Limon Maloku

Intervistuar nga: Anduena Halilaj

Eh, për çka maj prej si jom bâ me ditë, ni troh knaqsie di... poplli shqiptar sa u kânë Shqipnia, tri [3] vjet. Qi u kânë Shqipnia shtet

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

29.04.2018

Lokacioni i intervistës

Prishtinë

Vendi i lindjës

Glloçicë

Tranksriptimi

LM: Limon Maloku. Eh, për çka maj prej si jom bâ me ditë, ni troh knaqsie di... poplli shqiptar sa u kânë Shqipnia, tri [3] vjet. Qi u kânë Shqipnia shtet. Qaty kem pasë knaqsi, e die. Qi hinë qita shki, a partizon, qysh ju thojshin…

AH: Ëhë…

LM: Na kanë djegë, kanë vra gjinen, i kanë burgosë tjert. Knaqsi s’kem ditë kurrë pej tyne, teri u çu qikjo UÇK-ja n’kamë. Pak, ni troh, e na knelli ni troh, jena bâ ma t’fortë se qi jena kânë. Eh... Se perpara asnjâ. N’koftë kânë njâ i zoti, u dalë neper mal, u dal kaçak tej e kanë nxanë e kanë vra...pa u dorzu, e qiso sene. Knaqsi, qato i dimë. Edhe qitash, qitash qi jem, nuk osht keq te na. Njerzit sa kem mujtë, poplli jonë, edhe une si shqiptar, qata thmi qi i ka pasë i ka çu sa ka mujtë n’shkollë, i kem shkollu, i kemi çu. Gjithkush, kush u shku n’Gjermani, u mundu mi ndihmu familjes t’vet. I ka nimu familjes, i ka shkollu thminë. Besa edhe u qellu me vllazen, e vllazen e t’atij, t’atij. Jena n’kamë ni troh qitash pej, pej, pej qisaj. E tash edhe ni, ni ma e mirë dul, qi e dha jetën Adem Jashari. Edhe e ngriti zanin. U çu qikjo UÇK-ja – le t’thojnë çka t’dojnë – se mos mu pasë çu qikjo n’kamë, kurrë rahat s’ishum bâ. Le t’thotë kush don, politikaj e kush do le t’thotë. Zotì e ai e zdriti: çka koftë e mirë raftë n’ata. Nizet e dy [22] antarë i ka dhânë. I ka dhânë me, me vetdije. Nuk i ka dhânë pahiri ai. Edhe sot (nuk kuptohet). Eh, qitâ e dimë. Mirë qitash nuk e kem, as nuk e kem keq qitash. Se prej shkive, sa u kânë Tita, qi u kanë qaj, vallahi shqiptartë si ka vy, as gjumi si gjumë s’e ka bâ pej tij. Jà ja ka ngjitë ni bisht, e ka marrë n’burg; ja e ka çu dikun. Veç t’koftë kânë mi ra n’dy gujt atij. Se shqiptartë kanë vujt: i pari i mrami n’shkollë n’koftë shku, “Ti je i familjes rokcionar” i kanë thânë. S’ka guxoftë... qishtu u kânë. Kem vujt gjithmonë pej shkaut. Kem vujt. Na i kanë marrë at’here edhe, edhe tokat. Dej qitash tokat... i ke pasë përmi dhetë [10] hekter, ti ka marrë, ti ka marrë ato. Qishtu zollum kem pasë gjithë. U bâ qitash rinia, u shkollun djemtë, u shkollun ato. Me dije koftë, ni troh kem fitu qitash. Edhe kem nisë edhe para lufte, po’ edhe qitash n’luftë, qikjo luftë. Une e di qi ma mirë kurrë s’kem fitu, pej kohës t’Shqipnisë, se qikjo ushtri qi u çu. Po hala kjo e shkreta... se kjo duhet me dalë n’skenë, me dalë pernime. Shtet pa ushtarë nuk ka. Nuk munet me thânë ‘jem shtet’ kur s’e ki qi ta runë natën e ditën kufinin. Eh, jom shumë i knaqun. Bile jom i lidhun me kusht me ni djalë vllaut, thojke ‘kur i qesin’. Tu majt ymyd sot... (qesh)

AH: (Qesh)

LM: Po m’thirrë n’telefon, “A i keni gati me’j qitë?” – tha.

AH: Na halâ.

LM: (qesh) Halâ jo. Tha, “Ani, a don me mi dhânë...” tha, “100 dollarë ti mu?”, se unë ja lypsha. Fitova. Nimê përditë thojshin: “Pi qesim”, “Qitash pi qesum”. Halâ... veç, mi qitë, kem mi qitë. Edhe shkavin, e kem hjekë shkavin. E ka hjekë ushtria çlirimtare edhe gjithë shqiptartë e kanë hjekë. Se nuk o, nuk o veç ushtria – rob e thmi kanë nêj naper male. Nuk po t’thom qi kom hjekë qishtu, po qe, kjo qika e din, qatje i kem do livadhe. Muj me thânë pesë [5] copë katune ardhshin aty, se midis mali qi ni [1] hekter jon. Qatu t’shkretit zishin, qatu honkshin, qatu pishin. Qi ça ka bâ ky n’neve... Veç na nuk jem burra t’mirë. Apet rrimë me shki. Se pasha Zote, ai qi ka mên qatje, mos paç çka mi bâ, maja rrotën, mos fol me tô. Vallahi qaty, me qit ushtrie, me qito qi i kem, jom i knaqun. Po duhet me ra, mos me vjedhë pak fort shpinë tane. Si kur ta vidhsh shpinë tane, s’ka bereqet. Mos me marrë, dikush me pasë shumë, e dikush hiç. Osht, vet puna t’kallxon, s’ka bereqet, s’ka nder. Se ti n’shpi tane munesh me vjedhë çka dush, munesh me vjedhë atââ e atââ e... Eh, tjetër s’di çka me t’thânë, veç qikjo ushtri e n’kry me Adem Jasharin e me shoktë e tij ka jon’ na kanë pru qit troh liri. Nuk u’ troh po’ boll ô, po. Une i thom ‘troh’, halâ. M’u kânë sa duhet, qysh duhet... Qishtu, tjetër s’di çka t’thom.

AH: E ku ke lindë ti?

LM: Kom lindë n’Glloçicë, n’fshat.

AH: N’cilin vit?

LM: 36-tën, 36-tën (nuk kuptohet).

AH: E sa keni jetu atje?

LM: Deri qitash n’qit luftë. Dej qitash nizet [20] vjet.

AH: Me çka je marrë kur je kânë atje?

LM: Jom marrë… bujk. I kemi kqyrë gjânë. Valla as, as bujk i mirë s’jom kânë. Jom kânë puntor i keq (qesh). Veç ni vlla punojke ma fort, qashtu edhe une sa mujsha. Po’ shkova tani n’gurbet, e kom pasë rrogën e mirë n’Gjermoni. Tani u bânë thmija e mi, e t’atij... Ni vlla e kom pasën, vllau ma i madhi, ni djalë e ka pasë lânë katër [4] mujsh. Profesor i gjuhës edhe ai. Bashkë jena kânë teri qitash, qi, qi krisi lufta, k’tu edhe kjo çika e din. Jena kânë ni shpi, po tash s’patum çare: dikush anej; dikush knej. Une, bojke vaki dy-tre [2-3] muj nepër male ishim, grunë tâme s’e kom pa dy [2] herë, se hupën t’shkretit... se vallahi kanë hjekë, ndaq thuj gru a thmi... Veç Zoti e di qysh kanë hjekë ky popull. Qishtu, kur jom shku n’Gjermoni, i kom qitë letrat. I qitshin at’here me shku. Jom shku, vallahi, u kânë ni Shaban Basha n’Pejë. Ai ka pasë jarani me pleqtë tonë. Kur jem shku, shkau m’tha, tha “Ti s’i ke qitë hiç”. Ma kish pas likfiderue. Pasha qit ditë t’sotit veç m’ka kqyrë Shaban Basha, veç e ka marrë i ka thâne ni çike: “Thuj ti ‘36 jom i lindën’”. Ai e shkrujti 37-tën. “Merre qitanë...” thanë, me shku me ma pru ni pasosh n’emën têm. Aj unë s’e niva krejt k’shtu qi tha…

AH: Po.

LM: Edhe ma ka thirrë qat djalin e vllaut qi e kom n’Amerikë, n’shkollë, tu dhânë msim. Ka dhânë n’Leçan ai. Thotë, “Thuj ‘nesër hajde mere pasoshin’”. E jom shku si me shku tinëz. Ma i ri ni vit, e jom shku. Toni nom, ma dha Zoti, qillova mirë, (nuk kuptohet) kom punu. Pasha ni zot edhe keq s’kom hjekën. Qe edhe, edhe shkitë qitash s’m’ram, qaq fort s’guxojshin me bâ zâ se edhe poplli shqiptar u shkullue, u rritë. Qishtu, sa kem mujtë. Jo se edhe unë, po’ çdonjani që u dalë jashtë i ka nimu familjes vet. Edhe ka pa hajr edhe dikush k’tu, kush u kânë. Pse jo’ ka gjetë argatin, jo qiso senesh.

AH: E çka ke punu atje n’Gjermani?

LM: Kum punu ni seperacion, kum punu punë krahu qi i thojnë…

AH: Po…

LM: Kom punu dy [2] vjet. Vallahi tetëmdhetë [18] firma m’kanë qitë se s’mujsha me punu ma shumë (qesh).

AH: Pse?

LM: Se, se po lypke gjermani shumë me punu. S’mujsha. Po mu m’ka pshtu zoti qi Nimon Haxhia, Iset Terpeza – k’ta çka janë kânë emigranta – ata janë kânë  jarana, nejshin ni kafe aty. As s’ka radije n’Munhen, veç me bô biseda edhe n’tavolinë. Edhe jo me merzitë atë njerin atje, me folë t’madhe.

AH: Ëhë…

LM: Eh, n’pikë t’dit’s m’thirrshin, unë fill te Syla, shkojsha. U kânë emigrant ai. Ka nej katërdhetë [40]. Ni djalë e ka lânë dy [2] vjeç. Kallxojke e shoqja, tha “Ma bânë shkitë qishtu”. Borën, tha “Pushkën, qikjo ki me bâ batare. Prej mrazi m’diq djali 2 vjeç”, kallxojke. Qat djalë e ka pasë. Eh, nejsha me tô. Ta hiqke mërzinë, e... Tani ma gjet ni ven n’seperacion, kom punu nizet e pesë [25] vjet. Atu edhe u kânë rroga e mirë, veç 12 orë n’ditë kom punu.

AH: E, çfarë pune ke bâ?

LM: Aty jom kânë kapi. N’kapi, n’derë.

AH: Po…

LM: E u duftë, qi je ardhë me lypë, për shembull ti, sikur me ta jep ky, zinet qitu, qashtu.

AH: Aha.

LM: (Nuk kuptohet) As k’tu s’e kom pasë. E kom pasë dymdhetë [12] orë. E kom pasë sillën, kaftjallin. Eh, kaftjallin edhe n’3 t’ditës ni kafe. Po sillën e kom pasë pa pare. Se s’i punojke kush dymdhetë [12] orë. Gjermani kish qef me shku n’akshom, te familja e vet. Ata e kanë pasë ni, ni, ni dhomë 3 me 3. Pa pare, pa… Aty kum, aty kum fitu, aty kum marrë. Kurrë mos e huptë zoti at’ gjermon. Se mu m’ka bâ mirë. Edhe jo sall mue, sidomos shqiptarve na ka bâ mirë, na ka bâ. Kem punu aty. E marrsha rrogën. Pasha Zotin, shpeshherë, u kânë nja i vjetër, thojke, e dike qi na jem kânë bashkë, n’kallabllak. E ma bojke “Ujn, ujn, ujn” se s’m’thojke ‘Limon’ (kollitet): “Ty t’vyn paret, se tash çilet shkolla, i ki fminë tutë e t’vllavit”. E dike ai qi bashkë jem. 

AH: Po.

LM: “Hâ” thojke, qi mi dhake dy mij [2000] mark, tre mij [3000] mark. Po’ une e kisha rrogën, i marrsha rrogën, tej katër mi [4000] mark kom marrë rrogën. Eh, qishtu jena bâ idare. Me vllazën e me qat familje qi jena kânë. Na tri [3] hise jena kânë teri qi ka krisë qitash lufta. Vallahi katër [4] djem i ka pasë vllavi, qe – e din kjo çika – 4-rit me fakulltet. Edhe une i kom tre [3]. Qiky e ka qitâ për maqina t’râna. Ai tjetri… Agroni, ata… Beka e ka pasë qitâ Edukatë Fizike a çka i thoni.

AH: Ëhë…

LM: Edhe ai djali i vllaut që ka pas lindë jetim katër [4] mujsh, Gjuhën Shqipe – profesor i gjuhës. Edhe djalë i mirë e tòna. Tash, shyqyr i ka thminë, i ka. Deri qitash qi krisi qikjo lufta, bashkë jena kânë ni shpi. Qysh kem jetu – mirë e keq, kem jetu bashkë ni shpi. Kem pasë mobilizim, pasha Zote po. Bômë shpija, bômë tòna senet. Qashtu, idare. Eh tjetër, s’di çka t’thom.

AH: E me kon je kânë n’Gjermani ti?

LM: Une jom kânë veç vetun.

AH: E familjen, s’e ke marrë a?

LM: Ja, ja.

AH: Pse?

LM: Poj, nuk i kena marrë at’herë familjen, se me marrë familjen u duftë me marrë banesën, e po duhet ato... E çka me bâ k’ta khâ? – mi hanger krejt paret me gru: kjo s’e kish lâ asnjâ (qesh). 

AH: (qesh) E ku jetojshe atje n’Gjermani? N’banesë me qira, a?

LM: Po. Jo, jo na shtike me…ajo e firmës u kânë. Une t’thashë: unë kom punu orë... s’kom... s’e kom pagu. Se pagujnë hallki, po. Edhe me t’shti me pagu, t’ka shti dyqin [200] euro, niqin [100] euro. S’u kânë banesë ajo. Eh, qishtu.

AH: E, a ka pasë shqiptarë shumë atje n’Gjermani, tu punu?

LM: Boll. Boll vallahi ka pasë. Se dul nifarë ligji edhe pshtu Zoti i ka pasë shqiptart. Shkun mirë, shkun aty. Po pi katuni jena kânë nja dhetë [10] a dymdhetë [12] jena kânë. Edhe katun i vogël. Malokt qaty, veç, jena kânë. Edhe valla, s’o njô qi s’i ka nimu shpisë t’vet.

AH: Jo a?

LM: Tânë i kanë nimu. Pasha Zotin, gjithsecili sa ka mujtë. Tash nuk munesh me ju nimu kur ti e ki rrogën ma t’madhe. Unë ma t’vogël, s’muj sa ti. Po qato çka i kanë pasë, qi i kena pasë, i kena nimu shpisë. As ça kom mujtë, si unë si ai tjetri. Qishtu. Pasha Zoten, Zoti qi o njâ, tjetër sen s’di çka t’thom... veç, u ra qaj troh gyrbet, e na ka dhânë kamtë ni trohë. Qi shkun poplli jashtë. N’Gjermoni, e anej. Se na at’here... s’e ka marrë kush familjen me veti. Rrallë, nuk e di najâ... Qishtu.

AH: E, a folshit ju me shqiptarë mes veti? A u bojshit bashkë najherë?

LM: Qysh... gjithë bashkë nejshum. Edhe n’sipërmarrje shkojshum bashkë. Nepër kafe shqiptartë, na gjithë kem nêj bashkë shqiptartë. Klubi u kânë, i shqiptarve. E kem pasë…

AH: Çfarë klubi?

LM: Klubi qi, qi vijnë rinia. Klubi, a qysh i thojnë?

AH: Po…

LM: Eh, unë kom nêj n’Mynhen, po’ gjithkun ka pasë: n’çdo qytet ka pasë, klubi shqiptar u kâ. Eh, s’kem nêj na me k’ta t’huj, as me turq, as me shki, as... Nuk di kush ka nêj me ta. Bilum, na atje, i kena pasë bukur mërzi. Kerkush, asni shqiptar, nuk osht që u kënë n’klub tyne me nêj, me pi kafe, a. Gjithkush n’vetën.

AH: E tani, kur u ktheve n’Kosovë?

LM: U ktheva qitash n’luftë. Erdha edhe u vesha ushtar. 

AH: E qysh vendose me ardhë n’Kosovë?

LM: E ça me... për kon me punu, hajt? K’tu u bojke luftë, u vrajshi. U vrajtën dy djemtë e vllaut, m’u vra çika, m’u vranë tânë. E, për kon me punu? (nuk kuptohet). As s’e kom pytën grunë, as djalin, as kon. Se s’kisha tjetër derë. Ja’ me ardhë qitu; ja’ veç, veç me lu mêq. At’ ditë, e sot, ushtar jom, e invalid i luftës, jom plagu qitu. Edhe marr, katërqin [400] euro marr pensionin invalidor, e marr. Tonat i kom pa pare, mjekun e, ushtimin, e. Tonat i kom pa pare. Qitu n’Pejë i hypi trenit, ndaq kurrë mos mi zhdrypë, s’um thotë kush (qesh). Jo, jo, i kem do sêne.

AH: E n’çfarë kohe je ardhë ti n’Kosovë – n’cilin vit?

LM: Jom ardhë n’98-tën, kur u nisë…

AH: Kur u nisë lufta a?

LM: Po pra. Po, unë jom ardhë. Kur jom ardhë, qi jom ardhë për vit t’ri, mâ s’jom kthy anej. Jo, jo, jom lajmru n’shoqatë.

AH: Çfarë shoqate?

LM: Ushtarake. Qishtu, t’ushtrisë.

AH: Po…

LM: Kom – kompani. Kush u kânë krysor, jom shkue. E jena kanë n’Prekaz. Adem Jashari tha, “Tash”, tha, “duhet me shku gjithkush n’venin e vet. Kon ki ma ngat shpisë tâne, te qaj”. Thashë, “Jo’lla, mu po m’raka ma ngat Mujë Krasniqi, i Qabiqit”. Thashë, “unë po shkoj”. Tha “hajt” . Hajt se te Ademi krejt jem kânë (nuk kuptohet). Nuk e kanë pasë ata me thânë ‘jo k’shtu’; ‘jo k’shtu’. Komplet me vetdije e kanë ditë qi i gjânë qajohja.

AH: Jashart a?

LM: Po qysh s’e kanë ditën. Krejt Jugosllavia.

AH: E pse e kanë ditë?

LM: Pse e ka ditë, se kùnra tyne u kâ.

AH: Po’ a janë kânë edhe k’ta komandantë tjerë kùndra tyne?

LM: Po’ jonë kanë edhe k’ta, po’ do pak ma shkojnë, ma skêjev. Mâ nuk i kanë ra sikur Adem Jashari. Sikur Adem Jashari, munesh me thânë veç Skenderbeg n’koftë kânë. Me bâbë, me krejt, tânë qaty. Aty kom shku shpesh unë. Na edhe përpara me Rifatin atje jena kanë t’ngjofshum.

AH: Ku?

LM: N’Gjermoni. Atje shtunë, dille, kena nejtë. K’shtu, kur kem pasë kohë. Po, po, ajo familje osht e shejtë. Jo sall për mu: për gjithkan qi e di veten shqiptar, ajo o’ e shejtë. Pardje kesh, ai Bekimi s’di ku ish kânë. “Mixha Limon”, tha, “pritum” tha, “se nja 2 orë s’un vij”. Po njanin e pata me kerr, kerri i tij ish (qesh).

AH: Po…

LM: Pritum dy [2] orë, kur po thotë, “Vallahi, edhe pak vonohna”. Ai tha, “Valla unë s’pres, duhet me ecë”. S’un e prita. Se u bâ krytar…

AH: Po…

LM: Jom shku ja kom bâ perhajr. Eh, edhe qitij Ramiz Lladrovcit ja kom bâ përhajr qi ô n’Drenas. Krytar osht. Fehminë e kom ngjoftë mirë. Fehmija ka banu ni kohë qishtu, ni stenë nërmjet, Beka u kânë qaj djali jem me gru, edhe ai u kânë me gru, me Xhevën. E, se ajo firma i ka pasë sobasi batallhane (nuk kuptohet). E tani me t’ngjofshum, n’mujshin, e lake gjermani. Se u nis lufta. Eh Fehmia, si Fehmi Lladrovci. Ka pasë t’mirë, Mujë Krasniq, e k’si, vallahi, po’ shkun t’shkretit. Ehhh. Po Adem Jashari, se ai, Shaban Jashari, Shaban Jashari vet e kom ni tu thânë “mu demtu, demtohum, po t’jetë kush t’jetë”. Shkun t’vet. Pasha Zotën tri [3] sobë kur i ka kthy bukë qaty. Me, me pirun t’vetin, se Rifati ka punu n’Gjermani. Gjithë ka punu, si unë, tridhet [30] vjet, qishtu. Eh, ai e ka pasë hakikat. Shumëkush e kanë pasën. Merru me ‘kapak’ e ‘me gjysa’ e me ‘m’tha’ e ‘m’thashë’, po sikur ata komplet jonë kâ. Ndash Shabani, ndash Rifati, ndash Ademi, ndash Hamzën, ndash cilin dush. Bilëm, ni herë shkun mu lajmru, ata qillun mysafirë. Po m’thotë Shabani, thotë “Ti mos luj hiç. Ti rri qitu”. Pse une ‘kishe po dal edhe une’, a din. Thashë “Po dal…”

AH: Po.

LM: Thotë “Ja, ja, ti e unë qitu dojmë me nêj”. Qatu t’kallxojnë trimat... shkum, kur pritën pej qi i thirrëm me orë, a din. Kur u kthyn, asnja nuk tha, se u nijshin qi qitshin. Na n’kullë t’Shabanit nejshum. Bile na dy nejtum. Tha, as nuk tha ‘qitâ qishtu a bâna, unë qishtu” – asnja. Hamza ka rrokë ni kangë, u kânë k’shtu artist i mirë me knu. Tha “do me rrokë”, tha. Hem k’tu Shaban, hem bâbë. Tha “Rroke, po qysh mos me rrokë kit’ kangë”. E rroki kangën. Qishtu edhe nâna e tyne ardhke kanihere, nejke ajo halla aty. Po, e kom pa edhe atâ. Pesë [5] herë. A e ke pa te dera aty? A je kânë najherë?

AH: Po…

LM: Eh, dy [2] qi dokën aty... E shtike tepsinë e bukë, kah dhetë [10] bukë. Knej edhe anej jon’ kânë. Piqshin bukë ato dy gratë. Ni tepsi e shtike knej; njo knej. E dilshin, pernihere dalshin dhetë [10] bukë t’pjekne. Pasha Zoten, me bukë t’vetën na kanë dhânë bukë. E di niherë, Shabani thotë, “Dy mij [2000] mark mi ka çu Rifati, e kom ble ni kâ n’Mitrovicë..” E kanë çu, se vet s’ka guxoftë. “E kom çu...” tha “ni kojshi me ble.” Po ai edhe…

AH: E pse s’guxojke ai me dalë?

LM: Pi’ shkive, bac.

AH: A gjithë i kânë...?

LM: Po’ qysh jo, se ata n’sy jon’ kânë gjithë.

AH: Po…

LM: Po’ ata at’herë, kur po thom unë, at’herë s’ke pa me juniforma: ata jon’ kânë me juniformë. Ata janë kâ me juniformë. Nuk jon’ kanë civilë qishtu.

AH: E ku e ke marrë uniformen?

LM: Ata ma kanë dhâ.

AH: Kush?

LM: Ushtria. Qita qi i kem.

AH: E armtë kush shkojshin mi marrë?

LM: Armët kanë shku, kush s’ka pasë, qi ka mujtë. Unë s’jom shku, [nuk kuptohet], po’ unë i kom pasë t’mijat. Njâ ja kom dhâ Shaqes, nja tjetrit, e... Se kom pasë une, qashtu.

AH: Po…

LM: Nejse s’ô nevoja me thânë... Po’ edhe qat armè, – qi jo unë – po’ qat armè qi ja ke dhânë njerit, e ka majtë. S’ke pasë drejtë mô m’i thâ “Ama, se u kânë e jemja” apo dishka.

AH: Jo, a?

LM: E ka marrë, e ka zotnu. Jo, jo. Jo valla, me thâ “u kânë e jemja” apo “e kom ble” atu mô... Eh, veç me gju; me thâ “valla s’po du me nêj ushtar”: “Bire armen, e shko ka’ dush”. Ligj u kânë qashtu. Se qi e ke marrë armen, e marrë armen n’krah, s’ka drejtë. Aja e jotja.

AH: Ëhë. E, sulmet kur i bojshit, qysh i organizojshit?

LM: Ata komandantat. Se u dalke pej qituhit e qitu (nuk kuptohet). Kur ardhshin shkitë, i gjujshum. Gjujshin edhe ata. Edhe ata u damtojshin vallahin.

AH: Serbt, a?

LM: Po bre vallahin, qysh jo. Jon’ demtu vallahi, fort, se jo’ pak, se jon’ demtu. Na ngjehë s’i kem, veç edhe ata janë dëmtu. Qysh jo more... po. Pej Mitrovice – e di, qitu n’Kievë – e tej gryka e Llapushnikut, njana anë krejt u mushke UÇK. Edhe qitshin. Kon’ te merr, e merr. Jo, jo, jo, jo nuk kanë... Po t’thom, për mu, shqiptartë jon’ tregu trima, se ai ka pasë tenka, ai ka pasë top, ai i ka pasë tana. E na me, me kalashnikova, me automat... me qato, po’ shqiptartë jon’ tregu. E mos me pas kânë qaj tregim qi kanë tregu qashtu, vallahi kurrë shkavi s’ish hjekë. Ndaq le t’thojnë politikajt, ndaq kush don le t’thotë, me politikë s’hiqet shkau. Shkau hiqet kur ti kallxon se qitu t’merr plumi. Ndrysh s’ka. A po thojnë tash k’tu Mitrovica k’ta…

AH: Po.

LM: Po thojnë. Vallahi, qi s’koçiten, ta merr, edhe qitu vje’ ta merr. Qi s’koqiten. Ma s’pari krysort. Edhe per çka folet, ajo ja’ dekë; ja’ liri. Ma mirë ô me dekë, se me hupë qishtu. Qishtu. Vrejtje nuk kanë pasë.  Bukë na kanë dhânë, s’muj me thânë. Dimër e verë bukë kem hangër. Ni sillë na kanë zí çka kanë pasë, qysh kanë pasë. Me kompira, pasul, qiso sêne.

AH: Kush i jepke?

LM: Shoqata, ushtria, vet, ato, ata u interesojshin. Ishin gjinja qi zíjshin. Edhe na e kishum ni vên me hanger drekën. E hongshum drekën. Nuk, nuk kom vrejtje, qi me thâ nuk kanë kqyrë për ne. Mas lufte nuk di, se tej n’luftë u kâ shumë ndrysh. Mas lufte, s’di gjâ.

AH: E gra, a kish, qi luftojshin?

LM: Ka pasë çika, qysh jo, ka pasë. Ka pasë gra e çika. Besà ma t’forta se djemtë! Ka pasë, qysh jo. Ka pasë edhe udh’heqse.

AH: Po a?

LM: Po vallai. Ka pasë udh’heqse. E Obrisë u kâ njâ. Aja u kânë e ktyne Beqirve. Sherë e ka pasë emrin. Ai vllau i saj, Veseli, bash nip i bacit Sejdi u kânë. Po u vra, u vra ai. K’ta çka jon’ kâ me shpirt n’fyt, jon’ vra. Po çifti jem pak ma n’skêjt (qesh).

AH: (Qesh).

LM: Po edhe mu m’ka marrë, ka mujtë me m’marrë ma fort.

AH: E pse – qysh u plagose ti?

LM: Qaty de, stamit, udh’s dalun…

AH: N’Llapushnik?

LM: Ja’, k’tu i thojnë Dushicë, Gjuzhicë. Rên Gjyzhicës, nepër katune…

AH: Po…

LM: E jena kânë shumë aty…dikush… ata qitshin, shkijet. Edhe at’ natë tej m’ka çu Halili. A e ke ngjoftë Halilin ti? Eh, mas darke me traktor m’ka çu te Buzhalt atje ni mjek, se s’guxojshin edhe shqiptartë me t’kqyrë, se thojke “ja’, pe kapi pushkën..” (ndërhyrje nga dikush tjetër). Kur jena shku aty, qi um’ hypi djali i vllaut aty, e kena lanën, ai e kish pasë ni ordinancë, qi kqyrin k’ta mjekt t’shtunen, qi kqyrin, privat aty.

AH: Po…

LM: Edhe pi thotë – Frok e ka emrin, i Buzhalve: “Frrok,” tha, “Limani u plagos” tha, “qishtu, qishtu”. Tha “vallahi, nuk guxoj Halil”. Tha “ja, pe kapi pushkën edhe unë, se mu ketu...” tha, “le qi qatu m’bajnë batare…”

AH: Po…

LM: Tha, dikur tha, “vallahi...” tha, “um fal, se nimê mu, aj kama...” – se borë e ftoftë ke: “... m’u bâ kama.” Tha, dikur tha, “hajt, shko bir” (qesh). Ni sanë e kish pasë përpara, “Jo” tha, “qe, mas sane”. E, ai mi ka dhânë ato nekcija, ma ka ly kamën. N’10 sahati t’nat’s. Me ja majtë anej si ma rrotull, se n’Kjevë ishin aty. E, m’tha, “kah i ke ardhun, edhe nesër prâma, bìre n’qit vakt”. E, i tha ky djali vllaut, “Qito nekcione qitu, nuk ka mi ble n’Klinë askun, po n’Drenas kom me shku mi ble”. Se mi ble, ata, ata t’vetshin. Se atu u dishin. Dihen cil’t jon’ t’luftës. Dihen kur t’dhêm diqysh…

AH: Po…

LM: Nuk jon’ t’njejta. Eh qishtu...

AH: Ani, a shkove mi ble atje?

LM: Po, ku – ato barrnat, a?

AH: Po.

LM: Po, po, e ka çu ai djali i vllaut dikon, qysh jo. U kânë... s’di, qi jep nekcija, ka pasë drejtë mu enë…

AH: Po.

LM: Ja ka dhânë paret. Po, po. Po edhe ardhke qikhâ. E kom pasë, a e ngjeh ti Qamilin? Ai u ênke. Ardhke, m’i dhake nekcijat. Edhe, beso, qi kurrë s’e ka ditë qi jom plagosun. Tha, “Çka ki bre baci Limon? Thashë, “Jom ra n’terfurk”.

AH: (Qesh)

LM: (Qesh) Thashë, “Rrshiti...” thashë, “e kom pasë ni farë ferme, ni Demiri i kqyrke, vllavi tij”. Thashë, “E kom pasën,” thashë, “e rrshita, e kom ra n’terfurk”. Pasha Zote, at’here s’u bâ me kallxu qi jom plagos. Se halâ s’u kânë ashiqare.

AH: Po…

LM: Eh qashtu.

AH: E tani, a u çove me luftu apet?

LM: Po, po. Ja, ja. Ja’, e lidhsha kamen. Ja, ja, s’jom nalë. Tek ni ditë a dy jom nalë. Jom nalën, se jo, se e  kom pasë kerrin. Kom pasë kerr at’herë. E, hypsha n’kerr, shkojsha, n’Leçan te asfallti e kem pasë pikën. I rujshum t’juvt. S’ke pasë çka run: si me nejt n’shpi; si me shku atje. E njejta u kânë. Dhimtë ma tepër s’ke pasë, se aty. Jo veç unë, po’ kush u plagos, – veç qi s’ka mujt hiç me lu – se n’pikë u shku. Pa marrë parasysh, u shku. Jo, jo.

AH: E familjen, ku e ke pasë, qat kohë kur luftojshe ti?

LM: N’fshat, teri qi na dogjën qitash, n’fshat. N’Plloçicë.

AH: Po. E, a dishe najsen për ta?

LM: Kajherë kur u enshum, po, kajherë dishum. Rrallë vallahi. Kur i qitën, qi u hoqën prej shpijave, qi dulën n’at’ farë livadhi, n’atâ Gubavci, qi thojnë. N’Gubovc. Aty veç me naj njeri qi i pake, se na s’dishum. Viç e dishum që gjallë janë. Qaq.

AH: Pse – kush ju kallxojke qe jon’ gjallë?

LM: Po’ shkojke dikush. Shkojshin k’si djem t’ri, çifti i Shaqës e k’si.

AH: Po…

LM: (nuk kuptohet) Se ata i vrejshin me hi ner uniformë. Shkojshin. Une për veti nuk jom shku.

AH: Jo a?

LM: Jo vallahi, s’jom shkue aty, te aty me trupru s’jom shku kurrë. A di…

AH: A ka hjekë familja jote?

LM: A ka hjekë?

AH: Prej luftes?

LM: Qysh s’ka hjekë (qesh). Po kush ô ai që s’ka hjekë?! Jo qi ka hjekë... po’ haj bre pashë Zotin. Hjekë... – veç shpirti qi ju ka metë. Shqiptar qi jon’ kânë, qi jon’ kânë n’mal... Po qysh nuk kanë hjekë... A osht lehtë me flejtë sot n’mal? Qe e din, qikjo, se tash po din e, erdh, hishin me hallakatë. Tha ai vllav, dy djem ju kishin vra. Po mujshin mu na vra apet tjerë edhe po m’thotë kjo, thotë “Çu,” tha, “se me bâ me t’gjetë ty k’tu, edhe qita tjert, na qesin fare”. Me, me uniformë, a di?

AH: Po…

LM: Pasha qit ditë sotit. E kom marrë pushkën teposhtë... shi, ujë t’rake. Jom shku midis malit, jom hi n’pyll. Gjumi, thojne ‘gjysë deke”: jom shku jom ra qatje, tej n’sabah. Se me niformë me shku n’familje nuk ke guxoftë. Edhe nuk u kâ e lirë. Se i tarapushkitin, se ata i kqyrshin. A po ênen ushtart, a po… s’u kânë lirë, jo. Qysh kem mujtë, be, e kem çu... As gjarpni nër gur tyne ka hjekë si shqiptart... S’di çka me t’thânë. Nifarë halle thojke ‘Si rahmeti i shkive” (qesh)... eh qishtu.

AH: E sa zgatën luftimet?

LM: Po’ gati dy [2] vjet. Gati dy [2] vjet. 98-tën..

AH: Po…

LM: 99-tën. Krejt kanë nêj tej, tej erdh 2000-shi. Lajti kjo bandën. Po valla, pak mângi qi e ka dy [2] vjet, a gru? (i drejtohet gruas)

AH: Dy [2] vjet, dy [2], qashtu. 

LM: Eh, qashtu. Si afërsisht.

AH: Po. Tani u ktheve te familja?

LM: Po. Qasajde nepër male ishin.

AH: Shpinë ja djegu krejt, lufta, a?

LM: Krejt rrafsh. Vallahi e kom pasë shpinë, se n’Gjermoni, e si për qef e kom maru. Po e bâni rrafsh... (qesh).

AH: E qysh met’ gjallë tani?

LM: Qashtu bre, nepër male, napër... qysh mujshum me metë. Qênqe bre... Qysh ma keq. T’shkretit. Po thmija... qata ma keq. T’gjalltë ish gjithqysh. Metke gjallë edhe, po, ihaaa. Nuk di njeri, nuk di njeri, qi me thânë sante e ka bâ ni gjumë t’mirë... Shpi s’kish. Se na i kem pasë ngat te ata qena. Edhe përpara na jena kânë si gjysë. Kur jon’ hi niherë, na kanë djegë. Kur jon’ hi mas partizont, kur jon’ hi... Edhe tash, qashtu. Shkoi ajo. Eh, qishtu bre bijë… E fotografitë kur m’i ka pru, i kom marrë unë. Veç e kom marrë grunë me veti. 

AH: E çfarë fotografish jon’ kânë ato?

LM: Qysh jon’ kanë t’gjallë, tanë.

AH: T’kujna jon’ kânë ato fotografi?

LM: T’familjes – t’Rifatit, qi jon’ vra, atyne t’vramve. I ka rritë atje n’Gjermoni. (s’kuptohet) I Radishev’s, erdh qitu, tha, “S’kem gjetë njeri” tha, “m’ja dhânë” tha, viç – për mu tha – “Limani” tha, “na’j ka marrë”. E, i thashë grusë “Hajde, ti”. E kjo shkojke anejna asfalltit; une knej për anash. Unë e disha venin, kjo m’kqyrke ka’ po shkojmë, qi mu zatetë aty – ajo shpi qi dojsha m’i çu une. Se ma dhanë emrin ku me shku. Kjo, kjo i ka pasë fotografitë e ktyne krejt: qi edhe me m’nxanë mu, mos me mi gjetë.

AH: Po.

LM: T’hallakatshin, t’i gjajshin. E kur jena avytë ngat, tani, ai djali, qysh um’ kanë thânë, m’ngjofti. “A ke mujtë mixha Limon”?. Thashë, “Po, po, jom ardhë”. Tha “A mujte mirë?” – “Mirë jom ardhë”. Unë kom jaran…

AH: Ëhë…

LM: Për Naim Malokun kanë dashtë me m’bâ batare. Naimi.

AH: Kush u kânë Naimi?

LM: Qiky Naim Maloku, a s’e ngjeh, a?

AH: Jo, kallxomë ti kush u kânë...

LM: Po, Naim Maloku, s’di qysh mi thânë... kusheri e kem (qesh).

AH: Aha. E çka e ka pasë Enver Malokun?

LM: Atâ qi u vra, a?

AH: Po.

LM: Kurgjo.

AH: Jo a?

LM: Jo, atâ s’e kem kurgjo na. Ai, ni Enver e kem k’tu…

AH: Ëhë…

LM: Po’ Enver Maloku, ai u kânë tjetër. As n’fis nuk e kem atâ. A i zoti u kânë edhe ai, se u vra ai.

AH: Po.

LM: Eh. E, m’ka thanën ai, ish kâ shofer i Fadil Hoxhës ai. Tha qiky, tha, “A e din për Naim Malokun?”. Thashë, “Jo valla, unë s’di gjâ, as s’e ngjo’ bile”. Foli keq, i biri qenit. “Qysh s’e din ti” tha, “për Naim Malokun?”. Thashë, – ai djali i Osmanit, bacit Naim – edhe pi thom une, thashë, “O, ni Naim... po’ qysh po thu ti, ai qashtu s’o”. Aaa shoq, shoq – tim qitke. Kur qaj Azemi, qi ish kânë shofer i Fadilit: “Nal,” tha, “ta di a po rren plaku, a s’po rren”. E kanë marrën Radio Lidhjen, e kanë folë. Tha, “Naim Maloki,” tha, “Naim Maloki,” tha, “i lemë n’Llabjan” – “A nuk ô i Plloqicës?” – “Jo”. Qaty e dike, i ka tha atina Azemit, tha, – serbisht i thojnë “paska nafakë” – “sreqe”. Ku e murr’ ai” tha, “veç ‘Naimi’”. Eh... (qesh) Ai për... tamon për Plloqicë e thojke, i Plloqicës ish Naimi. Po, po. Thashë, “Une qatâ s’pe ngjo.” thashë, “Osht ni djalë” thashë, “n’shkollë t’mesme osht. Çka ka t’krym, s’e di. Për oficer s’ka..”.

AH: Ëhë…

LM: Kur e murr, ai tha veç “Naimi”. Eh... (qesh). Aty tani t’m’ka pshtu Zoti, se, ‘sha Zotën n’vên e kisha hangër plumin n’kry (qesh). Tha “Qysh s’e ngjeh ti Naim Malokun?”. Ai me dije qi e ngjo’ unë, thashë, “Unë s’po thom... po’ nuk, nuk e ngjo” – thashë: “Ni Naim e ngjo, po’ oficer s’ô”. Ai me sherr, ai Azemi, ky shqiptari, diplomat ish kâ. “Nalu ta dimë...” tha, “a ô; a e din ky, a jo...”. “Naim Maloku” vetke, thotë, “ku ô; ku u lé; ku e kem?. Kur pe ní une, pi thotë, tha, “Naim Maloki” tha, “o n’Llabjan, te Peja” tha, “i lenë”. Nime, Naimi u lé atje. Tha “Paska nafakë” (qesh).

AH: (Qesh) Pshtove.

LM: Pasha Zoten, t’kish thânë “t’Plloqicës”, as minuti s’um kish pritë. 

AH: E tani, çka ke bâ me ato fotografitë?

LM: Ato fotografitë i çova tònat, apet, qi pata t’ktynë t’Jasharve. 

AH: E, kujna ia dorzove?

LM: Ato a?

AH: Po…

LM: Pasha Zoten, qato ja kom dorzu qatij, qatij njerit qi e kanë qitë te Jashart ata... ja pasna harru emrin, moj gru... Ti z’din gjâ, se s’un po folë. Une kom pasë mi çu te ‘filon’ vên. U dalë ai njeri, “A je ‘filani’?” – “Po” – “Hajde ec se...”, edhe ja kom dhânë fotografitë.

AH: Qato fotografi qe i shohum sot?

LM: Qysh mi ka pshtjellë, qysh mi kanë dhâ k’ta Jashart, Rifati qi m’i ka dhânë n’Mynhen.

AH: Ëhë…

LM: Qashtu. Eh, kur ka’ jena ardhë me autobus, i kom pas shti ner, ner, me nifarë pshtjellsi lepak. (nuk kuptohet) Qi edhe me, m’u gerrbavë, ato nejshin ner k’to.

AH: Po…

LM: Llastiki përmi. I montova mirë, n’Mynhen atje. Kur jom kthy, kur i kom çu te... n’Prishtinë me k’ta, ja kom dhânë k’saj, thashë, edhe n’ju gjetshin k’saj, nuk i bâjnë nashta gjâ. Edhe mi bâ shpirti jem ma i ômël (qesh).

AH: (Qesh).

LM: Sa kem mujtë kem bâ; sa s’kem mujtë s’kem bâ. Me pas mujtë, vallahi, edhe Rusinë e kishum bâ shqiptarë... po’ s’kem mujtë ma tepër. Veç jom i knaqun qi, lumi ai, lùmi, qi e ka kapë pushkën – qitâ du me t’thânë: lùmi ai, lùmi. Aq sa ka mujtë ka bâ. Kqyre, une Shaqen e du, e respektoj, se Shaqa nuk u kânë n’gjendje me kapë pushkën. I vetum, i ri. Prej nan’s s’ka pasë kah me marrë, çka me bâ... Vallahi Shaqa shumë ô burrë i mirë, qishtu.

AH: E, najkush tjetër prej familjes tâne, a u kanë ushtar?

LM: Tanë nej jon’ ka. Dy [2] djemtë e vllavit jon’ kâ ushtarë, djali jem ushtar...

AH: Po…

LM: Eh, kusheritë, e qishtu... jena kâ qitu... na s’jem, s’jem Malok – dy-tremdhetë [12-13] shpi, nizet [20]... s’jem. Jena kânë nizet-e-kusur ushtarë. Jo, jo, nuk jena kânë keq, mirë jena kâ. Po’ çka me bâ, qishtu... Tani na vrajten, qat ditë na i vrajtën... qi naj nxunë gjallë, na’j kanë nxanë.

AH: Kon ja ka nxanë?

LM: Po, po, qe – ata dy djemtë e vllaut e qjerë, e qjerë, kusheritë. 

AH: Po…

LM: Ata qi u nxunë n’mal e rrethun – çka kanë pasë me ba t’shkretit... i kanë vra, qishtu. (pauzë)

U bâ nifarë... – kur hinë partizont k’tu n’katun – edhe erdhen do policë, erdhen, ‘milicí’ i thojshin at’herë. Jon’ ardhë, e kanë rrethu katunin, e unë jom kâ me bâbë n’ara. Usht ardhë ni Halili m’ja lypë babës ni kali, dojshin me marrë nusën e Mehmetit me çu me kali, ata krejt me kuaj. Edhe i tha bâba, thotë “Po pse bre me m’vetë, mos me marrën atje?”. Ai Dervishi i bacit Cenë aty. Kur u hi Dervishi edhe kur i ka ngjoftë që jon’ qasi, ja ka kapën atij polici pushkën edhe jon’ dredhë. Po qëllon njâ i joni – ushtar pa emen du me bâ atâ – qëllon ushtar n’Sylak e i thotë, “Na se dimë çka osht me prekë ushtarin, e me…”. Eh, e merr aty, tonishi po harroj... Fol ti, çka thae pare?

AH: Për hallën Zojë?

LM: Ah, po. Eh, krejt mahallat te kolibat. A pe din ti ku i thojnë, koliba mâ..? Çka jem Malok, aty truq. Kur i qiti ky, tu hallakatë, edhe ai vllau u kanë n’ryzementin ushtarak. SS Skenderbeu u kânë n’Pejë, u kâ. Eh, po ata at’herë e kanë pasë Xhafer Devën komandant. Qata ushtartë qi jon’ kâ tontë edhe Hitlerin k’tâ... na me Austri e me Gjermaninë gjithë e kem pasë mirë. Po’ e murr, kur i gjetën ato valat regjimenti ushtarak, ajo i kapi ato, e ka hjeq ato, ku i kapi ai oficiri floktë me dorë. Qysh mun m’u gjetë sot k’to dokumente...? Ajo, ajo halla Zojë, trimneshë, e ka kapë qit djalin e vllavit qi osht n’Amerikë sot. Ai i thoni ‘kaptell’ atij t’djepit?

AH: Ëhë, po …

LM: …qi u kânë. Veç e ka kapë qishtu kap, tha, “Ia ke bâ si kshilla e katunit...” edhe ja ka qitë përpara. “Qiky osht i qatij. Vraje.” – tha. At’herë thmitë e gratë s’guxojshin mi prekë, nuk guxojshin. E di, tha “Hajt, qe, vraje – qiky ô i qatij”. Ai kur i tha, “Jo bre, s’e preki”, dy [2] vjeç u kânë qaj djalë. As na... bâba s’ka pasë shkollë, edhe na t’ri jena kâ. Na s’kemi ditë, n’arë ishin kâ ato. N’arë ke edhe shoqja... s’i ka ditë. Kur i gjetën ato, ai u kanën si, si udh’heqs u kâ, qikhâ qi po luftojnë, n’Qakorr, qi po luftojnë…

AH: Po…

LM:  Du me t’i pru nja dy [2], qi kom dokument qi u kânë aty. Nal, i pasna…

AH: Hajt.

LM: T’lehta jon’. Eh. Që qitu, qi ma kanë dhânë mir’njohje.

AH: Kush ta ka jep kit mirnjohje?

LM: Ma ka dhâ qikjo, Ushtria Çlirimtare.

AH: E, kur ta ka jep k’tâ?

LM: Qitash, qi ke 10-vjetori, a qysh ke.

AH: Po…

LM: Tash.

AH: E kush ta jepi?

LM: (Kollitet) Paj, qaj qi osht krysori, unë s’e di vallai, veç k’ta shoqata. [duke treguar fotografitë] Qe k’tu Ademi – Adem Jashari. Qe ku janë k’ta vllaznija, tanë. Qe Rifati.

AH: Po.

LM: Qe ky qe u kânë ushtar. K’ta i kom t’djalit.

AH: E kush ti çon qito revista; qito libra?

LM: Qiky Gafurr Adili, nihere u kâ, qiky.

AH: Po…

LM: Po ky e ka pasë t’ndalume me hi n’Kosovë.

AH: Pse, ça u kânë ky?

LM: Ky u kânë kùndra Jugosllavisë, e qe... qe ky që t’thashë. Qe, edhe kom me ta dhânë edhe po ta fali k’tâ.
AH: A po, a?

LM: Po vallahi. Kom une k’si, boll. Eh, po n’mujsha me gjetë njâ qi e lexon ma kallaj, se i ka gerrmat fort t’íma.

AH: Po.

LM: Fort t’íma... Qe kjo, apet.

AH: Po, e njejta.

LM: Qe, ky Tahir Meha.

AH: A e ke njoftë k’tâ?

LM: Po’ qysh jo.

AH: A ke nejtë najherë me tô?

LM: Kom nejtë. Ky at’ ditë qe, qe. Eh, qe qitu shkrun m’doket për kit vllaun tem. Ka shkru njani, qitu shkrun për tô.

AH: Alush Smajli.

LM: Eh, Alush Smajli, ky u kânë prej Zvicrre, ky u kânë krysori i bollistave. Kaçak a ça ju kanë thâ at’here...

AH: Po…

LM: Alushi.

AH: E Rexhë Malë Maloku?

LM: Vllavi jem, ky u kâ topçi i njoftum. N’qat Çakorrin qatje, qatje ka luftu ai, luftu ky, me top.

AH: Po a?

LM: Po, pasha Zotin, qatje. Eh, qe.

AH: E kush u kânë najkush tjetër, që kanë luftu atje?

LM: Ka pasë shumë. Se ky, ky u kânë edhe si epror, si ushtar i rregllit u kâ ky.

AH: E, sa vjet i ka pasë?

LM: Ka pasë valla, nizet e shtatë-tetë [27-28] vjet. Ky herët u dekën.

AH: A s’ka luftu shumë, a?

LM: Jo’, dej u kry lufta, po.

AH: E Fadil Hoxha kush u kânë? A m’kallxon?

LM: Fadili, a?

AH: Po…

LM: (Qesh) U kânë... me t’i ra plum n’lul t’ballit...

AH: Pse?

LM: Pse a? Se Fadil Hoxha u kâ me shki.

AH: Adem Jashari, ky.

LM: Qe Ademi. Fadili, Fadili i zoti u kânë. Tash s’e di, se ky Bakalli u kâ ma trim, Mahmuti.

AH: Po a?

LM: Po. Bajram Curri...

AH: E ky kush osht?

LM: E qitâ s’un e dalloj. Jo, s’muj.

AH: A osht Enver Hoxha?

LM: Jo, ja’ – s’ô Enveri ky. Po thu ti a? Jo mor çfarë Enveri.

AH: Valla si ai po m’doket.

LM: Nashta, nashta. Po s’po shoh mirë unë, se unë jom bâ... qy ku jom bâ operacion, mrena.

AH: Po.

LM: E tash kom me bâ, sa t’shnoshet kjo, mrena. Paj vallahi pak... ftyren mezi po ta shoh. Eh qishtu. Qito, s’ka tjera. Qisi farë letra, qiso (shfleton). Po k’ta Jashart, qe, edhe qitu. E qitâ e kom pasë djalë, u dekë.

AH: N’luftë a?

LM: Po vallai, n’aborr (nuk kuptohet)… Qe djali.

AH: Kush ta ka jep k’tâ?

LM: Ata, shoqata, at’herë qi…

AH: Cila shoqatë? 

LM: Shqiptare. N’diasporë qi ô shoqata.

AH: Po.

LM: N’diasporë, qi merren... Tani kem pasë ngjoft’si, e ta kanë çu ata. Je shku e ke marrë vet, e qishtu na kanë ra n’dorë, na kanë ardhë. At’herë po, qishtu. Qata, qetu shkrun nji, qaj numri 60 qi ke, 67. K’tâ, qi t’vyn, merre.

AH: Ani.

LM: Atâ merre. E njo qi ta dhashë, numër 67?

AH: Qe.

LM: Qe, eh k’tu, ni profesor. Unë s’i pasha, ama mu... e i ka shti e i ka rritën pak, k’to numrat.

AH: Shkronjat, po…

LM: Shkonjat janë ma t’rritne, sikur qi jon’ aty. E k’tâ e lexoj kur i kom syzat. K’tâ e lexoj kadal. E qitu osht ai Rexhe Balë Maloku, Alush Smajli, k’ta qi jon’ kâ udh’heqsa.

AH: Po…

LM: Po k’ta, k’ta s’e kanë mrri kit farë. Partizont po. Kùnra partizonve po. Po qit farë, qi hin, qi e murr tani, qi u bâ Fadil Hoxha e k’ta... jo tani. Ky n’Mynhen u dekë.

AH: Ëhë…

LM: Ky vllau u dekë, djali i vllaut, katër [4] mujsh. Qi ja gjetën vulat e qi t’thashë...

AH: Po…

LM: Rezimentit ushtarak Pejë. “SS Skenderbeg” u thirrë ajo kazermë. Eh, k’ta kanë pasë komandant t’forcës Xhafer Devën.

AH: Ëhë…

LM: Xhafer Deva. Edhe e veta – e kom vetë njanin qity, bile, n’kafiq qitu – thashë, “Qysh u bâ ju qi, qi qinrut at’herë?. Tha “U bâ” tha, “u bâ qi qinrum” tha, “se Hitleri i thojke Xhaferit ‘veç ne t’qesin, për fishek mos kurseni ju’”.

AH: Po…

LM: Hitleri pruni armatim, çka dojke. “Veç ne t’qesin”.

AH: Po…

LM: E tani, ky m’tha mu, tha... Ama, se ta avyti pak. E, kqyre, k’tâ bukur mirë e shoh, po jo qaq fort, po e shoh. Sa t’mu shnoshën sytë e shoh mirë k’tâ. E k’tu ma shpu, e fort mirë pe shoh tash veten.

AH: Po…

LM: Se ish kon mshelë ky krejt. Eh, eh, qishtu bre bijë vallahi, s’di çka me t’thânë.

Tyrlifarë luftari ka pasë, gjethmonë shqiptart kanë luftu. Po hakikak, mos me lu kurrë si Enver Hoxha, nuk lénë mâ njeri. As s’kem sot. Kushdo le t’lufton, ‘m’tha’ e t’thashë’ për m’ja bâ ngat, osht Adem Jashari. Për me kâ qashtu, Adem Jashari osht. Edhe tash, për me lypë hollë, Adem Jashari ka dhânë ma shumë gjinë t’vet, t’familjës, se Enverit. Edhe munesh me thânë, ma i zoti se Enveri. Munesh me thânë Adem Jashari u kânë… mirëpo k’ta kanë pasë, qishtu jon’ kâ ner veti.

AH: Kush?

LM:  Enver Hoxha edhe Adem Jashari.

AH: Po a?

LM: Po, qysh jo. Ai nuk ka metë, tre [3] muj, masi u shku Ademi aty, n’Tiranë. 

AH: E për çka shkojke?

LM: Ata e dinë (qesh). Unë nuk muj me thâ “jon’ shku qishtu, se jom kâ me tô” – unë s’jom kâ me tâ. Veç e di qi ka shkue. Adem Jashari, sa herë ka dashtë, atje ka shku. E kanë përcjellë terrenin shoktë e tij, e kanë çu. Adem ô zor me lindë mâ. Edhe i ka pasë do shokë t’mirë, ka pasë boll. Vallahi i ka pasë do qi, ma t’mirë s’ka pasë qysh. Ka pasë Fehmi Lladrovcin, ka pasë Rasim Kiçinën, ka pasë Mujë Krasniq, ka pasë. Ooo, shtrutë tokën e ka pasë ai. Po’ u vra. Ata ditën shkitë kon me vra. E rrethun ata... e shuken me krejt. Qishtu. Edhe  t’Enverit jon’ kânë me djem t’lidhun, n’qat drejtim, sikurna qysh jon’ kâ Jashart. Te Jashart nuk ka, tha, “nja: ‘jo valla po rritëm’, a ‘po turprohum’, apo... ‘po harxhohum’ a...”, te Enveri s’ka pasë. As Adem Jashari. Ademi, Adem mâ. Ehhh, poj shkitë, ata e kanë pasë halë n’sy Ademin, qysh thojnë ‘halë n’sy’. Edhe tani çetën ne t’thojnë ça dush. A ka guxoftë kush Enver Hoxhës me, me ja prekë ni sen? M’ja prekë. Une e kom ni mik, historian ô. Ai kallxojke, bilem i thashë “nja dy [2] vjet”, tash at’here ni past thanë qishtu. Tha “Po, qashtu kom thânë”, tha, “po tash nuk, nuk guxoj me thâ.” (qesh). N’kufi n’Shqipni, shqiptaro-shqiptar kufini. Kallxon ai, tha “kryeepror u kânë i k’saj ane”. 

AH: Po.

LM: Eh, tha “jon’ hi” tha “edhe ja kena vra lopë Enverit.

AH: N’atanë kufinit?

LM: Po de, n’kufi ja kena vra dy [2] lopë. Jon’ dalë lopt e tij knej e ja kanë vra.

AH: Po…

LM: Eh, Enveri ka thâ, “Kur bon me preru dilli, po’ qi s’vriten dy [2] ushtarë jugosllavë, ju keni me kanë t’vramë” (qesh). As katër [4] orë nuk jon’ bâ, e i kanë vra dy ushtarë. I ka çu fjalë, thotë, “Dy ushtarë po vrahen”. Thotë, “ Dy [2] me dy [2]”. Tani, “Ti m’i vrave dy [2] lopë, une t’i vrava dy [2] ushtarë – ” thotë, “dy [2] me dy [2].”. A ka guxoftë Tita me thâ “Jo s’i la ashtu.”? Ja, ja, po’, po’ e ka pasë Kinën.

AH: Enveri a?

LM: Enveri. Ahhh, Kina i ka nimu. “dy [2] milionë” thojke “e hajnë buken, për dyqin [200] milionë e kapi pushkën”. Si u çojke n’sabà t’drits, radia folke (nuk kuptohet) Rus, Amerikana, ai dytë i shajke.

AH: Po…

LM: (Nuk kuptohet) “K’ta jon’...” – thojke. Enveri kurrë, Enveri nuk ka thâ ashtu. Enveri për qata’ ka kundershtu. Enveri nuk ka bâ ushtar me thâ ‘po tutna, s’po bojmë k’shtu’. Te Enveri po, po, jo, jo. S’ka pasë tjetër. Edhe qashtu, edhe aja Hava, edhe ajo qasi tipi u kâ. Se kjo nuk ô e Shqipnisë e léme. Manastirit, a e din, a ja ke ní zanin Manastirit?

AH: Po…

LM: Kjo osht e léme, e Manastirit, se kom nêj me tô. Po lufta, tha, u ngjoftën me Enverin. Qishtu, Enver Hoxha. Paj vallahi, Enveri na ka majtë. Ky Ademi nuk pat ymër t’gatë, u vra e u bâ. Edhe mos me pas kâ Enver Hoxha, na qitu sot, s’ishum shqiptar.

AH: Pse – çka ka bâ?

LM: Ka bâ a? S’ka guxoftë me na ngucë kush. Pak po t’doket! (qesh). A po t’thom: “dy [2] milionë” bojke, “e hajnë bukën, për dyqin [200] milionë e kapi pushkën”. Se Kina i thojke, “Veç fol ti, mos ní për…” Ka pasë kinezin, qishtu. Ku me guxoftë Kinës mi thâ... Rusi, Amerika, ai tjetri, ai tjetri, s’ô qishtu. Jo bac, jo. I forti, veç Enveri. U lidhë me tô edhe lujke rol, çka dojke i thojke. Jo’, mos me pas kâ Enveri, o ne fare na kishin qitë dita, fare kejt. Jo si ni grup vraj e kaj, grup, vaj aty. Po’ gjysën i ka pas kthy jugosllavë. Shqiptartë n’Kosovë jon’ bâ jugosllav, gjysa. Jo bre, tash ja dinë fort... po’ jo, dikush ja din. Edhe s’i hupë kurrë, se asi léjnë rallë. Enver lénë rrallë. A e pave, ajo reja e atij, flet keq për Enverin? E shoqja e Sokolit.

AH: Po.

LM: Po, se do kush m’ja pa sytë. Ajo tjetra, jo. E ka ni bibliotekë k’tu n’grykë t’Carralevës. Na thirri ni herë qishtu (qesh) n’darkë qita nëndreqnit…

AH: (Qesh).

LM: S’u bânë rahat kurrë me tâ. Kur erdh, pi thom, “Bashkim, gruja thatë çka po do” thashë, “unë vaktili kom” – “Pse?” thotë – “Po, pse” thom, “asni dhôm s’e kom n’gojë. Kom hangër bukën, aty” thashë, “m’kish ra”. “Ça? Ik” tha “mos t’shoh.” (qesh). E kish pas thirrë Iliri: “Çka u bâ aja?”. Thotë, “jo, jo,  e thirren, do mysafirë i kanë ardhë”.

AH: E kush u kânë Bashkimi?

LM: Qiky Bashkimi, kryepilot i Enverit.

AH: Po a?

LM: Qi ka grahë aroplanit. Ku ka dashtë, e ka çu. U kâ i zoti. I zoti e i meçum u kâ. Edhe n’luftë u ênë ksajde. Ka pasë (nuk kuptohet) me Jashart, e me… ka pasë lidhje me tanë. Valla e ka mas luftë djali i tij. Ky ka kry diçka, nifarë shkolle k’tu, n’Prishtinë. Gjashtë [6] muj ka nej qitu te une.

AH: Po a?

LM: Po, vallai. Djalë i mirë ô, shumë. Ka nejtë k’tu, ka msu, ka… (nuk kuptohet). Me kâ mu bâ bashkë, jena ma t’fortë.

AH: Me Shqipërinë, a?

LM: Eh, me Shqipninë. S’ka kush qi’ na pret me qito shtetet ballkanike. Nuk nín mâ shqiptari për kërkon. Se k’tu, k’ta kanë pasë, shkitë, k’ta me rusin, me veti. Deri sa t’bahen bashkë me Shipninë... mu bâ me ta, na qaty pshtojmë. S’ka qjetër. Forca, kqyre, ni gisht e thè kur dush, k’ta s’un e then. Forca. Xhaxhi Enver: aaa, “për dy [2] milionë” thojke, “e ha bukën; për dyqin [200] milionë e kapi pushkën”. Kit’ qenin vallai as me durbi, s’ka. Po sa mujti, mujti... boll bâni ai. Ka bâ... mos t’ish kâ Enveri neve na kishin shfaru. Shtetet e m’dha, shtetet e... s’e çojnë fort pluhën për ni shtet t’vogël. 

AH: Po.

LM: Po, ky vet u lidh me t’fortin, s’di çka bon. O’ i meçum u kâ, bac. Qe ma du me pasë sot Enverin: aaa, i kish bâ gjin edhe n’Kosovë gjysën, si biluri ish shku. Se tash jo me vjedhë, jo me bâ qishtu. Do sene nuk bâhen. Te ai vallai, kallxon ni kojshi, kallxojke: “Jena kâ” tha, “n’kohë t’luftës bashkë, jena kâ bashkë me tâ” e tha “ardhke: ti, ti kie me ra.” tha. “Ti, ti, edhe ni gru”. I rrudha kraht, tha “S’ki drejtë me flejtë me motër tane” a din, ni dhomë k’shtu. Tha, “Jo, jo, po, po”. Hajt zoti na rujt. Ata janë kâ moralisht njerzit ma t’përpiktë, ma t’fortë. S’ka si ata. Qishtu. Ai kur ta ha bukën, ta ha bukën. Ta ha bukën me shka. Po na kanë nimu boll pasha Zoten, na kanë nimu, se mos me kâ Enveri, na ishum harru tani. Ni pjesë Malit t’Zi, ni pjesë te anej. Ti a pe sheh sot ça po na bajnë? Jo, dy komuna n’Mitrovicë (qesh). Po me pas kâ xhaxha, a kish guxoftë mi permên ato komun? Kjo osht shqiptar edhe paq. S’jeni kâ zot shpije i mirë: n’shpi t’huj, n’shpi t’vet. Vallai k’to komunje, sikur thitë që kam qef me mu tubu jashtë. S’kom qef m’ju ni zanin. Po ishalla... ky i meçum osht boll.

AH: Kush?

LM: K’shtu me ditë, din, ky Hashimi. Po varet çka punon, qysh punon. Për me ditë, din. Din. Po kot din nëse nuk e zotnon dijen. Ti kot del e shkrun, qi s’din ça po shkrun, as s’din qysh ô. Ti kejt qito fjalë tri [3] fjalë ti hidisi për treqin [300] t’hidisne. Kjo duhet me kâ qishtu (qesh). A ô qashtu?

AH: Po.

LM: Ai, ai kangtari i ka ní dy fjalë: u vra njani – dy sahat e kno kangën. E ka rritë, eh.

AH: A e ke taku ti Enverin?

LM: Qysh jo, more.

AH: Kur?

LM: Pak pa dekë, vallai. Pse na qi shkojshum n’Gjermani…

AH: Ëhë…

LM: …na anej shkojshum lehtë. Zor u kâ k’tu me dalë, qitu n’kufi tonin. Se për anej, mâja ka dush. Kur shkojshum, n’demostrata qi shkojshum. Ka pasë tani, u ka ky qi… Dervish Shaqa, djali i tij, Dervish Shaqës, gjithë marrke pjesë n’demostrata me kosovarë, n’perëndim. N’Gjermani e ka’mos.

AH: Djali i Dervish Shaqës a?

LM: Eh, gjithë. Po’ na i kena pasë at’here teshat e prene n’Pejë – me tirqi, e me krejt. Kur i vesh’she ato…

AH: Po…

LM: Vlla me pasë, s’e ngjofshe. Me ata shallat e me ata krejt. Qe edhe me t’fotografu – se t’fotografojshin shkitë, po s’mujke me thâ je ti. N’mujshe, le t’del krejt. E vallahi ka, ka shqiptar t’zot, bre, kuku. Ka djem t’ri qi pasha Zoten... Gjermantë janë ma t’fortë, ma trima. Se për qisi shki, italiana, e mâ, e qisi magjupsh, shqiptari osht mret për ta. Po’ pak, ni grusht bre. Ajo dyqin [200]; ky dy [2] milionë: çka dreqi me bâ? (qesh). Tani kjo, qikjo Serbia, qikjo, e ka, e ka qysh e ka pasë Enveri Kinën, kjo e ka Rusinë.

AH: Gjithë e ka pasë Rusinë a?

LM: Ahh gjithë, gjithë.

AH: E pse?

LM: Pse ni komb more k’ta. Qasi janë, ni racë. Ni komb. Gjithë Rusia e ka majtë k’tâ. Se mos me pasë kâ Rusia, vallai kanë bâ shqiptarë n’kohë t’Shqipnisë, n’Mal t’Zi, s’kanë lâ gjâ pa bâ. Ho! Po at’herë ish Xhafer Deva – qishtu –  me Hitlerin t’lidhun.

AH: E kush u kânë Xhafer Deva?

LM: Komandant i forcave t’kasermës n’Pejë, SS Skenderbeg. Ai u kâ komandant. Xhafer Deva permenet, more... Xhafer Deva.

AH: E për çka shkove ti mu taku Enver Hoxhën?

LM: A?

AH: Për çka je shku te Enver Hoxha?

LM: Qysh po vet për çka? Po’ edhe ti ke pasë me shku. A s’ke pasë qef me pa a?

AH: Jo’ po.

LM: Jena shku se kena pasë qef, tonin e kena. S’jena shku me pa Titën, po Enver Hoxhën. Se u rritshe kur e pashe. Kur e pashë, me shku te shpija e tij, me shku, u rritshe. Enver Hoxhën. Po, u rritshe kur e pashe. Kur pashë, me shku te shpija e tij, me shku, u rritshe. Enver Hoxhën. Ku mos me pa Enver Hoxhën? Kon me pa? Jo, bac. Po shyqyr qi s’e di qysh e ka dashtë poplli at’herë, se vallai sot kân për to, ho.

AH: A kân ti për tô?

LM: A?

AH: A kân ti?

LM: Për kâ?

AH: Për Enverin?

LM: Qysh s’kaj more, more, për Enverin (qesh). Kur s’kaj për tô, për kô me kajt tani? Për ai qi, qi e run fushën a? Jo, bre bac. Ehhh, ai e di qi, a e di qi sa kanë kâjtë poplli për Adem Jasharin kur u vra? Hade bre vallahi, s’ka pasë shpi qi s’ka kajtë – i madh e i vogël – kur jon’ vra k’ta. Po çka ki me bâ... Kaj, kaj... kurgjo. Se mos me pasë vra, me mi pasë vra, naj, edhe naj ditë, se s’ish forcu Ademi, t’ish lidhë me ni shtet tjetër. Nuk kish mujtë me luftë qishtu. Haj, Ademi…

AH: Pse, a kqyrke Ademi mu lidhë me naj shtet a?

LM: Qysh s’ka kqyrë more.

AH: Me kon?

LM: Me tonat. Me, me, me Shqipni, me, me gjermonë, e, me krejt.

AH: E pse s’u lidhke?

LM: Paj për ni ditë s’bâhen ato sene (qesh). Ato duhet me shku shumë. Don me shku sot n’Pejë, ti shkon n’dakik, ni copë herë, po’ duhet larg me shku, se jo. Jo, jo. Oh vallahi bilahi, çka ki me thânë bre... Fati jonë, patën k’ta t’ritë igball... ishalla kanë fat. Eh, u bâ edhe Shqipnia pak me lajmrue qi ça po bahet n’Kosovë, e ça po bahet k’tu. Besa, me sa di unë, tash, na nimon tash. Tash na nimon se ai ka armatim boll.

AH: Shqipnia a?

LM: Po, vallahi. E ka nifarë vêni me kilometra, thojnë n’dhe osht atu. Ai u kâ, qysh... Azem Hajdari aty u kâ si kqyrs ai, aty. Bunker ô... s’ô bunker po’ ai ô shehër, atje, qi e ka Enveri. Enveri badihava... s’kanë punu nat’ e ditë.

AH: N’Shqipni?

LM: Po. Paj ka, ka ven qi vallai mi mujt me vjet i man, as s’un i helmon kush, as s’i vret kush. Gjysën e popllit, fmi e t’ri, e ça jon’. “Mani msheftas” – ‘i strehoi, pshtoi. Nuk ka punu ai. O bac, asì s’lénë mâ. Se ai, vallai, qi thojnë, me evlia njeri: për shqyptar ai osht evlia. Çka t’thush osht. Toni dulën Adem Jashara e qisi. Boll jon’ edhe k’ta. Po’ Ademi e pat ymrin e shkurtë. E vrajtën meniherë, se k’ta shkitë dreqën jon’. S’e kanë lânë mu, mu forcu. Mi ra krejt forca jugosllave, mi ra ni shpije, ni familje me nizet [20] antarë, me tridhetë [30] antarë. A bon kush n’botë ashtu? Shteti me shtet lufton; ushtari me ushtar. Jo me shku me, me, me... Ata jon’ kâ [3] ushtar, kokan kâ katër [4] me Shabanin. Tre [3] djemtë e tij, edhe ai – katër [4]. Ata tjertë jon’ kâ rob e fmi. Ai i ka qitë fare, krejt. Aiii, vallai, o s’du tjetër: me ngjallë Enverin (qesh), e mi thâ “Qita qi rrinë me shki, shtinja flakën.” Krejt për Byrril i kish çu k’ta, mi çu atje le t’punojnë. Burgu i Burrelit aty, t’shpinë me punu. Me hangër bukë, ki – paq. Qishtu, bre çika e mirë. 

AH: A u mërzite kur diq Enveri?

LM: Qe “a u merzite?”. Paj vallai, qe po t’kallxoj. Ni kusheri... a e ke ngjoftë Ajetin e Milazimit? Ti a s’e ke ngjoftë Ajetin a? Po kadale se, s’e paska ngjoftë. Po m’thotë mu ai, e kish ni n’radie, u zatetëm n’Kievë. Tha “Paja qitu” tha “hajde himë qitu e pijmë qitu ka’j kafe”. “O Limon” tha, “s’pin” tha, “kush sot” – “Pse – ça u bâ? “Qe, lajmroj radja: tu’ ô dekë Enveri.”. Kush don... t’familjës mi dekë, poplli nuk ka pasë ma zi, ma mërzi, se atë ditë qi u dekë. Thashë, “Shka je bre tu thânë?”. Tha, “vallai qe, qe, tha. Qaty kesh” tha “kur t’pava” tha, “qi ta bâna me dorë” tha, “u dekë”. Po a di shkitë çka kanë bâ kur u dekë Enveri?!

AH: Çka?

LM: Gzim e radie: “Diq armiki”. O jaran, jaa, kuku. Se me na pas pa qishtu, me na pas pa qishtu qysh na bâni shkavi, me pasë kanë Enveri gjallë – a kish duru, a? (Nuk kuptohet) për Jugosllavinë. Kerrsh e kish bâ... se ka pasë forcë ai, pej Kine. Për nizet e katër [24] orë era s’i kish ardhë Jugosllavisë. Shka more? Me  ardhë me, me flejt naper male rob e thmi, e mos me mujtë ka dy-tre [2-3] muj me hi mren’? S’jon’ hi ka dy [2] muj, tre [3] muj. Neper male, qishtu gra e fmi, tòna kanë nêj. Sha u bojshin ka ni-dy [1-2] n’shpi, me marrë naj tro; míll, a najsen qi kishin, nepër male. Paj vallahi, qysh jon’ ka’ pas bâ si, si qikjo. Si ngjofshe gjinën. Edhe kah ju u kâ qishtu. Ju dasëm s’keni pasë. Krejt qashtu. Eh, s’kisha dashtë tjetër – t’ish kanën gjallë, e me ditë kush ô Enver Hoxha. Ai, ai kish dhâ komandën; kur ish bâ dy [2] minuta me’j hypë përmi, kejt. E dej ta kish lajmru ai rusin e dreqin, pyka i kish bâ rrafsh. Shkoi i ngrati, shkoi ai. Po ajo, ajo shoqja u kâ edhe ma e flaktë, kur hike n’llaf qishtu. Edhe ma e flaktë kùndra shkive. Tha, “thojke ‘i dimë na çka jon’ atje’”. Tash del ky, qiky Basha, e kish çu zoti mrapsht, mos mu bâ bashkë. Atë ditë, Edi Rama m’ka knaqë k’tu, ni fjalë, kur e kapi ni shtagë n’shtizë, tha, “Neve shqiptarve s’na vynë dy [2]: njo [1] na vynë”. E n’vên qi ni flamur mu bâ bashkë, more, u çu i çoi pesë [5] evro, a s’di sa ja bâni taksat aty, e u kallën atje, e u bonën... S’i ka pasë hije ktij... Kosovart, t’shkretit, lej le t’shtrengohen ni tro’, e le t’bahën. Gjithë tu vujtë. Le bre, pashë Zotin. Nuk u kâ pare e madhe qi i ka, i qi, nashta ishin demtu edhe kosovart, po na i kem sytë n’ta. Na i kem sytë n’Shqipni, i kem. Pa ata, pa ata, mos me bâ ni hup. Kish hupë fort. Ka ai boll. Ja’ bac’o, ka boll. Vallai, e kish çu Jugosllavinë n’hanë. Me pas rrokë Enveri me at’ stilin e vet: po si ishin bâ nizet e katër [24] orë (qesh) – po’ edhe tokën ja kish kallë. Ai s’kish thâ “Mshoi pak.” – “Kalle krejt”. Po’, kanë pritë shkitë, e kanë ditë. E kanë ditë se sa u kâ ai, çfarë mire. Po t’28-in shqiptart e kanë festu shpi për shpi. At’herë. S’kem ni bre k’ta. 28-ten e festojshum, ‘sha Zote, ça kishum. Dikush naj kingj, e dikush naj pulë, dikush naj konjak t’Shqipnisë. Konjakun e kem përdorë na fort.ë

AH: Po.

LM: E, me pi, mu gzu – i 28-i. Festë komtare. Tash nuk guxon kush me majtë sot. Se k’ta... o, k’ta kanë ngrehë e s’kanë kputë, k’ta. K’ta shkitë s’kanë guxoftë bash ashtu. Ka njo, ka njo, qi e ka çu n’burg. Ja ka ngjitë do bishta: “Jo’ ke bâ qishtu, qishtu”... Qishtu, s’di çka me t’thâ, veç...

AH: E pse s’u bashku Kosova me Shqipninë?

LM: S’e kanë lânë more. Po’ kush mu bashku?!

AH: Kush s’e ka lânë?

LM: A?

AH: Kush s’e ka lânë?

LM: S’e ka lanën, ma s’pari, k’ta qi jon’ kâ me Titën.

AH: K’ta t’Kosovës a?

LM: Ehhh.

AH: E kush u kânë me Titën, prej neve?

LM: Jon’ kânë Fadil Hoxha, Kolë Shiroka, Sinan Hasan-a, qita. Aty qi ka rrehë pak telin, ka pasë edhe tjerë, do qi u shkollun, çifti i Mahmutit e do. Pak, ni troh, naj fjalë kùnra. Se k’ta qi jon’ kâ, nja katër [4] a pesë [5], do Sinan Hasan-a, do... K’ta jon’ kâ ma shki, se shkitë... Ja’, k’ta jon’ kanën... mjert ata qi i kanë thâ vetit ‘shqiptar’... Ata... mjertë ata, t’mjertë. S’di çka thotë njeri, veç mjertë ata. Nuk, nuk kish mujt qashtu, na, me pas kâ na bashkë, tanë. Nuk kish mujt me bâ qashtu qysh ka bâ. Po’ e dajti gjysën. Edhe vet, midis Shqipnie, na ka thâ. “E ka çu dorën” – tha, “vet Xhavit Qorri edhe Kolë Shiroka e kanë çu dorën: ‘Dojmë me Beograd’”. Diq ni kusheri i Tahir Sinanit, e shoqata u bâ ka ‘pesë [5] a gjashtë [6] vet, tridhet e pesë [35] vetë shkum n’Shqipni me pa për ata. A ja ke ni zanin qitij Tahir Sinanit qi ka luftu? Nejse. Eh, shkum, e bâba i Mujë Krasniqit ja dhânë fjalën me folë. O baba i Muj’s, ata e kanë dashtë anej Mujën. Edhe e kanë dashtë tanë udh’heqsat. E ky tha, tha “Shyqyr qi na pruni Zoti” tha “po’ shihum”. Ai u çu tha, “Nal, nal”. Ai ish kâ i lénë i Sferrkës t’Gashit. Tha, “Daltushin e kom pasë katragjysh une. I Sfërrkës, jemi dalën n’Shqipni, tash jetoj krejt, me familje, me krejt” tha, “veç shyqyr qi na pruni Zoti, na qi p’ju shohim, ju, se ju na keni shitë”. Nuk e tha ndrysh, veç Xhavit Qorri e ka çu dorën: “Dojmë me Beograd”. Na shkum me pa, helbe’ qi bajmë diçka, na shurdhoi tupanin. Tha “e keni çu dorën” tha, “ju, me Beograd”. Edhe e ka çu dorën me Kolë e me Sinan Hasan, Xhavit Liman-a e me ata kush jon’ kâ: njo’ dy-tremdhetë [12-13] jon’ kâ. Krejt, bé bojke, tha, Enver Hoxha, tha “aty u kanën Milladini, Stalini, nuk jon’ kâ shki ata”. S’di, nifarë... jo, shki nuk jon’ kâ. Tha “kah dul Stalini, i ka thâ “Enver, shko n’shpi tâne. S’po t’dojnë”. Bilëm, nuk tha tjetër nrysh, viç Xhavit Nimanit nuk i tha Xhavit Nimon, po’ Xhavit Qorri. A, e çoi dorën, thotë, “dojmë me Beograd”. “Shko n’shpi tane. Na s’e kem dashtë”. Mas Luftës Dytë, na s’e kem dashtë. Ja kem kthy shpinën, edhe s’e kem dashtë, edhe na kanë kajtë nanën. Kanë lu me ne. Nërsy i ka thâ, nërsy m’kallxoi. Na tha, “na kishe bonum mirë, shkum me pa për at’ ushtarin” tha, “ai, ai s’u kuq hiç!” Tha, “jo, jo, jo, nalu, hajr bafshit qi jeni ardhë me na pa, se po kem qef na me ju pa juve, se ju na keni shitë, ne”. I tha bab’s t’Mujë Krasniqit, n’odë, midis Shqipnie, n’gojë. Metum na, se ish qashtu. Kur ta vet sot, shkon për shembull Hashim Thaçi me ni grup t’vetin edhe thet, flet keq për, për Shqipni a për Kosovë ai… Kush e don atâ? Ai duhet me ditë more, se e ke marrë votën e popllit. Duhet me hjekë me votë. Aty, aty nuk thotë ‘shalla mashalla’. Duhet me ditë. Kqyre, shumica atje qi po thojnë “jon’ shku 8 mijë hekter” e “qysh jon’ shku...”. Ka marrë, se tash (nuk kuptohet) me do aty. Tha, n’Çakorr. Thashë, o ban, “n’Çakorr i kom pa gjinjën, me sy i kom pa, kush kanë luftu n’Çakorr”. Ushtarë shqiptarë jon’ kâ. U kâ ni jaran me babë temin, ni Rexhë Uka i Junikut. Edhe ai Rexhë e kish pasë emrin. Eh, mas dy [2] vjete u ardhë, e ka pa babën, se s’ka mujtë prej politikës jugosllave me pae. Ai vllau dekë. Thotë “O Izet, s’kom mujtë...”. U ardhë e ka pa Rexhë Uka. Ky u kâ topxhi; ai ish kâ zavenc-pomishnik, a qysh i thojnë. Nimc i ktij…

AH: Po.

LM: …ata dytë jon’ kâ. E une atâ e kom ngjoftë, mirë e jom shku, jom shku tej si u dekë. Vonë u dekë ai. Qitash, s’i ka shtatë [7], tetë [8], dhetë [10], s’i ka, si ka dekë ai Rexhë Uka. Mi shkollë t’Junikut. A e din Junikun hiç?

AH: Po.

LM: E, mi ni shkollë t’Junikut e ka shpinë. Bile, ish kon marrë tani si, si laktur, me drrasa, me qiso sene, me qiso guma, e me... Ish ko’ marrë, kish pasë çelë nifarë puntorie. Rexhë Uka ka pasë ushtar. Kapiten Rudin e kanë pasë t’fortë. Kapiten Catin e ka pasë, ushtar jon’ kâ. Nuk jon’ kâ civil. Ushtar t’Shqipnisë. Oficira jon’ kâ.

AH: Qi kanë luftu n’Çakorr?

LM: Eh...

AH: Me vlla tânin?

LM: Eh, jo, veç me vlla têmin, se tanë ata kanë luftu, po…

AH: Po, po bashkë.

LM: N’Çakorr. A komandant u kâ kapiten Rudi, kapiten Cata.

AH: T’Shqipnisë?

LM: T’Shqipnisë. Se at’here bashke jena kâ na. Qato tri [3] vjet thojnë, bilem, se pak e maj n’men atâ. Na, na jena kâ bashkë at’herë, me Shqipninë.

AH: Tani, kur erdh Tito, u ndanë?

LM: Kur erdh Tita, luftun, u ndanë. Tham “Po dojmë me Beograd”. Po Beogradi nanën ja’v kajtë tyne – ai qi ka thânë! Edhe kurrë rahat Zoti n’at’ vên mos e baftë. Se na ka lanë brez mas brezi, na ka, na kanë lanë, n’gjak na kanë shti. N’hasum me t’lâ, bash. Për çka? – ni ven t’pune. Po t’la me bâ. A po thotë... S’t’vyn veni i pun’s (nuk kuptohet), çka dush me t’bâ qitash – krytar shteti me t’bâ n’Amerikë. Ti punon për Amerikë. S’ka gjâ aty, hajt. Ja’, ata jon’ kâ, jaa. Vallai, moj bi, pasha Zoten, i maj n’men, niherë, at’herë bicikllat, si me pa ballana. E maj n’men, ni festë jon’ ardhë te na, i kanë pshtetë te kullat... at’herë kem pasë. E i kanë pshtetë nizet [20] biciklla. Ai vllav’ ka thânë a din, Bajrami qi osht, e na e majmë për darkë t’Bajramit…

AH: Po…

LM: …ju e mani për sillë, ju.

AH: Po (qesh).

LM: E na Malokt e majmë për darkë. Krejt k’to katune për sillë; na e majmë për darkë.

AH: E pse ashtu?

LM: Qashtu (qesh). Po’ na dajtë e bab’s, i kam katalikë.

AH: Po a?

LM: Po vallahi, bash t’Gllogjanit. Valla ma t’fortë hiç s’ka. Edhe, për besë, kqyre ça t’thom. U mahit ai ni ditë, se kom pas bâ fjalë me do… vallahi bilahi, ma t’fortë jon’ se (nuk kuptohet). Ma t’fortë s’ki. Hajde more. Na jena bâ, ‘ja jemi turq’; ‘jo jemi myslimonë’ e... Po s’ki çka i bon.

AH: E, qi ke tu kallxu për biciklla?

LM: Kur jon’ pshtetë për t’kullës, thojnë nizet [20], veç përmi nja gjashtumdhetë [16] biciklla i kom ngjehë unë. Me ardhë at’herë prej Peje, me biciklla jon’ ardhë ata ushtart. Ai vllau ka thânë, se na e kem, për darkë festën e majmë. Jon’ ardhë për darkë. E kanë pasë ni kullë t’madhe. Gjashtë me shtatë [6x7], ajo i nxajke niqin [100] burra.

AH: Kush e ka pasë kullën?

LM: Po’ pleqt tonë, de, bâba…

AH: T’fshatit, po?

LM: Jo, jo, sot ô, sot ô jona. Po jon’ kâ s’disa kulla n’fshat aty.

AH: Po.

LM: Po jon’ ardhë... ai vllavi i ka marrë, “Hajdi se dojmë me shku për darkë”. I ka marrë nja pesë-gjashtumdhetë [15-16] vetë a nizet [20], sa jon’ kâ me biciklla. Për herë t’parë qat’herë kom pa bicikull (qesh). Dulën k’to çikat tona, ja kom bâ, “Safi, motër”. Po’ njâ e katunit, s’u bâ nizet [20] minuta, u msu mi grah bicikllës (qesh), e k’to u rrxojshin. K’to u rrxojshin; ajo u msu. Hanifja, ti, Hanifja e Zek’s. Motra e Zek’s.

AH: E ti sa vjet i ke pasë qat’herë?

LM: I kom pasë njo dhetë [10] vjet. Dhetë [10], s’i kom pasë ma shumë. Vet s’kom ditë mi gra.

AH: Jo a?

LM: Jo mor çfarë. Qitash, qitash, qitash jom msu mi gra’ biciklles (qesh). Se si jom shku n’Gjermoni, po çfarë biciklle...

AH: E, a t’kallxojke vllau najsen – qysh ka luftu?

LM: Ja, ja, ja çfarë. Po s’ka folë ai me mu.

AH: E me kon folke ai?

LM: Po’, ka folë me shokë t’vet e me ata… jo bre çfar’. Viç qi, e di, qi ardhke i armatosun, me uniformë e me allti, e me pushkë e ardhke kajhere, sikur ata qi... erdhke qashtu. Se, jo bre çfart. Jo more. E pej, pej Junikit ai s’ka guxoftë pi partisë tyne me ardhë me pa. Mas dy [2] vjete u ardhë e ka pa babën.

AH: Vllau?

LM: Rexhë Uka, i Junikut.

AH: Ahh, Rexhë Uka.

LM: Me pa babën tem për djalin.

AH: Po, kur u dekë.

LM: Kur u vra. Edhe m’fal se, UTB-a n’sy e kishin pasë atâ.

AH: E UTB-a, çka u kânë?

LM: Jugosllave bre, UTB-a, qysh me thâ... policia, qysh i kanë thâ... ‘UTB-a’ i thojshin. Tash nuk përdoret, veç UTB-a i thojshum. Qasi, hetuse, qasi. Eh, mas dy vjete u ardhë e ka pa babën. Me m’fal, se edhe e kem ditë, edhe baba e ka ditë. Shkojke baba, kur u kanën ai vllav aty, n’dy javë e ni javë. Dy javë, se ni javë jo, veç n’dy, n’tri. Me qitë puna n’Pejë, shkojke nejke, e pajke kajhere. Paj, ardhke, edhe ai ardhke, se treni at’herë. Ka ecë treni. Ardhke qishtu kaniherë.

AH: E vllau, a u dekë n’luftë, a?

LM: Jo, vllau... lufta përfundoi. Jo, u dekë k’shtu ai. Ish kon prishë n’luftë... veç u ardhë ka rrnu njo tri [3] javë, se ka nej msheftë e ka majtë ni farë pejoni me qira. Se ai ish kon smue, ftofë e romatiz. Eh, s’ka rrnu... kur u ardhë k’tu, krejt, me thâ... tri [3] javë – ni [1] muj, s’ka rrnu, kur u ardhë, qi dul kishe ashiqare me pa.

AH: Po…

LM: S’ka rrnu ma shumë ai. Se ai veç n’kohë t’Shqipnisë u kâ n’luftë. Se n’qit luftën qi ken partizon e qisi, shki, qisi, ai s’u kâ k’tu. As s’ka marrë pjesë, as s’e ka pa me sy ai. Ka nej msheft se smutë u kâ. E na nuk e dishum. Veç e di, kajshum me qat vlla qi osht gjallë. Thojshum “nashta e kanë mytë shkitë kun...”. Kur erdh njani, mas darke e thirri babën: “myzhde”, e pruni. E kish pasë gjetë ni kali. Hypë n’kali, se s’ish kâ tu mujt me ecë mâ. Kur do me dekë, e ka pru. Dulum na. Pasha Zote, moj bi, për hane hangshum darkë. Hana kajherë. Se s’kishte at’herë gaz e s’kish, s’ka pasë kurgjo. Kur ka thirrë, tha, “Myzhde”, i tha babës, “se po vjen..” tha, “Rexha”. Kur jena dalë, n’kali u kan’ kapë menxi qashtu. Ai veç qi ish kâ gjallë, se s’ka rrnu, me thâ... tri [3] javë, ma shumë s’ka rrnu. Ni djalë... e la qat djalë katër mujsh edhe paq. Qishtu.

AH: E baba yt, a ju thojke najsen? A mos me shku n’luftë a... ?

LM: Joo, jo more çfarë, po’ baba, çfarë. Jo, jo, jo baba s’ka thanë mos me shku n’luftë. Asni plak s’ka thâ mos me shku. N’luftë nuk ka thanë kerkush, kerkon, asni prind n’fshat (nuk kuptohet) për shembull. Kërkush s’i ka thanë as vllaut, as djalit “mos shko n’luftë”. Kjo u kâ me vullnet: kush ka dashtë me shku. Po’ kjo, t’ish kâ pak ma mirë, qi duhet me shku dikush, dikush, ma mirë ishum bâ, pak ma shumë. Po kjo u kâ me vullnet: kush ka dashtë ka shku; kush s’ka dashtë s’ka shku. Po edhe ajo nuk u kâ n’rregull... se me nej gjinja ka 20-30 vjet nepër shpi, e tu kërsitë pushka... Ti merre me men – ku bâhet mirë aty? Jo bre. Vallai, vallai shumë çika kom pa n’luftë, t’zoja jon’ kâ. Njâ u kâ qitu e Abrisë, aja u kâ si, si udh’heqse ni grupi (qesh). U mahnitsha me Shaqën, thojsha “Shaqë, n’u idhnoftë...” thojsha, “n’mu”, thojsha “rrehe qitâ”…

AH: (qesh).

LM: …”Rrehe qitâ” – thojsha (qesh). “Nashtë more..” qi ma bojke (nuk kuptohet). “Qi idhnohet n’mu, kom mi thâ ‘jo, jo je idhnu n’mu, rrehe Shaqen”. Qishtu. Eh, qishtu. (Pauzë) S’di çka me t’thâ mâ, veç u bâ kujt ky rreth ni Deli Gashi, ni Ibush Maloki i jonë, ai na ka bâ. I thotë tí, “Shka me bâ? – Deli Gashi. Po vallahi: “A din çka bon? Hoxhën edhe ka njâ për shpisë thirre, e bonu musliman edhe ti” – i thotë Ibush Maloki qatij Deli Gashit. Qasaj mahalle qanej (qesh).

AH: Po…

LM: Edhe jon’ bâ, qashtu, njani-tjetrit. Se mu bâ, jo bre vallai. Si ajo knej; si ajo, ni Zot ô. Po’, i kem pasë qashtu, t’bab’s e t’babgjyshit. S’prishë gjô...

AH: A e pranut me qef ju?

LM: Po vallai, me qef. Se e kanë pranu ata pleqt edhe e majm’ na. E majm’ na, s’jem kùnra saj.

AH: Jo a?

LM: Te funi-funit, feja ô fe.

AH: Po.

LM: As s’t’bje me hangër, as me pi – kurgjo. As s’ki dom, as qaq hajr, pi’ saj. Shqiptarë jem tanë. Edhe qishtu, une i kom dajtë e mi fe muslimane.

AH: Po.

LM: Dajtë e bab’s, katolikë. Po a di qysh kanë jarani? Ata janë t’meçum, more. Kur vishin dimrit, t’ardhshin ka dy-tre [2-3] net’. E lajshin me ardhë bashkë, me nej bashkë. Po shka ka lidhje qi s’ja man... Veç te na u kâ ma mirë, se na shkojshum, hajshum n’gjeti. E ata ardhshin deri n’akshom te na, e hongshin dy. Qashtu (qesh) u kâ ajo punë. Se vallahi... hajt mos hi ma fell anej se s’ka gjâ prej tyne. Çka dush: fe e hoxhë e prift u kâ Enver Hoxha edhe Adem Jashari e qita luftartë, Bajram Curr-a, e qita.

AH: Edhe Bajram Currin e njeh a?

LM: Jo, s’e ngjoh, po na... edhe qita, nuk e ngjeh?

AH: Jo.

LM: Po’, ia ke ní zanin (qesh).

AH: Po.

LM: Me Bajram Curr, e tanë ata, s’un i ngjohum po’ ja kem ní zanin ça jon’ kâ. Qaj Alush Smajli, qi e permenin, ai n’luftë “qarrataja” u ko’ thirrën: mbiemrin, pseudonimin “qarrataja”. Po ai i shkreti kurrë s’ja ka da luftës, ka luftu. U vra kur hinë k’ta partizont. Dikush u vritë e dikush ka vra shki valla, sa ka mujtë. Kanë vra Azem Bejta e Shaban Polluzha, e.

AH: K’ta n’Luftë Dytë Botërorë jon’ kânë...

LM: Eh, po.

AH: Mehmet Gradica, e.

LM: Mehmet Gradica e k’ta tanë. Sa jon’ kâ qata, qata e kanë majt, o bac, qit’ tokë. Se me prifta e me hoxhallarë... (qesh). Pasha Zote, veç jepu bukë, e le t’hajnë mirë, (nuk kuptohet) s’ka me pa pej tyne. Une nuk i shaj asnja, po’ n’huj si kom asnja.

AH: (qesh).

LM: Qi me thâ lumi unë qi o prift a hoxhë – jo. Kur du bahna prift e hoxhë (qesh). Dy dova i msoj qaty, dal rrej… Jo bre, hiqu tyne. Ehh, luftar e fetar asht Adem Jashari. Qaj ka me thânë tanà. Po ma ngat e ka Zotin ai. Zoti, çiftin e atij e don, se ai ne t’qohet le t’han bukë, e shko bo’ dom kojshisë. S’e do kërkush atâ. Jo, bac. Qishtu.

AH: E qat orë, kush ta ka jepë?

LM: Qit orë ja ka pru njani prej Shqipnie, njanit.

AH: Kujna?

LM: Ja ka pru ni Luani, t’Plluzhinës.

AH: Po.

LM: Ja ka pru, ai thotë “Jo vallai, du m’ja çu Limon Malokut se o’ marak n’Enverin”. E ma ka falë edhe mu. Edhe babgjyshi tij, ni, ni, ma kish çu ni telefon, qaty dikun ô, me ato gerrmat e m’dha. Kesh dje atje, thashë “faleminerit”, e faliminderova për sahat e për telefun e për... Qe edhe telefunin e kom qatje dikun. Eh, ai thotë, “Du me regjistru”, unë u bana marak, ata janë tetë [8] vllazen, “ta kanë çu”. Thashë, i thom njanit, ma i vogël, “Bylbyl”, thom – tha, “vallai s’ta ka çu Bylbyli. Qi e ka çu kun Bylbyli…”. Kur po thojnë, “Jo valla, Luani ta ka pru”. Se Luanit ja ka falë ai.

AH: Po.

LM: ... i Shqipnisë: “se keni marak” ju thotë, “du m’ja dhânë” – “Vallai, ti ma fale mu, e unë Filon Fistekut, Limon Malokut kom me, m’ja çu, m’ja falë”. Thotë, “Ti çoja kuj dush”.

AH: E qe sa vjet e ki?

LM: Jo more, s’e kom: qe dhetë [10] ditë – dy [2] javë (qesh).

AH: Uuu.

LM: Po hale s’e kom çu me nreqë. Thanë, “ai duhet Kodak” a s’di çka pi thojshin... çka di unë. Jo more, s’e kom. A gru – s’e kom, 2 javë, k’tâ?

AH: Ja…

LM: Halâ a? Hajt burrë, nale. Veç k’ta tont vonë jon’ bâ…

AH: Kato, musliman.

LM: Kjo, babgyshin a e ke pasë mysliman? Eh, po de. Edhe bâba jem – ni shpi jena kanë. Jon’ martu për ni [1] natë. Eh, na jena kanën. K’ta, unë i kom dajtë e babës katalikë, k’ta i kanë qashtu. Krejt na i bajna, n’dytën dorë dalum. Eh, mirëpo qysh ta marrsh, me ndrru fenë nuk ish mirë. Ma mirë me pas nej qaty ku jena kâ... mos me qallamitë edhe kit tjetren. Se ça na nimoi kjo... me turqi. Paj turqit jon’ ma t’kqi se shkitë. A pe sheh ça po bojnë tash, tu dhânë punë turqve n’Kosovë? Araportin, e ‘m’tha’ e ‘t’thashë’, ato, aty turqve. Turki na’j ka pru shkitë qitu, turki. N’tokë tonë, turki, se kurrë shkitë s’kishin guxoftë me ardhë. Po’ turki na’j ka pru shkitë.

AH: E qysh na’j prunën?

LM: E ka marrë, “Hajde, se tu ja l’shu tokë tonën”. Tokat tona, une, Shaqa s’i di... une i maj n’men s’disa shpi, shki jon’ kâ, napër toka tona sot.

AH: Po a?

LM: Dej kur na hini Shqipnia, qi hini. Kur hini Shqipnia, aty ja kajtën nanën tani. Haaa, s’pat aty se krisi pushka. U bojshin si, si kingjat. Edhe mâ s’jon’ ardhë k’tu. 

AH: A kishit probleme me serbë atëherë?

LM: Po, unë jom kâ thmi, une.

LM: Po a t’kallxojke bâba, a najsen?

LM: Po, po, qysh s’kanë pasë probleme. Po qysh s’o problem: ta merrke krejt tokën e u dufke me punu tokën tane ti, e m’ja dhânë gjysën e drithit atij. Po ku munësh me thâ s’ke pasë problem aty? Problem – veç qi s’ke guxoftë me vra. Problemi u kâ hazër. Jo breee. Ohhh, edhe vallai sebep osht turki, edhe gjallë kofsha, kurrë zanin turkit mos ja njefsha, edhe shkaut. Viç sebep me naj lânë n’derë shkitë, na’j ka la turki. Kurrë s’i kisha dhânë punë, as s’e kisha lânë turkin me marrë pjesë n’Kosovë. Hajt more. Ai, ai ma fort i bajnë… Qyre, ni shkinë e ka marrë – se ti po m’shtin me folë – ni shkinë e ka  marrë, ja ka falën tri [3] katune, ja ka falën Dolcen, Gremnikun, pos Gremnikut edhe nja tri [3] katune.

AH: Ku janë ato katune?

LM: Qatu te, te Drini i Bardhë. 

AH: Po…

LM: Dresnikin ja ka falë, Dolcen, Gremnikun. A po bajnë tri [3]?

AH: Po, po. 

LM: Ja ka falë, se e kem dhanërr. Viç qi e ka marrë ni, ni, ni turk e ka marrë, ni aty, e tash ky turki dhanërr i joni. Ja ka falë tri [3] katune. N’gjithsecilën, qato tri [3] katune qi jon’, e kanë ujtë e voktë, buron ujë t’vokt aty. Katunet ma t’mira, qaty, rreth Dukagjini, jon’ qato. Me t’pasnet turki ja ka falë shkaut.

AH: E tash, a i kanë serbt ato katune?

LM: Po’ jon’... najô, po i kanë ka pak, po. Kanë ble ka pak, se po, i kanë pasë vallai, qysh jo, edhe sot ka. Qysh s’ka. N’Dresnik ka, n’ Dolc ka shkie.

AH: Po…

LM: N’Gremnik ka shki. Po valla, sa dush. Qaty jon’ metë, tafti i tyne ô. Jo, jo turki, turki as, as vet s’ka fe. As vet s’ka fe. Vallai gjâ ma i keq se shkau s’ô, as ma i mirë s’ô – çifta jon’. Ja’, sot turki po, po, po permenet te na si... s’e kisha lutë turkin me marrë pjesë, me ardhë, as mysafir me na ardhë. Ndaqt me ardhë, rri ti atje. Boll. Se s’kishin mujt shkitë kurrë me na bâ qashtu. S’kishin mujt. Shqiptart jon’ kânë... Turki, fe myslimane. Se s’pe don musliman. Po’, edhe kalin e kom pasë myslimon. Kurrë raki s’ka pi as…(qesh).

AH: (qesh).

LM: Pasha Zotin, n’t’ardhshin, t’ja qitsh ka ni gotë raki, u tranojshin... m’ia qitë n’hunë kalit rakinë (qesh). Eh, qishtu çika e mirë, mos hi mâ... u kry kjo punë.

AH: E, a ke mujt me shku n’Gjermani, masi u kry lufta?

LM: Po, kom mujt. Po ja, ja, farrakat e kom bâ.

AH: Pse?

LM: Se (nuk kuptohet).

AH: A hiç s’je shku mâ a?

LM: Ja, ja, ja kurrë. Edhe penzionin tem qi e marr une atje sot, m’ka thâ djali... “Merri 800-900 euro a 1000” – s’i merr. Kurrë mâ ni cent s’ja kom marrë unë, veç djali i merr atij. Ja, ja, ushtar jom kâ k’tu. Qaty e kom pushkën.

AH: E ki a?

LM: Po vallai.

AH: A ke mujtë me ru – mos me dorzu, a?

LM: Jo bre, për na, tash, shqiptari pushkë ka lypë, se çfarë. K’ta e dinë tanë. I kem na tash pushkët: ça jena kâ ushtar edhe ça s’jon’ kâ. Kush do, e man. Ja valla, qitash e kem shtetin tonë. Jo n’derë t’shpisë me ardhë shkau, me thâ “ky e ka pushkën” e “ky alltinë”. Jo, jo’lla, qysh e kom pasë qashtu, qashtu ô. Jo, mixhë. Kom nej, pak ditë qatje n’Klinë mas lufte, e kom pas ble ni shpi, e kom ble ngat. Valla kur erdh i 28-i qitsha, midis-disi qitsha. As tash s’guxojshin, edhe atje m’thojshin “Mo”. Se jon’ cofë. Ka shki, po s’ka mâ fuqi ai me lu me shqiptar mâ...

AH: E mas lufte, sa nejte atje, n’fshat?

LM: Mas lufte n’fshat, asni dakik. U kallum.

AH: E k’tu jeni ardhë fill, a?

LM: Jo, jo, jom shku, e kom nxâ ni shpi atje.

AH: E kur jeni ardhë k’tu n’Prishtinë?

LM: N’Prishtinë jena ardhë qe njo dhetë [10] vjet, a?

AH: Po, qashtu si jeni kthy prej lufte?

LM: Po, prej lufte jena shku niherë…  qitu. Po, po’ harroj bre bijë. Qitu kokum ardhë... mirë. Po, po, qitu. Bilem, kjo u kâ e shkavit, vonë e kom ble. 

AH: E qysh vendose me ardhë k’tu n’Prishtinë?

LM: Vendosa. Kah me majtë?

AH: Po’ me shku te naj kusheri, a te najkush..?

LM: Jo bre. Kusherini, i shkreti, s’kish ku me nêj vet. Tân t’djegën jena kâ. Kah t’mujsh me gjetë. Vallai, me vlla s’un je shku. S’ke pasë ku me shku jo, jo. Nashta ka pasë nakush, veç asnja s’jena kâ n’gjendje, qi me thânë, me majtë vllavn. Që s’ke gjetë ti, qysh i kena pasë shpijat atje n’katun. T’m’dha e me dhoma, me krejt, qysh i kena pasë. E ke nxanë, dikush e ka ble, dikush i ka pa’ ble, qishtu.

AH: E ti, e ke ble, a?

LM: Po, po, e kom ble une.

AH: Prej serbit?

LM: Jo, prej ni shqiptari. Ma kish pa’ ble tinëz, e une tu nêj k’tu. E tonshi, kur po thojnë me dalë. Thashë “Jo, une e kom nxanë k’tu ma s’pari. Du me ble unë”. E erdhen, ni Bajram Ademi – ish kâ burrë i mirë – tre [3] vetë erdhen, e kisha qat djalin e madh qi e kom n’Gjermoni. Erdh ai Syla. Thashë “Unë s’kom pare, se me pasë pare… e ai e merr at’ penzionin têm. Tash, me pasë pare, e blej”. Ai tha “Jo, bac” se ‘bac’ m’thotë, tha “me ble kem pare”. Vallai n’paç – bleje. U shku, i ka marrë paret n’bankë, bilëm ni avokati qi (nuk kuptohet) tha “duhën tònat pare”. Ai tha “Ama konton, numrin”. Tha djali, “Jo, jo, paret duhen tònat n’drrasë”. U shku, i ka bâ n’letër tòna, edhe ja ka ngjehë. Po’ s’e kom marrë fort nalt. Gjazhdhetë e katër [64] mijë evro. Ja pruni tana pare, ja ka tha n’dorë. Ai shqiptari kish ble pej shkau, edhe unë thashë “s’e lshoj”. Ata thanë, “Jo’, ky ô tu nej k’tu, s’e ki vet. Qi i ka paret, ka me marrë ky”. “A i ki paret?” thashë, “valla po, vetum...” Djali tha, “Jo, i kom paret”. “Shko biri paret” – u shku. Qysh jena kâ, kena nej. U shku djali n’bankë k’tu n’Prishtinë, i ka marrë paret, edhe tòni, besa, njo aty bâni burrni, tha, “Ti nuk i di venet ku përkthehen”. I ka marrë letrat ai, e t’nestrit na ka përkthy, na ka qitë mi veti qitu.

AH: Po a?

LM: Po vallai. Qishtu.

AH: E ditën, qysh e çon tash?

LM: Ditën?

AH: Po.

LM: E çoj mirë boll.

AH: Çka bon?

LM: Gjithë ditën rri, shkoj ka’mos. Herë anej; herë knej. Ka’ tu’ m’teket. Me gru hâhna kajherë, ka pak.

AH: A po hâhni a?

LM: Ka pak (qesh). Une jo, veç kjo ka qef mu hangër kapak. Qishtu, se une jo. Mirë e çojmë. O’ djemtë punojnë, edhe e kem idaren e mirë. As t’mirë, as t’ligë, po’ tamon. Idare për veti kem, miftjaqë nuk jem për kurgjo, qi me thâ... për asni sen. Liri kem. S’tutum tash pej kerkujna, as pi serbit, as pi turki, as… Liria ô mi t’gjithë. Friga qi ki, qi i lirë – ajo man tòna: edhe pasuninë e tòna. Tash jem n’shtet tonin, kem ushtri tonë. Tash edhe pak i bajmë, po thojnë, qi don mi qitë. Po thojnë ky Hashimi don mi qitë ushtart. Nashta... ishalla. Gatë e ka çu, boll. Duhet, me ka’moti k’tâ. Se teri sa nuk u kâ mâ ai ushtari qaty… Kur t’o ushtari aty, knej shlirë. Edhe kem me bâ tash, se jon’ shkollu shqiptart, o bac. Po’ at’herë krejt katuni, s’e ka ditë me ta lexu dikush ni letër.

AH: E ti, a je shku n’shkollë atëherë?

LM: Jom shku katër [4] vjet. Tridhetë e gjashtë [36] germa i kom msu. Shkrim-lexim qaty, se çfarti. S’jom shku, njo tri-katër [3,4] vjet, qashtu, me copa. Kajhere bâba thojke “duhet mi ru gjânë”; kajhere m’ja mjelë.

AH: Pse, a majshit lopë?

LM: Po, kem mâj gjithë. E kem vênin e mirë, na i majmë, pa çoban atje i majshum.

AH: Po a?

LM: Mali... e i lshojshum n’sabah. N’akshom vishin... tàna vishin n’aksham.

AH: E ça keni majtë – veç lopë, a?

LM: Dhênë kem majtë shumë.

AH: Po a?

LM: Po. Niqin [100] e kusur copa dhênë, nizet [20] copa lopë e... Edhe s’jena kâ... dhetë [10] antarë. Qishtu, shpi s’ka pasë qi s’ka majtë gjâ. Tanë kanë majtë lopë e dhênë. Dikush-dikush i ka majtë edhe do bullica, po’ najo qi s’ka pritoftë. Se na s’kem majtë asi.

AH: E çka mjellshit n’toka?

LM: Mjellshum grunë e kallamoq. E bon bereqetin ajo tokë, fort.

AH: Po a?

LM: Auuu, vallai pak katun ka qi e bahet ma fort bereqetin. Se pasul e qiso senesh. Tokë e mirë ô, tokë e zezë. Edhe ô tokë qi e pin shiun, e bon bereqetin. Edhe grunin. Ti qitke hekteri pesë-gjashtë mijë [5000-6000] killa. Tash nuk qet qaq. E bojshum mill e... Toka ô bet. Tani malin e kem kullosë. Tana qato lopë na pa çaban i lshojshum. N’aksham ardhshin. E zoja e shpisë, kush e kish rênin, e mjilke. Veç i qitke dej n’derë t’aborrit, gjithë ditën nepër mal vetun, n’akshom ardhshin n’shpi.

AH: Vet.

LM: Po, vet, vet. Jo, jo, jo. Për katunarë, nuk di katun ma t’mirë qi ka. Tani me ju nxjerrë ujë gjâve, m’ju qitë n’akshom, a. Se ka pasë ujë. Nuk ka ujna t’m’dha qi... sikur n’Dukagjin qi ka, reka. Po ujna pishin gjâja nepër vade, kroje, do çeshme, do qishtu.

AH: E mull,i a kishe aty? A ka pasë?

LM: Po, ka pasë edhe mulli. Ka pasë. (I drejtohet gruas) Çka po flet ajo? Se u msu me mu. Sot me juve: “O me k’ta mos fol, se nuk t’durojnë sa t’duroj une”.

AH: E, a shkon atje n’katun mâ?

LM: Shkoj, po.

AH: A ki kusheri, a...?

LM: Po. Tanë janë metë qishtu, ka njo…

AH: Po…

LM: …e dy. Se shumica, gjysa, jon’ hjekë. Gjysa. Po pej çdo familje njo e dy. Kem pasë shpija t’mira atje. Kem pas bâ kulla t’mira. Po’ n’ni mahallë, pakkush u kâ qi s’ka pasë puntë mirë. Kullën ata e lâjnë veç për mysafirë.

AH: Po. E familja jote, a ka pasë kullë?

LM: Po’ qysh jo. T’mirë bile. Po u kallën ato tash.

AH: E kur je kânë ti n’Gjermani, a e ke pasë babën k’tu?

LM: Babën…

AH: Kush e ka udh’heqë familjen?

LM: Bâba u kâ, edhe vllau i madh.

AH: Po a?

LM: Edhe ni vlla e kom une. Ai s’u kâ jashtë kurrë. Gjithë ka nej n’shpi.

AH: E, n’bashkallak jeni kanë?

LM: Po, tri [3] vjet ma i vjetër se une u kâ. Osht’ halâ sot ai, tri [3] vjet ô ma i vjetër se unë. N’bashkallak. Qaj qi u kâ ma i madhi, ai u kon’ dekë, e la ni djalë 4 mujsh. Po djali ju ka shkollu, profesor ô. E u martu tash, kur u bâ qikjo luftë. Me thmi e me gru shkoi n’Amerikë. Dikush n’Gjermoni... Ai i jemi n’Gjermoni. Ai djali i dytë punon n’Ambasadë, n’Franfurt. I dyti. Ai qjetri, n’Gjermoni. Qiky që e kom qitu, s’e kom jaran hiç. S’u martu halâ. Se vallai për, për qi m’dhimet – e rrehi tej n’sabah, ho. Qe, nana e tij bon punë. Eh. Jo, jo. Qishtu, bre çikat e mira, vallai.

AH: Faleminderit shumë, baci Liman.

LM: Kofsh me ner, e faliminer’. E, kqyre, edhe njo po t’thom: hatri juj, se pasha ni zot, marre po m’vjen, se nuk i kom, nuk e kom... ma s’pari, nuk di për ato punë. Dalin do fjalë palidhje, qesharake, dalin. Po s’kom çka boj, m’shtitë me zor.

AH: (Qesh) Faleminderit shumë.

LM: Kofsh me ner gjithmonë. Edhe ti, faleminer qi munohesh për popull, qi munohesh, eh... Faleminer edhe pi teje. Jo’ se edhe unë, po tònat duhet me t’thanë ‘faliminer’ qi, qi ngani qishtu me pasë me shkru, e me shenue. Se k’to... gjinja desin – k’to jesin. K’to jesin gjithë. Shkrimi jet’. Qishtu.