Miradije Bungu

Intervistuar nga: Albiona Basha

Kena korrë, kena fshi lâmë, kena mledhë sânë, kena qiru kallamoq, kena pre kallamoq, qeto krejt tej kena shku nuse. Edhe punë t’shpies e pune dore kishe mu çezitë

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

24.01. 2018

Lokacioni i intervistës

Reqan- Suharekë

Vendi i lindjës

Sallagrazhdë

Tranksriptimi

AB: Sot me datë 24 janar 2018 gjendemi në shtëpinë e zonjës Miradije Bungu me të cilën do të zhvillojmë një intervistë n’kuadër të projektit ‘’100 rrëfime gojore’’ të realizuara nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës.

AB: Dada Miradi a po m’kallxon sa vjet i ke bâ?

MB: Tetdhet’ [80],

AB: Tetdhet’ . A munësh me m’tregu pak për f’mininë tane ku ke lind, ku je rritë?

MB: Kûm lindën n’Sallagrazhdë, n’fshatin Sallagrazhdë.

AB: Po.

MB: Me 1938-ën. 

AB: N’Sallagrazdë.

MB: Sallagrazhdë.

AB: Po, a po m’tregon qysh keni jetu, me kanë keni jetu, sa antarë t’familjes jeni kanë?

MB: N’opqinë a?

AB: Atje n’Sallagrazhdë.

MB: Atje, babën, nanën, dy  [2] vllazni, dy [2] motra, kunatën.

AB: Me axhallartë a keni jetu bashkë a qysh?

MB: Jo axhallarë s’kena pasë.

AB: Jo a?!

MB: Ja.

AB: Kush u vetë në shpi t’juj?

MB: Vllavi ma i madhi, Sahit e ka pasë emnin.

AB: Po a!

MB: Sahit Sokoli, po.

AB: E bâba, a su vetë bâba?

MB: Bâba m’ka dekë ni [1] motmot pa shku nuse.

AB: Po a. Deri n’at kohën kur ke shku ti nuse u vetë bâba, derisa ka vdekë?

MB: Po, ni [1] motmot pa shku nuse m’ka dekë baba, mâ tani vllavi e ka pasë zotshpillakin.

AB: Ju si f’mi kur jeni kanë t’vegjel sa...

MB: T’vegjel kur jemi kanë na, at’herë ma si skâmja at’herit oj bi, ma shkurtë kena jetuen... ktynehere nrysh a kanë puna e din krejt, me dimia, çika ishum po me dimia, me kanaca t’bardhë, me shami nër fyt, tej  kûm shku nuse qishtu.

AB: Si f’mi ju sa keni kontribu n’familje, çfarë punë keni mujtë me bâ ju si f’mi?

MB: Kena korrë, kena fshi lâmë, kena mledhë sânë, kena qiru kallamoq, kena pre kallamoq, qeto krejt tej kena shku nuse. Edhe punë t’shpies e pune dore kishe mu çezitë.

AB: Po.

MB: Kena...me vek.

AB: Kush ju ka msu me punu n’vek?

MB: Kanaca, po shoqet na msojshin.

AB: Ma t’mdhaja se ju?

MB: Po qato shka kanë dit ma teper. Kena maru vet,  kena maru pelhura, kanaca, at›herë me pelhura, me kanaca metshum gjallë, a di me vekna. Me tjerrë lesh, e me ble, e me tjerrë, e mi ngjy, e marue. Nânat na i tjerrshin leshin edhe i ngjyshim, na tana me maruën çarapa, kanaca, pelhura, me pelhura ktynehere niqin [100] kut pelhurë i kûm maru, kmisha me pre a din  me shku nuse kishe. Burrit mi çu kmishë, çarap (qesh) dâne (qesh) tanat qeto, o deshke çezin me bâ vet me-me thoj t’durve se jo at’herë s’ka pasë me ble 

AB: Po.

MB: Tetdhet’ [80] vjet.

AB: E qysh, kû e ngjyrosshi materialin?

MB: E ngjyrosshmi me bojë, blejshim bojën. Tuli ngjyre boja ardhke, me verdhë,sarih-e, pembe-e, jeshil-e, krejt i ngjyshmi, për kanaca-veç, për çarapa e tjerrshum veç. Çarapa n’rrath i marojshum.

AB: Qysh janë kanë kto n’rrathë?

MB: Ktyneherë majet me thika, t’çerapav e tani me ni [1] krrabëz tekrarna te toja me ni [1] krrabëz, tuli jerrneki.

AB: Po.

MB: Qeshtu tyneherë oj bi...ma  s’shkurti  tanaj  erdhë puna me shku nuse. I kreva ktû a dish.

AB: Ëhë.

MB: Me shku nuse, kur shkojshum nuse at’herë me duvak, me krushqi, duvak t’kuq, me shami t’kuqe edhe duvakin mos me pa kurgja (qesh).

AB: Çfarë materiali u kanë ky duvaki?

MB: Duvaki u kanë i kuq i leshtë.

AB: I leshtë a.

MB: I leshtë, edhe kur erdhën krushqit me m’marr njani [1] m’majke n’qet krahë, njani [1] n›qet krahë n’kali, me qizme. Qizmet  mi kanë mathë, do si dimia t’grave mos mi bâ ibret ato tjerat, ato shka mi kanë veshë t’mirat kishe, dimia shkado mi kanë veshën mos mu sterpikë. Pej Sallagrazhde e nGreiçevc n’kali qashtu, veç m’kapshin se ishna rrxu ban vaki (qesh).

AB: Po (qesh).

MB: Pa hypë kurrë n’kali. Po m’majshin dy [2] vetë  non stop tej kûm shku nuse, kur kûm shku nuse n’Geriçevc na pej Sallagrazhde e n’Geriçevc. Kur shkova aty, valla s’mu doke mirë hiç po shka kishna me ba, kush po t’vetë a âsht plak, a â sakat ,a â... ku t’ka dhânë bâba qaty kishe me jetuen patjetër.

AB: Po.

MB: Atje tana na ma s’shkurti bjeshkë, koxha varfën për bukë hjekshim shumë. E marrshim drithin e matshin ktynehere otkup i thojshin shka po di. E marrke drithin e marrke shka kishna, qysh mujshum me jetu qashtu hajt, kapak na i lâshin sa me hanger ni trohë, qetrin kejt si e fshike grûnin e... ktyneherë elb e tërshan e... atje n’Geriçevc mâ, kapak grûn. Ktû kena pasë n’Sallagrazhdë pak ma mirë, me jetu qysh...qysh mujshum.

AB: E kur je kanë f’mi qysh t’kujtohet, çfarë lojna keni lujtë si f’mi?

MB: Guracak.

AB: Guracak.

MB: Pooo.

AB: Qysh u kanë kjo loja?

MB: Pes’ [5] gur t’vogjël t’rrumullakt qeshtu i çojshim përpjetë {demonstron me dorë} edhe cilin e zâshe ma shumë, edhe me kajnaka, me kajnaka edhe me pulla ktyneherë.

AB: Me pulla?!

MB: Me pulla.

AB: Qysh u kanë kjo me pulla?

MB: Qe me pulla edhe me pare kishe, qi ato i marrshe pullat ma s’shkurti i kputshmi kapak nëpër kmisha, nëpër dikun a di (qesh) mi marr mi bâ bashkë me shoqe, edhe i çojshum përpjetë, kur rake mârë e zâshe,kur rake prap...

AB: E hupshe!

MB: E hupshe si parën, si pullën, qashtu u kanë loja.

AB: Po.

MB: Ktyneherë edhe plloqka lujshum, do rrasa qashtu hajt plloqka, i bojshum do farë vija qashtu qe {demonstron me dorë} tri [3], katër [4] vija qesi.

AB: Mi kalu vijat?

MB: Mi kalu, tyneherë s’ka pasë lojna, s’ka pasë kurgja hiç.

AB: Çfarë tesha i keni veshë ju kur jeni kanë f’mi?

MB: Tesha a po thâm dimia, çika edhe me dimia. Dimi prejshum t’verdha, shami t’sarit, edhe floktë jo me naj pa sikur tashti që shkojnë. Me shami i bajshum grullumuq qeshtu {demonstron me duar} me shami.

AB: Si f’mi, e kur u rrite pak çka ndryshun teshat?

MB: Qashtu.

AB: Njejtë.

MB: Tej kur kena shku nuse njashit-njashit, tej kem shku nuse qeshtu, kur kena shku nuse tani aqje tre [3], katër [4] kat tesha i nxerrshin kishe, ma shumë hiç as dukat as kurgjâ, ni [1] varg rruza t’verdha n’qafë edhe rruza n’dorë, n’qafë. Ni [1] unazë ta prûshin për shêjë hù.

AB: Rruzat ngjyrë t’verdhë i keni majtë gjithë a?

MB: Po rruzat e verdha.

AB: E ngjyrë tjetër pse jo?

MB:Qe nuk e di at’here, jon kanë edhe do far hakika t’kuq, hakik i thojshin n’midis, rruzat e verdha, qatâ.

AB: Qysh u kanë ky hakiki?

MB: Hakiki u kanë si trekansh.

AB: Çfarë materiali? 

MB: Guri.

AB: Guri a?!

MB: Guri i kuq.

AB: Ku e marrshin kët’ gurin?

MB: E blejshum at’here, e blejshum n’pazar. Pazar s’ka pasë at’herë veç n’Perzeren edhe n’Ferizaj edhe n’Rahovec, qetër kunë s’ka pasë pazar.

AB:Po.

MB: Vakti që kûm shku nuse, masane u çelë tani gjithkun, n’Suharekë e n’Shtime se at’here viç n’Ferizaj n’Suharekë, jo n’Ferizaj edhe n’Perzeren edhe n’Rahovec.

AB: Po, a t’kujtohet ty kontaktet me vênet tjera, për shembull pazaret e kta që po thu që veç n’Prizren janë kanë, a keni qitë ju naj sên n’pazarë me shit?

MB: Me shit a?

AB: Po.

MB: Jaaaa.

AB: Jo a?

MB: Jo valla.

AB: As te burri as te bâba s’keni shit?

MB: As te burri as te bâba hiç, Ja at›herë kta ktyneherë me gja metshin gjallë ma shumë, atje bjeshkë, e khâne me drith n›Sallagrazhdë shitshin drith.

AB: A shitshin drith a?

MB: Po drith shitshin, grûn.

AB: Me çka e qitshin me shit?

MB: Me kerr e me kali ose qysh mujshem.Atje me drû n’Geriçec pe zâ.

AB: Kanë kâ pasë drû?

MB: Po drû, ni[1] kali drû me çu me shit  me ble hargj për shpi, ose ni [1] kerr pe zâmë me kie, me shku ktû e n’Perzeren pej Griçecit n’Perzeren me shit drû.

AB: Çka blejshit hargj për shpi?

MB: Blejshin shiqer.

AB: Po?

MB: Kafe-kafe, naj her rrallë kafe për Bajram e për asishe, naj killë shiqer se ja s’ka pasë me thesë me marr shiqer si tash.

AB: E n’shkollë, a keni shku ju n’shkollë si f’mi?

MB: Po n’shkollë, qat’herë o kan çelë shkolla sefte.

AB:Kur je bâ ti me shku?

MB: Kur jom kon unë që jom bâ pak qishtu gjasht’[6] vjet i kûm pasë. Qat’herë u çelë shkolla, bâne hesap vllavin s›ma kanë çu te shkolla po dy [2] çika i kanë çu te shkolla me kry shkollën.

AB: Po.

MB: E vllavi mi rujtë gjân kishe, ai tani metë pa shkollë gati, po ike i lâke gjân n’ara edhe ardhke te shkolla me msu veç emnin e vet. Sot osht tridhet’ e... asi tedhet’ e tri [83] vjet ai vllavi, tri [3] vjet para meje osht. Ka msu edhe qashtu ike e ardhke i msojke. N’Gjinovc kena msu.

AB: Me çka shkojshi n’shkollë? 

MB: N’kâmë.

AB: N’kamë!

MB: N’kâmë vallahi.

AB: A u kanë larg?

MB: Poi koxhe, tashti Sallagrazhdë me... a pe dish ti me Gjinovc sa âsht? Sâ edhe fortë larg sa ktû e n’Shirokë me thânë.

AB: Po.

MB: Veç n’kamë kena shku.  Bâjshin mrazi fortë e dimnat e shtirë u bâjshin, na dalshin përpara, tani kena pasë edhe ujq ktyneher.

AB: J’u dilshin n’rrugë?

MB: Pooo, s’e ditshum rrugën bash mirë, pi borës e pi mrazit e te asi... na dalshin përpara me na marr, me na prit a dish a mun po shkojna a jo te shpia.

AB: Po.

MB: Katër [4] vjet shkollë i kâm pasë sa me msu kapak qishtu. Sot hala po di kapak edhe po shoh, qeshtu oj bi.

AB: Odë, a keni pasë odë a ku i keni prit mysafirtë ju te bâba?

MB: N’odë, po odë. Te bâba n’odë, te burri n’odë, dy [2] cerga janë kanë, me sofa oda, sofa drûna që kanë pasë, trapazani u kanë mi palu jorganat, me prû bukën. Qitshum bukë t’elbta ma shumë, atje n’Geriçevc po t’kallxoj. Buktë e elbta o Zot o Zot qi me pasë ni [1] bukë e ha qitash, po qysh ditshmi mi qitë at’here po era mirë i ardhke.Tani t’grytat me brum.

AB: Qysh i qitshi?

MB: E ulshûm brûmin, ai tej n’sabah ardhke u mushke tazi edhe ja kthejshum n’brum se s’ka pasë fasaq at’herë.

AB: Po.

MB: Far-far çka pi thojnë fasaqi, po.

AB: Po.

MB: Qi po i blejnë tash, ja fill me brûm. Buktë e mirë t’knaqshin. Bukë kallamoqe me prush, me prush i mlojshum.

AB: Edhe përmi.

MB: Edhe përmi.

AB: Fill brumi qe, ja qitshi qashtu prushin a?

MB: E qitshum buken n’çerep {demonstron me duar}, aty n’fun e n’çerep, e tana e qitshum paaak hi mos mu djeg tani gaca ma shumë, ajo tana u pjeke a di me ni [1] heker qe u ulshmi buken e grryjshum aty a u pjekë a jo edhe ja hjekshim krejt at’ hinin, at’ prushin. Pak ditë ashtu se tani dikur me sagj, sagjat dulen, edhe e fshijshum mirë me ni [1] rub a di t’terne se jo t’lagtë, e fshijshmi bukën o kuq sikur bozhura buka, i pshtjellshum qaty. Kos, turshi, djathë, tamël kishum po nrysh buka, shumë e mirë e pa qesi pleh t’dërzhavës as pa veshtaqki, pa kurgja hiç ajo dalke nrysh, nrysh erën e mirë si haja si buka si...tu hanke ma mirë.

AB: E kët’ brûmin, t’tharmin qysh e bâjshit?

MB: Brûmin ma s’pari me pak kos, sefte pak kos e ujë edhe qitshmi si marojshmi si mill, me mill e trashmi si për flia gati qashtuqe qullin e mushmi qata shka po tham nifar borbe, borb i thojshim tyneher t›llynit janë kanë. Po edhe taza s’kena pasë moj ktyneher e tash po kem boll tana sênet janë, nifar tazi e mushum ajo tana a dish ardhke sukur maji i simitev gati. Nesrit tana kur e marrshe me sitë millin e ujtë ja qitshum, ja qitshûm majin qata brûmin qullin që po tham, ajo tani i ulshmi buktë, i lashûm buktë me ardhë edhe i [1] herë qashtu n’magje. Tana i t’hallojshum, nëpër ruba ktynehere, nëpër ruba i t’hallojshmi buktë, ardhshin edhe i pjekshmi n’çerepa. Blejshim çerepa, ardhshin prej Rahoveci do çerepa t’mirë janë kanë shumë, po marojshim edhe vet kaniherë, marrshin do dhe dikun çka po di ku marrshûm bot i thojshin e çerepave. E tani dikur erdhën pi Rahovecit, çfarë… kërsitke sukur teneqe {demonstron me duar duke trokitur në tavolinë} dang-dang, dang-dang, shtrejtë janë kanë boll po i blejshmi çerepat. Ajo buka e çerepit nrysh e me sagj me...qeshtu flia, pite, përpeqa, po shumë mirë, shumë o kanë at’herë grûni erën e mirë bre kur e qitshe ni [1] fli bre t’knaqke, tash qitë gjethë ditën s’po t’knaqin vallahi po shka me bâ vakti tash o nrysh, nrysh tash.

AB: E simitet qysh i bâjshi, a kur i qitshi?

MB: Simitet për Bajram i qitshin qe bâne hesap tri [3] ditë Bajram e tri [3] mas Bajramit simite ka dymdhet [12] simite rên që i hangshum, e tani kur dalshum na çikat me bujtë a di nëpër katun secila te kqyrë a di cilës i kanë ardhë ma t’mira simitet. O zot (buzëqesh) tash kërkush nuk po shtinë oj bi, tash ka hup ai-ai vakt, po pritojnë a s’po dojnë, shka po di.

AB: E ju garojshi cila ma t’mira ?

MB: Ni [1] voe a dy [2] voe i thejshum edhe ujë edhe qiqërr i thojshum at’herë, qiqrra, jon kon do qiqrra t’mjellne u bâjshin ato kur e mjellshe u bâjke qiqrra. Edhe i qitshum aty n’ujë, n’ujë edhe n’voe a shiqer e mill edhe e lashim tazin ne hi a din n’hi t’nxetë n’oxhaka tyneherë, e n’skejtë aty, aj tana ardhke kadal kadal u deshke me nê gjethë natën, me rujtë majin a po vjen mirë a jo. Para sabahit u mushke tazi edhe i ulshmi ni [1] majë, ni [1] brûm niher tana tekrar brûmin e madh për bukë simite. Ardhshin marrshin tani kujna i ardhke ma shpejtë ardhshin marrshin kejt mahalla, edhe n’Geriçevc kur janë kanë marrshin.

AB: Te ju?

MB: Po tybe.

AB: Ata a s’qitshin, a s’ju dilshin t’mira?

MB: Po s’ju dalshin dikuj-dikuj a po din, ato tani kujna i ardhke, na ka ni [1] kulaq ja dhashmi për sevap a dish.

AB: Po.

MB: Tana ai ne qat kulaq i shtike edhe ajo buktë, qashtu.

AB: E kur kanë ardhë musafirt që i kini prit n’odë, a ju kanë lanë juve f’mive me hi aty mrena me nêjtë?

MB: Jaaaa, ja f’mia s’kanë guxu me hi aty. Ja valla ja. E kanë pasë tullusum burrat tyneherë, gratë edhe gratë kanë pasë marre kanë pasë marifet, kanë pasë tutë, tashti s’kanë tutë oj bi, s’kanë marre s’kanë marifet. Thojnë tashti ka dalë interneti ka hupë marifeti, pooo s›ka marifet mâ a at›herë s›guxojshe, at›herë une me kanac për veti, me kanac tekterna...syfyri që u çojshmi me hangër syfyr burra ,gra a dish që u çojshin familja çka  âsht qaty e jona,  mos me veshë kanacin su bâjke, marre pej kunatit e pej vjehrrit e pej burrit, e me kanac teeej vonë, kur i pashë krejt që pi hekin edhe unë e hoqa tani vonë.

AB: Kur ja nisën mi hekë kanacat?

MB: Valla ja kân nis, vonë ja kânë nis mas-mas nizet [20] vjete gati.

AB: Po.

MB: Tej nizet [20] vjet gati e bâjshna, edhe vjerrë kanacin midis me ni [1] dyrek t’shpisë që kur t›dalë n›aborr me veshë kanacin se vjen najkush m›gjanê pa kanac, qeshtu.

AB: E çka u kanë respekt për mikun, musafirin kur ka ardhë n’odë, n’konak tjujin?

MB: Kur ka ardhë n’konak ktû musafiri që ka ardhë i rânë u deshke me mytë pula, me qitë mish e ariz, buktë e mira, ni [1] përpeq me...apet tepsi me qitë se jo veç  me qat mish me metë me qat tavë, po edhe pite me qitë, e kos, turshi e djathë e qito tanat.

AB: Kush i bâjke kto, a i bâjshin nuset a i nimojshi edhe ju f’mia?

MB: Ja i nimojshum, i nimojshum na. Nusja gatujke ama e zoja shpies qysh thojke ajo. Çka thojke ajo me qitën u deshke me qitë.

AB: E a t’kujtohet n’katun t’jujin a ka pasë, raportet mes banorve qysh janë kanë, a ka pasë naj hasmëri a naj...?

MB: Ku atje n’apqinë a?

AB: Çikë ose te burri.

MB: Te burri?

AB: Po.

MB: Ja.

AB: E çikë kur je kanë a t’kujtohet n’katun a ka pasë?

MB: Ja-Ja skena pasë hiç problem me kërkan hiç.

AB: E banortë tjerë mes veti a kanë pasë kshtu naj rast, a t’kujtohet që kanë pasë hasmëri?

MB: Po çka po di ktyneher për qen u rrokshin do, a dish çobat nerveti, po me bâ me ja rrehë qenin a, dalshin u vrajshin nërveti. Po kta po e kujtoj pak, kujshi t’largt qetër fis.

AB: E qysh ka ndodhë qikjo, ma shumë a t’kujtohet pse ja kanë rrehë qenin, a qysh?

MB: Pse ja kanë rrehë qenin demeke tani kur ka ardhë çobani ktû qertë kanë ni, kanë dalë mu-mu vra nërveti. Edhe ajo keq boll, qeshtu.

AB: Qysh i kanë zgjidh qito probleme a t’kujtohet, a kanë pasë naj ligj a qysh i kanë zgjidh qito probleme banorët?

MB: Jo s’kanë pasë ligj, jo ligj ja. Ligj jo veç n’spital mdoket qishtu shkojshin u shnoshin vet çka po di.

AB: E kanunin, qysh e kujton kanunin?

MB: Kanunin.

AB: Po, a i kanë zgjidhë me kanun qito probleme?

MB: Pai i kanë zgjidhë.

AB: N’katun a e keni pasë naj prijs t’katunit a naj si kryetar?

MB: Po.

AB: Kush e ka zgjedhë qet kryetarin ose prijsin e katunit qe ju ka përfaqësu?

MB: Katuni krejt.

AB: Krejt katuni a?

MB: Katuni krejt, katuni kur u bâjshin dojshin me zgedhë qat njeri edhe e bâjshin qatâ.

AB: Po, çfarë virtyte u duftë me pasë qeky prijsi i katunit që u zgjedhë, çfarë t’mira u duftë me pasë për me u kanë kryetarë i katunit ose prijs i katunit?

AB: Po t’mira, me krejt mu kanë mirë tani ai për me zgjedhë krejt e provojshin, po. Si je pak diçka i dyshimt nuk e dojshin e zgjedhshin qetër kanë.

AB: A t’kujtohet festat, cilat festa i keni festu ma shumë?

MB: Festat a... po na shiptarët Bajramin, Bajramin e Madh, Bajramin e Vogël edhe Shingjergjin e kena majtë.

AB: Po, a t’kujtohet çka bajshi n’qeto festa?

MB: Edhe Ramazanin qeshtu.

AB: A t’kujtohet për shembull qysh i festojshi qeto festa? Bajramin, çka bâjshi n’kto festa?

MB: Po na çikat ktyneherë lujshim me def, edhe dalshmi shpi për shpi mu knaq kishe. Tash s’delë kërkush, tash e lshon radinë, ja e ka telefonin, ja... at’herë u knaqshmi tuj lujtë, defin n’dorë, krejt n’kry t’katunit shkojshum, u knaqshum, tashti jo.

AB: Qysh u mledhshi, a e lishi ni [1] vên ku mu mledhë?

MB: Po-po, n’filan vêni po shkojna me ni [1] shpi me bâ Bajram, atje nuset tu kcy e tu knu, çikat e krejt u bâjshum tubë. Pej asaj shpie te qetra shpi, hajt qeshtu nepër katun ku dojshmi me shku shkojshmi.

AB: Çka knojshi kur shkojshi napër shpia nuset qysh i knojshi a çka?

MB: Nuset a (qesh) qysh i knojshmi a? Qellojshmi a mirë,t’mirat e t’kqiat u dufke mi knu kur dalshin me lujtë.

AB: A t’kujtohet qysh, vargjet çka keni knu, çka keni thanë?

MB: Euha, thojshin valla, thojshim:

dy unaza me ni gisht

lum kush merr nuse n’Mushtisht.

Na me Mushtisht e kem pasë ma shumë (qesh).

AB: Po.

MB: Qesi ma s’shkurtit.

AB: E Shëngjergjin, qysh e festojshi Shëngjergjin?

MB: Shingjergjin e festojshum, shkojshmi besa at’here edhe n’tyrbe shkojshum.

AB: Po.

MB: Tash nuk shko kërkush. Shkojshum n’tyrbe marrshum miell e djegshum te shpia me maru hallum, e mytshum pula mi zi aqje, mish, me zi pulën.

AB: Te tyrbja mi zi a?

MB: Te tyrbja me hangër, mu stërpik me ujë t’tyrbes për shnet, mledhshum tani natën e Shingjergjit mledhshum shelqe marrshum, mi stërpik gjan t’nesrit, mi stërpik gjinën.Tashti jo, kanë hupë ato tash.

AB: E pse u stërpikshi qeshtu?

MB: Për shnet.

AB: Me ujë a?

MB: Po.

AB: Ku merrshit ujë?

MB: N’bunarë.

AB: N’bunarë.E kshtu gjethe e ksi,a jeni la me gjethe me...?

MB: Mu la?

AB: Po për Shingjergj?

MB: Jaaa me...

AB: Me hitha?

MB: Me hitha po, me lula t’Shingjergjit. Lula t’Shingjergjit mledhshum natën e Shingjergjit i qitshum napër shtretna, napër shpi ka ni [1], ka ni [1] rrem t’shelqes nëpër krejt, tej kaqakit t’pulav e te gjaja ku i kanë lidhë gjân n’ahër. E lula t’Shingjergjit shelqe tjetër sên ja, mu la u lajshum me lula edhe me hithi,me rrem t’mollës, qeshtu.

AB: Pse i qitshi qito shelgjet e qito naper shtrat e napër...?

MB: Po qishtu u kanë tyneherë oj bi shka po di kurgja hiç, qeshtu.

AB: E Verzen,a e keni festu Verzen, ditën e verës?

MB: Po.

AB: Ata qysh e festojshi?

MB: Qysh e festojshum a? Ditën e Verës ma s’shkurti na kur e fshijshum grûnin midis vere n’Aligjyn i thojshum, qat’herë i qitshmi me hangër tana sênêt.

AB: Çka qitshi qat herë?

MB: A zijshum grûn, me tamël i bajshum me shiqer, qitshmi pite, e qesi sêne, mish, shka mos.

AB: Me çka i qitshi pitet?

MB: Me kos, kollpite me kos.

AB: Veç kollpite brumi edhe kos a?

MB: Po kollpite me kos qitshmi, flia qesi.

AB: T’korrnat, qysh i kujton t’korrnat?

MB: Edhe t’korrnat qashtu, kur i kryshin krejt t’korrnat bajshmi ni [1] ditë a dish edhe qitshmi me hangër tanat qeshtu veç ata kur korrshum, na korrshum krejt mahalla. Kur u kryjshin, na zin argat a dish anena ardhshin kta knena ma s’shkurti tej i kryjshim krejt arat na sun pushojshum tej u kryjshin krejt. Tana mule me fshi me kual, me hjedhë grunin qesi.

AB: Me çka korrshi at’here?

MB: Kena hek boll,me drapën oj bi.

AB: Me drapën?

MB: Me drapën valla kena korrë ni [1] muj ditë banvaki drapnin pa e hjekë  pi dore krejt arat tej u kryjshin çka po tham n’krejt mahallën edhe napër katun bile.

AB: N’çfarë kohe shkojshi me korrë a qysh?

MB: Koha, sahati n’tet’ [8] qeshtu, tekter na n’tet’ [8] t’akshamit qysh u bâjke nejse u bâjke edhe ma vonë nân’ [9] tej n’tet’ [8] tej n’akasham tej perenojke dilli na tu korrë, edhe ninushëm tu agjëru. Shkojshmi i lajshmi sytë qishtuqe {demonstron me duar} mu flladitë kishe,e kur ninojshum na lshojshin pak ma herët ni [1] sahat përpara me shku te shpija me pushu pak tani... te qaty ku kena korrë ai na kthejke bukë, t’mirat e Zotit tana t’mirat i qitshin, me zerde, me flia, me përpeq me...qesi.

AB: Zerdja, qysh u bâjke zerdja?

MB: Zerdja fill ariz edhe ujë. Po kush kish edhe tamël qitshin me tamlariz.

AB: Darkën e Lamës qysh e kujton, çka keni bâ për Darkë t’Lamës qysh e keni festu?

MB: Darkën e Lamës?

AB: Po.

MB: Darkën e Lamës qeshtu me qitë me hangër që u kryjke krejt lamtë që u kryjshin qat natë.

AB: Qysh u bâjshin qeto lamtë?

MB: U bajshin lamtë u kryjshin. Tyneherë o kanë ajo lama n’aborr, mullarin n’midis edhe kualt tu sjellë rreth e rreth dy [2] kual, tre [3] kual i shtishin kaniherë, edhe kur u kryjke u tubojke ai grûni, e hjedhshmi me tërplotë e kena hiedhë. Krejt vonë dikur me maqinë, tani dul maqina e hjedhshmi me maqinë, tana kur u kryjshin krejt qitshmi apet me hangër qishtu Darkë t’Lamës thojshum që u kryjtën lamtë.

AB: A e festojshi krejt katuni bashk, a veç mahallë-mahallë? 

MB: Ja secili napër shpia.

AB: Napër shpija.

AB: Qaj që i kryjke, pe zâ lamën e vet, për lamë veç a veç secili.

AB: A ftojshi kshtu kojshi a dikan?

MB: Jaaa.

AB: Veç me familje?

MB: Veç me familje t’vet.

AB: E qajo tërplota qysh u kanë?

MB: Tërplotja u kanë bishtin e gatë edhe u kanë qishtu e gjânë {demonstron me duar} e drûnit. Me qat tërplotën tu e çu hava qeshtu, me kanë frymë ajo kishe u hjedhke, dikush fshijke qaty përfuni asajna fshijke anena, oh kërqysh hiç oh çfarë kjameti o kanë bre at’herë shumë keq o kanë. Tashti ka dalë mirë ka dalë boll pa marre s›po kanë hiç, tashti nrysh.

AB: Vitin e Ri qysh e festojshi, at’herë?

MB: Vitin e Ri  valla tej vonë s’kena dit bile shka â Viti i Ri.

AB: Kur ja keni nis me festu?

MB: J’a kena nisën po i ka katerdhet [40] vjet qishtu, na anena jo valla, tej dulen qita televizora.

AB: Kur ka ardhë televizori i parë?

MB: Televizori i parë [1] ka ardhën, ka pezdhet’ [50] vjet i ka, qe pesdhet› [50] vjet.

AB: Qysh e prit ju televizorin e parë kur erdhë?

MB: U gzumë boll ni grue e bani qaty e kujshive, krejt i vogel u kanë, televizor bardhë e zi. Shkojshim nêjshim qaty te ajo e kqyrshmi syreta qisi tej u kryjke qaty tu nêjtë. Tana banum krejt secili, secili e bani ka njâ.

AB: A u bajshi shumë tu e kqyrë?

MB: Po-po krejt, krejt t’mahallës.

AB: Qysh e siguroj ajo qat televizor ku e murr?

MB: Ajo e siguroj vet, se di ka ble qeshtu televizorin. Ka pasë pare pak ma shumë.

AB: A ju vike ineteresant juve kur e shihshi fotografinë?

MB: Boll-boll thojshim tyneherë tashti viç pe sheh n’syret, a dish i pashum qita që janë n’gurbet, po ka me ardhë ni vakt qi ki edhe me folë. Ai përmê edhe me folë tani, qita telefonat tashti pe she edhe po folë, at’herë s’folshin veç pashe syreta si n’telefon, telefonat vonë kanë dalë, ama televizorat pak ma herët.

AB: Qysh kontaktojshi me ata n’gurbet që e përmêne?

MB: Ata me letra.

AB: Qysh ka shku qiky sistemi me letra?

MB: Po me letra ka shku, posta i bajke letrat bile vjehrrin e kûm pasë n’shkollë n’Duhël shkojke e marrke postën e shkepke napër katune,napër shpia i shkepke n’Qadrak e n’Geriçec,e qeshtu shkepke letrat që i çojshin ata pej ushtrisë, a pej gurbetit i çojshin letrat edhe lexojshe aty çka ka shkru edhe ja kthejshum apet.

AB: A dishi me lexu krejt?

MB: Po dishum, dikush dishum çka po tham masi kûm nis une shkollën, qat’here po ka fillu shkolla për gra e për çika edhe unë pej qat’herit jam msu edhe tani mâ gjenerata jême e knena, ma t’rejat ata krejt kanë dit hala ma mirë veç me shkruën edhe me lexu letrën e kûm dit edhe di hala.

AB: E ata tjert që s’dishin me lexu qysh ja bajshin?

MB: Ata u deshke me shkuên me vetë dikanin, me çu letrën me lexu qaty tani, kush e lexojke.

AB: E këtë punën e ushtrisë qysh e keni përjetu kur shkojshin djemtë, burrat ushtarë?

MB: Shka kishe me bâ, shkojshin. Kajshum u mërzitshum boll.

AB: A u kanë rrezik që kajshi për ata?

MB: Rrezik?

AB: Po, a u kanë rrezik për qata që shkojshin ushtarë?

MB: Boll valla u kanë rrezik, bash kur ka shku djali jêm sefte kanë kërsit qeto demostratat e para, ai u kanë atje edhe tani gjethë janë kanë shiptarët t’shkelën se e mytën njâ tu e rrehë atje. Ai ka mytë edhe ai ka mytë shkie. O i kanë i... s’di qysh e ka pasë emrin bre Dushanovës, i Dushanovës. Ai ka mytên, edhe e kanë zanë atâ e kanë bâ kshtu. Kur ka shku nâna vet me marr gjenazen, e ka pasë ni [1] allti n’gji n’palë t’dimiave.

AB: Ajo?

MB: Ajo e ka pasë edhe ata tani e kanë zanë atâ, kane ardhë ja kanë rrethaku shpien n’Dushanovë, e kanë hjekë boll. Ma s’shkurti djali i shkoj asajna e mytën edhe atâ tani copa-copa e kanë bâ djalin. Pi qat’herit tani krisi qeto demostratat, shiptartë ma janë kanë gjethë t’shkelën. Ka deshtë Zoti qe tash mirë jena shlirë pi tyne.

AB: E qito demostratat e 81-es qysh i kujton?

MB: Qysh i kujtojna?  

AB: Po, sa keni hekë n’qito demostrata?

MB: Kena hjekë boll pej at’herit tekterna qitash lufta që u bâ. Pej at’herit na s’kena guxu me përmên as Shqipni as kurgja hiç, jaaa me bâ me përmên, n›burg meniher, po.

AB: Përveç burgit a i trajtojshin keq shqiptartë?

MB: Boll valla kur kum shku unë nuse qat vjet i kanë rrehë bre, i kanë rrehë burrat e katunit qi me kryp e kep i kanë pshtjellë, qat vjet [Aleksandar] Rankoviqi i thojshin at’herë, u kanë koha e [Aleksandar] Rankoviqit.

AB: Ëhë.

MB: E qat’herë i kanë rrehë krejt burrat për arme, i kanë mledhë armet, do i kanë shit armet tana mule me shku ku e ka shit, kur ka shku te ai qetri ai e ka shit qetër kun, e sun e kanë nxerrë hiç kërkun, e kanë shti e kanë rrehë e kanë bâ llom. I kanë mytë tu i rrehë oj bi shiptarët, shkiet shiptarët tej qetash, qetash shyqyr jena shliruen. Boll-boll na ka mytë shkavi, na ka mytë. Zoti ishalla ma kurrë nuk vjen ai vakt e e hjek pi ktushit qafësh.

AB: E prej kohës Čubrollevičit çka manë mên prej atina?

MB: Ja se di atâ.

AB: Për shpërnguljen e shqiptarëve a manë mên diçka?

MB: Shiptarët që kanë ikë a?

AB: Po që kanë ikë n’Turki?

MB: N’Turki a? Ja.

AB: Se manë mên a?

MB: Ja- ja, jo valla atâ se majë mên që kanë ikë, at’herë thojshin qysh e ka pasë emrin ky....Ramë Bllaca.

AB: Ëhë.

MB: Ramë Bllaca e ka shky aktin edhe nuk i ka leju me dalë, se krejtve e kanë pasë mênen me na... a jam kanë e leme a s’jamë kanë nuk e di, veç krejtve me na hjekë me na çu n’Turki po tani gjysa kanë dalë gjysa kanë metën. Ai kur ka ardhë prej atjehi n’kali rojën ja kanë qitën edhe e kanë mytë, e kanë mytë ata me pare e kanë mytë dikush kët’...

AB: Ramë Bllacën?

MB: Po Ramë Bllacën e kanë mytë.

AB: Pse e ka shky aktin a?

MB: E ka shky aktin, ky ka thanë ‘‘s’guxon me dalë shiptari pi ktuhit me lshu kët’ vên››, ai ka thanë shumë i zoti â kanë edhe ma s›shkurti e kanë mytë atâ. Se kush e ka mytë nuk e di unë për veti se majë mên se ai u kanë ma herët.

AB: E pushtusit gjermanë, italianë kta a i manë mên qysh janë sjell me shqiptartë?

MB: Gjerman?

AB: Po.

MB: Ja nuk e di, ja nuk e di. Koha kur e ka kallë Gjinovcin at’herë jam kanë shumë e vogël unë, pak qi e majë mên e hiç gati, se kanë ikë Gjinovci e kanë ardhë natën sebepet, kanë ardhë te na n’Sallagrazhdë me pshtu kishe me familje sukur qe ikshum pi luftes qitash, qashtu at’herë ish kanë. Po unë nuk e majë mên, a di me ni e kom ni ama nuk e di jam kanë e vogël shumë. 

AB: Çka ke ni ti, çka kanë kallxu ata për qat kohë?

MB: Kanë kallxu nuk e di çka vallahi, se di hiç se di.

AB: E kohën e [Josip Broz] Tites a e kujton?

MB: Kohën e Tites po.

AB: Çka t’kujtohet prej kohës Tites?

MB: Koha e Tites, kur erdhë Tita, ai Tita ra qeta gjarra që i hoç.

AB: Qysh janë kanë qeta gjarrat?

MB: Gjarrat janë kanên oj bi me peqe, po une Titên e di e majë mên Titën ama gjarrat janë kanë ma heret me peqe ata ma herët janë kanë, kur u kanë motra jême. Dhet’ [10] vjet para meje o kanë ajo, vakti që i ka hjekë gjarrat, Tita i ka hjekë gjarrat.

AB: Kur i keni hekë?

MB: Havalja u kanë ajo, tana setra do setra dulên edhe përfuni gjarrit, shamin nêr fyt ama perqe e kto ja. Edhe tana ma s’shkurti Tita a kanë pak ma nrysh, ma nrysh u kanë drejtat barabar, i ka marr thminë n’shkollë si t’shiptarit si t’shkavit si t’katalikit i ka marr n’shkollë mi shkollu krejt, at’herë përpara nuk i kanë lanë me shkollue kta t’shiptarve hiçi. A Tita po ja ka dhanë t’drejtën, e ka majtë s’di sa valla Tita tana diq, se di cilên datë ka dekên po nja-nja tridhet’ e pes’ a gjasht’ [35-36] vjet a ma shumë ka, ma shumë ka që ka dekë Tita.

AB: E kta prind që bajshin f’mi shumë?

MB: Po, kumarë me zanë Titën.

AB: Kumarë?

MB: Pooo, ka n’katun têmin n’Sallagrazhdë.

AB: Po a?

MB: Kumarë janë bâ.

AB: E qysh janë kanë qito raporte?

MB: Se ai kishke qef mu shtu, a po di poplli. Unë shka po tham ka pasë do t’drejta ai t’barabarata, me shku krejt poplli. Po kur hini ky [Sllobodan] Milloshi, ky-ky agravi se Tita â kanë nrysh.

AB: E kohën e [Sllobodan] Milloshit qysh e manë mên?

MB: Koha Milloshit mâ mas kofte ishalla kurrë kerkun hiç. Koha Milloshit unë shka po tham qi i murë, i murë gjinên mi rrehë, pallshin sukur gjaja kta njerzit burrat, katunin. Nëpër katune krejt hini rrufija i thojshin shka po di, ka pasë edhe hafi e ksi shqiptar sigurisht tu i bajtë lajmet, ai tani rrih bum e bum e bum. E di une e majë mên pak qi kur i ka rrehën për arme qat vjet une kûm shku nuse. Ai vjehrri jêm i shkepke do pozifa, i marrke pi shkolls çka po tham i bâjke postën ai, paqare a di se msusat...ish korill qeshtu edhe thojke...ata tana a dish i mledhshin n’shkollë krejt i çojshin atje i rrehshin edhe shkojshin i marrshin familja me leste i marrshin gjinên secili djalin a burrin, a kunatin edhe i prushin te shpia edhe kryp e kepë. Ja ose e prejshin ni [1] gja e pshtjellshin me at far lkurên me pshtuên se krejt zi ti rrehë Rankoviqi, qiky Rankoviqi at’herë.

AB: E mjekt, te mjeku s’guxojshin me çu a?!

MB: Jooo çfarë mjeki, jooo maj jo te shpia valla me shoshë, me pravollitë qysh mujshum, ja mana dekshin krejt, naj nja [1] që e kanë rrehê shumë, qeshtu.

AB: Shqiptartë a u munojshin me pshtu, me rrxu qet sistem naj qysh?

MB: Ku me guxu.

AB: S’guxojshin?

MB: S’guxojshin oj bi s’guxojshin.

AB: Po kthehna edhe niher te festat, Shmitri a t’kujtohet?

MB: Shmitri po.

AB: Qysh e keni festu Shmitrin?

MB: E Shmitrit prejshim pula.

AB: Pula.

MB: Po natën e Shmitrit pula qitshum prejshim edhe qeshtu.

AB: Tjera ushqime?

MB: Po çka dush qetër ushqim, me pi at’herë jo s’kena pasë sukur tash veç pula prejshim, tava me ariz e me qesi.

AB: Po lidhna pak me fejesên?

MB: Hajt me fejesên.

AB: (Qesh) Kur t’kanë feju ty, sa vjeç t’kanë feju?

MB: Mu m’kanë fejuen a i kom pasë dy [2] vjet a nja [1].

AB: Dy [2] vjet?

MB: Po tybe.

AB: N’djep?

MB: N’djep jom kanë tu pêrkunën, se a po t’kallxoj përpara, t’kallxova pak nashti. Pej Geriçecit ardhshin bujshin n’Sallagrazhdë pa njoftë pa dit a di viç hishin ku â ni [1] shpi zingjin me hi e me bâ ni [1] natë edhe t’nesrit me shku n’shehër n’Perzeren me shit gja. Tana aty kur kanë ardhë te na, shpi e gjallë jena kanë, mixhên e kûm pasë edhe babên, dy [2] vllaznia janë kanë. Tash janë bâ s’di sa shpi me thanên, shumë jena bâ kallaballak, e shpia Hyse Qerimit i thojshin at’herë e Skolo Qerimit. E bûjshin aty, tana ju kanë hi n’huj kishe qi miqt e mirë e pritja e mirë e zingjina, me na dhânë çikën. Une n’djep jam kanë kur m’kanë feju për burrë kishe.

AB: A u kanë shumë ma i madh burri se ti?

MB: Pes’ [5] vjet.

AB: Tani tu u rritë qysh e ke kuptu që je e fejume?

MB: Tani tu ni qeshtu pi çikav, pi shoqev se jo s’kom dit kurgja.

AB: T’shpies s’të kanë kallxu hiç, t›shpisë?

AB: Ja sum kanë kallxu hiç tshpies çfarë at’herë na se ditshmi kurgja hiç as... na ikshmi pi vjehrrit me bâ me thirrë dikush te dyrtë, ai thirrke vjehrri, zahra kunati për pare, na me ikë me thy qafën mu mshef dikun mos me na pa, jo si tash (qesh) me dalë e me pa burrin e me pa aj Zoti na rujtë ka ardhë ky vakt oj bi (qesh) jo moj na at’herë s’kena dit, kur jam bâ e madhe hajt. Gjashtmdhet’ [16] vjeçe kom shku tani nuse, kush shkon tash gjashtmdhet’ [16] vjeç. 

AB: A t’kujtohet qysh e more vesh, momentet, rasti a tkujtohet kur e ke marr vesh që je e fejune? 

MB: Po m’kujtohet valla. 

AB: Qysh u kanë?

MB: M’kujtohet n’Geriçec thojshin je feju, aqje kishna edhe dy [2] motra.

AB: T’martune? 

MB: Po t’martune ato, ato kishe burrat e tyne m’kanë nxerrë, se pak ishin dy [2] veç edhe une e treta [3] (qesh), u aj Zoti baftë me rahmet aqje vêni o Zot bjeshkë e do kallamoq e tershin napër trina napër asishe, do shtalbaka e bukën, su mledhke buka mirë u dashke me hi nusja me gatu niher t’nesrit, t’masnesrit me hi n’magje, e su mledhke buka se te terë kallamoqin e me çu me shosha, me krahë me blu te mullini, s’ka pasë moj. 

AB: Kush e çojke me blu te mullini? 

MB: Kunet- kunet e vjehrri, burri. At’herë puna s’ka pasë, krejt napër shpia me dru me... qeshtu tu metë gjallë qysh kanë mujtë. 

AB: Kush t’kallxoj ty që t’kanë feju?

MB: Po shoqet.

AB: Qysh t’kallxun ato, ku e kishin marr vesh?

MB: Po t’kanë dhanë n’Geriçec, kanë marr vesh, kanë kallxu. 

AB: Çka iu thojshe ti?

MB: Shka kishna me thanë kurgja s’bajshna zâ, m’ardhke marre qysh me folë, qysh nuk shkoj n’Geriçec une me thanë marre, po se kûm... veç zanin shka ja kûm ni, as se kûm dit çfarë katuni â, as a â larg, a â ngat a, qeshtu. 

AB: Kur ja ke nis me punu çez, punë dore? 

MB: Çezin valla qeshtu nja dy [2] vjet pa shku nuse, punë dore, kanaca po tham me pelhura me vek, sot me pasë vekin t’ndreqën hi e maroj hala. 

AB: A keni punu natën?

MB: Po qysh jo, jaaa masdarken nêjshum krejt çikat u tubojshum masdarke edhe qitshmi me hangër gurabija, flija, zijshum misira, qisi kumpira qisi sêne, se a dish kallabllak jena kanë çika shumë pes’ [5], gjasht’ [6] çika t’mdhaja krejt për me shku nuse gati, do n’Gjinoc e do n’Mushtisht, n’Sallagrazhdë aqje n’Geriçec qesi ma s’shkurti u mledhshim, marojshim tani çerapa shka po tham n’rrathë, besa besë edhe vek, me gaz as lloma s’kena pasë. Llomat nja [1] n’odë e majshum. 

AB: Kjo me gaz, qysh e keni bâ?

MB: Gaz valla, me fitil t’gazit. Gazi i vogël o kanë e qitshmi me ni [1] guri qaty marojshum qashtu çarapa fut e nkrytë rrathë. 

AB: A e ngucshi njana tjetrën? 

MB: Kepshum kmisha me rruza, po u mahitshmi kapak qeshtu.

AB: A e ngucshi për te burri njana tjetrën?

MB: Te burri a ? 

AB: Po. 

MB: Po qysh jo i thojshum cila e ka burrin ma t’mirë, ma t’keq e ma... qesi fjalsh, masi si pashum shka â shka sâ... kur kena shku nuse qashtu ke shka ke, pa e pa kurrë njerin e hujë hajt. 

AB: Natën a keni punu, cilav netë nuk keni punu. A ka pasë naj natë ose ditë që s’keni punu?

MB: Që s’keni punu ? 

AB: Po, punë dore. 

MB: T’ejtev edhe t’martev s’punojshum.

AB: Pse nuk keni punu? 

MB: Thojshin nuk ban, nuk ban se... me punu t’ejte, t’marte i kena pasë t’caktune  mos me punu. 

AB: Pse çka thojshin që s’ban, pse s’bajke? 

MB: Qashtu u kanë shka po di, se di shka tham hiç, nuk ban thojshin. Na hike nifar frige, jo kërset xhami , jo dera, jo asi... tana u frigojke njeri, ma s’shkurti nuk ban thojshin. 

AB: A e din, a e manë mên vadja kur tu ka caktu, qysh tu ka caktu vadja?

MB: Pooo vadja. 

AB: Kush e ka caktu? 

MB: Dy [2] javë përpara, po ardhke vjehrri edhe dajke vade dy [2] javë e dajke vaden. 

AB: A u vetshe ti a bâba, a veç ai qysh e caktojke?

MB: Jo, veç ai edhe bâba, mixha, se jo nâna hiç, jo moj se na që hiç se hiç çikat mi vetë po as nânën se vetshin, nejse veç i kallxojshin vaden e ka qeshtu edhe... 

AB: A shtrojshi naj drekë a darkë?

MB: Me hangër a? 

AB: Po kur u caktojke vadja. 

MB: Jo moj çfarë, po oj bi jo valla. 

AB: Kur ka fillu kanagjegji yt, cilën ditë ka fillu kanagjegji yt ? 

MB: T’dillën at’herë. 

AB: T’dillën. 

MB: T’shtunën edhe t’dillën. 

AB: T’shtunën, kur ka fillu t’shtunën n’mramje, n’mëngjes a? 

MB: T’shtunën ka fillu n’mengjez, niher ta ngjitshin bojën, t’xhumanë bojën. 

AB: Qysh e ngjitshin qet bojën?

MB: Bojën e ngjitshin, bojë i thojshin at’herë ni [1] gisht t’bardhë ta qitshin qashtu edhe ta qitshin shamien edhe me kajtë, mi marr ngryk qata shka janë. Dy [2] javë kur u dajke vadja, dy [2] javë ditë mos me dalë me pa kërkan as me t’pa kërkush se marre. Kur ardhke xhumaja ta ngjithshin bojën, bojë i thojshin qasajna ni [1] gisht t›bardhë, shamien edhe tani shoqet shka ishin naj nja [1] t›ngushta nêjshin ato tjerat shkojshin secila n›shpi t’vet a di gratë e kojshive. T’nesrit me kajtë, n’sabah t’dritës mu veshë, veshën qi ta çojshin ata t’burrit  dimia, kanac, me kanac edhe kajshe gjethë ditën e gatë i marrshe ngryk krejt kush shkojke, tani n’aksham i thirrshin për aksham me ardhë t’mahallës krejt sebepat e bâjshin darkën e mirë, zijshin, qitshin kërlana me rêna, kos t’trashë, resenik.

B: Qysh u kanë qiky reseniki?

MB: Reseniki petë e t’hollune e t’pjekne, tana me lakna t’bardha, resenika ja kërlana nrêna ja resenika qitshim. Tashti s’qet kërkush ma.

AB: Qato dy [2] javë që keni nêjtë mrena mshelë mos me ju pa kërkush, ku rrishi?

MB: N’sobë.

AB: Veç me ni [1] dhomë.

MB: Veç me ni [1] dhomë.

AB: Qaty, qysh u ushqejshi?

MB: Qaty bukën ta prushin me hangër me asishe mos me dalë mi pa robt se marre.

AB: Teshat që thae ti bishin mi veshë, qysh i nxershin ata teshat, kush i bâjke ato tesha?

MB: Teshat tani masanena u dashke me... motra pe zâna që kishe motra ajo i nxerrke teshat.

AB: Çfarë tesha u nxerrshin at’herë, shka ju prushin tesha juve?

MB: Basmës tre [3] kat filur, ni par vathë, ni unazë, shami t’kuqe me kajtë, ni par kunra hu, kto qerat çerapa, kmisha, kto kanaca që po tham u duhke mi bâ n’çez. Qe qito.

AB: Kshtu a ke dalë mi përshëndet t’afërmit e kojshitë, a veç kush u kanë qaty prezent i ke përshëndet?

MB: Kur?

AB: Për kanagjegj tanin?

MB: Për kanagjegj mi përshëndet?

AB: Po.

MB: Po mi marr ngryk a po ninë shamien mi marr ngryk krejt.

AB: Po, a ke dalë kshtu napër lagje a...?

MB: Po napër kojshi, kojshi ma t’ngat, napër kojshi po qysh jo krejt mi marr ngryk edhe dikush t’majke përmas qetu te uqkuri dimiav, tu kajtë gërmuct me shku huj-huj-huj (qesh) tej shkojshum te kojshia (qesh). Tana a f’mien e vegjël a t’mdhaj, a burrat, krejt. Tana ata dikush burrat t’dhashin kishe pare, qeshtu.

AB: Ato paret a i marrshe tani ti?

MB: Po njese qajo i marrke, qajo që m’majke përmas, motrat i marrshin.

AB: Tani ti dhashin a?

MB: Po.

AB: Natën e kanagjegjit paske kajtë do me thanë?

MB: Natën e kanagjegjit pej sabahit tej n’aksham tu kajtë tej masdarke masi rashin krejt. Tana ma ngjitshin kanën edhe me ra, mu çu tani heret apet mu veshë mu bâ gati për me ardhë krushqit me t’marr, qeshtu.

AB: A t’knojshin natën e kanagjegjit?

MB: Po qysh jo.

AB: A t’kujtohet çka t’kanë knû?

MB: Po m’kanë knû qisi kangë vaj tyneherit, s’pi dish ti a?

AB: Si majë mên une, si kom prit ato kangë veç tash kto t’rejat.

MB: Ja, kaj... kangë vallai tash edhe une s’po di shka kom harru.

        Kaj moj Miradi lot sa grûni;     

        Çka i bane nanës që tpërzuni... qesi fjalsh.

AB: Tjera a t’kujtohet çfare ju kanë knu najsên?

MB : Po kur u dashke mu nalë,

         Burri yt ka çu fjalë;

         Thuj lulies kajë sa dush... ja 

         Po vjen dhandrri napër fushë;

        Thuj lulies kajë sa dush;

Na u nalshmi përdhunë kishe s’pe ngoj burrin (qesh), o Zot i madh qesi fjalsh oj bi vallai kom harru pasha Zotin edhe une.

AB: Msitin a t’kujtohet msiti qysh u kanë at’herë puna e msitit, qysh ka shku?

MB: Me lyp a?

AB: Po.

MB: Ka shku de me lyp, ka pasë ymyt që ta jep, ka shku me lypën tashti për kojshi a,  për sebep ja. Ai me pare.

AB: Po a?

MB: E kanë pagu pale se sa, veç shko nxirrma ti çikën e filanit edhe ka ardhë m’ka lyp burri i motrës, tani a i kanë dhanë pare a si kanë dhanë se di shka t’tham. I kanë dhanë bes beli.

AB: Nëse s’ka mujtë msiti me nxjerr ni [1] çikë, qysh e kanë prit tani qat msit, a kanë pasë najfar respekti a janë zhgënjy prej tina, a qysh?

MB: Që s’ja kanë dhanë a?

AB: Po nëse s’ka mujtë.

MB Tana u hjekë vet, ka lyp qetër kush, qetër kuj ja kanë dhanë.

AB: A t’kujtohet naj rast, naj çikë që ka ikë?

MB: Po, qe ka ikë pej burrit a?

AB: Po, ose që ka ikë para se mu martu ose masi u martu.

MB: Po ka ikë.

AB: A munesh me na tregu pak qet rastin qysh ka ndodhë?

MB: Po s’ju ka dokë burri ja ka dhanë besën qetër kujna edhe ktyneherë qeshtu u kanë nifar-nifar ... ja ka dhanë qetër kujna edhe ka ikën ka dalë kishe pi mledhi do krane me kallë zjarmin, ai te prit qaty ka ikën ka shku me at’ far burrin qetër. E ka çu te shpia vet, kta prit nusja kur po vjen prit, nusja u çojke herët at’herë, pse â nuse ajo herët u duft mu çu para krejtve. Prit se po vjen, nusja so kërkun, prit se po vjen so kërkun, ka shku te filani kur kanë marr vesh. Ka shku te bâba i vet miki thotë ‘’a mos ka ardhë ktu?’’, thotë  ‘›jo valla ka shku ngjeti’› ma s›shkurti. Tani bâba i vet... ka shku ngjeti po tani e ka hangër plumin.

AB: Ajo?

MB: Burri- burri sajna, po ja kanë vra burrin.

AB: At’ tjetrin që e ka marr?

MB: Edhe i kanë thanë ti zgidh apet qetër burrë, ajo ka metë tani as me shku te bâba as me shku te burri, burrin ja kanë mytë.

AB: Se bâba se ka pranu mâ a?

MB: Se ka pranu mâ, qeshtu u kanë ktyneherë, edhe e kanë nalë tani me zort e kanë kthy për ni [1] kunat qetër, tana s’jon nreqë kush e di sa hiç, vonë tani janë nreqë mas s›di sa vjete.

AB: Qysh u...

MB: Shumë zor osht kanë at’herë, tash s’po nijnë s’pe kanë gajle, vet pe gjajnë vet po prishën vet po nriqen vet...

AB: A ma mirë qikjo kohë a at’herë për qet punë t’martesës?

MB: Vallahi ma mirë âsht qetash, vet pe din oj bi, vet pe gjanë vet... ktyneherë qorraz , a u kanë plak, a u kanë sakat, a u kanë i qyqavt, a ka pasë a s’ka pasë u deshke me nejtë qaty me zort me nejtë. E tashti përmarak, tash mas lufte bile u bâ hala ma mirë, ndasht.

AB: Qysh janë marr vesh ajo nusja me at burrin tjetër, që ka dashtë me ikë, qysh u marr vesh me ardhë ai me prit aty?

MB: Ka marr vesh e ka ardhë me letra, po i ka ardhë vllavi me bujtë,  ja ka prû letrën, ata tani t’meqëm gjinja kishin mujtë me ja mytë vllavin. 

AB: A vllavi i nuses ka shku aty?

MB: Vllavi i nuses ka shku me bujtë, kishe ka shku përqef te motra, ai ja ka dhanë letrën kjo ka dalë kishe n’aborr edhe ka ikë, qeshtu. N’shumë vêna qeshtu, edhe bân vaki tu nreqë n’restorant... edhe pej restorantav tash po ikin kishe po dalë nevojtore edhe pe thirrë at’ qetrin me letra e hajt po delë. Shka so tu bâ edhe tash, veç at’herë janë kanë do tinzake t’kqia, t’flliqta, tashti bile ashiqare hajt.

AB: A ka pasë naj... me ja pagu naj sen për ket punën që i ka ikë çika, miki mikit a ka pasë?

MB: Miki mikit paqare ka pasë me ja pagu martesën.

AB: Qysh ja pagujshin?

MB: Me pare.

AB: Me pare.

MB: Me pare, po pagujke qaj tjetri që e ka marr, qaj që e ka marr.

AB: Bâba i ksaj çikës nuk ka pasë?

MB: Bâba shka ka pasë me bâ, ka thanë ajo pej shpisë tême s›ka dalë, ka dalë pi shpies t’burrit, shka me i bâ. Qeshtu oj loke.

AB: Kush i ka zgjidh qeto raste, kush i ka kuvendu qeto?

MB: Tani pleqt oj bi, kanë pasë pleq kanë qitë pleq hêm ky hêm ai, dy [2] parë pleq kujna ja kanë lanë dënimin i kanë dënue me pare.

AB : Ka sa pleq i qitshin?

MB: A?

AB: Ka sa pleq i qitshin për shembull t’burrit edhe ata t’bâbës?

MB: Po ka sa tash qysh u kanë se di valla qysh e kanë caktu ata vet nërveti.

Ab: Te martesa, je martu n’Greiçevc thae?

MB: N’Geriçec.

AB: A t’kujtohet, the se me kali ke shku nuse.

MB: Me kali, me duvak a po tham me duvak t’leshtë e me kali ktu e n’Sallagrazhdë e n’Geriçec qashtu tu m’majtë për krahi se unë kishna mujtë me ra n’tokë s’kum hypë kurrë n›kali.

AB: Hera e parë [1].

MB: Gjeshtmdhet’ [16] vjeç, at’herë qaty m’kanë zhdrypë, kur m’kanë zhdryp nejse ma shamien t’hollë. Kur i pashna t’nesrit, tana bregje ane, bregje knena haj Zot o Zot kah me ikë thojsha s’di ka o udha.

AB: A menojshe për me ikë a?

MB: (Qesh) menojsha po s’guxojshna (qesh).

AB: Pse s’guxojshe?

MB: Ja s’guxojshna se ktyneherë ta vrajke vllavin jase babën, po u kanë shtirë pes’ [5] , gjasht’ [6] kunet i kûm pasë.

AB: A janë kanë shpi e madhe ata kur shkove ti te burri?

MB: Jo veç ka pasë kallabllak, ni [1] hise janë kanë po kunet shumë, une e kûm pasë veç ni [1] vlla.

AB: Sa antarë janë kanë te burri tani?

MB: Janë kanën gjasht’ [6] kunet me burrë, vjehrri, njerka, kunati me grue, tre [3] f’mi. Boll jena kanë se di sa mirë, sa vetë po tham.

AB: Me axhallarë ata s’janë kanë bashk a ?

MB: Ja jo.

AB: A t’kujtohet sa krushq kanë ardhë me t’marr?

MB: A krushqi nuk e di se sa valla, nuk e di se sa krushqi. Jon kanë krushqi boll me llovaqka me sêne ktyneherë.

AB: A shkojshin shumë krushqi?

MB: Po qysh jo.

AB: E krushka a vishin, gra?

MB: Ja gra jo.

AB: Jo a, veç burra?

MB: Jaaa veç burra çfarë gra, veç burra ka pasë.

AB: Qysh i pritshin atje kur vishin me marr nusen?

MB: I pritshin...shka kanë pasë mi prit, bukë me hangër s›kanë kthy, ja kanë qitë ka ni [1] dishka me pi nashta, cigare ma shumë, hiç me pi at’herë s’ka pasë, soka s’ka pasë veç cigare. Ka ni [1] cigare ja ka ni [1] paqet cigare edhe qeshtu.

AB: Kerri, a t’kujtohet kerri po menoj ai kali qysh u kanë?

MB: Kerri hiç, kali.

AB: Kali  qysh u kanë i rregullum?

MB: Kali fill qashtu, frêjtë me tufa i ka pasë edhe shalë, me shalë se jo me samar. Shalë i thojshum, kamtë na i qitshin qashtu n’shalë edhe a po tham me dimia t’grave mi veshë përmi ato dimitë e mira edhe qizme, me qizme.

AB: Çfarë qizme janë kanë?

MB: Qizme t’zeza qashtu t’burrav jo t’grave, me shti kamën kallaj edhe duvakin e kuq, shamien përfuni duvakin përmi.

AB: Qysh e ke përjetu ditën e parë kur ke zbritë?

MB: Ditën e parë te burri a?

AB: Po kur zbrite te burri.

MB: E kûm përjetu përmarak t’Zotit, kur hina n’sobë ajo soba si bunker, qata e kishin pasë sobë t’mirë kishe po ma kanë lshu mue. Si odë, odën naltë ajo me oxhak jo kaftorr. Tri [3] javë mas Shmitri mdoket kûm shku nuse, kogja ftoftë o kanë bora rake, at’herë mrazi o kanë, dimnat e fortë janë kanë, e axhakin mu nxe kishe do drû i kishin qitë qaty, krushqi kta qertë tu bâ shpi, dy [2] shpia i kena pasë, t’kqia jon kanë po dy [2] shpia nja [1] me gjinë nja [1] knena une edhe oda që janë kanë naltë. E qeshtu ma s’shkurti me gaz oj bi, as llomë as kurgja hiç.

AB: A kanë bâ naj çka kur ke zbrit ti, a t’kanë bâ naj farë trike për mirëseardhje, për bereqet a?

MB: Po do-do adete jon kanë, ni [1] kanar ma kanë qitë qaty me shkelë n’kanarë. Nuk e di shka i qitshin qata kanara, jon kanë t’mdhaj a dish kanarat mi shkelë, edhe ni [1] thesë, n’thesë e kanë shti kanarin, une n’kanar qashtu qe (qesh) e n’kanarë. Dimi e mitan, mitan ma t’shkurtë, qeshtu.

AB: Tjetër adet, a t’shtinën me bâ naj tjetër adet përveç me hypë n’kanar?

MB: Ja-ja.

AB: Jo a, e me t’testu kshtu si nuse a t’kanë testu naj sen me t’provoku?

MB: Me m’provoku a, at’ natë jo.

AB: E ditve tjera?

MB: T’nesrit. T’nesrit që knojshin çikat kishe, do kokrra i qitshin, kokrra mi shkelë a s’di vallahi t’kallamoqit a t’pasulës a, pak që i majë mên. A mi mledhë mos me i shkelë une n›to kishe, a po di mi mledhë a jo, jom gërmuc e i kom mledhë kokrrat mos mi shkelë edhe ja kûm dhanë kunatës n’dorë. Do shkami i kthejshin prap, a pe kapërcej shkamin a jo, po moj do-do pruje i kom bâ, kurgja hiç.

AB: N’shpi a t’patën msu n’shpi që mujnë me ti bâ qito me t’përgatitë?

MB: A ktu te shpia familjes a?

AB: A t’përgatitën ata, që ti bajnë qito e ti...?

MB: Po, po-po motra m’kallxojke, po.

AB: Dhandrrit a ja kanë bâ naj far rituali, a naj far adeti kur ka hi dhandërr?

MB: Kur ka hi dhandrri ata e kanë pasë zanat kur t’hinë dhandrri me ja mshu n’shpinë a dish tej t’hinë mrêna kishe, shka po di qata e kishin pasë, qetër sên jo kurgja hiç.

AB: Pse ja bajshin demek qita?

MB: Nuk e di valla për shka hiç, hiç nuk e di qata me ja mshu kishe n’shpinë.

AB: Ditën e grave a t’kujtohet, qysh u kanë e organizune?

MB: Dita e grave tani kanë ardhë krejt gratë e mahallës apet, as s’kena pasë me shku te frizerka, vet mi kanë nreqë do flokë qaty pak. Floktë i kûm pasë t’gata tej qitu {prek belin}.

AB: Qysh ti nreqën floktë, me çka ti banën?

MB: Po i nreqën qashtu diqysh, shka po di qysh i lanë i kthejshin herë anej herë knej, floktë e gata shumë i kûm pasë, për shpine tana përmas i kanë lanë krejt.

Ab: A kishin naj shka mi kthy tani ashtu?

MB: Do baskia janë kanë e i nxejshin kapak.

AB: Ku i nxejshin baskiat?

MB: I nxejshin nëpër zjarm edhe me baskia mi dredhë kishe kapak, masanej tana i nreqshna edhe vet. E qat ditë kishe ato mi kanë nreq.

AB: Mu ly, n’ftyrë a t’lyjtën?

MB: M’lyjtën n’ftyrë e t’kuq.

AB: Me çka t’lyjtën n’ftyrë?

MB: Me t’bardhë e t’kuq.

AB: Po.

MB: Pak faqet, buzt qeshtu, vetllat.

AB: Edhe vetllat a, me çka ti banën vetllat?

MB: Vetllat a, pai tybe  ne di me shka, s’ka pasë moj at’herë kurgja hiç.

AB: Po.

MB: S’ka pasë kurgja, vetllat vet i kûm pasë t’zeza qeshtu.

AB: Dhomën qysh e ke pasë t’rregullume te burri, enterieri mrêna?

MB: Dhoma o kanë qeshu shka po tham ni [1] dallap i vogël, ni [1] derë, si ktyneherit mâ.

AB: Shtratat qysh i keni pasë?

MB: Shtrata me kashtë (qesh), me kashtë ish kanë. Tana e shtrunë shtratin, dyshekin e kûm çu pi shpie, t’leshtë kûm maru dyshek, jargan e kishin ble ni [1] jargan, e tani masane ma kanë nreq nifar shtrati t’drunit, kurgja hiç qeshtu.

AB: Dej kur keni hi dhandërr, ti me burrin s’jeni pa apo?

MB: Tej kur ka hi dhandrri une se kûm pa burrin hiç.

AB: Ai ty?

MB: As ai.

AB: Qysh e përjetut tani qet moment?

MB: Epo qysh, shka po di une qysh. Qeshtu ktyneherë s’kena dit.

AB: A ju pëlqej njani tjetri.

MB: Po m’pilqej tani nam mu dok i mirë, e kish pasë kry ushtriën do tesha t’mira i kish pasë veshë, do flokë ngul përpjetë.

AB: Çka kanë pasë veshë burrat at’herë djemtë?

MB: Setër e pantoll, jo komplete po nejse setër e pantoll, kmishë.

AB: Punt, ty çka t›caktunë punë tani masi u martove?

MB: M’kanë caktu se di para-para se mu kthy s’pari mkanë shti n’magje kûm qitë flia.

AB: Po.

MB: Ma s’pari, tana kur jam kthy s’pari m’kanë shti n’magje meniher, kunata ka hi a di zojë shpie o kanë, edhe plakën e kûm pasë njerkë, jo vjehrra po njerka, ajo kurgja hiç s’ka bâ. Une n’magje, ajo kunata zojë shpie, njerka veç ka nejtën a dish plakë ajo tetdhet’ [80] vjet gati si une, shtatdhet’ [70] qeshtu.

AB: Kush ja caktojke qito punt juve?

MB: Vet u deshke mi dit qato punë, kunata.

AB: Kunata ja caktojke a?

MB: Po kunata, fshisën e magjen une.

AB: Po.

MB: Ajo bylmetin, e me shti darkën, sillën qeto.

AB: Ujin, a e keni pasë ujin n’oborr?

MB: Ujin larg valla te bunari shkojshum, u kanë ni [1] bunar sa ktu me thanën e te ju qetash që jeni me shpi, krejt gratë e mahallës shkojshum qatje aksham për aksham, gjethë ditën bajshûm ujë te bunari. Ni [1] bunar krejt mahalla tu marr qaty, se ja napër oborra s’kena pasë kërkush. Vonë e kena prû tani napër oborra.

AB: Kur e keni prû napër oborra?

MB: Ujin, strujën. Kur e keni pru? Po i ka nja katërdhet’ [40] vjet qeshmja.

AB: Rryma, kur ka ardhë rryma?

MB: Edhe rryma qat’herë bashkë.

AB: Ujin qysh e bajshi pej bunarit?

MB: Me gërqek, dy [2] gërqek n’drû. Ja burrat bajshin ujë ma shumë, burrat e tanë jo vallai, t’kujshive bajshin se tant hiç, janë kanë do-do ma s›shkurti kta me drû e me qesi , na gratë bajshim ujë ja kusien e madhe me drûna qishtu qe {demonstron me duar} me kunatën tême bajshum, kusinë e madhe edhe ka ni [1] gërqak n’dorë pej bunarit te shpia. Qatâ me la tesha, me hangër bukë e me i la durtë, sytë e mi la, krejt pej atjehit u duhke me bajtë. 

AB: A ju bike shpesh n’ditë me bajtë ujë?

MB: Boll valla gjethë ditën u dashke me bajtë, si u soske nga edhe i [1] herë, edhe i [1] herë qysh jo.

AB: N’fushë a keni dalë me punu fushën? 

MB: Tana n’fushë kena dalë, kena korrë e kena fshi, e kena mledhë pasul e kallamoq kena qiru n’aborr kallamoqin e prûshin at’herë, u bajke aborri ibret n’lymyle asishe...shka kena hjekë. Me qitë pleh, me dlirë livadhet me gur haj Zoti na rujtë, pej gjasht’ [6] javë mas Shingjergji tekterna n’Shmitër na pa u nalë kama jonë kurrë hiç, punt e fushës edhe t’shpies, tokë shumë kena pasë, tokë e bjeshkës po shumë kena pasë tokë tepër. Tana e kena shit gjysën e kena shit. 

AB: Mysafirtë kur kanë ardhë ktu te burri , që i keni prit. Çfarë detyra keni pasë ju si gra?

MB: Po me gatu oj bi, mirë me qitë dishka me hangër.

AB: Ëhë.

MB: Musafiri kur ardhke na u deshke me hi me t’halluën ja naj kollpite, ja naj përpeq, mish e pasul, turshi, kos, kishum bylmet boll.

AB: Turshitë qysh i bajshi?

MB: Turshitë, tyneherë s’ka pasë ksi me ju qitë hiç, fill me ujë po t›knaqshin. Nrysh janë kanë, as s’kena pasë mi stërpikë at’here me qesi barna me qesi sêne, jaaa vet u bajshin t’mira...

AB: Sa f’mi i ke bâ tani ti kur je...?

MB: Nja [1] oj bi.

AB: Veç nja [1].

MB: Veç ni [1] djalë.

AB: Qysh e prit lindjen? 

MB: Ma hip se meta, edhe i [1] herë kûm pasë metën nân’ [9] javë e ebërtova, mâ hiç.

AB: A t’thojshin naj sên ktu, kunet e kta që s...?

MB: Ja shka kanë pasë me m’thanën, kur shkojshna me kqyrë naj kunë ja ki sehire, ja ki t’bâne, ja ki... edhe qaq me shku qaq me hjekë marakin hiç, se punë shumë e vetne ata kunet u dajtën, kunatat e dajtën une meta veç me pelq, me dy [2] vjehrri ma s’shkurti. Qiky djalë deshti Zoti u rritë e u martu ky e shtoj hisen. Tana mâ e lashë krejt.

AB: Qysh u dajtë ju me kunata a e manë mên?

MB: U dajtën, patën qef mu da kunet.

AB: A t’kujtohet qysh i kanë da tokat, bagtitë?

MB: Po, qysh jo i mledhshin edhe katunin, i mledhshin gjin shumë, po nja [1] pej Reshanve, nja [1] pej Hisenaviqe, nja [1] pej Tershanve, kujshit e krejt shtat’ [7], tet’ [8] vetë, me da tokën dy [2] hise kne, tri [3] hise knena dy [2] anena. Tri [3] knena dy [2] anena, une rashë me dy [2] kunet edhe me vjehrri. Dy [2] kunet e mdhaj u dajtën vet.

AB: Kta dy [2] kunetë janë kanë pa martu a?

MB: Ja t’martun, njani po i martun e njani pa martu.

AB: Pse juve ju kanë lanë bashkë ashtu?

MB: Ne, na lanë se une ma e vogla kesh, vjehrri nejti me mue edhe njerka edhe ni [1] kunat i vogël me mu.

AB: A u kanë i martin ky kunati?

MB: Jo.

AB: Jo a?

MB: Ja ja veç une hu edhe njerka, njerka tana ajo as... vet une krejt me fushë e me baqi e me shpi e me krejt, me gatu e me krejt vet.

AB: Qysh ke procedura kur u mledhën pleqt, burrat. Qysh i dajshin?

MB: Po e dajshin tokën përgjystë.

AB: Po.

MB: A po merr vesh tri [3] hise i qitshin kne, dy [2] hise anena, edhe tokën me konop e dajshin.

AB: A i dhashin hise edhe kti djalit që ke me ty, kunatit?

MB: Po qysh jo, po-po hise qysh jo. Vjehrri o kanë n’shkollë, vjehrri o kanë me rrogë, kta qertë kërkush s’kanë pasë rroga at’herë, kërkush sâ kanë nëpër puna veç vjehrri.

AB: Çka punojke n’shkollë vjehrri?

MB: N’shkollë korill, po barabar me msusa rrogën e mirë. Une e kom pasë burrin pak ma t’urtë nër krejt, tana ai ra me burrin têm edhe me mue. Vjehrria dytë edhe ni kunat. Ai kunatin tani e martumë, tana na blejtëm tokë aqje n’Magure, ata dy [2] t’mdhajt si u dajtën nja tri [3], katër [4] vjet nêjtën edhe dulën, ata kanë dalë që gjazhdhet› [60] vjet qaty n’Magure, tana edhe ky i vogli u ngreh shkoj anena, se na blejtëm tokë ni [1] hekter e blejtën masi janë da ata t’mdhajt. Djali jêm e blejti edhe ni [1] hekter tokë me dalë na krejt a dish atje, burri jêm s’kishke qef me dalë , ‘’jo thojke s’dalë se larg shumë’› a di, ana Lipjanit thojke ‹›e kam tullusum s›kem kërkan atje sebepet krejt po jesin knena’›. Ky metë n’Geriçec tej ka dekë vjehrri me mu o kanë, kunati dul ky i vogli, dul aqje me gjethë grue. Na metum n’Geriçec pej Geriçeci e n’qet vên qetu.

AB: Reçan t’Suharekës?

MB: Aqje ka metë. Po Saharekë, kishe për Saharekë kûm dalë shka po di Reçan po thojnë. Sebep shkollës, sebep doktorrit, tana kta për mu shkollu pak ma kallaj ktu. Ai djali djalit ka hi profesor, a pe njeh?

AB: Po.

MB: Burimin.

AB: Po (buzëqesh), a u kanë vshtirë at’herë mu kanë msus?

MB: Ai i madhi ka shku n’Itali.

AB: A u kanë vshtirë at’herë mu kanë msus?

MB: Vshtirë situata a?

AB: Po, mu kanë msus?

MB: Ja u nreq.

AB: Po a?

MB: U nreq se na luftën e kryjtëm n’Geriçec

AB: Qysh e përjetutë ju qet luftën e fundit n’Geriçec?

MB: Luftën e kûm përjetu si une-une e zeza pa tke...(qesh). Ai djali o kanë n’Gjermani shkoj dul pej BSR Ballkanit, i qitën BSR Ballkani edhe drejtë shkoj n’Gjermani n’zezën, qysh ka dalë menxi ka dalë qi bane hesap ni sandalle e mathshim nrysh nja nrysh, që s’kena pasë që dul ky pej pune djali. Edhe vjehrri jêm o kanë... dul n’penzi, edhe ajo penzia i ardhke ni kimik hu, hupi a dish marka krejt. 

AB: Po.

MB: Me marka kishe, e luftë e kjamet shka kena hjekë, a ai djali m’shkoj n’Gjermani i jêmi, kta qertë krejt f’mia t’vegjël une me nusen, me qet rejën.

AB: N’cilin vit shkoj ai n’Gjermani?

MB: A, ka shku që nizet e pes’ [25] vjet a nizet e gjasht’ [26] po i ka. Gjasht’ [6] vjet nêjti ma s›shkurti, kur u bâ mirë u kthy tani, qi shkun shkiet. N’shatorr na ka gjetë n’Geriçec, ket shpien e nisën ai sa nêjti n’Gjermani shpien e paten nis. Masi u kry lufta edhe e marunë tej n’axhak pe za, tani as dritare as derë, as kurgja hiç qysh me ardhë ktu, n’shatorr kena nêjtë edhe ni dimën. Kur dûlë pranvera erdhen ktu , une kûm nêjtë me njanin djalë apet aqje e kishe me punu livadhet a  dish sanë e sêne. Tej ka Shmitri kûm nêjtë qatje, ka Shmitri kena ardhë apet ktû tetan u banum qetu.

AB: N’luftë a keni hekë?

MB: Boll kûm hjekun kahmas, pej Geriçecit n’Budakovë, pej Budakovës n’Vraniq, pej Vraniqit n’Mushtishtë, pej Mushtishtit kena ikën n›Sallagradë. N’Sallagrazhdë kena nêjtë gjasht’ [6] muj, pej shtatorit tekterna n’mars kena nê n’Sallagrazhdë te opçina jême.

AB: Me çka shkojshi n’kamë a?

MB: Po n’kamë, me shka s’kishim as kerr as traktor, gjin t’mdhaj as... krejt f’mia, qeky i vogli pes’ [5] vjet i ka pasë djali Selimit, pes’ [5] vjet qashtu hajt me neve ardhke. Kta qertë njani dy-tremdhet [12-13] vjet, njani pes›-gjasht’mdhet [15-16]  vjet, Selimi n›Gjermani. Burri m’diq vjehrri m’ka dekë ma herët, hu une me f’mi qashtu. Tana kur erdhë Selimi pi Gjermanie, drejtë e ka ardhë qetu e ka kqyrë shpien e se ka dit që kena nis, e ka dit po sun u marrshum vesh, se bash lufta tani s’kish njeri as qysh me folë n’telefon. Kur ka ardhë e ka pa shpien, e kur ka ardhë n’Geriçec n’shatorr, pej shatorrit t’nesrit do tesha do dishka-dishka, krejt na u kanë kallë me shka ka...edhe kena ardhë qitu. Pak sot pak nesër, pak sot pak nesër u nreq ma s’shkurti shpia mirë, jo ni [1] derë, jo ni [1] dallap, jo ni [1] dritare, jo ni [1] asi...edhe nêjtûm qeshtu. Ata qenat e thynë qafën, shkiet ikën ata. Krejt do kanë pasë dalë, besa do n’Shipni kanë dalë n’Maqedoni na jo, na kena nêjtë. Tani apet kur jena kthye n’Topillë, pej Malsisë t’Re që kesh tu thanë n’Sallagrazhdë , n’Malsi t’Re pej Malsies t’Re tani kamë e n’Topillë kena shku. Topilla a pe dish ti?

AB: Ëhë- ëhë.

MB: Kena nê aty gjasht’ [6] javë m’doket, tej shkun shkiet. Kur shkun shkiet u bajtën, hinen UÇK-ja at’herë jena ardhë tani pej Topille drejtë e...

AB: N’Topillë ku rrishi?

MB: Te ni [1] mik.

AB: Po.

MB: Kjo e ka pasë kunatën pej tyne, Sela reja jêm. Ai tani na kqyrke sukur me kanë...ai i ka pasë dyqin [200] vetë jo veç neve. Ai shpi e madhe, shpi e gjallë, midis malit shpien ai, as s›ja ka prekë kërkush se n’mal, a dish shkiet se kanë diktu shpien e tina. E rrethekune n’mal u kanë ajo shpia, veç ka pasë shumë refugjatë ai, ma s’mrami tani edhe na qaty u rrasum, gjasht’ [6] javë, mas gjasht’ [6] jave u bâ mirë shiqyr edhe erdhum.

AB: Ushqim a kishi mu ushqy boll?

MB: Boll hiç.

AB: Qysh ja bajshi?

MB: Kapak, bile ma s’mrami o Zot do mill, po na dhâke qaj i shpies a dish po dikuj ju sos, aj a me marr për ushtarë a për me majtë refugjatë. Edhe tani ma s›shkurti qysh kena mujtë kena kapërcy oj bi , qysh kena mujtë.

AB: Qka hankshi masi nisi me ju hargju buka?

MB: Bukë me shka kena mujtë. Boll bukë gatujke, ai furrën e madhe e ka pasë dymdhet’ [12] bukë përniher i shtike n’furrë, përniher t’gryta. Magjitore katër [4] i ka pasë, jon kanë t’asaj shpie katër [4] magjitore.

AB: A ju ka ra me metë pa mill, pa bukë?

MB: Ja-ja nc. Ja neve nuk na ka shti aty n’listë hiç, ka thanë ‹›m›vjen shumë keq se Selimi âsht nja [1] a dish, e shiqyr f’mien i ka, f’minë e vogjël s’ka kah merr, a qertë i shtike me paguën.

AB: Po a?

MB: Do t’Duhlës jon kanë, e do se di t’kahit janë kanë, namin me lopë e me gjin plot ka pasë.

AB: Edhe loptë i kanë marr me veti a?

MB: Edhe loptë me veti, shka me bâ bile tamël me pi e me vlu, qeshtu.

AB: Me çka i kanë pru loptë, qysh i kanë pru atje?

MB: Tu ju grahë, loptë qysh kanë mujtë pi shkive. Qysh kanë mujtë oj bi napër-napër lufta napër kjamet. Aihaaa luftë e keqe, luftë e flliqtë o kanë qikjo. Qerat si majë mên po kjo o kanë luftë shumë e keqe, kanë mytë n›Bukosh, kanë mytë n’Vraniq kahmos, n’Mushtisht i kanë kallë gjinën nëpër sânë e nëpër shpia. Na pshtum shiqyr elhamdulilah pej Zotit pshtum.

AB: Ushtarve qysh ju çojshin ushqim?

MB: Ushtarve?

AB: Po.

MB: Ushtarve, e kanë pasë veç, veç e kanë pasë. Ka pasë kush me bajtë, i kanë pasë t’pagune gjinën a dish me bajtë millin e me bajtë...se di ku marrshin vallai hiç, mill e zejtin e kto, shkepshin edhe nëpër kush s›ka pasë, me ja dhanë, qysh jo. Tana ma si u bâ pak, mirë so kanë hala po ardhshin ndihma pej pale se kushit, qerav shtete nihma ariz, mill e shiqer, e tesha.

AB: Ku i bishin qato ndihma?

MB: E qera sêne, i bishin n’katun, tani katuni i shkepshin kush ish ma lazëm, qeshtu.

AB: Po kthehna pak te lindja e djalit, masi e ke pasë veç ni [1] djalë. Qysh u festu lindja e djalit n’familje at’herë?

MB: Po at’herë hiç s’kena pasë festë t’familjes.

AB: Qysh u prit lindja e djalit edhe e çikës për shembull?

MB: Qysh u prit?

AB: Po. 

MB: Po zunum nuse me def.

AB: A pat ndryshu njasên dasma pej tânes te djali?

MB: Po- po  qysh jo, ja ma mirë âsht kanë qysh jo. O kanë tridhet e pes’ [35] vjet qi djali i madh, tridhet e gjasht› [36] vjet qi u martu Selimi, qe tridhet e gjasht’ [36] vjet. Nuk u kanë n’luftë a dish ama ka pasë krisë, demostratat janë kanë do po luftë s’ka pasë. O  kom nxerrë tesha, kom nxerrë dukat e kangë e def, darsëm me tupane, me kerr t’kuq ka ardhë kjo.

AB: Qysh u kanë ky kerri kuq?

MB: Kerr me qilyma, me qilyma a kanë, me çarshafa dy [2] çarshafa, nja [1] përpara nja [1] përmas. Dy [2] qilyma nja [1] anej, nja [1] knej.

AB: Çfarë kerri u kanë ky?

MB: Kerr i kuq me kali.

AB: Aha.

MB: Me kali, jo kerr ksishe, me kali. Hishin dy [2] gra a tri [3], dy [2] gra n’kerr, ni [1] çikë e ni [1] djalë, nusja. Ma shumë nuk zake

AB: Çka ka pasë veshë kjo nusja?

MB: Venqanicë i kûm ble.

AB: Po a?

MB: Për qef nja [1] hasreti, sefte unë venqanicë.

AB: N’cilin vit?

MB: Po a po tham tridhet e pes’ [35] vjet i ka bâ djali i madh, n›kry t’motmotit ka le djali, tridhet e gjasht’ [36] vjet që i kanë që janë martu. Tridhet e gjasht› [36] vjet.

AB: Qysh u kanë ma herët, a u kanë ma gzim me lind djalë a çikë a qysh u prit lindja e djalit edhe e çikës?

MB: Ja djalë ma mirë âsht ma herët edhe tash djalë me le ma mirë âsht.

AB: Pse âsht ma mirë çka dallon?

MB: Trani shpies gzohet kur t’lenë djalë, se ai djali po...djali âsht mall. Aj çika po shkon nuse nshpi t’hujë. E tashti barabar janë valla si çika si djali.

AB: Folëm ma herët për ndrikllën edhe kumarën faktikisht.

MB: Po.

AB: Qysh është caktu qikjo ndrikulla edhe kumara?

MB: Qe valla ktyneherë, tashti mâ hupi krejt. Po nuk rrnojshin f’mia e mule me zanë ni [1] kumarë tashti n’katun a ku dush, tani nrikell. Nriklla me gjethë kumarin, tashti nuk i kanë rrnu f’mia e ka marr e ka la f’miën t’dytin kur e ka bâën, e ka qitën n’gjjep, gjjepin n’udhë edhe jon mshefë. Kur ka ra përskejtë ai u kanë musafir, shka po di kush u kanë.

AB: Kush ka kalu ma s’pari.

MB: Kush ka kalu përpara aty e ka kthy gjjepin marë, a di si n’krahë u kanë gjjepi, e ka kthy gjjepin tani mirë edhe ja ka lanë ni [1] pare nashta. Për veti shka kûm ni se nuk... masanena at’herë tani janë takue me bâbën e djalit edhe e ka bâ kumarë kishe. Ai tani ka ardhë ja ka pre floktë qati f’mies edhe i ka lanë apet ni [1] kmishë a pare a shka po di.

AB: Mas sa kohe ja ka pre floktë qeshtu?

MB: Meniher.

AB: Qat ditë a?

MB: Meniher qat ditë, edhe janë përshëndet me tâ, që kumarë e kanë zanë. Kumarë t’kûm zanë ty qeshtu-qeshtu puna âsht për rrnim, ai ‘’ishalla rritet’› e qeshtu ‘’përhajr ju koftë’›, edhe tani kumara gjethë me ardhë me pa a dish kur bân qetër thmi, për darsma, për deka, për asishe... kumara tani me ardhë, si për shpi t’vet kumara.

AB: Kumara u caktu veç qeshtu kur s’kanë rrnu f’mia a?

MB: Po që s’kanë rrnu f’mia, se jo për qetër ja.

AB: Aha kshtu a kanë bâ naj adet tjetër përveç qesaj me zanë kumarë kur s’kanë rrnu f’mia?

MB: Ja, ja-ja veç me rrnu f’mia, ja.

AB: Sofrën kur u shtua a e manë mên, çfarë strukture organizative u kanë. Kush ka hangër ma s›pari?

MB: Sofra kur u shtru.

AB: Po.

MB: Kur?

AB: Si te bâba kur je kanë f’mi, si te burri kush kanë hangër ma s’pari bukë?

MB: Ma s’pari kishe i zoti i shpies, tana krejt.

AB: I zoti i shpisë me kanë hanke bukë, vet a me...? 

MB: Jaaa me krejt.

AB: Me burra.

MB: Me burra, krejt familja.

AB: A krejt bashkë hajshi a?

MB: Krejt bashkë, n’desh me dit bile me ni [1] sahan.

AB: Burra, gra, f’mi krejt a?

MB: Sahan t’madh burra, gra bashkë, tana vonë dikura kishe napër oda shkojshin a di burrat shka janë kanë pak ma menemdhaj. N’odë me ja çu bukën burrav, tana u bajshin burra pak ma shumë, ja u rritshin djemtë, me jav çu bukën burrav, tani te gratë me hangër ma s’mrami.

AB: N’odë kur janë ulë, qysh janë ulë? Janë kanë dy [2] cergat thae ma herët.

MB: Burrat a ?

AB: Po.

MB: N’cerga- n’cerga.

AB: Kush u ulë i pari [1] a qysh janë kanë t’renitën?

MB: Po kush u kanë ma i madhi n’kry t’vênit, tana rên qeshtu. Ja musafirin e qitshin n’kry t’vênit, u kanë axhaki n’midis, cerga qeshtu {tregon me duar} axhaki n’midis tana ai rên ata qeshtu. T’vegjlit ma vonë, çabat tani dikurë ma vonë u ungjshin ma te dera ma...nêjshin pak ma vonë ma s’mrami, nrysh.

AB: Çfarë roli e ka pasë oda at’herë?

MB: Oda e ka pasë rolin e madh.

AB: Çka u bâ n’qito oda?

MB: Po qishtu oj bi, bukën pak ma nrysh e ma... respekti ma nrysh.

AB: A u kanë e njoftne naj odë at’herë n’katun që janë zgjidhë problemet najsen?

MB: Po qysh jo, qysh jo. Medije dikush-dikush po ka pasë oda.

AB: Cilat oda n’kohë t’juj janë kanë t’njoftne, qeshtu n’zâ?

MB: N’kohë tonë a?

AB: Po.

MB: Ku ktû?

AB: Edhe te bâba edhe te burri, oda e kujt u kanë n’zâ

MB: Oda o kanë e kojshive.

AB: Qysh e ka pasë emrin ai kryeplaki aty?

MB: Kryeplaki a?

AB: Po.

MB: Po kryeplaki u kanë, Bafti e ka pasë emnin, i kojshive aqje n’Geriçec.

AB: Oda e Baftis.

MB: E kâ te bâba, Hysen.

AB: Oda e Hysenit.

MB: Hysen, Sokol qeta dy. Sokoli edhe Hyseni vllazni.

AB: Ma herët thae që keni hangër me ni [1] sahan.

MB: Me ni [1] sahan.

AB: Çfarë enë keni pasë at’herë, çfarë sahana janë kanë prej çka?

MB: Sahana t’mdhaj janë kanë, mish e pasul, mish e lakna.

AB: Çfarë materiali janë kanë qata sahana?

MB: T’hekrit janë kanë.

AB: Ku i marrshit kto entë?

MB: I blejshum bi, i blejshum napër... qishtu napër dugaja.

AB: A t’kujtohet edhe kur je kanë e re po edhe masi je martu, a t’kujtohet që i ka dekë burri naj grues t’re për shembull?

MB: Po.

AB: Çka ka ndodhë me tâ, a u martu prap a çka ka bâ ajo tani?

MB: I ka dekë burri, ja su martu ma hiç i ka rritë f’miën, i ka rujtë qata f’mi që ka pasë f’mi shumë dy [2] , tre [3].

AB: A i kanë dhanë hise asaj tani, a ka trashëgu ajo najsen prej burrit?

MB: Hisen po, ëhë hisen ja kanë dhanë qeta vllaznia shka janë metë, që kanë metë me tâ, që ka metë ajo gruja vejushkë.

AB: Çka ka ndryshu jeta e sajna masi i vdekë burri?

MB: Po ka ndryshu.

AB: A i ka ndrru edhe veshjet, edhe... çka ka ndryshu?

MB: Po ktyneherë shkojshin edhe pak ma nrysh e tashti nrysh. Me qitë shami e me qitë... teshat e vrukta me dit që je vejushkë pa burrë.

AB: Qysh u dike që je vejushkë?

MB: Po ajo n’veshë u ditke, marre mu veshë mirë.

AB: Cili petk, ose cila veshje t’ka kallxu për shembull që qajo grue osht e ve?

MB: Petkat i ka pasë t’vrukta.

AB: T’Mbyllta a ?

MB: Po...qeshtu. 

AB: Naj qka tjetër a ka pasë që osht identifiku, për shembull që t’ka kallxu që qajo grue osht e ve, përveç ngjyrës mbylltë?

MB: Ja s’ka pasë kurgja hiç se ajo e ditne o kanë, u ditke ajo qi i rujke f’mien, teshat nrysh. Po sa u kanë me kunet e me asi...ajo apet ka pasë nihma tani kur o da f’mia janë rritë pak, edhe ajo shka ka pasë me bâ ka nêjtë qashtu, i ka ru f’miën edhe hajt.

AB: Për rastet mortore, për shembull për t’panet e deka kto, qysh janë majtë ma herët?

MB: Dekat a?

AB: Po.

MB: Dekat janë majtën ma herët ni [1] muj, pes’ [5], gjasht’ [6] javë u majshin t’panet, gatujshum, t’hallojshum petë për nesrit që vinë gjinja me hangër bukë, vinë ata sebepat, at’herë s’ka pasë drama qi me shku e me ardhë me kerre, u deshke me ju kthy qatyne musafirve krejt bukë që ardhshin.

AB: Qysh i njoftojshi që ka vdekë ni [1] i afërm?

MB: Qysh?

AB: Qysh e marrshin vesh ata, qysh i kallxojshi ju, që ka vdekë?

MB: Aha, at’herë a, po nijshin qishtu mas sebepav ata, as s’ka pasë telefon as s’ka pasë... a po ninë pes’ [5], gjasht’ [6] javë ngatke e pamja tej nijshin vet e me ardhë me pa.

AB: Po.

MB: Se jo sukur tashti telefoni, ja hoxha pa thirrë, tana për qata zgatke e panja e dekës, a tashti për dy [2], tri [3] ditë. Pes’ [5] ditë, shtat’ [7] ditë e ka pasë, tani pes› [5], tani tri [3], tashti pe bajnë qysh po dojnë pe rrotullojnë. A at›herë valla hjekshum edhe na gratë tu gatu e tu zi ariz e mish, e tu bâ bukën e tu t›hollu peta mas, si shkojshin që u derdhshin musafirtë na mule me t’hallu krejt magjitoret, nja [1] e ulke brumin qerat krejt tu t’hallu, tu pjekë petë tu i lanë hazër për nesër pite, kos e sêne krejt tu i qitë.

AB: Punën e besimit, t’fejës qysh e keni majtë?

MB: Fejën e kena majtë mirë boll at’herë, fejën e kena majtë qi Ramazanin i madh e i vogël e kanë ninu, tash se ninon kërkush pak a hiç, nja [1], dy [2] napër shpi krejt marre qysh me u kthy sofra ninushëm a po ninë, kur shkojshum me korrë gjak pshtyjshum ktynehere, ja shkojshum i flladitshmi sytë nitroh edhe u lshojshum, ma heret na lshojshin ni [1] sahat përpara a dy [2], se kanë ninu gjethë ditën gratë gjynah. A tashti jo.

AB: A keni pasë ksi objekte t’kultit, për shembull xhamia e kisha, ksi a keni pasë n’katun?

MB: Krej janë kanë, krejt janë kanë kisha, xhamia.

AB:A shkojshi mu falë?

MB: Na gratë ja.

AB: Jo a?

MB: Ja-ja gratë ja nc, veç burrat kanë pasë mu falë.

AB: Atje n’Sallagrazhdë, atje ka edhe katolik.

MB: Ka edhe katolik.

AB: Qysh i keni pasë raportet me ata?

MB: Mirë.

AB: A keni pasë probleme najherë me ta?

MB: Ja s’kena pasë hiç probleme me ata, ktyneherë nime majshin thi tashti jo, tash se janë kthy, tash edhe emnat pi ndryshojnë sukur shqiptarët

AB: Si myslimant.

MB: Emnat qysh i kanë shqiptarët qashtu ato, edhe jena thirrë tej vonë jena thirrë a dish nërveti. Po thirrën, edhe na ja bajmë përhajr qeto festa edhe ata naj bajnë përhajr qeto festa.

AB: Shkoni edhe vinë për festa a?

MB: Po-po edhe ata vinë, po qysh jo, edhe nuk majnë s’ka n’Sallagrazhd që majnë qasi.

AB: S’majnë ma thi a?

MB: Ja nuk majnë ata se po…

AB: T’papastërt.

MB: Po de t’papastër, le t’papastër po… tani ma nuk i çojnë kojshillak me tâ qe ka pe zâ qat-qat drejtim ai.

AB: Po.

MB: E kshtu mirë, mirë.

AB: A jeni anku najher ju, a ju ankojshi atyne që mjashin thi?

MB: Pai qysh jo, u ankojshum. Po mos mu pasë anku ata si kishin hjekë kurrë, tani i kanë hjekë, s›ka. Tashti edhe veshën, edhe veshën sukur na e kanë tash, me flokë n’struj, me tesha, me fistana, me pantolla, me krejt qysh vishum na edhe ato, edhe emnat qysh i kem na edhe ato.

AB: At’herë çka ka dallu veshja e atyne prej juve?

MB: At’herë veshja atyne dy [2] kanaca i kanë pasë, kanac kne, kanac knena{tregon me duar para, mbrapa}. Kmishën krejt gara…asish, teshat e râna i kanë pasë ato shumë, krejt me gjilpana me… e tashti jo, tash sukur na. E katalikt s’kanë dalë hiç asnja, a shkie ka pasë edhe shkie veç magjup na s’kena pasë. Magjupt janë kanë n’Gjinoc. Shkiet kanë dalë herët që gjazhdhet [60] vjet që kanë dalë shkiet ka nja [1], ka nja [1] krejt kanë dalë, krejt kanë ardhë Dolloc tashti aty, Maqitev janë mushë, shkiet as ni [1] shka sosht. Katalikt s’kanë lujtë hiç, si janë kthy gati si na , nejse  ata e majnë traditën e vet ama si na qishtu. 

AB: Për cilat festa zakonisht shkojshi te katolikt ju mi festu, mi uru?

MB: Po i kanë vaj do Pashka do shka po di qysh i thojnë.

AB: Po.

MB: Për Pashkë, ngjyjnë vo t’kuqe shka po di une, Vilikdanë a shka, Vilikdan qysh i thojnë shka po di.

AB: Me serbt çfarë raporti keni pasë n’katun?

MB: Me shkie, ja me shkie s’kena pasë kurgja hiç, shkiet kanë dalë moti, une se di bile hiç , e gjazhdhet [60] vjet janë bâ që kanë dalë ata, n’Serbi kanë shku krejt, e kanë lanë tokën qashtu hajt kanë shku . E kanë dit zahra që kërset dishka, shka a po di veç ka pasë shkie boll.

AB: Ma herët, kur keni dalë me korrë e përmêne edhe ma herët, qysh e keni dit kohën, a keni pasë orë a qysh e keni dit?

MB: Ja orë hiç.

AB: Qysh e keni dit që duhet mu çu qitash për shembull, me shku?

MB: Ai qysh e kena dit, ai dilli lejke, ja u zdritke ja qeto, me knojsi, me…me knojsi. N’Ramazan me knojsi u çojshum, kur knojke knusi i parë na mu çu me gatu natën, për Ramazan o sevap me gatu, ej me qitë flia natën! Bash me pasë u duhke tekrar me hi me gatu…me naj kallë qat dritë ai djali, ja ti kalle, qashtu se t’munova pak. 

AB: Jo.

MB: Qeshtu oj bi qesi.

AB: Ani pra da Miradi faleminderit që pranove me dhanë intervistën, t’kom munu pak.

MB: Me nerë kosh, ja kom nê mirë kom nê (buzëqesh). 

AB: (Buzëqesh) faleminderit shumë!

MB: Me nerë kosh edhe ti faleminerit!

AB: Hiç kurgja.