. Shpijat tani i meremêtum. Pak-pak, sa me nêjt.

AA: E taj’, masnej çka u bâ tani?

HA: Tani ma knej qëso… dyjallak. U rritum pak. U rritum. Hajde me na dhânë, me na çue dika, qashtu t’vocrra. 

AA: Me ju martu a?

HA: Po, pooo!

AA: Aaaaaa...

HA: Jena martu t’vogla sa tröha. Njimdhêt’ vjeç [11], tremdhetë [13]... Une tremdhêt’ vjeç [13], Vahidja tremdhetë [13], Zarifja tremdhetë [13]. Tonat ka tremdhetë vjeç [13]!

AA: Aaaa… Zahidja e k’to, motrat e tua a? K’to motrat e tua janë kânë a?

HA: Po, motrat. Ma e madhja u kânë Hamidja, Zarifja, tanaj Vahidja, une. Trijat ka tremdhêt’ vjeç qashtu u martuem.

AA: A gjithë qishtu ju kanë martu a?

HA: A?

AA: A gjithë qishtu ju kanë martu a, n’krejt venet anenaj?

HA: Po, po. Nejse njô n’Peran, e njo... mue n’ Karaqë qatje.

AA: Aha, ti n’ Karaqë?

HA: Po, n’ Karaqë.

AA: Knej n’Vushtrri?

HA: Po, n’Vushtrri. Zarifja n’Metehi, Hamidja n’Peran, Vahidja n’Ballofc… e tôna qishtu na jepke bâba. Nâna ja bojke, “Ô vallahi, more plak”, a din, nesje qysh i thojke s’di, veç, “po i jep si jetime që s’kanë nânë. Se… vallahi, çikat e mia s’guxon m’i dhânë qishtu t’reja!”, “Haaajt plako haaajt… se kur te dijsh - si ato. Fjala u shkon n’ven’...”. Qashtu tôna na jepshin, pa ditë gjâ hiç.

AA: E ju qysh u nijshi kur u martut masanenaj?

HA: Po’ qysh kishim m’u nie!? Fukarallak e gazêp e... S’dishum kurgjâ me punue, as s’dishum… Veç gjinja s’janë kânë qaq t’vshtirë, familja e burrit, se me kânë tjetër kush... Thmi m’u çue - ça vyen thmija?! Veç nuk janë kânë fort t’shtirë, ashtu t’mërzim. Qashtu u sillshum e rrnojshum. Po’ une k’hô jom rritë, te burri, se atje s’jom rritë. Thmi jom kânë…!

AA: Po de, se shumë e re kur je martu.

HA: A?

AA: E re koke martu!

HA: E re, e re. T’reja. Qata jom bâ qishtu.

AA: Loke, a po m’kallxon ti mu qysh janë martu përpara gratë? Ti bile, qysh e man n’men’? Ktyneher’ me tash… [dallimin]

HA: Msit. Qashtu na’ i çojshin msitin e vike msiti. Na s’dishum! E kishum nȋ vllâ pa martue edhe koxha i vjetër u kânë ai vllau. Prujshin ata kafe e shiqer. E ktyneher’ e prujshin e lejshin n’dollap dikun. Ato [motrat e HA] folshin... ardhshin at’here për’nat’, oda s’rrike kurrë pa musafirë… “Jon’ ardhë do musafirë e qata shiqer qȋ e kanë pruuu”, Nuria ma s’forti, rahmet shpriti i pastë, “qata shiqer që e kanë pru… po thönë, ‘I kena nxanë nuse Ademit’, po jöö se a p’e sheh kafe e shiqer u ardhë aty?”. A ata ishin ardhë me na marrë neve fjalën, na kujto qȋ kena nxanë nuse! Knojshum... knojshum qȋ po ja nxâna nusën atij vllaut se qashtu na thojshin. Na kishe nimê fjalë nusje, kur marshum vêsh që na kanë dhânë…!

AA: E Loke, ti p’e përmend shumë mirë kit’ fjalën e nusës, po qysh shkojshin renet, ma s’pari prej fejese e deri n’martesë, ktyneher’? Qysh i man men’? Kallxom se une po ni, po po’ kam qef me ni prej teje qysh u kânë?

HA: Qashtu msitin e çojshin, e marrke fjalën, e prujke fjalën, tanaj e qitshum fjalën e nusës. I thirrshum miqt, dhanurt, dajtë, tânë ka i kishin e e qitshin fjalën. Tanaj… dej n’martesë, apet për martesë qashtu i thirrshin. E qysh kishin… bojke vaki me tupana meee… bojke vaki... Qysh kishin, a din, i bojshin. Veç i marrshin nuset, ja’i nxirrshin teshat.

AA: Ja nxirrshin teshat. E tash, kush e ka pasë për detyrë m’i nxjerrë teshat, a k’ta t’ burrit a ata t’familjës?

HA: Joo more... t’burrit. Çfarë t’familjës! T’burrit, se jooo… t’familjës kishin me ja dhânë çikën edhe me ja nimu, jööö vallâhin! Pos ata t’burrit tesha ça mujshin me nxjerrë.

AA: A dalke dikush pȋ t‘familjes t’burrit me ja marrë, a kush dilke që me ja ble n’pazarë teshat nusës? Nusës kush u dalë me ja ble teshat, kush u dalë pȋ t’burrit?

HA: Po, t’burrit dilshin. A edhe pej t’opqinës kishe dalke dikush me ta, a di, pej t’opqinës. T’burrit i nxirrshin qatö tesha qa ishin. At’here kollaj u kânë për tesha se nuk bijshin shumë si tash, as venqanica, as k’to far’ ça përdörên tash. Jo. Qaty nja dy-tri [2-3] parë dȋmi e kmishë, sen’ jo, jelêk a… hiç. Nrysh’ tôna jon’ kânë. K’shtu pak… 

AA: E shami? E shamia e kpuca e k’si sene tjera?

HA: Po, shami… jo t’bardhë, k’shtu e kemi qitë avli. Nji [1] shllung lesh ia pshtillshin n’krye, e shtishin nifar’… diçka, nji [1] shllug lesh n’duvak. Qitu ja lidhshin duvâkin, ajo shllunga e leshit khô n’maje t’kresë, e duvâkun pjet’poshtë k’tu.

AA: Tamon nuse e ktynehershit!

HA: Ha?

AA: Tamon nuse!

HA: Po, po (qesh). Po valla, me shllungë t’leshit khô n’krye. Edhe kur shkojshin, dite s’dite... tybe n’disha me tierrë, thojshin, “Duhet m’u ulë nȋ ven’ e me tierrë nji [1] shllungë lêsh n’ven’”, që e kem qitë prej k’tuhit. E mâ s’di ça... m’u dredhë toja e burrave, t’uqkurit, t’çorapave... atë shllungë lesh, veç kâhrën e Zötit.

AA: E pse k’shtu?

HA: Kishe nifar’ adeti u kânë.

AA: Për shejë t’mirë a?

HA: Diçka… po, shejë t’mirë, po.

AA: Qashtu jon’ kânë senet për nuse.

HA: Po, po qashtu.

AA: E tani Lokë, ça u bojke masanenaj? Masi ja marrshin teshat nusës, tani ça shkojke me ren’, n’adete t’martesës?

HA: Tani teshat ja çojshin nusës atje, khô nis’shin darsmën. Si ja çojshin teshat, khô niske darsma. Kângë, def, lojë, gjymysh, teshat aty... i thirrshin me krushi e me tôn. U bajke darsmja e mirë boll, po.

AA: Po, mire. Mu po m’intereson, masanej’ kur u ardhë nusja, kush shkojke me marrë ma s’pari nusën?

HA: Me marrë?

AA: Po. Krushqit?

HA: Krushqit.

AA: Po. Kôn’ e kanë zgjedhë si ma s’pari me shku me marrë nusën, pej familjës t’burrit?

HA: Paj vallahi, për ma t’parin… kôn’ kanë pasë si ma dashamirë diçka. A nip, a dajë, a… kôn’ e kanë dashtë e kanë çu.

AA: A ka pasë najfar’ reni m’u renitë krushqit?

HA: Po, po. Me i ranisë e me i... ren’. E mirë boll. Adetet e mira janë kânë gjithë, veç...

AA: E kallxomi mu qëto adete ren’, se po m’interesojnë?

HA: Vallahi... (qesh).

AA: Qysh t’kujtohen? Qysh i man n’men’ ti? Qysh u nisë darsma ma s’pari?

HA: Darsma u nisë... e sitshum miellin. I thirrshum k’shtu me sitë miellin. Djel e çika u bojshin e qitshin plisin e bardhë n’krye e sitshin miellin. Tanaj si e sitke ai miellin ia qitke plisin tjetrit, si çikave, si grave… nejse, t’qasaj familje. E sitshin ata miell. Me ata miell tanaj e gatujshin kulaçin e nusës, që ia qitshin… diçka qȋ me hângër me dhanrin qat’ natë. Me qata miell që e sitshin krejt qajo familje me qat’ plis, ia qitshin k’saj nusje, ‘kulaç’, i thojshin. Atë kulaçin… tanaj u tubojshin, e thejshin si krushqi k’shtu me kânë, si krushqi u bojshin tubë e thejshin kulaçin. E thejshin kulaçin, thojshin… a si me ja’u kthy sillën, si për shemull tash që qesin ravania, bakllava, at’here e qitshin përpara. E hongshin, tani qaty i lejshin paret. T’hanën… nusja vike t’dillën, t’hanën u qkepshin, apêt i thirrshin për kulaç. Kush dojke me ardhë vishin apet, u tubojshin n’atë sillë. Veç aty u dufke me lânë pâre valla...

AA: Gjithkush?

HA: Po, gjithkush.

AA: Çdo musafir?

HA: Kush t’han n’atë kulaç me lânë pare. Kulaç i thojshin se sillë, ajo sillë u kthejke, veç ata që gatujshin me ata millin që e sitshin me kapuç k’tu.

AA: A kanë mujtë krejt me hangër?

HA: Po.

AA: Krejt?

HA: Po, po.

AA: Kôn’ e kanë thirrë n’darsëm?

HA: Vallahi… n’kulaç, mas darsmës.

AA: A mas darsme?

HA: Mas darsme. Ai kulaçi u qitkee mas dar... nejse t’hanën u thejke. 

AA: Une kom nȋ që kulaçin edhe nusja kaniherë e ka përgatitë. A ka ndodhë që te ju e ka përgatitë naj kush? Nusja, për shembull nusja me përgatitë kulaçin e me ja’u qkepë familjës?

HA: Vallahi knej, n’anë tonë, jo. Jo, khô kanë gatu k’shtu, a din, “kulaçtört’”, i thojshin. Bile n’kângë e knojshin: ‘Kulaçtört e marakut, telakiat e sakâkut’, i knojshin ato t’nusës, kishe qato far’ sakaqe... ‘Kulaçtört e marakut, telakiat e sakakut’, kishe po jesin nëpër sakak, nusën p’e marrum. E qata kulaçtört e qitshin kulaçin.


AA: Jon’ kânë veç për qat punë?

HA: Po, po. Për qatö t’familjës t’vet. Tash për shembull, qe çikat e Shehrisë e t’Jetushit e t’Banushit… qishtu mesat e akrabâ e qitshin atë kulaçin. Po, u la. Tash s’ôsht’ kun’.

AA: Tash mo s’po përdoret a?

HA: Jo, jo. Mâ jo, s’po përdorët.

AA: Loke, a ma mirë darsmat at’here a tash?

HA: Vallahi, edhe at’herë boll mirë. Vishin ato kerre t’kuqe, ma dojshe m’i pâ… me qylyma, me kije, ka’j [nga një] qarshaf t’bardhë n’dy [2] an’t, aty bullat mrena, krushqit ren’, ren’… shkojshin qashtu përpara tu’e lujtë, tu’e kcye, me tupan me… Qysh e marrshin - me tupan e pa tupan e… veç shyhret u kânë.

AA: A bajshin udhë t’gatë krushqit kur e marrshin nusën? 

HA: Po, po. Rreth e rreth qashtu. Shyhret.

AA: Ti, për shembull ti kur je shku nuse a t’ka râ me t’çu krushqit koxha larg?

HA: Vallahi po, veç napër bieshkë kena ardhë. Kuku… për bjeshkë, malit.

AA: Ka pasë rrugë anej, bile rrugë t’malit.

HA: N’rrugë t’malit na marrshin me kual, me kije me cingarë, dinga-ringa-ding, se me kije janë marrë.

AA: Aaa… me kije!

HA: Bieshka u kânë… qashtu s’ka pasë kun’ udhë, xhâde, as s’ka pasë… veç qashtu malit, udhve t’malit.

AA: Loke, e çka thojnë m’u taku dy [2] krushqi me nji [1] udhë t’njejtë?

HA: Vallha, thonë...

AA: Dy [2] parë krushqi që janë t’u shku me nȋ [1] udhë edhe takohën n’njejtën udhë, çka thojnë?

HA: Thöjnë valla, “Duhet me ja lshu udhën njanit!”.

AA: Po, cillit tash? Qysh e man men’ ti?

HA: Hiç s’e maj n’men’ atâ! A thöjnë që ‘janë taku dikun e janë mytë’, bili... janë... janë mytë ata krushqi se kumeditë qysh u ka ardhë taksirâti. Qashtu.

AA: Po se kom ni une që knej n’Shalë t’Bajgorës i kanë thânë… ôsht’ nifar’ veni që i kanë thânë ‘Varret e Krushqve’.

HA: Po.

AA: E tash, m’intereson qëkjo me ditë pȋ teje?

HA: Vallahi, veç kam niê qashtu qysh… a din, s’ja kanë lshue udhën - ai s’ja ka lshue udhën, ai jo, e tani...

AA: Edhe taj’ janë mytë me njâni-tjetrin?

HA: Po de, kryefortë. Jon’ mytë…!

AA: E a ka pasë najfar’ muncie… a thojnë që ka pasë najfar’ muncie që me ja lshu udhën njânit e me kalu tjetri që mos me pasë naj telash me njâni-tjetrin? 

HA: E, kush e di de…? S’ja kanë lshue asnjâni udhën, a din, edhe janë mytë! Qashtu janë metë, janë kapë ata…

AA: Loke, e qysh i man men’ ti, qysh janë kânë renet n’martesë kur u ardhë nusja te shpija? Qysh janë kânë renet te burrat edhe te gratë? 

HA: Kur janë ardhë krushqit… kur janë ardhë n’oborr, qashtu janë dalë, u dalë dikush e ka marrë nusën, prej burrave, e kanë hjeq’ nusën pej kerri, (nuk kuptohet), e kanë palu nihere e ja kanë hjekë avlinë, e kanë kqyrë qaty, tani e kanë kapë dy [2] vetë për krahve. Po edhe tash qashtu i kapin halâ m’dokët! Po, po halâ qashtu. Tash i marrin vet, veç qashtu i kapin halâ për krahsh.

AA: E tanaj, masi e kanë marrë… po thu që njô [1] prej burrave u dalë gjithqysh me marrë?

HA: Po, po.

AA: Kur u dalë prej kerri?

HA: Po, pooo.

AA: E tanaj, tanaj ça u bo?

HA: Përpara i kapshin n’gryk valla, nusën. Hop n’gryk, e e rrxojshin n’tokë, e prushin n’shpi… e prujshin n’shpi. Vjehrra rrike ungjun, s’u çojke hiç. E qashtu ja marrke dörën vjehrrës, qashtu. U dufke me hi n’derë t’shpisë, dikush ja marojke shërbetin aty mrêna, ajo [nusja] i shtike duert n’sherbet, e prekke traun e ders’ tri [3] here, qashtu duert sherbet. E gjujshin me oriz e me bamböna e me… At’here thojshin me leblebia. Veç e gjujshin nusën qashtu vue-vue-vue...

AA: Dej’ sa shkojke n’dhomë te...

HA: Po...

AA: ... te burri?

HA: Po valla, dej sa shkojke n’ven’!

AA: A ka pasë tjera adete për nusën qat’ ditë?

HA: A?

AA: Qat’ ditë kur u ardhë pej familjes t’vet, që e kanë marrë krushqit, a ka pasë tjetër adete për nuse?

HA: Vallahi, qyshtu. Ça di une… qyshtu.

AA: E tani kur e kanë shti dhandrrin?

HA: Dhandrin kur e kanë shti… u bojshin tre-katër [3-4] vetë, k’shtu t’familjës, dashamirë t’vet, a din, e shtishin e grushta gup e gup e gup, përmas (qesh).

AA: E ça thojnë me i mshâ grushta shpinës dhandrrit? 

HA: Diçka mirë ôsht’. 

AA: Për mirë a?

HA: Po, po. Mirë ô m’i râ grushta se diçka për shnet. Për shnet, e për diçka, tybe… Po, po mirë ô qashtu m’i râ.

AA: Loke, e kur janë ardhë musafirt ma s’pari, te burrat ose te gratë, qysh i man men’ ti? Qysh janë kânë adetet që i kanë pritë musafirt përpara n’darsma?

HA: Musafirt?

AA: Po.

HA: Musafirt kur janë ardhë, gratë me kânë jabanxhi s’un kanë hi me ju folë, veç me kânë k’shtu t’ardht për diçka. 

AA: Miqasi? 

HA: Po, po. Se jo, k’shtu.. ato gratë s’shkojshin me ju folë, pos ja’u çojshin bukën dej te dera, dikush atje i marrke ja’u çkepke. Bukën te dera e odës se anej jo. 

AA: E zakonisht n’darsma, çfarë buke… çka qitshin ma shumë për darsma?

HA: Për darsma?

AA: Po, kur e shtrojshin sofrën?

HA: E për darsma… po prejshin naj gjâ’ t’madhe k’shtu e çorba… vet i zijshin, vet i çkepshin, vet. At’here kuvarë s’ka pasë, pos vet.

AA: A kanë pre postërrma burrat?

HA: Po.

AA: Që thojnë, “Daja prenë postërrm për nipin.”.

HA: Po, qysh jo. Postërrma. E t’mdhaja i prejshin se kallabllak. Burra, e gra, e thmi, e krejt qȋ hangshin aty. 

AA: E gratë e pregatitshin a?

HA: Gratë pregaditshin. T’hallojshin petë, gatujshin bukë t’kallamojtë, a din, bukë t’kallamojtë, e… more qysh t’mujshin. T’hallojshin petë. Çfarë sofre u kthejke me pite, e me qëso çorba… pite, tôna senet ja qitshin. Zgatke darsma… pe’j t’ejtën që u niske darsma dej t’hanën.

AA: Gjithë ja ka nisë t’ejtën a?

HA: Gjithë. Gjithë. Aty zgatke dej t‘hanën. Tani u çkepshin… masi e hangshin kulaçin, u çkepshin. Jooo, darsma ka zgatë shumë.

AA: A man men’ naj rast që ka zgatë ma shumë se sa qëkaq ditë?

HA: Vallahi, për ma shumë s’di, a qikaq po. 

AA: N’rajon t’juvin qishtu u kânë?

HA: A?

AA: N’rajon t’juvin qëkaq ka zgatë, pej t’ejtës deri t’hanën?

HA: Po, po. T’ejtën u niske darsma, tani mâ s’u nalke kanga, defi… dej t’hanën n’aksham. T’hanën n’aksham edhe aty lojë e xhymysh e… u çkepshin. U thejke kulaçi atë ditë, u kryjke darsma. Gati nji [1] javë dit’.

AA: E tani nusja masi vike ma s’pari… masi që u kryjke darsma?

HA: Nusja qashtu… Nusja rrok’ke, ja’u marrke dorën tânve ren’, edhe u qitke sherbet tânve, kthejke bukë, fshijke… U veshke mirë se nuse bajagi.

AA: E kur ka pasë t’drejtë me shku n’opqinë [familja e prindërve] ma s’pari, masi u martu?

HA: Mas dy [2] jave.

AA: Gjithë u kânë qëkjo qishtu a?

HA: Po. Dy [2] javë, tri [3] javë… tani shkokje s’pari. Jo’lla, vishin e marrshin nusën. 

AA: A vijshin e marrshin?

HA: Vishin e marrshin atâ, tani shkojshin k’ta, bojke vaki me dhandrrin. Qat’here shkojke dhandrri s’pari, e marrshin nusën, veç adet… boll adet i mirë u kânë.

AA: Me adete t’mira t’paskan pritë edhe ty!

HA: A?

AA: Edhe ty me adete t’mira t’paskan pritë!

HA: Po, po. Veç jom kânë e re, a din, s’disha fort. Jo, adetet e mira janë kânë.

AA: E qysh e man n’men’ taj ti vetën mas martese?

HA: Une a?

AA: Po. Qysh e man men’ ti… mas martese, masi je martu?

HA: Po qishtu, bojshum punë e… rôn’.

AA: Kallxom qysh e man men’ ti qat kohë?

HA: U vesh’shum me dimi, me zavjaç, bojshum râng [punë të shtëpisë], fshijshum, ja marrshum dorën kush vike, qashtu si nuset. M’u ungjë s’u ungjshum, veç me na bâ rixhê dikush ‘ungju, ungju’, se na s’u ungjshum kurrë, veç rrijshum n’kâm, hyzmêt kqyrshum a ka diçka me bâ… edhe n’kâm. 

AA: E qysh janë veshë nuset përpara? 

HA: Qashtu, dimitë. Ma përpara pshallak, shumë pak… zinê qȋ pak u përdörë pshallaku p’i neve, anej pej...

AA: Drênice?

HA: Drênicë. E knej te na s’u përdörë pshallâku. Me dimi, me zavjaça, me shamia n’krye, me krejt… bistekt për shpine. Nusja me bâ rang [punë të shtëpisë], me punue… si vike ja niske pun’s, rângve. 

AA: Gjithë qishtu ka vazhdue?

HA: Po, po.

AA: E a kanë dallu fort veshat e nusës kur ka pasë musafirë edhe kur ka punu punë t’shpisë?

HA: Pasha Allahi, qashtu nusja n’dimi n’xhaketë bojke râng, qitke kafe… nusja. Hyzmêt n’ödë… mos me kânë jabanxhi, me kânë jabanxhi s’u dashtë me shkue, a kur s’u kânë jabanxhi, shkojke bojke hyzmêt qysh t’dijke.

AA: Po, mirë. Loke, a je kânë n’shkollë najhere?

HA: Kurrë. Kur jom shkue te burri na marrshin n’nifar’ shkolle. Vike msusi, jabanxhi, bile pȋ Studimje, me na msue. Çka dishum? Sen’ t’Zotit s’dishum. As letra s’kishum k’shtu me qkrue. Shkrujshum n’diçka… a n’drrasë t’zezë a s’di ku. U munojshum me qkrue nji [1] pulë, a din… k’shtu diçka u munojshum, po sen’ s’dishum me qkrue. Ka katërdhêt’ [40] grâ.

AA: Krejt t’katunit a?

HA: T’katunit që u bojshum. Nuse krejt. Na u pshtillshum krejt, a nër avlia, a nër perde, a me dorza n’duer… me çarshâfa n’shkollë! E vike msusi, “Allah, Allah! Kurrë s’kom nije qȋ qkrun njeri me dorza! Qysh sheh njeri me perde?”. Se shkojshum krejt me perde. Nuse tôna, mos me na pâ qaj djalë qȋ vike, qaj msuesi i ri, me na msue, mos me i pâ. Jo, ktyneherë kanë majtë perde, shumë kanë nejt’ t’mlueta.

AA: E çka msojshi aty n’shkollë ma shumë, loke?

HA: Ça msojshum?

AA: Sa vjet ka zgatë ajo shkollë?

HA: Paj tybe… Jo bre, s’ka zgatë shumë. S’di valla, gjashtë [6] muej, bile s’di qȋ kena shku ma shumë. Dikur na i prunë ka’j [1] fletore e ka nji [1] laps se me ‘mefinilli’ na. A e din çka ôsht’ “mefinilli”? 

AA: Ja-a! Kallxom ti se une prej teje po du me ditë ça ôsht’.

HA: Mefinilli?

AA: Po. Ça ôsht’?

HA: Me sosë kranën n’zjerm, a din?

AA: Aaaa gâca...

HA: Gacën me sosë. Ajo tani shkymet, gâca, bâhët hini e zezë.

AA: Aaa po, po. 

HA: Me qatö qkrujshim do qkrola k’shtu, naj germë, a naj numër, a naj…

AA: E djemt a msojshin aty n’atë shkollë?

HA: Ja-a, veç gratë.

 AA: Veç grâ?

HA: Veç grâ. Nuse bile, krejt nuse jena kânë. Me çarshafa shkojshum, u mlojshum, u pshtillshum, veç nji [1] msues vijke me na msue. Vjehrrat vishin me na kqyrë ça po bâjna... (qesh).  

AA: Vjehrrat ju paskan nêjt goxha shumë gati!

HA: Po, po. Vjehrrat, pooo. Ja’u bojke ai, “Për ça po vini ju plakat k’tu?’, “Po vijmë me kqyrë a po msöjnë!”, “Po… une k’tu msues, ju struktorë a!”, “Ô vallai për struktorë jem!”. E kam pasë vjehrrën, u kânë eiiii... çfarë vjehrre. 

AA: Qysh e ka pasë emrin vjehrra?

HA: Fatime. 

AA: Aaa… Fatime.

HA: Po. Po qata ja kem pa ngjitë Fatimës emnin... e gjyshës. 

AA: E taj mas shkollës loke, qysh e man n’men’?

HA: Mas shkolle?

AA: Po.

HA: Mas shkolle tanaj ja nisën thmija me m’lé, thmija. E gjâjsha thmi, e qashtu.

AA: Sa thmi i ke pasë krejt?

HA: I kom pasë shtatë [7]. [E bija - shtatë [7] t’gjallë e katër [4] t’dekt.] Eh po, njimdhetë [11].

AA: Njimdhêt’ [11] thmi?

HA: Njimdhêt’ thmi. Dikush ka pasë ma shumë, veç une njimdhetë [11]. Punt qishtu t’u i...

AA: Loke, e ça ju bojshin thmive përpara kur lindshin?

HA: Tybe qashtu léjshin, ja’u prejshum kthizën, ja’u pshtillshum, ja’u lidhshum me nji [1] pê edhe i pshtillshum qaty me ça mujshum… u rritshin thmija.

AA: A ju bojshin naj sen’ për m’i mbrojtë prej synit t’keq a pȋ seneve t’kqija n’atë kohë… prej bestytnive përpara që jon’ kon’? Qysh i man men’?

HA: Vallahi, diçka… k’to plakat ju bojshin diçka. E na t’rejat… s’di valla, s’kena ditë. [E bija: do gërshanë nër krye kur i bajshin pesë [5] javë] Do gërshanë e do qisi sene ja’u vnojshim te kryet, nër kry ja’u lejshin. 

AA: A po m’kallxon ren’ qysh i man men’?

HA: Kah perdja ja’u lidhshum dofar’… se qishtu se u tutshëm. At’here u përmenshin qitö t’kqijat qȋ vishin, qatö far’ që... ça ishin ato far’ si grâ që vijshin me ja’u marrë shpirtin.

AA: Shtriga a?

HA: A?

AA: Si shtriga?

HA: Qatö si shtriga. Une s’i kom pâ, s’i kom hetuê. Mos i pafsha kurrë! Përpara kish pasë valla.

AA: E ça kallxojshin për shtrigat përpara?

HA: “Atö”, tha, “vishin kah dera e si nijshin qȋ ka lé naj thmi dikun, ja’u marrshin shpirtin. Kur u shku me kqyrë dikush, ai thmia…”. Dej ish kôn pa ardhë nji [1] musafir me kali. U qëllu vjehrri n’oborr a dikun përjashtë për nevöjë t’vet, tha, “Erdh dej te dera e shpisë”, tha, “Ikni, ikni mos hini se k’tu kâ diçka, nji [1] helmetun. E ku â helmetuni? Nji [1] kali e paska helmetunin nërmjê thoni e patköni”, jo… “Nërmjê thundre e patköni e ka helmetunin”. E jon’ shkue,  e kanë marrë atë musafirin, t’zotin e kalit, “Hajde kqyr se vallahin qishtu po thönë atö shtrigat! E përmenën helmetunin n’kali… e paska marrë kali me kâm’ e paska pru e s’guxoftën me hi mrena. Pshtoi thmia qȋ u lé sânte.”. Edhe u dalë musafiri, u shku aty edhe ja ka kapë kâmën kalit, ka kqyrë qȋ u dalë pak fletë t’helmetuni t’verdhë, ata t’verdhë u kânë, tjetër nuk kâ. Qashtu gjithë i mledhshum, po tash...

AA: E çka ôsht’ ai ‘helmetuni’, si lloj bime, a si lloj lule, a…?

HA: Po, po. Rrumullak jon’ atö far’ fletsh, t’miiira… veç vizllöjnë, t’lmojta. E i hujdisshin tani qatö, i virrshin n’qyshe t’shpisë, n’katër qyshet. E vetshin dikuj qishtu kush i ka fminë, kush s’ka, ja’u jepshin kush i lypke. Dikush i çojke te hoxha, ju knojke.

AA: A ju ka râ juve najhere me i çu thminë te hoxha me ju knu?

HA: Ata helmetunin pooo. Helmetunin e knojshin te hoxha e ja çojshin ja qëndisshin n’beshik, ja ia kepshin k’tu, n’jeleka, ja kepshin si pullë. Dyqysh dofar’ adetesh i bojshin.

AA: A ka pasë tjera adete që i bojshin për thmi?

HA: Po, tybe.

AA: Kur kanë lé?

HA: Po tybe, për qata helmetun e di... edhe lesh t’ukut. 

AA: A kanë pre edhe kurbana për thmi përpara?

HA: Po, po. Kurban ju prejshin thmive qȋ lejshin, edhe lesh t’ukut… ja ngjitshin dhôm’ t’ukut.

AA: E çka thojnë dhôm’ t’ukut m’i ngjitë thmive, beba?

HA: Qashtu nuk i afrohet e keqja. ‘Rritet pa brenga’, që thöjnë.

AA: Shumë adete t’mira paskit pasë ana juv’, loke!

HA: Po, po. Pa pare, pa… veç qashtu marrshin.

AA: Loke, e qeky helmetuni, a e keni përdorë veç për beba apo edhe për sene tjera? Qysh e man n’men’? 

HA: Jaaa… k’tâ gjithë e mlidhshum, veç prej kur ka dekë vjehrri m’dokët kurrë mâ s’ka mledhë kush.

AA: E loke, k’ta helmetuni a u rritë veç ka ju, kah rajoni juv’, a u rritë edhe tjetër kah?

HA: Malit. Po, jo… jaaa gjëthkah del k’ta. Po thom që gjethka e s’di. Malit del k’shtu. 

AA: Une kom ni që k’ta helmetunin s’e përmenin fort n’vena tjerë, veç n’Karaqë e përmenin, te Kodra e Asojit?

HA: Qashtu. Boll mirë p’e thue. Për tjetër kun’ s’di.

AA: E pse i ka metë qiti veni “Kodra e Asojit”? 

HA: E vallai, s’e di. “Asöja e mullinit”, i thojshum.

AA: A mulli?

HA: Po, se u kânë mullini aty e mas asöjit t’mullinit.

AA: Loke, a keni pasë ju odë përpara te shpija?

HA: Udhë?

AA: Odë, odë, odë t’burrav?

HA: Po, po. Aty te Potokt’ gjithë kena pasë. Edhe khô masi jom ardhë.

AA: A edhe khô n’Karaqë masi ke ardhë?

HA: Po, po. 

AA: Masi je martu. 

HA: Po, dej sa na i kanë kallë shkijet e kanë pasë.

AA: Qysh jon’ kânë renet përpara nëpër oda? A kanë dallu k’to t’Karaqës edhe k’to t’Potokut? Qysh i man n’men’?

HA: Janë kânë me trapazâna. Trapazâna, a din, n’ödë i kanë majtë se kauça s’ka pasë aty, veç n’ödë trapazani u kânë. Shtrati me dru skej’m’skej për mysafirë, m’u ungjë, qebja shtruet… nejse.

AA: A ka pasë naj adet kur janë ulë burrat n’oda?

HA: A?

AA: A ka pasë naj lloj adeti kur janë ulë burrat n’oda me ren’ k’shtu - pej ma plakut, ma t’meçmit që u ulë ngat oxhakut, e tjert taj ren’ mas tina?

HA: Uuu… axhaku, po.

AA: Qysh janë kon qëto rene?

HA: Axhaku, kaftörri… mâ kaftörri vönë e niherë veç axhak.

AA: A niherë veç oxhak keni pasë?

HA: Po, po. Kaftörrat ma vönë jon’ dalë, niherë veç axhakat. Vegshit - ça ziejshum me vegsh. Vegshi i zi, k’si i dheut, a din, me kapak t’mluet, n’axhak e ziejshum. Ça kishum me zije me vegsh, n’prush… qashtu e shtijshum e vlojke.

AA: E ça gatujshi ju gratë përpara?

HA: A? 

AA: Ça gatujshi ju gratë përpara?

HA: Gatuejshëm bukë t‘elbta, bukë t’kallamojta… edhe t’grunit kajhere, veç t’grunit ma pak.

AA: A ju vijke zor?

HA: A?

AA: A ju vijke zor?

HA: Qysh?

AA: A ju vijke zor kur i marojshit?

HA: Jö, jooo. Jo more, çfarë. T’reja ishum at’here, s’na ka ardhë kurgjâ zor. Zor po na vjen qitash, tash na vjen zor me hangër se jo… At’here me gatu e me… kurrë s’u nalshum e hiç s’na vike zor. A tash me hangër po na vjen zor (qesh)!

AA: E qysh e gatujshit ushqimin përpara?

HA: Qashtu i shtishum bukt, jo si tash që i shtini me ardhë, aty si e nxajshum brumin i t’hallojshum tanaj k’shtu tup - tup – tup n’ruba. E qitshim njô [1] n’rub e t’hallojshum mirë e mire, e qit rubin tjetër përmi, e qitshim aty mi rub t’hallume, ren’ qashtu për mos me nxanë ven’, vet qashtu… s’e di. Tani qashtu i rrijshum gati m’i pjekë qȋ mos m’u kapë nërmjê veti. Veç jo, zor s’na vijke, veç qashtu i piqshum.

AA: E loke, qysh i keni pasë ju renet, gratë, te shpia? Qysh i dajshit punt, a din, k’shtu me detyra - magjetorja, baçica e k’to? Qysh i man n’men’?

HA: Baçica e kqyrke veç baçinë e vet. I milke gjânë e i qitke, e dâke djathin, e t’lyenin, e qashtu. E kqyrke atë baçinë e vet, me lâ, me hujdisë. E magjetörja, magjën - me i shti bukt, me i pjekë, me i lâ ent. Qashtu t’dâne.

AA: E zoja e shpisë?

HA: Zoja e shpisë.

AA: Kush i dajke detyrat e shpisë? E zoja e shpisë a?

HA: Po, po.

AA: Kallxom qysh janë kânë qëto adetet, po m’intereson m’i ditë?

HA: ‘Ti qitâ, ti qitâ’, a din, gjithëcila punt e veta qȋ mos m’i përziê rângt. Ujt larg, as bunar aty s’ka pasë, te kröni.

AA: S’keni pasë ujë te shpija, përpara? 

HA: A?

AA: Ku e marrshit ujt përpara?

HA: Te kröni.

AA: Aaaa… a s’keni pasë naj lum, a naj rekë, a… k’tu n’katun?

HA: Jö, veç k’shtu, a di, çeshme.

AA: Po.

HA: E marojshin nifar’ si gurrë, qatje n’gurrë shkojshum i mush’shum knâtat. 

AA: N’kroje?

HA: Po, knatat te kröni. 

AA: A ju bike larg pȋ shpisë t’juve?

HA: Paj valla, koxha larg. Koxha larg, po qashtu tânë bajshum, krejt katuni qashtu.

AA: Qatje marrshi ujë?

HA: Gjithkush për veti. Qashtu e marshin pej kröni.

AA: Loke, e kur u ardhë rryma ma s’pari te ju?

HA: Paj vallahi… 

AA: Qysh e man men’?

HA: S’e di. Ma s’pari u kânë me do gâza, i marojshum ata gâzat. Ani bile m’i pâ tash, sa herë i shoh do tâza t’gullâshit m’bejn n’men’ thom, eee… me pa pasë kit’ taz k’shtu, sa’hora. A din, ish kânë kollaj me maru tanaj, m’i dhezë. Veç nji [1] fysht me marue, harrnin aty, e bojshum si fitil e dhezshum qashtu n’atë far’… e lejshum dikun, bojke driiitë. Gaz e mush’shum. Dikur dulën llâmat, llâmat me shishe, a din?

AA: Po. Llamat me rrymë? 

HA: Jooo.

AA: A jo?

HA: S’kish rrymë hiç, veç llamë k’shtu. Halâ gjinën ato llâmat dikun-dikun.

AA: Po, po.

HA: Nëpër bërllog valla, se k’shtu jo.

AA: Jo, kâ. Edhe n’muze që pȋ çojnë.

HA: A?

AA: Kâ edhe n’muze që pȋ çojnë.

HA: Shiiih!

AA: Po!

HA: E vallahi, qaso llamash unë kishe jon’ harru ato! S’di ku gjinën.

AA: Jo, jo. Fitilat me llama halâ kâ që i përdorin.

HA: Fitilat?

AA: Po, fitilat e llamës që i keni përdorë ju përpara.

HA: Po, me fitila. Jo, kur dulën ato boll t’mira. Ja’u qitshe gacën, fitilin, shishën ‘trak’, e u dhizke. 

AA: Ma kollaj taj.

HA: Po, ma kollaj e ma mirë.

AA: Loke, e qysh e man men’ ti rryma kur erdh ma s’pari? Kur u ardhë n’katun te ju ma s’pari, k’tu n’ Karaqë? Qysh e man men’ ti?

HA: Vallahi, s’di. Koxha moti. E pasna harru une kur u ardhë ajo rrymë, koxha moti u ardhë.

AA: Po de, që i kanë bajtë banderat eee...

HA: Po deee.

AA: ... kabllat.

HA: N’bieshkë ma me zor u shkue se atje s’kena pasë, atje te na, atje ma me zor, e ma vonë kishin pas shkue. E te na apet ma...

AA: Ma herët? 

HA: Ma herët. Na ma shehër kishe. Karaqa nuk u kânë keq fort, jooo... veç skamja u kânë skame, se s’u kânë keq. Veç t’u u përmirsue, t’u u përmirsue, u bâ mirë n’tana an’t, se herë luftë e here… qishtu far’ gazepesh.

AA: Loke, e qysh e man n’men’ ti kohën e aksionit t’armve?

HA: Ha?

AA: Koha e aksionit të armve, qat’here kur ja nisi… u kânë koha e Rankoviqit, që ja nisën m’i marrë armt’ nëpër shpija. Qysh t’kujtohet ajo kohë?

HA: Po vallahi, m’kujtohet.

AA: Qysh e man men’? A ju ka ndodhë naj rast që me ardhë juve me ju ngucë shkijet për armë?

HA: Jo, po valla. Na kanë bastisë për armë, e na kanë marrë, e... qysh jo. Edhe k’tu edhe atje n’bieshkë, n’Potok që jena kânë.

AA: Edhe n’Potok?

HA: Po, po,

AA: Ma herët? 

HA: Qysh jo! Edhe atje se ata janë kânë... ata pa arme s’janë kânë kurrë. Bile, ata majshin shumë arme, veç i rrehshin e ja’u marrshin arm’t. E qishtu.

AA: E k’tu n’Karaqë shikjet, serbt, a ju kanë ngucë hiç? UDB-a serbe, n’atë kohë, a ju ka ngucë hiç khô kur jeni ardhë n’katun?

HA: Po, jo. Jo, mâ jo. Khô ma mirë.

AA: Qysh i keni pasë punt me shkije n’qat kohë?

HA: K’tu zaher shkijet ma ngat e... po mâ s’na ngucshin khô.

AA: Aaa, mâ s’ju kanë ngucë?

HA: Po, po. Niherë na qitën krejt prej veni.

AA: Loke, e përmene ti ma herët edhe që keni pasë adete t’ndryshme. Po qysh i keni pasë adetet kur... hëë, musafirë a keni pritë hiç n’odë k’tu, koft n’Potok, koft k’tu n’Karaqë?

HA: E vallahi, për musafirë u munojshum çka kishum, mirë e ma mirë me ju çu n’ödë.

AA: A u neru musafiri kur vike ktyneherë ma shumë se tash? Qysh janë kânë renet përpara?

HA: Po de, po.

AA: Ma mirë përpara a tash?

HA: Vallahi, përpara ma mirë se tash a p’e sheh s’po ka musafirë hiç, a përpara po. Përpara musafirt vishin, bojshum muhabet, u mledhshum krejt. Kushedi sa vetë u bojshin. A lujshin filxhanash, a lujshin… turli loje n’odë. Do i nxajke sabâhi t’u lujtë.

AA: Te burrat a?

HA: A?

AA: Te burrat?

HA: Te burrat. Turli loje lujshin. Na si thmi shkojshum i ngojshum te dera, s’na lejshin me hi, kah knöjnë. Ja, mirë u kânë shumë. A tash po na döket keq pa musafirë, tash mâ s’po vinë.

AA: Tash ma ndrysh a?

HA: Ëhë, tash ma nrysh.

AA: E kur vishin musafirt te gratë, ça bojshit ju? Ti e përmene që te burrat kanë lujtë filxhâna, kanë nêjt dej vonë, si thmi i keni ngu ju… po te gratë qysh u bojke nêja?

HA: Te gratë... Ato gatujshin sa mujshin për musafirë.

AA: Po gratë musafire e kom fjalën kur vijshin. A ka pasë najhere gratë që jon’ ardhë musafirë?

HA: Paj tybe...

AA: Te gratë, te veni i grave?

HA: Bôn vaki jon’ ardhë. Naj sebêp, se jo. Atje te burrat vishin jabanxhi e vishin… a te gratë jo. Veç me kânë naj sebêp i veti, k’shtu n’familjën tönë që jon’ se jo granim s’...

AA: S’ka pasë. E loke, e përmene që keni punue përpara tokën. Qysh e punojshit?

HA: Hë?

AA: Tokën përpara qysh e punojshit?

HA: Tokën e punojshin mirë boll. Me kije qashtu e livrojshin, e vllaqitshin, e millshin, e u bojke bereqeti mirë boll. I qitshin pleh se gjâ majshin gjithë se buka u dufke. U millke kallamöqi, kungulli, vidimi, pasuli, tôna fârnat. Tash jo, tash nrysh, krejt nrysh. Elb, e grunë, e tërshanë, e tôna fârnat i millshum. E qishtu.

AA: Tani loke? 

HA: Tani qishtu.

AA: E përmene që e vllaqitshin tokën. Tanaj?

HA: Po, po. E millshin, e...

AA: Kush e punojke ma shumë tokën?

HA: Kush? 

AA: Tokën kush e punojke ma shumë te ju, te familja e burrit kur je kânë?

HA: Plaku. Babgjyshi yt.

AA: Qysh e ka pasë emrin?

HA: Ferat.

AA: Aaa… Ferati. Baca Ferat.

HA: Po.

AA: E djemtë a i nimojshin?

HA: Po tybe djelt’ t’ri janë kânë, veç po, i nimojshin djelt. I rujshin gjânë, e i nimojshin, e at’hera s’ka pasë me ja kthye fjalën babs’ as kërkujt’, veç me i nimue i nimojshin. Tökën e punojshin mirë edhe gjajshin… gjajshin mire. Kur e punojshin nôm e gjajshin. Tôna ça u millshin u bojshin valla si... po. 

AA: Loke, e qysh ja’u dâjke punt i zoti i shpisë k’tyne n’odë t’burrav? A i kanë pasë secili detyrat e caktume për m’i kry, shembull n’mramje janë mledhë edhe tash qysh ja’u ka dâ ai detyrat? Qysh e man n’men’?

HA: Po tybe. Qashtu qysh... nejse ‘ti me t’fillu gjânë’, njanit, “me ju qitë, e me i...”, a ka dy [2] a ka njô [1], a…

AA: Tanaj?

HA: Me ju qitë me i kqyrë gjânë, me i....

AA: Loke, ti e përmene që e keni punu tokën koxha mirë ktynehere, si burrat si gratë.

HA: Po, po, po.

AA: Po masi i millshi e i kryjshi ato renet kadaldale, qysh ja bojshit masanenaj kur vike reni i t’korrnave t’grunit e t’kallamoqit?

HA: Qashtu. I korrshum, e i lidhshum tojtë me thupra, thuprat i mledhshin, i bajshin, e i çojshin n’shpi, i gjvosh’shin, kallamöqin açik, tallën açik. Qashtu kallamöqin. E grunin qashtu e korrshin, e lidhshin, e bojshin nî here k’shtu… ‘kaçuba’, i thojshin, tani shtreg. E çojshin n’lamë, e fshijshin, e qishtu. E i tubojshin tana bereqetet. Qashtu.

AA: E kur ma s’shumti? Gjatë kohës t’Aligjynit, a mas Aligjynit, a kur? Kur i mledhshit k’to t’mirat, bereqetin prej toke?

HA: Jo. Me i mjellë përpara, veç kah Aligjyni qat’here i korrshum. I korrshum, i nxirrshum, i çojshum n’lamë, i shtrojshin duejt, i shtishin me kual e me lôpë, e me ça kishin gjâ i shtishin n’lamë.

AA: Ma shumë lôpt i marrshi a?

HA: Ma shumë. 

AA: Lôpt edhe kijet?

HA: Po, ma shumë lôpë, e kije, e ça kishum. Dikush kush kish kual, ma kollaj me kual. Dikush me lôpë, dikush… hishin n’lamë ka s’di sa vetë. Dikush ja’u majshin ato mos me...

AA: Mos me u rrxu?

HA: Mos me na u rrxue duja aty n’bukë. Ja’u majshin legenat, e ja’u majshin anën, atë t’dujve, e tânë mas tyne, dej i kryjshum ato punë.

AA: E mlidhshi qishtu… jo n’hamall, jo n’qiler?

HA: Po, po, po.

AA: N’ata venat ku i mledhshit t’mirat?

HA: Po de, n’hamâr. E qitshum grunin e… nejse, elbin n’tjetër hamar, e qileret me bylmet. Tana qishtu ren’.

AA: Loke, a i keni pasë krejt punt e ndame prej kur ja nisshi m’i korrë t’mirat?

HA: Po, po. Qashtu me i körrë, me i mledhë.

AA: Jo, e kom fjalën qysh i keni pasë detyrat? A e keni pasë për shembull, dikush u merrë me t’korrnat, e dikush me mledhë me i pru n’hamarë, qysh i keni nda?

HA: Po’ dikush me körrë, dikush me i lidhë duejt, m’i qitë dorzat n’duej, me i lidhë… dikush me bajtë, e m’i çue n’lamë.

AA: Zakonisht burrat kanë punu?

HA: Po, burrat. Ato gratë me körrë, veç me körrë. Me qitë dorza me i bâ duejt, e ata burrat i lidhshin, i çojshin, e i lejshin n’lamë. Po kush ish ma e zoja, kush mujke ja qitke tojtë, veç… 

AA: E çfarë pajisje përdorshit ma shumë?

HA: A?

AA: Çfarë pajisje përdorshit ma shumë, tërfurka a çfare?

HA: Me tfurka, me grëbuja, me qysh…

AA: Krejt?

HA: Po.

AA: E drapna a keni përdorë për t’korrna?

HA: Jo, drapna pooo. Po me drapna korrshin, i bojshin dorza, tani i kapshin, dikush i qitke dorzat, e lidhke thuprën, e qitke n’duej. Qashtu lidhshin.

AA: E loke...

HA: Kallamoq e… A vonë tani kallamöqin. Nî herë tërshanë, e grunë, e elb, e… k’to tôna i korrshin. Qashtu i lidhshin duej, i çojshin, i shtijshim n’lamë. Tani kallamöqin ma vonë, qishtu.

AA: E grunin ma s’pari e paskit korrë?

HA: Elbin ma s’pari.

AA: A elbin? 

HA: Elbin.

AA: E kur i ka râ? N’çfarë kohe t’vitit?

HA: Paj vallahi, qashtu para gruni, e para...

AA: Q’atë here para Aligjynit?

HA: Po.

AA: Para se me kânë kohë e nxetit t’madh?

HA: Po deee. Elbin, tana grunin, e tërshanën, e qaso. Nȋ kohë k’to i korrshin, i lidhshin, i fshishin.

AA: Ti e përmene edhe kallamoqin, misrin… Kur e millshi ju k’ta?

HA: Ata e mjellshim Shëngjergjit, qashtu.

AA: Shëngjergj?

HA: Po.

AA: E keni mledhë n’Shëngjergj. Kaq herët a?

HA: N’Shingjergj, a para Shingjergji, a… qashtu e millshum.

 AA: E millshi. Para Shëngjergji e paski mjellë, ahaa. Une t’veta kur e keni korrë, kur ja keni nisë me mbledhë?

HA: E kemi korrë tani mas k’tyne lemjeve që u kryjshin krejt… për me korrëmöqin. 

 AA: Para Shmitrit?

HA: Po, po.

AA: Ahaaa.

HA: Kllamoqin para Shmitrit. Pasulin e mledhshum nî here e tubojshum, e shtypshum. Tani e mledhshum kallamöqin, qashtu e bojshum duej, e çojshum te shpija, e gjvosh’shum, e dajshum kallamöqin açik, tallën açik. I kryejshum t’kallamöqit.

AA: Po, mirë. E ktyneherë darka t’bereqetit a keni bâ najhere?

HA: Po, valla.

AA: Masi i mledhshit t’mirat?

HA: Masi i shtijshum k’to gruniat, e u kryjshin lamiat, a din, krejt. Darkë t’Lâmve, i thojshin.

AA: Aaa… Darkë t’Lâmve?

HA: Po. Darkë t’lâmve - që u kryejshin k’to lamiat, fshijshin, e i kryjshin… qat’herë Darkën e Lâmve. Bereqet. Halâ e pëmenin dikun, Darkë e Lamve!

AA: E tash, a bohën halâ k’to Darkat e lâmve?

HA: Paj, valla bâhën.

AA: Anej ka ju n’katun, n’Karaqë, e n’Popovë, e Potok…?

HA: Pak i kanë lanë. I kanë lanë veç... Qishtu kryjshum punë, gjithë verës u kryjshin punt qashtu ren’.

AA: A tôn’ verës qishtu punojshi a?

HA: Po.

AA: Si burrat si gratë?

HA: Po, po, po. E nxirrshum… tani mas kallamöqi i nxirrshum kumpirat, e i bajshin, i çojshin mrena. Kallamöqin qashtu. K’to ma t’vöna.

AA: K’to u bojshin para Shmitri a?

HA: Po, po. Para Shmitri.

AA: Tash n’tetor.

HA: Qashtu. Kallamöqi e atö… kumpirat ma vonë, qashtu si mas kallamöqit. Tana k’to u kryjshin, k’to t’lâmve - me fshi, e me körrë, e me fshi… K’to u kryjshin, tani pasulin e nxirrshim, e e bajshum, e punojshim krejt ata, e e shtypshim, eee… k’to t’lamve tôna.

AA: E për Shmitër, loke? A e festojshi ju Shmitrin përpara?

HA: Shmitrin, rrallë. Jo, fort.

AA: Ti përmene që… Darka e Lâmës, e paskit pasë n’qët’ kohë?

HA: Po, n’qët’ kohë. K’to t’fshimet që u kryejshin, e tani qasi ‘Darkë e Lamve’.

AA: E për Shmitër s’paski pasë… edhe Shmitri lidhet koxha shumë me qëto ‘Darkat e Lamve’.

HA: Paj, po. Po, veç qashtu u kryjshin me qat’ far.

AA: Me qat’ ren’?

HA: Po, po.

AA: E qysh i keni pasë adetet për ‘Darkë t’Lamës’ kur u mledhshi?

HA: Për ‘Darkë t’Lamës’… a din, gatujshum, qitshum sene qishtu, e i thirrshum kojshinë, e tôn’ u tubojshum për ‘Darkë t’Lamve’. Nejse bijat e… kush qillojke, a din, i thirrshin që kem ‘Darkë t’Lamve’.

AA: E tanaj? Ça qitshi ma shumë pej ushqimit? 

HA: Pej ushqimi… tôna senet ça i kishum k’tu, t’bleme jo, veç ça i kishum t’shpisë. Nesje kallamöqin, a ‘krelana me mazë’, i thojshin. Veç tash s’i ha kërkush atö, at’here i hangshum. Krelâna me mazë, pite me petë k’shtu t’shtreme, e tôna i qitshum. Gjyveqa me mish, i prejshum pulat, ka dy [2] pula nji [1] gjjyveq, e qashtu qëso far’

… ça kishum, veç ça kishum qitshum. ‘Darka e Lamve’ u kânë koxha e madhe.

AA: Ju e paski pasë mirë se edhe me kojshi, e me...

HA: Po, po me kojshi.  

AA: Me bajrak, e me... Kokit mledhë gati krejt katuni!

HA: Po, po, krejt kojshia. Tôn’ ardhshin ren’.

AA: E deri kur i keni festu k’to, a din, si bashkallak, familja e juv? 

HA: Vallahi, s’e di dej’ kur me thânë… koxha moti i kena lanë. I lan. Kushedi! Po vjen t’u u largu pak vllaznillaku.

AA: A e keni pasë problem ndamjën?

HA: A?

AA: A ju vijke zor kur u dajshin vllaznillâku përpara?

HA: Paj, tybe po. U mërzitshum e u... N’atë kohë koxha zor u kânë mu dâ vllaznillâku, u mërzitshin. Tash si po martohën po dâhën, s’mërzitën hiç, e at’herë po valla. 

AA: Loke, a po m’kallxon ti mu… se e përmene ma herët edhe për Shëngjergj që i keni mill t’mirat, kallamoqin, grunin e kt’to… para qatij vakti. A po m’kallxon qysh e festojshi Shëngjergjin’?

HA: Shëngjergjin, qashtu. Atö i millshim me vakt, dikush ma herët dikush pak ma vonë, veç n’qat’ far’ vakti. Para Shëngjergji e millshum kallamöqin, tani masnej pasulin ma vonë pak… si pak mas kallamöqi e millshum pasulin, e qishtu ren’ tôna tjerat.

AA: E qysh e dijshi që vike Shëngjergji?

HA: Jooo, Shëngjergjin na e kena pasë t’dishme, t’festume, e e pritshum.

AA: A po m’kallxon ti mu qysh e festojshi pej fillimi, sa ka zgatë e krejt qysh e man men’?

HA: Vallahi, Shëngjergjin e pritshin ma s’miri. Qashtu blejshin sene, blejshin pej t’kuq… u dufke me pasë gjithë lâmshin me pej t’kuq e t’bardhë. Gjithë ditën me dredhë pej se koxha kallabllak jena kânë, me i dredhë ata pej e me i lanë n’kaçë, kishe kuq e bardhë si kaça qȋ çelë. U dashke para sabâhi me dalë me ja’u ngjitë e me i lâ, veç dej sa u zdritke, m’i lâ që me ja’u lshu ërxhën tjerve.

AA: Ërxhën?

HA: Ërxhën - kishe shnetën me marrë k’shtu.

 AA: A shnetën?

HA: Po, shnetën. U lajshum… do do bile shkojshin u lajshin me ujë t’ftoft te reka, veç ma përpara tjerve n’shkofshum (qesh), se qashtu u kânë nifar’ budallakie, a s’di cka u kânë vallahi! Shkojshin…

AA: E ju thmitë e juve i paski stërpikë a?

HA: Jo, pooo. Bile ujt e lejshum me hitha hazdër e nji [1] rrêm ftoni e nji [1] rrêm t’möllës aty n’ujë, e ujt me lânë dikun t’ftoft se jo me nxjerrë dikun tâze, po me lânë gjithë natën m’u ftofë, e m’u çue me terr m’i stërpikë t’madh e t’vögël, e pejt me ja’u ngjitë. Tu ja’u ngjitë pejt tani gjumi u dalke, e me i thirrë thojshin, “S’duhet me thirrë, veç si t’çöhet, cili t’çöhët, qȋ t’tremet pej ujit pak, penin me ja ngjitë edhe ‘hin laju’”. At’here banjo s’ka pasë valla, veç me kusija.

AA: Po, po.

HA: Çikave, thmi, t’vogla ja’u ngjitshum edhe kapak rruza kur kishum e njifar’ parje n’fyt.

AA: Edhe pare n’fyt ju keni ngjitë a?

HA: A? 

AA: Edhe pare n’fyt ju paski ngjitë?

HA: Po, po… do banka t’vocrra jon’ kânë, e i çpojshum vet e qashtu ja’u ngjitshum… veç, a din, me i gzue pak.

AA: A kan’ pasë najfar’ qëllimi t’mirë k’to Lokë?

HA: Po, po.

AA: K’to pejt që ja paskit ngjitë e parën n’fyt e…?

HA: Po, pooo… n’gisht ê. Gjithë kur dalshin thmia, laramon n’ata pej. Tânë u përziejshin tubë thmia e kojshive, katuni i madh. I lshojshin edhat, kingjat, a din… teshat e verës. U tubojshin tânë. Dej n’tenxhere qȋ e lejshum n’lamë ja ngjitshum pênin, për bereqet… a n’kofe t’bunarit a gjithku’ qȋ i ngjitshum ato. I stërpikshum gjânë, n’torishtë shkojshum i stërpikshum vërr e vërr e vërr me ata dushka, për shnêt.

AA: Për shnêt, po edhe për shej t’mirë?

HA: Po de, për shnêt e për shej t’mirë. I stërpikshum gjânë, i stërpikshum pulat n’kaçak, i stërpikshum qashtu.

AA: E për ditë t’Shëngjergjit a punojshin burrat?

HA: Valla, jo.

AA: E djemtë?

HA: Me punue s’punojshin se thojshin, “Po u dhem kijeve khô qafa”, tu i zgidhë, a din, se kijet u dufke m’i zgidhë, “Jo”, thojshin, “jo se u dhem’ qafa”.

AA: U dhem qafa?!

HA: E do dit’ t’bardha, ‘t’ejte t’bardha’ u thojnë...

AA: Ah, për t’ejte t’bardha… A po m’kallxon për t’ejtet e bardha? Qysh i keni majtë ju? Qysh i kujton ti?

HA: “Veç me punue”, thojshin, “me mjellë diçka nuk ban.”. E ejte e bardhë. Po, tri [3] t’ejte para Shëngjergji, tri [3] mas Shëngjergji.

AA: A edhe tri [3] mas Shëngjergjit?

HA: Po, po. Tri [3] i bjen përpara, tri [3] përmas. Veç tash s’pi përmen’ kërkush. Qashtu nuk punojshum.

AA: E përmene loke që i paski stërpikë edhe lôpt edhe bagtinë që mos me ju râ ërxhi.

HA: Po, po.

AA: Po a ju keni qitë naj sen me hangër k’shtu si për shej t’mirë?

HA: Me hangër? Vallahi, u knojshum krypë te hoxha. Ja’u qitshum ata krypë t’knuem gjâve, me do far bâri ja’u qitshum, e ja’u përzijshum kapak krune, k’shtu... tôna gjâve ja’u qitshum me i asi që për Shëngjergj. 

AA: A edhe krypë a? 

HA: Po, po… krypë t’knuem te hoxha. Ja’u qitshum, ja’u përziejshum ato far’…

AA: E qëto adete a i keni pasë për çdo Shëngjergj?

HA: N’sabah.

AA: N’sabah?

HA: Po, për çdo Shëngjergj n’sabah qashtu u duft me ja bâ.

AA: E tani mas sabâhit çka u bojke?

HA: Mas sabâhut?

AA: Çfarë adete ka pasë?

HA: Tanaj ja nis’shum me gatue, fshijshum… e fshijshum bërllogun te shpija. E fshijshum ata bërllog, ja’u jepshum naj thmie, ‘Çö n’rekë’. Diçka për shnêt t’robve. E fshijshin ata bërllog, e çojshin n’rekë me çue reka, qishtu u kânë ai far’ adeti. Tanaj gatujshum qishtu pak bukë t’kallamojit e përshesh’shum me tâmël, me kumshtë, me qëso far’… flija qitshum.

AA: Edhe flia?

HA: Po, flija për Shëngjergj.

AA: A keni qitë gjithë flija për Shëngjergj?

HA: Për Shëngjergj? Po, pooo… flija për beriqet edhe m’u shtue gjâja (qesh).

AA: Edhe m’u shtu gjâja?

HA: Edhe m’u shtue gjâja, flija për beriqet.

AA: E kanë pasë qet’ shej t’mirë!

HA: Për shej t’mirë k’shtu.

AA: E tanaj? Masi i qitshit flijat, e bojshit gati bukën, e…?

HA: Po. E bojshum gati bukën, sillën, e hangshum tânë. Vijshin gjâja n’mengez. T’parën ditë t’Shingjergjit i rahatojshin, fshijshum, krahojshum çka kishum sene, edhe hongshin, pijshin… Dalshin çikat, nuset, kush dojke për livadhe me mledhë uflla me hangër. Ka pasë uflla me mledhë, uflla me hangër. Sot, kom marak me i hangër.

AA: Aaa uflla t’egra?

HA: A? 

AA: Uflla t’egra?

HA: T’egra. Për arav’ dalshin… për livadhe, jo për ara, dalshin për livadhe. Dalshin, mledhshin uflla, mledhshin lula t’Shëngjergjit… me shtru ka kryet do lula t’Shëngjergjit. Sot, i di ato lula qysh jon’. Mledhshum lula, qashtu… u munojshum. Zoti i madh ô veç qashtu u munojshum për Shëngjergj. Cop’ rashum, pak pa men’ veç adetet i kryjshum.

AA: Shumë adete t’mira paski pasë!

HA: Edhe vjehrrën e kom pasë qaty e tanaj... Veç krejt, a din, krejt e bojshum qat’ far…

AA: A u mledhshit tanaj, a din, k’shtu n’drekë, najfar’ si ‘Darka e Lâmës’ që i paskit pasë ma vonë, po tash për Shëngjergj?

HA: Jo valla, se k’to për Shëngjergj. E ‘Darka e Lâmës’ u kânë ma vonë, kur u kryjshin lâmat. 

AA: Po, po… ama po thom, a u mledhshi edhe për Shëngjergj qishtu naj drekë?

HA: U tubojshum, u mledhshum. Dalshin çikat lujshin, bile sot i knojnë ato kangë:

Për Shëngjergj dalin për lula, 

mledhin lula ka reka.

N’shtrat t’nânës na nxê dreka.

Vjen kunata me na thirrë,

Hajde oj Hanëmbija, hâna sillë.

Oj kunatë, ça na ke qitë?

Tamël t’dhêne, bukë të grytë.

Nifarë kânge u knojke, qashtu. Eee… Shëngjergji! Për Shmark, e edhe për Shmark qashtu.

AA: Edhe Shmark? Shmarku - dita e tretë e Shëngjergjit?

HA: Po, edhe për Shmark qashtu festojshin.

AA: Qashtu? 

HA: Po, po.

AA: E tash, a ka pasë naj ndryshim mes Shënhjergjit edhe Shmarkut?

HA: Paj, qashtu.

AA: Njejtë?

HA: Njejtë. Me kepë nuk kepshum se thojshin, ‘I therrë gjârpni gjânë’, gjânë, e gjinën, e... Mu m’ka hangër gjarpni!

AA: Për Shëngjergj a? 

HA: Jo, për Shëngjergj jo, veç k’shtu (qesh). 

AA: E thmia ça bojshin për Shëngjergj?

HA: Lujshin.

AA: A kanë pasë thmija k’shu naj adet për Shëngjergj e për Shmark?

HA: Vallahi, thmija… veç i lajshum, i vesh’shum ça kishum tesha t’reja, marrshin me lujt, u knaqshin. Çikat shkojshin për helmetun, për uflla.

AA: Për helmetun?

HA: Po. 

AA: A edhe për Shëngjergj e paskan përdorë helmetunin a?

HA: Për Shëngjergj përdorët ata. Edhe del ata… Veç gjithë shkojshin, ma s’shumti sa u kâ’ vjehrri gjallë, e burrat... Veç tash s’pe përdorë kërkush, a ka a s’ka s’di! Paj… duhet me pasë, ai qaty i ka rrajtë.

AA: Po de, se ti e përmene edhe ma herët që edhe n’Kodër të Asojit janë rritë.

HA: Po, po qashtu se djelt janë shku aty.

AA: Kam ni ku është.

HA: Po’ tash… nrysh ô tash krejt! U vesh’shum, u mathshum për Shëngjergj, krejt i nrrojshum.

AA: I nrrojshi k’shtu krejt?

HA: Po, po. Me veshë, me mathë, me… Dikur u la Shëngjergji, fort s’u përdorke.

AA: Jo a?

HA: Tash bile krejt e kanë lânë.

AA: A ka bile naj kush anej ka ju që halâ e praktikon Shëngjergjin? 

HA: Jo, jo. Jo mor’, bile t’keshin tash me përmen’ Shëngjergjin! Jo, jo… tash jo. 

AA: Kanë ndrru tash senet.

HA: Po, po. Po vijnë gratë tash, “Qysh përmenët Shëngjergji? Qysh përmenët kjo, qysh përmenët ajo?”. U lan. “Qysh përmenën musafirt?”. Tu u lânë, tu u lânë…

AA: Loke, e për Shëngjergj a ju ka râ najhere rasti me pre postërrm?

HA: A?

AA: Shembull, burrat a kanë pre najhere postërrm për Shëngjergj?

HA: Jo’lla, jo. Postërrëm, jo. Magjupt prejshin.

AA: A magjupt?

HA: Magjupt prejshin kingja, bile edhe kangën ja knojshin Shëngjergjit.

Shëngjergj aga 

Me lula me dardha 

Bajram mepollar… 

Bajram mepollar, i thojshin Bajramit. A “Shëngjergj aga po na vjen me lula e me dardha…”.

AA: E tanaj për Aligjyn… a e man men’ Aligjynin? Ktynehere a keni pasë naj adet që e keni majtë edhe ju Aligjynin?

HA: Vallahi, Aligjynin po. E festojshum qashtu ka gjysa e verës, a din, ka gjysa e verës u kânë Aligjyn.

AA: Tash midis korriku edhe gushti?

HA: Po. E festojshum Aligjynin që shkoi gjysa e verës, a din, edhe atô e festojshim.

AA: E qysh e festojshit?

HA: Çka kishum diçka, a din, veç e bojshum me dije që Aligjyni ô sot. 

AA: Qitshi qishtu pite?

HA: Po, qëso t’shpisë. Tani mas Aligjyni, Shmitri. 

AA: Shmitri?

HA: Po, tanaj Shmitri. Ai Shmitri na kallxojke dimnin, niske dimni.

AA: E qysh e man n’men’ loke, Shmitrin? A man men’ naj rast që e keni festu krejt bashkë?

HA: Shmitrin a?

AA: Po.

HA: Vallai jo. Jo, a din, k’shtu jo veç Shmitri. Takohet taj ai… Shmitri, vjeshta, dimni e qishtu. Se jo, atô s’e festojshum. 

AA: Loke, mas Shmitrit tani jon’ kânë Bozhiqet ose Buzmet.

HA: A?

AA: Bozhiqet a i keni festu përpara? Mas Shmitrit, kur u kânë qat’here… dimni i madh që ja pat nisë?

HA: Po, dimni. S’e di sa p’i bjen… Edhe Bozhiqet po, i festojshum kapak. Qishtu blejshum pemë, a din… kishum tonat edhe blejshum mölla. Arra hangshum. Thojshin, ‘ô mirë me hangër thelbin e arrës se janë robt unt si n’thelb t’arrës’. Qashtu arra, lejthia… mledhshum. E t’i hangshum atö lejthia! Pemë, pemë k’shtu... mölla, e dardha, e qishtu… i hangshim. Zijshum vidima. 

AA: Vidima?

HA: Po. Vidima zijshum, kunguj, e qëso… krejt k’to t’toks tonë.

AA: Krejt t’mirat ça i keni pasë gjatë krejt vitit i hajshit n’Bozhiqe ?

HA: Po.

AA: A keni pasë najfar’ sheji t’mirë a najfar’ qëllimi, a din, që u festu Bozhiqi përpara? Ça thojnë pleqtë e mahershëm?

HA: Paj vallahi, Bozhiqet thojshin, “Janë t’shkijeve”, veç… Qashtu thojshin, “t’shkijeve”.

AA: A t’shkijeve?

HA: Po, po. E k’shtu m’i festu fort jo, veç qësi senesh, a din, qitshum.

AA: Deri kur e keni festu lokë? Dej kur e man men’ që i keni festu Bozhiqet?

HA: Oooo dej i morrëm rejat, rejat tani s’deshtën mâ Bozhiqa!

AA: Dej tash vonë dikur a?

HA: A?

AA: Dej tash vonë a?

HA: Po, po.

AA: Kur i keni marrë ju rejat?

HA: Qishtu që i kena marrë rejat, “Ajo s’festohet - Shëngjergji, ajo s’festohet, kjo…”, e lam tani.

AA: Edhe tani u lan k’to tradita a?

Hafide: U lan k’to traditat. Eh, po.

AA: E loke, kom ni që… n’Shalë e përmenin edhe n’katun atje n’Karaqë, që e përmenin kur ‘shkunën plakat’, kohën e Arbainit. E qysh… ça thojnë për Arbain?

HA: Qȋ merr dimni, nifar’ böre si açik, ma… qȋ dahët akçik pe’j dimni, e ‘po shkunën pelat’. Tetë [8] javë para Shëngjergji, ‘po shkunën pelat’. Tani masi ‘u shkunën pelat’, tash ‘po shkunën plakat’. Po thojshin, ‘s’ka plaka se shkun, plakat i shkunin zavjaçat…’, p’i shkun zavjaçat. Kur bjen bora si duqa-duqa, ‘po shkunën plakat, p’i shkunin zavjaçat’.

AA: E tanaj, lokë?

HA: Qishtu tani.

AA: Loke, e përmene Ditën e Pranverës. A e keni festu hiç?

HA: Valla, po. Ditën e Pranverës e festojshum.

AA: Qysh e man men’? Qysh e festojshit?

HA: Qȋ na erdh pranvera. Dulëm prej dimni gjallë, e me gjâ, e me punë, e me… dalshum e festojshum edhe atô qashtu diçka me sene t’bleme, t’shpisë… ça kishum. 

AA: A keni pasë naj adet? [E bija: Pite me hitha keni qitë Ditën e Pranverës.]

AA: Pite me hitha a keni qitë për Ditë t’Pranverës?

HA: Po’ qysh jooo… Hitha. Po valla, laknur me hitha.

AA: Po de, se n’qat kohë janë dalë edhe hithat.

HA: Une kur i kisha dhômt… se bâba jem i hanke qashtu, po tash dhômt s’pi kom, veç e kapke hithin e shtike n’ujë pak mos kâ naj pluhun edhe tëp e tëp e tëp me dhôm’.

AA: Qashtu hiç pa zi, pa pjekë?

HA: Jo, jo hiç. Veç, a din, që m’i hangër para dikuj qȋ…!

AA: M’u kallxu që ô ma i fortë?

HA: Po, po. E tash e qesum leqenikun për pronverë, me dy [2] petë qashtu, a din, me dy [2] petë, njô [1] përfuni, njô [1] përmi. Edhe e kapë hekrin, gjithsecili atë hekur… e shtin hekrin, e shtin n’gojë, “Bismilahe Rrahman e Rrahim, shnosh si hithi, fort si hekri. Hâna jashtë, zemra ma dashtë, kush ma past inati plast”. E te hangshum atë leqenik. Thojshin, “S‘duhet me lanë tröhën se mizat gufojnë”, a din, pej vere. E e hangshum leqenikun tröhë’m’tröhë, krejt ju flugshum me hangër.

AA: Veç leqenik keni qitë për çdo Ditë t’Pranverës?

HA: Po, po. Gjithë për pronverë, leqenikun.

AA: E përmene loke… Përpara, reni i argatisë qysh u kânë?

HA: Argatve?

AA: Po. A din, qishtu kur punojshin, kur marrshin puntorë.

HA: ‘Ort’, ort’, u thojshin kur jonë marrë. Tash, sot… si për shembull, sot te Ardi, nestra te Fitimi… me shku me kohë me prashitë.

AA: Aaaa me prashitë?

HA: Me prashitë. Prashitshin kallamoq ka dhetë [10] e dymdhetë [12]… u bojshin deri n’pesëmdhêt’ [15] argatë. Ja nis’shin pej sabâhi me punue, e qitshin renin n’kryet, i qitshin gishtat n’vesh, knojshin malsörqe. Ma dojshe m’i nie, k’shtu, a din tuj knue. Knojshin…

AA: Malsorqe?

HA: A?

AA: Malsorqe. K’shtu që kanë knue kangë t’malit?

HA: Po de, malsörqe. Veç e qitshin gishtin n’vesh, knojshin. Dyqysh knaqsi ish. Khô e bojshin bukën gratë për sillë, a flija, a krelana me mazë, a t’kallamojt, a… vlojshin pej ynyre. Tash s’e ha kush ynyrën, e kanë qitë krejt. E qëso sene qishtu për argat. Çka kishum sene qitshum, mirë e ma mirë… se edhe kallabllak. 

AA: E prej familjes t’juv a ka pasë kshtu hiç burra që kanë shku, a din, për argatsi?

HA: Po, po. Jo, po shkojshin k’ta i nxojshin tash argat’t, sikur me ardhë qitash te ti me punue, i nxojke argat’t me ardhë te tjert khô. Qashtu i nxojshin argat’t, se at’here me pâre jo, veç t’u i nxanë argat’t. I nxojke, “Qikaq argatë i kena për nesra, bonu gati”, ju kallxojshin grave, “e boni bukë për kafjall.”. Ma përpara n’gjashtë [6] sahâti se tash ma vonë… e qashtu n’gjashtë [6] u dashke me bâ bukën.

AA: N’gjashtë [6] sahati?

HA: N’gjashtë [6] sahati. N’sabah me bâ bukën edhe me hangër, me hi argat n’arë. At’herë çaj e k’shtu s’ka pasë, pos bukë, long, djath, gjyveqin me tamël, e mazë n’tërvesë, e qëso far’ senesh qishtu.

AA: E ujë a ju çojshit?

HA: Po, knâtat me ujë me tâza, ka dy-tri [2-3] knata.

AA: Ka dy-tri [2-3] knâta?

HA: Pooo, me ujë, atynve. Tepsijat… tanaj ja’u çojshum bukën me kamxhi, a din, që kapët. E bojshum si rrotë n’krye, e qitke n’krye, tanaj edhe diçka mi tô, tanaj ka dy [2] tepsia n’krye.

AA: Ka dy [2] tepsia n’krye?

HA: Ka dy [2] tepsia n’krye. Atë ditë ka vina te ju, nejse qȋ erdha te Shehria a ku erdhëm, ky haxhia i Azizit, “Eh… moj halla Hanife, po qysh e ke lshu pritën, se dikur i çojshe argatve bukë, ka dy [2] tepsia në arë, e durqit…”. Ti s’e din çka janë durqit. Kshtu qergat e… a e din?

AA: Jaa. A po m’kallxon çka janë se jo une nuk i di?

HA: Pej dhive u marojshin ato qergat, pej leshit t’dhive. I qethshëm dhitë edhe dikun larg u marojshin ato, jo kah na, i marojshin atje...

AA: E k’ta i blejshin a?

HA: Po, i blejshin. I blejshin durqit, e i shtike durqit, e k’shtu e ka pasë atë far’… fup n’krye. Njânin n’xhep përpara, njânin khâ përmas, sahânat.  Bile sahânat jo, se jon’ ma t’ligj, po kalanica t’dheut.

AA: Kalanica t’dheut?

HA: Kalanica, en’ që i marojna k’shtu. E i shtishum n’ata far’ durqit, e lugt, e tôna t’pshtjellne kshtu me fleta e n’durqi, plot durqit. Tepsiat n’krye e jau çojsha, ja’u lejsha argatve dikun nër hije t’pemve, n’arë. Ata dalshin, i marrshin, e i shtrojshin. Tanaj hankshin bukë.

AA: Paski çu rôn, moj loke!

HA: Po, qysh jo. 

AA: Shumë paski hjekë.

HA: Ma bojke haxhia kur dilke, “Eee… mori halla Hanife, tepër që je gjallë çka ke hjekë ti! E tash gratë tona menxi po na bâjnë iftarë…” (qesh).

AA: Bash.

HA: Jo, vallahi. As tash nuk ôsht’ kallaj, se qyre tash kanë kshtu… mrena. Kanë ma shumë qishtu me lâ, me ribât… e na k’to si kena pasë. Na e vaditshum shpinë si u çojshum, e dhezshum zjermin, e vaditshum shpinë me ujë, i shtrojshum shtratat me kashtë, e vaditshum kashtën, e fshijshum me fshisë bërllogun, kacijën n’oborr, qashtu. Nuk jon’ kânë fort t’râna ato punë mrena. Po… 

AA: Masi i shtrojshit k’ta venat, çka u bojke tani?

HA: I shtrojshum venat… Nuk jon’ kânë fort t’zorshme punt tona, tash shumë punë kanë.

AA: At’herë ma kallabllak jeni kânë?

HA: Ma kallabllak e shpijat n’tökë, me kashtë. E rahatojshum kashtën që mos me dalë kashta se nejshum gjithë ditën n’kâmë e si u ungjshin… e qashtu.

AA: Loke, e përpara bylmetin qysh e nxirrshit?

HA: Qashtu i milshum gjânë, se at’here zejtin s’ka pasë. I milshum gjânë, qitshum gjyveqa, ata e vnojke mazën, ja’u marrsha ata mazë, e qitshum n’nji anë e e tunshum, e tunshëm ving e ving e ving, u bojke… e qpërlajshum me ujë at’ far’, e bojshum tlyen. Me tlyen tôna, ça hongshum me tlyen, me mazë, me tamël, me… tôna. Zejtin s’ô gjindë kun as s’e ka ditë kush ça ôsht’ zejtini.

AA: Kur u ardhë zejtini ma s’pari? Kur e man në men’ që keni përdorë zejtin ma s’pari në katun?

HA: S’e di se s’ka pasë kurrë. Edhe kur u dalë, shtrejt. Poj, tybe s’ta blejke kërkush. Jo, zejtin vonë kena hangër na. 

AA: E prej bylmetit çka nxirrshi ma shumë, loke?

HA: Tlyen, djathë… e shitshëm bile. Tlyen qitshin me shitë, u blejke.  Tash s’ta blen kush as s’e ha kush as…

AA: E qysh e majshi k’ta tlynin, loke?

HA: Tlyenin? Qashtu si e tunshëm mazën, u bojke duq ksh’tu, e qitshum, e tershum pak, e qitshum m’u qkri. U qkrijke, ja hiqshum ata çka u bojke, gjizën, ata ja qitshum qenve. Ata u bojke tlyen, tanaj i mush’shim tenxheret me ta.

AA: Kom ni që k’ta tlynt e keni përdorë shumë edhe për smuja t’ndryshme e për m’u shnosh? 

HA: Valla, tlyeni ô ilaçë edhe tash. Po, vallahi. Veç, a din, e kanë për vezore a qysh po thojnë. Qitash me ilaçe t’mjekut… vallahi, at’here ma ilaçë u kânë tlyeni. Ku u vrajshe dikun a diçka… me tlyen. 

AA: A ka pasë për naj smuj t’rânë shërim? Çka keni përdorë përpara?

HA: Ka pasë. Po, vallahi po. Tash nejse, shkijet që i rrehshin, i lyejshum me tlyen, trupin me tlyen ja’u lyejshum. 

AA: Për m’u shnoshë, a?

HA: M’u shnoshë, po… se tjetër ilaç s’kish. S’guxojshum m’i çue as te mjeku, u kânë köha e shkieve. Jo, tlyeni ilaç për gjithçka. 

AA: E k’to bylmetet tjera loke, k’ta djathin kur e keni nxjerrë, e tamlin, e mazën, e… qysh i marojshi kto?

HA: Djathin tanaj… pej tamli dê. U tharbke tamli, ja marrshum mazën me bâ tlyen, e ata tamli u tharbke, e qitshum n’codillë, edhe e nxoshjëm djath. 

AA: E mazën tanaj qysh e marojshit ose shllinën?

HA: Mazën e përzijshum me dörë, me lugë, a me kutllaç, a... e përziejshum. K’shtu tanaj t’u e përzie, t’u e përzie... u bojke si duç k’shtu, edhe e qitshum, e qkriejshum, u bojke tlyeni. Ja dajshum ata, a din, shkumë qȋ qet përmi, ja dajshum, tlyenin e kullojshum n’diçka, edhe u bojke tlyen. Me qatâ u merrshum, tjetër s’kishum me çka.

AA: E keni pasë bylmetin kryesorin.

HA: Po, po.

AA: E ku e lejshi bylmetin zakonisht? A keni pasë naj vend?

HA: N’qilerë. 

AA: Qilerë ju kanë thânë k’tyne vendev që e kanë lânë bylmetin përpara?

HA: Po, po. Qilerë atâ. Me polifta, me çâtna t’drunit... me çâtna u marojke qileri, derën ja ngjitshum qȋ mos me hi najsen, me çanta k’shtu, si qitö far’... kur fryjke era vnojshin mazë.

AA: E u rujshin koxha mirë k’shtu n’qilerë, m’i lânë?

HA: Po, po. Jo, pooo. N’qilerë, n’qilerë... t’mira jon’ kânë.

AA: Po, de. Se përpara s’ka pasë friza qysh ka tash m’i ngri.

HA: Jö, jooo... tybe jö. Qashtu vâkti, qysh u kânë vâkti. Jo valla, qilerat jon’ kânë gjithë, e odat…

AA: E kush i punojke? A i punojke magjetorja a baçica?

HA: Baçica. Baçica me mjelë, me zânë djathin, me marrë mazën, me... krejt k’to baçica. Me i qitë trejtet...

AA: Baçica a? A ka pasë naj punë tjetër baçica?

HA: Po tybe, me mujt me’j bâ ato... punë ka pasë, qysh jo! N’fushë u dashke, si baçicë, i thirrshin, “Hajde n’punë t’burrav”, me körrë, me tana punt. Me hjekë pasul, me...

AA: S’e kanë zgedhë punën, turlifare.

HA: Turlifar’ pune.

AA: Paskët punu koxha rôn’ mor’ përpara! Po, a ka ndodhë naj rast, a din, najkujna prej grave n’familje m’i ikë kthiza ose burrav? 

HA: Vallahi, ka ndödhë. Pej burrave edhe pej grave. Po ktu veç u kânë edhe gruja qȋ ngjeshke, ja ngreke kthizën. 

AA: E qysh? A po m’kallxon qysh ja bojshi përpara për me ja qitë kthizën n’ven’?

HA: Qashtu, i çojshin... Edhe gratë jon’ kânë si doktorrica, a din, se at’herë mjeke s’ka pasë veç gratë. I marrshin dofar’ drrasash, i qitshin qitu, tani e qitshin trupin n’drrasë, e t’merke me duer tani’ barkun yyyyyy... ta ngreke barkun nalt që mos me u zhdjergj, a din, ja ngreshin barkun nalt, edhe ju bojke hajr, vallahin. 

AA: Shumë a?

HA: Po, se te mjeku s’shkojke kush. Edhe burrat, ju ik’ke kthiza, qatu shkojshin. Ja qitke kthizën n’ven’, e i lidhke me najfar’ shöke, qashtu i majshin.

AA: E a i bojke mirë taj kjo masi e kryjke qët far’ shërimin, masi ja shnoshke kthizën? 

HA: Po, de. Tybe, po. U ‘êpshin, diçka u ‘êpshin. Jo, pa pare s’ja’u lejshin, se po t’shnoshë! Aj, Allahi i madh, veç edhe ajo si mjeke u kânë. 

AA: E a ka ndodhë kshtu najherë, masi ju ka shnoshë... e me çu rôn, apet me ju bâ qashtu?

HA: Eee...s’ke pasë qare pa çue rôn’!

AA: Amâ, a ka bâ vakija apet me rrokë qashtu? 

HA: Vallahi, ka bâ. Ka bâ vakija, veç apet shkojshin. Dikuj i bojke hajr, dikuj jo... se jooo, ashtu bojke vaki qpeeesh. 

AA: E qëto gratë, loke, që p’i përmen’ që kanë shnoshë përpara, a janë kânë kshtu n’katun, a janë kânë naj vend të caktun që i kanë çu m’i shnoshë? A kshtu për çdo shpi e kanë ditë qët’ far’ mënyre?

HA: Vallahi, n’shpija t’veta. N’shpija jon’ kânë. Edhe vjehrra jem ô kânë, nejse gjyshja e bâbs tôn’, edhe ajo u kânë qashtu.

AA: Fatimja që e përmene.

HA: Po, Fatimja. Edhe ajo u kânë si mjeke. I çojshin te mjeku, rrishin kah s’di sa te mjeku për bisht, qȋ u râke bishti fmive. Tu nêj ungjëm, k’shtu, u râke bishtiii... u tesh’shin! Jallah, me ja pâ eshnat e insânit qysh ishin t’kurdist kshtu! I prujke nâna e vet e bâba vet pej Skrömje, i prujshin te vjehrra jeme. I marrke ajo ja’u çojke bishtin, ja’u ndreqke me gisht, qëto, ja’u nreqke bishtin. U shnoshke fmia. Tybe, i prujshin bakshishe masanej. Zahere veç eshnat ja kish kurdisë Allahi n’trup...! Bile, isha e re at’here... u tutsha që i pajsha ata fmi. Tani për qafë, që ju râke qâfa... ja qitke gishtin në gojë krrup, ja ndrydhke atâ, damarin. K’shtu shumë shkon bâhët operaci... ja ndrydhke atë’ far’ damari…

AA: A i bike ne vend qafa tani?

HA: Po, po. E i qitke kshtu, a di, kelb e gjak n’tokë. E tana edhe njiherë… e boll u dridhke aj fmia, tanaj apet tjetrën anë, anenaj-knenaj, se në dy [2] an’t e ka qafa, a din, në dy [2] an’t e nreqke qafën, u shlirojke. Te Hajrushi qashtu…

AA: Djali i dytë.

HA: Po, i dyti. Ishin tu e bajtë... tu i ngrehë kijet, e p’i thotë aj vjehrri, “Oj nusja e Alisë”, asaj grus, mjeke qȋ u kânë, “Hajde bre, diçka... veç kqyre qët djalë se i ka râ qafa.”, “Eee... po kcejnë n’kanop.”. A din, qysh kcejshin fmija n’kanop? “Po kcen n’kanop”, e vike, “Naaal’”. Jo, koxha ju ngurrmojke, që i ka thânë doktorri, “Tri [3] parë krenik i kije.”. Veç ja qiti, ju bâftë lula t’xhehnetit. 

AA: Qashtu me dorë?

HA: Qashtu, me gisht. Po vallahi, kurrë s’ka bâ lazëm me shku te mjeku as kurrë…

AA: A... sa mirë!

HA: E, “Kreniku i tretë”, kish thânë, “i ka râ.”. Jooo, u bojshin për qafë, për bisht... I kqyrshin.

AA: Tjera smuja s’kanë pasë? Për ksi smuja t’râna që i kanë pasë i kanë çu n’spital, n’qytet...?

HA: Jo, ato smuja... s’ka pasë at’here. Jo, jo veç do qisi far’...

AA: Aha. Jon’ kânë njerzt ma t’shnoshë a? 

HA: Ma t’shnoshë se e kanë hangër hên’ e shpisë, tash gjithkun me ksi... me prashak.

AA: Tash ma artificial.

HA: Pasha Zotin, po. At’here s’ka hangër kush gjâ me prashak. Tashti pema me prashak, kumpiri me prashak, gruni... tônat! Pos n’tamël t’lopës nashta s’u hi! Pasha Zotin, interesant!

AA: Çka s’bon vaki… Loke, e përmene ma herët që gratë përpara janë veshë n’mënyrë koxha t’mirë, me dimia e kshtu... Po, po m’intereson qysh i kanë maru përpara gratë teshat?

HA: Jo, dimitë jon’ ble gjithë.

AA: A dimitë jon’ ble... E k’to teshat?

HA: Zavjaçin e kanë marue me vek, çerapat i kanë marue…

AA: Qylymat e…

HA: Qylymat. Kanë marue.... s’di... jeleka, xhampera... Si djelve, si burrave, si krejtve u marojshin xhampera, se s’kish k’si setra me ble, as xhampera.

AA: E qysh i marojshit? Me krrâbza?

HA: Me krrâbza. E tirrshum leshin, e bojshum lomsh, i kapshum krrabzat, ja marojshum fanulla t’leshta burrave, fmive, krejt… e t’lina t’leshta, e... Qishtu u kânë dyjeja, po po’j harrojmë na se...

AA: E përpara... Loke, e përmene që i kanë maru k’shtu, a din, i përmene zavjaçat, qilimat, jâna e k’to. A keni pasë najfar’ mjeti që i keni maru, për shembull, vek ose tjetër?

HA: Veku u kânë, shpata, brisqt’, borbidat…

AA: A po m’kallxon për secilat se une p’i ni, po s’pe di qysh i kanë maru përpara?

HA: Ja’lla, qashtu i marshin... Ma s’pari kur nis’shin m’i marue, si thmi isha e vögël, i ngulshin do kunxha dej në fund t’abörrit që me i en’ ata lâmshat. Lâmshat i shtishin n’do kusia rranga, rranga, rranga... qashtu i shtishin aty e i enshin. E dikush shkojke sa aty, atje koftë, tash si qitu, qe [çohet në këmbë e e tregon largësinë dhe pozitën], e sillshin njânën k’shtu, njânën k’shtu. Tani kur vishin n’krye t’abörrit apet dy [2] kunxha, apet qashtu penin e hajt, hajt, hajt.... u sillshin, ngajshin nëpër aborr dej... aty s’ka pasë nevöjë për najse’ t’mathne, që po thojnë ‘me ecë gratë’, ato kanë hecë boll, qashtu mas lâmshave. Dej u harxhitë lâmshi tu ngâ n’aborr, tuj e en’ ata. Kur i enshin, e merrshin shulin, u kânë shuli m’i pshtiellë, tanaj ata u bojke tierr shumë... me pshtiellë n’shul, a din, ving, ving... kadale, kadale... nji [1] sej e marrshin, diqysh nȋ [q] sej t’mirë e hujdisshin, e qitshin n’seje shulin, e e dredhshin. Tu e dredhë, tu e dredhë... u mushke rrafsh shuli tierr. E çojshin n’vek tanaj, ngjitshin borbidat n’vek, a din... A ke pâ najhere vek?

AA: Po. 

HA: Eh, qashtu. I vierrshin k’to: liçt, shpatën, borbidat. Shpatën e shtishin aty, borbidat m’i ngrehë, i marrshin tanaj ato fijet për liç e për shpatë, tanaj ato pjesë u dashke m’i nxjerrë k’shtu... njâni ja tierr, njâni ngrehë me krrâbëz. Kur e bojshin, e lidhke tanaj n’vek, e u ulshin n’drrasë t’vekut, që përmenët (qesh), e u ungjke aty, e marojke dang e dang… me vek qaty.

AA: E sa zgatke qëkjo puna në vek, loke? Sa zgatke qëkjo puna në vek, kur e kanë marrë leshin e krejt ato për m’i tjerrë, për m’i përpunu tanaj? A me orë, a me ditë, a...?

HA: Tybe, me ditë valla. Tash, qysh t’kiesh vakt, qysh t’kiesh ngê. E tanaj, me kânë jan’ hishin dy [2] veta a tre [3] aty me nxierrë cukla pej jânit. Zhgunat... i marojshin burrave qashtu se s’ka pasë pantoll’, po zhguna. I marojshin n’vek, i çojshin n’valavica.

AA: Paski pasë edhe valavica ju a? Paski pasë edhe valavica ju anej nalt...

HA: Po, po.

AA: E ku jon’ kânë, n’cilin katun?

HA: N’Rekë.

AA: Aty n’Rekë t’Karaqës?

HA: Jo valla, n’Rekë t’Skromës, n’Rekë t’Kurullovs, e... 

AA: Ata katunet ma nalt që jon’.

HA: Si ke râ kurrë anej. Qaty jon’ kânë valavicat, bile sot jon’ vênat asajde, qaty valavica a kânë. E qasajde kur shkojshum, qaty dikush rrike stâmit n’valavica, aty m’i shkelë zhgunat, jo si tlinat, po me i shkelë bam e bam e bam... e niske ajo qe dikun. Tanaj i çojshin te terzia i prejshin, ja... dikur u msuen edhe vet. I prejshin pantollat, i prejshin setrat e burrave, veç t’burrave se fmija ja... s’kanë…

AA: Burrat e kanë pasë veshën me tirqi a?

HA: A?

AA: Burrat e kanë pasë veshën me tirqi, a po? 

HA: Po, po. Me tierqi me gajtan. Gratë ja marojshin gajtânin. U kânë cungu i gajtânit aty, ja ngulshin ka dy [2] tâblla, dyqysh... s’po di qysh me t’thânë, s’ke pâ ti samâr kurrë... ja ngulshin ato far’ baskijash, aty ren’ i ka pasë, e i qitshin ka s’di sa kalema. S’di sa kalema n’kit’ anë, kit’ anë, kit’ anë... e tybe na të vogjla ishum, hishum marojshum ata. U marojke gajtâni... qashtu tuj e marue, tuj bâ dikush qepâzën khô, n’ata kalema, dej u harxhitshin. U marojke ata gajton për tierqi. I çojshin, i prejshin tirqt’, ja ngjitshin gajtânin, edhe haaajt... i vesh’shin tani burrat. Djelt koxha t’mdhej ishin, tlina t’leshta qashtu, se zor... aty shkojke vakarrim. Veç burrat pantölla, tierqi se jo pantoll’, po tierqi. Xhurdija, a din, si palltë kshtu, edhe ajo me gajton.  

AA: Edhe ajo me gajton. Veshje e burrave ‘xhurdija’?

HA: Po, veshje e burrave xhurdija. Po, xhurdi i thojshin asaj që u veshke përmi, se setra e ksi pantolla s’ka pasë. 

AA: Po. Edhe t’mathnet qashtu i kanë pasë, kpucat?

HA: Po, edhe t’mathnet qashtu. I prejshin pastërrmat e i prejshin apangë tanaj. E tershin pastërrmën, e ngreshin ata, leshin, e nxirrshin pej lkure, e e shtishin n’ujë e ulshin, e i ngrehshin që m’u bâ si pej, e gjilpanat e mdhaja, e marojshin apâng me rrathë. U thojshin, ‘apâng me rrathë’. I marojshin me rrathë ato apâng, pantollt qashtu me gajtâna. Tybe, zor veç ato kërkush s’i veshke k’shtu për male e me punue, veç me shku dikun jabanxhi, a diçka... musafir, se ato kah shpija e për arë jo.

AA: Ato jon’ kânë si ma…

HA: Ato jon’ kânë si n’ven’ t’kundrave. Çerapat i marojshin.

AA: Loke, une po ni që paski gatu e paski pasë edhe nifar’ adeti. Qysh e keni pasë adetin e qëti kulaçi që e kanë çue çobant, baritë? 

HA: Valla, veç që u asishin ata çobant n’pramje, “Ti e qet i pari, ti i dyti, ti i treti. Kallxoni te shpija.”. Kallxojshin ata. Dej n’mengez ja’u bojshum ata bukë, kulaçin. Tash qysh t’jon’ kallabllak... “Sa vetë jini?”, i vetshin. Ka dy [2] tepsia t’mdhâ. A flija, a pite, a ka nȋ [1] gjyveq, a ka dy [2]... at’herë n’nȋ ven’ hongshin. Ka nȋ [1] gjyveq, lugt... e gjyveqin me përshesh me tamël. Qashtu, pa përshesh me tamël s’u bojke. E çojshin dikun n’lamë, e hongshin. U mbledhshin tânë e hongshin kulaçin, e tanaj e livritshin tepsinë ‘kah po bjen tepsia - a marë, a mbrapsht’. Ata tu bërtitë, “Marë, marë, marë…” (qesh).

AA: Me râ marë çka thojshin?

HA: Marë, mirë k’shtu.

AA: Qati çobanit, bariut ka m’i ecë mirë. Kishe kanë me ju rritë lôpt e...?

HA: Po de, m’i shku marë gjâja. Edhe qashtu nî herë te njâni, nî herë te tjetri. Veç te shpija s’hangshin bukë tani, pos darkë, se jo men’gezat gjithë kulaç. “Te aj jena, te aj, te aj...”, ai katuni i madh. Eh, sa shpija u kânë aty!

AA: Sa shpija i man n’men’ ti loke n’katun që janë kânë?

HA: Po tybe... jo s’di. Tri [3] mahallë jon’ kânë, tri mahallë plot.

AA: E cilat mahallë jon’ kânë? Çfarë fise jon’ kânë?

HA: Do.... Feka, nji [1] mahallë Feka, nji [1] mahallë Hamitovit, nji [1] mahallë... mahalla e epër, nalt, Ademi.

AA: Fis Berish’ ju a? Ademt edhe Fekat, fis Berish’?

HA: Po, Berishë.

AA: K’to fiset e mdhaja që jon’ kânë. 

HA: E po, Berisha.

AA: Loke, po ti qysh e man n’men’ luftën e funit n’Kosovë. A t’kujtohet?

HA: E mrâma qëkjo a?

AA: Po, nodhet’ e tetë-nodhet’ e nân [‘98-‘99]. Qysh e man n’men’’?

HA: Po, tybe kjo... pej shpije dalshim, dikush u largoje fort, katuni jonë s’u largue fort. Malit hishin, si kris’shin pushkt hishin malit, e s’jon’ largu kshtu fort pej katuni.

AA: E kshtu shkit’ a ju kanë ngucë fort qët kohë? Masi jeni ikë ju prej shpijave?

HA: Veç jena tutë jena dalë se nuk na kanë ngâ, bile katunin tonë hiç. Jo, jo s’e kanë prekë, veç dalshin nuk rrijshin n’shpija. Dalshum pej shpijave dej’ niske m’u terrue, kur niske m’u terrue hishum n’shpi, se nijshum çka po bâjnë nëpër hallk’ e thojshum bile mos t’na nxanë n’shpi. Ma s’mrami dulum, na i kallën shpijat... na metëm n’Gojvulë.

AA: N’atë katunin poshtë Miraçës? 

HA: Niherë Miraça, tani Gojvula ma poshtë, qaty te Kisha bile na çuen krejt. Ô Zot, jo veç katunin tönë, veç refugjatë pej tôna katuneve aty. U bâ kolöna pej... Allah, s’ja pajshe skejin kun…!

AA: Masi ju çuen atje n’Gojvulë, çka u bo masanena?

HA: Aty me na ngucë s’na ngucën, veç tutën s’kish qî na e hjekë. Qashtu gjujshin n’atë, e n’atë anë, e... Burrat i morrën aty në shköllë, e i pajshum kah i rrehin...

AA: N’shkollë të Gojvulës a?

HA: N’shkollë t’Gojvulës. I pajshum kah i rrehin. Shtirë boll, po...

AA: E tanaj çka u bo tani mas luftës?

HA: Tani mas lufte i kallën shpijat, mytën çka deshtën. Pî katunit tonë nuk kanë mytë fort. Jo, jo n’katun tonë s’kanë mytë, veç boooll... S’u knaqshin kërkun. A fqinjën, a miq, a... tânë na u dhimshin kur nijshum.

AA: Po mirë loke, po qysh po t’dokët jeta? Ma mirë u kânë ktynehere a tash?

HA: Vallahi, s’di çka me thânë! Edhe at’herë nuk u kânë keq, po veç, a din, ma skâmje, veç me dyjê qashtu se jo nuk u kânë keq fort. A tash, tash e kanë lanë, as... jon’ nalë musafirt, jon’ nalë,  n’përgjithsi jon’ nalë musafirt’. Aiii, kishe ma rahatllëk, e mâ ki ku me shkue... Veç knaqsi nuk kâ.

AA: Sikur përpara jo?

HA: Jo, si përpara s’ka knaqsi. Ktyneherë kur shkojshin bijat, dalshin fmija gjithë ditën i pritshin n’gxim qî po vijnë bijat, tash tybe nuk gxohet kush, as... (qesh).

AA: Loke, faleminers’ shumë për kit’ rrëfim t’mirë që na i ke jep, e shpresoj që këtë histori tâne e ngojnë edhe nipat e mesat tua mas njiqind [100] vjete.