Muhamed Bërdynaj

Intervistuar nga: Marigona Dubovci

Edhe u nisa për gjimnaz, shkova u regjisrova atje. E m’kujtohet e kem pasë drejtor ni

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

27.05.2018

Lokacioni i intervistës

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

MD: Jemi në familjen e Muhamet Bërdynaj në Radavc të Pejës, sot, me datën njëzet e shtatë maj dymijë e tetëmbëdhjetë (27.05.2018). Axhi Muhamet, faleminderit që keni paranu me bo intrevistën me neve. Ky është projekti “Kujtesa e Kosovës, me njëqind [100] pleq e plaka”, që e organizon Biblioteka Kombëtare e Kosovës.

A mundeni me më tregu pak për jetën që e keni bâ nëpër vite. A më tregon për datën, për mujin, e për vitin e lindjes?  

MB: Atëherë, datëlindjen e kam gabim, atë që ka qenë regjistrimi, te hoxha që e çojshmi atë… se e kam edhe në biografinë time. Edhe e kam pyet bâbën, se bâba ka qenë autoritar, ka qenë hoxhë i njohur në Kosovë, njifet edhe në Shqipri, jo vetëm n’Kosovë po edhe në Shqipri, e kanë shpallë atje “Hero i Popullit”. Edhe e pys unë, thashë, “Bâbë, unë kam datëlindjen shtatë mars nimijë e nanqind e tridhet’ e dy [07.03.1932] t’marrun nga hoxha i fshatit.”, thashë, “Kjo datë s’m’duket reale se m’kanë thanë shumë ke lind’ ma përpara!”. E pyta nânën, thashë, “Nânë n’cilën stinë kam lind’ unë?”, tha, “Në mujin e parë të vjeshtës.”. Vitin s’e dinte ajo. Muji para vjeshtës i binte tridhet’ e nishi [31], domethon’ para tridhet’ e dyshit [32]. Eehhh, e pyes pastaj bâbën. Ai e kishte fletoren, e kishte të regjistrume krejt, thashë, “A e ka mundësi bâbë me më tregu për këtë?”, tha, “Çka po të duhet ô bâbë?”, um tha, thashë, “Po m’duhet mu, tash, është datëlindja ime është mirë me ditë!”, tha, “Qe ku e ke fletoren, shikoje.”. Aty shenojke shtatë [7]. Ëëë... sa i bjen ajo... korrik, gusht, shtator, me shtatë [7] shtator nimi e nanqind e tridhet’ e një [1931] datëlindja. Kshtu që po du me thanë që kam pasë diferencime, se përpara s’kanë qenë edhe aq shumë të sakta. Megjithatë ka materiale boll.

MD: A më tregon për familjen e juj?

MB: Ktu i kam shkollimin e krejt familjes dhe lagjes [në libër], se ne kemi qenë tri [3] shpi si familje Bërdynaj. Kjo është familje e njohur n’krejt Kosovën, ndër familjet ma t’mdha të Kosovës. Kemi qenë tri [3] shpi: shpija e Sylajve, e Murselajve dhe Dautajve. Ai i pari i jonë është Ali Marku i ardhun prej Jabllanice, bâbën katolik, domethanë në katolicizmin, i kam k’to t’dhâna. Ka ardhë prej Jabllanice e ka nxâ vend k’tu, e ka nxâ vend n’territorin tonë, edhe ka pasë edhe dy [2] vllezën tjerë, Ali Marku. Ne jemi të bijt e k’ti Hysenit. Qe, Ali Marku, Hysen Marku [i referohet librit] k’tu është, pastaj Dem Alija, edhe është lagjja e Demalija n’Radavc, k’tu tash është Ramë Alija, ata janë tash në katun t’ri edhe n’Jabllanicë, k’tu janë origjina jonë. K’tu pastaj është ky plani i joni i Sylajve, “IBërdynajve”, nga e kemi marrë emrin. Ibra ka qenë nji [1] burrë i njohur, e ka pasë grun që e ka pasë emrin Dynë, edhe tani ndodhë kjo edhe tash ku gruja është ma e zhvillume se burri (qesh), atij i kanë thanë, “Ô Ibra i Dynes”, Ibra i Dynes “Iberdyna”, IberDynaj, mbiemri jonë i përgjithshëm “Iberdynaj”. Mas disa kohe e kanë hjekë “I”, e kanë hjekë vetë ata, edhe “Berdyna” ose “Bërdynaj”. Tashi përdoret Bërdynaj me “j” mbrapa. Domethonë emri është prej Ibres edhe Dynës, e pastaj nga Iberdyna ka pasë k’tu. Sylë Ibra është i pari i shpisë t’madhe tonë, Sylajve, ne na kanë qujtë Sylaj, kurse Iberdynaj ka pasë edhe ni [1] djalë, e ky Smak Ibraj edhe ata i qujnë Smakaj, dy [2] shpija që kanë qenë Murselaj edhe Dautaj. E vjen puna deri te... Shife, sa... Ehhh, pasardhisti janë k’tu grupe grupe: Sylë Ibra ka pasë Azllan Sylen edhe Bajri Sylen; Bajri Syla ka pasë k’ta pasardhës: Azllan Syla ka pasë... k’ta quhen Rexhpt se ky Azllani ka pasë katër [4] djem, Zymer Rexhepi, Azllan Rexhepi, Bajram Rexhepi edhe... kush... hmm... atij emrin nuk ja di se atë e kanë vra vet, e kanë vra n’bjeshkë tu u tallë. E i ka thanë vllau i vet, se e ka mbajtë pushkën, e i ka thanë, “Ô prite more...”, thotë “Çit more!”, ky ja kthen e s’e dinte që është e mushkun, ai ja kthen e ky dërrt e i vdeekun n’tokë. Ai s’ka qenë as i martum, s’e njifshin as t’part tonë. Ehh, kshtu mbarojnë k’to deri kur vjen tashi Rexhepi, Syla. Tahir Alushi është ky k’tu, pastaj vjen ky Murseli, k’ta që quhen Murselaj, se janë të ndamë k’ta. Te Iberdynaj këto dy [2] shpitë që janë poshtë, që janë mbushë, anej Smak Ibra, Mursel Ibraj dhe Daut Ibraj. K’ta quhen Dautaj vetëm për sqarim, a din, se... k’tu Murselaj është Sadri Murseli, Sali Murseli. Kanë qenë dy [2] vllezën edhe k’ta janë djemtë e atyne dy [2] vëllezërve. Ky Dauti ka pasë djalë Xhemajlin, Ibren, Jonuzin. Të gjitha k’ta kanë qenë djemtë e ktij e që e formojnë familjen e Dautajve, kurse Rexhepi ka pasë Shaban Rexhepin, Hajrushi që thashë, Hajrush Rexhepi, Zymer Rexhepi, Azllan Rexhepi dhe Bajram Rexhepi. K’ta formojnë familjen e Rexhepve. Tash që është bâ nja tridhet’ [30] a dyzet [40]  prej k’tyne. Unë, për shembull e kam gjysh Zymer Rexhepin, mulla Zeka Zekë Zymeri e ka emrin Zymer, bâba jem si hoxhë i kanë thânë t’gjithë Mulla Zeka, Mulla Zekë Zymeri. Eh, Asllani i ka djemtë k’tu, Bajrami poashtu. Kshtu, k’to si hyrje. Kam shumë material sa ki me u merzitë edhe ti. Unë k’ta e kam pritë.

MD: Tregom pak për bâbën e juj?

MB: Unë jam djali i Mulla Zekë Berdynes. Mulla Zekë Berdyna me profesion hoxhë, e ka pasë babë Zymer Rexhepin, atâ që e përmendëm. Ky Zymer Rexhepi ka qenë ni [1] fshatar i cilli kurrë s’ka punu, s’është marrë as me bujqsi, as me blegtori, por ka qenë marangoz zdrukthtar. Ka punu edhe në shpi, e ka pasë edhe dhomën e punës, atje ka punu. E maj mend unë, ka qenë burrë shumë i mirë, shumë i dashur për fmijë, edhe kurrë nuk është zi me asnjë anëtarë në familjen e vet. Tashi halâ zihen, bëhen krua, se jemi shumë. Eeeh, Mulla Zeka është i shpisë së madhe t’Tahir Alushi ose t’Sylajve, s’ka pasë asnji me shkollë. Tahir Alushi ka qenë i zoti i shpisë, i tri [3] shpive, i k’saj shpisë Berdynajve. Edhe ai ka vendosë, ka thënë, “Duhet çu njerzit n’shkollë.”. At’here shkolla s’kishte, ai i ka çu n’medrese. Ka qenë ni [1] hoxhë prej Peje, ka pas ardhë k’tu, e ka punu me bâbën. Sa ka fillu aty e ka pâ që është shumë i zgjatë, edhe e ka hapë ni [1] kurs në fshat atje, edhe bâba e ka vazhdu aty, prej aty pastaj e ka marrâ në Pejë, n’Pejë me rezultate shumë të mira, t’mesmen medrese e kanë çu n’Gjakovë, në medresen e naltë, edhe ka dalë me rezultate shumë të mira, me rezultate të shkëlqyshme që njihet. Vet profesori i vet ka ardhë plak k’tu te ne kur e kishte marrë profesionin, e kishte marrë edhe territorin për të punu, ehh na fliste veç mirë për mullën, “Ky ka qenë nxansi më i mirë, ky ka qenë nxans i sjellshëm. Unë jam interesu ma tepër për k’të dhe për famljen që e ka rritë, familjen, se kam dëgju zânin e familjes Berdynaj, eh kum ardhë.”. At’here ne kemi qenë shtadhet’ [70] deri tedhet’ e pesë [85] kena mrri antarë në familje, në familjen e Berdynajve. Ehhh, bâba pastaj ka qenë, me thanë diqysh burrë i mirë, ka qenë ndër ata që duhet me pasë me të vërtetë dashuri për ni [1] shqiptar të tillë, se nga Shqipria... ka lanë nam n’Shqipri. Ka qenë fetar, besimtar i madh, po ma shumë e ka dashtë shkencën, se shkenca ashtë e përditshme, mrenda për mrenda, kurse feja është mendim për ma vonë (qesh), edhe ka punu n’këtë drejtim shumë, që lagjja Bërdyna ka arritë me qenë në lagjet ma t’mira. E n’shkollë kur kemi shku n’gjimnaz n’Pejë, “Ahhh, ju Berdynajt, ju Berdynajt t’gjithë jeni dashamirs t’mdha t’shkollave...”, me rezultate t’mira t’gjithë kanë dalë, “se keni ardhë nëpër shkolla t’gjithë, edhe keni shkollarë boll.”. K’të punë nuk e ka bâ... Ka qenë njeri i cili ka vepru me t’gjithë njerzit shqiptarë. Ne kemi qenë tre [3] vllezën. Familja jonë ka pasë numër antarësh jashtëzakonisht shumë, edhe ishim, për shembull t’moshës time ishim nja dhet’-peshmdhetë [10-15], bâba kurrë nuk është marrë me mu në veçanti, ma shumë ka punu me tjert se me mu, vetëm mos me thanë ata tjert, “Shihe ky bâba po puno me djalin e vet!”. E kshtu, si ta thashë në fillim që ai ka qenë i gjithanshëm, ehh vetëm se s’ka deshtë asnjëherë me prishë atë razinë [rehatinë], që i thojnë, t’familjes aty. E kur marova shkollën fillore, se ai na ka folë vazhdimisht për shkollimin, ne na duhet që t’kemi njerz t’shkollum, për probleme t’fesë e sene ato janë probleme personale, nuk është se po e mbanë fenë, ti po e mbanë shtetin, se tjetër është shkolla, domethënë shkenca tjetër është. Feja, qaty flet për fenë, flet për atë çka ka thënë Zoti se s’e dimë as ne çka ka thanë, ato i përdorim edhe ato i besojmë. Sot, shumë besimtarë, edhe unë, ç’është e verteta jo me besu në gjithë ato shartet e dijenisë islame se ka shumë gjâna që nuk janë t’kohës, ka pastaj gjâna që janë t’kohës, edhe ato krejt ligjet e fesë i kanë bâ njerzit e ditur, nuk janë se ka zbritë Kurani n’filan ven’, e kanë shku e kanë gjetë Muhamedi, se unë e kam emrin Muhamed, ka shku Muhamedi e ka gjetë librin Kurani, orientimet që i ka dhanë Zoti, mirëpo ato s’i besoj. Krejt ato orientime që i jep Kurani janë orientime jo të një [1] grupi, jo të Muhamedit, po një [1] grupi fetarve që janë interesu, se at’here para fesë muslimane kanë qenë fé tjera, kjo ka qenë pak ma e civilizume. Thotë bâba, “Duhet me shku n’shkollë t’gjithë.”, po e kam pasë nânën pa shkollë, krejt familja prej tedhet’ [80] e sa antarve njâ [1] a dy [2] kanë qenë, se t’gjithë tjert kanë qenë analfabetë, absolutisht analfabetë. Me llogaritë ti k’të çfarë situate ka qenë, jo k’tu te ne, po n’krejt Kosoven. Kur është bâ regjistrimi i popullsisë, që e ka bâ Jugosllavia, edhe s’kishim ne ku me marrë ni [1] shqiptar që e ban’ regjistrimin e shqiptarve t’Kosovës... Unë isha n’klasë tretë që kalova atje pak, atje shkollimin, klasë të tretë [3] gjimnaz. Gjimnazi ka qenë tetë [8] vjet at’here, kështu quhej, klast e ulta, klast e nalta. Edhe me emnun me bâ regjistrimin në Drenicë. Kam shku me bâ regjistrimin, e atje niveli i kulturës t’popullit tânë, niveli i shqiptarve... Mu m’thanë, “Duhet me shku te qendra, te kryeplaku i fshatit.”. Aty ishte një burrë i mirë, i ndershëm. Sa i përket formimit tonë njerzor ka pasë njerz shumë të mirë, pa pasë edhe njerz të egjër, por ka pasë njerz shumë të mirë që kanë punu. Tash i kanë lind’ boll me ata që po zhvatshin sa po munën bashkë me shkollën (qesh). Bona regjistrimin unë të fshatit, i them ati plaku t’shpisë, thashë, “Çka t’plotësoj unë për ty, për kombësinë, çfarë kombësie ke ti?”, tha, “Turk, elhamdulilah”, thashë, “Biliyormusun turçe [a dini turqisht]?”, “Çka po thu more?”, (qesh) i thashë, “A di turqisht?”, tha, “Jo more, qysh di unë turqisht?!”, “Po si flet ti?”, tha, “Shqip flas”, “Po at’here ti je shqiptar nuk je turk, asnji nga populli jonë nuk është turk, rrallë ka ndonji që kanë qenë të ardhur.”, “Vallai, shkruj çka dush ti!”. Se e çojshin ni [1] shqiptar edhe ni [1] shkâ për me bâ regjistrimin, i tham atij shkaut, se e disha si do i regjistrojë ai, thashë, “A di si është puna”, thashë, “do ta ndajmë fshatin në dy [2] pjesë, ti merri tri-katër [3-4] lagje, unë i marr tri-katër [3-4] lagje tjera, e pastaj takohemi bashkë.”. Bâni regjistrimin ai edhe erdhi me ma pru atë, se unë isha pak ma i avansum, se isha n’klasë ma naltë t’gjimnazit, e ai ishte pak ma ultë, edhe na serbt e malazezt i futshim n’punë gjithkund. Ma jep atë fletushkën që e ke bâ regjistrimin, kur i shoh atje, dojsha vetëm me pâ se si i ka shënu kombësinë, kreeejt fshati turq! Thashë, “Ahhh medet”, thashë, “paske shkrim jashtëzakonisht të dobët, edhe është turp me çu e me dorzu n’shtet k’të fletushkë.”,  tha, “Po çka t’bëjë unë, k’të shkrim kam!”, thashë, “Hajt se kam ca formularë tjerë, po t’i hudhi n’t’pastër.”. E morra, ja hudha, ja shkrujta t’gjithë shqiptarë vetëm prej asaj që kishte shkru. E kshtu kanë bâ shumë. Eeh, kshtu mbaroi regjistrimi i popullsisë n’Drenicë. E po kaloj knej tashi, ka shkollimi. Unë marova shkollën fillore, shkollën fillore shqip se ka qenë ajo periudha e Shqiprisë katër [4] vjet para se t’vishin... joo, kanë pasë ardhë italiant e gjermant, e paskan hapë shkolla fillore shqip. Kem pasë msusin nga Shkodra, Mikel Bytyqin. Edhe mbarova shkollën fillore katër [4] vjet me rezultate shumë t’mira. Bâba na thoshte, “Vazhdone shkollën.”. E kur erdh puna, kishte disa gjâna n’familje si në çdo familje tona diskutohet, kur diskutohej problem i shkollës: jo mos e ço se bâhet shkâ, jo mos e ba k’të, jo atë... Edhe i them, “Bâbë, unë du me vazhdu shkollën.”, tha, “Ani, do vazhdosh po kadale. Do vazhdosh po me aprovimin e t’gjithve.”.

MD: E vajza a keni pasë vajza në klasë të ulta?

MB: Jo, çfarë! Jo. Jo, vetëm djem.

MD: A e ndajshi ju në shpi atë çka e msojshi në shkolla? Për shembull motrave me ju msu shkrim-lexim?

MB: Po, po prit se kemi me ardhë aty. Edhe u hap gjimnazi i parë [1] n’Pejë për me u regjistru. U dashtë me bisedu ashtu, i thashë nânës, “Nânë, unë po shkoj në shkollë.”, tha, “Jo qyqe, pyete bâbën”, thashë, “Bâba ka thânë do t’shkoni t’gjithë n’shkollë!”, thashë, “A na ka thanë nî here? Na ka dhanë lejen ai, do të shkolloheni vajza, djem, e t’gjithë do t’vazhdoni shkollën!”, “Jo, jo.”, thashë, “Unë do të shkoj.”. S’e dëgjova nânën. Kam qenë pak kokëfortë ashtu. Edhe u nisa për gjimnaz, shkova u regjisrova atje. E m’kujtohet e kem pasë drejtor ni [1]... edhe ai kish mbaru diçka për fé, e për ashtu, po ish me shkollë, me shkollë t’fesë, e me shkollë shkencore, e sene, Halil Agusholli e qujshin atë. “Auuu Muhamed Berdyna, po i kujt je ti?, i thashë, “I Mulla Zekë Berdynes”, “Ah, s’ka me Mulla Zekën.”, (qeshet), “A i ngjanë ati ti?”, thashë, “Nuk e di halâ, t’e shofim tash. Shkollën fillore e kam mbaru me rezultate t’shkëlqyshme...”. Nejse, kur kthehem n’shpi unë i kishin tregu bâbës e ish bâ problem n’familje se at’here ka qenë ajo soba e burrave, zyra shtetnore, me dhanë t’drejtë e mos me dhanë. Edhe sa u çova unë n’ditën tjetër me shku n’shkollë veç kur dul te dera, “Muhamed!”, “Urdhno?” i thashë, “Ku po shkon?”, thashë, “N’gjimnaz”, “Kush t’ka thanë me shku n’gjimnaz?”, thashë, “Ti na ke thanë bâbë! A na ke thônë që do t’shkollohemi t’gjithë?”, tha, “Ktheu shko te lôptë.”. Isha i ri at’here, s’kisha aty me diskutu probleme me bâbën. Menihere u ktheva. E lash. Edhe ditën tjetër u nisa unë, prap m’dul përpara m’ktheu, tha, “Mâ mos u nis anej!”. E nderpreva n’vitin e tretë [3]. E kam pasë edhe nji [1] moshatar timin, ai mbaroi ma me vonesë shkollën fillore, mirëpo ishte familje tjetër ai. Thashë, siç janë k’ta katër [4] burra [5], kanë kriju atë që secili burrë plak i Rexhepve ka formu tre-katër [3-4] shpi, pesë shpija [5]. Tha, “Du me ardhë edhe unë n’gjimnaz.”, i thashë, “Hajde shkojmë bashkë se kur vjen ti ndoshta përfitojmë.”. Bashkë shkum atje, u regjistrum. Unë isha regjistru ma përpara, po i thashë drejtorit Halil Agushollit, “Unë jam regjistru po s’me kanë leju me vazhdu.”, “Kush nuk të ka leju me vazhdu?”, thashë, “Bâba. Shpija e madhe atje, nuk pytet veç një [1] njeri po pyten shumë. Mblidhen burrat, e diskutojnë, e vendosin.”, “Ah, mirë mirë”, thashë, “Me k’të do të vazhdoj.”. E me atë vazhdum. Unë mbarova atë gjysë maturën, katër [4] klasë, edhe ai mbaroi. Atë e kanë qujtë Ahmet e mua Muhamed. Ai s’ka qenë i mirë me msime ç’është e vërteta. Tha, “Unë s’do t’vazhdoj ma tepër.”. Unë pastaj vazhdova edhe katër [4] vjet deri n’maturë, tetë [8] klasë i kam mbaruar me rezultate t’shkëlqyshme. I kam pasë diftesat po m’u kanë djegë kur është djegë shpija. Tetë [8] dëftesa - shkëlqyshem. Tashi me vazhdu universitetin. Baj kërkesën atje. M’thotë ai, s’ka qenë Halili, kanë qenë profesorë të tjerë, drejtorë të gjimnazit, drejtorit, tha, “Muhamed, për ty është pikëpyetje, pikëpytje me vazhdu universitetin se ju jeni familje e prekun. Ti e ke pasë bâbën që ka luftu katër [4] vjet kundër malazezve e serbve. Ka luftu vet, e ka udhëheqë nga Novi Pazari e deri n’bregdet, ai e ka udhëheqë luftën.”, tha, “Nuk del gjâ! Ti baje atâ.”.  E bâna kërkesën une edhe s’u pranu fare, as ato kërkesat. Bile, kur shkova n’Beograd unë e i them shefit t’katedrës, fakulteti që dojsha me vazhdu, i them, “Kshtu, kshtu...”,  tha, “Unë s’kam çka me t’thanë, une s’muj me t’marrë derisa je i prekun familjarisht. Tash si me të regjistru në universitet? S’kam çka me t’bâ kshtu qi gjeje një rrugë tjetër”, e thashë çka u bâ... Kthehem unë. Ndërkohë m’pritshin k’ta, çka bâne... N’Beograd e kom pasë nji [1] mixhë/axhë, ai ka qenë dashamirs i shkollës. Ai punonte mullis se ne gjithmonë kemi pasë mulli, e kemi pasë sharrën, i kemi pasë se gjithë ajo shpi, a din, edhe aty n’rrugë është ai mullini dykatësh, mullini Bërdynaj (qesh). E tha, “N’qoftëse vazhdon për doktor, t’i çoj unë...”, tremijë [3000] dinarë paguhej konvikti. Unë s’kisha asni gjâ, as çka me veshë, e jo me shku. Me lexu ti biografinë time çuditesh si ka mundësi gjithë këto vujtje, e kam pasë besim t’plotë se do ta mbaroj universitetin, e do të bëhem iriq me punu me njerëzit, e i thashë, “Unë s’e kam qef atë zanatë, po sido që t’jetë unë po shkoj n’Beograd, po regjistrohna n’fakultet t’mjeksisë.”. Shkova në fakultet, u regjistrova, edhe vazhdova tetë [8] muj. Mas tetë [8] muj që...  m’bon telegram xhai im, ai Mehmet, Mehmeti m’bâni telegram, tha, “S’kam çka me bâ, ma kanë mbyllë kolektivi i burrnisë...”, odës. Bile, e kishin largu edhe nga puna atje n’sharrë, se edhe aty merrte pare ai, e kishin largu. Tha, “Um kanë pushu edhe mu nga puna, kshtu qi ba çka dush.”. Prej aty te stacioni i trenit t’Beogradit e takoj ni [1] shok timin, se unë kam pas shkru poezi kur isha i ri, tash s’merrem me ato punë mâ, i kam pas botu nja tre-katër [3-4] poezi n’Rilindje. N’Rinlindje ka qenë redaktor një shok që e njihsha. Unë e takoj n’stacion t’trenit, “Ku je tu shku?”, thashë, “Jam tu shku te lôptë”, tha, “Çka po ban shakâ ti?”, thashë, “S’po baj shakâ po po e lë shkollën.”, tha, “Jo more, qysh me lônë shkollën! A vazhdon Albanalogji ti?”, thashë, “Po unë jam Mjeksi e si t’vazhdoj Albanalogji? Hajt se po vazhdoj n’qoftëse m’pranojnë.”. Edhe dy [2] muj kishim msim, i thashë, “Sa provime i ka viti i parë [1]?”, tha, “Dy [2] provime i ka. Njâ [1] sllavistikë, nja [1] ...”, të dyjat ishin serbisht, tha “Shefin e katedres ti e njeh kush është.”, “Po kush është shefi i katedres t’Albanologjisë?, tha, “Vojsllav Dajçentoviç”, ka qenë i deleguar për provimet e matures n’gjimnazin e Pejës, edhe tha, “T’ka përmen ty nja dy-tri here, ‘a do me vazhdu ai djali, ai Muhamedi’.”, i kishte thanë, “S’e di”. Nejse m’tregoi ai se Vojsllav Dajçentoviçi ma merr mendja që t’pranon. Shkoj. At’herë kur shkoj, “Ooo gdesimo Muhamete... [srb]|, filloi ai, thashë, “Kum ardhë kshtu mu m’regjistru k’tu. Isha n’fakultet t’Mjeksisë mu shpreh bursa, bursën e kam marrë nga familja dhe më është ndërprerë edhe s’pata ka me ja majtë. Kshtu qi po mendoj me vazhdu atë degën e Albanalogjisë.”, tha, “Jo, në asssni m’nyrë! Në asni m’nyrë. Vetëm fakultetet t’vshtira, jô inxhinieri, jô fakultetin... n’qoftëse vazhdon për arsim, për matematikë, për fizikë, e kimi, e k’to tre-katër [3-4] landë me i marrâ, jo cilla t’pëlqen ty!”. E thashë unë, “Qysh me ja bâ tash?”, “Po do t’shkojmë n’rektorat se rektorati e blenë.”. Kur u shku atje foli mirë, tha, “Kshtu, kshtu, kshtu... ka ndodhë një [1] fatkeqsi, jo me futë n’politikë fare, tashi për dy [2] muj do me ardhë në Albanologji.”, tha rektori, “Po qysh e merr vitin e parë [1] për dy [2] muj?”, (qeshe), “Po s’ka, dy [2] provime janë në Albanalogji. Ky ka qenë i shkëlqyeshëm. Kam qenë n‘provime t’maturës e ky s’u futë fare se e kanë liru nga provimet për rezultate t’shkëlqyshme.”, tha, “Mirë, mirë. Regjistroje.”. Tan’ kohën... Për dy [2] muj i morra ato dy [2] provime, e mora vitin e parë [1], e vitin e dytë [2]. Shkoi ajo. Vazhdoj vitin e dytë [2] gjasht’ [6] muj. M’lajmroi ajo që ma murr edhe bursen në Albanalogjik nga Rilindja. E mora bursën edhe gjysë viti, m’lajmroi ai pergjegjsi i bursave, tha, “Kthehu se s’tu shpreh bursa se s’na ke pru asni dokument se e ki bâbën në burg Guliotok. Jeni familje jashtë regjimit tonë.”. Tash kah t’ja maj unë tash...?! “Mirë.”, i thashë ati shefit të katedres t’Albanologjisë, i thashë, “Unë po regjistrohem privatisht se ma kanë pre bursën shumë”, tha, “Ani mirë, regjistrohu. Ti provimet e di sa janë, ni pjesë t’mirë t’provimeve... nja dy [2] i ke dhanë vitin e parë [1], nja dy [2] t’vitit t’dytë [2] i ke dhanë, edhe i ke edhe nja tri [3] tjera”, tha, “edhe bjeri mas e jepi fund vitit.”, thashë, “Shumë...”. U ktheva. Sa u ktheva n’shpi, e kom pasë bâbën, po bâba s’ishke po vllaun e madh, ehhh... [pauzë].

MD: Gjyshi Muhamed, a mundesh me me tregu për veshjet e krahines, qysh ishin në atë kohë?

MB: Jo shpija jonë e familja jonë, po krejt Kosova problemin e veshjes e kanë saju në shpi. Ja për shembull shpija jonë që kishte shtatdhet’ [70] anëtarë n’familje, ne kishim bagëti, e bagëtinë e qethshin, leshin ja’u ndajshin familjeve, edhe bajshin zhgun, shajak i thojnë, e me atë e bajshin shajakun. Secila familje kishte hisen e vet. M’varej, sa fëmijë i ke aq t’i jepshin sasi të leshit. E me lesh bâheshin tirqit, mintâne, edhe kurgjâ tjetër. Po bâhshin edhe kshtu për pleq, jeleka, po ish zhgun ajo. Ato i kum provu, i kam veshë si fmi i vogël. E të gjithë familja veshej mbi bazën e asaj që i bante, se e kemi pasë... pastaj qyteti, e kemi pasë rrobaqepsin që dilke në fshatra, vinte rrinte ni [1] muj në shpi tonë se kish shtatdhet’ [70] anëtarë me ju bâ kostume, kostume popullore. Vesha ka qenë veshje popullore, pastaj kmisha e kto. Blejshin pamuk, e blejshin ksi me çka e bâjnë pênin... s’e di, ja kom harru emrin... pamuk. N’radhë të parë e bajshin ato pêj të pamukut, edhe me ata pêj t’pamukut bajshin... vek kanë pasë të gjitha gratë, çdo familje e kanë pasë vekun e vet, bajshin aty dag a dug a dag a dug... pëlhurë, sa kishte fmi, a din, sa i dilshin. Për çdo vit bâhej ajo punë. Edhe kshtu bâheshin ato t’brendshmet me ato... çka i bajshin vet, s’kish asni gjâ me ble n’pazar, e n’shtet, e sene. E domethânë me marrë kshtu kostumi ose veshja jonë në a’të periudhë, me tridhet’ e gjashtë, tridhet’ e shtatë [36-37], se i mbaj mend unë ato se tridhet e nish [31] jam unë, e tridhet e pesë, tridhet e gjashtë [35-36] i maj mend çka është bâ, por pjesa ma e madhe e popullsisë ka qenë veshë kshtu. Bile edhe pallto, merrshin bâjshin... herrka me kapole (qesh) e bâjshin. Ashtu kanë qenë t’veshun gjithë. Unë i mendojsha ato janë veshjet e ilirve (qesh)! Ehh, kshtu kjo ka qenë ajo vesha e jona. Kpuct, blejshin llastik e bajshim me ksi... s’i di qysh i thojnë... k’tu... sixhim, nifarë lloj pêni. 

MD: Si lidhëse?

MB: Po, si lidhse, po i fortë ai. Edhe i lidhte n’atë. Edhe unë kam pasë kpucë me llastik poshtë, edhe me sixhim sipër. Binte shi ose kishte rrugës ujë, a t’hynte ujë n’kâmbë s’prishte punë ajo. 

MD: A të kujtohen lojërat që i bajshit si fëmijë në fushë?

MB: Po. Bâba niherë nuk na ka leju. Kjo ka qenë ajo ana negative, se nuk ishte se përpara... serbët, shkijet i thojshim ne at’here, shkijet merrshin me gjithfarë lloj lojnash se e kishin shtetin e vet, ishin të lirë, kulturën pak ma nalt, se na halâ ishim pellazg, edhe thoshin, “Vetëm me punu s’ka tjetër, me rujtë bagtinë.”. Se thojnë përpara shqiptart n’Kosovë kanë banu nëpër male, i kanë pasë shpijat nëpër male, se fusha ka qenë pyll, si është Vitomerica sot, që është shumë... fshat shumë i madh. E mbaj mend unë kur ka qenë gati krejt pyll. Kur kanë ardhë pastaj shteti Jugosllav e ka pré atë, edhe i ka pru, edhe e ka mbushë me serbë. Tash janë krejt shqiptarë. Shqiptart kanë jetu nëpër male. Pse? Ushqeheshin. Shkalla ekonomike varej nga bagëtia që mbahej, me dhênë, me lôpë, me dhi... me kështu kafshë. Ehhh për bukë e ksi sene çojsha... Atje mîllshin kallamoq. Ata i kanë pasë. Pastaj ma vonë kur jam rritë unë ka pasë, edhe sot e ksaj dite i ke k’tu. Kaliçani është një fshat deri ku bashkohet Drini me Lumbardhin e Pejës, po n’jug atje krejt është pyll, halâ është. Prandaj më vjen keq mu se ne tokë kemi boll po nuk po e shfrytëzojmë atë si duhet. Ne i kemi pasë shtatë [7] hektarë tokë t’punushme, bagti nja niqin’ [100] dele, pesdhet’ [50] lopë plleja, qumësht e k’si gjâna kishim boll mirëpo ato sot s’po i shfrytëzojmë fare, absolutisht. Bagëtia ka râ nga niveli krejt. S’kemi hiç. I kemi tashi nja shtadhet’ [70] shpi që janë k’tu, vetëm dy [2] shpi kanë nga pesë-gjashtë [5-6] copa lôpë, tjetër kush s’ka  as dhênë, as dhi, as lôpë, as kurgjâ. Kujtojnë që toka na jep me hangër! Tokën duhet me punu shumë. E kanë lânë edhe bujqësinë. E kanë lanë bujqësinë për arsyje se u hapën rrugë për me dalë jashtë e me marrë pare pak ma shumë, e qe na ka dëmtu e na ka sakatu shumë. Kosova është vend i mirë shumë. Unë kam qenë gjithandej. Kam qenë në Amerikë, kam nejt tre [3] muj në Nju Jork, kam qenë në Itali, në Gjermani, në Holandë, në Belgjikë... po punojnë ata, grada e zhvillimit është shumë... Se me pytshin mu, “A mâni ju kshtu bagti?”, i thashë, “Jo, kem pasë majtë.”, “Po pse nuk mani?, (qesh), “Jemi bâ zotni!”, ai tha, “A e sheh atë kodrën atje?”, po më tregonte italiani, tha, “Atje i kam bagtitë unë. E kam stânin, bagëtinë, rroktarin që i runë, unë vetëm shkoj e marr qumësht, e tlyn, e ato, se e ban punën me rrogë.”. Pastaj tokën, deri n’autostradë e kish tokën e vet. Millej atje misri. Deri aty afër autostradës s’kishe vend pa punë, e k’tu te na krejt Kosova është bosh! Para tre-katër [3-4] ditsh isha n’Kaliçan. Ai fshat ka qenë një [1] mbret, krejt toka at’here është punu. Tash shpija t’mira se kur u dogjen k’to ne na ndihmoi bota, ndihmun ata që ishin jashtë, e kanë bâ shpija shumë t’mira. Shife si janë shpijat k’tu, kjo shpija, kjo e madhja asht e Mulla Zekës, kjo k’tu është e imja. Unë aty kam pasë hisen, po kur isha n’Shqipri pastaj ka thânë baba, “Muhamedit me ja bâ një [1] shpi t’veçantë, se ai s’rri n’vend t’huj, se vend i huj nuk është Shqiprija po derisa jemi të ndamë vend t’huj do ta qujmë atë se do marrim, n’qofse lejojnë, a lejojnë me dalë knej a s’lejojnë...”. E kështu që janë bâ shpijat e mira. Se i pashë edhe në Kaliçan, krejt fshati me shpija shumë special, eee toka kshtu barrë e krejt, po as lôpë as bagëti s’kishin që me ja dhânë sânën. Prej toke absolutisht, absolutisht s’ish kush që e punonte tokën. E gjithandena... pse i ke kshtu prej mullinit tonë e deri te ura e Drinit atje kanë qenë arat e Radavcit, bâheshe misri, gruni... çka dush. Uji, uji  Drinit, çka dush, me i ujitë kur dush. Krejt kanë ikë nga andej. Një pjesë e mirë që ka pasë toka, aty e kanë bâ shpi dhe i kanë shëndrru krejt n’vendbanime. E jashtë nuk ishte kshtu. Jashtë t’përqendrum ishin në fshatra, tokë ishte... tokë pune ata që e kishin ma shumë...

MD: Te familja qysh është bërë ndarja e punëve të shtëpisë? Qysh është organizu familja kur keni jetu n’shpi t’madhe?

MB: Përpara ka pasë punë për mashkuj e punë për femra. Familje patriarkale mâ. Ehh fmit nuk punojshin. Disa bëheshin pak më të fuqishëm me mledhë diçka, punë t’lehta, po i futshin në punë. Nëse s’i bëje punt ka kërsitë dajâku. Kurse gratë vetëm punë shpije. Po ne e themi punë shpije, po ato kanë bâ edhe punë në fushë, për shembull kanë korrë misrin, sânën e kanë thâ e kanë bâ për dimër bashkë me burrat, me ato veglat që thahet bari. Kanë punu ato vazhdimisht, kanë bâ vetëm punë shpije. Pastaj punë shpije kanë pasë, për shembull gratë tona që ishin tridhetë [30], nja tridhet’ [30] e sa, ato i kanë pasë nga dy [2] ditë t’caktume ose nga ni [1] javë me gatu, me i përgatitë gatimin, bukën. E kanë pasë nji [1] shpija e grave i thojshin, e kanë pasë magjen aty me miell misri, e gatujshin bukë, e ajo buka e misrit sa kjo tavolinë po tham, edhe gatunte gjashtmdhet’ [16] bukë si kjo, bukë misri për tu ushqy krejt antart e familjes. E kshtu gjithandej me bukë misri. Edhe k’të metodë e kanë pasë, s’kanë pasë rrugë tjetër fare, absolutisht. Ehh ma vonë pastaj fillun me mjellë edhe grun, fillun me ble edhe miell gruni n’qytet, e me gatu atë bukën e grunit që mund ta hash edhe thatë. Atëhere ne na qujshin familje e pasur, po mnyra e jetesës ka qenë primitive krejt. Le të thotë kush çka dojnë, ajo familja e madhe e Tahir Lushve që njifet n’krejt Kosovën kanë jetu krejt n’mnyrë primitive si t’gjitha tjerat, a din, po që thojshin jetojnë mirë, e kanë shpi të madhe, e kanë bagti, e kanë tokë, e kshtu. Po kanë bjeshkë se verës dilshin n’bjeshkë, është bjeshka e Rusolia, është alamet bjeshke, e që s’e shfrytëzon kërkush është bjeshka jonë. Për atë kem pagu pare, që pagujnë si porez që thojshin serbt. At’here na merrshin pare. Ehh kshtu. Ku e kisha fjalën?

MD: A ka pasë ndonjë vit që s’keni pasë ushqim? 

MB: Ka pasë. Ka pasë. Nja dy herë e mbaj mend unë. 

MD: A i mban mend vitet? 

MB: Viteeet... duket dyzet e treta, dyzet e katërta [43, 44]. Nuk e di. At’herën kanë qenë italjant e gjermant. Por ne punt keq si kemi pasë, po sido që t’jetë nuk ishte i bollshëm. Bishin italiant e gjermant, po u dashke me punu tokën që me pasë me hangër. Se ne s’i qujshim at’here simitetet e bukën e grunit qysh ata e hanë pa bukë, s’ka nevojë as për djathë, as kos, as për hiç fare. E tash s’e han kush bukën e grunit, simitet, e ato thonë, “S’o e mirë, s’o gatu mirë”, se kanë ardhë forma tjera. Vitet saktë s’po i mbaj mend. Tridhet’ e nânta [39] e dyzet e treta, dyzet e katërta [43,44] ka qenë zi buke, që i thojshin. 

MD: Çka ka qenë zi e bukës?

MB: Fatkeqsi, a din, fatkeqsi që nuk kishte mjaftueshëm, e u dashke jo me mbajtë zi, po quhet periudhë e zezë, zi buke përpara, s’e di qysh i thojnë tash, se tash s’po ndodhë ashtu, tash vetëm po kërkojnë gjâna se po mendojnë që e mban Kosovën. Ktu, a di si është puna, mentaliteti i njerëzve? Është jashtzaknisht i ultë. Si Kosova edhe Shqipria janë n’nivel t’ultë t’zhvillimit. Shqiprija ka qenë që niqin’ [100], e dhet’ [10] vjet shtet Kosova. Sa u bânë? Kurgjâ (qesh)! Dhet’ [10] vjet. Po dhet’vjetori është festu, e janë n’mentalitet t’jashtëzakonshëm t’keq, për arsyje se mendojnë se e fitove lirinë t’jep toka me hangër e me pie! Po, e fitove lirinë. Duhet me punu natë e ditë, me punu tokën, me maru shkollën, me arsimin, me t’gjitha drejtimet, duhet m’u pasë parasysh të gjitha degët e ekonomisë, me pasë specialista... Se ti e njeh atë bâbën tem, hoxhën, nuk thoshte duhet me vazhdu për hoxhë, “Po duhet me maru shkolla, lloje të ndryshme t’shkollave.”. Kur erdh bâba n’Shqipri i thashë, “Nuk e di bâbë, unë pesë [5] vajza i kam, t’pestat [5] e kanë mbaru universitetin.”. Edhe më vjen shumë keq se ne për profesione t’ndryshme s’e çajmë kokën, hajt hin msus aty edhe mos u lodh. Vajza e madhe ka mbaru liceun artistik edhe është artiste. E ka përfaqsu Italinë, se kanë bâ nifarë konkursi në disa shtete Ballkanike, i kanë pasë bâ edhe n’Pejë, edhe në Prishtinë. Edhe n’Prishtinë e ka marrë nî herë atë fotografinë e madhe që e ka nxjerrë artistja Dardana Bërdyna. Tash është n’Itali. Atje punon n’drejtim artistik. Vjen ajo sa të merr leje, nuk rrin atje, se e ka pasë burrin, burrin jo t’formun, edhe ai me universitet piktor, po që ka qef me i thanë që je italian. Më tha ai bile mu nî here, “Bâcë, ti mu nuk me do hiç.”, i thashë, “Po ti a po e dî bile?”, thashë, “Unë po të them si njeri nuk të du hiç, po për si dhandërr s’kam çka me të bâ, por si njeri jo, si njeri jo se ke mentalitet të gabum, se ti mohon kombin tënd, tu e mohu kombin ti po shkon tu u...”. Se ne kemi qenë popullatë e madhe në botë, pëllazgët, ilirët. Pëllazgët kanë qenë nëpër krejt Evropën e tu u shterrë, tu u shterrë... kemi ardhë një [1] grusht. Ne jemi kufizu me shtete sllave që janë shtetet ma të egra e na kanë marrë gjithë ato tokat. Në Mal t’Zi kemi, në Ulqin kemi, në Hot, në Grudë, ëëë... gjithë ato. Edhe bili ai kryeqyteti paska qenë ma shumë paska pasë shqiptarë se sa malazez. Serbia, pjesa veriore, lugina e Presheves është krejt me shqiptarë, e ato janë disa krahina, dy-tri [2-3], për shembull ky Nishi. Nishi i ka pasë nja treqin’ [300] fshatra shqiptare n’toka tonat kanë qenë e tu u rrudhë, tu u rrudhë... tashi na ka ardhë kufini n’maje të Rusolisë, kufini i ri që po e nxjerrin në maje të Rusolisë është pjesa veriore është e malazezve e serbve, e kjo pjesa knej është e jona, e Kosovës. E kshtu ka bâ edhe në Maqedoni, edhe Greqia. E krejt Çamërinë, e krejt... e deri te Janina, atâ e kanë s’e kemi na. Ne mendojmë vetëm toskninë, se kam qenë edhe anej unë, po kta se kanë fort idenë se ni [1] shtet e një [1] popull studiô për krejt vendin e vet e për Kosovën. Ata s’kanë pasë pse me studju se ka qenë sheteti tjetër, ka qenë Shqipria, Kosova ka qenë Jugosllavi, s’ka qenë shtet. Bile unë kam përralla, jo, po realitetet që kur kanë ikë prej k’tu e kanë lanë Shqiprinë ata rojet e kufinit, “Hëëë erdhët nga Jugosllavia?” - mu, i them, “Jo nga Jugosllavia, por kemi ardhë nga Kosova.”, tha, “Ah more, na shet mend more tashi! Haa pse ka është tash Kosova, çka është, shtet a? Ajo është Jugosllavi!”, “Jugosllavi nuk është, po është tokë e Shqiprisë, e robnune.”, i thashë, “Ku i ka bazat e formimit të shtetit shqiptar edhe Shqiprisë, a e di ktë apo s’e di?”, unë me policin, tha, “Jo, jo. Unë nuk e di.”, “Po a ke dëgju për Lidhjen e Prizrenit? Prizreni është n’Kosovë që kanë qenë Avdyl Frashëri, kanë qenë të delegum nga Shqipria plot e nga Kosova për formimin e shtetit shqiptar, e ti thu Kosova Jugosllavi! Po nuk është Jugosllavi, është Shqipri e robnune.”. Tashi janë tu na bâ padrejtsina të mëdha. Edhe shtetet e mëdha po e rujnë interesin e vet. Rusia është sllave n’përgjithësi, edhe shtetet perendimore janë me Amerikën. Serbt ishin detyru m’u largu prej k’tu krejt, po ne po e pranojmë, edhe ata le të rrinë vetëm të na lanë neve rehat. A kujto amerikant, ata janë pak ma diplomat, edhe serbët, se na jo, ata e kanë Evropën e bashkume. Çka është atje në Bruksel... e kanë delegu, din me folë, din me rujtë, e kanë... kudo, kâja nânën, ka serbë. Kanë ardhë n’Shqipri, e paskan ardhë n’kohna të lashta, kur ke vende me emra serb. Novosellë, Novosellë ka në Lumë, Novosellë ka n’Shkodër, e shumë emra që kanë... njiherë kanë kalu edhe kanë vnu emrat. Kosova pothuajse pjesën ma të madhe... [vendbanime me emërtime sllave]. Novosella... Radavci nuk e di ka e ka marrë këtë emër, Jabllanica - serb, Jabllanica e Madhe, Jabllanica e Vogël, Kaliçani, Vrella, ehh Dubova, e deri n’Istog që i di unë të gjithë fshatrat e kanë atë emrin sllav. Istog lindje, Vrella... ka burimin aty, e kshtu janë t’gjithë. Stari Dvorë (qesh)... krejt, krejt anej i ke përte Peje. Ndal t’i numëroj, as dhetë përqind [10%] të emërtimeve të fshatrave, vendbanimeve, tokave kanë emrin shqip, k’to i kanë krejt... Tash i kapën, kanë ardhë ktu i kanë ndërtu kishat, kishën e Deçanit. Edhe s’e lëshojnë, edhe thojnë, “Ajo është toka jonë”. Kisha e Deçanit është një [1] kishë e madhe. Edhe tash e dëgjova n’radio se po ngulin kambë për Kishën e Deçanit, atë Kishën e Pejës, është Patriarkana apo Patriarshia, është e rrethume me mure krejt aty mrena. Serbinë s’e kanë luftu me kohë, edhe ja çojnë me dokument, ja kjo është ndërtesa në filan vend që është bâ në filan viti. Kosova krejt i ka emrat. E historinë sllave e përmendin ata çka janë ato mbretnit serbë që kanë sundu n’krejt Kosovën e n’krejt Serbinë, “S’kanë pasë shtet kurrë”, thonë, “janë njerz t’maleve.”. N’realitet kemi jetu në male, e maleve, se kemi popull... që na ka dëmtu Turqia nihere n’radhë t’parë pesqin’ [500] vjet n’robni, a di çka do të thotë pesqin’ [500] vjet, nihere na kanë ndrru fenë, s’po me dhimbset feja mu pse na kanë ndrru, po s’na kanë lanë me shku e me ecë përpara fare, e jemi mrapa, e na kanë shkelë tjerët. Pastaj kur është largu Turqia... Kemi luftu edhe kundër Turqisë, bashkë me serbët. Serbt kanë ardhë, meniherë sa shkoi Turqia, i kanë zaptu tokat tona. E tash çka me bô...

MD: Kur u shpërbë familja juaj e madhe?

MB: Tashi, sa ka qenë bâba gjallë ka qenë edhe i zoti i shpisë, Tahir Alushi. Ky k’tu [e shfleton librin]. Sa ka qenë bâba gjallë... ata e kanë majtë shpinë. Edhe ishte koha e tillë që njerëzit pa shkollë, e njerzit duhej me punu tokën, qysh me punu, me punu bashkë se atje kur vinte puna me prashitë misrin në arë nuk e prashiste një [1] njëri atë tang, tang, tang... po u mledhshin argatë. Kur ishte shpija e madhe kish antarë, familje boll, tridhet’ [30] vetë u futshin në arë atje e punojshin tokën. Ishte toka, e bujqësia, e blegtoria që i detyronte... Se ne s’na ka lanë me vazhdu shkollën tjetër kush. Po edhe kur fitum të drejta me vazhdu shkollën pak si me vështërsi se mentaliteti i vjetër nuk hiqet me... ashtu me sharrë, po kadaldale, kadaldale... E tashi, tashi jemi bastardu fare. E m’vike keq shumë. Jemi... Sa kum nejtë unë n’Shqipni, n’Shijak e n’Durrës, kam qenë anëtarë i Partisë Demokratike.

MD: Kur keni shku në Shqipëri?

MB: N’pesdhet’ e gjashtën [56].

MD: Cila ka qenë arsyeja që ke shku atje? 

MB: Ehh... në Shqipri kam shku se jam detyru. Të thashë, unë kur e mbarova gjimnazin, me marifete të jashtëzakonshme kom mujtë me shku në Beograd me vazhdu Mjeksinë, tani Albanologjinë, pastaj kam hi edhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë. Po kam shku në Beograd për arsye që bâba ish në burg e unë... se babën e kanë njoftë, e n’Prishtinë e t’gjithë andej janë përpjekë me më ndihmu, po nuk kanë guxu. Pastaj ka pasë edhe shqiptarë në shitje, për të fitu autoritet vet ta bante të keqen ty, je dikush... Edhe shkum n’Beograd, Beograd, n’Albanologji. 

MD: E n’Shqipri? 

MB: Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

MD: Sa vjet ke qëndru në Shqipri?

MB: Katër [4] vjet. Fillova nga e para. S’kisha çka me fillu unë, deri sa ... Se kam punu katër [4] vjet në shkollë tetëvjeçare t’Kryvidhit t’Kavajës, katër [4] vjet. Tri [3] vjet kam punu me një [1] shkollë, fermë italiane kishte qenë përpara, edhe me çunë n’Kryvidh. Kryvidh nejta vetëm katër [4] vjet, m’çunë për ni [1] vit se m’thanë kemi nevojë për kuadër e sene, katër [4] vjet, as s’më lujti kush nga vendi. Vetëm kur ka ardhë sekretari i Komuniteteti t’Partisë t’Durrsit, ka ardhë me kontrollu bashkë me inspektorë, edhe, “Unë”, tha, “du me hi nëpër klasa me pâ nivelin e msimdhânjes edhe nivelin që e kanë arritë nxansat.”, edhe, “Kush jep matematikë k’tu?”, “Muhamed Berdyna”, “Shoku Muhamed, do të vijmë me kontrollu” - tha, i thashë, “Pse mos t’vini?”. E disha që ai është n’parti, e po që ka mbaru a s’ka mbaru, a e ka me letër atë dipllomën nuk e di. Po kshtu ish i përgaditun. Erdh në Matematikë, dëgjoi sa dëgjoi, s’u ni hiç, kur dolëm prej klase, “Muhamed”, tha, “do të bisedojmë më vonë se unë du me hi në kontrolla në landë të tjera. Kush jep Fizikë?”, “Muhamed Berdyna” (qesh). Nejse, erdh prapë. Tha, “Po shkojmë prapë bashkë.”. E dëgjoi Fizikë, marum. Kshtu qi gjasht’ [6] orë msim ka ardhë te unë. Tha, “Sa landë i jep ti?”, thashë, “Tetë [8]”, “Qysh more tet’ [8] landë?”, i thashë, “Kaq m’i ka dhanë drejtoria!”, “Çka jep ti?”, i thashë, “Matematikë, Fizikë, Kimi, Histori, Gjuhë Shqipe. Unë prej Kosove”, thashë, “jap edhe Letërsi Shqipe, Muzikë, Fiskullturë.”, i thashë, “Tetë [8] landë i jap.”, “Shiko k’tu”, tha, “kjo nuk lejohet!”. Edhe e thirri drejtorin, “Heeej”, (bertet), “çka ja keni dhanë kaq landë? Që ka ardhë nga Kosova a? E keni ngarku shumë.”, tha, “Po na s’ja kem dhanë, për shembull Matematikë dhet’ [10] orë a nizet [20] orë, po ja kemi dhanë n’dy [2] klasa, n’tri [3] klasa se kemi mungesë shumë n’klasa, kshtu qi ky i ka plotsu krejt.”, tha, “Tri [3] landë do t’i marrin cillatdo që ki qef edhe që sot”, kish edhe dy [2] [muaj] me u mbyllë shkolla, tha, “k’to dy [2] muj vetëm dy [2] klasa.”. Shkoi ai. Erdh... Pastaj vendi i varfër shumë, unë s’kisha as ku me fjetë as hiç, s’isha edukator fare, edukator me veshje, me pamje, po n’punë po, se kam punu shumë, edhe i thashë, “Shoki sekretar”, s’e merrke kërkush për drekë, ishte sekretar i komitetit t’partisë, shpijat krejt ishin pa tavan, bosh me kulm, i thashë, “A po vjen për drekë te unë se e kam marrë ni [1] dhomë e tash pregadis vet drekën?”, tha, “Po”. Erdh. Aty fërgova vezë, ca sallata, e ca ashtu, po ishe untë, ai hangër, e u shemb tu hangër, tha, “Po du me t’pyt, vetëm digjo, pse je tregu naiv e s’ke kundërshtu drejtorin, me thanë ‘nuk i marr ato, unë du kaq sa na takojnë, maksimumi tri [3] landë’?”, thashë, “Po ku di unë more shoku sekretar?! Unë kam punu, kam punu n’Kosovë, kam qenë edhe n’arsim atje, kam dhanë msim, edhe n’Kaçanik kam punu po m’kanë përjashtu prej anej, edhe thashë rregullat e msimdhânies e detyrën time si mësimdhanës dhe si edukator përpiqem me kry në maksimum.”, thashë, “Ti shiko, unë jam djalë i ri, shiko sa jam dobsu se po duhet me punu.”, “Po tashi”, tha “duhet me punu me pak orar se k’tu janë shumë pelivâna që të shfrytëzojnë. Kshtu po ban edhe vajza ime në Bruksel, ban punë të detyrës që e kanë ngarku atje, e pastaj planet e disa të tjerve që janë atje i merr në shpi ja’u plotson vet. Edhe asaj i kam folë, deri n’fund ja tregova edhe si kam vepru unë e s’më ka dalë mirë asnihere, thashë, ‘Me ndihmu, po, mund të ndihmosh, a din, ndihmë të thjeshtë, po jo me i marrë dokumenta n’shpi se atje ku e ki ti zyrën e ambasadës ti ke ort tua, ti s’ke vend me nejt, edhe do me bâ ambasadë edhe shpinë!’.”. Edhe nejse, kshtu, se dola pak anej, po kshtu i thashë edhe ati, “Jo, përpiqem me i ndihmu edhe tjert, përpiqem me qenë msus, edhe edukator, edhe e di që populli jonë shqiptar, si k’tu në Shqipni, si në Kosovë, ka nevojë për arsim shumë.”. Edhe janë hapë tashi shkolla, edhe unë kam mbaru n’gjimnaz. Unë e kam mbaru n’Pejë. Nga klasa parë [1] fillore deri n’gjimnaz i kam pasë msimin shqip, po dy [2] vite i kam fillu serbisht, para se të hapej shkolla fillore. E thashë, “K’to probleme i njoh. E di që duhet me punu natë e ditë.”, ja thashë, “Ti je sekretar, e ke obligim edhe shkollën edhe arsimin, interesou pak. Interesou pak e kërkoju llogari. Jo ktu me ardhë me kontrollu shkollën se s’je profesionist, për k’të ti vjen vetëm sheh a po bâjnë zhurmë, a po spjegon profesori, e vjen puna”, thashë, “drejtorin e arsimit”, at’here ka qenë shef i arsimit, shef i thojshin, drejtor i arsimit, thashë, “me thirrë atje me kërku llogari deri n’fund, me marrë edhe specialista t’arsimit, me marrë atje, me njoftë profesionin, me ditë për çka po flet!”, tha, “Besa s’e ki keq.”, (qesh). Po i tham, “Unë kështu mendoj, mundem me ngrehë diçka”, e kshtu, ai tha, “Shiko djali mirë, k’tu s’ki me nejt mâ asni ditë. Nesër merri plaçkat, çka të kesh, edhe hajde në Durrës, edhe atje dalim bashkë e pyesim ku ka ndonji vend ma të mirë edhe një [1] shpi, e me nejt n’shpi tâne e me dhanë msim në Durrës.”, i thashë, “Me vjen keq me të thânë sekretar”, thashë, “se kam dhanë gjithë këto landë, e me i lanë me i hallakâtë njerëzit... Këto landë që i kam du me i çu edhe dy [2] muj, e pastaj vi.”. Pastaj shkova edhe e gjeta vendin ma të mirë. Mes Shijakut e Durrësit ishte fermë e lôpve, e italjanve, aty i kishe të gjitha konditat. Sa shkova atje m’çunë më prezantun: k’tu e ke menzën,  k’tu shpinë, k’tu do flesh. Vetëm me dy [2] dhoma, guzhinën edhe dhomën. Bile, ai shefi i guzhinës tha, “Shiko, ti ke punë edhe shkollën. Shumëherë, se unë kam rregull italian, mëngjesi hahet prej kaq deri kaq, dreka kaq deri kaq, darka ashtu. Me ardhë ma vonë mbetesh. Kurse ty, qe po ta jap çelsin e guzhinës, se i kam dy [2] unë, atë mbaje ti, e kur ta gjejsh atë mbyllë, unë ta ndaj gjellën, aty futu ha bukë, edhe mbylle atë.”. E aty kum bâ qef. E thashë, “Tashi jam n’Shqipri. Tash po më trajtojnë jo si emigrant, se s’jam emigrant unë në Shqipri, në atdheun tem, në shtetin tem, unë kam ardhë me mbaru shkollën, as s’kam ardhë me punu, me punu nëpër shkolla, po me mbaru universitetin, e me shku për Kosovë.”, “Hëë... po kush po të len mâ me shku n’Kosovë se? S’te len mâ! Serbt! Se kemi dëgju që ti e ki bâbën në burg, kush t’len me shku atje, t’çojnë n’burg te bâba jot!”.

MD: Gjyshi Muhamed, e përmendet që babâi juj ishte në burg. Qysh e mban mend këtë periudhën që babâi i juj ishte n’burg?

MB: Bâba jem, si shumë atdhetarë që kanë punu për vendin tonë, për Kosovën e për shqiptart, edhe ai ka punu shumë. Ata që kanë punu shumë n’popullin tonë s’ju ka pëlqy shtetit serb se kanë dashtë veç me punu për Jugosllavinë, jo për Shqiprinë e për shqiptarë. E bâba ka qenë shumë i dhânun. Bâba ka qenë edhe në luftë në kohën e dyzet e ni, dyzet e katër [41-44], ka qenë komandant i përgjithshëm i zonës Novipazar, Rozhajë deri... Ka qenë komandant edhe është plagosë në luftën e Novipazarit, që njihet, e keni lexu edhe në gazeta. Atje është plagosë, e kanë marrë e kanë çu në Mitrovicë, edhe ka nejt ni [1] muj në spital. I kanë shku pastaj... Unë kam qenë në shpi kur ka ardhë edhe absolutisht dy [2] netë ka nejt e n’fron, si ishte shëru drejt e n’fron, a di. I thojshi ata pleqt, “Hoxhë bre, pse bre po shkon n’fron, me vra shki a?”, “Jo”, tha, “Unë k’të ja kum thanun n’gjyq, se më pytën, ‘Kur del nga burgu a do të shkosh n’fron?’. I kam thanë, ‘Qe, unë po t’baj pytje ty. Po të të vijë dikush e të futet ty n’Serbi, a shkon n’fron ti a i thu hajde se do ta lshoj shpinë teme? Kjo është shpija jonë. Ne po mbrojmë shpinë tonë! E është krim mos me shku n’luftë, mos me luftu, mos me sakrifiku për t’fitu lirinë, se liria nuk fitohet me dy [2] shtete. Po ne s’jemi shtet”, tha, “neve s’na jepni asnjë të drejtë. Po thoni jeni Jugosllavi, kur ne jemi shqiptarë. E kam thanë kshtu e s’e kanë thanë absolutisht asnji [1] gjâ.”. E kanë pas pru pastaj n’Pejë me mbledhë popullin, e ishin ardhë katër [4] a pesë [5] po pysin, “Komandant”, thanë, “Mulla Zeka”, se e kqyrshin n’t’madh atë, “Mulla Zeka, ty t’ka ardhë koha se po e plotson gjashtumdhet [16] vjetshin. Ehhh kur ta lirohesh a do të merresh me ato punë?”, ky tha, “Po juve me kto punë a do merreni mâ? A jeni antarë të shtetit serb? Atë që e kërkon qeveria e juj jeni të detyrum me bâ, e unë do të luftoj deri n’maksimum, sa të jem gjallë do të luftoj përvete, për popullin tim, për shpinë teme, se Kosova është shpija ime!”. S’kishim çka me thanë, “Ani mirë. Mirë boll...”. Po tregon, “Jo, ky kâ vra, e ka bâ...”, “Jo, nuk kam kam vra. E kam luftu.”, “A i vret shkijet?”, “Jo shkijet, po çdonjëri që vjen e më futet në shpi, i tham ik. N’qoftëse s’ikë, at’here detyrohem se s’ka.”, (qesh), “Prandej është detyra jonë, e kto janë detyra atdhetare që duhet me sakrifiku shumë.”. Edhe s’kishe çka me thanë hiç, ky është i pathyeshëm. Tha, “Po të dënojnë prapë.”, tha, “Denomni! Sa t’jem gjallë unë i kam parimet e mija, jam shqiptar. A bohësh shqiptar?”, po i thotë gjykatsit, tha, “A bâhesh ti serb”, tha, “Po pse t’bâhem unë serb që jam shqiptar?!”, e s’kishke... Ehhh, ka qenë në tre [3] burgje. Në Pejë ka nejt dy [2] vite, prej Peje e kanë çu në Nish katër [4], dy [2] edhe katër [4] bâjnë gjashtë [6], e kanë çu pastaj n’Goliotop, ka nejtë dhet’ [10] vite, dhetë [10] e gjashtë [6] bâjnë gjashtumdhet [16]. Krejt ato denime s’i kanë falë asni gjâ, absolutisht, po i ka bâ përpjekje nga më të ndryshmet. E kam taku ni [1] oficer n’Tiranë, ishim tu pi kafe aty, e m’thirri mu ni [1] shok, “Ô Berdynë”, ishin tre-katër [34] oficerë tu pi kafet atje, veç kur u çu njëri vaapp, n’kambë, “Kush â Berdynë k’tu?”, thashë, “Unë”, tha, “A je ti prej Bërdynajve të Kosovës?”, thashë, “Po, shqiptar i Kosovës.”, tha, “Po mirë. A ka Bërdyna tjetër kund?”, thashë, “Po të pys unë ty, cili vend në botë është pa shqiptarë? Thuj ti n’Australi kâ edhe prej fshati tonë që kanë ikë. Sot, në të gjitha kontinentet ka shqiptarë. Edhe Berdynaj ka gjithandej, po bazën e kanë në Kosovë.”, tha, “Ahhh, po kshtu, po a e njeh Mulla Zeken ti?”, (qesh), fillova tu qeshë, thashë, “Paj, e njoh se e kam pasë bâbë.”. E kur i thashë që e kam pasë bâbë eh po më kapë. Ata thoshin, “Çka u bâ kshtu?”, tha, “Shiko se e njoh edhe unë Mulla Zekën. Kam qenë i caktum nga shteti shqiptar m’i kontrollu të gjitha burgjet t’Jugosllavisë ku ka shqiptarë.”, tha, “Kam qenë Guliotok atje. Krejt sa kam marrë prej atij e prej atyne, ju kam tregu ministries atje, ju kam thanë, ‘Ai është hero i popullit shqiptar, s’është i Kosovës, po i popullit shqiptar’, se çuditej si ka mundësi, se s’pyste hiç.”, tha, Ai e ka shpëtu krejt burgun.”. Kishin planifiku nga Serbia, atje, prej Beogradi kishin planifiku m’i zhdukë krejt ata t’Guliotopit, se ai ka qenë burgu politik ma i râni, edhe e kishin planifiku me i vra direkt, se ata t’mashtrojshin, të rrejshin, ata çka t’i thojshin ishin krejt rrena, a din, ‘po e kryjnë denimin’. E atâ e kanë denu, e kanë munu shumë, e tha, “Po më tregonte që e kanë çu edhe përgjegjës me t’burgosun serb. ‘E nuk e pranova.’, thashë [babai i MB], ‘Përgjegjës nuk jam, k’tu jam i burgosur. Në burgun e Guliotokut bani çka doni. Ju po i mytni n’det sa po muni! Për mik i shqiptarve... Vazhdoni punën tuj, unë jam i burgosur. Do ta kryj k’të e do shkoj në Kosovë. Do të luftoj me k’ta të burgosunit m’i zbatu rregullat e ligjet e burgut deri në fund. Unë jam njeri, jam i burgosun, kam thy ligjet tuja, po jam përpjekë m’i rregullu ligjet e popullit shqiptar, edhe popullit t’Kosovës e të Shqiprisë, prandej ju thuni çka të doni, unë luftoj deri në maksimum. Edhe ju kam thanë shokve e vllezërve t’mi, ‘Mos folni shumë, mos folni shumë’. Mu m’kanë zgjedhë edhe populli kur m’kanë futë n’burg, se e patën leju pak me dalë, e m’thanë mbrojë edhe t’burgosunit tjerë, deri n’frymën... Ju kam thanë ktyre vëllezërve, ‘Luftoni që të shkojmë n’Kosovë se Kosoves s’i duhen kufomat tona po i duhen njerëzit që punojnë. Ne s’kemi fillu me punu kurgjâ. Kemi fillu, na kanë kapë, na kanë futë n’burg. E tash ne duhet me u kthy, edhe sa të jemi gjallë duhet me punu për Kosovën, duhet me vazhdu punën se ka njerëz, ka djem të ri që kanë ecë përpara e duhet me bashkpunu.’. [oficeri që MB e takoi në Tiranë] S’kam dëgju një njeri n’mes t’burgut t’Goliotopit me folë. Paj, ky kishte folë, edhe ashtu kishte folë. Aj, kishte edhe spiunë, e dëgjonin çka po flet e sene. Edhe na erdh ni [1] serb aty, tha, “Shiko, mos u merr me k’ta njerz se k’ta janë njerëz që s’e duan njerëzimin, kta e duan vetëm autoritetin me hangër Kosovën se s’janë njerëz”, thashë, “Unë s’e di. Unë kam ardhë me pâ shqiptarë, me pâ n’çfarë gjendje janë. E quan nder m’i ndihmu burgut e me ardhë n’Kosovë, po ajo është puna juj, nuk përzihem.”. Prandaj ju kam thanë ktyne ministrijes, hasem. Se harrova me te thanë, atje që ka shpëtu nja tre [3] ditë s’kishin shku n’menzë asnjeri, e kishin sallën e madhe kur shkojshin me hangër drekën, mirëpo aty ju qitshin... se kishin fillu me i denu me mytë dikan, me mytë veten. Ata edhe ju kishin qitë mish derri për drekë, secilit n’tavolinë pjatën e madhe, kokën e derrit t’paçërume, t’pa ashtu, kta s’e hanë ditën e parë [1], ditën e dytë [2], ditën e tretë [3]... “[oficeri që MB e takoi në Tiranë] E ditën e tretë [3] i merr [MB] n’rreze, ‘K’ta’, tha, ‘po na njoftojnë me metodat e veta, po ne duhet me ditë me dalë nga kjo situatë. Nuk duhet me mytë veten.’. Edhe ju thotë atyne, ‘Shikoni’, i mblodhi shokt që i njihte”, a din, ndihmsit i ka pasë nga Peja, nga Istogu, a s’di, “edhe i thotë vëllezërve, ‘Duhet me bashkpunu dhe të ndajmë punën grupe-grupe e t’i bindim njerzit që ta gjejmë rrugën e shpëtimit. Nuk ô puna që po du me shpëtu unë, po është puna se duhet me shku me punu atje. Se ju thashë në fillim, k’të  majeni mend, që ne... Kosova nuk do kufomat tona, s’don m’i pâ kufmat tona, po na don ne të gjallë me shku me punu atje’. E del me kontrollu nëpër tavolina. Tavolinën që e kishte tavolinën ma të pist, hoxhë, shallin s’e kishte hjekë atje hiç, edhe e kapë atë kokën e derrit n’prezencë, ‘Unë jam hoxhë. Unë jam fetar. S’na ban gjâ kjo, absolutisht, po ne duhet nga kjo ushtri  me shpëtu.’. Ata t’gjithë uuu tu sulmu me shpëtu. Kur i ka thâ atij që kjo është vepër, ata çka me thanë...!”. 

Po unë po them, se kur po flas për bâbën po flas për atë se s’e kam njoftë sa duhet, se ai sa ka qenë, kur ka qenë njeri i jonë: tak-tak, k’të me bâ. I thosha, “Po”, “A e kryve?”, “Po”, “A bâne?”, “Jo, nuk shkova se kshtu, kshtu...”. Ka qenë njeri bekim.

MD: Kam dëgju që babâi juj ka pajtu shumë familje që kanë qenë n’zânka me tjerë?

MB: Unë di se sa ka qenë ktu, ai pak ditë ka jetu në shpi t’vet, “Ku është Mulla Zeka?”, se vishin me kërku njerëzit, “Ku është?”, “N’Jabllanicë t’Madhe”, “Ku është?”, “N’Kaliçan”, “Ku është?”, “N’Istog”, “Ku është?”, “N’Prizren”, “Ku është?”, “N’Gjakovë”.... n’krejt Kosovën e kishe. Atê e njofin t’gjithë, të gjithë e njofin. E po them se unë s’e kam njoftë, po i kam njoftë disa veprime. Pastaj ma vonë që jam bâ me ditë diçka, m’tha mu, “Muhamed, s’të kam nalë asnihere për ndonji problem se s’kam nevojë ma tepër, për arsyje se unë kudo që kam qenë vetëm fjalë të mira kam dëgju për ty. Jam i knaqur me ty, e s’t’kam thanë asniherë. Vazhdo siç ja ke fillu, si je në punë, si je në shkollë. Deri tash ke qenë shembull. E k’ta vazhdoje se knaqem edhe unë. E mos ju ndajë ksaj. Unë jam plakë tashi e s’kam çka me folë ma tepër...”, n’Shqipri ka qenë n’atë kohë, “Kam drejtë me ardhë edhe një herë”, se ka pas qenë dy herë, “e po me bâhen tri [3].”, tha, “Une s’po vi mâ se edhe jam lodhë edhe s’i dihet.”, thashë, “Bâbë, edhe nî herë edhe dy herë... sa t’kesh ti t’drejta me ardhë hajde, se m’ka marrë malli. Edhe unë tashi jam plakë...”, shtadhetë [70] vjet i kisha, jo, gjashdhet’ e tetë [68] kam qenë, “e s’kam folë asnjëhere me ty ulur, hiç, as...”, tha, “Muhamed, s’kam çka me folë derisa je n’rregull, derisa mson, unë s’kam çka me të kshillu. N’qoftëse ke ndoni nevojë ti që duhet me të ndihmu, unë at’herë ta ngoj.”, thashë, “Jo, nuk du me t’lodhë mâ.”, tha, “Kur t’shkoj, vetëm ni [1] gjâ, kur shkojna n’Shijak kam qef m’u taku me ata t’ministrisë”, i thashë, “E çka po të duhen ata intelektualë?”. Nejse, i lajmrova unë. Erdhën tre [3] prej ministrisë. E m’ndaloi njëri, tha, “Muhamed, si duhet me i folë k’ti hoxhës për fenë e për k’to...?”, i thashë, “Folni sa keni ndermend ju me folë. Si intelektualë”, thashë, “folni se nuk është mrapa ai hiç. Përgjigjet për çdo gjâ, mos u mërzitni hiç.”, tha, “Po ne jemi... unë jam musliman, ky është katolik, ai ortodoks.”, tri [3] fé ishin ardhë. E u futum mrena ne, “Mirdita”, “Mirdita”. I takoi. Tha, ai myslimani, “Ne kemi ardhë me ju taku se e njofim Muhamedin, e kemi profesor t’mirë.”, e tha, “Prej asaj kemi me ardhë me t’taku ty. Se që është i mirë ky e i ndërgjegjshëm e ka bazën diku, e ka burimin e rrânjve t’mira.”, i tha, “Po, duhet me punu shumë”, tha, “Po shiko, unë jam musliman, ky katolik, ky ortodoks. Çka mundesh me thanë ti?”, “Muj me thanë këtë, se te tretë [3] jeni vllezrit e mi e mos e zgjatë mâ k’të, mos. Si katoliku, si ortodoksi, si myslimani. Tjeter â feja e tjetër â kombsia. Ne jemi kombi shqiptar. Të gjithë ne kemi qenë katolika, ka edhe ortodoks halâ, e punojnë shumë për vendin tonë.”, ia mbylli gojën. E filloi me bâ pytje ai nga ma të ndryshmet, e ky i jepte përgjigje tag, tag, tag. Nejse, m’tha mu, “Muhamed, jemi t’knaqun shumë e mund të takohemi prapë. A do me nejt bâba mâ?”, thashë, “Po, rrin. Ni [1] muj e ka afatin.”, tha, “Do vimë prapë.”. Kur dulëm te dera tha njeni, “Sa fakultete i ka ky?”, (qesh), i thashë, “S’ka. Fakultet e ka medresen e lartë, po ka shumë fakultete për arsye se s’e ka lshu librin nga dora. Ai i merr librat e shkollës së mesme e të universitetit, gjithë me libra n’dorë. Edhe rrugës kur shkon me autobus, kur vonohet autobsi atje...”, se m’tregojshin njerzt që e nxirrte librin deri sa vjen autobusi, thashë, “Ka lexu shumë e prandej është i ngritun, edhe e respektojnë, t’gjithë e respektojnë.”. E ky është ai Mulla Zeka i Bërdynajve që kur ka dalë nga burgu e kanë bâ kryetar t’komunës, t’komunës, krejt ksaj krahine k’tu. Ky s’ka pranu, s’ka deshtë. “Po duhet. Kemi nevojë, për njerz të tillë kemi nevojë.”, domethanë me ja mushë menën. Ehh kur po i flitnin n’rrugë, bash që don ai, “Mirë, dakord.”, thotë. Edhe shkon n’komunë atje. E u mblodhën... Atje s’kam qenë unë, po po më tregonte pastaj vllai, se vllai kishte shku atje, tha, “Erdhën gjithë ata njerz. Ju foli ai, e tha, ‘Më kanë caktu për kryetar, me drejtu komunën tonë. Unë nuk jam për drejtor se unë për këtë drejtim di vetëm këtë që duhët me punu gjithandej si hoxhë, si msus, si duhet me punu.’, tha, ‘Ato çka ka kërkesa, ligje tuja, unë do t’i lexoj, do të zbatoj ligjin’.”. U bâ Lidhja e Dytë [II] e Prizrenit, e i thanë me shku në Lidhjen e Dytë [II] t’Prizrenit, “Nuk shkoj se jam plakë, s’po muj me folë, jam plakë...”, thotë. Nuk shkon. Edhe thotë, “Edhe këtë punë do ta lë, s’jam i zoti”, e ka lânë punën. 

Po flas për t’familjes tonë, të Bërdynajve. Janë vra nja shtatë-tetë [7-8], jo gjatse, po i ka vra serbi n’pyll. E pastaj ka pasë, thashë, edhe vrasje mes njâni-tjetrit. Ne nga shpija jonë, ta thashë unë, aiii... si e kishte emrin, ta tregova po po harroj, ëëë... Hajrushi, ai ka qenë me bagëti aty, Azllani ka pasë pushkë, edhe tu u tallë i ka râ, “Prite Hajrush, prite”, “Çite”, ky e çet se s’ka ditë që është e mushun pushka, tang dekën n’tokë. E kanë vra pa asni gjâ, s’u bâ problem ajo hiç, po e maj mend si dhimbje t’fortë, prej budallaku. A ja kthen tjetrit pushkën e me i thanë prite?! T’ish naj shkâ, po hajt... Po kanë vra... Një [1] Avdyl Azllani ka qenë pa shkollë, vetëm me shkollë fillore, edhe ka qenë i përgatitun mjaft, edhe e bânë kryetar t’kshillit në Novosellë. E k’tu ka pasë, mas lufte meniherë, e ata që kishin shenja dyshimi si patriot shqiptar, i vritshin, e tani të gjithë ik k’tu. Naltë bjeshkës është nji [1] shpellë, quhet Shpella e Bozdonit, nja tridhet’ [30] e sa kanë pas shku janë futë aty. Kanë qenë të armatosun t’gjithë edhe qat’here e pritshin punt, se parti politike s’kishte, vetëm ballistat, Balli Kombtar, që e bajshin ballin, n’kry të shtetit, qi luftojnë për shtetin e vet. E kta ishin organizata e ballistave. E thojshin që kanë nejt disa muj aty. Unë kam qenë ktu, isha djalë i ri, kur jom çu n’mjes kishte ardhë brigadë jugosllave, e kish rrethu atë shpellën krejt. Po ata i kishin parashiku të gjitha dredhitë që mund t’ju bâhen, kishin bâ rrugë të mshefta që, “N’qoftëse na rrethojnë”, se tregojshin ma vonë, “ata nuk vinë kot te dera me thanë, ‘Ô i zoti i shpisë’, po ata na rrethojnë nihere e pastaj na thojnë, derisa na të dorëzohemi...”. E kanë provu që t’dalin. Kanë shku, i kanë rrethu. Fillon mitrolozi, automatiku, pushka... vapa, vapa, vapa. E morën pastaj edhe kryetarin e këshillit, atë tonin, edhe shumë shqiptarë tjerë. Kishin rrethu. Edhe tashi ky i joni, e kam fjalën për k’të Avdyl Azllani, hyn përpara tyne edhe futet n’shpellë. Futet n’shpellë edhe krejt ushqimet që kishin ata i hudhin në shpellë, se ajo shpellë kishte një [1] territor t’madh, po ni [1] vend kishte atë guvën e madhe, shpella pafund, e ky krejt ushqimet i hudhë atje. Dikush thotë, “E kanë vra spiunat shqiptarë”, dikush thotë, “E kanë vra ushtart”. S’e di. S’i dihet kush e ka vra, po e mbaj mend që e ka pasë automatikun ktu kshtu. Mandej ajo shpella e Bozdonit, i vranë edhe disa ushtarë, i vranë edhe dolën: po shkojmë edhe t’ju futëm poshtë. Edhe ikën. Pastaj kanë shku n’bjeshkë, kanë shku disa n’Turqi, e disa vende t’ndryshme, jashtë vendit. E pastaj kanë vra, se me institut s’ka ndodhë, e kanë vra djalin e mixhës tem, ai farë Hilmi Bërdyna, Hilmi bilbyli, i cili ka mbaru universitetin. Edhe n’kohën e luftës, tash që u bâ, janë largu t’gjithë nga shpijat e veta, e kanë shku në bjeshkë. Edhe t’armatosur kanë shku në bjeshkë, e e kanë lânë krejt pasurinë ashtu siç është, e kanë shku. Atje, njëni prej atyne doktorr, e kishte marrë ilaçe me veti, edhe i kishe lânë në shpellë. E vijnë kta shokt e vet aty, e digjonin... nga mâja e Rusolisë digjon një [1] pushkë. Ata... serbt janë ata. Ky pastaj, ky djali, doktorri, thotë, “Vllezën, kush po vjen me mu se vetëm s’po kam qef me shku?”, e i thotë, “A po vjen?”, filanit, “Jo valla.”, “Po ti?”, as ai, “Hilmiii? A po, a jo?”. Kur e sheh që s’po shkojnë tjert, Hilmu... se kishin frikë, a din, se thojshin po shkojnë te shpella, ata e dishin që në shpellë jetonin ballistat, Hilmiu thotë, “Po vi unë!”, Avdi e qujshin atë, “Shkojna bashkë atje.”. Kur shkojnë aty tap shpellën e kishin rrethu ata ushtart jugosllav. E i kapin ata të gjallë, e i torturojnë derisa i mysin, nuk i vrasin, nga flokt e nga t’gjitha, tortura të jashtëzakonshme. E i binë deri ku kanë qenë k’ta, se k’ta kishin ikë, kishin shku n’Rugovë. Edhe [pyesin për ushtarët shqiptarë], “Me na taku me ushtart, me ushtart e tyne.”, thotë, “Jo mixhë, janë tjetër kuna. Po k’to ilaçet që i ke marrë për kë i ke marrë?”, “Po ne u largum nga shtëpija, mos po smuhet ndonjeni, me ja dhanë, me ndihmu vlleznit e mi, robt e mi.”. Nejse, i mysin ata. Kur shkojnë njenin e gjejnë, si k’tu, tjetrin e gjejnë larg. Ishin bâ ibret, t’coptum. Çka s’i kishin bâ ftyrës...! Se ishin përpjekë m’i bindë ata që m’i gjetë Berdynat që i kanë, e ata absolutisht krejt... Jo, ata kanë ardhë, po kanë ardhë knej, krejt rrugë tjetër, pastaj kur e shohin që s’po nxerrin gjâ prej atyne i mysin krejt. Shkun ata. I murrën. Edhe Hilmiu është në varrezat e dëshmorve atje në Novosellë edhe Avdiu, te dytë [2] janë. E pastaj kanë vra sa dush, kanë vra në Novosellë. Kam qenë i ri at’herë kur kanë ardhë partizant. Kanë rrethu, quhet Shpija e Podrimçakve, edhe aty ka qenë ni [1] kryetar këshilli, edhe ni [1] intelektual, ni [1] msus, edhe kanë shku e kanë rrethu shpinë edhe kanë vra nja tetumdhet’ [18] vetë, tetumdhet’ [18] vetë i kanë vra, i kanë nxjerrë prej aty tetumdhet’ [18] vetë, i kanë marrë. E te na shyqyr që s’erdhën se thojshin, “Me shku edhe te Bërdynajt!”. Ne ishim t’gjithë aty. Kur erdhen n’mjes, i lajmrun që u bâ nâmi, u vra filani, e filani, e filani... Kanë ardhë malazezt i merrshin. Se k’tu sipër Pejës janë dy [2] fshatra, Rrajah, Rrajë i thojnë atyne, serbë të vjetër, t’kohës Turqisë, e kanë qenë vetëm serbë, serbë e malazezë. Ehh thojshin ata pastaj që ata ushtarë që kanë ardhë kanë ardhë edhe ata shkijet e Rrajës, ata ishin të armatosur, edhe të veshur, edhe e bâjnë nâmin. E kanë vra pastaj, maje n’mend, aty n’Lubeniç i kanë vra niqin’ [100] vetë. Kanë shku ushtrija, e kanë rrethu fshatin, e i kanë nxjerrë, e i kanë pushkatu t’gjithë dag e dag, e kanë ikë. Që e di që ishte vrasje masive, e madhe. E kanë vra gjithandej, kudo që kanë shku ata kanë vra dy [2] e tre [3], po kto vrasjet masive, kto janë në zonën tonë. Edhe kshtu është...

MD: A të kujtohen festat kalendarike të cilat i keni festu?

MB: Shëngjergji - një [1]. Shëngjergjin e festojshim t’gjithë. Atâ e kanë jo si fetare krejt, se Shëngjergji nuk është për myslimanë, po është për popullin. Vjen Shëngjergji, shpëtun! Shpi për shpi festojshim, bajshin darka t’mira, e muhabet, e kshtu mblidheshin: ka ardhë Shëngjergji. Pastaj n’mjes vishin ato n’lagje magjupë [romë], e gabelë, e vishin atô me shporta, e me hitha, e hudhshin me t’lagë, e me t’spërkatë. E maj mend se vishin atô se isha fmi, ka ndodhë që ka ardhë me m’u ofru e ma ka futë n’kâmë atë, e mbajke me shejë, e thojshin që jam bâ për Shëngjergj. Shmitri është datë tjetër, është ma e vonë. Shën Mitri, jo [festë] e muslimanve, Shën Mitri. Ehh k’ta tont atë s’e kanë festu, e ma shumë e kanë festu katolikt. Ma tepër kanë tregu interes për Bajramin. Bajramin e Madh e të Vogël ata i kanë festu të gjithë. Edhe sot e ksaj dite e festojmë Bajramin, n’tri ditë Bajrami i Madh [2], e tri [3] ditë Bajrami i Vogël. Ai Bajrami i Vogël kishte më shumë ditë mbasi Bajrami i Madh mahej ditën e fundit të Ramazanit, e Bajrami i Vogël mbas disa muj, sigurisht tre [3] muj. Bajrami i Vogël festohej shumë në mënyrë t’madhnushme, sikur është krejtsisht festë e jona. 

MD: E Darkën e Lamës?

MB: Po siii...! Edhe sot e ksaj dite... Jo, se unë kam ardhë knej vonë. Unë i ka dy [2] javë që kam ardhë se pesdhet’ [50] vjet jam largu. T’kisha jetu ktu kisha ditë edhe ma tepër. Po çka mbaj mend atëhere disa gjâna historike që janë tregu. Edhe në Shqipri Darkën e Lamës e festojnë, edhe e festojnë mirë, edhe pregatisin darkë t’mirë, pite, mish, të gjitha llojet e gjellave. I pasna harru se  kam marrë pjesë n’Darka t’Lamës. Pastaj organizojnë, burrat e organizojshin Darkën e Lamës, si me thanë mramje e vallznimit, kcejshin burra, e knojshin ktu, edhe te na n’odën e burrave, që vishin t’gjithë në odën tonë. Unë kam qenë i vogël at’here, e e mbaj mend si sot se ishin të veshun mirë, si për Bajram, e kcejshin, e s’e di a kcejshin mirë a keq, po rreth e përqark. Pastaj festat tjera, dasmat.

MD: Si u bâ organizmi i fejesës e dasmës?

MB: Tash kanë ndryshu, përpara krejt zakoni jonë ka qenë për faqe të zezë. Mu më vjen keq shumë, po vonë e kemi kallxu vetën ne. Po për t’i feju njerzit i fejonte bâba, miku, dhândrri nuk e shihte të fejumen hiç, vetëm kur vishin e thojshin e kemi feju filanin n’filan vend, edhe e shpallshin pastaj fejesën, e jo me pâ nusën hiç. Edhe shkojshin pastaj te miku, e nusen msheft, mos me dalë hiç, e e lidhshin besën simbas zakonit, që të jemi miq të ndershëm, miq t’mirë, e ksi fjalësh. Ehhh çojshin pare se aty diskutoheshin edhe përgatitja e çejzit. Çejzi ish pâja që përgatitshin për nusen, që nusja kur vinte te burri vet duhej të kishte edhe mall. E ja çojshin nuses paret me ble pêj, me ble lesh, e me bâ shumë, e me bâ shumë për familjen e për t’afërmit e vet, se kishin bâ boll. Po asaj kryesores, çifti duhet... siç bëhet sot, çifti duhet njoftë ma s’pari. Pesë [5] vajza i kam, të pestat [5] t’martume, s’ju kam ndërhy në martesën e tyne. Ju kam folë, ju kam bâ moral për sjellje e për kto punë, po moral edukativ. E ka ardhë puna edhe për t’u çiftëzu. Ajo është ma interesantja, dhe ma e rëndësishmja, dhe duhet ta keni parsysh që të mos gaboni, se gabohet njeriu, të gabon edhe tjetri. Pastaj n’qoftëse ti n’shkollë je e atje t’pëlqen ni [1] vajzë, e atje fillo muhabeti, duhet me pytë edhe tjerë si është kjo fmilje se ti do lidhesh miqsi me familje, se ty vajza të ka pëlqy, ti e prano me marrë kshtu. Ashtu si i kam orjentu, vetëm njëna  [1] ma ka prishë. Jo ma ka prishë, se s’ka pasë faj. Ajo ka mbaru Shkollën e Muzikës, po kanë qenë të t’pesta [5] të shkëlqyeshme, ka mbaru në Durrës ajo, edhe në atë kohë kur po mbaronte shkollën unë isha në Nju Jork te djali i vllahut, se i kam atje nja pesë [5] a gjashtë [6] për sherr, për gjynah se kanë ikë ka kohë, ata janë rregullu e janë bâ kshtu, po le të rregullohen sado, po ai që ka lind’ në Kosovë, ai që ka lind’ te Bërdynajt, ai që mendo pak seee është kollaj... Të gjithë popujt e ruajnë kombësinë e vet, e vendin e vet. Ka edhe asi që e ndrrojnë (qesh). Po ta them prapë që s’e du. E i kam thanë, “Të du si njeri shumë se ka qenë i shkatht shumë, po të du si dhandërr shumë, po si njeri hiç.”. Ai kishte qef italian, çdo gjâ. Ta pata thanë atë shembullin, e thirra unë, Albert e ka emrin, bâba i vet ju ka vu emra italian, edhe e thirri unë, “Ô Albert”, “Kqyre”, tha, “unë s’e kam emrin Albert, po Alberto.”. Çfarë emri është ky Alberto?! “Hajt po e pranoj, se të thirri Alberti.”, e kshtu me Alberti, Albertoja kuptohet që është i huaj, italian. Po tha, “Jo, mu du me m’thirrë Alberto!”, thashë, “Unë nuk të thrras Alberto sa të jemi gjallë. Edhe për këtë po të them unë se s’të du hiç, se ti s’e do vetën, s’e do kombsinë tâne. Ti je shqiptar more, ti duhet t’i rush karakteristikat e zakonet, me kuptu kur takon ni [1] njeri ty me ditë m’i folë atij se kush është shqiptari, e çka është shqiptari. Rri rahat”, thashë, “unë t’kom folë disa herë, ti s’po mban mend për k’të.”. Eh, ai e ka çu n’Itali vajzën. Vajza është aktore teatri edhe ka shku n’Trenta të Italisë. Atje jep shfaqje vazhdimisht, italisht. T’pata thanë unë që e ka dërgu Italia me përfaqsu Italinë n’Kosovë, edhe ka zânë vend t’mirë. Dy [2] vite ka ardhë rresht.

MD: E gruan të cilit vend e keni pasë ju? 

MB: Gruan a? E kam pasë me vujtje, si unë. Grunë e kam pasë... bile i kemi pasë edhe lidhje, ëëë të njofshëm. Bâba jem me gjyshërit e asaj paskan qenë njohur, unë s’i kam njoftë, të Pejës. Ajo ka lind’ në Stamboll, mas Stambollit kur kanë rregullu punën knej n’Prizren, kanë ardhë n’Prizren. Kanë jetu sa vjet në Prizren, s’ju ka pëlqy, e kanë shku Tiranë. E n’Tiranë e kanë pasë shpinë e vet. E bâba i vet i ka dy [2] vëllezër, njâni ka vdekë, ka punu në Komitetin Qendror të Rinisë, e tjetri është specialist, s’po e di se çka punon... ëëë... teknik, e është në punë, kurse bâbën e ka pasë kpuctar. E ka pasë atë kpuctarinë e vet at’here, private. E kur kum shku unë në Tiranë... Ehh um ka thanë bâba, “Shko te filani se e kemi mik.”, a din, “N’qoftëse nuk gjenë konvikt, se të rregullon ai. Po ti shikoje si është situata, a është n’gjendje a s’është. N’qoftëse pak nuk është n’gjendje, shiko rregullo punë, se ai është njeri i mirë, i drejtë, njeri fetarë.”. E thashë, “Për ata s’po të shkoj unë hiç!”. Ehh kjo pastaj e mbaroi shkollën normale në Tiranë, kualifikimin pastaj, nja dy [2] vite shkollë të lartë për msuse e kualifikime. Ehh njoftë aty n’shpi, po pastaj pat simpati ajo për mu. Filloi muhabeti. Gjithmonë dilshim me shetitë e sene. E ka pasë një [1] shoqe të vet në universitet, atë e njihsha unë, atë shoqën e vet, e më erdh’ ni [1] ditë në shpi, më tha, “Muhamed, Fatbardha ka nifarë simpatije për ty. Pse s’po fejohesh?”, thashë, “Jo, s’e kam ndërmend m’u feju. Po Fatbardha është shumë ma e re se unë... E te shohim. Te shohim. Sa del n’punë ajo e shofim si po vazhdon punën. Unë e njof atë, kam muhabet me të, po absolutisht s’e vë në numer atë punë hiç.”. Kur u fut në punë, pastaj e çunë në Burrel. Ehh meqenëse m’u mush mendja m’u feju, shkova n’Burrel. Kur u m’pâ, “Aiii, ku...”, tha, “Po m’doket sikur ke nifarë simpatije!”, thashë, “Jo për ty, po ne jemi edhe miq atje, e m’ka ardhë keq se je e urtë, je e sjellshme, je punëtore...”, e po thotë, “Si ti n’Burrel, prej Shijaku n’Burrel, sikur se s’paska shkolla sa dush në zonën e Burrelit e n’Durrës!”, e thashë, “Tash po me lanë punën ktu e me ardhë me mu bashkë.”. E la punën, erdh’ n’shpi. Unë isha në shpi të atyne. Eh bâbës vet s’i erdhi mirë hiç që e kam nxjerrë nga atje. Thashë, “Unë po e shof që ti ke nevojë, beli ke nevojë, se ka shetitë gjithandej”, eh thashë, “don edhe pak pare”, e thashë, “Bardha nuk ka me nejt ktu. S’i dihet”, thashë, “Bardha martohet, s’e ke rrogën e Bardhës në shpi. Ajo do ta ketë rrogën në shpi të vet, që e ban’ shpinë e vet.”, tha, “Jo valla, edhe dy-tre [2-3] vjet kisha qef me nejt, po me më pas pytë mu...”, e i thashë, “Valla, s’të kam pytë për atë, po unë vetëm prej simpatisë që m’ka thanë bâba që ju jeni familje e mirë.”, ëëë..., “Thjeshtë, ju kanë lavdu si familje, familje e ndershme. E shkova unë se me erdh’ keq prej ksaj se është shumë e urtë, kjo s’është dasht me pranu”, thashë, “e kualifikume me shku në Burrel, në fshatra të Burrelit.”. E më thanë mu kur shkova në shkollë, “Bardha, kshtu, kshtu, kshtu...”, thashë, “Ti ke ardhë ktu, e më vjen keq se ndoshta po ta prishi ardhmëninë se po të nxjerri nga profesioni ktu, por ka në zonë të Shijakut e Durrësit ka vende boll”, thashë, “e me ardhë atje.”, tha, “Dakord jam edhe unë. E rrugës tu bâ muhabet, e tu bâ muhabet... e pashë që ajo kish mendim, kishte nifarâ simpatije, edhe mu filloi me më lind’ simpatia.” (qesh). E kur, në shpi pastaj râmë dakord. Eh kishte ajo shoqet e veta. Shoqet e veta erdhën i thanë nânës vet e bâbës vet që po i vjen keq me i tregu se po fejohet Bardha. Shkova pastaj unë në Drejtorinë Arsimore, ne i themi Seksion i Arsimit, shkova atje, i tham atij shefit t’arsimit, i them... se e njifsha, thashë, “Hajt, se m’ke lodhë gjithë ato here pse s’po fejohesh, jam feju e tash ma keni çu nusen n’Burrel! Edhe jo n’Burrel n’qytet, po në fshatra të Burrelit!”, (qesh), “Kjo sikur s’shkon shumë...”, ai m’tha, “Hiç mos u ba marak ti, po shko merre se i gjejmë punë këtu.”. Edhe i dhanë punë në qytet në Burrel, aty ka punu si msuse disa vite pastaj. 

MD: Sa keni qëndru bashkë të fejun?

MB: T’fejunnn? Bajagi shumë. Kemi qëndru nja dhetë [10] a pesmdhet’ [15] vjet. Pastaj ne dasmë nuk bâmë kur u fejum, edhe u martum. Eh unë atëhere kisha mbaru edhe universitetin. Më emnun në... Qysh i thonë... Se e përziva Shqiprinë me Kosovën... Tash na dul e drejta me vazhdu atje [Shqipëri] universitetin. Shkova atje katër [4] vjet, e mbarova universitetin, masnej i thashë, “Tashi po martohemi.”. Me sakrifica të m’dha. Llogarit, unë s’kisha shpi kërkun, as s’kisha ku me çu ktë, po e kisha një [1] shok në Durrës, e i pata thanë atij që kur t’martohemi derisa t’ma jep shteti shpinë me ma lshu nji [1] dhomë, “More dy [2] t’i lëshoj, veç martohu.”. Tash na blemë edhe  dyshek e jorgan, nji [1] krevat kshtu, hipëm në makinë e çumë n’Durrës. Kur shkumë n’Durrës e formum shpinë e u martova. U martova. Ehh Fatbardha e kanë qujtë atë po Bardha shkurt, “Bardha, a do ta bâjmë naj dasëm?”, po e provokoj atë, “Leje ô Muhamed, hiqu asaj pune. S’jemi t’zot me bâ dasum.”, i thashë unë, “Paj, ni [1] darkë duhet me bâ. Ti ata dajtë e tu, e kam shokun, e kam shoqen, e kam atë tezen tâne, e t’ja bâjmë një darkë atyne, edhe t’kemi një [1] darkë të dasmës.”.  E bâmë atë. Shkum’ atje. More e vazhdoi martesa, vazhdoi martesa, “Edhe ktë duhet të keshë parasysh, vetëm këtë. E para [1] po flasim haptas, nuk po flasim msheft, se kshtu është jeta.”, thashë, “Tash jemi t’martum. Ti je e martume me Muhamedin, burri Muhamed e ka gru Fatbardhën. Eh do jemi besnikë të dashurisë, se s’jemi martu mekanikisht, se e kemi dashtë njâni-tjetrin, e do kemi edhe fmi. Unë mendoj që në kto kushte, po ne do të rregullohemi, se tash do të rregullohemi. Prandej do të kemi parasysh që, ishalla po na u bohët nji [1] djalë, duam nji [1] djalë e nji [1] vajzë, e jo ma tepër.”. Ehhh me lind’ tjerë, siç e bâmë ne rrmujë krejt, e na lindën gjashtë [6]. Atë që e deshëm na vdiq [ideja]. E para lindi Albana [Dardana]. Albana [Dardana] vajzë shumë e mirë, ajo që thashë është në Itali. Përnatë me merr në telefon, përnatë me çon fotografi, “Jo bâbi mirë jam. Verës do vi atje.”, unë, “Du me ardhë përgjithmonë...”, “Jo, do t’vi atje, po s’po të jap fjalën përpara.”. E mas Dardanës lindi Albani. Djalë, alamet djali, i shnoshë, i shkatht se jo i zgjut’, se ish i vogël ai. E mbaj mend vetëm në mujin e tetë [8] kemi shku nga Shijaku në Tiranë. Rrugës hipëm në autobus. Krejt thojshin n’autobus, se ai ishte shejtan, edhe lshonte kshtu fjalë të ndryshme, çka kishte dëgju, e u ngrinte n’kâmë e u kapte për autobusi, “Po hajde ktu Alban...”, ai fillonte të qesh, e u çojshin ata, “Ouu si qenka, ô si qenka...”. Kur u kthym, ai na ishte ftofë pak, e shkoi Bardha e çoi te doktorri. Edhe doktorri ka thanë që ka pak të ftofun, po ki parasyshë ktë, ktë, ktë... Mirëpo erdh’, ai ishte i vrullshëm, s’priste fort, edhe po e shikojsha që për çdo ditë fillonte tu u râ, i thashë, “Moj Bardhë, hajde shkojmë bashkë ta çojmë te doktorri se ky s’është mirë.”, “Jo breee, Muhamed. Qysh me çu te kokorri, me marrë ktë rrugë përgjithmonë?!”, i thashë, “Duhet me çu te doktorri e te shohim çka po na thotë doktorri.”. E çumë te doktorri, e vizitoi, tha, “A keni spital atje në Shijak?”, isha unë, i  thashë, “Jo, në Durrës ka spital e ka doktorra t’mirë.”,  më tha, “Me çu me i thanë që na ka thanë filan doktori kije parasysh, ruje, mjekoje ashtu si duhet, se punët nuk janë fort mirë.”. Shkojmë ne prapë te doktorri në Durrës, tha, “S’ka gjâ n’terezi.”, tha, “Me shku në Itali.”. E kemi çu n’Itali, n’Trento. Aty erdh’ Dardana. Pastaj doktorri i Trentos tha, “Duhet me i râ mrapa djalit se qenka shumë i zhvillum, po kta e hajnë...”, tha, se s’pys’shin fare, edhe prindi e mendon hajt se ky pret me shpatë. E nejse, kalun nja dy [2] javë. Ai filloi keq e ma keq. Shkojmë dej te doktorri, e çumë te doktorri, tha, “Duhet me shtru n’spital edhe duhet me nejt dy [2] javë. Në qoftëse shpëton për dy [2] javë, e keni djalin pa rrezik. Pa mbaru dy [2] javë”, tha, “rreziqi shkon.”. Nejse, erdh’ dita. Unë shkojsha përditë n’spital, e dita e fundit, i them unë Bardhës, “Po shkoj te Albani.”, “Ani, po unë jam n’punë...”, “Rri ti n’punë e shko nesër.”. Shkoj unë atje. Te dera erdh’ doktorri, ishte mjes, tha, “Bani [Albani] shnosh si topi.”, tha, “Mos u mërzit hiç se masdite ta nxjerrim. E nxjerrim se është mirë shumë. Edhe keni bâ mirë, i keni râ mrapa ashtu si duhet. U shëru, shyqyr. T’kam thanë katërmdhet’ [14] ditë, katërmdhet’ [14] ditë janë mbushë edhe ja!”. Kur shkojmë masdite, e marr Bardhën, me gjithë qef, na yyhh... tu fluturu, kur shkojmë aty tha, “Ahhh po më dhimbseni shumë. Zoti ju lashtë shnosh se Albani âshtë tu vdekë edhe s’ka shpëtim, badihava.”, thashë unë, “Kqyr, kqyr... E kam llogaritë që për dy [2] javë po...”, tha, “Hajdeni shikojeni gjallë, po nuk flet, as hiç, as... mezi po merr frymë.”. Kur shkum atje, n’atë dhomën e vdekjes, se ishte një dhomë ku i çojshin ato raste, erdh’ Dardana, e erdhën shoqet e Dardanës, e pritën derisa vdiq. S’kishte gjâ ma të tmerrshme! I flitsha unë, i flitke Bardha, ai s’lunte sy as hiç. I kishte mbyllë sytë, as nuk lunte nga vendi. Kur e thirrsha unë, “Alban!”, ai shhhhhhh i hapte sytë (qan) me zor, vetëm sa i lunte çerpikt. Ehhh i thoshte Bardha, “Ti po e dojke bâbën ma shumë se mu!”. Po ai ishte tu vdekë, po mu si duket ma kâpi zânin, e kuptoi që jam bâba, ehsh... (qan). Vajzat pastaj edhe shoqet e veta... E vdiq. Vdiq. Edhe kshtu puna e djalit Alban. E varrosëm me një [1] dhimbje të madhe. Edhe i thashë pastaj Bardhës, “Hajde, mos u mërzit. Bardha, kjo është fatkeqsi. Fatkeqsia i ndodhë kujdo. Ky ishte i vogël, vdiq. Ne jemi t’ri. Ishalla do të lindim prapë fmi...”, “Ahh mos ma përmen mâ, mos ma përmen mâ Albanin, se s’mund të jetoj pa të.”, i thashë, “Hajt se jeton, e do kemi fmijë sa dush.”. Kur mas dy [2] vjetësh mbet me barrë. Ehh tash që po t’del Albani, kur lindi, lindi vajzë. S’kish ma tmerrshëm, se u mashtrum. Ne do ja vëmë emrin e Albanit, ja vëm, e qujtëm Albana. Pastaj tham, “Ne do të tregohemi t’fortë edhe me tre [3] fmijë. Edhe hajde edhe një herë ta provojmë, ishalla na lind’ djalë.”. Lindi vajzë. Erdh’ bâba nga Kosova, u bânë katër [fëmijë] [4]. Erdh’ bâba nga Kosova, tha, kur po dilte, se e çova me përcjellë, tha, “Muhamed, nuk do ma prishësh qefin!”, thashë, “Jo, unë nuk do ta prishi qefin asniherë.”, thashë, “Çka po kërkon prej meje?”, tha, “E du edhe ni [1] fmi.”, i thashë, “Ô bâbë, po a e p’e sheh në çfarë gjendje jemi?! Me katër [4] fmi! Ne do mbajmë katër [4] fmi. Eh me çfarë rrogash? A rritën fmija, me katër [4], prej një [1] familje? Ne rrogë t’madhe s’kemi, ndihma kërkush s’kemi.”,  tha, “Unë s’po të zgjasë kohë, po ama desha mos me ma prishë qefin. Po deshe, mos ma prish qefin. Më gëzo mu e lindni [edhe një fëmijë], se mesiguri ka me lind’ djalë.”, thashë, “Për ty le t’bâhet!”. Kur erdh’ puna, lindi Jetmira. Ahh, Jetmira është si djalë (qesh)! Kur lindi s’di kush e pâu aty, “U, jo djalë, jo...”. M’lajmrun mu, “Duket se është djalë.”. Ato infermjeret që ishin aty thanë, “Hajde urime, urime! Të lindi vajzë.”, thashë, “Hajde mor’, shyqyr. U rrit’t! Qysh rritën katër [4] rritet edhe e pesta [5].”. Tashi ajo është ma e zoja nga t’gjitha. Është shumë e dashur. Të gjitha janë të dashura, vetëm kjo që është pak si e egër nga natyra, e egër nga natyra se ka pasë punë. Ehh, nuk është kollaj me drejtu shkolla, sidomos me drejtu shkolla të artit, se kjo e ka mbaru fakultetin, Degën Letërsi, por ka mbaru pastaj edhe shkollën e artit. Edhe kur erdh’ puna ktu në Prishtinë, tha, “Unë po regjistrohna e po e formoj një [1] shkollë vet, se kshtu po bâjnë ktu kta, edhe kam ma qef, se e kam ma n’qef artin, baletin sidomos.”, i thashë, “Mos i prish...”. E prej aty ka pasë telashe shumë, se duhej punë, e përgaditun po, se ishte shkolla private, jo shkolla e shtetit. E ja dhanë një [1] sallë të madhe, e aty, deri tash punon aty edhe është mirë. Është e egër pak. Vetëm për atë i kam folë shumëherë, se ksej i mbetet hâtri menihere (qesh). Kshtu. Mbaroi puna. Tash kadaldale, kadaldale... edhe kjo ka dy [2] vajza. Lurën, bili unë i kam thanë se është Lura, i dini liqejt e Lurës në Shqiprinë e veriut, thashë hajt se... [tregon emrat e vajzave të tij] Njënes Albanë, Dardanë njënes, Linda... se Lindës ja lam Linda se tham, “Boll mâ na lindën vajza!”, (qesh), ksaj t’fundit Jetmira, e ksaj Rudinë se... Rudinë, a di kujt i thonë? N’pyll, për shembull është një vend ledinë, a din, bash asaj i thojnë ledinë. “Rudinë”, i thashë, “ta kemi vën emrin Rudinë, maje këtë emër mirë se është pak nga natyra, nuk më pëlqen...”. Se janë katër [4] tjera, kshtu më dëgjojnë. Ajo që është në Trento përnatë fotografinë ma çonë n’fejsbuk [facebook], “Bâbi mos me thuj’ që jam mërzitë hiç, se do të vi shpejtë unë.”. E kto e dinë, thonë, “Ti Dardanen e do ma s’shumti.”, “Jo more, nuk e du ma s’shumti. Me këtë kam nejt ma shumë se kjo ka lind’ e para, është e madhe...”.

MD: Si e mban mend luftën e Kosovës?

MB: Këtë periudhën e luftës nuk e njof, për arsye se nuk kam qenë, kam qenë në shtetin tonë, në Shqipëri. E kam dëgju që janë bâ krime të jashtëzakonshme, edhe kam pytur se mu s’më kanë tregu, mu nuk më tregojshin n’telefon... Axha i madh ka vdekë, i shkreti. Kam pasë unë... se gjimnazin kur e kam mbaru nuk ka pasë tekste shkollore, e unë të gjitha landët i kam majtë shënim. E kam pasë shkrimin e bukur edhe blejsha fletore me shumë faqe, për shembull me pâ Gjeografinë, fillon nga e para deri n’fund, e kam të regjistrume, Historinë poashtu, gati të gjitha landët, Matematikën... Ma s’pari i kam pytë, “A m’u kanë djegë librat?”, “Muhamed”, tha, “tu kanë djegë.”. Se unë i kum pasë mshefë në një vend në muret... ka qenë guzhina te kjo [i referohet shtëpisë së Mulla Zekës], katër [4] kat është, në muret e guzhinës i kam mshefë që mos me i pâ kërkush, po kur u dogj guzhina, se ajo ishte e madhe, u prish muri, m’u djegën edhe librat. Kam shku me vrap mos po e kapi ndonji nga ato fletore, po janë djegë. Nji [1], t’Marksizmit m’dokët, aty e ruj’ si dokument, e do ta bi vetëm ta shikosh shënimet që i kam pas shkëmby. Do ta bi ta shikosh. Se, po them, të gjitha lândët i kam pasë t’shënume se kisha qef me i pasë, edhe me i thanë tjerve, se unë nuk shes mend tjerve me ju thanë ‘kqyr se kush jam unë’, po i them vetëm me punë fitohen k’to, vetëm me punë. I kam n’dhomë aty. Tash do të shkojmë edhe të shofim ato dekoratat që i kam marrë, katër [4] në Shqipëri, edhe nji [1] m’kanë pranu si qytetar nderi të qytetit të Shijakut. Jam qytetar tashi i nderit, kam dekoratë të ksaj natyre, “Nderi i Arsimit në Shijak”, se kam punu bajagi shumë në Shijak. E do t’i shofim tash...

MD: Axhi Muhamed, faleminderit për pritjen dhe gjithçka që ndajte me mua. 

MB: Faleminderit. Po unë, thashë, kam vetëm biografinë me lexu, se kam edhe n’dispensë kshtu biografia e ime, biografia e bâbës... i kam të gjitha, a din, e i ruj’ si sytë e ballit, po m’i kanë marrë kshtu edhe profesorat. Ma ka marrë edhe një [1] Frashër Demaj, Frashër Demaj, ai si po shkrun’, edhe ai e ka bâ librin e bâbës. A ta jap edhe librin e bâbës? Ahh, e fitove edhe atë.