Jakup Shabani

Intervistuar nga: Fisnik Kamberi

Familje n’at kohë t’varfura ndër mâ t’varfurat. Përndryshe bâba ka qenë bujkë, ka ndërtue edhe ndërtesa aty me drujë k’tyneherë

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

09.05.2018

Lokacioni i intervistës

Prishtinë

Vendi i lindjës

Podujevë

Tranksriptimi

FK: Mirëdita! Jam Fisnik Kamberi, hulumtues i projektit Kujtesa e Kosovës — 100 rrëfimet. Sot gjendem në Prishtinë, ôsht datë 9 maj, viti 2018, jam me subjektin tim të radhës, i cili quhet Jakup Shabani. Po fillojmë tash intervistën.

Zotni Jakup, mirë se vjen n’kët intervistë, edhe ju falënderojmë shum!

JSh: Mirë se ju gjejë! Falemnerës qi keni ardhë me m’intervistue!

FK: Po fillojmë me pyetjet e para: kur dhe ku keni lindë?

JSh: Kom lindë n’fshatin Metehi, komuna e Podujevës, me 22 nëndor 1936; prej babës Daut edhe nanës Fazile; familje patriarhale, merrej/merreshin me bujqësi; kryesoren, t’ardhunat kanë qenë nga bujqësia. Familje n’at kohë t’varfura ndër mâ t’varfurat. Përndryshe bâba ka qenë bujkë, ka ndërtue edhe ndërtesa aty me drujë k’tyneherë, me gjithë vllaun e tij, Balin Feriz. Ato shtëpijat t’cilat jon n’lagjen tonë n’Metehi (lagjen: Shabanovit thirreshim) ata i kanë ndërtue. At’here ndërtoheshin shtëpijat prej drunit kryesisht, s’ka pasë at’here tjegulla e k’to tjerat. Fmininë e kom pasë mjaftë t’shtirë; varfëri e madhe, me bukë misri kem jetue t’shumtën e rasteve, edhe grunë, tokë jo shum, s’kem pasë. Mandej viti 1942: bâbën ma muerën ESES [SS], e çuen n’Gjermani, vetë i treti nga at’here rrethi i Podujevës thirrej. I kanë qitë n’tren, kur jon shkue n’Mitrovicë, kanë kcye prej trenit me ikë, mos me shkue, por i kanë nxanë policija meniher edhe i kanë shti n’tren... Edhe ka mrri n’Gjermani ’42-in. Atje ka kalue jetë t’shtirë. Mas ni vjet e gjysë, jon nisë disi, kanë kalue n’Slloveni, jon ikë, i kanë nalë n’Kroaci e n’Bosnje. N’Bosnje i kanë zanë nji njësi ushtarake, i ka inkorporue si anëtar tyne. Pej Bosnje ka kalue n’Mal t’Zi. N’Mal Zi e ka zanë ni kundërshtarë t’asaj njësie, ka qenë serb a malazezë — nuk dihet, nuk e ka dijtë baba; ai eprori i asaj njësie e ka caktue babën tim me dalë me vra, me pushkatue qatje mâ larg; e bâba jem i ka thanë: “Hec përpara, — n’gjuhën serbe, — pesë-gjashtë [5–6] metra!” Ai u shkue përpara, ky mrapa, kur jon mshefë qi s’i ka pa eprori khâ, edhe k’ta komanda, ka thanë: “Ik, shko!” Ka gjujtë dy herë n’ajr, nuk e ka pushkatue, edhe u vonue! Komandanti i ka thanë: “Pse u vonove?” — “E mlova me do therra e me do diçka, për qatâ u vonova!” Edhe u kthye n’Misillë. Aty n’mramje ikun të tretë, natën, edhe bijn deri n’mes Peje e Istogu. Aty kanë nejt tanë ditën; n’mramje kanë lyp bukë te do familje aty, edhe kanë udhtue. Natën kanë udhëtue, ditën kanë fjete — s’kanë guxue me udhëtue. Mas katër nete (katër ditë e katër netë), bâba m’ka mrri n’Metehi, edhe ata dy tjerët, njeni n’Gordovcë, njeni n’Herticë, jon da n’drejtime t’fshatrave tyne. Ka ardhë, ka nejt i mbyllun disa ditë, dhetë-pesëmdhetë [10-15] ditë, se frigoheshin që dikush po i zbulon edhe i lajmron organet e at’hershme. Mâ vonë tani pak u qetsue gjendja. Ka mrri, thash, n’fillim vitit dyzet e katër [44]. Nâna jeme, Fazilja, u smu, edhe ka vdekë n’pranverë t’vitit dyzet e katër [44], kur i kisha une shtatë vjet e gjysë. Përndryshe, edhe motra m’ka vdekë n’Obrançë... se u kthyem prej rrugëtimit qi e patëm gjatë ’43-it deri n’Dervarë, përtej Vushtrie, u kthyem n’Obrançë tu nipi i gjyshit tem. Kem kalue dy muej... 

FK: Ôsht fjala për Luftën e Dytë Botnore... 

JSh: Fjala për Luftën e Dytë Botërore, po, dyzet e katër [1944]. E toni n’Mehtehi mbrrim, edhe n’prill dyzet e katërshit [44] m’diq nâna. E përsërita. M’ka mâjtë, t’thom ashtu, e shoqja e mixhës Balit Feriz; Xhemilja ôsht quejtë; m’ka kqyrë mirë. Dhe une masi edhe gjyshja m’diq n’Obrançë, kom fjet me gjyshin, edhe gjyshit i kom thanë bâbë a bâbës Bali Daut i kom thanë — tanë jetën [qesh]; deri sa ka vdekë gjyshi ’72-in, nënqin e shtadhetë e dyshin [1972]. E për hir timin, gjyshi i dajëve, mas disa vitesh ja jep motrën e nanës teme për hir timin. Edhe ajo ka jetue, po edhe ajo ka vdekë e re, e i ka lanë ni vajzë, e quejtun Maliqe, jeton dhe sot; ôsht e martume; i ka gjashtë fmijë, tri djel e tri vajza. Krejt t’martum e krejt n’rregull.

FK: Qysh ishte at’herë fshati Meheti? Domethanë kujtimet tueja t’hershme... Përshkrueje pak mahallën, shpitë, dhomën tande... 

JSh: Po shpijat kanë qenë t’gjitha t’ndërtuara me drujë e me drrasa, e me do qeremide t’mlume të gjitha. Dhoma ime ka qenë e lyme me baltë, ku kom fjete, edhe t’gjitha kanë qenë me baltë. Tâni me gëlqere pak a shum jon lye, edhe me drujë kuptohet t’mlume. Ka pasë shpi n’Mehehi edhe t’mlume me kashtë t’thekne t’gjatë, me teposhtë, po mendoj. Jeta ka qenë e shtirë. Probleme ndërnjerëzore n’Metehi s’kemi pasë. Kem’ pasë kujdes.

FK: Po me ble harxh, ku dilshi? N’cillat shitore? Pazarin, ku e bojshi?

JSh: Shitore n’Kërpimeh ka pasë, qaty i blejshim çka na u dashke.

FK: Kush shkojke...?

JSh: Po s’kem’ ble shum, se tamël kishim, kafshë po, djathë po, mazë, tlyn, ushqimi natyral, edhe shëndeti ka qenë nivel shum mâ t’lartë se sot. Sot po hamë mâ shum ushqime artificiale, edhe t’importuara t’dyshimta, se mishin e të tjera... e miell, e ku ta di une. Ndërsa at’here tregtia ka qenë nivel shum t’ultë, shum t’vogël, shum t’ngushtë.

FK: Kush e bojke pazarin at’here n’shpinë e juve, qi ju kujtohet, kush dilke?

JSh: Po baba im n’fillim... dikur kur u rrita une, n’klasë t’gjimnazit t’ultë qi thashë, unë i blejsha do sene kapak, ça m’i dhashin paret, unë i marrsha n’shitore edhe i çojsha n’shpi. Përndryshe, me apangë t’l’kurës t’Balit Feriz, mixhës tem... Dimnit prejshim lopë ose bik/ka, e terej n’tavanë t’shpisë l’kura, e mixhës i thosha: “Qyre, mue qato me m’i pre apangët e lkurës!” E me qaso apongsh vallahi jom shkue n’shkollë dej e kom krye gjimnazin e ultë. E toni apangë t’pirotit masanej (do i thojshin qashtu) n’Normale [shkolla Normale] me apangë t’pirotit kom qenë. Përndryshe shkollimin e kom fillue me vonesë, edhe kur kom i kom pasë nimdhetë vjet e gjysë, sepse babai nuk m’çonte n’shkollë. Ata moshatar’t e mi dulën n’klasë t’dytë [2], se ’45-in filloi shkollimi pak a shum. Edhe ni kushri aty, Avdia i Sadrisë, e padit bâbën tem te Milluni (ka qenë shef i zyrës s’vendit): “S’p’e çon Dauti djalin e vet Jakupin; i ka ba nimdhetë vjet e gjysë n’mujin mars ’47-in”. Edhe e denon Milluni pesë banka babën tem “pse s’ëm ka çue n’shkollë”. E kur u zgjodha sekretar Komiteti, erdh Avdija i Sadrisë, tha: “Kusheri, s’muj mâ me jetue (se oborrin e ka pasë me zallë e me kërrshe), ni banesë p’e lypi me ma gjetë dikun n’Podjevë, ni banesë...” E une [qesh], m’u kujtue ajo, i thashë: “Avdi, e qysh me t’gjetë unë ty banes, kur ma ke denu babën pesë banka qi s’ëm ka çue n’shkollë!” Veç u pshtet [qesh]... e tani tha... i thashë: “E qysh mos me t’gjetë une ty banes, kur mos me kon denue babën tim, sot isha tue prashit hâla n’Metehi (bujkë)!” [qesh]... Edhe e rregullum, e zgjodhëm çështjen: ai katër [4] djel e ni [1] vajzë, ja gjetëm, banesë n’Podjevë, erdh...

Unë i thashë babës: “Une po shkoj n’shkollë!” — “Po ku shkon tash, — ish pothujse rreth 20 marsi edhe ata moshanikët e mijë, ata i kishin kalue n’klasën e dytë, edhe ata tash, — veç hup kohë tre mujë [3] se s’munesh me krye kurrgja; për tre [3] muej s’kryhet klasa!” Unë vendosa! Bali Feriz ma maroi nifarë çante, edhe ma blen ni abetare, edhe ni fletore, edhe fillova msimin dikun rreth 20 marsi, n’klasë t’parë. Msues ishte Xhafer Meta; udhëtonte prej Podjevë n’Kërpimeh. N’Kërpimeh ish shkolla fillore. Edhe n’javën e parë m’qet n’at grupin e t’dobtëve, qi ishin pak më t’dobtit; bankat e gjata, ka katër [4] çdo bankë. Javën e dytë m’qiti te grupi i t’mirëve, qi ishin më t’mirë, edhe për tre [3] muej e kalova klasën e parë me sukses t’shkëlqyshëm. U quditshin edhe ata bashkëfshatar’t aty: “Qysh ti për tre muej, k’ta nën [9] muej!” I varfur, kur ma dhoke e shoqja e Balit Feriz ni copë djathë, kur kishim n’bukë t’misrit, hajsha n’shkollë me shokë tjerë, kur s’kisha djathë, veç bukë thatë, iksha edhe hajsha vetun atje, mos me m’pa qi s’kom! Kjo ôsht shum e vërtetë! Edhe e kalova shkollën fillore edhe gjimnazin e ultë. Msim m’kanë dhanë msust të cilët i kanë krye, jon ba msus me ka dy muej [2] n’kurse verore, domethanë, për katër [4], ka dy [2] muej jon ba msus, qata na kanë dhanë msim neve. E ’54-in, e kryem gjimnazin e ultë (i thojshim). Mue m’shpallën nxanësin më t’mirë n’Kërpimeh, komunë ka qenë. Gjashtë [6] komuna, a Podjevë ka qenë rreth, i thojshin. E nxanësve më t’mirë pej komunave, na kanë thirrë n’komunë, na kanë shti ni zyre, edhe na kanë dhanë me çkrue ni temë — tash s’m’kujtohet çfarë teme ka qenë — e kom shkrue, e m’patën shpallë n’qershor ’54-in, nxanësin ma t’mirë n’rrreth t’Llapit. N’shtator, me 1 shtator, Dibran Gashi, mu, vllaun e vet Ibrën (ende ôsht, jeton n’Shkabaj edhe ai) na ka çue, na ka regjistrue n’Normale. Unë i kisha teshat e zhgunit (u thojshin at’herë), edhe po e thom t’vërtetën: t’mrenshme s’kisha fare. Edukatorit i thom: “Mue qitu, — dhoma e fjetjes, ishum shum qasi dhomash, tridhetë e gjashtë nxanës, — mue mas dere, une qitu po due, mas dere...” Se thojsha kur bie me flejt, i qes qebet anash kah të tjerët e i deshi pantollët, edhe i vjerr n’at hekur (i thojshin), edhe kur çohna i qes prap, i tërheq, edhe i veshi i pantollët e zhgujta (t’zhgunit). Por at’herë kish edhe profesora, edhe arsimtarë, e profesora na dhoshin msim. Kemajl Deva ka qenë drejtor i Normalës, shum i aftë, shum i zoti. Jak Mita na ka dhanë Shqip; Matematikë Ahmet Mumxhiu (t’nderuar, kanë vdekë t’dytë); Shqip dy vjet Jak Mita, mandej Sali Qelirxhiu; Histori na ka dhanë Drita Dobroshi; Gjeografi Halil Dobroshi; Fizikë Zijak Puska, Tahir Hatipi; na ka dhanë Pedagogji, Psikologji Shefqet Veliu; Fiskullturë na ka dhanë Xhavit Spahiu... nuk ma dhoke katërshe [4] fare, veç treshë [3], e ajo m’pengojke me kalue shkëlqyeshëm [qesh], edhe s’ma dhoke... s’guxojsha ma kcye at kalin i thojshin, edhe kryet me kthye k’shtu me ra anej... Une me durë u majsha [qesh]... “O s’ta dha katërshe, — thojke, — pa kcye qysh duhet at farë... pa e kalue at farë kali n’sallë t’fiskullturës.” Edhe Jozefina Balaj, thashë; Zekrija Rexhaj Frëngjishtë na ka dhanë n’fillim; Jozefina Balaj Muzikë (ndrroheshin kaniherë). Përndryshe, pa dijtë, s’ke mujtë me kalue.

FK: Cilla landë t’pëlqejke ma s’shumti prej k’tynev’...?

JSh: Une, tri gjuhët i kom pasë pesëshe. Histori e Gjeografi pesëshe. Vizatim e kom pasë pesëshe. Shtatë pesëshe i kom pasë. Edhe herë Pedagogji, herë Psikologji a Kimi: treshë (kiminë s’e kom dijtë). Edhe Fiskullturë treshë; se Fiskullturë, thashë, Xhaviti s’na lshojke mue edhe nifarë Musli Jusufi (baba i qetij Visar Imerit), kemi qenë ni paralele pesë vjet, edhe ai ka qenë nxënsi më i mirë n’paralele tonë, valla (baba i Visar Imerit). E sot me krroqe vjen n’sallë t’pensionistëve, lun shah, e takohem çpesh bisedojomë, rrijmë, i kujtojmë ato t’kalumet tona t’Normalës pesë vjeçare (t’par’t).

FK: Po raportet me gjininë femnore...? A kishi n’grup/n’klasë?

JSh: N’Normale kanë qenë shtatë [7] femna vetëm, pej klasës t’parë deri t’pestën, a na kemi qenë dikun n’niqin e pesëdhetë [150]. Thashë, se n’gjysë vjetor u eliminun dy [2] paralele me nota t’dobta, shtatë [7] paralele jemi regjistrue n’54-in, n’shtator, n’gjysë vjetor, para vitit t’ri, u eleminun dy [2] parale, me nota t’dobta, metëm pesë [5] paralele. Niqin e pesdhetë e pesë a gjashtë [155–156] kemi qenë; pej tyne shtatë [7] femna veç kanë qenë [qesh]. A sot shihet ma shum ka femna n’shkollë, sesa mashkuj, çka mendoj une qashtu, s’e di... Si sot, Dervish Rozhaja, 58/59, vitin e fundit (isha gjernata e parë me pesë vjet, ishim, u regjistrum) na ka dhanë Botanikë n’vit t’parë, tani shkoi n’studime, e n’vit t’pestë erdh na dha Biologji. Doktorroi n’1958-ën; doktorri ma i ri n’Evropë, nizetë e katër [24] vjeçar. Mandej e kryem; stipendi s’kisha. Tash po kthehna pak n’vit t’parë: ni ditë, sekretari i shkollës Normale e çon korrilin, e m’thrret mue, ni Salih Çitakun edhe Hilmi Durmishin. Ish ardhë drejtori i Dragashit me i zgjedhë do nxansa t’mirë, me i dhanë bursa Dragushi, e kur te kryjmë shkollën Normale, me shkue me punue pesë vjet. Pesë vjet me na dhanë bursa, pesë vjet me shkue me punue msus n’Dragash. Une thashë: “Po vallahi” edhe i pari e kom nënshkrue, se e disha qi katërqin [400] banka, i thojshin at’here, e disha qi s’di ku i merr baba jem me i pague. E nënshkruva; e nënshkrum t’tretë. Dragashi na ka financue pesë [5] vjet, ka katërqin [400] banka na i ka dhanë, qaq kushtonte interenati. Po ashtu, k’tu po e kritikoj edhe vetën, s’kemi mujtë me shkue asni orë msim me majt n’Dragash. Ja fillum punës, n’Kërpimeh une arsimtar i Frangjishtës. Përndryshe, Frengjishtë na ka dhanë Zekrija Rexha (ndjesë pastë). Me thanë fillet e arsimit n’Kosovë ai i ka zbatue, edhe me do bashkëpunëtor i ka çue niqin e pesëdhetë [150] msues; ni prej tyne m’ka msue n’Kërpimeh, Vangjel u thirre, emnin s’ja kom harrue, mbiemnin po. E kom dijtë frëngjishten mirë. T’gjitha klastë i kom kalue shkëlqyeshëm. E fillum msimin me 1 shtator ’59, une edhe Salih Çitaku n’Kërpimeh, Hilmi Durmishi n’Sfeqël msues. N’fillim t’shtatorit e thrret kryetari i Komunës t’Dragashti kryetarin e komunës n’Kërpimeh, ku ja kisha fillue punës une. Ai ishte prej Metehije, Hasan Asllani, edhe [qesh] nuk ja thotë t’vërtetën, thotë: “Kanë shkue ushtarë edhe Jakupi edhe Salihi!” A na dhashim msim, të dytë, aty. Vitin t’tjetër, me 1 shtator shkum ushtar edhe une edhe Salihi, edhe Hilmi Durmishi n’Bileqe, n’shkollë t’oficerave. Prap e thrret, thotë: “Hala s’jon kthye prej ushtrije?” — kryetarin e komunës t’Kërpimehit. “S’jon kthye! Tash kur kthen s’e di!” Tani sigurisht jon ba ndrrime kadrovike atje, edhe ma s’kanë thirrë fare. Edhe na nuk kem’ ba mirë qi s’jemi shkue me arsytue, po, por megjithatë edhe aty dhoshim msim. 

FK: Arsyja kryesore qi nuk shkojshi...? 

JSh: N’60-in fillum... N’61-in ja fillum msimit: une n’Kërpimeh Frëngjishte dhojsha; Salihi shkoi n’Podjevë, se ma afër Podjevën; Hilmia n’Shajkovc. 

N’61-in, n’fillim, u fejova. Salih... qiky shoqi i Normalës, Salih, msit - kusherirën e vet prej Podjeve, çikën e Rrahim Qitakut ma dhanë n’Metehi, n’fshat. Isha i pari msus tash pej Podjeve (e nalt anena, dikun tridhet [30] fshatra) me pesë [5] vjet shkollë normale. Edhe ’61-in u martova (me 24 nandor ’61-in). N’62-in u transformue rrethi i Llapit, edhe gjashtë [6] komuna. U ba komunë veç Podjeva. U transformuen k’to... , k’to metën bashkësi lokale, k’to gjashtat [6]: Kërpimeh, Lluzhan, Sfeqël, Orrlan; edhe Podjeva u ba komunë. Drejtorin e deri at’hershëm, Ajet Gashin (ni kushëri i jemi, qi e pat krye Normalen qashtu qysh thashë, për ka dy [2] muj klasën), e murën, e mur ai, ky Hasan Asllani (nënkryetar u ba i komunës tani n’Podjevës), e mur atje përgjegjës për arsim, e mue m’zgjodhën drejtor shkolle n’Kërrpimeh, n’mars, ’62-in. ôsht punue mirë. At’here ka pas ndërgjegje t’lartë. Edhe pse nuk kishin shkollë t’plotë, por angazhoheshin t’gjithë arsimtar’t. M’ka dhanë msim Nexhmi Sejdiu, babai i qetij Fatmir Sejdiut; Fehmi Sejdiu, i vllai i tij; Zymer Zakuti, i thoshim; qai Vangjeli qi thashë prej Shqiprije; ni Ramadan Selimi i Lluzhanit; Imer Ramadani, Kimi...

FK: A t’kujtohen metodat e msimdhanies qi i përdorshin?

JSh: Pos... at’here ma shum s’kanë dijtë ata metoda, mirëpo u përpiqshin. E tash edhe ni insert t’vogël: Nexhmi Sejdiu m’ka dhanë Matematikë tri vjet [3]; edhe ni ditë vonohet; kujdestari i ditës e shënon qi ôsht vonue, për shembull, dhetë [10] minuta, pesëmdhetë [15]; edhe arkatari ja nal n’rrogë. E vjen n’zyre teme: “Qysh nxansi jem me m’denue?” Thashë: “Shok arsimtar, — at’herë i thoshim shok arsimtar, i kom thanë dajm, edhe atyne tjerëve ju thojsha shok arsimtar, se ishin msue, se edhe Zymer Zakuti, edhe ai tjetri, e tjetri, Imer Ramadani e tanë ata qi m’kishin dhanë mue msim, tash isha drejtor i tyne, — shok arsimtar, je vonue, rregullorja ôsht rregullore!” At’here ju kemi mbajt rregulloreve vallahi e ligjeve e... aty s’ka pa’... Thashë: “K’si heri po ta fali, arkatarit i thom t’i kthen, a nëse vonohesh tjetër herë: jo vallahi!” Me mungu pa leje, i ndaleshin shum më shum, a m’u vonu: mâ pak; si me thanë pesë [5] euro t’sotit [qesh]. E ôsht punue mirë. E tani e marova. Si drejtor shkolle i mora kredit, nënqin mijë [900.000] dinarë n’Invest Bankë; i marova shpinë afër mikut qi na i fali torllin mue edhe çikës t’vet. Përndryshe, Fitorja, fmiju i parë, lindi n’fund t’gushtit, 21 gusht ’62-in. Vedati lindi me 11 tetor ’64-in. ’62–64-ën mars i kisha katër [4] vjet mandat drejtori. Mandati m’kaloi n’mars, por ma vazhdun deri n’shtator. N’Shtator kalova me punë arsimtar i Frengjishtës n’shkollën “Gjuro Gjakoviq” n’Podjevë. Baba edhe Mixha shpinë ma marun deri n’kulum, e komplet. Mrena nuk dishin ato elementet e mrenshme, paguva. Nënqin mijë [900.000] dinar m’kushtoi krediti. Hina n’shpi t’re, me 26 tetor ’66-të, 1966. Isha arsimtar i Frëngjishtes, punojsha para dite, edhe n’mramje n’shkollë t’natës. Përndryshe n’63-in m’kanë zgjedhë deputet t’Kuvendit Krahinor, a ’62-in antar i Komitet Komunal un kom qenë. E kom punue n’shkollë “Gjuro Gjakoviq” dy [2] vite shkollore. N’69-in m’kanë zgjedhë sekretar për Financa n’komunë. Financat nuk i disha, une msues, mirëpo at’here s’ka pasë kuadra. Mirëpo u interesova, edhe po thom sinqerisht “i pastrova” se i përjashtova katër... shefin e kontabilitetit me tre [3] tagrambledhës, se “hajt ky msus ô, ky s’dinë!” Tatimet qi i marrshin, i dajshin e s’i regjistrojshin! E vi n’Prishtinë, Xhemshit Duriqi ishte sekretar për Financa, p’i thom po dyshoj qashtu. Ka qenë Azem Hajdini kryeinspektor, i merr dy [2] inspektora, ni Avdullah Bytiqin edhe ni Sllatkun, serb, e i bjen ni dite; jau dhash gazikën me shofer; kanë shetitë krejt Llapin, edhe e konstatun qi kanë ba fallc; e i përjashtova t’katërtit prej pune. Mandej ka qenë tatim qarkullimi nizet përqin [20%]; blej shqiptar’t toka pej serbve, e përqindja e lartë, e mos paguj me përkthye m’u ba pronar t’tokës. Edhe e zbriti une: pej nizet-ve [20] n’katër përqin [4%] tatim qarkullimin. Edhe shkoj (edhe isha anëtar i Konferencës Lidhjës Komuniste ), shkoj edhe n’Lidhjen Socialiste; i njoftojë qytetar’t; njoftoni qytetar’t; edhe lshohen qytetar’t; s’i nxinte korridori i komunës me i përkthye. Komisionit i thashë: “Sa ma pak vlerësoni, le t’përkthehen tokat edhe le t’paguhej tatimi”. E n’mars, kur ka referue Muharrem Hoxha për buxhet: ku jon hargjue, qysh jon haxhue, sa t’holla jon ardhë vitin e kalum, tha: “Vitin e kalum, n’70-in, jon ardhë ma shum mjete n’qit fond se dhetë vjet e fundit bashkë”. Aty tani mora ni plus t’madh, edhe tani m’zgjodhën sekretar Komiteti, n’shkurt ’74-in (m’dul mandati n’fund t’73-it si sekretar për Financa, Sekterar Komiteti).

FK: N’Komunën e Podujevës?

JSh: N’Komunën e Podujevës. Kom punue me ndërgjegje t’lartë. Mahmut Bakalli u zgjodhë n’70-in, kryetar Komiteti n’vend t’Veli Devës. Ai ka qenë... Mahmuti [Bakalli], nejse, Fadili [Hoxha] ka qenë edhe nënkryetar i Tits [Josip Broz Tito]; Mahmuti ka qenë kreator i zhvillimit t’Kosovës, qato vitet ’70-të deri ’81-in.

FK: A jeni taku me Mahmutin [Mahmut Bakalli]?

JSh: Po, çpesh herë. Çdo tre-katër [3–4] muej na thirrke n’Gërmi n’kshillime, na dhoke detyrat, obligimet; n’mledhje t’Komiteti Krahnor; mandej kemi qenë n’Beograd; komiteti i Serbisë na thirrke n’mledhje çpesh herë, edhe n’dy kongrese t’Jugosllavisë t’Lidhjes Komuniste t’Jugosllavisë kom qenë; se Mahmti ma vazhdoi edhe mandatin e dytë; me 3 mars jom zgjedhë për s’dyt sekretar Komiteti, edhe t’vetmit mue ma ka vazhdue mandatin e dytë, Mahmut Bakalli. E kur kem te Mahmut Bakalli, kritikonte n’t’gjitha formumet atje n’nivel t’Fedarates edhe Republikës t’Serbisë, qi: “Jem nën mestaren e zhvillimit t’Jugosllavisë, Kosova...” Edhe Tita, prej tridhetë e dy përqin [32%] t’fondit t’Federatës për vise t’pa zhvillume, e ngrit n’gjashtëdhetë e tetë përqin [68%]. Ishin do vise t’pa zhvillume n’Timoks t’Serbisë, n’Mal t’Zi, e do n’Bosnje... atyne tonave ja u len veç tridhetë e dy përqin [32%], a neve gjashtëdhetë e tetë përqin [68%]. Kjo ka qenë n’74-in. A n’73-in ken shkue Mahmuti [Bakalli], Fadili [Hoxha] edhe Xhaviti [Nimani] te Tita me ia ngjit emnin edhe Kosovës, se Kushtetuta ndryshohej n’74-in, me ia ngjit emnin “Republikë”. Edhe ata t’Vojvodinës tani shkojnë, bisedojnë gjon e gjatë, gjon e gjatë, n’fund Tita i thotë Kardelit (se atë e ka pasë këshilltar numër 1), i thotë: “Krejt çka kanë Republikat, me ia dhanë, edhe Gjykatën Kushtetuese, edhe çdo...” edhe na thotë Mahmuti, tani na tregojke n’Germi: “S’guxojmë me ia ngjit emnin, se na çohen serb’t n’demonstrata, e hupim autoritetin qi e kem’”. 

Përndryshe, po ta thom ni gja, pej kabinetit t’Titos, na vishin informatat sekrete, sekretareve t’Komiteteve... Tit [Tito] ka shkue n’çdo shtet t’botës, gjithkund e kanë prit për mrekulli, e disa pej kryetarëve t’shteteve i kanë thanë..., i lexojshum informatat sekrete: “Qysh ti i kie katërdhetë e gjashtë [46] kombe e kombsi e fe, e kie ma s’pakti probleme n’Evropë!?” (I kanë thanë shum prej tyne, une po e permeni vetëm Adenauerin [Konrad Adenauere] e Gjermanisë.) E ky ju përgjigjej: “Mue s’m’interesojnë kombi e kombsi e fe, për mue ôsht njeriu: të gjithë janë t’barabartë, asnja s’ka priveligje ndaj tjetrit. A ju gjermont, përparësi ju jepni gjermnove; ata tjerët qi kanë ardhë shum miliona te ju, ata nuk i çmoni si gjermont; e ju austriakët qashtu...” De Gollit [Sharl De Gol] e shum kuj. Edhe e vërtetë ôsht qi ka qenë shtet i mirë. Mandej e ka pasë shkallën e zbulimit t’problemeve, nëdhetë e tre deri nëdhetë e shtatë përqin [93%–97%] Jugosllavia. I thoshin e ki shkallën ma t’ultë, ma t’mirën t’zbulimit t’problemeve, ky thojke: “Po a thamë qi kam pak probleme, edhe i zbulojmë të gjitha”. Asni shtet n’Evropë nuk e ka pasë nëdhetë përqin [90%] shkallën e zbulimit t’problemeve, a Jugollavia n’nëdhetë e tre deri n’nëdhet e shtatë përqin [93%–97%]. Përndryshe, arritja ma e rënsishme e Titos ka qenë që Rankoviqin mjedis Beogradi e rrxoi, edhe me miliona çetnikë i shkeli! S’po di me gjetë ni fjalë adekuate, edhe ma t’ranë! Përndryshe, n’fillim viteve ’60-ta, Radio Moskva, thoshte, e kom ndigjue disa here: “Titon p’e zavendson Rankoviqi; Rankiviqi po bahet kryetar i Jugosllavisë!” E Tita me mençurin e tij, përndryshe me mençurin e tij, n’66-ën e rrxoi mjedis Beogradi, edhe çetnikët i fshiu komplet, edhe e bani Jugosllavinë shtetin qysh thashë pare, me më s’paku probleme; a me pasuni ka qenë dikun i gjashti [6]; edhe i nanti [9] me armatim n’Evropë (për Evropë e kom fjalën).

FK: Koha e Rankoviqit, qysh ju kujtohen ato aksionet? Aksioni i mbledhjes t’pushkëve... 

JSh: Përndryshe Rankoviqi, pej ’42-it, dej ’66-ën (qi e rrxoi Tita) ka ba zullum t’madh n’Kosovë!

FK: Naj rast te ju ose n’familje a ju kujtohet?

JSh: Edhe e ka pasë obligim me zbatue planin e Qubrilloviqit [Vaso Qubrilloviq], i cilli e ka shkrue ’37-in, 1937-in: Pesëqin mijë [500.000] me i myt; pesëqin mijë [500.000] me i kthye, po thom shkurt “n’viq”, me i ba serb; edhe pesëqin mijë [500.000] me i dhanë Turqisë, me i çue nëpër shkretina t’Turqisë. Qishtu ka qenë plani i Qubrilloviqit; e ktâ çetnikët e qitën n’krye, se u kanë shum i ashpër, me qellim me zbatue qat plan. Por dul Tita më i meçum, edhe e rrxoj. Përndryshe mixhën tem (baba e dorëzoi pushkën), mixhën tem, Balin Feriz e kanë en nëpër ujë dimnit; ju prishën kamët, ju mërdhin, edhe kogja i ri u shkue — para kohe. Edhe pej ’44-it, dej n’66-ën ka vra shum shqiptarë, edhe ka malltretue shum shqiptarë “shërbimi” [sekret]; ni Sfet Bogdanoviqi u kanë, tash p’i thonë Ministër i punëve t’Mrenshme, at’here, i kanë thanë sektretar i Punëve t’Mrenshme; ai ka pa’ ba llom shum vite. Përndryshe, ka pas edhe shpihuna, vallahi, shqiptar! Pooo, ka pasë shum gjithmonë! Na i kem’ do veti qi s’i ka askush! Inati! Inatin e kem’ t’madh na shqiptar’t. A inati, nervoza — psikologët thonë e shkurton jetën tridhetë përqin [30%] t’njeriut, se amortizohet truni. Se shqiptari ma shum mendon për të tjerët “çka bani ai, çka tha, ai, kojshija, ai nuk di kurrgjë, as ai...” — merret me punë t’huja! Nuk i interson as serbit, as kroatit, as gjermanit, as italianit “çka bon kojshija, me kon rrin, çka punon, qysh punon...” A ne shqiptarëve na intersojnë punët e hallkut, e amortizojmë trunin, edhe shkojmë, shkohet para kohe! S’qindron truni gjithmonë! Duhet me mush me gjera t’mira, t’ëmla, qysh ka thanë Platoni: “Tu i ba mirë tjetrit, i bën vetit!”, se mirësija t’kthehet. Jo me mendu keq, për kërkon, po me mendu mirë e me ba veç mirë! 

E n’qat kohë, sa kom qenë sekretar Komiteti n’vitet ’70-ta, gjithkund po ôsht ndërtue gjithçka n’Kosovë, me qinda shkolla, me qinda spitale, afër niqin [100] fabrika; kanë punue kooperativat bujqërore mirë, edhe ôsht punue n’çdo aspekt. Sa ambullanta, sa rruga, mirëpo shum prej tyne mas lufte u shkatrruen. Fabrikat i shkatrruen; krejt pak jon metë, se di sa përqin; kooperativa bujqësore i shitën t’gjitha, dyqin [200] e sa. Përndryshe, ni komision prej Japonie, Ilaz Haxhiu ka qenë sekretar për Bujqësi n’vitet e ’70-ta, pej Japonie e ka prue ’i komision, e kanë vlerësue Kosovën, edhe ata kanë konstatue qi “kemi tokë për gjashtë milion [6.000.000] banorë nëse e punojmë qysh duhet. A na vjet e kem’ sigurue vetëm nizet e pesë përqin [25%] bukën tonë, shtadhetë e pesë përqin [75%] e blejmë pej Serbije, pej Vojvodine... pej Serbie, jo pej..., kryesisht. Edhe me hi, me folë për tanishmen nuk kom as dëshirë fort, se s’po shoh asgja t’mirë. S’ka ndërgjegje. Ndërgjegjen e ka bllokue interesi personal. Po jau thom ni t’vërtetë: tetë [8] vjet sekretar Komiteti, dy-tre muej mangut, kur s’kanë kalue tetë [8] orë, tyben kom marrë m’ditje [mëditje] n’Komitet Krahinor, qi kom mâjtë mbledhje a n’kshillime n’Gërmi qi na thirrte Mahmut Bakalli — kurr s’kom marrë m’ditjë! A vozitësit ja kom dhanë, se ai rrinte n’kafe, hargjonte. Zavendsit tem, u kanë serb, i kom thanë: “K’tij po, une jo! Kur t’kalojnë tetë [8] orë qi n’bazë t’rregullorës takojn, at’herë...” A n’Serbi, n’Komitet Qendror e n’Jugosllavi, e n’kshillime, atje na dhojshin atje m’ditjet. Ka pasë at’here ndërgjegje, ka pasë mirësi. Fukare krejt pak ka pasë. S’ka pasë fukare qi s’ka marrë ndihmë sociale n’kohën tonë. Une u kom dhanë përparsi t’varfurëve m’i shti n’punë. N’tetor t’74-it e kem pre me Veli Devën (ndjesë pastë) shiritin e fabrikës t’polisterit, e kemi lshu n’prodhim: katërqin e tridhetë [430] punëtor. N’75-in me Agim Zatriqin e kemi lshue n’prodhim fabrikën e bllokave (me Agim Zatriqin, i ndjeri, ai vdiq i ri); fabrikën e armaturës tani e fillum n’81-in, u zhagit pak, demontratat tani e bllokun çdo gja. Edhe jemi ku jemi.

Përndryshe, fmijët e mi, t’katër, thashë: ’62-in Fitorja; ’64-in Vedati; ’67-in Merita; ’73-in Meritoni. Fitorja, kur ka hy n’provim para Idriz Ajetit (i nderuari 101 vjet i ka ba), i ka thanë, profesori, i ka thanë: “Fitore, ti fitorja je e parë n’Kosovë, si emen e ki emnin më t’mirin, do t’ketë shum fitore mas teje, prandej ti duhet... tek je studente solide, duhet me vazhue...” Ka mendue me magjistrue, me doktorrue, ku ta di une. Përndryshe, femna e parë qi e ka krye fakultetin llapjane. E, Vedati inzhinier i ndërtimtarisë. Merita ekonomiste, ôsht profesoreshë n’shkollë teknike. A Vedati punon ni agjension ndërtimari me do shokë. E Meritoni edhe ky ôsht ekonomist. T’katërt me fakultet. Përndryshe edhe n’shkollë fillore, pej klasës t’parë, dej e kanë krye gjimnazin n’Podjevë, t’shkëlkqyeshëm kanë qenë. Kurrfarë probleme s’kam pasë me fmijë. Shum shembuj... Vedati ka qenë kryetar i klasës t’vet n’gjimnaz n’Podjevë. Të gjithë jon t’punësum. I kom tre [3] nipa, e ni [1] mesë t’djelve dhe rejave. Tre [3] nipa i kom t’çikave edhe ni [1] mesë. Përndryshe, Fitorja e martuar n’Tetovë, e njoftuar me ni tetovar, n’vitet ’80-ta, a n’81-in ôsht regjisrue n’Fakultet, n’85-in e ka krye, n’qershor. Ajo u ba edhe gjyshe. Reja e madhe ekonomiste edhe djali i madh ekonomist. Djali i tyre i ka ba katër [4] vjet, n’shkurt; Fisniku djali i dytë, edhe ai ôsht i martuar n’Zvicërr, edhe ata e kanë ni [1] vajzë. Ai ôsht teknik i dhomëve, edhe shoqen e ka marrë qaty kojshi, por qi kanë dalë herët (jon njoftue nëpërmes interentit), kanë dalë herët ata n’Zvicërr, edhe jeton atje, qe katër vjet n’Zvicërr, Fisniku me grue edhe me vajzë; prind e vajzës i ka kojshi. K’shtu qi kanë jetë t’mirë. Edhe kjo n’Tetovë i ka kushtet shum t’mira; burri gjeodet, shpinë e kanë tri [3] katshe n’Tetovë, pemë shum n’oborr, jetë ideale kanë edhe ata. 

Përndryshe, s’kom pasë kurrfarë problemi kurr. E vërtetë ôsht qi ju kom përmbajtë fjalëve t’Platonit: “Tu i ba mirë tjetrit, i bon vetit!” Ju kom përmbajtë! Ka qenë kohë t’mira vitet e ’70-ta; kem’ ndërtue gjithçka; une i përmenda disa. Edhe spitalin tri katshe, me tridhetë [30] ordinanca, edhe posten e re, e shum rrugë, e shum ura; e kem’ çue çdo qosh autobusin tri herë n’ditet, edhe n’Brecë, mi Pollatë, edhe n’Popovë, prej Podjeve, edhe n’Herticë; edhe i kem’ ndërtue urat pej Lupqit t’Poshtëm n’Pollatë. Do t’thotë ka qenë qysh thashë pare kreator i zhvillimit ka qenë Mahmut Bakalli, edhe Fadili [Hoxha] mâ ka qenë atje n’forumet ma t’larta t’Jugosllavisë. Jetë ideale ka qenë për Kosovën. Qato vite ôsht ndërtue gjithçka.

FK: Raportet me serb si ishin?

JSh: Raportet kanë qenë t’mira, t’mira n’Podjevë, s‘kem’ pasë..., vetëm ni rast e kem’ pasë n’Pollatë, ni shqiptar e ka vra kojshin (rrethanat s’dihen bash çfarë kanë qenë). Përndryshe, asni problem tjetër s’e kemi pasë. Vrasjet jon kon zvoglue. Përndryshe, komuna e Podujevës edhe Drenicës, dy, numrohen si komunat qi kanë qenë mâ problematike rreth raporteve ndërnjerëzore, marrëdhanie ndërnjerzore ma shum vriteshin për asgja: për gurë t’mexhave, për mal, për kurrgjâ hiç! Mirëpo ato u tejkaluen, i themelum edhe organizatat e Lidhjes Komuniste n’çdo fshat, bisedum edhe u zvoglun ato n’masë t’madhe n’vitet ’70-ta, edhe masanej tani s’ka pasë probleme ndërnjerzore... 

Po e shtoj atâ qysh jom martue (ia, harrova n’fillim, kur thashë...): jom martue me 24 nëndor 1961. As nuk e kom pa une at vajzë, as ajo mue, kurr! Salihi Çitaku, kusherini i saj (thashë) ma ka msitnue (i thojshin msit, ma vonë edhe une kom msitnue shum atje, masnanena tani). E kem’ ba darsmën; ka qenë darsma ma e madhja n’at regjion e imja; se isha... veç mue m’kish baba, veç ni djalë, edhe m’respektojshin, isha nxansi ma i mirë, nejse, i shkollumi ma; edhe Hashim Shala e Tahir Drenica s’pari n’Llap jon ardhë n’Darsum teme. Kanë knue gjithë natën. E takue me shoqen tem jom, kur jom hi n’gjerdek. Me kerrë me kual n’Podjevë e kanë marrë e kanë prue n’Metehi, n’fshat... E kur m’kanë shti n’Gjerdek, m’kanë ra edhe grushta shpinës, shokët e mi; kur jom hi n’gjerdek te nusja, për herë t’parë qaty e kom pa.

FK: Për herë t’parë? 

JSh: Për herë t’parë.

FK: A munesh me na përshkru...? 

JSh: [Qesh] Paj, kom harrue tash ato, veç u kqyrum, u njoftum, i pëlqeve une mjaft edhe ajo mue. Kem jetue n’Katun ni vjet e gjysë, tani dulum n’banes n’Kërpimeh, se u zgjodha qi t’thashë drejtor ’62-in, mars. Ai qi ish drejtor shkoi/erdh n’Podjevë, tani une n’banes tina kalova n’Kërpimeh. Kem’ kalu mirë, jetë ideale me tâ kom pasë. Katër [4] fmijë t’mirë, t’shkëlqyeshëm, t’shëndetshëm, kurr problem. Mirëpo m’ka lanë vetun; me 5 mars 2012, qe gjashtë [6] vjet e dy [2] muej u banë. E psikologët thonë vetmia ôsht faktori numër 1 m’u plakë ma çpejt. Emnin e ka pasë Mihrije, Çitaku u thirre;tani e mur mbiemnin kur u korurizum n’Kërpimeh, mbiemnin tem; thash, nëse i bjen pishman, mos e merr mbiemnin tem, po qeshi [qesh] edhe e nënshkroi, e nënshkroi. Ka pasë shkollën fillore t’kryme, tetë [8] klasë, jo ma shum; at’here femnat shum pak... T’tregova qi n’Normale i kemi pasë veç shtatë [7] femna. Përndryshe, nuk di a t’thash, Fakultetin, Pedagogjinë e kom regjistrue n’69-in, kur jom zgjedhë sekretar për Financë, me korrespodencë; aty ôsht dashtë shum angazhim, mandej n’Komitet tetë [8] vjet angazhim; kom diplomue tek ’80-in, do t’thotë për nimdhetë [11] vjet e kom krye fakultetin [qesh], po me korrespodencë. E ôsht interesant, diplomën e kom marrë para dy vjete, kur u dashke me tregue qi e kom krye fakultetin për pension, se për rrogë s’mu ka dasht diploma fare, se udhëheqës kom qenë tridhetë [30] vjet. Qato tri vjet e gjysë Frëngjishtë qi kom dhanë, ni vjet e gjysë, edhe dy khâ n’Podjevë, mandej “n’fotele t’butë, me ndërgjegje t’lartë”. Pasuri s’kom krijue fare. Qat shpi qi e marova n’tokë t’mikut, e shita, i bleva qito tri banesa: dy djelve ka ni banësë, edhe vetit nja me plakë. Problem s’kam kurrfarë edhe me shëndet qëndroj mirë. Qysh tregova prej trashëgimit, përveç formimit t’personalitet me veti t’karakterit (pozitive ose negative), edhe jetëgjatësia m’varet prej trashëgimit, prej gjenëve t’prindëve. E m’duket po e përsëris: ka jetue tedhetë e shtatë [87] vjet baba, kurr te mjeku s’ka qenë, as kurr hap pi s’ka; edhe une sa kom jetue shtadhetë vjet n’Metehi, n’Kërrpimeh e n’Podjevë, vallahi shtatë [7] herë s’kom qenë te mjeku, edhe atâ kur e kom çue shoqen “matma tensionin”, s’kom pasë kurrfarë problemi. A prej qi erdha n’Prishinë, kanë fillue edhe..., po edhe pleqnia e bon t’vetën, veç kanë fillue pak edhe kamët me m’dhimtë. Edhe jom ba operacion pej lemze n’nëndor, parvjet, mirëpo kom kalue mirë, edhe pse ka zgjatë, ishin kon pshtjellë zorr’t pak; dy [2] m’i kanë shortue; bile mjekët, mjekët i njoftëm: Afrim Tahiri i Dumnicë edhe Hajriz Rudari i Podjevës, dhandrri i motrës teme, çikën e motrës teme e ka. K’shtu qi s’kom probleme n’asni aspekt. Mirëpo i knaqun s’jom n’aspektin logjik njerëzor (nashti s’po di me vlerësue mirë), se at’herë ka pasë ndërgjegje, vetëdije, mirësi; sot ndërgjegjen e mirësin e ka zavendsue interesi personal. Nuk e di pse, qysh/si kemi ardhë n’gjendje qi mos me i besu njani-tjetrit; krejt pak ni përqindje krejt e vogël; n’qoftë se at’here i kemi besu nëdhetë përqin [90%], sot dhetë përqin [10%] s’jon ma shum t’cillit duhet me ju besu. Ndigjon gjithçka prej udhëheqësve tonë. Edhe perspektivën e kem’ t’dobtë. Thashë se inati nuk na lenë ne me shkue përpara. Ni krahasim me ba me Shqipninë, për shembull, edhe me kojshit tonë knena: niqin e pesë vjet [105] i ka festue Shqipria (28 nëndor, vjet), as fabrikë t’traktorave s’ka, ndërsa kojshit knena edhe koka bërthamore prodhojnë n’Kragujevcë. Edhe çdo armë qi prodhohet n’Evropë, prodhohet edhe n’Kragujevcë. N’66-ën, thashë, jom hi n’shpi t’tre n’Podjevë, qat shpi qi e marova, mas ni javë a dy jom dalë e kom ble televizorin n’shitore, t’Nishit, Industria Elektornik e Nishit, televizor bardh e zi, i njoftun n’krejt Evropën edhe Botën. Edhe përmbi dhetë fabrika... edhe Kurshumlia i ka tri [3] fabrika, me tridhetë mijë [30.000] banorë; fabrikat tona veç shkun! 

FK: Cillat kanale i kqyrshi at’herë n’television? Përshkruna pak kontaktin e juej t’parë me televizionin, me radion, e me k’to zbulimet qi kanë ndodhë k’tyne viteve... 

JSh: Po u çuditshim çka pajshim [qesh]; çudi e madhe; për herë t’parë; edhe rrishum ka pesë-gjashtë [5–6] orë tue shique [qesh], po ma shum edhe t’jashtmit, se s’kish ende televizion k’shtu t’Kosovës direkt, po t’jashtëm shiqojshëm... edhe u çuditshëm qysh kanë dijtë me marue ate. Edhe radio tani! Dulun edhe do tranzistora, i bajshum n’xhep, i ndigjojshëm muzikën. Veç jeta ka qenë e v’shtirë, bajagi. Tash shkenca ka mrri gjithçka, ka ndërtue gjithfarë mjetesh t’informimit. A fetar’t, fetar’t s’kanë lejue mendimin njerëzor me ardhë n’shprehje për shum..., jo për shum vite, por dej para dyqin [200] vjete, e k’nej. Une e kom msue n’Normale, spjegue, Nikolla Kopernikun, ka thanë: “Toka sillët rreth Diellit!” Fetar’t: “Pse po përzihesh ti n’punë t’Zotit?” — “Po s’po përzihna n’punë t’Zotit, po truni jem..., — bile ai ka thanë qi e ka krijue njeriun e parë Zoti, — e une n’qat parim jom krijue edhe une... po m’thotë qashtu...” E kanë kallë n’turrë druve: “Pse po përzihesh n’punë t’Zotit!” Mas shtatë-tedhetë [70–80] vjete, Xhordano Bruno, ka thanë: “Përveç qi sillet rreth Diellit, sillet edhe rreth boshtit t’vet”, e kom msue n’shkollë Normale. “Jo! Tokën e man kau n’brina!” Qyre çfarë logjike kanë pasë fetar’t [qesh]: “Kur te lkun kokën, dridhet toka!” Mas disa vjetesh, Gali Galileu, shkon buzë detit, ku derdhej ni lumë kogja i madhe n’deti edhe i sheh do drujë ka hulatën mbi ujë, edhe prej trunit i mençur, shkon, edhe i hip ni drunit, k’shtu t’thom, edhe me kamë po shkon mi ujë, kur ja shton edhe me duer, edhe ma çpejt, edhe thotë: “Njeriu po mujka me shkue mbi ujë kah t’don!” Edhe atâ e kanë kallë qashtu: “Pse po përzihesh n’punë t’Zotit!” E kur kanë fillue tani me i zbulue do sene, për shembull, me korr me ni teh, e jo me nxjerr grunin me duer, e me shkun ni ven t’pastër... e ndërtojnë edhe kosën me kosit, jo me nuk [nduk] me dorë barin e me jau pregaditë kafshëve, edhe do gjana... tani kanë lshue pe pak fetar’t, kah viti 1820–1830. Mandej zbulohet... rrymën, NIkolla Teslla, s’e di bash vitin, rreth 1850–1840? — s’jom i sigurt. Aleksandër Bell e zbulon telefonin, 1875–1876? Kerrin e zbulon Karll Benz, n’Amerikë, edhe e vozit kerrin. Aeroplanin e zbulojnë vllaznit Vrajt 1896, edhe flutorjnë, bile kanë dashtë me kalue oqeanin me ardhë n’Angli, ata kshilltar’t s’i kanë lejue, kanë thanë rrugë e gjatë ôsht ajo, niher t’ushtrohum qisajde nëpër Amerikë afër, e mandej kur t’vjen koha, mrrijmë edhe n’Angli, edhe n’Kinë, edhe n’Austriali (I ka mrri!). E sot po shohim çka ka zbulue mendja e njeriut. Me kon lejue fetar’t, k’tu shum sene ishin arritë shum ma përpara. Përndryshe, shkencar’t thojnë qi... kanë thanë rreth treqin milion [300.000.000] vjet jeton njeriu mbi kët planet, n’planetin tokë. Tash NASA e Amerikës po thotë edhe mâ shum, dej n’katërqin e pesëdhetë milion vjet [450.000.000].

FK: Po raportet me fenë n’Shpi qysh ishin? N’fmininë e hershme... baba a u kanë praktikues i Islamit?

JSh: Baba falej; edhe shoqja jem u falë dej kur u smu, qi s’mujke mâ. Po, Perenisë ju kanë lutë! E gjyshi, jo, se u kanë..., kamën e ka pasë t’smutë. Edhe mixhallartë n’filim fillimit, n’fillim po, Bali Feriz, a Bali Mahumit, jo. Ai mandej shkoi edhe n’punë Beograd, e rrallë vinte, n’dy-tre [2–3] muejt ni here. Feja ka mbretnue edhe n’fshatin tonë, edhe gjithkun ato vitet, qato vitet e hershme. Sadokudo, shum mâ përpara kanë qenë shtetet perëndimore me dije, me zbulime, sesa na n’Kosovë e n’Shqipëri [qesh]; se na s’kem’ kohë m’u marrë me zhvillimin e mendimit njerëzor, po me njani-tjetrin. E qajo s’na ka lanë ne me shku përpara.

FK: Po Bajrami e k’to festat...?

JSh: Bajramin e kem’ festue. Kem shku te njani-tjetri nëpër lagje, edhe mâ gjonë kem’ shkue, edhe te miqt, te dashamir’t. Kom qenë edhe une n’xhami n’ditëve t’Bajramit, n’fillim. Ninue kom veç ni Ramazan, se s’mujsha [qesh].

FK: N’cillën moshë?

JSh: Dikun shtatë-tetëmdhetë [17–18] vjeçare jom kanë. Qilloi verës, bile, zheg u kanë, po e përballova diqysh, n’pushim vjetor, prej Normalje. Pushim vjetor, se jo... 

FK: Po për Shëngjergjin? Qysh t’kujtohet festimi i Shëngjergjit n’Metehi, kur ke qenë i ri?

JSh: Mâ pak Shingjergjin, mâ pak, se thojshin Shingjergji ôsht festë e romëve (qesh). Mâ pak festohej Shingjergji. Edhe Qirat i festojshim (hallve), bile u gzojshim kur vishin Qirat. 

FK: Përshkruna pak... 

JSh: Hajshim hallve, u knaqshim. Edhe kur i rujshum kafshët nëpër mal, e çojshim nji prej barive, e çojshim me kafshë “shko te shpijat tonat”, e nanave u thojshim “qitni mâ herët hallvet, edhe kuleçë”, e na i pruke nja dy-tri [2–3] orë para akshamit, na i pruke atje n’mal, e i hajshim u knaqshim. Kuleçt me hallve i qitshin mâ herët, po mendoj n’lagjë, edhe gjithkun sigurisht, e n’lagjë tonë, po valla; i kom rue delet edhe dhitë, edhe lopët, kemi pasë edhe bollica. Ushqimi natyral u kanë shum i mirë.

FK: Naj ushqim t’preferum qi e keni pasë n’shpi?

JSh: Edhe smundje, smundje shum pak ka pasë. Thashë, kurr s’ka qenë smutë bâba jem, as gjyshi, as Bali Feriz, mixha. As Mahumti, mixha — veç qi e murën, nifarë Zharku u kanë policë n’Podjevë, e shtijnë n’burg (pushkë ai s’kish, krejt familja qat pushkë e kemi pasë; ai bâba Daut e dorëzoi ), tani e kanë en për Llap dimnit, edhe ju prishën kam’t. Edhe shum-shum të tillë ka pasë qi jon prishë, edhe i kanë vra, edhe i kanë munue. Sa ka qenë Rankoviqi, ka qenë v’shtirë! Edhe Tita ka hjekë shum me Rankoviqin, por ma n’fund ja doli edhe e fshini pej hartës gjeografike. Filloi jeta jonë normale, edhe me tonat t’mirat. Kadal-kadal, po tonat t’mirat! Â ende ka asi njerëzish, për qudi t’madhe, edhe do gazetarë... ni gazetar i thojke Titos: “Qen, ai qeni plak!” Edhe kur isha sekretar Komiteti, problemin mâ t’madh e kom... ja zhytshin fotografin e Titos edhe ja çkyjshin, edhe shkrujshin parolla kundra tij. Ai na dha dritë e diell, e jetë, e shkolla, e fakultete, e universiteti. N’kohën e tij, me 15 shkurt ’70-të u themelue universti! Rexhai Surroi sekretar për Arsim e ka lexue vendimin e themelimit t’Universiteti t’Prishtinës. Me konë ardhë Rankoviqi n’vend Titos, s’e kishim dijtë çka ôsht universiteti as çka ôsht Shkolla Shqipe, e sot, edhe at’herë, po edhe sot me pasë me njerëz... Vallahi na pleqtë, kur bisedojmë... kurr qat jetë s’kemi me pritë, se s’dijmë na me udhëheqë. Kem’ jetu për mrekulli; rrogat e mira, shtesa fminore, barnat pâ pare kanë qenë, breh, khu! E sot, edhe pleqtë, gjithkush duhet m’i ble barnat me pâre, me t’holla.

FK: Po jashtë vendit ku keni qenë qi ju ka lanë përshtypje ma s’shumti? Vizita jashtë vendit... 

JSh: N’Greqi kom qenë katër-pesë [4–5] here. N’Bullgari. N’Turqi dy [2] here kom qenë.

FK: N’cillat vite k’to...?

JSh: K’to jon kanë vitet ’70-ta.

FK: A organizime kolektive ishin apo private?

JSh: N’Turqi nihere kemi qenë pesë [5] shokë, kemi nejt ni [1] javë ditë, veç m’u shetitë, me qita qi thash, Sali Çitakun, Hilmi Durmishin, ni Humdi Ajvazi edhe Nimon Asllani, jemi..., veç me pâ; e herën e dytë, n’72-in kem’ qenë prej komune, shkum me autobus, nejtum, kom harrue, tri-katër [3–4] ditë, edhe aty u shetitëm n’Turqi. N’Bullgari nja tri-katër [3–4] here, dej n’Sofje, mânena jo. Përndryshe, n’deti kom qenë shum here. N’73-in e bleva ni voslvagen [volkswagen], nimijë e dyqinsh [1.200 — tipi i veturës], n’Nish, n’konsigacion i thojshin, shtatëmijë e pesëqin [7.500] marka: pesë mijë [5.000] marka kerri, dymijë e pesëqin [2.500] tatimi, federativ, republikan, krahinor edhe komunal. S’mujsha me regjistrue pa i pagu k’to tatime, siç ka qenë at’here; tash kanë ndryshue k’to raportet krejt. At’here çdo gja ka funksonue me rregull. Ligjet jon zbatue. N’qoftëse e ke vra njeriun: nër tridhetë [30] vjet s’je pshtue n’burg! Sot e vret njeriun: katër pesë vjet; e urdhnon dikush prej s’larti: “Kapërceje diqysh se plak u kanë!” N’Suharekë e ka shkelë me kerr i pitë plakun, n’ora tre [3] t’natës: katër [4] vjet e kanë denue! Çudi e madhe! Ky djalin e vrau nimdhetë [11] vjet (shokun e klasës): nimdhetë [11] vjet e kanë denue! Do t’thotë, njoftsitë, partitë po përzihen, s’p’e lejojnë ligjin me ardhë n’shprehje. Ligjet! Ligjet! Krejt antar’t t’partive... ni parti tjetrën: “Kapërceje; pranoje n’punë!” — “Po s’po dijke!” — “Msohet ai more, po pranoje ti n’punë!” Sigurisht i ka marrë pare, se “msohet sahora”. Mue ma s’shumti po... qi shkollimi ka ra nivel shum t’ultë. Une t’tregova, tetë [8] profesora na mbiqkyrshin n’temë t’diplomës. Sot e merr diplomën pa dijtë, pa msue, krejt pak a hiç! Mâ shum kem’ doktora për kokë banori sot n’Evropë. Une, Ramë Bujën e kom pa n’televizor, edhe ka thanë n’2013-ën (n’2008–2012 ka qenë ministër i Arsimit), n’2013-in n’mars, tha: “Pej 2000-it, dej n’fund 2012-it, për dymdhetë [12] vjet kanë doktorrue tetqin e pesëdhetë e tetë [858] magjistra, a gjithsej i kemi nimijë e tremdhetë doktorra [1.013] shkence tash”. Tash pej kurreshjeve, une e mora lapsin, se e dijsha qi Dervish Rozhaja n’58-in ka doktorrue, vitin e fundit qi na dha Biologji, edhe i zbrita une prej nimijë e tremdhetë [1.013], tetqin e pesëdhetë e tetë [858], metën niqin e pesëdhetë e pesë [155] doktorra. Do t’thotë: për katërdhetë e dy [42] vjet, niqin e pesëdhetë e pesë [155], për dymdhetë vjet, tetqin e pesëdhetë e tetë [858] doktorra. K’saj nuk i thonë shkencë, k’tij nuk i thonë arsim! Mandej, respekti ndaj njeriut ka ra nivel shum t’ultë. Atâ qi din, nuk e çmojmë! Kush s’e përmen Mahmut Bakallin, as Fadil Hoxhën, as qysh kanë punue mirë e çka kem’ ndërtue. N’qoftëse e përmenin, e përmen jo për t’mirë, po... n’kohën e Titos... aijjj n’kohën e Titos ka qenë ma e mira, koha e Titos, se sot! Prandej prespektivë s’po shoh une për t’ritë n’Kosovë as n’Shipni. Une qi rri me do shok qaty, thash n’qoftëse i dhajnë vizat, mas dhetë [10] vjete kemi me metë ni gjysë milioni shqiptar n’Kosovë, se shkojn... Njeriu i mençur nuk rrin n’ket... mos me quejtë mjerim, po shkatrrim e sipër t’shtetit, vallahi! Kur fabrikat s’punojnë, shkollat i lshojnë pa dijtë hiç kuadrat: ata s’din me punue; e tash n’qoftëse s’din me punue, n’qoftëse s’maron fabrikë: me çka me jetue?

Une nuk jom ai qi muj me vendos diçka; do here kom vendos mâr e mirë! Ka ndodhë natë qi krejt pak kom fjet tuj mendue qysh m’i çue rrjedhat përpara, se mundsitë ishin, mos me m’shku për dije. Edhe kom arrit, ôsht arrit n’krejt Kosovën; dinamika e zhvillimit ka qenë, ka funksionue. Asni t’varfur pa punë s’e kom lanë; përparsi ju kom dhanë, se qysh thash vetë kom qenë ma i varfni n’Normale, vallahi! Po as nja s’ka qenë me tesha t’zhgujta, t’bojkafta t’vjetra. Lah Nimani ka qenë me tesha t’zhgujta, po t’bardha e t’mira, e t’hjeshme.

FK: Bokseri?

JSh: Bokseri. U kanë djalë i mirë shum edhe bokser i fortë, i mirë, edhe ka udhëheqë me boskin e Kosovës shum vjet. Ka vdekë n’Amerikë para disa vjete. Fitim Domi u kanë normalist.

FK: Mixha Ramë, humoristi... 

JSh: Humurist, humurist. Edhe ai ka vdekë para disa vjete. Veç mas gjeneratës tonë nja [1] a dy [2] vjet, po mendoj ma vonë ka diplomue ai, se më i ri ka qenë se na. 

E nuk po shoh perspektiv logjike, mendore n’Kosovë, qysh duhet me pa! Nuk p’e shoh ardhmërinë e suksesshme t’rive tonë n’Kosovë. Se po shohin gjithçka, po vriten shum çpesh, po vjedhin përditë gati. Me fjalë tjera n’qoftëse at’herë u vjedh pesë përqin [5%], sot ôsht nizet [20%] vallaih a tridhet [30%] përqin ma e madhe. E perspektivën e kem’ t’dobët, fajet i kem vetë. Inati ôsht çelsi kryesor i mossukseseve për ardhmërinë tonë; inati e bllokon trunin e njeriut, s’mendon mâr e mirë. Nipi jem, djali i Vedatit e ka msue anglishten mirë edhe çika e tij p’e mson, edhe k’tyne ju kom thanë duhet me shku n’kurs me i msue gjuhët e hueja, se k’tu perspektiva ôsht jo e mirë. A fajet i kem’ vetë na shqiptar’t. S’e di qysh... pse kemi lindë me ato gjene qi e çojnë mrapa njerun, e jo përpara! Pse kem’ aq shum inati?! Krejt evropianët bashkë m’i ba, s’kanë inati sa shqiptar’t! Kujna s’i interson “çka bani kojshija?”, “çka tha?”, “me kon nejti?”, veç shqiptarit i interson! Edhe shqiptari nuk i vlerëson njerzit e mirë! “Pse ai din mâ mirë se une, nuk e due, nuk e respektoj!” Shembull e mora, se vallahi une i respektoj t’gjithë, i përmendi gjithmonë, edhe shembuj i kom marrë shum profesora, e sidomos drejtorin e Normales Kemajl Devën. Ai ka qenë drejtor... s’di a e thash përpara, Dervish Rozhajen e kthej:“Shko pastroj kpucët, hajde hin ha bukë!” Edhe erdh e zavendsoj Sokol Dobroshin, e kish lirue, se pâ leje s’ka guxue kush m’u vonue as profesorat as, as... Shkojke n’klasë (kur i lshojke asi...) me i kqyrë notat, edhe me na udhëzue: “O, zotri!” — i kqyri notat aty edhe m’thrret mue t’parin, mue m’thrret! Çka m’u çue une, me teshat t’zhgujta, t’kqija, t’vjetra... “Jakup, i kahit ije?” Thash: “Prej Metehisë t’Llapit.” — “Ku e ke krye shkollën?” Thash: “N’Kërpimeh.” “A ke pasë naj arsimtar qi t’ka dhanë msim?” — “Jo shok drejtor, asni arsimtar, veç msus, qata qi i kanë krye me kurse shkollën Normale... do n’Gjakovë e do...” — “Ulu Jakup!” E çoi ni Prishtinali... çfarë [qesh]... “S’po t’vjen marre! K’tij i kanë dhanë msust qi e kanë ka ni klasë për dy muej, ty arsimtar, ndoshta edhe ndonji profesor t’ka dhanë msim... Çyrë çfarë notash i kie ti, çfare i ka ky! Ulu poshtë!” Tyben sa herë m’ka takue, m’ka ledhatue edhe m’ka vét: “Qysh ije? Çka i kie punët?” I kom thanë: “Mirë, shok drejtor!” Edhe e kom pasë shembull, çdo problem qi e kom pasë gjatë jetës, s’punës tridhetë e tri vjeçare e gjysë, kur kom pasë diçka m’u ka kujtue: “A thu, qysh kish me vendos drejtori jem i dikurshëm i Normalës?! Qysh kish me vendos?! Edhe kom marrë vendim! Po tash ka pak asi a mos me thanë naj rast, se jo, ka njerëz, po shum pak jon metë njerëz t’mirë e t’vyejshëm, e puntor, veç... 

FK: Po n’Normale, aktivitete jashtë msimit a organizojshi? Shfaqje, lojna, gara sportive... A munesh diçka me na tregu ma tepër...?

JSh: Klubi hendbollistik i Normalës ka qenë i pari n’Kosovë. Kurr s’ka mujtë me na mujt, mujt; bile ni Halil Halidemaj u kanë numër nji. Kamber Kabashi numër dy, hendbollistë — hendbollista t’shkelqyeshëm. Ni Jakup Berisha, futbollist u kanë i shkëlqyeshëm i Gjilanit. I kem pasë edhe t’hendobllit, edhe të futbollit klubet. N’çfaqje, jo çdo premte, veç n’shum t’premte vishim/na çojke shkolla n’sallë, k’tu ku ôsht teatri, i kqyrshim çfaqjet, edhe u knaqshim.

FK: A t’kujtohet naj shfaqeje qi t’ka lanë përshtypje? (Nëse t’kujtohet...)

JSh: Lezja e vogël u kanë, Leze Qena, veç lujke mirë! Hala po jeton mirë, hala po delë n’televizor, n’reklama. Katarina Josipi u kanë, Shani Pallaska, Istref Begolli, ky Faruk Begolli. Kanë qenë artista t’mrekullueshëm. U knaqshim kur vishim! Po emni... çfaqjet tybe s’i... i kom harr... “Nita” e Josip Prelës e do... i kom harrue tash, s’po m’kujtohen bash.

FK: Po n’kinema, a shkojshi...? N’kinema, a ju kujtohet...?

JSh: N’kinema shum çpesh jom shkue. Edhe me ni Arif Kryeziun pej Peje, t’shumtën me tâ shkojshim, edhe flejshim n’kat t’parë n’internat, edhe i thojshim njenit aty: “Dritaren lena çelë!” Se derën e mshilshin at’herë me dry, për dritare hishum, e flejshum. A filmin s’e lejshum pâ shkue... dy-tri here [2–3] n’javët vallahit na n’kinema... At’herë “Rini” u thirrë.

FK: Po naj film interesant, a ju kujtohet qi e keni kqyrë at’here? Qi ju ka lanë përshtypje... 

JSh: Artista t’fortë, t’mirë jon kanë. Filmin e parë e kom pa “Lugina e Përpurtë”, me Gregori Peku, artisti kryesor. Filmin e parë s’e kom harrue! Tani krejt artistat i kom njoftë edhe hala i di: me Frenk Sinatër, me Gari Kuperin, me Xhejms Dinin (qi diq i ri, ka qenë artist i mirë), Elizabet Tejllorin, Ketrin Hepbern, Xhejm Fonda, Henri Fonda... Edhe ma s’shumti ata vesterna, u thojshin, vesterna i kqyrshim mâ shum... me pishtole me... si shqiptarë mâ [qesh]. Tani Robert Fisher e... Edhe muzikën e kom përcjellë mirë, pej Frenk Sinatre, Ellvis Prisllin, Tom Xhonsin e k’to tash; edhe k’ta tjerët tanë i njohë, po emnat po i harroj. Edhe sportin... edhe e kom lexue ranglistën e sportistve qi ôsht ba n’Amerikë: n’vend t’parë [1] Muhamed Alia, sportisti numër nji; n’vend dytë [2] Pelle, para tri-katër [3–4] vjete e kom lexue; n’vend tretë: Shumaheri, me kerre; n’vend t’katërt [4]: Roxher Federeri, tenis; n’vend t’pestë: BekenBaueri, futbullist i gjermonisë; Karll Lluis ka kcye përtej nân [9] metrav’; mandej, Maradona, Husein Bollt (ky vrapuesi i shpejt), Ovensi... veç nja dhetë [10]... a p’e sheh qi i kom mâjt n’men se m’kanë interesue.

FK: Cilli sport t’pelqejke ma s’shumti? 

JSh: Po at’here futballi ka qenë numrër ni [1]. Po me shique edhe boksin, e shiqojshim, tani kur dul televizorat e. Për basketboll... vonë ôsht zbulue! Hendbolli pak mâ herët ôsht zbulue. K’ta vrapueset e maratonat, e k’ta... Po edhe Felbs, Majkëll Felbs, ai notari i mirë, edhe ai ôsht n’at ranglistën (po e kalova). E vetë futboll kom lujtë me fmijë. M’kujtohet i krehshim kafshët n’ahër, e ata leshin e bojshim tubë, e marojshim diqysh, u lidhshin, edhe lujshim me top, ni rrafsh e kemi pasë aty, i thojshin “ulicë”, i thojshim: “Hajde n’Ulicë”, me dorë ja bojshim njani-tejtrit: “Hajde shkojmë lujem”, po vallahi. E qishtu. Përndryshe, edhe dy raste po t’i tregoj. U bojsha hyzmet pleqve n’odë, çaja u qitsha. Kur vijke naj mik prej tjetrit fshat, u tubojshim, tani edhe ata aty, vishin edhe ka dy [2] a tre [3], kajhere vallah, e rrishin kogja shum, dy-tri ditë, dy-tri netë... Ni plak po u thotë pleqëve, tjerëve aty: “Kur t’i dani djelt, leni largas, se rejat vijnë pej fiseve t’ndyshme, tyben nuk e dojn njana-tjetrën, rrehen fmijtë, edhe kahre bahni”. E, kur erdh çështja me i da une dy djelt, n’2006-ën, m’ranë n’men mue ato qi i kisha nije para gjashtëdhjetë [60] e sa vjete; edhe Meritonin, qitu ja bleva banesën, Vedatit, atje te banka e Lublanës. Lârgas! E Vedati vjen për natë, pej atjehit, rrin me mue. E rasti tejtër: mixha Bejtë, plak, duhanxhi, çikën e pat dhanë atje... mi Pollatë, Murgull i thojshin (e ka emnin edhe sot atje, Murgull); edhe shkon dimnit me nejt atje, te çika, ni [1] javë ditë n’kamë; edhe vdes atje, te çika! Ku me dijtë... duhanxhi (thashë)! E qesin n’saj për borë, me kije, n’kashtë i shtrojnë (s’kish pasë qebe hiç, se e kom kqyrë!), edhe e bijnë teposhtë dej n’Pollatë, teposhtë, knena pak mâ rrafsh, kur e bijnë te dyert e oborrit me hi n’oborr t’vet, me shti n’oborr, na pesë a gjashtë, a shtatë, a tetë, t’ri, dy-tremdhetë vjeçar [12–13] me hi n’oborr... u fuzatshim me saje... Mixha Sadri (baba i qatij Avdisë qi ma denoi babën) e çplon edhe e sheh: për hune e për goje edhe për vesh ka qitë zift; zi krejt kashtën e kish nxi! P’e shohim na!... E s’kom dijtë me bâ be, veç qaty e kom vendos mos me pi duhanin, a be s’kom dijtë me ba, i ri, dy-tremdhetë vjeçar [12–13] jom kanë; por ai njeri i meçur, na thirri neve edhe qaty tani... Edhe tjerët tyben nuk e di a e kanë pi, a jo, veç qaty kom vendos, edhe s’e harroj kurr atâ, edhe s’e kom pi duhanin kurr. S’e pin as Vedati, as Toni, asnja, veç Fitorja n’Tetovë, burri duhanxhi, e ka shti “hajde e pijm, s’ka gajle, hajde”... se as nipa, as mesa, as kurrkush tjetër prej familjes teme nuk e pin duhanin, se ju kom thanë une ôsht i dëmshëm — edhe i dëmshëm. Edhe e kom lexue n’Amerikë, katërdhetë milon e kanë lanë duhanin n’dhetë [10] vjet e fundit, lexue e kom; edhe prej niqin [100] qi vdesin prej kancerit, nëdhetë e katër [94] janë duhanxhi n’Amerikë; edhe nimijë e gjashqin [1.600] vdesin pej kanceri çdo ditë n’Amerikë. Çdo ditë. Amerika i ka treqin e nizet milion qaty banorë dikun; Kina ni milard e treqin e gjashdhetë e pesë milion banorë; India ôsht e dyta, ni milard e dyqin e katërdhetë e shtatë mijë banorë; e Amerika e treta; Indonezija e katërta, me dyqin e pesëdhetë; Brazili me niqin e nëdhetë (i pesti). Po lexoj kajhere, po i përcjellë, po m’interson çdo gja, po kom qef me i pa gjanat mirë, e jo mrapsht e keq; ato m’nervozojn; po nuk nervozohna fort, masi s’kom çka vendosi, edhe i kom gâ babës: jo nervoz. Kom qef tanë m’i pa mirë edhe me shku punët mirë. Po vallahi, përditë e mâ pak po shoh mirë/mirësi, te na! Përndryshe, kom harrue edhe diçka: ishte n’pytje zgjedhja e kryetarit t’Lidhjes Socialiste, maheshin zgjedhjet n’77-in, n’dhjetor. Sekretar Komiteti... u dashke me propozue dikon kryetare/kryetar. Edhe tue mendue, tue vlerësue erdha n’përfundim me propozue Shukrije Ejupin, msuese e kualifikime, at’here ishte sekretare e bashksisë s‘kulturës. Edhe shkoj te Mahmut Bakalli, edhe po bisedoj me tâ (m’lajmroj Xhafer Karahoda, kur ôsht i lirë, shkova) edhe thash: “Shok kryetar, kom vendos me propozue ni femën kryetare t’Lidhjes Socialiste n’Podjevë; Kryetarja, femna ma e para si kryetare, ajo quhet Shukrije Ejupi, msuse e kualifikume...” Edhe m’lindi ideja, aty, thash: “Domethanë shum me shkue ajo me majtë mbledhjen n’fshatin Pollatë, aty jon rreth dhetë [10] fshatra, me majtë mledhje me fshatarë t’asaj ane, pesë-gjashtëdhetë [50–60] a shtatë-tedheta [70–80], a ni femen, domethanë shum!” Se ai regjion i Pollatës merrej si prapametun n’Kosovë, ndër ma t’mbapambetunit n’Kosovë. Vallahi, si u kanë afër tue bisedue, u pshtet edhe m’ka shique kogja gjatë, jo nashta ni minutë... veç: “Ani, le t’zgjidhet ni kryetare e Lidhjes Socialiste, femen. Për komitete ende s’kemi t’afta, kjo qysh po thue ti, po i plotsojka kushtet”. Edhe qaty e mora pëlqimin e Mahmut Bakallit edhe e zgjodhëm Shukrije Ejupin kryetare t’Lidhjes Socialiste, femra e parë n’Kosovë kryetare e Lidhjes Socialiste. Edhe ka punue mjaft mirë, ka pasë edhe autoritet. Edhe mandej kur i kaloi mandati, erdh anëtare e Kryesis s’Lidhjes Socialiste t’Kosovës; mandej kryetare e grave t’Kosovës. Edhe i bindur qi kom ba mirë; edhe atâ e vërtetoj vetë, me qëndrimin e Mahmut Bakallit; edhe u tregue mjaft e aftë dhe aktive. Mandej, mas demonstrave, prap u kthye kryetare e Lidhjes Socialiste n’Podjevë, po vetëm dy [2] vjet, e mandej u zgjodh edhe kryetare e Grave (qi e thashë) t’Kosovës. Përndryshe, zgjedhja e Shukrijes kryetare e Lidhjes Socialiste, ndikoj pozitivisht në ofrimin e mundësive edhe n’përparimin e vetëdijes së femnës, edhe sigurisht u shumue numri i femnave qi kanë shkue n’shkollë, kanë shkue edhe kanë arritë me krye edhe shkollën e mesme, edhe m’u regjistrue edhe n’fakultet. Përparsi ju kemi dhanë femnave edhe gjatë punësimit, sidomos n’arsim, edhe n’lami tjera, pse jo. K’shtu qi u fitue ni autoritet, u ngrit vetëdija e qytetarëve, jo vetëm t’Podjevës, po edhe t’nivelit ma t’lartë. Ajo ka qenë edhe n’tjerat komuna, ka majtë mledhje bashkë me kolegë tjerë. E pas përfundimit t’mandatit n’korrik t’81-it, kuptohet, mas demonstratave, kom kalue n’komunë, sekretar për veprimtari shoqërore, përgjegjës për arsim, shëndetësi, kulturë, ndihma sociale, sport e të tjera; rini. Edhe jam i bindun qi gjërat kanë shkue përpara n’të gjitha lamit, se edhe kuadri u aftusue sadokudo, profesorat e kryn fakultetin, shum profesora shkollat e larta. Shum edhe femra ndikoi edhe n’aftsimin e tyre, shkollimin e tyre; shum prej tyne edhe u kemi dhanë ndihma edhe n’burse. S’ka pasë studentë pa bursë n’qato vitet e ’80-ta, t’thom ashtu. Edhe t’gjitha gjerat kanë shkue përpara. Raportet pak u prishën me demonstra, por megjithatë punohej/ veprohej. Jo si n’vitet ’70-ta; sadokudo, e zvoglun... pak demonstratat ndikun negativisht, u eleminue fondi i Federatës për zhvillimin e Kosovës (qi thashë mâ herët: gjashtë e tetë përqin [68%] Tita ja dedikoj Kosovës t’fondit), ai u eleminue gjithsejt krejt, edhe v’shtirësitë filluen. Serbia u forcue, edhe na morën edhe autonominë n’89-in, k’shtu qi hupum shum nga ajo qi i fitumë n’vitet e ’70-ta. Kjo do t’thotë filloi m’u realizue dëshirat e Serbisë, t’cillat i kishin përpara, e t’cilat Tito i fshijue, tash ju çelë dera. Edhe Akdemia e Shkencave t’Serbisë, n’rrugën e Francës numër, shtatë [7], ajo ka udhëheqë me shtetin e Serbisë, edhe menduen qi Jugosllavinë me ba Serbi, Serbia me udhëheq me krejt Jugosllavinë, Serbia me u ba shtet, shtetet tjera m’i lanë Krahina, qysh ishim na edhe Vojvodina. Mirëpo, deridkun arritën sukses, na zvogluen fondet të gjitha, u shue Kryesia e Kosovës, u shuen organet ma t’larta t’Lidhjes Komonistve n’masë t’madhe, vetëm formalitete ka pasë tani, edhe qishtu vazhdoj me vite tana deri n’81-in, kur u organizuen demonstratat (Sa patën sukses, e sa jo, po shihet)... Asi, lufta n’t’vërtetë ’99-in... Mirëpo nuk arriti me i realizue qëllimet e veta Serbia, sepse u themelue Lidhja Demokratike e Kosovës, n’krye me Ibrahim Rugovën, edhe me shum të tjera, të cilët përkundër vështirësive, arritën edhe me dominue n’Kosovë, mos me lanë Serbinë. K’shtu qi organizoheshin edhe msime private nëpër shkolla private, se nëpër shkolla shtetrore i pat ndalue Serbia. Ka vazhdue shkollimi i t’rive e t’rejava, jo n’masë si ka qenë n’vitet e ’70-ta, mirëpo, megjithate i kem mbijetue mirë, ma mirë se qi ôsht mendue. Edhe e votuem Lidhjen Demokratike mbi nëdhetë përqin [mbi 90%], a n’fshatin tem, Metehi, nëdhetë e tetë përqin [98%] n’zgjedhjet e ’92-it i ka fitue Lidhja Demokratike edhe Ibrahim Rugova. N’vend t’parë n’Kosovë. Sa kom ndikue une, ajo tjetër çashtje.

FK: A ke qenë pjesëmarrës n’k’to aktivitete qi organizojke Lidhja Demokratike?

JSh: Po, po, po, po, po! Edhe ’98-in n’zgjedhjet e Lidhjes Demokratike, prap n’vend t’parë n’Kosovë fshati Metehi ka qenë, por me nëdhetë e dy përqin [92%] t’votave, se do na i morën k’ta t’Partisë Demokratike, tetë përqin [8%], por nëdhetë e dy përqin [92%] prap Lidhja Demokratike i ka fitue n’98-in, votat. E tani ka pasë... Megjithatë kemi mbijetue, po qe erdh lufta e n’99-it, u munduen me na shkatrrue, po Brahim Rugova dy herë ka qenë te Klintoni [Bill], edhe e ka njoftue, jo vetëm atâ, po t’gjitha udhëheqsat evropian me gjendjen qi e kemi edhe presionin e Serbisë për me na eleminue ne si shqiptarë n’Ballkan — mirëpo nuk ja arriti qëllimit! Klintoni, Toni Bleri e të tjerë bashkëpunëtor, na ndihmuen, sipas fjalëve t’Rugovës, erdhën edhe t’thom troç na shpëtun prej humnerës qi pergadite Serbia! Na shpetun, edhe sot jem shtet! Çfare, e qysh, apet emnin e kem t’mira, e tash pse s’po dijmë na me udhëheqë bash qysh duhet, ajo ôsht tjetër çashtje krejt! Mirëpo t’shohim, ndoshta dalim edhe prej k’sej situate ball hapur; ndoshta t’ritë pak vetëdijesohen mâ shum. E perspektivën nuk po thom qi s’e kem t’mirë, masi t’ritë, por shpresojmë prap, po thom qi gjejmë zgjidhje, i bashkohem Evropës. Nëse hiem n’Evropë, at’herë Evropa i qet do kushte, t’cillave s’kem çare pa ju përmbajtë, edhe nëse nuk kem dëshirë, duhet me ju përmbajt! E kur vjen ajo ditë me hi n’Bashkimin Evropian? Kur hiqen vizat? Kur vjen dita m’u...? Ato jon t’v’shtira me i precizue, ne s’i dijmë. Gjasat janë vizat me i hjek, e tani me ju përmbajt k’shillave t’Evropës duhet edhe na siç ju kanë përmbajtë Sllovenia e Kroacia e, edhe k’to shtet tjera... Mali i Zi e, edhe na n’qat ren duhet me hi, edhe me vazhdue jetën me Evropën bashkë. Me ardhë n’binar t’vetëdijës/t’ndërgjegjes edhe na, e cilën pak e kemi hup gjatë k’tyne viteve; por shpresat jon qi kemi me i tejkalue k’to.

FK: Dalngadalë veç erdhëm n’fund t’intervistës, zotni Jakup, dy pyetje i kam: sa ka ndryshu bota prej qi jeni kanë t’ri, prej qi mani n’men, sa ka ndryshue bota? Qysh mun me na përshkru n’përgjithësi ashtu?

JSh: Po zhvillimi i mendimit njerëzor ôsht n’përparim e sipër, po zbulon shum gjana t’cilat as qi kem dijtë me i mendue, prandej une kom shpresa qi do t’shkojmë përparpa, do t’ngritet vetëdija njerzore n’mbarë botën, do t’eleminohen k’to gabime fatale t’shum feve. E sa zgjatë kjo? S’duhet me zgjatë... kogja shum... shum vite për m’u vetedisue të gjitha, se shume fe, mendohet rreth dyqin [200] fe jon, e pothuajse sejcila jon kundra sejciles... e dominon vetëdija njerzore. Normalisht duhet gjithmonë me mendue qi mirësija duhet me mujtë t’keqen gjithmonë. E aftësitë tash po krijohen me shum t’arritura shkencore, të cilat ndihmojnë edhe orjentojnë mendimin njerëzor mos me menue keq mâ, po me mendue mâr e mirë edhe me shku përpara. Përndryshe, po shihen edhe ndryshimet, shkenca po shkon përpara n’mbarë botën, po zbulohen mundsitë e jetës mâ t’mirë për t’gjithë njerzimin, edhe kjo vetëdije normalisht qi duhet me ardhë n’shprehje, edhe me arritë ndërgjegjja nivelin e duhur, e jo interesi personal. Vetëdija duhet hala me u zhvillue. Edhe pritet se ka tash mundësi, shkenca po zbulon gjithçka mâ lehtë me ardhë te vetëdija e pastër, te vetëdija njerzore.

FK: Dhe pytja e fundit për ju, zotni Jakup: cila ka qenë dita ma e lumtun n’jetën tande? Qe munesh me na tregu, qe munesh me kujtu... 

JSh: Une po i thom katër ditë ma t’lumtura, jo vetëm nji. Lindja e fmijëve: Fitorës, Vedatit, Meritës, Rinorit, kanë qenë ditë t’lumtura t’mijat. Kom pasë ditë shum t’lumtura se jetë t’mirë kom pasë edhe me zojën time Mihrijen, edhe n’familje m’kanë respektue t’gjithë, edhe kom pasë respekt edhe nivel mâ t’gjanë komunal, se qato vite ôsht ndërtue edhe komuna e Podjevës me shum objekte t’reja edhe shum t’ranësishme. Përndryshe, çdo detyrë qi e kom pasë — detyrat kryesore n’Komunë t’Podjevës i kom pasë tridhetë [30] vjet — i kom krye me ndërgjegja t’lartë, edhe jom i lumtur se kom arritë sukses... jo vetëm tue falenderu, por tue falenderue edhe rrethit ma t’gjerë, se vitet e ’70-ta kanë qenë shum t’mira, k’shtu qi jon ndërtue shum objekte n’Podjevë edhe n’mbarë Kosovën. Edhe jom i lumtur, pâ probleme, ju kom përmbajt gjithmonë thanjës së Platoni: “Tu i ba mirë tjetrit, i bon vetit!” Andaj zoti Fisnik, t’falenderoj për kit bisedë spontane, nuk di a kom arritë t’gjitha me i thanë, sigurisht se jo, ndoshta takohemi prap, bisedojmë edhe herëve tjera.

FK: Shum faleminderit zotni Jakup për kit intervistë!