Ismail Maqedonci

Intervistuar nga: Batije Sylejmani

Eh. Si thmi unë kom përjetu... edhe kena rrnue n’kushte t’shtira. Bâbë e babgjysh kanë jetu qashtu n’kushte t’shtira shumë

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

20.03.2018

Lokacioni i intervistës

Butovc

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

BS: Jemi në shtëpinë e zotit Ismail Maqedoncit prej fshatit Butovc. Sot, kena ardhë këtu me bisedue për të, rreth jetës, edhe fminisë, rinisë së tij. Axha Ismail a mixha Ismail, qysh ki qef me t’thȃnë?

IM: Qysh të dush’. Qysh të dush’.

BS: Unë po kom qef me ja nisë ma s’pari ti me m’kallxu mu qysh keni rrnu ktyneherë, kur je kȃnë f’mi ti. A e man n’men’ kur je kânë f’mi, nânën, bâbën, vllaznit...?

IM: Krejt i maj n’men’.

BS: A po ja nisë me m’kallxu krejt, prej kur ke lé?

IM: Koha e vjetër. Krejt e maj n’men’. Me t’kallxu bash krejt kshtu firê firâde, unë kom hjekë shumë, po pak ma shkurt po i bimë.

BS: Hiç mos i bir’ shkurt. Mu qato detajet m’vyjn, qato ma t’hershmet.

IM: Eh. Si thmi unë kom përjetu... edhe kena rrnue n’kushte t’shtira. Bâbë e babgjysh kanë jetu qashtu n’kushte t’shtira shumë, jo pak, po shumë. E unë si thmi tu u rritë, tu u zhvillue, asi... kadal kadal edhe koha ka ndryshu. Pak ma mirë se ata të parët kemi jetue, ma mirë, veç jo kushedi çka mirë, po ma mirë kem jetu. Se t’parët e tonë, pleqtë e tonë që kanë dalë ose i kanë qitë me zor, edhe i kanë rrehë e pushkatue Serbia. Na jem’ prej Maqedonsit t’Medvegjes, të Serbisë. E at’herë kur i kanë qitë tont prej Medvegje, nuk jom bash i sakt sa antarë jon’ kânë, veç kanë dekë nî popull. E nî pjesë e jona, e Maqedonsve, e jona... krejt poplli, po e jona kanë dekë tu bunari, i thojnë sujbunar, ku ô nî përmendore... n’kofshe kânë najher’ udhës për Keqekollë. A je kânë najher’?

BS: Jom kânë, po.

IM: A e ke pâ përmendoren? Qaty kur i kanë njekë prej Serbie kanë rrnu atu pesë-gjashtë [5-6] ditë, shtat’-tetë [7-8] ditë... S’ô bash qaq e saktë, po u kânë bara shumë e madhe. E kanë dhezë zjermin... si me dhezë n’tretin kat, tu râ poshtë, tu râ poshtë, jon’ râ n’funt, edhe mâ çfarë ndihme s’kanë pasë. Me pas pasë dikush, sikur tash që jon’ mjetet, me i qitë, e konop, e me diqysh, po ajo s’u kânë. Qatu ka dekë nî pjesë, veç sa kanë dekë nuk di. Nî pjesë kanë dekë n’fun’... Grashticë, ajo udha që shkon’ për Grâshticë edhe për Keqekollë, në anën e majtë që jon’ do blloka, që ju thojm’ na. Qatu kemi do vorre, edhe atje, po sa kem’ nuk e di. Edhe ktu kem’ vorre, në Grashticë. E tanej qysh, mas ktyne kohve qysh... Asi, u ardhë babagjyshi edhe katragjyshi jem.

BS: Kanë ardhë prej Maqedoncit t’Serbisë. Nejse, jo t’Serbisë, po tash qysh u kon’ tokë e shqiptarëve at’herë.

IM: Po. Edhe ô kânë Sylejmani i pari, i joni. I di edhe të parët e juve veç... Sylejmani u kânë i pari, babgjyshi ô kânë, Halili. Halili ka dalë me tre [3] djel, jo, katër [4], se njô [1] ô dekë shumë moti. Se po gaboj kaniherë, po gaboj... po harroj. Me katër [4] djel ka dalë edhe ka dalë me gjyshen Klaiqe, e Sikirâqes të Koliqit gjyshja Klaiqe. E kanë jetu gjashtë [6] vjet në Makovc, tu Dikovit. Ju kanë lshue nî [1] pleme, e kanë jetu atu gjashtë [6] vjet. Gjyshja Klaiqe ka punu, po ti s’e ke zatetë, veç po ta marr me shembull. U kânë nifar’ si, si... ksô tepsie e madhe ô kânë, e qitshin drithin aty, e ni furkës qishtu {ilustron me duar}, e me dorë, derma i thojshin, me shkun drithin m’u pastru, çka u dajke e qitshin n’atë kohë. E gjyshja Klaiqe gjashtë [6] vjet ka punu me qatȃ për me i majtë qita pesë a gjashtë [5,6] antarë.

BS: E atȃ... A e ka shitë çka e ka punu, a e ka majtë përveti?

IM: E ka majtë përveti. Atu u kânë veç nî pleme që ja’u ka lshu, prej atuhit qitȃ, nuk e di pej Dikoviqe të Makofcit kush na kanë qitë ku jem sot, na edhe ju. Nuk di qatâ, nuk e di kush na ka qitë. A mreti, a shkreti, a... Nuk e di kush na ka qitë! Veç prej at’hershit që jem na në Butovc, gati-gati p’i bjen katër [4] gjenerata. Katragjyshi, babgjyshi, bâba edhe unë - katër [4] gjenerata që jem ktu. Kushtet... s’kom çka thom, të hatȃshme jon’ kânë, të shtira. Mjete nuk ka pasë. Edhe me çfarë mjetesh kem punu n’atë kohë... Veç popullin tonë, popullin shyptarë e ka majtë dashnija e popullit ndaj punës, vullneti i punës e ka majtë, se gjâ t’gjallë s’ka pasë. Ti s’e din çka ôsht po po t’kallxoj. Kshtu, n’atë kohë na kena livrue me parmên. Me njânën dorë jena shkue deri në ma’tôn, kur i kena kthy u duft me kapë tjetrën dorë. E sa kohë ka marrë ajo nuk e di. Ka dalë pllugi i hekrit, me dy [2] dur’. Kur ka dalë aj na kena kujtu që kena hypë n’ajroplan, se ma kallaj me dy [2] dur’, se me njânën na u ka lodhë dora. Vullnet shumë të madh kanë pasë, dashni shumë të madhe kanë pasë, e i ka majtë... qajo i ka majtë se kuku! Valla po, qajo. Vullneti, dashnija e vllaznillakut e para, e kojshillakut, e miqasisë, edhe e katunit.

BS: E ju sa f’mi jeni kânë n’shpi?

IM: N’shpi n’atë kohë jena kânë katër [4] motra edhe unë.

BS: Ti djalë hastret a?

IM: Jo hastret, po ma i vogli. N’atë kohë... Se e kom pasë edhe vllan’ edhe motrat, jon’ kânë para meje n’atë kohë.

BS: Nâna, bâba yt n’at kohë çka kanë punu? Qysh kanë rrnu?

IM: Nâna jem edhe bâbâ jem veç me bujqsi edhe blegtori. At’hêre tjera nima nuk ka pasë, veç me blegtori e me bujqsi. E pej blektorive jon’ pesë [5] fârna, n’koft qî duhet me i thânë.

BS: Krejt kallxomi!

IM: Pesë [5] fârna janë.

BS: Po.

IM: Âsht ma e para delmja, nejse na i thojm’ delme katunarqe, dele; e dyta âsht lopa; e treta âsht bullica; e katërta âsht lopa, i pesti âsht kali. Ma i mrâmi pej atyne hajvanâti âsht kali. Me qato kem jetu, e tjera s’kena pasë. I kanë majtë gjânë, i kanë shitë gjânë. Edhe me qato, ndryshe tjetër kurqfarë të ardhne s’ka pasë, veç qato. E tanja, kadal-kadal... sikur sot, tu u zhvillu, tu u ardhë... veç shumë ven’, shumë ven’. E kom pasë mixhën zapti t’turkut. U hi pej... Tash s’pe di sa antarë jena kânë, veç mixha ô kânë zapti i turkut.

BS: E çka âsht zaptija?

IM: Zaptija - mbreti, kur u kânë ktu turku.

BS: Aha. E çka ka bâ?

IM: Ka punu si... Me ta bâ shembull, si milicija.

BS: Aha.

IM: Po. E aj ô kânë zapti. N’atë kohë n’zyre t’venit ka punu, zyre t’venit, po. E mas do kohe tanja, mas qasaj periudhe t’at’hershit, ka fillue edhe tjetri mixhë ka punue.Veç sot nuk e di... pes’-gjashtumdhet’ [15-16], nizet [20] antarë jena kânë. Ata na kanë bâ idare boll. Une qatâ s’e kom përjetue, po bâba edhe nâna qî um kanë kâllxu. E secilën kohë tu u ardhë tu bâ... gjithëhere ka ardhë ma mirë.

BS: Po.

IM: Ma mirë, secilën herë ka ardhë ma mirë mirëpo qato të kalumet janë kânë shumë të shtira. Po edhe tashti, edhe tashti njerzit qî po punojnë me bujqsi edhe me blegtori pak të ardhna kanë. Dikush po kujton që u knaqën që i kanë pes’-gjashtëmdhet’ [15-16] copa lôpë. Nuk âsht kurgjâ. Nî idâre, s’ô kurgjâ! Tash për tash âsht qaj qî âsht në punë t’mirë, e ka rrogën e mirë. Me bujqsi edhe me blegtori pak fitim ka, po mos me nejt badihava... âsht ma mirë me punu me blegtori edhe bujqsi, se pak... E kto tjera, tash t’ardhnat çka janë asi... Kush âsht n’detyrë t’mirë t’ardhnat janë shumë t’mira. Unë kur kom punue për ditë t’partizanit, sikur sot me thânë nimi’ [1000] ero, e kom pasë rrogën. Shtatë [7] thmi, gruja, edhe une - tetë [8]. Me qat rrogë i kom majtë, edhe i kam majtë përfekt. Ma mirë se sot qe i kom tri [3] rroga n’shpi.

BS: E a po m’kallxon, se ti me bujqësi, çka keni mjellë atje n’Butovc?

IM: Kena mjellë elb.

BS: Elbi.

IM: Elb.

BS: Po.

IM: Edhe ajo hahët. Bukë elbi, kallamoq, grun, terrshanë, për gjâ ajo, për pula, për kuaj, e tërshanë. E katër [4] fârna. Me qato. Qato i kena përjetu. Me qato kena jetu, tjerna fârna s’ka pasë. As sot tjera fârna nuk ka.

BS: Po.

IM: Po. Pej drithi.

BS: E kshtu patlixhâna, speca... Bâshqe a keni pasë?

IM: Kena pasë. Kena pasë patlixhâna, speca, lakna, purri... n’atë kohë.

BS: Bâshqen a e kanë mjellë gratë a burrat?

IM: Gratë. Jo gratë mujn’ m’u livdu, burrat jo.

BS: E burrat çka kanë bâ at’herë?

IM: Burrat at’herë [janë marrë] me bujqsi, me blegtori, kanë livrue, kanë thurë, kanë kositë. Qito i kanë pasë burrat. Gratë bâshqen, familjen me yshqy, asi.... edhe i kanë pasë.

BS: A ka pasë gjin’ kallabllak nëpër shpija at’here?

IM: Ka pasë. Na para se m’u dâ jem kânë katërdhet’ [40] vetë.

BS: Katërdhetë!?

IM: Katërdhet’ [40] antarë jon’ kânë nî [1] shpi. Bâba Halil u kânë zot shpije, e zoja shpisë ô kânë gjyshja Marece, e Marecit, që e përmene ti pâre. Baba Halil i ka pasë katër [4] djel. Jo, qitash i thu diçka e kthen kryet tjetrën anë! Unë si thmi krejt jom kânë, nuk muj me zânë besë a jom kânë pes’ [5] vjeçsh a gjasht’ [6] vjeçsh, veç e maj men’ babgjyshin në akshom ku u thojke, “Ti me shku me pre dru, ti ki me shku n’shehêr, ti ki me shku n’mulli, ti ki me shku te gjâja”, edhe u kry. Gjyshja grave, shembull, “Ti me fshi oborrin, ti ki me i mjelë gjânë, magjetores kie me qitë sot fli, ki me qitë pite, ki me i shti bukt t’gryta...”. Nuk ka pasë atë kohë... shumë vonë kanë ardhë bukt e elbta edhe t’kallamojta. E prej bylmeti kena pasë kos, tȃmël, djathë, mazë...

BS: E aj, i zoti i shpisë e zoja e shpisë krejt punët i paskan nda a?

IM: Ata i kanë dâ. E zoja e shpisë për granim, i zotii shpisë për burrnim. Veç qysh kanë thânë qashtu. Edhe gratë e kanë krye punën e vet, edhe mashkujt punën e vet. Kurrë në familje nuk ka pasë përçamje si tash, kurrë hiç. Njô [1] ka folë! Si qitash që nuk po ngojnë... Veç njô [1] ka folë, ton’ kanë ngu. Burrat n’odë jon’ tubu, kojshitë, vllaznillaku... edhe kanë pleqnu, sikur qitasht që po pleqnojnë n’parlament. Veç banu i bindun që n’atë kohë ka pasë pleq malsorë që sot kurkush s’un ja’u qet. T’pashkollë jon’ kânë, po malsorë jon’kânë. Kur ka folë ajo fjalë ka zânë ven’ edhe e ka ditë çka ka folë.

BS: A ja din emnat atyne pleqnarve t’asaj ane?

IM: Po, ja’v di.Bash t’moqve s’ja’v di, veç ktyne pak ma vonë ja’v di. Ô kânë Rramon Veçiraku...

BS: I kahit u kânë aj?

IM: I Mramorit. U kânë Rrexhep Syteska, edhe u kânë Tȃfa i Limanit t’Makofcit. Qitȃ jon’ kânë. Ata përpara, ata larg, s’i di.A qita jon’ kânë. Veç pa marrë parâsysh, kur jon’ hi n’konak, jon’ ardhë kojshitë, jon’ ardhë që ja kanë nisë bisedës, kush fjalë tjetër s’ka, veç musafiri. Edhe kanë ngu, edhe kanë msu, edhe kanë bâ provojë. Oda ô kânë. Tash medet për neve që u shkatrru. Oda u kânë simbolii shqiptarisë! N’atë kohë s’kanë pasë tjetër rrugëdalje. Kur kanë pleqnue, kur kanë folë, kur kanë bâ biseda nërmes veti... qikjo [oda] u kânë.Veç me e madhja u kânë dashnija edhe vullneti, si në punë, miqasi... qajo i ka majtë.

BS: A ma kallxon renin qysh jon’ ulë, se um dokët e ka nifar’ reni oda?

IM: Po, e ka. Shembull qe ktu dera, hinë ktu, në anën e majtë, e vinë ktu kadale kadal... e kryeplak ti je qitash.

BS: Ah, um paske qitë mu në kry të venit a?!

IM: Qitu kryeveni. Anena te tont se âsht mas dere. E musafirë, e pleqtë kryesorë ktu. E najnjo qatu ku jon’ ulë çikat {shenjon vendin ku janë të ulura vajzat e familjes}.Veç qashtu jon’ ungjë, cili ô ma i vjetër. Me vjetërsi. Miku, kojshia, dosti... me vjetërsi jon’ ungjë. Pej anës t’shmajt kanë shku kadale kadale edhe jon’ ungjun në anën e djathtë.

BS: Kush ka bâ hyzmet mrena në odë? A keni pi, a kanë hongër, a çka kânë pi, a...?

IM: At’here çaj nuk ka pasë.

BS: Të rusit s’ka pasë a?

IM: Jo, të rusit ô ardhë vonë, s’ka pes’-gjashtdhet’ [50-60] vjet. Rusi [çaji i rusit] vonë u ardhë. Kafe për qata musafirë ose miq shumë të vjetër që jon’ kânë. Qatyne ju ka qitë... nî djalë ose burrë ju ka qitë ka nî [1] kafe. A kta që kanë njet n’shpi... veç të zotit t’shpisë se për ton’ s’ka pasë. Nuk ka pasë. E qajo çika...

BS: Çfarë muhabeti kini bâ aty n’odë?

IM: Po muhabeti... Aty në odë ma s’shumti kanë bâ për jetë, qysh me jetu, çfarë kushtesh jon’, çfarë asî, qysh kanë m’i bâ martesat, për djem, për çika. At’herë nuk i kanë marrë çikat vet, po nî nërmjetsus u kânë, nî msit. Veç at’hêre qaj që u kânë i drejtë, që u kânë i drejtë, ku u hi nërmjet me qitë çikën për djalë, pa marrë parasysh t’kujna, aj vet e ka bâ nî vlerësim që s’ka mujtë kërkush me ja qly. I ka pru ngat’a’ngat çikën edhe djalin. Po ka pasë edhe të dobt nërmjet atyne shumë. Që u kânë çika qysh ô kânë, ja ka qitë djalit, se nuk jon’ pâ.

BS: Po.

IM: Ja ka qitë djalit. Po u kânë qysh u kânë djali, ja kanë qitë çikës.

BS: E qysh i kanë barazu? Me çka janë matë? Me çka i kanë matë?

IM: I kanë matë... Barazimet me t’pâme. Msiti u shku e ka pâ çikën.

BS: Po a?

IM: Po. Çfarë çike âsht. Edhe djalin. E ka njoftë prindin e tij që e ka çue, e tȃsh aj në vlersimin e vet e ka kshyrë a jon’ ngat’a’ngat, a najnjâni shumë i keq, a shumë i madh, a i dredht, ja i shtremt... E aj e ka vlerësu edhe jon’ miqasu. Veç ata kanë vetë sa kanë jetu. Kanë jetu me nî knaqsi shumë të madhe, jo si tash me dallavere. Po gruja e at’hershit ose nusja e at’hershit kur ka shku i zoti i shpisë me punu ose në qytet, e ka pâ që [ka ardhë]... i ka dalë në derë të oborrit. Në derë të sobës edhe pritojnë me u çu sot. N’krejt popullin shqiptar qashtu sot! At’herë në dyr’ të oborrit i kanë dalë musafirit edhe të zotit të shpisë që u kânë në fushë ka punu. Ka pasë respekti zoti i shpisë edhe zoja e shpisë, që sot me kurgjâ tjetër s’un e krahaso. Ata nërmjet veti kanë pasë dashninë deri në pikë të fundit, kunatat nërmjet veti... Edhe bash rast po t’kallxoj unë që dikush pej juve Nebihi... dikush me majtë men’. Une i kom pasë dy [2] hâlla. Njâna um ka rritë se jom metë triditësh pa nânë. E ajo e kish pasë nî çikë gjasht’ [6] muj pa lé, unë tre [3] muj. Çika... i des çika, ajo jet n’gji. Nâna jem des edhe um merr mu. E i kom pasë dy [2] hâlla. Qajo që um ka rritë une i kom thânë nânë, edhe i thom deri t’des.

BS: A âsht gjallë halâ?

IM: Jo. Ka dekë qe katërdhet’ [40] vjet. Veç katërdhet’ [40] vjet kam jetu me to. Njâna u kânë e Bellepojs t’Llapit, e qikjo që m’ka rritë e Keqekollës.

BS: Ti n’Keqekollë je rritë a?

IM: Jo, në Butofc. E Keqekollës hâlla qî m’ka rritë, n’ven’ nâne.

BS: Aha. Po ajo, a u kânë e martume, a nuk u kânë, a...?

IM: E martume për mixhë temin.

BS: Aha, aha. M’fal se nuk e kuptova.

IM: Për mixhë temin. E grus t’mixhës na i thojm’ hallë.

BS: M’fal, se une hallë i thom motrës të bâbës [qesh].

IM: Edhe asaj, âsht ashtu.

BS: Po, po.

IM: Edhe ajo tamon âsht qashtu.

BS: Me demek ty t’paska rritë gruja e mixhës. Prej triditësh ke metë pa nânë?

IM: Pa nânë. Um ka marrë ajo. Tet’ [8] vjet e kom pi gjinin! Që nuk ka grue sot, as nuk ka nuse që i jep thmiut tet’ [8] vjet! Tre-katër [3-4] muj, pes’-gjasht’ [5-6] muj. S’di a âsht e nershme me thânë, “Po ma prishë gjinin thmja, s’po muj me majtë në gji.”! Veç aj thmi që nuk rritet bile s’paku dy [2] vjet, tri [3], me gji t’nânës, aj ka me marrë tabiâtin e hajvanâtit. Ktȃ ku dush çoje, edhe ku dush fole, edhe mjeksija e vërteton, edhe shkenca e vërteton.

BS: Qashtu âsht.

IM: Se at’hêrë as cucëll s’ka pasë, po me lugë, a me sahon. E kanë mjelë lopën qatu, e ka majtë thminë qatu. Nuk ka pasë sen’ n’kit tokë qî përjetojmë na që e pasuron trunin e insânit, pos tȃmlii nânës të vet. Si hajvanâti, si insani. Do e kanë tȃmlin shumë të mirë, t’ynyrshum, do e kanë të dobt. Paj, nuk ka lidhje që e ka tȃmlin e dobt. Gruja ose... Gjâja e rritin lopën, viçin. Edhe gruja qysh e ka tȃmlin aj në qata lind’ edhe në qata msohet. Aj rritet shumë ma mirë se në shtat’ [7] here me rritë me tamël të gjâsë. E kur t’i bân tri [3] vjet, at’herë fillon me hangër, me pi, e me asi. Qito jon’ kânë në at’ kohë, e sot krejt kanë ndryshu.

BS: E ty t’paska dekë nâna. E bâba a u martu?

IM: A?

BS: Bâba a u martu?

IM: U martu mas dymdhet’ [12] vjete. Po mas dymdhet’ [12] vjete. Veç mu hâlla, që t’thashë që ke e Bellopojs [më ka rritur]. Veç që nuk ka mujtë kush me ditë që jon’ kunata, pos sikur motra.

BS: Mirë e kânë çu a?

IM: E mâ s’ka çka. Njâna kunatë u kânë, a e din, ma e madhe tri-katër [3-4] vjet. E kjo e madhja që u ardhë nuk e ka pranu... kur u dekë gjyshja, e zoja shpisë, s’e ka pranu kërqysh zotshpillâkun, po ja ka lânë nânës teme që m’ka rritë. “Pse”, e kanë lutë, “Pse ti nuk p’e merr zotshpillâkun?”, “Nuk muj me i dalë zot”, se shumë keq me thânë, nuk ka pasë burrë, i ka dekë burri e u metë me dy [2]çika e, “Nuk muj m’i bajtë telashet e shpisë.”. A me menu m’i rritë qato dy [2] çika apo me menu pasuninë e çka âsht, e ja ka lânë qesaj nânës tem, kunatës t’vogël. Çka ka thânë nâna jeme ajo e ka ngu. Kur jon’ ardhë vllaznia e saj...

BS: A don pak ujë me pi? 

IM: Ban. Ama bâbë pak ujë! Nâna e saj i ka marrë ngryk vllazninë e asaj hallës t’vjetër. Halla e vjetër kur jon’ ardhë, jon’ ardhë vllaznija e ksaj, i ka marrë ngryk. Normal, se duhet m’i dâ pak. E jo pleq e plaka, po t’rritën nër nizet [20] vjet, që kânë ardhë i kânë marrë ngryk. Edhe sot tradita e shiptarit duhet me kânë, po nuk p’e zbaton kërkush. Nipin, djalin e motrës, deri t’i ban nî [1] vjet duhet me marrë ngryk. Po vinë n’derë, horgjbollden ose mirë se ka ardhë, si ajo - si ajo, nî kuptim e ka. Ungjët. “A po doni  kafe, a po don çaj...?”, me krejt njejt’. Kush s’e diti a ke mik, a ke nip, a ke kojshi. E kur ti thujsh, horgjbollden nip, si gruja, si burri... aj e njejta drejtë u kânë edhe atëhêre, pse s’e kânë zbatu, e kanë bâ shkret, kur t’i thotë, horgjbollden nip, krejt qata musafirë që jon’ e kuptojnë qe e kanë nip. Edhe at’here u kânë dashnija ma e madhe n’nipa edhe n’mesa kur janë ardhë. 

BS: Ka sa here n’vjet jon’ ardhë nipat edhe mesat? 

IM: Nipat e mesat kanë ardhë... Kshtu bash sakt me bâ, dy [2] here. Dy [2] here. Kanë ardhë edhe nërmjet, veç n’vjeshtë edhe n’pranverë i ka marrë i zoti i shpisë bijat krejt. E mas asaj periudhe kur jon’ bâ, e jon’ kry t’korrnat, e t’fshimet, kush ka pasë ren; u shku e i ka marrë, kush ka pasë ren’ ka ardhë, veç vjeshtë e pranverë jon’ shku, e jon’ ardhë bijat, nipat, edhe mesat. Po, ka bâ vaki që nipat ja mesat, të rritshëm, jon’ ardhë te dajtë edhe pa nânë, po. Kanë nejt katër-pesë [4-5] ditë. Unë kom njet gjashtë [6] javë te dajtë e mi pa nânë, veç... Ose, edhe nî tjetër, se unë e kom pasë edhe motrën aty, e kom nejt gjashtë [6] javë pa nânë. Edhe sot... Kanë hekë shumë. Prej tyne i kom edhe dajtë, origjinal, nipat e nânës, edhe i kom krejt... edhe miqësinë, edhe vllaznillakun, edhe nipat, edhe fmit, edhe krejt. Kërkush s’un ka bâ, edhe s’un ban respekt, n’tretën gjeneratë jon’ shkue, sikur kta t’dajs që um ka rritë hâlla.

BS: E a e man men’ ajo shpija ku keni rrnu ktynehere n’kallabllak qysh u kon’ e marume, qysh jon’ kon’ sobat, qysh jon’ kon’ t’vendosne?

IM: Po, e maj n’men’ shumë mirë. Oda u kânë sikur qëkjo me nda qashtu përgjyst. A anena veç si n’kashtë jon’ kânë, ktu përpara u kânë tokë, e nî [1] dru qeshtu, i shtratit, e kanë mush’ kashtë knenaj n’anën e djathtë për musafirë, knenaj n’anën e shmajt për rob, djemtë, e burrat e shpisë, e karshi ballë’m’ballë, ngat a ngat. Shpija u kânë e madhe, oxhakun e ka pasë midisdisit. Fmive ju kanë kthye njânën anë n’tervesë, njânën anë kanë hangër gratë, burrave ju kanë çue bukën n’odë, çaj, kafe. Ka pasë... Kur u kânë vjeshta çka ka pasë pemë ju kanë çu, tjetër sen’ s’ka pasë n’qat kohë, se tani dikur veç po merret vesh, po qajo koha ma e përparshme, ma e hershme, qështu u kânë, qëto kushte jon’ kânë.

BS: E sobat e gjumit a i keni pasë t’ndame, po menoj nâna, e mixha, e... a i kanë pasë t’dame?

IM: Po. Nâna, e mixha, e kushërini, e... pa marrë parasysh, sobat i kanë pasë t’dame. Pos, shumë vonë ajo ka mrri, qysh jon’ rritë vllaznija, se koha e parë, gjenerata e parë, nî [1] sobë e kanë pasë, ose thuj shpi, qysh t’dush. Përgjyst dere, e knejna kanë rrnu njerzit, n’gjyst dere, e anenaj kanë majtë kije, e naj lopë a dy [2]. Ti mos um beso mu që po t’foli, vete kon’ dush. Mos koft qështu çka dush ki! Knej kanë rrnu gjinja, anenaj ma’tanë lôpt. Po nuk jon’ kânë nizet [20] copa, tridhet’ [30], aj... duhet, normal, dy-tri [2-3], nî [1] viq, veç kijet qaty. A kshtu vllaznija, e mashkujt, burrat po du me thânë, i kanë pasë sobat aqik. Sobat i kanë pasë nga dy [2] metra, tri [3], sa për pajë. Qat’here u kânë kultura ma e madhe, tash dhetë-pesëmdhet’ [10-15] vetë nî [1] shpi, at’here dy, tri [2,3] se s’kanë pasë ven’, ven’ s’kanë pasë. 

BS: E te dhomat e gjumit a e kanë pasë hamomxhikin, a e man n’men’?

IM: Po, e maj n’men’. Qetu i kom pasë n’Prishtinë para pesë [5] vjete, n’shpi t’vjetër, qatje ku âsht Shemi. N’qosh t’shpisë tri-katër [3-4] rrâsa t’gurit t’mira, se nuk ka pasë at’here si tash qiment, po tri-katër [3-4] rrâsa t’mira mas dere, n’qosh t’shpisë. E kanë bâ at’here, i kanë thânë hamamxhik, banjo e kanë bâ.

BS: Veç jon’ lâ a po? 

IM: Po, veç. At’here nuk ka pasë ceva si tash, e mjete. Nî [1] bujâshk e drunit, e kanë grry me tezhlic, e sakicë, prej qatyne rrâsave si nër potvall e kanë qitë përjâshta ujt’. 

BS: E ato a i kanë lon’ qashtu a i kanë mlu?

IM: Jo, s’i kanë mlu vallahi.

BS: A qashtu i kanë lon’?

IM: Me çka m’i mlu? Dikur vonë po, dikur vonë po, veç kohnat e përpara jo. Me çka m’i mlu? 

BS: Mirë. Axha Ismail, tash unë kom me t’vetë shumë sene. A po himë pak ka lufta, me na kallxu a man men’ naj luftë atje n’Butofc çka u bâ. Ti ma permene atë luftën ku ju kanë qitë prej shpijave, n’Maqedons kur jeni kânë. 

IM: Po, edhe ju Vujavt, n’Vujanov. 

BS: Po.

IM: E pej luftave e maj men’ Itȃlen, Bugarin, Gjermanin, Shipninë, Partizanin edhe qitasht qî ke Jugosllavia.

BS: A po nisë me m’i kallxu krejt qysh i man men’? 

IM: Qysh i maj men’ unë? Me ja nisë te kta të mdhajt ça jon’ kânë...

BS: Pej ma t’hershmes. 

IM: Pej ma t’hershmit u kânë krajl Petri, si tash kryetar i ktyne atje. Prej atyhit e teposhtë e maj men’... xhanart e Serbisë i maj men’. Qyre, si ti, se s’po t’preku se tani thojnë çka ka plaku, sikur qetâ e kanë pasë gajtȃnin e pantollave, t’kuq. Shâpka u kanë thânë, t’rrumullakt, knej gajtȃnin e kuq e kanë pasë. 

BS: Shajkaqen.

IM: Ehh, shajkaqen. Me nî [1] gajtan rrethit, t’kuq. 

BS: E ngjyrën knej?

IM: E ngjyra knêj u kânë si bojhini, teshat që jon’ kânë si bojhini. E tani bugari i ka pasë teshat, s’di qysh me t’thânë, si bâri, po s’di qysh m’thojnë, jo bash krejt t’verdha po si t’përzime, si bojkaft, si... i ka pasë. T’njejtën qashtu i kanë pasë kapuçat, veç ushtart i kanë pasë qështu, veç ushtria i ka pasë t’rrumullakt, ushtart. 

BS: Si ma t’petavt a?

IM: Po, si ma t’petavt i kanë pasë. Tani prej atynev ka ardhë Itȃlja. Itȃlja veç dihet që... sot i kanë, ushtrija jon’, qasi pantollsh kanë pasë. Edhe Shipnija i ka pasë, krejt t’larme i kanë pasë teshat. Mas Itȃlje ka ardhë gjermâni. Po, gjermâni ka ardhë mas Itȃlje. Mas gjermâni kanë ardhë... prapë bugart kanë ardhë. Edhe kur e kanë lshue bugart, e kanë marrë Shipnija. Tri [3] vjet na ka majtë Shipnija. Shkoi Shipnija, erdh’ partizâni.

BS: E në cilin vakt u kon’ ma zor për shiptarë? 

A t’dal une qëtu, mos... [bisedë jashtë temës].

IM: Jo.

BS: Mos po t’dhem’ kôma?

IM: Jo, ka ven’ boll.

BS: Ani.

IM: Ma s’zorti... Qyre, s’ka pasë ma zor, edhe atëherë edhe tash, Serbija kur u kânë. Shumë njerz t’kalumen e kanë harru. Prej që ju kâ nî e mirë shyptarizmit, anë e anë botës e kanë pasë orlin përmi kry, tash ashiqare po dokët çka po bâjnë. At’here nuk u dokë. Djemt ma t’mirët që jon’ kânë ose krenart ma t’mirët, ja’u kanë vnu synin edhe ju kanë ngjitë grepin, “Pani kho se duhet m’i çu n’Idrizov se nuk jeni n’rregull.”, i kanë çu n’Idrizov, si me thânë, shembull n’Nish, “Po i çojmë n’Idrizov m’i shnoshë.”. Asnjo mâ kurrë s’u kthy! A po m’kupton? Sikur studentin, atȃ, e atȃ... Une vet e kom përjetu para gjashdhet’ [60] vjete. Ktâ s’e kom thânë kërkun, po s’e di a ô e lejueshme, a s’ô... Para gjashdhet’ [60] vjete unë kom përjetu që shkojshim n’kujdestari, shembull dhet’-pesëmdhet’ [10-15] vetë, motrat, e punëtort, mjeke... kur u çojshum n’saba s’osht nî [1] mjek! “Ku ô?”, “U shku n’studime.”. U zhdukke! Kurrë mâ s’e pajshum. Shkojke tri-katër [3-4] vjet. Shkojshum anenaj-knenaj... “Po more, njô dje ke n’punë, sot s’ô!”. Krejt qashtu i kanë zgjedhë, si at’here si tash. Midis Itȃles edhe Gjermânit nuk ka pasë qaq zullum. Ka pasë pengesa që jena kânë shqiptarë, po vrasje nuk ka pasë.

BS: Po a? 

IM: Ja. As Itȃlja, as Gjermani, as Shqipnija. Nuk ka pasë. Tak-tuk. Po du me thânë n’tre-katër [3000-4000] mijë vetë ajo nuk âsht, veç vrasje nuk ka pasë. Kur hini ky... tash s’kem çka folim. Kur hini at’here pus mi pus. Sikur qetash që na bâni, qetash qî ke lufta që i ka pre tôn. Edhe e dinë tôn qysh u kânë, edhe çfarë vujtje kena pasë, edhe e harrun! Qekjo kërqysh nuk po m’hin n’krye. Sa motrat tona i kanë pushkatu! Ani, ani. Sa motrat e tona i kanë pre me thikë... I ka pâ motra jeme n ‘Makofc. Jo çka thojnë hallku, motra jeme i ka pâ. Edhe motra jeme e ka lshu qat tokë që jon’ sot vorret e luftës. I ka pâ me dy [2] sytë. Edhe t’ngât që jon’ kânë, po s’po ju përmeni emnat se tani kta tont çka s’po asi... “Veç e kapshin, njâni anej, njâni knêj, përdore”, tha, “i treti t’ja futke dooon thikë, qkllap n’rekë.”. Bash qat kohë u kânë reka e Makofcit sa deti i Shipnisë, “Veçi ngrishin anej e knej, don thikë, gjuje.”. Motra jeme i ka pâ me sy. E çka u bâ, çka na gjetë, kush na râ sysh, a na qkrujti dikush... çka e harrum kaq shpejt!

BS: Po thu që e kanë harru? 

IM: Krejt, krejt. Qyre këta po thojnë, do po thojnë do drejta, po poplli pak t’drejta ka, pak t’drejta ka. Qe sot, p’e marrim shembull, far’ drejta ka, ku ka, ku ka drejtë? Po thojnë barazi, far’ barazije ka, ku ka t’drejtë? I dul’ ren’ Vokerit me shku n’Reçak, me ardhë tu ky kru që p’i thojnë rrethi te spitali, u zhdrypë prej atjehit, e u zhdrypë n’palament tonë, e s’po ja përmeni emrin hiç asnjove, ja’u ka dhânë dorën, njânit jo. Qeshtu i çoi dy [2] gishta, “Kush um ka rrejtë unë mâ nuk i foli.”, tha, “S’un um tradhton.”. Veç tha, prej rrethit që u ardhë deri n’komunitet ktu, krejt çarshinë, na edhe vet duhet me ditë, krejt çarshinë nuk ka mujtë me vrejtë, veç tak-tuk, n’katër, pesë [4,5] metra, pesë,gjashtë [5-6] metra, “Kosova”, tha, “kuka ma keq se kur e kom lanë!”, kur u kânë lufta n’Reçak, që kanë pre, që mas anajna ma vonë, mas dy-tre [2-3] mujve, që veç i mur krejt, “Ma keq sot se at’here. Krejt qyteti, sheshi, ish me rrugaqë me shkollë.”. Nuk tha, se shumë njerz tybe n’e kuptojnë, nuk tha aj me kuptimin që hajdukë, po e ka kry fakulltetin s’âsht n’punë, e ka kry për ingjinjer s’ô n’punë, për arsimtar, për atȃ, për atȃ... Sillu poshtë-përpjetë. 

BS: Qashtu ô. E kohën e turkit a ta kanë kallxu, se ti men’ s’e man? 

IM: Jo, men’ nuk e mâj. Kohën e turkut nuk e mâj n’men veç simas t’dhânave t’qasaj kohe, u kânë dymdhet’ [12] vjeçar që e ka përjetu vet turkun, ktu anë e anë Kosovës, veç shtabi ma i madhi, s’di qysh m’i thânë ndryshe,veç ushtart që jon’ kânë ma s’shumti jon’ kânë n’Podujevë. 

BS: Po. 

IM: Edhe thojnë nî ven’ ngat Lupqi, jon’ edhe do Humoll aty, nî katun n’n’ôn t’epër, njô... përfuni aty âsht çeshmja Kulina e Mavriqit. Qysh dreqi s’po muj me thânë... Kulina... Pak ma ndryshe e ka emrin, veç aty ô nî [1] çeshme, u kânë qaj shtabi i Turkies, Kulina! Qe, qetash e dita. Ôsht nî kodër e madhe e n’fund kodre ô nî çeshme, edhe aty i kanë pasë, sikur tash kta t’hujt që p’i qesin shatorrat e bajrâkat, barâkat po du me thânë, e qaty e kanë pasë. Kjo hâlla jeme tha, “Shkojshum me katër-pesë [4-5] shoqe me marrë teneqe.”, kânta, a s’po di qysh m’i thânë, teneqe t’gazit ka nizet [20] killa se at’here as ushtria s’ka pasë far’ mjeti, pos me gaz, tjetër kurgjâ s’kanë pasë. E kur e kanë harxhit gazin, e... i kanë gjujtë nî ven’, çikat e Bellopojs edhe hâlla jeme janë shku i kanë mledhë edhe i kanë çu tu shpija për me shërbye, me mledhë pasul, me bajtë kumpira se s’kanë pasë at’here mjete, do thasë. E ma s’mrâmi kur u shkapërderdhë Turkija, “Shkum”, tha, “qat ditë që e lshun Kosovën”, at’here s’e di qysh i kanë thânë Kosovës, “u bajtën ushtria turke. Erdhën dy [2] gjenerala, aj përkthysi me ta, edhe nja katër-pesë [4-5] ushtarë, tu kta, me i thânë, ‘bonu gati se po shkojmë’, nî përkthys me veti”, tha, “Pesqin’ e nî [501] vjet u majtëm, n’udhe s’un u qitëm. Kurgjâ s’po thom veç...”, kish pas thânë se une s’po thom. Edhe qajo hâlla jeme, edhe atȃ sikur tjetrën që um kanë rritë, veç kish pas thânë turku, “Kurgjâ nuk po ju thom”, po ai e ka ditë që varra ma e madhe ô qajo, “sa kofshi me jetu Serbinë havâle e paqi.”. Çka ka varrë ma e madhe? S’ka varrë ma e madhe! Jon’ bajtë, jon’ shku.

BS: A kanë pasë zullum shqiptart prej turqelive? A kanë thânë najsen? 

IM: Ka pasë. Ka pasë. Nuk ô që s’ka pasë, veç edhe qysh e rritin jo. A ka pasë zullum? Po. Zullumi ma i madh që s’i ka lânë m’u shkollu. Arabisht kush ka desht, po. A qysh e bâjnë t’madhe, jo. Asi... unë bash qaq s’i di sa i ka vrâ, sa i kanë mytë, veç jo, çka na ka bâ Serbija zullum asni shtet s’na ka bâ. Se edhe at’here kanë bâ zullum, po zullumi ma i madhi që s’na kanë lânë m’u shkollu. Edhe Serbija t’njejtën gjâ e ka përdorë, e para, bifsha Serbija. Veç arabisht kush ka desht me msue, se ship edhe serbisht s’i kanë lânë. 

BS: E qysh i the qasaj bifsho Serbija ?

IM: Po.

BS: Qysh, çka po i bjen kjo?

IM: Serbija e kalume.

BS: Aha. Medemek ajo e krajlit? 

IM: Po, Krajl Petri. Edhe nî tjetër u kânë, po qaj u kânë kryesori, si Tita që u kânë, e si tash kta që jon’. E qajo kohë qeshtu ju ka bâ shiptarve. Qetâ që e përjetum, edhe e pamë.

BS: E qekjo lufta e fundit? Qekjo, po. Zullum kanë pasë shumë shiptart a?

IM: Qyre, bash qaq shumë edhe qaq larg s’po du me shku, po nuk e pranojnë kta tont, edhe kurrë nuk e përfillin, veç zullum ma t’madh kurrë s’kanë pasë shiptart. I ka pre at’here rrfija antart e mi, gjyshes, e asi... jon’ metë n’Stallovë, e në Makofc. Po, pjesë-pjesë. Nî [1] katun qatje, njô [1] qatje, krejt pjesë-pjesë. Zullumin që e ka bâ qetash Jugosllavija, asni shtet prej kur u kurdisë dyjeja s’e ka bâ. Mas punët e kqija edhe mas... Deka me pushkë nuk ô kurgjâ, deka me pushkë ô e paqt, pa marrë parasysh a kanë vra gru, a burrë, a çikë, a fmi, a djalë. Trak-tap, u shku. Po me thika, me brishti, tu rjepë, tu... Mos t’thom, po nime p’e përdorin kta vet, çfarë dhunime kanë bâ! Çka p’i çojnë kta kry? Çka po dojnë me thânë? Pse qito qetash more? Jo qitash mas tridhet’ [30] vjete, po kjo u dashtë n’vakt m’u krye, kjo punë, jo qitash. Asi... Jo mashkujt, mashkuj, e burra, çka kanë desht kanë bâ. Une qêtu e kom përjetu luftën.

BS: Në Prishtinë je kon’?

IM: Po. Qêtu qe, n’ven’. N’sobë nalt e kom përjetu. Nî qebe ja prejshum qikaq sa bardâku nî [1] birë me kshyrë qysh po kapërcejnë sokakut. Ton’ tu i rre, çka gjajshin udhës, çka ô, tu turturue, shkye pasaportat, qky lejet e njoftimit, s’lejshin gjâ pa bâ. Tri-katër [3-4] here n’ditje, at’here u kânë tjetër, nî [1] zid i vogël e ni kapinxhik qâmi, që i mshojke shkelëm, n’gjyst t’oborrit shkojke milici. E qitsha unë aty kamxhikun. Hishin me na kuntrullu a kena refugjatë edhe sa antarë jena. U dufke n’derë m’i majtë krejt letrat e njoftimit se me ta gjetë dikon pa leje t’njoftimit n’atë ven’ e mytke, edhe ropt e shpisë t’i mytke dru. Mos t’i vraft i mytke dru. A atȃ, refugjatin, s’ka aty, s’i dhajke orollak. Krejt qekjo pjesë qêtu çka âsht prej juve e prej ne, prej asi, tri-katër [3-4], katër-pesë [4-5] shpi, s’ka pasë ma shumë, na n’qêt ulic, at’hêre i kanë thânë Durmitovka, po tash Zeqir Bajrami, tek na edhe nî [1] kojshi, bile u dekë, dy [2] shpi jena kȏn metë. Aj ardhke natën te na, na shkojshum kapak, si prej sikletit me bâ dert, me bâ llaf se kush s’u pat metë. Veç far’ turturash kanë bâ, far’... lmerimë u kânë. Prej kur u kurdisë dyjeja tybe n’u kânë. A kanë pre, a... dy-tre [2-3] here Sharbanin, e Prapashticën, e Keqekollën, e... i kanë pre ka dy [2] a tre [3], a... shpi, pesë-gjashtëmdhet’ [15-16] shpi, dy-tri [2-3] shpi. A kjo u kânë krejt që me ju hupë rrajën shiptarve. Po dashti Zoti e erdh Amerika. A kta [politikanët e Kosovës] livdohen, “E kena bâ ktân, e kena bâ atâ...”. Edhe unë jom kânë qêtu, edhe une kom mujtë me kânë ushtar, pse s’um kanë marrë?! Ma me qef isha shku m’u vra n’ushtri se sa me m’vra ktu. Pesë [5] çika i kom pasë, dy [2] t’martume, tri [3] pa martu, djalin e kom pasë me veti, asnihere s’um ka shku fiqiri që ma vrajnë djalin edhe mu, edhe që m’i vrâsin çikat, s’e kom pasë gajle hiç. Po bâjnë masakër, bâjnë punë qysh i kanë bâ, t’ndyta, qatâ e kom pasë une. Se vrahën meshkujt, kurgjâ kerkuj. Vrahën çikat, vrahën gratë, s’ô kurgjo. U vra ai, e ka kry aj, s’ka çka. Po, me lanë gjallë e për gazep...

BS: Kur u hi Amerika qysh e ke përjetu? 

IM: Kur u hi Amerika qysh e kanë përjetue, me t’thânë... a din, me thanë... Po rusi nihere hini n’ajrodrum, veç që s’na kanë lânë ment.

BS: Prej gzimi a? 

IM: Qêtu çka kanë ardhë ushtarë ktu, n’fakultet u vnu nihere shtabi. I kapshum, edhe ata si fmija kajshin krejt. Nuk mujnë me thânë ushtart e Amerikës ose t’Gjermanit ose... pa marrë parasysh, [nuk ka mundësi që ata të thonë] ‘që jena kânë edhe s’kena pâ kurgjâ’, krejt çka ka pasë t’meta i kanë pâ. Qeshtu na kapshin ngryk edhe i kapshum, se u nal topi, u nal pushka, tortura, e asi. 

BS: E prej familjes atje n’Butovc a u vra najnjô n’luftë të fundit? 

IM: Po, po. U vra djali i mixhës. 

BS: Shkijet, serbët e kanë vra a?

IM: Po, shkijet e kanë vra. U vra djalii mixhës, edhe ma vonë, ma vonë edhe vllaun tem e kanë mytë n’Graqanicë, prej bâbe çka e kom pasë, jo prej nâne, po prej bâbe, veç dy [2] Maqedonc lufta i ka hangër.

BS: Hajde dalim prej ksaj teme se edhe u lodhëm, u mërzitëm.

IM: Jo more, s’e di a po di me thânë mirë se... 

BS: Shumë mirë je tu m’kallxu. Faliminderit shumë. Hajde axha Ismail, tash po folim... po folim diçka pak ma t’mirë. Për kângë, qysh keni knu ktynehere me qyftelija, me sharkia, me...

IM: E me kângë... Ma s’pari u tubojshum nihere. 

BS:A p’i qesim [çajit] sheqer a?

IM: Qiti dy [2] se unë s’un e pi... 

BS: Dy [2]. 

IM: Po, u tubojshum krejt kojshitë. Po foli për ven’ temin, ma t’mirin. Ardhshin Janovt, ardhshin Retkocert, Koprant... e u tubojshin n’odë.

BS: Ata kejt jon’ kon’ t’Butovcit? 

IM: Krejt t’Butovcit. A je kânë najhere n’Butovc? Ae din ku ô Butovci?

BS: Jom kon’. Jom kon’, qysh jo. Po pak shpija tash. 

IM: Eh. Ja, tash po folim për atëherë. Ardhshin n’odë, u ulshum, e dhezshum koftorrin, dimrit ma shumë se puna, bujqsija. Ardhshin edhe u ulshin n’odë, e dhezshum zjermin, e mush’shum nî oxhak kumpira, çka kena pasë, ose pemë, çka kish. Ehhh... bâba, i ngrati, i ka râ kavallit që n’bjeshkë nuk ka pasë. Ali Butovci qashtu i ka râ kavallit, ama hiç s’ka mujt’ kush... Qe p’i binë edhe tash me melodija t’at’hershit që i kanë râ kavallit, mâ s’ka, se une p’i ni përditë edhe p’i ngoj po jo. Bâba jem, i thojm na, ‘veti tut’ t’kallxojnë’, ballë me shpija tona, i thojmë Roga e Madhe, atje u kânë me dhi. Qêt’ kur s’kanë pasë m’i yshy, kur i kanë lshu dhitë, s’ju ka metë bukë, u duft’ me ju maru gjellë me ujë t’valë, e me ju përzie me lugë, e me ju çu, e me ju qitë n’koritë. S’kanë pasë m’i ushqy qêtë, dhitë jon’ metë. Kohë... Bâba e ka pasë fyllin me veti, veç dy [2] herë a tri [3] i ka râ, qêtë jon’ shku tu nga, e kanë lânë gjellën, edhe jon’ shkue te dhitë. Tani çka e rrokshin kavallin, lahuta u kânë at’herë, kavalli edhe lahutȃ, qyftelia u dalë ma vonë, veç kavalli edhe lahuta.

BS: A ka pasë naj njeri që i ka râ lahutës?

IM: Po. Mixha jonë i ka râ, Bâjrâmi, qî çka s’ta merr menja. Edhe qêtu.. Naj kanë djegë, e naj kanë thy, se e kom pasë lahutën e mixhës. I ka râ lahutës n’atë kohë që s’ka pasë, e tani ma vonë edhe n’Janovc i ka râ Humdija qyftelisë, e... yhaaa, veç t’part. Edhe kur jon’ kânë n’atë kohë, pos lahuta edhe kavalli, fyelli, se tjera mjete s’ka pasë. E kryshin. E bajshin nî [1] pushim t’madh tu ngu, e asi... Kur u kryshin kto t’i kapshin me lujt’ kapuça, nî [1] unazë e shtishin qështu e e mshefshin, po pesëmdhet’ [15] kapuça qështu, e ren’ e shtishum dorën, e dikun e lajshum, tash kush e qëllojke me gjetë unazën, u çojshum n’kâmë edhe knojshum.

BS: Çka i thojshi kur e qëllojke?

IM: Paj, i thojshum, “Ô ti djalë i gatë si plepi nuk vyn gjâ veç drrasë qenefi.”. 

BS: [Qesh]

IM: E knojshum çkamos. Çkamos knojshum.

BS: Ai man men’qato çka i keni knu, qesi far’ llafe?

IM: Vallahi, jo. I kom harru se telashe kom pasë shumë. E qêta e mâj n’men’ qeshtu që kanë asi [luajtur]. Edhe dekë-drekë bashkë i kem bâ me Janov, me Kopran, me Retkocer. 

BS: A jeni marrë mesveti, martesa a keni bâ?

IM: Ja-ja. Martesat vonë jon’ bâ. Shumë vonë jon’ bâ. Po du me thânë, dy [2] tonat jon’ te ju, njô [1] e juvja u ardhë te na. Po du me thânë, tri [3] martesa jon’ bâ prej kur jena dalë prej Maqedonsi, edhe kto vonë asi. S’di a e din ti, Hyseni edhe Hakija i kanë dy [2] bija tona. Baci Beqir e ka pasë motrën e Mustȃfs. Eh, na kena pasë shumë dashni ndërmjet veti. Që kur kena bâ vâde nî [1] javë përpara kem kallxu. Kejt mahalla u tubofshin, “Çka keni nevojë me u nimu?”, “S’kem dru.”, shkojshin pesë-gjashtë [5-6] kerre mershin dru. Metshin për gjithë dimrin me drutë që i prujshin - njô. E dyta - at’herë s’ka pasë telefun, po vonë, se hajvânati u dalë moti, po te na vonë u dalë. At’herë s’ka pasë me çka me shkue, gjashtë-shtatë [6-7] sahatë udhë veç kâmë ja me kije me nî [1] koloshnik me katër [4] rrota. Krejt kojshitë i kanë ditë ka i kemi miqasinë. Baba Halil ka nejt n’odë, kâmën mi kâmë, kejt kojshia jon’ shku e i kanë thirrë miqtë. Nipat edhe bijat jon’ ardhë me miq. Dreka... po du me thânë, deka u bâ veç fjalë kena çu, “U dekë filani”. Se ma s’mrâmi, bash kur ka dekë bâba jem, n’shtadhet’ e dytën [72], Velija u ardhë si ka niê, ma i pari u ardhë Velija, tha, “Smajl, çka ki nevojë me t’nimu? A p’e varrosim sot kismet  axhën Sylë?”, thashë, “Po.”, “Çka me t’nimu?”, thashë, “Drrasat me m’i bâ.”. At’herë s’ka pasë m’i ble hazër. Me pre lisin me sharrë, me bâ trupa-trupa, m’i çky, m’u dhên drrasat, t’bungut, tjera fâre s’kena shti n’vorre se ato jon’ t’forta. Nejse, koha u ardhë se tash p’i shtinë n’dy [2] milimetra, e u ardhë... Edhe thashë, “Qêta e kom ma s’kryesore punë, n’mujsh me naj bâ drrasat.”. E ka marrë edhe Osmanin e mixhës Brâhim edhe jon’ shkue e kanë pre lisin. Jom shku, ju kom caktu ma t’mirin lis, n’stom t’udhës tu ujt, e kanë pre, i kanë dhên drrasat, i kanë pru me krah tu vorret, edhe e kena shti bâbën n’dhé. 

BS: E dasmat qysh i keni bâ përpara? A um kallxon prej kur u nisë dasma, prej kur u dhonë dora? 

IM: Prej kur u dhânë dora... Po du me thânë, fjala u dhânë.

BS: Po. Se s’e di unë bash mirë. 

IM: Po. Fjala kur u dhânë, e çikës, njejtë si dasmën kur e kena marrë. Si u dhânë fjala kanë thirrë akrabân, sikur kur e kanë marrë dorën, sikur kur e kanë dhânë, e kanë thirrë akrabân e t’mahallës i kanë thirrë aty-ktu do pleq, kryesort. Njô-dy [1-2] ktu, njô-dy [1-2] atje, njô-dy [1-2] atje... edhe familja aty, e kanë dhânë dorën e çikës ose kur e kena marrë. Qashtu.

BS: E qysh ka shku ajo procedura? Kush ka shku me marrë dorën, qysh e kanë pru, e a ka pasë bakshisha?

IM: Po, ka pasë. Na msit i kena thânë ndërmjetsusit, u shkue e ka marrë dorën edhe ka ardhë. Bakshish ka pasë dy [2] fârna, ka pasë lira edhe ka pasë sixhade. Ato janë kânë. Edhe sot po marojnë atje kta dreqnit n’Ferizaj. Ehhh, sot ka sixhade. Sexhadet janë kânë ma t’mirë se sot që jon’ sungjerat e kta tepihat. Ehhh... nî [1] bâkshish msitit me ja dhânë. Ja me ja dhânë nî [1] lirë, ja me ja dhânë qatâ, sexhadën.Po, veç sexhadën. Tuli bojne, që ka pâsë që s’e kanë shtru hiç, veç e ka vjerrë n’odë edhe e ka rujt’. 

BS: E ku i kanë ble kto sexhadet ktynehere? 

IM: I kanë maru gratë e tona, nânat e tona, gjyshet. 

BS: Po a?

IM: Po, me vek. Po, me vek. E kanihere leshin që e kanë marrë prej dhêne, që i kanë qethë dhêtë, i kanë lâ, i kanë çprishë, i thojnë me t’hollue. Qysh ô aj... asi me qkatrru, me t’hollue. Edhe tani jon’ kânë dofarë grabuja, edhe e qitshin aty, e bajshin tani lesh. Prej qatyhit i marojshin, shllunga ju thojshin. E tani ato shllungat i tershin, e i marojshin qato sexhadet, qylymat, tirqit na’j marojshin. 

BS: Edhe tirqit a? 

IM: Po, po. Edhe tirqit. Po qysh jo! Unë i kom pre tre [3] a katër herë tirqit, gjurdija. Tash hallku ju ka ni emrin edhe veç thojnë gjurdi, nuk e dinë çka ô gjurdia veç thojnë. 

BS: E çka âsht gjurdia? 

IM: Gjurdia. 

BS: Tu ftof çaji. 

IM: Po nashtë bre, s’ka gajle. Gjurdia âsht qashtu si tirqit, e zhguajt, veç gjurdia nuk ô dej ktu qysh p’i qesin kta n’telivizor, gjurdija âsht deri qetu. 

BS: Dej përmi brryl.

IM: Dej mi brryl. E tash xhampera. Atëhere jon’ kânë... Qysh ju kanë thânë... I mjeri unë, i mjeri... Mitȃna! Po, mitȃna. Me pulla deri ktu. E mitȃnat përfuni gjurdie deri ktu. Gjurdija e ka pasë kapakun e vet t’lesht. 

BS: Si kapuç a?

IM: Përmi kapuç.

BS: Aha, përmi kapuç. 

IM: E me komza u komcojke kap-kap anena.Veç me nejt nizet e katër [24] sahat n’shi se ujtë nuk e lshojke. Zhgunat pikën e ujit nuk e lshojshin. 

BS: E për t’mathne n’kômë çka keni pasë? 

IM: E për t’mathne i kena pasë çerâpat e leshta që i kanë maru qashtu me krrâbza, me dorë.

BS: E kur jeni dalë jashtë? 

IM: Me apânga. Apânga t’lôpve. E kena pre lopën dimrit me hângër posterrmë e ja kena marrë lkurën, e kena terë, e kena bâ ato drédht. I kanë kepë me sixhima, e i kena mathë. Mik s’pari me apânga jom kânë atëherë. 

BS: E teshat e grave? Ato vet i kanë maru edhe ato a? 

IM: He... Po, shumicën. Shumicën. 

BS: E qysh jon’ veshë gratë ktynehere? A e man n’men’? 

IM: E mâj n’men’ shumë mirë. 

BS: Nânën tone për shembull? 

IM: Po nâna jême u veshë n’dimija edhe naltë xhaketë, sikur qêtash, xhaketa deri ktu. A n’dimija u veshë. Pooo. Edhe i kanë pasë do dimija t’leshta, t’leshta, tekterti qêtu jon’ kânë t’shkrume, vet që i kanë shkru. 

BS: Qysh i kanë shkru? 

IM: Me pêj. 

BS: Po a? 

IM: Po. Tulifare i kanë pasë. Zavjâqin përmi. I thojshin zavjaq se... Dy [2] zavjâqa jon’ kânë, tjetër emër s’ju di. Nashta ka tjetër emër, po s’e di, veç zavjaq i kanë thânë. Dej qêtu nër guj’, e me lula, e me tojë, e e lidhshin mas shpine. E nî tjetër zavjaq u kânë i madh, edhe aj i lesht, për me shkue n’punë nëpër oborr, ma i madh. Edhe atân qishtu e lidhshin, n’atë kohë, n’shpinë. 

BS: E atâ pse e kanë lidhë? Mos m’i zhytë dimijat a? 

IM: Po, mos m’i zhytë dimijat edhe mos me dalë veç n’dimija. Atëhere me dalë veç n’dimija pa zavjaq, sikur tash, atyneve ju ka dokë sikur me dalë n’minisukne. Ato s’un kanë... s’e kanë deshtë hiç.

BS: A kanë bâjtë dimija atëhere?

IM: Po.

BS: Qysh i kanë lidhë? A i kanë lidhë si kto hoxhonicat? 

IM: Jo, jo. Të rejat jo, plakat po. Po jo kto qysh p’i lidhin, e dojnë m’i çerrue sytë. Ishalla i çerrojnë! Jo ktu, po n’kokë shaminë. 

BS: Po. E ka, po. 

IM: Po mas veshve e ktu nifarë vegze e lidhshin. Ata peshkira jon’ kânë t’bojkaft, lula-lula. A për udhë kur jon’ shkue çarshafi u kânë i zi, meispesje i kanë thânë. 

BS: Ëhë. 

IM: M’i mlu ftyrën. Kush s’ka mujtë m’i pâ! Ajo ka pâ boll se ajo u kânë e rrallë. Ajo ka pâ me hecë për udhë kah ka deshtë, që ka hi n’pazar, e dikush n’ftyrë s’ka mujtë [me e pa]. 

BS: Ajo ferexhe a?

IM: Ferexhe. 

BS: Po a kanë dalë edhe gratë në pazar ktynehere a? 

IM: Kanë dalë veç shumë rrallë. Kanë dalë, qysh s’kanë dalë?! Po si gratë si burrat kanë dalë, veç jo t’rejat at’here, po jon’ dalë hâllat, asi jon’ dalë... Qat ispeqje që e kanë pasë, qershafin deri n’fund t’kâmve, edhe u shkue n’opqinë, e u kthye qashtu. 

BS: E pazarin ku e keni pasë ju prej Butovcit, ku keni ardhun n’pazar? 

IM: Në Prishtinë, tu Xhamija e Madhe. 

BS: Qaty u bojke pazari a?

IM: Qaty u bojke edhe u kânë pazari i mlut’ me qeremide, dyr’ hiç. 

BS: Po a?

IM: Po. Prej xhamisë e teposhtë, tekterti kâ ku po shesin tesha, pazari i teshave.

BS: Po. 

IM: Ti e din ku ô.

BS: Po, po. E di. Qysh jo... 

IM: Eh, prej atyhit u kânë i mlut’ krejt. 

BS: Çarshija. 

IM: Çarshija n’dy [2] ânt.Veç nërmjet, qaty u shitë drith, qaty u ble drithi, qaty... krejt pazaret qaty jon’ bâ.

BS: Tjetër sen’ çka ka pasë aty napër pazar? 

IM: Qato qysh i kem tu shpija: kumpira, lakna, speca... Krejt qaty jon’ shitë edhe atëhere, sikur sot. 

BS: E ksi, a ka pasë zejtarë e teneqexhi? A jon’ kânë mrena n’pazar, a jon’ kânë tjetër kah? Zllatȃrt e...? 

IM: Ja, aty jon’ kânë. Edhe kjo rruga që shkon prej spitali, prej asaj xhamiës që s’po punohet halâ. 

BS: Po, Xhamija e Mesit. Jo, Xhamija e Çarshisë ajo. 

IM: Prej atyhit e teposhtë. Qaty jon’ kânë kta sermaxhitë, e asi... qaty jon’ kânë. A kta që shitshin drith jon’ kânë prej Xhamisë t’Madhe e teposhtë. 

BS: E kur jeni martu, a kur t’kanë martu ty, a... kush ka dalë m’i nxjerrë teshat? Dukat a keni ble at’here? 

IM: Po, po. Kena ble edhe mirë. Ka dalë bâba, ka dalë hâlla, motra jeme, edhe njô [1] prej tyne, veç jo, çika, nusja jo. Njô [1] prej tyne, që e ka pasë hallën gjallë, motrën e madhe, hô dikush prej nusës. A knenaj ka dalë motra, ka dalë nâna, i zoti i shpisë. 

BS: Çka kanë ble ktynehere për nuse? 

IM: Po ma s’shumti atëhere kanë ble tesha, pak kanë ble dukat. Po kanë ble edhe at‘here dukat, po tesha... pa i bâ pesë [5] kat s’ja kanë qitë nusen n’kerr. Ma s’pakti pesë [5] kat tesha. E ma i madhi shpijanik dy [2] lira, e na krejt tjert asi... pa lira hiç. Jon’ kânë do serrma, do hallhalle, do... 

BS: Po. 

IM: Tani tu rritë, tu asi... Kur e kom marrë nusën tême unë ja kom ble nî [1] lirë, po motrat edhe hâllat ja kanë pru katër-pesë [4-5] a pesë-gjasht’ [5-6], edhe unë i kom ble dy-tri [2-3]. E secili djalë që um ka lé ja kom ble dylirsh, e sot i ka çika jem gjasht’-shtat’ [6-7] lira, kurrë s’i kena harxhitë as s’i kena hupë. E qajo u kânë gruja e jeme, e me gojë ja ka lânë asaj çikës t’vogël dukatin. Unë ja pata ble për dy [2] djem katër [4] lira, edhe njô [1] ja kena nxjerrë, pesë [5], tani tjerat ja kanë pru bijat, veç shtat’-tetë [7-8] lira ia ka lânë vet me gojë çikës t’vet, t’voglës. [Vajza e vogël] Ôsht pa martu. 

BS: A e ke pâ ti nusën para se me hi dhondërr, grun’ tone? 

IM: Po. E kom pâ, po nuk e kom ditë që e marr nuse. Se e kom pasë motrën aty e jom shku kom bujt’. Kom nejt, kom bâ llaf me to sikur asi.Veç shumë e re u kânë, edhe unë shumë i ri. Unë jom martue nônëmdhet’ [19] vjet, gruja shtatëmdhet’ [17] vjet. A yyy... bile pesëmdhet’ [15] here jom kânë te motra. Shkojsha me marrë n’vjeshtë e n’pranverë. N’shkollë jom kânë n’Makofc -shi, furtunë, borë e madhe... shkojsha tu motra. Po vonë... As s’kom ditë, e s’um ka shku menja që e marr, po kysmeti, e gjinja... e mora. 

BS: Kur ke hi sefte dhondër qysh tu dok’ nusja? Nejse, ti veç e paske pâ, po atë ditë a kish ndryshu hiç? 

IM: Po, po. Shumë. Se tash kapak po prekë dikun-dikun si dallash, veç kundroj qysh u kânë çikë, e u kânë fukarallak, kur u ardhë kishe mujtë me thânë Amerikë! Keq, po... Keq po tingllon po nâna jem çfarë tesha i ka nxjerrë, sot s’ja’v nxjerrin nuseve! Vet shkon me burrë, vet me asi, i blejnë dofarë fustana, fishkiliqka, kurgjâ hiç. Teshat që ja ka nxjerrë nâna jeme, edhe vllau i sajna, motra jeme që u kânë aty, sot bile s’gjinën hiç. E tash njeri sado t’jenë i bukur, insânin vesha e korit.

BS: Qashtu âsht.

IM: Lopën... Tagjija, që i qet tagji [lopës], e han dreqi - qishtu bâhët [lopë]. Femra, mashkulli... s’ka lidhje, sa  t’dojnë le te jenë i bukur, veç si ken’ tesha t’keqe, cingiling, flokt s’i pret, ja bô vaki s’rruhët, qishtu si unë, n’dhet’ [10] ditë nî here, ka shumë ndryshim. Kur erdh’, çfarë tesha...! E mujsha me thânë, edhe vetvili, a di, s’ju kum thânë, a ô qikjo çikë që kom nejt me to a s’ô?! Se Zahë e ka emrin, a ô Zaha që kom nejt me to, a ma kanë ndrru tjetër?! Edhe dimitë e qesin femnën ma t’madhe, fustanat e qesin ma t’vogël se pilqehen. E ka pasë ndryshim t’madh shumë, shumë ka pasë.

BS: Ti e ke pasë veç qit gru?

IM: Veç.

BS: Tash çka po t’dokët kjo far’ puna që p’i marrin ka dy [2] gra, a ô mirë a keq qikjo?

IM: Paj, dikon e vret meniherë bre lum. Unë... Se unë t’kallxova, mâ na kumari jem’, dikon p’e vret shumë keq, veç nî burrë që i thotë vetit burrë, se jo veç me thânë burrë, atu shpat’m’shpat, qaj që i thotë vetit burrë nuk i merr dy [2] gra. Sen ma keq e ma flliqt se me dy [2] gra nuk ka. Dy [2] parë thmi! Po ti eviliâ me kânë... Asi kërrsh bâhën, rrehën, qnukën, as... tajna edhe nâna, masi thmia t’rren edhe ato ngatrrohën. Nuk âsht, nuk âsht hiç ajo... Po, nevoja që thojnë. Edhe katunart e tonë kanë thânë, “Vâkti e han kashtën.’’. Nevoja qî jet i ri, katërdhet’ [40] vjet, tridhet’ e pesë [35] vjet, nizet e pesë [25] vjet... ka nevojë. I jet nî [1] thmi, dy [2]... s’ka kush ja merr. Ban m’u martu. Edhe feja e lejon, edhe qitȃpi e lejon, edhe tradita, edhe tona. A e ka grunë, ka thmi, e merr tjetrën, aj nuk ô burrë, po aj ô lapêr, lapêr i ulicave nëpër kafe, se nuk ô gruja. Grunë me rrespektu burri qysh duhët, edhe gruja burrin, s’un i gjânë ilaç me kurgjâ hiç, s’un i gjânë ilaç. Thojnë, ‘burri, burri, burri...’, po burri punon. Unë vet kom punue edhe tôn e dinë, Bujanovt, çka kum punue unë. Nî shpirt... Edhe sot e kom pasurinë, se pesë-gjashtë [5-6] hekterë nî [1] njeri. Nizet e pesë [25] âri kur jom nda um kanë râ, e e kom bâ. Po gruja të ban shpi, gruja të fikë. Ma mirë âsht aj që kursen se aj qî punon, po pa punë nuk ban. Punon bum, bum... s’din ku m’i lanë, s’din çka me bâ, s’din qysh asi, s’din qysh me organizue, qysh po thojnë kta me manexhue, ajo shkon posht’. E gruja malsore, qî thojnë, ‘pej pleshti nxjerrë vjam’. E run’ tlynin, e run’ mazën, e run’ djathin, tôna i run’. Bile, bile... bile n’atë kohë kanë pak diçka, dikun nî asi për musafirë qî thotë populli, ‘me ja zdritë ftyrën qasaj shpije e zoja shpisë’. Tash dikun njâ qî e ka djathin e mirë, specat e mirë... Diçka qî vjen nî musafir, nî jabanxhi, nî mik... m’i qitë ma ndryshe se qî e kanë hangër robt gjithë.

BS: E baca Smajl, ktyneherë, kjo puna e fesë... Qysh e kini majtë fenë, a jeni falë, a keni pasë xhami në katun a?

IM: E po, në katun kena pasë edhe në shehër.

BS: Po.

IM: Po. Tradita e shqiptarit âsht… Ma s’pari që s’ka ma mirë me ditë kush ô, se po thojnë kta t’ritë, po ty s’po t’shti aty, na jena bâ pej majmunave. Ajo hiç… Majmuni ô bâ pej njeri, e aty banu i bindun se majmuni ô bâ pej njeri.

BS: Ju jeni të fesë muslimane, a po?

IM: Po.

BS: E mirë, axha Smajl. E tash, a po m’kallxon Bajramin qysh e kini pritë ktyneherë? Bajramat e Ramazanin.

IM: Po t’kallxoj qysh e kena pritë atë shyhret, atë dashni. Kurrë mâ toka me gjin’ t’Kosovës s’ka m’i bâ. Pa marrë parsysh se çka ka qitë e zoja e shpisë, e magjetorja çka ka gatue, e çka ka pasë... veç me çfarë dashnie e kena pritë Bajramin me hangër sillë. E diku e lajke me dalë n’ulicë, ardhshin kojshitë me nejt, me lujtë, me asi. Bajrami u kânë dashnija ma e madhe, ma e madhja e traditës shqiptarit. Sot nuk p’e respektojnë, do hoxhollarë, krejt jo. Po masi ôsht hoxhë e mjekrrën deri ktu, e thotë para populli e para bote, “Veç çikën e vllaut s’ban se tjerat ban m’i marrë.”, çka pritet!? N’Kajro e ka krye fakulltet, “Veç çikën e vllaut s’ban me marrë, çikën e axhës ban’.”. Kuku! Na nî [1] hallë katër [4] vllazën e kena pasë, po kur u ardhë hâlla na e kena kshyrë në gojë me i nejt. As motrat kurrë s’i kena deshtë ma shumë se hallat. “Çikën e hallës ban, çikën e tezës ban, çikën e kusherinit ban, veç të vllaut jo.’! E ku met feja e muslimanit, ku met shiptarizmi, a Muhameti alejhiselam…! Edhe kur… Edhe Hazreti e Hava kur i kanë bâ thmit’ ma e madhja çikë ja ka thânë djalit ma t’voglit se tjerë gjin’ s’ka pasë.

BS: Ademin e Hava?

IM: Ehh… Po du me thânë, sa thmi i ka pasë qashtu i ka largu. Çikën, ma t’madhën, ja ka dhânë djalit ma të vogël, e çikën ma të vogël ja ka dhânë djalit të madh, me i largu. Eh sot me thânë hoxha qashtu! Atëhere s’ka pasë, ajo u kânë e natyrshme, se tjerë njerëz nuk ka pasë. As muslimanë, as katolikë… mos t’shkojnë shumë larg. E pej tyne qajo u kânë edhe u rritë populli, feja muslimane. Na thojmë po nuk duhët, tash me folë të drejtën, me [nën]çmu kërkânin, secili e ka fenë e vet, çka ka njerz n’kit tokë fe kanë, jashta magjupi s’ka. A magjupt, Zotin… ka ti thujsh ma mirë qanej shkon. Ehh magjupt nuk kanë fe edhe kurqysh nuk ô e lejume shqiptari me marrë magjupën. Që s’ka çika shqiptare, serbe e tonja fetë ban m’i marrë. Ma mirë ô me bâ nî çikë, me bâ thmi e me rritë venin vet, se me nejt hiç. Aj dikur le t’des, plakët e des. E qato që i kanë bâ edhe po bâjnë mu s’po m’dokët, e dikujt i dokën nashta.

BS: E baca Ismail, kur kanë lind’ thmin n’shpi, qysh jon’ bâ kto nejat? A jon’ konsideru djemt që kanë lind’… A u kânë ma mirë për shpi që kanë lind’ djem a çika, a qysh u kânë?

IM: Ktynehere u kânë nî fantazm, po u kânë i msheft, se kur kanë lé djemt jon’ shashtrisë, pushkë e çka s’kanë qitë, kur kanë lé vajzat, “U lé nî [1]çikë.”. A nuk u menu qî çika si djali, evlad, bujashka e shpirti âsht. Çka… Nime, çka s’e kom përjetu, se çka e kom përjetu… M’kanë dekë dy [2] djem. Sot, Kosovën edhe Amerikën me m’thânë po tȃ jepi, veç m’i ngjallë… krejt i lâ veç m’i ngjallë. Thmiu âsht bujashka e shpirit, a ô çikë a djalë [nuk është me rëndësi]. Unë pesë [5] i kom, tre [3] t’martum, a dy [2]a tre [3] s’di, dy [2]. Jom me asi…Veç mos i dâj. Çka i menojnë, çika edhe djem, mu s’um intereson, unë e kom drejtimin tem. Veç mu s’um interson që me thânë ky ô çikë, ky ô djalë, n’shpirtë i kom barabar. Evlad! Me bâ me dekë, a mu smu, loçka e zemrës um dhem. E tanja qysh me thânë çika s’ka drejtë e djali ka drejtë!? Paaa…! Po i kanë pasë do... do t’meta t’mshefta. Jon’ shku te nusja, jon’ shku me lypë nusën, ja ka dhanë, “E zunëm nî [1] rob.”! Po ti qoftë se e ke nxanë nî [1] rob...

BS: Po.

IM: N’qofë se u ikë e e ke nxanë, çka po t’vyen? Ajo âsht rob! Ti me gojë tȃne p’e ban ispât. N’ven se me thânë… me thânë, ‘e kena zanë nî nuse, a nî çikë’, ja kanë ditë emrin, ja nî nuse, epo e kena zanë nî rob. Po n’koftë se rob, pse p’e bjen në shpi? M’i robnu edhe tjert a? Çka ma merr menja mu, nashta...

 BS: Po, po. Kur ka dekë dikush, a e man men’ qysh jon’ kânë kto rituale? Qysh e kini çu deri te vorri? Qysh e kini qitë prej shpije?

IM: Aty pak ndryshim ka. Si atëherë, si sot. Ashtu si sot i kena thirrë kojshitë, miqtë… E ka pregaditë i zotii shpisë pak xhenâzën, e kena qitë n’ahër te gjâja ose dikun nî mlojë për m’i lâ xhenâzet, e ka lâ hoxha, e kena qitë n’tabut n’do drrâsa. P’e din ti tash çka âsht tabuti?

BS: Po, po.

IM: E kena qitë te dyrt e oborrit, kush u kânë xhemât qaty ka kapërcy rreth tina. Atëhere i rajshin edhe me dorë asi, po vonë dikur ju hupën hoxhollart. Edhe me t’drejtë. S’kanë nevojë me i râ anej e knej, po thuj, ‘Zoti bâftë rahmet n’shprit tina’, edhe e sheh qî me tu hjekë malli që u dekë. S’man ymyt mâ që âsht gjallë. Qajo âsht e pamja e takimi i qasaj xhenâzje. Ka njeri që e ka vlla a miq e s’e zatetë, sot e atë ditë e ka n’kry. Unë e kom vllaun tem, shtadhet’ e nji [71] vjeç u dekë në Australi, njeri që e shoh që âsht i zoti thom qe vllau jem, po s’âsht aj. E atëherë krejt n’dyr’ t’oborrit e kanë qitë xhenâzën. Kanë hi në krah të djathtë, kanë dalë në krah të shmajtë. Kanë thânë, “Zoti bâftë rahmet n’shpirtë tina”. Po tash u dalë nî bedât, po e merr hoxha me kerr, përjâshta p’i lânë, vet p’i lânë, vet p’i i shpirlanë, veç p’i çojnë n’xhâmi, po ja falin xhenâzet, edhe ‘hajdi n’shpi’.

BS: E te vorri a kanë ardhë gra?

IM: Ajo, jo. Kuku… shuj!

BS: Jo a?

IM: I kishin mytë! Te vorret… Me thânë para luftës, s’po di, pej mas lufte. As tonat s’jon’ shku, e mas lufte e teknena po. Edhe e drejta âsht e drejtë. Me shku për vlla, për bâbë, asi… Po do nuk p’e majnë renin. Kur e sheh bërtet n’kupë t’kresë, që thojnë, e e çon qjellin peshë. Kush more… rri n’shpi. Kshyre deri del xhenazja, foli, duje. Ajo duhët me nejt mirë se edhe hoxha gabon, edhe xhemâti, nuk shkon namazi, janë rexhâtet me i falë, edhe si te gabon… Kur t’pisket e asi, kur t’i nukë flokt, n’koftë qî s’un qindron rri n’shpi, që qindon pse jo. Pse jo? E sheh edhe e përkujton masanjena qî edhe vet ka m’i shku qaty. Banu i bindun që qato që shkojnë te vorret edhe i shohin xhenâzet kur të kthehen qin’ për qin’ kanë me kânë ma t’kulturume, se e sheh që kurgju s’i vyn, as s’ka çka i vyn kujt. Pa punu, që thashë edhe nî here, s’ô qare. Malli s’ôsht kurgjâ, hiç s’ôsht kurgjâ malli. Âsht kultura, âsht dashnija, vllaznillaku, kojshillaku, miqasija. Krah t’insânit, me qato mun’ me fluturu n’havâ. Se malli… sa fukareja i di unë, s’ka pasë bukë me hangër, sot milioner! Aj miloneri që u kânë atë kohë sot s’ka bukë me hangër,  po rrinë napër barâka, e nëpër pudrume.

BS: Të kthemi te feja edhe nî here. Po kom qef pak… Katolikë e muslimanë, çka ka pasë fe të shehlerve, qysh u kânë raporti mes juve? A jeni ndeshë najherë? A keni pasë naj problem?

IM: Ja, s’e kena pasë. Nuk kena pasë problem, veç pak kanë nejt si anash.

BS: Po a?

IM: Po. Me kta… Qysh ô... Livadicë. Bile jon’ vorret atje. Ka pasë… Për dugaja kena ble harq pej tyne. Atëhere napër dugaja ma shumë jahudi jon’ kânë. Tani ren’ jon’ ardhë, edhe ton’, edhe asi… veç kshtu në muhabet të feve jem rujt’.

BS: A keni lidhë miqasi me ta, a s’…?

IM: Ja, ja. Larg u kânë. Jo, veç najsen n’dugajë.

BS: As me katalikë që jon’ kânë shqiptarë?

IM: Ja, hiç.

BS: Ja.

BS: E për ty shkolla âsht e shejtë, a po? Shkolla s’duhët me u prekë? 

IM: Shkolla âsht… Qaj që e prekë ô m’short me metë pa sy. Edhe s’tutna hiç, kurgjâ. Njerit sot për sot, edhe atëhere, po atëhere na e murëm vesh qysh u kânë e çka u kânë, sot për sot qaj që s’ka shkollë âsht i pa sy, s’ka sy. Aj me i pasë i bâjnë dritë edhe mson, po s’ka sy. A p’i shini, t’verbt...?

BS: Po.

IM: Edhe ata po hanë e po pinë, po i verbt. Njeri pa shkollë âsht i verbt. Njeri pa shkollë âsht pa kulturë. Po edhe badihâvna i vynë shkolla n’koftë se nuk ka kulturë familjare. Kur e kanë familjare edhe shkollore aj bâhët ma i mirë. Se cilëndo ta kenë, njânën anë s’e ka, tjetrën anë… s’ka kurgju. Shkolla âsht zanat me jetue, me ndërtue shtetin, krejt asi mirëpo edhe që s’ki edukatë, çka?!

BS: Po.

IM: Qyri ti, midis parlamenti p’i ninë vet qysh po shahen.

BS: Po.

IM: A âsht ajo për neve si shyptarë? A ban ashtu a? Unë i kom përjetu krejt qato që t’i kallxova, e kta ku jon’ sot?! Thojshin shkijet, shkijet, shkijet... Ku jon’ sot shqiptart? Ata në ven’ si të hinë në parlament qishtu m’u bâ tubë tona partitë, çka ka lidhje cila parti, po dreqi... Aj, n’Amerikë tri [3] parti a ktu tridhet’ e shtatë a tetë [37-8]! Po pa marrë parasysh, ata qishtu duhet m’u bâ ton’ bashkë edhe me vendosë. 

BS: Qashtu âsht. E mixha Ismajl, a po m’kallxon ktyneherë qysh e kanë nda pasuninë?

IM: Pasuninë e kanë dâ simas vllaznive, simas thmive, si... Kanë bâ hesapë, sa vllazën jon’ kânë qashtu e kanë dâ tokën, gjânë, krejt.

BS: Barabar i kanë dâ krejt a?

IM: Vllaznit po. Ama njâni i ka pasëdhet’ [10] fmi, njâni dy [2]a tre [3]. Ja, atȃ s’e kanë marrë parasysh hiç. Vllaznit e kanë dâ pasnuninë barabar, e çikave nuk ju kanë dhânë hiç. Jaaa, atëherë s’i kanë dhânë se ata kanë mujt’, hallku thonë çka të dojnë, po s’ju kanë dhânë.

BS: E pse po thu s’ju kanë dhânë?

IM: A?

BS: Pse po thu s’ju kanë dhânë? 

IM: Pse? Po t’kallxoj. Ma s’mirti edhe ma s’drejti pej fukarallaku. Pesë [5]e gjasht’ [6] çika, pesë [5] e gjashtë [6] djel, po îqin [100] hekterë me i pasë kur t’i dajsh kurgjâ kërkujt! E çikat jon’ shkue ku jon’ shku, atje e kanë pasë idârën e venin. Edhe ato që jon’ ardhë te na e kanë pasë. As s’ju kena dhânë çikave as s’jon’ ardhë çikat me pasuni te burri. Tash po i lypin drejta të barabarta... Edhe unë jom, veç jo qysh po thojnë kta.

BS: E qysh?

IM: Qysh? Po t’kallxoj qysh. Qit bardak, koftë me çaj.

BS: Po.

IM: Duhet me lânë gruja, qita duhët me lâ burri.

BS: Po thu qashtu a?

IM: Ndryshe barazi as drejtësi nuk ka. Gruja duhet me respektu burrin shumë, burri duhet me respektu grujën. Unë nuk po thom qî kushedi çka jom kânë. Edhe vet çka e kom përjetu, netve te mdha, ditën e Bajramit as nuk e kom lânë nânën, as nuk e kom lânë hallën, as nuk e kom lânë grun’. Qit syret qî e kom qitu, unë jom shku ja’v kom bâjtë drutë, ja’v kom pru mrena, jom shku te kroni... na e kem shumë larg, ka s’di sa kânta ja’v kom pru me përzi hallvën, a najsen me zi. Nejse, pa marrë parasysh, me majtë Bajramin. “Ju veç mrena shpijave”, unë vet drutë, ujtë ja’v kom pru, edhe oborrin ja’v kom fshi. Unë si burrë qito i kom punue, tjerat punë të grave s’kom punu. Sot, me thânë kshtu nî kulaq me kshyrë di, po kshtu me dorë s’di me qitë. A qito i kam punu. Drutë ja’v kom bâ gati për oxhak, ujtë ja’v kom bâjtë, obrrin e kom fshi, “Nânë edhe hallë gatuni çka keni njet, çka muni qitna.”. U gzojshum, u gzojshum se atëhere rrallë u përdorë mishi, e...

BS: Po

IM: Flija e kto. Tash e han pak, e gjun qi’ diku. E blenë me pare e gjunë qi’ dikun!

 BS: E gjaqe a ka pasë ktyneherë në katun?

IM: A?

BS: Gjaqe a ka pasë ktyneherë në katun?

IM: Jo. Jo valla, nuk ka pasë. Edhe shumë t’rrallta jon’ kânë, shumë t’rrallta. Ka pasë, po... i mâj [mend] nja dy [2] që jon’ asi... ajo s’çon peshë. Nuk ka pasë.

BS: E me bâ me pas bâ vaki naj çikë, a naj e ndame e grus me burrë, a... kush i ka rahatu kto punë?

IM: Kush u kânë ma i forti.

BS: Po a?

IM: Po valla. Aty s’ka pasë kurgjâ hiç, veç ma i forti. Ju kanë nda çika, u shku ja ka shti ati, “A po vjen a t’qinisa? Pse u nda?”. Nî herë u shku. S’ka pasë problem. Atëherë forca ka punu, a drejtsija jo. Se nî çikë që s’un rahatohët me burrë ka diçka aty. Duhet m’u marrë vesh edhe nâna e bâba e çikës edhe nâna e bâba e djalit çka ka aty. Nî rob qî s’rrin me qef, qî... qî s’punon me qef, qî s’punon me vullnet, aty s’ka kurgjâ. Punon, po s’ka vlerë ajo punë.

BS: E kta pleqtë e katunit a e kanë pleqnu atë punë?

IM: Po, qysh jo. I kanë pleqnu.

BS: A e man men’ kush u kânë pleqnar në Butofc?

IM: Në Butofc nuk ka pasë.

BS: Jo a?

IM: Ja, në Butofc nuk ka pasë hiç. Ka pasë, veç ka pasë pleqni nërmjet veti, qito tri [3] mahallë qî jena kânë – ô kânë mixha Brahim, ô kânë mixha Bislim, ô kânë komara Isuf te Vujanoft, tana ô kânë baba Sylë, baci Beqir, mixha Rexhep, Bajrami tu Kopront, ô kânë Bajrushi, ô kânë Braha... edhe tjetër s’e di. Jo, s’ka pasë tjerë pleqnarë. Tu Rekosert ô kânë mixha Musli, mixha Avdi. A ngatërresa, për Gollakunâsht fjala, bash hiç, tej ô ardhë Shqipnija teknenja.

BS: Nuk ka pasë a?

IM: Nuk ka pasë, as s’un kallxon kush qî ka pasë. E pej qî hini Shqipnija e teknenaj ka pasë, po shumë rrallë, tek-tuk. A qî m’u bâ nâmi, qe nizet e pesë [25] vjet. U çliru, ju hoqën prengat prej krye, s’po dinë ku po zatetën, a ku po e thejnë qafën!

BS: E në cilin rajon të Kosovës ka pasë ma shumë gjaqe e ngatërresa?

IM: Mas’shumti ngatërresa edhe gjaqe... Sikur sot - pej Drenice, pej Peje.

BS: Pej Dugagjini?

 IM: Po, pej Dugagjini. Gollaki shumë pak kemi. Shumë pak kemi të vramë. A Dugagjini gjithë. Peja, Rugova kapuçin me nî kerr basum mi krye, kur t’deksh begi me mlu me ta. S’e di ti kush ô, a të qillon në mal, a... S’ta qet. Po nejse, tradita e tyne.

BS: Po.

IM: Nejse, veç në Gollak pak ngucë jon’ bâ. Edhe në Gollak jon’ vra tak-tuk për pasuni, ja për mal, ja për livadh, për gra jo. A Dugagjini për dyjat.

BS: E a i man men’... I pasna do t’shkrume qitu, pelivant? Çka u kânë qikjo e pelivanve, a e man men’?

IM: E majë men’ edhe jon’ kânë. Unë vet me sy i kom pâ.

BS: Po a?

IM: Po. Në Dragash ktu te na. N’Kosovë n’Drâgash bâhët puna e pelivanve.

BS: Qysh âsht ajo far’ pune?

IM: Ajo punë... Dalin dy [2] djemt, ma t’mirt, burra të zot’ qî jon’....

BS: Po.

IM: Dej në tridhet’ [30] vjet. E kshyrin shoqi-shoqin a jon’ ngat’a’ngat me trup e me asi, edhe ja kthjen ktu nî [1] shishe zejtin tej n’fun t’kâmve, edhe e lyjnë trupin, e kryet, kamt, e krejt. Veç niparë brekë t’vocrra qitu, as n’gji, as... kurgjâ. Krejt e bâjnë qull me zejtin. Edhe tash dalin në ledinë e ja shtinë durt qishtu n’krah shoqi-shoit, cili t’munet me rrcue shoqin fiton, cili s’munët kurgjâ kërkujt.

BS: E kit lojën tjetër ykdilgjitë?

IM: Po.

BS. Çka jon’ kta?

IM: Jam kânë vet, vallahi.

IM: Po a?

IM: Po vallai.

BS: Qysh ô puna e ksaj?

IM: Puna e ksaj... E kush i ka pasë kuajt ma t’mirë. Unë... Veti kô t’dush qitu në Kosovë, tu na veç Salihi e Ferizi i kanë pasë, po para meje, a mas Ferizi e Salihi, at sikur ati jem nuk ka pasë. Gjasht’ [6] metra pej qituhit e atje pa marrë turr hiç, qî âsht tuj ngâ, tuj hecë, për s’nalni veç e preksha n’qafë tang, tu mushke menja qî po fluturon. E jom kânë n’Drâgsh me to. I kom marrë shtadhet’ e pesë [75] bânka t’atëhershit. E dinë ton’ familja jonë. Shtadhet’ e pesë [75] bânka, tri [3] penë kije. Po mujta me kânë i pari, po ke nî pengesë që ish kânë djali i kryetarit e unë i pata nja dy-tre [2-3] shokë me veti qî kanë kuaj, po jo qashtu qysh i kom pasë unë. I pata me veti, shokë ata. Tuj hulumtu, tuj ngâ, tuj... tej u banëm gati na dy [2] sahat. E tremdhet’ [13] kalorë kem qî me dalë n’ylkryk.

BS: Po.

IM: Asi e kishin pasë marrë vesh, thanë, “Ismail, bre”, njô... um dokët bile halâ gjallë âsht, nifarë Ismajli i vogël, mos koftë dekë, tej qî nja dy-tri [2-3] vjet ô kânë po ô shordhu, “Ruju se gabo me dalëi parë”, i thashë, “Pse?”, thotë, “Âsht djali i kryetarit. Aj s’ja lshon udhën kërkuj. Aj ja ka me majtë qat çmim, ja asi.”, e thom, “Mirë.”. Kadale... Kali jem jo i pari, po i pari mujke me lânë nî [1] metër larg, po e ustai dyti ke para meje i Dragashit, i treti unë. Të Dragashit kalin ja mytën, copë-copë ja bânën tej pshtoi. Ja qiti kalin përpara, kali kcei, djali râ ma’tȃnë, kalin e shkelën. Për dy [2] sahat cofi.

BS: A edhe ktyneherë paska pasë qisifarë?

IM: Qy ktyneherë! Pej qî u kurdisë kjo dyje tradhtarë ka pasë, edhe ka sot. Unë jom kânë në Dragash me lujtë, tani mas neve erdhën dêshtë.

BS: Po.

IM: Ma mjerim se dêshtë nuk ka kurgjâ. Marrke dyqin’ [200] metra larg, kur i mshojke njâni-shoqit n’krye me brina. Tu mushke menja qî bume po kërset. Edhe ka bâ vaki njâni-shoqin qashtu e ka mytë. Ka bâ vaki i ka mshu dooon, kryet dycopsh n’ven’. Tani jon’ ardhë qêtë te qata shumë njerz.

BS: Po a?

IM: Aj Zoti na rujtë, ma s’trishtimi qêtë kur u kapshin nërmjet veti.

BS: E a kini lujtë ju me pare a?

IM: Po.

BS: Cili po fiton?

IM: Po, me pare.

BS: Si tash n’bastore t’futbollit?

IM: Me pare kanë lujtë. Si tash.

BS: E mixha Ismail, Shëngjergji, Shmarki, Shmitri, Marku... a i kini majtë qito ju?

IM: Po.

BS: Hajde, a po m’kallxon për Shëngjergj çka kini bâ?

IM: Për Shingjergj e zoja e shpisë i ka urdhnue magjetoret me qitë flija. Për mengez i lshojshum gjânë, me mëngez i thojshin.

BS: Çka âsht mengezi?

IM: Mengezi âsht m’i pru n’dymdhetë [12] prej mali gjânë. I lshoj n’sabah n’tetë [8], kullosin, n’dymdhetë [12] i bjen n’mengez, ditën e Shingjergjit, edhe hanë drekë, e i lshojnë mas mengezi gjânë. Me qitë flija... Ma s’shumti ditën e Shingjergjit filja kanë qitë, edhe Shmarkut.

BS: Po.

IM: Eh, kanë qitë flija.

BS: E kur u kânë ky Shingjergji? Çfarë kohe të vitit?

IM: Po, sikur qitash.

BS: Në pranverë, a në vjeshtë, a...?

IM: Jo, n’pranverë.

BS: Ah, në pranverë.

IM: Në vjeshtë âsht Shmitri.

BS: Po.

IM: Shmitri âsht...

BS: Edhe çka kini bâ n’Shingjergj tjetër? Kini hangër flija...?

IM: Kena hangër flija. Njojt si Bajramit. Kena dalë napër ledina, kena lujtë me të afërm, me shokë, me asi. Edhe i zoti i shpisë edhe e zoja e shpisë si ka hangër sillë jon’ shkue m’i vizitue pasuninë ka e kanë pasë. Grun’, elb... tana m’i vizitu a jon’ met t’vocrra, a jon’ rritë, a çka jon’ bâ, ditën e Shingjergjit asi, kur jon’ kânë të mira. A kur jon’ kthy n’shpi, a ish gruni qî asi, a ish elbi... Po ka pasë qî edhe shumë të dobta, nuk jon’bâ.

BS: E për Shmitër e Shmark?

IM: E për Shmitër e Shmark... Ditën e Shmarkut âsht shumë i zorshum. Me punu n’Shmark s’ban hiç.

BS: Pse?

IM: Shkon kuntra diçka.

BS: Po a?

IM: Po vallahi, kuntra shkon. Shmarku âsht katër [4] ditë mas Shingjergji.

BS: Po a?

IM: Po. Hiç nuk shkon rahat.

BS: Demek në Shmark me punu nuk ban.

IM: Nuk ban, vallahi.

BS: E ky Shmitri?

IM: Ky Shmitri... Ditën e Shmitrit s’ban hiç. Edhe gjallë jom!

BS: Aha.

IM: Ditën e Shmitrit e kom mjellë grunin.

BS: Po.

IM: Në katër [4] vjet. Çdo katër [4] vjet ka rrutullim toka.

BS: Po a?

IM: Po, âsht... Kon’ të doni muni me shku me vetë! Çdo katër [4] vjet ka rrutullim toka, e unë jom qillue qat natë rrutullim. Kur u dalë në pranverë tërshanë të egër, asni kokërr grun s’e kena marrë tërshanë të egër, e kom kositë për lopë edhe u kry. Edhe qitȃ unë vet e kom zatetë qî e kom qitë me dorë teme farën ditën e Shmitrit. Edhe Shmarku qashtu.

BS: I prapt.

IM: Ditën e Shmarkut. A ma marë âsht ditën e Shingjergjit me dalë me punu se ditën e Shmarkut.

BS: E qito ditë pej ka kanë ardhë? A kanë ardhë pej feje, a kanë ardhë pej...?

IM: Sigurisht po. Sigurisht pej feje. Kta tjerat fe i kanë ndryshe kto’far asi. E tonat jon’ qito: Shingjergji, Shmarku, Shmitri, Katërgjegjat, Bajrami.

BS: E Aligjyni çka ô kânë?

IM: Mesi i verës. Tre muj. Verë. Pej Shingjeri e n’Aligjyn, pej Aligjyni n’Shmitër, taj mesi i verës âsht Aligjyni. Për Aligjyn kena zi mazë t’kallamojt me kazan. Kazâni u kânë i rând, sa pej toke te televizori, me dru e çojshum.

BS: Po a?

IM: Me maru mazë të kallamojt. Edhe tash p’e maroj.

BS: Si kaçamak a?

IM: Po, si kaçamak e marojshin. 

BS: E për kto Buzhiqet?

IM: Bozhiqet jon’ veç nî mënyrë. Hê, nî budallaki, po ta thom po s’ô mirë me thânë, e përdorin... Edhe zishin kallamoqa. Bozhiqet... Për Bozhiqe me zi kallamoqa me hangër!

BS: Po kjo s’ô kânë festë e jona?

IM: Po çfarë feste e jona! Bozhiqet jonë të shkive.

BS: Po. E Hashuret? Çka kini bâ në Hashure?

IM: N’Hashure... Kena bâ qashtu, e kena zi qashtu nî [1] kazan të madh grun’.

BS: Po a?

IM: Po. Kena zi hallve, kena qitë... po du me thânë, pite. Nejse, çka ka pasë. Mish a asi, veç nî kazan ma t’orta, ma t’vogël. Edhe nî [1] kânt si qitȃ, të pesë [5] killave, e ka marrë i zotii shpisë, e ka marrë kazânin edhe ka shku në çdo shpi e ju ka mushë ka nî [1] qasi tenxhere grun’.

BS: Po.

IM: Edhe shiqerin me veti me ja qitë. E zoti i shpisë i ka thirrë me ardhë, qaj qî i ka hashuret. Ren’ qashtu jena shku napër kojshi. Veç zgatshin dhet’-pesëmdhet’ [10-15] ditë, zgatshin shumë. Ham shkojshum hankshum atje, edhe robve ju prujke khâ. Po du me thânë, dy [2] sevâpe, qysh thojna na, se edhe robt edhe thmin i gzojke, edhe na shkojshum atje e bajshum zjafet e rrishum deri n’sabah.

BS: E kshtu, masdarkja a u kânë kshtu najfarë... Çka kini bâ masdarke, krejt shpija, gratë e burrat? 

IM: Krejt shpija, gratë e burrat... Gratë ma s’shumti kanë punu.

BS: Po a? Edhe masdarke?

IM: Po. Qerapë, zhguna... Krejtna gratë i kanë punue masdarke se ditën kanë shkue në dush e asi. Po ma s’shumti vjeshtës gratë kanë punu e burrat kanë lujtë. Kanë shti kumpira kanë pjekë, se masdarke kurkush s’ka punu. Kur ka pasë pemë kena hangër pemë, kur s’ka pasë kumpirat i piqshmi. I piqshin çikat kompirat, honkshmi, asi... lujshim dej në dymdhetë [12]. Atëhere sahat jo, veç e dishim se gjysa e natës se knojshin knojsit.

BS: Po.

IM: Edhe u çojshum dalshim, shkojshum napër shpija t’veta.

BS: E gratë ma punëtore a?

IM: Po, vallahin. Qin’ për qin’. Po vet punën qashtu.

BS: Po.

IM: Vet punën. Tash ato u duft me asi...Tani me vek qenarin, qî e marojshin kur i dhajshin çikat.

BS: Po.

IM: Dy-treqin’ [200-300] kuti u dashke m’i marue qenar’.

BS: Çka u kanë qenari?

IM: Qenari u kanë i pamukt, me maru n’vek, qikaq i gjanë. Mule kmisha dhandrrit, t’zotit t’shpisë, kunetëve, piii... asi kunatave. U dashke m’i maru tri [3]a katër [4] kmisha asi. Qajo u kânë qenari.

BS: E kur ka ardhë ujësjellsi, asfalti?

IM: Këto jonë ardhë shumë vonë.

BS: Shumë vonë a? Ambullanta?

IM: Ktu shumë vonë jon’ ardhë, nër ditë të Jugusllavit. Edhe nër ditë t’Shqipnisë î [1] mjek u kânë, edhe aj u kânë italjan, edhe zavenci i tinja u kânë ky dreqi... shkâu. Qysh e ka emrin...? Dreqi pa e hangër mos e lâsht... Hajt se s’ô gajle.

BS: A ja din emrin ati italjanit, ati doktorit?

IM: Jaa. E diçka ka bâ doktori.

BS: Ha?

IM: Qyre ktu, nî kusheri i jemi, djali i bacit Beqir, edhe vâllu jem, edhe unë kem’ me dhi, e ngat akshami, po ma bâjnë, “A po na’j runë dhitë se po shkojmë te dajtë n’Matiqan?”, “Po, ma dhafqi pishtolën.”. Ama s’e kisha pasë n’dorë kurrë, po ja pashë ati të ngratit, Hetemit. Kur ju thashë, “Po, ma dhashi pishtolën po ja’v ruj!”, ata thanë, “Po.”. Me gzim u veshën shkun te motrat, te bijat. Unë dhitë. Edhe me gzim në pishtole, si jon’ hi mas bregu, e ngrehi pishtolën edhe nuk e qes cevin ktu, po gjysa e cevit ktu...

BS: Në dorë?

IM: Ô kur ka pilsit gjaku, thojshe ti qî veç e preve nî kingj! Eçka me bâ? Unë merr dhé, tuba t’dhevt, e qitë ktu. Tu u nalë gjaku, tu u trashë... u bâ pej lloqi qikaq. Me u nalë u nalë, po tanaj kom pasë pasoja qî hajmedet. Ka hangër gjaku dheun! E qî the për mjekë... Çona unë me bâbën shkoj. Te pruga u kânë qaj spital.

BS: Në Prishtinë a?

IM: Po. Tash âsht nî ministri, s’di çfarë minisitrie, se spitali u shku atje te spitali i madh. Shkuam me bâbën. Ma kepi ktu mirëpo kshyre sa um ka metë kokërr, se u tubu mishi. Ajo u duftë me pre, me hekë mishin, e me kepë lkurën. Aj mishin s’ma ka hekë jo, lkurën. Qy, sot e atë ditë, po des, e um ka metë kokërr. E, shtat’ [7] ditë tha me majtë qat zavojë, e “Mas shtat’ [7] dite hajde.”. U çumë na edhe shkum mas shtat’ [7] dite. Me bâbën hinëm në paradhomë aty, në parapritje, n’koridor n’do karrika, t’smutit u enshin tepeshtë-përpjetë. Aj itȃlja... Ô, Vazereviq e paska pasë ky shkâu emrin! Ma i pari shkâ n’Kosovë shka u kânë, Vazeroviqi. Edhe po enën, edhe shkun në vizitë, me ju bâ t’smutve vizitë napër soba. Unë jom kânë me bâbën edhe nja dy [2] t’smutë janë kânë. Qishtu i kom pasë qiknena. Kom harru, s’di ka jon’ kânë, veç bâbën ktu, unë qitu, nja dy-tre [2-3] burra knena. Kur jon’ ardhë dy [2] djem t’ri hihiii... qî shtadhet’ [70] vjet, sot shtadhet’ e pesë [75] vjet e diçka âsht gazmaska, a khâ qitasht e kanë ditë, jon’ ardhë dy [2] djem t’ri pos... as gojë, as buzë, as hiç, pos dy [2] sytë. Ktu e kanë rujtë, e kanë pâ se aty shumë ngat e ka tokën spitali.

BS: Ehë?

IM: Fushë e dhênve, e tokë naltë. Atȃ e kanë përcjellë kur u dalë pej dhome, pej vizite, në koridor, i kanë dalë përpara. Ky lé qî u habitë, po edhe u tranu pej tute. S’dî çka m’i bâ, veç i kanë thâ, “Dobrojutro doktorr, drobrojutro...”. Mirëpo si i pâ ashtu...

BS: U trishtu a?

IM: Po, s’ka çka. Ka njâni kish pasë nî [1] kizë qî i thojnë, na me i kërsitë thuprat e me i lidhë dujt, cokat te kovaqi mistekil. Njâni e ka habitë aty, “Dobrojuto”. Po ky tash po tutët çka âsht kshtu, pse kshtu, aj tjetri përmas veç ja ka vnu ktu, tap, bam, râ ky në tokë. E murën, dulën. Tjetër sen’ kurgjâ. Aty, krejt çka t’thom, e bâni me gjak. Sikur pulat. S’e di a i ke pâ najherë kur i presin qysh sillën, qashtu trupi i ati italjanit asi, edhe e bâni krejt gjak. Kcejke gjysë metre pej toke! Ka vanu nî [1] sahat tej u dekë.

BS: The i ka dalë shpirti?

IM: Dej i ka dalë shpirti, se n’kry... tanaj halâ zemra ka pasë gjak. The, ka bâ gjakderdhje në zemër, aj pa bâ gjakderdhje n’zemër nuk des.

BS: E pse e mytën? A p’e din? 

IM: A, e di.

BS: Pse? 

IM: E kanë mytë të smutin për ka nî [1] napalon. E ka pagu Serbija për m’i mytë ma t’mirt, të smutin, për nî [1]napalon.

BS: E ktȃ qî e mytën, a ken’ shkije a shqiptarë?

IM: A, s’di.

BS: A, s’e din. S’i ke pâ.

IM: Po qysh me ditë, ata n’gazmaska! Ja kputën kryt, ja murën kryt, ikën. Shkun e shtinë në qat... Trupi qatu u metë. Na ikum me... Mirëpo kur dulëm në xhâde ma poshtë ushtrija italjane na kapën, na koqitën. E s’dishum m’u marrë vesh mirëpo erdh përkthyesi, po thotë aj kapetani, “Çka ka, për çka, ça u bâ ktu?”, “E prejtën doktorrin italjon, e kta gjinën çka i kini nalë ktu... U bâ ktu kjameti.”, po thotë, “Me i kshyrë asi”, “Çka m’i kshyrë? A qitȃ e kanë mytë, a populli s’e kanë mytë. Ata jon’ specjalsa që e kanë mytë, lshone poullin!”. Na lshun. Erdha te shpija pa e hekë zavojn. E kom majtë dhet’ [10] ditë. Kur e hoqa tanaj...

BS: E hajde kallxom kur ka ardhë televizori e radija. A e man men’? 

IM: Vallahi, për radi nuk e maj men’, as për telivizor nuk e maj men’. Po ktu shumë vonë jon’ ardhë.

BS: Po a?

IM: Po. Masi u shku Shqipnija. Si vonë jon’ ardhë.

BS: E libra shqip a keni pasë ktu?

IM: A?

BS: Libra shqip, a keni pasë libra shqip?

IM: Po, t’mshefta.

BS: Po a?

IM: Të mshefta. Po në katërdhet’ e dytën [42] ka ardhë nî [1] aeroplan para sabâhi edhe na ka qitë nî [1] paketë, qikaq, plot me gazeta shqip. Në katërdhet’ e dytën [42] a n’katërdhet’ e tretën [43] ka dekë mixha, aj ka ditë me knu, me lexue. Ton’ aty kanë ardhë. Unë edhe nâna u çumë, shkum’ me i mjelë lôpt, kur po shohim nî [1] sanak përmi shpi. Atëherë të ungjta jon’ kânë. Shpija me qeremide, t’magjupit. I kish thye katër a pesë [4,5] qeremide, e p’i thom, “Nânë, qyre nî [1] paketë”, “Çfarë pakete bre?”, thashë, “Qyre.”. E e kom marrë shkallën edhe jom hypë edhe kom zhdrypë. Tani nitî edhe bâba kur i çilëm. Gazeta shqip. N’ katërdhet’ e dytën [42]. Përpara nuk di.

BS: E pej ka kish pas ardhë?

IM: Nuk di. Ajroplani i ka qitë. Edhe e ka marrë bâba, se mixhës i kom thânë bâbë, qaj qî um ka rritë. As në gjysë nuk i ka shku, ja nisi p’i binë lotë ftyrs. Atëherë ju përgjegjë gjyshja, tha, “Bajram, çka ki? Pse po t’dalin lotët?”, tha, “Çka po shkrun ktu?”, “Mos vet për neve ktu ça po shkrun! Po bâhët nî [1] luftë.”. Ktyneherë në katunarqe kanë thânë, ‘qêni të zonë s’e di’. “Do t’bâhët nî luftë e hatȃshme.”! Po bash qysh tha edhe qysh... u bâ. Pej... Kanë vrâ! E tanaj pej qatyhit kadal kadal edhe... tinza kanë pasë, po shumë rrallë. Ne paqin nî [1] libër, dhet’ [10] vetë e kanë knu. Asnjâni shoqit s’i kanë kallxu qaty, se e kishin hangër pa pjekë se s’ka pasë.

BS: A rrezik u kânë shumë me pasë libra a? 

IM: Po, sikur me përmen’ Fadil Hoxhën. Atëhere kërrsh të bajshin.

BS: E kur u kânë kshtu Jugosllavija, qysh kanë rrnu shqiptart mixhë? 

IM: Paj, qashtu nifarë... normale, jo qaq mirë as qaq keq. Po edhe atëhere i kanë torturu.

BS: E a e man men’ ti kur jav kanë marrë tokat shqiptarve? 

IM: Ja.

BS: Atëhere, ma herët? 

IM: Ja. Atëhere... Ma herët s’e maj men’, a ma vonë po, a ma herët jo, qî i kanë thanë ‘agrari’.

BS: Po, agrari.

IM: Atȃ s’e maj men’. A ma vonë qî ju ka marrë komuna e di. Edhe qî livadhet i kem përmi shpi, aty na i kem ogovorat.

BS: A i keni tapijat ju a?

IM: Po, i kem po na ka marrë Millosheviqi. Asi... Tash edhe do Millosheviq na kanë dalë, shqiptarë! Aty natën p’i shesin me drita të drâmave asi... tokën e kojshisë e të vllaut. Po herëdokurdo vakti vjen reni.

BS: Mixhë, faleminderit shumë. Nëse ki diçka me na kallxu unë ktu jom gjithë ditën.

IM: S’ka përse.

BS: Të lodha boll sot.

IM: Jo bre, çfarë të lodhni. Nuk po diçka me t’kallxu, po po t’kallxoj për rrymë.

BS: Hajde, qe pasna harru me t’vetë.

IM: E maj men’ rrymën tu shpija e Nebihit.

BS: Po.

IM: Pak ma knenaj sokaqeve, rrugës qî shkon përpjetë ô kânë nî [1] shtëpi e vogël, aty rrishin gjymrykgjitë.

BS: Çka jon’ ata? 

IM: Gjymrykgjitë jon’... na prujshin me shitë dru. U deshke me pagu nî [1] euro a dy [2] për me hi m’i shitë drutë.

BS: Aha.

IM: Qashtu âsht edhe sot, po tash u prishë pazari. E u kânë nî gjymrykgji aty, mos me pasë pare lishe zingjirë a sakicën aty, kur u kthejshe e merrshe. Aty e kom zatetë fenerin tu qikjo xhamija qî e përmene pare. N’kryq t’kuq u kânë feneri i ngujum n’xhom, n’bander i ngjitun.

BS: E me çka u kânë?

IM: Me gaz. Me gaz.

BS: Me gaz. E kush ka hypë e ka kallë?

IM: Qaj qî e ka pasë aty me dhezë. Aty dikush u kânë i pagum me dhezë drita, sikur tash në Elektranë. Njô [1] ô kânë përte bashuri, aty tre [3] fenera i maj men’ qî jon’ kallë. Tani mas tre-katër [3-4] vjete ka mrri rryma n’qytet, a napër katune mos t’folim hiç.

BS: Vonë a? E me çka keni nejt ju?

IM: Me gaz qashtu.

BS: Me llâma a? 

IM: Llâmat jon’ dalë vonë. Me gaz, gaz, qashtu. E nifarë tasi, qishtu të vogla, ja vnojshim nî kapuç, e çpojshum, ja shtishim nifarë, nî... e lshojshum gaz edhe u dhezke khâ përmi.

BS: Me çka e dhezshi?

IM: Me qibrit.

BS: A i blejshi ktyneherë qibrita a? 

IM: Po. Edhe ka pasë shkrebza me unur. Ka pasë eshkë napër Gërmi. E marrshin gërbaxhitë e tershin, tani ato shgrabat i qitke mi shporet, i mushke dang, edhe me qatȃ e kallshmi cigaren.

BS: E duhanin qysh e kanë maru ktynehere? 

IM: Me dorë.

BS: E kanë pshtjellë a? 

IM: Po.

BS: E letrat? 

IM: Letrat... Letrat i ka ble hazdër. E qitasht jon’ dalë edhe letrat hazdër që me maru cigare, a atëhere veç letrat jon’ kânë. Po ka pasë edhe shumë njerz qî e kânë maru edhe me gazetë.

BS: Po a? 

IM: Po, vallahin. Unë, pa letra.

BS: E kanë pi Rilindjen [qesh].

IM: Po, tybe.

BS: Ani mixhë, qishtu. Hajde kallxom diçka për Butofc?

IM: Çka po don?

BS: Se ti ma i vjetri i katunit.

IM: Çka me t’kallxu?

BS: Cka të dush fol. A keni najfarë... Çka me thânë? Lisi ku keni shku a u kânë diçka si ma i shejtë, a naj prru, a naj kru, a...?

IM: Po, i kem dy [2].

BS: Po a? 

IM: Jon’ në oborr t’Vebisë dy [2] çârra. Atȃ veç çka thotë kush ja ban qefin vetit, se ata dy [2] lisa nuk e dî kush sa vjet jon’. Kur u ardhë babgjyshi, baba Halil edhe Sylejmani, i kanë gjetë. Qashtu sot jon’. Qatu nër hije të atyne, jo me t’huj, po me nipa e me... qaty kena nejt nër hije.

BS: Nër hije të çârrave? 

IM: Po, nër hije të çârrave. A e din, çka ka biseda me rëndsi, në oda. A verës... A verës nër hije të çârrave. Sot janë ata dy [2] çârra. Nuk mun garanton kush sa vjet i kanë. Kur jena ardhë i kena gjetë. Na qe nîqin’ e shtadhet’ [170] vjet. Domethânë përmi dyqin’ [200] po, sa jon’...

BS: E katuni, ky Butofci, qysh u kriju? A ka pasë gjin aty a veç me t’ardhun, me muhaxherë?

IM: Ja, s’ka pasë. Ja, ja... Ajo u kânë krejt e zotnisë.

BS: E qysh e zotnisë?

IM: Zotnija, pasuniku ma i madhi i Prishtinës.

BS: Po a?

IM: Zotnitë e kanë pasë Butofcin, Mramorin, Gërminë, Çagllavicën... Krejt knena pej Dugagjin e asi pashallart e kanë pasë. Edhe vonë ja kanë ndrru emrin ‘Gërmia’, se Zabeli i Pashës u kanë thânë gjithë. Veti ti. Dikush... E kam men’ qî u kânë Zabeli i Pashës.

BS: E në Butovc qyshi i patën emnat ato mahâllt?

IM: E patën Vujanov, Maqedons, Retkocer, Kopran...

BS: E pî kahit kanë ardhë kta? 

IM: Kta jon’ ardhë qashtu, pej Serbie.

BS: Krejt muhaxherë te Toplicës? 

IM: Po, krejt muhaxherë. Veç... ndoni tjetër katun atje, ndoni tjetër, veç krejt pej Serbie jem të njekun.

BS: E atëhere kur jeni kon n’ato katunet e juve. 

IM: Po. 

BS: Sa keni pasë kontakt me qata, me Retkocert, e Vianovt, e...? 

IM: Po veç kojshi. I kena pasë shpijat ma ngat. Po ka pasë edhe shiptarë, po shiptart jon’ kânë rrallë me shpija. E shkije... veç nî [1] rekë i ka dâ nërmjet, knej shiptart, knej shkijet. Mirëpo sa jon’ kânë, po du me thânë që kanë lind’ aty, sa jon’ kânë aty dej i ka rrokë lufta s’e ka ditë kush a ô shkâ, a shiptarë, a... 

BS: Mirë e kanë çu a? 

IM: Mirë e kanë çu. Edhe krejt nî veshë, kejt tesha t’zhgujta. Atëherë s’ka pasë kso, krejt të zhgujta. E kanë punu tokën bashkë. Argatxhi si shkau, si shiptari. Se asi... S’ka pasë urrejtje sikur tash nërmjet veti. Edhe unë jom kânë para lufte në Medvexhe.

BS: Po a?

IM: Po. E i kom gjetë... Do katune i kom gjetë emrat. 

BS: A do m’u kthy marë? 

IM: Jo, jo, po u zateta ktu. Oh, um kanë pas rrehë atëhere n’demostrata me Adem Demaqin, hê dreqi e hânkt, e tash po m’dhem krahi. Unë jom kânë n’Maqedonc dy-tri [2-3] here. Halâ âsht, po u râ shumë poshtë minarja e xhamisë. Babgjyshi thojke, “Niqin’ e tedhet’ e pesë [185] copa trupa t’pemve, t’arrave, molla, kumlla që i kom pasë pasuni.”. Tokën... Njânën anë jon’ kânë knej, n’tjetrën anë jon’ kânë shkijet, reka për mjedis asi. Krejta rrafsh, po s’kanë pasë mjete, veç me dorë për bashqe e asi. Se krejt tokën çka ka pasë pasuni kanë mujt’ me vaditë prej reke, po atëhere s’ka pasë mjete, s’ka pasë kurgjâ.

BS: E ktu n’Butovc a keni pasë xhami? 

IM: Ja. Jo, s’ka pasë. As nuk ka kurrë për xhami e për shkollë. 

BS: As shkollë, as xhami.

IM: As shkollë, as xhami, as... S’di, s’je qëllu se para dy-tri [2-3] vjete qashtu ke ky Pacolli e um pat vetë, e ka folë edhe Nazmija, ka folë Buqi, asi... çka asi, thashë, “Çka? As s’jem te funi, as atje, as s’jem te t’part. Nî jetë e kem normale, po as s’kem shkollë, as s’kem orë, as s’kem ambulantë, as kurgjâ.”. Edhe e kish pas qitë tani n’televizor masanenaj. Po foli edhe Nazmija, e Buqi, e... tri-katër [3-4] here u kânë. 

BS: Sa shpi tash jon’ metë n’Butovc? 

IM: N’Butovc jem dy [2] shpi na Maqedons, Koprant jon’ tri [3], te Vijanovt s’ô kërkush.Veç t’shtunën, të dillën... 

BS: Po.

IM: U la Butovci. 

BS: Te Retkocert? 

IM: Jo, s’ka. Retkocert jon’ dalë moti. U kânë njô [1] i ardhun, i Gasancit, halâ ô veç qetashti um dokët e ka shitë edhe aj tokën, krejt me dalë. Aj u kon’ ardhë n’tokë t’grues... Gosanc, nuk ô Retkocer.  

BS: Ëhë-ëhë. Çka po na kallxon tjetër? 

IM: Çka t’dush’, si te di... 

BS: Çka t’bjen n’men’. Nî [1] histori prej jetës tone që t’bjen në men’, që t’kujtohet. 

IM: Oh... çka um kujtohet, edhe çka asi. Vallahi, nî [1] vjet me folë veç për veti, hiç për tjetër kon’, veç vet çka kom vujt’, âsht mjerim me kallxu. 

BS: Pse?

IM: Pse prej dy [2] vjete ja kom nisë me punu. Si t’thashë pare, me atë parmên të shkretë livrojshëm me to. Qështu u kânë, nî [1] grusht dhe ma shumë s’qitke. Gjithë ditën e lume sa t’munesh me ju grâ kijeve, nizet [20] ari s’ke mujtë m’i livru. Tani me shku n’mal m’i qitë pleh, m’i kshyrë gjânë, me shku n’shkollë... Katër [4] vjet kishe begi, ma e para gjeneratë unë jom kânë, shkollë. A rajke borë, rajke shi... Nî jakne, nî çkado, diçka... jelek, jo jelek s’kena pasë, veç nî jakne, apangt e lôpve, ku shkelshe pak t’hike përmi apagë, këtu tu bajke qull. Kur shkojshum tu shpija, t’ngritë, s’dishum çka. Asi librat u dufke m’i terë ka nî [1] sahat. Kjamet u kânë. Vujtjet e atëherit. 

BS: Tash ma mirë. Ma mirë ka ardhë jeta a?

IM: Qitash jeta ka ardhë që kush mos me pasë n’tokë t’zezë, po njerzit nuk p’e rrespektojnë. Tona mjetet kanë dalë. Te na, që t’thashë, parmêna... Pllugin s’e përmena. 

BS: Po...

IM: Pllugu ka livrue n’dy [2] kraht me dy 2] durt. Kur u dalë aj na thojshum, “Hypëm në havâ!”, se kallaj. Përmas kijet e ngrishin, atje na shkojshum, atje i kthejshum. A parmêna veç me nî [1] dorë, na u bajshin vârrat qekaq nërsjetull. E tash, mjetet... me çka dush. Me kositë me traktor. Ungjësh takarrak-takarrak... sa t’dush, n’dash i gra shpejtë, n’dash kadal’, me traktor. M’i mledhë me grebuj, pa e prekë me dorë hiç, tak, m’i lidhë me maqinë, krejt dujt hazër. Çka të duhen dy [2] argatë m’i qitë dujt prej toke në kerr, a n’kamijon m’i pru m’i qitë në pleme. Une tridhet’ e pesë [35] ditë kom kositë, m’u bajshin durt varrë. Pasuninë tonë me argatë, vetun s’un i dalsha kurrë, “Shko te kumara Isuf, tu Velija, tu Ademi, te kta t’Bajramoviqe, ka dy-tri [2-3]ditë, te Retkocert dy-tri [2-3]ditë, te Koprant dy-tri [2-3] ditë...”, tu shpija jeme shtatë-tetë [7-8] ditë ardhshin tani ata. Shkojsha ju bajsha argat, ata u kthejshin asi. Qashtu i kena nimu shoqi-shoqit me dorë. Grunin kur e korrshum qeshtu asi, drapnin përfuni. Kur shkojshim në aksham varrë u bajke dora, qekaq. Gruni edhe tërrshana nuk jon’ kânë të zorshum a elbi të soske. Qaq i mërzim âsht. Edhe kajzit e elbit me bâ me t’shku në gojë a diçka, n’atë ven’ të mysin, qaq kapën. S’di qysh me thânë... jon’ si therra, si rriqna. A te grunit jo, të grunit e te tërshans asi. Na u bajshin durt varrë. 

BS: E me çkai shnosh’shi? A keni pasë asi barna popullore? 

IM: Ka pasë. Ka pasë. 

BS: A gratë i kanë bâ ma shumë a? 

IM: Jo. Jo valla, qëtu  te na n’Butovc i ka bâ bâba jem, baba Sylë. 

BS: Po a?

IM: Po. Âsht nî [1] lulë, e dinë edhe n’Vijanovc, âsht nî [1] lulë, i thojnë kantarajan. 

BS: Kantarajan. 

IM: Gjyl. Ajo del rreth Gërmie. Te ju del knena prej Ugrijualive. Veç ku âsht veni nxetë ajo s’del. E marke bâba, i ngrati, e korrke, e lidhke danga-danga, e i ngrike n’streqinë. Streqinë... qysh i thojnë... strehë. I virrke. Kur u tershin mirë, i marke, i vlojke, edhe i kullojke, e i qitke nî [1] shishe. Ja qitke nî lugë të pasulit sullfull. 

BS: Çka âsht ajo? 

IM: Sullfa âsht qëto që e kanë kryjet... qëto kokrrat e qibritit, a din, që e kanë ata t’kuqt. 

BS: Po? 

IM: Qajo ô sullfull. Mirëpo ka pasë me ble n’dugoj sullful të qkoklum, jo me asi. E i qitke sullfull edhe i qitke tlynë e i përzike. Po e ka pasë masën i përzike, diçka për puqrra që u kânë. Me rënsi kur e lyjke aj për gjasht’-shtat’ [6-7] ditë... sikur qëkjo shkina. S’e di a p’e përcjellë. 

BS: Jovanka? 

IM: Çarkazolli që po thotë. A p’e përcjellë, ato shkinat që po dalin? Edhe me puqrra... Tani edhe kur lyhën shnoshen. 

BS: Po.

IM: Qashtu bâba. Ku kish puqërr ja diçka e lyke me to. I ka pas dalë djalit të mixhës tonë, Ramadanit, qëtu n’buzë nî qaso e madhe. E çuen n’Beogrâd se e thirrën ushtarë.

BS: Ëhë. 

IM: E çun’ kamos. Nuk ka ilaçë! E lshun. Ai ish i smut’, a kta u gzojshin që e kanë lshu. Po qysh po gzohësh?! Kur e lânë ushtrinë, e rrin ushtarë... se shko për dy [2]e tre [3] muj e ktheu! Erdh’. Kur shkoi pak, qekaq ju kish pas rritë ktu. E pengojke ajo edhe në të hongërme edhe në t’folun pak. 

BS: Po, po. 

IM: E thotë bâba, i ngrati, “Çka u bâ bre Ramadan, qysh asi...?”, thotë, “S’kanë lânë ven’ pa um çue.”, thotë, “Kurgjâ s’un um banën n’Beograd!”. E kah, ku e kanë çu ky s’e dike, veç Beogradin e dike. Atëhere pa shkollë, pa... N’tona venat nja dy-tre [2-3] muj edhe s’ka shërim, erdh’ tu shpija. Bâba kish asi, hazër e majke. Bile dikur ata edhe u trashke, po tani apet i qitke tlyn e me zbutë. Thotë, “Ramadan”, thotë, “Hê?”, thotë, “Unë të shnoshi, veç me vendosë me njô - ja dekë, ja liri. Ban vakija që t’mytë, mos thuj, ‘Mixhë, um more n’qafë.’. Po n’mujsh me përjetu, me qëndrue, sa t’jesh gjallë kjo s’ka me kânë.”. U soll, u pshtoll... s’un honke bukë, i dhimke hajmedet. “Mixhë”, thotë, “Hajde lyjëm. Me dorë teme, me gojë teme po thom se mâ s’un qëndroj. Me fjetë jo, me hângër jo... Qysh dojnë le t’bâhët!”, thotë, “N’dash des, n’dash n’u çofsha, ajo biringji, po edhe n’deksha s’ki me pasë problem. Qy ku e ki vllaun ktu...”, mixhën Rexhep. Edhe e vendosë. E merr e ja lyn nihere pak, ma s’pari here me thânë nî [1] pikë, n’gjysë të natës kish pas fjetë.

BS: Prej dhimte a? 

IM: Po. E kish pas sosë. Ajo sen’ që e ka sosë, sullfull. Qajfarë ilaçi kantarajan ish mirëpo mas dy [2]e tre [3]dite, se çdo dy e tre [2,3]ditë e lyke, kish pas nisë nî tro me ju përthâ. 

BS: Po a?

IM: Po, ktu buza. Thotë, “Ramadan, qitash duhet me lye ma fort.”, thotë, “Ani, veç ka me t’dhimtë shumë fort.’’, thotë, “Gajle s’ka. Le t’um mytë, veç ta heki qafe.”. Valla, ka ngât njô nî [1] muj a dy [2], qashtu pikë-pikë tu e rritë kapak atë dozën, u çue. E tej u dekë mâ as kurrë shejë, bash n’qët ven’, kurrë shejë metë s’i ka. E ka pasë edhe napër tjera vene, ka pasë mjeksim popullor që m’u habitë. Edhe tash, shumëhere që po i reklamojnë e asi, jon’ do që pasha Zotin kurgjâ s’u bâjnë kokrrat. Edhe n’koftë se nuk e qëllon mjeku diagnozën, badihâva pî kokrra.

BS: Qashtu âsht. Mixhë, faliminderit shumë. Na vazhdojmë bâjmë muhabet sa dush’. Unë qëtu p’e nali. 

IM: Faliminderit edhe prej teje, veç s’di a përshtatet hiç, a kena mujtë me...

BS: Shumë mirë.

IM: A kena mujtë pak me... 

BS: Ja kena qëllu dej n’fund.

IM: Ja, dej n’fund... Jo bre, po pak asi. Se lumi unë, borxh e ka njeri, çka din, pse jo. Për çka, po unë n’vorr s’e çoj, ktu jet! Me mujt me i kallxu... Edhe shumëhere thom, dikuj-dikuj, “Moni bre bac, moni mos shkoni n’udhë të kqija, edhe mos bani çka ju vjen n’kuti. S’munësh me bâ mirë, mos ba keq.”. 

BS: Qashtu âsht. 

IM: Po aj që ban mirë, i lumi aj i lumi. Ka me ja lânë traditë djalit t’djalit. Rrjedhë ajo kadal kadal. Ka bâ babgjyshi, ka bâ ky, ka bâ ky... Ban keq, edhe dejm ma keq ka me shku, se nifarë tradite. E kom vra njerin n’mal natën, s’e din kërkush, s’e ka pâ kërkush... ja, Zoti e din. Tridhet’ e gjasht’-shtat’ [36-37] vjet shkon që i vrasin njerzt nëpër mal e nëpër prroje, shkon tridhet’ e gjasht’-shtat’ [36-37]vjet, qaty ku i ka rrjedhë gjaku, kush kapërcen kallxon, ‘qëtu u vra nî njeri’. Âsht nî therrë i thojnë, n’Zllash, therra e Ahmetit.

BS: Ëhë.

IM: E ishin kânë dy [2] shokë të mirë nërmjet veti edhe çka ju çerron Zoti sytë, Alla po din, e njâni shoq e vret me gjâ, e vret shoqin. Natën ka i çojnë gjânë tu shpija e shtin në mal. Mali atëhere i shpeshë e asi, edhe jet. Dikur edhe e kanë hângër ujqit e qêtë. Hajt, hajt, hajt, hajt... tridhet’ e shtatë [37] vjet hupi djali, hupi. Çobani, hupi çobani. S’ka. E ky që e ka vra atë shokun, dostin, që i kanë rujtë dymdhet’ [12] vjet gjânë bashkë, e paska kon’ zânë nî gru ma larg, n‘Prâpashticë. Mareci ô ma ngat, ktu te kodrat, mi shpi t’juve. E anenaj âsht Prapashtica. Nî grue shumë të mirë. Edhe shkon nî here, dy, a din s’pari. Merr herë kalin e mixhës, herë kusherinit, herë të vetin, kanihere edhe s’ju kanë dhânë sa here kanë dashtë me shku. Ata shkojnë edhe bujnë atje, e rrinë, e kthehen. Tash me ardhë tu shpija. Kur vinë aty te kroni, edhe âsht mesi, Prapashtica âsht dej qaty, prej aty e te na n’Prishtinë ô mesatarja, se Prâpashtica âsht n’hudud me Serbinë, edhe vinë aty ungjën e pinë ujë. Edhe atëhere shumë larg edhe gjithë e kanë marrë do bukë me nî peshkir pshtjellun për mjedisi. Jon’ ungjë, si ja ka dhânë miku, jon’ ungjë po hanë bukë. Do speca, do djathë... edhe tȃzin me veti. Atëhere me vegë nî taz t’vogël e lidhshin në rryp. “Çov nuse qitëm ujë.”. Pin ujë. Rrinë, hanë bukë... Pak pa u çue, ky djali kesh. Kesh, po e keshnja me zor. Po a ka ma dreqni mënyrë, po s’ban me marrë bash njeri tragjedi, veç a ka ma tradhtar se gruja edhe shkau? Burrë që thojnë për kryekres me jetu me to. E kesh ky e, “Çka bre ti njeri? Pashë Zotin, çka po kesh?”, “Kurgjâ, bre nuse.”, “Jo, jo çka?”, e ti pisket, thotë, “Po t’thom, po t’kallxoj, qyre ku e kom vra filanin.”, “Po...”, “Edhe e kom shti nër udhë n’mal. A e kanë hângër qênt a çka s’e di. Kurrë mâ s’u marrë vesh.”. E ajo n’xhep. Ktu... Nusja edhe vjen tash ktu tu shpija e rrin’. Mas dy-tri [2-3] dite, atëhere u kânë pesë e gjashtë [5,6] shpija me marrë nî bunar ujë. Shkojnë gratë edhe tubohën me marrë ujë. Edhe si me ren’ qysh jon’ shkue m’i mushë knâtat asi, kjo shkon turr e thotë, “Lshomna venin se kom musafirë”, e dikush thotë, “Nal bre, se edhe unë kom musafirë!”. Kjo shkurt e ship thotë, “Ja kini me ma lshu renin, ja asi”, thotë, “Pse bree?”, thotë, “A e dini nuse e kujna jom?”, thojnë, “Ja valla, s’pe dimë.”, thotë, “E filanit që e ka vra filanin n’Zllash.”. Motra e vet tu marrë ujë, e djalit. Si shkon tu shpija thotë, “Ô bâbë, oj nânë”, thojnë, “Ohoja?”, thotë, “Pasha Zotin, e gjeta vllaun kush na’j ka vra!”, “Qysh bre?”, thotë, “Pasha Zotin, po.”, thojnë, “Ti ke te bunari, ajo u kalbë e u harrue.”, thotë, “E gjeta”, “Qysh?”, thotë, “Filon nusja që u ardhë qe nî [1] muj a dy [2]...”,  a dreqi, se me kânë e marë ajo s’e kish bâ atâhen, po nejse, thotë, “Erdh m’i mushë knâtat. S’e lshun dy [2] a tri [3] që ken para meje.”, tha, “A po ma lshoni renin? A e dini nuse e kujna jom? Qî e ka vra filon filânin!”. Tash burrat e analizojnë, “Qysh more, qysh more dosti-dostin me vra! S’âsht e mundur!”. Âsht e mujtne, s’âsht e mujte... dikur bindën. Edhe t’i dalin njejtë aty te kroni, e kanë rujtë kur u shku te anej, kur u kthy te knej me nuse me pi ujë aty me hângër bukë. Kta n’therra. Kur hapën, ha, ha... tu hangër bukë e tu keshë, thotë, “Hê mori therrë kofsh bekue, gjakun vllaut m’ja ke pagu.”. Dong-dong, tërrt. Mas tridhet’ e shtatë [37] vjete u pague gjaku. Gjaku i njerit kurrë nuk hupë. Qyre, po thojnë jon’ hupë kufomat, po herëdo kurdo vakt, tjetër shtet ka m’i përjetu. Nuk hupë gjaku i insanit. Nuk e ka bâ njeri atë gjak e atë inson pa izë të Zotit. Krejt çka ka t’bimë Allahi, Zoti e ka kriju. E Zoti duhet me ja marrë shpirtin, jo me ju bâ sebeb njeri, prej ma t’voglave. Tash s’di çka me t’thânë mâ. 

BS: Hajt kallxom çka keni hongër? Cilat ushime i keni hongër ktyneherë?

IM: Ma s’shumti atëhere kena hângër djathë, kos, long, speca, tâmël mâ, edhe trejte,veç trejte rrallë. 

BS: Po a? 

IM: Po, rrallë. Veç djathin e kena pasë ditë për ditë, tȃmël, kos...

BS: Bylmet.

IM: Bylmet, po. Kanihere ka bâ vaki që edhe mazë. Kanihere bishin në kalanica e nizet [20] vetë m’u bâ s’un e honkshin, me mush’ nî kalanicë mazë. E qështu. Me qito kena jetu, edhe jena kânë ma të shnoshë. Shumë ma të shnoshë jena kânë me qato, long, e spec, e tȃmël, e kos... se qitash me kto tona. Çka ka sen’ që p’e blejmë âsht me helm. Kërkush nuk po beson. Unë ton’ çka po i ni, televizorit po i besoj se âsht e vërtetë. Kto shpagetat... Jo bre shpagetat, pashtetat. Jo bre, as pashtetat, po sallamat që i binë. Herë thotë fmive mos ju jep, sallamat nuk jon’ prej mishit të mirë, po pej çka jet, mbeturina. Prej mishi po e marojnë suxhukun që p’e shesin edhe s’ka qe katër [4]e pesë [5] ditë në kufi i kanë kthy. Po gati jon’ mytë. Kanë nisë m’u vra policija. T’kalbt mishi, n’friz. Kur e kanë çelë, i kalbt. Specat... Çka ka sen’ që s’e punon me dorë tâne âsht i domshum, i hajrshum s’ô. Na deri qitash... qitash po kshyrin m’u bâ krejt alla-franga, katunin s’pe dojnë, mashkujt dojnë punë anenaj-knenaj, edhe dojnë me ardhë. Veç prej që jom bâ me ditë unë, veshtaqki kurrë s’kom hângër. N’shpi tem zejtin kurrë përdorë s’ô. Qe po des, edhe ishalla s’e qëndroj shumë se i kom bâ vjet, veç ishalla s’ma bjen Zoti me hângër zejtinin.Mos u prek, pash Zotin. Zejtini për mu ô si gjella e qenit. Shpirtnisht po t’thom, s’ô i pastër, se n’Ferizaj e di qysh përpunohet, e di kush e përpunon. Nuk ka... Ti qet çaj, ti e gjânë edhe n’qarshi, po tybe nuk ô i mirë. Sikur qiky sa a i lânë nimi [1000] here ata, çka jon’... gjygyma e bardâkt. Dhet’ [10] vetve u qet çaj. Krejt jetën, qe i kom bâ tedhet’ e tri-katër [83-84] vjet, asnihere s’kom pi çaj n’çarshi se e di çka bâjnë, çka marojnë, se kom shokë që binë e pinë aty. Unë as të nxetë as t’ftoft s’un e pi shumë mirëpo u ftofë shumë. Po kshyre, ku s’ka çaj, qysh ô bârdaki. Aty a i ka pasë gishtat me duhan, a me çorbë, a ja qet tjetrit-tjetri e pi... Jaaa, sikur natyrale, sikur n’shpi nuk ka. 

BS: Ktynehere tonat natyrale a? 

IM: Krejt natyrale. Me bashqe, dimrit me turshi, me krejt çka ka pasë. 

BS: E çajin e malit qysh e keni pi? 

IM: Çajin e malit qashtu e kena terë nëpër streqina, edhe ja kena nukë ato fletë, e kena qitë n’gjygyma. Ka pasë qësi tenxheresh, gjygyma s’ka pasë, e zishim edhe e pishum. Edhe shumë ma i shnetshm se tjerat.

BS: Mixho, p’e nalim se ja nisëm edhe me ju pengu. 

IM: Ja. Jo, kujna ka m’i pengu. Aj, arsimtarja erdh’ prej pune, hânë drekë. S’ki çka na pengon kurgjâ. 

BS: Faliminderit shumë.