Ismet Ferati

Intervistuar nga: Bjeshka Guri

K’tu u kânë shkretinë, ô kânën sakaqe, gjâja nëpër rrugë… Secila shpi i ka pasë ka dy-tri [2-3] gjâ. Janë marrë me gjâ, me

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

05.04.2018

Lokacioni i intervistës

Ferizaj

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

BG: Në kuadër të projektit “100 pleq e plaka”, sot jemi n’Shtime. Data është pesë [5] prill, dhe do ta intervistojmë Ismet Feratin, tetëdhjetë e ni [81] vjeç.

A po m’kallxoni prej kahit vini?

IF: Kjo Bujanovci… Nal kjo, na jena ardhë prej Shillove. Jo kjo Shillova që osht k’tu te Gillani, se osht ni Shillovë te Gillani. Se di a po t’… osht ni Shillovë. Po ne jemi Shillovë t’Serbisë, domethanë atje n’Granicë, qysh e ka emrin ai’farë, farë… katuni. Ne jemi të ardht, jemi muhaxherë na k’tu.

BG: Prej cilit ven keni ardhë?

IF: Jemi të ardht pej… N’Serbi at’here kur u bâ lufta k’tu, tont kânë ikën e janë ardhë k’tu janë vendosën. Une babgjyshin, domethanë bâbgjyshin s’e njoh, gjyshën po, babgjyshin jo se ka vdekë ma i ri. I ka lanë thminë e vogël. I ka lanë pesë [5] djem edhe ni vajzë e ka lanë. Jemi vendosë n’Shtime. Fukarallak të madh. Kanë punu si rrok’tarë nëpër pasanikat e Shtimes. [Ndërhyrje] Nuk e di. Tash, une kom lé n’vitin nimi e nonqin’ e tridhet’ e shtatë [1937]. Ata janë ardhën… Bâba n’nimi e nonqin’ e dymdhetë [1912] ka lind’ k’tu, para nimi e nonqin’ e dymdhetës [1912], se bâba ô kânë ma i vjetri, domethanë kânë ardhë ka nimi e nonqin’ e pesë [1905], qashtu diqysh, prej Medvegjës, fshati Shillovë. Jun ardhë këtu, janë vendosë. Fukarallik t’skejshum, s’kanë pasë kërkan k’tu. K’ta kanë punu si… po folum kshtu pak ma thjeshtë. K’ta thojshin rrok’tarë. Rrok’tarë do t’thotë me shku dikuj me i punue shka të thotë ai, me t’pagu, masanena ti me mirëmbajtë familjen. Kanë punue, ja kanë rujtë gjânë, ja kânë punu token… Ma s’shumti ata e kanë bâ ni strehim, por me kusht që me ja rue gjânë edhe me ja bë punt e shpisë. Qat punë e kânë pasë k’ta: me mbijetue. Kohë mbas kohe kânë bâ ni pasuni t’vogël, e kânë bâ ni pasuni t’vogël, edhe kanë maru ni shpi qashtu s’bashku. Shpija u kanën shumë e madhe, ka pasën shtatë [7] dhoma edhe edhe ni koridor tri [3] metra. Aty e ka pasë secili vlla ka ni sobë, bâba, ata mixhallart… krejt ka ni sobë qaty. Edhe kemi rrnu qaty.

BG: A e din sa antarë?

IF: Antarë? At’here kur jemi kânë, domethanë une, une vet i pesti e ata s’janë kânë, po nejse, p’i zâmë atje pesë [5] edhe ata katër [4]… valla, jemi kânë afër katërdhet e dy-tre [42-43], afër katërdhet e dy [42] antarë jemi kânë krejt s’bashku. Kemi rrnu ni kohë bejegi t’gjatë bashkë. Masanena janë ardhë kushtet me do punë, ma s’shumti tregti të vogël, qëtu nëpër sakaqe, nëpër rrugë… qaty ku ô pumpa benzinës ka erdhe. K’tu u kânë shkretinë, ô kânën sakaqe, gjâja nëpër rrugë… Secila shpi i ka pasë ka dy-tri [2-3] gjâ. Janë marrë me gjâ, me yshim, me sene… edhe kanë dalë qaty bâba me neve thmin e vogël, edhe me nifarë kolice të vogël me dy rrotë, edhe qaty kemi dalë me do gajbe kemi bâ shitje, dishka sene kemi mrri deri sa i kemi maru shpijat. 

BG: Çka keni shitë?

IF: Kemi shitë pemë e perime. Qesi patlixhana, speca, lakna, kepë… Sha ka pasë dishka i marrshmi, shkojshmi n’Perzeren, i marrshmi, i prushmi k’tu, i shitshmi qaty n’rrugë. S’na pengojke kërkush. E tani kemi ardhë, tu ardhë tu rritë djemtë. E une e masanena jam kânë i pari fmi prej kejt ktyne, se bâbën e kom pasë ma ma t’vjetrin. I pari fmi ô kânë se k’ta janë kânë pesë [5] vllazni e ni [1] motër. Kemi dalë qaty, kemi punue s’bashku. Masanena na ka rrokën ushtria, na ka rrokën. Jo atë kohën sa kemi punu aty, masanej une kum punu edhe si nallban. Bâba m’ka çu me marrë zanatë te ni Abdyrrahim Qerimi, ai ô kânë at’here i permenun si nallban. Nallban po don me thon, p’e din çka me thon. I mathë kualt e kiet se at’herë ô kânë krejt puna me kual edhe me kie. N’mal me shku m’i zgjerr drutë me kie edhe me kual, edhe kemi pasë punë shumë. Edhe mu bâba at’herë m’ka thonë me hi me msu qet zanatë. Me t’kallxu drejtën une… se na met shkolla halâ pa kallxu për shkollim. Kemi pasë shkollën qaty nalt dikun, edhe kemi pasë msusat kejt pej Shipnies, edhe jo që jom kânë i zgjut, nashti jam kanë, kom harru, mesiguri qe jam kânë i zgjut. Prej klasës së tretë [3] në të katërtën [4]. At’herë s’kish shumë nxansa, edhe mesiguri që jom kânë i zgjut. Edhe jom kânën i ri shumë, i vogël, s’di sa me thânën, nimdhetë [11] vjet, dymdhet’ [12] vjet, nanë [9] vjet, dhetë [10] vjet qështu… Edhe bojsha, edhe flejsha atje në shkollë me atë msusen Drita, ô kânë e Shqipnies. Ardhke aty, flejshum bashkë. 

BG: A krejt flejshi nxansat a?

IF: Jo, veç une. Kemi flejt bashkë me tâ sikur me m’pasë fmi të vetin. Po jemi kânë fmi të vogël 10 vjeç, 11 vjeç, 12 vjeç qështu. Masanena na ka rrokën ...

BG: E qysh ke kalu n’shkollë kshtu?

IF: N’shkollë kum pasë suksesin shumë të mirë, po nuk kemi pasë munsi m’u shkollue. E kemi kry shkollën e mesme. At’here ô kânë me tri [3] klasa shkolla e mesme. E kemi kry shkollën e mesme po ma tutje s’kemi shkue. Kemi pasën shumë obligime ndaj familjes. Me punu. Me marrë meniherë me ardhë deri te përfitimi, se jo me shkue edhe me lansue m’u shkollue. Ato s’kanë ardhë n’shprehje hiç, por do të thotë m’u… m’u shkollu jo, po me punu. Me punu, m’i majtë familjen. E masanena kum msu zanatë njo tri [3] vjet te ni k’tu, katunar, Abdyrrahim Qerimi. Shka me t’kallxu… Ka ka dasht aj, shka ka dashtë, une jam kânë shegërrt. Shegërrt i thojshin ktyneherë, shegërrt domethanën, shëgërrt fjala osht tyrqe a qysh ô nuk e di, me shku me marrë zanatë. Kur t’shkojsh me marrë zanatë, shegërrt. Shegërrt - me marrë zanat. Aty kum marrë zanatin te ai s’di sa vjet. Edhe jam kânë shërbys i shpiës, jam shku te shpija, ja kum shkurtu drutë, ja kum majtë thmijën n’krahë. Shka ka pasën qatje n’Vojnovc, e ka pasë grun prej Vojnovcit qëtu, nashta ja ke ni zânin. Qetu përtej Shtimës. Ni bicikëll m’çojke m’i çu ati babgjyshit të vet sene. Me thanën, jam kanën shërbtor, shëgërrt, shërbtor. Ktyneherë ka ka dashtë aj, shka ka dashtë ai, e lebe peke, sikur prind, qashtu i kum pasë aty punt. S’kum pasë qare, kum pas marrë zanatë.

BG: E qysh t’kanë trajtu ata?

IF: Ata mirë, se unë jam sjellë mirë. Unë jam sjellë mirë. Me ja pastru dugajën, m’i n’reqë senet, aletet m’i drejtue. Gjithë natën e gatë u duhke me pre patkoj për kije me ato patkojt e vogël.

BG: E qysh i prejshi?

IF: Me gërrshanë. Unë i mshojsha me çekiç, ai i majke trap, trap, trap, trap. Gjithë natën zjarm e kallshmi. Dimnit e kallshmi ni zjarm qetu mrena, plot tim mrena, po e kallshmi ni zjarm edhe trap, trap… gjithë natën për n’sabah. Se kur u çojshmi në sabah reni i kive… ren’ u bojshin prej katuneve, s’mujshmi me dhanë xhevapë punës. Gjithë ditën e gatë tani u duke me punue. Pllus angazhim t’dilleve me shku qatje n’Sodllar, osht ni i Sodllarit i thojnë, kush ja ka ngjitë emnin nuk e di, edhe shkojshmi t’dille për t’dille, atje na pritshin mishteritë. Njoni, ni shok i jemi që kemi punu bashkë qaty, ai i ka pasë dajtë atje. Shkojshmi t’dille për t’dille atje edhe punojshmi. Na pritshin atje ata me kije. Kemi pasë aty bashqe, e madhe ô kânë, me ni kumëll ô kânë, i rrxojshmi, edhe i lidhshmi, edhe i ndreqshmi, edhe punojshmi me to. Masanena na ka rrokë ushtria.

BG: E a t’pagujshin?

IF: Pagujshin sa ka dashtë vet. Qato pare une shka i marrsha u duhke me ja dhanë bâbës dinar’um’dinarë. Sikur qi i marrsha ja çojsha trrak. Ato janë kânë të vlefshme, ato pare. Nuk janë kânë… janë kânë të vlefshme. Dinari ô kânë i vlefshëm. U duhke me ja dhanë bâbës me majtë familjen.

BG: Prej fminisë a t’kujtohet najsen?

IF: Po, kur jom kânë i ri m’kujtohet. At’herë ô kânë lufta. Qat’herë ô pat bâ lufta, qekjo lufta, e kemi pasë k’tu t’perzim italianë e gjermanë, e marrshin, e ngryk m’enshin. I vogël jam kânë, m’enshin qështu nëpër rrugë e m’përqafojshin.  Masanena, si thmi shkollimin t’kallxova ma përpara.

BG: A ke dalë me lujta a çka keni bâ?

IF: Kurfarë lojna hiç. Lujshmi ktynehere, i thojshin kliçka kuti, lujshmi kliçka kuti. E marojshmi nifar’ vije tani qaty nifarë me dy grrepa, nifarë sheje qështu, e gjujshmi. Tani e qitshmi atë shtagën, qaj që gjujke që e qëllon. E kliçka kuti lujshmi do lojna që qysh me thanën s’ka pasë diçka interesant që me t’hi... Kemi rujtë gjânë, kemi pasë gjâ. Kemi shku me gjâ, i kemi rujtë gjânë. Kemi pasë gjâ. Vazhdimisht lôpë, e bullica… E me magarë kom bajtë dru sa jam kânën me thanën sa vjet masi, masi… ktyneherë i thojshin govedarë. Govedari i katunit, i mahallës. I kemi pasë ni njeri ja’u lajke lôptë e mahallës. Ardhke te dera, “Oooooo filaan fisteki lshojë gjânë.”. I zgidhshmi, i lshojshmi. Ai i marrke e i çojke qaty te reka, i lake, krejt i mrizojke, aty i lâke n’rekë u flladitshin. Tani i marrke i qitke n’mal e n’fushë.

BG: A e pagujshi ato?

IF: Poo. Po, e pagujshmi. Nifarë pagese kshtu pagesë jo fort ashtu e madhe, po u pagujke dishka.

BG: Çka keni hangër?

IF: Me hangër kemi hangër bukë të kallamojt me qesi, me ushqime. Me ushqime me thanë mish me gjânë çka i kemi majtë gjânë, me qato ushqyme jemi ushqy. Tamlin e marrshmi e bajshmi përrshesh, e kos, e sene. S’ka pasë ksi sene qera, s’ka pasë. Me jetue kemi pasë. Smuja si tash kurrë jo. Nc, ja at’here s’kemi ditë absolut çka osht hiç, veç punë, ngâj mas punës.  Jeta, jeta ô konë ma ndryshe, nuk ke pasën incidente, as kerre, as s’ka pasën kurgjo. Me kerre me kual, qashtu me kuaj u bajshin… Shtimja ô kânë, s’ka pasë komunë, s’ka pasë kurgjo, ô kânë shkretinë katun. Ferizaji ô kânën. T’shtune për t’shtune ô kânën pazarë n’Ferizaj. Qaty dalshin kerret, u bajshin ren, hypshmi qështu. Jo, pritshmi ren qashtu. Edhe anej ren’, edhe knej ren’ me kuaj, edhe shkojshmi n’pazarë kryshmi pazarin. Bleshmi dishka-dishka edhe u kthejshmi apet te prap, apet me qëto kerret te prap. Pa asfaltune, qashtu rram-bam-bam, rram-bam-bam, rram-bam -bam, edhe u kryke puna. 

BG: E për martesë?

IF: Martesën… Na martesën… Kjo shoqja e ka pasë ni teze qëtu n’mahallë. Motrën e nânës, tezën e ka pasë k’tu n’mahallë të martune. Edhe bâba me atë burrin e asaj tezës kanë bâ muhabet. E une edhe hallën teme e kum pasë aty, motra e bâbës ô kânë n’qat shpi qaty. Tani masanej bâba muhabet me atë burrin e tezës. Nânën e kum pasë smutë, nânën e kum pasë smutë prej zemrës. Edhe ô kânën shumë e smutë se jo pak. Edhe masanej ka ardhë puna… Jo atje, kjo asht’ prej Zaskokit. Zaskoki Qerkinve. Zaskoki qaty ngjit’t me Ferizaj gati, tash janë ngjitë me shpija. Edhe k’to biseda t’ktynehershit, bâba jem e ka pasë emrin Sylë, “O Sylë ô konë mirë… Qështu bre e ka ajo, n’Zaskok osht, e ka ni çikë osht e zoja, osht…”, e qështu, e din, ktyneherit qysh janë kânën, e, “ O ti”, ai e ka pasë emrin Ali, burri i tezës, “Ani bre Ali, ti qysh dush. N’qoftse ti e banë mall për djalë tânin, nuk ka problem.”. Tani masanej ka shku ai, Alija ka shku ka bisedu atje me bâbën e ksaj, me babgjyshin. E ka pasë se bâbgjyshin gjallë edhe qysh me thanën janë marrë vesh, edhe u kry pa u pâ nermje veti. Pa u pâ nërmje veti. Absolut ajo s’o ardhë n’shprehje, nuk ka mujtë me ardhë n’shprehje. Janë bâ ato ceremonitë, do të thotë fejesa: Ka pru dorën filani; Po vjen me pru dorën; E ka pru dorën; Filani ta ka dhanë çikën. Përhajr t’koftë; Hajr paq. Kemi dhanë diçka me veti, ni peshkir, a naj… ati personit qi ô ardhë ka kallxu atë fjalë. Edhe mas ni kohe marrëveshja ô bo, kemi qitë fjalë. Fjalë nuse at’here e ka pasën, sikur tash, edhe tash e ka fjalë nuse, do të thotë fejesa. Fjala, fejsë, me thânë fejesë. Fjala, fejesë domethanë po bahët fejesa. Edhe fejesa… janë ardhë ata babgjyshi, e mixha, e kô kanë dashtë ata t’ksajna pî atjehit me prue dorën, edhe na kemi thirrë k’tu kojshijën kô kemi pasë të afërt, edhe kemi qitë fjalën e nusës. Fjalë nuse. Kemi bâ drekën sikur qi duhet edhe ma s’mrami masi kemi hanger, jo besa pa hangër, edhe atâ para dymdhetve [12], pa u bâ sahati dymdhetë [12] u duhke me dhanë dorën. Bojshmi hajgare at’here, “Hajde”, “Ja valla, jemi ardhë po s’mujna me ja dhanë pa… pa e denu atë zotin e shpies k’tu, pa na dhanë dishka.”. A di, fjalë ksi, “Po shka po bajmë be??, “Po hajt valla p’e qesmi dikun qatje n’rrugë në t’bon men ky atje shka po don me na dhanë dishka, n’dash me ja dhanë dorën!”. Aty janë kânë veç fjalë, mahije, m’u mahitë. “Jo, jo. Hajde se po ja japmi dorën.”, u çojshin dy vetë. E kô kishin një me caktu prej ma t’vjetriv pî neve, edhe ai i tyne kô e kânë caktu ata pî katunit njonin që me dhanë dorën. Jon çu dy vetë, “Bismilahi Rrahmani Rrahim, çikën e filanit, Ejup Qerkinit, për… ta ka dhanë çikën, përhajr t’’koftë!”, “Hajr paq, edhe juve përhajr.”. Jon çu tani n’kamë, krejt janë çu kânë bâ përhajr. Na s’kemi marrë pjesë aty, na jo.

BG: E ju ku rrishi?

IF: Kemi bâ hyzmet. Kemi bâ hyzmet na, jo na veç kemi bâ hyzmet jashtë qështu.

BG: E sa vjet i keni pasë nërmjet?

IF: Une kur jam martu, do t’thotë n’pesëdhet’ e pestën [55], shtatëmdhetë [17]. Dy vjet i kemi nërmjet. I kam përpara dy vjet. Tani janë kry ato ceremonia e përhajret, edhe kemi pi shka ka pasë, at’here çaj a shka ka pasë. Ja kena dhanë izën: ditën e mirë, ditën e mirë. Edhe kohë e masanena qysh ô kânë ato adetet e at’herit, ja m’i pre teshat, me shku me ja marrë masën e m’i pre dimija, po m’i pre ato senet. Ato u duhke me ja çue mikut ato senet çka duhet krejt, edhe masanej me shku me lypë me dâ vâde për m’u martu: kur p’e dajmë vadën. Me shkue qaj personi, qaj msiti qi ish, u dufke me shku m’i vetë, “A keni mundsi?”. Se na… E kisha nânën smutë shumë. U duke ma herët m’i nimu nânës, m’u martu ma i ri, edhe kjo ma e re. Kshtu janë caktu ato datat, dita, dy-tri javë ditë, edhe janë bâ ato ceremonitë. At’here ka pasë, ka pasë ceremoni, po ka pasë kallaballak shumë. Edhe janë kânë ceremony... 

(Pas ndërhyrjeve të gruas) 

BG: Paskemi me bo llaf na dyja sa ta kryj me haxhinë.

IF: … at’here kur janë ardhën dajtë qëtu n’Godanc. Dajtë e bâbës, e dajtë e nânës, e… kur janë ardhë prej Gjakovës se une nânën e kom pasë prej Gjakove, e kur janë ardhë k’ta miqt k’tu pari, at’here ô kânë sevdaja. Tjetër sevda ô kânë at’here. At’here u bojshin ren krejt atje te mahalla nalt, kur je ardhë ti u bojshin ren krejt edhe njoni me mindil tu ardhë, tu kcye, tu hi mrena k’tu, edhe ja dhâke bam, bam, bam, bam, bam, bam, bam, kërsitke. “Ô nipash, a jeni k’tu?”, bâbës se dajtë e babës janë kanë, “Ô nipash, a je ksajde?”, “Hajde, hajde.”. Hishin mrena, sa keshnja, sa... I thirrshmi at’here, i thirrshmi hashkalitë, qëta magjupt, at’here i thojshmi hashkali. Ata e kanë pasë atë qallgitë, qato muzikën, e kto senet e kânë pasë ata, edhe qështu u dâ vâdja. A kur jam martu une… Na jemi si muhaxherë k’tu, a k’ta venalitë k’tu kanë pasën pak ma shumë, kanë pasë shtresën ma t’madhe t’popullatës. Na e kemi pasë ma t’vogël, po kemi bashkëpunu me ta, e kemi pasë afërsiën. Edhe kur u bâ darsma kanë qillu dy darsmat për ni ditë, edhe e atyne Hysiqve, do t’thotë Hysiqve, edhe na Shullovt, na jena Shullovt. Ferati thirrëm, po Shullov, Shullovt. Edhe tash… At’here shkojshin me kerre me marrën nusën. E bojshin ni kerr ni personi, me kuaj, edhe atë kerrin e mlojshin me... Ai kerri ô kânë, e ka pasë at’farë mlojën. Po, po. Me qylym t’kuq, edhe përpara edhe përmbrapa.

BG: E i kuq ô dasht me kânë a?

IF: Kerri i nusës i kuq, edhe përpara i mshelt, veç ai që... Dy vetë ishin përpara, aty u duhke me kanën mrena. Janë ardhën motrat, janë ardhën hallat, janë ardhën ma t’afërmit mrena në kerr. Djali i kerrit, djali i kerrit mrena, edhe kshtu që u bâ pregaditja për… Po ô kânë problemi që dy, dytë përniherë, dy darsma përnihere. E tani ato kerret shkojshin ka ai venalia që ish k’tu, ka Hysiqt shkojke. Kuajt at’here… Se ata nërmje veti shkojshin. Na s’kishmi, po ata u murrën vesh që dê ti dajnë kerret. Sylës, bâbës tem, “Sylë Shullovës qekaq kerre m’u dâ. Filani, filani, filani, filani danu n’at anë shkoni, kto qerat kerre n’kët anë.”. Ata kanë pas marrë n’Vojnovc, na n’Zaskok. Edhe qeshtu ne kemi pasë do… nifarë muzike, simbole. Ô kanë ni serb, qeshtu i râke ati klanetit. Njo dy magjupë janë kânë me tarabuka, njo me def. Mirë ô kânën at’here, qajo ô kânë qashtu. Edhe janë shkue, domethanën qaj popull që u kanë i thirrt. Qaj popull që ô kanë i thirrt, domethanë ata t’afërmit janë kânë të thirrt. T’afërmit krejt. Edhe kanë shku krushqit edhe kanë marrë atje, janë dalën, përpara ju dalin, çohën ren, japin selâm. Ulën krejt. Ata ju folin, “A mujtë, a qysh jeni, a si jeni…?”, edhe me bajrak n’dorë, ai i pari, ni djalë që e caktojnë. Domethanë, caktimin që e bojm. Na ni nip, ni djalë të motrës. A ni nip pî neve, ni nip që osht ma kshtu ma i ri, ai e manë bajrakin, e i prinë, tanaj shkon ma i vjetri simas vjetërsisë. Shkojnë ren’. Ata dalin selam presin: horxholldën, horxholldën. Hinë mrena, ulën, edhe i japin fjalën ati t’parit, do të thotë n’krye t’venit, “A mun erdhe?”, “Qe valla!”. Del folë edhe nî here. Nese e ke pasë at’here ka ni sok, a ka ni dishka, naj kanë dhanë, edhe kemi lypë leje, “A ban me përdorë muzikën?”, “Po, ban.”. At’here janë dale, ja kanë nisë, edhe e kanë bâ muzikën qata muzikantat që janë kânë, disa t’ri janë çu e kanë kcy aty, e kanë dhanë nifarë rrethi, edhe kur janë bâ gati gratë atje janë ardhë kanë kallxu: Gati jem. Qata t’familjes t’tyne: Gati osht atje puna te gratë. Nusja ô hy mrena, e kanë bâ gati: mujna me nisë. Izën, izën. Jemi çu, jemi përshëndetë. Ata tani apet janë bâ ren, ditën e mirë, ditën e mirë, ditën e mirë e përhajr, ditën e mirë e përhajr, përhajr edhe juve… edhe qesi sene. Edhe jemi ardhë k’tu te shpija. At’here thojshin kur t’zbritë nusja duhet, duhet me dalë e me pâ unë. Me pâ kur të zbritë, me pâ, me gjetë ni ven dikun e me pâ kur t’zbritë. K’ta na msojshin neve, shka ishin ma t’vjetër. Edhe jam dalë me nifarë veni, e kom pâ kur ka zbritë edhe…

BG: E çfarë veni ô kon?

IF: I kemi pasë do shpija, i kemi pasë ma qaty kah a je ardhë, qaty. Tani jemi largu prej atyhit, i kemi marrë këtë pjesë, tani kejt e kemi ble prej shkive at’here moti. Edhe qashtu. 

BG: E ke pâ?

IF: Po, e kom pâ kur ka zbritë edhe ma masanena, mas ni kohe, u bâ ajo’farë, ato ceremonitë. Kanë knu, çikat e kanë knu nusën, e tash s’pi lanë me knu, po at’here e kanë knu, e kanë shajtë…

BG: E pse po menon që i kanë shajtë qashtu?

IF: Po ata jo që për t’keqe, n’atë kuptimin e hajgarës, se ajo nuk do t’thotë që diçka p’i mendojnë keq asaj, po me shti ato m’u mërzit ajo: e ke lanë nânën, e ke lanë bâbën. E qështu e ato kangë çikat me def, tu i mshu defit, e tu i knu qishit kange. At’here knojshin, ku e lâe nânën, e ku e lâe bâbën, e erdhe k’tu, e erdhe për filanin, e e ke marrë djalin ma t’mirin. E qësi’farë fjalë të çikave, s’po di tash qysh me t’thanën. Ka pasën at’here ceremoni tjera. Masanena, mas ni kohe, hajde me shti dhandrrin. Tashti dhandrri m’u bâ gati me hi n’sobë të vet te nusja, m’u bâ gati dhandrri. Hajde, po ma s’pari u duhke m’u bâ gati krejt të afërmit e tonë edhe hoxha midis m’i knu ato, kejt u bojshin rreth, u bojshmi ni rreth. Une me hoxhën n’midis edhe knojshmi, ai Kuranin dishka mas me thânë, ishalla bahën rahat, e ishalla trashigohen, e sene, tani ato fjalt arabe. Fjalt arabe edhe kur i kanë kry, hajde përhajr, përhajr, përhajr. Ata të afërmit e tonë shka bajnë deri t’shtinë [dhëndrin] aty te dera me hi, sa t’mujn me t’mshu me grushta shpinës, bam-bum, bam-bum, bam-bum, bam-bum, bam-bum, bam-bum. Aty tani ô kânën, kur jam hi mrena ô kânën nâna mrena. Kur jam hi ô kânë nâna…

BG: Nâna jote a?

IF: Nâna jem o kânë mrena aty. Ô kânë nâna aty. Kjo nejke palut’, nejke palut’…

BG: E çka ka pasë veshë gruja?

IF: Ka pasë veshë dimia e miton. Dimia miton edhe, domethanë frizurën. I kom fotografiat. Frizurën kshtu t’ndreqne mirë. E re, gjashtëmdhet [16] vjet i ka pasë, gjashtëmdhet [16] vjet. Nâna ka nejt me motra njo ni copë herë aty masanej janë dale, “Hajt bir, përhajr!”, e “Përhajr”, motra, “Përhajr”, “Hajr paq”. Qësi ceremonie, qësi sene. 

BG: A gjithë qashtu ju kanë mshu para se me hi?

IF: Para se me hi dhandërr sa kanë mujtë shka janë kânë ata djem përmas tu ma mshu bam, bam, bam. Qështu ô kânë at’here, i mshojshin, edhe qësi’farë… t’mshojshin shumë. Po na jemi kânë t’ri at’here, kush i bojke men, kush i bojke punë ato sene. Po t’kallxoj drejtë, edhe nuk kemi pasë bash edhe qaq shumë vullnet të martesës sikur kur ti bojsh nizet e pesë [25] vjet, e nizet [20] vjet, e nizet [20], e tridhet’ [30] vjet, a e din. Jemi kânë t’ri, s’kemi dhanë fort ransi. Nuk kemi dhanë fort, a din, kumeditë shka u bâ, a din. Shkojke nifarë pune ashtu me gjymysh, e me darsma, e me kejt, po si n’trullavt si s’ishe… a din, jo ashtu me kanën i gzum e i… po diqysh… Po mirë, po mirë, elhamdurilah. 

BG: Po nashta qi je martu i ri?

IF: Po de, i ri.

BG: E luftat a i man men?

IF: Po, mirë. Masanena at’here kur ô kon lufta jam kânë shumë i vogël. E di që m’kanë kapë nëpër dorë. M’majshin italiant, marrshin ngryk, e m’shetitshin, edhe prej fmive ma i ri e ma i afërt jam kânën. Me ta nejsha, me ta more, sikur me prindt e m’i nejsha me ta! At’here s’kemi ditë tutë, nuk kemi ditë tutë.  

BG: E kshtu kur jeni smu?

IF: Kur jemi smu nuk kemi ditë prej shkâhit. Po m’dhem barki, hajt se të kapërcen; Po m’dhem kryt, hajt se t’kapërcen… S’ka pasë ilaqe me marrë ilaçe, me pi ilaçe. Qësi çka i bojshin vet gratë e burrat, ja merre qëto, jo haje qëto se të kapërcen… Jo, hapa sene s’kemi përdorë. Jaaa, jaaa hapa, sene… s’kemi përdorëëë.

BG: E a keni pasë naj plak a plakë që ka ditë me shnoshë me ksi bari e me ksi…?

IF: Po, ka pasën. Ka pasën. Qysh me thanën, janë kânë do tyrbe që, “Hajt be”, thojshin, “çoje n’tyrbe, qatje nashti i bon hajr.”. Me shku n’tyrbe aty m’u sjellë, ish nifarë aty si vorr, si s’po di çka me t’thanë, m’u lutë aty u duhke, m’u sjellë trihere bon ma mirë për shëndet. Sidomos n’Shëngjergj. Shëngjergji ô kânë… Ma s’shumti e besojshin hashkalitë se ata kanë pasë shumë varfri të madhe. E s’kanë pasë veshë, janë kânë gjithmonë… s’kanë pasën pasuni, s’kanë pasë mbijetesë t’mirë. E kur ardhke Shëngjergji, dul vera, u nxe koha… edhe gjith kjo festë ô kânë festë e ashkalive. Gjithë ata e kanë festu ma s’shumti me muzika, me të prene delev, me krejt ata e kanë pasën. Na e kemi festu Shingjergin shumë. Edhe na e kemi festu Shingjergjin, po ata e kanë festu ma s’shumti se e kanë pasë gzimin që dulum prej dimrit. Ô kânë dimri, janë kânë dimra të fortë. Ka pasë ka ni metër e gjysë, dy metra borë. Nuk ka pasë mjete me dlir sikur tash, u dufke m’u organizu krejt katuni me dalë me kacia e për Lipjan e me çelë. U bojke ni metër e gjysë për anej si tunell u bojke, borë e madhe ô kanën. Po edhe na n’Shingjergj, domethanë me gjashtë [6] maj, ajo me gjashtë [6] maj osht gjithë, edhe sot gjashtë [6] maji osht Shingjergj, edhe na për gjashtë [6] maj u përgaditshmi, shkojshin thmia te mullit. Ktynehere ka pasë mulli që blujshin kallamoq, e grun, e prej qatyhit marrshmi na. S’ka pasë fabrika mullit. Me mulli, me ujë u sjellke ajo, edhe ajo i pjeke kapak, e sillke, e bojke venin, râke ai pluhni prej qatyhit, tani e bojshmi bukën. Bojshmi bukat. Ma s’shumti ditën e Shingjergjit bukë të kallamojt. Edhe bojshmi përrshesh me bukë të kallamojt, edhe shkojshmi nëpër mulli n’reka marrshmi ujë, edhe i marrshmi do shelne. Shelnet ishin, janë do shelne… qysh me thanën, do pemë. Shelnet nuk ban me hangër kurgjo, po janë… Qysh me thanën, qato shelne i marrshmi, edhe ni bakall me ujë, edhe i shtishmi, edhe ka pasë do lula të Shingjergjit, do lula të sarita janë kânë, e dalshimi nëpër livadhe, i mledhshmi, e i shtishmi n’qat bakall, grykën e gjanë, edhe ato degt e shelnës, edhe ato lulat e Shingjergjit edhe degt, naj mollë për ane, naj sen. I shtishmi n’to edhe ardhshmi te shpija i prushmi edhe nuk guxojshmi m’i lshu në tokë, e i vjerrshmi me ni pemë. Gjithë natën me nejt vjerrë me ni pemë. N’sabah u çojke shoqja edhe kejt thmive, nâna, ktynehere nâna ô kânë qysh ô kânë, qysh ka shku ai reni i familjes. Me qato uji që ô kânë aty, na ishmi flejt, para sabahit na stërrpike me... Se halâ pa râ ato lulat e Shingjergjit i shtrojshmi aty ku kishmi me râ, edhe n’jastik edhe n’atë venin ku rashmi lula i shtrojshmi n’sabah. Kur u bojke herët u çojke nâna e me qat ujë që ka nejt aty n’mollë t’mullive, që kemi marrë edhe me ato lulat, me ato shelnet, ato shelnet me fleta, e na mshojshin syve. U çojshmi edhe naj dhashin ka ni bonbon edhe ka ni gjysë voe t’zime. I zishin do voe shumë edhe kâ ni gjysë voe t’zine edhe masanena u çojshmi. Po at’here kemi pasë gjâ, i marrshmi gjânë i lshojshmi, sabah herët i çojshmi me kullotë deri n’drekë.

BG: Sa ditë e keni majtë Shëngjergjin?

IF: Ni ditë. 

(Nuk kuptohet)

IF: Msojshe… për qat zanatë që je k’tu atje t’çojshin. Po me ni kohë masi ta kryshe, na kur jemi... Une jam shkue, qe qëtu e kam të shkrune, nizet e pesë shkurt nimi’ e nanqin’ pesëdhet’ e tetë [25.2.58], kur jam shkue ushtar. 

BG: A ban me ta fotografu?

IF: Se u duhke me shti n’mishë, na ka metë… Qe pesëdhet’ e tetë [58], qe zemra, k’tu at’here n’ushtri. At’here shkojshmi… Jemi shku ushtarë për gazepi, për gazepi. Jemi dalën, e kemi pasë ni kali edhe ni qejz. Qejz do t’thotë, qejza osht… qejz i thojnë me dy [2] rrotë, veç tre [3] persona munën m’u ulë edhe kali i ngjit n’to. Kali edhe qashtu bâba na ka çu mu edhe njo dy k’tu t’mahallës n’ Fushë Kosovë. Treni ardhke prej Greqisë, ardhke nëpër Maqedoni ren tu i mledhë secilin ndalesë, Kaçanik… ren nëpër kto qytetet tu i marrë ushtart.

BG: A e dishin sakt për cdo shpi sa njerz kânë me shku ushtarë?

IF: Po, t’ardhke thirrja përpara, filan kohe, filan dite e kie trenin n’ filan ven. N’filan kohe treni vjen.

BG: E mos me shku?

IF: Mos me shku, mosvet! Mos me shku u duhke procedura për shka s’je shkue, për shka s’je dalë n’momentin e cak’tun… Munët me ta anulu për ni kohë, po t’ardhke ajo mas tre [3] muje t’ardhke tjetra gjeneratë, po mujshin me t’denue. N’ven që ki pasë me shku me ni ven pak ma t’mirë ku osht shërbimi pak ma i mire, t’ka çu me ni ven ku osht… ata udhheqsat ku janë ma t’shtirë, domethanë t’ka denu. T’ka çu n’atë venin ku ki me hekë, ku s’ke guxu me lu kryt pa t’thanën, po pa e kry s’ke pasë qare. Qity jemi dalë n’Fushë Kosovë. N’Fushë Kosovë ô ardhë treni, jemi përshëndet me bâbën, jemi hypë une… na jemi hi n’vagona të gjâve, t’gjâve. I kemi pasë, kur i kemi marrë thirrjet, aty ka shkrue… E kemi marrë ni dimension: ni sanek, naltësia qekaq, gjanësia edhe gatësia që kânë me kânë saneki i drunit, edhe me veti duhet me marrë për kpucë, për rrojë… Me veti m’i marrë shkrujke aty n’thirrje, shka ki me marrë me veti. Po k’tu na bajshin nâna do gurabija, do sene, po ô kânë problem m’i hangër atje shumë. Veç tinza i hakshmi. S’guxojshmi m’i marrë mrena edhe për… Une jam shku për Pullë. N’Pullë ma… aty ma anena nuk ka shkue treni, aty ô sjellë edhe ô kthy prap. Une kom shërby n’Pullë.

BG: E ku osht Pulla?

IF: Pulla osht n’Kroaci. N’Pullë kom shërbye tre [3] muj. Aty janë shkue krejt t’ritë edhe si jemi shku na kânë çu naj kânë hekë flokt krejtve. As s’e kemi njoftë njoni-shoqin. Na kânë çu menihere n’pastrim, nëpër banjot, flokt te berberi krejt zero, edhe n’banjo, edhe ka je dalë i ke marrë teshat, kmishën, brekt, pantollat, setrën, çerapat… krejt. E ta marojke at’farë fletën krejt n’to, “Qëto, qëto, qëto, a i ki?”, “Po.”. “Nënshkruje poshtë.”. E nënshkrujshe, i marrshe edhe ecshe. Filan sobën, filan numri, e kie udhheqs filan fisteku, filan njerin, atë sërbin e kie udhheqs, edhe tani qaty e kemi pâ sa vshtirë e kemi pasë tre [3] muj ditë. T’ri, s’kemi dit kurgjo. Unt. Unt. Kanë pasë do ushtarë t’vjetër… Aty janë kânë, aty ju thojshin, ato menzët, aty u thoshin trapezaria, ato janë kânë menzët e mdhaja. Ata ushtart t’vjetër, gjashtë [6] muj para neve, po me ata ata’farë shejat që janë gradat desetarë. U dike që osht desetar me dy sheja k’tu n’krah, të kuqe. Ata na bajshin rresht, e na çojshin ku duhet, e ata nejshin për anash, e neve na bojshin rresht, e na grashin ka ishin ato m’i bo ato ushtrimet. U duhke m’i bo ato ushtrimet. E për bukë ata pak ma t’vjetrit, pasha Zotin, i lashin do copa t’bukës, na ka hishimi aty n’ren u kapshmi me sy i hankshmi. S’na dalke buka! Të ri, punë! A me veti kur shkojshmi, qysh me thanën, kur shkojshmi n’ushtrime vena-vena e marrshmi n’ranaca, me ranaca ni puntorë edhe ni kali me gjithë atë kolicën i qitke n’to, edhe shkojshmi, edhe msojshmi për kali dishka, edhe për kolicë, edhe për armatimitin që osht n’kolicë, po edhe kur ardhke vakti marenda. Marenda i thojshin m’u nalë edhe me hangër bukë n’ora dhetë [10].

BG: E çka ju qitshin me hangër?

IF: Konzerva, djathë, qesi kaçkavall, edhe njo dy rriska bukë t’i dhashin. Qato i hankshe. Edhe e ke pasë me veti k’tu n’rryp, çutura i thojshin, çutura ato t’ujit, po ato e majshin ujin e ftoft se janë kânë të alluminit, po e kânë pasë edhe ni mlojë të bezit përmi, edhe e kânë pasë atë venin ku hike ajo n’rrip, edhe shkojke ajo vjerrë qashtu përmas. Tani ti e nxerrshe, e pishe, edhe tani apet e shtishe aty e lâshe n’rryp. Sikur kto armatimet tjera që janë edhe ajo e kish venin e vet, apostafat e kish vegën ku m’u kapë. E shtishe, strrak e mshelshe, i kryshe masanena ato marenda, i thojshin marenda, me hangër bukë, apet tani vazhdojshmi fiskullturë. Qishit fiskullture, qishit. Nuk po di qysh me… qeshit pozite të armatimit me marrë m’u msu me përdorë armën ndaj armikut, qysh duhet me vepru, qysh duhët m’u palu n’tokë, qysh duhet me pasë armën, qysh duhet me bâ nishan, qysh duhet m’u çu, ku duhët me hi… Na shkojshmi nëpër male, nëpër… ku duhët m’u fshef’. Marrshmi tani asi, i prejshmi mallet, rrema, e i shtishmi nëpër rrypa, se i kemi pasë rrypa t’e kto, i shtishmi m’u masku, domethanë m’u masku prej armikut që mos me t’pâ kush je. Sikur me kânën mal se jo njeri, po… do të thotë, sikur me kânë mal se i marrshe ato ku ishe, qysh ishe t’e bâ ushtrimin qasi u duhke me marrë e m’u maskue që armiku mos me mujtë me t’zamaritë që ti je ushtarë, a shka je, njeri. Qesi bajshmi për cdo ditë. Ish ai plani, ai reni për çdo ditë çfarë ushtrime me bâ, çfarë ushtrime me bâ, sa me ngajt. M’u nalë, thojke, “Nalu! Përgaditu, nishan, bâne!”. Ato janë kânë tre [3] muj ditë, e kemi pasë aty shumë zor. Tani jemi dalë me nishan me çitë aty, i thojshin gagjani, dalshmi u bojshmi ren. Ish ai’farë rrethi atje, na gjujshmi aty n’rreth, ku p’e kapë. Kush osht ai ma i miri gjyetar që p’e cakton midisin aty, a n’rrethin e pare, a t’dytin, a tretin… krejt me ren aty me fishek të gjahit, jo ksi shkollorë që s’myt kërkun, po asi shka asi. Ato metet… Çka i kemi pasë ato metet, do të thotë, ato pjesë kur janë kânë të vnune, ato rrethet janë kânë të vendosne n’tokë edhe ô kânë ajo pjesa katërqysheli edhe rrethi me rrathë. po janë kanën të kthyn ka deti. Pulla osht krejt n’deti, Pulla krejt n’deti. Domethanë, fishekë çka gjujshe ato krejt râshin n’deti, e kapërcejke ato edhe râke n’deti, edhe masanena u shpërblejshin ata ma t’mirt çka ishin. U shpërblejshin, i lshojshin ka tri [3] ditë, ka ni javë me shku n’shpi. E masanena prej atyhit na kânë shpërnda. Aty ka pasë me miliâna, miliâna… krejt Kosova, krejt Jugosllavia ktynehere, se jo Kosova. Kosova kurgjo hiç, krejt Jugosllavia janë kânë qaty. Ai ô kânë shërbimi i parë i ushtrisë që u duhke me kry si fillestar, rekrut, fillestar. E kur e kryshe aty tani ata krejt ata njerzt, ata të ri, ushtri që janë kânë, krejt i shpërndajshin nëpër Jugosllavi. Pesë [5] vetë atje, dhetë [10] vetë atje nëpër krejt Jugosllaviën. Mu m’ka pas râ me shku n’Gospiq, me nifarë veni shkretinë n’Kroaci, n’mal atje. Ajo garniture shka jemi kânë pesë [5] vetë, e qati aparati qi mshojshmi për to si mitrolez kundra aeroplanëve, kundra aeroplanëve. Sërbisht s’po foli, po foli shqip, kundra aeroplanëve. Ajo i ka pasën pesë [5] ksi mjete, ksi pesë [5] pjesë, pesë [5] pjesë, secili prej neve e ka pasë ka ni pjesë, e kur u bojshmi tubë ajo u komplejtojke, edhe ardhke arma n’to, edhe m’u bâ gati me gju. Ni garniture, pesë [5], neve na çunë n’Gospiq, e aty tani masanena kemi bâ ushtrime, edhe aty kemi bâ ushtrime. Kemi pasë disiplinë të fortë, disiplinë të fortë. Me kohë me flejt, me kohë me hangër mëngjes, m’u çu m’u sjellë okolla ndërtesës, kasarne at’herna i thojshin, okolla ndërtesës ku flejshmi. Krejt veç n’maica, n’brekë, n’sabah ftoft, qysh ke tek ke ving, ving, ving m’u sjellë me shku m’i la sytë, m’i la durt, m’u pastru, m’u veshë, m’u bâ gati për me hangër bukë. Hankshe bukë, bojshe rresht, me trumpë ta-ta-ta-ta… na i msun tani ata për çka osht fjala: deri te veni yt. Secili n’ven të vet. Ish ajo vija e bardhë, u dashke me shku me bâ rresht, edhe ai dalke, qaj kryesusi shka ish, tashti nuk [më kujtohet], toger qysh i thojnë, at’here i thojshnin vodnik, qaj vodniki ardhke edhe na kqyrke. E kemi pasë berbert, k’ta për me t’i ndreqë flokt, që masi u rritën flokt me t’i ndreqë flokt. Tani m’u rru gati për çdo ditë se kur ta dhâke fjalën, “Gaditu!”, ti mâ nuk kishe aty, kishe me nejtn, ai shka t’ban, ka sillët, ka t’kqyrë, ti s’guxon me lujtë miza me t’… Hiç, hiç veç kishe me nejt qeshtu trrak, qeshtu m’u palu, gaditu krejt, edhe ni hap përpara, ai qetri rresht ni hap mrapa, e u kthejshmi. Thojke, “Kthev!”. Ata… Edhe hike ai për midis edhe na kqyrke, si t’pâke, ta preke, “Dil jashtë! Dhetë [10] minuta me ardhë k’tu i rrunë. Veç dhetë [10] minuta ma shumë s’ki afat.”. Ose t’kqyrke përmas a je i ndreqt, a i ki pullat, a shka ki. Plus n’kapuq, u duhke k’tu n’kapuq me pasë gjylpanën edhe me pej. Gjyplanën edhe me pej, gjylpana hazër edhe me pej. Pullat me bâ me tu kputë, m’i vnu pullat. Ti kqyrke pullat a i ki, a shka ki. A gjyplanën, pa ja kallxu gjyplanën me pêj ai s’kalojke: “Pokazhi”, kallzoe. Po edhe kontrollojke krejt edhe apet na qitke n’ven, “Kthenu mrapa n’të djathtë!”, n’pushim, edhe vazhdojshmi tani, apet na komandojke. Shkojshmi atje n’fusha, bojshmi ushtrime. Mas s’di sa kohe, u kallxojshe ushtarë i mirë, i ndëgjushëm, i pa fjalë, s’ke pasë probleme me asni ushtarë aty kurrë, e ke pasë zânin e mire, e ke pasë shiqimin e mire, edhe at’here të caktojshin me shkue ma tutje. Prej qasaj pesëdhet’ [50] vetve shka jemi kânë ni garniturë që u bajshmi, gjithë bashkë na qata, se ka pasë shumë qasi, domethanë qeta, tani bataljon, tani ren’ ato odelenje. Odelenje ô kon pesëmdhet’-nizet [15-20] vetë, tani ô kanën vod tridhet’-katërdhet’ [30-40] vetë, tani ô kânë bataljon krejt, a din, ren sipas madhësisë. E tani aty u zgedhke që me çu për desetar. Domethanë me shku me msu kaistil për desetar, që kur t’vinë ata ushtria tjerë, t’ri, sikur neve që na msojshmi kur shkum n’Pullë. Na ata m’i marrë e m’i msue. Aty ô kânë kurs, qysh m’i thânë bre? Kurs për desetar, me shku me msu për desetar. At’here mu Ferati… Dulën aty përpara, tha, “Dil përpara atje! Je i caktun me shku për desetar.”, thashë, “Mâ! Për desetarë s’e kam zanatin bre…”, kur tha, “Për desetarë t’kemi caktu. Ki me shkue!”. Umak, Istra… ku i râke ajo n’Itali, afër Italisë ajo, ish deti krejt, ishin do baraka, krejt rrush, krejt rrush ish, na ishin do baraka qaty, e u pamë me do shokë të Pullës që ishmi atje. Ata ishin n’Zagrep, une n’Gospiq, ai qetri atje n’Slloveni, ai qetri n’Bosnje, ai qetri n’Maqedoni. E ardhshin aty krejt. Ai ô kânë ushtrimi veç për desetarë, edhe ata nëntogerat, edhe ata udhëheqsat ma t’shtirit, edhe ma t’afti,t edhe zanin ma t’fortë, ata janë kânë për me na msu neve. Edhe u duhke për çdo ditë me dalën, edhe njoni prej neve që ishmi tridhet’ [30], për çdo ditë ai nejke atje edhe thojke, “Dil komando, komandojë k’ta!”. Ti dalshe aty përpara, s’mujshe nî herë, piskatshe ma fort, apet edhe nî herë sa mujshe ma fort. Domethanë u duhke me msu me komandu kur të vinë ata të ritë aty, veç për desetarë msojshmi. Po po t’kallxoj drejt, me gjash’dhet’ e tre [63] kilogram janë shku ushtarë, gjash’dhet’ e tre [63] kilogram n’Pullë.

BG: Sa vjet?

IF: Po tashti pesëdhet’ e teta [58] po osht nizet [20] vjet, nizet’nizet e ni [20, 21], pesëdhet’ e tetë [58] edhe tridhet’ e shtatë [37] po bajnë nizet-nizet e ni [20,21] qashtu. Fuqia ma e fortë, ma e… që s’mujshe me ditë çka osht lodhja, çka osht lodhja, çka jom tu bâ, a jom tu çu ran’, a shka ô ransi, i kish tridhet’ [30] killa m’i çu k’tu, po s’mujshe me me marrë me men ato shka jam tu bâ se mosha, rinia t’fshike. 

BG: Edhe a ke shtu kilogram atje?

IF: Po. Tani, masanena… Se kesh tu t’kallxu, shkova… tedhet’ e pesë [85] kille, tedhet’ e pesë [85] kilogram u bâna. Kur ni natë, kur erdh qaj kryeshefi jem, Ferati, thashë… Ja, bâba k’tu e ka pas shtie do dokumenta që i kam une djalin, qat djalin e madh e pata lanë k’tu të vogël, e pata lanë tri [3] vjet, edhe bâbën e kam të smutë… I ka pas ndreqë bâba dokumentat me rrena, me… qysh mujke që mu me m’lshue para kohe. Se une nizet e katër [24] muj e pesë [5] ditë kom nejt ushtarë, po me m’lshue non’ [9] muj, si mirëmbajtës i familjes. Kur m’thirri thashë, ha zaher qajo puna e me shku n’shpi. Tha, “Përgaditu, nesër n’ora qekaq qekaq e ki anijen me shku n’Zadër. Prej Zadrit ki me hecën nëpër Zagreb, selska cesta, numër qekaq. A je…”, tha. At’here nuk thojshin nallban, po kivaq ose kovaq? Po… Zagreb, “Drejt atje”, tha. Atje me m’çu te zanati. U largova prej atij, atij kijameti aty, me m’msu për desetar. U largova. Zot, edhe çka u bâ… prej tedhet’ e pesë [85] apet n’gjash’dhet’ e tre [63] killa. Qato ditë për desetar rash krejt poshtë, s’kishe ti, njerst ujë, u duhke me bo çmos m’u msue prej atyne të shtirve ma t’shtirve, çka na bojshin mosvet.

BG: E çka ju bojshin?

IF: Me ushtru shumë, me bo ushtrime, qeshit ushtrime, qeshit… ksi mendime m’i majtë men ato komandimet, m’i bâ me ren, edhe me zâ të lartë, edhe me nejt… edhe jo me nejt sikur që rri ushtari, po me nejt sikur që rri udhëheqsi, me marrë atë pozitën me dalë me msu ushtarin qysh merret pozita. Qysh m’i thânë tash… at’here mirrno, tash qysh po thojnë drejtov, at’here kur t’thojke mirrno mâ s’ka. Edhe të qitke përpara, ai dalke përpara, thojke, “Qysh mirret stav?”, at’here thojshin me thanën ajo qysh mirret, qaj’farë udhëzimi, a qysh duhët m’i thanë, qysh duhët me nejt mirrno, kâmt qysh duhët m’i pasë, durt qysh duhët m’i pasë, kryt qysh duhët me pasë, sa duhët me kânë përpara, kryet qysh duhët me pasë… Ta lakojke, ta shtramojke. Qeshtu osht. Qeky osht. Edhe pata râ zajft, pata râ zajf shumë. Tana masanena n’Zagreb, sefâja Zotit. E kisha qinin razvodnik. Kur janë bâ ata shokt e m’i desetarë, i kânë bâ ato vendimet, ajo m’erdh edhe mu m’erdh n’Zagreb, desetar natën, veç ni rryp qëtu. Mas gjysës së natës rujsha kanihere, po ô kânë puna me kuaj me msu, me msu me mathën, me kuaj, me hekra të nxehtë, me nxe… I kemi pasë ata kapetânat e mdhaj që janë kânë kovâq, nallbanë të fortë të ushtrisë. Ata na msojshin, domethanë ren prej krys, e prej shpatllave, e prej barkut… krejt ren me ja msu pjest e kalit, krejt. E qitshmi kalin përpara edhe msojshmi veç për kuaj, edhe me shku aty praktikisht me punu.

BG: A ish ma ndryshe prej k’tu që e ke marrë praktikën?

IF: Krejt ma ndryshe. K’tu na jemi msu me punu. Jemi kon msue si nallban me punue në të thatë, atje u duhke me nxe qat patkonin, e me kapë me dy [2] mâsha, i shtishin n’këtë bir, e n’këtë bir, e ja qitshin kalit. Nihere kalit ja dhênshe, po ja qitshe vvvvzhhhh, pap ai e bajke venin, jo shumë po veç pak e bojke venin, tani e hekshe, e ftofshe atë patkonin, edhe kur e qitshe n’ven ajo flejke trraaak, edhe ja ngjitshe ni thum knej, dy [2] thuma, katër [4] thuma knej, katër [4] knej, edhe u kry. A k’tu jo, k’tu na e dhenshmi me satër, e e dlirshmi edhe midisin me nifarë qetri, edhe e ndreqshmi, tani edhe me limë ja bajshmi, edhe e marrshmi nâllqin ja qitshmi pap, pup, pap, pup, tani a po tarakatët, a s’po tarakatët, a po rrin rrafsh, a osht shumë e gatë, a osht shumë e shkurtë, a osht shumë e gjanë, a mos me ja lonë shumë gjânë m’u fërku nërmje veti, u duhke.  Atje tani, masanena unë aty e dhashë provimin për marak, për marak e dhashë provimin, po m’çunë apet n’Gospiq. E masanena mas Gospiqit, aty shtâllat e krejt Jugosllaviës të kuajve, kur hishe mrena ka tre-katërqin’ [300-400] metra n’t’shmajtë e n’t’djathtë veç kuaj, veç kuaj. Veterinari, secili kali emrin kur e ka marrë, vaksinat… edhe secilit kali u duhke ka një ushtarë. Kali… Ish aty ka ni ushtarë, na ishim qëtu, ai koridori i madh, edhe ai komandojke, “N’anën e majtë te kali!, trap u kthejshe, “Slevis stranje od konja”, trrak u kthejshe, “Qisti vrat”, domethanë pastroje qafën. N’koridor, në ‘hodnik’, i kishe ti aty ato aletët, atë fërrqën, edhe ato që e grryn, edhe thojke, “Shkune, shkuni ato aletët”, edhe u ungjshmi krejt aty n’atë vijën trap. Njoni me bo prej krejtve me bo me hupë atë kontaktin, mos me bâ krejt përnihere thojke, “Leje, edhe nî here!’, “Qisti pribor”, rrak, rrak, rrak, “Apet!”, “Sleve stranje”, arkin, kofshën e mramë apet n’anën e djathtë, qafën, barkun, kofshën e mramë, edhe me pastru. M’i pastru, mëngjes për mëngjes m’i pastru kuajt se at’here s’ka pasë kerre m’i bajtë armatimin.

BG: A ishin shumë kuaj?

IF: Po po t’kallxoj, dy-treqin’ [200-300] metra afër, ardhshin shtadhet’-pesëdhet’ [70-50] kuaj, jo ma shumë. Niqin’ e pesëdhet’ [150] kuaj me ni anë, niqin’ e pesëdhetë [150] me ni anë. Masanej dalshmi na me ta i ngjitshmi, i shtishmi ato’farë qafat k’tu, e i përgaditshmi, i limojshmi, i ndreqshmi, i qitshmi, i bâjshmi ren ato kolicat e armatimit. Topin përmas, ato i bâjshmi ktynehere, s’ka pasën kerre, topat me kuaj. Topat n’kerr edhe bacâqat ma t’vogël. Bacâqat janë kânë ma t’vogël, edhe topat janë kânë. Ushtritë që kanë msu për bacâqa i kanë majtë bacâqat, ata që kanë msu për topa i kanë majtë topat. Domethanën ka pasën shërbime simas armatimit. Për pushkë, për pushkë shka ke msu qato e ke kry atje. Dalshmi n’fushë atje edhe ja msojshmi pjest secilit armatim që e ke pasë ti aty. Tani na shtike ka njo ka njo, “Hajt dilni kallxoni k’tu qysh ô kjo, qysh ô kjo…”.

BG: E pse ju kânë msu juve për armatim kur ju jeni kânë me kuaj?

IF: Kuajt i majshin veç m’i bajtë, m’i ngrehë, me naj çu deri te ai veni aty. Kuajt na vyshin m’i bajtë m’i çu deri te ai veni ose ku po t’vynë kalin me shti aty nërmjet bigave, aty nërmjet bigave venin e ka pasë, edhe me to me shkue, përdore kalin, ai i ngrehke ato.

BG: Ju i keni përcjellë a?

IF: Po. Krejt ren, ren… k’tu e në…me kilometra tu shku me shku me ushtru me ta, m’i msu pjest e ati armatimi, qysh mushët me armatim, qysh shprazët me armatim, shka ndikon, shka, sa kilometra, sa metra munët me gju, n’sa kilometra pjerrtësi, sa kilometra drejtë… krejt ato u duhke. I msojshmi. Tani masanena e kom pasë… ma kallaj e kom pasën punën. Tani apet masi erdha n’Gospiq m’çunë n’terren, n’Zadër e kom pasën, n’Zadër. Zadër jam kânë. Shtat’-tet’ [7-8] muj jam kânë n’Zadër. E kom pasë ni kapetan, kemi pasë ushtrime… Ushtarë edhe me kuaj me samara, edhe ni kali ô kânë për atë udhëheqsin, poruzhnikë i thojshin, poruzhnikë, toger a nëntoger, qysh i thojnë tash nuk e di. Ai u duhke me ja bâ gati. E kish njerin, ushtarin, që ja bajke gati ati nëntogerit me atë shalën, me pastrim, me krejt. A une isha si nallban, po une u duhke mu kontrollu krejt qat terrenin shka ish, ma s’pari Obrovac, Penkovac, Obrovac, Uman, Pag, Rrab, Kërrk, Shibenik, krejt kto i kom pasën ushtart nëpër qëto’farë. I qitshin nëpër do kodra, do sheja me kryq bajshin, me samâra me do ngjyra te bardha i lypshin, e une tash u duhke m’i vizitue me datë. E kisha at’farë fletoren edhe umag i kisha tre [3] kuaj me… Kur ardhke dita une u duhke me shku aty. Hipsha n’anije. E kom pasë atë lejen e udhtimit, m’shkrujke aty për krejt ku kom pasë kuaj, krejt ato i kom pasë të shkrune, edhe deri sa u murrëm vesh aty n’Kapij, se aty n’Kapij ô konë… pa pasë leje s’un dalshe. Ma u msun me mue, shkojsha deri te… E kisha nifarë korpe qështu të madhe, pak ma shkurt, po ô kânën e rrypit, i kisha haletet krejt n’to, me çekiç, me salltra, me krejt n’to i kisha. E qitsha n’qafë, drejt e n’anije taaaaat pçu. Veç shkojke u palojke te ai veni kërrk ose ku kisha me shku n’Shibenik, a ku kisha me shku, zhdrypsha, shkojsha qaty te ata, kish shqiptarë, kish shqiptarë e u gzojshin kur m’pâshin. E ja’v heksha ato nâllqet, t’përparshmet. A nâllqet edhe thumat i kânë pasë ushtart me veti, secili për kali të vet. A une veç aletet, ata i kanë pasë me numra, ata m’i dhashin, e krysha rrap, rrap, rrap. Krejtve ja’u krysha punën, drejtë e n’anije shkojsha tjetër kun, apet n’tjetër ven. A n’Zadër kom pasë aty atë venin ku u duhke me ardhë, me shku me flejt, e me nejt aty n’Zadër. Kejt me anije, kejt me anije e kom pasë. Jam ardhë edhe n’shpi, shpesh jam ardhë n’shpi. N’shpi jam ardhë shumë shpesh se kur e krysha… E kom pasë edhe ni slloven, ô kânë nallban, ai s’kish pas ditë me msu n’të thatë, me punu n’të thatë, po veç me të nxehtë, e tani ni kalit ja pat shti thumin keq n’mish, ai tani, kali, met, tani ato e hekën e une meta. E tani mu m’dojshin shumë ata kapetânat se une k’tu isha msu me punu n’teren. Ai n’teren… Unë isha aty, s’kisha vakt une aty m’u msu me punu kshtu me zjarm, po veç me dorë. Si i kapërcejsha tre-katër [3-4] vena kisha afat për ata tjert nja pesëmdhet’ [15] ditë, “Ferat, hajt shko n’shpi.”. Ardhsha. Kom pas ardhë njo pesë-gjasht’ [5-6] herë te shpija.

BG: Qysh të pritshin k’tu?

IF: Vallahi, qysh me t’thanë… Tash bâba, nâna, jam kânë… ma i vjetri jam kânë. Tani e kisha fmijën, tani e kisha shoqën e re, e ardhsha. Sa u gzojshin kur ardhsha qaq u idhnojshin kur dalsha. Ai… shkojshin ditë. Ni [1] javë ditë ma shumë s’um dhashin. Ardhsha nejsha, shkojsha. Atje shoqninë e kom pasë të mire, u msum me ata. Me kapetânin flejshmi bashkë sikur me kânë thmi i tina. Pllus masi e kom kry ô ardhë te shpija m’ka vizitue, te shpija u ardhë m’ka vizitue. M’ka lypë nëpër Shtime, m’ka lypë, “Ferati, Ferati”. Ismet Kovaq, “Ferati Ismet”. E ka kapë bash ai ustahi jem i ka thanë, “Hajt, po t’çoj te shpija.”. E ô ardhë te shpija. E kemi pasë ni shpi qatje, s’kemi pasë ku me hi. Nuk ke pasë ku me hi. Me do shilte të kqija, me do… s’ke pasë. Mere me men’… s’ke pasë. Ka ardhë ai, e ô ungj, e m’ka përshëndetë. Bâba i dul përpara, “Ooo…”, i folke sërbisht. Tha, “Qeky djali yt neve na ka nimu shumë atje, ô kallxu si ushtar i mirë, e po na vynë. Tash k’tu nëpër terren, nëpër Kosovë jemi. E me marrë si civil. Ne t’vjen n’e t’punon, e pagujm.”. Bâba tha, “Jo valla, s’muj se e kam grun e smutë e po m’vynë dikush te shpija tash. Djalin s’muj me ta dhanën.”. E s’um lshoi bâba me shkue. E tani masanena tha, “Bir, a e din shka ban?”, “He”, tha, “Nallbanllakin leje kejt.”. Tash me hi maqinat nëpër toka me traktora, po shkum me msu për bujqsi, edhe punuam [me] bujqsi. Shkova tani masanej njo gjashtë [6] muj n’Prishtinë. Msova biologjinë, e qysh mjellet, e me punu me maqia, me kombâja, me krejt. Tani erdhëm k’tu n’Shtime. Dhetë [10] vjet kom punu n’bujqsi. I pari kombajë që ka ardhë, une e kom kapë n’dorë. Me kombajë në bujqsi dhetë [10] vjet.

BG: E n’Prishtinë qysh ô kanë?

IF: N’Prishtinë kemi flejt. Atje ka t’shkojsh për Fushë Kosovë, te bujsia është nifarë, qysh me thanë, qysh thirret… fabrika e tekstilit osht qaty. E qaty ô kânë, qaty kemi msu na. Qaty kemi flejt edhe qaty kemi msu gjashtë [6] muj ditë. I kemi marrë kualifikimin, e kemi dhanë provimin për traktor. At’here ô kânë kategoria ef me F veç, F, veç për traktor. E tani jemi ardhë edhe i kemi kry punt secili nëpër atë bashkësinë e vetë ku e ka pasë n’Kosovë. Do janë kânë të Lipjanit, do janë kânë të Kaçanikit, na jem kânë të Shtimës. Janë ardhë traktorat prej fabrikës, dhetë [10] copa erdhën, e murrëm krejt ka njo. Mâ n’tokë nuk guxojke kush me shti kali as kije, me punu ô kânë e ndalune rreptsisht. U duhke me shku me ja livrue arën me traktor, se ajo e livrojke plitk, me kuaj e me kije. Me traktor, me thanë, agro kjo ô kânë… ma rendimentët me kânë ma t’mdhaja. Domethanë n’ven që me ti qitë pesëqin’ [500] killa, niqin’ [100] killa, me t’i qitë katërmi’ [4000] killa hekteri. Jo, edhe... Na punojshmi parcelat e vogla, ai nejke me farë aty te kryt e arës, e pruke farën, e blejke i zoti arës. Na me maqinë u duhke me shku me ja mjellë, me ja livru, me ja mjellë, me ja bâ gati, edhe kur ardhke me kombaj mâ, kijet edhe kuajt. U kry.

BG: E nëse e ka marrë najkush me kali?

IF: Kërkush. Kërkush. Ja, ja. Aj, ka hi dikush-dikush. Shkojshin do’farë qyshe ku s’mujshin me hi, traktorat e kombâjat dikun-dikun ku s’mujshin me hi, s’mujshe me hi, badihâva. Reka e qeshit, baltë, e qeshit. S’mujshmi na me hi. Tani punojshin, dikush-dikush punojke, ama ô kânë e ndalune. Kom punu me kombâja, kom punu shumë.

BG: E qysh e pritshin njerzt e tjerë kur t’pâshin me kombâja?

IF: Njerzit… vallahi, po t’kallxoj drejt. Une kom punu shumë, shumë kom punu. Shumë mirë kom punu. Kur jom hi n’arë me livru ose me kry punë qera, une jom hi sikur për veti. Sikur për veti. Edhe ata m’kanë lexue. Edhe na e kemi pasë shefin të parkit n’Shtime, kur ardhshin ata n’sabah, u mushke plot. Ô kânë ni Bugulubi, “Ô Bugulubi, allahile Ismetin be!”, “Po ka me shky be Ismetin?”. Ai Bugulubi marrke pare prej dikuj-dikuj, “Qe qeto pare. Allahile, Ismetin ma çon.”. M’thirrke ai, “Shko n’filan ven’.”. Edhe mere me men’ ti, jo me punu shtat’ [7] orë, tetë [8] orë, po rezervari i naftit plot pesëdhet’-gjashtëdhet’ [50,60] killa naftë, plus me veti kântat e naftit m’i marrë. I kish s’di sa hekterë tokë deri sa e kryshe, gjithë natën e gjithë ditën u duhke me nejt atje, pluhën kijamet. Buka vjerrë atje n’çantë, e marsha prej shpie. N’pluhun, durt krejt me naftë, u prishke dishka, qi vallahi gjâ s’na gjetë. U ungjshmi pishmi qaty çka ka qillue, n’pluhun, mosvet. At’here kabina nuk kânë pasë kombâjat. Po, kom punu mirë. Kom punu ma s’shumti. Sa kanë punu tre [3] kombâja qerë unë kom punu vet. N’i paqin korrë ata katër [4] hekterë, unë i kom korrë nimdhet’ [11] e dymdhet’ [12] hekterë i kom korrë. Edhe defektet ma t’vogla edhe venet ma t’largta m’ka çue ky drejtori i zadrugës i koperativës, m’ka çu ma s’largti se i bojsha defektet ma t’vogla, se disha me përdorë. Edhe po t’kallxoj drejtë, m’dojshin. Secili nejke te ara vet, “Ô allahile, allahile”, “Ô hajt be se qe, hajt be se qe…”. E u duhke me shkue ren, ren... Kur t’dalsh k’tu u duhke mos me ja shkarravit’, me ja shkelë, po me shku pak te mas e te para, e me ja bo venin e kombâjit, edhe m’u dredhë, e m’u qdredhë aty, jo me ja palavit’ se ai ni vjet e pritke qat yshim. Jo me ja rrxu, e me ja shkelë, e me ja rrxu, me ja shkunë grunin aty n’arë, me ja shkunë. Po punojsha punën mirë, masanena halâ pa ardhë koha m’u korrë k’tu shkojshmi ka Suhareka atje korrshmi. Korrshmi atje nja dy [2] javë, tri [3] javë… deri sa u bojke k’tu, se atje piqet ma herët. Tani ardhshmi k’tu, edhe k’tu i hishmi rram-bam, rram-bam, rram-bam, rram-bam, rram-bam… Ton ditën e gatë n’to, do grun, e me asi uthë, i thojshin, si pluhun i zi. Valla bilah, s’e di qysh. Bile ata janë kânë do serbë, masi u kry lâma që i shtishmi, i përkiratshmi kombâjat, a di sa gzimi u bojke. Plus nëpër ara m’i stërrpikën ato, m’i mjellë grunat, e m’i stërrpikën jam kânë. Qatje u patëm bâ n’kombinat me malzeqarë, u banëm krejt tubë. Kur u ardhë drejtori i koperativës n’ara… Atje u duhke me pshtjellë me najllan kryet se kur u kthejshe t’ardhke ai pluni, helmi t’râke n’ftyrë, s’e di qysh me thanën, erdh, nafaka jeme, tha, “Ô Ismet, veç pak”, “He, çka ka ô drejtor?”, tha, “Leje traktorin hajde hin n’kerr, kem’ me shku tash me vozitë filan drejtorin.”. Thashë… mu dhimke edhe traktori, shumë kum pas punu me to. Tani n’shtadhetën [70], dhet’ [10] vjet bujqsi, masanena kum punu kum vozitë ni drejtor t’tregties njo pesë [5] vjet. S’kum lanë ven’ kun pa shku. Nëpër Sajama, nëpër Vojvodinë, Përmill, n’Opicajam të Zagrebit… shkojshmi nejshmi ka ni javë ditë. Me hangër, me pi, me flejt… punë sa dush, po punë të nershme, punë të mirë. Sikur prindt e mi e kom ndëgju edhe drejtorin. E kum pritë mirë, ja kom çelë derën, ja kom majtë kerrin pastër, edhe nuk kemi pasë telashe kërkun. Kerre nashti ka pasë pak ma pak. Jo po, shumë ma pak ka pasën, po telashe kunra ka qenë, nuk kum pasë kurrë. Nuk kum pasë kurrë telashe, najsen jo, Vallahi, ka flejt drejtori. Vallahi, kur jam nalë te semaforat, e kur jam nalë mas kerrev, s’un e ka marrë vesh bile ku jam, a diçka, kurrë s’e kum luhatë. Gjithë e kum kqyrën kur e kum prekën atë koshnicën, qysh p’i thojnë ksaj, e kum prekë kadale, s’un e ka marrë vesh. Jo asi, po kadale, si në ujë trap. Edhe mirë kum kalu me tâ, ni kohë, tani masanena erdhën do kamijâna. Ardhshin t’ri prej zastâvës, shkojshin i marrshin. Tha, “Me shku me marr njo.”, shkova e morra. Tani jam dalë me kamijâna kum punue. I kemi pasë niqin’ e gjash’dhet’ e pesë [165] shitore. Kum shkepë mall nëpër shitore.

BG: Çfarë malli?

IF: Mall të tregtiës. Depojet i kishmi. I kishmi niqin’ e gjash’dhet’ e pesë [165] shitore, po kishmi edhe depon e madhe. Krejt ato shitore çka kishin mall, na e kishmi depon. Secili shitës ardhke e bojke kërkesën, edhe unë e avytsha kamijânin ngat depos, ai shitësi ardhke i qitke përmas. Ja çojsha në dugajë edhe u kthejsha apet te ai qetri, te ai qetri… për çdo ditë qaty. Po mas ni kohe u ndrru ai drejtori, e me kamijon… E qitën, e qitën. Qikjo kâma dishka m’dhimke, bajagi shumë m’dhimke kâma. Shkova n’Prishtinë, ai ortopedi tha, ni serb, tha, “Duhët me shku m’i kqyrë qysh i ki k’ta damart.”. Ô kânën shiptar, qysh e ka emrin… Shkova me atë motrën teme, tha, “Jo, mirë e kie.”. Kur shkova i kallxova atij, tha, “Ja, duhet me shku me inqizu mjedisin.”. Shkova me inqizue këtë kurrizin. Tha, “Nervi i kâmës ka nisë me tu likshtu. E ki prej nervit. N’e lafsh shka je tu vozitë”, qështu, qështu, “N’e lafsh, pshtove. Mos e lafsh…” tha. Une marrsha rrugë t’gata, marrsha rrugë t’gata si me drejtorin si me kamijon. Tu bajtë televizora, tu bajtë termo prej Kralevës, prej Nishit… Pej vallah, edhe asni shofer nuk guxojke çka jemi kânë na me shkue n’rrugë të gata, veç une. N’Shkup për çdo ditë me shitsa tu shkue. At’here s’ka pasë granicë. Shkojshmi përkiratshmi, për çdo ditë ka ni shitës me veti. Ai shkojke n’depo marrke, e mushke aty bum, bum, bum… Nuk dishin me hi n’qytet. S’kishin dalë kurrë, veç nëpër… me traktor. Edhe ni traktor e kemi pasë, edhe ni kamijon t’vogël qetër, se e kemi pasë… se ligsht jemi kânë fort. Edhe i thashë atij mjekut, “Kama po, po une jam tu vozitë.”. Tha, “Ti n’qoftse do me pshtu kamën duhet me lanë vollânin.”, “Ani”, thashë, “shkruma aty që qysh me thanën që osht e domosdoshme me ja ndrru venin e punës.”, tha. Hina te drejtori t’nesrit, i thashë qështu, qështu. Tha, “Po a?”, e thirri njo tjetër, ni shofer. Puntor e kom pasë. Ai ngarkojke, shkarkojke. “Jepja çelsat!”, e m’u dhimt kerri se punojsha me kerr. I krysha edhe punt e shpisë, qitsha dishka n’kerr, n’kamijon. Kur ardhsha k’tu n’Shtime, ni shitore e kemi pasë krejt k’tu n’katunet e Shtimes e kemi pasë. Kemi pasë vetëshërbime n’Shtime, e jam shërby me ta, po t’kallxoj drejtë. Po e kum shërby edhe drejtorin, se ai drejtori kur ma ka dhanë mu kamijânin tha, “Ô Ismet, ti dil e shko”, se edhe punt e mia kaniherë m’i kry me kamijon, edhe për veti, tha, “po atë njerin, atë shoferin qi vjen te une k’tu me vozitë kerrin e vogël”, tha, “e kom n’dorë. A ti kamijânin s’un ja jep gjithkujna me keqpërdorë.”. E me kamijan mirë, po erdh puna me lanë. Erdh puna me lanë. E shtini qat… e kish edhe ai qat’farë lejen m’i grahë. Ja dha qelsat, çka me bâ! Tha, “Ti munësh me nejt qëtu n’venin e ktyne shitësav’ që vinë. Merre ni letër, qaj që t’vjen n’sabah, me ren i ban.”. S’kishe kurgjo punë, krejt pak. Dikur u çel ky, e marun kët’ ku ô Eli-abi, qët’farë objektin e marun vetshërbim t’madh, at’here Millan Zeqari. At’here m’çunë poshtë me ni [1] zyre, ma… ka ni [1] kacë edhe ishin ato sektorët aty, vishin paret. Sabah për sabah unë i marrsha ato pare i çojsha n’bankë n’emër të tregtisë. Dikur… Njo s’di sa vjet aty, dikur do serbë ja nisën pak me na shkelë, “Duhët me nënshkru qëtu. Secili ka njo merrne me veti, lexone.”, edhe n’sabah e prushe të nënshkrune n’sindikatë të Serbies, “Rrini n’punë. Nuk e nënshkruni mâ n’punë s’keni çka me lypë.”. Na shqiptart s’i çumë, s’i nënshkrum asnjo, tani na largun prej pune krejt. S’kishmi shka me punu, nafâka. Une dola… Pata dalë n’pension. Vyshin edhe njo dy [2], edhe njo dy [2] vjet… tridhet e tre [33] i kisha edhe dy [2] m’i bo tridhet e pesë [35], ish ligji at’here m’u pagu. I pagujta nodhet’ e gjashtë [96], i pagujta edhe dy [2] vjet, edhe dola n’pension. Masanena, bashkësia shka jemi kânë bashkë na n’qat shpijën qatje te bâba Sylë, m’u da. E marum qat shpijën ma s’pari, tani ata krejt vllaznia, katër [4] vllaznia. Tani masnana ni [1] mik qëtu n’Godanc e pat ble ni kombâjë. Tani vjet për vjet shkojsha e marrsha pushimin prej qëti drejtorit, ma dhake pushimin kur m’vyke mu, qat ditë. Shkojsha me kombâjë e ai m’pagujke mirë. Tani ma s’pari e kum pas shti ujin n’shpi, tjetrin vjet tani e pata ly, se kur jemi dalë… Veç ka ni sobë e kemi pasë n’atë shpijën qatje, veç ka ni sobë, bâba kur na ka dâ, se kemi pasë fukarallak. I marum shpijat po s’kish mundsi me na’j lye, me na’j… me na’j ngjitë dritaret e dyrt s’kish mundsi. Veç ka ni dhomë. Tani masanena n’tjetrin vjet me lye, me ndreqë, e me qesi sene. Tani masanena kemi punu punë private.

BG: E a t’kujtohet kur vike Tita?

IF: Kur vike Tita u bojke organizim i zakonshëm, shumë organizim… edhe nëpër shkolla, edhe nëpër vene të punës. Kur ardhke Tita krejt u duhke m’u çu edhe m’i pastru rrugt, m’i pastrue rrugt, edhe krejt muret m’i lye me gëlqere, si n’sipërmarrje, si n’Shtime, si… kah kish me kalu ai krejt u duhke me grry rrugën, lloçin, senet me ly, me lâ, me nreqë, “Po vjen Tita!”. Na kemi pasën, Shtimja, qëtu te Gracka osht, i thojshmi vorri i Partizanit, qaty te Gracka, deri te Gracka e kemi pasë na. Anej Lipjani me prekolica traktorave, se s’kemi pasë at’here, tjetër sen s’ka pasë, traktor. Po prekolica u mushke plot rini, edhe si ja nisshmi prej atij, prej Grackës, aty ku ish me Lipjan që u dajshmi na, knej n’këtë anë n’çdo niqin’ [100] metra ka tre [3] vetë, ka tre [3] vetë, zbritshin tre [3] vetë, zbritshin tre [3] vetë… krejt, tekterti n’Shtime. N’atë anë ka Prizreni, ka Ferizaji, krejt janë kânë ka tre [3] vetë t’parkirat, kur ardhke stafeta na e përcjellshmi. Ata na’j dhashin neve, na atyne treve tjerë, atyne tre [3] vetve tjerë. Kur ô kânë nizet e pesë [25] maji, ô kânë ditëlindja e shokut Tito, e përcjellshmi secili ka tre [3] vetë. E tani, masanej prekolica me traktor i mledhke ata gjin’ ku i ka lanë, krejt ata apet ka tre [3] m’i mledhë krejt. E u majke… Bina k’tu e dalke n’foltore aty, jo Tita, po folshin k’ta kryetart e sindikatave, do që janë kânë pak… të katuneve që janë kânë pak që i kemi pasë njerz ma t’aftë, që janë kânë me do pozita. [Ndërhyrje]

Aty u bojke kallaballak i madh. Ô kanën shumë dashni e madhe, qysh me thanë, nifarë dashnie e jashtëzakonshme: Tita po vjen. Organizim i hatashëm. Organizim mâ… me polici me krejt. Nxansat mâââ… ô Zot krejt ren me flamur n’dorë, krejt me flamur me ni dru, krejt ren, ren, ren, ren… krejt, krejt. Kur kapërcejke, e ka pasë ni kerr me përmas shplutë, veç bajke qështu, me Jovankën, me grun e vet, veç bajke qështu [me dorë]. Tap, tap, tap (duartrokitje), “Tito, Tito, Tito, Tito…”, krejt, krejt, “Tito, Tito, Tito…”. Ai veç keshke, veç bajke me dorë. Çfarë pritje, kuku.

BG: Krejt dilshi ju a?

IF: Krejt! Me t’mdhaj, e me t’vogël, me gra, e me burra, e me krejt. Krejt: Tita po vjen! Njeri ô kânë ai, po s’ka pasë skame, s’ka pasë. Kërkon s’e ka lanë me pasë skame kërkush. Social. Rrogë ka marrë. Rrogën e ke marrë, ke majtë familje. Une i kom shkollu edhe fmin’, edhe fmin’ i kom shkollu, fmin’ i kom shkollu me qat rrogë. 

BG: Për qata e kini dasht a?

IF: Kqyre, thashë, na shka jemi kânë ni gjeneratë at’here, edhe s’kemi pasë shka me punu. Dikur u çel puna, asni njeri pa punë s’ka pasë, e t’familjës që me thanë, “Ja valla, ti e ki njo t’familjes e nuk ban.”, krejt, pa marrë parasysh, n’punë. Fabrika e vojit n’Ferizaj, ô kânë kombinati “Millan Zeqar”, fabrika e vojit, vojsia, kikiriki, pllantazha, pemt, krejt tash që i kanë marrë i kanë shitë, i kanë bâ mosvet. Plot molla aty, s’mujshe m’i bajtë me vagona çfarë molla. Krejt… Ô thirrë kombinati “Millan Zeqar”. Ô kânë ajo kur shkojshmi n’punë n’sabah k’tu autobusat plot, s’i zashe, n’derë nejshmi. Tekterti n’Ferizaj n’dyrë, s’mujshmi me hi mrena prej kallaballakit. Se mâ n’këtë anë deri k’tu ngat n’Koshare, krejt n’derë ardhshmi prej shpie. N’këtë anë as prruga, as udht… nuk i zâshin gjinën kur dalke kombinati. Fabrika e gypave kur dalke edhe e ules që janë qaty ngat, kombinati i drunit, ngat e pegllave, e kur dalshin kto fabrikat s’kishe bre, si mizat që… uuu, si bletë, u shtyshin tu hi n’autobus. S’i zâke, u niske aj. Tekterti shkojke dikun, tej sa u rahatojke, n’derë nejshin gjinja. S’kishin qysh me hi mrena, n’kamë me nejt puna u kanë. Tash mâ shkun u shitën, e u përshiten, e metën gjinja pa punë. Fabrika vojit u privatize, e murrën. Filani tash u shku aty, s’ki ku hin. Tregtia jonë ô kânë… qaty ngat ish rrxu tash ajo ndërtesa krejt. Fabrika e gypave u privatizue, ka marrë ko ka dashtë, ko s’ka dasht... Kombinati i drunit krejt u rrafshu, marun ndërtesa edhe Viva. Krejt Viva (supermarket) edhe ksi ndërtesa të mdhaja. Çfarë kombinati ô kânë kombinati i drunit! Fabrika e pegllave s’gjinët kërkun hiç. S’ka kurgjo hiç.

BG: Kanë dalë mjete të mira, t’forta, atëherë?

IF: Pooo. Çfarë zejtini u bojke at’here…! Çfarë, çfarë… Pî lulav t’dillit. Kerret i dhake, ju dhake pare plus ata që p’e kultivojnë lulën e dillit, krejt fusha lula t’dillit, krejt fusha. U çojshin njerzit herët, para sabâhit, me zanë renin me traktora, me kual, me kije, me kual, me traktorë. Reni… sa k’tu afër dy-tri [2-3] kilometra reni: m’u bâ reni, me hi m’u matë lula t’dillit, e m’u shprazë n’magacin’. Lula t’dillit tu mjellë, lula t’dillit se ja pagujke, dhake pare. Po çfarë lule, çfarë, çfarë… e bojke çfarë vaji! U lypke. Ushtria s’ka marrë tjetër kun margarinë, veç prej Ferizajit. Krejt ushtria, veç Ferizaji e ka furnizue edhe me vaj, edhe me asi, veç Ferizaji. Margarini e kto sene, krejt Ferizaji. Çfarë fabrike! Sa t’ri, sa lula e dillit u mjellke, sa lula e dilli, po i pagujke. Ju dhake vullnet. Ai qi e pruke atë ditë, marrke pare t’trasha. Po kish vullnet me shkue me punu. 

BG: Edhe s’ka pasë varfni te Tita?

IF: Jo. Kurrë hiç, se punojshin krejt. Krejt bre, krejt kanë pasë pare si bujki. Sipërmarrje sa dush, qishit, shkojshe hishe n’punë, veç a po don punë.

BG: E gratë?

IF: Ka pasë edhe prej grave qi kânë punu, po janë kânë të rralla. Do medicinë ka pasë k’tu, nëpër ambullanta ka pasën. Ô kânë… Ni çikë e mixhës ô kânë aty n’Nishë, ka pas shku, ka pas msu, k’tu ô kânë ajo shqiptare, at’here moti. Pak ka pasë femna, po nisën m’u shkollu shqiptart, nisën femnat m’u shkollu. Serbt e kishin n’zyre aty, kur hishin n’zyre u duhke me thanë, dober dan, dobro jutro, kur hishe mrena me lypë ni dokument a dishka. Kur u shkollun shqiptart e e zunën do vena të punës aty, mâ dobro jutro s’kish: mirëmëngjes, mirëdita. Shkijet u ftofën se shqiptaria e madhe, shkijet eee… Ja nisën shqiptart m’i hapë kraht, s’kishin ata mâ se u shkollun, u shkollun. Shqiptart u shkollun, hinën edhe femnat, hinën edhe mashkujt. Rinia e kapi përpara zyret, e nëpër organizata të punës, nëpër ksi bashkësi lokale… s’kishe ti. E panë, e panë, e panë serbt sa ô sahati. Ju dul. Veç qëta policia t’zashin edhe t’malltretojshin, t’malltretojshin policia, t’kqyrshin, t’hallakatshin, u duhke m’i dhanë dishka për me t’lshue. Kum punue deri n’kohnat e fundit shumë. N’dymi’ e tretën [2003] jam shkue n’Haxh, qe pesëmdhet’ [15] vjet që e kom vizitue venin e shejtë. Atje edhe kum punue me qat djalin e madh. Dy [2] që t’i kallxova përpara, edhe ata u detyrun me shku. Nam nafaka, ni motër e kanë pasë atje, i thirri. Ja dul, dul, dul… qysh dulën, metën veç dy [2] vajza k’tu të atina edhe djali. Ata tani u tutshin po ja gjanë najsen djalin, djali e la vitin e tretë. Veç pesë [5] provime i dha, u duht me pagu tremi’ e peqëqin’ [3500] euro. E patëm ni kombi shka na met, e mshelëm dugajën se dulën kto veqshërbimet e mdhaja, Eli-ab, e kto, e met k’tu pa punë, e e mshelum. Nafaka, herët atë mall e shpërndavëm, e i murrum do pare, edhe kombin e shitum.