Muhamet Mehmetaj

Intervistuar nga: Albiona Basha

Me kokrra t’drithit edhe t’pasuls lujshim. Cic-micin e vizatojshim, me laps vizat ja bajshim. Kemi lujtë me kapuça

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

22.05. 2018

Lokacioni i intervistës

Isniq

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

MM: Jemi kônë shpi e madhe. Jemi kônë shumë rob’. Nôna i ka pasë tri [3] çika e katër [4] djel - shtatë [7]. Nuk ka pasë munsi me na nejt gati aq fort se… se ju duhshin edhe punt tjera, se jon’ kônë tridhet’ [30] rob’ e kusur, dojshin me hangër bukë, jo musafirë, jo anej-knej, u dashke m’i pregatitë sênet nôna kur e kish atë renin e vet. Jemi rritë me apinga, sixhimqe, herë lkure, herë sixhimqe. Me sixhima i kem pasë apingat at’herë herët. Dikurna u bânë kto me ftyrna t’shkurta, jon’ [kanë qenë] do apinga me ftyra t’shkurta përpara. Po bukur si për gazêp jemi rritë at’herë. Na sefâ kem bâ, se i prejshum dy [2] posterrma, se jemi kônë kallabllak rob’, po njôna [1] shkojke n’sobë. F’mia hajshin bukë ni [1] sofër, burrat njônën [1], n’kët’ anë se nuk i nxejke, n’tana ant. E aty n’sobë nijshe gjithçka, gjithçka u bedatke, si thmi i ngojshim. Si thmi i ngojshim edhe u duhke m’u nê gati, me nê n’fund t’sobës atje për me nê gati për naj hizmet, për naj gacë a diçka. Po lezetin e kem pasë ma t’mirë, qefi u kônë ma i madh, lojnat jon’ kônë t’ndryshme, tulifare, si thmi...

AB: Çfarë lojna keni lujtë si f’mi?

MM: Gjethqysh kemi lujtë. Kemi lujtë kalikozë, kemi lujtë kapuçaz si f’mi, e kemi lujtë cic-mic, kemi lujtë gungjash… (qesh). Nuk p’i di ti ato gungjash qysh jon’.

AB: A po m’i tregon pak qito qysh janë lojnat, me m’i përshkru pak?

MM: S’po di qysh me t’i tregue. Cic-mici a din çka osht?

AB: Po, pak a shumë e di. Ju qysh e keni lujtë? Me çka?

MM: Me kokrra t’drithit edhe t’pasuls lujshim. Cic-micin e vizatojshim, me laps vizat ja bajshim. Kemi lujtë me kapuça, dhet’ [10] meste i qitshim përpara ktu {tregon me dorë}, e mshefshim kokrrën kush p’e gjanë. Kemi lujtë bat (qesh). Po, pasha Zotën. Rryp, t’rrehshin rryp! Tana jo shotën, “Çka ô kjo shotë?”, “Ho qet shotë, merre qet shotë…”, “Çka ô kjo shotë?”, “Kjo shotë bon’ vo, kjo shotë bon vek…”. Qesi lojë t’thmive mô. Me munime i kemi pasë sênet. Veshën kemi pasë m’i përgatitë vet. At’herë nuk ka pasë kso teshash t’lira apo t’leshta, pî dhêne, pî leshi u boshin ato. I bojke nôna n’vek ato sêne, bojke zhguna, i thojshin at’herë, i prejshim setër e pantollë, setër e herrk, qysh mujshim me qeto jemi rritë edhe ma fort… po dashnia ô kônë ma e mirë. Une vet i katërti [4] vlla jom kônë, ma i vogli jom kônë pî tyne, tanë bishim nî krevat, katër [4] vllaznit edhe s’dishim m’i thônë shtyju anej a knej, veç qashtu dej n’gjysë t’nats gjumi nuk na merrke t’u kaqamitë nërveti. Po vallahi, po dikurna erdhën tu u rritë sênet, tu u pjekë. Gjâ kemi majtë shumë na, shumë gjâ, tekterna që jon’ bô dymdhet’ [12] vjeç nuk e disha as sa i kemi, çfarë gjâ kemi as hiç. Veç aty e temas tôni jom metë vet me dhênë, i kom kqyrë vet. Se i kish pa rujtë bâba përpara, mas bâbe i kish pa rujtë mixha, po mixhën e vranë n’Milishevc n’nizet e nishën [1921], e vranë n’Milushevc, e metën gjâja qashtu. Mas mixhe tôni bâba i ka rujtë, tana bâba. Isniqi i ka pasë gjasht’ [6] bjeshkë.

AB: Ëhë?

MM: Po na e kemi pasë hisën n’Roshkodol, se Isniqi ô… F’mija, tre [3] vllazni, bjeshkt i ka pasë… Për shembull, Rexhepi e ka pasë bjeshkën e vetë, une temën, aj t’vetën, mahallë-mahallë i kem pasë. Veç e kem pasë n’Belle, n’Pleqe, n’Milishevc, delshim n’Roshkodol. Po nejse mâ, kur përfunoi ajo punë mixhën ma patën vra n’Milushevc n’nizet e nishën [1921], i patën vra tridhet’ e katër [34].

AB: A po m’tregon qitâ krejt qysh i kanë vra, kush i ka vra?

MM: Çka di, po.

AB: Çka t’din.

MM: Vuksan Vojkoviqi me ata kriminelt e vet t’Bollopojs. Jon’ kônë shkitë e Bollopojs edhe shkitë e Gjurakovcit, jon’ mledhë e jon’ dalë për m’i plaqkitë bjeshkt, m’i plaqkitë gjânë. E kanë qitë urdhnin me i prue gjânë prej Roshkodoli me i ngjehë shumari kishe n’Milushevc, me ja pagu nifarë takse gjâsë. Ata gjânë tu i njellë, tu i çu atje n’Milushevc, si dalke aty n’ledinë e vrajshin, gjânë i mledhshin. I kanë vra tridhet’ e katër [34], e tre [3] jon’ kônë jabanxhi - tridhet’ e shtatë [37] i kanë lônë t’vramë aty. Ato gjâ i kanë marrë i kanë qitë për Grykë t’Pejs e i kanë qitë n’Bollopojë, Bollopoja ô knej Peje, dokët qaty ma’n’tepër kû jon’ vorret e shkive. Tani ato kufoma masnej jon’ shku i kanë varrosë, i kanë shti n’dhé. Veç me zararë shumë, shumë me zararë i kemi majtë na kto bjeshkë, po s’epke kush përgjegjsi, as s’vetke kush pse, as qysh, as çka, as hiç, veç hajt. Dikurna nisën m’u knellë pak, u shtrëngunë pak. Ata shkun’, gjânë i murën, po poplli jonë ô popull i fortë, i ka qinru tulifarë dërzhave që u kôn ktu, se na jemi kônë nër thunër t’huj dajm, ne na ka sunu s’di sa vjet jo Turqia, jo shkitë, jo Serbia, jo t’thashë e m’the. Edhe na e ka rujtë vatânin, na e ka rujtë gjuhën, na ka rujtë traditën. Pleqtë na kanë rujtë tona sênet, me ton’ qat muni pej zullumit t’shkaut, ato nuk na i kanë hupë. Tani jemi munu na me i ripërtri kapak, tekterna qetash n’qët luftën që erdh si e dinë tônë. Po ktu ka pasë shumë lufta, ktu n’Isniq, n’Isniq n’Kosovë.

AB: Cilat i man men ti?

MM: E jo tônat s’i kom majtë men une. Unë tetdhet’ [80] vjeç. E kom majtë men, katërdhet’ e shtatën [47] kurrë pikë bukë nuk ô kônë, nuk e kanë lônë, e kanë marrë, me fshisë i kanë fshi koshat. Shka qa senje n’katërdhet’ e shtatën [47] m’ka dekë bâba. U kônë ni [1] fyt borë, kurrë î [1] kokërr drith s’e kemi pasë n’kosh, as mullini, çka ka pasë mill n’magje, magje i thojshim asaj që e lishim millin n’tâ, qata mill tridhet’ [30] rob’ kurrë î [1] pikë bukë, po ajo senje mos u harroftë. Kemi rrnu me hitha, hitha t’zimë me lpetra, uflla, e nene. Dikur n’bjeshkë kur dulum tômël, kem pasë shumë tômël. Tômël ka pasë n’katërdhet’ e shtatën senje [47], ka pasë tamël shumë, me qatâ… mô tepër kemi rrnu! Po shkoi e katërdhet’ e shtata [47], erdh e pesëdhet’ e gjashta [56]. N’56-ën senie at’herë u kônë [Aleksandar] Rankoviqi. Thojshin Rankoviqi se s’disha unë gjô kush osht ai, veç ish kônë i rrezikshëm.

AB: Çka t’kujtohet prej kohës [Alesandar] t’Rankoviqit ty?

MM: M’kujtohet prej kohës t’Rankoviqit… ta lypke pushkën. Milicia lypshin pushkë. Ta bike pozifin te dera: nesra me ardhë me na pru pushkën n’stanicë. Nuk ish pushka, s’kishim ku me marrë! Nuk ish, u duhke njô me ble, me shku qashtu. T’lejshin për mollë lidhun gjethë natën e gatë n’borë, ni [1] fyt borë, lidhun për molle. T’hiqshin prej molle t’shtishin n’podrum, n’ujë. Ujtë deri qitu {tregon me dorë duke prekur belin}, n’ujë t’ftoftë. T’qitshin apet jashtë n’borë, t’lidhshin për molle. Lypshin armë. Pesëdhet’ e gjashta [56] sene ô kônë kjo. Dervish Shaqa i Lluks, e Demush Neziri, edhe nî Ramë… po ja harroj emnin, e patën sosë me i mytë. U mërthyen e dulên n’Shypni. Kur dulën n’Shypni, Dervishi knojke atje n’Shypni, nuk e di… s’e ke ni atë kangë, “E lamë borë e gjetëm dimër”, thojke. Nisi m’u shliru puna ktu, tuni nisi m’u largu pak dajâki, uvermaki, se ktu populli jonë ka vujtë shumë n’atë kohë. At’here erdh puna t’u stabilizu kishe pak, veç pak, kurgjô. N’shtadhet’ e katërtën [74] sene qajo kushtetuta, çka po thojnë asâjna si s’e di as vet çka asht ajo, n’shtadhet’ e katërtën [74] sene do kushte i kem pasë ma t’mira. Shumë ma t’mira i kemi pasë do kushte, jashta si… nër Serbi jemi kônë. S’kem pasë gjô n’dorë, qysh kanë deshtë ata kanë bâ me ne, po do kushte na i banën pak ma mirë, nifarë jetese.

AB: Çka ju ka nimu juve qikjo kushtetuta? Çfarë kushte ju ka dhanë ma t’mira?

MM: Na i ka dhanë ma t’mira për shkollim, për bursë, e për kush don m’i çu n’shkollë mujke m’i çu n’shkollë ku dojke djalin. Për gjâ e kanë pa hjekë porezin se e lajshmi edhe porezin e gjâsë at’here, ni bofsh treqin’ [300] dhênë porez nuk ke pasë me lâ at’here hiç. N’74-ën po t’thom tye, po s’ngati ajo, njo tri-katër [3-4] vjet. E kushtet jon’ kônë ma t’mira qat’here, se ktu nuk lejshin as… m’u shkollu nuk lejshin hiç. Shumë njeri u dalë prej katuni ktu ô ikë qysh ka mujtë, ô ô ikë, ô e kanë vra n’granicë, për m’u shkollue. Smajl Dërvishi i Dërvish Shabanit… i Shaba Hajdarve ai u vra tuj dashtë me dalë n’Shipni pêr m’u shkollue, vet i treti [3] ô vra aty, e shumë e shumë ka tjerë si jon’ dalë e jon’ dekë anej. Tani u kônë Dervish Kukleci i Haki Sadikit, Arif Imeri, e Imer Dashsi, u kônë Rrustem… ky Can Mula, e Ali Rrustemi i Fazliabazve si jon’ ikë pî ktuhit se s’i lejke m’u shkollu, s’i lejke me marrë udhë kurkah. E qajo ke kushtetuta që u shliru tani pak hesâpi, mujshin tôni me shku n’shkollë ktu e n’Zagreb. N’qat kohën e [Josip Broz] Titos, po t’thom unë ty, Tita e pat dhânë atë t’74-ës… qat liri po du me thanë, se ajo liri s’o kânë, se ajo milicia serbe ô kânë, ushtria u kânë serbe. Une i kom bô dy [2] vjet ushtarë i shkaut. Ja kum bô nizet e tre [23] muj e pesmdhet’ [15] ditë i kum bâ.

AB: A po m’kallxon qysh ke kalu atje qet periudhën, qysh e man men ushtrinë?

MM: Ooo qysh e maj men ushtrinë! Paj, krejt serbisht i ke pasë sênet, fjalën serbisht, e du bukën me lypë serbisht, e komandën serbisht, e krejt i ke pasë n’gjuhë t’hujën. U duhke na m’i msu kto soj gjuhsh. Mirë kem kalu mirë, se kish tulifare kish atje. Romë, e boshnjakë, e bosanë, e serbianë, e tulifare, t’perzim, tulifar mekamesh. Po e çojshim mirë na nërveti, si une si ai ishim ushtarë, po ai i kish t’drejtat e forta, une isha ma i nrydhun, ma i shtypun, ma nrysh’ i kum pasë sênet, veç mirë kem kalu aty.

AB: Hajt kallxom çka ke qenë qishtu ma i shtypun ti, n’çfarë aspekti?

MM: Aspekte?

AB: Po.

MM: N’paqa lypë leje për me dalë n’shehër nuk ma ka dhanë hiç, n’paqa lypë leje për me ardhë dy-tri [2-3] ditë tu shpia, nônën smutë, a bâbën smutë, a vllaun smutë, a dikan… nuk ma kanë dhanë hiç. Ajo ishke e shtypne, e jêmja ishke ajo. N’e past pasë zapovestin, zapovest i thojshin n’pramje kur e knojke atë zapovestin e hamomit, detyrat për me i dâ, shyptarin me çue n’metfarstrazha, ajo metfarstrazha ô kônë e zorshme, s’ka pasë “stoj” aty hiç, veç gjuje, vraje… metfarstrazh i thojshin asâjna. E n’qata venat ku ishin ma kyçe, ma t’rrezikshme, m’çojshin mu, e çojshin Rexhepin, atë tjetrin shyptar, hesâpi i padhimtë. Po tash ishalla vimë tu mushë men, e ujdiset, se îher për îhere nuk shihet qaq perspektivë hiç.

AB: E përmene shkollimin ma herët. A po m’tregon për shkollomin tan’, qysh ke shku n’shkollë kur ja ke nisë?

MM: Ou… kishe jom shku n’shkollë, po unë s’jom shku n’shkollë hiç, katër [4] vjet shkollë i kom une. Vitin e parë [1] e kom bô n’Strellc. S’kem pasë ktu shkollë hiç. N’48-ën, vitin e parë [1] e kom kry n’Strellc, t’dytin [2] jom ardhë n’Isniq. Jom shku katër [4] vjet n’shkollë, mô nuk kom pasë vullnet me shku. Kisha vullnet me i rujtë gjânë, dhêtë kisha qef me i rujtë. S’jom shkue, jon’ munu me m’çue vllaznit e shpia, po une nuk kisha vullnet për me shku n’tâ mô, kisha vullnet për me i rujtë bagtinë, dhêtë, a qysh dush.

AB: Ëhë?

MM: E s’jom shku vet. N’qato vjet e për kta tjert kush ka dashtë me shku, u shku u shkollu, veç tekternaj vonë nuk i kem pasë kushtet hiç, se nuk t’lshojke për me u shkollue. Nuk t’lshojke shkâu me u shkollu.

AB: Pse?

MM: Pse u tutke që po ja marrim bukën, po ja merr vatanin, po bâhësh ma i dishëm se ai. Kish qef me ta vnu kômën me t’nrydhë, qysh m’i nrydhë sa ma pâra. Dikurna erdh hesapi tuj shliru pak, veç shumica jon’ metë për pa u shkollu. Ev, kur jom bo une për me i rujtë dhêtë, dymdhet’ [12] vjeç, t’thashë, edhe pari i kom rujtë dhêtë, e temas nuk jom dâ prej tyne kurrë. Në pranverë i përvjelshim ka bishti gjinat për me thithë kingjat ma kollaj, i pastrojshum n’pranverë. Kur vike Shingjergji, para Shingjergji tu boke sulli, bike tupani për mos me dalë mâ gjâja n’livadhe, domethô t’miat, as tuat, as t’ati, as t’ati, as hiç, u nxishin livadhet, hajt ku dush me dhênë. U dashke me hie Gryks përpjetë ku hajshin, qaty me flejtë. Hajt pak, hec edhe pak, rri qaty, rri qaty... Magari n’garkutë, n’daq kalin, jarganin e postaj, kûsi e qên, me qat kali, kali shkojke napër dhênë qashtu. Jom shkue pêrmi kishë kom bô konak. Hongrên dej qaty u nginë, u bô aksham, jom nalë kom nêjt, i kom rrethu pak, vet nê nî [1] shpellë, japanxhen e kisha sipri. Bojshim bukë qaty, hajshim bukë, kajherë hajshim besa me tomël t’ftoftë n’tas, tâsin njônën dorë e bukën njônën dorë, e tyj ecë tyj hongêr. Kajherë, kajherë e vnojshim zjermin, e dhezshim zjermin, e e vnojshim kûsinë me tômël, ni [1] krrabë e bojshim knena, njo [1] knena {e demostron me duar}, e kûsinë qishtu n’ktu, vlojke tâmli. Qaty hajshim përshesh me tâmêl. Delshim n’atë anë. Nesrit nâdje i ngarkojshim ato zhele apet n’kual, magarë a çka kem pasë, shkojshim edhe na ma nelt, hajt-hajt, hajt-hajt… tekarna si mrrishim n’stanishte atje. Kur mrrishim n’stanishtë, tri [3] javë mas Shingjergjit u boke sulli at’here, tej tri [3] javë mas Shingjergjit n’Roshkodol mos me shkue. Kur u lshoke sulli shkojshim n’Prilep, n’Roshkodol… gjithkush nëpër stane t’veta me familje t’vetën. U ngjitshin familja pî shpie, u dashin kingjat, nî [1] tubë kingja ishin vetëm, ni [1] tubë dhênë vetun, dy [2] vetë i rujshin ato dhênë. Vike vâkti i t’qethave korrikit, n’korrik, qat’herë ka gjysa korrikit, i qethshim dhêtë. Kur dojshim me i qethë dhêtë u përgaditshim, i çojsha fjalë tu shpia, ô e zhdjergsha naj djalë pî bjeshke, ô u ngjitke naj kush, u thojsha që n’qet ditë du me i qethë dhêtë, ngjitnu kush t’muni. U ngjitshin pî shpie mik, e dajë, e jaran, mashkujt u ngjitshin për me qethë nesrit. Atje une i kisha thirrë qethtart qî qethshin, Rexhepin, e atë tjetrin, e tjetrinm e tjetrin… u boshin ka îzet [20] vetë. S’di tash me gjetë atë syret me ta pru, qitu t’binë lot’t n’tokë. E sheh Sadik Rexhepin tu e thy bukën qaty, Ramë Qerimin përskêj. E i qethshim ato dhênë, pushkë e piskamë, tu gjujtë n’shêjë, e… mô si na. U kryjshin t’qethat, u hapareshin qethtart, shkojshit tjetër kah, n’stane t’veta. Nesrit kish Rexhepi me qethë, shkojshim tu Rexhepi, tjetrën ditë tu ai, tjetrën ditë tu ai… u kryshin dhêtë.

AB: Kush i bajke qito t’qethurat? A ka pasë persona t’caktum?

MM: Ja, ja. Gjithkush i bojke përveti.

AB: Po a?

MM: Për shembull, nâna ja gruja jême përgaditke bukën, ô dy-tri [2-3] gra përgaditshin bukën. Shpenzimet edhe ato i sjellke krejt qaj personi që i kish dhêtë e veta. Shpenzimet e krejt kta qethtart qi i kish thirrë, i kish thirrë për qef për m’i nimue, naj mik, e naj jaran, e naj… sukur i thirrë njeri n’darsêm qashtu i thirrke për qef me u ngjitë përpjetë n’bjeshkë.

AB: Ushqim a keni bâ? Bukë a keni bâ për t’qethna, darka?

MM: Po.

AB: Çka keni përgatitë?

MM: Dy herë n’ditje bukë. Î herë nâdje leqenik, e kajmak bojke vaki, edhe tjetêr gjô, i nimojke diçka. Për darkë mish e oriz, pite, mazë t’zime, ksi pshesh me tômël, tana qito u përgatitshin për dy herë bukë atje. Hashim dy herë – nî herë nadje, nî herë n’drekë. Kur u kryshin dhêtë, u maroshin dhêtë, qishtu i bojshim t’qethat. 

AB: A po m’kallxon pak për t’qethurat? Çfarë lloje t’qethurave ka pasë?

MM: T’qethni?

AB: Po.

MM: Auuu, une përveti kom qethë rrumullak. Kom qethë me tre [3] rêna, kom qethë me pes’ [5] rêna, kom shkrue hônë e yll, kom qethë me leqe. Veç njo pes’-gjashtë [5-6] tulish kom qethë vet. S’ke pâ delme t’qethne ti?

AB: Po, po. Kom pâ.

MM: E kom qitu vjerrun, ta bi [nënkupton fotografinë e deles së qethur]. Bire… (ndërhyrje e Rexhepit).

AB: M’kallxove pak për t’qethurat. A po m’kallxon kush jeni kânë n’zâ për me qethë atje n’bjeshkë?

MM: N’zô.

AB: Po. Cilët qethtarë?

MM: Po jon dekun tash, bash tôn jon’ dekun. Ô kônë Gjafer Cana, ô kônë Isë Rexhepi, ô kônë Sadik Rexhepi si e pêrmêna pare, ky ô kanë Coli i Saliozmanve, jon’ kônë… nuk di me t’i kallxue çka ka pasë. Po du me thônë shpi për shpi jon’ kônë dy [2] e tre [3] si kanë qethë, si kanë ditë me qethë. Une jom msu pî Rexhepit, e Rexhepi e ka msu atë tjetrin, e qashtu jemi shku rên mas rêni, se s’kem pasë shkollë për m’u msu me qethë. Veç Rexhepi qethë qashtu, nise qashtu, udha e marë, tôni e marrshe vet atë zanatë.

AB: A ju kanë thirrë edhe nëpër vêne tjera për me shku me qethë?

MM: Po qysh jo more! Kom qethë n’Jelenk, kom qethë n’bjeshkë t’Belegit me shokë, me qeta shokë t’Isniqit, me qata shokt e stanishts, kom qethë n’Milushevc, kom qethë n’bjeshkë t’Lumbardhit tu kataliki Cub Koci, atu kûm qethë tu Binak Sadria n’Miraka i Skivjanit, i ka pasë treqin’ [300] dhênë atje n’Jelenk delke. Nuk e di se ka bjeshkë si nuk kûm qethë une, po jo vetëm, po me shokë, se vetëm kurgjâ s’muj bon’ njeri hiç. Po s’e pat shoqninë e mirë, po s’e pat rrethin e mire… po ai i miri i bon’ shokët, e ai si ka nerë din edhe me t’nerë. Se mu m’ka thirrë, pêr shembëll ni [1] mik n’Jelenk, unê jom shku e kûm marrë Rexhepin, Rexhepi nuk e ka ngjoftë atë mik, po Rexhepi âsht ardhë puna jeme me shku n’Jelenk, me ja bo nî [1] argat qati njeri ose m’i nimu, ô m’i qethë, ô me ja bô ni shoqni. Tôni kur u qethshin dhêtë ô kon îfarë neje, ifarë dallke, ifarë… qitshin rrasat për me gjujtë n’shêjë, kush p’i vret rrasën, kush p’i the rrasên.

AB: A po m’i kallxon naj kangë që e keni knu ma herët?

MM: Po mor, po. Po t’i kallxoj. Ja, e harrova pasha Zoten!

Moj e mira n’derë t’stanit,

po i qenisë mestet jaranit.

Pashë atë vlla ia kom qenisë,

halâ djali nuk ô ngjitë.

T’zotit shpisë i plaqin sytë,

e kam shti djalin me kositë.

S’i ka pagu bihorlitë,

bihorlitë m’i pa pague, 

dâda paret ia kish çue,

me ardhë djali me nejt me mue.

Qeshtu osht kjo.

AB: A po na tregon edhe njâ që ma the ma herët, për bjeshkë?

MM: Po mor, po ta tregoj. Po po kjo n’gjystë osht, veç qaty po ja nisi. Qaty nisja… (ndërhyrje e Rexhepit).

E mjera dâda ku po t’lô ty…

Ka dashtë m’u djergë baqica me rob’ e me f’mi,

ka dashtë m’u djergë po çika i ka thonë Rexhepit…

E mjera dâda ku po t’lô ty,

po t’lô n’borë e po t’lô n’shi.

Se at’here vjeshta e vonë, shi e borë e çka dush ka vjeshta.

Po t’lô n’borë e po t’lô n’shi,

njelli ugiqt e hajde n’shpi.

I ka thônë çika. Ka thânë:

Nuk muj çikë n’shpi me i çu

Pa nisë bryma me brymu

Pa nisë bjeshka m’u vetmu

Nisë stanishta me u vetmu

Nisshin prrojet me ushtu

Nisë molika me fishllu

Gjeja e malit m’u afru

Nî ditë nâdje djali ish çu

Nî apangë bryma kish vnu

Dy magarë i ka shilu

Teshat n’to i ka ngarku

Ka nisë djali me gatu

Kumont deshve ua ka vnu

Cygarush n’shpi me shku

Shkojshin rrugs tuj bubullu, ato tërkaqat

N’oborr çika ish kon qillu

T’madhe thirri, “Mori nanë,

a thu çka jon’ kto kumonë

si po binë qaq mirë e hollë?

Ngryk ua morrsha promat e zone.

Qikjo osht.

AB: Naj njâ tjetër? A t’kujtohet tjetër?

MM: Po, m’kujtohen boll (qesh), po m’hupën tana se...

AB: Hajt, kujtoj pak…

MM: Bjeshks u ngjita

S’ish shyret bjeshka pa çika

Nuk po rrike me baqica

Me baqica, baqica t’malit

Dalë në shpat po i bi kavallit

Tek po vinë do zana t’malit

Nuk jon’ zana po jon’ çika

Hajde t’shkojmë për boronica

Pasha atë vlla me ty s’u nisa

Çka m’the pare tu turishta

Kurgjô s’bona çikë veç u mahnita

Qeshtu (qan)…

Mori çikë që shkon përpjetë

t’lumshin kômt sa mirë po ecë

Qai çoban kujt po i viket

P’i thirrë djali motrën e vet.

Eee, eh m’hupi.

AB: A ke pasë shumë bagti ti, n’stâne atje?

MM: T’miat a?

AB: Po, tuat.

MM: Po.

AB: Sa i ke pasë?

MM: Kom pasë pak, e kom pasë shumë, e gjithqysh. Blejshim tokë, kajherë i voglojshim, veç tej n’treqin’ [300] dhê i kom pasë, lôpë, e kem pasë kual, gjurulldi boll.

AB: Kur i qitshit bagtinë n’kullosa a lujshi me naj instrument?

MM: Valla çobani jo, veç me fyll ô me kavall, se jo. Kur shkojshim me dhênë s’ke pasë instrumente kurrfare, jashta kavallin, fyllin. Dikush kush ka ditë me knu e ka pasë edhe sharkinë, për shembull e ka marrë çitelinë. Une s’kom ditë as m’i râ çitelisë as sharkisë, fyllit i bisha po dhomt m’u patën prishë e toni meta batall.

AB: A po m’tregon për mbledhjen e bulmetit?

MM: Dhêtë kur i mjelshim, njônên anë u ulshe ti, njânën anë une, ose nî [1] burrë anej, î burrë [1] knej, dikush veç u grahke. I mjelke. Une përveti, ai përveti n’sheka. Kazânin e kemi pasë përmrapa aty. Kur u mushke kazâni e kthejshim tômlin, kur u mushke sheka e kthejshim tâmlin n’kazan ô n’kûsi. At’here i kapshin, kur u mjelshin dhêtë, se tânë dy [2] vetë e çojshin n’stanë, e e vnojshin, e vlojshin tômlin. E kur vlojke e hiqshin pej atyhit, e me pocerrk e qitshin n’korita. Rrike ni [1] ditë, dy [2] ditë rrike tômli n’korita, tani e nxajshim mazên ni [1] tinari, tômlit ja qitshin barin, e nxojshin djathë n’tjetrin tinarë. U mushke valla tinari, për dy [2] ditë u mushke nja [1] se u dufke m’i nxanë n’katër [4] aso codillash. E merrshin, e prejshin, e qitshin n’tinar ata djathë, tômlin vetun, e mazên vetun, djathin vetun.  E vlojshin hirrën, e boshin gjizë, edhe hirrën tej vike vâkti me tunë, kur vike vakti me tunë shkojshim merrshin borë, osht ni [1] vên si i nxen’ bora borên, merrshin borë e e tunshin qaty, e lejshin ata tlynë, tlynë i thojshin, e bojshin bosa-bosa, sikur bosat e bors, e i palojshin n’atë tinarë, e e lejshin tlynin veç, djathin veç. U ngjitke traktori, i ngarkojshin n’traktor, tu shpia. Qeshtu e nxejshin bilmetin.

AB: Ku e marrshi kët’ borën?

MM: Borën e marrshim n’shpellë. Kërrsh ô kônë aty, i thojshin Lugi i Poplit, Shpella e Bors, qaty e merrshim borën. Se aty bora e nxêjke borën tjetër, nuk shkrihet kurrë. Aty shkojshim me sakicë, kalin me veti ô magarin, ose me kerr dikush kush nuk dojke shumë bore, e merrke sakicên me veti, e prejke aty born, e n’thes, tu stâni. Tu stâni tani e qitshin nëpër mazë borên, për m’u ftofë, gati kur u ftofke maza u tunke ma kollaj. E lshojke cikin, i thojshin at’here, ô kanë nê ato sene bash. U ngjitke toni traktori, dirgjke djathë, e dirgjke tlynë tu shpia. Kur u dirgjke tu shpia kâ, e hiqshin pej tinarve baqica… gratë e hiçshin pej tinarve, e e vnojshin n’zjarm, e vnojshin n’harania, e n’zjarm për m’u shkri tlyni, m’u shkri me ja qitë, i thojshin dra atina, dra, qetâ që ja lshojke tlyni dra i thojshin. Dranin ja dajshin, tlynin e qitshin, i kemi ne ato n’kanta, bile halâ e kom njo [1] qasoshe, n’ato konta tlynin e shkrinë, n’to u ngrijke tlyni sikur me pre me sakicë u bâke. Toni ni [1] motmot qasi tlyni hajshim. At’herë nuk dike kush me thonë p’i shes e po… qaso. Qeshtu u boke bylmeti.

AB: A po ma përshkrun pak vênin, stânet qysh janë kânë aty?

MM: Paj, stânet at’herë nuk i kemi pasë t’mira sukur jon’ tash, tash po i bojnë stânet…

AB: Çka ka ndryshu tash?

MM: Tash po i bojnë t’mira stânet. Po i çojnë me motor, e po i vnojnë llampari, e po i vnojnë cement përfuni, e gjithqysh. At’here i kemi pasë stânet dikush me gurë, dikush me lanë, se besa ô kon’ lyqe, me t’zônë shumari nuk t’lejshin me bô lane, veç nî gjetsh naj bre t’thatë, naj dru t’thatë. Me kônë t’thata bojshe, me kônë t’ngjoma s’guxojshe m’i pre se t’dënojke shumari. Une i kom pasë stânet n’tokë, qashtu tokë ja’v kom pa bâ, pod ku flejshin, pod e qylyma. Forrumin e kom pa çu n’tâ për me ardhë dikush a diçka për me nejt n’tâ, e kem pa bô qashtu. Dikurna nuk guxojshe me pre kurgjô për me thônë po ja bâjmë mlojên me lugj, ktyneherë u thojshim lugj atyne brejave, u boke si lug, e ngrehke ujtë, po tashti veç qaso shpatzash ja vnojshim kulmin e najllon permi, e breja përmi shpatza. Tash jon’ ka i mlojnë edhe me qeremide, tegolla a tekolla [tjegulla], s’di qysh po u thonë dove. Tash po, at’here qashtu i kemi pasë.

AB: Përveç stânit aty, çka kini pasë afër stânit?

MM: Torishta për gjâ.

AB: A po m’i kallxon pak qysh jon’ kânë kto turishtat e…?

MM: Torishtat jon’ kônë druna, druna, qeshtu {demostron me gishtërinjë}, hû ktu, e hû ktu, e t’lidhun me thupra, e t’lshun’ drunin n’ta. Torishta e madhe ô konë, me nguju dhêtë, e m’i nguju lôpt, kualt, torishta u thojshin atyne, rreth stânit. Oborri ô kanë i veçantë i stânit, aty n’oborr, kurgjô sikur ishin, n’oborr e fshishin, gratë e çikat e fshijshin, e rrishin. Veç torishtat i kemi pasë t’posaqme për gjâ.

AB: Qysh keni folë me tjert që jon’ kônë aty n’stâne, po që jon’ kônë ma larg?

MM: Ô Rexhep, ô Muhamet, ô Hasan… a qysh e ka pasë emnin. Ô a muj u çove, a îni njehë, a keni gjô t’re, a po vjen hamë darkë, a hamë kaftjall, hamë sillë, a e pimë ni [1] taz kumsht (qesh), tômel, a kos. At’herë kafja ma pak u përdorë n’bjeshkë.

AB: N’stâne gjatë verës… m’tregve edhe ma herët që ngjiten krejt komplet bashkë?

MM: N’bjeshkë a?

AB: Po.

MM: Po thashë, sulli u boke dej n’tri [3] javë para Shingjergjit, sulli, për mos me shku n’Roshkodol. Kur u çartke sulli, si u boke tri [3] javë Shingjergji, at’herë mujshim me shku kush dojke, u nisshin përpjetë. Edhe kur u dirgjshin at’herë i kanë thanë karvan atina karvan, u ngjtshin për m’i djergë tu shpia familjen. Tôn’ u ngjitshin përiherë, domethonë qajo mahallë e jemja dhet’-pesmdhet’ [10-15] shpi sa jemi kônë na. T’Rexhepit u ngjitshin përihere, kur dilshin t’nesrit tani teposhtë. Çobat’ rrishin me gjô neltë. Qajo ô kônë karvan.

AB: A din naj kangë për karvan qishtu që u kanë, a t’kujtohet?

MM: Po mor’, m’kujtohet.

AB: A po ma thu?

MM: Po.

AB: Hajt.

MM: Tuna-tuna, vaja-vaja

Sot ni javë na vinë karvâja

Vinë karvâja varg e vi…

Qysh ke mor’…?

Po na marin na çojnë n’shpi… (ndërhyrje e Rexhepit)

MM: Po.

Na çojnë tu shpia

Thrrasim miq e thrrasim bija

Kërset kanga çitelia

Zihet maza n’harania

Qiten pitet n’tepsia

Për dyshekllaki kërset alltia.

Qito t’djergav jon’ kônë kto kongë.

AB: Po. N’stâne atje ka pasë banorë shumë, po ka pasë edhe tufa t’deleve shumë. A janë kânë t’shenjume naj qysh për m’u dallu prej njâna-tjetrës, a qysh?

MM: Ja valla, janë kanë si dhêtë e mija, si dhêt e tua, bardhoka, si nuk kishe ditë, ti nuk kishe ditë. A une me blegrue e disha çfarë delme ô ka blegron. Shêjat i kanë pasë n’vesh me teneqe, teneqe e pushks…

AB: Po.

MM: … si âsht e shpenzume. Me teneqe e ka pasë shêjën, ô ka pasë grapsum tu veshi, ô ka pasë birë n’vesh, ô i ka pasë dy [2] zgropsa, domethanë shêja e dhêne t’mia. E Rexhepit u kânë nryshi, e ka pasë t’premë me gêrshon aty veshin, e jon’ kônë t’shenune ato. S’ka pasë qysh m’u pêrzie hiç, edhe m’u pêzie u ngjishin, i ngjishin. Rexhepi, shembêll, i ka rujtë vet tana herët, s’o kânë lazêm per shêja hiç, po ja ka bô shêjat se ju kish duft me shku nesër me to, e djalit ju kishin perzi, ai s’i kish ngjoftë. Me qat shêjë e ka ngjoftë djali. Qishtu i kumi pasë.

AB: Zakonisht nihet që ujku i sulmon tufat n’bjeshkë.

MM: Po.  

AB: A t’kujtohet naj rast që ka ndodhë ose nëse t’ka ndodhë ty a naj kujt tjetër?

MM: Po, qysh jo.

AB: A munesh me na tregu?

MM: Paj, ujku… gjethqysh osht puna ujkit. Munet edhe n’fushë me t’râ, edhe n’kullosë, edhe tu stâni. Ujki osht hejn, tinzak osht ujki. Ujki nên druna t’torishts mos me mujtë me kcy ma n’tepêr ose m’u tutë pej qêni, nêr druna e shpon, e grryn token, e hinë mrena, e merr kingjin, ô e prêt n’torishte ujki. Ka pasë raste disa herê m’ka râ n’torishte. Jon’ trêm dhêtë, pushkë e llovaqk diçka çka kem pasë… a qênt i kemi njekë. E kish pa vra Isuf Beqa parvjet njâ n’torishte, ky Maki. Isufi a Mustafa… (ndërhyrje nga Rexhepi). Mustafa, n’torisha, “S’u lodh”, tha, “i njâni dreqit, veç e nxun përfuni ni [1] kingj, e shnuke n’to sa mujke, dhêtë ishin zatetë njonên anë…”.

AB: Folëm ma herët edhe për zhdjergën, a i keni festu naj qysh kur keni zbritë ktu?

MM: Pooo, i kemi festue. I kemi thirrë miq, bija, nipa, katunin… jo katunin krejt veç Rexhepin, e atë tjetrin, e atë tjetrin, qat tjetrin… i kemi thirrë n’darkë. Jon’ ardhë e kemi hongër darkë. Jon’ çu tani: përhajer, përhajer që u dorgje, shyqyr që je djergë mire… Qështu e festojshim djergat, e t’ngjitat, e darkën e posterrmas, e... Tash as ngjita, a djerga, as t’posterrm, as kurgjô hiç.

AB: Darkën e posterrmës qysh e bajshi?

MM: Po at’here e bojshim darkën e posterrms për mashallah. E blejsha posterrmên, për shembull t’shtunën, mos e paqa pasë têmên e blejsha n’Pejë. T’nesrit dojsha me pre, t’nesrit nadje ose n’promje e çojshim ni [1] djalë i thirrke shokt, “Hajde se dojmë me pre posterrmên nadje.”. Vishin katra-pesë [4-5] vetë, e e prejshim posterrmên, e bojshim punë, e rregullojshim krejt. Tôni pej promje i thirrshim ma hapt, ma gjan’ tani. Ama ata që ishin ardhë me punue ishin n’darkë, ata që kishin bo mun’, po e thirrshim edhe ka ni [1] tjetër me ardhë. Mish e lakna, mish e oriz, çorbë, e qeso sênesh.

AB: Festa tjera a keni festu?

MM: Paj, kem festu dasma, kemi festu syneti, kem festu kur kemi dhônë, kur kemi përcjellë çikë, e qesoshe.

AB: A t’kujtohet dasma jote?

MM: Bajram e tanat.

AB: Fejesa jote e dasma a t’kujtohen?

MM: Po, m’kujtohen.

AB: A po m’kallxon për fejesën tâne çka t’kujtohet, qysh t’kujtohet?

MM: Për fejesën tême… s’kom ditë gjô kur m’kanë feju hiç.

AB: Qysh e more vesh që t’kanë feju?

MM: Masnej kom ni. Jom kônë me dhênë n’Drenoc tu Alajt. Pranvera, i ngujova dhêtë, e erdha tu shpia. Kur erdha n’divanhane t’sobs, si hypi n’kullë, vallai Rexhep… ishin kanë dy [2] thasë sa dy [2] sllamarica t’mushne. S’kisha kqyrë çka ka n’ta. Hina mrena n’sobë për pa shku te nôna, nôna ish n’shpi atje, thashë, “Çka ô more, çka jon’ kta thasë kshtu? Çka keni n’ta?”, thanë, “Aaa kem nxanë mik t’ri!”, “Hajde mor’ përhajër u koftë!”. S’disha gjô! M’kishin pa nxonë nuse, vallahi s’kom ditë gjô. At’here u dorgja tu shpia atje, nâna, “Përhajër”, lokja, “Përhajër”, “Hajr paq.”. Qishtu, pa ditë gjô hiç. Ja kanë çu… tôni u duhke m’i çu katër-pesë [4-5] vekna çarshâfa, e marhâma, e pelhurë… s’di as vet çka me t’kallxu për to, îqin [100] e kusur killa lesh për m’i marrë gati nusën. Kur kanë dashtë m’i marrë jom kônë n’bjeshkë, nata e dasmës ktû, unë jom kônë n’bjeshkë n’Roshkodol, ditën e dasmës jom djergë. Osht ardhë Tahir Lani, rahmet i pastë shpirti, tu guri Rexhajve m’ka nxanë me dhênë, tha, “Hajde mô, mor budallë, po ku je ka shkon?!”, thashë, “Po ku me shku more Tahir, a po i sheh, a lehën tana kto gjâ kshtu vetun?!”, kisha dhênë, lôpë, e krejt. Baqicë s’kishim halâ n’bjeshkë, “Hajde, se une i ruj kto.”. Jom mêrthy teposhtë, jom ardhë tu stâni. E jom nisë, ô kon gjysa dits valla, ma herët se gjysa e dits, jom ardhë tu shpia. Kur jom ardhë tu shpia qekaq m’bërtiti baca Ramë sa menja s’ta merr, “Çka po na duhen gjâja, çka po na duhen…?”, ishin kôn tmerru se s’po djergna, a ô bô naj qedêrr, ô bô naj qedêrr që s’jom djergë. Nejse mô veç Beq Selmani e Daut Idrizi i Bajraktarve jon’ ardhë. I kum pa thirrë une. Me ardhë jon’ ardhë dytë ata. Qeshtu, s’kom ditë gjô për atë punë veç kur jom ardhë n’shpi ditën e dasmës, jo natën e dasmês, po ditën e dasmês.

AB: A e kishin pas marrë nusen halâ kur ke ardhë ti?

MM: Po mor, e kishin pas marrë nusen, e tu dashtë me kthy darkën ishin kônë. Une vonë u nisa pej atjehit, ktu edhe për me shku kôm i ka pes’-gjasht’ [5-6] sahat. E kishin pa marrë nusen, po m’bêrtitên sa m’bonë me zhurmë, pse s’nejta, pse u dorgja! Vollai, po. E s’e bojshin men ata hiç si s’kisha kuj m’ja lônë gjânë. Shumë gjâ metë, n’mal ishin tâna. Qeshtu janë kânë sênet at’herë.

AB: Shëngjergjin a e keni festu?

MM: Vallai, Shêngjergjin e kemi festu veç e kemi festue s’di qysh me thônë. Une kom pre tanaheret ka î [1] kingj, e kom pre për Shingjergj, festë e jona nuk ô kônë, po festë me vên osht, me tana t’mirat po vjen Shigjergji. Me t’mjellne, me nxemje, me klimë, e me tana sênet po vjen Shingjergji. Po sa jon’ kônë pêrpara, gratë nadje u çoshin me î [1] sahon ujë e me ni [1] hithi n’tâ i stërpikshin fminë. I çojshin herêt, i çojshin pî gjumi, i merrshin, e i lajshin. N’pramje i nukshin bari e lula u shtrojshin n’krevata e ku bishin, ja’v shtrojshin ato lula, ata bari. Qeshtu u kônë Shingjergji.

AB: E bagtive, a ju keni bâ naj çka bagtive?

MM: Bagtive u qitshi krypë edhe do barnisha ja nxerrshim pî tokës. Jon’ kônë ato barnishta, dikush edhe t’peshve e përdorke pak, veç do barnishta ja’u bojshim me krypë, e ja’v qitshin gjâsë.

AB: M’i hangêr?

MM: Po, pêr Shingjerg. U kom shtrue ka trupojshin dhêtë aty për dyrë me dalë zingjirt e zjermit - zingjirë, sakicên, konopin e bukur… Do sêne po po i harroj vallahi, me dalë dhêtë mi to.

AB: Pse?

MM: M’u rujtë kishe pî gjeje, m’i rujtë Zoti pî gjeje, e pi sêneve t’dobta. Për qata.

AB: Përveç Shingjergjit, a keni festu naj festë tjetër?

MM: Po, Bajrami. Dy [2] Bajramat i kem festu.

AB: Qysh i keni festu?

MM: Po Bajrami… dy [2] Bajrama jon’ kônë, Bajrami i Madh edhe Bajrami i Vogël. Vitër (Fitër) Bajrami ô qiky që t’vjen qitash, i thonë Vitër Bajrami, ktina Kurban Bajrami, i ka edhe dy muj mas ktina. Për kët’ Bajram qaj që ka mujtë me ngjinu ka ngjinu tekrar Natën e Bajramit, n’promje ka bô iftarë. Kush ka mujtë me shku n’taravia n’promje ô shku, mas akshami taravia osht. A e ke nie? Edhe nesrit jon’ çue kanë shkue e kanë falë Bajramin. Kur jon’ dalë pî Bajrami, jon’ shku pêr m’i bo igjarêt vorrev, gjithkush tu vorret e veta, kôn’ e ka bâbë, mik, a djalë, vlla, a kôn’ e ka nônë a, ju ka avyt tu vorri, kanë kry, e jon’ shku tu shpia kanë bô Bajram me familje. Për shembull n’e past nônên a bâbên ma s’pari bâbên, e nônên, vllaun, e motren, krejt qata çka i ka n’familje ka bô Bajram me ta. S’kanë vanu, e kanë kthy ni [1] kashatë bukë n’nadje. Ô tash kollaj me kthy bukë, se përpara ni [1] bukë, ni [1] bukë e qitshin. Gjysën mill t’grytë, gjysa ksi kallamoq, n’do sita i thojshin sita t’Venedikit, s’i harroj hiç, i perzishin gjysa kallamoq, e gjysa asi bukë. Bukë e grytë kishe, i thojshin. E dajshin me brisk, edhe ka rrotez hallv qaty, udha marë. Tash mushet sinia plot, me ka dhet’ asi tanirash, s’ki ku lenë as lugën n’ta, n’sahan, hiç. Kur delshin pî xhamie, at’herë delshin për me bô igjarêt, burrat vetun, f’mia vishin për pa dâ f’mia katunit, “Me fat Bajramin, me fat Bajramin…”. As dy [2] killa sheqer tash nuk po shkojnë, nuk delshin pes’ [5]. Pes’ nuk delshin… (ndërhyrje nga Rexhepi). Thmia vishin truqa-truqa, u knaqshe me i pâ, u knaqshe. Vallai, rrisha qitu n’ballkon veç tu i kqyrë kur t’hinë për dere, u knaqsha kur i shihsha sukur kingjat si rritet tuba. Burrat shkojshin me bô igjarêt tu vllau, a tu mixha, a tu bâba, a tu miki, a tu motra, shkojshin m’i pâ bijat. Qishtu u kônë Bajrami.

AB: Shmitrin a e keni festu?

MM: Shmitrin?

AB: Po.

MM: Ja, Shmitrin s’e kem festu hiç. Jashta Shmitri e Shingjergji jon’ kônë vade t’forta, se na përpara kemi ble tokë, kemi martu mashkuj, e i kemi marrë me vade. Paret qikjo tokë n’qet vâde kô me ja la qikaq pare, domethonë Shmitri edhe Shingjergji, qito dy vadesh u lajshin paret e toks, se festu kshtu s’e kemi.

AB: Verzën a e keni festu, qitâ Ditën e Verës?

MM: Po.

AB: Qysh e keni festu ktâ?

MM: E kto e kemi festu, gllia (qesh), dalshim, u kputshim tu marrë gllia n’male. E bojshim nifarë krrâbe, i shtishim glliat n’tâ, i ngrihshim zhag, i bishim n’oborr për Ditë t’Verës për m’i dhezë, e me kcye. Qata tim kishe t’shëndetshëm, për qat verë shneta me i marrë mirë. Edhe kômt e posterrms, pasha Zoten, vet i kom rjepë kômt. Nôna, rahmet i shpirti i pastë, i shtike n’do prush e u digjshin thunrat, i mshojke për î [1] guri, i bishin thunrat, e i vjerrke, î like qaty vjerrun, për Ditë t’Verës i shtike me lakna. Paj vallahi, jon’ kônë ma t’kojshme se qeta mish t’sotit. Kômt e posterrms, t’lops, a t’mzatit, a… për m’i hangër për darkë. Tash, a u pre, kputja n’guj, e hupi anej, hupi knej. Zorrë kush nuk do… Përpara zorrt u boshin suxhuk, tash si t’prehet n’karrocë e n’bërllog, a ku i gjunë. Besa as s’e terin n’shpi hiç, as s’e blujnë hiç. Na me sakicë u dashke me bo mish për suxhuk. Çka heqshim me grie… Veç e çojnë, e e grinë ai, e e blunë, e e terë, ti veç shkon e merr, vjen tu shpia, qishtu. Lluksuzi, na myti lluksuzi.

AB: Fushën a e keni punu, arat?

MM: Ouuu…

AB: Qysh i punojshi?

MM: Tash po nij’ që po i mjellin arat për… pa pasul hiç tash. Tynehere pasula ta ka hjekë mastrafin e arës krejt, tash nuk ô ka punohet as përgjyst’. Une qe pes’ [5] vjet kallomoq mjellë nuk kam. Jo vallahi, veç sa t’blejnë për qef ka î [1] thes se kallamoq mjellë nuk kemi, s’ka kush e punon.

AB: E kur jeni kanë t’ri?

MM: Pooo, ka gjazhdhet’ [60] argatë, shtatdhet’ [70] argatë. Besa ka pasë shpi që i ka mjellë edhe ka tedhet’ [80] argatë kallamoq.

AB: A po m’kallxon qysh i punojshi arat at’herë?

MM: E qysh i punojshum… kerr e kual, ndaq kerr e kie. Nuk di a e din çka jon’ a jo?

AB: Po.

MM: Eh, ja nisshim plehin me qitë n’fushë. Vallahi, dy [2] javë ditë bojshim me bajtë pleh, me kual me shkepë n’arë. Kur u kryke plehi u duhke me shku m’i shkepë me t’furkë ato tani me hi e me livrue, e m’i vllaqitë, e m’i mjellë. Tôni me grusht e mjellshim, ja qitshim farën me grusht, qishtu e mjellshim. Kur vike vâkti m’i prashitë delshim na argatt n’atje, qitu n’sokak, n’fund e tekterna ku e ka shpinë Rexhepi atje, truqa-truqa tu i shitë ti tu une, e une tu ti, dikush me pare. I bojke dhet’ [10] argatë, pesmdhet’ [15], nizet [20]… qysh ish âra. I çojke n’arë me prashitë me shati. Po çojke… ishtah çojke. Ishtah kur ja çojshe bukën, bojshin ata shytit qap-qap-qap, qap-qap-qap, jav çojshe bukën, vishin hajshin bukë, e dhezshin ka ni [1] cigare, u çojshin ja nisshin apet. Dy herë bukë. U kryjke ajo prashitja, tôni edhe m’i mushë qashtu, veç ma pak dojke m’i mushë, n’koftë kônë dhet’ [10] argatë, gjasht’ [6], shtat’ [7] argatë e prashitshin aty e mushin. Tej vike vakti me ja shti ujtë mô s’folke kush me ta. Dy [2] burra a tre [3] burra pej Isniqi, u thojshin rojtart, vike tu shpia thirrke, “Ô Muhamet, n’qekaq sahâti me dalë tu filan ara se t’bjen ujtë.”. U dashke me marrë shatin, m’u bo gati, e me shkue me pritë tej t’vje rêni me shti ujtë n’arë. Vaditshe s’ta dojke, kush… as s’bojke lazêm ti me folë me kânin, hiç. Ata ishin t’obligum, ata e kqyrshin. Tash as s’po mjellim kallamoq hiç, as nuk p’i rujmë ujtë hiç, as s’hin kush për m’i rujtë ujtë hiç. Se une hi m’i rujtë e ta jepi ujtë tye, e ti kumeditë ku e ki larg, del ai khô nelt e e danë trrak, t’lenë ty për pa vaditë atje hiç. Me shku une, bô lazêm me bo fjalë me ta, “Pse e dave ujtë?”, thotë, “Për qef!”. Kshtu se kqyrë kërkush, as s’e runë, as tak, as hiç. Qashtu u metë. Une krejt tokën livadhe e kom, kurrë î [1] pikë kallamoq s’e kom t’mjellën. Ty e punu pak jemi, tokën s’jemi ka e punojmë.

AB: Ëhë.

MM: Po edhe nuk ka kush me punu se edhe qita gjem t’ri qi jon’ ktu, qe qiky i jemi a ke qitu, i djalit ke, s’din ky me prashitë, s’din vallahi. Gjysa Rexhep nuk dinë. I çon n’arë, gjysa s’dinë me prashitë.

AB: Çka t’kujton kur ta ninë ‘u lshu fusha’? Çka u kanë qikjo?

MM: U lshu fusha?

AB: Po, lshohet fusha.

MM: Ou, ajo ô kônë kur u kônë, se tash s’ka hiç ashtu.

AB: Qysh u kônë qikjo?

MM: Tash e kie tel e gardh si s’ki ka shkon, as s’ki ku del hiç, veç gjithkush n’ven’ t’vetin, n’tel t’vetin, n’livadh t’vetin. At’here nuk ka pasë kurkun gardh, as tel, as hiç. Qita na i thom nêr gardhe. U kônë… U mshelke shtegi, rruga e arav që shkon tu Bajramant, u vnoke zastoja Shingjergjit, tekterna si u korrke fusha asajde gjô nuk u enke mô veç gjinja. Tash s’ka, u lshu fusha, s’u nxu fusha, as hiç. Gshtâjt i kemi qetu mi leste na, gshtâja edhe mal i mirë âsht, mal i Isniqit. Isniqi ka pasë mylk t’madh, ka pasë kapitall t’fortë, mos te harrojmë qitâ. T’thashë parez, gjasht’ [6] bjeshkë i ka pasë Isniqi edhe i ka sot: Belleja mi kishë, Belleja, Pleqja, Milushevci, Zllanopoja, Roshkodoli, pêrmi Istog âsht edhe njô [1], i thonë Qarrishta, e Januzaj, gjashtë’ [6] bojnë. E shtat’ [7] copë katune Isniqi i ka pasë, i ka edhe sot. Domethônë si jom dâ une me Rexhepin, Rexhepit i ka ra atje, une jom metë ktu. Qeshtu janë shtat’ [7] copë katune, janë jashtë Isniqit. Ktu e ka majtë razia, kto i ka ble Razia, se kanë pasë razi nêrveti. Çka kanë thônë tre [3] vetë, treqin’ [300] shpi at’here kanë punu qysh kanë thônë qeta tre [3] vetë. Tash n’shpi tâne nuk munesh me i organizue me i shti për thum, qashtu qysh kanë thanë qata tre qashtu u shkue. Po de, tri mahallë tre vllazên jônë. Sot e tetqin’ [800] shpi ktû, banorë… nuk e di, njo gjasht’-shtatmi’ [6000-7000] qashtu, s’di a jon’ bile. Tre [3] vetë kanë venosë. Tash s’venosim, s’ka kush venosë hiç. Sulli si t’thashë për gshtâja, kush s’ka guxoftë me shku m’i marrë, a m’i mledhë, a m’i shkunë, a… hiç. Tek tekterna që vike vâkti për m’u râ ato n’tokë krejt, at’here m’u qartë sulli, me shku gjithkush n’vetat. Tashti shkojnë pej Kërpuzi e prej ka dush, shkojnë marrin, s’i thotë kush kurgjô, as hiç. Tak. T’verdha qashtu i shkunin, e i binë pêrtoke, e i prishin. Qeky u kânë sulli i katunit Isniq. Po Isniqi ka pasë sull, ham t’fushs, ham t’bjeshks, ham t’malit, ham… shumë sêne ka pasë sulle katuni jonë. Ka pasë derên, për shemull m’i shtie me hangër barë, hiç.

AB: Kush i ka caktu kta sullet?

MM: Qita tre [3] vetë.

AB: Qeta tre [3] vllaznit a?

MM: Qeta tre [3] vllaznit, tri mahallt. Se na t’parin e kem pasë katalik, Nik Leka. Rexhepi ô Nik Lekë, un jom Prenk, Prenk Leka. Nik Leka, Can Leka, Vuk Leka. Vuka ô metë n’Velikë, i katërti [4] vlla ô metë n’Velikë, n’Cerrnagore, n’Mal t’Zi, e tre [3] jon’ ardhë ktu. Qeta tre [3] vllaznit t’katalikit, t’Vuks, se Vuk e ka pasë emnin kataliki. Kta jon’ metë ktu, jon’ bô musliman. Qata tre [3] vllazën jon’ rritë, jemi bo tana qito shpi, tash si t’thashë shtat’ [7] copë katune, tetqin’ [800] shpi qetu pej qatyne tre [3] vllazên jemi na Isniqi. Qata tre [3] vllazên e kanë bâ dert nêrveti. Për shembëll njo prej mahallës tonë, unë ma i vjetri, u po vi tu ti edhe Rexhepi pej mahalls vet, dy [2], edhe ti pej mahalls tône, tre [3]. Qysh po venosim na tre, ata tjert ja kanë bâ, aminin kanë thanë. Po, mirë boll. Tash nuk munesh me ja bo aminin, me djalë tânin s’të pin ujë, badihava folë me tâ, “Ou, unë kom tjetër drejtim.”. Edhe qashtu osht, gjithkush e ka marrë dyjên n’sy për balush. Sot, gjethkush ka qef me kônë zot shpie vet, gjithkush ka qef me i pasë paret n’xhep, t’vetat. Sot, nuk ja dorzojnë t’zotit shpisë paret. Mos m’kqyr ti mu se unë i kom veç dy [2] djem, po kqyr kush i ka katra-pes’ [4-5], e i ka n’punë, a ja japin, a s’ja japin. Qashtu s’ka. Sot, sull s’muj majsh. N’e pastë vra Rexhepi ni [1] njeri n’Mitrovicë...

AB: Po.

MM: … n’daq n’Vushtrri, n’e past’ vra ai ô metë n’gjak.

AB: Ëhë.

MM: S’ka guxoft me dalë për dere. Pej Mitrovice osht ardhë n’Isniq. Qysh osht ardhë, aj e din. Mik mas miki ose natën ma shumë ka ecë. Kur osht ardhë n’Isniq, ktu ô dalë kah ka pasë qef nepêr Isniq, pa arme hiç, kaskinin kush ngucë s’e ka, kaskin i kanë thanë atina. Osht ardhë n’Isniq, po kush prekë me dorë s’e ka hiç. Isniqi i ka pasë do sêne aqik, aqik poplli i ka pasë. Shko n’Isniq pa vesvese, n’dhet’ [10] gjaqe n’kosh, kush me t’prekë me dorë jo. Dole pej Isniqi, at’here s’ka punë me ty Isniqi. Për shembull qaj kaskini që ô dalë pî meje nuk ka punë.

AB: Qysh ja kanë bâ Isniqi që i kanë mbrojtë qishtu mikun kur ka ardhë?

MM: Miki kur ka ardhë ka dalë i lirë pej Isniqi, si pa e vra. Qat t’Isnqsin, kaskinin, s’ki mujtë m’i vra, s’ki guxoft me vra. Se n’e past vra n’Isniq, krejt Isniqi jon’ shku e kanë kallë, ô e kanë djegë, ô e kanë hupë, e tretë… për atâ. Ô mrojtë.

AB: Çka munesh me na kallxu për kullën? Ktu n’Isniq ka kulla.

MM: Kulla?

AB: Po. Çka munesh me na kallxu për kullat?

MM: Âsht. Ka kulla n’atë anë do, boll. Paj, tyneherë kullat i kanë maru pî guri, edhe ma fort i kanë maru për m’u mbrojtë, pej kullave t’gurit. Nuk e di a ke pâ najhere ti kulla?

AB: Po, po.

MM: A i ke pâ do frangji t’vogla nepêr zitna qi jon’?

AB: Po.

MM: Frangjia u thomë na atyne. Qeshtu janë {e demostron me duar}, ktu mrena n’sobë âsht e gjônë, khâ osht e ngjushtë, si n’e pafsh onmikin tu t’ardhë, ti e sheh e gjunë e vret, ai ty nuk t’sheh. Për qita i kanë maru edhe ma tepër kullat. Halit Gashi i kish pa lypë Beqir Ags, ja kish pa lypë î [1] tokë, qifqi, me ja gjetë n’Vuqiterrn. E bjen n’qarshi, e gjânë tuj pie Beqir Agën, thotë, “Beqir Aga, more zotni, a po ma gjânë î [1] tokë qifqi se n’Vuqiterrn nuk po muj rri. Ujtë e ligë s’po muj me pi.”. Thotë, “Po Halit, po ta gjôj n’ma dhash motrën Hajri.”. Ish kônë bet ajo Hajria. Une s’e die veç kônga që knohet. Ky edhe ish kon’ pa mërzitë, ish kon’ pa ngushtu fort Halit Gashi, i thotë, “Tungjatjeta more zotni, s’ta kom hallin për miqsi”, fukare ky, e Beqir Aga hyhy, ky fukara i ngrati, thotë, “s’po ta lypi për miqasi, po po ta lypi se i ka sytë e zi, nja tri [3] netë me tâ po rri”, i ka thonë bâbs t’çiks. Ish kon’ mërzitë fort, e shkon tu shpia. Kur shkon e thrret gruen, thotë, “Hajde grue banu gati m’u shtrëngu, n’gjini tâne po du me t’çu”, thotë, “Njeri trent, çka je tranu”, gruja, “mas shtat’ [7] f’mive qysh do me m’lshu?”, “Beqir Agës ju kom bo qifqi, ma ka lypë motrën Hajri, edhe nuk m’ka thanë po ta du për miqasi, po si i ka sytë e zi, tri [3] ditë!”. Çohet i ngrati e merr alltinë, e shtin n’gji, e flytyrym e n’kafe, vetë, “A ma patë Beqir Agë zotninë?”, thonë, “Po, qaty n’kafe tuj pi.”. Hin n’kafe, e sheh ungjun, ungjet edhe ai ni [1] tavolinë, e bërtet t’madhe, “O kafexhi, bima î [1] kafe une ta pi. Beqir Ags çomja tri, se e kom bo mik t’ri.”. Beqirit i hin lepri nepêr bark at’herë, tuta, e i thotë, “Shuj Halit, se jom mahnitë me ty!”, thotë, “Jo. Tungjatjeta, more zotni. Unë me motër nuk di mahi!”, e i ka râ gjashtë here allti. E u çu tôni Halit Gashi e erdh n’Isniq, nuk erdhë n’Isniq po shkoi n’Sferrk t’Thatë, e kish pa nejt tri [3] vjet n’Sferrk t’Thatë. Nisin m’i pre ata Gashi, çohet pej atyhit, i thotë dikush, “Shko n’Isniq.”. Çohet pej atjehit e vjen ktu, e kish pa nejt tri-katër [3-4] vjet ktu me grue, me fmi, e me krejt, kush s’e kish pas ngucë. Po î [1] ditë prej ditësh u pat mërzitë, e i thotë Miftar Zeqës, thotë, “Vallai, du me shku n’Gash. Jom mërzitë…”, i thotë, “Mos shko se vallai t’presin!”, “Ja, s’um presin mue fisi!”. Si shkon n’kry tri [3] dite a t’javës e presin, e vrasin. Çohet qaj që po thom, Miftar Zeqa, ish kôn me dhênë n’livadhe, qatje n’ledina t’Rexhahmetve, e lê shtagën n’derë torishtës, e merr pushkën, e shkon n’Carrabreg tu ata si e kanë vra. “Hina”, tha, “n’sobë. E kur hi n’sobë”, me gojë t’vetën m’ka kallxue, n’bjeshkë vjeshta vonë, “Hina n’sobë”, tha, “motra erdh n’sobë.”, me nejt me vlla motra, “Ai ish aty.”, tha, ai Gashiani si e kishin vra atâ, “Mi vra aty nërsy motrës s’mujta.”. Hajt, kur p’e përcjellë pej kulle, “N’derë t’katit p’i vras”, as aty s’i dahet motra, n’derë t’orrit s’dahet hiç. Nejse, diqysh ish kon’ pa dâ tani ajo. Ky shkon m’i percjellë n’atë anë, e nxerrë koburen, a çka ka pasë, kumeditë, e i bjen e len dekun dhondrrin, për që e ka vra kaskinin Gashi. Isniqi e kish pa majtë at’here, po tash s’kem çka me mytë, as çka me bo që tri [3] hise gjin’ na kanë dalë jashtë. Sot, ma shumë se dyqin’ [200] e kusur shpi thom jon’ t’thata n’Isniq, për pa familje hiç, t’mshelne me dry. E at’herë ku do me majtë, çka do me bo…?

AB: Për odën, a po na folë pak për odën?

MM: Paj, oda e burrave ktyneherë ô kônë fakulltet.

AB: Ëhë.

MM: Soba e burrave, na i thom odave. A i thuni edhe ju qashtu?

AB: Ëhë.

MM: Sobë e burrave osht ajo, oda. Ajo ô kônë fakulltet për mue, për atë tjetrin… s’ka pasë shkollë. At’herë pak shkollë ka pasë, pak gjin’ t’shkollum ka pasë. Ktu n’Isniq krejt jon’ kônë dy [2] vetë t’shkollum, Selim Shabani edhe Shaban Hoxha. A?  Po… (ndërhyrje e Rexhepit). Dy [2] jon’ kônë t’shkollum n’Isniq. Po soba ô kônë fakulltet. T’thashë une pak pêrpara, kur ja nisëm biseds. Si thmi… N’fund t’sobs e bishin bukën robt, darkën me hangër, se edhe thmia vishin n’sobë. E bishin darkën ni [1] sini thmi u mushke, ni [1] sini burra. Po ata thmia n’sobë u duhke me ardhë se ham bojshin sherr tu shpia, s’i lishin robt rahat, ham kishin qef për me marrë diçka, se n’sobë ô përdorë e mira edhe e keqja, tulifarë bisedash jon’ kônë, tulifarë gjânash jon’ vnu, tulifarë trimnish jon’ përdorë. Thmia për qata, për me ardhë n’sobë, i kanë thônë, ô fakulltet soba. Qajo ô kônë oda e burrave. Po tynehere nuk ka pritë ai me hie n’oborr, a n’kullë, a… veç “Ô Rexhep Maksuti!”, “Ô hajde byrem, more…’’, pej sobe, pej dyshekllâku. U hi ai musafiri rrap-rrap-rrap n’sobë t’burrave. Kur e ka çelë derën e sobs, “Ô hajde byjrem, hoxhellden.”. U çu, e ngryk, e fyt me tâ, ja kanë nisë bisedave. Tash a e ka qitë naj nevojë, a vet… a u shku përqef, a për çka u shku, musafirin nuk u kônë adet për me vetë për çka je ardhë, hiç. Po kur e shihke që s’un… m’i thônë, “Çka t’ka qitë? Far zori t’ka qitë? A qef, a zor, a diçka…”, “Jo valla, e kom pasë qët yzer.”. U dashke me ja çelë brazen pak ati, se ja çelë rrugën pak për me hie n’udhe. Oda ka lujtë shumë role n’shyptarhâne, tôni jon’ pajtu gjaqet, jon’ falë besa krejt, e shumë sêne ka kry oda burrave. Po tash jemi imtu, s’ka as odë hiç.

AB: Verrat e Llukës çfarë kuptimi kanë për ty? Çka t’kujtojnë?

MM: Ô Verrat e Lluks e kanë vlerën e madhe. E kanë vlerën e madhe Verrat e Lluks. Veç për Verra t’Lluks kuvendi u bo n’Isniq, n’kullë t’Osdautve: qysh po bojmë, çka po bojmë, qysh p’i bashkojmë, qysh p’i rrethojmë… I kanë bo dert sênet, e jon’ mledhë tu Verrat e Lluks. Qetash herën e mramë se perhert nuk e di une, n’89-ën.

AB: N’89, 90-të. N’nodhetën [90] (ndërhyrje e Rexhepit).

MM: Jon’ mledhë, une thom, edhe pî Mitrovice ka pasë, tu Verrat e Lluks. I kanë falë gjaqet qaty, po pllanin qysh me ja bo, e çka me bo, ô bo n’Isniq, n’kullë t’Osdautve. Jon’ mledhë pleqsia e katunit, e aty u bo mledhim n’kullë t’Osdautve, qysh, e çka, qysh po bojmë, e çka po bojmë, tek po bojmë. Nuk jom shku une, e tulifarë njeri aty, po aty jon’ shku qita kryesia, qita që jon’ pak ma t’mequm, e ma t’dishum, e t’shkollum, e ma… Qeshtu u bo mledhja tu Voret, e… tu Verrat e Lluks. At’herë e kanë pru përfunin (s’kuptohet), qët ditë, qët datë. Jon’ mledhë shumë poplli atu, toni e kanë pa bâ binën. At’herê u kônë bukur zor at’here, se ô kônë shkau, ô kônë n’fuqi. Turkia… (ndërhyrje e Rexhepit).

MM: A? Turkia… (nderhyrje e Rexhepit). Ô kon n’fuqi edhe t’bojshin helâqë. Po kanë thanë përpara, ni [1] dang krane nuk munësh m’i thy, ni [1] dang thupra nuk muj i thejsh, e ka njo [1], ka njo [1], m’u kônë niqin [100] i then. Kur t’jesh kompakt, me vallazni, me katun, me shoqni kurkush s’ka çka t’bon, kur t’jesh i qatallum t’han uki kollaj.

AB: A ke marrë pjesë najherë ti n’falje t’gjaqeve atje te Verrat e Llukës?

MM: Jaaa, n’tubim aty jom kônë.

AB: Po.

MM: A n’binë atje, jaaa.

AB: N’tubim aty ti kur e ke pâ, a po na kallxon pak qysh u bo falja, qysh…?

MM: Paj, u bo falja se nuk mujshe m’i prit lotë hiç.

AB: Ëhë.

MM: Kish djalë hastreti si ja kish gjakin borxh. Ai i biri i bosit e kish vra djalin e hastretit, e u thirrke, e shkojke, e i thojke, “Koftë falë Kosovs, djemve t’Kosovs u koftë falë gjaki; Koftë falë djalit”, a kon e kish. Nuk mujshe m’i pritë lot’ hiç. Tulifarë gjaqesh ka pasë aty, tulifare. Aty kish pasë gjak edhe t’nizet [20], t’tridhet’ [30] vjete t’pafalne, t’panreqne. Qeshtu u kônë aty tu Verrat e Lluks.

AB: A e man men’ ti kush ja ka nisë ma s’pari me falë gjaqe ktu?

MM: Ma s’pari tu Përgjegjajt n’Lumardh [Lumbardh] ka fillu, ma s’pari ô kon Zekeria Cana, ky Anton Çeta, jon’ kônë edhe do femna. Veç jon’ kônë… î [1] grup i fortë jon’ kônë. Ma s’pari ja kanë nisë n’Lumardh e kanë falë, tani mesap n’Raushiq. At’here jon’ bo mledhja tu Verrat e Lluks.

AB: N’cilin vit u bo n’Lumbardh atje?

MM: Nuk muj di vallai datë, nuk po muj e di datën tash. A u bo ni [1] vit për pa u bo tu Verrat e Lluks, a sa ka pasë aty nêrmjet nuk e di… a gjysë viti, nuk e di, me datë nuk e di.

AB: Manastirin e Deçanit a e man men?

MM: Jaaa.

AB: A t’kujtohet? A ta kanë tregu gjyshi a bâba najqysh?

MM: Manastirin e Deçanit une pej si e maj men qashtu, me dije pêr se e ka bo meremêt tash e ô bo zitna, ka bo ksi sênesh, e ka rritë aty venin. Veç pej si jom bo me ditë e temas qashtu e kûm pâ. Ja kem pâ sherrin boll kti manastiri na, dokument i keq âsht. Megjithse thonë, manastiri ô kônë i katalikve, po kta shkitë e murën.

AB: Folëm ma herët për festat, po folëm edhe për arat. A t’kujtohen t’korrnat?

MM: Po more.

AB: Qysh i keni bâ?

MM: Përpara… Tash po i qirojnë n’kômë, përpara s’kanë qiru n’kômë hiç. Jon’ shku i kanë bo thuprat, janë… ma s’pari me thupra i kanë lidhë, s’kem pasë sixhima at’herë, veç me thupra. I kanë bo gati thuprat, nesër masnej kur jon’ râ, tani drapojt. E din çka ô drapni?

AB: Ëhë.

MM: Drapoj’ ja kanë dhanë me veti grave, çikave, kush ka pasë familje, jon’ shku n’arë, jon hi tuj korrë. Korr e qite n’thupra. Njâ [1] a dy [2] mrapa tuj shku, tuj lidhë për… pa qiru, e i kanë bo grumull n’kerr, i kanë pru n’pozllom i kanë palue ose mos past pasë pozllom i kanë shtri n’oborr, tani i kanë qirue. Tash p’i qirojnë n’kômë, edhe ish kônë ma kollaj, po i qirojnë n’kômë. Kallamoqin n’traktor, n’kosh, toni tallën korre, bjere se s’pi merr… Kurkush hiç as s’pi korrin. Besa, shumica po i djegin. S’ka gjâ. Qështu u kônë.

AB: Darkën e Lamës, a t’kujtohet?

MM: Po, Darkën e Lams. Edhe bash mas me vêni u kônë Darka Lams, se po shkon gjasht’-shtat’ [6-7] muj ditë për qat prodhim po punon, edhe ma e mira se p’i shtinë n’kosh korn’, i thom na kora, p’i shtimë n’kosh pa fjalë, pa ngatrresa, pa telashe, jo ma dave atje, jo ma vadite, jo s’e vadite, anej, knej… bojnë shumë fjalë hallki vers. Mas me vêni ô kônë Darka Lams. Darkën e Lams qysh ishin munsitë, dikush pjeke kingj, dikush delme, dikush dash, dikush gjel, dy [2], qysh e kanë pasë munsinë. I ka thirrë vllazninë, jon’ ardhë. Tash edhe t’pâmet u shkurtun, dékt, edhe kto u shkurtun krejt. Tu ju qatje sa po i mani, a po mani t’pâme, a…?

AB: Po. Tri [3] ditë ose pes’ [5].

MM: Ose pes’ [5]. Jo, e paski mirë. Tu na s’dojnë m’i lanë as tri [3] ditë. Halâ e kemi tri [3] ditë, veç po tutna s’po don m’i lônë hiç. Ktu tu na bôhet déka, na dékën e kemi për kry, tu une, tu ti, e tu ai, tu ai… t’garantum kurrni s’jemi. N’qat nâdje herët, n’pramje, natën, i lajmron vllaznin e ngushtë,  domethônë t’birin e mixhs, a mixha, a  kon’ e kie përrreth i thirrë: na ka dekë bâba, ô nipin, ô daja, ô nôna, ô… Vinë, qajo vllaznia e ngushtë, e bojnë dert kô me lajmru, e qysh me thirrë, e qysh me majtë t’pamen, ku me majtë… N’nâdje knon salla, hoxha e thirrë sallën, na sallë i thom. Ajo salla osht haber se ô dekë filan fisteki, n’qekaq sahâti ka me hie n’dhé, lajmron hoxha n’minare. Vinë katuni edhe e vorrosin. Kthehen naj vllazni i ngushtë, a naj dikush, naj nip, a naj dajë, a naj dikush vjen n’t’pâme edhe mas vorrimi n’darkë. T’nesrit nâtje mushet soba katun tu ardhë me pâ, e miqsi. Veç kush mos t’rren, as mos t’rrehët, ni pastë tridhet’ [30] mashkuj, s’e man t’pâmen vet. E pâmja pa vllazni e pa katun… nuk muj e majsh, as nuk t’vynë gjô hiç! Vllaznia ta majnë t’pâmen e katuni, se vetun nuk munesh me majtë, ni paq tridhet’ [30] mashkuj. Ti e man, bukë, e bâjnë hyzmet, e tana ato sêne, po vlerë s’ka pikën, s’ka vlerë ajo punë. E katuni ta majnë t’pâmen. Qeshtu osht e pamja tu na.

AB: Qysh janë kanë ndihmat për t’pâme?

MM: Ndihmat?

AB: Prej kojshive a prej t’afërmve?

MM: Na pej kojshive nuk kem pasë ndihma kurrë. Î [1] herë s’kemi çu, si me thonë po jepi ndihma a diçka, veç bukë po. Tynehere nuk kem… me kuvarë, jo… Bukën ni [1] ditë e bojsha une, bukën domethônë. Dy here bukë i çojshim n’qat t’pâme…

AB: Ëhë.

MM: … ose nî herë. Qysh te bojsh. Ose veç sillën. Darkën i zoti deks. U kryjke e pâmja: sot une, nesrit ti, masnesër Rexhepi… U kryjke qajo dekë me qata bukë. Tash nuk bo lazëm me bo bukë kurkush, veç e porositë n’hotel atje, n’Deçan, gjelltore a çka i thojnë asâjna. I thu bimi qikaq tanira bukë, tanira po u thonë qatyne si p’e binë bukën me ta, ka îqin’ [100], îqin’ e pezdhet’ [150], a dyqin’ [200], a sa po i bjen. Kur t’mshelët e pâmja… Tri [3] ditë p’i majnë t’pâmen tash, kur t’mshelet e pâmja ni [1] person e ka n’dorë atë punë, i llogaritë, thotë, Rexhepi i ka tridhet’ [30€] ero m’i pague, Muhameti i ka tridhet’ [30€] era, ai tidhet’ [30€], nizet [20€], nizet e pes’ [25€] ero njo, qysh t’i bjen. Ja pagujnë qato pare qati t’zotit deks. Qashtu kryhet deka n’Isniq.

AB: Sa ditë ka zgjatë ma herët e pâmja?

MM: Auu, une e mrrij ni [1] muj t’pâmen. Râ n’tri [3] javë, e pej tri [3] jave râ n’dhet’ [10] ditë, pej dhet’ [10] dite met n’shtatë [7], tash tri [3]. Qeshtu e mrri. Tôni dasma mâ, dasëm u kônë tekterna ditën e dasmës, se ditën e dasmës…

AB: Qysh u kânë qikjo dej ditën e dasmës?

MM: Dej ditën e dasmës rrishe si n’thum. Vishin miq, vishin bija, vishin nipa… Përgatitja, t’shkojke ifarë, ifarë qefi. U niske t’shtunën. Për shembull, p’e marrim t’shtunën, ja nisshin me ardhë defa, e kangatarë, miq, e kô i kishin thirrë, tekterna tri [3] ditë more, tri [3] ditë pune vallai, tekterna dillën masdrake. T’shtunën, t’dillën e merrshim nusën, dej dillën masdrake, besa t’hônën, shumica t’hônën. Dasma ka pasë tjetër dallgë. Tash shkon n’hotel nuk e din a po ta bojnë përhajer, a po ta shanë nônën, a çka po thotë, a çka bon, veç shko rri qaty sukur dud. Une s’shkoj hiç, kurrë. Î herë. Nuk din gjô mi këtë tokë, se mshelën dy [2] vesht. E ni milet ja kanë nisë veç nêper hotele. Mesap po pritojnë robnimi me ja çartë terezinë, po i shtinë m’i bo nêper hotele, se jo na bôni ulurimë, u duhke me lâ sinia, me lâ enë, me la sahâna, me lâ…. gratë n’dasëm. Tash vjen qaj kuvar, t’kryn me qat hotel, udha e marë t’koftë.  Ei, mrapa jemi shumë me sêne.

AB: Qysh ja niske dita e dasmës?

MM: Dita e dasmës ja niske… Natën e dasmês vishin krushqit, qeta si i kishe thirrë. Masdarke shkojshin me fjetë nêper katun. I marrke Rexhepi shtat’ [7] a tetë [8], une, ai tjetri, ai tjetri... Kur u boke ka n’nân’ [9] sahati, tetë [8], gjysa vishin qata që ishin shku nêper konaqe, vishin aty n’sobë. U përgatitshin. Vike silla, hajshim sillë. At’herë dilshin krushqit për me shku n’darsêm, dikush me kerr, dikush… tash me kerr n’tâna ânt. Nusen e merrshin përpara me kerr t’kual, e me qilim t’mlun. A ki pâ najherë?

AB: I kom pâ.

MM: Me qilim t’mlun, robt mrena, nusja mrena. Qashtu i merrshin përpara. Tash me kerr, me limozina shkojnë e marrin atë nuse. Si te binë tu shpia… Për qitash po t’thom.

AB: Ëhë.

MM: Kur te binë tu shpia hypin n’sobë, a e pinë edhe ka î [1] kafe a s’e pinë, edhe çohën xekërr, muzikë, e shkojnë n’shpia t’veta, krejt jet tu kqyrë seri.

AB: E at’herë?

MM: At’herë rrishin edhe atë natë. E merrshin nusen e bishin tu shpia, hike dhondrri, tekrarna nesrit masdrake dasma ô kônë, tri [3] ditë.

AB: A ja bajshin dhandrrit naj ritual para se me hi dhandërr?

MM: Valla, veç do shuplaka ja jepshin. Kur e shtishin n’derë t’êpshin do shuplaka.

AB: Pse ja bajshi ashtu dhandrrit?

MM: (Qesh) Vallai, nuk e di. Nuk e di pse veç vallai ma ka pa dhônë ni [1] shuplakë njôni e s’e harroj hiç.

AB: (Qesh).

MM: Nuk di pse. 

Rexhep, ti veç mu m’le me folë, s’e fole kurrë î [1] fjalë. 

Jo, une s’kom drejtë. Nuk i kûm bo tetdhet’ [80] vjet une… (ndërhyrje e Rexhepit)


AB: Masdarke, a po m’kallxon masdarkën qysh e kalojshi?

MM: Masdarkën?

AB: Ëhë?

MM: Qetash p’i kalojmë me telefuna n’dorë, î [1] televizor…

AB: At’herë.

MM: Qitash s’ka masdarke hiç, se s’foli une me ty hiç, veç rrapa-rrapa-rrapa-rrapa. Une s’kom as s’di me punu me ta, veç qetâ, se i kom… Valla, ton i kanë ka dy [2] telefuna.

AB: (Buzëqesh) E ju at’herë qysh e keni kalu?

MM: Masdarke e kalojshim… dasëm e bojshim. Me ardhë ni [1] musafir tu une, une e çojsha î [1] djalë… Besa, t’vetke musafiri, “Qysh âsht Rexhep Maksuti?”, qysh ô qiky. Kur t’vetke qysh osht, une isha borgjli tôni me shku me ja thirrë qat njeri, me ardhë me nejt me tâ. E çojshim djalin, i thirrke nêper katun shokt, e naj njeri aty-ktu, naj mik t’ati musafiri që ish ardhë, e besa naj dajë, a naj diçka çka e kish ilâke ai napêr katun. Rrishim çka rrishim, hajshim darkë, masdarke tôni ja nisshin kapuça, kôngë, dâjre, sharki, pa da hiç, tekterna n’gjysë t’nats. Qeshtu masdarkja shkojke. Po tash nuk po ka aso hiç. Tash hiç. Ni [1] mik, n’daq î [1] vlla i grues, n’daq kush dush, rrin ni [1] sahat çohet e shkon n’shpi, s’rrinë hiç me flejt, as me nejt, as hiç. S’e din as si ke… Ja, përpara bojke vaki ka dhetë [10], për shemell shtat’-tet’ [7-8] ditë ô dhet’ [10] ditë u çojshin pej Podguri vishin n’Isniq, i bojshin ka dhet’ [10] ditë, ka dhet’ [10] netë n’Isniq. Pej meje tu ti, pej teje tu Rexhepi, tu ai, e tu ai… konaqeve. Poj vallai, u mushke soba se s’i nxêjke, n’divanhâne rrishin, se s’i nxêjke katunin tuj lujtë e tuj knu. Po tash ô bo balush, nuk t’vjen kurkush hiç. T’ardhtë dy [2] sahat, çohet e shkon n’shpi. Besa as dy [2], as dy [2] sahat, jo jon’ lshu do sene.

AB: N’Pejë u pat ndërtu edhe fabrika e birrës, far’ ndikimi e ka pasë atëherë?

MM: Vallai, s’ja di vlerën. Rrepat na shtishin m’i mjellë si me zor, dikush s’i mjellke hiç, dikush i prishke krejt. Ishin kônë budallaqe. Ata rrepat ishin kônë t’vlefshëm. Nuk ja die fort lezetin fabriks t’birrave, jashta e di që rrepat i merrke. Rrepat i mjellshin nêper fushë, e kur u boshin m’i nxerrë, i nxerrshim, e i çoshim n’Pejë qashtu, i matshim. Me tractor, a me kerr… me çka kishim.

AB: Bistrica lumi, çfarë ndikimi e ka pasë për juve si popull [banorë]?

MM: Kjo Bistrica e Deçanit ô kon Bistricë e pastër, jashta si u kônë pak tepër rrept, si me râ n’tâ kur u rritke u kônë zor me dalë i gjallë pî sej. Osht e rrept fort. Se ndikim ka pasë. Îherë ujtë nuk shterret kurrë pej sejna, qiky katun e ka ujtë e vet qaty n’Bistricë, dajm, i damë. Me qata kemi vaditë, kjo fushë ô vaditë. Ktu e tekterna n’Turjakë gati shkojke kta ujë pej qisaj Bistrice. Tôni kullat pêrpara jon’ maru me gurë t’Bistrics. I bike gurt edhe zallin e Bistrics. E ka pasë shumë vlera Bistrica. Tôni për ajër ô kônë e mirë Bistrica. Pej ktuhit e ka î [1] copë bukur t’madhe, po edhe na ja kem pâ hâjrin qekhâ pej ajrit t’sejna, se ai i Bistrics që ô qaty, tash ajo n’Roshkodol del, bash n’bjeshkë tonë e ka burimin si niset. Po tashti edhe kto Bistricat i qartën, i qartën edhe lumejt tu i qitë bërllog n’to, plot bërllog i mushin. I qirojnë n’livadh, t’mushet ni [1] traktor bërllog vjen n’tâ. Edhe osht njeri i pagun për me i marrë bërllogjet tu dera, i ka kântat me i marrë, po i dhimën dy [2€] ero, gjujnë bërllogin njerzt ku t’qillojnë. 

AB: Folëm ma herët edhe për stânet. A po ma përshkrun ni ditë komplet, prej mëngjesi kur jeni çu, n’stâne çka keni bâ, e dej kur keni râ me fjetë n’mramje?

MM: Vallai, s’po di qysh me ta përshkrua une.

AB: Krejt çka keni bâ gjatë tanë ditës, ni [1] ditë. Kallxom si jeni çu n’mëngjes e dej kur keni râ me flejtë. Çka keni bâ tanë ditën?

MM: Thmia, n’kofshin kônë thmi, se ai çobani u duhtë me kônë tonaheret aty n’stan. Çobani sukur i zoti i shpisë ktu, u kônë i zoti i stânit atje, pergjegjsi i qatyne, qasaj familje, ô kônë pergjegjs i gjâsë. Ai, për shemell ô shkue me dhênë ditën, ô çu n’nâdje, ô u shku n’mal e ka marrë ni [1] kali dru e ka pru, ô e ka pergatitë naj torishtë, n’koftë bo lloç i ka lâ naj torishtë për m’u pergatitë për promje për gjâ. Tani ka hangër bukë, i ka mjelë dhêtë, i ka lshu tej n’promje, qaj çobani. Thmia si jon’ kônë tu stâni ata u çojshin ma vonë, u çojshin nâdje, i kanë lâ sytë, kanë hangër bukë, jon’ dalë me lujtë ose kanë marrë ent e jon shku për boronica, ô jon’ shku për dredhza, ose kanë… kanë lujtë gjethë ditën me thmi t’stanishts. Tulifarë loja t’ndryshme kanë lujtë. Qeshtu kanë kalu ditën ktu. N’promje baqices a qajo zoja e stânit që ish ma e vjetra, i thirrke heret, si pranojke dilli u kthejke darkën, e i vnojke me râ. Se jo, tash vinë gjôja, vinë kualt, vinë lôptë, e vine… n’stanishte. Po i vrasin, a p’i rrxojnë, a p’i tremin, a po bojnë naj gjô. At’herë ka pasë gjô, e ka pasë mzet, ka pasë tareq, ka pasë kual, gjithçka ka pasë p’i gjôs, po tash as s’ka thmi si shkojnë n’bjeshkë, as s’ka thmi si shkojnë me gjô e i rujnë n’bjeshkë, as… Tash veç shkojnë e rrinë sukur turista qashtu, dhet’ [10] ditë, dy [2] javë, ni [1] javë, tre [3] ditë, s’rrinë hiç. S’kie me çka m’u angazhue, pa e pasë angazhimin s’munesh me bo kurgjô, as nihëm. Me kô me nejt s’ka, me kô me lujtë s’ka, gjô me lshu e me rujtë nuk ka...! Qeshtu.

AB: Kush i ka angazhu? Kush i ka dâ qito punë?

MM: Qaj qi osht n’stânë, qaj çobani. Çobani i ka thonë: ti me shkue me i lshu vjetat, me i kqyrë ditën, me kqyrë a po vinë n’prômje a jo vjetat, ti me shkue me i marrë lôptë, me kqyrë a po vinë lôptë… Qata që jon’ kônë ma t’mdhaj…

AB: Po.

MM: … qeshtu i ka angazhue.

AB: E ktu poshtë n’shpi?

MM: N’shpi i zoti i shpisë. Na jemi kônë shumë robe, edhe mashkuj jemi kônë bukur shumë. N’promje, masdarke kur dojshum me shku me râ, i zoti i shpisë thojke nalnu niherë. Baca Ramë, rahmet shpirti i pastë, shpesh na ka kthye tu dashtë me shku me râ. Une e bojsha gjumin ma shumë me dhênë veç nejse, u ungjshim, e rrishim. Krejt u duhke me ta dhanë ai rasporedin: ti qeshtu, ti qetu, ti qetu, ti qetâ, edhe u kryshin, shkojshim me râ. Nesrit n’prômje veç t’vetke, “A ke aty, a ke tu filani, a ke n’qat punë, çka t’tha, qysh bone…’’. U duhke me ja dhanë rasporedin krejt ka jam kônë, çka kem bo, tek kem bo. Edhe n’promje m’u vanu, mas me kônë n’shpi… Tash bohet dhetë [10] sahati e s’e di ku jon’, a dymdhetë [12] a. Mas me kônë n’promje n’shpi t’delke punë fort me tâ, s’lojke me hi mrena hiç: ku ke, pse shkove, kush t’çoi, a t’thashë unë, pse? Itshe tu e kqyrë seri. Vallai, qeshtu u kônë. Komanda u kônë sukur m’u kônë n’ushtri, veç si rregulli u kônë ma i mirë. Ni [1] dinarë ne fitofsh, ni [1] dinarë n’kositsh… Tash me maqina, po at’herë me kosë t’dorës, si t’i ka dhônë paret Rexhepi, ja ke pru t’zotit t’shpisë ja ke dhônë. N’koftë shku me prashitë ja ka dhônë t’zotit t’shpisë, ai e ka ditë çka bon me to. Na e kem pasë nônen gjallë, rahmet i pastë shpirti, shkojke pêrgjethë t’shtunën… E çojke ka ni [1] djalë t’xhumâve. T’xhumanë n’prômje e çojke djalin n’shpi i thojke, “Hajt shko bina nônen n’sobë.”. I zoti i shpisë, ai ma i madhi, e e vetke “Nône, çka ka nevojë për robe, a din gjô hiç?”. Nôna i dike sênet a ka nevojë për naj bez, a për çerâpa, a për m’nela… At’herë m’nela thmia nuk kanë pasë, kso çka po u thonë ktyne… Pampersa (ndërhyrje e Rexhepit).

AB: Pampersa.

MM: Pampersa s’ka pasë at’herë. Ose, “A ka filonja? A ka kjo, a ka kjo…”, “Po loke, qisejna qishtu, qikjo qikaq, qisej qekjo, e qisej qeto…”. E merrke atë letër, i shkrujke fak-fak-fak, ja jepke Arifit, rahmet i pastë shpirti, ai i grahke kerrit, “Ho qet letër, qyri paret, kur t’vish i bjen.”. Vike. I kryjke. E shënojke: qekaq bônë qeto, qekaq qeto, qekaq qeto… n’prômje nôns. Apet nôna n’prômje me ardhë n’sobë, me i marrë nôna ato sene, me shku me ja shkepë robve. Rahmet i pastë shpirti, si n’gjysë dits me ardhë n’shpi, ai n’shpi t’robve s’o hi me hangër bukë kurrë, hypke n’sobë, “Kurdo ti, lshov, bima ni kafshatë bukë.”. Besa, me ardhë e me t’gjetë n’shpi ungjun, n’shpi t’zjermit tu robt, helâq t’bojke, “Qyre soba, hec n’sobë, lej ktu n’telashe t’veta. Ta thonë naj fjalë ti nuk muj e bane, shpia hallakâtet, hajde n’sobë!”. Vallai, qeshtu u kônë. Do ligje i kemi pasë ma t’mira at’herë shumë, tash s’e dinë hiç. Po tash nuk dinë me t’thônë ‘marhabâ mor’ n’sobë t’burrave, se ô rritë me nônen, ô rritë n’sallon nuk ô rritë n’sobë, n’odë. Mu ma s’forti po m’munon qikjo, dasmat që po i bâjnë n’hotel, qaty po bâhet lâma thive, gra e burra, e po te bojnë shirikollë rreth me balush, qe thue ti çka dreqi u bo kshtu…!

AB: Ma herët a janë kânë bashkë qishtu?

MM: Jo. N’hotel a?

AB: Gra e burra bashkë.

MM: Jaaa, kurrë s’jon’ kônë. Gratë vetun, burrat vetun. S’ka pasë gra e burra m’u përzi. Tash n’hotel gra e burra. S’i din kush as çka, as hiç, as tak, as çka po thotë… Me ata tupana t’bâhen vesht… t’bâhet krytë sa qikjo tavolinë mor’, jaaa. Sha Zote, unë dy [2] i kom martu, dytë [2] n’shpi i kom martu. Po edhe n’vota hupa kur dojsha me marrë nuse. 

AB: Ëhë.

MM: Hupa n’vota krejt. Asni votë mu s’ma qitën, veç tôna për hotel i qitën. Thashë, “Hajtni, udha marë u koftë se sha Zoti nuk erdha n’atë vên m’u kônë si s’martohi kurrë!”. Manej u kthyn, tôni dikura u kthyn (qesh). Qeshtu u kônë. Po edhe nuk kanë faj se n’luftë e knena na kanë bo berbatë fort, bash ma s’forti si na ka dalë ujtë mas lufte, a po don n’hotele, a po don shpiat e djegne, bone î [1] sallon qaty burra e gra e tânë n’sallon. Nuk din ren’ t’burrnisë, as ren’ t’miqsisë, as ren’ qysh m’i pritë musafirt, as qysh m’i përcjellë. Tash nuk din qysh me ja bâ.

AB: Çka t’kujtohet pej luftës fundit n’Kosovë?

MM: Çka t’kujtohet?

AB: Po. Qysh t’kujtohet lufta, qysh e ke përjetu?

MM: Poj, n’Shipni jom kônë. Gjasht’ [6] muj ditë kom nê me ni [1] pushkë nizetshe [20] n’breg qatje, i thom’ shpia e Ali Zymerit Balaj, gjasht’ [6] muj kom nê qaty. Kur ka krisë lufta n’Loxhë osht ardhë kamioni i Sadri Azemit. E pate ngjoftë Sadri Azemin ti? E jom çue pej atyhit, po plaki pa men’ kanë thônë, s’po t’le botha me nxanë ven’.

AB: (Qesh).

MM: Qeshtu kanë thanë. E jom hypë n’atë kamion jom shku n’Loxhë. Ish kônë Zema…Qysh e pat?! Tahir Zema (ndërhyrje nga Rexhepi). Tahir Zema, që djalë ma t’fortë, une thom, ish kônë zor me gjetë. Bash kurrë ni [1] pikë rrudhë as tutë nuk ish kônë Tahir Zema. E u vranë atë ditë tre [3] aty. Lufta e fundit bash, e zeza, si ô kon’ mushë katuni plot, tetdhet’ mi [80.000] banorë n’Isniq. Edhe e qiti shkau fjalën, “A po i dorzoni armt a po ja nisim?”. Tenkat i kish qitën n’breg t’Lluks, ktu te Verrat si t’thashë, tu Verrat e Lluks tenkat i kish qitë aty, edhe i kish qitë përmi katun. Pllani u kônë familjet tana m’i largu pî ktuhit. Edhe mujshim m’i largu, edhe jon’ kon’ t’caktum gjinja kush me shku me familje, kah me majtë. Kur m’kanë thônë Rexhep, “A je n’gjendje se ju prinë mahallës tâne a pak ma shumë për dej n’Shpellë t’Bojkit?”, thashë, “Nuk jom n’gjendje se Allahi na rujtë, me bo me râ n’pritë, ka edhe shumë fjalë.”, “More hiç, veç m’u prie se i din ata hapa pak ma kollaj.”, se une e kom pasë ktâ t’shkaut, vodnik, ushtarë vodnik jom kônë. Por kur e bon men’ si po i pshtojnë… Na robt tânë mujshim, na, qito familjet tâna m’i pshtue, edhe kishim gjin’ për m’i mrojtë, se kapercejë me hi n’mal tânin, malet kta i dishim na kah jon’ malet, e kah jon’ bjeshkt, i dishim ato udhë, ato vêne. Po çka me ju bo qityne tjerve si ishin jabanxhi e teton’ i prejke, sukur n’Serbenicë dojke m’i boe! Vara-vara-vara qysh po bojmë, çka po bojmë, jaaa nuk kem shtek që i marrim n’qafë se qeta popull çka jon’ ardhë qitu ja kanë msy Isniqit. Isniqi i pshtoi familjet e veta, e ne na griu shkâu, qysh bohet kjo?! U duftë me nê qitu. Kur erdh pranvera, maji a prilli, cili muj ô kônë… me dy [2] prill erdh pranvera, tu çumë, tu bômë fuzë pej ktuhit. Vallai, pej ktuhit e tekterna n’Kuks me lotë lâ e kom. Tridhet’ e gjasht’ [36] vetë i kisha n’traktor, nimdhet’ [11] traktore t’Gllogjanit i kem pasë n’ren’ unë, e Arifi nimdhetë [11]. Se me ta gjetë ni Gllongjas si me ta gjetë Ndue Përlleshin. Djali m’met khâ, djali i Lids metë khâ, vet meta tu kajtë sikur thmia, ky i vogli met tu i grahë traktorit, e s’kish as pervojë hiç. Tridhet’ [30] e kusur robë n’traktor! Oj, ta paqa n’qafë, pej ktuhit e tekterna jom dalë n’Kukëz… A ja ke ni zânin Kukzit?

AB: Ëhë.

MM: Me lotë lâ e kom. Thojsha, hej jârabi Zot, n’koftë m’u bo gjô n’këtë familje, ma s’pari n’mu, mos t’i shoh me sy… tuj bo duâ. Kur jemi shku tu ura e Shêjtë, pak pa shku tu Ura e Shêjtë, na kanë dalë do shkie përpara, çka kenë ata ushtarë a milicë s’e di gjô as vet. Une jom kônë n’krillë djathtë, Osman Mula, bâba i Zyrafetit, në t’majtën, djali tu i grahë traktorit. Ja pata veshë ni [1] vinjak t’shkymë e t’bomë për ibret t’Zotit, thojsha, po ma marrin djalin, hajt për gjynah kishe. Ma kanë marrë lejen qaty te Ura Shêjtë. Na i kanë marrë ato leje fak-fak-fak-fak aty. Atje, “Ebite…”, na shâu n’nânë. Po Allai na rujti. Thojsha, me bâ me ma marrë çikën, a gruen, a renë, naj thmi a… çka m’vyn jeta tani mu! Veç bojsha duâ, jârabi Zot, n’koftë m’u bo naj qedêrr ma s’pari n’mu le t’bohet. Veç qetu e n’Kukz e lâva me lotë. Luftë e pabarabart ô kônë, luftë e flliqt ô kônë. Na e kem pasë ka î [1] kallash, ka î [1] pushkë t’kalbt, fishekt n’xhepa, e atyne u vike kamioni plot fishek e plot armë. E me qat kallash qashtu ka nisë ky popull i joni, nuk u laku hiç, hiç s’u laku. Si kish pes’ [5] fishekë e i dilke përpara shkâut! Pesë [5] fishekë! Çka me bo me pesë [5] fishekë?! Po i kemi harru senet, i kemi harru krejt motër. Vallai, kajherë lotë m’shkojnë, se shpejtë i harrum. Sa nôna ô metë pa djalë…! Me ja falë krejt s’po tham, ma shumë veç Kosovën me ja falë, m’i thônë osht e jotja, ai i knaqt nuk osht. E at’herë? Eee, Zoti na rujtë. Po po i harrojmë senet. As nuk e disha për motra ka i kam, a nipat ku jon’, as hiç mi këtë tokë, veç… {përplasë duart mes vete}. Qeshtu. Po i madhi Zot dashti na pruni apet n’ven, Zoti u bo sebêp e [Bill] Klintoni, se ô kônë telyqe me na pas çu n’Serbi, për dyjê s’kishum ardhë. Ka mujtë me na çu n’Serbi s’ishim mujtë me ardhë mâ na n’Kosovë.

AB: Qysh u kthyt tani n’Kosovë?

MM: Qeta çka vyjnë diçka i kish pre, çiftin tem e najkujna i kish çu m’i rujtë thitë. Qysh u kthym?

AB: Ëhë.

MM: Aj, qysh u kthym, Arifi me Halilin, me djalë t’vllaut, shkun e e murën ni qeso’farë… ish kônë përpara si i msojnë kta thminë parashkollorë, shkollë, e thatë, e bâne batall, qashtu i kish pasë njo tre-katër [3-4] soba. Kur shkum aty njo dy [2] ishin kônë për me nejt n’to, njo dy-tri [2-3] tjera pa… kurqysh, pa xhâma, pa… E thanë, i kanë ngre do çadra, i thonë Mali i Robit. Jom shkue me djalë t’Arifit atje, me Canën, edhe me djalë… po me djalë t’Arifit edhe t’Lils jom shku n’Mal t’Robit, m’i kanë dhanë tre [3] qasi shatorrash se edhe nuk na nxejke. Khâ Lila, Arifi, nejtën khâ n’Mal t’Robit, qaty ngat ish kônë Rashbulli a s’di qysh i thojshin, se s’jom kanë as pâra anej as masnej mâ veç qat’herë. Na metëm n’qata shatorra atje, talian ishin kanë ata shatorra, talian. E kishin pasë atë udhëheqsin, kta metên khâ. Ni [1] natë prej nate, nuk e di n’krye t’sa dite, thanë, “Kapitulloi shkâu.”, nënshkrou për m’i mledhë forcat, Sllobodani [Milošcvic]. Atë natë kurkush n’ato çadra flejtë nuk ka pej gzimit. Jon’ kônë shumë aty, shumë aso çadrash, s’dishe gjô pej kuhit jon’ a sa vetë jon’ veç njo dhet’ [10] hektarë vên jon’ kônë çadra. Bash kurkush nuk flejti atë natë pî gzimit, kishe qi shkau a çu u bajtë mas shtatdhet’ [70] e s’di sa dite, gjadhet’ e shtat’ [67] ditë a… Shtatdhet’ e dy [72] ditë (ndërhyrje e Rexhepit). Shtatdhet’ e dy [72] ditë. Kapitulloi, thanë, shkâu. Kom nejt edhe ni [1] ditë qaty, t’nesrit jom dalë me Osman Mulën e Lluks, mik e kisha, bâba i qisej nuses, e e kem gjetë ni [1] kamion t’Shipnisë, “Sa po na çonë n’Kosovë?”, tha, “Treqin’ [300]’’ marka.”, jon’ kônë at’herë mesap.

AB: Ëhë.

MM: Markë, markë ô kônë. Treqin’ [300] marka. “Sa vetë ini?”, une isha gjasht’ [6] vetë mesap, jo besa tet’ [8] vetë, edhe Osmani i kish nja shtat’ [7] a tetë [8]. Qata zhele tona çka i kishim marrë pî ktûhit atje, hypëm e erdhëm. Kur erdhëm çka me ardhë ktû…?! Plloqa ish kônë e paprishne, t’lymit i kish pa râ krejt, t’lymit. Zi ish kônë, veç me lentrik, se nuk shishe gjô ditën hiç n’to. Ish kon’ bo ktu si mos me t’kôjt as me hi n’to hiç as… Ish kon’ pa râ ktu n’tokë, kta pllafoni {tregon me dorë} ishin kon’ dhezë, tri [3] soba n’kat t’epërm t’djegne krejt. Qesej ja kishin pa shti qibritin, qaty ku ô krevati {tregon me dorë}. 

AB: Ëhë.

MM: Ish kon’ djegë podi, veç mirë boll apet ish kônë kulmi padjegun. Ni [1] qoshe ish djegë pak qatje, po kurgjô s’ish ajo punë. Kom flejtë qatje n’pozllom, s’ish kon’ djegë pozllomi. Î [1] magazine ô kônë n’qoshe t’pozllomit, ajo nuk ish djegë, qaty kemi nejt tej e kemi ly qat sallon. E kemi prishë, e lye… po m’u doke mirë boll, m’u doke vetja biringji. Po kur i nijsha nait e dheut që s’o ka din gjô për familje ku i ka, t’vranë, e t’hupun, e t’tretun nuk m’u rrike as mu, as mu s’mu rrike. E qata po m’vje seri tash pse i harrum kaq shpejtë na?! Se s’jom ka marr vesh unë për ty a ki bukë, a s’ki bukë hiç, a ki gjallni, a je ka mun rrnon hiç… Qikjo pse se e pamë, e pamë çka ke zori, çka ke burmaki e pamë. Po ta kanë marrë djalin ngryk, e ta kanë pré nërsy, e ta kanë marrë çikën e ta kanë bo helâq edhe s’ke pasë çka me bo! Tash çka na hini ton’ kjo xhelozi n’ne, kaq trima si u bâmë na. Na mas lufte ma shumë jemi damtu, ma shumë jon’ vra. E nuk e di, po m’vjen seri pej kti populli. Po ishalla i madhi Zot nuk na lsho dorën se vallai bash hiç mirë si kem senet.

AB: Projektin e Vasa Čubrolovičit… A e man men kur i kanë shpërngulë shqiptart për Turqi?

MM: Ja. nuk e maj men.

AB: Demostratat n’tedhet’ e nitën [81] a t’kujtohen?

MM: Po, n’Prishtinë. N’Prishtinë jon’ çu shpeshherë, m’kujtohet ato. Thojshin, çikat n’tenkë kcejshin. Une s’jom kônë veç me t’nine, nuk u tutke hiç, n’tenkë bike çika.

AB: Ma herët folëm për shpiën se jeni kanë shpi e madhe?

MM: Po.

AB: Jeni kanë me axhallarë bashkë?

MM: Po.

AB: A t’kujtohet kur jeni dâ?

MM: Po qysh nuk m’kujtohet! S’jam rritë mâ une.

AB: A po m’kallxon qysh u kanë qikjo procedura kur janë dâ? Qysh janë dâ?

MM: Na e kem pasë kollaj, na shpia jonë, m’u dâ, se na e kem pasë bâbën edhe mixhên. Bâba e mixha kanë pasë m’u dâ nërveti. Qajo pasuni u dâ n’dy [2] vêna, qoftë… si mixha si bâba, s’kanë pasë kurrnjâni ma shumë pjesë. Mixha i ka pasë senet e veta, bâba senet e veta. Po dikuj, dikujna i vjê ran hesâpi, dikuj i bo lazëm me maru shpi, dikuj i bje shpia e gatshme, po duhet m’i tarazit, me ja kthy me t’holla, me ja kthy me pasuni, a me ja kthy me tokë, a me diqysh. M’kujtohet, qysh s’em kujtohet, veç bukur mërzi ish ajo punë.

AB: Po a?

MM: Tôni kom pa thonë, pse s’jemi dâ ma herët! Punum ma fort masi u damë, punum ma fort.

AB: Qysh e matshin tokën me dâ a kush i dâjti?

MM: I dâjke… përpara n’zadrugë. I thojshin brigadira, brigadira i thojshin Selim Râms, e Elez âgs, e bacs Ramë, ktyne u thojshin brigadira. Kta kishin pa msu për m’i dâ tokën, qeshtu, qekaq ti, qekaq ky, e qekaq… qeshtu. Vallai, treqin e nân’ [309] copa dhênë i kom dâ, treqin’ e nân’ [309] jon’ kanë e i kom dâ n’tre [3] vêna, ka niqin’ e tre [103] copa na kanë râ. Veç une jom kon’ pa mërzitë fort, s’mujsha m’i çelë sytë prej lotve. Jom shku i kom dâ me do nipa e me djem, vetmas tri [3] tubash, me do zastoja, jom shku n’sobë jom râ përmys qaty, thashë, “Hajt shkoni zgjedhni kush don, qato që t’jesin t’jesin t’miat.”. Shkun e i zgjodhën, po m’kallxojnë, “Hajde se i zgjodhëm, u aqikum.”. Kur shkova, “Qeto thâne t’i kemi lanë ty.”, thashë, “Ani, mirë boll. Ja pâfshi hajrin babo.”. Vallai bilâi, i njeva, bash mashkuj t’mitë, tu i tru e tu i thanë, “Ô dreqi ju hôngt po shumë e koki kânë e s’e kemi ditë si jeni qikaq shumë!”. Pasha Zotin, po. “Mâni more bâbë, mos i truni, se une nuk i kom pasë përveti kto, po si përveti si për juve.”, “Mu m’u kanë dokë pak e ju po ju dokën shumë, mu m’u kanë dokë pak.”. Edhe qikaq me pa pasë, s’e kom pasë dert, po kajherë ish e mirë dêja. Kur t’nis m’u çartë shpia, guri n’shpat kur t’niset teposhtë, dej t’bjenë n’pod nuk nalet. E qaj që ô burrë e din çka osht jeta, kur ta sheh shpinë tu shku teposhtë ai ja qet gjyksin përpara, e i thotë nalu, nalu gjithkuj, t’vetit, se kur t’fikesh nuk ki as çka me dâ. Kur nuk ki kapitall s’ki çka me dâ! Vallai, coll gaz, Rexhep, nuk m’hiqet pej mensh, tetdhet’ e dy [82] killa ishin kônë gaz, qisi t’llômave, t’fenerave, qeshtu. At’herë me llôma punojshim, me fenerë, e… herët.

AB: Kur ka ardhë rryma ktu?

MM: Ouuu, po s’e die. N’gjashdhet’ e tretën [63] (ndërhyrje nga Rexhepi). S’e die. Une me datë s’di hiç. Kur Rexhep? N’gjashdhet’ e tretën [63]-ën (ndërhyrje e Rexhepit). Eh, qeshtu po.

AB: A ki naj kujtim që ki qef me na kallxu ti, naj përjetim tânin?

MM: Vallai, s’po die. Kujtime ka boll, po po hupin se… Bash si nuk m’hiqet mue lufta menq hiç. Shumë e njerin e ka marrë, shumë e nônat i ka lanë rrugve, fminë jetima. Delke ni grue e Qyshkit n’televizor qetu, e Qyshkit t’Pejs, vallai s’e di e kujna, e thojke, “Pes’ [5] reja m’kanë metë pa djem, pes’ [5] djem m’i kanë mytë, pes’ [5] reja i kam. I thojsha djalit, ‘Nale, nalma për rizâ t’Zotit mos te shoh, s’mujsha m’i pritë hiç, pes’ [5] reja, pes’ [5] djem.”. Met vet me reja. Aj, veç Zoti e ka fuqinë e madhe, ja çonë sâbrin, se ô kon tylyqe m’u shllogirat. E i kem harrue, po tutna që i kem harru krejt, krejt i kem harru. As s’kom une dhimt për ty, as ti për mu, as nuk marr vesh a ki ku me râ, a m’u çu, a ki bukë, a s’ki bukë, a ki ktu, a po nerth, a tu ka bo naj rast, Allai na rujtë, e s’ka kush t’bje mrapa…! Kto i kem harru fort na. A e ke ni kôngen e Ahmet Delisë se i ka thonë, “Kur s’liftoj për qet kojshi, n’Zoten nuk liftoj për ty!”. Djalit t’vet kur i kanë shku shkitë, i kanë hi mrena, e merr sakicën e i thotë, “Hajdeee!”. Qajo osht. Se nuk t’vyn gjô, as ty pa mu s’t’vyn gjô. A rrnohet vetun?! 

AB: Jaaa… T’kena lodhë, t’kena munu pak, t’kena shti me folë.

MM: As hiç s’um keni lodhë, asni pikë hiç. Po m’vjen keq që ty…

AB: Faleminderit!