Ilaz Bajrami

Intervistuar nga: Teutë Ahmeti

Edhe fmija mi tash po m’kqyrin. Bereqât versën, m’majnë mirë, m’nerojnë, m’çojnë n’bajë, m’çojnë n’deti, m’çojnë ‘ku po don

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

12.06.2018

Lokacioni i intervistës

Prishtinë

Vendi i lindjës

Viti

Tranksriptimi

TA: Sot, me datë njëmdhjetë [11] qershor, jemi në Prishtinë s’bashku me Ilaz Bajramin, tedhjetë e gjashtë [86] vjeçar, me të cilin ne do ta bâjmë intervistën për “Kujtesën e Kosovës”.

IB: Jo, s’po ni kurgjâ.

TA: A po m’kallxon bac, ku ke lind’?

IB: Po, ku kom lind’ t’kallxova mâ… n’Kukavicë.

TA: Kallxom edhe nî herë. Kallxom edhe nî herë ku ke lind’, n’cilin vit ke lind’? Po, krejt.

IB: Fshati Kukavicë. Viti nimijë e nonqind e tridhetë e dyshin [1932], t’nizet e dytin [22], t’nizet e shtatin [27], t’shtatin [7] mu’j... jo, t’nizt e shtatin [27], t’pestin [5] mu’j. Kum lind’ qaty, n’qat fshat, edhe kom rrnu n’atë fshat katërdhetë [40] vjet. Katërdhetë [40] vjet aty kom rrnu, mas katërdhetë [40] vjete kena ardhë, kena ble shpi qitu n’Prishtinë. Tana kena vazhdue jetën k’tu n’qytet. N’katun kur jûm kânë, atje kena jetue me gjâ. Kena majtë gjâ, e tokë, e dhênë, e lôpë, e dhi e... edhe kena jetu mirë. Kûm jetu mirë…. Dy [2] gra i kom pasë, n’katun. E me njânën kûm pasë f’mi, dymdhetë [12], me njânën hiç. Edhe tash ajo... fmija u rritën, kalun nëpër shkolla, nëpër puna, nëpër.... krejt jônë jashtë. Tridhetë e pesë [35] antarë t’familjes jônë jashtë. Mirë i kanë senet tânë. Une për veti, për luftë jûm metë k’tu. Dola, shkova n’katun… i kena pasë na shkítë ngat aty. Edhe dola n’katun, erdhën shkíjet me na mytë. N’katun. Une edhe e kisha ni [1] pushkë t’mirë, edhe isha me ni [1] djalë t’mixhës. E erdh ni [1] shkâ tha, “Kom me ju mytë” - Salihin edhe Misimin, e jo mue. Erdh ni [1] kojshi tha, “Ilaz, po t’thirrë Zhika. Po thotë, ‘pa e vra Salihin nuk shkoj pî k’tuhit!”. Po i thom ati kojshisë, thashë, “Qyre, Salihin p’e vret Zhika, veç une p’e vras Salihin… Zhikën!”. Jo, une p’e vras n’vên. Mu nuk m’u dufke nî [1] minut, po nî [1] sekund. E erdh shkâu. Kur erdh shkâu, si na pâ neve, si m’pa mue… û isha pregatitë, shtêg qî e lejoj me m’mytë aj… une durtë n’xhepa, jo. Masi isha i armatosur, shkau s’bâni zâ hiç. Iki, shkoi. Pshtum. Na rujti Zoti. Çka u bâ k’ty? Erdh ajo ofanziva e madhe, e na rroki neve aty, hajdeee. Edhe jena ardhë për Prishtinë. Kur jena ardhë për Prishtinë, jom hypë n’nî autobus për Shkup. Kur jom shkue n’Çagllavicë, na kanë ardhë milicia, edhe m’thotë mue, “N’tokë”. M’zhdrypi. “N’tokë”, tha, “Ti je shku me pushkë n’dorë n’Mramur, n’Marec, Vllashë...!”. Une i thojsha jo, aj thojke po… edhe m’shajke pa nalë hiç. “Pse po rrên?”, thojke, “Se shiptari s’rrên!”. Vallahi, nashta qashtu u kânë. Edhe m’nalën, m’zhdrypën, m’shtinën n’dhé, n’bunker… edhe na’j murën paret. Edhe po m’thotë, po m’thotë nî... aj, “Pse po rrên?”, unë i kallxojsha drejt. E kisha nî djalë t’mixhës me veti, aj e kish grunë e dy [2] çika me veti. Aj shkâu kish ngjitë bojna, edhe m’tha, “A nuk po tutësh hiç a?”, se na shtinën n’dhé, n’bunker, thashë, “S’kom për çka m’u tutë! Ça kom bâ m’u tutë? Nî herë kom me dekë, pesë [5] pare s’i jepi.”. Bre anej, bre k’nej… hiç. I thashë… kur i thashë atine, “E kom nî kusheri n’autobus…”, tha, “Nuk ka problem.”. At’here veç na kanë marrë edhe na kanë qitë përjâshna. Thotë, “Hyp n’autobus”, tej n’Elez Han. Na kthyn p’ej Elez Hanit tana tekrâr. Edhe qishtu… me hjekë po. Tri [3] ditë kena nejt’ n’Elez Han. Nî magjup na komandojke. Magjupi. Katër-pesë mi’ [4000-5000] vetë... Hë çka po çkrun aj atje?

TA: Po, fol. Fol, vazhdo...

IB: Edhe aj po çkrun a?

TA: Jo aj, jo aj... Vazhdo.

IB: Nî magjup na komandojke, katër-pesë mi’ [4000-5000] vetë. Magjupi thojke, “Ungju, çonu, ngâni...”. Ardhke na marrke e na pyeste, “A po don me shkue përpara?”, “Po.”, “Pezdhetë [50] euro, pezdhetë [50] marka.”. Si t’i marke paret, jav çojke shkíve atje, policisë… ardhke polici, t’marrke përdore, t’qitke n’punkt. Ham t’shkojshin euro, ham ardhke shkelma t’qitke n’punkt. Edhe… tri [3] ditë nejtum qaty, mas tri [3] dite u kthym, erdhum n’Prishtinë. Kur erdhum n’Prishtinë, mâ s’bâni vaki me shku kurkun, s’kûm dalë kurkun. Kur erdha n’Prishtinë, mâ s’kûm dalë kurkun.

TA: Kallxom pak për fmininë tâne.

IB: A?

TA: Kallxom për fmininë tâne.

IB: Fminë… i kom tre [3] djel e gjashtë [6] vajza.

TA: Çka man men’ ti prej f’minisë tâne?

IB: Vallahi, po… çobanë me gjâ na jena kânë. Çobanë me gjâ jena kânë. E maj men’ lufta kur u kânë. Kur u kânë lufta, jônë kôn ardhë gjermont aty n’katun… edhe une jûm kânë i vogël. M’murën gjermont atje, m’dhanë bukë me hângër, e m’dhanë mish, e m’dhanë qësi far’ keksa, e çka’mos… e erdha te shpija. Kur erdha te shpija ju kallxova, “Qysh”, thojshin, “Qysh je shku?”, thashë, “Ata vet um murën!”. Po, jetën mirë e kum kalue. Pra, edhe probleme ka pasë k’tynehere se fukarallak ka pasë shumë. U dufke me hjekë për bukë, për veshë, për mathë, për... s’ka pasë. Hjeka shumë ka pasë poplli at’here. E sot, tona t’mirat e Zotit jônë bâ. P’e shoh une qysh kum... bâba jem qysh ka rrnu. Bâba jem fukare, n’belê. Bâba... babgjyshi e ka mytë ni [1] njeri për nî lis. At’here hjek’ke… familja ka hjekë. E bâba jem, tana qashtu djali i djalit… e u bâna une. U martova, hina n’punë… tôna mâ fukarallak s’ka pasë. Bâbën tana mâ e kum majtë... shpinë, e bâbë, e... mâ nuk ka bâ vaki për sen’ me hjekë. Hinëm… u rritëm na vllaznia, hinëm n’punë t’katrit. Bleva shpi n’Prishtinë, marova shpi n’katun. Mirë. Gjâ t’mira… tana jeta u kânë mirë. A bâba jem qysh ka rrnue, shtirë. Po, tash m’u kthye qysh po rrnojnë fmija e mi kunrêj meje, unë at’here veç... kurgjâ. Tash fmija e mi jônë krejt jashtë, jônë n’Zvicërr. Kanë maru shpija. Tri [3] shpija i kanë maru n’Zvicërr. Kanë pasuni boll, kanë pare boll. Kerre, fmi, gra… me tona t’mirat. Kunrêj meje, ata jônë shku edhe ma larg. Çdo... çdo mu’j, çdo javë bôn vaki n’Prishtinë vinë. Mu m’majnë mirë. M’êpin pare sa t’kom nevojë. Nepër mjekë e nepër... se tash sheqeri po t’shkon, shtypja po t’shkon… Jônë do smuja… Unazat po m’munojnë, tonat. E m’majnë, nuk um lânë me hjekë keq për kurgjâ. Po du me thânë qî… ktynehere kanë thânë, “Çka t’ja bojsh ti, ka me ta bâ i yti.”. E valla, une bâbën e kom desht fort edhe e kom kqyrë fort… edhe sot kâj për tô, ani pse ô dekë aj qe... qe tetë [8] vjet u dekë. Nondhetë e tetë [98] vjet ka rrnue. Po vallahi. Edhe fmija mi tash po m’kqyrin. Bereqât versën, m’majnë mirë, m’nerojnë, m’çojnë n’bajë, m’çojnë n’deti, m’çojnë ‘ku po don, kah po don’. Mirë.

TA: Çka man men’ prej bâbës?

IB: A? 

TA: Çka man men’ prej bâbës?

IB: Vallahi, pej bâbës... mirë e kom çu me bâbën, po bâba nuk ka pasë shkollë, nuk ka pasë munsi me na majtë ma mirë. S’ka pasë munsi. E kur na kanë thirrë… nja dy [2] t’Serbisë, na kanë thirrë n’shkollë, mixha jem e ka marrë nî dash ja ka çue msusit. Pesë [5] nxansa s’na kanë thirrë mâ kurrë. Ja ka dhânë dashin me na lânë pa shkollë, me na lânë... E me pas kry une shkollë qat’herë, edhe une isha shku nashta ma nalt, se me Nebi Gashin jûm kânë n’shkollë. Nebi Gashit, ja ke ni zânin… i Mramorit. Me tâ. Aj dy [2] vjet i ka pasë shkollë, shkoi edhe u bâ krytar i Kosovës me qato dy [2] vjet! E kanë gabu pleqt - me na nalë p’ej shkolle! Qyre sod, shka po do me thânë shkolla! Edhe gratë e kanë mrri shkollën, edhe njerzit e kanë mrri shkollën. Me zor Tita i shtike me shku n’shkollë, me zor. A turki thojke, “Gratë tej qitu, se k’tu e knej mâ s’bôn me i lânë.”. Ngujut’, mlutë. Bâba jem kur u martue, kallxojke, “Kur shkojsha me marrë gruën, sa ish mal, qî ish mal…”, tha, “e marsha djepin n’krah, i nimojsha gruës. Si dalsha n’udhe, qî dokët udha, ja dhajsha gruës se mos po m’sheh nakush.”. A pe sheh, sa ka pasë at’here… jônë kânë do sheja t’kqija, t’kqija. Ish kânë njâni pasunik i fortë, edhe tha… djali i tina nuk u martojke, nuk u martojke. Bâba po i thotë, “Pse bre djali jem nuk po martohesh?”, “Ô bâbë, nuk gjaj mik për qefi, nuk gjaj grue për qefi. S’po du me u martu!”. Edhe p’e lusin anej, k’nej… edhe e bâjnë kajl, edhe e merr nusën. Kur e merr nusën, si hin dhanërr thotë, “Qysh je? A je mirë?”, thotë. Ajo, nusja, s’folë hiç. Ktynehere u kânë qashtu, nuk ô si qitash. Thotë, “Musafir i nânës je. Nesra shko te shpija jote!”. Edhe e lshon gruën për qat fjalë, veç qî s’ka dhânë përgjegje kurgjâ! I thojnë, “Pse bre p’e lshon? Për çka?”, thotë, “Çka e veta, s’um kallxoi. Nashta ô budallicë, nashta ô katilzezë, s’dî me folë!”, thotë, “S’e due.”. Edhe e mur, tha, tjetrën… kur e mur, tha, tjetrën, edhe atô p’e vetë qashtu. Ajo po i thotë, “Ja, pa ma pru bâbën k’ty, ti s’un um qet p’ej shpije. Bima bâbën k’ty, se me m’l’shu ti mu natën e parë, mu m’del... m’hupë ftyra, a s’kom fije faji!”. Edhe atô e lshon. Kur e merr t’tretën, e treta i thotë, “He more burrë”, thotë, “E pashë nî njeri, bâjke ujë me shoshë…”. A e dî ti çka ô shosha?

TA: Po.

IB: (Qesh) “Mirë shumë”, thotë, “Po, tjetër sen’ çka pê?”, thotë, “E pashë… njâni kish ngjitë kitë me livrue, njânin kâ anena, njânin knena… e ishin metë midis âre.”. Thotë, “Po… tjetër sen?”, thotë, “E pashë, shtatë [7] gratë kishin marrë lesh t’zi e e lajshin te reka me bâ t’bardhë.”. Thotë, “Mirë. Qito tri [3] pytje: Kallxom, ma s’pari, çka ôshtë aj qî bânë ujë me shoshë?”, thotë, “More burrë, bonu burrë se gruja t’bôn shoshë, se me shoshë a mun’ bânë ujë? Qaq mun’ me pasë burrni me t’rrokë gruja përpara!”. Thotë, “Mirë. Po, aj qî i ka ngjitë kitë?”, thotë, “Grunë… kur t’shkon nusja te burri, duhet m’u koqitë n’shpi, se jo herë te nâna, herë te burri, herë te nâna, herë te burri…! Jo, jo s’ka ashtu, po m’u koqitë n’shpi.”, thotë, “Edhe ajo për mu mirë ô.”. Thotë, “Po, k’to qî kanë lâ gratë lesh t’dhenve?”, thotë, “Leshin e zi laje sa t’dush, se kurrë i bardhë nuk bâhët.”, thotë, “Ruje ftyrën, mos e hup ftyrën, se kurrë mâ ftyrë s’ki. Aj… nuk ta çkoq kurkush ftyrën me gju qatje, po e hupë ftyrën qî për niqin’ [100] vjet me rrnu, kah t’kapërcejsh, hallkit thojnë, ‘qe filani’.”. E boll ô ba... (qesh)

TA: Fol, fol. Fol halâ, kallxo... (qesh)

IB: S’po di çka, vallahi. S’po di çka me folë mâ. Çka me folë? Jo boll, s’po di çka, s’po di... (qesh)

TA: Okej. Kallxom...

IB: Boll jônë qito.

TA: Kallxom pak, sa vetë… sa antarë keni jetu me nî shpi kur je kânë 

fmi ti?

IB: Qysh? Qysh?

TA: Sa antarë n’shpi jeni kânë?

IB: Jena kânë shtatëmdhetë [17]. Une me bâbë tem. A tridhetë e pesë [35] jena kânë kur ô dâ bâba prej vllaznive. Tridhetë e pesë [35] antarë t’familjes jena kânë. Gjâ kena pasë, dhênë, dhi, lôpë. Kur u kthejke tervesa, fmija… dhêt’, dy-tremdhêt’ [10-12-13] f’mi tërvesën açik, gratë açik, burrat açik. Oda u kânë mire. Po, ka pasë lezet… ka pasë. Lezet ka pasë! E sot nuk ôshtë aj lezet kurkun. Tôna t’mirat e Zotit une, sod, i kom. Grunë e kom t’mirë, shpinë e kom t’mirë, thminë i kom krejt n’puna, tri [3] shpija i kanë maru n’Zvicërr, gjashtë [6] banesa i kanë n’Fushëkosovë. 

TA: E pse at’herë, lezet po thu ka pasë?

IB: Jo… n’qit vesh pak. 

TA: Pse ka pasë lezet at’herë?

IB: A?

TA: Lezet, pse ka pasë at’herë po thu?

IB: Pse ka pasë lezet, se ka pasë rahmet njâni n’tjetrin. Ka pasë dashni njâni n’tjetrin. Ka pasë dashni njâni n’tjetrin, je knaqën. E sod jo, sod interesi. Tash veç interesi. Sod, veç parja. Une kom niê, para gjazhdhêt’ [60] vjete, kur thojke hoxha, “Ka mu ardhë nî vakt: benê e zinê.”. E sot, a po i sheh? Benê, kah t’kqyrsh, trrak. A pe sheh zinê? Nepër oborr, nepër sakak… gratë, çika, gratë shkojnë, pesë [5] pare s’i jep. S’ka marre, s’ka morall t’njerit, s’ka kurgjâ. Ka hupë ajo kohë, s’ka mâ… ajo kohë. S’ka tash, menihere dahën. Sot, po i thotë gruja burrit… për bâbë s’nin, për nânë s’nin. Nî kojshi i ka pasë do pula, gruja i thojke, “Ja hiqi pulat, ja hiqum mue!”. A p’e sheh? E ka rrokë sunin n’dorë! Hiqi pulat! “Po qysh… po, idârja jonë ôshtë aty more!”, “Jooo, hiqi se pulat p’e zhytin oborrin.”. A ô e vërtetë kjo? E vërtetë ô kjo, se e kûm pâ me sy. Tana, nânën… kush nuk p’e respekton. Babën, jo. Shumica… ka kapak, po shumica e ka mujtë. Nî kusheri i jemi u shku n’Gjermoni... a bon me tregu?

TA: Po, po. Po, lirisht.

IB: U shku n’Gjermoni, e u martu. E ka marë nî gjermankë, e ja ka falë Zoti nî djalë atje. Edhe… e ka rrehë gjermankën. E ka rrehë, e e kanë denu pesë [5] vjet n’burg. Kur i ka bâ pesë [5] vjet n’burg, e kanë lshu prej burgit, edhe e kanë njekë për Kosovë. E u ardhë k’tu, e e ka rrejtë nî... nî mik. U shku n’shpi t’tina. E kish pasë bâba e nâna qat çikë. U shku n’shpi. Edhe ja ka falë Zoti tre [3] thmi. Aj kish pasë pare borq n’Gjermoni. I kanë ardhë borqlitë k’tu, e kanë zânë, edhe i kanë thânë, “Shpija po t’i bojka gjazhdhêt’ mi’ [60,000] marka. Tridhêt’ mi [30,000] marka na i ki borxh, tridhetë [30] po ta zbatojna shpinë. Kapi thminë edhe hup p’ej ktuhit. Jo, jo… kryt qite n’cung, se tridhêt’ mi’ [30,000] marka borq na’j kije.”. Aj, bâba i grues thotë, “A po m’falni mu, bre? Nî javë me m’dhânë afat, une po ja’u paguj ato pare.”. E çohet e shkon aj n’Shtimje, e shet tokën, e ja’u lânë borqin. Ja’u lanë borqin. Mas do dite po’j thotë, “Ô babgjysh, a e shesmi kit shpi e dalmi dikun ma gjôn?”, thotë, “Po, a pak ma shite tokën e bâbës, tash edhe shpinë?!”. Edhe smuhët aj, i bjen... kry jave des. E jet ky n’shpi. Çka bon ky? U kânë tuj punue n’KFOR, nimi’ e dyqin [1200] euro e ka pasë mujin. E i thotë njânit, “E kom djalin smutë… a po m’ep?”, i thotë, “Po more, qysh jo.”. E do banesa i shet e i blenë, e bon dallaver, i bon paret, i hyp ballânës e shkon n’Angli. E la grunë me tre [3] thmi n’sakak. Gruja u mërzit, u mërzit. N’kry tre [3] mujve diq edhe gruja. Sot, tre [3] thmi jônë n’sakak te qajo gjyshja qî i merr shtadhetë e pesë [75] evro. E qe, qî the ti rahmeti… çfarë rahmeti ka aj, çfarë burri ôshtë aj?! Tana t’zezat i ka bâ atje, ô ardhë edhe k’tu, i ka lânë fminë e vet, trrak. Jo… ka hupë moralli i njerit, s’ka mâ. A bôn ashtu m’i ja bâ? Une e kom dhânë nî çikë n’Fushë Kosovë. Tanat i kanë marrë burrat vet. Edhe i kôm thânë, “Shkâ edhe magjup, mos gabo. Shiptar, zgidhe vetë. Mos prit une. Vet.”. Kur i kum çu n’shkollë i kom thânë, “A po do shkollë a burrë? N’desh burrë, shko te burri. N’desh shkollë, shko n’shkollë. T’dyjat s’binë hise.”. Tôna jôn martu mire. Ma e mramja e gjet n’Fushë Kosovë njâ - bâba e nâna nî [1] djalë. Çika jême âshtë instruktore. Kerrin e mirë, pare t’mira, punt mirë. Aj punojke për Shipninë. “M’hupi çanta” - kjo êp pare. Rajke kjo me fjetë, natën ja vjedhke paret. Ardhke i pitë n’shpi - drogë, raki, faqe t’zeza. Sa herë ô ardhë, me turlifar’ beteri… edhe nî ditë i thotë çika, “Ditën e mirë e bofsh, boll ke mâ!”. Jônë dâ. E tash u metë as anej… knej na ka çue gjin, “Për hatër t’Zotit, për hatër t’thmive.”. E vallahi, çika po thotë, “M’i ja vnu hoxhën... kapuçin e hoxhës, se tybe n’i kthehna mâ.”. Çika e madhe ja ka ba katërmdhetë [14] vjet për pesëmdhetë [15]. Sot me shku te burri, ma e madhe se une. Tjetra… edhe ajo dymdhetë [12] e diçka. Djali pesë [5] vjet, për gjashtë [6]. I ka marrë çika fminë… ô ardhë te une.

TA: Kallxom qysh u bâ puna qî ti u martove dy herë?

IB: Une a?

TA: Po.

IB: Po t’kallxoj. Vallahi s’ka pasë kush me m’rre, se une kûm pasë faj! Se e kom pasë grunë e madhe, pasha Zotin… e mirë, e madhe, e zoja, livrojke n’ara. Po, e gjeta qit tjetrën. Qitu n’Prishtinë u takum, po… si për mahi u takum. Edhe u njoftum me tô, e vazhdum dashurinë njâni me tjetrin. Vallahi, asajna t’madhës, i thashë, “P’e mar edhe nî nuse!”, “More, merre”, tha. E mâ... ajo tash e ka ditë qî s’e marr, se me pas ditë si e marr tybe n’um kish thânë merre. Ksajna i kûm kallxue, “E kom grunë edhe pesë [5] fmi, n’katun jom…”, “Jalla, veç jom bâ marak me t’marrë. S’...”. Edhe ja çova msit’t. Aty, ma rrehën msitin. Ja dhanë shuplâkat msitit. “Qyyysh...?”. Erdh, po m’kallxon. A une edhe kjo e kishmi krye punën. Çona une, shkoj nî t’dille... nî t’marte. Ata ardhshin burrat ktyneherë n’pazar krejt, se pazari punë e madhe. E i shkoj, i thom, “A i ki fjal’t qysh i kena pasë?”, tha, “Lôpt e Hadës i ruj”, se e Hadës ô kânë, tha, “Lôpt i ruj e s’martona mâ, qî s’t’marr ty.”, “Nime a?”, thashë, “Une t’ejten kom me ardhë me t’marrë. Terri i parë qî bjen, kerret i kije k’tu. E ti k’tyne thuju… edhe une ju thom vet, ‘t’dillën kom me ardhë me marrë’.”. E t’um kanë rujtë ata mue t’shtunën… e t’dillën. T’hanën, n’sabah p’ej thotë njâ… se motër i kishin pas thânë, “Oj motër, pse s’erdh aj magjupi zi me t’marrë?”, thotë, “Po, jo bre… po, nuk ô budallë bre aj. Ka gru e f’mi e krejt…”. Vetmeveti, hajt se t’ejtën ja nin [zanin]. T’ejtën jom shku e kom marrë, kllap… me tri [3] kerre. Edhe si e kom hypë n’kerr, kom qitë allti, bam bam bam. Aty gabova. T’kanë ngâ meniherë ata, mahâlla. Ata aaajt… “Ô vallahi, iki.”. Edhe kurrë s’u kûm çu gjin m’u nreqë. Hiç. M’ka deshtë, e kum deshtë, zhag s’e kûm ngre, derën s’ta kom thye, prozorin s’ta kom thye... çka me t’lut ty!? Ka marrë ajo kô ka deshtë, e kom marë une si kum deshtë, kurrë s’kom nije për atë punë. Po, k’ta miqt e parë tana m’u idhnun. Aaav… i dhanë zor k’ta! Veç mirë e kûm çue, mirë e kûm çue. E kom kqyrë grunë e parë si mos me pasë grue [të dytë], e kom kqyr t’mramën qashtu… s’i kom dâ qî me thânë. Mirë e kom çu. Katër [4] netë kom nêjt te gruja e madhe, katër [4] te kjo… s’kum pasë problem hiç. Hiç. E madhja m’ka dekë qe gjashtë [6] vjet, e vogla âsht’… mirë âsht’. Mirë m’ka râ… se ajo diq, vetëm shka me bâ? E tash jena metë veç une edhe ajo plaka n’shpi. Me na majtë, po na majnë djeltë mirë. Mirë. Çka t’ju thom... 

TA: A t’u idhnu gruja e parë kur e more këtë t’dytën?

IB: A?

TA: A t’u idhnu e pâra gru, kur e more t’dytën?

IB: Po… me gru t’parë i pata pesë [5] fmi une!

TA: Po. E tani k’ta fmitë e tjerë me cilën gru i ke pasë?

IB: Tana vazhdova apet me tâ.

TA: Me tâ a?

IB: Po. Nimdhêt’ [11] fmi i kom pasë me grunë e parë.

TA: Me t’dytën asnjô a?

IB: Me t’dytën asnjô. Me t’dytën...

TA: A t’u pat idhnu pak at’herë kur e prune grunë e dytë, a jo?

IB: A?

TA: A u pat idhnu pak, at’herë kur e prune t’dytën?

IB: Po, vallahi. U idhnue, po jo fort se me mu u kânë me marrë. M’ka dashtë fort. Me mu u kânë gruja madhe kur e kum marrë!

TA: A po?

IB: Me mue, tap, n’kerr. Jaa, s’... se mos me m’pas thânë gruja e madhe merre, s’e kisha marrë. Po, “Merre”. Vallahi… tash, me zemër nashta s’ka thânë, po u bâ tana, e pat. Edhe, e mirë u kânë kjo shumë, edhe kjo qî ô sod. Për nî grue… n’ditë t’grave, shtirë u kânë m’i dalë shoqe. Zati edhe për qata e mora. Mirë u bâ.

TA: Cilën e ke dashtë ma shumë?

IB: Vallahi, veç me t’rrejtë… se gati si njojt i kom dashtë. M’ka kqyrë ajo… m’ka shti me zor me dashtë edhe e madhja, se me m’pas idhnue nashta kisha bâ dallim, po s’um ka idhnu kurrë, m’ka kqyrë mirë. Ka ninu për mue… gruja e madhe ka ninue. Qysh m’i ju idhnu asâjna? Kurrë dallim s’i kûm bâ. Kurrë nî [1] pemë, asni sen’, asni’... nuk e kom ble m’i ja dhânë t’voglës, pa ja dhânë t’madhës. Kurrë hiiiç. Po kysmet u kânë qashtu. Mirë m’ka râ, mirë. Masi ajo shkoi, e kjo met’. Ça kisha bâ une tash? Une mâ… s’kom çka lypi mâ, tedhetë e shtatë [87] vjet! Çka met mâ? E kjo m’ka qillu për hyzmet. Thmija po m’majnë mirë. Vallahi, s’di sa herë e kanë lutë m’i ja pagu nî grue... m’i ja pague, m’i nimue, se shpija e madhe. Po kjo… si po thotë vetë, “Po krejt me rrymë, çka ka me m’vytë? Çka m’vyn? Krejt… me fshisë, e m’i lâ ent, e me... krejt me rrymë. Çka po m’vyn? Veç me ma pru havâle.”. Bile u shegarke aj, nî nip… se qaj nipi kâ pare t’madhe. Aj nipi i ka niqin’ [100] puntorë n’Zvicër, tet’thetë [80] i ka tu qafa qitu, qyky restorani qî bje te milicija i nipit tem ôshtë, tôna t’mirat. I ka thânë, po ta blej... bi nî grue me shami. “Jo bre, ato edhe ma t’zeza jônë.”. (qesh) Edhe vallahi, gati si... jônë tu’j bâ keq qito me shamija t’zeza. Keq. Kur ta qitsh shaminë, dije qî e ke qitë shami. A jo shaminë, e n’kerre t’hallkit. Kjo nuk ô mirë. Kjo ôshtë edhe ma e keqe, se ajo qî e din qî ôshtë e lirë, kah t’don, ku t’don... Tha, “Hiç nuk p’e du. Vet i punoj rang’t krejt.”. Mirë...

TA: Kallxom… e gratë, dy [2] gratë e tua qysh e kanë çu nërmjet veti?

IB: Po qyre… Atâ… Nî [1] pênë kijê kur i ngjet n’kerr, ata s’kanë çare pa shkue. I ngjet n’kerr, trrap, dy [2] kíjet. S’ka çare pa shku - si njâni, si tjetri. Edhe k’to… e kanë pa qî me t’keq kurgjâ s’kryhët. Une ju kom kallxu n’vakt, “Me t’keq, i shtirë jom; me t’keq, s’bon. Doni qishtu - mirë, s’doni qishtu - qe paret për autobuz, kah t’doni shkoni… a vërr vërr n’shpi s’ka.

TA: (qesh) A jônë përla najherë ato?

IB: Paj vallahi, kurrë. Kurrë, se kjo e vogla s’ja ka kthy fjalën kurrë. Hiç kurrë, kurrë hiç, kurrë hiç. Me gatue s’ka gatu kjo e vogla pa e vetë atâ. Se, kur e kom marë k’tâ, kjo m’ka thânë, “Qyre, me lshu grunë e parë, asni ditë nuk t’rri, as nuk t’marr. M’i lânë thminë jetim ti, sebêp une, kurrë jo.”. Vallahi qyre, e râ kjo n’atë brâzën qî s’ka bâ vaki. Se n’katun tonë, pesë [5] vetë i di une qî i kanë lânë gratë. I ka bâ dy [2] gra, t’madhën e ka çu n’ahër te lôpt. Ja ka bâ nî krevet te lôpt, t’madhës, edhe kurrë me tô mâ s’ka pasë… se ka kqyrë me sy mâ, kurrë hiç. E une ashtu s’ja kôm bâ. Ajo ôshtë shumë e keqe. Ajo ashtu s’.... Tjetri e mur njâ [1]… t’mirën e la. Gru e mirë, gru e paqt, gru puntore, po thmi nuk pat. E lshoi, e murr nî tjetër. Ja bâni nî çikë, kët’ t’madhen e qiti posht. Po, pse s’u bâne burrë? Merre edhe çoje n’shpi t’vet. Çoje n’shpi t’vet mâ… Po, as s’e majke, as s’e l’shojke. E qe, edhe ashtu s’ja kom bâ. S’ja kisha bâ ashtu. Djali i mixhës tem e ka lânë grunë me tre [3] thmi, e e ka marrë nî gru me nî [1] thmi. Çka bâni aj? Çka fitoi aj? E la grunë me dy [2] thmi, e murr grunë me kopil t’hallkit. Çka… far’ fitimi bâni aj?! E la, trrap. Kurrë bashkë s’ka mujt m’i bâ. Kurrë ato dyja nuk jônë zatet njâna me tjetrën. A p’e sheh çfarë dallimi? Qysh me i lânë thminë une për nî bisht t’gruës!? E kur i thashë ati kusherinit… Aaa… vllavi i tina e mur gruën, e ja fali Zoti nî çikë, n’Komaran. E la midis Komarani grunë edhe çikën, iki e shkoi n’Gjermoni. E la n’sakak. Djali i mixhës, tjetri, i la tre [3] th’mi, shkoi n’Gjermoni. Nejse mâ… qasi far’ beteresh. Veç pesë [5] parë jetima i kanë lânë tu mixha jem, veç m’i nrru grate! Pesë [5] parë jetima… m’i lânë nî [1] familje, veç m’i nrru grate! A p’e sheh? Çfarë familje ajo? Ça ka aty? Jaaa… une i kom bâ dy [2] gra, po qysh kanë thânë ata t’moçmit, “Si Hasën, si Hysën.”. Qat ditë qî t’ishin prishë, dyjat i kisha qitë. M’u hangër n’shpi, s’ka. Thmija kurrë nuk um kanë thânë, “Pse i bâne dy [2] gra?”. Kurrë, hiç kurrë. Edhe e kanë desht fmija si k’to, si atâ, si nânë. Nanë... nashta sa nânën s’e kanë deshtë, veç ktynehere fminë i lajke nâna vet, nuk shkojshin te nâna vet, “Jo vallahi, ka me na lâ inxhja.”. Gjithë kjo gruja e dytë i lajke. “Nuk shkoj”, thojke, “Jo, kjo po na knaqë tuj na lâ.”. “Oj nânë”… njô [1] e marke ngryk nâna e vet, thojke, “Oj nanë, po shkoj te Hakilja.”. Mirë, mirë. S’di mâ çka t’thom.

TA: E zojë e shpisë koka kânë gruja e parë a?

IB: A?

TA: Zojë e shpisë ô kânë e para gru a? Zojë e shpisë, gruja e parë a?

IB: E shtirë?

TA: Zojë e shpisë?

IB: Aaa po… aaa u kânë shumë e shpisë. Shumë e shpisë. Shumë. Pasha Zotin, une jûm ardhë n’punë n’Prishtinë, kur jûm shku e kûm gjetë arën t’livrume. I ka lidhë kijtë, e ka mjellë kallamoqin… qajo gruja e madhe. Edhe si t’kallxova, ka ninu për mue. Une jum kânë n’spital, ajo n’ven’ tem ka ninu për mue. Mirë m’kanë kqyrë.

TA: E bâba e nâna çka t’thanë kur e more ti t’dytën gru?

IB: E vallahi, nâna m’ka dekë moti. Nimdhêt’ [11] vjet kur i kum pasë, nâna m’ka dekë. Nâna s’e din. Për nanë e kom pasë gojën thatë gjithë, a bâba m’ka rrnue nandhetë e tetë [98] vjet. Me bâbën jûm knaqë. Vallahi, s’i ka ardhë mirë… se nihere m’tha, “Pse bre djali jem?”,tha, “Po ti gruën s’...  gruën si dukâti, thminë si dukâti. Pse me i hi ksaj rânge?”, “Vallai”, thashë, “bâbë, e mirë. Edhe e gjeta qashtu pa... paushall,  e e mora.”. Bâba nuk ka pasë qef, nuk ka pasë qef.  Po, e kom deshtë bâbën shumë, edhe m’ka deshtë shumë. Kur u dâmë, k’tu kur u dâmë… unë i martova djelt, edhe metëm pa sobë, e shkoi te vllau. I thojshin, “Me kô je, baca Rrahim?” -vllaznillaki. Thojke, “Me Ilazin”, “Po, qysh po thu me Ilazin?”, i thojke v’llai, “Une po t’maj, ti po thu me Ilazin.”, thotë, “Ja, ja… me Ilazin.”. E e ngucshin k’ta kapak, thojshin, “Ilazi nuk ôshtë burrë i mirë, Ilazi po pin raki, Ilazi po shkon mas grave t’hallkit…”, “Aty mos um prek. Tu Ilazi mos um prekni.”. Vallahi, rakinë s’e kûm pi kurrë. S’um ka interesu. Rakinë, duhanin… i kûm pasë tullusum. E qitu kapak… jom halitë kapak. Po, kapak jom halitë. Se erdh puna, tana u njoftova me nânën e gjyshit [pseudonim për dikë]. Nizet e tetë [28] vjet me tô kûm kalue. Nizet e tetë [28] vjet. Vallahi, e kum majtë mirë. Se....

TA: Kur je njoftu? Masi je martu a?

IB: Pooo. T’dyjat… dy [2] gratë i kisha n’shpi. Po, qysh jo... (qesh). E kjo ish kânë problem. Burri i sajna ish kânë n’burg. E ka mytë nî njeri burri i sajna. Tana kjo ô munu me pshtu atâ, a din, thotë, “Une e kom mytë.”. T’ja troqin atina tremdhêt’ [13] vjet, ksajna dymdhêt’ [12] vjet, gjyshes tina. Edhe tha, “M’thojshin milicija, ‘na e dina kush e ka mytë atâ, e kush e ka pru, e qysh, e tek, e.... Hiqu, kshyri f’minë.”. Edhe aj shkon n’burg, faqja e zezë. Kjo tana jet pa punë, pa... vjen k’tu hin n’punë, n’Prishtinë. E zateti une te spitali, e bâjmë nifarë muhabeti. Tha, “Une kisha pas qef me kânë me ty, me bâ shoqni.”, thashë, “Po, i kom bre dy [2] gra… ti mos u pshtet n’mue, se une për grue s’...”, thotë, “Jaaa… hiç.”. Edhe e vazhdum me tâ, nizet e tetë [28] vjet. Mirë e kena çu. Ajo e ka pasë banesën e vet, ka pasë rrogën e vet, gjyshja e ktina. Une kûm pasë pare gjithë, rrogën e kûm pasë t’mirë… me kerr kûm punu mirë. Edhe, erdh… djali i sâjna n’Gjermoni. E ka lânë nânën e vet me pesë [5] marka n’Shkup. N’aeroport me pesë [5] marka leje ti nânën, e ik vet, e shko… çfarë djali aj! E kur erdh, tha, “A po m’kallxon dishka drejt? A ke kalu me nânën teme?”, thashë, “Qe nizet e tetë [28] vjet. Gru e kom - une e maj, une veshë, mathë, krejt.”. Koxha u idhnu pak, po edhe ma s’mrâmi e la vetëm, iki. Nânën! E qî ke fjala parëz, s’ka sod morall, s’vet njeri. Kur e lê nânën e vet t’paralizume, e t’iki t’pshtoj vet… at’herë çka i vyn jeta atij njeri? Çka i vyn jeta?

TA: E gratë e tua a e kanë ditë për...?

IB: Po, qysh jo. Po, qysh jo. S’um kanë thânë kurrë sen’. Kurrë. Kurrë s’um kanë thânë ‘pse, a qysh, a tek, a…’, hiç, hiç. E dishin qî s’kryn kurgjâ edhe me thânë, veç m’u idhnue, veç me bâ probleme, k’shtu hajt. Çka me’j bâ? Jeta shkoi. Nashta kûm gabu. Po, sigurisht kûm gabu. S’ka vytë me i bâ une... Hajde dy [2] gra qî i kum bâ, për dy [2] gra… tana masanej… po i erdh puna ashtu. Qe (fërkon duart)…, shkoi. Boll.

TA: Sa motra e vllazën jeni kânë?

IB: Jena kânë katër [4] vllazni e tri [3] motra... e dy [2] motra. Dy [2]. Njôna motër u dekë, njôna ôshtë sod. Mirë i ka punt edhe ajo. Djelt i ka, dytë n’milici punojnë, n’Gillan. Burri i ka punu n’Gjermoni katërdhêt’ [40] vjet. Pare ka, shpija ka, tana i kanë bâ.

TA: Po, si fmi kur jeni kânë… qysh e keni çu me motra, me vllazën?

IB: Aaa, mirë shumë. Shumë mirë.

TA: Çfarë kujtime ki me ta?

IB: Kurrë, kurrë… kurrë keq s’kena pasë nërmje’ veti. Kurrë. Sa jena kânë thmi. E motrat… apet qashtu si motër. Zemra m’digjet për tô, sot. E vllaznija si jônë martue e kanë nrrue trakën.

TA: Po a?

IB: Si jônë martu kurkun nuk jônë kânë n’atë udhën qî jônë kânë përpara. Gratë. Gratë. Njôni s’ka thmi hiç, ôshtë paralizue, u metë as knej, as anej. E njâni âsht n’Gjermoni qe katërdhetë [40]  vjet, p’ej atina mâ tash s’ka kurgja. I ka katër [4] djel. Marin gjermanka. I dajnë, i majnë, lshohën, pajtohën, s’martohën… S’ka kurgjâ p’ej tyne, hiç. E nî vlla qî ô k’tu, tjetri, ky i ka punt mirë. Djelt i punojnë moler. Mirë i kanë punt. Dytë kanë maru shpija n’veti. Punojnë mirë. Mirë, mirë...

TA: A e man n’men’ kur ka dekë nâna?

IB: Po, qysh jo. E maj men’. N’odë jûm kanë. Edhe… nâna ô dekë para sabâhit… n’odë jûm kânë, se na thmija flejshmi n’odë. Oda ô kânë me dy [2] shtruma, e na flejshmi n’odë. Edhe p’ej thojnë… p’e bâjnë llaf, thojnë, “Ô bre, deka ka ardhë. Zoti e ka falë, Zoti e ka marrë…”, p’i thojnë bâbës, “Mos u mërzit.”. Si i thanë bâbës ‘mos u mërzit’, une e dita qî nâna koka dekë. Edhe z’guxojsha m’u çue, me çplu kryt. E po rri, po rri… dikurna s’pata çare, plasi vaji. Për... vaji s’pshtoi kurgjâ. E nânën e kum pasë nânë t’mirë… e zoja, e meçme. Po, bâba ka hjekë tana shumë. Bâba nuk u martojke. Shtatë [7] thmi, jetima. S’ja dhâke kërkush n’jetima. Fukarê. Bâba m’dhimet se ka hjekë shumë, po ka hjekë tej jom bâ une. Kur jom bâ une, mâ s’e ka ditë çka ô hjeka. Hiç, hiç, hiç. As për veshë, as për mathë, as për bukë, as me pagu porez, a me pagu diçka... hiç, hiç, hiç. Sen’ hiç. Qikjo gruja jeme, e marke, e rrujke fak, fak, fak, t’ja dhâke kmishën e bardhë, jelekin, mahrâmën, kapuçin. Aj ka pasë marak namaz. Shkojke n’xhami, vizllojke kah shkojke. E vallahi, reja jeme s’um rrun mu kurrë. Po, duhët me ardh tu Daudi, se jaaa. Pasha Zotin, resë teme i kom thânë, “Qitma nî kafe.”, “Po m’dhem kryt”, tha, “bâba Laz”, tybe n’ma ka qitë. Jaaa… gratë ma kanë kqyrë babën. Aj Zoti na rujtë, aj Zoti na rujtë… kur e kom marrë atë grunë e madhe, qysh e ka kqyrë babën, çfarë nerimi, çfarë... bereqat vers... hallall i koftë. Çka mej bâ?

TA: Si jetim, kur ke metë pa nânë… kallxom, a e ke pasë zor?

IB: A?

TA: Si jetim kur mete pa nânë, kallxom a e pâte zor?

IB: Vallahi, boll. Vallahi, boll… se ku dalsha, i pajsha gratë, i nisha thminë, “Nânaaa”. Oj qyqja, nimdhêt’ [11] vjet i kum pasë, ma t’madhin zor. Nimdhêt’ [11] vjet. Jaaa… për nânë jûm përvlu. Edhe sod m’djegë zemra për to. Sod, halâ… se s’kûm bâ llaf. A me bâbën kûm bâ llaf, e kûm bâ muhabet, e kûm bâ... e kom çu mirë, e i kom dhanë pare, e kom çu ku ka deshtë. Veç i thojsha, “Kallxo ku po ki qef?”. Kerre kûm pasë gjithë, e kom çu kah ka deshtë. Ku ka deshtë… ku ka thânë çom, une e kom çue. A nâna m’ka hjekë për nî [1] andoll. Nî [1] andoll s’e ka pasë me pi për krye, qî i ka dhimtë kryt. Ka hjekë ajo...

TA: A ka dekë pî naj smujës nâna, a k’shtu papritë?

IB: A?

TA: A p’ej smujës a papritë diq nâna?

IB: Jo. Kryt, kryt.

TA: Kryt i ka dhimtë a?

IB: Kryt e myti. Kryt. Veç kryt. Jônë dalë… grun qî kanë korrë grunin, e jônë dalë me bâbën me i lidhë ata dorëzat. S’e dî ti, se ti je e re… nashta nuk e din ato, veç ...

TA: Ani, kallxom.

IB: Shtatëmdhetë [17] duj i kish shtrue nâna, bâba tre [3] tej i ka lidhë. Edhe i thotë, “Ô njeri”, ktynehere, a din, “Ô njeri, pasha Zotin, une jom tu’j njeh dit’t. Edhe çka ka me t’gjetë ty… veç Zoti t’pagovtë, e t’nimovtë, se une jom tu’j njeh dit’t.”. Vallahi, dhetë [10] ditë nuk i ka çue. Diq. Tap-tap. E ka hjekë bâba. Thojke, “Pse m’i tha qato fjal’t?”. Eee… t’i ka thânë se e ka ditë qî hjekë. Me shtatë [7] f’mi jetima, pare jo, rrnesë jo, kurgja jo, pos... A u bâ boll?

TA: Hajt, kallxom pra pak, qysh i bojshit dasmat at’here?

IB: Kur jom martu une, i kina thirrë krejt katunin. Krejt. Komplet katunin. Edhe n’odë… burrat n’odë, gratë te shpija. Gratë knojshin te shpija, burrat knojshin, lujshin khâ n’odë, bojshin muhabet. E darsmën… për veti kur e kûm bâ une, shumë t’mirë e kûm pasë. Shumë t’mirë. Krejt mahâlla u kânë, komplet. Kris’shin alltijat, kris’shin llovaçkat, tek teri n’gjysë t’natës… n’gjysë t’natës mâ. Une thojsha, “A thu a m’harrun a çka u bâ?”. Une nusen s’e kûm pâ kurrë. Tekteri u ardhë n’sobë.

TA: Po a?

IB: Ja, kurrë s’e kum pâ. A ôshtë e mirë, a ôshtë e keqe, a qysh… s’e kûm pâ. Kur jûm dalë si karshi, p’e kqyri, si nusja qysh nejshin ktynehere. Vallahi, darsmat jônë kânë t’mira, shyhret. Tash, darsmën n’hotell! Çfarë darsme kjo? Mue s’po m’pilqen n’hotell. S’ô darsëm kjo. Brimë, piskamë, ha... Njôni thojke, “Ha bukë, budallë, he nânën me nêr me thânë ‘ja bafsha k’shtu, k’shtu’. S’ôshtë... At’here u kânë lezeti ma i mirë. Edhe um murën... i thashë bile njânës, thashë, “A po m’çoni dhanërr, a po shkoj vetë?”. Edhe erdhën aty, po qysh jo… shkum, u murrëm vesh me shoqën. Mirë. E vetsha une diçka-diçka, m’vetke… ajo mu kurgjâ s’um vetke, a unë atâ e vetsha. “A t’ka dhânë bâba me zor a me qef? A je mire… a je qysh duhet me kânë? A ta merr menja me jetu me mue?”, e vetsha qasi far’ muhabeti. “A po t’begenisna, a s’po t’begenisna? N’mos tu doksha kallxom, menihere shko. Ti mu po m’begenisesh mirë…”. Po, tana e bâna pak bërllok si e mora tjetrën (qesh).

TA: E çka t’thojke nusja kur e vetshe ti qështu?

IB: Veç ‘mirë’.

TA: Mirë a?

IB: Ja… veç mirë. Veç mirë, mirë, mirë, mirë... S’thojke keq kurgjâ hiç. Nihere m’tha, “Për nî burrë zhig s’um jet.”, tha, “E çka po du une tjetër? Për burrë t’mirë…”, tha, “për nî burrë zhig s’po m’metka. M’ka dhânë bâba, po...”. (qesh) Hej dynjâ... Po vallahi, mirë e kena çue. Po, çka me’j bâ. Allahi tana t’mirat m’i ka dhânë me tâ. Tônë fminë t’shnoshë, t’mirë. Sicili ma i mirë se shoqi. Dukat fminë i kom. Dukat. Po, jeta qështu. Njeri pa probleme, njeri pa gabime… s’ka. S’ka. Aj, mulla Jaha, i ka bâ dy [2] gra. Imami i xhamisë, dy [2] gra. Aj hoxhë, e din Kuranin, e din. Po… gabim dohere qî i kanë shitë. Me pare i kanë shitë. Ka dhânë pare. Qysh me shitë çikën?!

TA: Qysh ashtu?

IB: Une për veti kur e kum zânë për qit v’lla, ma t’voglin, dhêt’ mi’ [10,000] marka m’i ka marrë hupce. Bakshish m’i ja dhânë mikit se fukare. Edhe u duft me lshue. Qita gishta s’i kish pasë hiç. Hiç. Synin, me t’kshyrë k’tu i dalke te qafa. E lshoi vllau. Me pare! E tana i thashë edhe ati, bâbës tina, qysh shitët thmija bre? Po gabime ka pasë edhe at’here.

TA: Për n’katun… për jetën n’katun - qysh ô kânë?

IB: Po jeta n’katun… po apet po thom mirë. Apet po thom mirë. Jeta n’katun - e ki tërvesën, buk’ e long. Buk’ e long. Dhetë [10] vetë nî tërvesë. Po hankshmi bukë, u knaqshmi tu’j hangër. U knaqshmi n’muhabet. Sod, qyre… se sod ka ardhë jeta… sa njeri… nî [1] sahan e qet supën, n’tjetrin e qet sallatën, n’tjetrin e qet çorbën - nî njeri [1]! A aty dhêt’ [10] vetë, nî [1] vegsh pasul. Bum e mush’she gjyveçin, aty kllap. Veç bojshin lugt rraparraparrap… u knaqshim. Speca turshi, djegs, e padjegs. Bôn vaki u sjellke nî [1] spec n’lang, bukë e lang. E tash s’ka mâ ashtu. Jeta qashtu u kânë. U bojshmi dhêt’-pesëmdhêt’ [10-15] punëtorë n’arë tême me prashitë kallamoqin. T’nesrit shkojshmi te aj tjetri, qashtu ka dhetë-pesëmdhetë [10-15], ren’. Ardhke buka, ardhke flija, pitja, mishi… tana te ara. Ka pasë shyhret, ka pasë. E sod, kush s’e punon as arën, as bahçën, as kurgjâ, veç hazër qitu. Pare po kanë tash, idare po bahët. Që po thojnë n’Kosovë keq… kush po hjekë për buk’ n’Kosovë? Kush po hjekë? Une kom hangër hitha vet. Hitha! Edhe nuk gjajshmi se krejt katuni honkshin hitha. Nuk gjajshmi. U nukshin. E qat’here u kânë keq.

TA: Kur ô kanë kjo kohë? Para save? Kur ô kanë k’shtu?

IB: Po, kjo para gjazhdhetë [60] vjete. Qashtu n’katërdhetë e pestën [45], e gjashtën [46], e… qashtu u kânë. Hitha s’kina gjetë me hangër.

TA: Po a?

IB: Boça t’kallamoqit. Boça t’kallamoqit kanë shtypë pleqt, e i kanë çu n’mulli, e i kanë blue. I kanë blu boçat m’i hangër, se’ka pasë. 

TA: M’i hangër?

IB: A hahët boça? A hahët hithi? Po, une vetë kum hangër hitha. E tybe, n’ka pasë… se me pas pasë me ja qitë petën, shumë mirë u kânë. Po e qitshe sot, e qat petë leje nesra me qitë apet hitha n’tâ. E sod une po çuditna. Krejt sakak… s’ka qî s’gjuhët buka. Kah t’dalsh… une gati përditë qes buk’ n’sakak. E vjerri n’tel aty, se p’e marrmi nî [1] bukë, veç me grue s’po mujna me hangër, jo diçka tjetër sen’ me qitë… Buka e grytë m’u gjuê edhe me thânë keq, jo! Nuk di sa kmisha i kam, nuk di sa parë pantollë i kam, fukarallak kjo nuk ô!

TA: Po po.

IB: Po, jônë msu krejt si zotni, a pe sheh, edhe pa punë! Pesëmdhêt’ hekterë tokë i kom n’katun. Me punue tokën tême, me mjellë tokën tême, n’desh pasul, n’desh kumpira, n’desh kallamoq, n’desh grunë… çka t’dush. Me majtë gjâ… Qe, do kojshi majnë ka pesëdhetë [50] copa lôpë. Pesëdhetë [50] copa lôpë i ma. Tri [3] shpija i ka maru n’Hajvali me pare t’lôpve. As n’Gjermoni me kânë ma shumë s’kish fitu. E jo vallahi, aj qî punon, fiton. Aj qî s’punon, s’ka.

TA: A po m’kallxon pak… me kojshillak atje, ku je kânë n’katun përpara, qysh e keni çu?

IB: Vallahi, keq.

TA: Pse?

IB: Keq.

TA: Pse?

IB: U rrokshin për kurgjâ. U mytshin për kurgjâ. Babgjyshi jêm e ka vra njerin për nî [1] lis. Për nî lis!

TA: Qysh?

IB: Nî kojshi u shku i ka pre do dru n’mal, kah jônë ardhë p’ej xhamie i ka thânë, “Pse bre je shku m’i ke pre drutë aty?”, “Po, ata ô t’êmt more!”, “Jo valla, t’êmt.”. Thotë, “Si t’shkojmë te shpija, merre pushkën”, thotë, “e hajde n’mal, t’kallxoj e kujna ô.”. E çohet ky, shkon n’mal. E mer pushkën, shkon n’mal. Aj çohët e shkon te nî kojshi, e vetë thotë, “Qishtu bre, po m’thirrë Kameri.”, thotë, “Qata mal e kemi”, thotë, “Une kishe ô t’êmt, i kom pre. E m’thirri.”, thotë, “Aaa masi jom smutë se e di une ça i kisha kallxue…”. Aj e shtin atâ, ma s’shkurti. Shkon atje. Si t’shkon, aj t’i nreqë pushkë… tan-kllap. Për nî krah dru! E u prish kojshillâki. Babgjyshi kur e ka vra njerin, ja ka marrë nî [1] lis n’mal. Nî [1] lis ja ka marrë n’mal, e ô shku i ka thânë, “Pse ma ke marrë lisin?”. Aj i ka thânë, “Vallahi, ta kom marrë n’mal se i kôm punëtort sot… se kom me ta pre n’mal e kom me ta pru te shpija.”. Babgjyshi i thotë, “Jo, te shpija mos ma bir, po preje qitma n’livadh, qaty ku e ke marrë.”, thotë, “Ani.”. Edhe kthehet babgjyshi, shkon te shpija. Kah shkon, e zatet nî kojshi. “Ku kee ô Zenë?”, thotë, “Kesh te Braha, valla. Ma kish marrë nî [1] lis, qishtu, qishtu…”, “Ê more Zenë, ti nëpër oda veç bôn llam, llam, llam… le si qeni, te plehi”, thotë, “ku ngrihet gishti”, me nêr me thânë, “fllad t’fryn.”. Aj menën pak budallë… sa ka mujtë me hi n’shpi, kap pushkën, e te ky. Thotë Brahë, “Qitma lisin n’sokak.”, thotë, “Ô Zenë, e kena trupue, e kena pre.”, thotë, “Ani, copa-copa qite qëtu.”, thotë, “Po, a e lam parëz qishtu.”, edhe aj erzeli, ky taksiratli. Thotë, “Tybe, n’ta kom qitë.”. Pam-tap, për nî [1] lis. E shtimja e hallkit. Se babgjyshi nuk e kish vra, e i ka thânë ‘ani’, po qaj ka ô shku i ka thânë, ‘ti veç leh si qeni te plehi bam bam bam, a thotë, ‘nëpër oda’, thotë se.... Pesë [5] vjet tana ka nejt’ n’mal. Tri herë i kanë dalë n’udhe me vra, edhe s’kanë mujtë me vra. Ma s’mrami kur i ka dalë n’udhe, i ka pasë babgjyshi argatët n’arë, aj ja ka gju argatët, edhe u ikë. Babgjyshi i ka shku përmas, e aj ô shku n’nifarë veni, edhe e ka qitë pushkën n’prehën. Babgjyshi i ka shku përmas kadal, e t’ja ka marrë p’ej prehnit pushkën. Thotë, “Pse m’î gjuve argatët?”, “Aaa… e tash?”, thotë, “Tash, bôn çka t’dush.”. Edhe kthehet e shkon. Kur shkon te vllaznia, ju thotë, “Vallahi, ma ka marrë hasmi pushkën.”, thotë, “Qysh?”, thotë, “Pasha Zotin, n’prehën e kom pasë e ma ka marrë.”. Thojnë, “Tri [3] herë i dulum n’pritë, s’mujtum me vra”, thotë, “po pajtojmë.”. Nî here kur i kanë dalë n’pritë u kânë tuj shku me motër edhe me grue, e i kanë thânë atina, “Pse s’e vrave?”, “Për motër. Pata me vra, po gruën me veti, gruja fisit, une me vra, na vllaznillakin...”. Nuk e ka vra, po kanë pajtu. Po e ka pagu pezdhêt’ [50,000] mi’ marka t’atëherit... asi lira. E ka pagu gjakin. Djali i djalit babgjyshit, i boni tri [3] bele. Tri [3] bele. Dul e rrehi njânin pa fije faji. E rrehi me nanë, me ato… i bâni llom. E denun tridhêt’ mi’ [30,000] marka. Dul e rrehi nî tjetër, dul edhe tjetrin, e vranë. N’t’tretën e vranë, tang-tërrt. Beleja nuk ôshtë e mirë, beleja ôshtë e keqe.

TA: E kur ardhshin mysafirët, kallxom pak, qysh i pritshi?

IB: Ô vallahi, kur ardhshin mysafirt u gxojshmi. Pasha Zotin, une jum dalë n’udhe, i kum kthy mysafirt. N’udhe jom dalë, i kom kthy mysafirt. Jônë kânë do msusa n’Marec, ardhshin kah shpija jonë asajde, se t’shtunën shkojshin te shpija n’pushim. Pasha Zotin, kah ardhshin, i marrsha, i kthejshna n’odë… e sa llafi, e sa muhabeti, e sa qitelia, e sa kanga e.... U gzojshmi, u gzojshmi. E vallahi, sod, me t’ardhë dikush… po, s’ka muhabet mâ! Rrokën për politikë, rrokën qysh i kanë lânë thmija… bâbën, nânën… qysh s’pe kqyrë nânën, qysh p’e rrehë nânën, qysh p’e rrehë bâbën. Sod, qishtu po bôn vaki.

TA: E çfarë muhabetesh bojshi me mysafirë?

IB: At’herë a? Po, çka di une. Muhabet bre, tulifare. Qasi t’thâna - m’ka thânë, i kum thânë, m’ka thânë... Muhabet hesapi. U knaqshmi. Jo, tash s’ka. Qe, une e kom sallânin, ma i madh se kjo… s’e di kur ô kânë nî musafir! S’vjen kërkush. S’vjen. Qitu te penzionerët, a p’e sheh? Krejt pleq, krejt… qato qî ta nísh, ‘ma ka bâ djali kshtu, m’ka lânë k’shtu, m’ka bâ k’shtu...’. Âshtë njô, fikallidon vetën e kanë lânë. Krejt jashtë th’mija, bâbën me lânë! Fill, fill... Une për bâbën e kisha dhânë jetën. Jetën e kisha dhânë. E sod, zahere nuk kokan tôn njojt’. Edhe s’kokan tôn njojt’, sigurisht. Me lânë bâbën, sod, n’pleqni, shtadhetë [70] vjet, tedhetë [80] vjet…! Njâni m’tha, “P’e paguj nî grue”, tha, “P’î ja paguj nânës.”, thashë, “Po, a rrin edhe natën aty, a veç ditën?”, tha. “Jo, veç ditën.”, thashë, “Kurgjâ s’po bojshe. Ajo natën e ka zorin ma t’madh! Ajo shtadhêt’e pesë [75] vjet, natën a tutët, a ka nevojë me dalë përjâshna… ajo natën e ka zorin. Ma mirë paguja natën, e ditën hiç.”, “Po jo, ditën se s’rrin.”, “Mos nêjt - pse p’î jep treqin’ [300] evro? Pse p’î jep treqin’ [300] evro?”. N’Gjermoni nuk p’e lânë me shkue. Shkon, tre [3] mu’j ditë rrin, mas tre [3] mujve e kthejnë. Shtirë.

TA: Kallxom, kur ardhshin mysafirët, çfarë ushqime… çka ju qitshi ma shumë me hangër e me pi?

IB: N’katun, me hangër a?

TA: Po.

IB: Po, ktynehere me qitë flija. Ma s’shumti flija, pasul, pite… Ka pasë qeshit. Edhe at’here ka pasë jemeqe tulifare.

TA: Po a?

IB: Kush u kânë pasunik ka qitë ça ka desht, a kush u kânë fukare, s’ka mujt me... s’ka pasë. Ka pasë fukare qî s’e ka pasë… ma shumë e kanë majtë kojshija. U kânë njô [1]… na me thes i kena çue. Sen’ për atë shpirt s’ka pasë. Sen’ hiç. Puntor hiç. Tokën fikë, s’i bojke kurgjâ hiç. E majke nî [1] lopë, e shitke. Dy [2] vllazni jônë kânë. Njâni thojke, “Lami nuk po din me metë gjallë!”, thojke, “Nî [1] lopë e ka, p’e shet! Une e shes lopën, edhe e blej nî [1] viç. Edhe po m’rritët viçi, lopën p’e shes, po bâhna idâre.”. Po, po rritet viçi. Edhe ka pasë edhe asi gjin’ qî kanë ditë me metë gjallë n’guri t’thatë, po. A ka pasë qî s’.... as s’e punojke tokën, as… veç k’qyrke çka po’j, çka po i ço dikush. Se ka pasë k’tynehere, êhêêê. K’ta zejtini, k’ta… kurgja. T’lyni i lopës, t’lyni i dhêne… tepsinë e çpojke. E tash, zejtini. K’tô veç. Êêê, çfarë ynyre ka zejtini? Krejt me veshtak. Krejt veshtak. Buka me veshtak, ujt’ me veshtak, speci me veshtak, patlixhani... S’ka sen’ qî e kijê... sukur na at’herë qî u kânë i pastër. E pjekshe nî bukë at’here, po ju nike era sa n’fun’ t’sakâkit. E përzhitshin pasulin, pasha Zotin, (nuk kuptohet), a di ku ishmi me gjâ.... ‘ooo sânte paska pasul’, se ju nike era kur.... Tash vallahin, n’hunë me ta avytë, n’desh pasulin, n’desh bukën, n’desh… kurgjâ. Ka pasë shyhret, po tash s’ka mâ ashtu. Ajo kohë ka kalu. A p’e sheh, lirijën e Titës, kurrë s’ka me pritë kush. Lufta han gjin’. Lufta han gjin’. At’here, kanë mytë shiptarë, po kanë mytë shkítë. E lirinë qî ja ka dhânë popllit Tita, kurrë mâ s’e kije.

TA: Po a?

IB: Jaaa… A p’e sheh k’ta shka po bâjnë, udh’heqësat tonë? A ô marre?

TA: Po a? A mirë keni kalu n’kohë t’Titës a?

IB: Auuu. Sânte ta ka falë Zoti thminë, n’sabah i ke marrë nimi’ [1000] marka. N’sabah t’i ka dhânë nimi’ [1000] marka. Edhe menihere e ke shti me marrë shtesat e f’mive. E sod, për nî andoll po des para derës spitalit! E ku ô ma mirë? Jaaa… lirinë e tina kurrë s’ka me pritë mâ kush. S’pritet. Fukaren i ka majtë, puntort krejt n’punë, krejt… krejt poplli n’punë. E sod, k’ta i shitën fabrikat, i qitën gjinën n’sokak. Nî miljon [1,000,000] njerz i kem përjâshna. A ô pak? Nî miljon njerz Kosova i ka hupë! Thmija e mi s’kthehen mâ qitu kurrë, për jetë. Niqin’ [100] vjet, s’kthehet mâ. Tana kushtet i ka, tana t’mirat i kanë, s’ka çka lypë k’tu. A p’e sheh qî kanë hupë, na, na... dikur qî kena…jo vallahi, s’ke fitu, po ke hupë. I ke hupë antarët e familjes, e ke hupë popllin. Pse p’e prishë fabrikën? I ka pesë mi’ [5000] puntorë… i ka pasë Amortizeri. Pse me shitë atâ? Pse me prishë? Po, maroje edhe nî tjetër! Shtini atje pesë mi’ [5000], khâ pesë mi’ [5000] atje…! Po, prish k’tô, prish... Qe, tash ju kanë rrokë, nî trohë posta u metë, edhe atâ me... keq e kanë punën. Amerika i ka hesâpet e veta, nuk e lshon Kosovën, sebêp rusi… s’don me hi k’tu. Se me hi rusi k’tu, edhe Serbija hin menihere. At’here, Amerika i lânë durt - Evropa i shkon. Po, Amerika nuk ô budallë. Ka dhânë pare për Kosovë. E ka ble. E k’ta, budalltë e tone, pse s’po dinë me majtë shtetin? Donë me hupë edhe shtetin. Çka kije, ti? Çka kije? As s’ki tenkë, as s’ki top, as s’ki ballon, as s’kije... Çka kije? Serbija për dy [2] sahat t’fshin. E k’ta tônt... keq, keq po sillen n’parllament, e n’k’tô… shuuumë keq. Marre, marre.

TA: E at’herë, kohën e Enver Hoxhës, a e man men’?

IB: Kô?

TA: Vâktin e Enver Hoxhës?

IB: Aaa po, qysh jo. Paj vallahi, aj n’xhenet ô.

TA: Pse?

IB: Se e kish pas ditë çfarë poplli ô shiptari. Jav kish pas shti dy [2] kâmt’ me’j kunër, trrak. Kunrejt sirit… k’tynehere kanë thânë, sakicën. Aj e ka ditë çfarë poplli, e ja’u ka dredhë krytë, trrak-tak, qishtu. Edhe qityne tonve m’i ja’u bâ qashtu, udh’heqsisë tonë, ktyne hajduqve qî kanë vjedhë. K’ta krejt jônë hajduq, krejt k’ta kanë vjedhë, njâni-tjetrit s’ka çka i thotë! S’ka çka i thotë! Kunrej se i ka pâ çfarë poplli, e i ka koqitë, tak. Pra, m’i ja dhânë lirinë shiptarit… a p’e sheh nërmjeveti mytën. Me shkíjet s’guxon me ja... veç me i folë serbisht...! Qyre çka po bâjnë… shko ti n’Mitrovicë. Pse po rrêjnë k’ta - ‘veri, veri?! Shko n’Mitrovicë, n’veri, krejt flamurat e shkíve sakâkin e kanë mlue. Pse ku guxon aj me... hajt shko qite ti n’Serbi flamurin tan! Jaaa, jônë do sene k’tu… udhëheqsia krejt i ka fajet k’tu.

TA: Po thu përpara rahmeti ô kânë i madh a?

IB: A?

TA: Rahmeti përpara po thu ô kânë ma i madh se tash a?

IB: Ouuu, shumë, shumë. Qysh jo. Qysh jo, se ka pasë marre, ka pasë rahmet njeri, ka pasë morall t’njerit. Morall ka pasë shumë, e tash s’ka. Tash s’ka. As... koha p’e ban’ t’vetën. Koha p’e ban’. A p’e sheh… qysh lihet gruja e thmija?! Për çka e bâne?

TA: Kallxom...

IB: E more nî [1] grue, e lshove nî [1] grue - çka bâne?

TA: Po, po. Kallxom pak për k’to festat kur kanë ardhë, Bajrami e k’to… qysh i keni pritë?

IB: Vallahi, me tôna t’mirat. Me tôna t’mirat. Kur ardhke Bajrami, mas sille, si hankshmi sillë, dalshmi katuni, u mledhshmi. E lojna, e lujshin me top, e llaf, e muhabet, lujshin shah… edhe ktynehere knojshin me qitelia, me… Muhabeti-muhabet u kânë. Dita e Bajramit, gzim. Dalshin burrat u tubojshin, dalshin gratë njâna te tjetra, nëpër mahallë, bojshin Bajram. S’di qysh ma mirë...

TA: Qysh e keni uru Bajramin?

IB: Po na ktynehere thojshmi, ‘Përhajr’, kurgjâ tjetër sen’, veç, ‘Përhajr t’koftë Bajrami, bre; Hajr paç; Zoti kabûll, bre; Amin, bre’. Tjetër s’ki aty çka. Veç kur ja bojshmi ‘përhajr’, tjetër s’kishe çka me i thânë. ‘Ô përhajr t’koftë Bajrami, bre; Ô hajr paç; Zoti kabûll, bre’.

TA: Sa ditë zgjatke Bajrami?

IB: Tri [3] ditë.

TA: Tri [3] ditë a?

IB: Tri [3] ditë bojshim Bajram.

TA: I madhi edhe i vogli, a?

IB: A?

TA: I keni thânë Bajrami i Madh edhe i Vogël, a po?

IB: Ja, s’njeva.

TA: I Madhi edhe i Vogli?

IB: Pooo, njojt jônë ata. Njojt - Bajrami Madh, Bajrami Vogël. Bajrami Vogël, aj e ka Kurban Bajramin, nuk ninon. A Bajramin e Madh… e ki me borq me ninue Bajramin. Dita e xhumasë âshtë ma e madhe se Bajrami. Xhumaja âshtë ma e madhe, po Ramazanin e ki borq. Allahi me kudretin e vet qî na e ka dhânë kit trup e kit mêne e kit... tona t’mirat i kemi n’trup p’ej Allahit. Tona t’mirat. Nî vetëll - qit vetëll pa izën e Allahit s’un e fiton. E qysh mos me ju pshtet atij, Allahit, me rahmetin e vet? Njeri pa gabime s’ka. Po, tybistikfarë… ti mos thuj ‘kurgjâ s’ô Ramazani, e kurgjâ s’ô ky, e kurgjô s’o ky’, e mos... leji ato. Ato jônë me Kuron. N’Kuron shkrun. Çka t’bojsh sod… sod niqin [100] vjet, sod nimi’ [1000] vjet, qitu p’e kije. Edhe Allahi me kudretin e vet, aj, i vetmi aj ôshtë qî e ka fuqinë qysh t’don. Po i falë fminë t’shnoshë, a po i falë fminë sakat - qysh t’don. Vallahi, qita sakat, do f’mi e do… qî i falin, pasha Zotin, prind’t kanë... prind’t kanë gabime. Gabime. Se… p’e hjek’ke evlâdi. Me bâ prini, evlâdi p’e hjek’ke. A p’e sheh… tana t’mirat e Zotit t’i ka dhânë, m’u falë e ki borq, borq e kije.

TA: A falësh ti najherë?

IB: Po, vallahi. Sabah-akshom, û s’i lshoj kurrë. Aaa jo, jom falë une. E kena pasë.... Bâba jem um ka thânë, “Pezdhêt’ [50] vjet, çka po muj me ditë, asni vakt t’namazit borq s’um ka metë. S’e kum falë me vakt, po kaze.”. Edhe une. Ja, ja, jaa… qe, sot, sahâti katër [4] jom çu e kum falë sabâhin. Apet falna. S’ki ku shkon, bre. Qatina duhet me ju pshtet. Une, ti e gjithkush. Se natën e vorrit e ki vetëm. Vorri s’ka as derë, as prozore, veç amelin tan’ e ki qaty. Ishalla me iman. Po njeri pa gabime s’ka, veç ishalla Zoti na falë, se vallahi...

TA: A ke ninu përpara?

IB: Po, gjithë. Gjithë. Veç qe tri [3] vjet jo, se shiqerin e kom qitash, edhe… shtat’thêt’ [70] copa ênekcija i kom marrë për ní gisht. I thojsha doktorrit, “Hiqe bre thonin”, thojke, “Jo, s’bon me hjekë hiç se na çelet vârra e shiqerit, tybe n’mujna me shnoshë mâ.”. E si t’çona n’sabah, duhet m’i pi do kokrra para buke. Si t’ha buk’, duhet m’i pi pesë [5] copa kokrra. Se e kom ninu vallahi gjithë, po me... edhe me shiqer edhe hoxhallart po thojn qî s’.... A vallahi, haje ti Ramazanin për qef, e vallahi mos e qit kryt n’sexhde kurrë me thânë, ‘subhâne rabijala azim.’… çka thue ti?! Çka do me thânë ti? Kryje fakulltetin e bonu doktor, e bonu inxhiner, e bonu kryetar i shtetit... dekën e kije. Dekën. Krejt, krejt... nânën edhe bâbën nî njeri qî nuk i respekton, Allahi s’e don atâ, Allahi nuk e don. “Ani”, thotë, “Hajt kah t’dush. Grahi qysh t’dush.”.

TA: Masi e përmene dekën...

IB: A?

TA: Masi e përmene dekën, po thom… kallxom pak e pâmja qysh u bojke ktyneherë?

IB: Po ktyneherë e pâmja u kânë… ka bâ vaki nî [1] mu’j ditë.

TA: Po a?

IB: Nî [1] mu’j ditë ka nêjt shkâmi tu dera. T’pamet s’jônë nalë kurrë, e tepër ô kânë ajo. Nî [1] muj u kânë shumë. Nî [1] mu’j ditë kanë ardhë miqt, e shokë, e dostllarë… e kanë pâ, e t’kanë dhânë gajrêt shahadeti, po tepër. Ka bâ vaki ka dekë njeri n’gjysë t’verës. U kânë puna, puna e bereqetit. U pjekë gruni, u pjekë elbi… u duftë me punu, e ti ke pasë dekë. Qite shkâmin nî [1] mu’j ditë! Tamon qitashti qî e kanë bâ ka pesë [5] ditë, tri [3] ditë… u kry muhabeti. S’ka nevojë nî [1] mu’j ditë. Çka m’ka thânë aj nî [1] mu’j ditë? U ardhë, “A u dekë filani?”. Aj… nî [1] mu’j p’e harron njeri. Nî [1] mu’j ditë tepër ô kânë. E t’pâmet jônë kânë gjithë, po edhe sod jônë t’pâmet… po, âshtë nifarë gajreti, se s’ki çka bon ti, Allahi e ka krye obligimin e vet, e ka marrë mallin e vet. S’ki çka bon. Kaj, bërtit, trenov. S’ka. Ma i miri, âshtë imâni. Ma i miri imâni âshtë, ishalla e kemi n’trup. Mas imânit, vjen evlâdi. Se sa i dhimshum ôshtë evlâdi... Mas evlâdit, vjen malli. Edhe malli ôshtë i dhimshum. Qito trijat jônë kryesoret. Po, imâni ôshtë kryesori. N’tokë, n’qiell, n’ballon… imânin e ki n’trup, ishalla. A p’e sheh, ma i madh âshtë imâni se f’mija, se evlâdi. E mas imânit po vjen evlâdi. Qyre sa i dhimshum ôshtë evlâdi. E sod, qaj evlad me ta plasë zemrën, qî e ke majtë nôn’ [9] mu’j ditë n’trupin tan’! Nan’ [9] muj t’ka bajtë nâna jote ty qitu, qitu t’ka bajtë. E qat nânë mos me respektue? Çka menon? Ja, ja… atâ Allahi e dënon, se n’Kuron shkrun… n’Kuron shkrun, ‘nânën, bâbën kush nuk e respekton, s’i ka punt mirë’.

TA: E kur ka dekë najkush, atë shkâmin e keni qitë para dyrve a?

IB: A?

TA: Kur ka dekë najkush, e keni qitë shkâmin para dyrve a?

IB: Pooo, gjithë. Rregullisht. Shkâmi ô kânë gjithë.

TA: Shkâmi?

IB: Po, shkâmi ô kânë gjithë. Me ardhë - shêj i dekës.

TA: A po?

IB: Kah t’kapërcejsh, si ta pajsh shkâmin tu dera, at’here veç dihet qî aty ka dekë dikush. A i madh, a i vogël a.... E tash p’i qesin edhe fotografijat, po bon vaki p’i qesin fotografijat. Mirë ôshtë ajo.

TA: Kallxom për Shëngjergjin kur e keni festu?

IB: A?

TA: Për Shëngjergjin, kallxom.

IB: (Qesh) Për Shingjergjin… Vallahi, ktynehere u çojshin para sabâhit. Me hitha… mledhshin hitha, para sabâhit na lagshin, na nxjerrshin gjumin me hitha. I lagshin hithat n’ujë edhe ardhke për s’fjetni t’lagke, [duke thënë] “Shingjergj, Shingjergj, Shingjergj…”! U çojshmi. Edhe trejte  qitshmi për Shingjergj, qî i qitshin trejte, e muhabet, qasi far’.... Veç e maj men’, ma t’mirin gjumë… aj gjumi sabâhit, a di qysh â, kur ta kris’shin hitha ving, ving, ving. Mirë, edhe ajo mirë, nî shêj. Po, Shingjergji me anë t’Kuranit nuk shkrun qî ôshtë borq. S’shkrun. E qyre, sod, shumë sene i kanë hjekë. Edhe Hashuret, edhe ato, gati qitash kurkush s’i man.

TA: Aha. E qysh i keni majtë ju përpara Hashuret?

IB: Na i kena majtë gjithë. 

TA: Qysh?

IB: Po u tubojshmi. Hashuret... “Une i kom Hashuret sot”, i thirrshna mahallën.

TA: Po a?

IB: Ardhshin tuk une. E bojshmi nî darkë t’mirë, grun’ zishum.

TA: Ëhë. 

IB: Nashta dy [2] ditë a tri [3] ditë i bojshe ti, tana ardhshin tubë krejt te ti, me ren’ shkojke. Po tash s’po i man ato kurkush. E majshin qelimen, m’i ja majtë njerit qelimen. Tash dikush p’e man apet, halâ. Po, mos paça thânë une vetë, me qit gojën tême, ‘lailahe ilalla’, at’here ti po ma knon qelimen. Po, po une vetë s’kom desht, me gojë tême s’kom thânë kurrë. E Allahi me kudretin e vet… ‘me gojë tême s’kum thânë kurrë, tânë po lutën për mue’. Po ma s’miri ô vet, ma s’miri vet. 

TA: Ëhë.

IB: N’thafsh vet. Atâ n’desh ta bâjnë, n’desh mos ta bâjnë, se ato janë lutjet e njerzve te Allahi, veç aj qysh t’thotë. Vetë duhet, vetë. Lailahe ilalla.

TA: Ëhë.

IB: Me shitë… botën s’un e blen me pare. S’un e blen. E knon qitâ, shehadetin, e knon elhâmin… asni fjalë nuk munesh me ja shtue. Me shitë Kosovën… veç nî fjalë m’i ja ndrrue, s’munësh. 

TA: Ëhë.

IB: Me ja lânë noksik munësh. S’falësh hiç, s’ninon hiç, s’bjê n’shehadet hiç, veç mêt hyyyh… mas seneve t’kqija. Ato me mujtë me i nalë njeri ôshtë ma s’miri, po harâmi t’shtin, harâmi t’shtin. Une vet, grun n’shpi e pesë [5] fmi, pse me marrë tjetrën? Pse, a s’um ka dalë boll qajo gru a? Jo valla, boll. Po, faj kom pasë une. A pe sheh qî vet e prenon njeri, vet. Kur e dî qî ke bâ gabim, vet e prenon. 

TA: Ëhë. E msitnijat? Kallxom përpara qysh u bojshin.

IB: A?

TA: Se tash ka ndryshu koha, po thu edhe vet... po dikur, ktyneherë, msitniat qysh jônë bâ? 

IB: Qysh? Jo, apet s’e mora vesh.

TA: Msitniat. 

IB: Msitnia? 

TA: Po. Qysh u bojshin?

IB: A msitnia e keqe u kânë. 

TA: Pse?

IB: E keqe u kânë. Pse? Msitit u dufke me ja dhânë, për shemull, nimi’ [1000] marka.

TA: Ëhë. 

IB: Edhe për qato nimi’ [1000] marka, turli rrêne. Turli rrêne qitke veç ‘t’i marr nimi’ [1000] marka’. 

TA: Ëhë. 

IB: S’e di a t’kallxova, une vllaun e vogël kur e kom marrë, dhetmi’ [10,000] marka m’i ka marrë, edhe qita dy [2] gishta [nuk i ka pasë vajza]. Daja jem, vllavi i nânës.

TA: Po.

IB: Për nimi’ [1000] marka! Sa kur u ardhë n’shpi, tha, “Ja’u kum gjetë nî rob.”, “A ôshtë… ô dajë, a e njeh ti?”, “Po.”, “A ô çika e mirë?”, “Po.”, “Sa vjet i ka?”, “Shtatmdhetë [17].”. Ajo çika i kish pasë shtatë [7] vjet! 

TA: Ëhë. 

IB: Vllavi i nânës… për qato nimi’ [1000] marka me i marrë, m’ka rrejtë. 

TA: Ëhë. 

IB: Shtatë [7] vjet! Qatij mikit ja kom dhânë nimi’ [1000] killa kallamoq.

TA: Ëhë. 

IB: Nimi’ [1000] killa kallamoq ja kom çue. E zuni për nî djalë nî rob, po fukare i dekt, thotë, “Me m’i dhânë dhetmi [10,000] banka hua.”, “Jo bre hua, se s’ki ka i kthen ti. Kah i kthen? Martoje djalin, falë t’kofshin.”. 

TA: Ëhë. 

IB: Po vjen vllavu jem prej Gjermonije. Po i thom une mikit… i thom dajës ma s’pari, “Dajë, bre”, thashë, “Qitash vjen vllau, po du me marrë une nusen.”, tha, “Po, e re bre dajë.”, “Sa vjet i ka?”, tha, “Tremdhêt’ [13] vjet.”. 

TA: Ëhë. 

IB: “E po, qysh ti at’herë ke thânë shtatmdhetë [17], e tash po thu tremdhetë [13]? E qysh k’shtu?”, “Vallai, s’e kom ditë.”, “Hajt, nashtë.”. Dul bâba i çikës… 

TA: Ëhë. 

IB: Përjâshta. I dola une përmas. Kur i kryn krejt punt e veta, thashë, “Sejdë bre, une po kqyri me marrë nusen për vlla.”, “Ô Ilaz, bre”, tha, “shumë e re.”, “Po, sa vjet i ka bre?”, tha, “Tremdhetë.”, “E qysh bre Sejdë k’shtu?”. Hinëm n’odë. Kur hinum n’odë, po i thom une dajës tem, “Ô daja Asllan, a je ardhë qitu edhe na ke thânë ja’u kom gjetë nî rob për djalë, bâbës i thojshe... edhe ke thânë i ka shtatmdhetë [17] vjet çika, edhe ke thânë ôshtë çika e mirë. Për nimi’ [1000] marka me rrejtë ti vlla… djalin e motrës! Zoti pa t’marru mos t’lashtë! Ô Sejdë, po qysh e shite ti çikën shtatë [7] vjet, bre Zoti t’vraftë. Shtatë [7] vjet e shite fmin tôn’!”. 

TA: Ëhë. 

IB: “Po a t’i dhash dhetmi’ [10,000] marka? A t’i dhash nimi’ [1000] killa kallamoq?”.

TA: Ëhë. 

IB: “Pse me dhânë ti fminë?”. I shâva une, dajën e atë babën e çikës, edhe [ju thashë], “Hupni. Çunu p’ej k’tuhit se sabâhi me ju çelë qëtu kom me ju mytë te dyve.”. Edhe natën jônë ikë. A p’e sheh ka pasë edhe ktyneherë turli dallaveri. Po qysh me dhânë aj çikën shtatë [7] vjet! Qysh daja me m’thânë çika i ka shtatmdhetë [17] vjet, a çika shtatë [7] vjet! Vllavi i nânës! Gjithë ka pasë gjin’ t’kqi, gjithë ka pasë dallavere. Une s’ja kisha bâ dajës qashtu. Askujt!

TA: Ëhë. 

IB: A ôshtë shumë nî [1] evro? Nî [1] evro qî bje n’tokë, kuj borq s’ja kom. Nî [1] evro qî bje n’tokë trrak, kuj borq s’ja kom. E mu m’kanë me mijë, me mijë… s’mi kthejnë. Ani, nashtë.

TA: Amo… krejt msitniat qështu t’kqija s’jônë kânë?

IB: Vallahi, krejt gati t’kqija jônë kânë, se pak pa rrejtë msit nuk ka mujt me kânë aj. 

TA: Ëhë. 

IB: Se kur u shku msit e ka rrejtë atâ qî… pa e rrejtë s’bahët. Qitash u çu njâni, ish shkue nî katun, Krilevë. A ja ke ni zânin?

TA: Po. 

IB: U shku n’Krilevë edhe i ka thânë njânit, “Qyre bre, kom niê qî je mik i mirë, e kishe nî çikë t’mirë, e kom nî vlla t’mirë… edhe t’kom râ n’shpi me u bâ miq.”, thotë, “Po s’po di, bre…”, thotë, “E kom odën n’katun, edhe del me dy [2] shtruma, n’shindra naltë”, thotë, “I kom niqin’ [100] copa dhênë, i kom pezdhetë [50] copa dhi, i kom tridhetë [30] copa lôpë.”, thotë, “Hajrli koftë.”. E t’ja ka bâ përhajr. Trrap. 

TA: Hëëë. 

IB: Çka bâhët k’tu? Ja ka kallxu aj gjânë, tôna odën tonë, “E kom dardhën para ode.”. Edhe vjen aj, bâba i çikës, kur vjen, e zatet qat dhanrrin.

TA: Ëhë. 

IB: Thotë, “Ku e ka shpinë nifarë Bislimi?, thotë, “Qitu, valla.”, thotë, “Po a e ka zânë nî mik aj?”, thotë, “Po, valla.”,  “Për kô”, thotë, “Për mue, vallah.”. Aj krejt budallë.

TA: Ëhë.

IB: Thotë, “Po une kom niê qî ôshtë aj pasunik, e e ka djalin t’mirë.”, thotë, “Une jom ardhë me pâ mikin, me u njoftu me mikin.”, “Vallai, s’kena na ven’, veç n’desh shko te Bahtiri, n’desh shko te Zena.”, për shpi tonë. Thotë, “Tu Zena ma ngat.”. Vjen aj. Kur vjen e sheh dardhën para ode, hin n’odë - oda me dy [2] shtruma, me shira, me krejt. U bâ akshâmi. Kur u bâ akshâmi, vijnë dhêtë ren’, “Auuu”, dhitë, lôptë… thotë, “Thuj Bislimit, hajde tu Zena se sânte aty du me bujtë.”.

TA: Ëhë. 

IB: “Ooo Bislim”, thotë, “t’i m’paske kallxu odën e Zenës! Edhe m’ke kallxu për djel t’Zenës, e m’ke kallxu qî i ki niqin’ [100] copa dhênë, e m’ke kallxu qî i ki pezdhetë [50] copa dhi, e tridhetë [30] copa lôpë, e dy [2] pen kije…!”.

TA: Ëhë. 

IB: “A ti qashtu u bâne mik me mu a? Prej sodit”, thotë, “mik me mu nuk je.”. E hupi. 

TA: Po a?

IB: Nuk ja dhanë tana hiç. 

TA: Ëëë.

IB: Ka pasë dallavere. Ka pasë. Gratë jônë kânë n’dry. N’dry. S’ka guxu me livritë. E ka dhânë bâba - i mirë, i keq, ‘bâba, valla...’. Po qysh?! Bâba t’ka dhânë, po bâba duhet me pasë pak men’ n’krye! E ka dhânë bâba nî katun aty çikën, kur e ka pâ budallë. E ka nalë. Aj i ka thânë, “Ja çikën ja nî djalë kô me ta vra. Kô me ta vra djalin.”. Ja ka dhânë.

TA: Ëhë. 

IB: E ajo çika tôna e shtini me ardhë n’Prishtinë at’ far’ budallën. E kur erdh ky n’Prishtinë, tana ajo u shlirue. Ka dojke, ku dojke… s’e vetke burrin. Po, s’ka pasë. Ka pasë t’mira, ka pasë edhe t’kqija. 

TA: Kallxoma tash, shpinë tâne… qysh ô dokë, sa dhoma i ka pasë? Krejt kallxoma qysh ô dokë shpija jote. 

IB: Atâ n’katun, a k’tu?

TA: Jo, jo. Për katun kallxom, atô ktyneherë qî e ke pasë.

IB: E, atâ n’katun… e kom pasë shpinë dy [2] kat. 

TA: Ëhë. 

IB: Nî [1] kat ô kânë, po vet e kom maru n’dy kat. 

TA: Ëhë. 

IB: I ka pasë tri [3] soba nalt, edhe… ktynehere thojshin ‘çileri i bilmetit’, çka i mjelshmi gjânë, tamël, e asi… u kânë açik. Me atâ i rôjke kâtra [4]. Edhe poshtë u kânë e madhe, sa kjo… po, sugurisht. Po poshtë u kânë me gatue, me ksi far’… qatje hongshmi bukë. Kur gatujshin, shtrojshin dy [2] tervesë, tri [3] tervesë. Tridhetë e pesë [35] robë jena kânë. Po kur e kum maru nî shpi, jena kânë shtatmdhetë [17] robë, n’qit shpi qî e kum maru une. 

TA: Ëhë. 

IB: Kur u damë. 

TA: Po, po kallxom at’herë si f’mi kur je kânë, si f’mi po menoj.

IB: A?

TA: Po menoj si f’mi at’herë kur... Qysh ô kânë shpija kur je kânë fmi ti, para se m’u dâ?

IB: Po shpija... kur jum kânë une fmi, ata jônë kânë bashkë. 

TA: Bashkë. Po... 

IB: Po, bashkë. Bâba, vllaznia... e k’ta katër [4] vllazni jônë kânë bashkë. Sicili i ka pasë sobat e veta. A na fmija... na çojshin n’odë me fjetë.

TA: N’odë, ju. Po...

IB: N’odë. Oda me dy [2] shtruma. U bojshim pesë  a gjashë [5-6] fmi, dhetë [10] ...

TA: Çka jônë kânë shtrumat... kallxom? 

IB: At’herë ka pasë kashtë, veç kashtë. Te na ka pasë... ‘çerga’, ju thoshin. Edhe ka pasë qylyme, ka pasë qisi sexhade, ka pasë... Oda jonë i ka pasë tônat. 

TA: Ëhë. 

IB: Se kanë pasë pasuni t’madhe k’ta t’tonët. Edhe kur jônë kânë bashkë, kanë pasë pasuni. S’kena hjekë keq. A dikush ka hjekë keq. Dikush s’ka pasë karton, n’kashtë ka fjetë.

TA: Ëhë. 

IB: N’kashtë ka fjetë. E dî... njeri - n’kashtë.

TA: Po a? E a ô kânë problem tridhetë [30] e sa antarë... a ô kânë problem me funksionu at’herë? 

IB: Jo. 

TA: Pse?

IB: Jo, bre. Ka pasë morall bre, k’tynehere ka pasë nerim. 

TA: Ëhë. 

IB: Nî [1] njeri sunojke aty. 

TA: Ëhë. 

IB: Çka thojke babagjyshi, u bojke. S’ka aty. Me nisë katër [4] parë fmi, tôn sicili n’qef t’vet, aty ish bâ haus. 

TA: Ëhë. 

IB: Po jo, jo. Ajo u kânë... pak si livriti hesâpi, u danë. Ja, mirë shumë. 

TA: E pse u danë? Kallxom qysh livriti hesâpi?

IB: A?

TA: Qysh livriti hesâpi?

IB: Po ja nisën fmija nërmjê veti, e gratë nërmjê veti... me shti hilê. Gratë... bone hesâp, pasul marrshin, kallamoq... U kapke pasuli n’kallamoq, e kur e qirojshmi kallamoqin, qata pasul e marrshin gratë, e çojshin n’sobë t’vet.

TA: Ëhë. 

IB: Ma s’shkurti e vjedhshin. E çojshin n’sobë t’vet. A p’e sheh, sherri?

TA: Për qata u danë a?

IB: Jo, si u bâ ashtu, u danë menihere, trrap. Ti hisën tâne, une temën. Mirë vallahi, mirë. 

TA: E punt a i keni pasë t’dame at’herë a?

IB: Po, qysh jo. Une i rujshna lôptë, aj tjetri i rujke dhêtë, aj tjetri i rujke dhitë... sicili hesâpin. E tokën me punue... tokën e kanë punu tôn bashkë. 

TA: Ëhë. 

IB: S’ka pasë damë n’tokë, veç kur jena dâ. 

TA: E deri n’çfarë moshe i ke rujtë dhitë ti?

IB: A?

TA: Deri n’çfarë moshe i ke rujtë dhitë?

IB: Une a?

TA: Po.

IB: Paj vallahi, nezet e tri [23] vjet jom martu... veç, nja pesëmdhêt’-gjashmdhêt’ [15-16] vjet me gjâ jom shkue. Tana dalshin do tjerë i rujshin. Si i bâna nizet [20] vjet hina n’punë. 

TA: Ëhë. A kishe qef me shku me gjâ? Kallxom qysh kalojshe, dita qysh t’shkojke si çoban ty?

IB: Ô vallahi bre... mirë u kânë shumë. Mirë, pasha Zotin. Se e kena pasë fushën e madhe na, e si i lshojshmi atje heee, u tubojshmi na fmija, u knaqshmi tuj lujtë.

TA: Çka lujshi?

IB: Tana e marojshmi nifarë revine aty, edhe nî [1] cung. Po lujshmi, “hajde kush...”, ka pasë bre lezêt. Tana lujshmi kolishtra, pam, atje shkojke, atje kthejshim.

TA: Ëhë. 

IB: Hajde, me i hypë tana njâni-tjetrit. Ka pasë lezêt, ka pasë lezêt. Tana ka pasë... mirë u kânë. 

TA: A jeni martu me ato çikat e katunit?

IB: A?

TA: A ka pasë martesa mrena katunit, n’Kukavicë aty?

IB: Nërmjê veti a? 

TA: Po.

IB: A jaaa... ja, s’ka pasë. Aty vllaznillak, s’ka pasë, veç ma larg. Ktynehere i kanë dhânë sa ma larg. Qe, nâna jeme... dajtë i kom pasë une n’Viti t’Marecit, n’mal, për skejt. Po, motra e nânës, njâna u kânë n’Busevatë, njâna u kânë përtê Kamenice atje. Qysh me dhânë çikën bre përtê Kamenice? Me shku n’kâmë...  Tash me dramë shkon kudo. E n’kâmë qysh? Gabim kishin pa... Inatin e fortë, “S’e epi çikën une ngat, se e shoh dhanrrin, a e shoh k’tâ, a...”, jônë kânë do gabime. 

TA: Ëhë. 

IB: Jaaa... me t’thirrë n’emën gruja a? “Ky” - kush ôshtë ky, kush ôshtë?; “Ajo” - po kush ôshtë ajo? M’i thânë grusë n’emën, haj mozallah. 

TA: E ti qysh i ke thânë grusë?

IB: O vallai, une n’emën gjithë. 

TA: Qysh i kanë pasë emrat?

IB: Une... njâna e ka pasë Akile, njâna Havë. Gjithë n’emën. Kurrë... Edhe atyne ju kom thânë, “Kurrë mos m’thuj ky, aj - veç Ilazi.”.

TA: Ëhë. 

IB: S’ka. Për çka e kom emnin?

TA: Ëhë. 

IB: Aj. Ky. Po kush ôshtë aj, bre? Kush ôshtë ajo, bre?  Ka pasë dofarë hajgare.

TA: Ëhë.

IB: Pa dijeni i kanë bâ ato. Pse mos me thirrë n’emën? Pse mos me m’thirrë n’emën? Jaaa. Shkoi. 

TA: Kall’xom a ke bajtë plis najherë.

IB: A?

TA: A ke bajtë plis najherë? Plis a ke bajtë najherë?

IB: Po, gjithë. 

TA: Po a?

IB: E plis, e musteqe. Êheee... me m’i pas pâ musteqet, me m’i pas pâ dohere musteqet (qesh).

TA: Pse i ke hekë tash?

IB: A?

TA: (qesh) E pse i ke hekë tash? 

IB: Po tybe, po t’kallxoj drejt. Plisin s’e kisha hjekë, po sytë i kom bâ operacion, e qitu pa e vnu me asi... s’kom çare.

TA: Aaa.

IB: Dytë i kom bâ. Edhe musteqet m’u bonën... bâba i ka pasë, çikhâ i dalshin, e jo, hiç... çka po m’vyjnë? 

TA: Ëhë. 

IB: Tana, qyri k’ta me mjekrra. Aj ô lesh, çka p’e lshon mjekrën? Çfarë...?

TA: E kallxom n’çfarë... n’çfarë  moshe e ke vnu plisin?

IB: Po plis... meniherë i kena... si jena bâ, çobanë hesapi, me plis jena kânë.

TA: Sa vjet përafërsisht?

IB: Poo... dhetë [10] vjet. 

TA: Dhetë [10] vjet a?

IB: Dhetë [10] vjet, qaty... Gjithë plis, e shoka, pantoll t’zhgujtë... s’ke pasë tjetër, s’ke pasë. 

TA: E kallxom pak, puna e musteqeve qysh ô kanë? A ô kanë sa ma t’gata m’i pasë musteqet a qysh?

IB: Kush? Kush? 

TA: Puna e musteqeve qysh ô kânë at’here?

IB: E musteqeve? Po qyre, ata i bajshin gjinja... edhe sot kâ po i bajnë.

TA: Çfarë domethânie kanë pasë musteqet n’atë vakt?

IB: Pak ma burrë kishe.

TA: Kishe a?

IB: Po, pak ma burrë. Eee... burrë ish me musteqe, burrë i vërtetë, burri i vërtetë. Edhe kur pijshin kafe, e ngrehke kafën, hëëërrp. “Aaa... aj ish burrë i kanakit”, (qesh), “P’e pike kafën.”.  Aj kali qat kafe e ngre (qesh). Ka pasë edhe ktynehere dofarë...  Po, tash ka ndryshu krejt.

TA: (qesh) Ëhë. Hajde kallxom pra pak për odat. Për odat kallxom.

IB: Për odat? Ktynehere odat jônë kânë açik t’burrave. 

TA: Ëhë. 

IB: N’odë burrat kanë nêjt. Nërmjê veti k’ta kanë bâ llaf, muhabet. N’odë gratë s’kanë nêjt. S’ka pasë nevojë. 

TA: Po.

IB: S’kanë nêjt k’tynehere si qitash, burra e gra nî [1] ven’. Burra, gra, thmi.. nî [1] ven’. Si t’bâhët ajo, sicili e rrokë telefunin, tang-tang, s’kiê tash, s’ka muhabet mâ!

TA: Po. 

IB: Ja, s’ka muhabet. Qe, n’shpi tême tânë kanë telefuna, ding ding ding ding.... Muhabet s’ka mâ. 

TA: Ëhë. 

IB: Po a p’e dî qî e ki nî [1] musafir, bre? Musafiri ô ardhë me nêjt pak, e ti s’e...

TA: Po. 

IB: Ja, ja...

TA: E çka keni... çfarë temash keni bâ ma tepër aty nëpër oda?  Për çka folshi ma shumë?

IB: Paj tybe, ma s’shumti kena lujtë me k’ta filxhanat.

TA: Ëhë.

IB: Kur u tubojshmi.

TA: Qysh lujshi me filxhana? 

IB: Me filxhana. Trrap aty. Teeeste, kush e gjânë kokrrën... 

TA: Ëhë. 

IB: Dikush e gjajke, dikush s’e gjajke. A bosh, teste e gjajke. Kur s’dalke, “aaa bosh”. Ka pasë muhabet, ka pasë. Se tash... i ka ardhë marre njâni-tjetrit me ja k’thy fjalën njâni-tjetrit. Ka pasë qef me nerue, jo me... me fjalë si sot, fjalë me bisht menihere. 

TA: Ëhë.

IB: Sot, si t’vjê dikush, fjalë me bisht! Menihere rrokën për politikë. Çka di une për politikë? Çka din ti për politikë? Çka? 

TA: Ëhë.

IB: E m’u rrokë për politikë, une e ti çka dimë? Kurgjâ. E tash, menihere qashtu po rrokën. 

TA: Ëhë. E kallxom qysh ô dokë nî odë përpara?

IB: A?

TA: Qysh ô dokë oda?

IB: Aaa... oda e mirë ô kanë, kush e majke mirë. 

TA: Ëhë... 

IB: E fshime, e lâme, e shpërlâme, e lyme mirë, shyhret. E do... odat qî s’i ka majtë mirë... po, aj edhe musafirë s’ka pasë. A n’katun tem, njâ - oda e jonë ô kanë... edhe e nî kojshije. Aj, kojshija, e ka pasë odën, edhe ka pasë musafirë shumë. 

TA: Ëhë. 

IB: Kush ka kapërcye qasajde, qî ka kapërcye, pa i dhânë bukë s’e ka lshu. 

TA: Ëhë.

IB: Bukë. S’e ka lshue. E ish kânë i meçëm, e ish kânë i zoti, po dul nifarë mereje tôna e ju prish puna. Si e zuni merenë, ju prish puna. Nuk i shkoi marë mâ. Ja nisi po i falë Zoti fmi sakâta, po i falë... 

TA: Ëhë. 

IB: E qishtu.

TA: E cilla u kânë familja ma e nime atje n’Kukavicë? Nî shpi ma e nershme.

IB: Paj tybe, gati qî ma e mira ish kânë qikjo, mixhallart e mi. 

TA: Ëhë. 

IB: Qî me ju marrë lakmi... nî çka m’ka thânë, tha, “Shkojshi n’xhami”, tha, “Ma s’pari Idrizi, tana Islami, tana Emini, tana Rrahimi.”. V’llaznija, demêk, njâni-tjetrit s’i dalke përpara. Edhe  me bâ probleme, hiç. Pasunika t’paqtë, t’paqtë. 

TA: Ëhë. 

IB: E do bojshin probleme, u rreshin. Hini lopa n’kallamoq - dil rrehu me kojshinë. E hangër... nî dukë e paska hangër, a u bâ nâmi a?! Tana edhe do gra, jônë kânë n’kojshi, s’jônë kânë bash... Shtise.

TA: Ëhë. 

IB: Shtise. Shtishin. Ato gratë nuk jônë bash t’mira. Shtise.

TA: Po a?

IB: Po, po. U halitshin e... e u rritën fmija. Tana kur u rritën fmija, u rrit mahâlla, u bâ... tridhetë [30] shpi u bonën. Tri [3] shpi jena kânë aty, tridhetë [30] u bonën.

TA: Ëhë. 

IB: Erdhën gra prej kahmosit... erdhën gratë prej kahmosit.

TA: Çka thojnë.... çka kanë thânë pleqt përpara, gjyshi jot ose bâba qî t’ka kallxu, pî kah e keni prejardhjen familja juj? 

IB: P’ej Miskiqit, n’Leskovc t’Serbisë. Miskiq. I ka lânë babgjyshi tridhetë [30] copa dhênë, dhêt’ [10] copa lôpë, nî [1] pên kije... veç ja’u ka çelë sânën, e ja’u ka çelë derën. Edhe i kanë marrë robt, ça kanë pasë tesha n’trup. Edhe jônë ardhë qitu n’katun tonë, e jônë vendosë qaty. Aty kish pasë shkije.

TA: Ëhë.

IB: N’qat katun. Po kur jônë ardhë këta t’tont, nî kojshi e kish pas marrë nî shkinë.

TA: Ëhë. 

IB: Po. E ka marrë me qef. Hec... kah i bjen gjânë n’akshom, ajo veç i del. Ky kojshia thotë, “Aaa... ani.”. Po, nuk ka pasë problem. Nî tjetër kojshi e ka marrë nî tjetër shkinë. Kur e ka marrë, [gruaja] ka thânë, “N’ardht vllau i vogël, ka me m’mytë... a n’ardht vllavi i madh, nuk um mytë.”. 

TA: Ëhë. 

IB: Edhe i ka ardhë vllau vogël, e e ka marrë me dy [2 fmi, e e ka pru tekteri n’Prapashticë, tuj lutë, “Lej fminë, hajde.”. Ajo s’i ka lânë fminë, ka thânë, “Ja, e kum marrë me qef, m’ka marrë me qef. Shkinë kum le, myslimon du me dekë. As s’e lâ burrin, as s’i lâ f’minë, as...”. Ju ka reqë allti, bam bam bam. Dy [2] fmi jônë metë n’mal. E do kojshi i kanë niê tana fminë tuj kajtë, i kanë marrë, e i kanë pru. E ky qî e ka marrë me qef, ka jetu normal. Jônë çu tana shkít pî atyhit. Ju ka prishë muhabeti, e jônë çu p’ej atyhit. E tuj u rritë tana mahalla, shiptart u bonën tridhetë [30] shpi, e u çun. Kur krisi lufta u çun, mu m’kallën n’katun. Veç mu m’kanë kallë, krejt n’katuni. Inati, shkít... se une dola me pushkë n’krah. Êh, po dal me liftue. 

TA: Ëhë. 

IB: M’kallën. 

TA: Qysh?

IB: Edhe tash jônë ardhë p’ej Gjakove, p’ej Junikit. Pesë [5]... veç doktorë jônë ardhë n’katun tonë. 

TA: Ëhë. 

IB: Veç doktorrë. Asfâllti u ardhë n’derë, kanë ble troje, kanë ble... Kanë maru shpija, ka bâ hotell qî s’i dihet skeji.  

TA: Ëhë.

IB: E mirë. Qe une shkoj... çdo t’dille gati shkoj n’katun. I kom pesëmdhetë [15] hekterë, s’i kum shitë, as s’i shes hiç. S’kom nevojë. Pse m’i shitë? Ata djemtë po thojnë, “Na pare kemi boll, pse m’i shitë? Le t’rrinë qaty.”. 

TA: Para sa kohe thuhet qî keni ardhë ju, para sa vjete... k’tu, n’Kukavicë?

IB: Ku atje a? 

TA: Po, n’Kukavicë.

IB: Po, n’dymdhetën [12] senê. N’dymdhetën [12] senê. Kur i ka njekë shkâu pej Serbie, qî i ka njekë... si k’tu qî nisi me na farue. 

TA: Po. Ëhë... 

IB: A nisi me na farue?

TA: Po. 

IB: Edhe aty. 

TA: Qat’herë a?

IB: E une nuk e kom shitë hiç, se pare kom boll.

TA: Ëhë. 

IB: Nimi’ [1000] evro n’mu’jt p’i çojnë. 

TA: Ëhë.

IB: Nimi’ [1000] evro. Tybe s’i harxhiti nimi’ [1000] evro, po p’i paloj qaty. 

TA: Ëhë. 

IB: Bile i kom thânë gruës, u shegarsha me tâ, thojsha, “I çojna n’mal e i lâna te nî lis, e kur t’shkon naj fukare me marrë lisin i gjânë.”.

TA: (Qesh)

IB: Mirë shumë, shumë mirë.

TA: Çdo javë tash po shkon n’Kukavicë a?

IB: Çdo t’dille.

TA: A çdo t’dille?

IB: Çdo t’dille e marr taksin, grun me veti, harqin... çka t’na don loçka.

TA: Ëhë. 

IB: Shahin e qesum aty, kafën aty, çajin aty, dardhën, mollën, qershinë, dredhzën... tona t’mirat aty. Gjithë ditën e lume lujna shah me njânin. Me taksi... e marr taksin me pare.

TA: Ëhë, ëhë. 

IB: Gruja na qet kafe, na qet çaj, rrin qaty. 

TA: A ka ndryshu shumë Kukavica? Qysh ô kânë përpara?

IB: Ja, tash ka nryshue. 

TA: Ëhë.

IB: Se kanë maru ndërtesa, çka s’....

TA: Ëhë. 

IB: Mos me ta marrë menja. 

TA: Ëhë. 

IB: Çka ka bâ, çka ka shti aty materijall, ça ka bâ...! Jônë ardhë gjermont, e e kanë ble nî [1] hekter tokë. Kanë thânë me maru nî [1] vetshërbim, edhe nî [1] shkollë, edhe nî [1] pus. Mir’po, nî [1] temel e kanë nisë, k’to tjerat halâ jo. S’di ça bâjnë, s’di. Shumë kanë ardhë, p’ej kahmosit. 

TA: Ëhë. 

IB: Ajri i pastër. 

TA: Po. Po, po... fol. 

IB: Ajri i pastër, kanë ardhë. A e ke pâ aj... çfarë hoteli ka maru aty, e çfarë dhomash? 

TA: Ëhë. Po, po.

IB: Dhoma me fjetë. P’e zâmë, vijnë aty për atë...

TA: Po, për Etnofest. 

IB: Ata qî kanë pare, ata vinë aty. Kanë pare, ka nî [1] shoqe me veti. U dalë tash ajo! S’ki çka thu as ti, as une, as... u dalë muhabeti tash. 

TA: Po. Kallxom pak për çka po t’merr malli ma s’shumti n’katun... përpara?

IB: Vallahi, n’katun... po t’kallxoj - po m’dokët qî nuk p’e shoh kërkon. Se shyhreti qî u kânë kur ardh’shin gjâja, lôpt, dhêtë, dhitë, bullica ka pasë... kur dalshi tu kroni katunit, se je kânë ti e ke pâ kronin aty, u muuushke gra, dhêt’-pesëmdhêt’[10-15] gra, bauuu... 

TA: Ëhë. 

IB: U kânë bre lezeti.... bre, u kânë lezeti. 

TA: Ëhë. 

IB: U kânë lezeti. Tash s’e sheh kurkon prej atyne, e k’ta qî jônë ardhë me deshtë t’folin, me deshtë s’t’folin. Qysh t’donë - me deshtë t’folë, me deshtë s’t’folë. 

TA: A keni pasë ara shumë atje?

IB: Shumë. 

TA: Po a?

IB: Po nuk e di tashti... katuni i shkíve qî u kânë, tash aty s’u met kurkush. 

TA: Ëhë. 

IB: Si ta kapërcejsh katunin e shkíve, e rrokë ara jonë, tekterti n’breg, tej n’katun. Veç, kur e mjellshmi ata kallamoq... ô kur u bojke kunglli, qiiikaqqq...! 

TA: Ëhë. 

IB: Me çue s’mujshe. E sot, u mushë therra. Ô kur e mjellshe grunin... Kur u ardhë kombâji nihere, tha, “Veç n’Klinë kum pâ qësi gruni.”. Tash, s’ka. 

TA: Kallxomi emnat e arave. Qysh i kanë pasë? Ara e ktij, ara e atij? Kallxomi...

IB: (qesh) Po, i kena thânë, ‘Te ara n’stara, sellë; po te ara (nuk kuptohet); po te ara (nuk kuptohet); po te ara n’rrafsh; po ara e mollës; po ara e tërshanës...’. Qî jônë thirrë arat, demêk. 

TA: Aha. 

IB: Qito u thojshin ktynehere. Hej, koke ti... (qesh). Ani, ani... m’ke knaqë tuj vetë, po s’e di. (qesh)

TA: Mirë, mirë. Ani, super. (qesh)

IB: E tjetër sen’ çka po don? 

TA: Kallxom aty n’oborr, a keni pasë pemë shumë? 

IB: Jo vallahi, hiç shumë s’ka pasë. N’ara ka pasë pemë n’tana ant’. 

TA: Po a?

IB: N’ara ka pasë.

TA: Çfarë pemë ka pasë? Hajde, kallxomi.

IB: Po at’herë u thirrshin, dardha ujçe, dardha... qeshit jônë kânë.

TA: Hajt, kallxomi pak dardhat. Çfarë lloje t’dardhave?

IB: Po... dardha ujçe.

TA: Po, tjetër?

IB: Dardha kokiçke.

TA: Ëhë.

IB: Dardha turke.

TA: Ëhë. 

IB: Dardha dërrnovce, dardha dukçe... Krejt ato n’ara jônë kânë, edhe krejt kanë bâ gjithë. Ajo  n’oborr qî ô kanë, para ode, mramorke... i thojshin, “k’to jônë dardha mramorke.”. 

TA: Cila ô kânë ma e mira?

IB: Paj... vallahi, qato qî u pjekshin, qajo qî u pjek’ke e mirë. A gati si ma t’mira se ujçet [s’ka pasë], ujçet ma t’mirat. Qikaq u bojke dardha, sa grushti. Edhe ujçe, me lang, e me... po, tana t’mira. E qito kokiçket, qito jônë kânë ma t’kqijat, t’metshin n’fyt. Ato s’jônë kânë dardha t’mira. Ja, ato dardha t’mira nuk jônë kânë. Çka me i bâ? Une për veti, jetën e kum çu mirë.

TA: Ëhë.

IB: Mirë. I kum pasë tanat. Tash p’i përfshi... krejt i kom pasë. 

TA: Po. 

IB: S’ka bajë, s’ka deti qî s’jum kânë... n’Turki e n’Greqi. Nëpër botë jum kânë, kahmos kum kërkue... mirë e kum çu. 

TA: Ëhë. 

IB: Gjithë. 

TA: Po a?

IB: Gjiiithë. Edhe sod, apet qashtu. Bile, n’pleqni ma ka pru Zoti qashtu. Kerrin e kom pasë t’mirë gjithë, armé t’mira bâjsha gjithë. Shkojsha n’katun... e marsha gjyshën e ktina, shkojsha n’katun. Shoq u kânë, shoq u kânë. Une e kom nî tabjat: i thom njerit po - po; thashë jo - flet badihâva. Kurrë për jetë t’jetës nuk t’rrej. S’kom nevojë. Rrenën e kom tullusum. Thuj, po - po; jo - jo. S’ka aty sen’. Jooo... e kom çu jetën me tâ shumë mirë. S’kom mujt m’i zânë kurrë... qikaq, n’gabim s’kum mujtë me zânë. Pra, edhe çka ja ka deshtë qikjo gojë, ja kom qitë. Çka ja ka deshtë trupi, ja kom ble. ‘Po du me shku n’bajë n’Siarinë’ - ‘Hajde!’; ‘Po du me shku n’Bujanovc.’ - ‘Hajde!’. Pejë, e k’tu, e... Novi Pazar. Ku ka deshtë, ku ka deshtë... E n’shpi frizin kurrë thatë s’ja kom lânë. Kurrë hiç. 

TA: Kallxom ti mu pak për atë vaktin... a e man men’ kur s’ka pasë rrymë n’katun?

IB: Kô? 

TA: Vaktin kur s’ka pasë rrymë n’katun, n’Kukavicë.

IB: E, po. 

TA: Hajde.

IB: Ka bâ vaki, kokërdhija...

TA: Ëhë.

IB: ... t’leprit, i kanë marrë, i kanë ly me t’lyn, edhe i kanë dhezë, e i kanë qitë aty, e ajo me bâ dritë. 

TA: A po?

IB: Po. Kokërdhija e leprit. Une e maj men’, trrap, n’odë ka dy-tri [2-3] i qitshin ren’, se s’ka pasë rrymë, s’ka pasë gaz, as s’ka pasë... Tana dikurna, dulën k’to llâmat. Llâmën... kur e dhezshe llâmën, ajo bojke dritë boll tôna. 

TA: A po?

IB: Ajo bojke dritë boll. Po, kur dul tôna rryma, ajo râ... mâ atâ s’e ka përdorë kurkush. Une sot... sot e kom n’shpi llâmën qî e kum ble at’here. N’shpi e kom. Po, s’bon vaki me dhezë se p’i vjen era gaz. Me dhezë... m’i qitë gaz, i vjen era. Po, tash dulën qito far’... turli rryme. Me rrymë p’e mushi atë batarinë. S’ka rrymë, ajo...

TA: Po.

IB: Qeshit-qeshit po dalin. Çka me i bâ?

TA: P’e majshe ti men’ vaktin edhe kur s’keni pasë llâma a?

IB: A?

TA: Edhe llâma p’e majshe men’ kur s’keni pasë a?

IB: Po, qysh jo. Po qysh?! Po, tedhetë e gjashtë [86] vjet e tre-katër [3-4]  mu’j, gati tedhetë e shtatë [87]. I kum martue nipat, mesat. Shkue... jônë shkue. Po, njeri ôshtë i untë. Njeri... syni i njerit nuk ngihët kurrë. Veç kur ta mlon dheu, se s’ngihët kurrë. Ani pse jum bâ pleqni, edhe niqin’ [100] vjet me i bâ, apet syni kqyrë! Apet syni ka qef me pâ, e me ní, e me... goja ka qef me hangër. Edhe niqin’ [100] vjet me i bâ, syni... Ky dynjallak ôshtë qashtu.

TA: Kallxom për atë kohën kur jeni kânë me kerr e me kali. A po... a e man men’?

IB: Po, valla. Une kum punu me kual nja pesë-gjashtë [5-6] vjet. Pesë-gjashtë [5-6] vjet. Kerrin e hekrit, kualt i majsha mirë. Ardhsha prej katunit k’tu, e mush’sha kerrin n’harq, edhe hallki çka blejshin mill, e blejshin sene me pare. Me pare. Mirë... e kum çu mirë. 

TA: A man men’ ti qî ka pasë shumë ngatërresa k’shtu për toka, për k’si...?

IB: Ka pasë. Çdo verë gati u rrokshin.

TA: Për çka ma shumë?

IB: Po gjâja hishin n’ara. ‘Vet i rê napër arë, ma shkele arën...’, për kurgjâ. Për kurgjâ.

TA: Ëhë. A ka pasë kush qî i pajtojke?

IB: Po, i pajtojshin me asi, po nuk u rrehshin bash fort, po rahat me nejt’, jo. U prishke vllaznillaki, u prishke vllaznillaki. 

TA: A ka pasë naj plak aty qî u kânë ma i ním, ma i meçëm, qî... naj pleqnar? 

IB: Po. Ma i meçmi u kânë qaj qî t’thashë parëz, qaj Bahtiri.

TA: A po?

IB: Aj ish kânë i meçum. Aj ka bajtë duhon, edhe e kanë zânë. Kontrollt’ e Serbisë  jônë kânë.

TA: Po. 

IB: Ata e kanë zânë. Edhe ka thânë, “Sa t’jom une komandant qitu, ti duhon ki me bajtë. Kush s’guxon me t’nalë.”, se i ka dhânë pare atina. E i ka thânë, “Une kô me ble... e marr duhanin, ti qitma rojën n’udhe.”. Ata jônë dalë, kontrollt... milicija n’udhe. Aj i ka marrë katërdhetë [40] copa dhênë, edhe ja’u ka ngjitë dhêne ka dy [2] killa duhon, edhe i ka kapërcy kah milicija, trraaap. E kur u ardhë ky Bahtiri me shku asajde, ju ka thânë milicve, “Pse s’e nalët duhanin? Pse s’e nalt’?”, “Se s’e prune ti.”, thotë, “Jo une... duhani u shkue. Qesajde i ka râ duhani.”. Po, jo, po, jo, jo po... Thotë, “Katërdhetë [40] copa dhênë jônë te çeshmja e Zllatarit.”, thotë, “Tônat i kanë ka dy [2] killa duhon.”. E e kanë thirrë qat komandantin, i ka thânë, “Qishtu i paska kapërcy duhani k’tu.”, edhe i ka thânë, “Kurkush s’ka me t’nalë. Masi koke kaq mjeshtër, kurrë.”. Aj i ka dhânë pare atina. Nî kojshi e ka tuzhitë. Jônë rrokë atje n’katun nërmjê veti për do mal... për kurgjâ. 

TA: Ëhë. 

IB: Ka thânë, “Bahtiri i ka pesqin’ [500] killa duhon.”. E jônë ardhë kontrollt’, e kanë bastisë nëpër pejâta, nëpër âhri, e nëpër plemê... S’ka. Thotë, “Ku ô duhani?”. Aj duhanin e ka marrë, e ka qitë n’hamar, edhe ja ka shtru atina kingjin, p’e pjekë aty. Thotë, “Po ô luftë”, thotë, “ti p’e run!”, thotë, “Kingji ôshtë n’... duhani ô n’hamar, a kingji qyre qysh po përzhitët.”. E ta rrehin atâ, ta bâjnë pamuk. Qatâ qî... nuk i ka rrêjt për duhon, po aj i ka thânë komandirit... aj vet i ka thânë ‘shife aty, une rri ungjun aty, n’tana an’t’. 

TA: E ju si familje k’shtu, a keni punu duhan?

IB: Ja, ja. Ja, veç nî mixhë e ka pi. 

TA: Jo, po menoj a keni punu?

IB: Ja, ja, ja, ja, ja, ja... hiç. 

TA: A keni mjellë?

IB: Hiç kurrë. Duhan hiç. Tokën e kena punu gjithë, grunë, kallamoq, elb... kah ô kânë toka e ligë e mjellshmi tërshanë. Me tokë kena metë gjallë at’herë, edhe me gjâ. Me gjâ. Kur ardhke vâkti m’i shitë... ka tridhetë [30], katërdhetë [40] copa kingja u shitshin menihere. Tana, blejshin harq, pastërrma kina pre. Gjithë ka dy [2] lôpë, dy [2] kije, gjithmonë i kena... [pre]. Mirë e kena pasë. 

TA: Dimni, kallxom, a ô kânë i vshtirë ktyneherë?

IB: Valla, dimni ô kânë shumë i shtirë, e dru s’kanë bajtë verës hiç... për dimën shkret. Pse me nêjtë burrat? Nizet [20]! Allah, Allah. Pse me nêjt burrat? Nizet [20] burra nër hije gjeth verën, e dimni kur u ardhë... drutë me borë qitjau grave n’oxhak. Me borë i ka qitë me gatue! Edhe tridhetë e pesë [35] robë aty, u duftë me gatue nizet [20] bukë, tridhetë [30] bukë. Qikaq shkojke turra e bukve. Keq kanë bâ ashtu, shumë. Edhe kítë nirthshin... bora tej k’tu n’mal. E tash, jo. Tash, a p’e sheh qî... une, për shemull, qe nî [1] muj i kum pru drutë. I kum pru, i kum çky, i kum palu. Hazër, veç m’i lshu n’koftor. 

TA: Pse, a s’u bojshi gati ju për dimën ma herët a? 

IB: Ja, s’u bojshin. 

TA: Pse?

IB: Nuk u bojshin. Pse? Pse me nêjt! Bonu gati, bleje drunin... po s’ka pasë me ble, po bire drunin n’oborr. Maroje nî shupë t’gatë, shtini nër mlojë drutë. Po jo. Jo, do sene i kanë pasë... E boll u bâ. Gatë.

TA: Ani. Falemnderit shumë!

IB: Me n’er kofsh.