Isuf Avdiu

Intervistuar nga: Anduena Halilaj

Ata s’t’vetshin hiç veç hishin qaty e marrshin kap e prejshin edhe i zijshin kazânat. E di qatâ sot… kur e zijshin mishin n’kazâna

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

27.05.2018

Lokacioni i intervistës

Klinë

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

IA: Une si th’mi kur jom kânë… Kur u bâ Lufta e Dytë Botërore jom kânë th’mi, shtatë-tetë [7-8 vjet] i kom pasë. Qaty n’shkollë, veç sa jom kôn hi n’shkollë. Edhe jom kânë me ni [1] kusheri qitu bashkë, djalin e mixh’s e kom pasë edhe ai u hi aty me neve. Ka ladru nëpër aborr e ka ladru ka’mos. Ata hinën e murrën oborrin tonë edhe e murrën… ja nisën m’i pre gjânë. Gjânë, a din, kur i marrshin m’i pre...? 

AH: Po... 

IA: Ata s’t’vetshin hiç veç hishin qaty e marrshin kap e prejshin edhe i zijshin kazânat. E di qatâ sot… kur e zijshin mishin n’kazânaAta s’t’vetshin hiç veç hishin qaty e marrshin kap e prejshin edhe i zijshin kazânat. E di qatâ sot… kur e zijshin mishin n’kazâna, n’druna n’at’anë edhe n’kit’anë edhe e qitshin aty. Ai… unë, ai kusherini shkojshum aty te ta. Luftë u kânë bre. 

AH: Po... 

IA: Pasha Zotin, neve th’mive s’na prekshin kush. 

AH: Jo a? 

IA: Jo. Kurrë hiç. Kurrë. Na ladrojshum edhe gratë dalshin. Napër oborr rrnojshin. Ja, k’ta lypshin ma t’mdhoj, k’ta janë kâ… ata tônt jônë kôn dalë n’mal at’herë, n’atë kohë. 

AH: Po. 

IA: Nuk dojshin me shku me ta me luftue. Atë ditë [nuk kuptohet]... djali i mixhs tem. 

AH: Po... 

IA: Ai u kôn shkue dej n’Boshnjaki, n’luftë, at’herë. 

AH: Po. 

IA: Edhe u plagosë at’herë. E sot ô halâ gjallë, qaj ô ma i vjetri. Sot ô gjallë, po ju kanë kputë… ja kanë kputë kâmën e tina, qitash. 

AH: Po. 

IA: Se ju ka prishë kâma kur u plagos n’kâmë. 

AH: Ëhë... 

IA: E tani ju ka prishë kâma. E tash e kanë pru k’tu, qikhâ p’ej shtadhetë e dytës [72]. Ka ecë boll mirë, i ka pas méjt. Kanihere i dalshin dofar’ eshnash... 

AH: Ëhë... 

IA: ...pî kâme. Nejse, gati veç shkoi edhe ky. E une… qî me hjekë kom hjekë masi jom rritë. Krejt jetën time kom punu, pa nalë kurrë. Dej n’Slloveni e n’Gjermoni e ka’mos jom kânë. Ka mot-mot, dy [2] vjet. Visha n’shpi… bojsha do sene ma mirë diçka, edhe visha n’shpi. Tash nî, nî, nî... punë. Kâ punë... 

AH: Ëhë... 

IA: ...tana t’mirat janë, po lezetllak s’ka. Nërmjê veti nuk kem’ lezetllak kërkush. As me shokë s’shkon, as miku te dâja. Nisësh me shku… nuk ki qef me shku kërkun, kur nisësh i bjen pishman pse po shkoj! 

AH: Po. 

IA: Êh, këtë lezetllak e kem’ boll. Veshë e mathë ka boll, tônat t’mirat jonë. Une me punu… kom hjekë boll se unë jom kânë… n’ndërtim kom punu gjithë. Kom punu n’’Ramiz Sadik’ pesëmdhetë [15] vjet, Ramiz Sadikun tonë. 

AH: Po.

IA: Prishtinë kom punu, kom punu kahmos… tani dej n’Deçan e dej krejt n’Kosovën. Kom punu n’’Ramiz Sadik’. 

AH: E çka ke punu aty? 

IA: Unë n’ndërtim. Shpija... 

AH: Po... 

IA: ... solitera. 

AH: T’Prishtinës. 

IA: T’Prishtinës, po. Aty i kom s’di sa vêna qî kena punu na. Për pesëmdhetë [15] vjet sa u punu puna, krejt ato n’atë anë, t’rrezës t’dillit qî jonë, n’at’anë… 

AH: N’Breg t’Diellit. 

IA: N’Breg t’Dellit. Qato qanej qî jônë n’anë t’djathtë, krejt qatje unë kom punu me ta. At’here jena kânë n’’Ramiz Sadik’ dhetë [10] mijë vetë. 

AH: Dhetë [10] mijë punëtorë!

IA: Dhetë [10] mijë punëtorë! Mirëpo, nuk e kena pasë veç n’Prishtinë, po e kena pasë kahmosi. 

AH: Kah shkojshit? 

IA: Kah shkojshum? Kah shkojshum… ku marrshin shefat qî jônë kânë! Ku e marrshin ata, neve na çojshin qatje me punu. Grupe-grupe tânë. 

AH: Po a? 

IA: Po. Dikur… dikur shkojshum veç me autobusa tonë, qysh mujshum. Dikur i bonum do autobusa, vijshin na marrshin qitu. 

AH: Po a? 

IA: U kânë mirë puna tani. Masanej, ma vonë…. dikur erdh edhe ma mirë, dikur u qartum nërmjet veti me ta. Shkijet… (nuk kuptohet) (qesh). 

AH: Pse a me shkí keni punu a? 

IA: Po, edhe me shkí. Po ata e kanë pasë gati mi veti. 

AH: Po... 

IA: Iper Ćerkić e kena pasë drejtor… i krejt ‘Ramiz Sadikut’. 

AH: Po... 

IA: A kësi drejtora, zavensa e kësi… ka pasë boll edhe ton’t, po ai u kânë kryesorë. 

AH: A u sillke mirë me juve? 

IA: Jo, hiç… vallah. Kurrë.  

AH: Jo a? 

IA: Gjithë kena pasë fjalë me to. Se ka marrë e ka bajtë për Beograd gjithë, material, pa e nalë kurrë. Edhe nuk u marrë vesh… m’sa e din ti me marrë nî lugë ujë. 

AH: Jo. 

IA: Jo, jo hiç. U kânë… u kâ e fuqishme. Firmë e madhe. 

AH: Po. 

IA: Edhe ka pasë material boll. Tônat… për krejt çka e rrokë ndërtimi ka pasë tu ta. E gjithë e bâjshin me maqina, me voz. E tani e kena… ka pasë nifar’ konference, nî ditë atje na thirri vet ai.

AH: Po...

IA: Erdhëm nja… nja katërmijë [4000] vetë u tubum aty, nifar’ lêdine. Nejtëm gjithë ditën e gatë aty tu… tu folë. Ai, Perqeliqi, s’po flet shumë. U çu njâni tha, “Kqyre Perqeliq, une qishtu s’e...”, Kaqusha, tani Kaqusha Jashari tha, “Une e di me krejt, me pika e krejt kah e keni marrë materialin, ku e keni çue e po naj ulni rrogat tash! Krejt ata material u shku për Beograd!”. U çu ai tha, “N’paqit çka me bâ, boni! Qishtu e keni me neve.”. 

AH: E n’cilin vit u kânë kjo? 

IA: U kânë kah… pak para tedhetë e nitës [81]. E tani u çu Kaqusha Jashari tha, “Vallai, mos um shtini se shkoj e ja nguli gurin atje ku kom… na gurin e dimë ku e kem’!”, tha, “Edhe kom me dâ Kosovën prej juve.”. Ah… çka kena hjekë aty gjithë ditën e gâtë me ta, rahmeti i Zotit. E nejse, kur u bâ me thânë puna tedhetë e nitës [81], kah tedhetë e nishja [81] u kânë, e mas tedhetë e nishës [81] na dâjti neve qaj Perqeliqi. Na i dha librezat tha, “Shkoni n’vena t’juvt gjithkush. Mâ k’tu s’ka për juve shqiptart punë.”. Edhe i murrum na librezat e erdhum n’byronë tonë e i shtijmë, po badihâva… tani mâ kërkun s’mujta me hi. 

AH: Po. 

IA: Qashtu jom metë pa punë (qesh). 

AH: E ajo firma a vazhdoi me punu? 

IA: Firma ka vazhdu pak, pak kohë. 

AH: Po a? 

IA: E tash u prishë krejt. E ka shitë krejt se ka pasë fije-fije. Edhe jom munu me marrë qat nizet e pesë [25] përqinshin, s’na kanë dhânë kurrë. Pse? “Ti je kânë ma herët, je dalë n’penzion pa u shitë ‘Ramiz Sadiki’.”. E pse? Thanë, “Sâ u shitë.”. “Ani, po na kena punu përpara. A qata penzion po ja jepni ktyne qî jônë ma t’ri, qî jônë dalë n’penzion?”. E na kena hjekë boll vallai. Une për hjekë, për punë tême. Tani une dola privat e mâ s’jom hi kërkun. Pej qat’hershit mâ s’jom hi kërkun. 

AH: E qysh je hi n’punë ti aty, n’’Ramiz Sadik’? 

IA: Me… jom hi me shoqin-shoq. M’ka thirrë… shoq Rasën, i Rakinicës u kânë. 

AH: Po... 

IA: E m’ka thirrë. Tha, “Hajde se p’i marrin do n’punë khâ. Regjistrohësh e ki me mujtë me hi n’punë kallaj.”. Shkova. Une tani punova s’di sa vjet… pesëmdhetë [15] vjet e kusur. 

AH: Po. 

IA: E qashtu shkojke hesâpi. E tash për qat ‘Ramiz Sadik’ di çka me t’kallxu boll, po puna qî … a din, ato çka kena punu e çka kena vy aty s’kem çka me kallxu tash. N’’Ramiz Sadik’ për pesëmdhetë [15] vjet kena bâ punë boll. Mirëpo, edhe puna u kânë ma e zorshme, jo si tash. Tash p’i kanë krejt ato drrasat e gaqme. Klak p’ja ngjetë ngryk n’atë anë e n’kit’ anë, tak grykat edhe falë koftë, p’i ndreqin. Na e kena pasë ma zor shumë përpara. Për nî apí qî ja nis’shum, t’madh, soliter shtat’-tetë [7-8] kat, na s’mujshum me hijdisë aq qpejtë. Boll jena kânë, po n’grupa nuk u bojke me kâ kallabllak. 

AH: Ëhë... 

IA: Se s’ka punë për tânë atu. Ka punë për nizet [20] vetë, tridhetë [30] vetë, ma shumë jo. Tridhetë [30] vetë ma s’shumti. Gjithë ditën e punojshum. Mos me thânë, nja tetë [8] sahat bojke. Apêt tetë [8]… kur ish vera, gjashtëmdhetë [16] sahat u bojke punë! E qashtu nuk shkojke puna bash mirë, po shkojke mirë masi ishum kallabllak… edhe na dâshin, vallahi, rrogën e mirë boll. U kânë rroga e mirë. Kúnri soti, at’herë u kânë ma mirë. Shumë ma mirë se i marrsha nimijë e dyqin’ [1200] marka. E para markave jônë kânë edhe ato… jônë kânë tjera.

AH: Cilat?

IA: T’Serbisë.

AH: Qysh jônë kânë?

IA: T’Serbisë. ‘Pare’, ju thojshin. Pare t’Serbisë. K’to tônat jônë kânë. Ato s’ka pasë kurgjâ, jônë kôn hupë krejt. Tani hini marka. Edhe pak marka edhe ajo… edhe kjo u hupi, sikur sot qî po hupë vlera e k’saj eros. S’po ka kurgjâ bre. Kur dalsh me marrë diçka, i merr nizet [20] ero, tridhetë [30] ero… me shku dej n’dugajë, kur t’kthehesh bâhësh shybê ku i lash, ça kom marrë. Kurgjâ hiç. Vallahi qashtu ô. Edhe për punë t’mija qî i kom punu n’privat, une s’ka ven’ qî s’kum punu qitu gati, n’qit rrethin tonë. E din edhe Sabiti. E kom pasë edhe Sabitin. E thirri nihere… Nja disa vjet kena pas punu bashkë me Sabitin. Kena punu kogja mirë, po edhe at’herë tani tu u zvoglu, tu u plakë une, erdh qikjo ditë qishtu. Po hjeki tash apet, po qat penzion e kom marrë, tjetër sen’ kurgjâ. S’ka kurgjâ pej penziani t’sotit, pasha Zotin. Niqind e pesëdhetë e tetë [158] euro morê! Ça me bâ njeri - as ilaqe s’po t’dalin e tjetër për sen’…!

AH: E k’shtu, kur te merrshit rrogën, a ja pagujshin k’to shërbimet shëndetësore?

IA: K’to na i kanë pagu gjithë.

AH: Po a?

IA: Veç e marrshe receptën te mjeku e shkojshe i merrshe ilaqet edhe vishe n’shpi. Pa recept jo. A di… sikur tash qî s’lypë recept as kurgjâ, veç qatu ta shkrun qat recept qitu, qitu e fún. E duhët m’i pagu tanat gjithë. Tash s’po t’dalin për ilaqe paret. At’herë, pasha Zotën, tânë fminë i kom pasë, gjithë kur m’bike lazum, shkojsha te mjeku, u kthejsha, m’i dhashin tana ilaqet, krejt. Çka qkrujke aty, trrak-trrak t’qitke. Pej barnatore… trrak-trrak-trrak merri, ec. E qat recept e nalke. E nalke at’herë receptin vet. Qishtu u kâ përpara. Serbia… Serbia na ka gjetë punë gjithë. Tash s’po kâ as kërkush, s’di çka u bâ! S’di çka u bâ tash… tânë fmija po dojnë me ikë pî ktuhi! Qî qitash une me marrë me mendue pak qit djalin qî u shku ma vonë, qe katër-pesë [4-5] vjet, tash ja kom harru edhe qehrën fmive sa troha. Fmive t’fmive. Fmive t’djalit tem ja kom harru qehrën! Për çkado kâj për ta. S’i kom pâ qe…(qan). P’i shoh n’qita telefona, n’çfarë telefoni…! Po m’thrret shpeshherë. E shoh, i shoh tânë. Flas me ta, po badihâva… malli s’um hiçet. Vallai po… se ktyneherë përpara jonë kânë. K’ta dytë ka shtatë [7] vjet. Nî herë ai, nî herë ai. E qiky qî u kânë shtatë [7] vjet, qitash u shku, qiky ôshtë baxhanak me kit t’Nexhit, ky qe nja katër [4] vjet gati i bâni. U shku n’Francë, halâ letrat jo. Ai tjetri, i madhi, u kânë edhe ai përpara nja shtatë [7] vjet. Ai u shku… edhe u shku qe nja pesë-gjashtë [5-6] mu’j. I ka bâ letrat qat ditë që u shku, qe igbâlli. Po ky u shkue, baxhanaku i Nexhit, u shkue me f’mi krejt. Qikjo turra qî shkojke.

AH: Po.

IA: E ky iku, po dashti Zoti e ka pasë fatin veç ai. Edhe sa herë u shku qashtu fatin e ka pasë t’mirë, s’e ka vetë kush kurrë. Edhe tash… i hypi thminë qitu para dere. Pasha Allahin, bre… qaj i vogli, sikur me kânë djali n’atë anë, ai Islami n’atë anë anena, e shoqja mu sillke qisajde, knejna… {tregon me gjeste}. E po valla, rreth tavolins se tjetër shpi ôshtë. Qitu kapun, qito dyja jônë. M’thirri. Une kesh... ke akshom. M’thirri pej nî nipi tonë, i kallxoi… tha, “Shko thirrma bâbën, mos pritofsh.”, Ilir e ka emrin, “Ani”, tha, “Ani”, atij Islamit, tu nêjt. Une kesh n’aborr tu punu diçka. “Ô babë”, tha, se edhe ai m’thrret ‘ô bâbë’, “Ô bâbë, po thrret daja Islam.”, thashë, “Çka po do bre?”, tha, “Vallai s’di, veç po t’thrret”. Shkova. Kur shkova ai ish kânë aty… edhe gruja n’kâmë, ai ungjun qatje, n’tjetër kauq. U ungja nifar’ korrike, qî u ungja pare qaty, e vetme si qikhâ. U ungja qitu. Ajo Ilfetja u enkê knejna. A e ngjeh?

AH: Po.

IA: Ti kusherinë a ça e ki?

AH: Po.

IA: Êh… (qesh). U enkê knena. U bâ akshom, ja nisi terri. “Islam a m’ke thirrë?”, hiç s’përgjegjke se ish mërzitë edhe ai. Atij nipit p’i tham, “Nip, a thirre ti qî m’ka thirrë Islami?”, tha, “Po vallai, bâbë… po s’po flet, a p’e sheh?”. I thashë Elfetës, “Ô Elfete”, thotë, “Hoj bâbë?”, thashë, “Çka u bâ? Për çka s’po flet ky?”, “Ô bâbë, po dojmë me shku jashtë dikun.”, “Po’ ku bre bâbë doni me shku? A te Bellani a?”. Pasha Zotin… te qiky Bellani, te miki vet. Bâna hajgare me ta thashë, “A te Bellani po doni me shku a?”, “Jo, vallahin. Dikun larg.”. Djali i vogël ish te bâba i vet atje, “Ô vallahi, ô bâbë, une kërkun hiç. Une s’du me shku kërkun.”. Ai djali sa troha bre. At’here u kâ tri [3] vjet, tash i ka bâ gjashtë [6] vjet, a shtatë [7], a tetë [8] a… E u hi nër, nër atë tavolinë vëëërrk e u ardhë te une, “Bâbë, une s’du me shku as kërkun, as n’Gjermoni, as n’Gjermoni, as atje, as atje…”, i ngjehi do vêna shumë ai, djali. Tha, “Veç du me nêjt me ty n’Kosovë, unë me k’ta s’du me shkue.”. Djali ma ngjiti lidh e m’kapi qitu. Êh… vallahi, u mërzita boll. Thashë, ky sa troha e din qî s’don m’u dâ pî Kosove! “S’du une me shku pî Kosove kërkun hiç, qitu du me nêjt.”. Sa troha, tri [3] vjet i kish. Ata dy [2] tjert ishin… ata dy [2] t’Islamit ishin aty. P’e thrret dikush atje. Thirrke taksi, “Ô Islam, ô Islam”, cakâti n’derë t’qisaj shpije. Edhe erdh… ai nuk erdh, mysafiri. Erdh Islami tha, “Hajde bonu gati se erdh taksi.”. Aman jârabi, djali veç m’shtrëngojke, “Bâbë, mos um l’sho mu…”. Pasha Allahin, qishtu u kânë. Islami i tha djalit t’madh, “Kape djalin e bima ngryk qashtu n’kerr.”. Ai u ardhë, djali… thashë, “Mos e merrni bre djalin, nashtë le t’rrin me mu.”, “Ah bâbë, s’bâhët pa shku.”, thashë, “Përhajr koftë.”. Tybën e ka pasë llaf kurrë, se e dike qî mërzitna (qan). E shkoi djali, e kapi ai tap e qiti ngryk, qishtu. Se djali i fuqishëm edhe ai, e ky ma i ri e qiti ngryk hop e dogrile dul pej garâzhde e te kerri. Dola dej te garâzhda, veç ja kom bâ qishtu me dorë se s’kom mujtë m’i thânë udha e marë (qan). Shkun. As ata mu as unë ata. Vallahi ma shtirë… ça po don. Për çka? Për dinarë, për idâre me dalë njeri pî shpije, me dalë pej krejt Kosovës. Ai u dalë me tânë tash… veç ma keq ô me tânë.

AH: Se sâ vet.

IA: Se me vetun… jo se me dikon - me dytin, a tretin. Po me tânë… u bâ shumë, shumë dallash, shumë keq. Vallai ma lezetllak s’ka kurgjâ, asni trohë. As me nêjt me vllazni, as me nêjt me djem, as me nêjt me rob… krejt shpinë se s’ka lezetllak kurgjâ.

AH: A k’tu s’ka pasë punë a?

IA: Ku? Jo bre, çfarë. S’pat punë ky. E pat gjetë nî punë t’mirë… e pat gjetë nî punë t’mirë, e pat marrë nî [1] maqinë qiso qî… nivilizim qî i ngjesin shpisë. Edhe ka punu vallai boll shumë, po punë e rânë. S’mujti me majtë se ôshtë punë e rânë, e zâllit. Edhe tybe marrke pare. Kah tre-katër [3-4] argatë i marrke edhe vet me qët maqinë shkojke. Kambin e blejti e tana, fijë-m-fije, e mirë boll… me vlla. Na ishum bashkë me djem, tânë djemt bashkë. Edhe vallai s’mujti me nêjt. Jo bre, s’mahët k’shtu. A sâ ke n’Gjermoni, për gjashtë-shtatë [6-7] vjet e maroi qit shpi. K’tâ vet e kom punu, veç materialin… mi ka çu ai paret, gjithë i kom ble. Krejt e kom punu une k’tâ.

AH: A u kânë n’Gjermani ai a?

IA: Po de. U kânë nja shtatë-tetë [7-8] vjet.

AH: Me letra?

IA: Me letra, po.

AH: E pse u kthy?

IA: Pse u kthy? Se qishtu… ça po di une. E u kthy ai veç si e kanë përzânë, se jo. Po niherë gati… Si ja kom nisë shpisë gati e kanë pas kthye. E thirri djalin tem k’tu, “Mos i kallxoni bâbs se une po vij te shpija.”, “Po kur bre Islam?”, ky p’i thotë, ky djali i vogël. Tha, “Fill bonê kerrin e dil n’aeroport se kur bâhët nî [1] sahat e gjysë unë n’aroport zhdrypi.”. Përhajr koftë. Ata e kanë kapë… sikur me kapë pî qituhi milicia gati te aroporti. Kur u shku te aroporti, i ka thânë… u dalë nî shef i ka thânë, e ka thirrë n’telefon, “Islam, kallxoju atyne…thuj atyne, l’shomni mu se mu po m’thrret qiky filan filani.”.

AH: Edhe e kanë l’shu.

IA: Edhe e kanë l’shu edhe u ardhë. Ka nêjt n’punë apêt. S’di sâ vjet tani nêjti. Se gati e kanë pas l’shue kur i ka bâ dy [2] vjet. E l’shun, po ai… i qilloi igbâlli e u kthy apêt, e tani ja dhanë letrat e qaty. U kthy apêt dikur se “S’muj me nêjt atje mâ.”, tha, “Po mërzitna për shpi, po mërzita për tânë.”, u kthy. Tash apet shkoi. Edhe nî herë u kôn shku përpara e s’ka mujtë me shku mrena me hi e u dalë knejna, u ikë apet. E tash… tash shkoi edhe përfundoi. Punën ka nisë apêt, veç ishalla ja dhâjnë letrat, masi po ka qef se vallai une asni trohë - drejtën me t’thânë (qesh).

AH: Jo a? A po ki qef m’u kthy a?

IA: Jo, vallai. Po kam qef m’u kthy. Ish shtirë shumë për prind mos m’i pâ. Qe qitu, nî djalë qitash n’Kuçicë, nashta ke ni… qe s’di sâ vjet ôshtë edhe ai, qe shtatë-tetë [7-8] vjet a nânë [9] a… ai djalë u shku n’Suedi, ka nxâ punë. E ka qartë shpinë e vjetër khâ, veç me bâbë e me nânë ôshtë. E ka qartë shpinë khâ, e ka maru t’re. E ka hidisë duvarë krejt e tana çka duhët për inson i ka bâ. Tash u tutë me dhâ shpirt… qe tri-katër [3-4] ditë u dekë n’Suedi. Halâ s’e kanë pru.

AH: Jo a?

IA: Se pare kem. Me pâ aty te ta. veç nî plak e plakë. Njani… gruja e shkretë krejt e lodht, ai burri mirë ish, po ça i vyn mâ jeta! As s’ka çikë. Nî çikë e ka, s’di ku e ka pasë t’shkune, ku ôshtë e shkune. Tre [3] thmi i ka… edhe nja tri [3] çika i ka, kurgjâ hiç. Êh, qishtu. K’ta, qysh dojnë me rrnu k’ta? Veç Zoti ishalla ja çon gajretin e nuk e shkrun me metë rate, se shtirë boll vallai me rrnu. Për ta ô gazep. E për jetë tonë, k’shtu unë… une po rrnoj me qit djalë. Jom qitu, me punu s’punoj kurgjâ. N’penzion, e marr qat t’voglën. Me m’dalë po m’dalin pare boll edhe dhâ pasha Zotën, për strujë a për diçka… po, gjithë. Sa herë te marr rrogën ja dhâ ka pesëdhetë [50] euro, gjash’dhetë [60]. Gruja i merr shtadhetë [70] euro. Mu s’um vyn kurgjâ ma shumë. Edhe ju kom thânë ktyne, robve t’mi, une pare s’du pî juve hiç, masi ma kanë dhânë qit penzion. Pare s’due se une s’jom marak n’to. Une jom marak me kânë, me pasë nî fjalë t’mirë me ma dhânë. Tjetër sen kurgjâ. Pare s’du. Kurgjâ. Veç nî fjalë t’mirë me ma dhânë ma due se me m’rrâsë pare.

AH: Ani a po t’jepin fjalë t’mira?

IA: Vallai, hiç jo (qesh). Boll pak e hiç. Po çfarë bre… ça ka sot te pleqt?! Kush t’kqyrë sot pashë Zotin? Vallain, boll pak. Vallai, boll keq u râ pî juve. Për juve po thom, te tânve (qesh)… u ardhë vâkti i keq. U ardhë vâkti qî pleqt s’i do kush. A nuk e dî qî dej qitu ja kom pru une krejt, gjallni e krejt k’to! Êh… Krejt me… si e kom nisë temelin e shpisë, tani i kom nisë shumë shpija. Kena punu shumë. K’tâ, e kom marrë planin vet, e kom marue. Mas pâkti, gâti dy [2] mu’j ditë i kom pas’ bâ tej e kom hidisë planin veç.

AH: Vet e ke bâ planin a?

IA: Vet. Krejt planin, krejt. U ardhë njâ pî Skeneraj, qitu nifar’ Imer… qysh e kâ emrin ai more? A p’e nalë ti najherë?

AH: Ja’a.

IA: Nime a? Êh… u ardhë e ka kqyrë, ô nî… ndërtim, inxhinier i ndërtimtarisë. Qysh ja harrova emrin more?! Se atu kom punu, te ai, kom punu n’shkollë. Ai e kish pas’ marrë nifar’ projekti t’shkoll’s n’Skineraj. Kom pas’ punu shumë me Sabitin. Ylber, Ylber Morina. A e din zânin, a e ngjê?

AH: Me emën, po.

IA: N’komunë punon ai, Ylber Morina. Kur erdh qitu nî ditë, unë isha mrena n’shpi, po th’rret, “ Ô Isuf”. Kom dalë. Qe ai. “Hajde Ylber”, “Jo vallai, s’po kom ngê… veç pak kom ngê me nêjt.”. Thashë, “Jo, jo… me ardhë me hi mrena, tani fol çka dush e bo çka dush.’, tha “Jo vallai, me nêjt s’kom ngê veç po kom qef me ardhë me kqyrë qit shpi detalisht, pej funi dektej n’kryt.”, thashë, “Vallai Ylber, ka dush… se sa vjet kena punu bashkë. Ec hin mrena.”. Hinum mrena e dashtëm m’ja qitë nî [1] kafe, s’e dashti hiç. Tha, “Veç hajde te kqyrum ma s’pari katin e pare.”. E kqyrum t’parin e t’dytin e t’tretin. Kur hypum nalt n’tavan, hypa… na n’tavan bashkë me to se ai ô merakli shumë. I ri ô bre edhe s’ka thmi hiç. “Ylber”, tha, “Ha”, thashë, “Ça po ta merr menja?”, tha, “Ça po ma merr menja… veç qit kulum qî e paske qitë për ty boll.”. Thashë, “Po, a mendon ti?”, thashë, “A ta ka dhâ kush naj plan a vet e ke qitë?”, thashë, “Vallai, pej qî e kom nisë n’temel e tej tek n’kryt vet e kom qitë une. Kurgjâ, sen’ n’dyjê t’Zotit pî durve t’huja s’kom. Me zidu, me kulum e me krejt… fijë-m-fije. Veç se ma kanë pru materialin djemt, unë e kom punu.”, “Vallahi, boll mirë.”, “Po, a kâ far’ behâne?”, thashë, “Kqyr kallxom se ti asi… projekt.”.

AH: Arkitekt.

IA: Arkitekt… a qysh i thojnë atina. Thashë, “Ti je arkitekt.”, tha, “Jom, po ku e ke marrë planin?”, “Ô vallai bre Ylber, po t’kallxoj, qî tybe veç vet e kom qitë.”, “Vallahin, as unë s’kisha ditë ma mirë me qitë!”. Qitu bé m’bâni aty. N’tavan ishum, nër kulum. Thashë, “Faleminderit. Po, jo. Diçka kom keq. Se une e disha ku e kom lânë keq.”, tha, “Vallahi p’e kqyri qitu edhe k’tu p’e kqyri, n’tavan, n’kulum… s’po múj shoh kurgjâ, sen’ keq. Edhe p’i jashtit kom kqyrë, sen\ keq s’kom pâ me gabime qî e ke punu.”. Thashë, “Jo, veç qito birat e tavânit i kom lânë n’ven’ t’keq, pa dije, se s’kom menu qî vjen k’tu kulmi ma ungjt. Se kur t’hypë njeri n’tavan, kur t’vjen ajo shkalla”, thashë, “ajo ngjitet kogja naltë e duhet me hi tani nër k’to drunat t’kulmit e me qartë apet. Duhët qit’ pjesë m’ja hjekë se aty e kom hîdisë n’tavan edhe atje nalt nî [1]… dy [2] soba. Njâ për atë djalin, njâ për kit’ djalë. Kjo shpi për dy [2] djemt. Zidîn e ka midis’disit. Sâ knena, sâ anena. Pata me nisë edhe njâ qanena, djali i madh ke, a din, ke bashkë me neve. Tha, “Jo vallai, për mu mos nis hiç.”,tha, “Veç për k’ta dy [2] se une du m’u... du m’u dâ prej juve.”. Hajde përhajr koftë, jarâbi. Thashë, “E për çka bre bâbë?”, tha, “Vallahi s’di veç mu ka tekë.”, thashë, “Jo, p’e di mirë fort. Po kush t’ka shti bre babe?”, tha,  “Vallai kërkush”, “Poj vallai po. Gruja. Gruja t’ka shti m’u dâ e me shku ti… kush e dî ti ku don me shkue.”. Nejse… i erdh hesâpi, atâ e dâva. Atij s’mujta m’ja nisë shpinë hiç. Veç ja dhash me material e me krejt fijë-m-fije… me cimênt e me fijë-m-fije, me armatur e me krejt fijë-m-fije e dhash, e ja pagova krejt bllokat për me maru shpinë qatje ku don. Sikur plani i k’saj, sikur i asaj. Veç atje kapën për skaj.

AH: Ani a e maroi?

IA: Jo, çfarë. Shkoi n’Prishtinë, çfarë... I shiti tôna k’to, krejt çka janë kânë i shiti, i bâni pare.

AH: N’Prishtinë jeton a?

IA: N’Prishtinë u kânë dej qitash edhe tash thminë i kâ halâ. Po i ka dështu… me thânë, a din, u qkatrru me grue. Mas nizet e katër [24] vjete. I ka bâ nizet e katër [24] vjet. I ka katër [4] th’mi, tre [3 ] çika e nî [1] djalë. Veç tri [3] çikat jônë lind’ n’Gjermoni.

AH: Pse? A ka jetu n’Gjermani ai a?

IA: Po, ai n’Gjermani u kânë. Dy [2] çikat i kanë lind’ n’Gjermoni, djali i ka lind’ k’tu. Djali u bâ i madh boll, ma i madh se çikat. Çikën, njâ [1] e ka t’shkune, dy [2] jônë pa shku, e jônë k’tu n’Prishtinë tu rrnue tânë. Ato edhe k’to çikat edhe ai djali. E ô tu punu n’Gjermoni tash edhe u qkatrru me grue. E tash ni [1] çikë e motrës, motra… motra jeme çikën e kâ n’Amerikë. Edhe ai ka… bâjnë llaf e kjo nâna e vet i ka kallxu ‘qishtu qishtu’ thotë, “Daja Bajram e ka l’shu grunë.”, “Çka?”, “Vallahi, kqyr qî don p’ja gjâj njô [1] qitash fill.”. Ajo çika i ka thânë. Nejse u murrën vesh, shkon gatë kjo tani. U murrën vesh ata nërveti, djali vet. E thirri ajo mesa e u murrën vesh me to. E Prizrenit. Familja e tyne ishin dalë qe gjash’dhetë [60] vjet n’Amerikë, gjash’dhetë e pesë [65] bilî. U murrën vesh me to. Ai u  çu, erdh prej atjehit e jônë dokë me to, kanë nej me to, me djalë. Edhe e ka marrë edhe jônë martu n’Prizren. Tash ajo mas gjashtë [6] mujve qî nejti k’tu, se nuk e l’shoi punën ajo, ajo n’punë ish kânë edhe e kish hotelin e vet, tôna t’mirat, e veta… e tash bâba i ka dâ, ja ka dhâ hisën si djalit si çik’s. E kanë dâ atë hotel e tôna. Aja po rrin qaty, n’Amerikë u shkue. Ka nej me Bajramin nja dy-tre [2-3] mu’j ditë, me atë djalin tem, n’Gjermani aty tu punue edhe u shku atje. Tash bon vaki vjen apet, ênët qishtu. Po, ênët… a din, me to. E qishtu shkon kjo jetë. Kjo jetë, vallai, ma e çuditshme, ma e gazêp se qitash nuk kem pasë kurrë. Unë… gazêp… kurrë.

AH: Çka ke hjekë ma s’shumti?

IA: Ma s’shumti… veç n’ndërtim, nëpër hallk tu punu. Kush qî e nginë popllin tonë s’ka! Puno gjithë ditën e gatë m’i kry dy [2] soba. Qitash… tu i mallterisatë, nuk e dike, ‘ky ka mujtë edhe ma shumë’. Nuk e nginë njerin. Njerin punë s’munësh mi ngi se i dokët që ti jep at’herë. Une punojsha boll, nër katërdhetë [40] euro s’kom punu kurrë. Si tash katërdhetë [40], at’herë katërdhetë [40] marka punojsha, e u kânë dej nizet [20] marka. Ka tridhetë [30] marka shkojshin mjeshtrit, a unë gjithë katërdhetë [40].

AH: Pse ti katërdhetë [40]?

IA: Se qashtu ma dojke, se une kurrë pa punë nuk rrisha. Si e shtrejtova unë pa punë s’rrisha. Pse ata tânë… ka bâ vaki qitu, t’katunit tonë, ka pritë ka dy-tre [2-3] mu’j ditë veç me shku m’ja punu une. Vallai, qishtu u kâ. Kurrë ymër tem pijac nuk jom dalë si njerzit qî dalshin u shitshin nepër pijac. Jo vallai, une kurrë s’ka bâ lazëm. Kanë pritë krejt hallki ka nî [1] vjet e dy [2] vjet, nuk e kanë nisë punën pa shku m’i thânë une. Miqsia, sene… Mitrovicë e kah’mos kom punu. E vallai, shtirë u kânë boll… se qitu u çojsha me shku n’Mitrovicë me punue n’katër [4] sahâti, kur u bojke shtatë [7] sahâti u dufke me mrri n’Mitrovicë. Ku, qysh? Kâmë!

AH: Kâmë shkojshe a? 

IA: Kâmë! S’ka pasë kurgjâ at’herë. Kurfarë autobusi, kurfarë kerri. Jashta me t’qillu igbâlli naj kerr me kuaj m’u nisë, e n’t’marrtë edhe ai. N’t’marrtë… najherë. Se qitu hisha trup e n’Terrnavc e dalsha ku thojnë… n’Vojtesh. Ti nashta s’e din anena.

AH: Po, po e di.

IA: E n’Vojtesh dalsha n’xhâde. Vetun, fikall vet. Me pasë dikon me veti u knaqsha. E vallai, pa u... masi u lejke dilli, si u bojke shtatë [7] sahâti, n’ven’ t’punës isha për tri [3] orë, gjithë. Jom ên’ shumë për Mitrovicë.

AH: E te kush ke punu n’Mitrovicë?

IA: Te kush jo, thuj se!

AH: Privat qishtu a?

IA: Po de, privat.

AH: Kush t’thirrke.

IA: Po de. E vallai, po tri [3] vjet e kusur kom punu te do nipa t’mi.

AH: Ku?

IA: Tani nëpër hallk aty. Do nipa jônë kânë n’Prekaz, kom punu tri-katër [3-4] vjet a pesë [5] vjet a. Kom punu shumë te ta. Haj Zoti, na rujt. Tani dikur thashë hajt se du me shku për Gjermoni se u lodha me ta. Ata gjithë punojshin, po ham punojshin mjeshtri, ham punojshin… k’shtu me fuqi t’madhe, ngarkojshin e çkarkojshin k’ta vagânat e trenit e m’marrshin me veti e u çojshim heret. Hajt, bir. Ata rânë me flejt, une t’qes e t’boj te treni hop e për Slloveni. E s’i kom kallxu hiç.

AH: E çfarë moshe?

IA: Unë a? Jom kânë at’here ka nizet e dy-tri [22-23] vjet.

AH: A je kânë i martum?

IA: Jo, jo çfarë. Masi jom martu tani jom kôn shku, pa u martu jom shku n’Slloveni. Masi jom kthye prej Sllovenie jom martu.

AH: E sa nejte n’Slloveni?

IA: Nejta tri [3] vjet.

AH: E për çka shkove? Veç me punu?

IA: Veç me punu.

AH: Ani a gjete punë?

IA: Po valla, gjeta. Fill n’tulall jom kôn hi, edhe ma shtirë s’ka (qesh).

AH: Ani?

IA: Igbâlli. N’tulall ô zor me punu. At’herë s’ka pasë teknikë m’u narku vagânat me mjete. Jo, jo… me kacia krejt i ngarkojshum. Edhe i shtyjshum vaganetat, jonë kânë vaganetat e mdhaja, ka dy [2] vetë hypshum khâ se ish si tepoze, tunel, e n’shina. Ja ngjitën shinat e hike teposhtë aty sikur struja vijuuu. E qitshum dheun përjashtë e çkarkojshum atje vuuu. Tani knena, ec e shko atje naltë ku… tuneli n’krejt ku u nisë, ku u qpojke. U dufke me shku atje tu e shty vagânin, edhe shkojshum atje e ngarkojshum apet hop-top vriuuu. Tetë [8] sahâti, dhetë [10] sahâti shkojke…  qashtu shkojke me fuqi t’madhe. E k’ta s’ma dinë vallai asnjâ. Bile “Ândrra po kallxon”, ma bâjnë djemt. “Qysh, bâbë, po kallxon k’shtu ândrra?”, “Ani bre, bir. Vallai, nuk e kini përjetu k’tâ ju…”. S’jônë kânë kërkun n’atë… ksajde. E une qishtu-qishtu kom hjekë. Edhe kom hjekë edhe ma shumë, veç s’po muj me t’i kallxu rên tôna se shkon hesâpi (qesh).

AH: E qysh dilshe atëherë jashtë shtetit, a ish lehtë?

IA: Jo… (nuk kuptohet). Jo, jashtë shteti… at’herë u kâ… Jugosllavia u kânë e bashkune me kit Kroaci, me Slloveni, me Maqedoni… me krejt. Tôna rrethi - gjashtë [6] republika i ka pasë t’vetat.

AH: Po. Veç n’Slloveni je kânë… tjetër kun’ jo a?

IA: Jo, at’herë jo. Përpara n’Gjermoni jom kânë. Po jom kânë… veç tre [3] mu’j kom punu, ma shumë jo. Qitash s’voni kur dâshta me martu kit djalin qî ka l’shue…

AH: E qysh shkove?

IA: Veç me leje t’njoftimit, pasosh s’kom pasë as…

AH: N’zezën je shku a?

IA: Po.

AH: Ani, a t’kthyn a vet u ktheve?

IA: Jo, kurrë. Jo vallai, vet u ktheva se ata s’um kthyn. Dashtën me m’kthy, tha, “Qî s’gjânë punë e qî s’gjânë ven’ t’punës, kur bâhët tri [3] ditë na t’marrim, t’shtimë n’burg, e t’çojmë… na e dimë ku.”. Thashë hajde përhajr koftë jârabi. E ti hypi trenit, tak, e te shpija. Qishtu u kâ. Vallai po.

AH: Edhe atje ke punu ndërtimtari?

IA: Po. Edhe n’do fabrika kena punue, t’BMË-s, kurrë s’e harroj. N’BMË. Qito kamiânat BMË qî ôshtë. Mirëpo, u marojshin motorat për aeroplana, për krejt ça e rrokë qî punojshin n’to. Veç, i prunën do biciklla e i lanë… ish fabrika krejt e thurne, i lanë te kapia, edhe erdhën me kamion na prunën nëpër fabrikë, se na u çkepshum nëpër fabrikë - gjithkush ku e ka pasë venin e vet. E na çun aty tu bicikllat edhe tha, “Kyqrni bicikllat. Merrni bicikllat, edhe kur t’vini qitu e len, apet qitu e gjânë.”. Qysh more Zot… tridhetë-katërdhetë [30-40] copa nî [1] ven’ i parkiratshum, sikur kamionat qî parkiratën! Kur shkojshum - qaty. As s’e lidhshum as kurgjâ. Qaty e gjâjshum… kur shkojshum n’sabah qaty e gjâjshum. Hop bicikllës, veç e nënshkrujshum ‘n’kapi qî hina’, e nënshkrujshum, kapija, mrena huqk. Edhe ma gjetën nî ven’ t’punës qî… a punohet puna vetun?! Po, ata jônë… jônë… pa ta nxjerrë tâmlin e nân’s për hune, tybe, nuk t’jep pare gjermani! Se tânë… me shku ti me pâ çka punojnë shqiptart n’Gjermoni e ka’mos n’tana an’t… me punu qitu n’Kosovë, qashtu ish bâ.

AH: E pse çka punojnë atje?

IA: Ata punojnë pa nalë kurrë. Veç vet kanë qef me nêjt… e për me punu k’ta tjerët, pjesë tjera  t’derrzhâvs qî shkojnë aty. Une hop bicikllës e thom, vallahi, menzi… qe dy [2] mu’j n’mujsha m’ja qëllu ku duhet me punu, venin tem. Sa kâ k’tu e n’Skineraj - fabrika. Hop bicikllës e brrr shkojsha aty. Pasha nî Allah, kur ma kanë pru nî [1] karitë, rrafsh sa qikjo. Na prunën aty… mu ma prunën, edhe po m’flet gjermonisht (nuk kuptohet). Thojsha, “S’po di, s’po di.”. (Nuk kuptohet)… p’ja boj une. Qat gjuhë e pata msu edhe lypsha bukë qitu. Disha me lypë. M’kapi për krahi, qitu, e hypum… nî [1] shpi katër [4] kat, pestin [5] kulum. Tha, “Qita axhak”, bojke veç me dorë. Qishtu. Bllokat vijnë tânë… i erdhën bllokat, s’u bâ nî [1] sahat erdhën edhe bllokat me mallter e me tôna. Krejt me krah m’i qitë atje nalt këëëk. Unë veç po kqyri. Mertekt ishin qitë, k’ta… kulmi me mertek ish qitë.

AH: Po, po.

IA: Veç u dufke m’i nisë atu m’i çue… kush dî sa nalt, se kulmat e naltë atje. Edhe tha, “K’to mi hidisë”, tha. Unë… n’akshom për me shku me hangër bukë te shpija. Tha, “A ke marrë me veti?”, thashë, “Po, po.”. A din, m’kqyrke n’çantë a kam bukë, se ata s’dhânë bukë. Bo çka dush ti për bukë!

AH: A u dufke me marrë n’çantë a?

IA: Po de, n’çantë u dufke me marrë bukën. E morra n’çantë bukën. Tha, “Për ujë hajde zhdirgju poshtë.”, atje n’podrum. Haj Zoti na rujt, kërkush aty, rob i gjallë. Sa kântat, t’mdhaja, sa buria, adaleti... Rreth e rreth asaj po kqyri, veç ujë me lypë. Kqyri. Qe, ujë t’tharpt. Nifar’ shishe e madhe, n’gotë, qikaq, {ilustron} me ata vlleznime. U eqtova dikur e e çeli. Kur ka bâ piuuu… e t’i kâj nânën për betâni. E qita qî ata s’pihët për mu. Vallahi, gjithë ditën, parën ditë, kom nêj pa ujë… kom punu. Kur erdh n’aksham… qaj shef u ardhë e m’ka marrë. Gjashtë [6] ditë qaty kom punu vetun. I qita gjashtë [6] axhakë. Çdo ditë ka ‘î [1] oxhak, se ata bllokat jônë kânë t’mdhoj, e nuk jônë kânë t’rânë. E u dufke ka tre [3] blloka mrena n’to m’i shti për mos m’i dalë... mos m’i hi t’ftoftit mrena. Se kur ti hin t’ftoftit e lshon nifar’ langu teposhtë. Çdo axhakë (nuk kuptohet)… tash nuk p’e dhezin mâ. I kom qitë nalt krejt, axhakun n’kulum - nuk po hî lângu se s’p’e dhezin mâ kurrë. Qitâ s’e kanë dhezë {shenjon oxhakun në shtëpi}, s’di sa here… edhe s’munët me hi. Pse? E kom hidisë mirë. E kom ly mirë, e kom hidisë, e kom shti qyngën mrena n’midis, edhe e kom ly nalt. E k’ta tjert qî s’p’i lyjnë qashtu, s’p’i hidisin, po prishën copat mrena. Çdo dhomë prishet qî nuk e nisë axhakun mirë. Me bâ m’i hi ajri n’atë anë e n’kit anë, ata e lshojnë nifar’ langu poshtë edhe mâ s’vyn kurgjâ. Edhe për me t’hjekë... tjerat n’bukë. Po thom, e di, kur u kânë satllaku i buks, qikjo e dyta se jo e para... se e para u kânë ma herët.

AH: Kush, kur u kânë?

IA: Qesatllak i bukës.

AH: Ça ôshtë ai?

IA: Që s’ka pasë bukë kërkun. Me pasë ti pare, plotë xhepat, edhe çantën me pasë përpara, nuk munësh me gjetë bukë, millë me marrë, a kallamoq, a diçka me marrë me ble kun. Uuu... metum pesë-gjashtëmdhetë [15-16] rob pa millë, pa kurgjâ. Ata ishin n’mal. Çka me bâ? Qitu une kom mledhë... ‘spanaq’, i thojshin. Spanaq jo, po nena... nena e laboda e tôna. E musha nî [1] çantë a diçka. E marrsha nî [1] najllon, e mledhsha dej tek n’Klinë t’Poshtër m’i maru nî [1] laknorë. Edhe ajo halla qî na ka maru u kânë nâna e Fejzës t’tonë. Ajo ma e moqmja u kânë, ajo u kânë baçicë edhe e marrke. Gjâ kena pasë boll. E prejshin gjânë ma shumë se që duhët, ka dy [2] here n’vit e tri [3] herë... Veç për me hangër, se keq, zallak i madh. Motmot e gjysë a dy [2] vjet qî s’mujshum me gjetë. Edhe kena hangër... nî trohë millë ja qitke nëpër ata qî i grike edhe e marrke e qitke n’tepsi e piqke. Tani e marojshin nifar’ qulli me millë t’kallamojt, n’tepsi e qitshin. Me lugë e marrshum, qata e hajshum. Edhe ta dâjke trrak, trrak, trrak... ‘qita ti, qita ti’. Fminë i bojke ren’. Ça ishum f’mi t’vogël na bojke ren, “Qe merre ti k’ta, ti k’ta...”. E marrke pî tepsie, e prejke, na dhâke. Qaty e hajshum, n’aborr. More, sapllaku ça ish gazep. Vallahi, qito i kom përjetue... edhe s’di me t’kallxu ma shumë (nuk kuptohet). Kom hjekë boll edhe u kânë vâkti qasi soj. Edhe qishtu. 

AH: E tani tre [3] mu’j që nêjte n’Gjermani... kur je kthy k’tu, çka ke bâ?

IA: Une kur u ktheva n’Kosovë e martova djalin me qato pare. I bâna nja katërmi’ [4000] euro. I  pruna te shpija.

AH: Po a?

IA: Edhe ato çka i kom pagu... qî i kom pagu udhë, e dek tej e fillova punën u dufke m’i marrë te qaj qî na i çoi letrat. U dufke m’i marrë e m’ja dhânë. Si e marrsha rrogën ja dhâsha kapak kapak. Ja pagujsha edhe atina qî m’ka marrë, m’ka ranitë, e m’ka dhânë bukë. Se ai gjermâni s’ish ngusht, ti bo çka dush për bukë. Ai dojke veç me ta mat sahâtin me punë edhe me t’i dhânë paret n’fund. E atina ja pagujsha. Edhe kur u ktheva knena i pruna nja katërmi’ [4000] euro, katërmi’ [4000] marka, se marka u kânë. E martova djalin. Nejse, mas s’di sa vjete e murr’ grun e shkoi n’Gjermoni me gjithë gru, pa pasë f’mi halâ. Bile, qatje n’Mitrovicë jom kânë tu punu, n’stom xhâdje ma bon, “Bâbë, une shkova.”. Thashë, “Bâbë, udha marë t’koftë.”. Qishtu, veç e çova dorën {e çon dorën}, se s’po zbriti.”,  “Jo, jo mos zbrit”. Shkoi. Nejti nja shtatë [7] vjet, vallai.

AH: Me letra a?

IA: Me letra, po. E kur u kthy ai, qiky djalë, qiky Bajrami.... jo, ky Islami, se Islami ô dhândrri Bellanit.

AH: Po.

IA: Kur u kthy ai pî atjehit, u kthy edhe tha, “Babë, du me ardhë n’luftë edhe unë.”, thashë, “Vallai, qî t’zateti, une ma s’pari kom me t’vra. Për çka me ardhë khâ? Ka njerz që po rrinë krejt n’mal, pa pushkë, e me pushkë, e s’po hinë n’luftë me ta, s’po bashkohën me ta. Na ik mas tyne, ata para neve. Për çka bre, bâbë?”, “Po, n’Koshare po bâhët luftë, po kallxojnë shumë...”, thashë, “E madhe ô lufta n’Koshare, s’munësh as me hi as me dalë.”. Masi u kry pak lufta, dy-tri [2-3] ditë, kur erdh. E ja kishin marrë pasoshin e krejt fijë-m-fije, para 5 vjete, tani s’kish drejtë mâ me shku. Ja kishin marrë n’Granicë t’Shqipnisë, gjermont.

AH: Gjermont a?

IA: Po. Aty... kush di gjâ ça ôshtë qëllu aty, tani met n’Gjermoni atje. Pej atje e kanë çue mas shtatë [7] vjete m’dokët, a tetë [8] vjete.

AH: E ju ku jeni kânë n’luftë, n’luftë t’fundit?

IA: Une kërkun s’jom kânë n’luftë, veç qitu qî jônë ên... ma s’shumti k’tu. Rojën, qy ku e kena pasë aty. N’atë anë anej {tregon me gisht} jônë kânë gropat atje t’marune, punti, punti i Serbisë. Dalshin e lujshin nepër ledinë e bonën gropa asajde krejt, kanallat kah me ikë, krejt fijë-m-fije... pej kâhit i pâshim. Po, çka kishin me bâ? Halê lufta s’ô kôn nisë, ata hidis’shin!

AH: Po a?

IA: Po. Projektet e veta i hidis’shin për me luftue. A na nuk dishum gjâ ça po don m’u bâ, pasha Allahin.

AH: A s’ju kallxojke kërkush?

IA: Jo, jo çfarë. Ja çfarë. Veç qitu qî kanë pas luftue, te Jashart. Kjo u kânë përpara, tani ndodhi kjo... hini lufta e madhe krejt.

AH: A e man n’men’ k’tu te Jashart?

IA: Qysh jo, more. Po, qitu jom dalë e kom dashtë me shku anena, po thanë, “Krejt e rrethune ô. Mos gabo me shku.”. Se dojshum me shku na ça ishum t’ni kohe. I kena pasë do kojshi qitu, u bâmë gati me shkue, m’i râ qitu trup e me dalë atje te Jashart. Qe, ku jônë Jashart. Pej ktuhi me ecë... për nî [1] sahat, s’bon nî [1] sahat bile.

AH: Po.

IA: Hin te Jashart. E atje i kanë rrethue krejt, fijë-m-fije. Kanë luftu boll. U nishin krejt bum, bum, bum... Pasha Allahin, kom kajtë si f’mija se e di çka ô tehnika e Jugosllavisë... qî u kânë. Ka pasë tehnikën e madhe... ôshtë, për Ballakan nuk munët kush m’ja…

AH: M’ja kalu.

IA: Jo. M’ja kalu, hiç. Jo, se ka marrë ky tehnikën ma s’shumti pî rusi, se rusin e ka vlla.

AH: Po a?

IA: Po, vlla. Vallahi, ton’ k’ta jônë ardhë pej rusi. Kur jônë ardhë n’Kosovë, n’Jugosllavi, pej rusi jônë ardhë. Janë ardhë shumë at’herë edhe na kanë... qe niqin’ [100] vjet. Qe niqin’ [100] vjet e kusur k’ta na i kanë marrë neve krejt. Edhe ato gjashtë [6] republika rrethit... me luftë e ka marrë.

AH: A je kânë ushtar ti?

IA: Unë jom kânë ushtar dy [2] vjet, rregullisht.

AH: Ku je kânë?

IA: Pezherevc, edhe aty jom kânë ‘peshadi’, qî thojnë k’ta.

AH: Çka ôshtë peshadia?

IA: Peshadia ôshtë veç me udhtu edhe me punu.

AH: E kah shkojshit, çka punojshit?

IA: Kah s’shkojshum se! Ushtrime kena bâ ma s’shumti, edhe me ecë, edhe me punu pa nalë kurrë. 

AH: E çka punojshe n’ushtri?

IA: Une me punu... kurgjâ. Sen n’dyjê t’Zotit mu s’um ka râ me punu, jashta me nej mrena edhe kanihere me dalë me ta, me ushtarë. Masi i bâna motmot m’çun k’ta... qî thojnë ‘desetar’. Qysh i thojnë shqip? S’e din ti... At’herë si udh’heqs i katërdhetë [40] vetve, ka katërdhetë e nî [41] gjithë i kom pasë. E u bâna si udh’heqs i tyne, e i kom udh’heqë vallahi gjithë. Veç nî [1] shqiptar e kom pasë n’qat grup.

AH: Po a?

IA: Se gjithë u dufke me dalë, natje-m-nâtje, me bâ ‘zanimali’ atje thojnë, me ushtrue. Se zanimali... k’ta i thojnë serbisht ‘zanimanje’, a na i thojmë me ushtrue.

AH: Ushtrimet, po.

IA: N’ushtrime dalshum ditë për ditë. U dufke m’u çu n’sabah herët e me tana me i bâ ato ushtrimet, qysh jônë, t’Serbisë. Vallahi bre, u kânë politikan, u kânë... Zoti na rujtë. Veç, a din, dikur u prish hesapi. Qashtu, as nuk i ngojshum as nuk na ngojshin. U qartsum me ta kallaj krejt. Mirëpo, halâ s’ju kish l’shu aja politika, forca, me na mytë krejt. A na kanë pas mytë, vallahi, boll. Vallahi, masi jom ardhë une pî ushtrie, i kanë çu s’di sa t’vet n’tabuta te shpija! Qitshin n’Rezallë, e di, kah’mos... n’Makermal. I kanë çu ka’mosi, i kanë çu n’tabut, i kanë pru pî atjehi qî i kanë vra. Vallahi i kanë vra at’herë.

AH: N’ushtri?

IA: N’ushtri, po. Edhe ushtarë... oficirat e ushtrive neve na kanë pasë sikur thminë e vet. Ai s’ô ngusht, s’ô ngushtë, f’minë e vet e vret për... për me marrë vatan. Si Serbia s’ka. Haj Zoti na rujt.

AH: E ti s’ke pasë probleme najsen?

IA: Ja kurrë, kurrë. Nî here kom pasë nî problem pak, veç ai u pshtu mirë, edhe ai. 

AH: Çfarë problemi ke pasë?

IA: Probleme? A di, i kom pasë katërdhetë e njâ [41], e njâ u kânë si... a di, si lole pak, ai ushtari, edhe ma vnoi menën oficeri, tha... i kallxojsha une, thashë, “Ky me ditë sen n’dyjê t’Zotit, as me marrë vesh hiç.”, “E pse”, tha, “A din ti gjâ?”, thashë, “Une sen n’dyjê t’Zotit s’di për kurgjâ, për tâ.”, “Jaaa... duhet me ditë.”, tha, “Vnoja veshin çka po bon. Venêroje çka po bon edhe qitja nî ushtar ne te kqyrë kah po shkon, ku po shkon, çka po bon...”. Ai ma dha urdhnin qashtu. Ja qita ushtarin edhe ai p’e kqyrë gjithë. Nî ditë pej ditsh, u bânë s’di sa... masanej na thanë me shku m’u pastrue. E kena pasë kupatillën, banjon, e kena pasë larg sa me shkue qitu... ma larg se te shpija e Sabitit. I bâna rresht edhe thashë, “Po shkojmë m’u pastru.’. E u nisum. Kur u nisun, ai qî e venêrojke atë ushtarin, ai u bâ... ai ushtari pî grupit. Unë s’e pata kqyrë. Trenin e kena pasë qî ushtrofshin... e parkeratshin trenat sikur me kânë te reka jonë qitu. U dâ pej grupit tonë, tem, edhe ju flug ai përmas. Avdia po ma bon mue, ai serbisht, “Ai djali, kqyre ku shkoi anena.”, thashë, “Flug’ju përmas.”. E ju ka flugë. Ai nga, ky nga. Mirëpo, met larg ky djali. E shkoi e u nis nî vagan, veç e ka shty qishtu vrrr, vagani e ka shty vagonetën, e ka l’shu brrr... ai ecke vet tani se veç e shkemcoj, ai ecke teposhtë. E tu shku tu râ mas saj, përmys, rrota e vaganetës bash n’to e qiti qafën, k’shtu. E qiti qafën aty edhe râ ajo rrota e vaganetës, e murrë. Ja kputi! Veç... se kur shkum veç palcën e ashtit. Qitu nî palc i fortë ish, ai nuk ish kputë.Vaganeta nuk shkoi, pak, u nal. Ai... ky mrriti djali, po çka me mrri mâ! “Hajde, hajde khâ.”. Shkum. E tu tubun tani me ushtri, e me milicë, ushtarë, e krejt u tubun, tânë. E shkum aty rreth tina, e erdh komisioni, e kontrollun e krejt, fijë-m-fije. Tani mu tu m’murrën n’pytje (nuk kuptohet). Thashë, “Çka di une more ça ka bâ ky? Tybe n’di gjâ, sen’ n’dyjê t’Zotit.”. E t’i murr... ja gjetën... n’pushkë nuk ja gjetën majën e gjilpanës. Nuk ja gjetën atë... (nuk kuptohet) atâ qî e çelë e mshelë, nuk ja gjetën hiç aty n’pushkë. E kish pas lânë pushkën dikun t’skajune n’qosh e nuk e bâjke me veti. E ish kânë pak si i budallun. Nejse unë tani... 

AH: Ai serb u kânë a? 

IA: Jo, dalmatin i Bosnjës... dikun qatje. 

AH: E ça jônë kânë ata dalmatin? 

IA: A? 

AH: Ça jônë kânë ata? 

IA: Edhe ata si shkijet jônë kânë, veç... a din, jônë kânë shumë t’zot. 

AH: Po a? 

IA: Shumë burra t’fortë, po ai qishtu qî ka qëllu. Edhe um murr mu oficiri... ditë për ditë tu m’thirrë atu, oficiri jonë, qî e kena pasë komandim milicie, asi... ushtrie. Edhe m’thirrke gjithë n’aeroport, aty shkojsha te ai. “Isuf ça i ki hallet?”, thashë, “Une ça kom m’i pasë hallet? Për tâ sen’ dyjê t’Zotit nuk di. Jashta e di qî kur u ardhë, kur jena ungjë, se ftoftë ôshtë... kur jena ungjë e unë jom hi mrena ai ish kânë rrej kaftorri tu u nxe...”, thashë, “edhe e kish pasë nî letër tu knu, tu lexu.”, thashë, “E kapi e shtini n’kaftorr.”. “Nimê a? Ani pse s’ja marrshe ti?”, “Ku m’ja marrë une?”, thashë, “Ça disha unë për çka p’e shtin?! Une n’derë, ai kërrk e shtin n’kaftorr, e murr zjerm me kallë.”. E te marrshin atâ n’pytje, tani mu, tani mu... motmot a dy [2] vjet kom hjekë qashtu. Tani oficiri m’dojke mu qî s’i thojsha ‘ti e ke shti qishtu me bâ’. Se mujsha m’i thânë, po s’dojsha me hi n’rang t’atyne hiç. 

AH: A pse oficiri e ka shti qashtu m’u sillë?

IA: Jo, po qî ja kanë gjetë qat gjilpanë t’pushkës... qî s’e kanë gjetë aty.

AH: Po.

IA: Atâ e marrshin n’pytje për qatâ. E tani i dhan’ zor, “Ja ki m’i gjetë, ja shko te shpija ti merre atâ. Nê paqe, çu p’i shpije. Merre, bire k’tu.”. Kqyr ti ça mendojshin (nuk kuptohet)... Zoti na rujt. Ma... ma politikana s’ka pasë. Edhe aty kom hjekë, vallaj.... po, nja tre-katër [3-4] mu’j me ta. Boll...

AH: E qysh t’kanë zgjedhë udhëheqs t’qatij grupi ty?

IA: Po, jom kânë gjashtë [6] mu’j ditë n’kurs.

AH: N’çfarë kursi?

IA: N’kurs. Kso për qat... me msu... po de, oficer.

AH: Vet je shku a t’kanë çu ata?

IA: Vet. Jo, mu m’kanë çu ata, se vet s’mujsha me shku une, pa m’propozu ata.

AH: E pse t’kanë propozu?

IA: Pse me... me udh’heqë ushtrinë.

AH: Se je kânë ma i dallumi?

IA: Po de, qashtu jom kânë. Tani motmot i kom udh’heqë. Cila grúp ardhke, unë e marrsha atë grup, ajo tjetra shkojke pî shpije... une e marrsha atë grupën, gjashtë [6] mu’j ditë e ushtrojsha.

AH: Po. E çka ushtrojshit?

IA: Qishtu... me dalë dê. Edhe peshadia apet qashtu (nuk kuptohet)... për ushtrime, me bâ e me punu për dërrzhâv tanë. Dërrzhâva që u kânë! Zoti na rujtë.

AH: Qysh u kânë?

IA: Qysh u kânë a?

AH: Po.

IA: Vallain boll e zoja u kânë përveti, se për neve jo, asni trohë. Dej ushtarët na i kanë pru n’sanak, djemt, se ajo s’ka kqyrë për kërkon, veç për veti. Edhe tash (nuk kuptohet)... veç për veti. S’kqyrke për neve kurgjâ. Jo vallai. Edhe boll e kena punu. Si shqiptart si kanë punu... t’Serbisë... që thojnë... nî fjalë e kanë, “As ushtari serb nuk ka mujtë me nêjt n’do roje ku kanë nêjt shqiptart!”. Ai s’ka guxu hiç me shku aty me nêjt. Me ru nî magazinë, a me ru nî diçka... Kurrë shkítë nuk guxojshin me shku, veç neve shqiptarve, “Hajde ju; Avdi, gjâma nî shqiptar me çu n’qit ven’.”. Ata veç udh’heqin, ti bo çka dush.

AH: S’guxojshit m’i thânë jo?

IA: Jo çfarë, se s’ish menê m’i thânë jo.

AH: E a kish shumë shqiptarë aty?

IA: Ka pasë. Shumë... jo fort shumë. Krejt, n’grupin tem, nî shqiptar e kom pasë. Veç dy [2] shqiptarë t’Maqedonisë.

AH: Serbisht folshit a?

IA: Po, serbisht krejt gjuhën. Krejt serbisht. A... aty s’ka! Veç na nër veti ça folshum shqiptart.

AH: A ju lejshin?

IA: Po, qysh jo. Jo, nuk na ndalojshin gjuhën. Na nër veti u tubojshum grupe-grupe, kur ishum t’lirë, dalshum kruk n’aborr tyne, t’ushtrisë, e lujshum, e kcejshum... besa bishin çifteliat, besa.

AH: Po a?

IA: Pasha Zotê, po. S’na ngucke kush.

AH: A i ke râ ti çiftelisë?

IA: Jo vallai, kurgjâfit.

AH: E me knu a knojshit?

IA: Jo, jo me knu. Qishtu bërtimë po, se jo çfarë! (qesh) Qashtu dufke m’u hjekë, se jo kapak...

AH: Pse a s’vishe kurrë n’shpi?

IA: Jo. Motmot nî herë. Veç nî herë jom kâ, dy [2] vjet – nî herë.

AH: Sa ke nêjt?

IA: Nizet [20] ditë... nizet e nî [21] ditë.

AH: A je kânë i martum atëherë?

IA: Jo. E dâshti Zoti, jo (qesh).

AH: Pse me pa kânë i martum s’ishe shku a?

IA: Jo, s’kisha pasë çare, vallai, pa shku (qesh). Jo, çfarë.

AH: E gjuhën serbe qysh e ke msu?

IA: Gjuhën serbe e kom msu une koxha ma fort. Qitu... n’dijsh Tomisllavi ku ôshtë, qitu n’kodër.

AH: Po.

IA: Qî me marrë... pî Mitrovice anena si t’dalsh krye katunit tonë - qaty i thojnë Tomisllav. U kânë Tomisllav... shka i ka metë emri pî at’hershit. E msojsha pî tyne, e rrisha me ta, e rujsha gjânë me ta. E qat’here e kom pas msu. Gjuhën e kom pas ditë, për qata tani um murrën m’çun për (nuk kuptohet) me msu. A shkollë s’kom pasë, pak... krejt katër [4] vjet shkollë.

AH: Veç katër [4] vjet a?

IA: Veç katër [4] vjet. Katër [4] vjet i kom marrë, tani me kurs për me hi n’punë dikun, nî  kurs e bâna. Katër [4] vjet...!

AH: Çfarë kursi?

IA: Kurs për... shkollimin me bâ tetëvjeçar.

AH: E sa ka zgatë ai kurs?

IA: Kurgjâ s’ka zgatë. Për tri [3] ditë (qesh). Vallahi, katër [4] ditë.

AH: Ku je kânë?

IA: Jom kânë n’Prekaz.

AH: E kush e majke atë kurs?

IA: K’ta msusat e Prekazit e kanë pa çelë nifar’ kursi, “Hajde kush don me dhânë, me bâ tetëvjeçare, kush jeni pa shkollë, se s’muni me hi n’punë qî s’e kini tetëvjeçarën.”. Nimê qashtu u kânë, qashtu u bâ.

AH: E pse s’shkove ti n’shkollë?

IA: Se s’ma dojke! Mu ma dojke veç punën, s’kisha qef shkollë hiç. Hiç s’ma ka dashtë. Edhe vallai, m’ka shku boll, si tânve tjerve, ma mirë bile. Po s’ma dojke diçka, s’kisha qef. Kisha qef... edhe bâba jem u kânë mjeshtër, edhe mas tina shkojsha niherë sa kesh i ri, tani... 

AH: Mjeshtër si ti a? 

IA: Po. M’thojke qpesh ai, “Largomu, bre bâbë, qanena. Hiqu. Mos e merr kit zanât se s’vyn kurgjâ.”, “Po, qysh s’um vyn bre bâbë ky zanât?”, tha, “Se jet nëpër hallk tu punue, shpinë tâne meremet s’e bon.”. 

AH: Ani a ke qashtu? 

IA: Vallahi... qashtu krejt jonë dalë (qesh), se punojshe nëpër hallk. Ma s’mrâmi qitâ e marova. E qaty meta nî kanall tu e çelë... sa mu smue, mos me mujtë me punue. Kur e kom maru qit shpi, dej n’kryt e qita, u dufke... dofar’ cevash kisha qef me ja ngjitë rreth e rreth se ujt e kulmit ça t’bjen n’tokë me hi n’ato ceva, m’u largu pî shpije. E çela atë far’ kanâlli edhe kisha m’ja marue... se e murrën nî argat, e çeli kanâllin, tani kisha m’ja maru nifar’ sanâku, shakt i thojnë. N’shakt edhe m’zuni nata! Vallai, kysmet Allah, thashë, pa e qitë qit shakt e me mushë plot me to rreth e rreth nuk shkoj me râ. U bâ dymdhetë [12] sâhati, i nâts.

AH: Ti tu punu...

IA: Po, tu punu, se meta vetun natën tani. E shkoj, m’ra dap, e tu m’kapë smuja, zemra, se i kisha pas dhâ zor shumë. Tap-rrap. I thom grusë, “Çu”, tha, “Ça ki”?, thashë, “Vallai, jom smutë qî as me livritë s’po muj.”, “Përhajr koftë...”, “Shko thirri djemt.”. Ishin ata dy [2] djemt k’tu. Shkoi i thirri, erdhën. “Hajde bâbë, fill te mjeku.”, “Jo bre, bâbë, nashta m’kalon.”, tha, “Vallahi jo, veç dogrile te mjeku kem me t’çu.”. Qashtu n’sabah, para sabâhu, po, pa u zdritë, u kânë terr, burg. M’qitën n’kerr, m’çun atje. Kur shkum te qiky Bajram Mziu, m’kqyri, tha, “Qpejt për Prishtinë.”, se ish kôn qkatrru zemra, qî thojnë, veç kah qkatrrohet, qaq qî u fry. Kush din gjâ qysh...  shqetsim p’i thojnë k’ta. E shkova te qiky Gani Bajraktari, gjash’dhetë [60] vjet i ka, a... ma shumë valla i ka. M’çun aty, m’kqyri krejt, m’kontrollun, m’i bâni ato analizat, e fijë-m-fije, fotografim, e tôna. Po m’vet ai, Gania, “Ça ke bâ ti?”, ai, Gani Bajraktari. Thashë, “Une kom punu pa nalë kurrë...”, se e din edhe vet, se edhe ai e din. Tha, “Ti... ton’ pî pune tu ka shqetsu zemra.”, thashë, “S’di ça ô shqetsu a qetsu, veç mu po m’dhem zemra boll.”. A nuk dhem zemra, po veç gjyksi dhimke, se zemra s’po dhimke.

AH: Ja-a, se ôshtë muskul (qesh).

IA: A... s’di vallai, po (qesh). E nejse, i pruni edhe do mjekë aty e p’i kqyrin ata, n’sabah qî vjen kontrolla. Po kqyrin aty. Plotë mjekë u mush, qishtu rreth e rreth. “Çka ka ky?”, po ju thotë Gania, Gani Bajraktari, qiky qî ô qitash, p’i thotë, “Hajde, mujshi me ditë ça ka qiky?”, tha, “Vallahi, s’e di veç n’paqt infarkt!”, tha, “Ja, nuk ka infarkt, kurrë ky s’ka pasë infarkt, kurrë, as s’ka tash. Ky veç e ka shqetsu zemrën me punë se e di une ça punon ky edhe kurrë s’i dahët puns.”. E qaty kom nêjt nja tetëmdhetë [18] ditë m’dokët.

AH: N’spital?

IA: Po, n’spital. E mâ s’kom prekë me dorë kurrë.

AH: Hiç a?

IA: Jo, kurrë hiç. Veç po lajmrohna te qiky Bajram Mziu kanihere. I ka qe motmot s’jom shku ma hiç, se jom mirë shumë. Po’, tybe. Se tash, krejt kjo mahâllë, veç nî çikë e djalit t’mixhs po ngjinon e mahâlla jonë kërkush. A ô men’ k’shtu, bre vlla?! E unë... qajo çikë, e vogla, ma e vogla e tina po ngjinon edhe une. Qî thojke... nî çikë tjetër e kusherive thojke, “Ma i madhi edhe ma i vogli po ngjinojnë n’mahallë tonë.”. (Qesh) Vallai, po. E qashtu. Tash po ô puna qî, a din, jeta ôshtë e gatë, jeta ô e shkurtë qî s’ka - sot je, sot s’je.

AH: Po. E a e ke ngjinu gjithë a?

IA: Gjithë e kom ngjinu. Jashta ushtar s’e kom ngjinu. Edhe n’punë jom kânë edhe kom ngjinu. Punojsha n’Deçan e na bojshin gati syfyrin. N’Deçan, qe ku ô Deçani, n’Deçan kom punu motmot e kusur. Na bojshin syfyrin ata n’Ramazan, e n’kuzhinë... kuzhiniert e tonë na e bojshin, u knaqshum.

AH: E pse n’Deçan je shku me punu?

IA: Na çojke fabrika, ajo... kjo firma jonë.

AH: Po a?

IA: Na çojke, po.

AH: E ça keni bâ atje?

IA: Na atje e kena maru nî fabrikë t’ktyne drunit qî marojnë ormâna, marojnë çka ka druni krejt, me tôna e kena marue. Rrafsh nîqind e pesëdhetë [150] copa veç shtylla i ka pasë, tani plus deri u punue. Edhe fabrikë e mirë ôshtë, e madhe shumë... shumë, bet.

AH: A funksionon ajo tash?

IA: Po, qysh jo. Gjithë. Po, edhe k’tu kom punu, n’Fatos.

AH: Ku, n’Mitrovicë?

IA: N’Fatos, n’Mitrovicë. Qiky Fatosi qî u nal tash, ndërpre... s’po punon.

AH: E çka ka punu ajo?

IA: Ajo a?

AH: Po.  

IA: Ajo ka punu... gjithkah ka punu. Cingun e ka marrë, ka maru bllokat, k’ta bllokat e ktyne t’traktorave, t’maqinave, e i shtin... qysh ju thojnë atyne bre qî i ngjet në traktor? Akumllatora.

AH: Akumllatora.

IA: Akumllatora, qajo u kânë. Akumllatorska. N’fabrikë aty kom punu s’di sa vjet, edhe kom punu... s’e dî ti k’ta rrumullakat qî marojshum, kazânat e tyne. Për m’u zije ata materiali i marojshum rrumullakat, qitu i qitshum, kur u bojke nî [1] ditë, krejt veç me ciment e marojshum. S’mujshe, veç me hypë me shkallë. E tani e kena pas ngjitë nëpër fabrika aty. Ç’mos kom punu.

AH: Sa vjet ke punu aty?

IA: Nja motmot e dy [2] vjet. Dy [2] vjet m’dokët krejt i kom pasë, motmot e gjysë.

AH: E tjetër kun’ a t’râ me shku me punu me firmë?

IA: Me firmë jashtë shteti, jo.

AH: Jo a?

IA: E nëpër shtet po. Kom punu edhe niherë dek teri Prizren, Ferizaj. Atje kom punu, se jo... kapak, se ja-a. Edhe aty veç udh’heqs n’punë, edhe ecshum. E n’Prishtinë ma s’shumti. Edhe n’Mitrovicë kom punu, edhe n’Deçan, edhe ka’mos... veç qî me m’çue qysh i çojshin do përpara... une jom kânë i vonshëm, kom hiê n’punë ‘Ramiz Sadiku’, ma i voni gati jom kânë. I çojshin n’Libi.

AH: N’Libi a?

IA: Po. Firma jonë i ka çu n’Libi shumë. Kanë punu atje shumë. Mirëpo, zheg i madh shumë, s’mujshe me duru. Ka njerëz...

AH: Po, temeperaturat.

IA: Po de, pej temperature. Ka njerëz që jônë smue, pî atjehi e ka marrë smujën edhe u dekë.

AH: A vet i caktojshin kush me shku?

IA: Jo, jo. Veç, ‘kush doni me shku; na e zgjedhum nî [1] grup kush don me shku.’.

AH: A i pagujshin ma shumë?

IA: Ma shumë. Po’, për qata kishin qef me shku. Ky popull i untë, s’ngihët kurrë.

AH: E ti a s’dojshe me shku?

IA: Jo tybe, s’dojsha me shku. Kurrë. Jo bre, çfarë. M’u dâ pî shpije... haj Zoti na rujt!

AH: E kur punojshe n’Prishtinë ku rrishe?

IA: Ma s’shumti kom nêjt... sa s’kem pasë autobusa, n’Prishtinë. Qaty kom nêjt, qaty kom fjet. I kena pasë barâkat tona.

AH: A po a?

IA: Po. Edhe kom udhtu ma shumë... zati ma shumë kom ecë me autobus. Edhe ma s’shumti kom ecë me autobusa, jo tont’, po kësi privat qî janë kânë qî e udh’heqshin punën. E unë për... tont’ kur i bonum tani ma kallaj. Qitu dalsha, n’Skenderaj shkojsha, se nuk vike autobusi deri khâ. Ma vonë, pak pa e l’shu... na qî e lshum ‘Ramiz Sadikun’, ardhshin dej k’tu, edhe na marrshin, edhe u kthejshin. Veç dej... qitâ n’Klinë e ka pasë, knena tjerë autobusa e kanë pasë se kanë pas ble pesëdhetë-gjash’dhetë [50-60] copa autobusa. E tani udh’tojshin, i marshin puntort, i tubojshin n’Prishtinë. Pî Prishtine tani u dufke m’u qkepë gjithkush n’vena t’punës t’vet.

AH: E prej cilit vit ke fillu me punu aty?

IA: Unë a?

AH: Po.

IA: Pej nîmijë e nônqind e nizet e pestën [1925].

AH: Nîmijë e nônqind e nizet e pestën [1925].

IA: Po. Boni hesâp tash.

AH: E n’cilin vit je i lindun ti?

IA: Unë tridhetë e nônsh [39].

AH: E n’cilin vit ja ke nisë me punu?

IA: A?

AH: N’cilin vit ja ke nisë me punu?

IA: Ja, tridhetë e nântë [39], jo... ja pasna nisë rrafsh, qysh i bjen nja... nja... qe tridhetë [30] vjet e kusur qî e kom...

AH: E sa vjet i ke pasë kur ke nisë me punu?

IA: Nizet e pesë [25].  Qatâ dâshta me t’thânë.

AH: Aha. Nizet e pesë [25] vjet i ke pasë.

IA: Po, nizet e pesë [25].

AH: Aha. E çfarë situate u kânë atëherë n’Kosovë?

IA: Situata nuk u kânë e ligë shumë, po për punë s’ka pasë... pak. Menzi qî hishum dikun n’punë. Tani dikur u lshunë - marshin ku dojshe, hishe ku dojshe. Eh... vallahi, qat’herë u kânë shtirë boll për me hi n’punë. E ma s’pari kur ja kom nisë punës, ja kom nisë punës n’Mitrovicë. Qiky tunelli qî vjen për ujë, qî vjen, del n’Fushë Kosovë... ky tunelli k’tu n’Lushtë...

AH: Po, i Lushtës. Po...

IA: Eh... qaty n’Lushtë kom punu, n’qat tunellin qaty qî u çelë. Krejt ato qî u çelë tuneli... e kapshum prej tunelli nifar’... sikur me bâ ceva t’ujit, mirëpo e madhe, ma gjon’ se kjo ajo ceva. E marojshum me armaturë krejt, fijë-m-fije, e në drrasa, edhe i katrrojshin, ja qitshin betonin. Bâjshin atëherë cisternat beton, plot na e mush’shin. Tash me shku aty s’sheh kurgjâ, krejt nër shpija u hi ajo. Shpijat i ka qitë m’i to aty krejt. E prej n’atë anë, pej Lushte e knena, e del n’atë anë, e dej aty, n’Fushë Kosovë. Edhe atje tani do ura i kena punu, se po m’bjen n’men’ qitash. Do ura i kena punu t’saj... t’atij kanallit për me mâjt kanallin k’shtu, e ura përmi me shku, me shku ujt. U kânë nalt shumë. U kânë ajo urë e naltë, pej kodre n’kodër. Edhe ja kena maru stubat, e qitshum n’to atë kanallin, edhe e marojshum edhe ata me beton edhe [fishkëllon]...

AH: E për sa e marojshit?

IA: Po, kush di qysh... qysh ardhke hesâpi, puna e puntorve. Po, qashtu u kânë.

AH: E materialin ku e merreshit? A e prodhojshit k’tu n’Kosovë, a vike prej naj kujna?

IA: Jo, jo... k’tu. K’tu. Çfarë... K’tu n’Kosovë, krejt. K’tu ka pasë material boll, ka pasë punë boll. E tash s’ka kurgjâ.

AH: E çka ka pasë?

IA: Për materiala t’shpisë ka pasë boll. Si armaturë, si ciment, si krejt, fijë-m-fije e furnizoje Serbia. E pruni pî atjehi, pî Kaçaniku ma s’shumti. Kaçaniku, qe ku ô...

AH: Po.

IA: Tek e fundit n’Kosovë ôshtë. Qaty u marojke n’fabrika. U kôn maru fabrika, e punojshin, e përpunofshin, e prushin sa dush. Tani e ngarkojke, prej ktuhi e çojshin për Serbi.  E kurusatke ai, shkau. Au... çka ôshtë (nuk kuptohet).

AH: E n’qat kohë Tita u kânë, a po?

IA: Po, Tita, shoku Tita. Po, vallahi.

AH: E çfarë situate u kânë?

IA: Vallahi, kqyre... çka me t’thânë, se ma i drejtë s’ka pasë.

AH: Ma i drejtë a?

IA: Jaa, Tita u kânë i drejtë k’tu shumë, po’ e mujti situata. E mujtën k’ta. Edhe grunë e ka pasë t’drejtë. Mirpo gruja... e mashtrun gru’n ata mas veti, edhe e tradhtun Titën, edhe e hoqën. E hoqën jo, po e mytën. E kasapitën n’spital dej tek dha shpirt. Jo... smutë sot, smutë nestra - u dekë. U kânë i drejtë, se ai punojke me secilën... për secilën fe punojke me drejtsi. I ka falë drejta tona’. More, ata s’kishin qef për neve me kânë mirë kurrë, tjer’t. E tani qat’herë ja shtinën t’ligën, dej tek telefunin e kanë nxanë, nër kreavat e kanë pâ. E ka gjetë Tita masanej. Çka po flet me gru, çka po flet... A erdhe? [i drejtohet nipit].

AH: E tani?

IA: E tani shkoi Tita. Tash u ndrru krejt situata. Hini Milloshi, edhe qe sot ku ô edhe ai!

AH: E para Titës kush u kânë?

IA: Para Titës u ndrrojshin k’ta. Motmot, motmot, gjashtë [6] mu’j, gjashtë [6] mu’j ka bâ vaki jônë ndrrue, dek tej... ky i Gjakovs u kânë n’ven’ t’Titës, Fadil Hoxha.

AH: Fadil Hoxha a?

IA: Po. A di, ka gjashtë [6] mu’j e motmot rrishin si krytar, se nrrojshin tani mas Titës tânë. Dek tej e fundosën qit Milloshin. Dek tej qî erdh hesâpi qishtu e kalli n’tôna anët e mozamakeq... na mytën, e s’na mytën, e na grinë, e na poqën, e tôna. Qe, nîmijë e gjashqind [1600] vetë s’po gjinën kërkun. Sa populli u shku pôsht’... me thmi, me gra, me krejt... me burra, me pleq, me krejt, fijë-m-fije. Me kâ qî... ushtar qî shkojnë, e me dije koftë ai ushtari me ushtar lufton, jo me neve. Ku na gjâjshin na grishin! Vallahi, na grishin, pasha Zote. Boll shumë i kanë mytë.

AH: A e kanë mytë najkon k’tu?

IA: Situata e keqe u kânë shumë. Qitu, qitash për qitash, n’fun’ mramt sa na qitu, Klina, qî jena pshtu, mirë s’u pshtu kërkush katuni. N’krejt Kosovën ma lehtë se na... s’jena pshtu. Edhe ma shtirë se na qî e kena pasë s’e ka pasë kush. Qe, ku u kânë punti i tyne. Ishum qitu me nî kusheri tonin e ni [1] vlla temin, n’aborr t’vllaut tu nejt. Kriske n’tana an’t. Kur ka krisën mas dere, n’atë ânë atje, taaak. E kom ni zânin nî herë, “Heeej...”, ka bërtitë. Ka krisë [nuk kuptohet] kaaau... P’i thom, “Abdullah, nuk ô mirë qikjo...” [ nuk kuptohet], “Po çka u bâ”, thashë, “Çka di unë cka u bâ, veç qikjo nuk ô mirë për neve, asni trohë, se unë p’i ngjoh krismat [nuk kuptohet]... ô snaiperkë.”. Kur ka bâ edhe nî herë taaak... Nî kusheri i joni erdh pak përpara, qaty e mytën, me qato dy [2] pushkë. Erdh pak përpara k’tu prej Mitrovice me gjith’ gru. Kusheri, bash kusheri... pak jônë t’largt, a din. Edhe po rrin te na. Tham, “Bre Daut, se çka e sheh kët’ luftë...”, se veç na ishum edhe Ymeri i Sherifit, n’e ngjifsh... Hysenoviqe u kânë edhe ai, edhe u kânë nifar’ Ragipi edhe nuk di kush qî u kânë, veç na qitu. Katër-pesë [4-5] vetë... n’krejt katunin katër-pesë [4-5] s’un i gjâjshe. Edhe na bojke vaki apet ikishum, se s’mujshe me nêj ti k’tu.

AH: E kah shkojshit?

IA: Ikshin ja n’Prekaz, ja anena, ja n’Kuçicë. Ikshum dalshum pî katunit, pî shpije u dufke me dalë. E kur krisi ajo, bash qaj kusherini qî u ardhë pî Mitrovice, u zhdrypë qaty n’brryl, e kur u zhdrypë n’brryl ata milicia e kanë rrethue autobusin, se udhtojke nî autobus si tinza, i joni. E rrethun autobusin. Tha, “Ti ku po shkon me kit grue?”, tha, “Une po shkoj te shpija jeme.”, ai qî e mytën k’tu tha, “Po shkoj te shpija.”, “Ku e ki shpinë ti?”, tha, “Qaty qe, qitu n’katun.”, “Dil...” tha, “qitu, hajde mas meje.”. Atij  milicit ja bon, “Kqyr qajo shpija qaty, ô n’dy [1] kat.”. Ai kish qef me ditë kush je ti, ku ki shpinë.... Se ai u kânë i joni qitu, i [nuk kuptohet]... a s’di kujt.

AH: Po.

IA: Tha, “Mirë boll. Hajt edhe n’dash dil, n’dash rri, veç ma mirë u kânë me dalë pî asaj, mos me nêjt shumë.”, “Jo, veç po shkoj”, tha, “p’i kqyri a u kallë a s’u kallë a naksen, shpija.”, “Ani, hajt”. Erdh ai. U bâ aksham. Tha, “Jo vallahi, s’shkoj nihere për Mitrovicë kurrë...”. Po bâjmë llaf qaty, tha, “Veç du me shkue pak sa s’u terru krejt m’i marrë do patligjana n’bashqe teme edhe m’i kqyrë qysh ô shpija.”. Ai shpinë qikhâ poshtë te reka e ka pasë. “Hajt, more Daut...”, thashë, “hajt shlirë, veç ôshtë puna... a p’e sheh qysh u bâ, po për çka ardhshe?!”, tha, “Vallahi, s’mujta me nêjt pa ardhë.”. E kish pru deka k’tu. Ai shkon e ja nisë m’i nukë atje, me gjith grue. Hongrum do bukë k’tu, shkoi. P’e pres, na p’e presim qitu mos po vjen. Thashë, “U vanu bre Abdullah!” - ktina. Po, Dauti ô vanu. Edhe, “Merr patligjâna”, tha... edhe tha, “Du me ardhë e me bâ sefâ te Ramovit.”, se neve na thojnë Ramovit.

AH: Po.

IA: “Me ba sefa sânte”, tha, “se gazepin e pashë atje n’Mitrovicë.”, thashë, “Po’, hajt shko edhe mos u vano. A p’e sheh ku janë ata?”, thashë. Ai shkoi. Ata e shohin tu núk patligjâna, pí atjehi snajperka, atje koftë k’tu, ja kish qitë qikhâ, te zemra {drejton dorën kah zemra}. Tap-rrap. Gruja e tina aty tu lâ diçka, do tesha, do diçka, harrna, kush din gjâ... te qeshmja. Edhe kthehet e kqyrë, “Halâ n’kâmë”, tha, “ish kânë.”, “Oj gruje”, “Hoja”, “M’i kqyr qita thmi, mos gabo me m’i lânë vetun se une shkova.”. Ka bâ bllaaap, u rrxu. Kallxojke gruja e tina.

AH: Ajo pshtoi?

IA: Ajo pshtoi se s’e gjujtën ata. Edhe ajo gruja shkon te ai e kqyrë, e prekë - pa pikë t’shpirtit. Kur... nuk u vanu shumë, erdh te dyrt e ktij vllaut, po cakât n’derë. Na i mshelshum dyrt. “Ô Abdullah, ô Abdullah...”, tha, “Hoja”, “Hajde se vallahi e vrajtën Dautin.”, “Jo bre, Tahire!”, Tahire e ka pasë emrin, edhe ajo u dekë, i pastë shpirti rahmet, tash, “U dekë.”, “Jo bre, Tahire... po’ çfarë bre!”, “O vallahin, me durë t’mija e kom prekë, pa pikë t’shpirtit ôshtë n’bashqe.”, “Çka bre?”, e veç kur ja mrehen milicia n’aborr temin qitu.

AH: Serbe a?

IA: Serbe. Tridhetë [30] serb me sakica n’dorë, me thika [nuk kuptohet]... ishin qerforue. Na hinën n’oborr qaty, s’e kom pas zidu nifar’ duvari hiç, veç i kom qitë bllokat njâ mi njâ. I ranë shkelum aty. Kërsitën nihere te dyrt, unë s’ja çela as s’bâna zâ, se ata na kishin pâ neve krejt me dyrbi pí atjehi. E shkun i rânë atyne bllokave, i gjujtën poshtë, edhe hinën mrena. Na bâni, “Pani khâ, pani khâ.”, “A shkoj?”, tha ai kushërini, thashë, “Hajt, shko ti Sadik.”. Shkoi Sadiku, po flet me ta. “Kush e vrajti”, tha, “qatâ qatje n’bashqe?”, “S’di gjâ!”. A di, ky qysh m’i thâ kush! “S’di, vallahi.”. Edhe erdhën mrena, kur erdhën aja gruja ish k’tu e tina, atij qî u vra.

AH: Po. Tahirja.

IA: Po. Tahirja. E tha, “Kush ô gruja e atij qî u vra?”, tha, “Une jom.”, ajo gruja e kish pas ditë serbishten krejt.

AH: Shih...

IA: Po, kish pa msu. Kush u kâ n’Libavec, ka pasë shki Lubaveci, e kish pas ditë serbishten krejt, mirëpo me folë jo, veç e ka kuptu. “Kush e vrajti qatâ”, tha, “qatje?”, tha, “Ju e vratë!”[nuk kuptohet]. “Jo, na jo.”, tha, “E ka vra UÇK-ja.”. Kqyr ti, UÇK-ja thojke e ka vra! Thashë, “Po, ku e patë ju?”, tani, “Pej qatjehi, zabelit ka gjue p’i atjehi e ka vra khâ.”, “Jo, vallahi”, tha, “ju”. Edhe tha, “Kqyre a p’e sheh gropën?”, Tahirja i thojke, po s’mujke m’i thâ serbisht, po i thojke veç shqip, “Kqyre qatje, prej qasaj grope ka qitë. Unë jom kânë te qeshmja, nashta edhe m’keni pâ ju me durbi...”, tha, “veç ju e keni vra, se kërkush vra s’e kâ”. UÇK-ja hiç nuk i thojke, qashtu. “Hajde përpara.”.

AH: E murën a?

IA: Po. E murën atë grunë edhe i murën ata dy [2] kusherit’, vllaun edhe kusherinin tem. “Hajde shkojmë...”, [nuk kuptohet]. Mu ma bâni, “Ti?”, une po rri qashtu. Ja bâni tjetrit, “Ec shko mas atina”, pozati njeka - shko ti mas atina. Ai milicit ja bojke, milici-milicit, “Shko ti mas atina e kqyre çka ka, mos ka n’shpi nakon”. Pak pa hi na n’shpi tem me to, une para tina, ai qitu automatin, tha, “Mos e ki naj UÇK?”, thashë, “Jo bre, me kâ me pasë naj UÇK i kishit pâ krejt kah enën.”, tha, “Ama pra veç lejën e njoftimit. Hin mrena. A e ki me veti?”, thashë, “Jo, qitu mrena e kom.”, veç e nxorra lejën e njoftimit, ja dhash. Tha, “Qe dy [2] vjet i ka kapërcy koha. Pse s’e ke nxjerrë tjetrin?”.

AH: Letërnjoftimit a?

IA: Po. “Pse s’e ke nxjerrë tjetrin?”, thashë, “S’kom pasë ngê.”, “Qysh s’ke pasë ngê dy [2] vjet me nxjerrë?”, thashë, “S’kom pasë ngê dê. Jom kânë smutë, pa qef.”, “Dy [2] vjet ke smutë?!”. M’kapi përpara ai, dogri dulum kah gratë. Gratë çele guri gojën, ishin sarih, ishin metë n’aborr, gruja e atij vllaut edhe atij kusherinit. Tri [3] gratë i lam k’tu, na shkum atje te xhenâzja. Kah shkojshum... kur dulum n’sakak, ai dul, mu hoq pí shpine, dul barabar me mue. Po shkojmë. “A thu, kush e ka vra?”, u munojke mu me m’shti me folë. Thashë, “Po’, s’di gjâ une kush e ka vra. Çka di une kush e ka vra?”. E disha mirë që k’ta, po’ kush...! 

AH: Ec e guxo me thânë!

IA: Guxo e thuj, po. Se ata pritshin n’atë anë anena, mos po kallum na far’ lufte k’tu. Vallahi po, ata qata pritshin atje. Krejt ishin dalë aty n’ledinë. Edhe do rrishin n’rrugë, u dokshin pí atjehit. Ani, mirë shumë. Kur shkumë atje, atë grun p’e vesin apet, “Kush e ka vra?”, tha, “Po’, ju! Qe, qikjo qeshme qitu qî ôshtë rrêj neve, qitu jom kâ tu lâ do tesha, dofar’ senesh qî m’vyshin mue”, tha, “edhe ky dul m’i núk do patligjana. Mazi ka krisë, atâ e pashë me dy [2] sytë e mi qî ju e kini vra!”. Apet... [nuk kuptohet]. “Edhe n’koftë nevoja varrosne”, tha, “edhe n’koftë nevoja ju ru’j. Ju ru’jmë na juve dej ta varrosni.”. U bâ akshami, e nxuni akshâmi. Ata, “A e dini qî ô luftë?”, ma bâjnë mue. Thashë, “E dimë. Çka kem me bâ tash?”. Veç kur therren sakakut përpjetë e dulën n’xhâde, xhâdës shkun anena. E tani ça me bâ... une jom kânë n’Kuçicë, kom hjekë edhe për bukë. Mirëpo, ka dâshtë Zoti te ai i Kuçicës, sot i ka dekë ni [1] djalë, që rrisha n’odë t’tina, qat djalë e ka pasë, qaj i ka dekë, që rrishum n’odë t’tina. S’di sa kom nejt me gjâ, me krejt. I kom pasë tri [3] copa lopë, e aty i kom shti, n’ahër tyne, edhe kena nêjt, e kena hangër bukë, e kena flejtë te ajo se ka pasë millë. Ka dashtë Zoti... kom nêjt atje.

AH: N’luftë a?

IA: Po, n’luftë. E u harxhu... s’kishum me çka me hangër bukën. Thashë, “Une du me shku me marrë do turrshi”, k’tu, n’shpi tonë, e kisha n’podrum. Thashë, “E me pru prej atjehi.”. Ish ditë, masi u bâ sabah, dola n’atë anë Kuçice, prej n’atânshi, e stâmit reks, e dogrile. Kur vi te kjo ura...  ura e madhe, a di, ku â?

AH: Po.

IA: E cementit. E hi nër to aty, dogrile khâ. M’kishin pas zamaritë ata pî kodre krejt aty. Hi aty, dogri bashqeve, nëpër katun, nëpër mahallë, nëpër bashqe trup e dal k’tu. A di, ku u munojsha mos me m’pa, si mshefas... ata krejt, po vallahi, mu m’pâ mue.

AH: T’përcjellin?

IA: Po, po. M’kanë përcjellë dek tej jem hi mrena. I mora dy [2] kânta, e i musha djath e turshi, e i kishum speca, e i kishum tôna’. I mora dy [2] kânta, njo n’kit anë, njo n’kit anë, qatij krahu une.

AH: Kah je ardhë?

IA: U ktheva. Kah u ktheva, anena me shkue. Kur dal te ura veç e kanë dhezë kerrin rrrrr, sa pej aty, pî gropave e te ura s’i ka dyqind [200] metra. Erdhën me gazitë aty. Dogri me mu. Une isha si poshtë nër xhâde, ata stam xhade, nalt khâ. Kur e kanë nalë... rrang-rrang. Eh. thashë i lava durtë, as m’i kqyrë s’i kqyrsha, veç ecsha. Qysh mujsha me ecë se...? (qesh) Vallahi, qishtu u kâ. As me m’folë as kurgjâ. Njânji-tjetrit, ata dy [2] ishin kâ n’dramë, “Ma bre, mos e gjuj se a p’e sheh tek ô plak, e u ço najsen bukë, me hangër bukën me ta. Se turshi paska, s’paska kurgjâ.”. Ai dâshti me m’vra, vallai, ai qî zhdrypi pî kerri.

AH: Po... veç, s’e la.

IA: Veç, ai s’e la. Veç kur e ka përplasë derën, u hi mrena ky, te ka përplasë derën rraaang, se ai s’e la mu me m’nalë.

AH: Ti i kuptojshe kah folshin?

IA: Qysh jo, more. Ata ishin nalt, une poshtë.

AH: As s’i kqyrshe hiç?

IA: Hiç, hiç... veç ecsha. Kishe s’p’i shoh. Veç e ngrejsha trupin, kur t’kallet flakë qitash. Pasha Allahin, qishtu u kânë. E kom ecë une edhe s’kom bâ zâ hiç. Ata e dhezën kerrin, n’qat ven’ e ka kthye vyyyy, se u idhnu ai. Shkoi n’ven’ t’vet atje, une eca shkova n’Kuçicë.

AH: I çove turshitë.

IA: E ju kallxova atyne ‘qishtu qashtu...’. “Aiii... pse Isuf me shkue?”, “Poj vallai, mu dha me shkue, e shyqyr se s’e kishna pasë dekën se ata për dekë jônë zhdrypë pej kerri.”, “Çka bre?”, “Po, vallai”, “Hajde!”. Shkoi, shkoi edhe ajo. E kur e kom pasë... qe dej sot apet gjallë, ishalla... se m’ka thânë Zoti, nryshe s’ka.

AH: E mas Kuçicës tani?

IA: Mas Kuçicës jena shkue n’Brus, i thojnë n’Brus, n’mal. Përmi Kuçicë ôshtë nî Brus, i thojnë Brus malit, Mali madh, ngat Broboniqi. E atje i kena pasë po nja nizet [20] shatora, tridhetë [30] a katërdhetë [40] a... Pesëmdhetë mijë [15000] vetë. Lajmrojke nifar’ Zymer Bajraktari, thojke, “I kom n’Brus, jônë strehu, nër najllona po rrinë.”. Me telefuna kur u nike, n’luftë u nike ai tu folë, se ai e dhâke kanihere si program, si lajme i dhâke.

AH: Lajmrojke...

IA: Po, lajmrojke. Qysh me lajmru njeri ‘i kom pesëmdhetë mijë [15000] n’qit ven’, e me ni shkau?!. E jônë kôn përgatitë, vallai, me na râ atje.

AH: Ani?

IA: N’ Brus shkum e nejtëm dek tej u kry lufta. Nër najllon kom nêjt.

AH: Sa?

IA: Po’, nja dy [2] muj ditë e kusur po. E râke shi e râke borë, nër najllon. Kur u bâ najlloni, u bâ mirë boll, po’, kom nêj veç me çufra, e bojsha si kolibë, e qatu rrisha n’to.

AH: E me kôn’ ti?

IA: Me gru jo, as me th’mi, veç vetun.

AH: E pse ku i ke pasë k’ta?

IA: E kom shku te ni [1] dajë i jemi kom nêjt n’Brus. Dajtë i kom n’Broboniq. E te qaj kom flejt nër najllon, me krejt robt e vet, nër ni [1] ven’... [ nuk kuptohet]. Ai i ka pasë s’di sa copa gjâ atje, e dhênë, e dhi, e tôna. Hajshum qatje, pishum, dek tej qî erdh hesâpi u shliru. “Ô u shliru, u shtiru.”. Vallahi kur kanë krisë pushkt, shtatë [7] ditë nëpër mal, thashë na ranë. Ata pî qefi qî lajmrun qî po ecin shkíet. U nal lufta. Qatje jom kôn tutë, n’mal jom kânë... jo, përtej atyne shatorave, thashë, “Çka u bâ, bre? Ku do me na marrë krejt edhe neve...!”. U kânë ni [1] plak i lodhun e i metun, po qysh e çoi Zoti atë ditë, u çu! Kur kanë krisë pushkt ai ka kujtu qî u nisë khâ lufta, fun’ livadheve, e po vjen përpjetë, e t’ka qitë, e t’ka bâ anena prej Broboniqi... kush qî e nalë nuk kish! Tha, “Kqyre sa po munët me ecë tash!” (qesh).

AH: gfgfAH: (Qesh).

IA: Vallahi, qishtu u kâ. E Zoti na rujt... E vallai, hjeka boll, po t’mira s’kom pasë!

AH: E lufta kur u kry a u kthyt k’tu?

IA: Po, u kthym na menirenë. Une, qiky vllau, jena ardhë ma t’part n’Klinë t’Epër. Jena ardhë k’tu, mirëpo kur jena ardhë k’tu na s’kena mujtë me gjetë kurgjâ, sen n’dyjê t’Zotit, tôna kërrsh.

AH: Edhe shpijat?

IA: Edhe shpija. U kallë... shpija jeme krejt ish kôn kallë, fijë-m-fije. Veç i kishin metë do blloka kapun prej cementi. E kom bâ meremêt, e kom hidisë, edhe jena hi n’to. Kur u ardhë komisiâni me kqyrë, thanë, “N’qit shpi s’bon me nêj ti.”, thashë, “Une me nêj... po’, as me m’largu pî saj qî na lanë t’shlirë, qî jena shliru.”, thashë, “Eh, dek tej te hîdisi tjetrën.”. E qashtu, erdh hesâpi. Tani djali shkoi. Ai, djali, met atje n’Gjermoni, m’çojke pare. E mora, e nisa qitâ... [nuk kuptohet].

AH: Se ti mas lufte s’ke punu hiç a?

IA: Jo, mâ kurrë. Masi e hîdisa qit shpi, jo.

AH: Jo.

IA: Jo, ncuk. Mas lufte e kom hîdisë k’ta.

AH: E k’shtu tokën a e ke punu?

IA: Une pak tokë kom punu krejt. Kurrë gati prashitë s’kom. Pak sen’ krejt. Si jom bâ i zoti i vetit ma veç mas mjeshtrie kom shku, pasha Zote.

AH: E kush e punojke?

IA: Punojshin k’ta tjert, kusheritë e k’ta jônë kânë.

AH: Vllaznia.

IA: Vllaznillak e... po.

AH: Çka punojshin ma shumë?

IA: Kush? K’ta a?

AH: Po. Kusheritë, vllaznia...

IA: Vallahi, qashtu ça bojke lazum për tokë. Edhe njâ u kânë n’Beograd tu punu.

AH: Çka punojke n’Beograd?

IA: Ka punu n’rrugë, ‘Partizana puti’, i kanë thânë atëherë. ‘Rruga e partizanit’ qî thojnë shqiptart, shqip. E tani ai erdh n’penzion, meniren’ e murr penzionin. Tani u munu me marrë pensionin, s’ja kanë dhânë kurrë. Tash u dekë, u shkue. Ky i ka shti letrat, djali vet, për me marrë qata penzion t’tina. Po’ çfarë... kush ja çon?!

AH: S’p’ja jepin a?

IA: Po’, çfarë, more. Ku t’jep Serbia najsen?! Vallahi, s’ka me na pague as gjaqet qî na ka bâ, as kurgjâ hiç. S’ô ngusht. Vallahi, ma i fortë, luftarak, s’ka pasë. Une po t’thom. Jo’, po... qe, sot erdh hesâpi me politikë, qî thojnë nî fjalë, ‘I ka majtë Thaçi tânë.”, (qesh). E k’ta tash, tont’, Thaçin nuk p’e dojnë. A k’tâ s’p’e dojnë, k’tâ s’p’e dojmë... tash jônë katrru nër veti. Haj Zot, haj... çka i kanë thânë shoqi-shoqit! Haj medet e haj...

AH: Kush?

IA: Qita qitu n’parllament. Qita politikânat e tonë. Vallahi, hiç mirë jo. E për shkíe mirë qî kapën k’ta nër veti, se ata e kanë nî lehtsim atje, tani ma mirë. Ehhh... mozomakeq! Vllau-vllanë me shtye! M’ja kallzu tana t’zezat, ‘çka ki bâ ti, çka kom bâ unë, çka ka bâ ky.... tash tôna po shplohen.

AH: E ai, Fadil Hoxha, që e ka udh’heqë Jogusllavinë, a u kânë far’ burri?

IA: Ai u kânë burrë i mirë, u kânë i fortë. Se ka nejtë n’luftë ai shumë... mos me pas kânë qaj, qat’herë n’luftë... kur ka nejtë me shqiptarë, se ai u kânë komandant i ushtrisë... at’herë krejt t’i kishin marrë, t’i kishin çue. Tont’ i murrën, i qitën n’trena, i çun për Beograd... e anej i çkepshin ushtart tonë. Përpara, n’pesëdhetën [50] e... qysh p’i bjen? Lufta... cila luftë u nisë n’Botrore, qî u nisë e Dyta Luftë Botrore?

AH: Katërdhetë e pestën [45].

IA: Katërdhetë e tre [43] dej katërdhetë e pesë [45]. Dej t’pestën [5] ka ngatë, e n’pestën [5] u sosë lufta. Mos me pas kânë Fadil Hoxha krejt i kishin pre, i kishin gri atje.

AH: Ku atje?

IA: I ka... n’Beograd. Aty, anena...

AH: Po...

IA: Krejt i ka udh’heqë ai. E ka pasë koxha ni zotsi, e ka pasë t’vetën. Po’, s’e lshojshin ata tjert,  se Tita po, kish qef me to... Tita ka pasë qef me to me nejtë, e me punue, e tônat. Po’, ata s’e lejshin, tjert. U kânë politikë e madhe n’Serbi. Rusi ka punu me ta. Qështu shkoi kjo, edhe qe sot ku jena ardhë! Vallahi, po. Veç koxha... a din, qî thojnë nî fjalë, ‘as s’po hjekum për veshë, as për teshë, as për bukë, as për kurgjâ n’dyjê t’Zotit’, veç lezetllak nuk kâ, m’u knaq, jo. Tôna t’mirat i kem. Tana... vallahi, gjâ t’keq s’kem. E përpara i kena pasë do t’kqija, po’ lezetllak kena pasë nër veti, dashni kena pasë nër veti, ju ka dhimt dikush-dikuj. I kthyn nër veti jo... ncuk. S’ka kurgjâ hiç.

AH: E me Shqiprinë... n’qat kohën e luftës, mas luftës me kôn’ jena kânë na n’Kosovë? ]

IA: Na n’Kosovë jena kânë... mos me me mujtë m’u marrë vesh me ta kurrë. As me guxu... m’u marrë vesh jo, as me l’shu radion tu ta jo, qî murrum i bâmë radionat, as s’guxojshe me l’shu ti me ta dhânë dyjên.

AH: Pse s’guxojshit?

IA: Pse s’guxojshe se shkíjet s’lajshin at’herë. Pej Skenderajit, qiky, nî kusheri i jemi, qitu n’aborr tonë bashkë jena kânë, e ka l’shu radion, se e lâke radion, qaty e ka pasë dugâjn, qikhâ, i ka lajmru dikush n’Skenderaj, “Brahimi p’i lshon radion e Shqipnisë.”. Pej atjehit jônë ardhë ata t’Serbisë, shkíjet, tont’, k’tu qî jônë kânë, jônë ardhë te Brahimi, “Brahim!”, thotë, “Ha”, “Ti p’e l’shon radion a?”, “Qysh s’e lshoj radion, qy ku e kom!”, tha, “E lshoj gjithë.”, “ Jo, jo n’oborr p’e l’shon ti radionin n’Shqipni. Mos ta ni mâ!”.

AH: Shih.

IA: E kjo e para herë qî po kallxojnë hallku, “P’e lsho radion n’kupë t’qiellës n’Shqipni!”. Ja me knue, ja me ngue çka po thojnë... [nuk kuptohet]. Marrveshje s’kena mujt me marrë kurrë me ta. Jo çfarë, jo. Zoti na rujtë. Vallahi, po. Mâ s’e ka l’shu kurrë. Çfarti....

AH: Pse a s’lojshin as shqip me folë a?

IA: Ku? K’tu a?

AH: Po.

IA: Jo, k’tu shqip po. Jo, jo...

AH: Veç s’i lejshin radiot e televizionat?

IA: Po de. Radio, televizorat... ja-a.

AH: Veç serbisht.

IA: Veç serbisht, krejt. Nashta do kangë, dikur... dikur u l’shun, si ma s’vonti. Kah nî [1] sahat n’ditje. Dikur i bânë dy [2] sahat, dikur i lshunë krejt, veç vonë ajo u kânë. Vonë u kânë, vonë shumë... Dek tej qî u nis lufta tani. U rânë... a din, n’Rilindje u rânë mrena, ja hoqën ato... krejt ato haletet fijë-m-fije, krejt çka kanë pasë Rilindja. U kôn râ aty, e kanë marrë, edhe i kanë qitë pî pune, i kanë qitë pî venit t’puns. Jo bre s’kanë...

AH: A e man n’men’ ti?

IA: Qysh jo, more.

AH: Çka t’kujtohët?

IA: A?

AH: Çka t’kujtohët?

IA: Qaty kânë s’jom, veç i kom ni k’tu mes Ardiani qî i râ, “Qishtu, qashtu... shkijet hinën mrena n’Rilindje.”. Ajo Rilindja ôshtë e madhe. Nashta e ke pâ ti najhere. 

AH: Po, po, po.

IA: E qatu... qatu na e kena pasë te Rilindja, pak ma poshtë, firmën e ‘Ramiz Sadikut’. Me thânë... dhetë [10] minuta me ecë kâmë te Rilindja shkojsha pej pune, aty ku kena nejt, qî e kena pasë firmën. Eh, qishtu bre... S’ka, shkijet i zaptun tani. As edhe... edhe allti s’t’kanë lânë me majtë n’shokë, as llavaqkë s’t’ka lânë. T’i ka marrë tôna. Kur dashti me nisë luftën, krejt i mledhën pushkt, i mledhën pushkt sa mujtën. S’na lanë asni armë, kurrë s’na lanë. Edhe me tu gjin’ ai t’mytke tu t’rreh, se le tana... t’mytke tu t’rreh. E maj n’men’, n’pesëdhetë e gjashtën [56], kur na ka ardhë shkâu qitu na i ka marrë krejt pushkt. S’na ka lânë m’i majtë. Jo, jo... krejt, fijë-m-fije. S’ka lânë kun’. 

AH: E ti a ke pasë armë?

IA: Jo. Une s’kom pasë, as bâba jem s’ka pasë. Veç i ka pas ndodhë bâbs tem... na ishum qatje nalt me shpi, n’âra e kena pas maru shpinë, bâba jem kurgjâ s’ka pasë. U kânë nifar’ Buda qitu, n’zyre t’venit, shkâ i Sebcit. Edhe ja çun thirrjen... bâbs tem ja çun thirrjen prej Skinerajt, “Bajtush, ti me ardhë sot k’tu m’u lajmrue edhe qit pushkë... e qit pushkë me naj pru edhe dy [2] bume k’tu me naj pru sot.”.  U çu bâba pî atjehit... i kish shku letra, erdh aty letra... u çu bâba pî shpije, erdh. “Ça me bâ bre bir?”, thashë, “Ça di bâbë... vallahi, nuk di ça!”. Para lufte u kânë kjo. Tha, “Po shkoj te Buda po kqyri se e ka pasë nî shoq”, Budën, se dalke n’llovë me to, ai u kâ llovgji, “Po bisedoj me to, p’i kallxoj.”. Erdh ky n’zyre t’vendit e ka folë me to. “Budë, ça me bâ bre?”, tha, “Kqyre ti, Bajrush, une pushkë s’kom. Une e kom qat pushkë qaty, jônë dy [2] pushkë. Njâna ôshtë e Ademit t’Sheqirit, njâna ôshtë e Kadri Sahitit.”.

AH: E kush jônë kânë ata?

IA: Njâni u kâ qitu i n’atë anë reks, e njâni u kânë n’kodër qatje milicisë... Se ai t’mytke tu t’rrehë. Dek tej n’sêj i kem pru hallkun, n’sêj. Râke bora at’herë shumë... me sêj i kanë pru, n’Kuçicë i kanë pru njerëzit e lodhun e teshun qî i kanë rrehë. S’kanë lânë kun’ ven’ pa i râ. E kur u rreshin shumë, qî i rreshin shumë, e dath’shin, e rrehshin kamve qî mos me mujtë as me livritë veni mâ. E kur e rreshin sa u dufke... qî thojke ai, “Rrehe, rrehe, rrehe...”, e marrke ja shtike kâmt n’ujë. Edhe jônë ardhë djemt e tina, e vllaznia tina, e kanë marrë me sajë n’Skeneraj, se s’ka mujtë me shku n’shpi t’vet. Shkâ... çka s’na ka bâ! Shkâu na ka mytë e na ka gju nëpër reka qitu n’luftë. Na kanë vjedhë. I kanë vjedhë meshkujt, edhe i kanë gju n’rekë tonë qitu, e s’kena mujtë m’i gjetë kurrë mâ. Gjithçka ka ndodhë. Shkâu gjithçka ka bâ. Çka i ka ardhë shtêk. Mirëpo, pa i ardhë shtêk nuk t’bojke kurgjâ. Kur t’i vjen shtêk, shlirë, qî mos m’u tutë ai, qat’herë prite nerskamcën. Ta hiqke dheun përfuni!

AH: Keni hjekë a?

IA: Boll, vallahi. Vallahi, ma hjekë t’madhe... veç kena rrnu qashtu hajt.

AH: E najsen tjetër çka t’kujtohët?

IA: Qysh?

AH: Çka t’kujtohët najsen tjetër?

IA: Vallahi, s’di çka me t’kallxu (qesh). M’kujtohet boll mu, po’ ô puna qî... a din, nuk ka nevojë mâ. S’kâ. Me hjekë kena hjekë boll n’shkâ. Niqin’ [100] vjet, bre hej...! E tash jena shliru. Po’, tash s’p’e dimë qî jena shliru. Tybê n’jem tu e ditë asnjâ. Veç s’ka qef kush me pâ shoqi-shoqin. Qe, ata aty, n’parllament, ku po majnë takime, aty asnjâni për shoqi-shoqin nuk flet mirë. Çka po don me thânë tash? Çka u ardhë nî e mirë ôshtë... qe s’di sa Thaçi na ka majtë me tôna t’mirat. Qî u hi ky krytar... Sa vjet nejti? Tetë [8] vjet, po m’dokët. E, e ka majtë boll mirë. Tash, “Jo, s’u kâ Thaçi kurgjâ. Ky ka punu keq k’tu, ky keq k’tu...”. Tash po shkon nëpër tana shtetet edhe p’e dojnë, vallahin, ma fort se tjert tânë. Se k’tâ e dojnë krejt, krejt shtetet e jashtëm e dojnë, veç na s’e dojmë! Kqyr ti tash... njeri t’vetin mos me dashtë! E kur s’e dush tânin, e s’e do Zotin [nuk kuptohet]... as atâ s’e don, as mue. A nive?

AH: Po, po.

IA: Eh... (qesh).

AH: E k’shtu odë a ke pasë ti?

IA: Odën e kom pasë... qe, qitu. Qitu... [nuk kuptohet], asaj shpisë k’tu. Qitu qî po dokën do tarâba t’kuqe. Qaty e kom pasë odën. Edhe atâ vet e kom maru... pej temeli krejt, fijë-m-fije, n’atë kohë. Vet e kom marue, veç me vllazën t’mi. A une e kom punu krejt. E qaty ka nêjt milicia. S’di sa herë jônë kânë aty kanë flejtë… môzô ma keq. Flejtë s’kanë, po rrishin dej n’dhetë [10] t’sabâhit. E kryshin... 

AH: Serbt a?

IA: Po. At’here e kryshin punën edhe shkojshin për Skeneraj. Vishin ata, vishin tjert, tjert, tjert... Gjithë plot e kom pasë. Gjith’, gjith’, gjith’.

AH: Me zor hishin a?

IA: Jo, vallahin. Thirrshin, “Ô Brahim, ô Brahim”... rrimë sânte, nesër prâma... dek tej qî i thamë, “Mâ s’po munum me nêjt.”. 

AH: E a u tubojshit n’mbramje ju?

IA: Na u tubojshum tânë, mahalla jonë... gjith’ tu nêjt.

AH: E ça folshit?

IA: Nër veti? Ça ish lazum me folë. Folshum na nër veti, vllaznillâku. Pej reke e nalt kojshillaku gjithë na u tubojshum, ni [1] ven’. Rrishum ma s’shumti, e lujshum najsen. 

AH: E qysh lujshit? 

IA: Lujshum me kapuqa, lujshum dekerrgjik, e lujshum qishtu...

AH: E qysh jônë kânë ato lojra?

IA: Dekerrgjik, a di... njâ katrore i marohet qashtu, edhe vija-vija rreth, mrena... edhe njâ, e qesim pasulin trrak-trek-trrak. Tani cilit t’i bon tri [3] kokrra ren’ ai e bon “dong” - ja merr nî [1] kokërr tjetrit. E qashtu shkojnë ato dek tej ja merr tôna kokrrat. E kapuqat... i qitshum kapuqat tonë ren’ qishtu. Sa vetë ishin secili kapuqin e vet. E marrshum nî [1] kokërr pasuli, ja nî [1] letër, ja diçka... e bojshum rrumbullak, e qitshum qitu, edhe ai kqyrke. Drejtpërsdrejti e shtishin dorën, qishtu trrak, e nxirrsha, apet nër kapuqin tjetër rrek, e nxjerrsha, apet nër kapuqin... E n’mujtë me ditë ku e kena lânë. 

AH: E nëse e gjâjke?

IA: Nese e gjâjke ai t’mujke - për nî [1] kokërr përpara (qesh). 

AH: E tjera lojna?

IA: Tjera lojna? Vallahi, kena pasë na thmija përpara, veç ato tash s’përmenën qysh jônë përmen’ përpara... se ma dojsha m’u bâ sabah e mos me shku n’shkollë, n’dillën qî ish, e me dalë me lú n’sakak se kush e dî çka. I kena pasë do druna qî i marojshum, e mrehshum n’kit anë edhe n’kit anë [nuk kuptohet]... e e marrshum shtagën trrak e si e rreshum k’tu ajo kcejke qatje. E marojshum nî ven’ - kush munët me shku aty. Kleqka, i thojshin. Kleqkash me lue. Kena pasë edhe me... tâzin e bojshum rrumullak e lujshum me dofar’ shtâgash vrr-vrr. Nî [1] birë e marojshum qatje - kush po mun’ e shtin përpara atje n’birë. Mirëpo, u bojshum dhetë-pesëmdhetë [10-15], na tu u rreh nër veti, e tu u shty. Qishtu shkojke loja. E vallahi, po. Se dashni ka pasë, veç... a din, jetë s’kena pasë t’mirë. Nuk e kom ditë çka ô kunrën me mathë, veç apânga. Edhe apângat e ‘lkurs, se apânga t’qkrine me pasë u knaqsha. Shkojsha si me kunra me pasë apângt qkrine. Nî babgjysh i jemi i ka pasë qkrinat. Ma s’pari babagjyshi, qî i shtin n’kâmë, i ka pasë babgjyshi jem, n’krejt Klinën m’dokët. Se tânë thojnë tash, “Ramë Avdia i ka pasë i pari apângt t’qkrine.”. Mirëpo, e kanë kqyrë fort atë plakun. E ka kqyrë reja, se gruja i diq herët. I ka tre [3] djem e tri [3] çika. E ajo, gruja, i ka lânë tre [3] djem e tri [3] çika, edhe ata tash u rritën tânë, mirëpo atâ e kqyrke qajo reja e madhe gjithë. Me hyzmêt, me tôna, krejt... e ka kqyrë. 

AH: A ka punu ai najsen?

IA: Ai kurgjâ hiç, sen’ n’dyjê t’Zotit, veç u kânë... sikurna me kânë kryetar. U kânë pa shkollë, pa kurgjâ… u kânë n’Skeneraj.

AH: E qysh e ka pasë emrin?

IA: Ramë. Ramë Avdiu. Veç atâ rrallë e thirrshin me shku. Sen’ n’dyjê t’Zotit, kurrë nuk shkojke, kurrë. S’kish marak me nêj me ta. Edhe s’ka pasë edhe vet e kanë vendosë qashtu me kânë. Katuni vendosën. Qishtu u kânë... nuk shkojke. 

AH: E k’shtu, a ka ndodhë naj rast kur jônë pajtu dy [2] familje që jônë kânë n’gjak?

IA: Rast për familje që jônë kânë n’gjak? Te na, n’mahâllë tonë, s’ka ndodhë kurrë.

AH: Jo a?

IA: Jo, hiç. As s’e maj n’men’. Eh, ato s’duhet m’i përmen’ hiç se përpara jônë kânë. Mâ... si thojnë ni [1] fjalë ‘mos m’i përmen’ mâ kurrë’. S’ka ndodhë mes neve, me tjert. S’di sa vjet jônë shku mashkuj për mashkuj [nuk kuptohet].

AH: E k’tu te ju s’ka ndodhë a?

IA: Ja, ja. Jo. Po’ thom jo, se po!(qesh)

AH: E pse po m’thu jo? (qesh)

IA: Se s’du me ja përmen’ emrin hiç. Jo, se na i kena pajtu. Tash jena marrë vesh, s’ka nevojë.

AH: Po, edhe ty t’ka ndodhë a?

IA: A?

AH: Edhe ty?

IA: Jo, mu jo. Mu jo.

AH: Po, t’ka ndodhë me kânë prezent?

IA: Po de, pleqve. E une s’du ato anena me hi hiç mâ, se ato kur përmenën... s’bo lazum m’u përmen’ si k’ta t’ritë... une s’përmeni hiç.

AH: E k’shtu Shëngjergjin e Shmitrat e k’to... a i keni festu?

IA: Po, gjithë. Po valla. Bajram, e Shingjergj, e Shmitër, e tôna.

AH: E Shëngjergjin me çfarë date e festojshit?

IA: Na Shëngjergjin me festu kurrë, veç që e dishum qî ô Shëngjergj. Jo, si magjupt (qesh).

AH: Kurrë s’e ke festu ti a?

IA: Ja, kurrë. Hiç. Bajramat, po. Jo, vallahin. Po’, Shëngjergji s’ô i joni! Kur ardhke Shingjergji, qî mujshum na me shku n’Mitrovicë, kishum qef me shku atje te magjupt n’Shingjergj, veç me kqyrë çka po bâjnë.

AH: E çka bojshin ata?

IA: Veç lujshin e kcejshin pa nalë kurrë. Po’, ata e kanë pasë Shingjergjin shumë edhe e kanë edhe sot.

AH: E k’shtu shpijat për Shëngjergj nuk i lajshit hiç a?

IA: Jo, po. Jo, po... thmitë k’tu, gratë, e sene, çikat, e... Fort i pastrofshin, e i hidîsshin, e i ngjitshin dofar’ sheljesh. Shkojshin shelje marrshin, i ngjitshin nëpër shpi... çka di une, nëpër pleme ngjitshin. 

AH: Hulaja ngjitshin e...

IA: Hulaja. Po valla, edhe hulaja.

AH: Ani edhe ju e paskit festu?

IA: (Qesh) Jo, jo na s’e kem festu, jo. A me qitë me hangër diçka ma mirë se ktyne ditë... jo.

AH: Me qitë me hangër qitshit a?

IA: Jo. Për Bajram. Për Shingjergj, jo. Kurgjâ, sen’ n’dyjê t’Zotit. Bojke vaki tamël, po. Përshesh me tamël, se tjetër sen’ jo. Përsheshi me tamël t’Shingjergjit ô.

AH: E për Bajram?

IA: Për Bajram tana t’mirat. Yyy...

AH: Çka qitshit?

IA: (Qesh) Çkamos. Tana qito çka hahën, qito herë. PitE [nuk kuptohet]... tash mish, e ku ta di une...

AH: E dasmat atëhere qysh u bojshin?

IA: Dasmat jônë bâ at’here... ma s’pari jânë kânë dasmat me kerre me kije. 

AH: Me kije?

IA: Po. Dikur me kuaj. Une jom martu me kuaj. Qî thojnë nî fjalë.. une e qaj kusherini qî po t’thom, Sadiku, jena martu për ni [1] ditë dytë.

AH: Po a?

IA: Po. Nî shpi e kena pasë t’gatë, sikur qikjo qitu. Edhe nejse u bâ, u bâ vâdja. Erdh. U martum dytë për nî ditë. Jena martu dytë për nî ditë. Dytë e kena pasë prej Prekazi me marrë. E i murrum do nipa tonë me kuaj. Jônë kânë atje n’Mitrovicë, punojshin ata, e i thirrum n’dasum. E erdhën me kerr, e me kuaj, e me krejt. Punojshin ata, e i thirrum n’dasum. E erdhën me kerr e me kuaj t’mi. U kâ vjeshta, po’ çfarë bâlte u kânë... s’ka pasë rrugë me shku n’Prekaz kurrë. Sabah jônë nisë dek tej n’aksham s’kanë mujtë me ardhë gati. I kanë râ qitu trup, ârave. Kuajt e fortë, qashtu e nreshin sikur me ngre sejin, se jo me ngre kerrin me rrotë. Edhe i kanë pasë rrot’t e gumit, e ju bojke bâlta qikaq... ato mâ veç shllajfitshin. E jônë shku n’Prekaz...

AH: E ka sa vetë shkojshin me marrë nusën?

IA: Qysh ka pasë njeri asi dasum, xhin’... njerëz.

AH: A ke pasë ti kallabllak?

IA: Vallahi, po. Na dytë përnihere jena martu. Njâna parë kerr shkun knena, njâna shkun knej kodrës. Tani kur jônë shku, jônë përpjekë n’kodër, jônë ardhë dy [2] pârt përniherë. Ka katër [4] kerre, tetë [8] kerre me kuaj. Jônë ardhë i kanë pru nuset, dyjat. Dyjat i kena zhdrypë qitu n’oborr, pî kerri. Se atëherë i zhdrypshin pî kerri, e kapke ngryk, ai hypke n’bigë, n’bigë t’kerrit nusja, kadaldale, kadaldale... n’bigë t’kerrit e kapke ky vllau, a mixha, a... e kapke ngryk e lojshe n’tokë. E qat’herë ecke dek tej shpija me ardhë me hi mrena.

AH: E a u ardhë n’pshtjellak?

IA: N’pshellak?

AH: Gruja jote?

IA: Jo. N’dimi u ardhë.

AH: N’dimi a?

IA: Po, n’dimi. Ma vonë... se qe pesëdhjetë [50] vjet u bânë, e ma tepër, martesë.

AH: Pse sa vjet je martu ti?

IA: Nizet e pesë [25] vjeç.

AH: Masi je kthy prej ushtrisë.

IA: Po de.

AH: E kush ta gjeti nusën?

IA: Nusën ma gjeti vllau i tina, i saj. Vllau i saj. Bâba jem ish tu punu nî shpi qitu n’kojshi, e murr atë vllaun e saj me punu bashkë me bâbën. E nejse, ditë prej ditsh... i kishum edhe dy [2] kusheri pa nxanë, e bâba jem u kâ si zot shpije. Babgjyshin... bâbën e ka pasë ai, po’ ai s’dashti me hi k’saj rânge. Tha, “Qe, Bajrush. Merre ti qesën maje.”. Ktyneherë qishtu shkojke, “Merre qesën ti e bo çka dúsh, sillu me shpi qysh dúsh, çka t’mujsh...”. Edhe i thotë ai, Rama i babgjyshit, thotë, “Nxani bre qitij Beqës nuse dikun!”, “Ani, bre bâbë. Vallahi, kysmet kom me çu te filani n’Lubavec.”. E çoi nî njeri atje... ja dha. Erdh fjala. Na s’e qitum fjalën nër vesh. Edhe kur erdh ajo fjalë, tha, “Bajrush, kqyr edhe për qit djalin e vllaun tonë tjetrin.”, ktij Brahimit m’i nxanë. Edhe atâ e çoi njâ pî Gan Mecinve, n’Llaushë. Ja dha. E pruni fjalën e u kry, u bânë dy [2]. Tha, “Bre Bajrush, masi i nxune dy [2] djemve t’vllaut e pse tânit s’p’i nxan?”. Isha f’mi une bre. N’shkollë isha. Pasha Zotën, n’katërtën [4] vjet m’dokët... edhe ma i vogël bile jom kânë. Isha me dhênë qatje n’kodër, n’atë anë, anena. I ka thânë atij shoqit t’vet pî Prekazi, thotë, “Ô Jakup, a din far’ çike kum me nxânë qitij djali... I vogël boll, veç mu ka reshë bâba, ‘nxani edhe qitij djali.’” - për mu. “Vallahi, s’di.”, “A ki naj motër?”, thotë, “E kam njâ, po’ shumë e vogël. E njâ, e madhe qî ôshtë, e ka bâ ikrar... n’Novosells t’Maxhunit atje”, [Nuk kuptohet]... tha, “Edhe m’dokët don me ja dhâ bâba atâ. E unë m’ja përmen ja përmeni. Shkoj sânte te shpija.”. U shku atë natë, ja ka përmen bâbs t’vet. Thotë. “Qishtu bâbë, Bajrushi po ma lypë motrën për djalë.”, “Po’ cilën bre, babë?”, thotë, “Qit t’madhën.”, “Jo vallahi, t’madhën s’muj ja dhâ. Edhe t’voglën, e vogël, gjashtë [6] vjeç!”, gjashtë [6] vjet ish çika, tha, “Vallahi, qishtu m’ka porositë me ta lypë - po ta lypë, ça dúsh bon.”. Nejse, atë natë vjen knena. Ai punon gjithë ditën e gatë, i kallxon bâbs, qishtu-qishtu. “Amâ, nashtë.”, tha, “E vogël - e vogël. Edhe djali ôshtë i vogël, nuk ôshtë ashtu i vjetër. Qashtu le t’ma jep.”. E u kthy e ka marrë fjalën. Tha, “I bâmë tre [3] fjalë.”. Qitu i kena qitë tre [3] fjalë përniherë. Qitu, përtê sakaku meniren’ nî odë e nî kushërini. K’tu rrike. Ai tash u shku n’Mitrovicë u dalë. Qatu e kena qitë fjalën për treve, neve. E qishtu u shku kjo dyjê. Tani e kena marrë atâ t’Lubavecit. Diq i Lubavecit, shkoi. U martu me tjetër kôn’ ai djali. Ky tjetri diq vet, gruja i met k’tu. U dekë edhe gruja tina. Ata tre [3] kusheritë kanë dekë, veç unë jom metë. N’krejt mahallën qitu une ma i moqmi jom.

AH: Po a?

IA: Po tybën.

AH: E qysh e kalon ditën?

IA: Unë a?

AH: Po.

IA: Fort mirë. Po tybe, s’dal kërkun une... me lu kafe, a me lu anena, me nga anena. Jo, tybe. Dal... bô vaki, nâtje m’nâtje êna kapak dek teri qaty n’kodër t’Tomisllavit, që thashë pâre, e  dek tej Klina e [nuk kuptohet]... qikhâ poshtë. Edhe kthehna n’shpi rri, gjithë ditën e gatë. Bô vakia najherë dal, veç jo me hi n’kafe. Qe, ku e kom kafën... qe, qitu poshtë edhe s’hi n’to kurrë, veç n’bâftë lazum me m’thirrë kush najsen’. Edhe kur m’thrret, shkoj rri me to sa t’bo lazum. Jo, jo... ‘Hajde nalt vlla, rrimë bashkë’.

AH: Televizor a kqyrë?

IA: Po, televizorin ma s’shumti e kqyri. Qitash, prej që u hi  Ramazani une dej n’katër [4] s’bi kurrë.

AH: Dej n’katër [4] t’natës a?

IA: Jo, jo. Dej n’katër [4] t’natës. Vetun rri qaty. Se dej n’dhetë [10], n’nîmdhetë [11] po rrinë k’ta. Mas nîm’dhetve [11] ‘shkoni bini kur doni, une dek tej n’katër [4] s’bi’.

AH: E çka bon?

IA: Une e kqyri televizorin dek teri... gjithë n’Arabi e kqyri. E qet, vallai, tu falë gjithë Qâbën. E kqyri qaty gjithë. Edhe dek tej vjen vakti me hangër syfyr. Hamë syfyr. E th’rras grunë, “Çu përgaditma, nxema do bukë, a diçka... ça t’bâ lazëm.”. Edhe çohum e falum sabâhun. Çohum e falum sabâhun masi t’hajmë bukë edhe bijmë flejmë.

AH: A po falësh a?

IA: Po, gjithë. Ja…

AH: A po munesh?

IA: Qysh jo, more. Qysh jo! 

AH: E n’xhami a po shkon?

IA: Shkoj n’xhuma - n’xhuma. Ktyne ditë, jo. Shkojsha përpara, qitash jo.

AH: Pse?

IA: Pse ma kanë nderpre qita mjekrroshat.

AH: Pse?!

IA: Se vallahi, boll. S’po falën si na, po falën nryshe krejt! S’çohet... ai rrin ungjun, unë çohna n’kâmë, qysh ô kanë adeti m’u falë. Nryshe, krejt k’ta nryshe. S’po bijmë n’kontakt as na nër veti.

AH: E ju e keni lânë, s’po shkoni mâ a?

IA: Jo, une po shkoj n’xhumâve, po thom. Edhe kur ‘des najkush shkoj m’ja falë xhenâzën, tjetër jo. 

AH: Po’, veç shpesh nuk po shkon puna tynve?

IA: Jo. Çdo ditë, puna e tynve, nuk shkoj.

AH: E a po ka shumë asi tjerë?

IA: Edhe ju kom thânë, û kom thânë... plot xhamia e  mushtë, plot xhamia e mushtë...

AH: E çka ju ke thânë?

IA: Kurgjâ s’ju kom thânë, veç ju kom thânë... Nî ditë erdh njâni qaty me nî mjekër, qî me ndërpre qat’herë, kena pasë nî tjetër hoxhë... ai m’i shtyke kâmt. Une u çojsha n’kâmë, ai e shkelke kâmën tême, i hapke kâmt henêz. Une hjekë kamën, ai apet. Thashë, “Shtyje qat dreq, se me t’ra hunt t’i thej.”, t’u falë jom kânë. U kthy hoxha, tha, “Çka pate bre pâre?, masanej se s’guxojke me folë niherë, “Ça pate Isuf qî bërtite qashtu?”, thashë qashtu, “Qe, qiky po m’i shkelë kâmt. Une... mâ hoxhë, veç nî xhenâze qî t’ja falsh dikuj…”.

AH: Se s’vij mâ.

IA: “Mâ s’vij. Sa je xhumâve... unë mâ s’vij k’tu.”. N’parin ren’ gjithë jom kânë, te hoxha. Edhe tash jom apet, s’ma nxanë venin tem kurrë. Ka dashtë Zoti t’ritë s’p’i nxanë venin tem, dek tej vjen vâkti, kur vjen vâkti nuk shkoj une... me shku tjetër xhami a dikun, ata ungjën tani aty. E fort mirë, a din, ata po m’respektojnë boll, po une p’ja kom inati (qesh). Po tybe, se s’po muj m’i duru. Si t’i falum... për shembull, si t’i falum sa ôshtë adeti, e kryjmë farzin... se ti nashta s’i din k’to…

AH: Po, po i di.

IA: E kryjmë farzin, si te kryjmë farzin, dy [2] reqatë, ata dalin. Ma s’shumti pesëmdhetë [15] vetë, pesëmdhetë [15] vetë s’jesum n’xhami, pî niqin’ [100]! Heej... ça do me thânë kjo? Ku po jesum na? N’krejt xhaminë pej niqin’ [100] vetve s’po jesum pesëmdhetë... dej n’shtatëmdhetë [15-17]. Unë s’di sa here i kom ngjehë. Na pleqt qa ishum pak si [nuk kuptohet]... tjert, t’ritë, dalshin.

AH: Ju fâlni njejtë.

IA: A duhet... a edhe dhetë [10] reqate masanej m’i falë. Ata asnjâ, s’rrijnë mrena. Tanë dalin tu folë, thu ti jônë kânë…

AH: N’kafe.

IA: N’kafe. A jônë kânë dikun naj filma me kqyrë, ku po shkojnë ato...

AH: E ju s’i keni mjekrrat a?

IA: Ja, Zoti na rujtë. Kërkush, pleq, s’ka.

AH: As atëherë s’i kanë lshu a?

IA: Veç qata ça janë... veç qata qî janë kânë haxhi, qî jônë kânë n’Qabe. Ata e lshojnë nî trohë mjekërr, jo shumë si k’ta, dek tej k’tu. 

AH: Ata i kanë edhe pantollat ma t’shkurtë.

IA: Edhe pantollat e shkurtë. Po, vallahi.

AH: E ju, jo?

IA: Jo, Zoti na rujtë. Une s’pajtoj me ta. E k’ta po pajtohen, shkoni! S’muj m’u pajtu, se s’ôshtë e… Dajën tem, bash djali i tina, nî mulla Ekremi, prâm e kqyra n’televizor, qito dita, dymdhetë [12] a tremdhetë [13], sa shkunë. E kqyri, gjithë e ngoj. Jep [nuk kuptohet]... dy [2] sahat e kusur. E ma i zgjut nuk ka, sot, n’Kosovë.

AH: E ku ôshtë hoxhë ai?

IA: Ekrem... ai ô n’Zhabar, Ekrem Avdiu. Edhe ai thirret Avdiu.

AH: Po, ja kom ni zânin.

IA: A ja ke ni zânin?

AH: Po. 

IA: Eh... E ka nî mjekërr qishtu, njânën anë t’zezë, njânën anë t’bardhë. Njânën anë t’zezë, njanën anë t’bardhë, si i ka dalë mjekrra, qashtu. E ai nuk e manë fortë t’madhe. E k’ta, po vallahin, k’ta i kanë lshu mjekrrat. Edhe bile nî ditë i veta, “Pani bre djem khâ.”, tha, “Ani.”, erdhën vallahin. Thashë, “A dini ça ô amini?”, tha, “ E dimë.”, “A ja ke bâ mjekrrës aminin hiç?”, thashë, “Se duhet m’ja bâ aminin. Duhet m’i marrë dy-tre [2-3] hoxhollarë e m’ja bâ aminin qî e ke lshu mjekrrën.”, tha, “Vallahin, aty s’kom ditë.”, “Qysh s’ke ditë për çka lshohet mjekrra? Ky ô synet i myslimanizmit!”. Vallahi, s’um bonën zâ hiç. Vallahi m’ka thânë... thojke nî kusheri qitu, “Kanë me t’nxanë me t’rrehë nî ditë.”.

AH: (Qesh).

IA: (Qesh) Thashë, “Vallahi, nashta. S’kom çka boj.”. Edhe um rrehë, a?

AH: Jo more, çfarë.

IA: Vallahi, po ju flas boll.

AH: Kanë respekt.

IA: Po, tybe. Pasha Zote, kur dal une... kah t’kapërcej asajde, se ata rrijnë n’kit anë n’oborr, se dalin para neve gati gjysë ore, kur dalum na, qaty na presin e përshendetum me ta.

AH: A ju thu ti pse s’po rrini m’u falë ma gatë?

IA: Jo, jo, jo, jo... s’guxoj (qesh). Jo tybe. Nî kusheri, nî shoq, n’atë anë rekës, kena pas shku koxha shumë përpara [në xhami], pleqt tonë e krejt na renë, dej sot. I thashë, bile dje, thashë, “Ti je bâ laramon.”, se ai dul me ta, tha, “Pse laramon?”, thashë, “Pse s’po rrin m’u falë me mu qysh u falshum përpara?”, “Jo, po’ po m’dhem kâma.”, thashë, “Po rren, po’ po t’i kâna me shku me nêjt me ta e m’u falë me ta.”. Shkoi [nuk kuptohet]... teposhtë (qesh). Vallahi, tha, “Veç kur t’rrehin nî ditë.”, thashë, “Nashtë more, le t’um rrehin, veç nashta s’um binë fort...”.

AH: Ja, more.

IA: A? (Qesh)

AH: Ja, ja. Faleminderit, baci Isuf. M’ke knaqë.

IA: Nimê? Allahile...

AH: Po, tybê.

IA: Për k’to t’moçme une kallxoj…

AH: Po, vallahi.

IA: Dej nestra me hi. Djemt ma bâjnë kaniherë, “Ça po hin bâbë ktyne ândrrave?” (qesh).

AH: Jo. Faleminderit shumë, e paqsh shëndet.

IA: Edhe ju. Faleminderit. Ishalla, gjithkush e ka shëndetin e vet e tana t’mirat! Ishalla, ju ço Zoti edhe juve!

AH: Faleminderit.