Mehmet Feka

Intervistuar nga: Ardian Ademi

Aj, qe besa Rifatit s’ju t’rrehën n’mal, e merr lopën e thotë “e kam gjetë n’arë, e s’e pranun”. E Mehmeti osht’, Rama osht’, nel, nel ti

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

27.12.2018

Lokacioni i intervistës

Karaqë

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

AA: Data nizet’ e shtatë dhjetor; jena n’shtëpinë e bacit Mehmet Feka, n’fshatin Karaqë, ku do t’bâjna ni intrevistë, n’kuadër të projektit “Kujtesa e Kosovës – 100 Pleq e Plaka”, ku baca Mehmet do t’na japë një rrëfim rreth historisë së jetës së tína. 

AA: Baca Mehmet, qysh je, ma s’pari? A je mirë?

MF: Shumë mirë.

AA: Baca Mehmet, ktu n’katun e pashë që nuk ish edhe shumë katun i madh – sa shpia jeni krejt?

MF: Tridhet’ e dy [32], po ishin t’shkrume nja gjashtdhet’ e dy. Thash po kallabllak kokan! Edhe une kish’e ken’ pak- ishin gjashtdhet’ e dy, gjashtdhet’ e dy familje.

AA: Niva që ishit dy fise ktu..?

MF: Po, dy fise.

AA: Adem edhe Feka; ju jeni fisi Feka? A e manë n’men’ ti kur jeni ardhë ktu n’katun?

MF: Na jemi ardhë prej Bajske, kjo ktu që osht. 

AA: A po na kallxon krejt katunin – qysh e manë n’men’ katunin ktynehere?

MF: Na jemi ardhë prej Bajske, qata na ka metë Feka neve mbiemni. Ai i ka pasë dy gra a tri, edhe u hjekë prej Bajske. Sot na i kena shoktë n’Bivolak, thirren Berisha. Ata jon’ kusheri tonë. 

AA: A fise t’mdhaja, qi janë kânë përpara?

MF: Ata janë metë qashtu Berishë, a na ia kemi... se edhe na jemi thirrë n’mbiemën si ata, si na. Po kur erdh regjistrimi, e ni plak tha “i pari i jonë Fekë e ka pasë emnin”, tani metëm na Feka. A tybe ne ngjofshin as ata, as une hiç se hiç, para dy treqin’ [200-300] vjete, moti!

AA: E regjistrimet, e kohës s’turkit, a?

MF: Po, t’kohës turkit, qashtu janë regjistrue, po thom. Na metëm qaty n’Bajë, se pasuninë e Bajës e kemi n’rrue, se i pari i jonë e vret njâ, ni hasëm t’atyne qi i kishëm n’Bivolak. E ky i joni del e vret për atë hasmin, se kusheri e kem’ atâ. E taj Kadia, Maftia, çka u kânë ai, kryeshefi, thotë, “Me ma vra i biri Fekës thminë n’çarrshi, nuk ka jetë n’Bajskë”. A manena s’kanë mujtë me ardhë se s’ka pasë rrugë, e ai i joni u ardhë prej Bajës ka nxanë ven qitu. Qaty qe, n’koftë qe katërqin’ [400] vjet, janë shenimet atje n’komunë, ka libra qi i kam une. Veç edhe n’arhiva atje n’Prishtinë, janë shenimet e mia qi i kam dhânë une vet. U ardhë qytu prej Prishtine e jam shkue katun’um për katun, ren, deri n’Gumrishtë. Me i vetë kta ‘kah je ardhë’, se ktu pak ka njerz që janë venali, veç t’ardhun. E na jemi hyt e gjylyt prej Bajës e qitu. Kta Demovit t’Kçiqit janë: Alia, Ademi, e, i ikin prej Kçiqit, e qaj qi u dalë, ata dy vllaznia te Bivolakt, njani e shet qytyne, qaj Ademi, e shet’ e vinë ktu. Njani: “nuk e shes, jaa, nuk ja shti kojshisë tjetër fis aty, se e kam dajtë ma dhanë pa pare, edhe unë ja u lâ pa pare”. Eh, qata na e kemi dy hise prej ktyne dy mahallve. 

AA: Paski pasë domethanë toka koxha mirë ksajde kur jeni ardhë. Qysh i keni pasë kushtet, baca Mehmet, përpara?

MF: Qyre, prej qi maj n’men une, qi shpia jonë ish’ kânë pak ma e pasun pej tana shpiave. Na e kena pasë rr’nesën, a kta t’juvt Avdullahi e Rifati: une e kam përjetu qi çdo festë qira ose Bajram, na ja u kemi qu bilmetin me da. Na ja u kemi qu bilmetin, ja jepshim ni thmi, “ja u ka çu baba te Rifati”, Avdullahi: “n’paçi ama...”, na ja kemi çu prej shpisë tonë. Bile baba, babgjyshi janë... “jepni sa t’muni”. E shyqyr Zotit u banën bre tash e po punojnë e ka n’drrue situata. Jo, Rifati u kânë kryetar komune ni kohë, Rifat Karaqa. Rifati kryetar komune u kënë, n’komunë at’herë. Kryetar – si hini komunizmi, opshtinë ju ka thanë, e opshtinë u kânë Gojbula. Rifatin e propozun kryetar; asni germë qitë nuk e ka pasë. Ai hiç nuk u kânë n’shkollë, e une si thmi me ja msue dy germe: R, A – Rifat Ademinm, me dhânë nënshkrim. Edhe atu lypshin sene, mish e drith’, e...  

AA: Paski pasë, edhe, baca Mehmet, edhe kaq heret paski pasë edhe komunë ktu. 

MF: Po, Gojbula u kânë. 

AA: Qysh i manë n’men’, a e din, qysh u zgjedhshin kta? A e din qysh janë shku renet qishtu me komuna edhe si grupe t’katuneve përpara?

MF: Grupe de, edhe shkolla s’ka pasë n’komunë se edhe shkolla u kânë me Gojbulën. Se vonë u çelë shkolla atje, vonë, mas disa kohe e banën edhe atje nifarë komune, veç n’Gojbulë e kemi pasë k’tu katuni krejt, prej kufini kah e kanë... krejt n’Gojbulë. Kryetari u kânë shka, dikur e banëm Rifatin – çka e ki ti? T’gjakut e ki? Po, edhe tha, lypke me hi n’polar, a po e din – katuni thotë “ë valla, Rifati ngusht’ e pe bajmë polar”. 

AA: E çka i ka ra kjo përpara me u bâ polar?

MF: Me ru’ fushën. Tha, se pa e punu fushën bajshe dam’ hallkut. Aj, qe besa Rifatit s’ju t’rrehën n’mal, e merr lopën e thotë “e kam gjetë n’arë, e s’e pranun”. E Mehmeti osht’, Rama osht’, nel, nel ti. Mehmeti e kish pa’ mshefë drithin n’pleme, ni gropë t’madhe. Ato e kam nxjerrë vet’, e mush kashtë qaj Rifati qi nuk e pranum na, “çka po t’bjen” – tha Ferati, ai, i thrrasim, edhe Rifatit t’i thrrasim, i kish’ zatetë vonë. “A e ke zatetë?” Shkon e thotë “ëë, kusherini i jem e ka drithin msheft n’pleme”. U idhnum qysh e qitëm polar... At’here, kap shkiet e kryetar, kryetar Rifatin, edhe i ri sikur qyky djalë thotë, “Ëë, ti me ja msu dy germe” – qi u dufke me u nënshkrue. Une me ja msu Rifatit dy germe se z’dike – asni dite shkollë, u dashke me ja msue R.A – Rifat Ademi, kryetari i komunës. Ja msojsha qaty dy germe, tani e dajshëm drithin, ‘qy jepja qitina qikaq killa’; une edhe qasaj vere kesh n’komision.

AA: Baca Mehmet, ti po majshe n’men koxha mirë qysh, çka kanë bâ k’ta kryetart... A e din qysh e kanë pasë kta opshtinën n’dorë, t’Gojbulës?

MF: O, ça kanë thânë shkiet s’kanë pasë qare pa e bâ. 

AA: A po na kallxon qysh e manë n’men ti ma s’mirti, a e din, qi pe përmen’?

MF: E dajshin vishakun – vishak i thojshin tepricë begì çka ka. Ma s’pari une me Rifatin qi kam pasë punë – kryetar komune, hej! Thrret Alia “Dhet’ mijë killa grunë duhet me i çue”. Une isha i ri. Prej tyne ma i ri se une s’ka pasë. Tanë do gërrgjoja... tânë t’budallm’... vallahi po! Edhe thotë, “Paj vallahin qatë gjest veç Ali Karaca s’e ka, se jo veç Alia”. Ky me Rifatin, kryetarin e komunës, tha, “ti kurgjo s’din, ke lindë mu pervjelë”, taj Rifati te Hakia e kshti, thom, “O kryetar shok”, i thojshin at’herë ‘shok kryetar’, thashë, “s’po din ti se une pe di”. N’kit turli jam kapë me ta, edhe kur u kânë kryetar mi shka pej Peje n’Vushtrri... pej Peje. Kryetar n’Vushtrri u kânë nifarë Nivar Kastalica. Une kam pasë punë me tâ gjithë pej vogjlie, thashë “Jo s’po din. S’po din çka po shkruen” – thashë. “Une niherë e lexoj çka ka” – thashë – “tani shkruj; ti veç pe shkrun, nashta n’burg t’çojnë ty”. “Jo ti s’e din! Ti Alia kshtu...”. Thashë “A kesh n’komision drithi?” 

AA: Domethanë e ke pasë n’komision drithin?

MF: Une e kam pasë me matë qe sa killa i qet’. Se me hekter i ka: filani qikaq pe qet grunë. N’qatë komision une i vetmi qi disha me shkrue; tânë janë kânë analfabeta. Edhe qysh me ja bâ bre! Thashë, “o Demë, ju kokni babloka krejt” – thom, “Kallaj osht’ me ditë.”, thashë, “E qesim n’funt are ni katror, e shtypim çka po qet qaj katror, edhe mjedis’ are nja.

AA: Qashtu i keni matë përpara?

MF: Qashtu i kam bâ... sa killa tash na dalke, qaq i qitke, se s’u bâ n’rysh. Edhe n’mjedis are sa killa i qet’ qikjo, ata, na e dishëm sa katrorë i ka hekteri, e dishëm sa killa del. Qyky Rifati, kryetar komune: “S’din ti kurgja” – m’u kish’ tekë. “O Rifat! Po kape nënshkruju qitu. Lexo!” – thashë – “une pe lexoj” – tha, “Po nënshkruj.” Se aty une po ta nënshkruj emnin, po m’thojke gishtin. Po ja *** nanën Alisë, drith’, hej, ai s’i qitke krejt tarasa çka ja lypshin njanit, edhe thashë “Ti e myte njerin”, thashë, se qata dy janë kânë n’komision.  

AA: E tani çka u bâ mas ktij kryetari tani, baca Mehmet? A u ndrru tanaj?

MF: Po, u ndrrue, tanaj e murën shkiet. Ja, se me mu vike aty, qato, “din ky; s’din” – t’i grahëm na. 

AA: E ktu n’katun, baca Mehmet, qysh janë kânë renet ktu, a e din? A u kânë hiç i zhvillum’ përpara? Qysh e manë n’men’ ti?

MF: Zhvillim i hamamit. Çfarë zhvillimi, o djalë! O vallahi, veç gjâja kanë rrnue ma mirë se na, ma mirë se na! 

AA: Me çka jeni merrë ma shumë përpara ktu n’katun? Me çka jeni merrë ma shumë?

MF: Na familja jonë me dru, se ktu katuni krejt me dru. E çojshe ni kerr dru, e prushe idarën e robve. Na edhe e kena pasë mullinin qi bluen, une e kam pasë vet. Qe qitu kur e ka marrë, qaty u kânë mullini dej qitash vonë... krejt katuni, jo veç katuni i jonë! E prushin kahmos me blue. Ma heret qitu e kam pasë, mullini na bajke idare, mullini me ujë, e vonë u prish... 

AA: A po m’kallxon, pak a shumë – se mu po m’intereson shumë qikjo – a e din, përpara qysh e blujshit grunin e t’mirat e fushës? A po m’kallxon ti qysh e manë n’men’? Qysh i punojshit n’mulli?

MF: Me gurë qi blejshëm, qi bluejnë mirë... e gurë ka turlifare. Une kam pa’ punue si fmi, ma i vogël se ti, n’Trepçe. Se nevoja m’shtike: ma i madhi, u lypke prej meje. E u kanë ardhë njâ prej Boletinit, thashë, “Kam marue ni mulli, po m’vyn gurë”, se ata marojshin gurë t’mullive se qatje u nxirrshin gurtë e mullive. Tha, “Po qysh me i pru?”, se s’guxojshe, veç tinza. U kânë ni mulli te Rakalit atje, thom “Bire ti natën atje qysh i marrë une thom punë për mue”. Natën u dalë, gurt e mullinit ai i Boletinsi i pruni ku une e pritsha qaty. Bash n’mulli u kânë akolla Trepça, udha e Trepçës, natanë erdh ai tëkërr, tëkërr, me kërsimë i kish’ qitë dy gurë t’mullinit. “A po m’ngon edhe diçka?” thom, “dej n’Shupkovc – une e kisha n’Shupkovc ni nip, ni djalë të hallës – thashë “ja qes atij n’kerr natën edhe ja jepi ni kerr dru për Karaqë”, ai vozitke qashtu. Edhe e thrras, prit qi ky kërsim’, e thrras “O Asllan! O Asllan!” Kcen krye gardhi, rrehë dyert, menxi qi u çuen, flejtun ishin kanë; “çohu!” S’britëm hiç, kadale, thom, “Hajde qita gurë pej ktij kerri n’kerr tanin natën edhe shkojmë natën ecim aty edhe ta mushi kerrin dru t’Karaqës. Çka po don ma mirë?!”, aj mezi s’pritke; gurt qaty n’kerr.

Shkiet ju kanë tutë, a janë rue, kojshi i kemi. Bash kto ditë qi hini partizani, kanë pre shumë – tre t’Karaqës, Kadri Karaqa, qajo rruga nalt, a kta poshtë e Ademoviqe. Kadri Karaqa lexon; une i kam shkru ato emna. Qajo rruga “Kadri Karaqa”; kjo rruga knena “Ilaz Feka”, edhe “Qazim Feka” i kanë pre shkiet e Gojbulës të dy, edhe ushtarë janë kanë, ushtarë t’tyne, e komandant e kanë pasë nifarë Milladini pej Gojbule... kta ken pas shku ristash. Thotë ëë “A po na lshon se sot e shtune?...” Thotë ëë, “Po juve kojshi ju kam!” – “... e vimë t’hanën” – “Ani”, thotë, “hajtni.” Atyne ju jep me ardhë, khâ shkive ju thotë “pritni, po vinë”, edhe sot e atë ditë nuk ja’u dinë ku e kanë vorrin. I hupën. Po, i kanë hupë dikun, ti i njeh ma: Qamili edhe Ilazi, vllau i ktij Nezirit. U dekë edhe Neziri; Safeti osht’ ktu e mixhë e ka pasë qitâ, qato e kânë pre shkiet e Gojbulës edhe Qamilin.. aj Beqiri poshtë qi osht e ka pasë. Vlla i kanë pre shkiet si pej burgu i kanë pre, i kanë pre, e ato i kam përjetue se une mjeshtër punojsha. Ky Abiti, babgjyshi i qitij Safetit u thojke, ata punojshin, “Ti ma ke pre djalin.” N’gojë ju thojke, ky t’ja’u kërsitke. Na e dishëm se ata vet shoqi shojin e qitën, se u tutshin se pe kapim ata. “Jo, ky e ka pre” – thojshin vet ata. E n’qit luftën e fundit une s’jam nalë hiç s’ja kam ** nanën; edhe n’u prefshin s’po kem çare kaniherë, [haha]. Gruja: “Mos hajde se dojnë me t’pre shkiet!”. “O s’u m’prejnë shkiet se s’guxojnë me folë!”.   

AA: Nënstop kshtu je kânë, kshtu aktiv? Nënstop kshtu je kânë n’teren, baca Mehmet? 

MF: Po vallahi, a ka ven qi s’jam kânë n’teren... 

AA: Kah je kânë tani masanena?

MF: Jo vallahi, mu kërkun s’u m’kanë lânë. Dajë Sherif Tërstenën, a ia ke ni zanin, Sherif Tërstenës? Ai ka vra shkie edhe iku për Shipni a s’di ku, qitash u ardhë, s’ka tri, katër [3,4] vjet. U ardhë ktu u dekë, e kanë varrosë qaty. Bash dajë i bab’s u kânë. Ai ka luftue me shkie fort. 

AA: Baca Mehmet, qysh e man n’men’ ti Luftën e Dytë Botrore, si fmi?

MF: Lufta e Dytë Botrore, unë... jam qillue n’Stanovc. Une kam msu për hoxhë, e te dajtë rrisha, e ni çerkez na dhake m’sim. 

AA: Ky u kânë prej Vushtrrisë – i Vushtrrisë u kânë ai çerkezi?

MF: Po, prej komunës tonë. Thojke... na msojke për fenë; une e kam lexue kuranin me ditë me lexue, tâna m’kanë rrokë. Kur jam shku ushtar n’katërdhet’ e nantën senje [’49] m’kanë çue n’shkollë t’oficirve, për oficir me msue. Tri [3] klasë fillore i kam pasë ma shumë. 

AA: A po na kallxon pak, se mu po m’intereson pak për qito klast fillore, a e din... kur e ke kry shkollën?

MF: Une e kam pasë profesor Mustafë Veganin. Po qitash e përmenin, edhe jo veç profesor e marrke, se n’Gojbulë ka dhânë msim ai. Ai e ka pasë babën berber, thojke “qethma” – hala i vogël, s’disha me u rrue – “Qethma se edhe e kam jaran edhe nxans”. Mustafë Venhari, profesor sikur qaj tybe n’ka ma t’madh, ma shiptar, se u kânë ai i zoti po e murën nëpër burgje. 

AA: Ku msojshi, baca Mehmet, përpara?

MF: N’Gojbulë. 

AA: E keni pasë shkollën?

MF: Shkollën n’Gojbulë. Po serbisht, serbisht msojshëm. Une kam msu... as ni shka s’ka ditë çka kam ditë une! Dikujt s’ia rrokë; dikujt valla vec mos mujtë! E, mu m’shkojke shkolla qashtu, u rahatue. U rrita, hajde ushtar. Prej ktuhit n’shkollë t’oficirve n’Pozharevac. Une oficir jam kânë, kam komandue. E kreva shkollën k’tu ni ujdhesë t’Visë midis deti atje, n’Dallmaci, n’deti mâ, komandën e ka pasë n’Split kryet, e ka pasë komandën. E u murëm veç midis deti ujdhesa, ma nalt Italja, se knena Jugosllavia, se aty n’kufi e përbashk’t. Po me Italje kërrsh u bajshin – na i vrajke kompetart... ton’ keq janë kânë me Italje. Vonë janë kanë hidisë, vonë janë hujdisë se knena me Jugosllavi bègi e pranun komunizmin, a e din, me ardhë n’komunizëm. Ata Italia krejt kapitalista, veç me u rue fort, se t’vrajshin, s’pajshin hiç. Italiant, shkojshin me nxanë peshqi, kta pej qatyne rr’nojshin civilt, ata veç s’i afrojshin... se janë shejat nëpër ujë. Ku janë shejat dej’ ku osht’ t’Jugosllavisë, kah osht’ t’Italjes. Si u afrojke ngat’, ardhshin kap me zor ia marrshin qata çka ka mledhë peshqi, me i lshu i lshojshin. A tontë kurrë Jugosllavent nuk ia kanë bâ atahën, asniherë. Ata po, bile politikën e ka pasë Tita qasofare, mos i ngucni me qato, edhe fitoi. Hypi nalt, mos i nucni, le t’shkojnë kah t’dojnë. Mos me u rue t’fshijshin Italiant. Tana dikur ata u rahatun. A tashti u kânë amerikanët e inglezt zonë neutrale. Tjetër kush osht’ ktu komandant me Kosovën; na veç figurë, se Amerika komandon. 

AA: S’u kânë Kosova shtet at’herë – u kânë krahinë?

MF: Jo krahinë, se kta knena bajshin demostratë bajagi, thojke “Tërshne dam zhivo dan” – “E jepim shpirtin edhe s’e lshojmë”. Ata hinë Italiant e murën krejt, une qaty isha, kqyrsha, budall, se ata murën. Valla ti badihava ksajde “zhivo dan terrshe dam’’ ata hinë i murën krejt. Kuku çka kam përjetue une! Turli fare! Tana une mjeshtër, u dufke me u bâ idare: hajt t’shkoj për Mal t’Zi, giajsha punë. E shkoj bregut t’detit, ajo dekteri n’kufi me Kroacinë, Hercegnovi u thirrë – anena Kroacia, knena Mali i Zi – dej atje ren bregut t’detit kam marue shpia. Po une qat’ zanat e kam pasë. 

AA: Hajt kallxona pak, a e din kah ke maru shpia me profesion tânin?

MF: Për katune ksajde n’Kosovë nuk ka katun qi s’ka punu Mehmeti shpia, veç mos me pasë ngê se une kurrë s’kam lypë punë, se ardhshin qita “hajde tek une” – i kam pasë do puntorë t’mi. U kânë Shefqeti, Hyseni, ni farë Xhaviti qitu... kam pasë unë puntorë. Ni Halimi u kânë plak, e sheh edhe vllaun tem, nja pesë na e marrshëm kotrum shpinë, sa ma shpejt me kry. Kam punue tu shkiet edhe tu magjupt, vet e kam punue. 

AA: E me kân e keni pasë, a e din, kshtu, raportet ma t’mira, kur punojshit?

MF: Poj vallahi, mirë e kam çue, a e din, me tëtanë. Edhe shkiet na dojshin... e disha edhe pse po na dojnë, a e di... veç. E erdh Latifin me marrë me punue ai, se o’ puntor. E nihere ishin votimet, a e din, zgedhshin, u thojshin ‘odb’rrt’ i opshtines. Për kryetar t’opshtinës. Une jam kânë n’listë edhe njâ i Gojbulës. Hajde tash ishin votimet, kân me votue... Une zidojsha qaty, hiç s’bzajsha za, ishin votimet... Erdh ni, u kânë shumar a çetnik i madh, edhe ai ma zi ia u bâjke shkieve se edhe neve. Qaty rrishëm mos po i lshojnë gjanë edhe me i denue edhe po thotë ai shkau, “Bre, une nuk po e njoh atë djalin e Latës, prej Karaqe, po thojnë ai osht’ n’listë, veç atâ duhet me çu me votu se djalë domaçini” – a une isha qaty tu zidue. Ai shumari kopil, tha “A po kujton qi vjen me rrehë, ai n’Beograd o, n’Beograd” – “Jo, s’ban tjetër kush me votue, veç dialin e Latës se djalë domaçini – na mbron!” – edhe votova. Tre mandata ren’ i kam fitue qaty qi janë kânë zgjedhjet.   

AA: E kur ka ndodhë kjo, baca Met? A i manë n’men’ ti?

MF: Po, meniherë mas lufte, n’katërdhet’ e shtatën [‘47].

AA: A, meniher mas lufte – mas kohës s’gjermanit? Mas Luftës së Dytë Botrore?

MF: Mas Luftës Botrore, mas... lypke gjermani, dashti me fitue, e rroku Tita. 

AA: Tita u kânë pak ma vonë, baca Met...?

MF: Ja... si u hoq gjermani u hi Tita. Unë e kam përjetue. E janë da kta prej Shipnie, se bashkë janë kânë Enveri e Tita. Kanë luftue bashkë, komunista, edhe pe çlirojmë venin bashkë, trathtarë shkiet, e than’, se ta jepi edhe ty Kosovën. N’ Tiranë u nisë lufta, bashkë Tita me Enverin, edhe nisin luftën kunra gjermanit. Hajt, hajt kur u kry lufta, qe ku fituen anena shiptart’, s’ia dha, s’ia dha Kosovën Shipnisë. E at’herë u prishën ata, vallahi i vrajke. 

AA: E pse nuk ia dha?

MF: Pse u kânë shka. Pse me ju dhânë shiptarve? Pse na shiptart duhet me u bashkangjitë me Shipni, jo veç me Serbi; po qysh dojke qashtu punojke, s’kishe çare.

AA: E ti, baca Met, ku je kânë ti n’qit kohë? Qysh e ke përjetue ti kit’ kohën e Luftës s’Dytë Botrore? Qysh e man n’men’ ti? E ti, e përmene qi je kanë fmi n’qit kohë, a po?

MF: O mue m’ka kajtë bisht qi si e vranë ni shka qitu, thojnë “qite edhe njâ”. E kish pa’ pasë Ibrahimi jonë tokën e tij tue punue e si jaran... Sinan Tërstena, dajë i bab’s tem’, kusheri u kânë i biri i tina, veç Sinani thotë, “Kah shkon n’Shalë qisajde arave, me kqyrë gardhin e me shku n’Shlevic’ ai,” edhe e zatetë n’ta kop-llop, e len kokërdhak... atâ e majë n’men’ shumë mirë. Edhe, vjen, “O Brahim Karaqa – Sinan Tërstena, bash dajë i bab’s tem, thotë, “Atë jaranin tan gjysa e trupit matanë, gjysa n’kit anë, shkau u metë”. Aty kah e kcen gardhin ai, aty e kish’ pa rue, se i rujke do, do qi me i vra. Janë kânë qafira – ma t’shtirë se shkiet e Serbisë nuk ka pasë! Ah kuku... çetnika t’mdhaj janë k”në ata! Bane hesap, tan arme ata kanë pasë edhe po na vjedhin hajnat, a e din, armë shkiet... edhe kah n’rrohen dy vllaznja qi tash rujnë mas gjysës natës, edhe del ai me kqyrë a mos u flejtë vllau, e sheh atâ, po i kqyrë gjânë vllau si qatje. Kur e sheh, kujton si hajnit, e vret vet’ vllaun e vet. Tash mas sa vjete atâ e kam përjetue – ka kallxue. Se me kallxue shkojke n’burg: “jo volla, e vrajtën hajnat”... 

AA: E paska mbulue ky?

MF: E ka mbulue vllau, me vra shkojshe n’burg, edhe mas sa vjete u shliruem pak, meri –u muren, po ban “Paj vallahi – tha – s’e kam vra; sosh’t qi e vrava gon. Kujtofta qi hajn, se shkieve ju dha pushk’t, po na s’kena pasë...” 

AA: E qysh i keni pasë raportet me shkie baca Met, n’ kohë t’ gjermanit?

MF: N’kohë t’gjermanit, jur u hi gjermani – daja gjerman – dajë i kemi thânë. 

AA: Hajt kallxona pak se po m’intereson...

MF: Po, edhe une i interesum, e kam pasë profesorin qi m’kallxojke, qaj Mustafë Venhari, tash daja gjermanera, se dej’ vonë u kânë. Dikur e shtinën n’haps, ai çka ka hjekë edhe ai. Daja gjerman neve na pshtoi! “Pse” thashë “po i thoni ‘daja gjerman’? Kallxomë mue”, thom, “po na thojnë shkiet ‘u erdh daja, u erdh daja!’ Pse? A?” Pse ky osht’ miku i mikut tonë. Ky miku i mikut tonë, osht’ n’Amerikë. 

AA: Për gjermanin?

MF: Për gjermanin, tha qe Amerika ne na don, qe ka atje shumë shiptarë nëpër Amerikë. 

AA: Qi kanë migru, k’shtu?

MF: Po, edhe qajo, thashë, dajë e kemi, mosi po na mbron. Se çfarë daje gjermani... thojsha, s’disha, sa troha isha. Veç mu m’ka interesu prej vogjlie kto sene. Ja... tha, dajë ma t’ngatë, qi na e pshtoi shpirtin. Edhe midis Gojbule dy plepa i prenë edhe i banën njâ mi njâ. Giashtdhet’ [60] metra përpjetë, a e din, e vet e qitën flamurin. N’maje tyne u dok’ke si dalshëm, si e pashëm flamurin. Ham t’gjermanit, ham t’shiptarve, se gjermani ku kish’ shiptarë – gjermani kopil i madh – ku kish’ ma shumë milet, qati i nimojke. Se anena shkive u nimojke, i kanë pa’ pre boshnjakt krejt. Prej veneve ikën boshnjakt fijë m’fije, erdhën khâ te na. Se gjashtë janë kânë n’katun tonë. Njâ u kânë te na, njâ te Halilovit, veç gjashtë janë kânë k’tu, e u hinën çetnikt e i prejshin. Çka na kanë bâ kta veç s’di qysh!

AA: O dajë, tash shyqyr qi jeni mirë, tash. 

MF: Jo tash... 

AA: E, baca Met, e tanaj, çka ndodhi mas kohës s’gjermanit? A e din qysh, qysh u bâ, se tanaj përmene edhe kohën e partizanit çka ka ardhë...?

MF: N’kohë t’gjermanit kto t’gjetën, mos bo zô meniher. Hini ky partizani Ukshin Kovaqica.

AA: Hajt kallxona pak... shumë kam ní për tâ...

MF: Ai u kânë komandant i xhandarmërisë, po xhanart’ at’here, xhanar ju thojshin policve. E n’odë tonë ata krejt vishin, e n’odë tonë kanë pasë me hangër e me pi qaty. Kena pasë koxha mirë. Hishin ku ka me hangër, s’lun aj edhe n’mos kish kurgjo. A kie pasuni? Hyqmin e kie me veti! I thojke babgjyshi “Ukshin, si njeri domaçin, n’kit’ punë s’ka pa vy me hi”, se ma i fortë se Ukshin Kovaqica atje s’ka pasë n’Shalë. Po n’Shalë të Bajgorës ma i fortë s’ka pasë. Thanë do qisi farë sakakgji, “le t’hin xhanar se njeri domaçin”. Xhanar edhe s’e di qi asni germe s’e ka ditë hiç, qi me thânë po din, po, ai komandojke qashtu. Vrajke shkie mas lufte. 

AA: A i manë n’men’ luftat e tina, baca Met? A po m’kallxon pak për luftat e tina?

MF: Ma shumë ka vra qaj, se krejt Jugosllavinë qi e ka luftu komunisti. Edhe qilloi, ma’s gazepi bahet kur ke lufta, bora deri ktu, ai u ngujue n’shpia. Atje i kish pa’ marue shpiat për luftë, edhe ish’ shpia n’ven’. Veç e pak’ke rrethin, si dalshin ushtria t’i kërsitke vër, vër, vër, sa mujshin me bajtë gjenaze sajat, se me sajë vike n’rrugë. Vrasje shumë, dikur me shtet s’luftohet, i vranë ata; njâ met’ n’mal – Rrahim e ka pasë emnin, jaran ktu e ka pasë Rizah Karaqën, po ai u dekë; tôna dy djem t’ri qi janë... tash s’e di ku janë shku, a jashtë a n’Trepçe janë kân dalë, hangshin bukë tu ai. Gruja e tina ia prujke bukën n’qit arë – u kânë e tyne, e ni gur qaty, ardh’ke kishe po thirri, a e di, n’zavjaq bukën e ia’u lake qaty. Ata ardhshin e marrshin qaty. E e rrokë Malushin – Malushi vllau i Rizahit, i thotë, “Vlla, ti po ju jep ballistave bukë”, a e di, si ktyneherë. “Jo bre Vlla!” – “Po, po!” – Bejtë Gunishta, kryetar komune, komunist qi u kânë. Edhe shkon e i thotë, “Bejtë, qishtu, qishtu ia rrethoni, ja pa ju kallxue ozhnës” – se ‘ozhne’ iu thojshin UDB-ja, “Ja, kam me i thânë k’ta po i majnë ballistat!”. Malushi, baba i Hamdi Delisë. Edhe s’ka çare, kap’ ku e lanë bukën, thotë “Qaty i lajmrojnë ushtrinë se e rrethojnë prej atyhit e rreth e rreth edhe anena”, veç aty e lanë çelë qi kur t’vinë me marrë bukën. E, komandanti kryesori i partizanve tu buka, sikur me u afrue te qyky, buka po rrinë gaqëm, si t’vjen me vra, edhe ai i gaqëm u kânë, gjithë n’rojë tu rujtë, tha “Si u ardhë, të dy shoqi shojin e kanë vra”. Përniherë janë vra edhe janë metë. Qat’ natë m’ka dekë babgjyshi. Neve k’hâ deka, pushktë s’kishim se s’dishim çka ka, kur erdhën thotë, “Hajde se janë vra; edhe dy kerre me i çue gjenazet posht’ atje”. Edhe kit ballistin Rrahimin edhe komandantin e artilerisi shka, babgjyshi i qitij Safeti: “Po pse dy kerre? Për ni kerr ata ma s’qpurdhin me u vra!” – qysh thojke me qitë ni kerr ballistin edhe partizanin. Dy kerre Karaqa me i çue n’shehër.  

AA: A i varrosën tanaj?

MF: Ku i kanë varrosë gjâ s’di... E marrin Rrahimin – shiptarin, tash u kry se i ka, i ka zon’ partizan aty n’Vushtrri, edhe e qesin n’udhe me pa krejt t’dekun, qysh e kemi vra. E qasajde u kanë krejt shkie qajo mahallë. E shkon njâ, i thotë “ëë ban de jedno” – shkelëm gjenazës, e ni shkinë – se qi jon’ kâne, qi janë kânë, qi e kanë pa – “Mos o djel jem se o marre me t’pa dikush për s’dekni! Ka pa vye atje me shku me luftu!” – dialit t’vet, “S’po t’vjen marre me i ra shkelëm gjenazës! Ai u dekë e atje s’je shku me luftu po qitu për s’dekti po i mshon!”. Po atje u kânë pak ma nryshe ee... 

AA: Baca Met, kam ní edhe për mbrojtje popullore ktu n’Shalë qi e përmene, a e din, qi i ka luftu koxha fort mbrojtia popullore... a e manë n’men’ ti?

MF: Luftën a? Po qysh se maj n’men’! 

AA: Po, luftën e mbrojtjes popullore, a je kanë ti n’qat, a je kânë me ballista? N’atë kohë qysh i man n’men’ ti?

MF: Vallahi, sa kanë liftu ata, po s’di qysh, kah u ardhke municioni bre! Qysh bajshin! Po t’thom de! Edhe gjithkah janë njoftë luftat edhe dimnit sa mujshin me bajtë gjenaze – sa mujshin! Tana u sos idaria se Vocovt’, Adem Voca e Hasani liftuen khâ me shkie, u sos idaria, erdhën n’Pasomë, i kanë pasë kullat. Ata çka luftun n’Pasomë, shkuen e u ngujun’ n’kulla t’veta, e aty edhe ma shumë t’u lshojshin. E aty s’kishe ku me u mshefë: si dalshe prej Sllatine fushë krejt; ai prej kulle vërr, vërr. A neve veç me thmi metëm, a e di, se çka ke t’zot i muer, asnjâ s’e lanë. Krejt komplet n’shehër, se polici kaniher ka pasë asokohe... “Hajde” thotë, “po i merrni letërnjoftimat”. Po na thanë “Hajde merrni letërnjoftimat”. S’ish reni i letërnjoftimave, veç me na ngujue...

At’herë ta merr krejt Karaqën, se manena s’di, veç Karaqën po, ato i kish’ pa m’ledh krejt. Kah ka shiptarë n’burg, se n’burg u mush aty. Baba i jem qaty ka nejtë pej Shmitrit dej n’Shingjergj, se e çuen n’Banat atje. I çuen me i ba patare, edhe namin i kishin pasë me i çue Dunavë qaty, gjuejn ujë edhe me ia hupë gjenazet. E u kânë njâ qi po ia harroj emnin, ai u kânë me partizanë, bash i ktuhit, e nien qishtu murr’n e nga mas tyne, “prekni qitu e qasajde prekni, qitu çka o lufta” se dogri n’Dunavë kishin pasë me i çue me i mytë. At’herë i qesin e i shtinë nëpër burgje, aty nëpër Banat anena krejt mas gjashtë, a shtatë kur u lshuen Avdullahi, e Rifati, e baba i jem, e do çka ishin kânë pleq. Po ata t’ritë i nalën për ushtri, me i nalë n’ushtri. Ata edhe Feratin e lshuen, tâna i paaftë, i smutë, diçka thojshin... lshu edhe Feratin. E Smajli... E ke ngjoftë ti Smajlin? A ky edhe ma i ri, aty ka nejtë dej e ka kry tana edhe ushtrinë. Po tana çka ken’ t’ri i veshi, i bani ushtarë. E kah kallxojke Smajli atje, tha, “kanë vra more Met, se asnjâ s’e ka deshtë ma s’pari rezhimin e Titës, as shkiet, as shiptart. Atje n’Edicevc e Drazhevc e turli farë partie ish’ kânë. E qak ata si i pruke, tha, “lidhun ka dy-treqin’ [200-300] vetë, hajde bone trrr”. Po zullum qat’here ka pa’ 

bâ Tita.  

AA: Paska bâ zullum te shkiet a?

MF: Shkie ka vra shumë. 

AA: Edhe shiptarë?

MF: E kanë pasë pak veshin... kush s’ia ka ditë politikën, politiqarë ma i fortë se Tita n’botë nuk ka pasë, po zatin u kânë i pranum për politikë! Qaty ni ujdhesë vi, qi po t’thom, midis deti osht’ nermjet me dy kërrshit: anena çetnikt, knena partizanë. Edhe të tanë kanë liftu kunraj gjermani. 

AA: A i ka njekë gjermani prej atyhit?

MF: A, aty s’u hi hiç. Aty s’ka mujtë me hie hiç. Edhe sot me deshtë qata n’paqtë dërrzhavë qi hin, qe! Midis deti rreth e rreth kosh, krejt n’dhé hinë, i ka venat... u kam nejtë dy vjet aty. Për qi munet dikush me hi aty... prej qelle t’fshijke me ballana – meniherë t’fshijke. Dy vjet [2] une qaty kam nejtë. 

AA: Ke kry ushtri atje, a po?

MF: Atje ushtrinë e kam kry, se pej shkolle, si e kryn ktu shkollën. 

AA: Sa vjet ju çojshin, baca Met, se ti the i ke pasë tri shkolla fillore – sa vjet ju çojshin kshtu, atje n’ushtri; qysh e man n’men’ ti ushtrinë?

MF: Une shkova ushtar, m’çuen n’shkollë n’Pozharevac. 

AA: Meniherë mas Luftës së Dytë Botrore?

MF: Menihere, e dyta parti qi ka marrë ushtri, kjo asht’ e dyta... Edhe, shkojmë n’Pozharevac n’shkollë. Une tri klasë fillore, aty tanë me fakulltet, krejt me fakulltet. Une t’shtune për t’shtune u lajmrojsha khâ, n’dezhurni i thojshin, n’at traken e kuqe ktu, n’raport me m’çue, a e din, me m’lajmrue aty, e shkojsha aty, komandantit... “Çka kie ti?” – “O nuk po di! Nuk di gjuhë, as nuk di shkollë, hiçëm prej shkolle!” – e s’disha. “Ja! Me deshtë mson!” – “Po s’po di!” Badihava, edhe s’hoqën se s’u m’hoqën! Vjen dita e armatës s’Jugosllavisë, i nizet’ e dyti qyky muj u kânë at’herë. 

AA: Nizet’ e dy dhetori?

MF: Po, dhetori. O osht’ qyky dhetori? E, i nizet’ e dyti, dita e armatës së Jugosllavisë u kon’ para shkolle, aty dy mijë vet’ [2000] pe lexojnë! Ma i miri nxan’s Fekoviq – atje ‘-viq’ u thirrshëm. 

AA: E s’ju paskan thirrë n’emën... A e din, ia paskan ngjitë qitâ ‘-viq’ edhe mbiemni edhe tani emni?

MF: Po, se vonë u hjekë ai ‘-viq’-i, se e kam pasë librezën Fekoviq. Po e kanë pa qkru aty, menxi ia kanë pa’ hjekë atë ‘-viq’-in.

AA: A po m’kallxon pak a shumë, pak, për qito, baca Met... po m’intereson puna e qityne librezave, qi the, a e din... deri vonë je kânë Fekoviq, kur ju kanë regjistru, a e din... 

MF: Librezat e ushtrisë.

AA: A... librezat e ushtrisë ju paskan thirrë kshtu...?

MF: Po de, veç t’ushtrisë; e libreza e partisë, une i kam pasë dej qitash bile... m’i kishin hupë se t’i kisha kallxu. Se mu, a e din, m’pranun n’Gojbule edhe antar t’partisë! Une tani, qysh dojsha edhe une. Qi me ma pa hajrin Karaqa, qi nuk i çuen n’burg, Karaqa, qyky i ka pshtu, se kish’ pa shti edhe... 

AA: Jo, edhe t’dojnë edhe krejt katuni. 

MF: A di, kam nije, plot janë shkue meniherë mas lufte, se nëpër baja për vjet shkoj. Pej nij’ do, si shkova atë dite, se u’ isha msu nëpër baja aty, e kam bâ sikur shpinë teme. Plot tarasa aty do rrinë qitu, do kom atje për me u shnoshë diçka... “Qe, qyky” tha, “e ka pshtu – tha – ni katun” – njani! “O jaran, t’ka p’shtu Zoti, se u’ s’un pshtoj kërkân” – a po kupton? “Jo vallahi, mos t’ishe kânë ti...”, neve na kanë pasë ngat’ shumë shkiet, e kërkush ma mirë se na s’ka kapërcye. Me na kallë, na kalli ushtria si erdhën prej permaje ushtria, qitu jom kânë. Na grahën pjet-poshtë për Gojbulë, na kallën. Pa dalë n’sakak duel flaka qisaj shpie n’krye.

AA: Fort ju paskan bâ zullum baca Met, shkiet...

MF: E po, për qata une sa kam qe sa vjet me shkie, çfarë kojshish, ju na kalltë, po ushtria. 

AA: E ata thojshin qi “jena t’mirë”?

MF: Jo ata: “na s’ju kena kallë”! E pse s’u kallt edhe ju? Une niherë jam kapë me ta: “Une s’jam me gjâ n’duer. Me pa deshtë ju na kishit pshtue” – po s’e hangrën me dekë. E tha u munojshin me ia lanë shoqi shojit. Filani tha, “thojke hajde kallni Karaqën, e ti çka ke thânë, na thojshëm s’ban” – ata na kallxojshin vet. Tu hini frika mos po... kjo tuta thojnë dardha t’buta. 

AA: Është edhe si shprehje popullore. Baca Met, e tani, çka u bâ n’luftë... se e ndrrum pak?

MF: E ka ndrrue sistemi. Qyre, ajo politika o’ kânë qasi fare se Tita kish pa’ dëshirue “une po luftoj për të tanë njejt’”.

AA: Ti n’atë kohë je kânë n’ushtri, a po?

MF: Barabart o’ njejtë, veç komandant shkau, s’ka mujt as Tita aty vërr me bâ. Se Tita u kânë Kroat, a Serbia e ka lu rolin, se Serbia ma e madhja republikë. Ma e madhja Serbia, Bosna e Kroacia e Makedoniia e tana republikat t’vogla. A Serbia ka komandue, une i kam përjetue ato. Na n’qit’ luftë, e përpara, kanë bâ zullum shkiet, n’qit luftë kopia jon’, na kanë rujtë. N’qit’ luftë qitash na kanë rujtë, se komplet kanë mujtë, se na murën krejt n’Gojbulë na kanë çue. Une ma i mramti ni shpi, kur shkiet derës t’hymjes s’shkollës, tanë kojshia, e m’pshtetun për zidi m’mshajshin shkiet stupc, eh po i shoh... u i ngjofsha mirë. E, une i kam pa’ prashitë, se ardhshin kta, qyre, kta t’jashtmit pak ma... politikë nuk dojshin, veç u m’murën n’Mitrovicë “Kallxona kush ka bâ zullum”. Krejt kallxova fak, e fak e, e kur vimë n’Gojbulë krejt shkiet qaty, “qe” i thojsha “qyky osht’” – s’dojke me ni... E ni femën përkthyse: “o bali Met, o qasi m*** o’ edhe ky”. S’dojshin, i përkrahshin – thiu thiun s’han... ai kryqali, ai kryqali veç e patën me rrenë sa me na rrehë neve. Komplet, krejt kojshinë pshtetun për stene kur i kam pa; a qinro’ njeri kur i kam pa ashtu? U kânë Ajeti, Bexheti, Sabiti, tanë vllaznja e mi, krejt Karaqa, krejt. Qe kojshi, e s’ka kojshi.

Nifarë Rada tash, e kanë t’bit e Abazit qat shpi ktu açik. A e ke pa qi e kanë ktu shpinë, po me dalë prej Gojbule – jo, pa ardhë n’Miraqë, si te kapërcejsh Gojbulën, u kânë Rata, e ka pasë emnin ai i zoti shpisë. Luftë me qita u dorzue ai, u tranue tu dera me nej, tha, “As s’u m’ke bâ kurgia, as s’t’kam bâ kurgia, veç s’di qysh po jet...”. Kryqalit hala u majshin me zor, me Radën, thashë, “As s’u m’ke bâ kurgia, as u’, as ti. Merre, se vallahi dikun ke bâ, mos u m’paçin bâ se ata u rujshin kojshi, jo po n’gjeti”. Se njâ e kena pasë atje n’Drenicë n’Përllovcë, ni bijë e jona, edhe shkiet e Gojbuls’ e kanë ngjoftë, edhe janë shku shkiet atje niqin’ t’zeza bahet, e vallahi për t’gjallë vllazun, se mirë o’, se kojshi, une jam i Karaqës. E ata larg bajshin, edhe tha “Mâ se pashë, iku”- tha, ata veç tinza e kânë bâ, a e din, janë shku anena me bâ zullum, s’ka... shkiet ma thi s’ka. 

AA: E baca Met, e çka u bâ tanaj masanena – ti e përmene qi je kânë n’luftë qaty kur ta thirrën emnin – çka u bâ masanena tani, qaty kur je kânë ushtar?

MF: Kjo u kânë interesant. 

AA: Qysh e ke përjetu qit’ kohë?

MF: Pasha nerën, kur m’kanë thânë ma i miri nxans, ktu n’shkollë, e ishin dy mijë [2000] veta, e njâ u kânë prej Mitrovice, njâ prej Zharrzhe t’Pejës, njâ prej Akrashtice – po ia harroj emnin, veç katër shiptarë jemi kânë. Qatje bashkë jemi kânë shiptart, krejt jemi kânë, tha ky, “ta kanë lexue emnin tan’”, tha “ma i miri nxans”, na... thashë “Qita janë shiptart”. Se kallxojke ky shiptari, n’dy mijë vetë – t’ish kânë veç për neve, po dy mijë vetë! 

AA: A janë kânë kallabllak shiptarë atje?

MF: Po t’thom de: veç katër jemi kânë! 

AA: A veç katër prej dy mive [2000]?

MF: Po, katër vetë: njâ prej Akrashiçi, njâ prej Zharrzhe, Mitrovica edhe une. Se at’herë nuk i çojshin shiptart’, jo qe une... s’di qysh, se i pa shkollë se me pa’ pasë shkollë hajde hajde, veç tri vjet shkollë fillore .Veç ju bashkangjita me shkru. Kam shkru qpejt, çka ka folë profesori, une tana mujsha me i lexue fjalë për fjalë. Bile u kânë ni farë poruqniku – shka, krejt, na dhashin msim, tha “S’po ju vjen marre ky analfabet, s’di, pa shkollë” tha “Krejt po ma kallxon msimin ça kom thânë pej veti si gjâja”. Edhe m’shpallën ma i miri, tani une rr’nova... mos t’u dhashtë ni vade e mirë, a e din, e kreva shkollën. Tanë u m’besojshin. Kur e kreva shkollën, ai dokumenti, tash e ki përmas, kah shkojshe, e m’thanë me shkue n’komandë n’Jaricë. Ti larg n’Split, tri ditë udhë at’here s’ka pasë ulicë e shpejt... Shkova, u kur ni herë n’Split me u lajmrue n’komandë t’M’narisë, ish aty rojtari, ni oficir ish kânë, thotë, “N’filan numër shkon, aty t’kallxojnë ku me shkue”. Shkoj aty, ish kânë ni gjeneral, une edhe e kisha gradën vojnik, po gjeneral, ktyneherë rrishim mirno, a e din, qysh doket ushtari.

Ai, “Sedi, sedi mlladiçe – sedi” – me zor – ulu lirisht, se kta oficirat e naltë dinë me u gjinë. Edhe “ti,” tha “kie me shkue ni ujdhesë, Visë”. U për qi ka manena... u kishe s’ka manena, n’deti u zatetëm, ajo Visa, edhe gjashtë orë me anije me shku n’Visë! Tha “n’nimdhetë ora kie me shkue”... haj mozomakeq. E tash hala paska me shku... u kishe u zateta n’ujë! Edhe m’u kish dhânë ktu n’shkollë nxansi ma i mirë, shkrujke n’librezë qitash, e qitash nxansi ma i mirë u shpalla, me tri klasë fillore, po pej tute, vallahi ma shumë u tutsha çka thojshin qashtu, qashtu ma mirë me ngue se me... nifarë Abedin Morina qi thojke “pa ia prekë rashtis’ problem”, msues ish kânë ktu. Sa herë dalsha natën, ai rujke n’derë aty pokazhi, a e din, e denojshin. Kur pa hi, gjithë e denojshin “O Abedin!” – thojshin “mo bre se marre! Inati m’vjen me m’qitë qishtu”. Thojke “Po si qitu, si atje – tha – krej robt lluzh”’. Po, krejt, thashë “A ma mirë me flejt, a me nejt n’derë?”. A, Abedini problem dej n’skejt. 

AA: Po... tani çka u bâ?

MF: Dhetë [10] mujë qaty, veç motmot qashtu, ai u denojke gjithë edhe ren’ e pa ren ai u denojke gjithë, ai u denojke. Ato gjithë natën “Mo bre Abedin! Mos bre!” “Po ta baj nan’s kshtu e kshtu” “Po ma mirë more!”. 

AA: U norvozojke a çka?

MF: Ai edhe msues’ veç mlidh’ men’; kur s’je i zoti me bâ diçka, ma mirë mos e provo, rri rahat, mos u rreh bedihava. Me na rrehë s’na kanë rrehë, se ushtria e Jugosllavisë, Tita e kish pa’ pru. Me rrehë s’ka pasë, veç ma mier me t’ra ni herë me kajtë se çka t’bajke tu t’zezatë. 

AA: E, qysh ju trajtojshin baca Met juve shiptarve, te qyky ishulli kur, ju ia paskan çue?

MF: Qyre, n’qat’ ishullin qi jam kânë, une n’shtab kam punue me dofarë meshalica, une isha, komandojsha – komandant i Radio Stanica atje, radio centi. N’qato i dhezë, çka ka thânë qyky, ka thanë Feka “u krye ajo punë”. Me kânë me thânë dikush keq për mue, “mos ta nij edhe niherë, kush kahet n’ta” nejse, gjithkon shkojsha, si dikush qi u livdojke, e ma shumë n’burg se s’kishe çare pa e kry qatâ. E ma mirë rri rahat, se kur s’ki çka ban, kur s’ki çka ban, ma mirë me u dorzue, a me, me dekë, se jom koxha... Se une u kam dhânë msim shkieve... ma vonë, kur e kryva ushtrinë katër vjet, a e din, erdha tani, une dhasha msim, mbrojtia popullore, e dike kush çfarë çmimi ka, çfarë grade, a e din... Edhe na pagujshin. 

AA: Po, edhe n’ushtri koke kânë koxho i zoti?

MF: Jo, po, n’ushtri qaty ku jam kânë une, a dite, a s’dite mu m’u vazhdojke fjala. 

AA: Baca Met, fole shumë qi mas ushtrisë je konsideru koxha burrë kshtu, edhe diqysh u konsideru si obligim me u martu mas ushtrisë... A je martu mas ushtrisë, a kur je martu?

MF: Jo, une jam martu heret, pa shku ushtar, shtatëmdhet’ vjet i kam pasë kur jam martu. 

AA: E qysh u martojshi përpara, baca Met, a po m’kallxon, se po m’intereson...?

MF: As s’e kam pa, as s’u m’ka pa. Tash vetshin edhe dajtë kah i ka, qaj dhanërr para se me nisë. Qajo familje qi u kânë pak ma e përmêne, qatâ kqyrke gjithkush me bâ mik. Se mu ma kânë dhanë kur jam martu, tanashi edhe gjashtë t’Banjskës une i kam nxjerrë. Tani ni plak thojke, “E, ta pamë sherrin” – “Pse?”, “Bilalli nuse n’djep, e Bilalli jonë n’shehër osht”. Thashë “Çka ia ke dhânë Bilallit e mu s’ma ke dhânë?” S’e kqyrshin Bilallin, po e kqyrshin Smajlin. Smajli u kânë i zoti, thashë “ti ke kujtu edhe Bilalli ose  Smajlit”. Tana edhe tjetrën ma dhânë për Ajetin – na dy vllaznja motra gratë, menzi pritshin me ia dhânë edhe Jakupit. Gjashtë a ma shumë pej Bajske, çka u m’thojke ai plaku “ta pamë sherrin: tash kush t’na lypë pej Bajske, pej Karaqe, ia dhâmë”. “Po,” thashë, “mue s’po mi jepni...”. 

AA: Ama, domethanë ju paska dhânë krejt vllaznive tu e ty jo?

MF: Po, po. Tàna për arme. Kur t’na shkojshin për arme, qyre, duhet me u bashkangjitë dikush miqve. Ktu ish kânë policia kur jam kânë kryetar i partisë, se tjerë s’ka pasë n’parti, veç une. E une, Ahmet Dema u kânë komandir, ma çetnik s’kish pasë. Shiptar po çetnik. Çetnik, fjala shqip: njeri ma t’keq nuk ka hiç. Ban keq ai, as s’din Zot, as din kërkân, veç ban zi e terr. Ma dhânë me... po m’thojshin do, tha “Sherri yt ia dhamë edhe Bilallit e Haradinit” – se ky Haradini kusheri e kishëm. Gjashtë Bajska, tha, “n’atanë kush po na lypë,” thojke, “n’Karaqë po ia dhâmë”. “Po mue s’po mi jepni, po ia jepni atij”, e kqyrshin Bilallin e Haradinin, e puntorë janë kânë. Çka ma kanë pa qita dy sy, pa e punue durtë e mia s’e kânë lanë. Eh, kur u ardhë qikjo rryma, a po e sheh? Ma t’partë, se ai vllau u kânë zhelezniqar, çka ka punue n’Obiliq, a e din, thotë “e marrim na n’Vushtrri; na me u përzie hiç, sa t’i jep dikush, t’i jepëm edhe na, se me përzie n’katun s’ban”. Edhe m’ngoi, e muer, ia dhamë nifarë Mahmuti, koshtovali e elektriçar, na e enë krejt veç nëpër bandera, kta i bishin banderat. E i thom atij Mahmutit: “Une s’po vi sonte, e qitma qaty, qit banderin”, edhe na rake larg atje, te begjedresat, se “kryne se na vjen...”

AA: A e kanë pru vonë baca Met rrymën ktu, qysh po thu e paskan enë – kur e kanë enë rrymën knena kah ju?

MF: N’shtatdhet’ e pestën [‘75], po, se qatâ e di vet qi e kam bâ une. Une e kam organizue, kam marrë vendim: “qit’ ditë ka me kânë”. E lidha qyshtu, e u çun edhe Gojbula, tanë për krah’sh, Karaqa, Karaqa. 

AA: E krejt katunet ksajde, a e din..?

MF: Jo, tana vonë kah na u shkue. Tana une parën e madhe e kam marrë qat’herë kur u ardhë struja, se une e hidisa krejt: çka lidhet ksajde kto, une i kam punue. Se nuk fshihen tash kta, po e lshojnë, une po prifesion qato. Ai vllau i jem e ka pa’ krye shkollën per elektrotekni, Begjeti, se i pat thanë, se Bejta u kânë kryetar, “hajt ni muej ditë n’aksion” – i çojshin me punue dikun vullnetarë. 

AA: N’cillat aksione e paska çu?

MF: Me punue dikun, tha “si t’vish po t’shti n’punë”, Rrustem Bejta kryetar – qysh thojke, qashtu bajke. Edhe shkoi Begjeti ni mujë, si erdh e çuen n’Trepçe, hin edhe pej Trepçe, e çuen me msu për elektroteknikë. A une elektroteknikën n’katërdhet e nantën [‘49] e kam krye, shumë ma heret, thashë, “o vllau i jem, lej ti ato se u s’marr punë t’katunit mi veti mu përzie, ti qi enësh ktu une e kam pasë t’ene strujnë”, Mahmut e ka pasë emnin qi ia dhanë katuni me enë a din gjenin’ Thash Mahmut une vonohna pak veç mos u zhdjerg n’shehër ti sikur shokë, i fundit banderi i jem.

AA: Deri ktu e kanë pru?

MF: Deri ktu. I funit o banderi jem, qi s’dalin, se ktu s’u duftë me ngjitë bander, po atje n’krye, edhe i funit. Thom “Hiçma ni bander aty, qi t’vyn...” – i kisha une edhe do lanë ktu nej shtyllë, thashë, “Merrmi Mahmut, se marre aty, thojnë katuni ‘jo Meti ktu; Meti ktu’, tani n’darkë tek ‘u jini”. Edhe e ban ktu darkën, e si vjen Syli, pak para akshami, e lidh une trrek strujnë, n’tana ant shpia, e t’ia dhâ pam, pam, pam pej gzimit: “Aaa çka u bâ?!” thom, “Qysh çka u bâ? E bana sabah!” Krejt katuni atë natë janë ardhë, kqyrshin beter, s’kishin pa kurrë strujë. Tana edhe përpjetë e çunë... a pare kam pa’ marrë qatë vjet. Une disha me punu me strujë, s’gjajshe elektriqarë.

AA: Paske punu tanaj edhe...

MF: Jo une me pare kam punu pa nalë hiç. 

AA: Hajt kallxona pak, baca Met, qysh punojshe, a e din, qishtu n’kit zanatin e strujs’ përpara?

MF: Kta elektriqart i ngjehin kshtu, sa ndrëpresa, sa thejllcikaca, do me i lidhë n’sobë, a me sa u lidhshin... thashë, “O jaran, une ata s’po ti ngjehi hiç, po e di sa ngjes n’sobë”. N’aksham shkojsha, veç “ku po don me lanë atë dykatshin?” – “qitu”, edhe ndërpresin qitu, veç e grryjsha vaden: “grryje qitu, vi n’aksham ta ngjes”. S’hupsha ditë kurrë, u dufke... E shkoj n’Skromë, u kânë msues, po ia harroj emnin, edhe msues o hala. Shkoj te ni msus, thotë, “a po vjen me ma ngjitë rrymën?” – “Po vi”. Edhe po shkoj, e kur e kryjsha strujnë n’bateri t’llamave, e marrsha e lidhsha baterinë atje n’konzollë, e i kqyrsha a osht’ mirë, t’lidhtë llamën edhe e kreva. Po i thom, qe po ia harroj emnin, bile msus osht’ hala... tha “A po m’ngon diçka?” Po interesant u kânë. Thom “Po t’ngoj çka t’thuesh.” “A po ma len qit bateri për sonte dej t’vinë” – se hala linja s’ish ardhë atje, a e din, tha “Nesër ama, nesër ta jepi baterinë”. I thom, “Çka jep ti msim n’shkollë?” Tha “Fizikë”. Thash “Fizika, elektroteknika, ngjajshëm i kanë”. 

AA: Janë t’lidhta se n’fizikë msohet edhe rryma. 

MF: Po, se une i kisha msu n’Praksë, po i thom “E ti çka jep?” – “Fizikë e Teknikë.” Thashë “T’ngjajshëm janë”. E thom, “kuku për nxansat tonë kush po na i msojka!” N’qit’ turli sot o msues! Thashë “Çfarë msusi ti je qi nuk di çka osht’ elektroteknika, çka osht’ fizika, e kjo, e kjo, e le mâ baterinë e ni vollti me dhezë qit dritë t’vocërr, me tu zdritë kto – a je n’men?” Se ai kujtojke qi i ban sabah edhe kto, qajo bateria qi ish’ ni vollt. Thashë “e qisi msuesi paskmi na, e kuku për neve, medet Allah!” Edhe shkiet s’dishin, u kam dhanë msim ktu para, para, krejt shkie si gjâja. E tani i vetsha shkiet “Çka po thotë n’qit temë” e “kallxona për qit temë?”, “Neznam”. Tha “Pse s’e vete kojshinë tan’?”, “Po ky kojshia s’din serbisht’; une serbisht po t’flas”, thashë “Se s’je tu ditë, n’guhë tane, po t’flas”. Volla i kam pa’ shti n’rreth, ia’u kam pa’ kajtë nanën. Tana atyne ju vyjke ni njeri qi din. 

AA: Ktyneherë paskan jep msim, a e din, gjithqysh, gjithqysh... qysh paskan mujtë, paskan jep msim, baca Met. Baca Met, kam ni – që mòsi e rrokëm llafin e shkollës – kom ni që edhe ktu n’katun u kânë nifarë stacioni i xhandarmërisë, ktyne xhanarve?

MF: Po, po.

AA: Ktu shkolla qi u kânë përpara, a munesh me m’kallxu pak, a e din, qysh i kanë trajtu shiptart e, a din, nifarë stacioni qi fort e përmenin, qysh e manë n’men’ ti?

MF: Une e maj n’men’, se at’herë ujë s’kanë pasë atje. Ujë nuk kanë pasë, bile apet s’ka ujë – une e kam pa’ maru ni çeshme deri n’prru. Une e kam pa’ maru kur dul shkolla, une vet e kam maru, thashë mos te bajmë. I marrshëm me ren’: e kanë pasë katuni me ia u hjekë ujtë xhanarve, me kërsinë i kanë pasë livozhde aty; ajo aty me gjithë livozhda mushke ujë edhe jo ktu, po i thojnë livadhet e gata, te Miraça qi osht’, ni çeshme osht’ n’krye... s’di kush e ka tash, ai Jetushi, a s’e di kush e ka... edhe n’kryet asi ujë nuk ka. Qaty u dufke me mushë e me afru me pasë.

AA: Fort osht’ i mirë ai farë kroni, a e din, qysh vjen pej malit, kshtu përmes gurve, qysh del aty ujtë n’kru jashtë, qaj kroni qatje n’Miraçë. 

MF: Po de, krejt pej gurve. Po qe, qyky qi osht’ qitu qishtu – edhe aty une e kam marue. Me i thânë dikuj qi qysh u dalë ujë midis guri – guri osht’, une ia kam qkye, ia kam hjekë ni copë, e kam pa’ maru knena, ciment, e mush’she ujë aty, e marrshin n’shkollë. Qaty une ia kam hidisë vetë. Se shkolla jonë u kânë me Gojbulën, n’krye t’Gojbulës. E na jena kânë me Gojbulë, po une iam kânë kryetari i qati kshillit t’shkollave n’Gojbulë. Une buxhetin sa kjo shkollë s’osht’, se i kena pasë do msus hajvanë, thashë, “Buxhetin qe, ti, mos dish’ me harxhue, mâ s’kie”. U kânë njâ pej Studime, u dekë nifarë lope, e thashë, “Çka me bâ?” – tha. “O, gjâ! Po a zor osht’ me thânë ‘i kam ngjitë dhetë xhama’?” – “Po qe s’janë thye...” – “Po mos kofshin thye, duhet me i harxhitë kto qi ti kanë qitë, se s’i harxhite, mâ me qato kie me vazhdue”. E u dufke, ardhke qitu tu shpia, çikaq pare – “Çka me bâ?” thojsha, “Hajde po ia qesim dyqysh” u dufke, msus’ ish, me msue une çka me bâ. Edhe u kânë nja msues pej Novalani, Bislim emnin, edhe se kur kishim konferenca t’shkollës n’Gojbulë u dufke me shkue, po, n’Gojbulë, se na me Gojbulë, e une isha n’qat k’shill, e pe lexoj, thom, “Shkolla Karaqë i nevoiten qito, qito...”, ai kqyrke, ai msusi i Gojbulës, u kânë malazez qidiske n’katun – ni lidhje për msus’ s’e kanë pasë. E vonë e kanë pasë ni msus, u kânë malazez ma s’pari. Ia’u ka pa’ pru ngusht shkive, ngusht, se dojshin me vra, zòti veç mòsi isha edhe une aty n’kshill ish...

AA: Baca Met, une kam ní për kit shkollë që, a e din, i kanë keqtrajtu banort’ e knejshit shumë keq. E tani ma vonë u bâ shkollë, mas reformave t’shtatdhet’ e katërtës [‘74]. Hajt kallxomë niher, a din, pak a shumë, qysh i kanë trajtu shiptart?

MF: Qysh i kanë trajtu... po janë kânë gjamnar shkiet. Shkie janë kânë përpara, e vonë janë ardhë shiptart. Vollahi, mos me pasë dikân, le qi ia marrshin drutë – s’ish kurgja: i ka marrë drutë, punë e madhe – n i kerr dru: po u denojshe aa me burg, ja me pare se s’kie letër. Po kush me marrë letrën... Ai shumari ish n’Samadrexhë, nuk ardhke kurrë khâ, e na u dufke me lypë bajke vaki, se bash shpia jeme, familia jeme... na me dru s’jena merrë, jo, s’jena merrë me dru. E qaj shumari qi u kânë atje, ai vllau i jem Ajeti, se une me tâ jam kânë, u hangsha përditë, se ardhke ia’u lypke kullosën, paret për kullosë, ku i kulloske gjanë Karaqa, ata t’bregut, e Llabuqës – po i thojnë t’Llabuqës – ajo s’osht’ e Llabuqës, as e Karaqës, po e Miraçës... veç kullosë, a di... Thojke “Duhet me pagu për kullosë|. Thash “Jo, o Lube, gabon! O Lube, s’ta paguj me t’dalë dhami çikaq!” – se na ishëm qitu. “Po ku i qet gjânë?” Thashë “I qes n’temt’, temt une – çka me t’pagu?” – me zor ia marrke paret. 

AA: E nëse s’i jepshin, baca Met, çka u bajke?

MF: Jo, u’ s’i jepsha se isha vet aty: “Une s’po ti qes gjânë atje”, edhe na kurrë s’i qitshëm gjânë atje. Jemi dalë qik’hâ nëpër tontë na; khâ shki s’ka.

AA: E baca Met, po edhe koke marrë, a e din, edhe me gjâ koke dalë shpesh, gjânë i paske qitë shpesh knena n’kullosa... 

MF: Po, krejt gjânë knena. Jo, gjânë s’i kam përzie – as sot s’i përzij me katun. Aqik i kemi qikhâ; nëpër tont’, knena s’o kurkush, knena. Une e kam pasë ma kallaj une, veç edhe shkiet m’votojshin, interesant o kânë... shka u kânë tjetri, a e din, lista qi ish me votue, edhe shkiet m’votojshin, se le shiptartë, se vòlla n’katun tonë si afërsisht... me pak fitojshe. 

AA: Po de, qysh the, a e din, qi the i ke majtë tri mandate. Sa vjet u kânë ni mandat?

MF: Dhetë vjet u kânë ni mandat. Jo – katër vjet u kânë ni mandat. Ardhshin o Fekën, Feka Mehmet. Ai erdh’, mâ s’kisha t’drejtë, tha jo. U kânë ni afër Lili, si t’i ban tretin mandat, ja duhet me gjetë ni ven pune... se dy mandata ke pasë t’drejt, t’tretin jo. E mu qashtu m’kqyrshin ma fort shkiet se u kapsha: se m’kanë votue, e du me luftu për qità. Dikur qatje u dajke qaty se u thirrë, u dajke atje porezi për kit teren, tani dane ju qysh t’doni nërmjeveti. At’herë u kapsha une me ta, “O jaran, ti pe ban hesap Niraqën e Karaqën, e Shlevicën, ata gjinë t’dektë, duhet me iu dhânë nihmë – ti po ngjehë katun. Kto katune pej Miraqe e nalt s’kie pse i ngjehë; ktyne po duhet me iu dhânë ndihma, ti po lyp porez pej tyne”. Edhe s’kishin çare pa votu tanaj, masi po lufton... Ai m’ka votu, duhet me luftu..

AA: E i nimojshit popullatës knena shumë me ndihma, me teprica, me..?

MF: Kur u kânë aksioni i armve.T’kallxoj, ish kânë n’Skocne ata policia edhe n’aksham u zhdorgjën qitu. Une kesh n’mulli, u kânë mullini qaty, baba ktu n’aborr, mos dalsha une pò i ranë babs tem ata – i banë turr: “A majku allbanski ti jebem!” A komandiri i njisisë, edhe ai me ta qi u kânë n’Karaqë e grabiti, po ai u kânë shka kapetan. E qitën kha nalt, tha, “mô se i ktij osht’, ky osht’ i joni”, po edhe une mrrina, pshtoi. Tha “Krejt katuni sonte n’konferencë.” – “Ani, hini n’odë”. E kisha odën: “Jo” tha, “tu ti, jo” – “Ku?” – “Te Alia”. Te Alia, te Alia – s’kish’ çare... shkova, me ta... shkum me ta te Alia, e thirrën Alinë, e ka pasë kullën Alia. Thotë “Ali, automatin. Rexhepi ka pranue qi kie”. Rexhepi ish n’shehër; po çfarë t’pranumi po rrent e tyne, a e din... Tha “Automatin ka vakt dej kah gjysa e natës. Hajt ço Hasanin le t’na merr nja dy shishe raki n’Mirashë, e dikur na vynë”. Edhe shkon Hasani i merr ato shishe, i len’ qatje, edhe erdhën krejt katuni atje.

Sadiku u kânë odborrnik i katunit, udhheqës, e une jam kânë me komune at’herë, s’kam pasë lidhje me ta... e i kishin thanë, “krejt katunin”, thotë “me bâ tubë, me pru ktu”. N’kullë t’Haliloviqe. Kto kullat qi janë t’Haliloviqe edhe e Mehmetit t’Zyloviqe n’kullë ata aty, ky edhe i kish’ thirrë krejt katunin, e u thotë shkive “le t’u thotë le t’vin’ te shpia, u bâ nata, hajde qitash”... a janë ardhë katuni, kur dalë krejt n’oborr t’Salioviqe ishin ardhë tetanë. “Po a ishit n’men’ – po me bâ me dalë ktu, u mytë tanve ren!” – “Po na ka thânë me ardhë tetanë”. 

AA: Qaq pej tutës, që meniherë u m’ledhën krejt...?

MF: Po, krejt ishin kânë qaty n’aborr edhe ftoftë, dimën, dimën. 

AA: N’pesdhetë e katërtën, n’pesdhetë e pestën [‘54, ‘55] qat’herë?

MF: Qat’herë u kânë aksioni i pushkve, n’pesdhetë e pestën. Edhe e lashë, i përza une, “Ecni”. Po vjen ai thotë, “S’erdhën katuni?”. I thom “hajt thirri” atina, Sadikut – “mos i thirr krejt, po ka njâ për shpi; ti i kishe thirrë, marre, – ka nja për shpi e per der’ osht’ boll”. Edhe i thrret aty nja nizet [20], a tridhetë [30], ungjun renë, vër, vër, vër. Une isha n’trapazan, at’herë i thojshin ata milict, qaty n’shtrojë, n’çerga... U çu ai, e mur atë pendrekun, t’ia nisi marë, veç me i ra s’i ka ra kërkujna. Une i kallxova: “Qi bërtet, ec, bjer pushkën” – ti ec e mos hajde mâ... i msova qysh duhet, po badihava, dikush s’merr vesh. U koqit njani, qi ai, s’ish renë pushke e tij, a din, Nazifi... babgjyshi i qytyne. “Qpejt bjere pushkën” – “s’kam, s’kam ku shkoj”. O Nazif, po do me hangër ti pa farë zori..., po s’guxojsha me folë. Ardhke aty, “Nazif, qpejt po t’thom!”... diqysh si me zor, edhe Halili i jonë, ai edhe veç qishtu u dridhke... Dulën qashtu, “mo mos hajdeni” – del pej ktuhit: “mâ mos hajdi”.

Une edhe dal n’oborr, u lodha tu pa zi e terr... kur dal ,tanë qaty. “Po ikni, se me dalë me u gjetë, u mytë krejt, Zoti u vraftë”, e ikun. E u ktheva, tha “thojshe s’ka pushkë Karaqa – une i gjeta qitu tre [3] vetë kish’in pushkë” – ai farë oficiri. U’ po t’thom s’kish’in, ti po thu po. Thotë “Filani, Avdyli, Halimi, po, Zefi, Nazifi”, ata nuk ishin kânë kurrë. Thashë, “jo, qitash për qata une po t’garantoj komplet,” thashë, “as ushtarë s’janë kânë as s’dinë çka osht’ pushka”. E tu pinë dikur edhe nuk flejshin t’bitë e qenit, s’i marrke gjumi... qysh me rrehë shiptarë. Tha “Thuj Alisë t’na qet ni pulë n’helli” edhe raki pruni; Hasani ish kânë n’Miraçë e ia’u kish’ pru atyne ni pulë n’helli. “Ani se po i thom”, beso n’Zotin, si jam dalë pej atyhit, tu nga, jena qitu...

Qitu jena kânë me shpi, veç u kânë kshtu shpia, edhe hi e marr ni pulë n’kaçak e e prej, veç e kam thirrë nanën, thom, “ripe e përzhite diqysh”. Edhe e merr nana, pe përzhitë aty diqysh, thashë, “Hajde, boll osht’” – “Po s’u pjekë mirë” – “o, e hânë pa pjekë ata...” he nanën ia kajsha. Edhe beso, e hangshin pa pjekë, pa pjekë, e mërtypshin qysh mujshin, thojke “kuku... e hanë pa e pjekë hiç...” – t’pitë ata, s’e dishin çka po hânë. 

AA: E tani çka u bâ me popullatën knena, baca Met, mas kohës s’Rankoviqit; mas kohës s’armve – çka u bâ mas asaj kohe? Ku ke ti – qysh e manë n’men’?

MF: Mirë, po, po, nam, nam... veç se nuk ditën me majtë, se qat’herë ia’u dha n’dorë tonve, koxho mirë. Po. 

AA: N’vitet e giashtëdheta [‘60] qat’herë, a u kânë qat’herë koha e Titës? Me sa e di une Tita u kânë n’qatë kohë, a e din – mas Rankoviqit?

MF: Vollahi sa u kânë Tita nuk u kânë keq. 

AA: Po a? Qysh i keni pasë raportet?

MF: Na i dhanë do t’drejta, poj bash qysh u duftë... se hinën shiptart nëpër puna. Nëpër komuna shiptart hinën, e banën kryetar, Sali Mulaku u kânë niherë, Isak Merovci ni herë – ren’ shiptart kryetarë... po s’ka pasë shkie ma t’zot, a di... Ata janë kânë do vlleh qito kohë. Ata kanë komandue, u kânë ni farë Paliq, po, Paliq mbiemnin, po ia kam harru emnin, e ka pa’ rrehë Hasani i Alisë atô. Hasani i Alisë punojke n’koperativë bujqësore, puntor edhe shef mâ – kryetarë komune: n’tana antë qysh dojke... edhe shkon atje u bërtet “Pse s’po puno’?” e ti çohet Hasani stupc, te rrehë për marak. At’herë e hoqën pej pune, qysh me denue n’burg e, pat lidhje, e te çunë n’hekurudhë, n’hekurudhë Hasanin, anej kah Sitnica. Po, atje Hasani thojke “mòsi e rreha qat shka nashtë, le t’m’çojnë ku t’dojnë”. E atij tani ia kishin mërzi, Hasanit, u rujshin pej ti... vollahi azgin u kânë Hasani. O kânë azgin... s’i bie drejtorit... 

AA: E tanaj, baca Met, çka u bâ tani, masanena?

MF: Tanë kemi hjekë qat’here. Thojshin jo t’drejtat e barabarta, po vollahi as n’tâ jo. Se une kom marrë pjesë qaty se t’drejtat e barabarta, qysh t’thotë shkau.

AA: E knenaj nëpër Vushtrri, a din, knenaj kah veriu i Mitrovicës e knena... qysh janë kânë raportet shiptarve? E tani edhe knena n’Sahalë...?

MF: Jo, shiptart nër veti mirë i kanë pasë puntë. Po vollahi, po.

AA: E shkitë a ju ngucshin hiç, n’kohë t’Titës?

MF: Shkitë kanë bâ t’vetën t’tanë, e tash t’Gojbulës n’Drenicë, atje na kishim sebepa se ktu janë rue. A qita qi janë kânë n’Shlevicë, kta s’kanë vetë kân e kanë zatetë. Neve, qe, mu përsonalisht, shkiet e Gojbulës m’zgidhshin, se mue s’m’ka dashtë hyqmi hiç. 

E dajtë pej Tërstene; Sherifi luftojke përditë me ta, po kah i kena pasë dhanurt’, prishë i kanë tu i rrehë – “gruja jote dajë Sherifin”. Se neve kurr s’na kanë vetë a e kie dajë, a çka e kie, po mòsi isha qaty, kta kopila janë... E qe, baba jem, as mixha kurrë s’i ka vetë kush çka e kie Sherif Tërstenën, ia’u kajke nanën, vrajke përditë. Po kta janë kopila se i gjetin...

AA: E tanaj masanej, baca Met, çka u bâ tani, mas kohës s’Titës – qat’herë qi u dha autonomia, do t’drejta, ia nisën me u çelë shkollat knena – qysh e manë n’men’ ti atâ?

MF: Qyre shkollat, na n’kohë t’Titës i kena fitu, se s’kena pasë shkolla. Se qit shkollë qi e kam krye...

AA: Ka pasë, po, ka pasë, a e din... kshtu t’shkive janë kânë, t’serbve...

MF: Jaa, kurfare s’ka pasë. Çfarë shkolle – s’kemi pasë... e kryn shkollën fillore e manena edhe s’kanë ditë. N’fillore mos me çu, t’denojke hyqymeti. E, qyre, qata qi e ka obligim ndaj popllit, po, edhe poplli duhet me pasë obligim ndaj shtetit. A e ki ti obligim ti, me çu thmin ton’? E, mos e qofsh ka me t’denu shteti. E sot mos e ço hiç – tybe n’t’vetë. Shteti duhet me pasë komandë! 

AA: E kush u kânë n’qat’ kohë tana, masanena, baca Met, ktu n’udhheqje t’shtetit? Kush e ka udh’heq shtetin, mas qasaj kohe, ktu n’Kosovë – mas shtatëdhetë e katërtës [‘74] a e din, tani qi ia nisën edhe demostratat?

MF: U kânë Veli Deva edhe njâ Sinan Hasani, n’Beograd janë kânë ata. Ata shefat, Ali Shukria, ata janë kânë n’Beograd, komandojshin kishe qishtu kemi na t’drejta. Ai Ali Shukria kur u ardhë ktu pej Beogradit, kit udhë si e nisën me punue, a e din, për Skrome me qitë...udha veç u nis, ai erdh, Ali Shukria, majti fjalim n’Skrome, me udhën... edhe njerzt n’lajme: udha, udha u maru dej n’Skrome. A dej qitu s’u kânë e marume hala. Mujshin me rrejtë, do punë qi s’ishin hiç... po kur t’kryhet fol! Po ajo s’ish kry veç ish nisë, deri qaty, edhe dul udha deri n’Skrome! At’herë edhe motmot a dy vjet masanena. Me u pa hujdisë udht’ n’vakt s’ish lue populli, tanë ishin nëpër vena t’vetë.

AA: Po a... se tani paskan migru masanena... tani paskan ikë? E qysh i manë n’men’ qito migrime, baca Met?

MF: Me pa’ dalë ti n’Skrome, sa shpia u kânë n’Skrome... kurkush s’ish hjekë’. N’Gumisht e plot. Me shkue qitash, s’di qi ka pasë insan atje... krejt fusha batall.

AA: Se përpara domethanë paska pasë shumë..?

MF: Ma i madh se Skromia, u bâ aty zyre veni, aty n’Skrome – opshtinë bile ni herë: opshtinë Skroma, opshtinë Gojbula... u danë tani. Niherë janë kânë me Gojbulë... 

AA: Sa opshtina janë kânë krejt qiknena, kah rajoni i Shalës, baca Met?

MF: Na i kena pasë ngat, na, prej Gumnishta me Bajgorë me Mitrovicë si u kânë.

AA: E knej – me Vushtri po thom...?

MF: Knena n’Vushtrri, dej n’Vesekovc komunë u kânë Skroma, komunë Gojbula, komunë Smrekonica, komunë Prelluzha – se Stanovci me Prelluzhë jon kâ – e qito komuna janë kânë n’Vushtrri... se i ngjofsha qaty ku po ecë, n’opshtinë, e kryetar ni kohë shiptar s’ka pasë. Me punue kanë punue, e dikur u banë edhe kryetarë. Sali Muloku u kânë kryetar komune. Isak Merovci kryetar komune, une e kam zatetë. Bile Salihi e ka pa’ bâ, mener’ me thânë, m** krejt. U bajshin demostratat, nxansit pej shkolle n’demostrata. Ata vinë, ishim n’tubim n’sallë, n’komitet, tu ul vetë kryetari, nanën kshtu e kshtu ia’u bafsha, shajti nxansave, e kta boll kâ, po kur hinëm aty tetanë tha, “thminë tu i shave, t’vraftë Zoti – a e din qi tontë janë ata?! Pse s’u thojshe me t’mirë ‘çka po lypni po ia’u dhâmë’ e diçka...” nanën ia’u shajti. Dikush s’kupto fort, ata tontë ishin, ata thmi. Dul e i shajti nërsy. E Isaku u kânë i meçëm. Edhe ai u kânë kryetar veçse ai u rujtë shumë n’kto sene, se dikush u duftë... Let’vjen, çdo shtet qi vjen dikush duhet me u bashkangjitë. 

AA: N’cillat vite u kânë ky n’mandat, qyky Sali Mulaku, kur e man n’men’, sa vite, a e din – kryetar?

MF: Vollahi po i harroj, për vite cilla... veç.... 

AA: Qanej kah shtatëdhetat, tetëdhetat [‘70, ‘80]...

MF: Qashtu diçka, se pej shtatëdhet’ e dytës [‘72] e knenaj neve na dhanë diçka. 

AA: Edhe qato t’drejta, edhe autonomi e... a e manë n’men’ naj demostratë, baca Met, a e din, qi u organizu prej ktuhit? 

MF: Qyre, une e marojsha shpinë e Xhafer Bajgorës, u kânë mjek. E marojsha e armaturën n’aborr t’gjimnazit. E, vetëm drejtorin tha “le qaty”, se u kânë shtremt armatura at’herë. E ngrehsha nalt, e bajsha gati, e çojsha atje. E demostratat, nxansit për prezore dalshin, e i pashë une – i kisha thminë qaty. Dy djel t’mi qaty, i marr t’i mushi xhepat gurë e t’përzihna me thmi. Beso, thashë n’um ardhtë milic ngat, pa ia ** nanën s’e lâ – milict tonë; veç komandën e kanë pasë shkiet. Se tanë shiptarë janë kânë milict’. Ka pasë milicë shiptarë, e rrehke thminë e vet’. Po komandën e kish’ tjetër kush... 

AA: Koka kânë kohë e shtirë, baca Met...

MF: Vollahi, qaty nëpër katun me do farë shoksh’ t’Fatmirit ishin kânë. Po profesor, profesor. U afrova po ngoj qaty, ni tavolinë. Bajshin llaf, a e din, thom, “Qyre, pata me folë diçka une, po s’di une...” thashë “...plak. Me ju marrë lakmi – djel t’ri, t’shkollum, po men’ asni trohë! N’kit turli...” – “Pse bre axhë?” “E...” thashë “dune shoqi shojn’”. Dikush thojke “e due Thaçin”; dikush “s’e due Thaçin”, n’zgjedhje. Thashë “O jaran, ai rrâj’ s’ka shti; e ka fitue qitâ, le t’e kryn mandatin. E, zgidhne njâ, ni tjetër, me kohë, e mos bani jo ky kshtu, jo ky kshtu, shoqi shojit” – thashë. E, bile njani tha “Vollahi, boll mirë po na thotë”. “Jo” thashë, “juve s’ia u le shej’ vollà”. Besa, na tha edhe Fatmiri aty n’komune, edhe jom zatetë – do shokë t’mirë qi po rri me ta, thashë, “veç men’ s’kini asnjâ. Pa ardh te ti me punue, me u bashkue – pa bashkim s’ka kurgjâ! Tash pse u bâ ky kryetar, qysh me ia bâ sherrin me rr’xue, me hyp une! Po le te kryn’ mandatin, nimoni”  

AA: Baca Met, e qysh po t’doken tash, a e din, udhheqia e at’hershme me t’ktyne tash?

MF: Qyre, at’herë s’ke pasë çare – çka t’ka thânë me bâ. U krye. Çka t’ka dhânë, qat’ detyrë s’ke pasë çare pa e bâ. Sot, vetqeverisja, si ia bajke nifarë Maliqi, u dekë. Tha “Di t’ia vetsh qysh t’dojnë gjithkush, a qitash na paskan kajt’ nanën tânve”. “Demek qysh t’donë”- thojke. Me i pasë met’ vetqeverisja osht’ sistemi i mirë. E tash une e ti vetqeverisjen na po e bashkojmë, pe bajmë qi ti qysh osht’ ma mirë. Se jo njeri qysh t’du une. Qajo osht’ diçka se... 

AA: Përpara u kânë ma ndryshe?

MF: Përpara veç ta ka bâ me gisht, qaj u duft’meniherë. U krye, po. 

AA: Baca Met, e përmene edhe pak ma heret që edhe vet’ ke punue si murator, na kallxove pak, po a munesh me m’kallxu, a din, po m’intereson mu vetë, zanati, a din, qysh e punojshit përpara; shpiat qysh i marojshit?

MF: Qitash e marume ô, hala s’u rrzue – qaty osht’. 

AA: Po a? E qysh i keni maru përpara, a din, kshtu teknikën pak a shumë pej Shale... po du vet pej teje me ni qysh i marojshit përpara.

MF: Qyre, une ia kam maru edhe planin shpiave çfare, se n’shehër nuk ka qysh dush me lshue, s’ka boll trull, kah t’dush. E, ia kqyrsha ku ki trull... ‘tu ke i hollë, qashtu ia vizatojsha... e koxho m’ka shkue n’doresh qikjo. Sa për zanatin tem, s’ia kam marrë dorën kërkujna se... as Enverit, edhe e kam pa’ dhânë dhetë [10] provime, se s’na lajshin pa leje me punue. I çojshin do për Gjermani e i msuen pesë, gjashtë [5,6] muj. Shkova se s’mujsha me ikë. Shkoj n’komunë, e thom qishtu, qishtu... kishin marrë lejen ata – e disha qi ato punë... qi s’di. U kânë ni shka bile aty, tha, “Mehmet” tha, “janë do provime qitash, do provime qi kena me i çue për Gjermani, do. Hajt jepi provimet”. E para grup qat’herë qi kanë çue. Edhe thotë “Hajt, aty osht’” tha, po ia harroj emnin, veç “aty osht’, shef”, a e din, tha. Thashë, “E ngjoh boll mirë”. Me gjithë vlla isha, edhe vllau s’dojke. At’herë s’ka ditë, shkollë s’ka pasë. Edhe shkoi’ aty, thom qishtu, qishtu. M’shtinë n’regjistër për provime, tha “ti asni ditë s’je kanë n’msim, për provime”, a e din, po m’thotë ai. Koxho edhe shiptarë... Po n’dish i jepi; s’dita edhe jes. Pej komune xërr telefoni! Thotë “Shtini n’regjistër qata dy vet’qi i çova une, se ma mirë dinë, se qata qi i ke msue ti” – at’herë u nal. Ma çkrujti emnin e mbiemnin – “E ti?”, ai Ajeti s’ka ditë qkrim lexim. Thashë, “jo, ky s’din”. 

AA: Edhe Ajeti paska punue?

MF: Po, me Ajetin kam pune gjithë, po ai s’e ka pasë shkollë asni sahat. Se jo, ni ditë, s’ka ditë me punu, punojke ma mirë se une valla. Edhe hina, u ula n’provime... s’di cilla ditë ke atë ditë. “Filan ditë” tha, “janë provimet, n’sabah”. Shkova n’sabah, erdh komisioni, krejt shkie t’Mitrovicës, t’verit t’Mitrovocës – krejt shkie. Serbisht u dufke me dhânë provimin. 

AA: Ti dishe serbisht?

MF: Ma mirë se shkiet. S’ka shka qi ka folë me mue ma mirë. Une kam msu me shkollë, ata veç qashtu. Po thom de, tri vjet kam lexue veç serbisht, edhe kam msue. Tha, “A po doni me ju thirrë me emna?” – ata, komisioni – “a po lajmrohni vullnetarë”? Thashë, “une po lajmrohna vullnetar” – me ma t’parën. Thashë te hjeki gajle, edhe si u çova e i marr pyetjet, ishin pytjet: nxirre ni sfesk ktu, lexo – a po e kupton, a jo... E marr, pe lexoj: “Jell si iasno”, po i thom iasno. Krejt pe marr’ vesh. Edhe thotë “Hë,” dorën n’xhep, “hâj qito pare. Hajt merri nja tri killa mish” tha, “tàna hajde”. Shkova me marrë mishin e ia pruna, “Hajt” tha, “e kreve” ... si na shiptart qysh jemi... me dollovere... Ky tha “hiç pa e vetë, e kreu” – e rrokën tana komisioni, u hini n’vesh. “Jaran, thuj ‘pe di’, hajt thuj.” – tha “pe di”. Po ku me thânë qi vet e dishin. Tha, “ky jarani ke i sigurt” tha “pe di”, thashë: “n’dash” ... edhe, nimè, i disha se ishin kânë pytjet, e i dishim... edhe u ktheva une, e mora diplomën, i kualifikum’. Murator – zidarë serbisht – i marrshëm at’herë krejt.

Me qato e nxorra lejen, kom pa’ dhânë une koxho do vjet... porezin e kam pagu. Nja tri, katër [3,4] vjet rên, se niherë s’guxojsha, dikur thashë po t’ia kajë nanën... Aj ma mirë ish kânë me pague, se krejt u qkru kit’ punë. Une mâ, nja tri vjet a katër qashtu, nuk jam lajmrue. Qi thanë “me u lajmrue pej katrëmdhetë [14] vjete e nalt’ vazhdon çka kie zanatë”. Katrëmdhetë e poshtë – ni sahat me pasë, nuk vazhdon. Une i kisha pesë, gjashtë [5,6] vjet, s’u lajmrova se i kisha marrë pak ma shumë pare. 

AA: Tani ju kanë thirrë apet, veç ti s’je lajmru, ti?

MF: Jo, jo, s’u lajmrova. Une s’disha qysh vjen hesapi... E shumë sene për dije na shkojnë. 

AA: Baca Met, e ktu n’katun, e di që jeni kânë koxha t’njohun edhe për oda, odbasha, a e din, qi i keni pritë?

MF: Po, po, oda jonë çelë u kânë. Sot ô zidi me dalë n’ulicë, hin sikur dera e odës. Mrena u kânë aborri, bile açik oda e ka pasë. Kurrë pa musafirë s’jemi kânë, kurrë. Hallku kâmë s’mujshin, ardhshin bujshin ktu, kah u kthejshin bujshin. Krejt kâmë s’ka pasë. 

AA: A po m’kallxon pak – se une për veti, a din, kam ní, po nuk e di bash mirë – qysh i keni pasë renet ktyneherë n’oda? A munesh me m’kallxu pak për to?

MF: Thmi me hi s’ka guxu, veç t’mdhajt’, a din, burrat. Se thmia aty, me u lajmru aty, hiç. A une gjithë n’odë, se i pari thmi, e babgjyshi mu m’ka majtë qaty. Veç ngojsha niherë... folshin gjithçka, s’disha çka kanë. Tha, “Qyre”, bajshin llaf: jo qishtu duhet me u ba... turli muhabeti. E njani m’thotë, “fol more diçka” – kurrë s’e harroj. “Paj vallahi s’po di çka me rrejt”. E te rrokën atô: pse, çka po i bjen ajo fialë?... qi begi tânë kta rrejtën. Po qashtu i kish ra: “the ‘unë s’po di me rrejt’! – na” tha, “paskmi rrejt”. Kta u munojshin, une iksha. Tani, “jo, rri ti se gjâ s’ke thânë”; “jo vollà, e paska thânë t’zez’ ditën”. E bajshin llaf diçka... 

N’Stanovc ni hère, te dajtë, u kânë ni lis. I ka pasë degt’ sa qi ti u falshe nëpër degë: sa qajo tavolinë, qaq i madh lisi. Bile, ‘lisi i Mari Leks’’ thojshin. Kushedi kush u kânë Mari Leka, shkinë a çka u kânë, a din... katër vet’ s’mujshin me përthekue, aq i trashë. Tha, me hypë n’tâ, n’qat degë, mujshe me u falë, bedad u kânë. Tha, “U thotë dikush...” – janë kânë xhanart pak ma’néna stanice, xhanart e Serbisë – u shkon, u thotë dikush... monafiki ka pasë gjithë, he zoti i vraftë. Thotë, “vallahi, ata qi po shkojnë me u falë, veç për dërzhava po flasin, ‘qishtu nrrohet’, ‘qishtu vjen’, ‘tek i vjen’...” Edhe çohen tàna vakti i iftarit, a e di, tash tanë janë mrena, e t’shkojnë nja dy, tre xhanarxhë hypin n’degë edhe ungjun qaty po rrinë. Kur shkun’ ata me u falë taravitë aty, qaty i kanë falë taravitë, me shkue me u falë ia nisin... Qishtu do me u bâ; qishtu Anglia; qishtu Rusia; qishtu Amerika... – pa ditë gjâ... 

S’e di a kanë ditë, a s’kanë ditë... Ata po i ngojnë. Zhdrypin trrang, xhanart’ shkie, e t’u hinë dru, t’i rrehin shiptart’ qi janë shku me u falë. Edhe i rrehin, edhe dikur i thojnë “hajtni te shpia”. Gjyshja e jeme, ‘nanë’ i kemi thânë – nëna Havë: “A mujt o diali i jem?”, po’j vetë djelve – “Oj nanë, na kanë mytë tu rrehë”. “Po kush u rrehi diali jem?” Thotë qishtu, qishtu. “Pa e vra Zoti mos e lashtë kush u kânë ai...”. Ai shiptar ish kânë se stanica e xhanarve janë kânë qaty pak ma’nèna, n’qat’farë fushe, se lendina atje janë kânë, ku janë kânë xhanart’ e kto... Qishtu, shkon dikush pej shiptarve, thotë, “Atje po flasin për dërzhavë: ‘jo Amerika, jo...’”, edhe ata xhanart’ vinë heret aty, palohen, ngojnë, e t’vinë e t’i rrehin. “Na kanë mytë bre nanën, po s’kem çka me bâ”. Kanë përjetue shiptart’ gjithçka... Çka ka hjekë poplli shiptar, kërkush n’botë s’ka hjekë! 

AA: Baca Met, e ku metëm... te renet e odave...Te odat, qysh u ungjshi përpara, qysh i keni pasë, a din, kshtu renet masanej n’odë? A keni pasë nejfarë rregulli t’caktum se e di koxho fort.....

MF: Jo, katuni komplet. Ardhshin mas dark’s shiptart’ n’odë, u tubojshin, lujshin filxhana. 

AA: ‘Loja me filxhana’... kallxomë pak qitu...

MF: Po, e di u’ qaty, se une kam nejt’ n’odë. Edhe lujshin filxhana veç qi kajherë bajshin, u rrehshin përnime. Se tash qaj, ai e mujke, u çojke e knojke atô, i thojke gjithçka, a e di, atij i ardhke mërzi. E tani une ngojsha qaty, paj vallahi budall: po ham po luj, ham po m’vjen mërzi. Tash kur te mujsh ti, kno’ atâ. Hajde, thojke, “na ka cofë sharovi n’lamë, kam betina çka pi bajmë – n’kavall Mehmetit s’ia lamë”. 

AA: Si kangë popullore. 

MF: Po, kangë popullore. Tash kur te mujsh’, kno’ edhe ti, po ata u kapshin e u rrehshin. 

AA: E rregullat e lojës, baca Met, qysh i ka pasë qikjo loja me filxhana, se bash po m’intereson?

MF: Bajke i ka vjedhë pesëmdhetë filxhana n’tabull. Tablla u kânë e madhe edhe e qitke tep ni kokërr, renë qishtu tep, tep: gjaje n’mujsh me gjetë. 

AA: Pej pesëmdhet’ve ni filxhan e kanë mshefë?

MF: Po de! N’njâ e ka shti ni kokërr, e tash n’mujsh me ia qillue del fitus’, tani ti e knon. 

AA: Me dy grupe?

MF: Mos dish edhe ni herë, edhe mos me dhânë meniherë, test e nuk osht’ hupe. Edhe me ma t’parën s’osht’ teste, mâ hupe krejt – mâ s’ke pasë t’drejtë. A veç me i thânë “bosh, bosh” e u kujtojshe me tahmin qitash qitu, test e qillove n’tâ, fitove. Tash kno’ sa t’dush. E me qato janë marrë; ka bâ vaki janë rrehë... 

AA: Pej inatit t’madh?

MF: Pej inati, po, o jaran, ti po lun’! E une i vogël isha e thojsha qyr budallakia, po rrehen pa far’ zori. T’u kapshin t’u rrehshin. E aty tu Selmani, kta t’Hetemit jon’, ma s’shumti n’odë t’Selmanit shkojshin u bajshin katuni... qaty, e lujshin filxhana dej n’gjysë t’nat’s. Kishin nge, punë s’ka pasë... Une e di qi n’katun tonin njeri n’punë nuk ka pasë, a e din, n’t’shtetit. E Ragipi, qi janë ra posht’, kta t’bijt e Ragip Karaqs’, Ragipi u kan’ hi n’Trepçe, tàna Brahimi n’Trepçe, qi u nisë Trepça me punue. U kan’ hi edhe baba jem, po baba jem pak... Me krampa ia kanë nisë, vonë u hi tanshi; e shiti Serbia, e shiti inglizit, se s’mujti me punue vetë, me çelë. Po ia shiti ingilizit, veç puntort’ me m’i marrë t’mijtë. Qyre, i ka pasë do rregulla, tani u punsun’ Shala krejt aty. Tani mâ s’ka pasë nejnjâ, nej inzhinjer, se tont’ ma vonë kanë mrri për inzhinjera. U kânë nej inzhinjer shka nashta pej Serbisë, veç, a dy, se krejt puntort’ Shala, krejt janë punsue. U nis, hajt, hajt, hajt, tash i tremdheti, a i katërmdheti horizont osht’. Po n’t’shtatin une kam punue – dej n’horizontin e shtatë une kam punue. 

AA: Hajt kallxona pak a shumë, baca Met , a e din, n’miniera çka punojshit – qysh e man’ n’men’ ti?

MF: Tashti dikush, se une punë t’ranë s’kam pasë. Igballi veç puntort’ – kush u ardhë, kush s’u ardhë. M’thojke ai shefi “hajt, qkruja meditjet qaty, n’zyre”. Ishin zyret aty mrena, numrin, e kish çdokush numrin. Me qat numër ia’u qkrujsha qato, dej i qkrujsha kapërcejke dita, kush s’um thojke “gutu”, a “mos u gut”. E n’rud s’kam punue. 

AA: E atje n’zgafellë, a ishit fell kshtu?

MF: Vallahi, une veç për qef jam shkue, s’ma marrke menja me shkue mâ. Tani kur dalshin njerzit pej punës, s’i ngjofsha a janë njerz: veç dhamt’ e bardhë j’u dokshin. U kânë, se nuk u kânë bash paqt, nuk u kanë i rregullum’, a e din, rud mâ. Veç dhamt’ qi ia ngjofshe edhe sytë, e zi pej rude, pej pluhni, pej kiameti. Ma s’shumti me tërrnakopa... a dikurna u msun’ e murën me maqinë, veç i qpojshin ato birat. Bile njani, pej Kutllovcit u kânë ai, s’duhet me u çu peshë fort njeri. Rudari ma i miri, e te grun’ e te thirrën n’Beograd, e tani u bâ shef. Shkon me dhezë ni natë do: i paska dhezë, do s’i ka dhezë, i ka harrue, se ai veç n’qato ka pasë detyrë. E merr maqinën me shti me qpue, pëlset ajo: dy sytë qorr. Dej von’ u kânë. U kan’ qorru, bile tanë i thojshin “Pse?”, thojke “S’ka... Zoti”. Se u rrit, si t’rritesh, e me hupë vetdijën, kishe une jam dikushi... Shkon aty, t’ia fut’ maqinën rudari ma i miri, e t’i sillet maqina dinamit plot’. Ni kpasoll’ ia futi, kur i dhezshe t’i qitke dy, tre vagona rug, vuuu. Qyre, une kam punue n’qito, te furra e qyreqit. 

AA: Qi thojnë ‘kosh i furrës’. E pse i ka metë, baca Met, ‘kosh i furrës’?

MF: Se veç furra kanë marue aty. Qireq u pjekë. E tash u ra Safetja aty, mo s’munesh me pucat’ se une, se aty koshi osht’ veç i Fekovice... edhe kta Feka thirrën, na çka jemi kânë t’Smajloviqe, osht’ ‘kosh i bashkallakut’. Tàna koperativa i kishin goditë katërqin’ kubik’, dikujna, sa sipërmarria vojna a diçka, koperativa bujqsore qi u kanë n’Gojbulë edhe m’thrrasin, thotë “Met, qishtu qishtu...”. “A munem me lidhë?” Thom, “Vallahi ka katërqin’ mi t’i nxjerr, veç mina... bir ti”. Thashë, “edhe do dalta, do qyskia pej ni metre, ni metër e gjysë t’gata. Çekiqa, po gjithë ditën dy, tri bira i qpojsha ka ni metër, i mush’sha dinamit, kapsollin. Ni rojtar aty n’fun t’katunit, i thojsha “mos e le me u ngjitë kërkan”. 

AA: Qaq rrezik qi u kânë shpërthimi kur ka kërsitë...

MF: A... se bishin copat, bâhet kërsh. I shtisha dy ni ven’, e i dhezsha ren’, ma t’gatin e lasha, ma s’pari e dhezsha. Se me fitila shkon, nja pesë a gjashtë ren’. Une hisha mas koshit qitu e i ngjehsha sa po kërsasin. Kur u bajshin t’tana veç u britsha “gotovo, hadeni kadale!”. Aaa kam pa’ marrë pare qat’here. I murën do argat’, nja gjashtë koperativa – jo t’gjaj’ argat sa t’dush veç paguna, edhe kërsh une thej; mos merr tjetër kân. 

AA: Tani çka bajshi me ata qireqin qi e nxirrshi?

MF: E piqshëm qaty, e marojshëm furrën. Tàna e shitke koperativa, une e kam çue me kerr me kuaj n’Prishtinë. At’herë s’ka pasë k’so mjete. Kam çu n’Mitrovicë, kam çu Pejë, n’Pejë e kam çu me kuaj. 

AA: A ju vike zor?

MF: Vallahi, gjithë ditën dej mrrijsha atje. Dej për aksham. Pa çka u dufke nevoja, menxi pritsha me gjetë diku punë. E çka kemi purturitë more djalë! Isha nihere – se n’tri u m’kanë pa’ rrokë do konferenca – Edhe ni konferencë, n’komunë s’di për çka patëm, po harroj, moti... kur vi, e kishin marrë babën tem: “Hajde n’punë”, me zor e çojshin me punue n’Leshak. Ku â Leshaku – n’kufi me Serbinë. U prejke mali deri n’Kopaunik atje, qi me i marue korpat pej Kopaunikit, me ardhë ruda n’Leshak. At’herë janë kânë bashkë Jugosllavia. Kur shkoj, si erdha pej konference, qe baba. “Ku pe çoni?!” – “N’punë” thom...

AA: E tani, baca Met, çka u bâ tani masanena?

MF: Edhe shkoj une atje n’Kopaunik atje me punue. N’Leshak komandir brigade, me komandue ni brigadë, une. E njô, ni shka pej Stanovcit, hajde, dy brigada shkum’ me pre mal atje. Hajt, hajt e prejshëm me dorë, sharra t’mdha na dhanë ata. Dy vetë e nrishëm sharrën, se jo, me i pasë sikur tridhetë [30], po veç me dorë krejt. Ia nisëm pej Leshakit kodrës atje n’Kopaunik, n’Serbi, qi me ardhë rudat me i ngjitë stubat. Sot janë qaty. 

AA: Hala janë?

MF: Jo, hala qashtu, s’kanë lujtë. E une jam kânë edhe masanej: e prejshëm malin, do baraka atje pak pa ardhë n’Kopaunik, n’Serbi, ishin nifarë rrafshaku do baraka t’mdha, shtatë argat aty flejsh. Pesë, gjashtë ditë, a dhetë ditë, a s’di sa punova, po i thom atij shkaut qi ish komandant brigade, pej Stanovci u kânë, thashë, “Vallahi gati jam kah iku; kam me ia kajtë nanën – s’um punohet mue khâ. “Ah..” ai shaku tha, “poj vallahi menzi po pres” – “Si t’binë me flejtë” thashë, “ia therrëm”. Me ikë teposhtë, koxho larg ish tani me ra n’Leshak. 

AA: E tani, çka u bâ tani, baca Met?

MF: Edhe u nisëm me tâ. U nisëm e nuk shkum’ fort larg; qe ni traktor po nihet: mërrëm, mërrëm. I thom “nale, se pa na qitë s’e le n’Leshak”. Tanë shkie, edhe ia qet dorën shkaut thotë, “N’Leshak?” – “Hajde!”. Hypëm aty, ish kânë edhe ni argat me tâ, edhe kah nata hiç, veç podi kshtu. E hypëm aty kthesa t’mdha, a e muer gjumi t’shkretin atë argatin, e t’um rrotullohet përpara kamve, t’e ban katullaq. E llomiti njerin se u rrzue qaj puntori qi e kish pasë, e murr gjumi, e vy përpara prokolica, e te bani bedat. E t’nalet shoferi, e çka me bâ... nuk ish kânë larg stanica e milicisë. E t’erdhën milicia, aty mule me ju nimu ata, i thojsha atij shkaut me ditë qi po ikëm na; ata kujtojshin qi po nimojmë qaty. Edhe i nimum’ aty, e murën gjenazen ata milicia, e çun’. E tash, na kamë pej atyhit teposhtë n’Leshak. N’Leshak erdh treni, thashë, “une po zhdrypi n’Mitrovicë”, se n’Vushtrri s’u nalke ai tren. Janë do trena t’qpejt’, nuk u nalshin n’Vushtrri, thashë “une n’Mitrovicë zhdrypi, n’kamë duhet me shku n’Koshtovë; ti hajt atje dej n’Prelluzhë shko, ti n’Stanovc je”. Une n’Mitrovicë u dava, ai shkau anena. Gjashtë ditë pasna punue, kur u kry ajo brigadë i thrrasin me emën. Ni dajë i jemi aty qillon, m’thrrasin mue, thotë, “Valla s’o ktu...”. “Gjashtë ditë” tha, “i ka punë – qe paret! A po ia çon?” – s’ta ka hup’ dinarin. 

AA: Meniherë ti ka çu paret...

MF: Paret edhe pse s’shkova mâ hiç – qato giashtë ditë... daja m’i ka pru paret te shpia. E sot, ti punon ni muj’ edhe me t’i hangër. 

AA: Baca Met, e qysh po t’doket tash kjo koha e kalume me t’tashmën?

MF: Neve na ka ardhë dita me fitu, n’difshëm – veç n’passhëm men’ n’kry. Tash n’zgjedhje fitove ti, duhet me t’nimu qata çka ke premtue; se mos t’nimofsha tybe n’krye, s’munesh. Ai munou me punue; ti pengo. Kta tont’ janë tu’ bâ qashtu, për me hypë vet’. Ajo s’o kurgjo, se e di se qaty tu kafja me do qisi farë...

AA: A po t’doket qi ma shumë ka pasë dashni përpara, a tash?

MF: Qyre, tash njerzit janë ma t’meçum. Jo pak, po shumë janë ma t’meçum. Se at’here ni fjalë ke mujt’ me u mytë. S’bajke: s’du une kshtu! – O jaran, kadal se dikush duhet. Sa herë kam mujt’ me ardhë n’konflikt, edhe pa pasë bigari hak, thojsha “Hajde bre, qashtu asht’, qysh po thue ti”. Me qato une e di vetën qi i kam kalue me t’tanë mirë. 

AA: Veç qi ke mujt’, a e din kshtu, me i ikë rrezikut....

MF: Kom bajt’, a e din, shumë. Ani le t’m’thojnë... Une i nijsha, se çka t’folet nihet, qe shpiuni. O le t’thojnë çka t’dojnë; une i kqyri punt’e mia! Le t’m’kapë dikush qi kam bâ diçka, se fjaltë s’janë kurgjo. Kjo osht’ veç me t’shti me u ngatrrue. E vallahi, qaty për arme, mos t’ish kânë qyky... ti munesh me folë edhe pa tanë kto shpi, veç njâ t’katunit tonë prekë s’e ka. 

AA: Po, se edhe ty t’dojnë shunë, baca Met, pej qi e ke pshtu katunin, a e din, e je munue...

MF: Vallahi n’Studime, n’Studime, t’posht’ me na jemi kânë. Na jemi nja katër, pesë vet’ si kontrollorë me kqyrë kush çka ka. Edhe ia nisën n’Novosellë. Po i thom, “Hajtni ju n’qat shpi, une n’qit shpi”. “Ku e ki drithin?” – “Qitu n’tavan”. “A kie n’gjeti, kallxomë? Se n’e difsha une, shkau ô tu m’ardhë; mos e difsha vjen tjetër kush”. Kanë pasë, koxho m’kanë besue: “A u kânë Meti?” – “Po.” – “Hajt kapërcé”. “Pe kqyri sa rob je...”, se kallabllak ish kânë, nja shtatëmdhet’, tetëmdhet’ [17,18] rob. Thashë, “E, po u dufka ty me t’dhânë”. Thashë “E, jo me ta marrë”. E kish pasë shumë kallamoq, tavanin anë’m’anë. At’herë shpiat e ungjta veç e kish gjue kallamoqin qaty. Bile Fejzë e ka pasë emnin, nifarë plaku.

E, e kena pasë gjithkush ka ni kontrollorë, e gjithë une. Po bedihava... dikush pa e kontrollue s’ban. E une shkoj. E u kanë nifarë Radmilla pej Gojbule, ajo u kânë kryeshefe. Une dal anenaj pej Studime, pej Novoselle, ajo vjen bash qaty zatetet, tu budalla. Thotë “Ama shkallën”, me hypë n’tavan, a din, “me kqyrë ku e ki drithin”. “Ti i paske tha dyqin’ mijë killa kallamoq ktu” – atyne. “Vallahi...” tha, “edhe Meti ke, e m’tha ‘ty po dufka me t’dhânë se koke kallabllak’”. Ai n’ven me m’livdue begi. “Po e dimë na çka bajmë me Metin”. Ai kish pasë nime kallamoq shumë. Po i thom “Banja çarën, daje n’tre, katër vena. Tek je katër, pesë vllazni – dane pak”. U munojsha me msu, ata edhe si vinë e kqyrin, kallamoq dy tre mijë killa, thotë “Valla edhe Meti ke – ‘po dufka me ju dhanë. Kokit kallabllak’”. A, ai s’ka ditë de! Tàna mu hetimet përmas, s’m’besojshin tàna mâ... e hup’ besimin... 

AA: Na ke knaqë, more baca Met. Faleminderit shumë për intervistën. 

MF: Jo, faleminer’ pej teje, se vetën po mërzitna...