Mujë Avdiji

Intervistuar nga: Teutë Ahmeti

Sa u kânë bashkë me vllazën aj, a kur u dâ me vllazën at’here djalit ja ka lanë zotshpillakun, k’ti djalit madh. Se aj ô dâ dikur

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

01.06.2018

Lokacioni i intervistës

Dushkajë

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

TA: Sot, është datë nji [1] qershor, dhe ne jemi k’tu, në shtëpinë e Mujë Feriz Avdijit, në Dushkajë, në Istog. Muji është tedhjetë e pesë [85] vjeçar, edhe do t’na e prezantojë, do t’na e shfaqë gjithë rrëfimin e tij për jetën e vet gjatë k’tyre tedhjetë e pesë [85] viteve që e ka pasë. K’shtu që folna diçka, bac!

MA: Paj… aj Alija, Ali Bujupi e ka emnin, qi s’nin, edhe ni [1] vajzë e ka pasë t’martume n’Gjilan. E kanë pasë ni dekë atje edhe u shkue me pâ. Edhe tash atje, si zakonisht tu na që osht me i thânë folna diçka, gjoja qi m’i nimu diçka për qat rang deke, ky thotë, “Vallahi, une”, thotë, “me folë s’di se une nuk ni.”. Paj, ni plak aty ish kânë si ma i ashpër, tha, edhe me t’madhe thotë, “Ti”, tha, “duhet mu na folë se ti…”, tha, “nuk ki kurgjo”, tha, “me t’nime, veç shka ke pâ për sy.”, tha, “Ato me t’nime mujnë m’u kanë edhe t’pavërteta, a qeto çka i ke pâ me sy ti i ki t’vërteta, e ti me na folë.”. Qashtu qi e detyroi. Tha me folë. E po. Une tash për k’so anekdotë, muj me i thânë edhe do anekdota, veç… Edhe ni rast, ni pleqnar ô kânë, Ramadan Shabani ô thirrë, aj ô kanë at’herë n’kohë t’Turqisë, nuk ka pasë qaso gjykata sikur sot, t’rregullta, k’tu tu na bare. Po njer’zit qi jon’ kon ma t’zgjutë, ma t’meçum, ata i kanë gjyku do gjâna k’shtu edhe i kanë.... Edhe tash ata shkojnë njo [1], dy [2], diçka mosmarrëveshje nërmje veti edhe shkojnë atje tu aj m’i gjykue. Po aj i mer n’pytje, sikur sot ni prokuror apo ni gjykats qi i mer n’pyetje, edhe tash kur e zbuloi kush ô fajtor, me atë mnyrën e vetë, e dënoi. Edhe k’tina i dha përparësi, k’ti tjetrit. Po aj tash, fajtori, tha, “Vallah”, tha, “s’di”, tha, “ata njerëz pse vinë tu ti, qi njeri ma budallë s’paska se ti!”. Po ky njeri I meçëm, njeri i qetë, tha, “Qyre”, tha, “burrë”, tha, “une jom rrobaqeps. Une kur vjen njeri m’i pre teshat”, tha, “ja pres. Ja mati trupin, ja pres teshat për trupi. Qaj qi e ka trupin e drejtë, qysh t’ja prejsh teshat ato i binë mirë. A qaj qi e ka trupin e shtremt preja qysh dush atina asniherë teshat mirë s’i binë.”. Edhe me ni mnyrë i tha qi ti masi je fajtor, ti qyshdo qi t’gjykohesh, domethanë ty nuk t’pëlqen. Përndryshe, bash i njejti për me provue djalin a do me kânë i meçëm a jo, e veti, tha, “Bre bir, me dekë ti apo me dekë une - për kon ishin ardhë njerëzit me pâ ma tepër?”, “Vallai bâbë, për mu.”. Tashti ky me provu apet, si provokim, tha, “Pse more? Po kush je ti kunraj meje me ardhë hallku, njerëzit, me t’pâ ty? Për ty me pâ shumë se për mue!”, “Jo babë, kadale. Ata, ‘nita qi Shaba Kiev’s i ka dekë djali’. Vijnë me t’pâ tye. A me dekë ti, ata nin qi ô dekë Shaba Kieva, ‘shkojmë me pâ, s’kem kon me pâ’. E për qata.”, tha, “Eee”, tha, “mirë boll.”. Tash edhe ni provokim me ja bo djalit tha, “A dalim me shetitë?”, “Po.”. Dulën. E kur ni fushë ni lis i madh koka kânë edhe i dendur k’shtu me gjethe, po i thotë djalit, “A himë me pushu nër hije?”. A kânë verë, a kânë vapë e madhe, edhe hinë nër atë hije. Tashti edhe aty me provoku djalin, tha, “More birë, a p’i sheh ky lis, mos m’i pasë k’to gjethe edhe k’to degë kurkush s’kish lakmu me hi nër to. E qe tashti sa bukur. Na knaqum k’tu tash nër hije.”. Aj djali, tha, “Paj more bâbë, aj… k’to gjethe, k’to degë, qyky trup po i man. E sikur mos t’ish kânë qyky trup ato s’ishin kânë hiç.”. Me ni mnyrë i kallxoi qi mos me kânë ju na s’ishim kânë hiç. Prapë aty domethanë e përkrahi. Domethanë, po menoj prindin, apo përndryshe edhe çdo njeri t’vjetër.

TA: Po.

MA: E ô kânë Xhemajl Obrija, edhe aj ô përmen si dijetar. Tash ni djalë i tina ish kon shku nifarë tubimi. E çon djalin e vet s’ish konën. Edhe kish pa folë aj dishka n’atë tubim. Edhe për to njerëzit, “Valla, ka folë djali mirë, djali yt.”. Tash ky u tut mos ka gabu gjâ. I thotë, “Qyre bre birë, po t’epi afat, deri nesra nâtje kie me m’kallxue kush osht ni njeri qi shkon i hin mretit mrena pa trokitë n’derë.”, “Jo bre bâbë”, tha, “Pse me lanë dej nesra, po t’kallxoj qitash dogri.”, tha, “He?”, tha, “Pleqnia. Ajo edhe mretit i shkon nuk i trokit n’derë hiç.”, “Eee mirë, po a ka gjâ qi e mun pleqninë?”, tha, “Po bâbë, e mun dergja, smuja.”, “Po smujën a e mun gjâ?”, tha, “Edhe smujën e mun deka.”, “Eee, mirë boll. E dekën?”, tha, “Edhe dekën e mun njeri. Kur len vepra t’mira, fjalë t’mira, punë t’mira aj jet i pavdekshëm, e mun edhe dekën.”, “Bre birë, bravo t’koftë”, tha, “Qlirë munesh me folë tash nëpër tubime se me t’vërtetë”, tha, a di, “po i njofke gjânat.”.  E ka pasë, a di, k’so raste shumë, shumë. 

TA: E pse po mendon ti qi fjala e plakut ka peshë t’madhe? Ma kallxove ni rast pak ma herët qysh ni plak qi i ka gjashdhetë [60] vjet...

MA: Qysh?

TA: Pse fjala e plakut ka peshë t’madhe? Ma tregove atë rastin qysh nëse vdes ni plak gjashdhetë [60] vjet edhe s’ka lânë kurgjâ t’shkrume at’herë âsht shumë keq. Tregoma edhe nî herë qat... qat rast. 

MA: Aj Sali Kabashi ô kânë aj gazetar, po ô kânë dikun para pezdhetë e tetës [58]. E n’pezdhetë e tetën [58] ô kânë Rankoviqi at’herë, hypi n’fuqi, edhe ka bâ... shumë ka bâ masakra, ka bâ… Domethanë, për me çarmatosë popullin shqiptarë, kryesisht ô kânë qëllimi tina. E tash aj ô ikë, ô shkue n’Slloveni edhe e ka ndrru emnin e mbiemnin. Me ni mnyrë, domethanë, me hupë mos me lânë as ferkem. Edhe atje koka kon majtë mas ni kohe ni Kongres i histroianëve t’botës, n’Lublanë. Ky si gazetar ka bo pjesë aty. Po masi qi u filloi puna aty e lypi fjalën ni afrikan, historian afrikan. Edhe tha, “Vllazën na jemi historianë, ne na duhet m’i shkrue”, domethanë, “ni histori, ni histori t’ni popullit apo t’ni venit.”, domethanë”, “Veç duhet… për me bâ material, për me shkru ni [1] histori, ni [1] libër, ne na duhet me kontaktue apo me marrë materijal pî njerëzve t’vjetër se nëse ni njeri i kalon gjazhdhetë [60] vjet jetë e nuk marrin kurrëfarë shënimesh pî jets tina e des aj… dine qi ô dekë, ô djegë ni [1] libër i madh.”. Na befasoi t’gjithëve afrikani qysh diti, domethanë, me bâ atëfarë krahasimi aq me ven. 

TA: Falemnderit shumë për k’to raste që i ndave me ne. Une tash po du m’u kthy pak ma herët, n’f’mininë tâne ose ma mirë me thânë me m’kallxu pak për ku ke lind’, n’cilin vit ke lind’, e k’shtu pak. 

MA: Une?

TA: Po. Ku ke lind’, n’cilin vit je lind’, edhe k’shtu për fmininë, e me vazhdu mandej... 

MA: Une jom lind’ n’dit’t ma t’vshtirat, kur ô kanë vorfnia ma e madhe. Bash bile kur i kom bâ katërdhetë [40] vjet jetë jom kânë n’Gjermoni, e kom pasë shumë mërzi se isha larg familjes teme. E bash kom pas shkru edhe nifarë si n’formë t’poezije, a di, për n’ven qi me festu une atë ditlindjen une me ni mnyrë e kom ngushllu atë ditë. E po du me thânë, jemi kânë shumë t’vorfën. E kur… Se bash qat’here une isha kânë smutë. E nâna jeme ni [1] djalë m’ka pasë, t’vetmin, qaq tha, “E lutsha Zotin t’kishum me marrë ni udhë.”. Për m’i râ ma trup, e merr dajën tem edhe shkojnë n’Pejë natën. Prej ktuhit, mue n’shpinë, e m’çojnë tu mjeku n’Pejë. Edhe aty tana kum fillu m’u ngjallë. Mirëpo gjithmonë n’vorfni, dekterna sa u detyrova… dikur shkova n’Gjermoni se s’kishim. As s’kishim shpija qysh duhet, as trull për shpija s’kishim. E shkova n’Gjermoni at’herë. Tanashi, kum ble qitu qëta ven e jemi dalë k’tu. Po për qat jetë teme, qi thashë, Lufta e Dytë Botnore ô kânë luftë… shumë ô kânë luftë e rrezikshme, ô kanë. Posaçërisht për shqiptarë ô kânë tragjedi e madhe. Masi ra partija, tanashi kemi vujtë edhe at’here. Na shiptart bile kemi vujtë shumë edhe ka pasë masakrime, ka pasë… Vallahi, me t’thânë drejtën tash dy [2] jon masakrue t’fshatit tem. E tash ni [1] plak, djali vllaut qi ju kish masakru qaty, m’murr mu, tha, “Hajde. E du me shku me lypë atë, me gjetë farë sheji.”. E jemi shku atje ku menojke aj qi i kanë... n’mal qatje, n’pyll. Kur jemi shkue, me t’thânë drejtën, ish nifarë uji ke rrmihë aty fell, thuja njo dy [2] metra thellsi, e qaty i kishin çue, qaty i kanë... i kanë... jo m’i pushkatue, po m’i masakru, m’i, m’i... E tash hini aj atje me kqyr, plot ish mushë aty, une pej asaj er’s keqe, sa qi qaq e kish njeri erën e rânë, s’kum mujtë me nejtë aty, jum largue ma larg. Ai edhe tuj lypë aty, veç kur p’e bjen ni dorë t’kputun n’brryl. Rrethi, ky, unaza, e kish njoftë unazën e ati djalit t’vllaut. Edhe qysh e ka pasë… edhe kmishën, kputë me kmishë e me krejt. P’e bjen atë dorë, kur po m’thotë, tha, “Qikjo unazë po m’dokët osht e Fazlisë. Edhe me marë e me çue se ajo gruja Fazlisë, e njen’”, pelhurë i kanë thânë atëherë qi i kanë pre teshat, aj matriali, “e njen se e ka punu vetë”, a din, e me vërtetu a osht e vertetë. At’herë une i thashë, “Po ti mixha Avdyl, merre sall mangën e këmishs, le dorën qaty se ai ô metë krejt trupi qashtu, se me bâ me na zatetë kush…”, ish rrezik. Aj mu ma s’forti qi mos p’e, mos p’e... sërbt mos p’e gjajnë e e mysin, e mysin, mun domethanë me kallxu diçka. Atâ… E murr atë, e hoq atë dorë, e shtini ni therrë qaty, e murr atâ, atë mangë, e pshtoll me ni shallë, e pat rreth kreje, e lidhi përmjet mos me pâ kush, a di, se krejt me gjak. E kur e pruni aty atëherë gruja e tina e njofti atâ matrijalin qi e ka punu vetë, edhe besa tanashi u murr vesh qashtu. Qashtu u kânë. Domethanë qi… qi çfarë masakrash jon’ bâ. E thojshin populli jonë, jo domethanë lirija popullit. Për ne shiptarve nuk ô kânë liri, po për ne ô kânë tragjedia ma e madhja at’herë. E tana ma vonë prapë, n’pezdhetë e gjashtën [56], ô kânë ai aksioni i armve, sa qi kanë nejtë ka tri [3] ditë e tri [3] netë dathë n’borë. Bash ni rast, e njoh ni fshat, Bellopojë, osht qikhâ, tri [3] ditë e tri [3] netë n’borë. Dikur a lodhë veç me dekë, edhe qashtu natën ikë e shkon… qitu ô kanë rrethi, Gurakoc thirrën qitu… (nuk kuptohet). Edhe shkon aty tu komaniri policisë, postkomananti i policisë, e ki pasë si ni ngjoftsi me tâ, thotë, “Jom ardhë, vramë.”, “Pse?”, thotë, “Qe tri [3] ditë unë jom tu nejtë n’borë edhe s’ka…”, thotë, “veç mu m’lshu shpirti. Ma mirë vramë qitu se se me shku me dekë aty.”. Edhe deshun, se i kanë shti m’u deshë, veç… Domethanë n’brekë, domethanë t’shkurtë qysh i ka pasë, edhe khô nalt domethanë k’so farëe… maicë a qysh m’i thanë... Atô e merr aj, ja [jep] rrobet e veta aj postkomandanti, edhe ja çkrun aty, thotë, “Shko. E nesra shko lejmrov n’polici t’Rakoshit atje. Edhe qe qit letër.”. Qashtu qi ô pshtue. Qashtu. E po, deshta me thânë, a din, me i kallxu qi këta për ne nuk ô kânë liri, po për ne ô kânë katastrofë, ô kânë tragjedi e madhe. 

TA: Hajt kallxom pak për atë fshatin tan t’lindjes!

MA: Po?

TA: Ku ke lind’? N’cilin vit ke lind’? Pak… bash për atë fmininë e hershme kallxom, për fshatin tand, vendlindjen bash. Qajo po m’intereson pak.

MA: Po fshati jem osht fshat mal, pyll thuja. Edhe fshat i vogël. Aty kemi pasë na dikun… afër shtadhetë [70] shpi jon’ kânë sërb, e na, une qi e maj men jon’ kânë dymdhet [12] shpi shiptarë.

TA: Si quhet fshati?

MA: A?

TA: Si quhet fshati?

MA: Sine. 

TA: Po, vazhdo.

MA: Sine. E tash… Nejse, une n’vitin nimi e nanqin e tridhet e tre [1933] qashtu qi… me gjashtë [6] prill, se k’to gjâna ni v’lla i jemi, aj at’here ka ditë me shkru me lexue. Edhe bile mue, pesë [5] vjeç jom kon une, se at’herë ô kânë alfabeti qirilicë, pesë [5] vjeç kur jom kânë une u deshtë m’i msu shkronjat qirilicë se aj m’detyrojke m’i msu ato. E aj i ka shënu k’to data tamon. U kon i përpiktë për regjistrim t’fmive, tamon me gjashtë [6] prill nimi e nonqin e tridhet e tretën [1933]. Mandej, tana prej se për… Dikur me nimi e nanqin e tridhet e tetën, nântën [1938/9] m’kanë thirrë n’shkollë, at’here ô kânë shkolla sërbisht. Po bâba jem nuk m’ka lânë me shkue. Atëherë ish formë, domethanë se na dojshum m’u shkollu se m’u shkollu. Edhe nuk na lanë. Tanashi…  Nejse, ka ardhë gjermâni tu dera… Ma s’pari gjermani ô ardhë n’Istog. Bile jon’ ardhë me ni motorr me tri [3] rrotë, tre [3] vetë aty, e jon’ ardhë n’post komandë t’xhanarmarisë sërbe, edhe i kanë hjekë ata, ju kanë marrë çelsat. E murr tana Istogin k’tu. Besa e murr Kosovën krejt niherë gjermâni. Po tana çfarë marrveshje bani me Italinë edhe ja lshoi Italisë tana gjermâni këtë pjesë, a vetë e mur atje atë pjesën qi t’thashë edhe përpara qi edhe at’here e kanë da n’tri [3] kantone Kosovën. E qashtu qi Italia… Pjesën e madhe e ka pasë gjermâni edhe ajo [Italia] e ka marrë Serbinë atje ma tepër, domethanë edhe ni pjesë t’Kosovës, e Bullgaria edhe ajo ni pjesë atje t’perëndimit t’Kosovës besa e ka marrë. E tanashi, mas… dikur masi ra partija, n’katërdhet e gjashtën [46], jom hi n’klasë t’dytë, se n’klasë t’parë s’ka pasë nevojë, i kum ditë shkronjat krejt, n’klasë t’dytë. Qashtu qi për tri [3] vjet… at’here shkolla fillore ô kânë katër [4] klasë, e i kom kry ato katër [4] klasë. Tash nuk osht mirë njeri me lavdu vetën veç jom kon qaq... po menoj m’ka shku shkolla, sa qi m’kanë lutë me shkue… E ô kânë nifarë Kursi Pedagogjik, u thirrke, n’Perzeren. Me shku tre [3] muj verë atje edhe me ardhë k’tu me ja nisë dogri me dhânë msim, me shkollë fillore. Po mu llafet nuk m’lejshin. At’herë thojshin jo ‘bohësh shka, e ndrron fenë…’, e s’di shka. S’na lanë me shkue m’u shkollue. Edhe jom metë tana qeshtu, i pashkollë. 

TA: A ke pasë qef ti me shku n’shkollë?

MA: Po qysh s’kum pasë qef?! Kum pasë qef valla boll, se kom pasë edhe disa shanca masanena, se artin e kum pasë… shumë e kum dashtë. Edhe bash erdh puna n’Istog nuk kishin arsimtar t’artit. E do serb jon’ kânë n’Sina atje se ô kânë shkolla aty n’Kanadovë, jon’ kânë aty, edhe m’thanë mue me shku une me dhânë art, pa shkollë. Po mirëpo u dashtën me thirrë... e thirrën atë ministrin e arsimit qi u kânë për Kosovë, se at’here Kosova… nejse, nuk e ka pasë as autonominë e plotë kur une jum kânë n’shkollë at’here. Po aj ministri i arsimit m’veti tha, “A e ke kry”, domethanë, “diçka pej aritit?”, thashë, “Jo, kjo ô kânë veç me t’lindun.”, “A ke punu kun?”, domethanë, thashë, “Jo”, tha, “E vallai, nuk bon. Po po ta boj ni munsi, me ardhë… me shku n’Beograd ni [1] vit atje, edhe atje”, tha, “për ni [1] vit kanë me ta dhânë diplomën, e munesh me ardhë tani me dhânë msim.”. Po vllaznit nuk um lejshin mu, se v’llaznit i kum pasë pî bâbe, e nuk m’lan’ tana as aty. E po thom qashtu qi... Thuja qî m’ka shku jeta krejt n’terr. 

TA: Ti je kânë ma i vogli a?

MA: Ma i vogli jom kânë.

TA: Sa… sa antarë jeni kânë n’shpi?

MA: A?

TA: Sa antarë n’shpi? Sa veta?

MA: Atëherë a tash?

TA: Atëherë, atëherë. Për atëherë po foli.

MA: Atëhere na… Dekterna si jum martu une kurrë dhetë [10] s’kem mujtë m’u bâ. 

TA: Pse?

MA: Nânë. U lindke ni [1] f’mi, i dheti, njâ [1] u dufke me dekë. Interesant â kânë. S’di sa vite, po kur u martova une kumeditë zaher ata se… ata bytël po menoj, ku ka pasë varfni qaty ka pasë edhe fmi shumë! E do miq t’mi at’herë jon’ kânë, sigurisht jon’ kanë qi jon’ kânë t’vorfun, e tanashi… Nejse, une… m’u bânë pesë [5] f’mi edhe e tejkalova qat’farë ... E tana jemi kon bâ… Une kur… me vllaznit tana kur jum kânë kemi pa m’rri dekterna nonmdhetë [90] antarë, ni familje, ni shpi. Tana u dâva me vllazën, po apet une mas njo katër-pesë [4-5] vjete mrrina edhe une dej n’tetmdhetë [80] antarë m’u bâ. Une veç me fmi t’mi. E qashtu qi tana… Nejse, fmija mi shkollën diçka nuk e kanë dashtë. Kushtet i kanë pasë se kesh n’Gjermoni, edhe k’tu tanashi kesh hi ni firmë, e kum pasë rrogën e mirë, po s’e dashtën msimin. Tash jon’ metë… me qit ndërtimtari po merren, veç vallai vshtirë shumë. Qashtu qi une për jetë teme s’kom ça me thânë, n’vujtje gjithë. Se edhe n’Gjermoni, dikush e menon thotë, “Jo osht atje…”, a di, nashta osht ma let’ puna. Pasha Zotën, atje donë punë ata se mos me pa punu s’kisha mujtë as me bâ gjâ, po u deshtë me punu. Po apet të tana ato, nuk muj me thânë që jom n’vujtje, qi jom n’vorfni, po as pasuni s’kemi qaq, veç jetë mesatare. 

TA: Kallxom pak për atë varfninë e madhe, krizën për ushqim, që ish pas kânë dikun n’vitet katërdhetë e shtatë [47]. 

MA: Po?

TA: Kallxom pak për qat kohë. Qysh e keni përjetu n’përgjithsi?

MA: Paj, n’katërdhetë e shtatën [47] se at’here ô kânë edhe shteti i vorfun. Jugosllavia e re qi i thojshin, po s’ka pasë, se njo dhet’ [10] vjet krejt ndërtimet qi i ka bâ edhe Trepçë ô deshtë me aksione, pa pagesë. Edhe çdo ndërtim, Beogradi i ri kur u ndërtu at’here, krejt me puntorë me shumicë t’Kosovës, pa pagesë. E qashtu qi naj marshin lôpt, e drithin na e kanë marë krejt, veç kush ka mujtë me e mshefë. E na e kem pasë ni mulli t’vogël, tash atâ me pru me çu me blu n’Istog, atje ku kish mulli, se atëherë me ujë se s’ka pasë me rrymë, atje s’guxojshin, e bishin qaty. Dej vonë sa ka pasë rrethina, na mirë kem kalue, po menoj shpija jeme. Po tana dikurna s’kish kush me prue, pasha Zotën, ô deshtë me hitha e me çdo... dofarë t’laknash dalin k’shtu nepër livadhe nëpër… veç, a din, jon’ k’shtu… nuk jon’ t’ithta, nuk jon’, po u bojke m’i përdorë për m’i hangër. E me to kemi jetue dekterna qi ô dalë domethanë drithi. Vallai, ni rast nihere jemi kânë tuj prashitë e nâna jeme nuk pat… s’pat millë me e përzi me hitha as tamël, e e pruni qashtu, veç i kish zi n’tepsi hitha. Po une zaher jom kon i vujtun dajm e une hangra qasi hitha, qashtu u ngina, a ata v’llaznit s’mujtën. Se e kemi pasë ni arë mbjellun elb. Tash dije… A p’e di çka ô elbi? Domethanë, si n’formë gruni, veç osht ma i dobt, a di, k’shtu. E ai del here. Diku-diku ki nisë kapak ato kajzit m’u kuqë, e jemi detyru, jemi shkue e kemi mledhë qasi kajzi shka jon’ kânën ma t’... pak qi ka nisë m’u kuqë. E nâna jeme i marke, se at’here s’ka pasë shporeta, po jon’ kânë dofarë t’dheut t’marum, çerep thojshin, e e nxejke pak atë çerep, edhe saçin, e e qitke ata kajzi aty për me mujtë m’i shtypë, se ata krejt si tamël u bojshin. E e kemi bae tanashi për me blue, e bamë do bukë. E qashtu tanashi dej sa dul, gjith na u ka dashtë qashtu. E ô kânë, shumë vit... jo sall na, po shumica kanë vujtë, viç dikush qi ka mujtë m’i mshefë drithin. Po për jetë teme s’di çka me thânë tjetër gjâ.  

TA: E familja jote, k’shtu n’përgjithësi, me çka jeni marrë? Çka keni punu? 

MA: A?

TA: Me çka jeni marrë k’shtu si familje? Çfarë punësh keni bâ? 

MA: Na jemi marrë me ndërtimtari ma s’forti. Edhe vllaznit e mi, edhe une. Tash edhe djemtë e mi. Me ndërtimtari se tokë kem pasë pak shumë, krejt i kem pasë shtadhetë [70] ari tokë. E qata me mjellë, qata u dufke… Me majtë bagti, me majtë… u dufke me pasë tokë me majtë, e s’kishim. E tana u dasht… nejse, me mjeshtri m’u marë. Po atëhere ô kânë edhe v’shtirë. Tash për shemull, na me gurë kemi punu se k’tu s’ka pasë, bllokat ma vonë jon’ dalën, as tulla s’ka pasë, po me gurë. E maro ndërtesa dykatshe, krejt ata u dufke me bâjtë me dorë, m’i bâjtë gurt, m’i qitë dej n’t’dytin kat nalt atje. Tanashi k’ta kulum lamën, krejt m’i qitë me dorë nalt, besa u dufke at’here s’ka pasë as… domethanë sharra për me k’so... se rrymë s’ka pasë, po u dufke me dorë m’i çâ lanën. Jon’ kânë dofarë sharrash, qashtu tre [3] vetë u dufke, njo [1] me hypë nalt, e dy [2] poshtë, e m’i çâ lanën, e… për me qitë kulmin e shpisë qi e marshim na me punu. 

TA: Atëherë, dikur moti, moti, ma herët me çka… me bujqsi a me çka keni punu ma tepër?

MA: Ata, domethanë, t’part e mi, bâba e mixhallart... aj dy [2] mixhallarë t’mi jon’ marrë atëhere me zdrugdhtari.

TA: Me?

MA: Me zdrugdhtari.

TA: Po. 

MA: Qaq sa qi edhe sërbt kur u ka dekë dikush, s’kanë pasë mjeshtër, domethanë, zdrugdhtar për me marue atë sanakun për kufomë, po i kanë pru tu k’ta axhallartë e mi. E k’ta e kanë maru edhe sanakt për t’dekun. E dyer, e dritare, e k’so kanë punue. Domethanë përpara, pa e fillu domethanë knena me këtë ndërtimtarinë. E jon’ marrë... Bâba jem, aj nuk ish kânë mjeshtër po si zot shpije u kânë. Ka udhëheqë domethanë me qat familje, e qashtu qi... A ma herët, ma herët kur jon’ kânë ata, domethanë pak ma pakicë, at’here ka pasë tokë për ta boll, ata jon’ marrë me bujqsi, e me blegtori, e me k’to jon’ marrë edhe ma përpara, ma herët. Po dikur shkon tuj u shumue. E tash unë e di kur ô kânë shiptari dymdhet [12] shpi, e tashti jon’ bâ përmi dyqin [200] shpi. E atëhere domethanë pakicë, ma pakicë familje. Aj bâba jem tremdhet [13] vjet i ka pasë kur u dâ, domethanë qi jon’ kânë krejt ni [1] shpi, tremdhet [13] vjet i ka pasë bâba. Atëherë tanshi jon’ dâ. Nejse, edhe jon’ shku tanashi tu’j u dâ. Une jum kânën henez, aj tash, vllavi i madh, i jemi i ka pasë nizet e tetë [28] vjet para meje. Aj vajzën e ka pasë dy [2] vite ma e vjetër se une, vllavi. 

TA: (qesh)

MA: E qashtu qi... Kanë punu tanshi vllaznit e une…

TA: E bâbën e paske pasë zot shpije a?

MA: A vllaun, po. 

TA: Bâbën.

MA: A bâbën po, zot shpije.

TA: Kallxom pak për autoritetin e bâbës.

MA: Sa u kânë bashkë me vllazën aj, a kur u dâ me vllazën at’here djalit ja ka lanë zotshpillakun, k’ti djalit madh. Se aj ô dâ dikur. Dy [2] vite pa lé, pa lind’ une, me vllazën t’vet, bâba. Bile kanë pasë… se aty ku i kanë ngujue lôpt ô kânë kati i parë, i kanë nguju lôpt, kati dytë ô kânë tanashi ato kullat qi jon’ kânë ktynehere, domethanë dhomat për pritje. E ô detyru aj vllavi jem i madhi, bâbs tem m’i ja dâ… qaty ku jon’ kânë lôpt me gardh me ja dâ ni… (nuk kuptohet) vend. E qaty jom lé. Bile une shpesh, a di, i thojsha dikuj-dikuj, thojsha, “Une jum lé tu lôpt për qata jum metë pa shkollë, e pa...(qesh).

TA: T’veta edhe pak ma herët për autoritetin e bâbës si zot shpije. Kallxom pak qysh vendoske aj, a e ngojshi bâbën çka thojke, a qysh ô kânë puna atëherë?

MA: Atëhere… Në t’vërtetë se bâba jem ô kânë i dyti. Vllau i madh ish kânë shumë, qysh me thânë, mastrafxhi, edhe masi… katërherë u martue. Edhe merr pare qashtu n’popull, merr pare me kamatë, e vishin n’atë gjendje domethanë qi vishin borçlitë me t’i marrë edhe ata bagëti çka i kishim krejt, edhe bishin qi thojnë n’xerro. Bâba jem atëhere qashtu tu’j u përpjekë me zotshpillak qi ô kânë. Se për qat kohë, kur i shitshin do sene, qaj vllavi madh e marke zotshpillakun, aj u bojke zot shpije. Si u fikke shpija, atëherë ja lojke ktij bâbs tem! E tanashi ky apet e ka përtri qashtu. E kur u ardhë koha funit, kur jon’ dâ, pa u dâ pak, jon’ ardhë borçlitë i kanë marrë krejt bagëtitë qi i kanë pasë. E kishin pasë edhe ni [1] tubë dhi. S’di a e din çka jon’ dhitë? 

TA: Ëhë. Po, po. E di.

MA: E tashti, ni sërb i ka pasë… edhe aj ka pasë dhi shumë. E ka ditë qi jon’ ardhë borçlitë m’i marë gjânë krejt, bagëtinë m’i marrë krejt. Edhe qyky vllavi jem i dyti me dhi kish shku para dhive, dhitë përmas, ô dalë e e ka vjedhë ni [1] dhi, e ka shti nër dhi t’veta. Kur i kanë marrë borçlitë krejt gjânë shka i kemi pasë, at’here osht ardhë aj e i ka thânë, “Ni [1] dhi e kini te une. Ato ja’u ruj une. E ja kum vjedhë, për… (qan) për f’mi, me pasë do tamël.”. E tana qat dhi e kanë pasë, domethanë ju ka metë krejt pasunia. E masanej tanashi, nejse pak jon’ përpjekë k’ta djeltë e bâbs, k’ta vllaznit e mi, e i kanë bâ tana, pak do gjâna qashtu. Veç jetë e brejushme u kânë shumë. Bajrami ô kanë dikun qaty, kah fillimi i marsit, a qashtu... edhe s’kanë pasë tash me çka me marrë shiqer. Për besë, as grunë s’kishim për me qitë ni [1] pite. A di çka ô pitja? 

TA: Po. Qysh jo!

MA: Për Bajram, pasha Zotën s’ka pasë. U dushke me e ble pak grun dikun e me blu me qitë, për me qitë ni [1] pite. Edhe qato krune qi u sitke ata millë, qato krune nâna jeme i marke e gatujke ni [1] bukë me qato krune. A po di çka jon’ krunet?

TA: Po, e di.

MA: Çka jitke masi u sitke milli, çka jitke, qato. Me qitë ni [1] bukë. Po bâba jem detyrohet e çon ni [1] kerr dru me shitë natën e Bajramit, n’Istog qaty. Aj nejse, aj ô kânë... s’ô kânë qytet k’shtu veç ven komunal ô kanë edhe atëhere. E çon, e shet pesmdhet [50] dinarë ni [1] kerr dru. Edhe me ata pesmdhet [50] dinarë u shku e ka marrë ni [1] killë shiqer, killa shiqerit pesmdhet [50] dinarë, e me pru për me pasë për Bajram. Edhe kur... Se atëhere jashta kur vike ni [1] musafir, domethanë u dufke mej rujtë, do kafe, do shiqer për qat musafir. Eventualisht i zoti shpisë e pike ni [1] kafe me qat musafir se s’kish kush me pi kafe atëhere. As çaj, as kurgjâ se s’kishim munsi. Plus asâjna bash ni rast niherë ish kânë, se kanë pasë k’ta Krishtlindjet, k’ta ortodokst, edhe afër me Bajram tonin. E tashti ni Sylë Alushi ô kânë pasaniku ma i madhi n’Istog t’poshtëm k’tu, e djali tina me dhên. Aj postkomandanti i xhanarmarisë e merr ni asifarë xhanari, si polic qi jon’ tash, e shkon me marë ni kingj për qat’farë… Krishtlindjet, ‘velikden’ i kanë thânë k’ta. Shkon me marrë ni kinxh aty… edhe nejse e merr. Dhet’ [10] dinarë pagun, e merr kingjin. Tash kallxojke ky djali tina… Bile ma vonë kur ra partija e patën bâ kryetar t’rrethit qat djalin e qatina. Bon aj plaku, haj mozomakeq. Tha, “Çka bâbë? A po t’dhimet kingji a?”, “Jo bre, bâbë, po ku m’i marë edhe pesë [5] dinarë qi duhet me ble ni [1] killë shiqer për Bajram, e duhet m’i shtu edhe pesë [5] dinarë.”, se dhet’ [10] dinarë kinxhi u shitë. E tash une e mrrina, qitashti po bon domethanë ni [1] kinxh niqin [100] ero. 

TA: Po.

MA: Ni [1] kingj, niqin [100] ero. Po munesh m’i marë dyqin [200] killa shiqer. Çfarë ndryshimi osht domethanë qi ni [1] kingj e gjys me marë ni [1] killë shiqer, e tashti domethanë me ni [1] kingj m’i marë dyqin [200] killa! Edhe, prap thom, s’jemi t’knaqun. Thom, ja s’ka pare, s’ka punë, e s’ka k’to, kurse kur te k’qyrsh standardin e jets ku ô shku sot n’krahasim me at’here...! Qi shpijat ku kemi banu aty, tokë krejt. Bile tuj shkelë aty e aty, u bojke gropa-gropa, e u deshke nona jeme me shati me rrashitë ato gropa e me i rrasë me diçka. Qashtu se tokë. Qaty u pshtyke, çaty fmija u zhytshin, u dufke me e grry me kaci, e me gjujtë, se fmija atëherë s’kishin as çka me veshë. M’falni n’shprehje, se veç nifarë pshtjellsi, as brekë s’kanë pasë me veshë. E u zhytshin qashtu. Edhe po menoj çfarë… atëhere çfarë jete ô kânë qi n’qat kohë domethanë jom lind’ e jom rritë edhe une.

TA: Po m’intereson k’shtu: Kur ardhshin musafirt me nejt’…

MA: A?

TA: Kur ardhsin musafirt me nejt’ qysh i pritshi?

MA: Paj musafirt… Na kemi pasë musafirë gjithë. Se edhe babgjyshi jem ish kânë i përmenum si… qysh me thânë, mikprits i musafirve. E mrena qatyne munsive i kanë pritë musafirt mirë, po tu tana ato, une qi e maj men qi u deshke, vishin për shemull, tre [3] musafirë, ata nuk ishin kurgjo t’afërm mes veti, vishin aty, edhe u deshke mej mlu me ni [1] jargon, se s’kish me çka, me ni [1] jargon. Kurse tash, pasha besën, me djalë t’vetin, me gru t’vete… ka ardhë ni dajë i bâbs me gru, ajo edhe gruja jeme kishe për m’i bâ rahat e ja l’shoj ni [1] dhomë atyne dyve, e u shtroj ni [1] ven. Kur natje p’e vetë grun e tina, “A fjete?”, tha, “Valla, s’kum fjetë hiç.”, “Pse?”, “Po une s’flej me burrë temin se aj n’gërrhat’ gjeth natën, e s’kum mujtë sânte me fjetë hiç.”. Domethanë me burrë. E atëhere jo po t’panjgjofshum hiç, u dufke dy-tre [2-3] musafirë m’i mlu me ni [1] jargon. 

TA: Ama veç mikpritja ô kânë qysh duhet a?

 MA: Mikpritja ô kanë. Vallai tash, na rrallë ka ndodhë domethenë mrena ni [1] ditë, a ni [1] natë mos me pasë musafirë. E kem pasë na do kusheri bash qaty ni gardh nërmjet, ata jon’ kânë t’pasun, kanë pasë pasuni, bagëti, domethanë tokë shumë, e krejt. Po, musafirt… s’jon’ kânë mikprits, s’kanë pasë musafirë kurrë. 

TA: A po?

MA: Ja.

MA: Babgjyshi, aj ish kânë i përmenun si... jo si pasunik, po i përmenun si mikprits. E besa edhe besë ka pasë n’popull. E bash ni rast nihere… se nashta p’e teproj.

TA: Jooo, veç vazhdo! Shumë mirë.

MA: Atëhere n’kohë t’Turkijes kanë majtë armë gjithë, edhe tash njo i Vrells, i fshatit Vrellë, e vret njo n’Lubozhdë, nërmjet Istogu e Vrelle osht Lubozhda. E tash ikë ai knena, del n’kit pjesën knena, a di, m’u strehu do ditë. Mirëpo bâhën do ditë koxha shumë edhe tash qysh me ja bâ diqysh me kapërcy Lubozhdën me shku n’Vrellë, me shku tu familja e vetë, e i thotë dikush, “Shko tu Haziri”, për babgjysh temin, “se Haziri t’kapërcen, t’qet n’Vrellë.”. Edhe vjen aj aty. Po dikush e shen atâ, se tu na dajmi do ka pasë k’tu qi kanë thanë me nifarë mnyrë munafikija, a po din. Edhe shkon u kallxon n’Vrellë. Thotë, “E kemi pa atë gjaksin e juv. U hi n’Sine.”. Edhe aj sigurisht, domethanë natën a ka me ardhë n’Vrellë. Edhe bashkohen ata, Lubozhda aty, e i cakotjnë pusi, domethanë pritë, ku m’i nxanë krejt për m’i vra atâ. Mirëpo n’kit rrugën kryesore i caktojnë tre [3], po ni [1] plak pej tyne, thotë, “Qyre, koftë qi vjen ni [1] plak me to, me atâ, gjaksin, se ai natën nuk vjen, ai vjen ditën, koft qi vjen, ai armë nuk bân veç shtagë. N’koftë me to mos gaboni me qitë e me vra”, domethanë atë gjaksin, “se për besë e kallë Lubozhdën aj. Aj jo qi e kallë Lubozhdën, po…”. Qaq domethanë ka pasë autoritet sa qi me t’vertetë babgjyshi e merr atâ, pikë dite trup rrugs, edhe n’pritë aty ku ranë, ata s’jon’ dalë hiç, e e ka kapërcy, e ka çu n’ven. Tash, jo aj qi ka pasë, p’e zo qaq fuqi, se ô kânë njo [1], i vetëm, po mirëpo qaq ka pasë autoritet n’popull sa qi nuk ka dashtë m’i ja… m’i ja prishë. Domethanë qat... se ai e ka marrë me... qysh me thânë, me besë e ka pasë.

TA: Qashtu. Po. 

MA: Qashtu qi pasuni s’ka pasë, po autoritet ka pasë, besë kanë pasë.

TA: Naj rast k’shtu tjetër gjyshi qi e ka kallxu, t’jetës vet.

MA: A?

TA: Naj rast t’ngjashëm gjyshi qi ta ka kallxu?

MA: Gjyshi a?

TA: T’jetës vet. Po, diçka t’ngjashme. 

MA: Pasha zotën, gjyshi… Po t’kall’xoj une ato s’e mrri, nuk e kom mrri.

TA: A nuk e ke mrri?

MA: Jo, gjyshin jo. Jo, nuk e kum mrri veç qi kall’xojnë qi ish kânë, me ni m’nyrë i meçëm ish kânë. Se kur jon’ dâ, shpija qi jon’ kon bashkë krejt, at’here i binë… (nuk kuptohet). Domethanë qat ditë qi ô dâ e vrasin n’oborr t’vetin, hejnat, se at’herë ka pasë hajni. Kanë vjedhë lôpë e kije domethanë. Edhe shkojnë me ja vjedhë kijet. Aj del para shpije aty, k’ta edhe tutën mos p’e vret, edhe e vrasin tanashi. E tana babgjyshi, simas fjalëve, kallxojnë për ni [1] katalik koka kon ardhë çikho ni fshat Tomorç. Valla, qaj kataliku e ka vra. Ata jon’ kânë domethanë hajna. Po ajo s’ish kânë e vërtetë. Edhe tashti, ky babgjyshi jem me djalë t’qati qi ô vra, dalin… e vrasin djalin e qati katalikut n’Istog. Vjen aj me blu aty edhe e vrasin. Bâba i ati djalit i çon fjalë k’ti babgjyshit tem, thotë, “Hajde t’merrem vesh.”. Ky babgjyshi jem shkon, po qaty kish pa gabu për hesapë temin, edhe për... për k’shtu me logjikue tamon, gabim t’madh. Kur shkon atje, i thotë kataliku thotë, “Pse m’vrave?”, thotë, “M’ke vra, t’kum vra!”, thotë, “Hazir, hajde shkojmë tu vorri djalit tem, edhe thuj ti djalit tem ‘koft qi m’ke pasë hak qysh e ke fitu qashtu e ke gjetë, a n’koftë qi nuk m’ke pasë hak t’paça n’qafë n’atë dynje edhe n’k’tâ’, tha, “t’koftë falë gjaku’.” . Po ky… i vjen diqysh si shtirë ajo punë, thotë, “Une me t’dekun s’kom punë, veç me t’gjallë.”, thotë, “Vallai Hazir, po m’dhimesh se kur t’vras t’vras fort.”. E tana jon’ ardhë katalikt ja kanë vra dy [2] mashkuj, domethanë dy [2] t’bitë e mixhs babgjyshit tem ja kanë vra tuj prashitë n’arë. E po thom qishtu. Po njeri pa gabime nuk ka, se ka mujtë aj qaty, për shemull, me nreqë me qaq. Po ky, me ni mnyrë ô tutë se me t’vertetë e ka marë vesh edhe pak vetë qi e ka vra katalikun pa... domethanë pa hak.

TA: Pa faj a?

MA: Pa faj. 

TA: A e man men që ka pasë k’shtu shumë raste t’ngatërresave, gjakmarrje, n’atë vakt?

MA: Kur une...

TA: Ma herët dikur...

MA: Paj ka pasë ngatërresa. Tash bash muj me t’kallxue ni rast çka ka ndodhë. 

TA: Po.

MA: N’bjeshkë atje, k’ta çobant, baritë. Po njoni qitu i Istogut t’poshtëm e ki pasë nifarë bunari, se ô bjeshkë e thatë kjo, me borë k’tu kjo bjeshka jonë. Duhet me mlu borën, përmi ren… A p’e din ti era qysh e qet atje? Domethanë… (nuk kuptohet), e shkojnë e mlojnë me… domëthanë me sanë. Edhe ata… tana qkrihet përreth ata jet qashtu, gjithë verën tana me qasi. Po ky i Istogut poshtëm e ki pasë nifarë bunari qi e mledhë pej shiut ujt e jav ka rujtë vjetav mu ju dhanë ujë. Po njo i Istogut k’tu, bile k’ta thirrën Bajramaj, t’i çu lôpt aty tuj dhanë ujë te ai bunar, aj bunari para stani, i thotë, “Mo bre burrë, se une për vjeta p’e ruj.”, thotë, “Une s’ni për ata. Une du m’i dhanë lôpve ujë, dej sa t’ka ujë.”. Edhe del aj e vret k’tâ, çobanin, qi i ka pru lôpt. Tashti jon’ munue disa kohë me bâ pajtim, po s’kanë mujtë. Po ky i jep leje ni djalit k’tyne me dalë n’bjeshkë veç me nejt’ n’stan mrena, jo me dalë m’i rujtë gjâtë. Fmija m’i rujtë gjânë, viç me kânë aty te familja, mos me kânë familja vetë. Mas dy [2] vjete a tri [3] vjete tash po donë me martu atë djalë qi ô kon n’bjeshkë, e tash k’ta e dinë qi ai duhet m’u zhdjergë natën e darsmës, se at’herë fillojke darsma ni [1] nat përpara, tu na k’tu, përpara. Tana edhe ditën e darsmës, edhe n’pramje apet, t’nesrit apet, dej mas gjys dite, veç thuja gati tri [3] ditë darsëm u bojke. Tash k’ta e dijnë qi aj djali pa u zhjdergë s’ka çare, edhe shkon e ja nxen pritën qatje përmi fshat tonin. Dikur kah... Domethanë, me thanë kah dy [2] orë mas, masi qi ô bâ terr, ky aty tuj pritë. Aj po vjen djali, po tuj k’nu. Ky tashti po kujtohet, thotë, qe, aj po vjen për me shku m’u martue, e tuj knue, e nuk e din qi do me shku i dekën atje. E tuj menu aj k’to vet me vetën, qitashti domethanë darsma m’u shnrrue n’vorrim t’djalit... hajt m’rrinë djali. Kur mrrinë i del përpara. Thotë, “A mujte bre djalë?”. Po ish kânë i meçëm, thotë, “Dej qitu erdha.”, se e ka ditë, “Dej qitu erdha.”, tha, “A e din ti për çka jom dalë une?”, tha, “E di. Qe ku jom.”, tha, “Dije, dekterna qi je ardhë qitu une jum ardhë… jum dalë për me t’vra, qitash mu ka ndrru menja edhe une du me t’falë, m’u martu. Masi t’martohesh atëherë tanashi ruju.”, thotë, “E hajde ecim.”. Po koxha larg aty n’mal, n’pyll. Djali thotë, “Masi e bâne këtë nér e ma fale jetën a bon me nejt’ pak qitu dej sa t’largohna nja... nja dyqin [200] metra, se menja njerit mos po t’nryshon gjâ menja, e rri k’tu dej sa t’largohna.”, thotë, “A s’po m’beson a?”, thotë, “Jo po t’besoj qitash, po çka di une?”, thotë, “Qe pushkën!”, djalit i thotë bâje. E merr djali pushkën, po vinë... kur jon’ ardhë qetu përmi shpija tona, ni fabrikë qitu, aj kish m’u da me shku anena për Istog, ky knena qesaj rruge me shku n’shpi t’vet, e thotë, “Qetash bre birë”, thotë, “koftë qi m’beson me ma dhanë qat pushkë ama, qi s’um beson shko atje ma çon për dikon pushkën se une po shkoj pî shpije.”. Ky djali thotë, “Masi e bâne ti gjith kit nér…”, thotë, “Ani a do me m’ngue diçka mue?”, thotë, “Po more, qysh jo!”, thotë, “A po vje n’darsum?”, “A e ki përnime?”, thotë, “Përnime. Hajde, ec.”. Edhe me to n’darsëm. Kur hinë mrena n’odë, plot aty ardhë, qysh jon’ ardhë n’darsëm aty, çohën n’kamë, thotë, “Ungjnu, mos luni asnjo.”. E vjerrë pushkën atje. Ungjët, ja bon përhajr, e hanë darkë, e flejnë atë natë, e t’nestrit shkojnë e marrin nusen, ky me ta, e e binë nusen. Henez, masnesrit tanashi, kur nisi m’u çkepë miqasia, p’e thrret njo t’ati, t’atyne kusherive, thotë, “Ju shka jini kusheri”, Buleshaj thirren, thotë, “ju mos u largoni se kom do punë me juve.”. Nejse, kur çkepen ata miqtë, at’here i thotë atyne, thotë, “Qishtu, qishtu”, thotë, “Unë jum dalë për m’i ja’v vra qit djalë t’juvin, po menja e jeme m’u nrru kur erdh djali tuj k’nue, m’u n’rrue, edhe vendosa me e falë. Po me mençuri t’tina, qi u soll aq mirë ndaj meje, edhe m’thirri edhe n’darsum, une vendosa edhe erdha n’darsum, e tashti”, tha, “hajdeni gjithë bashkonu qitna ka ni [1] kafe se falë ju koftë gjaku.” (qan). Edhe qaty ja ka falë gjakun. Veç deshta me lidhë k’tâ qi ka pasë edhe atëhere njerëz domethanë qi i kanë… i kanë studju ato, i kanë analizu shumë do gjâna qi… edhe ju kanë tutë ma tepër domethanë mos po bon m’kat. Edhe m’kat osht. Edhe e ka falë. 

TA: Po.

MA: E zgata viç, a di, qitash deshta me thanë qi çka... çka ka ndodhë domethanë. Edhe k’so raste pozitive edhe atëhere. 

TA: Po. Shumë mirë. Masi jemi pak te dasma, e përmeme qat rast, tash po du me t’vetë… E preke edhe pak ma herët ti temën e dames, po edhe niherë me m’kallxu k’shtu pak ma hollësisht pî fillimit deri n’mbarim qysh ô bâ ni [1] dasëm. Sa ka zgatë komplet? Qysh ka nisë? Qysh ka bitisë?

MA: Darsma a?

TA: Po.

MA: Paj, tash darsmja ô nvarë edhe tu munsija. Veç… po qysh do koftë, qaq sa ka mujtë me bâ darsum. Dikush ka thirrë ma shumë, dikush qi s’i ka pasë munsitë ma pak. Veç qi tash po flas për mue. Une kur jom martu se une jom martu n’atë kohën e largë (qesh).

TA: Qashtu. Po, me rastin ton. Po de. Mirë (qesh). Shumë e saktë, qashtu.

MA: (qesh) Po shlirë muj me thanë se dymdhet [12] vjet une e kum pasë t’fejume.

TA: Dymdhetë [12]?

MA: Veç mos i kallxo kujna (qesh)!

TA: Hiç kërkuj (qesh).

MA: Dymdhet’ [12] vjet. 

TA: Qysh ashtu?

MA: Pasha besën, qashu tuj mos me ma dhanë, tuj u pregaditë domethanë sa qi ô punue nifarë pelhurë ô thirrë, n’formë bezi, n’vek. Domethanë, dikun afër treqin [300] metra, qasifarë pelhure qi e ka bâ gruja jeme. Po’j lâ ato tjerat qi ô dashtë me marrë disa tjera, veç copë pëlhure, qasi beti. Qashtu qi na kemi bâ darsum t’madhe. Edhe pak e kish vllau jem pej inati qi na... Se at’here... Ti emnin, allahile?

TA: Teutë.

MA: A?

TA: Teutë.

MA: Teutë. E trashgofsh. 

TA: Falemnderit!

MA: At’herë, bre Teutë, ô kânë qi u dufke me pregaditë, domethanë qaj qi e fejojke vajzën u dufke me pregaditë vetë krejt. E tash, ata, aj lypke çka dojke vetë. P’e nxamë prindi, e bâba, vllau i çiks… lypke çka t’... Edhe ata tuj lypë qashtu, e k’ta mos muj besa me m’rri, a di, krejt m’i ja plotësu atyne qata çka lypshin, e qashtu u shku dej n’dymdhet’ [12] vjet. Qi me t’vërtetë rast i rrallë ô kânë. Jashta kur ô kânë dikush, për shemull, i dënum n’burg ka ndodhë, a di, me zgjatë qaq.

TA: Qashtu, po.

MA: N’kohë t’... Domethanë, normal nuk ka ndodhë sikur qi ka ndodhë me mu. Nejse, po darsmën at’here u dufke mej thirrë ni [1] javë përpara. Pse at’here u dufke miqasia krejt ata me ardhë n’kâmë, e dikush kish k’so kerre me kual, e me... po pak kish edhe asi, e u dufke ni [1] javë përpara me i thirrë n’darsum. Tash natën e darsmës, natë e darsmës u thirrke domethanë ni [1] natë para se me marë nusën, u mlidhshin krejt aty me shoqni, e kojshi, miqasi e krejt. E ditën e dasmës tanashi… nejse, masi hajshim sillë, drekë, atëherë me shku me marrë nusen. Dikun prej Sineje n’Nakosh i ka dikun nja dhet’ [10] killometra, nimdhetë [11]. N’kâmë u dashke me shku.

TA: N’kâmë?

MA: N’kâmë. Veç për nuse edhe për qato sene qi u dufke m’i marë pej miku, m’i pru khâ, dy [2] kerre m’i pregaditë. 

TA: Prej miku shka marshi ju?

MA: A?

TA: Prej miku shka marshi me veti?

MA: Pej miku?

TA: Po.

MA: Pej miku? Pej miku, miku kurgjo, veç qato torba që u dufke me i çu atje, ato u dufke me i qitë tanashi khâ ku e marshim nusen. Se ato atje u dufke m’u punue, ku u blejshin atje, m’i çue tu miku.

TA: Çka jon’ kânë ato sene?

MA: Paj, qe për shembull, n’treg çka u deshke me ble, se sa i përket veshs ato u punojshin me dorë krejt. Çka u dashtë m’u veshë ajo nusja, at’herë edhe k’so vella s’ka pasë si ma vonë qi jon’ dale, atëherë ni [1] shami ja ka qitë, e kanë mlu, edhe qato. Po ô dashtë, jo ô dashtë… p’e zâmë për dhomë t’fjetjes krevet. Prej krevetav besa-besë, pak kush i ka ble. Une dy [2] muj ditë kom fjetë n’kashtë qaty, masi jom martue, se s’kom pasë krevet. E qat’herë tanashi… Nejse, e bleva ni [1] krevet t’drunit, e k’so mobilje s’ka pasë, dy [2] sanakë për m’i shti qato tesha shka i kish gruja, edhe k’to teshat ça ishin, domethanë jargana e dyshekë ato m’i palu përmi. Qata dy [2] sanakë, e qishtu. Po tash domethanë, me marë nusen u dufke ni [1] kerr m’i mlue. U mlojke me do qylyma k’shtu qi mos m’u dokë ata qi... se shkojshin dej shtatë-tetë [7-8] gra, dhetë [10], e shkojshin me marë nusen n’kerr, n’qat kerrin e mlum, koftë me kije apo me kual. Tanashi nejse, e kanë pru nusen aty, atë natë e t’nesrit ardhshin, nusja u deshtë me nejt’, i kanë thanë, i thojshin, ‘dita e divanit’. U dufke me nejt’ gjithë ditën e lume nusja pshtetun për zidi e mlume, gratë tuj ardhë aty, e tuj xhblu me pâ. Aj bile ni… se po largohna edhe pej teme...

TA: Jo, jo. Veç fol.

MA: Aj ni... e kishin pa marrë ni nuse, po ish kânë e zezë.

TA: Hëëë…

MA: Pshtetun atje. Secilla gru qi vike, kur e xhblojshin, “Uuu valla, koka nusja e zezë, koka nusja zezë.”. Dikurna kur u mush soba plot t’i kopi zemra asâjna, te kapi atë shami, te gjujti, qi ish m’lu, a din?

TA: Po.

MA: Te gjujti. Tha, “A po m’shihni mirë qitash?”, tha, “Po”, “Vallai, me ditë ju çka kom t’zeza tjera ju ki dokë ftyra jeme bardhë si bora, po ça i kom t’zezat tjera!” (qesh).

TA: (qesh)

MA: Veç deshta me thanë u dufke me nejtë pshtetun qaty. Tanashi, masi qi u çkepke darsmja, atëhere nusja u deshke me dale… tanashi poj bjen t’dytën e dits me dalë me fshi oborrin, e me shku n’odë atje me fshi odën, e aty me bâ hyzmet, vjehrrin, a kon e ka pasë aty, dikon pî pleqve, edhe me dalë tanshi me fshi oborrin. Po, njâna... Njâni e kish pasë ni [1] djalë t’vetëm, na kemi thanë djalë t’hasretit.

TA: Qashtu. Po...

MA: Mos po...

TA: Vazhdo, po t’ngoj.

MA: Edhe e murën nusën, po kur e murën tash p’e pret hasret, aj vjehrri, bâba i djalit, domethanë vjehrri i nusës, n’odë atje tuj nejt’, kur t’vjen nusja tash me’j bâ hyzmet atje nelt. Ajo edhe kur erdh aty, hini n’odë, s’foli me vjehërr hiç. E mur fshisën se ô kânë… dy [2] anë’t k’shtu jon’ kanë t’shtrume e mesi ô kânë dhé n’atë odë, e te mur fshisën e t’ja nisi pej dere e fshiu. At’here s’ka pasë për nxemje oxhak. A p’e di çka ô oxhaku? 

TA: Po.

MA: Oxhak, qashtu. E te fshiu atë odën e te gjujti bërllogun n’zjarm qaty, e te gjujti fshisën mas dere, dul shkoi pa folë hiç. E ky tashti, kukuuu për mu shka m’paska gjetë, ni [1] djalë t’hasretit, e tashti gjithë kit taksirat e me pru k’tu… e t’u bâ... e mos muj i ngrati gjeth natën atë natë tanashi n’pramje s’mujti m’i mshelë sytë. Kur erdh nâtje nusja, hini mrena aty, “Bâbë”, tha, “a ke flejtë?”, ai, “Po. po.”. E murr e dhezi zjarmin, e qiti kafën, e tha… e f’shiu oden, e fshiu pej axhaku, e çoi bërllogun tu dera, e murr me kaci, e gjujti përjashtë. E pruni fshisën, e tha, “Bâbë, a ki nevojë a diçka me t’shërbye?”, tha, “Jo bre, bijë.”, “Se m’duhet me dalë oborrin me fshi atje.”, tha, “Jo, po a bon bre bi m’u nalë e me t’vetë diçka?”, “Po more.”. U nal. Thot, “Qysh u bâ k’shtu? Dje qi erdhe as, as...”, vshtirë, “as s’fole me mu hiç, as s’mi lshove sytë mu m’kqyrë, as mu m’dhezë zjarm. Ma fshive odën për s’mrapshti e dole shkove!”, tha, “Qi s’i kom mshelë sytë as ditën as natën pej munimi, domethanë sa, sa... e sod kaq mirë.”, tha, “Bâbë, kom dashtë me t’kallxu qi qysh tu m’prini ju. Une di mirë edhe keq.” (qesh). 

TA: (qesh)

MA: (qesh) “E ti”, tha, “u durove. Nuk um the kurgjâ, e tashti jom ardhë t’kum shërby si nuse.

TA: (qesh) K’shtu lojna… Lojna popullore nëpër oda a keni lujtë? 

MA: Po. 

TA: Hajt kallxom pak!

MA: Lojna popullore… N’oda t’burrave lojna s’ka pasë, vetëm kângë.

TA: Kângë. Ok.

MA: Me çiftelija kângë se na k’tu, qyky raoni i Dukagjinit, na kemi për me defa i kem pague magjupet. A ajo anë anena e kanë rrehë defin vetë çikat, vajzat domethanë, nuset e... i kanë rrehë [defat]. Edhe ma mirë e kanë pasë. E tashti bojke vaki ato magjupet lypshin mu shku tu krushqit me rrehë defin atje, se krushqit ishin veç.

TA: Po...

MA: Edhe tashti aty bojke vaki edhe ata pej kryshqve dikush dalke kcejke aty, ato e rrehshin defin. Qashtu qi.. qysh ish adeti edhe krushqit falshin, i bojke do t’holla bukur mirë aty, ajo magjupja tu krushqit. E khâ tu gratë, po gratë, kanë kcye domethanë, jo valle, po njâ [1] apo dy [2] eventualisht. Kanë kcy qashtu atëherë, përpara.

TA: Qashtu. Po.

MA: Vallet vonë ja kanë nisë m’u përdorë. Qashtu qi po qet t’dytën e dits t’darsmës, kur dalke najo me dalë me kcy, u dufke me falë, ato n’def m’i qitë pare, a di, me dalë me kcy. Bile bash pata ni rast, niherë aty ni [1] nip i jemi, se qitu kem pasë na… kem pasë gabelë shumë. Shkum me tâ m’i goditë me def me shkue. Thashë, “Qyre, ti lype hakun sa e don”, thashë, “viç jo… (nuk kuptohet) m’i çu tu krushqit. Jashta n’koftë krushqit qi t’lypin, se s’ki me shku atje tu krushqit.”. Po bojke vaki e lypshin krushqit vetë. Kishin qef me dalë me kcy edhe ata, e rrike bojke vaki dy [2] orë, a tri [3] orë a… qashtu tu krushqit. E khâ, tu gratë, t’dytën e dits qajo gru qi dalke me kcy u dufke m’i ja qitë do pare n’def.

TA: E nuset e reja kur kanë ardhë...

MA: A?

TA: Nuset e reja kur kanë ardhë, ato kângt me def qi ja kanë knu, a i kanë sha diçka nuset? A i kanë ngacmu k’shtu me fjalë, me kangë?

MA: Kush k’ta?

TA: K’ta. Gratë qi e kanë k’nu nusën.

MA: Gratë a?

TA: Po.

MA: Vallai bre çikë, sahi, paj tashti s’di çka me t’thanë. Mirë e kanë pritë, domethanë, raste t’rralla ka pasë me pasë diçka, a din, se jo. Mirë e kanë pritë, ‘e mashalla, e përhajr e…’, qeto. Domethanë atë ditën qi vike, atë natë, t’nesrit a gjithë ditën qashtu opet, e jo, nuk ka pasë, ja. Po tashti k’to qi the ti, mun me kânë edhe kjo si n’formë anekdote, a di qi e kall’xova ata edhe qi ô kânë e zezë (qesh).

TA: (qesh) Po. Ëhë.

MA: Për tjetër gjâ s’kom ça me t’thanën. Kom çka me t’thanë, kom çka me t’thanë qi une qi e kom përjetu domethanë ni [1] motër e kum pasë t’nâns e t’bâbs. Ni [1] plak, aj ô kanë… aj henez n’katërtin parë me babë temin, ato qi e mrri une, osht ardhë aty n’odë, nejse tu bâba, une aty, tha, “Feriz, ta kum bâ ni [1] gabim.”, “He Bajram?”, Bajram e ka pasë emnin, tha, “Vallai, une ta kum ba përhajr çikën.”, “Hajrlikoftë! Ku?”, tha, “N’Shushuli.”, “Për kon?”, i kallxoi, “Për...”, “Ani more, hajrli koftë.”. As s’e ka vetë bâbën tem, as s’ka vetë kërkon hiç. As baba jem s’ka thanë nalu more, du me bo dert une me dikon, ô kon ma i vjetër se bâba nja pesmdhetë [15] vjet i ka pasë aj plaku, edhe s’ja ka prishë. Veç qysh domethanë aj e ka bo përhajr pa e bo dert me kërkon, edhe baba jem s’ja ka prishë. Ata qi e mrri une.

TA: Po.

MA: E i ka ardhë koha tana mu çikat e mija, vajzat e mija kur... për shembull, kur m’i kanë lypë, ô deshtë m’i thanë k’tyne djemve t’mi, bile ma tepër qetina qi erdh me ty...

TA: Po.

MA: Qi osht me mue. Aj… ma t’keqin e kom, veç nejse (qesh). M’i thanë merre motrën tâne, e le t’del djali aty, le t’shihën, edhe le t’flasin nërmje veti, le… T’koftë qi pajtohën atëhere tanashi muj me ja’v dhanë une vetë. 

TA: A po?

MA: Vetë. Plus asaj kur e kum dhanë qit çikën e vogël, se para t’madhës e kemi..., edhe shkum na si zakonisht, ô kanë me shku m’i ja bâ përhajr atje.

TA: Po.

MA: Kur shkum atje… se ky dhanrri jem, bâba ju ka vra n’qet luftë, edhe ky osht i plagosun fmi se i ka râ granata n’traktor. Ky edhe f’mi ô kânë, ni [1] vlla, edhe atâ krejt edhe ma t’vogël, edhe nâna e vet, domethanë pa bâbë. Kur shkum na me ju ba përhajr atje, thashë, “Unë”, thashë, “po du me folë diçka. Nashta ma shihni për t’madhe se me t’vërtetë une jom i vjetër, e nashta çuditni.”, thanë, “Hajt...”, thashë, “Qyky djalë osht i vetëm. E ka nânën, po osht gru, vllaun e ka ma t’vogël, ju mixhallart e tina jini t’damë”, thashë, “ju i kini ato hallet e juja.”, thashë, “Une p’e lejoj qit djalë, munet me ardhë me marë çikën teme, e me dale, e me ble çka t’kanë nevojë me ble, veç n’pramje mu ma pru tu shpija.”. Pasha besën, Teutë, ata... ish njâ gati moshatar i jemi, a di, mixhë i ati djalit, tha, “Përzote bravo t’koftë, se ke folë me ven!”. Edhe pasha Zotën, Teutë, qashtu. Veç edhe aj çdo nér i koftë se asnihere nuk ô ardhë vetëm. Na e ka marë nânën, na e ka marrë… Ni [1] motër e ka pasë pa martue edhe nuk ô ardhë vetëm me marë çikën teme. E kanë marë, e kanë ble çka kanë pasë me ble, edhe k’shtu po du me thanë qi atyne pak ju erdh si çudi qi une kaq i vjetër edhe me bâ aq rrotullim, domethanë aq ndryshim me bâ n’krahasim me ata çka une e kum përjetu përpara.

TA: Qashtu, qashtu.

MA: E u çuditën. E qata deshta me t’thanë qi kemi pasë, jon’ kânë shumë… me ni mnyrë jon’ kânë gjâna negative, gjana t’paligjshme qi as feja nuk i ka... nuk i ka... domethanë s’jon’ kânë t’pranume as as n’fe ato. M’u martu, për shemull, dy [2] persona qi dojnë me çu jetën bashkë, e mos m’u pa nërmje veti. Qi une dymdhet [12] vjet… se harrova me t’tregue.

TA: Qato deshta me t’vetë... Qysh?

MA: Dymdhet’ [12] vjet, pasha besën. Ni rast nihere e çova motrën dej ni katun atje, Theth thirret. Ajo e ka pasë, kjo shoqja jem, e ka pasë tezën, motrën e nâns t’martume ni katun përte atje. Une tuj çu motrën teme, e zateta. Ish kânë kjo me nânë t’vet edhe me vlla. 

TA: Ëhë.

MA: Kjo qi e kisha t’fejume. Po, mirëpo shkova unë e çova motrën, u ktheva se ish vera, u dufke me ardhë me punu. Ata nepër Istog, nepër… n’dugajë tuj hie. Edhe une rri, prit, le t’vin ata dy [2] kumart, sallë du me shkue. Une atje n’Sine le që e kisha shpinë, dikurna ata qashtu kadale tuj ecë, e kapërceva për skej t’tyne, i kapërceva, i kalova. Po, mirëpo tash kjo çika nuk um njofke mue se s’jemi pa kurrë, po bâba e nâna, aj v’llau e nâna m’njofshin, edhe m’kanë njoftë. M’ka çu fjalë, pej atjehit, sall qi i kum kalue, tridhet e pesë [35] qese borxh, qi dy [2] copa dhên m’i ble, denimi i ka. 

TA: (qesh) A i paguve? A e paguve dënimin?

MA: Pasha Zotën, i kum pague tridhetë e pesë [35] qese, edhe bile n’qendër n’Istog ja kum dhanë. Tha, “A i ke pru ato paret?”, thashë, “Po, qe ku i ki.”, tha, “A po t’dhimen?”, thashë, “Hiç nuk po m’dhimen. Po me kon zatetë përte Bellopoje”, ni katun, ni fshat ô qitu qi e danë Nakoshin me neve, thashë, “përte Bellopoje me kon zatetë kishe pasë t’drejtë me m’dënu se osht rajon i yti a khâ n’rajon temin qi jini dale… t’drejtë s’ke pasë! Pra une…”, thashë, “t’i dhash. Mu nuk po m’dhimen, veç edhe njo po t’thom, jo ditën, veç edhe n’dymdhetë [12] ora t’natës n’kalofsh knena pa u zatetë n’mu s’ki me metë.” (qesh).

TA: (qesh)

MA: Qishtu.

TA: E qysh ta kanë gjetë nusen ty?

MA: A?

TA: Qysh ta gjetën nusen ty, atëhere kur u fejove? Sa vjet je feju, ma s’pari?

MA: Sa vjet?

TA: Po. Sa vjet i ke pasë kur je feju?

MA: Jom kânë... Paj, qyre bre Teutë, se po t’thom, une e kum pasë motrën qaty kusheri me ta t’martume. Motrën pej bâbe. 

TA: Aha, po.

MA: Edhe tashti ajo çika e motrës, ajo ô kânë shoqe e ngushtë me... me kit shoqen teme, e ajo e ka organizu atje për me ma dhanë, a di, se s’ma kishin dhanë, po ajo e ka organizue. E tashti une rrafsh gjasht’ [6] vjet nuk jum shku tu motra jem aty, sallë qi u kânë, edhe i kanë pasë dyqin [200] metra nërmjet, me shpija. Veç sall qi e kum pasë t’fejume gjasht’ [6] vjet, tu motra jeme s’jum shku. Dikurna e pava qi…. thashë, une du me metë pa shku tu motra hiç, thashë, m’u bâ zi s’bahët! (qesh). Atëherë kum fillue.

TA: (qesh) Po sa vjet... Sa vjet je feju ti? Sa vjet i ke pasë kur t’kanë feju? 

MA: Kur e kum fejue?

TA: Po. Ti?

MA: Une i kum pasë gjashtëmdhet’ [16] vjet. 

TA: Gjashtëmdhetë [16]. Edhe mandej dymdhet’ [12] vjet i fejum.

MA: Ajo i ka pasë dikun nja dymdhet’ [12] vjet, a qashtu, i ka pasë. Po.

TA: Ajo katër [4] vjet ma e vogël.

MA: Po. Mirëpo kur jum martu une i kum pasë nizet e non’ [29] vjet, edhe ajo i ka pasë nizet e pesë [25] vjet.

TA: Qashtu, po. Mjaftushëm.

MA: Po, për... Ajo kur i ka pasë tetmdhetë [18] vjet, ajo domethanë veç ô k`në për martesë. Edhe une, për shembull, kur i kum pasë nizet [20] vjet, hajde nizet [20] vjet jo, po kur i kum bâ nizet e dy [22] vjet qi jum ardhë bare pî ushtrie. Po, nizet e nanë [29] vjet i kum bâ.

TA: Kur vendose m’u feju, a t’vetën pak ty a po don m’u feju me këtë çikë? A e ke njoftë ti pak a shumë atë k’shtu?

MA: Paj qyre, Teutë, ô kânë rasti jo mu m’vetë, po çika e vllaut...

TA: Po.

MA: Ajo çika e vllaut, domethanë, ô kânë pak para meje, po jon’ kânë tuj e lypë edhe njo tjetër kun tuj lypë. E tashti erdh hesapi ata dy [2] part për ni [1] ditë, domethanë, u pajtun me ma dhanë, edhe thuja qi dy [2] partë, a din, me na bâ përhajr. Atëherë vllau jem s’ka mujt mu m’vetë mu direkt, po e ka shti çikën, “Vete Mujin cillën p’e don?”. Une k’ta e kisha pâ, se e kisha... vike tu motra jeme aty. Bile shpesh e keshsha, e a din, masanena thojsha, “Bojse, qysh u bâna budallë e t’morra?” (qesh).

TA: (qesh)

MA: E k’tâ khâ nuk e kisha pâ. Atëherë m’veti ajo çika vllaut, “Qishtu, qishtu ô puna. Cillën po thu?”, “Po”, thashë, “vallai, për hatër ton, masi ti ke...”, a din, “ke organizu atje ma s’shumti…”. Edhe me motër t’sajna kjo çika vllaut tem kanë pasë nifarë jaranije, me motër t’saj, t’shoqës tem.

TA: Po.

MA: Thashë, “Qato p’e pranoj.”. Qaq shumë, a din, ô kanë pytja për te une, se jo valla hallku qi e ka bâe.

TA: E përmene pak edhe ushtrinë, ushtar kur je shku…

MA: Po.

TA: Hajt kallxom pak për qat kohë. Qysh e ke përjetu? Qysh t’kanë thirrë? Komplet… Sa ke nejt’? Ku je kânë ushtar?

MA: Ushtar… Tash ma s’pari, niherë kur jom shkue ushtar, se une jom kânë i dobt pî shnete dajm. Pezdhet’ e gjashtë [56] killa i kom pasë, se na matshin. Kur jemi shkue, jum shku n’Mostar, na nuk kemi ditë at’herë, s’i kanë kallxu, veç përcjellsi ô kânë edhe t’ka çu dej n’ven, as s’kum ditë ku shkojmë hiç. Kemi mrri natën n’Mostar. Aty i kom bâ gjasht’ [6] muj. Ato ushtrimet e para qi duhet, domethanë, ushtria… çdo ushtarë duhet m’i bâ gjasht’ [6] muj ushtrime. E kur i kemi kry ato ushtrime se na jemi kânë për kufitarë, po qaj batalon qi jom kon une ata jon’ kânë... kanë ushtru për kufi t’Shipnisë. Po kur erdh puna për me shku n’kufi, na çka jemi kânë shiptarë asnjo nuk na çun n’kufi t’Shipnisë se s’besojshin. Na qi e krym detyrën, qit detyrë domethanë, masi jem shiptarë, ata shiptarë, ata.

TA: Po.

MA: Edhe na kanë çue për n’kufi t’Austrisë, na kanë çu n’Lublanë, n’Slloveni. Mirëpo une djalin e mixhs qi e kum pasë t’ikun n’Shipni, edhe tashti qato dokumenta pej komunje m’kanë përcjellë mue, krejt komuna domethanë mas meje jon’ ardhë. Kur ke puna me shku n’kufi t’Austrisë, m’vetën, “Çka e ki”, për emër, “Demën?”, thashë, “Djalë t’axhs.”, “Për çka ô dalë?” Tana kallxova për çka. E ka pagu ni sërbe qitu, e kur u ra partija, at’herë ato dashtën me likfidue, po u mshef e u ikë natën, u dalë qat natë për Shipni me gjithë atë sërben. Edhe nejse tash, as n’kufi t’Austrisë nuk um lan’, e pej atjehit tana m’kanë kthy n’Kroaci, edhe i kom bâ tanashi dymdhet’ [12] muj, nifarë qyteti… Nejse, mas Zagrebi osht qyteti ma i njoftun Karllovci, i Kroacisë. Aty jom kânë dymdhet] [12] muj, tana m’kanë çue n’terren, jom kânë n’Rekë atje. Veç une detyrë, si detyrë e kum kry, sa ajo ô kânë depo ushtarake domethanë aty. E kemi pasë depot edhe n’Rekë, e une tanashi m’kanë çu edhe n’Rekë. Jom kânë edhe nëpër... se ajo ô kânë edhe për krejt Slloveninë, për Kroacinë jom kânë kurrir.

TA: Çka je kânë?

MA: Kurrir. Kurriri u dufke, e ka pasë detyrë domethanë me çue postën, për shembull, çka u dufke, farë urdhnese me ja çu atyne garnizonev t’ushtrisë. U dufke m’i çue. E une qashtu qi u deshke me shkue nëpër krejt Kroacinë, e nëpër Slloveni e m’i çu ato. Bile, se ô kânë lejue qat’here, se ushtarët s’kanë guxue me pasë flokë tej qat’here. Qat’here u leju, tre [3] santin.

TA: A po a?

MA: Po, m’i majtë. A une nuk e di qysh vallai, veç me t’vërtetë, a din, nuk ô mirë me thanë veç m’kanë dashtë edhe ata oficerat krejt ça jon’ kânë, se edhe si ushtar jom kânë ushtar i mirë. E une i kum pasë flokt dej n’dhetë [10] santin. Po mirë, masi isha kurrir, m’qiti puna n’Rekë, me shku atje n’garnizon t’Reks. Po aj ka pasë edhe qyteti, domethanë kujdestarë. Ni [1] oficer, domethanë, me kânë kujdestar për krejt qytetin, për ushtartët e qati qyteti. Une edhe tuj shku nëpër qytet aty, e tej sa ai kapitën me grada, tej qi e kish atë frakën e kuqe n’dorë k’tu, e përshëndeta. Kur e përshëndeta, tha, “Paja khâ!”. Kur shkova, ma hoq kapuçin, tha, “Flokt! Çka je ti?”, thashë, “A p’e shini çka jom? Ushtar.”, tha, “Po, ushtar. Ka po guxon m’i majtë ti flokt k’shtu?”, thashë, “Paj m’i kanë leju qashtu.”, “Hajde me mue.”. M’çon atje tu aj berberi i ushtrisë. “Thashë çka po don?”, tha, “Me t’i hjekë flokt.”, thashë, “Ja, une jom ushtar. Edhe une”, thashë, “nuk jom tu jetu n’mal, po përkundrazi jom kurrir i ni depoje.”, thashë, “Une i kom oficerat e mi, me dashtë ata me m’i hjekë flokt ata m’i hjekun vetë, e nuk kini nevojë me m’i hjekë.”, tha, “Nuk po t’veti une.”, thashë, “Jo vetë. Mu mos um vet, po vete filanin me telefon.”. E thirri. Kur e thirri, aj ô kânë major me grada, tha, “Lshomani kurririn tem, se une di edhe unë m’i ja hjekë flokt”, tha, “po s’kini nevojë ju.”, tha, “Bile funi mujit, as qi kini pasë t’drejtë as m’i malltretu ushtarin tem.”, tha, “se aty jom une përgjegjës për tâ.”. E m’lshun, veç shtirë boll… (qesh).

TA: (qesh)

MA: Une jum kânë… Kur jum kânë, se u bojke rekrutimi domethanë, na matshin atje para se me shku ushtarë gati ni [1] vit, edhe na e caktojshin gjininë ushtarake. Edhe mu aty nejse m’lan për kufitar. Edhe kufitart e kanë pasë tri [3] vjet, kufitart tri [3] vjet, edhe marinart e kanë pasë katër [4] vjet me bâ ushtrinë. Mirëpo, qat kohë domethanë kur shkova une ushtar, atëherë u nrru ligji, u bâ dy [2] vjet. 

TA: Aha. Ma pak.

MA: Une qashtu qi... Dy [2] vjet i kum bâ ushtar. 

TA: Kur u ktheve mandej, a kish ndryshu atje n’shpi? Qysh t’pritën njerzit? A kish ndryshu puna, rrethanat n’shpi…? Qysh tu dok?

MA: E mori Teutë, une k’to sene qi du m’i folë tash nuk jon’ t’mira, se shumë do gjana edhe qi jon’ t’vërteta nuk ô mirë domethanë m’u... qysh me thanë... m’u përdorë n’opinjon qi po thonë tashti. Veç qi vllaznit e mi kur jom ardhë une n’pushim, jom ardhë me flokë. Veç jon’ nejtë me mu qat ditën e parë, kom nejtë, nizet e dy [22] ditë se m’diq ni kunatë qat kohë sa kesh n’pushim, edhe mo s’kanë folë me mu, “Për çka je bâ me flokë?”. Edhe atë ditë kur jom kthye, se pej Sineje, nifarë... atëherë me tren, Budisalc thirret qikhâ ni stacion, osht dikun nja nizet e katër-pesë [24-25] killometra pej khâhit n’kâmë me shku dej atje. Edhe atë ditë dy [2] vllaznit e mi, njâni ô dalë ô shkue, aj qi ô kanë zot shpije, i madh ô shku dika, ky i dyti i ka lshu lôpt qi s’i ka rujtë lôpt asnihere, sallë mos me kânë aty mu m’përcjellë. Po deshta me t’kallxu edhe ato vujtjet e mija personalisht. Edhe ni dajë i jemi, djalë i dajs, osht ardhë me mu deri n’Budisalc atje mu m’nimu, mu m’përcjellë. Nejse, jum shku une atje, edhe i kum thanë k’ti vllaut t’dytë, thashë, “Besën po ta jepi qi kur t’lshohna nuk kom me t’ardhë me flokë.”. Mirëpo aj… tash une m’i hjekë floktë atje nuk u bojke, me t’thanë t’drejtën, se une, shoqnia... pasha besën Teutë, kur i kom marrë qi m’i kanë çu teshat, m’i kishin çue do apanga qishtu t’gumës qi jon’ kaon dale, qeso t’llastikut. Aponga, m’i kishin çue. E mu m’vike inati tash me m’i pâ mu apangat e i kum m’shefë, s’i kum kallxu hiç. E jum shku tu aj magacinjeri qi i bajke domethanë k’to rrobat ushtarake. Ja kom lypë niparë kpucë, kum thanë me shku dej tu shpija, “M’i kanë çu kpuctë, po po m’vinë t’vogla, e s’po muj m’i mathë. A bon e ja’u kthej.”. Aj m’i dha. Tha, “Mos m’i kthe hiç.”. E i kom mathë ato, mos me m’i pa apongt ushtart aty, shoqnia jeme. Kur erdha me menim thashë, n’Gjyrakoc qitu ô kânë ni berber, thashë m’i hjekë flokt aty. Kur erdha aty, aj e kish pa mshelë, ke vonë. N’Istog k’tu e disha qi s’bon, e dajtë i kum pasë qitu, nja... me thanë një pesqin [500] metra ma poshtë. Jom ardhë tu dajtë, thashë le t’mi hjekë daja. Po as aj s’kish pasë me shka m’i hjekë, k’so maqinë s’kish. E meta pa i hjekë. Pasha zotën Teutë, beso kom nejtë dekterna kom hangër darkë tu dajtë. E masdarke jum shkue, e kur jum shkue... se dhomën qi e ka pasë nâna jeme, bâba m’ka pas dekë përpara, flejsha unë me nânën. E kum pasë përmi, përfuni ô kânë kuzhina që rrishin familja, po ô kanë dysheme me drrasa. E vetmja qajo dhomë e jemja ô kânë, tjerat jon’ kânë me dhé krejt. E m’ka ni nâna kur jom hi aty. Jon’ kânë… ishin kânë tuj hangër darkë. Veç kur osht ardhë, kur osht ardhë e ka çelë derën, m’ka pa mu ungjun. U çova une. Tashti ajo tu u tutë qi... për shka jom ardhë aty n’dhomë, e s’jom shku atje. E mos kum pru une farë femne, mos kum marrë atje, se bojke vaki u martojshin. Po kqyrë… Thashë, “Po ti hajde vetem mu, çka po kqyrë anena?”, “Hajde atje poshtë!”, thashë, “Jo vallai, s’muj se ja kom dhanë besën vllaut qi flokt kom m’i hjekë, e thuj vllaut le t’vjen, le t’mi hjekë flokt.”. E kishim na ni maqinë t’dorës, e kum pa ble une. “Paj, hajde atje poshtë.”, thashë, “Kum bâ be, kum dhanë besë, kum dhanë.”. E osht ardhë tana aj vllau, “Jo, hajde”, thashë, “Ja-a, besen nuk du me thy. Ta kum dhanë besën e du m’i hjekë.”. E m’i ka hjekë flokt aty. E tanashi hajt… kur erdh puna masi qi u martova... Paj, m’vike inati bre Teutë, pasha Zotën, tânë me flokë une pa flokë. E i l’shova. Pasha Zotën, beso, njo ni [1] motmot gati qi s’ka folë qaj vllau me mue, pse i kum lshu flokt s’ka folë me mu. Qaso jete kum pasë.

TA: Tash po du me dalë pak te ni temë ma e letë nashta për ty... (qesh).

MA: (qesh)

TA: Se t’shtina n’do kujtime pak ma t’ndishme. E di përpara që Shën Gjergji ô festu. Përpara...

MA: Qysh?

TA: E di që Shën Gjergjin e keni festu. A po? Shumica e kanë festu.

MA: Po, po. Shumë mire. Po, valla. 

TA: Po. E qashtu po du pak me t’vetë.

MA: Edhe Bozhiqin!

TA: Edhe Boxhiqin. Me m’kallxu për qeto, për qeto festa pak… qysh i keni pritë?

MA: Po t’kallxoj se me t’vërtetë k’to jon’ kânë t’imponume pej rezhimit sërb. Domethanë, se me ni mnyrë edhe hoxhallartë jon’ kânë t’pagum. Thojshin, “Feja e jonë edhe feja ortodokse”, domethanë, kjo krishtere, sërbe, “jon’ sa nifarë cipe e keps qi osht e hollë nërmjet atyne fletve, qaq ka nërmjet”, domethanë, “feja.”. K’to dy [2] fe. K’ta qi jon’ kânë, jon’ kânë ni [1] komb me fe katolike. Ata i bojshin domethanë si ma… ma t’largt, sa qi thojshin hoxhallart’ ktynehere, “Me dashtë m’u ba katalik duhet niherë m’u bâ ortodoks, ani tana me kalu m’u bâ katalik. Apo kataliku me dalë m’u bâ muslimon, duhet m’u bâ ortodoks ani m’u bâ muslimon.”. Se jon’ kânë edhe hoxhollart t’pagum pej shtetit serb, po menoj për n’kohë t’kralit atëhere qi ô kanë. Se bile jon’ kânë do k’si ‘imam’ u thirrshin, sërbisht ‘derzhavni imom’, e kish nimi e dyqin [1200] dinarë rrogën. Nimi e dyqin [1200] dinarë bojshin ni [1] pen’ kije. Ata jon’ kânë t’pagum. E qashtu qi ô kânë diqysh nifarë, nifarë… nërmjet feve ô kânë shumë… na largojshin. E qi thae ti, e kemi festue Bozhiqin, nuk e kem festue ditën e Krishtlindjev qi osht domethanë e katolikve, qi jemi kânë na shiptarë, e kemi rrjedhën domethanë ni komb, po t’ktyne t’sërbve. Shingjergjin qi the ti, mule me qitë diçka për... me bâ ni sillë t’mirë, e jo mu çu herët, besa me marrë rrema e me qitë nëpër zida, e nëpër avli, e nëpër... rrema domethanë fletën me lula, e me... ku di une. Edhe nâtje mu çu herët dikush e me hithi me shku m’i lagë ton familjen, me ujë me hithi. Domethanë e kemi festu. Bozhiqin u dufke domethanë, “Ma s’pari”, thojshin, “duhet m’i ngi lôpt, m’i ngi dhêt, mu ju qitë sa t’mujnë me hangër, pulat.”. Edhe domethanë me bâ ni darkë t’mirë. Edhe me hangër diçka pej tanave: arra, molla, ftoj, çka kishim domethanë p’i pemve. Aj bile e kallxojshin, se k’ta katalikt e kishin pasë adet, a din, për Bozhiq me marë ni arrë, edhe me thanë, ‘qysh osht kjo arrë plot, qashtu vatha’, e domethanë, ‘e qashtu hamari, e qashtu k’to me kânë plot gjâ, e plot bereqet’. Edhe njani, kur e pâ, e dul n’Shterrpc... aj vllau i tina tha, “Ô Zot”, tha, “bon qysh t’dush vetë, e mos e ngo ket v’llaun tem ka...”, me nêr me thane, “ka han...” (qesh).

TA: (qesh)

MA: E veç po du me thanë e kemi festue. Nejse, t’paska kallxu zaher dikush ty (qesh).

TA: (qesh) Po n’përgjithësi ktyneherë jon’ festu k’to festa. E dimë.

MA: Po k’to jon’ kânë, s’po di qysh me t’thanë, as s’munesh me thanë qi jon’ kânë tradita komtare, as fetare, as… veç k’to jon’ kânë t’imponume pej rezhimit sërb ma tepër.

TA: Për Shëngjergjin... Për Shëngjergjin s’po di çka me thane, Nashta pak...

MA: A?

TA: Për Shëngjergjin. Nashta nuk ô njejtë si...

MA: Paj, Shin Gjergji… Qyre se Shingjergji osht interesant, qi ata edhe katalikt e fesotjnë. 

TA: Po me çfarë date e man men ti qi e keni festu Shëngjergjin?

MA: A?

TA: Me çfarë dite e ke festu Shëngjergjin? 

MA: Me çfarë dite?

TA: Po. Kur ô kânë Shëngjergji?

MA: Paj, me gjashtë [6] maj osht.

TA: Me gjashtë [6] maj.

MA: Po, me gjashtë [6] maj. Plus asajna ô kânë edhe tri [3] ditë u majke, e treta ditë u bojke tubimi n’Bajë. Aty gjith ditën e lume valle me muzikë, me kongtarë, me... shkojshim domethanë k’ta me tuli lloj gjellnash aty për me hangër aj popull, u mlidhshin aty. Une nuk kum shku asnihere. Veç shkojshin valla, tânë, me gra e me çika. E t’tretën e dits ajo u bojke aty domethanë. Po, me punu s’punojshim.

TA: Pse?

MA: Festë, domethanë.

TA: Aha. Festë.

MA: Po aj budallaku i tyne, thojshin, “Me punue qat t’dytën e dits bjen breshën verës.”! Qaq jon’ kânë... jon’ kânë... me ni m’nyrë naivë. Domethanë, sa qi ju besojshin do gjânave t’kota. Çka Perënija, çka ka lidhje me festat? Po nejse. Qashtu.

TA: Përpara, k’shtu thae ti ju kanë besu, ka pasë bestytni t’ndryshme. E k’shtu, a ka... njërzit a jon’ tutë pî m’syshit?

MA: Pej m’syshi?

TA: Po. 

MA: Paj Teutë, jon’ tutë. Jon’ tutë. Paj edhe sot besa ka. Po nuk e di çka me t’thanë… me ni mnyrë edhe shkenctarisht osht, domethanë, e parapame qi ka sy, qi osht qaq negativ sa qi munet me shkaktu dom.

TA: A di naj rast qi k’shtu pî msyshit najkush ka pasë naj problem ose diçka k’shtu? 

MA: Po at’here u dufke ma tepër... shkojshin kshyrshin tu qita falltort, a di, qi qitshin fall. E jo ka msysha, ma tepër edhe jo ka t’bame... Domethanë i llogaritshin dofarë serihesh qi ju thojshin.

TA: Po. Magji.

MA: Ka t’bame. Qito jon’ përdorë. Sikur tash k’ta mjekët qi për çdo s’muje, ‘valla, unazat jon’ n’pytje.’ (qesh).

TA: (qesh) E kur jeni smu atëherë te mjeku a keni shku a ma tepër keni përdorë k’si ilaçe popullore qi i kini bâ vetë? Kallxom. 

MA: Paj, dekterna vonë... dekterna vonë une e di kur jashta n’Pejë, se s’ka pasë mjekë. Une t’tregova qi nâna jeme u desht mu m’çu mu n’Pejë at’here. Natën me shku besa, ani atëherë ô kanë shtirë se shkijët vrajshin njerëz, domethanë shiptarë, e jon’ ra qikhâ ni rrugë ô përskej mali, me dajë temin, natën, n’mëngjes kanë mrri atje n’Pejë. E m’ka kqyrë tanashi mjeku, e at’herë edhe s’ka pasë barnatore, po mjeku i ka majtë ato ilaçna vetë. Po mirëpo ma tepër jemi marrë edhe me... me k’so barna çka dikush i ka... apo i ka provue, apo pej dikuj i ka nie. Veç jon’ marë domethanë me qiso, me shumë vite.

TA: Po.

MA: Po tash, edhe për... Bâba jem ô plagosë n’kohë t’kralit at’here. Une s’e mrri, atëhere s’jom kânë hiç. Veç ô plagosë sa qi e ka pasë qitu n’fun t’brive, kur i ka ra plumi, edhe nja.. me thanë nja pesë [5] santin ngat kurrizit shpins, kur i ka dalë plumi n’anë t’shmajtë. Po, mirëpo zemrën s’e ka prekë, po nër zemër i ka depërtu, edhe s’e kanë çu tu mjeku hiç, qashtu e kanë mjekue.

TA: Qysh?

MA: Tuj maru qiso fare… domethanë, dofarë barnash, tuj maru vetë pej dishkafit. S’e di as vetë vallahi, veç me shumicë djath. A p’e di çka ô djathi?

TA: Qysh jo...!

MA: Atëhere kur e kanë nxânë djathin pa i qitë krypë… qashtu siç ô nxanë e kanë marrë e ja kanë lidhë varrën me qasi djathi. E aj me ni mnyrë, edhe si dezinfikus, po mirpo edhe shërus. Domethanë, për me ja afru varrën, mos m’u zgjonu me djathë e kanë... ô mjeku. Aj bile... Se edhe ni rast po t’thom, ajo… une atâ s’e kum mrri, veç e kum mrrie atë personin qi u plagosë. Se k’tu n’fshatin tonë serbt qi jon’, ata jon’ kânë shaljanë shumica, me fis. Edhe jon’ kânë Krasniqi do, edhe veç ni shpi ô kânë Berishë. E dy [2] shpija, dy [2] familje, shpija jo, po familje jon’ kânë, ata jon’ kânë pa fise. Ata jon’ kânë original, domethanë, sërbë. Se k’ta qi nuk kanë pasë fise, k’ta jon’ kânë ortodoks. Domethanë, jon’ asimilue prej ortodoksie jon’ ba sërbë masi qi osht ardhë ky rezhimi sërb k’tu dikun. Nuk e di tash n’cilin shekull ô kânë ajo punë, veç ata (nuk kuptohet) kur jon’ ardhë, ata dikun jon’ ardhë, kujtoj t’nimdhetin [11]  shekull… (nuk kuptohet). Ata dikun, niqin e nizet’ [120] vjet kanë mretnu k’tu. E domethanë veç qi... k’ta serbt e Sines, bile qaq k’ta qi jon’ kânë dy [2] familje, ato jon’ kânën diku nja pezdhetë [50] shpi, ato dy [2]  familje, veç do jon’ thirrë, mbiemnin e kanë pasë Zuviç, do Pumpalloviç. Edhe kurrë nërmje veti martu s’jon’. Njani ô kânë bile… ô kanë korril n’shkollë. E ka marrë Pumpalloviç ô kanë, e ka marrë njo pi k’tyne Zuviçve. Domethanë, k’ta qi jon’ kânë me fis Shaljanë jon’ bashku tash ata, domethanë kusheritë e tina atje edhe me përjashtue, me qitë pej katuni krejt, pse me e marrë ata n’fis t’vetin, grunë. Po njo i Krasniqës, aj ô kânë kumar i jemi, se ja ka hjekë flokt motrës teme, ô kanë atëhere kanë nxanë kumari, edhe une shka e kum pasë ni kumar. Aj nuk i len, thotë, “Moni!”, thotë, “Larg jon’ k’ta Pumpalloviç, aj Zuviç, s’ka lidhje hiçu.”. Nejse se kanë dashtë me përjashtue, sallë qi u martu me fis t’vetin. Po du me thanë qi ata jon’ kânë ortodoksë, edhe k’ta qi jon’ kanë domethanë qita t’Krasniqes edhe k’ta. Bile ô kon ardhë dikun n’gjadhet e katërtën [64], n’vitin gjadhet e katër [64] aj ish kanë n’fakulltet t’historisë, edhe ki pas... e kish pa marë për temë prejardhjen e popullit, domethanë n’qit territorin e Istogut. E osht ardhë edhe n’Sine aty, e i ka bâ pytje do pleqve, do sërbve. E bash ni plak i qetyne Zuviç, i thot, “Na e kemi prejardhjen pej Malsisë Shkodrës. Se njanin e kishin pa vra atje, e e ki lon grunë me dy [2] fmi. Ajo gruja e tina e paska pasë emnin Xufë. Edhe i merr ata dy [2] fmi se vnu zullumin, gra e burrë tuj bâ zullum, edhe ô ikë. Ka ardhë e ô vendosë qitu n’Sine, se khâ edhe jon’ kânë t’ardhun edhe do tonët aty, domethanë t’vjetër. E ô vendosë aty, po ata… Ajo domethanë me fe ortodokse. Edhe tashti, “Neve”, tha, “na ka metë”, tu ju thanë aty djelve kur u dekë ajo, domethanë Xufiçi, domethanë djelt e Xufs. Po tana ka pas shkru aj, qajfarë… nejse, qi ô kanë për histori qi ka msu,  tha, “Sa mirë e theksojke plaku”, Illku ni plak i ka pasë nadhet [90] vjet, “shkronjën X”, qi n’alfabetin e tyne nuk kanë X. Tha, “E masi s’kem pasë na n’alfabet tonin X ô deshtë me e shnrrue”, na e kanë bâ Zuviçi, se na Xufiçi jemi thirrë. Domethanë t’Xufs. E qashtu qi deshta me e lidhë k’ta qi... k’ta, shumica sërbve, k’tu janë ortodoks po janë asimilue, masi qi jon’ ardhën edhe sërbt k’tu qashtu qi jon’... Edhe n’kohë t’Turkijës kanë pasë edhe presion për me e ndrru fenë. Se edhe vetë territori t’kallxon qi bytël, çka jon’ kânë muslimon i kanë venet ma t’mirët. Pse? Qaj qi e ka pranu fenë islame, ja kanë bâ t’mundshme domethanë, se at’herë toka e beglerve ô kânë krejt, e kanë bâ t’mundshme me ja’v dhanë do tokë t’mirë. E çka s’kanë dashtë me pranu fenë islame i kanë lanë n’do vene ma t’gjujtunit. Se me t’vërtetë edhe katalikt qi i kem na k’tu, jon’ do katune qitu, për besë jon’ shumë..., po menoj k’shtu territor osht shumë i dobët, n’krahasim me k’to venet ku jetojnë k’ta muslimont. Se ato krejt n’kohë t’Turkisë jon’ bâ.

TA: Po, po, po. 

MA: K’shtu, Teutë. 

TA: A po ma tregon qat anekdotën me pashën tash?

MA: Aj koka kanë njâ pleqnar, si n’formë gjykatsi, si fola edhe për Ramadan Shabanin, Xhemajl Obrinë e k’ta. Edhe aj koka kânë, nejse nifarë pleqnari, mirëpo pashs i vike inati pse mos me shkue tu pasha, po aj m’i nreqë k’to punë, k’to pajtime, k’to m’u bâ. Edhe e thrret, thotë, “A je qaj qi...”, thotë, “Paj, une qito cikrrime çka jon’ si ma t’vogla i nreqi e i pajtoj njerëzit.”, thotë, “Mirë”, thotë, “Masi e bon kët punë, katër [4] pytje kom me t’i bâ, nëse nuk din m’u m’përgjegjë, ka me t’qitë n’konop.”. Atëherë ô kânë konopi domethanë se dej qitu i kanë qitë n’konop, nifarë Esat Pasha, për ni [1] gabim ma t’voglin. Edhe ja bon, thotë, “Mu m’kallxu, dhet’ [10] ditë ki afat, mu m’kallxu kush ô ma i pasuni n’botë, edhe kush ô ma i vorfuni, edhe kush ô ma i meçmi, edhe ma s’budalla?”. Tash ky tuj u menue... meno ata, po çka dike ai tash menimin e pashs! Edhe shkon tuj u dobsu qashtu. E p’e sheh bâba i vet, dishka ô ra n’kasavet, e e vetë. Aj… ish afru koha domethanë t’nesrit u dufke mu shku tu pasha. Thotë, “Vallai, bâbë, nesra kom mu shku edhe me râ n’konop.”, “Për çka bre birë?”, tha, “Qishtu, qishtu”, tha, “Pasha m’ka thanë qito katër pytje i kie, mos m’u përgjegjsh kom me t’qitë n’konop.”, “Cillat jon’ ato?”, tha, “Qito t’katrat.”, “Pse bre birë mos mu m’kallxu ti mu herët, po me e munu veten kaq ditë, qi k’to jon’ krejt t’leta, ha?”, tha, “Kur t’vetë kush ô ma i pasuni n’dynje, thu qajo bi qi e ka gjininë.”. A p’e din gjini çka do me thanë? 

TA: Po. Po, po. Qysh jo. 

MA: “Kush ô ma i vorfuni? Ma e vorfuna osht qajo qi s’ka gjini se osht, gjithmonë osht e shtypune, se s’ka kush...”, se une ma s’pari kur jum martue, gruja jeme m’ka thanë... nisa une m’i bërtitë diçka, tha, “A e di qi jom motra e shtat’ [7] vllaznive?” (qesh).

TA: (qesh) 

MA: Nejse, tha, “Kur t’vetë kush ô ma i meçmi n’kit dynje, thuj ma i meçmi n’kit dynje ô qaj fmi, tash m’fal n’shprehje, qaj fmi qi rritët n’gji t’nâns vet. E ma s’budalla osht qaj qi rritët me tamël t’lops.”. Se edhe atëherë ka pasë k’so raste. Tha, “Po nashti s’mi pranon.”, “Jo, k’to t’i pranon. Veç kur t’i pranon qito, ki me i thanë pâshs, ‘zotni pashë, simas qetyne pytjeve qi m’i ke bâ ti me tana gjasat ti je i rritun me tamël t’lops.”, domethanë budalla ma i madhi n’dyje. 

TA: (qesh)

MA: Tha, “Qysh...”, po tha, “s’guzoj.”, tha, “Thuj ti qlirë.”. Hajt... shkoi. Kur shkoi, nejse, pytjen e parë, tha, “Kush ô ma i pasuni?”, tha, “Qajo bi qi e ka gjininë.”, “Aaa”, tha, “mirë.”. Edhe nejse, “Ma i vorfuni?”, tha, “Osht qajo qi s’ka gjini.”. Edhe ajo mirë. “Po kush ô ma i meçmi n’kit botë?”, tha, “Osht ma i meçmi qaj qi rritët n’gji t’nâns vet.”, “Eee mire”, edhe ajo. “E ma s’budalla osht qaj qi rritet me tamël t’lops.”, tha, “Bravo!”. 

TA: (qesh)

MA: “Katrat ja ki qillu”, tha, “veç vazhdo!”. “Mirë”, thotë, “bre zotni pashë, po a bon une ty me ta bâ ni pytje?”, tha, “Po more.”, tha, “Simas qityne pytjev qi mi ke bâ ti mue, me tona gjasat ti je i rritun me tamël t’lops.”, domethanë budalla ma i madhi n’dynjâ. Thotë, “Pasha Zotën, e vërtetë osht se bâba jem ô kânë beg, beglera, e ka pasë pasuni t’madhe.”. Edhe tash, m’fal n’shprehje, nuk ka pasë qef mu ju damtu gruja, e si jum lé une m’ka da pej gjini e m’ka rritë me tamël, e sahi qashtu ô. Po ti tashti mu m’kall’xu mue, kush t’ka m’su?”, tha, “Jo, kurkush.”, tha, “Për ato pytje po t’i prenoj qi i ke ditë vetë, qitâ vetë s’kishe guxu me ma thanë, po dikush t’paska m’su.”, “Valla, bâba.”. Deshta me lidhën k’ta qi plaku... edhepse ô kânë plak apet ma mirë ka ditë se djali (qesh).

TA: (qesh) Po, e vërtetë. A ka naj ngjarje n’jetën tâne qi ti kishe dashtë me nda me neve? 

MA: Paj ngjarje... s’po di tash çka me thanë. Veç qi si thmi veç t’kallxova, s’kum ça me thanë diçka kurxho domethanë t’lavdushme. Për t’rritun, tash n’shkollë fillore kur jum kânë, na jemi kânë, ni klasë ô kânë, a di, si ma... qysh me thanë, e mjerushme. Jemi kânë do n’klasë t’dytë dogri. Ô kânë edhe klasa e parë. Edhe tashti u dufke gjysa e klasës, anena klasa e parë, gjysa knena, klasa e dytë, e ni m’sus. E une domethanë se u dufke masdite, sërbt u dufke n’qat klasë se shpi private ô kânë, e tash u dufke, për shemull, me na dhanë msim neve përmrena qasaj ore, edhe n’klasë t’dytë edhe n’klasë t’parë. Qashtu qi ô kânë po menoj edhe shkolla atëhere, po ma tepër ô kânë interesimi atëhere, doemthanë [më shumë] se sa tashti edhe pse ô kânë n’qat gjendje. Tana tjetra, se atëherë u majshin k’shtu konferenca shumë, po menoj k’ta msusat. Vallai, asnihere ajo shkolla jonë nuk e ka ndërpre msimin se msusi kur shkojke n’konferencë m’lejke mu, une e majsha orën për dy klast, edhe si nxans. E po thom, jom kânë me ni mnyrë i interesum n’qat punë, ku jom kanë: si ushtar, si n’shkollë mâ s’kom çka me thanë. Tri [3] vjet ato jon’ kânë, veç si edhe n’mjeshtëri qashtu. Po, për martesë si kallxova s’kom çka me thanë masi... se une ma s’pari nihere jum kânë, paj s’po di tashti... me i k’shtu me i përfshi ma shkurt. Veç une kom thanë, pej Zoti i kom tri [3] dhuraTA: nja [1], qi shnetë s’kum pasë kurrë sa duhet; edhe e dyta, as pasuni s’kum pasë; edhe e treta, as s’kum pasë hijeshi, qi me thanë, a din... Se tash njeri me kânë i bukur e i pashëm edhe me kânë, a din, mos me kânë qaq i shnoshë ô diqysh. Edhe me pasë shnetë edhe mos me kânë n’hije, shneta pak t’bjen. Po qito tri [3] sene i kom pasë pej Perenije qi domethanë jom kânë i qetë (qesh).

TA: Pse po thu?

MA: A?

TA: Pse ashtu po thu?

MA: Paj, qashtu. Se ma s’pari niherë, une shpesh si n’humorizëm i thom qi ata miqtë e mi, dymdhet’ [12] vjet qi ma kanë majtë nusen tuj majtë ‘ha mos po des’. Se une nime i lodhun, i dobt, e tu ju thanë hajde... Se bash ka pasë rast ô shku dikush ka thanë qi ai e ka… atëherë tuberkullzi u kânë s’muje e pashërushme. Nashta ke ni për atë s’muje.

TA: Po.

MA: Tu ju thanë qi ky e ka tuberkullozën, për mu. Edhe qashtu. Po dikur kur e panë qi une me dekë s’po des, atëhere nejse ma dhanë çikën. Qashtu. Po pishmon jon’ kânë boll, valla. Po nejse, qato sene jon’ kânë qi une jom kânë, qysh me thanë, as s’kum pasë diçka qi me m’livdu dikush për diçka veç kom liftue qi me ni mnyrë, bare me qit gojë, m’u munue, m’u përpjekë, a di, me çka kum mujtë qi me pasë miq e mos me pasë armiq. 

TA: Çfarë raporti ke pasë me grunë, me grunë tâne, me nusën tane?

MA: Me grun teme? Me grun teme n’fillim s’kem pasë raporte t’mira hiç.

TA: Pse?

MA: Paj, me ni anë me t’vërtetë i ka pasë edhe vllaznit, jon’ kânë… edhe sot jon’, domethanë diçka s’jon’ kânë bash bash t’pjekun pej fjalëve. Edhe s’ka pasë... Qe ni moment.

TA: Po.

MA: Shkova. E ka pasë vllaun e madh, ô kânë nja tetë [8] vjet përpara, ma i vjetër se gruja jeme. Shkova me gru une. Kur shkova aj i marke do tesha n’Zagreb qaty, e i marke i ngushtojke, i kepke me dorë. E ish ungjë qaty. Kjo shoqja jeme si jemi hy aty, tha, “Valla, po m’dokësh si ata kallajxhitë.”. I shkojshin ata kallajxhitë qi kallaitshin sene, çërgash. Aj po ma bon tha, “A p’e nin grunë tâne shka po m’thot?”, thashë, “Jooo, motra jote po thot, se gruja jeme jo.”, tha, “Jo vallai, gruja jote.”, thashë, “Vallai, jo. Se te kisha marrë nër nizet [20] vjeç kishe pasë t’drejtë me thanë gruja jote se atâ e ki pasë edukatë temen, po e kum marë nizet e pesë [25] vjeç e ajo atë edukatë e ka pej juve.”. Deshta me thanë qi nuk ô kânë qaq e pjekun, mirëpo gradualisht une edhe me… a di, me fjalë t’mira, me fjalë t’buta e merrsha. Jo qi me thanë meee... E kum pa pru domethanë qaq ni kohë… domethanë kemi pasë jetë t’mirë. A tanashi dikur pej pleqnie, veç ajo kuptohet qi ndryshojnë raportet tanat. Veç qi ni kohë... Vallai, tash edhe aty ai fshati jem qi jon’, thojshin qi nuk ka ndodhë, a di, qishtu dy [2] bashkshortë m’u dashtë sikurse k’ta dy, për neve.

TA: Qysh e ke thirrë grun? A e ke thirrë n’emën a jo?

MA: A?

TA: Qysh e ke thirrë grun? A e ke thirrë n’emën a jo? 

MA: Shoqe.

TA: Shoqe e ke thirrë?

MA: N’emën, veç shoqe. Edhe ajo mu shoq m’ka thirrë. Edhe niherë tani i kum thanë qi n’tona aspektet nuk t’konsideroj ty si grue, qi kanë thanë moti, rob.

TA: Po.

MA: Po t’konsideroj t’barabartë me mu.

TA: A po?

MA: Veç une due… edhe me shku barabar. Edhe mos gabo me grabitë naj hap përpara me qitë, se atëhere duhet me metë përmas. Ti po kupton, a di, k’to tjetër kuptim kanë, po une i kallxojsha qi me ma qitë naj hap përpara mos gabo. E qashtu me t’vërtetë kurrë nuk e kum çmu, apo me ni mnyrë me thanë me e nënçmu une atâ qi ajo osht gru e une burrë. Po e kum ditë t’barabartë me mu. 

TA: Kur mershe naj vendim, ma t’ransishëm diçka k’shtu për jetë, a e pytshe gjithmonë grun? A bashkëpunojshe, a u konsultojshe me to? 

MA: Kom konsultu. Tash une me t’thanë t’drejtën i kum pasë vllaznit, kohën e gatë domethanë me gru qi e kum jetue i kum pasë vllaznit. Une nuk kum pasë çka me... diçka qi me thanë me bâ dert me tâ për jetë, a din, apo për diçka për punë pse ato i vendosshin vllaznit. Une u dushna me krye urdhnin e tyne. Veç qi për tana k’to tjerat, për tana une… për shemull, pa u konsulltu me tâ une gjâ s’kum bâ. Po po edhe ajo, sahi tanashi, masi qysh me thanë veç u adaptu pak, n’këtë sistemin tem edhe ajo tanashi mirë ô sjellë. Domethanë edhe ajo për çdo gjâ e ka... a din, e ka bâ dert me mue. E për me shkue kom pasë qef me m’vetë, a din. A shkue nî here, s’jom kânë k’tu, e i kum thanë, “Mâ mos gabo kur s’jom k’tu, për pa e vetë dikon prej v’llaznive t’mi. Mos kofshin vllaznit…”, e kom pasë ni çikë t’vllaut, me e vetë atâ, ô kanë e madhe. “Jo, pse me vetë atâ? E ka nanën, e ka...”, domethanë grunë e mixhs, “Ato jon’ t’ardhne k’tu, a çika e vllaut osht e leme qitu. Qyshdo koftë ajo ka përparsi ma tepër se u lé k’tu”, a di i kum pa thanë. E jo vallai, tanashi nejse... Po n’përgjithsi nuk muj me thane… Tash nejse, m’fal, veç çka osht ma s’me ransije ô kânë e moralshme. 

TA: Ëhë.

MA: Se tuli raste ka. Jom i knaqun qi nuk kom pasë… për qaso gjânash s’kom pasë problem kurrë. Doemthanë edhe… edhe vetë jom kânë, qysh me thanë, rahat, po edhe ajo. Se tana k’to probleme qi lindin pej mosbesimi e pej… domethanë pej do... sjelljeve t’kqia tana k’to jon’ t’domshme për dy [2] part. Po tash, k’to serialet qi po’j qesin, për ato qi munet, qi don me i kuptu tamon k’shtu logjikisht, me t’vërtetë ato duhen me kânë t’vlefshëm. Pse? E sheh njeri t’mirën edhe t’keqën. Veç qi kryesisht me punë t’kqia i qetë s’munet me kânë kurrë, asnjâna palë. 

TA: Po. 

MA: Tanashi osht ni gjâ k’tu ma e dobta qi edhe po vje tu mosmarrveshja, tu çgatrrimi, tu ndarja. Ani po ndahen edhe me th’mi, ku domethanë po i ka f’minë, qi aj f’mi domethanë pa ni [1] prind duhet me metë. E për s’gjalli me metë pa ni [1] prind osht tragjedi e madhe, osht mëkat i madh. Po mirëpo nuk i logjikojnë do sene, do gjâna. Paj, ma shumica… ma jon’ marrë, se aj osht gabim me e thanë, veç moti i kanë përdorë ato fjalë, a din, qi kanë thane, “Femna, flokgatë e menshkurtë”, a di. Po moti ô kânë ajo punë. Tashti... tash jo femnat, tashti... M’fal (qesh).

TA: (qesh).

MA: Edhe naj tregim, se ti po di shumë k’shtu ngjarje ose anekdota. Edhe naj tregim k’shtu qi... Për fund me thane, ashtu pak me naj kallxu.

MA: Për çka?

TA: Ni [1] tregim për fund, se s’po du me t’lodhë edhe shumë.

MA: Paj vallai, tregim...

TA: Ose anekdotë ose diçka. Plot m’i tregve deri tash. Edhe naj njo...

MA: Ata i kem pasë do miq mas bjeshke, ata boshnjakë. Ata e përdorshin nifarë fjale boshnjakqe, po ajo osht edhe shqip, a di, thojshin, “Martesa e parë osht nafakë”, nafakë kanë thanë, domethanë fat, “Martesa e dytë osht bidatë”, bidatë domethanë se kur t’martohesh me t’dytën gru, duhet ma tepër me shku mas... domethanë mas traditave, sifateve, t’sajna se sa mas tuav, “A martesa e tretë ô taksiratë.” (qesh).

TA: (qesh).

MA: Veç qi… tash ti koke pa martu, jo me fmi, domethanë halâ je n’shkollë. Po tu tana ato, se apet du me gabue. Se ni plakë qatje n’Vrellë, ku ke dekë, vjerra ni çiks teme, i thanë, “Folna diçka”, tha, “Vallai”, tha, “Bâba m’ka lanë shumë porosi”, tha, “veç pi atyne dy [2] i kum marrë si t’vlefshme.”, tha, “Çka?”, tha, “Bâba m’ka thanë kurrë mos i nimo dikuj pa t’thirrë, se t’shkon bosh. Edhe kurrë mos e mso dikon pa t’vetë, se ti e mson e aj thotë, ‘po çka po lodhët ky, qi une di ma mirë’.” (qesh).

TA: (qesh) Une... une po du me t’falënderu shumë qi e ndave krejt kohën edhe e bamë na dy [2] qët muhabet. Ishalla nuk t’kom lodhë shumë (qesh), po falemnderit shumë për krejt k’to histori edhe përjetime që m’i tregove! 

MA: Muj me kânë me ditë, apo me pasë forcë muj me t’falënderu, edhe ish deshtë me t’falënderu shumë qi je ardhë me bâ kit bisedë me mue. Po osht zor njeri edhe me ditë me falënderue dikon. Se mu m’ka ardhë mirë shumë, edhe s’kisha pritue edhe me kânë, domethanë edhe.... edhe me udhtue për shemull, për hir tânin, edhe me udhtue s’kisha pritu për qaq çka kisha mujtë. Shumë faleminerës, bre bacë! Veç qi po m’dokët qi edhe ti e ke kuptue qi duhet m’i mbrojtë prindt, e duhet me mbrojtë edhe emnin besa qi e paske. Duhet tana k’to m’i pasë... 

TA: (qesh) Falemnderit! Shumë falemnderit! 

MA: Qishtu...