Mehmet Tanaj

Intervistuar nga: Arbnora Kolgjeraj Rexhaj

N’79, kur jemi nda jemi kanë gjashëdhejtë [60] vet jemi kanë, bukë s’kishum, ktune u kanë shumë fukarallaki madh, qe metë zanë at’here me dhejtë [10] kille kallamoq me ni strejcë n’shpinë me të zonë policia sikur me të zonë sot me ni mijë [1000] kille drogë u kanë, po s’kom bukë carrokt janë tu m’dekë uni!?

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

18. 03. 2018

Lokacioni i intervistës

Gorozhup

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

AK: Sot me datë 18 mars 2018 jemi në fshatin Gorozhup, do ta realizojmë një intervistë me Mehmet Tanaj, 81 vjet. Baci Mehmet a mundesh me m’tregu diçka për jetën e juve? Kur keni qenë fmi si e keni kalu fëmijërinë?
MT: Tregoj, tregoj unë, shka kûm mujtë me majtë men prej at’herit po une kam majtë men shumë se at’here u kanë jeta shumë e zorshme, pi ‘43 une e maj men partiznat liftojshin ksajde, Fadil Hoxha vike, ka nejtë n’odë Tanë, n’odë t’babs me ja tridhejtë [30] ushtar, kur u baka aksham dilshin hupshin, dilshin napër mal liftojshin, kur u bakka saba vishin, telefunin e majshin n’plemë, e kanë pasë ni telefunë me atë çerkin, e majshin, mrapna ushtria janë kanë k’tu te na, pi t’25, 1925.
AK: Para se me lind ju?
MT: Po para se me lind unë, po m’tregojka baba mixhallartë, i kishin pasë nreqë do karaulla me nejtë ushtria, ktune, e nëpër do zabela përskejt kufinit kishin pasë maru do gropa si bunar ka ja dy metra fellë, i kishin pasë ngul do huj napër ato gropat, t’prehen kshtu me maje ata huj, e qitë do dushne pak përmi që kur t’shkojnë gjintë me dalë n’Shypni ose me ardhë prej Shypnie, me ra n’atë gropën me shpërfy n’ata huj. Mirëpo k’ta baba, k’ta vllaznia e babs e k’ta katuni i kishin pasë ditë ato, ato gropet, e nuk kanë ra, s’ka ra asnja n’to hiç, edhe i kanë marrë prej shpive, i kanë vra e i kanë pushkatue n’atë kohë se u kanë... se serbi at’here dojke me ba temel k’tu, e për qatë punë i bajke ato, ato gjana ky. Mprapna n’48 him n’shkollë u çel shkolla te na, e kemi msu niherë me ni karaullë t’ushtrisë pak, mrapna ushtart na hoqën se atë karaullën e ban furrë me pjek bukë, e na prun n’odë t’babs k’tu te Tana, ja dhejtë [10] ditë nejtem mrapa na çunë te Bina qikah me ni odë tjetër edhe aty nejtem ja dy javë, mrapna njani e lshoj ni shpi te Tejeci qitu e aty kemi nejtë ter kur e kemi kry shkolllën, ter kur u maru mrapna shkolla, n’51 katuni e kanë marue shkollën qatje.
AK: E kush ka qenë msus?
MT: Msus ka qenë sefte Mehmet Krushja, sefte ka qenë msus qaj, mrapna ata e zunë, e kapen policia at’herë ai regjimi i Partisë Komuniste n’atë vaktë ata e e shtinë n’burg edhe ni babë t’kushurinit tem edhe ata e shtinë n’burg e morën me to, bile ai Mehmet Krushja ka pasë dekë n’burg, ka pasë dekë. 
AK: Këtë shkollë që e keni hap a u kanë msheftas apo e kanë ditë krejt? Edhe policia edhe krejt? Shteti?
MT: Jo, jo e kanë ditë krejt mrapna, pooo, se n’51 u maru shkolla k’tu!
AK: E k’to që i keni majtë napër oda msim?
MT: I kanë ditë edhe ato policia krejt, ushtria e policia e kanë ditë edhe ato, u çel shkolla kshtu mrapna e hapen. As s’kishum libra, as s’kishum fletore, as s’kishum lapsa, as... at’here u kanë fukarallëk i madh shumë, e u dukke kush ish naj ja ma i fortë pak... baba jem u kanë pak ma i fortë u m’bleke lapsa, fletore e u duke mi shkue po nuk i shkyna po i nxjerrsha midis fletorës edhe ja jipshna shokëve ka ja dy fletë qashtu me shkru se s’kishum, u kanë fukarallëk at’herë, bili qaq vitin e parë kemi msu edhe para dite edhe mas dite kemi msu.
AK: Sa nxans jeni kanë? A t’kujtohet?
MT: Vallahi bash taman nuk u m’kujtohet veç jemi kanë ja izet e katër a pesë [2425] jemi kanë.
AK: A ka pasë vajza?
MT: Ka pasë, ka pasë, ka pasë, edhe vajza ka pasë edhe djem. E mrapna u çel... n’52 n’Planejë u çel edhe klasa e pestë e e gjashtë, po na s’na lishin me shku se kishum, u dushum për gjâ, m’i rujt gjânë, na sa da i vogël po na qojshin te gjâja, se k’tu e kishum kufinin ngatë, na dilshin n’kufi, pse duli, pse e lshove, lypshin shumë ushtria, policia, ai, me gjâ nuk u folke, ai dilke vet na ike, na hupke, e!
AK: Sa anëtarë jeni kanë n’familje ju?
MT: N’atë kohë jemi kanë katërdhejt [40] anëtarë baba u kanë, Sokol Tana a kanë n’zô, bukur e përmenshin u kanë i fortë, ka pasunia. E qishtu.
AK: Kur jeni nda familja?
MT: N’79, kur jemi nda jemi kanë gjashëdhejtë [60] vet jemi kanë, bukë s’kishum, ktune u kanë shumë fukarallaki madh, qe metë zanë at’here me dhejtë [10] kille kallamoq me ni strejcë n’shpinë me të zonë policia sikur me të zonë sot me ni mijë [1000] kille drogë u kanë, po s’kom bukë carrokt janë tu m’dekë uni!? Ani shka, punë e madhe! Le qi ta merrshin atë drithin po u dukke me kallxu atë nirin ku e ki marrë, ata mrapa e bojshin bërbaten, n’burg e shtishin, e baba e ka pasë ni jaran n’Kurshe t’Madhe ni Haxhi Sinanin, te qaj mirrke kallamoq.
AK: A e kanë nxan naj here?
MT: Aaa?
AK: A e kanë nxanë naj here policia?
MT: Jaaa kurrë se kanë nxonë, ish i fortë baba at’here nuk e zishin fortë se kur u niske niri prij Perzereni si polic, si oficier, kur vishin knej s’kishin ku me bujt, s’kishin ku me hi mrena, s’kishin ku me hangër bukë e vishin te baba, e kqyrshin, kontrollojshin ktu ne karaullen e ushtrisë edhe vishin e bujshi te baba, sa at’herë u kanë ka, kamsore u kanë s’ka pasë tjetër rrugëdalje, mrapa Drinin e kemi pasë përpara, nifarë lundër t’keqe e bishin qaty ajo u mytke, u mytshin gjinja n’to e shumë shumë, shumë kemi hekë, mirëpo kontrollimi për çdo sên, vike ni inspektor pi Prezreni, mi kontrollu shkollat, me na kontrollu neve nxansav a po msojmë a jo, qysh e ka pasë mi plakë emrin? (i drejtohet shoqes) Drita, se di qysh e ka pasë emrin! E vike e kontrollojke shkollën tonë e bujke te na, bujke, mrapa n’nesrit shkojke n’Planejë e shkojke n’Gjani e shkojke n’Perzeren tani. E qitash qita fmit si kontrollon kërkush, s’ka kurfarë kontrollimi, kurfarë inspekcioni nuk ka për shkollë, msoj e s’msoj punë e madhe. Mrapa dru, shumartë nuk lishin dru, krejt na i kemi pasë puntë e zametshme shumë, qi te na nuk ka bjeshka ahishtë mu kanë, ah, breh, pishë, te na s’ka krejt lluga t’kqija t’vogla ni teshlics n’bjeshkë tanë sûn e nxjerrë, veç dru me djeg ka pak ka edhe ato pak ki, e shumari s’na like mu dal n’derë t’âborrit me shku me bâ dru, u duke natën me dal me shku ma vjedh naj magare dru a naj kali dru a!
AK: A keni pasë male ju k’tu?
MT: Po kemi pasë.
AK: Malet e juve?
MT: Po edhe tonet i kemi pasë kapak edhe tonat e tej n’48 kanë hekë... kemi hekë shumë keq e mrapna mas ’48 u mush pazari drith, u lirue shko blej n’pazar sa t’dush, mrapna dulen fletore, lapsa, sheqer e... krejt senet dulen mas ’48. E tej qatere kemi hekë shumë, ka pasë fukarallak t’madh k’tu, deshën, dathen. Edhe mas ’48 kush kish se ai që ish i varfen s’kish edhe me ble, shkojshum n’52 jom shkue n’Podjevë n’furrë, po baba e kish pasë atë shoferin e konduktorin bash si t’ngjofshum, ni autobus vike sikur tash që vjen te na, nja n’sabah shkojke për Prishtinë nja n’aksham edhe prij Prishtine vishin qashtu, aty ishin treqin [300] vet me hyp n’autobus, rrethi i Perzerinit me Perzeren e me krejt, ku m’i nxanë, u mushke ni autobus shkojke për Prishtinë, tjerët shkojshin n’kamë n’Ferizaj, at’here bajke dy ditë deri kur shkojshim n’Ferizaj e me hyp n’voz e me shku për Beligrad e me shku... se mas ’48 u çel puna mrapna.
AK: Ju kur keni fillu me u marrë me furrë? Me furrë kur keni fillu me u marrë? Me punu n’furrë?
MT: Pi ’52, une.
AK: Po.
MT: Po se baba u kanë ma herët, n’48 e ka pasë çel furrën n’Podjevë, baba.
AK: E prej cilit brez... a e mani men ju prej cilit brezë keni fillu me punu napër furra?
MT: N’brezë t’bâbgjyshit.
AK: Bâbgjyshi a?
MT: Po, n’brezë t’Ali Tans, mrapna baba ka vazhdu, mrapna une mas.
AK: A ju kujtohet ku e keni marrë zanatin?
MT: N’Podjevë, eee qysh sû m’kujtohet. N’Podvejë e kam marrë sefte n’52 sefte n’Podjevë jam shku n’zanatë.
AK: Te kush je shku me punu atje?
MT: Te baba, te baba.
AK: Te baba a?
MT: Po, e qishtu!
AK: E k’tu që thatë u hap një furrë kush e ka hap atë furrën?
MT: Ku?
AK: K’tu n’Gorozhup, te ajo e ushtrisë qajo pjesa.
MT: Ja ata ushtria e kanë pasë hap për veti.
AK: Aha ushtria, ata vet kanë punu n’furrë a?
MT: Vet punojshin ata ka pak, rrishin kah shtatëtetë [78] ushtarë tej n’dhejtë [10], ata veç për veti gatujshin, se sûn e bishin, se nuk kish... Drini ish ktune nuk kishin me shka me pru pi Perzereni ose pi Vermice ma pru, s’kishim me shka.
AK: Edhe k’tu n’Gorozhup kryesisht janë marrë me furrë, furrëtari banorët?
MT: Krejt, krejt banorët, Hasi krejt me furrë.
AK; Po. E diçka tjetër a kanë punu përveç furrës? Naj zanat tjetër?
MT: Nëpër gërbet a?
AK: Jo k’tu n’vend?
MT: Jaaa! Tokën e kanë punue, gjânë e kanë rujt kanë pasë dhanë, dhi tej n’53 dhitë janë kanë, n’53 Marshalli [Josip Broz Tito] i hupi mrapna dhitë.
AK: Pse i hupi dhitë?
MT: Po i hupi, thojke jo malini pa hajnë e jo s’di shka e anej knej s’pe lajnë malin mu rrit e... po nuk ish konë ajo, ajo ish kanë... Marshalli [Josip Broz Tito] e kish pasë mirë aty se na qojshin te gjâja neve e nuk na qojshin n’shkollë, se at’here pleqt e zishin shkollën fff si kurgja ma e vlefshme u kanë dhina se shkolla. Se u dukke, u duke me hangër, u duke me shitë dhi e dhenë e lop e e me ble bukë. 
AK: A mundesh me tregu diçka për kronin e Gorozhupit?
MT: Për kronin?
AK: Po.
MT: Kroni u kanë edhe n’fillim i zahmetshëm shumë po edhe mas ’90 u kanë i zametshëm shumë. Se terti n’57 n’atë kohën e [Aleksadar] Rankoviçit na munojshin shumë, edhe babet tanë si t’mdhejgj po edhe neve si thmi, me na pa ushtria, na shishin se ata dilshin patrolle e rujshin kufinin, e na shishin napër mal pse erdhe kah? Pse kqyre qanej kah Shypnia? Pse... tash shkojshum n’krue na shkojshum kah Shypnia, kur shkojshin atje te rampa ushtrari thojke shka po kqyr kah Shypnia? Po kah mar vlla me kqyr, po na s’dishum mi thanë, s’dishum serbisht, po, e merrshum kapak vesh po m’ja kthy s’dishum, po qysh a ma kthy krye kshtu me ec shtremtë a?
AK: E kur âsht nda kufini taman rrepstësiht?
MT: Kufini rreptsisht u dae me ’25, 1925, at’here e kishin pasë ndreq shpejt e shpejt ni karaullë te Martini, nja qatej te Maçi, Maç i thojmë atij véni edhe nja n’gjysë t’bjeshksë, tre. I kishin pas nreqë, bili qiti te Maçi edhe qati n’bjeshkë fshatratë i kanë çu ujë pri kronit e kanë çu ujë atje n’Karakollë atje, e nja qitu te Martini e pagujshin me pare ato u qojke ujë ai, a katuni hiç pa pare pa kurgja, e me ’25 i kanë ndreq shpejt e shpejt i kish pasë nreqë karaullet at’herë.
AK: E a kanë metë familjarët e ndane? Dikush n’atë pjesë e...
MT: Eee qysh, pooo qysh jooo!
AK: A din me na tregu naj histori rreth ndarjes kufinit?
MT: Po qita Pogit edhe Mariqt na jemi kanë ni katun, kshilli i katunit u kanë qaj kshillë u kanë për Gorozhup, qaj për Pogi, qaj për Mariq, mrapna kur u nû kufini ata metën anej, mrapa miqsi kemi pasë anej shumë, e mixha jeme e ka pasë gruen prej Cahanve n’Shypni, motra e babs u kanë n’Domën n’Shypni, bile ai i ka pasë lanë tre djem e ja dy tash kanë dekë, ja kemi pasë edhe përpara miqsi e...
AK: Keni metë ndanë gjysma anej e gjysma knej edhe s’jeni pa një kohë t’gjatë?
MT: Jaaa s’jemi pa hiç, janë ja katërdhejtë [14] vjet a pesëdhejtë, [15] n’kohë t’Enverit [Hoxha] nisesos koha Enverit [Hoxha] pi ’45 s’ími pa ma me ta, bili na kur shkojshum me marrë ujë, mu kanë Shypnia ty marrë ne na nalshin, po qaty ngatë na nalshin, ata kanë pasë atë qeshmen si poshtë e na e kemi pasë pak ma nelt, na folshim nërmi veti, na, gratë e folshin qi i njishin gjinen anena, e thojshin filani filanit i ka le djél, filanit i ka le çikë, filani ka mu përcjellë çiken, naja qi ish mesa atyne ka me martu djelin, a din nër veti folshin për me ni ata, ata kurrë t’Shypnisë nër veti nuk folshin që me ni na dishka knejm hiç, hiç nuk folshin ata hiç. Shumë e çuditshme u kanë shumë.
AK: Masi jeni taku, masi âsht liru pak kufini ai keni pyet naj herë pse s’kanë fol?
MT: Nuk guxojshim thajshin.
AK: Prej kuj?
MT: Pi ushtarve t’vet, pi ushtarve t’vet!
AK: E juve a ju kanë leju ata ushtartë?
MT: Aa ne s’na thojshin kurgja, veç a din na nër veti që folshim...
AK: Po, po, po.
MT: ...nuk na... kurgja s’na thojshin!
AK: E ushtarët a kanë qenë shqiptarë a serb ?
MT: Ja, ja serb janë kanë.
AK: Krejt janë kanë?
MT: Pi kahmimosit ka pasë prej Slloveni, ka pasë pi Kroacie, pi kahmimosit Jugosllavisë ka pasë ushtarë k’tu. A di kah dhejtë  [10] kah [10] dhejtë që vishin e u ndrrojshin, k’tu s’rrishin përmi dhejtë [10] . Dhejtë [10] tej n’dymdhejtë [12] qaty pari.
AK: E juve a ju ka pasë mbet dikush i familjes anej që se keni pa edhe ju ka marrë malli kshtu me pa?
MT: Ja s’kemi pasë, t’familjes nuk kemi pasë anej, motra e babs u kanë e martune atje.
AK: Nuk e ka pa baba juve motrën ni kohë t’gjatë apo?
MT: Ja, ja se ka pa hiç, pi ’45 nuk e ka pa ma. Ka dekë baba ka shku se ka pa ma motrën hiç. Une jam kanë me ’95, u liru pagëz kufin, ish kufini po pak u liru, jam dalë napër mal e jam shku i kam pa ata nipet atje apet jam ardhë napër mal kam dalë knej, mrapa e nxora pashaportën e nshojshin k’tu n’Vërmicë. Tej me ’98 kanë shku edhe me pashaporta kapak, kur shkojshum n’Vërmicë nja nja trikatër here jam kanë me pashaportë, kur shkojshna atyne vijshin djemt me mu kishin qejf, kur shkojshna, u çuditshna thajsha... um shkojke menja qi qi edhe toka vese po m’han qysh kam ardhë k’tu, u çuditshna n’vetveten qysh erdha k’tu, na s’guxojshim mu kqyr tash mu dal pi atyne, pasha Zotin, u kanë, u kanë... gjâja Shypnisë kurrë ka nuk dilshin, tonat përnier që i lshojshum veç që u duke m’i rujt shumë se n’Shypni meniherë shkojshin, po ata nuk i merrshin, nuk i vjedhshin, nuk e... hiç, hiç, hiç, apet dilshin knej gjâja, lopë e...
AK: Ju s’keni guxu me dalë mi marrë?
MT: Ja, ja, jooo, na s’guxojshum prej tanve, na kanë dënu shumë herë na kanë dënu, pse ka dalë lopa anej, pse ka dalë kav anej, um ka hup bre um ka hup.
AK: Qysh ju kanë dënu, çfarë dënimi keni pasë?
MT: Aaa?
AK: Çfarë dëime ju kanë dhanë?
MT: Me pare na dënojshin, me pare!
AK: Me pare a?! Sa u kanë dënimi a ju kujtohet?
MT: U kanë niqin [100] dinar, dyqin [200] dinar, niqin e pesëdhejtë [150] dinar, po janë kanë bukur si t’vlefshum dikur e hupi dinari e hupi vleftën krejt, dikur ma vonë. Po at’herë nuk kishim na, ne niqin [100] dinar për ktune mi pague, Gorozhup, Binë, Planejë, n’krejt Hasin. S’ka pasë at’here gurbet shumë, shumë pak u kanë gurbeti. Gurbetin ma shumë e kanë rreh fshati Lubizhde, Zymi edhe Gjanit e na qiknej mas shumti se na tokë s’kishum, toka me gurë, toka thatë, pa ujë edhe shka me ba hajt n’gurbet, edhe gurbet s’ka pasë at’here shumë, shkojshin gjinja napër përduzeça, përduzeça i thojshin qatyne sipërmarrjeve t’madhja tash qi po thojnë. Shkojshin edhe napër përduzeça punojshin, n’Beligrad shkojshin e... mrapa pi ’45  tej n’56 i qojshin babet tanë n’aksion, i thojshin punëtor vullnetar, ata s’shkojshin vullnetar po k’ta i qojshin, po i thojshin vullnetar, po çfarë vullne... na s’kishem bukë me hangër e ai i majke pesë muj, gjashtë muj me punu n’Beligrad me krah. E mas ’56 mrapna i bajnë mjetet edhe hishin gjinja edhe me rrogë mrapna punojshin atje.
AK: A kanë ik naj herë prej aksionve mos me shku?
MT: E ku me shku, që me ik?
AK: Me u kthy n’shpi ose dikun?
MT: Po meniheri t’shtishin n’burg, s’ka pasë, mujshe me ik po ku me shku, meniheri n’burg i qojshin.
AK: Juve s’ju ka kap kjo koha e aksioneve a?
MT: Ja, ja.
AK: Ju jeni kanë ma i ri?
MT: Jaaa jam kanë ma i ri unë at’here. Mrapa n’kohë  [Aleksadar] t’Rankoviçit i ka pasë munu ai gjinen shumë, kishe menja pi mledhi armët e, jo ki armën e, dikush edhe e kish naj nja po rrallë naj njo, i rreke i asike, mrapa dikur n’67 Marshalli [Josip Broz Tito] e hoq [Aleksadar] Rankoviçin, ja u pashit mrapa sên.
AK: K’tu n’Gorozhup a ka ndodh naj histori me armë? A kanë gjet shumë armë k’tu?
MT: Ja pak kanë gjetë, nja katërpesë copa pushkë n’atë kohë.
AK: A i jepshin vullnetarisht a i gjishin napër shpia?
MT: A i jipshin...
AK: A i kanë dhanë vet?
MT: Jo, jo si ipshin vet, nuk i jipshin vet, e për qatë punë i munojshin kapak e i rrejshin e munojke pak e mrapka e qitke armën, po ti qite.
AK: E nëse e ka qitë armën pa bâ zô a e kanë mundu? Nëse e ka dorëzu armën pa e mshef?
MT: Ma dorëzu menihere nuk t’munojshin, kurgja nuk thojshin, veç e ki, qe, hajt. Po ka na, n’Has tanë, n’Has po foli, Has k’tu e n’Gërqinë, nuk ka pasë hasmillak, nuk ka pasë vrasje, shumë pak, shumë shumë pak ka pasë, nuk janë vra nërme veti gjinja ka na, e ka Podrimja anoj u vritshin ma fortë se atje toka e mirë, jo ma shtinë mexhen, jo qiko qiknej, e te na për ato sene kurrë s’janë ngatrrue gjinja, mrapna edhe fukara t’mdhejgj jemi kanë, babat tanë janë kanë shumë fukara, bâbgjyshet e... po konë jashtë nuk kanë lanë, nuk munesh ma gjetë dikond n’Has që thotë filanin e ka hangër uki n’dimen ose ka dekë n’borë, nuk munesh. Jam kanë niherë ka Dragashi me ni shoq kem teri n’Restelicë qatje, plot përskejt t’rrugës ish qeshme edhe shkrujke aty n’atë qeshmen, serbisht shkrujke, “za dusho avoga, për shpirtë qitij e ka hangër uki, ka dekë prej s’ftohti”, e kish qit qeshmen për shpirtë qitij, për shpirtë qitij krejt shkrujshin, e te na kurrë as as nuk ka dekë kush prej s’ftohti as nuk e ka hangër konë uki. S’kemi pasë vén na qaty n’odë t’grues n’odë grues mrena, n’rrugë nuk e ka lanë. E mrapa nër veti nuk jon kanë t’egjer që mu vra a mu rreh a mu... rrallë ka bâ vaki shumë rrallë ka bâ vaki ajo, mrapa hajnia te na nuk a kanë hiç, hiç hajni nuk ka pasë, rraaallë naj ja ka bâ vaki, do si kaçaku thojshin at’here dilshin n’mal, e qato bajshin vaki mu kanë, dytre merrshin ka ni edhë a ka ni kigj a... për zor t’buks se s’kishin bukë, jo me vjedhë me dhejtë [10] copa izet [20] copa gjâ, nuk vjedhshin, s’ka pasë hajni te na. 
AK: Pëveç kronit t’Gorozhupit a keni pasë naj burim tjetër të ujit, k’tu te Martinaj përveç ktina?
MT: Po k’tu, ka nejtë te shpia s’kemi pasë po e kemi pasë Drinin. Shkojshum edhe n’Dri mirrshum edhe kemi pasë edhe tokë atje e punojshim tokën edhe n’aksham merrshum ujë.
AK: A k’tu n’fshat vetëm te Martinajt?
MT: Vetem te Martini s’ka pasë tjetër kunë hiç, se me çel naj bunar k’tu u kanë toka e fortë krejt rreth a, krejt rreth, at’here s’ka pasë edhe halete me shka me rumu, me shka ma thy rrethin, hade mos me dalë rreth e rëmojshe me kazme me kacia me asi, a rrethi u duke me pasë delta, u duke me pasë... ma dinamit jo që jo, mu bâ me krisë dishka at’herë s’bojke hiç, gati qashtu qi s’kemi pasë tjetër rrugëdalje hiç, veç ja n’Dri ja atje n’krue. At’here ma herët, kroni ish kanë nifarë bullake e vogël, jo sikur a sot, nifarë bullake n’tokë që e kishin pasë maru ni llagôm, sa m’i mush do mashtrapa u thojshim, e mi mush ato brijet.
AK: Mashtrapa?
MT: Punio, sikur gota po mashtrapa me vegë ato. Me qasi mashtrapa merrshim e i mushin ato brijet, janë kanë brijet prej drui at’herë, marojshin vet, ni mixha jem i marojke ato, ai llagomi krejt u turblloke, se ato u duke për toke mi mshu kshtu ma mush atë mashtrapën, krejt u turblloke, qashtu e merrshin, mrapa mas ni kohe u kanë ni Rexhë Jelliqi, e pat maru ni bazen t’vogël, e pat maru me beton, mrapa dikur n’48 e ban... ban marrëveshje me Shypni, Jugosllavia at’hershme edhe e nreqen ni bazen ma t’madh, edhe i danë ato çeshmet, t’tanën e qiten ma knej t’Shypnisë ma nej ma e ki pa ku u kanë, e materialin me jua çu Jugosllavia e ata dorën, ata ma nreqë, e kallxojshin mixhallart e baba, u qojshim tha materjall, hekra, zallë e cement e, u qojshum dikush kush kish kali me kali, kush s’kish kali me magare u duke ni tro zallë ni tro a çue atje, e u thojshim tha puna e marë atyne t’Shypnis! Hiç. A u lodht? Hiç. Jua qitshim tha kutijet ma dredh cinaren se at’here t’dredhne ma shumë, hiç tha nuk i merrshin, s’folshin tha me ne hiç, ata. Se qysh ish kanë aja aja puna atyne une nuk e di, bili i thajshna babs: “ O babë po kur po shkoni aty, a avitni ngatë ju?”. “Po mar qysh jo, n’skejë! E hiç s’folin, e sheh me sy hiç, hiç” tha “jo me sy po se kom” tha “pesëmejt [15] centin larg, po nuk fol tha mozallah”. Na u çuditshim, na se kemi pasë ashtu, na jemi kanë ma t’lirë, ma t’lirë jemi kanë!
AK: Ujët kur ka ardhë tani n’fshat prej ujësjellsit?
MT: Ujt ka ardhë n’97, ’97, e kemi marrë ujt, ka pasë metë ujt te Çuni!
AK: Ku i bjen kjo Çuni bash?
MT: N’Kojush, përtej Planejë atje ma poshtë qaj fshati, qatyne, mirëpo ka n’Planejë e patën maru bazenin edhe tej n’bazen e patën prue gypet e ujt. E mrapa komunja e muri e pruni tej n’qitu lidina do shpia t’prishta që janë qaty, tej qaty, metën qaty, u bâ sebep Halit Shehi me ni vlla t’vetin me ni Qazimin, ai Qazimi e kish dugajen n’Karllovac n’Kroaci, e u banë sebep , e ndreqn rrymën atje te Çuni, se u duke me rrymë, se ato pumpet pa qit n’Planejë. E ndreqen rrymën, e mrapa e morën Planeja e shtinë nëpër katun e na thanë edhe neve, edhe na mprapa me paret tona e kemi marrë, na ka pasë bâ gjashëdhejtë [60] mijë marka, bili une jam kanë udhëheqs i asaj pune, um lanë, udhëheqs me...me na ecë për ceva t’ujtë e për shka kish nevojë, e morën n’97 edhe na u gjet shumë se mas ’97, ma kur dulum n’98 nuk mujshum mu lujtë pi shpie hiç. Me pasë nevojë me shku n’Perzeren vika autobusi k’tu thatë u kthejke, me nevojë me shku kur t’nalshin e nalshin autobusin ushtria, “ku po shkon?”, “N’Perzeren!”, “Pse?”, “Po kom punë, kom me ble dishka?”, “Shka ki me ble? Pse po shkon?”, na ka bâ vaki pi autobusit na kanë zhdryp, e na kanë kthy prapë, se ma mu shku n’kru e me shkru n’Dri aja u kanë, u kanë e dekne krejt, e qaj ujt neve n’97 na u gjetë shumë, edhe mas ’98 neve na ka pshtu Zoti i kofshum fal edhe ushtria rregulltë, shka janë kanë n’Karakoll t’rregullt ata!
AK: T’Serbisë?
MT: Po qata na kanë pshtu, ’99 n’mars, ja ja trikatër ditë para, pa u kry marsi, e kish pas thirr ni ni Isenin e Karhanit ai oficiri atje u kish pasë thanë: “Ju, num ngofshi mu, ecni, shkoni n’Perzeren, edhe kush t’ju nalen udhën thuni filan oficiri na ka thanë mu shku për Perzeren! Tej n’ora tetë [8:00] jeni n’dorë teme mos u tutni hiç, kur t’bahet tetë [8:00] ma s’kom lidhje me juve, ju n’dash ecni n’dash rrini!” Mrapa na kallxoj ai Iseni s’kemi pritë mrapa kemi eci!
AK: Krejt katuni?
MT: Kejt, kejt, kejt katuni, kejt kemi ec, shko qatje zatetshum n’ushtar, po deshti Zoti nuk na vritshin, n’Planejë kush shkum e vran ni çikë midis udhës!
AK: Ni çikë t’vogël?
MT: Aaaa?
AK: Sa vjet?
MT: Ja pesëmejt [15] vjeç u kanë ajo.
AK: E pse e vran? Pse e kanë vra?
MT: Shkret, shkrejt, ajo u kanë tu ec me babën e vet, me nânën e vet, edhe ni djalë e plagun, bile ai e ka pasë babën msus, i kish pasë ra plumi qetu nër fytë i ka dalë n’faqe, gjysen e dhamve ja ka pas thy, po ai pshtoj ai djeli, pshtoj. E ne ushtria, qato ushtria e rregullt na kanë...
AK: Tani keni dalë n’Shqipëri prej Prizrenit?
MT: Po mrapna ja tri ditë kemi nejtë n’Gjani, qatje te Gushesti krisshin pushkt si mu kanë luftë, e keni nejë n’Gjani ka nejtë mas tri dite kanë ardhë na kanë përzan fishhht e n’Shypni. Kur dulum n’Shypni ishin kanë ty shkrue sa vet pe hinë e qaj që i shkrujke tha: “Xhajo tha hej, shka e ki tha këtë gruen?” i thashë “Grue!”, “Shka e ka emrin?”, “Se di mar thashë!” unë se disha emrin hiç, e kishna harru emnin, ishna ishna lodh me shpirt ty tut ku pe jesum tash, kishum do djem pak ma t’mdhejgj si ky e si ky gati e... “Qysh bre tha s’ja din grues tane emrin?” thashë “Shko t’i n’Zhur e veç prej Zhurit hade tej qitu” thashtë “edhe emnin tond” thashë “me t’vet nuk e din shka e ki, viç tej n’Zhur” thashë “Me shku, jo mu shku pi Gorozhupi ka kum ardhë unë rrotell!”. Qitu pi ’97 ktune ka kufini u kanë e miniratne kejt, kejt i miniraten u kanë veni!
AK: S’keni guxu me dalë?
MT: Jo, jo!
AK: Tani mas luftës i kanë hekë minet a po, mas luftës i kanë pastru minat?
MT: Aaa mas lufte mrapna kanë ardhë i kanë pastrue, pastrimin ma t’madhin e kanë ba rust, u kanë ni... do rus ishin kanë, nja dhejtë [10] vet e rrishin qika te Karhani ata, bujshin e kanë pasë, ni qen e kanë pasë me veti e edhe ai qeni lypke mine, miëpo pi atje ku banojshin te Karhani ej kur vishin ka, ku lypshin mine, e bishin aty e lshojshin qenin, ai s’lypke mine zar, nuk e di, kur e merrshin e qojshin apet te Kërhani, ata rust dishin ka pak serbisht, pi thamë unë njanit: “Ku pe qonë qenin?, m’tha “Po e éni!”, “Pse mar po e en” thashë “po ti tash erdhe n’punë?”. “Aaa” tha “pa ja ba qefin qenit” tha “Ky nuk kqyr mine!”, “Po edhe qeni po duke m’ja ba qefin?”, “Aaa s’bon” tha “hiç, ja tha k’ta duhet mirë me asi e me lshu!” Veç rust kanë hekë, nuk di ishin kanë puntor t’mdhejgj ishin kanë, do llug e do dushnet napër atë venin aty, e mirrshin e prejshin, e prejshin veç qat cungin ja lishin, rust, edhe kur shkun, kqyr tha na nanëdhejtë e pesë për qin [95%] po sigurojmë tha ka kemi kqyr na, nanëdhejtë e pesë për qin [95 %] u sigurojmë, pesë për qin [5 %] jo! Pse pesë për qin [5 %] jo? Ai tha ka minerat qitu edhe ka dalë tha qatje, sa qatje ka shku, e ka dhezë tha ni cinare duhan ka pushu tha nër hije qatje edhe ty pi tha cinare duhan e ka shti minën qatje, e ata tha na nuk dim, nuk e dim, e k’to tha i kemi n’letër, këtë venin k’tu. Qysh tha pe dini k’tu? A tha i kemi letrat tha na, si n’qet ven janë!
AK: E a ka ndodh me ra dikush napër mina?
MT: Shtatë [7] vet kanë ra!
AK: A kanë pshtu a kanë vdek krejt?
MT: Jo kanë pshtu, ni kushurini jem ka ra n’mine e kanë kput kamën qitu, nja, edhe ni Tejec qitu ka ra e ka kput kamën, dy, edhe nja që punon me babën tanë n’Planejë ni Shania e ka kput gishtin e madh, tre, Shyqria i Bins, katër. Ku ka k’tu ala, k’tu s’ka ma, n’Gorozhup katër vet kanë ra. Nja ka ra n’steg, nja n’minë, gjashtë vet kanë ra, shtatë vet kanë ra n’mine edhe asnja n’kamë tjetër viç n’kamë t’djathë, asnja n’kamë t’majtë jo, krejt n’djathten, ajo minja qitu ja vritke kamën qika, s’ishin kanë ato bash t’forta m’ja kput krejt kamën, mirëpo ja prishke kamën e mrapa k’ta doktort gjerman ja kputshin qitu, mos ma rreziku ma, mos mu s’mu ma! Shka s’kemi pa bre, shka s’kemi pa aiii, ishallah s’vjen ata devra k’tu! U kanë fruthi, smuja e fruthit. Fruthi ni javë ditë t’majke, po ni javë ditë ai u kanë i zorshëm, t’mytke, ma mu shnosh pak, i bajshe trikatër ditë me fruth mu shnosh pak, mu kthy për s’dyti meniherë t’mytke. Mrapa u kanë kolli, i thojshum koll i madh, tre muj, ai le qe t’mytke kolli po kur u ngrejshum, kur u ngrejshum na carrokt kur bajshëm ëëëhhh! Qishtu n’bjeshkë u nishum, bash kur e shish naj njo, une sot çuditna, marre, bash kur e shishi naj njo qi pe don ma myt kolli, i ipshin tamel t’magarit edhe pshtojke.
AK: Me tamel t’magarit?!
MT: Me tamel t’magarit pshtojke, po pse s’na jepshin krejve! Pasha Zotin, marreee, tamel t’magarit, filani i kish dhanë carrokit, po ai ish kanë ilaq, une sot po çuditna qi pse s’na kanë dhanë krejtve shka ka kollin, at’here ka pasë plot magare!
AK: Fruthi, sa vjet i ke pasë kur u kanë?
MT: Po ai u kanë edhe përpara fruthi...
AK: Po ju që e keni përjetu?
MT: N’43 e mas e di mirë, bili...
AK: E ky kolli madh?
MT: Qatere edhe ai u kanë, po, kaj herë t’kapke n’verë e kaj herë n’dimën e kaj herë... si kolli, si fruthi, nuk kanë pasë kohë t’caktume që n’qit kohë!
AK: E qysh jeni shëru? A ka pasë mjek k’tu për m’ju vizitu apo...
MT: Çfarë mjeki mar shka je tuj thanë, ti a po nin naj ja qi e munojke kolli shumë tamël t’magarit edhe fap t’i çelke sytë edhe u shnosh.
AK: E fruthin qysh e keni shëru?
MT: Edhe frythin n’shpi,dy spitala janë kanë n’Perzeren, njani u kanë n’Tabahanë knej reke njani u kanë anej reke, dy doktor janë kanë, doktor Daci dhe ni italian, doktor italiani, qita dy doktor n’atë kohë u përmenshin s’ka p... ai, ka pasë nashta edhe tjerë po qita dy u përmenshin, njani u kanë i turbekulozit njani u kanë për ksi smuja tjera, qita dy spitale janë kanë, jo bree, mrapa me shka me çue thminë, s’kishim me shka ma çu, mu kanë vjetë dimen, shi, frymë, dallgë, Drinin e kemi pasë përpara ka me dalë, s’kemi pasë kurfarë kushte edhe me pasë pas dokktorr, pesëqin [500] mu kanë kanë n’Perzeren kushtet nuk janë kanë hiç, s’ka pasë kushte, deshën, dathen, tej tash te na qi ka metë kjo veshja Hasit, ju e keni pasë tjetër veshje, tej tash te na veshja Hasit u maru, vet gratë e kanë maru me vek, e kanë vekin n’shpi, e marojke ni kanac, e ni mshtjellak e ni asi... krejt veshjen e marojke vet gruja, e do i marojke, ama i marokje kush ish pak si i fortë qi kish pare, qi i bleke hargja, se ato u dushin hargjet mi ble, a di, pa ardhë nuse i bajke ni veshje a dy a tri a ma s’shumti, s’mujki me maru ma tepër se nuk kish ai, ai miki mi çu pare me ble hargja, u kanë zor, zor u kanë at’here, u kanë jeta zorshme shumë! Kur shkojshum n’shkollë n’Planejë e kemi pasë, nânat na marojshin do strejca sa kji fletorja jote, bez naj tro rubinë, na marojke mi shti ato librat trak, ku kishum at’here libra ni abetare ni ni libër t’leximit, ni matematikë, gjeografi, histori gati hiç s’kemi pasë. Po kemi msu ma shumë si k’ta nxansat tash qi msojnë, rrishim me ni kushuri temin, qaty n’Dri te dhitë, n’48 kur patëm hi n’shkollë, bujshëm atje edhe natën, ish pranverë ti pjellë ato dhitë, kishim dhitë dyqin [200]  e kusur copa, e kallshim, ai mixha e kallke zjermin, e na njani i fryshum asej uls me gojë i fryshum fu fu, e ky tjetri shkrujke, kur i marojke ky, ai kushurini i fryke uls Nebia, une i shkrujshna detyret, ni herë unë nihere Nebia me unë, me zjarm, pasha Zotin, e sad, sod janë ba... i kanë shyqyr krejt senet krejt, autobusi enët anej teknej, âsht shumë dam i madh sot mos me msu po kanë dalë do, da sene t’rrumllakt, topa se di shka po thojnë qata, mrapa do farë, do farë si drrasa, do telefuna, qata s’pi lajnë. 
AK: A man men naj prrallë t’vjetër?
MT: Ja vallahi prralla s’di! Nuk di prralla!
AK: Naj kangë?
MT: Jo moj çfarë kajke!
AK: A ki shku napër dasma?
MT: A po! Si maj men une ato kajkt e Ibish Brojs ka dy sahat e knajka ni kajkë...
AK: Jo naj kangë napër popull që e ki ni? Që e kanë knu populli?
MT: Jo, jo s’di. Naj kajk t’rruspive dytri fjelë si knoj ato, si përmeni ato, iii kur ishna i vogël qy!
AK: A ki shku n’Pashtrik shpesh?
MT: Iii, tej para pesë [5] vjete jam shku, para lufte i kam pasë iqin [100] copa dhe, për ditë jam shku, bora qeka, une n’sabah e merrsha bukën n’krah e te dhetë atje e n’aksham e mshilshna visha n’shpi!
AK: A ki pasë stane atje nalt a?
MT: Po, po stani u kanen, e u dukke qeni me ju çu bukë atjene, n’sabah bukën n’krah e atje, për ditë, kah tre [3] muj i majsha dhetë, n’dimen i majshna n’bjeshkë se vers nuk ka pasë ujë bjeshka, e dimnit i majsha, atje edhe yshymin e koristatshëm, aty nashta nuk hanjshum po thajshim po hajnë boll, s’kishim ushqim boll, hajt se boll po hajnë, zishum po man. E si thashë parëz për shumart u kanë, zymjant janë kanë shumar at’herë, Pjeter Lemezhi u kanë, Lazer Franja a s’di Lazer kushi vallahi i thajshin, ni Frroki, Lazer Berisha e qanej kah Cakit e ka pasë shpinë, qatje e ka pasë, po ma i mirë, katalikt janë kanë ma t’mirë, për popull ma t’mirë janë kanë, u kanë ni Bilami n’Gjani, ama s’like bash me mujtë Nebia me pasë fuqi ni tro krane me thy nuk like, u kanë ni Rizani i Zhurit, edhe ai u kanë qashtu, e k’ta pak, kqyrshin ka pak nëmjet gishtve k’ta katalikt, ai Lazri u kanë n’Planejë edhe te na, e nuk na munojke fort, besa naj kuj edhe i kallxojke kqyr n’qitë ditë s’jam k’tu kam punë n’Perzeren...
AK: N’Pashtrik a keni shku edhe n’gusht për ni festë që a apo?
MT: Po, po!
AK: Çfarë feste asht qajo?
MT: Asht dita Poshtrikit, dalin dervisht prej Teqes Madhe t’Gjakovs, tri javë, nizet e ni [21] ditë rrin aty.
AK: Atje nalt krejt?
MT: Po n’Poshtrik aty.
AK: Tani shkojnë populli apo?
MT: Po shkojnë poplli. Populli shkojnë edhe pa dalë dervisht edhe masi dunën dervisht e sa janë aty shkojnë e, veç ma shumë shkojnë sa t’janë aty!
AK: Shka bajnë kur t’shkojnë atje nalt? 
MT: E bajnë izaret atë vorrin, lajnë ka pak pare simas munsis qysh ka ni euro  [1€] a dy euro [2€], tri euro [3€], ka njeri që i lenë edhe pesëdhejtë euro [50€], se aty nuk ka caktim sa mi lanë, sa t’dëshiron zemra.
AK: A prejnë naj sen aty kur t’shkojnë? Naj kurban a dishka? Kurban a prejnë?
MT: Po presum, po, po qojnë. Po përpara u kanë kur e qojshi kurbanin dervishi e merrke kryet edhe njanen shpatull, tjetrin mish ta ipke, tash a nuk ka pasë mjete ma rujt sikur tash që janë frizhiderat a se qysh nuk e di, veç kryet edhe njanen shpatull e mirrke, tjetrën ta ipke me veti, e tash e merr krejt tash s’ta jep asni tro.
AK: E kur e man men, prej kurshit kanë nisë me shku atje me bâ...
MT: A qeshtu e mrri une!
AK: Edhe baba juve?
MT: Po, po babë e bâbgjysh e katragjysh e... qishtu ish kanë!
AK: A ka pasë naj emër tjetër përveç dita Pashtrikut?
MT: Jaaa veç Dita Poshtrikut se âsht vorri aty po ai pingameri nuk u vra aty, po ai ku ma ditë ku u vrae, u plagosë e aty kish pasë pikë gjaki, e ku i kish pasë pikë gjaki atij pingamerit, n’shatëdhejt e dy [72] vene bahet izaret qiky pingameri që i ka pikë gjaki, n’shatëdhejtë e dy [72] vene, e thojnë qi trupin e ka... e kanë shti n’dhe n’Gerqi, a asht... [nuk kuptohet] nuk e di. N’shtatëdhjetë e dy [72] vene bahet izaret, e niherë me ’38 ni patrollë e ushtrisë, dilshin patrollë katër [4] vet ushtar, e kish pas shku e kishin pas prish gjysen e vorrit, e nja dy ishin kanë lujtë, njani nuk e prek hiç i treti e ja dy gjysen e vorrit e kishin pas prish edhe ishin kanë lujtë, kur vinë kanë n’qatë n’bjeshkë, n’qatë karaullen qatje n’bjeshkë, t’i qitë pushkë tu asi, k’ta dhe ushtria aty n’karaullë qohen, qohen n’kamë thonë: “Shka janë k’to pushkë kshtu!” Dalin, hin i zanë n’pritë kur shkojnë qe ata, edhe tash ata nuk nuk dalin pi pritje aty pi llugve po pat dvesin qata që e shohin qi a si normal ai: “Hej shka kanë bre k’ta qi pe qesin?” edhe “Kur t’vim tha atje tha u kallxoj tha kur t’vi mrena n’karaullë kur t’hi tha u kallxoj!” Kur hinë aty tha i kapën kapkap, i lidhen ata hëëë, “Ai vorri tha që a n’filan venë, ai vorri poshtë thashë se dy janë, edhe bash n’maje a nja, atë vorrin atje poshtë tha k’ta gjysen e kanë prishë, edhe kur e kanë prishë gjysen s’ka shku dhejtë [10] dakika kanë ba qishtu, ja kanë nisë me ba qishtu.” Ja âsht vén i fortë shumë.
AK: Përveç n’gusht a shkojnë edhe naj herë tjetër?
MT: Paj shkojnë, shkojnë.
AK; Për qato vorre?
MT: Ka gjinë që shkojnë, ka nevojli dimnit shkojnë për borë, shkojnë, ka tylifar... gjinja për nevoja shkojnë aty edhe gjajnë qare, gjajnë.
AK: Domethanë krejt Hasi shkon atje a po, a vijnë edhe prej vendeve tjera?
MT: Vallahi eee mi çika mirë, qysh e ki emrin ti?
AK: Arbnora! Arbnora!
MT: Albnora, ni serb i Kralevs, ish kanë ushtar n’qatë karaullën n’bjeshkë që po thamë edhe eeeu kanë ’77 m’doket a [‘7]8 a, nuk e maj men bash mirë se di, s’jom kanë n’shpi. Ish kanë ardhë pi Kraleve me gruen e vet, me kerr, e kish pasë ble ni delme n’Perzeren e ka ardhë te na k’tu e ka marë ni mixhën tem, ni Rasimin, e ka marrë e ka pague pesëdhejtë [50] dinar, mi nimu me çu atë delmen n’Poshtrik se ai at’here ish kanë k’tu qata dy ushtar që ishin kanë lujtë kur e kanë prish vorrin edhe i  kish pasë pa me sy ai që, ai ai burri i fortë i kish pasë lujtë meq. E ka ardhë e ka shku mixha jem atje e kanë çue, ai me gjathë gruen e vet edhe mixha jem e kanë çu delmen n’Poshtrikë! Ai mixha e ka pasë ni djalë ala e ka ktune, e kish pasë prish kerrin ai atij, po ai kish pasë ditë pak ma nreqë kish pasë ngatrue ni tro ish kanë shku t’anej! Pasha Zotin serbi Kralevs ka ardhë pi Kraleve e ka çu nezren n’Poshtrik.
AK: Për çka e kish pasë bâ njet?
MT: Aaa nuk e di, nuk e di, ja vallahi nuk e di! E po du me thanë qi âsht vén i fortë qi ka ardhë ai, serbi ka ardhë e ka shku atje. Mrapa e kemi një tyrbe qitu n’zabel a!
AK: Po e pashë atje që kesh!
MT: Eee e ki pa, ajo bukur moti edhe kjo tyrbe asht ktune, kjo dry s’ban, nuk a e mshelne me dry, kah mimos janë tyrbet me dry kjo tyrbja jonë, dervish u kanë jo sheh, kjo nuk ka dry hiç, ditënatë, tylifar njeri u henë, polici e ushtri e kaçak e hajna tylyu janë henë ksajd kurrë s’ka bâ vaki me hy dikush n’to me marrë dishka, kurrë, kurrë, kurrë hiç.
AK: Kush e mbikëqyr atë tyrben?
MT: Do t’ni lagje Tejeci qitu, ni lagje Tejecit  kqyrin. 
AK: Mirë, ju mrena k’tu n’Gorozhup a jeni martu mes veti?
MT: Ja hiç, kurrë. Kurrë s’jemi martu!
AK: A jeni ni fis a qysh a puna? Jeni ni fis krejt katuni?
MT: Jo s’jemi ni fis po na jemi kanë t’marrshum shumë edhe pak si t’padishum, jo pak po bukur si t’padishum e thojshin nuk bon mu feju n’katun se e sheh atë nusen për ditë, jo del mu korrë n’arë e jo del shtyp baca n’arë e jo del qanej e jo qanej e, nuk bon ma pa djeli nusen as nusja djelin hiç. E për qatë punë, jemi kanë pak shpi na. Nja tri shpi jemi kanë Tane, nja tri Martin, nja katër Kërhan, nja pesë a gjashtë [56] Bini, ja pesë a gjashtë [56] Tejec qitu, jem kanë katun i vogël tanahert, tash jemi rrit pak jemi bâ ja katërdhejtë [40] shpi, e për qit punë nuk u martoshum nërmejt veti.
AK: E çfarë fisi jeni k’tu?
MT: Na jemi Morinë, po priardhjen e kemi prej Zhuri, prej... ai i pari ynë atje n’Zhur e kish pas  vra ni çaban n’Vërmicë n’Bahan n’bjeshkë atje, e mrapna shka me bo, me ik prej hasmit e me dalë përtej ni ujt s’kish pasë njek ma ai hasmi, se kqyre a pe sheh u tut e ka kalu ujt ka dalë anej tash le ma mos e... e për qit punë ka dalë qiko, qiky sheh Tahiri që a n’Planejë, k’ta sheht e Planejs janë jemi gjak na me ta, k’ta sheht e Planejs janë da pi neve janë dalë ku janë sot, janë dalë niherë qatje te mullini i Kushninit po mrapa janë kthy kanë ardhë ka, viç gjak me ta jemi.
AK: Pse çka ka ndodh? Pse kanë dalë atje?
MT: Po janë da, janë da!
AK: Janë da, veç kanë dasht me...
MT: Po, me ndrru venin me dalë ma qanena!
AK: Ku keni marrë nuse ma shumë ose ku keni dhanë çika? N’çfarë fshatra?
MT: Kemi dhanë n’Libizhdë kemi dhanë pak si ma shumë edhe kemi marrë. Kemi dhanë të Çuni, kemi dhanë n’Gjani, n’Ramajë, n’Krejk kemi dhanë, besa te Duraki kemi dhanë n’Demjan edhe n’Kushlli po!
AK: N’Rogovë e n’Krushe anej ma pak a?
MT: N’Rogovë pak, n’Krush jaa ma herët n’Krushe s’kemi dhanë, se ata krushjant e Peranë e Landavicë e bajshin hajgare thojshin: “Për i kalavesh ja marrim hasjanit nusen/çiken!”. Jo s’po ta japum hiç edhe pesë [5] kalavesh me mi dhanë se japum çiken, e për qatë punë nuk bajshin... ma ishi pak...
AK: Nëse një vajzë e juve u martu n’Rogovë ka shku, çfarë veshje ka majtë ajo? A ka ndodh naj rast, a e ka majtë këtë veshje...
MT: Jo nuk... e ka ndrru veshjen!
AK: E ka ndrru a?
MT: E ka ndrru veshjen, ka vesh dimia, se Ragova e ka pasë me dimia veshjen, mrapa kemi pasë miq n’Vermicë, n’Zhur, n’Dobrush anej Drini kemi pasë, edhe ata kanë pasë dimia e ndrrojshin veshjen atje se kemi pasë çika t’dhanën anej ka pak, edhe t’marrne kemi pasë, mirëpo ato që i mirrshum ato dimit i bajshin, nuk hishin n’veshë t’Hasit, dimit e bajshin.
AK: E burrat çfarë veshje kanë vesh? Meshkujt n’përgjithësi?
MT: Tirqi.
AK: Tirqi a?
MT: Tirqi t’zhgujt.
AK: T’zhgujt çfarë ngjyre?
MT: T’bardhë po i ngjyshin.
AK: Me çka i keni ngjyros?
MT: I ngjyshin me karaboj, me frashën, me verr!
AK: Me verr!
MT: Po.
AK: Shka a verri se s’pe di?
MT: Ai verri bahet, u bakke nëpër fushë t’Vermicës ma shumë, knej ka na s’ka pasë nëpër mal verr as nuk bahet ai napër mal. Me frashën, me frashën.
AK: Çfare frashën t’zi a?
MT: Po de qiky frashni që a te na, i ngjyshin, se mi lanë bardhë jo u bashin me loq, jo u bashin pala, anejknej e zeza pak ma...
AK: E kur i veshit t’bardhtë? Çfarë raste i keni vesh?
MT: Nëpër darsmja, nëpër zjafeta!
AK: A përditë i keni vesh k’ta tjerët?
MT: Po përditë k’ta tjert.
AK: E përpjetë çka keni pasë vesh?
MT: Knena e kemi pasë gjurdinën. Gjurdinë e leshtë edhe ajo, me krejt t’shkurt u kanë, nuk i ka pasë kreht e gatë sikur setra, me kreht t’shkurtë edhe ni xhumadanë, qisi xhumadani i leshtë edhe ai.
AK: Çfarë ngjyre kanë pasë?
MT: I zi, edhe gjurdina edhe xhumadani, t’zi!
AK: Plisin!
MT: Po plisi po.
AK: A e keni lidh naj shami rreth a jo? Se atë ditë kur kesh t’pash e pate ni shami t’lidhne.
MT: Po atë ditë e kam mshtellë une për mos mem nirrthë vesht, po. Mirëpo ka pasë plak që e dredhka atë shaminë bukur si fortë edhe e lidhka ai si salltanat ai si si qysh me thanë si jordam si...
AK: Çfarë ngjyre u kanë shamia?
MT: Shamia bojkafta ma forti i bajshim.
AK: Arsya pse e kanë majtë ata vepër për...
MT: Plak une, si shall ata e majshin rreth kapuçit.
AK: Sa vjet keni fillu me bajt plisin?
MT: Iii nja gjashtë vjet kur jam kanë!
AK: Për herë t’parë a?
MT: Po.
AK: Ma hiç se ki hek?
MT: Ja se kam hek ma, n’shkollë po, sa jam kanë n’shkollë po. N’shkollë nuk e kam bajt.
AK: Edhe kur ki shku n’furrë a e ke pasë...
MT: A po, po. Po, po, e kam bajt. Se at’herë thojshin nuk bon pa plis nuk bon qysh me ec pa plis, ma sidomos une djeli Sokol Tans pa pilis po ky kaka haram, ky kaka qishtu, u m’keshin, pasha Zotin. 
AK: U kanë marre a?
MT: Marre u kanë, marre u kanë!
AK: Kur keni fillu mi hek tirqit mi vesh k’to pantollat?
MT: Kur dulen mrapa k’to e, dulum n’gurbet e, bam pare, mrapna e ndrrum veshjen krejt edhe pleqt e patën ndrru. 
AK: E çfarë kpuna keni math? Çfarë kpuca?
MT: Aaa mos um vet bre për kpuca! Apanga t’likurs, e prejshum postermin, e atë likuren e dajshin ata pleqt dishin, apanga, e i shpojshin ato apangat rreth e rreth me sigjim, i marojshin ata vajgjt, tojet, e ato apangat e likurs bajshin ja dhejtë [10] ditë, dy [2] javë ma s’shumti. Mrapa u shpërthejshin k’tu n’themer e ka kishtet e, i tërzllojshin kapak. Kumedit shka bojshin e, me bâ me ra ni tro shi krejt ato u dërmojshin krejt!
AK: E dimrit me qato a?
MT: Qasi qasi edhe dimnit. E dikur mrapa dulen qito t’Pirotit u thojshin llastika, do kpuca si llastik, niherë patën dalë do apanga me vujgj po t’llastikit edhe ato. Mrapna dulen qito t’Pirotit ala bili ka, dikush dikush ala ja dytre [23] pleq i bajn k’tu n’katun atone, mrapana dulen çizmet e dulen, dulen mrapna senet. Veç se qito t’Pirotit nuk i kam bajt shumë, si kam bajt se ato llastik, e nuk i kam bajt. N’bjeshkë shkojshna te dhetë me kunra, ato ma t’shnoshta pak, aty t’llastikit u tutshna mi bajt. 
AK: A i keni ala stanet nalt?
MT: Ja i kanë djeg shkiet, serbi i ka djeg, bili ala jemi kanë k’tu kur i kanë djeg stanet atje. 
AK: Domethanë ju i paskni shfrytzu stanet edhe dimrit edhe verës!
MT: Po, po.
AK: E verës a keni shku me bâ atje dishka bylmet, djathë e...
MT: Ja, ja se kemi qitë gjanë vers se s’kish ujë, a po nin. Ujë s’kish e veç dimnit ka Shën Mitri i qitshum, mas shtatorit, tetor, nanor, qatere i qitshum. E kanë pasë k’ta Mil ani bunar at’herë bishin kapak shina mbledhke kapak ai. Mrapa dita u shkurtoke, u bakke fllad e s’pishin gja... ato dhetë ujë shumë, e qatere i qitshum po kufini u kanë i fortë me i vjedh nuk na i vjedhshin dhetë kërkush, knena ka na nuk ka pasë, gjinja nëpër gurbet, edhe ato ishin kanë, e kish pasë ligjin ma t’fortë at’herë t’Enverit [Hoxha].
AK: A t’kthemi edhe nihere pak te kufini k’tu? A t’kujtohet ty naj sen që t’ka ndodh diçka n’kufi ose që je kanë ti prezent që ka ndodh naj ngjarje kshtut që t’ka lanë përshtypje, që e man men?
MT: Jaa, n’kohë teme nuk ka ndodh qi u ba ni problem, k’ta ushtart tanë ’97 e kishin pas plagu nja t’Shypnis te pompet, mirëpo u muren vesh meniheri edhe su murr vesh ajo hiç, jo ty qitë n’shejë a s’di qysh edhe u muren vesh meniherë nër veti edhe nuk qoj pluhen ajo punë hiç.
AK: A kanë shku ma shumë gratë a burrat me bajt ujë?
MT: Ja gratë ma shumë kanë shku, po, na me ushtrinë e kemi çu fshati ynë shumë mirë, kurrë përblem me ta nuk kemi pasë terti me t’90 sene, s’kemi... n’5567 i nimojshim, i munojshin atëhere policia popllin për pushkë po me krue ja, me krue përblem s’kemi pasë hiç. E n’kohë teme nuk ka pasë asi probleme hiç.
AK: Verës a ka pasë ujë t’mjaftushëm kroni?
MT: Po ka pasë ujë t’mjaftushëm se merrshum n’nizet e katër [24] ni herë ujë, nuk na lishin me marrë, n’saba ni herë edhe n’aksham ni herë, se masi ish i dy shtetne ujtë ata nuk vishin dy herë edhe s’na lishin me shku dy herë, e na ni herë shkojshum n’krue e mas dreke shkojshum n’Dri, merrshum ujë.
AK: Dhetë e çka keni pasë n’Dri i keni çu?
MT: Ja n’Dri krejt, krejt n’Dri ato, dhenë e dhi e, e shka t’kem, lopë e krejt!
AK: E teshat ku i keni la?
MT: N’Dri, n’Dri, ni herë n’mujtë shkojshin gratë e nâna e krejt, shkojshin ni herë n’muj lajshin tesha n’Dri. U kanë jetë e zorshme për at’here, shumë jetë e zorshme u kanë.
AK: Edhe dimrit a vetëm verës?
MT: Jo dimnit lajshin n’shpi, se ato bajshin ujë me borë e bike shi e bike...veç vers shkojshin! Ka bâ vaki, pi dirsve tu meh kallamoq, pi dirsve u kelbke kmisha krejt u kelbke, kur shkojka ajo gruja n’Dri m’ja la... me la tesha kur e shtika atë kmishën e burrit vet kur dojka me fërku kshtu krejt u dërmoke, tuptuptup u shkyke krejt e kelbt, e sod... eiii... sod thojnë, çiket po thojnë jo unë nuk shkoj nuse qatje, nuk shkoj nuse qatje, po duhet ma qitë ni ligj qi mos mi shti n’burg do gjinë, qi bajnë dishka, vallah mos mi shti n’burg, ka ardhë koha sikur une që jam n’Gorozhup sikur ai qi a n’Prishtinë, që janë n’banesë tu banue, qashtu, maqinën e lamjes po, frizhiderin po, atë senen mi ter flokët shka i thojnë asaj po, kejt, kejt, kejt. Tana senet, banjot i kanë nreqë me tylifar pllaka, t’kuqe, t’bardha, t’larme, tylifar, pasha Zotin.
AK: Kur ka ardhë rryma për herë t’parë k’tu n’Gorozhup?
MT: Aaa rryma ka ardhë te na n’63, ka ardhë ma herët se n’krejt Hasin, hyyy ka ardhë ja dhejtë dymdhjetë [1012] vjet a pesëmejt [15] përpara, se e prun, e prun rrymën k’tu n’Vërmicë, n’Carinë, edhe te ushtria e prun k’tu e mrapa na dhanë edhe neve, n’63 na e kemi marrë rrymën. Po vallahi.
AK: Përveç n’Podujevë ku keni punu tjetër si furrëtar?
MT: Si furrëtar kum punue n’Podujevë te baba, mrapa n’63 e kam çel ni furrë n’firme teme n’Veliki Carlin, n’Serbie, ngat Llazerovacit, nërmjet Llazerovacit e Beogradit, e kam pasë çel ni furrë kam nejtë tej me ’69 aty. Mrapa ai zotnia i atij furrs, at’here i thojshum gazdë, ai gazda m’dha otkaz u m’qiti se e bani kafe atë furrë, se ish e vetja, e mrapa kam ardhë te shpia, kum punu n’Gillan ja dy [2] vjet, kum punu n’Obiliq te ni dhanerr ja ja dy [2] vjet, mrapna u ban djemt dulen e lash unë gurbetin. 
AK: A u kanë punë e ran atëhere furra? Me punu n’furrë? 
MT: E ranë u kanë, u kanë me dorë, me dorë gatujshum, s’ka pasë maqina, maqinë ka pasë nepër Beligrad shka ishin n’furrët, ka pasë po unë s’kum punu n’Beligrad asniherë edhe n’Gillan kur kum punu kum punu vonë n’74, edhe aty mrapna ka pasë maqina, te dhanrri n’Obiliq ai e ka pasë maqinën ma herët, e ka pasë ble.
AK: Çka keni qitë, çfarë produkte kryesisht?
MT: At’here qitshum bukë edhe pitajka s’qitshum tjera.
AK: Byrek e diçka?
MT: Hiç, hiç nuk qitshum, ato burektort janë kanë veç, ata viç burek shitshin, tjetër dukaj kanë pasë ata, a na viç bukë edhe pitaj qitshum. Mrapa ujë, ujë nuk ka pasë, ujë shkojshum e mirrshum nëpër bunara. S’ka pasë ujë n’Podjevë n’çeshme, kur u bakke... kur jam shku une n’52, kur u bakke sahati dymdhejtë [12:00] i nats u nalke rryma n’Podujevë, u dokke pesë [5] dakika n’dymdhejtë [12] u duke me kallë llamen, kur u bakke sabah vike inspektori, “pse thajke po vjen era gaz, pse thojke e llamen vjerrt atje?” Po qishtu qishtu mar nalet struja, ti a di qi nalet n’dymdhejtë [12:00] sahati nalet struja. Ani shka? Po me shka me gatu natën? Nëpër terr a? Na dënojke. Pa kurrfarë ligji na dënojke, se ai e dike që n’dymdhejtë [12:00] nalet struja, ai e dike ma mirë se unë, e thojke pse ki llamën e pse pe vjen era gaz. 
AK: A ki pasë punëtor shumë?
MT: Po n’Podjevë jemi kanë ja katër puntor, e atje n’Cerlin që e kam pasë furrën teme atje i kam pasë dy mirëpo edhe vet punojsha, tre jemi kanë krejt edhe puntor e une kishe menja si gazdë pak.
AK: Sa bukë i qitshi?
MT: I qitshim ka ja pesëqin [500] kille bukë veç at’here ni [1] kille e niqin e pesëdhejt [150] gram u duke bukën ma qitë brum, që edhe me met bajat neserit aja me ardhë ni [1] kille, mos me ra nër ni [1] kille hiç, se edhe bukt e ftohta inspekcioni kur vike i matka, me t’dalë nër to, pse a kjo mangi? Nuk bajke me kanë nër ni [1] kille hiç.
AK: A ju kanë ngucë shumë inspekcioni?
MT: Eee qysh jo, jaaa shumë. A ju ka pengu the?
AK: A ju kanë ngucë? A ju kanë....
MT: Po, po, na ipshin zor na ipshin, jo pse qishtu e jo pse... s’kaka e fshinë, s’kaka qiknej e qanej e... ama dikur si vonë kur e kam çel une n’63 atje n’Cerlin, krejt n’pllaka e kam pasë furrën. Mirëpo inspekcioni si inspekcion kur vike, nuk e paske fshi, nuk e paske la, që qitu paska met ni tro? Po ka met bre nashti najkun naj tro aylbete, ata kqyrshin ma fort veç me t’dënu, veç me t’dënu. 
AK: Ma shumë Podujevë a n’Serbi?
MT: Mar vallahi si atje si atje, ka ne ma shumë po edhe atje po, edhe atje po. Se atje n’Serbie, m’ja shti dorën n’gjep kaniherë nryshe u kanë, a k’tune s’po di edhe furrën m’ja dhanë nuk dallajke hiç, njaish u kanë. E atje pak ma t’marrun vesh ma, m’ja dhonë naj sen pak kaj herë ja dytri [23] herë ishi i lirë nuk folke hiç, nuk dënojke.
AK: Për Shëngjergj çka keni bâ ju k’tu zakonisht? A keni pasë naj ceremoni ose diçka që keni bâ ose naj ushqim t’veçantë për Shëngjergj?
MT: Për Shingjergj bajshum ushqim t’veçantë e prejshum edha, kigja, për Shingjergj.
AK: K’tu napër shpia a po?
MT: Po, po secila shpi edhe mos ma pasë e blejke, e blejke ni kigj, ja shkojke e bleke naj mish n’Perzeren naj kille mish, veç për darkë jo për drekë.
AK: E për drekë?
MT: Për drekë tamel.
AK: Tamel?
MT: Po, përshesh me tamel me bukë kallamoqe.
AK: N’mëngjes?
MT: Çfarë mengjezi, nuk hajshëm mëngjez hiç, jo bre s’ka pasë mëngjes at’herë.
AK: E gratë shka kanë bâ? A i kanë i kanë la fmit me naj sen ose...
MT: Po, po, me lula.
AK: Me lula, çfarë lula?
MT: Do lula t’bardha, tylish lula, tylish lula, kaj degë t’pemve qishtu e thejshin e qitshin aty n’ujë ku i lajshin thmit e rriten ma mirë, rriten qishtu, i thojshin do fjel...
AK: Çfarë fjalë? A t’kujtohen qato fjalë?
MT: Po qito qishtu, rriten ma mirë, qe me lula me sen, rriten carrokt ma mirë bahen ma t’mirë e tash si përdorin ato hiç, tash ku mi qitë n’bojler lulet.
AK: Domethanë n’drekë keni hangër përshesh me tamel...
MT:...Për darkë mish, po.
AK: A keni punu atë ditë?
MT: Me... tokën se kemi punu, gjanë po, gjanë s’kishim qare pa i... veç tokën jaa.
AK: Pse?
MT: N’tokë... a festë, festë Shingjergji! Mrapna dytën e dits t’Shingjergjit punojshim, treten e ditës apet nuk punojshum.
AK: Pse?
MT: Pse motra Shingjergjit a s’ban me punu!
AK: Motra e Shingjergjit? 
MT: Po.
AK: A ka pasë naj emër tjetër a jo, a veç motra Shëngjergit?
MT: Na motra e Shingjergjit i thojshum.
AK: Çka keni bâ atë ditë?
MT: Atë ditë rrishum, mu kanë naj fukara qi s’kish kije, shkojshum ja livrojshum ja ja kthejshim ugar arën ja ja mjellshum, a n’tanën nuk hishum! 
AK: N’tokë tane s’keni punu?
MT: Ja nuk ishum.
AK: E për ushqim çka keni hangër atë ditë?
MT: N’motren e Shingjergjit a?
AK: Po.
MT: Kurgja s’ka pasë ajo me nryshu ushqimin.
AK: Naj fli a diçka a keni qitë?
MT: Bojke vaki flija, bojke vaki. Flija po a kshtu mish me pre jo. 
AK: Pite ose diçka?
MT: Po, pite, fli. Fli, dy flija janë kanë, fli kallamoqe edhe flija e grujt edhe pite.
AK: E tani n’Shmiter, pak ma herët e përmene Shmitrin?
MT: Aaa?
AK: A keni bâ naj san t’veçantë atë ditë?
MT: Bojshin dishka, ja qitshin pite, ja prejshin naj san dikush kush ish ma i fortë, për Shinmiter që ju mshelshum verën e e nryshojshum pak atë ditë. Mrapa vishin natët e mdhaja, qikaq para ramazanit natë e madhe, qikaq nata e Shingjergjit e... për natë Shingjergit, natën e madhe marojshin edhe havlla, flija qitshin edhe havlla marojshin. Kur qitshin flija, e dishum që kem, ka filja për darkë e havëll e u gzojshum na, kur ishim t’vojgjël, u gzojshum thojshum e havëll kemi sonte për darkë. 
AK: A e keni bâ ju k’tu Darkën e Lamës? Darkën e Lamës?
MT: Po de, Shinmitri, po e bojshum edhe Darkën e Lams e bojshum. Edhe Shinmitrin apet ditën e Shinmitrit e majshum.
AK: Çka keni bâ për Lamë?
MT: Pite qitshin, flija, naj pulë e mytshin kush kish. Po na, dikunddikund e kanë pasë si adet, kur fshishin grunin, hishin mas grumllit grunit që e hedhshin grunin e hishim përmas nja anej nja knej thajsha, “a pom sheh?” Ai tha, “jaaa s’pot shoh hiç? Ishalla edhe ma hiç nuk t’sheh”, demek mu bâ gruni ma i madh, se na kajke me pasë bukë ma shumë, mirëpo te na se kemi pasë ata.
AK: E ku e kanë pasë këtë adet?
MT: E kanë pasë anej kah rrafshi e kanë pasë, te na nuk u kanë ai adet.
AK: E çikat, bijat që i keni pasë t’dhane n’vendet tjera, n’çfarë kohe t’vitit, n’çfarë stine kanë ardhë zakonisht? 
MT: Vishin Shingjergjit edhe kah Shinmitri, shkojshum i merrshum, mu shku une ma marrë shemull pa baj motrën teme, kur vike vakti me shku ai miki viki e merrke, une nuk e qojshna.
AK: Kah sa ditë kanë nejtë?
MT: Aaa rrike ni muj ditë! Pesë [5] javë se punojke dishka n’vek e marojke ni teshë ajo n’vek, e për qitë punë i bike me nejtë ma shumë. Se qitash, tash kur t’shkojnë te nânat e veta veç pinë kafe aty n’katun e pinë ni kafe me to veç ajo vjen teknej, ajo nusja vjen ajo nana vet rrin n’shpi t’vet, aa mos po maron tesha!
AK: E kur kanë ardhë ato bijat k’tu te ju a kanë marrë edhe jorgana a diçka me veti a jo? S’kanë pas nevojë?!
MT: Ja, ja, ja. S’kanë marrë kurrë, as për dasma as për deka, as për qef kur kanë ardhë kshtu n’panë, i thojshum n’panë. As n’panë kur kanë ardhë teshë me veti s’kanë marrë, jaaa s’kanë marrë.
AK: Kanë ardhë me fmi me krejt, me familje?
MT: Me fmi vishin me krejt, sa fmi kih kejt fmit me veti edhe naj shpi që s’kish kali, kish shumë shpi që s’kish kali. N’shpinë djepin e naja t’vogël ngryk ajo gruja, shkurt qashtu zhag vike. Me katër a pesë [45] carrokë vike zhag qashtu, eiii. U kanë jetë e zormshme, ajo kohë ishllah ma s’vjen kurrë, kurrë ishallah s’vjeh.
AK: A ka pasë oda n’Gorozhup?
MT: Baba e ka pasë ni odë tmirë, qisi ode. Sadik Bina e ka pasë qitu, edhe dikur pak ma vonë ja dy Martin, Qerim Martini edhe Izet Martini, i patën maru veç ata ma vonë dikur, i patën maru ja dy oda. Tash, tash kanë shumë tash, kanë bo oda.
AK: Pleqnar a ka pasë te ju?
MT: Vallahi ka pasë do burra t’mirë, po bash pleqtar k’tu n’katun tonë nuk ka pasë se edhe nuk ka pasë nevoj mu kanë bash qasi plaki i fortë, se nuk u përlajshin gjinja, nuk u rreshin gjinja, nuk asi, e k’tu n’katun s’bajke vaki. 
AK: E nëse ka ndodh naj herë diçka me pasë dikush naj mosmarrëveshje, qysh i keni zgjedh ato?
MT: Aaa janë kanë ata pleqt n’katun sa për qatone, ato meniheri i zgjedhshin atë punë, menireni i kryshin, nuk i lishin gat ato hiç.
AK: A t’kujtohet naj rast dikush që e ka pasë diçka?
MT: Eee qysh jo!
AK: A mundesh me nda me neve?
MT: Niherë ni mixha Beqir i jemi ish kanë përla me k’tu me nja, i nreqem meniheri. Jo mu rreh ata kumedit sa, mu plagu a mu dishka po ishin fjalitë pak, i ndreqem meniherë, e qashtu kush u fjalitke pak ata dilshin i nreqshin meniheri, nuk e lishin zhag, hajt se shkoj hajt se shkoj, nuk e lishin. Kqyr k’ta, ky poplli kur t’a fukara nuk ka ngatrresa, nuk ka problema, nuk ka se ai mirret me jetën nuk mirret me ato ato sene. Se tash mu prish me dikon u doke me nejtë mshel n’atë kohë, se ai nashta dilke e mytke, ai ai qashtu, ty punu sa mujshin tu nga sa mujshin edhe sin jetojshin po me nej mshel me krejt shpinë shka me bâ, me dalë gratë me punue e me dalë çiket me shku te gjaja e gratë, n’Perzeren e anej e knej e, kanë bâ shumë men ata burret asej kohë, kanë bâ men do punë shumë. E kanë pa që prej asaj s’fito kurgja veç hup, pi asaj pune, veç humbje ki. 
AK: Kur jeni nda? Qysh jeni nda zakonisht? N’çfarë forme, familjet kur janë nda?
MT: Jemi nda i kanë thirrë ja dytre [23] pleq, kanë dalë e kanë kqyr arat, livadhet, zabelet, senet, i kanë mat me konop, trak i kanë nda, i kanë nu mexht, i kanë kanë t’vet a po doni me short, short me qitë apo mu a caktu na, apo pi caktoni ju vet. Jo vallahi ti caktona, ti merri qita, ti qita, ti qita.
AK: Shpia?
MT: E edhe shpiet, edhe shpiet qishtu. Po at’here ka pasë shpia t’kqia mu kanë, mos janë kanë shpiet sikur kjo sod a?! Shpi ni katshe s’ka pasë taman katë ajo shpi at’herë, me gurë. Veç sa me pasë mu kanë nër ni kulum pak mos me t’pikë pika, mos mu kanë bash n’shi. At’here rrishin bashkë ma shumë, ma shumë rrishin bashkë sebep shpive se nuk kishin shpia. E për qit punë at’here rrishin bashkë, ka trikatërdhejtë [3040] vet, nizet [20] vet, tridhejtë [30] vet. A baba jam kur u nda n’69 gjashëdhejtë [60] u kanë, sheh Tahiri n’Planej u kanë niqin e pesëdhejtë [150] vet. Qe. Sod nuk duron hiç edhe po kanë, sot po kanë kapak, dahet, ta maron shpinë e mrapa dahet trap, hajt ditën e mirë i thotë vllait.
AK: E nana baba me kond kanë shku zakonisht?
MT: Baba, nana sikur tash ma fort rrishin me t’voglin, kjo punë a qashtu sikur tash edhe at’herë. 
AK: E çikave a ka ndodh me ju jap hise? Çikave me ju dhanë hise, tokë?
MT: E çiket, k’tu s’ka bâ vaki te po ka bâ vaki gjeti, edhe pleqt thojshin, qe çiket...
AK: Ku ashtu  n’gjeti apo?
MT: Po de n’gjeti ka bâ vaki, qe çika mi dekë baba mi lanë ni çikë, a dy a tri a, kur u dake shpia ja lishin ni odë çikve, edhe ni sheg farë, sheg i thojshin, pesëdhejtë [50] kille grun i shtishin te ni [1] sheg, edhe ni [1] sheg farë a dy [2] a, qysh t’kish tokë ai niri, a di për me ardhë me bâ t’panë ato aty, edhe ni odë ua lishin, po i thojshin: “Kqyre ju oden e keni po rrugë nëpër aborr për me hi e me dalë s’kini!” Si ka munsi kjo! E pi thamë niherë ni mixhës tem: “Mixha Kadri hej po qysh oden e ka rrugë nëpër aborr s’ka me dalë e me hi, qysh? Pse ja kanë lanë odën shkret?”, “O bir thojke na thojke kujtohem pak ma lerg!”, “Shka kujtoni ma lerg ju?”. “Kujtohem ma lerg se ato çiket kanë udhë edhe me dalë edhe me hi, kanë çiket udhë, po mi thanë naj kuj aja çika  hade mysafirë s’ka ka hinë ai njiri, për qato udhë nuk ka!” thojke, e për qit punë ato udhë aty s’ka, veç ato qiket me hy e me dalë s’ka tjetër udhë aty, eee!
AK: E zakonisht n’çfarë vene kanë ndodh raste tilla?
MT: Vallahi s’pi maj bre n’men, n’Planejë e n’Gjani aty ka janë kanë katune ma t’mdhaja.
AK: A ka ndodh me marrë hise nëse i ka pasë edhe babën gjallë edhe vllazint e krejt?
MT: Po ka bâ vaki. Ka bâ vaki i ka marrë ose e ka lyp po baba s’ja ka dhanë, ja vllai s’ja ka dhanë, s’i jap motrës hise! 
AK: E nëse e kam marrë?
MT: E ka marrë, e ka marrë edhe e ka marrë ban vaki ja ka shit apet vllait ose i ipke vllai pak pare hajt ja like. Une kur jam da e kam pasë ni motër, n’Ramajë u kanë e martune, e po m’thotë ai gjykatësi se m’pat dekë baba e toka n’emen t’babs, e i nreqa letrat k’tu i qita n’gjygj, e shkova veta aty n’gjygj, tha a ki motër, thashë po kam njo, tha edhe motren duhet me marrë, pse? Duhet me marrë tha edhe ajo ka hise sikur ti. Ani hajt. E mora motrën, shkova aty, Shahë a don hise ti, Shahë e ka pasë emnin, ka dekë, tha jo tha nuk du! Shka don me bâ tha ti me hise tane? Du m’ja fal tha vllait! Përime? Përime! Beli don m’ja fal? Beli, beli! Mixha Minsela, axha Minsela ish kanë gjykats at’here aty n’qatë zyre. Tri e herë e tveti! Ajo du m’ja fal vllait. Nënshkruje tha k’tu! E nënshkrou rrakrrak, besa me gisht se s’dike shkollë aja. Kqyre tha Shahë, ti sot pesëmejt [15] ditë ki drejtë tha me lujtë, mi lujtë k’to fjelë, mi hangër k’to fjelë, ki drejtë me lyp hise, t’gjashëmejtën [16] e dits ma s’ki. Me men. Jo, jo s’lypi kurrë ma. Une po t’kallxoj që edhe n’lypsh ter me t’pesëmejtin [15] munesh me marrë dishka, nuk hynë n’fuqi kjo letra, pra me t’gjashëmejtin [16] kut bahet ma s’munesh kurgja mu bâ hiç. E qishtu u kanë vallahi, edhe tash a qashtu!
AK: Po veç mendova kshtu me ligje t’popullit qysh u kanë e rregullune kjo punë?
MT: Po de.
AK: Se me...
MT: Jo, jo, tash edhe me t’shtetit shkon edhe gjygji, edhe gjygji e jep tash hisen. Po edhe pleqt ja jipshin, edhe pleqt ja jipshin, tash shemull po baj une kur jam martue ma gjashtë [6] muje, mas ni [1] viti e kam maru ni shpi, edhe tash jam idhnu me gruen unë, kam n’shu gruen, e pleqnia nuk e... se m’lishin me qitë prej shpie, me desht e mos me dalë gruja gjint sun vishin me qitë, kam hise unë n’këtë shpi se unë kum marue, unë kum gati mjeshtërve, unë kum baj ujë, unë kam punu n’këtë ven. Edhe ta jipshin hise, edhe pleqnia at’herë e jipshin hisen! A mos mu maru kurgja masi t’martohet, po edhe me ble, apet i jipshin hise, ma ble ni shpi! E me lshu gruen me pasë carrok, at’here gruja si mirrke carrokt, i jitshin burrit carrokt. Edhe at’here s’ka pasë mi majtë, edhe mi majtë gruja s’ka pasë mi majtë burri mu dhanë rroga carrokve, mi shkollue tej t’i bajnë tetëmejt [18] vjet anejknej e... s’ka pasë se s’ka pasë rrogë ai, ku kish me marrë. 
AK: Zakonisht sa kanë nejtë t’fejune çiftet? Sa vjet kanë nejtë t’fejun kur janë feju dikush?
MT: Jaa s’njeva apet?
AK: Sa vjet kanë nejtë t’fejun njerzt?
MT: Aiii kanë nejtë shumë t’fejun, atëhere i fejojshin tri vjeqe çiken, e fejojshin, rrike tej kur i bajke nizet e pesë [25] vjet e fejune, se nuk kishin, nuk kishin pare mi bâ gati, at’herë u kanë koha e zorshme, oj bij kohë e zorshme u kanë at’here, u kanë zor, aiiii! Thojshin pleqt aaa ktune dinarin nuk e qojnë bujt e Kaçamakit, ai Kaçamaki n’Perzeren, ni lagje thirret Kaçamak. Nuk i qojnë bujt e Kaçamakit dinarin k’tu! Janë kanë koha t’zorshme, janë kanë eiii... sall për bukë shka kanë hek boll ose për tjera sene. Mirëpo qajo kohë u kanë, e shumë e zorshme u kanë, po kush pa martu nuk ka met! Qitu n’katun tanë që mu thanë ka le ni thmi, u rrit, u plak, diç i pamartum ja, s’ka bâ vaki!
AK: Dasmat kur janë bâ zakonisht? N’çfarë stine?
MT: Shimiter e mas, para Shimitrit jaa!
AK: Pse ashtu?
MT: Mas... s’kishin, sûn u bashin gati, e martojke djelin shumica e gjinve, i merrke dy vesh hua, ja ja bajke vet tri, ditën e shtunë, se at’here t’ejten u martojshum, ditën e shtunë ato dy veshje i merrka hua ja jepka atij, jetka nusja me ni veshje. U kanë, u kanë katastrofë e madhe u kanë. 
AK: E vadën, sa kohë ma herët e kanë nda?
MT: Vaden e dajshin n’Shingjergj, n’Shingjergj shkojshin e ja merrshin penin, e n’atë penin i caktojshin sa parë kunra, sa vesh e sa qita e sa qita,qat’here edhe mrapa kur u avitke n’qitë ditë e marrë, kur u avitka aja dita, ni [1] muj ditë përpara ja qojka teshet! Ni [1] muj ditë përpara teshet ja qojke. N’kali i merrshum nuset!
AK: A kanë shku shumë krush me marrë nusen?
MT: Krejt shka ishin n’darsem, po su bajshin kallabllok at’here. Nuk u boshin se nuk kanë... asni shpi nuk ka pasë miqsi t’madhe ashtu, e tash jemi rrit jemi shumit, jemi, janë dalë pi Gorozhupi, Martint krejt lagja Martinve janë kanë tri shpi, janë dalë n’Dushanovë, pi qatyne tri [3] shpive tash janë bâ niqin [100] shpi, pi tri [3] shpive. Se janë da babet e atyne, janë da mrapna djemt e tyne, mrapna janë da tash djemt e djeme, iqin [100] shpi janë bo. Mrapa do Bini qashtune janë dalë edhe ata qashtu janë da krejt, tash edhe k’tu n’katun s’po rrin bashkë, nuk po rrin. 
AK: E gratë a kanë shku me marrë nusen?
MT: Ja, ja, ja, jo oj bij ku me shku gratë n’Libizhdë nëpër shi, nëpër borë, nëpër...
AK: Po naj gru?
MT: Ja, ja, ja hiç, gratë nuk shkojshin, ja, ja!
AK: E prej krushve kush u dukka patjetër që u kanë dusht me shku me marrë nusen?
MT: Po patjetër u kanë baba i djelit, ni mixha i djelit u dukke me shku. Daja, nipi, t’domosdoshëm janë kanë k’ta me shku. Mrapa edhe katuni shkojshin, se katunin kur e thirrshin n’darsem e thirrshin ni burrë e ni grue, ni krush edhe ni zojë shpie, ma ma nimu ni krush, at’here e zishin nimim se bajke vaki ish bora përmi gu, me bâ rren me shkel boren krushit. I kanë pasë, i kanë pasë do rreglla ata, mos me met n’udhe. Ka bâ vaki ni vjet katërpesë [45] çika kanë shku kamë, bash nja e lagjes teme ka shkuen n’Kushlli kamë, nja ka pasë shku ni Binë te Mazrekt kamë, nja e Libizhdë ka ardhë prej Libizhde te Karavida kamë, veç ato, edhe ja dy se di ku?! E pi qatyne jashta nja [1] pat pshtu, tana patën dekë. Kur erdh Shingjergji mas Shingjergit diçen, ishin kanë ftofë ato, shku kamë niherë, e kur janë avit ngat katunit e kanë hyp n’kali. Ato i kish pasë kap t’ftofti a s’di qysh, jashta nja te Bina qitu ka pasë çu tej n”mazrek kamë e qajo pshtoj, ajo pa hyp n’kali hiç, pi shpie e n’shpi kamë, veç qajo pat pshtu. Po edhe tash mu kanë qashtu kamsorja asni grue kamë nuk shkon krush. A kishe shku kamë ti a? Jo mi shka je tu thanë!
AK: Jo, jo! E kur kanë fillu gratë me shku tani me i marrë nuset?
MT: Gratë kanë fillue kur dulen traktorat, po traktorat  kur kanë dalë te na kanë dalë vonë, nuk kanë dalë sikur anej! E dikush e pat bani traktor bojke darsem e mushke traktorin gra e shkojke, mrapa vërvër kadal kah dalë dulen kerret e vogla edhe rrugt kapak u përmirësun, e tash u banë... shkojshin me kerra, tash u banë asfallt krejt, tash asnja s’rrinë pa shku krush, tash shkojnë krejt krush!
AK: Kah sa ditë i keni bâ dasmat?
MT: Aaa?
AK: Sa ditë i keni bâ dasmat?
MT: Tri [3] ditë. Tri [3]. T’mërkurën u mbledhshin krusht, se gratë ni javë përpara ja nisshin mi mledh gratë, ni javë a dhejtë ditë a qysh ish shpia kallabllak. T’mërkuren u mbledhshin krushit, t’ejten e merrshim nusen, n’xhuman hajshin drekë e u shkepshin. Me ra shi t’markuren mas dreke thajshin i zoti shpisë tamahqar, thajshin. Me ra t’ejeten eee dhanrri kumadit s’kaka n’terezi. Me ra shi n’xhuman thajshum e nusesn nuk ju paska begenisë burri, thajshin. E ish vjeshtë  ai pa ra shi se like, ja t’markuren, ja t’ejten, ja xhumanë bike shi!
AK; E a u kanë naj farë simboli ose naj farë sheji që e kanë ba për me ditë se filloj dasma n’filan shpinë? 
MT: Jo vallahi tej vonë nuk kanë pasë, mrapna dikur flamurt i qitshum, i qitshum flamurt. Po na simbol e kemi pasë, lujshum at’here n’atë kohë kapuça, n’kohë t’babe e tanej. Ato kapuçet jenë kanë do farë shputka u thojshum tej qitu janë kanë t’marune ato, e e qiknej, shputka u thojshum. E me qatone lujshum, e mshfishum atë kokrrën nëpër ato vërrvërrvërr e baba kish filgjana, lujshim filgjana, kur e martojke vllaznin e neve e, te baba lujshum filgjana se baba kish filgjana. E ku s’kish filgjana kapuça lujshim me qato shputka, lujshim. Ni muj ditë përpara, pesë javë përpara ja nisshim me luj, edhe ala lujm na, ala k’tu lujm. Ala e kemi dalim n’sabale te shoqishoqin rrim e nuk shkojmë n’Planejë na kafe me pi kafe, po vallahi. 
AK: A janë kanë dimrat e ashpër më herët? Dimrat e vshtirë?
MT: Dimnet janë kanë shumë dimna t’fortë, kur bike borë e fryke fryma shumë e qitke maqava t’mdhja sa shpia, tre muj, katër muj nuk u, nuk u shkrishin ajo bora. Kur u shkrike e like llomin qika ato maqava, akllet u bashin n’streh e n’tokë, nëpër shpia, pasha Zotin n’streh e n’tokë u bakke aklli qikaq i trash.
AK: A e man men naj vit që u kanë naj dimen shumë i fortë, ma i forti e ma qe... bora shumë e madhe?
MT: Po, po.
AK: Cili vit për shembull?
MT: N’54 u kanë bora e madhe shumë. N’54.
AK: Sa metra ka pasë ra?
MT: Vallahi dy [2] metra u kanë bora. Drini s’ka pasë ujë hiç, s’pat ra ujë hiç. Drini s’kish ujë hiç, kur ra borë dy [2] metra borë ra, n’54. 
AK: Keni met t’bllokun napër shpia!
MT: Po, u nisë baba me shku n’mulli me kali, kur duli qaty, n’ja pesëmejt [15] metra që u largu prej dyrve aborrit, ku ta nshojë bora kalin hupi, veç kryet i met përjashtë sikur n’ujë. E t’i morën kaciet e dulen shokt e ty hek na kishin pa ushtria kur i kemi pa pesë [5] ushtarë janë ardhë me kacia pi Martinve janë ardhë na kanë nimu,e kemi hek pi bore e kemi shti mrena kalin. Mrapa kemi shku n’krah n’mulli. At’herë u bajshin shumë dimna, shumë e ftofta t’mdhaja u bajshin, se tash sa tu marrë dimen hiç, pasha Zotin. 
AK: Kur u kanë dimni ma i forti? N’cilin muj? Ose n’çfarë ditë?
MT: U kanë dimni ma i fortë bahet n’arbain.
AK: N’arbain!
MT: Po, pi nizet e ni [21] dhetorit tej n’fut janarit, katërdhejtë [40] ditë janë arbain e pesëdhejtë [50] mrapa hamsin tej me nizet e ni [21] qiti muji që jemi n’to, hamsin a. Pesëdhejtë [50] ditë hamsin e katërdhejtë [40]ditë arbain, nanëdhejtë [90] ditë. Baba iqin [100] herë ma ka lanë me gojë bir puno nanë [9] muj për qeta tre [3] muj. Qita tre [3] muj mos dil përjashtë hiç, verë nu baft mos dil se ku t’zaja t’myt, ta dish. Vallahi pa da um thojke, arbaini hamsini jon Allah Allah t’fortë jon. Arbaini a ma i fortë se hamsini. Hamsini merr mirë shumë sikur vera, hinë edhe del, hamsini qysh t’hija del. E arbaini qysh t’hija del e hamsini e përzinë. Hamsini qet borë e qet shi e frymë e dallgë e zërzele po nuk a n’vend t’arbainit, t’arbaini që me ngrie shumë, nuk asht. E kish pasë thanë arbainit i kish pasë thanë hamsini mu kanë n’venë tonë vekshin n’zjarm e ngri, i thojshin veksh pi dheut i marojshin, vekshin n’zjam e ngri, ka zjemi vlonë kah veka t’merr bojë akull. Qaq se asht asht i keq hamsini, arbaini a i fortë, arbaini asht burrë i mirë ja t’myt ja t’fal, po pasha Zoten arbaini nuk t’len zhangë hiç, jaaa. 
AK: Kur fillon vera taman?
MT: Vera na thojmë fillon me nizet e dy [22] mars, qetash me nizet e dy [22] mars. Shyqpnia edhe ana anej Drines, Zhur e ata, ata e kanë me t’katërmejtin [14] mars. E përpara kur, verëz i thojshim na, kur vike dita verzës, tojet e çarapve, ata çarapt me lesh, çarapt me lesh, tojet i mirrshum i thejshum do dega t’pemve do shena kapak e i zgithshum ato tojet i lshojshum zhag e i lidhshim ato degët e pemve do t’vogjel, i lidhshim n’toja e i ngrejshum zhag vërrrvërrr për verëz. E ana anej Drinit, Zhur e Vërmicë e Dobrusht, ata e kanë pasë marojshin qerep me pjek bukë. At’here e kanë pasë nifarë véni qaty shkojshin e merrshin dhe ditën e verzës, me t’katërmejtin [14] mars shkojshin merrshin dhe. Atë ditë veç me marrë pak se mrapna merrshin edhe verës mas, veç qatë ditë demeke që m’ja lonë bereqetin mu ardhë për ditë mrapna.
AK: E Shëngjergji çka u konsideru çfarë feste? Shëngjergji?
MT: Verë. Festa e Verës.
AK: Edhe ajo verë?
MT: Po vers edhe ajo. Bili përpara thojshin Shingjergji a i magjupve, i kishin pas thanë magjupit i kish pas dekë baba, i kishin pas thanë qysh mar s’po kan ty t’ka dekë baba e s’po kan, qysh? Aiii unë s’kam kajt tha për Shingjergji e pot kaj tha për babën, se ata magjupt kur vika Shingjergji mrapa su nalshin tu dalë napër katune tu asi e... nuk u nalshin bora s’bike, shiv edhe me ra i lage pak e i terke apet e... e thajshin asht i magjupve, jo vallah asht i kejtve, kejt e majn Shingjergjin.
AK: Kur asht Shingjergji me çfatë datë?
MT: Me t’gjashtin [6] maj, po Shingjergji a me gjashtë [6] maj, midisi dimnit me t’pestin [5] shkurt.
AK: A ka naj emër tjetër ky midisi dimnit?
MT: Jaaa nuk ka, unë e di misdisi dimnit me t’pestin [5], po kanihere bahet edhe me t’gjashtin [6] kur ka muji shkurt nizet e nanë [29] ditë. Se i ka ky n’tri [3] vjet a s’di sa u ka nizet e nanë [29] ditë. 
AK: Atëhere ju s’keni pasë as orë ma herët apo? Qysh e keni ditë a a drekë a darkë a çfarë kohe asht? Qysh e keni mat kohën?
MT: U orientoshum me hijet e lisve, që kut hija e qiti lisi kur t’shkoje qitu ka edhe qikaq akshami, kur t’shkoje qitu. Kur t’shkoje qitu, kur t’shkoje qitu, qashtu u orientoshim, se nryshe rrallë naj ja që ka pasë sahat, ma ata burrët se k’ta ma t’ritë s’kanë pasë, mrapa dikur masi duli, masi duli gyrbeti mas ’60 sene ata që shkojshin n’gurbet krejt marrë sahata, sahata t’dorës, jo t’gjepit, sahata t’dorës, mrapa ata baj sahata. 
AK: E as kalendar nuk keni pasë?
MT: Jo, jo, jo.
AK: E qysh i keni ditë stinët e vitit e, qysh i keni ditë mujt e, n’bazë t’shkafit?
MT: Po mas qity sene, tash vike Shingjergji, Shingjergji kur i bajke tre muj thajshin a midisi vers, itshin edhe tre muj anej përmas, e qishtu. Ja tash vera u kry kur i bajke gjashtë [6] muj, u kry vera, ai mrapa n’qit datë ka pasë gjinë qi i dike ditë ma mirë se n’kalendar qi shkruhen sot, ma mirë, ka pasë njieri pesë [5] vjet përpara t’kallxojke kur a Ramazani, kur a Bajrami, kur a Nata Madhe, kur a Dita e Shinmitrit, Dita e Shingjergit, pesë [5] vjet përpara t’kallxojshin. Ka pasë njeri që i dike edhe krejt do gjinë t’thjeshtë. Krejt do gjinë t’thjeshtë i dishin ditë, u kanë n’Mili, Arsim Bajrami i Mils, a di qysh i dike ditë ai, sa bukur, e ka pasë. Qe une tash munona kapak, tash me data, n’qet datë, n’qet datë, himë n’arbain, himë n’hamsin, himë...
AK: E mujt e vitit a kanë pasë naj emërtim tjetër?
MT: Kur?
AK: Mujt e vitit, për shemull janari, shkurti a kanë pasë naj emër tjetër ma herët qysh i man men?
MT: Ja n’gjuhën shqype s’kanë pasë tjetër. Janar, shkurt, mars, prill, maj, qershor, korrik, gusht... qit emërtim e kanë qiknej kah na. A n’gjuhën serbe e kanë pasë tjetër, n’turqe tjetrën nryshe.
AK: Po, po, po. A na ka mbet naj sen tjetër pa bisedu? A na ka mbet diçka jetër pa fol?
MT: Vallahi s’po bjen bre n’man! Pom vjen edhe si kranest bash qatë, atë jetën e vshtirë që e kum përjetu vet e tash me kallxu me ni krejt Kosova. Shkojshna çabanë te loptë, i kemi  pasë do farë, do farë matare kanë pasë metë n’Luftën e Dytë Botnore, mas Lufts Dytë janë kanë si allumim ato mataret, s’in kanë fortë t’mdhaja, qata e merrshum me ujë, ata si pishum tri [3] herë ujë e sosshim, gjithë ditën e lumë u kallshum n’veti mrapa, buka kallamoqe, na sûn e pritshum n’sabah me gatue, ma pjek e ma marrë na te loptë. Po qatë t’djeit, bukën e djeit e merrshum kur vike dreka u myke ajo, kur e thejshum bukën e kallamoqit u zgjatshin ato t’myknit si pej bzhhh si pej u zgatshin...
AK: Edhe a i keni hangër qato...
MT:... po s’na ka gjet kurgja, sot tu hangër banane zeherlizna, at’herë buka e mykt sûm gjike kurgja, pasha Zotin shumë, shumë e çuditshme a kjo. Pishum ujë nëpër lisa, ai lisi kish kaj tro kru, e kur bike shi mbledhke. Ai ujtë n’atë lisin ku ma dit sa rrika gjatë [6] muj a shtatë [7] muj a, ku ma dit sa rrike, qaty pishum na. Pasha Zotin ka bâ vaki krymet napër to, unë pisha ujë aty. Po pse at’here sûm ka gjet kurgja, për shka? 
AK: Jeni kanë t’fortë, ma t’fortë atëhere ju!
MT: S’kemi pasë brisk, s’kemi pasë kurgja! E vidhshum kaj here ka ni pulë, me shka ma pre atë pulën, u duka me gjetë ni gurë si t’preht pak e ma gjetë edhe ni tjetër gurë t’madh si t’preht e qaty m’ja kput qafen gurë për guri tiktiktik m’ja kput. Mirëpo at’here i repshum, se n’mal s’kishum valë na me asi po e ripshum ja hiqshum likuren, ja hiqshum zorrt, as se lajshum hiç, e piqshum, hajshum, u knaqshum aaa. Na kishum qef mu kallxu shoku qe qishtu po hec e kallxo se ata kallxojshin mrapa, pulën na e vidhshum, eee.
AK: Verat e kanë qenë shumë t’nxehta?
MT: Shumë, shumë kanë qenë t’nxehta, shumë. At’here edhe dimnet janë kanë t’fortë edhe veret kanë qenë t’nxehta shumë. Tash edhe veret nuk bahen fort t’nxehta. A qe s’po punoj, s’po dalë unë fart n’dill a nuk e di, se dimnit pa shohum, dimnit edhe me ra borë, pa u çu na bageri vjen e hek borën, kur qohum na asfalti, shko ku t’dush, eee. Edhe dimnet tash janë ma pak e ma pak dimna, nuk janë fortë.Vjet u kanë ftohtë, vjet i thajshna djelit, ish te shpia ai i madhi, i thojshna kqyr bir qiky dimen u kanë që tridhejë e pesë [35] vjet, kur n’televizor kur e aviti. Shkova, kur e pash n’televizor shkova te djeli, a i pe lejmet n’Prishtinë? Po. Shka tha për Drinin? Vallah që tridhejtë e pesë [35] vjet u ngri tha u kanë qiky ftohtë! E une shka t’thajshna për ditë? Qe Drini kur t’ngrihet, Drini nuk ngrihet kallaj, e Drini u bakke qekaq u bakke aklli tynehere, u shkoqshin akllat shkojshin për ujë. Kur dilshin burret nëpër Dri i nalshin akllet me dorë i shtyshin manej se i pritke sikur xhami me ata akllat trash.
AK: A ka ndodh naj kush me humb jetën ashtu?
MT: Pi aklle jo a prej Drinit  po, u rritke Drini u mytke n’Dri, e pi akllit jo s’ka bâ vaki.
AK: Edhe te kjo pjesa juve knej a po?
MT: Po, po. 
AK: E peshqi a keni zanë naj here. 
MT: Vallahi veç ni katuni Dobrushi që zike peshk.
AK: Ju nuk keni...
MT: Ja, ja, ja, na jemi... s’jemi kanë zanatli t’peshve hiç. A Dobushi ja dytre vet janë kanë zanalti t’mirë. Ata gjijshin ditë... verë e dimen.
AK: A ka pasë Drini peshk?
MT: Ka pasë plot, ka pasë po dikur, n’ja tri vjet patën hi n’koperativë n’Gjani e t’anej edhe ka Podrimja edhe ka na, e qatere qita t’Dobrushit që i gjujshin edhe n’Ragovë janë kanë do që i gjujshin, po edhe qanej kah... përtej Urën e Fshejt ishin kanë do që i kishin pasë gjujt, e ata u banë si koperativë. At’here shkojshin me ni ven Drinin e zishin anë e manë, ja nojshin ato rretat, e ja ngulshin do dru, e do hujë e do asi e mirë e zishin aty mirë, mrapa i kanë pasë apet aty rretat e gata, shkojshin sa me thanë n’Mil, atjene e qitshin atë rreten e gatë n’skejt e n’skejt Drinit, ka shtatëtetë [78] veta i ngrejshin zhag, jo qitu, jo qitu, jo qitu, jo qatje, e e ngrejshin zhag atë rreten edhe rreten e kishn vnu atje shkojshin i zishin peshqit aty. Vlajshin pesht atyne sikur vala n’zjarm, qi s’kishin ka me shku. E qata e patën dëmtu bukur shumë se ka pasë shumë, bili ka pasë edhe me dorë zishin peshk, ka pasë rrajë Drini at’here, ka pasë shelqe, ka pasë gurë e ka pasë...jo si tash ky Drini që po zihet s’ka lanë as rrajë as kurgja as hiç.
AK: N’cilin vit je martu?
MT: N’60 sene met nimdhejtin t’nimdhejtit muj 1960 [11.11.1960]. Me nimdhejtin t’nimdhejtit [11.11]
AK: Shoqjen n’cilin katun e ki marrë?
MT: E kam marrë n’Libizhë t’Hasit.
AK: Kush ta ka nxanë nuse?
MT: Baba. Baba ma ka zanë nusen edhe ai i Libzhdes u kanë axhak zade aja shpia, Bajram Nuha, qaj e ka bâ pamën shtatë ditë, se pamja ish kanë tre muj e kusur, po ai e pat bâ shatë [7] ditë, e thojshin asht axhak zade, asht qishtu e a qika e, shpi e fortë e shpi e mirë e, une u gzoshna. Kur e mura, kur e mura kët gruen kjo ish kanë sa i tro, haj kuku për mu, pa vallahi, veç u kanë shpi e livdune edhe baba ish pak i përgajka atij e.
AK: Mirë baçi Mehmet, naj sên tjetër a ki me na thanë për fund?
MT: Vallahi s’pe di bre tjetër.
AK: A ka pasë çika çobanesha?
MT: Ka pasë veç ma rrallë, jo shumë.
AK: Deri n’cilen moshë janë kanë?
MT: Nizet [20] vjeç, nizet [20] vjeç. Ka pasë kapak, jo shumë, te na nuk ka pasë shumë. A anej n’Shypni kish pasë ma shumë, e k’tu ma jo, ma pasunik u martojshin nuk i lishin gatë çikat, mrapna edhe çiket nuk i qojshin fort të gjâja, nuk i qojshin. A kshtu n’punë po se n’atë kohën ma t’hershme nuk ka pasë, langa me i stërpik grunet barin me ua hek po gratë, çiket i errshin me dorë, gruni qeka i madh, k’to me dorë e errshin barin truptrup e nukshin traptrap.
AK: Barin e keq a?
MT: Po.
AK: A ka pasë naj emër ai bari i keq, tjetër?
MT: Po ka pasë egjër, ka pasë elgjinës, ka pasë groshëz, qito, po ka pasë edhe bar pa emër kurgja bar, veç elgjinza, groshza, egjra a kanë sikur rakia. Egjra u kanë sikur gruni pakëz kokrrën e ka pasë ma t’vogël, egjra, ajo t’zike sikur rakia. Vjedhshi, përjergshi, shkojke dredhë, e shkojshi... jitshi n’ven, jetshi, ka tre [3] sahat, katër [4] sahat teri kur u shpifshi pi asaj. 
AK: Nëse pa hiri ka qëllu n’grun apo? 
MT: Aaa?
AK: Nëse ka qëllu pahiri n’grunë apo qajo egjra?
MT: Po, po u bakke vet ajo, vet u bakke, at’here s’kishe maqina me çeru me hek ato, se ajo egjra e ka pasë kokrrën ma t’vogël. Mrapa ka pasë bar ka pasë n’bjeshkë qi i zike gjânë sikur rakia i bojke, dhatë, dhitë, loptë. U kanë nifar shtari edhe asht edhe ala, ai i pike sikur rakia kah trekatër [34] sahat nuk i lshon, i vjellin, shkumojnë, përjergen, i ze. 
AK: Mirë baçi Mehmet. At’here nëse, diçka tjetër për fund me na thanë, diçka tjetër me na thanë?
MT: Vallahi s’po di bre, s’pom bin n’men. Pa s’kam ma, boll thashë, boll fola!
AK: Faleminderit shumë për intervistën, ndoshta pak ju kom mundu po...
MT: Jo faleminers edhe pi teje që je ardhë e, duhet, dojnë majtë men do sene, mirë ke bâ shumë. Une vet sûn i shkuj, e dojnë majtë men!