Mihane Luzha - Imeri

Intervistuar nga: Fjolla Thaçi

Anej dajma osht qashtu osht, tash nuk p’e di a ktyne herë dajm i nrrojshin ja e blejshin nusën me pare, ja e kanë nrru

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

Lokacioni i intervistës

Begracë

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

ML: Te na qysh jena kân pa u pâ kurrë, pa u ni kurrë pa u..., boll mirë kena shkuê valla po kallxoj drejt. A najherë jena idhnue, jena pajtuê najherë shâ me bâ. Aj njeri gishtat me ni dorë i ki e barabart s’i ki, zorrt n’bark ka ni herë t’përzihen jo se njeri me njerin, po ka ni llaf i ka pelqy ka njê si ka pelqy qashtu, shâ me bâ. 

FTh: E veç mas pari kallxom qysh e ki emrin?

ML: Mihane. 

FTh: Kushi?

ML: Mihane Luzha.

FTh: Mihane Luzha, kur ke lind Mihane?

ML: A ata nuk e di unë me datë, veç vendlindjen.

FTh: E ku ke lind pra?

ML: N’Smirë.  

FTh: N’Smirë. 

ML: Po n’Smirë, n’shpi.  

FTh: Sa vjet i ki tash?

ML: Po qitahi de i kam tetëdhêtetri [83], qetahi i kum bâ n’shëngjergj tetëdhêtetri [83].

FTh: N’shëngjergj.

ML: Po qiky shingjergj që erdh’ tetëdhêtetri [83] vjet.

FTh: E a m kallxon pak për prind e tu sa man n’men edhe për familjen tane t’shpisë n’Smirë. 

ML: Agjê [atje] a k’tu?

FTh: Atje, atje kur je kanë e vogël?

ML: Po, po t’kallxoj. Nanën e kum pas, babën e kum pas, nji vlla e kum pas, tri motra jena kanë. Vllavi mas dymdhêt [12] vjete u kon shurdhue prej tutes kur ka hi Tita atëhere, dymdhêt [12] ditë e dymdhêt [12] netë as s’ka hangër e as s’ka pi kurgjâ. A po t’pëlqejnë qito llafe?

FTh: Po.

ML: Qashtu tani na s’e kena ditë që nuk po nin, mi than’’ a po han bukë na hankshmi bukë, hankshmi at’her’ s’ka pas, hankshmi bukë. Ai hiç veç nejke ratë qaty, u lodh ma pa hanger, pa pi. Ma s’mramti nana jeme i tha ‘’pse?’’ I tha ‘’pse nuk p’e ha pak bukë?’’ Aj tha, ‘’po nuk po m’jepni ju, une’’ tha ‘’nuk po ni, nuk po ni’’ tha une (qan), ‘’e ju s’po m’jepni bukë’’, asaj zemra i ka xhegë [djegë] qashtu tani nana jem i japke bukë e hangër, tu hangër ka pak, ka pak, ka pak tani u ngjall. Tani e kena pas qu napër doktorr atje n’Shkup se te na s’kish, n’Shkup i qojshin. ‘’O plak’’ i thojshin, ‘’mos u hargjit se i ka kup perdja e veshit prej tutës i ka kupë ma ky nuk nin’’, po zemra s’na lâke pa e qu apet; ‘’hiç mos u hargjit’’ thojke ‘’se ky s’nin ma’’.

FTh: Çfarë tute, çfarë tute ka pas ai?

ML: Tita ku ka hi.

FTh: Tito kur ka hi?

ML: Kur ka dalë, jo kur ka hi, a kur ka hi jo, kur ka hi bugari u kan’ at’here tani ajo forca e bugarit hecke, brigadë hecke u kan’ brigadë tu u bajt, tu u bajt ky u kan’ te xhamia se at’her’ n’mejtep knojshin kuran e i ka thanë hoxha kush tuti rrini, kush mos tutni shkoni te shpija, u nisë me ardhë te shpija, tu ardhë te shpija i ka thanë nji kojshi, nji njeri i kojshive i ka than’ ‘’po ku po shkon?’’ thotë ‘’t’plaqsin sytë’’. Thotë ‘’njeri n’shpi s’ka, krejt kanë dalë, i kanë marrë brigada, i kanë marrë, ti ku po shkon?’’ Tani ai ik, ik nëpër mal, nëpër mal, nëpër mal hajt ma tej u lodhë me shpirt, ka than’ ‘’po une çka rrnoj, çka menoj me rrnu veç vetë e prind m’kanë shkuê’’.Uu kthy te shpija apet me ardhë  te shpija unë jam kanë tu lujt pllaçka a ban me t’kallxuê?

FTh: Po kallxom krejt.

ML: Une jam kanë me atë çiken e mixhes tem tu lujt pllaçka n’oborr.

FTh: Çka ësht’ loja me pllaçka, qysh keni lujt?

ML: Me guri k’shtu me kcy me ni kamë, i thojshmi me..., tani tha, kur u ardhë te dera ‘’Mihane’’, thash ‘’he?’’, ‘’qile derën n’mujsh’’. E ngova e kum qelë derën edhe pash që nuk o’ mirë, unë jom kan’ e vogël jom kanë pak që e maj n’men jam kanë e vogël. Tha, erdh përpara, ai perpara aty musafin n’krah veç ka bo vuh ‘’eh nanë shkum’’, nana jem ish tu e qit bukën e kallamojt at’her’ ish tu e qit bukën e kallmojt, tha ‘’pse nanë shkum’’, tha ‘’ah shkum’’ tha ‘’brigada krejt o tu i mbledh burrat’’. ‘’Jo o Selim’’ tha ‘’qe baba edhe axha janë ngat’’, at’her’ shpijat i kena pas me bagla aty hypshe n’tavan, kapuqt i hekshin kapuqt e bardhë, e veç i kqyrshin brigadën kah po ecin. ‘’Bugart, bugart’’, ‘’jo gjali [djali] jem qe baba, qe ku jon’ nalt, kurkush kejt jena n’shpi’’ thotë. Sun ardhke  n’veti prej tutës, tani ka dalë kish pas than’ baba jem ‘’motra jeme te xhamia ka met’’ se kto çika  s’kan’ guxu me ardhë, i kishin pasë thanë ‘’shko, a po shkon bre bir me marrë Zarifën te mejtepi se tutët me ardhë vetë’’, unë meniherë shkallve vllau jem po zhdryp tu kajt te poshtë i thash ‘’shka Hysen shka?’’ pi thom, ‘’po m’thotë baba shko merre Zarifën te xhamia te shkolla, te mejtepi’’. Thash ‘’oj nanë’’, tha ‘’he?’’, thash ‘’baba p’e çon me marrë Zarifën te mejetpi’’, ‘’kuku tybe kurrë jo’’. Baba ‘’qap shuj’’, ‘’o ish kanë gjali tu dek’’ tha ‘’e p’e qoj ajo me shoqe â, bile s’nij për atë punë’’, tha ‘’ku le t’rri, kur del naj kush kthehen vijnë’’, ‘’ti s’e ke pa’’ tha ‘’gjalin u dridhke pi tutës’’. E nali nana nuk e la me shku, dej sa u pakun ata bugart tani erdh çika te shpija erdhën shoqet krejt te shpija erdhën, tani kallxojshin k’shtu e jena tut, ‘’jena tutë po shka me ba’’ thojshin, ‘’shka me ba masi na tha hoxha shka doni bani hoxha nejke me neve nuk na lake vetë nejke me neve na qaty,  kapercejshin’’ tha ‘’bugart ecshin shkojshin’’. Qito prej opshtine qito i maj n’men. 

FTh: E prind’t e tu qysh e kanë pas emrin edhe vllau yt qysh e ka pasë emrin?

ML: Vllau jem e ka pas emrin Hysen, baba jem Imer, nana jeme Latife .

FTh: E mbiemrin?

ML: Mbiemrin Imeri, se Imeri n’emën t’babës vetë ja kanë lanë babës tem Imer se dy emna tani gjali, vllavi Hysen qashtu.

FTh: E a e man n’mend qysh e keni siguru jetesën at’here te familja e babës tan? A ka punu baba yt tokë a diçka, a qysh e keni siguru jetesën?

ML: E kena siguru me shpija tu punu nëpër shpija qishtu, tu maru shpija. E kena martu se nuk ka ni vllavi jem tani ja kanë dhanë thojshin me ndrruê a din me ndrru me motër nusën, s’e din qysh ndrrohën?   

FTh: Jo, çka i bjen?

ML: Me dhanë çikën e me zân nuse a e din?

FTh: Jo nuk e di, qysh ka shku ky sen?

 ML: Sikur tybe istikfa [tube istighfar shprehje arabe që do të thotë larg qoftë] sikur ti m’u dhanë qetahi [tash] e mi zanë nuse vllavit tan.

FTh: Aha.

ML: Kto t’ndrrune janë. Vllavi jem s’dojke thojke ‘’ja unë motrën gru nuk e marrë. Jo edhe jo n’u martofsha mos u martofsha unë qishtu rri nuk martohna’’. Hajt, hajt kur njo i Budrikës i kish pasë thanë njo t’kojshive tonë  ‘’a zuni more re Imer Smira?’’, ‘’jo vallahi hala s’ka ra n’kismet hala nuk ka zanë’’, ‘’vallahi ja paha [past] dhanë zoti e unë çikën teme ka me ja dhanë. Edhe thuj selam bani e thuj përhajr t’koft e thuj allahile allahi mrena tri jave vjen e merr e mos ti thojnë çikës që nuk nin burri, e nuk di se ato shoqet nërveti bahët llafi, bahët e mi shtin çikës naj smuj. K’shtu vjen qika e sheh vetë’’. Ai ky për punë e për çka ja pajke syni ja bajke dora, po veç behane e tij që s’nijke. Tani e zunë, tani vllavit nja dy-tre katë tesha shkêm e ja murrëm, e kur ka ardhë nuse nuk e maj n’men.

FTh: S’ka gajle.

ML: Nuk e maj n’men.

FTh: E inxhja Mihane a kanë ndodhë ktyne here shpesh qeto ndrrime që e përmene, qeto ndrrime me marrë motrën e k’shtu?

ML: Jo k’tu n’katune jo, n’bjeshkë dajmi i ndrrojnë.

FTh: Po a?

ML: N’bjeshkë aaa, ana ka Tanishevci, Dabolldehi anej kah dajt e mi ata kejt i n’rrojnë dajm i n’rrojnë. Ata ja me pare ja i nrrojnë.

FTh: A ka ndodhë shumë ashtu a? 

ML: Anej dajma osht qashtu osht, tash nuk p’e di a ktyne herë dajm i nrrojshin ja e blejshin nusën me pare, ja e kanë nrru.

FTh: E Inxhja Mihane a keni pasë k’shtu lopë e a keni pasë dhenë kur je kanë e vogël?

ML: Shâ kena pasë?

FTh: Lopë e dhenë.

ML: Kena pasë lopë e dhenë e kejt i kena pasë. 

FTh: Kush u kujdes për ato punë n’shpi tane?

ML: Baba jem, baba jem i kqyrke dhent e loptë e çobanit, qobanit ja qitke, çobani i marrke shkojke i rujke n’mal dej n’aksham, n’aksham tani i prujke te shpija. Mi mjel nana jeme i mjelke.

FTh: E k’shtu ju si f’mijë a keni punu diçka, çka keni bo?

ML: Na duhan kena mjellë, duhan kena mjellë, e kena thy, e kena ba vargji e i bajshim ka pesëdhêt [50], gjashtëdhêt [60] vargji n’ditë me gjylpanë i shtishmi. Tani i virke vllavi jem me duhan, s’kish at’her’.

FTh: E atë duhan e keni shitë a çka i keni bo?

ML: E kena çu n’dërrzhavë, n’dërrzhavë e bajshmi me ararë, me ararë tak e bajshmi tani naj prushin ata vetë ata arart me marrë me ndreq e me qu. N’Gilan e qojshin me kerr n’Gilan e çojshin vergji jo, po me palu.

FTh: E sa f’mijë the që jeni kanë?

ML: Agje a?

FTh: Po.

ML: Jena kanë tri motra e ni vlla. 

FTh: E sata je kanë ti?

ML: Une ma e vogla, ma e vogla jam kanë (qesh).

FTh: Qysh janë kanë motrat e tua?

ML: Ato janë kanë ma t’mdhaja, ka tri vjet n’tri vjet nana jem ka njo. E madhja e ka pas Zymrije emrin, tri vjet përpara vllavit tem, tani vllavi jem Hysen, tri vjet para ksaj motrës tjetër t’voglës, tani kur ajo i ka bâ tri vjet tani unë kum lê. I katërti f’mijë, niher’ i kish pas dy i kishin pas dek dy bineq po.

FTh: Me konë je kanë ma e afërt a e man men naj çka prej motrave tua?

ML: Te trijat, dy motra ma..., dy motra e qatë vlla kur u ungjshmi n’tervesë pak, pak. Kur erdha kâ [në shtëpinë e burrit], tridhêt [30] vetë u habitshna krejt u habitshna. Nana, vjehrra jeme ma bajke u ungjshmi n’tervesë nantë [9] gra u hungjshmi n’tervesë veç tu i kqyr u habitsha, atje i lash gjashtë [6] vetë kâ tridhêt [30] vetë u habitsha e m’thojke ‘’ha bukë, ha bukë’’, se pasha Allahin u habitsha tu i kqyr gjinjën, se me lanë pak gjin e me gjetë shumë a din qudi se nuk m’ardhke mërzi që bajsha punë jo, punën e bajsha. A e re kum ardhë pa i bâ gjashtëmdhêt [16] vjet qashtu pa i bâ, tu i bâ tu hi për shtatëmdhêt [17].

FTh: A munesh, a t’kujtohët shpija ku je rritë atje n’Smirë me ma përshkru, n’çfarë shpije je rritë, qysh u dokke ajo shpija?

ML: Jena rritë n’atë shpij dy soba, dy soba i ka pas nalt e veceja [banjo-wc] u kanë nalt, poshtë u kanë shpi edhe ahër lopë për lopë u kanë edhe dhent i majshum, me ni anë lopt me ni anë xhyzentija u kanë, nërmjet i l’shojshin edhe i qitshin ka qetra derë dalshin lopt i marrke çobani dej n’aksham ma s’i pruke , n’aksham tani i pruke i shtishmi mrena i lidhshmi qashtu.

ML: Ku keni gatu, ku jeni la?

ML: Nalt jena la n’banjo k’shtu n’ hamamgjik de i thojshin at’here, s’ka pasë banjo at’her’, nalt u lajshmi, poshtë e vokshmi ujin kusijën, nalt e qojshmi u lajshmi nalt.

FTh: E me gatu, ku keni gatu?

ML: N’shpi, n’shpi bukë t’kallamojt se at’her’ s’ka pas t’gryt.

FTh: Qysh e keni pas k’shtu kuzhinën a qysh me i than’ asaj a keni pas oxhak a qysh?

ML: Oxhak po, me qerep bukën me qerep tani e mlojshmi me zjerm e kur e nxerrshe at bukë o zot e, e krujshe tybe as lira, as lira që e vnojn gratë tash tezja Ramize nana e Hysenit kur e krujke bukën e, e vnojke përmi magje o pasha Allahin as lira ma e mirë n’koft kanë, fort t’mira kur erdhëm kah edhe agje t’kallamojt po agje unë s’gatujshna agje edhe agje t’kallamojt at’her’ s’ka pas t’grune, çfarë gruni s’u bojke atje se pleh t’dërzhavës skish ni troh grun sa për hae.

FTh: E do me thanë nana jote ka gatu?

ML: Po, kunatën teme kur e martova vllavin tani kunata jeme marojke qylyma, qylyma, jana, qylyma. Marojke me pare ja pruke dikush e goditke se nana jeme nuk e lake me gatuê hem aty hem aty, ‘’s’ka’’ thojke, ‘’te dyjat s’mun’’. Ajo marojke jana me ni gruê qetër [tjetër], u bajshin dy veta me rreh me shpaz, zahmet me rreh, e marojke jana, qylyma, e nana gatujke, nana jeme.

FTh: E a t’kujtohët naj recetë naj farë gatimi që e ka maru shpesh edhe kur t’ka msu ty me gatu?

ML: Hiç skom gatuê agje.

FTh: Te nana jote?

ML: Hiç, niher’ e kum qitë ni bukë, veç ni herë, k’shtu ni bukë t’kallamojt. F’mijë moj kum ardhë f’mijë, f’mijë kum ardhë edhe atë natë erdh axha Nazmi aga erdh’  thash ‘’kuku e qojn qet bukë n’odë’’, e une nuk e dita nuk dijsha që e qojnë qat bukë n’odë po ajo shoqja jem tha ‘’Mihane qet bukë kanë me qu n’odë’’, unë thash ‘’pa ja nda tybe ne kum lanë’’, veç e kum marrë qishtu n’skeje ta hjeki kur atë kunaten teme e nijta, thash ‘’oj nanë’’, ajo ‘’he?’’, ‘’kush naj dajti bukën?’’, ‘’kuku Mihanja e paha da bukën mos me qu n’odë’’ (qesh).

FTh: Çka ka hangër Nazmi aga tani?

ML: Nuk e di a e kan’ qu ata tani, unë shkova te ajo shoqja me bujtë, kunaten n’shpi, na s’nejshmi aty n’shpi, kur ardhshin k’ta s’guxojshmi me shku n’kojshi veç te mixhallart se baba jem tetë [8] vllazni i ka pas.

FTh: Kur je msu me gatu pra?

ML: K’tu kur kum ardhë k’tu. Kur i bajsha punët nejsha kah gjerizi palut qishtu e kqyrsha qysh p’e ngjesh bukën, o sa bukët mise k’tu kur i shtishin k’tu ka pesë [5], gjashtë [6] bukë, shtatë [7]. Nxej qerepat, nxej aj krejt qerepat sun i nxejshe do me qerepa do me tepsija e me segjra thojsha ‘’kuku’’, ment dojshin me m’lanë tani kur i bana, tani unë midis dimnit erdha, n’shëngjergj tre muj nejta, n’shëngjergj gratë than’ ‘’nuk jena tu e shti Mihanën n’maxhe tek tej ta kryn verën se me argat, na argat shumë, me argat e ta kryjna verën’’, nana tha ‘’jo veç kena me shti’’. Vjehrra jeme ‘’po’’, gratë ‘’jo’’, ajo ‘’po, po, po!’’. I preva drutë e i bana gati me hi n’magje atë ditë argattë me kositë kanë pas ardhë me kosit me prashit argattë, edhe vetë shkojshmi n’shpi tash baba, baba plak ai shumë ju kum dhimt shumë, shumë, hijke dalke, hijke dalke ja bajsha ‘’shka o babë, mos um kqyr muê sa hin sa del po kqyr ti punt e tua’’, po baba ni shkam [shkëmb] ai s’u hungjke veç n’pikë t’dertit ai u tutke ma shumë se une, se shka bana për sillë vallahi, delme m’doket prejtum, delme, delme prejtum e marum jahni për sillë, bukët i pjeka t’gryta at’here dul tana gruni dul e bukët i pjeka e u nis buka me qu bukën n’ara, me kepë e k’si bajshim krejt dhallt, dhallt qekaq e qojshim n’ ara, sahana e lugë e kryp e krejt mi bâ gati mi qu. Gratë korrshin n’ara, njâ sta lejshin me t’ndihmu se s’i lashin i qojshin me korrë, e qum sillën n’ara, nana tha ‘’oj Mihane’’, i thash ‘’he?’’, ‘’a i qesim do laknor’’ tha ‘’për sillë për neve’’. Gjevrija tha kunata, ‘’oj nanë, a je n’men a s’je a?’’, tha ‘’argat e edhe laknor me qitë a?’’ Tha ‘’e çka me hangër, pse ske zi sot pasul?’’ Tha ‘’Po sun e mrrina’’. Tani e kum marrë tha ‘’peta filli laknort’’, thash ‘’oj nanë qysh qitën se unë s’kum qitë, s’kum pa kurrë laknur petafilli’’. E marum hargjin e ni petë k’shtu t’kollpitës me t’holluê e me qitë aty n’tepsi tani ja qiti harqin edhe ni petë e t’hollova ja qita përmi hargj, tani e nxeva saqin e shtina me pjekë përfuni hiç veç përmi kur u pjekë ajo apet, kur u pjekë apet ja qiti hargjin asaj pete, apet i qiti hargj apet e murr me t’hollu ni petë apet përmi, gjashtë [6] a shtatë [7] peta qashtu m’u t’hollu njo e njo e njo u bâ laknuri ni tepsi. 

FTh: I trash u ba laknuri a?

ML: Po de po ren um ren hargj, tani e pjekëm e hjekëm, erdhën gratë prej arave hangrëm bukë. Erdh buka prej arave, argattë e prunën bukën me kerr, me kerr n’asmaqe agjê e qojshim bukën. I lava ato enë e ato shkâ ken t’burrave t’tante, i lava. Hajde drekën qetash me nisë, drekën kollpite me t’holluê e apet asi mish-oriz me qu n’ara, dy tepsija mish-oriz n’ara e dy kollpite se i hajn me mjalt, ni kazan, ni kusi t’madhe hallve se mjalta hahët me kollpite, e hallva hahët për hallve k’shtu për kosâq. Baba hijke, dalke, hijke, dalke, hijke, dalke, me fol s’folke veç... U bâ hallva e qum n’ara edhe kâ te shpija e marum orizin e ni kollpite te shpija erdhën gratë prej arave hangrëm bukë, erdhën e murren bukën agje e qun n’ara i mushshmi ka dy, tremdhêt [12-13] knata i blejshmi e i mushshmi me ujë e i shtishmi n’sanë aty n’kerr n’sanë, e i mushshmi e i mbuloshim me fleta t’dudit mi qu le t’rrijn’ n’fllad e ni kofe ujë buu ja qitshmi aty sanës e tani le t’rri e lagt mos t’nxehët uji. Dul kerri shkoj, erdhën gratë hangrën bukë, i lava ent’ e shpisë i lava e erdhën apet erdhën me marrë ujë e i prunën ent’ i morra e i lava edhe ato enë e i musha knatat masi gru s’kish n’shpi veç unë e nana qimi ato s’kishin vakt, s’kishin ato m’u kan’ n’shpi [nuk kuptohet mirë]. Na kur nejshmi n’shpi kejt u qojshmi. Kur i morra edhe ato enë e i lava i musha knatat e shkoj kerri e i lava ato knata e ato enë e i drejtova e i fshina e i nreqa e musha ni kusi ujë e ni kofe ujë e i musha e shkova e i hjeka ato tesha shka i pata, magjetore ma. Baba, baba kish pas thanë ‘’a Hysë’’, kish pas thanë inxhës Hysë, nanës t’Sinanit i kish pas thanë ‘’kurrë qiky rob posht nuk shkon tybe veni i venit nu m’paq zân, tybe as bukë n’paqa mujt me hangër m’u ngi pi tutës a mun me mrri’’, po f’mijë moj kum ardhë, f’mijë nuk e di qysh m’kan’ majt (qesh). Atij ka ni herë i kom thanë ‘’Sdi moj qysh m’kan’ majt, e ligsht, e vacërr, e thatë’’, po si i kum lanë f’mijën kum kthyê zahere tu pi sufata t’gjakut qe nizet [20] vjet që i pij, zaher qato po m’...

FTh: E kur a e man n’men kur, qysh t’kan’ marrë?

ML: Me kerr t’kuq.

FTh: Me kerr t’kuq. A ma spjegon pak a e man n’men martesën tane?

ML: Po.

FTh: Tani a m’kallxon kur ke ardhë te burri a t’ka pëlqy burri e qysh tu ka dokë e krejt ato a mi kallxon?

ML: Krejt ka me ti kallxu, ka ni here munësh me kesh (qesh). Tri ditë kum kajt uuu, tri ditë kanë ardhë gra e kanë ardhë..., a krejt u dashke mi marrë n’gryk ato gra kejt n’gryk, oborri plot gra.  Uuu, tu kajt tu i marrë n’gryk tri ditë tani ma atë ditë e enjte, t’enjtën kum ardhë se qashtu m’erdh, do kanë ardhë t’dillën a unë kum ardhë t’enjtën. Tani tu ardhë te knena aty te reka e Goshicës ma dhanë ni pare, ‘’shtine n’gojë e qite n’ujë’’ 

FTh: Çka t’kan’ dhanë?

ML: Ni pare ma dhanë ma shtinën n’gojë, tezja Ramize nana e Hysenit tha ‘’oj Mihane shtine n’gojë ni pare e qite n’ujë’’. 

FTh: Pse?

ML: Po qashtu ja bâjn nuseve ktyne herë që jon’ kanë. E qita une n’ujë atë pare edhe bam, bam, bam aga, aga Hetem ‘’o Xhevato’’, e thirri tezën Ramize, grunë e vet, ‘’nusja qysh po t’dokët?’’, ‘’nusja syret, e mirë’’, a ni pllamë nuse, e erdhëm te shpija e m’zhdrypen para shpije bile agje te shpija kum pas zhdryp une, aty m’zhdrypën e nejta, knun qikat, shkun n’sobë tani kur u ba aksham e erdhum po ku e ditsha se kush o’ dhandri, ku o’ dhandri a cilli o’. Tani ata kur dulën përjashta met zani n’sob, m’u m’qunë ja morra dorën krejt burrave që erdhën me shti dhandrin, ja morra dorën, Haxhia s’u qu hiç. U qun burrat dulën përjashta hajt bac natën e mirë, natën e mirë, dulën përjashta. Gjevrija aty nejti, nejti edhe pak ajo tha ‘’qu mshile derën’’, u qu aj e msheli derën, une e kisha shamijën, me shamij se duvak s’kena pas po shamij. Veç u avitë [afru] ma ka kapë kap shamijën e e shtrini u fal dy reqate, nafile e namaz n’shami teme, zaher hoxha i ka thanë se at’herë me hoxhë hijshin dhandër, hijke dhandri me hoxhë.

FTh: Po a?

ML: Po hoxha nejke n’odë dej e shtijke dhandrrin. Tani kur u fal tha ‘’ndaq merre vno, ndaq çka dush, n’daq le qaty’’, tha ‘’edhe merre qët sahan me petlla edhe bire qitu’’, tha ‘’e ha edhe naj njo’’. A m’u hankshin petllat e ma trimneshë se gruja s’ka me shkuê ashtu. Qitahi, qitahi po knaqën pasha zotin pô, po nihën, po shihën s’po tutën hiç. At’here u tutë njeri ku po shkon. E ja avyta sahanin e u ungja ni karrigë ma qanena, ‘’jo’’ tha, ‘’hajde edhe ti hajna bashkë’’. E gici njâ e ma dha muê tha ‘’hae’’, e gica nja dy herë pak po e lash tha ‘’gice ti njo e ama muê’’. O kuku shâ me gicë ni kashore qikaq tha ‘’pse kaq pak?’’, thash ‘’s’po m’hahën’’, aj i hangër tha ‘’krejt ki me hangër petllën’’, a mu nuk m’shkojke te poshtë...

FTh: Kjo nata e parë, qysh tu ka dokë t’dytën, qysh je adaptu, qysh je msu?

ML: Po tu i pa gjinjën. Kur um murrën për te bunari n’sabale se at’here ish te bunari apet e morra ni pare, tezja Ramize kjo nana e Hysenit tha ‘’oj Mihane qite n’bunar’’, e qita n’bunar e, e musha ni kofe me ujë dej n’gjysë t’bunarit e pruna, tani e murr nana e Sinanit tha ‘’ama se une p’e mushi kofën’’, tani Bajrami i qita Bajramit mi la sytë edhe ja lash ni mindil edhe Bajrami tani m’qiti m’u mi la sytë, une i fshina me mindil tem edhe u kry, tani knojshin qikat qaty me temena. Tani m’shtinën k’tu te shpija, te ajo e vjetra nejtëm pak atje, e qelën magjën e lash çka kisha me lanë n’magje o’ t’hollojst, shamijën m’dokët po, po shamija se at’herë qetër [tjetër] s’ka pas, tri magjetore, tri shamija i lash n’magje i lash. E mshela magjën edhe dola tani m’qun n’sobë temen me m’veshë e me dal si u vesha tani u bo dita e grave. U mbledhën gratë n’oborr t’shpisë, gratë po lunë po kcejn. U kry dita e grave. Xhevrija m’tha ‘’oj Mihane a shkojna te oda e merrja babës dorën edhe merri n’gryk babën plak’’. M’qoj te oda, shkum te oda ja morra dorën e ‘’a je tu mujt, a je tu mujt’’ tha ‘’po mirë, mirë shyqyr’’, tani shkova n’sobë teme i hjeka, m’qoj Xhevrija i hjeka dimijat. Dimijat i hjeka edhe kmishën e hjeka e vesha qera tesha vesha, tani u mbledhën gjinja me hangër bukë. Ju kthyn dy, tre [2-3] veta ju kthyn njanën anë f’mijt, njanën gratë, te burrat hala s’qum bukë se s’u mbledhshin. Hangrum bukë e mblidh tani ato enë e kishin pas n’men nusja m’i la ent’, nusja m’i la ent’ ke kush ke n’magje. I mbledha ent’ e Xhevrija tha ‘’ti duhesh mi la ent’’’, po bash qat’ natë n’ditën e grave mi la ent’. I morra ent’ e u dashke me dal me mush ujë te bunari terr, pa struj [energji elektrike], ni gaz qikaq, i lava ato enë e. A jo valla n’qatë natë si pahna la t’rrejta, qatë natë si pahna la. Tani shkum agje nalt shkum nëpër soba t’veta nejshmi se dritë poshtë s’kish, punë s’kish shkâ me nejt na. [Nuk kuptohet mirë] nejke punojke fanulla, jeleka qisi punë. Tani nejtëm aty pak tani shkum. Xhevrija tha ‘’qu hajde’’, ‘’oj nanë p’e qoj n’sobë me ra’’, ‘’ani hajt qoê pra le t’shkon’’. Me ra qysh me ra pa ardhë ai se ata nejshin n’odë shumë.

FTh: Kush ta ka gjet burrin edhe qysh e ka pas emrin?

ML: Me msit. Msiti ka ardhë e ka vetë ka e ka nana e ka e ka, mos ka naj sebep që naj sebep mos po dalim naj sebep naj kun, ja me msit at’here m’vetke çfarë oxhaki ka, po.

FTh: Je martu k’tu n’Begracë a po, burri qysh e ka pas emrin?

ML: Po, Ruzhdi Luzha, Haxhija. Elham dyrilah prej zotit mirë e kena qu, punë kena bâ boll, poterë s’kena pas, idhnim s’kena pas, idare kena pas. 

FTh: Çka ka bo Ruzhdia?

ML: Punojshin me Azem Agën.

FTh: Çka kan’ punu?

ML: Marojshin teneqe, nuk e di vallahin teneqe marojshin. Me teneqe punojshin, kerre marojshin, kerre herë t’gumës e herë t’drunit, herë qishtu.

FTh: Sa f’mijë i ki?

ML: Unë shtatë [7] i kom pasë. Dy t’mdhajt m’kanë shku, tash pesë [5] i kam. N’shpi i kom bâ.

FTh: A munësh me na përshkru pak qetë procesin e lindjes, qysh i ke lindë f’mijt?

ML: Eh (qesh), i kum lindë si..., katër i kum bâ bashkë n’shpi t’madhe me gra. Tani kur u ndajtëm ishna n’Elifën me bark hazër. Allahu me melaqe nuk jom kanë shumë e ligë Allahu zaherë ma l’shoj qat’. U qova n’sabale me zhdryp poshtë i lava ata katër f’mijë edhe kryt e lava jom qu n’sabale me la tesha e me gatuê.

FTh: Me f’mijë?

ML: Jo, jo me bark isha.

FTh: Po de me bark.

ML: Po. Kur u qu Haxhija zhdrypi poshtë se aj u falke at’here une nuk u falsha se s’ditsha. Kur u qova dola përjashta tu u veshë, mjedisi, nuk mujta me zhdryp poshtë ma e ai u fal e dul te lopt e dul asi. Une e shtova se e lasha venin hazër hem t’fmijës hem temin me zhiletë qaty trrak e lasha thojsha kur tu m’vyn hazër i kom. Veç e kom marrë te veni i f’mij’s zhiletën aty te kryt. Lejti [lindi] qika.

FTh: Qysh e vetë e ke lindë qikën a?

ML: Vetë, vetë lejti e morra e lava ja prejta kthizën, ja lidha e ja preva, e lava e ndreqa, e qita n’vend t’vetë, u shpërlava vetë, e fshina atë ven edhe rash. 

FTh: E gratë tjera ku jon’ kanë?

ML: Nëpër soba t’veta, natë para sabahit.

FTh: Nuk t’ka nimu kërkush a?

ML: Po s’m’kanë nimu se s’i kom thirrë. Ku me shku mi thirrë natën edhe s’jom kanë qaq smut po t’kallxoj drejt Allahi ma ka bâ me melaqe t’veta m’nimojke edhe kur erdh Haxhija nalt tha ‘’pse more s’po zhdryp poshtë, shâ ke ra apet?’’, thash ‘’po e kom ni qikë’’, ‘’i t’rroftë nama zezë’’ (qesh). Tha ‘’po kur e gjete ti atë qikë a ke qitahi me muê?’’, thash ‘’kesh po e gjeta’’. Zhdrypi poshtë, shkoj tani ma qatë ditë nejsha ratë, qatë ditë, ditë e xhuma u kanë. Qatë ditë ratë tani ma t’shtunën u dashke m’u qu me punë po na men nuk kena pas edhe men. Po ti merre qatë tamël e bane xhâth [djath] shâ p’e..., shâ p’e..., tre sahat me nejt n’kamë po edhe s’kena ditë oj loqka jeme. Nxjerre kusinë prej bunarit e shtine n’bunar e niqin [100] kijamete, qashtu. 

FTh: E krejt f’mijt i ke lê qashtu a?

ML: Kur ka lê Behluli kena shtru kallamoq tek tehri n’dhet [10] mas darke n’maqinë [nuk kuptohet mirë]. Erdh axha Nazmi Aga erdh tha ‘’Ruzhdi a po vje te Bakihovit’’, tha ‘’po more’’, thash ‘’ku je tu shkê? Ti e din qysh e kom punën duhet kallamoqin me’’, ‘’ti’’ tha ‘’shko bir, une shkoj, puna jeme o’’. Zekirja tha ‘’oj nanë’’, thash ‘’he?’’  tha ‘’a t’shkoj pak te Sinani?’’ thash ‘’shko po me ardhë baba mos me t’gjetë t’rreh, po rri pak e hajde’’. Unë tu hyp nalt midisi e veç jom kthy i kom marrë do boça, do boça kap e bllum n’qymet dimën n’qymet kap u thyn e tak n’shporet e la aty edhe e la kusin’ e krejt i bona hazër e shtrova venin tem edhe venin e f’mij’s me zhilet e krejt i bona gati aty. Une nuk e kishna gajle që ishna e ligë po thojshna po vjen gjali [djali] e po m’gjon qashtu se nuk kisha qetër sobë. E kuku qyqe Allah zot thash shlirom pa ardhë djali e more Allah thash se rahmetin e madh e ki. Nuk ka vonu e  kur gjali kllup uji bum e ma u kurtalisa e kapa zhiletën e ja preva kthizën, ja lidha, ja preva, e lava gjalin, e lidha e hejka atë ven shâ ke aty bërllog. U lava edhe vetë e rash. Erdh gjali tha ‘’oj nanë’’, thash ‘’he?’’, tha ‘’pse ke ra ka i ke zanë venë?’’ thash ‘’o bir rash kâ se e kam ni gjal’’. Veç e ka ngreh jarganin, i erdh marre i ka mlu sytë. K’ta uuu britshin nëpër oborr, une dritën kall, llamën se nuk bojke shumë dritë. Kur erdh [burri i ML] tha, ‘’shâ ke ra n’ven t’huj, pse s’ke ra n’ven tan?’’ thash ‘’po ni gjal e kam’’, ‘’phu t’rroftë nama e zezë t’rroftë’’. Dul tani n’tjetrën sobë e ra po ftoftë, dul ra se une ja zuna venin. Ish qu n’sabale ka zhdryp poshtë e ka kall zjermin e u fal e i kish mjel lopë e bullica se i mjelke. E ingja Xhevrije i shtini n’bunar gjygymat i kish thanë ‘’hajde Ramize me na maru do peta se e kena ni djalë’’, po çka pi qon gjint n’kamë me ardhë me maru peta se e ke pas hasret. Ajo tani erdh ‘’Mihane shâ ki moj?’’, thash ‘’ni djalë, pse kunatë?’’ Tha ‘’Nuk po thirr, a po kujton që po t’marrim n’msysh a?’’, ‘’Po ku me t’thirr moj ty n’dymdhêt [12] t’natës, qysh me t’thanë n’dymdhêt t’natës hajde se jom mejdi m’u qu me burra me krejt me vetë  shâ u bâ, shâ u bâ’’. Afrimi kur lejti, njetën qaty rijshin përjashta ingjja Hysë ke nejti u qu, tani n’aksham me shku ajo te shpija. [Fillon rrëfimi i lindjës tjetër] Une u qova shkova i mjela lopt e bullicat se aksham ma. Haxhija shitke qurshia n’Gilan, qurshia t’zeza shitke. Tha ‘’tezja Ramize kur t’vjen Ruzhdia le t’vjen te na se osht Isaku te na n’darkë’’. Une i mjela ato e m’rroki dhimta, mjedisi thash ‘’oj Rifadi’’, tha ‘’he?’’ thash ‘’oj bij qetash po ja kthej teresën qunu ju hani bukë’’ thash, ‘’qitu me zid e kije Zahirin e Menduhin e k’ta uluni hani bukë’’. Thash ‘’o Zekir’’, tha ‘’he?’’ Thash ‘’Nu vonofsha une nalt, ti mjeli dhent’’. Aj e ka kuptu zaheri meniherë veç e nijta tani gjygymin kur ra n’bunar, gjali lejti, tani erdh Ruzhdia prej qurshiave erdh [nuk kuptohet], tha ‘’o Ruzhdi aga hajde kâ ha bukë’’, ata s’pe dijn kush â, ‘’o Ruzhdi aga hajde kâ ha bukë se kâ osht Isaki te na o’ Isaki’’. Lejti gjali e morra ja preva kthizën e lidha e ndreqa e kapa e shkova n’sobë teme. Rifadija [vajza e ML]  tha ‘’oj nanë a ka naj punë me t’nimu?’’, thash ‘’kurgjo veç qato enë laj edhe hajdi bini’’ thash, ‘’hajde bini se ju thirr baba juve herët’’. Erdh Selveti, a p’e njeh Selvetin? Edhe Hanushi e burrat tu hangër bukë ka thanë ajo ‘’Hanife shko n’odë edhe thuj e ka Zekiri ni vlla se t’apin [japin] pare’’ (qesh), për hasretin t’japin pare, ka hi qika n’odë, rri, rri, rri, i ka thanë aga Hetem ‘’oj bij’ shâ je tu lypën?’’, ‘’jo kurgjo s’jam tu lyp po Zekiri e ka ni vlla’’. ‘’Dil jasht!’’ i ka thanë (qesh), ajo tani ka dal përjashta, kaj e kaj ‘’pse m’shtit, le që m’shtit po pare nuk m’dhan’ edhe m’vikatën [qortuan]’’, a britë na ranë tu kesh qishtu ma kanë kallxojke. Allahi me melaqe t’veta s’u m’ka ranu se ish dasht me thirr qishtu dikân s’po s’ke pas ku me shku at’herë doktor s’ka pas, dekke njeri tu lê f’mija po unë as nuk e kom kuptuê që des, jo pasha Allahin se zaher une e re pa e ditë.

FTh: Sa vjet i ke pas kur e ke bo f’mijën e parë a t’kujtohet?

ML: Po une pa i bâ shtatëmdhêt [17] vjet erdha, dy [2] vjet i bâna, lejti Zekiri. Zekiri f’mija i parë, tani tri [3] vjet kur i bâni Zekiri tri [3] vjet lejti Rifadija, kur i bâni Rifadija dy [2] vjet e gjysë leji Zahiri, kur i bâni Zahiri dy [2] vjet e gjysë lejti Menduhi; k’ta i bâna n’shpi t’madhe. Tani kur i bâni Menduhi dy [2] vjet e gjysë, Elifja lejti e nana m’vdiq, vjehrra jeme vdiq para shëngjergjit e na u dajtum shëngjergjit, tani Elifja lindi ni [1] muj mas shëngjergjit. Tani mas dy [2] vjete, dy [2] vjet e gjashtë [6] muj kur i ka bo Elifja ka lê Behluli, e dy [2] vjet e tre [3] muj kur i ka bo Behluli ka lê Afrimi, u kryjën shâ me bâ.

FTh: Qysh i ke rritë f’mijt, çka i ke msu, a ke pas vakt m’i msu?

ML: Me gji i kom rritë f’mijën tani ju jepsha përshesh me tamël, tjetër sen s’ju kom dhanë, përshesh me tamël, u unxhshin f’mija n’shkam e ja dhâsha se at’her’ nuk kishe, i unxhsha n’shkam thojsha ‘’ha djali jem, përzije mos e derdh se tani bâhet shpija ibret’’, hankshin kur ni here ‘’ja valla nuk po m’hahët’’, e lajke thojsha ‘’pse djali jem se ke hangër?’’ Behlulit se ata tani ma u rritën, ‘’pse djali jem se ke hangër përsheshin’’, ‘’o nuk po m’hahët oj nanë vallahin’’, a Afrimin tri vjet e kom majt n’gji e kur e kom ndaê thash po kupi prej gjijve. Si dalshmi dikun n’livadh me dhen e me f’mij, kur hijke te une, ‘’oj nanë ama gjinin’’, ardhke veç dy herë merrke, dalke shkojke a pa e hekë marakin nuk e lakê. Une thojsha kur ta ndaj sun e ndaj po jo s’e lypi ma. Eh moj bijë hjekat e tona kurrë s’harrohën. Ishalla kurrë aj vakt s’vjen nga n’ara n’livadh, nga n’qurshija ka tri javë tu mbledh qurshija i marrshin druê n’sabale i qojshin, kush â për dru kush o’ për n’qurshia, burrat ‘’kush o’ për dru n’dru, kush o për qurshija n’qurshija’’. Pasha zotin ni fletë n’tokë me ta pa kur kanë mbledhë qishtu që i kanë thy degat po a e din çfarë qurshija jon’ kanë po kur hypshim me pa tokën tybe thojsha as miza as. 

FTh: Pse mbeldhshi qërshija?

ML: Mi shit, tri [3] javë, tri [3] javë qurshija kena mbledh mi shitën na. Ditë për ditë ka shku kerri jonë n’Gilan jo n’Ferizaj jo nëpër katune jo që ka shku kerri me qurshija tri [3] javë. Tani me korrë, me korrë ka tri [3] javë korrshim se gjysa e javën, ni anë gruni, ajo anë kallamoqi, e ara skej kërkun, tani jo f’mija jo n’magje jo qashtu. Tash dikush me mana kish [nuk kuptohet mirë], manat u bojshin qekaq qe. Po manat pasha Allahin niparë dimija edhe ni xhaketë tre mijë [3000] liftyra i marojshim, tre mijë [3000] liftyra qe me vetë gjyshën tane t’kallxon që e kena pas qët llaf. Ni [1] xhaketë u kalbke, ni [1] parë dimija i lashmi n’grun tu korrë, tu prashitë kur ardhke vakti me prashitë kallamoqin atje sâna qojshin k’tu se k’tu s’na pajke kush me prashitë, me mbledh grun krejt i bajshmi k’tu tani duhan ka shtadhêt [70] mijë fije duhan i mbledhshmi.

FTh: Edhe kur je ardhë n’Begracë a?

ML: Po k’tu, k’tu. Edhe duhan se kur erdhke qaj i dërzhavës qekaq ni fletë e aj bajke pare ma shumë tani me prashitë kena prashitë edhe me bark se duhani qikaq m’u prashitë e ishalla aj vakt nuk vjen kurrë.

FTh: E qitash?

ML: Qetash jena boll mirë a s’knaqën, knaqë s’kan’ a na kurrë s’jena idhnu, kurrë s’jena përla me thanë jena dal n’fushë me me thanë njana shoqe diçka kurrë veç tu punu shkojke dita sahora. A tash dy veta mi pa bashkë, dije që dikona jon’ tu e marrë për gojë, ja ajo po. Na qata se kena pas, as f’mija kur u ngucshin tezja Sarë thojke..., nana e Sefës thojke ‘’oj gra mos i ngucni, ndani f’mijën’’, e na i largojshmi f’mijën dalshin n’livadh lujshin. Ma t’madhit nuk qet n’kryê mi fol t’madhit jo tybe. Po u rritshin f’mija se kish gajle kërkush.

FTh: E n’qatë kohë se harrova me t’vetë ma herët gjatë kohës kur je martu a shkojshe te prind’t naj here n’Smirë?

ML: Ja rrallë shkojshmi n’dy [2] muj, pesë [5] gjashtë [6] javë. Sefte tri [3] javë kur kom shku s’pari tri [3] javë per s’dyt kur i kom bo ni [1] muj tani tu u rrallu, tu u rrallu ma kishmi punë verës.

FTh: Sa rrijshe kur shkojshe atje?

ML: Kur shkojshmi n’shënmitër nejshmi dy [2] javë n’aligjin dy ê tri [2-3] netë se punë, punë me bâ tani apet n’shëngjergj kur shkojshim nejshmi dy [2] javë midis dimrit nejshmi tri-katër [3-4] netë ma nuk u përmen bile a me shku ni [1] natë e dy [2] e, ja s’ka pas se punë shumë kishim kompira, çka lajshmi t’enjte për t’enjte pale sa thasë ni kerr u mushke, e xhuma dilshin n’Kaçanik mi qu n’Kaçanik mi shitë. Punt pa gjin s’u bajshin. 

FTh: E k’shtu përveç punës që e keni bo t’përditshme a keni pas naj festë ma që e keni festu e qysh jeni përgaditë për me festu naj farë feste?

ML: Po për bajram nejshmi ni [1] muj ramazan tani qitshmi bakllava, qitshmi pite, at’herë pite qishtu. Tmoloriz marojshmi, u përgaditshmi mirë për bajram.

FTh: E naj kujtim t’mirë që kishe dasht me ma kallxu?

ML: T’mirë? Po s’po di (qesh), s’po di shâ me t’thanë qetahi.

FTh: Po a ki naj çka që t’ka ndodhë që t’ka gzu shumë.

ML: Jo vallahi për gzim nuk e di. Renë kur e kom nxan’ Latifën, ma gzim ma t’madh s’kom pas. 

FTh: Për cilin djal?

ML: Nuhiji ma i madhi kur e kom nxan Latifën bash për toke nuk kom shkel qaq gzim qaq se për gzim secila e ka po qajo që t’shkon për huji e për qefi qajo osht shumë për gzim e ata sefte. Tani edhe njo edhe njo, tu u msu. A k’ta që e kom n’shpi kjo s’ka t’pagume hiç, hiç s’ka. Nashta ke ni veç. Allahi ishalla këkujt s’ja hup munin. 

FTh: E çka menon tash ti masi i kallxove krejt qysh i ke kalu, qysh t’doket tash sot për veti jeta?

ML: Jeta jem m’dokën thom Allah zot kurtalisëm me iman se mise k’ta po m’dhimën që po gajlohën e po duhet me m’kqyrë e po duhet me m’la e me m’shpërla se vetë sun lahna se menxi po eci. Me shku te Menduhi s’muj me shku, veç me kerr se k’shtu jo. Po thom o zot shliroj k’ta edhe m’u. Po t’kallxoj drejt, Behluli m’thojke ‘’ma oj nanë se po hin n’gjynah’’, ‘’o birë po hi n’gjynah po edhe ju me m’kqyr gjynah’’. A o’ gjynah me m’kqyr?

FTh: Jo.

ML: Une tutna që hi n’gjynah. 

FTh: Po ti i ke rritë e i ke ushqy e.

ML: Po ama e jemja s’po vjen hiç [vajza e saj], s’po vjen hiç, larg sun po vjê, m’u kanë ajo ardhke javë për javë kur e kish burrin shnosh. Javë m’javë e pruke rrijke ka dhet [10] ditë. Pasha Allahin une s’kishna vakt m’u unxh me nejt, i thash ‘’oj bij kur s’kom pas une vakt ke ardhë e ke nejt’’, ‘’oj nanë nuk je tu ma ditë gjendjen teme qysh e kam’’ edhe kajti thash ‘’leje ma leje’’. [Nuk kuptohet mirë]. 

FTh: Çka kishe pas qef njer’zt me majt n’men për ty?

ML: Une keq s’ju kom bâ kurrë, llaf s’kom bâ për kërkan qito vjet i kom bâ që jom, a me naj gru t’kojshive a me naj kân kurrë nuk e di që kom pas. Tani n’ma ditshin mirë, për q’i se dijn shâ me bâ.

FTh: Çka ju kishe thanë t’rijve, gjeneratave t’reja?

ML: Ju tham mirë qone se me t’shku mirë t’shkon koha mirë a vallahin për pak m’u cakrru nuk bân. Ishalla Allahi kërkujt t’keqën s’ja jep, e t’mirat ja dhashtë zoti secilit ishalla.