Kadri Spahiu

Intervistuar nga: Anduena Halilaj

“Jo vallahi, na s’guxojmë me shku”. Thotë “Qysh s’guxon bre?”. “Jo – na vrasin” – “Ani ama ni pushkë pra”. Ja dhanë pushkën

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

05.05.2018

Lokacioni i intervistës

Kostërc

Vendi i lindjës

Runik

Tranksriptimi

KS: Kadri Spahiu nga fshati Runik, komuna e Skenderajt. I lindun jom n’Kostorrc; me vendbanim tash n’Runik. Ni t’dytit [01.02] 1933, 85 i boj. E ja fillojmë pej kit... me t’thâna t’bâbës, apo veç t’mijat? 

AH: Hajt, qysh dush... hajt nihere me t’bâbës. Çka man n›men; çka t›ka kallxu ai?

KS: Çdo luftë qi u bâ n’Kosovë, na ka shku ka’j mashkull. Ma s’pari m’ka shku n’Resnikë, mixha m’ka shku n’Resnikë. E kanë vra shkiet në Drenas. T’dytin ma kanë vra babgjyshin n’shpi mrena edhe mi kanë marrë gjânë. Mi kanë marrë 16 copa lopë, 30 copa dhênë edhe i kanë çu n’Dreth, n’Dreth. Mixha u shku n’stacion t’policisë me lajmru, thotë “hajt merri qita dy policë, shko”. Ish bora, ni borë e vogël aty përmi Suhogërllë, qysh i kanë qitë te kta Kadisht; jo te Kadisht po’ tu kthy n’kit anë n’Dreth. Kur u avyt n’at karrshi, pi shohin se ata i majnë do shtalla kshtu t’rrethume t’verës. I kishin shti lopt n’to edhe dhêtë. Ky pi sheh, thotë “qy ku jon’”. Ai thotë, “Jo vallahi, na s’guxojmë me shku”. Thotë “Qysh s’guxon bre?”. “Jo – na vrasin” –  “Ani ama ni pushkë pra”. Ja dhanë pushkën. U shku aty, kur u hi n’atë shtallë ata po pinë e po knojnë, ky pak e ka ditë qi kur t’pinë s’ka roje. U hi n’shtallë, ja ka pre kanopt lopve, ja ka çelë derën dhêve. Tash dhêtë i kanë lâ kingjat khâ. Loptë i kanë lâ vjetat khâ. Sa kanë mujtë tu nga qatje, traka ish shkue mu kthy khâ. Jon’ ardhë. Shkon te policia, ja’v jep pushkën; kthehen te kumaniri, thotë, thotë “Ça u bâ?”. “Qishtu, qishtu...jo, mos i thuj”. Tha, “jo vallahin, kom me thânë ‘dej qitu erdhen, qitu thanë ‘s’mujsh, s’guxojmë me shkue’”. Une shkova vetë i mora (nuk kuptohet) qatu kur mi kanë marrë gjânë, ma kanë marrë babgjyshin. At’herë s’ka pasë eletrika, as drita, veç ni... ni ûnë ktu me prush, tu zdritë shkallve teposhtë. Ka krisë pushka, e kanë marrë babgjyshin n’krah qitu, atje koftë. E kanë çu, u kânë ni mjeshtër n’Vushtrri, privat, m’ja sheru varrtë. 

AH: Po... 

KS: Eh, e ka sheru edhe koxha mirë. Po’ e ka mashtrue qaj qi e organizon vrasjen. E, vjen te mixha jem i thotë, “Qysh e le, bre mixhë, plakun atje n’dorë, pse s’pe çoni n’spital?”. Ja thejnë meren e çojnë n’spital. N’tretën ditë e mytën mjektë me neksione me çka... Eh, tash n’luftën e partizonve... 

AH: Po... 

KS: ... Ni mixhë e murën qitu. M’doket qi u kanë edhe mixha Osman aty me atë grup, s’di. Masakren e Tivarit kur u kanë bâ. Nashta e ke ní... 

AH: A e man n’mên, a? 

KS: Jo, unë s’e maj n’mên, po’ qaty mu ka mytë mixha. A unë, maj n’men kur u bâ masakra. 

AH: E çka man n’mên? 

KS: Maj n’men veç sa u vranë; hupi mixha, hupën tânë. 

AH: E sa jon’ pas vra? 

KS: Vallahi nuk di, kom harru. E, u ardhë ni letër, u ardhë ni letër edhe shkrujke tha kshtu: “Kush jeni serbë, hini n’fabrikë t’duhanit se kush t’jet’ jashtë vrahet”. Qitu i ka ardhë nifarë Raka, u kanë qitu nalt, i Sejdoviçe. I ka ardhë n’dorë. Ai ka kallxu veç ni farë Zymer Monit... qi hini mas neve, edhe s’i ka tregu kerkujna, kerkujna... dej u bâ, ka krisë pushka. Kanë vra çka kanë gjetë, jashtë atij kanë vra. Asni shka s’u vra, hiç. Se shkitë i informun heret: hini n’ndërtesë. Ndërtesën s’e kanë gju me top, as me diçka, po’ veç me mitroleza. Çka kanë gjetë jashtë ndërtese, i kanë vra krejt. 

AH: Ëhë... 

KS: E, mas Tivarit, qi u bâ masakra e Tivarit, unë e maj mên... s’di sa vjet jom kanë, shtatë-tetë [7-8] vjet a dhetë [10] a... qashtu janë kânë. E di, hinum n’ shkollë. U çel shkolla shqipe për herë t’parë n’42 a 1942, n’qit shkollën n’Runik... 

AH: Po... 

KS: Qitu ku osht shkolla e vjetër, m’ka marrë bâba jem, m’ka çu për dore te msusi. Msusi ish kânë Vasil u thirrke, katolik. Edhe mi hidisi flokt, qishtu mi lmoi, edhe na dha ni shiqer. S’kish pasë tjeter sên....ni shiqer. E mora at’ shiqer edhe m’çoi n’klasë. Kur shkova n’klasë: ku mu ungjë? – n’dysheme, edhe ajo ish e shkatrrume n’tonat antë. U ungjum. Baba nejti aty sa qi ka vazhdu msimi. Për dore mue, e te shpija – nëpër lloq e kah mujshum. Edhe çohet, i ka pasë, se edhe koxha mjeshtër u kânë. I merr do drrasa kah katër [4] metra, ja ngjet kamtë poshtë edhe i ngjiti n’kerr... n’kerr me kije, e i çoi n’shkollë. U gzu msusi – adalet t’Zotit... Gati u ungjën krejt nxonsit n’qato drrasa. Kurir u kanë nifarë Draga, shka i Kostërrcit. Qaty banojke ky msusi. 

AH: Te ai shkau? 

KS: Te shkau, katolik. 

AH: Po. 

KS: Te shkau. Edhe  ish kâ komunist. Dojke me kallxu ai qi ‘e mora shkaun’. S’ja ngucke kerkush kuririn. Masi ja mur ai msusi, at’herë msusi... e dishin qi çka dush msusin. Kur tu pi, ky pe sheh flamurin. Ai shkau (nuk kuptohet) ja shan flamurin. E ka nxjerrë revolën, katër [4] herë m’ka gju mas shpin’s me m’vra. Hongshin shkaun... desh m’vrau për flamur. Edhe u çue; s’ hini mâ tu ai hiç. E hjeku pej pune. Tani rrike khâ nifarë banese, erdh plaku jem ja lyjti e ja hidisi. S’ka pasë gjâ mâ... najllon, paleta. 

AH: Shkolla? 

KS: Shkolla, po edhe ja hidisi. Na vazhdum shkollën. Krisi lufta. Përfundimi i Jugosllavisë. Kur e nalën shkollën na, na pranun. Kur u çelën qitash shkollat, na pranun atu dy [2] vjet qi i kem dhânë. Njânën e patëm dhanë e njanen jo, veç na e pranun qi ishum ma t’rritun. Edhe vazhdum msimin. Tri [3] vjet ktu kum nêj, jo – dy [2] vjet, 3-ten ma pranun. Tri [3] vjeçare u kânë shkolla at’herë, s’u kânë katër [4] vjeçare. Edhe shkova mu regjistru n’shkollë t’mesme. Shkolla e mesme u kânë n’Skeneraj. Edhe ajo u kânë tre [3] vjeçare. “Gjimnazi rajal shqiptar” u thirrke. Kur n’pamunsi me shku ma ‘nej, se pej Kostorrci, t’kom kallxu dje: me apânga t’ilkures shkojsha n’Skeneraj. Dy [2] orë Runiku, dy [2] orë Kostorrci, dy [2] Runiku... shkojshum n’Skeneraj n’punë, n’shkollë. U kthejshum. N’Çubrel na nxajke nata; n’Çubrel na nxejke dilli. Se aty s’u janë me orë po u janë gjithë ditën gati. Msusi u kânë... ‘msus’, na ‘msus’ i thojshum, se ai profesor, Rexhep Geca. Gjakovar u kânë. U kanë i shtirë sa dush. Sa pi shoh une qitashti, gati ma mirë ish kanë me kanë msusi i shtirë, se tash as s’guxon me ngelë pse s’mson ai. A vallahi nuk guxojshe me shku n’msim pa ja ditë vjerrshen a diçka. Jaaa, tash ligji e ka bâ qashtu edhe pikë. E krym’ edhe ktâ, mu regjistru. U kânë normalja, s’ka pasë at’here, veç normalja u çelë për msusa. Herë n’Prizren, tremujor [3] shkojshin. Se tânë i pranun msusa, me shkollë fillore: veç a dike shkrim e lexim. M’morën n’ushtri. Shkova n’ushtri. Po edhe atje, kshtu ashiqare jo, po’ se kush ish shtirë. Ku ish rrezik shiptartë i çojshin. E nuk dojshin me çu serbin. Ku ish puna e rânë me punu: shqiptartë. Se edhe mu bashku na ner veti s’na lake asnjâ. Mu bâ grup, me folë e me nej, jo-a. “Ja” thojke, “ju msone gjuhën”. Ni fjalë shqip s’guxojshe me folë n’ushtri, jo tani khâ, veç n’ushtri, jo. E kreva ushtrinë, erdha te shpija. E pashë qi s’ka mundsi pa punë, pa u punsue. Dul konkursi për pylltar. U çel shkolla e pylltarisë n’Prishtinë. 

AH: Po... 

KS: Jena kânë shqiptarë tetumdhetë [18] n’konkurs. Tânë jon’ pranu; edhe unë jom pranue. Unë vet’ i dyti – njâ i Klinës edhe une. Vet’ i dyti, u pranum. Kur u pranum, nhashi takim qi e bamë, e lypa une, thashë “bile...” thashë, “gjuhë shqipe me pru i profesor me na msu...” 

AH: Po. 

KS: Drejtori tha, “Kqyre, edhe ni herë me thânë qishtu...” thotë, “ti ki me kânë i përjashtum prej shkolle. S’ka...” thotë, “n’t’kajtë... ki kunkuru...” tha, “serbisht; mos t’kajtë...” tha, “munesh me ecë”. Duhet me nejtë, me folë, edhe, edhe atë e krym’ shkollën e pylltarisë. U punsum. Une erdha n’Skeneraj, edhe tre [3] serbë tjerë i pranun n’Skeneraj. 

AH: Po. 

KS: Kur erdhëm n’Skeneraj, ju drejtu ai serbve, ni padi m’ja çu prej Bajës, tha, “Suhogerllë t’shkive”, t’marrke n’pytje. Dikur ju shpreha, thashë “O zotni, une thashë ‘nuk e paditi hoxhën e Kllodernicës qi s’vjen n’mal kurrë, po’ qaj qi po vjen n’mal: unë qatâ e paditi’”. Tha” jo po’... s’bon” – “A? E, mos t’baftë, une po ta jepi ty, portokollo ti, mos e ço n’gjyq. “Jo s’bon, e s’guxon; ti s’duhet me çu hiç. Thashë, “More une di qi po m’dëmtohet pylli, e ti s’je atje”. Kshyrke me e punsu ni serb i Klinës Begut. Ja nisi, po aty u kânë fillimi mi, mi shpërngulë. Kon e nxake n’mal e rrehke. Nifarë Buda u kânë... thotë Buda, “pse po rreh gjinën?”. Kem unë, une e Buda n’Prrue t’Keq, bile e nxanum mixhen e Bedri Hamzës. E nxunum, e ja kapi sakicën, ja nxurr ai sakicën, ky shkau. Edhe ja ka hi bothve vap e vap me bisht sakicës. Une edhe kap shkaun, i ra sakica n’tokë. E kapa shkaun... kishe pi daj... ai veç kqyrke. Une me qëllim kishe pi bjen ai... Jo, çfar’. Kur, kur une bujta te motra jeme qatu n’kodër t’Klinës, tu kta Mecint, kta Tahirovit. N’kodër. Edhe shkova nâtje, u zatetum me at’ shkaun. Edhe i vllaj, qiky Delia vet erdh. Ai i kish thânë “Jom rrehë me shumar, jom rrehë me shumar”. Tha “Kadri bre, a bâhet mi hidisë...” tha, “mos n’i past ra ky vllau”. O Deli. “Hoj”. Thom qitash pot hidisi, thashë, veç po t’garantoj që s’e ka prekë. E pse ka thânë ai ‘ani’.... Veç preke se ka po ai e ka rreh kta. E qatu jo veç kta po ka rreh kon e pake n›mal ai shkau. Ky drejtori veç keshke thojke ky i pitë osht. Thashë sun jetë gjithë i pitë. E mas pylltarisë tani na i murren armet. Qitash qi u thy kjo regjimi i Sllobodanit, na i muren armet edhe u ktheva n’shërbim t’ardhnave kom punue edhe nja 15 a kusur. Dej e mrrina penzionin. Veç mas shtiri e kom pasë udhën Skeneraj-Kostorrc kamë. Kurrë ni sen me hyp jo. Edhe kurrë qizme, apanga a diçka jo veç tana t’lkurës. Nana prej pramje naj lajke, naj terke, naj kepke ku i kapke. Natje dej n’Çubrel atu u nxejshin u lagshin. Kama veç bojke viu knena, viu knena. 

AH: E luften e dytë a e man n’men? 

KS: Po. 

AH: E çka man n’men? 

KS: Luftën e Dytë Botnore e di, përfundimin e Luftës Lytë Lotnore. U kanë stacioni i policisë n’kodër t’Runikut qitu ku u kanë. 

AH: Po. 

KS: Para se me krisë lufta krejt xhanart e Serbisë e lshun aty edhe at’here s’ka pasë me kamiana, me kije, me kije me kuaj i kanë bajtë armatimin e krejt i kanë çu n’Bajë t’Suhogerllës, aty ja kanë qkepë. U çu Baja e Suhogerllës edhe u armatos, i armatosën edhe shkijet vendas. Leçinë, Belicë e Sajan e krejt u bllokun kha n’Bajë. E çun ni-dy vet shkije pleq ktu n’Runik ku janë zyra, u kanë komonja. Fejza u kanë krytar komune. Fejza i Miftaroviçe. Makaria u kanë krysori i qityne edhe ja çon Fejzës dy vetë thotë “me na lshu komunen”. Thotë “se s’osht e juja po e jona osht”. Kta tha “kqyre, unë pa popull s’vendosi, du me qitë n’popull qysh thojnë”. Edhe e organizuen e qysh mujtën mu organizue. Gjin pa shkollë. Pej Klinës Begut e te atje, krejt Ferizaj e knena, krejt qi u organizun edhe erdhën n’Skeneraj. N’Skeneraj ju dhanë orientimin për Radishevë. E ju kanë dalë permas. N’Kujavc i thojnë... aja udha qi shkon ujtë e... ju kanë dalë i kanë nxanë nalt pritën. Ktu po flas qysh ka kallxu baba. Se une e maj n’men kur u kallë Baja. U dokke qi po kallet. Edhe krisi lufta. Tremdhetë [13] u vranë n’Bajë, shqiptarë. U vra nja i Runikut, i vllaj i Hazir Tafës, nalt, i Spahjovitve. U vra, ky i biri i Sefer Shabanit, i vllaj i Fazlisë. Qiky Fadili qi osht tash. 

AH: Po. 

KS: I vllaj i tina u vra, mixha tina u vra. E u vra teposhtë Kllodernice... veç, tremdhetë [13] jon’ vra qaty. U nxun, u bllokun. I lshun Baja nja tri [3] shpija qi jon’ kânë shqiptar. Shkun natën, i qitën me prisa rresht, pushkt n’krah prisat. “Ku po shkon” – “Me përforcu përmas rrethin”. I qitën përjashta pa therrë n’kamë. 

AH: E tjetër, çka man n’men? 

KS: Maj n’men qi gjithmonë na kanë tradhtue. 

AH: Kush? 

KS: Shkijet. 

AH: Po. 

KS: Gjithë na kanë tradhtue shkijet. E na i kem majtë, i kem rue. Jon kânë do atje poshtë, nifarë Jovani e Radenku n’tokë tonë jon’ kanë, qipçi tontë. Kur u çu Serbia, ikën i lanë familjën. Na familjës ja kem marrë n’shpija tona. I kem strehu. E ata, ata n’ven qi me na kthy me t’mirë, kur erdh partia kumuniste, ni mixhë shkon tu ai thotë “Vallahi bre mixhë”, p’ja bon vllaut, thotë, “hiç mirë s’kanë folë për Rrahmanin do shkie”. Ish kânë me dy miq tina, ishin da prej brigade t’Leqin’s e shkojnë aty... atâ e di mirë, i vogël jom kânë. I thojnë hajde merre pushkën e hajde me neve t’ka thirrë komandanti n’Leqinë. (Nuk kuptohet) U kânë ky me pushkë e me kali; kur u shku tanshi Rexha i UÇK-s u kanë krytar, komandant. Thotë ,“Hajt mixhë ti pi’ shpije...” tha, “se s’je ti për luftë”. Na le kalin edhe pushkën. Ja le kalin e pushkën e krejt. Thotë “qe letra” – thotë “jo, jo, jo, bire pushkën e hajde ecum”. Dojshin me qitë me krah me vra, me thanë ‘na gjujtën’. Jo kom, jo s’kom. Ja ka nisë pi sjellë me gryka t’pushkës. Ky plaku e ka pasë pushkën n’sanak. Nifarë sanaku... at’here jon’ kanë shpijat me dhé. 

AH: Po... 

KS: E nxurr, po’ ata rrthushëm: njani knej, njani knej – veç mi vra tretë. Thotë “o s’po muj prej teje”. Thotë “grahi ni harq”. Kur ka thanë ‘grahi ni harq kah i kanë, e the kundakun e pushkës”. Dikush i thotë tipgjik, dikush kundak pushkës. Edhe vjen qitu. N’mahallë t’Hysonovitve u kanë brigada ma e ngatë. Thotë Selmani “me vllazën e me 10 ballista na gjujti”. Qe ku, ku na plagoi. Ata pa kqyre, kur i bjen plumi, dihet. “Pa kurgjo” thotë, “kanë bâ mobilizim”. Na kanë rrethue. Baba iku pej... teposhtë, pej Runiku, me gjithë familje t’mixhës. Ky mixha tjetër iku pej, teposhtë rrugës. Shtatë [7] vêna e kishin shpu plumat (nuk kuptohet). Edhe ai shkoi dej n’Kotorr, shkon dathë, veç çerapat... dikur edhe çorapat ju shkyhen. Apângat e ilkurës e lshun, tha’u qkyn’. E tani shkon me Shabanin. N’luftën e Shabanit mâ s’u dorzu. Po, n’luftën e Shabanit tre-katër [3-4] muj sa vonoi lufta u bân. Kur u shkapërderdh, u vra Shabani e Mehmeti, dy komandanta u vranë. U prish lufta, u nal, u qkepën bandat. Erdh te shpija. Erdh urdhni mu dorzu: “Kush i keni durtë me gjak, dorzonu”. Kta jon’ dorzu te qiky, tu Hisenovit i kanë dorzu pushktë. Thotë “leni ktu pushktë e shkoni”, i ka çu pa pushkë. Kur ke akcioni i armes, 57-ten. Jo qi’ s’lypshin pushkë po ata e lypshin pushkën. Po s’ish reni i pushkës hiç, po’ me’j rrehë. E kanë majtë bâbën tem edhe mixhën Asman dej n’sabah lidhun pej kumlle, n’mujin janar. Pej kumllave qashtu. Veç lidhas, s’ka mujtë me shetitë: “bjere armen; hajt pej shpije”. Ky thotë, dikur thotë, “O zotni, une e kom pasë armën e qiky qi po t’thotë ty, tash qiky, te qiky e kom lânë armët”. “Jo shko ti blej masi, masi...” – “Ku mi marrë” – “Vete Sojn, ai ta gjanë dikun”. Ai Soji e kish plotë ni dhomë pushkë. Veç ja marrke parët. 

AH: A e din qysh u vra Shaban Polluzha? 

KS: Po: qysh kom ni, qysh kom ni me t’thâna t’bâbës. Shaban Polluzhën e ka vra komanda e Fadil Hoxhës. Se ai u kânë komandant brigade. Komanda e tij e ka vra, ni top e kanë, e kanë lypë prej Mitrovice, se s’ka pasë at’here topa. Ni top e kanë lypë pi Mitrovice, e kanë pru n’Skeneraj edhe tek o qellu ni shqiptar qi e ka fshi topin, e ka pergaditë, e ai e ka thy gjilpanën, mos me dhezë. Kur jon’ dalë te lisat atje n’kodër, i kanë kallxu ku â kulla. Edhe aty Mehmeti... shpiunazha, edhe Mehmetin e Shabanin, dytë i asihun. Qklap – nuk dhezin asnja. Qklap dytën, nuk dhezë hiç. I kanë thanë kta çka janë Dem’ t’Klinës t’Ultë, thotë, “A mun na gjani ni limë?”. Jon’ hi nepër shpija, e kanë gjetë ni limë edhe ni armaturë. I ka kqyrë qysh osht e ja ka hidisë. Bam-bum. Shpija bam; s’dyti herë jon rrxu trenat e shpisë, jon’ kânë e kanë nxanë Shabanin e Mehmetin, e kanë vra. Shabani u metë i plagosun ner trena, e kanë nxjerrë prej trenave. Tu i lutë: “O vramni, mos um leni me m’nxânë shkijet”. S’ka dashtë kerkush mi ra pushkë, e kanë marrë. N’rrugë ka dekë. E ka lanë amanet, ka thânë ‘mos me ma gjetë gjenazën shkijet’. E kanë marrë e kanë pshtjellë n’jargon n’Dobroshevc, ner Drenas, poshtë. Edhe e kanë lidhë ni guri t’madh qi mos me, mos me dalë ajo... 

AH: Mi ujë. 

KS: ... mi ujë. E kanë lshu qaty. Tani t’birin e kanë kapë se tre [3] muj s’kanë ditë gja. S’e kanë lajmru qi u vra hiç. “Ku osht Shabani, ku osht?” – “S’di ku o’, s’di...”. Dikur e kapin e majnë nja ni [1] muj n’burg dej e kanë pru n’qat gjendje me ardhë njeri pesumdhetë [15] killa. Qaq zullum i kanë bâ. Ka pranu. Vallahi qishtu osht. “Mos koftë çue reka” thotë. Kur jon’ shku e kanë nxjerrë thojke ai “kom folë edhe me tâ vet”. Thojke “s’ju kish prishë as çehra se uji i ftoftë, i pshtjellun n’jorgan”. As çehra... e ngjofshin mirë qi Shabani... Shabani e ka pasë brigaden e partizonve. E ka formu brigaden e partizonve. Jon’ hi n’brigadë tina, po e kanë pasë me mbajtë ni miting n’Skeneraj, n’komunë t’vjetër. Nashta e din ku u kânë komunja e vjetër... Ka pasë ni ballkan atu. Hipën Shabani e Mehmeti. Shabani edhe Fadili. 

AH: Po. 

KS: Ni pjesë e popullit e merr vesh, dikush i kallxon qi qitu jon’. I kishin marrë do çka ishin burra ma t›fortë e çu te reka. Nifarë Meta edhe Elezi i kanë mytë me çekiqa. E kta t’lidhun n’tel me djegë armaturën. (Nuk kuptohet) I kanë nxjerrë prej lloçi. Kur erdh Shabani:  “Shaban?” –“Hoj?” – “Çu dil te reka; po thu ‘vllaznim-bashkim’; çu dil te reka se u bâ.” – “Çka bre?”. I kapi tre [3] ushtarë me veti. E ka pasë truprojën e vet. Kur vinë te reka, tremdhetë [13] mytën me çekiq, ton’ t’lidhun. Kthehet Fadili. “Fadil!”, tha, “Hoj?”. “Vllaznim-bashkim a? Shko te reka kqyr çka kanë bâ shkiet”. Pa gjyq, pa kurgjâ. E heton Fadili qi dojnë mu prishë, “Ec.” thotë, “Ec Shaban, ka vakt për kto punë, i nrequm”. Bajagi me shku mas gjermani. Jon’ shku për Polac e n’hymje t’Prishtinës për, për Podujevë (kollitet). Kur janë ardhë në Podujevë, erdh urdhri e i mytën edhe tre [3]. E nalë Shabani Fadilin: “Fadil?” – “Hoj?”. Thotë “Apet pramë jon’ mytë tre [3]”. “Na po shkojmë për Serbie, e khâ mu mytë vllaznia jon’ a?” – thotë, “kurrë mâ!. Kthemu...” thotë, “...Fadil. Je shqiptar, s’e di ti çka t’kisha bâ; po je shqiptar e s’e shprazi automatin n’ty.” Edhe kthehën n’Prestovë, ner Vushtrri osht ni urë ‘Prestovë’ i thojnë. Ura aty. “Fadil. Shaban” – “Hoj?”. “U nxanë ura. Katër [4] ushtarë i hi n’roje atu te ura. S’ki shancë me dalë. Ujtë e madh, s’munesh me kapërcy Sitnicën, t’bajnë ujtë”. Shabani u kânë trim po’ Mehmeti u kânë oficeri i gjermanit – i shkollun. 

AH: Mehmeti kushi? 

KS: Mehmet Gradica. 

AH: I kahit u kânë? 

KS: Prej Gradice, qitu, n’atânë Gradice. 

AH: Po... 

KS: Thotë, “Shaban, unë e ndreqi atë punë”. Thotë “ami katër [4] ushtarë”. Ky i kapë tu folë serbisht, tu i dhânë komandë serbisht, bajagi ‘po du me ndrru ndrrimin’. “Nalu” – u nala. Tha “vendimi i ndrrimit”. Ai përpara. Kur jon’ avytë ngat, kta tânë bumet t’çelne edhe t’gatshme. I ka aty bumet veç n’kondak t’pushkës, dak. E ja kanë gju, i kanë likfidu rojën, për ni minut e kanë hjekë rojën. Pa kurrfarë dami. Erdhën tani, hinën n’Çiçavicë, n’luftë. E katër-pesë [4-5] muj dimën n’Drenicë u kânë lufta e pandalne kurrë. Deri sa qaq u kanë shtirë n’fshatin Kotorr kur jon’ shkue. E ka pasë njani ni kosh t’kallamoqit. Kur u ra, kur u bâ dy-tri [2-3] orë, ni kosh n’kallamoq, n’kosh, s’e kanë lânë. Tânë tu i shti çantave, xhepave. Tu i shti çantave. Mu hangër kallamoq se ûja...

AH: E, kshtu, me çka je marrë n’jetën tâne? 

KS: Me jetën tême jom marrë... ma s’pari jom marrë me bujqsi, tani shkova n’shkollë. Tani jom kanë si roje pyllit, ni kohë t’gatë. Kur na i murën armët, na lutën me punue, s’dashtëm. Kalova n’sherbim t’ardhunave n’komunë. E dej n’penzion. 

AH: Ëhë. E deri kur ke jetu n’Kostorrc?

KS: Vallahi pesë [5] vjet para lufte. Pas qisaj lufte... 

AH: T’fundit. 

KS: ... t’fundit. E murrum shpinë ktu tani. 

AH: Ktu n’Runik? 

KS: N’Runik. 

AH: E n’Kostorrc, veç me bujqsi je marrë, a po? 

KS: Veç me bujqsi. Ai vllau e krev, e krev normalën. Ka punu si msus, e herë n’Runik, herë n’Leçinë, herë n’Suhogerllë. S’e lashin se ky profesor, i thojshin, “Jo, pi mson ti thmin’ keq. S’pi mson qysh duhet, po pi mson keq”. E veç n’shkolla t’vogla fillore, asnja mâ. 

AH: E tokën, me çka e punojshit? 

KS: Me kije, me përmên, me kije. As s’ka pasë pleh qaq. Pej gjâve, plehin qata. As s’ka pasë pleh, as kurgjo. E millshe; bojke vaki as me korrë s’u bojke. Veç na e kishum tokën e mirë. Na edhe pjesa e juve atje poshtë. U kânë toka e mirë. Bojshum bukë. Me bâ e bojke bukën. Erdhën na marrshin bukën. 

AH: Kush ja merrke? 

KS: Shkijet. Serbia, e çojke për Rusie. 

AH: E qysh ja merrshin? 

KS: Tepricë bajagi, a din, tepricë, vishin. As s’kish tepricë, po ta fshike edhe magjën me millë: ça kishe ta marrke. T’lake, veç, veç shpërngulje me, me t’ba me t’hjekë pej ktuhi. Ka bâ vaki bâba jem i kem pasë 137 kaca n’dhé me kallamoq. Kallamoq e millë. Po nuk guxojshe as zjerm me timue axhakun qi po... qi po përgaditë. Kem hangër lakna, kem hangër zele. E preu ni lopë, e teri. Po badihava – s’u hajke as mishi pa, pa bukë. Vetëm e vetëm për shpërngulje. Edhe knej qata, qata drith qi e marrke, e çojke n’Rusi. Ai qaj shtet u kanë edhe n’Serbie, kerkun s’kanë marrë veç n’Kosovë. 

AH: A e dishit ju qe pe çon n’Rusi a? 

KS: Po, kallxojshin. 

AH: Çka ju thojshin? 

KS: Jo s’pranojshin: për Rusi jo. Pi çojmë n’Shipnie, pi çojmë knena. Se edhe Shipnia ish me ta at’here. 

AH: Me Serbinë a? 

KS: Me Serbinë ishin. Jo t’perzim bashkë, po’ nifarë marrdhanie... 

AH: N’çfarë kohe? 

KS: 47-ten a 8-ten. Tani krisi aksioni i armëve. Edhe ai veç qi thojnë mi shperngulë pej ktuhi. Mos paç pushkë – bleje. Ose ki me ble, ose rri lidhun per kumlle. 

AH: Ëhë. E çfarë viti u kânë ky aksioni? 

KS: 57-ten. 57-ten. 1957. 

AH: Po. A ja murrën juve arm’t? A ja murrën arm’t juve? 

KS: Po na, i kish dorzu baba qi u kânë n’luftë t’Shabanit, e erdh urdhni mu dorzue. E, u dorzum tu ky shkau i Kostorrcit. Aty i lanë armet krejt. Ai i murr me veti i çoi n’Skeneraj pa armë. Tani tânë i çojshin për Vojvodinë anej. I shtishin kush ish i moçëm n›Vojvodinë me punu bujqsinë. Kush i ri – n’ushtri. 

AH: E çka mjellshit n’toka? 

KS: Elb; kallamoq ma s’shumti. Elb, kallamoq. Grunë krejt kapak. Krejt pak grunë, sa për pak miell për Bajram e për qito. Veç miell, kallamoq, elb. 

AH: E najsen tjetër jo a? 

KS: Valla jo. Bashçe kapak bojshum, kompira sa për veti. 

AH: Ëhë. E gratë a punojshin tokë atëherë?

KS: Po, gratë e kanë punu tokën, qysh jo. Me mjellë, u dashke me mjellë pasulin. Dalshin me nukë pasulin. Dalshum e kositshum na grunin. S’ka pasë at’herë kumbajë. E kositshum me qitë dorza, dorza e mu bajtë dujë tani me ba kshtu dujë, me lidhë dujtë. 

AH: Krejt me dorë i bojshit? 

KS: Krejt me dorë. Me’j fshi me lopë. Kush kish shumë i lshojke tri [3] lopë e tre [3] kije. Tu i sjellë napër grunë, tu i shkelë. Kush s’kish shumë lopë me stupc, e qashtu. Veç qi nuk ka pasë kombajë as maqinë, as kurgjo. 

AH: Veç, gra e burra, dilshit bashkë me punu? 

KS: Po, po. 

AH: E gruja jote a u dalë? 

KS: Jo, at’herë unë jom kanë thmi. S’jom kanë i martum. 

AH: Po tani kur t’je martu, a u pasë n’arë? 

KS: Po’ qysh jo. 

AH: E çka punojke ma shumë? 

KS: Po tash, ka punu dej tash, u lshue erdh traktori. U bânë. Po kanë punue, i kanë qitë dorzat për shembull, terrfojë mjellshum, i bojshum dujë. Se s’ka pasë ksi maqina qi pi lidhë tash. E hiqshum pasulin. Korrshum elbin e grunin me drapën. 

AH: Po. 

KS: Ka ni muj ditë korrshum me drapën. 

AH: E najsen tjetër, çka t’kujtohet? 

KS: M’kujtohet ma s’shumti, edhe – qi thojnë ‘s’e harroj kurrë’ - kur u bâ lufta, qikjo lufta e UÇK-së. 

AH: Po. 

KS: Dy djem i kisha atje n’luftë. Edhe njani, djali i madh, erdh, shkoi n’Shqipni u armatos. Erdhen mi Prizren i tradhtun i qitën n’pritë. Ata luftun sa ke nata, e ky i jemi u plagos, djali jem, edhe met pa, pa vetdije. Kur jon’ ardhë, e kanë marrë. Kur jon’ dorzu tjert do iken, do i nxunën. E kur e kanë marrë me kerr t’ ushtrisë, e kanë shti n’kamion tej n’Prizren. S’ka pasë vetdije. Aty i ka ardhë pak shejë e vetdijës. E kanë marrë me hilokopter, çka jon’ kanë t’plagum edhe i kanë çue n’burg t’Nishit. Atje i kanë çu n’spital, i kanë sherue edhe kur u bâ mas tri [3] jave a [1] ni muj qi nejtën n’spital, e qitën n’gjyq, e denun 22 vjet burg. Ja kishin montu gjâja qi i kanë vra katë [4] ushtarë t’Serbies. Ai me gojë t’vet m’thojke “vallahi asnja”. Se ishin kanë t’informum. Kanë nxanë pritat, jon’ hi n’dhé i kanë rrmih gropat, jon’ hi n’dhê. “S’kem mujt” tha “kurgja. Po roja, ushtria, ushtria e rregullt. I kishin qitë ata kapuçat e verdhë, a din, pi plumi me mbrojtë. 

AH: Po. 

KS: I kishin qitë permi borë. Na kqyrshum, eh kryt mu dokke si... tak plumin. U çojke shlemi n’hava. Kurgjo. Dej na kanë nxanë. Kur na kanë nxanë mâ s›kom ditë gjâ dej, dej n’Prizren s’kom ditë gjâ. Veç kur u deklarue n’gjykatë: “n’Nishë i ke vra, i ke vra ushtrinë tonë”. Ky jo, çfarë... ec e guxo me tha ‘jo’. Ta hupshin vetdijen, t’shtishin “hajde, ço atje”. E t’rreshin dej ta hupshin vetdijën. U dufke me thânë ‘po’. (Nuk kuptohet) po tani. Po’ mirëpo, kur u bâ qaty, qi thojnë m’ka kallë qi s’disha a met gjallë a çka u ba. Jom çue, me grunë, shkojmë te vllau ku e ka pasë banesën permi kto banesat e kuqe n’Breg t’Diellit... 

AH: Po... 

KS: ... e ka pasë banesën. Shkova aty. Bujta. Para sabahi autobusi u kânë, ecke për Nishë. Jom dalë n’stacion t’autobusave, e kom marrë ni, ni gazetë Novosti. E kom shti n’xhep qitu. 

AH: Pse? 

KS: Ehh pse. Kur dola n’kufi n’Merdare... 

AH: Po... 

KS: “Lična karta” – po na ban. Letërnjoftimat. Unë kah e nxjerri, ai ma pake gazetën. “Hajde, rri ti, rri, s’ka nevojë”. Ma pa gazetën qi e shkive u kanë. Kujtojke qi shka jom. Ni sheshir, grusë i thashë ‘mos ta ni zanin’. Kur shkum atje, ni serb, oficer i policisë, po m’thotë “qyre, unë ta bi djalin, ti po dishe serbisht, po’ gruja...”. Thashë “jo vallahi, pa perkthim... Bima djalin” po une u përkthyshin kta se ish e ndalume. Me ditë çka po fol ner veti. Thashë “unë muj me fol serbisht me tô, po’ as djali s’din bash mirë e ama hiç”. Tha, “ani prit pra”. E prunën ni përkthys. Oficir i policisë edhe ai ish kanë m’doket, i Kotorrit. I Kotorrit ktu. 

AH: Po. 

KS: “Përkthe shqip”. Thotë, “Kadri bre, qe kushëri jem, na ma t’mirë se ju” – “Pse?” – “Pse...” tha “u ra n’dorë tonë. Ma mirë qi u ra n›dorë tonë se me pas ra n’dorë t’policisë e tjerve. Na s’e vrasim”. Edhe po thotë: “Mos fol, kamera osht nalt: Çka t›folin e regjistrohet. M’merr n’qafë mu e veten”. Nja i Ferizajit ish ardhë me lypë djalin e vet. E qasi na, na qasi jem na, qi ish shku ja kish marrë pesë mijë [5000] marka, avokati i Ferizajt, thotë, ‘me ta gjetë djalin’. Kur dulum na pej gjyqit, tani ma folshum shlirë me at’ shkaun... dike shqip perfekt. “Qyre bre çka jeni ju. Vên qi me ardhë ai” tha, “mi thânë ‘ami, veç udhën pagujma’. 5000 marka ja ka marrë. Po me mi pas pru mu veç 100 marka une e kisha gjetë, jo 5000 mijë marka ja ka, ja ka marrë”. E pi thotë ky shkau, “A bahet...” – ish koha e perfundimit t’orarit t’punës – “...me ardhë dej jashtë?”. U çel pej Ferizaj, pej Nishi edhe ai e kish pasë hetu, dojnë mu ba ndrrimi. E me i hangër do pare. Ai “jo vallahi, s’kom ven”. Ish nifarë fiqe ish kanë. Kur ai shkoi e ja gjeti ai djalin, i la paret, shkoj me to’ dej për Ferizaj. Une fola me djalë. Kha kisha nie qi janë nxanun shtatë [7] shkije: Shala, ushtria e Shalës. I kanë nxanë shtatë [7] shkije, e kanë hupë orientimin n’mjegull. Me kerr jon’ shku drejtë n’pritë t’UÇK-së. “Dashtën” tha, “me’j vra”. Thanë “nale, jo mi vra, po’ mi nxanë”. (nuk kuptohet) “Gjumi armet” – i kanë gju armet krejt. “Zhdrypni poshtë” – jon’ zhdrypë. I ka lidhë, i kanë lidhë tânë. Komanda atje, kur shkun n’komandë dikush mi vra, dikush: “Jo, jo, jo. Ma fitim kem na mos mi vra, se mi vra”. 

AH: Po. 

KS: Ja’v dhajshin telufunat, folshin me familje t’vet. E kta i msojshin: ‘fol qishtu, thuj shkoni te Sllobodani, ni lshoftë tontë, ju lshojmë edhe na juve’. Ata tani gjithkush t’vetve, e t’jon’ çu ata t’organizum te Sllobodani, me gra e me burra. Edhe e pranon Sllobodani me bâ ndrrim: “Ja lshoj t’juvt; lshomi t’mitë”. Po, mirëpo, thotë, “dhetë [10] ditë ma vonë, mos me marrë Evropa vesh qi u bâ nrrimi i ushtar me ushtar”. 

AH: Po. 

KS: E pranojnë kta. Kta t’jashtmit qi jon’ kanë aty n’prezencë. U bâ... 10 ditë s’i lshun. Prapë i nxanën edhe dy shkie te Vuçitërrna. I nxunën, ju premtun e s’i lshut. Edhe ka’ dy [2] tani i lshun me qat grup, qi i lshun. Kur jon’ ardhë, tha, “Kapni senet e juve, kem m’ju çue n’Beograd n’burg, dhetë [10] metra ner dhé”. Edhe kur dalsh, sa here dalsh prej dere na dhake ni shkelm. Hipshum n’kerre. “E kom lânë” tha “uniformën, se s’ma nxani çanta”. Thojsha mos “ku e ki uniformën?”. Thom “s’ma nxuni çanta”. “E ka pru ni paketë. Ja, ja, ja ka nxerrë, i ka mushë paketat. Qysh ti lshojnë, me na lshu. Me uniformë mi lshu. Armët jo. Armët as ata s’ja kanë lshu atina, as ata”. Edhe tha, “na kanë shti ni kerr, na kanë lidhë durtë prej atyne hekrave qi i kanë perpara, edhe tu lu kerri, kerri, ato po u shtrengojkan”. Tha “More, qy durt qysh na u kanë bâ”. Na i zgidhën durtë. “E kom pa...” tha “ni ven” tha, “s’um lake me qitë krytë, veç teposhtë krytë”. N’Shtimje. Na per Beograd po shkojmë. 

AH: E n’Shtime çka u bâ?

KS: N’Shtime u bâ ndrrimi. Aty e ka bâ ni ndrrim ai kamioni i Serbisë. 

AH: Ëhë. 

KS: (Nuk kuptohet) Pej ktij kamioni shkelëm, m’rake bum n’at’ kamionin tjetër. “Ktâ tha ‘për udha-e-marë’ po ta jepi. Hala s’kem ditë, kur u ardhë...” tha “Hashim Thaçi. Tha ‘djem a mujt?, mos u merzitni se tash jeni n’dorë tonë, n’dorë t’ushtrisë’. Ky edhe thotë ‘O zotni, a je ti n’Beograd?’. Thotë ‘jo, n’dorë tyne ktu jem’. ‘N’dorë tonë jem’”. Po gjithë na ka tradhtu... 

AH: Kush? 

KS: Serbia. S’e bânë kurrfarë komisioni t’mjekve hiç. U kishin pa’ dhânë ineksione qato dhetë [10] ditë qi kanë lypë. U kanë dhânë ineksione qe tânë me dekë te shpija kur shkojnë. Mi lshu edhe me dekë. I jemi, tu shku nër ara t’juve poshtë, n’brryl t’Çubrelit. Tha “qata s’e kom”… dy çikat t’Shabanoviçe. Nja, nifarë Ardita u kanë e asaj ane, tu shkue për Prishtinë. Thotë, “M’ka ra terr syve”. Dej ka folë terr syve. Kerri hini nër udhë, u rrotullun. Ky dekun, ata tjert pshtojnë. I kanë çu n’spital, veç ka ni inekci ja kanë dhanë. (Nuk kuptohet). E qaty dej qi u ardhë pej atjehi m’ka bre, m’ka myte, qi thojnë – ma shumë na ka bâ qajo se tònat. 

AH: E ju ku jeni kânë n’luftë? 

KS: A? 

AH: Ku jeni kânë n’luftë? 

KS: Unë a? 

AH: Po, me familje? 

KS: E, me familje jom kânë n’Shqipni une. Jena hi n’Kllodernicë. Pej Kllodernice n’Tushilë. S’e din ti ku osht Tushila... 

AH: Po, po. 

KS: Eh qatu jena ardhë ndaq pesë mijë [5000] mijë a pesëmdhetë mijë [15000], s’di sa jon’ kânë. Familja jon’ ardhë, vra s’na kanë; rrehë s’na kanë. Veç na kanë ba “ti, ti, ti, ti, hajde mas meje”. 

AH: E ku ju çun’? 

KS: Te prroni na çun’, me na pushkatue. E kishin rrotullue ni kamion, ni traktor qishtu n’kamë... 

AH: Po... 

KS: ... e dhezen, e rrotë e mrama ju sillshin. U dufke me shku, fshija gumat. M’ja avytë krahun gumës me ta kapë... me qëllim qi e kap traktori edhe e mytë. 

AH: Po. 

KS: Po’ pshtum’. 

AH: Qysh pshtut? 

KS: Na rreshtoi para ujt e kfjellt, u kanë dy metra. 

E kom ní automatikun kur e ka mushë shkrrak. Jon’ ardhë dy kerre t’policisë. Jo – ni kerr i policisë. Jon’ zhdrypë dy kapetana se... 

AH: Po... 

KS: ... unë i nisha qinat me ka katër [4] ylla këtu. Jon’ zhdrypë, kur u zhdrypë qiky shkaun qi i kish maskat me na vra neve, i shajti. 

AH: Po. 

KS: “S’po naj leni mi vra. S’po na lejoni me ba vrasje”. Edhe na kapen, kur i hiqen maskat thashë, “Musho bre”, i Runikut, “po’ a ti dashte me na vra a?”. Tha “Jo more, kush ka dashtë m’ju vra?!”. Thashë “ti vallai”. Tha “shuj se ta kthej, t’vraj”. Po’ vramë more. Na çun dej te Kisha e Deviçit, n’Lludoviq i thojnë. Atu na kanë, na kanë da pej grave. Gratë për Shipni. 

AH: E burrat? 

KS: Burrat, pleqtë për Shqipni mas grave. E djemt e ri i çun për Skeneraj. 

AH: E çka ju bojshin n’Skenderaj? 

KS: I majtën tre [3] ditë n’burg qaty. A i kanë rreh a nuk di aty, veç i kanë majtë n’burg. Tani i lshun pej burgu. 

AH: Sa i kanë majtë n’burg? 

KS: Vallahi tre [3] qaty, tani i kanë nxa’ i kanë çu n’Mitrovicë. N’Smrekonicë n’burg, aty i kanë majtë edhe ni javë a çka i kanë majtë. Tani erdh qi u bâ... krisi lufta, i lshun. Veç i lshun mu lajmru për çdo natje, për çdo ditë n’polici. 

AH: Pse ashtu? 

KS: Po mos me ikë najka’, mos me shku n’luftë. 

AH: Aha. 

KS: Dikush tani u kthy apet n’luftë, dikush vazhdoi qashtu. 

AH: E ju n’cilin ven n’Shqipni jeni kânë?

KS: Jena kanë n’Elbasan edhe n’Kuks. 

AH: Sa keni nejt atje? 

KS: N’Kuks kem nej nja tri [3] javë. N’Elbasan kom... nja tre [3] muj e kusur. 

AH: E qysh ju priten ata? 

KS: Vallahi mirë. Vallahi kur jena zhdrypë n’Morinë n’kufi, na bojshin shkitë “hajdi për Shipni hajdni, hajdni, keni me dekë uni”. Veç çka o’ ni e mirë, na kanë pritë. Tani kamionat e ushtrisë na kanë marrë. Na kanë çu n’kamp ku e kishin përgaditë kampin atje. 

AH: E tani kur u kthyt n’Kosovë? 

KS: Kur u kthym n’Kosovë... 

AH: N’çfarë kohe jeni kthy? 

KS: Mas tre [3] muje jena kthy, me 26 qershor m’doket. 

AH: Po... 

KS: U kthym n’Kosovë, khâ krejt e kallne. Hinum qaty ku jem kânë tu nejtë, ni plloqë ish, ish kallë kulmi krejt, po veç plloqa qaty. Ishin pshtu do sungjera, e i qitum n’beton, qatu flejshum. Ktu ish rrafshitë qikjo shpija krejt. Kur ikën shkijet, erdhëm ktu n’shpi tonë. 

AH: E, kur jon’ ecë shkijet prej ktuhi? 

KS: Vallahi me datë s’di. Kur kanë fillu bombardimi i... 

AH: NATO-s. 

KS: ... i NATO-s. Mas 72 orve kanë bombardu. Jaaa, shtadhet e dy [72] ditë m’doket, ditë, ditë. Me cilën datë s’di... ka pranu Milloshi mu terhjekë pej Kosove. Qat’here jon’ ikë shkiet me, me ta bashkë. Kta n’Istog ikën. N’Bajë metën. N’Gorozhdec te Peja metën. U nisën pej qituhit edhe unë shkova me ta. Hinum arav t’Baj’s, i... i kishin bâ batall. (Nuk kuptohet) Ni çikë e Izbic’s u kanë UÇK, e vogël. “Due me ardhë me pa kah ta gjuni Bajnë”. Erdh aja’ me neve. Pi’ thom, “ty s’t’shohin me t’gju shkijet” (qesh). 

AH: (Qesh) 

KS: Kur na kanë lshue prej, prej përmi Banjë, prej kerrshi... 

AH: Ju kanë gju serbt? 

KS: Auuu, “Ja,” tha “s’kem shancë me shku drejt”. Dikur thashë “O Musë.” se u kânë komandant brigade ktu. Tha “urdhno Kadri”. Tha “mos u bâ”, ti, thashë “tânë gati jem me shkolla”. At’here pa shkollë jon’ kânë kur e kanë rrethu Baj’n e kanë shku nepër Radishevë përmas, i kanë rrethu tani, ju kanë hi khâ. E na drejtë n’grykë t’armëve. S’ki shtek qi i kapërcen; pos për permas mi, mi ju ra, po... 

AH: Po... 

KS: Jo valla boll jemi dekë, jemi vra dej qitash. S’pe vazhdojmë. Ktu, kta shkitë tu kisha e Runikut i banë rrafsh me tokë. 

AH: Ku u kânë kisha e Runikut? 

KS: Qitu përmi. Nuk di a e din, kta Beqa, kta... 

AH: Po. 

KS: Qatij lugu ma nalt. 

AH: A ka pasë krishterë ktu a? 

KS: Po’ u kânë kisha, po kisha osht e ilirve, jo e shkive. Se asni vorr i shkaut nuk osht n’aborr t’kishës. 

AH: Krejt jon’ t’shqiptarve? 

KS: Krejt. Jo, s’ka as t’shqiptarve. T’ilirve jon’ kânë. Ilirët jon’ kânë katalikë. 

AH: Po. 

KS: Edhe qitu kur u ardhë, “jo e jonja”. Thotë ky Murat Dauti, thotë, “po foli une” – “Sa shki jon’ t’varrosun? – “Asnja.” – “Pse s’jon’ varrosë” – “Eee...”. Pi thotë ai shkaut, “Kqyre, kta u kanë e jonja. E katalikve”, thotë, “e keni përvetsu, ani, veç mos thoni ‘tont’, ‘tonat’…[Pauzë]. Arsimi qi osht... pse bahet i dobtë qishtu... Pse s’po msojnë nxonst kur i kanë krejt kushtet? Tana’ i kanë mirë kundër neve qysh i kem pasë. 

AH: Po. 

KS: Edhe s’msojnë. Edhe unë jom kânë për ata mu hjekë rrahja e nxansve, po’ edhe jo mu ndalue: as me guxu me ngelë, as mi rrehë. Nxansi i pa vet... e ka vetdijën e vet. Ai e din qi me rrehë s’guxon, mi ngelë s’guxon. Qajo ka ardhë deri te përfundimi mos me msu nxonst. U kânë proesori jonë Rexhep Geca, msus i thojshum. S’ki guxu ti me shku n’msim pa e msu vjerrshën, pa i kry detyrat. 

AH: E çfarë landsh msojshit atëherë? 

KS: Matematikë, fizikë, gjeometri... qito landë ça jon’ kânë. 

AH: Edhe gjuhën serbe? 

KS: Edhe gjuhën serbe, po. Po ni kohë t’gatë mas lufte edhe serb’t i kanë shti me msu shqip. 

AH: Po a? 

KS: Msus shqiptar u dhake serbisht. Po tash çfarë kushtesh kem msu na e çfare jon’ tash, nxonsit i bajnë me kerre qi osht larg shkolle. Qi o ngat... Shkolla moderne jon’ maru... Nashta ka edhe naj’ja pa maru veç boll jon’ marue shkolla. Edhe apet nxonst: dobt se t’dobt. S’po di a o faji i msusve a faji i nxansve. 

AH: E n’çfarë kushtesh msojshit atëhere? 

KS: N’çfarë kushtesh? 

AH: Po. 

KS: Pej Kostorrci shkojsha n’Skeneraj, bukën e kollomojt; djathin ma ngrike t’ftoftit udhës. Kur na lshojshin n’pushim ‘merrni me hangër’, qata djath t’ngritë edhe bukë hajshum. S’kem pasë na. S’kem pasë. Furraxhia kur e gjujke thesin e millit, dy, tre ju gjujshum ni thesi me marrë me maru fletore. E prejshum me gërrshanë, e i kapshum i bojshum fletore. I kena pasë do tabele t’vogla sikur tash qi jon’, qi’ pi’ fshin vet kshtu, a din. 

AH: Po. 

KS: Aja u kânë qashtu e vogël, po’ ajo s’u kânë mu fshi po me syngjer u fshike. 

AH: Po. 

KS: E do lapsa jon’ kânë për to. Me shkrue, me bâ ushtrime n’to. S’ka pasë fletore. Tabelat i kem, dikush ka pasë dikush, s’ka pasë drrasen e zezë. S’ka pasë. E bishin, kush dojke prej vullnetit t’vet me marue. E marojke kush u kânë mjeshtër, e ngjyroske t’zezë edhe e bike n’shkollë. 

AH: Sa paralele jeni kânë atëherë? 

KS: A? 

AH: Sa paralele? 

KS: Jena kânë dy paralele. N’klasë t’parë edhe t’dytën, tani, se tri [3] vjeçare u kânë, s’u kânë katër [4] vjeçare shkolla. 

AH: Po. E çikat a shkojshin n’shkollë atëherë?

KS: Jo vallahi, s’ka pasë. Çikat... dej vonë s’ka pasë asni çikë n’shkollë. Veç na jena kanë. Edhe n,,a, s’na lejshin me’j hjekë plisat. 

AH: Jo a? 

KS: Te shpija baballartë, hoxhallartë e... me plisa. Po msusat t’meçum, na bojshin qefin: “hajde, s’ka gajle”. 

AH: E pse s’ju lejshin me hjekë? 

KS: Thojshin “e prishë fenë”. 

AH: Po. 

KS: Shkolla ta hupë fenë. Kem pasë nifarë mulla Ilaz Hoxha, kusheri i joni i moçum. Ra n’mal kunra partizonve. Vike n’pramje te mixha jeme edhe ni ‘fitilaq’ i kanë thânë... gaz... 

AH: Po. 

KS: ... e dhezshin. Thojke “Rrahmon, pse po i çoni thminë n’shkollë? – Shkolla ta prishë fenë, ta prishë imanin. Femrat s’ban hiç me shkue! (nuk kuptohet)”. Apet me çika, me djem, n’fakulltet. 

AH: I ka çu hoxha?

KS: Hoxha. A vllazninë; djemtë e vllaznive – asnjâ. Ata tani e vranë hoxhën. 

AH: Kush e vrau? 

KS: Partizont e kanë vra n’Leçinë, n’fshatin Leçinë. I ka lajmru dikush pej Leçine qi ‘ktu osht hoxha’. Edhe nja i Llaushës, nja Ahmet Llausha – jo, Bektesh, i Llaushës. Kur e kanë rrethue i kanë thanë hoxhës “Dil n’besë tonë”, shkijet. 

AH: Po. 

KS: E kishin pasë ni shqiptar me veti, thotë, “o hoxhë” – “Hoj.” – “Dorzov se ma mirë. Je i rrethun: s’un del pa u vra. Dorzov: me t’vra s’kanë me t’vra. Gjyqi sa t’denon s’di, veç na me t’vra jo.” Ky kah e pret Llausha jav gjunë bumën. 

AH: Po. 

KS: E nuk dhezë bumja. At’here qaj hoxha ka thânë “ja da surullah Ahmet pa e qitë qitâ, nuk po thotë me shku krejt familja për neve”. Se mu vra naj partizon i lidhshin krejt. Ka bâ vaki n’Shushicë i kanë lidhë rreth sane e i kanë kallë. “Se veç po t’thom njâ: mos thuj hoxha m’tradhtoi se as ti i zoti i shpisë, as Ahmeti, as unë s’kem me kânë gjallë. Treve kanë me na vra”. Thashë, “qi t’rrejnë, dil n’besë” – “Jo, kanë me na vra”. A din, mos mu bâ kurban i shtin t’familjës mos me’j, mos mu vra familja. I gjujnë, i murr i çun dej n’Zllakuqan ner, ner Gjurakoc. 

AH: Po. 

KS: Atje i kanë vra. 

AH: E, a vesh’shit atëherë veshje Drenicës e t’katunit kshtu? 

KS: Veshë t’Drenicës veç naj dasum, për qef, t’rejat qi i kanë. Ka, po’ fort jon’ djegë n’luftë se jon’ kânë t’marume pej nanave tona, po’ jon’ djegë n’luftë. Tash pi marrin n’Pejë e pi marojnë. Ka do femna qi po dijnë mi maru, pi marojnë vet. Veç dasmave, naj tubim, nrysh ja-a. 

AH: E, e ti a ke veshë? 

KS: Unë i kom veshë tirqit. 

AH: A i ke majtë hiç?

KS: Po vallai, jom kânë n’shkollë me ta, jom kânë njo’ katër-pesë [4-5] vjet, po, ça jom kânë ktu n’Runik, gjithë. 

AH: E pse i hjeke? 

KS: Po tânë, a din, qyteti i Skenderajit, Klina ishin pa ta, i heqa edhe une. A per t’ftoftë ma t’mirë jon’ kânë ata. 

AH: Po a? 

KS: Po. 

AH: E gratë? A i vesh’shin veshjet? 

KS: Gratë ma s’pari i veshën n’dimi. Pej dimive i veshën fistona. Pej fistona qitash po veshin (qesh) trenerka e po veshin çka po dojnë. 

AH: Po... 

KS: Edhe apet, edhe apet pe përdorin veshjen e Drenicës n’tubim, e n’dasma e... përdoret, veshja komtare. 

AH: E kshtu, a e man n’men naj lojë kur u bojshit burrat bashkë? A lujshit?

KS: Po. 

AH: Çfarë lojrash? 

KS: Dimnit, ma s’shumti dimnit. Shkojshum shpi për shpi, bojshim vet, u hijshum. Lujshum, lujsha, ju kanë thânë ‘me kapuça’ ose ‘me filxhana’. 

AH: Qysh u kânë ajo lojë? 

KS: E qitshum tabllën e filxhanave... 

AH: Po. 

KS: Dhetë [10] filxhana, ni unazë n’dorë. E kapke at’, at’ tabull dalke, dalke khâ e shtike filxhanin. “Hajde gjâje”. Qi e gjajke e fitojke loj’n; qi s’e gjajke, e hupke. Tani jon’ kânë me kapuça. Ni plum n’dorë ose ni unazë, dorën e shtishum qeshtu [tregon me gjeste]. E kur e lake, veç ti e dish, se ata... 

AH: S’e dishin. 

KS: “Qitu osht” thojshin – teste. Kur e nxashin, e fitojshin loj’n. S’e nxuni – hupke. 

AH: E tjera lojna? 

KS: Vallai kem lue me shtaga, nxonsit, çobant, ni farë cungi e bojshum. Jon’ kânë katër [4] gropa, i majshum, edhe ky e mbrojke mos me hi shtaga. 

AH: E kshtu, Shëngjergjin, a e festojshit at’herë? 

KS: Shingjergjin a? 

AH: Po. 

KS: E festojshin. Gjâve, gjâve ju nxirrshum barrna nëpër mal. Barna e ... 

AH: Çfarë barrnash? 

KS: Ja përzike... barna, kungull t’egër e hudra t’egra e... edhe i përzishum me krane, ja qitshum. Thojshin ‘adet osht’. Tash jo. Shpijat i dekorojshin me rrêma t’sheljeve (qesh). 

AH: E, tjetër, çka bojshit? 

KS: Pershesh me tamël i qitshin për sillë. Edhe u kryke me qit muhabet. 

AH: E, naj tjetër festë a e festojshit at’here? 

KS: Vallaj jo, veç Bajramin e Madh, Bajramin e Vogël... 

AH: E çka bojshit për bajrame? 

KS: Paj sikur qitash qi bojmë. Bojshin pulë, pite. S’ka pasë ksi sallata e kto. Veç pulë, pite, krelanë me mazë. Qitke nana, bukën kallamoqe e qitke. Qata e kem pasë na, krysoren – bukën e kollomojt e kem pasë, e kemi përdorë. Po, po çuditna qi buka e kallamojt nuk pe studijojnë. Se nana jem i ka pasë niqin e tri [103] vjet kur u dekë. Gjysën e dhamve i ka pasë n’gojë. E pse s’ju prishke atyne dhomt? Po’ tash thmija sa troha shkon i prishet dhami, duhet me shku te mjeku. 

AH: E pse s’ju kanë prishë nanës tâne dhomt – çka po ta merr menja? 

KS: Valla veç pi kallamoqi, se kallamoqi i fortë, buka e kollomojt e fortë e i ka fshi, i ka pastru dhomt. 

AH: Po. 

KS: Kah ka hangër. Edhe s’ka pasë kto sheqer e çokollada e kto. 

AH: S’ka pasë at’her a? 

KS: Ja. Edhe çokollada tash pi çartë, p’ja çartë dhomt. Zatën edhe mjekët po thojnë: “Iku çokolladave në thmie”. 

AH: Po... [Pauzë]

KS: Na i dhashin do... u kem thânë ‘tashkica’. 

AH: Çka jon’ tashkicat? 

KS: Bonbona. Aty i marrshe, nja 450 gramë i marrshe, tashti qi na lejun nxonsve. 

AH: Po. 

KS: 450 gramë bukë n’ditje. 

AH: Ëhë... 

KS: A n’mujt’, i marrshe 450 gramë kafe. 

AH: Po. 

KS: Ni [1] killë shiqer. 

AH: Po. 

KS: E mora une, e mora ata kafen, e pruna te shpija. E murr baba me at’ dollapin përpara qi e kanë qitë, qi e kanë pjekë, a pe din, at’ t’moçmen e ka pasë kshtu n’prush, e u poqke. 

AH: Po. 

KS: Edhe ni Sahit qitu i Miftarajve, ka ní qi po marrin nxonsit kafe – marakli n’kafe fort. Vjen e thrret babën tem. Thotë, “Pse e ka marrë djali kafen?? Thotë “jo, veç nja po t’veti. Qi s’je tu e pjekë, ja’ tu blu, une lypi falje edhe eci.” Thotë, “se erën ja kom ni qikhâ”. At’here u kânë kafja e mirë. Tash ja nínë, kafja s’bon erë. “Vallahi...” thotë, “Sahit, pa ta pru s’e lâ.”, tha, “S’du as pare, veç tek je marakli. Se vallahi, qashtu qysh po thu, tu pjekë jem. Veç hin n’odë” thotë, “e te pjeku mirë e ta jepi” – “Jo vallahin, unë kom ardhë aty me pjekë vet.” – “Hajde more.”. E pjekun mirë. E digjën, e hiqën prej atij dollapi, e qitën n’tabull. 

AH: Po. 

KS: Edhe ja qitën do shiqer. 

AH: Ëhë. 

KS: E mlun’. At’here veç mullini u kânë me dorë me blue. Edhe tash ka mulli me dorë. 

AH: E ku e çojshit at’herë kollomoqin me blu? 

KS: At’her e çojshum n’mulli me ujë. Nuk ka pasë ksajde. Qitu ka pasë te... poshtë Kostorrci e Kllodërnica, do mullia t’vogla, po kur vishin, kqyrshin a ka ujë – s’kish. N’Istog. Kur vike muji gusht, edhe kah tri [3] ditë, katër [4] ditë kemi nejtë atu me kerr e me kije, dej jom ardhë n’ren me blu. 

AH: Për me blu. 

KS: E kisha motrën, qit motrën qi o’ n’Turkie. I marrsha kijet, i çojsha te motra atu. Thojsha “kur m’vje reni e bluj e vij e marr”. Veç katër [4] ditë, pesë [5] ditë. E blujke ai, kur e blujke: dy [2] thasë, tre [3]. As thasë s’kem pasë me blu. 

AH: N’çka e shtishit? 

KS: Jo, e lypshum. 

AH: Po. 

KS: Tu ai; tu ai, hua. Po dikush kish, dikush jo. Gratë, nana jeme, i kem pasë edhe shkinat n’katun. 

AH: Shkinat? 

KS: Shkinat. 

AH: Po. 

KS: Ato e millshin, ‘kanop’ i thojshin. Me kanop, u marrshim vesh. E qitshin kanopin n’ujë. Tre [3] javë e majshin. E shtishin e tershin; e rreshin me do drrasa dang-dang. E marrshin gërrshan’t, jon’ kanë kërhant, e bojshin si ksi lesh. E tjerrin qata, marojshin qjerrga për, marojshin thasë. Marojshin kmisha, tlina, pantolla. 

AH: E dasmat, qysh i bojshi at’herè? 

KS: Dasmat i bojshum ja ni... vike, vike, i thirrshum ata miqtë. E lajmrojshum katunin, shoktë. Kongtart i thirrshum. At’herë s’ka pasë telefona. 

AH:  Po. 

KS: Po u caktojshin: “ti ki me shku te qiky; ti djemt t’ri; Ti ktu; ti ktu”. Me’j lajmrue, me thânë ‘t’kem thirrë’, vishin t’shtunën n’pramje. 

AH: Po. 

KS: Dikush me kerre, dikush me kali, dikush vishin. Vazhdojke n’dillën. Shkojshin e marrshin nusën. Edhe t’hanën u bajke apet dita e grave... s’u ndërprejke. Ka pasë, ka pasë, n’dasum ka pasë. U kânë dasma e madhe, mirë u kânë. Tash shkojnë katër-pesë [4-5] mijë euro, dhetë [10] mijë, i jep n’hotel a n’restorant. 

AH: Po. 

KS: Valla neve s’po na pëlqen qajo se as s’po ka atje muhabet. Miku me mik rrike, folke. Ktu jo: veç dil e kce, pi ka pak, tranov krejt. 

AH: Ma mirë at’here a? 

KS: Vallahi për hesap tonin ma mirë at’her u kanë. Se u thirrke, e thirrshe kon dush. Tash pe thrrasin shoqnija. T’thrret ai, t’ritë... muhabet s’ka hiç. Qitu ni kojshi kur e ka martu djalin, na thirrën neve, shkumë n’troftë t’Istogut. Aty e kishin organizue hotelin. Shkum’, kur na bani, ai neve s’na thirri, po’ e thirri, veç ja bojke me gisht hajt ti, hajt ti. Krejt ni grup t’ri për krushqi. Ka’ bôjnë me hi n’Gllogjan, qatje e ka marrë ni nuse. Tha “ku o Filani?; ku o Kadria?; ku o ky...; ku o’ nipi pi Uçe qi u kânë ma i moçum...”. U dashtë me qitë përpara atâ t’moçum. 

AH: Po. 

KS: Tha “Nalu, kapi kerret”. Jon’ ardhë na kanë marrë me pikë t’zorit. “Hyp n’kerr”. Thashë, “Jo-jo” – “Hyp, hyp”. Jena shkue, kur shkum, apet nêja mas dore. T’ri ishum, tha, “a e keni marrë topin me veti?”. Qe kishe... a din. Tha “A e keni marrë topin me veti?”. Kush mi pritë ata. U dufke me marrë djem t’pjekun. Qi u dufke me pritë ata miqt me mesele, me fjalë t’mira qysh, qysh. 

AH: Po. 

KS: E tash, po t’thom, s’po organizojnë mirë. Ni djalë i ri e organizon bythprapë. Bythprapë e organizon, bythprapë shkon. At’herë jo: dy-tre [2-3] pleq t’mahallës. 

AH: Po. 

KS: U bojshin: qishtu, qishtu, qishtu. U vendoske. Atu s’kish mâ. As kuhar s’pagujshum. Po u rrxojke mshtjerrna, lopa midis aborri. Kuhari u kânë i katunit. Pa pare ai vike. Dikè me thirrë niherë e vike. I qitshin do dhuna, kazanat n’to përfuni, i dhezshin zjermat, i zike. E tash jo. 

AH: E kush shkojke me lypë fjalën at’herë? 

KS: E, msiti. 

AH: Kush u kânë msiti? 

KS: E çojshin ja dajën e çikës... 

AH: Po... 

KS: ... Ja naj t’dashtun tezak t’çikës, a tezën e çikës a... kon ja merrke menja qi e merr fjalën. 

AH: Po. 

KS: Shkojke i kallxojke: “Po ta lypë filani. M’ka çue. T’ka bâ kabull per mik. Burrë...” thotë, “une pse e kom mik, ti kqyr vet: ta marrtë menja, jepja. Gjâ me zor s’jom ardhë. N’ta marrtë menja. Une e di qi me pasë çikë ja jepi”. 

AH: Po. 

KS: Po s’kom. Djali i urtë, djali i mirë. “Hajt se ta jepum përgjegjjen”. Dalke vetke ai baba i çikës a i djalit, vllau i çikës, a. Vetke “Qysh o’ filani e; qysh o’ qyky djalë; qysh i ka sjelljet..”. N’i thashtë, mirë – n’u përputht me fjalë tína. 

AH: Po. 

KS: Ja bojke përhajr. 

AH: Ni thashtë ‘jo, valla”, thojke – nuk i thojke “S’po e jap”: “S’e kish pasë kysmet. S’muj me dhânë”. As s’u idhnojke... kurgjo. 

AH: Po. 

KS: “Jo” thojke, “Gjithkush ka drejtë me ta lypë çikën. E ti a ja jep, a s’ja jep, punë për ty osht’”. E, s’ka pasë çika, çika. Me ikë vet, me marrë djalin, u kânë shumë marri at’herë. Ka bô vaki e kanë përjashtu pej mahalle at’ babën e vet, pa faj hiç. 

AH: A ka ndodhë naj rast a? 

KS: Po qysh... Bo’ vakia e kanë vra: at’ djalin edhe çikën. 

AH: Po. 

KS: A tash, jaaa. Tash po ikë, po kallxon ‘ku jom’, me telefon. Po merren vesh, e, vallai për qito punë. Apet po merren vesh. Po merren nër veti edhe apet po prishen nër veti. Ma shumë po prishen kshtu se me msit...

AH: Po. 

KS: E shumë marre edhe për çikë edhe për djalë me marrë e me lshu pa, pa arsyje; me arsyje. 

[Pauzë] 

- Nâna jeme... 

AH: Po? 

KS: Me kunata e me burrë e me... dalshin e marrshin tokë me përgjystë, e millshin edhe me drapën, kah tre [3] muj ditë korrshin me drapën. 

AH: Çka korrshin? 

KS: Grunë e elb, qysh e millshin. Kur e korrshin e bojshin dujë; gjysën ja çojshin atij zotit t’arës, gjysën e marrshin te shpija. S’ka pasë mjete, veç me kerre, me kije, me permên. Tash tana mjetet jon’, toka batall krejt, kush s’e mjellë. S’ka hesap. Po s’ka hesap, e di qi s’ka hesap. Po, e çfarë hesapi: a kem na fabrikë qi e maron grunin? – S’ka. Me ta nalë serbi bukën, duhet me pasë tânen. 

AH: Po. 

KS: Eh, toka duhët mu punue. Pak osht edhe pej pushteti keq. S’po nimo’ kurgjo. S’po nimon. Po bâhen vërshime, po bâhen... Qe tash, pej breshni u duft’ m’ja konpenzue. M’ju nimu. 

AH: Po. 

KS: Jaa. 

AH: E tash, qysh e çon ditën ktu te shpija? Çka bon? 

KS: Vallahi te shpja dal dej qitu n’ballkan. Dal qaty nëpër bashçe sillna. Djemt s’po m’lajnë me punue. S’po muj, jom paqef. S’muj me punue. E kqyri, ju kallxoj, ju kallxoj: “Qetu mirë s’osht, e boni çka doni” (qesh). Qatâ ja’v boj. E muj me ujit’, muj me ma jep n’dorë. Ulna n’karrikë edhe i ujiti. 

AH: Ëhë. 

KS: Do, do punë t’lehta qi... N’xhuma shkoj, e fali xhuma. Tjera ditë s’po muj. 

AH: E n’taravi a shkon? 

KS: Jo, s’muj. S’muj se terr, s’po doket mu kthy as... 

AH: Po. 

KS: Pe hupi bara’peshën. Dy-tri [2-3] herë jom rrxue. 

AH: Po. E, a po shkojnë shumë n’xhami mu falë?

KS: Po vallahi, n’xhuma plot xhamia. Po shkojnë t’ri e thmi e, çika e, djem e. Veç kati i epërm për çika osht. 

AH: Po. E at’herë a a shkojshe n’xhami? 

KS: Jo, veç djemtë e çikat, gratë, burrat, ncuk. 

AH: Po... 

KS: Çika s’ka pasë. 

AH: E a ka pasë xhami ktu n’Runik? 

KS: Ja-a. 

AH: E ku u falshit?

KH: U kânë ni xhami ku osht qitash spitali. 

AH: Po. 

KS: Niherë u kânë komunë, tani u bâ xhami e, pej xhamie e rrxunë e u falshum n’Klloderrnicë. N’Sohogërllë jon’ kânë dy [2] xhamija. 

AH: E n’cilën shkojshe ti mu falë? 

KS: Na ma ngat e kem pasë Sohogërllën, kit’ – Klloderrnicën. 

AH: N’Klloderrnicë shkojshit a? E kush u kânë hoxhë? 

KS: U kânë nifarë Mulla Rifati. Tani baba i tij, Mulla Fetahi. Shkojshin kta, dalke plaku, diqke për shembull, ja lake djalit. Aty u kânë aja... 

AH: Po. E, a u mushke xhamia plot? 

KS: A? 

AH: A u mushke xhamia plot? 

KS: Po valla, plot. E tash po mushet po ja-a. [Pauzë]

I rujshum dhêtë, lujshum, a kur lujshum i hupshum gjânë. 

AH: Po... 

KS: Na s’guxojshum me shku te shpija pa i gjetë gjânë. U dufke mi çu gjânë te shpija. U kânë fusha ma e gjanë. 

AH: Ëhë... 

KS: Kish vên për kullosë. Po loptë jo t’trasha: lopë t’malit: sa ni delme – s’qitke ma shumë. E tash, tash pe ma’ ni lopë po, po ka me mjelë boll. Po tash jon’ tu u hjekë gati krejt. Po marrin tamël pej.. napër dugaja. Une s’po di pse. Përditë thojnë ‘najllani osht kancerollug’. E pse n’to po’j mushim e po pimë n’najllon? 

AH: E at’herë a dilshe mi ru loptë? 

KS: Po. 

AH: Ku i çojshe? 

KS: I thojnë, ‘Terrnovë’ i thojnë. 

AH: Po. 

KS: N’atanë... ku jon’ shpijat e juve n’kit anë, n’atanë atje i çojshum dej n’Izbicë. U kânë, u kânë thatë kshtu. 

AH: A dilshit shumë vétë mi rujtë? 

KS: A? 

AH: A dilshit shumë vétë mi rujtë? 

KS: Po, kojshia. Gjithkush. Une i rujsha loptë; vllau jem i rujke dhêtë. 

AH: Po. 

KS: Motra jeme i rujke: herë ajo, herë ajo, dhêtë ka’ shpija. 

AH: Po. 

KS: Çikat e mdhaja s’i lashim... do copë, veç. 

AH: Pse s’i lajshin? 

KS: Pse? (Qesh) S’janë kânë gjinja t’edukum. 

AH: Po. 

KS: Jon’ kânë, qi thojnë ‘t’pa-marrun-vesh’. Se sot po shkojnë nashta n’Tiranë, po shkojnë n’Amerikë, po shkojnë. Po femra, vajza po e runë veten, kerkush s’muj i bon kurgjo. Veç me rrêna e dallavere. Ja po shkon çika e filanit me dhênë, me lopë... – s’ja... s’e lypke kërkush. 

AH: Jo a? Veç ma mirë at’herë, a?

KS: A? 

AH: Ma mirë u kânë at’herë? 

KS: Jo valla, tash. 

AH: Tash ma mirë a? 

KS: Tash ma mirë... veç po çuditna, për ni punë po çuditna: pse po prishën. Vetë po shihen, vetë po meren vesh nërveti, apet vetë po prishën. Qaty s’jom me ta. Se une kur e dhashë ni motër têmen, thom “Kqyre.”. U pa me çikë dhandrri... 

AH: Po... 

KS: Thom “Motra jeme qikjo osht”. Thom, “Qiky tok je, e nesër kur t’martohesh ka...” thashë, “del n’pazar – ka edhe ma t’mira. 

AH: Ëhë... 

KS: Thashë, “...veç pasha Zotin ki punë me mu tani”. Aja punë tani u kryke, pse u lidhke djali. 

AH: Ëhë. 

KS: Bâba. S’guxojshim at’herë me lu sikur tash.