Mehmet Tahiraj

Intervistuar nga: Marigona Dubovci

Vallahi me thâ pesë, gjasht [5,6] vjet, a shtatë [7] a tetë [8] kum nisë se jena kânë t’vetum. Gjallnia u kânë e madhe, tani dy [2] vllazen m’kishin pas dekë e ni [1] moter perpara, tani ishna kan’ pas lé une

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

02.06.2018

Lokacioni i intervistës

Tërdec, Drenas

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

MD: Axhi Mehmet, projektin që jeni tu u bo pjesë, quhet “Kujtesa e Kosovës”; e ka për qëllim me i intervistu dikun nja niqin [100] pleq edhe plaka n’Kosovë, të moshës mbi tetdhet [80] vjeç. Qet projektin që kom ardhë une ktu e ka organizu Biblioteka Kombëtare e Kosovës. Këtë projektin janë tu e bartë dy [2] profesorë: profesor Arsim Canolli edhe profesor Ukë Xhemaj. Kjo intervista qe kam me bâ me ty është njana prej niqin [100] intervistave, rrëfimev, si pjesë e kulturës së historisë gojore të Kosovës. Unë jam Marigona Dubovci, studjoj për antropologji kulturore. 

MT: E Dubovcit je ti?

MD: Unë jam e Vushtrrisë e kena dalë n’Drenicë moti.

MT: Ani, ani.

MD: Kena me bo bashkëbisedë nja dy-tri [23] orë, sa t’mundemi me bo intervisten. Unë po të falenderoj shumë që je bo pjesë e këtij projekti, që ma ke dhôn mundësinë me bisedu me ty.

Sot, me datën tetë [8] janar të vitit dy mijë e tetëmbëdhjetë [2018] jemi n’shtëpinë e nipit të axhit Mehmet, Burim Tahiraj në Fushë Kosovë. 

Bac, a ma tregon edhe nihere emrin edhe datën e lindjes, vitin e lindjes?

MT: Mehmet Tahiraj. 

MD: Viti i lindjes?

MT: Vallahi, çka e di, gjashtë [6] javë para Shingjergji jam lé, viti nizetsh [‘20], nimij e nanqin e nizet [1920] qashtu.

MD: Ku ke jetu krejt jetën?

MT: Aty n’Terrdevc. 

MD: A e mban mend, n’biseda t’familjes, kur kanë bisedu familja, deri në sa shokë – njerz, kanë jetu aty n’Terrdevc?

MT: Moti, moti qi janë ardhë.

MD: Prej cilit vend janë ardhë?

MT: Pej Bardhjani, pej atje, prej Arabie a prej Turkije.

MD: Pse thojnë që kanë dalë k’tu n’Terrdevc?

MT: N’Terrdevc janë ardhë katër [4] vllazën. Njâ [1] u shku n’Vushtrri, njâ [1] n’Terrdevc edhe njâ [1] n’Pejë…

MD: A keni kontakte tash me kta?

MT: Po, kena pasë, deri vonë jena enë.

MD: A e kanë mbiemrin si ju?

MT: Po, Bardhjont Gash jem, se ka shumë Gash po Bardhjont janë safi Gash, cila Gash janë? Bardhjant, çka janë Bardhjan, se ka t’Topijve, e ka… mathen, a din, mathen, veç jo, Gash janë kanë katalik e tani janë kthy janë bâ n’fe t’Gashit. 

MD: Kur janë kthy – a e manë mend?

MT: Po, e majë men... moti â.

MD: Sa vjet përaferisht?

MT: Me thânë... i kum pasën nja shtatë, tetë [7-8] vjet, me mranë a i kum pasë qatu pari kur thojshin u bânë Ramë Dakaj i Caravikit ish kânë, e kishin pasë k’ta Malokt e Pllaçices ni bijë n’Perzeren, e shkon Ramë Daka n’Perzeren. Kur shkonë, ata Carraviki e Pllaçica gataz, e po i thotë, “Mixha Ramë, a i ke pa kta tont? Qysh janë?”, thotë “mirë janë, si ma mirë janë... sa hallki po shkon aty...”, thotë “Pseee?”, thotë “ se janë bâ turk e pa shkojnë p’ja bajnë perhajr”, Malokt e Pllaçices. Ramë Daka ish kanë shkue, “Eiii...” – tha – “Po ç’mu dhimten qe kokan bâ turk”, “Psee?” – “Heee...” tha “kanë mu miqasu me Drenicë e kanë mu bâ pa rod” aj habilja…

MD: Çka është ‘pa rod’?

MT: Nuk janë kânë njerz, jo bash t’njerzishem, s’janë kanë barkbullshëm. Drenica kishe janë ma asi... e na hija ma t’meçem, ma t’hollë, se thojnë “katerdhet [40] parë men janë metë atje, katërdhet [40] janë ardhë veç te na n’Drenicë”, ashtu thejshin. 

MD: A m’kallxon, sa mahalla i ka Terrdevci; sa fise jetojnë n’Terrdevc?

MT: Na jem Gash, edhe qato që t’i thashë pare.

MD: Thuj prapë. Cilat fise jetojnë n’Terrdevc?

MT: Neve na thojnë Gash t’bardhë, Gash ne çka jena, tjetra mahallë âshtë Haziraj… 

MD: E Halilajt?

MT: Halilajt jon’ Kuqjon; si Abrija e anejshme si e knejshme janë t’ni [1] fisi me Prekaz.

MD: A martohen fiset mes veti? Gasht me Gash?

MT: Vallahi dej tash jo, e tash ia kanë nisë. Tash, me nxanë, na s’jena martu; tash ia kanë nisë.

MD: Pse? 

MT: Se Rezalla â Gash.

MD: A m’kallxo pak për fëmirinë tane… kur je kanë fmi... Sa vjet ia ke nisë me dalë me dhenë e me dhi?

MT: Vallahi me thâ pesë, gjasht [5,6] vjet, a shtatë [7] a tetë [8] kum nisë se jena kânë t’vetum. Gjallnia u kânë e madhe, tani dy [2] vllazen m’kishin pas dekë e ni [1] moter perpara, tani ishna kan’ pas lé une. Kur léj une thojnë... ni hoxhë u kânë i Spahijaviqe, ni Mulla Cana, e m’kish pas perbiru per tespishë edhe m’kish çkrue asi, tani bili i kish pas thânë gjyshes teme edhe babes, “Me m’pas thirrë edhe ata sot i kishe gjallë”. 

MD: E qysh e kanë bâ atë perbirimin – a e din?

MT: Tespitë janë kânë tri [3] devesh edhe m’kanë përbiru për to edhe ma ka çkru emrin… 

MD: Ma s’pari i ke rujtë loptë a dhentë?

MT: Ma s’pari vallahi me lopë.

MD: Sa vjet je kânë kur je dalë me lopë?

MT: Vallahi, me thânë, dhetë, dymdhet [10, 12] qatje pari, se t’vetun e na çojshin. 

MD: Ku i rujshi loptë?

MT: N’mal tonin aty, t’Vuçakite. Malet e perzime i kem me Vuçakë, e me Negrovc, e Gullbovc. Dhentë ia nisa dymdhetë, tremdhetë [12, 13] vjet, dhitë ma s’pari, po ujqi ka pasë shumë e u tutshna, veç ni mixhë i Zeqes, shkojshna me tâ…

MD: A m’tregon, tu u rritë, a ke pasë ma shumë përgjegjsi n’familje – se m’the që je kânë djali ma i madh?

MT: Po, ma i madhi – ‘i hastretit’ thejshin. Po qysh jo, a di qysh: u majshim, Zoti na rujtë, tani i léjten kta niherë ren, léjten tani edhe katër [4] vllazni, léjten mas meje, léjti Isufi, Behrami, Nasufi, Ahmeti, Qazimi, tani motra ma e mrama, Fiza.

MD: Sa vjet je martu?

MT: Shtatumdhetë [17].

MD: A je martu me msit?

MT: Po.

MD: Kan e ke pasë msit?

MT: Adem Likashani, u kânë pi Likashani. 

MD: A e keni pasë diçka t’afërm?

MT: Po, çiken e tij e kum pasë për mixhë, tani ai ata i ka pasë miq, e tani ai ma ka nxirrë.

MD: Qysh shkoi martesa; qysh u fejut; a jeni martu menihere?

MT: Jaaa, gjashtë [6] vjet ner unazë ka nejtë.

MD: Tani mas gjashtë [6] vjetve? 

MT: U martum, i ka nxjerrë teshat...  i nxirrshin e, teshat e pshallakit. 

MD: Kur jeni martu, dasmen, a e keni bâ n’oborr?

MT: Po, dasum me krushq e me kerre.

MD: Sa ditë zgatke kjo procedura e dasmes?

MT: Vike nusja me kerre, me kerre t’mluta. 

MD: Me çfarë kerri? Me kijë a me kali?

MT: Jo, me kijë... njâ me kerr na murr, me kerr kish kual, se tani i kishum dy [2] penë kijë, e na tha “Jo, une vi ja’u marr robin me kual”. 

MD: Kush?

MT: Ai miki, dhanderr u kânë prej Kline, Kline t’Poshtme.

MD: E sa ditë ka zgjatë kjo periudha e marteses?

MT: Tri [3] ditë. 

MD: Çfarë dite u kônë kur fillojke?

MT: T’ejten. T’marten u niske dasmja, t’merkuren, t’ejten u tubojshin krushit, e n’xhuma tani e marrshmi. 

MD: Kush e zbritke nusen prej kijve?

MT: Miqtë e jaranat, pabaradimate, kumartë, i thirrshum n’darsum. 

MD: E nusen prej kerrit kush e zbritke?

MT: Bijat, bijat me tâ, edhe kur vike n’aborr tani e ka pasë ftyren e mlune, ftyren e mlune krejt e veshne e mathne edhe kacyleten, duvak i thojshim, duvak n’krye, e çojshin n’sobë, gryk e çojshin – kush ish ma i zoti.

MD: Kush u kônë ma i zoti? 

MT: Halili.

MD: Çka e keni pasë Halilin?

MT: Halilin e kena pasë kusheri, ai u dashke me çu deri n’sobë. Me qitë n’qysh t’sobes e me ja hjekë duvakin e me kqyrë tani çfarë nusje âsht’...

MD: Prej cilit vend e ke marrë nusen?

MT: Prej Dashevcit.

MD: Çfarë fisi ka qenë ajo? 

MT: Krasniq.

MD: A janë kânë t’mirë për miqsi?

MT: Shumë, me emën u kânë aja shpi, e mirë, kukuu...

MD: Kur u martove, a ndrrun përgjegjsitë?

MT: Jo, tani nusja, a din, ham e kqyrsha nusen, ham e kisha nanen e babes gjallë, edhe nana jeme, edhe ato... ni [1] kunatë, ato t’kusherive e marrshin nusen permas veti, e msojshin qysh me hi, qysh me dalë, qysh me fshi, qysh me dlirë – krejt e msojshin, rên – tani ajo veç shkojke mas tyne e dikur shkojke vet, u msu tani po…

MD: Mas sa viteve e keni pasë fëminë e parë?

MT: Vallahi mas motmoti. Krye motmoti ka lé djalë, e shnosh, gruja e zoja. 

MD: Sa vjeçare u kônë gruja?

MT: Qashtu edhe aja, shtatumdhetë [17] për tetumdhetë [18]. 

MD: Çka ke punu ti n’atë kohë, kur je kônë i martum?

MT: Me gjâ, me dhi shkojshna. 

MD: Kush u kônë e zoja e shpisë?

MT: Gjyshja jem Dinorja, tani e murr nâna. Hale gjallë e e fortë, ka rrnue edhe dy, tri [2, 3] vjet, tani e murr nâna.

MD: Kush e përgatitke ushqimin?

MT: Ato, kusherinat e babes, gratë e tyne, dy [2] gra t’tyne edhe nana, baçica, edhe ato të dyja [2] magjatore. 

MD: Miqsi me tjera vende, a keni pasë?

MT: Po, me Gradicë. Ai kusherini e ka pasë grunë prej Gredice, tri [3] motra i ka pasë n’Gradicë tani diq aja; për mos me kputë miqasinë na e prunë ni rob ata, po ni kusherinit tjeter n’fjalë.

MD: Gruja a ka pasë t’drejta atëhere? Cila u kônë pozita e grusë?

MT: Jo valla, kanë punu edhe n’fushë, dilshin me korrë me drapen... t’reja janë kânë edhe nuse edhe gra, korrshin... ajo magjetorja rrike n’shpi, veç ato tjerat. Tri [3] ditë i kishin n’magje tani qato tri [3] ditë ajo rrike n’magje, tanaj mas tri dite e kryjke renin shkojke n’fushë. Dilke n’fushë me burra, me kojshi... u bajshim edhe bashkë kajherë... me korrë, kojshitë me ni ven u tubojshin, ni [1] ditë korrshin te ai, ni ditë te ai, se ishum t’ngât me gjak.

MD: Qysh janë kânë kushtet për me u ushqy?

MT: T’mira janë kânë, t’mira i kena pasë na shpija jonë, boll. Prejshim pasterrma, prejshim veres, jo kingjin, jo edhin, do i shitshum... veç kushtet per me hânger i kena pasë t’mira.

MD: Festat tradicionale a i feshtojshi – Buzmin, Shëngjergjin? 

MT: Poh gjithë, vallai. Bajramin, Ramazanin, ato i kishum, hastret i pritshum, feja e mire. Feja e paster… Shingjergjin e majshmi se kishim gjâ shumë e u gzojshim që po vjen Shingjergji, që na dulen gjâja n’bukë t’vet. Dikush prejke kingj, pite, pershesh me tâmel, edhe pite, po, dikush prejke… baba jem e prejke edhe ni kingj, ni diçka e prejke qi dulum me tana gjânë, s’na u bâ zarar, e pshtun gjânë, e dulen n’bukë t’vet. Bojshum zjafet per Shingjergj. Hoxha na thojke “Mâni se gjynah â, mos e mani Shingjergjin.”, se thojshin “festë e kem diten e Bajramit e t’Ramazanit – qito i kem festat tona”. 

MD: Kur jeni nda si familje?

MT: Jemi nda, jemi bâ tri [3] shpi, para qisaj luftes t’fundit, n’tetdhet e nishin [‘81]. 

MD: Kush i ndajti hiset?

MT: Unë njâ [1] edhe ata dy [2] kusheritë, edhe ata dy vllaznija qi kenë kusheritë e babes edhe ata u ndanë mes veti, u nda toka e barabartë. 

MD: E kafshtë? 

MT: Edhe japitë e krejt. 

MD: E çikave a ju ndajt diçka?

MT: Jo, çikat me burra t’vet.

MD: E lufta qysh ju gjet? (Lufta e Dytë Botërore)

MT: Lufta ke ardhuun, se shkum per Padijevë (Podujevë) me Shabanin. Kur shkum atje, Bajraktart e Llaushes e ni Feriz Bariqi i Kerrnices bertiten, thanë “Nuk shkojmë për Padijevë, për Sarajevë nuk shkojmë, se shkijet po na mysin përditë n’Serbi, n’Skenderaj, e na me shku atje; kta po na mysin ktu – nuk shkojna”. Shkum prej Padijeve, bërtiten, “Mos shkoni” tani Fadili (Hoxha) s’ish, ish kânë n’Prishtinë, Shabani tha, “kam qef me folë me Fadilin, Fadil Hoxhen që u kânë i Gjakoves” – “Vallai” tha, “Fadili i nxanun n’Prishtinë â”. Na u kthym, Shabani tha, “Ma mirë shkojmë se me liftu te pshallaki i grave tona”, “shkojmë” – tha, se Shabani ke n’ditë t’Shqipnisë, ke haps, se e pat shti Mehmet Gradica, e ia dhanë brigadat. E murr Shabanin per brigadat, sa dojnë gjin le t’merr me veti, veç ia dhanë per me shku per Sarajevë, tani gjinja si shkun anej, tani u kthyn, u nis lufta. Une jam kânë me kta...

MD: Me kan je kônë? 

MT: Rama, Tafa i Feratit e na Terrdevci.

MD: A keni pasë armë?

MT: Po. 

MD: A e ke pasë tânen?

MT: Po, pushken. 

MD: Kush ta ka dhânë atë armë? 

MT: Tonen e kum pasë, têmen.

MD: E para luftes t’Shabanit, a ka pasë naj luftë tjetër?

MT: Jaaa. Veç n’Kalashin qe shkojshum me liftu.

MD: Për çka shkojshi n’Koloshin me luftu?

MT: Me liftu me t’Serbisë. 

MD: A u vrajshin shumë tu luftu n’Koloshi?

MT: Shumë, poo…

MD: Kallxona pak për qet luftë. Qysh jeni shku n’Kolashin?

MT: Me kamë. Prej Kasove bukë çojshum n’Kalashin gjinve tânë. Shabani ish atje, tre [3] muj ka nejtë. Shabani atje, bajraktari i Llaushes, rrijshin atje n’Kalashin. Neper japi e neper kulla ata çka ishin t’Kalashinit atje: ata liftojshin anej; na knej.

MD: Sa vjet jeni shku kshtu, atje?

MT: Dy, tri [2, 3] vjet. 

MD: A t’kujtohet n’cillin vit jeni shku atje? A u kônë perpara luftes t’Hitlerit a mas?

MT: Vallahi përpara... U çu Serbija tani…

MD: A je kânë i martum ti?

MT: Jaa, hala.

MD: Kush vendosi me t’çu ty atje n’luftë? 

MT: Vet shkojshmi. Thojke, “shkoi – pe nxa – Shaban Palluzha, shkoi atje n’Kalashin me liftue, e me shku mas tí me liftue me Serbinë, mos t’vjen kâ, mos t’na vjen mâ Serbia”. Tani u bâ dita e Shqipnisë... Xhafer Deva… erdh Italia. Italia tani nejti dy [2] vjet, u çue, e murr gjermani, se Italia u kânë n’Drenicë. Mitrovicë e anej janë kânë gjermanë; Mitrovicë e knej janë kânë italjanë.

MD: E dita e Shqipnisë, që e permêne?

MT: Mirë vallahi, veç u dashke me shku n’Kalashin, na kallxun t’partë qita, u kânë ni Ilaz Cimi i Gjakoves, u kânë Xhafer Devja... Xhafer Devja u kânë i Mitrovices. Tani Xhaferi u bâ me gjermanë edhe ia dha ushtrinë e Drenices, e t’Kasoves, mu veshë me gjermanë me shku. Tani na veshi, jum kanë motmot eses [SS] i gjermanit. E liftojshim Carrnagorin me ren, e liftojshim me partizanë. Partia Kumaniste thojshin. “Po na vjen, mule me shku Drenica me renin n’Çakorr e, n’Marinë atje, u thojke ajfarë veni n’Marinë, dy [2] parë ushtri ishin: ni [1] parë ushtri t’Shqipnisë, ni [1] parë t’gjermanit. Dy [2] parë ushtri jena kânë.

MD: Kallxomë hala ma shumë për qet luftë?

MT: T’Shqipnisë jena kânë... Prej Shqipnisë, vishin zabijt e Shqipnisë e merrshin djemtë tanë i msojshin, e ata t’Shqipnisë tani u bânë edhe ata… u çu Italia tani, u bânë kishe si me gjermanë e dikur u largun, u lidhen zahere me Partinë Kumuniste, tani u largun, po, tani ikën... u largun ata t’Shqipnisë, shkun dikà… tanë t’Shqipnisë janë kânë u munojshin kishe mi lidhë me Shqipninë, me u lidhë me Shqipni na. Ata kishin qef anej; Xhafer Devja kish qef me Drenicë knena... pergjystë… 

MD: Kush u kânë Xhafer Devja?

MT: I Mitrovices ish kâ, ai ish kânë i lidhun me gjermanin. Ia dha Drenicen, krejt ia dha, u veshëm na eses [SS] t’gjermanit, e liftojshim me ren atje, me Cerrnagor. Shumë janë vra eses [SS] t’gjermanit, shqiptarë.

MD: Ku ke nejtë n’qat kohe sa ja kanë eses [SS] i gjermanit? Ku ke nejtë?

MT: N’Pejë.

MD: Sa ke nejtë atje, a t’ka ra me ardhë te shpija?

MT: Igballi m’qilloi, kurrë s’jam shku n’luftë atje n’Cerrnagorë, veç n’Pejë na lanë si milicinë, si azqert. 

MD: A ke pasë tesha?

MT: Po, teshat... 

MD: A ke pasë armë?

MT: Tana armet i kena pasë.

MD: E kan e keni pasë ma t’naltin aty, si komondant? 

MT: E kena pasë aty shqiptar, ni [1] Vesel… ni [1] Xhemë Gjelili i Dobrav t’Verbovcit.

MD: E gjermanë, a shihshe najhere?

MT: Poo, gjermantë aty na msojshin talim.

MD: Çka është talimi?

MT: N’talim, dalshim n’fushë, bajshim talim, u msojshim qysh mu palu, e qysh me qitë, e qysh me ra e, qysh me u çu.

MD: E me hanger; me pi? 

MT: Sa mujshim me hanger, me pi. Hitlerin e pajshum veç n’syret, e kur e pajshim Hitlerin që po punojke n’Gjermani rrehshim shuplakë, diçka bajke, diçka e qitshin n’syret. 

MD: A veç ni [1] vjet koha e gjermanit?

MT: Jo, kater [4]. 

MD: Po ti veç ni [1] vjet the që ke shku atje...? 

MT: Po de. I martum tani jum kânë. Prej Carrnagore atje që na çunë, u bâ njâ, ni [1] grupë e shqiptarve t’Drenicës, e ikum, gjermantë u largun, tani erdhum te shpija. Si erdhum te shpija, kur erdh vjeshta, erdh Partia Komuniste. 

MD: Kush e udhëheqke Partinë Komuniste?

MT: Qita t’Gjakoves – Fadil Hoxha n’krye, ai i enke gjakovsit tani, u banë me Fadilin, e banë ushtri shumë. E murren kumanistat, i ngjitshin dofarë n’plis, kryq t’kuq. 

MD: A u kônë kryq a ylli?

MT: Ylli.

MD: Kush erdh mas komunistav? 

MT: Tani erdhen komunistat, e tani neve silivani, e thirri Tahir Berisha e Rifati, erdhen te Nezir Leki n’Baicë, tha, “Qyre, mos u habitni, se Partia Kumaniste pa e marrë nuk ka gjâ, pa e marrë s’ka me lâ” e n’pshtoftë katuni... tani ai kusherini shkoi u dorzu... ishin Gudbovc kumanistat, i ngrehi, i pruni n’Terrdevc kumanistat. Ata ishin n’Abri, kumanistat. Kumanistat erdhen n’Terrdevc – partia e Shabanit ish n’Abri aty – u nis tani lufta, neve tani s’na digjen, e anej i digjen n’Abri, i kallen, tani u thy lufta. Shabani tani shkoi, shkoi atje n’Çyçavicë, e Vushtri, prej Vushtrrije hypi n’Çyçavicë, dul Mehmeti, ke n’Gradicë, Mehmet Gradica i dul perpara. “Ku po shkon, Shaban?” – “Du me shku – tha – për Greqi”, tha “jo, pa e bâ ni nam n’Gradicë s’ki me shku n’Greqi”, i nali. Tani Mehmeti liftoi n’Gradicë, korrsh e bani. Prej Gradice erdh n’Brezheniç. Brezheniç nejti dy [2] ditë e dy [2] netë, edhe aty i rrethekun, edhe aty i bani korrsh. Shkoi n’Terstenik n’shpija t’Hasan Syles me gjithë Shabanin, tani ni [1] top e prunë prej Mitrovice, a s’di prej ka e prunë, ni [1] top e qiten n’xhade, aja... shpija t’atina Tersteniksi gatë e kurdisi e i ra japisë; Mehmetit ia thei kamen e Shabanit i ra qitu… e tani i qiten n’kual e i çunë, Shabanin e qiten n’Bresillë, qaty n’Paklek n’ujë; Mehmetin e çunë – nifar Luta ish kânë i Gllanaselles – e shtinë n’dhé Mehmetin… u shkepen tani me shku neper brigada gjinja. Tani lypi Serbija, e lypi Enverin, “A po m’nshon t’trupoj naper Shipni e t’i çoj anej...”, çka i murr i çoi anej, krejt i grini Serbija. I murr edhe dyten dorë me çu tani nifar Majka, ish kânë i Shqipnisë ai, i murr i shkepi naper Shipni, nuk i la ma me shku ma anej ata, se niu çka bani Serbija, e i bani ata t’partë që i çunë anej, qi i bani batar, e i grini, tani k’ta mâ i nali n’Shipni.

MD: Majka qysh e ka pasë mbiemrin?

MT: Majka i Shqipnisë i thojshin. 

MD: E qysh vazhdut tani?

MT: I nalëm, erdhëm te shpija. Dikush erdh te shpija; dikush hini në brigada. 

MD: E ju çka banët? 

MT: Na metëm niherë te shpija, tani u bômë roja e katunit, na Terrdevci. I shtimë ata ktu e u bâmë Roja e Terrdevcit me armë, e u enshim nepër Terrdevc: dikush u bâ milic, dikush kumanir, e u shkepen Terrdevci, i pshtoi ai kusherini, i shtini mrena. 

MD: Kush erdh mas ktyne?

MT: Tani dikush u veshë shkoi azqer, e kryti rokin.

MD: Ku shkun azqer?

MT: Azqer shkojshin tetëmdhetë [18] muj, dy [2] vjet, motmot, qysh e kishin emnin, qysh e kish venin. 

MD: Azqert te komunistat, a po?

MT: Po.

MD: Kush janë kânë komunistat?

MT: Fadil Hoxha me partinë e vet, kumanista janë kânë. 

MD: Ti a je kânë azqer?

MT: Jaa, milic jum kânë nja dy [2] vjet. 

MD: Me kan? Me komunistat?

MT: Me Avdyl Muslinë, me atë Selmanin që u kânë, n’krye u kânë. 

MD: Me kan janë kânë k’ta?

MT: Jo, me Fadilin, partia e Fadilit. 

MD: Ku je kânë azqer?

MT: N’katun temin, n’Prekaz, tani m’hiqen, masi u vranë djemtë tonë. 

MD: N’cilin vit t’kanë hekë?

MT: N’katërt e shtaten e n’teten [’47, ‘48], e qashtu jam kânë.

MD: Kur u heke prej aty, çka bâne?

MT: Tani na hiqen shumë që kem milicë e i çunë azqer. Kur shkova une n’Skeneraj, tha “Ku je kânë azqer?”, thashë, “jam kânë dy [2] vjet”. “Dy [2] vjet?”, thashë “Po” – “Sa vjet i ki?”, “qikaq i kam” – tetumdhetë [18] a nânumdhetë [19] tash... Edhe e veti Sylë Uken – ish Syla presednik at’herë – tha, “Çka mi bâ qiti?”, tha “Jepja bukfisin” tha “se dy [2] vjet azqer i Shqipnisë u kânë” – tu ngjihke edhe ata. Ma dhanë bukfisin, e shoktë e mi çka ken me mu, tanë i çunë azqer: Smajl Bahtiri, Imer Elezi, Sheqen, Habibin e Halitit, i çunë… 

M.D: Çka t’kanë dhânë ty? 

MT: Bukfisin që e ke kry azqerin, tani qi erdha n’shpi, po Syla vallai tha, “Jepja – u kânë dy [2] vjet azqer i Shqipnisë”, unë eses [SS] kesh po u shkrova qashtu, se eses [SS] jum kânë. Thashë, ma mirë tham ‘i Shipnisë’, se me thânë ‘eses [SS] i gjermanit’. Tani ju lyn gjermanit permas Kasova deri shkoi n’ven t’vet: s’i lashin ven gjermanit, tu i njekë përmas Partia Kamuniste. 

MD: Tani, masi që u ktheve n’shpi, çka punojshe? 

MT: Tanshi punojsha token, bâna dhenë koxha shumë... dhitë na hiqen, tani bamë dhenë, shkojshna me dhenë. 

MD: Sa vjeçar je kânë tani, kur u ktheve? 

MT: Po, i bâna gati nizet [20] vjet, u bânë dy [2] fmij a tre [3]… k’ta tjert mas meje janë kânë t’vegjel, kta fmija, k’ta vllaznija, do kusheri ma t’vegjel... une si ma i madhi tani shkojshna me gjâ. Kur u banë ata djemtë qi rujshin gjânë, u nala n’punë, punojsha me ata kusheritë. Dy [2] penë kije i kemi pasë, majshim lopë e dhenë, dhitë... tani dhitë na hoqen.

MD: Kush? 

MT: Partia Kamuniste, dhitë – i çum krej. I çojshin për Serbi, a ka i çojshin dhitë s’e di, veç i çojshim deri n’Serbicë, i çojshim dhitë vet, i merrshin ata, i çojshin me vagona, i çojshin dika dhitë. Tani bamë dhenë e lopë. Po, tani na qitshin mish, qikaq killa mish: “Je ti shpi e madhe, ki gjâ shumë – qiti, qiti” sa killa mish... mule tani m’i çu na tferri edhe loptë e dhentë, mish tu çue e tana vishaki na kajti nanen.

MD: Kush u kônë vishaku?

MT: Vishaki drithin ta marrke, drithin, tybe e qitke sa qitke... mule tani me ble drith, shumë gjin kanë dekë n’hapsane. S’ka pasë vishak, e çojshin n’haps, janë dekë shumë n’hapsane, janë dekë Imer Dobra i Verbovcit, kush jo, kush jo… jon’ dekë n’hapsane se s’dilke drith mi çu sa qitke. Drithit i thojshin vishak. 

MD: Kush e lypke drithin? 

MT: Kshillat. Vishin aren ta kqyrshin: “Qikjo ara e Sylejman Fazlisë qikaq i qet”, tyben i qitke... tash e kqyrshin, thojke “qikaq i qet qikjo arë; qikaq i qet qikjo” e thojke... sa krahi. E ia ngjehke kokrrat: “Qikaq rena; dhetë [10] rena i qiti qyky kokrra që i paska – ‘e k’to kokrra sa qesin?’ – ‘qikaq’ – ‘eh, qitja qikaq’”, tybe si qitke qaq... Tani e fshishum, i çojshum n’Gllagavc [Gllogoc]… 

MD: Kallxomë pak për odat. Cili ka qenë roli i odave?

MT: N’oda rrishim.

MD: A keni lujtë loja? A knojshi?

MT: Po valla. Veç u merzitshim për bukë n’katërt e shtatën [‘47] e katërt e teten [‘48], s’kishum bukë... mule me ble n’Pejë. N’Pejë shkojshum, punojshum, do argatë, nuk i marrshim pare: “Valla drith ami, se s’kena bukë”, na bishin kapak drith prej Peje sa me bâ qpirt. 

MD: Çfarë lojna lujshit n’odë?

MT: Kush me lue – s’guxojshmi as me lu e as me knu.

MD: E ma vonë?

MT: Masanej tani u hiç vishaki… 

MD: Sa vjet zgati kjo e vishakit? 

MD: Katër, pesë [4, 5] vjet, tani e blejshin kush ish i zoti, a din, e blejke katunin e Terrdevcit. Nadhet [90] kintal Silimani, e çunë Silimanin e Sali Ramen me tubu, thanë, “Na Terrdevci e blejmë vet” thojke, “Bleje Terrdevcin, kush po qet me ble Terrdevcin...”. Sali Rama tha, “une e çoj Silimanin n’Pejë”. Erdh Silimani “Gjazhdhet [60] kintal Terrdevci ami mu”, u çu Sylman Zeqiri: “Hajde, kush – qyky ka qitë pak – hajde kush po qet përte tash?”. Selman Zeqiri nâdhet [90] kintal – “Permi mu a? Haj bre Zoti pa t’vra mos metë”. Se Terrdevci i hollë, toka e ligë, tha, “Po, jo prej nadhetë [90] kintal e marr vet”. E murr tani Silimani. 

MD: E ato nandhetë [90] kuintal i keni çu n’Pejë, a po? 

MT: I shkepshum.

MD: Ku? 

MT: Nepër katune: kush ish i vorfer mi ja dhânë drithin, se jo me çu ma atje, e shkepshim… 

MD: A jeni bâ tubë nëpër oda me lujtë e bô hajgare? 

MT: Po, tani nisum mu ngjallë, tani. 

MD: Çka bajshi nëpër oda?

MT: U tubojshum... deka na zuni shumë, u vrajke dikush e asi... s’mujshmi me bâ lojna…

MD: E t’pamet sa ditë i bajshi? 

MT: Ni [1] muj e panja, veç permi dikush... Pa ni [1] muj s’u kanë: pesë [5] javë; ni [1] muj; tri [3] javë – qysh e kish gjendjen – qi ish i fortë pak prej gjallnije, e kish oden, e majke t’panen. 

MD: Qysh u zvoglu?

MT: Vonë ja ka nisë, se pa tri [3] javë t’pane s’ka pasë… 

MD: Kur u ndave prej vllaznive? 

MT: Vet tani u ndajshin, vet kadal-dal u ndajshim. U t’hallum prej senev: Hajde ndahmi, u ndajshim tani: ai shpi n’veti; ai n’veti; dikush u bajke idare; dikush shkojke n’Trepçë; dikush shkojke n’punë; dikush shkojke n’Biligrad [Beograd]. Tani u çel Biligradi me punu atje, shkojshin rraktartë e Serbisë u bajshin, punojshin niqin [100] evra (euro), dyqin [200] evra (euro) ma s’shumti treqin [300]. Tani qato pare i çojshin ata e bajshin idare kâ, se gjânë na e murren. I banë mish… Tani u ngjallum… u bâ lufta e Shabanit, ni [1] muj gati lufta. N’Skeneraj [Skënderaj] shkun, i nxurren gjenazet se i kishin pas mytë rreth anej e rreth anej, e i nxorren gjenazet, tani Shabanit ia dhanë me shku per Sarajevë. Tani kta nuk shkun, se “jo po na mytë”, shkun n’Serbi, sa kena nxjerrë gjenaze nëpër mal, nëpër rekë , nëpër ujë, nëpër male... Çka kena me lypë? Ish kânë zëvensi i Fadilit, ai tha, “le t’nalet Shabani, ju shkoni, e le t’nalet Shabani, e kqyrim: kush i ka durtë e përgjakta ka me dalë n’gjyq; kush asht’ i asisht e rrokë dënimi i dekjes”. K’ta s’shkun hiç, u kthyn, tani u nis lufta. Gjashtë [6] javë a pesta [5] gati, lufta, shtirë... kjamet, borë. N’Abri janë vra shumë partizanë. Hjekë vallai, kur janë hi kta, kena hekë boll me Partija Komuniste. Kush u kânë si i vorfen e që ka pasë gjallni, jo mish, jo vishak, i banë brisk ibret; e kush janë kânë si t’hollë u majshin n’paj, i shtishin n’punë, u dhashin nihmë... që ishin t’vorfun, si t’hollë, u nimojshin, po shpijat e mdhaja, krejt kqyrshin mi bâ zila... Atë kusherinin ia paten pre asi, tri [3] vjet ka nejtë n’Golliotok haps, ni [1] kushiri i jem që u kânë i zoti i shpisë, që met mas babes tem, Sylejmani. Sylejmani dymdhetë [12] muj ka nejtë n’burg n’Skenderaj, a tani mas dymdhetë [12] muje e çunë n’Pejë, ia prejten vjet, tri [3] vjet, tani e çunë n’Nishë, prej Nishe n’Golliotok. 

MD: E ti, baci Mehmet, a je kânë n’burg?

MT: Nja nizet e pesë [25] ditë. 

MD: N’cilin vend?

MT: Vallai qashtu n’shtatumdheten, tetumdheten [17, 18]. Ma gjeten ni [1] pushkë: unë s’e qita kur me hallakaten – ma gjeten. Niherë tha, “qite se e kie”. Kesh eses [SS] i gjermanit, e pruna me veti, e morra pushken, ika me gjithë pushkë. 

MD: Tani t’arrestun?

MT: Po, nizet e pesë [25] ditë.

MD: Qysh kalove n’burg?

MT: Ngusht veni, u bamë shumë kallabllak. Si i bamë nizet e pesë [25] ditë tani na lshunë. Erdhum te shpija, na perjashtun tani, s’guxojke mik as jaran mrena me na ardhë. Aj kusherini haps, edhe mu um shtini haps, a na perjashtun, po, po.

MD: E kjo lufta e fundit, e nandhet e tetes [‘98], qysh ju ka gjetë? A keni nejtë n’Terrdevc? 

MT: Nëpër mal, n’malet tona qaty. 

MD: A ju bani dam kjo lufta e fundit? 

MT: Po, tani erdhen nëpër shpija masi nuk liftoi Terrdevci. Tani na erdhen nëpër shpija, po ata tani çka u dogjen e u asishen, s’guxojshin me nejtë nëpër shpija, kena nejtë nëpër mal. E, shkun nëpër brigade.

MD: E n’këtë luftën e fundit?

MT: Kena nejtë napër mal. Shkum n’Gllagovc, e n’Gllagavc na çunë, i lamë shpijat, vet i lamë. N’Gllagavc na dhashin ka pak me hangër – nuk na dhashin po blejshum, se s’na dhashin. 

MD: Cila luftë i bani ma shumë dam Drenices?

MT: Vallai qikjo e mrama: s’e ka vetë a â plak, a plakë, kâ e ka zâ, e ka fshi. I murr edhe me veti, i shtini nëpër trampa, i çoi kush dojke tha, shkun për Shqipri, atyne ju ra mirë, po qeta qe i shtini n’autobus i çoi për Serbi k’ta, i çoptisi... dikâ vrajke, dikâ e mytke me dru, veç autobusin e shtyshin a e qitshin tha, “n’deti, me gjin” – a din, e kanë folë atje n’Serrbi. “Ehh...” thojshin, “... kena gabu – tha, thojshin – i lashim me shku n’Shqipni e s’i marrshim me veti, mi çu knej me i hupë e me i tretë, po i lashum me shku n’Shqipni” – i ranë tani pishman. Kur shkun n’Shqipri, i majten e u kthyn, tani erdhën, i majten n’pâjë besa Shqipnia. E k’ta çka shkun me ta për Serrbi, bane hesap, tha, “Ka’ shkojshum udhes, pa hanger, pa pi, veç me kqyrë qiknej t’vrejshin, veç mu lodhë: ‘jum lodhë’ e ulë – t’vrajke”. Ahh, për tani n’Biligrad na veshen, na banë si azqer e pshtum. Kush s’mujti me ecë; kush pshtoi... shumë tani u prishen tu nejtë nëpër male, tu nejtë anej i rroki tani smuja, e rroki dergja... Janë dekë tani shumë masi që janë shku, se u prishën... jashtë ftoft, shtirë, dimën. E qikjo shumë e shtirë u kânë, kjo e mrama… 

MD: Plaka, kur ka vdekë? 

MT: U vdekë qe nizet e katër [24] vjet a pesë [5], prej zemre. Nja tre [3] vllazni... i ka pasë pesë [5] vllazen e tre [3] i diqen... mâ s’e pa diten e vet kur i diqen vllaznija. Njâ [1] i diq n’brigadë, njâ [1] ia banë batare, njâ [1] u smu tu nejtë n’mal, u smu – rrnoj motmot e diq edhe ai. Tani mâ gjithë teposhtë shkojke, ia leu Zoti… pesë [5] çika um kanë dekë; katra t’gjalla [4] edhe ni [1] djalë. Djali edhe ai m’vdiq. Nizet e ni [21] vjet u kânë msus, tani u bâ skame tha, “Po shkoj n’Mal t’Zi me punue”, shkon vet i treti [3] a i katerti [4]... Kur shkon qatje n’Carragorë, ungjun me hanger bukë, e vjen nifarë kami ner hije... tu hanger bukë mi bjen djalit, e ni [1] shoqe tina e myti n’ven; ai i jemi rrnoi ja dy [2] javë, Titograd e çunë atje, po vdiq, atje u diq. I la tani tre [3] djem e ni [1] çikë. Djemtë, ky ma i vogli, ai i madhi n’Gllagovc âsht; i dyti n’Gjermani me gru, ni [1] djalë e ni [1] çikë i ka n’Gjermani. Ky i madhi, ktu n’Gllagovc, n’Kasovë. Çika shkoi te burri, ajo u nal, nana i rujke thminë. Edhe mu tani m’diq gruja, mâ tani s’mujta mu martu se i ri. Ajo mi ru fminë; une mu martu, s’ma murr menja, aja e re nana e ktyne… 

MD: Axhi Mehmet, a ma mirë at’herë a tash?

MT: Neve na u dok’ke at’herë se i kishim do gjâ, e kishim gjallninë, halé s’na kish prekë, e kishum. Tani mas lufte kem t’hallu tani, mule rishta mi ba gjânë, e, rishta me punue... U shkepen mashqit e shkun nëpër puna, tani u doft rishta dej ta qesum n’atë gjendjen... u munojshum, ku jena kânë, mirpo tani u rahatu puna. Masi u rahatu puna u ngjallum, u ngjallum pak. E tash ma mirë â, jo, tash ka kohë qi ma mirë… 

MD: Pse tash ma mirë? 

MT: Po punojnë hallki, i kanë bâ kushtet, i kanë bâ shkollat.

MD: E ti, axhi Mehmet, a ke shku n’shkollë?

MT: Jaaa. 

MD: E motrat e vllaznia?

MT: Po, kanë shku kta djemtë, vllaznija kanë shku, po…

MD: N’cilin vend?

MT: Djali jem ka shku n’Mitrovicë. E kryti ktu n’Likovc, prej Likovci ka shku n’Skeneraj, prej Skeneraji tani shkoi n’Mitrovicë e kryti. Tani hini msus aty n’Abri, nizet [20] vjet ka punu msus. Shkoi qatje me punu, i thashë, “Mos shko, mor bir, mos shko”, se veç qat djalë e kisha – “Po shkoj valla – tha – drejtori na ka thânë ‘kush gjani punë shkoni punoni, venin e kini, apet e shkoni’”, thashë “Shko”... i la tre [3] djem e ni [1] çikë. 

MD: Axhi Mehmet, t’kom lodhë pak..! 

MT: Jaa tybe, sa dush rrimë. Vallahi çka di... se koxha i maj men do sene, a di... Se erdh njani prej Podjeve, edhe njani prej Peje, a dy, me djalin e Zenel Sadikit t’Abrisë, erdhen e m’veten qyshtu per Sadikin. I kallxova ren, thashë, “Sadikin gjithë e kena gllasitë, edhe u kânë njeri i zoti, u kânë për popull. Kur u ardhë Serrbija qi i ka prue Selenlikt prej Serrbije” thashë, “u shku ka bâ vâjë – ja’u kanë zapu tokat, janë metë hallki, pa u munohen me çelë n’mal se tokat qi i kanë punue ja’u murr. E bike shkaun, ia marojke shpinë midis are... ja’u lypi e jau bajke hazer, vishin Cerrnagort aty tani… – e Sadiki bani vâjë aty...” e i kallxova ren qysh u shku n’Biligrade, me kâ u shkue, me kâe, vet i gjashti [6], e i kallxova... reni qyshtu u kânë. Bile e qiten edhe n’kangë, tha, “ky Sadiki po rrin n’Abri, e ka ba Allbani” – e qiten edhe n’kangë Sadiki Zenelin. Tani m’ka dalë libra, ma kanë pru ni liber aty n’syrete, aty fjalte, krejt. Tha, “Po vinë” tha “msusat edhe avokat” a s’di çka thejke aj Podujevsi, “...me t’vetë ty”, thashë “Jo vallai”, tha “duhet me ardhë me t’vetë ty”, tha “sa vjet i ki?”, i thashë “Nadhetë [90] i lashë, e po shkoj për nadhet e tre-kater [93, 94]”. Tha, “ishalla edhe qaq rrno’ se na ke dhânë fjalë t’mira”, thashë “vallai çka kum ditë”. Tani ma pruni bukfisin (librin) ai djali, nipi i Sadikit, prej Mitrovice, me syret t’atina e temin… 

MD: E “Darken e Lames” a e bashi?

MT: Po. Si i kryjshum t’korrnat, e bajshim ni [1] darkë e i thirrshum kajshinë, e majshum tanë qata t’gjakut. 

MD: Çka gatujshin gratë? 

MT: Po kush kish t’grunit, kush s’kish t’kallamojta, veç ma fort... a per Ramazan gjithë e kena hanger na shpija jonë t’grytë, e kena korrë n’Ramazan, e kena kasitë, kush s’e prishke. 

MD: Kur ke fillu me majtë Ramazanin? 

MT: Vallai katërmdhet [14] m’doket, çikav, na thojshin pleqtë, çikat ka dymdhetë [12] se kanë bosht, e djemtë katërmdhet [14]. Tani ia nis’shum, edhe ma perpara ia nis’shum me majtë. E marrshum hoxhen per Ramazan, jabanxhi at’herë, bishim prej Perzereni qi ishin t’sheherit hoxhallarë, ni [1] muj ditë rrike nëpër oda, od’u-m-odë. Dikur dul urdhni veç ni [1] odë mu falë se jo nëpër tanë venat. I caktun dy [2] oda: njâ [1] te mixha Ramush; njâ [1] te Ramavitë. Shkojke ja dy [2] ditë perpara hoxha, shkojke te shpija vet, ia dhashum vitrat e ia shtishum hatmin, ni shejë grunë u kânë me knu per dekun, hatmet, per shpirt t’dekniv, per babë, per nanë. Vitrat i kishum borxh... ja ke honger pak perpara, ja permas, e “t’i shperrlan vitra” thojshum, edhe qi ke hanger pak perpara ja permas. 

MD: Qysh e keni kqyrë at’herë syfyrin e iftarin?

MT: Qashtu sahatin e kishim, n’qikaq iftari âsht’, dikun dikush e pagujshin tupanxhi n’katun, tani ai e rrehke tupani n’vakt. Kur vjen vakti e rrehke tupanin; si rrehke tupani u ulshum, bajshim iftar. Edhe n’syfyr tani e rrehke tupanin, u çojshum n’syfyr… 

MD: E Drenica, ku e ka bâ tregun?

MT: Mitrovicë, Prishtinë, Rahavec, Pejë, s’ka pasë ksajd, jaaa. I çojshum gjânë kâmë valla, i çojshum gjânë me na u shitë, u knaqshum, po nuk na u shitshin e u lodhshin... tani kadal-dal mi pru prej shpije. 

MD: Me çka pagujshi? 

MT: Me pare. 

MD: Çfarë pare janë kânë at’herë?

MT: E Serrbijes, banka: dhetë [10] qese, pesë [5] qese, gjashtë [6] qese, shtatë [7] qese. Ni [1] lopë u kanë pezdhet [50] banka, kau gjazhdhet, shtadhet [60, 70]. Qysh ish kau, bleshum pasterrmën na, a din, i kishum gjânë tona e i blejshum t’gatshme, prej more gjânë tuat... kur dul mishi i fshiu, i rujshum gjânë, s’i prejshum, pa e blejshum t’hujin e tonat meten. 

MD: Tregomë pak për Drenicen... thojnë se ndahet në Drenicen e Kuqe edhe të Pashes. Kush i ka nda Drenicen e Kuqe dhe Drenicen e Pashes?

MT: Anej udhes trenit Drenica e Pashes. Pasha kish pas punue, për prrug (rruga e trenit) e anej ish kânë Drenica e Pashes. 

MD: Anej – kah? 

MT: Prej Galeshi e per Komoran, e Gaspojë t’Vasileves e anej – Drenica e Pashes.

MD: A i ka dallu najsen kto Drenicat?

MT: T’butë janë kânë... Pasha ja’u kish pas lypë ka i [1] çikë: “E du ka ni [1] çikë prej juve”. Ja kishin pasë dhânë, tani vjen me qat ymyd edhe n’Drenicë e knej prruge. Kur vjen n’Gradicë, e permen e e vrasin.

MD: Kush e vrau?

MT: Gradica e vrajten. 

MD: Pasha me prejardhje, ka’ u kânë?

MT: S’e di ka’ u kânë, veç Pashë po. Po e vrajten, tani mâ i met ‘Drenica e Pashes’… 

MD: Baci Mehmet, faliminderit shumë se t’kom mundu e t’kom lodhë...

MT: Jo vallahi, asni fije. Faliminderit edhe prej teje qi je interesu me marrë naj fjalë. Une shkollë s’kum pasë veç n’odë kena pasë gjithë, e bajsha hizmet e i nisha ka pak tu folë musafirtë ka’ folshin. N’Pejë i kena do sebepa anena, do prej Gerrbanice, do prej Broje, anej prej Damanekit, do Gash janë kânë atje... tani vishin te na, vishin e bajshin llaf mes veti. Bajshin llaf: “qikjo shpi â e mirë; qikjo shpi âsht besnike” – “qikjo shpi” e perdorshin, shpijat e mira, shpijat e nershme, ehhh. Azemi na ka livdu Gashin e Terrdevcit, n’kangë âsht’ “n’tana ant m’kanë nimu; djemtë e Gâshit m’kanë nimu ma fort”. Lubaveci janë kânë Gash krejt. Lubaveci kanë nimu fort, Galica ma pak, Prekazi edhe ata koxha i kanë nimu. Vike nifar Fazli Berani i Klines, vike te na me ata Zariqt e Baices si i gat, ata Berant e Klines t’Epërm, e vike te na e kallxojke, tha, “Kur na kanë rretheku pesë [5] vjet, jena kanë n’kullë t’Azemit, e u çu Azemi, dul diçka për nevojën e vet. Kur dul” tha “ja bani dikush prej atyne shokve, ‘uuh Azem, pse po na ban zhurum allahile?’, tha, ‘besa zhurum jo, po çunu se kokmi rretheku’ – ‘Jo more’, tha ‘Vallai po’, jena veshë” tha, “jena dalë” tha, “Azemi ia ka dhânë pesë [5] herë prej tyne anej, u perzinë ushtrija”. Kallxojke ni Bajrush Likovci, u kânë azqer n’Zagreb: “Ehh,” tha, “kur janë ardhë me rretheku Azemin, që janë ardhë kâ, veç shkijet i murr; asni [1] shqiptar s’e murr qi ishim azqer. Shkijet” tha, “i murr tanë me veti me ardhë n’Drenicë, e shqiptartë jo. Po vallahi...” tha, “ia kena nisë luften aty, vallahi, bre na... dy [2] orë a tri [3] s’janë bâ, se ka’ janë hî gjinja n’Drenicë, s’di, janë ardhë me na nimu”…Mirë k’ta Jashart e kanë folë – Dauti a s’di cilli vlla i Ademit – tha, “Qysh u bâ Azemit me i ndihmu e neve s’erdhen me na nimu kerkush, e Azemit i nimun at’herë prej tana anve gjinja, piken hinë, ja kapercyn rrethin e hinë te Azemi; e neve s’na erdh kerkush me na nimu”. Dauti e tha ktâ... thojke baba jem “shkova” me nanen tem “se u dogjen shpijat e pojatat e gjâve krejt me tulla, e me hamar, e shkova n’zabel me ja marrë do vjetav (viça) do bari. Kur shkoj, qe Ahmet Delia, Azem Bejta, Bajramt e Klins, ishin kânë gjashtë [6] veta, shtatë [7]”. Babes tem ia ka bâ “O Beqir”, thotë “Hoj?”, thotë “a pa vjen deri qitu?”, thotë “po more”. Kur shkon ish kânë Azemi vet i pesë a gjashti [5, 6], thotë “A po shkon me na thirrë Fazlinë” per mixhen e babes. Tha, ‘jo, hajde shkojmë” – “ku me ardhë – thotë – se shkrum jeni bâ”, “mas luftes t’Azemin” thotë, “jeni kallë”. Thotë “jo, kullen e kem, robt i kena qitë poshtë e na n’kullë pa rrimë”. Thotë “Jo vallahi, s’vina”, thotë “vallahi hajdi se vjen Fazlia” per atë mixhen – “vjen ju merr qitu”, shkojnë. Kur shkojnë para kulles, del Fadil Behrami me u folë, e majshim ni nip prej Marine, e majshim aty ni nip, se baben ia vrajten Bucant e Marines, e tani kqyrshin me ia vra edhe djalin. Tani e murrum na, e majtum, daja i bab’s u kânë… eh, dul ai nipi n’selimllak me gjithë Fazlinë e Shota ma e mrama. Tha “Marinë, qati t’mramit mos ja shterngo doren” u mahit, a din, se bajke hizmet te Azemi kur vike ai daja i babes, tha, “qati t’mramit mos ja shtrengo doren”, u bâ nifar gazi. E po jav sillë plaki “Qyre – tha – prej teje edhe prej nipit tan” – per baben – “fjalë t’keqe s’kum ni. Krejt Terrdevci e disa vena” tha, “ia pamë sherrin Azem Bejtes, e prej shpisë tane s’kom ni fjalë t’keqe qi ke folë... e per qata jam ardhë me t’pa edhe me nejtë pak” shkoi ...

MD: T’kum kthy mrapa n’kohë. 

MT: Pooo, s’jom kônë i lém hiç, mas luftes t’Azemit isha kan’ lé, qatô e maj men, qe i kum vjet qaq, se nizet e katerten [‘24] u vra Azemi, kater [4] vjet për pesë [5] qe u kônë lufta n’Terrdevc. T’nizet e katerten [’24] u vra ai, shkun n’mal t’Gllareves, dojnë me kallë gjinja, Shota thotë “jaaa, s’ban me kallë”, njani i atjehit, ni [1] plak i moçum thotë: “Jo, a ban me qitë; ni gropë â qikâ”, thotë “ku â?”, thotë “qe qikjo, n’mal”. Ish kânë nifarë bunari qi e qitshin gurin, tha “bajke rrakarraka ka’ shkojke guri...” e shtimë qaty Azemin, tani e kanë nxjerrë. E nxirren, e çunë n’abarr t’vet. Ni [1] çikë e kish pasë n’Klinë t’Eperme, ni [1] Aza, e prunë ata Azemin e, e varrosen n’aborr…

MD: Sa fmi i kish pasë Azemi? 

MT: Veç qatâ e di, për tjeter s’di. Per qat Azen n’Klinë e kish pasë, se e murren, ish kânë n’âborr t’Azemit…

MD: A t’kom lodhë? 

MT: Jaaa (është koha të falet).

MD: Faleminderit shumë!

MT: Faleminderit shumë që je interesu.