Igballe Morina

Intervistuar nga: Bjeshka Guri

Shka me permen, me shku nëpër gjugja, nëpër asi, une s’du. Nuk kûm deshtë me shku

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

07.12.2016

Lokacioni i intervistës

Ferizaj

Vendi i lindjës

Gjakovë

Tranksriptimi

IM: Emri i babës Brahim, i nonës Rabije. Une kûm lindë n’Gjakovë. Kûm ardhë n’Ferizaj shtatë vjeçare. Edhe ktu jûm martu. N’47-ën jom martu. At’here i marrshin çikat partizonka. Brigada...n’atë kohë.

BG: Sa vjet i ke pasë kur je martu?

IM: I kûm pasë gjashtëmdhetë. Gjashtëmdhetë vjeçare, a burrin e kûm marrë 42 vjet.

BG: Pse ashtu?

IM: M’ka dhonë nona edhe daja. Babë s’kom pasë, baba m’ka dekë.

BG: Kur t’ka dekë? Sa vjet i ke pasë?

IM: Shtatë vjeçare ôm ka lonë... Moti. A m’ka dhonë nona edhe daja.

BG: Pse t’kanë dhonë aq e re?

IM: I marrshin çikat partizonka.

BG: Qysh o konë me konë partizankë?

IM: Partizonka si qe’tahi kur dulen n’UÇK. A po t’bjen n’men?

BG: Po

IM: Brigada i qitshin i marrshin. Pi tute, m’dhanë. M’martun, burri 42 vjeçar, as temel t’shpisë as kurgjo, hiç. Veç trupi i gjallë. As shpi as kurgjo. At’here ai o konë polic. Kemi jetu mot-mot n’Ferizaj, pi Ferizajit kemi shku n’Mitrovicë.

BG: N’Mitrovicë keni jetu a?

IM: N’Mitrovicë kena nejë dy vjet. Pi Mitrovices n’Istog katër vjet. Aty m’ka dekë burri.

BG: Pse i ndrrojshi venet ashtu?

IM: Po qishtu i çojshin policia at’here, ‘tahi jo, at’here i çojshin qash- tu. Edhe aty m’ka dekë burri, n’Istog.

BG: A ke pasë fmi me to?

IM: Dy, qata dy qe i kom pasë, djalë e çikë. Toni jom ardhë n’Ferizaj. Si m’ka dekë burri kûm ardhë n’Ferizaj. N’Ferizaj mot-mot te nona. As nona s’ka pasë shpi, me qira. Tôni jom shku n’Greme u martova n’Greme me dy thmi.

BG: Kush ta gjet burrin n’Greme?

IM: Burrin ma gjet ni shoqe, u konë, ka punu aty te Ramiz Sadiki, ajo ô konë kuvaricë. Ajo o konë per ni komandant t’milicijes, tôni u nda pi ti, thmi s’ka pasë, u da. E toni ish konë ardhë n’Ferizaj. At’here um zateti ajo. Ajo ma gjet, shkova n’Greme.

BG: E s’ke pasë ti me veti kurgjo? Pare, naj hise...

IM: Dy kauça, kreveta se jo kauça, kreveta. Edhe ni armon, t’drunit.

BG: Prej burrit t’mahershem s’ke pasë kurgjo?

IM: Kurgjo tjetër.

BG: Veç qata dy fmi?

IM: Qata dy fmi edhe qato t’sobes teme, edhe shkova atje, u mar¬tova. Pesëdhet vjet kom rrnu atje n’Greme. Toni jom ardhë pi luftës, jom ardhë ktu.

BG: Sa fmi i ka pasë burri?

IM: Pesë thmi. I kûm rritë, i kûm martu, krejt.

BG: Burri, çka o bo me to a ka vdekë?

IM: E myti lufta, shkijet. Me gjithë at’ babgjyshin (nuk kuptohet). Edhe erdha e zuna qit banesë qitu.

BG: A keni pasë tokë atje te burri yt n’Greme?

IM: Kemi pasë boll, po toka huj jo e jàmja.

BG: Ti e ke pase burrë ato... (qesh)

IM: Ato e kom pasë burri e aty kemi pasë tokë, po ata e murren.

BG:Ty nuk t’kanë dhonë kurgjo a?

IM: Kurgjo s’ûm kanë dhonë. As qekaq [prekë majën e gishtin treg- ues]. Hiç.

BG: A ja u ke permenë? A ju ke thonë qe ki hise aty?

IM: S’ju kom permenë hiç. Shka me permen, me shku nëpër gjugja, nëpër asi, une s’du. Nuk kûm deshtë me shku.

BG: Pse s’ke shku?

IM: Mustafa m’ka lutë, bonju [nuk kuptohet], thash ja-aaa. Ja kûm lonë perenijës. Ai nxjerr hak.

BG: Veç a menon ti qe o dashtë me t’dhanë tokë.

IM: Po ajo o deshtë ajo o konë e dane.

BG: E dane prej tyne?

IM: E dane prej tyne. Une jom konë me burrin tam, shpija u kall mo, aborrin e murrën. Tash e kanë maru shpijen n’aborr tem.

BG: Ti me konë ke jetu masi je nda me fmitë e burrit ton?

IM: Me plakin, veç me plakin. Vet, na dy. T’danë jena konë prej tyne. Tôni ma vonë erdha n’Ferizaj pi mas luftës, e zuna qit banesën e shkinës edhe qetu meta.

BG: A ju ka kontaktu ajo për me ja u marrë banesën a diçka?

IM: Jo jo, e kûm ble.

BG: Qysh e ke ble?

IM: Me pare. Kûm punu, me plum. Tu shkri plum i kom mledhë, dinar-dinar, ka ni qin ka ni qin ka ni qin, e bleva banesën.

BG: A ke shkri plum atje n’Greme?

IM: Po, pesë vjet. Po n’Greme s’ka pasë pare. Ja ni shishë tomël ta prushin, ja ni parë qarapë, ja ni peshkir. S’ka pasë pare atje. A ktu si jom ardhë pi luftës, kom pasë pare. Ka bo vaki 30, 40, 50 ero n’ditë i kom fitu?

BG: Edhe e ke bo hisen tone?

IM: E kom bo shpijën teme. Ja kom ble Hysenit ni banesë... me plum.

BG: Djalit t’djalit a po?

IM: Djalit t’djalit edhe çikës t’vllaut ja kom ble ni banesë, edhe Lumës i kom nimu 8000 ero, djalin qe e ka pasë t’smut. E ka pasë n’Gjer- moni ju shnosh djali. Me durë t’mia jom merakatë.

BG: E me fmitë e burrit ton a folë mo?

IM: Me ata djemt jo, nuk m’folin. Kurr s’jom shku as s’jonë ardhë.

BG: Pse nuk t’folin?

IM: Kurgjo s’kûm me ta. Une sa kûm mujtë, ju kûm nimu. Se jo qi kûm marrë diçka prej tyne. Tej n’luftë Rexhën e kom majtë, se i kanë qitë prej pune. Une e kom majtë, me mill me dru me krejt.

BG: A po menon qe o dashtë me t’dhanë tokë ata?

IM: O dashtë me m’dhonë, ajo e jàmja ô konë. 50 vjet kur ti bon mun, qysh ajo ashtu? Po shqiptarhanja nuk jep. Des burri s’ki fmi, del, gjo s’ki. A ki thmi q’i di me nejë qaty, a din, me i ru thmijën, e ki hisën tone, t’bohen thmija. Po edhe me pasë, don mi lonë don mu martu, kurg- jo s’ki.

BG: E ma heret a o konë qishtu?

IM: Qishtu dajm o konë. Ma herët, tash e krejt.

BG: A e njeh najkon qe e ka marrë hisen e vetë te baba?

IM: Po te baba, po. Naxhija e ka marrë.

BG: Qysh o konë puna e Naxhisë?

IM: E ka rritë gruja e mixhës.

BG: Kur ka ndodhë kjo?

IM: Frik u konë. Para lufte. E ka marrë hisen, dy motra jon konë, te dyjat e kanë marrë hisen.

BG: A din ma n’detaje, qysh ka ndodhë, çfarë periudhe?

IM: Ato jonë rritë jetime me gjyshën. Baba ju ka dekë, nona ju ka dekë. Ni vlla e kanë pasë. Edhe vllavi mas tyne u dekë. Eh, ni shpi e kanë pasë. N’xhade t’Gillanit e kanë pasë shpijën. Qitu bile ngat. Kanë bom- bardisë n’luftë.

BG: N’cilen luftë?

IM: Q^kjo Lufta e Dytë Botnore. Kanë bombardisë, i ka ra n’shpi, o konë gjyshja vet n’shpi, u mytë. Gjyshja ju ka mytë, luftë u konë ato jon metë. Bile nana jàme e ka shti n’dhe n’âborr gjyshen e tyne.

BG: Pse n’âborr?

IM: E ka shti n’âborr se luftë, tôni mas luftës e kan hekë e kanë qu te vorret. Ato meten tôni dy çika edhe ni djal. Ai djali ish konë i smut prej veremit, gjyksi, mushknitë. Ni arë e kanë pasë ato çikat, e kanë shitë qat arë me shnoshë. Pô pô nuk i ka dalë ilaç, diq djali. Shpija u prishë, buma e prishi shpijën, e qat âborr e ka shitë daja jàm, mixha i tyne, edhe i ka marrë çikat, i ka rritë n’shpi, i ka martu i ka çejzu. Krejt... i ka marrë n’t’panë si o adeti e krejt. Dikur ato u knellën, dumë hise me marrë, edhe ja u dha daja. Dy here kanë marrë hise, se jo niherë po dy herë.

BG: Pse dy herë?

IM: Qashtu ju dhoke atyne. Ja me ju dhonë, ja s’ka. Ja ka dhonë hisen. S’treti herë erdhë te une, me ju bo une dëshmitar ni djalit t’dajes qetër, jonë përtej Bibajve gati. E ai e ka ble arën e tyne, qe t’kallxova qe e kanë shitë kto. Edhe ajo, ju m’tek ashtu, me ardhë te une me ju bo dësh- mitare n’gjugj qe ai se ka ble arën po ja ka zapu. A po kupton?

BG: Jo, qysh?

IM: Qat arën qe t’kallxova qe e ka shitë daja jàm për me ja shnoshë vllavin. Eh, tashti kjo i ka ra, ju ka ngushtu puna, katër djàm me ni shpi. Po du me ja marrë arën atyne, mi shliru djemt, a po kupton?

BG: Po, për interesa t’veta.

IM: Ehh...Edhe erdhë ktu, une me shku me ju bo dëshmitar asaj. Thash: “Naxhije, kurrë. Une dëshmitar s’bohna. Une me shku nëpër gjugja me m’thon hallki me ja koritë vorrin djalit, vorrin burrit. Kujtojne hallki qe jom tu e lypë hisen kha.” Thash: “Une kurrë jo.” Thash: “Fort mirë e din ti, u shitë ajo arë për vllavin tond.” Po ja kish pasë vjedh dokumentat grus t’dajës tem pi sandëkit, i ka marrë me veti dokumen- tat. Tha: “Une i kom dokumentat.” I thash: “Ni qin parë dokumenta me i pasë ti, une se boj atôhën.” Edhe i thash: “Marre për ty me bo”, edhe i fola i piskata. I thash: “A p’e dinë vetë ku je, pse pe hup vetin për djem, djemt jonë t’ri, punojnë, gjojnë rrugdalje.” “Jo po ngusht jonë”, thash: “ani ti ke metë me i shliru a, me mall t’huj a?” I vikata, mo s’ka ardhë. Ka dekë e ka shku mu nuk m’ka ardhë. Tash çka po don? [qesh]

BG: Ama përpara kallxom qysh o konë. Çfarë dallimi ka pasë me u konë çikë me lypë hise edhe çfarë dallimi - [më ndërpren]

IM: Çika me le s’jena gzu hiç. [qesh]

BG: Hiç a?

IM: Hiç vallahi (vazhdon të qeshurën). Jonë rritë çikat. Kur o hi çika n’bylyk që o rritë te baba te nona at’here ka hi n’bylyk e ka vnu ferexhen. Nuk ka dalë pa ferexhe pi derës t’sakakit. As vet s’ka dalë kurrë. U feju, e ka feju nona baba, a daja, a axha. Tôni ka ardhë msiti e ka lypë, alla nemrile.

BG: Çka osht alla nemrile?

IM: Qashtu q’i e marrin dorën. Eh, e ka lypë e ka marrë dorën. Çika o çejzitë, a ni vjet a gjashtë muj a, qysh i kanë pasë puntë. Sha po dihet, u çejzitë çika n’shpi. U martu çika, o shku te burri. Kena shku n’kry t’dy javë s’pari me marrë. Se nuk ka ardhë menihere, sikur qetahi që po shkojnë, t’nesrit po shkojnë çikat. (qesh) Dy javë i ka bo. Kanë shku miqt, dy tre vetë, kanë shku kanë bo zijafet aty. E ka marrë çikën. Çika ka qitë kuleç, ka bo do sene gati. Se ktyne herë me kuleç, kanë shkue, kanë prue, kanë çue. Kur shkojke nusja, çika te burri ose nusen e marrshmi.

BG: Per çejz çka kanë çu?

IM: Kan çu kuleçë t’pites, kollpite, veç i kanë bo qishtu kuleç-kuleç [e tundë dorën në formë rrethore] i qojshin. U gzojshmi kur ardhke çika nt’pamë, “Po na bje kuleçtë.” (qesh)

BG: E kur jon martu, çejzin qysh e kan çu, qysh e kan bo gati?

IM: Çejzin e kanë bo me tona gati. Me kauça me...kreveta at’here kauça s’ka pasë, t’qinista, krejt. T’qinista për zid... Tôni burrit, tôni vjehrrit, vjehrrës. Vjehrrës ja kanë çu boshqallëkin, vjehrrit boshqallëkin, qinist krejt n’ari. Burrit qashtu, najkujna t’ngat qe e ka pasë qef vjehrra me neru, edhe ati. Dy soba çejz i qojshin. E tash jo. Tash telefonat keni me i çu. (qesh)

BG: Pse menon, pse nuk ja u japin çikave edhe grave hisen?

IM: Qyky ligji i shqiptarve nuk ja ep. Baba mu konë gjallë, me deshtë baba ja jep çikës hisën. Amo vllavi s’ja jep, po ja merr me gjugj hisen ajo mo nuk shkon te vllavi kurrë.

BG: Pse nuk shkon te vllavi?

IM: S’e don. Pi ja merr hisen. A baba me ja dhonë po.

BG: A vllavi nëse ja merr me gjugj nuk t’don mo, as nuk t’don me shku n’t’pame hiç?

IM: Hiç, leqitët. Qashtu e kanë tont, shqiptaria e ka se çetër kush jo. Shqiptaria e ka qat zanat. S’don me ja pa sytë motrës kur ja merr hisën.

BG: Boll keq.

IM: Keq pra. S’do... Qashtu osht. Zakoni jonë. Baba q’i don sùkur çikës sùkur djalit, për s’gjalli t’vetë ja bon me shkrim. Ni copë tokë a... shembull ja ep pare a...tash qysh i ka ai mundsitë. Baba po, a vllavi jo.

BG: Ti a ja kishe marrë vllaut ton, nëse kish pasë shumë tokë, a e kishe marrë hisen tone?

IM: Jo, une s’e kisha marrë.

BG: Pse?

IM: S’kisha mujtë.

BG: Nëse kish pasë shumë tokë ai?

IM: Me pasë sa me pasë shumë, s’ja kisha marrë. Pse me u leçitë une pi vllavit?! Merzitna te burri, shkoj te vllavi rri ni javë ditë, dy javë! Pesë fmi jonë konë, vet e shtata, qita fmi i kûm rritë te vllavi ma shumë, se ju diq baba, atje i kum rritë, opçinë s’ka pasë nusja. Eh, qishtu. Eh dikush o e terrpijavt e merr, a une perveti s’e kisha marrë.

BG: Çka nëse vllau nuk t’ish idhnu ty hiç?

IM: Paj noshta ish idhnu noshta s’ish idhnu une për veti nuk kisha mujtë me ja marrë... s’kisha mujtë.

BG: Ajo ty t’takon?

IM: Qe çika vet o. Kjo qetahi munet me marrë. Baba i ka dekë, shpijen e kanë, i ka tre vllazën. Vllaznia i kanë thonën qe si t’shitet shpija edhe kto me shti n’hise. Kjo ka thonë jo, po ata ja apin.

BG: Ama ti s’e kishe marrë?

IM: Ja une s’e kisha marrë. S’kûm pasë une, ni vlla e kûm pasë. S’kûm pasë dy tre vllazën, me ju idhnu ktina e me dalë te ai. Une njo e kûm pasë, edhe ai i shkreti s’ka pasë, sum ka shti n’zahmet. E ka bo me thoj t’durve shpijén.

BG: Domethonë as ai s’ka pasë tokë t’trashegume prej babës?

IM: T’babës e kemi pasë shpijën po mixha na e ka shitë. Çfarë shpije kena pasë na...mjedis Gjakove. Tri shpija jonë maru n’aborr t’babës tem. Po mixha na murrë n’qafë... baba na diç. Na pruni n’Ferizaj, pa shpi, pa [nuk kuptohet], pa kurxho. Jena rritë për gazepi.

BG: Me qera a?

IM: Dikun me qira dikun pa qira...qashtu, për kijameti. Edhe mixha tôni diq, metem kerkun hiç. Nana ka dalë ka la tesha te bejlert, e na ka rritë.

BG: As nana jote ska pasë hise a?

IM: Hisen s’e ka marrë ajo n’vakt. E ka lutë daja kur jonë dalë Shqipni qe e kanë shitë n’Ferizaj, e kanë lutë s’e ka marrë kjo hisen.

BG: Ska dashtë me marrë a?

IM: Daja e ka lutë me marrë se pesë vllazën ja ka mytë Serbia e Parë nonës teme.

BG: Serbia e Parë?

IM: Po, kur u konë lufta e parë. N’atë vakt, pesë vllazën edhe babën. Ky daja Ahmet qé o konë ka pshtu, binak me nonën teme u konë. Ferexhe o veshë, e me gra ka shku n’katun, ka pshtu.

BG: Daja yt?

IM: Daja jam, katërmdhet vjeç o konë, me nonën teme binak. Ka pshtu n’ferexhe, o veshë si gru edhe ka pshtu.

BG: E kanë pasë shumë tokë a po?

IM: Ata kanë pasë shumë at’here. Si Jashar Goga qe o konë.

BG: Kush o konë Jashar Goga?

IM: Jashar Goga babgjyshi jam. E ka pasë hamamin e vet.

BG: N’Ferizaj a?

IM: Qitu n’Ferizaj, hamamin e vet e ka pasë. Ka ni lirë prej hamamit e ka marrë. Qato i kanë mytë. Ni sandyk me lira ja kanë marrë edhe i kanë mytë.

BG: Edhe kanë pasë shumë tokë?

IM: Shumë tokë, shumë mall e...tonat t’mirat i kanë pasë. Pô pô i mytën mashqit, tôni daja qashtu, n’ferexhe ka pshtu, qeky binak me nonën. tôni do vjet ka nejë ktu e ka dalë n’Shypni. Ka nejë n’Shypni s’di sa vjet. tôni kur u lirum na, Lufta e Dytë Botnore, tôni ka ardhë.

BG: Ama a menon që nana jote o dashtë me marrë hisen ktu?

IM: Po u deshtë me marrë, po ajo s’e ka marrë. E ka lutë ai daja, i ka thonë ‘Na po shkojmë për Shypni, ti hajde ta apmi hisen tone. Po nona nuk ka deshtë.

BG: Ama, ma mire ish konë nëse e kish marrë?

IM: Po nashta ma mirë u konë, u konë iftijaqë, po se ka marrë. Qashtu ju ka dhonë. Tôni kur ka ardhë kjo mas ‘qi di save, ajo s’ka ditë bile, se kur u konë n’Shypni ai as nuk ka shkru. S’kanë guxu at’here as me shkru as mu enë as hiç. Masi u lirum erdhën ata prej Shqipnie. Tona henez e ka ble qit shpi qe e ka te Stacioni.

BG: Ktu a kanë pasë toka kur jonë kthy?

IM: Jo jo s’ka pasë tokë, qato shpija i kanë ble edhe kurxho qetër. Qajo arë o konë e çikave, ato e kanë me shnosh djalin. Kurgjo s’kanë pasë tjeter.

Përpara çikat n’djep i kanë dhonë, n’bark i kanë dhonë. Ne’ bofsh çikë ki me ma dhonë, ne’ bofsha djal ki me dhonë çikën. Qishtu o konë.

BG: E tash nese jon nda çika me djalin kur jonë martu, a e ka marrë çejzin gruja me veti?

IM: Çejzin e vet jo. Veç çka ka çu prej babe. As dukatin s’e ka marrë.

BG: Po çejzi a o konë çka ka pregaditë nusja?

IM: I ka pregaditë po çejzin e ato i ka pru burri, ja ka pru patiskën, paftin harxhin.

BG: Domethonë burri ja ka ble krejt ato?

IM: Po burri ja ka ble. A çka ka pasë prej babe po. A mi dekë për shembull burri, tashti osht e ve, ka t’drejtë me marrë qato t’sobës vet çka ka pasë.

BG: Edhe pajën?

IM: Po krejt, çetër sen kurgjo.

BG: Ti çka ke çu kur je martu? A ta ka pru harxhin burri?

IM: Une n’luftë jom shku. S’ka pasë sen, as pejë me ble s’ka pasë, as patiskë. Luftë u konë.

BG: Lufta e Dytë Botërore?

IM: Bone hesap, u shlirum na toni, po s’di sa vjet tôni s’jon rregullu senet mas lufte. Eh...do shamija jonë konë t’mavihta edhe t’kuqe. Qato shamija pionert i vnojshin, i kom marrë i kom prishë per pej, e me qinisë diçka. S’ka pasë pejë me ble, as jomaka as vulina, tel as basëm. Muhax- herka, i ka dekë gruja n’lindje, qato tesha mi kanë pru mu, mu bo nuse.

BG: Ama nese t’kish vdekë burri - [më nderpren]

IM: Po burri m’ka dekë po une dy thmi i pata tjeter kurgjo s’ka pasë. Dy kauça t’drunit, ni ormàn edhe pesë metra dru. Qato i kom mar- rë. Kom ardhë n’vagon.

BG: E nanën e ke pasë n’Ferizaj?

IM: Po.

BG: Me vagon ke ardhë a?

IM: Me vagon kom ardhë, rrangadanga-rrangadanga. Fmija ratë n’krevet, une llomën n’dorë qishtu [e ngre dorën më lartë] n’sabah kûm mrri. U nalshin vagonat ven m’ven, që bojnë manovra... vagon mo. Une t’ngarkum 5 metra dru, dy kreveta, ni ormàn rrang-dang ton natën. Gjith natën n’vagon. U tutsha. Fmija vogjël. Kom hekë boll.

BG: Amo hisen vllaut s’ja kishe marrë?

IM: Ja hisen jo valla.

BG: Po paske pasë nevoje ti shumë për pare.

IM: Po kom pasë nevojë, po nuk ka pasë ai.

BG: Amo qe nëse kish pasë?

IM: Valla jo s’kisha mujtë, isha shku s’ja kisha bajtë gajle isha knaqë po ai s’kish, u dashke une me i qu me majtë. Po... s’ka.

BG: E qe thojnë s’ja sheh hajrin kur t’ja merrsh vllaut, a ka ndiku edhe kjo qe s’ja ke marrë?

IM: Jo hajrin ja sheh kur ta jep me qef, a kur t’a jep pa qef, qajo s’ja sheh hajrin. A kur ta jep me qef, vllau yt thotë “po motër, si ti si une”, ta ep..

BG: A duhet qashtu mu kanë, si ti si une?

IM: Eh tash, tuli njeri ka. Ka njo ta ep me qef ka njo s’ta jep, shkon n’gjugj bahësh kahre, jo knej jo anej, jo kshtu jo ashtu, jo gjuqi vonon shume kohë. Qajo, qajo osht. Hisja bjen, ktyneherë ô konë, dy motra ni vlla, qe i kanë nda hiset. A po kupton.. dy motra jonë bô sa ka dhanë hise ni vlla, dy motra. A tash jo, tash ô si motra si vllau.

BG: At’here dy motra jonë konë e barabartë me ni vlla, nese ja kanë dhonë hisen, ja kan dhonë - [më ndërpret]

IM: Po, dy motra jonë bo e kanë marrë sa ni vlla. Qeshtu u konë at’her, a tash jo, tash ka t’drejtën si çika si djali.

BG: Ma mirë tash a po?

IM: Ma mirë tash o.

BG: E qysh menojnë shoqet e tua, a ke folë najhere për hise?

IM: S’na ka ra puna me folë kurgjo per hise. Ja ja, kurrë per hise. Une t’kallxova veç qekjo Naxhija prej neve qe ka lypë.

BG: Veç ni rast e din, prej krejt jetës, veç qat rast e din qe e ka marrë tokën?

IM: Ja, ja çetërkun, kerkun nër neve hise nuk ka marrë. Na kena pasë bija, katër kunata i kom pasë. Ja kurrë s’kanë lyp hise.

BG: Edhe t’burrit kanë pasë shumë tokë edhe s’ja u kanë dhanë?

IM: Po edhe ka tokë, edhe tash ka e ka pasë, po ja s’kanë marrë. Tre vllazën jane kanë, janë nda krejt i kanë nda tre vllaznit, po bijat hise nuk kanë marrë. Katër motra janë kanë e tre vllazën, shtatë, ato s’kanë marrë hise.

BG: Edhe...

IM: Hisja t’takon, po mos m’i prish marrëdhoniet me vlla, me shku serbez e me nejt serbez, qajo osht mos me ja marrë, po kur shkon krytë çelë e kideren çelë e ki. A kur t’ja marr hisen, dera mshelet. Ti shkon nashta, po qysh shkon me kry t’zont. A kshtu je shlirë.

BG: E pse po menon qe se ki krytë e shlirë nëse ja merr vllaut?

IM: Po s’e ki, s’e ki shlire - ma ke marrë hisen tash ça po don?

BG: Po nuk o kanë e vllaut ajo.

IM: E vllaut po ti te burri je shku. [Qesh]

BG: As te burri s’ta kanë dhanë.

IM: As te burri, se s’ka hise. Femna o e shtypt, hyp se t’vrava, zh- dryp se t’vrava.

BG: E pse menon qe o ashtu?

IM: Eh, po qeshtu e kanë zakon, çka ki me i bo? S’do me t’a dhonë, edhe me ta dhonë, moter thotë, s’ki punë ktu. Edhe çikat përpara i kanë dhonë, nuk i kanë marrë burrat vet. Me ikë çika ma s’e kanë lonë mrena me hi. E ka pëzonë baba, nana, vllavi krejt e kanë përzonë. Nana s’hjeket apet dikur tinxa pa e pa, pa asi... nuk e le. Po me ardhë në atë shpi ma kurrë. Qeshtu e kanë zakon te na. A qe’tahi jo, ‘tahi i kanë lanë ato.

BG: Ma mirë qetash a po?

IM: Po ma mirë, çika po shkon po ja bonë përhajr, hajt.

BG: Edhe pronën e merr tash.

IM: Prape kqyre knèjna, resë tàm kur i ka vdekë burri, ka ardhë baba i vet, djali i mixhes, mixha me nda prej fmijve, me marrë nusen. Ajo ka thanë unë nuk vi pesë fmijë i ka. Ata ja me ardhë ja t’leçitmi. Edhe e kane leçitë, edhe s’ka deshtë me ardhë. Une kesh aty e po ju thamë “Kjo o gjaki i juve”, per nusen, “a qeta zoj janë t’mitë” fmija t’vogjël ishin krejt. “Qeta zojë janë t’mitë, a kjo e juvja o çka doni boni, une me zor s’un e nali. Me nejt e ka vènin qetu, [prekë kokën] a qe s’rri smuj me nalë me zor.” Ajo priti tha, “Ti me m’qitë per dere unë hi prej dollapi.”

BG: Ty t’tha a?

IM: Po, nusja e djalit. Qe m’diq djali me pesë thmi e la. Edhe erdhën me nda ata me marrë me martu tjeter kun. Kjo nuk ngoj.

BG: Tani s’ka shku te ata?

IM: Tôni s’ka shku i ka rritë thmijën. 20 vjet as s’ka hi as s’ka dalë me ta. E leçiten ma, e s’kish nusja ma opçinë, te vllau i kom rritë fmitë, mi hjekë prej shpisë me dalë.

BG: E nëse ja kishe marrë vllaut hisen s’kishe mujtë me shku as në opçinë.

IM: Ee, jo pra. Vet e shtata kom shku, ka dy javë rrishmi në Gjakovë. Qeshtu, lehtë ô, po don me marr hise ti, hisja e vllaut s’mirret, po don baba me ta dhonë me të sajdis sikur ato evlad t’ka, po baba, nana evlad, a vllaun e ki ma larg. Vllau qysh t’thotë gruja bon ai. Ndryshe osht vllau ndryshe baba, nana. Kunata s’t’don, ei thotë e ke marr hisen ti. Çka ku- jtove?! S’t’don, qeshtui...

BG: Amo vllau munët edhe me ta dhanë tokën vetë.

IM: Vllau ta jep qe koçitësh, e du e du. Ai ta jep, po thotë ma qét derë nuk ki me shkelë, qajo o puna. A baba s’thotë ashtu, baba ta jep me gjithë qef.

BG: Po qe edhe daja yt qe ka dashtë me ja dhanë nanës tane.

IM: Ai o nda prej ktu krejt edhe i ka shitë me tokë me krejt, e ka dashtë motrës me ja dhonë. Po motra s’ka deshtë me ja marrë, tôni ka ardhë prapë ktu e ka pasë derën çelë. Ka shku nona ka nejt, e ka ardhë daja k’tu. Ma mirë.

BG: Ma mirë qe s’e ka marrë.

IM: Ma mirë ô.