Isuf Morina

Intervistuar nga: Albiona Basha

Jon’ vorret n’Ragovë, jon edhe n’do katune qera, po’ ja kom harrue emrat... “vorret e krushve”. Ai ka qenë adet katastrofal i asaj kohe

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

26.05. 2018

Lokacioni i intervistës

Ratkoc, Rahovec

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

AB: Baci Isuf, çka munesh me na tregu pak për fmininë tâne?

IM: Une si thmi jam kânë, n’kabile s’kam pasë vorcnik temin, kum rritë n’shpi t’hoxhës Mulla Tahirit, i Gjakovës a kânë, e ka pasë vorcnik, e kum pasë djalin e tina, Hamdi emnin. Mas m’shumti qaty e kum çu krejt jetën si thmi. Adetet e vjetra tonat n’atë kohë kanë qenë si thmi mu rujtë, mos me folë me çika, mos mi ngucë çikët e huja se morali nuk t’lejon. Ki kemi folë e jemi folë, jemi martu, veç kur e kemi marrë e ka ardhë n’shpi – se dikush prej familjes e ka pa, na kurrë jo. Qashtu qi nuk a kânë e lejume kurrsesi prej pleqnies, prej pleqve mu ngucë me çika, me i ngucë çikat, me folë me çika, me folë me nuse, qashtu a kânë diciplina. Martesa n’atë kohë a kânë nusen me marr n’kali, tre [3] vetë me majtë: njâ [1] me ngrehë kalin; dy për n’atë anë: njâ n’atë anë; njâ n’kët’ anë, për dore. Kanë ekzistu, sot dihen vorret e nuses, vorret e krushqve ku janë vra nër veti, kur jon’ zatetëë n’atë kohë krushqit nër veti edhe nusja ka liftu... a u vra. Jon’ vorret n’Ragovë, jon edhe n’do katune qera, po’ ja kom harrue emrat... “vorret e krushve”. Ai ka qenë adet katastrofal i asaj kohe.

AB: Qysh u kôn qikjo “vorret e krushqve”? Qysh jon’ bâ?

IM: Kanë liftue kur jon’ zatetë krushqit.... na, për shemull Ratkoci, e kanë marrë nusen n’Xërrxe ose n’Krushe a Ragovë, kur jemi zatetë ka krisë lufta, s’ka pasë aty ‘lshoma rrugën’; ‘s’lshoma rrugën’, me liftue, mu vra jon vra, jon mytë. Vorret e krushqve jon n’Ragovë, sot me shku t’kallxoj ku, a ingjizimi aty vorri nuses ku a vra, edhe nusja ka liftu.

AB: A t’kujtohet naj rast ty – ma specifik – që ka ndodhë, për shemull, qishtu?

IM: Mas asajna, m’kujtohet raste që ndryshoi koha me t’madhe, filloi liria, mu njoftë djali me çikën, çika me djalin, edhe deshti familja s’deshti, kur janë pëlqy çika edhe djali, â kry puna. Mirëpo – e kundërta – mbrapsht apet, vet janë feju, vet janë martu, vet janë zezu, vet janë lshu, vet i kanë lânë thmiën, vet i kanë drejtu puntë, qysh ma mirë vet... qysh ma keq, e qysh ma keq... Mirëpo çdo kulturë, çdo nrrim i jetës i ka pasojat e veta edhe t’mirat e veta... edhe pasojat e veta, se çdo e keqe pa pasë dishka t’mirë nuk ban. Mirepo qëllimi asht’ me pasë ma shumë ma t’mira se ma t’liga, qashtu qi jeta ka qenë. Na n’atë kohë, kur unë jom kânë i hasretit edhe jom kânë si thmi, prej Malsori (Mrasori) e deri n’Gradish, ana e djathë krejt shkie janë kânë rên shpiat nikatshe, dy [2] soll, përplot â kânë. S’kemi pasë kurrfar drejta me ta, guhën e folshin ata serbisht, na u munoshim edhe na me msu guhën – serbisht me folë me ta: ata shyp, na serbisht – qëllimi i jetës. Shkolla â kânë... ‘Rrafshina’ i thojmë ni vên, tash âsht fusha e sportit ku lujnë me top, na bike qatu ku e kom unë tash lokalin, â kânë ledinë ajo trulli i ni La’ Zyberit, e aty na bishin me lujtë si thmi, pi atjehit, ktu midis katunit me na pa kishëm ‘qe – kemi vllaznim, bashkim, drejtësi’. Po’... jo, s’kemi pasë. Sì ishim n’banka tu nêjtë, u afroke fmia i tina: ting shapullë – ting: s’guxojshe me i thanë cik... Dhaskalli – msusi e ka pasë emnin Dhaskall. Dhaskalli t’qethke. E, qashtu qi s’kemi pasë kurrfarë t’drejte si thmi, po’ edhe si nxans t’shkollës n’shkollë. Mrrinëm edhe n’shkollë, qe u çelën shkolltë taman, e kurrsesi nuk ka qenë liria shkollore qysh âsht sot n’botë, po’ edhe te na, kanë qenë shumë sênet e vjetra t’komplikume, mirëpo pasoja e ka atë t’vetën, drejtsia e ka atë t’vetën, po’ munsia, qysh ekzikston munsia... qashtu qi qato çka i maj mên t’vjetrat â kanë qashtu, qe . Tash ju ini femna, po edhe u kondiseroj që jeni mesa t’miat ose çika t’miat. Me ia pa n’atë kohë gjitë femnes që ju kanë bâ katastrofë, e pa rod, e pa soj. U duhke me shterngu gjyksin aq fortë {demostron me duar} që mos me u ditë që â femën. Flokt qetash po i majn fmia e çikës, që pi shoh me sytë e mi, ka t’hecë veç i bajnë fak durve, fak durve {demonstron me duar}. N’atë kohë nuk â kânë... ka pasë papastërti t’madhe, morra, pleshta, stanica. U duhke me gjeth’ jorgan me dalë  n’oborr kur t’fshijshin stanicat – megjithëse unë jom kânë i hasretit – po’ pa marrë parasysh a u kânë i pasanik, a s’u kânë pasanik, papastertia u kanë jashtëzakonisht e madhe, qeshtu.

AB: Qysh ja dilshi me u mjeku prej qetyne stanicave, që po ju thu ti?

IM: Une stanica... kur hishin stanicat (qesh) tash duhet me i largu... e i kanë largu tash.

AB: At’herë qysh i keni hekë?

IM: At’herë s’ka pasë kurgjâ, kurrfarë barrnishta mi largu, kurrfarë barrnishta mi largu, po dikur u bânë, hini mjeksia, stërpikja e shpive me k’shilla katuni edhe u rrallunë pak. Po, jo-jo! Po’ edhe sot ka... edhe sot ka me gjithë kto... gjeth’ kjo pastërti, shkojna n’shkollë, unë t’garantoj që ka morra n’kry. Po qëllimi âsht qi â kânë papastërti, fukallarak i madh. Drejtsia popullore mes veti; kajshia me kajshien nuk janë kânë sikur janë sot, â kanë besa besë, kajshia kajshi e jo sukur sot që nuk ka nânë e bâbë qe â gjallë e qi â rahat me f’minë e vet. O’ shumë e vërtetë, o’ shumë e saktë – po’ tham me bindje t’plotë. Shkakti i parve, shkakti i parve ka hie tu thmia. Nipi pa’ shkon me vjedhë bâben, gjyshin, kur pa’ vrahet pa’ del nipi… kjo âsht dokument i gjallë që e kam pa me sytë e mi (buzëqesh). E, tash atâ nuk pe ban ai për inati a për mêne t’madhe, po’ çështja e parve âsht’. Përpara â kanë tu na ligji fetar, besimi ni Zot, mos me dhânë pare me fajde, mos me marrë pare me fajde. Boll â kânë diciplina e forte, boll â kânë diciplina e madhe, qaq e fortë, qaq skamje, mirëpo do gjâna t’liga janë përdorë, janë përsëritë, nuk janë nelë, nuk kanë mujtë me myll, qashtu qi koha ka kalu. Tash e livdojnë ma mirë atë t’árdhshmen se tashën, se tashja ka ma shumë pengesa tash, se n’atë kohë kur jam kânë unë, â kanë diciplina fetare, ajo â kanë diciplina fetare qe na jemi kanë nër serbë t’bllokum, qashtu qi kemi kalu. Kurrë ni serb, me sytë e mi – me kta dy [2] sy… jom kânë n’lokal tu pi raki, â hi ni f’mi i joni me lypë, sukur pa’ hinë pa’ lypin, shkavi ish n’tavolinë, ja dha f’miës tone… Nuk janë bâ as pesë [5] minuta, â hi ni f’mi i shkive, e ka qitë jashtë, ja ka dhanë disa shapulla ding e ding e, “kom me t’mytë me bâ me t’pa mâ ktu!” Mirërpo, une jam kânë shumë i shlirtë pi’ goje, thashë, “E pse tonin nuk e rrehe (buzëqesh) po’ atë tannin?” tha, “ju e kini adet, na nuk mujna me pasë kët’ adet”, e janë kânë kto gjana qashtu qi… E, n’shkollë, n’shkollë msusat kanë keqperdorë lirinë vetë n’atë kohë, pak me pas pasë inati, ja kanë hupë notët.

AB: A i keni pasë msusat shqiptarë a serbë?

IM: Serbë edhe shqiptarë. Shiptartë i kemi udhëheqsa, drejtora t’shkollës, mirëpo shkijet janë kânë me fakulltet t’nêlta edhe e lujshin drejtorin tonë qysh dojshin, se përndryshe ata e kanë pasë ligjin n’dorë, ligjin t’vetin... nuk kemi guxu me hi me ta se thojshin je armik, armik i shtetit. E qashtu qi janë rujtë edhe msusat, nuk e kanë pasë drejtsiën e vet sa që ju ka taku. Po mbi të gjitha ai që ka msu… po’ e kanë pasë normën e caktune sa me i  leju, unë nuk e di tash populli... i bâna tetdhet’ e shtat’ [87] vjet, qetash mas qesaj pune që u lirum, që aso’, se nuk e di kush ka kry fakulltet n’Prishtinë edhe mrapa n’katun â kânë msus. E, thashë, â kanë me caktim aty, kta që i kanë çu partia.

AB: Qysh u kânë qikjo normë – qiky caktimi, qysh u bô?

IM: Normja â kânë... caktimi â bâ, kush ka pasë ngjofsi me shtetin, udhëheqsi me shtetin. Nuk ka pasë shpi shiptare që nuk ka pasë qef me pasë ni [1] komunist n’parti, për shkak që me ditë për familjen e vet, se ja’ – për kurgja tjetër. Se kominstët neve s’na nrrun fetë, nuk na kanë pranu, t’rrallë janë kânë ata komunista që kanë lujtë rolin me shtet, se â kânë shtet sekret i fshehtë që... e pabasushme, e pabesushme. Mirëpo, dashti Zoti… 

AB: Çka kanë pasë përfitime familjet që e kanë pasë ni [1] komunist?

IM: Ka pasë... ka pasë kombinime, ka pasë. Po, po tham që â kanë padrejtsi e fortë, e madhe. Unë kum shku n’52-ën ushtar n’Karagujevc, nuk jam kânë n’parti. Kur shkova aty ushtar, tankist jam kânë, i caktûm prej komunës t’Rahovecit, shkollë katërvjeçare [4] e kam testin, atâ n’shkollë që e kum dhânë: dy [2] me pare dy; [2] pa pare – dy [2] vjet me pare; dy [2] vjet pa pare... se jam kânë n’shkollë t’Serbies, m’u kanë pranu ajo dyvitshi [2]. Dy [2] vjet i kum dhânë me pare, katër [4] vjet me i marrë, me kânë i kualifikûm n’punë. S’je kanë me shkollë – s’ke pasë drejtë me kânë puntorë i kualifikûm. E, qashtu qi kom shku n’Karagujevc n’58-ën – n’52-ën n’pranverë kum shku ushtar, tankist, edhe dulum n’qytet. Kur dola derë-m-derë tu kqyrë: bezt e zi. Kur hina n’lokal, po’ i tham, “A ban me t’vetë diçka?”, tha, “Fol”, “pse” thashë, “bezt e zi dyrtë?” thashë shka do me thanë kjo”, tha “pi kahit je”, thashë “ i Kosovës”, “ku â kjo Kosova?”. N’Maqedoni n’52-ën jom kânë, maqedontë m’kanë vetë, “Mos je i Maqedonisë, e jo i Kosovës?!” Kosova autonomi…s’ke pasë drejtë. Tha, “po t’kallxoj për shka”. Edhe, ma pruni Zoti me shku me i kallë gazet masanena si ushtar, me ushtritë serbe ditve që ishin vra, gaza e pastërt, me gaz, me i kallë ato dritët sukur tash që po shkojna tu dëshmort, po’ i vizitojmë. Po m’thotë aj “me msus, me klasën e parë [1], e tekterti n’fakulltet, krejt gjermantë i kanë marrë i kanë çu n’Shumari”, se e ka vêni emnin. Aty Shumari mal, e i ka bâ masaker tej njâ [1]... me msusa, me f’mi e me krejt, janë livadhet e Karagujevcit, tubat e vorrimve që janë sukur vorret masive tu na tash n’kohen e luftës. Ashtu qi ditve t’heshtjes u duhke me shku mi kallë dritët e aso... Edhe nuk na shkoi gatë, i erdh, e lypshin italiant tempusin e [s’kuptohet], janë aty gurt mlût se unë isha n’tênk tuj aso… edhe m’vetshin rezerva, krejt, anena u veshen rezerva, i erdhen ushtria, rezerva tu banum…na lypshin tej aty [s’kuptohet ] thojshin, “shka po thojnë shqip kta?”, thojshna po thojnë “Kosovën e jetën e japum; Tersten s’e japum”. A n’Terst ishna shku n’Terst t’re [s’kuptohet] disa metra përpjetë. Atë ditë lufta e parë që â bâ ktu, naj krim, hala qashtu barut gërrnacat e penve, malet e djegne e krejt…kur shkojshim me hânger bukë, si e hajshim bukën e ushtrisë thojshin, “pritni, pushim, se katunartë kanë prû nihmë, raki, vên, duhan, na jepshin najherë me na ulë me na aso…se Lufta e Dytë na ka përvlu, qashtu qi kush e kish sobën t’lirune, hishum me ni [1] sobë, me bâ me u hapareshë najsên shkojshe përniher [s’kuptohet] dilshe para ushtrie, nuk guxon me ngucë n’familje, nuk guxojsh… duhet me u kânë vên i diciplinum, qashtu qi’ u bâ aty… Komandiri i tenkës italian, edhe une po i tham – për t’zezë tême, thashë “n’Luftën e Dytë je kânë?”, tha “Po, jam kânë, edhe tash jam”. Thashë “a ki bâbë e nânë?”, tha “Po”, “E vret bâbën e nânën?” tha, “Evras bâbën e nânën – ligji: ktu jam betu për Jugosllavinë e [Josip Broz] Titës”. Unë po i tham, “jo, n’rregull”... Kur u bâ dymdhetë [12] ora, “Zotni” tha, “përgatitu ti me shku te generalli” thashë, “Për shka?”, tha, “e dish vetë: t’kallxon ai ‘për shka’”. Teshtë e reja i vesha, shkova, hina, thashë, “Unë jam Isuf Morina prej Ratkoci, Komuna e Rahovecit”. Mur e shpaloi, e gjet zarfin që e çojshim... kur shkojshim e çojshim zarfin. E nxurr zarfin, pe kqyri une, pe lexon: tha, “Nuk paske shkollë...”, thashë, “jo”, tha “Morina, po shka t’çoi” tha, “ty me vetë ‘a vret nânën, a vret bâbën’ – edhe nëse vret, ai âsht’ udhëheqs i tenkës, udhëheqs i [Josip Broz] Titës, udhëheqs i luftës...” tha, “shka hine ti aty? Ti,” tha, “ta kishe tetëvjeçaren – nizet [20] vjet burg: ke bâ krim, ke bâ – ke ba zbulim t’panevojshëm... me vetë ti kumanirin e tenkës ‘a e vret ti nânën tâne e bâbën tanë?’”. N’ushtri ligji ushtarak vazhdon, qashtu qi pshtova, po’ masanena kur jom kthy ktu jom pranu n’parti... masi jom ardhë prej ushtrisë, e qeshtu. 

AB: N’ushtri, sa je kanë si tankist – the – ke shërby?

IM: Me mushë topin: aj që e gjunë, unë me ja mushë. 

AB: A ju kanë bâ naj trajnim, a ju kanë ushtru ma herët? 

IM: Po, po qysh jo , ma herët, jo ma herët, ktu n’shpi a? Jo-jo-jo.

AB: Atje n’ushtri?

IM: N’ushtri kanë qenë ushtarakë, ushtrimet ushtarake, a po t’tham… e nijsha n’Prishtinë e n’Ratkoc shuplakat {demonstron duartrokitjen} rrap-rrap-rrap-rrap: “Jetën e japim; Tërrstën s’e japim”, une n’Tërrstë isha shku me tenkë me mbrojtë Luftën e Dytë. 

AB: A t’kujtohet Lufta e Dytë?

IM: Eheee.

AB: Hajt kallxomë për Luftën e Dytë?

IM: Lufta e Dytë ka nodhë qysh ma keq, e qysh ma keq, e qysh ma keq... Mirëpo na pruni Zoti, na dha Zoti, i kofshim falë edhe aj që e prini kta… dulum me lypë t’drejtën tonë. E kemi pagu – e kemi  pagu, që ka’ jon bankat e botës mi pas dhânë, s’kishim mujtë ma keq me kalu – ma keq s’kishim mujtë me kalu. Me ni [1] automat që u nxehke, shkojshim e blejshim ka niqin [100] marka n’Shipni. Si e dhezshe ni [1] herë, dy [2] herë, u duhke me kthy cevën përmys, s’bajke punë. Ato krejt t’parapame mi djegë, ne na i shitshin atje ka’ pale sa. Edhe ushtria, dashti Zoti, u bâ, Amerika na përkrahi se përnryshe… me përkrahjen e Amerikës, atë ditë e n’ditën e sotit nuk kemi halâ qetësi, nuk jemi halâ t’pranun, halâ nuk jemi me t’drejta t’barabarta. Na kanë bâ masakra, sikur t’hishë n’pula e dush veç mi mytë – pula me mytë, ani jo njerëz, f’mi!

Kur jom shku n’Postosel, niqin e nân’ [109], n’luftë, ajo u kânë kataftrofë. Niqin e nân’ [109] vetë myten n’ujë, n’prrû, bllup-bllup-bllup.

AB: I ke pa ti, a?

IM: I kam pa n’dymdhet’ [12] t’natës, atâ e din krejt Ratkoci, kush m’ngjeh n’Ratkoc. E jam kânë i pari, jam shku natën aty, e kum çu njâ t’Zatriqit. Ai i Zatriqit ma bâni me borxh me çu, se ishim me ni [1] odë, ka dekë ai kusherini Ajeti, ishim aty tu nêjtë, thojke, “Me pasë ni [1] njeri që m’nxerrë prej Ratkoci” – i thojke ni [1] kâjshiës t’vet, “nimi [1000] marka i kam n’xhep, qeto nimi [1000] marka ja jap veç, me m’nxerrë prej Ratkoci”. Kur a bâ dymdhet’ [12] i natës, i kûm thânë,  “Çu.” – “Ku me shku? “, thashë “tu une”, “po ti tha, na erdhëm n’iqini tha shkûm”, thashë “atë nipin e juj Sahitin a e ngjihni”, tha “po”. Bash nip e kishin edhe e ngjihsha unë atâ, tha “po”, thashë “aty âsht vllavi i nanës t’Sahitit, pampuri kallë, lloma pes’ [5] numërsh me gaz e na ktu n’filgjan jemi tu nêjtë niqin [100] vet, thashë e aty po t’çoj kusheri e kam”. Shtabi i ushtrisë UÇK-së â kanë aty, nuk i kanë djeg shtabet e ushtrisë Serbia kerkun, na kanë lanë për problem, domethânë të udhëheqsve – ju vet gjine, vet zbulone – se serbt nuk na i kanë djegë shtabet kerkun hiç. E aty â kanë Smejli, që âsht sot kryetar i komunës, n’odë t’Sahitit, me gjethë kët’ djalin e ktina, t’Hoxhve. E n’dymdhet’ [12] t’natës, thashë “kur t’qes une ty prej katunit edhe t’çojna aty, i japish ti nimi [1000] marka, t’Zatriqsit”. Po i tham vllavit t’Muharremit, thashë “qeshtu du me ja majtë ktu, ktu, ktu: n’nish që n’kët’ drejtim janë vra dy [2] vetë a tre [3] vetë, dije qe jam unë aty”, ja kallxova rrugën ka’ du me shku.

AB: Ka’ shkove?

IM: Kur e qita prej katuni at Zatriqakin, po m’thotë “Mixha Isuf”, thashë “Hoj?” – “Nuk jemi tu shku n’Cenofc e n’Postosel...” tha, “ka’ po shkojmë?”,  thashë,  “n’Rahovec”. Tha, “n’Rahovec?!”, thashë, “n’Rahovec, e prej Rahoveci…”. “Larg bre Rahoveci”, ishim n’livadhe t’Biqecit. A n’livadhe t’Biqecit …(ndërhyrje e një të pranishmi). Tu shpia e djemve t’ktina, që e kanë maru tash, Shaipi e kta, aty po i tham – po i tham “A po e shohish”, nxejke hana sikur pika ditës, “âsht nja [1] n’ajror ktû, na kapin avtomat, na përvlojnë”, thashë, “po hec mas meje ti”, kur jem shku te mali i Biqecve, ktû që e kanë pasë kta Velisadikt, aty tu’ ara Velisadikve – mali Velisadikve, jom dalë, kur jom dalë atje thashë “kqyri katunet”, “Tash” tha, “po i shoh”. Dranovci e Postoseli, Senofci, krejt ato katune dritat kallë. Thashë “e tashti, ti mas meje me ardhë vetëm sa m’sheh, ma ngat jo”, “pse?”, “ku e di unë a zatetum me naj grup serb, a me naj aso… unë po bâhna sebep, po ta marr jetën ty për me t’çu”, thashë, “e ti me m’ardhë mas meje vetëm sa m’shohish mu tu hecë; une përpara ti përmas, e nijsh armen n’mu; krytë n’dorë; ta dhashtë Zoti, ka’ t’munësh me shku”. Âsht gjallë ai, n’Prizren â dalë, qashtu qi e çova. Kur jemi dalë n’livadhe t’Postoselit e nijshna kalin tu terrfatë, e kishin pas plagosë, n’aborr t’ktina që diq, rahmet i pastë shpirti, te t’Sakolit… tani pat shku n’Qabe, masi jepke edhe pare, edhe n’shkolla, kur shkoi n’Qabe… edhe pare bukur shumë. Çikën e tina e kisha për vlla. Ishin kânë tênket n’aborr aty, pes’ [5] tênka, najllonat e bardhë sikur qiky zid {tregon me dorë} që po’ doket që i kanë çelë najllonat, e kish pas ra nifar rige e shiut… ishin dalë prej aborri, tênkët ishin mërthy, e, kishin bâ atë masakër, i kishin kry ato ligje shka kanë bâ. Se i kanë hipë fergusonit e kishin bâ sikur qet najllon {tregon me dorë} me shkelë v’zh {demonstron me dorë} ktâ poshtë, rakovica ma e fortë pak, me tesha t’ngarkume, qashtu ishin bâ, krejt t’shkelta n’rrugë e i kishin bâ…

Kur shkûm me ni [1] lug ktû, ku â kanë shtabi i UÇK-së, përmi shpia t’Haxhi Zogit i kanë marrë traktorat, i kanë çue, i kanë lidhë me qebe, i kanë stërpikë me gaz e i kanë djegë, krejt t’kallën. Aty kur po e shoh njâ [1], dul, me thikë n’dorë, i gatë. “O mik”, thashë, “hoj”, “a po vjen tej qitu?” – tha. Thashë “ po, n’e lshofsh thikën”, tha “vallai nuk jam i trêntë”, thashë “une s’pa t’tham ‘i trêntë’. Thikën lsho, une pa vi”.

AB: A ke shqiptar a serb, polic?

IM: Jo jo, shiptar, shiptar… edhe e mora thikën, i thashë “Urdhno, shka po dush pi meje?”, tha “hajde mas meje” – “qysh me ardhë mas teje?”, tha “hajde burrë mas meje”. Po heci unë, shkova tu dera ahrit, kur e kum pa viçin e lopve tona... se jo lopë e dërzhavës tash që po e bajnë viçin, me kapë atë viç n’dorë. N’gryk e bisha n’Ratkoc. Tu botha i kanë ra thikë për s’gjalli, n’lak e tekterna n’leqe, ja kanë marrë qat troh tul… e janë shku e kanë gjetë n’odë t’Haxhi Zogit katër sofra t’kthyme, tulifar rod mishi, tulifar pije që ishin kânë aty, kur janë kanë tênket e montume, e qashtu qi... Tha “për qetà t’thirra”, thashë “qe thika, kputja lakin” thashë, “unë n’Ratkoc i préj krejt posterrmat, n’krejt mahallën, po’ me pre qet viç” Si dûl n’aborr cofi viqi. At’herë jemi shku tu masakra, aty njâ [1] i Baranve po m’thotë, “ti, shka lype ktu?”, thashë “ une lypa, ktâ e kam mik, çikën e Haxhi Zogit e kena për vlla, erdha n’aborr t’tina, e pashë shka â bâ”. E kishin plagu kalin, e kishin plagu viçin që i bajke pesqin [500] e kusur killa mish, ja kishin thy kamën, piskatke si krymi n’lis viqi: âââ. Po i tham ati t’katunit, mikit, “merre préne e shpërndane këtë mish, se gjynah [me lanë me cofë] pse u asi ni kâmë, gjuje kâmën”. Qashtu qi e kam pa me sy aty, niqin e nân’ [109] t’mytën, sikur kur ta derdhum bërllogin n’vi t’ujit bu-bu , ish bâ aty nja dy [2] metra fell lugi, ujë, tu hecë ish zagllavitë me njerz; ujtë nuk hecke, uji, i kish marrë uji krejt niqin e nân’ [109]. N’xhami i kanë çu, e mushën xhamien e Postoselit. Kur u mush xhamia masanej n’livadh rên i shtrinë, qashtu qi i banën vorret aty, shkum’, e i varrosëm... kur u bâ ni kohë krejt e shkurtë, â kanë shku dy [2] javë a tri [3], s’kanë shku tamon, janë shku i kanë nxerrë ato vorre, i kanë çu, i kanë shkepë. Nja pesë [5] i kanë pru n’Xërrxe, janë t’varrosën aty. I kanë çu kahmos, i kanë hupë, hala nuk dihet mâ kah jon, qashtu qi niqin e nân’ [109] t’varrosën. At’herë, ai qi e jipke zonën n’guhën amerikane, folke për Postoselin: “Ne t’dalin ne ti kqyrin ku janë vorret” – menojshin që nuk po na përkrah Amerika halâ. Kur thojke Bill Clinton “nuk do ta lâ une me u bâ Bosnja e dytë Kosova”... me qet gojë tême nanën, sixhim. N’lajm, ma problem â kanë puna Clintonit n’Amerikë me ni ruspi se neve që Serbia na fshini, na bâni kërrsh, sukur gjânë na mytke vërr e vërr e vërr. Pi thotë ky i Englies, Elsingi, tha, “që shtatë [7] ditë nuk po ma len vênin, n’telefun nuk po ju pergjigjna... mi ra pa vetë mi ra”. I ra n’iqini, dul ballâna që shkoi për Beograd, shuplaka goj’s: ‘moj gojë, gabim e psna pasë se nuk e lâ vallai mu bâ’. Katër [4] vjet kâ ngat n’Bosnje, aty, mirë thashë, n’Bosnje, katër [2] vjet kâ ngat. E tu na, ni [1] motmot na dul boll, po për fat t’bardhë, për fat t’mirë që na mûrë Shipnia, ky kataliki që â dalë, i Shipniës âsht, ku âsht ruga, knej Kosova, aty emni. Rugën, që e nxishim na n’kët’ anë, serbt n’atë anë – qysh i thojnë aty? Mitrovicë, i Mitrovicës, se shkoi n’Amerikë, e na mûrë, na nali, se t’na kishin çu napër shtete qera jo’ mu kthy kurrë mo, se kush â shku s’u kthy... Sot janë napër shtete t’huja. E na mûrë aty, na futën napër banesa, napër...n’Shypni, mirëpo me pagu, pagujtën, ja pagujshin Amerika.

AB: A po m’tregon qysh keni dalë n’Shqipni?

IM: Po’ n’Shypni, meta veç me gruen tême; djali me thminë e vet, djali i madh i mûrë thminë e gruen e vet, shkoi n’Shipni, ni [1] muj ditë nêjti, n’kry t’mujit n’lunër me nimi [1000] e s’di sa mi marka, me i qitë n’lunër, napër deti n’Vlorë. Shkova masanena si penzionist, e kqyrsha Vlorën, m’dilshin lotë sixhim, i shihsha me sy, mu dokshin se pi shoh n’lunër djalin me dy [2] çika me gruen e vet, dy [2] djemtë...kish pas dhânë pare t’madhe, po dashti Zoti madh e pshtoij..n’Itali anéna.

AB: Prej Kosovës, qysh shkut atje [Shqipëri]?

IM: Prej Kosovës, n’Itali janë dalë kta t’mitë. E, prej Kosovës nuk kemi shku tjetër kun niher. Shka janë kanë n’Shipni, kanë metë n’Shipni... edhe u kthym, u kthym, hini forca amerikane edhe shtetet e forta t’hujat, secila e kish pas caktu cila ka’ me marrë Kosovën. Italia n’Pejë, Inglizja n’Pejë, gjermont Shkupin e prej Shkupit me dalë knena e muren tekterti n’Mitrovicë ata, krejt knéna, qashtu qi shtetet e Italies. Edhe ky dreq, t’shtetit qetër që ke, edhe ata caktimet i kishin pasë krejt përpara t’caktume, krejt, ka’ me hi ushtria edhe tekterti sot – sot i kemi halâ KFOR-in.

AB: Gjatë luftës ktû n’Kosovë, a keni nêjtë veç n’Ratkoc a keni shku edhe najkun tjetër?

IM: Jo-jo, gjatë luftës une kom nêjtë veç n’Ratkoc, kërku nuk, kërkû nuk jam kânë tjetër kûn, veç n’Ratkoc. Po kanë shku njerzt, kanë shku njerzt napër miq, kanë shku ka’ i kanë pasë miqtë, kanë shku: kah kanë shku, serbt janë kânë aty, veç shka ikë, shka kanë ra keq e ma keq se gjâ nihëm s’kanë pasë, kurgja, se u shkep Serbia, i mûrë pozicionet krejt. Kush ka besu që tênka shkon prej Zatriqit ba-ba-ba-ba e del n’Malsur për maje kërrshit... veç e gjujke...u digjshin kabzat e sanës n’Kaznik e n’Postosel, ja futke ni [1] minë bllum, flaka havà, e qashtu, qi...

AB: Prej Kosovës n’Shipri, me shka keni shku?

IM: Prej Kosovës n’Shipni une jam shkue me gjethë gruen me kerr, me kerr t’dajve, me kerr t’dajve jemi shku at’ ditë. Na tu shkue n’Shipni, ata tu kthy krejt, tu ardhë me hi mrêna, u kthynë, u lejunë me ardhë, me hi napër katune t’veta. Prej Shipnies tekterna n’kufi, qysh pi shohim qeta blloka qetu, qata thasë qaty {tregon me dorë}, qashtu letrat n’dy ântë që i kanë gjujtë qi pashoshët e letrat , tulifarë letra, plot letra rruga, mujshe me mushë golldanin, traktorin letra që i kanë gjujtë. N’kufi që janë dorzu shkiet, i kishin pas lshu xhamadanat qi janë për plum, plot rruga ish kânë xhemedana. E, qashtu qi u kthynë, n’kâmë, me kerre, e erdhen u vendosën ktu.

AB: Kur je kânë ti si f’mi, a jeni kânë shpi e madhe kshtu, familje madhe?

IM: Jo, jo, familje e madhe nuk jemi kânë. Une e kom pasë ni [1] djalë t’axhës, Haxhia â kânë, ka dekë. Na dy [2] jemi kanë, ai â kanë katër [4] vjet para meje, une katër [4] vjet mas tina. Dy [2] motra i kom pasë une, ai s’ka pasë f’mi as motra, hiç. Dy motrat e mia, na dy – katër, katër [4] thmi. Shtat’- tetdhet’ [70-80] copa dhênë i kem pasë, nja dy [2] tri [3] copa lopë edhe badihava që i kemi pasë shtat’- tetdhet’ [70-80] copa dhênë: mu mlu s’kemi pasë, me na ardhë ni [1] mik (qesh), jargân s’ka pasë. Morra e pleshta, që t’kallxova, kjameti ma i përsosun.

AB: Kush i ka kqyrë qeto dhêntë e dhitë?

IM: Dhêntë i ka kqyrë...ûne jam kânë me dhênë. Te axha, djali i axhes me tâ, e babën e vet qaty tu i nimu ka’ pak. At’here toka, kallamoqin e millshum, dy dujë kallamoq mi pre, a i gjishe dy [2] tamiqë, a tre [3] tamiqë, krejt tâlla pa bukë se toka e ligë, me parmênë tu e livru, s’e bojke bereqetin, llullën. A kânë skâmje e madhe, veç kush ka pasë me gjâ që a valavitë pak, e dikush kish gjâ shumë... kush e qitke plehin n’ara, e bajke pak ma tepër bereqetin. Po’ bereqetnat janë kânë t’rralla: jo’ sikur tash si pè dína kur ka me ra, kur s’ka me ra. Ni [1] shtek na tha hoxha i Gjakovës, Mulla Tahiri, “pà tubohum te shpia e ktína Cukës, me gjâ e me gjin, mu lutë, me ra bereqet”.

AB: Qysh u lutshi me ra bereqet?

IM: Tash t’kallxoj qysh u lutshim. Grûnt e mjellne ishin, mraz i madh, kupi uji, prroni s’kish pikë t’ujtë, u duhke n’Dri me i çu me u dhânë gjâve ujë, po’ mraz i thatë, e kush kish grûnë me ju dhânë dhêne grûnë, mos me i lânë shumë, edhe me ardhë n’shpi. N’prru kom marr ujë une vetë për pasul, me zi pasul. Jo soll’ une, po’ kejt katuni, ujtë e prronit e zijke pasulin qysh ma mire, hajt shko merre sot n’prru me zi (qesh).

AB: Qysh e bajshi ujin prej prronit?

IM: Me kofë, me mushë kofen, “shko, merre mushe,” nâna m’thojke, “se dojna me zí pasul sonte”. Shkojsha, kofen e merrsha n’dorë, e çojsha. N’47-ën u bâ qesati e na murë bukën, na thojshim “për Rusi”, dikush thojke “për Shipni”, ajo për Shipni e kish çu, se jo për Rusi. Kush mujti me fshehë e fshehi ka’ diçka; kush s’mujti hiç na murë na pastroi, na çoi. Kanë dekë n’Ratkoc pi ûjës, dy-tre [2-3] vetë kanë dekë n’Ratkoc pi ûjës. Dikush, kush mujti me fshehë e aso, nuk guxojke me tregu, mi nimu kajshiës, qashtu qi me lakna, me pasul e me hithna e me... mos’vet halli. I nukshin laknat breg nevojtores e qashtu qi at’herë janë kânë...vala i përvlon laknat, a breg nevojtores – gropa e nevojtores, laknat ishin dalë përreth e vala i përvlon. Ûja t’shtike me hangër gjithshka, takat llullën po, me kalu, me pasul, pasuli t’bojke diçka, kumpirat. Â kânë vshtirë, megjithëse s’ka pasë tu na kumpira. N’atë kohë nuk kemi ditë patlixhanin e kuq me hangër, ish bâ patlixhani i kuq, qikaq, qe {tregon me duar}, kur e shkoçshe, bardhë si bora; kur e kërkojshe, âmel si mjelti. Dojke me m’rrehë axha, “Mas e ha se â prishë “ dhêve u qitshim, hangshin gjâja, na t’verdhë. N’47-ën, n’47-ën â kânë para shumë vite, atâ e kom përjetu n’47-ën, “mas e ha se â prishë”, t’verdhtë me i hângër, t’kuqtë me i gjujtë.

AB: Kohën e [Josip Broz] Titës, qysh e kujton?

IM: Kohën e [Josip Broz] Titës, jarabì Zot, sa koftë bota, botë me rrnu, me vite e vite, miliarda, miliarda pa numër – ishalla nuk vjen, ishalla nuk vjen mâ! E jo, [Josip Broz] Tita si Titë që â kânë kryetar shteti, se ja kanë keqpërdorë tej n’skejtë. Po’ populli nër veti â kânë i prishtë, populli ner veti â kânë i prishtë. Qekaq i di, qeto shka po t’i tham, t’sakta janë.

AB: Qysh janë kânë populli nër veti t’prishtë? Pse?

IM: Populli nër veti... janë kânë at’here – a t’kallxova, çdo shpi që â kânë shpi – burrë e gru, ka pasë qef, o burri; o gruja, me kânë n’parti, për shkak qi me ditë burri a gruja çka i kanë puntë, a ku f’mia e familjes, familja. Lajmet i merrshin, n’katër m’nyrsh janë kânë. Lajmet i merrshin, shka po punojnë katuni për qet shtet; shka po flasin për kët’ shtet, ata i merrshin, me pare janë kânë. Kto dy [2] qerat  janë kânë (buzëqesh) shumë sekrete, shumë. Dëshira â kânë me ditë shka po thotë ai; ku pa flet ai; me kân pa flet ai... UDB-a i kanë pasë ato n’dorë. Si e shihshe udbashin që vishin, si ishin dritat kallë, “Shkyme”. S’kishim me shka me i mshelë, me lëkura t’dhênve, i mshilshim me jargâna, qata jargâna që i kishim [s’kuptohet], qashtu qi kemi pasë sekret t’përsosur, po’ mes veti nuk jemi kânë t’ngatrrumë, se nuk guxojke mu ngatrru, mirëpo besimi ish hupë, se s’kishe shka me u ngatrru.

AB: Migrimet e popullsisë, kur ja kanë nisë, për Bullgari, Turqi, kto... a t’kujtohen?

IM: Për Bullgari, Shipni... Në Turqi me dalë m’kujtohet mirë. U folke n’atë kohë, djali i kryetarit të kufinit ngat Shipnie-Turqies... “Vrâne se pa don me lshu vênin, vatanin, me i çu krejt për Turqi”, edhe shpitë e marune kanë shku i kanë pa, që janë maru për neve po nuk kanë shku krejt, kanë shku kta njerzt që i ka likfidu shteti, e jo popullsia marë me shkue për Turqi, po kta shka nuk e kan pasë t’drejtën n’shtet... kta kanë ikë qysh kanë mujtë, kanë dalë edhe me ligjin e shtetit, i ka qitë jashtë kufinit. N’Turqi sot janë, po kthehen, pa vinë pa vizitojnë, pa kqyrin,  mirëpo janë metë me f’mi me krejt atje, me krejt, me krejt, nuk pa kthehen mâ n’Kosovë.

AB: Çfarë t’drejta u duftë me pasë ata me nêjtë ktu?

IM: Po’ t’drejta... u duftë  me pasë ata për me nêjtë ktu, duhet me i pasë t’drejtat sukur që i ka çdo shtet, sukur që i ka çdo shtet edhe sukur që i kemi na sot, po halà, na-na. Tash e kemi ushtrinë e përzine pi krejt miletve, ishalla-ishalla-ishalla e përjetojmë ktâ ma mirë, se mirë nuk âsht nihere, se na e kemi veç kryetarin tonë, sukur që ûne po i prij mahàlles kur po shkoj me pa. Sot jam kânë n’Kramavik, ûne pa duhet me hi me nizet [20] vetë përmas, n’êmën tyne, me ju thânë “Zoti t’lâshtë shnosh” n’êmnin e ktyne që erdha, me i thânë “Zoti t’lâshtë shnosh, ishalla Zoti e ka çu n’xhenet”. Me u lutë për xhenetin, a na n’xhenet s’jemi kânë as s’dimë gjâ ku â xheneti, a çka ka xheneti...

AB: Qysh janë majtë rastet mortore ma heret? Dekat, sa kanë zgjatë; qysh kanë...?

IM: Dekat kanë zgjatë ka tre [3] muj, katër [4] muj. Kur â bâ dymdhet’ ora, nuk ban me hi se â mshelë e pamja tej n’drekë, tashti po shkojna me pa ty hangër bukë, mas buke pe krynë t’pànen, pa shkon n’shpi. “Zoti t’lâshtë shnosh” – vetëm qajo na ka metën, kto qerat s’ka sên, shkojna niqin [100] n’vorrim, ni mí [1000] n’vorrim, dy mí [2000], ka vên që shkojnë me nimi [1000] po ata t’rrallë janë. Po me niqin [100] po. Ni [1] grup e vogël përte Drini, na i thomë, Drini shka na kufizon anena, hinë ni [1] e vogël nizet [20] , tridhet’ [30] veta, niqin [100] vetë jon, kurqysh, krejt pa avdes, krejt (qesh), pa besimin n’ni Zot. Hekrat aty, betani, aty me blloku  t’deknin me betan me mshelë, zidin me ja maru... katastrofë, katastrofë. Kur’an-i edhe feja jonë na thotë, Zoti, ni [1] Zot t’gjitha fetë: krejt gjuhët shka i flasin, gjuhët e veta, s’kanë Zot, krejt e kemi njâ [1], ni [1] Zot... a besimet fetare, ku jetojsh, në çfarë shteti je, në çfarë feje je. Na katalikt i kemi, tash pse e flasum gjuhën shqip ata me ne, mirëpo ai e ka kishën, na e kemi xhamiën.

AB: A ka ktu fe tjera përveç muslimanëve, banorë?

IM: Ktu shka ka fe, qi ka fe n’sipërfaqen e tokës, ka ktu, n’qet Kosovën e lirtë.

AB: Ktû, n’Ratkoc, po pyti – a ka tjera: banorët a janë me fe tjera, për shembull krishtere, ose...?

IM: Jo, jo-jo, nuk ka me fe qetër, jashta katalikë edhe serbtë.

AB: A ka ktu katolikë a – n’Ratkoc?

IM:     N’Ratkoc nuk ka katalikë, po’ qe, i kemi përte’ Drinit katalikë – qe, qetash dal për pesë      [5] minuta, n’atë ânë anena katalikë janë.

AB: Qysh kanë qenë raportet mes katolikve edhe muslimanëve ma herët?

IM: Kurrë nuk jemi ngucë, kurrë nuk nuk jemi rrehë, kurrë nuk jemi sha, kurrë-kurrë, hiç-hiç: si thmi, si çobana, kurrë. Po kishën e kanë ata, na e kem xhamien. Pa martohen tash nër veti vizat me i bâ, pe marrmi italiankën po i thojmë ‘kunatë’, ‘re’. Ûne vet e kam djalin e tretë [3] t’martum me italiankë. Djali ia ka bâ nizet e tri [23] vjet, ni fjelë shyp nuk e din, vjen te ûne ai zvicrranqe, ûne n’shyp, e qashtu qi...

AB: Protestat n’68-ën, a t’kujtohen?

IM: Qysh nuk m’kujtohen, kur kam dalë vet.

AB: Hajt tregomë qysh ke dalë, çka keni bâ?

IM: Kemi dalë kemi lypë liri, kemi lypë çlirimin, kemi lypë drejtsien, me na hjekë ato sekretet serbiake, shtetit, jo Serbies, po shtetit. Shtetin e kish Serbia, qashtu qi e kemi kërku lirinë, me kânë, me pasë t’drejtat ma t’plota n’shkollë, sukur qe t’tregova, për t’drejtat tona, qashtu t’kallxova për shkollë, qikjo ftyrë {tregon me dorë} i ka hangër s’di sa shuplaka, edhe i ngjoh me êmën-mbiêmën shkiet.

AB: Kur osht ndërtu kjo shkolla; qysh osht ndërtu?

IM: Kjo shkolla, jashtë, t’kallxova kur â ndërtu. E kemi ndërtu ma s’pari n’Drenovc, tullet i kemi pre n’Ratkovc, n’Dri t’Radosës, tani i kemi çu atje, zjafeti tej ktu {tregon me duar duke prekur gjurin} pse e çûm shkollën n’Drenovc. A â kânë e drejtë ajo? Â duhtë ktû me u bâ shkolla, jo n’Drenovc me çu (buzëqesh), se ata t’Drenovcit dishka u shtynen, kryjten shkollën e erdhën ktu hinën n’komune.

AB: E ktu, kur osht’ ndërtu shkolla, ktu?

IM: Vallai n’47-tën - 48-tën, qajo shkolla e gatë. Me qërpiç e marune...(ndërhyrje e një të pranishmi).

AB: Kush e mur iniciativën me ndërtu kët’ shkollën?

IM: Katuni.

AB: Qysh e ndërtun’?

IM: Kshillet. 

AB: Po?

IM: Me nìhme.

AB: Qysh?

IM: Me nìhme, katuni me nìhme, mjeshtrit u pagujshin, shkiet e kanë maru, qashtu. 

AB: Ëhë.

IM: Ktu, për qetà qetu ka pas bâ pengesa t’mdhaja, po’ u bâ, qe, u bâ, n’troje t’Kaznikve, a ajo ma përpara ô kanë e marune qanena n’krahë t’rrugës Liman Hoxhës, ajo u rrxue, u shly. Atâ e kanë pâs marue shkiet mjeshtër, na puntorë.

AB: Kush ka bâ pengesa at’herë, sistemi, serbët kanë bâ pengesa me u ndërtu qikjo shkollë?

IM: Sistemi, serbët s’ka pasë qef me bâ shkolla kërku, veç xhamia. Me shku n’xhami me msu për fe nuk t’ka ngucë kurgja, po’ nuk jen shku për fe me msu, nuk jen shku... t’rrallë ata djem që janë fetarë, që janë shku për fe. Une t’tregova, s’ka pasë familje n’katun t’Ratkovcit jo, po’ n’Kosovë, që s’ka pasë qef me pasë ni [1] mashkull n’parti, qoftë mashkull, qoftë femën, për shkak që me ditë shka pa bâhet, shka pa ban shteti me popull... edhe nëse jemi kânë n’parti, s’kemi ditë me kallxu kurgja, po’ me pas ní që pe kritiko Isufi Reshitin, n’mramje kur dilshna, ‘e kish kritiku Isufi-Reshitin, se ishin kânë t’përlanë nër veti’, sikur tash që pa kàpën aty. Qëtò janë kânë.

AB: Kushtetuta jugosllave e vitit 1974, qysh e kujton?

IM: Kushtetuta, e kujtoj, ka qenë qin për qin [100%] për ligjin serb. Ni çerek a ni-ni-ni [1] gram i vogël për popullin e Kosovës, shyptar, myslimon.

AB: Çka ju ka mundësu, për shembull shqipëtarëve – çka ju ka dhânë pak ndihmesë?

IM: Kurgja, kurrfarë lirie nuk ka dhânë, hiç asni, xerro [0]. Jashta valavica dikur që u bâ, dul plehi, kur â dalë fara jangjës, ja’v kemi dhânë pa pare. Kur â dalë fara kallamoqit, me bâ plehin edhe ata nuk e ban kallamoqin e madh. Jangjën napër mal e shkepshim pa pare, kur janë dalë rreptë me i mjellë me asoshne, pa pare, dikur e panë që kokëm kanë n’ujë se dul plehi kimik e ndërtoi gjendjen, e kush e punojke u bake. Bereqeti pa bahet ma tepër sot, se përpara s’u boke kurgja. Ajo n’47-ën, t’kallxova.

AB: Ëhë.

IM: Kurgja s’ka pasë.

AB: N’81-ën a t’kujtohen protestat?

IM: Po, po.

AB: Qysh i kujton?

IM: Burgosje ka pasë, burgosje ka pasë.

AB: Shka ka ndodhë n’81-ën, n’qetò protesta?

IM: Ka ndodhë, i kanë shti n’burg me ka izet’ [20] vjet, me dhetë [10] vjet, me dymdhetë [12] vjet. Ûne për protestat e fundit për Kosova Republikë, djalin e kum pasë katër [4] vjet n’burg. N’shkollë e bani protesten, n’qet shkollë qetu {tregon me dorë}, qetër kush e asò, po ai hypi n’shpinë t’qetër kujna.

AB: Folëm ma herët edhe për ushtri... kur u ktheve prej ushtrisë...

IM: Kur u ktheva prej ushtrisë, e kapa punën.

AB: Çka punove?

IM: Hina n’plantazh punova, se hina n’plantazh, i çelëm malet edhe fillum me mjellë vneshtë, at’herë ûne e mora t’drejtën e udhëheqsit me punu me grupe. E kishna grupën me veti, une me ta punë.

AB: Çka punojshi?

IM: Me mjellë vneshtë, me mjellë bostan, me mjellë rrepa, me mjellë kallamoq, me mjellë grûnë, farnat e grunit me i marrë në firmën “Porduzeča” . Qashtu qe, ndertumë pasuni, me t’ardhne tokës shumë ma mirë, mirëpo me qitë jashtë jo, me qitë jashtë jo. N’60-ën séne jom shku n’Gjermoni, grupi i parë [1]. Kur jom shku atje, i vetshna shkiet, “Që sa jeni ktu?” – “që tridhetë [30], që nizet [20], nizet e pesë [25] vjet”. Na at’here dulum e nuk na ngati, nuk na ngati, prap që prap u blloku emri. N’zezën, n’zezën, mas’vet, n’zezën- n’zezën, sot kemi n’zezën sa dush, rininë qysh ma mirë e n’zezën.

AB: Protestat n’89-ën qysh t’kujtohen?

IM: Protestat n’89-ën kanë qenë shumë t’vshtira, shumë t’rrezikshme, po i kemi bâ, i kemi përkrahë. Kush ka pasë nafakë me shku n’burg, ka shku: çdo fjalë që kthehet e kundërshton, i ka pasojat e veta.

AB: Ofenziva e Rahovecit?

IM: Ofenziva e Rahovecit â kanë e rrezikshme shumë, se Rahoveci kanë pasë shkiet   n’mardhanie pune, i kanë pasë krejt napër udhëheqsa teng e teng janë kânë shki, shqiptarë. Na i kemi pasë sekretart e komiteteve t’vênit shiptar, me gojë edhe me ligje edhe me krejt t’zgedhun, mirëpo udbashi serb, kur dojke me vërtetu e me ja shti zjermin, “Shko bima i [1] paqetë duhon”, dilke me ja ble i [1] paqet duhon, ky ja merrke flamurin nër perde, nër çarshaf tavolinës, trrak. Kur vike ai mas i [1] copë herë, “Shka â ky flamur ktu?!” tu e ngrehë çarshafin e tavolinës, “kush e shtini ktâ ktu?”. Nâna jême s’e shtike, po e shtike udbashi. Edhe u shkarkojshin pi... e di kur e kanë shkarku kët’, përte Drinit. Qysh ja pat emrin ai? Udbashi që u rrokë me Abdyrrahim  Resimin, qeshtù jon’ kânë, jon kânë sênet.

AB: Folëm ma herët pak edhe për bagtinë... a po m’kallxon pak, qysh keni dalë me bagti me i  kullotë?

IM: Bagtitë jemi dalë me i kullotë.

AB: Kohën si çoban kur ke qenë...?

IM: Kohën si çoban, mosha prej shtat’ [7] vjete tej dhet’ [10], dymdhet’ [12], nizet [20] vjet kanë shku çobanë me gjâ. Nuk kanë shku mirë nër veti mahalla me mahallë, “Ti mos mi qit gjânë knena”, jo’ “ti mos mi qit gjânë knena”: “Knena â krahi jonë, anena i juji”. Kemi pasë përçamje, kemi pasë përlamje, po’ kemi kalu, kemi kalu.

AB: Ti kur ke qenë si bari, si f’mi, a po m’tregon, çfarë lojna keni lujtë?

IM: Kemi lujtë lojna poga, u bashim ujë tu lujtë poga.

AB: Qysh u kanë kjo loja poga?

IM: Cic-mic kemi lujtë, shah kemi lujtë. Ka pasë njeri, kom njerin sot që për shah Ilazi i Colve t’i jep ni mí [1000] euro me i pasë n’xhep, veç me t’mujtë me shah. Kemi lujtë qetò.

AB: E qikjo poga, qysh u kânë qikjo loja?

IM: Loja poga â kanë, kush munët me rujtë gjugjën aty, me u cjellë, kush e shtin aty t’mûnë, kush nuk e shtinë nuk munet me t’mujtë. Poga, qashtu janë kânë kto gjugjet aty. U bashe ujë n’dyje t’Zotit.

AB: A knojshi naj kangë?

IM: Po, kangtë shype i kemi knu, shype.

AB: Çfarë kangë?

IM: Qato kangë, shka i knojmë sot n’sharkia, çitelia, shyptartë qato kangë i kemi knu, t’çikve, t’djemve qetò, kangë t’dashnorve, kangë t’dashnorve (qesh).

AB: Cila t’kujtohet ty najnjâ?

IM: Marë, mu s’më kujtohet asnja, se s’jam kanë marak n’kangë.

AB: Jo, a?

IM: Kurrë s’kum knû.

AB: E naj prrallë, a t’kujtohet?

IM: Me bâ me m’ni tash që i përdorëm kto që po m’merrni mu, thonë, “Po na s’e kemi ni kurrë tu knu, tash aty paska dhânë intervistë”...

AB: E naj prrallë që ta kanë kallxu gjyshja ose nâna, cilën e kujton?

IM: Gjyshja e nâna na kanë kallxu, gjyshja jême, nâna jême m’kanë kallxu që përpara, se pa ardhë shkitë s’kemi pasë havale, kemi shku pa aso... dikur kanë dalë ata... sukur setrat e pantolltë që vishën, dallamat. Plakët me dallama përpara, ato për shkak t’serbve.

AB: Kur ja kanë nisë me i veshë qetò dallamat?

IM: Masi jon’ ardhë serbt ktu, masi jon ardhë serbt, edhe ka nodhë kjo kur janë ardhë serbt ktu. Msusi profesor, shkavi para msusit profesor shqiptar n’Prishtinë, e ka vetë për histori, “Kur jeni ardhë ju ktu?”, për ardhjen tonë, ai i ka përgjegjë edhe sot e at’ ditë përmênet , “na jemi ktu para dreqit”. Shka po dush me t’kallxu ma tepër i ka thanë nxansit, profesori shqiptar shkaut, tu e dhanë ai për Histori degën e Historisë. E ka vetë, zotri s’ka pasë, shok mjek, zotnillaku â hi tash mas qesaj lufte se zotnillak, s’kemi guxu me përdorë. Shok po, mik po, jaran po, ama zotni jo, tash zotni, msus.

AB: Folëm edhe për Drinin e Bardhë, e përmênëm... çfarë ndikimi ka pasë për jetën ktu n’Ratkoc?

IM: Për jetën, Drini i Bardhë ka pasë për jetën, vetëm e vetëm që â kânë i pastër, jemi la, jemi asò... me’nerë me thânë, ju jeni çika, s’kemi pasë gaqe me u la, s’kemi ditë për gaqe, s’kemi ditë mu la. Mashqit u duhke tej kur t’vishûm me u mlu me durë me u deshë, qashtu, qe. Â kânë uji pastërt, shkiet kur erdhën me gaqe, tesha, shkojshin shkinat me la, u lashin. Na gjithnji u duhke... se s’kemi ditë çka janë gaqet, s’kemi ditë. Unë ato i kum përjetu vet, e qeshtu qi kemi kalu, â kânë ujtë e pastër, â kanë ujtë e mirë. Tash shtirë, me u tutë me hi me shkelë n’tâ shka â bâ. Tu bajtë zallë janë mushë ato gropa, janë mushë ato stërvina, tu i qitë ato pleme, tu i qitë hekra, tu i qitë prej shpies, baj shkamos e shko gjuj n’ujë, qeshtu.

AB: Për Bunarin e Madh, a munesh me na kallxu diçka?

IM: Për Bunarin e Madh muj me ju kallxu me t’níne edhe me përjetesë têmën.

AB: Me përjetim kallxona.

IM: Thojnë që ni [1] çikë e ka çelë Bunarin e Madh.

AB: Ku është ma saktë ky bunari?

IM: N’Ratkovc, qetù â Bunari i Madh, asht përte qesaj shkolle. Ai bunar, kur kanë ardhë jabanxhia pi Serbies e pi kahmos-it mi matë tokët, qi fillunë me ardhë inxhinieria e jashtme... ni kofë t’madhe me pi ujë, nuk t’fryke as nuk t’bojke zarar. N’kohën e Ramazanit u myllshin katuni krejt tuj marrë ujë aty, u nalke nja i’ gjysë ore, u turbulloke uji, u duhke me pritë. U kapshin konopët nizet [20] herë, tridhet’ [30] herë dilke kofa thatë, kurrë mu përla kush, kurrë mu sha kush, kurrë. Gjinia mashkullore, mashqit, mu ungjë n’ledinë, êntë vishin çikët i merrshin, êntë, i mush’shin, t’i bishin, i qitshin aty, tashi hec, jo mu çu mu bâ guzhum n’bunar aty. Me dlirë e dlirshin ka dy [2] herë n’séne, tri [3] kmisha, katër [4] kmisha i kum pa me sytë e mi, â dekë ai njeri, qaty ka dera tina erdhëm, me mshelë grykën ka’ vike ujtë pi knehit. Kurrë përmi ni [1] metër nuk â çu ai ujë, â hi kne’, ka dalë kshtu, me kmisha kur e mshilshin edhe hecke pi anën e poshtëm hecke, hike. Për me pi, kush vishin pi s’jashit u çuditshin kur e pishin at’ ujë. E tash ma vonë e çelen ni [1] bunar qetër, n’rrugën, n’anën qetër, nântë [9] metra fellë me gurë t’Gradishës e zidume, fillunë mu nalë pi ktina, edhe Mulla Tahiri e dha urdhnin, e prishën, dy [2] metra gurtë ja hoqën. Tash me shku me shplu, une e di aty ku â vêni... e mlunë at bunarin, e mshelën.

AB: Bunarin e vjetër e mshelën, a?

IM: Jo, t’riun, se mos me ja hupë vlerën t’riut – t’vjetrit, se pa t’tham, me ujë â kânë e pabesushme, fleta t’âhit ka gjetë Shit Velia  që e ka dlirë, krejt bjeshkë knena mi lypë tekterti n’Mitrovicë... anena âha nuk ka – ka’ vike ai ujë?! Qetri bunar dul n’prru, kur erdh për vada ujtë, që erdhën tej edhe për vada edhe aty nuk kanë mujtë me shterrë bunarin për me i provu cevat. N’vi n’prru âsht karshi qeti bunarit sot që â, me drû t’malit janë kanë kryqzat, hishum mi nxerrë kofet, hishin çikët, hishin djemtë mi nxerrë kofet pi bunarit. Gur’t janë kânë t’sugurt, s’ka pasë kurrfarë asò... mirëpo tash dul ajo çika e [s’kuptohet] me bindjen e plotë têmen, e kanë thânë, n’qoftë se kanë thânë ni [1] çikë at’here, qashtu kanë thânë, se e kum ni me veshtë e mi  napër oda, napër nêje, po’ nuk kanë regjistru kush, e ksejna tash ja regjistrum, ksejna tash ja regjistrum edhe ja lejum. E ka bâ ni [1] punë qi ishalla Zoti ja pagunë. E tash, une me atë bindjen tême, kalesat e mia, po du me thânë qi u bâ sebep prapë çikë, do t’âshtë e vërtetë që naj çikë e naj pasanikit pak ma t’fortë e ka çelë atë bunar n’atë kohë, po’ mirëpo nuk kemi shanu sên, qajo ma e keqe tani që s’kemi shanu sên, kanë kalu qashtu.

AB: Me çka janë marrë ma shumë popullsia, ktu n’Ratkovc?

IM: Me bujqsi, me bujqsi, me vneshte. Vneshte, përpara i kemi pasë n’tokë po as s’i kemi lagë, as s’i kemi stërpikë, me drapna i kemi kitë, ato i di vetë ûne, me drapna edhe s’ka pasë dergjë, s’ka pasë kalaveshi rrushit, e tash ka dhetë [10] herë po duhet mi stërpikë e me tylifarë helme, me tylifarë... pe prishë basra, pe prishë hini. Â paraqitë, hini, â paraqitë basra, s’â punë mu hekë, hini, qeshtu.

AB: A keni zhvillu najfarë tregtie me kto, a i keni çu me i shitë najkun kto?

IM: Jo, me shitë e kemi bâ, Padrumi u bâ n’Rahovec, e kemi çu rrushin n’Padrum me kille. Me matë kille, sa kille, ta pagujke klasën, e ka kontrollu klasën e rrushit sa ka amëlsinë, n’bazë t’amëlsinës ta ka pagu. Me qato jemi shty për dimën. Dimnin me çu kush ka marrë rrush, edhe mi detyru tânë ma shumë me mjellë rrush, shkaki që pjesën e dimnit me pasë pare.

AB: Përveç rrushit, a keni kultivu najçka tjetër?

IM: Nuk kemi ditë me mjellë pemë... ma vonë ja kemi nisë me mjellë kumlla, pjeshka, molla, se n’Ratkovc jashta rrushin e kemi pasë përpara, se qera pemë s’kemi mjellë.

AB: E perime diçka, a keni mjellë?

IM: Perime po, mas – mas-masi, vonë mas rrushit kemi fillu me mjellë gjithshka shka ka n’Shypni, shka ka n’Kosovë, shka ka n’Serbi, kemi fillu mi mjellë. Ku pi shohum, pi mjellum edhe pa’ bâhen, po mi lagë po duhet mi lagë ka dhetë [10] herë n’ditë asò, n’mujt, se bastra.

AB: Kur jeni kanë t’vegjël, at’herë si f’mi, çfarë festa i keni festu?

IM: Festat i kemi festue Bozhiqet, i kemi festue ditët e shejta t’Bajramit, ditë e vitit – Viti Ri, i kemi festu ato po edhe ma herët i kanë festu sukur Bozhiqet që i festojnë serbt edhe kataliktë.

AB: Qysh e festojshi ju Bozhiqin?

IM: Po, kuqshmi votë mi shti mi zi, mi kuqë me bojna. Tu shkiet ato i kemi marrë ma s’pari yrrnekin. Shkojshum me bâ përhajr Bozhiqin, na jepshin vo, dikur i msumë edhe na mi bâ t’kuqe, mi zí votë. Bozhiqet janë kânë tana heret, i kanë pasë ato shêjat e veta. Ditët e Shingjergjit për gjâ tona që i kemi festu na, i kemi lshu herët, n’gjysë t’natës i kemi shti n’livadhe, n’tërshanë mi ngi gjânë. Me na pas zânë shumari i kishim dhi (qesh), po’ natën i lshojshum, i asò... Barna me shku n’Zatriq n’bjeshkë me marrë për helm, për tamël, e për helmim t’gjâve, jon’ kânë me êmën barnat.

AB: Çfarë barna ja qitshi?

IM: Po’ i kanë pasë barnat, mos me u ra gjâve dergja n’gji, shkojshum i gjishum n’bjeshkë t’Zatriqit e i bishum.

AB: Me çka shkojshi?

IM: Ditët e Shingjergjit kemi pasë me dalë, kurgja mos me bâ, me thy dushka me ngulë për festë që po vjen Shingjergji. Ditët e Shingjergjit kemi pre pula, kemi pre kingja, kemi pre dhênë, kush ka pasë. Për ditët e Ramazanit për me shku për Qabe që shkojnë. Baramit Vogël kurbana me pre kush ka pasë, kush asò. At’ ditë e sot ka njerz që s’i ka përdorë ato kohna e s’i përdor, mirëpo shumica po, për Shingjergj kemi bâ tamël, kemi bâ pite me koll, kemi bâ tamël me kûsi, kemi bâ havëll e qeshtu i kemi festu, përniher kemi hangër sillë, jemi shku n’punë. Ditën e dytë...

AB: Qat pitën me koll, qysh e bajshi?

IM: Pitën me koll gratë e bajshin, e t’hallojshin ato, thejshin vo edhe e qitshin pitën me koll, kush kish – kish, kush nuk kish pite, jo simite. Simitet me qiqërr, jon’ kânë qiqrrat t’caktume, simitja u bajke qikaq {tregon me duar}.

AB: Qysh u kânë kjo qiqrra?

IM: Qiqrra u mjellke sukur që millet çdo lulë qi pa bahet, lula u millke n’tokë edhe me marrë e me thy qiqrren, me pastru, me shti n’ujë me kqyrë gjethë natën e gatë tej t’vjen, a ô ardhë a s’ô ardhë – me bâ mos me pas ardhë â prishë, me dalë n’kojshi me marrë se “mu mù ka prishë e jemja”, qashtu kanë kalu ato edhe sot kalojnë, edhe sot bahën. Qashtu janë kânë kto.

AB: I përmêne barnishtat që për Shëngjergj ju keni qitë bagtisë... qysh i kanë pasë emnat qito llojet e barnav’ që i keni mledhë ju n’bjeshkë atje?

IM: Vallai i kum harru emnat, i kum harru emnat, se vet jam kânë, i kum mledhë. Njâ ma kryesorja, u kânë ‘shavërmal’, ‘shavërmal’... (ndërhyrje e një të pranishmi). Po’ emnat i kum harru, për me ju qitë gjâve me krune.

AB: E ju f’mia, për veti, a bajshi najsên?

IM: Na f’mia për veti, dakalla Shingjergji shamien e lidhshum phu nup-nup-nup-nup-nup (qesh) mù rrehë nër veti edhe me shti nakùn e me fsheh shamien nër kamë: kush ish i fortë me t’nxerrë; kush s’ish i fortë u bake llom tu rrehë edhe s’un e nxirrke; kush ish i fortë e nxirrke përniherë. E qeshtu i kemi pasë kto lojna si thmi n’atë kohë. Thmi i mrapshtë jom kânë boll, po’ n’do lojna nuk jom kânë marak.

AB: Verzën, a e keni festu Verzën – Ditën e Verës, a e keni festu?

IM: Po more, qysh jo, a t’kallxova, ditën e Shingjergjit.

AB: Bashkë a?

IM: Qatà i kemi thânë ‘n’verë dùlum’. Ma shumë e kanë majtë magjuptë se na, po’ për si pshtumë, ‘dùlum pì dimnit’ (qesh). Verë, Dita Verës, qajo ô, e kemi majtë, kemi lujtë, kemi lujtë batballak, kemi pastru, kemi ly zidna, kemi ly me munsi, paqllak.

AB: E Aligjynin a e keni festu? Dita e mesit verës...?

IM: Po.

AB: Ktâ, qysh e festojshi?

IM: Po; qashtu me tylifarë lojne, me tylifarë paqllaki, me tylifarë adete, si thmi.

AB: Çfarë lojna bajshi n’këtë festë?

IM: Po’ bajshum lojna batballak, e bajshum lojna me sy mshelë.

AB: Qysh janë kânë qito lojna? Hajt spjegomi...

IM: Mi mshelë sytë e kush pa t’afrohet me ja zuzë (qesh).

AB: E kjo ‘batballak’ qysh u kânë?

IM: Ajo ‘batballak’ â kânë me hi n’midis, rreth e rreth, ktu me shti shamien dikush me lidhë fort, u bake qikaq ktu nërmjet gujve. Kur ta hike n’krah a n’kry, a n’shpinë, mos’vet halli... ai yrysh, qashu mu nuk mujke me m’nxerrë, dikush e nxirrke, përniherë pshtojke, qashtu qi ‘batballak’ qasejna i kanë thânë. ‘Poga’ me lujtë, edhe ajo â kanë qashtu, me rujtë gjugjën mos me lânë me hi pogën: kush e rujke gjugjën mirë, poga s’hike, lojën s’un e mujke ai, e qeshtu jon’ kânë kto. Ma tepër une nuk di.

AB: Folëm që keni mjellë kapak edhe bahçe e sêne... drithna, a keni mjellë drithna?

IM: Po, kemi mjellë grûnë, e kemi mjellë kallamoq, e, kemi mjellë pasul, e kemi mjellë, po’ vonë pasulin kemi fillu me bâ... kallamoqin, kemi fillu me mjellë, mu bâ, kur dulën plehnat, se s’u bake hiç. Me mjellë e millshum po’ ni [1] tamak, qekaq, {tregon me dorë} nizet [20], tridhet’ [30] talla, pa kurgjâ tamak, s’kish toka bereqet... E, kur dulën plehnat e dulën kto, filloi mu bâ kallamoqi e filloi mu bâ pasuli, filloi mu bâ rrepi e qeshtu.

AB: T’korrnat, qysh t’kujtohen t’korrnat?

IM: T’korrnat... i kemi korrë grûnet me çika, me gra, me magjupë, me magjupe. Magjupet i merrshum me gjethë thmi, me drapën me korrë grûnin, nxetë i madh, tri [3] herë, dy [2] herë bukë me ju çu – sillën edhe drekën. Sillën pak ma dobt, drekën pak ma mirë.

AB: E ju vetë nuk i korrshi a?

IM: Jo vetë kemi korrë, aaa, qysh jo, po’ kush ish ma si pak... merrke magjupë me pare edhe magjuptë janë kânë bedihava me marrë: veç për bukë vishin, e magjupe, me korrë grûnin femnat, po’ edhe fukaraja tu zingjini e pagujke me pare, po s’janë kânë shtrejtë sênet përpara, nuk â kânë shtrejtë argati.

AB: Sa u pagujke argati at’herë?

IM: Po’, argati at’here nuk u caktu sa u pagujke, po’ i lirtë, nuk u kânë i shtrejtë, s’â kânë i pamujshëm.

AB: Darkën e Lamës, qysh e kujton “Darkën e Lamës”?

IM: Darkën e Lamës e kujtoj sukur që t’kallxova, dita e Shingjergjit, Darka e Lamës â bâ e përgatist zjafeti tej n’gû, tej n’gû. Shka tej n’gû? Pasul, pula, mish t’del’s, kingja, dele, qeshtu janë kânë Darka e Lamës. Kajshitë janë tubu rreth e rreth mahalla, po najkun ku â kanë katuni vogël – krejt katuni. Darkën e Lamës e ka pasë qitë edhe Ibrahim Rugova, Darkën e Lamës, e festën e kemi bâ, e kemi majtë, qeshtu.

AB: Po dojna me folë pak për fejesat.

IM: Po, fol për fejesat... përpara kemi pasë na fejesën... ûne kur jam feju, veç kur e kum pa nusen kur ka ardhë n’shpi, kur jom shku me hi dhandërr – as s’e kum pa si çikë, as s’um ka pa, napërmjet miqsies, napërmjet kajshillakit, t’sebepve: “E ka filani ni çikë – me ja lypë”, po’ pare, n’atë kohë pa pare kurrë nuk jemi feju – pat e s’pat, u kânë ligj. 

AB: Qysh u kânë qikjo puna me pare?

IM: Misitit ni qyrk me ja bâ. ‘Qyrk’ i thojnë tash, ksejna me lesh përfuni.

AB: Setrës.

IM: Setrës që po vishet, po ni [1] qyrk msitit, ni [1] qyrk. Po msitnia ka qenë ni [1] délme, sa kushton ni [1] delme... po’ edhe ma shtrejtë ka pasë. Pa u pa, po’ lshumje nuk ka pasë. Tash katastrofë, tash katastrofë...

AB: Qysh u kânë qikjo puna msitit?

IM: Puna msitit â kanë, “Kush e ka lidhen me Isufin?” – “ûne Isufi jom” ....

AB: Po.

 IM: “E ka ni [1] çikë, shoqen s’e ka n’katun.” – lavdim edhe ato shka s’i ka pasë (qesh). “Misit kush?” – “Filani, e ka me filanin”; dajën; mikin; sebepin; me ja gjetë t’fortë: “qekaq ia jap”. Shkon e nxerrë, e bjen mahramën, erdh mahrama, defi ding-dang, ding-dang, ding-dang – “ka bâ fjalë, ka fjalë n’filan vênin çikën e filanit...”.

AB: Ti kur je feju, a e ke ditë që po t’fejojnë?

IM: Po, ûne kur jom feju e kum ditë që po m’fejojnë. Ûne kur jom feju, jom kânë i hasretit. Nâna â shku, motrën e kum pasë, pi nâne, aty ku e kum marrë gruen – Qyfllak, katunin Qyfllak, edhe nâna i ka thânë “Qet çikë”, burrit t’çikës që e ka pasë t’martune aty, “me ma dhânë”. “Ani, misit duhet mu bâ filani, e jo ti. Misit me çu Avdi Baramin e Qyfllakut”, kajshi, Â shku ai, “Po ta lypë çikën gruja e Muhamet Mahmutit, për djalë”. “Po, me ja dhânë” – “E ki me dy [2] çika motrën ktû”. Qeshtu kanë shku, po’ ato jon’ kânë t’rralla... po’ me misit kanë vazhdu, që t’kallxova, kush e nxirrë çikën e filanit, e nxirrë filani, janë shku, janë ujdisë sa i ka lypë ai; ia ka dhânë; jon shku, e kanë pru mahramën. Kur e kanë pru mahramën, ou u folë, n’filan vênin, jon da dy [2] vite, tri [3] vite, para viti kush s’un â martu. Skamje.

AB: Qysh u majtë fejesa jote – qysh u festu?

IM: Skamje e madhe â kânë. Festa jême â majtë qysh ma mirë: ni [1] muj ditë napër oborr tu kcy çikët e mahallës krejt, defi mas’vet halli...

AB: Çka knojshin?

IM: Po’ knojshin tylifarë kangë. 

AB: Hajt kallxoma naj kangë që u knu at’herë?

IM: Poj, s’i kum knu kurrë.

AB: Që i ke ní.

IM: Po. 

       Nusja maj nuse,  maj nuse;

       Lumja ti si je feju n’filan vên...

AB: Ëhë?

IM: E, qeshtu, qato fjelë t’lavdimit.

AB: Naj tjetër, përveç ksajna?

IM: Vallahi qetër nuk di.

AB: E fejesat qysh janë bâ tjetër, a ka pasë naj lloj tjetër?

IM: Ni [1] çikë, ni [1] çikë t’axhës – djalit axhës, e ka ky për vlla, qiky burrë {tregon për njërin nga të pranishmit}. Ûne e dishna që ajo çikë ja ka dhânë besën atina, se ishna n’ngjarje, ishna dreq – i biri dreqit – i shihshna sênet n’sy. M’thojshin “Shuj se po t’ninë kush” – morè, me m’ní ne t’ninë. E çoj misit bâba i vet,  edhe shkova e çova fjalën e nuses.

AB: Qysh u kânë qikjo puna e besës – me ja dhânë besën – at’herë?

IM: Besën me dhânë â duhtë me kânë miki fortë... Kur u ngatrroshin, e me hi n’besë, me shku me gjetë ni [1] njeri që ka autoritet, e ai me shku me marrë rrethin e vet, kon don ai me marrë, ai me shku mi thirrë, e mi gjetë, u ipke besa. 

AB: E qishtu, mes ni [1] djalit e ni [1] çikës, qysh u kânë qikjo?

IM: Besa mes ni [1] djalit edhe çikës: kur janë martu n’atë kohë, s’kanë guxu mu lshu, nuk ka guxu mu lshu letë, çika ka pasë me ngu burrin. Amà a â burri budall; a â burri (qesh) duduk – i ka ra hise... E tash, jo, pasha çikën e axhës, tash “nuk t’kum ngjoftë për qeshtu, jom mashtru, t’thashë ‘po’ – ditën e mirë e mirë u pashum!” {troket duart mes vete} – pa ndahen. Po’ qysh u fejunë vet, po, u fejunë vet, po’ vet pa ndahen.

AB: Çka keni veshë at’herë?

IM: Kemi veshë at’herë... shka pa veshum sot.

AB: Çfarë tesha janë kânë at’herë?

IM: T’bardha, bez i bardhë, bez me ngjyrë, me tylifarë ngjyra... i kemi veshë po’ nuk kemi ditë, nuk kemi ditë mu rujtë prej televizorit, se s’kemi pasë, a ku, shka po i thojnë tash... edhe krisbuk [Facebook].

AB: (Qesh)

IM:Krisbuk, krisbuk (qesh), nuk kemi dit, nuk kemi ditë. Tash para kamerës pa zbulohen.

AB: Kur ka ardhë televizori parë ktu?

IM: Ka ardhë televizori i parë ktu... ûne t’kallxova: n’58-ën kum shku ushtar, vonë ka ardhë, n’58-ën, n’58-ën... jo, ma vonë – ma vonë.

AB: Kush ka bâ ma s’pari televizor ktu?

IM: Kanë bâ qatà që... ma i pari ûne kom bâ televizor n’Ratkovc.

AB: Qysh e pritën kta tjertë?

IM: Aooo, e pritën kta qertë... u çuditshin kur e shihshin, “shka u bâ?!”; “shka dul?!”, po’ e kum harru senën... krejt vonë mâ u dalë televizori.

AB: Ku e blejte ti, a qysh e blejte?

IM: E blejta n’dugajë, dulën n’dugajë mu shitë, dulën n’dugajë. Dul, u zbulu ajo, dulën.

AB: N’Rahovec a n’Prizren, a ku?

IM: N’Rahovec e kemi pasë komunën, n’Prizren ku ke dashtë me ble e ke ble, po’ ma vonë dul. Vonë janë dalë, kom harru senen n’çfarë sene po krejt vonë jon dalë, shumë vonë jon dalë televizorat. Ûne a po t’tham: n’58-ën kum shku ushtar, i kum pasë nizet e pesë-gjashtë [25-26] vjet, oficiri i Serbies thojke, “De t’vjen, de t’del diçka që do t’shihem ka t’folum, po’ shka âsht – nuk e di... ”, nuk ja dike emnin. De t’del diçka qi e kqyrum n’pasqyre krejt shka bâhet, e tek bâhet, po’ mu ní nuk bon... po, amà dikur dul mu ní telefuni. Dita lume, reja jême, i ka kallabllak Pastaqanit Ult’ qaty, e kom renë e djalit madh, dita lume, telefunin n’dorë tu hangër bukë, tuj hecë, tuj folë, tuj punu, me ni dorë pa duhet me folë se familja jashtë shumë e madhe, edhe djeltë e vet e çikët e veta i kanë dalë n’Gjermoni, e qishtu.

AB: E ju, gjenerata ma e vjetër, sa po muni me u adaptu kshtu me telefona, me...?

IM: Me telefuna, tashti pa adaptohen, dita mâj e lume n’lukal, n’nêje.

AB: E ju gjenerata ma e vjetër?

IM: Na ma e vjetër, tuj kqyrë séri, tuj kqyrë séri, çudi, me shkop tang-tang, tang-tang, tang-tang, ûne be boj që qetash me ja nisë, kur bâhen tri [3] ditë, ma mirë se ti që e ki që sa kohë punoj, po’ s’e preki edhe thom familjes ‘nuk pa ní’.

AB: Pse?

IM: Nuk përgjigji n’telefun.

AB: Pse?

IM: S’pa m’pëlqen.

AB: Aha.

IM: Nuk pa m’pëlqen, tak-tak, tak-tak, tak-tak dita lume n’lukal: kâ pinë kafen, kâ me shkop, dikush me gisht. S’ka shpi që s’i ka çdo antarë – sa antarë t’familjes, qaq i ka telefuna, shka me bâ tash... Tash hini edhe ky krisbuki.

AB: Po. Folum për fejesën... Çfarë lloje t’fejesave ka pasë? Çfarë fise ka pasë ktû? Cilat fise mes veti janë feju, cilat jo?

IM: Ktu n’Ratkovc janë dy fise kryesore: kâ te ‘Morinë’, ‘Krasniqi’ â krejt e vogël, ‘Shala’ mâ mas’vet – krejt ma e vogël: qeto tri [3] fise, katër [4] fise, nuk ka qetër.

AB: A fejohen mes veti kta?

IM: Po, po. Po, tash pa fejohen Morina me Morinë, Krasniqa me Krasniqe, kajshia me kajshi.

AB: Kur ja kanë nisë me u feju kta kshtu?

IM: Me t’madhe ia kanë nisë kur u hoq qikjo Serbia, që na lshoi dûrsh.

AB: Ëhë... e përpara, pse s’janë feju?

IM: S’kanë guxu.

AB: Pse?

IM: Se s’kanë guxu, se bâba e përzike pi shpie, bâba e përzike pi shpie. Pa pajtu bâba edhe nâna nuk guxojke mu martu çika as djali.

AB: Aha.

IM: Tash pa t’veti une ty: kallxomë ti mu, a pe vetë kush bâbën e nânën?

AB: (qesh).

IM: Eee, ûne e kom i [1] çikë – mesë, t’martune n’Radosë, s’më ka vetë, as s’kûm ditë, po ma vonë e kûm marrë vesh edhe e kum ditë, “Ki gabu” – “Pse, babë, ‘kum gabu’?” – se ‘babë’ m’thotë çika e djalit, “Se e kemi n’fis”. Dy [2] çika i kom ûne t’martune: nja [1] n’Drenovc, nja [1] n’Dêj, si çika pa u feju, pa u dhanë, iu kûm kallxu si babë, ma s’pari herë: “Djali pa t’kërkon mu martu, e drejta jote me fjelën e babës, që m’ki babë, me vetë ‘ka i ki dajtë’; ‘me kan ki mardhanie?’, at’herë mu pëlqy e mu martu, e jo pa vetë e me dalë çika tezës, çika dajës, çika hallës. Tash shka mi bâ...

AB: Martesa jote, qysh t’kujtohet? Qysh e keni festu?

IM: M’kujtohet, mirë boll, tekterti qat natë kûm flejtë me nanën. Qat natë që e kûm lânë nanën, kûm shku te gruja. E lashë nanën at’ ditë, e n’ditën, tej kur diq.

AB: Qysh t’kujtohet, kur erdh nusja?

IM: M’kujtohet, kur erdh nusja, erdh nusja me adete qysh ma t’mira, po’ e kishin pas denue shkiet.

AB: Pse?

IM: N’udhe i kishin pas zanë krushqit, i kishin pas dënu, se m’kanë ngjoftë, se krushqit e mi janë. E une me shkie...

AB: Qysh i kishin dënu?

IM: I kishin dënu krushqit, i kishin dënu krushqit.

AB: Çfarë dënimi?

IM: Dënimi me pare: “’Ini cjellë keq”.

AB: Sa pare?

IM: Nuk e di vallai, kûm harru, ini cjellë keq, e qeshtu që u kânë kjo, dënimi.

AB: Me shka shkûn me marrë nusen?

IM: Nusen kemi shku ma s’pari, t’kallxova, për herën e parë, zakonin e parë, nusen kanë shku e kanë marr me kali tre [3] vetë: njâ [1] me ngrehë, dy [2] me majtë nusen për krahi – njani n’atë anë; njani n’këtë anë. edhe me marrë.

AB: A e kanë rregullu?

IM: Jon’ zatetë, jon’ zatetëë dy [2] parë krushq, kanë fillu... përniher nusja â zhdrypë pi kalit, e kanë lânë kalin, kan qinru me thika, me grushta, me kamza, me drûna me... jon vra, jon rrehë, jon mytë. Sot e at ditë jon emnat.

AB: Kalin a e kanë rregullu najqysh... kerrin?

IM: Kalin e kanë rregullu, ka pasë kali n’qafë mahram-bez, n’shalë, bez t’shalës, çebe t’shalës. Ka pasë edhe samar t’drûnit, me samar e kanë majtë. Edhe ato kanë ekzistu, qysh janë kanë t’varën pak ma pasunika, pak ma t’asòshne. Qashtu qe, adetet janë kânë qato, thashë, zatetën krushqit tik-tik-tik-tik.

AB: E kur erdh nusja ktu...?

IM: Kur vjen nusja ktu, zhdryp nusja, ma s’pari herë e qesin... dhandrri duhet me kqyrë, me gjujtë pi s’nelti, a pe begenisë, a s’pe begenisë, ajo trazohet, po’ tash jo...

Ab: Ti prej kuhit e kqyre nusen?

IM: Pi penxherës, pi penxherës sobës, edhe kur t’hin n’shpi, përpara, kanë me prekë pragin e shpisë.

AB: Me shka e prekë?

IM: Me dorë, nusja, që pa hin n’shpi. Tash jo, tash n’valle nusja zhdrypë.

AB: A ja banën naj adet tjetër nuses, kur zbriti aty?

IM: Jon’ shku n’sobë plakët edhe familja e ngushtë, shka kanë bâ nuk e di... nuk muj me kallxu.

AB: E n’oborr?

IM: N’aborr janë kânë t’zbulune, a t’kallxova... Qertë, qertë ka rrehë defi, kanë kcy, nusja s’â dalë me kcy, nusja ka nêjtë. Dy [2] roje: ni [1] çikë n’atë anë, ni [1] nuse n’atë anë, ni [1] nuse n’këtë anë, ja kanë hekë bezin e kuq përsipri, e kanë zbulu havalen, ka nêjtë nusja. Tash  nusja n’valle me burrin, te hedhë me krejt katunin, e përpara ô kanë qishtu. N’58-ën jom martu, ûne nuk kum dalë me kcy me gru... jo ûne, po’ kërkush s’ka pasë me dalë: kur s’kum dalë ûne, kush ka pasë me dalë...

AB: Çka pat veshë nusja?

IM: Nusja e ka pasë veshë teshët ma t’fortat e ma t’rejat që ruhen edhe për kur t’des. Qato i ka pasë veshë, e lyne, e ngjyne.

AB: E ti, çka ke pasë veshë si dhandërr?

IM: Ûne si dhandër, setër t’re, pantollë t’ri, tlina t’reja edhe kapuç t’ri edhe jom hi dhandërr.

AB: A i keni ble kto teshat, a?

IM: I kemi ble, i kemi ble se t’vjetrat kërkush nuk i çon, as sot as at’herë. I kemi ble... dikush ka pasë ma tepër me ble, dikush ma pak, dikush ma shumë, ato mvaren qysh kanë mujtë me kalu, qeshtu, shka t’i ban... a kemi mâ?

AB: Edhe pak. Qeto teshat që i keni ble, a i kanë maru, a janë kânë...?

IM: I kanë maru.

AB: Me çfarë materiali janë kânë?

IM: Me materiale... i kanë maru me vek.

AB: Ëhë?

IM: Kmishët me vek i kanë bâ, tlinat me vek i kanë bâ, e dimitë, eee kto jelekët e, që pi qenisin çikët, janë ble n’dugajë – n’zadruga, edhe kush ka pasë munsi, i ka ble. Kush ma shumë; kush ma pak, mas munsive...

AB: A ka bâ çejz nusja jote?

IM: Nusja jême nuk ka bâ shtrejtë, se e kum pasë lidhen ashtu, kum mujtë me marrë pa kurgja hiç, krejt. Ûne t’kallxova, e kum pasë motrën aty.

AB: Çejz, çejz, a ka prû nusja?

IM: Po, ka prû tesha, veç për mu edhe për nânë têm, se jo, qetër kon s’kom pasë ûne, dy [2] motra, e nuk jem kânë kallaballak, po’ aty e kum marrë qysh kum deshtë, se e kum pasë motrën. Ûne po flas për n’tanësi, për çështjen e sullin e katunit, sulli i muslimonizmit aty se për... ûne krejt kollaj e kum marrë.

AB: Ëhë... qysh u kânë qiky sulli i katunit?

IM: Sulli i katunit â kanë... t’kallxova, me kânë i diciplinumë, me shku me bâ “përhejr që pe martojsh djalin”; “hajr paçi” e “hajr bafshi”. “Qysh kalove?” – “Poj vallahi, bash letë jo”, po’ nuk u zbuloke çka, qysh, tek. “Bash letë jo, po shka me bâ... pa duhet pa çare me martu djalin” – “Ishalla ydísen tej n’dekje bashkë” – “Ishalla”. Tej n’dekje kanë nêjtë bashkë edhe nuk kanë guxu mu lshu edhe nuk ka pasë drejtë gruja me ja kthy fjelën antarit t’familjes, a ku burrit, ku burrit. Tash, “Allahile, shuj se m’trullove”; “nuk âsht qashtu”; “keq e ki”; “pa rrejsh”... “Pa rrejsh – pa rrejsh”!

AB: A janë bâ darsmat e mdhaja at’herë?

IM: Poj, jon bâ... simas pasunies janë bâ, filani ni [1] muj ditë defin s’e ka nalë, filani ni [1] ditë.

AB: Qysh i thirrshi t’afërmit?

IM: Sebepet, kajshia, u thirrshin, “Hajde n’darsëm tri [3] ditë.”, ka bâ darsmja tri [3] ditë, tash “Hajde n’lukal”. Ka dallim t’përsosun tash, at’herë â kanë ma letë, po’ â kânë skamja madhe, ûne t’kallxova, â kânë papastërti e madhe, po’ liria mur’ hov t’madh, liria mur’.

AB: A t’kujtohet shka t’knojshin ty ose msitin?

IM: Po, unë djalë i hasretit – e ke marrë nusen e hasretit, i ke pasë sênet mirë, i ke ba, kuku për neve që s’jemi (qesh), ato s’kanë bâ ‘kuku’ po’ (qesh)...  Filani shkon n’darsëm... çdo mahallë ka shkue ku ka pasë lidhe; ku s’ka pasë lidhe s’ka shku n’darsëm me kqyrë nusen. A pa rrêj a âsht e vërtetë?

AB: (Qesh).

IM: S’ka shku, nuk janë shku. Ûne t’kallxova për vlla t’ktina, çikën e axhës e dishna mirë, e shihshna, se ûne jom kânë kurril n’zyre t’vênit.

AB: Po.

IM: E, i kum ditë sênet n’Ratkovc, sukur ai i zoti i shpisë që â kanë n’shpien e vet, ûne i kum ditë shumë larg ma mirë se ai, se gjethë ditën e gatë kum pasë punë napër katun. Kum pasë punë me njerz qi kanë bâ dam, kum pasë punë me njerz qi janë rrehë, kum pasë punë me njerz qi kanë vjedhë, kum pasë punë me njerz qi kanë rrejtë, me qeta njerz kum pasë punë ûne. Nuk kûm pasë punë me elvià.

AB: Qysh i drejtojshi qeto punë?

IM: I drejtojshna qeto punë, shkojshna e çojshna pozyfin. Ku kishna besimin, i thojshna “mas shko, qe pozyfi, mas shko se gabim”; ku s’besojshna thojshna, “qe pozyfi, bon shka dush” (qesh) “gjiju qysh dush – e ke bâ, qe ku e ki”. Ato i kum pasë n’besim têmin edhe qashtu qi... Kallxova për Luftën e Dytë qi u bâ qikjo e jona, e fundit, tri [3] vjet e gjysë djali i jêm për Kosovën Republikë, a qetër kush i ka lujtë ato ligje po ia lanë... ky e mur’ mi veti edhe hini e hongër burg. N’Kosovë, n’Ratkovc që, katuni ma i madh âsht pi Kramovikit, e tekterti n’Gradish â Ratkovci, s’ka katun ma t’madh se Ratkovci. Mirëpo djali jêm i hypi ati kalit edhe e hangër. Ûne korril e mu m’thojshin, kur shkojshna mi çu pozyfet, (qesh) “ti me dy shtete: ham me Serbi, ham me knena, me lidhen e UÇK-së”, masi që e mur’ titullin UÇK. E n’UÇK kish gjithshka, sukur ma zi se n’Serbi mirëpo u duhke me... edhe dashti Zoti e fitum... dâm boll, vujtje boll, zotshpillakin e kemi, krytar âsht Thaçi për pesë [5] vjet, mas tina hyp naj nafakli qetër. Zotshpillakin e kemi, a nuk kemi milet qi nuk e kemi n’Kosovë, nuk ka kurrfarë feje qi nuk âsht n’Kosovë, shki lloj-llojshum, komunën e vet e kanë n’Rahovec, na tonën. N’ushtri kemi serbë, kemi shkina, kemi shki, kemi shiptarë, kemi katalikë, kemi magjuptë e gabeltë. I kemi ditë magjupë, gabelë, tash edhe invagalishën katali... aso, dreq (romë, ashkali – ndërhyrje e një të pranishmi) edhe katër [4] janë bâ tash magjuptë, katër [4] fise. Kur u rrihshin magjuptë n’Ratkovc “shka pat mar’?”, “m’tha ‘gabel’”, magjupi, “m’tha gabel” kriske boksi bap-bup, bap-bup: “nuk jom gabel”. E qeshtu qi tash katër [4], ka ndryshu situata.

AB: Folëm për darsmën, për martesën, parzit, edhe folëm për dhandrrin... A t’kanë bâ naj adet ty, kur ke hi dhandërr?

IM: Mu s’kanë pasë, se adetet t’i kallxova, adetet janë kânë paralel, po’ t’njojta, po’ adetet e fshehta n’mesin e aty... ato janë kânë mas shpine, qeshtu adetet shka janë kânë, janë kânë t’njojta.

AB: A t’kom marrë kohë edhe t’kom munû me folë?

IM: Jo-jo-jo, jo-jo-jo, hallall pi meje... une shka kum ditë e shka kum asò...

AB: Faleminderit që ke pranu me bâ intervistën edhe faleminderit për t’gjitha.

IM: Edhe prej jush faleminderit, ishalla i kini sevap, ishalla i kini mirë, ishalla, ishalla...

AB: Faleminderit!