Hetem Leci

Intervistuar nga: Teutë Ahmeti

Pse kanë pasë pasuni… e ka pasë xhin qi’ rrinë n’atë odë, edhe kanë pasë idare, edhe kanë nejt’

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

12.06.2018

Lokacioni i intervistës

Barilevë

Vendi i lindjës

Barilevë

Tranksriptimi

TA: Sot, me datë dymdhjetë [12] qershor, jemi n’shtëpinë e Hetem Lecit, në Barilevë. Hetemi është tedhjetë e dy [82] vjeçar, edhe do t’flasim me të, do ta bëjmë një bisedë për krejt atë çka Hetemi ka me na tregu për jetën e tij, rrëfimin e tij gojor. Falemnderit fillimisht që ke pranu me folë me neve, edhe unë t’kisha lutë me bâ edhe nî herë ti ni [1] hyrje t’shkurtë, me na tregu pak, me na u prezantu fillimisht edhe me na tregu pak për jetën tânde, ku ke lind’, ma s’pari, edhe n’cilin vit ke lind’. Qysh e din, qysh t’kanë kallxu prind’t...

HL: N’fillim, ju faleminderoj shumë qi’ keni pasë dëshirë me ardhë tu ni [1] i moshuêm, me ardhë me marë disa... disa shënime qi’ ju interesojnë, e kalumja edhe e ardhmja e sodit, qi’ keni pasë dëshirë me ardhë me marë disa shënime. Na do t’u dhâmë aq sa mujmë, aq sa dimë, aq sa s’i kemi harrue. E ka shumë qi’ i kemi harrue edhe nuk muj me dhânë ma tepër sa ju e sa kërkoni ju, a kemi me dhânë boll. Kemi boll [për] t’kalumën, po edhe për t’sodit – p’e shohim tânë, po edhe për t’sodit kem ça dhâmë se kem ndryshime t’mëdhaja… kemi përjetue ndryshime t’mëdhaja, t’kalum’tedhe t’sodit ka ndryshime t’mëdhaja. Po’, apet po ju thom faleminderit shumë qi’ keni pasë dëshirë me ardhë me na vizitue si t’moshuem. Mir’po do t’përpiqmi t’u dhâmë aq sa kem mun’si, aq sa s’kîmi harrue. Se harresa ô n’pytje… ma e madhja n’moshën time. E do t’u dhâmë aq sa kemi mun’si. 

TA: Po, qashtu osht. Sa t’muni.

HL: Sa t’kem mun’si.

TA: Hajt kall’xom pak tash, kur je lé, ku je lé… pak për atë f’mininë tâne t’hershme.

HL: A po t’thom me t’nânës, a me t’bâbës?

TA: Po, po. Kall’xo qysh e din… qysh e din, qysh e ki me dokumenta, edhe qysh t’kanë kall’xu?

HL: E, me dokumenta jam me niz’tepestin [25] maj, nimij’ e nanqin’ e tridh’t e nântën [1939]. Me t’nânës?

TA: Ëhë, po. E qysh t’kanë kall’xu?

HL: E, qysh um ka kall’xunâna, jam me nimij’ e nanqin’ e tridh’t e gjashtën [1936].

TA: Ëhë. T’kanë shkru ma vonë.

HL: Me tetë [8] mars... me tetë [8] t’nimdhetit [11] muj, nimij’ e nanqin’ e tridh’t e gjashtën [1936], m’ka kall’xu nâna. A bâba m’ka shkru me t’nizet’ e pestin [25] maj, nimij’ e nanqin’ e tridh’t e nântën [1939]. Mir’po s’ka lû aty diferencë e madhe. Dy [2] vjet. S’ka lû diferencë e madhe. E muni mu na pytë, muni me na pytë, sa t’kem mun’si u tregojmë… diçka u tregojmë.

TA: Po, n’rregull. Tregom për...

HL: E pa na pytë...

TA: Po, po.

HL: Duhet… njeri-njerin kur e pytë, osht ma lehtë se une nuk di ku mi ja nisë as çka me tregue [kur vjen fjala te] e kalumja jonë, sa ma leton me m’pytë diçka, sa kam mun’si me t’u përgjigjë.

TA: N’rregull.

HL: A si ma s’pari… si ma s’pari n’kohën tonë e t’bâb’s e t’babgjyshit, na jemi marrë ma s’shumti me bujq’si. Jeta jonë ô kânë me bujq’si. Jemi kânë shpi, jemi kânë shpi e përmenun. N’atë kohë, kanâki jonë, oda e jonë, si ka thânë oda e jonë u qujtë si… muna me thânë n’Kosovë, n’qit vilajetin Llap e Gollake n’qët vilajet që u kânë, me odë tonë nuk ka pasë n’Kosovë; nashta n’Kosovë s’ka pasë.

TA: Po a?

HL: Vallahi s’ka pasë me odë tonë.

TA: Pse?

HL: Pse kanë pasë pasuni… e ka pasë xhin qi’ rrinë n’atë odë, edhe kanë pasë idare, edhe kanë nejt’. Kanë ârdh njer’zit at’here, njer’zit jônë ênë shumë nëpër oda. Muhabeti, historia e kombit shyptar ma s’forti u majtë nëpër oda edhe nëpër vâde. Qita kongtar’t, qita kongtar’t me sharkia qi’ thojnë, k’ta edhe na kanë shti [në histori] edhe historia jonë ma s’forti n’qito vêne u përmenë, nëpër oda edhe nëpër vâde, [me] kang’t qi’ i kanë k’nue kongtar’t n’qiteli e n’sharki. Edhe nashta muna me thânë, u kânë pak darsmaxhi, kur i kanë rrokë kang’t e atyne v’llazën, motra qi’ kanë dekë qi’ u [s’është]… metë ni [1] darsmaxhi pa i shkue lot. Se s’kîmi pasë na njer’z t’shkolluem, qi’ kîmi sod, me naj dhanë njohjet e atyne v’llaznive tonë qi’ kanë dekë para neve, si e kanë dhânë jetën për kombin shyptar, si Shote Galicae si Isa Boletini e si Shaban Polluzha qi’ e kum ngjoftë, e kum pa mirë me sy t’mi; Shaban Polluzhën e kum përjetue.

TA: Po a?

HL: Po vallahi, me sy t’mi e kum pâ.

TA: Çfarë kujtime ki për Shaban Polluzhën?

HL: Kam kujtim shumë t’mirë.

TA: Hajt kall’xom.

HL: Une…Mehmet Gadica n’odë tonë u kânë. E maj men. Sikur sot m’dokët qi’ e shoh Mehmet Gadicën n’odë tonë. E kum përjetue, po fjaltë nuk ja maj men. Shaban Polluzha, aj e meriton...për Mehmet Gadicën s’kom ça t’flas, si figurë e kum pâ, pushkën n’odë ja kum pâ, fundaku i pushkës krejt ish kânë sërrëm e nuk di historinë e tije për... çka ka punue n’atë kohë nuk e di. E për Shaban Polluzhën e maj men mirë. Se bâba jem me tre [3] v’llazni ô kanë... ô shku mas Shaban Polluzhës...dej qi’jônë shpërnda krejt, bâba ô kanë me Shaban Polluzhën, edhe dy mixhallarëi kom pasë me Shaban Polluzhën. Bab’gjyshi edhe ni [1] mixhë i vogël sabi m’kanë ardhë, jônë metë n’shpi, me gra me th’mi. Edhe jônë shkue deri n’Podujevë, jemi dalë qëtu n’xhâde me përcjellë bâbën, ju bashkangjitën kolonës Shaban Polluzh’s. Kur jônë shkue n’Podujevë atje, aty unë jom kânë th’mi, sa i kanë prish puntë me Fadil Hoxhën, sa i kanë... sa jônë ardhë te shpërndarja e tyne, nuk e di. Ata e dinë ma mirë. Masi s’jum kânë aty, me fjalë t’tyne nuk muj t’thom. E n’Podujevë aty jônë shpërnda, edhe Shaban Polluzha ka thânë, “Ma mirë me dekë n’Kosovë, se me shku me dekë n’Serbi!”. Osht e vërtetë kjo. Edhe aty i kanë prishë... s’i kanë prishë senet, po’jônë dâ me Fadil Hoxhën, edhe jônë kthye. M’dokët qi’pej shoh... Jom dale qaty n’udhê, se jemi kânë ma nalt shpia se... vonë jemi ardhë k’tu se atje s’kemi pasë ujë. E po m’dokët p’e shoh Shaban Polluzhën kah u prike n’plis t’bardhë, mi kali t’bardhë. Kurrë s’e harroj si f’mi, sa troha jom kânë, e thojke, “Hajdi v’llazën, hajdi v’llazën... (qan), hajdi v’llazën, hajdi v’llazën, hajdi v’llazën, hajdi v’llazën...” Kur jônë dalë n’kodra t’Babimosit, se aty jônë kânë vneshtat krejt, partizontë me kual e me martileri, hinë anej xhâdës anena e k’sajde, sa mujnë me ikë pi lloçit se jônë rrugtë... rrugt’ lokale jônë kânë, jônë kanë rrugt’ lokale. S’ka mujtë kush me ikë, edhe udha krysore ô kânë për me shkue për Milloshevë, për me dalë n’Vuçitërrën, n’Mitrovicë, u kânë kjo pak ma e rrehne. E ata anena, kur u ngjeshën, ju mveshën k’ta kodrës Babimosit. Ka krisë mitrolozi pî atje, bërr bërr bërr, bile ni [1] njeri u vra, sod e ka përmendoren n’âra t’Babimosit, e ka përmendoren aty. Edhe kanë liftue… Shabani. Për Shabanin di me t’kall’xue, ka liftue, Allahi e pagoftë. E di qi’ ka luftu për vatan. Edhe bâba jem ish kânë luftar i fortë. Jônë ardhë, tha, masanena e kanë vetë… ô kanë asi njeri, s’ka deshtë me ngritë vetën, edhe erdhën do e vetën. U kânë nifarë Rushit Besija,u dekë, Allahi bâftë rahmet n’shpirt t’tina, e jônë kanë k’to, do… ni [1] Çunak, nifarë Çunaku se po ja harroj emnin. E shkon me marë edhe aj ni [1] intervistë pî tina, thotë, “Shko vete Qazim Lecin”, thotë, “se aj t’tregon ma s’mirti... aj t’tregon ma s’mirti.”. Edhe vjen Isuf Çunaku. Tu Isuf Çunaku shkon edhe e vetë e i thotë, “Ô Rushit, shko te Qazim Leci”, bâba jem, thotë, “Shko se gajretin thotë qi’ e ka bâ aj tybe n’ê ka bâ shyptarë.” (qan). Edhe vjen. Thotë, “Qazim, jom ardhë qështu, qështu me t’kall’xue… kesh tu filani, kall’xoi drejt edhe m’tha, ‘shko te Qazim Leci se gajretin qi’ e ka bâ aj tybe n’ ka bâ asnjâ, me Shaban Polluzhën’.”. E erdh bâba. Për mos me çue veten nalt tha, “Po’ Rushit, s’kum pasë çare pa bâ gajret”, tha, “se i kum pasë dy [2] v’llazni me veti. I kom pasë dy [2] kusheri a tre [3] kusheri me veti. E kom lânë shpinë n’babë e ni v’lla sa grima. E s’kom pasë çare…”, tha, “pa bâ gajret!”. Se ishin kôn rethu n’ni [1] vên... ku e ka marrë ni [1] mashinkë, nuk e di, aj e dî vetë. Kanë liftue… qysh ju ka râ n’dorë ajo mashinkë nuk e di. Edhe ish kânë… n’atë rreth aty ish kanë edhe Haki Frimanishta. U kânë i përmenun Haki Frimanishta n’atë kohë, po s’ish kânë... Edhe shkon bâba i thotë, “Ô Haki Fermanishta”, thotë, “Hoja”, “Jemi rrethue. Jemi rrethue. Çu e t’bâjmë gajret, çu dalim dika.”, thotë, “Mos ma përmen emnin.”, “Aaa!”. “Aj unxhë, unë…”, tha, “meta n’kâmë. Jom dalë e kom përcjellë terenin... e kom përcjellë terenin n’disa vena n’atë rreth qi’ na shtinë partizon’t. Shkínia n’rreth… ku jônë pushk’t ma t’rralla.” - p’i ja kall’xon tana ati, tash po kall’xoj une me... me fjalë t’bâbës po flas une.

TA: Po...

HL: Edhe i thotë, “Rushit”, thotë, “dalsha edhe p’e e siguroj terenin ku jônë krismat ma t’rralla. Edhe i th’rret, ‘V’llazën, kush do mu ardhë mas meje? Une i kom dy [2] v’llazni, i kom tre-katër [3-4] kusheri.”, thotë, “Vallahi, për qi’ ko m’u nxanë i gjallë qëtu, me dekë, i gjallë kurrë; me pushkë n’dorë me dekë kurrë.”, thotë, “Kom me râ dikun… ja i gjallë, ja i dekun, une m’u nxanë rob kurrë!”. Edhe i bien… edhe e kum ní kët’ fjalë ka e thotë bâba, kish pasë fishekë, tha, “Pata boll - ma dha mashinkën. Edhe, kur i kîmi râ atij veni, kurrë s’e harroj”, tha, “Vallahi mu mushke menja, mu mushke menja qi’ as fletë t’dushkut n’rrêm t’drunit tybe n’po ja lên ajo mashinkë.”. Tha, “Edhe e çelëm venin, e çela… e çelëm”, tha, “hu na vetë. Kush na’u bashkangjit’ neve, dulëm… e thyem frantin edhe dulëm. Kush u metë, u metë.”. Qaty bile, thojke, “U metë… qaty mâ kurrë nuk di për Haki Frimanishtën.”, se u kânë i përmenun at’herë para luftes Haki Frimanishta. U metë qaty… kush u metë. Êêê…bâba jem qashtu ka bâ gajret me Shaban Polluzhën. Ô kânë luftar i fortë, Allahi bâftë rahmet n’shpirt t’tina. Edhe jônë nxjerrë, edhe jônë dalë pî atyhit, edhe kanë nejt’ me Shaban Polluzhën dektêrti qi’jônë shpartallu krejt. Qysh ô shpartallue partia e Shaban Polluzhës...u shpartalluen, u qkepën. E qështu motra jeme, vujtjet tona. A edhe ni [1] fjalë, edhe ni rên... po tash… kjo ô kanë para Shaban Polluzhe. Ni [1] aksham, n’pranim t’diellit, e mur’ pushkën edhe duel [babai]. E nânës tina loke i kum thânë, thashë, “Oj loke, ku po shko babloku?” (qan), se bablok i kum thânë babës, “Ku po shko babloku?”, tha, “Oj nâne po shkon n’Mërdarë me rû kufinin p’ej shkijeve.”. Qeshtu u kânë. S’dita ça m’i thânë. Ajo kajke, nâna tij kajke (qan). Thojke, “Oj loke po shkon me rue kufnin p’ej shkijeve n’Mërdarë.”. N’kamë. N’kamë se at’herë s’ka pasë...n’pranim t’diellit sa ô nata e lume. Kur u ardhë, tek u ardhë, nuk e di vallahi veç… Allahi alem jum kânë f’mi shumë... veç qi’ na kanë...mori, moj motra jeme, vujt jena gjethmonë e jetën. E vallahi deri kur do t’shko k’shtu tybe n’e disha. Ishalla ju nuk i pritni. Eee… muni diçka me m’pytë naj sen, tjetër sen.

TA: Sa f’mi jeni kânë?

HL: Na jemi kânë gjashtë [6] v’llazni e tri [3] motra.

TA: Nan’ [9] f’mi a?

HL: Po, nânë [9] jemi kânë. Tânë t’shnoshë. Dy [2] motra i kom, ni [1] motër m’ka vdekë. Dy [2] v’llazni na kanë dekë. Sod jemi katër [4] v’llazni edhe dy [2] motra jemi gjallë. Edhe jemi krenarë se hon e don kemi rrjedhë prej nji [1] familje t’ndershme. Unë jom i bindun. Se... oda jonë ka dhânë bukë, po i ka dhânë bukë atij qi’ duhet me i dhânë bukë, qi’ u duftë m’i dhânë bukë. Kanë gatue gratë tona sa kanë mujtë, edhe kanë qitë n’mal… kujna kanë qitë, ata e dinë. Kujna u duftë m’i qitë n’mal, u kom qitë bukë. E na e kem pasë ni [1] odë…e na jem krenarë me atë odë tonë e me familjen qi’ kum pasë. Edhe njo [1]  du me folë… se kur t’je shumë krenar duhet me disa argumente. Qata po thom m’ka hupë pak, m’ka hupë. Bab’gjyshi jem ô kânë vet i treti [3] v’lla. E ka pasë ni [1] v’lla, Mehmet e ka pasë emnin, tana bab’gjyshi Avdurrahmon, tjetri e ka pasë emnin Selmon. Mehmet Leci, bâba, v’llavi i bab’gjyshit tem, ish kânë si koxhobash i katunit. Edhe kur vjê Rr’fia… kur u kânë Rr’fia - unë atâ nuk e maj men. Monte Serbijës parë… dhe Tomiqi u kânë kryetar i... jemi kânë na n’komunë t’Bambimosit, me rrethin e Vuçitërrnës. Edhe çohet... çohet Rr’fia me ardhë... ka pre xhin, ka pre xhin sa ka mujtë. Nashta e ke nije punën e Prapashticës, kur ô metë ni [1] f’mi n’djep… a e ke nije n’Prapashticë?

TA: Hajt kall’xoma pak.

HL: Êêê Rr’fitë jônë tânë... n’kohën e Rr’fijës u kânë.

TA: Qysh u kânë kjo histori?

HL: Kjo histori u kânë…jônë ba grup njer’zit me pre xhin sa ka... [mujtë], me pre shyptarë ku ka deshtë. Pak si… si i ka pâ pak qi’jônë pak...i ka pre. E n’kohën e Rr’fijës… e deshta me thânë qi’ kur t’thom u kânë shpija jonë hon e don, duhet me pasë disa argumente, po s’... kum harrue. Edhe t’pasun po.Tomiqi u kânë kryetar, u çu Rr’fija m’i pre. Ka pasë qishtu n’katun... ka pasë çdo katun... n’katun ka pasë hajlâza, ka pasë gjithmonë e ka edhe sod e... edhe ni [1] mixha Mehmet, v’llavi i bab’gjyshit tem, Mehmet e ka pasë emnin, qi’ thashë apet, se po m’vje keq po i përsëriti ka dy-tri [2-3] here, po s’kom ça me bâ… t’um falsh.

TA: Jo, hiç mos ki dert.

HL: Edhe… qysh me hi tu Tomiqi m’i thânë m’i pshtue katunin... pse ô kânë koxhobash; ‘koxhobash’ i kanë thânë - sikur tash kryetari i bashk’sisë lokale e at’herë i kanë thânë ‘koxhobash i katunit’. E bâba Mehmet, v’llavi i bab’gjyshit tem, ô kânë koxhobash…edhe qysh me hi te Tomiqi m’i thânë, me ma largue Rr’fijën pî katunit. Edhe qysh u hi, Allahu alem. Se ka pasë roje Tomiqi n’atë kohë, e ka pasë sigurinë n’Babimos. E qysh ô hi bâba Mehmet, se babë i kemi thânë tânë…unë jom kânë i lindun, aj ô kânë gjallë, po figurën s’ja maj men. Edhe kur hin tu Tomiqi, aj çohët n’kâmë Tomiqi, thotë, “Zotni Mehmet qysh hine k’tu?”, thotë, “Tomiq mos um vet qysh hine, po vetum pse hina e pse jom ardhë.”, “Ça ka?”, thotë ky, ky... “Kjo Rr’fi, ky milet ishin çu n’kâmë me pre xhin.”, thotë, “Jom ardhë.”, “Mâ!”, “Pra, unë s’muna m’i dalë Kosovës zot veç qi’ n’katun temin me hie Rr’fija nuk due.”. “Ôzotni Mehmet…”, p’i ja bon Tomiqi - ça ka thânë Tomiqi ka thânë Beogradi, n’atë kohë, për Kosovë, qëtu. Edhe... nashta p’e teproj...

TA: Veç fol.

HL: Edhe thotë… thotë, “Qysh hine?”, “Mos um vet qysh hine, po për çka hine, çka m’ka rrokë sikleti.”, thotë, “Po preni xhin, po nuk ô n’rregull kjo punë.”, thotë, “Zotni Mehmet, kjo punë nuk osht e jotja. Nashta nuk osht edhe e jemja, po po i presim, p’i pastrojmë do hajlâza qi’ jônë çu n’kamë, a kuptove?” -Tomiqi p’i thotë. “Do hajlaza”, thotë, “se s’pi presim popllin.”. Bâba Mehmet i ka thanë, “Po preni popull, po preni xhin, po preni rob th’mi.”, thotë, “Jo, jo. Nuk ô ajo punë e jotja, as e jemja.”, thotë, “Po’ presim do hajlaza do... qi’ po çojnë krye. Edhe, thotë, “Ô zotni Mehmetl shko n’shpi se vallahi ni [1] zog pule nuk ka me t’u... me t’u dëmtue.”, thotë, “Ô Tomiq, une nuk jum ardhë me pshtue une, po mu ma pshtue katunin… se mu katuni m’kanë zgedhë për koxhobash, për kryetar t’katunit. Une jom ardhë me pshtue katunin tem, nuk guxon m’u pre njeri.”. E aty i shtinë fjaltë, qysh... Allahu alem. “Zotni Mehmet…”, thotë… qysh ka ardhë tana përfundimi, ka thânë, “K’shtu pra”, thotë, “duhet me pague për m’i largue për mos me t’hi n’katun”, thotë, “Sa t’kom mun’si kom me pague, ni [1] njeri, ni [1] f’mi, ni [1] zog pule mos m’u dëmtu n’katun temin. Masi s’pasna mun’si, as ti s’paske mun’si… a ti kije mun’si. Ti e din veç… s’po thom tash, po ti po thue ‘s’kom mun’si’, edhe une po thom qi’ s’paske munsi. A mun’si kije katunin me ma pshtue, edhe mue me m’pshtue, edhe katunin me ma pshtue.”. Thotë, po thotë… m’i dhânë niqin [100] lira. Qështu u kânë… thojnë. Thotë Tomiq, “Ani.”. E pajton baba Mehmet, i pastë shpirti rahmet. Kîmi pasë idare. Edhe… ja bo bâba, baba Mehmet ja bon Tomiqit, ja bo ikrar niqin [100] copa lira, n’atë kohë. Thotë, “Për mos m’u damtue fshati Barilevë. Asni njeri.”, Barilevë e Drenovc se na gjithë jemi kânë… ni [1] bashk’si lokale jemi kânë, Barileva edhe Drenovci. Edhe çohet baba Mehmet edhe vjen tu v’llaznia, “V’llazni, puna ô k’si, k’si, k’si...”. Edhe bonu e bindur oj motër, tybe n’koftë dalë shpija e jonë ni [1] lirë me lypën n’katun. E ô çue shpija e jonë e ô shkue tu Tomiqi, ja ka thâ Tomiqit baba Mehmet niqin [100] copa lira n’tavolinë për me pshtu katunin.

TA: Me pare t’sodit niqin [100] lira athu sa pi bjen përafërsisht? Me paret e sodit?

HL: Sa ka kushtu dukati at’herë nuk e di… ato dukat jônë kânë.

TA: Aaa… lira jônë kânë.

HL: Ato lira, dukat… qi’ p’i bâjnë sod lirat. Jaaa...

TA: Âri domethanë.

HL: Âri u kânë krejt. Âri. E sa ô shku gremi i ârit, tybe n’ê disha. E lira jônë kânë. Se at’here pasunia at’here… at’here s’ka pasë pare n’bankë, e pare s’kanë majtë. Jo, jo. Po qat pasuni qi’ e ka pasë e ka bâ lira e ka bâ dukat, edhe e ka shti e ka rû dukat. E shpija jeme, e shpija jonë, jônë kânë… dej vonë u kânë ajo peshorja qi’ i kanë klasifikue lirat, cilla ma e rânë cilla ma e... u kânë peshorja sa s’ta merr menja - e vogël qi’ edhe gremin e ka matë. Shpija e jonë dukatin qi’ e kanë klasifiku… cilla lirë ô ma e rânë, cilla ma e ... dej vonë u kanë ajo terezi, ajo... ajo peshoje. A po kupton?

TA: Po.

HL: Edhe ô çue, niqin [100] copa lira dukat. T’mirëm vesh u kânë dukat i kulluêm, çka e ka nalë për veti. Edhe ja ka dhânë Tomiqit për me pshtue fshatin Barilevë e Drenovc. Mos me hi Rr’fija k’tu. Edhe nuk jônë hi. Ni [1] zog pule n’katun tonë nuk ô dëmtue… p’ej pasunisë tonë, shpisë tonë. E jom… qata thashë, qi’ thashë n’fillim, jom krenar qi’ rrjedh pî ni [1] familje… edhe krenohna sot. Edhe sot krenohna se kurrë s’kîmi shkelë n’njerin qi’ u kânë atdhetar, as fetar. Po gjithë e kemi mrojt’, e gjithë e kemi përkrahë, edhe do te përkrahim dej n’vdekje. T’merëm vesh, do te përkrahim. Tana motra jeme… ata njer’z… edhe tana Rr’fija ka pre xhin, ka pre xhin. Bile e kum pasë ni [1] shok pej Lupçi t’Epër, Menxhiq jônë kânë. E kum pasë shok, kom punue…n’ Elektranë. Rexhep Rama e ka pasë emnin. Bab’gjyshi tina ka pshtue. U kânë… nan’ [9] an’tarë ish kânë, e ky me ni [1] motër t’vet ish kânë dikun mysafirë e kur jônë shkue i kanë gjetë shtatë [7] antarë t’vdekun n’shpi. T’i ka râ Rr’fija… tana ô hypë për Brezhnicë edhe u hi n’Popovë, n’Majac, n’Lupç… e qaj shoku, ja tana sa janë mytë nuk e di, veç qaj shoku qi’kom punu me tâ nizet [20] vjet u dekë, i pastë shpirti rahmet. Ish kon metë veç bab’gjyshi...bâba i tina me ni [1] motër. A kur ô shkue n’shpi, ishin kânë mysafirë, kur jônë shkue n’shpi shtatë an’tarë i kanë gjetë t’vdekun. Rr’fia qi’ ka pre xhin. E ka dalë tana anena, ka dalë për Llap e Gollaki e jônë dalë n’Prapashticë. N’Prapashticë e kanë pa bâ...bym bym bym, n’dramë. Thuja se jônë kânë… sa robë jônë kânë Allahi alem. U metë ni [1] f’mi n’djep. Qaj f’mi n’djep u metë edhe u shtu ajo familje!

TA: Po a?

HL: Po valla, qashtu u kanë. Tana u zgjanu ajo. I ka râ Llap e Gollak e dej, dej, dej... e kanë bâ qefin e vet.

TA: Deri n’qat pikë masakër a?

HL: Urdhno?

TA: Qaq shumë masakër paska pasë a?

HL: Masakër ku kanë deshtë. Kujna kanë deshtë ja kanë hjekë flamën, e kanë mytë, e kanë pre. Sikur qitash qi’ na e bânë. Edhe, mâ… s’e di. Tash nuk po di. N’paç me vetë diçka....

TA: Kall’xom, po... 

HL: Edhe për tjera...

TA: Kall’xom pak për Barilevën. Qysh e man men’ ti katunin, ktyneherë?

HL: Barilevën... Barileva jonë osht fshat... fshat i pastër, fshat i mirë, fshat punëtorë, shumë punëtorë jônë. Bile shumë ni [1] kohë, kur jônë marë me bujq’si gati gjithë, apet thashë po thom, jônë marë me bujq’si. Perimet qi’ i ka qitë Barileva, n’Kosovë s’i ka qitë kurkush. Jônë marë me bujq’si. Krejt me bujq’si, nadhetë e nân’ [99] përqin me bujqsi. Për herë t’parë gjenerata jonë ka fillue, dikush aty- k’tu, u punsue n’punë t’shtetit se me bujq’si jemi marrën. Krejt perimet çka i kemi pasë p’ej tok’s tonë. Mir’po, u kânë… ça u kânë ni [1] e mirë, qi’ kemi prodhu e kîmi punu. S’kîmi pritu me punue, pse prodhimi u shitë. Edhe kîmi pasë për veti, edhe u shitë prodhimi. N’dorë s’t’ka metë, qysh po na jet sod n’dorë. Po jet. Patate, kompirat e...ata tona… tâmli… tana po derdhen. At’herë s’ka pasë. Veç sa ke mujtë me prodhue se tregu i ka hangër krejt.

TA: Çka keni prodhu ju ma shumë at’herë?

HL: Speca, patlixhâna, ‘domate’ qysh p’i thojnë... po çdo...kastraveca, qysh p’i thojnë, ‘tranguj’ a qysh p’i thojnë?

TA: Po, po. Mirë osht.

HL: T’um falsh qi’ p’i përmenum ato fjalë. E t’gjitha gjânat ushqimore n’fshatin Barilevë jônë prodhue se jônë kânë punëtorë. Edhe jônë. po koha tash na e ka nalë, se punojnë apet. po edhe qato prodhime ende edhe i prodhojnë - ka prodhues. po ato prodhime qi’ p’i bâjnë, nuk ka leverdi, nuk po shiten. P’i jesin. Me investu… po duhet me investue për me prodhue. Kur po vjen dita me marë dinarin, m’i qitën n’treg, tregu po mushet p’ej tjera an’ve. E po bjen prodhimi jonë… po bjen prodhimi jonë edhe qajo punë na ka bâ t’papunëtorë se as n’perëndim nuk ô punue sa ô punue qëtu, sidomos n’fshatin tonë. Gâti… vallahi… gâti n’Kosovë, po flas për fshat tem qëtu, Barilevë e Drenovc… as n’perëndim nuk ô punue sot, ça ô punue ni [1] kohë n’fshatin tonë. Edhe kîmi pasë idâre tânë. Edhe m’i thânë ‘hajde n’punë t’shtetit’, s’ka deshtë me shkue. S’ka deshtë, s’i ka konvenue. Pse? Prodhimi… ka prodhue. Prodhimi u shitë, ô shkue, edhe ka pasë leverdi. Sod, s’kijê leverdi. S’kijê leverdi ni [1] sen n’kët dyjê me prodhue. Pse? Tregu s’pe han. S’pe han. Po vijnë p’ej s’jashti. Po mushet tregu p’ej s’jashti. Edhe k’tu… ishalla nuk ô qashtu, se jom vjetrue, tash nuk merna me k’to gjâna, veç qi’ k’tu ma s’fâji p’e lâ qeverinë. Se çdo sen qi’ prodhohet n’vên, duhet m’i thânë prodhuesit ton’, “Prodho”… me pasë shitën e garantume e jo me ardhë pej tana... pî krejt… pî kah vinë - qeverisë tonë. Menimi jem… ishalla nuk ô qashtu. Po pej konvenon veç me marë parën n’kufi, n’doganë, e ça i bo prodhimit t’vet, e çka p’e shkelë prodhimin e vet, nuk jônë tu e menue. Jo vallahi, motra jeme. Ishalla nuk ô qashtu, po ky ô menim i jemi. Se k’ta njer’z po hanë diçka. Tana ato prodhime i hanë. Po po vijnë p’ej s’jashti. Tonat po shkilën. Po shkilen. Pse? Qeverisë p’i intereson me marë vetëm qat dinar, me marë pare. E ça janë tu bâ me to… po doket. Po doket. Fukareja s’po yshehet. Poplli s’po yshehet me ato pare. K’ta t’qeverisë, k’ta po yshehen. Ku p’i çojnë, k’ta e dijnë vetë. A le t’e dinë...se tash himë [në çështje aktuale] p’ej historive ma t’vjetra... t’knaqun poplli nuk osht . A nuk e ka pritë poplli… gjatë luftës nuk e ka pritë qi’ na gjân qikjohja. Se poplli shyptar, si thashë edhe ma përpara, historia e jonë nëpër oda edhe nëpër darsma u knue n’sharki, n’çiteli, motra jeme. Sod... kurrë kânë… poplli shyptar ma i arsimuem nuk u kânë. Kurrë. Sa rrokë histori... k’ta shekujt e funit… qi’ poplli shyptar s’o kânë ma i arsimuem.

TA: M’kall’xove për kangë. A osht najnjo k’tu qi’ osht ma i njoftun për kangë me çifteli e me sharki k’tu n’këtë anë?

HL: Po vallahi, jônë kanë. Po, jônë kânë… Habib Selmani, u dekë, i pastë shpirti rahmet. Jônë kânë…Shaipi me dy [2] v’llazni jônë kânë, kanë knu shumë mirë. K’tu jônë kanë, kanë knue. Edhe jônë kânë kong’tarë shumë t’mirë. E njâni ô gjallë, bile s’e di ku osht ... Habibi, aj Habibi u dekë e njâni ô gjallë e s’knon mâ. I diq v’llavi e mâ e la. E kanë knu… po valla, kanë knue. Kanë knu… tulifarë kangë kanë knue. Tash s’po muj me t’i thânë n’emën, se ata... po m’vjen shumë keq se i kom ditë n’pikë t’gjumit. Krejt ata v’llazën, ata heroj qi’ kanë dekë, e k’nohen n’kangë nëpër sharkia e nëpër çitelia... po tash um kanë l’shue memorja, i kum harru veç... Ô vallahi historia shyptare, n’oda e n’kangë… e nëpër kangë e nëpër dasma jônë përsëritë gjethmonë e jetë.

TA: A u mledhshit nëpër oda shpesh?

HL: Sa ka pasë vâde n’katun, nuk u metë insan… qi’ kanë thânë ‘ka kangatar’, qi’ s’o shkue m’i ngue.

TA: Po a?

HL: Po. Osht’ e vërtetë ajo. Ato gjithë jônë t’vërteta. Për tjera jo, veç, kur ka pasë darsma. Kafen ata [e kanë marrë], hajde çu shkojmë. Jônë shkue veç me ngu kangë.

TA: Veç për kangë a?

HL: Veç për kangë...me ngu kangë. Edhe sod jom i eçtm’i ngu kang’t folklore. Vallahi, sod jom eçt. K’to kang’t qi’jônë... po k’nohen kangë popullore. Edhe kang’t popullore t’mira janë, do tallava e ça jônë ato… për mue s’jônë veç... edhe kangë popullore ka t’mira. T’mira ka… edhe sod ka t’mira veç te une nuk zavensohen folklori qi’ u kânë. Edhe ajo osht ni [1] lloj folklori, po nuk osht aj folklori i moçëm qi’ u kânë. Nuk osht. Nashta osht, nuk ô qashtu… po mue m’doket.

TA: Qashtu ô.

HL: Mue m’dokët… nuk osht aj folklori qi’ u kânë. Jaaa-jaaa. Aj t’ka shti me kâjtë, oj motër. E qështu...

TA: Kur kish naj muhabet t’ransishëm… qysh, kush ô kanë k’tu ma i meçmi i katunit me thânë qi’ e ka zgjidhë. Për shembull, ti si f’mi, qysh e man men’ naj... me thanë kryeplaku ose aj plaku ma i... ma i urtë i katunit qi’ e kanë vetë.

HL: Ka pasë gjin’ vallahi, ka pasë gjin’… ka pasë edhe gjin’. Ka pasë gjin’ qetash po thom, bab’gjyshi, v’llavi bab’gjyshit tem, Mehmet Leci, u kânë shumë i përmenun n’atë kohë. Ô kânë i përmenun, ô kanë për do sene... edhe e ka ngue poplli - ça ka thânë aj, s’..., s’ka pasë mâ kurr çfarë kundërshtimi.

TA: Po a?

HL: Ka pasë njer’z t’meçum, po kanë nd’rru jetë. po ata ma njerz t’meçum jônë kânë… edhe t’odave, po vallahi edhe t’kombit. E maj men’bab’gjyshin tem. U çue ni [1] t’marte me shkue n’Prishtinë, edhe nuk e di kush e veti, Avdurrahman e ka pasë emnin, po ku po... n’kâmë at’herë, “Ku po shkon?”, tha, “Valla po shkoj n’Prishtinë”, “Po’ pse po shkon?”. Lodhet… edhe u jetru. Tha, “Po’ shkoj vallahi për dy [2] sene kryesore.”. Kurrë s’e harroj. Tha, “Me bâ sahâtin me itifâ…”, se krejt mahalla jonë, krejt qaty, tybe n’ka pasë kush sahat. Bab’gjyshi jem e ka pasë Serkisof, sahâtin. E valla, mesap halê… ja ka lânë bab’s vjerrun, te v’llaznia osht i vjerrun aj sahat. Thotë, “Po shkoj me bâ sahâtin me itifâ, edhe me ngue naj havlladyz.”. A e di ça ô havlladysi?

TA: Çka?

HL: Me ngue lajmet. Me ngue naj lajm - ku jemi, tek jemi. Se at’here s’ka pasë râdie, s’ka pasë sen n’kët dyjê. Njerzit nërmjê veti i kanë ên lajmet. E bab’gjyshi jem u çojke, thojke, “Po’ shkoj n’shehër, me bâ sahâtin me itifa edhe me havlladys çka ka. Ku jemi, tek jemi, çka kemi, tânë…çka i kem punt’.”.

TA: Tefâja çka osht?

HL: A?

TA: Tefâja çka osht?

HL: Itifâja - me bâ sahâtin... sahâtin me bâ me sahat t’sahatkullës, ku u kânë sahatkulla, qi’ u kânë mas Xhamisë Madhe. Aty e nd’rron sahâtin me itifâ. Me bo sahatin, me qitë n’ven, a u kanë përpara a përmas a?

TA: Aha…

HL: E me bâ sahâtin thojke ‘me itifâ’. A po kupton? Edhe me ngu havlladyz - i kanë thânë naj lajm, naj fjalë, ça kâ, ku jemi, tek jemi. E qata kur thashë une n’fillim, jom krenar i k’saj shpie se gjethmonë na ka interesue çashtja e kombit e çashtja e..., edhe do t’na interesohet. Edhe v’llau m’ka ra, m’ka râ... 

TA: Dëshmor a?

HL: S’um ka râ dëshmor, po i ka majtë tetë [8] vjet, dymdhetë [12] vjet ô kon dënu qitu n’Besi qi’ duelën. Edhe i bâni do… do sene. Tash, a pe sheh, bohen do sene... thojshin... nashta mos p’e teproj naj sen...?

TA: Jo, lirisht fol.

HL: Se thojshin n’kohën e partizanit, se k’ta shkíjet gjithmonë ja kanë qitë… ja kanë qit t’mirat vetit, se vallahi pushka e parë n’kodër t’Lisicës, n’Prapashticë ka krisë pushka e parë me gjermonë, e jo n’Bellocërk. po na s’kemi pasëxhin… se pushka e parë me gjermonë ka krisë. Edhe ka krisë, s’ka nevojë me hi aty... u boê ni [1] gabim aty. Pse n’... e aty pushka e parë kunra gjermâni ka krisë n’kodrën e Lisicës, n’Prapashticë. E ata gjithmonë kanë thânë n’Bellocërk! Jo valla! Edhe pushka e parë qi’ me ju kthye vallahi shkaut, ju ka kthye qëtu n’Besi, n’tedhetë e nitën [81]. Qëtu, n’Besi, i kanë çarmatosë polictë. Qëtu, n’Besi, v’llau jem me grup t’vet qi’jônë…e jônë kânë shtadhet e pesë [75] vetët’lagjes tonë, t’mahallës tonë, t’familjes tonë… shtadhetë e pesë [75] n’tedhetë e nishin [81] jônë denue. Qëtu ka krisë pushka e parë kunra sërbit, n’Besi. E mu dënu v’llau nimdhetë [11] vjet. Tetë [8] vjet i majti. Sod, i gjallë osht , mirë osht , v’lla ma i vogli. E jônë ardhë katra [4]... shtatë a tetë [7-8] k’tu, veç… shtadhetë e pesë [75] vetë lagja e jonë, qitu t’Lec’ve, jônë denue n’tedhetë e nishin [81]. Se i qiti dikush me emën, vërr vërr vërr, qi’ i qiti… qi’ dul. I çarmatosën sërb’t qëtu, edhe polic’t qi’ i kanë çarmatosën n’Besi.

TA: Qysh e man n’men’ Barilevën përpara? Sa shpi i ka pasë, përafërsisht?

HL: Paj…Barilevën une, shpinë teme, lagjen Leci ça osht , veç qëtu ni [1]… (nuk kuptohet), tana mos t’shkojmë anena. Lagja Lecin e maj men’ n’pesë [5] shpi. Sod, muna me thânë veç niqin [100] shpi jônë.

TA: Po a?

HL: Po valla. Qatu sillën… tu niqin [100] shpi. A pesën [5] shpi i maj men’. Barileva muna me thânë qi’ tybe n’i ka pasë… krejt n’atë kohë, s’i ka pasë nizet [20] shpi. Sod, jônë pesqin [500] shpi. Po mirë, elhamdulilah, jeta mirë osht. Jeta osht … mirë jemi. Ka ndryshu jeta. Do sene. Për naj sen me mujtë me m’pytë… po, apet po m’vjê keq m’i përsëritë do sene, se m’ka l’shu memorja. I kom do harresa se vallahi kom pasë ça t’kall’xoj sa t’dush. T’kalumën e t’ardhmën, vujtjet e tona… se me vujtje gjithmonë jemi kânë e vujtja nuk harrohet bash kallaj. A ô qashtu? po qe dej qëtu kîmi ardhë… tuknej te kqyrmi ça po na vjen. Ishalla jarabi, f’mija tonë nuk do t’hjekun ça kanë hjekë bâballar’t, bab’gjyshat tonë, bâballar’t tonë… edhe na ça kemi hjekë. Edhe na hoqum. Ishalla jarabi mâ s’na e mrrin Allahi, se vallain asi... mâ me hjekë ça kîmi hjekë na. Mir’po, a je i k’naqun sod? Jo. Qëto bile, kom qef me kânë para kamere me folë. Thom kajherë s’vjen naj gazetar me m’vetë. A je i k’naçun? Jo bre, motra jeme. Tu e ditë qi’ ky popull ô kânë n’luftë krejt... ma e lehtë u kânë me marrë pushkën me dalë me luftue me armikun... ja m’vret, ja e vras. I kom pasë tridhetë e ni [31] an’tarë une, tre [3] v’llazni metën k’tu n’luftë, une me ni [1] v’lla... na me dy [2] v’llazni i kîmi marë tridhetë e ni [31] an’tarë, tonët i kemi pasë. Edhe motrat ça i kemi pasë nëpër fis, i kemi marë, i kemi qitë n’Maqedoni. A ma e lehtë u kânë me rrokë pushkën me dalë, ja m’vret, ja e vras, a m’i pasën une katërdhetë [40] an’tarë?! Me ni [1] v’lla jum ardhë, e m’i ka tarashkatë sërbi - a s’u kânë luftë ajo a? Pasha Zotin qi’ m’ka falë, ma n’qef kisha marë pushkën me dalë me luftu e me dekë, se m’i marë m’i mbrojtë p’ej anmiku katërdhetë [40] an’tarë: rob’ e f’mi, vajza, femra, mashkuj, pleq, t’ri. E k’ta, “Luftari, luftari, luftari…!’ Tânë jemi kânë n’luftë, mor’v’llazën. Tânë jemi kanë n’luftë, moj motër. A ô qashtu a jo?

TA: Po.

HL: Edhe mos e paçim marrë pushkën, ma ron se n’luftë e kom pasë - qe po thom. Vallahi ma lehtë kisha luftue, se qi’ i kom rujtë si kujdestar. Tre [3] v’llazni m’duelën n’luftë, une meta me ni [1] v’lla, m’i rujtë katërdhetë [40] e kusur an’tarë. I murëm, duelëm n’Maqedoni. Nuk jom i k’naqun me punën qi’ po na bon qeveria, k’ta pushtetarët. Jo. Nuk jem t’knaqun asni trohë, veç ishalla Allahi me kuvet t’vet i qet n’rrugë… pse, poplli po vun. Puntë kanë m’u nreqë, po disa gjenerata po bien viktimë. Bisedum për t’kalumën, tash po him për t’sodit. Poplli i knaqun nuk osht. E s’mun me kânë i knaqun… s’mun bre v’lla me kânë i knaqun kurse kanë thânë k’tynehere nëpër oda, “Ku ô veni ma i mirë, ma i amël për njeri?”, Kanë thânë, “Vendlindja.”. Kudoqoftë, n’kofsh pas lind’, për to u kânë e amël, se ô vendlindja. Sod, çdo t’riut, çdo t’rejës tonës ju ka mërzitë vendlindja. Kush ja mërziti? Qëta pushtetarët, qëta qi’jônë n’qeveri, qëta qi’ jônë n’pushtet. Po vallahi, qeta. Edhe, ishalla… edhe hiç, hiç s’po gaboj, se qëta na e bânë bajat vendlindjen popllit. E sidomos rinisë tonë.

TA: A ka pasë përpara n’Barilevë... se tashti po thu që po ikin jashtë t’ritë, a ka pasë që kanë punu jashtë edhe ma herët?

HL: Jo. S’ka pasë para lufte kurrë.

TA: A po a?

HL: Jo more, v’lla… se e ka pasë jetën shumë ma t’mirë, ka pasë ni [1] jetë t’mirë mor’ v’lla. Ka pasë ku punon, kem pasë tokë t’mirë, kemi pasë kushtet. Jo. Najnjo qi’ ô dâ, s’um kujtohet… s’um kujtohet. Ka pasë najnjo, ka pasë...

TA: A e man men’? Rrallë.

HL: Po. Shumë, shumë t’rrallë. Muna n’krejt katunin m’i ngjehë. S’muj me thânë…jônë kânë katër – pesë [4-5] vetë qi’ jônë kânë jashtë.

TA: A e man n’men’ kur jeni dâ me axhallarët? Kur jeni dâ?

HL: Po.

TA: Qysh e keni dâ pasuninë e qysh i keni caktu k’to senet qi’ ju kanë metë… kush - kujt, çka i takon? Kall’xom pak, n’atë vakt, kur jeni dâ e pse jeni da e qysh ka funksionu kjo far’ pune?

HL: Bab’gjyshi kur ô dâ me v’llazninë nuk e maj men’, a une me mixhallarë jom dâ.

TA: Me mixhallarë, po.

HL: Qata pasuni çka e kemi pasë... Na pak kemi pasë pasuni kur jemi dâ, se na jemi dâ mas Luftës Dytë Botnore. Pak ki pasë pasuni.

TA: A po?

HL: Na u zvog’lu pasunia se... se mas Luftës Dytë Botnore ato shpija qi’ jônë kânë u zashin… si shpija e jonë... si shpija e jonë. Ka tri [3] herën’dite hyçymeti vike na e fshike magjën. ‘Magje’ i thojnë asaj ku na kanë gatue gratë. A kuptove? Magje i kanë thânë. Tri [3] herë n’dite jônë ardhë na e kanë fshi magjën. U dufke me dalë me ble gjâ, m’i ja çue… m’i çue se na e qitshin, “Qëkaq mish kije m’i dhânë.”. Voet naj kanë qitë, “Ka qëkaq voe ki m’i dhânë... voe ki m’i dhanë.”. Mishin, drithin… ça ô kânë e gjallë na e kanë marë. Kemi hjekë. Kemi hjekë. Dej qi’ râ shteti n’vên. Mas Luftës Dytë Botnore po flas… ô kjo. E me mixhallarë, qata pasuni që e kîmi dâ… jîmi dâ k’shtu si v’llazën, qysh i ka hije - qata ça kîmi pasë e kîmi dâ: ti qëta, ti qëta, ti qëta… jemi dâ nëpër vêna t’vet. Edhe sod… edhe sod e kem ni [1] harmoni shumë t’mirë, e kem ni [1] v’llaznillak t’mrekullushëm. E kom mixhën halâ, ni [1] mixhë. S’jet ditë pa shku, ja pa ardhë. E kom ni mixhë hala.

TA: Sa vjet i ka?

HL: Tedhëtë e non’ [89] vjet. Edhe e kem ni [1] lëvizje, e kem ni [1] bashk’punim t’shkëlqyeshëm, pa vërejtje. E pasuninë e kemi dâ qata qi’ e kemi pasë, bile ma shumë… jo ti mere qëta, ti... u munojshim njâni m’i ja dhânë tjetrit, se jo m’i marë njâni-tjetrit… ja, ja, ja. Edhe kur jom dâ me v’llazni qashtu. E maj men’ me mixhallarë kur jom dâ, edhe me v’llazni kur jemi dâ. Gjithmonë jemi menue m’i dhânë... mos m’u damtue kurkush. Hiç, hiç. po s’um duket... na s’jemi dâ me v’llazni. S’dâna... do sene nuk dâhën. Na e kemi nifarë shprehie qi’ m’u dâ, po pej v’llaut...! Do rob i kemi qitë nëpër shpija. I bâmë do shpija, i qitum, po do sene s’dâhën p’ej v’llaut… do sene s’dâhën.

TA: Çka për shembull?

HL: V’lla e kam. Dikush me ma ngucë, û des për tâ… se v’lla e kom. Si m’u kânë n’sofër bashkë, si ô qaty, û des për v’lla. V’lla e kom. Nesra mos me pasë najsen, ja çoj kafshatën e tême. Une mos me pasë, aj çohet ma bjê. Çka m’mungon - m’i bjen. Çka i mungon - ja çoj v’llaut. Për Zotin, sod, jom ngjinueshëm jom… vallahi, v’llau me m’hjekë keq s’e lâ, edhe une me hjekë keq v’llaznia s’um lânë, se s’jimi dâ na. Na i kîmi dâ qato ça dâhën, po s’muna me thânë qi’ u dâ, edhe s’e kom v’lla. V’lla e kom more! A ô qashtu mori motër?

TA: Po, po, po.

HL: V’lla e kom. Ato sene ça s’dâhën, na s’un i dâjmë. Kurrë. As kurrë n’ymër tem nizet e katër [24] orë s’kom nejt’… qi’ me thânë mu ka idhnue ni [1] v’lla i jem, ju kom idhnue, qi’ s’kom folë. Kurrë. Për jetë t’gjallë. E s’un dâna. Do idare, do pasuni… e kîmi dâ.

TA: Shpijat e...

HL: Po. Shpijat e… dy [2] kusheritë nifar’ drejtimi t’vet e sene ...mir’po n’fun t’funit jemi v’llazni. Jemi v’llazni. Nipat na shkojnë mirë nërmjê veti. Ênën nipat, mesat. Na s’jemi t’dâmë. Ashtu qysh menon dikush qi’ u dâ, na s’jemi dâ kurrë, dhe kurrë s’do dâhemi. Ja-a.

TA: Kall’xom pak për k’tyneherë, jeta n’bashkësi. Thâe qi’ jeni kânë diku tridhetë [30] e diçka an’tarë.

HL: Po.

TA: A ô kanë v’shtirë me funksionu… shumë an’tarë?

HL: Jo, jo.

TA: Pse?

HL: Pse kur dojnë familja m’u tërhjekën mirë, edhe e kqyrë ku osht ... se n’çdo akshom… bâbën e kemi pasë gjallë, jemi kânë edhe na v’llaznia. N’aksham... kemi pasë idare. Valla edhe masi jemi dâ kemi pasë idare t’madhe. Kemi pasë pasuni… nashta edhe n’Barilevë s’ka pasë kush ma shumë ni [1] kohë. Kemi pasë maqinën qi’ ka fshi, se ka pasë kërkush. Kîmi pasë maqinën që fshishim drithin, e kîmi pasë kushtet. S’i kemi pasë kushtet e liga kurrë. A kuptove?

TA: E n’çdo aksham...?

HL: E n’çdo aksham kur hishum n’odë, bajshim dert, “Sod, u krye puna. Nesra, ku po ja nisum, ku po shkojmë?”. N’aksham i kîmi bâ planet, projektet për nesra… kah po shkojmë, ku po shkojmë, ku po ja nisim. Edhe n’sabah s’ka pasë aty m’u hutue. Jo, jo, jo. N’aksham i kîmi marë detyrat, gjethkush ô dalë n’detyrë t’vet. Ky e ka marë traktorin, ky e ka marë k’tâ, kye ka marë qitu, ky ô shku qitu, ky qitu, ky qitu. U krye puna. S’ka pasë aty diskutim. Me thânë, “Jo” njâ, ja me thânë aj nersy, “Jo valla, s’un e kry kët’ punë, s’ka pasë.”. Jo, jo, jo. N’akshom i kemi dâ punët, n’sabah veç jemi qkepë n’fushë, n’punë, n’mal, n’mulli, n’shehër, tu miku… ku ka pasë nevojë.

TA: Ty me çka t’kanë angazhu ma tepër?

HL: E une…tana na hymë... na gjenerata e parë, na jemi hi n’punë t’shtetit.

TA: A po a?

HL: Po.

TA: Çka ke punu ti?

HL: E une kom punu n’Elektranë, pej nimij’ e nanqin’ e gjashthet’ e dytën [1962] dek tej n’dymi’ e katërshin [2004]. E v’llau i madh m’ka punu edhe nja pesë-gjashtë [5-6] vjet përpara. Se, u kânë në kallabllak edhe i bâmë mjetet. I bâmë traktorat. Muna me thânë si s’jônë kânë dy [2] traktora n’Barilevë kur e kemi bâ na traktorin. E kîmi bâ maçinën. I bâmë mjetet, e ja nisum… hajde… edhe n’punë t’shtetit me hi. Me fillue. E na kemi punue, edhe v’llavu i madh. Tana dikur, tânë jemi pun’sue, edhe e kemi punu bujq’sinë. V’llau i madh edhe une e kemi punu n’Elektroekonomi. At’herë i thojshin ‘kombinat’. Nizet [20] mijë punëtorë jemi kânë. Nizet e dy [22] njësi i ka pasë. Unë kom punu n’Elektranë, v’llau ka punu n’mirazh. ‘Mirazh’ i thojshin n’Dobrosellë. Ni [1] v’lla um ka punu n’Agro Komerc, dy [2] v’llazni m’kanë punu aty. Qyky v’lla u kânë n’cigllane tuj punue qi’ m’râ n’burg. Ky u kânë n’cigllane tuj punue, n’atë kohë, n’Prishtinë. E gâti tânë…edhe jemi pun’sue edhe e kemi punu bujq’sinë. Se na u bânë nipat, mesat. Edhe (nuk kuptohet), ata halâ s’kishin...tânë ishin nëpër shkolla po’… kohën e lirë edhe bujq’sinë e kîmi punu. S’e kîmi lânë bujq’sinë kurrë pa punue. Gjithë ô shku puna mirë e marë. Edhe sot e punojmë kapak, tokën, nuk e lâmë therrë. Jo, jo. Megjith’se llogaria… na folum pak ma përpara. Llogaria e bujq’sisë, kurrë kjo bujq’si ma... ma e pavlefshme nuk ô kanë, n’ymër tonë. Se na nuk kem bujq’si. S’kem… Kosova s’ka bujq’si. po edhe qëta qi’ e kem, râ, met therrë. Se toka jonë nuk e bo idare kët popull qi’ e kemi na. po edhe kjo met therrë, pse s’ki llogari. Shpenzimet… m’i punue po duhet, kur vjen puna me marë diçka, s’po jep kurxhâ. Kemi punue na… kemi punue n’punë t’shtetit. E falenderoj Allahin, tânë kemi punue. Jemi kânë punëtorë.

TA: Kall’xom pak, a je kânë ushtar?

HL: Po, ushtar jom kânë.

TA: N’çfarë moshe?

HL: Jom kânë nizt’ e dy-tri [22-23] vjet. Jom kânë n’gjathet e dytën [62], jo… n’gjashthetën [60] jom shku, n’gjathet e dytën [62]... kadale… n’gjathet e nitën [61], n’gjathet e dytën [62], jom ardhë. Dy [2] vjet kum punue, tri [3] vjet… tre [3] muj i kum krye n’Zagrep a nizet [20] muj fiks i kom krye n’Varazhdin, n’Kroaci.

TA: Qysh e man men’ atë kohë? Çfarë kujtime ki pî ushtrisë?

HL: Mirë. Ushtria si ushtri, mirë ô kanë. S’kîmi pasë, n’atë kohë, e ma vonë.... N’atë kohë kur jemi kanë na, u kôn..., s’... 

TA: Pse po thu mirë?

HL: E kîmi ditë. E kîmi ditë gjethmonë e jetën, qi’ anmikun e përbetuêm e kemi. po edhe k’ta kanë nejt’… pak do sene ma t’mshefta, ma sekret. Dikur dulën, na i mytshin ushtar’t. E kur jemi kânë atu na, besë n’ta s’kemi pasë kurrë. Jo, jo, jo. Ni [1] sen po ta thom… isha n’Zagreb kur na qkepën. Na qitën nëpër jedinica, mue m’çun n’Zagrep, n’komandën Vojnoseko. Edhe, shkova aty n’komandë, edhe e kîmi pasë ni [1] radije. E rrok’ke Shipninë, a Prishtinën s’e rrok’ke. Shipninë e rrok’ke sukur sod me rrokë Prishtinën. N’Varazhdin u kânë ajo, n’Kroaci. A e ke ni zânin Varazhdinit? Tekstili ma i madh n’Jugosllavi u kânë tekstili... fabrika e tekstilit ma e njoftun n’Jugosllavi u kânë n’Varazhdin, n’atë kohë. Edhe… jom kânë ushtar i mirë, jom kânë i diciplinun. Edhe erdh koha, ni [1] oficir m’i dha nja shtatë ditë, tha, “I kije shpërblim, si ushtar i mirë…”, tha, “me shkue nja shtatë [7] ditë.”. U çue ni [1] malazez... nashta s’ka nevojë me hie n’k’to sene.

TA: Jo, lirisht fol.

HL: Edhe… domethanë qi’ gjithmonë na jemi përcjellë. Mos u habit, poplli shyptar u përcjellë gjithmonë e jetën. Edhe… ajo ô kânë e vërtetë. Veç msheftaz i ngojsha lajmet e Shipnisë. N’kohën e Enver Hoxhës u kânën at’here… edhe aj oficir na thirri aty, jônë kânë nja pesë-gjasht’ [5-6] ushtarë n’komandë, jo n’jedinicë, po n’komandë me oficira tuj nejt’. Pushkë n’krah s’kom pasë. Problemi jonë u duftë... n’atë kohë telefona s’ka pasë. Mu ka duftë me gjetë banesën e çdo oficirit, për çdo uzbunë. ‘Uzbunë’ i thojnë çrregullim me pasë diçka shteti. U duftë na ça jemi kânë qaty n’komandë, Vojnosek u thirrke, n’shtab, qi’ me shku m’i thirrë n’banesa oficir’t. Na u duftë… qat detyrë e kemi pasë ma t’madhen. Çdo oficiri ja kemi ditë ku e ka banesën. Për çdo rast, me shku me thirrë. Telefon s’ka pasë at’here. Edhe kur erdh koha qi’ m’i dha ai farë oficiri e dha propozimin, “Nja shtatë ditë si ushtar i mirë.”, u çue ni [1] serb tha, “Une jom kundër k’saj pune.”. Beso, qështu. Bile, malazez ô kânë. I grahke ni [1] cisternes qi’ i pastrojke nëpër jedinica, i pastrojke ato ujnat e ndyta qi’ jônë kânë. po thotë, “Qyky Hetem Leci, nonstop e përcjellë radinë e Shipnisë, e Tiranës.”. Thashë... u çu aj oficiri, beso qështu u kânë, jom çu n’kâmë, tana veç ma ka bâ, “Ulu! Ça ka n’gu?”, kurrë s’e harroj, tha, “Qy ku ô jedinica dyqin e pesë [205], për ditë tha nihën kangët shqype.”. Po atje ô kânë Kroaci, s’ô kânë Serbi. Kroat’t ndryshe na kanë...t’merem vesh - ndryshe na kanë trajtu kroat’t. Kroat’t i kemi pasë... ndryshe na kanë trajtu. Sërb’t ndryshe, malazez’t ndryshe. Edhe u çu aj, kroat ô kânë aj oficiri, edhe nuk um la m’u çu n’kâmë, “Unxhu!”, tha, “unxhu!”. “Qy k’tu n’dyqin e pesë [205] u kânë jedinica, se ka shumë jedinica aty, lshohen kângë… përditë nihën kangë shqipe.”, “Pse mos me ngu kangë ky?”, bash qështu, “Pse mos me ngu kangën e kombit vet?”. Pasha Zotin m’lshoi… m’lshoi shtatë [7] ditë erdha n’shpi. Veç qi’ deshta me thânë, oj motër, na hon e don kemi pasë përcjellje. Po dikur… po i ka pasë përcjelljet sekrete. E dikur na i mytshin, na e mytshin ushtar’t. (Nuk kuptohet) nisi me dalë n’Shypni, prej mjedis Serbie nisi me dalë n’Shypni. Ô kânë qashtu. Nashta ti s’i ke nije k’to sene. Na kanë ardhë… na kanë ardhë...v’llaznit tonë ushtarë jônë shkue, na kanë ardhë n’sanâka. N’sanaka t’hekrit, t’myllun. T’masakrun. E ushtar kom kalu mirë, amâ përcjellje ka pasë çdo shyptarë.

TA: Po, po.

HL: Vallahi çdo shyptarë ka pasë. Dikur dulën senet n’ledinë. Se çdo sen del n’ledinë. Gjethmonë nuk shkojnë senet sekret. Shkojnë, shkojnë… dikur dalin. Dalin, dalin n’ledinë… dalin n’shesh. Dej dul n’shesh… edhe na bânë ça na bânë. A gjethmonë, moti naj kanë nisë k’ta, gjethmonë na kanë.... Qi’ thashë une, p’ej nimi’ e tetqin’ e shtathet’ e shtatën [1877] e tetën [1888]… e qyky herë u kânë n’nimijë e nondhetë e nântën, dymitën [1999, 2000]. E sod e atëditë, sipërfaqen e Kosovës n’gjashthet’ përqin’ [60%] e mâ Serbija. Tu na shpërngulën Serbija p’ej venit tonë. E… mledhja n’nimi’ e nonqin’ e dymthetën [1912] n’Berlin na i la qëta kufij që i kemi sot… edhe ata s’po naj lânë rahat. Edhe s’naj lanë rahat kurrë, po po m’vje inati se s’pe lâjmë veten rahat… se ky rahat nuk t’le kurrë. Po po m’vje inati na… njer’z t’shkollum, njer’z akademika, e mos me lanë vetën rahat, mos me naj lanë popllin rahat, mos me lanë vetën.... Marre m’vjen çka bâjnë n’parlament, bre. Po une… une jom njeri i thjeshtë - aj osht  akademik. Ça flet aty e qi’ e përcjellë bota, ça flet midis parlamenti, po marre m’vjen! Po ati duhet m’i ardhë marre bre ça flet. Nuk ô veni mu shâ aty e nuk ô veni mu thy aty, po veni ô me pru vendime. A ô qashtu, a jo? E na bânë horë, na bânë gaz. Edhe ata miqtë e dashamir’t… qi’ edhe luftuen për neve, edhe na nimuen, po zhgënjehen me neve. Po zhgënjehen. Pse na gjethmonë... k’tu ka... kem armiqë boll. Sërbin e kem hon e don, rusin e kem hon e don. Kemi pasë... kemi pasë na, po na po bahëm masha e tyne… (Nuk kuptohet).

TA: Kall’xom pak...

HL: A e teprova?

TA: Jo, aspak. Aspak. Veç po du tash me dalë n’do tema tjera.

HL: Senet ça nuk jônë n’rregull, t’kall’xova n’fillim.

TA: Jo, jo. Krejt n’rregull osht, shumë mirë. Shumë mirë. Veç kall’xom pak tash, po du mu kthy me t’vetë për atë kohën kur je feju. N’çfarë moshe… qysh ta kanë gjetë nusen, e qështu.

HL: Nizt’ e pesë [25] vjet jum fejue. M’ka feju bâba, nâna. Jom kânë aq i k’naqun, aq kom niê k’naqësi. Gruja m’ka dekë koxha moti. Aq qi’ niê k’naqësi… jetën qi’ e kom pasë me tâ, ma mirë nuk ka ku shkon. Pse ma kanë...? Bâba… ma s’pari bile nâna ô shkue me ni [1] mledhi, n’ni katun qatje, s’po ja përmeni emnin, edhe e kish pa pâ atë far’ çike. Edhe ô shkue me grue t’mixhës edhe e shohin atë far çike. Edhe bile gruja e mixhës i kish pa thânë nânës teme, Naile e ka pasë emnin, i pastë shpirti rahmet, (nuk kuptohet)… bile me qat v’llaun e vogël ô kânë n’gji, v’llaun e vogël qi’ ô râ n’burg, me ta ô kanë si th’mi. Fiks nizet’ [20] vjet i kom para tina, para qëti v’llaut qi’ ô râ n’burg. E tana vjê nâna, me bâbën e bon...[muhabet], thotë, “Njeri qështu, qështu, qështu”, e nâna at’here interesohet tana. Kur i thotë kunata e vetë, interesohet. Kadale… edhe ajo çikë u kish pa bâ hyzmet. Se k’to gratë tona…nâna jeme ish kânë si n’ven jabanxhi, edhe ata… ato ishin kânë si... edhe ju kanë bâ hyzmet se jabanxhi. Kysmeti…bam bum bam… kysmeti! Po pra, mukajeti kryen puntë. Edhe…nâna ma ka gjetë gruën, nusën. Fjala e nânës erdh te bâba. Edhe bâba… tana eci, u bâ mukajêt. Gruën e kom pasë prej Koliqi, nânën e kom pasë pej Repe, n’ja paçe niê zânin. E, na e ka dhânë. E jom martu me nder… edhe e kom çue jetën me nder, me tânë.

TA: Sa vjet i ka pasë nusja?

HL: I ka pasë nja tri-katër [3-4] vjet mas meje. Mesap’ katër [4] vjet, qashtu. Edhe ajo nuk e dike… nuk e dike bash dat’lindjen e vet. Po veç si ngat po… veç po qaty… nja tri- katër [3-4] vjet jom kânë ma i vjetër. Po ajo ô kânë ymër shkurtë. Diq. Koxha moti u dekë. Ka dekë tap tap, e ka l’shu shpirti. Po veç çdo sen qi’ bâhet me razi... qyre bre motër ça po t’thom, tum’ falsh po... çdo sen qi’ bâhet me razi, me ni [1] gjakftoht’si, me ni [1] mir’si… a krahasohen a? M’u marrë vesh me bâbë me nânë. N’çdo sen, konsulltimet jônë t’vlefshme. Çdo njeri qi’ shkon pa u konsulltue, diçka shkon si pa krye. Shumë shtirë ô p’ej asaj pune, p’ej asaj muhabeti, p’ej asaj pasunije, me pâ hajr. Konsulltimet jônë... si martesa, si puna - duhet m’u konsulltue. N’çdo sen, konsulltimet…! Ku ô razia ô Perenija, ku ô Perënija jônë tana. Krejt jônë aty. Êêê… mirë kemi kalue. Ça m’pyte tash kohën e funit?

TA: A t’kanë... thashë a t’kanë vetë at’herë ty si djalë i ri, a p’e don kët nusen a diçka? Jo.

HL: Jo, jo, jo. Jaaa, jaaa, jaaa. Jo. S’um kanë vetë. Edhe me m’vetë… bile kishe po na vjê marre, a din? Kur e shifshin qi’ po na vjen marre...e çikat bile qi’ s’rrishin aty hiiiç.

TA: A po?

HL: Hiç s’rrishin. Kur thojshin ‘u ardhë filani si m’sit’, hiç s’rrishin aty, u vike marre. Kîmi pasë marre vallahi, kîmi pasë marre, marifet. Jemi t’k’naqun shumë. Martesën qi’ e kom bâ, e kom bâ qysh i ka hije: me krushqi, me kerre, me darsëm. Jetën e kom çu… çka ô ma kryesore, jetën e kom pasë shumë t’lumtun. As vetë s’kisha ditë… as vetë s’kisha ditë me râ n’atë rob, qi’ e kom çu jetën e mirë, qi’ ma ka zgedhë bâba edhe nâna.

TA: Po a?

HL: Vallahi kurrë. Kurrë s’jom kânë i dëshprum, as ni [1] minut… me thânë çka m’banë bâba e nâna. Veç gjithë kom thânë, e kom faleminderu Allahin... aj qi’ ma ka bâ kysmet, e bâba e nâna jônë bâ mukajêt. Edhe kom jetue me tâ. E kom krijue familje.

TA: Çfarë dasme bâne?

HL: Darsëm t’mirë.

TA: Sa t’zgati?

HL: Tri [3] ditë. Tri [3] ditë darsëm.

TA: Kall’xom qysh ka nisë dasma?

HL: Darsma… e nis’shin qashtu çikat e...mule me sitë do mill e... me sitë do mill për kulaç atë natë kur hyn dhandri aty (qesh). Jônë kânë do sene...jônë kânë do sene shumë, shumë... doken si t’çoroditshme, po jônë kânë t’kënaqshme. “Haaajde se p’e martojmë Hetemin, e ka t’dillën darsmën. Haaajde me shku me nisë t’ejtën. M’i ja bâ përhajr… p’e nisum.”. Vishin e i knojshin do kangë e qitshin do mill, ça e kishin. Me sitë pak millë qatu e me bâe… Jônë kânë…jônë kânë senet, mirë jônë shku, marë e.... Darsma e mirë e bâba ka thirrë ko ka deshtë e… idâre kemi pasë. I kemi thirrë miq e dashamirë e katun ku ka pasë… aty-k’tu, n’katun, ata s’jônë kânë...[të githë për ftesë], për çdo lagjë...ça jônë kânë ma t’vjetër, ma... i kemi thirrë, i kemi bâ vâdet e mira. Jônë kânë shumë t’knaqshme, jônë kânë... çdo vâde, jo veç e jemja. Për çdo vâde që ô kanë, jemi kânë t’knaqum... Qi’ thojsha… vallahi vishin, vishin p’ej krejtkatunit, vishin m’i ngu kangatarët. Vallahi bile nashti s’ka pasë, se gati pak vâde k’tu n’Barilevë, se Barileva ô kânë katun i fortë. Pak vâde jônë bâ qi’ s’kanë marë kangatarë. Vallahi Tahir Drenicën, qëtu, n’shpi teme… qëtu e kom pasë ni [1] shpi ma t’vogël kur kanë ardhë. Tahir Drenica qëtu ka k’nue, n’shpi teme ka k’nu me Ferizin. Ça ka pasë n’atë kohë, ma kangatarë t’njoftun se ata? Ka pasë… do pej Batllave jônë kânë, jônë kânë edhe do t’katunit tonë e kemi pasë. E vâdet i kemi bâ t’mira… simas mun’sie. Po edhe aj qi’ s’ka pasë mun’si, t’vogël e ka bâ, po t’mirë e ka bâ. T’mirë. Dikush ka pasë idâre, e ka zgjonue rrethin ma t’madh, po, mirë ô shkue. Ka pasë edhe at’here... ka pasë edhe at’here dështime. Ka pasë.

TA: Ëhë. Po a?

HL: Po, jônë kânë ma t’rralla shumë. Dështimet sod, t’martesave jônë ma t’râna. Ma t’... nuk mun nashta… nashta po gaboj, po për mue po thom, për veti po flas, nuk po m’kënaqë. Kur e nij une sa qkunorëzimi bâhet mrena jave, mrena muje, mrena viti... N’Kosovë s’o kânë ajo kurrë. M’u dâ burri e gruja n’Barilevë…jônë kânë sa shpi jônë kânë, nuk ô ba dy [2] orë, “Ôôô ish dâ filani pî filanes!”. po çka me ju bâ? Sod sa martohen, sa çmartohen, nuk di kush. Nuk po m’k’naqë. Nuk ô kjo punë, nuk ô puna e vendosne, nuk osht. N’temën, nashta po gaboj, veç nuk ô n’rregull kjo punë. Ja-a. Jo.

TA: A jeni martu me Barilevë?

HL: Nërmje’ veti Barileva nuk ô martu.

TA: Nërmjê veti s’jeni martu a?

HL: Jo, jo.

TA: Tash?

HL: Kohën e funit, as tash jo. Bile… a ke mujt m’u martu. po njo [1] u martu n’Savërbovc, jon ardhë k’tu, qëtu bile. Halâ osht ajo grue gjallë, edhe burri gjallë. N’Savërbovc jônë… u martue, se jônë ardhë… t’ardhun- ka mujtë m’u martue. po i kemi ikë asaj pune.

TA: Po a?

HL: Vallahi po. A kemi mujtë m’u martue se ata jônë t’ardhun. Vonë jônë ardhë. A na jem k’tu venali shumë t’moçëm. Mun m’u martu edhe n’mënyrë fetare, edhe n’mënyrë njerëzore, edhe n’mënyrë... s’prishë punë, ke mujt m’u martu. Po jônë shumë martesa t’rralla k’tu n’katun mes veti. Jo, ma pak jônë bâ.

TA: E n’atë kohë kur martesat jônë bâ me m’sitnija...

HL: Po. Me m’sitnija.

TA: A je shku najherë m’sit te najkush? A t’ka ndodhë?

HL: Po, po. Jom shkue tu ni [1] m’sit, edhe për ni [1] shoq qëtu. N’punë isha (qesh). E kom pasë nifarë…Nezir Shala ô kanë. Punojke. Edhe po m’thotë, “Hetem”, “Hoj”, se ishim shokë t’pun’s, thotë, “K’qyr se mu ka bâ ni [1] çikë...”, tybe n’e kom ngjoftë. A isha shok shumë... edhe aj gjallë ô halâ, a ma i vjetër se une. Edhe po m’thotë, si hajgare po bâjmë n’punë, thotë, “Gjâma… ty t’besoj.”, thotë, “me ma gjetë naj mik t’mirë…”, thotë, “e kom ni [1] çikë, mu ka bâ çika…”. (nuk kuptohet). “Vallahi”, thom, “Nezir, nashta interesohna.”. Edhe une, vallahi, tana u interesojsha. Për hak t’shoqnisë, se ishim shokë. E kena ni [1] kojshi qëtu, ni [1] kusheri, po ish pa punë. Edhe k’ta idâre kishin, po ish pa punë. Edhe aj e foli atë fjalë, edhe met’ ajo punë qashtu. U sill, u sill, u sill… mas ni [1] kohe, mas pesë-gjashtë [5-6] mujve, a shtatë-tetë [7-8]  mujve, po vallahi, hyni ky djali n’punë qaty n’Elektranë tu na. Edhe s’ish i martuen. E shkoj i thom bab’s tina, Aziz e ka pasë emnin, i pastë shpirti rahmet. E djali ish Ilaz, bile halâ ô tu punue, halâ n’Elektranë ô tu punue. Edhe i thom…bile e ka ni djalë, lun futboll, Liridoni . Liridoni, bash. N’ja paçe ni zânin…futbollist i mirëosht Liridon Leci. Edhe, shkoj i thom atij, “Aziz bre, qështu, qështu…m’ka porositë njâni” - thom. Thotë, “Vallahi me râ n’mik t’mirë e n’rob t’mirë, pse jo more Hetem.”, thom, “Pasha Zotin, Neziri ô mik i mirë, shok e kom.”, thom, “Une robin tybe n’e kum pâ. Interesou pak. Interesou për kit’punë qysh osht. Aj um ka porositë koxho moti, i ka pesë...para sa muj’ve.”. Edhe... (qesh), edhe çohën e shkon ky vet. Pasha Zotin, çika... shoqe veta, sod shoqe veta. Thotë, ‘Hetem, veç a bon”, thotë, “kom vetë, pasha Zotin, edhe miku i mirë” - thotë. “Vallahi une n’shpi s’i kom kânë, jemi kânë naj dekë, jemi kânë… veç për qaty behane për mik tybe n’pastë.”. K’tâ e kisha kusheri, bab’gjyshat v’llazën me ta. Edhe, bjen ky razi. Atij s’ja çeli unë hiç, atij shokut. Ja, ja, ja. E k’tij ja çeli, ky i siguroj pun’t. “Hetem”, thotë, “tu une osht … ka marrë fun, veç a ô kysmet.”, “Hajrli koftë”, thotë, “n’koftë kysmet, vallahi kom me ja çelë. Edhe po bâjmë llaf me atë shokun, thom, “Du me ta çelë ni [1] punë”, thom, “po’ ti s’e di a mun e man men’ça kem bisedue diçka me mue!”, thashë, “Edhe e di ti me kâ ke bisedue.”, qishtu. Thashë, “E ke bisedue me ni [1] njeri qi’ nuk ta kom qitë fjalën n’harresë.”, tha,“Pasha Zotin, Hetem, nuk e di… me m’pre.”, “Qysh mor’ s’e di?”, “A m’ke porositë për çikë me ta gjetë ni [1] rob? Ni [1] mik?”, “A qaq seriozisht e more a?”, “Pse a nuk ô punë serioze ajo a?”, bash qështu, “Nezir, a s’o kjo punë serioze a?”, thotë, “Jo vallahi, ma serioze…”, thotë, “Po’ une se bâna… e bâna dert si me shok.”, “Une vallahi kurrë s’kom pushue mâ. Jom interesue.”, “Euu Allahi t’shpërbleftë. Allahi t’neroftë.”. Thom, “Interesou tu filan fisteku. Djali qi’ u ardhë n’punë, ka fillue punën qetashti qe dy-tre [2-3] muj, dil k’qyre fizionominë e djalit… për tjetër... [unë të siguroj]. Idare kemi pasë, pastërti… vallahi me hi n’xhenet. Punt’ mirë sa t’duesh.”, thom, “Dil k’qyre djalin. Djali ô ardhë n’punë, ô hi tash n’punë. Shkollën e ka krye n’Obiliq, shkollën e mesme, zanâtin. Ti dil k’qyre djalin, për tjetër une t’përgjegjna. Tu n’koftë djali nuk krahasohet me çikë tâne, i çelim letrat. Jo, jo… i mshelim k’to punë. A për tjetër, për pasuni, për idâre, për rregullim n’shpi thom, une t’përgjegjna.”. Thotë, “Vallahi s’dal me k’qyrë djalin kurrë. A e ka falë Zoti? Po. A osht sakat diçka? Jo. A osht gjytyrym? Jo. Ça osht aj me k’qyrë?”. Po aj tana e ka k’qyrë masanena, veç aj mu m’thojke qashtu, a din? Vallahi n’Elektranë ma ka dhânë dorën. Edhe e ka... edhe flejti ajo punë. E u martuen, e kanë kriju familje, i kanë krijue do djel, i ka marë do reja, i ka marë do..., qi’ tybe ndryshe s’bâhet. E qata deshta me t’thânë. Çdo sen qi’ bâhet fisinibilah, për izê t’Zotit, pa kurrçfarë qëllim keqi, aty mirë bre motër shko puna gjithë, vallahi. Njeri duhet m’u ru pî qëllimeve t’kqija, p’ej pun’ve t’kqija, p’ej... puna qi’t’çrregullon, largohu prej saj. Puna qi’ t’qetë n’dritë, ka vleftë. Fjala, puna, ajo herdokur ka me dalë n’shesh, ka me dalë n’dritë. po vallahi, flejti puna e u martuen e krijun familje - familje t’ndershme, t’pastër tej n’skej. S’jônë hajgare. Qitmi qato se… pyt sa t’dush.

TA: Ju koki kânë shpi e níme k’shtu a?

HL: Po vallah, po.

TA: Gjith’, po. Kall’xom pak për mikpritjen.

HL: Po. Mikpritja u kânë gjithë… edhe sod osht. Mikpritja u kânë gjithmonë, edhe osht mikpritja der t’desim, se e kem traditë. G’zohna kur m’vjen ni [1] mysafir se gjâ s’um ngushton. Po sod ô pak ma ndryshe, ma kallaj osht për musafirë. Se at’herë jônë kanë… ô kanë varfnia pak… e e bojshin nifarë shprehje sa herë shifshin mysafirë. Kur vike mysafiri… nashta po flas pak sene, nashta s’jônë për...

TA: Jo, lirisht.

HL: E tash kur vike… sa herë vike qi’ shkojke mysafir, “Ça t’qiti?”, “Ça t’qiti?”. Edhe… (qesh) tash osht fjala e mirë, puna e mirë. Kurkush nuk vetë sod se tânë kanë boll, tânë kanë boll. Motër, edhe njo [1] p’e flas (Nuk kuptohet). Nuk kemi vorf’ni sa e bâjmë na vetveten t’vorfun. Ja-a. Nuk jemi. E vorfni ka pasë mas Luftës Dytë Botnore, qajo ô kânë vorf’ni. Pse s’kîmi pasë as bukë t’kallamojtë as...kîmi hangër bâri, si gjâja. E vorf’ni… sod… s’kemi idâre, tânë barabar. Jo. Ka dikush ma shumë, ka ma pak. Po qaj qi’ kâ mas’ pakti, kur t’i shkojsh n’tavolinë, nuk ja nxen tavolina pjâtat. Tona i kanë. Vesha, mâtha, heja, pija… vallahi tona i kanë. Tybe boll pak kujna qi’ i mungon. Ka dikujt qi’ i mungon, nuk thom. Veç, boll pak jônë. po allahile, a je i k’naqun allahile? “As ni [1] trohë”, thotë. S’e di, s’jem t’kënaqun sod. S’kem shije, s’kem respekt, s’kem diçka… s’jem t’kënaqun. A vallahi nuk jem aq t’hollë n’vujtje sa jemi tuj thânën, tu e bâ vetën n’vujtje. Vujtje s’kem. Na s’mujmë tash… sod u shliruem prej armiku, me shku aj qi’ qe treqin [300] vjet e feston republikë, a na… na tetë [8] vjet. Aj, aj, aj… a ô qashtu a jo? Ja niqin [100] vjet, dyqin [200] vjet univerzitetin, e na.... po mirë kemi mrri, po nuk p’e shfrytzojmë. Mu qata po m’vjen mërzi qi’ nuk p’e shfrytzojmë, nuk p’e shfrytzojmë punën. E mikpritja osht… vallahi, n’nivel qysh duhët. Pse… pse jo? Mirë se kâ Zoti.

TA: Qysh e keni nderu mikun përpara? Qysh e keni nderu?

HL: Gjethmonë miq’sia ô kânë e ndershme, gjith’. Pse gjethmonë kemi luftue, qi’ the ti, jemi mundue… kur jem te miqasia, thashë une ma përpara, ka pasë dështime. Po, po… ka pasë naj dështim, po dështimet t’rralla jônë kânë. Mir’po, kur ô bâ miqasia, jônë bâ do analiza. Miku me mik a krahasohet? Ô kon duftë ma s’pari… miqasia a krahasohet? I çfarë rangu osht aj? A osht, m’fal për shprehjen, a ô domaçin, a ô hajn, a osht çedërli, qi’ bon probleme, a ô problem. Gjithkush u munue me zgedhë atë akrânqin e vet. Domaçini ka ngâ m’i zgedh domaçinin. Për shemull, tash po thom, shpija e Mehmet Lecit, shpija e babës tem, e babëgjyshit tem, po thom tash… u shkue e ka lypë nânën teme n’Repë, qi’ n’atë kohë, n’Llap, me Hajdarevë tybe n’ka pasë. E tana, s’u ka interesue çfare ô robi, po miku. “Mehmet Leci, a mun m’u bâ ky… m’u bâ mik me Hajdarevën… ja qysh m’u bâ me Halit Çukën?!”. E kom pasë ni [1] motër une, kusherinën e kom pasë për djalë t’Halil Çuk’s. N’atë kohë… Halit Çukë mâ! Luftoi, luftoi me shkije edhe u vra. Edhe dhandri edhe Haliti u vra me shkije, qi’ liftuen. E jônë bâ do analiza, i kanë bâ njerzit do analiza… sa kanë pasë mun’si. Jônë kânë… dështimet ma t’rralla jônë kânë.

TA: E t’veta k’shtu… mysafirin, kushdo qi’ ka ardhë, qysh e kini nêru? Qato t’veta.

HL: Aaa, mysafiri… t’vjen dogri, t’vjen rasisht. Vjen musafiri - neroe musafirin. Dera duhet me kânë çelë. Edhe… edhe robt’ jônë tu na t’edukuen, cokât n’kamxhik, ka me dalë me ja çelë derën. N’koftë nip - urdhno. N’koftë jabanxhi, ka m’i dhânë xhevâpë. Ka qi’lyps… ka m’i qitë n’dorë diçka. Aaa… s’ka. Robi jemi nuk guxon… me ardhë n’derë, si vjen lyp’s, pa i l’shue diçka n’derë... n’dorë, emo ni [1] dinar - ni [1] dinar. Ni [1] bankë - ni [1] bankë. Pa i dhânë, nuk bon. Pse? Nuk e di kush osht  aj. Vjen me lypë konak? Urdhno, mirë se t’ka çu Allahi. Po, une i kom bâ konak njerit, qi’ tybe n’e kom ngjoftë. Ô ardhë, i kom bâ konak. Edhe sod i boj kanak. Po sod s’ndodh, dikur ka ndodhë. Shpija e jonë, po flas, u kânë e pamunshme me ardhë… edhe nevojtari, nevojtari me ardhë me bujtë, a me marë diçka, me lypë diçka, që ô kthye pa bujtë, ja ô kthye me dorë thatë. Kurrë, për jetë t’gjallë.

TA: Ka ndodhë domethanë, pa e njoftë hiç, aj ka ardhë… i ke bâ konak a?

HL: Ka ardhë. A vallahi...

TA: Muhabet?

HL: Gjethqysh. Pse? Për hatër t’Allahit. Pse Allahi çdo njeri e ka falë, e mos me respektue njerin?! Ô gjynah, marre. M’i thânë veti shyptar, myslimon, besimtar… çdo njeri duhet me respektue. po nevojtarin? Edhe ma dahada duhet m’i respektue. Se na, shpija e jonë, na jemi besimtarë t’lidhun me Allahin xheleshanuhu qi’na ka krijue. Aj na ka krijue. Aj e ka krijue tokë, qiell. E ça ka nërmjet toke e qiellit, na jemi n’kontakt me Zotin gjithmonë. Me besimin islam na jemi n’kontakt. Nuk guxojna me bâ l’shime na… mos m’i bâ njerit ndihëm kur ka nevojë. Pse? Sod jom gjallë, nesra jom n’vorr. Duhet me dalë para Zotit, m’u gjykue, e me dalë faqebardhë. Me dalë tu ni [1] v’lla faqebardhë, je i mirë… po me dalë para Zotit nesra? Kom qef me dalë faqebardhë para Allahit. E na nuk guxojna m’i l’shue… a me ardhë m’i bâ ndihmë, a v’llaut me ja bâ ni kanak. Nuk guxon familja jonë m’i kthye mbrapa me dorë thatë, kurrë. Deri qi’ s’ka mundsi, osht ajo mundsia osht tjetër. Po mundsi? S’ka me kânë, s’ka me ndodhë kurrë. Njeri nevojtar qi’ vjen, me na u kthye me dorë thâtë… vallahi kurrë! Po pse bre v’lla mos me ja bâ ni [1] konak? Pse mos me ja bâ ni [1] konak? T’ka çue Zoti bukë, shtrojë, mlojë, vên kom. Pesë [5] anëtarë i kom, gjashtë [6] dhoma i kom. Po pse mos me ja bâ ni [1] v’llau ni [1] ven? Shkoj me to flej edhe k’naqna bile. Ishalla s’i ndodhë kujna, veç vallahi… po vallahi m’ka ndodhë - e kom shti mrena, i kom bâ konak e... edhe sod i boj. Po sod (nuk kuptohet), at’herë ka pasë... 

TA: At’herë edhe ma shtirë, ma shtirë ô kânë edhe për vên.

HL: Ô kânë ma shtirë. Veç po thom, apet p’e përsëriti, jom krenar pse rrjedhi pî ni [1] familje të pasun, të ndershme. T’pâsunin, jo p’ej kapitallit, se malli osht … rrotullohet. Jetës nuk i dihet, amo jom ball’çelë me thânë qi’ rrjedhi p’ej qisaj familje. Qi’ kurrë… ato qa s’ju kanë duftë njerit, tybe n’jônë përdorë tu na. Jo vallahi.

TA: Me dajtë, çfarë raporte ke pasë? Me dajtë, me ata, familjen e nanës? A je shku shpesh te ta?

HL: Aaa po. I kom t’mirë shumë ata. I kom t’mirë.

TA: At’herë si f’mi a e man n’men’ qi’ je shku te dajtë? Qysh ke kalu atje?

HL: Po, ma mirë. Mere me men’... mere me men’, jônë kânë n’Repë, edhe n’kâmë jom shku pej k’tuhit n’Repë. Si th’mi jom shkue te dajtë. N’kâmë. A e di ku ô Repa?

TA: Jo. Sa i bjê larg prej k’tushit?

HL: Po i bjê, përmi, me thânë… katërdhetë [40] killometra, i vjen. Se Prishtinë - Podujevë i kanë tridhetë [30] killometra, nizet e pesë [25]. A pej Podujeve n’Repë, vallahi i ka nizet [20] e kusur killometra atu, veç vallahi n’kâmë jom shkue.

TA: Te dajtë a?

HL: Te dajtë. Ka bâ vaki kum nejt’ tri [3] javë ditë. Halâ pa hi n’shkollë.

TA: Si f’mi?

HL: Si th’mi. Kum nejt’ te dajtë. Edhe sod i kom mardhânjet e mira te dajtë, e tash dajtë i kom n’Fushë Kosovë. Jônë t’pasun shumë, punojnë dyrë e dritare. Jônë shumë t’pasun. Bile, Asllani thirrën. Jônë shumë… shumë t’pasun jônë. Dajë i kom ata… shumë dâja. Bile ni [1] dajë sidomos, para dy [2] vjete m’ka dekë, Hasan e ka pasë emnin, haxhi Hasan, êêê… mirë i kom çu raportet me dajë. Edhe jom krenar... jom krenar qi’ e kom pasë nânën pî tyne. Une jom krenar çfarë nâne kom pasë, edhe jom krenar çfarë bâbe kom pasë. Kurkush prind t’kqij nuk ka. Veç… Thotë… Nihere njâni m’ka vetë, se une përgjâj pak p’ej dajve, se du me t’shurdhue... 

TA: Jooo.

HL: Edhe po vetë, tha, “Hetem”, tha,“vallahi”, tha,“paske gâ p’ej dajve ma shumë.”. Thom, “Po.”, thom, “edhe jom krenar qi’ kom gâ p’ej dajve. Po’vallahi, edhe pî bâbe me gâ jom krenar.”, thom, “se edhe bâbën e kom pasë… krenohna me bâbën edhe me nânën qi’ i kom pasë.”. Aj tha, “Bravo t’qoftë”, tha, “mirë e bâne.”. Vallahi edhe krenohna sod çfarë prindë kom pasë. E falënderoj Allahin, se mirë kîmi kalu me ta. Shumë mirë kom kalue me ta. Mirë e kîmi kalue. Çdo kush... veç sod i shoh do sene, pak ma t’zbehta, mes prindit edhe evlâdit. Do punë jônë ma t’zbehta. Ma t’zbehta jônë motër, po t’thom të vërtetën. At’herë prindi ô respektu pak ma shumë. Vallahi, pak respekti tu tana u râ, po tu prindi nuk guxon me râ respekti. Tu prindi nuk guxon me râ respekti. Se k’tu tana senet jônë râ amâ tu prini respekti s’guxon me râ. Prin’ e ke pasë. Ça ka hjekë prini për ty e për mue? E sod me ja kthye shpinën! Qysh do t’dalim para Zotit? Prin’ osht .

TA: E nâna a shkojke shpesh atje te, te... 

HL: Po po, veç sa shkojnë sod jo. Sa m’shko reja… renë e kom t’Pakashticës. E, at’herë s’jônë kânë edhe kushtet, at’herë me kuaj, me kíje… Na me kuaj jemi shku, valla. Me kije nuk e maj men’, a me kuaj po. E bab’gjyshi vike. E maj men’ bab’gjyshin, babën e nanës, me kíje vike.

TA: Me ju marë a?

HL: Po, po… me na marë.

TA: E pse ti je shku n’kâmë at’herë? Pî qefit?

HL: Kisha qef… kisha qef me shkue.

TA: Pî qefit a?

HL: Nâna s’kish ngê me shkue. Ato jônë... ato jônë shku ka dy- tri [2-3] here n’vit.

TA: Pa nânë nejshe ti a?

HL: Po. Pa nânë kom nejt’. K’tyneherë jemi shkue ma rrallë… e veç kanë nejt’ ka dy [2] javë, tri [3] javë kanë nejt’. Ka dhetë [10] ditë. Po’jônë shkue rrallë. Se nashta po.... se i kom hjekë edhe do dhamë.

TA: Jo, shumë mirë.

HL: Po, qyre plaku… plaku po çoroditka bre dâla e plastë.

TA: (Qesh).

HL: Mu m’vjê inati. Edhe shkojsha nejsha. Kom nejt’ te dajtë mirë e kom pasë daj t’mirë e kom pasë prind’ t’mirë.

TA: Çfarë kujtime ki pî te dajtë, naj ngjarje?

HL: A?

TA: Çka t’kujtohet diçka pî te dajtë k’shtu… qysh e ke kalu? E di qi’mirë, po diçka ma t’veçantë?

HL: Mirë, mirë. Po nihere… nihere shkova, shkova te dajtë. E kom pasë bab’gjyshin koxha, koxha ô kanë si (nuk kuptohet). Êêê, bab’gjyshi jem e ka pasë veç ni [1] djalë, edhe i diq i ri. Veç ni [1] djalë e ka pasë edhe i diq, e i la ata dy [2] djel e dy [2] çika. E tana masi diq une shkova… e shkova tana te ni [1] kojshi, duel i qiti, i mur... i l’shoi dhitë e m’muer, “Hajde Hetem, hajde me mue”, e shkova, nejta, tona... nejta dy-tri [2-3] orë a tri-katër [3-4] orë… shkova me dhi unë atje. Aj bab’gjyshi jem t’bâhët marak, “Ku m’shkoj djali? Ka m’shkoj?”, e vjen e m’gjânë. Tha, “Vallahi, veç po m’vjen mërzise pa t’i dhânë nja dy [2] shuplaka... A ndodh mâ kjo?”, thashë, “Kurrë mâ s’ka me ndodhë.”. Pa hiç… pa marë izë une...[nejta]. Edhe t’nesërmit kujna s’i bâna zâ hiç, “Hajde, dalum bashkë.”. Duelëm. Bile, ma marojke nifarë... i marojke pȋ shtogu, i shtike lenin n’len e kriske ajo far’ pishtoli, aj far’... me shtog, druni shtog. S’e di a… s’e din ti ça osht?

TA: Po. Çka keni maru me to? Po, e di shtogin.

HL: I marojke dofarë… i marojke, i shtike lenat aty e kriske ajo. E shtike tjetrin lên aty me qitë tjetrin. Ô kânë nifarë si lojë e th’mive, lojë e th’mive. E tana bab’gjyshi m’bërtiti kur shkova, me m’râ jo vallahi, m’bërtiti tha, “Mos t’ndodhë” - tha. Tri [3] javë nejta te daja. Te bab’gjyshi. E qështu kjo jetë. Pytë…s’po di ça me t’kall’xu.

TA: Për çka t’merrë malli ma shumë? Tash qi’ i ke bo k’to vjet, kur kthehesh mbrapa edhe menon - çka t’mungon pȋ t’kalumës?

HL: Nuk um mungon… vetëm tash une n’këtë kohë e falënderoj Allahin. Kîmi punu shumë, jimi kânë punëtorë t’mdhaj…se e përsërita qe disa herë. E falënderoj Allahin qi’ rrjedhë pȋ [1] ni familjes t’mirë, p’ej ni [1] familjes punëtore. Mas Luftës Dytë Botnore na bânë... jashna qitâ, jashna... po as tesha s’kîmi pasë, as veshë, as mathë, as hê, as pije. Na bâni shkâu… vallahi n’tokë, n’zero na qiti. Qi’ u dufke, oj motra jem, u dufke me shkue me ble naj gjâ, po ku me marë pare me shkue? E qat’ ditë qi’ e bike tu shpija -na hankshim bukë t’kallmojtë, menxi bojshim bukë t’kallamojtë - u dufke shkâut me ja çue… me ja çue mishin. Me ble lopën ja kâun… ato delmën, me ja çue. Voêt, vallahi, u duftë me ja çue. Vallahi, voêt... t’i qitke qëkaq voê, “Ti mue niqin’ [100] copa voê ki me prue n’këtë muj, m’i çue n’magazin prodhus.”. A po kupton? E tona, e faleminderoj Allahin. Na me punë… e qysh…Tana m’përkujtohen - jeta qysh e kemi pasë, ka mungue vesha, mâtha, hêja, pija… për ni [1] kohë t’shkurtë se ju kapum punës, se e kemi pasë traditë punën. Ju kapum punës edhe ja arritum. Ja arritum. Bâmë idâre. Edhe tash thom… e faliminderoj apet Allahin. Edhe kurrë s’kemi pushu. Kemi punu natën, ditën…kîmi punue. E falenderoj Allahin se sod qysh e mâj [mend] une rininë, thmininë tem n’atë kohë, e sod qysh i rritën nipat e mi, me çfarë kushtesh, thom, e falenderoj Allahin qi’ ja mrrina qëllimin. Qi’ sên n’këtê dyjê fmisë tem tybe nȋ mungoftë -as vesha, as mâtha, as hêja, as pija… kurgjâfi s’i mungon. E falenderoj Allahin qi’ ja mrrina qëllimin tem. Qysh jum rritë une, une qysh jum rritë, me çfarë kushtesh…e me çfare rritën nipat e mi…! E falenderoj Allahin qi’ ja mrrina qëllimit - me punë, pa shkue n’dam t’kujna. Pa shkue n’dam t’kujna, pa ma pâ sherrin, pa thânë kush… mue kush me m’thânë, “E vallah, ni [1] th’mi i yti a ni [1]... ni [1] i yti ma bâni ni [1] t’padrejtë.”, kurrë. Elhamdulilah p’ej Allahit. Kom flejtë qetë. Kush m’ka thirrën’kamxhik, jom dalë i lirë. S’jom tutë qi’ ma ka bâ f’mija, v’llau… a naj qedêr, a naj t’padrejtë, a diçka. Edhe na ka çu Zoti do idâre qi’ keq nuk jem tu hjekë. Idârja nuk ka skêj. Kâ, dikush, ma shumë, kâ ma pak. Po’keq tu hjekë nuk jemi. Tona i kemi.

TA: Po. E kallxom, dikur… përpara k’tu n’fshat, a ka pasë k’shtu belâja nërmjet veti ose naj shpi qi’ ô kânë n’gjakmarrje?

HL: Shumë, shumë, shumë pak ka pasë.

TA: A po?

HL: Shumë pak ka pasë, shumë… Bilê do para neve ishin kânë, para lindjes teme, do ishin kânë po une nuk… nuk jom kânë at’here. Veq qi’ nuk jônë marë do sene, nuk jônë përdorë fort, qysh përdoren diku, jo… nuk jônë përdorë. K’tu elhamdulilah nuk... se s’kanë pasë ngê, se n’sabah n’punë. Si mos t’kiêsh punë tuat, i mer punë t’hallkut përdore.

TA: Po de. Po’ po thom k’shtu ngatrresa për tokë a për...?

HL: Jo, jo, jo… s’ka pasë.

TA: E vrau, p’e vraj, k’si...

HL: Jo, jo, jo. Ka ndodhë, po t’rralla. Shumë rrallë. Shumë rrallë. Jo… shumë t’rralla jônë. Une... jo. Mirë osht , fshati osht  shumë i mirë.

TA: Shumë mirë.

HL: Edhe sod mirë jemi.

TA: E k’shtu kur e keni pasë ma… ma zor? Për shembull, dimnit e di që… dimnat përpara jônë kânë shumë t’rânë me i kalu.

HL: Po.

TA: Kall’xompak qyshja keni bâ? Përgatitjet qysh kanë nisë për dimën, sa ma herët, çka keni punu?

HL: Po nxȋne qi’ na tokën… na... ka pasë njeri… bejzbêli, tash, jeta nuk ô kânë as at’herë, as tash nuk osht e barabartë. Dikush ma me vujtje, dikush ma kadalë, ma asi… ma kallaj. Mir’po, qi’ me thânë dikush, “Valla u kânë qaq n’gjendje kritike” - jo, jo. I ka nimue dikush, i ka nimue… dikush i katunit i ka nimue. Po apet po. Do dru… i kemi pasë do male e i marshim. Do male e i marshim...Male kemi… kemi kapak male e kapak i blejshim e kapak.... K’shtu gjâ e sêne kemi majtë. Dhên e lôp e bullica kîmi majtë dimnit, rrallë ka pshtu naj dimën pa pre pastërrëm. T’mermi vesh - i prejshim, i tershim. Mishin e tershim, e shtishum. Pooo…

TA: Qysh e tershi mishin?

HL: E tershim. E bojshim rrypa rrypa, e qitshim ni [1] vên, nifarë... shum’kush i ka pa maru dhomat dy [2] me tri [3], veç për me terë mish. I qitshin do shtaga, qështu, e vêjshin mishin n’to, e poshtë do do...i qitshim do sâça t’kqi, dofarë tepsia t’kqia, do rângë t’kqia. E dhezshim zjermin, ata u terke n’tavan. N’tavan. Qështu rrike mishi… e tershin. Po atë kohë e kemi hângër, selamet osht. E tash e terin, po ata t’terën e ati... A na e kemi terë me tim’ me flakë, n’atë kohë. Po tybe, gjithë valla. Rrallë u pshtue n’atë kohë, sa jemi kânë bashkë, qi’ s’kemi metë pa e pre naj pastërrëm. Kîmi pasë gjâ boll, kîmi pasë. Prejshim. Po, mirë ô kânë. Ka pasë… tulifare ka pasë. Nashta ka pasë njeri… dikush s’ka pasë mun’si e sene, po’me hjekë keq jo. A n’tonsi, vujtja u kânë, qi’ folëm ma përpara, vujtja n’tonsi u kânë 

ma nryshe.

A: Po a?

HL: Vujtja ô kânë ma ndryshe vallahi. Jeta ô kânë ma e rânë. N’çdo sen. N’çdo sen ô kânë ma e rânë. E tash jônë…pak ma t’leta jônë senet, ma t’leta. Elhamdulilah p’ej Allahit. Ma t’mira jônë, ma t’leta jônë.

TA: E k’shtu a e mân n’men’ Shëngjergjin?

HL: Po.

TA: Qysh e pritshi?

HL: Po valla, vike nâna… shkojke i marke do hitha. A e di ça jônë hithat?

TA: Ëhë. E di.

HL: I marke e na stërpikke n’sabah, “Çunu”, thojke, “u bâfshi t’shnoshë si hithat!”, (qesh). Aj kuku nâne… E na stërpikshin. U çojshim… na çojke herët nâna, i pastë shpirti rahmet. Jônë kânë do sene.

TA: A ô kânë g’zim Shëngjergji?

HL: A?

TA: A ô kânë g’zim kur ô ardhë Shëngjergji?

HL: Nuk e kîmi majtë Shingjergjin veç... po po, ni [1] sillë t’mirë na e bojshin. Jo’ po… jo’ vall’ha po, për Shingjergj ni [1] sillë na e kanë bâ. Bile ma s’shumti flija na qitshin. Gati ma s’shumti, si shprehi e kanë pasë flija me qitë për Shingjergj. Veç po, Shingjergjin... a m’u festue si festë, si festë - jo. Amâ ni [1] sillë na e bojshin. Ni [1] sillë po.

TA: Edhe me hitha pak...

HL: Po, pak me hitha, pak me do sene. Gjânë i bishin n’mengez ata. E ata i l’shojshin n’sabah gjânë e i bishin n’gjysë t’dit’s. Qashtu. Shingjergji u kânë nifarë, nifarë kufini.

TA: Qysh po menon kufi?

HL: U kânë do do... qashtu, gjânë i qitshin n’sabah e deri n’aksham s’i bishin.Tana p’ej Shingjergjit ja nisshin i bishin n’gjysë t’dit’s. Pushojshin ka dy-tri [2-3] orë, i qitshin masdite apet. P’ej Shin Gjergji ja nisshin. Qashtu u kânë.

TA: Po. Krejt jônë matë me Shingjergj përpara?

HL: Po, me Shingjergj u matshin do sene. Ja para Shingjergji, ja mas Shingjergji, ja…Jônë kânë dofarë vâdash, ‘qikaq mas Shingjergji, qikaq para Shingjergji’, sukur thojnë, ‘dy [2] javë para Shmitri a mas Shmitri’. Shingjergji u kânë, edhe aj ô kânë si shejë…jônë kânë dofarë, u kânë nifarë, u kânë nifarë stacioni, nifarë... u përdorë pak.

TA: Po. E Shën Mitrin? Shmitri?

HL: Po, Shmitrin. Ma jo, Shmitrin ma jo. 

TA: Ma jo a?

HL: Jo. Ja-a. Veç edhe aj e ka… edhe ky e kâ punën e dimnit, “Valla shkoi... jemi hi n’Sh’Mitër, jem hi n’dimën.”, Shingjergji - “Jemi dalë n’Shingjergj, dulum n’verë.”. Jônë kânë dofarë, dofarë… do fjalë t’pleqve, t’atyne (qesh)… popullatës, po s’kanë pasë ato ran’si. Ato jônë kânë sen, jônë kânë sene t’paransishme.

TA: Pse?

HL: As Shingjergji, as Shmitri, as sene…. veç jônë kânë. Po vallah.

TA: Kallxom pak për Ramë Bllacën. Ki çka me m’kallxu m’dokët diçka…

HL: E faleminders qi’ m’pyte për kit’ pytje. Une Ramë Bllacën s’e kom ngjoftë se aj ô kânë n’moshën ma t’vjetër, veç kom niê për tâ. Aj ka qenë, n’atë kohë, i vetmi deputet n’Beograd. 

TA: Ëhë. 

HL: Tana… po thom me t’níme t’odave k’to, si thashë ma përpara, me t’níme t’odave…edhe ô kânë e vërtetë. 

TA: Ëhë. 

HL: Fjalë t’odave, po jônë kânë fjalë t’vërteta. Edhe ajo, mesa e tina qi’ kê n’emision, qaq e përcolla me vëmendje. Ramë Bllaca ô kânë i vetmi deputet shiptar n’Beograd. Edhe u kânë n’pytje për shpërnguljen e shiptarve prej Kosove për Turqi, n’kohën e Ramë Bllacës. Edhe Ramë Bllaca m’u çue me thirrë popllin, “Vendlindja ô k’tu”… vdekja k’tu me kânë se s’ka guxue! E ça bâni… u çue e nisi ni [1] shpi, ni [1] kullë. N’atë kohë kullë bedâtë. Po m’i kallxu popllit… ata qi’ kanë krye diçka, e jo me i shti me gojë. Po e nisi shpinë qi’ me ju kallxu qi’, ‘ky ô vendlindja jonë, qetu osht, mos u çunu m’u shpërngulë’. E nisi shpinë pa nevojë hiç. M’i kallxue popllit, ‘nisni shpija, maroni shpija… se ky ô veni jonë, k’tu kemi lind’, k’tu na duhet me dekë’. E e nisi atë shpi me marue edhe e thirrën n’Beograd. E thirrën n’Beograd për me bâ atë nënshkrim për shpërnguljen e shyptarve pȋ Kosove. Edhe ky nuk ka pajtue. Edhe s’ka pajtue Ramë Bllaca… edhe ja ka xhû ato letra, ja ka lânë n’tavolinë. A ja ka xhû a…Dikush thotë, ‘ja ka xhue’, dikush thotë... veç puna kryesore, nënshkrimin s’e ka bâ. Allahi bâftë rahmet n’shpirt e t’tina. (qan) Nuk u kânë kallaj n’atë kohë. Njerzit çka kanë thânë…vallahi, s’ja ka nënshkrue motra jeme, s’ja ka nënshkrue. Edhe thojnë, ‘n’tre [3] vêna jônë dalë n’pritë me vra’. S’ju ka ardhë shtêk me vra, me vra Ramë Bllacën. E flitët, tre-katërqin [300-400] metra, sa u kânë tybe n’di, u flit kjo punë…pa hi n’shpi e kanë vra. Thojnë, ‘shyptar’. Po aj… tybe n’o kânë shyptar, se aj shyptari s’e vret oj motra jeme! A thojnë ‘tri [2] pritë i kanë dalë shkijet’. S’o kânë shtêk a s’kanë deshtë…pse e kanë gjetë njerin. Edhe pa ardhë n’shpi… qat ditë qi’ nuk e ka nënshkrue për shpërnguljen e shyptarëve p’ej Kosove për Turqi, nuk e ka shkrue, ka ardhë tu shpija, thojnë ‘tre- katërqin [300-400] metra pa hi n’shpi e kanë vra’. Shyptari e ka vra. Edhe krejt k’ta njerz qi’jônë kânë t’njohun, qarqet punëtore, vallahi parja e shkaut - gishti i shyptarit i ka vra. Kader i madh, kader i madh. A vrahët aj njeri? Zâ aty kush pat? Sidomos aj s’o duftë m’u vra. Aj ka liftue për popull, s’ka liftue për veti. Si thashë babgjyshi jem, babgjyshit tem i ka thanë Tomiqi, “Oooni [1] zog pule s’ka me t’u dëmtue.”, “Ooo po due me pshtue popllin tem, qata qi’ m’kanë votue.”. Qashtu Ramë Bllaca. S’ka deshtë… s’u kânë për Ramë Bllacën, po u kânë për popllin shyptar. S’e ka nënshkru. Dulën e vrajtën shyptart. Vallahi n’krejt aspektet n’emën jemi, edhe po hjeqim. Kurrë s’u poqëm! E qikaq di për Ramë Bllacën. Ka pasë… ka historia t’gjâna për tâ, po une si mas t’njêmës teme, n’atë temën… qi’ m’ka interesue, jo për Ramë Bllacën, për çdo shyptar qi’ lufton për kombin e vet, vallahi shpirti m’djegë. Kom qef m’i nimue. Thom, “Allahi i nimoftë.”. Edhe unë mos paça munsi m’i nimue, s’kom munsi m’i nimue, e lus Allahin me inimue… qi’ punon për popëll. Po qe, pun’t tona qeshtu po shkojnë. Vallahi pshtjelltë po na shkojnë. Sod e atë ditë. E tan kjo ditë, historia e historia, ja ka poplli shyptar... Se n’Evropë, jom i bindun, ma i vujtun se poplli shyptar nuk ka. Edhe nuk ka. Me shekuj. Edhe na… na si na - s’po mledhim men’, bre motër! Se leje atâ, e di qi’ e kom hasëm e kom me pasë, qi’ vallahi kurrë mik s’e kem pasë. S’um lidhë kurxhâ me ta. As s’e kom t’kombit, as t’fesë, as t’fesë, as t’kombit, as t’gjuhës as t’kurxhâhit. Gjithë anmik e kemi pasë, e kurrë s’u ngimë. Kurrë s’u ngimë, kurrë s’mlodhëm men’. Qikaq, vallahi. 

TA: Po dalim tash te ni [1] muhabet pak ma ndryshe. Kall’xom pak për shkollimin tan. Sa vjet shkollë i ki?

HL: Faleminerës.

TA: Për punën...

HL: Faleminerës. Edhe kjo shumë pytje me ven’, edhe shumë i êçt jom, se kom dhânë kontributin tem n’atë punë. Katërdhetë [40] vjet kom punue sikur me punue n’shpi teme, ashtu kom punu edhe n’organizatë. 

TA: Ëhë. 

HL: Edhe n’atë kohë kur kom shku, n’gjashthetë e katërshin [64], se prej gjashthetë e dyshit [62] jom kânë, po jom kânë n’tjetër organizatë, a p’ej gjashdhetë e katërshit [64] kom kalue, n’ish Kombinat, Elektroekonomia e Kosovës. Edhe jom shkue si punëtor i thjeshtë, me qat tet’vjeçare. Shyptarë n’zyre nuk ka pasë, as zanatë me çels n’dorë nuk ka pasë. Ja-a. Mere pastrus se n’zyre shyptarë nuk ka pasë. Mas ni kohe u çel… hajde po çilet shkolla për zanatë n’Obiliq. Edhe u shënova, me thânë po shkoj n’shkollë. E vendosa me shku n’shkollë. A shtirë u kânë se… na e kemi pasë, na punëtorët… ajo shkollë u kânë katërvjeçare, po për punëtorët u kânë dyvjeçare, se për nxansa u kânë katërvjeçare. Se ni [1] ditë e ka pasë praktikë, ni [1] ditë e ka pasë teori n’shkollë. E na ça jemi kânë n’mardhânje pune, na e kemi pasë dyvjeçare se n’punë, praktikën e kemi bâ n’punë. Na u ka nje praktika si n’punë qi’ jemi kânë. 

TA: Ëhë.

HL: Edhe tana hajde me hi, me hi n’provim. Para se me shku n’shkollë me hi. Edhe jom hi n’provim. Nuk e di sa vetë! Katër-pesthetë [40-50], tridhetë [30], katërdhetë [40]... nuk di, nuk di se u kânë koxha moti. Ni [1] shok e kom t’Stanovcit, bile halâ gjallë osht, kur jemi hi n’provim, pesë [5] vetë jemi kânë qi’ e kemi dhânë provimin qin për qin [%]. Qin për qin [%], pa asni gabim. Jom kânë une - i pari. U kânë njo [1] prej Stanovci, edhe mik e kom, si mik kojshie, po qe s’mun ja qilloj n’emën… e shoh shpesh. Jônë kânë edhe tre [3] tjerë. Pesë [5] vetë jimi dalë n’informatë qi’ e kîmi dhânë provimin qin për qin [5], pa asni gabim. Edhe shkum n’shkollë mu regjistrue. Kur shkuem, u kânë Voja Tanaskoviqi, u kânë drejtor…edhe shkuem. Kur shkova une, erdhën te une, thotë, “Jônë plotsu venat për bankiera e për mashineri.”, thotë, “U plotsue veni”, thotë “veçn’dash me shkue për shirita.”. Me shku n’shkollë për shirita. Thom,“Ô drejtor”, thom, “qyre une jom qaj qi’ e kom dhânë provimin, e kom bâ testin qin për qin [%]!”. Thotë, “Mue s’um intereson aj mue, aj test. Aj mue s’um intereson, venat jônë plotsu,veç n’dash me shku për trâka, me përcjellë trâka.”, thom,“Jo, kurrë s’shkoj.”. E hupa ni [1] vit. Nuk um pranoi Voja Tanaskoviqi. Ni [1] vit ma vonë u bâ Smajl Dumoshi, Allahi bâftë rahmetin n’shpirt t’tina, po shyptar u kânë. Shyptari. Shyptar u kânë Ismajl Dumoshi (qan). U bâ Smajl Dumoshi drejtor edhe u çum shkum. Na nuk e dishim…apet vitin e dytë [2] thashë po shkojmë. Aj, aj ish kôn caktue, aj me kânë për shyptar’t tana. E shkum n’shkollë n’Obiliq. Kur shkova, u mush aborri. Voja… duel Voja Tanaskoviqi, aj duel, kur duel Smajl Dumoshi. Heu Allahi bâftë rahmet, kurrë s’e harroj atë fjalë t’tina. Tha, “Vllazën, kush jônë shyptar’t, për gjuhën shype, dilni n’tjetrën anë.”. Dy [2] hymje i ka pasë shkolla. Thotë, “Dilni n’tjetrën anë”. Na shyptar’t duelëm, bauuu. Dulëm. Edhe ja nisum shkollës, katër [4] vjet. Vallahi me vujtje po, me vujtje po, se u dufke edhe me shku n’punë… e n’tetë [8] marojke, n’tetë [8] marojke ora e funit. A pej Obiliqi une n’kâmë mu ka duftë me ardhë n’Barilevë. Katër [4] vjet. Dy [2] vjet shkollën e mesme, “dy vjet [2]”, tha, “kfalifikimin e lartë”. Shkollën e mesme, kfalifikimin e mesëm edhe kfalifikimin e lartë. Ajo kfalfikimi i lartë… shkojke… kah, kah… kush dojke mujke me shkue.Tu pranojshin… dy [2] klasët’zanatit tu pranojshin n’shkollë t’naltë. Mujshe edhe dy [2] vjet me kry fakulltetin. Po shok’t e mi, do, se jônë kânë ma t’ri se une, shkun. Tana ju pranojshin dy [2] vjet t’shkollës naltë. Nash...si me kry shkollën e naltë, si me krye zanatin, kfalifikimin e lartë. T’njejtin temë e kanë pasë. T’njejtin rang e kanë pasë. E shkum, e kryem. Edhe shkum… me vujtje e kryem shkollimin. Gjeneratat e para p’ej shyptarve qi’ i kemi rrokë çelsat e jemi hi n’zemër t’Elektranës. Gjeneratat e para me shkollë, se tybe n’ka pasë shyptarë. Edhe aty kemi pasë pengesa, kemi pasë pengesa. Kur i çelshim maqinat, ku jônë kânë ma… deri vonë. Se tana ja nisum, ja nisi tana, po rritet numri i shyptar’ve. A gjenerata jonë, jemi na qi’ i kemi rrokë çelsat, se jo n’shkollë, po çelsat me hi n’zemër t’maqinës. Me çelë maqinën, me kqyrë prishjen ose defektin e maqinës. Gjeneratat tona. Edhe ja nisum hajde, hajde, hajde, hajde… punë sa t’dush. Punë t’palodhshme. 

TA: Ëhë. 

HL: Edhe ja mrrimë. Tana ja nisën po hinë kuadra, ja nisën tana po hynë n’kuadra edhe khâ, edhe n’shkollë. Tana mas Smajl Dumoshi erdh Sali Drejçiqi, drejtor. Voja Tanasoviqi shkoooi mâ, e ngjiti. Tana mâ Smajl Dumoshi e Sali Drejçiqi erdhën shyptarë, edhe khâ ja nisën po vinë kadale kadale… po vijnë kuadra. Ja nisëm… ja nisëm tana sikur thmija kur fillon me ecë. Ja nisum pak, kadale kadale kadale... Punë t’madhe kemi bâ. Dy [2] herë e kom marrë shpërblimin e kabinetit t’Jugosllavisë. Letrat i kom. Shpërblimin ma kanë marrë n’kohën e luftës, sa kanë pasë vlerë tyben n’e di. Qitu jônë kânë, kur jum ardhë s’i kum gjetë! A letrat sa herë une i kqyri, i kom do letra t’thirrit, qi’ kum pasë, se dy [2] herë jom shpërblye p’ej kabinetit t’Jugosllavisë si puntor n’Elektranë, dy herë [2] jom shpërblye. Qaq e kum deshtë punën. Pak e kum deshtë, pak edhe kom pasë qef me hi n’zemër t’Elektranës, edhe me ma pâ hajrin dikush… vetja, rob’t edhe dikush. Sa nxansin une... po shkon gjatë kjo punë, shumë, shumë… po m’vjen shumë keq.

TA: Fol, fol fol...

HL: Edhe m’ka ardhë shteg edhe ju kom nimue nxânsve, kur jum... Tana punojshin çdo ditë. N’nimi e nonqin e shtathetë e pestën [1975] u bâ sistematizimi edhe mu caktue veni i punës. E kum udhëheqë punën, p’ej nimi e nonqin e shtathetë e pestës [1975] e kum udhëheqë punën.

TA: Ëhë.

HL: E tu i falenderu ata v’llazën, krejt shkollat ça ju vyshin, ju thojshin... isha kryepunëtor, përgjegjs i qati sektori, “Shko tu Hetem Leci”. Po n’fund u dufke me ja l’shue vërtetimin, edhe drejtë vërtetimi… n’nimi e nonqin e shtathetë e pestën [1975] mu l’shue për kryepunëtor, kom pasë t’drejtë nënshkrimi. Ka vlejtë nënshkrimi jem. Edhe ja nisën si thashë ma përpara, ja nisën me ardhë edhe kuadra, edhe tana shyptarë. “Çoji te Hetem Leci, nxansat”, kurrë n’ymër tem s’kom nejt’, grupi jem, pa nxansa. Ka mujtë me ardhë, s’ka mujtë me ardhë, ja’u kom lshue ni [1] vërtetim. Edhe u kânë… kom pasë njer’z aty, si thashë kom nejt’, vallahi kom nejt’ me njer’z, edhe deri n’dekë... [s’i harroj]. E shkojsha m’i marrë do vërtetima aty n’arhivë, m’i dhoke pak. Vallahi shyptar i zi u kânë! “Ami more vërtetimat se po ja’u mushi nxonsve.”, “Po çka pot’vyn gjithë ky vërtetim?”. Vallahi, motra jem, s’mujshin me ardhë p’ej Drenice. A me ja hupë shkollën? Ô tybe n’ja hupa. Ni [1] herë n’koftë kânë ja kom shkru, ja kom... E u kânë njâ i Koliqit, u dekë, punojke n’arhiva, atje punojke atje n’... e ka pasë vulën, e tana, e kom pasë... Qata thashë, kom nejt’ me shokë, po me shokë besnika kom nejt’. Kom punu me shokë besnika.

TA: Ëhë. 

HL: Edhe jom shku e kom marrë vërtetimin origjinal n’arhivë, tu sekretari.  E jemi shku, m’i ka shumzu, shyptar m’i ka shumzue. Besom. Edhe shyptar m’i ka vulosë. Tu i thânë, “Ôv’lla, ky shkon n’dorë t’shyptarit”, se aty shkolla shype,“ s’kanë ça bâjnë.”. E qata thashë, ma përpara kom nejt’ me njer’z qi’ i ka hângër gjithkafi...

TA: Ëhë. 

HL: S’na dhashin vërtetima me ja’u dhânë nxonsve. Sa kisha qef une me ju nimu nxonsve…! Edhe shkojsha...e mora njo [1] e t’shkoj e t’mi shumzon njâni. Ai u dekë, Allahi bâftë rahmet n’shpirt t’tina. E t’m’i shumzon. E mshifsha, s’guxojsha…thojsha po m’i zânë, ma kâjnë nânën. E i mshifsha. Edhe ato qi’e ka pasë vulën edhe tani i vuloske ding e dang e dang e dang e dang… Edhe aj u dekë, Allahi bâftë rahmet n’shpirt t’tina (qan). Vallahi tânë jônë dekë. E ku mos m’u mërzitë tana. Edhe... nxons tybe n’kom nshu pa ja dhânë vërtetimin. Edhe ma kanë pâ hajrin shumë, gati tânë janë n’mardhânje pune. Edhe e g’zofshin jarabilâlemin. Jom metë me ftyrë me v’llazën, edhe para Zotit du me dalë me ftyrë. 

TA: Ëhë. 

HL: E ja mush’sha ato, vërr vërr vërr vërr... tak tak vulën. Aj v’lla vulën, aj tjetri v’lla m’i shumzojke. Edhe t’mi çojshin tana, m’i çojshin mas’shumti... kush...nxans qi’ vike n’Elektranë, “Shko te Hetem Leci. Shko te Hetem Leci se aj ta gjânë se ka qatje.”. Edhe nime kum pasë, e kum pasë ni [1]... nuk u kânë bash i lehtë aj farë sektori... po ‘çoje qatje’, a din. U kânë si ma i shtirë e nuk vishin me kontrollue qaq. “Shko te Hetem Leci qatje”, e dishin… e dishin ata njer’zit, se me qata rrisha oj motra jeme, û rrisha me qata. Qi’ thojnë ni [1] fjalë popullore, thojnë, “Ta hekë kryete ta qet n’ven.”. Me qata kisha punë une. Se pa ata û s’kisha guxu veç thojsha, “Boni, veç ruju.”. E dishin ata… une… se bash krejt, krejt vetë s’guxojsha, se thojsha... Edhe ja’u çojsha ato vërtetime. Kanë pâ hajr prej meje, i g’zofshin jarabilâlemin. E ndi vetën t’knaqun, motra jeme, qi’ ma bâne kët’ pytje. Allahi t’shpërbleftë e t’neroftë, qi’ po m’dokët jom çfry pak. Se ka katërdhetë [40] vjet, s’ka pasë ven’ qi’ s’e kum shkelë. Edhe s’i kum pritue punës. As n’shpi teme ma me vullnet tybe n’kum punue, po mu ka ditë. Jom shpërblye. Rrogën... Ka bâ vakía jo nî here po p’ej n’shtadhetë e pestën [75] as gjumin n’shpi s’e kom bâ rahat. N’pikë t’natës jônë ardhë m’kanë marrë…për qat’ sektor se tana naj caktun venat. Me nimi e nonqin e shtadhetë e pestën [1975], qi’ thashë edhe ma përpara, u bâ sistematizimi, na caktun napër vêna t’punës. Çdo prishje m’u bâ, u dufke n’shpi me shku me marrë…jônë kânë ato shoferat, jônë kânë kombit, ata Nivat jônë kânë.  Kujdestaria u dufshin me shku m’i marrë, me shku m’i nreqë punën. Veç (nuk kuptohet)… n’Elektranë mos me pasë mungesë. Heee… sa jom shku pȋ shpie, sa m’kanë nalë n’kapi, sa jônë ardhë m’kanë marrë n’shpi… Halâ pa hangër bukë u ardhë kerri përmas. N’gjysë t’natës mu ka duftë me shkue. T’merrëm vesh, mu ka duftë me shkue, e u duftë me dalë me ngâ me marrë naj shok. E me marrë, e kemi punu aty, e me punë ja kemi arritë. Dy [2] sene: Jom shumë i k’naqun, se ati v’llau qi’ m’ka ardhë shteg me i bâ mirë, vallahi s’e kom nshue pa i bâ mirë. 

TA: Ëhë. 

HL: Edhe e dyta: Dinarin e kemi marrë me njersë. Me njersë e kemi marrë se… edhe kjo ka shumë ransi. Dinâri pa njersë motër s’ka ça t’vyen, ajo ô smuja e robit! Aj ô kancer i familjes! Dinârin qi’ e merr pa njersë, aj ô kancer i familjes! Me njersë. E dy sene, e falënderoj Allahin edhe e falënderoj edhe vetën, qi’ me kâ m’ka ardhë n’shteg, i kom nimue. Bile shty s’e kom kurrë. Edhe qat dinâr qi’ e kom marrë, e kom marrë me njersë. Ja kom pâ hâjrin. Sot jetoj si zotni. E boj ni [1] pleqni, qi’ ma t’mirë... gjâ s’um mungon bre, veç pleqnia u ardhë. Kom kriju familje t’ndershme, e çoj ni [1] pleqni… po tybe n’i marr kujna [lakmi], as mret me kânë. Pleqninë qi’ e boj une, tybe n’i mar kujna lakmi! Se mâ… (nuk kuptohet). Djali m’rri n’kâmë, reja m’rri n’kâmë… bre n’kâmë m’rri reja! As çikat s’um rrinë ma n’kâmë se m’rri reja. E ni… ni k’naqësi t’madhe. E faleminer’ kit pytje qi’ ma bâne, se u çfryna pak. 

TA: (qesh). Kallxom tash...

HL: Vujtje po, amâ n’selamet po. Sod jom mirë. Valla...si person, si person, a qito...sa i përket punës tonë, punës për çka kanë dhânë jetë njer’zit, për çka derdhën gjak v’llaznit e motrat tona, e bâballar’t tonë... Po shkilet gjaku, nuk po vler’sohet gjaku qysh duhet! Jo bre, motra jeme. A i ka hije...lirisht inçizoma! A i ka hije ni [1] kryeministër, halâ pa e çelë derën e zyrës, me thânë ‘rritma rrogën nimi [1000] evro?!A sa v’llazni i ka pâ... hjekë keq. Halâ pa e çelë derën e zyrës… se û s’merrem me asni parti, po merrna me atâ njeri qi’ ô njeri. Me atë njeri qi’ nuk ô njeri, kurrë tybe n’kom me kânë, as kurrë tybe n’kom me thânë mirë e kie. Jo. Si kryeministër, halâ pa e çelë kfakën e derës me hi n’zyre, ‘rritma rrogën nimi [1000] evro’! A u kânë qashtu? E ça ka mirë pȋ atyne, ça pritët? Jo motër, na jemi kânë… jemi kânë n’sipërmarrje, po ô kânë komisioni, ô kânë komisioni. Si u bâ organizata, ô kânë komisioni, u ungjë i ka zgedhë njer’z t’ndershëm edhe i kanë caktue rrogat çdo vêni, se aty ka pasë tulifar’ vêni. I kanë caktue rrogat, rrogat. Çdo vêni t’punës e çdo kfalifikimi e çdo vêni t’punës ju ka caktu rroga. S’ka pasë… e kurrë s’ka pasë pun’torë, kok’çamje mes veti. “Pse ky ma naltë? Pse ky ma poshtë?”, “A po do mu n’rru? Shko aty.”.  Qashtu u kânë tu na.

TA: Ëhë. 

HL: E sot qyky, ky qeveritar, m’u çu veç përveti. Paj vallahi s’muna me kânë i k’naqun. Mêt m’lanë. P’e bâjnë k’ta me vetë, û akademik s’jom... E ata akademika, pasha Zotin, shpirti po m’del, shpirti po m’del. Po shkelin… po shkelin n’gjakun e atynve v’llaznive që sa vjet kanë liftue për me nrrue ky popull! K’ta vallahi s’jônë tuj liftue për popull, po jônë tuj liftue përveti!

TA: Ëhë. 

HL: A osht qashtu? Nashta po gaboj, veç po dokët. N’dash mohoma, n’dash vler’soma. A vallâhi bilâhi, marre osht për ta ça jônë tu bâ n’parlament! Tu e ditë qi’ rreth e përqark armik i kemi, edhe mu çu m’i k’naqë… p’e ngopë armikun, p’e yshên armikun! Ky yshim i tina osht. Edhe kur i sheh ka punojnë bashkë... t’mirës t’mirë, ajdeeee ecum, a atâ e l’shojnë kâmtë, atâ e l’shojnë kâmtë. Aj po majët…

TA: Ëhë. 

HL: Tu na pâ n’parlament qe nizet [20] vjet… Çka bâmë - kurxhâ s’bâmë! Aj veç po majët. Halâ po sundon. S’jemi shlirue, moj motër, s’jemi shlirue. Mitrovicën, ku e kie? Tybe n’e ki tânën kurkun. Vallahi as pesë [5] përqin s’komandon n’Mitrovicë. E k’ta dojnë m’u mytë, m’u hângër nërmjet veti n’parlament. A n’rregull ô kjo a? Jo bre, jazik u koftë! Une si pun’tor jom, kom punue katërdhetë [40] vjet, veç vallahi bilâhi, jazik u koftë. Se s’jônë tuj bâ sen n’kit dyjê. Qysh dul ni [1] shiptar me dhânë ni [1] dorhekje, me thânë, “Ô s’punoj”, tanë s’asihën... ata s’jônë njer’z t’mirë. Kem njer’z t’mirë, kem njer’z t’shkolluen, po i kanë... jônë jashtë rrethi, jashtë rrethi. Nuk jônë n’rreth aty qysh duhet me kânë. Se vallai kem njer’z t’shkollum, si e fola ma përpara, kurrë shyptari ma i shkollum s’u kânë, po ata t’drejtë, ata t’shkollumt nuk i lânë me hy n’rreth aty. Pse? E kanë bâ rrethin e vet, e kanë bâ gjyqtarin e vet, e kanë bâ ushtarin, atë...policin e vet… te ushtrija s’po himë. E ka bâ policin e vet, e ka bâ mjekun e vet, i kanë bâkrejt t’vetët edhe...s’kie ku shkooon.  I ka shti ato t’vet, edhe le t’punojnë sa t’donë. Merr sa t’mujsh. Edhe qashtu osht. Kllapë negative, komplet negativ. Vallahi qi’, jarabilâle... Allahi i pruftë n’mên. Allahi jarabilâlemin k’ta i pruftë n’mên.Veç le te dinë, edhe fola edhe ma përpara, veç po thom... vallahi le te dinë qaj inson qi’ e mer ni [1] dinâr pa njersë, vallahi kancer i familjes ka me ju bâ.Edhe vallahi tânë kena me dekë,edhe vallahi inson i gjallë, qi’ e ka falë Allahi n’kit tokë, ka me dalë para gjykimit t’Allahit, edhe ka me dalë ma i zi se pezhgvja, e zjermi xhehnemit ka me djegë qi’ e han njersën e fukares’. A na fukaretë munohum m’i nimue njâni-tjetrit, e ata kshyrin m’i nimue veç veti. Po doket motër, haptaz po dokët. Nashta jom tranu, ishalla nuk ô qishtu qysh po thom une, veç vallahi p’ej mërzije, p’ej mërzije. 

Zoti i madh po m’doket qi’ qishtu osht. A ishalla gaboj. A po m’falë amon?

TA: Ki t’drejtë, jo ki t’drejtë veç... ka folshe pak ma herët për punën e për shok’t qi’ i ke pasë ma kujtove ni [1] pytje me ta bâ.

HL: Urdhno.

TA: Cilin e ki pasë shokun ma t’afërt, t’jetës? A e ki naj mik t’ngushtë, naj shok. Shok?

HL: E kom pasë ni [1] shok t’ngushtë, m’ka dekë, shumë moti u dekë. Afrim Lozin e kum pasë, aj ô kânë inxhinjer. (qan)

TA: Ëhë. 

HL: Edhe aj... (qan) me snajperkë... Sa herë kom muhabet... kom pasë me Afrim Lozin, me Afrimin… edhe gjithë jemi kânë n’kontakt. Aj ô kanë inxhinjer i diplomuem. Edhe para postës re, me snajperkë e vrajtën p’ej banese… (nuk kuptohet) e kom pasë. Pse po thom? Krejt ça ka pasë shyptarë vallahi ni [1] ven’ jemi kânë. N’atë kohë, vallahi, gjâ sekret me njâni-tjetrin s’kemi pasë. N’atë kohë kur kemi punu n’Elektranë. E ta ka bâ me inati, tash çka dulën k’ta… k’ta farë, k’ta farë adaletash...?! Donë me na hangër mish gjallë. U kânë Avni Kushumlia, u dekë aj, Allahi baftë rahmet n’shpirt t’tina, hasmi shkaut ô kânë. Mos inçizove? Nejse... Ô kânë Avni Kushumlia, ô kânë Idriz Ibrahimi, drejtor i parë pȋ shiptar’ve, ô kanë Idriz Pllana… po, kom punu me babë t’tina, aj gjallë osht. Ai e ka... ai e ka... i pari me shkollë me fakulltet Idriz Ibrahimi ka ardhë n’Elektranë edhe shumë t’afërm jemi kânë. Unë jom kânë pun’tor, po t’afërm jemi kânë shumë. Me tânë jemi kânë t’afërm, t’merrëm vesh. Unë po thom apet, jemi kânë t’afërm, s’kîmi pasë gjâ sekret. Une si pun’tor, si mjeshtër, ata si udh’heqsa, po jemi kânë t’afërm. Kur e ka rrehë pyka pykën, jemi kânë t’afërm, me ni [1] ven’ jemi kânë. I kemi bâ zgjedhjet e senet, krejt jemi marë vesh - ka, tek, ka pe qesum, ka pe qesum… jemi kânë marr’veshje. T’merrem vesh. Kurrë vallai s’e harroj atë k’naqsi, boll ngusht e boll ngarkesë e madhe, na mes veti kemi pasë...krejt i zgjidhshim. E Idriz Pllana e meriton, kom thânë, se i... me fakulltet i pari ka ardhë n’Elektranë Idriz Pllana. Bile ka jetu n’Prishtinë, bile kom punu me to, me bâbë t’tina, me Islamin, Allahi bâftë rahmet n’shpirt t’tina. E Idriz Pllana ô kânë, ô ardhë, ô ardhë inxhinjer i pari aty edhe e ka ngjoftë punën. Tana ja nisën me ardhë. Veç shkuen k’to... Tash jom plakë, tash kajhere po kom ngê, po m’kujtohen... N’atë fatkeq’si, po kemi pasë mirsi n’mes veti, n’fatkeq’si. Jemi kânë t’okupuem, po n’atë fatkeq’si kemi pasë bardh’si n’mes veti na shiptar’t. T’merrmi vesh, se tybe gjâ sekret nuk kemi pasë njâni me tjetrin. Erdh ni [1] kohë nihere, edhe me folë mâ… bajat. 

TA: Ëhë, po. Fol… kall’xo. Ishin… ni [1] organizatë n’Sërbi ish kânë n’likfidim, n’likfidim. 

TA: Ëhë. Hajde m’u integrue, m’u ba bashkë me Elektranë. Qështu u kânë. Edhe vallai xehër u bâmë na shiptar’t. Po s’kishim, v’lla, tjetër… gati menxi se u bâmë punëtorët. Tana punëtorí jo, klasë punëtore po n’udhheqsi s’kishim, se... klasë punëtore i zike... tana na nisëm mjeshtër. Filloi pak m’u rritë numri. Edhe kurrë s’e harroj, tash qi’ thashë, n’kohën e Idriz Pllanës, Allâhi bâftë rahmet... se gjallë osht. E ishalla, jarabi Allah bo ramet n’shpirt t’tina, edhe t’bâbs tina, se edhe me bâbë t’tina kom punu, edhe me Idrizin kom punue. Unë jom kânë mjeshtër, aj ô kânë drejtor. Edhe kur vjen koha, ish e shtune, at’herë t’shtunën punojshim. T’nesrit thotë, “Hetem”, thotë… edhe kah shkoj te pun’torija, kur veç tap po m’del përpara, n’dakik, “Hetem!”, “Ohoja!”, thotë, “A di qi’ nesra kena me dalë n’votim?”. ‘Shok’ at’here i thojshin, nuk thojshin ‘zotni’, thashë, “Po shok drejtor, e di.”, tha, “Ti edhe Rexhep Rama”, atâ e kom pasë shok për kryekreje, i Mengjiç, i Lupçit. U dekë. U dekë. N’Beograd u dekë, p’ej tumorit n’krye. Tha, “Jeni ju dy [2], ti edhe Rexha”, tha, “sa i përket mir’mbajtjes muni me ju folë”, tha, “me votue.”. Nesra kem me dalë n’votim. “Po votojmë”, tha, “m’u integrue me qat organizatë”, qysh ô kânë tash po harroj...qi’ t’kallxova mâ n’fillim, e kom bâ ni [1] harresë se vallai e kom pasë t’inçizume n’krye. Edhe u nâla, tybe n’i thashë drejtor. Jo, nuk i thashë drejtor valla. “O Idriz Ibrahimi!”. U nal. Thashë, “Ooo vallahi gjethmonë na kanë tradh’tue, a vetën s’kom me tradh’tue.”. Bash qështu. “Se vallai s’e kom votue as s’kom m’i thânë kujna t’gjallë me votue.”. Qishtu u kânë. Aj qat fjalë e pritke, oj motra jem, pej meje (qan). Dojke me ma matë... me ma matë impullsin ku jom. E qashtu ô kânë. Fjala e... dy-tre [2-3] vetë jemi kânë aty si kryesorë m’i bajtë, edhe marke fun’ puna. Marke fun’ puna. Na kanë tradh’tue boll… vetën tybe n’e kom tradhtue. Idriz Ibrahimi…tybe n’i thashë drejtor. Thashë, “Ô Idriz Ibrahimi”, thashë, “vallahi boll na kanë tradh’tue, vetën tybe n’e kom tradh’tue. As tybe n’e kom votu, as tybe n’i kom thânë kujna votoe.”. “Aaa…”, tha, “se e di”, tha, “ti kryet e ngritë e kie... .”. Aj qatâ e lypke, oj motra jem, p’ej meje (qan). Aj qatâ e lypke. Po na me qëto fjalë u damë. Tybe n’e votum. Edhe s’e votum. Na u organizuem. Çfarë more... (Nuk kuptohet) Paj vallahi u organizuem e s’e votuem. Edhe vallahi râ aj votim edhe kurrë s’u integrum. Hajt se pun’t tona, vujtjet tona s’kryhen kurrë... Po apet po thom faleminderit qi’ ke ardhë...

TA: (qesh) Shuuumë falemnderit, edhe pȋ teje! Pak t’lodha po... shumë falemnderit!

HL: Jo, s’um ke lodhë po m’ke çfrye, m’ke k’naqë. M’ke k’naqë. Ma ke flladitë shpirtin qi’ jum çfry, po m’dokët jum çfry se s’po kom as me kon me bâ llaf. 

TA: Shumë falemnderit!

HL: A nashta s’kemi folë naj fjalë qi’ s’... ishi