Miftar Rrahmanaj

Intervistuar nga: Arbnora Kolgjeraj Rexhaj

Boll kanë pasë, po krejt Grazhdaniki u kanë i joni, boll kanë pasë pasâni, kanë pasë shka me da, po si t’dahen krejt masanej...

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

29 & 31.05.2018

Lokacioni i intervistës

Kobaj

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

AK: Sot, me datë 29 maj 2018 jemi në fshatin Kobi do ta bëjmë një intervistë me Miftar Rrahmanaj, 82 vjet. Baca Miftar a mundesh me na tregu pak a shumë për jetën e prindve t’juj, t’juven si ka qenë në këtë fshat?

MR: A po dush me t’tregu ma s’pari prejardhjen kah e kemi?

AK: Po.

MR: Prejardhja jonë, na pi Zhurit jemi, po pi Matit n’Shypni jemi dalë n’Zhur. Pi Zhurit ka dalë Islami me katër [4] djem, katër [4] djem. Nja [1] i ka dekë Smajli, i ka metë Rama, Kasami, Sahiti. Sahiti masanej, a m’i tregu me radhë krejt?

AK: Po, po ban.

MR: Sahiti âsht i mahallës tonë se ni fis jemi krejt, i mahallës tonë Sahiti, ai i ka pasë tre djem. E ka pasë Nebin, Alin edhe Salihin. E Salihi e ka lanë Isufin, veç ni [1] djalë e ka pasë. Alia i ka pasë katër [4] djem, e ka pasë Mehmetin, e ka pasë Idrizin, Sylen edhe Azizin. E Nebia, k’ta djemt e Sahitit e kam fjalën për k’ta tre [3], Nebia e ka pasë djalë Rrahmanin edhe Isenin. E Rrahmani... a m’i tregu krejt me rend?

AK: Po, mundesh.

MR: E Rrahmani i ka pasë gjashtë [6] djem, ka pasë Nasufin, Hamitin, Halitin, Hasanin, Destanin, Halilin. E Iseni i ka pasë tre [3] djem, dy [2] djem i ka pasë, dy [2] djem i ka pasë, Zeflin edhe Muslin. E qetashti na i nimdhejti [11] brez jemi prej familjes teme, që kemi dalë pi Zhurit afër treqin [300] vjet, që kemi dalë qetu, po jemi kanë n’katun vjetër atje n’gatë... afër Drinit atje.

AK: Qysh e ka pasë emrin ai katuni?

MR: Kobi.

AK: Kobi edhe atje a?

MR: Kobi, e qetash kemi dalë te kolibet, përpara i majshna gjânë qitu, i majsha gjâtë e qetash k’tu vêni ma i rrafshtë ma i mirë, ma tokë pjellorë edhe kemi dalë k’tu, e qitash ky katun afër niqin e niqin e pesëdhejtë [150] shpi, niqind e pesëgjashdhejtë [150160] shpi i ka. E krejt jemi fis Bytyç. E masanej e kam fjalën për, k’tu ka pasë dy [2] shpia t’forta, Rrahman Kobi u kanë afër tetëdhejtë [80] antarë familje, na e kemi pasë furrën sûkur n’qytet atje edhe kullën e kemi pasë, me 1905 kulla u nreq tre [3] kat kulla, e kur ka hi partia... a me tregu a jo?

AK: Po, po.

MR: Kur ka hi partia, vishin partizant te na e furra nimdhejtë [11] bukë t’mdhaja i nxike ajo furra, i kem pasë karavanet për me zie jemek, ajo u kanë e trashë, hermetik e mshelne, se kumedit kah e kanë bâ n’atë kohë t’Serbis ata t’ushtrisë t’Serbisë e kanë marrë, vallahi me qatë ujë u zike jemeki, pasuli, mish me lakna, u knaq vishin thinjshin hajt bre ta ta kqyri te ju shumë mirë (qesh) po ujdisen. E tremdhejtë [13] tepsiha i shtishin, bukë a din çfarë buke u bakke, e masnej kur hini partia gjashëdhejtë [60] tosk pi Shypnisë i kemi pasë n’kohë t’partisë me ’42, me ’43 k’tu, n’shpi tonë edhe te Beslimt gjashëdhejtë [60] janë kanë. Te na, na kem pasë kullë, te kulla rrishin burrat, atje poshtë rrishin gratë, gratë rrishin. Ju kishin pasë dhanë përparësi atyne grave ata, i kishin pasë bâ komandante t’brigadës, e kur vjen ai plaki jonë, i zoti i shpisë, pe sheh ni partizanë me gra n’kamë, n’kamë qishtu po rri ngataz, po shkon te burrat p’iu bërtet burrave, po thotë: “Qysh bre po rrini ju kshtu, ai partizani tha me gratë e juja tha n’gu n’gu!” tha...”Ooo la Zylfi thashë hajt mos u banë merak se edhe ajo femen âsht po teshat i ka t’partizanit!” (qeshë) E masanej te k’ta Beslimt, u kanë, edhe ata janë kanë shpi e madhe, njani prej atyne, edhe ajo u kanë pjestare edhe ajo domethanë komandante e brigadës, ky Haxhi Ademi u kanë, rahmet i past shpirti, tha: “Moj  zojë tha ma mirë se ti tha kërkush se paska, kur ta fitoni luftën gjashëdhjetë [60] burra i paske k’tu!” (qeshë) Ajo u idhnue, “Vallahi, tha, kom me pushkatu, tha, k’to, kôm me pushkatu, tha, k’to!” Dikur shkoj i tha, ai i zoti i shpisë e mur vesh se po dojnë me pushkatu Haxhi Ademin, “Oj zojë, tha, oj komandante, tha, ti mos t’ka idhnu dikush prej familjes teme, tha, dikun elbete!” “Po bre, tha, qaj Ademi, tha, m’i ka gjetë gjashëdhejtë [60] burra, tha, k’tu, unë, tha, i kam, tha, vllazen, tha ,kejt k’ta, po kejt, tha, vllazen i kam.”  Dikur, “Po Ademin ti a s’pe dish. Po na Ademin pej se keni ardhë ju, tha, jemi te lanë t’lirë se ai a budall, u kanë me pranga i lidhun, po ju se keni ardhë jemi qitash ma t’fortë e kemi lshu edhe ky pak ta ta shijoje lirin!” (qeshë) E qashtu e pshtoj vallah se kenë te puskatu Ademin. E qishtash s’po di qitash ti...

AK: Mirë, ju keni ardhë... Arsya që keni ardhë prej Zhurit n’këtë pjesë cila ka qenë? Që keni lëvizë prej Zhurit...

MR: Po kemi ardhë kushe a ma mirë k’tu, për gjâtë e për toka ma pjellore, se Zhuri vên i thatë Zhur.

AK: Ju keni lind k’tu n’Kobi?

MR: Po, po. Une, baba, baba i babës, a po merr vesh që afër treqin [300] vjet, që treqin [300] vjet, se me 1905 kullën e ka nreq Rrahman Kobi k’tu, kulla u kanë tre [3] kat, ka bâ vaki kanë ardhë n’natë kah nizet [20] mysafirë, vishin edhe xhandarrmaria vishin, sûn i përzajshe ai shteti i ka pasë n’dorë. Kur vishin, u kanë e nalune do here për dru me shit, ata vishin pi Mirëditës Shypnisë  me shit katran, prej Hasit vishin me shit kaj kal dru, me ble ni kille gaz, ni kille sheqer, pak kafe, ni pazarlik t’vogël e bojshin. A kur vishin te shpia jonë me bujt se larg pi atjehit, n’aksham vishin i shkarkojshin kualt me dru, e nesër shkojshin n’pazar dilshin, ai nifarë komandanti Sava u kanë i xhanarve, tha: “K’ta, tha, du m’i zanë, tha, m’ja marrë drutë m’i dënue” tha, Rrahman Kobi tha: “Jooo, tha, s’ka bir nânen kush që m’i dënon, tha, k’ta.” “Une, tha, çfarë kallaballëki, tha, k’tu âsht? Çfarë kongresi jeni te majtë tha? Ju tetëdhejtë [80] vet edhe nizet [20] mysafië niqin [100] vet mos pe mbani ni kongres, tha, k’tu tha?”  “Jo, tha, qishtu, tha, as kongres as kurgja, ti a ke ardhë tha, me du xhanar, tha, a me t’lanë përjashta edhe ty unea, edhe ata miqt ata t’vorfit që vinë prej atjehit për ni idarellyk kanë ardhë me kalu ni natë qitu e nesër me ba ni pazarllik t’vogël n’Perzeren me shku te familjet e veta, sa t’jesh te une qitu, pi shpisë teme kush mi prek k’ta me dru që vinë, at’here unë ju msheli derën për krejt”, tha.  “E ku me shku at’here, tha, me hangër petlla e mjaltë!” (qeshë).

AK: E ju qysh e mani men fëmijërinë tuaj si i vogël?

MR: Une si i vogël që po t’kallxoj drejt, na mesap pi shpies t’madhe zori u dam, u damë edhe dolëm pa shpi, pa shpi dolëm, u kanë zor at’here shpiat me lloq m’i nreq, edhe le po do qoshe u duke mi nxerrë te kepat e rekes, e nreqem ni shpi për gazepi, kur i kam bâ pesëmejt [15] vjet, kûm shku pesë [5] vjet n’Mal t’Zi, atje pruga që u kanë BeogradBar kam punue si njeri ni shpi sûn e nreq pa pa ni meshalicë t’asaj që e përzin betonin. Përpara me dorë e përzishna për tunelin, tunelin gjashtë [6] killometra e gjysë, ma i madh se ky i Kalimashit. Pesë [5] vjet pa ardhë te shpia hiç, kur pata ardhë te shpia bash ni kojshi i jemi tha: “Bre, tha, Miftar kâki ndryshu, tha, kâki bâ tjetër njeri!” E qishtu, masnej napër gurbet, Panovë, Nastagravs e, masanej n’Beligrad i kam ‘gra atij t’rânit. Masanej ushtar kôm shku, n’Surdolicë gjashtë [6] muj ditë, kam msu n’shkollë për radiostanica, u m’kanë çu n’Vinkovc, pi Vinkovcit u m’kanë çu masanej apet n’shkollë për desetar, desetar, për radiostanica ose kur jam lshu um kanë bâ vodnik, i kam pasë nizettridhejtë [2030] ushtar që i msojshum radiostanica se u kanë zor, kishte edhe inxhinier e i msojshum une, nuk i dishin ata senet e, pooo.

AK: A keni kry shkollë ju?

MR: Shkollën e mesme veç.

AK: Sa vjet krejt?

MR: Na kur jemi kanë n’shkollë, shkolla ma e parë mas çlirimit, na kemi fillu. N’shkollë ma t’parë, u kanë nifar msusi Mark Gashi, Mark Gashi, u kanë shumë msus i mirë vallah, u kanë a pi Zymit m’doket u kanë? A! Pi Zymit? Aaa. Jo i Perzenit. E na msojke shumë mirë, i thojke do vjersha, a m’i tregu a jo?

AK: Po që i man men po.

MF: Thojke: “Mos po rren, ata që rrejnë! Mos thuj rrena kur je thmi se gjithkush të ka n’moni, ni ne’shkinë ma mirë me thirr se rrancak dûkush me t’thirr! Mos shko thojke menja se me rrena, fajin tanë ta mshefsh për mrena, s’vanon dita, thojke, gja se nalë, për fushë rrena ka me dalë!” Nuk hupet ajo, del rrena e hajnija dalin a. E masanej për fmit, për belan a di thojke:“Fmia shahen, gratë  përlahen e burrat, tha, vrahen!” (qeshë) U kanë shumë msus i mirë u kanë.

AK: Ku u hap ajo shkollë?

MR: Aaa?

AK: Ku âsht hap n’cilin vend që jeni shku ju?

MR: N’Nashec, n’shkollë t’Nashecit. Jemi kanë na, Grazhdaniki, Atmazha, Nasheci, qaty n’qatë shkollë, ajo e para mas çlirimit qajo shkollë u kanë, po. 

AK: Masnej keni vazhdu apo?

MR: Jo masanej qishtu privat e kam marrë ni shkollë t’mesme. S’kemi pasë kohë ma me... s’na kanë lanë bre, na ka çu Mark Gashi n’qit gjimnazin “Gjon Buzuki” na ka çu katër [4] vet n’katun tonin. Atë ditë ishte e premte. A t’shtunen, tha, t’dillen nuk ka, tha, msim, ditën e hanë n’ora gjashtë [6:00], tha, vini, tha, n’msim, mos e lina pa ardhë, pi krejt shkolls na ka çu neve. Kur u çum ditën e hanë na shpi e madhe shtatëtedhejtë [7080] vet edhe k’ta Bislimt qashtu, “Shka mar, tha, shkollë, po kush i runë, tha, dhetë, kur i runë loptë, kush i runë...” (qeshë) S’na lanë vallah e ka pasë mu shkollu, me hangër me pi krejt n’internat edhe me flejt e krejt pa pare ma, nuk na lanë. E masanej u ipshum zor djemve t’mi, sa t’munesh veç msoni, ai njani dojke me msu ni djal i jem që â n’Holandë, msojke mirë, kompjuter â, krejt çikat i ka atje me fakultet n’Holandë. Po hajt mar thojke shkolla kurgja thajke ja majke. Njanin e pata çu n’sheher aty te tezja, mar qysh a ma mirë me pare me kejt e ja pagujshum tezen e kejt, tha veç kqyrshym a e ke kthy shpinën taman, i gjujshum tha libret. (qeshë) Shka m’i bâ me zor nuk shkonë, me t’dhane. Edhe unë po thamë ishallah Zoti do juve ju gzon, edhe bahet i shnosh e i hajrit e me men e bahet ni kryetar shteti...

AK: Baci Miftar masi keni përfundu shkollën ju keni nejtë ma shumë me lopë apo e bagëti?

MR: Jo, jo.

AK: A fill keni vazhdu tutje?

MR: Une me bagti hiç.

AK: Hiç?! 

MR: Une vetëm si i kam bâ pesëmejt [15] vjet gurbet, n’Mal t’Zi pesë [5] vjet, n’Panod pesë [5] vjet, Beligrad dy [2] vjet, ushtar, masanej ja kôm nisë qisi punve privat me puntor, si firmash, firmash me puntor. 

AK: E dikush prej familjes juve a âsht kujdes për pjesën e bagative?

MR: Aaa?

AK: Vllaznit ose djemt e axhes a janë marrë me bujqësi, blegtori?

MR: Po, po, po.

AK: Çka ma shumë keni pasë?

MR: Po na kemi pasë, na kemi pasë shumë gjâ kemi pasë përpara, na kemi pasë treqin [300] copa dhenë, treqin [300] copa dhi, dyqin [200] bletë, nizettridhejtë [2030] copa lopë, qishtu na qishtu edhe Bislimt, ni mahallë tjetër ni shpi, shpi e madhe se ata tjertë janë da ma herët, se krejt jemi ni vllazni, ata janë da ma herët, na kemi nejtë, ma t’urtë jemi kanë, kemi nejtë ma shumë bashkë, po. 

AK: A t’kujtohet kur jeni nda kush ju ka nda juve?

MR: Po janë da do pleq t’katunit, nifarë la Rasim u kanë pak ma i zgjut prej atyne e Mehmeti, qata i kanë nda nërmjet veti, i kanë da k’ta krejt bashkë shpia madhe janë nda. 

AK: A kanë pasë...

MR: Boll kanë pasë, po krejt Grazhdaniki u kanë i joni, boll kanë pasë pasâni, kanë pasë shka me da, po si t’dahen krejt masanej...

AK: A janë nda t’knaqun?

MR: Aaa?

AK: A kanë nda t’knaqun n’familje?

MR: Po more qysh jo, me qef tu knaq te lujtë, po na dolëm pa shpi, pak hoqëm zamet po shka me bâ, ai dikush ai e... tash kur t’je shatëtedhejtë [7080] vet ai e dikush do t’dalin pa shpi, po!

AK: E kohën e partisë qysh e kujton?

MR: Kohën e partisë na, ti mase hine... na i kemi bajt do gra t’emigrantve.

AK: Çfarë emigrant?

MR: T’Shypnises janë kanë ata, ata kanë ardhë goxha me punue për Serbinë, a n’realitet ata kanë punu për bashkimin e trojeve shyptare, po, e qitasht i hetoj UDBa e Serbisë, e hetoj, qysh m’ja bâ tek m’ja bâ, ku m’i lanë motrën, e nusen e nânën, ku mi lanë me ni vên ma t’sigurt, t’i ka pru te na, te shpia e Rrahman Kobit, i ka pru. Pasha Zotin po ju tregoj t’vërteten i ka pru na e kemi pasë koshin e madh, qesish kollomoq a di, ai u pat shprazë n’pranverë, edhe qaty ja pata rramu aty poshtë, ai u kanë dytri [23] metra ai u kanë i madh ai koshi, i gjanë, edhe katër metra i gatë, edhe qaty ja kemi rëmu edhe ju shtisha gzofa e postoçia qaty edhe... ma natën flishin me gratë, natën. A ditën i shtisha qaty, edhe i hiqshna, tha, drrasat për me qitë se ma s’pari nrihet ai koshi me zid ja ni [1] metër e gjysë, n’qatë ni metër e gjysë e kemi bâ gropën për me hi ata, e ma anej e qitshna drrasat n’ata pragat edhe i qitshna ja dytre [23] thasë kollomoq, ja pesëgjashtë [56] thasë kollomoq, i qitsha e mlojshna aty, kur vishin ushtria, policia, sûn i bishin n’fije mozallah, jo, jo, dedede vishin ushtria e policia, qaty bre janë qaty thojshin janë, sûn i gjishin. Sûn i gjishin. E ma n’fûn...

AK: E sa gra janë kanë?

MR: Aaa?

AK: E sa gra janë kanë?

MR: U kanë ni nuse e mirë që dillin e nalke, nusja e Ramadan Vokrrës e Shypnisë edhe nâna e vet, a motret i ka pasë te Marka Dushi n’Nashec, e ma n’fûn, ma n’fûn tregoj nja s’pe theksoj me emën, pi ni fshatit, nifar kapetan Lluka u kanë, ditën e pazarit edhe une jam kanë aty, e kapen atë zotin e shpisë tonë edhe e shtinën n’burg me gjithë djalin e vllait atij Shefikin, e shtin se Shefiki k’ta i sillke me Kurtishin. Po e shtinë mas anej, nanë [9] muj ditë e majtën n’burg. Kur dul la Destan, ishte vjeshtë, qôsa vakti, ma vonë, ma vonë kah shtatori. Ai u dridhke. “Oo la Destan shka po dridhesh bre?” “E me babën shka po dridhesh? Thojke, shka ka hekë ky shpirti jem, tha, seri qysh jam gjallë! Për çdo ditë, tha, ka ni orë tej n’fyt tha u m’kanë shti n’ujë.” (qanë)

AK: Hmm. Ujë t’ftohtë! Kanë hekë!

MR: Nuk shkoj mas anej shumë edhe diç ai. E mas anej kur shkova ushtar nifarë Rostan Tiçkioza u kanë, kroat, kroat u kanë, thojke: “Kam me t’bâ me grada sikur une!” E bika raportin k’tu duhet mu kanë n’parti, kur e bika raportin k’tu thojshin k’tu bandat ma t’mdhej n’Kosovë janë shpia e Rrahman Kobit, për ne. U kanë Desa Gjurgjeviçi u kanë sekretar i komitetit, ai ai komandanti i ushtrisë, ai Rostandini: “Miftar shka keni bâ bre?”, “Qishtu bre na kanë besu neve që shpi ma e nershme, i ka pru, thashë, te na, ata shka kanë bâ ata e dinë vet!” Po. E qishtu mas anej edhe dytë, për s’dyte e ka çu apet, nuk kanë ra n’pajtim edhe, tha, s’munesh ma nalt me shku vodnik, po une tha baj une dishka tej n’vodnik, edhe qashtu përfundoj puna. 

AK: E shka ndodhi me fatin e atyre grave?

MR: Fatin e atyne grave, ata dulen n’perenim. N’Gjermani shkun, n’Itali n’llogor, pastaj shkun n’Gjermani. I morën me gra me krejt me veti, atje jetojnë, po. Kur ka hi partia, na partizant i kem pasë poshtë e nalt ballistat. Na ma fortë ballistat i përkrashna, po partizant patjetër u dukke m’i pranu. E bare ni rast Muharrem Bajraktarit s’ja keni ni ju zanin, ai u kanë zogist u kanë, u kanë i mretit, me katërdhejtë [40] ushtar qitu te Pojata, Pojata k’tu janë kanë gjatë. Hasjnat vishin me punu tokën n’Grazhdanik, bon vaki n’shpi tonë kah nizet [20] penë kije qitu i flishin se me shku larg atje me kije, mara edhe bukë ju qojshum atyne na k’tu, se furrën e kishna shtishna bukë sa dush e vina tha Muharrem Bajraktari me katërdhjtë [40] ushtar e ky, ky la Can u kanë i zoti shpisë, i preu dy, dy [2] cjep edhe i poqëm mirë, i poqën aty n’furrë i shtinim, i poqëm mirë edhe tepsiat pi mushum p’ja qojmë atyne ushtarve, ushtarve, qatyne ballistav, po. E ky la Can po ja danë veç, po ja dan veç k’ti Muharrem Bajraktarit me ni tepsi t’vogël, ata ushtartë thanë: “Pse, tha, ti p’ja dajsh veç atij?”, “Eee tha pse, pse tha, a s’pe dini tha pse a, a âsht tha komandanti juj, tha, me bâ, tha, m’ju pri, tha, juve keq ky, tha, ju faron juve krejt, po mase ka qilli i mequm ky edhe ju pshtoni tha, e k’ta masi e ka dallu, tha, Zoti, tha, edhe une pe dalloj!” tha. Edhe u nalen ata nuk reagun ma tutje. 

AK: Luftën e Dytë Botërore a e mani men? 

MR: Po mar qysh joo, pooo.

AK: A munesh pak me na tregu qysh e man men atë kohë?

MR: Vallahi qaja Lufta e Dytë Botërore qajo i ka lanë qita komânistat. Na ma s’pari, ky poplli jonë, poplli jonë janë kanë pa shkollë zojë, janë kanë analfabeta nadhejt e nantë për qin [99 %], bone hesap n’qit katunin tonë vetëm baba jem ka ditë shkrim e lexim, edhe i jipshin libra e fletore e shka mas i jipshin fal e ky i msojke me gra e me burra e me krejt i msojke, msus u pa tbâ taman (qeshë). I msojke edhe dikur hajt hajt u çelen shkollat edhe qe arritum boll. E përpara ka pasë shkolla vetëm serbisht, a n’atë bukfajen e tyne sikur n’abetaren tonë, n’fleten e parë shkrujke, thojke; “shqiptar, muçi, tuçi i ne uçi jepi zor, rrije edhe mos e mso”, se me msu bahet barabart me ne e di shka a mirë shka a keq, e qitash na pe dim taman po, po sûn pe mam, po duhet pak mi dhanë zor vetit, me hekë zamet. Nashta e nie ndokush, le t’nie kush nie unë qeto e thamë edhe n’parlament e thamë, po, ashtu âsht, po. 

AK: E te Lufta e Dytë Botërore qysh e mani men atë kohë?

MR: Qysh thae?

AK: Luftën e Dytë Botërore qysh e mani, qysh e kujtoni atë kohë, qysh e mani men?

MR: Qysh me majtë bre n’men bre zojë, n’Luftës Dytë Botnore vishin te na partizant, te na ata liftojshin kunra gjermanit, e partizant vishin qita kodat, qita goricat e tona, gjermani nuk hike napër mal, gjermani rrugës shkojke. Ata pi katunit t’vjetër, dilshin kushe me liftu me gjermanin i nshojshin kah ni pushkë taktiktak, ajo pushka ku mrrika n’xhade, ai gjermani kur t’ja nshojka atë mortolozin, qekaq fishktë janë kanë, domenthanë me ata teneqet e fishekve t’atyne na mirrsha i pritshna e bojsha çezve me pjekë kafe. Kur i shihe partizant prej k’tuhit për dy minuta atje bishin, bishin u fshifshin. Po gjermani, u lshu bota krejt se gjermani goxha përpara u kanë, po. 

AK: A ju kanë ngucë juve gjermant?

MR: Aaa?

AK: A ju kanë ngucë juve popullin?

MR: Jo, jo, s’na kanë ngucë joo, nuk na kanë ngucë. Po mas anej po mas anej n’kohë [Aleksandar] t’Rankoviçit poo. N’kohë [Aleksandar] t’Rankoviçit vallahi kanë vujt poplli jonë, kanë vujt, i ka rreh për ni pushkë. Shkojshin për pushkë pallshin n’stanicë t’policisë sikur gomartë t’i rreh. Po, po kush e bojshin tontë e bajshin, se âsht edhe ni fshati Lybeqevë qatje, Lybeqevë âsht, u kanë ni Haxhi Rizani, Haxhi Rizani, ai u kanë Kshilli Katunit, u kanë UDBash Shani Qamili i Topolans Shypnisë, ai ka konstatu me to tha: “Ti Rizan, tha, n’katun tanin kush ka pushkë mlidhja pushkt!” Edhe ai ja mlodh krejt pusht atyne ju tha: “Kqyr, tha, n’qofse dikuj i gjinet pushka, mu u m’keni bâ sherr, kejt kush e ka dorzoni!” Ata i dorëzon krejt, asnja sû rreh, a te na tu shku tu bâ shpiunllik njani me tjetrin edhe i kanë rreh sikur magart i kanë rreh, se e kanë rreh tonët e kanë rreh tu shpiunu tu thanë filani ka pushkë, filani ka... ka bâ vaki ni pushkë trekatër vet kanë pshtu prej saj pushks te ble e me çu atje se t’hishin dajak t’hishin. Pooo. 

AK: E juve a ju kanë ngucë shumë?

MR: Aaa?

AK: Juve, familjen e juve? 

MR: Pooo qysh jo, familjen tonë qysh s’na kanë, e kanë rreh a t’thashë la Destan, prej qatyheit diç, Destani e Shefiki edhe ai u prish aty e... masanaj e edhe nihar Ali Maksuti edhe ata e kanë postav të rreh, për pushkë për arme. Ka vujt ky popull po s’po mushen men. Po. 

AK: Mas ushtrisë, kur e keni përfundu ushtrinë...

MR: Aaa?

AK: Pasi e keni përfundu ushtrinë, me çka jeni marrë, çka keni bâ?

MR: Jom kanë masanej firmash. Kum punu Kariovac, kum pune Banjalluk e, kum punue kahmos me puntor...

AK: Çka keni punu zakonisht?

MR: Kemi shit kablla nëpër kanalle t’vogla, kablla e kabllovica, kso shaflle e qisa punë ndërtimtarie, po. 

AK: Sa vjet jeni martu?

MR: Aaa?

AK: Sa vjet jeni martu?

 MR: Nizet e pesë [25] vjet, e kam marrë qit plaken (qesh), as se kûm pa, atë natë kur e kûm pa ma. A a n’rregull kjo a jo?! (qesh)

AK: E ku e keni marrë nusen? N’cilin vên?

MR: Prej Vermicës. 

AK: Kush ju ka nxan nusen?

MR: Po ni mik msit e kam pasë ai e bani, po.

AK: Sa pare ja dhatë msitit?

MR: Pare, jo pa pare hiç, pa pare.

AK: Pa pare a? A dhuratë diçka a i keni dhanë?

MR: Ka pasë dikush hajke pare, veç jo, jo pa pare une.

AK: Diçka dhuratë? Dhuratë diçka, bakshish?

MR: Po i kûm dhanë lirë...

AK: Jo, msitit?

MR: A msitit? 

AK: Po.

MR: Po i kôm dishka, ai pa dishka ai nuk ec shkret. Përpara thojshin nipar openga bre m’ja ble gji ka ec, si ka sjell...(qeshë).

AK: Aaa se i ka sjell fjalët!

MR: Po. Jo shumë jo, dikush hajke shumë vallai veç nuk âsht n’rregull kjo me hangër. Veç kur patë ardhë kjo sefte e majke pishën, ishna kallaballëk, me ni dorë hajke bukë me ni dorë pishën e majke (qeshë).

AK: Sa sofra i keni shtru kur jeni ulë me hangër bukë, a t’kujtohet?

MR: Katër softa, dy te burrat dy te gratë. Na burrat jemi kanë nalt n’kullë, kulla u maru me 1905, tre katë, aso kulle e fortë u kanë e burrat hajshin me ni vên edhe fmit me ni vên edhe te gratë. Gratë me ni vên edhe fmit me ni vên. Po neve na ka pshtu furra, furrën e kemi pasë t’madhe sikur n’Prizren, qito furrat e bukës që po bajnë bukë, qashtu e kemi pasë origjinal, po. 

AK: Sa ditë ju ka zgjatë dasma juve?

MR: Aaa?

AK: Sa ditë ju ka zgjatë dasma?

MR: Dy [2] ditë.

AK: A t’kujtohet n’cilen stinë je martu?

MR: Me ‘60!

AK: E çfarë stine a pranverë a verë a?

MR: Aaa, midis dimnit, bash n’kulm t’dimnit. Po vallah.

AK: A munesh pak me përshkru...

MR: Çka me përshkru...

AK:... dasmen tande?

MR: Kemi shku ataherë me marrë nusen, kanë shku me marrë me kerr, me kije, me t’kuaj, me kuaj edhe ai kerri i mlun me qylym midis dimnit edhe u kanë vêni i keq aty n’katun t’vjetër, krejt gur u kanë vêni. Tu m’dojke mu praptu kerri me nuse me krejt, mu praptu, me zor ka pshtu gjallë me ardhë te shpia.

AK: Sa krush keni shku me marrë?

MR: Aaa?

AK: Sa krush keni shku me marrë?

MR: Qysh tha?

AK: Krush?

MR: Aaa kemi pasë boll krush.

AK: Edhe dimen edhe...

MR: Po, vallah me niqin niqin [100] e kusur krush, po.

AK: Edhe gra a kanë shku?

MR: Gra ma pak shkojshin da herë, dytri gra, n’qatë kerrin e nuses shkojshin, sa me marrë nusen se jo me shku sikur qitash jooo. Dytri gra, a qitash u banë qysh a ma tepër gra, po. Bara ni herë kur e martova djalin, u munova m’i nalë gratë kesh te met vet t’kamë, shkun kerret plot. (qeshë) 

AK: Masnej kur erdh nusja k’tu çka keni bâ?

MR: Kur erdh nusja, ka ardhë, kur e kanë qitë aty, n’ballkon e kanë qitë me pa edhe e pshtetshin n’zid, mirrke temena kjo, si lepër, e urtë. Po masanej dûl dhelpen dûl, vuj dikur ma vonë. (qeshë)

AK: Ju paskeni nejtë ma shumë n’gurbet apo?

MR: N’gyrbet ma fort, ma fort n’gyrbet, po. I vogël kûm dalë. 

AK: Çfarë festa keni festu ju?

MR: Aaa?

AK: Çfarë festa përveç Bajramit a keni pasë edhe naj festë tjetër?

MR: Po mar festa e Bajramit, festë e Shingjergjit, po, festa pranverës “Dita e Verzave”, edhe ata i festojmë, qata. 

AK: Mirë, a t’kujtohet at’here moti qysh i keni festu? Çka keni bâ për k’to ditë?

MR: Qishtu, qishtu edhe at’here qishtu.

AK: Për shembull për Ditën e Verzës?

MR: Ditën e Verzës dilshin çikat, zishin vezë edhe mlidhshin [nuk kuptohet], kso barnishta, kso sene, lule mlidhshin, për m’i vu për për shpia m’i vu për shnet edhe para sabahit u qoshin e mirrshin ujin taze, ujë t’ftohtë, hishin nëpër soba krejt antart e familjes i stërpikshin për shnet.

AK: Për verza?

MR: Po për verza!

AK: Diçka tjëtër a keni bâ?

MR: Aaa?

AK: Naj sên tjetër a keni bâ?

MR: Po kemi bâ flija qitshin, kigja pritshin, po. Pshtetu a ki ku mu pshtet?

AK: E për Shëngjergj?

MR: Për Shingjergj, për Shingjergj shkojshin n’Perzeren, Karabash, atyne i thojnë aty, me lujtë, me lujtë e me pâ dishka, dikush shkojke dikush jo.

AK: Çka keni hangër për Shëngjergj? Çfarë ushqimi keni përgaditë për Shëngjergj?

MR: Për Shingjergj ma fort kigja, kigjat i piqshin, flija qitshin tjetrën ditë, po qashtu.

AK: T’dyten ditë?

MR: Po, flija.

AK: Çikat shka bajshin?

 MR: Knojshin çikat.

AK: A t’kujtohet naj kanë që e kanë knu qikat?

MR: Se de qe t’kallxoj qikja {i drejtohet gruas së tij} (qeshë)

AK: E a keni shku ju k’tu te Baba Sazi, te kjo tyrbja?

MR: Aaa?

AK: Te kjo tyrbja e Babës Sazi a keni shku?

MR: Ja, ja, jo, jo.

AK: Naj herë jo a?

MR: Jo, jo. 

AK: Kush ka shku atje? A e din? A e man men?

MR: Po shkojshin, po tyrbe ka pasë n’Prizren atje për Shingjergj, karabash efeni, aty n’tyrbe atje kanë shku, po.

AK: E k’tu nuk t’kujtohet a?

MR: Jo k’tu nuk kanë shku k’tu.

AK: E kush ka shku zakonisht atje?

MR: E përpara shojshin n’Suzi, n’Suzi âsht aty, ngat Nashecit, âsht ni gur aty e qaty shkojshin e festojshin edhe pi Prizrenit vishin aty.

AK: Kur kanë shku atje? N’çfarë datë?

MR: Me t’nanë [9] maj.

AK: Maj?

MR: Po me t’natë maj [09.05] mas Shingjergji ja tri ditë, po. Masanej edhe midis veres e n’Aligjyn.

AK: E çka kanë bâ atje a t’kujtohet?

MR: Po atje qojshin kigja, folshin nerza, qiso sene ka pasë.

AK: A keni shku ju naj herë familja juve?

MR: Po mar kemi çu, bare ni herë kemi çu u m’kujtohet nâna babës tem, e ka fol nezre ni kingj qe qoje atje, ni nip i jonë i Nashecit t’i tujt dhentë aty, kjo nâna babs pi thotë ato atij vllait tem Sallahit: “Shko bre qoja ni copë mish atij se kâna t’i rujt dhetë se gjynah!” Ai po shkon p’ja qon, ai s’po don me pranu ato, pe sill shtagën tha: “M’ka thanë baba e nâna mos mu afro ngatë!”, “N’dash me hangër, tha, n’dash mos me hangër leje tha, se la” Se murr, nuk e murr.

AK: E te ai guri i përbim se âsht aty?

MR: Po ai guri përbihen aty, thojnë që qitë zên po jooo, përbihen aty, për shnet a di, po.

AK: Kush ma shumë burrat a gratë janë përbi?

MR: Gratë ma fortë, gratë ma fortë. Gratë e fmit e!

AK: E për çka ma shumë, a e man men për çka kanë thanë?

MR: Vallahi veç për shnet, për tjetër sên për di s’muj e për dish... për shnet, po nuk a që i shëron ajo, nuk shëron po a di ju ka mush menja popllit qaty edhe qaty kanë shku përpara, qitash nuk shkon kush, jo.

AK: A ka pasë n’këtë anë mulli diku?

MF: Aaaa?

AK: Mulli?

MR: Po ka pasë qaty n’Suzi, ka pasë mulli, po u kanë ai atmaxhali nifar Veseli, Veseli e Xaha e majshin mullinin, e shkojshan me blu aty edhe n’Nashec ka pasë atje ma poshtë dy mulli janë kanë.

AK: A keni shku ju shpesh?

MT: Po more.

AK: A munesh pak me na tregu çka ka ndodh atje kur keni shku n’mulli, a keni pritë n’renë, a kan’ e keni taku? A keni bâ naj muhabet a?

MR: Po, po, kemi pritë n’ren, s’kishe aty, pa ren nuk ka, me ren. Bane hesap na shpi e madhe, njani i zoti i shpisë, [nuk kuptohet] zot shpisë, përditë shkojke me blue, çdo dy ditë, kah tri shkojka, u hargjitke, kallabëllik, po çdo dy ditë shkojke n’mulli, me blue. Qashtu.

AK: A keni lanë naj sên hak për mullirin? 

MR: Aaa?

AK: A keni lanë edhe diçka për mulli? A e keni nda ni pjesë çka e keni blujt për mullirin? Aty hak diçka me lanë?

MR; Për me dhanë?

AK: Po, masi e keni marrë ju e keni kry çka keni... a keni pagu diçka?

MR: Po more, ujem mirrje ai, ujemin e mirrke ka dytri kille i mirrke ujem a ka katër kille, ni shekë, ni shekë katër kille i merrke, po. 

AK: Deri kur ka funksionu ai mulli?

MR: Vallahi vonë u kanë, tej... me thanë ’48 u kanë mullini. Tej n’48 u kanë.

AK: E pse u prish pastaj çka u bâ?

MR: A u bâ, dulen k’ta mullit ej ma modern, dulen n’Mamush e dulen knenaanenaknena, nuk e hajshin atë mill e nuk u goditke bash qaq.

AK: N’Prizren a keni shku shpesh?

MR: Une a?

AK: Familja n’përgjithësi?

MR: Përpara, përpara rrallë shkojshna, a qetash për çdo ditë shkoj, e kam ni daj temin aty përkuror u ka, ka dalë n’penzi, po shkoj po luj shah tanë ditën qaty me ta, pe kalojmë kohën. (qeshë)

AK: E ma herët kur keni shku për çfarë arsye ma shumë keni dalë?

MR: Ma herët, shkojshna si fmi, s’na lishin mar me shku, jooo për me shku, rrallërrallë shkojshna, po. E masi u bam t’mdhej na shkojsha veç ma rrallë.

AK: Napër oda a keni nejtë shumë?

MR: Kemi nejtë, pooo. 

AK: A mundesh pak me na tregu? Napër oda çka u bâ zakonisht? Naj muhabet a naj sên a?

MR: Nëpër oda, shka me t’kallxu bre! Nëpër oda shka s’ka pasë aty napër oda! Ai përpara baba jam kish pasë shku me grish, qysh thoni ju, me grish për n’dasëm me ardhë, e kemi n’Dobrush do nipa i kem edhe dhanërr... e ka çu plaki Rrahman Kobi me grish dhanrrin n’shpi edhe ata nipat e krejt ky ûgjet me ni n’oborr, a i thoni oborr ju aty, n’oborr ish kanë ni dru i shtritë ûgjet aty edhe ja qon selamin tha: “N’filan dite kemi darsem, kemi qef me ardhë, me ardhë... je i ftun për filan ditën darsëm!” Edhe ja pjek ai ni kafe edhe kur po e përcellë: “Hajt, tha, udha e marë t’koft, tha, nuk ta pranon kur t’grish që u m’ki grish tha mua, sûm ke hi mrana” tha. E ky bjen mazum baba Haxhi, baba jonë, i ngrati pa sherr. Pi kallxon zotit shpisë Rrahman Kobit, ai u kanë me zo Rrahman Kobi tha: “Kam shku, tha, me grish te Rrahman Mustafa po nuk ma ka pranue baba Rrahman, tha, s’ma ka pranue?” tha, “Po çka t’tha?”, “Sûm ke hi, tha, mrena!” “A e ke grish ti taman? A i ke thanë n’filan ditën hajde? N’ardht, tha, mirë se vjen mos ardht me zor, tha, sûn e marrim, tha, na.” “E shyqye, tha, që ma hoqe se s’jam kanë, tha... jon kanë tu m’dalë met a e kam grish mirë a jo!” Se përpara shkojshin kah dy vet, ky kish pasë shku vetëm at’hera se dy vet âsht ma ma nryshe se ni dëshmitar âsht aty, e për qita kanë shku ka dy vet.

AK: Naj sên tjetër a t’kujtohet? Naj muhabet që u bâ napër oda interesant që u kanë, a mundesh me na tregu?

MR: Qysh tha?

AK: Naj muhabet qe e keni bâ? Naj bisedë nëpër oda edhe që...

MR: Muhabet tylifare muhabete...

AK: Naj njo që asht pak ma interesant?

MR: Muhabet na e kemi pasë hoxhën i thojke, hoxha njanit nuk dike bash taman a dish mi knu dovt, i shtike mi knu dovt kejt, mi knu dovë. Ai nuk i dike, thojke hoxha: “E bre Zoti t’i falt kusuret!” i thojke ose “Pajtoh me filanin, theja kamen shajtanit!”, i thojke njanit t’shpies tonë, po. Thojke: “Kurrë s’ja thej thojke, nuk ja thej thajke kamen, s’du mu pajtu!” (qeshë) e qashtu u idhnoshin. 

AK: A t’kujtohët naj vjershë ose naj...

MR: Aaa?

AK: Naj vjershë, naj poezi e vjetër a t’kujtohet? Ose naj prrallë që ta ka msu nâna ose gjyshja?

MR: Po prrallë, une ni tregim. Po tregoj, njani kish pasë nânen e babën pleq, ish kanë fukara ai i ngrati. Edhe shkon ka ni muj ditë me fitu për hidaralliq me ardhë te shpia, m’i kqyr nânën e babën. Te ardhë te knena verës, kalon për skajt ni kopshtit edhe i shkon dora kapi ni, eshtet shumë, e kap ni mollë me hangër edhe e hangrër atë mollën, e pi thotë vetit sikur mi thanë, qysh e pate emrin ti? (i drejtohet shoqëruesit tim)

AK: Agim!

MR: “Agim, m’i thanë Agim une pe marrë këtë mollë po kjo nuk âsht hallall!” Shka me bô! U kthy u detyru me shku m’ja lyp hallallëkin te ai zoti i atij kopshtit. Kur shkaj aty, tha: “E kam marrë, tha, ni mollë pa pytje a ma bojsh bre hallall se sûn po shkoj te shpia me haram?” “A, tha, sûn ta baj hallall se une nuk jam pronari i k’tij kopshtit. Pronar, tha, âsht nifar begi, unë jam rrogtar, tha, k’tu, ja tre [3] sahat pi kthuhit larg asht.” Ky detyrohet tre sahat larg me shku për ni mollë m’ja kërkue hallallin atij begit. Po shkon te begi, cakat n’derë del begi. Tha: “O beg, tha, kshtukshtu, tha, shkova e kam marrë, tha, ni mollë te kopshti yt, ai rragtari s’ma bani hallall, jam detyru me ardhë, tha, te ti s’po m’shkohet te shpia me haram, se i kom pleqt, tha, t’moshuar edhe me haram qysh me shku te shpia!” “Jo, tha, edhe une vallah sûn ta baj, tha, hallall, ta baj po me ni kusht, tha, ta boj hallall.” “Çfarë kushti?” Tha: “N’qofse... e kam, tha, ni çikë, veç ni çikë, tha, e kam, n’qofse e marrish qato për grue, ajo nuk ka sy, nuk ka gojë, nuk ka dur, nuk ka kamë, n’qofse e marrish qato, unë ta boj hallall.”  “A bre beg m’ke ranu, une tha, dy pleq, tha, i kôm boll, qata me zor, tha, pi ruj, po ku e qoj, tha, atë çiken tanë une?” Dikur, n’qatë moment erdh ajo çika e begit, erdh çika e begit edhe “Babë, tha, a u lodhe? Qysh je? Ku je?” Tha: “Foli, tha, edhe k’tij jabangjisë.” “Qysh je bre ti djalë? A je mirë? Si je? Si po kalon?” U folën aty. Ky pi thotë begit: “O beg po kjo po t’thotë babë ty, mos a çika jote bre? Qajo çika që s’ka sy, s’ka vesh, s’ka gojë, s’ka kamë, s’ka durë. Po kjo krejt t’mirat i paska filiz sa t’e dijet kana!”  “A pe pranon, tha, për...” “Po qysh s’pe pranoj, tha, k’to, po.” Edhe e murr, tha, me krejt familjen, tha, hajdi tha, k’tu, edhe ja dha dy shpia edhe jetoj si begi. 

AK: Mirë, e naj prrallë tjetër a din me na tregu, që t’kujtohet?

MR: Aaa?

AK: Naj prrallë tjetër a din me na tregu?

MR: Po mar, po, po. Ishin kanë dy motra, ishin kanë martu për dy vllazni. E aq mirë kishin pas shku nërmet veti se s’ka qysh bahet ma mirë ma. Edhe n’punë, edhe me korrë e, ka t’shkojshin bashkë shkojshin, edhe kunata edhe motra. Dikur ma n’fund u lindi ka ni djalë te dyavet moshatar, hajthajthajt, ata kur punojshin te korrë grun, cila qëllojke ma ngat i jipke me thithë fmisë, nuk i dallojsh cili âsht i asaj cili i asaj hajthajthajt mas ni kohe dikuri njani diç, njani djal. Qitash ajo, tha, ju hini ngatrresa nërmet veti, ajo po, thotë, ka dekë i yti kjo po ka dekë i yti, qitash qysh me da këtë pleqni, dee thirr pleq anenaknena sûn pi binë n’fije. Ni malsorkë tha: “Une bre, tha, e daj pleqnin, tha. Po, edhe tha, rrini tha n’kamë qatje, tha, pe marrim, tha, këtë fmin, tha, e pe shkym, tha, ose pe presim fmin!” E morën thikën kushe zar me pre, a bash qajo nâna e saj i ra t’pakt. Tha: “Ja pash hajrin se i yti kâka.” Malsorkja e davë qatë pleqni... ajo bash e ka t’zemres vet, nryshe âsht. (ndërhynë kushëriri i Miftarit)

AK: Mirë shumë, naj tregim tjetër?

MR: Dy fmi kishin pas lé shpinë për shpine edhe hajthajthajt rriten dikur po ecin e u rriten u banë pesëgjashmejtë [151] vjet, niherë njani, tha, e bajke niherë tjerti, niherë njani, niherë tjetri. Kur shkun tutje, do puntort e mi, kollomoq, tha: “Puna marë!” tha, “marë paq!” Tha: “A ka, tha, dyjê, tha, ma keq se na te dy, te dy shka jemi, duhet me bajt gjithësaherë njanitjtrin.” Njani tha: “Po bre, tha, ka ma keq?” “Shka ka ma keq?” “E shohish, tha, ku ka ma keq, ka me tu n’tek vet!” Kur shkoj ma tutje njani diç, tash n’vanë se mu ndrru po duhet me bajt xhenazen ai, e keqja edhe e mira nuk kanë skej, poo. 

AK: E naja tjetër a t’kujtohet?

MR: Aaa?

AK: Naja tjetër a t’kujtohet?

MF: Plot bre di po qe s’po m’kujtohen...[nuk kuptohet] Ish kanë ni lavërtar, tetëdhejtë [80] vjet me mjekërr shkon me bâ, qysh ju thojnë me lavru me kije, me kije me lavru arën, aty pari kalon ni ni mret, ni mret kalon me dy pashallar edhe, “Puna e marë!” tha, “marë paq!” Tha: “A ke agjerue?” Tha: “Kûm agjeru, po Zoti, tha, s’ma ka dhanë.” “Qysh je, tha, me t’largit?” “Larg jam kanë, ngatë mu kanë afrue.” “Qysh je me t’dytet?” tha, “me dy jam kanë, me tre jam bâ.” “Po kur hiqet, tha, ajo borë n’atë bjeshkë? Përthihet?” “Kur t’rrafshohet bjeshka me to krejt.” Edhe n’gatë, jeta n’gatë jeta u përshëndeten shkun tutje. Ata qitash pi kap ata pashallartë mreti, tha: “Shka bisedum na me lavërtarin, si mas e tregoni kryhet kûm m’ja hek?” Ata ranë ngusht, dedede nizet e katër [24] orë ju dha afat mreti pashallarve. Ata u detyrun, veç edhe k’to ju tha: “Pa pâ qeren teme, tha, niherë, tha, k’ta fjalë shka bisedum na te dy kuj mas ja tregoni!” Edhe i kapi mreti me t’keq. Ata u detyrun me shku te lavërtari, te ai plaki, “Hajt bre na kallxo, tha, shka ki bisedu me mretin se don me na pre, tha, mreti, tha, hajt sa t’kërkojsh sa t’lypish?” “Po bre, tha, po ju tregoj. Tha, qiti ka niqin [100] lira.”  “Jo për niqin [100] lira, tha, po t’i jap meniherë.”  Ja qiten ka iqin [100] lira. Ju tregoj ren e fije kur shkun atje. “Aaa, tha, i poshtër kâkna kanë ai lavërtari!” Mreti, i qoj dy gjanar, “Shkoni, tha, merne lavërtarin ta pres, tha, masi ju paska tregu!” tha, kur shkoj tha: “pse ju tregove tha atyne? Ti a tha pa pâ, tha, qeren teme, tha, nihere, tha, k’ta fjalë, shka, bisedum na te dy kuj s’ja tregoj, a i patëm fjalt qashtu.” “Ooo baba mret, tha, tu n’gatë jeta jote, tha, se kûm pâ, tha, niherë, tha, qeren tanë po dyqin [200] herë, tha, e kûm pâ! tha, lira!” A lirat fotografia e mretit. E ja rrehi shpinën, “Bravo t’koft, tha. T’bafshin mirë, tha, lirat edhe i pshtove ata edhe vetin!”  (qeshë). 

... Po s’po m’bjen nër man... me 1912 kjo ka ndodh kur Serbia e Para ku ka... na ka trazu për Shypni me dalë. Bare tu shku tutje kah goricat e tona, djali i axhes... baba i axhes... baba i djalit axhes, axha jem, i ka pasë gjashtë [6] muj ditë, nâna vet prej tortura, pi, pi lodhsisë e ka lanë djalin n’ferra, gjashtë [6] mujve, masi se di kush ka ardhë e ka marrë e e ka çu, e masnej Dobrushin e kanë masakrue, i kemi pasë nipat n’Dobrush. I kemi pasë nipat n’Dobrush, na jemi kanë shpi e madhe, plaki jonë Rrahman Kobi e ka çu mashkull, axhen e tonë, e ka çu m’i rujt nipat, tremdhejtë [13] vjet i ka rujt nipat n’Dobrush edhe u bâ kshill i katunit n’Dobrush, po... [ndërhyn kushëriri]

AK: Naj tregim tjetër a din me na thanë, naj sen tjetër? A ki naj ngjarje që â interesant?

MR: S’po di bre. Gjyshja tregojka, rahmet i pastë shpirti, gjyshja n’Topojanë treqin [300] burra, n’kohë n’vjeshtë u kanë me 1912 i ka renit Serbia e Parë m’i pushkatue. N’ranë t’parë jon kanë burrat, n’ranë t’dytë gratë, n’ranë tretë fmitë. Burrat i ka masakru, e fmit e gratë i ka lanë, at’herë shak mi bâ... qysh me... edhe shpiet i kanë kallë mas anej, shpiet ja kanë kallë. Shka me bâ, nëpër stoq sanve, a i thoni stogj sanve për gjâ hyshym, qashtu tha edhe nriqshna e bajsha si sobë aty, e qaty kemi hi me postoqia e me mloje pak, e kemi dalë n’Shingjergj. Po.

AK: Krejt i kanë vra?

MR: Krejt i kanë kall. 

AK: Mirë, baçi Miftar a po t’kujtohet edhe naj tregim ose diçka? 

MR: Vallahi namin di, ma hesap po sûm bjen nar manë mozahall. Ish kanë njani dijetar ma i meqmi n’botë. Edhe ata shkenctart e dijetart e botës tubohen thanë hajde ta thirrum thanë ta pytim tha sa ka shku ky njeri me dijenien aq larg? Edhe e pyten tha: “Ti qekaq dijeni, tha, t’ka fal Zoti, tha, sa ke shku tha larg me dijeni?” “Aq, tha, kûm shku larg tha sa me njoft veten që kurgja s’po dikna.” Shkurt ju përgjegj, qikaq (qeshë).

AK: E naj njo tjetër a po t’kujtohet? Diçka?

MR: Nja tjetër qitash për punë t’fesë nashta...

AK: Jo, jo s’âsht probelm, krejt shka din, çka t’bjen nar men?

MR: Kishin pasë shku do prej Abisenis te Hanifja, EbuHanifja ky u kanë i parlamentit Bashksisë Islame, ma i madhi, edhe ata me fakultete ka dytri fakultet t’kryne, po shkojnë me bâ tri pytje EbuHanifen. Shkun n’atë parlamentin u nisen me shku, ajo krejt me kutuçe t’rrypit, se i kanë dha shumë rënsi përpara, ata sulltanat, ata beglert përpara fesë. Edhe ata ûgjen nëpër kutuçe, tha, “A keni ardhë, tha, ju me m’pyt mu a une, tha, juve?” “Jo, tha, na kemi ardhë, tha, ty, tha, me t’pyt.” “Atëherë, tha, ky parlament, tha, nuk âsht i jemi, â i shtetit, se me ardhë, tha, n’shpi teme ju qes, tha, n’krye t’venin, po zot shpie nuk ju baj, vet jam i zoti shpisë. Ju duhet, tha, mu ulë, tha, n’ata kutuçet ma poshtë se unë kam ma zor mu përgjegjë.” E mirë pranun. Pytjen e parë tha: “Çka ka, tha, para Zotit? Çka ka para Zotit?” Ky pi thotë: “A keni farë shkollë t’kryne? Matematikë a dini dishka?” “Po e kam këtë fakultet t’krym, dytri fakultete matematkë, krej shembullore, me dhejtshe.”  “Para numrit ni [1], tha, a ka numra?” EduHanifja p’ju thotë atyne. Ata po m’shtjellohen, nima para numrit ni zero â, nuk ka numra! Atëherë tha: “Pe dini që numër ni [1] âsht Zoti i kofsha fal, i ranis me qiell, me tokë, qiky planeti jonë sa i vogël që âsht, pesëqind e dhejtë miliard kilometra katror i ka, tri hise âsht ujë, ni hise tokë e katërte tetë detna [48]  katër oqeane, tha, numër ni, tha, âsht Zoti që i ka ranisë, me pranu”. Pytjen e dytë tha: “Ku âsht ai Zoti j’yt?” Palidhje, “Dheze, tha, dritën, tha, llamen!” Pe dhezë, ka pe hedh ,tha, kjo llama dritën, e hedhë n’tana ant e hedhë, sikur dilli kur del dilli kah mos e ka dikun e dikun qe âsht hije. Tha: “Ku ta lypish, tha, Zoti jem, tha, âsht, n’tana anët, tha, e hedh tha dritën.” Edhe aty i muni. “E shka â te bâ, tha, ky Zoti yt?” tretën pytje. Tha: “A te bâ tha shkallë, qiso njerz injoranta, t’pagdhendur, t’padishen, a te ndreq shkallë, tha, i qonë n’humner, a qaso njerz dijetar që besojnë n’Zotin nëpër shkallë hypin e i afrojnë ngatë vetit i qonë n’parejsë, n’xhehnet.” 

AK: Shumë e mirë! Naj a tjetër a e din?

MF: S’pom bin ner men...

AK: Mirë baci Miftar a munesh pak me na tregu pse vendosët me u shpërngul prej Kobit Vjetër n’këtë pjesën k’tu?

MR: Pi Kobit vjetër, atje û kanë vên malor, vên gurisht, nuk ka pasë gja prodhim, atje për jashtë û kanë ma fort dhitë i kanë kullotë, ka pasë male, ka pasë kullota, i qojshin n’Dri m’i mrizue. Baba jem tregojke, rahmet shpirti i past, i mrizojshin n’Dri deri mas dite, ja dy sahat para akshamit i trazojshin prej Drinit m’i kullotë. I hypke tha cjapit, i hypke, ishum i vogël tha. Cjapit tha i hypshum e drejt e përpjetë shkamit Drinit atje nalt u ngjtke cjapi. E masanej kadalkadal tu shumu pop’lli, tu shumu pop’lli edhe aty vêni vogël u duke me dalë prej atyhit. E kemi pasë ni bunar, ai bunar nuk u kanë uji gjallë, ka u mlidhke uji dimnit me qata u gjinsha, po ma fort shkojshna n’Dri me marrë ujë, me bri e me gomarë tu bajt ujë edhe te gurra e Nashecit, masanej fillun me dalë k’tu te kolibet i thojshin, kur fillun me dalë masanej kemi ec për uji, me pru ujë n’to. Ma vonë edhe ujin e prun prej Prizrenit k’tu, udhën e nreqen u bâ mirë k’tu. Po. 

AK: Tani erdht k’tu?

MR: As ni shpi s’ka ngel atje, krejt kanë dalë k’tu!

AK: Tokët i keni atje ala?

MR: Po, po, k’tu. Bane hesap, ti me shku n’katun t’vjeter thu që nuk ekziston ai katun, nuk ka kurfarë sheja t’katunit, vetëm vorrezat, vorrezat. 

AK: E Ajo shpella qe ashtën, Kobaj që e thirrin, Mrizi i Kobajve, a keni shku naj herë shpesh andej?

MR: N’shpellë a?

AK: Po.

MR: Po more n’shpellë... te vija ku dahet Reka edhe Drini, kjo Bistrica e Prizrenit edhe Drini aty âsht ni shpellë. Kur i lshojsh dhitë bike naj sên i madh disa... ata dhitë u tuboshin hishin nër kep aty mos m’i, mos mi kap shivi e breshni, e...

AK: Keni shku ju vetëm kshtu si fmi për qef?

MR: Aty thojshin përpara pleqt, që u kanë ni kishë, romake, po, n’kohna t’vjetra, po atë kishë unë ala sûn pe hetoj se n’çfarë vêni, nuk po dihen temelet, gur ka po temelet nuk po dihen fort?

AK: A janë aty do vizatime nëpër shpella?

MR: Aaa?

AK: Vizatime a ka brenda napër shpella?

MR: Jo, ka pasë vizatime dodo rrumullaka qitash i kanë hup, i kanë prish ata me ngjyrë i kanë prish mrena, fmit, po se ka pasë aso shkronja ilire. Po qitash i kanë, i kanë shly ata. Për atë kishën te Kepat e Rekes pleqt thojshin qi kur përzihet Reka dhe Drini bash n’atë, n’atë gryken û kanë ni kishë e marune e ilirvet, e kallxojke nifarë daja Azem, i kish pas lanë jo nun n’Greqi, thojke n’atë kishën thojke n’temele t’kishës, u kanë ni qyp me lira nër temel t’kishës, e thojke bash nër temel thojke kur t’bje dilli ma s’pari që t’lé dilli nër prag t’derës aty janë kanë. Na kemi kërku kurgja, s’kemi pasë me shka me kazme sa kemi gjirmu mu kanë me bagerë bon vaki mun me pa ni sân, se me t’nine e kam a dish simas fjalve, mas fjalve t’pleqve, a âsht e vërtet a s’âsht ni Zoit e di. [ndërhyrje e kushëririt]

AK: E luftën e fundit t’Kosovës?

MR: Aaa?

AK: E luftën e fundit t’Kosovës a jeni kanë k’tu?

MR: Po bre po, jemi kanë edhe mas anej na ma vonë kemi dalë kemi shkue, une me traktor kûm marrë me mill e, e djath, e me kep e e me krejt senet, me çadra me najllana, me drutë i kam nreq hazër ku do kut’zateti qaty me pasë strehim për familjen, veti i katërmejti [14] jam kanë. Masanej me kerr jam kanë, kerrin ja kam dhonë djalit e babën Hazir aty e kam hyp n’kerr, une me traktor. Po kur kemi shku n’Kukës atje, kemi familjet tona atje, kushurit i kemi, dajallart e krejt, na kemi kalu mirë atje shumë shumë kemi kalu mirë. E qeshtu, kur jemi kthy masanena kemi shku, kûm shku te djemt n’Gjermani, unë s’kûm ardhë dy here k’tu. Masanej ma tutje se di.

AK: A ju kanë ngucë shumë k’tu n’katun?

MR: Po kanë ngucë njerz kanë ngucë po neve jo, neve fati nuk na kanë ngucë!

AK: E qysh erdh puna për me dalë prej Kosovës?

MR: Aaa?

AK: Qysh erdh puna me dalë prej Kosovës?

MR: Erdh puna ultimatum na dhanë, thanë ja me dalë ja ju kallim. At’herë krejt katunet dolën, krejt katunet dolën pastaj edhe vet se vishin krejt pi knena. Po. 

AK: Baci Miftare ju si fmi dhe i rritur keni nejtë napër oda, kur janë bâ dasmat çfarë atmosfere ka pasë?

MR: Kur u bashin dasmat, dy javë ditë përpara fillojsha mas darke me nejtë, krejt u tubosha mahalla, edhe lujsha kapuça, lujsha filgjana e qajo parti q’i fitojke e knojke tjetrën parti (qeshë).

AK: Qysh e knojshi a t’kujtohet?

MR: Po u m’kujtohet.Tha k’ti, “k’ti margar tha shka t’i bajmë, do t’ja maron, likurën do t’ja hekim do t’ja marojmë ni xhemedan.” A di tjetrës parti, te knu njanitjetrin qysh â fjalë ma t’kqia, po. Masanej kur u bashin m’i fal tha, “A i falim a si falim çile tha derern marrshin malin” tha.

AK: E çiftelia e sharkia a keni marrë napër oda?

MR: Çiftelia e sharkia ka pasë, u kanë ni Haxhi Zenuni, knojke ai kâjk malsore, kâjk historike, tylifar kâjk knojke.

AK: A t’kujtohet naj a?

MR: Poo, s’pom... s’po di çfarë kâjk knojke as vet.

AK: E naj pleqni që u nda n’këtë pjesë a t’kujtohet diçka?

MR: Kah ana jonë po thush a?

AK: Ose që e din ti, që e man men?

MR: Për Xhemajl Abrin me fol!

AK; Mirë!

MR: Xhemail Abria shumë gjaqe ka pajtu po me ni vên sûn pi pajton, dikur shkoj njani ai i padishum hiç, injorant, shkoj edhe i pajoj. Ata pi thojnë ata  shokt: “O Xhemail Abira, tha, ti ni mijë [1000] gjaqe. [nuk kuptohet] Anton Çetta i ke i ke pajtu, tha, filanin sûn e pajtove ti e pajtoj filani e pajtoj!” Sikur nja qi për asgja, kurgja s’di! “A bre, tha, mu s’po duket interesant kjo punë, tha, eshi me esh, tha, ai i dishmi, tha, t’dishmit ja di vleftën, ai budalla, tha, me budallën, tha, pajtohet (qeshë) edhe nuk tha... nuk um vjen mu interesat se i ka pajtu, i ka pajtu, tha, i ka pajtu. Une, tha, te ai që s’âsht i vlefshëm, nuk ma di vleftën, nuk kam vleftë te ai. Ai e ka vleftë te ai budalla, budalla me budallë tha pajtohet, po.” Dikur, tha, shkoj Xhemail Abria te njôni n’dermiq edhe sa hini n’shpi ish kanë ni ahmbak aty, ni ahmak, tha, edhe u zatet me to tu fol edhe e ranoj me fjalë. Kur erdh ai i zoti i shpisë:  “O Xhemail qysh kalove bre, tha, ti n’shpi teme!” “A, tha, vallah sa kam ardhë, tha, aty, tha, kûm zatet me ni cunge e baegi me zor, tha, kûm ardhë, tha, n’sobë, tha, n’odë, tha, te ti!”, “Aiii, tha, Xhemail, tha, ti njiri mequm, tha, ti se paske zatet, tha, niherë me ni cung unë përditë, tha, zateti n’cang sû bâ nami!” tha. (qeshë)

AK: E kjo ana juve pleqnar nëse ka pasë diçka telashe kanë e ka marrë? A ka marrë prej vendeve tjera? 

MR: Kah ana jonë a?

AK: Po.

MR: Jo, jo, ana jonë pi kurkun s’ka marrë veç vet n’ndërmjet veti jemi pajtu na, n’Zhur, n’Vërmivë, knej pari janë kanë pleqnar, u kanë nifarë Bajram Maliqi, u kanë nifarë Kurtish Ukaj i Dobrushit, gati qi katërmejtë [14] vetve ju dajshin, po... E kanë pyt Xhemail Abrinë: “Ku po hekish ma zamet, tha, m’i pajtu, tha, njerzit, kah mos ki pajtu po ku po hekish ma zamet?” “Vallai n’de shpi tha qi po qëllon de ahmak, tha, tha ja me lanë, tha, n’fjalë t’ahmakit ja, tha, me nshu konak, tha, nryshe s’po bahet. (qeshë)

AK: Baca Miftar ma herët u m’tregut që ju familja juve janë t’dalen prej Zhurit, a i mani ala lidhjet familjare me Zhurin?

MR: Na jemi t’dalum pi Matit e n’Zhur, n’mahallë t’Badallvet, Badallë thirret ajo mahalla edhe farëfisin e lidhne e kem me ta deri vonë edhe bjeshkën edhe trullet i kemi pasë bashkë. I qojsha gjâtë bashkë n’bjeshkë t’Zhurit me mahallen tonë e na me ta as s’japim as s’marrim se ni farefis jemi me Badallt, po. E ky shehi i Planejs, une e kam me t’nine qitash a â e vërtetë a s’âsht, jon t’dalen pi mahallës Hoxhajve pi Zhurit n’Planej atje, ai shehi Planejsë, Sheh Tahiri.

AK: Shpi e madhe ata a po?

MR: Shpi e madhe Sheh Tahiri, shtatëtetëdhejtë [7080] vet, bane hesap njo e kish pas thirr shehi për me kosit, paska livadhe n’Pashtrik, livadhet paska, i ka thirr krejt ata babëlokt e Hasit, ma t’fortit për me kosit, ju thotë atyne kqyre thotë: “Kom me thirr edhe Rrahman Kobin, ai â kosaç i fort veç m’ju tregu juve se qysh kositet!” E ky Rrahman Kobi nuk u kanë me bâjë i madh, i ultë u kanë i, i ultë u kanë me bâjë, e kemi pasë ni kal t’madh na da te dijet, ni dori, i hyp kalit, ata mlidhen krejt mlidhen, dikur ai shehi: “Hëë, tha, që Rrahman Kobi, tha, mrrini!” Kur e shohin k’ta babëlokt e Hasit: “Po t’i e bane bjeshkë bre Rrahman Kobin ky kurgja s’kana, tha, kana ni tro i vogël!” (qeshë) E qetash shehi p’jo thotë: “O Rrahman hajt filloja, tha, kollxoju k’tyne qysh kositet!”, “Jo, jo, tha, o sheh, tha, se mu, tha, k’ta u m’bajnë n’shpinë e kositin sa une!” Inatgji ata edhe se bon hesap ja nisen dhejtëdymdhejtë [1012] vet, kur ja nisi ky der, ja nisi vërzhtvërzhtvërzht, e boni kotorr t’parin, i dul t’dytit, t’tretit, kur shkoj te i dymdhejtitremejti [1213] ni tubë bari ja qiti n’krye, shehi: “Ha, ha a ju kam thanë kush a Rrahman Kobi, hajde tha Rrahman t’bajmë muhabet e le t’msohen tha babëlokt tha!” (qeshë)...

U kanë nifarë Smail Xhaferi i Mishtit, i katunit t’Bajraktarit n’Shypni, Muharrem Bajraktarit po ata t’dalë n’Prizren, e kishte muhabet, shpia jonë shpi e madhe Rrahman Kobi, vike te na edhe nâna u kanë pi Topojanit edhe nâna e k’tij, e si farëfis me ta, vishin te nâna k’ta te Rrahman Kobi. Edhe do dilshin me kosit, me kosit livadhet, ai u kanë kosaç i fortë, a k’ta tont përmas k’ta tont pes a gjashtë [56] k’tu përmas, njani pi ktyne mashqve tonë, po kap ma hollë, pi kap po shkon te kamt, ai folke sikur lumjan: “Mos u gjujtë thojke, mos u gjujtë se po mi prejsh kamt!?” Ai vërzhtvërzhtvërzht apet, ky: “Mos u gjujt!” Dikur tha ja dhezi shuplakë masnej thojshin: “Hej qysh t’rrehi Ismail Xhaferi” (qeshë). Edhe pat shku Xhela i jonë, axha jonë e pat zanë partia edhe jesir e ka zonë gjermani, u kanë tri vjet jesir at’here u kanë shumë shumë, u kanë shumë derti i madh mu kanë jesir, kish pasë marrë vesh, i kanë ardhë ai Smail Xhaferi, tha, a mar... ka ardhë te na me marrë bakshish der grun a der der... der bakshish me marrë, vjen të Rrahman Kobi, thotë: “A murrt vesh, tha, Xhela, tha, ka mrri, tha, n’Durrës, tha, n’Durrës ka mrri!” Dikur nâna e babs e nâna vet qohet ni parë tirqi koperanë fintak t’ri ja jep atij edhe ni shekë grun ja japin, pi gzimit gji kâna gjallë, kana paska ardhë n’Durrs. Dikur rrirrirrirri nuk erdh. Ai kish pasë ni q’i kanë mu nshu po qatër kur tha ai jo, mas ni matmot po vjen apet: “A marrë vesh, tha, ka ardhë Xhela, tha, n’Durrs?” Ni djalë i axhes tonë, la Shefik, Shefiki tha: “Shka u bâ, tha, puna e Xhels, si ni matmot ja ki nis, tha, n’Durrs, n’Durrs, pse po rrenë, hajt mar tutje tha the qafen!” U idhnue, se po din ti! Kur i tha qit fjalë t’rand, tha, ma mos rrej, tha. E kur shkojshim me marrë myzhde, baba i Dërmishit, Kurtishit edhe ai Shefiki, k’ta te dy moshatar shumë janë desht nërmjet t’veti. Po banën shumë, la Shefik, Shefiki me shku me marrë myzhde te nâna plakë, te nâna e babes tem, po. E ky pe len me shku ky ma i fortë, masnej po nget ky pi del përpara atij: “A mar pis, pi thotë, po s’din me shku me marrë myzhden, lema mu” tha. Pe nshon ky apet ato, apet ky pi del përpara, po apet e lshoj ma n’fûn Shefikin e nshoj, shkoj e murrë myzhde te nâna e babes tem. 

AK: Për çka ka pasë me marrë myzhde?

MR: Myzhde për djalin e ka pasë jesir a âsht gjallë a deken n’Gjermani tri vjet, qato. Po. Shka s’ka vujt ky popull!...

...Kur kish pasë dekë Shaban Binaki shkojnë për kryeshnosh krejt poplli shkon se u kanë njeri me zô, pleqtar u kanë, sikur Xhemail Abria, Shaban Binaki e shumë tjeta. Shkojnë me pa për kryeshnosh po k’ta Podrimja ma vonë, se ata puntor, puntor ju ka dhimt koha e puns me hup me shku për kryeshnosh te Shaban Binaki, shkojnë mas tre mujvet, mas tre mujve shkojnë për kryeshnosh, ai pi sheh djali i Shaban Binakit, tha, ju tha grave tha: “Vini, tha, teshat aty t’Shaban Binakit e nisnja vajtone!” E e vajtojshin ata, zejn t’i ni k’ta Podrimja, dhejtëpesëmejtë [1015] vet që kanë shku për kryeshnosh: “O Shaban, tha, o vlla, kanë ardhë, tha, Podrimja, tha, me t’pa, gjashtë [6] muj ditë, tha, vadë e ka!” Domethanë m’ja hekë marren, k’ta tre muj ishin kanë vanue, ai ja shtoj edhe tre muj, gjashtë muj ditë vadë e ka për me shku t’pamë për kryeshnosh, po. 

...Kam pasë punu n’banhov Nastagavc, ata hungarezt  i mjillshin kollumoqat me rena edhe ju qitshin pleh kimik, e kur visha unë k’tu te shpia e pata ble ni traktor herët e pata ble, i thojshum babës Haxhi: “Baba Haxhi, ti milli arët me rena, ma kollaj e punon edhe ma mirë punom edhe pi qesim pleh kimik!”, “Hajt bir thojke hajt po qesim bidat thojke napër katune!?”. Dikuri për fat, për fat n’mirë ni arë, ara e Begit i thojmë na atje, nuk bini kollomoq ja shtatë javë mas Shingjergjit. E molla une me traktor, ja hoqa njanin pllug traktorit edhe p’ja boj vijat grave p’jo themë qoji, shoqet e atyne tjerave, qitnju kokrra. Pash at Zot tu bâ tamak  a i thoni kollomoqi qekaq u bâ. “E bre bir, thojke, ba lok ti e paske dit thojke mirë bone!” (qeshë). Shka âsht mirë  n’skaj dujahes duhet me marrë me pru te shpia, shka a keq leje. 

AK: Qashtut â! Baci Miftar ju si familje e madhe që jeni kanë a ju kanë ngucë shumë shpesh shteti?

MR: N’kohë t’partisë zojë na kemi kanë shpi e fortë, na po edhe tjert edhe k’ta Bislimt edhe tjert janë kanë shpia t’forta, na qitshin otkup shumë, e na qitshin kollomoq, grun, pasul edhe vezë edhe bar, bar barin une ka bâ vaki me ni djal t’axhes tem, e kemi çu se ai u kanë rabaxhi, me kije e kemi çu n’kasarne t’ushtrisë se i kanë pasë suhari i kanë pasë kuvalt përpara ata ushtartë e nifarë mik i jonë, nifar dhandër i jonë i vike stoqt aty, na ja qitshna hazër aty m’i bâ stoqt, otkup na kanë qitë na banë pluhen na banë. Se na thojshin kullak, ju jeni zengjina, zengjina m’i zhduk edhe na zhduken (qeshë).

MF: Po du me tregu ni rast nifar Haxhi Rexhepi u kanë i Bërdesales, ai u kanë i pari dijetar n’Kosovë, për... për fe. N’atë vakt ai ka pasë shku, tri herë ka pas shku n’Qabe, nuk ka pasë përpara aeroplana, autobusa, pi ni katunit n’katun, dikush e qojke për qef a din m’i nimue, pi ni katuni t’vet deri n’katunin tjetër, ai tjetri pi atyhit n’tjetrin katun, dikun n’kamë dikun ashtu, për tre muj ditë shkojke edhe vike u ktheke n’vendlindje. E për s’treti herë kur shkoj, sûn e ka llogaritë taman ju kanë sos paret, e ka kry Meken, Qaben, kur ka ardhë n’Stamboll ju kanë sos paret. Përpara nuk ka pasë hotele ka pasë k’so hanë, hanë u kanë për me bujt kalimtart e, gurbetqit e, rrugtarët e, ju ka ofru aty ni hanëngjisë, thotë: “A bon bre axhë, mu kanë sos paret s’kom llogarit, thotë, taman, tha, me kalu ni natë se nëpër katune ma kollaj masanej po udhëtoj. Aii po t’i tregoj, tha, tri fjalë t’urta.” Pi thotë ky Haxhi Rexhepi hanëgjisë. Ai hanëgjia: “Jaran, tha, ti kone kallabëllik ti me fjalë, veç qiky hani jem, tha, me fjaltë e tua nuk nxehet, tha, po nxehet me dru e me suma, tha, hajt, tha, baju, tha, ku je nisë, tha, shko ka t’dush!” tha. (qeshë) E u idhnu ba xeher u idhnu, kur shkoj vakti i iqinisë, shkoj me fal iqininë n’xhamin kryesore ky ishte myderizi aty n’Stamboll. Kur shkoj n’Stamboll, ai e kish pas ngjoftë, ka pasë muhabet me atë myderizin, gjerë sa herë me buzë n’gaz ky rrike, ky Haxhi Rexhepi. “More Haxhi Rexhep bre, tha, gjerë sa herë me buzë n’gaz sot kane dishka idhnushme?!” E njofti, e hetoj. “Vallahi, tha, bravo tha t’koftë m’hetove, tha, m’ka idhu, tha, njani qekaq s’di shka me t’thanë ma tepër.”  “Po kush ashtu?” “Ni hanëgji” tha! “Po mirë, tha, ta paska bâ, tha, po për shka po shkon, tha, pi lutish hanëgjinë, e atë tjetrin, atë tjetrin te pasë ti shoqin tanë jaranin tanë te pasë k’tu, hajde me vjet rri te une, jo me muj!” Edhe si përfundim e murr ni diamant ja dha Haxhi Rexhepit ai Myderizi. Tha: “Shko, tha, n’qit rrugën kryesore n’Stamboll, qatje, tha, âsht ni argjentar, tha, ai argjentari, tha, i ka nanë [9] dugajë n’Stamboll, ma i forti, tha, âsht, mos ja shit, tha, veç kqyre sa kushton, pyte sa kushton kjo!” Kur ja tregoj ato ai argjentari: “Allah, Allah, tha, qet, qet pasuni t’madhe qaq t’madh, tha, përjashtë mbretnit e sulltanët e kralitë, tha, tjetër kush si bjen n’dorë tjetër kuj!” “Jo, jo, tha, se kam menen me shit!” “Pe di, pe di, tregove.” Tha: “Nantë [9] dugajë, tha, i kam, e ma i forti tha n’Stamboll jam, sûn e bjel as gjysen, sûn ta paguj!” tha. E tha masajen ai Myderizi tha: “Edhe për te, tha, âsht ni samargji, shojsh e pytish edhe atë samargjiun po mos ja shit!” Kur shkoj e pyti as samargjin tha: “Kjo shka kona, tha, kurgja, tha, s’kona, tha, kjo kushton ja pesë Euro [5 €] ,tha, m’ja dhanë samarit për mos [nuk kuptohet].” (qeshë). E dikur po shkon pi tregon atij Myderizit, kshtu u m’tha argjentari e kshtu u m’tha samargjia. “O Haxhi Rexhep, tha, une, tha, e di tha vleftën ty, po qaj hanëgjia, tha, s’ta ka dit vleftën, shyqyr ka qëllu samargji se me pasë qëllu argjentarë, t’kish majtë me vjet për tri fjalë t’urta t’tuat.” Qekaq përfunimi! (qeshë)

AK: Shumë mirë! Mirë diçka tjetër a munesh me na tregu?

MR: Po, po, qe po filloj! Nëpër gazmene, nëpër oda përpara u tuboshin njerzt, e kur t’vjen de musafirtë, musafirin u dukke me qitë n’kry t’vênit pak, m’i bâ muhabet, pak ni nejtë, mi nejtë... pak me nerue, a po mere vesh! E aty pesëgjashëdhejtë [5060] vet n’atë odë, krejt nuk i ze vêni atje n’krye t’vênit, dikush edhe jet ma poshtë e dikush ma anena, ma anena, ni llafazan po thotë: “Na keni lanë, tha, poshtë neve!” U prek a din ky, ju u dok si poshtë po na u dukke m’ju nejtë miqve përpara, dikur i thashë: “Hajt bre ti jaran, thashë, nuk â kjo punë pale sa me rënsi, thashë, qysh pe çmojsh ti nuk a kurgja kjo! Po n’daç me vërtetue qi â qishtu a s’âsht, kur t’bahet aksham qohet, thashë, pak kryte përpjetë, sa yllzë janë n’qill, me miliarda, ata me ni vên krejt nuk janë, gjithëcilli ylli e ka atë vênin e vet edhe janë t’mdhej ata, me mina herë ma e madhe se qikjo, qikjo toka jonë qiky planet, çdo ylli âsht edhe nuk janë me ni van, edhe e kanë dritën e vet, ti n’qofse je aq i mequm as i mprehtë, fole ndojë fjalë t’urtë, ndojë t’mirë, na pi kah nalt kthena ka ti t’gojmë ty”. Edhe qikaq përfundoj kjo punë!

AK: Aaa! Mirë i paske thanë!

MF: K’to qita prejs vetit a po merr vesh!...

...Ni njeri ish kanë me grunë e vet edhe fukara, detyrohet me shku n’gurbet me e lanë gruen e vetëm te shpia, hajthajthajt shkon n’gurbet nizet [20] vjet rri, nuk i ec fitim për nizet [20] vjet vetëm tri lira i ka fitu. Edhe k’thehet... e le grun shtat’zanë... kthehet me ardhë te shpia. Kur kthehet me ardhë te shpia, te ec rrugës, rruga e gatë, dikur takohet me ni plak. Me atë plakin po ec barabarë, pi thot atij plakit: “Hajde bre, tha, bajmë muhabet na kalon rruga, tha, ma mirë, bojmë muhabet, shkojmë ma kollaj nuk lodhna.”, “E tha une, tha, muhabet, tha, te une, tha, s’ka, tha, une ni fjalë tha ni lirë e kam?!” Dikur de de, ec, ec, udha e gatë, hajde be, vet me veti, tha, po ja jap bre ni lirë se s’bahet nami. Ja dha ni lirë atij, e foli ni fjalë. Tha: “N’lum trubull, lumi ku â i trubull te ndoj ujë a dish mos hinë, po shko te ajo ura nalt ku âsht ma nalt, n’qofse â dytri [23] kilometra, ma mirë shko âkolla se sa trup aty se kur zajm mu turbllu, ai a sên i madh bon vaki t’merr!” Edhe kur shkoj aty pe sheh ni lum edhe u desh për me hi aty, kur pe sheh po vijnë shkumat e ujit, u turbllu uji e u rrit me t’madhe, ke te hi edhe me marrë uji ato. Po une, tha, ni lirë, tha, e kam dhanë për qita, tha, mos me hi n’ujë trubullt, edhe nuk hini shkoj me dalë te ura aty nalt ni kilometra nalt. Te shku bregit atij lumit ai tallazi madh e qiti ni kal n’breg, ky e kapi atë kalin, ai ish kanë me shalë kali edhe ni palë diqi i kish pasë, i hypi edhe shkoj âkolla, u bâ qitash me kal u bâ, s’po ec kamë. Te shku hajthajthajt te shkue e zu nata me ni katun, tash po cakat me ni derë. Kur cakati me ni derë, tha: “A ka konak, tha, me bujt, tha, ktu?” dul, tha, ni grue: “A ka konak tha me bujt, tha, k’tu se jam, tha, ni udhtar, tha, me kalu? Tha, “po mar si urno, tha, hajde.” E mur kalin e po don m’ja lidh! “Po burrat, tha, ku janë?” “Jo, tha, s’ka burra, k’tu tha janë dy vejshka, dy nuse, tha, jemi.” “A jo, jo tha, bjere, bejre kalin!” E mur kalin shkoj tjetër kun, po cakat n’derë me gjetë vên për me bujt. Shkoj te ni shpi aty, dul ni djalë. Tha: “A ka bre jaran k’tu me bujt ni natë se jam ni udhtar qeshtuqeshtu, jam kanë nizet [20] vjet n’gurbet, pa shkoj te shpi jam lodh?” Shkoj e pyti zotin e shpisë: “Hajt bre marre, shine tha mrena n’dhie!” E shtini mrena e lidhi kalin e shkoj atje hangër darkë, mas darke kërsiten ja dy pushkë, ai zoti i shpisë: “N’ga bre bir, tha, dil ku kërsiten qata pushkë?” Dul ai djali: “O babë, tha, te shpia atyne vejushkave dy vet, tha, u vranë tha!”. Edhe ashtu dul sabah, kur dul sabah qitash pe merr rrugën për me shku te shpia vet! Hajthajthajt, kur shkon te shpia, po qashtu âkolla sabahit gati, ma shkurt nëpër terr gati te shpia shkoj pak pa u zdritë, kur pe sheh për dritare grunë e vet me ni burrë n’shtrat. Me ni burrë n’shtratë! Edhe ai tretën i ka thanë: “Sabër salamet!”, kjo i ka thanë: “N’shpi pa burra mos me hi!”, ai plaki, se k’to tri lirat ja dha, e kalova pak qetu. Po k’to tri lirat ja dha, i tha: “Sabër salamet, e treta!”. Kur shkoj te shpia vet pe sheh ni burrë aty n’shtrat me gruen e vet, e shkoj menja keq, e nxurr revolen për me vra, une, tha, ni lirë, tha, e kam dhanë, tha, për mos me... me bâ sabër pak. Pi thotë: “Shoqes kush a ky?” Po thotë: “Djéli yt tha, nanëmdhejtë [19] vjet e gjysë tha i ka a!” tha. “Mazamakeq, tha, shka kana kanë te bâ.” Edhe qekaq përfundoj po une qitu kalova pak, se tri lira i pat te tri lirat i hargjoj.

AK: Po njanen lirë e ka dhanë për...

MR: E kur shkoj masanej gruja, a â tu inqizu?

AK: Po, po!

MR: Gruja kur shkoj me lidh kalin, e lidhi n’ahri qaty, te vêni ahrit, ja hoq shalën ja hoq niparë duq që i kish pasë ata duq ishin kanë plot me dukat, edhe jetun qysh âsht ma mirë. Nima tri lira i hargjiti për tri lira i hargjiti për nizet [20] vjet që i ka fitu, po po ja pa hajrin drejtsisë! Qeshtu (qeshë).

AK: Mirë baçi Miftar, naj tregim tjetër a keni me na tregu?

MR: Aaa?

AK: Naj tregim tjetër?  

MR: Po, po, ju tregoj edhe dishka! Përpara kur u boshin dasmat a zijafete, tubime vishna mish n’tepsi, borian, qysh i thoni ju, edhe qitshna kryet e berrit, kryt e deles ose dashit, e qatij ma kryesorit që u kanë, ma uniqve, ai ja qitshna damenthanë me dallu që ky âsht ma me emen, edhe n’atë rast, u bashin shumë idhnime, ka bâ vaki te na ja kemi qitë kryt e berrit ni mikit, ai miki tjetër e ka kap e ka qitë për veti, thotë si takon atij. Ajo domethanë përqarje, ma mirë âsht mos m’i dallue shyqyr që e kanë hek atë, atë tabjat se u idhnoshin njerzt pse k’to me dallue, pse ky... jo une jam ma kryesore jo ai ma kryesori, e qashtu qikaq. 

AK: A ju ka ndodh juve me pasë probleme tilla a?

MR: Po ka pasë bash n’shpi tonë ka bâ vaki, tri vjet s’kanë fol, janë kanë tu vra mar për qatë punë. Janë kanë tu vra!

AK: Qysh e zgjedht këtë problem ju? Qysh...

MR: Thotë s’takon ty thotë, m’takon mu!

AK: E çka bajshit ju?

MR: Shka kem me bâ na, miqt sûn i goditë, ata miqt nërmejt veti u hashin. Te na vishin bon vaki nizet [20] musafirë n’natë...

....Ni tregim pe tregoj. Ish kanë smu tha çika mretit, mreti po merr doktor pi kah mos ma sikur mreti, kqyr aty, kqyr aty, u tubun doktorrt edhe si përfundim ata e prun qi çika e mretit, mas gjysë ore po desë. A njani i kish pasë ni parë dërbye me ndëgjuse, sikur insturmentet që janë qitash k’ta... edhe pe sheh taman ishin tubu aty doktorrt e kejt te mreti edhe pi dëgjon se çika mretit edhe gjysë ore po desë, e tjetri e kish pasë ni ni qasi sikur ballon që flutron me shku se për gjysë ore qitash po shkoj pi katunit, u dukke dytri orë me shku atje n’qytet për me pshtu çiken e mretit, ku e kish pasë atë instrumentin sikur aeroplan me asi ballone, për dhejtë [10] minuta me mrri atë çiken e mretit, a tjetri e kish pasë ni shishe me, me ilaq, çdo smuj e shërojke me ato e qitash hypen te tre aty edhe po shkojnë atje. Mretit i thanë: “A shumë bre smut a çika?”, “Po”. “Po me ta shërue na shka na japish?” “Po ja jap çiken” tha. Edhe si përfundim ja dhanë qatë ilaqin, ai ilaqi ja shnoshi meniherë çiken. Qetash ti mlidh megjizi aty ku pi takon çika se ajo çika për tre vet nuk bahet! Njanit, qysh p’ja merr mendja juve? Kuj i takon? (qeshë) Ai që ka fluturu me ato gji ka pa me dërbie, ai dërbiet i ka, s’ju kanë prish i ka n’vên, edhe ai që ka fluturu me atë shatin si aeroplan, edhe ajo s’ju ka prish e ka n’vên. A qajo shishja e ilaqit që e ka pasë ai tjetri, ai e ka hargju ato, mesgjisi e pleqnia ia lanë qatij që ja ka dhanë ilaqin. Po, se ai e hargji atë instrumentin e vet, qekaq (qeshë)...

...Qeni e hangër djalin, e kafshoj djalin e komshiut vet, e vllait vet edhe jo n’shpi t’vet. N’shpi t’vet e kafshoj, ka ardhë te shpia e k’tij, ai komshia ka ardhë te shpia e k’tij e ka ngucë qenin edhe e kafshoi edhe me atë plagë fmia diç. Qetash u mlûdh pleqnia, qysh m’ja bâ ksaj pune, ndokush thojke me pagu gjakin, ndokush jo me lira, dikush anena, dikush knena. Ni malsor qëlloj aty tha: “Une, tha, pe daj tha këtë pleqni” malsori. Tha: “Po ta lamë, tha, ty.” Tha: “Gjaki i mashllit, i njerit, tha, kushon gjashtëdhjetë e dy [62] lira, merri gjashtëdhejtë e dy [62] lira, tha, shtini me ni sahaxh varja n’qaf t’qenit, edhe manxerren e pashkën, jepja atij komshis thuj nash merri lirat prej qafës qenit le ta pagun gjakin, nash merre hakin vrae qenin, se qeni nuk ka ardhë n’shpi tanë po n’shpi tvet.” E si përfundim u çu ai u bâ burrë e ja fali. Qekaq.

AK: I mequm malsori?!

MR: Poo, se mu kanë n’shpi t’atij me shku pak ma me ransi âsht a?

AK: Naj mesele tjetër?

MR: Nastradin Hoxha tanë, tanë botën kah rre, qak thojshin qi Hazretin Azraili e ka rre, qi i merr shpirtrat. Shkon m’ja marr shpirtin, Hazreti Azraili ky i thotë: “Nalu bre burr mos u ngut thotë, t’i fali dy reqat namaz!” E fali ni reqat. “Kur t’i fali dy reqat namaz masanej, tha, ma merre, tha, shpirtin.” E fali ni reqat namaz! “E qitash a me ta marrë, tha, shpirtin?” “Jo bo une tjetrin reqat!” Tha: “Fale edhe tjetrin?” “Jo nuk shkoj me fal, tha, qitash, mas tridhejt [30] vjetve e fali edhe ato masanej veç ma marrish shpirtin!” E masanej, (qeshë) ala, ala ka! Kur shkoj n’Shkoder, n’Shkoder s’ka mujtë me rre. Kur shkoj aty, “O mirë se erdhe!” Ata pi thojnë, ata barit e Shkodrës t’i rujt delet, berret qysh thoni ju, “Mirë se erdhe!”, tha “Mirë se ju gjeta”, “Pi kahit je bre ti jaran?” tha: “Jam pi Anadaollit, pi Turkies.” “Shka ka gja t’re atje?”, tha: “Gja t’re, tha, qekaq tha bahen laknat e mdhaja sa treqin [300] berre, treqin [300] dele t’juja mujn me mrizue nën hije t’ni laknes sa qi bahen t’mdhaja atje!” Edhe po shkon tu bâ kuvend me ata barit, kur dul atje n’kodër pe sheh detin, pe sheh ata shkumet e detit, ky pi thotë atyne: “Shka janë k’ta shkumë? Shka ja kjo bardhë n’deti?”, tha: “Kanë marrë, tha, ustallart e Shkodrës, qi po bahen lakrat e mdhaja atje n’Turkie, ja kanë fillu, tha, m’i nreq kacat e mdhaja për mi shti turshi” tha. (qeshë). E dikur tu shku ma tutje, “Po shka ka, tha, me hangër me pi, tha, n’Shkodër?” tha. Tha: “N’Shkodër, tha, ka, me hangër me pi edhe me shit qaq sa e blesh!” Tha: “Po, tha, ka, tha, shko blihe, tha, ni plac, ni plac t’lopes a t’muzatit a t... shka ka n’mrena, tha, hash e pish e pastrojsh mirë edhe qaq e shesish.” U kthy Nastradini nuk hini n’Shkodër! (qeshë).

AK: Naj tjetër për Nastradinin a e din?

MR: Po, Nastradini shkojke n’katun aty, ju tregojke aty familjarvet që kanë pasë t’dekën a burri a djalin a dikon qi kanë pasë, “Shka kini, tha, me qitë dishka, tha, une, tha, po shkoj deknit mi pâ i qoj tha bakshishet shka mi jepni ju?!” Edhe i përgaditi dikush pite, dikush mish e dikush ato e dikush k’to, ky i mirke do fmi e dilke n’mal atje, lujke me ta tanë ditën, ju jipke me hangër me pi, kur vike n’aksham ata i dilshin përpara, thojshin: “A e pe djalin tem bre Nastradin, shka i kish senet?”, “Aaa n’lule t’xhenetit!”, ai tjetri: “A e pae çiken teme...”, ai tjetri qashtu. Ni nuse e re tha i kish pas dekë, tha, burri edhe po vet: “Po ti a e pâ bre burrin tem Nastradin?”, “Për burrin tanë, tha, mos um mos um vet mu se jam i idhnushëm me to!”, “Për shka?”, tha: “Mu qi m’ka dekë gruja, tha, kish shku e kish marrë gruen teme kopili, tha, e kish marrë!” (qeshë), “e tha edhe unë po t’marrë, tha, ty!” (qeshë)... për Nastradinin ma jo se plot ka ai Nastradin...

...Përpara shkojshna n’gurbet shkojshin përpara, shkojshin n’Stamoll me fitue, pi... t’vorfen janë kanë, poplli vorfer, kanë shku jo n’Stamboll, jo n’Selanik, jo... kahmos nëpër gyrbet, edhe kur t’shkojshin n’gyrbet, dilke, e gruja u idhnoke me fmit te shpia, i rrike fmit, thojke baba yt kurrë thojke te shpia mos ardht, e rrike fmi edhe thojke kurrë mos ardht, se ‘iri ju bâ se s’pi vjen burri te shpia. Masanej ndenjo nuk dilke n’gyrbet, nuk dilke me fitu atje rrike te shpia, kur u idhnoke gruja, i rrike fmitë, tha kurrë baba yt, tha, pi shpisë mos dalt. Thojke ka m’ja majtë, me shku n’gyrbet keq me nejtë te shpia keq! (qeshë)...

...Pleqnar ka pasë përpara boll ka pasë, u kanë Xhemail Abria, Shaban Binaki e u kanë Ramandan Kieva, pleqnar t’fortë janë kanë po n’kohën e fûnit ma i fort ma i fort Anton Çetta, i cili i ka pajtu ni mijë [1000] gjaqe, edhe sot e ksaj dite përmejet ai, n’Verrat e Llukës sa jem tubue, se di sa gjaqe janë pajtu për ni ditë, ka pasë afër gjysë milioni njerzë tubimi, e u kanë burrë për mu përmen. M’kujtohet n’katun tonë u kanë nifarë Rasim Osmani, e mar, kur diç ai qëllova, isha shumë i vogël vet me veti thojshum: “Po ky çfarë njeri dijetar, me pas pasë, me pas pasë ky shkollë, çfarë, çfarë njeri ish bâ, dijetar i madh ish ba!” Nima u kanë, kur u përlajke dokush ai vika i pajtojka apo u dashna, ai i dajka nërmejt veti, shpitë qi u dashin me vllazni edhe kur u idhnoshin ai i pajtoke te na.

AK: E Anton Çetta naj sên?

MR: Aaa?

AK: A din për Anton Çettën diçka?

MR: Qysh tha?

AK: Për Anton Çettën ma shumë?

MR: Për Anton Çetten qata që thash, eee, po. 

AK: Mirë, mirë! Naj sen tjetër a t’kujtohet?

MR: Aaa?

AK: Diçka tjetër a t’kujtohet?

MR: Po m’kujtohet, me t’nine e kam, Sinan Pasha ai ish kanë i Topojanit, ai i kish pasë dymdhejtë mijë [ 12000] copa dhenë, e përpara k’ta serbt kanë ardhë prej Karpatevet nupër rreth numrit Danub e Savë janë kanë çifçij nëpër tokat e beglervet, po ma n’fûn ju dha t’drejtë atyne me pasë tokën t’veten edhe n’Beligrad jetojshin, Beligradin ni pjesë n’Beligrad, tha, i thojnë mretit a bon me na dhonë tha t’i neve! Po deri ku? Tha deri Topshider. A deri n’Topshider âsht Beligradi krejt anena, shka jet knena havale jet kurgja. E mreti u bâ marak: “Hajt, tha, t’shkoj, tha, me pashallartë e mi, tha, shkoj ta vizitoj deri ku e kanë marrë Beligradin!?” Se Beligradi a qytet i mirë. U nis me pashallart hajthajthajthajt kur erdh nëpër Kosovë nëpër Shypni ky Sinan Çobani dymdhejtë mijë [12000] copa dhenë, bonë hugjum qet n’mretin edhe pashallartët e mretit. “Ky, tha, qyp bre thi bre, tha, se nuk jeni, tha, ju tha murtati mretit po jeni, tha, qet e Sinanit!” E tak e vun kryet nërmjet dy kamvet t’para. “Allah, Allah, tha mreti, po ky qysh e paska bâ tërbi qen, gjethë ata qen, shumë qen jo pak, me ni bërtim u ulen sikur mu kanë oficira.” Tha, nuk jeni, tha, murtati i mretit po jeni qet e Sinanit. Ja dha ni shkresë, “Sod ni muj, tha, me mu lajmru te une!” tha. Ai qitash i hini frika atij, mos pe pret se bojke edhe e pritke. Ky hajthajt u nis shkoj te mreti, kur shkoj ju afru atyne rojtarvet, “Qaj çobani, tha, me ata qentë, që ka n’shu n’ty, tha, ardh!” tha. “Nshohe, tha, erdh aty, merrne, tha, pastrone, rrune, lane, pastrone, vishne me tesha t’mira!” Ja ka dhonë gradat vezir, zavens i mretit, ma i madh se pashallart se atje n’Turki kur janë kanë ata kafet, restaurantët janë kanë veç a veç, t’atyne pashallarët nalt, vezirave, t’atyne ma t’ultë. Thotë: “Shko n’filan kafen aty janë pashallrtë krejt.” Kur shkoj ky aty sa e çeli derën, ata uuu n’kamë, veç, tha, s’pe di pse u çunë ata, ata rri ky rri, ata rri ky rri. Dikur u lodha valla, u lodha u ûgj, kur u ugj ky krejt ata uuu u ûgjen, edhe pi afrohen ngat, a ki pa kur t’vjen naj kryetar a dikush, gjithë e kush ka qef m’ju afru ngat m’i bâ muhabet, ju afrun ngat atij. Edhe si përfundim shkoj, u kry ajo punë shkoj te mreti. E tha: “Shka hetove, tha, sot?” “Sot, tha, vallah sa kûm hi aty kish pasë plot pashallarë aty krejt u çunë n’kamë, tha, ata rriunë rri, ata rri unë rri!” “A e dish, tha, pse?” “Po ti me grada je ma i nalt se ata t’kanë neru, tha, ty ata!” “E se kûm ditë vallah!” Ja dha apet dytri lira shkoj apet qaty, kur shkoj ky pa afrohet ngatë, hini aty me pi kafe ata pi afrohen ngatë k’tij, ata pashallartë, po bojnë muhabet e ngatë e... ky e kish vu ni kryq k’tu, ni kryq e kish vu n’kmishë edhe e nxorrë kryqin, kur e nxor kryqin kur i sheh ata krejt kryqali, krejt qata pashallarë ata ishin kanë ortodoks ishin kanë, rus ma shkurt. “E dikur, po sot shka bone?” tha. “Qata i kishe mortot, tha, krejt, tha, ishin, nuk ishin, tha... ishin kryqali!” tha. Asa ortodokës se katolikë janë bet tontë janë, edhe t’i përgaditi ushtrinë e policinë, shkoj i zu me t’vërtetë ishin kanë qashtu. 

AK: Baca Miftar ma herët na keni tregu që keni punu edhe n’Banjalluk a munesh me na tregu naj përvojë tanden?

MR: Po valla pe tregoj ni ngjarje u m’ka gâ mu vet edhe pe tregoj, dola i qova puntortë n’punë edhe vet dola pak për mu kthy n’banesë, te ardhë rrugës do kamjona t’mdhej bajshin zall, ni zog i vogël ala si kishin pas dalë ato flagrat, fletat, edhe dikur e mora atë zogun e shtina ja nizettredhejtë [2030] n’grun, me pshtu qatë shpirt. Po ni plak ja pesëdhejtë [50] metra larg m’bërtiti, “E, tha, hajde teknéna hajde.” Une shkova ty. Une menova që mos âsht i zoti i arës p’ja paguj qatë dâm shka e kam bâ, kur e pash nifarë Çikallaza, ai e kish pas ditë se kur bahet tërmeti, se kish plot ata çitapet i kish me Kuran e me Ingjile e me Zumbur e me Tevrat me kejt, e n’bazë t’atyne me shënime me ditë caktimin taman, po boj muhabet me to thashë: “Mase kane ti pe pim ka ni kafe!” U ûgjem po bajmë muhabet me to. Thash: “Mirë bre Çikallaz, kroat ishte, qysh e hetojsh tha ti?” “Une n’matematikë, tha, krejt çitapet i nxerri prej atyne edhe e dij!” tha. Edhe pe pyti une ato, po Lufta e Parë Botnore thashë: “Pe dim qysh u bâ edhe e Dyta e dim, po Çikallaz, thashë, Lufta e Tretë Botënore kur do t’filloje?” “O, tha, jaran, tha, Lufta e Tretë Botënore ka fillu po na i kemi sytë qorr nuk e shohim, se n’Vietnam edhe n’Kore edhe n’Gjermani edhe n’Kosovë ku âsht i ndanë ai popull, ai popull, aty a fitili azer, ai do mu bashkue pak ni ni zjam i vogël duhet me eksplodu!” tha, po. E kurrë se harroj ato, e me t’vertetë qashtu â, qe Gjermani ke edhe muri Berlinit po u shem edhe Kosova qashtu, edhe n’Vietnam e n’Kore apet po bashkohen ata ajo vllazni. “Kqyre, tha, n’qofse dush mu vërtetu taman, tha, kqyr nalt, tha, aeroplanët kur shkojnë, tha, aeroplanët e shpejt, tha, kur t’kalojnë e lanë, tha, si rrugë përmas ndahet ai ajri, tha, ajri, e kur t’kaloj aeroplani e forca madhe dikur apet ajo vllaznia, tha, dojnë mu bashku, tha, nërmjet veti, qashtu, tha, âsht edhe poplli, tha, pe bashkohen nërmejt veti, aty âsht fitili hazër.” Qekaq. 

AK: A ki naj sên tjetër me na tregu?

MR: Ni tregim t’vogël. Përpara u kanë qesad për kryp, su gjike kripa k’tu u dushin burrat me shku pi ktuhit e n’Shkodër me marrë krypë edhe me marrë me bajt n’shpinë me bajt krypen, shkoj njani tha me marrë krypë, dhejtë [10] kille krypë deri kur erdh pi atjehit gazepin e hoq, kur e pru te shpia. Vër e mër gruja mas dhejtë ditve pi thotë: “O njeri, tha, krypa u hargju hajt shko apet, tha, atje.” ‘Po qysh mar po mu kanë sheqer, tha, nuk harxhohet!” tha. Kur vike me lyp ndokush krypë ajo kah ni sahanë, kah ni mashtrape e mushke ja jipke kojshive, e sosi krypen. “Njeri, tha, u sos, tha, kripa?” “Ani bre shoqe masi u sos, tha, po shkojmë, tha, edhe ti, tha, mu m’bâ shoqëni, tha, mu, te dy po shkojmë!” tha. Kur shkunë atje dhejtë [10] kille burri, dhejtë [10] kille edhe gruja n’shpinë, e ku âsht Shkodra n’kamë te ardhë te knena. Kur i prunë te shpia, kur vike masnej ndokush me lyp kryp pi kojshive a pi farefisit ja jipke ka ni lugë t’kafës jo ka ni mashtrape, ai ka hekë zamet, kur s’hekish zamet s’ja dish kymetin. (qeshë)

AK: Qashtut â! Faleminderit! A ki diçka tjetër me na tregu?

MR: Po s’po m’bjen nër men bre se plot kom! (qeshë).

AK; Faleminderit shumë baca Miftar për kohën!

MR: Me nder qofsh, me nder qofsh zojë. Zoti ju rujt edhe juve!

AK: Faleminderit.