Ibrahim Xhakoli

Intervistuar nga: Ardian Ademi

Lufta e Dytë Botërore përfundoi edhe u çliru Kosova prej partizanëve. N’Vushtrri kanë hi me njizet e nji nëntor njimi’e nanqind

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

25.04.2018

Lokacioni i intervistës

Vushtrri

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

AA: Sot, me datën njëzet e pesë [25] prill të vitit dymijë e tetëmbëdhjetë [2018], gjendemi në banesën e familjes Xhakoli, më konkretisht tek baca Ibrahim, i cili në kuadër të projektit “Kujtesa e Kosovës - Histori gojore: 100 rrëfime nga 100 pleq e plaka” do të na jep një rrëfim nga jeta e tij. 

Baca Ibrahim, qysh je? A je mirë? Baca Ibrahim, a munësh me na u prezantu pak edhe me na tregu rreth jetës prej kur je kânë qysh fmi i vogël? 

IXh: Pooo. Unë quhem Ibrahim Xhakoli. Na me prejardhje jem prej Lugishtës së Hasit. Babâi im ka ardhë në vitin njimijë e tetëqind e na’dhetë e shtatë [1987]. Si fmi, në moshën dymbëdhjetë [12] vjeçare, ka punu bashkë me vëllaun, Rrahman Xhakolin. Ma s’pari kanë punu në Mitrovicë,pasëtaj kanë ardhë në Vushtrri. Në vitin njëmijë e nanqind e tremdhetë [1913] bâbai im është martue me Ajnishahe Plakollin. Dajtë jônë t’ardhun prej Toplicës, p’ej fshatit Plakoll. 

AA: E Plakolli i bjen nga…?

IXh: N’Toplicë. 

AA: N’Toplicë.

IXh: Po. Ata jônë t’ardhun në njimijë e tetëqind e shtadhetë e tetën [1878], kur i kanë përzânë.

AA: Qat’herë në kohën e Lidhjes së Prizrenit. 

IXh: Pooo, në kohën e Lidhjes së Prizrenit, at’herë i kanë përzânë. E jônë martue. Ma s’pari ka lind’ nji [1] motër e jem me emnim Gyli, n’atë kohë, po ajo ka qenë jetëshkurtë, mrena vitit ka vdekë. Pasëtaj ka lind’ motra e madhe, njimijë e nanqind e njizet e treshin [1923]. Dy [2] djem i kanë pasë mas asaj, kanë qenën Ramadani dhe Sylejmani. Sylejmani ka vdekë n’moshën shtatë [7] vjeçare, Ramadani n’moshën gjashtë [6] vjeçare. Sylejmani ka qenë i lindun n’vitin njimijë e nanqind e pesëmdhetë [1915] e Ramadani n’njimijë e nanqind e gjashtmdhetë [1916]. Ata kanë dekë prej fruthit. E pasëtaj kanë lind’ fmit tjerë që thashë. Ajo Gyli ka qenë më e para, po ajo ka vdekë. Mas atyne ka lind’ motra e madhe, Xhevahirja, në vitin njimijë e nanqind e njëzet e tre [1923]. Mas Xhevahirës ka lind’ vllau, Bajram Xhakoli, në prill, me njist e ni’ [21] prill njimijë e nanqind e njizet e pestën [1925]. Pasëtaj ka lind’ Igballja, Igballe Xhakoli. Ajo ka lind’ n’vitin njimijë e nanqind e tridhjetë e nji [1931], ka vdekë me katër [4] shkurt njëmijë e nanqind e nan’dhetën [1990]. Masanej, kom lind’ unë me nânë [9] janar njimijë e nanqind e tridhjetë e tetë [1938]. 

AA: Po, e tash i kini tedhjetë [80] vjet?

IXh: Tash i kom tedhetë [80] vjet. Me nânë [9] janar... Sivjet, me nânë [9] janar, mirë thashë, i kom mbushë tedhetë [80] vjet rrafsh. 

AA: I gëzofsh. Ishalla i mbushë edhe njiqind [100]!

IXh: Faleminderit. 

AA: Baca Ibrahim, a po m’kallxom ti mu sa fmi jeni kânë? Si fmi kur je kânë sa anëtarë të familjes jeni kânë? 

IXh: E kur e mâj n’mend une jemi kânën, për shembull, nâna, bâba, motra e madhe, vllau, motra e vogël edhe une. At’herë ende s’kanë qenë asnjë t’martun’. Dyzet e nishin [1941] u martu motra e madhe, Xhevahirja, pestë e dyshin [1952] u martue vllau, pesëdhetë e treshin [1953] u martue motra, une jom martu në Turqi, Stamboll, me nji [1] nëntor njimijë e nanqind e gjasht e katër [01.11.1964],  k’shtu. Bâba... N’Turqi kemi dalën na, komplet me familje, pos motrat, motrat kanë mbetë k’tu, t’martune. Atje n’Turqi jom martue me nji [1] nëntor njimijë e nanqind e gjasht e katër [1964]. Me njizet e gjashtë [26] mars njimi’ e nan’qind e gjasht e shtatë [1967] m’ka lind’ djali i madh, Bashkimi, n’Stamboll. Me katër [4] prill njimi’ e nanqind e shtadhetën [1970] ka lind’ djali i dytë, Enveri, Enver Xhakoli. Masi jemi kthye, n’shtadhetën [1970] jemi kthye prej Turqie, at’herë me njizet e katër [24] prill shtadhetë e njishin, njimi’ e nanqind e shtadhetë e njishin [1971], ka lind’ vajza e madhe, Shqipja. Me tremdhetë [13] prill, njimijë e nanqind e shtadhetë e dyshin [1972] ka lind’ djali, Kosovari. Me shtatmdhetë [17] shtator, njimi’ e nanqind e shtadhetë e katërshin [1974] ka lind’ vajza e vogël, Afërdita. 

AA: Po ti, baca Ibrahim, si fmi, qysh e man n’mend fëmijërinë tâne? Qysh e ke kalu? T’paktën qysh e ke përjetu ti. A po m’kallxon? 

IXh: Na si fmi... Natyrisht qi’ ka pasë vështirsi. Ma s’tepërmi e mâj n’men kur ishte okupatori gjermon, se gjermont kanë hi me gjashtë prill njimijë e nanqind e dyzet e nishin [06.04.1941] n’Vucitërrn. K’tu i kanë pasë kazermat, qitash ku është shkolla policore, aty kanë qenë kazermat ushtarake t’tyne.

AA: Ku është Akademia e Shkollës së Policisë.

IXh: Po, ku është Akademija. Akademija ku është. Edhe e mâj n’men kur kanë dalë gjermont n’dyzet e katërshin [1944], e me njëzet e nji nëntor njimi’ e nanqind e dyzet e katërshin [21.11. 1944] kanë hi forcat ushtarake komuniste t’Titos. 

AA: T’Titos?

IXh: Po.

AA: Pasë Luftës së Dytë Botërore?

IXh: Po. Lufta e Dytë Botërore. Lufta e Dytë Botërore përfundoi edhe u çliru Kosova prej partizanëve. N’Vushtrri kanë hi me njizet e nji nëntor njimi’ e nanqind e dyzet e katërshin [21.11.1944], n’Mitrovicë me njëzet e dy [22], edhe kanë shku qishtu me radhë. N’Gjakovë ma herët, Prizren ma herët, Pejë ma herët, veç n’Vushtrri me njizet e njishin [21]. Kemi dalë si fmi kemi pritë. 

AA: I keni pritë k’shtu?

IXh: Po, i kemi pritë na. I kemi pas knue dathun, deshun, me kpuca llom. Masanej kur u formu pushteti ka pasë përgjegjësi t’mëdha se u dashtë me... u dashtë me dhânën t’gjithat tepricat, si n’grunë, si n’qumsht’, si n’vezë... çdo gjâ që ka egzistu n’familje. Tepricat u dashtë m’i dhânë, jônë grumbullu tepricat. Masanej, at’herë gratë kanë qenë t’gjitha t’mbulume me qarshâfa edhe me iqpeqe. Pesëdhetë e njishin [1951] u hjekë qarshâfi. 

AA: A ka qenë ky najfar’ reni i fesë, a pse jônë mbulu? A din ti?

IXh: Jo, jo. Ajo p’ej kohnav’ ma t’vjetra. Feja muslimane e ka pasë qarshâfin.

AA: Mbulesën?

IXh: Po, tash po. Tash qeverija e dha te... “Sërbt”, ôshtë thânë, “Sërbt p’e hjekun”, po jo. Udh’heqësia shqiptare kanë ngulë... me ngulm ka kërku me u hjekë qarshâfi, me u shkollue femnat shiptare, se sërbët me pas mujtë edhe ka dy [2] qarshâfa ua kishin qitë femnave tona, veç mos me i lânë me u shkollue. Po, udh’heqsia shqiptare n’atë kohë si, Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, e... 

AA: Kanë bâ kshtu lëvizje?

IXh: Po. Udh’heqsa kanë qenë, ata kanë kërku. 

AA: A po m’kallxon ma tepër për qëto udh’heqjet e tyre edhe lëvizjet që i kanë bâ nacional- çlirimtare për Kosovën, n’këtë rast edhe për Vushtrrinë? Qysh i ke përjetu ti? Qysh i man n’men?

IXh: Une i mâj n’men veç kur kanë ardhë partizant, tani kur u formu kazerma, aty kanë dalë kanë bâ ushtrime ushtria. Masanej gjenerata e parë e ushtrisë, partisë komuniste, ka fillu me dyzet e pestën [1945], pastaj gjenerata e dytë [2] n’dyzet e gjashtën [1946]. Vllau jem, Bajram Xhakoli, ka qenë gjenerata e tretë [3] që ka shku ushtarë, njimi’ e nanqind e dyzet e shtatën [1947]. Ka bâ ushtri n’Mustâr. 

AA: N’Mustâr?

IXh: N’Mustâr.

AA: Ku i ka râ kjo Mustâra?

IXh: Mustâri është n’Bosnje-Hercegovinë. Po, Mustâri.

AA: I kanë rekrutu me zor, a po? 

IXh: A?

AA: I kanë marrë me zor k’ta djemt e ri t’Kosovës?

IXh: Patjetër, se ôshtë dashtë ushtarë me shkue. Dâshte s’dâshte - aj ka qenë obligim i përgjithshëm, siç do shteti. Ushtria at’herë ka qenë... prej dy [2] vjete ka fillu, dy [2] vjete. Vllai im... Varsisht prej gjinisë ushtarake... vllau im ka qenë naviatikë, kundërajror.

AA: Me airoplana? 

IXh: Po. Ai i ka bâ tri [3] vjet. Dy [2] muj ka bâ ma tepër se n’katërdhetë e tetën [1948] jugosllavët u prishën me Bashkimin Sovjetik. At’here i ndalën, nuk ju dhanë menihere... nuk i lanë me shku qat’ gjeneratë, gjeneratën e katërdhetë e shtatshit [1947], nuk e lanë m’u kthye. Për shembull, i ka bâ tridhetë e tetë [38] mu’j, tri [3] vjet e dy [2] mu’j. Ka pasë edhe deri n’katër [4] vjet’, katër [4] vjet kanë qenë ata qi’kanë qenë n’gjininë e aviacionit. Nji [1] prej tyne e njoh, ka qenë Ramadan Dubovci. 

AA: Prej ktyne të fshatit Dubovc?

IXh: Nuk ô ky Dubovci, ô Dubovci i fshatit Toplicës. Ja-a. I biri i Beqir Dubovcit. Masanej ata kanë qenë biciklista k’tu, ku kanë msu zejën. Nuk e di... Albi ka qenë, vllau i vet, ka qenë Ramadani, Sabriu, Ahmeti... krejt me qat zé jônë marrë. Na jemi msu tu ta, i jepshin bicikllat me pare. Une prej moshës shtatë [7] vjeçare jom msu m’i grâ bicikllës k’tu.

AA: Prej moshës shtatë [7] vjeçare ke vozitë bicikëll?

IXh: Po, po. 

AA: Ê baca Ibrahim, e përmene pak edhe Luftën e Dytë Botërore, kohën e gjermânit. A po m’kallxon ma tepër për qit’ kohë? A din qysh i keni pasë raportet me gjermont? Çfarë administrate ka pasë? Qysh e man n’men’ ti krejt? 

IXh: Qe po t’thom, raportet me gjermanë kanë qenë shumë t’mira. Pse? Menihere mas Qeverisë Mbretërore, që ka qenë ajo Mbretëria Sllovene-Sërbe-Kroate, SKS, e menihere... At’herë kanë qenë shumë t’fshtirë, edhe kur kanë dalë, para se me hi gjermâni, nji [1] natë, i kanë marrë shumë njerz’, i kanë mledhë, edhe atë natë t’i kanë pushkatu. Po nji [1] dajë i jemi, nji [1] Emin Plakolli... K’tu ka qenë Dobra Vllaiqi pasaniku ma i madh, po ka qenë sërb. Ati’ dajës ja kanë marrë vllaun, Isak Plakollin, ja kanë marrë nji [1] kusheri, Zijâ Plakollin, i kanë marrë do kojshi, Sherif Grabanicën, Zymer Grabanicën, Mustafë Gjyshincën. U shku Emin Plakolli t’u Dobra, i ka thânë, “Dober, mu vllaun ma kanë marrë edhe i kanë marrë gjithë k’ta. Unë fmive t’tyne do me u thânë Dobra Vllaiqi ua ka hupë fminë, ja’u ka hupë prindt.”, “Jo, bre mirë.”, thotë,“Qysh? Une kurgjâ s’kom...” – thotë, “Jooo, ti me dâsht i pshton. Qikaq...”, tha, “Une qikaq po t’tregoj qi’ dije qi’ p’e di qi’ ata i likfidojnë.Veç dije qi’ fmive t’tyne ko me u tregu qi’ Dobra Vllaiqi ja’u ka hupë prindt!”. Ky u shku te shpija, aj te Ilija. Ilija ka qenë, edhe aj ka qenë Vllaiq, kusheri i kti’. Aj e kish pasë nji [1] dhândërr oficer-kapetan, edhe shkon meniher’... Ata i kanë tubû n’postë, posta ku ô sot, sot ku ô posta, aty i kanë tubûe.

AA: N’qendër t’qytetit, qaty te kaleja?

IXh: Po, te kaleja.Aty i kanë tubûe. Edhe shkon Ilija i thotë atina që cillt’ jon’ ata. I thotë Ilisë, “Qiky, qiky, qiky...”. I njeh Ilija krejt k’ta që i ka thânë ky. Edhe ju thotë atyne, shqip, “Ky s’ka marrë vesh. Ikni hupni, mos u gjin’ni kun’.”, e ngat tina... tani i flet sërbisht, “Ju shkoni sânte, nestra n’mëngjes me u kthy.”. Ata shkojnë a t’nestrit ata qi’ s’kanë pasë kërkon, qi’ s’ka intervenu kërkush, t’nestrit i kanë likfidu. I kanë gjetë te ura e Sitnicës t’gozhdum me gozhda. Babën e Rrahman Konovikut edhe mixhën, nji [1] Hamdi Maxhunin, bâba i Murat Maxhunit... qitu bâba i tina e kâ kapën me postën shpinë, tash djalin e ka, aj Murati. Qikaq. Edhe pshtun ata. 

AA: Tani mas regjimit?

IXh: E dyzet e katërshin [‘44], njimi’ e nanqind e dyzet e katër [1944], n’kohën e okupatorit gjerman, u hapë shkolla. Shkolla e parë shqipe u hapë në kohën e Austro-Hungarisë, n’Vushtrri, edhe n’krejt Kosovën jônë hapë shkollat. 

AA: Po flasim për Kosovë? 

IXh: At’herë si msus’ të parë kanë qenë Abdullah Hadri i Gjakovës, edhe ka qenë Emin Efendi Hoti, k’ta dy [2] msus’. Qit’ Emin Efendi Hotin une e kom majtë n’men’, e kom njoftë mirë, Abdullah Hadrin jo. Nxanst’ e parë kanë qenë Sylejman Popova, Sylë Popova, kanë qenë Perti Badivuku, Izet Badivuku, Nail Haxhiu e k’ta... Ka pasë edhe tjerë po s’um kujtohen emrat e tyne. Megjithse kanë qenë n’fotografi, po... I kom njoft t’gjithë, t’gjithë i kom njoftë se ata kanë vdekë ma vonë. 

AA: Po... tash? 

IXh: E tana edhe n’kohë t’okupatorit u hapë shkolla shqipe, n’katërt e njishin [1941], bile vllau jem ka shku n’atë shkollë. E kom pasë rastin me pâ abetarën - Abetare Gegërisht, shkruhej. E masanej u hapë [shkolla] n’katërt e gjashtën [1946], kur hinë partizant. Filloi, n’katërt e pestën [1945] ka fillue shkolla e rregullt, shtator katërt e pestën [1945].

AA: K’tu n’Vushtrri?

IXh: Gjenerata e parë. N’Vushtri edhe krejt Kosovën!

AA: Qysh e ka pasë emnin kjo shkolla e parë, mas qitashtit, n’katërt e gjashtën [1946]? Qysh u thirrë?

IXh: E shkolla qysh u thirrë nuk e di atâ, nuk um kujtohet. 

AA: Okej. 

IXh: Nuk ka pasë emër t’caktuar at’herë, jo. N’katërt e gjashtën [1946] u hapë kursi analfabetik. Ata qi’ s’kanë ditë me shkru i kanë msue n’mrâmje, po edhe ata qi’ i kanë kry shkollat n’kohë t’Sërbisë. Motra jem edhe ni [1] çikë e mixhës i kanë kry filloret n’kohë t’Sërbisë, n’kohë t’Mbretërisë filloren e kanë kry, tana aty kanë shku kanë msu shqip, shkrim e lexim. Msuse e Kursit Analfabetik ka qenë Hateme Mulla, ma vonë u thirrë Hateme Shala. Nuk e di a e njeh ti Skender Bajraktarin?! Nâna e ti ka dhânë msim. Po masanej, n’shkollën e rregullt, msuset e para kanë qenë: Igballe Butovci, Hylkie Xhemshiti, Bediha Korenica, ka qenën edhe Zehra Zerrza. Qito i mâj n’men’ une. Msuset e para. 

AA: A ka pasë gzim? A jônë gzu masa knena, popullata, kur jônë çelë këto shkolla?

IXh: Jônë gzu shumë. Jônë gzu shumë se at’herë për herë t’parë u hapë shkolla e rregullt n’gjuhë shqipe. Edhe kanë shku mirë mirëpo injoranca e njerëzve, “Jo, mos shkoni n’shkollë se bâhni sërb...”. Po, shumica nuk i kanë çue as mashkujt bile se le mâ femrat, derisa e bânë, nëse s’e çon’ fminë n’shkollë, dënohej. At’herë filluen m’i çue se jo nuk i... nuk i lejshin me shku n’shkollë. Kshtu ka qenë ajo. 

AA: Kohën e partizanit qysh e mân n’men’ ti? Bile ti po thu që ke qenë...

IXh: Qe qajo, qajo është shkolla e partizanit që po thom, koha e partizanit që t’thashë. Jemi dalë kemi pritë, me njizet e nji nëntor n’dyzet e katërshin [21.11.1944], te ura e hekrit kemi dalë na fmija i kemi pritë partizant. Kanë hy...

AA: Partizant?

IXh: Po. P’ej k’tuhit kanë shku n’Mitrovicë. Ata kanë fillu Gjakovë, e Prizren, e Pejë, ma s’pari, Prishtinë tani...

AA: E t’u ardhë knej ka Vushtrria?

IXh: Po. Kanë ardhë t’u i çlirue.Tana u hap n’dyzet e pestën [1945] gjenerata e parë e gjuhës shqipe, n’gjuhë shqipe shkolla. N’dyzet e pestën [1945] ka fillu, n’shtator. Dy [2] djel t’mixhës edhe [2] djel t’axhës pȋ neve kanë shku n’qat gjeneratë. Msusat kanë qenë t’Shqiprisë. Disa msusa kanë qenë t’Shqipërisë, pak ka pasë t’Kosovës. Po at’herë kanë dhânë edhe hoxhollart msim se s’ka pasë kuadra. Krejt ça kanë ditë shkrim-lexim kanë dhânë msim, dej sa u hapë Kursi Pedagogjik n’Prizren. N’Kursin Pedagogjik kush e marojke tetë [ 8] vjeçarën u bojke msus’, tana fillojke kadale...

AA: Numri i nxansave a u kânë i madh n’qito shkolla? 

IXh: Jo, nuk ka qenë i madh. Nuk ka qenë i madh për arsye se n’fillim nuk i lejshin me shkue, shumë pak femra ka pasë. Po qe mu m’kujtohet qaj mixha qi’ ta tregova fotografinë, djalin e tij e ka nxirrë prej klasës së parë, “Hajde me rujtë lopën.”. S’ja kanë ditë rëndsinë shkollës, jo. Qito jônë...

AA: Tregom pak për shkollimin tôn?

IXh: Ê shkollimi jem... Dyzet e shtatën [47], njimi’ e nanqind e dyzet e shtatë [1947], une kom shkue n’moshën nëntëvjeçare n’shkollë. Nuk e di pse aq vonë, se djelt djelt e mixhës tem kanë shkue n’dyzet e pestën [1945], gjenerata e parë! Po n’dyzet e shtatën [47] si kom qenë t’u lue, djali i mixhës at’herë, atje n’shkollë e ka shkrue thirrjen, e ka vulosë me vulë t’drejtorisë, edhe ja ka dhânë babës. Bâba, tu lu m’ka kapë edhe jom shku n’shkollë. 

AA: Me zor?

IXh: Meniherë. Pȋ atyhit kom fillu. N’klasë t’parë [1] e kom pasë Shinasi Korenicën, i Vushtrrisë ka qenë; n’klasë t’dytë [2] motrën e tina, Bediha Korenica; n’klasë tretë [3] e kom pasë Simon Vrellën, ka qenë i Shqiprisë; n’klasë t’katërt [4] fillore e kom pasë Evangjel Kasapin, edhe ai i Shqiprisë. Pastaj, pesëdhetë-pest e nji [1950-1951] jom regjistrue n’Gjimnazin e Ulët, aso kohe thirrej “Gjimnazi i Ulët”. Mas fillores, ma vonë, u bâ tetëvjeçare, tek pesëdhetë e shtatën [57]…

AA: Ka fillu m’u bâ?

IXh: Ka fillu... U bâ. At’herë klasën e tetë [8] e kom kry une. Klasë, klasë... At’herë kemi pasë arsimtarë deri n’klasë t’tretë [3]. Nuk ka pasë gjuhë t’huj’ n’klasë t’parë [1], n’klasë t’dytë [2] s’ka pasë, e gjuhë t’huj’... p’ej klasës së tretë [3] ka fillu gjuha e huj’. Ka pasë gjermonisht, rusisht n’disa raste, frengjisht ende s’ka pasë, frengjishtja ka fillu ma vonë. E msus’ e arsimtarë, arsimtarë sidomos, i kemi pasë: Byrhan Badivukun, Isak Buqincën, Fahri Buqincën, Mensur Drejtën - qita na kanë dhânë edhe e patëm kry Gjimnazin e Naltë n’Mitrovicë, Shaban Merovci qi’ dikur u bâ mjek mu m’ka dhânë matematikë; Behxhet Krasniqi m’ka dhânë frëngjisht, edhe aj me... gjimnaz se t’kfalifikun s’ka pasë, pos me shkollë t’lartë, Mensur Drejta, me shkollë t’lartë, edhe atâ e ka kry n’Slloveni, m’ka dhânë Fizikë edhe Kimi, Hamdi Kasapolli m’ka dhânën’klasë t’shtatë [7] fillore, m’ka dhânë matematikë, edhe masanej m’ka dhânë... aj u kânë p’ej Pejës... masanej um ka dhânë frëngjisht. Filloi e ka ardhë njô [1] Millutin Pavleviq i Beogradit. Ai kish dalë n’pension, profesor i fakultetit, po i dalun n’pension, plak, edhe na jepke neve frëngjisht, pesëdhetë e pesë-pesëdhetë e gjashtën [1955-1956], kom qenë n’klasën e shtatë [7]... e shtatë [7], mirë thashë, tetëvjeçaren at’herë, poo. Masi e kom maru n’pest e shtatën [1957] klasën e tetë [8], për herë t’parë ka fillue provimi pranues m’u regjistru n’Gjimnazin e Naltë n’Mitrovicë - për herë t’parë.

AA: Për herë t’parë? Bash n’gjeneratën tâne ka fillu m’u bâ?

IXh: Pesëdhetë e shtatën [1957]. Kemi shkue p’ej klasës tonë, klasës tetë [8], vetëm dy [2] vetë kemi shkue, se at’herë s’ka pasë shumë klasa, ni [1] klasë e tetë [8] ka qenë. Kemi shkue vetëm dy [2] vetë. Pseee? Frigoheshin prej matematikës! Ça ishin asi... Korenica qi’ m’ka dhânë mue n’fillore, n’klasën e parë fillore, n’dyzet e shtatën [1947], qaj ka qenë, ka shkue n’gjimnaz ka jep matematikë. Edhe kur um ka pâ tha, “Qe nxansi jem! M’njofti!”. I vetmi kom qenë. Me mu erdh... aj ka qenë rum, nji [1] Isak Sokoli. Na kemi qenë t’shkëlqyshëm. Aj m’tha, “Kah shkojsh ti, edhe une.”, se tjert s’guxojshin p’ej matmatike. At’herë kemi shku na, kemi dhânë provimin pranus prej katër [4] landve: Shqip, Sërbisht, Matematikë edhe Frëngjisht - gjuhë t’huj’. Masi e kemi kry na, n’qershor, provimin, at’herë u kemi tregu nxansave tjerë, “Shkoni se nuk osht’ qaq fshtirë.”. At’herë kanë shkue... kanë shkue n’gjimnaz: Qenan Tuneziu, Sabri Pllana prej Vushtrrie.... e disa tjerë. Tana n’klasën e dytë [2], n’klasën e gjashtë [6] gjimnaz, që tash i bjen klasa e dytë [2], n’gjimnaz kanë shkue plot: Mehdin Hoti, Haki Popova, Halit Selaci, Mehmet Duklini, e disa tjerë. E kom pasë nji [1] fotografi, muj m’i ditë krejt. Po, nji [1] Ismet Merovci e k’shtu... Tana ka vazhdu n’klasë ma t’nalta. Kanë qenën... Kanë qenën para meje... Fevzi Dervari...  Une kur kom shku n’klasë t’pestë [5] ata kanë qenë n’klasë t’gjashtë [6], Fevzi Dervari, Beqir Shuki, Haki Galica, Driton Bekteshi p’ej Vushtrrisë, poo.

AA: Edhe p’ej Mitrovicës a ka pasë qi’ jon’ shku?

IXh: P’ej Mitrovice ka pasë, po. 

AA: Se ma afër.

IXh: Ata ma afër e kanë pasë.Une prej Mitrovice. N’klasën e pestë [5] i kom pasë: Balit Barutin, Asllan Barutin, Kapllan Barutin. Baleti edhe Asllani kanë dekë. Kapllani është avokat, ka qenë gjykats, tash ôshtë avokat n’Mitrovicë, poo. Ka qenë Dukagjin Lila, Nazmi Mikullovci... P’ej fshatnav’ kanë qenë Ferhat Bllata, Ali Misiri, e kanë qenë disa tjerë. 

AA: Po. Mirë. Axha Ibrahim, ti e përmene edhe shkollën fillore që e keni kry n’shpinë e Zejnullah Begut, e përmenin edhe qytetart e Vushtrrisë. Po qysh e man n’men’ ti n’qat kohë... sa fshtirë u kânë?

IXh: Po, po. Shpija a?

AA: Te shpija e Zejnullah Begut që e keni kry shkollën fillore.

IXh: Po ai... Ajo ka qenë një ndër shtëpiat më të mëdha. Shtëpia e Zejnullah Begut ka qenë ndër më t’mirat n’atë kohë n’Vushtrri. Zejnullah Begu ka qenë pasanik i madh, gjashdhetë [60] fshatrat e Vuçitërrnës n’emën tina krejt i kanë qitë. Zejnullah Begu ka qenë mixha i Hasan Prishtinës. Hasan Prishtina e ka prejardhjën prej Polacit. Po, Hasani ka lé k’tu në vitin njimijë e tetëqind e shtadhetë e tre [1873]. Qaty te Hamâmi, në anën e majtë t’Hamâmit, afër jônë do teneqepunus, afër tyne ka qenë shpija, tash aty po marojnë dritare t’plastikës - qajo ka qenë shpija e Hasan Prishtinës. 

AA: Po. Shkollimin tôn...?

IXh: Êh, shkollimi jem, qi’ thashë, deri me pesëdhetë e nântën [1959], dej me njimdhetë mars pesëdhetë e nântën [1959], kom qenë n’vit t’dytë [2] gjimnaz. Gjysëvjetorin e kom kry, kemi shku për Turqi. Për Turqi kemi dalë me dymdhetë mars, njimi’ e nanqind e pesëdhetë e nântën [12.03.1959]. Atje vllau nuk um la m’u shkollu. Hyna te njâni, punojsha si fotografist.Veç bukën ma jepke. U kânë nji [1] Xhemajl Kosova, i Mitrovicës. E msova zéjën e fotografistit, pastaj n’gjasht e dyshin [1962] shkova ushtar. Edhe atje e kreva nji [1] kurs për fotografi, edhe n’ushtri kom punu si forografist. Aty nuk kemi fotografu ushtarë, por vetëm oficira. Edhe kom fotografu n’gjasht e treshin [1963] aroplanin, se na thojshin, “Ma s’pari... N’luftë ma s’pari hinë fotografistat se duhet me fotografu vendin ku do bombardojnë ajroplanat.”. Kjo ka qenë ajo. 

AA: Ka qenë që m’u arkivu, m’u rujtë k’to t’dhâna?

IXh: A?

AA: M’u rujtë, a din, k’to t’dhânat, misionet n’operancione që i kanë bâ at’herë n’Turqi. 

IXh: Po, sigurisht. Sigurisht. E tana une kom shkue... Na kanë çue, ôshtë ni [1] ven’ përtê Ankârës, se n’Ankârë e kom bâ ushtrinë, n’kryeqytet, p’ej gjasht e dyshin d’ej n’gjasht e katërshin[1962-1964], kom fotografu aty, Korrekale thirrët. Kemi fotografu fabrikën e pushkve. Po, aty ka qenë fabrika e pushkve. E kom edhe fotografinë une. Po, i kom fotografu edhe depot’ e pushkve. 

AA: Axha Ibrahim, çfare... Qysh u kânë ajo përvoja, ti, si fotografist që ke punu? Sa vjet ke punu?

IXh: Fotografist... Masi kom ardhë prej ushtrie e kom hapë dyqanin tem. Nuk pata fort punë aty, masanej shkova te njâni aty, me punu me pare. Aty punojsha ka dhet’ [10] lira n’ditë. Dhet’ [10] lira se at’herë na me bânka... Se kur kemi dalë për Turqi, shpinë edhe nji [1] hekter e tridhetë [30] âri i kemi shitë krejt për pesdhet mi’ [50.000] bânka. Pesë [5] bânka ka qenë ni [1] mark’. 

AA: Nji [1] markë. 

IXh: Domethânë për dhetmi’ [10,000] mark’ e kemi lânë... e kemi dhânë krejt t’gjalltë çka kemi pasë. 

AA: Paski pasë bajagi shumë. 

IXh: Pooo... Dhetmi’ [10.000] mark’. E kemi ble nji [1] frigorifer, nonmdhet’ mi’ [19.000] banka! At’herë qi’ z’dike kush çka ô frigoriferi! N’Shkup e ka ble vllau, atje e kanë lânë. Kur i kemi ngarku teshat n’tren ka shku atje, se p’ej Shkupit i kemi ngarku teshat, atje e ka lânë, n’dyqan. Edhe e ka marrë e ka qitë. Kur kemi dalë n’Stamboll, at’herë kanë ardhë dy [2] vetë, nji [1] mik i vllaut bile, kanë ardhë dy [2] vetë e kanë ble frigoriferin e njiqin’ e tedhet’ [180] litrave. As qi’ e kishna pâ une! Qashtu i paketum. Edhe e shitum pesmijë e katërqind [5400] lira. E me pesmijë e katërqind [5400] lira na i murum njiqin’ e shtadhet’ e pesë [175] metra troll. Aty sot, ende Alibej thirrët, qaty fmia... Vllau ka pas marue shpinë qaty, ende e kanë qat shpi. Kanë ble edhe tjera shpija, kanë... pak ma n’atë anë, Silator thirret. Qaty une, n’Silator, kom punue si fotografist. Masanej n’gjasht e tetën [1968] erdha si mysafir khâ. Tre [3] muj nejta, mas tre [3] mujve u ktheva. Ê nji [1]... Shkrujti gazeta Rilindja se, “T’gjithë ata që nuk i kanë durt e përlyne me gjak kanë drejtë m’u kthy n’Kosovë.”, ata qi’ jon’ shpërngulë për Turqi. At’herë ka shkru gazetari Nebil Duraku. 

AA: Gazetar i Rilindjes?

IXh: Po, gazetar i Rilindjes. Rilindjet m’i dërgojke Qenan Tuneziu, shok klase. At’herë ai ish n’Fakultet t’Medicinës n’Shkup, por Rilindjen edhe Zërat e Rilindjes krejt m’i dërgojke atje. E p’ej at’hershit tana unë... Kur u hapë, n’shtadhetën [1970], shkrunte Rilindja, se u hapë Dega e Gjuhës Frënge. At’herë unë thashë, Ah, sikur kisha qenë, unë kisha shku tash n’frengjisht!. Po atje unë e kom kry n’Konzullatën Franqeze, e kom kry ni [1] kurs shtatmijë [7000] orë frengjisht. Direkt, krejt, veç frengjisht kemi folë. Ajo m’ndihmoi mu shumë. Kur u ktheva, shkova m’i vizitue arsimtart’ e mi, profesort’ e mi qi’ m’kanë dhânë n’shkollë t’mesme msim. Musa Gashi m’ka dhânë gjeografi edhe frëngjisht; Latif Mulaku m’ka dhânë shqip; Latif Berisha veç tri [3] ditë m’ka dhânë shqip. 

AA: Veç tri [3] ditë?

IXh: Veç tri [3] ditë. Latif Mulaku, thashë, m’ka dhânë shqip, edhe histori m’ka dhânë Ismet Dërmaku. Ismet Dërmaku shkoi n’fakultet n’Shkup, se ka qenë me shkollë t’lartë. Na erdhë nji [1] Sekuliq, nuk ja di emnin veç mbiemrin, na ka dhânë sërbisht. Vizatimin e kemi pasë sërbisht, historinë e kemi pasë sërbisht... Vizatim na ka dhânë nifar’ Prutkov, n’Mitrovicë, aj ka qenë me origjinë ruse. Êh... si thashë, kesh m’i pâ profesorat, i vizitova atje. M’thanë, “Pse s’po vjen me studju? A din çfarë nxansi ke qenë? Nxansat ma t’dopt kanë kry fakultet!”. Thashë,“Profesor, po une... Siç e dini, une nuk e kom kry gjimnazin.”, “Tash ka ndryshue, ligji ka ndryshue, se pa shkollë t’mesme... Ekzistojnë pesë [5] provime kfalifikuse: Gjuha Shqipe, Frengjishtja, Historia, Filozofia me Logjikë e Psikologji. Qato pesë [5] provime nëse mund t’i japish pranohet shkolla e mesme.”. Une hina n’shkurt, n’shkurt shtadhet’ e nishit [1971] kom hi n’provime. Katër [4] provime i dhash: Shqipën, Historinë, Gjeografinë edhe Gjuhën Frënge. Shqip um kanë pytë Isak Bajçinca edhe Isak Bllakua, at’herë ata kanë qenë asistenta. Ê gjeografi m’ka pytë Emin Pllana, frengjisht m’ka pytë Gjyltekyr Shehu. Për qershor m’ka metë filozofia me logjikë e psikologji. Ali Dida, Ali Dida na ka dhânë. Kom hy me studenta t’rregullt. At’herë une n’shkollë t’mesme s’kom bâ filozofi se filozofija është bâ vetëm në shkollë, n’klast e larta, n’klasën e shtatë-tetë [7-8]. Tash, për shembull klasa e tretë, katër [3,4], at’herë shtata, teta [7,8]. Une s’kom arritë mirëpo pata marrë shënime p’ej nî [1] djali t’motrës edhe i kom inqizu n’magnetofon. Vazhdimisht e ngova magnetofonin, e mësova, shumë gjâna i msova, shumë thânie t’filozof’ve. Kur kom hi me studentë t’rregullt, na i ka qitë pytjet. E kom shkru, me shkrim pytjet kanë qenë, edhe provimin me shkrim ja kom dërgu Ali Didës. M’ka thânë, “Djalë i mirë, paske bâ ma tepër se qi’ kërkohet p’ej teje!”.

AA: Maksimum! Ma tepër!

IXh: Pooo. Edhe n’shtator, jo, po n’tetor kom fillue vitin e parë n’fakultet, grupi i gjuhës frënge. Vitin e parë [1] e kom kry n’afat t’parë, vitin e dytë [2] n’afat t’dytë, vitin e tretë [3] n’afat tretë. N’vit t’katërt i kom kry ligjeratat n’shtadhet’ e pestën [1975]. Nuk kisha material, se isha i varfun, nuk kisha material. M’u dasht m’i pritë dy [2] shokë derisa t’diplomojnë, materialin e tyne e kom marrë edhe kom diplomu me tridhjetë [30] shtator, njimi’ e nanqind e shtadhet’ e tetën [30.09.1978]. Shokt tjerë t’gjithë kanë shku n’Francë gjatë verës, atje e kanë përvetsu gjuhën. Une pa shku n’Francë hiç kom diplomu! Masi kom diplomu, n’tedhet’ e tetën [1988], ka dalë bursi. Kom shku n’nji [1] kurs, nji [1] stazh, stazh thirrej, n’tedhetë e tetën [1988], n’Francë. At’herë kom shku për herë t’parë. 

AA: N’Francë?

IXh: N’Francë. E mâ s’kom pasë rastin. Na dulë bursi. 

AA: Sa kohë ke qëndru n’Francë?

IXh: Aaa... nji [1] muj ditë. 

AA: Veç nji [1] muj? 

IXh: Nji [1] muj. Stazh, thirrej. 

AA: Stazh, si lloj përvoje...?

IXh: Po. Përvoje.

AA: Pastaj, ku ke qenë?

IXh: Pastaj, kom punu. P’ej shtadht’ e dyshit [1972], si thashë, d’ej nadhet’ e dyshin [1992], kom dhânë msim n’gjimnaz. 

AA: K’tu n’Vushtrri. 

IXh: N’Vushtrri kom dhânë. Pastaj u bâ shkolla me msim t’orientum. Kom dhânë edhe aty se gjimnazi... mâ nuk pat gjimnaz. 

AA: E qikjo shkolla me msim t’orientum, çfarë funksioni ka pasë n’atë kohë?

IXh: Shkolla me msim t’orientum u kânë tu Ali Kelmendi. Aty ka pasën edhe shkolla profesionale. Ka qenë tekstili, agjystatort...

AA: Tash Teknik që i thojnë, a po? Shkolla e Mesme Profesionale?

IXh: Aty thirrej “Shkolla e Mesme me Msim t’Orientum”, nuk e di tash qysh. Qaty bâhët tekstili, agjystatorë e kto... Po masanej prap u bâ gjimnaz, gjimnazi “Muharrem Bekteshi”. Nadhet’ e nishin [1991] punum nëpër shtëpi, shtëpi-shkolla.

AA: Po. Shtëpi-shkolla që kanë qenë at’herë.

IXh: Kom dhânë msim te vorret deeeri me gjashtë qershor nadhet’ e dy [06.06.1992]. Na u vështirsu gjendja ekonomike... Me gjashtë qershor nadhet’ e dyshin [06.06.1992] kom dalë n’Suedi.

AA: U dâshtë me migru gjithqysh?

IXh: Po. Qe njizet e gjasht’ [26] vite. 

AA: Ke qenë n’Kosovë pas kthimit prej Turqisë?

IXh: Tash shtatë [7] mu’j rri k’tu, pesë [5] mu’j... Vetëm dimnin e kalojmë atje. Atje i kem dy [2] djemt e mdhenj. Jo, i madhi e i vogli, Enveri ô k’tu. Edhe vajzën Afërditën e kom aty. Vajza e madhe ôshtë n’Gjermoni, n’Shtutgart [Stuttgart], edhe ajo mysafir ô k’tu ende, qishtu. N’Turqi shkoj vazhdimisht. Qe, qitash kom me shku, për shembull t’premtën kom me shku. N’Turqi shkojmë se edhe shoqja i ka t’vet’t. E ka vllaun, e ka motrën, i ka fmitë e vllaut. Edhe une i kom fmitë e vllaut atje. Shkojmë rrimë... Nja tetmdhet’ [18] ditë kemi me nejt. E vizitojmë Turqinë. 

AA: Bash n’cilin vend n’Turqi? N’kryeqytet, n’Staboll, jeni kânë edhe at’herë?

IXh: Po, edhe at’herë kemi qenë. Po lagjja e Stambollit, Alibej. Se Stambolli ôshtë i madh, i ka pesëmdhet’ milion [15.000.000] banorë!

AA: Tash kohën e migrimit n’Suedi. T’i kthehum aty ku mbete. Axha Ibrahim, n’çfarë kushtesh keni mbrri atje n’Suedi? Qysh e man n’men’ ti?

IXh: Kushtet... kushtet e mira kanë qenë. T’fshtira se si azilant u dashtë me shku prej nji [1] vendi në një [1] vend tjetër. Po tash i kemi kushtet e mira se i kemi marrë letrat. N’nadhet’ e tetën [1998] i kemi marrë na letrat, mas gjasht’ [6] vjete, se nadhet’ e dyshin [1992] kemi dalë e nadhet’ e tetën [1998] i kemi marrë. Se letrat i lshojnin vetëm për ata.... Nadhet’ e katërshin [1994] i kanë lshu letrat vetëm për ata qi’ i kanë pasë fminë nër tetëmdhet’ [18] vjeç, a une krejt fminë i kom pasë mi tetëmdhet’ [18] vjeç. Pooo k’tu n’nandhet’ e tetën [1998] filloi lufta. Po mos t’fillonte lufta neve s’na i kishin dhânë letrat, neve na kishin kthy. Filloi lufta. Edhe ashtu, n’nandhet’ e tetën [98], me njizet e tre qershor nandhet’ e tetën [23.06.1998] i kemi marrë letrat. E masi i kemi marrë letrat, p’ej nji [1] veni, Vesta, jemi ardhë n’Mallme. Mallme është qyteti i tretë [3] n’Suedi për nga madhsia edhe për nga popullsia. Tash jem aty. Danimarkën e kemi afër. Na vimë prej aeroportit t’Danimarkës. Udhëtojmë vazhdimisht. Pesëmdhet’ [15] minuta metro nëntoksore, nëpër deti kalojmë, vimë n’Kopenhagen për pesëmdhet’ [15] minuta. E tash jemi stabilizue. 

AA: Banoni atje?

IXh: Po, po. Banojmë n’qendër t’qytetit. Une jom n’penzion, shoqja n’penzion, djemt jônë t’dâmë. I madhi është shtadhet’ [70] kilometra prej atyhit, punon me gjith’ grue. Ai punon me nji [1] fabrikë, gruja punon me nji [1] kuzhinë shkollore. Djali, Kosovari, punon k’tu. Ai dhet’ [10] kilometra larg neve punon, me gjith’ grue. Ai punon me nji [1] firmë elektrike, ka kry shkollën e lartë t’energjetikës n’Suedi. Vajza, shoqja e vet, e ka kry shkollën e medicinës. Punon n’spital, urologji, qashtu. I kanë tre [3] fmi, dy [2] djel edhe ni [1] vajzë. 

AA: Po. Mirë. Axha Ibrahim, e përmende edhe migrimin, n’Turqi kur jeni kânën. Po, cilat ken’ arsyet që shkut atje?

IXh: Arsyet kanë qenë t’njejta me k’to t’Millosheviqit. At’herë Aleksandër Rankoviqi, Aleksandër Rankoviqi ka qenë kryeministër. 

AA: I Jugosllavisë?

IXh: Po, i Jugosllavisë. Tito ka qenë president i Jugosllavisë, Aleksandër Rankoviqi ka qenë kryeministër. Dhuna ka qenë... bile at’herë dhuna ka qenë ma e fshtirë. Pse? At’herë e merrshin njerin edhe kush... bota e jashtme nuk e dike. E burgos’shin njerin, njerzit. Qe Adem Demaçi, qe ku e kom fotografinë (tregon fotografinë). Qe, tash, t’martën ka qenë te une. Vjen te une Adem Demaçi, rrimë. Pest’ e nânshin [1959], une isha n’klasë t’dytë, n’klasë t’dytë, jo, pest’ e tetën [1958], n’klasë t’parë isha, ka pas majtë nji [1] mramje letrare, e me nanmdhetë [19] nëntor e burgosën për herë t’parë. 

AA: Adem Demaçin?

IXh: Adem Demaçin se ky e ka pas shkrue aso kohe romanin “Gjarpinjtë e Gjakut”. Ka qenë edhe gazetar n’Rilindje. Pooo. Qishtu. E pse po thom ka qenë ma fshtirë? Arsyja se bota e jashtme nuk dike! Ky përdorke dhunë, po jashtë nuk dëgjohej, e Millosheviçi përdori dhunë, po çdo dhunë u ndi jashtë.

AA: U ni. U ndëgju.

IXh: U ndi jashtë edhe bota e jashtme intervenoi. E at’herë Rankoviqi... N’pesëdhet’ e gjashtën [1956] u bâ akcioni i pushkve. I kanë vrâ vetëm shiptart. 

AA: A po m’kallxon ma shumë për qitâ?

IXh: Ajo ka qenë vetëm për shqiptarë, për sërbë jo. I kanë rrahë njiqind [100] vetë. E kom librin e Hajredin Hoxhës qi’ shkrun, “Njiqind [100] vetë p’ej qatyne torturave kanë dekë.”. I kanë qitë njerzit n’dimën, n’borë, ju kanë qitë ujë, edhe u ngri njeri. N’mëngjes kur jônë çu, jônë dalë, njeri u ngri!

AA: U ngri! 

IXh: I mledhshin armt. Ka qenë shumë fshtirë. Ajo ka vazhdu deri n’pesëdhet’ e shtatën [1957].

AA: Dej pest’ e shtatën [1957]?

IXh: Dej n’pest’ e shtatën [1957]. 

AA: E përmenin që shumë kanë hjekë...

IXh: E qajo... qajo ka ndiku ma s’shumti me dalë për Turqi. Për shembull vllau jem e ka pasë nji [1] revolë t’vet, atâ e ka dorzu vet. E kem pasë na nji [1], Edi Bajraktarin, punojshin n’dyqan, e kemi pasë kojshi, ai erdh tha, “Bajram, nëse ki naj armë ama mu, une e dërgoj n’emën tond, edhe mâ ty kërkush s’t’thirrë.”. Ja dha. Me t’vertetë mâ kërkush s’e ka thirrë. Thojke vllau, “K’saj here pshtum.”, se menojshin që prapë bâhët, “Edhe nji here me vazhdue mâ s’pshtojmë...”.

AA: S’ka pasë mâ ksi rast t’familjes?

IXh: Ja-a. Qajo. Kryesorja râ qajo qi’ na dulum. Pse? N’atë kohë kanë veprue n’atë mnyrë se e kanë gjetë njeriun... K’tu ka qenë nji [1], Myrteza Berberi, ka qenë edhe berbêr edhe xharrah. A e di cka ô xharrahi? Këta që bâjnë synêt.

AA: Xharrah ju kanë thânë ktyne që bâjnë synêt.

IXh: Po, xharrah ju kanë thânë. Ê p’ej turqishtes vjen. 

AA: Po, po. Prej turqishtes. 

IXh: Xharrah, operatorit i thojnë.

AA: Po, te feja myslimane.

IXh: E atâ... Populli ka pasë besim n’tâ. Atâ e kanë qitë me dhunë, “Ja del, ja kem me t’likfidu!”. N’çdo qytet qishtu u vepru.

AA: N’çdo qytet t’Kosovës, n’atë kohë?

IXh: N’Kosovë i kanë gjetë njerzt t’cillt poplli ka besim n’ta, e i kanë qitë. Tana vllau jem, shembull thoshte, “Kur ky, Myrteza Berberi, dul...”, ai njeri i meçëm, ka qenë ma i shkollum, kanë besu n’tâ njerzit, “Na pse presim?”. Edhe sërbt kanë qenë n’qaso mnyre t’organizum që me nxitë popullin me dalë. Për shembull na e kemi pasë dyqanin çorrepunus, aty vishin rrishin njerëzit. Vike edhe nji [1] Bozhidar Elezoviqi, aj u kânë zdrukthtar, edhe aty ishin njerzit, pleqt, t’u nejt, thojke, “Aaa bre kojshi, ju kallaj e kini.”,“Pse?”, “K’tu fshtirë u bâ boll. E kini Turqinë, dilni n’Turqi. Atje feja ôshtë e lirë, punë ka boll…”.

AA: S’ju ngucë kërkush?

IXh: “…myslimonizëm. A na s’kem ku shkojmë! Me mujt’ n’Amerikë isha shku!”. E askujt s’i bike n’mend me i thânë, “Çka po lypë ti n’Amerikë? Qe ku e ki Serbinë! Ma mirë shko n’Serbi!”.

AA: Po.

IXh: Domethânën krejt populli u kânën i organizum me i nxitë! Kur shkojke aj, pleqt thojshin, “Qyr bre sërbi sa mirë po mendon, a na henêz po rrimë!”. Edhe fillun me dalë njerzit. Qishtu u kânë propaganda e përgjithshme. Edhe akcioni i pushkve n’atë anë, edhe ndikoi...

AA: K’tu, n’Vushtrri, mas... Tash u kry koha e Rankoviqit. E përmene që ke edhe koha e Titës. Qysh jônë kânë mardhëniet? Qysh e man n’men’ ti?

IXh: Po, po. Ê kur u rrxu Rankoviqi, n’gjasht e gjashtën [1966], na kemi qenë n’Turqi. Mir’po k’tu, si i kom dëgjue edhe kanë tregu njerëzit, at’herë krejt ata që kanë përdorë dhunë i burgosën, i burgosën. I kanë burgosë niherë, po apet i kanë lshu. Me râ n’sy t’popullit. Une kom ardhë gjasht e tetën [1968], mas râmjes s’Rankoviqit. Krahasim me pest e nânshin [1959] kur kom qenë, ka qenë nji [1] liri e jashtëzakonshme. Pse? Për shembull at’herë s’ke guxu me knu për Bajram Currin, tash n’gjasht e tetën k’tu e kom msu...

AA: Po, kur ja nisi koha e lirisë.

IXh: Kângë patriotike u knojshin. Populli e fitoi nji [1] liri. Tana u hapën disa degë t’fakultetit. N’shkurt, me pesëmdhetë shkurt njimi’ e nantqind e shtatdhetën [15.02.1970]... Qe, edhe at’herë kom qenë une k’tu. Jo, jo. Masi... Pa ardhë une, se n’korrik, me pesë korrik njimi’ e nantqind e shtadhetën [05.07.1970] kom ardhë. Me pesëmdhetë shkurt t’shtadhetës [15.02.1970] u hapë Universiteti.

AA: I Prishtinës?

IXh: N’Prishtinë se at’herë ka ekzistu gjuha shqipe. Para Universitetit kanë ekzistue disa degë, disa fakultete, po kanë ardhë... kanë ardhë profesorat prej Beogradit kanë dhânë msim. A katedra e Gjuhës Shqipe u hapë katërt e shtatën [1947] n’Beograd. Voisllav Vajqadoviqi ka dhânë msim, shef katedre u kânë. Vojsllav Vajqadoviqi ka qenë i Vushtrrisë. N’kohën e gjermanit i ka kry dy [2] klasë gjimnaz n’Prishtinë, n’gjimnazin “Sami Frashëri”, edhe dy [2] vjet i ka kry n’gjuhën shqipe n’Tiranë. Pastaj, mas çlirimit, n’katërt e shtatën [1947], ka qenë shef katedre. E ka hapë katedrën e Gjuhës Shqipe n’Beograd. Aty jônë shkollue profesorat e gjuhës shqipe: Gani Lubeteni, Latif Berisha, Latif Mulaku, e disa tjerë. Tash s’um kujtohen krejt emnat e tyne edhe s’un i përmeni. Po edhe n’degë tjera jônë shkollue. Për shembull e kem pasë k’tu Isuf Grabanicën, aj e ka kry Fakultetin Teknik n’Beograd. 

AA: Se s’ka pasë mundsi?

IXh: Fakultetin e Historisë Emin Pllana e ka kry n’Beograd, e disa tjerë. 

AA: A u kânë fshtirë n’fillim, kur u hapë Universiteti, me studiu studentat e gjeneratës së parë? 

IXh: At’herë ka qenë fshtirë se nuk ka pasë kuadra t’mjaftushme, ende kanë dhânë p’ej Beogradit.

AA: P’ej Beogradit?

IXh: Po. Për shembull na n’katedrën e Gjuhës Frënge i kemi pasë dy [2] profesora sërbë. Metodikë na ka dhânë ni [1] Doshica Nacanaq - dhetshe [10] e kom p’ej saj; Letërsi Frënge na ka dhânë Vojsllav Dancetoviq. E profesorat tonë kanë qenë: Murat Bejta, Ruzhdi Ushaku, Mensur Raifi, Gjyltekyn Shehu, Masar Stavileci, Ymer Jaka... U bânë kuadrat tana. 

AA: Ka erdh qiky influencimi, a din, për me studiu Gjuhën Frënge? Çka t’shtyjti, çka t’motivoi që shkove me studiu? Qysh e man n’men’ ti?

IXh: Aaa... Frengjishtën a?

AA: Po.

IXh: Që um motivoi... Une n’frengjisht.... N’matematikë kom pasë aftësi, por frengjishten e kom dashtë ma s’tepërmi. Edhe kur erdha... Vetëm nji [1] klasë e gjysmë gjimnaz e kisha une, i dhash provimet, por e disha, me studiu matematikën... ka pasë mangësi t’mëdha. Frengjishten masi e kreva n’konzullatën e Francës, n’Stamboll, ajo um ndihmoi shumë. Hyjsha k’tu me nji [1]... At’herë nji, Haki Merovci, jepte mësim frengjisht n’klasë t’katërt n’gjimnaz, tha,“Shko.”. Kur i shihsha ata çka po dinë, une isha larg ma mirë! I disha gjânat ma mirë se ata, qajo m’shtyeni. Edhe n’shqip kisha vullnet, po n’atë kohë profesorat e gjuhës shqipe edhe historisë ma s’tepërmi ndiqeshin prej sigurimit t’shtetit, e kshtu gjuhën e huj’ - s’um ngucë kush. Edhe qashtu ka qenë.

AA: Po. E përmende edhe që k’ta profesorat e gjuhës shqipe, k’ta që kanë jep ndjenjë diqysh ma nacionale... Pse jônë ndjekë? A mundesh me ditë? Normal ka qenë regjimi. 

IXh: E di. Ata jônë ndjekë vetum e vetum se... kanë qenë nën hetime krejt, sidomos t’historisë. Na at’herë libra s’kemi pasë, s’kena pasë me ça me lexu. Kemi lexu msheft’. Disa gjâna mrena natës u dufke me lexu. Për shembull um ka pas râ n’dorë libri i Azem Bejtës dhe Shote Galicës. Atâ e ka shkru ky Ajet Haxhiu. Ajet Haxhiu, i dalun n’Shqipni p’ej Vaganicës t’Mitrovicës, i ikun. Atje e ka shkrue atâ. M’ka râ n’dorë. Për herë t’parë... Ton’ natën kom nejt e kom lexue msheft, mos me na pâ, se s’lejshin libra. N’fillim bile ka qenë krejt program i Sërbisë, po. 

AA: Taj ma vonë, masi diplomove?

IXh: Ma vonë tani, dej me shtadhetë e katërshin [1974], at’herë Kosova u bâ Autonomi, Krahinë Socialist-Autonome e Kosovës, edhe ishte element konstituiv i Federatës. Sërbia nuk mundte me vendosë kurgjâ n’veti pa dhânë pëlqimin edhe Kosova. Drejtpërsëdrejti ka qenë me Federatën e lidhne. At’herë Kushtetuta e shtadhet’ e katërshit [1974] ka qenë si Republikë, vetëm emnin qi’ s’e ka pasë Republikë. Tôna... 

AA: Drejtat. 

IXH: Po. 

AA: A po m’kallxon për qit Mbrojtjen Popullore, se shumë e përmenin, po qysh e man n’men’ ti... ma mirë...

IXh: Mbrojtjen Popullore? Mbrojtjen Popullore e kemi msu na për ushtri. Krejt ato që jônë msu n’ushtri na kemi pasë n’provim. At’herë na ka dhânë nji [1] Adem Jashari i Medvegjës, nënkolonel. Me tesha ushtarake i veshun, n’fakultet na ka dhânë. Bile te aj e kom pasë dhetshe [10], po. Çdo degë e fakultetit ka pasë edhe mbrojtje, nji [1] vit e ke pasë mbrojtje. Patjetjetër u duft me ditë çdo gjâ për ushtri. Qishtu. 

AA: Ushtrinë... Masi râ llafi i ushtrisë, e përmene që ushtrinë e ke kry n’Stamboll?

IXh: Poo. Jo, n’Ankâr e kom kry. Njizet e katër [24] mu’j.

AA: N’Ankâr? E a po m’… ?

IXh: P’ej nist e katër marsit gjasht e dy [24.03.1962] d’ej nist e katër mars gjasht e katër [24.03.1964].

AA: Sa vjet?

IXh: Dy [2] vjet. 

AA: Dy [2] vjet. Po sa vjeç ke qenë ti n’atë kohë ?

IXh: Une kom qenë njizet e katër [24] vjeç, se njiset e nji [21] vjeç kom shkue, mas nji [1] vjete kom shku ushtar. Na kem pasë drejtë pesë [5] vjet mos me shku ushtarë, mirëpo une llogarita: Pesë [5] vjet - u bojsha njiset e gjasht’ [26] vjeç. Njist e gjashtë [26] vjeç me shku ushtar, njist e tetë vjeç kur t’vish, kur t’martohesh, p’ȋ bon tridhetë [30] vjeç! Kshtu mendova, vetmeveti thashë... U paraqita vullnetar. 

AA: Vullnetar!?

IXh: Vullnetar u paraqita se gjuhën e msova për tri [3] vjet. 

AA: Turqishten?

IXh: Për tri [3] vjet e msova gjuhën. U paraqita vullnetar. Shkova. Edhe atje kom punu si fotografist, edhe p’ej ajroplanit kom fotografu. Mirë kom kalu n’ushtri shumë. 

AA: Kallxona pak ma tepër p’ej qityne eksperiencave ushtarake ma shumë, ushtrimet e k’to? 

IXh: E qe po t’thom, une n’ushtri t’turkut kom vendosë m’u kthy. Jom betu që fmit e mi n’kit tokë si lâ, edhepse s’kom qenë i martum. Pse? Une isha bâ operacion prej hernies, edhe tridhet’ [30] ditë m’i dhanë pushim, tridhet’ [30] ditë m’i dhanë pushim edhe pesëmdhetë [15] e kisha une t’drejtën tem. At’herë dyzet e pesë [45] ditë m’u bânë. Shkova. Me njizet e pesë [25] maj kom pasë m’u kthy n’ushtri. Me njizet e pesë maj gjashdhet’ e treshin [25.05.1963] u bâ grushtshteti n’Ankâre. Êh, tana une shkova. Qat’herë veç une kom qenë me nji [1] rreshter, i vjetër. Fotografo une... Po kur shkova kishin ardhë edhe dy [2] tjerë. Tash mu m’çun me rû. Njizet [20]... Njiqin’ [100] ushtarë aty. Ishin burgosun oficirat e lartë, prej majorit deri n’kolonel, gjenerala s’ka pasë. 

AA: Jo?

IXh: Aty ishin burgosun. E njiqin’ [100] ushtarë... Aty une isha tetare, nji [1] ushtar, k’shtu.

AA: Ka qenë grada jote ose niveli yt n’ushtri? 

IXh: Po. E, “Hajde shiptar, arnaut, ti ki me shku.”.

AA: Arnaut? Po, shqipart n’Turqi.

IXh: Po, arnaut. Na padhimshëm. Shko une... Se p’ej çetës tonë çdo tre [3] mu’j shkojke tetare atje. Edhe aty ka qenë burgu shumë i shtirë, u thirrë burgu “Soukuju”, qi’ domethânën gropa e ftoftë. Dy [2] paskan qenë n’dhé, dy [2] mi dhé. 

AA: Dy [2] mi dhé!

IXh: Njiqin’ e nizet [120] kanë qenë t’burgosun, po m’u ndrrue me atâ qi’ i kish ardhë koha, n’ven’ atina unë me shku. Kur shkum, kanë dalë dy [2] nënoficera na i kanë hallakât çantat. Edhe nji [1] copë gazete me ta gjetë ta qkyjke, s’lejshin kurgjâ mrena. Edhe kur shkum, himë te drejtori, drejtori major me gradë, me tesha ushtarake. 

AA: Kryetari, kresori i ushtrisë?

IXh: Burgut. Drejtori i burgut. Tha, “Qyre, djali i mirë, k’tu ôshtë shtirë! Te na, k’tu, si me qenë i burgosun si me i tutë t’burgosnit - nji [1] gabim ma t’vogël edhe ty t’shtimë mrena. K’tu te doktori me shkue s’ka. Vetëm kur e shohum që t’ka ardhë deka, qat’herë t’çojmë te mjeku!”. Ahhh... 

AA: Gjendja e rond’. 

IXh: Dikur une i thashë, “Une vet s’kom ardhë, mu um ka çu kapetâni.”, se kapetâni i kish thânë ati rreshterit, tanaj ai m’tha mu, edhe shkojke. Edhe n’fund um pyti, tha, “I kahit je?”, “I Alibejkyjit [Alibeyköy].”, nuk i tregova niherë që i Kosovës jom. “I Ali Bejkyjit?”, tha, “P’ej Alibejkyjit t’Stambollit a Alibejkyjit t’Spartës?”. Qat’herë me marrë vesh se qenkan dy [2] Alibejkyj! Thashë, “Jo, p’ej Alibejkyjit t’Stambollit.”. “A shqiptar je a?”, thashë, “Po”, tha, “Shiptart k’tu nuk bon”. At’herë m’ka zânë rryma prej n’maje t’gishtave dej n’maje t’krés, m’u çun’ flokt përpjetë. 

AA: E qysh ndodhi që t’nxâni rryma? 

IXh: Pse? Ushtar m’ka marrë edhe nënshtetas turk... Po thu, ‘shiptarë kt’u s’bon’! Po, s’mujsha m’i thânë, masi s’bon shiptar me qenë, pse i keni marrë shiptart n’ushtri?! Po ai ish oficer, unë ushtar. E pata bâ bé kur jom martue... Edhe gjasht e tetshin [1968] khâ kesh e pashë situatën qysh ke, kur jom martue, n’gjasht e katërshin [1964], i kom thânë shoqës, “Une n’kit tokë nuk e kom njet me nejt. Nëse…”.

AA: Ti e përmene që …?

IXh: “… pranon mirë, nëse s’pranon - shkon!”.

AA: Çka ndodhi masanej?

IXh: Masanej kjo pranoi dhe vazhdum jetën. 

AA: U kthyt n’Kosovë?

IXh: N’shtadhetën [1970]. N’gjasht e shtatën [1967] m’lindi djali i madh, shtadhetën [1970] i dyti [2]. Edhe erdhëm si mysafirë. Bâna pytje, bâna pytje khâ, k’ta m’pranun. Shtatht e treshin [1973] um ka thirrë konsullâta…

AA: K’tu n’Kosovë?

IXh: …turke, e Shkupit, “Hajde se ôshtë n’favorin ton.”. Joo... I pyta k’ta qi’ m’kishin dalë k’tu, t’sigurimit, ka qenë nji [1] Hajzer Hajdari, ai m’i pat rregullu letrat për me dalë, edhe tha, “Mos gabo me shku se munën me t’ndalë si t’hish në kosullatë. Ai është tash territor i Turqisë menihere me dur’ lidhun t’qesin n’ajroplan, e t’çojnë n’Turqi, e at’herë t’dënojnë.”. E nuk shkova hiç. Pesmdhet’ vjet [15] mâ s’kom guxu me shku, dej ka ndrru ajo politikë. Se une kur kom ardhë ka qenë Demereli. Mas pesëmdhetë [15] vjete jom shkue për herë t’parë mysafir n’Turqi. 

AA: T’kanë ftu apo ke shku vet?

IXh: A? Jo, jo. Vet kom shku, me shoqën bashkë. Po, po i drojtun.

AA: Që mos po ndodhë apet?

IXh: Pooo, mos po m’thrrasin se m’kanë kërku atje. Qishtu ka ndodhë. E tana p’ej nadhetës [1990] vazhdimishit kom shkue. Nadhetë, nadhetë e nji, nadhetë e dyshi [1990, 1991, 1992]... tanishi kom shku n’Turqi. Jemi kthy n’Shkup. P’ej Shkupit kemi dalë për Suedi. P’ej Suedie tana tek nadhetë e nântën [1999] kemi shku se i murum... masi i murum letrat n’nadhetë e tetën [1998], n’nadhetë e nântën [1999] na i dhanë pasaportat e emigrantve. 

AA: N’kohë t’luftës k’tu?

IXh: Po. Emigrantve na i dhanë. Edhe at’herë e kom nxerrë pasaportin, edhe u dufke, u dufke me vizë. Kemi shku n’Ambasadën Turke n’Ankâre edhe kemi shku për herë t’parë n’Turqi. E masanej kur e murrum nënshtetsinë suedeze, at’herë... Tash e kom pasaportin suedez.


AA: Suedez.

IXh: Suedez. Kah’do që t’shkoj, vizë nuk ka kërkun. 

AA: Shumë mirë. Na knaqe me k’to tregime, baca Ibrahim. 

IXh: Kom pâ. Qyre shënimet e jetës, qy ku ma ka shkru djali aty, po... {tregon albumin e fotografive}.

AA: {Shikon albumin} Po, shumë mirë. Baca Ibrahim, deshta me t’pytë diçka, ti e përmene që je i Hasit, i Libozhdës, a qysh ke ai...?

IXh: Lugishtës. 

AA: Lugishtës, po. Une e di që... Kom lexu... M’kanë tregu që zakonisht t’Hasit jônë marrë me furrtari, me bukë!

IXh: Po, krejt bukepjeks kanë qenë. 

AA: Edhe ju jeni kânë?

IXh: Edhe sidomos qaj fshati Lugishtë. Bâba im n’moshën dymdhetë [12] vjeçare, në vitin njimi’ e tetëqind e nadhet’ e shtatën [1897] ka ardhë, se aj ka qenë njimi’ e tetëqind e tedhetë e pestën [1885] i lindun. Vllau i tij, Rrahmani, ka ardhën para tij, edhe nja tri [3] vjet e kanë ardhë. Tana e kanë pasë furrën n’Mitrovicë, bashkë kanë punue. K’tu jônë martue me vajzat e Plakollve.

AA: K’tu t’Vushtrrisë? 

IXh: Pooo, Plakollve. T’ardhun prej fshatit Toplicë, Plakollë. Masanej e kanë marrë edhe nji [1] djalë t’mixhës, Fetah Xhakolin, edhe ai ka punu n’furrë. Edhe me njimi’ e nantqind e tremdhetën [1913] bâba jem u martu... Se dymdhetën [1912] ka hi Sërbia. N’fund dymdhetës, n’fillim tremdhetës [1913] u martu bâba. At’herë ka lind’ fmiu i parë, Gyli. Gyli, fëmiu i parë, ai s’ka jetu - nji [1] vjet... ma shumë. I dyti ka qenë Sylejmani, njimi e nantqind e pesëmdhetën [1915], i treti ka qenë Ramadani, njimi’ e nantqind e gjashtëmdhetën [1916], po ata kanë dekë n’moshën... Sylejmani ka vdekë n’moshën shtatë [7] vjeçare, Ramadani n’moshën gjashtë [6]vjeçare. Mrena ni [1] muje të dytë [2] kanë vdekë prej fruthit. Sot, fruthi nuk është smundje e rrezikshme, po n’atë kohë ka qenë e rrezikshme.

AA: Po se ka…

IXh: Masanej ka lind’ motra e madhe, Xhevahirja. Mas motrës ka lind’ Bajrami, njimi’ e nanqind e njizet e pestën [1925], ajo ka lind’ njizet e treshin [1923]. 

AA: E krejt k’ta djemt qishtu keni punu n’furrë, axha Ibrahim?

IXh: Krejt. Krejt kanë punu n’furra. 

AA: E ti qysh? A e keni pasë t’trashëgume?

IXh: Motra e vogël ka lind’ njimi’ e nanqind e tridhetë e njishin [1931], une kom lind’ me nânt janar njimi’ e nanqind e tridhetë e tetën [1938]. Edhe une kom punue deri n’dyzet e shtatën [1947] n’furrë, kom sitë mi’ll. 

AA: Hajt kallxom pak për... Qysh i punojshit buk’t përpara?

IXh: E qe po t’thom. At’herë buka ka qenën nji [1] kilogramsh, s’ka pasë mi’ll sikur sot. Dilke bâba n’treg, e zgjedhte grunin, tana vike e shoshitke me shoshe... e shoshitke, e çojshmi, e blujshim. 

AA: N’mulli?

IXh: N’mulli. 

AA: A ka pasë mulli k’tu shumë?

IXh: Ka pasë mulli, po ka pasë edhe nji [1] fabrikë.

AA: Fabrikë? E ku u kânë kjo fabrikë?

IXh: Ka qenë qaty tu parku, ajo zémje qi’ shetë gazeta, pak ma n’kit’anë, ka qenë fabrikë, nji [1]... “Mile”, “Mile” e ka pasë. 

AA: U qujt’ përpara? 

IXh: Po. Serbe u kânën. Qaty kemi blu. Para saj u kânë nji [1]boshk, knâta kanë maru ma vonë, po ka qenë fabrikë e madhe qi’ ka pasën... n’tremdhetë pjesë e ka dâ grunin. Ajo ka qenë fabrika e Aleksit, tu kazermat. Ajo i ka dâ krunet, i ka dâ krejt. 

AA : Ça ka pasë nevojë?

IXh: Pooo, ça ka pasë nevojë. Krejt i ka dâ. 

AA : E madhe?

IXh: E madhe. E ka pasë motorrin... nji [1] dhomë, sa qikjo motorri u kânën. Qitke... M’kujtohet dej vonë u kânën fabrika e Aleksit, po k’to qi’ po thom une jom kânën fabrika ma t’vogla. Edhe u kânën mullini, u kânën ma poshtë... ku ô tasht, ku ka qenë përpara Bashkësia Lokale, tash është ajo Zyrja e Penzionerve, qaty ka qenë mullini. Aty e ka pasë nji [1] kusheri i dajve t’mi, Sejdi Plakolli edhe Zeh Grabanica. Kanë qenë ortakë. Mulli me ujë. Ka pasë... Edhe nja tre [3] mullina te Sitnica jônë kânën, po na blujshum te fabrika. U kânën afër furrës, aty kemi blu. Korita ka qenë [4] metra, e drunit. Une kom sitë mi’ll qaty. U duke me përzi brumin me dur’, tash ô lehtë, tash makina p’e përzinë brumin. Brumin e prejshum nji [1] kilogram e njiqind [100] gram. Pse? Buka kur piqej at’herë njiqind [100] gram i hupke... kur t’piqet. 

AA: Efekti k’shtu?

IXh: Po, natyrisht. I hupke njiqind [100] gram. Ka pasë mi’ll qi’ ka pi ujë ma shumë, ka pasë qi’ ka pi ujë ma pak mir’po mesatarisht është marrën, njiqind [100] kilogram mi’ll kanë qitë tridhetë e tre [33] kilogram bukë. Kilogram, jo si sot, pesëqind [500] gram buka!

AA: A ka pasë shumë humbje?

IXh: A?

AA: E përmene që ka pasë edhe kapak humbje buka, a din, kur u pjekë?

IXh: Po. Njiqind [100] gram i ka hupë ajo kur u pjekë se ajo buka kur pjeket ajo…

AA: A ka hupë mbasandej?

IXh: Ka hupë. Kur pjeket buka, për shembull, nuk vjen prapë ni [1] killë. Tash p’ȋ lâjnë bukt papjekë! Me ardhë njejtë - pesëqind [500] gram t’mrumin, pesëqind gram kur t’piqet. Psee? E nxenë furrën, se une kom qenë, e di, e nxenë furrën shumë, koret i piqen, tuli mrena jet papjekë. Êhh...

AA: E tanaj ma vonë a u merrt me qit biznis, me furrtari?

IXh: Ma vonë na... Deri me katërdhet’ e shtatën [1947] na kemi qitë bukë privat sa ka qenë... Kur u bâ me qitë për shtet na mâ s’kemi qitë për shtet, po bâba i ka pjekë bukë mahallës, lagjes, qi’ n’atë kohë i kanë thânë pisherme, fjalë turke, se jônë përdorë fjalë turke n’atë kohë.

AA: Pisherme! Kallxoma kuptimin e tyne, nëse bon.

IXh: A?

AA: Kallxoma kuptimin e tyne? Qikjo pisherme, i paskan thônë furr’…?

IXh: Po, t’pjekne.

AA: T’pjekne?

IXh: T’pjekne, bukë t’lagjes. Gatujshin... Për shembull s’piqshin n’shpi, ma llogari kish me pru n’furrë. Bishin bakllâva, bishin tâva, bishin pasul me veksha. Krejt n’furrë i piqshin.

AA: A kini pasë numër t’madh t’ktyne, a veç ju familjar’t keni punu? A keni pasë edhe dikon?

IXh: Jo, jo. Veç na familjart kemi punu, s’kemi pasë ndihmsa tjerë. Jo, jo. Vllau ka marrë zanatë për teneqepunues te nji [1] Ramadan Orllati. Natën vllau ka gatu, bâba tana i ka pjekë bukt, ai ditën u shku n’zanatë. Une kom sitë mi’ll. 

AA: Tôn’ kohës?

IXh: Tôn’ kohën, poo. Me sitë, me sitë dore. 

AA: E sa? Axha Ibrahim, mu po m’intereson edhe ma herët qi’ jeni merrë edhe ju hasjant... Po kush ja’u msoi bash qit zanatë juve? A e keni pasë vet apo e keni msu p’ej dikujna?

IXh: K’tâ e kanë msu... Mixha e ka msu ma herët. 

AA: A dihet?

IXh: Po. 

AA: Kush ja’u ka msu? Qysh?

IXh: Tana bâba u msu. I bojsha pytje babës, “Pse ju hasjant krejt furraxhi?”, thojke që nuk ôshtë nji [1] zanatë qi’ msohet fshtirë, ôshtë zanatë i lehtë, e mson. Me punu nuk ôshtë bash lehtë se pagjumsi ki. N’ora dymdhetë [12] u dufke me shku n’furrë dej n’mëngjes me metë. N’ora pesë [5] u dufke me kânën buk’t e pjekne. Shkojshin njerzit nëpër puna, shkojshin me livrue, me prashitë, me kositë... E aj mixha ku e ka msu nuk e di, po sigurisht edhe para tyne kanë qenë edhe Sadria, Avdija, Maksuti. K’tu ku jônë, “Evropa” [furra]. 

AA: Po, kjo furra e re?

IXh: Nipat i kanë tash. Une Sadrinë edhe Avdinë i kom njoftë. Ka qenë nji [1] Dina Sokoli, Hamit Sokoli, ka qenë Halil Sokoli, tash nipat e tyne. Nipat e tyne e kanë furrën, krejt furraxhi k’ta, furraxhi. Krejt jônë t’Lugishtës. 

AA: Krejt t’Hasit?

IXh: T’Hasit. Krejt hasjanë, po t’Lugishtës. 

AA: N’përgjithsi?

IXh: T’atij fshatit t’bâbës. E bâba thoshte, “Zanati nuk ôshtë i fshtirë me msue. Plus asaj...”, thojke, “Kâ pare pse ujë po shetë! Tridhet’ e tri [33] bukë ty p’ej ujit po t’dalin. Njiqin’ [100] killa mi’ll, njiqin’ e tridhetë e tri [133] killa bukë, domethânë tridhetë e tri [33] killa bukë ty fitim.”. E për qata. Edhe, “Buka...”, thojke, “shitët. Edhe luftë po t’jetë, s’ka qare pa hangër.”. Qe k’tu, kem ndi, kur ke lufta, furrat kanë qenë hapur. Kanë shku njerzit kanë ble bukë n’furrë. 

AA: N’qytete?

IXh: Pooo, n’qytet. E thojke, “Edhe luftë po t’bâhët, buka shitet se s’ka qare pa hangër.”. Edhe për qat arsye na jemi bâ furraxhi, se vêni jonë nuk bon gjithçka. Edhe me t’vërtetë toka atje s’bon gjithçka, edhe nuk kanë qaq shumë tokë, kanë pak, kanë ma shumë mal. 

AA: Ju k’tu n’Vushtrri kur jeni ardhë, a keni pasë toka ose mal n’katun?

IXh: Tokë ka blé bâba. Kemi pasë nji [1] hekter e tridhetë [30] âri, tridhet’ âri i kanë blé. Ma herët i kemi pasë tu stadioni qatje nalt. 

AA: Po, po. Stadioni ku ôshtë tasht. 

IXh: Po, qatje. Mas çlirimit na e murrën na e dhanë khâ, “Lluka”, thirrën, afër Sitnicës.

AA: Po, te ky katuni Llukë që është afër Dubovcit. Qaty dikun? 

IXh: Pooo, afër Dobërllukës. 

AA: Po, afër Dobërllukës.

IXh: Afër Dobërllukës është ai te ura e Sitnicës, n’anë t’djathtë, aty kom maru. Te ai bazeni që u maru tash, pak ma n’at’anë e kemi pasë, na e murën, khâ na e dhanë. Dobra Vllaiqi që ka qenë pasaniku ma i madh n’Vushtrri, treqin’ [300] hekterë tokë ksajde t’tina jônë kânën. Edhe shpijat ku i kem na, ârat e tina jônë kânën.

AA: E ju a i kini punu qato toka? 

IXh: E kemi punu.

AA: Ti vet?

IXh: Po, e kemi punu. Nji [1] hekter e tridhet’ âri e kemi punue.

AA: Qysh e keni punu tokën përpara?

IXh: Bukën kurrë s’e kemi ble, edhe boston kemi mbjellë. Bostânin e funit qi’ e kemi mjellë, e kemi mjellë njimi’ e nanqind e pest e tetën [1958], për herë t’funit me qat djalin e mixhës t’bâbs’. Bâba... e aj e rujke ditën.

AA: Natën?

IXh: Djali i mixhës edhe unë natën. 

AA: A e shitshit?

IXh: Edhe isha n’gjimnaz n’Mitrovicë. Po, nji [1] gjysë dite n’gjimnaz, gjysën tjetër isha n’dyqan i ndimojsha vllaut. E rujshum bostânin derisa kemi dalë për Turqi, për herë t’parë atje. At’herë ata njerzt qi’ s’kanë pasë tokë, dikush e ka lshu arën për shembull, edhe njerzit kanë marrë, se tash u dufke me plehnu atë arë. Qaj qi’ e ka plehnu, nji [1] copë me mjellë boston, u dûft m’i qitë pleh, edhe kshtu qi’ e ka plehnu arën, ja për nji [1] vit e ka çu për boston edhe ju ka plehnu âra. Vitin tjetër kâ miêll misër ose grun’. Qishtu kanë vepru përpara se shumica s’kanë pasë tokë. 

AA: E m’i vaditë a keni pasë problem? Sitnica ngat u kânë.

IXh: Jo, kemi pasë problem, kemi pasë problem. Po, kemi mjellë edhe tetelin... po. Na s’e kemi pasë afër Sitnicës, ata qi’ e kanë pasë afër Sitnicës ata e kanë pasë ma lehtë, edhe bereqetet jônë bâ ma t’mira. E kanë vaditë, ujitë... Na jo, s’kemi pasë mundësi me ujitë. 

AA: E qysh mujshit m’i vaditë, bile t’paktën m’i ujitë?

IXh: A?

AA: Tokat e juve?

IXh: Jo, jo. S’ke pasë qysh. Veç që ka pasë shira sikur tash që po kâ. Çdokush nuk munët me ujitë, veç ata që kanë çelë bunare e kanë marrë motorrë, se çdo ârë...Ti a ki? S’ki. K’ta qi’ po millin patate, k’ta Doberlluka, k’ta p’ȋ ujitin, përndryshe s’ka kurgjâ. Mirë e kemi pasë punën, dyqanin e kemi pasë, tokën e kemi pasë, po presioni i Rankoviqit edhe sidomos grumbullimi i armëve, ajo ndikoi negativisht, n’pest e gjashtën [1956], e u detyrum me dalë n’Turqi.

AA: Kit’ biznesin e juv’ që e paskit pasë... Tash, për furrtari qysh u bâ puna? A e nalt për gjithë apo u vazhdu prej familjarve tjerë? Për furrtarri.

IXh: Jooo, ai djali i mixhës t’bâbës... kur kemi dalë na, n’pest e nântën [1959], aj e ka pasë furrën. E kemi lânë me furrë se edhe ata kanë punue me furrë. Niherë kanë pasë deri te Domi i Partizanve, nëse e din, tani shpijat qi’ jônë tetë [8] kate, krejt n’xhama, aty n’anë t’majtë tu shkue, qaty ka punu mixha jem, qaty djali i mixhës t’bâbës. Masanej, ka punu përballë vetshërbimit, khâ poshtë. Ata e kanë majtë diku deri gjashdhetë e treshin [1963] furrën, masanej jo. Jônë marrë me ndërmarrje Kosova, ndërtimtari. E kanë punu djelt. Bâba i tyne ka pa nejt n’pension e mâ s’jemi marrë, s’jemi marrë. Askush prej neve mâ nuk u merrë me ndërtimtari, me…

AA: Furrtari?

IXh: ... zéne t’bukpjeksit. E k’ta, qi’ t’thashë, Avdiu e k’ta krejt sot i kanë furrat. 

AA: Halâ?

IXh: Gjithë i kanë pasë dyqanet e veta. 

AA: A e pjekun halâ bukën e mirë si përpara?

IXh: Po, po krejt. 

AA: S’ka ndrru shija?

IXh: Ja, ja. K’ta... Veç qitash... At’herë buka u gatu me t’mrum, tash gatuhet me t’mrum buke, kvasac, edhe i qesin aditiv. Aditivi e frynë bukën, po aj ôshtë helm. Me bâ me ja qitë sa e kanë masën, se me i qitë me ja tepru ajo e helmon njeriun. 

AA: Veç nji [1] masë t’caktume?

IXh: E at’herë, s’ka pasë n’atë kohë. Me t’mrum u nxânë mâja e bukës edhe u kânë ma e lezetshme. 

AA: E shumë mirë, axha Ibrahim. Axha Ibrahim, m’interesoi edhe qiky zanati i fotografit n’kohë tâne, për herë t’parë e përmende që ja ke nisë n’Kosovë.

IXh: Jaa. N’Turqi ja kom nisë.

AA: N’Turqi. A po m’kallxon qysh ja ke nisë, krejt detajet?

IXh: Qe po t’thom, une kom shkue kom punu pa t’holla te nji [1] Xhemajl Kosova, ai n’Mitrovicë e kish zejen tu ni [1]“Moma” afër Urës s’Ibrit. E ka pasë dyqanin dej vonë, atje e ka msu, tani e hapi n’Turqi, qat venin ku kom jetu. Unë shkova te ai, u njofta me to, aty e kom msu zanatin, tani n’ushtri e kom përforcu. N’ushtri e kom kry kursin edhe kur kom ardhë e kom hapë dyqanin tem. Kom shku... Shkova n’dyqan te njâni, s’kish pasë shumë punë. Shkova te nji tjetër, Isa Gashi, ai s’ka pasë fort zanatë, po u msu ma vonë. E hapa dyqanin. Gjâjshe njerz me pare me marrë me punue. Sikur sot, s’ka nevojë me kry fakultetin me marrë farmacistën, aty punojnë farmacista me shkollë t’mesme, e njejta gjâ. E tanashi, derisa kom ardhë n’Kosovë unë e kom pasë dyqanin hapur. 

AA: Per tetë [8] vite? 

IXh: Po.

AA: Axha Ibrahim, mu po m’intereson zeja e fotografisë. Qysh e keni bâ përpara? Qysh i bojshit fotografitë?

IXh: Përpara... Qe po t’tregoj, përpara vetëm bardh e zi ka pasë, nuk ka pasë me ngjyra. N’ushtri kemi eksperimentue për fotografitë me ngjyrë, po u dufshin nëpër tremdhet’ [13] barna me kalu, ilaçe, ato jônë si ujë. Shkojke nëpër tremdhet’ [13], punë e madhe, e sot dej me dy [2] barna del fotografia me ngjyra. Ka qenë fshtirë n’atë kohë. Ke pasë makina të tridhetë e gjashtë [36] poz’ve; ke pasë të dy’m’dhetë [12] poz’ve; ke pasë makinë të nantë [9] poz’ve, n’varet... Unë, për shembull na hêm kemi shitë, kemi pasë... ka pasë dyqane që kanë shitë material. Une e kom marrë te nji [1] Shaban Vardari. Shaban Vardari ka qenë n’qendër t’Stambollit, te ura e Gallatës, aj ka qenë ballist i ikun prej Shkupit t’Maqedonisë. Tu aj unë kom marrë material, kom marrë filma, letra... Masanej, e kemi ble filmin dy [2] lira, dy [2] lira e gjysë, masanej e kemi shitë pesë [5] euro. Kom ble film të tridhetë e gjashtë [36] poz’ve me metër nji [1], nji [1]…

AA: Po, po. Filmat me rrotë. 

IXh: Nji [1] rrotë t’madhe film, edhe e kom shitë dhetë [10] lira ni [1] metër film, ai filmi që e ka pasë makinën të tridhet’ e gjashtë [36] poz’ve. Jom hi nji [1] dhomë t’err’t, se filmi don’ dhomën e err’t edhe fotografitë e dojnë dhomën e err’t. Fotografitë munësh m’i maru me vi t’kuqe, filmi n’terr duhet m’u zhvillue. Qe bile jom tu e shkru n’kompjuter k’tu.

AA: Po.

IXh: E qashtu. E kemi pasë edhe sandekun, nalt ka pasë xhamin, poshtë e kemi shti filmin, drita e madhe i ka râ xhamit khâ edhe e kemi shtypë {i bashkon duart}. Letrën e kemi majtë me dorë edhe ka dalë fotografija. Ato thirreshin vethika, ato. S’ke pasë nevojë aparatin zmadhus. Ê ti e pe aty, n’ushtri, ka maroj fotografija. E kom edhe sot aparatin zmadhus atje te shpija. 

AA: Halâ t’ka metë p’ej asaj kohe?

IXh: Pooo. E kom pru prej atjehit, pjesë-pjesë, tana e kom montu k’tu. E kom shumë fotografija. K’tu masi kom ardhë, dilsha me aparat n’lagje, shkojsha i marojsha. Djali i motrës e ka pasë nji [1] podrum , i err’t, se tri [3] vjet kom punu te motra masi jom kthy, aty marojsha fotografi. Edhe njerzit u fotografojshin, dojshin me m’ndihmu edhe dej sa kom fillu fakultetindejsa kom marrë ndihmë sociale ka dymi’ [2000] banka at’herë.

AA: P’ej shtetit?

IXh: Masi filloi fakulteti kom marrë edhe social, si penzion. I kom marrë dyqind [200]... dymijë e pesëqind [2500] banka at’herë. Edhe qishtu, vitin e parë si e kreva hina n’punë. Tana isha me rrogë mâ, at’herë as me ndihmë, as me ndihmë sociale. 

AA: Po sa u kânë e fshtirë për ty me përballu, për tetë [8] vjet me bâ fotografi n’ato kushte të fshtira?

IXh: Po qyre, ka pasë... Idâre jemi bâ, idâre jemi bâ. S’ka pasë qaq punë, po s’kemi hjekë keq. Vllau ka punu në nji [1] fabrikë, masanej dy [2] vajzat e vllaut hinë edhe ato n’fabrikë, edhe ato punun, edhe mirë... mirë. Na kemi qenë bashkë dej sa jom ardhë prej Turqie, k’tu na bashkë kemi qenë.

AA: E kur erdh puna që ja nise me punu tani si profesor, a ke pasë material me ju shpjegu nxânsave n’shkolla? Qysh u shku qaj proces?

IXh: Po, kemi pasë. Une i kom pasë shënimet e fakultetit edhe ka qenë libri. Po, ka pasë. Po n’fillim, n’shtadhet’ e dyshin [1972], kur jom punsue, pesëdhet’ [50] orë msim i kom majtë. Pesëdhet’ [50] orë msim i kom majtë se s’kish kohë t’lirë, edhe kur kisha shkojsha i përcillsha ligjeratat. E masi diplomova tana ma ndryshe ka qenë. Se ka qenë rrezik me ta zânë venin dikush. 

AA: Po, po. Bile ka pasë konkurencë n’qat kohë.

IXh: Po, sigurisht. Sigurisht. Nji [1] Sefedin Krasniqi, nji [1] gjeneratë mas meje, po ai diplomoi n’qershor une n’shtator, aj konkuroi k’tu. Po ai tha, “Une kom konkuru veç formalisht se...”, tha, “kom konkuru edhe n’Prishtinë, atje n’qendër. Nuk e kom pasë njet k’tu me ardhë, po n’çoftëse nuk pranohmi, mos me metë pa punë kom paraqitë.”. Edhe mirë bâni. N’shtator diplomova. At’herë mora dhe vendimin. 

AA: Edhe shumë shpejtë hine n’punë?

IXh: Po. Deri me nadhetë e dyshin [1992] kom dhânë msim une. Prej shtadhetë e tetën [1978] kom qenë profesor, deri me nimijë e nanqind e nandhet’ e dytin [1992].

AA: Dikun katërmdhet’ [14] vjet?

IXh: Po.

AA: Sa gjatë! Gjeneratat n’atë kohë kur u ke jep msim, a jônë dalë hiç gjenerata t’mira?

IXh: Aaa... at’herë kriteriumi ka qenë i fortë. Prej gjimnazit tonë, ku kanë shku ata kanë pasë suksese n’fakultete. Qi’ t’thashë që n’tedhet’ e treshin [83] jônë majtë çdo vjet garat krahinore për gjuhë t’hu’j.

AA: Paska pasë edhe gâra përpara?

IXh: Gâra ka pasë. Po.

AA: Kallxona ma tepër për qëto gara, axha Ibrahim?

IXh: Tedhet’ e treshin [1983] jônë majtë gârat n’Prishtinë, gâra krahinore. Une me tre [3] nxonst e mi i kem zânë tri [3] venet e para, venin e parë [1] deri tretin [3]. Pesë [5] vena jônë kânën -t’katërtin [4] edhe t’pestin [5] s’di kush i ka nxânë. N’qytete me ta kom shkue. U kânën: Nexhmije Maxhuni, Shukri Maxhuni dhe Fatime Sokoli. Fatime Sokoli sot ôshtë mjeke; Nexhmije Maxhuni edhe profesore e gjuhës frënge, profesoreshë, edhe e gjuhës shqipe; Shukri Maxhunin nuk e kom taku mâ, nuk di... kanë thânë që n’Gjermoni ôshtë, po se kom pâ mâ. E k’shtu.

AA: E n’k’to gârat, axha Ibrahim, sa studenta kanë shku që i përmene? A ka pasë edhe nivele, për shembull nivel komunal, nivel…? 

IXh: Aty... Qyre, ka pesë [5] nxons kanë shku. Ka pesë [5] nxons kanë shku p’ej çdo shkolle, p’ej çdo qyteti, kanë hy n’provim, e tre [3] nxânsa t’mit’ dulën t’part: venin e parë [1], dytin [2], tretin. [3] Pastaj, pasi u krynë gârat krahinore kemi shku n’gâra federative me nji [1] profesor t’fakultetit, Halit Halimi. Ai bile na pat thânë, se... Bile edhe Riza Bilalli u ardhë, edhe aj profesor i gjuhës frënge, po aj ka dhânë n’klasë t’larta, n’tretën [3] e t’katërtën [4]. Une kom dhânë t’parën [1] edhe dytën [2] n’gjimnaz. Gârat jônë majtë vetëm për klast e dyta [2]. Ai [Halit Halimi] na pat thânë, “Po shkojmë”, Halit Halimi, “Po shkojmë se n’Beograd s’na e jepin, sado me tregu sukses, neve shiptarve nuk na e jepin.”.

AA: Drejtë?

IXh: Joo. Nuk na e jepin. Kurfar’ rezultati... edhe qashtu ndodhi. 

AA: I murën venat k’ta sërbët e tjer’t. Mirë, axha Ibrahim, ti e përmene edhe martesën, që je martu n’Turki?

IXh: Po, n’Turki jom martu.

AA: Qysh jeni martu përpara?

IXh: Njimi’ e nanqind e gjasht e katërshin [1964]. A?

AA: A po m’kallxon qysh jônë shku ato traditat përpara kur jeni martu?

IXh: Qe po t’tregoj, traditat kanë qenë... na i kemi rû traditat e Kosovës, traditat shqiptare. Qysh kanë qenë traditat k’tu, na e kemi bâ darsmën...

(Pauzon pasi e dëgjon zilen e telefonit)

AA: Tanaj, axha Ibrahim? Traditat e darsmës përpara...?

IXh: Na i kemi bâ darsmat qysh i kanë bâ shqiptart. Nuk i kemi bâ simbas traditës turke. Mundësisht... Rrallë ka pasë dikush që u martue me turke, krejt jemi martu me shqiptare. Darsmat atje bâhën të njejta.

AA: A po m’kallxon, pak a shumë, qysh u shku ky procesi i traditave? A i din, a i man n’men’ qysh u kânë përpara? Ti bile qysh je martu?

IXh: Po, i maj n’men’.

AA: Te burrat e te gratë e? A po m’kallxon se shumë po m’interesojnë?

IXh: Po, po. I maj n’men’. Ma s’pari, t’ejtën u qitë kulaqi. Kulaqin edhe petkat i kanë çue t’ejtën, t’shtunën n’mramje u bâ dasma, ahengu, dillën kanë shku e kanë marrë nusën. Qito kanë qenë ato. 

AA: Për fejesa e k’to, a ka pasë procese tjera apo u kânë e caktume?

IXh: Ka pasë, ka pasë. U dûft m’u fejue. Kemi shku n’komunë... Kemi shku n’komunë para nënpunsit qi’ ka bâ kurorzimin, aty jemi fejue. M’kanë pytë mue, “A p’e pranon?”, “Po.”, e kanë pytë shoqën, “A p’e pranon?”, “Po.”. Qashtu.

AA: Shumë thjeshtë. Sa ka zgatë nji [1] darsum? Sa ditë ka zgatë ajo ceremonia?

IXh: Ê atje s’ka zgjatë shumë. Atje nuk ka zgjatë shumë.

AA: Sa ditë?

IXh: N’Has ka zgjatë shumë, tash e kanë ndërpre. N’Has darsma ka fillu t’mërkurën deri t’hânën ka zgjatë, n’Has, se une kom qenë edhe n’darsum n’tedhet’ e dyshin [1982]. 

AA: Aha, paske shku n’Has apet?

IXh: Kom marrë pjesë p’ej t’mërkurës deri t’hânën. Nji [1] kusheri i jemi pat bâ darsum, treqind [300] krushqȋ qi’ i ka pasë atje, dy [2] kije i ka pas’ pré. E tash, tash jo. Po edhe tash atje p’i bâjnë ndryshe, nëpër sallone sikur k’tu. E salloni... K’to t’sallonit i kanë marrë prej Turqisë, se n’Turqi nëpër sallone jônë bâ, po na shiptart nëpër shpija i kemi bâ, s’i kemi bâ... e turqit po. Kur kemi shku... Bile n’sallon i kanë bâ darsmat zakonisht. Atje burri shkon te nusja, e jo nusja te burri, te turqelitë. Edhe tash kâ qi’ shkojnë.

AA: Halâ ôshtë qajo mesele?

IXh: Po, e njejta traditë është. E k’ta tont tash p’e bâjnë nëpër sallone, edhe n’Turqi sikur k’tu. 

AA: E qysh po t’dokët, axha Ibrahim, a ma mirë përpara a tash?

IXh: Ma mirë ka qenë përpara, ma mirë ka qenë përpara. Shumë ma mirë. 

AA: Ti e përmende qat rastin…?

IXh: Kanë qenë burrat m’gjeti, gratë m’gjeti. Burrat kanë qenë në nji [1] shtëpi tjetër, gratë në nji [1] shtëpi tjetër. Nëse i zoti i darsmës e ka pasë shpinë e vogël, në shpi t’zotit t’darsmës kanë nejt gratë, fqinjët ja kanë lshu përkohësisht, jônë mledhë n’qat... Po, e kanë bâ ahengun. Zakonisht na n’Vushtrri darsmat i kemi bâ natën, se ka qenë traditë mos me na i pâ gratë tjert. K’tu... Qe,  Mitrovica, Prishtina, kanë pasë tjera tradita, a tri [3] part jem shiptarë. Ata i kanë bâ darsmat ditën se kanë qenë më përparimtarë, na t’Vushtrrisë i kemi bâ darsmat natën.

AA: E ka dulë kjo natën? Veç mos m’i pâ gratë?

IXh: Veç për qata. Kurgjâ tjetër. 

AA: E përmene që i kanë pritë edhe krushqit, n’shpija t’kusherive, e pa marrë parasysh. E te burrat ti e përmene nji [1] rast qi’ je kanë n’Has, qysh e man n’men’? Qysh i kanë pritë burrat përpara n’odë? Qysh jônë shku rendet?

IXh: Êêê... atje, për shembull u dalë ai, e ka ngjitë n’krah nji [1] shirit t’kuq, u dalë edhe i ka thirrë krejt fshatin edhe krejt ata që ka pasë m’i thirrë. Ata qi’ i ka pasë ma larg, për shembull mu n’Vushtrri, mu m’ka thirrë me letër se at’herë telefon s’ka pasë, edhe kom shkue. Kom shkue me nânë e me motër, me shoqe kom shku. Bile, kom pagu taksin se nuk ka pasë autobus për Lugishtë, e kom pagu taksin prej Prizrenit n’Lugishtë. Ata t’Prizrenit kanë punu me qese, nuk i kanë thânë si na ‘bankë’, njimi’ [1000] qese e kom pague veturën, taksin, edhe kom shku n’darsëm. N’tedhet’ e dyshin ka qenë kjo, njimi’ e nanqind e tedhetë’ e dy [1982].

AA: Tedhet’ e dy [82].

IXh: Po. E tana ma vonë gati çdo vit kom qenë. Po veç për herë t’fundit kom qenë n’dymi’ e katërmdhetën [2014], kur diç ai kusherini. Kemi marrë pjesë n’varrim se mâ s’kom qenë. Vinë... Vinë ata k’tu, vinë. Tash shkojmë e vimë mes veti. 

AA: Baca Ibrahim, na knaqe me kit’ muhabet. Po um interesoj edhe diçka, zakonisht, n’përvojë tâne, qysh po t’dokët jeta? A ma mirë tash a at’herë?

IXh: Qyre, tash jeta ô ma mirë. Për pleq ô ma keq, per t’ri ô ma mirë.

AA: Pse po menon kshtu?

IXh: Po... kjo jetë, kjo ô liri e çfrenume. Une e kom ndi n’televizion nji [1] Shkelzen Dallapi, ai i Tropojës, në nji [1] emision te Milaim Zeka, tha, “Liria e çfrenume ôshtë me e keqe se liria e robnume”, k’tâ e kom ni. Rregulla s’ka kërkun. Zebrat - nuk nalën te zebrat. N’Suedi, atje, njizet [20] metra kur e sheh udhtarin t’u pritë, p’ej njizet [20] metrav’ fillon me ndalë. K’tu jo, veç kur po qillon naj i hu’j’, se jo, k’tu ka kâmt kalon kerri. Që s’ka rregull, s’ka. Kurgjâ hiç. Për shkollë mos flasum, kriteriumi është shumë, shumë i ul’t. Une kur jom shkollu, n’atë kohë, dyshi [2] ka qenë notë e dobt, mjaftushëm s’ka pasë. Ka ardhë n’provim pranus, s’ka tregu sukses, me nji [1] notë t’dopt ka ngelë, e ka përsëritë klasën. Tash nuk ngelë kërkush! Une kom punu vet n’arsim, kërkon s’e kemi ngelë na, për qata ka ardhë deri te kjo. Êh tash nëse ka t’ngjofshum... Plus asaj, sa fakultete janë me pare. Aty me ngelë, s’ka. Pse? Nëse e ngelë ai duhet me mbyllë fakultetin, po s’ka. Qe Adem Demaqi për shembull, ka dhânë Gazetarinë në AAB. Kur u ardhë puna m’i pytë studentët, i ka ardhë drejtori i fakultetit, ka thânë, “Bac, ti pyti studentat, na notat ja qesim.”. Thotë, “Jo, une nji [1] vjet ju kom dhânë msim, une du me ditë çka ka msu ai. Ku e din’ çka din’ studenti?”. Po ja qet vet se qysh ka pagu studenti, qashtu ja qet edhe notën. Ku na çon kjo? Shteti s’po i pranon diplomat e fakultetit me pare, fakultetit privat.

AA: Privat.

IXh: Dej sa s’i pranon shteti, kot shkon. 

AA: E përpara k’to kritere jônë kânë ma ndryshe?

IXh: Përpara s’ka pasë fakultet privat, as s’ka pasë mjekë privat. Jo, joo... ka qenë e ndalume. Sot, mjeku privat. Pse? Qe, une shkoj te kardiologu, tridhet’ [30] euro i paguj, se në t’shtetit nuk ka kardiolog. Ai vjen prej Prishtinës k’tu, edhe i Mitrovicës ôshtë, atje n’Prishtinë e kanë bâ t’vetën. Çdo gjâ ô materializue. Përpara ka ekzistu sigurimi social. Une kom punue, ton’ familjen e kom pasë t’sigurt, t’sigurum. Pse? Gjithë, krejt familja i ka pasë librezat shëndetsore. Mjekun e ke pasë pa t’holla, plus asaj disa barna kanë qenë, jo t’gjitha, pa t’holla. Sot, edhe ai që punon ôshtë i pasigurum. 

AA: Pra, s’ka sigurim shëndetsor? 

IXh: A?

AA: S’man sigurim as shteti.

IXH: Qishtu. S’ka sigurim. Nashta najhere bâhët. Nji herë me shku te mjeku, dy-tri [2-3] mëditje, tri-katër [3-4] mëditje shkojnë. Shumë barna ma shtrejtë k’tu se n’Suedi! Qe, k’tu i marr njizet e tetë [28] copa, hapa për tension t’lartë, nji [1] biletë, kushtojnë shtatë [7] euro e gjysë. N’Suedi, njiqind e pesë [105] copa, hapa, i marr për pesë [5] euro! Po tjetër emën kanë, Amllodipin. Se ku jônë rrogat e Suedisë, e ku jônë rrogat e Kosovës?!

AA: Po. Dallon standardi!

IXh: Po. Dallon standardi e shumë gjâna i ki ma shtrejtë k’tu se n’Suedi. 

AA: Po, ça me bâ? Realiteti ô k’shtu. Axha Ibrahim, deshta me t’vetë edhe për diqka. A din ti naj luftë, naj betejë, që u bâ pothujse gjatë krejt historisë së Luftës së Dytë Botrore? Kryengritjet e armatosura qi’ jônë kânë mas Luftës së Dytë Botërore. A din, që s’ka shkru halâ historia, po ti që ke ni’ ose i din? A man n’men’?

IXh: Na si nxons, n’klasën e dytë [2], kemi qenë n’gjimnaz, qat’herë thirrej klasa e gjashtë [6], e kemi organizu, une kom qenë organizator i bojkotimit t’msimit t’profesorit t’gjuhës sërbe. Ka qenë nji [1] Drakamir Drashkoviq, ai ka qenë shumë arrogant, mënyra arrogante që u sjellë. Ka hy n’klasë, derën e majke hapur, e shihke dikon, aj njeri... dikush e ka ftyrën ma n’qeshun, dikush e ka ma t’mrrolt, si e shihke dikon me ftyrë t’qeshun, ja bojke me gisht edhe fishkëllojke fyyyshh (fishkëllon), e qitke jashtë. Niherë... Niherë thom, “Shokë, ky don me na ngelë tonve, k’shtu nuk durohet. A e bâjmë nji [1] punë? A ja lshojmë orën?”. U murëm vesh, ja lshum orën. Ty për ata s’tregova, masi pyte, po t’tregoj qysh. Qe edhe ajo ka qenë shkaku që kom dalë për Turqi une, se s’kisha njet me dalë. Familja pse dilshin unë s’dojsha me dalë. Edhe e lshum orën. Pesëdhet’ e shtatshin [1957], për herë t’parë, n’gjimnazin e Mitrovicës jônë bâ dy [2] klasë shqiptare, se menxi u bojshin bashkë dy [2] klasë! Pesëdhet’ e dyshin [1952] jônë bâ dy [2] klasë t’para, sërbe kanë qenë tetë [8] klasë, e n’klasë t’dytë ja lshum orën atina. Vajzat erdhën me neve, na mbetëm n’oborr, po kur râ zili për arsimtarë, ato u frigun e hinën n’klasë. Ka pytë profesori, “Ku jônë k’ta?”, “Valla, s’po dojnë me hi.”. Kur kanë shku n’klasën tjetër edhe aty qashtu,vetëm vajzat. Edhe ata s’i ka gjetë se u murëm vesh me tjetrën klasë. At’herë u bâ rr’mujë. Hera e parë [1] që m’u bojkotu msimi i gjuhës sërbe! Ka qenë n’shkurt, n’shkurt pesëdhet’ e nânshit [1959]. Për k’to s’u shkru kurrë. Po mirë, u bâ ky rast. At’herë kemi pasë edhe p’ej nxonsve, po edhe p’ej profesorave kemi pasë që kanë qenë bashkëpuntor i UDS-së, edhe p’ej nxansve. Nuk du me ia përmen’ emnin, masanej sigurisht ai ka tregu se edhe vllau i tij ka qenë bashkëpuntor, si profesor ka qenë, edhe ati s’po ja përmeni emnin, aj ka vdekë, veç e njohin njerzit. E k’to e kom pasë shok klase edhe vllaun e qati profesorit, po e kom pasë edhe shok banke. Mas dy [2] dite um murr UDB-a. Ô kânë ni [1] Branko, erdh n’shkollë, edhe drejtori e kish çu kurririn, n’orë t’gjeografisë, në orën e dytë [2] kemi pasë gjeografi, ajo ka qenë me tetë shkurt njimi’ e nanqind e pesëdhetë e nântën [08.02.1959]. At’herë tha, “Ibrahim Xhakoli”, u lajmrova, tha, “N’drejtori po t’thirrë drejtori.”. Kur shkova aty e pashë nji [1] njeri të trashë. Une mendova... se at’herë na thojshin... merrshim libra prej biblioteke, “Nëse e humbë librin e bibliotekës të jepin gjyq.”. Une... Edhe mu m’kish humbë libri që e kisha marrë n’biblotekë, Jul Cezari, m’kujtohet si sot, e thashë, sigurisht për qata ka ardhë. Ça bâhët me pare s’ô gajle. “T’shtinë me pagu.” - thojshin, “Mirë.” - thashë. Tani kur ja nisi ai me m’pytë, tani e morra vesh për çka ô fjala. At’herë m’tha, “Shko merri librat e hajde me mu drejt n’sekretariat.”. I mora. Atllasin e Gjeografisë e kisha, e morra, edhe aj përpara une përmas. Shkum’ n’sekretariat. At’herë ja nisi tha, “Kush e ka organizue bojkotimin e msimit t’sërbishtes?”, thashë, “Nuk e di”, s’mujsha m’i thânë që une, “Qyre, ja trego kush e ka organizu bojkotimin e sërbishtes, ja kur t’çoj n’podrum atje ki me ditë kur nâna t’ka lind’.”.

AA: T’paska kërcnu?

IXh: Po, fshtirë. Une vendosa, derisa t’shkoj n’podrum atje, n’mujsha me përballu torturave, nuk po tregoj. Pra, n’mos mujsha me përballu, po tregoj që une e kom bâ. S’kisha kërkon me ja lânë, pos vetës, se une e kisha organizu. Tha, “A e njeh Ismet Dermakun?”, i thashë, “Po, profesor t’Historisë e kemi”, aj e ka pasë gru’n sërbe, Radmilla. Radmilla na jepke sërbisht, Ismet Dermaku na jepke…

AA: Histori?

IXh: Histori. Thashë, “E njoh.”, tha,“Ismet Dermaku ôshtë njeri i jonë.”, thashë, “E di.”. Sikur t’um thoshte aj, “Ku p’e din?”... E disha që ai e kish msu ni [1] fshehtësi që sigurimi s’e ka ditë. Pse? Ku e dishim na që është i sigurimit? Se kur u krruske me shkru n’tabelë, i dilke gryka e revolverit përjashtë {godet lehtë cepin e tavolinës}. E dishum që njeri i UDB-së ôshtë. Po s’um pyeti. “Mirë. Ubâ.”, tha, “Edhe ti, edhe ti bâhësh bashkëpuntor. Nuk ki punë t’fshtirë, veç ki me tregue çka po flitet mes profesorve edhe nxansve.”. Pooo, at’herë, “Shko tash. Une vi t’ejtën. Dhe ti po udhëton, masi po udhëton Vuçitërn-Prishtinë...”, at’herë Vucitërrn i thuhej, “Masi po udhëton munesh me marrë vesh prej shokve, interesohu.”. Thashë, “Po, une me u interesu po.”, “Mirë, tash shko. T’ejtën vi edhe bisedojmë.”. Atë ditë ishte ditë e martë, atë ditë unë isha kujdestar… 

AA: Dite?

IXh: …kujdestar klase se u zgjedhshin ka dy [2] kujdestarë. Nxansat tjerë metshin jashtë, k’ta mrena. Meta mrena. Tash p’e vrej, po vjen aj, po shikon, s’po m’sheh. Me lypë me emër e mbiemër kish frikë prej nxânsav, se po merret vesh, hiç s’um lypi. Râ zili, hinën nxansat mrena, unë prapë po rri. S’met kërkush. Po sillet prap. Une p’ej ni [1] çoshi t’dritarës po shikoj. Ai shkoi edhe mâ p’ej asaj dite kurrë s’um ka thirrë. At’herë une u detyrova me dalë. Ja me dalë, ja m’u bâ bashkpuntor. U detyrova me lshu atdheun!

AA: Për gjith’?

IXh: Me familje. Edhe mirë bâna.Qishtu ka qenë ajo kohë. 

AA: K’shtu ka ndodhë. Edhe?

IXh: E me dymdhetë [12] mars, dymdhetë [12] mars na u largum prej Kosove. 

AA: Axha Ibrahim, i përmene edhe pak ma herët raste t’ndryshme qysh ka ndodhë tortura e shumë sene. Po veç ktyne, a kini pasë edhe naj ritual, naj Shëngjergj, naj Shmark, naj Bozhiq...? A keni festu përpara ksi festa ju n’familje t’juve?

IXh: Jo. Festa e Shëngjergjit u festu n’Mitrovicë, n’Suhadoll. Na k’tu n’Vuçitërrn s’kemi pasë.

AA: Hiç k’tu, n’qytet, n’përgjithsi?

IXh: Ja, ja... s’ka pasë. N’Suhadoll u kânë e posaçme, shkojshin njerëzit. Kom pasë rastin me shku se motrën e vogël e kom pasë t’martume n’Suhadoll, n’Mitrovicë. Mitrovica shkojshin atje. Na s’kemi pasë. Sërbt e kanë pasë, Veligdanin thirrej.

AA: Ah po, festa e Veligdanit.

IXh: Ajo mahët me shtatë [7] janar, Krishtlindjet e Ordotoksve.

AA: Bozhiqet që ju thojnë?

IXh: Ah, Bozhiqi. Aty shkojshin n’Kishë. Si t’ri na jepshin vezë t’shkrume, t’ngjyrosne. Edhe për Bajram, natyrisht kemi qitë... Po edhe për Bajram kur kemi dhânë msim na kanë mungu do nxans, po nuk i kemi shënu se kanë mujt m’i përjashtue, se u kânën e ndalume.

AA: Për mungesa?

IXh: Po, po. 

AA: E qysh i festojshit përpara qito Bozhiqet?

IXh: A?

AA: Qysh i festojshit përpara Bozhiqet? A keni pasë najfar’ reni?

IXh: Jo, na s’kem festue. Sërbt kanë festue n’Kishë.

AA: Ah, sërbt.

IXh: Na kemi shkue, si fmi kemi shkue i kemi marrë qato vezë, tani i thejshum me njâni - tjetrin. 

AA: U kânë k’shtu shejë e mirë?

IXh: A?

AA: U kânë shejë e mirë?

IXh: Po, po.

AA: Festa n’përgjithsi nuk keni pasë. Naj Vit t’Ri... Vitin e Ri, diçka?

IXh: E kemi festu. Vitin e Ri e kemi festu. Msheft e kemi festu edhe njist e tetë [28] nëntorin. E kemi festu njist e tetshin [28]. 

AA: A bojshi naj organizim familjarë, kshtu brenda shpijav’?

IXh: Po, po. Kemi bâ n’shpija. Ka qenë mirë se njist e tetë [28] nëntori... se t’nestrit ka qenë njist e nântë [29] nëntori, Dita e Republikës - Dita e Çlirimit t’Republikës, e na thojshim, edhe me ardhë dikush, kishum thânë, “P’e majmë mramjën, p’e festojmë mramjen e Republikës.”.

AA: Festën e Republikës? 

IXh: Po, po. Festën e Republikës. E festat e Republikës jônë bâ n’kohë t’lira. Nji [1] maji - kanë pushu puntort, shkollat.

AA: Krejt. U kânë festë shtetrore?

IXh: Shtetrore.

AA: A ka pasë naj festë diçka që u bojke naj organizim k’tu n’Vushtrri? N’qat kohë kur u festojke Nji [1] maji...

IXh: Jo, tjetër festë nuk ka pasë. Nji [1] Maji. Zakonisht festa e Nji [1] Majit, festa e Vitit t’Ri. Kanë organizue nëpër shtëpia, zakonisht nëpër shtëpia. Kanë organizu edhe nëpër lokale tjera përjashtë.

AA: E për qito festa... Për festën e Vitit t’Ri a qitshit najfar’ ushqimi tradicional?

IXh: Jo, une s’kom shku. Kanë shku, njerzit kanë shku.

AA: U mledhshin k’shtu n’vena t’caktum?

IXh: Jo. Nuk është sikur tash nëpër hotele që bâhet, at’herë zakonisht n’çdo qytet u organizu nji [1] ceremoni edhe u kry. Tani nëpër shpia e kemi pritë Vitin e Ri.

AA: Baca Ibrahim, faleminderit shumë për kohën.

IXh: S’ka përse. Faleminderit edhe prej juve që na dhatë mundësinë me folë për nji [1] t’kalume jo t’largët.

AA: Shpresoj edhe une që këto t’dhânat e juve, informatat e juve, jeta përpara që e keni bâ, që të dëgjohet edhe pas njiqind [100] vjetve, po edhe më tutje.

IXh: Qyre, n’kohë t’Sërbisë nuk ka pasë shkolla shqipe, edhe atâ harrova me përmend. Shkolla e parë sërbe n’Vushtrri u hapë njimi’ e tetëqind e tridhetën [1830]. Shkolla e parë shqipe në kohën e Austro-Hungarisë u hapë njimi’ e nanqind e pesëmdhetën [1915] edhe n’kohën kur u hi gjermâni, n’dyzt e nishin [1941], u hapë, po tri [3] vjet, mas tri [3] vjete erdhën partizant, dyzt e pestën [1945]. At’herë u hap shkolla e rregullt shqipe. Po vazhdon edhe sot. 

AA: Falemiderit edhe njëherë shumë, axha Ibrahim. Shpresoj që edhe në të ardhmën të bâjmë k’si intervista. 

IXh: S’ka përse, s’ka përse.