Nazif Miftari

Intervistuar nga: Egzona Azemi

Me vjedhë t’thahet dora ia kama, qi kena msu na at’herë. Hajt hajt hajt, e ren ato, “n’vorre me i lânë gjânë” thojshin “çohet dhompir e t’han dhompiri”

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

08.02.2018

Lokacioni i intervistës

Dumnicë e Epërme

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

EA: Sot me datën 08.02.2018  jemi në Dumnicë, në shtëpinë e zotri Nazif Miftari. Ai do t’na rrëfejë për jetën e vet. Haxhi, n’cilin vit keni lindë?

NM: Une kom lindë 1930-ën, n’qit katun kûm lindë, edhe jûm rrit kadalë-dalë... si fmi ia kena nisë at’herë, u kânë ndryshe krejt. Si fmi kena nisë me gjâ, at’herë si jena bâ pak si t’mdhej me shku me gjâ, atëherë nana ma s’shumti, na ka msue nana ne fmive qi “me gjâ po shkoni”, jena shkue me gjâ... “mos i leni gjânë me hi dikun”, ma s’pari, se me hi n’ara t’huja at’herë gjâja, tamlin me ia pi nuk u bâ ni [1] ditë. Kena çue qashtu me gjâ, na kanë msue at’herë nana e baba. At’herë nuk ka pasë me marrë diçka pej dikujna veç pej fjalve; jena shku me gjâ, i kena majtë ato fjalë, me hi gjâja dikun... atë ditë u duftë mi kallxu nan’s qi “m’kanë hi gjâja dikun edhe kanë bâ zarar” edhe me i mjelë s’u bâ tamlin me ia marrë. Mir’po nana edhe baba na kanë thanë qi “me rrejt, me shti, me rrejtë” thojshin t’des nana: me bâ zarar, me i lânë si ke fjala gjânë nuk bahet me pi; me rrejtë t’des nana. Me vjedhë t’thahet dora ia kama, qi kena msu na at’herë. Hajt hajt hajt, e ren ato, “n’vorre me i lânë gjânë” thojshin “çohet dhompir e t’han dhompiri”... jena rue pej atyne. Si çoban, jon kânë at’here dhetë edhe dhitë edhe loptë, e dhetë dhitë si çoban e marrshmi bukën me veti, ni [1] taz at’herë, ni taz sikur qi jon qito gota qe t’qitashit, i llastrës u kânë, ta caktojke nana thojke filon delmen... at’herë me emen jon kânë, dhitë edhe dhetë i kânë pasë kunra qysh i kanë pasë shejat n’trup: filon delmen mile, n’kohën e dreks kur t’untohni... i milshum na çobant qi i çojshmi bashkë, gjithkush n’atë tazin e vet edhe i shtishmi n’ujë mu ftofë.

EA: Po. Sa vjet i ke pasë kur je shku çoban?

NM: Kur jom shku çoban e kom nisë une ma s’pari, si çoban.

EA: Sa vjet i pate at’herë?

NM: Po at’here kah shtatë [7] e tetë [8] u duftë me i pasë, qi e kena nisë ma s’pari çobaninë qi kena nisë me dalë tani. At’herë shkolla s’ka pasë, e ata tamël e ftofshmi edhe honkshum bukë, dalëshmi lujshmi loja t’at’hershit, qysh jon kânë lojnat me shtaga me qiso sene.

EA: Po, baba, qysh e ka pasë emrin?

NM: Smajl.

EA: E nana?

NM: Hamide.

EA: Sa fmi jeni kânë?

NM: Jena kânë gjashtë [6] djel, jena kânë, e tri [3] motra. Dy jon dekë pej atyne, ni motër nuk e maj n’men kur u dekë, veç qi u kânë para meje, tani ma i madhi fmi jum kânë une pej tyne, edhe pesë [5] vllazni mas meje e dy motra – pos asaj qi u dekë qi nuk e maj n’men – dy motra: njo [1] m’ka dekë; njo [1] osht’ gjallë hala.

EA: Sa antarë jeni kânë n’shpi?

NM: Antarë?

EA: Po. Përveç juve fmive, babës edhe nanës, kush ka jetu tjetër me juve?

NM: U kânë mixha. Dy vllazni jon kânë ata: baba jem edhe...

EA: Dy vllazni jon’ kânë.

NM: Jon’ kânë dy vllazni: Rama e Smajli; Hamidja edhe Gjyla dyjat jon’ kânë motra për dy vllazni t’martum.

EA: Po, me çka jetonit ashtu? Qysh jetonit at’here familja, bashkë kur jeni kânë?

NM: Po, kur jena kânë bashkë familja kena jetue... at’herë mixha u kânë ma i madh se baba.

EA: Po.

NM: Mixhën e kena ditë sikur babën: e kena ngue, na ka msue, mani qishtu, shkoni qishtu, ngoni qishtu, mos i boni qato zarare – qi e nisa, si fmi. Jeta u kânë e ranë... at’here, vesha e matha jon’ kânë... vesha u kânë pej dhêne, at’here danet, tlinat, kmishë e... t’leshta, nuk ka pasë.

EA: Kush i punojke ato?

NM: I punojke nana jeme.

EA: A e din qysh i punojke?

NM: Po.

EA: Qysh?

NM: I punojke n’vek. U kânë at’herë veku, u kânë fabrika e tashit at’herë, u kânë veku... marojke n’vek.

EA: Çfarë veku u kânë?

NM: Veku u kânë i drunit, at’here s’ka pasë t’hekrit kurgjo. Ka pasë... po m’doket pi shoh, ajo punojke ktu, ni shul atje e ka pasë, se u dufke shumë me marue, për tesha mi kepë, kmisha, tlina, i marojke qashtu, i marojke sikur tash qi osht... Me bâ hesap, qitu i marojke ren, tani i prejke me gërshanë, e bojke kmishën, i bojke tlinat, për mu veshë... ma anej edhe shtroja u kânë e leshtë, e marojke n’qatë vek, se edhe veka nuk kanë pasë tanë... skame e madhe.

EA: Jo a?

NM: Jo, n’kojshi bojke lazum, kojshia e marrshin e nuk ia nalshin, punojke n’vek dyshekun – mas veshjev, mas tlinav edhe kmishës, marojke dyshekun sikur qikjo tepí qi osht’, si qikjo veç u kânë veç me marrë, a din, formën, se t’holla jon’ kânë. E marojke dyshekun, mi shtrue me ra na, tanë rajshmi fmija ni dyshek... s’ka pasë ni sobë: fmija e njonit vlla rajshmi bashkë n’qatë dyshek; fmija e tjetrit vlla n’tjetrin dyshek. Tanishi... mas asajna, dysheku u marojke, u kânë n’atë vekun mu çejzue çika, at’here.

EA: A kanë dallu teshat kur je kânë fmi, tani kur je bâ ma i madh – ku dallojshin?

NM: Po t’kallxoj deri kur... ka ngatë ajo vesha, ka vazhdue hala edhe ma anej, veç vesha e matha qi jon’ kânë; edhe për mathë t’kallxoj qysh u kânë, qashtu n’vek... N’atë kohën u kânë, para meje qi’ jon’ kânë, veç qi e kum zatetë... vesha e leshtë, s’ka pasë tjeterfare, veç t’leshta krejt, dekterti... 38-shin, hini... fmi jûm kanë qi e maj n’men, hini n’Shypni Italia, 39-shin...31-shin hini gjermani ktu tu na, qi mu nisë pak, mu da pej ati fukarallakut: veshni t’lesht krejt, hini gjermani. Serbia as nuk na nimojke, as nuk na marke kurgjô, qashtu n’atë kohë. Kur hini gjermani, nisën do tesha t’holla, do kmisha do pej tyne me i ble, me u dhânë voe, pula, e me i ble nej teshë t’hollë, nisi pak... ajo koha veç n’tesha t’leshta, nryshoi ni trohëz, sa mu idare ka pak, jo qi me thanë u kput ajo me vek e me – u dufke me i punue, veç pak me pa diçka ma nryshe, kur hini gjermani, nej tesh t’ushtrisë, nej kmish e nej... i blejshmi. As nuk na ngucke, na i shitshim ata për me hangër vo e pula, na kishum tamël e vo e pula me ja’u dhanë.

EA: E i blejshi tesha.

NM: E u bojshmi idare.

EA: Po.

NM: Ka pak, me ndryshue, me pa diçka, qi me nryshue ajo pamja e parë. Hajt hajt, ngati ajo qashtu, vesha pak nryshoi; matha jo.

EA: Çka mathshit?

NM: Mathshmi at’herë, opangë t’lopve jon’ kânë, ju thojshin at’herë. E prejshin ni gjâ, për mi mathë robtë, se u kânë krejt veç n’opanga edhe... t’rrnue, sdi a po muj mirë qillu, tu rrnue tesha t’leshta u kânë, u përdorë, dhetë e dhitë edhe kto tjerat, loptë, për mu mathë. Për mu veshë jon’ kânë dhetë.

EA: Për mu veshë, dhetë.

NM: Për mu veshë jon’ kânë dhetë; për me u shtrue, shtroja me bâ, jon’ kânë dhitë.

EA: Për me u mathë, loptë.

NM: Për me u mathë jon’ kânë loptë e bôllicat.

EA: E qysh i marojshit ato opangat e lopve?

NM: Ato opanga, i marojshin, i prejke sa për kamë, sa kama, i prejke edhe ai i zoti i shpisë... ma s’pari e prejke ni [1] gjâ, e terke, l’kurën u dufke mu terë, tani me pre atë l’kurë, si n’pjesë, pe merr vesh, si n’pjesë t’kamës, si n’pjesë t’ksaj letrës, edhe nana at’here marke ni baski, ni diçka t’fortë, edhe e drunit u kânë, se baskiat edhe s’jon përdorë, nifarë t’mreht t’drunit e e qpojke atâ...

EA: L’kurën.

NM: L’kurën e qpojke, dredht i bojke pej l’kures – ma e hollë, se jo ata – se u dufke mi rue, pej l’kures nër bark e nër... t’gjâsë si ma e ligë qi u kânë për mi marrë, e e prejke dredhen e ngjitke si pe, e bojke fik fik fik (ilustron me fjalë), e qpojke atë opangën, e marke e marojke opangën me ato dredht e veta, e marojke opangën, e u bojke apânga biringji.

EA: A i keni mathë edhe dimrit edhe verës qato opanga?

NM: Qato i ke pasë verë e dimën.

EA: Po.

NM: Ver’s u kânë ma kallaj se u tershin; dimnit u dufke me i terë ato me zjem, se u kânë dredha edhe l’kura u kânë qi u lagke njojt, e u dufke me i terë.

EA: Përeç veshës, shpinë qysh e keni pasë – çfarë shpie u kanë?

NM: Po, shpijat jon’ kânë me kashtë, shpinë e kem pasë me kashtë, shpia e marune u kânë me dru edhe me kashtë.

EA: Me dru edhe me kashtë... Qysh u kânë e ndame? Sa dhoma i ka pasë?

NM: Po, sa ke mujtë me i lshue.

EA: Ju sa i keni pasë?

NM: I kena pasë tri [3] dhoma... shpinë ku kanë gatue edhe sobat: dy soba ku kena fjetë.

EA: Odë a keni pasë?

NM: N’qato soba u dufke me bâ edhe odën.

EA: Po a?

NM: Po. Nuk kish zotsi me ba shtrojnë e mlojnë e për odë... at’here u kanë skame e madhe... odën, u dufke mu bashkue fmija ni veni musafirt kur vishin... shtirë. Hajt hajt, qashtu jena metë gjallë at’here, me dru u kânë, qi ke fjala... me dru u duftë me bâ dritën, u duftë me ba hèn, bukën at’here... buka u kânë e kallamojt, bukën u kânë çerep atëhere i kanë thânë, u kânë i trashë çikaq (ilustron trashësinë me duar), i kanë thânë çerep. U dufke me qitë buken n’çerep edhe me mlue me prush, mi shtrue nër e me mlue, at’here druni ka lue rolin edhe me mlue për mu pjekë buka, edhe u piqke buka kadalë-dalë, me zjerm.

EA: Tjetër, çfarë ushqimi bojshit, përveç bukës t’kallamojt?

NM: Po yshqimin, at yshqimin e at’hershit... krejt u kânë tamli pej gjâve, tamli, djathi, qito e kanë pasë... mish pak ka pasë veç haku i l’kurës e haku qi u duftë me u veshë, me u mathë, yshqimi u bâ me tamël.

EA: Atëherë kur jeni kânë bashkë me mixhën e me babën, fmi kur je kanë ti, çka majshit: lopë, dhe, dhi – përmene – sa kren i keni majtë, qysh i keni majtë, çfarë veni – a munesh me na tregu pak?

NM: Po, pô, muj... kem majtë kunra takati qysh kem pasë, për shpi tonë, pe nxa qi jem tu folë, at’herë tânë gati njejt me qita jon majtë, veç kem pasë dhenë për mu veshë se nuk kishe mujtë nryshe mu veshë, veç mi majtë dhetë [10], pesëmdhetë [15] copa dhenë.

EA: Po.

NM: I qethshin dhentë, e tirrshin leshin, e lnurshin, e tirrshin edhe n’vek e marojshin.

EA: N’çfarë kohe i qethshin dhentë?

NM: Dhetë i qethshin okolla Shingjergji kur, qi mos me nirtht dhetë se u bojshin cullak krejt, u dufke okolla Shingjergji, me i qethë, me marrë leshin, tani me punue atë vjet atë lesh krejt për qata rob; loptë për tamël edhe për qito nevoja jon’ kanë; dhitë, jo, kanë edhe për tamël ma t’mira se dhetë.... dhitë, e leshin ato dhitë e kanë pasë veç për çerapa edhe për zhgun, thojshin për tesha ma t’trasha – teshat e trasha u bojshin edhe pej dhene edhe pej dhive. Zhguni, tjerqt at’herë, marojshin n’vek, pos teshave t’holla i marojshin zhgunin, i marojshin tjerqit edhe pantollt për burra, setra... ai qi nuk kish... kish edhe qi nuk kish, pej fukarallaku ia nimojshin kta qi ishin ma t’pasun, ia nimojshin diçka, pej ati zhgunit, pej atyne teshave t’leshta, ia nimojshin.

EA: I zoti i shpisë, kush u kânë?

NM: U kânë mixha.

EA: Mixha u kânë a... a e ka majtë ai pasuninë e krejt shpisë?

NM: Po, sa jena kânë bashkë.

EA: Po, sa jeni kânë bashkë.

NM: Kur jena kânë bashkë ai u vetë: ai ka thânë qishtu, u bâ qashtu.

EA: Qysh i dajshit puntë – se ju kokni kânë shumë djem?

NM: Puntë?

EA: Po, t’veres e t’dimrit, e, pa marrë parasysh.

NM: Po, puntë i dajshum: fmija me gjâ, puntort me punue tokën, pô u kanë keq at’here me punue tokën, u kanë shtirë.

EA: Pse?

NM: Tokën nuk ka pasë kurgjo me punue... tokën u kânë... ‘parmenë’ i kanë thânë at’here, si pllug tash. A pe di ça o pllugu?

EA: Po, po.

NM: U kânë i drujt, veç i drujt se veç druni ka punu athere, ka punu qito qi po thom, gjâja, pasunia me gjâ, me metë gjallë edhe tokën me punu me dru.

EA: Me parmenë.

NM: Me parmenë.

EA: Qysh u punojke me parmenë? A munesh me na kallxu pak...

NM: Po, me parmenë u punojke, i ngjitshin... ai qi kish kije i ngjitke dy kije, zgidhën... edhe sot e kom zgidhën edhe pllugjt t’at’hershit, veç qi rrinë; parmenën jô, se parmena ka ra ma herët, veç jom tu folë për kohën kur u punu me dru... parmena u kânë, nuk po di me t’kallxue qysh, dru, e i ngjitke kijet, e ngrihshin, njeri i majke, e ka pasë do hekur – te kovaçi at’here u marojshin – me ja’u ngjitë se druni s’ki qinrue, n’maje, me qata u punojke toka. At’here u vetke “sa parmenë?”, nuk u kânë me kurgjo tjetër, “Sa parmenë i molle grunë, elb, tërrshanë...” qashtu, “sa parmenë” – sa ditë. Thojke, për shembull, “çikaq përmenë”, kur bojshin odave, kur bojshin llaf.

EA: Po.

NM: “Çikaq përmenë valla i kom grunë, çikaq përmenë tërrshanë”.

EA: E sa u kânë ni [1] parmenë?

NM: Po sa kanë punue ni [1] ditë: sa ka punue ni ditë me qato, me qatë përmen, se tokë pak ka pasë.

EA: Çka mjellshit?

NM: Pô millshin grunë, kallamoq, tërrshanë edhe elb, kto tona farnat... sebeti qi gruni e kallamoqi e elbi ish për me hangër gjinja; tërrshana ish për me i yshqye gjânë, qi punojshin me to, e qashtu vike vakti u millke, vike vakti toni për me korrë. U dufke me korrë me drapën, u kânë drapni si brisk. Ata t’rritnit çka ishin t’asaj shpie, n’atë kohë dalshin edhe korrshin grunin edhe këtë tërrshanën edhe elbin, që ish koha e elbit... vike elbi ma i pari, dalke ma heret, u korrke elbi; mas elbi u korrke tërrshana... gruni mas elbi, tòna tërrshana, tani kallamoqi – kur i vike vakti n’vjeshtë. Kur u korrke gruni, gruni u bajke... at’herë nuk ka pasë kerre t’hekrit – edhe kerret jon’ kânë t’drunit.

EA: Po.

NM: U bajke me kije edhe me qatë kerr t’drunit ka pak, ka pak, edhe u bike, u bajke elbi, u bajke tërrshana – ai, gruni, tani tërrshana. Vike vakti mi fshi, me kerr t’drunit u bajke ajo, atu u bojke ajo krejt... vike vakti me u fshi gruni, për ata u majshin gjâja, qi nevoja nevoj’n mi krye. Vike vakti me fshi grunin, u bojke ni lamë, e rrafshitshe dikun. U dufke gjithkush me pasë at lamën qi me fshi drithin, ni ven t’përshtatshëm n’oborr a n’ara ngat. U bojke lama edhe tash u bajt gruni edhe elbi, me fshi... qysh me fshi ata? U kânë zg’jedha qi i ngrihke loptë, kijet edhe loptë, u kânë qi u bajt drithi me to, kerri i drujt edhe zgedha – me qata  edhe gjânë mi ngjitë. Kur vike vakti me fshi drithin, u dufke kije me pasë, kije gati me shumicë kanë majtë at’here, fort, ose lopë. I ngjitshin n’atë zgedhë, dy [2] qi e kanë ngrehë ata edhe ni [1] lopë, qysh kish: ka ni [1] lopë anve n’atë zgedhen me ja ngjitë: njo [1] n’mjedist n’paq; dy [2] skejev t’kijeve, se ata kijet jon’ kânë ma t’msuem me punu edhe i zgidhshin se ata dujt u dufke mi lidhë me thupur... i zgidhshin ata duj edhe i tubojshin aty. Tash, me ia nisë me kije, me lopë, me fshi grunin, tu e rrutullue, tu e fshi, tu e shkelë gjâja ia qitshin... metke kashta, u shkunke krejt, metke kashta. Drithin me marë tani me qirue, me çue tani për me hangër, u dufke kashtën me rue edhe për yshqym edhe për familje mi shtrue, se nuk ka pasë, mi shtrue, ni [1] ditë e dy [2] e tri [3] e... Ajo shkojke, kjo qi e përmena, shkojke dej u fshijke ajo kohë e ver’s e pranverës, u marke drithi edhe kashta. Kashtën u dufke me rue për shtrojë, se kashta at’here u kânë dysheku i popllit, qi i kanë thânë dyshek, qi i thojmë na ma vonë... u kânë dysheku i popllit, e qishtu. Vike vakti i kallamoqit tani, me marë kallamoqin me qvoshë: a’there ai u kânë ma i kallajshum, e qvosh’she. Kryesore at’here jon’ kânë qito punë qi i përmena... veku e ka lue rolin krejt t’shpisë mu majtë... veku. Puntë e dorës jon’ kânë, u kânë druni at’herë, qi u kânë n’atë kohë me menue tash, nuk m’hiqet pej kreje po osht’ edhe e zorshme me kujtue për mue... me zjerm, me zjerm me marue çerapat, me oxhak... A po merr vesh qysh po thom?

EA: Po.

NM: U kânë oxhaku i shpisë, n’oxhak, tu qitë dru n’oxhak, tu i marue çorapat gratë, gratë e at’hershme, mi marue çerapat, me i kepë teshat – ato qi thashë, qi i kanë pre t’leshta – me i kepë... u kânë, drita, nuk ka pasë at’herë drita, u kânë drita e zjermit, zjermin me majtë, qysh me majtë... ti u duftë me majtë pej mali, po mirpo kojshillaku at’herë u kânë qi ka punue bashkë. Për shemull zjermi, mu bâ idare me zjerm, zjermi po merum vesh, pô mirpo zjermi dikujna iu ka shkymë, nuk ka pasë at’herë me ça me u dhezë zjermi, a zjermin qi pe përmeni une, qi u dhezë, n’mal at’here, u kânë mali i rritshum, mali... lisat n’mal kanë qitë nifarë tube n’trup, at’here i kanë thânë... ‘eshkë’ i thojshin.

EA: Eshkë.

NM: Eshkë, emnin eshkë, me marë ata n’mal e mi pru te shpia e me zie, qysh e kanë zie nuk m’kujtohet, veç e di qi e zijshin e u shtypke e u bojke sikur qiky pamuku qi osht tash, qata eshkë, pô u kânë me ket... se n’mal me gjetë u kânë zor se veç ahi e qitke ata.

EA: Veç ahi.

NM: Veç ahi, tjeter dru jo. Tani u kânë ni copë hekër, i thojshin ‘unur’, n’guri t’egër mi qitë atë eshkën, n’guri t’egër, e mi dhezë, tani me dhezë zjermin me to.

EA: E guri i egër qysh osht, guri i egër?

NM: Po guri i egër... i bardhë u kânë, u kânë edhe me ngjyra, ka plot gurë t’egër... Qiky guri i egër u kânë qai, ky ekziston edhe sot. Veç n’qatë guri, nuk jon’ kânë tanë gur’t qi kanë qitë xhixha, veç jon’ kânë mi hjekë edhe ata cili qet. Me qatë unorin i rajshin edhe e dhezshin edhe zjem. Tôni zjermin – qi thashë n’kojshi, zjermin u duftë mi rue e mi mlue me prush, me bâ mu shukë zjermi, dikujna me ju pas shukë, u dufke n’kojshi...

EA: Me shku me marrë.

NM: Me shku me marrë zjerm n’kojshi, me shku me marrë zjerm n’kojshi. Nuk ka pasë kohë me shkue, edhe sot folet, se at’herë u fol kur osht’ ardhë dikush: pos atina qi u ardhë me marrë zjermin, ai s’ka pasë kohë me nejtë, ka thânë: “A erdhe me marrë zjerm a?”.

EA: Po.

NM: U kânë për qiso punsh, ka vazhdue... veç edhe sot e asaj dite përmenet, “Pse s’po rrin – si me pasë me marrë zjerm.”, edhe ti e ke zatetë kit’ fjalë. Eh at’herë jon’ majtë me qito, me qito jon’ majtë, hajt hajt, me zahmet. Kanë ngue... po ti je ardhë me majtë shenime edhe e di qi kto vyejn, po m’vjen edhe zor me i përmen tona.

EA: Çka t’bjen n’men ty... veç çka t’bjen n’men ty.

NM: Jô pô, si me t’pasë moter.

EA: Tani kur u rritët...?

NM: Kadalë jom tuj shkue... tu u rritë, se kto m’kanë nxanë tu u rritë, tu u rritë, t’kallxoj dej n’kohën kur... Vllazën e motra qi kem kallabllak, ku mu pastrue... at’here jon kânë pej dheu t’marume, ‘knata’ u kanë thânë... pej skamje nejnjo qi iu ka thye vega, me lanë për me pastrue familjen... ni aso ‘qupin’ i thojshin at’herë, pa vegë, qi iu thejke vega mi rue e me pastrue familjen e trupin i madhi edhe i vogli, mi shti n’zjerm at’herë n’qatë oxhak. Qi po thom, at’here e ka lue rolin druni shumë, mi shti n’qatë oxhak edhe me vokë ujt, n’kohën e dimnit edhe me i pastru fminë, me pastru trupin, qashtu u kânë.

EA: A u pastrojshit me ren?

NM: Po, me ren, qysh e kish, qysh mujke nana e vet me i pastrue... edhe kur jena rritë tani edhe si me ren, po, veç mu pastrue... u rritum, çikat edhe djelt, dej qitu ku po thom, at’herë t’asaj kohe, edhe çikat n’tesha t’leshta t’dhêne u rritë tej u shku tu burri – bo lazum qi edhe n’t’leshta u shku ma heret, veç une pej qi e kum zatetë, n’tesha t’leshta edhe çikat tu burri, se s’ka pasë, as nuk u kânë marre, as nuk u kânë gjynah... qajo u përdorë, pastërtia u bâ qashtu qysh thashë, vesha... çikat n’qatë veshë u duftë me u çejzue, dy [2] tri [3] vjet, tri [3] katër [4] vjet, veç me dorë krejt – me dorë e me vek. U folke at’herë, kurgjo ma sevap, vitrat qi jon’ dhânë, se edhe at’herë jon’ dhânë, o’ dhânë diçka, sadak i kanë thânë, sadak – jô vitra, çikës qi o tu u çejzue, se me zahmet osht tu u çejzue. Tri, katër vjet me fe, nana e vet tu i nimue, familja e, tu u çejzue... zor u kânë, qysh mu majtë pej seni t’dekt gati, pej qkrepze pej guri, pej... me ngjallë kishe n’shpi dritën, at’here nuk ka pasë... dikur u dalë qysh... se veç me dritë t’zjermit, nifarë gazi si me shti n’qit bardak qitu, ni gaz u kânë i teneqes, mi ja qitë do gaz e qai timojke me ia nimue ksaj dritës t’zjermit. Kto n’atë kohë e kanë përfshi popllin krejt.

EA: Deri kur zgati kjo drita me zjem?

NM: E pô... qashtu nimoma ka pak... po t’kallxoj, drita me zjem ke me shumicë pej qi mrrina une katër [4] pesë [5] vjet, qi e fola ma heret, qi me pa diçka... ke Serbia e parë, ke dekterti në ‘41-tin...

EA: Po.

NM: N’41-in, n’Shqypni – thashë ma heret – hini Italia... n’38-in... n’41-in hini gjermani tu na ktu... eh qi me pa diçka, mi ndrru atë dritën, jô mi nrrue pô mi ja nimue, pamë... pej qasaj kohes t’gjermanit kur erdh... ajo as nuk na marrke as nuk na epke.

EA: Qysh?

NM: Ai gjermani...

EA: Po.

NM: Si shtet e murr, puntë e veta i kqyrke; me na ngucë nuk na ngucke, se përpara nashta e kapërceva, se ka pasë edhe Serbia e parë, n’atë kohën kur po thom jom kânë ma i vogël at’herë... nisën, qi thashë, o tesha, u ngjall pak, n’41-in do tesha i shitshin ata... me tamël.

EA: Po.

NM: Ushtria... do tamël ia dhojshe, ta dhojke ni teshë, do djathë, do... pulë, do qito. Do... m’kujtohet do thasë t’bardhë sikur tash qi jon, t’kryps edhe t’shiqerit, n’at kohën, 41-in, jon dalë qata, qi mi nrrue pak veshen... kur erdh gjermani, nryshoi pak vesha, qata thashë, i marrshmi kah mujshmi... poplli at’here i blejke e ia nisën pej marojnë tlina.

EA: Me qato thastë?

NM: Pej qatyne thasve, me hjek leshin pej trupi. Ata jon kanë thasë t’bezt, iu thojshin.

EA: Po.

NM: Eh, ia nisën pak a shumë, mu ba idare ni trohëz, ma mirë.

EA: E çka blejshit tjetër përveç teshave, prej gjermanëve?

NM: Pej gjermonve kurgjo nuk blejshum, po na falshin... keksa – nuk kem ditë na çka ô keksi.

EA: Po.

NM: Une e gjenerata përpara, na dhojshin ka pak ata gjermont edhe blejshmi. Ata i kishin për veti, na i dhojshin ka pak keksa, sa me ditë, dishum diçka... na i dhojshin, qishtu.

EA: Tani erdh koha për me u martu.

NM: Jo, hala jo.

EA: A hala larg?

NM: Jo more, larg osht’.

EA: Larg osht prej 41-it, veç...

NM: Mos po t’mërziti?

EA: Jo, jo!

NM: Kem n’41-in... 41-in veç filloi, hini gjermani edhe u nisën qito pak a shumë, edhe na atëherë n’atë kohën e gjermanit gati n’secillën herë pak ma mirë, mu ba idare pak, n’41-in, n’atë kohën e gjermanit. Gjermani i muer do gjenerata, i qiti n’do detyra sa me udhëheqë popllin ka pak. Pak a shumë punojshin ata t’asaj kohe, për shembull, me ardhë gjermont, a me lypë diçka a me thânë diçka, e udhëheqshin ata, thojshin osht filani – kallxojke për qata... Mirë, e kapërcei poplli, tri vjet u banë ato, 41-in hini gjermani, 45-in mrrini sistemi tjetër... kur mrrini ky sistemi tjetër, 45-in...

EA: Cili?

NM: At’herë i thojshin, dikush i thojke ‘rus’; dikush i thojke ‘partizon’, kryesorja emrin e ka pasë ‘partizon’ te na shqiptarët.

EA: Po, çka ndryshoi tani?

NM: Dekterti ktu nryshoi besa n’popull, edhe rahmeti n’popull ke tjetër, n’45-in nryshoi niherë.

EA: Qysh ndryshoi; pse ndryshoi?

NM: Pô t’kallxoj, nryshoi shumë: pô nisna n’qato tri [3] vjet... teshën e trupit – ajo ushtria qi mrrini, e 45- it – ... teshat e trupit, ngjyra ushtarake qi u kânë, ta hiqke pej trupi, se jô me ta marrë me ta gjetë qi e ke ble... nisi e nryshoi... vishin na kontrollojshin ushtria e atëhershme.

EA: Çka kontrollojshin?

NM: Pô nuk dishum çka po bâjnë... kontrollojshin qito qi po thom, mos ka armë t’gjermanit, mos ka tesha. Dej kmishën me ta gjetë, pe nxâ, po s’kish qaq shumë, veç me ta gjetë ta marke; me ta gjetë ni setër t’gjermanit ta marke; me ta gjetë... dej kmishën, dej çerapat me ti gjetë... se blejke poplli ka pak qato tri [3] vjet.

EA: E armët mi gjetë, çka bojke? Veç e marke, a ushtrojke dhunë a naj sen?

NM: Veç e marke.

EA: Veç e marke?

NM: Veç e marke. Tana nisën, veç i marke ai regjimi qi erdh, i marke fik fik fik, i tubojke... ku i çojke s’di. Nisi mu vnu hyqmeti tani, kjo vazhdojke, kto kontrollimet... nisi me u formue hyqmeti, n’at kohë, gjenerata e 20-she... A pe merr vesh – une 30-sh.

EA: Po, ti 30-sh; gjenarata 20-it.

NM: Gjenerata ‘20... e gjet sistemi si ma t’kallajshum me bâ për veti.

EA: Pse ata ma t’kallajshëm?

NM: Pse ma t’ri, ma t’kallajshëm... edhe i mur me veti at’herë, i thojke... me veti jô, n’shpi t’vet nejke...

EA: Po, po.

NM: Veç me punue me tâ. I thojshin at’here ‘omlladina’, rinisë omlladinë i thojshin, a pe merr vesh? Omlladina... u bâ omlladina 20sh, jô me gjeneratë, se ka pasë edhe t’vjetrin e marrke me veti, veç qi me nisë mu prishë poplli, me lue besa, e me lue këto munafikitë e këto, gjenerata e 20-it i nxuni... Hajt tash pi ia nisum apet ku ia nisën ata, 45-shi. I marrshin qatë gjeneratën e 20-it e ma t’hershme, i marrshin me i çue ushtarë mas lufte. Shkuen ata ushtarë, çka u bâ nuk e di, dikush u kthye, dikush u... Kur erdh ky sistemi, se apet pe lidhi – n’45-in, kur erdh ky sistemi, nryshoi shumë, poplli i shkelun gjithmonë, pô mirëpo mur’ frymë n’qato tri [3] vjet pak, kur erdh ky sistemi, skame dej n’skejt, qi po thom dej teshen e trupit, t’gjermanit, me ta marrë.

EA: Përveç teshave, a iu marrshin diçka tjetër? Tokën..?

NM: Qitash jom tu iu shku ren une... morrat e mluen popllin.

EA: N’45-ën po thu, a po?

NM: N’45-in e për anej, jom tu folë për 45-in... morrat edhe pleshtat, po pleshti u kânë i letë, ai veç t’honke; morri u kânë i flliqt. E mluen popllin... at t’mirë e ka pasë t’nisun ky regjimi qi erdh... erdh kah erdh, e qysh erdh nuk e di... dulën n’popull, kta t’atij hyqmeti qi erdh, me prashak, me do pumpa, me do... e prashakitën popllin, se gati pat mi mytë morrat, e qi thashë qai pisllaku me ni knatë e ni qupinë me u lâ, pat pisllak edhe qat t’mirë e pat kur erdh, e myti, me prashak, me prashak, e diti, me qata e ka mytë.

EA: Po.

NM: Poplli met dikush n’mal, dikush tu shpia, dikush ushtarë. 45-ën e anena, meten gjinja n’mal, se kunra ati sistemi, se me i nxanë e dishin qi a i pushkaton a çka i bôn...

EA: Ata që ishin n’mal, a kanë luftu kundër sistemit, a qysh?

NM: Jô, ata jôn kânë me atë sistemin e gjermonve atëherë... n’qatë kohë kishe kanë bâ zi, kanë bâ diçka, kanë vra dikon, a çka pô di ù... shkije thojshin kanë vra, n’qat tri [3] vjetshin, kur erdh ai sistemi qi thashë, e pat qat t’morrave... ia nisi n’popull, i marrke edhe i pushkatojke, nuk u dijke çka u bojke me ta, veç i marke ai sistemi. Kur u hi rishto kô e ka pasë n’sy, “poj t’merum vesh, që tu ju osht Halit Çuka me gjithë Mustafën, djalin”. Une i kum ngjoftë, qai sistem me tjerë plotë, siç u hi i ka marrë edhe mâ nuk u ditë për ta... ata, e din ti, qi t’kallxon familja jote.

EA: Po, po.

NM: Eh, ai sistem i punoi qito, ata qi ikën malit... ikën gjinja pej qatyne seneve, ikën e meten n’mal. Poplli nuk kish për veti, ata meten n’mal, poplli u dufke dhe atyne m’i’u nimue, tinë

EA: Qysh, qysh iu nimojshi?

NM: Pô u dufke ni [1] bukë, qaso qi thashë, n’çerep mi gatue, e me marrë njo i ri – une qi e kom marrë vetë – e me ua çue n’mal atyne e me hangër qata bukë... me t’hetue kta, atëherë haps i thojshin, t’çojshin.... t’marrke t’çojke haps ja t’mytke krejt.

EA: Çka u kânë haps?

NM: N’burg, n’burg, u kânë UDB-a at’here, u formue, UDB-e i thojshin.

EA: Po.

NM: U formu policia... 45-in, qi jom tu kallxue, qi ikën gjinja: dikush met n’mal dikush te shpia, u formuen gjendje ushtarake, u kânë at’here, veç ushtria e ka pasë... qatë kohë, 45-in... ushtria i ka marrë qita Halit Çukën e qita, ushtria e ka pasë, i murr ktu do ushtarë e do i murr, e do i myti besa ktu. Pej atyne tani neve na gjeten shumë t’zeza; ata meten n’mal; khô poplli met kishe n’hyqmet, u vnue n’ren, i thojshin ‘otkup’ at’herë, tepricë i thojshin, emni. U vnue n’ren: sa anëtarë i kie – ma s’pari – çikaq; sa lopë; sa bollica; sa i ki; sa pula i kie... poplli s’dike kurgjô, qajo qi thashë ma heret, gjenerata...

EA: E 20-it.

NM: 20-i... e murr me veti me punue, me qita i regjistroi edhe i mur’, mu kallxue çka ka.

EA: Ata kallxojshin çka ka populli.

NM: Po, kallxojshin dikush pej tyne, nisi qaty mu prishë besimi, se jô, krejt nuk u prish. I vnoi n’ren sa drith... buk pak kishmi, sa me dhânë drith për shpi; sa me dhânë mish për gjâ qi i kie; sa me i dhânë... dekterti n’vo mos me i ngjehë tona, dej sa vo t’pulave, me i dhânë shtetit. Poplli ditë e ma ligsht, boll nuk kish, pô iu mur pasunia, u murën çka u murën, hajt, hajt, u murën e u murën... për drith, për bukë... Drithin u munuem me mshefë ka pak me thasë, n’shpinë dej n’mal, edhe ata ta gjajshin, ta marrshin, e mur’ bukën krejt. Mas 45-it n’gjashqin [1946]  e n’shtatshin [1947] kjo u kânë... Si nisi sistemi për mi fshi bukën, nihere ta qitke “çikaq ki mi pru”, sa i çoi poplli, s’kish, ia qitke pô s’kish. U çue hyqmeti n’kamë, atëherë kur s’kish, u çue ai farë hyqmeti n’kamë edhe kit gjeneratën, kit popllin qi e kish ka pak me punue, shpi për shpi me krahë t’pulës me ia fshi miellin, se mâ drith s’met... u munun me mshefë, u munun, e mshefen, e n’zidna e knej e anej e u gjet – nuk u bâ mâ me mshefë. Met ka pak miell, e murën edhe miellin për darkë... nuk ta lejke asni killë, se menojke qi jet msheft, a çka po di çka menojke... e fshiu me fshisë. Kah mu majtë poplli... hajt tash poplli duhet mu majtë dikah, e poplli, qi thashë ma heret, e ka majtë gjâja, pasunia me durë mu majtë, iu sos sokaku, pasunia iu mur’, për darkë nuk kish miell, hajt ku met tash... dikush nej trohëz kojshia me kojshi, pô u tutke edhe me ta dhânë, edhe me pasë, qi po thom – mrrini edhe pabesia, nisi skamja... kur u mur’ edhe mielli n’magje, nisi skamja me u rritë edhe ma e madhe, boll ish, hajt tash qysh me metë gjallë... ish heret n’atë kohë, pranvera...

EA: Po.

NM: Kur don Zoti me i nimu popllit e mos me shkue posht, ish, qilloi pranvera niher, tani ajo vazhdoi shumë veç ku po du mi lidhë, poplli dul... n’Pranverë qi del bari edhe del, ktyneher hithë e lakna ka pasë... nuk ish reni i hithave e i laknave... kah mujshin nejkush i marrke, me mledhë hitha edhe lakna edhe me qitë laknurë, tamël kish, djath pô, qitshin laknur, e shtynë ni [1] kohë sa u gjinshin lakna e hitha e kto... vishin tu u paku edhe ato n’popull shumë. Hajt tash, mrrini gruni edhe elbi edhe kto drithi i bardhë, qitke bari n’drith, n’grunë... Nuk e di a e din ti çka osht kukoj?

EA: Jo.

NM: Qi bín bari, po du me thânë bari i llojllojshëm, n’grunë.

EA: Po, po.

NM: Mi mledhë qata bari n’grunë e me qitë laknor, po atëherë mrrini edhe tjetra, qi edhe laknorin, qi thashë u qitke laknori, me lakna e me kto, u qitke laknori, pô u qitke me dy petë, kish ka pak, erdh hesapi mos me pasë asni petë, me ia shtrue qatyne, barit, qi u mlidhke n’grunë. Ni laknur shpia e qitke me qatë petën qi met e poshta, se niherë u hoq e epra e met e poshtra, pej skamje... me qatë petën e poshtër u qitshin pesë gjashtë laknora sa qinrojke... me tamël e me qato bari... mu qitë laknooor, poplli me qatë skame, me tamël e me qato u bojke diqysh idare. Me dekë uni s’u dekë kërkush... jô, nuk kom nie...

EA: A je lodhë? A po munësh me folë?

NM: Jô, muj, muj hala.

EA: E, mirë. Qysh nisi me tejkalu tani këtë situtatë, që skish miell e drith, e?

NM: Eh... pô, nuk e di kah ka ardhë, situata erdh dej qaty, mâ s’po di çka me folë për tô... Poplli u majke, prushin, blejshin pej jashti kush mujke ka pak, pasul, se poplli për n’hakë buke qi e kena provue, pasuli e kumpiri pe majshin ma fort. Ziejshin ka pak pasul kur kish, e qitke n’tepsi qashtu – s’ka pasë tepsia, do gjyveça – u majshin ka pak. Nisi at’herë... at’herë pej jashti  nuk u përmen, qaq jashti, po shqiptart pej skamje, u përmenke banata, nisën ka pak me depërtue drithi, kallamoqi, se tjetër jô... U kânë ni kallamoq i banat’s i thoshin atëherë, e keni zatetë hiç, kallamoqi i kuq, tani ia murën edhe farën, nisën ka pak tani kush mujke me ble... nuk kishe as me çka me ble, veç e blejshin ka pak sa për nej laknur, sa për nej... mu bâ idare sa për nej çorbë: ‘skrop’ i thojshin at’herë, me ia qitë ni grushtë miell edhe me ujë. Nisi poplli pak mu ngjallë.

EA: Ti n’atë vakt, çka ia nise me punu tani, përveç tokës – a ke punu diçka tjetër?

NM: Po, nihere si çoban me gjâ jom kânë, tôni tokën u duftë me punue, tôni n’qatë kohë se u kânë... n’qatë kohë n’45-in une jom kânë koxha i rritun, pesëmdhetë [15] vjet, ia nisum me punue, me prashitë, me qito qi i kallxova.

EA: Po, po.

NM: Kum shkue, se at’herë pak ma gjallë meten mulliet qi jon kanë me ujë. E Llapi, ti tash e din, veç Llapi at’herë ka pasë mullie, n’qatë kohë t’verës une edhe ni kusheri qi ishum t’shpisë tonë, kum shkue për dy killa miell. Prashitshum gjithë ditën kallamoq, me i marë dy killa miell qi nisum mu ngjallë, si po thom, po nuk u gjinke edhe nuk guxojke edhe ai qi kish me ta dhânë: me do huaja e me do qiso, tu i marrë njani-tjetrit, tu i nimue ka pak, ka pak, nisën pej jashti... hajt tash, pej hyqmeti çka me t’nimue, se ia nisi, qi po thom, niherë e qiti n’temel... çka me t’nimue, kur hini n’47-in, 48-in ish kjo, kur ia nisi për anëtarë dhetë [10] killa me t’i dhânë n’kofsh me punu për shtet.

EA: Dhetë [10] killa miell.

NM: Dhetë [10] killa kallamoq, se jô miell.

EA: A... kallamoq, se thashë çka dhetë [10] killa...

NM: Dhetë [10] killa kallamoq, n’kofsh tu punu për shtet.

EA: Mos kofsh, çka t’jepke, kurgjo?

NM: Mos kofsh... ia’u nisi ka pak do punve atu-ktu me i punue... Une n’atë kohë, n’47-in... pô due me thânë, nuk po muj bash cok me ditë, veç po m’doket qi pô... u nis, i thojshin ni fabrikë e pamukut at’herë, veç me durë, n’Prishtinë, se mos me kânë n’punë – qi thashë – nuk t’dhejshin. E shkova e hina aty, i ri isha, atëherë dulen kacia e qito, me kacia, se s’ka pasë hala n’atë kohë me punu me kto, u regjistrova atu edhe hina me punue. Atëherë s’pagujke me pare kërkush... e mora ni vërtetim, u dufke me çue n’opshtinë qi jom n’punë t’shtetit...

EA: E çove...

NM: At’here shkoi baba jem edhe i mur’ niqin e tridhet [130] killa kallamoq, se ishmi tremdhet [13] anëtarë t’familjes – dymdhetë [12] ishmi n’shpi; njo [1] e kishmi ushtar, veç edhe atâ e qkrova un qi o ktu.

EA: Po.

NM: I murëm niqin e tridhet [130] killa kallamoq... gzim i madh (qan)... gzim, qi e bamë do bukë me hangër se kish kohë e gatë qi as me hangër, as me pa bukë s’kish... (qan)... m’duhet me pushu pak.

EA: Pusho sa t’dush... sa t’dush.

NM: U nis pak nihma e atina hyqmeti... jô veç neve pô qashtu: kush hini neper puna, nejse, u dhanë ka pak, mu bâ buka... hajt hajt, mrrini koha e verës, kish... elbi u piqke pak ma heret se tjerat, mas ksajna qi e bamë bukën, qi e murëm.

EA: Po, qi e murt kallamoqin.

NM: Pooo, mrrini koha e verës, thekna edhe elbi u piqshin ma përpara pej ktyne tjerave, po mirëpo mrrini ajo kohë sa me u ditë kokrra e elbit edhe e theknës, mu bâ tamon kokrra, mu pjekë jô, tanishi me shkue qi kishum mjellë, e mi korrë do elb e mi marë e mi qitë n’diell mu terë pak qi mi ra kokrra... Ia nxirrshin ato kokrra elbit, ia nxirrshin pej kallit, e tash çka me bâ me tâ... shtalb e butë, me marë e me qitë n’çerep e me terë me zjerm.

EA: Po.

NM: Ata me terë me zjerm, poplli, n’çerep. A po merr vesh qysh?

EA: Po, po.

NM: Me terë me zjerm e me lidhë dekterti u forcojke, qi me mujtë e mi blue, mi çue n’mulli, tani e çojshin ata atëherë, u dufke me dorë.

EA: Sa kohë u dufke me terë? Sa zgatke ajo deri sa u terke?

NM: Po zgatke sa duesh. Senin shtalb me terë, ata veç mi sosë, a din sa o zor me terë... ngatke po u dufke përditë. Ata nuk ish nihere me terë e me çelë; ata u dufke me tona forcat çka ishin atëhere me zjerm me terë, me bâ për mu gatue, qishtu.

EA: E çojshit n’mulli tani.

NM: Tani e çojshimi n’mulli kadalë-dalë, dikur u piqke qi me dalë, a din, për bukë, tôni n’atë kohë dikur i vike vakti edhe u piqke n’ara... kadalë-dalë me marë e me fshi me gjâ e me shty dej qatu e me çue n’mulli. Erdhum dej tu buka qashtu kadalë-dalë, hyqmeti mâ s’e marke, u hoq, n’48-in u hoq aifarë...

EA: S’ju marke mâ shteti a – tepricat?

NM: Tepricat.

EA: Ti n’fabrikë aty tu punu hala?

NM: Jo more, s’punojshsha, e lashë.

EA: Jo, e le aty... çka bâne tani?

NM: Çfarë fabrike... punojsha te shpia, çka mujsha me metë gjallë, atu veç sa me marrë qatë letër...

EA: A... veç letrën me marrë.

NM: Letrën me marrë... Ia nisum tani me tontë, une po thom, me terë, kur s’kish – shko n’punë e shko kah dush, s’kish rrogë as kurgjo.

EA: E jashtë Kosove, a ka pasë prej shpisë që kanë punu, t’jujt – vllaznia tu, a mixha a – a t’ka punu dikush jashtë shtetit?

NM: At’herë s’ka pasë, kur po flasum na, s’ka pasë jashtë kurgjo. Hajt tash, i mur tona, e bamë pak bukë...

EA: Tash masi e batë bukën?

NM: Mas buke mrrini ni nryshim i zahmetshëm n’popull.

EA: Çfarë ndryshimi?

NM: Po mrrini, ishin torturat qato ku i lamë, t’koçakve e... ishin ato, pô kto ishin tortura t’shtetit qi i bojke n’popull. Dul nifarë ligji, e prunë kta, dul me hjekën ferexhen, at’herë u kanë çarshafi, i zi, nashta e kini pa n’syreta.. u kânë n’ftyrë, u kânë kshtu...

EA: Ktu gratë e bajshin – ktu?

NM: E bajshin, qatë veshë e kishin: dimitë, çarshafin. Shkojke n’t’pamë me to, u kthejke... çarshafi u kânë.

EA: A veç gratë e martume, a edhe çikat e reja?

NM: Pô çikat e reja pak jon’ dalë atëherë... gratë e martume, veç.

EA: Po.

NM: Çikat e reja e kanë pasë ni peshqir nër fyt, dej vonë e kanë bajtë. Për çika t’reja u kânë qajo peshqiri nër fyt; gratë ferexhen. Erdh hyqmeti a e hjek, a s’e hjek, a s’e hjek, e rroku popllin...

EA: Çka ndodhi tani?

NM: Pô ndodhi, pritojke poplli, nuk dojke me hjekë.

EA: Nuk dojke populli a?

NM: Nuk dojke. Ni kohë shkoi, kur shkojke gruja n’t’pamë, kishe te t’vet, rajke n’kerr, e mlojshin me ni teshë, me ni jargon, kishe osht smutë – pi çojmë dikun me kqyrë. Shkojke te t’vet. Me t’gjetë ashtu t’denojke, qi pi çon; mu nalë me t’kontrollu, t’i dhojke dy muj a tre muj a, t’i dhojke burg, pse pe përdorë atâ... Shkoi ni kohë ashtu qysh mujti... e hoq poplli ferexhen, e hjeku edhe u hoq ferexhja, s’ka mâ.

EA: Masi që u hoq tani?

NM: Po, mas ksaj ferexhes s’po du me shku une, i ka zatetë poplli vet qi osht sot, i ka zatetë vet ato me i përdorë, une veç bie n’t’atij tjetrit, se i kanë hjekë tôna. Shkum apet atje n’gjeneratën... ke tej tu ferexhja, u hoq ferexhja... erdh vakti, tash nuk po di a me lidhë me të torturës a pe la ma vonë.

EA: A u kânë n’qatë vakt tortura?

NM: N’qit vaktin e ferexhes.

EA: Çfarë tortura u bojshin? Për çka u bojshin ato tortura?

NM: Po bojshin tortura... qikjo torturë ish mi hjekë ferexhen, t’i dhojshin katër [4] vjet burg.

EA: Për ferexhe... e për tjetër sen, çka u bojke?

NM: Për ferexhe katër vjet burg jon’ kânë, tani u hjek, meten kaçakt n’mal. Ku jon?

EA: I lypshin?

NM: Ku jon; pse pi man’; pse pi jep bukë? U dufke veç zorin edhe jo-hen; me pranue honkshe burg; jo-hi – nuk pranojshe.

EA: Çka u bojke kur i thojshe jo – ku s’e pranojshe?

NM: Pô rrehshin, rrehshin, rrehshin...

EA: Me i thânë po?

NM: Me i thânë po e honkshe burgun... hajt hajt hajt, meten gjinja nëpër male, u lypshin n’popull, poplli torturën, ku osht; pse; ku osht... N’kto t’56-ës, a po don me hi, a jo?

EA: Çka ka n’56-ën? N’cilin vit je martu, a po m’kallxon ma s’pari, sa vjet i ke pasë kur je martu?

NM: Po. Kur jom martu i kom pasë nizet e katër, pesë vjet [24, 25].

EA: A batë dasëm?

NM: Po, po.

EA: Kur u niske dasma?

NM: Po darsma... (buzëqesh), darsma jeme u kânë n’kit rezhim, e une po due me t’kallxue për pak ma ‘nej, darsmat qi i kum zatetë.

EA: Ma përpara, a?

NM: Ma përpara, jo têmen.

EA: Jo tanën a... Qysh u bojke ma përpara – para tanës?

NM: Ho, qitâ po due une... Para darsme, ajo çika u çejzojke në gjini ku ish atje, dy, tri [2,3]vjet, tri, katër vjet [3,4] u bojke gati, teshat e shtrojën e qito, i bojke gati edhe u caktojke koha, u marke vesh me mikun kur mi shkue me marrë nusen. At’here u kânë nrysh, se darsma u bâ katër [4] ditë a sa pi bjen... u bâ, t’ejten u nisë, n’xhumanë u krye, asi... t’hanën u nisë, t’xhumanë u krye... at’herë darsmat jon’ bâ t’ejteve me shumicë, jon’ kânë t’ejteve.

EA: Qysh u niske?

NM: Atëhere u niske darsma... u caktojke koha edhe e niske darsmën ai i zoti i darsmës, i thirrke kojshinë, “pi nisum darsmën”.

EA: Kon e çojke me i thirrë kojshinë?

NM: Po e çojke njo t’afërm, se at’herë kojshia u kânë i ngatë nërmje veti: cilit i thojshe, qai ta kryjke punën. Veç e çojke njo t’afërm, ma t’ngatë: nojni djalë, nojni vlla, nojni mixhë, noj dikon, i thirrke kojshinë, vishin kojshia mi nisë darsmën edhe ta bojshin përhajr, edhe vishin çikat e kojshive me knue at’here... u niske darsma, vishin çikat e kojshive, mu ardhë vishin tôna, marrshin pjesë, knojshin... kojshia u interesojshin për darsëm se u dufke me thirrë edhe miq edhe ma ‘nej, i thirrshin at’here... e caktojshin ni ven ku me nejtë burrat, ose ni arë ose ni ledinë... ku me nej’ e me i pritë... u caktojshin: burrat i kishin kto, e caktojshin venin ku, edhe pritjen dej t’kryhet darsma... At’herë drita s’ka pasë, me zjerm, me dhezë zjermin aty.

EA: Ata prej t’hanes u caktojshin?

NM: Pô, burrat u caktojshin pej t’hanes. U caktojke me pritë, mu bâ gati, se jô me pritë, se kta kojshia, e pasunia u dufke mu bâ gati për t’ejten qi u tubojshin krushqit, se jô për me nejtë.

EA: E përgatitshi ushqimin, çka tjetër?

NM: U bojke gati kush me zí atëhere, u bojke gati... tu burrat jom.

EA: Po, te burrat.

NM: U bojke gati veni, u bojke gati, kush me bâ hyzmet, kush me majtë dritat, zjermin; kojshia bajshin dru me kerre me pru, për me bâ kohën aty, venin aty, dritën, se s’ka pasë kurgjo veç me dritë t’zjermit... u bojshin qashtu. Vike e ejtja, vishin, kangatartë ardhshin at’here, vishin kangatart me knue, kta bojshin hyzmet, ata knojshin, qishtu, u bojke darsma, shkojshin krushqit e marrshin nusen.

EA: Me çka shkojshit me marrë nusen?

NM: Me kije, me kerr... at’here e mlojshin ni kerr, me kije. Kush i kish si ma t’mirë kijet shkojshin e marrshin nusen; ajo nusja atje i qitke senet e veta, dyshek e jastak, e... çejzin e vet, e qitke mi kerr me u pâ, ky shkojke kerri i mlum, po, mi tâ me qkepë atu çejzin. Kur vishin khâ, vike nusja, u hiqke çejzi edhe u çojke te nusja.

EA: Qeshtu dasma para teje; tani, çka ndryshoi te ti?

NM: Para meje kjo ke.

EA: Po, para teje.

NM: Kadalë, kadalë, hala... erdh nusja, e pruni çeizin, me duer tu e maru krejt, veç t’merum vesh, e prun çeizin, tash u erdh darka e u ba gjymyshi, e, nejse, erdh nusja. T’nestrit, kojshia edhe miqasia me shumicë me pritë me pa nusen, se nuk u pa atëherë nusja; t’nestrit i thojshin me thye kulaçin: u tubojshin burrat, si n’qit dhomë qitu, e prushin tani ato çikat qi bojshin hyzmet nusen, vike nusja, e pashin qitu, ia falshin kah do pare – at’here dinarë jon kanë, do dinarë t’ati regjimi – ia falshin kush sa dojke nuses, për nusen, ia dhojshin nuses.

EA:  T’premten kjo?

NM: T’premten, t’premten u tubojshin tôni gratë me bâ gjymysh, at’here i burrave u krye, me bâ gratë.

EA: I burrave u bojke t’ejten.

NM: Pô de, deri t’ejten; i grave edhe t’ejten edhe dej at’here, veç qi u kryjke tamon t’xhumanë. Ajo nusja, shejet, për shembull vjehrrit ia falke ni sexhade, i kanë thânë atëherë – shtrojë, dikujna ni teshë si e ka maru vetë atje, ia falke, i dajke senet, t’falat, vjehrres e kô i ka pasë me i falë diçka, i falke.

EA: N’atë gjymyshin, a keni bâ edhe loja?

NM: Gjymyshi i burrave u kryjke t’ejten, n’atë kohën kur u krye; i grave u vazhdojke dej t’xhumanë qi dalke nusja nër avli, qi thojshin. Gjymyshi i grave, rrehshin defa, bojshin gratë, kcejshin, mirë, ma dojshe mi pa... mirë u kânë, e at’herë qishtu u kânë.

EA: Çka ndryshoi tani deri te dasma jote – çka ndryshoi kur u martove ti tani?

NM: Eh, do sene shkuen t’njejta, do t’asaj kohës t’vjetër, për shembull dej tu nusja me ardhë e qysh me u nisë e, shkoi njojt... mos me pa nusen dej t’vinë e, shkuen t’njejta... pô, mirë boll, pô nryshoi diçka tjetër: ato dritat, qi po thom, me zjerm e me kto, nuk u banë kur u martova une – u banë me llama, dulën atëherë do llama.

EA: Llama me gaz?

NM: Pô, llama. Dulën do llama me shishe, poshtë kshtu (ilustron me dorë – si e rrumbullakët), nalt me shishe, veç nryshoi drita; gjymyshi nuk nryshoi, gjymyshi i njojti, traditë e njojtë... mi pa nusen jô, nuk u kânë çikën me pa sa u kanë çikë, traditë, u kanë traditë mos me pa. Tek t’nestrit qi thashë une, t’xhumanë, qi e pajshin miqasia edhe kojshia, gratë e burrat e pajshin, mu tubu n’atë kohën burrat, n’atë kohën gratë me pa çfarë nusje murën, e qishtu shkojke mirë.

EA: Masi që u martove a jetojshit me mixhën – bashkallak, krejt?

NM: Po, edhe nja dy, tri [2,3] vjet qashtu bashkë.

EA: Tani ty tu bonen fmija... Sa fmi i ki ti?

NM: Tani m’u bonën tri [3] çika e gjashtë [6] djel.

EA: Tri çika e gjashtë djem.

NM: Edhe sot qi jon’ gjallë tân... grueja dekterti 2003 rrnoi, i erdh deka diq. I ka majtë me durë edhe me shumicë me durë veç dul tjetër sen, nryshoi, ma kallaj i majke, jo si n’atë kohën, veç me durë. Dulën do sene me i ble e me ia nimue, u majshmi.

EA: Ti çka punojshe? A punojshe hala n’shpi?

NM: Une tani...

EA: Jetojshit bashkë me vllaznitë ju?

NM: Ishmi bashkë me vllazni. Punojsha n’atë kohë qito qi i përmenum përpara.

EA: Po, t’njejtat keni vazhdu me i punu.

NM: Mrrina me shku asqer, pa u martue, shkova e kryva ushtrinë, erdha ktu e gjeta shpinë qysh e lashë, as nuk u da kërkush as nuk u... 

vazhdum.

EA: Qashtu bashkë.

NM: Qashtu bashkë, majshmi gjâ, majshmi qito, bashkë tôna. At’here kur u martova, mrrin do fmi dej dikun, u çil edhe puna e hyqmetit, u çilën punt se nuk ka pasë përpara me punu.

EA: Po, tani shkojshit n’punë t’shtetit.

NM: Tani shkova n’punë t’shtetit, vazhdova n’punë t’shtetit, at’here ky farë shteti qi na i bani tôna, për fmi, kush kish fmi i nimojke, na i dhojke dofarë shtesash, dofarë paresh. E, kisha fmi, i marrsha do pare t’mija, do për fmi, u bojshmi idare, nisëm me u gjallnue, me u pasunue dej dikun. N’kohën qi thashë, t’darsmave, meten koçakt n’mal... a tash çka me bâ... qi besoj qi baba yt diçka edhe ka zatetë, baba yt, dej kur shkoi ajo, se dej n’ 48-in pat kaçak n’mal. Ikën do, dulën n’Shqipni, do dulën knej, do anej, do i vranë, do luftun. Liftun ata kaçakt qi meten n’mal, liftun, me këtë sistemin qi metum na... kô e nxoke e pushkatojke, liftun... kem pasë na, nuk di t’ksaj kohe qi jon kânë tu kta... me kallxu për kit kohën, a ka nevojë, a jo?

EA: Për cilën kohë?

NM: Për qit sistemin komunist qi e kom fjalën, t’koçakve.

EA: Po, tregona, a ka pasë kaçakë prej shpisë t’juj; a i ke zatetë ti; qysh kanë luftu, a çka po don me na tregu për kaçakt?

NM: Ken kaçakt n’krejt Kosovën...

EA: Ktu n’Dumnicë?

NM: N’Dumnicë ktu pat koçakë edhe tjeter kahit.

EA: T’kahit jon’ kânë, a e din?

NM: Ka pasë edhe me emna, i di, po du me u shku ma vonë... ni kusheri u thirrë Bajram Miftari, n’45-in na rroku neve ai sistemi qi e shkilke e majke gjithë, pej atina... ai ma përpara n’kohën e Kralit e anena kur u kânë ma i ri qiky Bajrami, nuk e ka... nuk ka punu për dërzhavë, met n’mal n’kohën e Kralit. Erdh ktu e u banë e, erdh 45-i, rezhimi erdh qai qi erdh, komunist, me i dalë zot Shqipnie. Ky met, ballistat ishin me shumicë n’mal kunër shteti, ky met me qata ballista... çka bon ky, met kunra partizanve, n’45-in, ky veni jonë u kânë zaher si ven ma i përshtatshëm për gjin t’ikun – gjin kunra shteti, tona pjesve kanë ardhë ktu tu na, vet u sillë, veni u kânë.

EA: Pse, a u kânë ma i përshtatshëm?

NM: U kanë ven i përshtatshëm se shkau s’e ka shkelë ktu kurrë, as qitash... e u çue, at’here u kânë, ish kânë Ahmet Zogu, ish kânë n’Shqypni, ni kohë t’shkurtë, e njekë sistemi Ahmet Zogun e met Ahmet Zogu kundërshtar i ati shteti... ky kundërshtarë i kti shteti ktu, Bajrami edhe me tanë shokt, me ballistat, mrrini ni grup njerzish qi e kûm zatet une ktu, n’45-in, n’maj u kânë, at’here s’e dishum çka ô maji veç n’Pranverë, 45-in t’armatosun, n’tesha t’ushtrisë... emnin “Partia e Ahmet Zogut” e Ballit Kombëtar i thojshin, ata, ajo ushtri erdh ktu edhe ushtria e Ballit Kombëtar, jon ardhë kunra sistemit komunist, ktu me punu me kta gjinën qi ishin kunra shtetit, tu Bajrami me shokë t’vet, veç ky ish n’shpi t’vetë ma shumë e me popull krejt. Vazhdoi ai, une isha si çoban at’here, nejshin n’male, malet tona, malet na ngatë, nejshin n’male tona si msheft ditën e ulicave, akshamave u tubojshin, e tubojshin, popllin e thirrshin “hajde me u tubue se jena”... ky Bajrami tani me i udhëheqë ushtarët, partia e Ahmet Zogut, e po na thrret me iu bashkue, se kur t’bahum dymdhet mijë [12000] kena me i... na qet, ingjiligje at’ëherë i thojshin, ata partizanë thojshin, qata partia e veshve majshin tubime, na i qet teshat, na i qet armet, na i qet tôna. U tubue poplli, na mas tyne ktu, ni pjesë e gjine nuk guxojke, ni pjesë guxojke, u tubojshin kryesore kush ish kunra shteti... ata menxi s’pritshin.

EA: U tubun.

NM: Tani mas ni kohe... n’qatë kohë u plague njo [1], se jon kânë partizanë iu thojshin, t’Ahmet Zogut, edhe partizanka jon’ kânë nja dy [2]. Njanës ia di emnin: Nexhmie e ka pasë emnin, u plagu gôn, me allti u plagu gôn, n’qatë kohë... ata me çue dikun, e çoi ky Bajrami, venin mos me ditë, e çoi ni tjeter katun ktu n’Llugë me u rue, mos me gjetë partizont kishe. U bâ ni kohë jo e gatë n’qatë verë, n’pranverë u nis, n’qatë verë, si vonë, ikën ata ni natë, i muren ato shenimet, çka me bâ... qysh ka me pru ingjiligji ktu e, kur t’bahum dymdhetë mij [12000] e, i caktuen gjinën: komandir i stanics ky, e, komandir i k’saj; e i asaj e, ajo parti i caktoi t’vetat.

EA: Masi që i caktoi?

NM: Kur u tubun ata gjint... hala...

EA: Çka ndodhi tani kur u tubun?

NM: E çka ndodhi... ndodhi, ndodhi qikjo: ikën ata, shkuen n’ven t’vet n’hyqymet ku jon’ kânë, se ishin kânë t’UDB atëherë... shkuen, hajde tash për neve, qi u tubun ballistat, i tubojke ballistat. N’atë kohë ikën ata, shkun n’shpi edhe i patën dokumentat me veti krejt, kush e çka... u hetue kjo qi kenë tradhtarë t’popllit kta, meten n’mal qysh kenë... hajt tash n’qatë kohë, kta ikën, u bâ me vazhdue, ky Balli Kombëtar. Ata kenë, u ditë ku kenë edhe u ditë ku u majtën edhe u ditë çka u bâ dej aty. I thirri ky Bajrami, e thirri, at’herë jon’ kânë udhëheqsa sikur tash, t’asaj kohe t’gjermanit kjo u kânë, ata gjinja e kohës t’gjermanit, po meten jashtë n’mal. I thirri ky përsëri e i tuboi.

EA: Tash për çfarë arsye i thirri, a pe din?

NM: I thirri për me vazhdue për Ballin Kombëtar.

EA: E çka u vendos – a me vazhdu a jo...?

NM: Pô, ajo u vendos, po t’kallxoj, i thirri edhe u tubun qitu, qe qitu n’livadh jon tubue krejt (tregon me dorë jashtë shtëpisë), qeverinë me formue... me formue qeverinë, kush e çka.

EA: Kush u kânë n’atë tubim, a t’kujtohet?

NM: Po, qysh jô, qitash pô t’kallxoj. N’tubim jon’ kânë udhëheqsat e qasaj kohës t’gjermanit.

EA: Kush jon’ kânë ata udhëheqsa?

NM: Pô, qitash due me t’kallxue kadalë, pô kur erdhen ktu ata u tubun, tash parllamenti... qysh po i thojnë shqip, shqip qysh po i thojnë?

EA: Parlamenti, shqip, po i thojnë parlament – kuvendi.

NM: Ho – kuvendi. Qashtu nimomë. E, n’45-in vers, at’here qi fola, u tubu kuveni, i thirri qita gjinen, u tubue kuveni edhe e qiten flamurin e Ballit Kombëtar, e qitën n’kuven. N’kuven aty flamuri kur u vendosë, u kânë me ato urdhnat e ati Bajramit; i vllai i Bajramit u kânë, ata jon’ tubu poplli i asaj kohe... I vllai i Bajramit e ka majtë flamurin dej u krye kuveni, e atëhere u thirrë “Kuveni i Gërdeçit”: pi majmë Kuvenin e Gërdeçit. Kryetari i kuvendit u xgidh athëhere Ajet Gëguri e ka pasë emnin, mos gabofsha Ajet Gërguri e ka pasë, kryetar i kuvenit qi u bâ për kuven, me u bâ kuveni. Kryetar i ushtrisë i forcave t’armatosuna u zgjedh Aziz Zhilivoda; Bislim Bajgora u zgjedh ni. edhe ai për ushtri, n’krye t’ushtrisë, Bislim Bajgora; jon’ zgiedhë delegatë si tash qi bahen; kryetari u zgodh Ajet Gerguri, i Forcave t’Armatosuna Aziz Zhilivoda; Sherif Tërstena e kta jon zgjedhë gjithë e cili n’ato degët e veta.

EA: Çka u vendos n’atë kuvend?

NM: U vendosën... kurgjo... u vendosën Kuvendi i Gërdeçit emnin, Kuvendi i Gërdeçit u zgodh, i ushtrisë u zgodh, n’emen tyne at’here u zgodh ni qeveri e qasaj Ballit Kombëtar... a po merr vesh?

EA: Po.

NM: U zgodh qeveri me kryetar t’qeverisë, me parllament, me forca t’armatosuna... u zgodh. Tash erdhen ata masi u kryen kto...

EA: Kush erdh?

NM: Erdh, tradhtartë – UDB-a e at’hershme: ti je kânë qitu, ti ke bâ qitu... ia murën vllazninë kti Bajramit se ai ish kusheri i joni – Bajram Miftari, ia muren, ky met n’mal, u qkapërderdhen, e rroku UDB-ja qi po thom, ikën kta, tani kah me shkue... erdhen ata: ti je kânë qitu; ti je kânë qitu. I murën, vllazninë ia murën, ia çun n’burg, ‘haps’ n’atë kohë.

EA: Ata i murën për me iu kallxu ku osht Bajrami a?

NM: Pô, ku osht Bajrami.

EA: E ku jon’ kta tjert...

NM: Ku osht Bajrami, edhe kini marrë pjesë si vllazni, veç ku osht Bajrami. Ata s’pranojshin.

EA: I burgosën ata.

NM: Hajt, hajt i murën, shkoi ni kohë qashtu, hyqmeti, tortura, tortura përditë. Çka me bâ tash... ata vllazninë ia murën, ia çun n’burg do, e do kho te shpia, çka me bâ... tash Bajrami, u qkapërderdhen ballistat, gjithësekush met shah n’veti, jô me kerkon, jô nihum prej kerkujna, masi qi u majtë kuveni.

EA: U shpërndanë ata.

NM: Bajrami, edhe ai met n’mal, çka me bâ tash... ia murën gruen, ia murën djelt, ia murën robt, ia murën fminë, krejt ia mur hyqmeti. Bajrami n’mal hala... çka me bâ Bajrami tash, mas tona qityneve, ra n’dorë. Atëhere u vnuen opshtinat, n’Novosellë u kânë opshtina, at’here u kthy Kërst Jakovi e jao e Serbisë t’parë, me shumicë u kthye, edhe shkoi ky n’Novosellë: po due me ra n’dorë t’hyqmetit.

EA: Dojke mu dorzu?

NM: Mas qityne... i thanë aty n’opshtinë – une sjom kânë veç qi kanë thânë – “le pushkën ktu”, u kânë me pushkë atëhere, ka thânë, “jo, pushkën juve nuk jau dorzoj, kom me e dorzue n’Vushtërrën atje, ku o veni”. Niset, at’here kamë u kanë, çka po di une... me zapti e me... i thojshin Rrasaniku n’skej t’Vushtërrnes (teshtin), at’herë u kânë, qi thashë ma heret, gjendje ushtrake, veç ushtria qi e ka sunue... I dalin përpara ktina edhe “dorzou” edhe e dorzon pushkën. E marin ajo ushtri edhe e çon n’Sllakofc, çka po di tash, edhe e çon n’Sllakofc, tash “qysh e ke udhëheqë?” Dej e kanë ditë ata UDB-ja qi po thom, qi ikën, dej ku shkuen, dej ku jon shkue kta, e kanë vet ata “kallxo qysh o nisë, edhe kah u ardhë edhe dej ku u shkue” – nuk ka pranue asni fjalë n’kto.

EA: Çka ndodhi masi s’pranoi?

NM: Nuk ka pranue. Masi ra Bajrami n’dorë, n’qatë kohë ia murën tre [3] nipa, n’qatë kohë kur u ra Bajrami qi iu sos sokaku edhe ata kundërshtarët ia murën, Bajramin e murën, e çuen atje. Kta i muren, njo [1] e kanë çue aty te Bajrami, ni nip tina... edhe ai nuk dihet ku o i vdekun. Dy nipa ia murën ushtria e at’hershme edhe i çuen për Llap anena, te vorri i boshnjakut i thojnë, ni ven, i vrajnë ata dy nipat e tina, u vranë tre, kta nipa t’tina... Bajrami hala gjallë, ai nuk pranojke.

EA: Hala nuk pranojke.

NM: Nuk pranojke kurgjô.

EA: Tani?

NM: Tani e majtën çka e majtën, çka i kanë bâ atje, veç ata t’Cecelisë, ata gjinja atjehit qi kallxojshin, e kanë mytë kadalë për kadalë kshtu – as s’e kanë vra, veç e kanë mytë kadalë-dalë...

EA: E kanë torturu.

NM: N’katar t’thive dej e kanë mytë. Asni njeri pej qityne nuk e kanë qitë qi me thânë u kânë as qi e kum majte kuvenin... qishtu u dekë. Mirëpo, hajt tash me marrë gjenazen, qi ja lejojshin ai hyqmeti kishe, shkuen me marë, nuk e muren hiç se e kishin shti n’vorre atu dikun atje, po kallxojnë ata “nuk kini ça merni gjenaze veç...”... e llomìt. E ajo familja met tani qashtu, i lshuen e, n’atë kohën, n’atë sistem met si familje e përjashtume, si familje e shkelun, tanë qashtu e çun jeten, qishtu.

EA: Qishtu.

NM: Nuk di a kom mujtë me thânë najsen a jô..?

EA: Gjithçka ke thânë. Shumë mirë.

NM: (buzëqesh).

EA: Veç edhe diçka dashta me t’vetë: po kthehum apet te familja jote, te reni i shpisë... ju, tregove që jeni kânë shumë vllazni, tani ti ke pasë edhe shumë djem. Te ndarja, qysh jeni nda?

NM: Aaa...

EA: A je lodhë, ma s’pari?

NM: Jo vallahi, jô, u knaqa se kto i kom nërmen, po mi folë s’kom mujtë, s’kom pasë kujna... djelt e mi kto s’i dinë asnjo, se s’jon t’interesum, se i dinë do pô... pô tu familja, si familje jena kânë familje e madhe... kjo Miftari, venali ktu, gjithë, se kanë ardhë ktu t’ardhun muhaxherë e jerlie qi iu kanë thânë atëhere... e ktu ndarje po don t’familjeve...

EA: Qysh u ndatë me vllazni?

NM: Pô nihere u damë me mixhën.

EA: Me mixhën ma s’pari, po.

NM: At’here e damë pasuninë me mixhën, përgjystë.

EA: A e keni nda me pleqnarë, a vetë jeni nda?

NM: Jô, vetë, jô, pleqnarë na s’kena pasë kurrë. Jô, me mixhën u damë; babën e kisha smutë, ratë, une isha i martum, kisha edhe fmi. U damë me mixhën dy-copsh: shpinë – dy [2] shpia i kishmi: njanën ti, njanën ti; tokën përgjystë; gjânë përgjystë. Une me mixhën u dajsha, po mirëpo babën e kisha smutë, ai ish ratë, nuk mujke mu çue... m’u dufke me marëveshje t’bab’s, dej dikun ku mu koqitke qi ish puna diçka mos o keq...

EA: E vetshe babën.

NM: U damë me mixhën: ai anej, na knej edhe u damë, rrnuem, u bamë na vllaznia, pesë [5], se njo u kon’ dekë herët. Pesë vllaznia ni shpi.

EA: Pesë vllaznia ni shpi. Sa jeni kanë t’martum?

NM: Veç une i martum.

EA: Tjert jo.

NM: Asnjo tjetër. Nanën e kisha gjallë, babën e kisha gjallë, baba ish smutë, ratë krejt, nana koxha e fortë, e me nanën e me babën u dava une vetë i pesti vlla, edhe nja dy, tre fmi... ni fmi a dy a... i kishna t’vogël. U damë me mixhën. Rrnuem ni kohë t’gatë bashkë, babën e nanën hala gjallë, m’u banë mue kallabllak, e m’u martue... n’qatë kohë kur m’u banë mue fmia ma kallabllak, u martun edhe dy vllazni rishto – njani pak ma heret, njani rishto, edhe u bamë kallabllak edhe hajde tash me u da na vllaznia nermje’ veti. Ishna une n’atë kohë, kur jena da me vllazni, u kânë shumë vônë... i kishna tetë [8] fmi, vllaznia e mi dikush ni fmi dikush hiç, ni shpi e... ishna veç une qi u dufke ata me majtë: tetë [8] fmi edhe une me grue, dhetë [10]. Po dahum, une thashë... ni vlla para meje e pashë qi po ka qef me u da edhe ish i martun, mirëpo s’kish, ni fmi a dy... Pashë qi kish qef me u da, e pashë une qi osht zahmet edhe për ata, se ni shpi, u dufke me majtë hisen teme ata, haku i tyne, po i thom, babs e nans, thom po dahum; baba ish ratë, nuk kish qef.

EA: S’kish qef, a?

NM: Jo vallahi... Nana i pajke senet ma mirë se ish mirë, “Vallahi” m’tha mue, “me m’ngue mue po bre”.

EA: Nana.

NM: Nana. Tha, “me m’ngu mue dahesh”.

EA: Edhe qysh vendost?

NM: Edhe u damë.

EA: U ndatë... Qysh i ndajshit senet?

NM: Po senet, senet i dajshum, i dajshmi mirë boll, po s’kishum çka dajmë... nuk kishmi, kur jom da une qat’her... ma përpara kena pasë ma mirë. Kur jom da une, ni shpi t’vjetër mu ka duftë mu nejtë se shpi nuk m’ka ra hiç – ju ka ra bab’s me ata katër vllazninë – qajo shpi qi e kishum. E tani, e marova ni shpi e tu metë gjallë... veç u damë vetë.

EA: E kto a i dajtët... loptë e... bagtinë, a i ndajtët?

NM: Po, i dajtum... o fjala na nermje’ veti, na vllaznia.

EA: Po, po, ju vllaznia.

NM: Po, i dajtum. I kishum po nuk rajke kurgjo, se u dufke n’pesë vena anena, ni ven knena me i da. Nuk kishum gjâ... gjashtë [6] vetë u dufke mi pasë gjashtë shpi, gjashtë [6] kerre, gjashtë... e mâ qi s’e kishum ni lugë, at’herë lugtë e hekrit, t’drunit jon’ kânë dej n’qitë kohën kur jena da na... s’ka pasë, llom krejt, veç mirë, i damë qato gjâ e tôna çka na ranë.

EA: E me punu, a vazhdut me punu bashkë edhe masi që u ndatë?

NM: Pô, u dufke me punue se s’kishmi me çka... vazhdum.

EA: Qishtu.

NM: Qishtu.

EA: Faleminderit shumë.

NM: Me ner kofsh qi je ardhë edhe ma ke çelë gojën... vallahi, diçka qi i kom nërmen po m’doket s’i kena përmen.

EA: Çka ki ndërmend?

NM: T’asaj kohës t’vjetër.

EA: Çka ki ndërmend prej kohës t’vjetër?

NM: Po t’kallxoj çka kom... do i përmenëm qi thamë me kojshi me marrë e me... me guri t’qkrepzës me dhezë zjemin, i përmenëm, po do nuk i përmenëm, se ato tôna nuk muj... vinë n’ren përmeniherë.

EA: Qashtu.

NM: Me çka kena hangër, tash me vetë me çka kena hangër...

EA: Ma heret na tregove që s’keni pasë miell e...

NM: Ato ken tôna, po mirë... po nuk kena pasë, at’here e përmenum, ni qiri kur u dalë, si qiri me gaz, po mirë, po i maj n’men une tjerat kur u kânë, si thashë edhe ma heret, ni knatë, ato qi thashë mi bâ mu pastrue, po çka pej qasaj knate me pi ujë, jô, pej qasaj po qasaj i’u kanë thye, u metë mu pastrue. U kânë qajo gjendje: ni knatë me pasë n’shpi me pi ujë, ujë ka pasë boll, po me çka ujt s’ke pasë me pi. Pej dheu knata u kânë, pej... kem pasë kalanicat me hangër, pej dheut, kto m’doket s’i patëm përmen.

EA: Jo.

NM: Eh, me kalanicë. Tamlin me mjelë, gjyveç edhe ai pej dheut u kânë me qitë n’to... s’ka pasë n’atë kohë... ato vorbat për djathë e për tamël, ato jon’ kânë pej dheut... Qito, s’di a po merr vesh?

EA: Po, po.

NM: Jon’ kanë pej dheut tôna: kalanicën me hangër bukë: ni kalanicë e dheut me hangër krejt familja ni ven.

EA: Krejt ni ven hajshit... A hajshit ndamas burrat edhe gratë?

NM: Pô, me pasë dikon, ose kur u bamë kallabllak, përndryshe jô – n’pakicë hajshe me familje.

EA: A ka ndryshu ushqimi kur jon’ ardhë musafirt?

NM: Ooo, ka nryshu, qysh jo. Eh, hajshmi n’kalanica, tani për nryshim po t’kallxoj. Lugt jon’ kânë t’drunit, me i maru vetë at’herë.

EA: Vetë i marojshi?

NM: Vetë i marojshmi... kush dike ma mirë, i marojshin a i blejshe a, pej hekri s’ka pasë kurgjâ. N’familje honkshmi bashkë, çka kishmi qashtu, long e djathë e qito. Kur vike musafiri nryshojke.

EA: Çka ndryshojke?

NM: Pô nryshojke... pô ia qitshin ni hè, diçka t’at’hershit, o ni krelanë ose ni fli ose diçka qishtu. Ke musafir, ja qitshe, u dajke edhe musafiri i knaqun, qishtu... shumë, para meje jon’ kânë edhe ma t’liga pô une i kom nxanë edhe do t’vjetra çka s’jon kânë deri qat’herë... vallahi ka pasë.

EA: Edhe diçka nuk kena përmen.

NM: Hajde, edhe çka?

EA: Shkollën. A je shku n’shkollë?

NM: Jo.

EA: Jo – hiç?

NM: He shkollën... shkolla, gjenerata mas meje... shkollën, kur jena regjistru poplli, me mêne: qysh e kanë majtë n’men e kanë bâ. Une jom kânë pej vllaznive ma i vjetri, edhe pej motrave, e at’here për shkollë e kanë bâ për ni motër qi u kânë mas meje, mos mi rrokë shkolla, e kanë bâ, dy vjet e kanë qitë para meje; mue dy vjet mas sajna.

EA: Mos me rrokë shkolla atâ?

NM: Mos me rrokë shkolla.

EA: Tani?

NM: Edhe s’e ka rrokë, edhe mue s’um ka rrokë. Gjeneratën mas meje e ka rrokë, vllazninë. At’here n’shkollë me shkue, jon’ shku, qai fmi qi u shkue, ni libër... s’kanë pasë, fmija e mi s’kanë pasë, se jô aq heret. Ni shkom me veti e marshum qi u ungjshum, me shkue n’shkollë, shkolla e parë.

EA: Qysh u kânë shkolla e parë, a e din? A u kânë veç katër vjet?

NM: Pô, kjo shkolla e parë... po m’doket, se nashta nuk osht ashtu. Nuk u kânë katër vjeçare n’atë kohë, pô nihere u kânë shkolla e parë fillore, tani shkolla e dytë, dej je shkue n’katër-vjeçare, nuk ka pasë katër-vjeçare at’here hiq. At’here u kânë germat me i msue... at’here shkolla e parë u kânë pej atyne qi kanë ditë germat, se nuk i ka ditë poplli germat. Poplli, me shku asqer kur jon’ shkue at’here, kur ka çue letër ai, e atje e ka qkrue letrën dikun edhe ktu u duftë mi çue dikun qi mi lexue se s’ka ditë kërkush, se nuk i kena ditë germat... shkolla e parë fillore ka vazhdue qashtu, tani e dyta. Na kena msue tani pej ktyne ka pak.

EA: Pej ktyne që kanë shkue n’shkollë.

NM: ... qi kanë shkue n’shkollë. Ata i qkrujshin germat atje, ia qkrujke “A” a diçka... na, kur vike n’akshom e marrshmi atâ, e kqyrshmi, e msojshmi.

EA: E msojshit edhe ju.

NM: Pô. S’kishmi as letra, jena kânë për letra at’here, nuk ka pasë, e qkrujshum çka ka qkrue, kum msu une... ata kanë msu me vjet e gjenerata e jon’ kvalifikue. Une kom msue dej n’shkollën tetë-vjeçare pa kânë hiç.

EA: N’shpi.

NM: Bile, bile, edhe t’mesmen u dhanë, veç qi mos mi habitë hiç, n’shpi ku kem msue, se u msue masi qi thashë i marrshmi germat, u formuen qato shkollat e para ni-vjeçare, Teqai i thojshin... ata me msue ditën; na rri me msue natën. E kena msue na t’vjetrit pej qatyne, edhe pej ktyne qi msojshin, edhe ni pjesë pej qatyne msuesave qi msojshin kit’ klasën e parë. Tani, tu shkue kta t’paren e t’dyten, e tu shkue anena, na kena vazhdue, ka vazhdue shkolla e natës i thojshin, ka vazhdue tani mas shkollës qi shkojshin kta, edhe na jena shkue ka pak n’shkollë, veç shkollë t’rregullt jo, e kena msue.

EA: N’atë shkollën e natës vishin qata msusat që i kanë msu kta?

NM: A, po, qata... qata, nuk kish tjerë, qata na msojshin... bile bile qi msojshmi mirë – se njonen anë msojshmi çka msojshin ata ditën – kur shkojshum te ata, i dishmi edhe ato çka i kanë dhânë ditën, se nrysh u kânë shkolla at’here. Ni pjesë e shkollës u bâ nëpër oda; nëpër familje; çka t’ka thânë nana; çka t’ka thânë baba, kshtu, n’paç diçka.

EA: Qeshtu... Une nuk kom diçka tjetër. Faleminderit shumë.

NM: Edhe pej jush faleminderit. Ishalla Zoti ju nimo’ n’familje t’juve e n’tanve.