Kumrie Vokshi

Intervistuar nga: Andoneta Selimi

Aj katuni ku ishmi t’fejum, nuk u përmenë nërsy çikës, marre (qesh). U kânë marre oj çika jeme k’tyneherë, po’ sot... nizet e tri [23] vjet i kum pasë, kur jum martue

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

19.05.2018

Lokacioni i intervistës

Zabel

Vendi i lindjës

Poliqk

Tranksriptimi

AS: Jemi këtu në shtëpinë e zonjës Kumrie Vokshi, nôdhetë e katër vjeçare [94], me të cilën do të bëjmë intervistën e radhës. 

Zonja Kumrie, a po na tregon diçka për jetën tâne? Ku ke lindë ti? 

KV: Kum lindë te Bukovikt, n’Poliqk.

AS: N’Poliqk?

KV: Po, aty kum linden. Jemi kânë tri [3] motra, pesë [5] vllazni. Tetë [8] f’mive na ka rritë nâna neve.

AS: Veç nâna ju ka rritë?

KV: Nâna, bâba – te dy na kanë rritë. Edhe… motra i kum pasë dy [2], para veti jon’ kânë, tòni pesë [5] vllaznija jon’ kanë: katër [4] vllazni i kum pasë mas vetit, ni vlla ô kanë para meje. Krejt kanë dekë ata, veç une jom met… veç une jom metë, ata jon’ dekë. Ni [1] vlla e ni [1] motër metëm tej qetasht… qe ni muj um ka dekë edhe aj vllavi.

AS: Zoti n’xhenet.

KV: Amin. ‘Shti jom metë veç vetën, krejt ato vërsniktë e mi, e shoqet e mia, kejt m’kanë shkue. E, qashtu oj nâne valla… 

AS: Sa vjet ke jetu n’Poliqk?

KV: Kum jetue nizet e tri [23] vjet. Kur i kum ba nizet e tri [23] vjet, jom martue.

AS: A je martu me msitni?

KV: Po, po, qysh jooo, k’tynehere… k’tynehere nërsy çikës, aj katuni ku ishmi t’fejum, nuk u përmenë nërsy çikës, marre (qesh). U kânë marre oj çika jeme k’tyneherë, po’ sot... nizet e tri [23] vjet i kum pasë, kur jum martue. 

AS: Tani n’cilin vên je martu?

KV: Jom martu n’Dazhnicë. Dazhnicë ô kanë nifar katuni; aty kom nejtë katër [4] vjet e martume. Ni çikë e pata aty, m’ka lé tani ni çikë. Tanaj ramë n’Malishevë, blejtëm, e ramë n’Malishevë. N’Malishevë gjashthetë [60] vjet a shtatthetë [70] kum jetue n’Malishevë. Qe 24 vjet jom ra qetu, n’qitë shpi, qe nizet e katër [24] vjet... se Egzonën, e kemi pa’ pru, katër [4] mujsh i ka pasë kur e prunëm k’tu. Sod e ka bâ nizet e katër vjet, e thirra bile, ia urova ditlindjen, “Po faleminder oj nenë, faleminder!” Qashtu oj nane po shkojnë, po shkojnë vjetët, shka me bâ...

AS: Me çka je marrë, kur je kanë e re? Çfarë punë ke punu?

KV: Kur jum ardhë, a?

AS: Kur je kanë pa’ martu... e masi je martu? 

KV: Po shka kom me bô oj nâne... qaty i nimojshum nan’s me i bâ puntë... a gjânë i kshyrshum;  ku thojke nâna dikun qaty i nimojshum, me nânën. Na u dhimke me lânë me punë krejt, e shkojshum, bile i nimojshim me mjelë gjânë, me nanën – kurrë vetëm s’e kemi lânë me shku, pa shku njana çikë me i nimue. I nimojshmi nan’s, e gjâjat, e t’u dhimshin...

 AS: A keni pasë gjâ shumë, a?

KV: Po kishim gjâ: jo’ lopë; jo’ dhênë; jo’ herë dhi, e herë... qysh... kush mujke, bojke ma shumë; kush qi s’mujke me i bâ, pak ma... Po, po, i kishmi na gjânë sa për veti, mu bâ idare me to, qato.

AS: Nëpër ara, a keni punu?

KV: Po moj, qysh jo. Bâba i livrojke, e mjellke, kur u bojshin me prashitë a me... shkojshum te ara, prashitshum me bâbën... Nana kur i bojke puntë, ardhke edhe ajo na nimojke: prashitshum a korshum – çka ôsht, u dashke me i bâ vetë. 

AS: Mas martesës, a i ke punu k’to punë?

KV: Po mori, qysh jo. U martova k’tu, tej i bojsha puntë e shpisë, gatujsha, i mjelsha gjânë, jo’ e tunsha tpinin – jo si sod me strujë qi tunin – po’ me dorë u deshke me tunë krejt. Dikur ja’u çojsha dreken, u nimojsha tej n’akshom. N’akshom apet ardhshum kâ përpara te shpija. Jo, s’jemi nalë kurrë pasha nânë, hiç. Tej i prashitshin, jo’ me’j mushë, jo me korrë, jo me... qashtu, ô kanë vakti qashtu. 

AS: Sa f’mi i ki?

KV: Dhetë [10].

AS: Dhetë...

KV: Shtatë [7] i kom gjallë e tre [3] i kom t’dekun – dhetë [10]. Kurrë, jeta jeme, te spitali s’jom kânë.

AS: N’shpi i ke lindë krejt, a?

KV: N’shpi i kum lindë krejt.

AS: A e ke pasë shtirë?

KV: A?

AS: A e ke pasë shtirë?

KV: Shtirë... s’e di qysh... aj... shtirë ô kanë, po’ te mjeku s’e ka përmenë kush me i çu, kurrë. 

AS: Kush t’nimojke?

KF: Vet u nimojsha. Vet edhe... a e kisha vjehrrën, a kisha ni grue t’mixhës. Me qillu, ardhshin; mos me qillue, e marojsha vet qaty, edhe hajt... Qikjo... Sod, a sod jom metë ungjun, s’un’ e ngati qetâ me pi do ujë... 

AS: E ata tre [3] tjertë që t’kanë dekë?

KF: Ma e madhja – Remzinë, a e njeh? Se n’Kamenicë ôsht. Ti s’e nje’ atô... ma e madhja n’Kamenicë ôsht; e dyta m’lejti, s’rrnoji, diq meniher.Tonova i bâna tjerat rên: katra [4] rên i bâna, i pesti Sabrija m’lejti – binak me ni çikë... edhe ai... lejti djali e lejti çika...

AS: Krejt n’shpi?

KV: Krejt n’shpi: njo, njo, Kumria... n’spital s’jom kânë, pasha qet ditë t’sodit.

AS: Veç për tô je kânë n’spital, a? A për asnjo s’je kânë n’spital...?

KV: Po’ çfarë operacie, as... N’operaci jom kânë n’spital, kur... s’e di mas sa vjete valla. Qe nizet [20] vjet, bèsa, jom bâ operacion pej gurve. Tej qat’herë une enjeksia s’e kum ditë shka janë, kurrë. Pej qat’herit marr enjeksia, tashti, marr injeksia: shkado me kânë, marr injeksia. Dhamtë qi i kum nûe, qashtu, kum marrë injeksija.

 AS: E çka keni bô përpara kur ju ka dhimtë kryt, a...?

KV: Na ka dhimtë kryet, e na ka dhimtë kâma e dora eh... “te hoxha me shku me’j shkrue se ô smutë”, kur shkojshim, se jo… “Ma mirë ôsht...” – bâni hoxha hajr: “... mirë ô qetashti, u çue”.

AS: A ju nimojke hoxha, a?

KV: Po ku pe di oj nâne... ku pe din a t’nimojke hoxha, a vet, a... te hoxha. Me përmenë dikun me shku te mjeku a? – Haj tybestikfa, ja’a. Qaty, nejshmi njo dy-tri [2-3] ditë ratë, u çojshum apet: qysh jemi kânë, u bojshmi (qesh). E qashtu valla, bre nâne, qashtu... tjetër s’di sha t’kallxoj.

AS: As fmijen, kurrë s’i ke pasë te mjeku, masi t’kanë lé?

KV:  Kurrë, enjeksija qi ju jipshin... Tàna ja nisen f’mije, ju dhâshin ka ni injeksi, mòsi tybe s’e di sha i bojke. I çojshum, marrke f’mija injeksija, se nâna kurrë iniksí s’ka marrë. Kurrë jeta jeme injeksi, qe nizet [20] vjet qi jom bâ operacion... qaty kom marrë injeksi, a s’e kom ditë shka ô injeksisa. Ja’a. Edhe sot, tej t’lindin aj f’mi, niqin hêre shkojnë e kshyrin shka ôsht, e tek ôsht, e qysh ôsht, e qysh... Nuk e di...

AS: Ti s’e ke ditë as çka e ki, f’mijën.

KV: Po çfarë f’mije! Kur ta ka falë Zoti, e ke pa vetë qaty, se jo: nantë [9] muj’ e ke bâjtë qaty, nuk e ke ditë a ô çikë a djalë a shka ôsht, veç kur ta falë Zoti. 

AS: Veç ni djalë e ki, a po?

KV: Qetâ, qetâ e kom. Njani m’ka dekë: qetâ e kom. Tetë [8] çika i kom pasë e dy djem; a ktâ e kam, nërmjet tetë [8] çikave e kam k’tâ. Katra [4] i ka përpara, katra [4] i ka përmas.

AS: A jeni gzu përpara kur ju ka lé çikë?

KV: Kuku, çikë! Valla, – pse me rrejtë: kurrë s’jom gzue, se u bânë shumë... a sod n’dorë tyne jom. Jo oj nâne, për çikë kush gzohet? – veç qi [rren], po apet, s’po bojke me thânë njeri: si t’lejnë mirë e normal, evlad e kie, si çikë si djalë, si, po’... 

AS: Pse s’jeni gzu kur ju ka lé çikë?

KV: A?

AS: Pse nuk jeni gzu kur ju ka lé çika?

KV: Po’ ka lé çika, pse u bânë çika shum; çikat n’derë t’huj shkojnë; une vetën rr... e qata s’... Tetë [8] valla i kom pasë rên. Ka dy [2] vjet, n’tri [3], rrallë qi jom shku... e lejke kjo, e lejke tjetra, lejke... ni sobë u mush plot.

AS: A mujshe edhe m’i kqyrë edhe me punu? 

KV: Oj nâne, kur kishe th’mi ma pak, a di, th’mija s’t’len, duhesh me kshyrë th’minë. Duhet th’minë me kshyrë, tonè n’mujsh me dalë pej tina, me shkue me punue: shkove, s’mujte... Eeeh bre nâne, qashtu valla bre djali jem u kânë, shka me bâ... Shumë, shumë, ka pasë, a di, punë ka pasë shumë, ô kanë lezet... hishin, dalshin... s’shkojke dita tu hi, tu përcjellë, tu folë, tu keshë, tu... Sot nuk vje dikush me ta çelë derën, pasha Allahin. 

AS: Ti veç vetë po jeton, a?

KV:  K’tu a? Po... çikat, kur t’vinë... Vetë unë jom... qe sa vjet, vetë. 

AS: A po vinë shpesh me t’pa? 

KV: Po valla vinë, çikat vinë. S’di mo... vinë... a t’um lajnë, a t’um fshinë, dlirin, gatujnë. Elmazi, Ilfetja – ato dyja mo... k’to tjerat tanaj, Ismetja, shka ô k’tu n’Gavran, kjo ma... ditën vjen, se me bujtë kurrë nuk vjen. Nexha vjen me bujtë, Elfeti e Elmazi, edhe Remzija, rrallë ajo vjen, veç kur t’vinë ajo rrin, ka’ dy-tri [2-3] netë rrin. Rrushja, edhe ajo e ka vjehrrën t’smutë, edhe ajo rrallë vjen. 

AS: Ti a po munesh me shku najkun?

KV: Kuku... une qe tri vjet s’jau di derën ka’ e kanë, ja’a. Sivjet ô ardhë Elfeti, e m’ka marrë Elfeti, e Ilmazi m’çoi... e m’ka marrë. Oj nâne shyme krejt [televizorin]... se kurrë s’jom kânë oj nâne, hiç, nuk jom kânë. M’ka marrë tri [3] netë, jom shku te Elfeti... qe, hini dimni e dul, qe tri [3] vjet une n’prag t’çikave s’kum shkelë. Jo oj nanë, vallha... Jon’ ardhë, njana vjen t’hanën; njana vjen t’ejten. Elmazi t’mërkuren vjen bunë, t’ejten lan, fshin, dlir, gatun, del, e shkon. E vjen Elfeti t’dillën n’aksham, edhe ajo bun, m’lanë, m’veshë, gatuen, fshin, dlir, del, e shkon. Ismetja vjen diten, tanaj rrin tej dikur; Nexha vjen n’aksham bunë, herë vjen ajo çika Elfetit, shka ô tu punue n’Gillan, vjen e bunë. Pramë bile ajo çika ô kanë. Qashtu, kush t’vinë najnjo.  

AS: E pse i lyn thojtë qeshtu, me...?

KV: Me kanë.

AS: Me kanë i bon, a?

KV: Me kanë, po. 

AS: Pse i bon k’shtu?

KV:  Qishtu plakat i bojshin k’tyneherë krejt, une s’e kum harru zanatin hiç. 

AS: Për shka i keni bâ k’shtu – veç për qef, a?

KV: Po, sevap thojnë, a di, ô me ngjitë kânë... k’tyneherë... sevapë, jo’ po valla, oj nâne, po. 

AS: Sa herë? A e lyn’ shpesh?

KV: Po’ lyhen... qetash tek s’po muj, a di, jom plakë, e çikat... po m’i lyejnë, çikat kur po m’i lyejnë qashtu. 

AS: Çka keni mjellë ma s’shumti nëpër bashçe e nëpër ara?

KV: Tàna i kemi mjellë. Ma s’pari grunin e mjellshum, mjellshim grunë, mjellshum kallamoq, mjellshum elb. Bashçën e mjellshmi me krejtë, jo sikur qetashti herët, po mas Shingjergji, vonë...

AS: Mas Shëngjergji e keni mjellë bashçën a?

KV: Mas Shingjergjit e mjellshim.

AS: Pse ashtu?

KV: Po qashtu ô kanë k’tyneherë, qashtu. E mjellshmi, tej bojke me ra borë, qat’her i hjekshum. I nxerrshmi me lakna, specat mô... shtishum turshija, shtishmi... se jo si sot. K’tyneherë, qat’herë kur rake borë, i hjekshmi krejt, i shtishëm mrena. 

AS: Prej Shingjergjit deri n’dimën...

KV:  Tej n’Shingjergj valla. Purritë i shtishum n’dhé, e bojshum nifar cope ashtu, i shtishim n’dhé purritë: gjysën i shtishum n’dhé, gjysën i lôshum qashtu, edhe laknat i shtike n’... i shtishmi n’dhé. Specat e ato i honkshum... jo’ turshija, jo’... qashtu jon’ kânë. Purritë Shëngjergji i zake... E nxjerrshmi purrinin qysh i kemi shti n’dhé qashtu, gatujshum tòni, kushedi sa qitshmi, jo’ laknor, jo’ me lakna, me... kur na u deshke shkojshum e nxerrshim ka ni lakën, e marshum...

AS: Qysh i marojshi laknurtë k’tyneherë? N’çka i pjekshi?

KV: Pooo, me saç i pjekshmi, me saç. Kena pasë oxhakin, qaty n’oxhak kallshmi zjermin, u nxejke saçi, u nxejke. Eee, k’tynehere buka e laknori i saçit, s’ka pasë me to: u bojke burek, u kapke te saçi, u kapke aj laknur. Qashtu gatujshum, i lajshum teshat, vlojke kazani n’zjerm aty, e mush’shmi koritën, koritë e madhe, i marojshin koritat kajst për n’oborr.

AS: Kush i marojke? Ju vetë i marojshi a?

KV: Jooo, burrat i marojshin ato korita. Ato bâba i marojke, ato korita.

AS: Me çka i marojshi?

KV: Me dru. U kanë aj druni, lisi i madh, lis... kur e prejshin atë lis, s’e zake oborri. E qatâ marke e prejke anej e knej, e ngrehke tanej, e grryke rreth-ëm-rreth, e thellojke tej... e l’mojke e nreqke atâ për qef, me la tesha n’to. E vnojke qaty n’skej t’duvarit, ja çelke nifar bire, ja birojke qikhâ n’qosh me rrjedhë. E mushmi aty tesha, i lajsha ato tesha faka faka faka n’dorë, niherë  krejt me sapun... jon’ kânë sapunat qikaq t’mdhaj. 

AS: Ku i marshi ata sapuna?

KV: Po’ n’shitore, n’shitore i blejshum. Sod s’e di a ka a jo sapuna t’teshave, tybe s’e di. E i lajshna ato tesha, i palojshna, e derdhshum atë ujë, mo’ krejt e asike, e i palojshum n’qosh ato tesha fak e fak e fak e fak, rên e rên e rên, rên, tej kho nalt. Edhe ja qitën tanaj ni copë tjetër – nifarë cope ma n’tepër – e mush’shmi hí atâ plot, ja qitshmi tesha ma n’tepër, e mushshmi atâ hí, ja kthejshmi valën vërr e vërr e vërr e vërr, edhe e marshum tovóna, e hjekshim atë t’hinit, e qitshum, e shkunshum qatje, i marshum ato tesha, ka’ njo, ka’ njo kejt tu i la, aty aj ujë... i lajshum me sapun e me hí e me... O pasha musafin, kur i qitshum ato tesha me u la, sikurse basi i bor’s. Mir’po t’u marrke shpina tu fërku e tu... I qitshum, i lajshmi, e kishmi telin t’vnum’, i kapshum n’atë tel: fak, fak, fak, skej-um-skej t’oborrit. U tershin, veç i palojshum, pegëll s’ka pasë, kurgjo s’ka pasë veç i palojshum ato tesha rrak, i shtishum n’vena t’vet. Qashtu, qashtu u kânë, o djali jem, k’tyneherë. Punë ka pasë boll, veç t’knaqun jemi kanë.

AS: A keni jetu kallabllak n’shpi?

KV: Po, qëllojshin kaniherë kallabllak e kaniher jo, qysh... Une ku jum kanë me vjehrrën, kur jum martu, vjehrrën e kum gjetë, edhe dy gra t’mixhallar’ve tjera jon’ kânë ato, edhe vjehrrën e vjehrrës e kom gjetë. Të dy vjehrrinë ja kom gjetë kur jom martu une: ham dy vjehrria mi, edhe dy vjehrria vjerrës, i kom gjetë, kur jom martu une. Dikush qillojke kallabllak, dikush pakicë, dikush... na jemi kanë kallabllak valla, ti... punë ma pak na rashin... njo qaty, njo qitu.

AS: A i dajshi puntë?

KV: Joo... veç vetë. Ajo qi gatujke, na tjerat fshishmi, jau hjekshmi ato pleh t’gjâve a dishka mledhshum, e jau fshishmi atë vên t’gjâve... qato.

AS: A u çojshi herët?

KV: Po, herët u çojshmi valla. U çojshum heret kur kishmi me gatue, poo. Kur u bojke saba’ veç ti ishe veç tu i pjekë buktë. I shtisha ato bukë t’vogla, n’shtrojsa, i pjekshmi, ka dy-tremdhetë [12-13] bukë i pjekshum, i bojke ajo magjetorja... e ditke mô renin e vet: tej u çojshin tjerat, kjo i bojke gati me krejtë. 

AS: A e keni pasë ni javë... rênin, me javë, a qysh?

KV: Jo. Po, po, me javë. Ja t’ejtë-um-t’ejte, ja t’premte-m’premte, qashtu, me javë. 

Une jom kanë me dy halla n’rên, dy [2] javë... ni [1] javë gatujsha, dy [2] javë, a di, e kisha pushim, tej sa e qitshin ato. Jo’, po oj nâne, po. Jo’ tanaj me vek, me marue kmisha, me marue pshellak, me marue qylym e shka t’duesh, n’kofsh e zoja. 

AS: Edhe ato... A ke punu ti me vek?

KV: Poo, qysh jo. Pshellak, e k’misha, e...

AS: A keni maru veç për veti, a edhe për...?

KV: Jo, joo une... Edhe për tjertë i marojsha, veç kur jom martue une, nisi me hupë, a e di,  pamuki. Une ma pak kum pasë kmisha, se nisi me hupë pamuki at’herë, nuk u gjetke. Marojshmi ato k’misha – çfarë kmishash: i kepshum me rruza rreth jake, te dora, k’misha me bogosija t’kuqe, t’mavita, ja qitshmi... për marak jon’ kânë ato k’misha. Pshellakë e... krejtë vetë i marojshim. Marojshmi qylym, qylymin skaj m’skaj.

AS: Sa ditë bojshi me maru  ni qylym?

KV: Valla qylymi vanon me marue shumë, po ti... rregullisht s’kisha vakt me marue, veç qylymin. Tri polla t’qylymit u marojshin – çfarë qylymi, çfarë... gjithë dimnin e tjerrshmi atë lesh. E tjerrsha, e bojsha hazer, e, e ngjyjsha. Kur u niske pranvera, zgatke dita, e u niske pranvera, e marsha e vnojsha qylymin, e marojsha tak e tak, çfarë qylymi... qashtu bre, valla, bre djali jem. Sot, ju veç me laps n’dorë. Ju, edhe ju me krye kini [punë], duhni me mu [mundu]... Veç ju s’kini zahmet oj nâne. 

AS: E, k’mishat, a mujshi m’i maru për ni ditë, a jo?

KV: Jo, oj nâne. U vanojshe ti... i marojshe pesthetë [50] metra pëlhurë. K’to vanon me i marue se ajo hollë, vanon. Vanon, veç i marojshim fak, fak, fak.  “Po shka po ban?” – a di, si u bojshin dy-tri gra: “Shka po bon?”... “Valla edhe une e v’nova...”. “Jom, pëlhurën jom te’ marue”; njana: “Jom qylymin tu marue”. 

AS: Pëlhurën, qysh e bojshi gati?

KV: A?

AS: Qysh e bojshi pëlhurën?

KV: Qysh e bojshum gati... ajo ô kanë zahmet moj nâne... Atô... u deshke ato hallka me i... e me i qitë tanaj kalemat... janë, do kalema, a di, i marojshim. Qikaq janë kânë ata kalema. I shtishim aty n’qekërrkë, e qitshmi ato hallka e i zvillojshmi, e qitshmi kejt n’qekërrkë vang vang, u bojke kalemi qikaq (tregon me duar). Tridhetë [30] kalema u bojshin qeshtu, tovonaj e v’nojshe konopin qatje n’stenë, dyfish e bojshe konopin, e vnojshe, e i marshe, i shtishe ata kalema nifar’ qëso fliska t’holla qi janë, i thejshum, e i shtishum aty n’kanop vang vang vang vang, teeeri khâ poshtë. Tàna jo’ u kapshe fijet e atyne kalemave, tanave, tridhetë [30] kalema qi ishin ja’v kapshe ato fije krejt, e i ngrehshe teknena, e ngulshe ni kûj qëtu, e e lidhshe atâ, e asisha. Hajt shkojsha tana atje, tu i marrë ka ni fije, tu e qitë n’atë kûjin tjetër, tu e marë, tu e marë kejt. Apet e ngrehshe, e prushe k’tu qashtu, tej qi u bitisen ato kalema. At’here, veç e mledhshmi tovonaj, fak fak fak, e nxerrshum pej atyhit, dalshum e shtrishmi n’oborr. ‘Shubla’ ju thojshin, do shubla jon’ kanë ashtu, e i qitshum ata shubla, fak u asishin, e tu i pshtjellë përreth shulit, tu pshtjellë, tu u pshtjellë, pesë-gjashthetë [50-60] metra i pshtjellshmi n’atë shulin. E shtishum mrêna vekin, tana ja vnojshum aty, u ungjshmi, e n’vek tovonaj tu i shti ato ‘liqtë’ u thojshin, ka i marojshim ato far’ dy liq jon’ kânë, i shtishmi n’ato fijet, krejt. Tanaj e marshum shpatën, e krejt me krrabëz tu i ngre ato fije, fak e fak e u mushke: qikaq ô kânë ajo shpata, u mushke ata. E vnojshum aty n’vek, e nvojshum tana tjetrin shum k’tu... Përpara e kishmi, e vnojshmi e i lidhshum ato fije fak e fak e fak e fak... për kit shulin k’nena edhe hishum t’anej, veç me drugëz ja qitshmi ata pêj vang, vang, vang, e i rashum me shpata herë n’atë anë, herë n’kët anë. I rashum shpatë, gjashthetë [60] metra qashtu i marojshum, u bojke ajo pëlhurë bardhë, si bora e malit. Kuku... kur e zvillojshum... tybistikfa... e, e mush’shmi atë koritën e teshave me valë, e e shtishim atë pëlhurë aty n’atë valë krejt, veç u mshelke, trrap. E lajshum me sapun, me shka ôsht e lajshum... Herë e qitshmi n’dillë, a di, e zvillojshum n’bari, e zvillojshum gjeth ditën, e lagshmi, tej n’akshom u lajke ajo pëlhura. I prejshim ato kmisha, mule me i kepë tanaj me rruza, mi kepë me... sicilla. E qashtu, oj nanë, punë shumë ka pasë, veç u kanë  e mirë valla: jo’ puna; jo’ kmisha; jo... sod hupën me kmisha, me pshallakë, me... sên n’dyje t’at’herit s’ka.

AS: Ti a e ki najno? A i run’? A e ke rujtë najno?

KV: Ni kmishë e kom dikun, a di, e ruj kur t’boj me dekë, se jo, shuj, jon’ hupë krejt... i kanë... [humbë].

AS: Pse e run’ kur t’boj me dekë?

KV: Po’, a di, thojnë “me k’mishë me dekë ô sevap”. E qashtu valla, moj nâne. 

AS: Sa vjet ke punu n’vek?

KV: N’vek?  Po’, kom punu, dajmi kom punue. Tybe, sa vjet s’e di, veç, dajm kom punue, edhe masi jom martu, a di, masi... kush u kânë e zoja, s’u nalë kurrë, ka punue. Eeeh mori nanë, mori nanë. K’tyneher jon’ kânë t’zoja gratë, kuku, kuku, kukuu... Marrshin nusen dikush: “A di shka ish e zoja? Me pa çfarë kmisha ka pru, çfarë... çerapa ka pru, çfarë pshellaksh – mu habitë. Shumë ish e zoja ajo nuse”.  

AS: Ty kush t’ka msu me punu n’vek?

KV: A?

AS: A t’ka msu nâna?

KV: Nâna, nâna marojke, tanaj ajo dalke te puntë, shkojshum e hishum, po. [Thoshte] “Ooo po ma prishni vekin, e ju myti. Mo se po ma prishni vekin. Ohooo....” 

AS: Ku e majshi vekin – qaty ku rrishi?

KV: Po, po, n’sobë aty, tu dritarja e vnojshmi vekin.

AS: Pse te dritarja – ma mirë?

KV: Po, me pa aty: te dritarja me pa ma mirë. E vnojshum vekin aty, e ja vnojshum do’farë senesh... po na mer pej sysh kush kur po vjen, e po na mer pej sysh pëlhura, ja v’nojshmi vekit dofarë, diqysh... ohooo. 

AS: Çka jon’ kânë ato qi ja vnojshi për msysh?

KV: Po ja vnojshin najfarë teshe t’keqe dishka, ni... e kepshe n’vek qaty. 

AS: Pse a ka marë msysh edhe veki a?

KV: Po qysh s’marke msysh. Aj me ta marë vekin [msysh], me t’u kputë fijet, ti gjeth diten jet tu lidhë fijet tanaj. “Kuku, ke filanja, vallahi mu kputën fijet, kshyr, kshyr, kshyr”... Po nâne, po. Kur dalke nâna te puntë, a di, na u gzojshum, shkojmë himë... ajo “t’hi une”; ajo “t’hi une” – “t’msomi”. Eee... Shka me bâ, o djali jem... 

AS: Kush e marojke vekin? A e marojshi vetë?

KV: Pooo, bâba e ka pa’ maru vetë, i marojshim veknat vetë, e shulat, e krejt i marojke, valla. E kum pasë bâbën t’zoti shumë. Nâna mô u kânë e zoja, ore Zot, ore Zot...  

AS: A kanë rrnu shumë ata – si ti?

KV: Pooo. A, jo, bâba ka dekë ma heret, gjazhdhetë [60] vjet, s’e di a i ka pasë kur ka dekë; a nâna, valla vetë kah tetthetë [80] vjet qashtu, ka dekë. Nana orrnoi ma shumë... orrnoi e shkoi, na la. Po be nâne, po... 

AS: Burri, me çka ka punu?

KV: A?

AS: Burri?

KV: Burri...

AS: Me shka t’ka punu?

KV: Ky ka livrue, a di, me gjâ... po, ky gjithë u marrë qeshtu me gjâ, me... punojke tokën, e punojke. Po, po. 

AS: A keni pasë tokë shumë?

KV: Kemi pasë, e jo fort shumë ashtu: sa me punue vetë kemi pasë... dikush kishke ma shumë, dikush ma pak, dikush... boll kemi pasë, sa për veti. 

AS: Ato n’Malishevë i keni pasë, a?

KV: Po. N’Malishevë, qashtu jon’ metë aty krejt, qaty janë, s’i punon kërkush, n’Malishevë.

AS: Gjithë i ke ly qeshtu thojtë, a?

KV: Ë?

AS: A i ke ly gjithë, a masi... a masi je plakë?

KV: Jo, jo, dajm kânën kurrë s’e kom hjekë, edhe çikë kur jom kânë... kur ngjitke nâna qeshtu ja marshmi ka pak, e i ngjyshum kejt, i bojshmi k’to pika-pika krejt, n’tana antë i piklojshum durtë. At’herë u kânë kana ma e mirë, e sod nuk ô bash e mirë kana. Jaaa k’ta dajma: qe, po des, kurrë s’i kum hjekë prej dorës. Po valla. Eh bre nâne. (Pjesë që nuk publikohet) S’di shka t’kallxoj bre nâne, s’di sha t’kallxoj... kurgjo.

AS: Din, din. Mirë koke, mirë.

KV: Ooo moj çika jeme, me kânë mirë çohna o djali jem, me kânë mirë çohna. S’di vallahi, shka t’um vetsh dishka, po’ s’di sha t’kallxoj hiç. 

AS: Masi i ke bâ f’mitë, nëpër ara, a mujshe me dalë, a i marrshe  f’minë me veti?

KV: Pooo, djepin me veti.

AS: Qashtu e çojshi...?

KV: Djepin me veti, hajt, te ara, nër hije qaty e vnojshum: na punojshum, aj flejke qaty. Kur kajke, shkojsha i dhâsha gji, flejke apet qaty. Jooo, te ara u deshke me marrë oj nâne, qysh i kishmi ata f’mi, t’djepit, a tu hecë, a tu... m’i lânë vjehrrës te shpia, a di, ajo ham puntë, ham f’minë s’un’ i kshyrke, fmija hjekshin... 

AS: N’sa ora dilshi nëpër ara? A e keni pasë me sahat?

KV: Pooo, n’saba’: si u çojshum, veç hajshum kafjell, nihere hajshum, çka ishin e hankshum, e shkojshum. Dikur silla kur u bojke na thirrshin, ardhshmi te shpija, hajshum bukë, rashum qaty kush... rashum pushojshum, fjetshum pak. Kush kish f’mi, tej e lajshe, tej e qitshe n’djep, tej i ardhke vakti gati me shkue te ara, e qaty pushojshum. Kap – i kapshmi ato djepat e shkojshmi te ara. Vjehrra gatujke drekën, e gatujke... ardhshum, na thirrke me hangër drekë te shpija.  Hankshum drekë.

AS: Qysh ju thirrke? A ardhke atje a?

KV: Po de, te shpija na thirrshin, ardhke vjehrri, a kush ish... diqysh: e qitshe ni th’mi, “shko thirri: hajde de, bukën ja’v bonum”, ardhshin, veç i lajshin ato durë e kamë e sy, e n’oborr qaty, kejt, ardhshin u kurdisshin e honkshin. Tervesa hazër, se jo n’tavolina si sod. Tërvesë... sod e kemi atë tervesë. 

AS: E keni rujtë, a?

KV: Pej Malisheve sha e kemi pru, sod n’tavan e kemi atë tervesë. Tervesa kthyet, veç u hungjshin e hankshin bukë, hajt. Qashtu u kânë oj nâne at’here.

AS: Sa herë n’ditë kini hangër bukë?

KV: Tri [3] here. Tri [3] herë n’dite.

AS:      Mas sillës apet shkojshi, a?

KV: Pooo, qysh jo. Hajshum sabale kur shkojshum te ara, toni ardhshum n’sillë, e hongshum         edhe rashum e pushojshum, tanaj shkojshmi drekë, para akshamit, kur honkshmi, apet. Tri herë n’dite ke pasë ato: je kanë tu gatue, tri [3] herë ja’u ke bâ bukën.

AS: Çka marojshi ma shumë? Çka gatujshi?

KV: Po valla, qysh... flija, pjekshmi flija. Dalshum n’oborr, dy saça, dy tepsija i nisshmi, dy flija meniherë. Vlojke flija, pej tlyni, pej... pjekshi laknorë, qitshum. Valla do: “po kemi qef t’kallamojtë sot me na’j qitë laknortë”. Qysh kishim ja’u qitshmi: a t’kallamojtë, a t’grytë, a, qysh i kanë lypë. Sot qeshtu... gjithë flija kemi pjekë, laknorë. Ni muj ramazan, kur ishke vera, ishke, flija për syfyr ju pjeksha, pasha Zotin.

AS: N’sa e nisshi flijën?

KV: Po’ shka nejshum mas darke, rashin, dalsha e nissha flinë midis t’oborrit, shkojke flaka. Kur u çojsha, u çojshin ata, veç i lajshin sytë e u ungjshin. Flija... çu i dekën e haje atë fli! – çfarë flijash u bojshin, kukuuu. Sot m’doket me qeta zejtinin, m’doket s’o si flia, s’o si... U’ s’e di, u’ s’e kërkoj zejtinin kurrë: qe, u plaka, i bana nandhetë e katër [94] vjet, zejtin n’gojë tême s’ka pasë. 

AS: Pse?

KV: S’e due, s’e du edhe s’e du.

AS: E tash flija, a t’qesin najherë flija?

KV: Po m’qesin po’...

AS: Me çka t’i qesin?

KV: Me tlyen, me tlyen. Tej vonë e kom pasë  tlyn têm, qetasht ajo Rrushja shka ô, n’Hogosht, ajo ma bjen, e ka lopen tu e mjelë, ajo ma bjen tlyenin. Une tlyenin s’e di qysh ô, atë... zejtinin. 

AS: E sa vonojshe me qitë flijën, për syfyr?

KV:  Po’ jo, oj nane, ajo kur e nis’she ti, e qitshe flinë n’dakik. Me dy saça e kurdis’she me... ni orë, ma shumë s’e di a bojsha, a jo.

AS: A shpesh t’ka ra me qitë flia për syfyr, a?

KV: Po’ qysh duesh qitshe: qysh kisha qef, a di, mi ja’u nreqë kashoren vetë, jau qitsha: “A doni flija sante?” – “Ooo kuku, t’lumtë goja shka po thue ti! A po na pjekshe flija...?”. Po, po, valla moj nâne, a sot... Ehhh, shka me bâ o djalë jem... shkoi jeta qashtu.  

AS: Qe sa vjet je vetë ti?

KV: A?

AS: Qe sa vjet jeton vetë?

KV: Je vetë?

AS: Po.

KV: Po’ i ka shtatë-tetë [7-8] vjet, a dhetë, a... Me Luten kom nejtë tej sivjet, sivjet m’ka lânë ky, se me Luten jum kânë. Luta k’tu ka nejtë, k’tu ka hanger, k’tu ka pi, k’tu ka ra, e u çu, e... sivjet um ka lânë ky. (Pjesë që nuk publikohet).

AS: Prej kur... sa vjet i ke pasë kur ja ke nisë me... me ninu?

KV: Po’ tybe, s’e di be nâne... kum harru valla, dy- tremdhetë [12-13] vjet, qashtu ninojshum k’tyneher.

AS: Deri n’sa vjet?

KV: Teri n’sa vjet... tej... qe tri [3] vjet e kum lâne, qe tri [3] vjet s’un e kum ninu hiç – qe tri [3] vjet, se kurrë s’e kum lânë. Ka tre [3] muj rên i ninojsha... tri [3] vjet i kum ninu ka’ tri [3] muj rên, hiç pa u nalë. 

AS: Pse?

KV: Po mujt e m’dhaj, a di, i ninojsha. Tanaj muji Ramazanit, po thojnë, oj nane, “sevap ô kush munet me i ninue tre [3] mujt’”. A une tri vjet i kum ninue.

AS: Cil’t jon’ ata muj’ – t’mdhaj?

KV: Po’, para Ramazanit, qi me ja nisë: dy [2] muj shkojnë, i treti Ramazan ôsht, po. Qata jon’ mujtë e m’dhaj: dy muj para Ramazanit janë mujtë e m’dhaj: muji Rexhep, muji Shaban, ky ô muji Ramazan. Rên i kum ninue tri [3] vjet. 

AS: Gjyshi jêm e ka emrin Rexhep, a vllaznija vet, njani e ka Shaban; njani Ramadan – ja kanë lânë emrin se kanë lé qeshtu, n’qita tre [3] muj.

KV: Qe, qe... Shaban, Ramazan.

AS: Ramadan edhe Rexhep.

KV: Rexhep... po, po. Une ni motër e kum pasë n’Turki, e i ka, pesë [5] djem i ka ajo... motra u dekë, a di, veç qi ô... aj djali vet i madhi i ka tre [3] djem. Ma i madhi Ramazan emrin e ka: i madhi Ramazan, i dyti Orhan, i treti s’e di qysh e pat, veç i ka atâ Ramazan emnin. Eee, valla... Une i kom ninue qata, tri [3] vjet rên i kom ninue ka tri [3] muj... si ja nissha, muji Rexhep, muji Shaban, muji Ramazan... I kom ninue qato. E, sod jo, sod jom metë. Ohaaa, shka me bâ…? Shka me bâ, moj çikë... Ohaaa...

AS: Nist’ e tri [23] vjet je martu, a po?

KV: Nizet e tri vjet [23], po.

AS: A vetë s’ke dashtë ma herët, a qashtu... 

KV: Jooo, bi, kush e ka përmenë, se ato...

AS: Se përpara ma t’reja jeni martu... 

KV: Po, jon’ martu t’reja e t’vjetra, qysh... nizet e tri [23] vjet jom martue, qat’herë m’kanë lypë, qat’herë m’kanë zanë, po. Jooo!

AS: A e keni pasë me rên, me v’llazni e me motra?

KV: Motrat jon’ kânë te dyja ma t’parat, tàna u kânë ni vlla, tàna jom kânë une, tanaj katër [4] vllazni mas meje jon’ kânë, t’katrit... t’pestit jon’ dekë. Po. Edhe motrat jon’ dekë, qajo n’Turki u dekë ma moti; tjetra u kânë n’Prishtinë; une n’Gillan.  

AS: E tash, çka po han? Qi po thu ‘s’e ha zejtinin’? 

KV: Po shka po han, oj nane... qeshtu, m’gatuejn çikat, m’gatujnë ni laknurë, a ni çorbë, a ni... qysh t’asihin ma gatujnë, ma lanë.

AS: E çorbat, me tlyn, edhe ato krejt, a?

KV: Po, po, po, po, qaty ma marojnë edhe atë çorbë a oriz a shka t’marojnë, qaty ma marojnë me tlyen. Vet tòni gatuejnë, me zejtin a me shka... gatujnë. Eee be nâne, lutu, mos u plaksh, pleqnia boll e keqe tek ôsht’ – ma e keqe se pleqnia, s’paska. Pleqnia me te tònat po t’lâka: me nie jo, me pa jo, me takat jo, me... veç, sha kie me bâ… s’kie shka bon... pa u plakë s’paske çare, s’paske çare. Nêna jote qysh ô? A ô mirë ajo?

AS: Mirë ôsht edhe ajo.

KV: A ka mjellë naj bashçe, a naj..?

AS: Jo, jo, kurgjo, se... Ti, kur je martu, a ke bâ dasëm?

KV: Pooo, qysh jooo. Darsum kanë bâ, me tupan e me krejt ô kânë, me kerr, me gjâ, kerri me gjâ, m’kanë pa’ marrë, ô kanë...

AS: Sa ditë ka zgatë?

KV: A?

AS: Sa ditë ka zgatë?

KV: Po ka zgatë, ato… t’hanën ja kom nisë me kajtë, ma kanë qitë shaminë, kom kajtë t’hanën, t’martën, t’mërkurën, t’ejtën jom martue, po, t’ejten jum martue.

AS: E çfarë kangë knojshin qi kajshe ti? A e din naj kangë?

KV: A?

AS: Naj kangë, a t’kujtohet?

KV: Oj nâne, po’ i kom harrue, çika jeme, i kum harrue se qysh e knojshin... Qysh s’knojshin: turli kajke k’nojke, turli... t’u mledhshin shka ô çikë, sha ô grue, s’i nxake soba, s’i nxake, kah knojshin kur ta ngjitshin kanen... po’ qe, i kom harrue krejt. Eee, mori çika jeme!

AS: Tri...dy-tri [2-3] ditë ke kajtë a?

KV: Tri [3] ditë: t’hanen, t’ejtën. T’hanën , t’martën, t’mërkurën – t’ejten shkova. Po, tri [3] ditë kom kajtë, ni ditë, tanaj sod mô ja kom nisë me kajtë, t’nesrit t’qitshin nëpër shpija, dalshum, shpi për shpi jemi dalë n’atë mahallën tonë... T’nesrit tanaj ardhshin gratë, t’mërkurën dita çeizit, sot, e shtrishum atë çeiz shka ish aty, copa t’leshta, kishe jan a qilim, t’marum i qitsha n’oborr, i kapsha n’strehë, i pashin; ato tjerat n’sobë, e mush’she sobën rreth-m’rreth kmisha, çerapa, pshallakë, shamija... i kshyrshin. Ehhh, mori nânë, mori nânë. Shka me bâ, o djali jem...

AS: A t’kanë martu larg, a?

KV: Larg? A je martu larg?

Jo, nuk ô kanë fort larg, veç ô kanë dimni, a di, kur jom martue une ka pasë borë. I rake n’t’sjellun valla bukur, veç kerri me gjâ, me... nja dy- tri [2-3] veta ardhshin me atë kerr, edhe une çka hisha, menxi nejsha n’atë kerr ungjë. Qashtu u kânë k’tyneherë. 

AS: Tani, kur, te t’tutë, kur je shku?

KV: Jom shkue n’krye dy jave, dy [2] javë, as s’kom pa, as s’kom ni, as s’kum... kry’ dy jave erdh baba me nja tre-katër [3-4] vetë, me kali, me... erdh hongër sillë... hypa n’kali, haaajt, shkova me tâ, shkova me bâbën anéna.

AS: Sa ditë rrishe te t’tutë?

KV: Tàna ni [1] javë ditë, krye t’javës erdhën e m’murrën. Edhe k’ta ishin mledhë nja pesë [5] a gjashtë [6], e burri, erdhën e m’murrën, po. Apet hypa n’kali, m’murrën me veti. 

AS: Qashtu, çdo dy javë je shku, a?

KV: Jooo, tanaj qysh... ashtu mô nuk shkon: ja shkon ma vonë, ja... veç dy [2] javë ditë, ma s’pari nejta. Po.  

AS: A ke ditë me gatu?

KV: Pooo, qysh jo. Kom pa’ gatu te nana, a di, i nimojsha nân’s, e msume jom kânë, për maxhe s’kanë mujtë me ma qitë kamën kërkush. Po. Vetë kom gatue, vetë kom t’hollue, vetë kom s’... S’ju ka ra me m’msue kurkush hiç. Ohaaa! Jo, o djali jem, jo. Po’ qi pò u plak’ka njeri n’dakik, e po shkojka, e po...

AS: E kur ardhke koha me lindë, a ke qillu najherë vetë n’shpi?

KV: Kom qillue valla... njo e kum pa’ bâ qyqe kalldon, vetun, pasha Zotin. Qyqe vetën e kum bâ, trrap u çova e ja preva kthizën, e ja lidha e... u vesha niherë vetë, u shtrëngova e u p’shtolla, e lajta, e lidha...

AS: Çka ôsht herveti?

KV: A?

AS: Çka ôsht herveti? Qi po thu veshen... 

KV: Çka veshe? 

AS: Po.

KV: Po’ u pshtolla une, do... vnova harrnica, vnova... vesha do tesha ma t’qasaj pune qi jon’. E, e lava, e lidha, e ndreqa, e dola e derdha atë koritë jashtë, e u ktheva, rashë me atë bebën aty, trrak. Kur erdhën, m’gjetën: çikë edhe ajo...

AS: A t’thojshin najsen?

KV: Jo, s’kanë pasë shka me m’thânë... ju dhimshna, a di, boll, edhe atyne, po’ s’kishin shka me m’bâ... tetë çika, shtirë ôsht.

AS: Sa ke nejtë ratë masi ke lindë?

KV: Po’ nja dy-tri [2-3] ditë, nja dy-tri ditë nejsha qaty edhe... Po i kum pasë t’urtë valla, kurrë s’jon’ kânë... s’um kanë nxjerrë problem, a... me kajtë, a me... jon’ kânë t’urtë shumë. Veç qi, m’ardhke, a di, veç çika e çika... a sot, n’dorë t’tyne jom.

AS: Kur t’keni bâ djalin, a jeni gzu?

KV: Kukuuu! Qaty e di qi e kum pasë do gzim, qaty qi ma ka falë Zoti. Tani, edhe atâ bile me ni çikë ma fali Zoti, po’ mèsi ish djali, për çikë apet... E qat’ gzim e di qi e kum pasë n’jetë tême. Eh mori nânë, mori nânë. Sod, mas pesthetë [50] vjete ju murrën kamtë, s’munet mu çu aj n’kamë vetë, me dekë. Eeeh!

AS: A s’je shku ti asniherë n’Zvicërr a?

KV: A?

AS: A nuk je shku asniherë, jashtë a?

KV: Jo moj, qysh... dajm m’ka marrë n’Zvicërr, tej qi i kum bâ tetthetë [80] vjet. Kur i bâna tetthetë [80] vjet, s’u m’ka marrë mo... s’ka guxojtë, s’um kanë lânë mo me shkue.

AS: Pse?

KV: Jooo, tetthetë [80] vjet kjo: pse me ardhë me dekë khâ? Ne t’rrin n’vên t’vet. Jooo, m’ka marrë n’Zvicër, gjashtë [6] herë m’ka marrë n’Zvicërr, jom shku, kom nejtë ka tre [3] muj. Kur i bâna tetthetë [80] vjet, tha “Ja’a, kjo n’Zvicërr s’guxon me ardhë mô...”, e mô s’jom kânë. Jo oj nâne. Ohaaa... La ilahi ilollah, muhamed resulullah...

AS: As mu falë s’mun a?

KV: Qat ditë qi t’pastrohna, qat ditë qi t’pastrohna marrë abdes sa jam aty n’ujë, tana s’un’ lakohna me marë abdes as... ja’a, qat dite falna.

AS: Përpara a je falë?

KV: Po, jom falë kèshe, po vonë ja kom nisë, oj nâne, se jom kânë me f’mi e me kallabllak. Veç jom falë, s’e kum lânë namazin kurrë. E qetashti jo, qetasht jo, oj nâne valla. Eeeh, mori nânë, mori nânë. Po falet nêna?

AS: Po.

KV: Lumja ajo, lumja.

AS: Po’ edhe ajo, tash s’un po bje’ n’tokë... ni karrikë pe merr, edhe qaty po falet.  

KV: Po, edhe une, k’shtu s’muj... edhe une me karrikë falna. 

AS: Se k’shtu po, për ditë falet ajo, po’ n’karrikë, se s’po munet, pej reumës.

KV: Po’ shyqyr oj nâne. Ani, falu qysh t’dush, veç shyqyr. Jo valla.

AS: Masi je ardhë n’Gilan k’tu, a keni mjellë bashçe mâ?

KV: Bashçe qetu... qajo bari qi ke e mjelltë, qaty e mjellshum. Jo’ do kepë, jo’... ni dishka- dishka, tanaj kur e pâsha qi s’po muj mo me punue, e moll bari, mo s’kemi mjellë. Po’ jo, oj nânë... po’ kujna mi ja mjellë? Edhe si une me mujtë, mo s’kom kujna ja mjell. E, bari e ka mjellë, çikat e kositin: herë Elmazja, herë Elfeti, kur t’vinë e kositin. 

AS: Ani, falemnderit shumë se nashta...

KV: Oh mori nâne, po’ s’po muj kurgjo me t’kallxue, o dajli jem...

AS: Pe sho’ qi je lodhë...

KV: Veç, ani, ani, faleminer!