Musli Ademi

Intervistuar nga: Edita Qerimi

Vet. Jo, me ni v’lla tjetër jemi shkue n’Beograd me punue. At’here t’ri na ishmi, s’ka pasën kurfar’ asi tehnike at’here.

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

06.06.2018

Lokacioni i intervistës

Gjilan

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

MA: S’e di. Dhêt’ [10] vjet qashtu... Fati na pat pru. Edhe kur jemi shku n’klasën e paaarë, u kânën msusi i Gilanit, nifar’ Shefqet Sherifi. Aj ardhke pî Gilanit n’Bresalc, edhe aj ka punue katër [4] vjet aty. Mas katër [4] vjete tani u çel shkolla e vjetër. U kânën... përpara serbisht u kânë. Edhe jemi shkue n’shkollë. Pî katunit, pî mahallës… xhamijës, i ka dy [2] killometra deri te shkolla. Tani na erdh nî qetër msus p’ej Podujevës, nifar’... Nazif Çitaki, u thirrke. Aj deri n’klasën e shtatë [7] na ka dhânën msim. Mir’po, n’atë kohë kur shkum na n’klasën e parë, at’here s’kishmi libra, s’kishmi fletore, as s’kishmi lapsa. Msusi na i dajke ka nî laps dy [2] vetë. Fletore blejshmi. U kânë nî librari k’tu n’Gilan, qî p’i marin ato letrat për darsëm, qato... qasi i marshmi, marojshmi fletore, i qitshmi vija. Veç, s’ka pasën at’here fletore. Edhe n’klasën e shtatë [7] u shkapërderdh klasa se shkun… dikush hiç nuk e vazhdojke shkollën edhe u 

mbyll.

EQ: Sa veta? A jeni konë shumë n’klasë a?

MA: Jemi kânë nja njizet e shtatë [27] a njizet e tetë [28… qishtu ngat tridhetve [30] jemi kânë n’klasë at’here. Tani mâ u shkapërderdh shkolla, ajo klasa… masi u asi tani dikush shkojke. Mir’po, une shtatmdhetë (17) vjet… une n’atë vakt shtatmdhetë (17) vjet, bile as letërnjoftim at’herë jo, kom shku n’punë n’Beograd.

EQ: Me shka ki shku n’Beograd?

MA: Me tren. 

EQ: Vet a?

MA: Vet. Jo, me ni v’lla tjetër jemi shkue n’Beograd me punue. At’here t’ri na ishmi, s’ka pasën kurfar’ asi tehnike at’here.

EQ: Çka ôsht’ “tehnike”?

MA: Tehnike - maqinë. Sot, që po çojnë materiale për ndërtimtari, at’here krejt me dorë u kânë. Pesë [5] a gjashtë [6] kat me dorë krejt… me dofar’ lese i bâjshmi. Ishmi t’ri at’here, ka shtatmdhetë (17) vjet! Kur shkojshmi n’banesë du’rt qishtu na metshin, qasi e rânë puna u kânë. Hajt, hajt… tani shkova… m’erdh koha me shku ushtar, se dhetë vjet n’Beograd. Erdh koha me shku ushtar. Shkova dy [2] vjet. Na’j dhanë at’here ka nî rrogë qî shkojshmi ushtarë. Masi e lajta ushtrinë, apet shkova. Kur shkova tani patën prue tehnikë, ksi krahna si ‘vinqa’ qî i thuni ju, patën prue. Tani une pata shkue n’shkollë. Nôn’ [9] muej at’here n’shkollë pata shkue edhe e kryta.

EQ: Sa vjet i ki pasë at’herë?

MA: At’here i kom pasën... qashtu vallahi p’i bjen, valla nizet e dy [22], se dy [2] vjet ushtar, a nizet vjet u desht... kur i bojshmi, shkojshmi ushtar. Edhe patën ardhën dofar’ si vinqa a s’di qysh i thojnë, patën ardhën. Une pata shku n’kurs nôn’ [9] mu’j edhe e kryjta. Masanej, tani puna u kânë e lehtë edhe rrogat jônë kânën t’mira. Ma shumë kemi pasë rroga. A nja dy [2] vjet valla kemi hjekën, se shumë rôn puna u kânë.

EQ: Qat’here n’fillim kur keni shku, a po?

MA: N’fillim…

EQ: E qysh, kush ju kallxoi për Beograd? A ju lan t’shpisë veç juve t’ri a... me shku atje, a?

MA: Ja valla, kemi ikën prej shpijës. S’ju kem kallxu prindve hiç, e jemi shku n’Lipjan. N’Lipjan i kemi hypë trenit e drejt për Beograd, se nî vlla e kemi pasën atje.

EQ: N’Beograd?

MA: Po. Edhe na shku’m, e aj dulë na mur’ atje n’stacion t’trenit, se na s’ditshmi kah me shkue.

EQ: Edhe tani me atë keni jetu, me vllavin?

MA: Po. Tani na shtini n’punë aj. Po t’ri na shumë, menxi që na pranun. Se at’here t’lutshin për çdo zanat që don me shkue, t’lutshin me shkue. Edhe kemi nêjtën... edhe aj vllau... kemi nêjtën n’Beograd. Qashtu, une i kom bâ krejt, dhetë [10] vjet veç atje... prej pesëdhetë e katërtës (54) deri gjashtëdhetë e katërtën (64) kom nejtën. N’gjashtëdhetë e katërtën (64) e kom lshue, edhe jom ardhë jom pun’su k’tu n’Gilan. U kânën nî sipërmarje, Soliter u thirrke at’here, ndërtimtarí. Edhe k’tu kom punu... si e kishin pas’ ble nî ksi si... vinqi, i thojshin. Edhe k’tu kom punu n’kran, edhe k’tu. Pesë [5] vjet kom punu n’Gilan. Mas pesë [5] vjete, n’shtatëdhetë e tretën (73) u ndreq shkollla e re n’Bresalc. Une masi isha i Bresalcit... aty u deshke me kânën nî për nxemje qendrore për shkollë, edhe shkova aty u pun’sova, edhe meremetimin e majsha. Naj bravë, a naj xham, naj dritare m’u thy, a diçka... me ndreq. Edhe nxemjen e kom pasën. Nxemja u kânë me naftë. E l’shojsha, ajo veç u kânën e programume, për shembull deri n’tetdhetë [80], tani vet u kallke. N’saba, si e kallsha, vet kur nxejke u nalke. Aty kom punue nizet [20] vjet rrafsh, n’shkollë. Pî atyhit tani erdh koha, nôndhetë e pestën (95) dul ligji që kush i ka bâ tridhetë e pesë (35) vjet… asi punë, me shku n’penzi. A nuk i kom pasën at’here gjashtëdhetë e pesë (65) vjet, po dola n’ksi… pî punës. Masi dola n’nôndhetë e pestën (95), tek teri n’nôndhetën na kemi marrë rrogë aty, puntor’t shka jonë kânë. Edhe k’ta që pastrojshin kanë marrë rrogë, a msusat jo.

EQ: E pse jo?

MA: Msusav’ jav pat nalë Milloshi. Edhe vetëm shka u mledhshin katuni, qështu naj pare, ka njizet [20] marka ja dhôshin msusve, kurgjâ hiç. Edhe masi dola tani n’penzi, mâ pî nôndhetë e pestës (95) jom... Kur u bâ lufta i kom pasën gashtë [6] djem. Tre [3] i kom pasën n’Zvicër, tre [3] k’tu - k’ta te tret i kom pasën n’luftë. Djali i madh edhe ma i vogli m’u kanë vrâ n’luftë. Bile, ky i vogli i ka pasën dy [2] vjet fakulltet, n’Prishtinë u kânën. E aj i madhi e ka pasën shkollën elektro-teknike, e i treti u kânën, ushtar edhe aj, u kânën k’tu n’Zhegovc, n’Marevc, n’Podujevë... u kânën. Kur pat ardhën qaj djali pî luftës, sha me pâ... xhepat i kish mushë makarâna! Qashtu që kanë jetue. “N’Marevc”, tha, “e qita nji kulaq bukë... kur na kanë gju pî Novobërdës me topa”, tha, “E kom lânë bukën edhe kemi ikë, e jom largu prej ati vendi, prej atyne shpijave edhe jemi hi n’mal”. Qishtu. Veç tani… për djem s’kom ni. Mas nji [1] javë dite... dhôke Zagrebi dhetë [10] minuta shqip, se edhe atje ish luftë, po sa kenë shqiptar’t, a din, n’luftë, atje i dhoke dhetë [10] minuta lajmet. Kur n’lajme e nita që filani, filani ôsht’ mytë. At’here, k’tu u kânë e bllokume prej Gilanit tek teeeri n’Parallov rruga, udhë përmi udhë ka pasë paramilitarë. Ata djemt n’Vërbicë t’Zhegovcit i kishin pas vorrosë. Une mas nji [1] javë dite kur pata niê. U çova natën edhe shkova. Atë natë râke shi edhe u desht… jônë do ara t’shtetit, jônë kânën k’tu përmi Bresalc, n’Ponesh qaty. Gruni ish i madh, ato gropat plot ujë. Qashtu râke, edhe... râke shi… une pî Bresalcit e n’Verbicë jom shku vet. T’u shkue, t’u ngue. Kur jemi dalë n’Zhegovc aty jom nalë niherë, kom kqyrë, kom ngue mos ka njer’z... ksi, shkije. S’pat. Tani jom nisën, kom mrri atje, sahâti katër [4] i natës, n’Vërbicë. Shkova… te vorret aty shkova. P’i shoh do vorre, t’reja u dokshin. Hâna nxejke kapak, mir’po nuk e ditsha n’atë mahallë a ka njer’z a s’ka. Edhe u ungja te vorret aty, po rri. Kur njâni dulë, me shkrebëz fap-fap... Eee, paska njer’z k’tu! Se dy [2] reja i kom pasën prej atyhit. U zhdjergka. Qênë plot. E nxorra nji hu pî gardhit edhe shkova te shpija aty. Kur shkova aty kërsita n’derë edhe ju tregova që ‘filani jom, mos u tutni’. Edhe u çun ma çelën derën. A une ishna pas bâ me baltë, krejt ujë. I ndrrova teshat. Qaty kemi nêjt. Edhe tani u blloku mâ... lufta k’tu. Gjashë [6] javë pata nêjtën atje. Ditë për ditë që dalshna te vorret, s’mu nêjke n’shpi! Dalshna te vorret, t’u u kthy… edhe nêjsha nji [1] orë a dy [2], qaty e kalojsha ditën. Dikur u mërzita për s’tepri, halâ luftë ish. P’i thom... se jônë kânë dy [2] reja që i kom pasën aty, reja e madhe i ka pasën katër [4] fmi, e dyta njô [1] edhe ish shtatzanë… e une tani p’ju thom atyne, “Kush doni me ardhë për Bresalc, hajde. Që s’doni, rrini. Unë e kom vendosë me shkue n’shpi.”, “Jo, masi po shkon ti, edhe na krejt.”.

Shka me ardhë… E kishmi edhe nji [1] kunatë aty, edhe ajo me thmi, veç tetëmdhetë [18] vetë ishmi. U nisëm n’kâmë prej Vërbicës, t’u ardhë... kur jemi ardhë k’tu n’rrugë te Poneshi, aty që ôsht’... kamjonat prej Gilanit me plot ushtarë t’u shku për Prishtinë. Na veç u nalëm. Mujshin me na pushkatu qaty, se s’u përgjegjke kërkush. Edhe u nalëm. Kaprëcyn ata, shkun. As s’na folën, as kurgjâ. Tani kemi pas… u kânë nifar’ rruge me rekë, nifar’ rruge… edhe shkum te shpija n’Bresalc, aty n’mahallë t’xhamisë. Tamon jemi hi mrena... Halâ ishin paramilitart n’shkollë aty, shtabin e kanë pasë n’Bresalc. Jemi hi mrena kur nji kojshi... aj i râ dyrve, ja rrxoi dy’rt, edhe krisi automati. Aj, djali, u kânë ushtar edhe ka hi, po e kishin rrokën n’krah, kputë krâhi, veç l’kura qashtu vir kê. Edhe nji [1] vlla e ka pasën aty. Atë vllavin e zunën, i thanë, “Ti me pru atë njeri. Ti e njeh - me pru k’tu, jo se kemi me t’vrâ ty!”. Aj shkoi e mur’ atë vllavin e vet, e pruni. Shka me pru? Dorën kacavirr! E kanë marrë, e kanë pru k’tu n’Gilan, ja kanë pre dorën. E kallxojke aj, thojke, “Une ratë n’krevet, i smutë... ma prejtën dorën edhe aj rojtari m’rujke te dera, hike m’rrehke për s’râti. M’thojke, ‘Ku jônë UQK -ja?’, ‘Ku e di une ku jônë!’, i thojsha. M’rrehke”, tha, “për s’râti.”. Dikur…. e kanë majtë nja nji [1] javë ditë, e lshun. Erdh n’shpi. Kur erdh n’shpi, dorën ja kishin pre, ja kishin hjekë. Sot e atë ditë u metën pa dorë. E qashtu ditë për ditë t’u hi nëpër shpija, t’u lypë pare, marka. Dikush, kush kish ja dhâke, thojke, “A p’i jep njëqind [100] marka, a po ta kalli shpijën?”. U deshke m’i dhânë pa qare!

EQ: E te ju a kanë bâ naj dôm najsen?

MA: Po. Me dhetë [10] prill neve na kanë râ. N’katun na jemi kânën. Une u pata çue pak si herët se kishmi gjâ, i kishmi dy [2] lopë t’mdhaja, ju qita lôpve. Kur... shka mujshin m’i qitë pî shkollës. Tu ardhë n’katun, tu çitë me armë. Shoqja m’thojke, “Hajde more ikmi”, se atje kadalkadalë t’u e ndreqë. Edhe shku’m. E kom pasën nji vlla aty n’oborr, edhe aj vllavi msus u kânë, fill me gru edhe aj. 

Dulëm nihere edhe e pamë... veç fishllojshin plumat. Edhe ish qëky djali i vogël, nâna vet [gruaja e MA] u kânë pak e smutë pî zemrës, thojke, “Hajde, hypëm n’shpinë e nashta nuk um vrâsin mue si t’shohin ty.”, “Jo”, thashëë ,“Hec ti, shko. Ik n’mal.”, “Po qysh m’ju lânë?”, “Hecni shkoni, na vimi… edhe me na mytë neve kurgjâ s’ô. Ik ti, hajt.”.

Hajt... qashtu t’u hecë, t’u na kshyrë. Edhe u bonëm me nji kojshi bashkë, edhe aj grunë e smutë pî zemrës, edhe kjo e jemja u kânë qashtu. Edhe dulëm me nji mal, hinëm me nifar’ rovine. Kur... na kish pâ njô, edhe me nji automat na heki pî rovinës, na qiti n’ledinë. Kur erdhën... nja dy [2] u bonën, kur u bonën dy [2] na ungjën ren’ aty. Na kanë lshu automata përpara kâmve, dhévi neve syve, auuu… Edhe kur... nji plak dul, pak ma poshtë aj dul. E kish kapën. Se kur dulëm pî katunit e zatetëm atë plakin, ish kânë n’mal e ish kthye me zgidhë nji lopë, “Oo ik, leje lopën se qishtu, qishtu te xhamija ishin shkijet!”, aj nuk u kthy. Kur masanej erdh aj, sikur njô dyqin’ [200] metra pî neve u kânë valla. K’ta shkijet... ata dy [2] i bërtitshin, “Nalu, nalu”, aj s’u nalke. Edhe u kânë i shurdht, s’ka nie, plak. Kur njâni dul, aj hini mas bregit, pshtoi. A na... krejt plumat ka kâmt t’u shku. Edhe pshtoi plaku. Kur njô i dul knena, përpâra, edhe e nitëm kur kërsiti automati. E ditëm që e kanë vrâ. Tani ata erdhën n’katun, na metëm aty. Dulëm te aj plaki. E kemi kqyrë që e kishin pas vrâ, te mlum me nji gujë. A djemt i ka pasën ma anej, n’mal. Jôn’ kânën njimijë e shtatqind (1700) vetë me nji ven’. Aty jem hi... edhe ujë ka pasë qaty. Nji [1] natë kemi nejtën n’mal. Edhe i kallxum atyne që ‘t’u ka vrâ bâba, n’filan ven’ ôsht’. Ata tani erdhën, se masi shkun ata shkitë, shkunë te shpija e murën traktorin edhe i kanë vorrosë n’mal. Atë ditë i kanë vrâ dy [2] pleq edhe nji [1] grue, a shtatë [7] i kanë plague… jôn’ kânë t’plagum. Bile, u kânë nji [1] çikë e nji [1] djalë, e atë djalin e vllavit motra e ka pasë ngryk kshtu, dy [2] vjet, plumi ka kapërcy nërmjet, e ka rrokë hêm djalin edhe çikën… edhe shtritë aty n’mal. Ajo çika kur u çu thojke, “Jo, djali se unë kurgjâ s’kom.”. Kjo pak ôsht’. E qat natë që jôn’ vrâ, n’akshom, n’ora tetë [8], aj djali i madh u ardhën prej Vërbice. U ardhë e ka marën lajmin sa njer’z jôn’ vra, sa jôn’ plagu edhe u kthye atje n’shtab. U shku. Edhe kur jôn’ ardhën masanena dy [2] kerre. I kanë marrë t’plagumit, i kanë çu n’Zhegovc, e pî Zhegovcit tani i kanë përcjellë n’Shqipni qata njerzt. E tani ky djali i vogël ju bashkangjit atina t’madhit. Shkoi. Tha, “Jo”, tha, “s’po rri une k’tu. Ma mirë po shkoj n’luftë se me m’masakru.”, edhe shkoi me tô bashkë. Veç hjeka sa t’dush. Dit’ për dit’ tu na hi nëpër shpija, tu na plaçkitë, tu na marrë… Diçka i pëlqejke veç e kapke, thu ti... si m’u kânë e tina, edhe dalke - kurgjâ hiç! Veç, hjeka t’mdhaja. A për me hangër e për me pi kemi pasën shumë. Bile atyne shka jôn’ kânë famlije aty n’Vërbicë, aty me traktor i pat marrë aj djali i madh, miell i pat çu. E kishmi frizin plot pastërrm. Sa e patëm pre nji [1] pastërrm. E morëm... e ma mirë me çu atje se sa e marshin shkijet. A njimijë e dyqind [1200] killa miell i kemi pasën qat’herë. Tani me televizor, me video… krejt i kemi pasën aty n’dhomë t’pritjes. Nuk i kishin prekën. Kurgjâ s’kishin marën, jashta nji [1] aparat. Ky djali, i dyti, sha ô n’Zvicër, njimijë e gjashtqind [1600] frânga e kish pas ble, aparat i madh. Qatô e kishin marrë, tjetër kurgjâ hiç.

EQ: E tani, masi u kry lufta?

MA: Masi u krye lufta tani... Atje u krye lufta. U desht me shku m’i nxjerrën pî atjehit e m’i pru n’Bresalc m’i vorrosë. Shkova i nxjerra atje me doktor... doktorin me veti. I kemi pru n’Bresalc, i kemi varrosë. Jôn’ kânë edhe prej komunës, k’tu pî Gilanit kur i kom vorrosën ata. E kanë nêjt n’Bresalc. S’e di sa kanë nêjt... nja tri [3] vjet, a katër [4], a...! Edhe erdhën. Tha, “Jo valla, po duhët m’i nxjerrë m’i pru k’tu, n’Gilan, te vorret e dëshmorve.”. I nxurrën. Veç s’e di... veç sa u përtrijke vârra... Tani ata i kepën nja dy [2] najllâna, nji [1] najllân t’bardhë, tjetri u kânë i zi, me patenta. Veç kur i kom nxerrë n’Vërbicë... gashtë [6] javë kanë nejtën atje n’dhé, thu ti qî dje jôn’ dekë se s’ju kish pas hi as uji, as kurgjâ hiç. Qashtu n’qehrê, thu ti qî t’gjallë! E i pruna k’tu n’Bresalc. Tani qështu... dy [2] k’ta dëshmorë, e i treti ôsht’’ veteran i luftës. Njëqind e shtatëdhjetë (170) euro i merr, kurgjâ hiç... a vet i gjashti ôsht’. Qështu po punon kapak k’tu n’Gilan. Veç shumë kemi hjekë valla.

EQ: E diçka për kur je kânë i vogël n’Bresalc, kur ke jetu... para se me shku n’shkollë. A t’kujtohet shpija? Me kond ke jetu aty? A keni pasë âra?

MA: Po. Kemi pasën fusha, kemi pasën... dhêt’ hekterë tokë i kemi pasën. Se bâba e ka pasën edhe nji [1] vlla pî bâbës, a pî nânës jo. Edhe kemi nêjt. Mas Luftës Dytë Botrore, qat’herë tani u dajtëm. Bâba i ka pasën dy [2] grâ edhe jemi kânën dhêt’ [10] vllazën. Ata t’asaj qetrës nânë jôn’ kânën gjashtë [6], na jemi kânën katër [4].

EQ: E pse i ka marrë dy [2] grâ?

MA: Po pse de...? Po kanë pasën pasuri, tani i kanë marrë. Kur aj vllâvi jem, bash ma i madhi sha u kânë, patën shku n’brigâdë t’Shipnies. Pî ktuhit, pî Gilanit, jôn’ nisën brigâda e jôn’ shkuën n’Prizren. Prej Prizrenit n’Shipni, prej Shipniës n’Mal t’Zi, nji qytet... n’Tivarë. Aty katërqind [400] shqiptarë jôn’ mytën. Ky vllavi gjashtmdhêt’ [16] vjet... tre [3] vetë jôn’ kânë pî katunit ka gjashtmdhêt’ [16] vjet.  Jon’ shkue. “Kur jemi hi”, tha, “n’Shipni, na’j bojshin... pak diçka mos me mujtë me hecë a diçka, meniren’”, tha, “t’pushkatojshin edhe t’lôshin”, tha, “nër udhë.”.  Po, ata njâni-shoqin qashtu t’u e bâjtë për krah’sh. Edhe “Hypëm”, tha, “N’deti me kapërcy me hi n’Mal t’Zi. Ata druna...”, tha, “i kishin maru edhe qashtu shkum. Na shtinën me nji kombinat t’duhanit. Aty edhe katërqind [400] vetë”, tha, “qaty n’katin e pôsht’ër shka u kânë, krejt i kanë pushkatue. Kati i epër ka pshtue, po do kishin lujt mensh.”. Ky vllavi ish kon’ smu e tani ka nejtën motmot n’spital. Na çojke letra, i çojshmi... U thirrke ‘Vojna bollnica topolqica’. Edhe nji natë, na kur e murëm telegramin, “Hajdeni se ôsht’ shumë i smutë.”. U çue plaki, shkoi. Aj ish kôn’ dekën t’ejtën, plaki mrrinë t’xhumanë. Edhe u kânë lufta. Atje e kish pas vorrosë, atje. Kur erdh plaki, “Ku â?”, e ka pasë emrin Demush. S’na kallxojke. I ka pasë... dajtë i kemi pasën k’tu n’Gilan te ajo posta vogël, do t’Makreshit jôn’ kânë, “E kom lânë te dajtë”, thojke. S’na kallxojke plaki. Dikur kadalkadal... dikur na kallxoi, “Ja”, tha, “Qishtu, qishtu ish kôn’ dekë t’ejtën, une mrrina t’xhumanë. E kom vorrosë atje.”. Edhe atje e pat’ vorrosë. Nâna bërtitke, kajke... edhe na kajshmi, t’vocërr ishmi at’here. Edhe tani ky... na dhêt’ [10] vllazën ishmi... dikur u bonëm, u rritëm, shkum nëpër puna. Aj, nji vlla i madh u kânën... aj i kish pas pre drunat e telefonit, k’tu n’Shillovë. Nja dy [2] javë ditë s’un i kanë zânën, a di, s’e kanë ditë,  dikush s’i ka shplue. Bile u bojke nji darsme n’mahallë, ke nâna jeme edhe nâna tina, p’i vetë, “A thojshin najsen n’darsëm?”, ato i thanë, “Valla, dikush i kish pre do druna t’telefonit.”,  thojshin, “S’e di kush i ka pre.”. Ja’u bâni, “Shuni, se tash ju marr ju çoj n’burg”, nânës t’vet edhe nânës tem. Nja dy [2] javë ditë u bonën, kur u ardhën njô i Zhegrës, e ka pasën emrin Ahmet, edhe... e ka pasën vllau i tina aty n’kojshi temin nji grue për vllâ t’tina u kânën... t’i lidhi edhe ata miqt e vllâvit, dy [2] – nifar’ Agushi edhe Ibushi, i lidhi edhe vllâvin tonë edhe nji tjetër, u kânën nifar’ Selmani, edhe nja dhetë [10], edhe çka i kishin nimue... mixhën, edhe mixhën e murën se ja ka kish dhânë pushkën edhe nji [1] sanak fishekë. Edhe mixhën e murën. Dikush... aj, ky... nji [1] vllâ i jemi e kish ditën, edhe gruja po. Gruja u kânën... nâna jem çikë t’vllavit, për postork. Edhe gruja thojke, “Nuk kthehet”,  na thojshmi, “Pse mos m’u kthy?”.  Edhe ky vllavi thojke, “Nuk kthehet”, po s’ju besojshmi. Kur masanena thanë, “Qishtu, qashtu... i ka pre telat”. Ardhke nifar’ Ahmeti i Zhegrës, u kânë UDBE, gjithë ardhke mas akshâmit edhe veç serbisht folke, thojke, “Jego, jego”,  s’e ditshmi shka ô. Plaku ushtar s’u kânë, guhën me ditë jo, na jo... s’e dishmi shka ôsht’ ajo. Plaki shqip, i thojke, “Shka?”, “Ô”, dikur shqip, “limën”, ja dha. Kur t’nesrit apet erdh, serbisht, “Testero, tester”, s’e dishmi shka ôsht’ ajo. Dikur tha, “Sharrën”, “Po, qashtu bre kallxo! Si ta kemi ta jepmi.”. Ja dham. E mur’ sharrën, shkoi. Nesrit, tretën ditë, apet. Tha, “Hyseni dy [2] buma i ka lânë n’kashtë, nër krye”, tha, “te krytë, dy [2] buma.”. Na i dishmi ku jôn’, n’kavarre t’kashtës i pat shti. Shkoi aj vllavi i nxurr edhe ja dha. Edhe mâ s’erdhën. Ishmi n’shkollë na, e u kânë shkolla... at’here ka pasën oborr, e na ishmi katër [4], me djalin e mixhës pesë [5] - pî nji shpijës n’shkollë. Edhe ata kojshia shka i murën dy [2] edhe aty kish fmi, nxansa... veç jemi kânë nja dymdhetë-tremdhetë [12-13] vetë qî i kemi pasën vllaznin n’burg. 

E aj, oborri... [një nxënës] njâ, dy [1,2] ja bojke ati msusit, Nazif Çitaki u thirrke [mësuesi], i Podujevës, “Fmija e ballistave!”. Aj Nazifi, msusi, tha, “Kunja p’i thu ti ballist?”, tha, “Qe, atyne fmive.”, tha, “Pse çka kanë bâ?”, tha, “Vllaznia tyne i kanë pre drunat e telefonit.” , “Ku janë”, tha, “ata?”, “Ata n’burg.”, “E po, ata e paskan bâ veprën, n’burg kokan. Shka kanë faj k’ta fmija?”, tha, “Po’, fmija ballistav jôn’!”, “Kshyre”, tha, “çka po t’thom...”, u kânë msus qî as bâba as nâna ma fort s’na ka dashtë, mixha Shefki plak u kânën... “Nê t’jenë qikjo e pâra edhe e mrâma qî ju thu fmive k’tu, se k’ta k’tu mue m’kanë bâbë, nânë, vlla, motër... m’kanë. Qëtu n’shkollë ti mâ s’guxon m’ju thânë, e kur t’dalin jashtë shkollës ti at’here bon shka dush. A qitu n’shkollë mâ mos ta ni zânin qî ju thu nxansave qështu.”. Edhe tybe mâ kurrë s’na ka thânë. Edhe sa herë qî e kemi ditën e shkollës, e kemi me njëzet e katër [24] prill, gjithë e thirrmi atë msusin edhe vjen. Kur ke qësi hovna na pruni fotografijën nxansa na kur jemi kânë, nji [1] fotografi gjysë metre me gjysë metre. Krejt n’emër! S’na kish harru... qaj, Nazif Çitaki. Edhe i ri u kânë, msus i ri. I ka pasë katër [4] klasë m’dokët, se at’here s’ka pasë msusa. A msusin e parë e kom pasë Shefqet Sherifin, e ka pasën shpijën te k’ta kasaxhit’. Bile nî herë e pata zatetën, e kâpa përdore, thashëë, “A po m’njeh?”, tha, “Vallai, me t’njoftë s’po t’njoh, po menja po ma merr ti me kânë i Bresalcit.”, thashëë, “Po valla, i Bresalcit jom. Emrin Musli e kom.”, “E, qetash m’qite n’udhe!”. S’di a u dekë a ôsht’ gjallë halâ. I moqëm ôsht’.  Qështu u kânë puna.

EQ: E deri n’cilën klasë ke shku?

MA: Deri n’klasën e shtatë [7]. U mbyll k’tu n’Bresalc, u pat mbyllën edhe n’Pogragjë shkolla tetëvjeçare. Bile nji msus, u kânë nji katunar i jonë, u kânë drejtor atje n’Pogragjë edhe e pat marrë kit’ vllain tem atje n’Pogragjë me msu... tetëvjeçarja ish atje. E kryti tetëvjeçaren, tani u çel shkolla normale n’Prishtinë. N’Prishtinë... atje u kânë me gjith’ kët’ djalin e Molla Idrizit, ky i vogli. Me tô bashkë shkojshin. Ardhshin n’javt, e marshin bukën prej shpiës për nji [1] javë ditë, bile kur ardhke ky i Gilanit bujke n’Bresalc. Kur ardhshin... t’lodht se n’kâmë. N’Prishtinë ka nêjt dy [2] vjet e tani edhe dy [2] vjet k’tu n’Gilan u kânën. E kryti shkollën normale e tani msus u kânën, ka punue prej fillimit tek teeeri u dalë n’penzi.

EQ: E ju kur jeni kânë fmi, qat’herë n’shkollë, a keni dalë? Çfarë loja keni lujtë, a çka keni bo?

MA: Lujshmi me topa, po s’kishmi... do topa t’llastikit, t’kuq, t’vogël. S’ka pasën at’here t’mdhaj, e lujshmi me qata. E na s’kishmi... Msusi na çojke me lujt’, po ata topat e vogël, kurgjâ... veç, a din, me çu me bâ pak fiskullturë.

EQ: E nëpër âra a keni punu edhe sa jeni kânë t’vogël?

MA: Për âra... veç dy [2] here jom kânë argat n’jetën tême, dy [2] here hu. Nji here jom kânë atje te shkolla, nji mahallë përtej shkollës pak, nja njezet [20] veta argatë jemi kânë. A ata dy [2], renatârë qî i thojshin, ata i kishin pasë ka pesë [5] banka ma shumë. Dêsh na mytën gjithë ditën e lume t’u prashitë, t’u ngâ. Bile njâni râ. E lshoi, shkoi n’shpi. Edhe me nji ven’ n’gllam jom kânë. Shkum me gjith’ nji vlla... aj plaki renatâr u kânë si magjup, bile vllavin e tina e patën plagu ballistat n’Vërbicë, kohën e luftës qat’herë, partizanat. Gjithë ditën e lume s’e di a kemi pushu dy [2] herë a tri [3]. Edhe kur na pruni sillën sha me prue... bukë t’kallamojtë edhe kumshtë. Erdh dreka. E kishin qitë nî fli t’kallamojt edhe kumshtë. Qato dy [2] here krejt n’jetën tem jom kânë argat, mâ s’jom kânë kurrë. Taj u dajtëm, tokë kishmi, unë isha n’punë... n’shkollë aj vllavi msus’.

EQ: E tokat e juve kush i ka punu, që i ka pasë familja juv’? A keni pasë?

MA: Po, veç i punojshmi me pâre. I çojshmi argat’t te âra edhe i lâshmi vet, tani une pî shkollës shkojsha ja çojshna bukën, edhe u dashke me shku n’shkollë apet. Qashtu si drekën, si sillën. 

EQ: E kafshë tjera a keni pasë?

MA: Po, i kemi pasën. I kemi pasën dy [2] lôpë t’mdhaja, qasi dy [2]. Ma shumë s’kemi pasë. S’majshmi se s’kishke edhe kush m’i kqyrë. Ato veç mrena i majshmi, mshelë. I qitshmi se tjera gjâ s’kemi pasë.

EQ: E për n’Beograd që thâ kur ki shku me vllavin tond... qysh folshit ju atje? A keni ditë serbisht?

MA: Jo valla, s’kemi ditën hiç. Rrallë naj fjalë. N’shkollë çka patëm msue, se e kemi pasën nji shkâ, u kânën i Vlladiqki Hanit, ni msus’. Kaniherë sa me lypë bukë, se për me ditë me folë... jo valla. Po, sahora e msum.

EQ: E qysh kalojshi me serbë atje n’Beograd? Ju shqiptarë, a ju trajtojshin ndryshe?

MA: Jaaa... kurrë hiç. Une dhêt’ [10] vjet kom nêjtën! Bile shumëhere shqiptârt i kanë rrehë shkijet n’autobus, pasha Zotin. Se kom nêjt n’Studentski Grad, atje e kemi pasën banesën. Shumëhere shqiptârt i kanë rrehë shkijet, edhe tyben kush nuk guxojke m’i prekë. At’here flejshin ka ana e Maqedonijës. Krejt nëpër parqe me dofar’ samâra, me do sharra n’krah, a qymyr t’u shti, a dru t’u shkurtu, a... k’ta kah ana Maqedonijës. Veç viron u kânë. A për me t’folë a diçka... N’kurs kur jom kânën unë, jemi kânën katërmdhêt’ [14] vetë atje n’Beograd, pî pesë [5] mas punës deri n’dhetë [10]. Ka pasën shkije t’Parallovës, shqiptarë jemi kânë tre [3] - unë jom kânën, u kânën njô i Muhaxherve, k’tu te Vrâna, edhe njô i Prizrenit. Edhe interesant edhe dy [2] shkie jôn’ kânën, vllazën, t’Parallovës. Shkojshmi n’shkollë. Ata shkije brê... une gjuhën e pata msu, serbishten. E kemi pasën atë profesorin, u kânën plak, flokt e bardha krejt, edhe kur i çojke ata shkijet - as shqip as serbisht, “Ajde bre... chat mi je pravite kao zagrebačka drava”, ja’u bojke, “Vidi ovaj shqiptar kako zna srpski jezik, a ti ne znas tvoj jetik”, u thojke, “Gjuhën tâne s’pe din mirë. Kqyre ky shqiptari sa mirë p’e flet serbishten!”.  Edhe mâ i bonëm nônt’ [9] muej, dulëm n’provim. Unë isha me gêrmën e parë, me A – Ademi, gjithë une i pâri. M’shtini... jôn’ kânë do ksi krona t’mdhaj, edhe kanë pasën ata binarë, “Hajt hypi grahi përpara, ktheje te mas”. Hypa. I grâha përpara, e ktheva mas. “Sa killa”, tha, “i çon n’skejt qatje?”, thashëë, “I çon njëmijë e pesqind [1500].”, tha, “N’midis?”, thashëë, “Dymijë e pesëqind [2500].”, “E k’tu ngat sa?”, thashëë, “Tremijë [3000].”, “Zhdryp”, tha, “se kalove”. Zhdrypa. Qashtu kur hypi ky i Przirenit, ky mirë, po me nji [1] landë râ edhe mas tre [3] mujve e dha. A ky katunari jem, ky i Bresalcit, ky s’un i pruni dokumêtat a s’e di çka u bâ, s’un dul hiç, met. Veç erdh nônt [9] muej aty edhe kurgjâ hiç. Tani erdh te shpija. K’tu e pat mytë nji njeri ditën e Bajramit. E pat mytë me tërfurk. Njeri i keq. Qeky bâba i qityne çka e ka hotelin n’Gavran “Parajsa”, bâba i tyne e ka mytë. Tani u kânë n’burg... qështu.

EQ: E tani masi u ktheve k’tu... sa vjet i ke pasë kur je kthy, mas dhêt [10] vjete?

MA: I kom pasën... rrafsh... se erdha n’gjashtdhetë e katërtën [64]. Pa rrogë hiç pata marrë pushim, tek teeerti n’maj pata marrë pushim. A me t’parin maj jom punsu, edhe n’gjashtdhetë e katërtën [64] jom martu. Tridhêt’ [30] vjet i kom pasë. Si jom martue mâ veç çka jom shku me marrë librezën edhe jom kthye. Mâ s’jom shku n’Beograd.

EQ: E qysh je martu? Kush ta ka gjetë grujën ?

MA:Me msit. Qështu nji djalë i mixhës, çikën e tezës ‘vet.

EQ: A keni bo darsme?

MA: Po.

EQ: Darsme t’madhe, t’vogël?

MA: Me t’njizetin [20], t’dymdhetit [12] muej jom martu, dimnit. E tani me tâ kemi rrnu deeeej ka rrnu, deej n’dymijë e tetën [2008]. Nji [1] muej mas pamvarsijës ka dekë. E pak edhe u mërzitke për djem e... natë s’metke pa bâ llaf me ta, pa i përmen’, “Jo qishtu m’kanë thânë, jo qishtu ju kom thânë ...”. Kaniherë i bërtitsha, “Flej! Ata jôn’ shkue mâ. Kqyr me k’ta t’gjallë çka jôn’ se... jôn’ shkue ata!”. Badihâva. Hiç. Përnat’ qashtu... me ta t’u bâ llaf.  E kom pasën t’Mramorit gruën. Bile, nji nip i tina ôsht’... ata jôn’ n’Prishtinë tashti krejt, ôsht’ kryetar i komunës t’Obiliqit, nifar’ Xhaferi.  S’e di a e ke pâe khâ kur e kanë thy kufirin, atë gurin që e shkelke? Eh... qaj miki jem u kânën, qaj qî e shkelke atë gurin ku shkrujke Jogosllavia, e ê shtinën përfuni guri, e nxorën, e ê kthyn prapë. Qishtu. 

EQ: Faleminderit për krejt që m’kallxove. A mos po t’kujtohet dhe diçka me kallxu para se me kry?

MA: M’kujtohet at’here kur u kânë otkupi, i thojshin vishak. Drithin na e marshin krejt, tek teri n’magje çka kishmi e marshin. E tani u deshke p’ej Bresalcit me shkue, na kallaballak ishmi, me shkue te Lipjani, nëpër ato katune rreth Lipjanit çka jôn’ me ble kallamoq e me prue. Çka mujshmi me prue pî atjehit...!? Njizet [20] killa! Ma shumë s’mujshmi me pru... tridhetë [30]. N’dorë, se me t’zânë me kerr ta marshin n’udhe. E tani nji kashore miell qaty e qitshin, e përzishin me hitha, spanaq... e përzishin e u dashke qashtu me hangër se s’ka pasë. T’i qitke njimijë e pesëqind [1500] deri n’dymijë [2000] killa mish. Krejt gjânë m’i çue. I çojshe edhe metshe borq. Dhitë... i kemi pasën edhe dhi. Katuni... krye t’katunit pat dalë milicia, i kanë marrë dhitë e i kanë çu... i kanë marrë e kërkunja s’i patën lânën dhi n’katun, hiç. E u dashke me dhanë voê, mish, t’lynë... çkamos! U dashke me dhanë vishak. Krejt shkojke drithi për Rusi. Tani n’pesëdhetë e gjashtën [56] u kânën akciâni i pushkve. Shumë e njerin e kanë rrehë at’here, prishë dikon-dikon. E di, bâbën tem e patën rrehë edhe mixhën. E patëm pre nji dash edhe e patëm pshtjellë, edhe n’venin ku u pjekshin bukt qaty i shtrojshëm diçka, ven’ i nxetë aty, edhe nja katër-pesë ditë e kemi majtë qashtu. Ja pshtjellëm likurën e dashit, se me stupc t’iu siell’... bâbën edhe mixhën. Veç, shumë. Tani edhe ky vllau u kôn’ râ n’burg. S’kemi pasë t’drejtë... Qiky vllau, n’shkollë normale, ja bojshin shkijet serbisht... veç vizatimin e kanë pasën shqip, tjerat krejt serbisht, i thojke, “Badihava ti je tu ardhë n’shkollë, ti n’punë s’ki me hi se ti je ballist!”. Po, ky nuk ja dânë shkollës hiç edhe e kryjti. Hini tani n’Bresalc, aty deri u dalë n’penzi. Shumë kanë hekë shqiptârt, shumë...