Maliq Halili

Intervistuar nga: Ardian Ademi

Nejse, tani kur erdh vishaku, erdhën tana t’zezet, a po ngon knena? Ja fshijke magjën! Po mirë qaty, pak ne nuk na murën

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

30.05.2018

Lokacioni i intervistës

Vushtrri

Vendi i lindjës

Boshlan

Tranksriptimi

AA: Sot, me datën 30 maj të vitit 2018, gjendemi në shtëpinë e familjes Halili, ku së bashku me bacën Maliq Halili, do t’na japë një rrëfim rreth jetës së tina, në kuadër të Projektit Kujtesa e Kosovës – 100 rrëfime nga 100 Pleq e Plaka.

AA: Baca Maliq, qysh je? 

MH: Mirë, mirë, Elhamdylilah. 

AA: Qysh po nihesh?

MH: Po’ nom, nom, nuk ô keq: sa t’dal, mirë ô. 

AA: Baca Maliq, a mundesh me na u prezantu?

MH: Po. Une jom Maliq Halili, jom lindë n’Boshlan, n’fshatin Boshlan, e jetoj tash n’Vushtrri, n’rrugën “Rexhep Musë”. N’Vushtrri jom ardhë n’gjashtdhet’ e gjashtën [‘66], i kum bâ atje gati tridhet’ [30] vjet qi kum jetue n’katun. Po’ mirëpo, e kum pasë ni jetë k’shtu me probleme, gjithë. Pse? Se ma s’pari, babën ma vranë çetnikt, ma murën. I murën atë dite qi erdh liftoi Ukshin Kovaqica. Me nanëmdhetin Januar, n’katërdhet’ e pestën, u nisë Brigada e Perotit me shkue për Kovaqicë- shkiet e Gojbulës, serbt’ e Gojbulës, tu i pri, edhe shkuen me liftue me Ukshin Kovaqicën. Po mirëpo, u mush edhe katuni i jonë krejt u mush qasi farë çetnik e partizan.

  U rrehshin, komananti shkoi n’odë t’Nebihit, edhe u pozicionu aty për Shalë. Mirëpo, tu i pre n’besë, çetniku i Gojbulës- Bogdan, Bogdan Smirkoviq, jo Smirkoviq po qysh e ka pasë emnin... Bogdan po, e baba i ktij Lubojsavit u kanë ai nejse shihte budlla kejt qita qi po vin’ knena erdhën n’katun. Qaj Bogdani kishin pa punue, domethanë, n’kohë t’Kralit me ba kryetar qatë Bogdanin, me ba kryetar n’Saiqit me ni farë Starafinin. Po shtyhen të dy kush me u ba kryetar, po Boshlani, ni farë Hetemi i nimon atina. Edhe me katun Skromë e Boshlan e veç me i marrë qato katune. Po de! Edhe i fiton ai kryetar. E atë dite ai, kur vje përpjetë thotë “Mu m’besojnë ky popull...!” e sheh qaj Hetemi “O Bogdan!” “Ohojo!” “Nalu qaty!” Kur vjen, “Qa bani? Qysh jeni?” “Qe valla. Qysh je ti, se unë jom me do shokë qitu.” “Hajdi, po Gojbula jemi. Po ju, ju njohim kur s’keni vra kanë as s’keni ba kurr’ sherr hajdeni, dogrile’’. Kur shkuen aty, erdhën n’katun une jom kanë mrena. Kur jom dalë atyne ja u kishin shti pushkt k’tu, me automata edhe ardh’shin ata shtatë, qishtu me roje. Aty u kanë katastrofë drejtë, katastrofë e madhe. Kur shkuen dogrile dul komananti, nana mue “Shko kqyr çka ka!”. Domethanë, çka po thot baba yt. Kur shkova tha “Shko te shpia” se ish borë, ish dimën i madh s’mujshe me nej’ aty, a e di, borë e madhe dej aty. Edhe tha baba ‘‘Shko se qitash po na lshojnë’’. Kur shkova i thash nanës “Po thot baba qi qitash po na lshojnë”, tha “shko edhe ni herë”. Shkova unë aty. Kur shkova ai tha “Shko thuj nanës tane me na i dhanë do bukë se po na qojnë për Vushtrri’’. Erdha i thash nan’s qashtu, i mur dy bukë të gryta, djath e voe, kurrë nuk e harroj, ju qova e kanë da’ tanë kapak. U ktheva, shkova te nana tha “Shko apet”. Kur jum shkue të tretën herë jom hi n’sobë t’Demirit, i lidhshin... i lidhshin çetnikt, ham i lidhke ktu n’duer, edhe ktu ata ishin nxe tu i lidhë. Mue s’u m’panë, hina u mrena aty. Ata vet u dorzunë, vet erdhën edhe i lidhshin.

  Edhe ni qaj Hetemi ish pshtetë, po m’doket po e shoh, e ka pasë ni mallungë qitu, i shkojshin lot edhe thojke “Shpiertin na e marrin imanin jo. Shpirtin na e marrin imanin jo, mos u mërzitni vllazni, na preu n’besë”. More valla tani i kanë qitë, se osht histori mo zo ma keq, i ka qitë t’lidhun qashtu. Kur i kanë qitë, baba jem i tha, gjyshën e kemi pasë plakë me kshtu me krroq. Tha “Oj nanë’’. Tha “Oj”, tha “Shtima dorën n’xhep, nxirrmi paret’’ ja u la thmive. E ka shti niherë dorën n’xhep e ka nxjerrë ni dang, tha “qyr se kum edhe tjera”. Kur e ka shti n’tjetrën e ka shty shkau. Kur e ka shty shkau ata plakën, plaka u ra përmys kshtu se rrshiti se borë e shpat’, e at’here ky baba shkelma atina shkaut. Ata t’i ranë bab’s, t’i ra mahrama e plisi e u përgjakën. I briti i motër, duel u kanë ma e madhe se une ajo, i briti. Kap me mahramë e qitma n’krye plisin ja qitën n’krye. O dilni bërtitni krejt nashta ju lshojnë. Krejt katuni u que n’kamë “Auuu!” kush mas thmive t’vet, mas babës vet. Çfarë! Çetniku u sillke si i mshojke thmisë me krye n’borë e gjujke. More vallahi ata i ka que anena kur Kqiqi shtatë, erdhën Kqiqi me qita t’Bedri Mjekut, familja e tina ata me mjekërr ni plakë, nanë n’ren ishin ranisë aty, e kanë pasë binë aty nifarë Hajri e ka pasë emnin ajo, e po e kanë pasë Kqiqin bile për turbullavt janë kanë n’atë kohë t’gjermanit.

Nejse kjo u kanë tash partizanë, mas gjermanit, po mas tani qaty edhe ata i lidhën, dy i lanë nifarë Hajdinin e Hazirin të ri ka nanë vjeç ata i lanë, tjert i lidhën. Dikur janë ardhë tani i kanë nxanë Kadri Karaqën, babën e Sejdi Karaqës. Sejdinë ti e ke njoftë, ke nie për ta... eh Sejdi Karaqën me gjithë djalë edhe ni i biri Behram Bahrës, ni farë m’doket e kish pasë emnin po ja harroj vallahi qysh e kish pasë emnin ai i biri, vllau i Fazli Bahrës. Edhe ata i lidhën, veç qat’ dite me ra n’parduzt parduzt’ shtate veç sa kanë mujt nizet e tetë qat’ dite i kanë lidhë çetnik’t edhe u kanë grahë për Vushtrri, i kanë ba patare! S’dihet as për gjenaze as për çka ka thanë Zoti, kurrë s’kemi guxue me folë për ta, as me i vet çka u ba me ta, ja s’guxojshe. Kur jemi ra qitu n’Vushtrri.

AA: Ju kanë kontrollu shkitë qi s’keni guxu me folë?

MH: Jo more çfar’! S’ke guxu ti me vetë për babë qysh po vet ti sot. Kush e vrau, e çka u ba s’ke guxue ti. Tha i thojshin “Jo i ka marrë s’dimë gja. S’dimë gja.” At’herë, çfarë! S’ke guxue ti me thanë valla tuk se pe lypi ku e kom babën? Qitu une masi jom ra n’Vushtrri u kanë nifarë Fahri Drenica, ish kanë n’mobilizim, nisa me vetë për babë a dini gja, për qita qi i murën e i prunë. “Mos gabo se tri vjet i ka hangër njeri veç qi ka vetë” edhe qashtu. Edhe tash jeta ime masanena jetëm jetima. Na e la do mall baba, do gja e do diçka tu u ba idare. Nejse, tani kur erdh vishaku, erdhën tana t’zezet, a po ngon knena? Ja fshijke magjën! Po mirë qaty, pak ne nuk na murën. E shiptarë vlla që u kthyn prej lufte, e me thanë qi ikën prej partizanve t’Shipnisë qi tej n’Sangjak shkuen me kta. “Hajde se na jena vllazun me serb”- Kta gomeshat. Po t’kallxoj se gja n’dynje s’kanë ditë partia e Enver Hoxhës. Çka ka thanë Zoti ata s’kanë ditë, veç kanë ditë me ba zi n’popull t’vet, sikur shumë, shumë tjerë.

  Merre me men’ tash, shembull, mi ka vra ai Shefqet Peci- Shefeqt Peci komandant u kanë me Ramiz Alinë, nizet e ni dërvare mi ka ba, qaty i ka ba batare për shtatë shkie. Për shtatë shkie qi janë shkue e kanë rrethue, e kallë Hysen Bojkun, ja kanë kallë shpinë, kanë nisë me ja mytë robt’, e janë dalë kanë liftue i kanë vra shtatë shkie. Nizet e ni i ka ba batare, dy, tremdhet vjeç, i kanë ba batare tu shpia e Hysen Bojkut. Shefqet Peci i Shipnisë, kur ju kum thanë qytyne t’Shipnisë qishtu ka ba edhe edhe nizet e dy t’i ka vra n’Kuks, Shefqet Peci. Qitash Sali Berisha e ka pa shti n’burg atë qen! N’burg u dekë. A po ngo knena?! Hysen Tërpeza kem’ pa thanë s’ka me mi falë historia, s’ka me m’falë qi se vrava Ali Shukrinë, Milia Kovaqeviqin edhe Shefqet Pecin. 

AA: E tani n’burg i kanë shti, masanena?

MH: Ka? Jo bre vlla çfarë burgu! Ai u ikë, ky Hysen Tërpeza, u ikë u dalë n’tjera, dërrzhavë. Jo se ai u kanë ni here si komunist, po s’mujti me u marr vesh. Shkoi Ali Shukria, u kapën me ta dikun n’Tërpezë, ku osht diku te Janjeva ku osht te Lipjani. Po ky kopil ky tha “Mo, mo! Qysh t’thush ti!” Tej u pshtue, edhe qishtu baci i jem u kanë. Tana t’zezat qat’here se tani, nejse u shkuen babat. Shkuen tani masanej i murën banor’t me mixhallarë e krejt katunin, e mo zo ma keq. Edhe tetë diqën n’Banat atje djem t’ri mo zo ma keq. Nja u diqën n’Bar qi i murën, moblizim drejt shkuen n’Bar do për Banat knena. Tani kur u shlirue do i nalën për ushtri, do erdhën prej shpie, do diçën atje nja gjashtë a shtatë n’Banat, kshtu qi... Tani nisën ni farë shkollat me i... qe Bejtë Gunishta kryetarë, tani e filluen shkollën une at’herë jo. Une at’herë su m’murën mue, mue m’lanë se babë s’kisha, gja n’dyje jo, a po kupton? Edhe osht ni histori bajagi e zorshme e jemja. Me m’lanë me i rue gjanë, lopt me i rue t’ni mahalle, se s’kisha babë une me m’que n’shkolla me msue. Edhe nuk e dik’ke ransinë e shkollës kërkush, edhe ardhëshin shoktë, kur ardhëshin... 

AA: E çka kanë menue për shkollë, para atje n’katun?

MH: Kanë menue jo mirë. Domethanë pos do, do. Se janë tutë, tuta... e ka çkrue kie me u denue, se për me qef jo bre pak janë kanë, pos Bejtë Gumishta e do se s’kanë ditë as çka është shkolla bali jem. Jo bre vllau jem! S’kanë pasë ata dije me t’qu n’shkollë. Jo bre çfarti! Edhe mue, nejse, m’lanë me i rujet gjanë, nejta katër muj’. Krejt kusherit’ e mocanikt’ e mi n’shkollë a marrshin librat, do fletore tej i qojshin kah ardhëshin pej shkolle. Une i kqyrsha, u marrsha lakmi... po a rrihet vetën n’mal bre?! Me lopë, me i rue gjanë e ni mahalle. Ni dite, nanën e kisha, thom “Qyre nanë çka po t’thom: Pasha Zotin pa shkue n’shkollë se la!”. “Mo se mixhallart t’bajnë llom!”- se at’herë u kanë qashtu. T’thirrke more mixha t’bajke bedatë, se s’janë kanë, edhe nanat nuk i kanë dalë zot thmisë sikur tash, që janë t’meqme e i thotë mos ma prek se tash jo, marre o i veti o. A po kupto? At’herë qashtu thojshin, edhe thom pa shkue se la! Ni gjyma mixhallart erdhën n’sheher domethanë n’qytet, i marr tre shokë une, tre kusherit e mi, nejse Fazlinë, Bejtushin edhe Zaitin, e nëpër mal e n’shkollë. Kur shkoi hi n’fund, n’odë Halil Skromi, Mulla Halili, Mulla Mustafës. Hi n’fund t’bankës, kur vjen u kanë nifarë Smajl Dyzi, msues Allahu e pshtoftë ata, se ma burrë nuk kish pasë, Smajl Dyzi i Llapit thanë për hoxhë ki pa msu. 

AA: Hoxhë n’katun u kanë?

MH: Jo Hoxhë n’Skrome ai. N’Skrome u ardhë prej atjehit, ka pru me u ba msus n’Skromë. Edhe po vjen ai, mue n’fund t’bankës po thotë: “Ku je ti? Kush je ti? Çka je ardhë ti? Ku je ti tej sot qi s’je ardhë? I kujna je?”. Thom jom i Bisimit thot: “Ku e ki babën?”, thom “Babë nuk kom se mu ka vra baba”. “Po mixhallarë a kie?” Thom “po i kom, po nuk u m’lanë me ardhë n’shkollë mue”. Me m’gjetë thom, vallahi mu dok’ke qi po vinë me mahrama po ma nxanë derën, e t’mytshin at’here tu t’rreh. Edhe rri atë dite si lepri në çubë, prej tute, si dalëm prej shkolle me ata kusherit e (qeshë), nëpër mal, e reks, e hajde djalë e n’lug t’qyqës. Kur shkoi tana lop’t tubë, i kapi lop’t n’aksham, e dogri tu shpia asnja pa mungue, i bie tu shpia e s’po baj za.

  U kanë nifarë Tafa, kurrir, ku ja mrrini Allahu e pshtoftë pa u zdrit mirë, pa u falë sabahi po bërtet “O Behramo, Behram” po thrret. Del ajo Hala “O ça po...” “O i ka ardhë t’birit t’Bislimit pej poshti me shkue n’shkollë, mos gabo hajde merre pozifin, mos gabo me nalë se vallahi denohesh”. Vallahi shau, “kshtu, e kshtu ja u bafsha!” - tha “Na paskan fikë, se ka kush na i ruen lop’t”. Edhe e thirri nanën: “A po vje knena?” A foli, mixhë e kum pasë se di a me folë ata a jo fjalë t’keqe m’foli, s’kum qare pa e folë se jom i mërzitshëm. Tha “Ai pa kryele t’shkon n’shkollë se na paskan fikë!”. Edhe une e nisa, as fletore as asi po nëpër t’atyne tu msu. Kur u ba gjysëvjetor shumë mirë kalova, shumë mirë edhe ma i miri. 

AA: E sa vjet ja ke nisë shkollës?

MH: Vallahi jom kanë me shybe, tash n’katërdhet... e me thanë n’katërdhet e nantën. 

AA: Dikun nja tre-katëmrdhet vjet qishtu?

MH: Po, po. Jo se di muj me kanë nimdhet vjeç a... nejse qaty diku. Tybe n’disha tash e bajmë hesapë. Tri edhe nanë sa po bien? 

AA: Dymdhetë.  

 MH: Dymdhetë vjeç. Edhe tani dy vjet për ni klasë, domethanë t’parën edhe t’dytën shembullore. Une po t’kallxoj, e veç ni katërshe e kum pasë, tjerat krejt pesçe. Ma i miri ardh’sha secillën here tu msu. Ma i forti u bana edhe i msojsha bile ata. Qishtu tani, domethanë na i pruni ni farë Ragip Ademi, u kanë ogurgur i Pestov’s, na i mur diftesat na i pruni ktu n’gjimnaz, po s’na thirri kush s’kishim vllau jem kush me t’thirrë edhe metëm. Mule taj me u munue me u ba idare, me punue, me gjallnue. Dikur mule n’punë, diku me shkue dikah. Punojsha pak n’Trepçe, e punova i ri dej aty. Hjekë, mos vet hiç, qi katërdhet e ni killë kompira i kum qu n’krah prej Boshlani n’pik t’dimnit bozhiç eve n’Trepçe n’Kolloni i kum shetitë. Dy banka e gjysë i kum shitë, dy banka e gjysë i kum shitë. Kurrë nuk e harroj, kum ble do kryp, e do gaz, e do... i ri tetëmdhet’ vjeçar. 

AA: Banka përpara janë kanë pare?

MH: Po de sikur sot dhet’ cent vallha. Sikur sot dhet’ cent. Domethanë nizet e pesë cent si sot me i lyp n’banka. Eh dy banka e gjysë, domethanë nizet e pesë cent. 

AA: A ke mujt me ble shumë me ato banka? 

MH: Vallahi pak, do shiçer, pak gaz, pak diçka naj biber, naj... a krahi i jem e dik’ke qi dimën bre, rrshitshe po s’kishe qare, haj Zoti na rujt. Dy sahat asht me ecë rrept, edhe dimni. Kemi hjek mos vet, veç jemi kanë t’fortë. E qishtu tani shkova qatje n’Hudut t’Romanisë me punue, dikur tani erdha pak n’Trepçe, dikur qatje n’Shalë t’Bajgorës, jo po marohet, atje punova nja tre muj e nizet ditë. Dikur shkova n’Dubrovnik punova ni tunell, aty kogja do pare mirë. M’erdh për ushtri, shkova n’ushtri t’Jugosllavisë, gjashtë muj... prej atyhit n’Titograd. 

AA: Ku i ka ra Titogradi? N’Kroaci?

MH: N’Cërnagore. 

AA: A n’Mal t’Zi?

MH: Hicari tash qi asht Podgorica.

AA: Përpara Titograd i kanë thanë?

MH: Përpara Titograd. Edhe Podgoricë tetëmdhet’ muej qaty, nejse tre muej n’Sarajevë. U lëndova prej syve, u lëndova ran’ edhe m’quen n’Sarajevë. 

AA: E qysh ndodhi që u lëndove? Atje prej ushtrimeve a?

MH: Atje do farë tiam do farë si, si do vitrovi i thojshin qashtu. E qaty tani u lëndova, shkova n’Bollnicë n’Sarajevë. Prej Sarajeve ma dhanë vendimin për penzi. E tani prej gjashtdhet’ e dytës jom kanë penzioner i ushtrisë Jugosllave, edhe tani qitu tani rashë. Rashë ktu u martova, i kum dy djem e ni çikë, grunë. Jom kanë bashkë me vlla. Vllau i ka pasë tre djem, gjashtë thmi, tre djem e tri çika. Ni djalë e ka gazetar, atë Arsimin, Iliri punon n’Ajrodrum, nja n’Gjermani nifarë Bekimi. Edhe çikat i ka t’shkollume, nja n’Gillan e nja te Prizereni, nja ktu për kita qi u kanë, ai Shyqeri, qi u kanë drejtor i postave. 

AA: Baca Maliq, po qysh e manë n’men ti të cilit fis jeni, si fmi?

MH: Si thmi Berish’ thojshin, Berish’. 

AA: E të kahit jeni kanë, a jeni kanë qaty n’Boshlan gjithë, a jeni kanë të ardhun?

MH: Sigurisht qaty jena kanë gjysh’ mas gjyshi o djal. Munem me thanë të ardhun me kanë shiptart’ nuk munen me kanë, thash se qy çka po t’thom. Thash ti je i ri. Isha ni darsëm n’Bare ni farë Azem Zani i Polsë ai ka çkrue libra, edhe ish kanë shumë i zoti shkollovan, u pshtu n’Bar pa u pushkatu. E i tha nja i Barës ni plak, ju avyt me mahramë, kurrë nuk e harroj, plak i zoti i madh tha “Allahile a po ma kallxon mue kah jena ardhë na qitu, çka ta merr menja ty?” Tha: “Prej qi u kurdisë njerzia qitu je! Mos thuj jom ardhë prej qituhit, prej qatjehit!”. “Tre mijë vjet u kanë, domethanë Dardan. Dymijë e pesqin’ vjet ka sunue Bardhyli. Shiptart nuk janë të ardhun bre bac!”. Prej Ilirska Bistrics na kanë niekë se na e kemi pasë me Beograd e me Ilir, u kanë Bosna e Cërnagora e krejt kto tonat janë kanë. Po t’ka pru ni baqe tu t’shty, tu t’shty, tash do me t’gjue n’deti. E qishtu ka ndryshu historia, e nuk jemi na t’ardhun vollai prej Toplice, prej Toplice janë kta tjert’ muhaxher’. 

AA: Po, po çka thojnë, prej kahit jeni a e din kshtu ma nej katuni?

MH: Jo bre s’thojnë, fisi begi jo prej Bajsk’, e jo prej jemi kanë qatje, jemi kanë ktu. Paj do farë shpërngulje ato s’janë kurgja.

AA: E sa breza i manë n’men ti n’familjen tane baca Maliq?

MH: Vallahi qi i kum zatet a?

AA: Jo qi i manë n’men k’shtu babgjysh, e katragjysh?

MH: Jo babgjyshin se majë n’men, gjyshen po. Se qatë vjet që jom le une babgjyshi u dekë, e gjyshen po. I maj n’men shtatë mixhallarë, domethanë kusherit’ e babës- janë kanë mixha Sadri, jemi shpi, tash afër niqin shpi, niqin shpi. Domethanë ata ma i moqmi qi i maj n’men n’Kotillë te une u kanë mixha Sadri, mixha Beqir edhe mixha Kadri, tret’ janë kanë me mjekrra. Qata i maj n’men, e plakën e maj gjyshen teme, halla Mejreme, halla Zylfi, tyne qito. E kto knena tani. 

AA: N’bashkallak keni jetu a?

MH: Kemi jetur katërdhet’ e dy rob tej n’katërdhet’ e tretën kabilja e Avdisë. Të bitë e Avdisë janë kanë tetë, e ni motër e ka, ni çikë, e tetë vllazni. E ata kanë jetue nejse qaj Halili u kanë mas mixhs s’madh, ai u shku gjili i Hasan Begut s’u kthye ma, nëpër Turkie e anej. E na jemi kanë domethanë katërdhet’ e dy rob, nër gjermanë jena da. 

AA: N’cilën n’katërdhet’ e tretën?

MH: N’katërdhet’ e tretën jena da na, n’katërdhet’ e tretën. E kabilja jonë, domethanë qi kallxojnë, koka kanë farue prej dergjave, ni plak. Se me hi n’kit histori kogja del. Ni plak, a po kupton, edhe jet’ dikun kah pesdhet’, a pesdhet’ e pesë a, veç ai jet’ dergjat e mysin. Edhe çka ban ai, shkon n’Novi Pazar atje, lyp kha si jep kush se i vetun. Kur shkon atje kish pasë jarani me bega t’pazarit tha tuj nej atje, thot “qishtu, qishtu jom faru thotë veç jom me qishtu, qishtu”. Thojnë “vallahi merre qitu ni boshnjaki vejushkë, osht’ e jona ktu e Dubojs’ u ardhë”, thot’ “qi t’merr, merre shko po ta dhamë”. Shkon boshnjakia e zoja e madhe, ky ish’ kanë prej trupi pelivan, e hidisën me boshnjakinë edhe e merr e bjen n’Boshlan. Mas ni kohe ja falë Zoti ni djalë, a po kupton? Kur i ban djali nimdhet’ vjet ai plaku des, jet’ ai me nanë, dikur martohet e merr prej Shalakve t’Boletinit. 

AA: N’Mitrovicë?

MH: Jo n’Boletin. Ku janë atje e merr, e tani, nejse qaj, me hi anej, ish kanë i zoti. Vjen ni turk, vjen ai pelivani i Turkisë lyp mejdan e me t’Shkupit, si ta qesin si Muhamed Alia qishtu qi po bajnë. Mir’po kur vjen ktu n’Vushtrri ju drejtohet Maxhunav’, ata janë kanë n’za, ktu n’Vushtrri, trima hajde djalë edhe pasanikë. U qon’ fjalë thot’ “A ka mashkull n’Kosovë qi i del ktina?!”. I rrok sikleti kta Maxhunat, thot’ “A keni bre naj mashkull?” “Pasha Zotin une jom Boshlan Avdi, dy parë musteqe edhe qift” “S’ka qife” –thot’, pelivan e thrrasin. Kur e thrrasin poshtë thojnë qishtu, qishtu, a ta merr menja thotë bre me i dalë, qishtu, qishtu ni turkut, tu ardhë n’Shkup e ka mytë tash po na lyp mejdan neve, kha n’Kosovë. Kha edhe postafat na u ka drejtu Vushtrrisë. Thot’ ai “Po, thot veç pe veti nanën”. “Se kom grunë e katër thmi, e nana e re”. Shkon boshnjakia ish kanë shumë e zoja, “Oj nanë a e din për çka m’kanë thirrë qitu, qitu”. “Hallall gjini qi ta kom dhanë: dili!”. Edhe vjen puna ky e thrrasin kho thotë “po i dalë”edhe kur vjen ajo ditë, qi me i dalë atina turkut, e marrin edhe thojnë i parmi duhet me i hjekë gaqicat, veç n’gaqica edhe me t’lye me voj se ai qashtu i lyem edhe me u rrokë me ta. Cilli te mysin shoqi-shojnë, jo me u rrokë po cilli me mytë, me mytë n’ven’. 

AA: A kane përdorë naj armë diçka?

MH: Jo, jo veç me durë, cilli te kapë fyta, me kapë me mytë. Edhe çka bajnë, thotë jo vallahi ashtu jo se mos po m’bjen thot’... e para poplli. E thirrë, qite edhe i kanop, edhe i merr i del aty i vjen. Ja dhanë dorën shoqi-shojit, t’kapën s’mujti as të dytën herë e myti ky. Ky i Boshlanve e myti. Tha ja shtini duert, e myti edhe tani hajt, hajt mas ni kohe ato shumë i zoti edhe ja marrin inati katuni, se na gjithmonë tonin e hamë, qy qysh asi! Edhe ai me beglerë e me hajde djalë, i katunit ish kanë sherr ni farë Delia. Jo volla qyky pe don, hyqimeti pe don, domethanë krejt zotnisë a po ngo knenaj! Po de gjithkun e banë fjalën edhe thot’, i thrret jo po i mytëm bet’, a po vje’ knena edhe e qon ni pleme thot qishtu, qishtu hajde se kem thirrë dhanur e tana. Kur e qon te pret ni lis, huj, kur e pret aty, nisë e a bjen ai n’guj thot, “qyre e kemi pru ni bletë ktu n’kit zgor veç ushtima ndrysh”. Ky bjen n’guj e ti hinë sakicë e mysin. E tani hyqymeti ça ban’ me ta. 

AA: Kta njerzt e katunit?

MH: Po, po de katuni e mytën. Qishtu edhe qaty tani jesin qata t’katërt, katër djem e ni çikë. Çika martohet n’Smrokonicë. Domethanë k’ta djemt janë metë n’Boshlan. Rritën edhe prej qatina shtohen bahen tash niqin shpi.

AA: Niqin shpi janë kanë n’çat kohë kur i man n’men?

MH: Jo, jo Boshlani mi tridhet’ shpi s’ka mujt jo. 

AA: A n’ato katunet?

MH: Jo, n’katune tjera Gumnishtë, Boshlan, Skromë, ato me katër mahallë janë. Skromi ma shumë u kanë, a na Boshlani tridhet’ e tri shpi ma atje s’ka ven ajo. Ven’ i keq osht. 

AA: A po m’kallxon qysh e man Boshlanin n’men di fmi ti?

MH: Po e majë n’men’ Boshlanin. Vallahi tanë ni gojë, e majë n’men’ tridhet’ shpi, të tanë me gja, me dhi, me dhen’, me lop me të tana... qato. N’Trepçe tani kanë punue disa burra... Boshlani domethanë osht’ ven’ malor, po për dhi u kanë mirë. Dhi me mejat n’mal pesqin, për dhen’ e për lop’ edhe kto mahën po masi u ba bereqeti, po tokë s’ka pasë. 

AA: Se mal?

MH: Po knaq’si u kanë se e kanë nerue njani tjetrin. Nuk janë kanë kshtu bash qi vyen po apet mirë u ka’. Te dasmat vet, dekat bashke e qashtu. Nuk u kanë bash, miqsinë e i kanë bajtë njani tjetrit, kshtu n’miq’si nuk u kanë e çojshin qashtu se njajt nuk u kanë. T’ritë duel Trepça qi hinë n’punë, dikur tani masi n’Trepçe punojshin u bajshin ma mirë idare. 

AA: A e manë n’men’ ma s’pari kur ja ka nisë me punu a e din ma i pari i katunit n’Trepçe?

MH: Mas pari Trepça u çelë n’1933-tën. Me 1933 -tën, anglezt e kanë çelë. Aty kanë marrë pare qi bane me hesapë, ni penë kie pesdhet’ euro! Pesdhet’, domethanë, se me i marrë niqin e pesdhet’ euro “iii niqin e pesdhet banka”. N’atë kohë shumë vleftë e madhe o parja. E aty kanë punue Boshlani kogja do, baba jem, rudarë u kanë nifarë Xhela i Isufit, veç kanë punue kogjo do. E qaty tani Trepça... edhe s’ka pasë pak shpi si s’kanë punue. Tanë e kanë pasë ka ni mashkull, dy atje, po de qi kanë punue n’Trepçe. Po mirëpo, n’ato kohë tani jo lufta, jo knej tani... e me qato janë ba Shala ma s’shumti idare, me Trepçë. Vallahi po! 

AA: E tani sa ka zgatë, qishtu a e din, Trepça, a hala ?

MH: Jo gjithë ka punu. Gjithë ka punu edhe me gjermanë najherë. Për gjermanë qaty janë nisë Partia Pomuniste domethanë qi i kanë fillu u kanë Emin Vidishiçi i pari me Ali Shukrinë. Puntor’t tu u hi hilja, veç qysh me rrzue gjermanin, me hypë partizan’t. 

AA: Ti e përmene edhe kohën e gjermanit, i përmene edhe do raste qysh ka ndodhë, po qysh e manë n’men’, a e din prej ma s’pari kur kanë ardhë gjermant kha, atje kah rajoni i juv’?

MH: Kah rajoni i jem qi e maj gjermant kur kanë liftue, se përpara nuk kum pa gjermanë. A kur kanë liftue n’Bugari, gjerman qi bugari ardh’ke se përmas i ardh’ke knena pej lindje gjermant ikshin bieshke e s’di. Edhe i majë n’men’ kur jena dalë na qi jena ikë prej Shale, jena shkue n’Dërvarë kena nej kah dalëm përte’ udh’s t’Pestovs qi janë ardhë dy shtuka, shtuka ju thojshin ajroplana. T’inxhilisit e t’i kanë mshu maqins’- maqina e trenit, transporti tej n’Mihaliq u kanë i gatë. T’jena kthye, na jena bujt n’Pestovë, jena hi ni odë. Aty a po kupto kena nej’, tani t’nestrit jena shkue sefte me hangër rrush terun prej qati treni. E kum hangër konzerva, konzerva ni killë e gjysë të ushtrisë gjermanit qi i ka bajtë. A po kupton? fiqa konzervat janë qi i kishin për ushtri qi i kanë transportu, qi i ka bajtë prej Greqie. E qaty tani kur jena dalë, tani jena ardhë për knena qitu tuk’ u vra Zahir Pajaziti.

 E qita qitu na e kanë marrë bugart’, ni kali t’mixhës, u kanë bile motra, Avdia e ni motër e tina n’kali me samar, ja qitën se u kanë kali shumë i mirë u kanë. Veç kur janë ardhë dy kuaj ja u ka çelë prenë kollanin e shtynë gati i mytën thminë, ajo “Zoti u vraftë!” e murën kalin e shkun, shkun prej Prishtine. Plaqkasha, rezile Zoti na rujtë, ma ma t’flliqt nuk ka pasë. Tani qaty përpjetë, kur jena dalë n’Studime qysh e kanë vra ni djalë! I thanë me i çue copa dhenë kha me i hangër bugart’ n’stanicë t’trenit, ai mur’ me ikë, i pustumi shkoi bugari me komandant, bile turk ish’ kanë me ni kali tu e njek... e me vra. 

AA: Bugart’ paskan pasë edhe marrveshje me turkë, kur paskan ardhë?

MH: Ja bugart, Tita i ka, Dimitrovi a e din, ai Dimitrovi veç se ai u kanë me ushtri i rregullt me gjermanë. 

AA: A ai u kanë kryesori i ushtrisë?  

MH: Kryesori si presetnik, i Bugarisë. Jo po, Tita i tha... ata u thojshin nisi me hupë shtetin Tita, i tha hikë n’Jugosllavi hajde për knena, nimom begi qi me metë hala shtet. Po me njekë gjermanin, e i ardhëshin gjermanit përmas ata, bugarë e çetnikë, e partizanë, o karashmak shkojke djalë! Nuk dik’ke kush po lifto a çka po bahet a...

AA: Me gjermant i paski pasë punt’ mirë?

MH: Jo bre, gjermant çfarë! Gjermani neve... qe se Xhafer Derja. Xhafer Derja thojshin me Hitlerin shtatë herë ai e ka krye fakulltetin n’Austri, shtatë gjuhë t’huja. Artukoviqi o te Pavelicin i marrun vesh shiptart i pshtojke edhe Xhafer Devja si Skender Begu. Po i tha k’tina Mithat Frashrit “Kape flamurin hiçu prej komanisti! Kape se ti s’je komanist, kape flamurin e lidhu me Amerikën, me Anglinë, se besën po ta dha, qita qi je lidh me rusë kanë me t’pre qita!’’- edhe qashtu dul. Katërdhet’ e nanë mijë shiptarë i ka pre qitu t’Kosovës. Nizet’ e shtatë mijë i ka pre Enver Hoxha, domethanë tu i myt shiptart’ nërmjet veti.

  Enver Hoxhën ta ka zgedhë Svetozar Vukmaroviq... kryetar. Prej Beogradi thojke, e kum ngue ni intervistë prej ti. Prej Beogradi thojke nuk guxon me u mytë, nuk guxon me u vra. Jom shkue, thojke n’Muke e kum gjetë Milladin Popoviqin, Dushan Mugosha, Spasojeviqi... i kum gjetë njanën anë e kta se u munojke me hypë, edhe t’hypke nifarë abazermen ai u lidhë me Amerikë edhe Angli. Tha qit’ luftë se kum pasë hiç, po ça me ba kta laperat me Serbinë, edhe e shtinë luftën nërmje’ veti, e shtini lutën nërmje’veti, ballista edhe aty. Ajvaz Mehana ish kanë i rrethit t’Fushave t’Polluzhs’, t’Shaban Polluzhs. Se kur u ardhë Mehmet Gradica kur janë dalë knena prej nesh maje ni kodre t’Cërnavërrnit, atë ditë pela e Mehmet Gradics i nxen te ni kërrsh- i thojnë te Kërrshi i Hajdinit. 

AA: Ku është ky ven?

MH: Nërmjet Boshlanit qatje ni farë reke osht’, ku u kanë Skromja qi kanë marrë ujë. E qaty u kanë shpat aty gordeq i madh, kur u hi, se me ardhë katunit mos po bajnë t’katunit, e janë ardhë do prej qatjehit, reks’... kta se liftuen cërnagore e e i niqke Mehmet Gradica, edhe qatu liftuen, e nja dy Kutllovca janë kanë pa vra kit... t’rekës e janë ardhë diku te Çuka e Skoqnës s’re janë dalë te ura e Kastrovs’. Po si gjith’si janë sjellë herë knej, herë anej ballistat, e hajde djalë, e qysh u majke, qysh ardh’shin n’Boshlan ballistat, se ata tej n’katërdhet’ e gjashtën n’dimën ata. Ata kur u kanë, verës nuk i ngucshin s’guxojshin me u shkue, veç sikur u bajke dimën e mraz i fort qat’here u ajshin çetnikt’. 

AA: U kanë koha ma e zorshme?

MH: E tash ardh’shin vlla natën, domethanë kah akshami majshin mledhje... Ukshin Kovaqica me Selac. Ky Butr Boja, e hajde djalë kusheri. Kah Llapi u kanë nifarë Abit Bagashtica, ni farë Smajl Zakuti lidhjen me majtë me Shalë, sikur tash luftë bre u kanë mo zo ma keq n’tana ant’. Qa majë n’men’ tana ato. 

AA: Po mirë baca Maliq mas kohës së partizanit tanaj, qi ke ni kohë gjermani, koha e partizanit, po tani ku shkut ju, ti e përmene qi jeni dalë n’Vushtrri n’katërdhet’ e tretën?

MH: E ngo ti kha n’gjashtdhet’ e gjashtën jom ra n’Vushtrri. 

AA: E ku ke ti mas kohës s’partizanit?

MH: Mas kohës s’partizanit n’Boshlan, n’punë tu e punu tokën me parmena e me u ba idare, me gja e me... 

AA: Tani e përmene qi ja ka nisë me u qelë shkolla, tani?

MH: Po de u çelë shkolla n’katërdhet’ e gjashtën. 

AA: E qysh e manë n’men’, qysh shkojshin renet a e din n’shkolla, rregullat?

MH: Rregullat qi kur janë shkue, me i çelë shkollat e thone me u ba domethanë komuna, komuna n’Skromë, komuna n’Gojbulë, komuna n’Smekornicë. Ren’ a e din me t’i nisë, me t’i njehë kto. Nejse komuna Presetnik e nifarë Xhevat Restelica, nanpunsa, msusa nifarë Fazli, e çeli shkollën ni odë. Erdh nifarë Fazli Kaqeli, ai i ngrati s’mujti mas atij. 

AA: A ka pasë shumë oda n’katun te ju?

MH: Poj ka pasë, po veç n’katun tonë jo. N’Skrome pesë katunet janë shkue, n’Skrome. 

AA: Pesë katune, e cilat katune?

MH: Boshlani, Kurullova, Gumnishta, Skroma, Mesekovci, janë kanë t’komunës t’Skromës. Kryetar u kanë nifarë Bejtë Vunishta, po Bejtë Vunishtën e vranë, e vrau domethanë partia e Ukshin Kovaqicës. Partia e Ukshin Kovaqicës e vrau ni Bis Asella e ki pa vra’ e din n’Ceceli. Kah vjen n’Gadishë qaty, kah vjen n’Boshlan u kanë për shkollë, kryetarë u ba ai, kryetar po ata ishin n’mal. 

AA: E ka nxanë posta?

MH: Po de, jo e nxani posta ai biringji, po e vranë. E vranë gjoja se po na ban ti monafiki neve nëpër mal, se e vranë t’vllain e Ukshinit e vranë n’Karaq, n’Karaq e vranë nejse s’po du me kallxu qysh, tek. I Karaqës bjen n’Shtrez, Bejtë Vunishta kryetar po emnin s’po du me ja kallxu. Bjen kur bjen thotë “Sonte kem me jau çue bukën Ukshin Kovaqicës, te kërrshi i Karasë natanë ku osht’ shpia e Latif Karaqës”. 

AA: E kshtu qysh u shku qyky reni i komunës?

MH: Reni i komunës kur u vra Bejta, hypi Lut Boshlati kryetar. 

AA: A kanë mledhë taksa kshtu, a?

MH: Po, po domethanë u interesojshin për shkollë, për ushtri e për të tana, porez e qisofarë me ju nimune dikuj fukareve, dikuj me i marrë vishakun me ja fshi magjën. 

AA: Për me e nimu katunin?

MH: Po çfar’ t’nimumi! Sa mujshin me plaqkitë! Une vet ju kum çue lang, djath, pula qata çka e kishe. Mish qito për katun gja t’gjallë, ja fshijke magjën. N’katërdhet’ e nantën, n’t’pesdhetën, n’katërdhet’ e tetën kanë hjekë buk’. Ja u fshijke magjën, magjën. Magjën qita se i zgodh’ do farë rrebelash qi bajnë monafiki e bajnë t’zeza qi janë kanë, ja çojshin rusit. Ta marrke ty e ja qojke rusit! Qishtu do durojshin, uni kanë dekë. Valla hi n’male veç bertiten tu mujt me lypë naj hithi a naj pasul t’egër. 

AA: Veç me mujt me mbijetue diqysh? 

MH: Me mbijetue n’zor janë kanë. 

AA: Qashtu edhe familja juv’?

MH: Familja e jeme na qaty unt s’kemi nejt, a kojshinë e kum pa ka ha tërshanë. Tërshanë gruen e mixhës Kadri, hallën Sofi- e ka qitë tërshanën n’qerep e ja ka qitë do kokrra pasuli ja ka qitë kishe me blue me hangër diçka. Qysh u kanë ata e kum pa me sy t’mi, qaq u kanë, se jau fshiu magjën nga maqinave. Për ni killë pasul i thojke hajde me pru prej Boshlani me pru n’Vushtrri, nifarë Tahir Dani i Tërllabuqit. Qa e ke çue krejt vishakun. Jo volla ni killë pasul, kape se partia po thot’ . 

AA: E qishtu tani i kanë dekoru?

MH: Haj Zoti na rujt gazep u kanë!

AA: Baca Maliq ti e përmene shumë mirë, po m’interesoi me ditë aksionin e armve, a e manë n’men’?

MH: Po qysh se maj n’men! N’pesdhet’ e gjashtën sa janë rrehë gjinja, kanë vujtë, janë tutë mos vet hiç! Vallahi se na shkumë, po kur u hoq’ Komuna e Skromës hajde se po shkojmë me Trepçë, se me Trepçe na shtinë n’punë e s’po himë me Vushtrri. Hajde me shkue n’Guglishtë, me shkue me i dorzue armet. Ni Voja Marku, Marku Voja kostah n’milici t’bijtë e Hashim Gumnishtës shajde bini armet. Ata qi i kishin i dorzuen do po, tjert jo. Ti, ti, ti , n’Trepçe t’i qojnë e t’i bajnë bedatë- i rrehin mos vet hiç. Llom’ e troshë i kanë ba. Hjekë mos vet hiç! Dikush ka hjekë shumë, kanë hjekë boll. 

AA: N’katunin e juv’a ju kanë ngucë?

MH: Po qysh jo!

AA: Qysh e manë n’men’?

MH: Qysh s’kanë ngucë qi i murën dy mixhallart e mi i rrehën, dy kusherit e nja tre, veç nja shtatë i quen n’Trepçe i banë llom për arme. Qitni armet pa pasë gja n’dynjet’. Veç me i ba llom bre, qishtu kanë hjek vallahi.

AA: A ju kanë marrë armë juve?

MH: Ni mixhë i jemi e dorzoj nja, edhe ni kusheri e dorzoi ni pushkë. Qi pasha Zotin kurr’ pa krisë qi me mshefë ish kanë metë e mirë. Nejse, i dorzunë nja tri-katër pushkë. 

AA: Edhe tani ma s’kanë pasë problem?

MH: Jo, po tani qashtu diqysh probleme ke pasë gjithë. Gjithë me tutë je kanë, dekteri n’gjashtdhet’ e katërtën. N’gjashtdhet’ e katërtën i katërti n’Brione, n’gjashtdhet’ e gjashtën u rrzu Rankoviqi. Kur u rrzu Rankoviqi poplli shiptarë e njeu vetën ma mirë, u shlirue, po begi deri n’tetdhetën ma. N’tetdhetën tani n’tedhet’ e nitën u nisë e zeza apet. 

AA: E kohën e Titës qysh e manë n’men’?

MH: Vallahi n’kohë Titës ushtarë jemi kanë veç ni drejt’si e ka pasë . 

AA: Ushtarë jeni kanë?

MH: Po. 

AA: A e manë n’men’ ushtrinë, nja tetëmdhet’ mujë?

MH: Nizet e katër mujë. 

AA: Domethanë dy vjet?

MH: Dy vjet vallahi. Veç ushtrinë drejt’ me t’kallxue t’drejtë janë kanë. Kemi ba probleme na shiptart veç sa u kanë domethanë qat’here Tita n’ushtri n’rysh u kanë. 

AA: E qysh u kanë, qysh e manë n’men’?

MH: Qashtu ma drejtë s’ka pasë. Qata t’katërdhet’ e nishit qi janë kanë luftart t’Titës kta t’drejtë janë kanë. 

AA: Ti ku e ke kry ushtrinë, ti e ke kry n’Mal t’Zi?

MH: Ushtarë jom shkue regrut. Gjashtë muj n’shkollë. 

AA: A je shku me qef, a me zor?

MH: Jo obligim e ke pasë, s’ke pasë aty qef e zor. T’ka ardhë letra ec, s’ka pasë aty qi valla po due, s’po due, m’kanë çkrue, ec. 

AA: N’Mostarë the qi e ke krye?

MH: N’Mostarë gjashtë muj jom kanë me nifarë Mexhid Feka i ka ra... vallahi burrë i mirë u kanë. U dekë rahmet i pastë shpirti, se di a e ke njoftë a jo? I Abitit u kanë, ai u kanë, nejse, nja i Kovaqicës, nja i Mazhiqit nja i Bares une veç qi jena shku përniher’ n’Mostarë. Ata kena nejt gjashtë muj, na kanë qu për komandë. Ai Mexhidin e kanë que n’Shibenik, Demir Salihin e Kovaqicës e kanë que n’Cetinje, Bajram Hajdarin, jo qysh e ka pasë emnin ai ata e kanë que n’kufi t’Uze t’Uze dhandrri i Bajram Skroms. Qitash u m’bjen n’men për ta u m’paska dalë. ...Asllan edhe une... Asllan i Mazhiç n’Dobërlluk ai u kanë Danillograd. U m’qun n’Danillograd, domethanë. 

AA: E ku i ka ra Danillogradi?

MH: Përte’ Titogradi, përte’ Podgorice qatje, n’Mal t’Zi qatje. E qaty tani tetëmdhet’ muj. Tre muj i majta n’Sarajevë n’Bollnicë edhe qishtu. 

AA: A ke mujt me mrri naj gradë ma t’naltë si ushtarë? 

MH: Jo çfarë veçse u lëndova une. Edhe ish aty si nifarë dy poruqnika si ushtarë i fortë domethanë, ata dy poruqnika janë kanë, une jom kanë he aty domethanë ushqimore. Krejt me ja u qu ushqimin aty, sa po shkojnë e sa po bajnë. 

AA: I ke majt kshtu listat?

MH: Po qaty me qata oficirat. 

AA: Ke përmenë ma heret qi je lëndu edhe prej syve?

MH: Po. 

AA: A ju kanë shnosh kshtu, a ju kanë nejtë gati?

MH: Jo, po n’Bullnicë kum nejtë tre muj, veç me u shnoshë s’kom mujtë. Se na kanë lajmru, janë lëndu nja dy a tre, prej qatyhit jom shku n’penzi. 

AA: E tani mas ushtrie baca Maliq?

MH: Mas ushtrie erdha. 

AA: Se thojnë kogja previlegj u kanë me kry ushtrinë përpara...

MH: Po de po. Mas ushtrie erdha ktu, domethanë dola n’penzi edhe qitu erdha n’Vushtrri. Komuna na i dha, dau qitu troje nër’ ata, edhe mu qitu katër ari e diçka metra. Edhe a po e njeh ti kita Besnik Feka? 

AA: Po, po. 

MH: Ku e ka shpinë ai? Burrë i mirë a...

AA: Tash po m’doket dikun n’Vushtrri.

MH: A djalë i mirë a! E kum njoftë n’postë n’gjygj tu ai, për qita trollin diçka. Veç se djalë shoq s’kish. E qaty tani kur erdha ktu u martova. 

AA: Meniher mas ushtrie?

MH: A jo, jo masi jom ra ktu. Kur jom ra qitu n’Vushtrri e marova qitë shpi me gjithë vlla, u martova, i kom tre thmi. Nja qe gati nizet’ e gjashtë vjet n’Gjermani, tash ky tjetri qe dhet’ vjet n’Amerikë, ni çikë qitu edhe gruen qe, tetdhet’ e ni vit po i baj n’Korrik.

AA: Baca Maliq qi i përmene edhe kohën e Titës, kogjo mirë qi ka pasë, kogjo nifarë jete?

MH: Vallahi u kanë dreqi nër vorr e mirë, se fukarenë i ka majtë. Fukarenë i ka majtë edhe kush u hi n’punë nuk e ka qitë prej pune. Jo vallahi kum shti me gjetë fukare qi tej aty, se e kum pasë dhandrrin kryetarë komisioni n’Trepçe. Vallahi pa ni dinar pasha Zotin fukare plot qi i kum shti, domethanë, merre qita bre se fukare gja t’gjallë jo, edhe i ka marrë edhe i ka majtë familjen. 

AA: Janë pagu mirë përpara?

MH: Dhet’ rob i ka majtë me ni rrogë, pa pare e ke pasë mjeksinë tana. Sot po m’doket krejt qato qi po i marrim napër mjek po i qojmë. As at’here, jo te ky doktorr s’po m’pëlqen te ky tjetri, jo te ky buret u mushin ilaqe. U ditë qi diçka do t’bahet. Vallahi buk’, haj Zoti na rujtë, janë kanë njerzit t’lumtun tej aty. Sot vallahi po thojnë jo, veç se kem menue kshtu, jo pasha Zotin. Ku jom kanë qitu n’qatë birën e minit qi prej shkive, prej tute e hajde djalë, thojsha me ba me u hujdisë se shkau po na myt krejtve. Se e rrejti Bill Kllintani Ibrahim Rugovën, kishe e rrejti mo zo ma keq, se ai kur ta mytë çka po i vye. Thash me ba me u hidisë naj here tha “Vallahi ka me i pshurrë shiptari shiptarit n’qafë edhe s’ka me thanë jo bre veç po i laj se s’kom kurgjo”. Qaq... zullum prej maxhupve e prej shkive. Sot u vra Ahmet Krasniqi, si e vranë ato e zezë dita, hini pushka nërmjet’ veti për karrikë. 

AA: Baca Maliq ti e përmene qi ke punu n’Trepçe, edhe ta përmena qi ke punu n’shumë vena, a po m’kallxon ma s’pari ku ja ke nisë punu tani hi ren’ qysh i manë n’men ti?

MH: Vallahi ma s’pari ja kum nisë n’Trepçe te sipërmarrja. 

AA: Sa vjet i ke pasë?

MH: I kum pasë nja tetëmdhet’ vjet.

AA: Para se me shku n’ushtri?

MH: Po qysh jo, para se me shku kum punu n’Picel të Bajgorës, para se me shkue kum punue n’Majdanpek n’Serbi për Zhelovac, ku Milloshi, aty kum punu veç hjek; mos vet. Tani prej atyhit jom ardhë me do tani jom shkue n’Dubrovnik. 

AA: A po m’kallxon ti mue për n’Trepçe po m’intereson, n’Trepçe qysh janë shku renet, ato t’puntorve, po edhe t’administratës ren?

MH: Paj qysh i pranojke vallahi t’Trepçës, i lypke kta që janë t’shnoshë, t’mirë, domethanë i pranojke me mjek e me të tana. Po de! Hishin rrogat e tani, unë n’Jam s’kum punu veç përjasht’. 

AA: E çfarë pun’sh u bajshin jashtë?

MH: Jashtë do zida, e do qishtu, kapak udhë e kapak qiso ku kish nevojë. 

AA: Me ndreqë qishtu? 

MH: Po de me n’reqë diçka, naj zidi, a naj udhë a naj qiso farë. 

AA: E sa puntorë janë kanë n’qat kohë, kur ja ke nisë ti me punu?

MH: At’herë jem’ kanë sipërmarrje tybe nuk e di, sa puntorë nuk e di. Se n’Trepçe u nuk jom kanë. Domethanë, nër’ Trepçe ajo u kanë sipërmarrje e Zajqarit, se nuk u kanë për qat’ t’Trepçës. Po Trepça ja ka dhanë atij me punu, sikur sot qi po vinë privatat. E ajo sipërmarrja ka punu n’Trepçe. 

AA: E masanena mas Trepçës?

MH: Mas Trepçe jom shkue n’Majdanpek n’Serbi ni rrugë. Po prej atyhit jemi shku n’Pozharevc kemi punu edhe aty pak. 

AA: Çka ke punu aty?

MH: Aty n’zheleznicë, mat’rial. 

AA: Jo n’ndërtimtari?

MH: Jo. Trenat bishin mall e me çkepë. Tani prej atyhi prej Pozharevacit tani jom ardhë n’Picel t’Bajgorës. Kem punu lyp rude a din n’Picel nja tre muj e nizet ditë. Prej atyhit tani jom shkue n’Dubrovnik, u qelë ni tunell për ujë ujësjell’s Dubrovniku. Qaty tani, prej qatyhit ushtar. 

AA: E a ke punu shumë gat tani kur erdhe n’Picel t’Bajgorës?

MH: Jo, veç tre mujë e nizet ditë. Para se me shkue n’Dubrovnik. Edhe n’Dubrovnik tre, katër muj, ma shumë jo se m’erdh për ushtri. Edhe n’Dubrovnik ish kanë mirë vallahi.

AA: Çka ke punu n’Dubrovnik?

MH: Tunell, tunell me minatorë. 

AA: Se të paska përcjellë kjo eksperienca qi e ke pasë n’Trepçe, e tani t’paska nimu shumë? 

MH: Jo po n’Dubrovnik po qaty ish, tjetër dritë ka pasë atje kah e ka pasë hrvati n’rysh u kanë. 

AA: Qysh u kanë n’rysh?

MH: U kanë ma drejtë, nuk janë kanë nacionalista për ne, për ne shyptarve. Se shkitë kta t’kqijë janë kanë. 

AA: E mas ushtrie kur je ardhë ktu n’Vushtrri a ke punu naj sen?

MH: Jo, jo kur jom ardhë ktu rrogën e kum pasë t’mirë a po kupton? 

AA: Si social?

M.H: Jo invalid i ushtrisë. Po une kum pasë jetë, jom martu, pos kum hangër e kum pi. I kum gjetë shokt’ menej ku se qisi farë se jo tjetër. Se zor për qarrshi për qito. 

AA: Po mirë baca Maliq, mu po m’intereson kto martesat përpara... ti e përmene kur je ardhë ti n’Vushtrri e je martue? Qysh janë martu përpara n’krahasim me tash?

MH: Vallahi tash... përpara djalë rrallë kush e ka pa. Domethanë çika me djalë t’rrallt’ janë kanë. I ka pa shembull dikush, ja se ka pa hiç; qe une tybe ne paqa pa hiç, veç me besë. E veta ni plak, Hasan Akrashtica, karaq “Mixha Hasan!’” “Ohoj!” qishtu qishtu, po m’thotë ni msit qishtu për çikën e Ramiz Mehanit, çka ta merr menja bre mik t’kemi? “Vallahi çikën se njoh, për mik t’paqa n’qafë n’Kosovë qi ka burrë ma i mirë”. U kisha marak n’mik t’mirë, e prit çika qysh t’bjen, fati. Fati i mirë m’ra, m’ka ra mirë, kom thmi, gruen e kum pasë kshtu qi m’ka ngue edhe s’ju kom tutë për besnike ma s’shkurti. Se une krejt qëllimin e kom me pasë grunë besnike, edhe me pa veç pak qi sun punon, veç me kanë e nershme e besnike, mos me t’trathtu. Mos me t’pre n’besë ma s’shkurti, me i pasë sytë n’gjeti. Po qajo osht gruja ma e mira. 

AA: E adetet qysh janë kanë përpara baca Maliq, a kanë dallu n’katun e n’shehër?

MH: Po qysh jo! Kanë dallu. 

AA: Ti je martu me adete t’qytetit?

MH: Jo une jom martu si n’katun. 

AA: A po m’kallxon qysh janë kanë adetet e katunit? Adetet e Boshlanit ose t’Shalës qysh janë kanë?

MH: Ma s’pari Allahi kah i ka que me lyp qikën e filanit. Ja ka dhanë, janë ardhë msit’ e kanë pru fjalën, kanë ba zef n’aksham e n’sabah e tana. Hajt, hajt tani dy vjat a ni vjet kur i ka pasë punt’ u shku e i ka qu teshat, ka da vade.

AA: Kush ja ka ble teshat?

MH: Ja ka ble ky qi pe merr grunë, ky qi pe merr nusën, ky edhe do nashta i kanë ble edhe ata edhe i kanë ba. Ata kanagjeqin, ky e ka ba dasmën. I ka thirrë krushqt’, miqsinë, a po kupton? Kanë ba, kanë thirrë kangatarë, gjymysh, tana! Pritje t’mirë, nerim t’mirë, knaqsi, vullnet, kcim e lojë pa u idhnu kërkush kurgja, janë kanë t’lumtun krejt. Edhe tani nusja u ardhë aty, edhe i ka nerue, i ka respektue burrin, vjehrrin e vjehrrën, shpinë e krejt. 

AA: E sa ditë kanë zgjatë martesat te ju?

MH: Tri ditë, t’ejtën u nisë... gjithë t’ejtën u nisë. Ni kohë janë nisë edhe t’dillën, ni kohë, ka ba vaki kanë marrë t’ejtën, po para ni kohe. Tani dikur masi hinë n’punë gjinja e kthyen t’ejtën e nisshin, t’gjymanë, t’shtunën, t’dillën e marrshin. Tek a po vjen knena, thot’ t’hanën qi kqyrshin gratë ardhshin me kqyr nusën. Qishtu veç katër, pesë ditë, ka ba vaki ni javë ditë a ma shumë. Ni mixhë i jemi kur i ka martu dy djemt, t’hastretit njanën e ka marr t’dillën, njanën t’hanën, ni javë ditë. Ni javë ditë me darka, e me kangatarë qishtu. Njanën e ka marrë n’Bare, njanën n’Gumishtë. 

AA: A kanë dallu adetet prej dite n’ditë?

MH: Vallahi jo s’ma merr menja. Nuk kanë dallue, kanë dallue qitash, qitash po, se përpara jo volla. Përpara, vonë, vonë ja kanë nisë për krye dite me u ba fjala. Jo n’aksham, t’shtunën n’sabah heret ja bajke për hajr, gjithë edhe qitshin përpjetë. 

AA: A kanë qitë shiptar’t?

MH: Po qysh jo! N’sabah kur e bajshin për hajr qitshin. Qitshin pushkë, qi u mur vesh qi e bani për hajr. Si nestra me pasë naj fjalë jo ta dha, jo s’ta dha u denojke ai i martesës. Edhe kta se di a me folë a jo, shembull mos me i dalë çikë, mos me kanë virgjinë, u dufke martesën me kthye, baba i çik’s, u dufke martesën me kthye baba i çik’s. Edhe baba i çik’s ka ba vaki n’atë kohë ja ka shti dy fishek n’fun sanaku, fun arke- qyre kta dy fishek me ba me t’trathtue çika jeme me qita vraje, gjaku t’koft’ falë. 

AA: E paska shitë çikën?

MH: Jo se ka shitë. Mos e trathto burrin, mos e trathto burrin. E t’vret me qita plumat e mi, qi t’trathton vraje, gjaku t’koft falë. 

AA: E kto janë kanë rregulla t’kanunit?

MH: Po, nëse t’trathton vraje gjaku t’koft falë, veç kum me t’ardhë me ta ba hallall. Se nuk ke guxu me trathtu as ti, as gruja, veç pasha Zotin u kanë punë, jo u duft me rujtë. 

AA: A kanë dallu shumë... martesat përpara, çka ta merr menja?

MH: Vallahi nuk kanë pritë njejt bre u kanë, si n’Shalë, si tanë ni adet e kanë pasë. Veç shehri n’rysh, se shehri e kanë marrë natën. 

AA: E çka kanë dallu me kto t’shehrit, martesat e katunit?

MH: Kanë dallue se n’rysh janë martue kta. Kta janë shkue gra e burra e kanë marrë e janë kthy, n’rysh kta e kanë pasë. 

AA: A po m’kallxon qitu dallimet, qysh i kallxon ti, qysh i man n’men? N’mes martesave t’qytetit edhe t’katunit?

MH: T’qytetit u kanë qysh shembull ja prujke fjalën, tani kur dojke me marrë shkojke natën. Natën se mos me pa e qojshin prej atyhit, jo dhanrri s’hike atë natë e s’di çka. 

AA: Qysh i man n’men martesat, tash dallimet?

MH: Tash dallimet, ku je shkue n’shehër i kanë njoftë, pa e njoftë dikush prej atyne nashta edhe burri. Veç ja ka dhanë e ka qitë ni farë fjale, masi qi e kanë qitë fjalën janë, domethanë natën ata jonë shku e kanë marrë. E na natën se kena marrë, katuni natën se ka marrë veç ditën. Se ku me marrë n’katun ti nëpër bjeshkë, atje edhe s’ban. Tani martesat ni kohë janë marrë me ja shtike ata duvakin n’kry, e n’kali. N’Kaçanullë jom kanë n’dasëm kur u martu ni dajë n’kal, nusja ja kanë shti atë si thes n’krye, duvakun, t’kuq edhe drejtë nëpër male, nëpër bjeshkë me que atje. Nusja hypun n’kali me ata t’kuq, e ajo koka kanë shejë qajo e kuqja, domethanë, qi duvaku i kuq qi ka me kanë nusja taman, kshtu çikë. Se at’herë ju ka rue shumë morali, moralin se me majtë. Nashta e merr vejushkë, veç me kallxue se çika shembull osht vejushkë.

AA: E qysh e dallojke qi u kanë vejushkë, nëse e kanë marrë?

MH: E vejushkat u marrshin t’ejtën, e kto tjerat jo. 

AA: E për vejushka une kom ni po për ktu n’rajon t’Shalës jo edhe qaq, për vejushka a janë shku t’njejtat adete?

MH: Dikun janë shku ma n’rysh, ajo që u kanë e martume ma n’rysh. 

AA: Qysh janë marrë ato?

MH: Tash shembull ajo qi u kanë e martume nuk kanë ba hargjim, jo kshtu me ba dasëm e me ba kangatar e me ba, ma n’rysh. E ato qi janë kanë çika domaqini ka ba, ka thirrë miq, jarana, ka ba krushq’, ka zgatë ajo muzik e lojë. 

AA: E përmene moralin përpara, po sa u kanë i mirë n’krahasim me tash me rregulla t’kanunit?

MH: Vallahi drejtë me t’kallxue at’herë u kanë shumë, se çikë ti nuk ka guxoftë. 

AA: N’përgjithsi po thom edhe te burrat edhe te gratë?

MH: Edhe te burrat edhe te gratë n’rysh u kanë. Se kriske pushka po t’kallxoj drejtë. Vallahi, veç sytë me ja lshue femnës haj Zoti na rujtë, s’guxojshe me kqyrë. E jo u kanë rrezik, ti i folshe femnës nashta kishe qef, se na i kena marrë lakmi shkieve n’atë kohë se ka guxue me folë, a ti s’ke guxu. Ja me t’pa, krejt katunet kah flet me çikë mos e ba zo, jo baci i jem! Su kanë ajo qyqy. Vallahi s’guxojshe e kqyrshe, edhe me guxue me ja lshue sytë jo, po qishtu u matshe kryet knej kur u zatetshin burri me gra. Ardhke burri me gru prej qatjehit ai u dufke me folë ai i pari qi a me grue, ti s’ke guxu me i thanë a je si je, n’atë kohë veç n’t’folt ai allaharazolla, ke pasë me i thanë mirë, mirdita a diçka. S’ka guxue ti me grue, ti qi je pa grue me i folë atij. Jo ai u duft përpara me t’folë, qishtu u kanë. 

AA: E ligjet e kanunit baca Maliq qysh janë kanë? A e din qysh u praktikojshin n’Shalë t’Bajgorës, n’Boshlan ma konkretisht?

MH: Paj qashtu qysh u kanë, ligji i Lekës qashtu u kanë. At’herë ti s’ke guxoftë. 

AA: Çka ka ndalu, po edhe çka ka leju, për shembull?

MH: Paj gjithçka. 

AA: Qysh i manë n’men’, për shembull, naj rast diçka?

MH: Ta ka nalu me shembull me ba t’pa besën, me ba t’pa besën je denu. Me marrë grunë e hujë je denu, gruja me t’pre n’besë u denu, ti me pre kanë n’besë s’ke guxoftë e tana. Me trathtu je denu, me ja ngjitë diçka me folë çka so je denu, tano ato janë kanë. Ligjet sikur tash e bane qitë vepër t’rroku qitu, e bane qita t’rrokë qitu, qashtu u kanë. 

AA: E kuvendet, kuvendimet përpara ku u bajshin, pleqt, pleqnart kur i kanë ba pajtimet?

MH: Paj nëpër oda i kanë ba, nëpër oda. Tash shembull, hej Zoti na rujtë, i ka ndodhë diçka dikujt, u shku e i ka marrë- filani din me pleqnue, filani merre. Ja ngatrresat shembull qe te Karaqa ai ish kanë shumë i mequm n’kto punë, i ka ditë me i pleqnue, ka ditë me folë. Edhe Karaqën edhe Shalën e ka pshtue me ni rast. 

AA: Qysh e man n’men?

MH: Se janë ba shkiet tubë n’Gojbulë me i ra kah Shala anenaj me pre, se me ja nisë Karaqës edhe ren’ përpjetë tekteri n’teha u shku. Po n’Gojbulë, edhe atje koftë i ka pasë gushat qikaq se e njoh, e kum njoftë. Përmidis tu koshi i Karaqs’ aty, qaty m’kujtohet tu mullini i Tesë edhe u ardhë ktu n’Gojbulë edhe ka thanë për çka, qysh, kush jeni çka jeni. Thotë “Ti qysh je?” Thotë “E zezë dita!”, “Çka?!”. Thotë krejt Shala u ra n’Karaqë, krejt mahalla dojnë me u vra nja t’gjallë nuk... veç masi vini ju shkiet me na ardhë përpjetë se na nuk i lamë ata me ardhë e me ju ba gja, me ju mytë ju. Edhe shkiet nisën atje për Kollë shkojnë i vrasin tridhet e tre grupe e i kallin. 

AA: Tanaj?

MH: Për Rozhajë, edhe ikun shkojnë anej ti i han’ qajo fjalë e Tehs’ nuk i bien se po i kishin vra Gumnisht, Boshlan e Bare e hinë n’Bërqan anej n’Bërcananej veç thotë krejt Shala u ardhë thotë n’Karaqë thotë krejt po donë me i vra veç mos i leni shkiet me ardhë përpjetë, thotë se na, une nuk i la. 

AA: E qyky pleqnari e paska pshtu krejt Shalën? 

MH: Po vallahi qyky Teh’ Karaqa i ka pshtu, kushedi s’ka, kishin pre Allah pe di përpjetë kah t’ishin shku ata, shkojshin dy treqin vetë tu vra. 

AA: E kur ka ndodhë ky rast?

MH: Kjo ka ndodhë kur u hi gjermani. 

AA: E ti i përmene edhe odat, baca Maliq. Mu m’intersoj a i man n’men’ adetet nëpër oda qysh janë shku krejt, te burrat at’herë?

MH: Qyre tash adetet nëpër oda janë kanë: burrat, janë renisë burrat, nja ka folë tjert’ kanë ngu. Cilli i ka ardhë reni nja u kanë aty, hajt ti fol ti e ke dhanë mendimin tan’, hajt ti fol, ren’. Tani kush ku pe qillojnë, qikjo u kanë. E me thanë nja si kryetarë i ka pri asaj pune se nja i ka pri shembull, nja u zgedhë si i meqmi. Qe une jom kanë... Mujë Loshi, Mujë Loshi ka qitë libra. Midis ode kujt ja dhajke fjalën qaj folke, hajt ti, hajt ti ren kape bana llaf diçka. 

AA: E ty a t’ka ra me nejtë shumë n’oda baca Maliq?

MH: Po valla, shumë. 

AA: E a i manë n’men’ renat qysh janë kanë për me u ulë ma s’pari?

MH: Ma s’pari u ulë uligjja. Uligjja u ulë n’ven’ t’madh ai qi ka ditë.

AA: Uligjja i kanë thanë?

MH: Po de qi u kanë i meqmi, qi e ka udhheqë i meqmi, tani tjert, a po kupton? E kanë thanë kur janë shkue shembull n’dasëm ma s’pari e kanë qitë mentarin. 

AA: E kush u kanë ma i meqmi?

MH: Paj e kanë zgedhë nja, si mentari qi i ka pri. Tani e kanë zgedhë t’rinë, tani pasanikun. Ka tre u duftë me marrë pjesë n’dasma gjithë, kush ka mujtë. Pse i meqmi gjithmonë din me folë, din me udhheqë, din knej. Ky t’ri, Zoti na rujtë, me i ra naj punë ky se lshon, ky pasaniku me ardhë puna te paret thotë qe, qe paret ku janë. 

AA: Kta gjithë janë kanë të part’, edhe qi janë ulë n’oda n’anën e djathtë prej ogjakut? E tani kta tjert qysh u ulshin renë qishtu?

M.H: Po ren qashtu simas kohe, simas vjetve, simas hyqymeti, qysh e kishe pozitën bre burrë! Tash ti je shku shkollovan, i mequm qite aty, qite n’ven t’madh. Se kur e ki pa qit’ Haxhi Zeka, Hasan Begun n’ven t’madh drenicakt n’Prekaz, drenicakve u kish pa me hatri, qysh kta kaq t’ri, si u ardhë prej shkolle e ka qitë. Thotë, qyre, thotë “ne ngofshëm qita s’kemi me hupë”. N’ven t’madh tha e qiti. E çka ju met hatri atyne pleqve. Pse? Ka ditë, ka pasë shkollë, nuk lihet dijetari mas dere, dijetarin duhet me qitë atje n’krye. Edhe a o i ri, a o i moqëm qite. 

AA: Gjithë u kanë qyky adet?

MH: Gjithë u kanë. 

AA: E baca Maliq e nëse e ke gabu venin n’odë, je ulë n’ven gabim?

MH: E nëse s’ke ditë edhe... hiçu knej. 

AA: E shtyjshin a? 

MH: Po u shtyjke mas dere. A ban vaki u hypë atje po ai burrë- epja dikun bana llaf diçka, po pret ti kur s’di kurgja, shtyju kadale, qu kadal dale ma qiknej se po vje qyky, hajt qiknej edhe u metë mas dere. 

AA: E baca Maliq përpara n’oda çka kanë qitë a e din kshtu kur u ardhë musafiri, se kom ni qi u respektu shumë?

MH: Po musafirit’ i kanë nejt kafe, i ka ba muhabet, nejse, duhan e ato qysh asi respekt i ka ba. Vallahi respekt qi dej aty, e ka përshëndetë, e ka pritë, e ka përcjellë prej katuni, tej e ka qitë përtej katuni. E ka respektue, nuk e ka ofendu, nuk e ka, tash simas njeri. Kie njeri qi t’dhamin sytë me pa, simas njeri. Po mirëpo, kur a njeri i nershëm, a e din, qi kanë thanë, filan miku t’i lshon kiet prej are, po filani, edhe livro se s’o burrë i mirë. Le t’rrin ai n’odë a ku t’dojnë n’shpi se nuk ju ka tutë. A ke pasë mik qi beso ju ka tutë që po ju ba t’pa besën. Edhe ato kanë ndodhë. Mik po i pa besë. 

AA: A e man n’men naj rast nëse ka ndodhë?

MH: Po qysh jo! Po qysh s’majë! Po vallahi qi... 

AA: E qysh e man n’men?

MH: Paj qyqy! Jat’ mos t’himë anej. Qi vallahi m’kanë dhimtë sytë me pa n’sakak, se u kanë i pamoralshëm, u kanë rrenc, u kanë ollçak, e u kanë ni fjalë e zij’ besë. 

AA: E ktyneherë besa u majtë shumë?

MH: A ktyneheri ke folë ma ai s’kqyrë, si sot kie diçka me i marrë t’trathton, ja ta qet t’kalbt ja diçka. At’here je shku shemull n’qarrshi sa o çikjo lopë? Qikaq valla, s’kam pare bre po e kam besën, merre. Tej kur mi ba? Tej n’filan ditë, s’ka kqyrë ma. 

AA: Kur u ardhë filan dita?

MH: A përpara ja ka qu. Thojshin gjyshi i jem e ki pa lanë amante “Mos e le borgjlinë me t’ardhë te dera”. Amanet po ta la borgjlinë te dera mos e le me ardhë, edhe kuqe qesën mos e kuq ftyrën. N’e rujshë mikun e ke rujtë vetën, domethanë n’lujshë me hyqymet kanë thanë luen me krye. Kto i kanë përdorë edhe jaran me hyqmet mos u ba, kanë thanë, se mashtrohesh, se t’trathton. Nashta ka naj nja qi s’t’trathton veç shumica.  

AA: E baca Maliq e përmene qi edhe pazaret me besë qi janë ba, po edhe kur u ardhë dita e kanë ba pagesën. Po pazaret  me pare a ka pasë naj ditë t’caktume kha n’Vushtrri kur janë ba, edhe qysh i man n’men, qysh janë ba pazaret?

MH: T’gjumave i prujshëm kingja, edha e lopë, kush ça kish. Kjo u kanë te Alilt atje poshtë, pijaca. Shkolla, ajo te poshtë atje te kasapnica, qysh po thirret ajo? Naim Frashëri. Qaty u kanë pijaca, qi u shitshin gjaja, kuale, lopë, dhi e dhenë, edha e kingja... krejt qatje. U kanë aty hot, e hot qaty shkojshin e lajshin. Qymyrxhia rrik’ke n’derë ka sa ja u prejke për kingj, ka i bankë a ka sa, i shtishe mrena. 

AA: A janë pre’ përpara shtrejtë? 

MH: Poj vallahi tash gjithqysh bre! Gjithqysh... me gja jena merr ma s’shumti. Ma s’shumti populli ka majtë gja. Ni kohë moti sharvit kishin pa rrnue se ja u kishin pa pru ngusht katunarve. Se me l’kurë e ka ble orizin edhe byberin, mishi falë se i ka thanë jo, se u tubojshëm tha. T’ejtën sa po ja pagujmë kingjin, sa po ja pagujmë delmën, sa po ja pagujmë lopën, sa pasulin, sa kompirin tanaj ja qitshin çmimin. Qikaq, qikaq vonë, qikaq pulën, shkojke aty u sillke, kta i prujshin me i shitë. “Sa?” “Qikaq.” “Jo shtrejt- qikaq.” Ju dufke gjithqysh me ja dhanë se s’kish me çka blenë, as gaz, as kurgja. E thojshin me pre l’kurën ti s’ke pasë t’drejtë me que pos ai shehërlia i caktum. E qojshëm tha l’kurën, mishi na metke falë, edhe byberin edhe orizin e blejshëm me qatë l’kurë, a mish hangshëm falë prej katunarve. Kta ja u kanë ba shehërlitë e përparshëm. 

AA: Kur janë kanë kohët e turqve?

MH: A qat’herë, edhe mas Turkie nër Serbi. 

AA: Dej kur ka zgatë ky farë dallimi katunarë, shehërli?

MH: Vallahi dej u hi, domethanë, partizani edhe vonë, jo more kjo ka zgatë shumë! Tej n’gjashtdhet’ e gjashtën-t’shtatën a, çikjo ka ndodhë e tash e di ja u kanë marrë anën katunart’ me thanë nëpër puna, nëpër ato shkolla, se jo përpara s’dojshin me i pa hiç katunart. 

AA: E tash po thu që janë ndreqë raportet?

MH: Vallahi kurrë! Vallahi kurrë s’kanë me i deshtë katunart sheherlitë. Çka janë kanë si t’moqëm. Vallahi shkiet ma shumë i donë po t’kallxoj qitu, e magjupt. Qitu kur jena ardhë i kam nije kah thonë, “t’ishin ardhë magjupt ma qef kishim pasë”. Po me serb kta janë kanë.  

AA: Po mirë baca Maliq, i përmene pazaret qi janë ba përpara, edhe i përmene ato qysh janë ba e krejt, po tash bankat po i përmenë qi janë kanë kogjo shumë t’vlefshme n’atë kohë. Qysh u shku puna e qytyne bankave? 

MH: Vallahi bankat bre djaë, banka at’herë s’ka pasë, ça di une n’ato paret n’bankë u kanë, veç u sjellë nëpër popull. Parja s’kanë pasë me shti n’bankë, jo more çfarti. I kanë majtë paret nëpër xhepa, qe qysh i kanë fitue tana. E banka veç kur ja u ka dhanë rrogat, qito, se n’bankë ti, veç sipërmarrjet janë kanë, sipërmarrjet se katunart jo valla. E sipërmarrjet i kanë pasë paret nëpër banka. Ti as s’ke pasë shitore mi veti i vjetër su kanë privat gja jo. Ja s’ka pasë kush shitore, te tanë çmimin e kanë pasë. S’ke pasë ti me u shty. Jo qikaq, qikaq ja ka qitë çmimin shteti, ndash me marrë çmimin e ka, me u shty s’ka me çmim as ma shumë. A me vjedhë t’ka denue. Ke vjedhë popullin, me metë e ke vjedhë dërzhavën burgu t’ka prit gjithqysh. U duftë shumë kujdes, shumë mençuri u duftë me kanë me punue n’shitore. Edhe ato pare u duftë tana me i que n’bankë se i ke fitue, shteti at’herë i ka pasë krejt, ja qikjo. 

AA: E mirë baca Maliq po mu m’interesojë edhe përpara ti e përmene i ke rujtë gjanë shumë, a t’ka ra me punue edhe toka shumë?

MH: Po qysh jo! Vallahi kam kositë qi edhe shoqin se kam pasë. 

AA: Qysh e manë n’men’, qysh u kanë reni i argatsisë përpara? 

MH: Argatisë dikush e ka punue tokën e vet, dikush ka marrë. Jam ardhë te ti kam punu, ti je ardhë tek u. Ke prashitë, unë t’kam prashitë ty, ti je ardhë m’ke prashitë mu, qishtu njani-tjetrit i kanë nimu me gjithçka, me hua e me t’tana. Shemull, s’ke pasë pare, ke pasë qef me ble diçka, je ardhë tek u, a po mi gjanë qikaq me besë? Po. I kam nxjerrë t’i kam dhanë, kur u m’ke thanë m’ke dalë. Kjo u kanë fjala. Fjalë besa besë sot dhetë euro s’un i jep kuj. As s’po guxon me i lypë kun, veç ne paq shumë t’njofshëm se t’trathton, t’rren’. Sot u hi rrena mo zo ma keq, at’herë jo. 

AA: At’herë ma mirë?

MH: Po qysh jo! Jo bre u turpnue me t’rrejt, ja shumë me ba me dalë rrenc kush s’t’folke. Edhe je metë fukare n’qoftë se nuk je dalë n’besë, ke hjekë, u duftë prej teje me ardhë e me i marrë paret e me ja dhanë atij, prej atij atij. Ka ba vaki ni vjet i ka enë paret prej atij, atij qaq e ka rujtë domethanë besën, se bani dështove kush ma nuk t’ep maron. E ktu n’qytet, edhe at’herë n’katun kanë thanë a lindi djali po koftë me besë e me nerë. A ktu lindi djali po i besoftë qarrshija. I besoftë qarrshija, e me t’besue qarrshija fukare s’je, skame nuk ki, se vi tu ti i marrë, vij atij qoj aty, ti s’tutesh me mi dhanë se u t’i kthej, e as nuk hjek; A me ba mos me t’besue rrej ato, rrej ato, dikur kush jo hiqu tij, pate s’pate s’ta shtre kush dorën! E rrencit s’ka kërkush qi i jep, e t’pa nershmit.  

AA: E ti po thu për renin e argatsisë qi i ka nimu shumë përpara, qysh shkojshin a din kshtu si rene?   

MH: Po renet ardhshin te ti shembull. 

AA: Qysh u mledhshin kta djemt?

MH: U mledhshin, sot po shkojmë me punu filani e ka renin nja shtatë a tetë, kusheri. 

AA: Ti për shembull a ke punu argat shumë?

MH: Po qysh jo! Po qysh s’kam punu, vallahi prej Bozhlani e Dërvarë jam ardhë me prashitë mixhës, e kusherive. Kum kositë pa ni dinarë si vallahi kositsha qi n’rysh nuk bahet. Kam ditë me cakatë kosën qi dej aty! Jo si kena punu, humana nërmjet veti. Si n’dasëm i ka nimu, me pare i ka ble bukë, ja ka dhanë dashin me pre, tana kto humanitet. E kto qito janë kanë i kanë nimue njani-tjetrit, se mos me kan’ kanë qajo nihma njani me tjetrin kishin hjekë, shumë kishin hjekë. 

AA: Si sot?

MH: Si sot shembull mos me t’nimue tjerat shtete çka kishe mujt ti me ba. Po Arabia po t’i merr paret po thotë pa kamatë Saudiska Arabi edhe at’herë kamatë s’t’kam lypë une ty. Qe paret n’reqi punt’ kamatë s’ka pasë. E ato edhe e ka lue rolin feja, feja e ka lue rolin e mirë, se gjynah ka thanë “gjynah n’qit kohë shkova n’dorë teme s’pashë, as ty bre veç qi a e din se s’di as qysh, as s’kemi guxu, as s’ka guxu kush... me hi tash po des tuta. Po ku ke pa bre ktyneherë po des tuta, gjinja menermethanë homoseksuala, ku ke pa bre kso marrish’.  

AA: At’herë s’ka pasë?

MH: Çka di u a ka pasë veq si... ti s’kena ditë. 

AA: Baca Maliq e vesha e burrave përpara qysh u kanë?

MH: Paj me tirçi o djalë. 

AA: A po m’kallxon bash për Bozhlanin kha se n’rajonin e Shalës bash për burra qysh e ka pasë?

MH: Vallahi me tirçi janë kanë. Bile ni kohë me gjurdia. Me gjurdia janë kanë pleqt, pleqt aty, i kanë maru me gajtana t’bardhë, me... tirçit e bardhë prej leshit t’bardhë gajtant’ e zi, shokën. Tanë me shoka, tirçit edhe apangat e l’kurës qi i kanë marue. Plisin mahramën qito i kanë pasë. Jelekat dikur, dikush çork’. 

AA: Po për shembull jake a keni bajtë n’familje t’juve shumë, veshje kshtu përpara?

MH: Po, volla une tirçi s’kam bajtë veq pantoll t’zhgujt’ po. E mixha i jem dekteri u dekë me tirç’.

AA: E qysh i manë n’men’, qysh janë bajtë teshat?

MH: Dekteri n’gjashtdhet’ e nantën mixha jem i ka pasë tirçit. 

AA: I fundit?

M.H: I fundit me ni Lul t’Boshlanit. Qita dy janë kanë ma t’mramt’. Diçën e i hoqën tjertë, se pa dek jo.Ka pas tjerat katunet qishtu mos tak tuk. E qe n’Karaq nuk ka pas me tirqi, jo n’Karaq. 

AA: E qysh janë kanë n’Karaq, qysh i manë n’men’ n’Karaqë?

MH: Karaqa puntorë t’hatashëm, shumë puntorë. Janë kanë puntorë qi ku janë hi punë kanë ba. Edhe qyky Mehmeti, me thanë ky ish kanë odagji ma i madhi n’Karaq. Kullën gjithë e kish’ pasë gjithë çelë edhe Mehmeti edhe babai tij. Mas buk’dhani qita dy, qyky u kanë, shpia e qitij. 

AA: Po kullat qysh janë kanë, n’Karaqë, unë e di qi kam ni që janë dy kulla, e Rexhepoviqe, po edhe e Mehmetit?

MH: E Rexhepit nuk osht, ai tahmaqar u kanë. E Aila çfarë me pranu ai kanë, jo. 

AA: E Mehmeti?

MH: A Mehmeti byrym kush u shkue. Ai si ka thanë kuj s’t’due n’konak. Ka pasë odën i ka qu, burrë i mirë u kanë. Përmenët shumë edhe Sejdi Karaqa n’Krillovë edhe ai burrë i mirë. 

AA: Edhe ai ka pasë kullë?

MH: Po de, odë ka pasë e t’tana t’mirat i ka pasë. Gjymer dej aty. 

AA: E n’odë, n’oda përpara a ka pasë shumë njerz qi kanë ardhë?

MH: Po qysh s’ka pasë vallahi plot. Po qysh s’ka pasë t’hyqimetit. Boshlani janë kanë për humor, ma t’zot me ba humor nuk ka pasë, qi bane me hesap Savën e UDB-së, mixhën e Milloshit e qitina Vuqinës, me lojna e kanë que n’qabe begi, qysh e kanë rreh me Shani Qamilin i urtë po se kanë lidhe e për oborr. Lojna turlifare ka pasë n’Boshlan. Qi prej khahit ardhshin me ba humor atje, ja kanë pasë zanat humorit. 

AA: E ti po i përmen qito lojnat popullore, po qysh i manë n’men’ qito loja?

MH: Qysh jo! I maj n’men kah e qon n’Qabe, e maj n’men topin qysh e hidisë. E maj n’men filgjanat qysh lujnë, e maj n’men, domethanë, me shitë dhelpna, turli loje ka pasë. 

AA: E a po m’kallxon do qi janë kanë ma n’za?

MH: Ma n’za filgjana se kanë knu. 

AA: E kto tjerat, qi janë kanë n’Boshlan qi janë lu ma shumë?

MH: Batibollak, domethanë, i shtishin nërmjet’ kamve, hajde gjaje atë farë duqin domethanë qi e lidhshe, si top Bat i thojshin atina. Tani atina ti sillshin bam e bum, ai munou me kapë ata prej ktij, ja dhajshin ktij ni rreth u bajke. Tani ku hike n’midis ku pe nxen, a po munet me nxanë. Tani bletën, kshtu me njellë bletën cilli po i bjen tap ja hijke, po niqin’ lojna. 

AA: E kta me filgjana qysh e keni lujtë?

MH: Me filgjana, e mshefshin kokrrën, shembull n’filgjana tash lype. Dy herë kie teste me i ra. 

AA: Sa filgjana janë kanë?

MH: Dymdhet’, filgjana lype, nja n’midis. E ti tash lype nëpër ta ku ta merr menja qi o kokrra. E fitove kokrrën dymdhet’ herë u qojshe e i knojshe kta. I knojshe e su lashe gja pa ju thanë, kta veq ngojshin. Po tani apet loja n’bafshin me fitu kta u qojshin çka ni e zez ta thojshin. Me ner’ me thanë, rrup e skup po m’han, me ner’ me thanë, n’b***, ai su idhnu kush jo. 

AA: Ju knojshin?

MH: T’kem kallxue çka i ke hap sytë n’tavane, ti koke për tupane, e tana t’zezat... ti veq u dufke me ngu, dej t’ngihen ata tuj t’thanë gjithçka. Po kur u qojshe taj ti n’dish thuj gjithçka. 

AA: E pëveq me filgjana n’oda aman n’men’ qi janë ba tjera lojë, a janë knu edhe kangë?

MH: Po qysh jo! U qojshin ata n’kamë qi mujshin e ja nis’shin, e kur e nisëm lojën me lue, kno me qytelia, me qytelia kanë knue kangën e Demë Ahmetit, kangën e Hasan Kuks’.

AA: A din naj nja prej ktyne, a po ma knon njanjën cilla u kanë ma n’za?

MH: Paj kto Selmani, shembull, kanga e Selman Kadrisë, kanga e Kadri Bistricës. 

“Selman Lika n’kamë na u qu,

kish dy djem me i martu,

treqin krushq i ka tubu,

muhabete e po ju banë,

shumë iqram ku janë nisë nuset,

janë nisë tu lu,

kanartat n’shej tu gju.

Janë shku atje te miku atje me marrë,

kur ni haber i zi i ka shku,

ni haber shumë i keq,

t’i kanë marrë gjanë n’bjeshkë.

Edhe dy djemt janë qillue,

qi kanë pasë me u martue,

i kan kapë pushkt e n’bjeshkë shkue

ja kanë nisë me komita Cërna Gorës me liftu”.

Të dy janë vra, edhe kur janë ardhë krushqit i kanë dalë dy pleq përpara aty qi qishtu t’ka ndodhë, dy djemt tu kanë vra. Kur u ardhë ai plaku te rejat i ka thanë rejave, qyre thotë “Nuk kam djalë, se dy djemt ja u ka qu pushkt, mu kanë vra”. Ato kanë ba be pa e marrë hakun nuk e lamë. Edhe i kanë rue dy djemt n’djep, domethanë katër, pesë vjeç tej janë asi. Edhe ajo ka ndodhë qi janë martue se shembullin n’djep. Riza Skromave, Veselin, se di a e ke njoftë Veselin qi e mytën qitu, ti si kangatarë ai u kanë me ni kulludran n’ushtarë, n’ushtri, e dytë gratë shtatzana, a qyre qi t’lenë ty qikë, une me ty djalë bahëm miqë. Ti m’ep çikën, cillit ti le çikë ka me ja dhanë shoqi, shoqit. 

AA: Fejesa prej barkut?

MH: Po prej barkut. Qe more n’Skrome ka ndodhë, daja jem me nja t’Bajgorës ka ndodhë, ni Shyqeri Bajgora, n’bark. Ata ushtarë, “A bahëm miq, a e ki grun shtatzanë?” “Po.” “Edhe ti po. N’leftë çikë m’ep mue, edhe mue n’m’leftë çikë ta dha ty”. Me ba me le dy djem kurgja, me le njani çikë, njani djalë ja ka dhanë. 

AA: Cili ka qillu?

MH: Po cilli ka qillu. Veseli ky i Rizah Skromës ka qillue djalë, atina çikë ja ka dhanë, su ba rahat kurrë. E lshuen e ky lujti meq e kurgja hiç, veq jo mirë. 

AA: A ka pasë edhe fejesa tjera që janë ba, fejesa prej barkut?

MH: Po. 

AA: Edhe i përmene edhe ato fejesat qi janë ba miqasi me konak, a ka pasë edhe tjera lloje qi janë kanë me adet n’Boshlan po edhe n’Shalë?

MH: Po de po. Poj tash ka pasë me thanë ja ka qu ai msit. T’ka que une ty me lyp filan çikën, ai ka thanë pse po ja lyp atij bama mue po ta dha ty, ja ka ba përhajr. 

AA: Qaty, qaty n’odë a?

MH: Paj qata e n’sokak e. Po du me ta lyp çikën- ha hajrin ja pafsh! N’sakak ja ka ba përhajr, edhe ato kanë ndodhë gjithqysh bre.

AA: Po posterma përpara a kanë pre hiç?

MH: Po vallahi kanë pre edhe tanë i kanë thirrë. Vllaznillakun e miqsinë e jaranat. Nuk e kanë hangër posterrmën pa shokë tej vonë qitu i kam thirrë. Dikur ja nisën ata s’po thrrasin thom qe e lash edhe u. Edhe se dej vonë kam pre edhe une, edhe i thirrsha krejt miq e jarana. 

AA: E për çfarë festash therrshin ma s’shumti?

MH: Jo bre vlla ato i prejshëm veç për qef. Me ba mish për dimën. 

AA: Baca Maliq e ta a t’kujtohet përpara a i keni festu kto festat e ditës s’Pranverës, Shëngjergjit?

MH: Po t’pranverës jo, a Shingjergjin po. Kemi qitë flia për Shingjergj, i kanë lidhë do pej’. 

AA: A po m’kallxon prej fillimit, prej ditës Shingjergjit, ma s’pari, a e din e anej e te Shmarki, qato tri ditë qysh i festojshit?

MH: Qato tri ditë, lujshin, do u hulatshin thmia, do qitshin flia, tamël, i milshin n’mengez i lshojshin gjanë, milshin tamël, hangshin. Domethanë, tamël, kshtu përhajr’ kto shkojshin u veshin, u veshin pak ma mirë. 

AA: E tani mas mengezit?

MH: Tani qato u lyejke ajo, e po du me thanë qatë ditë e ditën e bile bash une secillën herë kam qitë fli, gruja. Për Shëngjergj qitshëm fli, tamël, e bukë t’kallamojt. 

AA: E hala po e majnë Shingjergjin?

MH: Po de, po une vet i kam qitë po e ha flinë po hiqmu hoxhave, çka me i ngu kur t’binë me hangër ha, me qitë more s’është problem ajo. 

AA: E a u punu te ju edhe kto ditve t’Shëngjergjit?

MH: Po vallahi sa kanë mujtë, bile qaty kanë mjellë, ma s’shumti senet i millshin. Bajramave s’kanë punue, dikush po e dikush jo, veç rrallë Bajramave. A Shingjergjave jo more se kanë nalë hiç. 

AA: Dej kur e manë n’men qi janë majtë Shingjergjat anej n’Boshlan?

MH: Vallahi gjithë janë majtë.

AA: Tash a man naj nja?

MH: Tash s’o kurkush aty. Su metë kërkush hiç.

AA: Tash janë dalë krejt prej katunit?

MH: Fijëm-fije ma i moqmi n’katun jam metë u. Afro dy-treqin’ shpia, qi janë dalë n’Mitrovicë, Prishtinë, e Vushtrri kahmos. Si njoh bile. 

AA: E tu shku verës tash n’Aligjyn, a e mani Aligjynin, kur u bajshin t’korrat, qysh i man n’men qysh u kanë përpara?

MH: Aligjyni kurgja, veç si kanë folë si Aligjyni, si verës kurgja tjetër. Kanë korrë, kanë fshi gjinja e qisofarë. 

AA: A u ditë kur?

MH: Po qysh jo. 

AA: Qysh e dallojshin?

M.H: Shmitri, Aligjyni, Shingjergji e kto i kanë pasë vade. Domethanë qi qitash ti dha për Shingjergj qikaq, n’Aligjyn ti dha qikaq, n’Shmitër qikaq. Si vade janë kanë ato, domethanë, qato ma s’shumti janë përmenë. 

AA: E për Shmitrin baca Maliq?

MH: Shmitri veç domethanë, Shmitër se aty fest s’ka pasë. 

AA: A ka pasë naj farë darkë t’bereqetit?

MH: Jo, jo. 

AA: Ose naj darkë t’lamës?

MH: Paj darkë e lamës ka pasë, edhe darkë kur i kanë qethë delet. 

AA: Kur i qethshin delet?

MH: Qitash qethen ato. N’Maj, qaty n’Maj i qethin, tani kur i qethin tana hajde mazën e dhene. E bajnë ni darkë. E Boshlamejt kur te kryjnë, bajnë darkë, kanë ba. E ka krye bereqetin e ka shti mrena krejt e tash osht’ rregullue, hajde tash te bajmë ni darkë i kanë thirrë miqtë. 

MH: E te ju a ka pasë naj rast që e keni ba vet, ose për qethjen e delës ose darkë t’bereqetit?

MH: Ka pasë. 

AA: Qysh e manë n’men’, qysh u bajshin adetet përpara?

MH: I qethshe dhetë, qitshin mazë... maza qitet qysh qitet tash me miell e me tlynë edhe tani i thirrke kojshinë qaty, hangshin. 

AA: A gjithë qashtu ka shku kjo traditë?

MH: Jo kush ka deshtë, nuk u kanë naj obligim. Kush ka deshtë, po du me ba ni darkë i ka thirrë. Sikur tash po du me ba mevlud e thrret, po s’du se thrret. Ajo u kanë. 

AA: E Bozhiqet?

MH: Bozhiqet edhe ato pak, do kallamoqa i shtishe e do arra i shtishe me i zije. Ka pak. 

AA: A ka pasë naj ditë t’caktume përpara kur janë festue?

MH: Bozhiqet... paj Bozhiqet me t’shtatin, me shtatë Janar. 

AA: Me kto t’Ortodoksve, jo me kto t’Katalikve?

MH: Jo Katalikt e kanë pasë me t’nizet’ e katërtin. Me nizet’ e katër Dhetor. Ato si kem asi na për to veç e hajt e kena ditë se jo, katalikt i kanë festu. 

AA: E s’kanë pasë pra najfarë, se ma shumë ju ka ra musliman me kanë?

MH: Po de! Po na Bajramat bre vlla, Ramazanin, Katragjeqat... qito. Qito i kena pasë g’zimet tona. 

AA: E qysh i manë n’men’ ti Ramazanin po edhe Bajramat?

MH: Po i majë n’men’ vallahi qi dej aty. N’Bare shkojshëm, tjera llafe qi tu fluturue shkojshëm ty nga, e tani krejt katuni tu shkue shpi për shpi tu ja ba për hajr njani tjetrit. Herë Bajram atje e qitshin e lujshin, kuajl e tupan, e qitshin n’shejë, lujshin atje kush po mun e vret’. Kah vishin me pushkë e gjujshin si për gjueti, po kush po e vret’ shejin natanë. Ni guri i bardhë, a e din çka e gjujshin, kush kish pushkë, e qito. 

AA: E postërrm a prejke naj kush ose naj farë kurbani për Kurban Bajram?

MH: Po qysh jo! Kurbanat gjithë edhe sot i prej. Edhe sot i prej, gjithë kam pre kurban. N’atë t’Bajramit t’vogël mas sille, prehet kurbani. E do vitra i kanë dhanë, vitrat e Ramazanit, i kanë nimue fukareve, edhe sot nimojnë, duva kush ka edhe e pret edhe e vitrën e Katragjeqat, e Bajramin ditë e m’dhaja po. Gjithë i kanë festu. 

AA: A u kanë zor përpara me ngjinu Ramazanin?

MH: Vallahi dymdhet’ vjet ja kam nisë, dymdhet’ vjet kam prashiët gjithë ditën dej n’katër ora, edhe tybe n’um kanë thanë shko. Jena shku me ni kusheri, kena nxjerrë ujë prej bunari t’ftoftë, edhe tu ja qitë shoqi-shojit se zheg tu prashitë. Jena ra si t’pa krye. Kur u ardhë nana me m’thirrë, hajde se po thrret hoxha për ifatar, s’disha ku jam, prej s’lodhti bre. Dymdhet’ vjeç jam kanë, u se kisha ba, sot jo, sot si tham thmisë tem ashtu. Nashta bujum ashtu vec t’smutit, thmisë s’ri rri ti pa hangër e prashit- jo valla. Po ajo u kanë hajre i tyne. Hoxhat nuk i kam pasë n’huj kurrë, drejtë me t’kallxue edhe sot si kam, veç pse janë kojtagji t’mdhaj. Ai çka e flet nuk e manë, me folë e folë me majt se man. 

AA: Po mirë baba Maliq ti i përmene shumë mirë krejt po, qysh e manë n’men’ ti kit’ luftën e fundit?

MH: Luftën e fundit e majë mo zo ma keq! Kjo u kanë. 

AA: Ku jeni kanë, a qysh e keni përjetue a?

MH: Ooo qitu vallahi qitu, kurorë pa dalë me magjup e me faqe t’zeza. Jemi munu me dalë n’Tetovë e s’mujtëm, jemi shkue dej te Sharri atje tri ditë. Ni ditë jena kthye, e jena ardhë qitu. Mos vet hiç, magjup, veç... qitu telasha a po ngo knena? Tutë mos vet hiç. Edhe Zorani qyky qi i kalli shpinë e Seitit, Naman Kuneviku, po i thom grus’ qyre. Po s’u dilke bre prej magjupve tu britë ksajde edhe zhivijo Sllobodan Millosheviq, a po kupton? Ktu Rusia, Serbia, tutë mos vet hiç! Vallahi qitu plot e kam pasë. E kam pasë ni, Bajrushi i Llumnishtës me gjithë djalë e grue po s’guxojshe me i thanë kuj s’kam konak, se tuta na rroku ku s’na çojke. Tepër si pshtum me men’. Çka ish kanë me u tutë kurgja s’jemi tutë, veq qito a po kupto?

  E une shembuk me shku për Tetovë na kthyen erdhëm qitu. Namun Koniviku e kemi ni asfallt, me gjithë grue djali i tina nejke atje, i thom grus dil kqyr bre a po e sheh kun, se ardhshin qitu u tubojshëm tanë, me ba llaf qitu pleqt. Veq unë se tanë. Po vjen thom, kush vallahi duel n’qysh atje. Dal. Kur dal “Ooo!” Kur m’pa “Ooo!- Maliq Bërzhlani”. “O hoja!” “Po çka je dalë kaq heret ktu?’’. Thom “Vallahi ti m’ke çitë! Qyre snajperkat ku janë atje” Se kallxojshin qi janë atje, “qyri kha” e thash “po rri mi asfallt”. “Djali e reja po ta kalojnë asfalltin”, thanë “do me ta vra djalin mos rri bre burrë mi asfallt, vetun mos rri”. “Ne paça dekën des, o djalë shpia ka plot!” Thot “hajde poshtë ku rrinë shumë” “Jo se po i kallin shpiat kur po i gjajnë thatë”. Atë ditë u kanë e martë, e mërkure, si sot kur u ardhë t’shtunën n’gjyst nat’s e vranë n’oborr me gjithë gru.    

AA: Snajperi?

MH: Snajperi jo po magjupi, mashkine automat pushkë automatike. 

AA: E sa kohë ka zgatë a e din kshtu rrethimi n’qytet?

MH: Paj dihet tre mujë. Tre mujë ditë. Nejse, ato luftat ky Vasa Qubrolleviqi kush e ka lexue matrialin e tij. Ai ki pa çkrue n’matrial “Keni gabue qi i keni hjekë prej qytetit, duhet me i njekë katunet e me i pru n’qytet tanaj qytetin kallaj bre”. Njerz si katuni, se i niqshëm prej qyteti, ata ardhshin prej katuni hishin n’qytet gabim kem ba, ai çkrujke krejt çka me i ba shyptarit. Tanë e kanë pasë statutin e Vasa Qubrilloviqit n’xhep çka ka thanë me ju ba shiptarve, qita shkiet. Prej pesëmdhet’ vjete n’gjashtdhet’. 

AA: E tani mas lufte ndrrojë ky relitet, masi u shlirum?

MH: Masi kur hini NATO, g’zim ma t’madh s’kam pasë. Kur i kum pa qi janë hi autoblindat qitu n’mahallë, s’dishëm ku jem’ prej gzimi.

AA: Mirë baca Maliq, qysh po t’doket ty jeta e ktynehershit përpara me tash?

MH: Me tash... paj jeta e at’herit u kanë ma e zorshme po u kanë k’naqsi. Njani-tjetrin e ka dashtë me shpirt e ka desht’. Tash veq sipërfaqsore; kanë idare tanë t’nervozum janë, se s’kanë k’naqsi, aspak. Po ku me pasë k’naqsi une- thmia e mi n’Amerikë janë, tjetri n’Gjermani, vet qitu plak, domethanë pa qef, mërzitshëm. Kemi idare tana kto po k’naqsi s’kem’, k’naqsia osht’ qi e manë njerin. Kush e mytë njerin?- mërzia. Vras’si ma i keqi osht’ mërzia, pra na mërzi kem’. Nuk jemi t’lumtun, kur vinë qata djel, janë ardhë qitu sa kanë nejt u jam kanë i lumtun s’kam nie kurfarë smuje, se kishe me ka ban llaf, kishe me ka knaqesh, ku me dalë.  

AA: Mirë baca Maliq faleminderit shumë.

MH: Me nder kofsh, nera tu rrit shumë, se kemi ba llaf, jemi knaqë. Zoti t’rujtë, falemineri! 

AA: Edhe une po kam qef e ishalla kto, kit bisedën tonë e ngojnë edhe t’ritë edhe nipat e mesat edhe mas niqin vjete. 

MH: Ishalla harabilalemin na vjen puna me u knaqë, po vallahi niherë jo.