Miradije Kërqeli

Intervistuar nga: Batije Sylejmani

Jo, m’u pjekë jo, po me marrë mazën. Ata mazën tanaj e marrke e qitke me ni kacë a me ni diçka e bojke ni beter. Tanaj ja djathë, a long… me ata tamlit çka metke. Plaka tanaj e marrke ata e tunke {ilustron me duar}, ata mazën e tunke, e bojke tlyn, e bojke ata goglaçt qishtu

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

23.12.2017

Lokacioni i intervistës

Gjilan

Vendi i lindjës

Kamenicë

Tranksriptimi

BS: Po ja nisim a?

MK: Ani.

BS: Ani. Ma s’pari prezantohu, a di, kallxoma emrin.

MK: Miradi.

BS: Miradie, ku ke lind’?

MK: Shahiq.

BS: Me cilën?

MK: Fshatin Shahiq.

BS: Me cilën komunë i bjen ky fshati Shahiq, a me Kamenicë a po?

MK: Me Kamenicë tahmina, tybe nuk e di, sigurisht me Kamenicë ô. 

BS: Po. E ti tedhet’ e katër [84] vjet më ke thanë që i ki?

MK: Po. Tethet’ e katër [84]. 

BS: Tedhet’ e katër [84]. Ani, a po ja nisë ma s’pari me m’kallxu n’thmini, sa thmi jeni kanë, qysh jeni rritë?

MK: Jemi kanë… Nânes teme i kishin pas dekë thmia. Unë jam ma e madhja, tani e kom edhe ni vlla, edhe ni motër. Qata jon rritë. Tani vllavi u bâ nom i madh, a motra e ka lanë të vogël, e tanaj m’ka dekë nâna n’thmini. Jom kanë nja dymthet-tremthet [12-13] vjet, ma shumë jo, e m’diq nâna. Tani bâba m’u martue, e ka marrë ni tjetër. Edhe ajo i bani dy [2] thmi, çikë e djalë. Djali i diq, e çikën e ka. Sot osht ajo n’Kamenicë, ajo motra. E kjo e madhja u kanë n’Zhujë, e tanaj u shku, n’Zvicërr ô. Dy motra jemi. Vllau na ka dekë, po tashti qito tri [3] motra jemi. Edhe dy [2] djem t’vllaut i kemi pej opqine.

BS: Kur je kon e vogël, a e man men qysh keni jetu, çfarë shpije keni pasë?

MK: Aj vallai, kur jom kanë e vogël me gjâ shkojshum. E si bonëm pak si me ditë, me gjâ shkojshum… Unë shkojsha me dhênë, aj djali i mixhës shkojke me lopë. I çojshum bashkë gjithë ditën n’mal. I kom pasë valla afër niqin’ [100] copa dhênë e kur u bojke akshom u tutsha pak me u vonu, se u vjedhshin poqurkat hallku, e ngajshin mas poqurkave. Dhêtë me hi n’mal, e tej i mledhsha u bojke aksham, e u tutsha. Hisha mjedis dhêne, hisha mjedis dhênë thojsha, ma mirë me kanë n’mjedis, e i prusha te shpija. E qishtu. Tanja dikur pak kishe u bâna ma nom, u rrita me shku me dhê, ‘tash kjo u bâ e madhe’, i lshojsha do kije qatu livadheve.

BS: E a i ke nimu familjes, kshtu shpisë? A i ke bâ punt e shpisë?

MK: Punt tej vonë jo, a kto tjerat po. Se i kom pasë edhe kusherina, katër [4], njejt gati. Se kur jom kanë unë n’opqinë katërdhet [40] vetë jemi kanë, i kom pasë gjasht’ [6] mixhallarë, tani jo thmija, jo… E unë përveti pak, se s’ja kom nisë me gatue. Masi nânën s’e kisha, tashi kurkush s’un të kshyrë si nâna jote...

BS: Po.

MK: Veç dikur ja nisa pak me u msue. Hajt, hajt… u bana kishe pak, erdhën msit me m’lypë (buzëqesh).

BS: E shpinë a m’kallxon qysh e keni pasë atje n’Shahiq, kur je kanë e vogël?

MK: Shpinë e kemi pasë me çeremide.

BS: Po a?

MK: Sobat jon kanë valla me lloç ktyneherë t’marume. As s’ka pasë qyreq, as… me lloç. Veç vullnetin e kem pasë t’mirë shumë. N’Shahiqgja kemi pasë kallabllak me hangër, me pi… belivallha tonat t’mirat jon kanë.

BS: E n’kuzhinë kush ka nejt? Po menoj qysh i keni…?

MK: N’kuzhinë pleqtë i kemi pasë.

BS: Po.

MK: U kanë… E ka pasë emrin Azem.

BS: N’Kuzhinë… Po menoj, ku e keni bo bukën?

MK: Ku e kemi bâ bukën u kanë ajo veç, ajo soba.

BS: Po.

MK: Ajo plaka i mjelke gjânë, gjyshja, e i bojke gjyveçat {tregon me dorë}. I shtrojke gjyvegjat, i bojke gjyveçat kejt ren në atë fllanikin. Vallahi, bojke vaki dhetë [10] tu i shtrue… 

BS: E çka jon gjyveçat?

MK: Jon’ ata të ktyneherit, të dhevit t’marum.

BS: Me qitë atë…

MK: Po, me qitë.

BS: Po.

MK: Tavën. E i shtrojshin, e tanja e vnojke atë tavën tani aty… 

BS: Për m’u pjekë a?

MK: Jo, m’u pjekë jo, po me marrë mazën. Ata mazën tanaj e marrke e qitke me ni kacë a me ni diçka e bojke ni beter. Tanaj ja djathë, a long… me ata tamlit çka metke. Plaka tanaj e marrke ata e tunke {ilustron me duar}, ata mazën e tunke, e bojke tlyn, e bojke ata goglaçt qishtu.

BS: Po.

MK: Edhe e shkrike e bojke tlyn. 

BS: E buken kush e ka maru?

MK: Bukën tani ato gratë, hallat, gratë e mixhës. Ato me ren e kanë pasë. Ni [1] javë ajo, ni [1] javë ajo… Po a pjekshin flija, a qitishin… çka u duke me qitë mâ.

BS: E kshtu odë t’burrave a keni pasë?

MK: Po, kemi pasë edhe odën e burrave. Oda e burrave ô kanë n’kat të epërm, gratë jemi kanë poshtë. Tërvesë u kthejshëm. Njo thmi, njo gra, njo burra n’Shahiq, a… Jo khâ n’Lisockë. Qashtu tani.

BS: E te burrat ajo oda a ka pasë njafarë reni? A ô kanë odë e nime?

MK: Jo, veç odë. I thojshum, te oda.

BS: Po po menoj kshtu a ka nejt naj njeri me zâ aty? A kanë nejt musafirt shumë? 

MK: Kanë nejt pleqt. Plaki ka nej aty, mixha Azem, babgjyshi ka nejt n’odë dajma. E tanja aty kanë shku e kanë hangër bukë, e kanë… qaty. A ktyneherë naj kafe, se çaj s’ka pasë, a kafe po, marojshim.  E vallahi, qashtu pasha Zotin.

BS: E me flejt qysh keni flejt?

MK: Me flejt na… Unë kom flejt me gjyshën. Herë me gjyshe, herë me ko’ mujsha, me vllavin e motra flejshum bashkë. E motra met bukur e vocërr, e kajke që m’diq nâna. Veç unë e kom rritë atë motrën, të madhen, e kit t’voglën që m’diq, bâba e ka rritë, ajo motra tjetra.

BS: E kshtu…

MK: Tanaj kur erdha khâ n’Lisockë, khâ i gjeta non’ (9) vetë. Tetë çika e… Qysh p’i bjen, qashtu, tetë [8] çika e dy [2] pleqtë, gjyshi e babgjyshi, edhe vjehrria, edhe… veç ni [1] vlla e kanë pasë soll.

BS: E qysh je martu ti?

MK: Kom kajtë tri [3] ditë.

BS: Po.

MK: Ohhu... me shami. Me gra plot u mushë.

BS: A të kanë martu me msit a po?

MK: Po, po. Me msit, valla.

BS: A e man men kan’ e ke pasë msit?

MK: E maj, valla. U kanë njo i Shahiqit. Edhe aj ardhke përditë, po iksha pej tina.

BS: E ti e ditshe që aj po vjen me t’lypë a?

MK: E ditsha, e ditsha. Po m’kallxojshin çikat, se kush me ditë pej grave, po ato çika… me çika pak. Se ktyneherë s’bojshëm llaf kurgjo ksifarë, tashi që p’e dinë krejt.

BS: Po.

MK: E qishtu, valla.

BS: E sa je kanë çikë a ke maru kshtu me…

MK: Po. Me oja kom marue çerapa, jelekë… Sa troha ja kom nisë valla me punue. Po, dejm kom punu, pej vâktit.

BS: Çeizin tond a e ke bo vet a të kanë nimu?

MK: Po, e kom bâ. Po çeizin ma ka bâ vjerra, pëlhuren të marume vet, veç çka i kom kepë. Unë i kom kepë ato kmishat, i kom pre, i kom kepë, me bogosija jon kanë, a po din, qisajde {tregon kah krahu}, bogosi e kom qënis grykën, e kom kepë vet. Do çerapa… Ktynehere unë kishe ni bakshish dikujna ni parë çerapa me ja çue.

BS: Kshtu t’marume a?

MK: Po de, kshtu t’marume, a din. Po me yrrneqe çerapë jon kanë. S’e di a e din jerrnekun ktynehere për burra qysh jon kanë ato çerapë, shkinishte ju thojshum. Qashtu marojshëm, punojshëm.

BS: E teshat çfare i keni veshë, a e man men, kur je kanë thmi?

MK: Teshat i kemi pasë dimija. Qisifarë… gati si qitashi, si kule po.

BS: E ato a i blejshit a i bojshit vet?

MK: Jo, i blejshim. Ja, i blejshmi. Jelekë e xhampera i marojshum a tjerat i blejshmi kejt, ja xhaketë a kto...

BS: Ku i keni ble atëhere?

MK: Po n’pazarë se atëhere shitore fort s’ka pasë.

BS: E a e man men ku u kon pazari që i keni ble? A i kanë ble burrat ju s’e kini…

MK: Jo, burrat. Tybe veç me t’rrejt tashi, bash edhe s’pi maj bash men. Veç qashtu shkojshin… n’pazar shkojshin i prushin, po.

BS: E pî ku kshtu?

MK: Bâbën tem e kom pasë tugjarë. Aj blike-shitke gjâ.

BS: Domethonë renet kshtu ka paret mirë i keni pasë?

MK: Ja, si atje si ku jom ardhë renet i kom pasë mirë. Dejma, s’kom pasë skame kurrë për kurgjo. Për tesha pak po, a për tjerat, me hangër, me pi… tonat i kom pasë, tonat të mirat. A atje n’Shahiq gratë edhe dimi të leshta kanë veshë. I marojshin me vek, se s’blejshin se kshyrshin veç tokë me bâ.

B.S: E ti a ke punu me vek, a ke punu a?

MK: Kom punu me vek, qysh jo!

BS: Çka keni punu aty?

MK: Kom punu valla pëlhurë. Kom punu me kalema. Nizet [20] kalema, tridhetë [30] n’stenë, ren aty, e ni ven pulhurë mâ ata t’partë, ni ven bogosi, ni ven do qenar ja qitshin përskej.

BS: Çka jon ato?

MK: Bogosi.

BS: Se unë s’e di.

MK: Po de, bogosi, të kuqe vijat. A ke pâ naj kmishë najhere.

BS: Po, po. Ato vijat përskejt.

MK: Ato i thojnë t’kuqe, vijat e kuqe.

BS: Po.

MK: A po i ingjizon, po?

BS: Po, po. Mirë osht.

MK: E qashtu. E qashtu kom maru edhe aty kom maru masi jom shku nuse, te shpija jeme jo.

BS: A te shpija s’keni pasë veka?

MK: Ja, ja vek kemi pasë, po unë nânën s’e kom pasë edhe s’kom asi. Atje jom msu tani. Atje shumë mirë pata punu çka u kanë.

BS: E kush ka punu ma shumë n’vek? Nuset a bijat?

MK: Vallahi, s’di çka me t’thanë… bijat. Unë ni [1] jan e pata marue atje nalt sa jom kanë, n’Shahiq.

BS: Çka osht jani?

MK: Jan me cukla kshtu që jon kanë {tregon me dorë kah dyshemeja}.

BS: Tepi a?

MK: Po, si tepi veç me cukla.

BS: Po.

MK: E qylym njo dy [2] m’i purunën, dy [2] qylyma veç i kom pasë. Kur erdhën ni lirë kishe për me pru. Ma s’pari ni kmishë, ni shami atyne nâns e bâbs. E nânën masi s’e kom pasë, po bâbs ka ni kmishë, mixhallarve ka ni peshkir.

BS: Krejve bakshishe, peshqeshe.

MK: Ja, krejtve. Po, krejtve me i shejue qashtu. Valla, unë kur jom shku krejt i kom shejue.

BS: E ti a e man men çka ju ke çu?

MK: Dikujna shamija, dikujna çerapa, dikujna kmisha… 

BS: A u kanë adet qashtu krejtve me ju çu a?

MK: Kejtve me ju çu, te tânve. Po tanja tri [3] ditë kajshum. Tri [3] ditë i ke pasë aty: qat ditë që ja nisshe, të nesrit jo, t’masnesrit shkojshum napër kojshi, napër krejt aty çka i ke pasë shkojshin, atë natë aty ardhshin u mledhshin, kulaç i thojshin gratë, u mledhshin, t’nesrit tanaj m’u veshë e me shkue nuse kishe.

BS: E çka ke veshë? Çka të kanë veshë kur je shku nuse?

MK: I kom pasë kumashe [lloj i dimijave] valla, gati si qito {tregon me dorë nga tavolina, me ngjyrë ari}.

BS: Tavolina a?

MK: Po. Kumash, si të sarita. Qato se jo si tash fuston, e… jo, po me tel.

BS: Kush të ka ndreqë a e din?

MK: M’ka ndreqë bilivallha halla jeme. Ajo n’Poliqkë u kanë. Halla m’ka ndreqë, halla u kanë. Veshatore, ishin dy [2] veshatore, ato të marrshin pare se të nejshin gati për çka ishin, me shkepë çeizin, se krejt napër stena u shkepë çeizi.

BS: E pse e çkepshi ashtu, a me ja’u pâ a?

MK: Me pâ gratë që ardhshin, se ardhshin plot gra.

BS: Tash me ja pâ çeizin çka keni bo?

MK: Po de, qashtu. Qashtu.

BS: A ke pasë shumë çeiz ti?

MK: Edhe unë kom pasë bukur, jo shumë, po bash shumë jo. A kunata që jon’ shku, ktu qi jom kanë te burri, kanë pasë shumë çeiz, e çka kanë pasë ato kmisha krejt unë ja’v kom kepë.

BS: Po a?

MK: Me gjylpanë rreth me rreth, e durve.

BS: Ojat.

MK: Po, me rruza.

BS: E a keni pasë kshtu… po menoj, a kejt çikat e katunit kanë pasë çeiz? A u kanë rregull me pasë?

MK: Ja kejt tonat, çikat e katunit… qashtu.

BS: Qashtu.

MK: Tani knojshin, lujshin, bojshin gjymysh… Qishtu.

BS: E qat natën e kulaçit? Çka bojshit qat natë?

MK: Qat natë ma s’shumti bojshmi darsëm, a di, gjymysh, lojë, gjymysh, lojë.

BS: A bojshin te çika a te djali?

MK: Jo, te çika. Te çika nihere, tani te djali atje. Veç edhe te djali kanë bâ, po atje unë s’i kom ditë, veç kur jom shkue po.

BS: E tani qysh shkove nuse ti? Me çka erdhën me t’marrë?

MK: Erdhën me m’marrë. M’qitën n’udhe, se ktyneher’ s’i lâshin kerregjiket me ardhë te shpija pa e qitë pak, ku me ditë… veç qashtu n’udhe m’kanë qitë.

BS: Kush të ka përcjellë?

MK: Ni hallë e jemja u kanë edhe s’e di… dy [2] halla jon’ kanë edhe unë. Tani pî atjehit erdh qikjo Nurija që ke ktu qi e pe, erdhën edhe dy [2] tjera, edhe hina n’atë kerrin e tyne, edhe shkova.

BS: Çfarë kerri u kanë aj?

MK: Me kie. Me kerr? Çfarë kerri! Me kie me qylyma. Qylymat qishtu për anash, a ktu tani ata qarshafat nat’ana, kit’ana qarshaft të bardhë.

BS: Kush ka ardhë me t’marrë?

MK: Po, krejt jon’ ardhë qita.

BS: Ka pasë kallabllak krushq a?

MK: Ka pasë, qysh jo! Mixhallart, kusherit… Qashtu, krejt qashtu dulën edhe i përcollën. U mledhshin truq. 

BS: E tash, a po m’kallxon te burri kur ke shku, kur ke shku nuse, çka ke bâ atë ditë kur ke hi mrena n’derë, a ka pasë najsen që ke bâ?

MK: Kur jom hi n’derë, qishtu e kom vnu dorën n’sherbet, qishtu, e me prekë pragun e shpisë, pragun e derës nalt, ham n’at’anë, ham kit’anë.

BS: E pse u dashtë me bâ?

MK: S’e di. Qashtu! Tashi jo, tahmina jo, tash s’po ja bon, tashti jo. Jo, jo… tash jo. A qashtu ja kom bâ. Kanë knu, kanë bâ gjymysh.

BS: E burrin a e ke pâ ti para se m’u martu?

MK: Jo valla, s’e kom pâ kurrë. As aj s’om ka pâ, as unë s’e kom pâ, veç qat’herë kur u hi dhandërr se s’e kom pâ hiç.

BS: E kur je martu sa thmi i ke pasë?

MK: Thmi i kom pasë… nôn’ [9] thmi krejt. Kur shkova atje mâ i gjeta pleqtë e kunatat, tetë [8], veç dy jon’ kanë të shkume, tjerat krejt aty. E m’lev ni thmi. Djali motmoti e i râ kolli, e m’diq. Tani m’leu ni çikë, edhe ajo i bâni dy [2] vjet. E u çova e shkova se bâba m’u lig, n’Shahiq, nejta dhet’ [10] ditë khâ. N’Shahiq i râ fruthi, e t’mu lig çika me dekë, e mora me çu tu shpija, kur e çova tu shpija m’britën m’thanë, “Pse s’ke nejt atje?”, thashë, “Qysh me nejt, po des çika!”, aj vjehrri tha, “Po edhe atje ka pasë dhé!”, thashë, “Jo, po e bi të shpija e vet.”. E nejta unë dy [2] ditë ktu, mas dy [2] dite m’diq bâba. E çikën e lash tu shpija. Ajo… maraki i sajna me thanë, po shkojmë te dajtë. N’kamë nejke tej u vesha unë, po, se e ditke. Edhe e vesha unë ni qarshaf se, a din, i patëm hekë qysh jon kanë… veç e vesha nifarë qarshafi, e u qova thashë ta kshyri. Metija, ni kunatë e jemja, e kish pasë n’dorë qishtu ratë, e ligë bash… Edhe unë s’dita, budâlla, mos shko me hi nër to, e m’diktoi ajo mue. E kom lanë tu kajtë. Jom dalë te dyrt, ajo tu kajtë, qi m’diktoi që po shkoj dikun, te dajtë, se kish marak. Tani kur shkum atje, e shtimë n’dhé bâbën tem, e m’u pikën ata pleqtë, “Rri se gjyna qikjo motra që e ka lane!”, “Ô njerka!”, e vogël kjo tjetra, edhe kjo e re, tjetra motër, e “Rri sânte me kta thmi se asi…”, “Jo bilivallha, edhe toka m’u rrutullue s’muj, se e kom lane çikën tu kajtë.”, “Jo, po po na rrokë marre edhe neve se thonë s’e kanë lane”, “Jo, valla. Të thonë çka t’dojnë!”. Kur shkova e kish pasë ai n’prehën, e n’dorë. Qat ditë rrnoi. Të nesrit tanaj erdhën me pâ ato çka e kanë shti bâbën tem n’dhé, bijat erdhën me pâ. E kur erdhën… Ajo qat ditë, të nesrit, dy [2] ditë mas bâbe m’ka dekë. Ai u hi t’martën, kjo të ejtën n’dhé. Po, diq. Tani ajo vjehrra jeme e ka pasë marak, ish e ejte, me lâ tesha. E kish vnu kazânin,  si me kanë ajo qitu, a unë poshtë, shkoi, tha, “P’e vnoj kazânin me lâ tesha”. Dada Nuri, qikjo që ke ktu, shkoi te shelerja, tha, “T’kshyri për to…”. Kur shkoi, shelerja i kish thanë, “Veç hajt sa ma shpejtë se s’paska mâ n’to kurgjô.”. Kur erdh ajo, e gjet tu dhanë shpirtë. Hanez… [e gjallë] Edhe erdhën, p’e shohin që e smutë ô, e ligë… Edhe i kërsita vjehrrës qishtu tang-tang, e pashë qi e rrutulloi frymën, i thashë, “Oj nânë, bonja hallall se e ke majtë ton verën. Unë jom kanë të ara, ti e ke majtë, e ke kshyrë, pa ja bâ hallall…”, tahmina kjo s’po don me asi [me vdekë]. Ja ka bâ hallall, edhe e nali frymën. E kanë bërtitë ton, burri, ato çikat… krejt tu britë, tu piskatë {bërtet ashtu siç kanë bërtitur atë ditë}, a unë hiç. Ja, asni trohë. Hiç. At’here kom thanë, “Ô për rizê të Zotit, veç tej sa t’i dali fryma mos britni, masanej tani çka të doni boni!”. Vallai, e rriti çika frymën. Pat me... [shpëtu], po tani u nalë, edhe diq. A ma s’mrami kur diq tha, “Oj nânë”, m’thirri, unë “Oj!”, dy durt m’i shtini qitu n’gji... Kurrë ato s’e harroj! I kom rritë edhe tjert tani, shtatë [7], kurrë unë dorën n’gji s’i kom lanë me shti. Haj kuku, Allah! Tani atëherë, tana diq edhe ajo... Edhe qishtu.

BS: Kta thminë tjerë sa i ke gjetë?

MK: A?

BS: Sa i ke kta tjert që i ki gjallë?

MK: Tash i kom gjallë gjashtë [6], njo m’ka dekë qe shtat’ [7] vjet, e i ka lanë tre [3] thmi, mâ p’i din kta thmin ktu. Për qef jon’ thmija. Gruja p’i kshyrë. Edhe kta tjert ton’ thmi kanë, mirë jon’. Bash me thanë qashtu t’pasun nuk jon’, po edhe me ja qitë dorën dikujna s’jon’, po jon’ të lidht nërmjeveti shumë. Shkojnë e vinë. Kur të bâhën truq, vallahi si krushqi me kanë! Shkum verës te reka sivjet, kur shkumë te reka u bôn tridhet’ e gjashtë [36] vet’ veç familjes teme. E thmija u kënaqën. Kto gratë poqën flija. Nejtëm valla, u knaqëm.

BS: E kshtu, a e din pse thmit kanë dekë ma herët ma shumë? A kanë dekë ma shumë?

MK: Kumeditë! S’i kem çu te doktorri as kurgjô hiç.

BS: E thmit kur i ke lind’ ti, a i ke lind’ n’shpi a?

MK: Ja, n’shpi tonë. N’shpi i kom pas... A plaka kur ishke aty, gjyshja, asânja s’i kallxojshum, veç vjehrra u kanë, se ajo çka diçka me asi kallxojke napër hallk. A vjehrra m’pat kshyrë shumë ajo. Nôn’ [9] thmi i kom pasë, s’e kom ditë sa a kom, diçka... qitu n’shuplakë dorës.

BS: E kur i ke lind’, kush të ka nimu me lind’?

MK: Veç ajo ka nejt me mu, plaka. 

BS: Vjehrra a?

MK: Po, vjehrra.

BS: Bashkë?

MK: Qatu bashkë. Po.

BS: A e man men qysh a keni përdorë naj…?

MK: Jo kurgjô, valla. Veç i lumi Allah. Niherë jom kanë te ara, njo, qaj ma i vogli, ma i vogli m’ka dekë, te ara jom kanë gjithë ditën, edhe tha vjehrra, “Mos e merrni gruen se vallahi...”, “Jo, jo. Le t’vjen. Koftë smutë na e bimë te shpija.”. Marosha liktyra, ata lidhshin dujë, unë marojsha lyktyra te ara. E pashë qi u smuna. Pej atjehi, begi larg jom kanë, qyqe vet jom ardhë te shpija edhe i thashë, “Qishtu, qishtu jom smutë.”. Edhe tani para akshâmi m’lev djali. Aj m’pat rrnue nom, e dekë, qaj ma i vogli. Edhe tre [3] m’kanë dekë.

BS: E kta qi i ki gjallë qysh i ki... çika, djem?

MK: Bilivallha, mirë jon’ krejt. Ton kanë thmi, ton kanë.

BS: A ki naj çikë, a ki veç djem?

MK: Jo valla, ka edhe çika. Ma i madhi i ka dy [2] djem, [2] çika.

BS: Jo, ti po thom.

MK: A unë a?

BS: A ke pasë naj çikë?

MK: Jo, kom pasë valla dy [2] çika.

BS: Po.

MK: Tre [3] djel. Tani çikën, ajo... edhe ajo m’diq, edhe e dyta, djali, tani çika, edhe ajo m’diq. Veç kur jom kanë... Kumeditë qysh m’rroki (kollitet).

BS: A p’e pin pak ujë?

MK: Jo, jo. Çikë jom kanë kur thojke dikush s’kom çika, vallahi thojsha, hajmedet e mjera ajo. Pasha Allahin, se sot marak e kom.

BS: E kur i ke lind’ thmit, kur kanë lind’ çika a kanë çitë pushkë, a veç për djem?

MK: Jo valla, as për djem as për çikë s’kanë çitë.

BS: Për asnjânin a?

MK: Jo, për asnjânin. Edhe boll hastret i kanë pasë ata, gzimi i tynë haj, haj (qeshet). A unë përveti kur léjke çikë shumë u gzojsha. Ajo i kish pasë nôn’ [9] çika edhe dy [2] djel. Ma t’madhin edhe ma t’voglin djalë, a i vogli i kish pas dekë, a i madhi u rritë.

BS: Ti burrin djalë hastret a?

MK: Po, hastret jon’ kanë. Veç mirë i kom pasë punt.

BS: E ktu te burri qysh keni rrnu?

MK: Edhe ktu qashtu kemi punu te ara, te...

BS: Me ara a?

MK: Me ara, valla. Vjehrra m’i ka kshyrë thmin. Si u bojke pak, sa troha... Kanihere ka bâ vaki me djep jom shku te ara. Djepin n’krah edhe hajt, atje me shku.

BS: E çka mjellshi napër ara?

MK: Po ja kallamboq, me prashitë, kompira... Qito. Krejt i mjellshum.

BS: A i mjellshi veç përveti a edhe i keni shitë?

MK: Jo vallahi, me shitë jo. Veç përveti.

BS: A jeni kanë shpi kallabllak?

MK: Ja, s’jemi kanë aty kallabllak, vallahi. Po t’thom qi kur erdha nôn’ [9] vetë i gjeta.

BS: E te shpija e bâbës po a?

MK: A tu shpija katërdhetë [40] i kom lanë, a kurrë bukë s’jom ngi do ditë, se atje kallabllak, po honshum veç thmija, gratë veç... A khâ u ungjshum te’tân qaty. Ata katër [4] burrat edhe na qi u ungjshim, jo me qitë ni tro ujë, jo diçka, veç... U kanë ni dajë n’Hogosht, u dekë, e ka pasë emrin Rifat, kur shojshum m’i lâ ent m’shtike n’bé, m’thojke, “Pashë kryt e Mustafës a p’e ha do bukë?”. E honksha valla ka ni copë.

BS: Kush ô Mustafa?

MK: Vllavi jem u kanë aj, Mustafa. Ka ni copë e honsha aty n’shpi qi râsha, ata kurrë s’e harroj.

BS: E ktu kur je martu te burri a keni pasë odë e kshtu?

MK: Kemi pasë odë, e kemi pasë miqësi... Bile, khâ edhe ma shumë kemi pasë se atje nalt.

BS: Ma shumë se kur je kanë çikë?

MK: Shumë çika tani secili... Tej u përcollën ato tona me ren, herë njo, herë njo, herë njo...

BS: A ju vishin shumë musafirë a?

MK: Na vishin valla dajma, po.

BS: Ka sa rrishin musafirt?

MK: At’here kush n’të kthym s’vike. Qe unë n’Shahiq, sa ngat jom kanë, kurrë n’të kthymit s’jom dalë, veç kur shkojshum me bujtë. E tash shkon e rrin ni [1] sahat, dy, tre [2,3]... s’rri kush me bujtë hiç. E at’here kur shkojshe, valla po.

BS: A u kanë gazep për juve grave kur ju kanë ardhë [mysafirët]?

MK: Po tybe, u kanë. Po jo, jo fort. Dru po, bylmet, tonat po, tonat. Kur i kie tona diçka din edhe me punue. A e ke pâ pak diçka që s’di me punu, s’di as m’i bâ punt... E kishim bollak boll. Masi bollak kishim s’e kishim gajle. Qishtu.

BS: E ktu te burri a keni pasë kshtu shumë punë, a keni pasë…?

MK: Dhênë kemi pasë, lôpë kemi pasë, tonat jon’ kanë. Bullicat i mjelshum...

BS: A i ke bo ti vet ato?

MK: Po, de. Sa mujti vjehrra, tani i kom bâ edhe vet. Po, vet. Tej u ardhë Hana vet i kom bâ, tani bashkë. 

BS: Nuset at’here qysh i ke marrë? At’here kur i ke marrë ti, a ju ke çu ti ato…?

MK: Jaaa, me dimija.

BS: Me dimija?

MK: Me dymija, valla.

BS: E a e man men najhere qi ju ka kallë katuni juve, po menoj naj luftë, a naj...?

MK: Jo, jo. Qat’here kur jom kanë e vogël, qat’here... Po me ardhë s’erdhën, po tej n’Hogosht erdhen, e thanë, “Jo, po vinë!”. Po dha Zoti u përdahen, e tani metëm, pshtum. A tutë kemi pasë boll, valla.

BS: E kush ju ka sulmu?

MK: U nijshin, u nijshin. Rramani, aj djali jem që osht n’Gavran, atje e pat çu do mill, qatje n’prrue, thojke, “Me bâ me ardhë na kallin shpinë, bile ta kemi qita mill naj ditë.”.

BS: E kur je kanë e vogël, te bâba, a ka pasë luftë atje?

MK: Po qatëhere de u kanë ajo lufta! N’luftë... Shkojsha me dhênë, tajna s’guxojsha me shkue, se nejshin italiont atje n’mal e na vjedhshin kingjat.

BS: E a ju kanë...?

MK: Me i hangër.

BS: Me i hangër a?

MK: Me i hangër se jo tjetër, veç i prejshin e i honkshin. Veç kur i pâshim bërllogun qi e qitën! A si t’pâshin nuk e marrshin, a me mujtë me t’i marrë tinxa po. Po edhe luftën valla e maj men qi patën marue do tâbe si kolibë kshtu n’dhé, e mlue me dhé, e asi. Bilivallha, bash mrena me kanë si sobë.

BS: Qatu rrishin ata a?

MK: Qatu rrishin.

BS: Italiant?

MK: Jo, italjanët nejshin n’male.

BS: E kush rrike te ato?

MK: Atu nejshin kta qi rujshin.

BS: Çka jon’ kanë ata? Shqiptarë a?

MK: Shiptart rujshin, po.

BS: Partizanë a?

MK: Po tuj u thye e thye Shipnija, e tanaj për Serbi.

BS: E tani pî katunit a e man men te ju, kur je kanë çikë, a ka dalë nja kush partizan, a ka dalë najhere?

MK: Çikë a?

BS: Jo, kur je kanë ti çikë, a din, a ka dalë pej katunit naj partizan? A e man men?

MK: Jo, jo s’jon dalë tybe. Aj tashi veç me t’rrejt, pasna harru. S’e di, veç e di që kur luftojshim patëm ikë niherë, patëm shku n’Gjyrishec. E kur shkum aty ajo gruja i kish mshefë me tepsija, me krejt, e metëm, as s’kishm çka me hangër. Do bukë e patëm marrë me veti.

BS: Te kush shkut atje n’Gjyrishec?

MK: Shkum në Gjyriqë te nifarë Halimi i Hasanit u kanë. Po u kanë n’Gjyrishec veç ardhshin ato gjylet e topit ka gjujshin n’Marocë te shkijet, ajo u kanë shkolla e tyne, e jav rrxun shkollën.

BS: E aty a keni nejt shumë n’Gjyrishec?

MK: Jo, jo. Veç ni natë kemi bujtën se të nesrit erdhëm n’shpi apet. Tani s’pat kurgjô. A qi me kanë lufta u kanë n’Velegllavë. Atje kanë pas mytë gjin’, e kanë pas mytë ni grue, e patën vra, e djepi ju ka rreknye qi’diku, qat’herë n’qat luftën e parë i ka shkue rreknim djepi. Dej vonë e ka pasë aj njeri grus teshat me gjak, tashi u dekë edhe aj veç...

BS: Ja ka majtë grus kujtim ato teshat a?

MK: Mur tjetër. Dy [2] djel ja pat lanë e ni [1] çikë. Asllani, vllau i Fatës, aj u kanë, a e di, ni hallë e jemja çka u kanë, gru e mixhës. Allah, Allah. Ja, edhe atëhere boll e trishtushme u kanë. Gratë masanej dulën kukatshin, e britshin, kajshin, s’kemi ku me shku mâ! Po ja dha Zoti, pak u mytën do, se jo shumë jo. Qasaj Nurisë që ke, ju mytë vjehrri. E do u patën mytë qatje n’qat luftë.

BS: Unë po kom qef m’u kthy edhe nî here?

MK: A?

BS: Po kam qef m’u kthy edhe nî here te... Kshtu, ato senet çka i keni veshë, qysh keni hangër, qato pak ma shumë po m’interesojnë, thmit qysh i keni rritë ju atëhere?

MK: Thmit i kemi rritë valla, çka honshe vet. Ni kashore qishtu ja përtypshe n’asi, e ja shtishe n’gojë, se qi m’thanë... S’e di pse the bojshin me hangër vet n’gji.

BS: E ata thmi kur hankshin, a hajshin me juve a hajshin n’veti?

MK: Ja, ja vet. Thmija veç, na veç ja. Dejma jemi kanë qishtu veç a veç, jo bashk jo, veç e veç.

BS: Çka keni maru pej ktyne gjellnave, pej ktyne jemekave?

MK: Ma s’forti pjekshëm flija, përpeqa.

BS: E qysh i keni maru a po m’kallxon?

MK: Me gjizë, me gjizë. E do thojshin përpeqa me hun’. I qishtm rokotel kshtu, qitu n’mjedis ja thejshum ni gugluq të vojës, ata jon’ kanë shumë të mirë. E veç me tatlija qito.

BS: Pej ëmbëlsinave a?

MK: Po, tatlija. Qito i qitshm.

BS: E bakllavë a keni maru?

MK: Kemi maru edhe bakllava. A unë përveti dej vonë jo. Dikur u msova se niherë s’ditsha.

BS: E ato tatlija a i qitshi veç kur vike dikush, a i qitshi edhe përveti?

MK: Ja, qitshëm edhe përveti.

BS: Edhe përveti?

MK: Po, edhe përveti. Mâ për Bajram e për kto, po. Po, edhe përveti i qitshm. A për Bajram e bojshm me krejt, prejshëm kingja për Bajram dejma.

BS: Si për të madhin si për të voglin?

MK: Prejshëm dejma. Pa pre kingj s’e kemi lanë. Tani ardhshin ja bijat ja…

BS: Qysh ja bojshit për Bajram, a u veshit ma mirë a?

MK: Po qysh jo! Dalshëm tani napër kojshi...

BS: Me bo Bajram.

MK: ... se jemi kanë kallabllak. Qatu Kërqelt që jemi kanë na, shpija jon’ kanë... tre-katërmdhet’  [13-14] shpija. Bash ngat-a-ngat jon’ kanë, po napër qato shkojshëm, ardhshëm.

BS: A ju jepshit thmive për Bajram najsen?

MK: Ja vallahi, ja kurgjô. A qyky Hajdini që e kom, ditën e Bajramit ka lé. E shkun ata n’Bajram, e m’pat dekë djali e çika përpara, e shkun n’Bajram, e kur shkun unë dola i përcolla tej nër shpi, kur erdhën pej Bajramit djalin e gjetën të lemë. Dul ni kojshi, e ka pasë emrin Avdi Dula, tha, “Ô baci Rexhep, myzhde se e keni ni djalë!”, “Shuj”, tha, “mos um shurdho. Kjo tej qatu m’përcoll, çfarë djali, a çka po thue!?”, “Vallahi, po”. Edhe lev djali. Dyqysh i kom pasë... s’jom kanë bash fort e ligë as... Allahi zaher ta ka besë, a kumeditë, hiç, po lejshin.

BS: E Shëngjergjin a e keni majtë?

MK: Edhe Shingjergjin.

BS: Çka bojshit për Shingjergj?

MK: Edhe për Shingjergj qashtu. Çka ma [së miri] për Shingjergj, edhe ma mirë, me pula, e me...

BS: Pjekshi a?

MK: Dikura thanë, “Ja, gjyna osht!”. Tani dikura e kemi lanë, ma vonë jo.

BS: Kur e keni lanë?

MK: E kemi lanë gati... Valla bukur moti, jom kanë tamina halâ atje. Po ja patëm nisë me lanë se thojshin gjyna me pre diçka e m’thanë p’e boj Shingjergjin. Veç magjupt e majnë Shingjergjin. E për Bajram po.

BS: E a e man men, ma herët po menoj, nâna, bâba ose gjyshja jote a e kanë festu Shingjergjin, a e kanë majtë?

MK: Po, po. Dejma.

BS: Edhe ata a?

MK: Dejma. Shingjerigjin pej si e maj men, dej vonë qitasht.

BS: E çka kini bâ për Shingjergj?

MK: Po prejshmi ja kingj, ja pula... mos me pasë kingj.

BS: Au lajshi me hitha?

MK: Po, me hitha. Qitshëm pêj napër dorë.

BS: E pse i vnojshit ata pêjt?

MK: I vnojshim për shnêt. Shkojshëm i kreshëm flokt n’shelnje me na u rritë flokt ma mirë, i lajshëm flokt për shpine... Çka bojshëm valla aj,aj... suphânalla. E tashti çikë, a e din, kur jom kanë khâ, se tani kur jom kanë khâ...

BS: Tani s’i keni krehë flokt n’shelnje?

MK: Po, jo. Jo, jo.

BS: Nuset jo, veç çikat?

MK: Nuset jo a çikat po valla. Shkojke Fata, e ngrata, e çojke te bubrrecat ni voe, e shtike n’tufë të bubrrecave, tani me ardhë me marrë me hangër aj me rob se qysh, pse...

BS: E pse, pse ashtu?

MK: Tybe kurrë s’e di, veç qashtu ja bojke. Allah, Allah.

BS: E tjetër sen a të kujtohet çka keni bo?

MK: Tani vnojshëm n’dera, napër krejt dyrt shenje vnojshëm. Hitha ku bojshum me flejt tu kryet, edhe ka ni rrem shelnje Shingjergjit e vnojshëm.

BS: E ato shelnjet pse?

MK: Po, shelnje. Po veç për qef.

BS: Për shnêt, a beriqet, a...?

MK: Për shnêt. Edhe hithat qashtu. E qi kujna p’e veshë kit hithi, e kujna ju veshke i thojke, e paske dekën ma ngat! Edhe nime qashtu ish. Kur Limani, ma t’mramtin vjet qi i kemi asi, qashtu ju ki bâ. Kurrë s’e harroj.

BS: E qysh?

MK: Belivallha, sikur e man tu zjerrmi.

BS: Po a?

MK: Ish vyshkë, ish asi... Çka â kta tjert hiç s’e kishn ni që...

BS: E ku i rujshin ato hithat?

MK: Nër krye. Qitu i shtishim me flejtë n’to.

BS: Nër kry, natën a?

MK: Natën. Tanja janë n’sabâle me kshyr.

BS: N’saba n’Shingjergj i kshyr?

MK: Po, qashtu. Qashtu valla.

BS: E kujna ju ka thâ ajo?

MK: Po, e ka pasë egjelin ma ngat.

BS: Dekën ma ngat?

MK: A valla Limani, i ngrati s’priti mâ Shingjergj. Kurrë s’e harroj. Qashtu edhe po ish qajo. Pêj po qi p’i bon, qi po kshyrë qajo.

BS: E a keni kcy, a keni lujtë, a keni vallzu?

MK: Dalshëm napër... Po.

BS: Për Shëngjergj?

MK: Po. Dalshëm gjithë ditën kërkojshëm, veç hajshëm drekë edhe ajt, herë aty, herë aty... Shingjergji. 

BS: Edhe kcejshit, a lujshit, a keni bâ muzikë me…?

MK: Valla, u hulatshim ma s’shumti. E ditën e Shmarkut pjekshum flija. Atâ s’e festojshëm veç flija pjekshëm.

BS: E hulaqat ju i keni maru a?

MK: Po, po. Me do kanop, e do...

BS: Po?

MK: E vnojshëm ni jestek aty n’to.

BS: Edhe u luhatshit?

MK: Qat vjet qi jam ardhë unë n’Lisockë nja tre-katërmdhet [13-14] çika u patën pas bâ, kurrë s’e harroj, e shkova, unë isha si nuse, si ma e frikshme, e me to. Kurrë s’e harroj ka u luhatshin, u knaqshin. Ktyneherë ka pasë knaqsi, e tash si t’shkojsh dikun - telivizorin, ja lajmi, ja kjo... Jo valla, bile veç shkon sikur s’di çka kallxon diçka.

BS: E kshtu kur keni knu ju çikat, me çka keni knu?

MK: Me def. Me def.

BS: Me def?

MK: Me def, valla.

BS: A i din ato kângt halâ? A i man men, a i ke harru?

MK: Jo valla, i maj krejt. Asnjo s’i kom harru.

BS: A ki qef ato kângë me ja msu mesave?

MK: Po s’i dojnë kângt tashti!

BS: A nuk i dojnë? 

MK: Jo, tybe. Qisi’farë durguliash hajt. Jo, jo.

BS: E burrat qysh kanë knu atëhere?

MK: Burrat ata u mledhshi napër oda.

BS: Po?

MK: Lujshin letra, lujshin, a di, me asi. Ma s’forti burrat mâ.

BS: Ma jo a?

MK: Jo, burrat s’dalshin fort.

BS: E gratë bojshin ma shumë gjymysh a?

MK: Po, gratë. Gratë, po gratë. Gratë, çikat folshin, keshin... Bile, edhe n’kângë e knojshin kur shkojshin nuse, të la lojsh n’ditë të Shingjergjit, i thojshin asâjna Azizës: 

T’i mora onjat t’i shtina n’shtjellak 

Shkoj te Azizja me nejt pak

 Tu shku udhës, tu u menu

 Nuk ô Azizja atu, po u shkue 

Alla, Alla...

BS: E kto kângt ju vet i thojshi a?

MK: Vet, vet. E kur lujshmi te guri, kurrë s’shkoj te burri. Çka s’... [s’kemi kënduar]. Tuli kânge.

BS: E n’shkollë a jeni kanë çikat?

MK: Ja, n’shkollë s’jom kanë kurrë. Aj tybe e patën çelë mejtepin aty përskejt, nuk m’patën lanë me shkue. Ja, ja. Je rritë e marre osht, s’bon me shkue... edhe çkamos. Vallavi jem atje, unë te shpija.

BS: A djemt shkojshin n’shkollë a?

MK: Po, djemt po.

BS: Djemt i lejshin?

MK: Po. Krejt ato kângë, do dovë krejt aj m’i ka msue, qi i di krejt. Se dovë di bukur shumë, veç tespidova që i ka tridhet’ e tri [33] llafe, e di dovë, di.

BS: E vllavi t’i msojke kur shkojke a?

MK: Vllau m’i msojke, tani unë e ditsha. Edhe elifin tej dikun e pata... 

BS: Elifi osht alfabeti, a po?

MK: Po de, qashtu.

BS: Arâbqe?

MK: Po, qashtu. Arâbqe. Edhe qato germa i pata msu, a tjetër kurgjô jo. Hiç, hiç. As sahâtin me germa nuk di me kshyrë, veç kur të afrona me kshyrë sa u shkue me njehë. Po kit t’madhin e di ku osht, a kto të voglat sa janë.

BS: Kto n’mur a nuk i njeh?

MK: S’i njoh de, se s’i kom [mësuar] kurrë. Mâ tash e ka pasë, s’un msoj edhe me dekë.

BS: E pse nuk ju kanë lanë me shku n’shkollë juve çikave?

MK: Po kumedit bre pse! Pse qashtu! Se harâma gjin’.

BS: A ke pasë qef me shku n’shkollë ti?

MK: Po qysh s’kom pasë qef! Hajde n’shkollë, n’dasht n’mejtep... edhe e kishëm ngat aty.

BS: As ni shoqe e jotja s’ka shku hiç a?

MK: Jo, jo. S’u shku kurkush.

BS: Asnjo pî katunit?

MK: Jo, qatu jo. Po masanej s’shkojke kërkush, as na.

BS: E bâba juv a thojke s’po ju lâ, a masi s’po shkojnë tjerat mos shkoni?

MK: Masi s’po shkojnë tjerat. Bâba, i ngrati, nërsy bâbës të vet kurrë s’më ka folë, as s’më ka thirrë.

BS: Bâba yt a?

MK: Bâba jem. Po te’ton qashtu ata mixhallart.

BS: E pse nuk të ka folë nërsy bâbës të vet?

MK: Po po m’vjen marre pej bâbe për thmi qi kam. Qashtu u kanë budallakina e ktyneherit.

BS: Nuk osht mirë kjo punë a?

MK: Jo, valla. Beli, jo valla. Edhe unë, um ka metë... Qyre, thmin i kom rritë ton, që thotë dikush, u lumi unë, hajde te nâna, ja hajde asi... Kurrë s’ju kom thanë. M’u doke diçka si ron ajo fjalë.

BS: Marre a?

MK: Po, marre. Dej qita të mramt pak po, se tjert jo.

BS: E thmit e tu a i keni çu n’shkollë?

MK: Po, thmit e mi jon’ kanë n’shkollë ton.

BS: Kejt a po?

MK: Hajdini um thojke, “Oj nâna, çka ô qitu? Qysh ô qitu? Kallxoma qit germë...”, po ku me kallxu që nuk ditsha. Sot m’vjen gjynah qi kush me msu... Edhe ato thi çika ditshin, po edhe ato s’u afrojshin. S’po t’kshyrë sot kerkush, vallahi. Rrrallë najhere e hiç, se s’ju kallxojshin me dekë.

BS: E kush jon’ ato çika? A kanë ditë kunatat e tua a?

MK: Kanë ditë se n’shkollë ishin.

BS: Po a? 

MK: Kto ma t’vogla. Unë kur jom shku veç qikjo Nurija u kanë e shkume, edhe qajo Begisha që ô larg, tjera krejt çika.

BS: E kejt jon’ kanë n’shkollë te burri, kunatat?

MK: Po. Krejt jon’ kanë, atje sa jon’ kanë, n’shkollë.

BS: A ka pasë shkollë n’atë katunin aty a?

MK: Po, ka pasë. Ka pasë. U kanë n’Lisockë shkolla, pej Shahiqi n’Lisockveç, s’i ka râ larg aty.

BS: Shkolla fillore a?

MK: Po, shkolla filore. Tej të katrën jon’ shku, ma shumë ja. As ato ma shumë s’jon’ shkue, veç me ditë pak ni numër, a ni letër kur të vjen, a diçka pa ditë njeri...

BS: E ti a kishe qef me msu me to?

MK: Po, kisha qef se s’shkojke kërkush qaq.

BS: As kunatat s’të kanë msu a?

MK: Vallai ja, as ato.

BS: A s’kishin vakt me t’msu?

MK: Po edhe vakt jo, po ishin kallabllak nërmjet veti ato. A ke pâ çika me çikë, hajt. Edhe kojshi aty ngat, u bojshin përditë bashkë.

BS: E kshtu sene të arit, sene me…?

MK: Ni lirë e kom pasë, niparë voth’. Votht i kom pasë, po jav dhashë çikave. Njo ja kom dhanë Meritës, ni vath u kanë qisi, qysh p’i thojnë, gjysë lirë a çerek. Lirë â njo, e ka kjo çika jonë. Njo m’pat hupë, i bleva apet, apet njo ja kom dhanë çikës të Rramanit.

BS: E kto t’i kanë pru kur je martu të burrit, a t’i ka qitë bâba?

MK: Po ja, ja, të burrit. Të burrit, valla. Të bâbës nuk m’kanë qitë kurgjô. S’qitshin atëhere kurgjô. Dikush qitke, dikush jo.

BS: Kush i ka pasë punt ma mirë ka qitë a?

MK: Po. Tani ni qërshaf e ka pasë nâna jeme e ngratë, ni qërshaf me bugusi ktyneherë, a e din, të pëlhurës qi u marojshin. E atâ kur shkova bâba jem u kish pas thanë atyne grave, “Thuj Miradis’ qërshafin t’ma lanë, e atâ kurrë e me jetë s’ja jepi, po kom me ja dhanë atë tjertrin çka ma kanë pru.”. Kur ja qita atâ kish thanë, “Ja t’i marin tu ty se jo”, se po henez mas s’di save ja kom dhanë Meties, tani s’di kur ja kish dhanë ajo dikujna.

BS: E ti atë qarshafin vet e ki marua?

MK: Jo, nâna jeme. T’nânës.

BS: E bâba ka lypë ti me ja lanë qërshafin e nânës? 

MK: Po de, qërshafin e nânës.

BS: Ti e ke marrë me veti?

MK: E kom marrë. Po, valla.

BS: E sobat e gjumit a i man men qysh jon’ kanë?

MK: Sobat e gjumit i kemi pasë mirë për të shtrum, me dru qitu, qitu i shkunshëm. Ni [1] muj a asi i shkunshëm, i qupuritshëm, e ndreqshëm, e shtrojshum. Apet tani qashtu kur u çojshëm tani i marrshëm, i palojshëm ato tesha, e hallakatshëm atë, e shtrojshëm. Çka shtrojshëm e lojshëm qatu. Tybe, të mira jon’ kanë.

BS: E teshat ku i keni palu, teshat e trupit?

MK: Ja, teshat e kemi pasë arka. Qishtu. Arka.

BS: A e ki halâ sanakin a jo?

MK: Ja, vallahi. Jo, e kom thy moti.

BS: Te ajo soba gjumit a ka pasë hamamxhik?

MK: Po.

BS: Se kom ni që keni pasë?

MK: E ka pasë derën aty, sikur derë aty, përjâshta u kanë ja ka pasë aty venin.

BS: E me çka jeni lâ?

MK: Me kusija, për gazepit.

BS: Ku i nxejshit ato kusijat?

MK: Po aty u kanë oxhaki. Valla, për kjametit, thashë. Me pas pasë soll qit kulicën qi po bajmë, se u dufke kolicën me dy [2] anej, dy [2] knej me kapë me druna e me qitë plehin. Atâ kurrë s’e harroj. E thojshin, nusja me dalë përpara ô marre. E u kanë veni si shpat aty, kur shkojsha teposhte thojsha, po rrxona. Allah, Zot... munim kemi pasë boll. A me hangër, e me pie, tonat të mirat i kemi pasë. Tani kemi pasë pemë, veç për çka jon’ kanë ata, ham mahalla, sa herë shkojsha te na çojsha molla, dardha. E kom pasë ni djalë të mixhës qi u kanë i ligë, sa herë jom shkue ati veçantë e kom pasë, ni asi ja marsha, ja çojsha tani. Halâ i përmen sot gruja e tina, “Po qysh i ke pru Ymerit...”, Ymer e ka pasë emrin, “Qysh i ke pru dardha, molla...”, thojshin. Dardha viavice, ujce, tulifarë... E nifarë molle u kanë, molla moice, atâ s’e di a e ke zatetë ti a jo. Te livadhi i Ajetit qi i thojnë, atje shkojshëm mledhshëm me kerr, po i shitshëm tani.

BS: Po a? Pemë i keni shitë a?

MK: I shitshim. Po ku me i lanë, veç m’i derdhë, me i qitë posht’! I çojshëm me kerr.

BS: E kush i ka shitë? Burrat? 

MK: Burrat. Djelt i çojshin. Hajdini, Haziri... tani u bonën kta tu dy [2]. Qashtu.

BS: E kshtu?

MK: Ja hjeka ka pasë, a të mira ka pasë boll. Ata qishtu i hypshin ato dardha, unë hypsha n’tavan me i ngatë. Valla, boll ngushtë u kanë me i ngatë atje, me llamë. Me kanë sikur tash me dritë... E llâma m’u thy, tani ajo shisha... e lkuna me thes, e u thye shisha.

BS: Ajo me gaz.

MK: Po. Thojsha bërtet, po nom, dha Zoti... se u kanë i shtirë aj vjehrri, shumë, po jo, tha Zoti s’më tha kurgjô, veç shkoi e pruni ni tjetër. E qitshëm n’tavan tani atje, hajt n’tavan dritë. Jo, m’i pas pasë qito dritat... E tashti m’short kurrë s’kisha ditë m’u plakë. Tona t’mirat tashti, qatu n’banesë jemi. Po tybe, boll mirë jemi. Edhe bash mirë. Po, mirë. S’ki me dalë për kurgjô përjâshta hiç. Edhe shyqyr pej Zotit, Alla, Zoti ju nimoftë, na kanë nimu hallku se mos me pas kanë, na kishim marue. 

BS: E kshtu?

MK: Pesë [5] vetë, pa pasë kush me ta pru ni cent te shpija! Bile, erdh ni ditë, do djel ishin kanë, “E cila shpi osht njo që s’ka kush me punu hiç?”. Unë kesh përjâshta, ju thashë, “Valla, na s’kemi. Pesë [5] vetë jemi qitu ngujut, jemi tash që…”. E tani erdhen e slikatën Jakupin, e na slikatën neve tonve. E kanë pru qe dy-tri here qishtu diçka-diçka. Se zor ish me kanë njeri mos me pasë, veç bash qi me na nimu na ka nimu motra jeme, qajo qa osht n’Zvicër.

BS: E tash a po m’kallxon për ma herët kur keni dalë me punu arave kshtu, a keni dalë burra e gra bashkë, a veç gra?

MK: Thirrshum argat, u bojshum argatish kanihere. Po qikjo dada Nuri s’na lejke, thojke, “Po argatishi p’e punojnë keq!”. Kurrë s’e harroj.

BS: E qysh osht ajo m’u bâ argatishi?

MK: Po ardhshin ata. Sot te qikjo shpi, nesra te ajo, herë aty, herë aty... U bojshum kallabllak. Jo tybe, u knaqshum tu punu.

BS: Kejt mahalla bashkë?

MK: Po. Krejt mahalla jo, po tri-katër [3-4] shpi u bojshum. Po boll u bojshum. Tre-katërmdhet’   [13-14] vetë u bojshum.

BS: Po a?

MK: U prashitke ni arë për ni ditë gati, po.

BS: E kshtu, a keni pasë traktora e ksi sene, a jo? 

MK: Ja, ja. S’kem pasë.

BS: Kejt me dorë a?

MK: Veç asi, me kie. Me kerr të gjâve se sen. Kuaj kemi pasë, tjetër jo.

BS: Për gratë a u kanë munim me punu tokën? A keni pasë shumë me punu?

MK: Paj, doherë po. Tej u bonën djem m’u deshke vet me vllaqitë, me majtë vllaqën. Tani u bonën ata, djelt, m’u hoq pej dore, se shtirë osht. Aj vetën, çka me bajtë? U dufke aj plaki a me qitë farën, a me tjetër sen... Njâni me livrue, njâni me vllaqitë.

BS: E kshtu, kur kanë ardhë kto bijat e juja, a ju kanë nimu me bâ punt te shpija?

MK: Na kanë nimu, valla. Po dejma, menihere, erdhën me pasul... E qikjo Hava çka u rrxue, thojke, “Ô ham të bâba, ham të nâna po duhët me punue.”. E tani tjetër here i thojsha, “Allahile, i rrimë gati e t’gutmi, mos të vinë bijat... bile pasulin ta mjellëm, mos të kem’ me dalë.’’. Jo, na nimojshin, vallahi.

BS: Edhe ato paskan punu a? 

MK: Jo, ja punojshin, punojshin. Ka shumë jo, po ka pak po.

BS: Qe, pije pak ujë.

MK: A pasulin na nimojshin me mjellë, elhamdurila Allah.

BS: E cila u kanë ma zor me punu? Cila punë u kanë ma zor me punu me dorë? 

MK: Po sana kur ardhë u dashke me râ shi, a diçka. E të korrna, e kallamoqi... me râ qashtu e lâshe, se me prashitë u kanë ma zor.

BS: Po. E kto gratë kur kanë lind’, pjellshin, kush u kujdeske për to mandej?

MK: Po na moj, gratë! Burrat, djemt te punt e veta.

BS: Burrat çfarë punë kanë pasë?

MK: Ata mas kose. Çka m’u pik moj ky koll sot? (kollitet). E qishtu, valla.

BS: Burrat çka kanë bâ?

MK: Kanë kositë. Kosën e kanë marrë dejma.

BS: A ka pasë naj burrë që ka punu n’qytet diçka?

MK: Po. Ka pasë, dikuj-dikujt. A tânt jo valla, s’jon kanë asnjo.

BS: Jo a?

MK: Se dikush jon’ kanë n’punë, qysh jo.

BS: N’punë të shtetit?

MK: Të kojshive, po. A tânt s’jon kanë asnjo. Po s’kish edhe kush. Aj plaki, bash plaki diq masi shkova unë, masi m’diq djali. Veç qatâ e ka pritë, veç qat djalë, edhe aj diq.

BS: Tani ju keni metë shpija me gra a? 

MK: Po. Ke plaki, vjehrri. Po aj babgjyshi u kanë, aj u kanë i moqëm, po u kanë njeri i mirë. S’ka pasë me tô hiç. E ka pasë shokën, e mjellke lajthia, e mushke ksajde, e m’i pruke, m’i dhajke mue. Shkojke thejke shtalba se, s’të jepin kto ty, e di që s’të jepin ty. E m’i pruke, thojke, “Pjeki”, po njâ a e pjeksha njâ. Kush, kush kish vakt me pjekë shtalba! Pasuni kemi pasë boll, veç edhe hekë boll valla, se dej dikura i mjelke ajo plaka gjânë, po tani dikurna edhe ajo tani s’mujti. Dhetë [10] u dufke me i mjelë lôptë, me tunë, dohere e kemi pasë tlynin kshtu, dikurna tani ungjun, dikurna kur e blemë të strujs, qatëhere pak, se erdha n’Gilan.

BS: S’ju paska râ shumë me punue me to?

MK: Valla, pak krejt. Mullinin e patëm ble për gjâ, blujshëm kallamoq me ju qitë tagji gjâve.

BS: Ata ju qitshit dimirt a?

MK: Po. Dimrit e verës, kur mujshëm. Se u bojke kallamoq nâmi i zi. A hypi n’lis, u bitis.

BS: Ja, edhe pak po folim. Kallxom edhe pak?

MK: S’po di çka tashi. Napër bija shkojshëm kaniherë me Limanin.

BS: Limani, burri yt a? A nejshit gatë?

MK: Po. Atu n’Gilan ka ni natë. Na kur shkojshëm ka tri [3] netë bile, ni natë aty, ni natë aty... u kanë ham ajo Hafizja. E nî here qit Jakupin ma pat hangër ni qen.

BS: Djalin, po?

MK: Aaa atâ kurrë s’e harroj. Jem kanë tu marue pekmez me dardha ujce jo, po kso të vogla çka jon’.

BS: Mushmolla a?

MK: Po. Marojshëm pekmez, marojshëm... Edhe aj djali që ka dekë e kish pas pru ni... qeky djali shkon e ja ngjet për bishti, e t’i gjuhët qeni. Shtatë [7] vena u kanë i kept pej qenit.

BS: Kuku. 

MK: Veç ky ô për s’tepërmi i fortë. Bé boni Tafa, aj vjehrri i asânja Azizës, i Hafizës, qysh kish thanë, bâni nihere aso, edhe unë jom tutë qi po des, se hiç nuk kajke, krejt i skurrum gjak, fije për fije. Jom kanë unë n’shpi, e kish pasë vjehrra n’prehën, veç jom shku ja kom bâ qishtu syve, e kom pasë për qikaq, sa të zitë e thonit, me ja prishë synin. Ktu e ka, qitu e ka shêj i dihet. Edhe kom thanë, “Jo se kurgjô s’e paska gjetë!”. Aj me kajtë s’kajke edhe thojsha, veç ka me dekë qi s’po kan. E ka marrë vjehrri, e ka çu tu doktorri. Shtat’ [7] vena, shtat’ [7] pêj i ka pasë n’krye. A gishtat krejt të skurrum në gjak i ka pasë. Ja kish pas kashue edhe gishtat, po gishtat ma kapak.

BS: Qeni, a po? E kur jeni kanë atje n’katun a ka pasë xhamija?

MK: Ka pasë xhami, po. Ka pasë plot, e n’xhamija shkojshin.

BS: E kush shkojke te xhamija? Veç burrat a edhe gratë?

MK: Ja valla, gratë jo. A burrat shkojshin dejma.

BS: E ju a u falshi n’shpi gratë a?

MK: Po, u falshëm n’shpi, ninojshum. Kur ardhke nata e sherhllakut boshjëm sikur me ardhë nata e madhe, tani ninojshëm, tani apet qira ka pasë edhe n’Ramazan.

BS: Hajt kallxom kur i keni mledhë bijat me hangër, grunë a çka keni hangër?

MK: Hashuret.

BS: Hashuret.

MK: Shuj, shuj se ajo u kanë gazep, pasha Allahin.

BS: E pse e keni hangër ata? Çka u kanë puna e hashureve?

MK: Qashtu. Ato hashuret edhe tash jon’ po s’pi man kush. U grumullojshin krejt qatu valla, i madh e i vogël n’hashure. Sânte kem me shku qitu, sânte kem me shku qitu, sânte qaty, sânte qitu... E dikur u halitën thmija. Pa kanë ni burrë s’un ju kthejshëm bukë, se ja qitshin lugën, ja gjujshin lugën shoqi-shoqit. Aj e mushke, aj kap lugën e gjuj fluturim. Aj u deshke me nejt me shtagë cili po halitët ktu. Ajajaj... soll kur i lajshëm te kroni. E kemi pasë kronin si n’shpat përpjetë, masanej e kemi pru ujtë vonë. Bile, Hana thojke, “Pse po harxhitin për cevë tu e pasë ujë kaq ngat?”. Kjo ish ma e re, ma mujke, unë s’mujsha fort. E kur e lajsha atë kazan, se marrshëm me mushë grunin nihere, e tani me marrë knata me mushë, po me ujë pej te kroni mezi dalshëm te shpija.

BS: Ju kazânat i marojshit a?

MK: Me kâzana, me kazâna.

BS: Qaq shumë a?

MK: Bili vallha, tre [3] kazâna qishtu ren. Kazâna të mdhaj. Qisi kazâna jon’ kanë. I zishëm nihere mi shporet, tani i shtrojshëm, i lajshëm, qishtu ren ata, a metë naj trohë a... krejt shkojke.

BS: E qysh e marojshit atë hashuren ju?

MK: Po tanaj me shiqer, u ftofshin, se bash të nxeta jo, e me ujë të valë ato u trashin. I qitshin ujë të valë, e i marojshin. E mushim ka ni tenxhere me çu te secila tervesë, tu hangër qashtu, po.

BS: Ato a i hankshit me bukë a mas buke?

MK: Ja, ja. Nihere ni tavë, qashtu që po t’thom, e vonojshëm ma s’pari, jo si tashi krejt kalanica-kalanica, po krejt ni ven, edhe pasulin ni ven.

BS: A kejt me ni ven keni hangër a?

MK: Qitashti e mushëm ni qaso hashure, tani njo pasul e bukë, tani naj pite, tani ni përpeq, tani me... krejt ren valla, si dasëm me kanë. Ajaj... u lodhshëm. E nihere isha n’Shahiq, atje n’opqinë, e ni kusherinë e jemja, ajo u dekë, nifarë Ahmet Isufi nashta e ke ni emrin e tina.

BS: Po.

MK: Eh, djalë e ka pasë. Po, e unë e kom bash djalë të kusherinës. E ishëm shkue me ju nimu me lidhë dujë, na kishim shumë dujë, a sânte jon’ edhe hashuret filan n’ven, u knaqshëm. Shkum me nejt, bija, u knaqshëm. Knaqësi ka pasë boll, veç qajo kush ish me to e ka pâ gazepin.

BS: E për hashure a rrishin edhe burrat me ni ven me gratë a?

MK: Burrat veç.

BS: A veç?

MK: Jaaa, veç.

BS: Ata në odë a?

MK: Ata n’odë, na knena. A krejt ardhshin vallahi shpija, veç a u metë najkush me rujtë shpinë, se kejt truq shkojshin qashtu.

BS: Çka i ka râ kjo puna e hashureve? A ka pasë naj domethanje a?

MK: Hana e hashureve â dajma. Nashta ti s’pe ditshe! Apet sivjet. Po, po. Na i kemi majtë apet sivjet.

BS: Po jo, unë thashë, pse a ka pasë naj domethânje, a veç m’u mledhë, m’u bâ bashkë?

MK: Jo, jo, jo. U kanë hana e hashureve dajma, asht edhe u kanë.

BS: A është mirë m’i majtë a?

MK: Mirë ô se thojnë, thojke, kish thanë hoxha, i ngrati, aj qi u dekë, aj hoxhë thojke, “Ma s’mrâmti kurgjô mos paqi, ni gjeze me grunë vnoje mi shporet t’i vin era, se kreshta e thiftë rrinë, pa vnu hiç nuk bon!”. E tani dajma i vnojshëm.

BS: Kjo demek koka e muslimanve, kjo hashurja? 

MK: Po de, e muslimanve. E mirë osht. Shumë, shumë e mirë ô.

BS: E me i bo?

MK: Shumë osht mirë me i bô.

BS: E atje n’katun a keni pasë ksi katalikë, kisha?

MK: Jo, jo, jo, jo... atje n’Shahiq jo. As n’Lisocë jo, s’ka pasë.

BS: Nuk ka pasë?

MK: Jo, jo. Veç n’Hogosht nuk e di a ka pasë a jo! Kumeditë tasht për n’Hogosht, po jo, as atje,veç khâ ka Gilani se atje jo.

BS: Ju a e keni pasë ngat kufinin, a po?

MK: Ngat e kemi pasë kufnin boll.

BS: Hudutin?

MK: Aaa.

BS: A keni pasë zullm prej atyne atje?

MK: Jo. Jo, fort. Jo.

BS: Pej serbve?

MK: Jo, jo.

BS: Jo a?

MK: Jo. Jo, s’kem pasë. Dohere pak e patën vnu nifarë shumarë, me na gjetë gjânë anenja na rrzojshin, veç ju dufke me ju nejt hazdër, a di, mos me dalë, edhe i kishim ngat aty, mos me dalë gjâja anenaj se menihere na zojshin, tani pa i pague s’i lshojshin.

BS: E drutë? Drutë kur i bojshi ju për dimër, kur e përmene shumarin...?

MK: Jo, jo. Drutë... Bojke vaki shkojshin ni saj dru e prujshin n’akshom. Me qata me gatue, me punue. Jo, jo s’bojshin.

BS: A nuk i bojshi si na qysh i bajshëm a?

MK: Jo tybe, mozolla.

BS: Veç ka pak a?

MK: Ka pak.

BS: Se mali ngat. 

MK: Mali ngat. E ka pak, po shumë jo. Dikush i bojke mirë, dikush jo. Po tashi jon’ kanë me oxhak. Paj bilivalla, bojke vaki i shtishin drutë, qikhâ shkojshin gâct, me i pjekë bukë, veç i shtyshin ato cungat.

BS: E përpara n’oxhak keni pjekë a?

MK: N’oxhak, n’oxhak.

BS: E qysh ku u kanë aj oxhaki?

MK: Vonë, vonë e ka pru. Vonë ô ardhë shporeti. Po oxhaki, po. Qishtu si... Tani kshtu e kallshëm zjerrmin, khâ nalt i marrim.

BS: E tash, unë e di oxhak ka pasë n’odë te burrat. E te gratë me çka jeni nxe? A edhe aty ka pasë oxhak a? 

MK: Po, edhe tu gratë u kanë oxhaki, e atje n’odë u kanë kubja.

BS: Po a? 

MK: Po, po. Kube kemi pasë dejm, s’ka pasë oxhak. Ajo kubja u bojke për qef nxet, për shporeti i bojshin, i bojshin n’odë, nom i bojshin do.

BS: E n’odë kush qitke? Kush bojke hyzmet atje? A burra, a gra?

MK: Volla, djelt se gratë s’dalshin n’Shahiq. Jo se jon’ kanë kallabllak e na që jemi ardhë ktu jo, çikat jo, kush mujshëm. Po, qishtu.

BS: A u kanë marre atëhere me ju dalë burrave të huj me ju folë?

MK: Po s’dalshin fort. Veç naj dekë me pasë se tjerve jo.

BS: Nuk ju dalshin a? 

MK: Ja, ja, ja. Tej te kojshia veç, qatu pak, edhe atyne rrallë, se veç qysh je edhe qaq.

BS: A ju kanë thanë burrat mos dilni a veç ju s’dilshi? 

MK: Jo valla, vet. Tashti ja kemi nisë, tani qashtu kemi metë. A s’na ka thanë kush folni, as mos u folni, qashtu jemi metë. Po veç i kishim aty, të afërt jon’ kanë, shpija të ngâta.

BS: Jeni kanë kallabllak kusheri a? 

MK: Jemi kanë begi kallabllak aty, po.

BS: E dasmat a i bojshit me kusheri qashtu?

MK: Po, po, po.

BS: Kejt bashkë?

MK: Ardhke ni grue atu gatujke, i bajke punt. Na jo të shpisë.

BS: Ju çka keni bâ n’dasëm? 

MK: Kur e kemi marrë Zylfinë u kanë ni qisi kuvarë qi p’i marrin, aj i pat bâ krejt.

BS: Aj ka gatu a?

MK: Patëm kshyr me marrë ni grue tha, “Dhet’ [10] shisha zejtin”, e s’di çka. Tha, mish, e tam, e rrum... E aty s’shkun as pesë [5] kur erdhë aj njeri, edhe shumë mirë e bâni, edhe kemi pasë kallabllak. Tre [3] konaqe jon’ kanë burra. Për Hanën ka pasë gra ma shumë, a burra ma pak se edhe për Hanën kemi bâ dasme me tupana, e për tjert jo. Veç qashtu hajt mâ, Rramani e pat ikë krejt. Shkojnë me ja lypë, thotë, “Jo, unë s’un i mathi çizmet me dalë n’Shahiq, asi n’Lisockë.’’. E mos i matht ti, po del çika jote! U kâ nifarë ngrie, nifarë... Kurrë s’e harroj. Po m’thotë Hana, “Oj nâna, dil knena, dil.”. Kur dal, kjo pat thanë, “Ka thanë Rramani ‘valla kom me pru’.”. Po aj shumëhere bojke hajgare qashtu, thojsha veç ka bâ hajgare. Kur dal e kshyri, ajo ish ungjë. Nime. Çizmet ju kishin bâ krejt akull se borë, nifarë ngrie u kanë.

BS: A u kanë nalt atje te ju?

MK: Po, tybe.

BS: N’mal?

MK: Po ajo pej Gillanit erdh, e na n’Lisockë atje.

BS: Jo. Po thom, katuni a u kanë si mal, a u kanë rrafsh, a qysh u kanë?

MK: Jo vallahi, s’po di çka me t’thanë. As s’u kanë bash rrafsh, as s’u kanë bash shpat, veç mirë u kanë.

BS: E ti a ki qef halâ me rrnu atje?

MK: Se vallahi n’Lisockë kom ma qef me dalë se n’Shahiq.

BS: Po a? 

MK: N’Shahiq ma moti zaherë, a s’e di. E Lisockë asi hovi qi jom dalë, e i kom pâ do lôpë tu i hangër aty mollat përfuni, aty pak lezerm s’po lijshin, gjâja e huj hajshin sa mujshin molla, mollat rrush, kejt i kanë marrë hallki. S’di a murrem naj llastik na a jo.

BS: Po pse erdhe ti n’Gilan?

MK: Pse erdha se erdhën djelt n’Gilan krejt. Çka me bô tani?

BS: E ti kishe qef me nejt atje a?

MK: Kisha qef. E tani, s’e di erdha. E tani masi u smu ky djali, unë me to.

BS: Po.

MK: E do vjet kemi nejt n’shpi të Hajdinit khâ n’Shillovë, nja pesë-gjashtë [5-6] vjet a s’di sa kem pas nejt.

BS: Po.

MK: S’e di valla, veç kjo dynjâ u kanë dyqysh... Tashi... U kanë tjetër. Dikush thotë ma mirë, dikush ma keq, jo veç, tybe ma mirë.

BS: Ma mirë atëhere a? 

MK: Edhe atëhere mirë, veç edhe tashi boll mirë. Thojke ni mixhë i jemi, u kanë, thojke, “Ti boj çikat e ta gjanë burrin vet, ma shumë nuk due. Mos ta marin n’qafë, nesra mos me t’nem. 

BS: A u kanë keq me i dhanë çikat pa vetë a?

MK: Po qata, de. Edhe mirë s’u kanë.

BS: S’u kanë mirë a?

MK: Kumeditë çka po qillon!

BS: E me pas ikë çika atëhere, çka i kanë bâ?

MK: S’u ndreqshin s’di se sa hiç, kurrë. Njo u kanë pas ikë atje, thojshin Haka e Lushit, n’mahall të poshtëm, thojshëm. E tej u dekë edhe kurrë s’jon’ ndreqë, kurrë. Kur jon’ ardhë nipat, masi u dekë ajo, nâna e vet, qatëhere kanë folë me ta dejm, se kurrë s’ka folë kush me ta.

BS: Po a? Mo s’e kanë shti as mrena [shtëpisë së] bâbës a?

MK: Jo, mâ. Hiç se hiç. Qe, njâ n’Kamenicë, ajo kunata e asaj Kadimes, halâ s’jon’ ndreqë. I ka dekë nâna e bâba ajo s’u ardhë hiç, kurrë.

BS: E kshtu ju atëhere…

MK: Veç edhe ajo e kish pas pasë vadën e dame. Ajo ka pat vyjt me ikë ma përpara pak, vadën khâ qi e kanë dhanë gjeti, e ka lanë edhe u ikë. Teshat e nxjerrta edhe u ikë, ka shku n’gjeti. Edhe ajo ka bâ keq se po i ikë ma përpara [dasmës] pak.

BS: E ktynehere pse jon’ bâ belâjat?

MK: Paj vallahi, s’pe di. Ma shumë për qito çika gati.

BS: Po a? 

MK: Për çka? Do u rrokshin për mexha, për gazepe, për... subhânalla. Toka boll kishin, po ni tro mexhë me kanë, jo ma shtynë, e jo bâne, jo marove...

BS: E kush tani i bike n’fije ksaj pune? Kush e sqarojke kit punë?

MK: Valla, kurrkush. Atëhere s’ka pasë qi me thanë, mule te milicija.

BS: A u mledhshin burrat napër oda? 

MK: Po, napër oda qishtu tu shkue.

BS: A ka bâ mirë burrat atëhere, a ja kanë majtë anën kush u kanë ma i fortë?

MK: Jo, jo. Vallahi, jo. Jo tybe, atëhere ma s’kanë bâ qashtu. Tashti aj qi t’munë veç mos mujtë hiç, bilivallha.

BS: E kur jon’ nda gratë pî burrave, a e ka lshu burri, a... tani çka ka bâ ajo gru? A i ka marrë thmit me veti a jo?

MK: Dikush i ka marrë, e dikush jo.

BS: A ja kanë dhanë dikujna a?

MK: Ja kanë dhanë. I ka marrë vet.

BS: A i kanë vetë ma shumë gratë, a po don me marrë, a qysh ka thanë burri?

MK: Jo valla, s’i kanë vetë. Veç i kanë marrë si me zor se...

BS: A gratë i kanë marrë si me zor thmit a?

MK: Qe qitasht, bash tash osht ni grue ktu, qikjo e ktina Isës, nâna e Isës i ka dy [2] çika, i ka tre [3] thmi të dy [2] nâneve, e ato dy [2] çikat i ka përcjellë, e nâna e vet ish gjallë, edhe ish n’punë, diçka po shkojnë te nâna e vet. Masi jon shku te burri, “Pasha Zotin”, tha, “edhe ktyne thmive te shpija khâ ju ka çu pare ajo gruja.”!

BS: E kto gratë kur jon da pî burrave, a ju kanë dhanë diçka hise burrat?

MK: Jo bre, çfarë hise!

BS: Jo a?

MK: Jo, tybe. Me lshu burri u dashtë m’i dhanë hise paqare, edhe thmit m’i pas pasë, barabar u dasht me kanë, të sobës, e çka u kanë. A qi s’ka nejt vet ajo kurgjô s’un ka marrë.

BS: Po a? E kur e ka lshu burri çka i kanë thanë?

MK: I kanë thanë, hajt pej shpije.

BS: Çka i ka marrë kjo burrit?

MK: I ka marrë burrit krejt.

B.S: Kejt a, çka ka dashtë i ka marrë? 

MK: Bilivallha, përgjystë. Çka i ka metë burit përgjystë, kjo përgjysmë. Aj... a ka lanë thmi, a s’ka lanë, s’kshyrshin. Qashtu ja bojshin me hyzmet. Qashtu ja bojshin.

BS: E çeizin a e ka marrë gruja kur u dâ?

MK: Po, edhe çeizin, e krejt. E tashti, jo. Jo, tashti s’e di veç...

BS: Tani u kthy te bâba i vet a? E nëse e kanë përzanë a e ka pranu bâba n’shpi? 

MK: Po kumeditë! Atëherë herë i ka pranu, herë jo, herë...

BS: Po.

MK: Ka bâ vaki edhe s’i ka pranue. Po e ka gjetë ajo tjetrin e ka shkue, s’ka. Sot...

BS: E te ju a ka bâ vaki qisi rasti i belâjave?

MK: Ja, te na jo. Shtatë [7] djem i kom pasë, veç egjeli qi ma mur qatâ se as ka bâ vaki, veç m’u martu jon’ martu pak... Ajo Flora iki e e mur [djalin e MK], ai Haziri përpara tjetrën e mur, edhe Jakupi u martu para Sabedinit, qi diq, edhe aj e gjetë njo, qat Ramizën, e ka marrë para Sabedinit.

BS: E paskan prishë renin?

MK: Po, renin e kanë prishë.

BS: Tjetër s’kanë bo kurgjo?

MK: Qata dy [2] qashtu ja kanë bô.

BS: Ani, se s’o problem i madh ajo.

MK: Jo, jo. Valla, Flora kur u ardhë Limani shumë ka pas kajtë. U mërzit për Hazirin, tha, “Tutna s’un p’e martoj.”. Tani edhe atje n’katun fort... Ktynehere me pasë djem kallabllak s’ta dhajke fort, se s’ka ku e vnon, s’kanë ku hanë, ku rrinë, asi... E tash po thojn si t’kenë çika kallabllak ma s’pe jepin. Po, se çikat s’po t’hiqën kurrë.

BS: E qysh u dajtët ju? Qysh i dajtët djemt?

MK: Vet jon’ dâ, valla. Asnjo s’ka bâ vaki qi...

BS: Po a? 

Qe, se ni kime. [Jashtë temës]

MK: Kime. Do flokë tani m’ka râ, e do kime qishtu m’shkojnë.

BS: E qysh jon dâ djemt?

MK: Valla, veç jon dalë secili.

BS: Secili n’veti?

MK: Ma s’pari aj Rrahmani erdh khâ, aj qishtu punojke, e kish pas gjetë qat Florën. Tani atëhere ke luftë, e do ditë nejti khâ, mas lufte shkoi tani kjo. Ky Fetahi edhe aj qashtu, e gjet edhe aj, e mur, edhe aj shkoi ma s’pari here n’Gilan, veç teshat e sobës të vet çka i ka pasë.

BS: A të kanë kallxu nâna jote, bâba jot qysh jon’ martu ma herët? A jon martu edhe ata qishtu me msit a?

MK: Jo, vallahi. Ata... Jo, jo. Ata jon’ martu... Kshtu, tre [3] jon kanë të Velekllavs, tri [3] kusherina, se unë dajtë n’Velegllavë i kom.

BS: Po.

MK: E njo e kish pasë babgjyshi jem, aj u kanë i madhi, ma i madhi u kanë, tani bâba jem i dyti. E ja qet aj bâba i nânës tem, ja qet kti tri [3] ni nuse, e i thotë, “Qitma ti qit filon çikën, unë ta jepi ni lirë.’”. Edhe çohët ai. Bacit Sylë, i ngrati... E çka me bâ... e t’ja pshtjellë ni dinar, e atë lirën ja shtin n’maje të çerâpave, ktyneherë edhe naj pare çka të kish pak, e kur të shkojnë dej dikun i thojnë, “Hajt t’i kshyrim bakshitë”. Kur i kshyrë, thotë, “Aj, çka m’paska bâ!”. Edhe aj xekrravet edhe thotë, “Veç kom me shku me ju thanë prisht koftë, se s’ka, s’keni kurgjô!”. Kur e kshyrin kadalëkadalë e gjajnë atë lirën ay n’çerâpa, e keshin, dejma keshin me to.

BS: E qysh ô, e qysh koka martu nâna jote?

MK: Nâna u martu... po e ka qitë ni kusherin khâ.

BS: Po.

MK: Tani bâba i sajna u kanë msit.

BS: Tani ata jon’ pâ, nâna e bâba?

MK: Po, tani...

BS: Jon’ pâ e jon’...

MK: E qashtu, valla.

BS: E a ma mirë m’u pâ tash a mos m’u pâ si përpara?

MK: Jo bijë, ma mirë m’u pâ.

BS: Po.

MK: P’e dinë...

BS: E ti kur e ke pâ burrin sefte, qysh tu ka dokë?

MK: Mirë m’u ka dokt.

BS: A i re pishmon që u martove a jo?

MK: Valla, jo. Jo, jo.U kanë i ngrati, s’ka pasë me tô kurkun. Bilivallha, veç ai edhe ni motër e ka pasë, Fata u kanë, ata dy [2] jon’ kanë të veçum. Tani jon’ kanë të mira kto bijat, po bash si ata dy...

BS: Kanë kalu mirë ata n’familje a?

MK: Po. Ai e kish pasë ni tjetër, ai burri jem.

BS: Po a?

MK: Po. Edhe ni çikë i kish pas dekë. Dytin e kish pas bâ ni djalë. E kish pasë ni hallë atje n’Laqiq. Edhe e ka pasë ajo ni... tash n’Laqiq... Ai, vjerri i thotë, “Me shku n’Laqiq, jo!”.

BS: Po.

MK: E ajo çohet e shkon te t’vet. Shkon n’Laqiq te halla, shkon n’dasëm. Kur shkon n’dasëm... Ktynehere s’ka pasë kurfarë jargansh, i kanë palu palë qaty. Ajo u shku tu lujtë, tu asi... e ka lanë djalin qatu me djep. Aj... edhe i kanë râ jargânat ma’n’t’epër. Kur shkon e gjanë veç gjallë halâ. Kur vjen khâ, djali ish kon dekë. “Çka ka?”, “Valla...”, hiç s’kallxon. E çojnë te shelerja. Kur shkon, u kanë ni shelere mrena i thojshëm, mrena hututi, “Çka ka”, i thojnë, “Qishtu, qishtu ky koka ja i rreht, ja i shkelt. Edhe s’ka rrnim ky, veç vanim se rrnim s’ka.”. Tani, për çka shkoi! Ky i vjehrri, se ajo për Limanin sot ish ktu, ajo ka dekë, veç se aj se ka lshue, sot e kish pasë mirë me to, edhe po qaq thmi jon bâ sebep edhe e ka lshu. Kur vjen ajo s’e din hiç, vinë me marrë n’të pâme, kur vinë ajo, i thotë vjehrri, “Mâ mos hajde.”. Kur shkon, kur vjen ju kallxon, thotë, “S’e di kush i kish thanë qishtu, kish shku Hana!”. Kur erdh me kshyrë tha, “Krejt teshat i kish pas marrë, me çka ka, ky pa ditë hiç!”. E tani i kish pas çu fjalë s’di sa here qi, “Hajde merrëm, veç hajde merrëm se po vi. Hajde merrëm.”. Ai kish pasë me shku me marrë, po aj bâba i vet s’e ka lanë. Ktynehere... Se qysh thotë bâba, se qysh po thu ti jo.

BS: E kahit u kanë ajo nusja e parë? 

MK: U kanë qatje n’Dazhnicë. S’e di qysh ju thojnë.

BS: E anës s’juj qanej?

MK: S’u kanë fort larg, po...

BS: E ajo shelerja që e përmene, a u kanë shiptare a?

MK: Shiptare.

BS: A e knushme kshtu, a u kanë hoxhenicë a?

MK: Jo, veç u kanë shehlere.

BS: Shelere?

MK: Po.

BS: Qysh ka kshyrë ajo?

MK: Kshyrke me qitap, veç thojke... Po qashtu edhe për çikë teme dada Nuri u shku, kur erdh e gjeti të dekt, “Veç gutu ma shpejtë te shpija shko!”. Edhe për djalë u kanë, edhe për djalë ka thanë, “Jo valla, s’paska kurgjô n’tô.”. Edhe me t’hupë diçka t’i gjâke bukur mirë.

BS: Ju keni shku me kshyr te shehlerja?

MK: Shkojshëm. Shkojshëm, valla.

BS: E a shkojshin ma shumë për qef a për gazep?

MK: Jo, jo. Për qef s’kishëm çka me shku, veç qishtu për smuja, për qishtu dika.

BS: Ani, nânë. Faliminderit shumë, se të lodha unë.

MK: Jo, jo. Aj... tashi.

BS: P’e nali.

MK: Ani, ani. Ti din. S’ka mâ.

BS: U bô.